VOAL

VOAL

Meta: Zagani do t’i kishte arrestuar Habilajt

Presidenti Ilir Meta, u shpreh se, lufta kundër krimit në vend është politike. Nëse do ishte teknike, shtoi kreu i shtetit, atëherë Dritan Zagani do ti kishte arrestuar Habilajt.

 

“Dritan Zagani, kuadër i Policisë, është trajtuar nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Meta në emisionin “Fakt”.

“Lufta kundër krimit të organizuar është politike sepse, po të ishte teknike, Zagani do t’i kishte arrestuar Habilajt dhe nuk do ishin Habilajt që do e detyronin të largohej dhe të kërkonte azil politik”, shtoi Presidenti.

Meta: Saimir Tahiri – delinkuent që mbyti Europën me drogë

Presidenti Ilir Meta e quajti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një “delinkuent që mbyti Europën me droge”.

 

I pyetur në emisionin “Fakt” se “ç’koment ka për ish-ministrin”, kreu i shtetit u përgjigj:

“Po ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”.

Një person i tillë s’duhet të ishte bërë Ministër i Brendshëm, por duke pasur insistimin e kryeministrit mendova mos t’iu hiqnim këtë mundësi, tha Meta.

“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time. Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm. E dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”.

Meta i shkruan Xhaçkës: Cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit?

Valentina Madani – Gjeneral Sandër Lleshi u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm ditën e shtunë, por presidenti Ilir Meta ende nuk ka firmosur dekretin. Në këtë mënyrë Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të mbetet ministër i Brendshëm, të paktën edhe për disa ditë. Kjo pasi presidenti nuk i dha mundësi Kuvendit që të votonte dje për zëvendësimin e tij me gjeneral Sandër Lleshin, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë ministri i ri i Brendshëm. Pavarësisht pritshmërive të shumicës qeverisëse se kreu i shtetit do ta bënte dje shpalljen e dekretit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndaj Kuvendi shtyu votimin në një moment të dytë, sapo presidenti ta ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese. Kryetari i Partisë Demokristiane, bëri të ditur dje se stafi i presidentit foli dje për probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e z.Lleshi.

“Unë di që stafi juridik i presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion…. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Bren-dshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për ‘urdhëro si urdhëron’. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakolar”,-tha Nard Ndoka.

Arsyeja
Që prej të dielës mbi tavolinën e Presidentit të Republikës Ilir Meta ndodhet kërkesa e kryeministrit Edi Rama për dekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Punëve të Brendshme. Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga kjo kërkesë e kryeministrit Rama, ky dekret ende nuk ka marrë firmën e kreut të shtetit. Vonesa e Presidentit Meta për dekretimin e Sandër Lleshit duket se ka një shkak. Burime nga presidenca konfirmojnë për ‘GSH’ se shkak për këtë vonesë është bërë pikërisht detyrimi që lind nga zbatimi i nenit 98 i Kushtetutës, i cili përcakton se “ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse”. Nisur pikërisht nga fakti se ministri i ri i propozuar mban gradën madhore “gjeneral” në forcat ushtarake, mësohet se Presidenti i Republikës i ka kërkuar informacion Ministrisë së Mbrojtjes cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit në radhët e ushtrisë. Kjo pasi, siç bëhet e ditur, ky nen i Kushtetutës nuk lejon që ministri i Brendshëm të jetë njëkohësisht edhe një ushtarak me grada madhore në ushtri.

Afati
Gjithsesi pritja e Presidentit të Republikës nuk mund të zgjasë edhe për shumë ditë, pasi Kushtetuta i ka vendosur atij një afat të caktuar për të dekretuar ministrin e ri. Pikërisht Neni 98 i Kushtetutës përcakton se “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Duke patur parasysh se propozimi i Ramës në presidencë ka mbërritur të shtunën më datë 27 tetor, atëherë sipas këtij përcaktimi kushtetues, Presidenti Meta ka afat edhe dy ditë për të dekretuar emrin e Lleshit si ministër i Brendshëm. Vetë Kushtetuta nuk i lë shumë hapësirë Presidentit të Republikës në rastin e dekretimit të një ministri. Ndryshe nga rasti i dekreteve të ligjeve, në rastin e ministrit Kushtetuta nuk parashikon mundësinë e kthimit të emërimit të propozuar nga kryeministri. Ndaj nisur pikërisht nga ky përcaktim, pritet që kreu i shtetit të dekretojë emërimin e Sandër Lleshit brenda dy ditëve të ardhshme. Gjithsesi marrja e detyrës prej tij mbetet vetëm për javën tjetër, kjo pasi duhet të mblidhet Kuvendi për ta votuar. Burime nga PS bënë të ditur se nuk përjashtohet mundësia edhe e thirrjes së Kuvendit në një seancë jashtë radhe, për shkak se nuk mund të lihet vendi pa ministër të Brendshëm për një kohë të gjatë. Deri atëherë në bazë të ligjit themeltar ministër i Brendshëm do të mbetet Fatmir Xhafaj, pavarësisht se largimi i tij nga qeveria është dekretuar prej të shtunës nga Meta.

Neni 98
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi

Neni 103
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit

PD reagon pas deklaratës së Tahirit, e quan baxhellë dhe flet për ‘çarçafë të gjakosur’ të virgjërisë

Vetem pak pasi ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri publikoi para mediave vendimin e gjykates italiane, e cila ka pushuar hetimet per te, pasi nuk ka gjetur asnje lidhje me ndonje aktivitet te paligjshem vjen reagimi i pare nga PD.

Ka qene Edi Paloka, numri dy PD-se, qe ka reaguar i pari pas shfaqjes se Tahirit, nderkohe qe PD zyrtarisht e ka shperndare postimin e tij per mediat.

 

Paloka i referohet Tahirit si nje baxhelle qe doli ne konference duke tundur çarçafet perpara gazetareve.

“Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafet e pergjakur”- shkruan mes te tjerash Paloka.

Reagimi i Palokes 

Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla , qe pas nates se pare te marteses, çarçafet e gjakosur, duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer.
Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.
Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha per tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter…
Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur çarçafet perpara gazetareve.

Ndotja e ajrit në Shqipëri, 1400 persona humbin jetën çdo vit

Në raportin e fundit mbi cilësinë e ajrit në Europë, Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se Shqipëria është larg përmbushjes së kërkesave të BE-së për ndotjen.

Sipas kësaj agjencie, Shqipëria ka kaluar vijën e kuqe së bashku me vende si Kroacia, Polonia, Serbia dhe Bullgaria.

Si pasojë e ndotjes, në Shqipëri llogariten rreth 1400 vdekje të parakohshme në vit. Një tjetër tregues i rëndësishëm është dioksidi i azotit, i cili është një produkt i drejtpërdrejtë i gazrave të emetuara nga automjetet.

Është vlerësuar se kjo substancë shkakton 130 vdekje të parakohshme në vit në Shqipëri.

Sipas kësaj agjencie, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj ndotjes në Europë.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri u thirr në Ministrinë e Jashtme

TIRANË – Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani është thirrur sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë theksohet se ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë.

“Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë’, theskohet ndër të tjera në njoftim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përsëriti edhe njëherë thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Tedi Blushi, i cili deklaron se presidenti Ilir Meta vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

“Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie”

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në Qarkun e Gjirokastrës mbeti i varë shtetasi Kostandinos Kaçifa, i cili ishte banor i minoritetit grek.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, në fshatin Bularat, Kaçifa ka qëlluar fillimisht me armë zjarri në ajër e më pas mbi punonjësit e policisë, ndërsa mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit. Kjo ngjarje shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Greqi. aa

“Përgjimet, maja e ajsbergut”, Basha flet me emra: Dosja 339 fsheh eksponentë të tjerë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët gjatë ditës së sotme, ku ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.

Basha në fjalën e tij theksoi edhe njëherë se  qeveria është e lidhur me krimin deri në kupolat më të larta.

“Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit”, u shpreh ndër të tjera kreu i opozitës.

 

PJESË NGA DEKLARATA

Ngjarjet e fundit dëshmojnë se nuk është rastësore, por e shtrirë në gjithë vendin dhe ka kapur kupolën e Rilindjes bashkëpunimi strategjik me krimin e organizuar për rekrutimin për të manipuluar zgjedhjet, mbajtur dhe marrë pushtetin. Në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Sot kundërshtari ynë politik, PS është e kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të mos ketë bashkëpunuar apo të mos jetë eksponent, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsi Manja e me radhë.

Rama ka ndalur së qeverisuri vendin, pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit. Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen, duhet të hetohet për manipulimin  dëshmitarit të rremë duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë, bashkë me të Ardi Veliu dhe gjithë të përfshirët në këtë krim, dhe Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tablateve të përgjimit nga prokuroria.

Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve.  As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para. Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e  një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit.

Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi, të heqin dorë nga skenari të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës, ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës.

Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarje e politikës nga krimi në vend nuk do të ketë asnjë sekondë, asnjë ditë, për proces normal politik, ky ka marrë fund kur Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të ardhur në pushtet.

Haradinaj: Do të gjejmë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e territorit dhe kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës ditën e mërkurë, ku pritet të diskutohet dialogu me Serbinë, grupet parlamentare në pushtet dhe opozitë do të gjejnë gjuhë të përbashkët, për siç tha ai, “mbrojtjen e territorit, kufijve dhe kushtetutshmërisë”.

“Unë besoj se nesër (e mërkurë) do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Nuk besoj se ka një subjekt politik në Parlament që është kundër ruajtjes së territorit, të kufijve, të kushtetutshmërisë së vendit tonë. Besoj dhe shpresoj që do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Është inkurajues fakti që në këtë seancë të thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe pozita dhe mendoj se ky është një lajm i mirë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Të mërkurën pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga 42 deputetë nënshkrues, ku do të kërkohet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mos flasë në dialogun me Serbinë në Bruksel, për territorin e Kosovës.

Partitë shpresojnë që pas debatit parlamentar, të mund të miratojnë një rezolutë, e cila do t’ia ndalonte Thaçit shpalosjen e idesë së tij, siç e quan ai, “të korrigjimit të kufirit” dhe që sipas presidentit nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se spektri politik duket se ka reflektuar pas vizitës së Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Mattheë Palmer në Kosovë, andaj sipas tij, ky hap duhet të konkretizohet me mbrojtjen e territorit.

“Kjo vizita e fundit e zotit Palmer dhe shumë takime që kanë ndodhur, kanë bërë që të ketë një reflektim pozitiv të spektrit politik. Mendoj që është mirë ta kurorëzojmë atë vizitë, atë kujdes të Amerikës për proceset e rëndësishme në vendin tonë me një pozicion të qartë strategjik që të mbrohen kushtetutshmëria, territorit dhe kufijve. S’ka rëndësi se kush më shumë ka kontribuar në atë rezolutë, e rëndësishme është të ruhen interesat nacionale dhe unë besoj që edhe Aleanca edhe Nisma, PDK-ja dhe partitë politike, nuk e kanë problem që të mbrojnë territorin”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Haradinaj madje e ka krahasur seancën e së mërkurës me seancën për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke thënë se beson se është e po të njëjtit karakter “edhe mbrojtja e territorit, kufijtë dhe Kushtetutën”.

“Duhet të dimë të bashkohemi”, ka thënë ai.

(Video) Gjithë mediat botërore shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier!

Gjithë mediat botërore shkruajnë për kushtet e mjerueshme të kafshëve në një kopsht zoologjik në Fier.

Autoriteteve shqiptare u është bërë thirrje të ndërmarrin veprime kundër kopshtit zoologjik në Fier, pas publikimit të disa fotografive të reja ku shihen kushtet e mjerueshme në këtë kopsht zoologjik.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull kopshtit zoologjik në Fier të cilin e kanë quajtur “kopshti zoologjik nga ferri”, ku një luan i fotografuar shihet me sy të lënduar, infeksion dhe dukej se është kequshqyer, transmeton Telegrafi.

Pas botimit ka patur reagime dhe veterinerat kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të transportuar kafshët.

13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë.

Do të ishte mirë që Daily Mail të botonte familjet shqiptare që jetojnë në mjerim. Në këtë rast Daily Mail do të shkruante “shqiptarët nga ferri”

Kafshët tjera si zebra dhe ujku e dreri ishin mbyllur në kafaze të betonit në kushte të mjerueshme. Imazhet janë shkrepur nga një fotograf anonim i vendosur për ta nxjerr në pah të vërtetën.

Sipas autorit të fotove kafazet ishin të papastër të mbuluar me jashtëqitjen e kafshëve, ku mungonte uji i freskët dhe kushtet tjera elementare. Sipas veterinerëve që kishin vizituar kafshët në këtë kopsht zoologjik, kanë pranuar se “kushtet e vështira po ua vështirësojnë jetën kafshëve”. /Telegrafi/

Përplasja e re – PS i merr opozitës dy anëtarët e KQZ

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin e dy kandidaturave të propozuara nga Partia Socialiste, për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Në seancën dëgjimore, ishin të pranishëm dy kandidatët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Por gjatë mbledhjes deputetët e maxhorancës kanë njoftuar se dy kandidatët synojnë të zëvendësojnë mandatet e dy anëtarëve të opozitës.

Përkatësisht, maxhoranca kërkon që të plotësojë vendet e Hysen Osmanit dhe të Vera Shtjefnit, të cilët janë në KQZ si propozim i Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes, Taulant Balla ka theksuar se kur është zgjedhur, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani në KQZ, kanë qenë propozim i shumicës dhe këto dy vende i takojnë shumicës aktuale që është PS

Me këtë konfigurim të ri, opozita në KQZ do të ketë vetëm dy përfaqësues, përkatësisht, Klement Zgurin, kreun e KQZ-së dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga LSI-ja.

Ndërsa maxhoranca, do rimarrë shumicën në Komision, me nënkryetarin Denar Biba, anëtaren Edlira Jorgaqi dhe dy anëtarët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë që në vend i ri do ti lihet në dispozicion opozitës.

Balancat aktuale në KQZ janë, 4 anëtarët opozita dhe 3 anëtarë maxhoranca.

1990-2018: Shqipëria ka patur mesatarisht ministër të Brendshëm në çdo 1 vit e 1 muaj

Që nga vendosja e pluralizmit e deri sot Shqipëria ka patur mesatarisht 1 ministër të Brendshëm në çdo 1 vit e 1 muaj. Janë 25 ministra që kanë drejtuar këtë dikaster në këto 28 vjet, duke shënuar një rekord ndoshta edhe në planet.

Kjo u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”.  Ata nisin që nga ministri i fundit komunist Simon Stefani e deri te ministri i sapoemëruar Sandër Lleshi. Rekordi i jetëgjatësisë më të madhe në detyrë është i Saimir Tahirit me 3 vjet e gjashtë muaj ne detyrë. Ndërsa ai i jetëgjatësisë më të shkurtër është i Ali Kazazi që e ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm 21 ditë.

Fakt interesant është se mesatarja 1 vit e 1 muaj e qëndrimit në detyrë të ministrave të Brendshëm përkon me kohën e qëndrimit në detyrë të Fatmir Xhafës. Ai e mori detyrën më 13 shtator 2013 dhe dha dorëheqjen më 27 tetor 2018. Ajo që bie edhe më shumë në sy është se gjatë mandateve qeverisës janë të majtët ata që kanë ndryshuar më shumë ministrat e Brendshëm.

Kështu në mandatin 1992-1997, Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin 1997-2005, Partia Socialiste qeverisi me 7 ministra të Brendshëm. Në mandatin 2005-2013 Partia Demokratike qeverisi me 4 ministra të Brendshëm. Në mandatin që nga 2013 e deri tani Partia Socialiste qeveris me 4 ministra të Brendshëm.

sander lleshi

MINISTRAT E BRENDSHËM 1990-2018

  1. SIMON STEFANI.
  2. GRAMOZ RUÇI.
  3. HAJREDIN SHYTI.
  4. BAJRAM YZEIRAJ.
  5. VLADIMIR HYSI.
  6. BASHKIM KOPLIKU.
  7. AGRON MUSARAJ.
  8. HALIT SHAMATA.
  9. BELUL ÇELO.
  10. ALI KAZAZI.
  11. NERITAN CEKA.
  12. PERIKLI TETA.
  13. PETRO KOÇI.
  14. ILIR GJONI.
  15. STEFAN ÇIPA.
  16. LUAN RAMA.
  17. IGLI TOSKA.
  18. SOKOL OLLDASHI.
  19. BUJAR NISHANI.
  20. LULZIM BASHA.
  21. FLAMUR NOKA.
  22. SAIMIR TAHIRI.
  23. FATMIR XHAFAJ,
  24. DRITAN DEMIRAJ.
  25. FATMIR XHAFAJ. (Për herë të dytë)
  26. SANDËR LLESHI.kopliku-basklim

Nëna e Kaçifas flet për mediat greke: Pres të vijë Tsipras në Bularat (video)

ARISTIR LUMEZI/ Nëna e Kostantinos, Vasiliqi Kaçifas, është shfaqur dje në një gjendje të rënduar psikologjike. Në një lidhje telefonike për televizionin grek “Antena”, nëna vajton djalin e saj. 

Ajo nuk është në gjendje të flasë, ndërsa artikulon fjalët “Pse duhet të vrisnin djalin tim?” “Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Ishte i gëzuar se po zbukuronte shkollën e fshatit për festën e 28 Tetorit, për të nderuar heronjtë. Shqiptarët nuk i donin pakicat”, është shprehur e dëshpëruar nëna e 35- vjeçarit.

”Unë nuk dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, tha gruaja duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste. Dy motrat e Konstantin Kaçifas, të cilat jetojnë në Athinë, kanë shkuar dje në Bularat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre. Familjarët e Kostantinos janë shprehur se presin të vijë Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Në familjen e të ndjerit, ku janë hapur dyert e mortit, ka mbërritur edhe konsulli grek në Gjirokastër.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa Policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke. Familjarët e Kostantinos Kaçifas kanë refuzuar dje ekspertizën mjeko-ligjore të Spitalit të Gjirokastrës.

Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur mjeko-ligjore dhe hetim të rastit nga prokurorë grekë. Sipas informacioneve, morgu i Spitalit të Gjirokastrës ka njoftuar familjen e të ndjerit për të tërhequr trupin e Kostantinos Kaçifas për të kryer ceremoninë mortore. Por burime nga Spitali i Gjirokastrës thanë dje se trupi i 35-vjeçarit Kostantinos Kaçifas po qëndron ende në morg.

Mësohet se familja nuk pranon rezultatet e autopsisë, por kërkon që trupit të djalit të tyre t’i bëhet një tjetër ekspertizë nga mjekoligjorë të pavarur. Familja Kaçifas ka kërkuar për këtë ndihmën e ambasadës së Greqisë në Tiranë, që të kontaktojë një ekspert mjekoligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 35- vjeçarit. Ceremonia mortore për minoritarin grek ishte parashikuar të mbahej pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në fshatin Bularat, por varrimi është shtyrë për një ditë tjetër.

Detaje të reja kanë dalë dje në dritë nga mediat greke, lidhur me të shkuarën e Konstantinos Kaçifas, i cili mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur që pati me forcat e Policisë shqiptare dhe sipas raportimit të tyre thuhet se ngjarja ndodhi pas ngritjes së flamurit grek prej tij.

Policia greke ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion, apo dëshmi që vërtetojnë këtë aludim si shkak për këtë përplasje, shkruajnë mediat greke. Sipas “Newsit.gr”, nga burime të Policisë greke rezulton se viktima është arrestuar në vitin 2009 për trafik lëndësh narkotike si dhe me akuzën si pjesëtar i një organizate kriminale, që vepronte në kryesisht në zonat periferike të Athinës.

PANORAMA

DOKUMENT – Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish-ministrin Tahiri

Drejtësia italiane në Katania ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri, me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti .

Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokurorisë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit që ish-ministri i brendshëm dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  dosjen e plotë.

 

Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

“Në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë Tahirin.

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendje e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të provave dhe fakteve, nuk ekzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq”, thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias. .italiane.

“Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se:

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë”, thuhet në deklaratë.

Vendim i cili është marrë Gjykata Italiane e Catanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e Prokurorit të Antimafias.

Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane në dt. 27.10.2017. Me mbylljen e hetimeve në Itali, ish-ministrit të brendshëm i mbeten të hapura hetimet në Shqipëri afati i të cilave u shty së fundi deri në janar 2019.

PANORAMA

Grekët “pushtojnë” Bularatin, shtyhet varrimi i ekstremistit

Situata në Bularat duket se po tensionohet nga ora në orë. Gazetarët që janë vendosur aty raportojnë se në fshat kanë mbërritur mbi 100 persona nga Greqia në pritje të varrimit të 35 vjeçarit, që u vra një ditë më parë pasi sulmoi me armë efektivët e policisë. Banorët thonë se jeta e tij mund të ishte kursyer dhe se ai nuk ka qenë ndonjëherë person i dhunshëm.

Ndërsa ende priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës mësohet se edhe konsullata greke ka kërkuar sqarime mbi ngjarjen. Varrimi që mendohej se do të bëhej pasditen e së hënës mesa duket është shtyrë për të martën në pritje të përfundimit të procedurave dhe sqarimit të pretendimeve të familjareve të viktimës.

Kostanidons Kaçifa ishte baba i një vajze, i divorcuar dhe prej kohësh jetonte në Athinë. Në shtëpinë e tij në Bularat jeton vetëm nëna e tij, e cila sipas mediave greke, thotë që shqiptarët nuk i donin minoritarët. Kaçifa qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Incidenti nisi paraditen e së dielës pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë, ndërsa ndjekja e policisë vazhdoi deri në orën 15:30 ku policia njoftoi për vrasjen e 35-vjeçarit.

Nga Sali Berisha – Gadishulli i dy Ballkaneve!

I nderuar zoti President,

Te nderuar te pranishëm,

Ne sot diskutojmë ne këtë panel çështje te sigurisë globale ne 100 vjetorin e Luftës se Pare Botërore, njërës prej luftërave me te përgjakshme ne historinë e njerëzimit.

Debati ynë zhvillohet 100 vite larg asaj kohe dhe natyrisht mësimet e saj duhet ti shërbejnë te ardhmes. Mendoj se një nga mësimet e saj qe duhet mbajtur mend është e vërteta se ajo lufte nisi ne Ballkan dhe u parapri nga luftëra ballkanike, te cilat nga ky gadishull u përhapen ne Europe dhe ne bote. Duhet thënë këtu se Ballkani, përveç luftërave te fillim shekullit qe shkoi, njohu dhe luftërat e fund shekullit te kaluar.

Sot, 100 vite pas Luftës se Pare Botërore dhe rreth dy dekada pas luftërave me te fundit ballkanike, po ta vështrojmë me vëmendje gadishullin tone do konstatojmë se aty bashkëjetojnë dy Ballkane.

Ballkani i paqes, bashkëpunimit, qe ka bere dhe bën përpjekje te mëdha dhe te suksesshme për vendosjen e standardeve demokratike, integrimin ne NATO dhe ne BE. Sot këto janë dëshirat dhe idealet e popujve te gadishullit, te cilët janë te etur te ecin drejt një te ardhme europiane. Por krahas këtij Ballkani ne gadishull ekziston,gjallon edhe

Ballkani i fantazmave te shtetomadhise, ne radhe te pare i serbomadhise dhe tani se fundi dhe i Megali Idea-s.

Zoti President,

zonja dhe zoterinj,

Luftërat ballkanike te fillim dhe fund shekullit qe shkoi qe te gjitha filluan për çështje kufijsh dhe ne tërësi për Serbinë e Madhe por edhe për greko apo bullgaro-madhine.

Ne këtë kontekst janë tejet shqetësuese zhvillimet e muajve te fundit ne rajon, ne te cilat si çështje kryesore ka dale ndryshimi i kufijve, ndarja dhe shkëmbimi i territoreve. Çështja e ndryshimit te kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shndërruar ne teme kryesore te debatit dhe dominon mbi çdo teme tjetër, çka mendoj se përbën kërcënim serioz për paqen pasi është ajo është kryekëput ne funksion te serbomadhise.

Këtu, zoti Vujanoviç tha se për dialogun ai i beson plotësisht zotërinjve Vuçiç dhe Thaçi. Me gjithë respektin qe unë kam per zotin Vujanoviç me duhet te pohoj se unë nuk i besoj absolutisht as njërit dhe as tjetrit dhe kjo sepse ata qe te dy janë vetëm një.

Po pse nuk i besoj unë zotit Vuçiç?! Unë nuk paragjykoj njeri por nuk mund ti besoj sepse ai është i fiksuar dhe po punon pa ndërprere për Serbinë e Madhe.

Zonja dhe zotërinj,

lidhur me sa me sipër unë po ju rikujtoj këtu vetëm deklaratat e zotit Vuçiç ne vizitën e tij te fundit ne Kosove. Ne këtë vizite presidenti i Serbisë nuk vizitoi vende te trashëgimisë fetare serbe ne Kosove, por ai vizitoi vetëm veriun e kësaj republike dhe konkretisht liqenin e Gazivodes, Liposaviqin, Mitrovicën e Veriut ekzakt territoret e Republikës se Kosovës qe ai rivendikon se duhet ti bashkohen Serbisë. Përveç simbolikes se vendeve qe vizitoi presidenti i Serbisë, le te shohim cilat ishin mesazhet qe ai dha për serbet dhe për boten gjate kësaj vizite ne veriun e Republikës se Kosovës.

Ne këtë vizite dy ishin mesazhet e tij kryesore.

Se pari, ai ne mënyre te përsëritur nga Mitrovica e Veriut deklaroi haptas për serbet dhe boten se: Serbia do te behet me e madhe!

Se dyti, ai ne vizitën e tij deklaroi publikisht se Sllobodan Millosheviç, kasapi i shqiptareve te Kosovës dhe boshnjakeve dhe popujve te tjerë te Ballkanit ishte një lider i madh, një udhëheqës i mire por ai beri disa gabime. Me këto deklarata zoti Vuçiç vetëm sa nuk tha haptas se Sllobodani madh mire ua beri viktimave te tij.

Unë gjithashtu nuk mund ti besoj z. Vuçiç sepse ai nuk po bën asgjë tjetër veçse po paraqet dhe mbron projektin e dikurshëm te Sllobodan Miloisheviçit, te paraqitur me dhjetëra here gjate sundimit te tij dhe me vone, për ndarjen e Kosovës, aneksimin e territoreve te veriut te saj për te vazhduar me pas me Republikën serbe te Bosnjës.

Se fundi, dua te shtoj se ne morine e pafundme te dokumenteve dhe akteve ndërkombëtare mbi te cilat qëndrojnë Republika e Kosovës por edhe ajo e Serbisë, nuk ekziston as dhe një i vetëm qe te njohe se midis këtyre dy vendeve ka çështje territoriale qe duhen zgjidhur. Nuk ekziston asnjë dokument ndërkombëtar qe te pohoje se Kosova ka ne territorin e saj qofte dhe një metër katror te territorit te Serbisë.

Çështja e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës ekziston vetëm ne projektin e Serbisë se madhe.

Se fundmi, theksoj se këtë ide te shkëmbimit te territoreve, korrigjimit te kufijve, përveç argatëve te Beogradit ne Prishtine, qe tundin tani se fundmi flamurin e Serbisë se madhe, e kundërshtojnë pa përjashtim dhe ne mënyre kategorike te gjitha forcat politike ne pushtet dhe ne opozite te Kosovës, qeveria, parlamenti i saj.

Ja sepse ata te dy për mua, pra Vuçiçi dhe argati i tij, janë një dhe vetëm një. I pari po përdor te dytin për te paraqitur si te vetin projektin e Millosheviçit te Serbisë se Madhe, dhe unë nuk mund kurrsesi ti besoj asnjërit prej atyre.

Zoti President,

zonja dhe zoterinj,

Po ne kuadrin e Ballkanit te shtetomadhise vetëm javën e kaluar ish-ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi para grekeve dhe mbare botes se ai po largohej i lumtur pasi kishte lëne ne tavolinën e presidentit të Republikës helenike tre dekrete për firme, me te cilat territori i atdheut te tij, Greqisë, zmadhohej edhe me mbi 40 mije km katror.

Ky nacionalist i sëmurë, te gjithë këtë sukses luftënxitës te Megali Idea-s e bazoi ne një marrëveshje deti antikushtetuese për Shqipërinë, qe arriti me qeverinë vasale dhe apatride aktuale te Tiranes me te cilën Shqipërisë i grabiteshin mijëra kilometra katror det dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri te saj kombëtare nëndetare. Pas kësaj deklarate, me shpejtësi marramendëse gjendja po përshkallëzohej drejt një konflikti te gjere ne Ballkanin e shtetomadhise, ne rastin konkret te Megali Idese, por fatmirësisht kryeministri Cipras mençurisht tërhoqi menjëherë marrëveshjet luftënxitëse qe i la trashëgim ish-ministri i tij i Jashtëm nacionalisti i sëmurë Kotzias.

Zonja dhe zotërinj,

duke ju falënderuar për vëmendjen tuaj, dua t’ju siguroj se me këtë ekspoze nuk kam ndërmend te them se ne Ballkan po shkohet drejt një lufte te re ne 100 vjetorin e Luftës se Pare Botërore.

Unë këtë nuk e besoj, por vetëm desha te theksoj se ne interesin me te mire te sigurisë, paqes dhe stabilitetit nuk duhen nxjerre jashtë vëmendjes demonët e shtetomadhise qe gjallojnë ende ne rajonin tone.

Faleminderit!

*Fjala e mbajtur me 25 tetor ne Forumin Ndërkombëtar Crans Montana.

Vrasja e ekstremistit grek, Policia e Shtetit sqaron gjithë dinamikën

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të shënuar ditën e sotme në fashitin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër, ku pas përplasjes me armë me policinë, ka mbetur i vrarë shtetasi grek Konstandinos Kacifas, Policia e Shtetit përmes një deklarate publike ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

 

“Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.”, thuhet në njoftim.

“Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.

Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit”, deklaron Policia.

“Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, mbyllet deklarata e Policisë së Shtetit.

Parashutimi i gjeneralit! – Nga Artan Fuga

Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!! Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj). Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik).

Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve).

Sa më vjen në ndërgjegje është që : Ministri i brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun! Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.

Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshëron t’i mbash. Pikërisht në kohën kur ai deklaron : Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!!
Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!! Pastaj heq dorë!

Dorëheqja pra është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicje politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte. Sinjali është se forcat që e pengojnë janë më të forta se faktorët e shkruar në kompetencat e tij.

Ministri i ri është një zotëri i mënçur, besoj i pakorruptueshëm deri tani, i pastër. Unë ja kam parë edhe kapacitetet intelektuale, që janë tejet tejet të mira. Jo të zakonshme. Si qytetar i dua suksesin atij sepse kjo është fitorja edhe e pushtetit edhe e opozitës. Nga kjo pikëpamje midis interesit të opozitës që ai të dështojë dhe interesit po të opozitës që ai të ketë sukses, unë si qytetar zgjedh që ai të ketë sukses!

Le ta shohim.

Por, kujdes, veprimi i tij është brendashkruar në kontekstin e sotëm të semantikës të fjalës “gjenerali” me të cilën u shoqërua emërimi i tij. Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit “gjenerali”

Gjenerali? Nuk dua të besoj se ndokush do të na bëjë të besojë se lufta kundër krimit tani është çështje ushtarake dhe jo policore dhe ruajtje e rendit. Nuk është çështje tankesh, aviacioni apo manovrash luftarake në front. Nuk është çështje ushtarake por politiko-policore. Nga kjo të ruhemi ne edhe ai!

Mos duhet ta largojnë nga rrafshi politiko-policor duke e aventuruar drejt kotësive të manovrave ushtarake të rekrutëve që me kanatjere pastrojnë cepat e rrugëve nga barishtet e këqia gjatë verës? Uroj që jo! Ta shohim!

Gjenerali? Unë e kuptoj që ndofta ka një shpresë te një njeri që vjen jashtë dhe nga larg organeve dhe personelit të strukturave të rendit. Ndofta është një distancim besimi nga grupime aty që nuk kanë më besimin e politikës? Ndodh që nga jashtë vjen shpëtimi!

Por, a do ta pranojnë këto struktura gjeneralin, apo do t’a evincojnë e flakin jashtë si trup të huaj? Ta shohim!

Do të jenë ditë dhe muaj dramatikë për të! Por, burri prandaj është që të sfidojë me një projekt të fuqishëm. Burri dhe gruaja dinjitozë nuk dorëzohen kollaj kur angazhohen! Perndryshe gjenerali bëhet një burokrat zyrash. Por, kombi nuk e ka rritur për atë punë. Në historinë politike të këtij shekull njihen operacione të rrezikshme shpëtimi sektorësh nëpërmjet parashutimit të individëve të pastër nga jashtë. Mesia? Isai? Kanë parashutuar gjeneralin? Le ta shpresojmë!

Mision i vështirë, por ushtari a gjenerali në front për këtë paguhet. Adrenalina e madhe! Gjenerali? Kujdes, fara e dështimit të ministrave të brendshëm nga Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e deri te Xhafaj (pa lidhje mes tyre) ka qendruar se ministri nuk ka ditur të ndajë postin si politik, si post civil, nga drejtuesit e policisë si rrobe ushtarake. Si qëmoti deri edhe tani! Politizimi i policisë dhe militarizimi i postit politik të ministrit. Gjithë natën dhe gjithë ditën, në debate ka një gafë epokale, nga analistët e sofistët: Posti i ministrit të brendshëm nuk është ai që drejton operacionet antikrim.

Nuk është Xhafaj që duhej të udhëhiqte operacionet. Ai duhej të udhëhiqte politikën në sektor, politikën civile. T’i ruhet gjenerali tentacionit ushtarak për të komanduar si strateg policie a fronti.  Arti politik aty është të udhëheqë politikisht pa drejtuar ushtarakisht! Dramë e madhe do të jetë. Por, unë kam besim te inteligjenca e tij. Por këtë nuk t’a mësojnë as rregulloret ushtarake as edhe traktatet dhe manualet e luftrave napoleoniane!

Ta shohim!

Posti i ministrit është politik dhe jo ushtarak sikurse kuptohet. Gjenerali duhet t’i hedhi spaletat sa kohë do të jetë aty, tre ditë, tre muaj, apo tre vjetë. T’i vendosi në një kornizë dhe t’i mbajë në shtëpi. Janë sherr budallenj ata që e shtyjnë drejt kostumit “prej leshi” ushtarak!!! Ja uroj suksesin me zemër sepse kam simpati personale të bazuar në njohje intelektuale te ai. Por, gjenerali duhet të kthehet në një civil. Që sapo të marri dekretin në dorë për të drejtuar ushtarako-policët!

Dokumenti – Saimir Tahiri rihap “Zërin e Popullit”, aktiviteti i ri i ish-ministrit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur te rihape “Zërin e Popullit”. Vendimi i Tahirit, lidhet me nxjerren e nje portali online, qe do te mbaje emrin me ish gazeten e PS-se, e mbyllur tashme prej kohesh.

Ndërkohë gjithe dokumentet e regjistrimit, duket qartë vendimi i Tahirit per aktivitetin e ri qe ka marre persiper te kryerje.

Sic mund te shihet edhe ne dokumentet e nxjerra nga QKR, portali ne fjale mban date licensimi 13 shtatorin e ketij viti. Mesohet se ai eshte aksioner i vetem, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.

Adresa e vendosur ne QKR per kete aktivitet eshte rruga “Prokop Mima”, qe ndodhet prane baneses se ish ministrit.

Nderkohe qe ne prokuren e posacme, Tahiri autorizon shtetasen Mantela Aliaj te regjistroje per e ne llogarine e tij Shoqerine me Pergjgjesi te Kufizuar “Zeri i Popullit”, per nje kohezgjatje te pacaktuar.

Shihni me poshte dokumentin

Prokura 

Shqipëri: Fshehja e krimeve të diktaturës po pengon demokracinë

Në Tiranë, po zhvillohen “Ditët e Kujtesës”, një seri veprimtarish për të kujtuar dhe ndriçuar krimet e diktaturës komuniste.

Studiuesit pohuan se fshehja e krimeve të komunizmit po pengon edhe sot forcimin e demokracisë dhe shtetit shqiptar.

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë zhvilloi një veprimtari në vazhdim të Ditëve të Kujtesës, ku u publikuan botimet shkencore mbi diktaturën: “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 2”, “Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist 7”, si dhe “Dokumente në politikat kulturore dhe indoktrinimin e shoqërisë nga shteti komunist shqiptar në vitet 1945-1990”.

Anëtarë të Institutit pohuan se zbulimi i krimeve të diktaturës është nevojë urgjente për Shqipërinë, sepse e kaluara e errët e regjimit komunist po dëmton edhe sot shoqërinë shqiptare.

Në tubim mori fjalën edhe Bedri Blloshmi, ish i burgosur politik, vëllai i poetit të pushkatuar nga diktatura komuniste, Vilson Blloshmi. Ai kërkoi më shumë vendosmëri dhe këmbëngulje në zbardhjen e të vërtetave të krimeve të komunizmit, që edhe sot po mbulohen nga ish-zyrtarë të atij regjimi të futur në administratën e sotme.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Institutit pohuan se zbardhja e krimeve të komunizmit nuk është një punë aspak e lehtë, sepse ka pengesa të shumta, dokumentat janë të mbyllura, ndërsa dëshmitarët po pakësohen.

Shqipëria vuajti për afro gjysmë shekulli nën njërën nga diktaturat më të egra komuniste të Europës në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Krahas mijëra të vrarë me gjyq e pa gjyq si kundërshtarë të regjimit komunist, mijëra të tjerë të burgosur e internuar, janë edhe disa mijëra persona të zhdukur, që nuk u dihet as varri, thjesht pse ishin të pakënaqur apo kritikonin diktatorin Enver Hoxha.

Studiuesit besojnë mos zbardhja e krimeve të diktaturës edhe sot pas afro 3 dekada nga rrëzimi i atij regjimi po pengon forcimin e demokracisë dhe shtetit shqiptar si dhe rehabilitimin me dinjitet të viktimave të tij.

Kokëdhima flet për Politika Online: Rama kokrra e tradhtarit (video)

Pagesat sekrete të Qeverisë Greke në Shqipëri identifikojnë tradhtarët e vendit. Për Kryetarin e Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima financimi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në mënyrë të fshehtë nuk përligj asnjë arsye

Propozimin e paketës antishpifje nga Kryeministri Rama, Kokëdhima e konsideron censurë ndaj kritikës në kushtet e panikut qeveritar.

Partia Zgjidhja kërkon reformë zgjedhore duke depolitizuar procesin. Deklaratat Kreu i Zgjidhjes i bëri në emisionin Politika Online në Gazeta Shqiptaren. Për më shumë ndiqni intervistën.

 

Kapet në Spanjë koka e grupit “Bajri”, në momentin e ndalimit … (detajet)

Ndalohet në Spanjë, drejtuesi i dyshuar i grupit “Bajri”, i kerkuari Enver Bajri. Policia ben me dije se Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

enver bajri

“Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij”- thuhet ne njoftim.

bajri enver

Nderkohe qe mesohet se Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Njoftimi i plote 

Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.

Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Kush eshte Enver Bajri 

Enver Bajri, konsiderohet si “truri i bandës Bajri”, që e kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminal në disa shtete.

Por ndërsa disa nga anëtarët e kësaj bande ishin arrestuar, përfshirë këtu vëllanë e tij Behar Bajri, si dhe djemtë e xhaxhait Sefet dhe Ilir Bajri, 45-vjeçari kishte mundur që t’i shpëtonte policisë dhe ndodhej në arrati.

Rreth dy muaj më parë Gazeta e Antverpës ka bërë një profil të hollësishëm për “grupin Bajri”, duke u fokusuar në veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Gazetari Pieter Huyberechts, pasi i etiketon ata ‘Daltonët e Dobraçit, përshkruan se si për 20 vite, 4 vëllezërit nga lagjja Dobraç e Shkodrës dhe një kushëri i tyre krijuan një rrjet të gjerë në Bruksel, i cili merrej me gjobëvënie, shantazh, prostitucion, drogë, etj.

Dorëheqja e Fatmir Xhafës, flet Saimir Tahiri

Aristir Lumezi/ Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh ish-deputeti i PS-së, Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme.

Njoftimi një ditë më parë nga ana Tahirit, u shoqërua sot në mëngjes me dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.

I kontaktuar nga “Panorama Online”, Saimir Tahiri ka konfirmuar anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”.

Por i pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij.

“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

Konferenca

Konferenca e paralajmëruar e Saimir Tahirit solli komentet të ndryshme nga analistët, ku Lorenc Vangjeli tha se Saimir Tahiri do paraqesë fakte drithëruese.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, shtoi Vangjeli .

Dorëheqja e Xhafës – Basha: Fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes me krimin

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së papritur të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi

“Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin,” shkruan Basha.

Postimi i plotë

Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.

Kush është ministri i ri i Brendshëm, i propozuar për President. Rama: Emrin e tij e dëgjova nga Kadare

Ministri i ri i Brendshem, Sander Lleshi nuk eshte emer i panjohur. Me nje karriere te gjate, ai ka qene deri dje, i zgjedhuri i Rames, si keshillar per mbrojtjen.

 

Ne kohen e prezantimit te tij, ne vitin 2013, Rama ka treguar disa detaje, mes te cileve edhe fakti se emrin e tij e ka degjuar per here te pare nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

Ja cfare deklaroi Rama ne ate kohe 

Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri”- shkruante Rama.

Karriera 

Sander Lleshi, gjeneral Brigade. Ne vitin 2011 ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.

Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani;

Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

Sandër Lleshi ministri i ri i Brendshëm. Ish kandidat për President i propozuar nga Ismail Kadare

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e ministrit të Brendshëm do ta zërë Sandër Lleshi. Lajmin për heqjen dorë nga posti të Xhafajt e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Ai gjithashtu njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Sandë Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Statusi i plotë

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen, Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë energji pozitive

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Statusi i Edi Ramës në Twitter

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

“Fshehe atë m… atje”, zbardhen rolet e tre policëve që ndihmonin Avdylajt

Mes 34 të arrestuarve pjesë e dosjes së grupit të Shijakut janë edhe tre efektivë policie. “Panorama” zbardh rolet e tyre në grupin e famshëm të trafikut të drogës.

 

Tre efektivët janë Ardin Gjyriqi, Bledar Koçi dhe Jasin Avdul. Gjyriqi ka mbajtur rolin efektivit kufitar në Morinë. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka pasur kontakte me anëtarë të grupit të Avdylajve. Ai dyshohet se ka lejuar persona të ndryshëm, për llogari të grupit, që të kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Sipas dosjes, rezulton se më datën 15 prill, ora 08:05, Gjyriqi është telefonuar një numër me prefiks të Kosovës. Pas përshëndetjes, personi nga Kosova, i thotë Gjyriqit se nuk mundet të hyjë në Shqipëri, pasi i ka humbur një targë e makinës.

“Jam këtej se më ka hup një targë e makinës dhe nuk më lënë të hy. Kam ngel aty ku ishim atë ditë”, i thotë ai. Ndërsa në një komunikim tjetër, Arditi pyet dikë, për hyrjen e një personi kosovar, që bëhet fjalë për shtetasin Besim Mahmuti.

Efektivi i dytë, Bledar Koçi ka qenë me detyrë punonjës i Policisë në Fier, në sektorin kundër narkotikëve. Ai ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij.

Nga përgjimet, ka rezultuar se ai e ka ndihmuar Hajri Seferin, me disa gjoba që ka pasur për të paguar.

“O Hajri, jam ai i Fierit, se po të marr me një telefon tjetër, nuk është telefoni im. Ti kishe edhe 3 gjoba të tjera, për dy vitet e fundit ti ke katër gjoba dhe nuk paguan 60 mijë, minimalen paguan 120 nga 150 që ishte ajo”, i thotë polici, ndërsa më pas lënë një ditë takimi për të diskutuar për çështjen.

I treti efektiv i arrestuar është Jasin Avdul i Policisë së Sarandës. Sipas dosjes hetimore, ai ka lidhje me Klement Domerin, të cilin e njofton se po e ndiqte Policia kur ai po përpiqej të trafikonte një sasi narkotikësh në Greqi.

Bëhet fjalë për një bisedë të datës 15 shtator 2018 ku Jasin Avdul i thotë Klement Domerin: “Fshehe atë m… atje thuaj atij se më tha ai do të vijnë me makinë ata te gropa”.

Versioni i pa censuruar – Zbardhen përgjimet e Dakos me Avdylajt: Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë

Në përgjimet e grupit të “Avdylajve” është përfshirë edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Edhe pse në dosjen që aktualisht po hetohet për 34 personat që kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk ka asnjë rresht për kreun e Bashkisë, në përgjimet e dosjes nr. 339 të vitit 2016 ka dalë edhe emri i Vangjush Dakos.

Në përgjimet e prokurorisë të publikuara në disa media, janë bërë disa censurime të bisedave të kryetarit të Bashkisë së Durrësit me përfaqësuesit e bandës së “Avdylajve”.

Në variantin e pacensuruar të publikuar nga emisionit “Të Paekspozuarit” në “News 24”, Dako thekson se ishte duke u kthyer nga Fushë Kruja, ndërsa në përgjimin e dytë është hequr fjalia e dhënies së parave në këmbim të votave.

 

Kreu i Bashkisë së Durrësit është përgjuar teksa flet me Altin Avdylin, pjesëtar i grupit të Shijakut dhe i vënë nën arrest. Dokumentet e përgjimeve janë publikuar ditën e djeshme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në “News 24” me gazetar Ylli Rakipin.

Bëhen fjalë për dy episode përgjimesh, para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në një përgjim, dy ditë pas zgjedhjeve të qershorit, pra, më datën 27 qershor 2017, Vangjush Dako telefonon Altin Avdylin dhe kërkon të flasë me Astrit Avdylin, i konsideruar si kreu i grupit të Shijakut.

Ky i fundit nuk ndodhej, por Dako i thotë Altinit, të cilin e thërret me emrin “Niçe” se donte ta falënderonte Astritin. Duke qenë se biseda kryhet dy ditë pas zgjedhjeve, krijohen dyshime se bëhej fjalë pikërisht për to. Ndërkohë, në një bisedë tjetër telefonike, e zhvilluar më 24 qershor 2017, një person i telefonon Altin Avdylit dhe i thotë se ka një familje me gjashtë persona dhe përmend emrin e Vangjush Dakos.

Edhe në këtë bisedë, krijohet një dyshim se flitet për vota, por megjithatë nuk ka asnjë gjë zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Madje, në fund të bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Altin Avdylit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek që të votojnë”. Prokuroria, në dosjen e 34 të arrestuarve, shprehet konkretisht se grupi i Jasin Kalajt dhe Avdylajve janë përgjuar duke folur edhe për vende pune në Bashkinë e Durrësit.

BISEDA E PARË

Altin Avdyli: Hë kryetar, hë vllai.

Vangjush Dako: Niçe, ku je?

Altin Avdyli: Këtu vërdallë…

Vangjush Dako: Ku është Astriti?

Altin Avdyli: Ka lëviz një çikë.

Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Altin Avdyli: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Altin Avdyli: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një.

Vangjush Dako: Po mirë mo, mirë, por doja ta takoja… kanë pi ato.

Altin Avdyli: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga Fushë Kruja rrugës… rrugës…

BISEDA E DYTË

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob pra…

Bashkëbiseduesi: Alo, ça po bën?

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob të thashë!

Bashkëbiseduesi: Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Altin Avdyli: Jo! Jo! Jo!

Bashkëbiseduesi: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën kët… po deshe…

Altin Avdyli: …mirë…

Bashkëbiseduesi: Gjashtë veta janë!

Altin Avdyli: Hajt se të marr unë!

Bashkëbiseduesi: Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë…

Si u manipulua përgjimi i Dakos dhe Avdylit, “Tv Klan” fshiu fjalët “votojnë” dhe “Fushë Krujë”

Emisioni, “Të Paekspozuarit”, siguroi një dokument ekzkluziv, të prokurorisë, me transrikptin e bisedës së Vangjush Dakos, me njërin prej anëtarëve të bandës së Shijakut, Altin Avdyli dhe një bisedë tjetër mes Avdylit dhe një personi që kërkon para nga “Vangjushi” për të blerë vota.

Këto dokumenta u publikuan në orën 21:00 në News 24, pa asnjë modifikim.

Por, pak minuta përpara nisjes së emisionit, një version i këtyre përgjimeve, vetëm në tekst, pa logon e institucionit dhe pa datat e regjistrimit, u shfaq në Tv Klan. Por, ky version ka dy ndryshime thelbësore nga versioni origjinal.

Në fund të bisedës mes Altin Avdylit dhe një personi tjetër, përmendet Vangjushi. Personi i paidentifikuar i thotë Avdylit, që t’i kërkojë Vangjushit para, që disa persona të “votojnë”. Por në versionin e publikuar nga Tv Klan, fjala “votojnë”, është zëvendësuar me “…tojnë (nuk kuptohet!)”.
Shpjegimi se kjo fjalë nuk kuptohet, është i çuditshëm, pasi dokumenti i dalë në media, është transkript në tekst dhe jo një audio. Ai është lehtësisht i dallueshëm, siç mund ta shihni më poshtë në versionin e pubikuar nga “Të Paekspozuarit”.

Por, përse duhej manipuluar pikërisht kjo fjalë, që i jep edhe kontekst bisedës dhe e lidh atë me zgjedhjet? Biseda e zhvilluar mes këtyre personave, ka ndodhur vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Por, në përgjimin e publikuar nga Klan, nuk ka një datë. Pra, duke mos patur datën dhe duke hequr fjalën “votojnë”, biseda e humbet thuajse tërësisht kontekstin që e lidh me zgjedhjet.

Versioni i KLAN

Versioni i plotë origjinal:

Le të supozojmë për një moment, se kjo pjesë nuk është fshirë me qëllim. Nëse kolegët e televizionit Klan, por edhe mediave të tjera që kanë publikuar këtë version, janë të paqartë lidhur me këtë pjesë të bisedës, ata e kanë patur shumë të thjeshtë ta plotësojnë fjalën, sepse dokumenti origjinal është publikuar nga “Të Paekspozuarit” dhe “Balkanweb”. Por versioni i cunguar që është shpërndarë me shpejtësi në portale, vijon të mbetët pa këto dy elementë kyç, që e lidhin bisedën me zgjedhjet e përgjithshme.

Në bisedën tjetër, mes Vangjush Dakos dhe Altin Avdylit, ka një tjetër modifikim të tekstit.

Në fund të bisedës, Vangjush Dako, i thotë Avdylit se është rrugës duke u kthyer nga “Fushë Kruja”. Pikërisht, vendndodhja, pra Fushë Kruja, nuk figuron në tekstin e publikuar nga TV Klan dhe një sërë mediash të tjera, kryesisht pranë qeverisë.

Sic mund ta shihni në dokumentin origjinal, “Fushë Kruja” përmendet nga vetë kryetari i Bashkisë dhe është transkriptuar nga prokuroria.

Versioni i KLAN

Versioni i plotë origjinal:

Nuk dihet përse zbulimi i vendndodhjes së Vangjush Dakos, në datën 27 Qershor 2018, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, mund të përbëjë një problem për të. Por, fakt mbetet se zoti Dako gjatë bisedës me Altin Avdylin, alias Niçja, ka qenë duke u kthyer nga Fusha Kruja, siç e pohon edhe vetë.

Ka një përpjekje të qartë për të ndërhyrë në transkriptin origjinal dhe kjo dëshmohet nga fakti se fjalë kyç të përgjimit mungojnë ose janë modifikuar. Me sa duket propaganda e qeverisë, nëpërmjet një dore shumë të stërvitur, ka bërë çmos që qytetarët të marrin një version të cunguar të këtyre dy përgjimeve. /TPZ

“Dua ta falënderoj”, zbardhen përgjimet e Dakos me Avdylajt para e pas zgjedhjeve (dokumente)

Në përgjimet e grupit të “Avdylajve” është përfshirë edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Edhe pse në dosjen që aktualisht po hetohet për 34 personat që kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk ka asnjë rresht për kreun e Bashkisë, në përgjimet e dosjes nr. 339 të vitit 2016 ka dalë edhe emri i Vangjush Dakos.

 

Kreu i Bashkisë së Durrësit është përgjuar teksa flet me Altin Avdylin, pjesëtar i grupit të Shijakut dhe i vënë nën arrest. Dokumentet e përgjimeve janë publikuar ditën e djeshme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në “News 24” me gazetar Ylli Rakipin.

Bëhen fjalë për dy episode përgjimesh, para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në një përgjim, dy ditë pas zgjedhjeve të qershorit, pra, më datën 27 qershor 2017, Vangjush Dako telefonon Altin Avdylin dhe kërkon të flasë me Astrit Avdylin, i konsideruar si kreu i grupit të Shijakut.

Ky i fundit nuk ndodhej, por Dako i thotë Altinit, të cilin e thërret me emrin “Niçe” se donte ta falënderonte Astritin. Duke qenë se biseda kryhet dy ditë pas zgjedhjeve, krijohen dyshime se bëhej fjalë pikërisht për to. Ndërkohë, në një bisedë tjetër telefonike, e zhvilluar më 24 qershor 2017, një person i telefonon Altin Avdylit dhe i thotë se ka një familje me gjashtë persona dhe përmend emrin e Vangjush Dakos.

Edhe në këtë bisedë, krijohet një dyshim se flitet për vota, por megjithatë nuk ka asnjë gjë zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Madje, në fund të bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Altin Avdylit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek”. Prokuroria, në dosjen e 34 të arrestuarve, shprehet konkretisht se grupi i Jasin Kalajt dhe Avdylajve janë përgjuar duke folur edhe për vende pune në Bashkinë e Durrësit.

BISEDA E PARË

Altin Avdyli: Hë kryetar, hë vllai.

Vangjush Dako: Niçe, ku je?

Altin Avdyli: Këtu vërdallë…

Vangjush Dako: Ku është Astriti?

Altin Avdyli: Ka lëviz një çikë.

Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Altin Avdyli: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Altin Avdyli: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një.

Vangjush Dako: Po mirë mo, mirë, por doja ta takoja… kanë pi ato.

Altin Avdyli: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

BISEDA E DYTË

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob pra…

Bashkëbiseduesi: Alo, ça po bën?

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob të thashë!

Bashkëbiseduesi: Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Altin Avdyli: Jo! Jo! Jo!

Bashkëbiseduesi: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën kët… po deshe…

Altin Avdyli: …mirë…

Bashkëbiseduesi: Gjashtë veta janë!

Altin Avdyli: Hajt se të marr unë!

Bashkëbiseduesi: Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të …

Edmond Budina: Do ta mbrojmë teatrin deri në pikën e fundit të gjakut!

Aktori dhe regjisori Edmond Budina ka ardhur enkas nga Italia për t’iu bashkuar rezistencës kundër shembjes së teatrit.Budina, që është gjithashtu një nga figurat më të rëndësishme të Lëvizjes së Dhjetorit, është prej muajsh në mbrojtje të godinës.

Miratimi i ligjit ka bërë që ai të mbajë sot një qëndrim kritik ndaj Qeverisë, duke e konsideruar aktin krim kombëtar.

Pavarësisht se kësaj ai premtoi se do të jetë në këtë rezistencë deri në fund!/Shekulli

Partizani i Kosovës e pedagogu i Tiranës, Dervish Ram Gjongecaj “Qytetar Nderi” i Tropojës – Nga Ramiz LUSHAJ

               Njëqind vjet ma herët, më 1 korrik 1919, në një kullë alpine të lagjes Gjongecaj (sot qyteti i Bajramcurrit) lindi Dervish Ram Gjongecaj. Në këtë fshat qëndror (Kolgecaj), i konsideruar i tillë prej austriakëve që më 1917, e kreu arsimin fillor 5-vjeçar, ku spikati për intelektin e tij, me veçantitë e tij.

I edukuar për të qenë i lidhur fort me tokën, vendin, Shqipërinë Etnike; i pajisur me konstitucionin solid shpirtëror e moral të birit të Malësisë së Gjakovës – si armë, si gjendje mbijetese – në vitin 1943, në moshën 24 vjeç, Dervishi i Gjongecajve u përfshi aktiv në luftën nacional–çlirimtare dhe në vitin 1944, si partizan dallimtar i Brigadës XXV-Sulmuese, ku luftoi dhe në Kosovën dardane e deri në Sanxhak, Bosnje.

Pas lufte, në paqe, u vesh ushtarak, i ndoqi studimet në Shkollën e Oficerëve në Tiranë, po arsye të shëndetit fizik e detyruan të mos vazhdojë mëtejshëm edukimin ushtarak, ndaj kreu studimet e të mesmes në një gjimnaz të Tiranës. Kësokohe martohet me një vajzë nga Berati, Nimete Polovinën, ndërton familjen e tij, me katër çika e një djalë të vetëm.

               Dervish Gjongecaj, për të mbajt familjen e vet, angazhohet në administratën lokale të Tiranës, po pasioni i tij i madh për dijen e kërkesat e larta për ardhmërinë e tij, për të qënë në vijën e parë  të shoqërisë shqiptare, për t’u bërë model real e i prekshëm për fëmijët e tij, për kohën, përfshihet në studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Studimet e larta i mbaron pa humbur asnjë ditë nga koha ligjore, duke studjuar ditën, natën, ecur, punuar, pushuar, përtypur ushqimin… dhe kryer në mënyrë shembullore detyrimet e tij familjare, me një punë titanike.

Për shkak të rezultateve të shkëlqyera, në vitin 1965 emërohet pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në katedrën e Ekonomisë Politike, një nga shkencat më të vështira në fushën ekonomike: të asaj kohe, të kësaj kohe dhe të kohëve që do të vijnë. Në këtë mënyrë, Dervishi bëhet pedagogu i parë nga Tropoja në Universitetin e Tiranës, që më vonë, sigurisht, pasohet edhe nga shumë pedagogë të tjerë, të shquar për inteligjencën e tyre.

Dervish Gjongecaj, gjatë kësaj kohe universitare e gjithë jetën e tij ishte një “ambasador” për studentët e Tropojës në Tiranë, ishte një pikë reference e modeli i Tropojës në Tiranë, ishte një nga figurat emblematike të Malësisë së Gjakovës (Tropojës).

Ndër miqtë e tij tropojanë kohanik të vet po i permendim disa prej tyre, si: Idriz Mulosmanaj; Tahir Malaj; Tahir Vukaj;  Halil Margjeka, Can Doçi (Mala), Qazim Mani,  Imer Alushi, Mehmet Bajrami, Azem Abazi, Maxhun Doçi e të tjerë, po dhe brezni të mavonshme si gazetari e pedagogu i ekonomisë Sadri Rrahmani, gazetari e shkrimtari Mehmet Elezi, doktori Sali Berisha, ing. Tahir Aliaj e dhjetra e qindra të tjerë.

Në kohë ligjore, në moshë  60 vjeçare, del në pension, duke qënë thellësisht i bindur se misioni i tij edukues e përkushtimi ndaj vendit, veçanërisht ndaj brengës më të madhe të jetës së tij, Kosovës, nuk ka përfunduar ende. Përkundrazi, ato shpërthyen aktivisht e lartnisht  si kurrë më parë në jetën e tij. Askush që e njihte Dervish Ram Gjongecaj nuk mund të dallonte se ku mbaronte dashuria e tij për familjen dhe ku fillonte ajo për Kosovën, sepse ishte një dashuri e vetme, “një copësh”. Dervish Gjongecaj i Tropojës i mbylli sytë në 15 qershor të 1995, në moshë 76 vjeç, pas një beteje të dhimbshme me sëmundjen. Ishte i qetë, sepse kishte lënë një familje të përgatitur për të përballuar jetën. Por shpirtin e kishte të trazuar kur u nda nga kjo botë, plot ankth, nën peshën e një dhimbjeje që nuk pushoi kurrë së dhimburi: Kosova e burgosur nën pushtimin, aneksimin e barbarinë  sllave, e cila e fitoi Lirinë  4 vjet ma vonë, më 1999 dhe Pavarësinë – 13 vjet ma vonë, më 2008.

 Më 25 tetor 2018, në ditëdhënien ceremoniale nga Këshilli Bashkiak i Tropojës i titullit të lartë “Qytetar Nderi” i Tropojës, në fjalët e tyre kryebashkiaku Besnik Dushaj e deputeti i Tropojës, Isuf Çelaj, ndër të tjera, theksuan se “që në fillim të Lëvizjes Demokratike në Shqipëri, veterani i luftës e arsimit kombëtar shqiptar, qytetari dinjitar Dervish Ram Gjongecaj u paraqit publikisht në përkrahje të saj. Ajo që e mbushte me një krenari, të cilën nuk e kishte çfaqur kurrë aq hapur, ishte jo lëvizja demokratike në vetvete, por fakti që në krye të saj ishin tropojanët. Kjo ishte prova e pakundërshtueshme për të që ata, tropojanët, nuk ishin “malokë”, por kasnecët e vërtetë të qytetërimit tradicional shqiptar e euroatlantik! Por, kishte një shkak edhe më të thellë që i dha krahë për të përqafuar lëvizjen demokratike të ’90-tës: ideja se vetëm kështu do të bëhej e mundur që Kosova të fitonte Pavarësinë. Kjo ishte bash ëndrra e tij, forma sublime e jetës që e jetoi…”.

Në një bisedë telefonike, intelektuali tropojas në Tiranë, Lirim Mulosmani, më thotë për komshiun e tij ndër vite, për pedagogun Dervish Gjongecaj i Tiranës, se ai “ishte personalitet njerëzor e dijetar, me burrëri të lartë, sojni të çdokohshme, nuk i përseriste fjalët në bisedat e tij; nuk tërhiqte kurrë prej vetes…”.

Dervish Gjongecaj ka shumë kontribute e merita në jetën e tij, po një nga ma madhoret, nga ma të shquarat, është edukimi lartnor i pesë fëmijëve të tij, të gjithë me arsimim të lartë, e dy prej tyre me tituj e grada shkencore si Shpresa Gjongecaj, prof. dr., arkeologe mbi katër dekadore, ish drejtore e Intitutit të Arkeologjisë; pedagogu Besnik Gjongecaj- ish rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës e ish ministër i Arsimit të Lartë e Shkencës të Shqipërisë.

Shembullori në jetë, partizani i sakrificës, pedagogu i shquar, Dervish Gjongecaj, ishte njeri i mirë, model i përhershëm në shtëpi e shoqëri, kontributor ndër kohëra, që nuk i bani hije askujt dhe rrezatonte në gjithçka…Edhe tek emri Ynë Tropojan…! Edhe tek Vlerat e Tua – Shqipëri…!.

Tropojë. tetor 2018

Vangjush Dako në ‘Opinion’: S’më përballon dot njeri, jam supermen!

TIRANE-I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kreu i bashkisë së Durrësit është vënë përballë akuzave për lidhje të tij me grupin e ‘Avdylajve’ të arrestuar për trafik droge.

Vangjush Dako ka thënë se ai në fushatë takon shumë persona, ndërsa e ka konsideruar veten në fushatë si supermen.

Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri. Se ndaloj, takoj njerëz, pi diku një kafe, takoj të tjerë. Mua më njohin njerëzit. Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Lul Basha i ka me gjak dhe të zeza se i ka duke numëruar të zezat. Me mua krahasohen këta? Por unë nuk pranoj të krahasohen me mua këta! Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”– tha Dako.

Maxhoranca rrëzon dekretin e Metës për Teatrin, Majko për herë të tretë nuk voton

Maxhoranca ka votuar kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili kthehu për shqyrtim ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re.

 

Edhe këtë herë ajo që ra në sy është mungesa e votës nga Pandeli Majko. Ministri i Diasporës si në dy herët e para ka preferuar që të mos votojë, duke shprehur kundërshtinë e tij me maxhorancën.

 

Dekreti i Metës u rrëzua me 74 votat e anëtarëve të tjerë të maxhorancës, njësoj si dy herët e tjera.

teatri32

Kujtojmë që sot grupimi i artistëve që janë për ruajtjen e godinës ekzistuese, në një deklaratë për mediat janë shprehur se nuk do lejojnë që godina të shembet.

Basha flet për përgjimet dhe nxjerr emrat: Krimi i siguroi Ramës 15 mandate

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverise per lidhje te forta me kriminelet qe i kane siguruar mandatet me kercenime e dhune.

“Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës”- tha Basha gjate nje deklarate nga selia blu.

Kryedemokrati ka deklaruar se “Cdo dite qe kalon po provon se ceshtjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve”

 

Fjala e Bashes 

• Gjendja e drogës që ne denoncuam u bë e qartë për të gjithë shqiptarët.

• Kriminelët në Kuvend u bënë të qartë për të gjithë shqiptarët.

• Lidhjet e ministrave dhe politikanëve me trafikun e drogës u bënë të ditura.

Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin.

Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri

Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota për Edi Ramës në zgjedhjet e 2017, nën drejtimin direkt të deputetit Rahman Rraja. Vetë djali i Rrajës u hetua për blerje votash dhe për kërcënim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyllën.

Grupi Rraja ka qenë i vetmi shtab elektoral i PS-së në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë zgjedhor dhe sfidon opozitën në zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi ynë zgjedhor nuk janë socialistët por janë kriminelët e rekrutuar nga Edi Rama.

Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.

Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së.

Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit.

Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një,

Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.

Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.

Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.

Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.

Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët:

Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit.

Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit.

Ky është realiteti dramatik ku jemi sot: pushteti i Ramës është pushtet i kriminelëve, nga kriminelët, për kriminelët.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon:

1) Pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe qeverisë;

2) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe ju dha pafajësi bandave nga Hakmarrja për Drjetësi tek Indrit Taullai dhe Lul Berisha; pse Edi Rama nuk e luftoi asnjëherë krimin;

3) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse bëri që Shqipëria të kthehet në strehë të sigurtë për të gjithë kriminelët shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Evropë dhe në Botë.

4) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse sot Edi Rama është përfshirë në operacione gjigande të pastrimit të parave nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, te aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe pastrim parash.

5) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama,

6) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku dhe përdorimin e saj për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke larguar të gjithë prokurorët që po i hetonin dhe duke i kaluar hetimet tek shërbëtorë të bindur të pushtetit.

Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.

Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë poilitikanë të lidhur me krimin

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ramës:

brutal, dhe arrogant me qytetarët e thjeshtë dhe justifikues, mbrojtës dhe mbështetës i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin.

Sepse Edi Rama e di që pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit, por nga kriminelët. Ndaj ai tallet e sillet brutalisht me popullin, dhe mbështet, justifikon krimin.

Unë jam i vetëdijshëm se shumë njerëz kanë humbur besimin tek politika dhe kjo i bën shumë të pandjeshëm ndaj vjedhjes së votës.

Por sot duhet të kuptojmë se pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese.

Ne kemi përdorur shpesh termin narko-shtet, por ky është thelbi: trafikantët e drogës vendosin kush do jetë deputet dhe kush do jetë në pushtet.

Ky është krimi më i rëndë që mund të ndodhë: një grup kriminal, një organizatë kriminale e pambështetur politikisht mund të luftohet dhe të eleminohet. Në vitin 2006 qeveria e PD-së dëshmoi se brenda gjashtë muaj shkatërroi bandat që kishin terrorizuar Shqipërinë për vite të tëra.

Po kur qeveria buron nga krimi, në vend të luftës kundër krimit kemi shfaqje sikur luftohet krimi: kemi operacionet fasadë, kemi kriminelë që nuk kapen, kemi kriminelë që sundojnë qytetet shqiptare.

Edhe një herë sot Elbasani sundohet nga grupet kriminale, Vlora sundohet nga grupet kriminale, Shkodra po ashtu, e gjithë zona nga Tiranë në Shkodër përfshi Krujën, Laçin, Lezhën po ashtu.

Tirana është nën sundimin e krimit dhe të drogës: mjafton të dilni në mbrëmje në lokalet e bllokut apo në trotuaret nga zona tek Blloku deri tek Rruga e Elbasanit dhe do të shikoni se kudo ka shpërndarje dhe konsum droge dhe banditë të armatosur që argëtohen.

Aksionet e fundit janë aksione fasadë të llogaritura sa për të bërë zhurmë pa prekur krimin. Edhe këta që janë arrestuar do të lirohen apo lehtësohen ngadalë. Edi Rama nuk do të shkëputet dot nga krimi, sepse lidhja e tij me krimin është burimi i pushtetit të tij.

Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Dhe kush kishte pak dyshim, tani eshte i qarte se si bashkvepron Edi Rama me krimin per te blere vota. Krimi i siguron votat Rames dhe Rama i jep paprekshmeri krimit ne trafiqe dhe duke ju pastruar parate e pista ne ndertime, investime etj.

Në Shqipëri nuk do ketë luftë kundër krimit dhe drejtësi nëse nuk do të dënohen krimet elektorale të Edi Ramës.

Kjo gjendje është provë e domosdoshmërisë të ndarjes së politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve: të cilat janë prioritete absolute të Partisë Demokratike.

Keto dy nisma duhen bere pa humbur kohe per ti dhene mundesi qytetareve te vendosin me vote te lire dhe te ndershme per qeverine qe duan.

Universiteti i Vlorës zhvat studentët, 80 mijë lekë për planin mësimor

Voltiza Duro – Viti i ri akademik 2018-2019 ka nisur me tarifa të larta për studentët e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, dhe jo vetëm për pagesën vjetore. Përkatësisht, bëhet fjalë për planin mësimor, për të cilin studentët që kanë përfunduar nivelin bachelor, por edhe master duhet të paguajnë plot 80 mijë lekë të vjetra për ta marrë. Një grup studentësh në këtë universitet, kanë denoncuar pranë “Gazeta Shqiptare” dyfishimin e tarifës për planin mësimor krahasuar me vitin e kaluar. “Jam një studente që kam përfunduar vitin e tretë bachelor në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Problematika jonë është shumë e madhe pasi për të marrë planin mësimor, duhet të paguajmë 80 mijë lekë të vjetra. Nga studentët e vitit të kaluar kam dëgjuar se pagesa për vitin akademik 2017-2018 ishte 40 mijë lekë të vjetra. Nuk e kuptojmë se pse ka ardhur ky dyfishim tarife brenda një viti. Kërkojmë një zgjidhje sa më shpejt nga instancat përkatëse, pasi për mua kjo është një zhvatje e hapur që po i bëjnë xhepave të studentëve”,-thekson për ‘Gazeta Shqiptare’ një prej studenteve.

Pamundësia ekonomike
Për studentët, tarifa prej 80 mijë lekësh vetëm për planin mësimor është e papërballueshme, pasi ata duhet të paguajnë përveç kësaj edhe tarifën vjetore për vitin akademik si dhe të blejnë librat për secilën lëndë. “Duhet të paguajmë për çdo gjë, për vitin akademik, për librat e shtrenjtë, për konviktin, e tani edhe për planin mësimor. Studentët nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar shpenzime të tilla, edhe prindërit nuk kanë mundësi të na mbulojnë gjithmonë me ato rroga që marrin. Kjo është e padrejtë, universiteti po na rrjep nga lekët, shpresojmë që të zgjidhet sa më shpejt e të gjenden fajtorët për gjithë këtë situatë skandaloze”,-shprehet për ‘Gazeta Shqiptare’ një student në këtë universitet. Ndërkohë, studentët më tej kërkojnë që të ketë një tarifë fikse për çdo universitet. “Nuk po e kuptoj se pse duhet të vendoset një tarifë kaq e lartë për planin mësimor. Në fund të fundit është vetëm një fotokopje me një vulë të universitetit sipër e për këtë universiteti e quan plan mësimor dhe i vendos tarifat sipas qejfit. Kemi marrë informacion se në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër apo edhe në universitete të tjera plani mësimor kushton vetëm 10-15 mijë lekë të vjetra. Është skandaloze, ose të vendoset një tarifë fikse për çdo universitet, ose të zgjidhet problemi se kush po i vjedh studentët e Vlorës”,-thotë i revoltuar një tjetër student. Pavarësisht kërkesave të shumta që studentët kanë drejtuar në këtë institucion ende nuk kanë marrë një përgjigje mbi arsyen e dyfishimit të tarifës. “Na kanë lënë pa përgjigje, asnjë nuk do t’ia dijë për ne studentët. Dje pyeta sekretaren e departamentit ku unë studioj dhe më tha që nuk ka asnjë informacion se pse është dyfishuar tarifa këtë vit. Kjo është vjedhje e pastër. Ministria e Arsimit të ndjekë rastin dhe të na japë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur pasi ne vetë nuk kemi mundësi të pagujmë tarifa kaq të larta”,-thekson një tjetër studente.

Lista e notave
Studentët e universitetit të Vlorës, ngrenë edhe një tjetër shqetësim mbi pagesën e listës së notave që kushton 11 mijë lekë të vjetra. “Universiteti jonë gjithmonë do të gjejë mënyra nga më të ndryshmet për të na zhvatur. Nëse kërkojmë listën e notave, ajo kushton plot 11 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që në universitetin e Elbasanit është vetëm 1 mijë lekë të vjetra. Pse duhet të ketë diferencime të tilla vallë? Një listë notash 11 mijë lekë? Sistemi arsimor kështu dëshmon edhe njëherë se është kalbur, asnjë përfitim për studentët. Si nuk kanë turp që na zhvatin në këtë mënyrë kaq të pisët”,-thotë për ‘Gazeta Shqiptare’ një tjetër student.

Kryeministri i Izraelit në Shqipëri në nëntor

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyau do të jetë në Shqipëri në fillim të nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra shtypit e kryeministrit Netanyau, e cila njoftoi se shefi i qeverisë së Izraelit do të udhëtojë për në Shqipëri për të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal më 1 nëntor.

Sipas zyrës së shtypit, pas vizitës në vendin tonë, kryeministri Netanyau do të kalojë dy ditët e ardhshme në Bullgari, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Ardhja në Shqipëri e kryeministrit të Izraelit do të jetë vizita e nivelit më të lartë që një drejtues izraelit zhvillon në vendin tonë.

Teatri – Maxhoranca në komision rrëzon dekretin e presidentit Meta, i kalon Kuvendit

Maxhoranca ka rrezuar sot ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dekretin e Presidentit, që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i komisionit, Shalsi tha se “beme gjykimin dhe ndryshimet qe i vleresuam te nevojshme. Jemi pro ndertimit te nje teatri te ri”. Pas kesaj, dekreti i kalon tashme seances plenare qe pritet te nise kete paradite. 

 

Punimet ne komision nisen ne oren 09:00, ashtu si tha nje dite me pare kreu i komisionit, Eduard Shalsi.

“Ju bëj me dije se nesër (enjten) në orën 9 do të shqyrtojmë dekretin e presidentit për Teatri. Besoj se jemi dakord me axhendën”, tha dje Shalsi, teksa maxhoranca ka votuar propozimin e tij.

Sipas rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit futet automatikisht në rendin e ditës dhe në kalendarin e punimeve.

“Në programin e punës së Kuvendit futen automatikisht dekretet e Presidentit  të Republikës për rishqyrtim ligjesh, emërime, për të cilat kërkohet pëlqimi i  Kuvendit, projektligje financiare ose ndryshimi i Buxhetit të Shtetit, shqyrtimi i  akteve normative me fuqinë e ligjit, propozimet për emërim dhe shkarkim  titullarësh të organeve që zgjidhen nga Kuvendi, mocionet e kërkuara,  projektligjet ose projektvendimet e mbartuara nga programi paraardhës, si dhe  çështjet që lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

“Dekreti 2”

 Në 11 tetor, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të maxhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti.

Në argumentimin e tij ligjor, Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika.

“Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje.

Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë”, thuhet në dekretin e Presidentit.

9 arsyet e kthimit të ligjit  

  1. Ligji shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta;
  2. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre;
  3. Ligji nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018) bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim;
  4. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht, edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
  5. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë;
  6. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik;
  7. Ligji nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
  8. Miratimi i ligjit nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë;
  9. Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 (dt.05.07.2018) “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Basha: Të jemi të përgatitur edhe për zgjedhje parlamentare të parakoshme

Kreu i PD-se, Lulzim Basha gjate bashkebisedimit te sotem me fermere e banore te Kosmacit në Shkodër, teksa ka deklaruar se Rama nuk ka para per Vaun e Dejes, Shkodren dhe as Vloren ku eshte deputet, ka bere edhe nje paralajmerim. Ai ka thene se me zgjedhjet vendore, mund te kemi edhe ato parlamentare te parakohshme.

 

“Parate i ka per veten, familjaret, bashkepunetoret, klientet. Kjo do te marre fund, nuk ju premtoj mrekulli, por buxhetin qe meritoni. 100 milione euro buxhet per gjithe vendin ne vitin e pare, qe do te shkoje te fermeret, jo te 5 oligarke”- premtoi Basha.

basha1

Basha ka deklaruar se te gjitha problemet mund te zgjidhen, nese behet zgjedhja e drejtuesve te duhur, ne nivel lokal dhe qendror.

basha

“Ju do te keni mundesi te zgjidhni qeverine qe doni dhe te mbajne pergjegjesi, jo te vijne e te bejne gallate e pastaj te zhduken. Një test i madh po afron, vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam sot këtu jo per tu kallezuar problemet, po për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mencuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror.”- tha Basha ndër të tjera.


Send this to a friend