VOAL

VOAL

Greta Koçi: Ja pse u largova nga PD

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku treguar për herë të parë edhe arsyet se pse u largua nga PD, pasi në qeverisjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Duke kujtuar këtë periudhë, Koçi u shpreh: “Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”.

E pyetur nëse ndërprerja ndodhi sepse Berisha dha dorëheqjen, Koçi tha se nuk ishte kjo arsyeja, por ju duk i mjaftueshëm një mandat.

“Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”, tha këngëtarja.

A do të harrohet edhe Teatri si kinema “17 Nëntori”?! – Nga Ben Andoni

Me shumë gjasa po. Zyrtarët e ndryshëm kanë shumë qejf t’u tregojnë homologëve ose vizitorëve të huaj maketin e teatrit të ri, paçka se ai nuk është vënë ende në hullinë e duhur. Që do të thotë se investimi për ta prishur këtë godinë është më i madh se kur dhe pothuajse fare pranë për t’u realizuar. Nëse për kinema “17 Nëntorin”, zhurma ishte jo e madhe e shumë shpejt u harrua çdo gjë, në rast prishje të ngrehinës së teatrit, mbase do të ndodhë e njëjta gjë, përveç faktit që impakti që pati presioni i shoqërisë civile, i publikut dhe intelektualëve të ndryshëm do të kujtohet më shumë. Paçka baltosjes, që i është bërë protestës, pjesëmarrjes dhe turililloj patetikësh, që gjetën rastin të shprehen, në vetvete mbrojtja e godinës ka përmbledhur si pak herë dhe me një kohëzgjatje jo të pakët, një energji të tërë. Për të drejtën. Për qytetin tonë. Fatkeqësisht, kërkesa më e mirë, që të kishim një rikonstruksion të ndërtesës dhe ta ruanim për ngarkesën që ka, nuk po merr formë. Fillimisht, e tradhtuan njerëzit që ishin gati ta mbronin me… trupat e tyre. Pastaj, u fut politika me marifetet e saj të bukura dhe epilogu…

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në Parlament i mbledhur për ligjin e teatrit u nda si zakonisht mes mosmarrëveshjeve të shumta dhe pas shumë debateve mazhoranca e pranoi dekretin e presidenti Meta, duke filluar korrigjimet për zhvillimin e garës për projektin e Teatrit ashtu siç edhe këshillonte BE. Në fakt, duhej t’i bënte para kësaj letre dhe jo me arrogancën e zakonshme. Nuk ndodhi kështu dhe u zbyth vetëm para forcës së autoriteteve të Brukselit, që me takt i kanë kujtuar një nga parimet e demokracisë: garë e barabartë.
Për fat të mirë, në problemin për teatrin është treguar se shoqëria mbetet ende shumë e ndjeshme ndaj padrejtësisë. Dhe, jo më kot, në debatin për të janë përfshirë shumë forca dhe grupe shoqërore të ndryshme, nga ku janë derdhur pakënaqësi të shumta ndaj një qeverie që gjithnjë e më shumë është shumë e padrejtë dhe aspak tolerante. Dhe, fatkeqësisht, sado e vështirë që ka qenë gjetja e një gjuhe të përbashkët nga aktorët, aq më shumë zbuluar është treguar arroganca e subjekteve të ndryshme dhe ironia e strukturave të shtetit ndaj tyre.

Protesta ndaj Teatrit është shndërruar në një simbolikë, që përfaqëson grupe të ndryshme interesi, që edhe pse kanë konceptime te ndryshme, të gjithë i bashkon tashmë një gjë e përbashkët: Ruajtja e teatrit, mosndërtimi i kullave, mbrojtja e parimit të konkurrimit të barabartë dhe mbi të gjitha transparenca.
Kjo e fundit e varrosi kinemanë “17 Nëntori” dhe sot është e harruar krejtësisht, kjo rrezikon të varrosë njëherë e mirë edhe luftën për teatrin, pasi duhet sqaruar se qeveria Rama dhe të gjitha levat e saj tashmë e kanë kthyer në normalitet mungesën e transparencës dhe tolerancën ndaj mendimit publik.
Në javët e fundit Shqipëria është e ngërthyer me lajme të shumëllojta, që vjen nga forcimi i krimit dhe te rritja e varfërisë së njerëzve dhe këto kanë bërë që të tulatet krejt shoqëria në luftën e saj. Sfida sot kërkon të luftosh në të njëjtën kohë në disa fusha njëherazi. Me pak fjalë i bie të luftosh njëkohësisht me disa kauza të pamundura, ku si gjithnjë del fitues ajo që shpall grupi i të fortëve, që artikulon me zërin e shtetit. E, fadromat që janë nisur drejt teatrit nuk kanë kohë të presin, ato duan ushqimin e tyre, që në këtë rast është godinë e teatrit, që me shumë gjasë jo shumë kohë më vonë, do të kujtohet jo më shumë se godina e kinema “17 Nëntorit”. Por, ka ende dhe pak kohë. Mbase në këto segmente të pakta kohore do të kihet mundësi që të gjykohet që t’i besohet sensibilitetit të njerëzve, kundrejt makutërisë së kullave, që nuk dinë të ndalen. Maketet që u tregohen të huajve janë të bukura në zyra, por asfare në realitet.

Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që ‘fundosi’ Behar Bajrin

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër, e cila udhëhiqej nga dy vëllezërit Enver dhe Safet Bajri, ku pjesëtar i saj ishte dhe kushëriri i tyre, Behar Bajri. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ raportoi se deri më tani policia dhe prokuroria ka arritur që të verifikojë 2 vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore.

Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. “BalkanWeb” mëson se vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

Ndonëse si fillim u raportua si vetëvrasje, pas hetimeve të policisë rezultoi se vajza ishte vrarë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se e mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.

Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje. Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë kushëriri tjetër, Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Goditet grupi “Bajri”, 11 të arrestuar

Në Shqipëri, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan sot goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale “Bajri” i cili vepronte kryesisht në Veri të vendit e që kishte shtrirë aktivtetin dhe në vende europiane. Operacioni, i organizuar në kuadër të nismës “Forca e ligjit” e cila synon goditjen e organizatave më të mëdha kriminale në Shqipëri, u mbyll me arrestimin e 11 personave, dy prej të cilëve në Roterdam të Hollandës, nërsa të tjerët në Tiranë dhe Shkodër. Tre anëtar të grupit ishin arrestuar më parë gjatë ndërhyrjes që policia kreu në fillim të këtij muaji në Shkodër, pas një serie ngjarjesh të rënda që kishin ndodhur në këtë qytet. Dy persona të tjerë të dyshuara si anëtarë të grupit, janë shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar dhe Safet Bajri, një prej personave të shumëkërkuar nga policia belge.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë të shumta: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”. Sipas njoftimit zyrtar, këto vepra penale janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Polizia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shpjeguan se “veprimet hetimore, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktive në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë”.

Sipas njoftimit “si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe në 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit”. Në kuadër të operacionit, “policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal”.

Nën sekuestro pasuritë e Habilajve

Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda, deklaroi sot se Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për vënien në sekuestro 29 pasuri të llojeve të ndryshme, të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, vëllezërit shqiptarë nga Vlora, të akuzuar se janë përfshrë në trafik të lëndëve narkotike. Në listën e gjatë figurojnë pasuri në emrin e Moisi Habilajt, i konsideruar si kreu i grupit që merrej më dërgimin e sasive të mëdha të marijuanës drejt Italisë, vend ku tetorin e kaluar autoritetet e Catanias goditën grupin shqiptar si pjesë të një organizate kriminale italo-shqiptare.

Mes pasurive të sekuestruara janë dhe atë njerëzve të afërt apo të lidhur me Habilajt. Bëhet fjalë për të paktën 10 apartamente me një vlerës totale prej disa qindra mijëra euro. Mes pasurive të sekuetsruara dhe 3 ndërtesa, një garazh, një truall, katër njësi tregtare, katër pasuri të tjera të patundshme dhe 5 autovetura. Në total sipas Prokurorisë vlera e pasurive nën sekuestro shkon në disa miliona euro.

Dyshimet për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, me të cilët kishte lidhje farefisnore, vunë nën akuzë vitin e shkuar dhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Hetimet ndaj tij nisën pasi autoritetet italiane goditën organizatën në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i ish ministrit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë.

Në maj të këtij viti, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas Prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi arrestin e shtëpisë, një masë e cila u ndryshua pak javë më pas nga Gjykata e Apelit. Zoti Tahiri ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në trafik narkotikësh apo dhe të ketë patur lidhje me grupin e Habilajve. Hetimet ndaj tij janë ende në vazhdim.

Balla ja për se e njofton ‘qytetarin digjital’

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë ditën e sotme në një aksident rrugës për të shkuar në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nga ky aksident nuk ka pësuar lëndime.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNjerëzit, makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr që të gjithë jemi mirë. Të njoftohet edhe ‘qytetari digjital’”, ka qenë ky postimi i Ballës në Tëitter.

“Ksenofon Kristafi nuk firmos draftmarrëveshjen”, Koloneli Pasha ngre alarmin për Paktin Detar me Greqinë: Mos kemi pazare?

ARISTIR LUMEZI/ Koloneli Myslym Pashaj, një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve të detit, në një intervistë për “Panorama” ka ngritur dyshimin se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë po bëhen pazare.

 

Pashaj ka thënë se palës greke i është dërguar një draftmarrëveshje dhe ky material është refuzuar të firmoset nga përfaqësuesi i Presidentit në negociata, Ksenofon Krisafi. Koloneli ka thënë se mungesa e informacionit dhe hermetizmi i këtij procesi të krijon dyshime se palët janë arritur një ujdi të fshehtë në kurriz të integritetit territorial.

“E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate.

Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin, që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë”, ka thënë Pashaj.

Si njohës i mirë i marrëveshjes së detit, në ambientet informale diskutohet se Grupi Negociator i Shqipërisë, për Paktin Detar 2 me Greqinë, ka dërguar një draftmarrëveshje palës tjetër ku ka paraqitur esencën e negociatave të Delimitimit të Hapësirave detare. Transparenca ka munguar deri tani. Ju si ekspert, keni dijeni ç’po ndodh me Integritetin Territorial të hapësirave detare përgjatë Detit Jon në Otranto dhe Ngushticës së Korfuzit?

Transparenca është e domosdoshme. Kur kjo nuk bëhet, lind hamendësimi. Këtë e lidhim me skenarët e fshehtë, që u panë në Paktin Detar-1, pa transparencë, me një shpejtësi aq të dyshimtë, çka e dha rezultatin e pushtimit të hapësirave detare të Shqipërisë. Ndaj, unë them, se s’ka asgjë prej kufizimit të informacionit, mbasi opinioni shqiptar është familjarizuar në diskutime të shumta dhe kërkon të dijë sa më të shkoqitur se ç’po ndodh. E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate. Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin, ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë.

Lidhur me negociatat, Kryeministri ka deklaruar se se “s’do të ketë më vijë ndarësve të tradhtisë, por një vijë e re”, ndërkohë që ai ka përsëritur se “Barketa s’do të jetë më pikë nga fillon matja e Detit…” etj.. Pra, duket se nuk mund të hartohet një draftmarrëveshje ku të ketë ndryshim nga këto deklarata… Si mund të kapërcehet ky institucion kushtetues i lartë!?

Këto që po fliten (por që s’janë zyrtare) si dhe hermetizmi që po hasim është i pranishëm edhe te kolegët tanë, këto të bëjnë të mendosh me shqetësim për ecurinë normale të Negociatave. Ne pyesim se, a janë bërë negociata për: a)Metodat, parimet, kriteret e UNCLOS-82, sepse në Paktin Detar-1 Shqipëria rezulton humbëse e madhe në sajë të përdorimit të metodës së baraslargësisë, duke përjashtuar kushtet e rrethanat speciale që ka Korfuzi (si arkipelag) ndaj Shqipërisë që është dhe Kontinental? A është folur për nenin 15 të UNCLOS-82 dhe “rrethanat specifike e titujt historikë”? b) Efektin e ishullit Othonoi, që, sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Kotzias, do të përfitojë një efekt të plotë (100%) të hapësirës Ekonomike Ekskluzive, duke e pushtuar këtë hapësirë prej rreth 270 km2!? Dhe Shqipëria ka gjasa që të mos marrë EEZ në Ngushticën e Otrantos e ky mund të konsiderohet si një ripushtim i së drejtës detare shqiptare në bazë të UNCLOS-82. c)Barketën e cila është shkëmb e cekin detare e Shqipërisë, në të cilën në Paktin Detar-1 është përdorur si pikë bazë nga është matur Deti Territorial i Shqipërisë, duke i lënë vetëm 900 metra deri në vijën bregore të Shqipërisë!? d)A ka qenë vallë, një negociatë aq e ndijshme pretendimi i Shqipërisë se Pakti Detar-1 as që nuk e cek Gjirin e Sarandës, që për rrethanat shqiptare është “historik”, por vija është mbyllur deri në grykë të qytetit e prej aty ka filluar matja!?

Kaq do të mjaftonin për t’u njohur shqiptarët, se “a ka zë e figurë” Shqipëria, apo aty ka pasur diktat nga pala fqinje negociatore!?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mund të kapërcehet!

Ju mendoni se ka diktat?

Nuk mund ta themi këtë ende, prandaj opinioni kërkon shpjegime për draftmarrëveshjen e dërguar! Apo Shqipëria ka ndenjur kokulur, inferiore, e pazonja për veten e saj, për Integritetin Territorial të hapësirave të saj! Qëndrimi i shtetarëve të Greqisë na zbulon se ata kanë arritur qëllimet e tyre strategjike dhe “negociatat janë në udhë të mbarë…” e kjo flet shumë. Po Shqipëria? Ajo s’ka se ku mbështetet veçse në UNCLOS-82, në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe në rolin e sotëm të Presidentit, i cili ka në dorë kryeoponencën e kreut të shtetit. Por para se të shkojë në dorë të tij, forumet, bashkësitë studimore të pavarura, Shoqëria Civile duhet të njihen me draftmarrëveshjen që të kontrollojnë drejtësinë, ligjësinë, saktësinë në moscenimin e Integritetit Territorial të Shqipërisë. Kjo është rruga. Hiqni hermetizmin e Paktit Detar! Kjo i bën mirë përfundimit të negociatave për një zgjidhje të ndershme e të drejtë (equitable solution) të synimeve të Shqipërisë. Kërkimi i firmave aq me ngut, dëshira për të kopsitur një draft me 13 firma dhe kundërshtia e parë, tregon se ka gjasa që të ketë vepruar një teknologji tjetër, një mekanizëm tjetër brenda dy grupeve negociatore, të cilat mund të na sjellin në vijë të re, të manipuluar, por pa bërë negociata të vërteta për çështje aq të komplikuara që ju i cekët më parë.

A mund të shpjegoni diçka për këtë?

Gjer këtu nuk mund të arrihet! Sepse kjo do të thotë se presim një Pakt Detar-2 shumë herë më të keq se sa ai i pari! Prandaj mirë po na kujton Shoqëria Civile që të kemi transparencë në pikat thelbore të draftmarrëveshjes… Se ndryshe, edhe pala tjetër mund të ketë plotësuar firmat dhe kjo sjell në një rang të dytë e pastaj të tretë në Qeveri dhe del një ditë që dy ministrat e Jashtëm, me nga pas Ramën e Cipras bëjnë të njëjtën gjë që bëri dhjetë vjet më parë Berisha, Basha. Karamanlis dhe Bakojanis. Po të jetë ky skenar e ky kalendar, sjell një gabim të dytë të pafalshëm të Qeverisë, se duhet të dihet mirë se s’ka zot nëne që të bindë shqiptarët, nëse ata nuk njoftohen më parë me draftmarrëveshjen. Prandaj të çlirohemi nga hermetizmi.

Profesor Pasha, unë po iu citoj se ç’informacion ka Berisha:

“ …negocim dhe negociata nuk ka. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetarë dhe patriotë në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë. Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e panegociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën ‘ekiti’ se ne nuk e njohim. Nocioni i ‘Ekiti’-së është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje”. Ç’mendim keni për këtë informacion? Është shumë alarmante po të ketë ndodhur kjo! Prandaj sa më parë të njihemi me atë se ç’po bëhet me detin e shqiptarëve! Mos vallë kemi pazare?

Pse u tensionua situata gjatë intervistës së Ramës, ja si kryeministri shpërthen ndaj gazetarëve

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa përballë tij kanë qenë gazetarë e analistë.

Gjatë bisedës në studio ka pasur edhe një moment kur tonet janë ngritur paksa, e kjo për temën e nxehtë të vetingut të politikanëve të propozuar nga opozita si dhe për rastet e deputetëve të PS të cilët u larguan nga dekriminalizimi.

Rama është përballur me komentet e Blendi Fevziut dhe Robert Rakipllarit, teksa këta të fundit kanë sjellë në kujtesë rastet e disa prej deputetëve të cilët rezultuar të ishin të dënuar më parë për krime.

Pjesë nga debati:

Rama: Lëreni gurin që ka hedhur Luli në lum dhe hajde flasim për diçka tjetër

Fevziu: Po pse keni frikë nga vetingu?

Rama: Frik nga cili veprim?

Fevziu: që të ketë një filtër ekstra më të fortë për të ndaluar lidhjet e politikanëve me krimin?

Rama: e para e punës, qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë është pikërisht ky… që të ndërtohet kjo fabul që “unë s’kam frikë, ti ke frikë”. Ky nuk është vendim por palaçollët… nëse gjykatësit, vetingu thotë kontakte të papërshtatshme, ju e keni parë çfarë është, pra kontakti i papërshtatshëm me subjektin e tij, pra me subjektin e tij, që populli e paguan të gjykojë dhe ai devijon.

Fevziu: Po kur një deputet flet në telefonon me personin që e ka thirr prokuroria për çështjen tuaj?

Rama: Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul…

Robert Rakipllari: Deputeti duhet të mos shkojë më në parlament, por nuk shkon në burg, ky është dallimi

Rama: Ore je në vete nga trutë e kokës? E di çdo të thotë në telefon? Jeni në terezi ju apo jo? Nëse deputeti flet ne telefon, deputeti në radhë të parë e ka për detyre të flas ne telefon me të gjithë, por nëse deputeti i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg…

Fevziu: Moralisht nuk mund të rrijë më në politikë…

Rama: Ore jeni në rregull ju apo jo? Ju po thoni rast thashethemet… a jeni në vete ju?

Fevziu: Po duhet të ketë një filtër moral more zoti kryeministër?

Rama: Çfarë filtër, filtër moral për çfarë flas unë?

Rakipllari: Filtër moral për rritjen e integritetit të përfaqësimin politik në Shqipëri…

Rama: Cilin integritet?

Rakipllari: Ju thatë se në grupin tuaj parlamentar ju nuk keni asnjë kriminel, e keni thënë publikisht. Dolën që ishin ata…

Rama: Kush ishte?

Rakipllari: Arben Ndoka….

Rama: Ai, i vetmi…

Rakipllari: Frroku, Prenga…Elvis Roshi… nuk janë kriminelë këta?

Rama: E para e punës… një minutë… Është turp..

Rakipllari: Keni dhënë garanci për këta persona… Ambasadori amerikan ju ka kërkuar mos ta kandidoni atë, ju e kandiduar.

Rama: A ka mundësi? Prit mo prit… A mbarove? Është turp për një gazetar…

Rakipllari: Si qenka turp për një gazetar? Është turp për mua dhe nuk është turp për ty që ke mbrojtur Elvis Roshin?!

Rama: është turp për nja gazetar që të thotë se Mark Frroku ishte anëtarë i PS…

Rakipllari: Po aty ishte, bashkë me ju, anëtarë i maxhorancës, merrte pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, ishte pjesë e vendimmarrjes…

Rama: Është turp… E dyta, as Armando Prenga nuk është subjekt..

Rakipllari: Si nuk është? Ai nxori pistoletën aty në mes të komisariatit…

Rama: Zotëri, u dënua politikisht për këtë, e kam përjashtuar unë nga grupi nuk e ka hequr dekriminalizmi…

Rakipllari: Po, pasi ka rrahur deputetë me rripa, në Parlament… këto janë fakte.

Fevziu: Ishte ambasadori amerikan që ju bëri thirrje publike që këta persona janë të lidhur me krimin…

Rama: edhe një herë tjetër, është turp more është turp, është turp, turp i madh… kjo është arsyeja se përse kjo histori duhet mbyllur këtu. Dekriminalizimi është ligji atje, një ligj që nuk e ka asnjë vend i planetit.

Rakipllari: po një filtër ekstra duhet, se ikën kriminelët por shokët e kriminelëve i ke akoma ty..

Rama: Më fal, më fal një minutë, prit mo prit…

Rakipllari: Rama, këtë nuk mund ta mohosh, që përfaqësimin politik e ke katastrofë, integritetin e personave aty e ke ashtu siç është aty.

Rama: Në këtë parlament?

Rakipllari: Në këtë dhe në të kaluarit…

Rama: Po turp mo turp..

Rakipllari: Pse turp?

Rama: Më thuaj në cilin grup? Kush je ti që diskuton integritetin e njerzëzve kështu…

Rakipllari: E diskutoj që çke me të..

Rama: Pse mo ku jeni këtu? Në komitetin qëndrorë jeni?

Rakipllari: E diskutoj që çke me të, kjo është puna ime

Rama: Si u diskutoka? Aty ka gra, burra, prindër, nëna..

Rakipllari: Askush nuk i mohon që ka…

Rama: Po si… Kush je ti që e diskuton këtë?

Rakipllari: Kjo është puna ime, është detyra ime ta them këtë…

Fevziu: Zoti Rama çfarë ishte ajo për 330 veta të larguar nga dekriminalizimi?

Rakipllari: Ata janë kriminelë, të dënuar…jo të lidhur me krimin…

Rama: Është turp dhe vetëm turp që thuhet kjo gjë në një vend demokratik…

Rakipllari: Po patjetër, turp për ne që e themi, po kanë dalë ata ama…

Rama: Ja ta shpjegoj unë… ata janë…

Rakipllari: Ke dhënë garanci për Elvis Roshin dhe ke thënë që ky nuk është kriminel, minimalisht kërko një ndjesë për këtë…

Rama: Hë mo boll tani, më ler të mbaroj se e teprove…Do të kërkoj ndjesë… për ça të këkroj ndjesë?

Rakipllari: Publikut, jo mua…

Rama: Jo ty, po askujt nuk i kërkoj ndjesë sepse nuk kam bërë asgjë të qëllimshme dhe kam thënë ekzaktësisht gjënë që kam ditur…. sepse kur kam krijuar grupin, kam marrë të vetmen dëshmi që kishim, atë të penalitetit, dhe ka qenë e bardhë… Njeriu nuk quhet kriminel, në asnjë vend të botës, pasi ka kryer dënimin.

Rakipllari: Nuk bëhet as deputet ama…

Rama: 330-tshja është rezultat i iniciativë sime, u kam thënë e bëjmë që e bëjmë këtë ligj, ta shtrijmë në të gjithë administratën.

Fevziu: Ishte e opozitës

Rama: Ore është e imja… po ju them edhe një herë që ju merrni pjesë në këtë përpjekje për ta kriminslaizuar gjithë Shqipërinë dhe politikën…*(Debati për vetingun politik të propozuar nga opoizta) Dhe nëse ka dy gjera që janë të padiskutueshme: e para që kjo është përpjekje për të spostuar komplet një hulli tjetër, një luftë pulitke që ata janë të humbur… e ka thënë dhe Berisha që ne nuk fitojmë dot me pozitën…

Rakipllari: Sepse Rama e vjedh votën tha, merre të gjithën…

Rama: ky është një tjetër turp i juaji se ju duhet të bëni sondazhe, ju bëni politikë nuk bëni informim. Bëni sondazhet dhe shikoni. Unë po ju them sot, se nëse bëhet ne marrim më shumë deputetë nga sa kemi dhe ata marrin më pak…

Rakipllari: Ju jeni e vetmja maxhornacë që vetëm i rrit votat…

Rama: Çuditërisht!!

Rakipllari: Shkelje e të gjitha rregullave të shkencave politike…

Rama: Mos u shqetëso ti për shkencën, se kështu ishte dhe partia Laburiste në Angli…

Rakipllari: Jo, në mandatin e dytë ishte më shumë

Rama: Prit se dua ta mbaroj këtë… se është turp…

Fevziu: Çfarë është turp mor burrë? Po pse mo nuk  ka qenë parlamenti i mbush me kriminelë? Me banditë?

Rama: Jo mo jo nuk ka qenë i mbushur me banditë… fare!

Fevizu: Po plot mo plot ka qenë.

Rama: E vërteta e dekriminalizimit është që nga PS ka ikur vetëm një deputet, dhe ai u dorëhoq para se të futej ligji në fuqi, dy të PDIU dhe dy të LSI…

Rama: Unë i kërkoj ndjesë Rakipllarit, se e ngrita pak zërin, se e mora shumë seriozisht pasionin e tij…

Rakipllari: Nuk ka nevojë mund të ishe edhe më keq..

Rama: Është turp, turp, për gazetarë që thonë se një politikan duhet të ikë nga politika se të kapën një foto apo folën në telefon, jeni në vete? Jeni në terezi?

Arta Marku i çoi për hetim disiplinor, 10 prokurorët i përgjigjen me letër publike

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të ishin pjesë e shortit për çështjen e Emiljano Shullazit.

Lidhur me vendimin e Markut, 10 prokurorët janë drejtuar me një letër publike mediave, Zyrës së BE në Shqipëri, PAMECA-s dhe ambasadës së SHBA.

Në letërn e shkruar prej prokurorëve thuhet se nuk mund të pranonin dojen “Shullazi” në fazën që ndodhet.

Sipas tyre, në asnjë moment nuk është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse dhe derisa gjithçka të bëhej e qartë çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Gjithashtu 10 prokurorët pretendojnë se shorti nuk ka qenë në përputhje me ligjin, “duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentat e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentat, u larguan nga shorti.”

Letra e plotë

Tiranë, më 21 Shtator 2018

Deklaratë

Drejtuar: Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë

Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë

Misioni PAMECA

Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si “Njoftimi” ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si “PKR”), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:

Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qënë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar per objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” , I cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës.

Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR.

Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.

Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Një kërkesë e tillë, cënonte parimet e nenit 6 të Ligjit no. 97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.

Argumentimi ligjor, parimor dhe mbi baza etike nga shumica e Prokurorëve, nuk u mor parasysh nga drejtuesja e komanduar e PKR, e cila kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të debatit, duke nisur procedurën e hedhjes së shortit.

Duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentat e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentat, u larguan nga shorti.
Në të njëjtën ditë, më date 19 Shtator 2018, grupi i 10 (dhjetë) prokurorëve u njoh me Njoftimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për nisjen e një procesi disiplinor kundër tyre vetëm nëpërmjet Mediave.

Njoftimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin; Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ndërkohë që vendimi i Gj. Kushtetuese nr. 34, date 10.04.2017, ka shfuqizuar nenet 101 e vijues të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në vijim, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në kundërshtim me ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në Berat, Pogradec dhe Kukës të prokurorëve Olsian Çela, Besim Hajdarmataj dhe Sonila Muhametaj. Për të garantuar pavarësinë e magjistratëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji në fjalë nuk lejon asnjë transferim apo komandim të magjistratëve pa pëlqimin e tyre. Përmes këtij veprimi antiligjor me natyrë ndëshkuese, cënohet tërësisht pavarësia e magjistratëve duke krijuar një precedent të rrezikshëm pasi e kthen organin e prokurorisë në modelin e vjetër hirearkik dhe të centralizuar, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.

Sa më sipër vlerësojmë dhe besojmë se kjo deklaratë, është në interesin e transparencës së punës së institucionit të Prokurorisë dhe i shërben zgjidhjes ligjore të rastit në fjalë. Cënimi i parimit të pavarësisë së prokurorëve, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Prokurorët

Olsian Çela
Përparim Kulluri
Arens Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Sonila Muhametaj
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
Behar Dibra

Në Tiranë do të organizohen “Ditët e Turqisë”

TIRANË – Instituti “Yunus Emre” në Tiranë me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, për të dytin vit radhazi, do të organizojë aktivitetin “Ditët e Turqisë” me moton “Sa afër jeni me Turqinë”.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë”, do të organizohen në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë, në datat 25-27 shtator, sipas njoftimit nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë.

Në stendat promovuese që do të jenë të hapura përgjatë gjithë ditës, do të prezantohet kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke.

Gjithashtu, çdo mbrëmje do të organizohen koncerte dhe aktivitete shumëngjyrëshe, ku qytetarët shqiptarë do të njihen me kulturën turke.

I paharrueshëm emri e kujtimi i mirë për Tahir Bajraktarin e Shipshanit të Malësisë së Gjakovës – Nga Ramiz Lushaj

Në mbramjen e vonë të 18 shtatorit 2018, në bjeshkën e Dobërdolit të Tropojës, në  shtëpinë e tij verore, ku tash pesë vite dilte për bjeshknim kah maji në shtator, u vra 69 vjeçari në pension, Tahir Sali Bajraktari i Derës së Madhe të Bajrakut të Shipshanit të Malësisë së Gjakovës.
1.
Tahir Sali Bajraktari i Kasajve të Tropojës është një nga pasardhësit dinjitarë  të Dinastisë së Bajrakut të Shipshanit, të cilët  ndër shekuj i prinë bajrakut tonë të Shipshanit prej nga viti 1830, me Din Bajram Bajraktarin, Bek Din Bajraktarin (plagos në Luftën e Junikut e vdek rrugës për tek kulla e tij në Kasaj të Tropojës), Tahir Bek Bajraktari, Rrustem Tahir Bajraktari (pas Luftës me çetnikët sllavë në Plavë-Guci në nëntor 1943, kthehet i sëmurë në vendlindje e vdes pas disa ditësh), Tahir Sali Bajraktari – drejtues i komunës së Becit e ndër kuadrot e para të pasçlimit në rrethin e Tropojës.
Bajraktarët e Shipshanit morën pjesë në të gjitha luftërat e Malësisë së Gjakovës kundër otomanëve, malazezëve, serbëve, etj. deri në Moraçë e Shkup, deri në Plavë-Guci, Durrës, Gjakovë, etj. Ata ishin pjesmarrës në kuvende e luftëra të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejës, të Kuvendit të Junikut…e deri në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.
 2.
 Tahir Sali Bajraktari ishte njeri i punës, një mjeshtër në profesionin e tij. “Duar artë” e quanin. I këndonte e jehonte puna e mekanikut, motorristit, etj. I papërtueshëm e i sakrifikueshëm ishte për të gjithë. Shoqëror. Rrinte në punën e tij, merrej me punët e tij.
Ishte i dhanun dhe pas shahut, duke marrë pjesë dhe në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare.
Në pesë vitet e fundit, duke qënë dhe në pension, dilte verave për bjeshknim në bjeshkën e Dobërdolit, ku e kishte ngritë aty shtëpinë e tij verore me të gjitha pajisjet e duhura si në qytet, kishte dhe televizor e shërbim internet, kishte ngrit dhe një minicentral të vogël për ndriçim elektrik për vehte dhe për fqinjtë e tij. Ai nuk ishte bari në Dobërdol, siç e paraqesin disa media, por ishte si i thonë vendasit “bjeshktarë”.
Tahir Sali Bajraktari në kohën e djehit, në regjimin komunist, ka pasë gjithato përsekutime politike, i kanë pasë internuar familjarisht në Lushnje e në Brisë, etj.
Vllau i tij ma i madh, Mustaf Sali Bajraktari, ka pasë vdek tragjikisht e në moshë krejt të re, 29 vjeçare,  në burgun e Spaçit, i cili në vitet e Demokracisë u dekorue me titullin “Martir i Demokracisë” (1994), me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Tropojës (2008), sheshit kryesor të Tropojës së Vjetër (Astë) iu dha emri i tij me ceremoni solemne e festive të madhe (2016), si dhe janë shkrue libra për jetën e aktivitetin e tij.
Tahir Sali Bajraktari është vlla i 9 motrave dhe ka një vlla, Besnik Sali Bajraktarin, një jurist i njohur në Tiranë, në strukturat vartëse të Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë.
3.
Tahir Sali Bajraktari i Kasajve, i Shipshanit e i Malësisë së Gjakovës, i vrarë në mbramjen e djeshme në bjeshkën e Dobërdolit në Tropojë do të varroset në ditën e nesërme, më 20 shtator 2018, në vendlindjen e tij, me nderime të larta e dhimbje të thellë, i përcjellë nga familjarë, të afërm, farefisni, bashkvendasit e tij, nga miq e të njohur nga gjithë Tropoja, Qarku i Kukësit e Puka, nga Kosova, Tirana, Plavë-Gucia, etj.
I koftë i lehtë dheu i tokës së vet! Shpirti i ndrit’të!
I paharrueshëm emri e kujtimi i mirë për Tahir Sali Bajraktarin e Shipshanit të Malësisë së Gjakovës, Tropojës!

Biznesmeni i dhunuar Andrea Zoga: Ja personat që më dhunuan para biznesit, prokurori mbylli çështjen

Biznesmeni i dhunuar sot në Tiranë, Andrea Zoga në një intervistë për “Panorama Online” ka treguar emrat e personave që e kanë kërcënuar edhe më parë, për shkak të një borxhi që pretendojnë se ka marrë vëllai i tij.

Ai ka thënë se nuk ka dijeni për borxhin e të vëllait, shumë e cila pretendohet të jetë 10 mijë euro.

Andrea Zoga tha për “Panorama Online” se nuk i ka parë personat që  e dhunuan sot paradite pasi ishin të maskuar, por më parë ai është kërcënuar nga një person i quajtur, Eltjon Bodinaku.

Ai ka thënë se ka kallëzuar në prokurori kur e goditën herë e parë para biznesit të tij, por prokurori Julian Zonja e ka mbyllur çështjen pa e thërritur fare biznesmenin.

Biznesmeni ka treguar rreth gjendjes shëndetësore dhe idesë për t’u larguar nga vendi nëse nuk arrestohen personat.

Keni patur ndonjëherë konflikte me personat që ju kanë sulmuar?

Është një konflikt që ka patur im vëlla me persona të tjerë për marrje borxhi.

Pra ngjarja ka lidhje me vëllain tuaj?

Po kjo është nuk ka lidhje me asgjë tjetër. Unë nuk kam asnjë konflikt me persona të tjerë.

Vëllai juaj ku ndodhet?

Vëllai jeton jashtë.

Sa është vlera e borxhit?

Janë rreth 10 mijë euro që ka marrë im vëlla. Që unë nuk jam në dijeni fare të këtij borxhi.

Jeni kërcënuar nga këta persona më parë?

Jam kërcënuar para dy muajsh. Prokuroria e pezullon dhe nuk e fillon çështjen për mos pasje argumentesh.

Personat i njihni?

Po po i njoh dhe i kam bërë kallëzim penal atyre. E kam çuar çështjen në prokurori dhe prokurori Julian Zonja,  pa më parë mua se kush jam ka mbyllur çështjen.

I njihni personat që ju dhunuan?

Ata që më kërcënuan po, ata që më dhunuan nuk i njoh sepse ishin të maskuar.

Po personat që ju kanë kërcënuar kush janë?

Ata që më kanë kërcënuar njëri quhet Eltjon Bodinaku dhe dy vëllezër që janë nga Puka. Di që i ka policia këto të dhëna sepse janë në kallëzimin e parë që kam bërë.

Keni bërë kallëzim tjetër penal dhe çfarë ju thanë?
Po kam bërë kallëzim tjetër penal dhe më thanë që do ta çojmë çështjen deri në fund.

Personat kanë tentuar të flasim më vëllain tuaj?

Se di fare se unë kam nuk flas vetë me tim vëlla. Ai është larguar këtu e 7 muaj përpara. Nuk e di fare dhe kur kanë ardhur tek unë nuk kam qenë fare në dijeni të kësaj gjëje.  Më vjen keq i thash i jeni drejtuar derës së gabuar. Gjejeni personin ku është në Gjermani.

Sa herë ju kanë kërcënuar?

Njëherë më kanë kërcënuar dhe njëherë më kanë ardhur në zyrë. Më kanë gjuajtur para subjektit.
Kush ju ka goditur?

Shoku i personit që donte borxhin. Shoku i Eltjon Bodinakut. Ky është ai që nxjerr borxhet.

Si paraqitet gjendja juaj shëndetësore?

Copë, copë.

Çfarë ju kanë thënë doktorët?

Tani do bëj ekspertizën mjekoligjore. Por njërin sy është më eshët mbyllur nuk hapet fare. Qafa më dhëmb gjithë kohës. Dy gjunjët që nuk lëvizin dot.

Kenit thënë që doni të largoheni nga Shqipëria?


Do kërkoj të largohem në një moment që nuk ka zgjidhje për këtë çështje nga shteti për banda që kërcënojnë bizneset. S’ka zgjidhje tjetër veçse të ikësh nga Shqipëria.

Video – Nga vrasja e Azem Hajdarit tek banda e Zani Çaushit, kush është Fatmir Metaj pjesë e IKMT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat ka folur në lidhje me shembjen e banesave në Jalë, ku sipas tij janë të paligjshme.

Basha shprehet se Rama shkatërron banesat e qytetarëve të pambrojtur duke lejuar të ndërtojnë miqtë e tij.

Kryedemokrati, ka denoncuar publikisht kërcënimin e kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Metaj ndaj deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili ndodhej në Jalë për të mos lejuar shembjen e banesave.

Sipas Bashës, Fatmir Meta ka qenë 20 vite më parë shef i komisariatit të Tropojës si dhe pronari i makinës me të cilën udhëtoi Fatmir Haklaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij ditën që ekzekutoi Azem Hajdarin.

Kreu i opozitës, tha se PD do të bëj një kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMT-së dhe se këtë herë nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë siç bëri me dosjen Hajdari.

Gjthashtu, Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama, se nëse kërcënohet apo dhunohen deputetët e PD, të gjithë përgjegjësinë do e mbajë kryeministri.

“Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme. Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij. Është e njëjta skemë se Teatrin Kombëtar.
Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti, policia dhe IKMT janë sjellë si banditë.
Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi të Tropojës.
Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, eshte shprehur kreu i PD. Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”

Të shpëtojmë jetën e Lindit 20 vjeçar nga TROPOJA

Fatlindi, apo si i thërrasin shkurt: Lindi, djali 20 vjeçar i Petrit Buçajt, nipi i Ukë Buçajt të Shipshanit vuan nga një sëmundje e rëndë (tumor) ndaj për të shpëtuar jetën e tij duhet ndërhyrje e shpejtë dhe e specializuar jashtë Shqipërisë, e cila ka një kosto financiare shumë të lartë.
Familja dhe të afërmit e tij e kanë të pamundur të përballojnë një financim kaq të madh, ndaj ata iu drejtohen me lutje Zotit e gjithkush e ka të mundur të japin ndihmen e tyre.
Deputeti i Tropojës e i Qarkut të Kukësit, z. Isuf Çelaj, e ka lëshue apelin e tij në faqen e vet në FB: “Thellësisht i prekur nga ky lajm, ju bëj thirrje të kontribuojmë të gjithë, me aq sa kemi mundësi, për të ndihmuar Lindin dhe familjen e tij”.
Një thirrje të veçantë kanë Deputeti i Tropojës, Shoqëria Civile, organizma shtetërore, qindra tropojanë në vendlindje e kudo tjetër, drejtue Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të financuar edhe shtetërisht kurimin e Lindit jashtë vendit, pasi babai i tij, Petrit Buçaj, ka nja 30 vite që punon në strukturat e Policisë së Shtetit në Tropojë.
Një numër llogarie është çelur pranë Raiffeisen Bank Sh.a., ku secili që e ka të mundur të japin kontributin e tij sado pak për të shpëtuar një jetë, për të shpëtuar Lindin 20 vjeçar. (Numrat e llogarisë bankare i bashkangjiten këtij apeli për ndihmë).
Të shpëtojmë jetën e Lindit 20 vjeçar nga TROPOJA

Kontributet mund të derdhën në emër të: SARA PETRIT BUÇAJ
Adresa: Tropojë, Lagja 28 Gushti, Shqipëri
Numri I Llogarisë:
Account No 0011368730
Monedha e llogarisë: Account Currency EUR
Banka Përfiturse Beneficiary Bank: Raiffeinsen Banka Sha
IBAN:
IBAN: AL26202111540000000011368730
Kodi SWIFT:
SWIFT Code. SGSBALTX

Në dhjetra statuse të hedhura në FB i drejtohën me lutje Zotit që të bajnë mrekulli për të shëruar Lindin 20 vjeçar nga Tropoja dhe mbetën me shpresë që Shteti Shqiptar e humaniteti i njerëzve të japin kuntribute financiare për të shpëtuar jetën e tij të re!

Denoncimet – Lulzim Basha njofton konferencë të jashtëzakonshme

Kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës Lulzim Basha paralajmëron deklarata denoncuese.

Zyra për shtyp e PD-së njofton se në orën 19:00 Basha do të dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai pati sot në drekë një tjetër dalje në media dhe nuk dihet se për çfarë denoncimesh të reja bëhet fjalë.

 

Kërkohen drejtues me vizion të gjerë dhe dije shkencore – Nga Fran GJOKA

  “Drejtorët e qarqeve të arsimit duhet të largohen”

 

Shkolla, si institucion bazë i sistemit  arsimor është vendi ku derdhet djersa e mësuesit për të përgatitur brezin e ri që t`i dalë zot fateve të vendit, prandaj ky sistem, së pari duhet të nisi me reformimin e drejtimit në arsimin tonë.

 

 

                  Arsimi ka nevojë për drejtues të aftë

 

Drejtuesi në arsim nuk duhet të jetë vetëm njeri i urdhrave, i dhënieve së porosive dhe detyrave, por në radhë të parë duhet të jetë njeri i përgatitur profesionalisht dhe i përkushtuar për të kryer detyrën që i ngarkohet. Një drejtues i mirë krijon atmosferë të shëndoshë  me kolektivin në mënyrë që punët të kryhen me dëshirë dhe jo me detyrim. E theksojmë këtë fakt, sepse vitet e fundit është vënë re se drejtuesit në arsim kanë qenë disi të “betonuar” në detyrën e tyre, prandaj në shumë raste tek drejtues të ndryshëm janë vënë re dukuri të tilla si paaftësi për të kryer detyrën në lartësinë e duhur, monotoni, mediokritet, liberalizëm, por shpesh herë teka ata është shfaqur edhe arroganca dhe ndjenja e inferioritetit. Në këto kushte, disa drejtues nuk kanë mundur të bëhen shembull pozitiv në mjediset ku kanë punuar.

Drejtuesit në fushën e arsimit kërkohet të jenë mjeshtër, jo vetëm në punën mësimore dhe edukative, por edhe në metodën e komunikimit me mësuesit dhe aq më tepër me nxënësit. Një drejtues i përgatitur duhet të jetë i thjeshtë, i qeshur, i zgjuar, i vëmendshëm, i dashur. Duhet ta dojë dhe respektojë profesionin, misionin e tij fisnik, kolegun, bashkëpunëtorin, nxënësin. Vetëm nëse krijon unitet dhe harmoni në kolektiv, themi se një drejtues është i aftë dhe i përkushtuar ndaj kryerjes së detyrës. Por, në kushtet e sotme, kur pothuajse kemi drejtorë arsimi apo drejtues shkollash të “përjetshëm”, njerëzve të tillë u krijohet mundësia të abuzohet me detyrën, të sillen ashpër me mësuesit dhe me nxënësit, të abuzojnë me marrëdhëniet me kolektivin, të mos respektojnë sa e si duhet normat e punës në shkollë. Kjo ka çuar në rënien e nivelit të punës mësimore dhe edukative në disa shkolla.

 

Është folur shumë për drejtuesit në arsim, por në të vërtetë, mbetemi në të njëjtin stad. Nuk njohin në thelb programet, planet dhe tekstet mësimore, ose nuk kishin dhënë kontribut të vyer në punën mësimore dhe edukative. Kjo e ka dëmtuar sistemin tonë arsimor, kjo ka dobësuar të ardhmen e shkollës sonë. Drejtuesi në arsim duhet të jetë vizionar. Ai nuk duhet të punojë për momentin, por të ndërtojë punën për të ardhmen, të njohë shqetësimet që lindin në sektorin e tij, problemet që dalin në komunitet, nivelin e çdo mësuesi, nivelin dhe sjelljen e çdo nxënësi etj. Vetëm kështu mund të shpresohet në një rezultat pozitiv në shkollat tona.

 

 

             Shqetësim: monopoli politik në drejtimin e shkollës

 

Të gjitha instancat drejtuese në sistemin tonë arsimor nga DAR e ZA të vendit e deri te drejtori i shkollës vazhdojnë të jenë vende politike. Kjo po e dëmton shkollën. Vendi i drejtorit, nëndrejtorit apo punonjësve të tjerë të administratës po u dhurohet militantëve, njerëzve politikë që “kontribuuan” për partinë e tyre. Me kalimin e kohës këta persona “çimentohen” në këta pozicione dhe bëhen të paprekshëm sepse i mbron miqësia dhe politika. Prandaj, sot, në institucionet tona arsimore kemi persona që kanë vite në ato vende pune, si specialistë  apo drejtorë me 20-25 vjet. DHE AJO QE është shqetesuese sot pikërisht keta punonjes te DAR-it apo shkollave s’kanë asnjë fushë të kërkimit shkencor. Karakteristik është fakti se të gjithë këta njerëz janë militantë ose anëtarë dhe kryetarë të grup – funksioneve e, për më tepër, anëtarë të këshillave të bashkive të një subjekti politik. Ajo çka është më e rëndësishme, flitet në zë se ata nuk e kryejnë si duhet detyrën e tyre. Shpesh, këta persona duke qenë nën mantelin partiak, bëhen të dëmshëm për kolektivin dhe shoqërinë, bëhen pengesë për zhvillimin me ritme të shpejta të shkollës sonë.

Muajt e fundit është konstatuar një valë emërimesh skandaloze në postet e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave, që kanë mbaruar part –time dhe me mesatare të ulët,duke e katandisur sistemin arsimor si mos më keq. Vendosja e drejtorëve pa kontribute dhe pa konkurse, ka shkaktuar prej muajve pakënaqësi të mëdha  në kolektivat e mësuesve, pavarësisht se këto të fundit gjendën të trembur dhe heshtin përpara një fakti tronditës. Kjo është shprehje e qartë e paaftësisë të drejtuesve të qarqeve të vendit. M.A.S ka kohë që ka marrë sinjalizime të herëpashershme lidhur me  emërimet pa konkurs dhe klienteliste në shkolla. Institucioni qendror hesht përpara këtij fakti, ku të paaftët dhe militantët vazhdojnë të gjejnë strehë në drejtimin e shkollave. Shkurt, ka ardhur koha që drejtorët e qarqeve të arsimit,ku ka shkelje si të sipërpërmendurat, duhet të largohen një orë e me parë, për shkeljet e rënda shkatërrimtare që po i bëjnë arsimit dhe shkollës.

I shtrojmë këta çështje, jo se nuk njihen nga opinioni i mësuesve, por që organet kompetente të marrin masa që fenomene të tilla të mos ndodhin më në shkolla. Shkolla duhet depolitizuar duke vënë mbi baza shkencore dhe jo politike. U fol shumë për politizim tekstesh, për pjesëmarrje të nxënësve dhe studentëve në mitingje të partive të ndryshme brenda orarit të mësimit e deri tek presionet e shumë drejtuesve ndaj mësuesve për të votuar sipas preferencave të tyre politike, madje pati edhe pezullime dhe pushime nga puna. Këta janë plagë të pashërueshme në arsimin tonë, që lënë shije të hidhur për një kohë të gjatë. Normalisht, dukuri të tilla nuk duhet të ndodhin, sepse dëmtojnë rëndë procesin në konsolidim të reformimit të shkollës.

 

Kërkohen drejtues me vizion të gjerë dhe dije shkencore

 

 

Sot, në kushtet e demokratizimit të plotë të sistemit arsimor dhe reformimit me hapa të shpejta të tij, përkrahën drejtues me vizion të gjerë dhe dije shkencore kërkohen njerëz të ditur dhe të sakrificës për të ndihmuar reformat dhe jo për t`i penguar ato. E themi këtë, sepse në shumë raste të zgjidhjes së problemeve në shkolla, shpesh janë bërë pengesa drejtuesit. Duhen përmendur këtu seminaret formale të organizuara, njëanshmëria në përzgjedhjen e teksteve mësimore, mungesa e predispozicionit në zgjidhjen e transportit të mësuesve dhe të nxënësve, kompletimi i shkollave me kabinete informatike dhe me sinjal interneti, përsosja e shpërndarjes së teksteve shkollore dhe shumë probleme të tjera, që duhen parë më me prioritet këtë vit shkollor. Janë probleme emergjente që duhen diskutuar dhe trajtuar gjerësisht nga drejtuesit, që të shpresohet në zgjidhjen e tyre. Kjo është detyra e drejtuesit në arsim dhe jo ajo e nxjerrjes përpara punonjësve e një mijë justifikimeve dhe pretendimeve për të vërtetuar një padrejtësi. Fenomene të tilla nuk duhet të ekzistojnë në mendjen dhe qenien e një drejtuesi të përkushtuar ndaj detyrës.

 

                Në sistemin e drejtimit të tërhiqen mësues të rinj,

                      që kanë master shkencor dhe profesional.

 

U fol shumë për përzgjedhjen e drejtuesit të arsimit me konkurs. Madje këtë vit edhe u aplikua për disa drejtues të ZA të disa rretheve, që në fakt rezultoi tërësisht e dështuar. Edhe në konkurse morën pjesë njerëz të politizuar, madje fituan më të preferuarit e organeve drejtuese. Por edhe kjo nuk është zgjidhje. Drejtuesi në arsim, fitues i një konkursi sipas kritereve të përcaktuara më parë nga dikasteri përkatës, mund të jetë e keqja më e mirë, por duhet ditur se ai testohet vetëm në njohuritë shkencore, ndërkohë që ai duhet të ketë edhe shumë cilësi të tjera njerëzore, metodike, pedagogjike, psikologjike etj, për ta bërë atë një person juridik të kompletuar në profesionin e vet. Madje, u hodh ideja që në rastin e emërimit të drejtuesve në arsim duhej marrë edhe mendimi i komunitetit. Ishte ide pozitive që nuk u realizua kurrë, megjithëse ky proces ka edhe anët e tij negative. Drejtuesi në arsim duhet të çojë me ambicie pozitive përpara detyrat e vëna në zbatim të reformës në arsim, të verë në lëvizje forcat krijuese, të respektojë dhe të përgjithësojë shembullin pozitiv. Është detyrë e drejtuesit të mbajë gjallë dëshirën e kolektivit për punë dhe mësim, të stimulojë kurdoherë shembullin pozitiv dhe të motivojë trupën arsimore për realizimin e objektivave. Drejtuesit e mirë, korrekt, të komunikueshëm dhe të përkushtuar, i duhet gjetur vendi i duhur, nga ana tjetër nuk mund të ngrihet në detyrë një militant mediokër. Në këtë kontekst jemi të detyruar të pranojmë se një drejtues i paaftë e dëmton jo vetëm punën e mësuesit, por edhe sistemin tonë arsimorë. Këtë fakt e kemi njohur, por e kemi të vështirë ta pranojmë.

Vërtetë në vendin tonë nuk kemi shkollë të veçantë për përgatitjen e drejtuesve, por njerëz të aftë dhe të ndershëm, që qëndrojnë larg politikës kemi, njerëz të përkushtuar dhe punëtorë kemi, mësues të aftë që e njohin artin e drejtimit. Le t’i afrojmë ata, t’i vlerësojmë dhe do të shohim si mund të ndryshojë shkolla dhe sistemi ynë arsimor në të ardhmen. Ky duhet të jetë një nga problemet që duhet të shihet më me prioritet, në sistemin tonë arsimor. Fryma e re, reformat e reja duhet të mbizotërojnë kudo në shkollat tona.

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë mbërrijnë sot në Shqipëri

NJOFTIM SHTYPI & FTESË

Vizitat e misionit të Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimeve

Kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq

Korçë, 16 shtator 2018 – Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve do të mbërrijnë në Shqipëri më 18 shtator për një mision katër ditor në lidhje me Kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuqi.

Kishat janë renditur midis 7 Më të rrezikuara vende të trashëgimisë në Europë në 2018, pas një nominimi të bërë nga Fondacioni “E Shkuara për të Ardhmen”. Delegacioni europian i specialistëve të trashëgimisë dhe të financave do të takohet me autoritetet kombëtare – duke përfshirë Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ministrin e Kulturës Mirela Kumbaro, përfaqësuesin kryesor të Kishës Ortodokse në Korçë, Voskopojë dhe Vithkuqi Johan Pelushi, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë, me qëllim mobilizimin e përpjekjeve për të shpëtuar këto kisha ikonë.

Ky është një grup prej 12 kishash të ndërtuara në Voskopojë dhe Vithkuq në Shqipërinë juglindore gjatë shekujve XVII dhe XVIII. Ato janë dëshmia më autentike e zhvillimit të jashtëzakonshëm ekonomik të këtyre dy qendrave të krishtera gjatë sundimit otoman në Ballkan. Disa nga këto kisha, me përmasa të mëdha, përfaqësojnë një formë të re arkitekturore dhe unike të bazilikave të kupola. Ato janë monumentet më
përfaqësuese të artit kishtar të shekullit XVII-XVIII në Ballkan dhe janë kryevepra të stilit Pas-Bizantin.

Pavarësisht nga vlera e tyre historike, monumentet ndodhen në një gjendje të avancuar degradimi. Dëmtimet nga uji dhe lagështia paraqesin kërcënime serioze për pikturat e brendshme murale. Vjedhja e objekteve është një problem i qëndrueshëm pasi asnjë nga kishat nuk sigurohet me kamera apo alarm.

Peter Bond dhe Lourdes Llorens Abando, konsulentë teknikë të kontraktuar nga Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, Paolo Vitti, anëtar i panelit këshilluese të programit 7 Më të Rrezikuarit dhe anëtar i Bordit të Europa Nostra, Lida Miraj, Arkitekte Restauratore dhe Anëtar Individual i Europa Nostra do të marrin pjesë në këtë mision. Kliti Kallamata, Arkitekt Restaurator i Fondacionit “E Shkuara për të Ardhmen”, do të përfaqësojë OJQ-në shqiptare që ka emëruar kishat në programin 7 Më të Rrezikuarat.

Më 18 shtator, delegatët do të kenë një takim me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë dhe do të zhvillojnë diskutime lidhur me ruajtjen dhe rinovimin e sitit.

Më 19 shtator, delegacioni do të vizitojë Kishat Pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq.

Më 20 shtator, delegatët do të takohen me përfaqësuesin kryesor të kishës orthodokse në Korçë, Voskopojë dhe Vithkuqi, Johan Pelushi, që është pronar i kishave të Voskopojës dhe Vithkuqit, dhe me kryetarin e
Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Më 21 shtator, delegacioni do të takohet me përfaqësues të autoriteteve kombëtare në Tiranë, duke përfshirë Ministrin e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe gjithashtu me Drejtorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Të njëjtën ditë, në orën 17:30, ekspertët do të japin një konferencë shtypi për misionin.

Profesionistët e medias janë të ftuar të marrin pjesë në vizitën në Kishat Pas-Bizantine më 19 shtator dhe në konferencën për shtyp më 21 shtator.

Për më shumë informacion rreth programit të misionit, ju lutemi kontaktoni Kliti Kallamata.

PRESS CONTACTS
Organizata që ka nominuar sitin
Fondacioni “E Shkuara për të Ardhmen”
Kliti Kallamata
E: [email protected]
T: +355 692147022
Europa Nostra
Joana Pinheiro, Communications Officer
E. [email protected]
T. +31 70 302 40 55
PËR MË SHUMË

Homepage


www.europanostra.org/7-most-endangered-news
twitter.com/europanostra
youtube.com/user/EuropaNostraChannel

Background information

Programi 7 Më të Rrezikuarat

Programi 7 Më i Rrezikuarit (The 7 Most Endangered programme) identifikon monumentet dhe vendet e rrezikuara në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të suksesshme për këto site. Programi ka filluar në 2013 nga Europa Nostra me Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve si partner themelues dhe Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës si partner shoqërues. Ajo u frymëzua nga një projekt i suksesshëm i ngjashëm i drejtuar nga Fondi Kombëtar Amerikan për Ruajtjen Historike. 7 Më të rrezikuarit nuk është një program financimi. Është një katalizator për veprim dhe nxit “fuqinë e shembullit”. 7 Më të rrezikuarit mbështetet nga programi i Europës Krijuese të Bashkimit Europian, si pjesë e projektit të Rrjetit Europa Nostra, “Trashëgimia e Përbashkët – Vlera të Përbashkëta”.

Që nga viti 2013, janë përzgjedhur si të të kërcënuara 29 monumente dhe vende të trashëgimisë nga 19 vende të Europës për në 7 Më të Rrezikuarat. Lista e parë u botua në vitin 2013, lista e dytë në 2014, lista e tretë në vitin 2016 dhe lista e katërt në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore. Në 2016, Laguna e Venedikut në Itali u shpall vendi më i rrezikuar i trashëgimisë në Europë.

Një panel ndërkombëtar këshillimor, i përbërë nga specialistë në histori, arkeologji, arkitekturë, konservim dhe financë, takohet për të diskutuar aplikacionet e dorëzuara në programin 7 më të rrezikuar dhe për të
përzgjedhur monumentet dhe vendet më të kërcënuara. Lista përfundimtare e 7 faqeve është zgjedhur nga

Bordi i Europa Nostrës

Ekspertët e trashëgimisë dhe ata financiarë nga Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve ndërmarrin misione në 7 vendet, së bashku me propozuesit. Ekipet multidisiplinore vlerësojnë vendet dhe ndihmojnë në formulimin e një plani veprimi të mundshëm për secilin prej tyre, në bashkëpunim të ngushtë me palët publike dhe private të vendit. Rezultatet dhe rekomandimet e këtyre misioneve janë përmbledhur në raportet teknike dhe financiare. Partnerët e programit ndihmojnë në zbatimin e këtyre raporteve (reports).

Europa Nostra

Europa Nostra është federata pan-europiane e OJQ-ve të trashëgimisë e cila mbështetet gjithashtu nga një rrjet i gjerë i organeve publike, kompanive private dhe individëve. Duke mbuluar më shumë se 40 vende në Europë, organizata është zëri i shoqërisë civile të angazhuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës. E themeluar në vitin 1963, sot njihet si rrjeti më përfaqësues i trashëgimisë në Europë.

Plácido Domingo, këngëtari i njohur i njohur botëror, është President i organizatës.

Europa Nostra bën fushatë për të ruajtur monumentet, vendet dhe peizazhet e rrezikuara të Europës, në veçanti përmes programit 7 Më të Rrezikuar (7 Most Endangered programme). Ajo feston përsosmërinë përmes Çmimit të BE-së për Trashëgiminë Kulturore / Çmimet Europa Nostra. Ajo gjithashtu kontribuon në formulimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave europiane që lidhen me trashëgiminë, nëpërmjet një dialogu të strukturuar me institucionet europiane dhe koordinimin e Aleancës Europiane të Trashëgimisë 3.3.

Europa Nostra ka promovuar me forcë dhe po kontribuon në mënyrë aktive në Vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018 (European Year of Cultural Heritage).

Instituti i Bankës Europiane të Investimeve

Instituti i Bankës Europiane të Investimeve (European Investment Bank Institute – EIBI) u krijua në kuadër të Grupit EIB (Banka Europiane e Investimeve dhe Fondi Europian i Investimeve) për të promovuar dhe
mbështetur iniciativat sociale, kulturore dhe akademike me palët europiane dhe publikun e gjerë. Kjo është një shtyllë kryesore e angazhimit të komunitetit dhe të qytetarisë të Grupit të EIB-it. Më shumë informacion në http://institute.eib.org

Europa Krijuese

Europa Krijuese (Creative Europe) është programi i BE-së që mbështet sektorët kulturorë dhe krijues, duke u mundësuar atyre që të rrisin kontributin e tyre në vende pune dhe në rritje. Me një buxhet prej 1.46 miliard euro për vitet 2014-2020, ai mbështet organizatat në fushën e trashëgimisë, arteve të interpretimit, arteve të bukura, artit ndërdisiplinor, botimit, filmit, televizionit, muzikës dhe video lojrave si dhe dhjetëra mijëra artistë, profesionistë kulturorë dhe audiovizualë. Financimi u lejon atyre të veprojnë në të gjithë Europën, për të arritur audienca të reja
dhe për të zhvilluar aftësitë e kërkuara në epokën dixhitale.

Fondacioni “E Shkuara për të Ardhmen”

Fondacioni “E Shkuara për të Ardhmen” është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2002 me qëllim mbrojtjen, studimin, ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore. Qendra e fondacionit është në Korçë, në juglindje të Shqipërisë – një zonë me numër të madh dhe shumëllojshmëri të monumenteve historike, ndërsa veprimtaria e fondacionit shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Fondacioni ka kontribuar në shumë projekte, duke përfshirë studime dhe vepra që kanë të bëjnë me mbrojtjen e arkitekturës dhe teknologjisë paraindustriale në Shqipëri, studimet arkeologjike mbi monumente parahistorike, veprat konservuese mbi artin dhe arkitekturën e monumenteve bizantine dhe pas-bizantine si dhe mbrojtjen e zonave urbane

PRESS NOTE & INVITATION

Europa Nostra and European Investment Bank Institute mission visits

Post-Byzantine Churches in Voskopoja and Vithkuqi

Korça, 16 September 2018 – Experts from Europa Nostra, the leading heritage organisation in Europe, and the European Investment Bank Institute will arrive in Albania on 18September for a four-day mission related to the Post-Byzantine Churches in Voskopoja and Vithkuqi. The churches were listed among the 7 Most Endangered heritage sites in Europe in 2018, following a nomination made by “The Past for the Future”

Foundation.

The European delegation of heritage and financial specialists will meet with national authorities – including the Minister of Tourism and Environment Blendi Klosi, the Minister of Culture Mirela Kumbaro, the
leading representative of the Orthodox Church in Korça, Voskopoja and Vithkuqi Johan Pelushi, nongovernmental civil society organisations and other stakeholders, with the aim of mobilising efforts towards
saving these iconic churches.

The churches in Voskopoja and Vithkuqi in south-eastern Albania are a group of 12 churches built during the 17th and 18th centuries. They are the most authentic evidence of the extraordinary economic development of these two Christian centres during Ottoman rule in the Balkans. Some of these churches, large in size, represent a new architectural and unique form of domed basilicas. They are the most representative monuments of 17th-18th century ecclesiastical art in the Balkans and are masterpieces of the post-Byzantine style. Despite their rare historic value, the monuments are in an advanced state of decay.

Water damage and humidity pose a serious threat to the interior wall paintings. The theft of artefacts is an enduring problem as
none of the churches are secured with cameras or alarms.

Peter Bond and Lourdes Llorens Abando, Technical Consultants contracted by the European Investment Bank Institute, Paolo Vitti, Member of the 7 Most Endangered advisory panel and Europa Nostra Board
member, Lida Miraj, Architect Conservator and Individual Member of Europa Nostra, will participate in this mission. Kliti Kallamata, Architect Conservator of “The Past for the Future” Foundation, will represent the Albanian NGO that nominated the churches to the 7 Most Endangered programme.

On 18 September, the delegates will have a meeting with the Minister of Tourism and Environment, Blendi Klosi at the Ministry of Tourism and Environment in Tirana and will hold discussions concerning the
preservation and renovation of the site.

On 19 September, the delegation will visit the Post-Byzantine Churches in Voskopoja and Vithkuqi.

On 20 September, the delegates will meet with the leading representative of the Orthodox Church in Korça, Voskopoja and Vithkuqi, Johan Pelushi, which is the owner of the churches of Voskopoja and Vithkuqi, and the with Mayor of Korça, Sotiraq Filo.

On 21 September, the delegation will meet representatives from national authorities in Tirana, including the Minister of Culture, Mirela Kumbaro and also with Director of the Institute of Cultural Monuments.
On the same day, at 17:30, the experts will give a press conference about the mission.

Media professionals are invited to attend the visit to the Post-Byzantine Churches on 19 September and the press conference on 21 September.

For more information about the programme of the mission, please contact Kliti Kallamata.

PRESS CONTACTS
Organisation which nominated the site
“The Past for the Future” Foundation
Kliti Kallamata
E: [email protected]
T: +355 692147022
Europa Nostra
Joana Pinheiro, Communications Officer
E. [email protected]
T. +31 70 302 40 55
TO FIND OUT MORE
http://7mostendangered.eu/
www.europanostra.org/7-most-endangered-news
twitter.com/europanostra
youtube.com/user/EuropaNostraChannel

Background information

The 7 Most Endangered programme

The 7 Most Endangered programme identifies endangered monuments and sites in Europe and mobilizes public and private partners on a local, national and European level to find a viable future for those sites.The programme was launched in 2013 by Europa Nostra with the European Investment Bank Institute as founding partner and the Council of Europe Development Bank as associated partner. It was inspired by a successful similar project run by the US National Trust for Historic Preservation. The 7 Most Endangered is not a funding programme. It is a catalyst for action and promotes “the power of example”.

The 7 Most Endangered is supported by the Creative Europe programme of the European Union, as part of Europa Nostra’s networking project ‘Sharing Heritage – Sharing Values’.

Since 2013, 29 threatened monuments and heritage sites from 19 countries across Europe have been selected for the 7 Most Endangered. The first list was published in 2013, the second list in 2014, the third list in 2016 and the fourth list in 2018, during the European Year of Cultural Heritage. In 2016, the Venice Lagoon in Italy was declared the most endangered heritage site in Europe.

An international advisory panel, comprising specialists in history, archaeology, architecture, conservation and finance, meet to discuss the applications submitted to the 7 Most Endangered programme and to shortlist the most threatened monuments and sites. The final list of 7 sites is selected by the Board of Europa Nostra.

Heritage and financial experts from Europa Nostra and the European Investment Bank Institute undertake missions to the 7 sites, together with the nominators. The multidisciplinary teams assess the sites and help formulate a feasible action plan for each of them, in close cooperation with national and local public and private stakeholders. The results and recommendations of these missions are summarised in technical and financial reports.The programme partners assist with the implementation of these reports.

Europa Nostra

Europa Nostrais the pan-European federation of heritage NGO’s which is also supported by a wide network of public bodies, private companies and individuals. Covering more than 40 countries in Europe, the organisation is the voice of civil society committed to safeguarding and promoting Europe’s cultural and natural heritage. Founded in 1963, it is today recognised as the most representative heritage network in Europe.

Plácido Domingo, the world-renowned opera singer, is the President of the organisation.

Europa Nostra campaigns to save Europe’s endangered monuments, sites and landscapes, in particular through the 7 Most Endangered programme. It celebrates excellence through the EU Prize for Cultural Heritage / Europa

Nostra Awards. It also contributes to the formulation and implementation of European strategies and policies
related to heritage, through a structured dialogue with European Institutions and the coordination of the European
Heritage Alliance 3.3. Europa Nostra is an official partner and has been greatly contributing to the European Year
of Cultural Heritage 2018.

European Investment Bank Institute

The European Investment Bank Institute (EIBI) was set up within the EIB Group (European Investment Bank and European Investment Fund) to promote and support social, cultural, and academic initiatives with European stakeholders and the public at large. It is a key pillar of the EIB Group’s community and citizenship
engagement. More information on http://institute.eib.org

Creative Europe

Creative Europe is the EU programme that supports the cultural and creative sectors, enabling them to increase their contribution to jobs and growth. With a budget of €1.46 billion for 2014-2020, it supports organisations in the fields of heritage, performing arts, fine arts, interdisciplinary arts, publishing, film, TV, music, and video games as well as tens of thousands of artists, cultural and audiovisual professionals.

The funding allows them to operate across Europe, to reach new audiences and to develop the skills required in the digital age.

“The Past for the Future” Foundation

The Past for the Future Foundation is a nongovernmental organisation founded in 2002 with the protection, study, conservation and restoration of historical monuments and cultural heritage as its objective. The centre of the foundation is in Korca, Southeast Albania – an area with a great number and variety of historical monuments, while the activity of the foundation is extended in all of Albania. The foundation has greatly contributed to many projects, including studies and works related to the protection of pre-industrial architecture and technology in Albania, archaeological surveys on pre-historical monuments, conservation works on art and architecture of Byzantine and post-Byzantine monuments and the protection of urban areas.

Dokumenti që erdhi nga Mali i Zi nxjerr zbuluar Saimir Tahirin

Klodiana Lala – Teksa prokurorëve për Krime të Rënda iu ka mbetur edhe një muaj afat për të vendosur për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në duart e tyre ka mbërritur përgjigja e letërporosisë nga Mali i Zi. Dokumenti po përkthehet në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe do t’i bashkangjitet fashikullit të hetimit.

Burime të besuara bënë me dije se përmes letërporosisë autoritetet malazeze i konfirmojnë prokurorisë shqiptare një udhëtim me jaht të ish-ministrit Tahiri nga vendi i tyre drejt Italisë, verën e 2017. Në dokument thuhet se jahti, është në pronësi të një shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit mbahet tejet sekret nga prokurorët. Autoritetet e huaja kanë përcjellë edhe të dhëna të tjera, që lidhen me këtë udhëtim, që nga orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin ish-ministrin e Brendshëm.

Pas marrjes së këtij dokumenti pesë prokurorët e çështjes kanë firmosur fletëthirrjet ne emër të gjithë personave që janë gjendur në shoqërinë ish-zyrtarit të lartë, të cilët pritet të paraqiten përgjatë kësaj jave për të dhënë shpjegimet e tyre. E ndërsa prokuroria ka hyrë në një tjetër fazë të vrullshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes, nga ish-ministri i Brendshëm nuk ka pasur më asnjë lajm.

Gjatë muajve të verës, ai u shfaq aktiv në rrjetet sociale, ku shpërndante foto nga udhëtimet e tij në mal, apo teksa bënte zhytje me të birin, e kësisoj përçonte edhe mesazhet e tij. Së fundmi, Saimir Tahiri po qëndron në heshtje. Që prej tetorit 2017, kur ndaj tij prokuroria çeli hetimin pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, ish-ministri ka dalë triumfator përballë drejtësisë.

Ai mundi të shpëtonte nga arrestimi, pasi Kuvendi nuk i dha autorizim prokurorisë. ndërsa ka dalë fitues në dy betejat e zhvilluara në gjykata. Herën e parë ai e bindi Apelin për Krime të Rënda t’i kthente pasaportën, e në përballjen e tyre ta lironte nga arresti i shtëpisë. Me gjykatën e Lartë, ku presin të shqyrtohen dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri, ish-ministri ende nuk i ka matur forcat.

Shqipëri: Dita e parë e shkollës, emocione dhe probleme

Në Shqipëri nisën sot vitin e ri shkollor 480 mijë nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme.

Ministria e arsimit deklaroi se programet mësimore janë më të lehtësuara, larg metodave të vjetra.

Afro 32 mijë fëmijë shkojnë në shkollë për herë të parë, ndërsa 39 mijë maturantë në gjimnaze do të provojnë maturën e re, e cila, sipas ministrisë, është e lidhur me Universitetin dhe tregun e punës.

Këtë vit shkollor, deklaroi ministria, u ndanë libra falas nga klasa e parë në të katërtën për afro 190 mijë fëmijë, ndërsa nxënësit nga klasa e 5 në klasën e 12, do të vazhdojnë të paguajnë për tekstet shkollore.

Por Koalicioni për Arsimin deklaroi sot se Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në rajon dhe në Europë për financimin e arsimit. Qeveria, sipas tij, premton prej 6 vjetësh rritjen e buxhetit për arsimin deri në 5 përqind të GDP-së, por buxheti i shtetit për arsimin zë vetëm 3 përqind.

Kjo mungesë e investimeve për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për rezultatet dhe arritjet e nxënësve, krahasuar me vendet e OECD.

Mungesa e investimeve publike në arsim dhe shpenzimet e pakta të Qeverisë për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës vijojnë të lënë pa arsim një pjesë jo të vogël të fëmijëve dhe adoleshentëve, tha Koalicioni për Arsimin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, afro gjysma e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm dhe rreth 70 përqind e tyre nuk kanë kushte higjene të përshtatshme për arsimimin e fëmijëve, citoi Koalicioni.

Thuajse 64% e fëmijëve më aftësi të kufizuar mbeten ende jashtë sistemit arsimor parauniversitar dhe vetëm 35% e shkollave në Shqipëri janë të aksesueshme nga këta fëmijë, theksoi Koalicioni. Edhe pse ky vit shkollor e gjen arsimin publik parauniversitar me një numër të dyfishuar të mësuesve ndihmës, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk do të përfitojnë nga kjo masë mbështetëse.

Koalicioni për Arsimin shtoi se arsimimi i fëmijëve romë dhe egjyptianë mbetet një problem, ndërkohë që 38.6 % e fëmijëve Rom dhe egjyptian nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Një ndër problemet kryesore të arsimit mbetet dhuna dhe bulizmi në shkollë: afro 40% e nxënësve janë viktima të dhunës fizike dhe psikologjike, ndërsa 22 përqind e tyre ndjehen të kërcënuar nga mësuesit. Thuajse 20 përqind e nxënësve janë viktima të bulizmit ndërsa 50 përqind e nxënësve janë dëshmitarë të diskriminimit të nxënësve në shkollën e tyre, deklaroi Koalicioni për Arsimin.

BASHKË ME VITET QË IKIN – Nga Mbarime Krasniqi

-…Sot në diten e parë të shkolles ju pershendes të gjitheve nxenes , mesues e prinder. Mbroni dashurite tuaja me shumë dashuri-

 

Sot eshte dita e pare e shkolles. Mbas 44 vitesh punë, sot mungova. Sot nuk jam më…

Sot ndihem jo mirë. Sot nuk u pershendeta me nxenesit e mi te vegjel qe i desha shume nder vite.

Nuk u pershendeta me koleget, prinderit e nxenesve, nuk dal perpara klases per te shpjeguar mesim.Sot mu mbushen syte me lote, pse jo qava me ngasherim e lot te hidhur.

Une realizova detyren si mesuese, por kam shume pune per te bere.

Do ti perkushtohem nipit tim te dashur qe e dua aq shume, i cili mbushi shtepine me gezim pas tragjedive te mia. Do ta mesoje dhe edukoj qe te behet “dikushi” ne jete. Te behet nje doktor i denje si gjyshi dhe halla e vet, dhe kudo ta therrasin dr. me “duar te arta”.

Do te me mungojne shume nxenesit, shoqet, shkolla, era e luleve qe nxenesit me shume dashuri ia sillnin mesuseses tyre te dashur. Nuk ka me… mesuese  MBARIMJA…

Me mungojne prinderit, qe me pergezonin per cdo gje qe beja per femijet e tyre.

Nuk do te bej me ditar, nuk do te kem me klase, nuk do te shpjegoj me mesim, nuk do te degjoj nxenesit qe t’me kerkojne ndihme per ato qe nuk i kane te qarta.

Nuk do te degjoj me shprehjen “ Mesuese te kerkojne lart! “ .Nuk do te zgjohem asnjehere ne mengjes per te shkuar ne shkolle, nuk ka per mua “dite te pare” te shkolles.

Nuk ka “7 mars” me nxenesit. Nuk ka me fustane, kostume e kepuce te bukura per diten e pare te shkolles apo 7 marsin.

Nuk do tu kerkoje nxenesve te shkruajne e te lexojne bukur, ta pervetesojne shkencen dhe te behen shkencetare per vendin e tyre, te behen te ditur, te dashur dhe te sinqerte.

Do te me mungoj derrasa e zeze, shkumsi.

Do te me mungojne fletoret e nxenesve, korrigjimet qe i beja me shume zell per punen e tyre.

Do te me mungoj era karrakteristike e librave.

Oh!, sa shume gjera do te me mungojne. Nuk ka me mesuese M…

Sa embel tingelloi ne veshet e mi per 44 vjet kjo shprehje, sa breza dolen nga duart e mia, sa e dashurova profesionin e bukur te mesuesit.

Sa e sa duar te vogla kam mbajtur nder vite per te shkruar shkronjat e para.

Sa lot fshija ditet e para te shkolles, kur duart e tyre te vogla  dridheshin dhe shkronjat nuk u dilnin bukur.

Do t’me mungojne edhe komplimentet e prinderve, mesuesve dhe drejtuesve te shume shkollave qe kam dhene mesim nder vite.

Do te me mungoj ora e fizkultures qe une e zhvilloja me aq pasion, do te me mungoj ora e vizatimit dhe muzikes qe e zhvilloja me shume dashuri.

Ah! Si eshte jeta.

Perpara 10 vjetesh, isha nena, gruaja, motra me e plotesuar ne bote. S’me mungonte asgje.

Tani qe hedh ne leter keta rreshta, jam shume e mallengjyer, jam nje moter fatkeqe.

Në 2008 humba nje vella, nje shok, nje mik, nje shpirt, nje zemer.

Humba gjithshka qe kisha arritur ne jete, gezimin, buzeqeshjen, motivin per te jetuar.

Me duket qe qysh ate dite, dielli nuk ka bere drite tjeter. Gjithcka e imja ate minute qe ndaloi zemra e tim vellai, kishte mbaruar. U ndave pergjithmone me villain tim te vogel, shpirtin e motres, zemren e motres, gezimin e motres, te bukurin e motres.

Kjo ishte tragjedia qe ndaloi buzeqeshjen time. Shpesh mendoj : “ Si qeshja? “ , kam harruar te qesh. Pra dhimbja te  ngrin buzeqeshjen ne buze.

Me 2010 me erdhi nje tragjedi tjeter, ku me “ra çatia mbi koke”. Me iku i zoti i shtepise, ai qe me mesoi ta dua jeten dhe ma beri te lehte , ta jetoj “ate”.

Ai qe me beri grua dhe nene te lumtur, ai qe ishte baba model i femijve te mi, ai qe i dha kuptim jetes time, ai qe me beri familjen, qe ishte modeli i familjes qe une doja.

Nje familje e vogel ne numer, por, shume e madhe me permasat qe ajo mori nder vite.

Pas ketyre tragjedive jetoja e rrethuar me dashurine e nxenesve te mi dhe kolegëve.

Me nxenesit qe qanin kur qaja une, me perkedhelnin e me puthnin kur lotet me binin pa e kuptuar.

…Sot ne diten e pare te shkolles ju pershendes te gjitheve nxenes , mesues e prinder. Mbroni dashurite tuaja me shume dashuri.

Me falni per nostalgjine, por bashke me vitet e mia iken aq shume edhe dashuri të miat!

E prape jetojmë.

E prap jeta vazhdon. Se e tille qenka.

 

-Tiranë, Shtator 2018-

SHTATORËT E BETEJAVE TË MËDHA PËR LIRI, SHTETFORMIM E BASHKIM TË TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE – Nga AZGAN HAKLAJ

– Maqedonia, më 30 shtator, vulos me votë të ardhmen e saj europiane, pro NATO-s dhe BE-së. Shqiptarët përcaktues.

-Të hanen beteja për ta çliruar “Rrugën e Kombit”.

 

Nëntorët e Lirisë 1443-1912-1944 janë trinomi i historisë sonë kombëtare shqiptare. Ata janë kryefjala e kësaj historie për faktin se lidhen me çlirimin e Atdheut nga otomanët, shpalljen e Pavarsisë dhe dëbimin e pushtuesve nazistë. Këto data janë epilogu i 3 etapave historike. Por nëse vëren me vëmendje kalendarin e ngjarjeve madhore e përcaktuese për fatet e lirisë, përpjekjet për krijimin e institucionit të shtetit si gur themeli i ardhmërisë së Kombit Shqiptar, shtatori është djep betejash të mëdha, kuvendesh kombëtare e konstitucionale, që kanë përcaktuar fatet e Kombit Shqiptar.

Më dt. 2 shtator 1457 në betejën homerike të Albulenës Ushtria Shqiptare e komanduar nga kryetrimi Gjergj Kastrioti i dha goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Turke dhe separatizmit e tradhëtisë së feudalëve dhe i hapi rrugën krijimit të Shtetit të Përqendruar Arbëror.

Katër shekuj më vonë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që këtë vit shënoi 140- vjetorin, Kuvendi më i rëndësishëm pas Besëlidhjes së Lezhës, krijoi Ushtrinë e saj vullnetare për t’u dalë zot trojeve shqiptare. Pagëzimi e fitorja e parë e madhe e Ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit ka ndodhur pikërisht me dt. 3-6 shtator në Gjakovë ku luftëtarët shqiptarë ekzekutuan marshallin turk Mehmet Ali Pashë Maxharri e tradhtarin Abdullah Pashë Drenin dhe mbështetësit e tyre.

561 vjet pas fitores madhështore të Albulenës në ditën e parë të shtatorit të vitit 1928 Asambleja Kushtetuese Kombëtare e shpalli Shqipërinë Mbretëri Parlamentare dhe Ahmet Zogun Mbret të Shqiptarëve, duke i hapur rrugën krijimit dhe konsolidimit të Shtetit Modern Shqiptar.

Më 16 shtator 1942 ishin 20 delegatë, përfaqësues të krahinave e besimeve të ndryshme fetare, klasa e shtresa me besime politike të ndryshme, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të njohur si Konferenca e Pezës. Kjo ngjarje historike, e organizuar dhe sponsorizuar nga nacionalistët shqiptarë, u tradhëtua nga komunistët, të cilët të dirigjuar nga Partia Komuniste Jugosllave, i braktisën parimet themelore të saj, bashkimin kombëtar dhe ndërtimin e një shteti demokratik. Përveç Enver Hoxhës, Myslim Pezës, Haxhi Lleshit, historiografia komuniste ka shpallur tradhtar të gjithë delegatët e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, Azis Çamin, Ndoc Çobën, Skënder Muçon, Halim Begejën, Ismail Petrelen, Ymer Dishnicën, Mustafa Gjinishin, etj.

Sot pas 8 dekadash falangat e kuqe të sponsorizuara nga Sulltan Rama marshojnë në Pezë si dikur fashistët e Musolinit mbi Romë, duke tundur portretin e diktatorit dhe flamurin me drapër e çekan. Përdhosja e Pezës nacionaliste e antifashiste dhe e veprës së patriotëve të shquar, që e organizuan atë, është një atentat e krim i shëmtuar ndaj historisë e dinjitetit kombëtar dhe të ardhmes tonë të përbashkët.

Më dt. 14 shtator 1943 ranë martirët e Grehotit në luftë me pushtuesit italianë.
Ranë në altarin e lirisë 37 dëshmorë të Atdheut në krye me Hysni Lepenicën. Historiografia komuniste kishte fallsifikuar realitetin dhe për 45 vjet persekutoi familjarët e tyre në mënyrën më ç’njerëzore.

Më 9 shtator 1946 shpërtheu Lëvizja Antikomuniste e Postribës, e para në Europën Juglindore. Ajo shpërtheu në një kohë kur në Këlmend vepronte çeta e Prekë Calit, në Malësi të Madhe forcat e Llesh Marashit, në Kastrat forcat e Nikë Gjelosh Gjikës. Korifejtë e Lëvizjes së Postribës ishin Osman Haxhia e Jup Kazazi. Kjo Lëvizje parashikoi se çfarë të ardhme mizore do të kishte Shqipëria komuniste diktatoriale, prandaj ka vlera të padiskutueshme gjeo-politike, sociale dhe qytetare. Ajo ishte Lëvizje e atyre që nuk besuan kurrë tek Komunizmi. Të parët e tyre kishin marrë pjesë në mbrojtjen e Ulqinit të udhëhequr nga Tahir Bajraktari. Burrat e Postribës kishin luftuar trup me trup me malazezët për Mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1912-1914. Në vitin 1939 u shquan në luftën kundër fashistëve italianë.

Më dt. 9 shtator 1946 një grup prej 200 vetash, i guximshëm, por i pa organizuar mirë, sulmoi kazermat ushtarake e ndërtesat qeveritare, por pa sukses. Përleshja me forcat e sigurimit vazhdoi deri në mëngjes kur sulmuesit u tërhoqën. Kjo Lëvizje nuk pati shumë viktima në fushën e betejës, por pati shumë në ditët në vazhdim. Batalionet e sigurimit invaduan në katundet e Postribës e pushkatuan dhjetra vetë pa gjygj. Brenda një muaji në qytetin e Shkodres u banë 11 burgje provizore duke i mbushur me të arrestuar nga pjesëmarrsit në Lëvizjen e Postribës. Ndonëse u shtyp kjo Lëvizje la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare duke paralajmëruar se çfarë pushteti mizor po instalohej dhe çfarë krimesh monstruoze do të bënte 45 vjet.

Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur. Por 3 dekada më parë kjo ishte e paimagjinueshme.

Më dt. 7 shtator 1990 gjeniu i politikës, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe burrat mendjendritur e vizionarë të Kosovës shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, gurëthemelin e Lirisë dhe të Pavarsisë së Kosovës.

4 shtatori i vitit 2016 është një ngjarje kulmore në historinë e re të Kombit Shqiptar. Në këtë ditë u shenjtërua Nanë Tereza, bija e shqiptarja më e madhe e historisë duke u ngjitur në nderin e altarëve dhe në panteonin e historisë së njerëzimit. Tani Kombi ynë e ka një avokat tek Zoti, siç shprehej me të drejtë Rrok Mirdita. Historia e kombeve është një sprovë e kujtesës dhe ndërgjegjes nacionale.

Makiavelistët dhe kolabaracionistët në Shqipëri dhe Kosovë duket se nuk kanë mësuar asgjë nga historia e vendit të tyre.

Pikërisht në Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit, në Shtatorin e Albulenës së fitorës se tij përfundimtare mbi turqit, betejës së parë të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Konferencës së Pezës, Kushtetutës së Kaçanikut, shtatorin e “mbretëreshës së qiejve” Nanë Terezës, Referendumit për Maqedoninë Europiane, ku vota shqiptare është përcaktuese janë vendosur në llogoren e kundërt të historisë Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Edi Rama, ky Esad Pashë i Mijëvjeçarit të Tretë, po shkatërron çdo gjë që lidhet me kujtesën tonë historike e kombëtare.

Ai ka vendosur për të shembur kryetempullin e kulturës, Teatrin Kombëtar.

Për interesat e tij utilitate në bisedime të fshehta me Grekët ka shitur pasuritë kombëtare.

Ka pushkatuar Kauzën Çame.

Ka shitur detin.

I ka dhuruar Erdoganit Portin e Vlorës.

Ka vendosur kufirin në Rrugën e Kombit, duke këputur në gijotinë arterien që lidh gjymtyrët e Kombit, prandaj të gjithë shqiptarët, më dt 17 shtator 2018 duhet ta ndalin këtë atentat ndaj bashkimit kombëtar e t’i thonë “Jo” traut pa alternativë dhe jo taksave të spahijëve të Sulltan Ramës.

Hashim Thaçi, kundër çdo të drejte historike, morale e kushtetuese, kërkon korrigjim kufijsh me Serbinë dhe nxjerrjen në pazar të Trojeve Shqiptare, për t’i dhanë mundësi Vuçiçit që të vendosë për kusht Paketën Ekonomike për të përfituar ekonomikisht, siç bëri me deklaratën e fundit.

Mesa duket në vend të kostumit të De Golit, miku i Ramës dhe Erdoganit, ka veshur kostumin e Vishisë për të pozuar në bisedimet me Serbinë.

Një shekull më parë Garibaldi shqiptar, Isa Boletini, kaloi La Manshin e shkoi në Londër për të mbrojtur trojet shqiptare që sot Hashim Thaçi i ka nxjerrë në ankand. Pyetjes së ministrit të Jashtëm të Londrës se: “A keni ardhë ketu për Mitrovicën?!”, Heroi ynë iu përgjigj me krenari e vendosmëri: “S’kam ardhë këtu zotni vetëm për Mitrovicën, por për çdo pëllëmbë të Trojeve Shqiptare”.

Shtatori është muaji i kujtesës tonë historike dhe i krenarisë kombëtare shqiptare.
Ky muaj i bekuar është një barrikadë e pakapërcyeshme për endërrat otomane, pansllaviste për Federatë Ballkanike, “Jugosllavi të Re” apo “Serbi të Madhe” që ju prish gjumin Erdoganit, Putinit, Vuçiçit, Ramës e Thaçit.

Ky është shtatori i madh i shqiptarëve, i Moisiut tonë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), i Shën Terezës, i Ymer Prizrenit, i Sylejman Vokshit, i Abdyl Frashërit, i Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Ramush Haradinajt, Ali Ahmetit.

Me dt. 17 shtator Rama do ta marrë pergjigjen në Rrugën e Kombit nga reagimi i uraganit popullorë.

Me dt. 19 shtator kumbaret e Erdoganit: Rama, Thaçi e Vuçiçi, do të dështojnë në skenarin e ideuar nga Putini.

Në Referendumin e Maqedonisë shqiptarët do të jenë garant e përcaktues, me votën e tyre do të vulosin: Maqedoni Europiane, antare e NATO-s dhe e BE-së.

Do të përserisin historinë, ashtu si shqiptarët e Malit të Zi që përcaktuen me voten e tyre shkëputjen e kësaj republike nga Serbia dhe Shpalljen e Pavarësisë. Me votën e tyre e imponuan antarësimin e Malit të Zi në NATO dhe Qeveria Malazeze mbeti properëndimore.

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë do ta gëzojnë Statusin e Shtetformimit të barabartë me maqedonasit, të përcaktuar qartë në simbolet e këtij shteti dhe të gjitha të drejtat kombëtare e kushtetuese, si qytetarë me identitet të qartë kombëtar historik e kulturor.

Skeptikët bajnë mirë t’i referohen Republikës së Krushevës të vitit 1902 ku shqiptarët, bullgarët dhe maqedonasit kishin të drejta e raporte të barabarta të sanksionuara këto dhe në vulen që përfaqësonte tre simbolet e tyre. Askush, mik apo armik i Shqiptarëve, nuk mund të mos pranojë realitetin e ri historik e të anashkalojnë faktin se tashma Shqiptarët janë një komb determinues e faktor vendimtar për paqen e sigurinë në Ballkan.

Ata nuk do të munden t’i ndajnë e aq me pak t’i negociojnë në tavolina kulisash të frymëzuara nga qarqe e ideologji antishqiptare të drejtat e tyre historike e kombëtare. Ky është Shekulli i Shqiptarëve, i realizimit të kauzës së tyre, të drejtës hyjnore të krijimit të Shtetit Komb, si garanci e mbrojtjes së Lirisë dhe e të ardhmes tyre.

Komuna e Tuzit dhe statusi i saj është dallandyshja e parë e pranverës së përbashkët të Shqiptarëve.

Çështja Habilaj – Edhe nga arratia lëshon prokurorë për avokatin, ish-drejtori i Policisë së Vlorës kërkon mbylljen e hetimit

I shpallur në kërkim nga drejtësia si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”, Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë Vlorë, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë.

Ankimimi është bërë nga avokati i tij dhe pritet që seanca për shqyrtimin e kërkesës të mbahet më 21 shtator. “Panorama” mëson se Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit edhe me tre muaj rreth 10 ditë më parë për dy ish-komisarët e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila, të dyshuar për lidhje me bandën e Habilajve në trafikun e drogës. Të dy ish-komisarët janë ende në arrati. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë afatin deri më 20 nëntor 2018 për shkak të kohës që nevojitet për analizimin e tabulateve telefonike, por edhe për pyetjen e personave që mund të kenë dijeni për veprat penale.

Moisi-Habilaj

Urdhërarrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit 2017. Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit, Moisi dhe Florian Habilaj, gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016- s.

 

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i Policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit, ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.

Ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ishministrit të Brendshëm.

TË JESH OPOZITAR NUK DO TË THOTË TË JESH ANTISHQIPTAR – Nga Merita Bekteshi URBANO

 Miqte e mi shqiptare ,jo te gjithe e dine qe shtet do te thote institucione, ndersa pushteti do te thote parlamenti si dhe ministri .Shteti eshte berthama e nje shoqerie.Kur ai dhe institucionet e tija lekunden me ndryshimin e politikes ,ai nuk eshte me nje shtet i qendrueshem,ne themi nuk ka shtet !Para disa ditesh me thiri ne telefon kordinatori per problemet e biznesit ne zyren e bashkeqeverisjes ne kryeministri dhe me ftoi ne diskutimin publik javor, qe behet ne dhomen e hartave per sa i perket zgjidhjes se problematikave ne denoncimet e bera ,ne platformen ,faqe e ideuar ,ne kuadrin e zbatimit te reformave orientuar nga komuniteti Evropian per luften kunder korrupsionit dhe krijimin e intitucioneve te qendrueshme ne Shqiperi .

Ne fakt,kam nje jete qe punoj ne biznesin tim duke u munduar te lundroj per 26 vjet, e vetme , ne ujnat e ngaterrume te ekonomise se tregut tejmaset te politizuar shqiptare. Shqiperia eshte nje shtet i vogel me nje konsum qe vjen duke rene edhe per shkak te renjes se numrit te popullsise.Emigrimi, shkaktari kryesor i renjes se veprimtarise ekonomike ne ekonomine e tregut shqiptar .Shqiptaret nuk eksportojne nuk kane infrastrukture prodhuese ,gjithcka e vjeter asht shkaterruar dhe investime reale ne prodhim ka pak .

Fuqia prodhuese eshte shume e dobet,dhe dokumentacioni ligjor qe percjell keto eksporte privilegjon kryesisht produkte fasonerie. Ne gjithe kete mori problematikash bizneset vendase te pershkallezuara qe lidhen me konsumin e perditshem jane vene ne veshtiresi te dukshme,nga mungesa e tregut dhe corientimi i tij me burimet e kundraligjshme financiare qe derdhen ne treg me shpejtesi edhe nga frika e sekuestrimit .Tregetaret e vjeter ,kan vene rripin e sigurimit ne kete cunam ekonomik ,te gjendur krejtesisht zbuluar perballe investimeve te bera ne vite, ne infrastrukturen e tyre te kredituar nga bankat e nje shteti pa kurrefare garancie financiare dhe politike te qendrueshme.Kjo eshte dhe aresyeja qe bizneset e vogla dhe te mesme aventurohen ne veprimtari te tjera plotesuese duke u hase me veshtiresite e reja ma te rafinuara dhe nje administrate tejmaset te korruptuar dhe jo kompetente e sidomos dembele shqiptare.Platforma e antikorrupsionit ,apo e bashkeqeverisjes sic e quan kryeministri eshte nje kerkese direkte e komunitetit Evropian ne luften per vendosjen e institucioneve ne Shqiperi,financuar me ndihmen e bankes boterore apo projekteve evropiane.Falenderimiim per zgjidhjen e problemeve i takon kryesisht te gjithe atyre burimeve njerezore qe ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve.

Por ,platforma nuk ndryshon dot ligjet e gabuara hartuar me shpejtesi dhe pa u diskutuar si duhet me grupet e interesit ,kjo per fajin e te gjithe deputeteve te te gjitha partive politike qe paguahen nga taksat e popullit per politikat e qeverisjes.Qe qeveria e Rames do te rikthente centralizimin doganor ne qender ,nuk eshte nje surprize per ne biznesmenet ,por e pafalshme eshte mos reagimi apo reagimi shum i dobet i opozites shqiptare aty ku eshte porta e pothuajse te gjithe ekonomise e vendit . Edhe me te pafalshme jane sulmet politike ,ndaj biznesit dhe familjes time ,pas berjes publike te dhjete reshtave, ne diskutimin falenderues publik qe une pata ne kryeministri per efektshmerine e platforms antikorrupsion ,nga disa pseudoopozitore fejsbuqesh ,anonime ,e banale .Pikerishte jane keta urithe halesh qe kane vite qe germojne themelet e shtetit tone ,nen masken e opozicionit demokratik.

Te jesh opozitar ,do te thote te jesh i hapur ,te dish te gjesh probleme ne qeverisje qe demtojne jo vetem jeten e opozitareve ,por te gjitha shtresave te popullsise ,pa dallim feje ,krahine apo ideje .Te jesh opozitar do te thote te kundershtosh cdo vendim antidemokratik hapur dhe afer qytetareve ,ne levizje paqesore qe deshmojne aresye dhe kembengulje.

Te jesh opozitar ,nuk do te thote te shpifesh e te sulmosh kundershtarin politik si armik ,apo ti imponosh bizneseve vetem zgjidhjen tende politike,por ti afrosh sa me shume me politika te drejta dhe pa paragjykime!

Kjo ishte ajo per te cilen une pranova te shkoj ne Tirane !

Kush është biznesmeni i goditur mbrëmë me tritol në Pogradec

Një banesë në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit është tronditur nga një shpërthim tritoli në mesnatë.

Banesa është në pronësi të Bajram Fejzollari, pronar i ‘Tv sot 7’ në Pogradec. Po ashtu në ai zotëron disa lokale në Korçë dhe në Pogradec.

Vetë Fejzollari ka deklaruar në polici se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person. Sipas policisë nuk ka dëme materiale, por punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë vendosur lëndën shpërthyese.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Majko: Shoqëria jonë po humbet të ardhmen, po bëhet më e pasigurt

Ministri i Qeverisë Rama, Pandeli Majko në një fjalim të mbajtur në Akademinë Politike të PS-së, ka folur me tone kritike për të ardhmen në Shqipëri. Ai ka thënë se shoqëria jonë e konsumit po rrezikon kujdesin për të ardhmen. Sipas tij, shoqëria po humbet domethënien dhe po bëhet me e pasigurt.

 

Majko gjithashtu flet për fenomenin e drogës që sipas tij është shndërruar në kulturë dhe po konsiderohet si qëllim.

“Në shoqërinë tonë të konsumit po rrezikon të shuhet cilësia e kujdesit për të ardhmen.Ajo po e humb domethënien dhe po bëhet e largët dhe më e pasigurt.

Familjet që nuk kanë mundur të kapin progresin material ndjehen të varfër, më tepër se më parë, kurse fëmijët e tyre të konsideruar klasë e dytë, thuajse janë të përjashtuar nga gjenerata e tyre.

Përdorimit të drogës në Shqipëri po mbështetet nga kultura e cila të tashmen nuk e konsideron qëllim. Ajo e konsideron të kaluarën dhe të tashmen si “mjete””, thekson Majko.

Fjala e plotë

Ka të vërteta brenda vetes që të duhet kohë ti shpejgosh. Kur kupton më shumë, vlerëson se mencuria ka vajtimin e saj. Ai i cili shton dijen, shton edhe dhimbjen.

Në fillimin e viteve 90-ët kisha ndjesi por jo konkluzione. Kisha kujtime të bukura nga fëminia dhe shkolla në periudhën e komunizmit. Koha dhe raporti me lirinë më treguan se të kërkuarit e së bukurës në kohën që jeton mund të jenë edhe kurthe të një gënjeshtre. Pa raportin me të vërtetën, vështirë se do dalim nga gropa e sotme morale e moskuptimit të vetes si shoqëri.

Në Shqipëri jetojmë në kohë ndryshimesh të shpejta. Progresi teknologjik është pranuar si vlerë absolute dhe shoqëria jonë i është nënshtruar atij.

Simboli i vërtetë i kohës të cilën jetojmë janë “bravat” e dyerve tona! Asnjëherë si tani nuk kemi qenë kaq të mbyllur karshi njëri prej tjetrit. Në qytetërimin tonë komunikimi ka ndryshuar kuptimin.

Cilësia e komunikimit po formon një marrëdhënie të re me politikën. Roli i ri i televizionit, rrjeteve sociale dhe fotografia ka bërë që publiku gjithnjë e më pak të besojnë tek “fjala”. Ata besojnë më shumë në atë që shohin me sytë e tyre. Fjalët e mëdha dhe premtimet nxisin shpesh buzëqeshje cinike duke ritur distancën me politikën.

Përballë vështirësive që po lindin për shkak të ndryshimeve të theksuara teknologjike dhe shoqërore, të rinjve ju duhet të ballafaqohen me kaosin e botës shpirtërore ku individi po bëhët dhe më i vetmuar.

Diferencat, kanë bërë që e kaluara gjithnjë e më tepër të “largohet” prej të tashmes duke e humbur vlerën e saj para syve të të rinjve. Komunikimi mes gjeneratave po tkurret dhe më të rinjtë nuk po gjejnë tema të përbashkëta me prindërit e tyre. Komunikimi mes brezit “kompjuterik” dhe prindërve nuk flet të njëjtën “gjuhë”.

Zgjidhjet për disa probleme të cilat në të kaluarën ishin të mira sot e kanë humbur vlerën e tyre. Në vetëdijen e të rinjve, e “vjetra” dhe e “pavlefshmja” kanë marrë të njëjtin kuptim.

Ndryshimet e shpejta në ekonomi dhe teknologji kanë zvogëluar ndjeshëm rolin e familjes në edukimin e fëmijëve. Ka rënë dukshëm ndikimi i prindërve në zhvillimin moral dhe shpirtëror të gjeneratave të reja.

Gërshetimi i kulturave të ndryshme ka sjellë pasiguri në botën shpirtërore të të rinjve. Kërkimi i tyre për të krijuar opinione të qëndrueshme. Ajo shpesh mbaron në relativizmin e vlerave ku nuk mund ta gjejnë veten dhe identitetin e tyre.

Urbanizimi ka ndikuar jo vetëm pozitivisht në zhvillimin shpirtëror të të rinjve në Shqipëri. Jeta në qytet shpesh s’ka domethënie. Ka me qindra nxënës nëpër shkolla që mbesin të “paemër”. Mungesa e identitetit i bën të ndjehen të vetmuar dhe nën trysninë e vetmisë urbane.

Në shoqërinë tonë të konsumit po rrezikon të shuhet cilësia e kujdesit për të ardhmen. Ajo po e humb domethënien dhe po bëhet e largët dhe më e pasigurt.

Familjet që nuk kanë mundur të kapin progresin material ndjehen të varfër, më tepër se më parë, kurse fëmijët e tyre të konsideruar klasë e dytë, thuajse janë të përjashtuar nga gjenerata e tyre.

Përdorimit të drogës në Shqipëri po mbështetet nga kultura e cila të tashmen nuk e konsideron qëllim. Ajo e konsideron të kaluarën dhe të tashmen si “mjete”.

Mjaft të rinj vetëm të ardhmen e kuptojnë si qëllim. Kjo mënyrë jetese e cila vetëm shpreson se do të jetojë po krijon pamjaftueshmërinë, varësinë dhe zbrazëtinë e cila mban larg të rinjtë nga jeta aktive.

Ndarja mes gjeneratave sot në Shqipëri është më e madhe se në të kaluarën. Po shfaqet problemi i keqtrajtimit të moshës së tretë duke i vlerësuar si të padobishëm. Prindërit e moshuar po mbyllen në shtëpi pleqsh ose lihen të izoluar si provë e vështirësisë të brezit të ri në harmoninë me të vjetrit.

Të rinjtë po rrezikojnë të humbin kuptimin për natyrën. Çrregullimi ambiental po robëron kulturën e jetës me betonin e hirtë të qyteteve.

Miq

Unë nuk jam pesimist. Në se kjo do të ishte e vërtetë nuk do të merresha me politikë. Kur më ftuat të flisja për temën “sfidat” u ndjeva në vështirësi. Kjo fjalë sot tek ne, “lundron” midis asgjës dhe gjithckasë.

Fondacioni juaj që organizon këtë aktivitet mban emrin “Qemal Stafa”. Ai ishte komunist. Por, Qemal Stafa kishte një vecanti. Ai përfaqësonte shpresë dhe ëndër për të nesërmen për brezin e tij nën okupacionin e vendit.

Pa krijuar ëndrën e kohës suaj mos tentoni seriozisht të merreni me politikë. Do ktheheni vec në “burokratët” e saj. Do të keni fundin e shokëve të Qemal Stafës.

Ai i cili shton dijen, shton edhe dhimbjen. Politika nuk diskuton kujtimet. Janë veprimet ato që na bëjnë. Ato përcaktojnë vlerat e cdo kohe. Kjo ëshë sfida e sfidave.

Ju faleminderit.

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari: Po na ikën për duarsh gjuha jonë kombëtare

SHKODËR – Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari gjatë hytbes në faljen e së premtes nga xhamia e Parrucës për situatën e arsimit në Shqipëri ka dhënë disa mesazhe të forta. Në prag të nisjes së sezonit shkollor dhe akademik, Sytari tha se arsimi ndodhet përballë sfidave të mëdha, ku nga njëra anë janë mësuesit, të cilëve u mbetet një barrë e madhe dhe nga ana tjetër janë prindërit, në dilemë për zgjedhjen e shkollave dhe të ardhmen e fëmijëve. Myftiu bëri apel që të rinjtë t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë rrugës së dijes, pa harruar apelin për shkatërrimin sipas tij që po pëson gjuha shqipe dhe që duhet të ndalet sa më parë. Gjatë faljes së të premtes në xhaminë e Parrucës në Shkodër morën pjesë përveç besimtarëve të zakonshëm, edhe nxënës e studentë, si dhe mësues të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe pedagogë të Universitetit të “Luigj Gurakuqi”.

“Një tërheqje vëmendjeje për sojin tim, për rininë, për fëmijët tanë në këtë fillim viti shkollor dhe fillim viti akademik për të respektuar dijen dhe dijetarët. Në kohët e qytetërimeve askush nuk guxonte të ngrinte dorë kundër mësuesit, askush nuk mendonte ta thërriste në emër, të tallej apo ta fyente mësuesin, askush nuk mendonte për t’i bërë kamera të fshehta mësuesit për ta bërë objekt qesharak. Sfida e mësuesit është të ruajë këtë ekuilibër të madh të besimit dhe qytetarisë, të ruajë këtë ekuilibër të madh të vlerave tona kombëtare dhe fetare, të ruajë këtë ekuilibër të madh të një brezi, i cili ka më shumë se kurrë nevojë për ndërhyrjen e njerëzve të urtë dhe të ditur, për t’i shpëtuar brezat dhe rininë tonë nga tentakulat e së keqes prej së cilës kërcënohet çdo ditë. A nuk është e dhimbshme të mendojmë se ka ardhur një ditë ku njerëzit diskutojnë mes vetes se në cilën shkollë ta çoj fëmijën, në atë shkollë ku luhet poker, në atë shkollë ku nuk ndalohet duhani, në atë shkollë ku shpërndahet droga apo në atë shkollë ku pihet alkooli. A nuk është paradoksale kjo, shkollë dhe imoralitet, shkollë dhe shthurje, shkollë dhe duhan, shkollë dhe drogë, o Zot o Zot, Zoti na ruajt dhe na udhëzoftë”, u shpreh myftiu i Shkodrës.

MESAZHI I MYFTIUT
Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, imam Muhamed Sytari foli për sfidat e prindërve të sotëm, duke thënë se duhet t’u qëndrojnë shumë afër fëmijëve, sepse kjo është një kohë e çuditshme, kur në mënyrë të fshehtë ka përpjekje për t’ju vjedhur fëmijët. Jo materialisht – tha myftiu – por për t’u vjedhur mendjen, për t’u vjedhur shpirtin, për t’u devijuar besimin, për t’i nxjerrë nga drita e besimit në errësirën e mohimit, për t’i nxjerrë nga drita e vlerave, tabanit e trashëgimisë islame drejt injorancës, drejt primitivizmit dhe drejt një modeli që nuk mund të jetë premtues për të ardhmen e asnjë brezi. Më pas, myftiu foli edhe për sfidën e mësuesve të sotëm, që është sipas tij për të edukuar një brez, i cili më së shumti ka nevojë për mësuesin edukator.

Myftiu Sytari deklaroi se fëmija dhe i riu që është para duarve të mësuesit, nesër do jetë mjeku i së ardhmes, politikani i së ardhmes, presidenti i së ardhmes, kryeministri i drejtë dhe moral i këtij vendi, politikani i drejtë dhe moral i këtij vendi, deputeti moral dhe i drejtë i këtij vendi, do të jetë ministri moral dhe i drejtë i këtij vendi, do të jetë myftiu moral dhe i drejtë i këtij vendi, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i urtë, i drejtë dhe i posaçëm në atë pozicion i këtij vendi, pra do të jetë e ardhmja. Nëse ne sot neglizhojmë farat e së nesërmes – këshilloi myftiu i Shkodrës – askush të mos ketë habi pastaj nëse pas disa vitesh modelet hibride do të drejtojnë Shqipërinë dhe ta marrin përdore drejt dekadencave më të mëdha se sa ka rënë sot Shqipëria si pasojë e një keqformimi, si pasojë e këtij keqedukimi, si pasojë e një formimi që nuk njeh Zotin, nuk njeh bazën morale, nuk njeh tabanin kombëtar, por njeh vetëm të qenurit misionar i dikujt dhe diçkaje që njerëzit nuk e shohin dhe ajka e dijetarëve e dinë, por shumica e njerëzve heshtin dhe nuk flasin dhe shumica shkojnë në turmë si turmat që nuk dinë ku shkojnë dhe kush i drejton.

APELI
Në fund të fjalës së tij, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari iu drejtua mësuesve dhe edukatorëve të shtrenjtë, duke u thënë amanet fëmijët e këtij vendi dhe amanet fëmijët e Shkodrës. “Çdo mësues le të jetë vlerë, të jetë sakrifikues, të jetë model, të jetë pikë referimi për fëmijët tanë. Jo të mendojmë të kundërtën. Duhet të lutemi që Zoti të na ruaj nga dija e padobishme, e cila sjell korrupsion dhe sjell aty ku nuk duhet njerëz, të cilët shkatërrojnë vendin dhe prishin pasuritë e tij.

Një shoqëri që nuk vlerëson dijetarët, mësuesit dhe edukatorët, një shoqëri që nuk interesohet që fëmijët e saj të lartësohen në gradët e shkallëve më të larta të dijes dhe nxënies së saj është një shoqëri e destinuar për t’u shkatërruar siç janë shkatërruar shumë shoqëri të tjera u shpreh myftiu”, pohoi Sytari. Në mbyllje, ai bëri një lutje për gjithsecilin prej prin-dërve dhe fëmijëve që të kenë vëmendjen tek fëmijët që t’ua mësojnë bukur gjuhën shqipe. “Po na ikën gjuha shqipe për duarsh, po na ikën gjuha jonë kombëtare, këtë gjuhë me të cilën na ka veçuar Zoti nga krejt popujt e tjerë të botës, po na ikën për duarsh në një mënyrë apo tjetër, po na masakrohet gjuha, po na bastardohet trashëgimia kombëtare, po na bastardohen traditat kombëtare, tabani kombëtar i vlerave dhe njerëz pa traditë. Pa taban e trashëgimi nuk gjen në asnjë vend të botës, veç ata që janë larguar nga kjo botë dhe nuk kanë asgjë”, përfundoi mesazhin e tij myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.

“Rulota” politike me lojërat e fatit në Shqipëri

Aleksandra Bogdani

Industria e lojërave të fatit në Shqipëri ka rritur me 25 për qind të ardhurat dhe 68 për qind fitimet vetëm në dy vitet e fundit, ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se ekspansioni ekonomik ngrihet mbi informalitetin e lartë dhe tolerimin prej Autoriteteve Mbikëqyrëse.

Debati mbi lojërat e fatit u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mazhoranca rrëzoi të enjten një dekret të presidentit Ilir Meta, me anë të së cilit u kthye pas një ndryshim i propozuar në ligjin “për tatimin mbi të ardhurat”, ku përfshihej edhe Lotaria Kombëtare.

Në fund të korrikut, presidenti refuzoi të dekretonte nenin 6 të ligjit, me argumentin se favorizonte sërish industrinë e lojërave të fatit në dëm të buxhetit të shtetit dhe familjeve shqiptare.

Qeveria i kundërshtoi argumentet e Metës si keqkuptime, ndërsa mohoi të kishte ulur normën e tatimit ndaj kompanive të lojërave të fatit.

Ne i rrisim tatim-fitimin në konceptin e ligjit të shkruar në vitin 2015 Lotarisë Kombëtare nga 10 për qind në 15 për qind

​Industria e lojërave të fatit është një temë e ndjeshme në Shqipëri, pasi përmes lobingjeve ia ka dalë të ndikojë vazhdimisht politikën në favor të rritjes së fitimeve në njërin prej vendeve më të varfra të Europës. Në përplasjen e fundit mes presidentit dhe qeverisë, duket se të dyja palët kanë pjesërisht të drejtë.

Qeveria e drejtuar nga Rama e uli barrën fiskale për kompanitë e lojërave të fatit që me miratimin e ligjit të ri në vitin 2015. Baza e tatimit ndryshoi nga xhiroja tek të ardhurat bruto, të cilat u përkufizuan në ligj si vlera që u mbetej kompanive pas zbritjes së shumës së fituar nga lojtarët.

Efektet e financiare të këtij ndryshimi reflektohen në bilancet e kompanive të lojërave të fatit.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se tregu i lojërave të fatit ka shënuar rritje me 25 për qind të të ardhurave dhe 68 për qind të fitimeve nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017.

Vetëm në vitin 2017, shqiptarët shpenzuan mbi 16.2 miliardë lekë [148 milionë dollarë] në tregun e bixhozit, i cili zotëron mbi 4 mijë pika të shpërndara në çdo cep të vendit dhe ndahet mes 20 kompanive të licensuara nga Autoriteti Mbikëqyrës.

​Analiza financiare tregon megjithatë se 85 për qind e tregut kontrollohet tashmë nga vetëm pesë kompani kryesore.

​Operatori më i madh i lojërave të fatit është kompania austriake Novomatic AG, e cila ka një shtrirje të gjerë në vendet e Ballkanit. Në Shqipëri, Novomatic zotëron përmes kompanive bijë Lotarinë Kombëtare dhe kazinotë elektronike Asta Albania dhe Adriatik Game. Vetëm për vitin 2017, ato realizuan së bashku të ardhura me vlerë 4.6 miliardë lekë dhe fitime prej 526 milionë lekësh.

​Kompania e dytë me të ardhurat më të larta është Apex Al, e cila së bashku me operatorin e tjetër të zotëruar prej saj, VLT Albania, realizuan mbi 3.5 miliardë lekë në tregun e kazinove elektronike. Apex është kompania me fitimet më të larta të deklaruara për vitin 2017 në vlerën e 2 miliardë lekëve ose rreth 60 për qind të të ardhurave.

Kompanitë e basteve sportive janë rrudhur nga 5 në 3 gjatë viteve 2015-2018. Kompanitë e mbetura në treg, Top Start, Lloto Sport dhe I.T.S.G.A realizuan së bashku të ardhura me vlerë 5.8 miliardë lekë, nga të cilat 88 milionë lekë fitime në 2017.

Ndërsa 15 operatorët e tjerë ndajnë mes tyre më pak se 15 % të tregut.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se paratë e fituara në tregun e bixhozit investohen kryesisht në biznesin e ndërtimit në Shqipëri, por edhe në sektorin e telekomunikacionit apo këmbimin e valutës. Dokumentet gjyqësore tregojnë gjithashtu se personazhe të përfshirë në krimin e organizuar në të shkuarën zotërojnë aksione në kompani bastesh, në kundërshtim me ligjin.

Informalitet i lartë

Industria e lojërave të fatit ishte një kalë beteje i fushatës elektorale të vitit 2013, që solli në pushtet kryeministrin Edi Rama. Operacioni i parë i qeverisë së tij, “Fundi i Marrëzisë” targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit dhe në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj që u prezantua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Ligji parashikon zhvendosjen e kazinove nga qendrat e qyteteve, distanca deri në 100 metra mes kompanive të basteve sportive si dhe rritje të tarifave që supozohet të shkojnë për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe sporteve.

Por qeveria ndryshoi kurs në vitin 2016 dhe e shtyu zbatimin e ligjit me dy vjet. Të enjten në Kuvend, ministri i Financave, Arben Ahmetaj premtoi se nuk do të ketë më shtyrje.

Më 1 janar 2019, kazinotë elektronike do të largohen nga qendrat e banuara. Do zbatohet ligji i vitit 2015. Nuk ka asnjë shans të shtyhet

Por zotimi për zhvendosjen e kazinove elektronike nuk i jep përgjigje morisë së paligjshmërive që mbizotërojnë në këtë sektor.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se informaliteti në sektorin e lojërave të fatit vazhdoi të ishte i lartë gjatë viteve 2015 dhe 2016, ndërsa pajisjet e konfiskuara në adresat dytësore të palicensuara ishin tre herë më shumë se sekuestrimet e operacionit “Fundi i Marrëzisë”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr gjithashtu në pah faktin se që Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit ka bërë një sy qorr ndaj kompanive të kapura në shkelje. Në 90 për qind të rasteve të konfiskimeve, sipas auditit, inspektorët nuk i identifikuan organizatorët e lojërave të palicensuara, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 50 miliardë lekësh në vitet 2015-2016.

Një dëm shtesë prej 14.3 milionë lekësh, sipas KLSH-së u shkaktua nga mungesa e mbledhjes së kamatëvonesave të gjobave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar një mori tolerimesh të tjera për industrinë e lojërave të fatit, të cilat nuk i kanë paguar ndonjëherë detyrimet ligjore prej 0.2 për qind të xhiros për të ashtuquajturat vepra të mira, apo me raste kanë shmanguar edhe tarifën prej 0,5 për qind të xhiros ndaj Autoritetit Mbikqyrës.

Në fund, KLSH ka ngritur dyshime për pastrim parash përmes shit-blerjes së aksioneve në këtë sektor dhe i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që t’ia referojë rastin Drejtorisë së Pastrimit të Parave.

Rama: “Për dialogun Kosovë – Serbi mungon një platformë strategjike kombëtare”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në Tiranë se për “korrigjimin ose jo të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë” në radhë të parë Kosovës i takon shtetit dhe autoriteteve të saj të përpunojnë një platformë për dialogun.

“Unë jam i fundit njeri që më takon të flas e të bëj komentatorin, ndërsa në Kosovë po bëhet një debat mbi një ide e jo mbi platformë, që ende nuk e kemi parë, ndaj si përfaqësues i qeverisë së Shqipërisë, ndjej thellësisht detyrimin të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj” – tha zoti Rama gjatë një interviste në televizionin Top Channel.

Ai theksoi se kjo është një çështje shumë komplekse dhe se nevojitet një ekip i unitetit kombëtar, jo në kuptimin fizik e formal, por në kuptimin e qasjes.

“Gjithësekush ka detyrën të kontribuojë për këtë çështje, të përfaqësojë dhe të mishërojë vullnetin për të qenë një zë i unifikuar dhe jo një klub ku dëgjojmë akuza, ku dëgjojmë të flitet për patriotë e për tradhtarë, për kuzhinerë, argatë e shërbëtorë. Këto nuk çojnë asgjëkundi, sepse çështja është shumë më komplekse”.

Zoti Rama tha se Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën, të presë e të ndjekë me shumë vëmendje se çfarë mendojnë përfaqësuesit e saj, dhe për çfarë ata janë në gjendje të bien ose jo dakord.

“Ne nuk mund të bëjmë tutorin e Kosovës. Unë nuk e kam pëlqyer kurrë kur e kanë bërë të tjerët dhe asnjëherë nuk kam marrë përsipër ta bëj vet. Kjo është një çështje ku luhet fati jo thjesht i Kosovës po i kombit shqiptar për shumë vite që vijnë. Mund të gabohet shumë lehtë dhe mund të bëhen gabime me pasoja të pakorrigjueshme për shumë e shumë vite më vonë” – tha ai.

Sipas tij, të thuash se je pro apo kundër korrigjimit të kufijve do të thotë se je pro ose kundër një ideje, e cila është shumë pak për të formuluar një qëndrim strategjik kombëtar.

“Një ide është shumë pak, është krejtësisht e pamjaftueshme. Mund të jetë një ide për të nisur një dialog të brendshëm në Kosovë mes aktorëve, edhe me ne, nëse duhemi për të dhënë opinionin tonë, por nuk mund të jetë kurrsesi një paltformë kombëtare dhe për më tepër një arsye për t’u ndarë me turravrap, që na ka bërë shpesh herë qesharak në historinë tonë. Na ka ndodhur shpesh herë t’i faturojmë të ardhmes gabime të rënda të papjekurisë tonë, me ndarjet në tradhtarë e në patriotë” – tha zoti Rama.

Ai shtoi se tema është shumë komplekse, me një peshë të jashtëzakonshme, ndaj edhe qasja, sipas tij, duhet të jetë e jashtëzakonshme, jo një qasje banale me aktorë që përpiqen të nxjerrin përfitimet e ditës, apo që bëjnë zhurmë të pavetëdijshëm se për çfarë po flasin.

“Nuk dua të vë gishtin tek askush, se nuk dua të bëj atë që bëjnë të tjerët. Në këtë proces të gjithë ata që kanë një përvojë, një peshë përfaqësimi, një njohje, një dije, një ide, të kontribuojnë. Duhet të dalin të gjithë mbi dasitë e politikës së ditës. Këto që po dëgjojmë, të gjitha bashkë, nuk janë kontribute, por janë një kakofoni, që na nxjerrin në një dritë jo fort të lavdërueshme si botë politike shqiptare” – tha ai.

Zoti Rama tha se ka folur me një pjesë të madhe politikanësh shqiptarë dhe me tjerë që janë pjesë e botës vendimmarrëse, si partnerët amerikanë, gjermanë etj.

“Kam ndjesinë e fortë që ne jemi përpara një shansi historik, që duhet ta lexojmë me shumë vëmendje dhe të kuptojmë ekzaktësisht se si duhet t’i qasemi. Të hysh sot në debatin publik “Korrigjim – Jokorrigjim” është thjesht dhe vetëm mungesë pjekurie për ata që kanë një peshë në jetën politike. Për ne dhe mua si kryeministër i Shqipërisë, ky është një moment që më obligon marrjen e një përgjegjësie që është shumë e rëndë” – tha zoti Rama.

Ai shtoi se shqiptarët duhet të kenë një qasje strategjike dhe duhet të shohin shumë më larg se sa kjo ide, e cila duhet diskutuar mes veti me të gjitha aspektet pozitive dhe negative.

“Dialogu në vetvete me Serbinë është një copë e madhe politike, një kafshatë e madhe politike, të cilën ne duhet të jemi në gjendje ta përtypim dhe ta tresim me unitet dhe me dinjitet dhe jo ta kthejmë në një kafshatë që të na ngeci në fyt dhe ta paguajmë me vite të tëra pastaj mungesën e një qasje strategjike në këtë aspekt” – tha ai.

Zoti Rama theksoi se shpesh ia bën vetes pyetjen se ku është bashkimi kombëtar në këtë mes, një pyetje ku fillon biseda e vërtetë, jo si bisedë për t’u ndarë në tradhtarë e në patriotë apo për të penguar njëri tjetrin. Ai shtoi se kur shqiptarët flasin tani për bashkimin kombëtar, e mendojnë atë si një bashkim në procesin e Bashkimit Europian.

“Në këtë moment kemi përpara si vëllazëri shqiptare një situatë kur duhet të përgatitim një dialog, që nuk mund të jetë një ecejake pa fryte. Kjo nuk çon larg dhe duhet bërë një plan i brendshëm strategjik. Së pari u takon ta bëjnë ata që udhëheqin Kosovën, por nuk shoh që po e bëjnë. Flas për tryezën e vendimmarrësve, të burrave të kuvendit në kuptimin tradicional të fjalës, jo thjesht të parlamentit të radhës. E kam fjalën për gjithë ata që janë zgjedhur nga populli i Kosovës, nga presidenti, kryeministri, opozita, ata që janë në koalicion; të gjithë së bashku të ulen e të diskutojnë si burra të kuvendit, si thoshin një herë e një kohë, e jo hidheprit nëpër televizorë, ikeja nëpër zyra, dil e bëj prononcime te dera vetëm për t’u konfliktuar me njëri tjetrin” – tha zoti Rama.

Ai tha se zonja Merkel është kancelare e Gjermanisë dhe qëndrimi i saj është i qartë si kancelare e Gjermanisë, por këtu flitet për atdheun e shqiptarëve, e jo për atdheun e saj.

“Unë nuk jam kundër atij qëndrimi. Por ndërkohë ka një qëndrim të SHBA-ve, që është ndryshe. Po ne ku jemi këtu? Ne kemi nevojë të bëjmë një organizim të brendshëm në radhë moral me veten tonë lidhur me fatet e Kosovës e të vendit tonë. Për të shkuar në këtë dialog realisht me një vizion strategjik” – tha zoti Rama.

Ai po ashtu shtroi pyetjen tjetër: Ku është paketa e Ahtisarit në këtë dialog? “Se ç’do të thotë: Do të korrigjojmë kufijtë? Po pastaj? Çfarë vjen prapa? A e dimë ne? Unë nuk di gjë. Askush nuk di gjë. Atëherë si mund të bëjmë komente? Po Kosova si është sot, a është në rregull? Me 5 vende të BE-së që nuk e njohin? Mos flasim pastaj për Serbinë, për Rusinë, për Kinën” – tha ai.

Zoti Rama tha se tema nuk duhet thjeshtuar: Do të shkëmbejnë apo nuk do shkëmbejnë, sepse kjo, sipas tij, është një çështje shumë e madhe dhe shumë e rëndë.

“Kjo është një çështje historike. Kjo çështje mund të mos paraqitet më në tavolinën tonë edhe për 30 vjet, ndërkohë që sot aty në atë tavolinë ka rreziqe të mëdha. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që kanë ndjenjën e rrezikut, por ka edhe oportunitete të mëdha. Po ne çfarë do të bëjmë? Kush është plani strategjik i Kosovës në tavolinë me Beogradin? Unë nuk e kam parë. Nuk e di kush është” – theksoi zoti Rama.

Ai shtoi se pyetja e sotme nëse korrigjohet apo jo kufiri me Serbinë, i kujtonte se si Kosova humbi 4 vjet për kufirin me Malin e Zi, “që ishte aq i qartë sa nuk bëhej, por humbi 4 vjet vetëm për luftërat e brendshme politike”.

“Këtu tani bëhet fjalë për një kufi, që mund të hapë horizontin e ri për shqiptarët. Ose mund të mos e hapë, po sikur edhe 1 për qind mundësi të ketë për ta hapur, si mund t’ia lejojmë ne vetes që ta bëjmë këtë debat të madh kombëtar kaq thjesht” – tha kryeministri i Shqipërisë në programin “Open” të televizionit Top Channel.

Zjarr masiv në Elbasan, 15 zjarrfikëse në vendngjarje

Një ullishte është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se, zjarri është  regjistruar rreth orës  18.40,  në lagjen “Dyli Haxhire”.

Ullishtja ndodhet në një terren të thyer dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe 15 zjarrfikëses, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit. Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Rreth  orës  18.40,  në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka rënë zjarr, në Ullishtë, terren i thyer, i cili ka marrë përmasa.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses.

Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan. Po punohet për fikjen e zjarrit.

“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi”

TIRANË – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen pa rezerva për dialogun Kosovë-Serbi.

Ruçi, priti në një takim zyrtar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pas takimit mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat.

“Kryefjala e bashkëbisedimit ishte dialogu Kosovë-Serbi. Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse pa rezerva e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian(BE). Kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve për destinacionin e të dy vendeve në BE. Po ndjekim me vëmendje zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e të gjitha palëve në procesin e dialogut”, tha kryeparlamentari i Shqipërisë.

Sipas Ruçit, diskutimet e fazës finale të dialogut duhet të rikonfirmojnë arritjen e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme që respekton tërësinë territorial të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin multi etnik dhe multifetar.

 

“Kjo është rruga e vetme e vendosjes së raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë për forcimin e rrugës evropiane për të dyja vendet si dhe për stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politikë në Kosovë duhet të jenë në unitet qëndrimi dhe veprimi”, theksoi Ruçi.

”Kosova promovon të drejtat e komuniteteve”

 

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se qëllimi i vizitës zyrtare në Shqipëri është diskutimi për perspektivën euroatlantike. “Kosova shkon në dialog për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kosova është vendi i pavarur dhe sovran, i cili promovon në mënyrën më të shkëlqyer të drejtat e komuniteteve më mirë se në çdo shtet perëndimor evropian”, tha Veseli.

Sipas Veselit, Kosova është duke shkuar me vendosmëri drejt procesit final të madh të dialogut me Serbinë që të ulet në OKB.

“Rrugëtimi jonë është perëndimor si shtet. Rrugëtimi jonë është evropian dhe jemi krenar që jemi në anën e vendeve perëndimore. Nuk ka opsion tjetër. Ajo që e dëmton Kosovën është mungesa e unitetit. Nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet. Është momenti të mendojmë për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardhshme në mënyrë që ta fuqizojmë shtetin e Kosovës”, deklaroi Veseli.

Veseli shoqërohet në këtë vizitë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeparlamentari Veseli do të takohet dhe me zyrtarë dhe politikanë të tjerë të Shqipërisë. aa

Sali Berisha: Hashim Thaçi, argat i Vuçiçit dhe serbomadh shqipfol!

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idenë e tij te Serbomadhise.

Berisha ka goditur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, ku ka thënë se Vuçiq “nuk ka nevojë të kërkojë vetë ndryshimin e kufijve sepse këtë kërkesë, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argatëve të tij, serbomëdhenjve shqipfolës në Prishtinë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Vuçiç, ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idene e tij te Serbomadhise!

Te dashur miq, week-endin qe kaloi, Presidenti i Serbise Vuçiç vizitoi Kosoven.

Ish ministri i Milloshevicit jo vetem nuk kerkoi ndjese per genocidin dhe krimet monstruoze kunder njerezimit te patronit te tij, Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, por ai, ne nje akt cinik kriminal, duke fyer te gjalle dhe te vdekur ne Kosove por edhe ne Ballkan, u tha shqiptareve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte nje udheheqes i madh dhe i mire por deshtoi ne disa politika te tij.

Pra sipas Vuçiç, Millosheviçi ishte i miri dhe i madhi si udheheqes dhe jo nje monster qe ka kryer krimet me monstruoze ndaj shqiptareve. Natyrisht, ish ministri i Sllobodanit e di mire vrasjen e dhjetra mijra shqiptareve ne Kosove e mijra te tjereve te zhdukur me urdher te Millosheviçit, por per Vuçiç, njelloj si per atin e tij shpirteror, shfarrosja e shqiptareve, ne doktrinen e sebomadhise nuk perben krim por domosdoshmeri per krijimin e Serbise se madhe.

Prandaj Vuçiç nuk kerkoi ndjese per krimet e tij te shemtuara, genocidin kunder shqiptareve dhe te tjereve por shtoi se ky udheheqes i mire dhe i madh deshtoi ne politikat e Serbise se madhe.

Ne kete kontekst, perveç elozheve qe ish ministri i Millosheviçit i beri kasapit te Ballkanit, ai haptas garantoi serbet se Serbia do jete me e madhe.

Ne shpalosjen e idese se tij te serbomadhise, ai si te thuash kritikoi hymnin e Milloshveiçit per Serbine e madhe kush thote, kush genjen se Serbia eshte e vogel, por ai, per te shprehur idene e Serbomadhise si qellim kryesor i vizites se tij, ne çdo takim perdori si refren te kesaj vizites zotimin e tij solemn se Serbia do te jete me e madhe.

Ai nuk u zotua se do jete europiane apo te themi High Tech, apo me e pasur, por me e madhe.

Ne funksion te kesaj ideje, Vuçiç ne viziten e tij ne Kosove nuk ndoqi manastiret por vizitoi territoret me te cilat u tha serbeve dhe argateve te tyre se Serbia do behet me e madhe.

Po keshtu, Vuçiç tha se, per te bere Serbine me te madhe, une nuk bej lufte, pra nuk do bej gabimet e Millosheviçit sepse ai deshtoi me lufte, por une do te arrij pa lufte me argatet e mi ne Prishtine ta bej Serbine me te madhe!

Se fundi, Vuçiç, ne dallim nga Millosheviçi tha se nuk kerkon ndryshim te kufijve per te bere Serbine me te madhe.

Ne te vertet ai nuk ka nevoje te kerkoje vete ndryshimin e kufijve sepse kete kerkese, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argateve te tij, serbomedhenjve shqipfoles ne Prishtine.

Grupi Parlamentar i PS i bindet Ramës, përjashton deputetin e Kurbinit

Tri ditë pasi Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani, kjo lëvizje është votuar edhe në Grupin Parlamentar të Socialistëve.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS, Rama foli ashpër të premten ndaj deputetit socialist, i cili javën e kaluar kritikoi Policinë e Shtetit për situatën kriminale në vend.

Nuk e pashë dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga Partia Socialiste. Deputeti i PS, Gjetan Gjetani ka dalë kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëron se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të jetë i pari që do të dalë në protestë. Nuk ka bërë asnjë punë, por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kurbin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në Partinë Socialiste”, tha Rama.

Meta takon Thaçin në Durrës: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi për të garantuar njohjen reciproke mes dy vendeve

DURRËS- Në kulmin e debateve për çështjen e kufijve dhe pas vizitës së Presidentit serb në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Durrës me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për një drekë punë, siç e përshkruan Kreu i Shtetit.

Meta ka publikuar një foto me Thaçin, duke shprehur kënaqësi për takimin, ndërsa thotë se rritja e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është prioritet i përbashkëk. Po kështu Presidenti i Republikës shprehet se në interes të këyre qëllimeve duhet të vijojë dialogu Kosovë-Serbi për të garantuar njohjen reciproke mes dy vendeve.

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme. 🇦🇱🇽🇰

Nuk dihet nëse dy liderët kanë biseduar sot, gjatë kësaj dreke për korrigjimin e kufijve. Në një deklaratë zyrtare pak kohë më parë Presidenti Meta u shpreh kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh.

Prej dy ditësh Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic po vijon një vizitë zyrtare në veri të Kosovës. Mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë në Skënderaj kanë bllokuar aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas protestave duke u shprehur se e mirëkupton plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, por se në kohën kur është duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk ndihmojnë.

NËSE NDODH DEGRADIMI I SOTËM I SHOQËRISË, SHKOJMË TE DEGRADIMI I DJESHËM, PREJ NGA KEMI DALË NJË HERË – Nga RAMIZ LUSHAJ

I dashtuni Andi Mustafaj!

Jam i lumtur që gjej arsye shpirtërore e kulturore t’iu shkruaj një letër të hapur, e cila është dhe një mundësi për të komunikuar çiltërsisht dhe me djemë e vajza të tjera të brezit tand, pasi jeni një tjetër brez i mirë i Shqipërisë Etnike.

 

Prej nga 10 gushti 2018 po përplotnohet një muaj kur u përkujtua i 30-ti vit i jubileshëm i ekzekutimit ekstrem e barbar nga shteti komunist i kohës i poetit e mësuesit disident Havzi Nela -“Martir i Demokracisë”(1993) dhe “Nderi i Kombit” (2011): me homazhe te busti i tij (te shkolla me emnin e tij) dhe te vend ekzekutimi i tij në qytetin bregdrinas të Kukësit; me do fjalnime protokollare përgjatë solemnitetit në përurimin e shtëpisë së tij të re njëkatëshe (e ringritur) në lartësi 1.300 m. të Kollovozit- fshatin e tij të lindjes (e cila, tevona, mendohet të kthehet në muze); në të bukurin hotel-restorant në Novosej të Kukësit me paraqitje të antologjisë “Shkrimtarët për Havzi Nelën: Shpirti i lirë i Lumës” e të një numri special të revistës “Illz”me tematikë për shkrimtarët martirë.

E lexova dhe të vetmin shkrim të asaj dite (10 gusht) i botuar në shtypin shqiptar: “Havzi Nela – I papenduari” i të mirënjohurit Besnik Mustafajt, babës tuaj dinjitar, shokut tim të fëmijërisë, si dhe brenda javës (16 gusht) edhe shkrimin tuaj të veçantë “Vdekja e penës dhe lavdia e litarit”, i cili është një dëshmi elitare e talentit tuaj, një shprehje e koefiçentit të lartë të inteligjencës tuaj (IQ), një tregues i kulturës tuaj tradicionale shqiptare e perëndimore. Ju i gjeni, i kapni e i interpretoni bukur detajet e faktet duke iu dhënë atyre të gjitha ngjyrat reale, koloritin e duhur. Edhe në këtë shkrim tuajin brilant më përngjani si një “kampion peshash”, një kampioni i mirë i të ardhmes tuaj në udhën e letrave shqipe, të politikës shqiptare.

Nga të gjitha këto, prej asaj dite të 10 gushtit, unë ende vazhdoj të kem një ndjesi interesante, brenda së cilës gjenden disa marrëdhënie, qofshin ato të natyrës kulturore, sociale e politike.

 

I dashtuni Andi,

Shqipëria, siç thuhet, i ka mbi 150 poetë, shkrimtarë, artistë (të skenës, ekranit, penelit), përkthyes e publicistë të dënuar me burgje, internime e pushkatime nga diktatura komuniste për Fjalën e Mendimin e tyre të Lirë në veprat e jetët e tyre. Tejet i madh ky numër për vendin tonë të vogël. Në një Shqipëri me 3 milionë banorë i bie që të jetë i dënuar 1 (nji) shkrimtar-artist në 20 mijë banorë. Përndryshe: në Shqipërinë e “komunizmit të epokës së gurit”, të diktaturës tipike staliniste, numri i të dënuarëve me vrasje shtetërore gjithfarëshe, si rasti i poetit e mësuesit martir Havzi Nela, ishte i lartë, tejet i lartë, pasi përllogaritet 1 (nji) për rreth 600 banorë. Shifra tmerr dhe apel (!) Ndërkohë, në Gjermaninë Lindore, ku dhe atje komunizmi ishte i egër-stalinist, ka  1 (nji) të dënuar me vrasje për çdo 70 mijë banorë.

Mendoj se këto shifra i duhen sadopak brezit të ri, qoftë dhe për t’i ditë e studiue, për ta mësue ma shumë e ma mirë se kush ishte komunizmi që ende nuk ka ikur ose ndodhemi para një komploti shqiptar e disi ndërkombëtar të rikthimit të komunizmit në Shqipëri, sepse po vonon dhe Demokracia e përtej Tranzicionit me elementët e saj të premtuar e të të qenurit e tillë dhe në Tokën e Shqipeve. Fatkeqësisht, krimet e shumta e të mëdha, krimet e jashtëzakonshme e të pashembullta të komunizmit në Shqipëri ende nuk janë zbardhur sa e si duhet për kohën tonë, për brezat e ardhshëm.

Havzi Nelën e persekutoi deri në asht-palcë-gjak; e burgosi-e internoi-e prapë e burgosi dhe, në fund (1988) e vrau shteti komunist, e ekzekutuan censorët e komunizmit shqiptar në grahmat e fundit të diktaturës, kur shqiptarët kishin filluar ta sfidonin diktaturën sllavo-komuniste në Shqipëri. Siç e shprehimon dhe ti, Andi,  në essenë tuaj triptik: “Dënimi u ekzekutua në publik nga një regjim të cilit po i merrej fryma me shpresën që të ngjallte frikë tek të tjerët”.

Poeti kryengritës, disidenti, mësuesi e veprimtari Havzi Nela, me jetë prej jetimi e me kryqëzime gjithfarësh, ishte kundërshtari i tyre i papenduar, i paepur, i përjetshëm. Ai e kundërshtoi haptaz e ballas ideologjinë e sistemin e kohës përmes një refuzimi estetik e ideor…Ishte disident. Ishte poet. Ishte mendimtar. Ishte ndër të veçantit, me disa përngjashmëri, me poetët disidentë Vilson Blloshmi e Genc Leka, me shkrimtarin françeskan  At Anton Harapi e shumë figura të tilla emblematike, që duhet t’iu japim ma shumë dritë për/ndër kohënat tona.

Havzi Nela është “Miku ynë i përbotshëm”- siç e thërret poeti e studiuesi Dëfrim Cani, ishte dhe “pelegrin i lirisë së munguar”- siç e thotë publicisti Ndue Dedaj i Mirditës; sepse “Dëshmorët e Fjalës janë fati i Lirisë”, shkruan poeti nga Tepelena, Petrit Ruka.

Havzi Nela, si e cekni dhe ju, është i vetmi poet i varur në Shqipëri dhe poeti e disidenti i fundit i varur në Europën Lindore e Qëndrore. Havzi Nela ishte gjithnji qëndrestar me sakrifica deri në vetmohim, gjithmonë sfidant dhe pas vdekjes.

E, këto, i sy-pashë dhe i shpirt-ndjeva edhe te esseja juaj triptik, tek “Akti i parë: Shtet i falimentuar”…! Bani mirë që e ngreni zanin tuaj dhe Zani i Brezit të Ri jehoftë në të sotmen e të nesërmen kombëtare shqiptare, për Demokracinë Euro-Atlantike, për nji Shqipëri të Bashkuar Etnike!

I dashtuni Andi!

Te esseja juaj tripitik, te “Akti i tretë: Shoqëri e degraduar”, lidhur me firmëtarët e ekzekutimit barbar të poetit, mësuesit e mendimtarit disident Havzi Nela, teksa shkruani: “Çfarë shoqërie…Jo vetëm nuk i dënoi, por i lartësoi” më shkaktoi dhimbje dhe mua, ashtu sikurse dhe Ty, o Andi. Se gjithçka e rrethon martirin Havzi Nela – “Nderi i Kombit” ende nuk është zbardhur, ende nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar fajtorët, etj., etj.

Havzi Nela ka luftue edhe pas vdekjes së tij për demokracinë shqiptare, sepse edhe në vitet e demokracisë e luftuan prapë Havzi Nelën. Shumkush, gjithandej, shpeshtas, pambarim.

Havzi Nelës  iu deshën 15 vite për me ecë në vlerësimet dekretore presidenciale nga  “Martir i Demokracisë’ te “Nderi i Kombit”.

Ndërkohë, rasti tjetër: dy nga  tre firmëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, të cilët firmosën denimin me vdekje në litar të Havzi Nelës, ashtu siç e  thue dhe ti, o Andi, morën detyra të larta. U nderuan dhe me dekorata të arta. Fehmi Abdiu u ba deputet, eksponent i lartë i PS-së, kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe Fatmira Laskaj – kryetare e ILDK të Shqipërisë. Sikur të mos mjaftonte me kaq, Presidentët e Shqipërisë (të rradhës) i dekoruan me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë: F. Abdiu më 2004 dhe F. Laskaj më 2008.

Absurdi shqiptar i pazakontë dhe në Demokraci: dy juristët e lartë që firmuan për ekzekutimin e një poeti shqiptar disident nderohen me dekoratë të lartë e të artë me emrin e Poetit tonë Kombëtar, Naim Frashëri. E, kjo, kur asnjëri nga këta dy Presidentë të Shqipërisë Demokratike nuk e kishte dekorue poetin martir Havzi Nela me dekoratën “Nderi i Kombit”, ndërkohë që i kanë pasë në sirtarë e tryezat e tyre propozimet nga vendlindja e tij, Bashkia e Kukësit, më 7 maj 2003 dhe 4 tetor 2007.

E thanun ndryshe, edhe ma keq, rast i pashembullt: i njejti President i Shqipërisë e dekoron “ekzekutorin” F. Laskaj me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë (2008) dhe e dekoron të ekzekutuarin Havzi Nela me titullin “Nderi i Kombit” (2010), bile dy vjet ma herët, ma përpara, se ta dekoronte “Martirin e Demokracisë”, Havzi Nela (!)

Ende, ndonëse në Demokraci, të majtët nuk po shkëputen nga e majta e komunizmit dhe e djathta nuk po mbrri te e djathta euroatlantike, as në rastin plotor të Havzi Nelës, as në rastet e veçanta e të shumta të “Havzi Nelave Shqiptarë”.

E tha mirë aty në Kollovoz, poeti e shkrimtari Agron Tufa, profesori dibran, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit: ”Ne duhet t’i kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Havzi Nelën, me Vilson Blloshmin e Genc Lekën, por dikush na mban peng…, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre”. E mirë pohon dhe poeti e gazetari Sulejman Dida se “pro dhe kundër Havzi Nelës janë dy taborre” (!) Ndaj ka të drejtë poeti e botuesi kuksian Rexhep Shahu kur thotë se “Havzi Nela vazhdon të lëkundet në litar”(!)  Ndaj ka të drejtë poeti e gazetari kuksian izet Duraku kur apeloi në gusht 2018: “Ta kujtojmë me shpirt të pastër”.

Edhe ti Andi i i cek këto në thellutje e thuktë, teksa shkruan te esseja juaj, te “Akti i tretë: Shoqëri e degraduar”, se: ”Ky është realiteti i shoqërisë sonë dhe ka një element tejet të rëndësishëm brenda tij, degradimi i saj nuk është diçka e re. Nëse kemi dalë një herë prej tij, gjasat janë që mund ta bëjmë përsëri”. Po. E ke të drejtë. Jemi para rrezikut të degradimit të shoqërisë. Jemi afër e po shkojmë drejt shoqërisë komuniste të djehit, prej nga dolëm me vështirësi e shpresa të mëdha.

I dashtuni Andi,

Me 10 gusht ne e përkujtuam dhe tentuam ta risjellim martirin dhe poeti Havzi Nela. Dhe pse qe pak, ajo ditë ishte e rëndësishmme për të gjithë.

Ndërsa ti Andi Mustafaj, me babain tand shkrimtarin, diplomatin, politikanin e publicistin e njohur Besnik Mustafaj; me vllain tuaj, Dardan Mustafaj-jurist i karierës; me djalin tand 6-vjeçar, Gjergj A. Mustafaj, pra nji familje me tre breza, i dhatë dimensionin e rëndësishëm kësaj ngjarjeje e figure emblematike.

Kjo më kujtoi atë kohë kur ti Andi i kreve studimet cikël-plotë në Francë, ato pasuniversitare në të mirënjohuren Shkollë Kombëtare të Administratës Publike (ENA) dhe diplomën si student i shkëlqyer i saj e morët në “Ditën e Europës” (24 prill 2015) në një ceremoni solemne në Sallonin e Nderit në Ministrinë e Jashtme të Francës, të cilën ta dha në dorë mirësisht vet Matthias Teki -ministri i Tregtisë së Jashtme e Zhvillimit Ndërkombëtar të Francës. Atë ditë, në këtë ngjarje-festë, ishe i veshur me kostum kombëtar shqiptar me qëndisma të Flamurit Kuqezi e Shqiponjë Dykrenore, në prani mirëseardhjeje të babait tuaj, Besnik Mustafaj–ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë, e nanës tuaj gazetare, Donika Mustafaj. I veshur me kostum kombëtar shqiptar ishte dhe djali yt i vogël, i madhi Gjergji – rreth 3-vjeçar. Atë ditë në Francë, në “Ditën e Europës”, sikurse kësaj here më 10 gusht 2018, në këtë “Ditë Shqiptare” për poetin martir Havzi Nela, ishit tre breza të Familjes tuaj të nderuar Mustafaj.

Unë jam i gëzuar dhe i lumtur, jam shpirtplotë, i dashtun Andi ynë 29 vjeçar, pasi besoj në mos-harresën te brezi yt, te brezi i çikës e djalit tim, edhe te brezi i Gjergjit tand, sepse jeni brezi që i premtoni vendit tonë, Shqipërisë Etnike, të bashkuar, zhvilluar e demokratike, sepse përndryshe ajo dramë e tragjedi që i ka ndodhur dje Havzi Nelës me sistemin e asaj kohe mund të ngjajë potencialisht sot dhe nesër.

Popujt pa kujtesë historike janë të destinuar të zhduken, na mësojnë njerëzit e ditun të kohënave. E, tashti, po më vjen disi në mendje nji thanie epikuriane: Kush se mban mend të mirën e të keqen e kaluar është i vjetër që sot. Ndaj, ju brezi i ri, rrituni pa u mplakur, rrituni pa u mpakun, rrituni me kujtesë historike kombëtare.

Ja pse shkruejta, pse jam i lumtur, dhe pse besoj në brezin tand, se jeni Shqipëria tjetër, ndryshe: ma e Zhvilluar, e Bashkuar, ma Demokratike; se jeni Shqipëria e Re që po vjen…

    Miqësisht

Ramiz Lushaj

Pejë-Dardani, 9 shtator 2018

 

Kryemadhi: Situata kriminale është alarmante, Shqipëria është në udhëkryqin më të rrezikshëm!

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, situata kriminale në vend është alarmante dhe Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.

Deklarata është bërë nga kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me Raporterët e Këshillit të Europës Europës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Kryemadhi ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka kapur tashmë sistemin e drejtësisë.

Në vijim Kryemadhi tërhoqi vëmendjen për nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar.

“Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut. Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit:”,tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ja informatori i policisë që u ekzekutua. U vra pasi sinjalizoi parcelat e drogës

Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 43 vjeç (në foto), informatori i policisë lokale. Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte.

Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.

 

Informator i Policisë

Kohët e fundit, Muho informonte strukturat në Tiranë, pasi nuk gjente më mbështetje te policia lokale, tha burime për “Panorama”. Pikërisht, kështu ndodhi edhe në rastin e pak ditëve më parë.

Burime pranë grupit hetimor thanë për “PANORAMA” se disa më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë.

Ndërkohë, ditën e sotme, Alket Muho është gjetur i pajetë. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku.

Njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen: “Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

Parcelat me drogë

I vetmi njoftim që ka dhënë zyrtarisht policia lidhur me parcela droge të sekuestruara pranë zonës ku banonte dhe u ekzekutua 43-vjeçari është ai i kësaj të enjteje. Në njoftim, thuhet se dy persona janë proceduar penalisht për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”:

“Komisariati i Policisë Tepelenë – Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit K.C., dhe A.K., vjeç 59 e 33,  banues në fshatin Gllavë, për veprën penale parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”.

Muzeu Kombëtar: Një kryq, një libër e një peshqir, sendet personale të Nënë Terezës

Fatmira Nikolli  – Një libërth lutjesh me një shënim në anglisht të shenjtores, libri i homazheve në ambasadën shqiptare në Vatikan, rruzarja në një ngjyrë rozë të ëmbël, një ujëbekore e thjeshtë e gdhendur, një kryq mbajtur prej saj dhuratë nga Papa Gjon Pali. Objektet kanë qenë pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar, si Krishti i kryqëzuar, rruzarja peshqiri a mësalla, pjata, gota e ujit, luga, piruni dhe thika që ka përdorur Nënë Tereza gjatë qëndrimit në shtëpinë e Z. Tonin Shpati etj.

Me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve – Shkup organizuan promovimin e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve: Skënder Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko, si edhe ekspozitën “Jeta përmes kujtimeve”.

Në promovimin e librit, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, tha se është kënaqësi përurimi i ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve” dhe të promovimit të librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve Skënder Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko. Sipas tij, nëpërmjet botimit të librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, autorët e librit, duke përdorur fakte dhe burime të vërteta historike synojnë të pasqyrojnë historinë e familjeve katolike shqiptare të Shkupit, të cilat gjithnjë e më tepër po mbulohen nga pluhuri i harresës. “Historia e familjeve të shquara qytetare të Shkupit asnjëherë nuk mund të tjetërsohet, asnjëherë nuk mund të asimilohet, sepse me kalimin e viteve do të lindin pinjollë të tjerë të shquar, të cilët do ta ngrenë edhe më lart emrin e fisit”, tha Koçi. Ai vërejti se pikërisht ky është edhe misioni historik që ka ndërmarrë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup: të kultivojë traditat e bukura të trashëgimisë sonë kulturore jo vetëm tek shqiptarët që jetojnë në Shkup, por edhe më gjerë.

 

“Muzeu Historik Kombëtar, si institucion i kujtesës kombëtare dhe përçues vlerave të trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë ka organizuar veprimtari të shumta për nder të Shën Terezës, duke vënë në dukje vlerat humane dhe mesazhet që ajo i ka dhënë njerëzimit. Ekspozitat që kemi organizuar çdo vit në muajin shtator janë pritur me interes të veçantë nga vizitorët vendas dhe ata të huaj. Por edhe këndi i Shën Terezës në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, me objekte dhe sende personale të shenjtores me origjinë shqiptare paraqet një interes të veçantë”, përfundoi drejtori Koçi në hapjen e ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve”.

Promovimin e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” dhe ekspozitën “Jeta përmes kujtimeve” e përshëndeti edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup, Dr. Skënder Asani, i cila tha se shenjtorja Shën Tereza është personaliteti që i ka kaluar të gjitha kufijtë e vetëmohimit, duke u shërbyer të tjerëve për çka ajo mund të quhet “Nëna e dashurisë”. “E filluam këtë aktivitet në Nju Jork, pastaj në Prishtinë dhe stacioni i fundit i misionit tonë është Muzeu Historik Kombëtar, që përkon me 2-vjetorin e shenjtërimit të Saj. Si autor i librit deklaroj se me botimin kemi bërë shumë pak, Nënë Tereza nuk mund të bëhej nënë biologjike, por u bë nënë historike e gjithë botës. Ne sot mundemi që të jemi bijtë e saj. Jam tejet i gëzuar që vij në Muzeun Historik Kombëtar por edhe si drejtor, edhe si studiues, sepse Muzeu Historik Kombëtar përmbledh të gjithë trashëgiminë tonë kulturore”, tha Asani.
Ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” flet për familjet katolike në Shkup, të cilat përmbajnë fotografi, fakte e dokumente. Në këtë ekspozitë një kënd i veçantë iu dedikua punimeve mbi figurën e Shën Terezës të nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në projektin e Muzeut Historik Kombëtar “Vizatoj historinë”.

Opozita kërkon vetting ndaj politikës. Rama mirëpret propozimin

Opozita shqiptare kërkoi sot veting për politikanët përmes disa ndryshimeve kushtetuese, nga një mbledhje e përbashkët e grupeve parlamentare nga qyteti i Elbasanit, duke munguar në seancën plenare të parlamentit në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se vendi ka nevojë për dekriminalizim të plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin, për çlirimin e drejtësisë nga kapja politike e qeverisë Rama, për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një ekonomi të çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar.

Zoti Basha tha se opozita kërkon vetting për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesa në formë projekt-ligji dhe amendamentesh në Kushtetutë pritet të dorëzohet të premten.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur” – tha zoti Basha.

Partia Demokratike pritet të depozitojë te premten në Kuvend disa amendamente kushtetuese, që mundësojnë zbatimin e vettingun edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Sipas drejtuesit të saj Basha, niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante, ndaj nisma për vettingun ndaj politikanëve është një mundësi jetike për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Partia Demokratike kërkon zbatimin e vettingut dhe kontrollin e figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë me shpresë se ky proces dekriminalizon qeverisjen dhe politikën, lufton korrupsionin, ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale, pastron rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë nga individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dhe garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama mirëpriti nismën e Partisë Demokratike për të shtrirë vettingun edhe tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Zoti Rama shënoi në një postim në rrjetin social Twitter: “Vetting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtwsisë.

Ai shtoi se çdo ide për të rritur llogaridhënien ndaj politikanëve është e mirëseardhur dhe se shumica është gjithmonë gati ta diskutojë me PD.

Kryeministri Rama pati deklaruar disa kohë më parë se pas gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta kenë radhën edhe politikanët.

Qeveria është shprehur e gatshme për bashkëpunim në nismat e opozitës për përmirësimin e jetës së vendit.

Lufta ndaj krimit e korrupsionit dhe përmbyllja me sukses e reformës në drejtësi janë kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe të Bashkimit Europian në rrugën e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

1 ton kokainë CR 7, çfarë theksonte raporti i EUROPOL për bosin nga Laçi

Ishte DEA ajo që prej kohësh i kishte nën vëzhgim. Dhe kur bënë lëvizjen e madhe, autoritetet kolumbiane dhe ato spanjolle ndërhynë.

Bëhet fjalë për arrestimin e bosit laçian në Spanjë, dhe një tjetër shqiptari. 41-vjeçari Arjan Ndoci nga Laçi i arrestua nën identitetin Dritan Gradica. Veç këtij emri ai përdorte dhe disa emra të tjerë: Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni. Po ashtu në pranga ra dhe 35-vjeçari Julian Deblini, nga Lezha.

LEXO EDHE: Bosi laçian u kap me 1 ton kokainë në Spanjë, policia i bllokon 5 mln euro pasuri

Ishte data 30 prill kur në mediat ndërkombëtare do të jepej lajmi për suksesin e arritur nga DEA dhe EUROPOL për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine, plot 1 ton.

Droga kalohej nga Kolumbia në Spanjë në valixhe të mëdha të zeza, nën maskimin e shërbimeve të një kompanie që merrej me transport. Hetuesit në atë kohë arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë.

Pas ndërhyrjes u arrit të sekuestroheshin 790 pako, që përmbanin një ton kokainë, dhe shumën marramendëse të parave 1.5 milionë euro, që mbaheshin në një valixhe si pagesë për transportin e drogës.

Foto: Arjan Ndoci dhe Julian Deblini, dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë më 30 Prill 2018
Foto: Arjan Ndoci dhe Julian Deblini, dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë më 30 Prill 2018

Operacioni kulmoi në Madrid me arrestimin e dy shqiptarëve, përgjegjësi kryesor dhe njeriu i tij i besuar, si dhe dy spanjollë të skeduar në polici, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e logjistikës, mbledhjen dhe transportimin e drogës. Në pranga ka përfunduar edhe kreu i grupit, që furnizonte lëndën narkotike në Kolumbi.

Çfarë raportonte EUROPOL
“Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”


Send this to a friend