VOAL

VOAL

Pas arrestimit të vëllait për trafik narkotikësh, jep dorëheqjen Drejtori i Patentave, Arben Isaraj

Me anë të një shkrese zyrtare, Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Në letrën drejtuar Ministrit për Energjinë dhe Infrastrukturën, Isaraj, kërkon që të largohet nga detyra e tij për të mos ndikuar në procesin gjyqësor të vëllait.

Kujtojmë se vëllai i drejtorit të Patentave, Altin Isaraj, u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.

LETRA E PLOTË E ISARAJT

Zotit Damian Gjiknuri

Ministër i Energjetikes dhe Infrastrukturës

Për dijeni:

Zotit Edi Rama

Kryeministri i Republikës

Ditën e shtunë, datë 21 tetor, vëllai im, Altin Isaraj, 47 vjeç është ndaluar, shoqëruar dhe referuar nga Policia e Shtetit në organin e Prokurorisë, për dy vepra penale.

Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Mbetem në pritje të vlerësimit dhe gjykimit tuaj.

Me këtë rast, me mirëkuptoni në vendimin tim si dhe pranonin konsideratën time më të lartë, për bashkëpunim e deritanishëm ligjor, profesional dhe institucional.

Verifikoi në TIMS lëvizjet e Saimir Tahirit, gjykata i jep të drejtë ish-shefi të antidrogës

Shefi i Antidrogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës, i cili verifikoi lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjes së tij në TIMS, ka fituar gjyqin. Ndaj tij u mor masa “pushim nga puna”, por gjykata e shfuqizoi masën disiplinore.

 

Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore ndaj shefit të seksionit kundër krimit ekonomik, drogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës Dritan Hoxha.

Ky zyrtar u ndëshkua në shkurt nga Drejtoria e Standarteve Profesionale,me paralajmërim për largim nga puna, pasi kishte kontrolluar në sistemin TIMS lëvizjet jashtë vendit të ish -ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe babait të tij, Bashkim Tahiri.

Në padinë e siguruar nga ABC News, rezulton se Hoxha, së bashku me vartësin e tij Mariglen Koro, ishin ndër 23 efektivët e policisë,të drejtorive të ndryshme të vendit, ndaj të cilëve, Standardet kishin filluar proçedimin disiplinor për këtë çështje. Të dhënat e përftuara për familjen e Sajmir Tahirit, oficerët e policisë, të gradave dhe detyrave të ndryshme, i kanë shpërndarë në media, konkludoi hetimi i Drejtorisë së Standardeve.

Masa administrative për Dritan Hoxhën,i cili ka nje karrierë 16 vjeçare dhe mban gradën komisar, u la në fuqi edhe nga Komisioni i Apelimit i Drejtorisë Vendore të Korçës, çfarë detyroi Hoxhën t’i drejtohet gjykatës, duke paditur institucionin ku punon.

Hoxha ka argumentuar para gjykatës, se në ditët që janë kontrolluar në TIMS hyrje -daljet e Sajmir Tahirit,ai ka qenë me leje të zakonshme. Sipas tij, ka qenë vartësi Mariglen Koro,ai që ka hyrë në llogarinë e tij,e cila kishte mbetur e hapur në kompjuterin e zyrës, pasi Seksioni kundër Korrupsionit është i lidhur vetëm me një kompjuter me sistemin TIMS, që i përket llogarisë së paditësit.

Standardet sipas oficerit nuk ka bërë një hetim të  plotë dhe të pavarur lidhur me objektin e masës disiplinore, pasi nuk ka asnjë të dhënë elektronike, të nxjerrë nga serverat e Policisë së Shtetit, se nga cilat IP janë bërë kontrollet, sa herë janë bërë restart dhe reset kodet në sistemin TIMS, ndërsa nuk janë identifikuar, cilët oficerë policie, shpërndanë për mediat,të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS për Sajmir Tahirin. /abcnews.al

Lul Berisha dhe Klement Balili i shpëtuan arrestimit, ish-ministri: Ja kush e dekonspiroi operacionin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se operacionet e djeshme të policisë u dekonspiruan.

Sipas Manjanit deklaratat e ministri të Brendshëm, gjatë javës së kaluar kanë dekonspiruar aksionet.

 

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…

Eshtrat e Mid’hat Frashërit së shpejti në atdhe, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e memorialit

Mid’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

mit

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

mithatfrasheri-e1466337071501

Mid’hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë nderimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të kombit tonë. Gjatë këtyre tre viteve janë rehabilituar shumë prej monumenteve dhe lapidarëve në të gjithë qytetin, që ishin lënë në mëshirë të fatit.  

Pas ish-deputetit të PS, arrestohet dhe vëllai i tij

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Aben Ndoka, është shoqëruar në ditën e sotme në policinë e Tiranës pasi mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronës.

Mësohet se së bashku me ish-deputetin u arrestua edhe vëllai i këtij të fundit, Xhevahir Ndoka.

Sipas të dhënave të deritanishme, bëhet me dije se ish-deputeti ka ndihmuar familjarët e tij të marrin pronë në zonën e quajtur Rana e Hedhun në Lezhë.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Kujtojmë se më herë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

Arrest me burg për ish-deputetin e PS, ja pse u prangos Arben Ndoka

Është shoqëruar në policinë e Tiranës Arben Ndoka, ish-deputeti i PS.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

ndoka-1

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

U shkarkua pak javë më parë, arrestohet sot ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.

Sipas burimeve të policisë, Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe sipas informacioneve paraprake dyhsohet se ai merrte para në këmbim të lejeve të të burgosurve.

Edhe paraardhësi i tij, Artur Zoto u arrestua dhe qëndroi një vit e gjysmë në burg, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe më pas u shpall i pafajshëm.

Më 3 shtator ai u shkarkua nga detyra, ndërsa në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, ub tha se: Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drehtësisë.

Arben Çuko u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve rreth një vit më parë, me formimin e qeverisë “Rama 2”. Ai ishte pjesë e grupit të zv.ministrave që u lanë jashtë qeverisë së re.

PANORAMA

Zëri i Amerikës – IREX, takim për median

Në Tiranë, përfaqësues të Zërit të Amerikës dhe të organizatës IREX ishin në një veprimtari të përbashkët, ku u publikua Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias dhe u diskutuan vështirësitë e shumta të mediave në rajon.

Studiuesit sollën të dhëna dhe folën me shqetësim për presionet që u bëhen mediave në Ballkan nga qeveria dhe politika, si dhe diskutuan mbi rrugëdaljet nga kjo gjendje.

Zëri i Amerikës dhe organizata IREX zhvilluan sot një konferencë të përbashkët me departamentin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, titulluar Gazetaria nën kërcënim, ku u paraqit indeksi i qëndrueshmërisë së medias.

Drejtori i Zërit të Amerikës në divizionin e Eurazisë, dr. Elez Biberaj, tha se mediat në rajon po përballen me sfida të mëdha dhe është për të ardhur keq që sot shumë vende janë më pak demokratike dhe media e tyre është më pak e lirë dhe e pavarur, parimet profesionale po shkelen, ndërsa e vërteta po goditet gjithandej nga lajmet e rreme.

“Rusia dhe vende të tjera me qeveri autoritare kanë ndërmarrë përpjekje të gjithanshmepër të minuar parimet dhe vlerat perëndimore demokratike dhe për të penguar integrimin e plotë të vendeve ish-komuniste në institucionet euro-atlantike. Përhapja shumë shqetësuese e të dhënave të rreme dhe manipulimi i të vërtetës, ndërsa mediat sociale janë kthyer në fushë beteja politike. Këto prirje negative mund të çojë në rënien e e besueshmërisë së medias dhe në shtrembërimin e rolit të saj tradicional si pushtet I kartët” – tha zoti Biberaj.

Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias bën një pasqyrë të gjendjes së mediat në botë, ku për Shqipërinë, mes të tjerash thekson se financimi i medias shqiptare mbetet një mister për shumë vite. Sektori I medias, thuhet në raport, është i shumëllojshëm nga ana numerike, por mënyra se si kaq shumë media veprojnë dhe mbijetojnë në një treg kaq të vogël mbetet e panjohur.

Përfaqësuesja e IREX, Tara Susman-Peña theksoi nga raporti se“sipas të dhënave jozyrtare, tregu i reklamave në Shqipëri është rreth 39 mlionë euro, ose 48 milionë dollarë, që është niveli më i ulët në rajon dhe vazhdimisht po pakësohet. Numri i madh i gazetave, tv, dhe portale – thuhet në raport, – nuk mbijeton nga blerjet e lexuesve apo nga shikuesit, por nga lidhjet e interesave momentale të pronarëve të tyre, duke bërë favore në drejtime të ndryshme”.

Pjesëmarrësit në konferencë folën me shqetësim për gjendjen e mediave në Ballkan, ku vonesa e fuqizimit të demokracisë ka sjellë shtimin e trysnisë ndaj medias dhe ndërhyrjet e qeverisë në punën e tyre.

“Përsa i përket sigurisë së gazetarëve, kemi raste të rralla të sulmeve ndaj gazetarëve, por po aq të rralla mbeten dhe zbulimet e këtyre krimeve dhe vënia para drejtësisë e autorëve. Retorika e ashpër politike e kryeministrit ndaj medias gjithashtu u përmend si faktor ndikues në klimën e përgjithshme” – tha Ilda Londo, nga Instituti Shqiptar I Medias.

Ndërsa drejtuesi i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho solli përvojën e Zërit të Amerikës në shmangien e trysnive të politikës dhe pronarëve të mediave. Marrëdhëniet e Zërit të Amerikës me qeverinë janë rregulluar me ligj dhe asnjë zyrtar qeverie nuk mund t’I thotë gazetarëve të Zërit të Amerikës se ngjarjesh të mbulojnë, si të shkruajnë shkrimet apo cfarë këndvështrimi t’u japin texteve.

“Këtë mbrojtje nga “shfrytëzimi i mundshëm” Zërit të Amerikës ia jep Karta mbi të cilin është themeluar, si dhe rregullorja e brendshme, mbi të cilin mbështet funksionimi i VOA, ku ka një kapitull të veçantë për atë që quhet “mur-ndarës, ose mur-mbrojtës” që mbron gazetarët nga ndikimi i një pale të tretë” – tha zoti Xhixho.

Ky vit është 75 vjetori i Zëri të Amerikës në shqip dhe i përpjekjeve të tij për të qenë një burim lajmesh profesionale e të besueshme. Ai i shfrytëzon edhe takime të tilla me studentë dhe profesorë të gazetarisë të nxitë forcimin e mediave në shoqëri demokratike.

PD: Ministria e Brendshme po fsheh skandalin, 534 drejtues policie, ish-sigurimsa

Partia Demokratike ka deklaruar sot se 534 drejtues te policise jane tashme te verifikuar si persona qe kane qene te lidhur me Sigurimin e Shtetit dhe i ben thirrje te forte Autoritetit për Informimin e Dokumentave të Ish-Sigurimit të Shtetit te beje transparence.

“Ky institucion ka detyrimin ligjor të publikojë informacionin mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë! Partia Demokratike i kërkon Gentjana Sulës të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të bëjë publike pa vonesë listën me 534 drejtuesit e lartë të Policisë, të lidhur me Sigurimin e Shtetit”- ka thene deputeti i PD-se, Gent Strazimiri gjate nje deklarate per mediat.

 

Sipas Strazimirit, sandali po mbahet i fshehtë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një ish hetues i regjimit të diktaturës, por gjurmët e skandalit janë lënë në zyrat e Autoritetit të Dosjeve.

“Partia Demokratike është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë, pas një takimi mes Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili është informuar zyrtarisht për 534 drejtuesit e rangut të lartë të Policisë së Shtetit, pjesë e Sigurimit të Shtetit”- tha ai.

Deklarata e plote 

Pak javë më parë mediat njoftuan se në shtator do të riniste procesi i ndërprerë i vetingut në polici. Po ikën tetori, por vetting në polici nuk ka, sepse 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë.

Një nga kriteret për vlerësimin e figurës së çdo punonjësi të Policisë apo Gardës lidhet me të shkuarën e tij në raport me Sigurimin e Shtetit, të cilën janë të detyruar ta deklarojnë në një formular të veçantë.

Nga verifikimi i formularëve, Autoriteti i Dosjeve ka gjetur se kupola e lartë e Policisë së Shtetit përbëhet nga individë kryekëput të lidhur me organizatën më gjakatare të vendeve komuniste,  Sigurimin e Shtetit.

Skandali po mbahet i fshehtë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një ish hetues i regjimit të diktaturës, por gjurmët e skandalit janë lënë në zyrat e Autoritetit të Dosjeve.

Partia Demokratike është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë, pas një takimi mes Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili është informuar zyrtarisht për 534 drejtuesit e rangut të lartë të Policisë së Shtetit, pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Situata alarmante rikthimit të Sigurimit të Shtetit në  drejtimin e Policisë së Shteitt është bërë publike nga Partia Demokratike që në vitin 2014.

Komisioni hetimor për largimet nga detyra në Polici, provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa të nxjerrë në lirim ishin rikthyer në punë në mënyrë të jashtëligjshme, me vendim politik, pas një kontributi publik në radhët e partisë së Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edvin Rama.

Komisioni hetimor provoi se kupola në fjalë ka kontribuar në zgjedhjet e 2013 si komisionerë, vëzhgues apo edhe financues i PS madje në shuma dhjetra mijëra euro. Statistikat konfirmojnë se rikthimi më detyrë i funksionarëve të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij në nivele drejtuese është më i lartë se në vitin 1997.

534 sigurimsat që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë arsyeja pse procesi i vetingut në polici është ndërprerë dhe zhurma e madhe e Fatmir Xhafës dhe e Edi Ramës është zëvendësuar me heshtje.

Përmes tyre partia e Enver Hoxhës që, sot drejtohet nga Edvin Rama, arriti të kanabizojë vendin, ta bëjë Shqipërinë, si kurrë më parë, vend miqësor ndaj organizatave kriminale të trafikimit me shumicë të heroinës dhe kokainës.

Falë tyre dhe standardit mafioz të “omerta-s”, të kultivuar dhe trashëguar nga Sigurimi i Shtetit, Policia e Shtetit u shndërrua këto 5 vjet në një organizatë po aq të dëmshme për rendin dhe sigurinë publike.

Pavarësisht se i krijuar nga partia e Sigurimit të Shtetit, “Autoriteti për Informimin e Dokumentave të Ish-Sigurimit të Shtetit” ka detyrimin ligjor të publikojë informacionin mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë!

Partia Demokratike i kërkon Gentjana Sulës të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të bëjë publike pa vonesë listën me 534 drejtuesit e lartë të Policisë, të lidhur me Sigurimin e Shtetit.

“Greqia financon portale”, Mustafaj: Të nisin hetimet, qeveria të reagojë (video)

TIRANE- Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias si dhe efektet që ka dorëheqja e tij në marrëveshjen e emrit me Maqedoninë si dhe në marrëveshjen për detin me Shqipërinë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se nuk dihet koncepti i Kotzias dhe kryeministrit Tsipras në marrëveshjen e Prespës.

“Gjërat duhet të vazhdojnë, por nuk dimë deri ku është koncepti i Kotzias dhe kryeministrit në marrëveshjen e Prespës. Gjendja në Maqedoni për emrin nuk është në kushtet e favorshme për shkak të numrit të ulët të votuesve në referendum. Po ashtu nuk dimë as përmbajtjen e  marrëveshjes me Shqipërinë për detin. Ne nuk dimë konceptin e Kotzias. Ministri i Mbrojtjes ka akuzuar Kotzias se me fondet sekrete ka financuar 1 mln euro për disa portale në Shqipëri.”- tha ai.

Mustafaj tha se duhet një hetim kompleks në Shqipëri lidhur me lajmet dhe akuzat në Greqi se Ministria e jashtme greke financonte me fonde sekrete media dhe gazetarë në Shqipëri për të siguruar publikime pozitive rreth Greqisë.

“Kjo është e rëndë, pasi cenohet pavarësia e mediave në Shqipëri dhe ndërhyrje e rëndë në jetën demokratike. Heshtja e ministrit të jashtëm shqiptar është e rëndë. Duhet të ketë një hetim kompleks lidhur me akuzat për financimin e mediave nga fondi sekret i ministrisë së jashtme greke në Shqipëri sepse kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Duhet të ketë një hetim nga prokuroria dhe duhet qëndrim nga qeveria”- tha Mustafaj.

Ish ministri u shpreh se nuk mendon se Nikos Kotzias ka lidhje me Soros sic pretendohet.

“Nuk u besoj këtyre se janë pjesë e një paranoje ballkanike. Nuk besoj se Soros është kundër demokracisë. Ai është njeri i pushtetit që nuk e do vetë pushtetin, por përmes miqve të tij. Më duken të tepruara këto akuzat për Soros. E djathta ekstreme greke është kundër marrëveshjes me Greqinë dhe referendumi i dobët në Maqedoni për emrin duket se i ka dhënë zemër atyre”- tha Besnik Mustafaj.

Laboratori në Has – Sekuestrohen rreth 100 kg heroinë, 5 të arrestuar

TIRANË- Detaje të tjera nga operacioni në Has ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Ndërkaq janë mësuar dhe informacione e para për personat e arrestuar. Identitetet nuk jepen për shkak të sekretit hetimor.

Në pranga shtetasit:
1- V. B.
2- F. C.
3- XH. SH.
4- M. SH.
5- A. SH.

“BalkanWeb” mëson se operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Reperi Stresi si u arrestua brenda dhomës së hotelit

ETLEVA DELIA/ Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç e njohin të gjithë me emrin Stresi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të organizuar nga TaskForca qendrore e Policisë së Shtetit, në kuadër të “Forcës së Ligjit”.

Burime nga Policia thanë se këngëtari 31-vjeçar u arrestua në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës në Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai po qëndronte, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë “Pjetro Beretta”, me 12 fishekë, që dyshohet të jetë pa lejen e autoriteteve, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

 

Menjëherë u ekzekutua masa e sigurisë “arrest me burg”, që ishte dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, paraditen e djeshme. Stresi u shoqërua për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen, filloi procedim penal në gjendje të lirë, për shtetasen me iniciale P.Ç., 20 vjeçe, e akuzuar për moskallëzim krimi.

Prej dy ditësh, Policia e Shtetit ka nisur një plan masash me kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrollet në Tiranë po kryhen nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të komisariateve. Ndërsa në rastin e arrestimit të këngëtarit Stresi, burimet thanë se nuk ka qenë thjesht një kontroll rutinë, por ndërhyrja është bërë pas informacioneve që po verifikoheshin prej disa ditësh.

 

Në operacion mësohet të kenë marrë pjesë Forcat Operacionale dhe ato FNSH. Arrestimi i Stresit vjen një ditë pasi babai i tij Sali Lushaj depozitoi një kërkesëpadi për shkaktim dëmi në Gjykatën e Tiranës kundër deputetit socialist Taulant Balla. Nga ana tjetër vetë këngëtari kishte qëndruar për herë të fundit në dhomat e paraburgimit në muajin prill të këtij viti, kur Policia tha se e kishte kapur duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali, por kjo nuk u provua në Gjykatë, gjë që solli lirimin e tij.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm që Stresi ka pasur probleme me Policinë, madje në një rast, ai u arratis nga ambientet e Komisariatit, duke shkaktuar një situatë të vështirë për punonjësit e Policisë. Disa ditë më parë, në një dalje televizive, këngëtari pohoi se kishte bërë edhe disa gabime, duke përmendur konkretisht arratisjen nga Komisariati.

Arrestimi i Stresit – Policia: Anëtar i një grupi kriminal, nën hetim për disa muaj

Pas arrestimit të “Stresit”, burime zyrtare nga Policia thanë se reperi ishte pjesë e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

 

 

Hetimet

Sipas policisë, Arkimed Lushaj u vu në pranga pas disa muaj hetimesh.

“Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit:  Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në lidhje me veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë ‘Trafikim narkotikësh’ dhe ‘Krimeve kundër personit’”, njoftoi Policia e Shtetit.

Arrestimi

Në momentin e arrestimit, reperi ka qenë në shoqërinë e një vajze e cila është proceduar penalisht.

“Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël   lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit ‘Pjetro Beretta’, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe,  banuese në Tiranë”, njoftoi Policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të ‘Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve’ dhe ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.

Edi Rama, inati dhe hakmarrja jote janë shumë primitive – Nga AFRED MIRASHI MILOT

Inati dhe hakmarrja jote shume primitive . Duket sikur filluam te mesohemi me çudirat e “medhaja” qe na sjell dita-dites , gjigandi yne kryeminister , na ofendon çdo dite me ate fjalorin tend te nivelit te LARTE , sepse te tjeret ste kuptojne sepse je “Artist i Famshem i vetequajtur “ fale karriges qe je ulur tani . Si e merr guximin e shan cdo njeri me ate arrogancen qe mbizoteron si djal i rritur ne “bllok” familje me tradita komunistesh , kur ti bukurosh qe ndihesh sic thojne shoket e shoqet e tua , kur ti studjoje sepse ishi i biri i nje artisti kopjac i rivonuar, sic ishte realizmi socialist , te kujtohet mire kur babai jot ose do ta ken thene te tjeret qe shkonte ne studjot e artisteve dhe u jepjte urdher te prishnin skulpturat e pikturat sepse ishin modern e nuk prezentojshin shoqerine e atyre maskarenjeve qe te kane edukuar ty e shum shoke te tu qe tani komandoni dhe Po kenaqeni. Ne ate periudhe shume vete qe donin lirin e fjales dhe qe nuk ju pelqente ai sistem bene burg, sic beri Z, Fatos Lubonja, e shume familje te tjera kulakesh. Si nuk ke turp qe i thua ato fjale, i iku rinia atij mosha me e bukur qe enderron cdo njeri human deshiron te jetoje duke pare lindjen e diellet te pakten i lire. Keto fjale me inat primitiv, te thena nga nje kryeminister i nje shteti nje kryeminister i imi , jo zoteri ti je vetem nje rrugaç i papam , sepse ke bere nje shtet me servila qe i bejne leket me çdo forme. Cfare do te presim me shume nga nje njeri si puna jote kur shprehesh me ato fjale ofenduese per njeriun qe shkaterroi jeten e tij per liberta, ku ti tallesh me fjalorin tend si Furbo i paftyre, mbron me cdo forme, deputet e ministra te mbytur deri ne fyt me poshtersina te papame . Deri kur do te duroj ky popull qe eshte aty se çdo dite ikin se politika jote vetem mjerim po i sjedh atij vendi o gjigand kryeminister… shpejt do te vije koha qe çfare je duke mbjellur ato do te korresh, siç thote populli…..

“Ju jeni shembulli i parë dhe më i mirë shqiptar…” – Nga Ramiz LUSHAJ

 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti në ditën e sotme, më 16 tetor 2018, në Presidencë, një përfaqësi nga Curraj i Epër – promotorët e rrugës së re në këtë fshat historik, kulturor e turistik të Malësisë së Gjakovës, – bën të ditur deputeti i Tropojës, z. Isuf Çelaj, i pranishëm në këtë takim në shenjë mirënjohjeje, solidariteti e me mesazhe aktualiteti e perspektive.

Ndodheshin Mhill Gecaj – kryetari i Shoqatës së Nikaj-Mërturit, Skënder Perpepa, Lekë Vatnikaj, Mhill Prebibaj, Agron Qokaj, Gjergj Prebibaj, Agron Prebibaj.
Një takim mikpritës, me bashkëbisedim të hapur, duke sjellë përvojë e ngrit problematika, ishte ai me Këshilltarin për Rajonin të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Flamur Gashi, i cili ishte dhe vet në Curraj të Epër në përurimin e Rrugës së re alpine, në veprimtaritë e të dielës së 14 tetorit 2018 në qendër të fshatit, në kishën katolike, në këtë vend të Eposit të Kreshnikëve, të Historisë Shqiptare, në këtë Mrekulli të Alpeve.
Në këtë Pritje në Presidencë, sikurse dhe në Curraj të Epër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta vlerësoi lart kontributin e banorëve të këtij fshati e krejt krahinës së Nikaj-Mërturit e Diasporës së tyre, të Malësisë së Gjakovës, etj. fuqinë e tyre nikaj-mërturase për hapjen e kësaj rruge alpine, që i shërben zhvillimit ekonomik, kulturor e turistik të fshatit të bukur të Currajve të Epër, që i rikthen banorët e këqtëij fshati të braktisur në vendlindjen e vet.
President ii Shqiëprisë, SHT Z. Ilir Meta duke folur për mikpritjen tropojane e nikaj-mërturase, për solidaritetin e madh e të rrallë me kontribute financiare, për aksionin e bashkëvendasve për hapjen e kësaj rruge të re mes Alpeve në një kohë të shkurtër, theksoi se kjo vepër, kjo përvojë: “Është një mesazh i fortë atdhedashurie, por njëkohësisht edhe rimëkëmbjeje”, se “Ju jeni shembulli i parë dhe më i mirë shqiptar…”.
Në këtë pritje, në këto tëkime, ishte dhe deputeti i Tropojës e Qarkut të Kukësit, z. Isuf Çelaj, i cili sëbashku me kryebashkiakun e Tropojës, z. Besnik Dushaj e administratorin e Njësisë Administrative të Lekbibajt, z. Gjevalin Gjeloshi, ishin në krye të punëve në nisje e përurim të rrugës për Curraj Epër duke dhënë një shembull të mirë, duke i dhënë kohës shqiptare një shembull të tillë kaq të rrallë, shumë frymëzues, krejt i veçantë, që duhet ndjekur nga të tjerët dhe në Tropojë e në të gjithë Shqipërinë.

 

Lartësia e Tij e Përndritur Princ Alberti II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka ll i Shqiptarëve (fotot)

Më 16 tetor 2018, në orën 16.00. në Rezidëncën Mbretërore Shqiptare, ka mbërritur për një vizitë familjare Lartësia e Tij e Përndritur Princ Alberti II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka II i Shqiptarëve dhe LSM Princeshë Elia.

Vizita u zhvillua në sallën e madhe të Pritjeve të Oborrit Mbretëror. Midis çështjeve të shumta që u diskutuan në një atmosferë të ngrohtë familjare, në harkun e një ore bisedimesh, fokusi qëndroi tek bashkëpunimi konkret mes dy vendeve tona nëpërmjet Fondacionit të Princ Albertit në mbrojtje të mjedisit, florës dhe faunës dhe bregdetit shqiptar.

Gjithashtu imazhi i Shqipërisë, njohja e saj në arenën ndërkombetare, pasuritë natyrore, traditat dhe kultura, ishin temat kyçe të këtij takimi.

Princ Alberti i II i Monakos, shprehu vlerësimin e Tij për punën e Familjes Mbretërore Shqiptare dhe angazhimin e Saj në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

Oborri Mbretëror Shqiptar Zyra e shtypit

“Oj nënë pse më bëre”, historia e tmerrshme e Florindës që jeton me tre fëmijët në kasolle në pyll

“Oj nënë pse më bëre”, me këto fjalë e nis rrëfimin e saj gazetarja Anila Hoxha. Në një postim në Facebook, gazetarja Hoxha tregon historinë e dhimbshme të një gruaje cila për një kohë të gjatë është dhunuar nga burri dhe tani jeton e vetme në një shtëpi mes maleve.

Gazetarja Anila Hoxha, tregon kalvarin e gjatë të ka kaluar Florinda Llleshi, që nga dhuna e përditshme tek vetëhelmimi me fostoksinë e deri tek goditja me sopatë nga ish-burri i saj.

 

 

RRËFIMI I PLOTË

Te lindesh grua …

“Oj nene pse me bere, “. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete. Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare. Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire,djale punetor.Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve . Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.

2

Perkundrazi kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel. Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re.URIA. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije , dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda.Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj . E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec.Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti takoni dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.

p.s , per me shume shikoni videon, Florinda me priti ne rruge sot dhe m’u lut ta shikoja ku jetonte . Trishtim!

Sherri në PE, Berisha: U përfaqësuam nga dikush me 5 mbiemra

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën dje në Parlamentin Europian mes opozitës dhe drejtuesve të komisionit për përfaqësuesin e Shqipërisë, deputetin socialist Taulant Balla. Berisha e quan të pashembullt ndodhinë në PE, sepse sipas tij kurrë më parë një vend nuk është përfaqësuar nga një njeri me 5 mbiemra siç cilëson Ballën.

Ndaj ai thotë se ngjarja e djeshme është një kushtrim për shqiptarët për të përmbysur këtë klikë në pushtet.

 

STATUSI I BERISHËS
Kalbësira kundërmon në Parlamentin Europian!
Një akt tjetër fatal kundër integrimit në Bashkimin Europian.
Të dashur miq, ajo që ndodhi dje në Parlamentin Europian është e pashembullt në historinë e atij parlamenti sepse kurrë ndonjëherë një vend nuk i ka lejuar vetes të përfaqësohet nga një njeri me pesë mbiemra siç është rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.

 

Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumente se vetëm me famozin Bego, Taulant Yaris ka bërë 24 rrugë jashtë shteti, ka tronditur thellë Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqipërisë që kërkon të integrohet duke përdorur pasaportat diplomatike të politikanëve në shërbim të trafikantëve dhe ngarkesave të tyre të drogës!

 

Ngjarja e djeshme në Parlamentin Europian është një apel, kushtrim për mbarë shqiptarët të përmbysim sa më parë këtë klikë kriminale në pushtet për të çelur rrugën e mbyllur prej saj të integrimit europian. sb

Kallëzimi i opozitës, Vasili: Prokuroria i mbyll çështjen Ramës

TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur çështjen në ngarkim të kryeministrit Edi Rama, pas padisë që depozitoi opozita pak kohë më parë në lidhje me audio përgjimin, ku pretendohej se implikohej vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

PD LSI kërkuan hetim penal ndaj Ramës, pasi sipas tyre ka fshehur të vërtetën për dosjen ‘Babalja’. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Ramës.

 

Statusi i plotë:

 

Prokuroria i dorezohet perfundimisht krimit dhe i mbyll ceshtjen edi rames.

 

Prokuroria e dorezuar koke e kembe te krimi dhe qe pacipesisht denon me arrest gazetaret qe denoncojne te vertetat e medha.
Prokuroria qe therret kryetarin e partise demokratike per ceshtje ordinere.
Prokuroria qe mbulon provat ne audiopergjimin e agron xhafes.
Sot prokuroria pas kallezimit te opozites ndaj edi rames qe gjoja kishte kryer ekspertizen e audipergjimit ja mbylli pacipesisht sot ceshtjen.
Gazetaret ne burg edi rames i mbyllet ceshtja.
Prokuroria i mbylli me pare ceshtjen edi rames me nje falje me facebook kur i beri i beri thirrje policise te hiqte uniformat e te bente vota per rilindjen.

Babalja: Alizotin e manipuluan, gënjehet me dy birra

TIRANE-Albert Veliu, i njohur ndryshe si ‘Babalja’ ka folur ndër të tjera në emisionin  ‘Open’ në Top Channel edhe për njohjen me Fredi Alizotin. Në njërin prej përgjimeve, Alizoti pretendon se zëri është i tij dhe jo i Agron Xhafajt, por Babalja e mohon plotësisht.

Ai tregon se si e ka njohur Fredi Alizotin, ndërsa këmbëngul se në audiopërgjim është zëri i Agron Xhafajt, me të cilin ka pasur një qejfmbetje të vjetër.  Sipas Babales, Fredi Alizoti është manipuluar dhe person që gënjehet me dy birra.

 

“Fredi Alizotin e njoh, por nuk kam lidhje familjare me atë. E kam ndihmuar kur ka dalë nga burgu. Ai e ka ditur historinë time sepse ia kisha treguar vetë. Për herë të fundit jam takuar me atë në Tiranë, ato ditët e problemit tim, pa ardhur në Kosovë. Nuk është i vërtetë pretendimi i Fredi Alizotit. Merrni zërin tim, të Fredi Alizotit dhe të ‘X’ dhe ballafaqoheni.

 

Nuk i kam premtuar asnjë euro Alizotit, është një manipulim prej dikujt që e ka mashtruar, ai është njeri që gënjehet me dy birra. Jo që nuk i kam premtuar asnjë euro, por unë jam 52 vjeç dhe as nuk jam blerë e as nuk jam shitur. Nuk më ka paguar asnjë për këtë audio-përgjim. Kam ardhur në Kosovë me 300 euro dhe sot ha bukën e azilit, në xhep kam vetëm 4 euro”- u shpreh Veliu.

Babalja: “Përgjimi është i vërtetë, i qëndroj deri në vdekje, Alizoti i droguar gënjen, më ofruan 150 mijë USD”

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, deklaron se i qëndron deri në vdekje audio-përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm, duke thënë se është tërësisht i vërtetë. Pak ditë më parë, analizat e një laboratori britanik sugjeruan se audio-përgjimi i Albert Veliut me Agron Xhafajn është i montuar, duke bërë që Prokuroria të lëshojë urdhër -arreste, përfshi edhe për “Babalen”. Megjithatë, ai thotë se gjithçka është e vërtetë dhe i qëndron deri në fund. Albert Veliu, në rrëfimin e tij për emisionin “Open” të Eni Vasilit, këmbëngul se në audio-përgjim është zëri i tij dhe ai i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm. “Babalja” shton gjithashtu se i janë bërë shumë oferta, por edhe presione që të dalë e të thotë se audio-regjistrimi ishte i manipuluar, por se i ka refuzuar. Madje, përmend një rast kur një deputet i ka dërguar një njeriun e tij, bashkë me shefin e Krimeve të Laçit, në një hotel në Tiranë, duke i ofruar 150 mijë dollarë për të thënë që gjithçka është e sajuar. Për Fredi Alizotin, personazhin e përfshirë së fundi në historinë e audio-përgjuimit të Agron Xhafajt, i cili ndodhet në burg, “Babalja” thotë se gënjen. Madje, shprehet se ai është një njeri i droguar, me probleme ekonomike në familje, që në rast se i jepni një birrë, mund të thotë shumë gjëra. Në një përgjim Alizoti thotë se zëri në audio-përgjim është i tij dhe jo i Agron Xhafajt, por “Babalja” e mohon plotësisht këtë. Ai tregon se si e ka njohur Fredi Alizotin, ndërsa këmbëngul se në audio-përgjim është zëri i Agron Xhafajt, me të cilin ka pasur një qejfmbetje të vjetër.

 

 

Ju i qëndroni versionit tuaj për zërin. Problemi është që në Shqipëri ka dalë një personazh që quhet Fredi Alizoti, mbi të cilin ka disa përgjime, audio-përgjime, video-përgjime dhe disa versione të historisë. A e njeh Fredi Alizotin, a ke lidhje familjare?

Fredi Alizotin e njoh. Nuk kam lidhje familjare me të. Thjesht e kam ndihmuar se ka qenë njeri hallexhi, i dalë nga burgu, i droguar, si mund të themi. E kam kthyer në jetë. Ai e ka ditur historinë time, ka ditur ngjarjen time, se ia kam treguar unë.

Po si e ka ditur?

Që jam në pozicion të vështirë dhe që duan të më vrasin. Dhe e mbaja nga pas për të më ruajtur se kush më vinte nga pas. Ai nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje.

Pra, ju ia keni treguar vetë?

Po, të gjithë historinë.

E keni njeri të afërt përderisa ia keni treguar?

Nuk e kam njeri të afërt, po i kam treguar. E kam pasur shok. Kisha besim se më mbronte krahët. Jo se ai ka lidhje me këtë ngjarje.

Kur jeni takuar për herë të fundit me të?

Në Tiranë, kur unë kisha probleme që më vinin këta nga pas. Më vinin këta të Drejtorisë së Përgjithshme. E mbaja nga pas që të më ruante, se kisha merak se më fusnin ndonjë plumb. Se tani çfarë nuk pret nga ata

Fredi Alizoti pretendon se zëri i publikuar në audio-përgjim është zëri i tij. Pra, i Fredi Alizotit.

Nuk është e vërtetë. Merreni dhe futeni në… Merreni zërin tim, zërin e Fredi Alizotit, zërin e x-it dhe del se cili është. Është shumë e thjeshtë.

A i keni premtuar para Fredi Alizotit që ai të luajë rolin e Agron Xhafajt?

As që bëhet fjalë. Janë të gjitha gënjeshtra. Janë manipulime të gjitha.

Ka përgjime Prokuroria.

Le të ketë përgjime. Janë të gjitha gënjeshtra. Veçse unë i kam thënë, për mbrojtjen time t’i do marrësh 1 mijë euro, për të ndihmuar familjen se e kishte familjen pa bukë. Ka 2 pleq në shtëpi që i ka të sëmurë. Po të doni, verifikojeni. Këto janë të gjitha manipulime nga dikush tjetër që e ka futur në valle.

Përse do gënjente Fredi Alizoti dhe do shfaqej krejt papritur në një moment të caktuar dhe të thotë që ai zë është i imi, nuk është i Agron Xhafajt?

Fredi Alizoti, që ju të bindeni, merreni dhe jepini 1 shishe birrë dhe do dëgjoni shumë gjëra. Është njeri i droguar, është alkoolist.

Ai thotë që ju i kishit premtuar 100 mijë euro nga 200 mijë euro që secili do ndante.

As që bëhet llaf. Unë në jetën time me lekë nuk më ka blerë njeri. Vajta 51 vjeç dhe s’më ka blerë burrë nëne me lekë. Unë kisha historinë me x-in, më kishte detyrime për burgun që bëra. Më ktheu kurrizin, më la fëmijët rrugëve dhe e ktheva monedhën. Këtu nuk ka asnjë lloj politike, çfarë dëgjoj. As Olldashi, as Salianji, as Rama, as me Xhafajn nuk kam gjë. Unë e kam të gjithë me atë se më ktheu kurrizin. Më la të vuaja burgjeve dhe më la fëmijët rrugëve. Dhe vetë ngrinte pallate, u bë kapobandë.

Albert Veliu3

Tani, edhe një herë. Qëndrojmë te 100 mijë eurot. Ju thoni që nuk ka asnjë, as 100, as 200? A ju ka paguar njeri?

Nuk është e vërtetë, janë gënjeshtra.

A ju ka paguar njeri për këtë regjistrim?

As edhe një 10 lekësh. Unë kam ardhur në Kosovë që të më besoni, me 300 euro. I keni të regjistruara në Polici. Dhe ha bukë në azil. Ha bukën e azilit dhe tani që jemi bashkë po të nxjerr xhepin, jam me 4 euro në xhep. Asistenca e azilit.

Në fakt, Prokuroria disponon një sasi të madhe përgjimesh, shumë prej tyre kanë dalë në media. Dalin disa të dhëna komprometuese, për shembull, 6 qershor, ora 9:30, Prokuroria thotë se juve ju ka marrë në telefon Fredi Alizoti dhe mes jush është zhvilluar kjo bisedë. Ai thotë e takova, jo këtej jo andej, jam keq po dridhem. Ti i thua: Ore, thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq.

Nuk është likuidim, por kam familjen pa bukë. Dhe u thashë të të ndihmojë filani, të japë 200 euro për bukë.

Kush është ky filani, kë takoi Alizoti?

Është njeriu im. Është njeriu i shtëpisë sime.

Po pse po dridhej ky njeriu?

Po është i droguar ai.

Jo, jo. Alizoti thotë e takova këtë njeriun që ju thoni se është i yti dhe ai po dridhej. Jam keq, jo këtej jo andej.

Dëgjo, të them një gjë. Këto janë montazhe që bëhen të gjitha. Bëjini analizat e gjakut atij zotërisë dhe pastaj flisni me mua. Interesohuni një herë se në çfarë gjendjeje është ai.

Për çfarë bëhet fjalë në këtë bisedë?

Këtu bëhet fjalë që t’i jepja unë 200 euro, për të ndihmuar të shtëpisë. Se ishin pa bukë në shtëpi se janë copë-copë. Interesohuni një herë çfarë të them unë.

Pra, ju thoni nuk është ai momenti që dikush duhet të paguante atë 200 mijë euroshin?

Jo, jo, jo. S’ka pagesa fare. Janë të gjitha sajesa. Janë të gjitha filma. Dhe i lutem shumë Prokurorisë të çojë çështjen deri në fund. Mos të merren me lajme hovi në televizione, Babale 1, Babale 2. Se unë jam njeri që ta dijë dhe ai zotëria i madh, unë nuk kam rënë nga qielli. Unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë.

Albert veliu

Ju thoni gjithashtu, në këtë paragraf që lexova, unë flas me atë tjetrin, me kosovarin. Me atë? Çfarë keni dashur të thoni?

Shiko, kosovari, ne kemi pseudonimin e një shokut tim që kam unë poshtë. Nuk ka lidhje kosovari fare, është pseudonimi, siç më thonë mua “Babale”, tjetrit i thonë kosovar, tjetrit korçar, tjetrit i thërrasin kuqo. Pseudonime ka çdo njeri në ambientin tonë. S’ka lidhje fare.

Pra, ju po thoni që nëpërmjet një njeriu tjetër, me njeriun që duhet t’i jepte këto 200 euro këtij personi.

Po, sepse kishte ngelur në mes të rrugës dhe kishte plakën sëmurë atë dite.

Fredi Alizoti, del një tjetër përgjim i datës 12 qershor, ku flet sërish për paratë. Ai flet me një numër që mbaron me 974 dhe i thotë: Muhabet nuk ke dëgjuar në televizion ti? Po fola unë gjëra, ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i tij. E ke parasysh, dëgjon? Bëra sikur isha vëllai i tij. E kupton, do merrnin nga 100- she, a e kupton ti?

Nuk është e vërtetë fare, këto janë të gjitha broçkulla. Motra, janë të gjitha gënjeshtra. Janë të gjitha të improvizuara, siç i thoni ju në gjuhën tuaj. Janë të montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Atë të vërtetë e di vetëm unë dhe ai x. Kemi 2 kampione zërash, merrini.

Alizoti thotë se ai x jam unë.

Jo, është x tjetër. Ka dalë edhe një Agron Hyseni që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time dhe unë nuk e di kush është.

A ju kishte thënë Alizoti qe do i tregonte të gjitha nëse ju nuk do e paguanit?

Nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t’i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedojë këto lloj muhabetesh sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.

A ju kishte thënë ai se më datën 1 qershor do telefononte në Polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron Xhafajt?

Nuk është e vërtetë.

Zoti Veliu, a ju kanë premtuar para nga Partia Demokratike?

As nuk kam fare lidhje me Partinë Demokratike, as me Partinë Socialiste. Kam lidhje me partine çame. Unë jam çam.

A ju ka premtuar para PD për përgjimin?

As nuk kam fare lidhje me këto lloj gjërash dhe as nuk i njoh.

A jeni takuar me eksponentë apo deputetë të Partisë Demokratike?

Unë jam takuar atë natë që kam dhënë intervistë me sekretarin e tij andej matanë.

Më përpara, jeni takuar me eksponentë të PD, ndërkohë që përgatiteshit për përgjimin?

Vetëm një herë kanë ardhur aty te kafeneja 2, 3 veta. Unë nuk e di se çfarë kanë qenë, se nuk i njoh as me emra se nuk merrem me politikë.

Capture

Te cila kafene?

Te kafeneja e PD. Se aty u bazova që çova materialin.

Si je njohur me Salianjin, në çfarë rrethanash je njohur me deputetin?

Unë me Salianjin nuk kam fare lidhje. Këto janë të gjitha gënjeshtra. Unë vetëm sa i kam dorëzuar diçka Olldashit, Olldashi atë natë më ka prezantuar me Salianjin që dhashë intervistën, kaq kam unë, nuk kam gjë me Salianjin.

Pra, të ka prezantuar Olldashi me Salianjin. Ti e ke takuar Salianjin apo jo?

Po, atë ditë që mora intervistën. Edhe një herë ishim ulur për kafe, që iu thashë ishin tre deputetë.

Më pas apo më përpara?

Më përpara se të jepja intervistën, të thashë në kafene që ishin tre deputetë. Të mos i ngatërrojmë gjërat.

Çfarë bisedash ke bërë me Salianjin?

Asnjë lloj gjëje, të thashë. Kam këtë lloj gjëje që kam bërë dhe dua të jap edhe intervistën për garancinë e jetës sime, se nuk i dihet. Doli ajo në audio-përgjim, jepej ajo në televizion. Ajo që një tablo që më pengonte mua jetën, si më ndodhi në Kukës

Pra, e ke takuar një here në kafe, pastaj në PD. Pastaj të kujtohej kjo gjë?

Që dhashë intervistën, të thashë. Dhashë intervistën dhe ika. Nuk kam lidhje me asnjë të PD dhe as nuk i njoh. Dhe Salianjin nuk e njoha, çfarë e kam parë në televizion tani.

Salianji thotë e kam takuar vetëm te holli, nuk kam pirë ndonjëherë kafe me të.

Më dha dorën, nuk thashë se kemi pirë kafe. Te kafeneja e PD, nuk thashë që pimë kafe. Ishin 3 deputetë që më dhanë dorën, deputetët a qytetarë nuk e di çfarë ishin.

A ju ka premtuar Salianji 200 mijë euro për materialin?

As që bëhet llaf, të gjitha janë gënjeshtra moj motër. Të gjitha janë gënjeshtra, janë shpifje të gjitha.

Kujt i ke kërkuar ndihmë?

Zyrtarit të PD, rojës poshtë.

Çfarë iu tha?

Kështu, kështu janë gjërat. Dua një njeri që të më garantojë jetën time dhe t’u jap edhe unë provat e mira. Dhe bile nuk janë publikuar të gjitha videot nga SHIK-u, do i marrësh vesh edhe ato.

Kush ishte personi i parë që kontaktuat përpara se ta bënit përgjimin?

Ka qenë një djalë i vogël.

Pra, Olldashin ta ka prezantuar ky djali i Partisë Demokratike duke të thënë që është i…

SHIK-ut. Jo, ai më tha që jam i SHIK-ut, nuk më tha ky i Partisë Demokratike, ai më tha që jam i SHIK-ut.

Do ma thuash emrin e deputetit që të ka ofruar që të tërhiqesh?

E di Prokuroria. Nëse janë tamam shtet që e nxjerrin të vërtetën, e nxjerrin. Edhe ky që ka ardhur këtu ta thashë. Janë zinxhir gjërat.

Ke frikë për vete, për familjen tënde?

Unë kam frikë familjen time, për veten time as nuk ma ndjen. Sikur sot të vijnë të më marrin të më fusin plumbin në kokë, as nuk trembem fare. I kaluam 50 vjeç, por të paktën do jemi faqebardhë, ajo që është e bardhë është e bardhë.

Me Alizotin..

Dhe më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë.

Për?

Te një lokal, te 11-katëshi. E di x, që na hiqet si i ndershëm, flet në televizion. Të thoja që është është false kjo.

Ju kanë ofruar 150 mijë euro për të thënë që është false audio-përgjimi, që gënjeva?

Albert veliu 1

Po.

Kush është 11-katëshi në Tiranë?

Është një lokal i hotelit, i deputetit të… Të mos flas.

Hotelit të kujt partie?

Të këtij që më ndjek mua këmba-këmbës, që i ndjek njerëzit këmba- këmbës ai, gjer në varr.

Ishte deputeti që jua ofroi këtë gjë, vetë?

Kishte sjellë një njeri aty, me shefin e Krimeve të Laçit.

Udhëtimet me Edmond Begën – Salianji ‘thumbon’ Ballën: A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?

“Duke u përgatitur për në gjykatë. A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop”. Është ky postimi i shkurtër që bën deputeti demokrat Ervin Salianji në Facebbok. Bashkë me mesazhin, publikon edhe një fotografi, ku thuhet se të dy kanë bërë 57 udhëtime së bashku.

Disa ditë më parë, ligjvënësi demokrat, duke iu referuar siç tha, “të dhënave të sistemit TIMS”, denoncoi nga selia blu udhëtimet e kryera bashkë jashtë vendit, të kreut të grupit parlamentar socialist me Edmond Begon, të dënuar më parë për trafik droge. Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla i ka quajtur shpifje akuzat e deputetit të PD-së dhe e paralajmëroi se do ta padisë.

Vizita shtetërore – Princi i Monakos vjen në Tiranë me ftesë të Presidentit

Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri. Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, vjen me ftesë të Presidentit, Ilir Meta

Alberti II, Princi i Monakos do të zhvillojë vizitë shtetërore në vendin tonë në datat 16-17 tetor 2018.

Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive. Vizita e Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve

Do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Mbledhja Shqipëri-BE: Pollo kërkon përjashtimin e Ballës në Bruksel: Në akuzë për lidhje me krimin

Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, ne Bruksel ka nisur me nje kerkese nga ana e PD per heqjen e socialistit Taulant Balla nga roli i drejtuesit te komisionit, pasi eshte ne akuze per lidhje me krimin.

 

NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kerkoi fjalën dhe theksoi në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel”- tha Pollo ne fjalen e tij.

Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”.

Sipas Pollos, eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.

Por teksa ai fliste nderhyri Monika Macovei, nenkryetarja komisionit te Stabilizim Asociimit, duke i thene qe te mos vazhdonte me. “Te gjithe keto akuza qe ju thoni, i kemi kontrolluar dhe nuk jane te verteta”- tha ajo.

Pas denoncimit te Balles perfaqesuesit e opozites largohen nga mbledhja, ndersa teksa Pollo ishte ende duke folur, ka nderhyre Monika Macovei, duke thene se nese e bojkotojne kete mbledhje, atehere tregojne se nuk duan dialog.

http://www.europarl.europa.eu/website/webstreaming.html?event=20181015-1400-SPECIAL-DELEGATIONS

Fjala e plote e Genc Pollos:

Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve
e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.
Ne nuk mund të rrijmë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium.
Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Dhe po i kerkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles.Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballen bashkryetar ne këtë parlament Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimin europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër.

“Deputeti i vuri pushkën në ballë në komisariat”, Rama flet për pamjet e kamerave

Paraditen e sotme në një takim të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Brendshme, me oficerë të policisë së shtetit si dhe në prani të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama është shprehur se shpifjet që u janë hedhur mbi uniformat e tyre nuk duhet t’i shqetësojnë.

“Për ne e re është e vetëm përmasa, se lajmi i rremë, shpifja ka qenë mes nesh. Ne faqet e para të gazetave dhe edicionet informative të mediave tradicionale, nuk kam ardhur të mbaj fjalim mbi shpifjen, por sepse shpifja nuk duhet të ndikojë në punë tuaj.

Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformën tuja, narkopolicia e me radhë nuk duhet të shpërqendrojnë nga misioni dhe qëllimi juaj, kam ardhur se ofensiva politike e mediatike për të krijuar perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meritoj kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjimi, shumëfishimi imediat i goditjeve ndaj krimit, që nga lloji i të fortëve në mes bllokut, deri te kundërvajtësit që kërcënojnë qetësinë e komunitetit, kriza e politikës që syno të errësojë sytë e publikut është mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme duke e renditur në një shkallë tjetër policinë e shtetit”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audio, krimi, krimi, krimi, në fjalime, debat, komente, krimi në drekë, darkë.

Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Por kjo është puna ime dhe e qeverisë, puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj batareje, më fortë dhe qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se keni sot”.

Çështja “Xhisiela-Rexhep”

Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil.

Kujt ia kishte borxh kjo trupë, pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërteten në kamerat e komisariatit, lidhur me gjithë skenën e fantazuar nga shpifësi, ndërkohë që në kamera del qartë se e tërë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte mbi policinë dhe ne është një sajesë.

Fakti që kamerat iu dërguan prokurorisë, se kjo është njëra anë, por nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit, u la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie, që kamerat thonë se as ishte, e as kishte asgjë të kësaj natyre.

Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat, unë nuk e pranoj dot këtë që

Një provë aq vrastare për gjithë mizërinë e llafeve, nuk i jepet publikut dhe çohet në prokurori dhe aty mbyllet e papërdorshme se është provë hetimore.

Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, taulanti nuk diskutohet, fatmiri po, unë as diskutohet”, tha Rama.

LIVE NË FACEBOOK:

“Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për “të fortët”, me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta: Mes shtetit edhe “të fortëve” nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken”, shkruan Rama.

Balla flet për rrëmujë në PE, mesazh Bashës: Tërhiq urdhrin që u ke dhënë deputetëve

Taulant Balla, në një reagim të bërë në rrjete sociale i ka dhënë një mesazh Lulzim Bashës për të “tërhequr deputetët e tij nga rrëmuja që i ka urdhëruar për në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian”.

“Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë.Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!”, shkruan numri dy i qeverisë.

Dosja e Saimir Tahirit – Ja çfarë u vendos sot për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm

Janë shtyre hetimet për dosjen “Tahiri” me një periudhe kohore edhe për tre muaj.

Vendimi është marre sot nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, Dritan Premçi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela,  të cilët kanë kërkuar zgjatjen e hetimit për ish-ministri e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në shkresën e siguruar nga “Panorama Online”,  zbardhen arsyet e kërkesës për shtyrjen e hetimeve

Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51.

Dy ditë më pas, më 16.08.2014 në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi” që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Tahiri mbi kalë sfidon drejtësinë, PD: Show mbi shalë 7.500 euro (foto)

Sot pritet fati i dosjes “Tahiri”, por ish-ministri i Brendshëm ka publikuar dje në “Facebook” një foto teksa shihet i qetë duke kalëruar.

Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar një fakt, që ajo e quan skandal. Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një deklaratë thotë se Tahiri sfidon drejtësinë duke shaluar mbi 7500 euro mbi kalë.

Deklarata e Edi Palokës

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.

Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht.

“Fredi Alizoti sajesë, aktori i Ramës”, PD publikon përgjimet e reja

Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj ne nje dalje per mediat tha se aktori i kryeministrit Edi Rama, Fredi Alizoti është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai tha se PD ka disa fakte, ndërsa tregon edhe disa data, ku flitet për biseda telefonike dhe porosi të dhëna për Alizotin.

“Alizoti ka takuar “shefin e madh” dhe ka marrë një “pako” prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është “shefi madh” dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij.”, tha ai.

 

Fjala e plotë:

Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.

Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.

Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
• Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
• Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

KLSH zbardh shifrat e buxhetit 2017: Borxhi publik ishte 72%

DORINA AZO/ Niveli i borxhit publik faktik në 2017-n arriti në 72 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të ardhurat e munguara nga buxheti i shtetit të vitit 2017 dhe shkeljet me dëm ekonomik arrijnë në vlerën e 6 miliardë lekëve.

Këto janë konkluzionet e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të vitit të kaluar.

BORXHI PUBLIK “Niveli i borxhit publik faktik në 72% të PBB-së përgjatë vitit 2017 (duke përfshirë detyrimet e prapambetura dhe stokun e rimbursimit të TVSHsë), tregon për një mospërmbushje të objektivave të vendosura në lidhje me këtë komponent tepër të rëndësishëm në kuadër të mirëmenaxhimit të financave publike”, shprehet Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportimin e auditimit për buxhetin 2017. Niveli i borxhit prej 72 për qind, sipas KLSH-së, llogarit edhe detyrimet e prapambetura, edhe stokun e rimbursimit të TVSH-së. “Stoku i borxhit publik të raportuar për vitin 2017 paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e kërkesave ligjore për raportimin e tij dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar dhe ato të lidhura me raportin e borxhit publik.

Për detyrimet e rilindura në vitin 2017, të akumuluara nga institucionet buxhetore, nuk rezulton të jetë ndjekur i njëjti standard, sipas të cilit duhej të ishte marrë borxh për shlyerjen e tyre. Në këtë argument, vlera prej 19 miliard lekësh përbën shtesë të borxhit të shtetit ndaj të tretëve, për shlyerjen e të cilit, megjithëse është konstatuar detyrimi, nuk është marrë borxh. Nëse për financimin e këtyre pagesave do të ishte marrë borxh, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliard lekë do të ishte në rreth 1,104 miliard lekë, i cili në raport me PBB-në do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsideratë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH-së në vlerë 11 miliardë lekë (trajtuar në seksion më vete), borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB”, thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon qeverisë që detyrimet e kontratave koncesionare të raportohen në stokun e borxhit. Sipas KLSH-së, deri në vitin 2021 shpenzimet e buxhetit për këto kontrata parashikohen në vlerën e 18 miliardë lekëve. “Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 11 kontratat koncesionare rezulton se shpenzimet faktike nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6,493 milionë lekëve.bujar-leskaj-1024x740-696x503-696x503

Duke marrë parasysh edhe projektet, për të cilat është dhënë miratimi nga ana e MFE-së për mbështetjen buxhetore të nevojshme, që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, rezulton se këto pagesa bashkë me dhënien e miratimit në parim nga ana e MFE-së për 4 kontrata të reja, parashikohet që të rezultojnë me flukse dalëse në shumën 18,115 milionë lekë në vitin 2021.

Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, të cilat kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik”, thuhet në raport.

Shqipëria ndër 15 vendet që i ka ikur më shumë “truri”, ja ku emigrojnë shqiptarët e ditur, diaspora jonë shkencore

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. \

Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit për llogari të një studimi të PNUD. Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë në këto dekadat e fundit që është vënë nën presionin e vazhdueshëm të emigracionit të lartë. Përpos ikjeve, mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria kryeson listën botërore për potencialet e larta të emigrimit. Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56% e shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin shënoi rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36% e shqiptarëve kishin në plan të emigronin. Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë, sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit të trurit.

Një studim i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, për llogari të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) i publikuar së fundmi, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.
Në vitin 2010 dhe 2011, u gjet se rreth 31.3% e popullatës shqiptare me arsim të lartë ishte në emigracion. Ikja e njerëzve me arsim të lartë është një problem i brendshëm i vendeve ku mungon ekonomia e shkallës dhe tregu i punës nuk paraqet potencial. Sipas të dhënave të OECD-së, emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Kjo rritje ishte më e madhe se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me arsim të mesëm dhe të ulët.Ana-tjeter-e-medaljes-850

Ekspertët Gëdeshi dhe King zhvilluan një sondazh me 720 doktorantë, PHD dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit. Pas intervistave me ta, gjysma e tyre afërisht 49% nuk kishin ndër mend të ktheheshin në Shqipëri, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar, pas një periudhe kohore jashtë vendit”, dhe vetëm 4% thanë: “do të kthehem në Shqipëri pas diplomimit, të punoj”. Numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD u rrit me 430% në vitin 2016 në raport me vitet 2000.

Studimi i ekspertëve thotë se përgjigjet nuk ishin të improvizuara ose të rastësishme, por ishin të bazuara mirë në arsyetime, duke reflektuar jo vetëm një dëshirë për përvojën ndërkombëtare, por edhe një perceptim të së ardhmes, mbi punësimin dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.
Andra, një studente shqiptare në Itali tha: “Kthimi im është i kushtëzuar nga punësimi. Për këtë arsye, shumica e studentëve shqiptarë dëshirojnë të dinë se çfarë i pret ata”. “Me një pikëpamje të zymtë të punësimit në Itali, shumë studentë shqiptarë përgatiten të emigrojnë në vende të tjera”.
Jola, një studente shqiptare në Itali, tha: “Ka vetëm pak studentë shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri. Nëse nuk gjejnë punë në Itali, ata synojnë të shkojnë në Gjermani, Spanjë apo Austri”.

Sondazhi gjeti gjithashtu se shumica e diasporës shkencore shqiptare nuk dëshiron të kthehet. Shumica e të anketuarve thanë se ata mendojnë se janë integruar mirë në vendin pritës, i cili siguron komoditet (në aspektin e strehimit, transportit, infrastrukturës) dhe sigurimin e jetës dhe mundësi më të mira për karrierë. Përveç kësaj, fëmijët ndjekin shkolla cilësore, jeta shoqërore dhe kulturore është e pasur, kujdesi shëndetësor dhe arsimi janë të një cilësie të mirë, etj. I frikshëm mbetet fakti se edhe për ata doktorantë që duan të kthehen për të kontribuar në universitetet shqiptare u është mbyllur dera.

Arsyet pse ikin jashtë me studime

Të rinjtë nga Shqipëria kanë një dëshirë të pazakontë për të studiuar jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ekspertët Gëdeshi dhe King kanë vërejtur disa arsye për këtë tendencë. E para është se shqiptarët dëshirojnë të sigurojnë një arsimim më cilësor për fëmijët e tyre. Hipoteza e dytë supozon se për t’u diplomuar nga një universitet i BE-së, do të ishte më e lehtë për personin të gjejë një punë dhe të integrohet në vendin pritës. Anketa e zhvilluar me 303 studentë shqiptarë jashtë vendit kryesisht në Itali, Gjermani, Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pa se 70% konsideruan studimet universitare si hapi i parë për të banuar jashtë vendit dhe 24.4% u përgjigjën “Ndoshta”. Vetëm 5.6% iu përgjigjën se kishin nisur studimet jashtë jo si një mundësi për të jetuar atje.

Arbeni, një ish-emigrant në Itali që tani drejton një kompani të suksesshme shërbimesh në Shqipëri, tha: “Në fillim të viteve 1990, si shumë shqiptarë, emigrova ilegalisht në Itali. Pas disa vitesh pune, u ktheva dhe ngrita biznesin tim në Shqipëri. Duke pasur parasysh situatën aktuale, shoh të ardhmen e djalit tim në një nga vendet e BE. Sidoqoftë, nuk dua që djali im të emigrojë dhe të jetojë siç e kam bërë atëherë. Prandaj, unë do të blej migracionin e tij: Do të financoj studimet e tij në një universitet të mirë në BE, duke krijuar kështu hapësirat për punësim dhe integrim më të lehtë në vendin pritës”.

Genti sheh perspektivën për fëmijët e tij përgjatë vijave të ngjashme: “Kur u martova, dukej se gjërat po ktheheshin mirë dhe vendosëm të ndërtojmë jetën tonë në Shqipëri. Por tani, ne mendojmë se fëmijët tanë duhet të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit. Të dy fëmijët e mi studiojnë në shkolla private dhe mësojnë gjermanisht, duke u përgatitur për të studiuar në një universitet gjerman”.

Në lidhje me kthimin në Shqipëri pas diplomimit, përgjigjet e nxënësve shqiptarë janë edhe më të qarta. 49% e tyre pohojnë se nuk kanë ndër mend të kthehem në Shqipëri në të ardhmen e afërt”, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar pas një periudhe kohore jashtë vendit”.
Studimet tregojnë se ka një lidhje të fortë midis potencialit dhe migrimit real. Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po emigron elita e studentëve të vendit, ku më të zgjuarit dhe më të mirët ikin dhe nuk kthehen më.

Profesor Gëdeshi thotë se, pasojat socio-ekonomike të këtij fenomeni janë të qarta: çdo vit, burimet njerëzore dhe financiare të kualifikuara, ose më mirë elita rinore dhe financiare e Shqipërisë, e lënë vendin në mënyrë të pakthyeshme dhe kostot që lanë pas janë miliona euro. Sipas një artikulli të kohëve të fundit, vendet që tërheqin të diplomuar nga vendet e varfra furnizohen gratis me burime njerëzore të arsimuara të talentuara. Kjo formë migrimi është bërë shqetësim i madh për të ardhmen e Shqipërisë. Erinda, një e intervistuar e cila mori doktoratën në Francë, tha: “Përmes rrjedhjes së trurit, shteti shqiptar po humbet investimin e vet. Kjo është një nga humbjet më të mëdha për Shqipërinë”.

Diaspora shkencore po rritet me shpejtësi

Madhësia dhe cilësia e diasporës shkencore shqiptare po rritet me shpejtësi. Pothuajse dhjetë vjet më parë, u vlerësua se rreth 200 doktorë shqiptarë punonin në universitete, laboratorë dhe institucione shkencore, si dhe në departamentet kërkimore të korporatave të vendeve të zhvilluara të OECD-së. Aktualisht, ky numër është shumë herë më i madh. Studimi i PNUD ka anketuar 752 të tillë nga Shqipëria me gradë PhD dhe punonim jashtë vendit. Rreth 62% e tyre punonin në universitete dhe institucione kërkimore. Shqiptarët e tjerë me doktoraturë, jo të integruar në universitete apo institucione kërkimore, janë të aktivizuar me trajnimin e tyre profesional në biznese, industri, administratë etj. Për shembull, anketa zbuloi se pothuajse 97% e tyre, që ishin të pajisur me doktoraturë jashtë vendit, janë në punë që përputhen gjerësisht me nivelin e kualifikimit.

Studimi tregon se në vendet e OECD-së janë së paku 2,500 doktorë dhe kandidatë. Për një vend të vogël si Shqipëria, ky grup hulumtuesish përfaqëson rreth 40% të shqiptarëve të cilët kanë një doktoraturë dhe rreth 25% të potencialit akademik të vendit. Ky rezervuar gjithnjë në rritje i “trurit” mund dhe duhet të mobilizohet për të mirën e zhvillimit socio-ekonomik të vendit, veçanërisht nëse ekzistojnë kushte specifike. Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia me doktoraturë gjithashtu kontribuojnë në diasporën shkencore shqiptare, në aspektin cilësore dhe sasiore, dhe përbëjnë një të pestën e diasporës shqiptare në tërësi.

Ja cilët janë “shkencëtarët” emigrantë

Diaspora shkencore shqiptare është relativisht e re, me një moshë mesatare prej 37 vjetësh, ku 72% janë më të rinj se 40 vjeç dhe vetëm 2.3% janë 60 vjeç ose më të vjetër. Një grup tjetër (12.3%) përbëhet nga ata që emigruan me prindërit e tyre kur ishin 15 vjeç ose më të rinj. Ky grup përfundoi vetëm një pjesë të arsimit parauniversitar në Shqipëri dhe është më pak i lidhur emocionalisht me vendin e origjinës.

Diaspora shkencore shqiptare dominohet nga gratë rreth 57.4%. Pothuajse gjysma e tyre emigruan për herë të parë gjatë dekadës së parë të tranzicionit në vitet 1990, 37.6% në dekadën e dytë dhe 11.5% në të tretën (2010). Të dhënat tregojnë se vetëm 3.9% e të anketuarve kishin përfunduar studimet e tyre gjatë viteve të fundit të sistemit socialist. Gati 48% e të anketuarve nga diaspora shkencore kishin punuar në Shqipëri para emigrimit dhe 36.9% kishin punuar në universitetet publike ose private të vendit dhe institucionet kërkimore.

Arsyeja kryesore për emigrimin e përfaqësuesve të diasporës shkencore është shumë e ndryshme. Për shumicën, arsyeja ishte për të studiuar në një universitet prestigjioz (66.2%) ose për të ndjekur mundësi profesionale dhe trajnimi (4.5%) jashtë vendit se ato të ofruara në vendin e origjinës. Të tjerë, ata që kryesisht emigruan me prindërit e tyre ose që nuk largoheshin për qëllime studimi, theksuan faktorët ekonomikë (14.9%), ose, në një masë më të vogël, faktorët politikë (3.3%). Një numër i vogël, kryesisht pedagogë dhe hulumtues (2.8%), përmendën infrastrukturën e dobët dhe kryesisht mungesën e pajisjeve për punë kërkimore në Shqipëri.

Zgjedhja e vendit të destinacionit është e kushtëzuar nga faktorë të tjerë. Në këtë drejtim, vërehen dy grupe. Grupi i parë përbëhet kryesisht nga kandidatët e doktoratës, të cilët e rendisin reputacionin e universitetit, ose mundësinë e një burse, si arsyeja kryesore. Grupi i dytë përbëhet nga ata që tashmë kanë një doktoraturë, të cilët theksojnë mundësitë e punës dhe faktin se tashmë e njohin gjuhën. Vetëm një numër i vogël deklaruan se zgjedhin vendin pritës për shkak të pranisë së të afërmve apo miqve.

Një karakteristikë e diasporës shkencore shqiptare është se ajo po rritet me shpejtësi. Numri i mbajtësve të doktoraturës shqiptare (bazuar në vitin e përfundimit) është rritur me shpejtësi që nga rënia e komunizmit. Ndarja e periudhës 1988-2017 në tre dekada të veçanta vërehet se përqindja e mbajtësve të doktoratës është 2.6 herë më e lartë në dekadën e dytë sesa në dekadën e parë dhe 3.3 herë më e lartë në dekadën e tretë se sa në të dytën.

Kjo rritje e shpejtë pritet të vazhdojë. Numri i kandidatëve të doktoratës nga viti i parë u rrit me gati 154%, e nxitur nga një numër faktorësh. Së pari, numri i emigrantëve shqiptarë në vendet e OECD po rritet dhe një nga objektivat e emigracionit të tyre është të sigurojnë një arsimim të mirë për fëmijët e tyre. Fëmijët e tyre ndjekin shkollat dhe universitetet në vendin pritës, dhe disa vazhdojnë studimet e doktoratës. Skënderi, një profesor i informatikës në Gjermani dhe anëtar i institutit Alb-Shkenca, vuri në dukje:

“Migrantët shqiptarë erdhën në Gjermani kur ishin të rinj dhe tani ata janë bërë prindër këtu. Ata vlerësojnë arsimin dhe dëshirojnë të sigurojnë që fëmijët e tyre të arsimohen këtu. Për këtë arsye, unë them se numri i atyre që marrin grada akademike po rritet”.

SHBA dhe Italia, përfituesit e doktorantëve shqiptarë

Edhe pse e shpërndarë në pesë kontinente dhe 40 vende të ndryshme, pothuajse 72% e diasporës shkencore shqiptare është e përqendruar në vendet më të industrializuara të OECD-së: SHBA, Itali, Francë, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe Gjermani.

SHBA udhëheq me 28.3% dhe është destinacioni kryesor i doktoraturës shqiptare në udhëtimin e tyre të gjatë. Të dhënat e anketës tregojnë se 18% e doktorëve shqiptarë, që aktualisht jetojnë në SHBA, përfundojnë studimet e tyre në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Holandë. Italia është në vendin e dytë (15.3%).

Afërsia gjeografike dhe ngjashmëritë kulturore, stoku i madh i emigrantëve shqiptarë dhe politikat e favorshme për studentët janë ndër faktorët që shpjegojnë përqendrimin e madh të diasporës shkencore shqiptare në këtë vend. Grupi tjetër i vendeve janë Franca, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Gjermania, pak a shumë në të njëjtin nivel, rreth 7% secila, edhe pse pozicionet e tyre kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Franca, për shembull, ishte destinacioni kryesor në vitet e hershme të tranzicionit, por tani renditet më ulët.

Kohët e fundit janë shndërruar në destinacione edhe Britania e Madhe dhe Gjermania. Një pjesë tjetër e diasporës shkencore shqiptare (18%) është pozicionuar në vendet e zhvilluara në Europën Perëndimore, si Holanda, Zvicra, Norvegjia, Suedia, Austria, Belgjika dhe Danimarka. Këto vende ofrojnë një cilësi të lartë të jetës dhe doktoraturat shqiptare janë të punësuar në universitete dhe institucione kërkimore të njohura ose kompani shumëkombëshe.

Ndryshe nga diaspora shkencore nga Shqipëria, pothuajse gjysma e asaj nga Kosova dhe Maqedonia janë të përqendruar kryesisht në vendet e destinacionit tradicional të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe në Skandinavi. Megjithatë, SHBA është vendi i tyre i zgjedhjes parësore (15%). Shumë të rinj të talentuar kanë ndjekur studimet fillestare universitare në Itali, Greqi, Turqi, Bullgari apo Qipro dhe kanë vazhduar me një studim Master ose PhD në vende të tjera. Drini përfundoi studimet e tij bachelor në Bullgari, një master në Austri dhe një PhD në Mbretërinë e Bashkuar. Mimoza, vajza e një emigranti në vitet 1990, përfundoi studimet bachelor dhe master në Itali, doktoraturën e saj dhe karrierën post-diplomike në universitetet në Itali, Angli dhe Japoni dhe tani është anëtare e një grupi kërkimor me famë botërore në Kembrixh.

Përfaqësues të tjerë të diasporës shkencore kanë vazhduar udhëtimin drejt SHBA. Petriti, profesor në një universitet amerikan tha: “Kam përfunduar studimet e mia bachelor në Turqi dhe më vonë shkova në SHBA për masterin tim. Më vonë, vazhdova të kryeja doktoratën time, pas së cilës fillova të punoja si pedagog në universitet”. Të dhënat sasiore nga anketa tregojnë se shumica e doktorëve shqiptarë që kanë emigruar nga vendet e BE në SHBA kanë studiuar lëndë shkencore si biologjia, matematika, informatika, fizika ose kimia. Ndërkohë, të tjerët, duke ndjekur një karrierë të suksesshme, u transferuan në universitete të tjera brenda BE-së në mënyrë që të përparonin në karrierën e tyre akademike.

Agimi, i cili gjithashtu fitoi doktoraturën e tij në Francë, punon për një kompani multinacionale në Azinë Juglindore dhe është një nga gjeologët më të shquar atje. Rreth 19% e diasporës shkencore ka studiuar (ose janë duke studiuar) shkencat sociale, 18% biologji, matematikë ose fizikë, 17% për ekonomi dhe biznes, 14% mjekësi dhe lidhje, 13% në inxhinieri apo ndërtim dhe 10% informatikë apo elektronikë.

Diaspora shkencore, e interesuar për Shqipërinë

Diaspora shkencore shqiptare, veçanërisht gjenerata e parë, mban lidhje të ngushta me vendin e origjinës. Sipas studimit, 96% e doktorëve shqiptarë mbajnë kontakte të rregullta me Shqipërinë, përmes një sërë mjetesh të komunikimit (Skype, telefon, e-mail) me të afërmit, miqtë dhe kolegët nga universitetet dhe institucionet kërkimore ku ata kishin punuar më parë. Rreth 75% vizitojnë Shqipërinë gjatë pushimeve, një herë ose më shumë gjatë vitit, për të vizituar prindërit, të afërmit dhe miqtë.

Gjergji, një profesor i universitetit në SHBA, tha: “Çdo ditë kam shpenzuar rreth 15 minuta duke lexuar për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një mik i imi shpenzon rreth një orë e gjysmë në lajme të hollësishme nga Shqipëria. Kur më duhet të di diçka në detaje, e pyes. interneti është burimi i informacionit tonë”.

Gjergji vazhdoi: “Jam me fat që kam miq shqiptarë në universitetin tim. Ata janë njerëz të arsimuar mirë dhe akademikë dhe ne bashkohemi të paktën dy herë në javë për një kafe, ashtu siç bëmë në Shqipëri dhe diskutojmë politikën në vendin tonë”. Afërdita, një studiuese e re, e cila sapo ka përfunduar doktoratën në Holandë, tha: “Mendja ime është ajo e një shqiptari. Kur zgjohem në mëngjes, e lexoj lajmin e parë nga Shqipëria, pastaj lajmin holandez. Natyrisht, unë kam përditësime edhe për Holandën. Kur mbërrita, isha 23 vjeç dhe ndihesha tërësisht shqiptare. Ndoshta unë mund të ndihem gjithnjë e më shumë holandezë gjatë viteve, por besoj se gjithmonë do të mbetem shqiptare”.
Ndërsa Arbeni, profesor në një universitet amerikan, tha:

“Unë e konsideroj veten një qytetar amerikan; Unë kam jetuar këtu për dhjetë vjet, kam punën time, interesat e familjes sime dhe jetën time, këtu. Prandaj, mund të them bindshëm se jam një qytetar amerikan. Sidoqoftë, u largova në një moshë të pjekur dhe, për ata si unë, do të ishte e vështirë të thuash se nuk më intereson se çfarë ndodh në Shqipëri. Unë jam i lumtur kur dëgjoj për gjëra të mira dhe më vjen keq kur dëgjoj për gjëra të pakëndshme që po ndodhin.

Gjithashtu, vëllai im dhe motra jetojnë atje. Kam kujtimet e mia. Të dy vendet janë të rëndësishme për mua, këtu qëndron e ardhmja e fëmijëve të mi dhe e fëmijëve të tyre. Prandaj, jam shumë i etur për atë që ndodh në Amerikë. Nga ana tjetër, jam i interesuar edhe për atë që ndodh në Shqipëri”. Shpëtimi, një studiues i cili aktualisht jeton në Itali, tha: “Para së gjithash ndihem shqiptar, megjithëse ndihem disi qytetar i botës. Unë kam qenë rreth e rrotull në shumë shtete amerikane, në Europë dhe në shumë vende të tjera, kudo kur më kërkon puna ime. Ndihem disi një qytetar i botës, por me një vulë të dallueshme shqiptare”.

Për shkak të këtyre lidhjeve, diaspora mund të shërbejë si një urë midis universiteteve dhe institucioneve kërkimore në vendet e origjinës dhe në vendet pritëse. Përveç kësaj, me kapitalin e saj të pasur social, mund të mobilizojë figura të shquara shkencore dhe akademike në vendin pritës për të bashkëpunuar me universitetet dhe institucionet kërkimore në Shqipëri. Kjo u konfirmua nga Shpresa, një profesor i ekonomisë në një universitet europian: “Kam diskutuar me burrin tim, i cili është gjithashtu akademik, për krijimin e një rrjeti dhe për të sjellë në Shqipëri figura të njohura nga fusha e ekonomisë për të mbajtur leksione ose për të marrë pjesë në shkollat verore. Ata do të vijnë me kënaqësi madje pa pagesë, sepse ata janë miqtë tanë”. Kur u pyetën për mundësinë e angazhimit të kolegëve të tij në një formë bashkëpunimi në Shqipëri, Altini, profesor universiteti në SHBA, tha: “Unë do të angazhohesha, po jo vetëm unë, por edhe kolegët e mi amerikanë që janë më të kualifikuar dhe kanë kontribuar në vende të ngjashme me Shqipërinë, në fushën e arsimit profesional”.

Sipas të dhënave sasiore, pjesëmarrja në rrjete dhe organizata kulturore dhe shkencore është e ulët. Vetëm 18.1% e diasporës thonë se ata marrin pjesë në një ose më shumë organizata, më shumë se gjysma në aktivitete kulturore. Një nga organizatat më të mëdha dhe më të vjetra shqiptare të diasporës është Alb-Shkenca, me rreth 400-500 anëtarë dhe që bashkon studiues dhe hulumtues shqiptarë nga e gjithë bota, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Anëtarët e Alb-Shkenca diskutojnë problemet aktuale në vendin e tyre dhe shumë shprehin angazhimin e tyre ndaj vullnetarizmit për përparimin e shkencës dhe teknologjisë në Shqipëri. Ambasadat shqiptare në vendet me përqendrim të diasporës shkencore shqiptare mund të japin kontribut të rëndësishëm për përforcimin e organizimit të diasporës shkencore.

Roli i Diasporës Shkencore

Shumë vende, duke përfshirë Hungarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Indinë, Kinën, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajvanin, Tunizinë, Marokun, Kilin, Afrikën e Jugut dhe Kolumbinë tani u kushtojnë më shumë vëmendje akademikëve, studiuesve dhe inxhinierëve të tyre emigrantë, duke i mobilizuar dhe duke i organizuar në dobi të vendit të tyre të origjinës. Këto vende kanë zhvilluar mënyra të ndryshme të formalizimit të lidhjeve me diasporat e tyre përkatëse shkencore, ku akademikët dhe kërkuesit emigrantë kanë vendosur lidhje me qarqet shkencore në vendin e tyre të origjinës.

Në vitin 1991, një grup hulumtuesish kolumbianë që studionin dhe punonin jashtë vendit, krijuan rrjetin e “Kaldas të Kolumbisë”, me qëllim të forcimit të komunitetit kërkimor kombëtar. Në të njëjtën kohë, emigrantë profesionistë nga India dhe Kina krijuan shoqata dhe rrjete në Silicon Valley në SHBA për të bashkëpunuar me vendet e tyre të origjinës. Në fillim të viteve 2000, shkencëtarët rumunë krijuan Rrjetin Ad-Astra në favor të reformës së sektorit të kërkimit në vendin e tyre.

Studimi i PNUD vlerëson se, diaspora shkencore shqiptare mund të ndikojë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit në dy mënyra kryesore. E para është përmes kthimit të mbajtësve të doktoraturës në Shqipëri. Kthimi i emigrantëve të kualifikuar, të trajnuar për shumë vite në universitete, laboratorë dhe institucione kërkimi në vendet e avancuara të OECD, do të sillte në vend aftësi dhe njohuri të reja, të afta për të dhënë një impuls dinamik për jetën akademike dhe shkencore në Shqipëri.

Ermali, një profesor në një universitet në Kanada, dha një vlerësim tipik racional: “Edhe nëse shumë persona nga diaspora shkencore ishin të gatshme të ktheheshin, do të ishte e vështirë që kjo të materializohej, sepse nuk ka laboratorë të specializuar dhe universitetet në Shqipëri nuk funksionojnë siç duhet. Në vend të fitimit të të huajve për të ofruar konsulencë apo leksione, ose të përfshihen në projekte të rëndësishme në Shqipëri, ekspertët nga diaspora mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë”.

Burimi: Monitor.al

Rama shpall paketën antishpifje për opozitarët: Gjysmagjela, e keni vendin në burg!

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Twitter” ka folur në lidhje me vendimin e paketës antishpifje.

Kryeministri shprehe se 25 vendet e BE kanë në fuqi ligjin kundër shpifjes , teksa thekson se; “Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtë nxjerr goja.”

Postimi i plotë

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtë nxjerr goja.”

Dy oficerë grekë akuzohen për trafik droge me Shqipërinë

Policia greke tha sot se arrestoi gjatë një operacioni që nisi të premten në mbrëmje një grup prej 12 personash që akuzohen për trafik narkotikësh, nëntë prej të cilëve shqiptarë dhe dy oficerë të policisë greke.

Mjetet greke të informimit njoftuan të shtunën se hetimet paraprake kanë zbuluar se një nga dy oficerët e policisë greke të akuzuar për përfshirje në grupin e trafikut të drogës kishte marrë një leje për kujdesin e fëmijëve nga shërbimi i tij dhe polici i dytë kishte marrë gjithashtu një pushim mjekësor. Sipas aktakuzës të dy oficerët e policisë kishin marrë pjesë rregullisht në shitjen e drogës dhe kishin kontakt pothuajse të përditshëm me pjesën tjetër të bandës.

Nga burimet mediatike greke mësohet se një nga oficerët e policisë shërbente në një strukturë të rëndësishme të sigurisë së Atikës dhe ishte transferuar kohët e fundit në shërbimin e ri të patrullave policore në qendër të Athinës.

Por sipas mediave greke ai ende nuk ishte shfaqur në pozicionin e tij të ri pasi mori një pushim të gjatë mjekësor. Polici i dytë, që shërbente në Grevena, zonën veriore greke afër kufirit me Shqipërinë akuzohet se kishte vepruar në terren duke bashkëpunuar me rrjetin e trafikantëve të drogës. Sipas mediave greke një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se kishte një rol udhëheqës në grupin e trafikut, arriti t`i shpëtojë arrestimit pak minuta para operacionit policor.

Greqia është destinacioni i dytë i lëndëve narkotike nga Shqipëria pas Italisë. Rrjetet kriminale shfrytëzojnë kryesisht brezin e kufirit tokësor mes të dy vendeve për të transportuar sasi të mëdha marijuana, por viteve të fundit edhe sasi në masë të vogël të heroinës dhe kokainës. Lënda narkotike transportohet në zonat kufitare greke me korrierë shqiptarë dhe më pas transferohet nga rrjetet shqiptaro-greke me automjete për në thellësi të Greqisë dhe sidomos drejt zonave turistike.

‘E shtriva në tokë, ai qëllonte me kallash’, flet “heroi” që parandaloi masakrën e madhe

Fatos Karrosi

Fatos Karrosi, kryetari i fshatit Shëlli, njëkohësisht i vëllai i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, është personi që shmangu përmasat e një tragjedie më të madhe.

Në një prononcim për gazeta “Panorama” ai tregon se ka shpëtuar për mrekulli djalin e tij, që ishte brenda lokalit bashkë me specialistët e Bashkisë Mat.

“Në lokal ishim mbi 17 persona, 11 punonjësit e bashkisë, banorë të fshatit dhe djali i tij. Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit afro 20 cm. Qëlloi 4-5 herë, dëgjova nga brenda dikë që tha: “Na vranë!”

Me shpejtësi kapa tytën e armës dhe u përlesha me Kujtimin. E godita, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht ‘do iu vras të gjithëve’, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, u shpreh Fatos Karrosi.

Salianji i përgjigjet Ballës: Ke gjurmë kudo, ja datat dhe orët kur ke fluturuar me Charter, po me trafikantin pse…

Pas deklarates se socialistit Balla, se do ta padiste te henen, reagon deputeti i PD-se, Ervin Salianji.

Pasi i numeroi te dhenat e TIMS, qe tregonin se se paku 18 here Balla kishte fluturuar me Charter me trafikantin Bego, kete radhe, Salianji i thote troc se lidhjet me krimin nuk i fshin dot me fotomontazh, teksa i kujton me ore e data, se kur jane bere keto udhetime.

Reagimi i Salianjit 

LIDHJET ME KRIMIN NUK I FSHIHNI DOT ME FOTOMONTAZH!

Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!

E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdrorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?

07.09.2013, ora 11.54

08.12.2014, ora 12.23

26.12.2014, ora 08.54

26.12.2014, ora 16.31

28.11.2016, ora 21.18

10.10.2016, ora 23.39

06.09.2016, ora 13.12

28.11.2016, ora 10.34

10.10.2016, ora 06.36

23.10.2017, ora 12.42

24.10.2017, ora 22.25

19.03.2018, ora 17.42

20.03.2018, ora 18.07

26.04.2018, ora 17.43

Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!

Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?

Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!

Salianji nxjerr të dhënat e TIMS: Balla, 18 herë me charter me trafikantin e rrezikshëm, ja destinacionet

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka zbuluar sot të dhënat e udhëtimit jashtë vendit, që deputeti i PS-së, Taulant Balla ka bërë në shoqërinë e Edmond Begës, person i dënuar për trafik droge.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Salianji publikoi të dhënat e TIMS, sipas të cilit, Balla ka qenë së bashku me Begën, në 18 udhëtime me carter jashtë vendit, e po në krah të tij, edhe në udhëtime po jashtë vendit me makinë, kryesisht me mjetin e Ballës.

Sipas Salianjit, TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi.

 

“Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm. Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar”- ka thene sot Salianji.

Te dhenat e TIMS per udhetimet e Balles 

 

 

Salianji publikon përgjimet: Ja provat për Taulant Ballën, si fliste me drejtorin e Policisë së Fierit dhe…

Deputeti demokrat Ervin Salianji, në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ka publikuar përgjime të Prokurorisë, ku sipas tij Taulant Balla, flet me drejtorin e policisë se Fierit dhe me persona të tjerë.

“Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.”, shkruan Salinaji.

“Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.”, shkrehet ai.

Postimi i plotë:

“XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë.”, shkruan Salianji

VIJON…

Masakra në Mat – Basha: Tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

Kryetari i PD-së ka reaguar pas masakrës në Mat me 3 viktima. Lulzim Basha shpreh ngushëllime për viktimat dhe shton se, “ngjarja është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

 

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”, shkruan Basha në Facebook.

Vrau tre vetë dhe plagosi një, autori i masakrës ishte kryetar i PS, Mat

Kujtim Hoxha vrau tre vetë dhe plagosi një në fshatin Shellë të Matit.

Autori i masakrës ishte kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Matit deri në janar të vitit 2018.

AVNI PONARI, NJERIU I PUNËVE TË MIRA… – Nga Dëfrim CANI –publicist

1.

Duke ju siguruar se vlerësimet për një njeri si Avni Ponari, nuk vijnë nga këmbëngulja publicitare apo njohja që, njëri apo tjetri ka me këtë personazh publik, po nga marrëdhënia që Ponari dhe njerëzit e dimensionit të tij kanë me shoqërinë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, një nga refleksionet e para që i vjen një njeriu të zakonshëm për këtë lloj komunikimi social, vjen nga një fakt i thjeshtë, nga një përvojë e thjeshtë, e njohur nga thellësitë e kohrave për punët e mira që duhet dhe mund të bëjë një njeri në jetën e tij. Njerëzit e “punëve të mira” janë kaq të shumtë në jetën tonë të përditshme sa koncepti duket i hershëm, i zakonshëm dhe që nuk zgjon ndonjë përjetim emocional në dukje të parë. Në të vërtetë nuk është kështu.

Njerëzit e punëve të mira janë fundamentet tona jetike-jetësore që në ditën e parë që ne vijmë në këtë jetë, që në momentin e parë që krijojmë marrëdhënien sociale brenda familjes dhe më gjerësisht se me familjen tonë. Njeriu i parë i punëve të mira është familja, janë nëna dhe babai, të cilët mbartin sakrificën fondamentale të përgatitjes sonë jetësore për të marrë vlerë dhe funksione sociale. Në thelbin e vet, shoqëria njerëzore e ka shtresuar këtë mesazh dhe fundament në raportin dhe detyrën e prindit me fëmijën. Në fund të fundit kjo është një punë e mirë. Pas këtij momenti, çështja e punëve të mira të njerëzve tanë, ato që i njohim dhe ata që nuk i njohim bëhen më të dukshme, më të rëndësishme dhe më reflektare në jetën tonë.

Në historinë e veprimtarisë njerëzore, çështjet e njerëzve të këtyre punëve të mëdha, e kanë ushqyer përvojën njerëzore me shembuj të shkëlqyer, të cilët kanë krijuar jo vetëm shembuj të humanizmit, të shoqërisë në zhvillim, por kanë ngritur sisteme referenciale të zhvillimit njerëzorë. Që në antikitetin e lashtë, në të gjithë kujtesën njerëzore, e cila na ka ardhur përmes burimeve të shkruara dhe të pashkruara, historitë e njerëzve të punëve të mira iu kanë rezistuar kohërave për shkakun e një lloje marrëdhënie universale që ata vendosin me kohën, me njerëzit dhe zhvillimin, si modeli progresiv i pranueshëm.

2.

Shënimet e thjeshta për Avni Ponarin nuk mund të nisin ndryshe, jo për veçanësinë e tij në këtë kohë që po jetojmë, por për shkakun e një modeli të njohur njerëzorë, i cili në thelbin e vet ka humanizmin njerëzorë nga njëra anë, dhe për arsyen e krijimit të këtij modeli në një kohë relativisht të vështirë në vendin më të veçantë të Ballkanit, siç është Shqipëria, me një të shkuar të afërt problematike, por dhe me një të tashme po kaq problematike.

Por përkundër gjithë kësaj problematike bazike të vendit, Avni Ponari ka arritur të krijojë një model emblematik, një shembull valorizues dhe të qëndrueshëm, përmes të të cilit mëson për këtë personalitet interesant, por dhe për një model, i cili arrin të “imponojë” një përvojë praktike- psikologjike, shpresë-dhënëse dhe të dobishme për shoqërinë shqiptare në lëvizje dhe zhvillim. Shoqëritë njerëzore, madje vendet e zhvilluara, më së shumti kanë bërë progress dhe janë zhvilluar mbi modelet e mira, mbi punët e mira të individëve.

Avni Ponari sot njihet mjaft mirë nga të gjithë shqiptarët, në Shqipëri dhe jashtë saj, në Kosovë apo në trevat e tjera shqiptare. Ai njihet si Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQUA GROUP AUSTRIA, një nga grupet më të njohura dhe më gjithpërfshirës të sigurimeve shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin e Marinës në Vlorë dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, duke dëshmuar një dashuri dhe vullnet të fortë për dije dhe kulturë. Në vitin 1999, kur në Shqipëri u liberalizua tregu i sigurimeve, Avni Ponari i besoi intiutës dhe ndërmarrjes së tij private, dhe në shkurt të vitit 1999 krijon Shoqërinë e Sigurimeve “SIGAL”, një ndërmarrje e vështirë, të cilës në Shqipëri i mungonte përvoja. Zakonisht në këto raste, njerëz me aftësinë për të kaluar aktualitetin e tyre, arrijnë të ndërtojnë “projektin” e tyre, i cili kërkon inteligjencë, kurajë dhe guxim. Ashtu siç dihet, “fati” ndihmon më së shumti “guximtarët”.

Jo vetëm në themelimin e SIGAL, por në hapësirën gati 20 vjeçare të tij, ka një të vërtetë të rëndësishme, që lidhet me Avni Ponarin, njeriun më të rëndësishëm dhe më përfaqësues të kësaj kompanie. Avni Ponari pa më të voglin dyshim ka pasur dije të qëndrueshme për ta praktikuar këtë përvojë të njohur në shoqërinë perëndimore, por aspak të lehtë në një vend si Shqipëria, e cila vazhdon të ketë një kulturë të pakët mbi praktika të tilla. Në këtë terren bosh, por dhe të vështirë për ta zgjuar dhe bërë aktiv, punoi dhe kontributori Avni Ponari për të ngritur dhe zgjeruar Kompaninë e Sigurimeve SIGAL. Aftësia për të krijuar besim më së pari, puna dhe transparenca për t’u bërë present dhe i dëgjueshëm tek njerëzit dhe disiplina për të demonstruar korrektësi dhe besim tek njerëzit, kanë bërë që SIGAL të tejkalojë vetveten për t’u bërë present në treguan e avancuar perëndimor, e që nga 13 vjet duke u konsuliduar në këtë treg, duke qenë pjesë e njërës nga kompanitë austriake më të njohura të sigurimeve në Europë.

Selia qëndrore e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në Tiranë, afer Sheshit Skënderbej, Muzeut Historik Kombëtar e Hotel Tirana Internatonal..

Në këtë hapësirë 20 vjeçare SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është shtrirë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, duke qenë present gjithashtu në gjithë Europën. Në këtë hapësirë 20 vjeçare, SIGAL është një nga partnierët më të besueshëm në tregun e sigurimeve me numrin më të madh të produktit të hedhur në këtë treg.

3.

Duke u nisur me një bazë të vogël financiare, rreth 400 mijë dollarë, SIGAL në rrugëtimin e vet 20 vjeçarë ka arritur të jetë një nga kompanitë lidere në tregun e sigurimeve, duke krijuar një marrëdhënie të gjerësishme dhe lamishme të veprimtarisë së vet në këtë treg, por dhe në një investues aktivitetesh dhe veprimtarish me akses kombëtar dhe ndërkombëtar. Siç dhe kuptohet, slogani “Mendo që idetë e mëdha ndriçojnë rrugën”, ka qenë një ide dhe angazhim funksional për SIGAL-in dhe Avni Ponarin, duke i dhënë të drejtë atij në një kohë relativisht të shkurtër.

Duke kthyer kokën pas, Avni Ponari dhe aktiviteti i tij ka vazhduar të rritet, pavarësisht në një klimë të vështirë ekonomike të vendit, të mungesës së një kulture të nevojshme për politikën sociale të sigurimeve, por dhe në një mjedis jo të shëndetshëm ligjorë për këtë lloj veprimtarishë. Gati në çdo rast, në prononcimet brenda dhe jashtë vendit, Avni Ponari ka ngritur shqetësimin lidhur me politikat e munguara të shtetit, lidhur me stimulimin dhe krijimin e një klime optimiste për veprimtari private me përfitim dhe ndikim të drejtpërdrejtë social.

Duke kuptuar thelbin e veprimtarisë që SIGAL ka për një kohë të gjatë dhe të qëndrueshme në progres të vazhdueshëm, Avni Ponari dhe stafi i tij i mrekullueshëm arriti të ketë një terren të konsiderueshëm në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni përmes një mekanizmi të sukseshëm, të cilin Ponari e quan çelësi i punës së tij, për të cilën në një intervistë të tij ai shprehet:”Mendoj që transparenca është çelësi i suksesit të një kompanie sigurimi dhe plotësimi i kërkesave të klientëve me produktet që duan ato”, dhe pse në Shqipëri mund të ketë produkte evropiane pa pasur blerës evropian. Në këtë lloj marrëdhënie funksionale për SIGAL dhe të Avni Ponarit, kompania e tij gjatë kësaj periudhe ka dhënë për shërbimet e klientëve të saj mbi 100 milionë euro dëmshpërblim, duke krijuar një besim të fortë tek klientët e tij.

Në “ballafaqimin” madhorë për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe për të diktuar një lloj kulture perëndimore dhe në Shqipëri, kultura dhe orientimi i Ponarit, i cili konsideron se “sigurimi nuk është taksë por investim”, SIGAL tashmë përmes investimit general, Platformës Diçitale (në vigjilje të 20 vjetorit të krijimit), krijon një marrdhënie dhe bashkëpunim të rëndësishëm lidhur me shumllojshmërinë e sigurimeve për makinat, për shëndetin, për pensionet private dhe një sërë sigurimesh të tjera, në të cilat mund të gjejnë vetveten gjithë shtresat sociale të vendit. Larmishmëria e sigurimeve në një klimë dhe në një vend si Shqipëria, është e rëndësishme për t’i përfshirë shqiptarët në një skemë sigurimesh. Ky është një lloj investimi dhe një llojë mundësie, që në vetvete shpjegon dhe një tregues të rëndësishëm të humanizmit të Avni Ponarit dhe të stafit të tij.

Fuqizimin e SIGAL-it e tregon investimi që ai ka bërë gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar dhe një marrëdhënie qytetarie dhe të besueshme që SIGAL ka krijuar me abonentët dhe të interesuarit për të. SIGAL dhe Ponari duket se kanë reflektuar një klimë besimi dhe bashkëpunimi të rëndësishëm në mjedisin shqiptar, të cilët praninë e tyre e kanë sendërtuar në bashkëpunime të të gjithë niveleve.

SIGAL dhe Avni Ponari kanë përdorur mjaft mirë mundësitë që iu ka krijuar klima e mundësisë për të investuar dhe për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje, nismave, projekteve dhe nevojave lokale dhe ata me ndikim kombëtarë.

Avni Ponari është president dhe i “Toyota Albania”, ku në sallonin e saj të ri (të kësaj marke japoneze) pjesë e Sigal Businnes Center, me vendndodhje në Autostradën Tiranë-Durrës – km 5, ku gjenden versionet e fundit të Toyotës, që nga Aygo, ato të teknologjisë Hybride deri tek unikja Hilux.

Kështu, Avni Ponari nga viti 2008 e drejton Federatën Shqiptare të Basketbollit, si presidenti i saj, duke i afruar krahas gjithë veprimtarisë së saj dhe mbështetje financiare.

Po ashtu, Ponari dhe SIGAL i ka afruar mbështetje klubit sportiv të basketbollit Sigal Prishtina dhe skuadrës së basketbollit për femra “Flamurtari”.

Është iniciatori i hapjes së Klubit të Artit e Kulturës në Durrës, një klub që promovon artistët e rinj.

Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ponari dhe SIGAL është kontributori i rëndësishëm i prurjes në Shqipëri të armëve të Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu, në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies të Shqipërisë me Perëndimin dhe me historinë e saj, një histori që shpjegon qasjen perëndimore të shqiptarëve që nga lashtësia.

Avni Ponari ka një kulturë të qëndrueshme në formimin e tij. Vendlindja e tij, treva historike, kulturore, ekonomike, turistike përgjatë luginores lumore ku bashkohet Valbona me Drinin, ku tokë ndodhet rrënjas fisi i Ponarëve– më i vjetri fis në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), dhe Dushajt (fis tjetër i ardhur aty), Raja (Breg Lumi), Tplani, Geghyseni me Arvejë, janë një perlë e natyrës së Veriut Shqiptar, me një traditë kulturore dhe një lloj romantike natyrore, që reflekton në natyrën poetike të kësaj treve, e cila ka lënë brenda tij, Avni Ponarit, një ndjeshmëri poetike në marrëdhëniet dhe refleksin për të dhënë ndihmë dhe kulturë bashkëpunimi.

Kështu, kanë nderimin për Avni Ponarin dhe SIGAL rikonstruksioni i shkollave në Vertop, Lukovë, Lybeshkë dhe projekte të tjera. Do të veçoja shkollen e mesme të Fierzës, të qytetit të dritës ku u ngrit Hidrocentrali i madh i Fierzës me digën e tij nga më të lartat, me dy liqene artificial – të Fierzës e të Komanit; shkollës ku mësuan qindra nxënës nga Ponari e viset rreth tij dhe nga e gjithë Tropoja e Puka, nga e gjithë Shqipëria, ndër ta dhe vet Avni Ponari ishte në bangot e saj. Ai rikthehet aty si një investitor mjaft kontributor, pasi në cilësinë e Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe të fuqisë së tij si biznesmen i sukseseve, e kreu rikonstruksionin e brendshëm të kësaj shkolle, pastaj e ndërtoi nga e para çatinë e shkollës, e– hapi i tretë, pajisja më 20 kompjutera e materiale të nevojshme për klasat e mësimit. Kjo shkollë në rreth një gjysëm shekulli, prej 1 shtatorit 1972 të kohës së hapjes si shkollë e mesme profesionale tredegëshe (ndërtim, elektrike e mekanike) për nevojat e veprës së dritës të Fierzës e prej 1 shtatorit 1982 të kthimit në shkollë e mesme e përgjithshme, nuk kishte parë e ndjerë një investim të tillë proçesor,  tërësorë, kaq efektiv, bashkëkohor. Tani, mbi 400 nxënës të fshatrave të Fierzës, të Rajës (Breg Lumi), Ponarit të Lekës, Dushajt, Tplanit, Degës, Lekbibajt (Nikaj-Mërturit), etj. do të zhvillojnë mësimin në kushte normale në Shkollën e Mesme të Bashkuar Fierzë, falë dhe interesimit e investimit të Avni Ponarit, birit të trevës ku ngrihet kjo shkollë, i kësaj treve luginore dybigore ku bashkohet Valbona me Drinin.

Po ashtu mbështetja financiare e SIGAL-it e Avni Ponarit ka qenë dhe për Festivalin Ndërkombëtar të Gjirokastrës, Festivalin Ndërkombëtar të të Vokalit Operistik “Marie Kraja”,  publikimin e rëndësishëm të veprës monografiko-historiko-psikologjiko-social të At’ Zef Pllumit të titulluar “Rrno për me tregue” dhe “Nata vjeneze e stilistit Eno Peçi”…

Të kthyera në vlera monetare, bashkëpunimi dhe mbështetja e projekteve që SIGAL ka afruar vetëm në Kosovë, kryesisht për krijimin e industrisë në këtë shtet mbi 1.4 milionë euro, pa harruar mbështetjen financiare mbi 1 milionë dollarë për pesë herët kampion të Shqipërisë në Ligën e Basketbollit të ekipit të “Valbonës” të Tropojës, por dhe të ekipit SIGAL Prishtina, me një investim rreth 1.3 milionë euro, si dhe shumë mbështetje të tjera të cilat i kanë ardhur në ndihmë dhe në mbështetje komunitetit dhe njerëzve në nevojë.

4. 

SIGAL dhe Avni Ponari janë histori suksesi dhe vlere, e mbështetur kryesisht në punët e mira. Avni Ponari është njeriu i punëve të mira e për këtë shkak ai ka një ndikim shoqërorë në veprimtaritë dhe forumet sociale brenda dhe jashtë vendit.

 I qartë në dinamikën e projekteve të vogla dhe të mëdha, kontribues i projekteve sociale për zonat rurale, veçmas për fëmijët, iniciativat ambjentaliste dhe projektet kulturore, Avni Ponari është nderuar me tituj të shumtë si “Qytetar Nderi” i qytetit të Durrësit; “Qytetar Nderi” i Elbasanit; sivjet dhe “Qytetar Nderi” i Tropojës – vendlindjes së tij; “Personalitet i Vitit” nga gazeta “Telegraf”; “Biznesmen i Vitit” nga gazeta “Koha Jonë”; “Njeriu i Vitit Internacional Who’s”; “ Profili Ndërkombëtar i Drejtuesve më të Mirë”, “Lideri i Vitit” dhe nderime të tjera.

Veprimtaria e tij shoqërore, kulturologjike dhe humanitare reflekton dhe në të qenët themeluesi i Shoqatës së Sigurimeve Shqiptare të Marinës (Shoqatë me të drejta të plota të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve të Marinës, me seli në New York), anëtarë për shumë vite në bordin e FIAA (Shoqata Shqiptare e Investimeve të Huaja) dhe AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve). Nga shumë kohë Avni Ponari është anëtar i Dhomës Amerikane  të Tregëtisë në Shqipëri dhe anëtar i Komisionit të Financës së FIBA  Europë.

Siç dhe kuptohet, veprimtaria për Avni Ponarin, SIGAL UNIQUA Group Austria dhe bashkëpunimet e tjera janë të gjera dhe një tregues absolutisht të një personaliteti të biznesit dhe të veprimtarisë kulturore-sportive-arsimore, të cilat kanë lënë gjurmë dhe shenjat e dukshme, duke qenë në thelb punë të mira. Punët e mira jetojnë gjatë dhe iu shërbejnë të gjithë njerëzve. Për këtë të gjithëve në duhet t’i themi Avni Ponarit –Faleminderit!

Sado të përpiqem të shkruaj bukur, është e pamundur ta bëj një gjë të tillë. Punët e mira të Avni Ponarit janë më të bukura se çdo shkrim tjetër!

                                                                                                                                       Dëfrim CANI / Publicist.

   Tiranë, tetor 2018

Ponari i Lekës aty ku bashkohet Drini me Valbonen vendlindja e Avni Ponarit


Send this to a friend