VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Meta takon historianen e njohur Alba Kepi: Mbështetje për ata që ruajnë trashëgiminë, sidomos kur virusi i babëzisë po vë në rrezik shumë vlera

By | September 20, 2021
blank

Komentet

blank

Spaho takim me demokratët e Qarkut Korçë: Ja sa delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Demokratët e Qarkut të Korçës kanë nisur përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Edmond Spaho ka zhvilluar takime me delegatët e këtij qarku.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Spaho shkruan se mbledhja e firmave në këtë qark ende vazhdon.

Ai shton se qëndrimi i tyre është i vendosur në mbështetje të Berishës dhe ‘Foltores’ së tij, për një PD më të madhe, më të bashkuar dhe më të hapur, për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe rrëzuar narkoshtetin e Edi Ramës.

Spaho njofton gjithashtu edhe numrin e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij, në degën e PD Pogradec kanë firmosur 101 delegatë, në Devoll 68, në Maliq 65 si dhe në ish-komunën Bulgarec të Bashkisë Korçë, kanë hedhur firmat në formular 17 nga 20 delegatë në total.

Postimi i plotë i Spahos:

Dje isha në Bashkitë Pogradec, Devoll, Maliq dhe ish komunën Bulgarec për të ndjekur përgatitjet për Kuvendin e PD në datën 11 Dhjetor.

Nga evidentimi i firmëtarëve emër për emër, rezulton që deri dje situata paraqitet e tillë:

Në Pogradec nga 155 delegate të Kuvendit kanë firmosur 101 delegatë.

Në Devoll nga 104 delegatë gjithsej kanë firmosur 68 delegate.

Në Maliq nga 118 delegatë kanë firmosur 65 delegatë. Në këtë Degë 7 delegatë nga ata që nuk kanë firmosur ndodhen jashtë vendit.

Në ish komunën Bulgarec (pjesë e Bashkisë Korçë) nga 20 delegatë kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor, 17 delegatë.

Në tërësi rreth 65% e delegatëve të Kuvendit të PDSH në këto njësi, kanë firmosur për mbajtjen e tij në datën 11 Dhjetor dhe sipas axhendës së publikuar.

Mbledhja e firmave nga delegatë që ende nuk kanë firmosur vazhdon. Dje më dorëzuan edhe 16 formularë të tjerë të firmosur për të mbajtur Kuvendin e PDSH në datën 11 Dhjetor.

Delegatë të shumtë më konfirmuan se drejtues të degëve të mësipërme i kanë kontaktuar dhe ju bëjnë presion që të firmosin për antiKuvendin e datës 18 Dhjetor.

Pavarësisht kësaj, qëndrimi i tyre është i vendosur në mbështetje të Doktor Berishës dhe foltores së tij, për një PD më të madhe, më të bashkuar dhe më të hapur, për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe rrëzuar narkoshtetin e Edi Ramës.

blank

Skandal në Berat- Mësuesi i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” rikthehet të japë mësim në shkollën 9-vjeçare

BERAT

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Kanë qënë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shpehur këtë shqetësim për mediat,duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla,largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës,e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës shprehen se, janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se,ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

“Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.- shprehen nxënësit.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambjenteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qënë më afër shtëpisë.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.

Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

blank

Kuvendi Kombëtar, degët: 18 dhjetori ilegjitim, njohim vetëm 11 Dhjetorin

Për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor, janë bërë publik emra të tjerë. Nga zyra e kreut të Këshillit Kombëtar, Sekretari i degës 7, ka deklaruar se 46 nga 86 delegatë të njësisë 7 kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në 11 dhjetor. Ndërkohë edhe kryesia e degës 9 në Tiranë, ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë vetëm Kuvendin e 11 dhjetor.

Edhe këtë të premte janë bërë publik emra të tjerë të delegatëve të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratikë në datë 11 dhjetor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Nga zyra e kreut të këshillit kombëtar, Edi Paloka, Sekretari i degës 7 në Tiranë, Shpëtim Qordja deklaroi se kanë firmosur 46 nga 86 delegatë që ka njësia që ai përfaqëson.

Ndërkohë kryesia e degës 9 në Tiranë, ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë vetëm Kuvendin e 11 dhjetor. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së enjtes, ku morën pjesë 25 anëtarë nga 34 në total, u vlerësua se Kuvendi i 18 dhjetorit është ilegjitim.

Një ditë më parë, kryetarja e LDG-së në njësinë 6, Onelda Zefi, njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Kombëtar u shpreh se 80% e delegatëve të kësaj dege kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit.

Ndërsa sipas sekretarit të degës së njësisë 3 në Tiranë, kanë firmosur 77 delegatëve nga 89 në total. syri.net

blank

Ismail Kadare vlerësohet me dekoratën e lartë “Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”

Asambleja e Përgjithshme e Frankofonisë, për Europën e mbledhur sot në Tiranë në sesionin e saj të 33-të.

Në këtë mbledhje i ka akorduar akademikut dhe shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e lartë “Grand Chevalier de l’Ordre de la Pléiade de la Francophonie et du dialogue des cultures” (“Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”).

Deklarata e lartë iu dorëzua zonjës Helena Kadare. bw

blank

Njerëzit e Bashës uzurpojnë degën e Fierit, ndërrohen bravat e zyrave

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në selinë e PD-së Fieri. Të deleguarit e Lulzim Bashës kanë uzurpuar selinë e partisë duke ndërruar bravat e derës dhe kanë vendosur kamera sigurie për të mos lejuar futjen në godinë të sekretarit dhe anëtarëve të kryesisë. Veprimi i të deleguarve të Bashës erdhi si shenjë hakmarrje pasi 550 nga 640 delegatë të Fierit kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Pas ndryshimeve ekstra statuore duke emëruar drejtuesit e degës, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë hapin e radhës duke uzurpuar zyrtar e PD-s në Fier, duke ndryshuar bravat e dyerve dhe kamerat e sigurisë.

Ka qenë Sekretari organizativ Rrapi Gjika dhe Sekretari i Degës së PD në Fier, Emiljano Mone të cilët kanë zbuluar skandalin. Pasi kanë konstatuar skandalin, dy zyrtarët e degës lokale të Partisë Demokratike në Fier kanë bërë një kallëzim penal në polici dhe prokurori për të gjetur përgjegjësit e uzurpimit të zyrave.

Sipas sekretarit organizativ Rrapi Gjika, i cili foli në një intervistë për Syri Televizion, ngjarja është hakmarrje e Lulzim Bashës pasi 550 nga 640 delegatë të Partisë Demokratike në Fier, kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit në 11 dhjetor.

Gjika shkon më tej kur ngre dyshime mbi fatin e dokumentacionit të anëtarëve të partisë demokratike në Fier, të cilat ndodheshin në zyrat, tashmë të uzurpuara me urdhër të Lulzim Bashës.

Rrapi Gjika komentoi dhe zhvillimet brenda partisë demokratike, duke u shprehur se kuvendi i 11 dhjetorit do të jetë kuvend bashkimi për demokratët, ndërsa antikuvendin e datës 18 e quajti si karshillëk që synon përçarjen e partisë.

‘Kjo ka të bëjë edhe me foltoren, pasi nga 640 delegatë që ka dega e Fierit, 550 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Momenti i shkarkimit të Luan Baçit u bë në një moment të papërshtatshëm, për të ju prishur punë degës dhe një sabotim për kuvendin e 11 dhjetorit.

Për Kuvendin e datës 18 dhjetor nuk besoj se do të ketë ndonjë delegat nga Fieri’, ka thënë gjatë intervistës Rrapi Gjika.

Rrapi Gjika deklaroi gjithashtu në SYRI TV, se pas angazhimit në ‘Foltore’ demokratëve të Fierit u është bërë herë pas here presion nga qendra e Partisë në Tiranë. syri.net

blank

Fermerët në protestë para Kuvendit: Do bashkohemi me Berishën

Teksa sot pritet miratimi i paketës fiskale dhe buxhetit nen për nen, fermerët po protestojnë para Kuvendit kundër paketës fiskale për Bujqësinë.

Fermerët kundërshtojnë subvencionet dhe planin e qeverisë për bujqësinë. Sipas tyre, buxheti i vitit 2022 për bujqësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa ka shkaktuar polemika te palët e përfshira.

“Më djeg shpirti, nuk kam ardhur as për të majtë e as të djathtë, shteti është rregullator. A jemi ne fajtorë? Duhet t’i japim zgjidhje problemit Nuk ka zot nane që të na ndajë, ne do bashkohemi me Berishën!”, tha një fermer.

“Ministrja nuk do të na dëgjojë! Të na barazojë me rajonin, nuk duam gjë tjetër. Përndryshe jemi të mbaruar!” deklaroi një fermer tjetër. syri.net

blank

Nard Ndoka zbulon ndërmjetësin e 17 majit mes Ramës dhe Bashës

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka folur për situatën e vështirë në Partinë Demokratike, ku sipas tij opozita e Bashës është peng i Ramës që në vitin 2017.

I ftuar në Fax News, Ndoka deklaroi se Lulzim Basha do të largohet me turp dhe dështim pas 11 dhjetorit, ku sipas tij PD do t’i hapë rrugën të ardhmes së saj.

Ndoka: Nuk besoj që është rruga e duhur për faktin që me të vërtetë disa gjëra duhet të thuhen, por do të ishte më mirë konkurrencë të ideve, agjendës opozitare të dy datave. Dy kuvendet që padiskutim nuk janë zgjidhje. Por nuk besoj se do te ketë krizë për faktin se z.Basha tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar edhe pa Kuvendin. Foltoret e Berishës e kanë dëmtuar z.Basha. Unë shoh largimin dhe dështimin me turp të Bashës. Më 11 dhjetor PD i jep rrugë të ardhmes së vet. Është një ngjarje që do mbahet mend gjatë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare kapet peng. Nuk kishte ndodhur që në këto vite opozita të kapej. PS e pati në burgun liderin Nano në atë kohë dhe nuk u kap nga mazhoranca. Është e trishtueshme që sot e kemi këtë realitet. Ta kemi të qartë që Basha është peng i Ramës që në vitin 2017.

Ndoka zbuloi për herë të parë se gjatë takimit të 17 majit mes Ramës dhe Bashës, ai që ka telefonuar për të ndërmjetësuar në takim ka qenë George Soros.

Ndoka: Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit. Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej. I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne. Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6 kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike. Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi. Ka të dhënave se midis këtij orari 6 orë, ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros. Me kalimin e kohës u pa një gjë e tillë. Basha la kauzat rrugës, na detyroi të digjnim mandatet, bojktoi zgjedhjet. I doli kundër dhe Berishës. Ai duhet të mbante një qëndrim burrëro me Berishën, me babain e tij politik. Lulzim Basha u mor nga z.Berisha, atëherë kur mendoi ta hapte PD-në. U pikas si personazh prej lidhjeve që kishte dhe iu dha mundësi të ecte përpara.

blank

Shqipëria ndër vendet më pak të vaksinuara në Europë. Shtetet e pavaksinuara kanë më shumë vdekje

Në të gjithë Europën, numri i njerëzve të infektuar me variantin ngjitës Delta po rritet dhe shumë qeveri po marrin në konsideratë të vendosin kufizime të reja.

Por kjo valë po prek disa vende shumë më tepër se të tjerat. Nga Ballkani në Rajonin Baltik, janë shfaqur zona të caktuara më të cenuara, që përfshijnë një sërë vendesh me shkallë të ulët vaksinimi.

Në javët e fundit, shkalla e vdekjeve nga Covid-19 ka arritur nivele rekord në Bullgari, Letoni dhe Rumani, sipas ‘The Economist’. Në javën deri më 8 nëntor, në Bullgari u konfirmuan 22.8 vdekje për çdo 1 milion persona.

Në Rumani, kjo shifër ishte 21.8 dhe në Letoni 18.8. Megjithatë, për BE-në në tërësi, ishte vetëm 3.0. Numri i rasteve po bie në ato vende që ishin goditur keq, por tani po rritet në Kroaci, Estoni, Lituani, Slloveni dhe Ukrainë.

Të gjitha vendet që po përjetojnë nivele të larta vdekjesh, kanë mbetur mbrapa në procesin e vaksinimit. Vetëm 23% e bullgarëve dhe 34% e rumunëve janë vaksinuar me dy doza. Në Letoni, kjo përqindje është 57%, por ishte shumë më e ulët një muaj më parë, kur u përhap vala aktuale. Në BE në tërësi, 66% e personave janë vaksinuar me dy doza.

Komisioni Europian publikoi së fundmi një grafik të vendeve të Bashkimit Europian, që tregon se sa më e lartë të jetë norma e vaksinimit, aq më e ulët është norma e vdekjeve. “Njerëzit e vaksinua plotësisht ka më pak të ngjarë që të vdesin nga Covid-19 sesa ata që nuk janë vaksinuar”, thuhet në mesazhin që shoqëron grafikun.

Sipas grafikut, Portugalia, që ka vaksinuar plotësisht 92% të popullsisë së rritur në një periudhë 14 ditore kishte 10 vdekje për 1 milionë banorë. Ndërsa Bullgaria, që është shteti i BE-së me normën më të ulët të vaksinimit me 29% të popullsisë që i ka marrë të dyja dozat, kishte 325 vdekje për 1 milion banorë, shumë më e lartë sesa vendet që kanë vaksinuar më shumë se 70% të popullsisë.

Rumania, që ka vaksinuar plotësisht 43% të popullsisë kishte 267 vdekje për 1 milionë banorë, e dyta me nivelin më të lartë të fataliteteve në BE, pas Bullgarisë.

Mjeku Raed Arafat, i cili po koordinon masat e Rumanisë në luftën kundër Covid-19: spitalet e vendit janë “të tejmbushura”. Rreth 90 pacientë janë evakuuar në Danimarkë, Gjermani, Hungari dhe gjetiu. Ekipet e mjekëve po fluturojnë nga e gjithë Europa për të ndihmuar kolegët e tyre të mbingarkuar, sipas The Economist.

Shqipëria, ndër shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Europë

Të dhëna të tjera të Worldindata, tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Europë. Deri në 22 nëntor, rreth 33% ishte plotësisht e vaksinuar dhe 37% kishte marrë të paktën një dozë. Shqipëria është më mirë vetëm se Bosnja, që ka vaksinuar plotësisht 22% të popullsisë dhe Bullgaria (29%).

Kosova, që nisi procesin pas nesh, ka vaksinuar tërësisht 42% të popullsisë. Prej ditësh autoritetet e Kosovës raportojnë një nivel të ulët infektimesh dhe shifra minimale vdekjesh.

Edhe Maqedonia e Veriut, që ishte pas nesh me procesin, i ka dhënë të dyja dozat për 38% të popullsisë.

Serbia, që në fillim të vitit ishte ndër të parat në Europë për nivelin e lartë të vaksinimit, ka mbetur pas, me 45% që ka marrë të dyja dozat. Në këtë mënyrë, Kosova është vendi që ka kaluar në krye për këtë proces në rajon.

I gjithë rajoni ka mbetur shumë pas Europës, që tashmë mesatarisht ka vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e popullsisë (57%).

Skepticizëm i lartë për tu vaksinuar në Europën Lindore

Shkalla e ulët e vaksinimit nuk është rezultat i mungesës së vaksinave, shkruan The Economist. Vendet e cenuara kanë furnizim të mjaftueshëm, por edhe persona të shumtë që refuzojnë vaksinat. Mosbesimi ndaj qeverisë dhe personelit mjekësor është i lartë. Një studim nga Eurobarometer, i kryer më herët këtë vit, zbuloi se vetëm 22% e bullgarëve dhe kroatëve, 26% e letonezëve dhe 31% e rumunëve, priren t’u besojnë qeverive të tyre. Kur u pyetën nëse i besonin personelit mjekësor, 34% e bullgarëve thanë se nuk i besonin, së bashku me 32% e kroatëve, 31% e letonezëve dhe 40% e rumunëve.

Është ironike që nivelet relativisht të ulëta të infeksionit në verë duket se kanë kontribuar në shkallën e shpërthimeve aktuale. Ata që kishin dyshime për vaksinën nuk u vaksinuan, duke u bërë më të cenueshëm pas përhapjes së variantit Delta. Nga ata që janë tani në spital, thotë doktor Arafat, 92% janë të pavaksinuar. Përqindja e vërtetë mund të jetë më e lartë, pasi një numër i panjohur njerëzish kanë blerë certifikata false vaksinimi. Mjeku e denoncon me zemërim keqinformimin kundër vaksinimit, i cili propagandohet shpesh nga mjekë mashtrues, priftërinj ortodoksë dhe nacionalistë të ekstremit të djathtë, me ndihmën e “Dr. Facebook”.

Inga Springe, gazetare në faqen e lajmeve Re:Baltica, thotë se në Letoni, disa mjekë të shquar kanë dhënë sinjale të paqarta rreth vaksinimit dhe disa politikanë po promovojnë veten nëpër faqet online kundër vaksinimit.

Sipas Oana Popescu, drejtoreshë e GlobalFocus, institut kërkimor rumun, mungesa e entuziazmit të rumunëve për t’u vaksinuar, është rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që ata e perceptojnë si neglizhencë nga autoritetet. “Kur qeveria befas duket se po kujdeset për ju për herë të parë në 30 vjet, sigurisht që do të bëheni dyshues!” shpjegon ajo. Mjerisht, nuk janë vetëm rumunët që ndihen kështu./Monitor/

blank

Agron Shehaj flet pas verifikimit të firmave: Kuvendi i 11 dhjetorit legjitim, do të marr pjesë

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka deklaruar për mediat në përfundim të procesit të verifikimit të firmave të delegatëve të njësive 5 dhe 7 në Tiranë se formularët janë të saktë. 

Ai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim dhe ai do të marrë pjesë. Shehaj saktësoi se mbi 58% e delegatëve të degës 5 dhe 56% e atyre të degës 7, kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Nga verifikimet që ka bërë Agron Shehaj me telefon, ka rezultuar se 98% e delegatëve firmëtarë kanë konfirmuar se kanë plotësuar formularin.

“Më shumë se 56 % e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin në datën 11 dhjetor. Kuvendi i datës 11 është legjitim dhe jam i detyruar të shkoj pasi demoraktët e kanë thirrur dhe unë do shkoj sipas kërkesës së tyre. Kush ka nevojë për të vërtetën të shkojë dhe ti verifikojë. Nuk kam asnjë koment për këto deklarata pasi vendosa të shkoj t’i verifikoj firmat për të parë nëse janë të vërteta dhe ashtu dolën. Secili bën punën e vetë kush do të vërtetën le të vijë dhe të verifikojë firmat siç bëra unë. 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin”, u shpreh deputeti Agron Shehaj.

blank

Agron Shehaj: Do shkoj te zyra e Palokës për të verifikuar firmat

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka njoftuar se në orën 15:00 do të jetë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Sipas tij, ai do bëjë verifikimin e një pjesë të firmave të delegatëve.

Bëhet fjalë për degët ku Shehaj është drejtues politik.

Paloka ka ftuar vazhdimisht drejtuesit e PD, mediat dhe të tjerë të bëjnë verifikimin e firmave të mbledhura për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Ndërkohë, numri i këtyre firmave ka ardhur duke u shtuar. Kujtojmë se fillimisht janë depozituar 4200 firma, që e tejkalojnë shumicën e delegatëve të Kuvendit Kombëtar. syri.tv

 

blank

Padia e Metës, pushohet çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani

Është pushuar çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Ilir Meta kishte bërë një padi.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme ku u shqyrtua kërkesa e SPAK, e cila kërkoi që të pushohej çështja ndaj Dvoranit.

Përveç ish-kreut të KED, i pranishëm në seancë ishte dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj. bw

blank

“Ça të keqe ka me ardh leku te ne?!”, deputeti i PS pro kampit të refugjatëve në Shqipëri: Ta pranojmë kontratën me Britaninë!

Deputeti socialist, Paulin Sterkaj ka shprehur qëndrimin e tij pro ngritjes së kampit të refugjatëve në vendin tonë, si dhe zbatimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Stërkaj ftoi deputetët e opozitës që të jenë më të hapur dhe të mendojnë për financat e vendit, duke shtuar se ‘nuk ka asgjë të keqe me ardh leku në Shqipëri’.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se kjo marrëveshje nuk ka arsye pse ta shqetësojë Shqipërinë për sa kohë siguria kombëtare nuk cenohet.

Ndër të tjera Stërkaj tha se politika duhet të jetë më e hapur dhe të kujtojë kohën kur Shqipëria ishte në tranzicion dhe kishte marrë rrugën e emigrimit, me anije.

“Unë nuk dua të hyj në thelb të ligjit, por në thelb të gjësë. Ju thatë që jemi dakord me i pritur. Ne jemi një popull që në bazë të statistikave gjysma jemi në emigracion, gjysma jemi këtu. Ata që kanë ikur nga Shqipëria pse të mos kthehen përderisa kostot i përballon Britania. Ky vendi i jonë problem ka financa, dhe jo mend. Ne kemi harruar që kemi pushtuar brigjet e porteve të komshinjve tanë me superngarkesë. Kanë mbushur stadiumet me ne dhe jemi trajtuar. Problemin më të madh Shqipëria ka financën. Nuk duhet me harruar sa kohë kemi që kemi ikur si refugjatë në gjithë Europën Europë. Një ndër janë dhe unë. Kur unë kam kuptuar që duhet të vijë në Shqipëri, kam marrë teshat dhe kam ardhur. Sot kam takuar 3 dhe thoshin; ‘jemi pa bukë’.

Ne duhet të shohim mundësinë që të ketë institucione që të jenë nën kontroll. Në këtë pikë bashkohem me ju. Por jo ne të mos pranojmë një kontratë tip apo marrëveshje tip. Po me qenë në pozitë ju do të kishit një mendim tjetër, do të ishit në favor tjetër. Do ia kalonit dhe zëvendësministrit. Kështu që bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat. Di që ka njerëz që kanë shitur shtëpitë e lopët për të shkuar refugjatë në Gjermani. Ka qenë propagandë e fuqishme e juaja. Ju duhet të dini që nuk bëni pak propagandë te ata që ju kanë votuar. Kanë ikur për jetë më të mirë. Edhe ata që ndodhen në Britani, apo Skoci, kanë ikur për një jetë më të mirë. Nuk plotësojnë kushtet sepse mund të jenë një pjesë spekulantë dhe i kanë kthyer. Deputetët tuaj haptas kanë propaganduar se do merrni dokumente në Itali dhe Francë. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Imagjinoni ça gjykoni ju që; ‘po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai’. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?

Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri për një person është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe, Skoci, Irlandë?! Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra, një shqiptar dhe një kosovar. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Por na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe, edhe pse ka dalë nga BE. Ata kanë menduar për të dhënë atë që na cënon më shumë, financa. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk një fije si kaçurrel dhe të zi. Ferdinand, s’mundesh me më miklu! Unë jam deputet i mazhorancës dhe do mbrojë edhe të drejtën. Duhet me ndjek interesat e publikut. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, -tha deputeti socialist.

Kujtojmë se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se nuk bëhet fjalë për një kamp azilantësh, por për një marrëveshje me Britaninë e Madhe për të dënuarit, për procedurat e ekstradimeve.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend