VOAL

VOAL

Fjalët e Xhesielës, pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj – Nga Andi Bushati

Ka një serë episodesh nga dy intervistat e Xhisiela Malokut që tregojnë se ajo vetëm fizikisht ishte në studiot e “Opinion” dhe “Open”. Fjalët e asaj 25 vjeçareje të marrë peng, ishin pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj. Dhe këtu fjala nuk është për versionin qesharak se ajo herë pas here, ashtu sikurse i dashuri i saj, vetëdigjeshin me cigare. Fjala nuk është as tek gënjeshtra e shëmtuar se shenjat e dhunës ishin si pasojë e një aksidenti të mëparshëm me makinë (kur ajo ka shkuar menjëherë të bëjë ekspertizën mjeko ligjore).

Po ka disa detaje më të vogla që atë e nxjerrin zbuluar.

Që kur dha intervistën e parë, u hapën fjalë se Xhisielën e shoqëronin deri në studion televizive përdhunuesit e saj.

Kjo u vërtetua edhe të hënën në mbrëmje në “Open”.

Ndërkohë që ajo, pjestare e një familje ku dy motrat janë të papuna dhe ku jetojnë vetëm me pagën e nënës, deklaroi se kishte vajtur nga Nikla në Durrës me taksi, gazetarja Anila Hoxha dëshmoi se atë e kishin sjellë të shoqëruar me një veturë private.

Pse duhet të gënjente, për të mos denkonspiruar ata që e mbajnë peng?

Episodi i dytë u zhvillua në studion e Fevziut. Ajo gjendej aty, po jepte intervistë dhe po përballej me gazetarët dhe kur u pyet për atë që kishte thënë në Top Channel, ku po fliste në të njëjtën kohë, deklaroi: “Intervista në “Open” ishte e manipuluar”.

Ku pati mundësinë ajo ta shikonte ç’kishte transmetuar Top Channel, apo ia çuan me mesazh përdhunuesit e saj ?

Episodi i tretë: Gazetarja Eni Vasili ka deklaruar së fundi se Xhisiela nuk ishte e kënaqur me intervistën e dhënë për të të dielën dhe i kërkoi me ngulm që mos transmetohej se e kishin urdhëruar të rrëfente një version të ri në “Opinion”. Eni Vasili pretendon se ka ruajtur edhe mesazhet që e tregojnë këtë.

Pse duhet të jepte një version të dytë, se përdhunuesve nuk i kishte pëlqyer i pari?

Episodi i katërt: kur gazetarja Klodiana Lala e përballi tek studioja e Fevziut me alibinë se dëmtimet fizike të shkaktuara në një aksident me makinë (alibi që atë e detyruan ta thotë shumë më zbehtë në “Opinion”), nuk ishin ato për të cilat fliste ekspertiza mjeko ligjore, Xhisiela e gjorë, që nuk kishte një qëndrim të aty për atyshëm, u kap ngushtë dhe e braktisi studion ku duhet të vinte fytyrën e saj mbi mashtrimet që kishin gatuar mjeshtrat e rilindjes.

Kështu pra këto dy emisione, që tentuan të manipulohen nga përdhunuesit e saj, për bërë alibinë e pafajsisë së tyre, dëshmuan për tjetër gjë. Ato treguan se Xhisiela është rob. Se ajo pilotohet, markohet, përgjohet dhe vazhdon të përdhunohet nga njerëzit që e bëjnë këtë sistematikisht prej një viti.

Deri këtu, besoj e kuptuan të gjithë që i panë ato intervista.

Por, problemi është se kjo histori i ka kapërcyer kufijtë e një marrëdhënie monstruozë mes xhelatit dhe viktimës. Tani me xhelatin është bërë i tërë pushteti që po e lejon ta vazhdojë ky krim. Prandaj emisioni i sotëm nuk qe një boomerang për deputetin Rahja dhe për të birin që vetëm e paska përkëdhelur të “dashurën xheloze”, por për të gjithë makinerinë e propagandës oruelliane që qëndron pas tyre.

Prokuroria lexon pretencën, ja sa burg kërkon për bandën “Shullazi”

Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar sot seanca për pretencën e bandës së njohur me emrin “Shullazi”.

Prokuroria këtë herë mundi që të lexonte pretencën për anëtarët e bandës, duke kërkuar 64 vie burgim për 6 anëtarët e kësaj bande.

Për Emiliano Shulalzin që njihej dhe si kreu i kësaj bande organi i akuzës kërkoi 17 vite burgim, ndërsa për anëtarët e tjerë kishte masa më të lehta.

KËRKESA E PROKURORISË

Emiliano Shullazi 17

Gilmando Dani 15

Endrit Qyqja dhe Endirt  Zela 11

Blerim Shullazi 10 vite

Vret veten gardisti gjatë orarit të shërbimit, ja kush është

Një tjetër punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se ka vrarë veten. Gazeta Shqiptare mëson se ai është Ariol Mançe dhe sipas njoftimit zyrtar ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes.

30-vjeçari  nga Përmeti po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.

Aktin e ka kryer me armen e shërbimit. Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nën drejtimin e Prokurorisë.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithe rrethanave të ngjarjes.

Në 30 qershor të kêtij viti, shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda ambienteve të Gardës së Republikës.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja, që prej disa vitesh punonte pranë Gardës së Republikës kohët e fundit ishte në timonin e makinës së ministrit Fatmir Xhafaj.

Të shkarkohet menjëherë kryeministri Edi Rama si shkelës i Kushtetutës!

Prokurorja Arta Markut nuk i bëri asnjë lloj përshtypje kërcënimi i shefit të qeverisë!
Në rastin e përdhunimit të vajzët të pambrojtur, Edi Rama në vend se të quante horr të birin e deputetit socialist që kishte kryer aktin e dhunshëm, ai i sulet me kërcënime oficerit.
Dihet se Emiljano Nuhu kërkoi ndihmën e shtetit dhe kur nuk mori asnjë përgjigje, përkundrazi kur u pa qartë se do ta likuidonin, se e transferuan në Berat, ai largohet nga Shqipëria.
Ka katër muaj që zvarritet një hetim çka tregon përfshirjen e politikës, kur bëhet fjalë për të birin e një deputeti të PS dhe Edi Rama kërcënon oficerin duke shkelur Kushtetutën përpara gjithë kamerave se “do ta ndjekë këmba këmbës”!
Edi Rama është një shkelës i Kushtetutës të Shqipërisë recidiv.
Shqiptarët kujtojnë qershorin e vjetshëm kur Edi Rama nga Kuçova iu ka bërë thirrje policisë të shtetit që të votojë Partinë Socialiste si e vetmja forcë që mund të bëjë shtet!!!
Edi rama shkeli Kushtetutën e vendit dhe do të duhej të përjashtohej menjëherë nga fushata dhe PS të kishte zgjedhur një tjetër lider!
Të njëjtën thirrje Edi Rama i bëri edhe gjithë administratës të shtetit, sikur policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në.
” I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama.”

Më vonë kërkoi falje, ndërsa Prokuroria nuk ndërmori asnjë hap!

Thirrja që u bëri Rama policisë dhe administratës të shtetit nuk mund të falet.

Nuk mund të falen as kërcënimet që Edi Rama i ka drejtuar dy oficerëve që kanë denoncuar inkriminimin e policisë dhe institucioneve të shtetit.

Edi Rama si shkelës i Kushtetutës minimumi duhet të shkarkohet!

Ja dy videot:

NJëra ku i bën thirrje policisë dhe administratët të shtetit të votojë për pS dhe tjetra ku kërcënon Emiljano Nuhun se do ta ndjekë këmba këmbës si horr.

Horri në fakt që duhet ndjekur këmba këmbës deri sa t’i shporret vendit është Edi Rama!

 

Rasti Maloku, vajza e dhunuar merret në mbrojtje

Në Shqipëri, Xhesiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja është vënë nën mbrojtje, që prej ditës së djeshme, kur u bë dhe arrestimi i të riut që dyshohet ta ketë dhunuar. Çështja e cila është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, u shoqërua dhe sot me polemika të forta politike

Pranë banesës së Xhesiela Malokut, prej më shumë se 24 orësh qëndrojnë dy punonjës policie. E reja e cila kishte patur marrëdhënie dashurie me Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist, prej kohësh, ka qenë nën kërcënimet e ish të dashurit të saj, për shkak të të cilave ajo është detyruar, siç ka pohuar dhe vetë, të tërheqë më pas denoncimet. Prej ditës së djeshme, ndonëse pas më shumë se dy muajsh nga dhunimi i Xhesielës në një dhomë hoteli, Rexhep Rraja, është vënë nën pranga. Paralelisht, Xhesiela ka kaluar nën mbrojtje. Ndonëse shpesh deklarimet e saj kanë qenë kontradiktore, ekspertiza mjeko ligjore, pas rastit të dhunës në fund të korrikut, nuk lë shteg për të riun.

Babi i tij ishte sot në mjediset e parlamentit, në dalje të të cilit, ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga rradhët e socialistëve, ndërsa më pas përmes një statusi në Facebook u shpreh se ai nuk kishte ushtruar trysni mbi policinë dhe se prokuroria duhet ta çojë çështjen deri në fund.

Por në kallzimin që ish nënkomisar Emiljano Nuhu ka bërë më 30 korrik, ditën kur kishte marrë në pyetje vajzën, ai ka thënë se është kërcënuar se do të zhdukej së bashkë me familjen, pikërisht nga nipërit e deputetit.

Ngjarja ka marrë përmasa të forta politike. Opozita sërish akuzoi sot policinë dhe prokurorinë: “Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj. Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku.

Nga ministria e Brendshme nuk vonoi përgjigja përmes zëvendësministres Romina Kuko: “kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë. Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës. E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale”.

Ministria i mëshon faktit se pavarësisht tërheqjes së denoncimit nga vajza ajo e ka çuar çështjen në prokurori, se ka ndëshkuar një punonjës të saj, ndërsa për ish nënkomisarin Nuhu se nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga prokurorja e çështjes.

Sesilia Plasari Open Letter to Luigi Soreca, The New EU ambassador

H.E. Ambassador Luigi SorecaHead of the European Union
Delegation to AlbaniaDear Sir,I believe it is only right that you should know that feelings of dismay still resonate throughout Albanian society to do with the significant hope and expectations invested in the appointment of your Excellency being shattered on your publication on Twitter of a photo of Erion Veliaj with some children.As are most beginnings of a new posting, no matter how thoroughly prepped, it is neither possible for you to know the individual referred to, nor his efforts to attract young and old, using the most disgusting mannerisms. These mannerisms of his have become the subject matter of cartoons, mockery, jokes, which also translate into a great deal of concern. All this would be easy for you to verify.

The Mayor of Tirana Municipality is one of the politicians who, – parallel to all the rest of the damage they have caused – have been trying to demolish the building of the old National Theater, a monument of multiple, important cultural and historical values. For these efforts to succeed they have stooped to the most loathsome of means. And they are unconstitutional means in the circumstances when the one and the same government has left the country without a functioning Constitutional Court. Instead of the monument of multiple cultural and historical values they plan to erect, apart from a so-called “new theatre”, hugely profitable complexes – to be built with what else other than suspect monies.

To accomplish this, the Mayor has fallen to the most undignified, or more appropriately put, disgusting levels. His verbal effusions against a section of the artists and citizens whose opinions differ to his, identify with such a vile gutter jargon which if I translated would certainly grate on your ears. He has absolutely no intention of apologizing to the public against whom a Mayor proclaims war; a public whose voice you have yet to hear. You haven’t heard them Mr. Ambassador, because Albania is a country under censorship: the media are muzzled and are not allowed to express the indignation of this public, to keep Albanian society at large, those who are against the destructive Veliaj & Rama plan, informed.

The protest of these people in defense of the National Theatre, as a monument of multiple cultural and historical values, began back in February and it perseveres, every day. There has been no rest for these people. They were present every day of the Summer months, in the protest in front of the building earmarked for demolition.

Your arrival, nonetheless , was a source of encouragement for them. You come at a moment when an important part of Albanian society feels discouraged by certain foreign diplomats even though you have important media access. Erion Veliaj has all the media outlets and the propaganda machine behind him. Your posting on Twitter can only have a negative impact, making him on the other hand, feel even more supported. Please be informed that Albanian society does have others who deserve your attention. Albanian society does not only have a Mayor of Tirana who lacks any kind of quality professional background apart from an NGO agitation track record, a Prime Minister who is his personal political tutor.

If you were to be informed about the means Albania’s opinionated Prime Minister uses, opposing the most distinguished of intellectuals of this country, then you would be briefed, for example, on recent comparisons the Prime Minister has drawn equating himself to Engineer Gustave Eiffel. Amongst the senseless delusions with which he struggles to brainwash public opinion is also the way he compares the “new theatre “ which he offers as a ‘donation” to the Albanians, to the Eiffel Tower. Meanwhile, no one has opposed or protested against the construction of a “new theatre,” wherever that may be built in Tirana, and even less so the protesters.

The protest of the people of the theatre, the architects, cultural heritage experts, historians, etc. ,who make up those groups in society sensitive to this issue, has been spearheaded against the demolition of the existing National Theatre as a monument of multiple cultural and historical values and not against a “new theatre. “

With futile efforts, Mr. Rama has even tried to denigrate Maupassant, with his conviction that if the great writer were alive, the Albanian Prime Minister would have convinced him to change his mind. To tell the truth, as you can imagine, if Maupassant were truly alive, such a character as this Prime Minister would have been a golden inspiration for his satirical works. Therefore, please have the courtesy, and make it happen that Albanian society does not feel such disappointment, because it has suffered more than ever these past few years the trials and tribulations of emigration – relevant facts and figures proving this are readily available. You know far better than we do that Europe can not support the emigrants.

I, the author of these lines, was a stage producer and lecturer. After 18 years of study and professional activity in France, I returned to contribute to this work in my own country, but I was compelled to leave for a second time because the government in office today treats the artists barbarously. And not just the artists, of course. I also had to leave because in contrast to my colleagues in Albania, who are compelled to keep their mouths shut and tow the line at the real risk of losing their livelihoods, I did not keep my mouth shut. Those of us who do not remain silent or refuse to buckle under soon find out that there is no employment for them in Albania. The experience of France and the protection it extends me, oblige me not to remain silent, not to conform, but to speak out also on behalf of those who can’t; and also to write to you.

Please accept, honoured Ambassador, my considerations of the highest respect,

Yours faithfully,
Sesilia Plasari

Original source: Hashtag.al

 

Sesilia Plasari i dërgon Letër të hapur ambasadorit të ri të BE-së, Luigi Soreca

Nga Sesilia Plasari

I nderuar z. Ambasador,

Është mirë ta dini që në shoqërinë shqiptare vazhdon të diskutohet zhgënjimi i pësuar prej jush, që ka të bëjë me shpresën dhe pritshmërinë e madhe që ajo ka investuar në ardhjen e personit tuaj, kur u pa në twitterin tuaj një foto e Erion Veliajt me fëmijë. Si në fillim të një misioni të ri, sado i parainformuar, ju nuk keni si ta njihni personin në fjalë, as përpjekjet e tij për të joshur, me maniera nga më të pështirat, të vegjël e të mëdhenj. Këto maniera të tij janë bërë, në Shqipëri dhe jashtë saj, objekt karikaturash, bejtesh, barsoletash, që do të thotë edhe shqetësimi shumë të madh. Ju mund t’i verifikoni.

Kryetari i bashkisë së Tiranës është nga ata politikanë që po orvaten të shkatërrojnë –përveç shkatërrimeve të tjera–ndërtesën e Teatrit Kombëtar, një monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Është një orvatje për të cilën kanë vënë në punë të gjitha mjetet, edhe ato më të mbrapshtat. Dhe janë mjete antikushtetuese në një situatë kur i njëjti pushtet e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Në vend të monumentit me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë planifikojnë të ngrenë, krahas një të ashtuquajturi “teatër të ri”, kulla fitimprurëse, të cilat do të ndërtohen – me çfarë tjetër? – përveçse me para te dyshimta.

Për t’ia arritur këtij qëllimi edhe mjetet e përdorura nga kryebashkiaku kanë zbritur në nivelin më të padenjë, saktësisht të neveritshëm. Efuzionet e tij ndaj asaj pjese artistësh dhe qytetarësh që nuk bien në të njëjtin mendim me të kanë qenë të një zhargoni aq rrugaçëror, sa do t’ju vrisnin veshin t’jua përktheja. Për to ai as ka ndër mend t’u kërkojë falje atyre njerëzve që u ka shpallur betejë – një kryetar bashkie! – dhe të cilët ju ende nuk i keni dëgjuar. Nuk i keni dëgjuar sepse Shqipëria është një vend nën censure: mediat nuk u japin zë për të shprehur indinjatën e tyre dhe për të informuar masivisht shoqërinë shqiptare atyre që nuk janë në një mendje me planin shkatërrues Veliaj & Rama.

Protesta e këtyre njerëzve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë, ka filluar që në muajin shkurt dhe vazhdon akoma, çdo ditë. Ata nuk kanë pasur pushime. Ata çdo ditë vere kanë qenë atje, në protestën para ndërtesës të planifikuar për t’u prishur. Ndërsa ardhja juaj ka qenë për ta inkurajim. Ju mbërrini në një moment kur një pjesë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare është e zhgënjyer nga disa diplomatë të huaj, por edhe dispononi një media të rëndësishme. Erion Veliaj i ka gjithë mediat dhe makinën propagandistike me vete, postimi juaj vetëm sa mund ta ndikojë atë për keq, duke e bërë të ndjehet më i përkrahur.

Informohuni, ju lutem, që shoqëria shqiptare ka të tjerë që e meritojnë më shumë vëmendjen tuaj. Shoqëria shqiptare nuk ka vetëm një kryetar bashkie të Tiranës, pa asnjë prejardhje profesionale të mirëfilltë përveç agjitimeve në OJF-ra, as vetëm një kryeministër tutor politik të tijin.

Po t’ju informonin për mjetet që përdor kryeministri arrogant i Shqipërisë, duke sfiduar intelektualët më të shquar të vendit, do t’ju tregonin, për shembull, për krahasimet që kohëve të fundit i bën ai vetes me inxhinierin Gustave Eiffel. Ndër deliret pa asnjë lidhje, me të cilat orvatet të sugjestionojë opinion publik, është edhe krahasimi i “teatrit të ri”, që ai po ofron t’ua bëjë “dhuratë” shqiptarëve, me kullën Eiffel. Ndërkohë që askush nuk është ngritur kundër, as ka protestuar kundër ndërtimit të ndonjë “teatri të ri”, kudo qoftë në Tiranë, protestuesit jo e jo. Protesta e njerëzve të teatrit, e arkitektëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, historianëve etj., që përbëjnë pjesë të ndjeshme të shoqërisë, është drejtuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues si monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Jo kundër ndonjë “teatri të ri”. Edhe Maupassant-in ka kuturisur z. Rama ta denigrojë me bindjen se, po të ishte gjallë shkrimtari i madh, kryeministri shqiptar do ta bënte të ndërronte mendje. Në të vërtetë, sikurse mund ta përfytyroni, nëse do të ishte vërtet gjallë Maupassant-i, një personazh si kryeministri në fjalë do të kishte qenë flori për satirat e tij.

Prandaj, ju lutem, keni mirësinë dhe bëni që shoqëria shqiptare, e cila ka provuar këto vite më shumë se kurrë rrugët e kurbetit – mund t’i verifikoni vetë shifrat e frikshme – të ndjehet më pak e zhgënjyer. Ju e dini më mirë se ne që Europa nuk mund t’i mbajë më të ikurit.

Unë që po ju shkruaj kam qenë në Shqipëri regjisore dhe pedagoge. Pas 18 vjetësh studimesh dhe aktiviteti profesional në Francë, u ktheva të kontribuoja në atdhe, por m’u desh të largohem për së dyti, sepse pushteti i sotëm është pushtet barbar për artistët. Dhe sigurisht jo vetëm për ta. Si edhe sepse, në ndryshim nga kolegët e mi në Shqipëri, të cilët i kërcënojnë me bukën e gojës duke i detyruar të heshtin ose të konformohen, unë nuk heshta.

Ata që nuk heshtin dhe nuk konformohen nuk kanë punë në Shqipëri. Eksperienca e Francës dhe mbrojtja që më jep ajo më detyrojnë të mos hesht, të mos konformohem, të flas edhe për ata që nuk munden, dhe t’ju shkruaj. Ju lutem të pranoni, i nderuar zoti Ambasador, konsideratën time plot respekt,

Sesilia Plasari

Shqipëri: Arrestohet për ushtrim dhune djali i deputetit Rrahman Rraja

Gjykata e Krujës urdhëroi sot arrestim me burg për të akuzuarin Rexhep Rraja pas dhunimit të përsëritur ndaj vajzës Xhisiela Maloku.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, mori arrest me burg nga Gjykata e Krujës sipas kërkesës së prokurores.

Urdhëri u zbatua nga policia dhe Rraja po mbahet në mjediset policore nën akuzat zyrtare për përndjekjen dhe dhunimin e ish-të dashurës.

Gjykata mori këtë vendim pas akt-ekspertimit, që provon dhunën e Rexhep Rrajës ndaj vajzës Xhisiela Maloku.

Ngjarjet e dhunshme kanë ndodhur së paku nga korriku i kaluar, por ato nuk dolën në dritë për dy muaj, derisa dhunimi i vajzës u denoncua publikisht disa ditë më parë nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu.

Ai dëshmoi dhunën ndaj vajzës dhe akuzoi policinë për nënvlerësim ndaj ngjarjes, për shkak se dhunuesi kishte babanë deputet.

Rexhep Rraja pritet të dalë sërish para drejtësisë për masë sigurie brenda 3 ditësh, ndërsa më vonë do të përgjigjet akuzave për dhunimin, që u mbajt i fshehtë për mbi dy muaj.

Viktima tha se policia nuk i regjistronte asaj denoncimet dhe kur ia merrte deklaratat, ajo detyrohej t’i tërhiqte ato nën presionin e agresorëve pranë mjediseve policore.

Flet Dritan Zagani: Si e takova Emiljano Nuhun, ju tregoj bisedën që bëmë

Dritan Zagani, në një rrëfim për emisionin “Kjo Javë” në News 24  ka analizuar në detaje takimin me oficerin e policisë, Emiliano Nuhu, i cili denoncoi rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas tij, ka qenë vetë Nuho që ka kontaktuar Zaganin për të marrë informacione për mënyrën se si të kërkonte mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, hodhi akuza të forta, ndërsa deklaroi se politika në Shqipëri është e inkriminuar deri në palcë, ndërsa sipas tij, qytetari është i shpërfillur në themel. Në fund ai deklaron se dera e shtëpisë së tij është e hapur për çdo shqiptar, i cili kërkon ndihmën tek mundësitë që ai disponon.

 

 Zoti Zagani përshëndetje, si e njihni zotin Emiljano Nuho?

Zagani: Përshëndetje zonja Tufa! Siç e dini, unë kam kaluar një peripeci të ngjashme me këtë të zotit Nuho, dhe zoti Nuho si polic inteligjent që ishte, kur e pa vetën në rrezik më shkruaj ti një ditë, Nuk e njihje, nuk e kisha dëgjuar as si emër, normal se është edhe djalë i ri edhe nuk është as brez i im i punës, as nuk më ka rastis të punoj me të dhe më tha: kam nevojë të më shpjegosh se si funksionojnë gjërat sepse ndodhen në një situatë të vështirë të rrezikut për jetën në lidhej me politikën tonë, që tashmë e dimë se është një politikë e famshme e krimit. Çfarë të them më shumë. Dhe në këto kushte u informova se çfarë përfaqëson ky djali përmes miqve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.  Nuk zbulova ndonjë gjë që kisha dyshim, dhe i ktheve përgjigje. I thashë zotëri, unë di të të them se çfarë kam kaluar dhe çfarë kam vuajtur unë. Këtë di të ta them, më tutje unë nuk jam personi i duhur dhe kompetenti të bëjë asgjë më shumë. Ai më tha kaq dua.

Kur e keni takuar?

Zagani: Nuk janë bërë dy javë kur më ka shkruar për herë të parë. Një javë mund të jenë bërë kur e kam takuar për herë të parë. Ai pas një udhëtimit të stër-mundimshëm me autobus përgjatë gjithë natës së bashku me familje arriti në vendin ku jam unë. Më telefonoi, i thashë do të vijë do të takoj dhe do të njihemi. Vajta e takova. Jam takuar në situatën e udhëtimit që kishin udhëtuar gjithë natën, një familje e rraskapitur. Me një fëmijë më pak se dy vjeç, i cili qante dhe donte të ushqehesh. Unë jam shqiptar, jam njëri i thashë do shkojmë te shtëpia ime do shohim çfarë na ka përgatit nusja, do hamë si njerëz, prezantohemi, pastaj do të tregoj derën e shtetit se ku duhet të kërkosh mbrojtje. Unë nuk mund të të ofroj mbrojtje.

Sa shpesh e keni takuar?

Zagani: E kam takuar vetëm njëherë pas daljes publik të këtyre gjërave, edhe po të dua ta takoj nuk munden pasi nuk e di se ku e kanë përplasur këta këtu pas situatës që është bërë publike.  Kam ruajtur komunikimin me anë të telefonit me zotërinë.

A keni dijeni se ku është ai në këto momente?

Zagani: Normalisht e di se ka ik nga jam unë. Edhe po ta di nuk mund ta them. Nuk më ka interesuar, sepse këto janë probleme me sigurinë e jetës dhe familjes, sepse e di vetë se çfarë kam kaluar dhe hequr. Nuk mund të bëjë gabime të tilla.

Duke patur parasysh dhe ju e theksuat se një situatë të ngjashme keni kaluar edhe ju, për këtë ngjarje, cili është komenti juaj?

Zagani: Nisida, politika e vendit tonë që drejton sot , është e inkriminuar deri në palcë, e duke qenë e tillë, kjo politikë arrin të bëj pis këdo, jo një oficer apo qytetar të vetin, që e ka hiç, e ka zero. Unë e provova në kurriz, nuk kam çfarë t’ju shpjegoj se çfarë kam kaluar ne kalvarin e vuajtjeve.  Unë kur kam dëgjuar e këtij djalit më është rrëqeth mishi dhe kam parë vuajtjen që kam kaluar. Në këto kushte i kam ofruar derën e shtëpisë dhe pjatën e supës që kishte bërë nusja për drekë për fëmijët e mi edhe për vajzën e tij. Pastaj, lidhjet jo PD jo pagesat e Lul Bashës, për mua jo vetëm që nuk ekzistojnë, por as nuk kanë ekzistuar. E mirëkuptoj unë politikën atje të inkriminuar, sepse duan të justifikojnë veten.  E marr vesh se ata janë të tillë dhe nuk dalin dot nga bataku ku janë zhyt, sepse u ka plas veza në dorë. Sado të mundohen, unë jam Dritan Zgani, nuk më intereson fare politika jam ai njeri që kam vuajtur dhe po vuaj që po luftojë për të vënë në vend dinjitetin dhe nderin tim dhe për të garantuar sigurinë e familjes. Dhe çdo bir shqiptari që ka nevojë për mundësin që kam, unë nuk jam kursyer, kushdo që më njeh, e dinë që unë jam ky, unë jam Dritan Zagani. As partia as politikani, asnjë lloj lidhje me mafian dhe politikën. Faleminderit ju për interesimin dhe iu uroj punë të mbarë.

Balkanweb

“Po vazhdove hetimet kundër fisit tonë të zhdukim për 24 orë”, Nuhu tregon takimin me kushërinjtë Rraja

Në vijim të intervistës, Emiljano Nuhu rrëfen për takimin me kushërinjtë Rraja në një prej lokaleve në Tiranë. Nuhu thotë se ka qëndruar për pak kohë me ta, ndërsa pretendon se është kërcënuar prej tyre nëse do vijonte hetimin e cështjes.

 

Në bazë të komunikatës për shtyp që mbajti zv/drejtoresha, nga pamjet filmike, rezulton se ju z.Nuhu jeni takuar me personin nën hetim në një lokal në një bar në Tiranë, në datën 30.

Jo, nuk jam takuar me personin nën hetim. Shikojeni mirë dosjen Rexhep Rraja.

Policia flet me pamje z.Nuhu..

Por aty kanë ardhur kushurinjtë e tij. Redian Rraja dhe Ramazan Rraja, shikoje i ke edhe në dosjen që ndodhet në Prokurori që unë kam dorëzuar në Tiranë.

Pra, bashkë me ta ju nuk keni qenë fare i pranishëm? Pra s’keni qenë fare në datën 30 në këtë lokal?

Jo unë kam i qenë i pranishëm kur më kanë kërcënuar me jetë që të mos vazhdoja përsëri hetimet.

Ku? Ku keni qenë?

Kërcënimi ishte nga ata në datën 30 unë i kam takuar dhe më kanë kërcënuar që mos vazhdo hetimet ndaj nesh se do të vrasim dhe do të zhdukim familjen dhe këtë e kam kallëzuar

Po pra dmth konfirmohet ky takim po ku ? Ku është zhvilluar?

Është zhvilluar në një lokal në zonën e unazës së re. Reach mond e ka emrin lokali.

Në datën 30?

Po

Edhe një herë kush ishin të pranishëm dhe sa ndenjët në këtë lokal?

Redjan Rraja  dhe Ramazan Rraja. Ramazani është djali i Xhelalit që më kërcënoi në zyrë. Sa kam ndejtur? Ka qenë shumë kohë e shkurtër komunikimi me ata.

Cfarë ju thanë?

Po vazhdove më hetimet kundrejt nesh, kundër fisit tonë, të pyesësh për ne, ne do të zhdukim ty dhe familjen tëndë për 24 orë.

Z. Nuhu një pyetje, ju pse pranuat ti takonit jashtë komisariatit këta persona?

Ata po më ndiqnin nga mbrapa dhe më kontaktuan ‘ po vijmë të të takojmë, kërkojmë takim me ty’ dhe unë për shkak të asaj cfarë ata përfaqësonin, lidhjen e tyre rrezikshmërinë e tyre isha me idenë për ti sqaruar dhe për ti minimizuar problemet se nuk po mund ti përballoja problemet ti acaroja, dhe i prita në një lokal, të mbikëqyrur nga kamerat e sigurisë dhe duke pasur njerëz e ndjeja veten më të sigurtë.

Dhe cfarë ju thatë ju? Si iu përgjigjët ju ?

Unë i jam përgjigjur duke bërë kallëzim në komisariatin numër 6. Cfarë përgjigje t’i jepja dy kriminelave që po më kërcënonin.

Ishin të armatosur?

Nuk ia vura fort veshin. Nga informacionet që disponon policia ata lëvizin gjithmonë të armatosur dhe janë të dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje me armë.

Nënkomisar Nuhu akuza SHÇBA-së: Nuk ka gjetur laborator për të modifikuar videot prandaj nuk…

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, ish oficeri Emiljano Nuhu, flet sërish nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj c’ ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë. Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojë ngjarjen.

 

Pjesë nga intervista

Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?

I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato cfarë unë deklaroj.

Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato cfarë ju keni thënë. Unë dua ti referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe cfarë keni për të thënë?

Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

BalkanWeb

Oficeri Nuhu tregon detaje për e-mailin që i ka dërguar Ardi Veliut: Nuk mora përgjigje

Ish oficeri Emiljano Nuhu thotë për ngjarjen e datës 21 korrik, ai i është drejtuar me një email zyrtar drejtorit të përgjithshëm të policisë si edhe ministrit të brendshëm, ku i kërkon mbështetje e mbrojtje për shkak të kërcënimeve të marra. Në email Nuhu thotë se nuk e ka përmendur emrin e deputetit socialist Taulant Balla, pasi i druhej ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

nuhuu

Z.Nuhu unë dua ti rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?

Fola me drejtuesin tim të komisariatit dhe prokuroren e gatshme me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm për problemin dhe në datën 14  përsëri e kam vënë në dijeni me email po asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucione. Pse si përmend zv/drejtoresha në deklaratën e saj dy emailet që unë i kam nisur drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm?

Pra ky email ekziston?

E mail është nisur nga email zyrtar i policisë së shtetit dhe ekziston .

Janë dy emaile tuaja?

Po që unë i kam kërkaur ndihmë drejtorit të përgjithshëm për kërcënimin që më është bërë.

Tek ky email ju e përmendni deputetin Taulant Balla?

Jo nuk e përmend deputetin Taulant Balla në e mail për shkak të hakmarrjes që do bënin ata ndaj meje po ta kisha përmendur.

Pra ju emrin e deputetit socialist Taulant Balla për herë të parë e përmendni vetëm publikisht kur vendosët të flisni.

Po nuk kisha guximin dhe besim që mund ti përmendja duke qenë në Shqipëri, për shkak të njerëzve që përfaqësojnë dhe fuqinë që kanë me pushtetin

Po në email cilët emra përmendët?

Në email i kam treguar rastin dhe kërcënimin që më është bërë nga shtetasit në datën 30 korrik të 2018 dhe ngjarjes se si ka ndodhur me hollësi ca përfaqësonin njerëzit që më kërcënuan dhe rrezikshmërinë e tyre.  Dhe për shkak të këtij problemi drejtori i përgjithshëm duhet minimalisht të më kishte thirrur dhe të më kishte pyetur si qëndron problemi dhe pastaj ta vlerësonte kisha nevojë unë për ndihmë, për mbështetje për mbrojtje, ose s’kisha. Por drejtori i përgjithshëm as këtë gjë minimale nuk e bëri për të më pyetur si qëndron e vërteta.

Pra në vija të përgjithshme me aq sa kujtoni, cfarë përmbajtje kishte ky email.

Disa reshta nga ky email: Z.Drejtor i Përgjithshëm kërkoj mbështetjen tuaj pasi unë në këtë vend ndihem i kërcënuar për shkak të dosjes hetimore që unë po vazhdoj hetimin dhe për shkak të kërcënimeve që më janë bërë në mënyrë të njëpasnjeshme nga shtetasit që kam përmendur. Dhe kërkoj të merrni masa në mënyrë ligjore për të më mbrojtur.

Po përgjigje a morët?

Jo nuk mora asnjë lloj përgjigje, as me email zyrtar, as më mori njeri në telefon për të më pyetur si qëndron e vërteta. Një neglizhencë totale ndaj strukturave të policisë së shtetit ndaj meje

Nisida Tufa: Dhe kjo ju bëri që ju të largoheni. Të merrni vendim që të largoheni pas kësaj?

Vendimin e kam marrë në datën 12 shtator pasi mora një informacion që duan të më vrisnin dhe ky ishte vendimi që nuk mund të rrija dot më në atë vend.

Edhe një herë cfarë informacioni morët?

Informacioni i datës 12 ishte deputeti i Krujës kishte porositur ekzekutimin tim te një personazh shumë i njohur në atë zonë që ai e mbështet politikisht.

***

Si e provoni që Balla ka qenë aty? Flet Emiljano Nuhu: Njësoj si monstra i Selenicës dhe kreu i grupit të PS…

Nënkomisari Emiljano Nuhu, ka folur sot për Neës24 pas deklaratave dhe akuzave të policisë lidhur me rolin e tij në këtë çështje.

Emiljano Nuhu shpjegoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa edhe njëherë ku ishte në datat 21 dhe 27 korrik, përse u detyrua të largohet dhe çfarë hapash ndërmori kur u ndje i kërcënuar me jetën.

nuho-1-770x433

Z.Nuhu unë vijoj të theksoj që z.Balla mohon kategorikisht që ka qenë në dt. 21 në komisariat. Madje thotë që nuk ka qenë fare, ka qenë diku tjetër, duke peshkuar. Ju cfarë keni për të thënë në lidhje me këtë. Duke i qëndruar fort detajeve, cfarë kujtoni nga z.Balla se ju ka thënë atë ditë sipas pretendimeve tuaja?

Dua të jap një shpjegim të vogël. Edhe mostra e Selenicës që vrau 8 persona në prani të të gjithë fshatit e mohoi si krim në hapat e para. Tha: Nuk i kam vrarë unë . Edhe Taulant Balla do ta mohojë këtë krim.

Po ai ju ka kallëzuar apo jo, është i bindur në faktet dhe provat e tij që nuk ka qenë aty.

Po mirë ta vërtetojë që nuk ka qenë.

Pas gjithë kësaj ju do ti ndryshonit diçka deklarimeve tuaja

Nuk i ndryshoj asnjë presje deklarimit, dhe vazhdoj ti qëndroj atij deklarimi deri në fund.

Blkanweb.com

Nënkomisar Nuhu tregon si ndodhi ngjarja: I pari hyri Rrahman Rraja, më agresiv ishte vëllai i deputetit, kishte dhe armë pa leje

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa në News24, ish oficeri Emiljano Nuhu, flet sërish nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut dhe se si i kanë vënë pistoletën në kokë njerëz me pushtet në mënyrë që të mos hetonte ngjarjen.

 

Ju e mohoni faktin që çështjen në fjalë e keni marrë më datë 27 korrik. Sepse në datën 21 ka qenë një tjetër oficer policie, i cili është pezulluar.

Në datën 27 është bërë urdhri i delegimit për vazhdimin e hetimit nga ana ime. Më është deleguar dosja nga Prokuroria, kurse data 21 unë kam kryer veprime jo të deleguara me urdhër, por të deleguara me anë të telefonit, janë kryer veprimet hetimore. Dhe unë nuk kam arritur ti kryej këto veprime hetimore për shkak të kërcënimit që kam denoncuar. Që u kërcënova në zyrën time nga personat që unë kam përmendur dhe i përmend përsëri. Dhe ky ishte shkaku që erdhi oficeri tjetër dhe vazhdoi veprimet hetimore të datës 21.

Kur i keni kryer këto veprime, për të qenë më konkret. Kur i keni kryer veprimet?

Të thash, në datën 21 veprimet e mia u ndërprenë për shkak të ndërhyrjes së deputetit Rrahman Rraja, Taulant Ballës dhe kryetarit të bashkisë që më kërcënuan brenda në zyrën time. Nuk arrita dot të bëja më veprime dhe në datën 21 veprimet i kaluan oficerit Gentian Citozi. Unë kam vazhduar hetimet pasi prokuroria mi delegoi me urdhër delegimi në datën 27, sepse asnjë oficer nuk i mori përsipër për ti kryer ato hetime. Unë pranova t’i merrja përsëri përsipër dhe në datën 30 u kërcënova përsëri, që kam bërë kallëzim në komisariatin nr. 6.

Z.Nuhu në respekt të të gjithë atyre që janë të prirur për t’ju besuar për gjithçka që ju thoni, ju lutem a mund të jepni apo mund të shfaqni disa detaje rreth personave që kanë qenë në komisariat në datën që ju pretendoni. Flasim këtu për deputetin Balla, për z.Bushi dhe persona të tjerë që këni përmendur. Mund të ndani me mua, ndonjë detaj që ata vërtet kanë qenë në komisariat edhe pse provat i keni lënë për një hap të dytë për në gjykatë.

Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time. Presioni psikologjik që kam pasur në ato momente, ishte shumë i madh dhe nuk më linte mua mundësi i vetëm në zyrë të kapja detaje të shumta përballë 4-5 personave që kisha përballë.

Çdo detaj që ju mund të thonë përbën kuriozitet por edhe fakt për publikun që ndjek me shumë interes. A mbani mend si ishin veshur? Mbani mend ndonjë detaj tjetër, si u drejtuan kush hyri i pari.. Gjithçka që mund të na thoni?

I pari mesa më kujtohet ka hyrë deputeti Rrahman Rraja, ka qenë i pari që ka hyrë në zyrë. Pastaj të tjerët me radhë. Dhe më agresiv nga të gjithë personat që kanë qenë brenda, ka qenë vëllai i deputetit Xhelal Rraja.

Pse?

Ai ka qenë më agresiv, për shkak të veprimeve kriminale që ka kryer gjatë gjithë kohës dhe është person me precedentë të theksuar kriminalë i dënuar për disa vepra penale. Njihet në të gjithë në zonë ca përfaqëson. Njihet nga strukturat e policisë pavarësisht se nuk marrin guximin të shprehen. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje. Këtë e theksoj ka qenë i armatosur me armë pa leje. Një person me 3-4 vepra penale. Dua të theksoj se shtetasi Xhelal Rraja në 1997 – 1998 së bashku me vëllain e tij ka shkëmbyer zjarr me një punonjës policie të stacionit të policisë Fushë Krujë, dhe do të shpjegoj faktin tjetër që deputeti ka ngelur i plagosur në ato vite dhe prandaj qëndron gjithmonë me syze, dhe polici ka ngelur i plagosur. Këta cfarë përfaqësojnë përfaqësojnë njerëz intelektualë që janë brenda parlamentit të Shqipërisë. Janë njerëz me precedentë kriminalë.

Po mirë, Z.Nuhu një person që hyn në komisariat i armatosur përbën rrezik apo jo? Pse nuk e bëtë të madhe që në ato momente? Pse reagoni shumë më pas? Pse nuk reaguat që aty? Pse nuk e kallëzuat?

Direkt pas castit që unë u kërcënova sa gjeta mundësinë reagova duke kontaktuar me prokurorin e gatshëm dhe me drejtuesin tim të komisariatit. Në rrugë institucionale, këta persona për të zbatuar ligjin,  drejtuesi im i komisariatit duhet të më kishte dërguar forca shtesë policie që unë të kisha mundësi këta persona të ndaloheshin në ambjentet e komisariatit dhe të fillonte procedimi penal ndaj tyre. Por drejtuesi im i komisariatit nuk e bëri këtë gjë. Më tha merre me qetësi, qetësohu se do flasim me të e zgjidhim në mënyrë jo ligjore. Dhe prokurorisë unë ia shpjegova të gjithë situatën dhe prokuroria më tha që shko në prokurorinë e Përgjithshme për të bërë kallëzim. Se prokuroria e Përgjithshme është kompetencë e saj për të marrë kallëzime nga persona me imunitet. Duke e menduar që nuk po më mbështeste asnjë nga strukturat e policisë dhe nga prokuroria, i ndodhur i vetëm përpara dy njerëzve të Parlamentit të Shqipërisë dhe një Kryetari të Bashkisë dhe grupet kriminale që ato mbështesin, cfarë mund të bëja unë i vetëm po të kisha kallëzuar këta që kallëzova nga BE ta kisha kallëzuar në Shqipëri. Unë nuk do isha, nuk do ekzistoja më sot. Do isha …

Balkanweb

‘Telekom Albania’ del në shitje, i afrohet ‘Telekom Serbia’

Sipas Tv Klan, ‘Telekom Albania’ është në shitje. Operatori i dytë më i madh në treg i telekomunikacionit do t’i shitet kompanisë ‘Telekom Serbia’.

Në garë me Telekom Serbia janë edhe dy kompani bullgare, Vivacom, në pronësi të biznesmenit Spas Rusev dhe Globul Telenor, një tjetër operator në fushën e telekomunikacionit në Bullgari. Propozim për blerjen e aksioneve të Telekom në Shqipëri ka bërë edhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.

Kompania ende nuk ka shpallur një lëvizje të tillë në pronësinë e kapitaleve të saj, por burime konfidenciale për televizionin Klan thonë se ofertat e dorëzuara nga të gjitha shoqëritë janë hapur, dhe më e larta ka rezultuar ajo grupit serb.

Votoni më 30 shtator për Maqedoninë Europiane, në NATO dhe BE – Nga Azgan HAKLAJ – president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

30 shtatori është një ngjarje madhore për Maqedoninë por në mënyrë të veçantë për shqiptarët që banojnë aty, por dhe për historinë e Kombit Shqiptar, për vet peshën që ka vota e shqiptarëve tani në këtë Referendum, ndryshe nga ai i viteve 91.

Shqiptarët kësaj rradhe do të përcaktojnë rezultatin dhe se me pjesëmarrjen plebishitare në votim dëshmojnë realisht sa janë dhe me votën pro përcaktojnë kahjen Europiane të Republikës së Maqedonisë, si faktor determinant, shtetformues e i rreshtuar pa mëdyshje në krahun e Aleancës Atlantike  e BE-së.

Vota e shqiptarëve ka peshë të madhe dhe rradhitet me dinjitet përkrah evenimenteve më të mëdha historike të Kombit Shqiptar.

Kjo besëlidhje shqiptare, referendare unike është simoter e Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit të Vlorës e Aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Kaçanik.

Në Nentorin e parë Heroi ynë Kombëtar shpalli Pavarësinë nga Perandoria Otomane, shpalosi Flamurin Kuqezi dhe bashkë me lirinë konstruktoi shtetin Arbëror në aleancë të ngushtë ushtarake e politike me Fuqitë Perëndimore, Mbretërinë e Aragonës, Venedikun, Republikën e Raguzës e Papatin.

Në Vitin Jubilar të Moisiut tone, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) Shqiptarëve të Maqedonisë u takon fati e nderi i merituar historik të vendosin me votën e tyre vulën e përjetshme në projektit madhor panshqiptar dhe Euroatlantik për një Maqedoni e Shqipëri Europiane.

Po përse është kaq e rendësishme e me peshë historike vota e shqiptarëve të Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit?

Shqiptarët janë faktor shtetformues në këtë Republikë të vogël nga territory, por tepër të rëendësishme në pikëpamjen gjeo-politike të Fuqive të Mëdha.

Republika e Maqedonisë është nyja gordiane e politikës sllavëruese në Ballkan, krijesë artificiale e Jugosllavisë Titiste në një krizë të thellë identiteti dhe e mbajtur peng nga politikat shoviniste ruso-bullgare, në armiqësi me fqinjin jugor Greqinë, për shkak të emrit dhe pretendimeve territoriale.

Maqedonia është shndërruar pikërisht për shkak të shqiptarëve autoktonë aty dhe etno-gjenezës së saj, një vend kyç për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Perëndimi, NATO dhe BE i ka djegur kartat diplomatike ruso-sllave, të cilat hartuan skenarin e shpërbëries së saj.

Pas luftës për të drejtat universale, politike e atyre kombëtare të shqiptarëve e arritja e Marrëveshjes së Ohrit, ajo që ju intereson më së shumti shqiptarëve të Maqedonisë nuk është shpërbërja e këtij shteti e as ruajtja e mundimshme e status-quosë në një shtet të modelit nacionalist alla-Gruevski, por një Maqedoni Europiane, antare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Referendumi i 30 shtatorit që vulos të ardhmen e Maqedonisë është një bonos i merituar, të cilin SHBA-NATO-BE u bajnë shqiptarëve të Maqedonisë e mbarë Kombit Shqiptar, luftërave e betejave shekullore për liri, sakrificave e vokacionit perëndimor të shqiptarëve.

Vota plebishitare e shqiptarëve, përcaktuese për një Maqedoni Europiane do të ndaj në dysh nyjën gordiane e do të mbyllë përgjithmonë Kutinë e Pandorës ku ruhen prej shekujsh furtunat e nacionalizmit ekstrem rus, Neçertania, Megalidheja dhe neootomanizmi.

Për të mbërritur në këtë moment historik shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash të mëdha në kohët e vjetra dhe të reja.

Shpirti liridashës e paqedashës i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni. Rreshtimi i tyre në kahjen e drejtë të historisë përkrah Aleancës Perëndimore janë produkt i një pjekurie të thellë politike dhe i një vizioni të qartë për të ardhmen historike e fatin e Kombit.

Me 30 shtator shqiptarët duhet të votojnë për identitetin kombëtar e rrenjët e lashta historike europiane të Kombit Shqiptar.

Për korifejtë e tyre që u prinë përjetësisht në rrugën historike.

Ata duhet të votojnë për emblemat e ndritshme të Shqpërisë Europiane, Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) e Bijën e tyre Shën Terezën.

Për Arbër Xhaferin, për prijësin e tyre, gjeneralin e luftës e arkitektin e paqes Ali Ahmetin.

Më dt. 30 shtator Shkupi është kryeqyteti shpirtëror i Kombit tonë.

Të gjithë shqiptarët janë në këmbë për të brohoritur ngadhnjimin e lirisë e demokracisë, për të thirrur solemnisht në simfoni fitore.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje vallazërore shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre që jetojnë në Diasporë:

Ngrihuni në kembë si një trup i vetëm, me krenari kombtare e përgjegjësi të lartë historike dhe me votën tuaj plebishitare vendosni Maqedoninë në krah të Aleancës së lirisë, SHBA e BE.

Nderojeni Kalorësin e lirisë, Gjergj Kastriotin, që ju pret madhështor në Sheshin e tij përballë Kalasë së Shkupit

Shpirti i Kombit e lutjet e Shën Terezës janë me Ju!

Ekzekutimi i viktimës në studio TV nga Rama, Xhafa e Balla, fytyra e vërtetë mafioze e shtetit! Nga Sali Berisha

Mbrëmë, pas njerit prej denoncimeve më tronditëse në historinë e këtij vendi, të oficerit të Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, shqiptarët panë në një ekran televiziv të kontrolluar nga narkoqeveria, njerën prej skenave më horror të jetës së tyre, ekzekutimin live në studion televizive të një vajze 24-vjeçare, viktimës Xh M, për fajin e vetëm se ajo kishte denoncuar në komisariatin e Policisë nr. 3 të Tiranës, kriminelin në kërkim, birin e pushtetit Rexhep Rraja.

Sipas dëshmisë së viktimës XH.M në komisariatin nr.3 të Tiranës, dëshmi e cila nga ky komisariat iu dërgua per ndjekje, komisariatit të Krujës, i shumëkërkuari që në vitin 2017, Rexhep Rraja e kishte dhunuar dhe kishte ushtruar ndaj saj tortura fizike dhe psiqike prej sadisti të pamëshirë, i kishte vendosur asaj sa herë tytën e revoles në tëmth për ta nënshtruar, me qëllim përdhunimin e saj. Tragjike është se viktimën XH.M. nuk e ekzekutoi mbrëmë live në studio, banditi dhe torturuesi i saj, krimineli bir i pushtetit, Rexhep Rraja as dhe banda e tij.

Mbrëmë viktimën e këtij krimi të shëmtuar, Xh.M, e ekzekutuan live në studion e tyre televizive, Faqezi Dorga, Tulant Bega, Geron Veliu, gjithçka me urdhër të prerë nga Edvin Kristaq Rama.

Këta mafiozë ndërmorën këtë krim, më të shëmtuar disa herë se sa vetë torturat fizike dhe psiqike që ushtroi ndaj viktimës XH M, krimineli i shumëkërkuar që mbrohej çdo ditë nga Policia, biri i pushtetit Rrahman Rraja.

Këta mafioze amorale, te cilet krimet dhe lidhjet me kriminelet i kane zhveshur nga çdo ndjenje prinderore, njerezore apo bashkshortore, deshmuan dje se si ne kafsherine e tyre ata mund te perdorin nje vjaze te pambrojtur, jetime, si nje rrecke, si nje skllave, qe me qyte te revoles apo hanxhar te pushtetit detyrohet per vetmbrojtje te ndryshoje deshmite siç i diktojne tashme xhelatet e saj ne krye te mafies se ketij vendi.

I gjithe ky skenar horror u urdherua dhe ekzekutua brenda 3-4 oreve sapo kjo bande mori vesh se oficeri i pergjegjshem i policise gjyqesore Emiljano Nuhu denoncoi implikimin ne krimin e shemtuar te Taulant Balles, te akuzuar me pare per perdhunim te nje vajze te semure me AIDS dhe trafiqe droge, implikimin e Faqezi Droges, ish hetuesit xhelat te sigurimit te shtetit, implikimin e Geron Velise, i cili, ne dekleraten e tij te dt 30 korrik 2018 si reagim ndaj statusit tim ne te cilin denoncoj krimin, shkruan se denoncimi u mor nga oficeret e policise gjyqesore te komisariatit te Krujes kurse mbreme per te pergenjeshtruar akuzat e oficerit Nuhu mashtron paftyresisht dhe shkruan se me dt 21 korrik veprimet hetimore ne komisaritin e Krujes i ka kryer oficeri G. Ç dhe se Emiljano Nuhu kete date nuk ka qene fare ne detyre.

Perveç kesaj, ne komunikaten e dt 30 korrik Ardi Xhafaj nuk pergenjeshtron perfshirjen ne skandal te deputetit Taulant Balla, i akuzuar ne statusin tim te dt 29 korrik, kurse dje qellimi kryesor i komunikates ishte mohimi i angazhimit te Balles ne lirimin e banditit bir pushteti Rexhep Rraja (lexoni statuset e mia dhe komunikatat e Geron Velise)

(Por mbreme ne pame vetem puntaten e pare te skenarit banditesk horror te ketyre mafiozeve ne krye te pushtetit. Puntata tjeter, ne qoftese ne nuk reagojme, do te jene ndeshkimi dhe burgosja e viktimes XhM per deshmi te rreme ose ndonje doze fostoksine apo nje bresheri per vetvrasje si i ndjeri shofer i Faqezi Droges etj etj.

I bej thirrje komunitetit nderkombetar te marre ne mbrojtje viktimen XH M per te shpetuar nje jete nga kthetrat vrastare te shtetit mafioz.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal ndaj viktimes XH M te mafiozeve ne krye te pushtetit Rama, Xhafa, Balla, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi per te shpetuar kete vend sa me pare nga kjo bande kriminale mafioze qe po shkaterron te ardhmen tone. sb

  • Statusi im i dt 29 korrik per ngjarjen: Krim i shemtuar!

Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer maloku nga fshati zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale. Kjo tregon se krimi mbrohet nga pushteti sic u mbrojt autori i vrasjes se biznesmenit ne sarande kejsi hysa qe u vra para ca ditesh.kejsi hysa ishte person ne kerkim me biznes ne nikel ku ne lokalin e tij pinin kafe policet e behej pazari i kanabisit e aty jepeshin parat me fajde. Ne shum krime policia mbyll syte nga presioni dhe populli hesht se frika e dhunes nga njerzit me begraunde kriminale me pushtet vendosin gjoba e tritol e kontrollojn administraten e bashkis si nga punesimet ndertimet pa leje dhe financimet per investime.

  • Reagimi i policise ndaj statusit tim me dt 29 korrik 2018

Njoftimi i policisë

Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se:

Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje.

SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

  • Statusi i dyte me dt 15 gusht: Hakmarrja primitive e Edvin Kristaq Rames!

Ndeshkohet nga Xhafa i Droges Emiljano Nuhu oficeri qe hetoi skandalin e djalit te deputetit.

Fatmir Xhafa ia ka hequr dosjen oficerit te policise gjyqsore qe po hetonte ngjarjen e rende te perdhunimit te nje vajze nga djali i deputetit te PS ne Kruje Rrahman Rraja. Oficeri i policise gjyqesore Emiljano Nuhu eshte transferuar ne Berat pak pas denoncimit tuaj, pasi po mblidhte prova per fajesine e djalit perdhunues te deputetit rilindas te Krujes Rrahman Rraja.

  • Njoftimi i policisë: Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se:

Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje.

SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

  • Deklarata e djeshme e policise.

 Reagimi i plotë

Policia e Shtetit sqaron akuzat mediatike të oficerit Emiljano Nuhu.

Lidhur me deklarimet në media të një oficeri, Policia e Shtetit sqaron se:

Shtetasi Emiljano Nuhu është rekrutuar në Policinë e Shtetit në vitin 2009. Ai ka qenë së pari, efektiv i rolit bazë në Policinë e Tiranës.

Në maj 2017, pasi fitoi gradën “Nënkomisar” u emërua në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Në këtë detyrë ka qëndruar vetëm 4 muaj, deri në shtator 2017, pasi iu drejtua me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për transferim, me pretendimin se “ndihej i rrezikuar për shkak të detyrës”.

Në shtator 2017 është transferuar në Komisariatin e Krujës, ku ka qëndruar deri në Gusht 2018. Nga muaji Janar deri në Korrik 2018, ai ishte i shkëputur nga marrëdhëniet e punës, pasi ishte në Akademinë e Sigurisë, në vitin e dytë.

Me kërkesë të tij, në datë 15.08.2018, me pretendimin se “ndihej i kërcënuar për shkak të detyrës” është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat.

Në këtë detyrë ka qëndruar deri në datë 13.09.2018 dhe më pas nuk është paraqitur, por ka braktisur detyrën duke mos dorëzuar sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative.

Nga verifikimet policore dhe në bashkëpunim me agjencitë homologe, ky shtetas ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës, pa u regjistruar në sistem dhe duke braktisur detyrën.

Në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, Itali.

Ndryshe nga sa thotë oficeri Emiljano Nuhu në intervistën mediatike, se në datën 21 korrik 2018 është kërcënuar në zyrën e tij, në këtë datë oficer i gatshëm në Komisariatin e Krujës dhe që ka kryer veprimet ka qenë një punonjës tjetër policie, me iniciale G.Ç.

Në datë 21 korrik, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në Komisariatin e Krujës.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se asnjë nga shtetasit e pretenduar në deklarimet mediatike të oficerit Nuhu, se e kanë kërcënuar, nuk kanë hyrë në ambientet e Komisariatit të Krujës siç pretendohet prej tij.

Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur.

Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës.

Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Ëhatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore.

Gjithashtu në kallëzimin e tij, ku pretendon se është kërcënuar, Emiljano Nuhu i referohet vetëm 2 shtetasve të lartpërmendur, të cilët sipas tij, i janë prezantuar si të afërm të autorit të dyshuar që ka kryer përndjekjen, por nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron sot në intervistën në media. Emra, të cilët në asnjë rast nuk i ka përmendur në komunikimet me eprorët e tij.

Pavarësisht të gjitha deklarimeve, bëjmë me dije se Komisariati i Policisë Krujë pas marrjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xh.M. materialet i ka referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 372/2018 dhe po drejton hetimet.

Ndërkohë, SHÇBA po kryen verifikim dhe hetim të thelluar për gjithë pretendimet e ngritura nga oficeri Emiljano Nuhu në letrën e bërë publike si dhe në intervistën e dhënë prej tij. Në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë një njoftim publik

© SYRI.net

Emiljano Nuhu i përgjigjet Artan Hoxhës: Ja takimi me Xhisiela Malokun dhe kronologjia e ngjarjes

Pas publikimit  të procesverbaleve të Policisë nga gazetari Artan Hoxha, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i nënkomisar Emiljano Nuhu.

Nuhu duke i komentuar Hoxhës, në statusin e tij në Facebook ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes.

Nuhu vijon me të tej dhe shpjegon pse ai Xhisielën e ka takuar për herë te parë në datën 27 korrik dhe ka hedhur akuza të tjera për Artan Hoxhës.

 

Komenti i Emiljano Nuhut

ARTAN HOXHA, me date 20.07.2018, xhisiela ka shkuar ne komisaritin nr 3 per te dhen, kallezim nuk i eshte marre ne kete date ne komisariatin nr 3, pas nderyrjes te personave qe kam permendur. Me date 21.07.2018, Xhisiela ka shkuar perseri ne komisariatin nr 3, kete here i eshte marr kallezimi nga komisariati nr 3 dhe eshte deleguar ne komisariatin e Krujes. Me date 21.07.2018, une nuk e kam thirrur Xhisielen pasi kisha pune vetem me shteteasin E kallezuar Rexhep Rraja. Dhe xhisielen e ka sjell ne komisarit Rexhepi me te tjerer qe ti kam permendur, kontakti i par i im me xhisielen ishte me date 27.7.2018, pasi mora perseri dosjen per te vazhduar Hetimet. Dhe i kam spjeguar tek kerkesa qe i kam derguar instuticioneve, lexoje me kujdes mos u merr me pergenjeshtrime pa vlere. Nxire Deklarimin qe ka dhen tek SHKB Xhisiela. Aty do ta kuptosh si kan rrjedhur ngjarjet. Por ju bej me dije se keni te gjitha instrumentet e shtetit ne dore dhe po i perdorni per te rregulluar punet e Politikes. Dhe me Date 21.07.2018, une nuk e zbatova dote ligjin se mu vendos pistoleta ne koke, dhe me date 21.07.2018, veprimet i beri Oficer G.Çitozi, edhe njeher Lexoje me Kujdes ate qe kam shkruar dhe sa do ti rregulloni gjerat nuk i mbulon dote. Pavarsisht qe une jam i vetem kunder nje ushtrie me pushtet. Por luften do ta fitoj se kam Zotin deshmitar.

Si nuk matet dhe si matet fluksi turistik? – Nga ARTAN FUGA

Prej disa vitesh, sa del behari, dëgjohen statistikat mbi numrin e turistëve në vend përgjatë verës që sapo ka kaluar.

Jo kaq milionë, jo aq milionë.

Këtë pragvjeshte, edhe nga ministria edhe nga agjenci statistikash po flitet për nja 4 milionë a 5 milionë turistë në vit.

Unë e kam këtë ves. Sa herë më tregojnë shifra, pyes veten me vete : Po si i kanë matur? Se në filozofi mund të bësh edhe pa numra, kurse në sociologji a ekonomi gjithë sekreti qëndron te baza e të dhënave. Përndryshe, sociologjia apo ekonomia bëhet përrallë që ta tregon baba pranë oxhakut…

Folk!

Me çfarë i masin xhanëm? Dhe mendoj se sigurisht, besoj, i nxjerrin të dhënat nga hyrje-daljet në kufi. Ndofta ky është sot i vetmi mjet llogaritës që kanë në duar dhe i besojnë atij.

Gjithë vera më kaloi duke parë me sy grupe turistësh ose individë turistikë të vetmuar. Po këtë, a e kanë matur?,- kam pyetur veten.

Komshiu im Meti matet sikur të ishte princ saudit me jaht.

* * *

Kam qenë diku andej nga Pogradeci a Korça këtë vit, me miq të huaj.

M’u desh nja një vit t’u mbush mendjen të kalojnë disa ditë vere në Shqipëri. U kënaqën shumë në fakt. Por aty rrotull shihja një autobus të madh me nja pesëdhjetë a njëqind turistë të huaj brenda që qëndronin në fundjavë aty pari dhe gjithë ditët e tjera të javës shkonin në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Kosovë. Punë turistësh aman! Pra, ndofta kanë hyrë e kanë dalë nga kufiri shqiptar disa herë atë verë. Një pyetje më ka munduar: Nëse këta ta zëmë hyjnë e dalin nja dhjetë herë nga kufiri ynë, atëherë ata numërohen dhjetëfish si turistë. Pra, në vend të njëqind vetëve numërohen ta zëmë njëmijë. Nëse instrumenti matës është hyrja e dalja nga kufiri, atëherë ky artefakt statistik bëhet i pashmangshëm.

Po ashtu, në lagjen ku banoj në Tiranë. Këtë verë jam çmallur me Nardin, Lokun, Bertin, Qenanin e me radhë, miq të fëmijërisë dhe të rinisë sime. Kanë ardhur nga vendet ku kanë emigruar. Disa edhe me gratë e tyre, shqiptare të kulluara, njëqind karatë edhe ato. Por, duke pirë kafen te lagjja me miqtë e mi, kam menduar pas “shpinës të tyre”: Edhe këta maten si turistë? Çfarë turisti është Qenani aman, Loku, Bimi, Meti e të tjerë? Çfarë turisti është Zefi? Ata rrinë gjithë ditën te kafja e lagjes me mua, çmallemi duke bërë muhabet, kanë ardhur të shohin “pleqtë” dhe “plakat” e tyre dhe do të ikin përsëri andej rrugëve të Londrës, Munihut, Parisit e më larg akoma. Këta janë turistë në vendin e tyre! Por, instrumenti matës në kufi, nëse është ai që përdoret, i mat edhe ata si turistë sikur të ishte ta zëmë Meti vetë një princ saudit që ka ardhur me jahtin e tij aty përballë Butrintit.

Ka edhe më.

Nga ballkoni i apartamentit që kam zënë diku në bregdet, shoh ballkonet e apartamenteve fqinje përballë banuar nga qiramarrës shqiptarë trojesh. Edhe ata e shohin ballkonin tim. Edhe ata quhen turistë sigurisht. Ata më shohin mua çfarë ha, edhe unë i shoh ata sepse jeta në verë në plazh bëhet në ballkon, në sytë e botës. Na ka ngelur ky zakon që nga koha e çadrave në plazh në kohën e qepës. Ata gatuajnë në shtëpi. Sigurisht. Duhet të jenë të mira gjellët që bëjnë gratë e tyre. Burrat e heshtur tymosin duhan. Fëmijët ose te celulari, ose luajnë me çfarë të gjejnë. Një pjesë e jona jemi popullsi që kursejmë, plazh qoftë ose dimër. Por, edhe këta turistë që konsumojnë shumë pak, ose edhe ta zëmë vlonjatët që shkojnë në Dhërmi me bukë me vete, futur në bagazhet e veturave të tyre, numërohen si turistët e resorteve luksoze. Edhe këtë ndarje nuk di ta bëjë instrumenti i matjes së hyrje-daljeve nga kufiri.

Pra, nëse shërbimet tona turistike ose statistike na tregojnë përralla, folk, si sociologët që nuk kanë baza të dhënash, për numrin e turistëve (nisur nga hyrje-daljet) në kufi, atëherë nuk kemi gjë në vijë.

Nuk thashë se gënjejnë, por e kanë kandarin e prishur. Si thuhej dikur : u janë prishur koqet e kandarit!

* * *

Kemi pak apo shumë turistë?

Ndërkohë llokoçitemi me shifrën që kemi pasur një fluks prej 4 ose 5 milionësh turistë këtë verë.

Dakord, por cili është kuptimi i kësaj shifre? Drejtues të dikasterit që merret me këtë punë na e paraqesin si sukses. Sigurisht, një anë suksesi ka! Imagjinoni sikur asnjë turist të mos shkeli territorin shqiptar se çfarë kiameti do të ishte. Por, megjithatë, çështja do të duhej të shihej më thellë e me profesionalizëm. Sepse të marrësh statistikat nga Policia e kufirit, kjo nuk vlen fare për të matur me logjikë të fortë menaxheriale fluksin tonë turistik.

Kjo lidhet më së pari me pyetjen thelbësore : 4 ose 5 milionë në vit turistë, janë shumë apo janë pak për mundësitë e infrastrukturës turistike shqiptare?

Sepse dëgjojmë nëpunësit tanë që na thonë se planin e kemi që në të ardhmen të kemi 10 milionë turistë!!!

Shumë mirë! Por, kuptojeni që po bëni si i thonë, sasi! Në strategjitë menaxheriale thjesht sasia nuk mjafton, madje rendja pas sasisë, përtej llogarive që duhen parë me gjakftohtësi dhe jashtë dëshirës për propagandë, mund të sjellë dëme të pallogaritshme. Supozojmë për shembull, se në Shqipëri vijnë 20 milionë turistë në verë!!! Kjo do t’i jepte fund gjithçkaje! Pra, përpara se të flitet për shifra si dëshirë, duhet parë se sa janë kapacitet reale të vendit për të pritur turistë. Thirrjet pas berihajt për sasi nuk janë veçse dëshira me lugë të zbrazur.

E vërteta është, po qe se flasim drejt e pa dorashka, që po të ishte puna për katër a pesë milionë turistë në vit, ne nuk do të kishim fare nevojë për nëpunës publikë që të merreshin me turizmin. Do të mjaftonte në fakt, atëherë po, vetëm Policia Kufitare dhe Policia e Rendit për të siguruar jetën e turistëve. Ka miliona turistë në Europë që vetëm kaq duan.

E çfarë janë 4 ose 5 milionë turistë në verë?

Ja të bëjmë një llogari të vogël:

A ka nja një milion emigrantë shqiptarë të ikur vitet e fundit? Po marrim një shifër krejt minimale. Sikur vetëm gjysma e tyre të kalojnë ca ditë pushime vere në Shqipëri bashkë me familjen, ja u bënë 1 milion e gjysmë turistë. Burrë, grua, fëmijë. Afërsisht.

Sikur edhe nja gjysmë milioni shqiptarë nga trojet të vijnë me nga dy a tre fëmijë vetëm, ja tek u bënë dhe nja dy milionë të tjerë.

jerë. A ka Europa nja 700 a 800 milionë banorë. As 10 për qind, as 1 për qind, por vetëm 0,1 për qind e tyre të kalojnë ca ditë në Shqipëri si turistë, a nuk bëhen aty te 700 mijë ose edhe 1 milion turistë të huaj?

Ja ku u bënë në mënyrë natyrore, pa asnjë politikë a strategji turistike, nja 4 milionë e gjysmë turistë në kohë vere! Apo jo? Pa pasur nevojë fare për dikaster turizmi! Pra, nuk është problemi fare te sasia. Kot e rrahin atë gozhdë me çekiç në media.

***

Matja e fluksit turistik kërkon teknicitet dhe jo propagandë.

Lidhur me matjen e fluksit turistik duhet të adoptohen instrumente matëse, njësi matëse, si edhe parametra çelës matjeje, që të jenë shkencorë dhe jo sipas estradës së dikurshme, ku disa kamionë duheshin pjesëtuar me disa batalione dhe dilte një numër jo i plotë!!!

Në radhë të parë, duhet ndarë mirë koncepti statistikor i turistit unik dhe turistit përsëritës. Ai unik vjen një herë përgjatë verës, kurse turisti përsëritës vjen disa herë (pra, më shumë se një herë) për atë periudhë kohe. Madje, mund të matet nëse gjatë viteve të fundit (ta zëmë në dhjetë vitet e fundit) një turist ka ardhur vetëm një herë apo është kthyer disa herë. Dallimi midis turistit unik dhe turistit frekuent është thelbësor në matjen, vlerësimin dhe raportimin e fluksit turistik. Përndryshe, nëpunësi i ngarkuar me këtë çështje gabon dhe mashtron qeverinë, opinionin publik dhe operatorët që veprojnë në fushën e turizmit.

Pastaj duhet segmentuar fluksi turistik që çdo marketues që punon me metoda bashkëkohore e di se është një procedurë, e cila nuk mund të anashkalohet. Pra, duhet parë sa turistë janë të lindur në Shqipëri, sa janë nga trojet, sa janë të huaj në kuptimin absolut të fjalës. Pastaj, edhe me kritere socio-demografike që lidhen me moshat, seksin etj.

Nuk është ndonjë procedurë e vështirë për t’u bërë, por kërkon integrimin e bazave të të dhënave statistikore të Policisë së Kufirit me parametrat statistikorë që u duhen shërbimeve të turizmit, sigurisht duke ruajtur të drejtat e qytetarëve për privatësinë e të dhënave individuale.

Sigurisht, kjo kërkon edhe një marrëdhënie shumë profesionale midis asaj që quhet front-office dhe back-office në trajtimin e bazave të të dhënave sepse përndryshe radhët e turistëve që hyjnë në kufi do të bëheshin shumë të gjata.

dinë operatorët turistikë se sa turistë të moshave të reja hyjnë e sa të brezit të tretë, sa burra e sa gra, sa fëmijë e sa prindër, sa persona të vetmuar dhe sa familjarë, sa vijnë me grupe dhe sa vijnë individualisht etj.

Pra, ne hyjmë në problematikat jo vetëm të matjes sasiore të trafikut, por edhe në analizën e cilësisë së vizitës turistike. Erdhi turisti, po sa ditë ndenji? Ka shumë rëndësi kjo. A është rikthyer përsëri apo erdhi njëherë dhe iku nga sytë këmbët si Nastradini në Qafë-Shtamë, ku u betua se nuk do të kthehej më kurrë ngaqë vendësit ia punuan shumë keq. Vizitoi vetëm bregun e detit apo ishte një vizitë shumëpërmasore, duke frekuentuar edhe vendet turistike etj.? Sigurisht, kjo nuk bëhet nga të dhënat e kufirit. Kjo kërkon baza të dhënash që vijnë edhe nga anketat sociologjike. Por, ne sociologjinë e kemi ideologjike, jo matematikore e sasiore, kuantitativiste. Çfarë do t’i kushtonte vendit nëse një ekip prej njëqind sociologësh të drejtuar mirë do të ndiqnin pas këmba-këmbës fluksin turistik në vend për të krijuar bazën e të dhënave që duhen? Asgjë ose pothuajse një thërrime financim. Por, shumë vullnet administrativ. Edhe më shumë talent intelektual.

Të dhënat duhet të jenë të kryqëzuara sepse operatorët, si të gjithë shitësit modernë sot, në bazat e tyre të të dhënave duhet të kenë formularë të plotësueshëm në dhjetë minuta nga frekuentuesit e hoteleve, që kudo janë mësuar me të tilla procedura. Mbi të gjitha, duhet matur shkalla e plotësimit të pritshmërive për çdo turist në vend. Edhe për këtë ka kritere statistikore që nuk ka nevojë t’i shpikim. Po ashtu edhe matja e ROI për çdo turist të ardhur as nuk duket gjëkundi. Me një fjalë, çfarë fitimi ka mesatarisht ose individualisht çdo operator turistik për kokë turisti të ardhur në Shqipëri?

Sepse duhet matur mirë sa turistë blejnë ushqime në njësitë tregtare dhe gatuajnë vetë dhe sa ushqehen në restorante. Sa vijnë e rrinë në shtëpitë e prindërve dhe sa shkojnë në hotele.

Sa marrin dhoma me qira e sa frekuentojnë hotelet. Përndryshe, statistika vlen vetëm për propagandë dhe mbi numrin e marrë nga Policia Kufitare fshihet pikërisht pazotësia, dembelizmi, moskokëçarja e nëpunësve të dikasterit që merren me turizmin. Pa aplikimin e potencialit të teknologjive të informacionit, pa kryqëzimin e metodave sociologjike për mbledhjen e informacionit, pa krahasimin disavjeçar të bazave të dhënave si edhe pa u futur në logjikën e big-datave, as mos shpresojmë që matja e fluksit turistik do të bëhet ndryshe nga sa është bërë si në kohën e koncertit në vitin 1936.

***

Matja e fluksit turistik sipas hyrjes–daljes të njerëzve në kufi ka pak ose aspak vlera për menaxhimin e biznesit turistik. Janë të tjera metoda ato, që matjen teknike e realizojnë si të tillë dhe jo si fushatë thjesht propagandistike ose si mjet për të fshehur paaftësinë e njerëzve që merren me turizmin. Përkundrazi, duhet matur ndryshe nëse dëshirojmë që kjo matje të jetë pjesë e një menaxhimi bashkëkohor të sektorit turistik. Ka vend të shihen edhe të dhënat e sektorëve të tjerë jashtëturistikë, por që influencohen nga ardhja e turistëve. Konsumi i impulseve telefonike, rritja e shitjeve të karburanteve, harxhimi i energjisë elektrike etj. Përndryshe nuk ka kuptim.

Matja në fjalë vetëm atëherë bëhet për: Të targetuar klientët e mundshëm si prospekte, duke i ekspozuar ata me reklamë dhe aktivitet promocional.

Të ndihmuar investimet e operatorëve në këtë sektor.

Matur GDP që krijohet në sektor dhe ripërcaktuar politikat publike në këtë fushë.

Përndryshe, hajde vazhdojmë si qëmoti!

Dhe miku im Meti do të matet si turist, si një princ ajatollah që vjen me jaht në Butrint, ndonëse Meti ka ardhur thjesht për t’u çmallur me “plakën” e vet dhe për të bërë pak gallatë me mua te kafja e lagjes.

Dritan Zagani: Më zhgënjeu gazetari Artan Hoxha!

 

Kam qe mbreme qe ndoqa live emisionin “OPINION” qe nuk me mbante vendi per nje reagim te bere nga gazetari i nderuar Artan Hoxha,dhe te them te drejten veç habise per ate qe degjova live, edhe u zhgenjeva pak ku per hire te se vertetes eshte here e dyte qe me ndodh me kete personazh te medias, qe duhet ta them gjithsesi kam nje respekt te vecante per profesionalizmin e tije ne fushen e gazetarise investigative .

I nderuari gazetar mbreme do fliste me superlativa dhe gati gati shperthyese per nje tip Prokurori i ashtequajtur Anton Martini, nje personazh nga me te kalburit ne radhet e zhdrejtesise sone te kalbur ,qe i sherben me se miri pushtetit dhe pushtetarit pa dalim ngjyre.

U zhgenjava njesoj si atehere kur te mora ne telefon nga burgu Artan dhe ti pasi me premtove qe do vije te me degjoje nuk erdhe edhe pse te mora disa here( te kam marre deri ate moment kur u vra i ndjeri Santo kur une degjova live nga ti ne media se e kishe mesuar lajmin nga radio e policise se Tahirit me te cilin po shijoje kafen e mengjesit) dhe normalisht nga ky moment kuptova se ti skishe per te ardhur kurre dhe ste besdisa me nga telefoni i burgut, por te them gjithsesi perseri ruaja respektin nga distanca per ty dhe profesionalizmin tend, gje qe ta kam thene edhe ne komunikimet tona te mevonshme.

Por nga ky zhgenjimi i mbremshem une nuk rrija dot pa reaguar i nderuar, sepse u ndjeva i fyer nga ti, kjo ngaqe je ti ai qe me ke dhene te drejt edhe pse jo ashtu si duhet, ne te drejten time per padrejtesine qe me eshte bere mua qofte si ish funksionar i vogel i shtetit, ashtu dhe per vuajtjen qe kam kaluar familjarisht, dhe dije i nderuar(megjithese e di fort mire po ta perseris) qe ate vuajtje mua ma ka shkaktuar ne menyre te drejtperdrejt dhe duke shkelur ligjet e shtetit me shume se nje here ky personazh pseudo prokuror qe ti mbreme edhe pse nuk figuronte askund ne temen e emisionit, ma paraqite para opinionit mbarshqiptar si nje njeri shum te zot e te drejte, si nje shprese per drejtesine tone tashme te vdekur.

Dhe nga kjo arsye vendosa te reagoj publikisht i nderuar qe te them ty me fakte e dokumenta se cfare zyrtari dhe sherbetori i pushtetit te mafies eshte ky njeri, qe per ambicien e tije apo ku di une se çfar, se ka aspak problem te shkaterroje karrieren dhe jeten e nje njeriu me firmen e tije ne kundershtim me ligjet , dhe kjo vetem e vetem per te ruajtur raportin e te preferuarit nga pushteti, dhe pushtetarit te rradhes, qofte ky edhe Saimir Tahiri me veprat e tije tashme te njohura edhe nga ti publikisht i nderuar .Pra eshte ky njeri qe me pafytyrsine me te madhe ne sallen e gjyqit me eshte afruar mua personalisht te kafazi ku me futi si nje kriminel ordiner, dhe kerkonte shfajsim duke me thene me paturpesi qe ai kishte respekt per personin tim, dhe se nuk ma kishte bere ai kete te zeze por ma kishin bere koleget e mi nga Ministria e Brendeshme, justifikohesh ky hipokrit i kalbur nga zhdrejtesia jone, kur ne te njejten kohe vinte firmen e tije ne akuzen shpifje ndaj meje, dhe pas keti akti te shemtuar hipokrizie dhe refuzimit nga une me perbuzje te justifikimit te tije e vazhdoi shkeljen e ligjit sikur ta kishte prone te tijen deri ne momentin kur une u ankova zyrtarisht ne te gjitha organet drejtuese te shtetit ndaj veprimeve te tij.

Pra i nderuar gazetari investigativ qe une kam respekt ,ky eshte ai njeriu qe ti iu fale mbreme me superlativa live para syve te opinionit shqiptar, se di arsyen pse dhe cfar doje te thoje me ate, por une po te sqaroj me fakte te verteta se kush eshte ky njeri qoft ne anen profesionale qoft ne anen njerzore, per te cilen kam shum e shum per te thene lidhur me kete personazh te zhdrejtesise, por po e mbyll me kaq duke te bere publike shum pak nga dokumentet qe une kam te firmosura nga ky njeri,ne shkelje te ligjit dhe dinjitetit te njeriut apo edhe te policit qe une perfaqesoja, dhe e gjitha sic dhe ta thashe, vetem e vetem per servilizmin ndaj pushtetit dhe pushtetarit te radhes te cilen ai ka bere perhere.

P.s…materialin e plote ,pra dokumentat zyrtare me firmet e keti “artistit” te ligjit sipas asaj qe the ti mbreme, do ti dergoj ne privat per motive sigurie, jo frike.Lexoi i nderuar qe te kuptosh me mire kush eshte ai dhe profesionalizmi i tije.

Cikloni i ftohtë mesdhetar drejt Shqipërisë – Stuhi të rrezikshme ere po afrojnë

Më datë 1 tetor 2018, bregdeti i Jonit do të përfshihet nga një ciklon i fortë dhe i thellë, i cili do të trondisë gjithë Mesdheun.

Një ciklon i pazakontë pritet të godasë Ballkanin Jugor, pasojat e të cilit do të prekin edhe Shqipërinë.

Shërbimi Meteorologjik në Greqi ka lajmëruar zyrtarisht se më datë 1 tetor 2018, bregdeti i Jonit do të përfshihet nga një ciklon i fortë dhe i thellë i cili do të trondisë gjithë Mesdheun.

Ndërkohë efektet e para-ciklonit nisën sot dhe u ndjenë në të gjithë territorin shqiptar, ku dita nisi me temperatura shumë të ulëta dhe stuhi të pazakonta dhe të shpejte ere.

Konkretisht, Shërbimi Meteorologjik i Greqisë, të cilit i referohet AgroWeb.org njofton se zona jugperëndimore e Gadishullit të Peloponezit do të goditet ditën e premte, datë 28 shtator 2018 dhe do të vijojë aktivitetin e tij me stuhi të forta ere përreth 3-4 ditë.

Sipas parashikimeve, ditët ku cikloni do të jetë më i fortë do jenë dita e djelë e kësaj jave dhe e hëna e 1 tetorit ku pritet të jetë dhe dita më kulmore e stuhive nga cikloni mesdhetar.

Bazuar në njoftimet e autoriteteve greke, AgroWeb.org mësoi se karakteristikat e këtij cikloni janë tropikale ndërsa lajmërohet se aktiviteti i stuhive të forta do të jetë intensiv dhe i rrezikshëm.

Alarmi i Autoriteteve Meteorologjike

Pjesa e Europës Juglindore, përfshirë dhe Shqipërinë do të mbetet në një situatë kritike përsa i përket dinamikës të aktivitetit të ciklonit mesdhetar gjatë kësaj fundjave e deri në nisjen e javës tjetër.

Kjo situatë do të sjellë një mot ekstremisht të ftohtë në gjithë rajonin e Europës Juglindore si dhe në Mesdheun Jugor.

Referuar autoriteteve greke, këto kushte meteorologjike do të favorizojnë zhvillimin e një cikloni dytësor në po të njëjtat rajone.

Çfarë pritet të ndodh në Shqipëri?

Temperatura të ulëta, të panjohura më parë për stinën e vjeshtës shoqëruar me stuhi të forta ere janë lajmëruar në fillim të kësaj jave edhe nga Meteoalb, të dhënave të të cilit i referohet AgroWeb.org.

Situata e sotme e ciklonit që do të prekë Shqipërinë. Foto: Flickr

Të hënën, Meteoalb njoftoi zyrtarisht se këtë javë temperaturat do të ulen në mënyrë drastike ku në disa zona do të shkojnë deri në 0 gradë Celsius. Ndërkohë, po sipas Meteoalb i gjithë territori do të karakterizohet nga stuhi me erëra të forta.

“Temperaturat do të ulen në mënyrë te theksuar gjatë mbrëmjes së të hënës dhe vijojnë të martë, të mërkurë dhe të enjte ku në zona të thella malore termometri do të zbresë edhe në 0 gradë C.

Problematike paraqitet shpejtësia e erës vonë pasditen e së hënës dhe në vijim gjatë natës dhe dites së martë dhe pjesërisht të mërkurën.

Shpejtësitë maksimale të erës, në zona të veçanta do arrijnë mbi 80 km/h; kryesisht në Veriperëndim dhe luginën e lumit Drin” thuhet në njoftimin e Meteoalb./AgroWeb.org

Rezistenca popullore- muri i pakalueshëm për Sulltan Ramen, pushtetin kleptokratik e banden e tij qeverisëse – Nga Azgan HAKLAJ

Shtatori erdhi e bashkë me të edhe Sulltani e banda e tij.

Pas pushimeve në resortet luksoze e defrimeve hodeniste me paratë qe ju vjelin taksapaguesve shqiptarë Edi Rama e kalifati i tij u rikthyen në vendin e krimit.

U kthyen në kryeministri e në ministritë ku miratohet vjedhja e qindra – mijëra e miliardave përmes konçesioneve, tenderave pa konkurim, por me prokurim të drejtëpërdrejtë, në marrëveshje me padronët e krimit, bosët e drogës e sadimazohistët e pushtetit që kanë kapur shtetin. Rama e banda e tij u rikthyen në parlament të futur në rresht për të legjitimuar me dhunën e kartonit shembien e simbolit të kulturěs kombëtare, Teatrin Kombëtar e grabitjen e truallit të tij për të ndertuar keopset kriminale, si lavatriçe të parave të pista.

Me çmendurinë dhe egon e një Sulltani të plotëfuqishëm Rama dhe mazhoranca e dirigjuar prej tij janë turrur, ashtu si barbarët mbi Romë, për të shkatërruar çdo gjë që ju del përpara dhe me anë të pushtetit për të kapur shtetin duke realizuar grusht shteti të mirëfilltë, puç kushtetues dhe instalimin e një shteti despotik.

Ai ka paralizuar Institucionet juridiko-kushtetuese, prokurorinë, gjykatat, parlamentarizmin, si institucionin kushtetues më të rëndësishëm, garant i demokracisë.

Ka shkelur me këmbë kushtetutën. Ka grabitur pronat publike.

Ka shitur detin dhe Kauzën Çame.

Ka vendosur traun pa alternativëe në Rrugën e Kombit për të grabitur miliarda lekë në mënyrë të paligjshme.

Sëbashku me Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, me mbështetjen e Putinit dhe Erdoganit, u përpoqen që gjoja përmes korrigjimit të kufijëve të ndajnë Kosovën për të krijuar Jugosllavinë e Re, apo Serbinë e Madhe nëpërmjet Ballkaniadës.

Të gjitha këto skenare i ka projektuar për të instaluar dhe mbajtur pushtetin e tij tiranik.

Dhuna e kartonit, e shoqëruar me shantazhin dhe kërcenimet ndaj institucioneve kushtetuese e drejtësuesve të tyre, janë mjetet me të cilat Kryeministri Fryher ka kryer grushtin e shtetit në kuptimin e plotë juridik të kësaj fjale.

Asnjë kryeministër tjetër i majtë apo i djathtë nuk ka guxuar të dhunojë hapur kushtetutën duke ja imponuar parlamentit miratimin e ligjeve antikushtetuese, siç ishte ai i Teatrit Kombëtar.

Por ky ligj është vetëm maja e Ajsbergut në dosjen e zezë të shkatrrimit të shtetit demokratik.

Rama ja ka arritur të asgjesojë Gjykatën Kushtetuese, të kapercejë kështu vijën e kuqe që e ndan një kryeministër normal me një diktator e despot.

Për të ngritur traun pa doganë drogës dhe trafiqeve ka eliminuar organin e akuzës duke venë në krye të saj një sejmene të bindur, e cila është urdhëruar të mbyllë dosjet e Sajmir Tahirit, Xhafës e baronëve të tjerë të krimit.

Ajo po mbyll së fundmi dosjen e sadomozohistëve me në krye Taulant Ballën që në emër të pushtetit perdhunuan e torturuan një vajzë shqiptare që të kujton mizoritë e militarëve të Arkanit në Kosovë.

Shkatërrimi i prokurorisë si Institucioni më i rëndësishëm në luftën kundër krimit, spastrimi nga radhët e tij i njerëzve më të vendosur e kurajozë në betejat me bandat e Ramës e të “Rilindjes” e kanë kthyer organin e akuzës në një instrument të verbër e të paaftë për t’u përballur me peshqit e mëdhenj, siç i quante ambasadori amerikan Donald Lu.

Është i paprecedent në historinë e jurisprudencës shqiptare dhe asaj europiane rasti i dorëheqjes së 10 prokurorëve, të cilët nuk guxuan të përballen në gjygj me Shullazin dhe skuadrën e tij. Kjo nuk i ka ndodhur as Pablo Eskobarit, banditit më të famshëm të historisë. Prokurorët kolumbianë nuk patën frikë të përballen me mbretin e kokainës, sepse kishin aleatë në betejë shtetin e tyre dhe opinionin publik.

Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku tha: “Ata kanë frikë”.

E vërteta është se Shteti i ka shitur tek Mafia, me të cilën është aksionere në lumin e parave të pista që prodhon krimi.

Mburrja e Ramës dhe e Xhafës për suksese të mëdha në luftën kundër drogës e krimit është velloja e tejdukshme që nuk ju mbulon dot lakuriqësinë. Eksporti i drogës lulëzon e është në ditët e tij më të mira. Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë kapur 42 tonë drogë e nisur nga brigjet shqiptare.

Distrubitori i saj është pikërisht vëllai i ministrit të Brendshëm, të cilit Rama i ka dhanë garanci se nuk do të preket as një qime floku.

Vetingu në Drejtësi, si kusht i BE për hapjen e negociatave, është bllokuar nga kryeministri despot duke e shndërruar këtë proces jetik në gjueti shtrigash. Komisionet e Ramës bajnë “kurban” ndonjë anonim që nuk ka arritur të jetë i besuar për punët e tij të pista.

Grushti i shtetit në rrafshin Juridik ka ndodhur e po ndodh përditë para syve tanë.

Fronti i Bashkuar Opozitar dhe korifeu i tij Basha e kanë denoncuar vazhdimisht me forcë, me fakte konkrete, para opinionit publik e ndërkombëtarë.

Basha denoncoi oligarkizmin dhe shpalli Platformen Antimafia për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga oligopolet e pushtetit të instaluar me mandate të blera.

Thirrja e ansamblit opozitar për t’u ngritur në këmbë për të mbrojtur me të gjitha mjetet demokratike shtetin e së drejtës e institucionet e tij nga Sulltan Rama e vandalët e tij është shpresa e vetme për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin puçist që ëndërron të bëhet Sulltan.

Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për kërcënimin e tij më pistoletë në kokë në prani të Taulant Balles, deputetit të PS

Dëshmi tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për kërcënimin e tij më pistoletë në kokë në prani të Taulant Balles, deputetit të PS Rrahman Rrahja, kryetarit te Bashkisë Kruje, Artur Bushi.

 

 

Droga, arrestohen në Shqipëri dy amerikanë

Dy shtetas amerikanë, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare janë arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi Gjykata e Connecticut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç dhe Arbër Isaku, 29 vjeç, të dy të lindur che banues në Neë York, u vunë në pranga ndërsa po tentonin të linin Shqipërinë, drejt Malit të Zi, përmes pikës së kalimit në Murriqan. Operacioni për arrestimin e tyre u bë në bashkëpunim me Dea-n amerikane e cila ka patur dhe agjentë të saj në terren.

Të dy të arrestuarit, ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike. Pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n, policia kriminale shqiptare arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin. Policia tha se “gjatë kontrollit të saj, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike”.

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Shqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Nju Jork për hapjen e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës. “Shqipëria vjen me ambicjen e saj në këto punime, pasi po kërkon një vend jo-permanent për në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 dhe fushata jonë e komunikimit me partnerë e vende të cilat e njohin Shqipërinë apo që dinë pak rreth Shqipërisë sapo ka filluar, me qëllim që të përmbushim këtë objektiv të politikës tonë të jashtme”, tha zoti Bushati në një deklaratë nga Nju Jorku.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme shqiptare “në takimet dypalëshe, ministri Bushati, përveç çështjeve që i përkasin agjendës së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, do të kërkojë edhe mbështetjen e këtyre vendeve për kandidaturën për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit”.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm (Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia) ndërsa 10 të tjerë zgjidhen me një mandat dy vjeçar (5 vende çdo vit).

Dështon pretenca për Shullazin

Në Tiranë, seanca e parashikuar për dhënien e pretencës ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, dështoi pasi një nga të akuzuarit dhe avokati i tij nuk u paraqitën për motive shëndetësore, siç u deklarua në hapje të seancës

Procesi ka tërhequr një vëmendje të pazakontë, pasi javën e shkuar, zëvendësimi i prokurorit të çështjes, i larguar me një leje afatgjatë për arsye shëndetësore, trazoi Prokurorinë e krimeve të rënda. Një grup i madh prokurorësh refuzuan zëvendësimin e kolegut të tyre me short, gjë që pasoi në nisjen e një hetimi disiplinor ndaj tyre me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre prokurorë u transferuan jashtë Tiranës.

Sot në seancë akuza përfaqësohej nga drejtuesja e Krimeve të Rënda dhe tre prokurorë të tjerë, të cilët mungesën e të pandehurve e cilësuan të qëllimshme. Në një koment të sajin për Zërin e Amerikës, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh dje se mbështet “prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Jashtë godinës së Gjykatës, forca të shumta policore, përfshirë dhe njësitë speciale, kishin rrethuar të gjithë zonën, duke vendosur masa të rrepta sigurie.

Deputeti Romeo Gurakuqi kërkesë Keshillit Bashkiak te Malesise se Madhe: Mos lejoni shkatërrimin e perlës nayrore lugines se Lumit te Cemit ne Selce!

 

Kerkese

Drejtuar anetareve te Keshillit Bashkiak te Malesise se Madhe!

Objekti: Per rrezimin e kerkeses te organeve ekzekutive, per heqjen nga fondi pyjor i zones se Kelmendit, te nje siperfaqeje qe do te destinohet per ndertimin e HEC te Murrasit.

Te nderuar perfaqesues te Malesise se Madhe shqiptare!

Me cilesine e deputetit te Qarkut te Shkodres dhe perfaqesues i juaji ne Kuvendin e Shqiperise, ju drejtohem te gjitheve ju, zonja dhe zoterinj te nderuar, trashegimtare te Kreshnikeve te Alpeve, pa dallim bindjesh dhe pozicionesh politike, kerkesen per refuzimin e perpjekjes per shkaterrimin e mjedisit natyrore te perles se natyres se vendit, lugines se Lumit te Cemit ne Selce.

Ju neser, me date, 26 shtator 2018, per se dyti, jeni thirrur per te aprovuar nje shkaterrim te perseritur te fondit pyjor te Kelmendit, pjese e pronesise komunitare te nje fisi krenar, trashegemia e te cilit i perket prejardhjes ilirike dhe arbnore, fond dhe pasuri qe askush nga invadoret qe u orvaten ta tjetersojne, nuk ia arriti qellimit.

Ne menyre te perseritur, Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ka dhene leje, nje Strukture te Posacme te Improvizuar, per ndertimin e dy hidrocentraleve, qe pervec shkaterrimit te mjedisit natyror te Kelmendit, rrenimit te rruges automobilistike drejt Selces, Lepushes dhe Vermoshit, nuk sjellin ne kembim, asnje perfitim energjitik dhe infrastrukturor per popullsine e krahines, qe privacionet ne vendlindje, e kane vene ne rrugen e ikjes.

E njejta qeveri qe nuk jep asnje pergjigje , kerkeses sone per rindertimin e rrjetit energjitik te Kelmendit, te Shkrelit dhe te Boges, qe ka lene pa nderlidhje rrugore Vuklin dhe Nikcin, qe nuk interesohet fare per nderlidhjen telefonike te Alpeve; i njejti grup njerezish qe kane uzurpuar pushtetin ne Tirane dhe nuk perfaqesojne, as interesat e socialisteve te Malesise, ka dhene leje per ndertimin e HEC-ve Murras 1 dhe 2. Dy HEC-e private qe nuk jane projektuar per te permiresuar cilesine e jetes dhe biznesit ne keto ane, por per transferime te produktit jashte territorit ne Bashkise.

Ju, perfaqesues te ndergjegjshem te komuniteteve te lira te Malesise, nuk mund te aprovoni projekte private, qe sjellin perfitime per nje koperture individesh. Duhet te keni te qarte skemat qe aplikohet : ata shume shpejt do ta transferojne objektin e ndertuar mbi pronen komunitare te malesoreve, ne duart e “investitoreve”te vertete te prapaskenes. Nga pervojat, kjo perben nje skeme te kamufluar te filtrimit financiar, qe ne kushtet e nje qeverie te pergjegjeshme, qe respekton ligjin, njeh te drejtat e pronesise se para pushtimit komunist, nuk do te mund te realizohej.

Perpjekja qe po realizohet eshte gjithashtu ne kundershtim me aktet e Konventes se Bernes te Keshillit te Europes ( Convention on the Conservation of European Wildlife and Natural Habitats. Mbrojtja e biosferes se nje krahine te Alpeve shqiptare aq shume te vizitueshme nga turistet vendas dhe te huaj, njohja e pasurise se nje popullsie autoktone, sic eshte ajo e Kelmendit, eshte nje detyrim i shtetit shqiptar. Ne kundershtim me detyrimet e veta kombetare edhe nderkombetare, qeveria e ketij vendi ben te kunderten, rrenon trashegimine natyrore, pasurine komunitare dhe pronen private te banoreve te Selces.

Ne cilesine e deputetit te Shkodres, une prej kohesh i kam adresuar Kryeministrit te vendit dhe Ministrit te Energjitikes, kerkesen per ndalimin e punimeve, anullimin e lejeve dhe kthimin e gjendjes se lugines ne situacionin pararendes. Kjo kerkese u eshte percjellur per dijeni, perfaqesive diplomatike ne vendin tone.

Per arsye te nderhyrjeve ekzekutive qe bien ndesh me rendin tradicional dhe modern te krahines, une ju kerkoj juve te nderuar keshilltare, te refuzoni kerkesen per tjetersimin e prones komunitare ne Njesine Administrative Kelmend.

Kerkesen time e bazoj ne besimin, qe kam tek ju, te patriotizmi dhe vetedijshmeria juaj. Ju jeni njekohesisht perfaqesues te mijera dhe mijera emigranteve nga Malesia, qe pavaresisht se nuk jetojne gjithe kohen ne Shqiperi, me mendje dhe me zemer jane ne vatren stergjyshore, te cilen ju jeni te thirrur e ta mbroni me qendrimin tuaj patriotik.

Une kam besim ne vetedijshmerine tuaj!

Me konsiderate
Romeo Gurakuqi
Deputet i Qarkut Shkoder

 

Lubonja: Rama, kukull e oligarkëve

Për analistin e njohur Fatos Lubonja, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një kukull i oligarkëve.

Këto deklarata Lubonja i bëri në rubrikën “Opinion” në News24, teksa komentoi nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për “Çlirimin e Ekonomisë” nga krimi.

Sipas Lubonjës, kjo lëvizje i duket pozitive, pasi Rama ka një mbështetje të fortë nga oligarkët.

“Fillimisht më duket pozitive, se nuk është Edi Rama ai që mund të vendosë për çdo gjë, por ai e bën këtë falë një mbështetjeje të fortë që vjen nga paratë. Sistemi e ka bërë të rrezikshëm personin. Për çlirimin nga e keqja duhet goditur sistemi. Është e rëndësishme që njerëzit e dinë të keqen. Është një gjë që nesër ja kërkon edhe pse zhgënjehesh. Më përpara përdoreshin vetëm emrat Nano, Berisha, Rama, Meta, po emrat e oligarkëve nuk dilnin. Këto janë kukulla, s’mund të ketë pushtet pa oligarkët. Shqipëria vend i vogël dhe e keqja nuk fshihet dot. S’bëhet fjalë vetëm për personin e keq, por për sistemin e keq që ka marrë personin përsipër, si kukull. Por duhen gjetur instrumentat që si do shkatërrohet ky sistem. Ky është hap tjetër që opozita duhet ta dijë qartazi,” tha Lubonja.

Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake “Albanian Lion 2018”

TIRANË – Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është organizuar Dita e Vizitorëve të Shquar në kuadër të stërvitjes shumëpalëshe “Albanian Lion 2018”, që po zhvillohet në Shqipëri, ku u demonstruan disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe u ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ambasadorë, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe trupave britanike.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u shpreh gjatë ceremonisë se Shqipëria është e qartë për orientimin pro perëndimor, ndërsa shtoi se modernizimi i bazës ushtarake të Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së Shqipërisë në NATO.

“Kjo stërvitje shërben jo vetëm për partnerët tanë. ‘Albanian Lion 2018’ vjen edhe si rritje e ndërveprimit me fqinjët dhe ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor. Vendi ynë, pavarësisht përmasave mbetet me kontribute të rëndësishme në NATO. Pas 9 vitesh pjesë e NATO-s, Shqipëria po kontribuon. Modernizimi i bazës së Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së vendit tonë duke marrë në konsideratë faktin, që është e vetmja bazë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Kjo është rrjedhojë e seriozitetit. Nga nëntori i këtij vitit do të marrim kryesimin e qendrës për siguri dhe koordinim, në 2019 do të marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut”, tha Xhaçka.

Më tej gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se Shqipëria pavarësisht përmasave apo resurseve të përkufizuara mbetet një vend me kontribute të qenësishme në NATO.

Në fjalën e tij në ceremoni, Gjeneral major Charlie Stickland, i pranishëm në Shqipëri me forcat britanike si komandant i forcave amfibe në stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2018” tha se stërvitje është një mundësi që “Britania e Madhe të thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, marrëdhëniet me të si një aleat strategjik për ne”.

Në disa zona të vendit, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat ushtarake në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në Shqipëri.

Rreth 1.200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator. Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në Shqipëri, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. aa

Studimi: Përveç Bajrave, ja kush janë familjet që sundojnë Shkodrën

Goditja e Bajrave në Shkodër mund të konsiderohet aksioni më i suksesshëm i policisë shqiptare në vitet e fundit. E trullosur nga aroma e kanabisit gjatë drejtimit të dyshes Tahiri-Çako, policia e ka të vështirë ta rimarrë veten, por aksione si ai i të premtes janë pozitive jo vetëm për mesazhin që i japin opinionit publik, por edhe për vetë moralin e policëve.

vellezerit bajri

Mbetet për t’u parë, nëse goditja e Bajrave do të jetë pikënisje e një qasjeje të re të policisë dhe prokurorisë kundër krimit të organizuar, apo një rast sporadik i imponuar nga rrethanat. Dhe në rast se vërtet ekziston vullneti që “Forca e Ligjit” të triumfojë, duhet marrë parasysh se kjo nuk është një punë e lehtë.

Për të kuptuar më mirë se në çfarë përmasash ka arritur krimi i organizuar në Shkodër, vlen të lexohet pjesë e një studimi të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar. Shkodra, në bazë të këtij studimi, rezulton të jetë një qytet thellësisht i kriminalizuar, ku sundojnë 4 familje. Nga të dhënat, duket se familja Bajri, është familja e dytë që përshkruhet në studim. Dhe të tjerat nuk janë më pak të rrezikshme.

Një nga autorët e studimit është Besfort Manallari, aktualisht zv.ministër i Brendshëm, tjetri Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë publike.

Pjesë nga studimi, Shkodra

“Është e nevojshme që fillimisht të sqarojmë kuptimin e organizatave kriminale të cilat mbështeten në lidhje të ngushta familjare (“Familje”), karakteristikë kjo e grupeve kriminale të zonës veriore të vendit. Me “familje” të përfshira në krimin e organizuar do të kuptojmë ato grupime kriminale të cilat strukturën drejtuese organizative të tyre e mbështesin në lidhjet familjare sipas hierarkisë së familjes, duke filluar nga kryefamiljari (babai ose vëllai i madh), e ndjekur më pas nga vëllezërit më të vegjël, kushërinjtë dhe duke zbritur tek rrethi shoqëror që kryesisht mbështetet tek komshinjtë. Mendohet që në qytetin e Shkodrës të veprojnë të paktën 4 “familje” të mëdha të cilat janë përfshirë në aktivitete kriminale. Këto “familje” hamendësohet ti kenë rezistuar kohës për shkak të lidhjeve të forta familjare, agresivitetit dhe lidhjeve me politikën. Fillimet e tyre nisin të duken që në fundvitet 80-të, kur në Shkodër, si në shumë qytete të mëdha të vendit, filluan të krijoheshin grupe të rinjsh të dhunshëm në lagje të caktuara të qytetit të cilët njiheshin si të “fortët e lagjes“, si: “Grupi i Rusit” “Xhabijes” ose “Kirasti”. Ndër këto grupe kishte edhe djem të cilët ju përkisnin “familjeve” që dyshohet se dominojnë sot krimin në qytetin e Shkodrës. Anëtarë të këtyre familjeve njiheshin për pjesëmarrjen në veprimtari kriminale para dhe gjatë periudhës së komunizmit. Pra kishin një histori të përfshirjes së familjarëve në veprimtari kriminale edhe në të shkuarën. Këto grupime kriminale janë kryesisht të mbështetura në lidhje familjare dhe kontrollojnë zona të caktuara. Fuqizimi i tyre filloi me kontrabandën e karburanteve e cila lulëzoi në rrethin e Shkodrës pas thyerjes së embargos së Kombeve të Bashkuara vendosur ndaj ish-Jugosllavisë në maj të vitit 1992, si dhe konfliktet e armatosura në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Më pas këto “familje” u angazhuan në trafikun e qenieve njerëzore dhe atë të narkotikëve. Këto veprimtari kriminale ju mundësuan të krijojnë lidhje edhe me rrjetet ndërkombëtare kriminale. Gradualisht këto familje u fuqizuan financiarisht duke u integruar në veprimtari tregtare të rëndësishme në qytetin e Shkodrës dhe më gjerë. Një tjetër faktor fuqizues është edhe lidhjet që disa nga këto familje vendosën me “familje “mafioze italiane në jug të Italisë, por edhe pranisë së kësaj të fundit në Malin e Zi. Ky shtet njihet edhe si një ndër portet kryesore të kontrabandës së duhanit në Ballkan e dirigjuar nga Sacra Corona Unita. Deri në vitin 2012 Mali i Zi konsiderohej nga media ndërkombëtare si një “shtet mafioz”.

Familjet e mësipërme në qytetin e Shkodrës mendohet të kenëkonsoliduar pozitat e tyre në qytet dhe rrethina nëpërmjet dhunës dhe shantazheve, por dhe gjobëvënies ndaj bizneseve. Kjo e fundit ka qënë fenomen shqetësues në Shkodër edhe pas vitit 2005. Struktura e organizimit të këtyre “familjeve” hamendësohet se i ngjan një “biznesi familjar”, ku organizata kriminale vepron në emër dhe përfitim të familjes ose klanit familjar. Zakonisht drejtuesi i organizatës është kryefamiljari, i cili, pas vdekjes së tij, zëvendësohet nga vëllai më i madh.

Siç u përmend më sipër, hierarkia më pas zbret në varësi të afërsisë së gjakut me drejtuesin e organizatës dhe kjo përcakton dhe rëndësinë dhe rolet. Kështu në rang më të ulët vijnë kushërinjtë e parë, të dytët e me radhë. Në organizatë përfshihen edhe individë të cilët kanë lidhje shoqërore me anëtarët kryesorë të organizatës si dhe djemtë e lagjes ku organizata ka qendrën e saj. Këto “familje” kontrollojnë territore të caktuara dhe kanë linjat e tyre të trafiqeve. Në përgjithësi këto “familje” janë të kujdesshme për të mos ndërhyrë në territoret e njëra-tjetrës pasi një gjë e tillë aludohet t’i ketë kushtuar mbi 20 të vrarë dy prej familjeve në konflikt në periudhën 1999-2013. Pas vrasjes së Edmir Koçisë në vitin 2012 hamendësohet se ka një ristrukturim tjetër të kontrollit të qytetit nga këto familje. Koçia konsiderohej deri në vitin 2012 si një ndër individët më të rrezikshëm dhe drejtues i organizatës më me influencë në qytet. Ai dyshohej për një sërë vrasjesh, ku ndër to dhe për vrasjen e Çim Cafit.84 Një vit më pas eliminohet edhe Gjon Gjeka85, i cili gjithashtu dyshohet të jetë ekzekutuar nga e njëjta dorë dhe porositës, për shkak të stilit fare të ngjashëm të vrasjes. Pas këtyre vrasjeve mendohet që “familjet” dominuese në qytet të kenë vendosur një situatë paqeje.

Sot këto “familje” kanë të ndara qartë territoret e tyre, ku kryesisht ndodhen biznese apo veprimtari ekonomike të cilat janë nën mbrojtjen e tyre. Secila nga këto familje ka karakteristikat e veta. Një “familje” (1) mendohet të jetë më afër politikës dhe të ketë ndikim të fortë në pushtetin vendor në çështjet që lidhen me lejet e ndërtimit apo dhe punësimet në institucionet zyrtare. Por, gjithashtu, kjo familje hamendësohet të jetë e përfshirë edhe në trafikun e drogave të forta (heroinë dhe kokainë).

Një “familje” (2) tjetër përflitet se ka ndikim dhe kontroll në një zonë që fillon që nga qendra e qytetit, drejt Dobraçit, deri në rrethinat dhe një pjesë të Dukagjinit. Kjo “familje” dyshohet se kontrollon drogat e lehta (kanabis) dhe është e përfshirë në rrjetet ndërkombëtare të narkotikëve kryesisht në Belgjikë, Hollandë dhe Suedi. Gjithashtu aludohet se kjo “familje” jep para me fajde në tregun e zi, dhe se është përfshirë në trafik klandestinësh për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo “familje” (2) dyshohet të ketë lidhje edhe me një ndër organizatat kriminale të rrethit të Tiranës që u trajtua më sipër dhe e cila vepron kryesisht në Tiranë – Durrës
dhe Fushë-Krujë. Së fundmi përflitet se kjo familje (2) është angazhuar në të ashtuquajturën “mbledhje borxhesh” (biznese të ndryshme, në pamundësi për të mbledhur borxhet, ju paguajnë një tarifë organizatave kriminale të cilat në këmbim ju marrin borxhin debitorëve), e ngjashme kjo me “pizzo” e mafies Italiane, kryesisht asaj Siciliane. Mendohet se kjo “familje” është familja më e zgjeruar në numër dhe në lidhje gjaku në krahasim me të tre “familjet” e tjera.

Një familje tjetër (3) e cila ndan territorin e kontrollit në qytet me “familjen” (2) më sipër, ka ndikim të konsiderueshëm dhe mendohet se ka influencë në një territor që fillon nga qendra e qytetit dhe më pas vijon në lagjet e njohura si ajo e Xhabijes dhe Zdrales. Përflitet se një ndër veprimtaritë e saj kryesore është siguria që ju ofron bizneseve në zonën që kontrollon kundrejt një pagese mujore. Kjo “familje” kryesisht është e kujdesshme dhe e sofistikuar, nuk ekspozohet në krime ordinere dhe është më e vogël në numër se familjet e tjera. Dyshohet gjithashtu se ka lidhje me një organizatë shumë aktive në rrethin e Tiranës që u trajtua më sipër.

Një familje tjetër (4), e cila nuk ka influencën e të parave, dyshohet se ka influencë në zonën e Kirasit dhe mendohet se ka kryesisht lidhje të forta me organizatat kriminale në Kosovë. Numri i anëtarëve të kësaj organizate mendohet të jetë i konsiderueshëm dhe përgjithësisht përbëhet nga persona me lidhje gjaku dhe shoqërore të lagjes ku drejtuesit e organizatës banojnë. Mendohet se krerët e kësaj “familjeje” trafikojnë lëndë narkotike dhe janë të angazhuar në trafikun e prostitucionit në Suedi dhe
Danimarkë.

Në përgjithësi, grupet kriminale të rrethit të Shkodrës janë “poli-kriminale” dhe përdorin gjerësisht zonën e Velipojës, portin e Shëngjinit dhe portet e Malit të Zi për trafikun e narkotikëve. Ky trafik bëhet kryesisht me kontenierë ose anije peshkimi të cilët e çojnë “mallin” në det të hapur i cili më pas tërhiqet nga grupet e tjera kriminale që veprojnë në BE. Organizatat kriminale në rrethin e Shkodrës kanë rritur gjithashtu veprimtarinë e tyre edhe në trafikun e armëve, të cilat i transportojnë ato nga Mali i Zi, nëpërmjet lidhjeve të tyre në Malësi të Madhe. Armët, së bashku me narkotikët, dyshohet se transportohen për në BE nëpërmjet skafeve të cilat nisen nga grykëderdhja e Bunës ose lugina e Vilunit në Velipojë.

Pas goditjes që ju bë “kanabisit” në fshatin e Lazaratit hamendësohet se një ndër “hambarët” më të mëdhenj të rritjes së tij në mënyrë të përqendruar do të zhvendoset në zonën e Dukagjinit, kryesisht në Pult, Shal dhe Shosh. Dhe kjo tendencë e prodhimit të kanabisit ka rrezik të sjellë zhvillime të reja të organizatave kriminale në rrethin e
Shkodrës. Përflitet që të ardhurat që do të sjellë çmimi tashmë i rritur i kanabisit në tregun ndërkombëtar do t’iu mundësojë këtyre organizatave jo vetëm rritje të ndjeshme të fuqisë ekonomike por edhe akses të konsiderueshëm në mafian ndërkombëtare. Duke pasur parasysh edhe pozicionin strategjik të qytetit të Shkodrës, fuqinë relativisht të dobët goditëse të shtetit si dhe ekuilibrat kulturorë dhe fetarë, “Kryeqendra e Veriut” rrezikon të kthehet në një ndër “polet” kryesore të organizatave kriminale më të rrezikshme në vend në vitet e ardhshme”.

©Lapsi.al

I dënuar në Itali, nis hetimi për ish-gjykatësin e lartë

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje gjyqtarin Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim formulari sepse nuk ka deklaruar që ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje. Prokurori i çështjes është Gentjan Abazi.

Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, nuk e kaloi Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e tij bazuar në 3 kriteret e rivlerësimit.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ishte në sistemin e drejtësisë shqiptare që në vitin 1992, kur përfundoi studimet me titullin jurist në Universitetin e Tiranës.

Po në këtë vit Thanza filloi punën si gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2006. Nga ky vit e deri në vitin 2009 ka qenë gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Më pas karriera e Thanzës do të ngrihej menjëherë, pasi në vitin 2009 emërohet gjyqtar në gjykatën Kushtetuese, ku shërbeu deri në vitin 2013.

Më tej karriera e Thanzës si gjyqtar do të vazhdonte si anëtar në Gjykatën e Lartë, ku shërben edhe aktualisht. Gjithashtu mes viteve 2004, deri në vitin 2009 ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pedagog i jashtëm pranë disa universiteteve shtetërore dhe private.

Por e gjithë kjo karrierë duket se është shembur pasi Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës, është dënuar në Itali, në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje, vendim për të cilin institucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e viktimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi. Po ashtu ai ka dhënë vendime në gjykimin e disa deputetëve në Gjykatën e Lartë, si Tom Doshi, Mark Frroku apo Gent Strazimiri.

Greta Koçi: Ja pse u largova nga PD

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku treguar për herë të parë edhe arsyet se pse u largua nga PD, pasi në qeverisjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Duke kujtuar këtë periudhë, Koçi u shpreh: “Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”.

E pyetur nëse ndërprerja ndodhi sepse Berisha dha dorëheqjen, Koçi tha se nuk ishte kjo arsyeja, por ju duk i mjaftueshëm një mandat.

“Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”, tha këngëtarja.

A do të harrohet edhe Teatri si kinema “17 Nëntori”?! – Nga Ben Andoni

Me shumë gjasa po. Zyrtarët e ndryshëm kanë shumë qejf t’u tregojnë homologëve ose vizitorëve të huaj maketin e teatrit të ri, paçka se ai nuk është vënë ende në hullinë e duhur. Që do të thotë se investimi për ta prishur këtë godinë është më i madh se kur dhe pothuajse fare pranë për t’u realizuar. Nëse për kinema “17 Nëntorin”, zhurma ishte jo e madhe e shumë shpejt u harrua çdo gjë, në rast prishje të ngrehinës së teatrit, mbase do të ndodhë e njëjta gjë, përveç faktit që impakti që pati presioni i shoqërisë civile, i publikut dhe intelektualëve të ndryshëm do të kujtohet më shumë. Paçka baltosjes, që i është bërë protestës, pjesëmarrjes dhe turililloj patetikësh, që gjetën rastin të shprehen, në vetvete mbrojtja e godinës ka përmbledhur si pak herë dhe me një kohëzgjatje jo të pakët, një energji të tërë. Për të drejtën. Për qytetin tonë. Fatkeqësisht, kërkesa më e mirë, që të kishim një rikonstruksion të ndërtesës dhe ta ruanim për ngarkesën që ka, nuk po merr formë. Fillimisht, e tradhtuan njerëzit që ishin gati ta mbronin me… trupat e tyre. Pastaj, u fut politika me marifetet e saj të bukura dhe epilogu…

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në Parlament i mbledhur për ligjin e teatrit u nda si zakonisht mes mosmarrëveshjeve të shumta dhe pas shumë debateve mazhoranca e pranoi dekretin e presidenti Meta, duke filluar korrigjimet për zhvillimin e garës për projektin e Teatrit ashtu siç edhe këshillonte BE. Në fakt, duhej t’i bënte para kësaj letre dhe jo me arrogancën e zakonshme. Nuk ndodhi kështu dhe u zbyth vetëm para forcës së autoriteteve të Brukselit, që me takt i kanë kujtuar një nga parimet e demokracisë: garë e barabartë.
Për fat të mirë, në problemin për teatrin është treguar se shoqëria mbetet ende shumë e ndjeshme ndaj padrejtësisë. Dhe, jo më kot, në debatin për të janë përfshirë shumë forca dhe grupe shoqërore të ndryshme, nga ku janë derdhur pakënaqësi të shumta ndaj një qeverie që gjithnjë e më shumë është shumë e padrejtë dhe aspak tolerante. Dhe, fatkeqësisht, sado e vështirë që ka qenë gjetja e një gjuhe të përbashkët nga aktorët, aq më shumë zbuluar është treguar arroganca e subjekteve të ndryshme dhe ironia e strukturave të shtetit ndaj tyre.

Protesta ndaj Teatrit është shndërruar në një simbolikë, që përfaqëson grupe të ndryshme interesi, që edhe pse kanë konceptime te ndryshme, të gjithë i bashkon tashmë një gjë e përbashkët: Ruajtja e teatrit, mosndërtimi i kullave, mbrojtja e parimit të konkurrimit të barabartë dhe mbi të gjitha transparenca.
Kjo e fundit e varrosi kinemanë “17 Nëntori” dhe sot është e harruar krejtësisht, kjo rrezikon të varrosë njëherë e mirë edhe luftën për teatrin, pasi duhet sqaruar se qeveria Rama dhe të gjitha levat e saj tashmë e kanë kthyer në normalitet mungesën e transparencës dhe tolerancën ndaj mendimit publik.
Në javët e fundit Shqipëria është e ngërthyer me lajme të shumëllojta, që vjen nga forcimi i krimit dhe te rritja e varfërisë së njerëzve dhe këto kanë bërë që të tulatet krejt shoqëria në luftën e saj. Sfida sot kërkon të luftosh në të njëjtën kohë në disa fusha njëherazi. Me pak fjalë i bie të luftosh njëkohësisht me disa kauza të pamundura, ku si gjithnjë del fitues ajo që shpall grupi i të fortëve, që artikulon me zërin e shtetit. E, fadromat që janë nisur drejt teatrit nuk kanë kohë të presin, ato duan ushqimin e tyre, që në këtë rast është godinë e teatrit, që me shumë gjasë jo shumë kohë më vonë, do të kujtohet jo më shumë se godina e kinema “17 Nëntorit”. Por, ka ende dhe pak kohë. Mbase në këto segmente të pakta kohore do të kihet mundësi që të gjykohet që t’i besohet sensibilitetit të njerëzve, kundrejt makutërisë së kullave, që nuk dinë të ndalen. Maketet që u tregohen të huajve janë të bukura në zyra, por asfare në realitet.

Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që ‘fundosi’ Behar Bajrin

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër, e cila udhëhiqej nga dy vëllezërit Enver dhe Safet Bajri, ku pjesëtar i saj ishte dhe kushëriri i tyre, Behar Bajri. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ raportoi se deri më tani policia dhe prokuroria ka arritur që të verifikojë 2 vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore.

Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. “BalkanWeb” mëson se vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

Ndonëse si fillim u raportua si vetëvrasje, pas hetimeve të policisë rezultoi se vajza ishte vrarë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se e mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.

Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje. Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë kushëriri tjetër, Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Goditet grupi “Bajri”, 11 të arrestuar

Në Shqipëri, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan sot goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale “Bajri” i cili vepronte kryesisht në Veri të vendit e që kishte shtrirë aktivtetin dhe në vende europiane. Operacioni, i organizuar në kuadër të nismës “Forca e ligjit” e cila synon goditjen e organizatave më të mëdha kriminale në Shqipëri, u mbyll me arrestimin e 11 personave, dy prej të cilëve në Roterdam të Hollandës, nërsa të tjerët në Tiranë dhe Shkodër. Tre anëtar të grupit ishin arrestuar më parë gjatë ndërhyrjes që policia kreu në fillim të këtij muaji në Shkodër, pas një serie ngjarjesh të rënda që kishin ndodhur në këtë qytet. Dy persona të tjerë të dyshuara si anëtarë të grupit, janë shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar dhe Safet Bajri, një prej personave të shumëkërkuar nga policia belge.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë të shumta: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”. Sipas njoftimit zyrtar, këto vepra penale janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Polizia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shpjeguan se “veprimet hetimore, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktive në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë”.

Sipas njoftimit “si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe në 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit”. Në kuadër të operacionit, “policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal”.

Nën sekuestro pasuritë e Habilajve

Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda, deklaroi sot se Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për vënien në sekuestro 29 pasuri të llojeve të ndryshme, të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, vëllezërit shqiptarë nga Vlora, të akuzuar se janë përfshrë në trafik të lëndëve narkotike. Në listën e gjatë figurojnë pasuri në emrin e Moisi Habilajt, i konsideruar si kreu i grupit që merrej më dërgimin e sasive të mëdha të marijuanës drejt Italisë, vend ku tetorin e kaluar autoritetet e Catanias goditën grupin shqiptar si pjesë të një organizate kriminale italo-shqiptare.

Mes pasurive të sekuestruara janë dhe atë njerëzve të afërt apo të lidhur me Habilajt. Bëhet fjalë për të paktën 10 apartamente me një vlerës totale prej disa qindra mijëra euro. Mes pasurive të sekuetsruara dhe 3 ndërtesa, një garazh, një truall, katër njësi tregtare, katër pasuri të tjera të patundshme dhe 5 autovetura. Në total sipas Prokurorisë vlera e pasurive nën sekuestro shkon në disa miliona euro.

Dyshimet për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, me të cilët kishte lidhje farefisnore, vunë nën akuzë vitin e shkuar dhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Hetimet ndaj tij nisën pasi autoritetet italiane goditën organizatën në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i ish ministrit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë.

Në maj të këtij viti, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas Prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi arrestin e shtëpisë, një masë e cila u ndryshua pak javë më pas nga Gjykata e Apelit. Zoti Tahiri ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në trafik narkotikësh apo dhe të ketë patur lidhje me grupin e Habilajve. Hetimet ndaj tij janë ende në vazhdim.

Balla ja për se e njofton ‘qytetarin digjital’

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë ditën e sotme në një aksident rrugës për të shkuar në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nga ky aksident nuk ka pësuar lëndime.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNjerëzit, makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr që të gjithë jemi mirë. Të njoftohet edhe ‘qytetari digjital’”, ka qenë ky postimi i Ballës në Tëitter.

“Ksenofon Kristafi nuk firmos draftmarrëveshjen”, Koloneli Pasha ngre alarmin për Paktin Detar me Greqinë: Mos kemi pazare?

ARISTIR LUMEZI/ Koloneli Myslym Pashaj, një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve të detit, në një intervistë për “Panorama” ka ngritur dyshimin se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë po bëhen pazare.

 

Pashaj ka thënë se palës greke i është dërguar një draftmarrëveshje dhe ky material është refuzuar të firmoset nga përfaqësuesi i Presidentit në negociata, Ksenofon Krisafi. Koloneli ka thënë se mungesa e informacionit dhe hermetizmi i këtij procesi të krijon dyshime se palët janë arritur një ujdi të fshehtë në kurriz të integritetit territorial.

“E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate.

Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin, që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë”, ka thënë Pashaj.

Si njohës i mirë i marrëveshjes së detit, në ambientet informale diskutohet se Grupi Negociator i Shqipërisë, për Paktin Detar 2 me Greqinë, ka dërguar një draftmarrëveshje palës tjetër ku ka paraqitur esencën e negociatave të Delimitimit të Hapësirave detare. Transparenca ka munguar deri tani. Ju si ekspert, keni dijeni ç’po ndodh me Integritetin Territorial të hapësirave detare përgjatë Detit Jon në Otranto dhe Ngushticës së Korfuzit?

Transparenca është e domosdoshme. Kur kjo nuk bëhet, lind hamendësimi. Këtë e lidhim me skenarët e fshehtë, që u panë në Paktin Detar-1, pa transparencë, me një shpejtësi aq të dyshimtë, çka e dha rezultatin e pushtimit të hapësirave detare të Shqipërisë. Ndaj, unë them, se s’ka asgjë prej kufizimit të informacionit, mbasi opinioni shqiptar është familjarizuar në diskutime të shumta dhe kërkon të dijë sa më të shkoqitur se ç’po ndodh. E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate. Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin, ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë.

Lidhur me negociatat, Kryeministri ka deklaruar se se “s’do të ketë më vijë ndarësve të tradhtisë, por një vijë e re”, ndërkohë që ai ka përsëritur se “Barketa s’do të jetë më pikë nga fillon matja e Detit…” etj.. Pra, duket se nuk mund të hartohet një draftmarrëveshje ku të ketë ndryshim nga këto deklarata… Si mund të kapërcehet ky institucion kushtetues i lartë!?

Këto që po fliten (por që s’janë zyrtare) si dhe hermetizmi që po hasim është i pranishëm edhe te kolegët tanë, këto të bëjnë të mendosh me shqetësim për ecurinë normale të Negociatave. Ne pyesim se, a janë bërë negociata për: a)Metodat, parimet, kriteret e UNCLOS-82, sepse në Paktin Detar-1 Shqipëria rezulton humbëse e madhe në sajë të përdorimit të metodës së baraslargësisë, duke përjashtuar kushtet e rrethanat speciale që ka Korfuzi (si arkipelag) ndaj Shqipërisë që është dhe Kontinental? A është folur për nenin 15 të UNCLOS-82 dhe “rrethanat specifike e titujt historikë”? b) Efektin e ishullit Othonoi, që, sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Kotzias, do të përfitojë një efekt të plotë (100%) të hapësirës Ekonomike Ekskluzive, duke e pushtuar këtë hapësirë prej rreth 270 km2!? Dhe Shqipëria ka gjasa që të mos marrë EEZ në Ngushticën e Otrantos e ky mund të konsiderohet si një ripushtim i së drejtës detare shqiptare në bazë të UNCLOS-82. c)Barketën e cila është shkëmb e cekin detare e Shqipërisë, në të cilën në Paktin Detar-1 është përdorur si pikë bazë nga është matur Deti Territorial i Shqipërisë, duke i lënë vetëm 900 metra deri në vijën bregore të Shqipërisë!? d)A ka qenë vallë, një negociatë aq e ndijshme pretendimi i Shqipërisë se Pakti Detar-1 as që nuk e cek Gjirin e Sarandës, që për rrethanat shqiptare është “historik”, por vija është mbyllur deri në grykë të qytetit e prej aty ka filluar matja!?

Kaq do të mjaftonin për t’u njohur shqiptarët, se “a ka zë e figurë” Shqipëria, apo aty ka pasur diktat nga pala fqinje negociatore!?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mund të kapërcehet!

Ju mendoni se ka diktat?

Nuk mund ta themi këtë ende, prandaj opinioni kërkon shpjegime për draftmarrëveshjen e dërguar! Apo Shqipëria ka ndenjur kokulur, inferiore, e pazonja për veten e saj, për Integritetin Territorial të hapësirave të saj! Qëndrimi i shtetarëve të Greqisë na zbulon se ata kanë arritur qëllimet e tyre strategjike dhe “negociatat janë në udhë të mbarë…” e kjo flet shumë. Po Shqipëria? Ajo s’ka se ku mbështetet veçse në UNCLOS-82, në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe në rolin e sotëm të Presidentit, i cili ka në dorë kryeoponencën e kreut të shtetit. Por para se të shkojë në dorë të tij, forumet, bashkësitë studimore të pavarura, Shoqëria Civile duhet të njihen me draftmarrëveshjen që të kontrollojnë drejtësinë, ligjësinë, saktësinë në moscenimin e Integritetit Territorial të Shqipërisë. Kjo është rruga. Hiqni hermetizmin e Paktit Detar! Kjo i bën mirë përfundimit të negociatave për një zgjidhje të ndershme e të drejtë (equitable solution) të synimeve të Shqipërisë. Kërkimi i firmave aq me ngut, dëshira për të kopsitur një draft me 13 firma dhe kundërshtia e parë, tregon se ka gjasa që të ketë vepruar një teknologji tjetër, një mekanizëm tjetër brenda dy grupeve negociatore, të cilat mund të na sjellin në vijë të re, të manipuluar, por pa bërë negociata të vërteta për çështje aq të komplikuara që ju i cekët më parë.

A mund të shpjegoni diçka për këtë?

Gjer këtu nuk mund të arrihet! Sepse kjo do të thotë se presim një Pakt Detar-2 shumë herë më të keq se sa ai i pari! Prandaj mirë po na kujton Shoqëria Civile që të kemi transparencë në pikat thelbore të draftmarrëveshjes… Se ndryshe, edhe pala tjetër mund të ketë plotësuar firmat dhe kjo sjell në një rang të dytë e pastaj të tretë në Qeveri dhe del një ditë që dy ministrat e Jashtëm, me nga pas Ramën e Cipras bëjnë të njëjtën gjë që bëri dhjetë vjet më parë Berisha, Basha. Karamanlis dhe Bakojanis. Po të jetë ky skenar e ky kalendar, sjell një gabim të dytë të pafalshëm të Qeverisë, se duhet të dihet mirë se s’ka zot nëne që të bindë shqiptarët, nëse ata nuk njoftohen më parë me draftmarrëveshjen. Prandaj të çlirohemi nga hermetizmi.

Profesor Pasha, unë po iu citoj se ç’informacion ka Berisha:

“ …negocim dhe negociata nuk ka. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetarë dhe patriotë në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë. Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e panegociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën ‘ekiti’ se ne nuk e njohim. Nocioni i ‘Ekiti’-së është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje”. Ç’mendim keni për këtë informacion? Është shumë alarmante po të ketë ndodhur kjo! Prandaj sa më parë të njihemi me atë se ç’po bëhet me detin e shqiptarëve! Mos vallë kemi pazare?

Pse u tensionua situata gjatë intervistës së Ramës, ja si kryeministri shpërthen ndaj gazetarëve

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa përballë tij kanë qenë gazetarë e analistë.

Gjatë bisedës në studio ka pasur edhe një moment kur tonet janë ngritur paksa, e kjo për temën e nxehtë të vetingut të politikanëve të propozuar nga opozita si dhe për rastet e deputetëve të PS të cilët u larguan nga dekriminalizimi.

Rama është përballur me komentet e Blendi Fevziut dhe Robert Rakipllarit, teksa këta të fundit kanë sjellë në kujtesë rastet e disa prej deputetëve të cilët rezultuar të ishin të dënuar më parë për krime.

Pjesë nga debati:

Rama: Lëreni gurin që ka hedhur Luli në lum dhe hajde flasim për diçka tjetër

Fevziu: Po pse keni frikë nga vetingu?

Rama: Frik nga cili veprim?

Fevziu: që të ketë një filtër ekstra më të fortë për të ndaluar lidhjet e politikanëve me krimin?

Rama: e para e punës, qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë është pikërisht ky… që të ndërtohet kjo fabul që “unë s’kam frikë, ti ke frikë”. Ky nuk është vendim por palaçollët… nëse gjykatësit, vetingu thotë kontakte të papërshtatshme, ju e keni parë çfarë është, pra kontakti i papërshtatshëm me subjektin e tij, pra me subjektin e tij, që populli e paguan të gjykojë dhe ai devijon.

Fevziu: Po kur një deputet flet në telefonon me personin që e ka thirr prokuroria për çështjen tuaj?

Rama: Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul…

Robert Rakipllari: Deputeti duhet të mos shkojë më në parlament, por nuk shkon në burg, ky është dallimi

Rama: Ore je në vete nga trutë e kokës? E di çdo të thotë në telefon? Jeni në terezi ju apo jo? Nëse deputeti flet ne telefon, deputeti në radhë të parë e ka për detyre të flas ne telefon me të gjithë, por nëse deputeti i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg…

Fevziu: Moralisht nuk mund të rrijë më në politikë…

Rama: Ore jeni në rregull ju apo jo? Ju po thoni rast thashethemet… a jeni në vete ju?

Fevziu: Po duhet të ketë një filtër moral more zoti kryeministër?

Rama: Çfarë filtër, filtër moral për çfarë flas unë?

Rakipllari: Filtër moral për rritjen e integritetit të përfaqësimin politik në Shqipëri…

Rama: Cilin integritet?

Rakipllari: Ju thatë se në grupin tuaj parlamentar ju nuk keni asnjë kriminel, e keni thënë publikisht. Dolën që ishin ata…

Rama: Kush ishte?

Rakipllari: Arben Ndoka….

Rama: Ai, i vetmi…

Rakipllari: Frroku, Prenga…Elvis Roshi… nuk janë kriminelë këta?

Rama: E para e punës… një minutë… Është turp..

Rakipllari: Keni dhënë garanci për këta persona… Ambasadori amerikan ju ka kërkuar mos ta kandidoni atë, ju e kandiduar.

Rama: A ka mundësi? Prit mo prit… A mbarove? Është turp për një gazetar…

Rakipllari: Si qenka turp për një gazetar? Është turp për mua dhe nuk është turp për ty që ke mbrojtur Elvis Roshin?!

Rama: është turp për nja gazetar që të thotë se Mark Frroku ishte anëtarë i PS…

Rakipllari: Po aty ishte, bashkë me ju, anëtarë i maxhorancës, merrte pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, ishte pjesë e vendimmarrjes…

Rama: Është turp… E dyta, as Armando Prenga nuk është subjekt..

Rakipllari: Si nuk është? Ai nxori pistoletën aty në mes të komisariatit…

Rama: Zotëri, u dënua politikisht për këtë, e kam përjashtuar unë nga grupi nuk e ka hequr dekriminalizmi…

Rakipllari: Po, pasi ka rrahur deputetë me rripa, në Parlament… këto janë fakte.

Fevziu: Ishte ambasadori amerikan që ju bëri thirrje publike që këta persona janë të lidhur me krimin…

Rama: edhe një herë tjetër, është turp more është turp, është turp, turp i madh… kjo është arsyeja se përse kjo histori duhet mbyllur këtu. Dekriminalizimi është ligji atje, një ligj që nuk e ka asnjë vend i planetit.

Rakipllari: po një filtër ekstra duhet, se ikën kriminelët por shokët e kriminelëve i ke akoma ty..

Rama: Më fal, më fal një minutë, prit mo prit…

Rakipllari: Rama, këtë nuk mund ta mohosh, që përfaqësimin politik e ke katastrofë, integritetin e personave aty e ke ashtu siç është aty.

Rama: Në këtë parlament?

Rakipllari: Në këtë dhe në të kaluarit…

Rama: Po turp mo turp..

Rakipllari: Pse turp?

Rama: Më thuaj në cilin grup? Kush je ti që diskuton integritetin e njerzëzve kështu…

Rakipllari: E diskutoj që çke me të..

Rama: Pse mo ku jeni këtu? Në komitetin qëndrorë jeni?

Rakipllari: E diskutoj që çke me të, kjo është puna ime

Rama: Si u diskutoka? Aty ka gra, burra, prindër, nëna..

Rakipllari: Askush nuk i mohon që ka…

Rama: Po si… Kush je ti që e diskuton këtë?

Rakipllari: Kjo është puna ime, është detyra ime ta them këtë…

Fevziu: Zoti Rama çfarë ishte ajo për 330 veta të larguar nga dekriminalizimi?

Rakipllari: Ata janë kriminelë, të dënuar…jo të lidhur me krimin…

Rama: Është turp dhe vetëm turp që thuhet kjo gjë në një vend demokratik…

Rakipllari: Po patjetër, turp për ne që e themi, po kanë dalë ata ama…

Rama: Ja ta shpjegoj unë… ata janë…

Rakipllari: Ke dhënë garanci për Elvis Roshin dhe ke thënë që ky nuk është kriminel, minimalisht kërko një ndjesë për këtë…

Rama: Hë mo boll tani, më ler të mbaroj se e teprove…Do të kërkoj ndjesë… për ça të këkroj ndjesë?

Rakipllari: Publikut, jo mua…

Rama: Jo ty, po askujt nuk i kërkoj ndjesë sepse nuk kam bërë asgjë të qëllimshme dhe kam thënë ekzaktësisht gjënë që kam ditur…. sepse kur kam krijuar grupin, kam marrë të vetmen dëshmi që kishim, atë të penalitetit, dhe ka qenë e bardhë… Njeriu nuk quhet kriminel, në asnjë vend të botës, pasi ka kryer dënimin.

Rakipllari: Nuk bëhet as deputet ama…

Rama: 330-tshja është rezultat i iniciativë sime, u kam thënë e bëjmë që e bëjmë këtë ligj, ta shtrijmë në të gjithë administratën.

Fevziu: Ishte e opozitës

Rama: Ore është e imja… po ju them edhe një herë që ju merrni pjesë në këtë përpjekje për ta kriminslaizuar gjithë Shqipërinë dhe politikën…*(Debati për vetingun politik të propozuar nga opoizta) Dhe nëse ka dy gjera që janë të padiskutueshme: e para që kjo është përpjekje për të spostuar komplet një hulli tjetër, një luftë pulitke që ata janë të humbur… e ka thënë dhe Berisha që ne nuk fitojmë dot me pozitën…

Rakipllari: Sepse Rama e vjedh votën tha, merre të gjithën…

Rama: ky është një tjetër turp i juaji se ju duhet të bëni sondazhe, ju bëni politikë nuk bëni informim. Bëni sondazhet dhe shikoni. Unë po ju them sot, se nëse bëhet ne marrim më shumë deputetë nga sa kemi dhe ata marrin më pak…

Rakipllari: Ju jeni e vetmja maxhornacë që vetëm i rrit votat…

Rama: Çuditërisht!!

Rakipllari: Shkelje e të gjitha rregullave të shkencave politike…

Rama: Mos u shqetëso ti për shkencën, se kështu ishte dhe partia Laburiste në Angli…

Rakipllari: Jo, në mandatin e dytë ishte më shumë

Rama: Prit se dua ta mbaroj këtë… se është turp…

Fevziu: Çfarë është turp mor burrë? Po pse mo nuk  ka qenë parlamenti i mbush me kriminelë? Me banditë?

Rama: Jo mo jo nuk ka qenë i mbushur me banditë… fare!

Fevizu: Po plot mo plot ka qenë.

Rama: E vërteta e dekriminalizimit është që nga PS ka ikur vetëm një deputet, dhe ai u dorëhoq para se të futej ligji në fuqi, dy të PDIU dhe dy të LSI…

Rama: Unë i kërkoj ndjesë Rakipllarit, se e ngrita pak zërin, se e mora shumë seriozisht pasionin e tij…

Rakipllari: Nuk ka nevojë mund të ishe edhe më keq..

Rama: Është turp, turp, për gazetarë që thonë se një politikan duhet të ikë nga politika se të kapën një foto apo folën në telefon, jeni në vete? Jeni në terezi?

Arta Marku i çoi për hetim disiplinor, 10 prokurorët i përgjigjen me letër publike

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të ishin pjesë e shortit për çështjen e Emiljano Shullazit.

Lidhur me vendimin e Markut, 10 prokurorët janë drejtuar me një letër publike mediave, Zyrës së BE në Shqipëri, PAMECA-s dhe ambasadës së SHBA.

Në letërn e shkruar prej prokurorëve thuhet se nuk mund të pranonin dojen “Shullazi” në fazën që ndodhet.

Sipas tyre, në asnjë moment nuk është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse dhe derisa gjithçka të bëhej e qartë çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Gjithashtu 10 prokurorët pretendojnë se shorti nuk ka qenë në përputhje me ligjin, “duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentat e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentat, u larguan nga shorti.”

Letra e plotë

Tiranë, më 21 Shtator 2018

Deklaratë

Drejtuar: Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë

Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë

Misioni PAMECA

Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si “Njoftimi” ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si “PKR”), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:

Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qënë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar per objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” , I cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës.

Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR.

Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.

Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Një kërkesë e tillë, cënonte parimet e nenit 6 të Ligjit no. 97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.

Argumentimi ligjor, parimor dhe mbi baza etike nga shumica e Prokurorëve, nuk u mor parasysh nga drejtuesja e komanduar e PKR, e cila kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të debatit, duke nisur procedurën e hedhjes së shortit.

Duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentat e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentat, u larguan nga shorti.
Në të njëjtën ditë, më date 19 Shtator 2018, grupi i 10 (dhjetë) prokurorëve u njoh me Njoftimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për nisjen e një procesi disiplinor kundër tyre vetëm nëpërmjet Mediave.

Njoftimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin; Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ndërkohë që vendimi i Gj. Kushtetuese nr. 34, date 10.04.2017, ka shfuqizuar nenet 101 e vijues të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në vijim, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në kundërshtim me ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në Berat, Pogradec dhe Kukës të prokurorëve Olsian Çela, Besim Hajdarmataj dhe Sonila Muhametaj. Për të garantuar pavarësinë e magjistratëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji në fjalë nuk lejon asnjë transferim apo komandim të magjistratëve pa pëlqimin e tyre. Përmes këtij veprimi antiligjor me natyrë ndëshkuese, cënohet tërësisht pavarësia e magjistratëve duke krijuar një precedent të rrezikshëm pasi e kthen organin e prokurorisë në modelin e vjetër hirearkik dhe të centralizuar, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.

Sa më sipër vlerësojmë dhe besojmë se kjo deklaratë, është në interesin e transparencës së punës së institucionit të Prokurorisë dhe i shërben zgjidhjes ligjore të rastit në fjalë. Cënimi i parimit të pavarësisë së prokurorëve, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Prokurorët

Olsian Çela
Përparim Kulluri
Arens Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Sonila Muhametaj
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
Behar Dibra

Në Tiranë do të organizohen “Ditët e Turqisë”

TIRANË – Instituti “Yunus Emre” në Tiranë me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, për të dytin vit radhazi, do të organizojë aktivitetin “Ditët e Turqisë” me moton “Sa afër jeni me Turqinë”.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë”, do të organizohen në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë, në datat 25-27 shtator, sipas njoftimit nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë.

Në stendat promovuese që do të jenë të hapura përgjatë gjithë ditës, do të prezantohet kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke.

Gjithashtu, çdo mbrëmje do të organizohen koncerte dhe aktivitete shumëngjyrëshe, ku qytetarët shqiptarë do të njihen me kulturën turke.


Send this to a friend