VOAL

VOAL

Taulant Muka: Ja çfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë

Ja cfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM! Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!

Përshëndetje z. Kryeministër,

Ju falenderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!

Po ju bëj një përmledhje të javës time të parë në punë.

Hyrja në një zyrë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrë. Në momentin e hyrjes në zyrë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: “Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)”. E njëjta situat ishte edhe kur hyra unë në zyrëë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ezkistonte.

Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.

Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrëë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjëndjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikëpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i “Outlook” jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.

Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi (“task forca”) edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij dicka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhenë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.

Akdemia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentat në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reform të akademisë së shkencave.

Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje briliante me Tony Blair si “protektorin” tuaj, dhe unë dua të propozj dicka të ngjashme me prezencen në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të miret në botën e Prevention Medicine.

Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar.
Përzemërsisht,
Taulanti.
REFORMA E AKADEMISË SË SHKENCAVE
Propozimi i Akademisë së Shkencave
Drafti i paraqitur nga Akademia e Shkencave te Republikës së Shqipërisë nuk vendos standarde të reja në anëtarësime të cilat të nxisin përmirësimin e cilësisë së akademisë së shkencave dhe ngritjen e nivelit shkencor. Titulli profesor nuk duhet të jetë kriter për realitetin Shqipëtar, por puna kërkimore. Në asnjë pjesë të draftit nuk përmendet që anëtarët e akademisë së shkencave duhet të kenë punë kërkimore të dokumentuar dhe origjinale. Gjithashtu, drafti i ri nuk sjell rickilim- lejon të njëjtët individë të jenë sërish në krye dhe pjesë të asamblesë edhe pse nuk kanë formim e duhur shkencor. Sipas SCOPUS, mbi 80-90% të anëtarëve aktual të Akademisë së Shkencave nuk kanë ansjë publikim. Akademia e të rinjve është një propozim që në mendimin tim nuk qëndron.

Propozimi i Prof. Artan Fuga
Është një propozim që mundëson një formatim të ri të Akademisë së Shkencave dhe është vizionar. Drafti përcakton akademinë e shkencave si një organ kolegjial shkencor, të përbërë nga akademikët më të mirë në vend, drejtues të grupeve kërkimore dhe që shërben si organ këshillues për qeverinë dhe institucionet publike në lidhje me shkencën, dhe promovon zhvillimin e shkencës në vend por mbështet edhe zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik. Gjithsesi, disa aspekte të draftit duhet të përcaktohen në statut dhe jo ligj. Gjithashtu, duhet ndarë Akademia e Shkencave nga Novacioni Teknologjik

Përfundimi: Nevoja e rishikimit të të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri

Hapat që mund të ndiqen
1. Konsultim publik me akademikët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Hapja e debatit të gjerë akademik mbi shkencën është dhe fryma e re që dua të sjell në postin e zv.Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Shkencës.
2. Kontaktojmë ALLEA dhe i shpjegojmë gjendjen ku Akademia e Shkencave është në lidhje me performancën dhe nevojshmerinë për ndërhyrje urgjente dhe thellësore, duke marrë në këtë mënyre dhe përkrahjen e huaj për reformën dhe duke qartesuar pozicionin e ministrise dhe qeveris.
3. Riformatimi i KALKSH dhe këshillimi me KALKSH për të dy platformat

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant MukaFotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Forumi për Liritë Akademike thirrje pedagogëve: Bashkohuni në protestë, të angazhuar për…

Forumi për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, fton pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve.

“Të angazhuar prej vitesh në kundërshtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin  e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët”, shkruhet në deklaratë.

 

DEKLARATA E PLOTË

Forumi per lirite Akademike dhe Autonomine Universitare ne pergjigje te thirrjes se studenteve per t’iu bashkuar protestes se tyre fton pedagoget t’i bashkohen protestes se studenteve. Te angazhuar prej vitesh ne kundershtimin e ligjit per arsimimin e larte dhe reformimin e thelle te sistemit universitar edhe sot si perhere jemi me studentet

Kordinatori i Forumit per Lirite Akademike dhe Autonomine Universitare.

Mark Marku

Universitetet në rrethe bojkot total, edhe Saranda i bashkohet protestës

Ka nisur edhe sot protesta e studentëve, e cila ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet.

 

Studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi janë nisur me grupe të vogël  drejt Tiranës, por shumë të tjera janë grumbulluar përpara godinave ku ata bëjnë mësim.

Po ashtu po sot qeverisë është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.

Sipas gazetares në Gjirokastër, ku dhe atje studentët po protestojnë, ata kanë pasur kërcënime nga forume partia që të mos marrin pjesë në këtë protestë.

Sot për herë të parë janë bashkuar në protestË dhe studentët e Sarandës

STUDENTËT GJIROKASTËR

STUDENTËT E VLORËS

STUDENTËT E SHKODRËS

STUDENTËT SARANDË

DITA 7 – Studentët e Bujqësorit bllokojnë hyrjen e Tiranës (video)

Protesta e studentëve që po merr masa kombëtare ka hyrë në ditën e 7 të saj, ku sipas vetë protestuesve do të vijojë pa fund deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Ora 09:38/ Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamzë kanë bllokuar rrugën tek mbikalimi. Për disa minuta ata kanë përsëritur thirrjet për një arsim më të mirë.


Ora 09:00/ Studentët e Politeknikut kanë publikuar listën me emrat e pedagogëve që duhet të kalojnë në Vetting, pasi sipas tyre ata marrin lekë apo janë të korruptuar.

Ora 08:30/ Si çdo ditë studentët janë grumbulluar tek Politekniku dhe më pas do të vijojnë marshimin dhe qëndrimin përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Sot mësohet se studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani janë nisur drejt Tiranës.

Po ashtu po sot qeverisë  është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.

STUDENTËT E INXHINIERISË

 

Protestës së studentëve u bashkohen dhe nxënësit, bojkotojnë mësimin

Protestës së studentëve sot u është shtuar dhe një aleat tjetër, gjimnazet.

Sot gjimnazistët e Tiranës nuk kanë pranuar që të futen brenda oborreve të shkollës së tyre në shenjë solidarizmi dhe bashkimi më studentët që kanë 7 ditë që protestojnë.

Nxënësit e shkollës, Petro Nini Luarasi, Sami Frashëri dhe shumë të tjerë janë grumbulluar para godinave të shkollës dhe thonë se do të bashkohen në protestë.

Dunwell Haberman, tender të dytë 11.7 milionë eurosh

Në Shqipëri, kompania amerikane Dunwell Haberman nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milionë euro pa TVSH, por më 31 Tetor të këtij viti, është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, këtë herë për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel-Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milionë eurosh.

E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të “ABA Business Center”, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real.

Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumenta të falsifikuara. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci i tha “Zërit të Amerikës” se menjëherë pas emizionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24, ka kërkuar verifikimet pranë autoriteteve amerikane, ku është zbuluar mes të tjerash se Vula Apostile e përdorur për të gjitha dokumentat, përfshirë dhe licensat, është e falsifikuar. Zoti Gradeci shpjegoi se ka vendosur prishjen e kontratës me DH Albania dhe se ka bërë njëkohësisht dhe referimin në Prokurori. OST ka shpallur menjëherë garën e re për linjën Burrel-Peshkopi.

Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në pritje të kësaj përgjigjeje. Sipas ministrit “nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë”. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.

Kompania Dunwell Haberman, është rregjistruar në Shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emisioni “Të Paekspozuarit” zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri, si dhe faktin e falsifikimit të një sërë dokumentave të tjerë. Ndërsa Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Taulant Muka: Edhe Ministrja Mimi Kodheli e ka vjedhur doktoraturën e saj

E quajti “larvë politike”, ish-zv/ ministri i përgjigjet Ramës: Prisni edhe pak sa të mbaroj një …

Ditën e sotme ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka denoncuar se edhe Ministrja Mimi Kodheli e ka vjedhur doktoraturën e saj. Ndërkohë gjatë lidhjes live në Facebook, që kryeministri Rama pati këtë paradite, e cilësoi Mukën si një larvë politike, edhe pse si shkencëtar mund të jetë i zoti.

Pas këtij etiketimi, Muka i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shprehet se sapo të përfundoj një takim me mes shkencëtarësh, do të nxjerrë të tjera të vërteta.muka

“Nxirr diplomën ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”, shkruan Muka.

Më herët Rama u shpreh: Taulant Muka, unë nuk e njihja fare më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti. Nikolla më tha që ka një grup pedagogësh me një djalë që është në Zvicër, ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga silurët për plagjiaturat dhe i thashë bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja.

Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova dhe ky që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar. Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.

Ça bëri? Ditën e parë, dua veturë me shofer tha. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo, po ajo, babain e dua shofer të punësuar në ministri. Mi thoshte Lindita këto, thashë ça bën ky. Më çoi një sms, i thashë komuniko me drejtorin e kabinetit. Je shkencëtar, por s’do të thotë asgjë. Një larvë politike, kaq, këtë mendoj unë për këtë

Dhjetor 1990 – dhjetor 2018, një paralele – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Protesta e studentëve të shkollave të larta publike të Tiranës po mbush javën dhe ka ardhur në zgjerim të pareshtur, duke treguar vendosmërinë e shtresës më të ditur të rinisë sonë për të realizuar kërkesat e tyre. Në protestë janë përfshirë ndërkohë edhe studentët e shkollave publike të Durrësit, Shkodrës e Korçës, shenjë kjo jo vetëm e një solidariteti të shëndetshëm, por edhe e rritjes së vetëdijes së tyre për nevojën për të mos u pajtuar me të keqen. Në përgjithësi, opinioni ynë publik e ka pritur me gëzim këtë protestë, duke parë aty një zgjim shpresëdhënës për mbarë shoqërinë. Vendosmëria e studentëve për të mos u dorëzuar as përpara presionit e as përpara lajkave të qeverisë, shton shpresën tonë. Në pamje të parë janë të gjitha gjasat për të besuar se protesta do t’ia arrijë qëllimit. Qeveria do t’ua plotësojë, në mos të gjitha, pothuaj të gjitha kërkesat. Siç deklaroi në televizionin “News 24” njëri nga përfaqësuesit e kësaj proteste, synimi i tyre është vetëm kaq. Me plotësimin e kërkesave, ata kthehen në shkollë dhe Tirana bie në qetësi.

Nisur nga artikulimi publik deri tani i platformës së protestës, ka vend të besohet ky skenar, sipas të cilit edhe qeveria, edhe protestuesit, do të mbeteshin të kënaqur e do të brohorisin për fitoren, nëse do të realizohet. Qeveria do të ketë treguar kështu dëgjueshmëri ndaj zërit të protestës dhe studentët do ta shohin veten me kërkesa të plotësuara. Vetëm pjesa tjetër e shoqërisë do të mbetet e zhgënjyer, e dëshpëruar. Kjo protestë, sikur të ndodhë ky skenar, do të mbahet mend si protesta studentore më minimaliste në histori. A do të kenë të drejtë këta studentë të krenohen me veprën e vet nesër?

Meqë jemi në dhjetor, saktësisht në përvjetorin e protestës së studentëve, që solli shembjen e diktaturës staliniste në vendin tonë, paralelet janë të pashmangshme. Madje, vetë studentët e sotëm protestues iu referuan asaj të dhjetorit 1990, kur rikthyen në shesh parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Si një nga dëshmitarët e atij dhjetori tashmë të largët, e gjej me vend të kujtoj si një mësim që vjen nga historia, se protesta e paraardhësve të studentëve të sotëm filloi po ashtu me kërkesa thelbësisht ekonomike lidhur me përmirësimin e kushteve të jetës dhe të shkollimit. Regjimi i asaj kohe, edhe pse pa asnjë përvojë në përballjen me pakënaqësinë popullore, u tregua menjëherë mirëkuptues ndaj kërkesave të studentëve. Vetë Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhës në krye të atij regjimi, doli pas mesnatës nga shtëpia për t’u takuar me studentët e për t’i dëgjuar. Ai u përcolli studentëve një mesazh në përmbajtje fort të ngjashme me video-mesazhin e dytë që u përcolli studentëve të sotëm Kryeministri Edi Rama. Edhe Ramiz Alia. atëherë, ashtu si Edi Rama sot, kishte vetëm një qëllim: që studentët të mbeteshin te kërkesat e tyre ekonomike. Ramiz Alia dje, e dinte po aq mirë sa Edi Rama sot, se një platformë e tillë, pa përmbajtje politike, nuk e cenonte fare regjimin e tij.

Azem Hajdari me shokët e tij, për fatin e madh të Shqipërisë, nuk ranë në këtë kurth. Ata e kuptuan shumë shpejt forcën e tyre dhe patën kthjelltësinë ta kuptonin se kishin dalë në rrugë për ta futur Shqipërinë në një rrugë të re. Studentët e sotëm protestues duken aq të kujdesshëm për të shmangur çdo nuancë politike në ligjërimin e tyre publik. Madje, edhe karvani i tyre për të shkuar te vendi i protestës, para Ministrisë së Arsimit, shmang kalimin nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjendët selia e Kryeministrisë, a thua se as qetësinë e zyrës nuk duan t’ia prishin Kryeministrit.

Teksa heq pa gëzim këto paralele të thjeshta midis protestës së studentëve në dhjetor 1990 dhe atyre sot, në mendje kam një mori pyetjesh ende pa përgjigje: Studentët e sotëm protestues nuk arrijnë ta kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë se përkeqësimi dramatik i gjendjes së shkollimit të tyre është pjesë e përkeqësimit në përgjithësi të gjendjes ekonomike dhe morale të shoqërisë tonë? A besojnë ata vërtet se gjendja e tyre mund të përmirësohet me një arsim, jashtë kontekstit të degradimit të gjendjes së mbarë shoqërisë? A e dinë ata se një degradim i tillë është shfaqje e një politike të keqe e të sëmurë të qeverisë? Dhe se kjo politikë nuk përcaktohet nga Lindita Nikolla në Ministrinë e Arsimit? A e mendojnë ata se forca e tyre nuk është tek izolimi nga shoqëria, por te zgjimi i pakënaqësisë së mbarë shoqërisë dhe bashkimi i kësaj pakënaqësie në emër të interesit të përgjithshëm të vendit? Zaten, a ka kuptim për ta shprehja “interesi i përgjithshëm”? Çfarë përshtypje iu bën atyre qetësia fodulle e Kryeministrit, i cili, siç mësuam nga mediat, shkoi, madje, këtë fundjavë, jashtë për t’u çlodhur? A nuk është kjo sjellje shenjë e qartë e shpërfilljes së tij ndaj protestës? Mua, të them të drejtën, kështu më duket. Presidenti i Francës anuloi udhëtimet zyrtare për t’u gjendur në Paris, këto ditë që atje ka protesta. Kryeministri ynë ia lejoi vetes turizmin, pikërisht sepse nuk sheh asnjë kërcënim për pushtetin e tij te këto protesta. Unë kështu e kuptoj moskokëçarjen e Edi Ramës.

Pyetjet e mia do të vazhdojnë të mbeten pa përgjigje për sa kohë studentët protestues e shohin politikën si armike të qëllimeve të tyre. Nuk po them aspak që ata ta identifikojnë veten medoemos me opozitën politike të vendit. Por ata duhet ta kuptojnë se në fjalë të fundit, jashtë strukturimit politik të ligjërimit të tyre, për ta shndërruar pastaj këtë ligjërim në aksion politik, kjo protestë madhështore dhe e mrekullueshme do e humbë rëndësinë kombëtare. Sa vlerë do të ketë, qoftë edhe për krenarinë e tyre, një fitore ndaj Lindita Nikollës? Për të mirën e tyre, për të mirën e gjithë Shqipërisë, ata duhet të fillojnë të mendojnë politikisht. Dhe, në qoftë se nuk kanë besim te partitë e sotme politike, kanë rastin të formojnë organizatën e vet politike. Ata i kanë të gjitha mundësitë t’i bëjnë vendit një shërbim historik, të ngjashëm për nga rezultati me shërbimin që i bënë vendit studentët e Dhjetorit 1990, duke shkundur nga themelet gjithë sistemin tonë politik, për të futur aty frymën dhe moralin e ri, në emër të qëllimit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk shoh rrugë tjetër. Nevojitet ndryshimi dhe ndryshimin mund ta sjellin studentët.

Zëri i Amerikës: Dita e gjashtë e protestës studentore. Kryeministri Rama mban fjalim një orë në Facebook

Mijëra studentë rinisën sot për të gjashtën ditë tubimin e tyre të protestës para ministrisë së Arsimit, duke kërkuar përgjysmim të tarifave dhe rregullime të tjera në jetën universitare.

Ata thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe askush nuk është ngarkuar të bisedojë me kryeministrin në emrin e tyre.

Por në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama nisi një komunikim ne facebook, ku tha se dialogu është i nevojshëm dhe se priste prej 3 ditësh të dialogonte me ta.

“Nuk është Shqipëria e ultimatumeve dhe britmave, por e bisedave për të zgjidhur kërkesat. Jam dakord se ka probleme me tarifat, por qëllimi i përbashkët është ta zgjidhim” – tha zoti Rama.

Ai renditi një seri statistikash në dobi të arsimit, duke krahasuar me një mandat më parë, si e gjeti shumica e tij sistemin arsimor.

Edhe ambasadori i BE-së Luigi Soraca tha se po ndjek me vëmendje protestën e studentëve dhe beson se dialogu me qeverinë është i nevojshëm.

Rama- studentëve: S’doni të dialogoni? Rrini atje!

Gjatë fjalës së tij të gjatë në lidhjen live që paralajmëroi ditën e djeshme, kryeministri mori madje dhe si shembull Lulzim Bashën për të “frikësuar” studentët, duke thënë se edhe ai s’donte dialog dhe përfundoi “aty ku është”.

“Më thonë plotëso kërko kërkesat tona. Cilat protesta, se mua më kanë ardhur 7 apo 8 kërkesa.

Protesta organizohen për tu dëgjuar dhe qeveritë dëgjojnë, por në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, unë nuk kam dëgjuar jo nuk duam të flasim.

E vemja herë që ka ndodhur kur refuzohet dialogu ka qenë me opozitën kur u futën në çadër bënë dhe parashutuar kërkesat, por nuk dialogonin.

Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.

Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit.  Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?

Sdoni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!… por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet ti nxjerrim nga koka juaj e ti përpunojmë”-tha Rama./Express

Dita 6 – Studentët stacionohen tek Ministria e Arsimit: S’ka negociata, s’ka dialog

Studentët për të gjashtën ditë radhazi kanë dalë edhe sot në marshim nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për  të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit.

Ata kanë përpiluar një kërkesë me 15 pika, dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet, që të ndalin tubimet e tyre.

Ora 10:30/ Studentët stacionohen tek Minsitra e Arsimit, kërkojnë që t’u plotësohen kërkesat e tyre.

 

Ora 10:00/ Nis marshimi i studentëve, nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit. Ata hedhin thirrje: “Nuk ka negociata, nuk ka dialog”, duke iu përgjigjur negativisht Kryeminsitrit Edi Rama.

Po ashtu ata u bëjnë thirrje dhe qytetarëve duke u thënë: Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne mos rrini në kafene.

Ora 09:30/ Përfundon grumbullimi i studentëve

Ora 09:30/ Nis grumbullimi i studentëve tek Sheshi Nënë Tereza

Rama u premton dialog nesër në orën 11, reagojnë njëzëri studentët nga protesta

Pas protestave të studentëve prej 5 ditësh, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në “Facebook” ku njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin duke nisur nga ora 11:00.

“Pas pak dhe ftesa”, shkruan ai në Facebook teksa shpërndan edhe foton e mëposhtme.

Nderkohe studentet nga protesta jane pergjigjur nje zeri se nuk pranojne negociata dhe se duan qe te pranohen kerkesat e tyre, duke refuzuar keshtu ftesen e Edi Rames.

Sakaq, Rama ne nje tjeter postim ne Instagram, ka publikuar njoftimin ndersa ka lejuar opsionin e komenteve duke bere thirrje qe te gjithe te shkruajne pyetjetet e tyre per dialogun e studenteve.

 

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë- Prizren solidarizohet plotësisht me protestat e studentëve ne mbarë vendin

Tiranë më 09.12.2018

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë- Prizren solidarizohet plotësisht me protestat e studentëve në mbarë vendin.

Protestat e studentëve i kthyen buzëqeshjen Shqipërisë.

Ashtu sikurse protestat e studentëve të Dhjetorit 1990, të cilat e çanë koracën e ndryshkur të sundimit diktatorial i cili kishte zgjatur prej më shumë se sa 45 vitësh, edhe protesta studentore e këtyre ditëve duhet mbështetur dhe të mos reshtin për të çarë dhe shporrur nga faqja e dheut shqiptar, malin me hajdutë e armiq të popullit shqiptar të cilët e kanë frenuar prej më shumë se sa 28 vitesh çdo proces zhvillimi e integrimi të këtij vendi.

Ndonëse prindërve tuaj dhe tanëve, këta politikanë të kalbur të këtij vendi iu kanë marrë nderën, erzin dhe pasurinë dhe po luajnë teatër duke u tallur prej 28 vitësh, ju duhet që të mos ipeni e dorëzoheni pa i venë ata me shpatulla për muri që të japin llogarin një me një për bëmat e tyre te thelluara antikombëtare.

Ashtu sikurse edhe derrat qe kanë te njëjtin turi, ashtu janë edhe politikanët aktualë të këtij vendi të cilët me bëmat e tyre 28 vjeçare e kanë venitur shpresën e ketyrë njerëzve, e kanë venitur perspektivën e këtij vendi, por mos reshtni që shpresa të jeni Ju.

Studentë heroikë, veçse kërkesave tuaja të drejta, duhet ta dini dhe kërkoni se është tjetërsuar pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme në favor të oligarkisë së këtij vendi, po shfrytëzohen egërsisht dhe pa kriter pasuritë e nëntokës dhe mbitokës, çdo vit e më shumë është kanabizuar vendi ynë, të gjitha këto e shumë të tjera duke sjell robërim e vartësi, por asnjë impakt pozitiv, veçse rëndimi i çmimeve, taksave e tatimeve, deri sa të vijë momenti qe të paguajmë edhe për ajrin që marrim e dritën që shohim.

Politika Çubrolloviçjane e politikanëve të këtij vendi, jo vetëm se ka bërë të rrënohet e gjithë ekonomia shqiptare e ndërtuar me mund e sakrifica me gjakun e djersën e këtij populli për 45 vite të regjimit monist, por edhe tani për këto 28 vite të sundimit të hajnave, nuk kanë lejuar të rimëkëmbet ajo, por përmes monopoleve, politikave proteksioniste, shumçka vjen nga jashtë duke rrënuar çdo fillesë pozitive të shtresës së mesme dhe te ulët të këtij vendi.

Të jeni syçel sepse edhe ju ashtu sikurse shumë mjekë, infermjerë, e kuadro të tjerë të profileve vitale për rëndësinë shoqërore të këtij vendi të cilët janë përgatitur dhe përgatiten me një kosto të mundimshme familjare dhe shoqërore, me politika të stërholluara apo edhe nga pa vëmendja i kanë dëbuar rrugëve të botës, edhe ju atë rrugë do t’ua mundësojnë, por vendi ynë ka nevojë për Ju.

Ju po tregoni veten se do të jeni e ardhmja e këtij vendi, për të pastruar administratën nga administratorët e paaftë, të korruptuar neopotikë, militantë te përunjur apo ata që kanë blerë vendet e punës, por jo vetëm sipas asaj që flitet, por edhe skandaleve të herë pas hershme, së shumti edhe nga “pela për homshor”, e tranguj për të vegjetuar në kopshtin e politikanëve të demoduar të këtij vendi.

Protesta juaj studentë, po ngjall shpresën e venitur tek shqiptarët, të cilët edhe tani ashtu sikurse edhe në `90 e kanë marrë arratinë nga ky vend, por kjo duhet ruajtur që të mos bëhet pis nga politikanët e këtij vendi të cilëve nuk iu shkon përshtat epiteti “plehra” sepse janë aq të pistë sa i ndotin edhe vetë plehërat.

Duhen nxjerr mesime se jo vetëm në sa e sa raste që kanë kompromentuar lëvizjet e drejta të qytetarëve, por si rast i freskët ndodhi që ata, politikanët e bënë pis edhe protestën e drejtë të popullit të Qarkut të Kukësit, për taksën e rëndë që kanë vënë për të lëvizur në Rrugën e Kombit.

Studentë, udhëhiquni nga heroizmi dhe idealet e studentëve të Dhjetorit 1990, por sikurse është parë qartë idealet e atij Dhjetori u kompromentuan rëndë nga klasa politike shqipetare, dhe nga ajo që ka ndodhur duhen nxjerrë mësimet e patjetërsueshme.

Shoqata jonë solidarizohet plotësisht me protestat e studentëve që po vijojnë në mbarë vendin.

Shoqata Mbarëkombetare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren

Kaçifa – Ndalohet deputeti grek në Gjirokastër, shoqëruesi kapet me armë: Do ta çoj çështjen në PE

Nikos Nikolopulos

GJIROKASTER Deputeti grek ndalohet nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa shoqëruesi i një deputeti tjetër u vu në pranga për mosdeklarimin e armës që mbante me vete.

Kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e ditës së 40-të të vrasjes së Konstantinos Kaçifas.

Nga të dhënat zyrtare në Pikën Kufitare të Kakavijës, pohohet se bëhet fjalë për 120 shtetas grekë të ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar, por mësohet edhe për rreth 30 persona të ndaluar dhe të kthyer edhe nga vetë pala greke. Por të dhënat jozyrtare flasin për një shifër prej më shumë se 200 personash të kthyer. Përveç këtyre shifrave ka pasur dhe 20 persona të tjerë të ndaluar dhe një të arrestuar.

Ndryshe nga sa ndodhi në ditën e varrimit të Konstantinos Kaçifas, kur në Bularat mbërritën 11 autobusë me shtetas grekë nga qytete të ndryshme të Greqisë, këtë të shtunë ka mbërritur vetëm një autobus, me jo më shumë se 30 pasagjerë. Pothuajse të gjithë shtetasit e kthyer kanë pasur si destinacion Bularatin, ndërkohë që mësohet se një pjesë e tyre kanë qenë në listën e personave të shpallur më herët si “non grata”.

Gazeta greke “Protothema” bëri publike edhe rastin e gazetarit të saj Panajotis Savidis, të cilit i është mohuar hyrja në Shqipëri gjatë mbrëmjes së të premtes, me argumentin se përbën kërcënim për sigurinë publike. Po kështu, gjatë së shtunës Policia shqiptare ka ndaluar edhe dy gazetarë të tjerë të hyjnë në territorin shqiptar.

Por, përveç kthimeve ka pasur dhe 20 persona të ndaluar nga Policia e Gjirokastrës. Mes tyre ka qenë një deputet. Nikos Nikolopulos u mbajt për 1 orë e gjysmë në Polici. Ai është shprehur se do ta ngrejë këtë çështje në Parlamentin Europian.

Nikolopulos, një deputet i vjetër grek, ka qenë i zgjedhuri i Demokracisë së Re, ndërsa tani është si i pavarur. Përveç të ndaluarve pati dhe një person të arrestuar. Sipas Policisë bëhet fjalë për një polic grek, i cili ka hyrë në territorin shqiptar me armë pa leje.

Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, është ndaluar në postbllokun e Kranesë në Sarandë. M.G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë të Greqisë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.

Sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje. Nga ana tjetër, të paktën tre deputetë grekë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Bularat.

Mes personave të ndaluar nga Policia shqiptare është edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri, si dhe pesë anëtarë të kësaj organizate. Mësohet se, Policia i ka ndaluar të shoqëruarit në Jorgucat, ndërsa ata po shkonin drejt fshatit Bularat. Ndërsa prindërit e një 30- vjeçari nga Bularati, me banim në Greqi, kanë pohuar për mediat se Policia e ka marrë me pranga në duar që në Kakavijë dhe e shoqëroi djalin e tyre në komisariat.

“Djalin e morën dhe nuk e lejuan të vijë. Edhe ne na morën në pyetje aty në Kakavijë”, ka pohuar e ëma.

Na pyetën për qëllimin e ardhjes, nëse kemi qenë të pranishëm në varrim, nëse kemi dëgjuar thirrje kundër shqiptarëve. Asnjë nuk pranoi që ka pasur thirrje antishqiptare”, thanë në rrëfim prindërit e 30-vjeçarit nga Bularati. I ndaluari është kryetari i komunitetit të banorëve të Bularatit në Athinë. I pyetur nga Policia se cili është qëllimi i shoqatës që kanë krijuar në Athinë, i riu ka deklaruar se është një traditë.

PANORAMA

Shqipëri: Policia ua ndalon hyrjen afro 100 grekëve, arreston një polic grek

Gresa Kraja

Policia shqiptare të shtunën ndaloi hyrjen e afro 100 grekëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë për të marrë pjesë në një ceremoni mortore dhe arrestoi ne flagrancë një polic grek për armëmbajtje pa leje që po udhëtonte drejt ceremonisë.

Masat e shtuara të sigurisë u ndërmorën pas paralajmërimit për mbajtjen e ceremonisë mortore par Konstandinos Kacifas, qytetar shqiptaro-grek të vrarë muajin e kaluar nga policia shqiptar,e pas kanosjes me armë zjarri në një përplasje me policinë dhe protestës së pjesëtarëve të lëvizjeve nacionaliste shqiptare në Gjirokastër qe protestuan kundër mbajtjes së ceremonisë mortore.

Vrasja e Kacifas nxiti tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë zyrtare dhe shkaktoi shqetësime në jug të Shqipërisë mes shqiptarëve dhe minoritetit grek që jeton aty.

Në një kumtesë, policia njoftoi që ka sekuestruar një pistoletë dhe 6 fishekë nga i arrestuari që po shkonte në fshatin Bularat ku do të mbahej ceremonia mortore.

Protesta – Parullat pikante, nga vetingu për pedagogët te ironia për ministret

Nderkohe qe ne sheshin para Ministrise se Arsimit zjen protesta me thirrjet e studenteve per plotesimin e kerkesave qe tashme ia kane bere me dije ministrise, interesante jane parullat dhe pankartat e shkruara vete nga ana e protestuesve.

Ata bejne thirrje per veting per pedagoget, nderkohe qe nuk mungon as ironia per ministren e Arsimit dhe ate te Kultures. Shihni pa koment kete galeri fotosh shkrepur nga “Panorama Online”.

Basha me ultimatum të fortë: Parlamenti ose do të pastrohet nga krimi, ose do rrëzohet

Me një thirrje të fortë për prindërit e studentëve të dhjetorit të 20018-s, për bashkim, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë ultimatumin e fortë politik:

 

“Le të japim sot ultiumatumin politik si testament të Azem Hajdarit dhe dëshirë e aspiratë e cdo shqiptari: Parlamenti shqiptar, ose do të pastrohet nga krimi e ti kthehet qytetarëve ose do të rrëzohet, do të rrëzohet, do të rrëzohet. Qeveria shqiptare i takon qytetarëve, ta clirojmë atë nga krimi, mes zgjedhjeve të lira, me votën e shqiptarëve ta kthjemë në shërbëtore dhe jo sunduese  e gjakpirëse të shqiptarëve”- tha Basha, nga sheshi i Qytetit Studenti, teksa mbajti fjalën në nder të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Basha u ka bërë apel prindërve dhe të afërmve të studentëve që protestojë sot.

“Mos heshtni, mos kini frikë, mos i lini vetëm, ngrihuni dhe bashkohuni me ta kundër padrejtësisë, të keqes. Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë, e keqja sprapset, mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë, të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes, për ti dhënë fund ekonomisë së kapur nga politikanet e korruptuar”- tha Basha.

Ceremonia për Kacifas, grekët nuk lejohen të hyjnë në Kakavijë, 300 të kthyer (FOTOT)

Kthehen greket ne Kakavije 

Masa te shtuara sot ne Gjirokaster, nderkohe qe pritet te mbahet nje ceremoni per te 40-t e Kostandinos Kacifas, vrare nga policia ne Bularat.

 

 

Kthime masive të shtetasve grekë ne Kakavije. Gazetarja e Panorama raporon se rreth 300 persona janë kthyer deri në këto momente. Ata nuk janë lejuar të kalojnë në territorin shqiptar. Aktualisht nuk lejohet asnjë shtetas grek, pavarësisht qëllimit, që të kalojë pikën kufitare të Kakavijes.

Ka përforcim te forcave policore në pikën doganore, përgjatë kufirit dhe kontrolle të imtësishme të të gjitha makinave përgjatë aksit Gjirokastër – Kakavije.

Postoblloku i policisë ndodhet mes Lazaratit dhe Dervicianit, fshatit të parë minoritar. 12 persona, shtetas grekë janë shoqëruar në komisariat e policisë për verifikim nga të dyja pikat doganore, Kakavijë dhe Qafë Botë.

***

Gazetarja e “Panorama” raporton se ne kete dite jane planifikuar te mbahen dy tubime, i pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas dhe tjetri ne Gjirokaster, nderkohe qe policia ka dhene leje për zhvillim të një tubimi paqësor të “një grupi patriotësh”.

Mesohet se organizatorët e këtij tubimi qe ta zhvendosin protesten në zonen qe njihet si  “Ura e lumit”. Nderkohe qe policia e Gjirokastrës ka dhënë leje për organizimin e tubimit vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Po sot, në orën 11:00 në sheshin e Cerçizit shoqatat patriotike shqiptare do të zhvillojnë një tubim për viktimat e fundit shqiptare në Greqi.

Prokuroria nis hetimet për mashtrimin me tenderin për Unazën

Prokuroria e Tiranës nis hetimet në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve te kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.



Ky hetim vjen pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Mësohet  se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve te kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.

Verifikimi bëhet për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazisë ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet te fakteve, objekt i këtij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati te arsyeshëm.

Unaza e Re, pezullohet aktiviteti i kompanisë amerikane

Në Shqipëri, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se ka vendosur të pezullojë aktivitetin ndërtimor të kompanive Biba X dhe DH Albania, për ndërtimin e një pjesë të Unazës së Re, pas publikimit mbrëmë të fateve që hedhin hijë të rënda dyshimi mbi falsfikimin e dokumentave të kompanisë amerikane Dunwell Haberman, e cila fitoi garën përmes degës së saj në Shqipëri, DH Albania. Sipas dokumentave të publikuara në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “NEWS 24”, referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania amerikane rezulton tw jetw themeluar në shtetin Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

Emisioni “Të Paekspozuarit” i është drejtuar Departamentit të Shtetit të Delaware për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë Dunëell Haberman. Përgjigja zyrtare e dhënë nga drejtori i Marrëdhënieve me Komunitetin Doug Denison ka zbuluar se dokumenti i paraqitur pranë institucioneve shqiptare është i falsifikuar. “Dokumentat që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaëare. Vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar”, shkruhet në përgjigjen që Departamenti i Shtetit të Delaware, i ka dhënë emisionit “Të Paekspozuarit”

Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi tregoi se i ka dërguar Departamentit të Shtetit të Delaware, dhe aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998. “Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar”, u shpreh zoti Rakipi, duke publikuar dhe çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, “ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018”. Për më tepër, kompania rezulton të ketë dorëzuar pranë QKB-ës dhe bilance e pasqyra financiare fallso, të viteve 2015, 2016 dhe 2017, ndërkohë që është themeluar në Qershor të vitit 2018.

Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, DH Albania, është rregjistruar në Shqipëri në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësues të saj një 26 vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi. Së bashku me kompaninë shqiptare Biba X, u shpall fituese ndërsa konkurrenti i tyre, kompania Vëllezërit Hysa, vetëm sa ishte rregjistruar në garë dhe nuk kishte paraqitur asnjë dokument. DH Albania dhe Biba X (kjo e fundit rezulton të ketë vetëm 7 përqind në këtë konsorcium) fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 përqind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milion euro (pa TVSH).

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në njoftimin e tij, shpjegon se “ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaware”.

Sipas njoftimit “Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak”. Megjithatë, për të sqaruar situatën, ARRSH shprehet se i është “drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare t’u kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës” e për pasojë deri në pritje të përgjigjes “nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie”. Autoriteti Rrugor shton se “në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin”.

Bizneset tek Rruga e Durrësit solidarizohen me studentët, ulin qepenat në shenjë revolte (fotot)

Studentet nuk ndalen edhe pas tërheqjes së Qeverisë dhe shfuqizimit të VKM-së për tarifen e provimeve të bartura. 

Ora 12:14/ Bizneset tek Rruga e Durrësit solidarizohen me studentët dhe ulin qepenat për të përkrahur kërkesat e tyre.

Ora 12:00/ Vijon protesta e studentëve në Tiranë, mijëra student vijojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë Arsimit dhe kërkojnë që të plotësohen të gjitha kushtet e tyre.

Ora 10:23/ Studentët vendosin pankarta në gardhin e minsitrisë dhe ironizijnë deklaratat e Ramës që i quajti ngelës.

“Ngelës me mesatare 9.5 ministre me mesatare 5.9”, ka qenë një nga pankartat e studentëve.

Ora 10:12/ Studentët mblidhen para minsitrisë së Arsimit, kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre.

 

Ora 09:39/ Studentet e Universitetit Bujqesor ne kembe drejt Ministrise se Arsimit.

Ora 09:25

Studente te fakuleteve ne Tirane vazhdoje marshimin se bashku drejt Ministrise se Arimit. Me parulla ne duar, me shenime kunder tarifave te larta, studentet shprehen te vendosur per te vijuar protesten deri ne plotesimin e gjithe kerkesave, jo vetem te tarifes per provimet.

Ora: 09:15

Studentet e Shkodres solidarizohen me studentet e Tiranes dhe te rretheve te tjera, duke nisur keshtu protesten.

Ora: 09:16

Studentet pas bojkotimit te mesimit ne fakultete kane nisur marshimin. Ata do te bashkohen serish para Ministrise se Arsimit, si bene edhe nje dite me pare.

Ora: 08:00

Mengjesin e sotem, ata kane lajmeruar bojkotin e mesimit ne aulat e fakulteve neper universitetet e vendit, nderkohe qe ne ne oren 10:00 do te mblidhen para Ministrise se Arsimit.

 

Si mund te shihet edhe ne video, ne fakultetet e Tiranes ka nisur bojkoti i mesimit dhe grumbullimi i studenteve.

“Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”- ben apel Levizja per Universitetin.

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së

Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

 

Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.

Letra e depozituar në QKB nga kompania:

Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.

Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese.
Ja cila është ajo:

“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.

Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.

Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar.

Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.

Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar.

Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.

Sinqerisht,

Doug Denison

Drejtor i Mardhënieve me Komunitetin

Departamenti i Shtetit të Delaware “

Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqitpare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.

Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, i falsifikuar:

 

Për të vërtetuar këtë fakt, zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, i dërgoi emisionit “Të Paekspozuarit”, çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018.

Nëse i krahason dokumentat, ata janë thuajse identikë, me përjashtim të datës.

Dokumenti origjinal:

 

Vini re se dokumenti origjinal, lëshuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, konkretisht Divizioni për Korporatat, është depozituar në orën 11:37 të paraditës, në datën 25 Qershor të vitit 2018. Ndërsa në dokumentin e falsifikuar dhe të dorëzuar nga kompania offshore në QKB-në e Shqipërisë , figuron se depozitimi i dokumentit të themelimit është bërë në orën 11:37 të paradites në datën 25 Qershor të vitit 1998.

Dokumenti origjinal: 

Dokumenti i falsifikuar: 

I njëjti falsifikim është bërë në fund të dokumentit. Vini re se origjinali ka të shënuar si datë të themelimit të kompanisë vitin 2018, ndërsa dokumenti i falsifikuar mban vitin 1998.

Dokumenti origjinal:

Dokumenti i falsifikuar: 

Por, skandali nuk përfundon këtu. Kompania Dunëell Haberman, ka dorëzuar në QKB, bilancin për vitin 2017. Ky bilanc tregon edhe pasqyrën financiare për vitet 2017, 2016 dhe 2015 dhe qarkullimin e qindra miliona dollarëve nga kjo kompani.
Duke qenë se autoritetet në SHBA na konfirmuan se kompania është themeluar në 25 Qershor të vitit 2018, atëherë, cfarë janë këto bilance të dorëzuara në QKB, për disa vite, kur kompania nuk ka ekzistuar?!
Si mundet një kompani pa aktivitet përpara 25 Qershorit të vitit 2018, të ketë bilance për vitet 2015, 2016 dhe 2017, kur nuk ka ekzistuar?

Ky falsifikim shokues, e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit, pra qartazi, ajo është krijuar enkas për të fituar këtë tender.

/TPZ.AL/

Listë me emrat e 22 nga të zhdukurit në dy vitet e fundit në Vlorë

BIZNESMENI ADRIANO JAHO
(MAJTAS) ALBANO XHAFERRI

Zhdukja e të rinjve, peshkatarëve, emigrantëve apo biznesmenëve në Vlorë, është duke u hetuar nga Prokuroria e këtij rrethi, që në total, sipas edhe të dhënave të Policisë së Shtetit, janë 23 persona.

Prokuroria e Vlorës bën të ditur listën me 22 prej këtyre të zhdukurve nga periudha 2015-2018. Por, sipas burimeve nga Akuza, ka procedim penal vetëm për 4 çështje, pasi janë gjetur elementë të veprës penale.

“Nga 22 persona, vetëm 5 rezultojnë që kanë pasur skedime apo implikim me narkotrafikun. Mes të shpallurve të larguar nga banesa është edhe Gentian Çollaku, i shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në Orikum, ku i riu ka grabitur me armë një karburant. Policia e ka referuar rastin në Prokurori, por dyshohet se humbja e kontakteve të tij me familjarët është për shkak të tentativës për t’iu shmangur dënimit”, bëjnë të ditur burime nga Prokuroria.

Sipas të dhënave, në vitin 2016 janë katër shtetas të larguar, në vitin 2017 gjashtë shtetas dhe në vitin 2018 janë denoncuar nga familjarët si të larguar nga banesa 13 shtetas. Mes personave të zhdukur, janë edhe tri femra.

TRUPI I MASAKRUAR

Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e disa prej tyre ka ardhur për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën. Burime nga Policia bënë të ditur se nuk përjashtojnë dyshimin se ata mund të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar, këta persona konsiderohen veçse të zhdukur. Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017-s në fshatin Romës të Vlorës.

Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozuar dhe njoftoi menjëherë Policinë. Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Por që prej asaj dite, nuk ka të dhëna që viktima të jetë identifikuar.

NGJARJET E FUNDIT

Ndërkaq, disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afërmit e tyre janë edhe zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, 28 vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017-s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk janë kthyer më që nga ajo ditë. Familjarët e tyre bënë apel për ndihmë dhe denoncuan rastin në Polici. Ksandro Imeraj, 32 vjeç, është një tjetër i ri, zhdukja e të cilit, është denoncuar nga të afërmit edhe nëpërmjet medias.

Ai u zhduk në ditët e fundit të marsit të këtij viti teksa dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det ku ishte nisur drejt Italisë me mjet lundrues. Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. Albano Imeraj, 26 vjeç, u gjet pa jetë pranë Monumentit të Pavarësisë. Sipas të dhënave nga Policia, nga personat e humbur, 4 dyshohet se janë zhdukur në det. Dyshohet se ata ishin nisur drejt Italisë për të transportuar lëndë narkotike apo për t’u larguar nga Shqipëria.

15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për disa prej të cilëve dyshohet se mund të jenë vrarë ose janë larguar nga banesat e tyre dhe për shkaqe sigurie kanë humbur gjurmët. Vetëm në këtë vit janë 13 denoncime për të zhdukur në Qarkun e Vlorës. Mes personave të zhdukur janë edhe dy emigrantët e ardhur së bashku nga Belgjika, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Për zhdukjen e tyre dyshohet si i përfshirë Edison Harizaj. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri automatiku në autostradë, në afërsi të Durrësit, vetëm pak javë më parë, bashkë me një mikun e tij.

Vritet një tjetër shqiptar në Greqi, reagon Tirana zyrtare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri tha përmes një deklarate se ishte njoftuar nëpërmjet ambasadës në Athinë se në mbrëmjen e së martës në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar 18 vjecar, Marios Isak. Ministria shqiptare tha se shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij. “Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit” thuhet në deklaratën e e Minisitrisë së Jashtme shqiptare e cila më tej shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.

Ministria e Jashtme “shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombësve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke”, thuhet në deklaratë. Ministria shqiptare tha se “ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmenteve të tjera ekstremiste për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj”.

Një ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së një tjetër sshtetasi shqiptar në ishullin grek të Korfuzit i cili u vra pak ditë më parë nga një shetas grek pas një konflikti verbal për motive etnike. Përmes një deklarate për shtyp ministria shqiptare përshëndeti kapjen e autorit nga policia greke dhe bëri thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjestë rrethanave të ngjarjes.

Lahuta s’është shqiptare por serbe? Reagon Ministria e Kulturës: Ja e vërteta!

E ndërsa është mbajtur sesioni i 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale, ku Shqipëria u përfaqësua nga Ambasadori i Shqipërisë në UNESCO, Ministria e Kulturës ka sqaruar disa paqartësi në lidhje me këtë sesion.


Ministria e Kulturës bën të ditur se asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare por serbe”.

Njoftimi i plotë

“Ministria e Kulturës, në komunikim edhe me Misionin tonë të Përhershëm pranë UNESCO-s, sqaron se:

– Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare por serbe”.

– Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se

  • praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.
  • të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë, dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin;
  • Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë asekt kulturor specifik.
  • Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe se aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si psh Parku arkeologjik i Apolonisë.

Ndajmë gjithashtu me publikun lajmin e mirë se falë punës së mirëkoordinuar të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në po të njëjtin takim, u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombetar të Pasurive kulturore jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtare për këtë kategori.”

Presidenca shqiptare ul flamurin në gjysmështizë në nderim të ish-Presidentit amerikan George H. W. Bush

Institucioni i Presidencës në Shqipëri ka ulur flamurin në gjysmështizë në nder të ish-Presidentit amerikan George H. W. Bush,


Përmes një postimi në “Faceboook”, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta shkruan: “Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë”.

Gazetarja e BIRN: Në Vlorë, pas orës 20.00, nuk guxon njeri të dalë nga shtëpia

Gazetarja e BIRN, Lindita Çela tha në emisionin “Open” se, në Vlorë njerëzit nga frika e bandave dhe vrasjeve nuk dalin pas orës 20.00.

 

Gazetarja e Top Story, Lindita Çela tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve, gjatë punës së saj.

“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim. Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë. Situata është ndryshe në këtë rast. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë. Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”, u shpreh gazetarja.

Çfarë mund ta rrezikojë shtetin shqiptar?! – Nga Artan Fuga

Pa qendrueshmërinë e Bashkimit Europian,  pa aleancën midis ShBA – BE,  pa interesimin e ShBA për stabilitetin e kufijve të Ballkanit,  me rritjen e nacionalizmave në vendet e Ballkanit,  në rast të një krize të përgjithësuar politike e gjeostrategjike, shteti i sotëm shqiptar, me dobësinë ndaj fuqive të tjera, nuk qendron dot asnjë orë në këmbë, ja 24 orë, por në çdo rast jo më shumë se 48 orë.


Skenari i pritshëm imagjinar do të mund të ishte edhe ky:

Grekët zbresin në Korçë dhe në Gjirokastër dhe ngrenë flamurin në kala,
Italianët kapin zotërimet e Venetikut dhe marrin në kontroll Durrësin deri në Lezhë,
Serbët mësyjnë Shkodrën dhe nxitojnë t’i presin rrugën forcave të tjera,
Aleanca e mundshme bullgaro-maqedonase zbret përreth liqenit të Ohrit dhe deri në Dibër,
Turqit kapin menjëherë Pashalimanin dhe rimarrin përsëri Krujën duke marrë peng për jeniçerë të gjithë djemtë e parë të antarëve të këshillit bashkiak,

Mbetet shteti i Qemal Beut, trekëndëshi Vlorë – Berat – Elbasan. Kryetar i rregjences vihet Mit’hat Frashëri, tashmë i rikthyer në Atdhe.

Me ato tre autoblinda te Pallati i Kongresve që pashë në ekspozitë, më shumë për të shpërndarë me ujë turma manifestuesish para bashkisë të Tiranës, me atë helikopterin për të sjellë në maternitet gra shtatzana, si edhe me ato tre xhipsat kinezë a sovjetikë nga lufta e parë botërore, si vështirë t’a mbrojmë kufirin.

Uroj të ketë të tjera armatime.

Cunat dhe gocat shqiptare duhet një kohë për t’i sjellë nga Gjermania ku kryejnë zanatet e infermierit dhe mamisë të fshatit dhe stërvitur ata si tankistë.

Prandaj kujdes ju kam rixha se do të ikin koka si e Ali Pashës drejt e rrokullisur shkallëve të Kalasë të Janinës. Mos i fryjmë shumë nacionalizmit se dalim si rruar qethur.

In Memoriam: Berisha zbardh SMS me ish-presidentin Bush dhe takimet për Kosovën

“Në nëntor të vitit 2014 ish presidenti George W.Bush boton librin e tij kushtuar të jatit, ish presidentit George H.W.Bush titulluar: 41: A Portrait of My Father –  41: Një portret i babait tim”. Sali Berisha e merr menjëherë librin dhe e hap vitin e ri 2015 duke bërë komente rreth tij dhe miqësisë me dinastinë Bush. Voal.ch po e risjell këtë koment të Sali Berishës:

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon disa nga detajet e takimeve që ka pasur me ish-presidentin George H Bush, si dhe me të birin e tij, po ish-president i SHBA-ve për 8 vjet, George W Bush.

Në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” në janar të vitit 2015, Berisha shkruan për sms-të e shkëmbyera me rastin e ’90 vjetorit të George H Bush dhe bisedat më të për çështjen e Kosovës.

 

Gjithashtu ish-kryeministri argumenton se përse libri “41. Nje portret i babait tim”, i shkruar nga ish-presidenti i 43-të i SHBA-së, Gerorge W Bush, është i veçantë në llojin e tij.

Komenti i plotë i Berishës:
“Leximin e librave kete vit e nisa me leximin e librit: “41. Nje portret i babait tim”, kryeveper kjo qe une po e lexoj per shume arsye pa e hequr nga dora.

Se pari, ky liber kushtuar Presidentit te 41 te SHBA, George H Bush, eshte unik, mbasi ka per autor ish Presidentin e 43 te SHBA, George W Bush. Lexuesi nuk gjen kurre nje liber per nje ish-President, te shkruajtur nga i biri i tij, ish-President!!

Se dyti dhe kryesorja, autori i ketij libri eshte njeriu, politikani, Burri i shtetit, me i sinqerte, me direkt dhe me i hapur se cdo politikan apo burre shteti tjeter, qe kam takuar ne tere jeten time politike, dhe keto virtyte te çmuara deshmi e nje integriteti te larte te karakterit njerzor te autorit, meshirohen ne vertetesine e çdo paragrafi te ketij libri.

George W Bush, 8 vite ne Shtepine e Bardhe, ishte nje promotor i zgjerimit te lirise ne Bote. Ai eshte nje mik i madh i lirise dhe sigurise se shqiptarve. Autori i ketij libr,i tashme bestseller, George W Bush, eshte Presidenti i pare i SHBA qe vizitoi Shqiperine. Ai solli me vehte, ne Tirane, mesazhin historik: “Time is now” per pavaresine e Kosoves, si dhe mbeshtetjen e plote te antaresimit te Shqiperise ne NATO!

Libri i George W Bush eshte nje liber per te jatin e tij te adhuruar, Presidentin George H Bush, luftetarin hero te Luftes se Dyte Boterore, te diplomuarin Yale, biznesmenin e suksesit ne Teksas, zyrtarin, diplomatin e niveleve me te larta, sherbetorin e pa epur te vendit dhe kombit te tij, si dhe burrin e shtetit, udhehqesin e urte, te mencur, te vendosur e vizionar qe, per 13 vite ne Shtepine e Bardhe, si Zevendes President dhe President, i dha Amerikes me shume nder, siguri, prosperitet, kurse botes me shume liri, paqe, bashkpunim dhe siguri.

George H Bush, si President, udhehoqi Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe boten ne vitet 1989-1992. Udheheqja e tij e vendosur dhe vizionare, pasioni i tij per lirine, luajten nje rol percaktues ne renien e Murit te Berlinit dhe diktaturave komuniste ne Europe. Per kete burre shteti te madh e vizionar, ne dallim nga disa udheheqes te tjere perendimore te kohes, renia e Murit te Berlinit ishte fitore e lirise, jo vetem te gjermaneve por dhe e njerzimit. Mik i madh i vendeve qe dolen nga diktaturat, Presidenti George H. W. Bush, u be dhe mbeshtetes kryesor i ndertimit te shoqerive te lira ne keto vende

Ai eshte nje mik vigan i kombit tone. Miqesia me Presidentin Bush Senior, eshte krenari e vecante per mua. Une e kam takuar ne qershor te vitit 1992 ne Dhomen Ovale, biseda jone u hape me Kosoven. Ai i vendosi Beogradit linjen e kuqe per Kosoven. Me pas, e kam takuar dhe disa here te tjera ne samite nderkombetare. Ne vitin 1994 erdhi per vizite ne Tirane, me pas me ftoi dhe une e vizitova ne Huston ne shtepine e tije. Ne vitin 1996 erdhi per vizite ne Vlore se bashku me Sekretarin Colin Powell dhe kesaj here, jo vetem me Barbaren por me te gjithe klanin e tij te madh, pervec ish Presidentit George W Bush. Miqesia jone nuk njohu kurre te lekundur.

Pak muaj me pare, Presidenti George H W Bush, festoj 90 vjetorin me nje hedhje me parashute. Une i dergova nje mesazh ku shkruajta se, kjo hedhje gezoi miqte e Tu, ne mbare boten, qe te pane tek zbrisje nga qielli me parashute. U pergjigj se, ishte shume i kenaqur nga kjo hedhje dhe se besonte se i ishte zgjatur dy vjet jeta. Duke ju rekomanduar kete liber, tejet terheqes dhe unik ne llojn e tij, t’i urojme te dashur miq, se bashku, mikut te madhe te kombit tone, edhe shume e shume vite jete! Sb”,-shkruan Berisha në “Facebook”/Janar 2015.

Bildergebnis für a portrait of my father george w bush

Zgjedhjet vendore, ish-deputeti i PD heq dorë nga drejtimi i partisë: Do kandidoj për Elbasanin

Ish-deputeti i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm nga drejtimi i degës se PD në Elbasan. Përmes një fjalimi në Kuvendin e PD, Bylykbashi mësohet se ka falënderuar demokratët e Elbasanit për besimin e dhënë dhe ka theksuar se është koha për një drejtim të ri të partisë.

Në zgjedhjet që po mbahen tani në Elbasan në garë janë Eugen Isai dhe Zamir Muzhaqi. Mësohet se vendimi i ish-deputetit Bylykbashi për tu tërhequr nga drejtimi i PD në Elbasan lidhet me ambicien e tij për të garuar në zgjedhjet vendore për Bashkinë Elbasan.

 

Burime të “Panorama” bëjmë me dije se prej disa muajsh Bylykbashi po punon me një staf të ngushtë për përgatitjen e fushatës. Sipas të njëjtave burime mësohet se Bylykbashi do të kandidojë edhe nëse opozita nuk do të nominojë emrin e tij si kandidat.

Shqipëri, mesazhe ngushëllimi për vdekjen e George H.W.Bush

Në Shqipëri autoritetet shtetërore dhe politike të vendit, shprehën sot dhimbje për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara George H.W. Bush. Presidenti Ilir Meta u shpreh “i pikëlluar”, ndërsa theksoi se George H.W.Bush “ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë”.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një postimi në Twitter shkroi se ndjehej “i trishtuar” nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara. “Kur Shqipëria gjeti demokracinë në vitin 1990 mbështetja e tij ishte e domosdoshme”, shprehet ministri Bushati duke shtuar se “bota ka humbur një burrë të madh Shteti i cili plazmoi historinë e pas Luftës së ftohtë”.

Kryetari demokrat Lulzim Basha foli për “një lajm të hidhur”. Ai vuri në dukje se “shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë”.

Një dedikim të gjatë pati ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti George H.W. Bush. “Kombi shqiptar është në dhimbje dhe zi sot. Ai kishte te presidenti George H.W.Bush njërin prej miqve më të dashur, më të mëdhenj e më kryesor të të gjitha kohërave të lirisë së tij. Ai – thekson zoti Berisha – ishte mbështetësi më kryesor i përpjekjeve të shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri dhe me ultimatumin, vijën e kuqe të krishtlindjeve të vitit 1992, ai mbrojti qytetarët e Kosovës nga barbaritë e Kasapit te Ballkanit”, shkruajti zoti Berisha, duke kujtuar dhe takimet e mëpasshme që ka patur me të.

Tiranë: Shtohen 92 raste me HIV / AIDS këtë vit

Ritmi i përhapjes së HIV/AIDS në Shqipëri është thuajse i njëjtë me një vit më parë; 94 persona vjet dhe 92 persona të zbuluar rishtas sivjet, sipas tw dhwnave nga Instituti i Shwndetit Publik.

Përsëri pjesa dërrmuese janë në fazë të zhvilluar të sëmundjes dhe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me HIV/AIDS është 1 mijë e 195 raste.

“Një problem shqetësues ka dalë nga qendërzimi i pacientëve në Tiranë, sepse një herë në javë të gjithë ata duhet të vijnë në kryeqytet të marrin mjekimet, dhe po diskutohet me autoritetet shëndetësore nëse mund të bëhet nëpër disa qytete kryesore, duke shmangur edhe stigmën që mund të rrjedhë nga shoqëria dhe të njohurit” – tha Olimbi Hoxha, drejtuese e Shoqatws Shqiptare kundwr HIV / AIDS-it.

Shqipëria i ka siguruar financimet prej një granti 6 milionë usd për AIDS dhe tuberkulozin deri në vitin 2022 nga Fondi Global sipas një projekti të detajuar në shkallë kombëtare.

Pjesa më ambicjoze e projektit është parandalimi i përhapjes si dhe mjekimi i personave të diagnostikuar.

Shqipëria ka 1195 persona të prekur nga HIV / AIDS, nga të cilët 2/3 janë meshkuj dhe 1/3 femra, 44 fëmijë, 110 adoleshentë dhe mbi 1 mijë të rritur.

Midis 92 personave të zbuluar rishtas, 65 janë meshkuj, 27 femra dhe 2 fëmijë.

Një numër i madh i tyre zbulohen në faza të përparuara të sëmundjes, ndërsa vetëm gjatë këtij viti ndërruan jetë 20 persona me HIV/AIDS.

Berisha: Dielli u shua për Heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, Presidentin George H. Bush!

Dielli u shua për Heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, Presidentin George H. Bush!
Të dashur miq, për mikun e madh të shqiptarëve, heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, ish-presidentin e SHBA, George H. Bush dielli u shua përgjithmonë!

Kjo është një ditë dhimbje dhe zie për kombin e madh amerikan, që kishte tek Ish- presidenti Bush heroin e pavdekshëm të lirisë së tij, i cili në moshën 18- vjeçare, si pilot i flotës së SHBA luftoi për lirinë e vendit të tij dhe mbarë njerëzimit. SHBA dhe kombi amerikan humbën shërbëtorin e tyre më të përkushtuar të kohës, amerikanin e madh, burrin, shtetasin që me virtytet, integritetin, fisnikërinë, vizionin e tij përmbushi me nder e dinjitet në karrierën e tij brilante të gjitha detyrat, misionet e mëdha, në diplomaci, Kongresin, drejtimin e Agjencisë Qendrore të Zbulimit dhe në Shtëpinë si Zëvendës President dhe më pas si Presidenti i 41 i SHBA.

Por sot në dhimbje dhe zi janë popujt liridashës të botës dhe në veçanti popujt që vuajtën nga diktaturat komuniste, të cilët humbën sot mikun e madh të çlirimit të tyre nga regjimet e tyre totalitare.
Presidenti i George H. Bush përdori fuqinë e vendit të madh të lirisë për të mbështetur rënien e perdes së hekurt dhe çlirimin e popujve të shtypur nga regjimet komuniste. Ai, si një shtetar vizionar mbështeti rënien e murit të Berlinit si fitore të lirisë së kombit gjerman por dhe mbarë njerëzimit.

Në dhimbje dhe zi është sot kombi ynë, që kishte tek presidenti George H. Bush njërin prej miqve më të dashur, më të mëdhenj, më kryesor të të gjitha kohërave të lirisë së tij.
Presidenti George H Bush ishte mbështetësi më kryesor i përpjekjeve të shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri dhe me ultimatumin, vijën e kuqe të krishtlindjeve të vitit 1992, ai mbrojti qytetarët e Kosovës nga barbaritë e Kasapit të Ballkanit.

Por sot në dhimbje jemi dhe unë dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim më të shquar, më të dashur. Unë kam pasur fatin dhe privilegjin e veçantë të gëzoj miqësinë e tij, të cilën do ta ruaj përjetë si gjënë më të çmuar. Në hapat e mia të para në politikë kam pasur nderin e madh të pritem nga Presidenti George H Bush në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1992 si presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë. Më pas kam pasur kënaqësinë e veçantë të pres mikun tonë të madh dhe zonjën Barbara Bush dy herë në Shqipëri në vizitat e tij miqësore si ish- president i SHBA si dhe të pritem prej tyre me bujari dhe përzemërsisht në një vizitë private se bashku me Lilin në shtëpinë e tyre në Huston, Teksas.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Presidentit George Ë. Bush dhe të gjithë familjes së madhe Bush, autoriteteve dhe kombit të madh amerikan dhe i lutem Zotit sëbashku me ta që shpirti i ish-presidentit Bush, mikut tim të madh dhe të kombit shqiptar, heroit të lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, të prehet në paqe! sb

Meta shpreh ngushëllimet për George H.W. Bush: I pikëlluar për mikun e madh e të shtrenjtë shqiptarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushëllimi për familjen Bush, pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit amerikan George H. W. Bush.

Kreu i Shtetit shkruan në Twitter se Bush ka qenë një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve.

” Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë,” vijon më tej Meta.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve. #RIP,” shkruan ai.

Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve. #RIP

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) December 1, 2018

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC . George Bush Sr, siç ishte i njohur  ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e  Ronald Reagan.

Në prill, ai u shtrua  në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.

Nga Shqipëria drejt Italisë, ndalohet gomonia me 1.5 ton drogë

Një gomone rreth 15 metra e gjatë, e pajisur me dy motorë të fuqishëm, që vinte nga Shqipëria, është kapur në bregun Torre Cane në Itali.

Mediat italiane raportojnë për rreth 1.5 ton marijuanë të sekuestruar në këtë gomone të ndaluar të premten në mbrëmje.

Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ave dhe të pa punë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga anija.

Dy kontrabandistët u përpoqën t’i shpëtojnë policisë duke u larguar me një një varkë, por të ndodhur mes shkëmbinjve u “mbërthyen” nga autoritetet italiane.

Operacioni zgjati gjatë gjithë natës së djeshme ku u sekuestruan 1.5 ton drogë në 80 paketime plastike.

Sipas mediave italiane kjo është një sasi e jashtëzakonshme, vlera e së cilët po të shitej do të arrinte në 14 mln euro.

Bari Today shkruan se droga kishte si destinacion shitjen në sheshet e qytetit të Barit.

Voltana Ademi shpjegon deklaratën për 29 nëntorin: E kam përjetuar në familje…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ju kundërpërgjigj në “Open” kryeministrit Rama, i cili e konsideroi deklaratën e saj “29 nëntori ditë zie”, një “lajthitje”.

 

“Këtë gjë e kam thënë para katër ditësh kur gazetarët po më pyesnin. Pankartat që nxorrët ju janë dekorim i qytetit. Nuk ndodh për herë të parë. Ajo që ka qënë ndryshe është fakti që unë kur u pyeta thashë atë që ndjeva. Ajo e shkruajtura u tha me zë. U përcoll në datën 29. Në Shkodër nuk ndodh të festohet 29 nëntori. Unë s’jam historiane, por di ta komentoj. Për ne, në Shkodër ka nisur një pjesë e historisë, e represionit e burgosjeve, plaçkitjeve”, tha Ademi.

“Në Shkodër me mbarimin e luftës të dytë filluan plaçkitjet nga ata që luftuan për lirinë e demokracinë. 29 nëntori është ditë zie për Shkodrën dhe fillon një periudhë e rëndë historike. Unë vij nga një familje që ka vuajtur, unë jam mbesë e një kleriku. E kam jetuar në familje. Ka erdhur një  arrestim me 40 vjet burg. Nuk mendoj që duhet të shpenzoj shumë kohë me reagimin e kryeministrit. Fakti që unë flas për një periudhë të errët mendoj që s’është lajthitje”, shpjegoi kryebashiakja..

29 Nëntori – Nevila Nika: Debati mbyllet nëse vendoset 17 Nëntori!

Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës dhe ish-drejtoresha e Arkivës Shtetërore, Nevila Nika, e ftuar në emisionit “Open” të Eni Vasilit deklaroi se debati ndoshta mund të ketë pasur si shkak apo nxitje faktin se 29 Nëntori është dita e Festës Kombëtare të Jugosllavisë federale.

 

Në fjalën e saj, zonja Nika theksoi se debati politik është i stërzgjatur dhe i kotë, e ndoshta mund të mbyllet përfundimisht nëse me vendim politik vendoset që Çlirimin e Shqipërisë ta festojmë në ditën e Çlirimit të Tiranës, 17 Nëntor.

Nika tha gjithashtu se me këtë debat shterpë që ka zgjatur për kaq vite, thjesht hidhen poshtë idealet për të cilat kanë luftuar pjesëtarët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët edhe pas shumë e shumë vitesh, mezi morën statusin e veteranit të luftës.

Ndërrimi i datës është kundërshtuar nga historiani Milo, i cili tha se në këtë mënyrë zhbëhet një traditë prej mbi 70 vitesh. “Edhe Shkodra e shkodranët e kanë gabim që e politizojnë çështjen, e ky konceptim vjen nga fakti që zonja Ademi është përfaqësuese e PD-së dhe mbron qëndrimin e forcës së saj politike”.

Incident në takimin e LANÇ në Shkodër, komunistët kundër Voltana Ademit

Takimi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Shkodër është shoqëruar me një incident paraditen e sotme.

Kreu i Partisë Komuniste Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër Çesk Millja është kapur me këtë të fundit

Bruçaj duke iu drejtuar Milljas i kërkoi shpjegime se përse lejohet që kryetarja e Bashkisë Shkodër te injoroje 29 nëntorin 1944 që  përkon me festën e Çlirimit duke e cilësuar si një ditë të zezë.

“Ju jeni përfaqësues i qeverisë bashkë me Kryeministrin, si e lejoni kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, të mohojë dhe të injorojë 29 Nëntorit? Pse nuk  firmosni bashkë me kryeministrin…”, tha Brucaj, teksa iu ndërpre fjala.

Prefekti Millja vazhdoi duke mos kthyer një përgjigje konkrete. Pak dite me parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 nëntorin 1944 si një pjese e errët e historisë ku u instalua regjimi komunist.

Tiranë: Ceremoni zyrtare për 29 nëntorin

Autoritetet më të larta shtetërore kryen nderime dhe vendosën kurora me lule pranë varrezave të dëshmorëve shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore me rastin e 74 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazistë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë vendosën morën pjesë në ceremonialin shtetëror kushtuar 29 Nëntorit, duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e dëshmorëve të kombit tek një kodër mbi kryeqytet.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë familjarë të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore dhe qytetarë nga Tirana dhe krahina të tjera, që nderuan të afërmit e tyre të rënë në luftë.

Përfaqësues të opozitës nuk morën pjesë në ceremonial, pasi sipas tyre, dita e çlirimit të Shqipërisë është 28 nëntori, ndërsa 29 nëntori është një festë e sajuar artificialisht nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha për të shënuar varësinë dhe servilizmin ndaj regjimit komunist të Beogradit pas mbarimit të luftës.

Opozita e feston Ditën e Çlirimit në të njëjtën datë me Ditën e Flamurit, më 28 nëntor.

Pas mbarimit të ceremonialit zyrtar, nostalgjikë të regjimit komunist vendosën lule dhe foton e diktatorit Enver Hoxha pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Vitin e kaluar nostalgjikë të diktaturës komuniste dhe veprimtarë të opozitës demokrate u përplasën në varrezat e dëshmorëve për shkak të mbajtjes në duar gjatë homazheve të parrullave dhe simboleve komuniste si flamuri me yll dhe foto të diktatorit. za


Send this to a friend