VOAL

VOAL

Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, ka komentuar nga Pogradeci protestat në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin lirshëm nevojat dhe shqetësimet e tyre. Sipas tij, protestat duhet të shërbejnë si një mesazh për qeverinë, e cila duhet të jetë e vëmendshme ndaj asaj që kërkojnë qytetarët. Kramariç ndodhet në Pogradec në kuadër të një projekti të zhvilluar nga Ambasada e Kroacisë në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Shqipërisë. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është prezantimi i përvojës së Kroacisë në hapat përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe përgatitja e brezit të ri për këtë proces.

Ambasadori vlerësoi të rinjtë shqiptarë, duke u shprehur se ata janë të arsimuar dhe të gatshëm të marrin përgjegjësi në ekonomi dhe politikë. Sipas tij, pikërisht gjenerata e re mund t’i japë fund tranzicionit shqiptar. “Qëllimi nuk është të bëjmë rolin e pedagogut, por të shpërndajmë eksperiencën tonë në këtë proces”, tha Kramariç, ndërsa shtoi se Shqipëria ka një mbështetje shumë të lartë për integrimin europian.

I pyetur për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, ambasadori kroat tha se protesta është një e drejtë themelore e qytetarëve. “Protesta është një e drejtë e qytetarëve. Aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë, por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Ky është një mesazh për qeverinë. Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik”, u shpreh ai.

Kramariç theksoi se protestat tregojnë gjithashtu se sa të ndjeshëm janë qytetarët ndaj çështjeve të ndryshme, përfshirë ekologjinë, qeverisjen dhe funksionimin e institucioneve. Sa i përket reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria, ambasadori tha se ato nuk duhet të shihen thjesht si detyrime që vijnë nga Brukseli, por si procese që duhet t’u shërbejnë qytetarëve. “Reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen siç e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend”, tha Kramariç.

Ai nënvizoi se në procese të tilla mund të ketë nevojë për kompromise dhe marrëveshje, ndërsa ligjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe jo selektive. “Ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarëve. Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet”, u shpreh ambasadori, duke shtuar se reformat që ndërmerren në kuadër të procesit të integrimit në BE duhet të jenë në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Kramariç foli edhe për procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai kujtoi se ka qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe se në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës. “Jam njohur me të. Mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Pra duhet të shohim të dyja anët. Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër çështja e Kosovës”, tha ambasadori. Sipas tij, një dënim i Thaçit nuk do të ishte i mirë për imazhin e shtetit të Kosovës, por pavarësisht vendimit, përgjegjësia për të nuk i takon Kosovës si shtet. “Shpresoj që procesi mos ketë qenë politik, por i drejtë”, përfundoi Kramariç. bw

Zbulohen përgjimet e reja të Arben Ahmetajt për Ron Yeffet: Shkoni në Vlorë dhe bëni çfarë të doni! Mos çoni letra zyrtare, merrem unë me Ministrinë e Energjisë! Mos përmendi emrin tim, por thoni që përfaqësoni kompani amerikane

Një tjetër audiopërgjim që lidhet me biznesmenin izraelit Roni Yeffet është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në “SYRI TV”, ku diskutohet për puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën se si do të sigurohej informacioni për to.

Sipas materialit audio, i siguruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe pjesë e një dosjeje prej më shumë se tre orësh përgjimesh të realizuara në janar të vitit 2026, Yeffet zhvillon bisedë me tre shtetas të huaj, mes tyre një ukrainas, një rus dhe një grua e identifikuar si Tatiana, e cila shërben si përkthyese.

Në bisedë, Tatiana propozon që t’i dërgohet një letër zyrtare Ministrisë së Energjisë për të marrë informacion mbi gazin në Vlorë, por Yeffet e kundërshton menjëherë.

 “Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë”, thotë ai.

Ai u kërkon bashkëbiseduesve të shkojnë në Vlorë, të marrin informacion në terren dhe më pas shprehet se me Ministrinë e Energjisë do të merret vetë.

“Mos e përmendni emrin tim në Vlorë”, dëgjohet të thotë Yeffet në audiopërgjim, ndërsa Tatianës i kërkon që të paraqiten si përfaqësuese të një kompanie amerikane.

Pjesë nga përgjimi:

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për Ministrinë e Energjisë, që të arrijmë informacion për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.

Ron Yeffet: Përse? Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për ministrinë.

Tatiana: Dakord. Çështja është thelbësore, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte joeficiente, e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.

Ron Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjisë. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjisë, do të flasim me ta për çdo gjë, por mos e përmendni emrin tim në Vlorë.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Dakord. Ju do të përfaqësoni një kompani amerikane.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Do të kontrolloni, do të pyesni për çdo gjë dhe ata do të bashkëpunojnë. I thashë asaj të vijë të hënën, të qëndrojë këtu. Do të shkoni në ministri një, dy, tre herë.

Tatiana: Mendoj se ajo do të vijë të mërkurën.

Ron Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse ajo nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten, askush nuk punon këtu. Nuk është eficiente, të jemi më eficientë.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Nëse jo të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh dhe ajo duhet të qëndrojë këtu derisa të përfundojmë. Unë dua ta përfundojmë, ju duhet të kuptoni, kam nevojë të filloj. Ne duhet të mbyllim marrëveshje.

Tatiana: Ai po vjen nga Johannesburg. Të hënën do të jetë këtu, nga e marta në mëngjes.

Ron Yeffet: Por ai nuk largohet deri në fundjavë.

Tatiana: Dakord.

“Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik!

Depuetja e pavarur, që braktisi Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar protestën dhe pjesëmarrjen e diasporës, duke deklaruar se e mbështet lëvizjen dhe se ardhja e shqiptarëve nga jashtë vendit po bëhet një realitet politik në vend. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Koçeku tha se diaspora ka qenë frytdhënëse përtej aspektit ekonomik dhe social, ndërsa theksoi se ka qenë e pranishme edhe gjatë ardhjes së saj në Shqipëri.

 

“E kam mbështetur dhe e mbështes protestën. Ardhja e diasporës është një lajm i mirë dhe po bëhet një realitet politik i vendit tonë. Diaspora ka qenë frytdhënëse, përtej anës ekonomike, por edhe anës sociale”, u shpreh ajo. Koçeku tha se nuk e di nëse protestat dhe kërkesat e tyre kanë sjellë reflektim nga ana e kryeministrit Edi Rama apo qeverisë, por shtoi se mungesa e veprimit e bën të dyshojë për një reflektim real. Ajo vlerësoi se kërkesat e aktivistëve kanë qenë të qarta dhe lidhen me fakte dhe kontradikta politike që kanë ndodhur në vend.

Në vijim, ajo kërkoi rishikimin e ligjeve që i konsideroi klienteliste, duke theksuar se për këtë çështje janë shprehur edhe europianët.

“E kam mbështetur dhe e mbështes protestën. Ardhja e diasporës është një lajm i mirë dhe po bëhet një realitet politik i vendit tonë, Diaspora ka qenë frytdhënëse, përtej anës ekonomike, por dhe anës sociale. Kam qenë e pranishme kur erdhi Diaspora. Se di nëse ka reflektuar Rama apo qeveria, por përderisa mungon veprimi, do të dyshoja te ekzistenca e reflektimit në vetvete. Kërkesat e aktivisteve kanë qenë të qarta, në fakte dhe kontradikta politike që kanë ndodhur në vendin tonë. Është vonë, por kërkohet reflektim i thellë, që të nisë me veprimin; rishikimi i ligjeve klienteliste, ato që kanë folur dhe europianët. Ka ndryshim mes reflektimit dhe veprimit. Ajo që është shfaqet me “Besën”, është një retorikë politike, asgjë përtej saj.”, tha ajo.

Ndizet protesta në Tiranë- Qytetarët bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë pranë gjimnazit “Qemal Stafa”

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot Zogun e Zi për disa minuta në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike në vend. Për disa minuta është bllokuar trafiku, ndërkohë që policia raportohet se ka shoqëruar disa protestues. Protesta nisi si fillim te Sheshi Skënderbej, për të vijuar në rrugën Durrësit, deri te Zogu i Zi.

Një prej aktivisteve të kësaj proteste, Bora Mitrovica lëshoi akuza në drejtim të policisë, duke e akuzuar këtë të fundit se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Në një prononcim për mediat ajo tha se policia i kishte shtyrë dhe tërhequr me forcë të gjithë disa prej tyre dhe më pas i shoqëruan. Përplasjet me të fota u regjistruan pranë shkollës “Qemal Stafa’.

“Sot u mblodhëm te Sheshi Skënderbej në orën 7:00 të mëngjesit. Ishim duke ecur n trotuare. Po këndonim himnin, dhe më pas policia ndërhyri. Nisën të merrnin me forcë dhe i vunë duart në fyt disa çunave që ishin pjesë e protestës. Kur kaluam rrugën këtu, shkuan dhe kapën të gjithë djemtë. Këta duan dhunë, ne jemi për qetësi, për paqe.

Donim të bënim një protestë ditën që të shikonin dhe qytetarët, se natën nuk po na përfaqëson më populli. Kjo nuk është drejtësi, kjo është sjellje kriminele nga ana e policisë së Shtetit. Kjo është policia e pushtetit, që mbrojnë dhunën, Ramën, që është frikacak.”, tha Mitrovica. gsh

“Edi Rama, jep dorëheqjen!”- Qytetari: Kjo është java e mosbindjes civile, pushteti s’mund të jetë mbi popullin

Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë ka deklaruar se ardhja e diasporës dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë janë dëshmi se Shqipëria është zgjuar dhe se lëvizja nuk mund të ndalet përmes presionit.

 

“Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është i mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin”, u shpreh ai.

Qytetari iu drejtua edhe efektivëve të Policisë së Shtetit, duke u kërkuar të mos vendosen në mbrojtje të politikës, por të dëgjojnë zërin e protestuesve.

“Policë, ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi”, tha ai.

Protestuesi deklaroi se ndryshimi është pranë, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ndryshimi po vjen. Rama, o legen, jep dorëheqje menjëherë”, përfundoi ai. Panorama

Aktivisti Ilir Xhemalaj tregon skenarët e protestës: Të bllokojmë rrugët dhe të rrethojmë kryeministrinë!

Aktivisti Ilir Xhemalaj thotë se protesta kundër qeverisë do të vazhdojë, ndërsa diaspora do të jetë e pranishme deri në datën 17 shtator.

I ftuar në News24, ai tha se duhet të gjenden forma të reja përshkallëzimi, duke përfshirë bllokimin e rrugëve apo edhe rrethimin e kryeministrisë.

“Sot përsëri kemi diasporën, ata kanë menduar skenarët e tyre, por qëllimi është i njëjti, të rrimë para kryeministrisë, të bllokojmë rrugët, të rrethojmë kryeministrinë. Pra duhet të gjejmë forma të reja përshkallëzimi përkundrejt kësaj qeverie”, tha Xhemalaj.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe të vendosin para përgjegjësisë zyrtarë e korruptuar, pasi provat janë sheshit.

“Ditët e fundit kemi dëgjuar për korrupsionin që ndodh në qeveri. Ajo që ne nuk kuptojmë është pse nuk po veprohet, sepse provat janë sheshit. SPAK duhet ti çojë para përgjegjësisë këta persona që kryejnë këto korrupsione”, tha ai, duke shtuar më tej se “KAYO është një lemeri farë, është një vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve”.

Protesta në ditën e 106, analisti Evarist Beqiri: Rama do mbahet mend si qesharak dhe i rrezikshëm!

Analisti Evarist Beqiri ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së vendit, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një figurë njëkohësisht “qesharake dhe shumë të rrezikshme”.

I ftuar në News24, ai tha se “Rama qeveris me trillet e veta”, duke theksuar se demët që po i shkakton vendin duhet të marrin fund.

Ai i bëri thirrje socialistëve të ndershëm që “të dalin dhe të flasin dhe të mos të nënshtrohen, duke i qëndruar me vesh ulur këtij individi”.

“Sot kemi një njeri që qeveris me trillet e veta, si ngrihet një mëngjes nuk ngrihet mëngjesin tjetër. Është një personazh qesharak dhe shumë i rrezikshëm. Në historinë e Shqipërisë kështu do mbahet mend, qesharak dhe i rrezikshëm dhe po bën dëme. Dëmet që po i bën vendit duhet të marrin fund.  Ndërton kopshte me miliona euro për tekat e veta, kopshtin Eden dhe Tirana dhe Vlora janë pa ujë”, tha Beqiri.

Teksa komentoi protesten, ai e cilesoi pozitiv rikthimin e pjesëmarrësve në shesh. Sipas Beqirit, gjatë ditëve të protestës është punuar për ta dobësuar lëvizjen përmes përçarjes dhe zhvendosjes së vëmendjes nga kauza kryesore dhe per kete fajeson propaganden e pushtetit.

“Është pozitive që sot ka një rikthim të numrave, sepse është punuar që të prishet ajo protestë. Makineria e pushtetit të propagandës ka futur përçarjen për t’i vënë në konflikt njerëzit dhe për ta harruar kauzën. Dhe kjo është dëmi më i madhe që të harrohet kauza. Nëse presioni kalon tek protesta mes vetit. Kanë arritur të krijojnë deri diku një frymë përçarëse, personazhe që shiten e blihen, por shqiptarët i dini shumë mirë kush janë. Unë kam një thirrje, mos të pengojnë kauzën e kësaj protestë dhe të mos bëhen faktor atje ku nuk duhet. Sheshi është i shqiptarëve, është i njerëzve që kanë halle”, deklaroi nder te tjera analisti Beqiri.

Rama pritet me protesta në Vlorë- Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë, shpërthen qytetarja: Kriminelë

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre.

VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar aktivistin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, po protestonin në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës, aty ku ndodhet kryeministri Edi Rama për të diskutuar për reformën territoriale.

Në momentin e shoqërimit, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar veprimin e policisë, duke reaguar me tone të forta dhe duke u thënë efektivëve: “Ju jeni kriminelë”. Ajo tha se bashkëshorti i saj nuk po bënte asgjë të kundraligjshme dhe se u arrestua vetëm se po protestonte.

“Pse guxon ta marrësh. Ishte ulur në stol. Ishte një njeri I ulur në të drejtën e tij. Edhe sikur të protestonte. Nuk po bënte asgjë të keqe për një shtet që po shitet nga një kriminel tek kriminelët. Ju do ta pësoni kriminelë” tha ajo.

Deri tani janë shoqëruar katë persona, ndërsa takimi i Ramës ende nuk ka përfunduar. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre. Ndërkohë, Baki Goxhaj u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë./Dosja.al

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën e Bulqizës, ku doli në dritë mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake i identifikuar deri më tani në Shqipëri. Bëhet fjalë për një monument të madh funerary, që daton në periudhën mes shekujve III dhe IV pas Krishtit. Objekti paraqet një rëndësi të veçantë për arkeologjinë shqiptare, pasi përmban elemente të rralla arkitekturore dhe epigrafike, mes tyre edhe një mbishkrim dygjuhësh.

Mauzoleumi përbëhet nga tre ambiente dhe hyrja në të bëhet përmes një shkalle monumentale. Monumenti ka përmasa rreth 9 me 6 metra, ndërsa dhoma e varrimit arrin një lartësi prej rreth 2.4 metrash.

U zbuluan mbetje të një burri dhe një gruaje

Brenda mauzoleumit janë gjetur edhe mbetjet skeletore të dy personave, një burri dhe një gruaje. Ata ishin të mbështjellë me tekstile të rralla të ndërthurura me fije ari, çka dëshmon për statusin e lartë shoqëror të dy të varrosurve. Në monument është zbuluar gjithashtu një inventar i pasur funerar, ku përfshihen enë qelqi, objekte të punuara në kockë, armë dhe fragmente tekstilesh të zbukuruara me fije ari.

Gjetjet e zbuluara në këtë mauzoleum hedhin dritë mbi praktikat funerale dhe statusin shoqëror të elitave të periudhës romake në territorin e Shqipërisë. Zbulimi është bërë nga ekipi i arkeologëve, ndërsa në të janë përfshirë Erikson Nikolli, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë. bw

 

 

Vilat në Dhërmi dhe Palasë- SPAK pritet të dërgojë kërkesën e dytë në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut

SPAK pritet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke e vendosur sërish Edi Ramën dhe shumicën socialiste përballë zgjedhjes nëse do t’i hapin rrugë drejtësisë apo do t’i mbeten mbrojtjes politike që i dhanë ish-zëvendëskryeministres në kërkesën e parë.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme pritet të dorëzojë sot ose nesër në Kuvend kërkesën e dytë për imunitetin e Ballukut.

 

Kërkesa vjen në një moment kur pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar ndjeshëm. SPAK ka bashkuar në dosjen “Balluku” disa procedime penale, ndërsa numri i personave dhe kompanive të akuzuara është rritur ndjeshëm. Mes tyre janë ish-vartës të Ballukut dhe biznesmenë që dyshohet se përfituan tendera publikë në këmbim të ryshfeteve dhe favoreve.

Balluku akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera”, të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, këto të fundit më shumë se një herë.

Hetimi nisi me tenderin e Tunelit të Llogarasë, por më pas u zgjerua në një seri procedurash të mëdha infrastrukturore. SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të barazisë në tendera në tetë raste, ku përfshihen Tuneli i Llogarasë, punimet në Sheshin Shqiponja dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës.

Më tej dosja u rëndua për gjetje që lidhen me pasuritë që SPAK dyshon se Balluku i përfitoi si ryshfet.

Në qershor, Prokuroria njoftoi se ish-zëvendëskryeministrja dyshohet se përfitoi një vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga shoqëria “Eurocol”, në këmbim të favorizimit të kompanisë në një tender gjatë kohës kur Balluku ishte në krye të Albcontrol. Sipas SPAK, prona u fsheh përmes një skeme pastrimi parash ku u përfshi edhe ish-futbollisti Igli Tare.

Më pas hetuesit sekuestruan edhe një vilë të dytë, këtë herë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, e regjistruar formalisht në emër të Tares, por që SPAK pretendon se ishte në “pronësi indirekte” të Ballukut.

Sipas hetimit, punimet luksoze të vilës dhe pishinës, me një vlerë që sipas preventivave varionte nga rreth 289 mijë deri në 411 mijë euro, u paguan nga “Alko Impex General Construction” e biznesmenit Arbër Abazi. Në të njëjtën periudhë, kjo kompani përfitoi së bashku me “2T” tenderin prej 2.2 miliardë lekësh për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

SPAK pretendon se tenderi u manipulua nën udhëzimet e Ballukut dhe se pagesa e punimeve të vilës ishte shpërblimi për favorizimin e kompanisë. Mes provave janë komunikimet e sekuestruara, dokumentet financiare dhe emailet e arkitektëve, përfshirë komunikime të drejtpërdrejta me Ballukun për mënyrën se si duhej të projektohej vila.

Në pranverë, shumica socialiste e drejtuar nga Edi Rama e bllokoi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë masës së sigurisë ndaj Ballukut. Kundër kërkesës votuan 82 deputetë, ndërsa Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhe nuk morën pjesë në votim.

Vendimi shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare. Ambasadat e Gjermanisë, Britanisë dhe Holandës, si dhe Komisioni Europian, kërkuan që SPAK të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë pa pengesa politike, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë standard me procesin e integrimit europian.

Rama reagoi atëherë ashpër ndaj presionit ndërkombëtar, duke deklaruar se SPAK nuk ka “karta bianka” për arrestimin e politikanëve dhe duke mbrojtur vendimin e shumicës së tij.

Burime të Lapsi.al thanë se SPAK pritet të trokasë për herë të dytë në derën e parlamentit, ndërsa mbi tryezë nuk është më vetëm dosja fillestare e tenderave, por një hetim më i gjerë, me akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe dy vila që Prokuroria pretendon se janë produkte të përfitimeve korruptive./ Lapsi

Skandali me trafikun e armëve të “KAYO-s”, Ish-zv.ministri i Brendshëm flet për denoncimin e Ahmetajt për Ron Yeffet: Armatimi merret në Afrikë, ripaketohen si prodhim shqiptar dhe pajisjen me letra

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Avenir Peka, thotë se përgjimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për trafikun e armëve të dirigjuar nga biznesmeni izraelit Ron Yeffet, sipas tij, nëpërmjet “aferës KAYO”, i janë servirur publikut me miratimin e agjencive të huaja ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas ekspertit te Sigurisë, fakti qe këto përgjime dolen ne publik do te thotë ky trafik armesh eshte kryer ne nje shqetesim serioz per partnerët.

“Përgjimet nuk i ka bërë  Arben Ahmetaj. Dhe Ahmetaj thotë që m’i dhanë partnerët. Fakti që kanë dalë përgjimet do të thotë që është kthyer në problem serioz, që nuk mund të zgjidhet me kanale komunikimi diplomatike mes qeverive, por është vendosur të pasqyrohet dhe për ta bërë skandal”, tha Avenir Peka për News24.

Me tej eksperti i sigurise, Avenir Peka sqaroi për publikun se si trafiku i armëve mund të zhvillohet me pjesëmarrjen e shtetit, duke falsifikuar vazhdimisht dokumente.

“Merret armatimi në Afrikë, sillet në Shqipëri, ripaketohet, bëhet sikur është prodhim shqiptar, nisen letrat, ka certifikata. Nisen për një vend të caktuar, ndryshohen letrat rrugës dhe përfundojnë diku tjetër. Linjat e trafikut të paligjshëm janë linja hije që ecin paralelisht me linjat e ligjshme”, tha Peka. bw

Berisha: Kam edhe një betejë për të fituar, largimin e Ramës. Dëmet e diktaturës së drogës duan 50 vite për t’u rikuperuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se pas rikthimin në SHBA dhe të  marrëdhënieve me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, objektivi i tij kryesor politik mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Në intervistën nga New Jersey me gazetarin Çim Peka, Berisha e cilësoi këtë si një betejë ‘jetike’ për Shqipërinë, ndërsa akuzoi Edi Ramën se e ka shndërruar drogën në ‘filozofi qeverisjeje’ dhe se politikat e tij kanë shkaktuar pasoja të rënda demografike dhe ekonomike.

Çim Peka: Kur u sanksionuat në fakt, të gjithë menduan se ju e përfunduat. Të gjithë thanë Sali Berisha nuk ka çfarë beteje bën, kjo më shumë sesa ta dëmtojë në aspektin ligjor, është ta izolojë, t’i thojë shko në shtëpi. Thonit në zyrën e sekretarit të shtetit Blinken, të gjithë thanë ky njeri është i pakuptimtë. Betejën morale me shqiptarët e fituat që në atë moment. Ai ka qenë piku kulminant i fitores së betejës morale. Ish-presidentit, ish-kryeministrit që nuk ka frikë t’i hedhë në gjyq sekretarin e shtetit. Sekretarin e shtetit që në një farë forme edhe komandonte drejtësinë në Shqipëri, po thotë se ndjehej shumë i fortë dhe shumë i pastër me veten. Pastaj njerëzit thanë kaq e kishte, e fitoi betejën morale. Ju futet garës dhe betejës për ta çliruar Partinë Demokratike nga Lulzim Basha. Askush nuk mendoi se mund ta rimerte një të vulën. A e dini që e morët, duke mundur në 2015-ën dhe duke rikthyer Partinë Demokratike tek baza e saj. I morët kryetarët, i quajtët anëtarësisë. Në atë kohë kjo ishte në një farë forme sllogan dhe ishte e vërtetë. E fituat dhe këtë thanë, tani Sali Berisha nuk ka më çfarë beteje të fitojë dhe do të… ja arriti qëllimit. Erdhi heqja e ‘non grata-s’, e fituat dhe këtë. U hoq sanksioni, prapë shqiptarët thanë s’ka çfarë fiton më, e fitoi dhe këtë. Erdhi dhe vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jeni në një sallë me presidentin Trump. Pa u bërë as grua e Bilalit dhe as pa paguar si Edi Rama. Shqiptarët thanë çfarë ka për të fituar më? E fitoi dhe këtë. A ka gjë më për të fituar Sali Berisha?

Sali Berisha: Për vete, jo absolutisht. Në betejë po. Në betejë largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është jetik. Domethënë, ky është një regjim që në disa aspekte janë lule, dëmet që i ka bërë diktatura komuniste me këtë që po i bën diktatura e drogës.

Duhen 50 vite, 50 vite për të patur treguesin e lindshmërisë që kishim para këtyre viteve. Po kjo është e tmerrshme.

Dhe 50 vite me politikë popullimi. Ky e ka dëmtuar shqiptarët në ekzistencën e tyre sa asnjë pushtim apo faktor tjetër natyror. Çdo ditë që kalon, Shqipëria më poshtë zbret. Të gjitha kompensohen, të gjitha u jepet zgjidhje.

Shoku demografik që pësuam ne, me politikat më të mira sot, ne kemi në Shqipëri lindjen e fëmijëve aq sa rritej 100 vite më parë. Për të arritur tek lindshmëria e para narkoshtetit, që duhen edhe 40-50 vite. Kështu që nuk mund të largohet kush nga kjo front, nga kjo betejë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri që… e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje. Ky po përfundon bandit, më i keq se ata që i mbështet. Merr aktin e fundit.

Dy biznesmenë, katrafyell, njëri me dokumente, me certifikata e me të tjera dhe tjetri po ashtu tjetër, del kapobandoja dhe u thotë ‘Katrafyell, ju… ajo tokë është e imja, e shtetit’.

Si mund të jetë e shtetit, toka që e ka blerë tjetri dhe e ka… atë mund t’ia konfiskosh kur ka shkelur ligjin, por që kryeministri të dalë të nesërmen e të thotë se ‘unë mora tokën’, ai tregon se është vetëm kapobandë dhe asgjë tjetër, s’ka asnjë.

SPAK i zbuloi dy super vila luksoze, si justifikohej Balluku kur nisi hetimi: S’kam as 300 as tre apartamente! Jam treguar e kujdesshme me firmat, e njoh kontratën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë ende.

Teksa SPAK i sekuestroi së fundmi një vilë luksoze në Palasë, rikthehet në vëmendje një deklaratë e ish vartëses së Ramës ku justifikohej dhe pretendonte se nuk kishte 300 apartamente sikurse përflitej, por as tre të tilla.

“Nuk kam dhe nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin. Nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh ndaj meje dhe që nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministre apo zëvendës kryeministër dhe as në pozicionin tim si qytetare e lirë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Unë nuk kam as 300, as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as një dhe as dy jahte. As limuzinë, helikopter apo avion. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, i cili fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në vend”, thoshte ajo.

Në një tjetër video, ajo iu bënte “moral” kundërshtarëve politikë në parlamëent, teksa fliste se ishin të rregullt me kontratat.    “Mos e vrit mendjen as për mua dhe as për Delinën sepse nëse ju do të kishit qenë të kujdesshëm me letra dhe firma sa jemi ne, do t’u kishte respektuar populli me votë. Si unë dhe kolegia ime e njohim shumë mirë kontratën, dimë kur firmosim dhe mos na e qani hallin. “, thoshte ajo. Panorama

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës.

Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit vazhdojnë që ftesën e tyre kundër projektit të PS për reformën administrative territoriale, që e bashkon Divjakën me Lushnjen, raporton gazetari Juljan Kasapi.

 

Folësve këtë të enjte i është bashkuar edhe ish drejtori i parkut Divjakë Karavasta Ardjan Koçi, i cili disa vite më parë dha dorëheqjen pas presioneve që pati në lidhje me detyrën, pasi nuk pranonte të ndiqte urdhrat e ministres për të lejuar ndërtimet në parkun e Divjkaës, ai ka ardhur enkas nga Gjermania për të mbështetur këtë protestë duke goditur me fjalët e tij qeverinë dhe drejtuesit e saj vendorë.

Marshimi i protestuesve në rrugët e qytetit mbylli dhe ditën e 42 të protestës në Divjakë. bw

“Hallet e Belindës si të mobilojë vilat luksoze me pishina e vaska me hidromasazh”

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK për Belinda Ballukun dhe vilën luksoze në Palasë që iu sekuestrua një ditë më parë, të përfituar në mënyrë korruptive. Komunikimet e vitit 2020, të përfshira në dosje, hedhin dritë mbi mënyrën se si projektohej dhe pajisej vila luksoze e Ballukut.

Në një e-mail të datës 14 shtator 2020, biznesmeni Alban Eftimi i përcjell Ballukut ndërhyrjet që po bënin në vilën që ishte në ndërtim e sipër. Ai përmend pishinën “infinity”, vaskat hidromasazhuese, suitat dhe përdorimin e drurit “teak” në ambientet përreth pishinës.

“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore. Në një krah të pishinës zbritet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënieje në një nivel me ujin që të shijohet në maksimum “infinity pool”. Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.

Në 2 krahët anësore të shtëpive në nivelin e hyrjes dhe suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini). Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek “master bedroom” janë fizarmonikë. Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me “teak” për një “feeling” pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfundojmë dhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi tek mermerët blu”, thuhet në email.

Katër ditë më vonë, Eftimi i dërgon Ballukut edhe dokumentin “Vilat binjake Palasë”, ku përfshihen planimetritë dhe projektet e dy vilave. Dokumenti përbëhet nga 11 fletë, ku në fletën e parë gjendet shënimi “Vilat binjake Palasë”, ndërsa në të tjerat planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.

Sipas SPAK, Balluku e ka fshehur vilën duke përdorur Igli Taren, duke kryer veprime fiktime në lidhje me dokumentet e pronësisë dhe regjistrimin. Investimet me vlerë deri në rreth 410 mijë euro janë kryer nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”, kompani që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjesë e dosjes së SPAK, në kuadër të hetimeve për vilën luksoze në Palasë, për të cilën prokuroria dyshon se është përfituar si ryshfet në këmbim të tenderave publikë.

Sipas SPAK, e-maili i parë tregon komunikimin e drejtpërdrejtë të Eftimit me Ballukun për detaje të projektimit dhe arredimit të vilës, në një kohë kur objekti ishte ende në ndërtim.

Në një email të datës 14 shtator 2020, Eftimi i dërgon Ballukut një sërë detajesh për punimet në vilë, duke përshkruar edhe elementë të veçantë të projektit, nga pishina dhe vaskat hidromasazhi, te materialet e përdorura dhe mënyra e organizimit të ambienteve.

“Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me ‘teak’ për një ‘feeling’ pak më të ngrohtë e pak si jaht”, shkruan Eftimi në email.

Në të njëjtin komunikim ai përmend edhe mundësinë që vila të jepet me qira në të ardhmen, duke diskutuar për mënyrën se si ambientet duhet të krijonin ndjesinë e një hoteli luksoz.

“Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore”, shkruan biznesmeni, ndërsa vijon me detaje për pishinën “infinity”, tavolinën e ngrënies në nivel me ujin dhe hapësirat e parashikuara për vendosjen e gotave e pjatave.

Eftimi përshkruan gjithashtu dy vaska hidromasazhi të vendosura në krahët anësorë të vilave, si dhe përdorimin e materialeve prej “teak” për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, të ngjashme me një jaht.

“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore. Në një krah të pishinës zbritet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënieje në një nivel me ujin që të shijohet në maksimum “infinity pool”. Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.

Në 2 krahët anësore të shtëpive në nivelin e hyrjes dhe suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini).
Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek “master bedroom” janë fizarmonikë. Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me “teak” për një “feeling” pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfundojmë dhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi tek mermerët blu”, thuhet në email.

Katër ditë më vonë, më 18 shtator 2020, Eftimi i dërgon sërish Ballukut një dokument me emërtimin “Vilat binjake Palasë”. Dokumenti përbëhet nga 11 faqe dhe përmban planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.

Sipas hetimeve të SPAK, vila me numër 188/1 në Palasë ishte ndërtuar deri në fazën e karabinasë me investimin e ish-futbollistit Igli Tare. Më pas, punimet e tjera të objektit dyshohet se janë marrë përsipër dhe financuar nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”.

Kjo kompani, së bashku me operatorë të tjerë ekonomikë, ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

SPAK e konsideron me rëndësi edhe lidhjen familjare mes Abazit dhe Ballukut. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, Abazi bashkëjeton me një të afërme të ish-zv.kryeministres.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka vendosur sekuestrimin e vilës në Palasë, ndërsa emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Balluku është gjithashtu e pandehur në një tjetër çështje penale që lidhet me tenderat publikë, konkretisht për procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Hetimi për vilën në Palasë dhe komunikimet e zbuluara tashmë janë pjesë e një tjetër piste të SPAK, duke thelluar hetimet dhe rënduar akuzat ndaj ish-numrit dy të qeverisë Rama.

Dosja e SPAK me provat të reja kundër Ballukut, zbardhen e-mailet e arkitektit Alban Eftimi: ‘Vilat binjake’ me 2 vaska hidromasazhi si ‘Roccabella në Santorini’! Mund të ndihesh e llastuar si në hotel

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK për Belinda Ballukun dhe vilën luksoze në Palasë që iu sekuestrua një ditë më parë, të përfituar në mënyrë korruptive. Komunikimet e vitit 2020, të përfshira në dosje, hedhin dritë mbi mënyrën se si projektohej dhe pajisej vila luksoze e Ballukut.

Në një e-mail të datës 14 shtator 2020, biznesmeni Alban Eftimi i përcjell Ballukut ndërhyrjet që po bënin në vilën që ishte në ndërtim e sipër. Ai përmend pishinën “infinity”, vaskat hidromasazhuese, suitat dhe përdorimin e drurit “teak” në ambientet përreth pishinës.

“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore. Në një krah të pishinës zbritet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënieje në një nivel me ujin që të shijohet në maksimum “infinity pool”. Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.

Në 2 krahët anësore të shtëpive në nivelin e hyrjes dhe suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini). Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek “master bedroom” janë fizarmonikë. Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me “teak” për një “feeling” pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfundojmë dhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi tek mermerët blu”, thuhet në email.

Katër ditë më vonë, Eftimi i dërgon Ballukut edhe dokumentin “Vilat binjake Palasë”, ku përfshihen planimetritë dhe projektet e dy vilave. Dokumenti përbëhet nga 11 fletë, ku në fletën e parë gjendet shënimi “Vilat binjake Palasë”, ndërsa në të tjerat planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.

Sipas SPAK, Balluku e ka fshehur vilën duke përdorur Igli Taren, duke kryer veprime fiktime në lidhje me dokumentet e pronësisë dhe regjistrimin. Investimet me vlerë deri në rreth 410 mijë euro janë kryer nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”, kompani që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës. Panorama

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit thirrje të fuqishme në rrugët e Tiranës

Dje në ditën e 102 të protestës, qytetaratë vazhduan marshimin, pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë.

Duke mbajtur flamuj kombëtar dhe pankarta, qytetarët kanë bërë thirrje të forta.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve në protestë. Gjithashtu, thirrën edhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Në pankarta shkruhet “Bashkohuni studentë, kombi ju kërkon”.

Në rrugët e kryeqytetit janë mbledhur qytetarë të shumtë, që kërkojnë arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

Pikërisht, ditën e sotme, SPAK ka shtuar akuza të reja për Ballukun, teksa ia sekuestroi edhe një tjetër vilë. gsh

FOTOT- Skenari i ri i protestës, qytetarët bllokojnë disa rrugë në Tiranë

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e protestës, duke nisur marshimin në bulevardet e Tiranës.

Qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, mes tyre kryqëzimin te Rruga e Elbasanit dhe kryqëzimin që të çon në drejtim të Sheshit “Skënderbej”.

Protestuesit vijojnë marshimin në bulevard, ndërsa bllokimi i rrugëve është kthyer në një prej formave të reja të protestës së mbrëmshme. gsh

“Vila e re e Belinda Ballukut në Palasë u fsheh në emër të Igli Tares”- SPAK ngre akuza për sipërmarrësin Arbër Abazi: Nën hetim për korrupsion! Investimi në pronën e ish-zv.kryeministres deri në 410 mijë euro

Hetimet e reja të SPAK kanë nxjerrë në pah lidhjet mes ish ministres Belinda Balluku, biznesmenit Arbër Abazi dhe Igli Tares.

Prokuroria pretendon se kompania e Abazit, “Alko Impex” përfitoi nga tenderi i Lotit 7 të Unazës së Jashtme, ndërsa punimet në vilën e Ballukut në Palasë u morën përsipër nga biznesmeni.

Sipas hetimeve, pas një kontrate sipërmarrjeje të lidhur me shtetasin Igli Tare, ndërtimi i mëtejshëm i vilës së Ballukut është marrë përsipër nga Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”.

SPAK thotë se, sipas preventivit të punimeve, investimi i kryer në këtë objekt varion nga 288,616 euro deri në 410,526 euro. Prokuroria pretendon se këto punime kanë qenë përfitim i parregullt për Ballukun.

“Ndërsa në vijim të ndërtimit të këtij objekti, investimi është marrë përsipër dhe realizuar nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Sipas preventivit të punimeve të marra përsipër nga ana e shtetasit Arbër Abazi, vlera e këtij investimi varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro, sqaron SPAK.

Ndërkohë për këto fakte, SPAK dyshon se Arbër Abazi ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Lidhja me Igli Taren

Ndërkohë vila e sekuestruar në Palasë e Belinda Ballukut ka një sipërfaqe prej 478 metër katror truall dhe 142.6 metër katror ndërtesë.

Nga ana tjetër, Igli Tare dyshohet se është përdorur për të fshehur përfitimin dhe pronësinë faktike të vilës së Belinda Ballukut, përmes veprimeve dhe kontratave që prokuroria i konsideron fiktive.

“Për të fshehur përfitimin e krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur sërish shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të shtetasit Igli Tare, sipas kontratës fiktive të shitjes, datë 12.09.2025.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në bazë të neneve 3, pika 2, gërma“a”, neni 7, pika 1, të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar, ka pasur detyrimin ligjor për deklarim të kësaj pasurie, por që nuk e ka bërë, me qëllim fshehjen e saj, nëpërmjet krijimit të dokumentacionit të pronësisë në emër të shtetasit Igli Tare”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Njoftimi i SPAK

SPAK thellon hetimin dhe zbulon fakte te reja penale per procedimin penal 136 të vitit 2025

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, për faktet penale në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, për kryerjen e veprave penale:

A- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (e kryer tetë herë),parashikuar nga neni 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurat e prokurimit me objekt:

1.“Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë).

2.“Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”.

3.“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”.

4.“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”.  5.“Ndërtimi i Unazës sëJashtme Tiranë, Loti 4”.

  1. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”.

7.“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”.

8.“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”;

B- “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1,  gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në vijim të hetimeve paraprake, të shoqëruara edhe me metoda speciale të hetimeve, si dhe nga mbledhja e provave dixhitale dhe provave të tjera, kanë rezultuar të dhëna për fakte penale të reja, nëngarkim të të pandehurës Belinda Balluku.

Konkretisht, nga aktet e administruara kanë rezultuar të prova për veprime të kundraligjshme të të pandehura Belinda Balluku, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit 2 353 597 373.94 (dy miliardë e treqind e pesëdhjetë e tre milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e katër) lekë pa tvsh.

Në lidhje me procedurën e prokurimit të sipërcituar, rezulton se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit  Arbër Troka, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorin ekonomikë fitues të kësaj procedure prokurimit, bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construcion” dhe “2T” sh.p.k, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, nenet 18, 19, 21, 42/2, 56, 76, 77,  80, 92, 95 të tij, me ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenin 3 të tij, si dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1, 2 dhe 9), 26, 27, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 82, 93, të tij.

Nga hetimi rezulton se e pandehura Belinda Balluku ka në pronësi faktike pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, e cila ka rezultuar se është një pasuri e fshehur.

Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive nëpërmjet kontratës së sipëmarrjes, datë 26.10.2020, nëshumën 250,000 Euro, vlerë që përfshinte investimin deri në ndërtimin e pasurisë në fazën e karabinasë.

Ndërsa në vijim të ndërtimit të këtij objekti, investimi është marrë përsipër dhe realizuar nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Sipas preventivit të punimeve të marra përsipër nga ana e shtetasit Arbër Abazi, vlera e këtij investimi varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, në procedurën e prokurimit të sipërpërmendur, ka kërkuar dhe marrë nga shtetasi Arbër Abazi, vlerën e përfitimit të parregullt, në formën e investimeve/punimeve në objektin “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, e ndërtuar në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë.

Për të fshehur përfitimin e krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur sërish shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të shtetasit Igli Tare, sipas kontratës fiktive të shitjes, datë 12.09.2025.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në bazë të neneve 3, pika 2, gërma“a”, neni 7, pika 1, të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar, ka pasur detyrimin ligjor për deklarim të kësaj pasurie, por që nuk e ka bërë, me qëllim fshehjen e saj, nëpërmjet krijimit të dokumentacionit të pronësisë në emër të shtetasit Igli Tare.

Për faktet penale të reja në lidhje me pasurinë e paluajtshme“Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, e ndërtuar në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, rezulton se:

-E pandehura Belinda Ballku dyshohet se ka kryer veprat penale“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuara nga nenet 260 dhe 257/a, të Kodit Penal, si dhe për veprën penale“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

-Shtetasi Arbër Abazi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”,  parashikuar nga neni 245 të Kodit Penal.

-Shtetasi Igli Tare dyshohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

-Personi juridik “Alko Impex General Construction” (shoqëri e shtetasit Arbër Abazi) dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”,  parashikuar nga neni 245 të Kodit Penal.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin  nr.591, datë 09.09.2026, ka vendosur:

-Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”mbi pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, në kompleksin “Green Coast”, Palasë, me të dhënat e pasurisë së regjistruar Zona Kadastrale 1739, me numër pasurie 68/87/73, Volumi 9, Faqe 148, me sipërfaqe totale 478 m2, prej të cilave 478 m2 truall dhe 142.6 m2 ndërtesë (me përshkrim të veçantë “ sipërfaqe kati përdhe 142.6m2, sipërfaqe kati i parë 128.6m2, sipërfaqe nën parkim1 20.1m2, sipërfaqe nën parkim2 40.2m2).

Prokuroria e Posaçme vijon që të kryejë veprimet e nevojshme hetimore për këtë procedim penal, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe fakteve penale që janë objekt i këtij hetimi.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Panorama

Akuza e fortë, Ahmetaj: Thonë që Ramën s’e kanë kapur me para, edhe El Chapon s’e gjetën duke shpërndarë drogë, por shkatërroi botën! Kryeministri është kreu i organizatës kriminale

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi i bindur se urdhrin për sulmin shtetëror ndaj News24 dhe Panorama, më shumë se 1 vit më parë, e ka dhënë drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për News24, Ahmetaj e krahasoi pa rezerva Ramën me ish-kreun e kartelit të Sinaloas, “El Chapo”, për të argumentuar pretendimin e tij se përgjegjësia e një drejtuesi nuk kushtëzohet nga kapja e tij duke kryer drejtpërdrejt një veprim.

“Po kur thonë Ramën s’e kanë gjetur me para? Edhe El Chapon nuk e gjetën duke shpërndarë drogë, por shkatërroi botën me drogë. Vendimet i merr ‘kreu i organizatës’”, theksoi Ahmetaj.

“Deputetët e PS ngrënë duart që të pasurohet Rama dhe plaçkitësja Balluku”- Ahmetaj: I ka dhënë 2.1 mln metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke u ndalur te ligji për investimet strategjike dhe mënyra se si janë dhënë prona dhe sipërfaqe të mëdha për klientë të pushtetit.

Në një intervistë për News24, ai akuzoi kreun e qeverise se i ka dhënë 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin famëkeq të investimeve strategjike.

Sipas tij, deputetët socialiste ne parlament votojnë vetëm që të pasurohet Rama që ai e quan “kreu i organizatës” dhe Belinda Balluku që ai e quan “plaçkitësja”.

“Ndërkohë që ne kemi bërë betejën ky i ka dhënë 2.1 mln metra katror klientëve me ligjin famëkeq të investimeve strategjike. Ky vazhdon. E dëgjuat ca i tha deputeteve do ju bëj ligj që kur të kërkojnë ndonjë gjë për punë është vepër penale. Pra deputetet të jenë vetëm një dorë e ngrehur që të pasurohet kreu, të pasurohet plaçkitësja, të pasurohet Roni, të pasurohet Gysi etj”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj ngriti dyshime për trafik armësh, SPAK kërkesë për vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të Ron Yeffet

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka drejtuar një kërkesë për vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ky i fundit ngre dyshime për një skemë të trafikimit të armëve.

SPAK ia ka drejtuar kërkesën Syri TV, ku u bënë fillimisht publike përgjimet nga ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj. Lajmi konfirmohet për News24 nga burime në SPAK.

Materialet e kërkuara nga hetuesit lidhen drejtpërdrejt me regjistrimet ku përmendet biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe lidhjet e tij me kompaninë “Timak”. Më herët është bërë e ditur se “Timak” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen ushtarake shtetërore “KAYO”, çka ka ngritur supozime për përdorimin e strukturave publike në dobi të interesave private me mbështetje politike.

Kërkesa e SPAK-ut drejtuar medias shënon hapin e parë drejt sekuestrimit dhe administrimit zyrtar të provave me interes hetimor. bw

“Shqipëria është në një diktaturë të dytë!”- Qytetari nga protesta: Protestojmë kundra 140 hajdutëve në Parlamenti! Të largojmë klasën politike 35-vjeçare që na ka gllabëruar

Një qytetar që protestonte para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka reaguar ashpër kundër klasës politike dhe situatës në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë të dytë”.

 

Duke folur për News24, ai akuzoi deputetët e Parlamentit, duke i cilësuar si hajdutë, ndërsa theksoi se revolta e tyre është për largimin e klasës politike 35-vjeçare.

“Shqipëria është në një diktaturë të dytë. Ishte diktatura e para viteve ’90, edhe sot unë mendoja se me të vërtetë jemi në një diktaturë të dytë, por është thjesht më e sofistikuar dhe më e degjeneruar. Para syve të mi u arrestuan njerëz që duan të protestojnë për hajdutë që kemi, 140 deputetët që janë në Parlament. Ata janë hajnat e shqiptarëve”, tha ai.

Qytetari iu drejtua edhe efektivëve të Policisë së Shtetit, duke u bërë thirrje të respektojnë qytetarët që protestojnë. Ai u ndal edhe te shqiptarët, të cilëve iu kërkoi që t’i bashkohen protestës.

“U bëj thirrje shqiptarëve, o popull, bashkohuni o protestës, se është e mirë dhe për familjet tuaja. Kushdo që e ndjen veten patriot, që do të largojë klasën politike që e ka çuar popullin në këtë katastrofë, ku prindi kërkon fëmijën dhe fëmija prindin se janë larguar nga vendi”, tha ai.

Qytetari: Dëgjoni, o popull! Nëse e kuptoni, Shqipëria është në një diktaturë të dytë. Ishte diktatura e para viteve ’90, edhe sot unë mendoja se me të vërtetë jemi në një diktaturë të dytë, por është thjesht më e sofistikuar dhe më e degjeneruar. Para syve të mi u arrestuan njerëz që duan të protestojnë për hajdutë që kemi, 140 deputetët që janë në Parlament. Ata janë hajnat e shqiptarëve.

Poshtë diktatura! Zoti i ruajtë këta shqiptarë, këta protestues që janë këtu, që të largojmë klasën politike 35-vjeçare që e ka gllabëruar këtë popull.

Ky popull që është këtu është një popull që e ka një shprehje, “jemi për Shqipëri dhe jo për parti”. Këtu jemi një popull që nuk kemi lidhje me partitë, por jemi një popull që i duam të mirën Shqipërisë, brezave.

I bëj thirrje policëve të ndershëm të mos sillen në mënyrë arrogante, me një diktaturë, por të respektojnë vullnetin e popullit që proteston për familjet e tyre dhe për brezat e tyre.

U bëj thirrje shqiptarëve, o popull, bashkohuni o protestës, se është e mirë dhe për familjet tuaja. Kushdo që e ndjen veten patriot, që do të largojë klasën politike që e ka çuar popullin në këtë katastrofë, ku prindi kërkon fëmijën dhe fëmija prindin se janë larguar nga vendi.

Vuajtja më e madhe për ne është dhe vuajtja shpirtërore. Shqiptarëve u janë larguar fëmijët. Edhe sot, pas 36 vitesh, po na largohen fëmijët, rinia. Faji i kujt është? I këtyre kriminelëve që firmosin me firmë e vulë. Këto janë e keqja e shqiptarëve, jo populli.

Kush do të largohet klasa politike, të bashkohet populli. Unë nuk jam kriminel, jam protestues.

Europa nuk është kështu. Ka pushtetarë që dalin të vetmuar, që lëvizin pa badigardë. Këta tanët marrin nga 50 badigardë. Nga kush kanë frikë? Nga unë? Për çfarë arsye kanë frikë? Pse e kanë mbjellë këtë krim dhe paguajnë nga taksat e popullit 50 badigardë?

(Dëgjojeni regjistrimin) Ron Yeffet i përmend emrin gazetarit të “PLUG” Julian Hoxhaj – Reagon gazetari: I kam denoncuar lidhjet e Ron Yeffet me ish-kryeagjentin e FBI, Charles Mcgonigal

Denoncimet e emisionit ‘PLUG’ – Ju përmend emri në bisedën e Ron Yeffet me biznesmenët ukrainas, gazetari Julian Hoxhaj reagon pas audiopërgjimit

Gazetari investigativ Julian Hoxhaj ka reaguar pas publikimit një natë më parë të audiopërgjimit në emisionin “Çim Peka Live”, ku pretendohej se dëgjohej një bisedë mes biznesmenit kontrovers izraelito-shqiptar, Ron Yeffet dhe dy biznesmenëve ukrainas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj thotë se emri i tij dhe emisioni “Plug” i cili transmetohet në “Syri Tv”, janë përmendur në këtë material pas denoncimeve të publikuara më herët lidhur me aktivitetin e Yeffet në Shqipëri.

Gazetari pretendon se përmendja e tij në këtë bisedë mes biznesmenëve nuk ka qenë e rastësishme, duke theksuar se prej muajsh ka denoncuar publikisht atë që ai e konsideron si marrëdhënie të “dyshimtë” mes Yeffet dhe strukturave shtetërore shqiptare.

“Por këtë herë, miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, ndryshoi objektiv, bashkë me diskutimet për “gjërat e këqija” në trafikun e armëve zgjodhi të merrej edhe me mua, personalisht, vetëm se bëra dhe bëj detyrën time si gazetar.  Çdo gazetar e ka të qartë, kur i lakohet emri si bezdisës në këto “gjëra të këqija” dhe nuk ndjehet komod, por nën presion e kërcënim nga rrjetet më të errët që njeh bota, atë të trafikut të armëve”, shkruan ai ndër të tjera, teksa e përmbyll këtë postim duke theksuar se pavarëisht “presioneve” që mund t’i bëhen ai do të vijojë të bëjë detyrën e tij.

Reagimi i plote:

Reagim për përmendjen time në audiopërgjimin e Ron Yeffet

Të dashur miq,

Mbrëmjen e të hënës, në emisionin  Çim Peka Live në Syri Televizion, u publikua një audiopërgjim, ku shfaqen në bisedë biznesmeni izraelito-shqiptar Ron Yeffet dhe dy biznesmenë ukrainas. Audiopërgjimi I publikuar nga Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, është një nga ato momente ku nuk ka më vend për diskutim mbi atë që po ndodh në Shqipëri.

Sepse tashmë nuk flitet për vjedhje, korrupsion e akte korruptive. Por të funksionimit të shtetit  si organizatë kriminale, ku persona me rekorde botërore bëhen pjesë të trafikut të armëve e ftohen nga Edi Rama dhe qeveria shqiptare për të bërë “gjërat e këqija”.

Nuk do ta bëja këtë reagim, nëse Roni do të vijonte të bënte punën e tij e unë të timen si gazetar, pjesë e emisionit Plug, duke denoncuar biznesmenin kontravers që gjeti pasurinë e shqiptarëve dhe zemërgjerësinë e Edi Ramës si mundësi për të plotësuar ëndërrën e tij për tu pasuruar në pjesën e tretë të jetës, siç ai vetë preferon ta përshkruaj veten.

Unë dhe emisioni Plug përmendej në tryezat e errëta të trafikut të armëve fill pas denoncimit për pasurimin e tij me paratë e shqiptarëve, në janar 2026.

Emision ku u denoncua për herë të parë ajo që po ndodh sot. Mënyra sesi qeveria shqiptare po i jepte dorë të lirë biznesmenit Ron Yeffet mbi asetet e ushtrisë shqiptare, tregtinë e armëve apo dhe lidhjet që Yeffet kishte me ish-kryeagjentin e FBI, Charles Mcgonigal. E bashkë me këtë të drejtë, Edi Rama e gostiste me 3 milionë euro për të filluar operacionin, shumë të cilën Ron Yeffet e nënqesh, pasi nuk i hynte në sy krahasuar me projektin që kishte nisur të zbatonte.

Sërish kjo është puna e Ronit, siç e imja të denoncoj Ronin dhe Edi Ramën sa herë që në diskutim është interesi publik.

Por këtë herë, miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, ndryshoi objektiv, bashkë me diskutimet për “gjërat e këqija” në trafikun e armëve zgjodhi të merrej edhe me mua, personalisht, vetëm se bëra dhe bëj detyrën time si gazetar.

Çdo gazetar e ka të qartë, kur i lakohet emri si bezdisës në këto “gjëra të këqija” dhe nuk ndjehet komod, por nën presion e kërcënim nga rrjetet më të errët që njeh bota, atë të trafikut të armëve!

Gjithësesi, unë do të vazhdojtë bëjë detyrën time me po të njëjtën përgjegjshmëri dhe motivimim si gazetar dhe si pjesë e ekipit të emisionit Plug në Syri TV. Siç Ron Yeffet duket se do të bëjë të tijën. Por të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet e drejtësisë, si përballë mikut izraelit të kryeministrit Edi Rama ashtu edhe për moslejimin e cenimit të mjedisit për një gazetari të pavarur e larg shantazhit!

“Rama ka rënë, është si kioskat e 91-it”, Ahmetaj “shpërthen” ndaj mazhorancës: E mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës kriminale

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste me një metaforë të ashpër.

Në një intervistë me “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se Rama, sipas tij, e ka humbur fuqinë politike dhe e krahasoi me një kioskë të viteve ’90 që nuk ka më çfarë të shesë.

“Kreu i organizatës ka rënë, është si kioskat e ’91 që nuk ka çfarë të shesë më. Të lutem, më lër të mbaroj”, u shpreh Ahmetaj. Më tej, ai deklaroi se Rama e ka nisur karrierën në krye të qeverisë si një figurë që shihej si shpresë për mbylljen e tranzicionit shqiptar, por pretendoi se më pas është shndërruar në atë që ai e cilësoi si “qeliza alfa kancerogjene”.

“Sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91 që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ia ka dalë, por do vijmë te ai moment”, tha Ahmetaj.

Duke folur për përgjegjësitë e tij, ish-zëvendëskryeministri pranoi se ka përgjegjësi morale për mbështetjen që i ka dhënë Ramës dhe Partisë Socialiste në të kaluarën. “Kemi gabimet tona. Unë po, kam përgjegjësi morale. Kam punuar pa asnjë hile, që ai të fitonte, PS të fitonte bashkë me të”, deklaroi ai.

Në vijim, Ahmetaj ngriti pikëpyetje mbi të ardhmen e Partisë Socialiste, duke përdorur sërish terminologji mjekësore për të përshkruar ndikimin që, sipas tij, ka Rama mbi partinë. “Ai e nis këtë rrugëtim në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Ia ka dalë që të jetë qeliza alfa kancerogjene. S’e di nëse PS do të shpëtojë nga metastazat e tij”, u shpreh Ahmetaj. bw

“Rama më afër Beogradit sesa Prishtinës” – Mehmeti: S’mund të flasësh për pavarësinë dhe të bëhesh pjesë e projekteve serbe! Duke dashur të dobësojnë VV, po dëmtojnë Kosovën

Publicisti Kim Mehmeti kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ai është më i afërt me Beogradin sesa me Prishtinën zyrtare.

Në intervistën për News24, ai theksoi se shqiptarët vuajnë nga ‘sindroma e vëllazërisë së përçarë’ dhe se nuk kanë një strategji të përbashkët.

Duke u ndalur specifikisht tek kriza politike në Kosovë, ai tha se faktorët politikë, duke dashur që të dobësojnë Lëvizjen Vetëvendosje, që ështëq votuar masivisht nga populli, në fakt po i bëjmë dëm Kosovës.

“Di çfarë duan votuesit kosovarë. Tre herë e radhë voton VV. Unë di që tre herë me radhë, opozita lënë përshtypjen se i janë idhnuar popullit pse voton VV dhe duan ta binin se e kanë gabim dhe duhet të shkojnë në zgjedhje. Duan të dobësojnë V, por në fakt dobësojnë vetëm Kosovën. Duke mos parë edhe një të vërtetë tjetër se të gjithë armiqtë shqiptarë investojnë në atë të dëshmojnë se shqiptarët nuk mund të ndërtojnë shtete funksionale. Ne vuajmë sindromin e vëllazërisë së përçarë, të cilët e kanë të paqartë të ardhmen e vet.”, tha ai.

Kritika të drejtëpërdrejta adresoi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ndonëse në artikulim flet për pavarësinë e Kosovës, ai është më i afërt me Beogradin sesa me Prishtinën.

“Ne mund të jetojmë edhe në 5 shtete, por duhet të kemi diçka që është interes mbarëshqiptar. Ke kryeministrin e Shqipërisë që më shumë bashkëpunon me Beogradin sesa Prishtinën. Më afër ndihet me Beogradin se Prishtinën. Ku është këtu loja e përbashkët shqiptare? Ku janë shqiptarët e RMV? Ke VV që mbështet Vlen, ke PS që mbështet BDI. Çfarë e sjell këtë destabilitet brenda shqiptarisë. Jemi një popull por nuk kemi asgjë të përbashkët. Në emër të asaj që të dobësohet VV, nuk bën llogari se po dobëson Shqiptarinë dhe Kosovën.

Edhe pse erë pas here dëgjoni parrullat se jemi të angazhuar për pavarësinë e Kosovës. Nuk është e vërtetë. Ti të jesh i angazhuar për pavarësinë dhe të bëhesh pjesë e projekteve serbe. Dmth ndodhin gjëra absurde dhe që më pas reflektohen edhe në këtë. Në PDK, që dëgjohet në masë të madhe edhe nga kryeministri shqiptar. Ndonjëherë funksionon edhe në bazë të asaj se ca i thotë Tirana, cili qëndrim të ketë ndaj VV. Psh në emër të asaj që t dobësohet, fare nuk mban llogari se dobëson Kosovën.””, shtoi më tej ai.

I dërguari i Trumpit flet për projektin e një Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi: Nëse populli e do këtë, është gjë e mirë, por populli duhet të flasë

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën jubilare “Traditë, besim, kulturë dhe vizion në të ardhmen”, një veprimtari e cila përkon me tre përvjetorë historikë: 35-vjetorin e rihapjes pas rënies së regjimit komunist, 11-vjetorin e përurimit të kompleksit kryesor dhe 15-vjetorin e drejtimit të Kryegjyshatës nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi.

Aktiviteti mblodhi krerët e komuniteteve kryesore fetare në vend, përfshirë kryetarin e KMSH-së, Bujar Spahiu, Imzot Gjergj Metën nga Kisha Katolike si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse, të cilët vunë theksin te harmonia dhe bashkekzistenca shembullore ndërfetare.

Sfondit jubilar i u shtua prania e veçantë e Paolo Zampollit, përfaqësues i posaçëm i qeverisë amerikane për partneritetet globale dhe ambasador i veçantë i Presidentit Donald Trump. Gjatë komunikimit me mediat në këtë ditë që përkoi edhe me shenjtërimin e Nënë Terezës, Zampolli përcolli qëndrimet e Uashingtonit për rajonin.

Ai nënvizoi se Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Rubio besojnë fuqishëm te dialogu ndërfetar dhe mbështetja për të gjitha shtëpitë e besimit. Zyrtari amerikan konfirmoi se Shqipëria mbetet një aleate strategjike e rëndësishme, ndërsa njoftoi se ambasadori i ri i SHBA-së, i emëruar për të shërbyer nën vizionin e administratës “Amerika e Parë”, pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët mbi projektin për krijimin e një Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi, nismë e prezantuar më parë nga kryeministri Edi Rama — i dërguari amerikan theksoi se fjalën përfundimtare e kanë vetë qytetarët. Zampolli u shpreh se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë vendimmarrjen e vetë popullit shqiptar. “Kam dëgjuar për këtë që ka folur kryeministri. Njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin dhe besoj se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë vendimin e njerëzve në Shqipëri. Nëse populli e do këtë, është gjë e mirë, por populli duhet të flasë,” deklaroi Zampolli, i cili zhvilloi edhe një sërë takimesh informale me zyrtarë e përfaqësues të institucioneve në vend. gsh

“Nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë!”- Aktivisti paralajmëron: Protesta do përshkallëzohet në mosbindje civile, ky shtator do jetë i fundit për këtë qeveri!

Edhe një tjetër prej aktivistëve në protestë ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e paralajmëruara gjatë muajit shtator, duke njoftuar se tubime do të zhvillohen edhe paradite në ditët kur Parlamenti mban seancat plenare.

 

Ai bëri thirrje për mobilizim më 10, 17 dhe 24 shtator, duke kërkuar që qytetarët të mblidhen për protestë te Parlamenti, teksa zhvillohen seanca plenare.

“Datat 10, 17 dhe 24 shtator përkojnë me tre të enjte që janë seanca plenare të Parlamentit. Thirrja për këto data është për një pjesëmarrje masive paradite. Të mblidhemi te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas në Parlament”, u shpreh aktivisti.

Ai paralajmëroi se protesta mund të përshkallëzohet në forma të mosbindjes civile, në varësi të zhvillimit të tubimeve. Aktivisti u shpreh se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa theksoi se “nuk mundet 140 njerëz të marrin zvarrë 2 milionë shpirtra shqiptarë. Prandaj, ne nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë”.

“Paralajmërojmë që do të japim maksimumin tonë që ky shtator të jetë shtatori i fundit për këtë qeveri”, u shpreh ai.

Aktivisti: Datat 10, 17 dhe 24 shtator përkojnë me tre të enjte që janë seanca plenare të Parlamentit. Thirrja për këto data është për një pjesëmarrje masive paradite. Të mblidhemi te sheshi “Skënderbej” dhe më pas në Parlament.

Pikënisja është Parlamenti, por, në varësi se si protesta do të rrjedhë, ne paralajmërojmë që do të përshkallëzojmë në mosbindje, duke tentuar të bllokojmë të gjitha rrugët e Tiranës, në mënyrë që të paralizojmë përkohësisht Tiranën dhe të ndalojmë dhe të na dëgjojnë, sepse kemi 99 ditë.

Nuk mundet 140 njerëz të marrin zvarrë 2 milionë shpirtra shqiptarë. Prandaj, ne nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë, por paralajmërojmë që do të japim maksimumin tonë që ky shtator të jetë shtatori i fundit për këtë qeveri. Panorama

Revolta kundër qeverisë dhe kryeministrit në Tiranë, Berisha thirrje diasporës: Rama po sillet si tiran, jepni kontributin tuaj në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve në diasporë që të japin kontributin e tyre në protestat që po zhvillohen në Shqipëri, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sillet si “një tiran i vërtetë” ndaj qytetarëve.

“Prej tre muajsh, rinia dhe qytetarët janë angazhuar në një protestë, më të madhen që nga vitet ’90. Në këtë kërkojnë largimin e Edi Ramës, kërkojnë veprimin, funksionimin e institucioneve, mbrojtjen e pasurive publike dhe ai sillet si një tiran i vërtetë ndaj tyre”, tha ai.

Kreu i PD-së iu drejtua diasporës shqiptare duke kërkuar mbështetjen e saj për protestën, ndërsa theksoi se edhe PD është krah të rinjve dhe qytetarëve.

“Ndaj dhe unë ju bëj thirrje ju, i bëj thirrje diasporës shqiptare kudo në botë, të japë kontributin e saj në këtë protestë. PD e mbështet fuqishëm atë.

Një gjë ju siguroj, që ky rikthim do të përdoret për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me SHBA”, tha kryedemokrati.

Berisha me shqiptarët në New Jersey të SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë ‘non grata’ dhe prapa hekurave në vendin e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me shqiptarët në New Jersey, ku foli për betejën e tij politike, ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen që, sipas tij, ka marrë nga komuniteti shqiptar në SHBA.

Duke iu referuar ndalimit të hyrjes në SHBA katër vite më parë, kreu i PD-së tha se kjo, sipas tij, ishte një “agresion i drejtpërdrejtë” ndaj dinjitetit të tij. Berisha tha se, pavarësisht kësaj, vijoi betejën e tij, duke theksuar besimin te Shtetet e Bashkuara dhe vlerat mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar ky vend.

Berisha akuzoi gjithashtu kundërshtarët e tij se kishin vepruar kundër tij, duke deklaruar se disa prej tyre “përfunduan të papunë”, ndërsa të tjerë janë shpallur “non grata” në vendin e tyre ose ndodhen “prapa hekurave”.

“Ata që na treguan në barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë ‘non grata’ në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimin tim ndaj meje në Shqipëri, janë prapa hekurave, ndërsa unë po qëndroj me dy këmbë në atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD-së shprehu mirënjohjen për shqiptarët në SHBA, ndaj administratës së presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Departamentit të Shtetit për vendimin e heqjes së ‘non gratas’ ndaj tij.

Sali Berisha, në takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey: Ne jemi shqiptarë, ndaj dhe luftojmë për kombin tonë në kushte të pabarabarta, për dinjitetin e tij. Ndaj dhe ditë si kjo, në dukje të pamundura, ne i bëjmë të mundura. Kjo ditë shënon një nga ato raste.

Forca e të keqes, që të gjithë e njohin, në një agresion të drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit tim, më mohoi hyrjen në SHBA katër vite më parë, në një kohë kur isha 8 vite pa asnjë pushtet, thuajse i tërhequr plotësisht nga jeta politike.

Por, me fuqinë që na karakterizon ne si shqiptarë, me besimin te SHBA, vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend dhe komb i madh, vend i të lirëve, shtëpi i guximtarëve, i qartë se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por po vinte nga axhendat antiliri, antikomb, të asaj që vetë presidenti Donald Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë.

Duke mbajtur në mend shprehjen e një prej burrave legjendarë të SHBA-së, Abraham Lincoln, që thotë se “rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, po sa herë ngrihesh”. Dhe unë vendosa të ngrihem. Vërtet e nisa këtë betejë në pamundësi të plotë, por asnjë natë nuk zgjat pafundësisht.

Në të njëjtën kohë që zhvillova këtë betejë, populli amerikan vendosi të ngrihej duke zgjedhur si president Donald Trump. Bota e lirë filloi të ngrihej nga agresioni i ekstremit të majtë dhe efektet erdhën deri në Shqipëri.

Ata që na treguan në barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë ‘non grata’ në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimin tim ndaj meje në Shqipëri, janë prapa hekurave, ndërsa unë po qëndroj me dy këmbë në atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë.

Ndaj dhe unë sot kam një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra, gra, djem dhe vajza, shqiptarë që më mbështetët në orët më të para dhe më të vështira.

Mirënjohje ndaj administratës së presidentit Donald Trump, sekretarit të Departamentit të Shtetit, për vendimin e tij.

/panorama.al

‘Zjarret e përshtatshme’- Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024

 

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje lidhjen që krijon ligji 21/2024 për zonat e mbrojtura mes zjarreve dhe ndryshimit të destinacionit të këtyre territoreve. Përmes një videoje nga interpelanca e prillit 2024, Zhupa argumenton se “parimi i përshtatshmërisë” mund të lejojë që një zonë e dëmtuar nga zjarri të mos rikthehet në gjendjen e mëparshme, por të përdoret për hotele, resorte apo parqe energjetike. Zhupa e ka kundërshtuar ligjin edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e tij, ndërsa tashmë ajo ka depozituar në Kuvend një nismë të re për shfuqizimin e ligjit 21/2024.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

“Zjarret e përshtatshme” që mund të ndryshojnë destinacionin e zonës së mbrojtur sipas ligjit antikushtetues dhe skandaloz 21/2024. Nga zjarret lindin hotele, resorte, park fotovoltaik, park eolik etj.

Shfuqizoni ligjin 21/2024 dhe e sigurt që do kemi edhe më pak “zjarre të përshtatshme”.

Dëgjoni këtë shpjegim të thjeshtë në interpelancën e prillit 2024 me Mirela Kumbaron, ministre e Mjedisit dhe Turizmit, kundër ligjit 21/2024.

Përmbajtja e videos:  A e shikoni këtë çakmakun këtu?  Ky çakmaku ose një shkrepëse e blerë me 50 lekë të vjetër, mjaftojnë që një zonë e mbrojtur të kthehet në një shesh ndërtimi me ligjin e zonjës Kumbaro.  Në nenin 2 paracaktohet parimi i përshtatshmërisë, që për mua është parimi i shkrepëses, që do të thotë se nëse një zonë e mbrojtur ndryshohet gjatë kohës dhe nuk është më e tillë, kjo zonë e humbet kategorinë dhe nuk ka ndonjë detyrim që ta kthejë në gjendjen e mëparshme.

E thënë më thjesht: nëse në Pishë Poro ndizet një zjarr me këtë çakmakun apo me një shkrepëse tjetër dhe digjen pyjet, me parimin e përshtatshmërisë është më e përshtatshme ta kthejmë në resort sesa ta ripyllëzojmë përsëri. Kjo është mbrojtja që u garanton Ministrja e “ndërtimit”, zonja Kumbaro, zonave të mbrojtura.

“Organizata terroriste anti-shqiptare”, Arben Kola denoncon institucionet shtetërore: Ja zyrtarët që duhet të shpallen tradhtarë të kombit!

Në ditën e 98-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka lëshuar akuza ndaj enteve rregullatore dhe agjencive kryesore të shtetit. Ai ka kërkuar që zyrtarët përgjegjës të shpallen tradhtarë të kombit, duke i cilësuar këto institucione si organizata terroriste përgjegjëse për vëllavrasjet, helmimin e popullatës dhe grabitjen ekonomike në vend.

Gjatë fjalës së tij në bulevard, Kola radhiti dëmet historike të shkaktuara nga disa prej institucioneve më të rëndësishme. Ai e cilësoi Hipotekën e sotme si shkaktaren numër një të konflikteve sociale, vëllavrasjeve dhe grabitjes së tokave të shqiptarëve që nga viti 1998. Më tej, aktivisti sulmoi ashpër Agjencinë Kombëtare të Ushqimit (AKU) për lejimin e helmimit të popullatës prej 11 vitesh përmes hyrjes së miellit nën-standard nga Serbia, mishit me salmonelë dhe ushqimeve të skaduara. Akuzave nuk i shpëtoi as Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), e cila u denoncua për mungesën kronike të ujit të pijshëm në çezma dhe tjetërsimin e investimeve të premtuara që prej vitit 2013 nga Edi Rama për ujë 24 orë.

 

Më tej, aktivisti u ndal te kapja e enteve financiare dhe energjetike nga klika politike. Enti Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u cilësua prej tij si fole pazaresh mes PS, PD dhe LSI, që lejon grabitjen e qytetarëve përmes rënies së valutave të huaja pa u reflektuar në uljen e çmimeve të konsumit.

Në të njëjtën linjë, Enti i Hidrokarbureve u akuzua për lejimin e shkatërrimit të rafinerisë së Ballshit dhe çmimin më të lartë të naftës në Europë, ndërsa OSHEE dhe KESH u denoncuan për burgosjen e qytetarëve të thjeshtë për fatura 1 milion lekësh. Në përmbyllje, Kola denonsoi Ministrinë e Bujqësisë për shkatërrimin e sektorit që prej vitit 2014 dhe dëbimin e fermerëve të rikthyer nga emigracioni, duke theksuar se përballë këtij rrjeti korruptiv reagimi qytetar në rrugë mbetet e vetmja rrugëdalje. gsh

ALARMANTE!!! Disa orë pas intervistës me eurodeputetin Sandro Gozi, Euronews Albania në Instagram nuk është e aksesueshme Nga Greta Topjana


Dje intervistova eurodeputetin Sandro Gozi në emisionin “Review”, ku diskutuam për bllokimin e llogarive të shqiptarëve dhe për shqetësimin që ai e kishte ngritur edhe në Komisionin Evropian…

“Shqiptarët kërkuan ndihmën tonë, ndihmë edhe nga Komisioni Evropian!” – u shpreh ai.

Sot, vetëm pak orë pas kësaj interviste, përballemi me një fakt shqetësues: faqja zyrtare e Instagramit të Euronews Albania është mbyllur.

Në një kohë kur transparenca dhe liria e informimit janë më të rëndësishme se kurrë, ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze që meritojnë përgjigje.

Faqja e Euronews Albania në Instagram nuk është më e aksesueshme, duke ngritur edhe më shumë alarmin mbi atë që po ndodh ditët e fundit me llogaritë shqiptare në rrjetet sociale.

Pa asnjë njoftim, pa asnjë masë, sot faqja e Euronews Albania


Vetëm mbrëmjen e kaluar, Euronews Albania unë kisha të ftuar në emisionin “Review” eurodeputetin Sandro Gozi, i cili foli pikërisht për mbylljen e llogarive shqiptare në Instagram dhe kërkoi transparencë nga Meta.

Gozi ngriti pyetjen: çfarë po ndodh dhe përse po mbyllen këto llogari?

Eurodeputeti kërkoi që Meta të japë një përgjigje të qartë nëse kemi të bëjmë me probleme teknike, shkelje të rregullave të platformës apo abuzim të koordinuar me sistemin e raportimeve.

Më pak se 24 orë pas kësaj interviste, vetë Euronews Albania nuk e ka më të aksesueshme faqen e saj në Instagram.

Ky fakt nuk provon një lidhje mes intervistës dhe mbylljes së faqes dhe, pa një shpjegim nga Meta, çdo përfundim i tillë do të ishte spekulim. Por rasti e bën edhe më aktuale pikërisht pyetjen e ngritur një natë më parë në studion e Euronews Albania.

Gjatë ditëve të fundit janë raportuar dhjetëra raste të llogarive shqiptare të mbyllura, në Instagram.

Meta ka pranuar se disa prej llogarive janë hequr gabimisht, ka nisur rishikimin e masave dhe disa profile janë rikthyer.

Megjithatë, kompania nuk ka dhënë ende një shpjegim të plotë mbi atë që ka shkaktuar këtë seri problemesh.

Çështja tashmë shkon përtej një profili të vetëm.

Protestuesi paralajmëron Ramën: Do të të rrethojmë, kryeministria nuk është e jotja

Një shqiptar që jeton në Athinë ishte pjesë e protestës së 97-të sot para Kryeministrisë teksa paralajmëroi Ramën dhe qeverinë e tij se mosbindja qytetare do vijojë edhe më shumë.

Ai u shpreh se shqiptarët duhen zgjuar dhe të vijnë të gjithë në shesh.

“Vij nga Athina përsëri dhe do të vij përsëri. Përshëndetje me një respekt të veçantë për ju që jeni këtu. Afro 100 mijë! Ju përgëzoj në gjunjë! Nuk dua, nuk dua të numëroj 1000 e 1000 të zeza që ka bërë ky kryeministër. Por dua të bëj thirrje. Të bëj thirrje nënës time që nuk i del pensioni dhe ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë. Vëllezërve të mi, shokëve të mi, profesorëve të mi, të jenë këtu në shesh dhe të mbështesin… mos të rrinë në shtëpi sepse është moment historik, që duhet të jenë sa më shumë.

Kjo fitore do të vijë dhe pa ju, ndoshta dhe pa mua, por do të vonojë. Të gjithë së bashku, këtë qelbësirë do ta zhdukim, një orë e më parë. Dhe rasti më jepet dhe emigrantët në Greqi dhe kudo në diasporë, ata që nuk kanë mundësi të punojnë, njerëzit e tyre në Shqipëri t’i zgjojnë, ata që janë në gjumë, të zgjohen dhe të vijnë këtu në shesh”, tha protestuesi.

Sakaq shtoi, se kryeministria nuk i përket më Ramës, teksa ai paralajmëroj atë se godina do rrethohet pasi pushteti i tij ka abuzuar ndaj qytetarëve të lirë të vendit, duke dhunuar edhe prindër në sy të fëmijëve.

“Ajo video që u transmetua dhe e kanë dëgjuar dhe parë me zë dhe me figurë gjithë shqiptarët… ai fëmijë i vogël fliste “Jo xhaxhi polic, jo xhaxhi polic”, kur shihte prindin e tij që po e masakronin, sepse kishin stërkatuar shtëpinë e tij në fshat. Këto pamje duhet t’ju sjellin këtu, sepse vetëm ky shesh do t’i japë zgjidhje këtyre problemeve. Edi Rama, ti je i shkolluar. E ke kuptuar që ne e kemi kuptuar, që na ke vjedhur, që na ke zhvatur, që ke bërë krime. Ka ardhur ora, mikrofoni dalëngadalë do të bjerë dhe ne do të rrethojmë atë kryeministri që nuk është më e jotja, por është e jona.

Dhe ti s’ke si të dalesh më, dhe s’do të futesh dot më! Po bëj thirrje të gjithëve që kjo protestë të përshkallëzohet, të rrethojmë në mënyrë paqësore Parlamentin, Kryeministrinë dhe unë jam i bindur që Evropa do të ofrojë, në qoftë se nuk do të kemi kryeministër të drejtojë këtë vend. Shqipëria po bën revolucion! Shqipëria po bën revolucion! Shqipëria po bën revolucion! Dhe kush nuk e dëgjon, duhet të zgjohet. Ka ardhur momenti historik. Ju faleminderit dhe njëherë për këtë qëndresë, ju 100 mijë”, tha me tej protestuesi. gsh

“Mbyllja e faqeve, sulm i organizuar nga pushteti” – Protesta, aktivistja: I nevojshëm, përshkallëzimi! Të bllokojmë institucionet, studentët të bojkotojnë mësimin

Aktivistja Arilda Lleshi komentoi protestën qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, dhe bllokimin e profileve sociale.

Në një intervistë për Neqs24, ajo deklaroi se sulmi ishte i organizuar duke drejtuar gishtin nga qeveria, ndërsa shtoi se Meta, kompania mëmë e Instagramit, ka kthyer përgjigje dhe disa faqe janë rikthyer, ndërsa disa të tjera janë në shqyrtim.

“Shumë aktivistë kanë pasur këtë problem por sot disa profile u rikthyen dhe disa janë në proces shqyrtimi. Meta tha se kemi bërë një gabim dhe po i shqyrtojmë rastet e tjera. Pati edhe ndërhyrjen e Demokratëve Evropianë që ngritën këtë çështje dhe kjo na tregon rëndësinë e ndërkombëtariuzimit të çështjes. Padyshim që është sulm i organizuar sepse profili mbyllet vetëm kur ka një numër të madh njerëzish që raportojnë. Dukshëm ka pasur një fushatë të qëllmshe për t’i mbyllur këto llogari dhe kjo vjen nga pushteti.”, tha ajo.

Më pas, ajo foli për nevojën për të kaluar në përshkallëzim të protestës. Sipas saj, qytetarët duhet të bllokojnë institucionet, ndërsa studentët të bojkotojnë auditorët.

“Protesta duhet të kalojë në një lëvizje të organizuar. Personat duhet të koordinohen më mirë dhe të ketë përshkallëzim, bllokim të institucioneve. Parlamenti fillon punën, diaspora ka njoftuar se do të qëndrojë. Shpresojmë që rikthimi i studentëve të rigjallërojë protestën.

Gjithashtu po hidhen ide të ndryshme që të bojkotojnë universitetet. Mendoj se është hap i nevojshëm. Studenti ka statusin e veçantë që nuk është në punë. Ka kohë pak më shumë se ata që punojnë. Kështu që e ka më të lehtë në shumë aspekte që të organizohet. “, shtoi ajo.

“Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte” Ditmir Bushati: Serbia nuk pranon përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90

Ish- ministri Ditmir Bushati, është shprehur se vdekja e Ratko Mlladiç dhe mënyra se si ajo po trajtohet nga Beogradi, tregon se Serbia nuk pranon të njohë pasojat e luftës së ndodhur në Kosovë në vitet 1990.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shprehet se me ndarjen nga jeta të Mlladiç, nuk ka mbaruar ideologjia që e trajtonte si hero dhe jo ashtu siç ishte në të vërtetë, një kriminel lufte.

“Ceremonia shtetërore për sjelljen e trupit të vdekur të Ratko Mlladiçit në Serbi, tregon se vdekja e tij nuk po trajtohet si ikja nga jeta e një krimineli lufte të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Përkundrazi, vdekja e tij ka nxjerrë në pah edhe njëherë refuzimin e Serbisë për t’u përballur me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90, dhe me pasojat e tyre. Në vend që të pranojë përgjegjësitë, Serbia flet për ‘padrejtësi historike ndaj serbëve’.
Është e qartë se kjo qasje politike nuk mori fund me Sllobodan Millosheviçin, e as me vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Serbia nuk mund të ndërtojë një identitet demokratik të qëndrueshëm e as të konsiderohet faktor stabiliteti në rajon pa pranuar përgjegjësië për luftërat e viteve ’90. Ato nuk ishin rezultat i padrejtësive historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi. Prandaj, demokratizimi dhe europianizimi i Serbisë dhe rajonit kërkon një shkëputje rrënjësore nga ideologjia që justifikon krimet e luftës dhe gjenocidit.
Mlladiç vdiq, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero vazhdon të jetojë. Prandaj, pyetja nuk është më se deri ku mund të shkojë mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i kriminelëve. Pyetja është: Ku është fundi? Dhe një pyetje po aq e rëndësishme duhet t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar: Edhe për sa kohë do të trajtohen glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, si dhe mohimi e relativizimi i gjenocidit, thjesht si një tjetër mosmarrëveshje politike në Ballkan?”, shkruan Bushati. bw

Dita e 97 e protestës nis para Gjykatës Penale. Vendoset sot masa e sigurisë për të arrestuarit, qytetarët: Nuk na intimidoni dot!

Protestuesit e kanë nisur ditën e 97 të revoltës duke u mbledhur paraditen e së premtes para Gjykatës Penale.

Një akt i tillë është ndërmarrë për shkak të mbështetjes ndaj protestuesve të arrestuar mbrëmjen e së martës, pas tensioneve dhe përplasjes me policinë para Kryeministrisë, pasi sot pritet të jepet masa e sigurisë ndaj tyre.

Protestuesit kanë paralajmëruar dje se do të kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa kanë ripërsëritur kërkesat e protestës që po shkon drejt ditës së 100.

Kërkesa kryesore dhe e pa negociueshme e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Ndërkohë si çdo mbrëmje, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku edhe do të mbahen fjalimet, për të vijuar më pas me marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.

Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit. gsh

“Lironi qytetarët!”- Protestuesit te Komisariati nr. 3 në mbështetje të të arrestuarve: Nuk jeni vetëm! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne

Protestuesit janë zhvendosur te Komisariati nr. 3, në ditën e 96-të të protestës antiqeveritare, duke kërkuar lirimin e aktivistëve dhe qytetarëve të arrestuar dy ditë më parë gjatë përplasjeve te Kryeministria dhe para komisariatit.

Para ambienteve të komisariatit, qytetarët kanë shoqëruar protestën me thirrje në mbështetje të personave të ndaluar, duke u përcjellë mesazhin se nuk janë vetëm.

“Lironi qytetarët!” dhe “Nuk jeni vetëm!”, janë ndër thirrjet e protestuesve gjatë tubimit para komisariatit.

Në vijim të marshimit, protestuesit kanë adresuar edhe thirrje ndaj efektivëve të policisë, duke i akuzuar se mbrojnë krimin dhe jo qytetarët.

“Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne!”, kanë thirrur protestuesit. bw

Censurë e qeverisë? Denoncon Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj opozitës dhe mbështetësve të protestës

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka denoncuar atë që e cilëson si një valë sulmesh në rrjetet sociale ndaj figurave të opozitës dhe personave që kanë mbështetur protestat. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku pretendon se gjatë ditëve të fundit janë mbyllur më shumë se 200 llogari në Instagram që publikonin materiale dhe përmbajtje të lidhura me protestat. Sipas deputetes, mes llogarive të mbyllura janë edhe faqja zyrtare e deputetit Agron Shehaj, ajo e aktivistit Gent Progni, si dhe disa faqe të tjera të njohura për publikimin dhe mbështetjen e protestës.

Koçeku e ka lidhur këtë situatë me debatin për lirinë e shprehjes dhe sigurinë në internet, duke akuzuar qeverinë shqiptare për standarde të dyfishta. Ajo pretendon se ndërsa përfaqësuesit e qeverisë mbështesin në forumet ndërkombëtare mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shprehjes online, në Shqipëri, sipas saj, po ndodh e kundërta. Deputetja bëri të ditur gjithashtu se për këtë çështje ka raportuar pranë institucioneve të Bashkimit Europian.

Reagimi i Marjana Koçekut

Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllë, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njoftuna në Instagram që e kanë mbështetë vazhdimisht protestën.

Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Europianë. Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet. Për këtë edhe kam raportu tashmë në institucionet e Bashkimit Europian. bw

Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit, avokati Alban Duraj: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

Çështja e Erion Veliajt hyn në një fazë vendimtare, ndërsa debati për ligjshmërinë e paraburgimit dhe standardet e reja të vendosura nga Gjykata e Lartë pritet të rikthehen në qendër të vëmendjes. Avokati Alban Duraj e konsideron këtë një nga çështjet më komplekse të drejtësisë shqiptare, ku përplasen jo vetëm aspektet penale, por edhe pavarësia e pushtetit vendor dhe garancitë kushtetuese të individit. Sipas tij, praktika e re unifikuese e Gjykatës së Lartë, e cila vendos barrën e provës mbi Prokurorinë dhe kërkon shqyrtim real të alternativave ndaj “arrestit në burg”, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e 15 shtatorit për fatin e Veliajt. Duraj shkon më tej, duke parashikuar lirimin e tij dhe rikthimin në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

AVOKATI ALBAN DURAJ

Sipas mendimit tim, çështja e Erion Veliajt përfaqëson një nga rastet më komplekse dhe simbolike që sistemi ynë i drejtësisë dhe i politikës ka pasur për të trajtuar në këto 35 vjet demokraci, jo vetëm për shkak të peshës politike të Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, por sepse ajo prek drejtpërdrejt ekuilibrin delikat mes tri kolonave: pavarësinë e pushtetit vendor, funksionimin e administratës vendore dhe garancitë themelore kushtetuese të individit.

Z. Erion Veliaj ndodhet në gjendje paraburgimi që prej 10 shkurtit 2025. Fillimisht, kompetencat e tij si kryetar bashkie iu suspenduan nga qeveria. Kujtojmë këtu mitingun madhështor të organizuar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë, ku, përmes atij mitingu, ai u tregoi se ishte vetë ai Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kjo shfaqje e tij vërtetoi atë që kishte diskutuar në nje nga mbledhjet me socialistët, ku u shpreh se: grupet armiqësore brenda Partisë Socialiste do të merrnin goditjen e merituar, dhe se Erion Veliaj mund të mbillte pemë sa të donte, por nesër do të varej pikërisht tek ato pemë. Te gjithë ne jemi habitur kur me ze dhe figure e kemi dërgjuar në tv ku mos të harrojmë se kronikat e mbledhjeve të kryeministrit Rama bëhen në zyrën e tij të shtypit dhe më pas u jepet mediave.

Pas ndalimit të zotit Veliaj, fillimisht u emërua si kryetare e Bashkisë Anuela Ristani, e cila ishte e preferuara e kryeministrit Edi Rama, por pas pak kohësh u shkarkua dhe u emërua si zëvendëskryetare Sara Goxhaj, krahu i djathtë i Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Menjëherë, pas disa orësh, u rikthye sërish Anuela Ristani, e cila u komandua si kryetare në detyrë. Pas këtij veprimi të z. Veliaj, dhe pas fitimit të zgjedhjeve të 11 prillit 2025, kryeministri Edi Rama mblodhi këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, gjë të cilën e kishte paralajmëruar në ditën kur prezantoi kabinetin e ri qeveritar, ku, si kryetare të Bashkisë së Tiranës, prezantoi Ogerta Manastirliun. U zhvillua kështu një betejë ligjore dhe një revansh ndaj z. Veliaj, i cili u trajtua si armik i partisë, ndërkohë që u sulmuan edhe bashkëpunëtorë, të cilët ai vetë i kishte mbështetur politikisht dhe i kishte promovuar.

Vlen të theksohet se as prokuroria e posaçme (SPAK) dhe as kryeministri Rama nuk kanë ndjekur të njëjtin standard me z. Veliaj sa me z. Beqaj, z. Ahmetaj, z. Tahiri dhe shumë zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, prej të cilëve kryeministri është distancuar publikisht, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa ai do të bënte punën e tij. Të njëjtën gjë nuk bëri për zonjën Balluku, rasti i së cilës u investua nga Këshilli i Ministrave në Gjykatën Kushtetuese; për zonjën Spiropali është paralajmëruar përjashtimi, dhe ndaj zonjës Balluku u zhvillua një betejë ligjore në sallën e Kuvendit, ku mospranimi për heqjen e imunitetit pengoi rrjedhën normale të drejtësisë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e riktheu Veliajn si kryetar të njohur ligjërisht të bashkisë, pavarësisht paraburgimit, ai e humbi kontrollin efektiv të Bashkisë së Tiranës, ku zonja Ristani drejtonte bashkinë dhe nuk pranonte të merrte këshilla nga kryetari i mandatuar, z. Erion Veliaj. Jo vetëm kaq, por ajo nuk zbatoi as vendimin e gjykatës për rikthimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, z. Alban Dokushi. Këto elemente tregojnë persekutimin politik të ushtruar ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili kishte personalitetin e tij politik dhe ishte konkurrenti kryesor i kryeministrit Edi Rama për drejtimin e Partisë Socialiste, por edhe për shkak të marrëdhënieve që kishte krijuar me ndërkombëtarët.

Çështja që mua më shqetëson nuk është individi Veliaj, por fenomeni Veliaj, ku vazhdon e njëjta metodë si në diktaturë: nëse shpallesh armik i partisë, nuk ke kundër vetëm partinë, por edhe të gjitha instrumentet e saj, të cilat, edhe pa marrë urdhra, bëhen automatikisht kamikaze të liderit politik. Por mbi të gjitha, ajo që më shqetëson është standardi që po ndiqet nga drejtësia me z. Veliaj dhe me shumë qytetarë të këtij vendi: standardi i burgosjes pa prova, ndërkohë që për të tjerë provat nuk ekzistojnë fare.

Gjykata Kushtetuese e ka trajtuar mandatin e tij si të vlefshëm juridikisht, ndërkohë që statusi i tij penal mbetet krejt i ndarë dhe ende i pazgjidhur në themel. Duhet theksuar, që në krye, se kjo seancë nuk është thjesht një “rishqyrtim” në kuptimin e zakonshëm administrativoprocedural. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka bërë diçka disi të pazakontë në praktikën tonë: nuk e ka anuluar thjesht vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë, por i ka dhënë asaj një detyrim të qartë motivimi, atë të arsyetimit specifik se pse asnjë nga masat alternative të parashikuara në nenin 237 e vijues të Kodit të Procedurës Penale (arrest në shtëpi, ndalim daljeje nga banesa, garanci pasurore, urdhër mbrojtjeje) nuk është e mjaftueshme për të zëvendësuar arrestin në burg. Ky është, në thelb, një kërkim për atë që në gjuhën e së drejtës procedurale evropiane quhet “arsyetim i individualizuar dhe i përditësuar”, pra jo thjesht rikonfirmim automatik i vendimeve të mëparshme, por një analizë e freskët e proporcionalitetit, e cila merr parasysh edhe kohën e re të kaluar në paraburgim.

Në planin e parimeve themelore, e drejta shqiptare, në linjë të plotë me nenin 53 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kërkon që çdo person i mbajtur në paraburgim të ketë të drejtën për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, ose për lirim gjatë procesit. Standardi i vendosur nga Gjykata e Strasburgut, veçanërisht në jurisprudencën e saj mbi “arsyet përkatëse dhe të mjaftueshme” (relevant and sufficient reasons), është i qartë: sa më e gjatë periudha e paraburgimit, aq më rigoroz duhet të jetë kontrolli gjyqësor, dhe aq më bindëse duhet të jenë arsyet konkrete, jo abstrakte, që justifikojnë vazhdimësinë e tij.

Rreziku i arratisjes apo i ndikimit te provat nuk mund të supozohet automatikisht nga natyra e akuzës apo nga funksioni publik i të pandehurit; ai duhet të mbështetet me fakte konkrete e të përditësuara, jo me të njëjtat argumente të përsëritura muaj pas muaji, pa asnjë evolucion.

Këtu ka edhe një element specifik që e bën këtë rast interesant nga pikëpamja doktrinare: ndryshe nga rastet “standarde” të paraburgimit, Veliaj, deri para pak kohësh, mbante ende titullin formal të kryetarit të bashkisë, gjë që teorikisht i jepte akses simbolik apo indirekt në strukturën institucionale. Me shkarkimin e fundit të kompetencave të deleguara dhe krijimin e distancës administrative, ky argument specifik i “rrezikut institucional” mund të jetë dobësuar objektivisht, çka mund të jetë pikërisht një nga elementët që gjykata duhet ta rivlerësojë më 15 shtator. Nga këndvështrimi i pastër juridik, dua ta ndaj shumë qartë këtë çështje nga procesi penal. Kompetenca e kryetarit të bashkisë për të deleguar, dhe rrjedhimisht për të revokuar delegimin e funksioneve drejtuese, bazohet në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe përbën një të drejtë organizative të brendshme, e ushtrueshme pavarësisht nga statusi procedural penal i titullarit, për sa kohë që mandati i tij si kryetar i zgjedhur vazhdon të njihet ligjërisht gjë që, sipas vetë urdhrit të Veliajt, mbështetet edhe në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese që kanë konfirmuar vazhdimësinë e mandatit të tij. “Shkarkimi” i dytë i zonjës Ristani brenda pak muajsh, i shoqëruar me dorëheqjen e saj pas njëmbëdhjetë vitesh në atë funksion, krijon një pasiguri reale mbi atë se kush ka sot autoritetin e nënshkrimit për akte, kontrata dhe marrëveshje financiare të Bashkisë së Tiranës, një boshllëk që prek drejtpërdrejt funksionimin ditor të një institucioni me buxhet dhe kompetenca të konsiderueshme, siç e ka theksuar edhe opozita në kërkesën e saj zyrtare për seancë të Këshillit Bashkiak. Kriteret ligjore që rregullojnë vendimmarrjen për masën e sigurisë janë shprehimisht të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale: rreziku i arratisjes, rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ndikimit te provat ose dëshmitarët dhe jo gjendja administrative e bashkisë apo perceptimet publike rreth saj. Çdo përzierje e këtyre dy niveleve do të përbënte një gabim themelor metodologjik dhe do të cenonte rëndë besueshmërinë e vendimit, pavarësisht drejtimit që do të marrë ai. Nëse ndaj anëtarëve të gjykatës së lartë si ekspert i ligjit dhe me koptence të plotë profesionale them se 15 shtatori do t’a çoj Erion Veliaj në zyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të vijuar punën e tij dhe për ven në jete planin e tij për të realizuar ambicjet e tij politike të ideuar në IEVP e Durrësit. Zoti Veliaj do lirohet nga burgu edhe për shkakë të praktikës unifikuese që vet anëtarët e gjykatës së lartë kanë ndryshuar dhe publikuar në fletoren zyrtare në korrik të vitit 2026 ne të cilën për masën e sigurimit personal, prokuroria merr barrën e proves.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë bërë publik vendimin e plotë unifikues, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si caktohen masat e sigurimit personal në Shqipëri. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka prekur pjesërisht praktikën e mëparshme të vitit 2011, duke vendosur kritere të reja që i japin më shumë mbrojtje lirisë së individit dhe kufizojnë përdorimin automatik të masës “arrest në burg”.

TRI SHTYLLAT E VENDIMIT TË RI

Rishikimi i praktikës gjyqësore mbështetet në tre parime thelbësore, të cilat gjykatat duhet t’i zbatojnë tashmë detyrimisht:

1. Detyrimi për një shqyrtim real të alternativave. Gjykata nuk mund të kënaqet më me arsyetimin se “arresti në burg” është masa e duhur. Ajo është e detyruar të shpjegojë qartë pse masat më të buta, si arresti në shtëpi ose detyrimi për paraqitje, nuk mjaftojnë në rastin konkret.

2. Rrezikshmëria nuk merret e mirëqenë nga vetë vepra. Kolegjet e Bashkuara hodhën poshtë praktikën si pas së cilës “arresti në burg” vendosej automatikisht për vepra të rënda, ose kur dënimi i parashikuar ishte i lartë. Tani, rreziku i posaçëm duhet të provohet përmes një vlerësimi individual, ku merren parasysh personaliteti i autorit, sjellja e tij, si edhe rrethanat familjare dhe shëndetësore.

3. Barrën e provës e ka Prokuroria. Ndryshe nga më parë, i hetuari nuk ka më detyrim të sjellë “prova pozitive” për të merituar lirinë. Tashmë është organi i akuzës ai që duhet të mbështesë, me fakte konkrete, pse liria e personit paraqet rrezik dhe pse asnjë masë tjetër nuk e shmang këtë rrezik.

Ky vendim unifikues u mor në kuadër të shqyrtimit të çështjes së shtetasit Begtash Zeneli, në banesën e të cilit, gjatë kontrollit, u zbuluan 7 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Edhe pse Prokuroria kërkoi me këmbëngulje “arrest në burg”, Gjykata e Apelit caktoi “arrest në shtëpi”, duke marrë parasysh moshën e tij 63- vjeçare, faktin se ishte i rehabilituar ligjërisht dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortes. Pasi shqyrtoi rekursin e prokurorit, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”. Sipas kolegjeve, edhe pse vepra ka një shkallë të lartë rrezikshmërie, kjo nuk mund të mbizotërojë automatikisht mbi rrethanat konkrete njerëzore të të dyshuarit, nëse nuk provohet rreziku i vërtetë i largimit apo i përsëritjes së veprës penale.

Në argumentimin e saj, Gjykata e Lartë nënvizoi se ky drejtim i ri është i nevojshëm për ta afruar drejtësinë shqiptare me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Sipas vendimit, “arresti në burg” duhet të mbetet gjithmonë “ultima ratio” (masa e fundit), pasi prezumimi duhet të jetë, në çdo rast, në favor të lirisë.

/Gazeta Panorama 


Send this to a friend