VOAL

VOAL

‘E shtriva në tokë, ai qëllonte me kallash’, flet “heroi” që parandaloi masakrën e madhe

Fatos Karrosi

Fatos Karrosi, kryetari i fshatit Shëlli, njëkohësisht i vëllai i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, është personi që shmangu përmasat e një tragjedie më të madhe.

Në një prononcim për gazeta “Panorama” ai tregon se ka shpëtuar për mrekulli djalin e tij, që ishte brenda lokalit bashkë me specialistët e Bashkisë Mat.

“Në lokal ishim mbi 17 persona, 11 punonjësit e bashkisë, banorë të fshatit dhe djali i tij. Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit afro 20 cm. Qëlloi 4-5 herë, dëgjova nga brenda dikë që tha: “Na vranë!”

Me shpejtësi kapa tytën e armës dhe u përlesha me Kujtimin. E godita, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht ‘do iu vras të gjithëve’, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, u shpreh Fatos Karrosi.

Salianji i përgjigjet Ballës: Ke gjurmë kudo, ja datat dhe orët kur ke fluturuar me Charter, po me trafikantin pse…

Pas deklarates se socialistit Balla, se do ta padiste te henen, reagon deputeti i PD-se, Ervin Salianji.

Pasi i numeroi te dhenat e TIMS, qe tregonin se se paku 18 here Balla kishte fluturuar me Charter me trafikantin Bego, kete radhe, Salianji i thote troc se lidhjet me krimin nuk i fshin dot me fotomontazh, teksa i kujton me ore e data, se kur jane bere keto udhetime.

Reagimi i Salianjit 

LIDHJET ME KRIMIN NUK I FSHIHNI DOT ME FOTOMONTAZH!

Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!

E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdrorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?

07.09.2013, ora 11.54

08.12.2014, ora 12.23

26.12.2014, ora 08.54

26.12.2014, ora 16.31

28.11.2016, ora 21.18

10.10.2016, ora 23.39

06.09.2016, ora 13.12

28.11.2016, ora 10.34

10.10.2016, ora 06.36

23.10.2017, ora 12.42

24.10.2017, ora 22.25

19.03.2018, ora 17.42

20.03.2018, ora 18.07

26.04.2018, ora 17.43

Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!

Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?

Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!

Salianji nxjerr të dhënat e TIMS: Balla, 18 herë me charter me trafikantin e rrezikshëm, ja destinacionet

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka zbuluar sot të dhënat e udhëtimit jashtë vendit, që deputeti i PS-së, Taulant Balla ka bërë në shoqërinë e Edmond Begës, person i dënuar për trafik droge.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Salianji publikoi të dhënat e TIMS, sipas të cilit, Balla ka qenë së bashku me Begën, në 18 udhëtime me carter jashtë vendit, e po në krah të tij, edhe në udhëtime po jashtë vendit me makinë, kryesisht me mjetin e Ballës.

Sipas Salianjit, TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi.

 

“Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm. Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar”- ka thene sot Salianji.

Te dhenat e TIMS per udhetimet e Balles 

 

 

Salianji publikon përgjimet: Ja provat për Taulant Ballën, si fliste me drejtorin e Policisë së Fierit dhe…

Deputeti demokrat Ervin Salianji, në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ka publikuar përgjime të Prokurorisë, ku sipas tij Taulant Balla, flet me drejtorin e policisë se Fierit dhe me persona të tjerë.

“Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.”, shkruan Salinaji.

“Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.”, shkrehet ai.

Postimi i plotë:

“XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë.”, shkruan Salianji

VIJON…

Masakra në Mat – Basha: Tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

Kryetari i PD-së ka reaguar pas masakrës në Mat me 3 viktima. Lulzim Basha shpreh ngushëllime për viktimat dhe shton se, “ngjarja është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

 

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”, shkruan Basha në Facebook.

Vrau tre vetë dhe plagosi një, autori i masakrës ishte kryetar i PS, Mat

Kujtim Hoxha vrau tre vetë dhe plagosi një në fshatin Shellë të Matit.

Autori i masakrës ishte kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Matit deri në janar të vitit 2018.

AVNI PONARI, NJERIU I PUNËVE TË MIRA… – Nga Dëfrim CANI –publicist

1.

Duke ju siguruar se vlerësimet për një njeri si Avni Ponari, nuk vijnë nga këmbëngulja publicitare apo njohja që, njëri apo tjetri ka me këtë personazh publik, po nga marrëdhënia që Ponari dhe njerëzit e dimensionit të tij kanë me shoqërinë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, një nga refleksionet e para që i vjen një njeriu të zakonshëm për këtë lloj komunikimi social, vjen nga një fakt i thjeshtë, nga një përvojë e thjeshtë, e njohur nga thellësitë e kohrave për punët e mira që duhet dhe mund të bëjë një njeri në jetën e tij. Njerëzit e “punëve të mira” janë kaq të shumtë në jetën tonë të përditshme sa koncepti duket i hershëm, i zakonshëm dhe që nuk zgjon ndonjë përjetim emocional në dukje të parë. Në të vërtetë nuk është kështu.

Njerëzit e punëve të mira janë fundamentet tona jetike-jetësore që në ditën e parë që ne vijmë në këtë jetë, që në momentin e parë që krijojmë marrëdhënien sociale brenda familjes dhe më gjerësisht se me familjen tonë. Njeriu i parë i punëve të mira është familja, janë nëna dhe babai, të cilët mbartin sakrificën fondamentale të përgatitjes sonë jetësore për të marrë vlerë dhe funksione sociale. Në thelbin e vet, shoqëria njerëzore e ka shtresuar këtë mesazh dhe fundament në raportin dhe detyrën e prindit me fëmijën. Në fund të fundit kjo është një punë e mirë. Pas këtij momenti, çështja e punëve të mira të njerëzve tanë, ato që i njohim dhe ata që nuk i njohim bëhen më të dukshme, më të rëndësishme dhe më reflektare në jetën tonë.

Në historinë e veprimtarisë njerëzore, çështjet e njerëzve të këtyre punëve të mëdha, e kanë ushqyer përvojën njerëzore me shembuj të shkëlqyer, të cilët kanë krijuar jo vetëm shembuj të humanizmit, të shoqërisë në zhvillim, por kanë ngritur sisteme referenciale të zhvillimit njerëzorë. Që në antikitetin e lashtë, në të gjithë kujtesën njerëzore, e cila na ka ardhur përmes burimeve të shkruara dhe të pashkruara, historitë e njerëzve të punëve të mira iu kanë rezistuar kohërave për shkakun e një lloje marrëdhënie universale që ata vendosin me kohën, me njerëzit dhe zhvillimin, si modeli progresiv i pranueshëm.

2.

Shënimet e thjeshta për Avni Ponarin nuk mund të nisin ndryshe, jo për veçanësinë e tij në këtë kohë që po jetojmë, por për shkakun e një modeli të njohur njerëzorë, i cili në thelbin e vet ka humanizmin njerëzorë nga njëra anë, dhe për arsyen e krijimit të këtij modeli në një kohë relativisht të vështirë në vendin më të veçantë të Ballkanit, siç është Shqipëria, me një të shkuar të afërt problematike, por dhe me një të tashme po kaq problematike.

Por përkundër gjithë kësaj problematike bazike të vendit, Avni Ponari ka arritur të krijojë një model emblematik, një shembull valorizues dhe të qëndrueshëm, përmes të të cilit mëson për këtë personalitet interesant, por dhe për një model, i cili arrin të “imponojë” një përvojë praktike- psikologjike, shpresë-dhënëse dhe të dobishme për shoqërinë shqiptare në lëvizje dhe zhvillim. Shoqëritë njerëzore, madje vendet e zhvilluara, më së shumti kanë bërë progress dhe janë zhvilluar mbi modelet e mira, mbi punët e mira të individëve.

Avni Ponari sot njihet mjaft mirë nga të gjithë shqiptarët, në Shqipëri dhe jashtë saj, në Kosovë apo në trevat e tjera shqiptare. Ai njihet si Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQUA GROUP AUSTRIA, një nga grupet më të njohura dhe më gjithpërfshirës të sigurimeve shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin e Marinës në Vlorë dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, duke dëshmuar një dashuri dhe vullnet të fortë për dije dhe kulturë. Në vitin 1999, kur në Shqipëri u liberalizua tregu i sigurimeve, Avni Ponari i besoi intiutës dhe ndërmarrjes së tij private, dhe në shkurt të vitit 1999 krijon Shoqërinë e Sigurimeve “SIGAL”, një ndërmarrje e vështirë, të cilës në Shqipëri i mungonte përvoja. Zakonisht në këto raste, njerëz me aftësinë për të kaluar aktualitetin e tyre, arrijnë të ndërtojnë “projektin” e tyre, i cili kërkon inteligjencë, kurajë dhe guxim. Ashtu siç dihet, “fati” ndihmon më së shumti “guximtarët”.

Jo vetëm në themelimin e SIGAL, por në hapësirën gati 20 vjeçare të tij, ka një të vërtetë të rëndësishme, që lidhet me Avni Ponarin, njeriun më të rëndësishëm dhe më përfaqësues të kësaj kompanie. Avni Ponari pa më të voglin dyshim ka pasur dije të qëndrueshme për ta praktikuar këtë përvojë të njohur në shoqërinë perëndimore, por aspak të lehtë në një vend si Shqipëria, e cila vazhdon të ketë një kulturë të pakët mbi praktika të tilla. Në këtë terren bosh, por dhe të vështirë për ta zgjuar dhe bërë aktiv, punoi dhe kontributori Avni Ponari për të ngritur dhe zgjeruar Kompaninë e Sigurimeve SIGAL. Aftësia për të krijuar besim më së pari, puna dhe transparenca për t’u bërë present dhe i dëgjueshëm tek njerëzit dhe disiplina për të demonstruar korrektësi dhe besim tek njerëzit, kanë bërë që SIGAL të tejkalojë vetveten për t’u bërë present në treguan e avancuar perëndimor, e që nga 13 vjet duke u konsuliduar në këtë treg, duke qenë pjesë e njërës nga kompanitë austriake më të njohura të sigurimeve në Europë.

Selia qëndrore e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në Tiranë, afer Sheshit Skënderbej, Muzeut Historik Kombëtar e Hotel Tirana Internatonal..

Në këtë hapësirë 20 vjeçare SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është shtrirë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, duke qenë present gjithashtu në gjithë Europën. Në këtë hapësirë 20 vjeçare, SIGAL është një nga partnierët më të besueshëm në tregun e sigurimeve me numrin më të madh të produktit të hedhur në këtë treg.

3.

Duke u nisur me një bazë të vogël financiare, rreth 400 mijë dollarë, SIGAL në rrugëtimin e vet 20 vjeçarë ka arritur të jetë një nga kompanitë lidere në tregun e sigurimeve, duke krijuar një marrëdhënie të gjerësishme dhe lamishme të veprimtarisë së vet në këtë treg, por dhe në një investues aktivitetesh dhe veprimtarish me akses kombëtar dhe ndërkombëtar. Siç dhe kuptohet, slogani “Mendo që idetë e mëdha ndriçojnë rrugën”, ka qenë një ide dhe angazhim funksional për SIGAL-in dhe Avni Ponarin, duke i dhënë të drejtë atij në një kohë relativisht të shkurtër.

Duke kthyer kokën pas, Avni Ponari dhe aktiviteti i tij ka vazhduar të rritet, pavarësisht në një klimë të vështirë ekonomike të vendit, të mungesës së një kulture të nevojshme për politikën sociale të sigurimeve, por dhe në një mjedis jo të shëndetshëm ligjorë për këtë lloj veprimtarishë. Gati në çdo rast, në prononcimet brenda dhe jashtë vendit, Avni Ponari ka ngritur shqetësimin lidhur me politikat e munguara të shtetit, lidhur me stimulimin dhe krijimin e një klime optimiste për veprimtari private me përfitim dhe ndikim të drejtpërdrejtë social.

Duke kuptuar thelbin e veprimtarisë që SIGAL ka për një kohë të gjatë dhe të qëndrueshme në progres të vazhdueshëm, Avni Ponari dhe stafi i tij i mrekullueshëm arriti të ketë një terren të konsiderueshëm në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni përmes një mekanizmi të sukseshëm, të cilin Ponari e quan çelësi i punës së tij, për të cilën në një intervistë të tij ai shprehet:”Mendoj që transparenca është çelësi i suksesit të një kompanie sigurimi dhe plotësimi i kërkesave të klientëve me produktet që duan ato”, dhe pse në Shqipëri mund të ketë produkte evropiane pa pasur blerës evropian. Në këtë lloj marrëdhënie funksionale për SIGAL dhe të Avni Ponarit, kompania e tij gjatë kësaj periudhe ka dhënë për shërbimet e klientëve të saj mbi 100 milionë euro dëmshpërblim, duke krijuar një besim të fortë tek klientët e tij.

Në “ballafaqimin” madhorë për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe për të diktuar një lloj kulture perëndimore dhe në Shqipëri, kultura dhe orientimi i Ponarit, i cili konsideron se “sigurimi nuk është taksë por investim”, SIGAL tashmë përmes investimit general, Platformës Diçitale (në vigjilje të 20 vjetorit të krijimit), krijon një marrdhënie dhe bashkëpunim të rëndësishëm lidhur me shumllojshmërinë e sigurimeve për makinat, për shëndetin, për pensionet private dhe një sërë sigurimesh të tjera, në të cilat mund të gjejnë vetveten gjithë shtresat sociale të vendit. Larmishmëria e sigurimeve në një klimë dhe në një vend si Shqipëria, është e rëndësishme për t’i përfshirë shqiptarët në një skemë sigurimesh. Ky është një lloj investimi dhe një llojë mundësie, që në vetvete shpjegon dhe një tregues të rëndësishëm të humanizmit të Avni Ponarit dhe të stafit të tij.

Fuqizimin e SIGAL-it e tregon investimi që ai ka bërë gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar dhe një marrëdhënie qytetarie dhe të besueshme që SIGAL ka krijuar me abonentët dhe të interesuarit për të. SIGAL dhe Ponari duket se kanë reflektuar një klimë besimi dhe bashkëpunimi të rëndësishëm në mjedisin shqiptar, të cilët praninë e tyre e kanë sendërtuar në bashkëpunime të të gjithë niveleve.

SIGAL dhe Avni Ponari kanë përdorur mjaft mirë mundësitë që iu ka krijuar klima e mundësisë për të investuar dhe për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje, nismave, projekteve dhe nevojave lokale dhe ata me ndikim kombëtarë.

Avni Ponari është president dhe i “Toyota Albania”, ku në sallonin e saj të ri (të kësaj marke japoneze) pjesë e Sigal Businnes Center, me vendndodhje në Autostradën Tiranë-Durrës – km 5, ku gjenden versionet e fundit të Toyotës, që nga Aygo, ato të teknologjisë Hybride deri tek unikja Hilux.

Kështu, Avni Ponari nga viti 2008 e drejton Federatën Shqiptare të Basketbollit, si presidenti i saj, duke i afruar krahas gjithë veprimtarisë së saj dhe mbështetje financiare.

Po ashtu, Ponari dhe SIGAL i ka afruar mbështetje klubit sportiv të basketbollit Sigal Prishtina dhe skuadrës së basketbollit për femra “Flamurtari”.

Është iniciatori i hapjes së Klubit të Artit e Kulturës në Durrës, një klub që promovon artistët e rinj.

Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ponari dhe SIGAL është kontributori i rëndësishëm i prurjes në Shqipëri të armëve të Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu, në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies të Shqipërisë me Perëndimin dhe me historinë e saj, një histori që shpjegon qasjen perëndimore të shqiptarëve që nga lashtësia.

Avni Ponari ka një kulturë të qëndrueshme në formimin e tij. Vendlindja e tij, treva historike, kulturore, ekonomike, turistike përgjatë luginores lumore ku bashkohet Valbona me Drinin, ku tokë ndodhet rrënjas fisi i Ponarëve– më i vjetri fis në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), dhe Dushajt (fis tjetër i ardhur aty), Raja (Breg Lumi), Tplani, Geghyseni me Arvejë, janë një perlë e natyrës së Veriut Shqiptar, me një traditë kulturore dhe një lloj romantike natyrore, që reflekton në natyrën poetike të kësaj treve, e cila ka lënë brenda tij, Avni Ponarit, një ndjeshmëri poetike në marrëdhëniet dhe refleksin për të dhënë ndihmë dhe kulturë bashkëpunimi.

Kështu, kanë nderimin për Avni Ponarin dhe SIGAL rikonstruksioni i shkollave në Vertop, Lukovë, Lybeshkë dhe projekte të tjera. Do të veçoja shkollen e mesme të Fierzës, të qytetit të dritës ku u ngrit Hidrocentrali i madh i Fierzës me digën e tij nga më të lartat, me dy liqene artificial – të Fierzës e të Komanit; shkollës ku mësuan qindra nxënës nga Ponari e viset rreth tij dhe nga e gjithë Tropoja e Puka, nga e gjithë Shqipëria, ndër ta dhe vet Avni Ponari ishte në bangot e saj. Ai rikthehet aty si një investitor mjaft kontributor, pasi në cilësinë e Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe të fuqisë së tij si biznesmen i sukseseve, e kreu rikonstruksionin e brendshëm të kësaj shkolle, pastaj e ndërtoi nga e para çatinë e shkollës, e– hapi i tretë, pajisja më 20 kompjutera e materiale të nevojshme për klasat e mësimit. Kjo shkollë në rreth një gjysëm shekulli, prej 1 shtatorit 1972 të kohës së hapjes si shkollë e mesme profesionale tredegëshe (ndërtim, elektrike e mekanike) për nevojat e veprës së dritës të Fierzës e prej 1 shtatorit 1982 të kthimit në shkollë e mesme e përgjithshme, nuk kishte parë e ndjerë një investim të tillë proçesor,  tërësorë, kaq efektiv, bashkëkohor. Tani, mbi 400 nxënës të fshatrave të Fierzës, të Rajës (Breg Lumi), Ponarit të Lekës, Dushajt, Tplanit, Degës, Lekbibajt (Nikaj-Mërturit), etj. do të zhvillojnë mësimin në kushte normale në Shkollën e Mesme të Bashkuar Fierzë, falë dhe interesimit e investimit të Avni Ponarit, birit të trevës ku ngrihet kjo shkollë, i kësaj treve luginore dybigore ku bashkohet Valbona me Drinin.

Po ashtu mbështetja financiare e SIGAL-it e Avni Ponarit ka qenë dhe për Festivalin Ndërkombëtar të Gjirokastrës, Festivalin Ndërkombëtar të të Vokalit Operistik “Marie Kraja”,  publikimin e rëndësishëm të veprës monografiko-historiko-psikologjiko-social të At’ Zef Pllumit të titulluar “Rrno për me tregue” dhe “Nata vjeneze e stilistit Eno Peçi”…

Të kthyera në vlera monetare, bashkëpunimi dhe mbështetja e projekteve që SIGAL ka afruar vetëm në Kosovë, kryesisht për krijimin e industrisë në këtë shtet mbi 1.4 milionë euro, pa harruar mbështetjen financiare mbi 1 milionë dollarë për pesë herët kampion të Shqipërisë në Ligën e Basketbollit të ekipit të “Valbonës” të Tropojës, por dhe të ekipit SIGAL Prishtina, me një investim rreth 1.3 milionë euro, si dhe shumë mbështetje të tjera të cilat i kanë ardhur në ndihmë dhe në mbështetje komunitetit dhe njerëzve në nevojë.

4. 

SIGAL dhe Avni Ponari janë histori suksesi dhe vlere, e mbështetur kryesisht në punët e mira. Avni Ponari është njeriu i punëve të mira e për këtë shkak ai ka një ndikim shoqërorë në veprimtaritë dhe forumet sociale brenda dhe jashtë vendit.

 I qartë në dinamikën e projekteve të vogla dhe të mëdha, kontribues i projekteve sociale për zonat rurale, veçmas për fëmijët, iniciativat ambjentaliste dhe projektet kulturore, Avni Ponari është nderuar me tituj të shumtë si “Qytetar Nderi” i qytetit të Durrësit; “Qytetar Nderi” i Elbasanit; sivjet dhe “Qytetar Nderi” i Tropojës – vendlindjes së tij; “Personalitet i Vitit” nga gazeta “Telegraf”; “Biznesmen i Vitit” nga gazeta “Koha Jonë”; “Njeriu i Vitit Internacional Who’s”; “ Profili Ndërkombëtar i Drejtuesve më të Mirë”, “Lideri i Vitit” dhe nderime të tjera.

Veprimtaria e tij shoqërore, kulturologjike dhe humanitare reflekton dhe në të qenët themeluesi i Shoqatës së Sigurimeve Shqiptare të Marinës (Shoqatë me të drejta të plota të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve të Marinës, me seli në New York), anëtarë për shumë vite në bordin e FIAA (Shoqata Shqiptare e Investimeve të Huaja) dhe AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve). Nga shumë kohë Avni Ponari është anëtar i Dhomës Amerikane  të Tregëtisë në Shqipëri dhe anëtar i Komisionit të Financës së FIBA  Europë.

Siç dhe kuptohet, veprimtaria për Avni Ponarin, SIGAL UNIQUA Group Austria dhe bashkëpunimet e tjera janë të gjera dhe një tregues absolutisht të një personaliteti të biznesit dhe të veprimtarisë kulturore-sportive-arsimore, të cilat kanë lënë gjurmë dhe shenjat e dukshme, duke qenë në thelb punë të mira. Punët e mira jetojnë gjatë dhe iu shërbejnë të gjithë njerëzve. Për këtë të gjithëve në duhet t’i themi Avni Ponarit –Faleminderit!

Sado të përpiqem të shkruaj bukur, është e pamundur ta bëj një gjë të tillë. Punët e mira të Avni Ponarit janë më të bukura se çdo shkrim tjetër!

                                                                                                                                       Dëfrim CANI / Publicist.

   Tiranë, tetor 2018

Ponari i Lekës aty ku bashkohet Drini me Valbonen vendlindja e Avni Ponarit

Sjellja e Qeverisë me rastet ‘Babalja’ e ‘Xhisela’, si po rrëshqasim drejt shtetit mafioz – Nga MARK MARKU

Personazhe të rëndësishme të maxhorancës socialiste: ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasuesi i tij, Fatmir Xhafaj, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, deputeti socialist, Rexhep Rraja, dhe një mori figurash të tjera të pushtetit, në harkun e një viti, janë vënë në qendër të akuzave për afera të ndryshme që shkon nga bashkëpunimi me krimin e organizuar deri te presioni mbi organet e drejtësisë për mbylljen e këtyre aferave. Konkretisht, Tahiri është akuzuar për bashkëpunim me një grup të trafikimit të narkotikëve, Fatmir Xhafaj për vëllain e dënuar në Itali dhe të fshehur në Shqipëri, Taulant Balla për favorizimin në tendera të mikut të tij të arrestuar së fundmi, Agaçi për presion ndaj gjykatësit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Bianku, Rraja për presion mbi organet e rendit për mosarrestimin e djalit të vet, të akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së vet, Xhisela Malokut.

Skandalet e shpërthyera e kanë zanafillën në denoncime herë të mbështetura në përgjime, e herë në dëshmitarë të lidhur me ngjarjet. Për shkak të këtyre skandaleve, por edhe aferave të tjera të padenoncuara, është krijuar një perceptim i tillë sikur jetojmë në një shtet të mbërthyer fort nga mafia dhe për më keq vetë strukturat shtetërore janë shndërruar në struktura mafioze. Ky perceptim lidhet sa me dendësinë e skandaleve të shpërthyera, po aq edhe më shumë me mënyrën sesi qeveria socialiste dhe Kryeministri Rama ka reaguar ndaj tyre.

Në të gjitha rastet është vënë re se Kryeministri Rama dhe gjithë strukturat në varësi të tij më tepër se me trajtimin me seriozitet të rasteve, janë angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në manipulimin e versionit të ngjarjeve dhe në mbrojtjen e personave të përfshirë në këto ngjarje. Të marrim vetëm dy rastet e fundit: rastin “Babalja” dhe rastin “Xhisela”. Në rastin e parë menjëherë pas shpërthimit të skandalit, vetë Kryeministri Rama doli dhe dha versionin e ngjarjes: “Sipas një verifikimi të bërë në një laborator të specializuar, –tha Rama,-intervista është e montuar”. Që prej asaj dite, materiali i përgjimit ka shkuar në një laborator të specializuar (sipas mediave, në Angli), por këtij laboratori i janë dashur muaj për ta bërë analizën e materialit dhe së fundmi, po sipas mediave, ai ka sjellë një përgjigje të vakët, sipas së cilës ai e kishte të pamundur për të bërë identifikimin e personave në bisedë. Keni parasysh, një laboratori të specializuar anglez i duhen muaj për të dhënë një përgjigje dhe kjo përgjigje është: pamundësi për një rezultat të qartë, ndërkohë që Kryeministrit me laboratorin e tij iu deshën vetëm pak orë për ta “qartësuar” ngjarjen. Këtu kemi të drejtë ta dyshojmë ngutin e Kryeministrit për të dhënë verdiktin mbi ngjarjen. Ditët e fundit, qeveria reklamoi me bujë dëshminë e Fredi Alizotit, sipas së cilës ai kishte qenë personi i shtirur si Agron Xhafaj, gjë që e bënte skandalin një inskenim të pastër. Por, në kulmin e bujës së dëshmisë së Alizotit, del një përgjim tjetër, po i Alizotit, ku ai pohon se i është bërë presion dhe ofertë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe Taulant Balla. Epo, tek e fundit, këtë çështje duhej ta zgjidhte Gjykata, do thoshte ndonjë i pafajshëm. Po si? Me vëllain e Xhafës që e zhdukën nga Shqipëria brenda një nate? Me dëshminë e Alizotit, i cili, sipas regjistrimit të publikuar në media, del një dëshmitar i kërcënuar dhe i blerë? Por, edhe vetë Gjykata, me vendim e saj, dëshmon se është jo vetëm krejt jo Gjykatë, por mjaft e dyshimtë në predispozitën e saj. Ja çfarë shkruhet në vendimin e Gjykatës për çështjen “Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë janë të ndryshme. Për të hetuarin Olldashi… dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm… Për të hetuarin Alizoti, motivi është material”… Si mund t’i besohet një Gjykate që flet për motivin e të akuzuarit kur deri tani asgjë e tillë nuk është shprehur nga të hetuarit. Një Gjykatë normale flet vetëm me prova materiale, për vepra penale, por jo për qëllime, veç në rastet kur motivet dhe qëllimet shprehen nga të pandehurit.

E njëjta maskaradë ndodhi edhe me rastin e Xhiselës. Një fushatë presionesh dhe kërcënimesh që e shndërroi denoncimin e së akuzuarës nga një denoncim për ish-të dashurin në një denoncim për opozitën. Madje, vetë Kryeministri filloi ta akuzonte atë se po bënte politikë. Po çfarë duhet të bëjë opozita nëse nuk denoncon keqqeverisjen rast pas rasti? A mos vallë qenka krim që një parti politike të bëjë politikë në një shtet pluralist dhe demokratik?

Në të dyja rastet, por edhe në raste të tjera, më shumë se vetë skandalet mënyra sesi qeveria dhe Kryeministri Rama është sjellë në raport me ngjarje të tilla të krijon përshtypjen se shteti shqiptar po rrëshqet gjithnjë e më shumë në shinat e një shteti mafioz. Shembujt janë të qartë për ata që duan t’i kuptojnë: presion për tërheqjen e akuzave ndaj të akuzuarave, manipulim i provave, instrumentalizim i organeve hetimore për arritjen në konkluzionin e dhënë që më parë nga qeveria, sharje, shpifje dhe dhunë verbale ndaj denoncuesve për të ndryshuar denoncimet e tyre, sulm mbi median, opozitën, madje edhe shantazhi përmes bërjes së një ligji për rikthimin e kriminalizmit të shpifjes, si e tillë duhet kuptuar. Rezultati: denoncues që ndryshojnë denoncimet, titullarë policie që arratisen nën kërcënimin e koordinuar të krimit të organizuar dhe shtetit (Zagani, Nuhu), të akuzuar që kapardisen në sallën e Parlamentit, në qeveri, në zyrat e shtetit.

Në këtë situatë, Shqipëria i ngjet Palermos së viteve ‘80-‘90, ku mafiozët jo vetëm mbretëronin me ndihmën e shtetit, por arrinin të njollosnin, madje edhe të dënonin, njerëzit dhe zyrtarët e shtetit që i luftonin ata. E ka thënë një prokuror i famshëm i antimafias italiane: Kur shteti dhe mafia ekzistojnë në të njëjtën kohë dhe hapësirë ose luftojnë, ose bashkëpunojnë. Përderisa shenjat e luftës se shtetit ndaj mafias nuk po i shohim gjëkundi dhe mafian kudo e kurdo, kemi të drejtë të themi: e megjithatë, shteti i mafias ekziston, dhe në Shqipëri.

Çështja “Xhafaj” – PD i numëron akuzat Prokurorisë

Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit e njohur si ‘Babale’, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

 

“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama përmes veglave në prokurori nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz. Prokuroria përdoret nga Rama si zyrë e propagandës për manipulimin publik”- tha Alibeaj.

Deputeti i PD u shpreh ndër të tjera se krimi ka kapur edhe Prokurorinë dhe Shqipëria është shndërruar në diktaturë mafioze.

“Krimi tashmë ka kapur edhe Prokurorinë. Prokuroria e krimeve të Rënda është kthyer në një celulë kriminale. Përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama është paralajmëruar nga PD që ditën kur në mënyrën e njëanshme u emërua një kryeprokurore vegël e tij. Rama mbron kriminelët me të cilët bashkëqeveris. Shqipëria është shndërruar në diktaturë mafioze”- tha Alibeaj.

Më tej Gazmend Bardhi shtoi: “Verifikimi i qelizave telefonike të tre personave për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e caktuar kanë qenë në një vend të përbashkët i është kërkuar Fatmir Xhafajt. Pra ministri ka hetuar për vëllain e tij Agron Xhafaj. Edhe komunikimet telefonike mes tyre i janë dërguar Fatmir Xhafës nga prokurorët, i njëjti dokument i datës 7 qershor 2018. Nuk ka pasur veprime nga prokurorët por nga polica e Shtetit. Këta të fundit kanë vërtetuar edhe sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar personat e sipërpërmendur. Po ashtu edhe monstrat e zërit që do të përcaktonin nëse zëri i Agron Xhafajt përputhej me atë të personit të shfaqur në video-përgjim u morën nga një ekspert, vartës i Fatmir Xhafës. Prandaj edhe laboratori ka konstatuar se zëri i shfaqur në audio-përgjim është i dobët dhe nuk përcakton dot nëse ishte apo jo përfundimisht zëri i Agron Xhafës”.

DEKLARATA E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ

Sot jemi përpara jush, për të dëshmuar me fakte dhe prova, sesi Edi Rama, përmes veglave të veta në prokurori:

· nuk heton krimin e organizuar me mbështetje shtetërore, por denoncuesit;

· nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarin;

· nuk procedon penalisht Ministrin e Brendshëm që ka ndihmuar të vëllain t’i shpëtojë drejtësisë dhe të vijojë i qetë trafikun e drogës, por deputetët e opozitës që denoncojnë trafikun e drogës.

· nuk zbulon prova për të gjetur të vërtetën, por fabrikon dhe falsifikon prova dhe dëshmitar.

Është fakt se:

1- Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio që provonte se ai drejtonte trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Është fakt që:

2- Prokuroria nuk nisi kurrë hetimi mbi përgjegjësinë e Fatmir Xhafës në falsifikimin e ligjeve për llogari të anëtarit të familjes së tij mafioze, vëllait të dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Është fakt se:

3- Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse është kompetente për të hetuar trafikun e drogës dhe jo kallëzimin e rremë, nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë më drogën në Tragjas? Po me personat që ofrojnë furnizimin me drogë dhe që shfaqen në materialin investigativ të gazetarit? Asgjë. Asnjë veprim.

Është fakt se:

4- Edi Rama ka instaluar një shtet privat mafioz, sic deklaroi publikisht 2 ditë më parë kur tha se ai vetë ka ngritur një strukturë të posaçme për të fabrikuar prova dhe dëshmitar, me qëllim mbrojtjen e Fatmir Xhafës dhe Agron Xhafës.

Është fakt se:

5- Ndonëse në 16 Maj 2018 Edi Rama pranoi publikisht se dispononte ekspertizën shkencore të një Laboratori ndërkombëtar që kishte arritur sipas tij në konkluzionin se zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafës, prokuroria e kontrolluar prej tij, as nuk guxon ta thërras për t’ia kërkuar këtë provë, edhe pse opozita ka bërë një Kallëzim penal për këtë çështje.

Është fakt se:

6- Prokuroria në çdo hap që ka hedhur, ndjek rezultatin që i paracakton Edi Rama dhe përdoret prej tij si zyrë e propagandës dhe mashtrimit të opinionit publik.

Është fakt se:

7- Fatmir Xhafaj pranon publikisht se ka fakte dhe prova për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar prej tij, nuk e ka thirrur për t’ia kërkuar këto prova dhe fakte, edhe pse opozita ia ka kërkuar zyrtarisht.

Është fakt që:

8- Prokuroria nuk zbatoi dhe nuk hetoi sipas ligjit Antimafia pasurinë e trafikantit të drogës Agron Xhafaj dhe familjarëve të tij, përfshirë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, siç ligji e detyron.

Më poshtë faktet e plota, që tregojnë sesi Kryeprokuror në këtë çështje, është vetë Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi hetimet janë drejtuar personalisht nga Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi prokuroria në këtë çështje ka patur vetëm rolin e noterit.

DEKLARATA E KËSHILLTARIT LIGJOR NË PD, GAZMEND BARDHI

Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm.

Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ‘aktor’ për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ‘aktor’ ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën.

Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Dokumentet e përfshira në dosjen hetimore, konfirmojnë disa nga faktet që përmend aktori i Edi Ramës në video-përgjim:

1- Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është dërguar natën tek një prokuror rreth të 40-ve, me origjinë nga Kruja. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Prokurori që e ka takuar është pikërisht Gentjan Osmani.

2- Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në datën 1 Qershor 2018. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Data kur ka bërë deklarimet për herë të parë në prokurori është pikërisht 1 Qershor 2018.

3- Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rreth orës 8 të darkës. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Ora e deklarimit sipas aktit të prokurorisë është pikërisht 20.05 min.

Që dëshmia dhe përgjimet e aktorit të Edi Ramës të kishin vlerë provuese, ato duhet të provoheshin me prova shkencërisht të pakundërshtueshme.

Prova shkencërisht të pakundërshtueshme janë vetëm tre:

1- Akti i ekspertimit të zërit në audiopërgjim, i realizuar në një Laborator serioz ndërkombëtar.

2- Tabulatet telefonike të personave të përfshirë në këtë çështje.

3- Qelizat telefonike tё Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe Fredi Alizotit.

Çdo shqiptar, gazetar, analistë dhe partnerët ndërkombëtar, kanë pritur një hetim të pavarur të kësaj çështje, me qëllim që të zbulohet e vërteta dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej për aktivitetin e tij kriminal.

Ne kemi bërë të ditur që ditën e parë se nuk mund të ketë hetim të pavarur mbi këtë çështje, sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i trafikantit të drogës Agron Xhafaj, që është subjekt hetimi.

Sot shqiptarët do shohin me dokumente zyrtare që hetimi nuk është bërë nga prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

1- Verifikimi dhe analizimi i qelizave telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e pretenduar kur është realizuar përgjimi, kanë qenë apo jo në të njëjtin vend, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, nëse kanë qenë apo jo bashkë Albert Veliu dhe Agron Xhafaj, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.

2- Edhe verifikimin dhe analizimin e tabulateve telefonike, të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht komunikimet telefonike midis tyre, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar Albert Veliu me Agron Xhafën, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.

3- Marrjen e mostrave të zërit të Agron Xhafës, që janë përcaktuese për të përcaktuar shkencërisht nëse zëri në përgjim është apo jo i Agron Xhafës, i ka marrë vetë Fatmir Xhafaj.

Ky është Dokumenti i datës 15 Maj 2018, që provon se mostrat e zërit të Agron Xhafës, janë marrë nga eksperti vartës i Fatmir Xhafës, me pajisjet e Fatmir Xhafës.

Prandaj Laboratori privat britanik ka konstatuar se kampionët e zërit janë të dobët dhe nuk mund të përcaktojnë në mënyrë përfundimtarë nëse është apo jo zëri i Agron Xhafës. Por pavarëisht kësaj, ekspertët britanik kanë dalë në konkluzionin se zëri i Agron Xhafës është i ngjashëm me zërin në audio-përgjim.

Siç rezulton e provuar nga dokumentet e publikuara, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, jo vetëm kanë fabrikuar një “aktor”, por kanë fabrikuar çdo provë mbi këtë çështje, duke dalë hapur si hetues të kësaj çështje. Prokuroria ka qenë vegël e tyre në këtë histori.

Tani po shtrojmë një pyetje publike dhe me interes. Pse prokurorët nuk kanë guxuar të verifikojnë përgjimin e Fredi Alizotit, i cili në datë 27 Maj 2018, deklaron se ka marrë një ofertë nga pala tjetër.

Kush është pala tjetër? Cfarë oferte ka marrë? Kush e ka bërë ofertën? Të gjitha këto duhet të ishin hetuar nga prokuroria. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse prokuroria e krimieve të rënda është shndërruar në një celulë kriminale që mbron krimin dhe korrupsionin, dhe që prish hetimet për të mbrojtur kriminelët.

Donika Prela, shërbëtorja e Fatmir Xhafës, u emërua në krye të Prokrurorisë për Krime të Rënda, pikërisht për të mbrojtur Agron Xhafaën. Prandaj, caktoi prokurorët e cështjes së Agron Xhafës, në kundërshtim me ligjin dhe pa short.

Pra, në shkelje të ligjit, drejtuesi i prokurorisë ka gritur një grup hetimor, por prokurorët në përbërje të tij i ka caktuar pa short.

Të gjitha këto të dhëna, provojnë pa asnjë dyshim, se Agron Xhafaj, ka hetuar Agron Xhafën. Fatmir Xhafaj ka hetuar vetveten. Edi Rama ka qenë regjizori dhe arkitekti i shndërrimit të këtij hetimi në një hetim për mbrojtjen shtetërore të trafikantit të drogës, Agron Xhafaj.

DEKLARATA E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ

III. Shqipëria prej kohësh ka hyrë në diktaturë mafioze, ku krimi i organizuar, pasi ka kapur për fyti Qeverinë dhe Parlamentin, tashmë zyrtarisht ka nën kontroll edhe drejtësinë.

Zyrtarisht, prokuroria e shtetit, institucioni që ka për detyrë të luftojë krimin dhe korrupsionin, është shndërruar në një celulë kriminale të fabrikimit të provave dhe dëshmitarëve:

· për të mbrojtur kriminelët dhe trafikantët e drogës; dhe

· për të shantazhuar e për t’i mbyllur gojën cilido që nuk rreshtohet krah krimit të organizuar, që i prish punë krimit të organizuar, që zbulon aferat e drogës me mbrojtje qeveritare, pavarësisht nëse këta janë qytetarë, gazetarët apo përfaqësues të opozitës.

Përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama dhe mbrojtja e kriminelëve me të cilët bashkëqeverisë, është paralajmëruar nga Partia Demokratike që ditën kur në mënyrë antikushtetuese dhe të njëanshme, emëroi një prokurore vegël tё tij në Krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Aferat e Tahirit, Çyrbjes, Ballës, Xhafës, Rrahjes, etj. janë shembuj tipik se përse Edi Rama e kishte jetikë dhe urgjente kapjen e prokurorisë.

Edi Rama e di të vërtetën për çështjen e Agron Xhafajt. E pranon edhe vetë. Prandaj anagazhoi të gjithë shtetin, nga Ministri i Brendshëm tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Prokurori i Përgjithshëm tek Kryetari i Grupit Parlamentar, për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur trafikantin e drogës Agron Xhafaj.

Kryeministri, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt dhe me qëllim për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e Brendshëm.

Edi Rama ka krijuar një shtet privat që fabrikon vetë djegie me cigare, vetëvrasje me 3 plumba, vet ofrime për të shkuar në burg, që fabrikon dëshmitarë dhe prishë prova, vetëm e vetëm për të sulmuar dhe përndjekur gazetarët dhe denoncuesit, opozitën dhe qytetarët. Shteti mafioz që ka krijuar Edi Rama ka vetëm një qëllim: të shpëtojë trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij Fatmir Xhafaj, si dhe çdo kriminel tjetër të lidhur me pushtetin e tij.

*Bashkëngjitur janë dokumentet përkatëse të cilat u publikuan në konferencën për media.

Militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor të vendit – Nga FRAN GJOKA, Lezhë

 

Shkolla vlen aq sa vlen edhe mësuesi”.

                               Frederik Vilhelm

 

Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive që kanë mbetur në letër, por një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual në rang qarqesh dhe rrethesh të vendit. Në këtë kuptim, jo kushdo mund të bëhet drejtues, pavarësisht nga vullneti e dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. Parë në këtë këndvështrim, mendojmë se militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin e arsimit të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit, i thënçin me konkurs, por që kanë vepruar ndryshe, duke i emëruar drejtuesit mbi bazën e kritereve të tjera si ato nepotike, partiake e, pse jo, edhe korruptive e servile, e kanë komprometuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar mendimin e gabuar se drejtor arsimi dhe, për më tepër, drejtor shkolle, mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim është paradoksale dhe i ofrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, kur drejtori, “që ka fituar” të ashtuquajturin konkurs, ka më pak arsim dhe përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë.

“Meritat”e tij ai le t’i shfaqë në një vend pune tjetër, por kurrsesi në fushën e arsimit, këtë sektor delikat, prioritar dhe shumë të ndjeshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e saj.

Të shqetëson fakti se në mesin e vitit shkollor MAS bën ndryshime, duke ndryshuar strukturën e orëve dhe lëndëve mësimore. Pra tre lëndë të ndryshme në një ditë, nga gjashtë lëndë që bëheshin. Kjo demagogji afatshkurtër e peshës së çantës së lehtë do të zëvendësohet ngadalë  me dije të cunguara të nxënësve. Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë e përligj me faktin se s’kemi shkollë e kushte minimale të domosdoshme për punë në shumë fshatra e qytete të vendit, prindërit s’kanë pasur ndonjë informacion paraprak për orët e ndryshuara, kuadrin ligjor dhe, mbi të gjitha, s’janë parë kushtet sociale dhe ekonomike të familjeve shqiptare.

 

                               Portali “Mësues për Shqipërinë”

                                     i huazuar dhe formal 

 

I ashtuquajturi portal “Mësues për Shqipërinë”,  është huazuar në formën më të  shëmtuar në arsimin tonë. Është paradoks i vërtetë, aplikimi i kësaj formule abstrakte, kur në Itali dhe vende të tjera europiane bazohet në meritë dhe është i vërtetë e kuptimplotë. Për Italinë mësuesit shkojnë ku ka nevojë vendi, sepse motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë dhe jetesë. E kundërta ndodh në sistemin tonë arsimorë. Ky është portal që po shërben  si fasadë djallëzore e MAS–s, dhe Drejtorive Rajonale e ZA – ve,  për të mbuluar korrupsionin në këto drejtori të vendit, që si pasojë sjell një paligjshmëri të vërtetë që po bëhet  me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve. Vazhdojmë me metodën “alla shqiptarçe”. Me të drejtë Frederik Vilhelm thoshte “Shkolla vlen aq sa vlen edhe mësuesi”. E kemi thënë edhe herë të tjera se kemi drejtorë shkollash që po e shkatërrojnë sistemin tonë arsimor, që nuk i shërbejnë vendit të punës, që janë nën nivelin e formimit shkencor – pedagogjik dhe profesional të mësuesisë në shkolla.

Me keqardhje shikojmë aty-këtu një liberalizim të theksuar të veprimtarisë mësimore dhe edukative. Në shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisë ndaj nxënësit, ku mësuesi e sidomos nxënësi, fillon e mbaron ditën e mësimit duke lëvizur sa andej – këtej dhe, më keq akoma, duke e lënë vetëm klasën e tij në kujdestari. Në pikun e punës së ditës mësimore grupe mësuesish i gjen kafeneve, të ulur për shtatë palë qejfe, madje shpesh, bashkë me drejtuesin, ndaj ndodhin dhe ngjarje të pakëndshme në shkollat tona.

 

                     Drejtues shkollash dhe të ZA-ve

                         që janë kthyer në feudalë

 

Kemi drejtues shkollash që kanë mbi 25 – 30 vjet në drejtim dhe janë kthyer si feudalë, apo pronarë në shkollat e tyre. Ka ardhur koha të kemi një lidership të formuar në mënyrë të plotë, kundër konformist e racional, që me kurajë civile dhe guxim intelektual pranon se ky sistem arsimor duhet ndryshuar, të gjenerojë intelekt e qytetari, duke iu larguar “lidershipit të tenderëve e bandave” të të gjitha niveleve që ka kapur për fyti sot shumë drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve të vendit.

Fatkeqësisht, sot kemi drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve, që kanë hyrë në vitin e gjashtë të drejtimit. Kjo zgjatje e pasuksesshme në drejtimin e arsimit ka dhënë mundësinë e pasurimit të tyre përmes emërimeve pa kriter. Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive dhe korruptive, nga media e shkruar dhe ajo vizive. Me sa vëmë re, MAS nuk e ka pikën e impenjimit për të parë në se është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha nivelet në arsimin tonë. Si në çdo institucion tjetër, edhe administrata rajonale e arsimit ka nevojë urgjente për një reformim total të saj.

Mendoj se duhet të vendosen në krye të arsimit rajonal, apo të ZA – ve drejtues që kanë guxim intelektual, persona apolitikë dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnë dy synime të mëdha: aktin e pastrimit dhe të ndryshimit në administratën publike të arsimit. E themi këtë, se ka mbi 20 vjet që qëndrojnë  në një vend pune, pa kontribuar në asnjë fushë të kërkimit shkencor, pedagogjik, apo didaktik, në një kohë që kemi breza të rinjsh që janë të shkëlqyer e me një apo dy mastera shkencor e profesionalë, që i mbajmë larg institucionit të arsimit rajonal.

Kjo administrate, do të thosha e fryrë, po mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Nga ana tjetër, nuk ka një sistem të vlerësimit të performancës së punonjësve në nivel DAR dhe ZA-ve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore vartëse, gjë e cila le për të dëshiruar. Në çdo drejtori qarku apo dhe të ZA-ve të arsimit ka specialist, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkollë pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur vetëm në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesin, vështirësitë e punës së tij, nuk merret askush. Fatkeqësisht u hoq kontrolli i inspektoriatit rajonal të arsimit. Mendoj se ishte një gabim i rëndë për MAS-n. Shpresoj të rikthehet, sepse drejtuesit e shkollave dhe mësuesit do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore.

Sado të flasim, përsëri është politika që po e shkatërron sistemin arsimor,  sepse simpatizantët po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Ka ardhur koha që drejtorët e arsimit duhet të largohen, duke sjellë prurje të reja në drejtimin e arsimit në qarqet dhe rrethet e vendit. Vetëm kështu i bëjmë nder shkollës dhe komunitetit arsimdashës. Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat politike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe të orientohemi vetëm nga ana profesionale, do të garantojmë disi realizimin me sukses të reformës dhe plotësimin e standardeve në arsim.

 

             Vijon formalizmi në përmbajtjen e shkollës.

 

Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit, për libra të mbingarkuar me material pa vlerë, për asimilim të vështirë të marrjes së njohurive nga nxënësit, për peshën e rëndë të çantës etj. Çfarë po ndodh me tekstet shkollore, ku janë vlerat intelektuale kombëtare që përçohen me anë të tyre? Po bota akademike pse është mënjanuar në mënyrën më të qëllimshme dhe më dashakeqëse përballë këtyre fakteve që na shqetësojnë? Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore, të cilat mund të përshtaten fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë dhe vlerat tona të çmuara kombëtare. Të gjitha këto kanë ardhur si pasojë e lirisë së shfrenuar, në emër të liberalizimit të dijes, e cila ashtu si edhe në ekonomi, ka prodhuar fakte të renda në arsim. Me keqardhje janë krijuar në të gjithë vendin “një xhungël” e vërtetë shkollash e universitetesh private, që nga numri i tyre në raport me popullsinë zor se gjen në një vend tjetër të botës si Shqipëria, ku dihet se arsimi është një e mirë publike, e cila nuk mund te ndahet me privatin në këtë mënyrë. Aq më tepër që e ka të pamundur të kontrollojë nivelin e dijeve që merren tek privati. Fatkeqësisht nuk ka ende një standard shtetëror të dijeve që duhet të përvetësojnë fëmijët në çdo hallkë të sistemit arsimor.

Ne zgjedhjet politike të 2013-tës  Edi Rama e cilësoj arsimin si “emergjence kombëtare”. Dhe shpresuam se do t`ia ndryshonte faqen për mirë arsimit tonë kombëtar. Por realisht arsimi mbetet për t`u dëshiruar. Kjo ka ardhur edhe nga papërgjegjshmëria në vendosjen e dy mandateve radhazi të Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe kjo e fundit në mungesën e përzgjedhjes së individëve vizionarë për menaxhimin e së ardhmes së gjeneratës së re të vendit.

Nuk janë alternative dhe “frymë e re” as portalet e mësuesve, as tekstet e reja të future “an block” as provimet e mësuesve apo blerje kreditesh, as formularët e maturanteve dhe, ajo që e shqetëson më shumë komunitetin e prindërve, është rritja galopante e çmimeve të teksteve shkollore e shumë veprimtari të tilla. Fatkeqësisht, kemi në institucionet qendrore dhe rajonale me diploma fallco të marra në universitetet private si “Kristali” apo ndonjë tjetër të vendit, ku i shoqëron një brez sharlatanësh me diploma dhe servile të regjimit.

Në çdo takim që kryenin mësuesit, ku përbetoheshin se Rilindja do të rrisë këtë mandate pagën e mësuesit në masën 40%, pra çdo vit nga 10%. Por, korriku dhe gushti ikën me vapën e madhe, ndërsa rritjen e pagës se mësuesve nuk u kujtua askush. Duke qenë mësuesi i nëpërkëmbur, i denigruar dhe i keq paguar, të gjithë të rinjtë po i largohen sektorit të arsimit.

Për të shkuar në rrënjë të problemit, duhet të kthehemi te qëllimi themelor i menaxhimit intelektual të arsimit që, me keqardhje, themi se askush nga drejtuesit e arsimit në qarqe dhe ato të ZA – ve e shkollave se kanë marrë ende seriozisht dhe të kenë një përgjigje se si duhet drejtuar dhe administruar në të ardhmen arsimi ynë kombëtar. Ne na duhet gjithashtu, ta shndërrojmë këtë në mesazh sensibilizimi për shkollën, që arsimi ynë të jetë sakaq i pranishëm dhe frymëzues për të ardhmen e brezit të ri. Ai të mos jetë si riprodhim i një shoqërie të korruptuar dhe konfliktuale, por si institucion që gjeneron inteligjencë e qytetari.

Shqipëri: BE e OSBE, thirrje partive për reformën zgjedhore

Në Shqipëri, ambasadori i Delegacionit europian Luigi Soreca dhe ai i OSBE-së, Berndt Borchardt, i bënë thirrje sot forcave politike, përmes dy deklaratave të veçanta, që të përfshihen sa më shpejt në miratimin e Reformës zgjedhore. Thirrja e tyre vjen në një moment tensionesh të forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa kjo e fundit nuk merr pjesë në punimet e parlamentit.

Socialistët deklaruan javën që shkoi se janë në përfundim të një drafti që merr parasysh rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Këtë e nënvizoi sot dhe kryeministri Edi Rama. “Ne kemi një rekomandim. Në konkluzionet e Këshillit Europian, një rekomandim, i cili është futur fillimisht në procesin e marrjes në konsideratë nga institucionet në Bruksel përmes grupit parlamentar të CDU/CSU-së, që natyrisht ka marrë shqetësimin e shprehur nga Partia Demokratike lidhur me zgjedhjet dhe kemi marrë shumë seriozisht edhe këtë rekomandim, si të gjitha të tjerët”. Ai shpjegoi se në këtë proces “është përfshirë qeveria gjermane përmes ambasadës së saj këtu, sëbashku me dy fondacionet, fondacioni social-demokrat dhe fondacioni konservator, Friedrich-Ebert dhe Konrad-Adenauer, me të cilët ne kemi punuar, në mungesë të palës tjetër dhe kemi gati të gjithë draftin e propozimeve, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Plus kemi punuar për muaj të tërë për të eksploruar mundësinë e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik. Edhe për këtë jemi gati, mjafton vetëm që pala tjetër të vijë dhe të pranojë të diskutojë dhe të biem dakord për të zbatuar në frymë, në germë, fije e për pe, të gjitha rekomandimet”.

Por nga selia e Partisë Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha u përgjigj duke deklaruar se sipas tij bëhet fjalë për “amandamente të cilat në kundërshtim me planin e miratuar me konsensus, nuk janë hartuar nga ekspertët që paguhen nga BE nga Gjermania, janë amandamente të hartuara nga PS. Sot ata kanë ndërmarrë një akt për të varrosur reformën zgjedhore. Është kjo mazhorancë e cila po zvarrit në limitet kohore një nga çështjet kryesore, që është ai i votimit elektronik dhe biometrik. Dhe është kjo mazhorancë e cila i ka vënë kazmën konsensusit bipartizan sepse po prezanton amendamente të njëanshme”, tha zoti Basha.

Megjithatë ambasadori i OSBE-së në deklaratën e sotme shprehet se “mirëpresim vënien në tryezë të një drafti për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mirëpresim gjithashtu paraqitjen me një ndjesi urgjence të këtij drafti nga Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Praktikat më të mira ndërkombëtare për reformë zgjedhore kërkojnë që këto reforma të miratohen të paktën gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. I nxisim të gjithë aktorët politikë të përfshihen në dialog konstruktiv në lidhje me këtë draft. Mund të gjenden edhe mënyra të tjera për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe sugjerime të detajuara nga aktorë të tjerë politikë do të ishin ndihmë për nisjen e një dialogu domethënës”, theksoi zoti Borchardt.

Ndërsa për ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian “në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.” Ambasadori Soreca nënvizoi se “reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar. Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it”, thekson deklarata.

Policia gjyqësore mësyn në PD, sekuestron video-përgjimin

Oficerë te policisë gjyqësore kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike duke zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda,  për sekuestrimin e videos që publikoi mbrëmjen e djeshme deputeti demokrat, Ervin Salianji.

 

Gjithashtu, mësohet se efektivë OPGJ kanë shkuar edhe në ambientet e televizionit ku u publikuan pamjet.

Më herët gjatë kësaj të mërkure, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, tha se Salianji u largua me shpejtësi pas emisionit “Opinion” ku u publikua video, duke hedhur akuza se iu shmang prokurorisë, që kërkonte sekuestrimin e pamjeve.

Pas kësaj, u përgjigj vetë Salianji i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi: “Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Më thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël”!

Në video-përgjimin e publikuar mbrëmjen e djeshme, shihet Fredi Alizoti i cili gjatë një bashkëbisedimi me një tjetër person, thotë se kreu i Policisë Ardi Veliu i ka bërë presion, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka propozuar “të kalonte me ata”.

PANORAMA

PE – Shqipërisë: Kërkohen ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare edhe në nivelet e larta

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në procesin e saj integrimit ndërsa shpreh shqetësim për nivelin e lartë të korrupsionit dhe për sfidat e tjera me të cilat do të duhet të përballet vendi. Në një rezolutë të miratuar të martën, me 44 vota në 5, me 5 abstenime, deputetët e parlamentit e “mirëpresin përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat lidhur me BE dhe hapat e mëtejshëm të ndërmarrë për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit të vendit”.
Ndërsa vlerësojnë “përmirësimet e rëndësishme të bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën e saj ligjore dhe institucionale, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në tekstin për Shqipërinë, “deputetët gjithashtu mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe fakti që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend”.
Megjithatë, rezoluta “miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme”.

Këshilli europian në rekomandimet e tij të qershorit theksoi “nevojën kritike të Shqipërisë për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes rivlerësimit dhe për të dhënë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke ruajtur dhe duke thelluar momentin aktual të reformës”, përcaktohet në pjesën për Shqipërinë, duke saktësuar se “Kjo përfshin: – avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke përmbyllur të gjitha dosjet prioritare dhe finalizuar ngritjen e strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese; – finalizimin e ngritjes së organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH) dhe Gjykatës; – forcimin e rezultateve konkrete në hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ato të niveleve të larta”.

Ecuria në këto drejtime sipas Këshillit do të duhet të monitorohet nga afër nga Komisioni europian, dhe ai do të japë vlerësimin e tij në bazë të raporti vjetor të Komisionit. “Këshilli rikujton se vendimi për të hapur negociatat me Shqipërinë do të jetë subjekt i përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Evropian dhe do të pasohet menjëherë pas kësaj nga Konferenca e parë ndërqeveritare brenda fundit të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë”.

Masakra në “ish-Bllok” – Shpallet në kërkim policor Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata mësohet se është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri.

 

Arsyeja është sepse, ajo është larguar nga Shqipëria pa dhëne deklarime, thanë burime. Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.

Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t.

Një nga pistat e grupit hetimor për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, është se “mollë sherri” është bërë pikërisht këngëtarja.

DOKUMENTI – Prokurori Osmani firmos moskompetencën e hetimeve për bandën e Elbasanit

Prokurori Gentian Osmani me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar Marjus Lulajn, Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin.

Në kërkesën e tij në cilësinë e zv. drejtuesit drejtuar Krimeve të Rënda thuhet se ai ka moskompetencë lëndore për këto hetime.

 

Sipas informacioneve Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri po hetoheshin me masë sigurimi “arrest me burg”, pasi akuzoheshin se, në shtator të vitit 2017, kanë tentuar të vrasin punonjës policie, në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit.

Pas më shumë se një viti hetimesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka vendosur të mos e hetojë më këtë çështje.

Në një shkresë zyrtare, Donika Prela ka autorizuar zëvendësin e saj, Gentian Osmani, që të njoftoj Gjykatën mbi vendimin e prokurorit të çështjes për kalimin e dosjes për kompetencë në Prokurorinë e Elbasanit.

Ditëlindja e Ahmet Zogut dhe 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare mesazh i Shtetit Komb – Nga Azgan HAKLAJ, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

Momenti kulmor i historisë së Kombit Shqiptar i konsakrimit juridik e kushtetues i Mbretërisë Shqiptare me dt. 2 shtator 1928. Roli i saj i jashtëzakonshëm në ndertimin e shtetit modern progresiv, ekonomik e kulturor. Mbrojtja konseguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike në Ballkan. Orientimi i Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës së vendeve të civilizuara të Europës Perëndimore.

Të gjitha këto janë anatemuar e madje shtrembëruar qëllimisht për një gjysëm shekulli nga propaganda e diktaturës komuniste. Rebelimi antikombtar i Haxhi Qamilit dhe falangave të tij filoturke. Lufta e Dytë Ballkanike. Tradhëtia e Esat Pashë Toptanit dhe e Qeverisë së Durrësit.
Okupimi i Vlorës nga italianët dhe i viseve të Veriut nga serbo-malazezët e vunë në pikëpyetje jo vetëm aktin e Shpalljes së Pavarësisë, por dhe vet ekzistencën e kufijve të Shqipërisë të njohur nga Konferenca e Londrës e vitit 1913, lirinë dhe ekzistencën e Kombit.

Përpara se të flasim për Mbretërinë Shqiptare të themeluar 90 vjet më parë si shprehje e vullnetit të popullit per liri, bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm dhe ecjen në rrugën e civilizimit e prosperitetit nuk mund të anashkalojmë personalitetin më të shquar politik e historik të shekullit të XX-të të shqiptarëve, Ahmet Zogun – që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin Zogu i Parë.

Ahmet Zogu pasardhës i njërës nga familjet më të vjetra e të shquara të Kombit tonë u pagëzua që në rininë e hershme në Lëvizjen Kombtare për Liri e Pavarësi.

17 vjeç në kryje të prijësve të Matit shkoi në Vlorë ně Shpalljen e Pavarësisë dhe garantoi betejë pa kompromis për mbrojtjen e saj.

Me forcat e tij të armatosura mbrojti Kongresin e Lushnjes.
Dha aty një kontribut të shquar dhe marshoi me guxim e trimeri të pashoqe drejt Tiranës, duke e bëre kryeqytet të përkohshëm e duke i hapur rrugën Sulejman Delvinës e qeverisë së tij për të zbatuar programin e Kongresit të Lushnjës.

Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante dhe e rrufeshme, ashtu siç janë dhe aksionet e tij politike dhe ushtarake për shtrirjen e autoritetit të qeverisë në të gjithë territorin e vendit, shtypjen e Lëvizjes Separatiste dhe garantimin e kufijve shtetërorë.

Ministër i brendshëm në vitin 1920, Kryeminister në vitet 1922-1924, President i Republikës në vitet 1925-1928 dhe Mbret i shqiptarëve në vitet 1928-1939, Ahmet Zogu ka lanë gjurmë të ndritura e tě pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Mbretëria Shqiptare 1928-1939 është emblema e shtetformimit dhe E përpjekjeve titanike të shqiptarëve, të cilët prej pesë shekujsh nuk i pushuan betejat e kryengritjet kundër Perandorisë Otomane e invadarëve serbo-sllavë.

Mbretëria Shqiptare nuk lindi vetëm si kujtim i historisë sonë të lashtë, i kujtimit të Bardhylit, Lekës së Madh, Pirros, Teutës, Mbretërisë Dardane apo Epokës së ndritur të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), stema e lavdishme e të cilit u ba stemë e Mbretërisë Shqiptare.

Mbretëria lindi si simbol i bashkimit e unitetit të shqiptarëve, dëshira e flaktë e të cilëve ishte bashkimi i të gjitha trojeve etnike të Atdheut nën Flamurin Kuqezi.

Është anti-historike të thuhet se Ahmet Zogu kishte ambicie të shfrenuara karrieriste e donte të bahej Mbret me çdo çmim.
Jeta e tij politike na rrëfen krejt të kundërten e asaj që ka trumbetuar diktatura komuniste.

Qendrimi i tij në përkrahje të Princ Vidit. Dorëheqja si Kryeminister në vitin 1924 dhe sjellja e tij prej politikani, patrioti e burrështetasi të madh në rastin e atentatit që ju ba në Parlament tregojnë qartë se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishepull i Shtetit Komb.

Hyrja e tij triumfale në Tiranë më dt. 24 dhjetor 1924 për t’i dhanë fund rebelimit majtist që në histori njihet si Revolucioni i Qershorit i dha me të drejtë epitetin shpëtimtar i Kombit.

Stabiliteti i plotë politik, progresi i shpejtë ekonomik e kulturor që pati vendi në kohën e Republikës së Tij Presidenciale në vitet 1925-1928 e thirrën atë si personalitetin më të shquar të kohës të ulej në Fronin Mbretëror.

Edhe pse Mbretëria jetoi vetëm një decade e la vulën e vet të pashlyeshme historike.

Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike, por si një Mbretëri moderne Parlamentare, e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit, por edhe e mbështetur në statusin juridik që i dhanë Shqipërisë Fuqitë e Mëdha në vitin 1913 si Principatë e Pavarur e Neutrale dhe nga aktet e Kongresit të Lushnjes, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Lartë të Shtetit me atributet e një Regjence. mbretërore.

Vet emërimi apo titulli Zog i Parë – Mbret i Shqiptarëve tregon gjeninë e tij politike si simbol i bashkimit të Kombit tonë.

Mbretëria Shqiptare i tregoi Botës se çfarë është në gjendje të bëjë një komb i vogël e i lirë kur thyen prangat e robërisë dhe hedh jashtë vellon e obskurantizmit e të prapambetjes shekullore, të imponuar me dhunë nga pushtuesit.

Në 10 vjet Mbretëri Shqipëria njohu progres të pandalshëm në rrugën e saj drejt qytetërimit e civilizimit europian.

U ndertua shteti i së drejtës sipas modelit më të përparuar europian. Arsimi Kombëtar mbi baza laike.

Kodi Penal e ai Civil, që garantonte barazinë e shtetasve para ligjit.

Legjislacion model për komunitetet fetare. U garantuan me ligj të drejtat e gruas.

U krijua një administratë shtetërore model.

U krijua Banka Kombtare dhe garantimi i monedhës kombtare në lingota të arta.

Pashaportë që garantonte lëvizjen e lirë të shqiptarëve në mbarë Botën.

Të gjitha këto janë arritje historike e të pakalueshme nga koha, nga kohërat..

Kjo është meritë e pavdekshme e Mbretërisë Shqiptare dhe e Mbretit Ahmet Zogu që sot kujtohet me nostalgji në 90 vjetorin e saj dhe 123 vjetorin e ditëlindjes së Tij. Qendrimi ndaj Mbretërisë Shqiptare është vijë demarkacioni mes patriotëve dhe atyre që Atdheun e duan vetëm për ta sunduar e zhvatur.

Ti japim Qezarit atë që i takon Qezarit.

“Telekom Serbia” nuk mirëpritet në Shqipëri

Gresa Kraja

Operatori telefonik serb “Telekom Serbia” ka bërë zyrtarisht të ditur se është në bisedime për të blerë operatorin e dytë më të madh në Shqipëri, “Telekom Albania”.

Ata përmes një deklarate në mediat e Serbisë kanë thënë se “‘Telekom Serbia’ synon që të pozicionohet si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve. Ne e kemi dorëzuar një ofertë e cila është në shqyrtim”.

Megjithatë, në Shqipëri, edhe pse operatori serb besohet të jetë ofertuesi më i lartë nga tre sa janë gjithsej, një transaksion i mundshëm nuk është mirëpritur nga Qeveria, me kryeministrin i cili tha se “investimi i Serbisë në këtë sektor nuk është preferenca jonë”.

Në një konferencë për media, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si “Deutsche Telekom”, e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla, mirëpo megjithatë për shkak te rëndësisë së këtij sektori strategjik, kërkohet edhe mendimi i saj.

“Por natyrisht ky është një sektor strategjik dhe Qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar. Dhe qëndrimi i qeverive shqiptare është shumë i thjeshtë dhe i qartë se bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, tha kryeministri Rama.

Çështja e mundësisë së blerjes së telekomit shqiptar nga ana e kompanisë serbe ka ngjallur debate të shumta në të dyja vendet. Në Shqipëri, ekspertë të sigurisë kanë ngritur shqetësimin se të dhënat personale të shqiptarëve do të bien në duar të Serbisë e cila vazhdon të ketë konteste të pazgjidhura me shqiptarët në Ballkan.

Në anën tjetër, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq pati deklaruar më 6 tetor se një refuzim i mundshëm i kapitalit serb në Shqipëri nuk është mesazh i mirë që dërgon shteti shqiptar. Ndërsa të hënën, presidenti Vuçiq tha se do të bisedojë me kryeministrin Rama lidhur me këtë çështje.

“Mendoj se ‘Telekomi i Serbisë’ dëshiron të blejë resurset e ‘Deutsche Telekom’ në Shqipëri, por ministri i Telekomunikacionit të Shqipërisë ka thënë se nuk pajtohet me këtë duke thënë se Serbia nuk është e mirëseardhur për investime në këtë pjesë të telekomunikacionit. Unë do të flasë me Edi Ramën sot ose nesër dhe shpresoj se do te tejkalojmë këtë situate”, ka thënë presidenti Vuçiq.

Nga ana ligjore, teknikisht Qeveria e Shqipërisë nuk ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private. Ajo nuk mund të ndalojë blerjen e “Telekom Albania” nga “Telekom Serbia”, nëse dy kompanitë do të arrinin marrëveshjen sepse shteti nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi të.

“Telekom Albania”, pronë e “Deutsche Telekom” është operatori i dytë më i madh i telekomunikimeve në vend, duke zotëruar 24% të tregut në Shqipëri. Për vitin e kaluar, kompania ka raportuar një humbje prej rreth 36 milionë eurosh, pas një fitimi minimal prej 1.2 milion eurosh që raportoi në vitin 2016. Tregu i vogël dhe rezultatet e dobëta financiare duket se janë arsyet se “Deutsche Telekom” do të largohet nga Shqipëria, duke e nxjerrë kompaninë në shitje.

Pse u dashka të besojmë që ’Babalja’ u xhirua në Shqup e jo në Surrel? – Nga ANDI BUSHATI

Botimi i një pjese nga raporti i ekspertizës angleze të “JP French Associates” nuk ka vërtetuar dot as që përgjimi i Babales ishte i besueshëm, as atë që pretendon Edi Rama, se ai ishte një lojë me aktorë, e luajtur në selinë e PD-së. Me pak fjalë, ai thotë se zëri i vëllait të ministrit të brendëshëm, Agron Xhafajt nuk është i deshifrueshëm për shkak të cilësisë së dobët. Por ai nuk mbështet dot as versionin e mbrojtur nga Prokuroria, Rilindja dhe gazetarët pranë tyre, se rolin e ka luajtur Fredi Alizoti, në këmbim të parave që i janë ofruar nga qarqe pranë PD.

 

Pra, ajo që na u premtua nga kryeministri me siguri të plotë, se prova shkencore ndërkombëtare që ai arriti ta marrë në më pak se 24 orë, rrezultoi një dështim.

E vërteta mbeti në mes. Socialistët sërish do të vazhdojnë të thonë se e gjitha ka qenë një montim dhe demokratët do i’a kthejnë se manipulimin e kanë bërë ata.

Në mungesë të një institucioni të besushëm ndërkombëtar për zbardhjen e ngjarjes, rolin e ndriçimit të saj do ta marrë sërish në dorë prokuroria shqiptare.

Po, për të kuptuar sa e aftë është ajo ta mbajë të veshur këtë kostum, filmin duhet ta kthjejmë një vit më parë.

Atëherë socialistët shpallën se, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe fryëmën e reformës në drejtësi, kryeprokuroren do ta zgjidhnin me votat e tyre. Opozita ia ktheu se këtë po e bënin për të mbylluar të gjitha çështjet që u digjnin.

Qeveria këmbënguli se kjo prokurore, do të qëndronte vetëm një apo dy muaj, nuk do të kishte të drejtë të bënte lëvizje, nuk do të gëzonte kompetenca tu hiqte dosje vartësve apo ti transferonte ata. Në fakt të gjitha këto ndodhën njëra pas tjetrës.

Dhe kësaj prokurorie i takon të zbardhë sot dosjen Babale -Agron Xhafaj.

Dhe është e lehtë të shikohet se ç’ka bërë.

E la menjëherë Agron Xhafajn të largohej nga vendi sepse nuk i interesonte të hetonte atë.  E përqëndroi të gjithë hetimin te pista që e shfajësonte Xhafajn, duke përforcuar versionin e një aktori me pagesë? Nuk u thellua në investigim se mos ky aktori me pagesë ishte përpunuar nga ata që ishin të interesuar për ta daravitur skandalin që u plasi në derë. Nuk ngriti pikpyetje se si i bëhet që ekspertët britanikë të JP French Associates nuk japin garanci që ai të jetë zëri i Fredi Alizotit.

Pa përfillur asnjë nga këto dilema publikut shqiptar do i serviret gjella tashmë e njohur se avionët e drogës janë mushkonja, se Dritan Zagani është trafikant, se Saimir Tahiri nuk i njeh Habilajt, se Xhisiela vetëdigjej me cigare dhe se Taulant Balla nuk ka foto me trafikantë. Ata do të dëgjojnë se dikush ka paguar kunatin e Babales, Fredi Alizotin, që të bënte rrolin e vëllait të ministrit të Brendëshëm, në një plan të mirëmenduar për të rrëzuar qeverinë. Ata do të dëgjojnë se e gjitha ishte një montim. Ata do të dëgjojnë se filmi u luajt dhe u sponsorizua në zyrat e Shqupit.

Natyrisht të gjitha këto edhe mund të jenë të vërteta.

Por, kjo nuk i heq askujt të drejtën të llogjikojë nga e kundërta. Përse gjithçka nuk qenka gatuar në vilën e Surrelit? Pse Rama, kur paska qenë i ndërgjegjshëm se një aferë e tillë i rrëzoka qeverinë, të mos ketë manipuluar ai? Pse një njeri që u quajtka a i korruptaur sa të marë para nga njëra palë, mos i markërka ato edhe nga pala tjetër? Pse ta kenë paguar demokratët Alizotin dhe mos ta kenë paguar socialistët, që të luajë rrolin e një të dëshpëruari që nuk i kanë dhënë 100 mijë eurot e premtuara?

Pra pse duhet të besojmë se ateljeja e kinostudios qenkësh ngritur në Shqup dhe jo në Surrel?

Me sa duket të dyja këto variante do të vazhdojnë të bashkëjetojnë. Dhe për këtë ka vetm një përgjegjës. Ata që na premtuan një ekspertizë të besueshme ndërkombëtare dhe nuk na e sollën, ata që një vit më parë nuk nguruan ta lyejnë prokurorinë me ngjyrat e tyre.

Audiopërgjimi i vëllait të Xhafajt, i arrestuari Alizoti: Do merrnim 200 mijë euro

Në Shqipëri, Fredi Alizoti, njëri prej të arrestuarve për audiopërgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, rezulton të ketë pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji. Në dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatë, për të kërkuar në fundjavë arrestimin e Veliut dhe Alizotit, zbulohet se ky i fundit, ka deklaruar, gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, se Veliu i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, vëllai i ministrit. Biseda sipas tij është bërë në një lokal përballë atij ku qëndronte Agron Xhafaj dhe ka zgjatur 3 minuta. Dy tre ditë para rregjistrimit ai ka treguar se kishin bërë prova dhe se Veliu e kishte instruktuar për ato që do të thoshte. Alizoti ka rrëfyer se përpara se biseda të bëhej publike ai kishte shkuar disa herë në selinë e Partisë Demokratike, ku Veliu ishte takuar me deputetin Salianji.

Në dosjen dërguar në Gjykatë, Prokuroria ka përfshirë edhe zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike të kryera nga Alizoti, numri i të cilit ishte vënë nën kontroll që në muajin maj, me urdhër të gjykatës. Sipas teksteve të bisedave në të paktën tre raste Alizoti konfirmon faktin se ai ka luajtur rolin e Agron Xhafës. Ai në disa raste është shprehur i zhgënjyer që nuk ka marrë paratë e premtuara, ndërkohë që nga telefonatat që ai ka marrë nga Kosova nga Albert Veliu, i cili ka ërkuar atje azil, ky i fundit i kërkon të bëjë durim.

Prokuroria gjithashtu deklaron se nga analiza e telefonatave në ditën që Veliu pretendon se ka bërë bisedën në një lokal me vëllanë e ministrit, rezulton se ata kanë patur vetëm dy komunikime telefonike prej 20 dhe 29 sekondash, ndërsa nuk vërtetohet të jetë bërë ndonjë takim mes tyre, dhe se Veliu është nisur nga Vlora drejt Tiranës që pas orës 14.00, ndërsa ka deklaruar se e ka takuar Agron Xhafajn rreth orës 17.30 në Vlorë.

Nga analiza e tabulateve telefonike, Veliu ka kontaktuar fillimisht me deputetin Salianji më 20 tetor të vitit të shkuar, dhe vetëm një ditë më pas me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka deklaruar se ka qenë ai që ka pajisur me një përgjues Veliun, në kuadër të një investigimi gazetaresk.

Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi, akuzohen nga prokuroria për “Kallzim të rremë”. Por ndërsa për dy të parët, masa e arrestit është parë e vlefshme dhe nga Gjykata, për gazetarin Olldashi u dha vetëm “Detyrimi për paraqitje”. Prokuroria sqaron se ajo po vijon më tej me hetimet për këtë rast.

FOTOLAJM – Xhisiela Maloku me syze firmato, flet për tritolin nga makina e re luksoze në emër të…

Xhisiela Maloku ka folur sot për ngjarjen e tritolit të vendosur në shtëpinë e gjyshit të saj, duke fajësuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

Ajo ka dhënë një prononcim për gazetarët të cilët kanë shkuar pranë shtëpisë së gjyshit të saj, por kësaj radhe ka folur nga gabina e një makine të bardhë.

Xhisiela nuk ka shkuar me taksi siç ka thënë herët e tjera për të folur për mediat, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze. Gazetarët i kërkuan Xhisielës që të dal dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re.

Tritoli ne banese, flet Xhisiela Maloku on Vidnews.

Korrespondenti i “Panorama”, konfirmoi se makina është një “PEUGEOT 208” e viti 2017.

Kjo makinë në gjendje të përdorur sipas kërkimeve në internet kap vlerën e 9 mijë eurove.

Ndërkohë që me kilometra zero tek koncensionari shkon deri në 19-20 mijë euro.

Makina “Peugeot 208” me targa AA 114 TT sipas burimeve te “Panorama”, figuron e regjistruar në emrin e koncensionarit të makinave “Peugeot” në Tiranë dhe jo në emrin e  Xhisieles.

Sipas burimeve koncensionari rezulton t’ia ketë dhënë me qira këtë makinë kompanisë “Hertz”, e cila sipas ekstraktit të QKB ka si administrator  Skënder Kada.

Në ekstraktin e QKB thuhet se: “Kompania Hertz ka veprimtari në fushën e shërbimeve turistike, hoteliere e rentcar, import eksport të mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, automjete etj, marketing , transport ajror, rrugor, te mallrave, udhëtarëve etj”.
Po ashtu Xhisiela gjatë prononcimit nuk ka hequr dhe syzet e saj “Gucci”, të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikohet për një vajzë që nuk ka punuar ndonjëherë dhe që ka mbaruar një shkollë private.

Opozita propozon reformën zgjedhore

Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës shpalli propozimet e saj për ndryshim të Kodit Zgjedhor, për të larguar nga procesi zgjedhor, siç tha ajo, njerëzit dhe paratë e krimit. Kryetari i saj, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës synon çlirimin e zgjedhjeve nga dhuna, blerjet e votave dhe kërcënimet. Shumica, nga ana e saj ka shprehur edhe ajo pikëpamjet e veta për depolitizim të komisioneve zgjedhore.

Partia Demokratike e opozitës paraqiti sot një platformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me propozime që synojnë të shmangin shitblerjen e votës dhe kapjen e procesit zgjedhor nga struktura kriminale. Kryetari i saj, Lulzim Basha tha se ecuria dhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri diktohen me dhunë nga banda kriminale të lidhur me partinë socialiste, ndaj amendamentet e kodit zgjedhor duhet ta clirojnë procesin zgjedhor nga krimi dhe paratë e tij.

“Platforma eopozitës përmban 4 pika kryesore: 1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor – Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin… 2. Sistem masash kundër shitblerjes së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE/ODIHR për vitin 2017. Shitblerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit… 3. Financimi i partive dhe fushatës, 4. Përdorimi i teknologjive në votim, Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik” – tha zoti Basha.

Sipas tij, OSBE/ODIHR ka shënuar si probleme kryesore kandidatët me mbështetje dhe rekorde kriminale, përdorimin e parave të krimit në shitblerje votash, përfshirjen e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash, presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve, grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit, kërcënimin e administratës, përdorimin e fondeve publike në zgjedhje.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka shprehur më herët gadishmërinë e saj për të përmirësuar së bashku procesin zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE. Bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Zgjedhore Bledi Çuçi ka thanë se Partia Socialiste është e gatshme të depolitizojë plotësisht komisionet zgjedhore. Shumica socialiste është shprehur se kjo ka qenë edhe shqetësimi kryesor i vëzhguesve ndërkombëtar. Sipas tyre, votimi elektronik mund të provohet në zgjedhjet vendore në disa bashki, ndërsa votimi i emigrantëve parashikohte nga ligji vetëm për zgjedhje parlamentare. Socialistët thonë se janë gati të garantojnë përfaqësimin gjinor në 1/3 e listave.

Z. kryeministër, ja si mund t’i punësojmë banorët e Korçës – Nga Ing. Engjëll Sina, Agr. Demir Arëza

Gjatë 25 viteve të fundit jeta e fermerit korçar nuk ka qenë e lehtë. Ata asnjëherë nuk kanë qenë të orientuar çfarë duhet të mbjellin dhe çfarë kërkohet në tregun vendas dhe të huaj. Mbi të gjitha nuk kanë qenë konkurues. Shpesh herë prodhimet e tyre kanë mbetur pa shitur dhe dëmi ekonomik për ta ka qenë i madh. E njëjta gjë ka vijuar për vite të tëra me radhë. Janë hedhur ide të ndryshme si mund të dilet nga kjo situatë por deri më sot përmirësimet nuk kanë qenë ato që priteshin. Jo rrallë herë është menduar për rindërtimin e fabrikës së sheqerit, por investitorët e huaj pasi shohin gjendjen e fabrikës nga afër, ikin ashtu siç vijnë dhe nuk duken më. Pas çdo ikje të tyre e ardhmja e fermerit bëhet edhe më e pashpresë, mirëpo e vërteta nuk paska qenka kështu.

 

Studimi

Nga studimi që kemi realizuar rezulton  se prodhimtaria e fermerit në qarkun e Korçës i ka të gjitha mundësitë për të qenë e suksesshme dhe me të ardhura të garantuara nga shitja e prodhimeve të tyre. Studimi bën fjalë për një punësim të përhershëm në përmasa të mëdha të fermerëve të Korçës. Aktualisht këtë gjë e bazojmë te fabrika e malterisë, ndërtuar në Sovjan të Korçës dhe te fabrika e alkoolit në Maliq, ndërsa më pas edhe te ngritja e fabrikës së sheqerit nga vetë biznesmenët vendas, pasi kjo fabrikë do të bëhet vetiu e nevojshme dhe do të tërheqë vëmendjen e investitorëve. Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë për realizimin e këtij projekti madhor deri në implementimin e plotë të tij. Studimi, siç e theksuam edhe më sipër, pretendon punësimin masiv të fërmerëve që merren me bujqësi si dhe të atyre që kanë për aktivitet blegtorinë, pse jo edhe një punësim prej disa qindra vetash në fabrikat që do të përpunojnë prodhimet e ardhura nga fermerët. Pra, bëhet fjalë për një nga projektet më të sigurta të prezantuar deri më sot

 

Çfarë do të prodhohet

Sigurisht, si në çdo projekt madhor, fillimi është i vështirë, por jo në këtë rast. Nga ana jonë është përllogaritur me detaje gjithçka: çfarë bimësh do të kultivohen, sa do të jetë sasia e prodhimit, kush do të jetë  blerësi,  pse tregu do të jetë i garantuar etj. Studimi në fjalë synon prodhimin e maltos për prodhimin e birrës dhe maltos aktive, prodhimin e mushtit nga patatja, prodhimin e alkoolit, prodhimin e niseshtesë etj, si dhe të një sërë produkteve të tjera që mund të përdoren më sukses në blegtori për vetë vlerat ushqyse që kanë dhe çmimet e leverdisshme. Gjithsesi, le të ndalemi edhe një çast te prodhimi i maltove. Për prodhimin e tyre kërkohet kultivimi i shumë bimëve bujqësore, ose më konkretisht, fermerëve të Korçës do t’u kërkohen sasi të tilla prodhimi, si: 6.600 ton patate industriale në vit; 6.600 ton panxhar sheqeri në vit; 3000 ton elb polistik ose grurë në vit; 9.600 ton elb dyfletësh në vit etj. Gjithashtu,  kërkohen sasi të të konsierueshme frutash, si: rrush, mollë, kumbulla, dardhë, boçe pishe, ftonj etj. Pa u thelluar në detaje teknike, për informacion, mund të sjellim një shembull të tillë: nga sasia prej 9.600 ton elb në fund të procesit sigurohet një masë prej rreth  7.488 ton malto në depozitë (sillozet) e gatshme për t’u tregtuar. Përfundimi: nga 128.2 kg elb distik dyfletësh përfitohen 100 kg malto për birrë.

 

Mato aktive

Së dyti, do të realizohet prodhimi i maltos aktive që do të përdoret në fabrikën e alkoolit në Maliq gjatë përpunimit të patates dhe panxharit të sheqerit për prodhimin e distilateve alkoolike 70%, me reflektim dhe aromatizim të produktit. Në malterinë e Sovjanit do të përpunohen 3.000 ton në vit elb polistik apo ekuivalenti në grurë duke kaluar në të gjitha ciklet e procesit dhe do të përdoret direkt siç del nga procesi. Krejt sasia e kërkuar nga linja e alkoolit do të jetë 2.640 ton në vit malto aktive. Siç e thamë edhe më sipër, fillimisht gjithçka do të bazohet te dy fabrikat: e malterisë në Sovjan dhe e alkoolit në Maliq. Hapi i parë i këtij projekti do të jetë nënshkrimii një marrëveshjeje me pronarët e dy fabrikave, të cilët do të jenë blerësit e prodhimeve të fermerëve të Korçës.

 

Prodhim mushtit nga patatja

Gjithashtu në studimin tashmë të përfunduar, kemi parashikuar edhe prodhimin e mushtit nga patatja. Kjo linjë e studiuar si në stadin laboratorik ashtu edhe në provat pilot, shoqërohet detyrimisht me skemën e projektit teknologjik për prodhimin e mushtit në stadin industrial me përmasa të mëdha në listën e makinerive dhe pajisjeve të domosdoshme për ecurinë e linjës së prodhimit. Në kompleksin  për rikonstruksionin e pajisjeve të fabrikës së niseshtesë në Maliq do të përpunohen rreth 42 ton patate në ditë në bashkëveprim me rreth 4.2 ton malto aktive në ditë. Nga kjo skemë, duke përpunuar rreth 42 ton patate dhe 4.2 ton malto aktive do të prodhohen rreth 42.000 litra musht maltose në 24 orë, njëkohësisht do të veçohen si bërsi rreth 40 ton me lagështirë. Gjithashtu kemi marrë parasysh edhe mundësinë e eksportimit. Për këtë arsye, do të përgatiten  kampionaturat për përdorim brenda dhe jashtë vendit. Këto do të realizohen nga prova e parë teknologjike që do të realizohet me përmasa të mëdha dhe pasi të jenë rezultatet, krahas ndërtimit të frabrikës së sheqerit në Maliq të bëhet e mundur të funksionojë dhe ky kompleks (malteria  Sovjan  dhe fabrika e alkoolit Maliq), shumë afër njëra- tjetrës, e cila vuan vetëm për organizimin e aktivitetit dhe sigurisht me një shtytje dhe kujdes shtetëror. Ky do të ishte një rast i mirë dhe i shpejtë për punësim konkret dhe të vazhdueshëm në përmasa të mëdha të fërnërëve

 

Për blegtorinë

Pra, siç e theksuam edhe më sipër, nga prodhimi i 4.2 ton malto, veçohen edhe 40 ton bërsi me lagështirë. Kjo bërsi është shumë e përshtatshme si ushqim për bagëtitë, veçanërisht për lopët dhe derrat. Fermerët në këtë zonë do te kenë nevojë për bërsi sepse ato janë të përpunuara, me to krijohen receptura të ndryshme përzjerjeje, gjithashtu krijohet mundësia e ndërtimit të stallave të mëdha me shumë lverdi. Përveç prodhimeve të lartpërmendura, nga proceset teknologjike veçohen 16.500 ton në vit bërsi me lagështi që përbëjnë një ushqim ideal për të gjitha llojet e bagëtive. Ndërtimi i stallave të mëdha pranë objekteve të pasura me ujë të bollshëm, shërbimi do të ishte një aktivitet shumëfitimprurës në të cilën investimet nuk do të shkonin kot. Në atmosferë lirohet gaz karbonik, një gaz biologjik i cili për nevoja të ekonomisë mund të disiplinohet dhe të shfytëzohet duke u mbushur nëpër bombula me gaz ushqimor

 

Punësime në fabrika

Përveç punësimeve në bujqësi edhe punësimi në fabrikë do të jetë i ndjeshëm pasi do të punësohen me qindra persona. ku është e nevojshme të kryhen një numër i madh procesesh. Sjellja e lëndës së parë, e patates industriale dhe e maltos aktive sipas kërkesave teknologjike do të realizohet me makina. Kjo lëndë, patatja, do të depozitohet në kavaleta pastaj në bunkerin operativ të fabrikës. Para se të përdoret patatja industriale, fillimisht ajo ka nevojë për procesin e pastrimit nga dherat. Kjo do të realizohet me anë të larjes me ujë në lavatriçe që do të vendoset për ketë qëllim. Patatja para se të hyjë në këto procese ka nevojë të cpëzohet, mundësisht sa më imët, gjithashtu me makinerinë e përzjerjes dhe pompës së llumit realizohet më së miri homogjenizimi i tre komponentëve të ngarkesës. Patate –malto dhe tretësirë me ph të caktuar. Procesi teknologjik garanton kalimin e plotë të amidonit në maltozë. Përfundimisht në baterinë e pompave të fuqishme do të dërgohet në linja respektive të prodhimit të mushtit të frekuentur, nga i cili prodhohet alkool 95 gradë. Prodhimi ditor do të jetë musht parafermentimit 42.000 litra dhe bërsi me lagështirë 40.000 kg

 

Prodhimi i distilave alkoolike

Prodhimi i distilave alkoolike me 70% alkool në përbërje, i aromatizuar sipas llojit të frutit dhe kerkesës së tregut. Kjo do të realizohet në fabrikën e akloolit në Maliq, pajisjet e se cilës janë në gatishmëri të plotë.  Aktiviteti i saj do të jetë ky: ditë pune efektive në fabrikë 300; prodhimi ditor 8000 litra aklool 100%, i konvertuar në distilat alkoolike me 70%, në volum alkool gjithsej 11.400 litra dhe i aromatizuar me frutin përkatës, si: rrush, mollë, kumbulla, dardhë, boçe pishe, ftua etj. Sasia vjetore e prodhimit të alkoolit 70% si distilat i aromatizuar 340.000 litra. Ky prodhim vjetor ka nevojë që sektori i bujqësisë të sigurojë prodhimet bujqësore të sipërshënuara. Distilati alkoolik me 70% alkool në përbërje do t’i nënshtrohet një analize të plotë fiziko-kimike dhe organoleptike

 

Realizimi i projektit

Për realizimin e këtij projekti madhor na duhet të organizojmë një grup projektimi për një periudhë tre mujore për të kryer projektin e plotë të rikonstruksionit të ish-fabrikës së niseshtesë në Maliq, e cila do të përshtatet për prodhimin e mushtit në formë maltose të parafermentuar. Kjo është lënda e parë për prodhimin e alkoolit etilik 95 gradë, shumë cilësore, konform normave të Bashkimit Europian, ai plotëson të gjitha normat organo-leptike dhe kimike. Me këtë iniciativë praktike lind domosdoshëmria e sigurimit të lëndës së parë përpunuese të patates industriale në vend. Kjo kombinohet me malton aktive të elbit ose të grurit, e cila prodhohet nga vetë fabrika ose mund të sigurohet nga malteria në Sovjan ose në formën ALFA dhe BETA. Atëherë, përfundimisht mund të themi, nëse do të gjejnë përkrahjen e shtetit, problemi i fermerëve të  Korçës do të jetë i zgjidhur përfundimisht.

Fran Gjoka bashkudhëtar në fushën e letrave – Nga Ibrahim Hajdarmataj Kryetar i OJF “Mësuesi”, Tropojë

  Skicë kushtuar gazetarit të talentuar Fran Gjoka nga Lezha

 

…Në fillim të dhjetorit të vitit 1974, nga shefi i arsimit dhe i kulturës së rrethit të Tropojës na vjen një qarkore ku shkruhet: “Të punohet me të gjithë Këshillat Pedagogjike të shkollave, me mësues, nxënës e prindër artikulli i shkruar nga Fran Gjoka, botuar në gazetën “Mësuesi”, që bënë fjalë për aktivitetet e larmishme kulturore-patriotike të zhvilluara nga nxënësit në qytetin e  Lezhës. Aktivitetet e zhvilluara në Lezhë, të jenë shembull dhe nxitje edhe për gjallërimin e mëtejshëm të aktiviteteve në shkollat tona.” (Aso kohe gazeta “Mësuesi” dilte katër faqe me format të madh, çdo ditë të mërkurë).

Në atë kohë, Kabinetin pedagogjik e  drejtonte profesori i psikologjisë Kol Tahiri, i ardhur nga Universiteti i Tiranës, i cili ishte shumë i pasionuar për shtypin. Me ardhjen e tij në “Bajram Curi” u rrit numri i drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që abonoheshin në gazetën “Mësuesi” apo dhe në “Revistën Pedagogjike.…

Më 15 dhjetor, më erdhi një lajmërim nga Kryeredaktori i gazetës “Mësuesi”, i cili më shkruante: “Ibrahim! Më datën 20 dhjetor duhet të jesh në redaksinë e gazetës, pasi do të organizohet një takim me të gjithë bashkëpunëtorët e gazetës. Ju do të vinin me Riza Çelën e Tropojës. Pjesëmarrës të atij takimi ishin dhe: një kolegë nga Kukësi, – Isa Halili; nga Mirdita, – Mark Lazri dhe Bardhok Sulejmani; nga Vlora-Pandeli Pano; nga Puka, – Sabah Sinani e Preng Ukaj; nga Shkodra, – Ramiz Likaj, Njazi Kazazi, Idriz Kali;  nga Lezha, – Fran Gjoka, Veli Brahimi; nga Peshkopia, – Mevlud Buci;  nga Durrësi, – Kadri Tarelli; nga Berati, – Sami Starova, Namik Selmani, Xhevahir Lleshi; nga Tirana- Dhimiter Xhoga, Fadil Kepi, Dr. Emil Cimbi, Ferhat Cakaj, Loni Prifti, Mesud Abule, Bashkim Saliasi, Ali Tuci-ATSH; nga Fieri-Mihal Krimce; nga Gjirokastra-Engjell Fino; nga Skrapari, – Enver Cakaj; nga Leskoviku-Maksim Rushi; nga Elbasani-Sami Domni; nga Burreli-Hamdi Hysuka; nga Përmeti Sejdo Harka (i cili pas shumë viteve u bë kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”)…

 

                Fran Gjoka

 

U gëzova shumë nga ky lajmërim. Atë kohë kisha përgatitur një letër, që ia drejtoja Fran Gjokës, të cilin e njihja vetëm nëpërmjet artikujve dhe veçanërisht atij artikulli për aktivitetet kulturore-patriotike, që citova më sipër. Midis të tjerash në atë letër drejtuar Franit, shkruaja:

Përshëndetje nga monopatet e Zogajve -Tropojë!

Duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrën tuaj si gazetar dhe redaktor i   “Mësuesit”, (të më falni për kohën që po ju marrë), artikulli juaj për aktivitetet kulturore dhe patriotike, jo vetëm që u punua në kolektivin tonë, por ai artikull do të jetë busull orientuese për aktivitetet tona edhe në atë ardhmen. Përfitoj nga rasti t`ju nis shkrimin për gazetën tonë të dashur ”Mësuesi” në lidhje me veprimtarinë e mësuesve vullnetarë të ardhur nga Tirana, Gjirokastra dhe Fieri në rrethin tonë, me shpresë se do ta botoni në numrin e  ardhshëm. Edhe një herë më falni për shqetësimin. Me konsideratë të lartë, bashkëpunëtori i gazetës “Mësuesi”, Ibrahim Hajdarmataj”.

Artikullin bashkë me këtë letër e kisha mbyllur në një zarf dhe  e kisha bërë gati ta nisja me postë. Ndërkaq, mbërriti  telefonata tjetër  e Kryeredaktorit, i cili pas përshëndetjes më pyeti:

-Mos e neglizhoni ardhjen në mbledhjen me bashkëpunëtorët e gazetës. Ata të seksionit të arsimit e kanë marrë udhëzimin për të mos ju penguar…

-Po,-i thashë,-ne po përgatitemi të vijmë, – dhe nisa t`i tregoj se i kisha shkruar një letër redaktorit të gazetës Fran Gjokës…

Ai kushedi pse qeshi dhe tha:

-Më vjen mirë që e ke këtë mendim për Franin, por ai nuk është redaktor i gazetës, por njëri nga bashkëpunëtorët siç je edhe ti Ibrahim. Dëshiroj të  them se, ne këtu, jemi krenar me Franin dhe se ai e bënë punën si të ishte një redaktor definitiv i gazetës…

Kryeredaktori fliste, kurse unë ndjeja një valë të brendshme respekti për kolegun tim Fran Gjoka, për punën e tij të madhe e të rrallë, edhe për nga sasia, por  edhe cilësia e shkrimeve. Edhe unë edhe kolegë të tjerë, të them të drejtën, çuditeshim me aftësitë dhe energjitë e tij, pasionin dhe përkushtimin e rrallë….

Ditën tjetër, me një “skodë” hipur prapa me Riza Çelën e  Tropojës, më 19 dhjetor morëm rrugën për në Tiranë. Rruga, jo vetëm ishte e paasfaltuar por edhe tërë gropa, me kthesa të mëdha të Gomsiqes. Pas 9 orëve udhëtim, arritëm në Tiranë, të lodhur  e të rraskapitur, zumë vend në hotel ”Tirana” (Tani Ministria e Drejtësisë) dhe, në mëngjes, shkuam në Ministrinë e Arsimit. Meqenëse shkuam më përpara, trokitëm te zyra e Kryeredaktorit të gazetës “Mësuesi”. Një zë  i panjohur na u përgjigj: ”Urdhëroni!” dhe ndërkaq u hap dera dhe u shfaq një burrë i ri, i gjatë dhe me fytyrë të qeshur. Nuk e njihja personin që na priti, kurse Kryeredaktorin dhe Sekretarin e Kolegjiumit (Bardhyl Xhama) dhe redaktorin (Murat Gecaj) i njihja mirë pasi ata kishin ardhur edhe në Tropojë, por edhe në Zogaj, madje i kisha pasur edhe miq një natë në shtëpinë time. Por ata nuk ndodheshin në zyrë.

-Më falni,-i thashë burrit të ri që na priti, -kemi ardhur që të takojmë Kryeredaktorin e  gazetës apo Sekretarin e Kolegjiumit. Vijmë nga Tropoja…

-Gëzohem shumë që po njihemi, – tha ai, – Kryeredaktori dhe Sekretari i Kolegjiumit nuk ndodhen për momentin, kurse unë jam si edhe ju, bashkëpunëtor i gazetës nga Lezha, Fran Gjoka më quajnë…

-Kurse unë jam Ibrahim, Ibrahim Hajdarmataj, nga Zogaj i Tropojë dhe shoku im është Riza Çela….

Dhe që nga ajo kohë e për dhjetëra vite me radhë, me Franin jemi jo vetëm kolegë, por edhe miq të mirë, që ndajmë shqetësime të përbashkëta, përfitojmë nga njëri-tjetri, këmbejmë përvoja të shkollave dhe të rrethit dhe u gëzohemi shkrimeve tona..Shpesh herë, vetëm ose me miq e shokë, por edhe kur bisedoj me Franin, kujtojmë kohën kur Fran Gjoka shkruante me ritmin e tij të pandërprerë ashtu si dhe sot, duke rrokur një tematikë mjaftë të gjerë, me thellësi problemesh dhe idesh, me mesazhe të qarta dhe mbresëlënëse. Pastaj, ato portrete mësuesish dhe drejtuesish, aq të realizuar, shkollat që përshkruheshin aq mirë dhe me të gjitha problematikat e tyre, pa fshehur asgjë, edhe duke vlerësuar, por edhe duke ballafaquar apo kritikuar mangësitë…Unë kisha të drejtë atëherë kur kisha menduar se ai ishte një redaktor i gazetës, madje, për të qenë i sinqertë duhej të pohojë se Frani shkruante dhe botonte edhe më shumë se një redaktor gazete, ndonëse punonte mësues, dhe dallohej ndër mësuesit më të mirë dhe më profesional të rrethit..Shkolla ishte zemra e tij, ashtu sikurse gazeta ishte shpirti  tij. Asnjëherë nuk e mendova Fran Gjokën të shkëputur prej këtij binomi të mrekullueshëm: Shkollë-Gazetë dhe anasjelltas….

Duke qenë bashkë shpesh herë në takime apo me shërbime në rrethe të ndryshme të vendit, kam njohur te Frani cilësi të rralla dhe tepër humane, ndërkohë që e vlerësoja ndër miqtë e çiltër e të sinqertë, që jepte pa kursim ndihmën dhe përvojën e tij. I kemi shkuar për vizita njëri-tjetrit, kemi ndenjur orë të tëra duke bashkëbiseduar për artikujt dhe teknikat e realizimit sa më mirë të tyre dhe, gjithnjë kam parë te Frani kolegun e përkushtuar dhe të palodhur, serioz, të aftë e plotë kulturë. Gjithnjë biseda jona ka qenë e lidhur ngushtë me gazetën “Mësuesi”, dhe gjithnjë Frani dallonte, madje na habiste me vrullin dhe ato energji ta jashtëzakonshme për të shkruar aq shumë dhe aq mirë, si një gazetar profesionist. Ai jo vetëm bënte po aq mirë edhe punën e  mësuesit dhe edukatorit, por, ndërkohë edhe  aktivizohej me shpërndarjen e gazetës së dashur në shkolla dhe zyra të arsimit apo individë të veçantë që ishin të abonuar te gazeta. Madje, zhvillonte edhe takime dhe biseda në shkolla ku tërhiqte mendime për përmirësimin e  nivelit të artikujve për gazetën dhe për rubrikat e saj,ndërkohë që aktivizonte edhe gazetarë të rinj…Mbaj mend dhembjen e  Franit kur u mbyll gazeta “Mësuesi”, artikujt e tij drejtuar institucionit të MASH, që gazeta të rihapej, sepse mësuesit e vendit e donin, u nevojitej shumë ajo gazetë. Ndonëse kërkesat e Franit dhe të shumë të tjerëve kanë rënë në veshtë shurdhër, ai nuk është tërhequr as atëherë dhe as tani që është në pension.

Artikujt e Fran Gjokës, që botohen në gazetat apo revistat e vendit apo dhe në mërgatë, asnjëherë nuk kanë reshtur, ata shprehin jetë, gjallëri dhe profesionalizëm, veçanërisht për shkollën. Gjithkush mund t`i lexojë ata artikuj i ka lexuar apo dhe i lexon ata te “Koha Jonë”, “Republika”, “Tirana Observer”, “Nacional”, “Lisalba”, por edhe në dhjetëra portale, që botohen sot nëpër botë e ku emri i Fran Gjokës është kurdoherë i dukshëm, teksa artikujt e tij tërheqin vëmendjen dhe lexohen me interesim…

Nëpërmjet  artikujve të tij, unë, por besoj edhe shumë të tjerë, kanë njohur më mirë historinë dhe traditat e Lezhës, kanë njohur emrat  e mëdhenj të këtij qyteti që nga lashtësia e deri sot në kohët moderne, dimë shumë gjëra për Lezhën sepse na i ka rrëfyer Frani në artikujt e tij mbresëlënës, ndaj them me bindje se rrethi i Lezhës dhe sidomos shkollat e  tij, janë bërë shumë të njohura mes të tjerash, edhe nga puna e jashtëzakonshme shkrimore e mësuesit dhe gazetarit të talentuar Fran Gjoka…

Jetmir Olldashi dhe avokati i tij shkojnë në Prokurori: Nuk gjetëm njeri këtu, donim të dorëzonim…

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashit që intervistoi Albert Veliun ose i njohur ndryshe si “Babalja”, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme u shpreh se së bashku me të përfaqësuarin e tij, ata janë paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dorëzuar një kërkesë, por nuk kanë gjetur asnjë person aty.

Gjata shprehet se edhe pse është fundjavë, institucioni duhet të jetë në shërbim, duke shtuar se ata kanë dashur të dorëzojnë kërkesat e tyre për këtë çështje.

Në fjalën e tij, avokati Gjata u shpreh se prokuroria duhet t’u vejë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Babale”.

“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin. Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha ndër të tjera avokati Gjata.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitje opër gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëim të rremë. Masat kërkohen pas mbërritjes së rezultatit të ekspertizës së audio-përgjimit nga një laborator në Britani.

Elvana Gjata largohet nga Shqipëria, Klodiana Lala rrëfen detajet

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, është duke kaluar një situatë shumë të vështirë dhe delikate, pasi u përfol si “molla e sherrit” që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut.

Nga ky sherr mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa një nga personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, është pikërisht Ervin Mata, i fejuari i këngëtares.Ndërkohë në një intervistë në “Kjo Javë” në News 24, Klodiana Lala u shpreh se Elvana Gjata pak orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria, duke përdorur aeroportin e Rinasit.

“Nuk më rezulton të jetë larguar nga persona shumë të afërt të saj, por ka përdorur aeroportin e Rinasit me destinacion një vend të BE”, është shprehur gazetarja.

Nga ana tjetër, Klodiana Lala është shprehur se partneri i këngëtares, nuk ka asnjë precedent penal të mëparshëm, ndërsa njihet si një ndër biznesmenët e fortë të vendit, më pasuri dhe prona të trashëguar nga familjarët.

Vëllai i Xhafajt, 2 arreste për audiopërgjimin

Në Shqipëri, Gjykata pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të rënda për lëshimin e urdhërit të arrrestit ndaj dy personave të përfhsirë në audio-përgjimin e bërë publik disa muaj më parë, sipas të cilit vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj rezultonte i përfshirë në trafik droge. Sipas Prokurorisë dyshohet se e gjitha ka qenë një inskenim, për të cilin është dhënë masa arrest me burg ndaj Albert Veliut, i cili pohoi se kish biseduar me vëllanë e mministrit, si dhe Fredi Alizotin, i cili dyshohet që gjatë përgjimit të jetë hequr si vëllai i ministrit. Detyrim paraqitje dhe për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili deklaroi se ishte autor i audiopërgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk.

Fillimisht ishte Partia Demokratike ajo që bëri publike bisedën që sipas saj ishte zhvilluar mes Albert Veliut (i quajtur Bashkëpunëtori X) dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Teksti i bisedës linte të kuptonte për një marrëveshje për trasnportin e një sasie marijuane drejt Italisë. Më pas ishte vetë Albert Veliu që u shfaq në një intervistë ku pranonte se kishte takuar Agron Xhafaj dhe se kish biseduar me të, e se madje ky i fundit dhe e kish ndihmuar, për transportin e drogës. Deklarimet e Veliut megjithatë ishin kontradiktore, dhe këto kontradikta u shtuan më tej pasi gazetari Jetmir Olldashi, doli publikisht duke shpjeguar se kish qenë ai që i kishte vënë përgjuesin Veliut, pasi po kryente një hetim gazetaresk mbi rrjetet e trafikut të marijuanës në Vlorë.

E gjithë historia u shoqërua me polemika të forta, kërkesa të opozitës për dorëheqjen e ministrit, dhe akuza se kishte marrë në mbrojtje të vëllanë i cili kishte qenë i arrestuar në vitin 2002 në Itali, dhe më pas i dënuar për pjesmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun e drogës. Agron Xhafaj, deklaroi se nuk kishte bërë asnjë bisedë me Veliun, ndërsa shkoi në Itali për të vuajtur dënimin.

Hetimet e zhvilluar nga Prokuroria duket se kanë zbuluar një tjetër skenar. Ajo dyshon se gjithshka ka qenë një inskenim mes Veliut dhe një personi tjetër, Fredi Alizoti. Ky i fundit dyshohet që të ketë luajtur “rolin” e vëllait të ministrit në bisedat e rregjistruara. Ndaj të dyve Gjykata vendosi sot masën e “arrestit me burg”. Veliu ndërkohë ndodhet në Kosovë ku u arrestua për kalim të paligjshëm të kufirit e ku ai ka kërkuar azil. Për gazetarin Olldashi është dhënë masa e “detyrimit për paraqitje”. Që të tre akuzohen për “Kallzim të rrem në bashkëpunim”.

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha reagoi menjëherë në Twitter, duke shkruar se “kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”.

Ndërsa kryeministri Rama, sërish përmes rrjeteve sociale, u shpreh se uronte që “arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, thekson kryeministri.

Porosia e Kryemadhit: Kur të shkoni në Bllok vishni antiplumb

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut në Tiranë.

Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.
Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.

Shqipëri: ngacmimet seksuale mjaft të përhapura, pak të denoncuara

Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale. Në një rrëfim ekskluziv për Zërin e Amerikës një vajzë e re tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktivistë të shoqërisë civile, pranojnë se denoncimet për këto krime jane mjaft të pakta, në raport me shkallën e përhapjes së tyre. Arsyet lidhen me mentalitetin dhe paragjykimin nga shoqëria; ndërkohë pengesë në hetimin e denoncimeve mbetet vështirësia për gjetjen e provuave për fajtorët. Materialin me këtë temë e ka përgatitur për Zërin e Amerikës gazetarja Mimoza Picari:

Një vajzë studente në Tiranë, së cilës i është ruajtur anonimiteti, thotë se për të përballuar shpenzimet e jetës në kryeqytet, pasi vinte nga një qytet i largët, kishte nisur një punë. “Ishte puna ime e parë” – thotë ajo. Pas disa kohësh, shefi i saj i propozon ngritje në detyrë.

Denoncuesja: “Isha e bindur që nuk e meritoja, por nuk po arrija t’i kuptoja të gjitha. Një ditë ndjeva derën e zyrës sime të hapej (sepse zyra ime ishte më e veçuar se të tjerat); kishte gjetur një pozicion të mirë për të patur një zyrë që të arrinte qëllimet e tij. Tentoi të me afrohej me forcë. Në atë moment, u ndjeva krejt e pafuqishme dhe thashë me vete: “mori fund”. Por nuk e di, një zë i brendshëm më ndihmoi dhe arrita të shpëtoj nga ai” – thotë vajza.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze, që lidhet me denoncimin e ngacmimit seksual të shefit, që përfundoi në dhunë. Por sa gra dhe vajza ndjehen sot të kërcënuara nga kjo formë dhune, dhe sa arrijnë ato ta denoncojnë. Që prej vitit 2015, sipas statistikave të policisë, raportimet për dhunë seksuale janë zero dhe ato për ngacmime seksuale janë mbi 230, një shifër mjaft e ulët kundrejt 8 mijë grave dhe vajzave që morën urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, për dhunë fizike ndaj tyre në këto vite.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda, thotë se nuk ka patur ankesa të tilla të mirëfillta dhe shton se gjatë hetimit, apo inspektimit të ankesave të tjera, kanë dalë dhe elementë që lidhen me ngacmimet seksuale.

Edhe aktivistja Fabjola Egro, që drejton një shoqatë në mbrotje të grave, e përforcon këtë konstatim. Ajo thotë se ka shumë pak denoncime të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, por kjo nuk është ngaqë nuk ndodh, – sqaron ajo. Zonja Egro thotë se ngacimet seksuale dhe mungesa e sigurisë tek gratë dhe vajzat është shumë e lartë.

Edhe policia, në një informacion zyrtar për Zërin e Amerikës, thotë se nuk ka një numër të lartë denoncimesh për këte kategori krimesh, për shkaqe nga me të ndryshmet, ku veçon çështje të të ashtuquajturit nder, frikë nga reagimi i ambjentit ku jetojmë, nga humbja e vendit të punës në rastet e ngacmimeve seksuale, etj.

Arsyet e denoncimeve të ulëta janë të shumta në një shoqëri, ku vazhdojnë të paragjykohen ende gratë e dhunuara dhe të ngacmuara seksualisht dhe jo dhunuesit e tyre. Ja cfarë thotë vajza e ngacmuar seksualisht nga shefi i saj, në rrëfimin për Zërin e Amerikës, nje deklaratë që mbështetet edhe nga Komsioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe protagonistë të shoqërisë civile.

Denoncuesja e dhunuar seksuale: “Po mendoja ku të drejtohesha, sepse prindërit nuk do ta kuptonin këtë pjesë. Do me gjykonin mua, duke me thënë: “Ti ke bërë diçka. Ti ke arritur ta provokosh, ose është faji yt. Më mirë hesht do ishte fjala e tyre”.

Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda,thotë se ka hezitim nga ana e grave dhe vajzave për të denoncuar dhunën dhe ngacmimet sekuale. “Ato – thotë ai, – preferojnë të mos i denoncojnë këto krime, edhe për shkak të paragjykimit nga shoqëria.”

Ish Komisionerja për Diskriminimin dhe pedagoge në fushën e së drejtës, Irma Baraku, e përforcon këtë linjë mendimi, kur thotë se numri i ulët i denoncimeve lidhet me mentalitetin, që jep gjykime të tilla si: vetë e ka provokuar, me mënyrën si është veshur, apo si është sjellë.

Aktivistja në mbrotje të grave Fabiola Egro, jep dhe arsyet e kësaj pasigurie, kur thotë se ajo shumfishohet nga shoqëria patriarkale shqiptare, ku mbizotëron një maskilizëm i thellë. Me tone zemërimi, Zonja Egro thotë se “këta shtriganë vijnë nga errësira e shekujve dhe vishen me pozicione publike, politike dhe kriminale”.

Që prej vitit 2013, dhuna seksuale dhe ngacmimet seksuale, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me 3-7 dhe 1-5 vjet heqje lirie. Edhe në polici ka një sektor të veçantë për këto vepra penale. Por jo në të gjitha rastet ato konsiderohen vepër penale. Për shqetesimet seksuale në punë dhe me gjerë, ka dhe masa administrative. Por nëse dhuna fizike lë shenja dhe barra e provës është më e lehtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dhunën dhe ngacmimet seksuale.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, thotë se ajo që ka rezultuar e vështirë në shqyrtimin e ankesave, në inspektimin dhe hetimin, është të provuarit e këtyre rasteve.Zoti Gajda sqaron se ato mbeten vetëm në nivel thëniesh të ankueses dhe të subjektit ndaj të cilit pretendohet diskriminimi.

Edhe denoncuesja, në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës thotë se ndodhet në një situatë të vështirë, por ajo ka mbështetjen e një organizate që ka marrë përsipër ta mbrojë.

“Ballafaqime ka gjithmonë”– thotë ajo- “sepse ai është njeri me pushtet, është njeri me një zë më të lartë se zëri im”.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vjen me një propozim konkret, që lehtëson pozitën e një gruaje, apo vajze të ngacmuar, apo dhunuar seksualisht, kur thotë se vajzat, apo gratë që ndjehen të rrezikuara, mund t’i regjistrojnë bisedat dhe mesazhet telefonike. Edhe pse ato nuk shërbejnë si provë në prokurori dhe gjykatë, sqaron zoti Gajda, sërish janë faktorë që ndihmojnë hetimin.

Irma Baraku, pedagoge në fushën e së drejtës, hyn në detaje konkrete të asaj që quhet ngacmim seksual. Ajo thotë se mjaft herë, njërëzit konceptojnë dhunë, por rati është më i thjeshtë se sa kaq. Zonja Baraku shpjegon se në ngacmin seksual mund të përfshihet dhe humori, nga një barcoletë e treguar, me karakter seksist, e cila ka në përmbajtje të saj ngacmimin seksual. Ndër të tjera, ajo veçon edhe një email, apo një humor të bërë kalimthi, por që në fakt është ngacmin, për aq kohë sa nuk pranohet nga pala të cilës i drejtohet.

Në këtë situatë, ku kufiri mes sjelljes normale dhe ngacmimit seksual në vendin e punës është i interpretueshëm, përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se institucionet publike por jo vetëm, bazuar në Kodin e Punës dhe Ligjin për Diskriminimin, përmes një praktike unifikuese, duhet të hartojnë politika dhe dokumenta të brendshëm për ngacmimet seksuale. Në këtë mënyrë, punonjësit mund të njihen me kufirin e lejuar të sjelljes. Në Shqipëri, ndër të paktat institucione që kanë një dokument për ngacmimet seksuale, është Policia e Shtetit.

Në ndihmë të grave të dhunuara seksualisht pritet ngrihet një qendër që ofron shërbime mjekësore, këshillimore, ligjore dhe të hetimit policor. Për këtë po punon një grup pune në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gratë dhe vajzat, sot mund ta denoncojnë dhunën dhe ngacmimet seksuale në Polici, Prokurori, tek Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, duke kapërcyer barrierat e forta të mentalitetit. Mjafton që zëri i tyre të jetë më i lartë se zëri i dhunuesit.

Denoncuesja: “Dhunuesi ka një forcë mbi ne, që të bën të ndjehesh sikur ti je fajtore. …Dhe duke bërë këtë na bën që ne të heshtim. Por ne nuk duhet të heshtim. Ne kemi forcën që të mos e heqim as bukën e gojës, të flasim dhe të përballemi me ta, duke denoncuar gjithmonë”- thotë vajza, viktimë e dhunës seksuale.

Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, nga biznesi i hotelerisë te shpenzimet e luksit

Elvana Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh.

Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.

Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla./Panorama

Policia shpall në kërkim të dashurin e Elvana Gjatës

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Sipas Policisë së shtetit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato janë konfliktuar në lokalin e bllokut me Ervin Matëndhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thekson Policia.

Ervin Mata është i dashuri i Elvana Gjatës, por kjo gjatë daljeve publike dhe mediatike ka preferuar ta mbaj të fshehtë.

Elvana Gjata ka anonçuar në publik se ka në projekt një komedi romantike me metrazh të gjatë.

“Dy gisht mjaltë” është filmi ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolet e dy të dashuruarve. Mesa duket, Elvana ka marrë miratimin e partnerit të saj, biznesmenit nga Tirana, për të qenë në këtë projekt me Ermalin, i cili tashmë është mik familjeje i çiftit.

Masakra mbrëmë te Blloku – Zbulohet shkaku i sherrit, viktima ngacmoi Elvana Gjatën (DETAJET)

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë.

 

Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se ‘molla e sherrit’ ka qenë një këngëtare shumë e njohur shqiptare, Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

 

Prokuroria pritet që të marrë në pyetje dhe këngëtaren e njohur për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme.

Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen. Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha. Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë e Ervis Martini. Dyshohet se viktima është i përfshirë në trafik droge por mbetet për t’u konfirmuar. Janë duke u kryer hetime të detajuara.

 

Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas ngjarjes mbrëmjen e kaluar.

Balkanweb

Marrëveshja e Detit dhe Kushtetuesja, Rama: Parlamenti është sovran

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes, se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, ajo do të kalojë në parlament, pa pritur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Komentet e zotit Rama në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla në televizionin “Vizion Plus”, pasuan deklaratën e një dite më parë në Zërin e Amerikës, të Presidentit Ilir Meta i cili theksoi se “është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, tha zoti Meta, duke shpjeguar se këtë gjë ia ka bërë të qartë dhe kryeministrit Rama.

Por kreu i qeverisë foli për “një opinion të Presidentit” duke shtuar se “parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh zoti Rama.

Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një “marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë” dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla “mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës”. Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e zotit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast.

Po dje, mbi deklarimet e zoti Meta, u shpreh dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin, siç pohoi kreu i Shtetit, kishin patur mosmarrëveshje për çështjen e Detit. Shefi i diplomacisë shqiptare, iu shmang qëndrimeve që do ta vinin në përplasje direkte me zotin Meta, ndërsa tha se “negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përmend një shprehje popullore ne nuk mund të bëjmë dasëm, kur nuk kemi çiftin. Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar, dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekpi, përfshirë Presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Bushati. Ai shtoi se “në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse vetëm 3 nga 9 anëtarët e saj u rikonfirmuan në detyrë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit. Për momentin askush nuk mund të thotë se kur do të mund të plotësohen vendet e mbetura bosh, përsa kohë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve nuk është i plotësuar me anëtarët e vet.

Eni Vasili: Xhisiela ishte detyruar të mos thoshte të vërtetën

Gazetarja Eni Vasili, nga studioja e emisionit Open, iu kthye sërish intervistës së saj me Xhisiela Malokun, duke thënë se është normale që një intervistë e tillë të ngjallte polemika dhe se e priste diçka të tillë.

“Intervista e Xhisiela Malokut ngjalli polemika dhe është mjaft normale që të ketë opinione të ndryshme dhe debate. Xhisiela ishte detyruar të mos thoshte të vërtetën. Shumë ngjarje kanë ndodhur që të hënën dhe kryeministri hodhi idenë e një pakete antishpifje. Mesa duket e ka seriozisht sepse ka nga dy “tweet” në ditë për këtë çështje dhe kryeministri po thotë që puna po hartohet”, u shpreh Eni Vasili.

Berisha: Saimir Tahiri është rrahur para 1 jave se përmendi mesazhin e koduar

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se para një jave është rrahur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Zheji: Keni të dhëna se ka divergjenca brenda PS-së? Kryeministri ka krijuar një kompaktësi brenda partisë. Ju keni një shenjë se ka një tërmet të padukshëm?

Berisha: Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të brendshme të pa mëshirë. Del por nuk di ta lexosh. A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këto e zhdëpën. Prandaj, këto i kanë brenda. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin.

Saimiri ia kërcënoi çatinë. “Çati”, “Themele” janë gjuhë shpelle, janë kod i mafias.

****

“Po përgatitet lirimi i grupit Bajri, kërcënojnë Ramën me një video”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.

Berisha  tha se po përgatit lirimi i Bajrave të Shkodrës.

Sali Berisha: Po përgatitet lirimi i Bajrave të Shkodrës, sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë.

Artur Zheji: Cila është kjo video?

Sali Berisha: Në mbledhje me ta, në aheng

Beti Njuma: Po bëni një akuzë të rëndë

Sali Berisha:  Nuk po bëj akuzë është 100% e vëretë kjo që them unë. Kush e çoi ministrin e Jashtëm tek Safet Bajri për votën e Dukës? Ministri i Jashtëm shkoi ti kërkoj Safet Bajrit të burgosë tre ditë presidentin e klubit të Velipojës të votojë për Finon nëse nuk voton për Finon të paktën të votojë për Dukën. I premtuan Safet Bajrit ta heqin denimin e Belgjikës.

“Çështja Xhisiela”, Taulant Balla merret në pyetje nga Prokuroria

Pas akuzave nga ish-oficeri Emilajno Nuhu, teksa dëshmonte se është kërcënuar me armë në zyrë nga i afërmi i Rexhep Rrajës për të mbyllur hetimin për “çështjen e Xhisiela Malokut”, në prani të Taulant Ballës, Rraham Rrajës dhe Artur Bushit, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për të dëshmuar Taulant Ballën.

Mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhje me këtë histori.

“Sari Salltik”, jepet leja për ndërtimin e teleferikut

Në tjetër teleferik do të ndërtohet në Shqipëri. Pas atij në Malin e Dajtit, i radhës do të jetë në “Sari Salltik”, në malin e Krujës.
Është ky vendimi i miratuar në mbledhjen e së mërkurës në Këshillin Kombëtar të Territorit. Leje ndërtimi për ndërtimin e këtij teleferiku i është dhënë shoqërisë “Urbatrans” sh.p.k dhe ndërtimi i stacioneve dhe objekteve të shërbimit do të jenë 1 katëshe.

Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Historitë paranormale nisin në vitin 1325, kur në Krujë mbërrin nga Turqia Sari Salltiku, i dërguari i Haxhi Bektesh Veliut. Ai u vendos pikërisht në këtë vend, për të ushtruar ritet fetare larg njerëzve.

Kur shteti i shpalli luftë fesë, “Sari Salltiku” u vendos të prishej. Sekretari i organizatës së partisë urdhëron një komunist, që të shembte vendin e mirë. Pasi e prishi, ai gjeti vdekjen nga shembja e dheut.

Një tjetër nxitoi të marrë gurët e tyrbes së shkatërruar, por natën në ëndërr ishte shfaqur zëri, që e urdhëronte t’i kthente gurët në vend. Të tilla rrëfime mbeten dhe sot e kësaj dite në kufirin midis gojëdhënës dhe reales.

TELEKOM SERBIJA NË TREGUN SHQIPTAR? E MUNDSHME, POR… – Nga Zef Preçi

Për ata që kanë ndjekur politikat qeveritare dhe zhvillimet në tregjet e ndryshme në ekonominë shqiptare gjatë tri dekadave të fundit, ekziston një përgjigje edhe për pyetjen e mësipërme.

Së pari, vendet e vogla, me ekonomi të dobët dhe me legjislacion të zbatuar keq e me nivel të lartë korrupsioni si vendi ynë, përgjithësisht kanë në fuqi një kuadër ligjor dhe institucional formalisht shumë favorizues për investimet e huaja, pavarësisht nga origjina e këtyre investimeve. Megjithatë, barriera e fundit për kontrollin edhe/ose pamundësimin e hyrjes së kapitalit të huaj nga rajone apo vende të caktuara në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, duke përfshirë edhe sektorin e Telekomunikacioneve, ka qenë përqindja e aksioneve të qeverisë shqiptare në kompanitë publike të privatizuara. Mirëpo, në rastin e ish-AMC kjo barrierë është hequr – në Tetor 2008, Kryeministri Berisha pati deklaruar se “brenda periudhës 1-vjeçare do të hiqet dorë plotësisht nga zotërimi i aksioneve në kompani dhe ndërmarrje të ndryshme”. Në vitet në vijim u shitën aksionet qeveritare tek ARMO, OSHEE, INSIG, ALBPETROL etj., shumica e të cilave rezultuan në përkeqësimin e tregjeve përkatëse dhe disa prej tyre dështuan “me sukses”, ndonëse çështjet juridike për dëmin ndaj shtetit janë ende të hapura…

Siç dihet, aksionet qeveritare në sektorët strategjikë shërbejnë si instrument kontrolli sa i takon performancës së sektorëve strategjikë, por edhe për të penguar evazionin fiskal, spekulimet në tregje, për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare etj. Nëse qeveria e asaj kohe ishte në nevojë të ngutshme për të holla në buxhetin e shtetit (cash) për të mbuluar veprimtarinë e përditshme në vend, në kushtet e kufizimeve ligjore për tavanin e borxhit publik, administrata e mëvonshme e thelloi më tej këtë proces.

Kështu, qeveria Rama në mandatin e saj të parë zgjeroi dukshëm konceptin e “investimeve strategjike” dhe rriti rolin e ministrit përgjegjës për ekonominë në përcaktimin e këtyre lloj investimeve, nxitoi në privatizimin e dyshueshëm të INSIG-ut dhe shtetëzimin po aq të dyshueshëm të OSHEE-së (ish-CEZ Albania). Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe qeveria u shfaq shumë miqësore me biznese të panjohura në vendin e tyre, por të mirëseardhura në Shqipëri, të cilat përfituan në kushte shumë të favorshme për t’u bërë pjesë të rëndësishme të sektorëve strategjikë “klasikë”, si në banka, në nxjerrjen e naftës, mineraleve etj., por edhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë edhe përpunimin e mbetjeve përmes të ashtuquajturit “partneritet publik- privat” (PPP).

Kësaj periudhe i takon edhe rritja e dukshme e peshës së kompanive të llojit “offshore”, që gradualisht shtrinë tentakulat e tyre në ekonominë shqiptare, duke lehtësuar abandonimin e vendit tonë nga kompanitë me origjinë vendet e BE-së dhe zëvendësimin e tyre me kompani kineze, turke e ndoshta indirekt edhe nga kompani me kapital rus. Për rrjedhojë, në vendin tonë është përkeqësuar klima e biznesit, kompanitë e njohura si “brand name” e kanë të vështirë të operojnë në një treg, ku konkurrenca dhe loja e lirë e tregut nuk respektohet dhe ndërhyrjet shtetërore të shprehura në politikat fiskale të paqëndrueshme, deri edhe sigurinë fizike të rrezikuar apo në caktimin e nënkontraktorëve etj., janë kusht për të qene prezent në këtë vend…

Së dyti, duke gjykuar nga mbulimi mediatik dhe skenari i pazakontë përzgjedhur për të prezantuar interesimin e Telekom Serbija për të hyrë në tregun shqiptar përmes blerjes së aksioneve të Telekom.al, aktualisht në pronësi të Deutche Telekom, të krijohet përshtypja se një vendim i tillë është marrë dhe të gjitha palët po kërkojnë rrugët më të favorshme që të dalin të fituara nga ky proces.

Në një situatë normale, takimi i përfaqësuesve të një kompanie blerëse të aksioneve me autoritetet qeveritare nuk përbën lajm dhe është një akt kortezie dhe prezantimi dhe qeveria nuk ka asnjë arsye të shprehë qëndrimin e saj rreth vullnetit të dy palëve të huaja në një transaksion biznesi të tyre. Deklarimi zyrtar i cituar nga televizioni kombëtar “Top Channel” se “…përfaqësuesve të “Telekom Serbija” u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur…. se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike”, në mos një gafë qeveritare, është një patriotizëm kallp, me të cilin jemi ndeshur shpesh këto vitet e fundit, një qëndrim i gabuar në tërësi për klimën e biznesit në vendin tonë.

Ky qëndrim konfirmon shqetësimin në rritje, sidomos nga bizneset e huaja të mbledhura në Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham), në Dhomën Austriake të Tregtisë (DIHA) etj., rreth rritjes së korrupsionit dhe ndërhyrjeve të qeverisë në jetën e biznesit. Bizneset serbe, ashtu si bizneset e çdo vendi të botes, në respekt të konventave, traktateve dhe akteve të tjera ligjore, në të cilat shteti shqiptar është palë qysh nga viti 1991, janë të lira të operojnë në tregun shqiptar, me kushtin e vetëm që të respektojnë këto akte dhe legjislacionin tjetër të vendit. Prandaj, çfarëdo pengese burokratike, gjoja në emër të ndjeshmërisë negative politike, p.sh. nga shqiptarët e Kosovës e një pjesë e atyre të Shqipërisë ndaj pranisë së Telekomit serb në vendin tonë më tingëllon si një hipokrizi e panevojshme.

Së treti, duke marrë parasysh rolin e sotëm dhe sidomos perspektiv të informacionit dhe të komunikimeve elektronike në tërësi, por edhe të faktit se në komunikimet me telefoninë e lëvizshme pleksen probleme të rëndësishme të mbrojtjes së të dhënave personale, të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, por edhe të mundësive të ndërhyrjes në proceset zgjedhore etj., mendoj se ky transaksion i shitjes së aksioneve të Telekom.al te çfarëdo palë e tretë, duhet të konsiderohet si një çështje me rendësi e sigurisë kombëtare.

Për rrjedhojë, institucionet rregullatore si AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk duhet të nguten në certifikimin e transaksionit e për më tepër, së bashku me qeverinë (tashmë të informuar nga kompania pretendente zyrtare për të hyrë në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme) duhet të provokojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti i Republikës për të analizuar rastin e për të dhënë opinionin apo qëndrimin zyrtar përkatës për të. Përndryshe, trajtimi me dy standarde i biznesit të huaj që nga njëra anë lejon hyrjen e kompanive “offshore” edhe në sektorë të tillë siç janë bankat dhe nxjerrja e naftës, duke shfrytëzuar barbarisht resurset e vendit dhe nga ana tjetër, refuzimi nga nëpunës pa asnjë autoritet vendimmarrës i një procedure standarde që ka ndodhur dhjetëra herë edhe në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare (siç është shitja e aksioneve nga një kompani në një tjetër), e vendos qeverinë në një pozitë tejet të pafavorshme.

Shqiptarët kanë nevojë për mirëqenie, e cila bazohet në investime dhe zënie me punë dhe jo për tautologjinë e patriotizmit të dalë boje e të lënë pas nga koha. E në këtë optikë, qëndrimi parimor, serioz dhe institucional ndaj cilësdo kompanie të huaj që shfaq interes për të hyrë në tregun shqiptar, duke përfshirë edhe Telekom Serbija, i bën nder në radhë të parë shtetit shqiptar dhe vetë qeverisë së radhës.

Dritan Zagani: Do ta shohim Taotaon (Tauland Ballën) lakuriq shumë shpejt!

Rilindi Rilindia e drogaxhiut…!

-U desh te behej gjithe ajo luftë dhe sforco per ta shpetuar Sajen,

dhe per pak ia arriten qellimit,

vetem se nuk kishin parashikuar Antimafien Italiane dhe natyrisht me nenvlersuan shume mua si “kriminel” qe njof mire punen time…!

 

-U desh te behej gjithe ajo zallamahi me tere ate bum mediatik me titull Babale,

qe Goni i shkrete pa piken e fajit te shkoje me kembet e veta atje ku duhej te ishte me kohe, ketu nuk parashikuan mire vendimet e gjykatave italiane…!

 

-Per te ardhur sot tek arresti me burg per Rahman Junior, u desh gjithe ky mundim dhe gjithe kjo “babalellek” qe te pakten ky te veje ne arrest…

dhe tani po ndjekim kemba kembes oficerin qe nuk ka kryer detyren qe te shpetojmë paq te pakten Taotaon qe le name perdite me pislleqet qe ben bashkë me kriminelet e çdo ngjyre…

ketu do presim dhe pak se ketu per fat te keq nuk na ndihmon dot drejtesia dhe antimafia italiane…

por ka nje zot qe ne mos sot, mot do ta shikojm rezultatin dhe te verteten lakuriq , po aq lakuriq sa kemi pare dhe kete liderin e droguar qe me kohe…!

P.s…se ç’kam nje parandjenje qe do shohim dhe Taotaon lakuriq shum shpejt…dhe kam nje parandjenje qe shpesh shume me del e vertete…!

NJË HUMBJE E MADHE PËR FAMILJEN, KOMBIN DHE SHKENCËN – Nga FRAN GJOKA, LEZHË

 

-Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Vlora Mehmeti – Tërshani në moshën 35 vjeçare-

 

Dhimbje pa fund në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Vlora Mehmetit – Tërshani në pranverën e jetës, në moshën më të bukur, 35 vjeçare. Sa e vështirë për këtë familje, për miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën këtë njeri të mrekullueshëm që ndahet nga jeta në një moshë kur aftësitë dhe përkushtimi i saj janë në kulmin e mundësive për arritje të larta shkencore, shkencëtarja shqiptare, Vlora Mehmeti – Tërshani, e cila sot përkujtohet me lotë e dhimbje.

Familja pret miq në këtë përvjetor të dhimbshëm…  ishte 1 vjetori i ndarjes nga jeta.  Pas ndarjes nga jeta ka marrë “Mirënjohje” nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”. Për  Vlorën kanë folur shumë njerëz, janë shkruar dhe shumë poezi. Kjo ditë mbart një peshë të madhe, një emocion të fuqishëm, të cilën është e vështirë ta përballojnë familjarët e saj, veçanërisht nëna e saj, motrat dhe babai. Por nëna duket shumë e prekur, e ka dhimbjen thellë në shpirtin e saj. Duhet kujdes me të… familjarët kanë shumë incizime nga aktivitet e saja, por nuk mund t’i nxjerrin në këto momente, nuk mund t’i shikojnë, sepse nuk i përballojnë dot emocionet e fuqishme të dhimbjes.

Vlora kishte arritur formimin e saj shkencor dhe profesional në mënyrë të shkëlqyer dhe kur ishte renditur ndër njerëzit exelentë, në radhët e shkencëtarëve me emër në botë në fushën e farmaceutikës ndodhi kjo fatkeqësi. Është e trishtueshme kur mendon se ajo vajzë shqiptare nga Kosova, e lindur me 20. 03. 1982, në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë, nuk jeton më fizikisht. Vërtetë u bë një vit nga humbja e kësaj jete të re, por emri dhe vepra e saj jeton jo vetëm nëpër sirtarët e akademive, por në zemrat e gjithkujt që e njohur. E çuditshme jeta! Njerëzit lindin dhe ndahen nga jeta, por mosha dhe aftësitë e Vlorës nuk kishin arritur në atë pikë që të largohej kështu, duke lënë pas emrin, aftësitë, virtytin e lartë dhe dhimbjen në shpirtin tonë. Ajo duhej të jetonte, sepse i tregoj botës vlerat e saj. Ajo ishte e para dhe e vetmja nxënëse emigrante, që në gjithë historinë e gjimnazit në Vjenë nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës, por arriti që të vazhdonte dhe ta mbaronte gjimnazin me rezultate të larta dhe në një kohë rekord, duke u cilësuar për këtë një rast i veçantë në historinë e këtij gjimnazi. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë si një ngjarje e madhe.

Vlora ishte bijë e një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe Kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Në vitin 1988, pas rrethanave të reja të krijuara në Drenicë, pjesën e mbetur të gjimnazit që kishte filluar në Vushtrri, Vlora e vazhdoi në gjimnazin “Schoppenhauerstrasse, BRG 18” të Vjenës.

Arritjet e kësaj vajze shqiptare nisën herët. Me aftësinë, këmbënguljen dhe pasionin e saj përfundoi fakultetin e Farmacisë me arritje të larta në kryeqytetin austriak, Vjenë. Gjithashtu Vlora mbrojti dhe Temën e Magjistraturës në Tokio të Japonisë me Profesorin e njohur japonez, shkencëtar në fushën e tij, Asakawa Yoshinori, në gjuhën angleze, duke arritur të vlerësohet me notë të lartë, nga një paraqitje dinjitoze me një mbrojtje të shkëlqyeshme, ku la mbresa të veçanta nga ekipi që monitori mbrojtjen e Temës së kësaj vajze me ambicje shkencore dhe profesionale në rrugën e nisur tashmë nga ajo dhe që kërkonte t’i shkonte deri në fund, jo vetëm përgatitjes shkencore dhe profesionale, por dhe zbulimeve të reja në këtë fushë.

 

 

Kjo vajzë shqiptare, shkencëtarja kosovare, vazhdoi të punojë në Universitetin e Vjenës, në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën mikrobiologjike. Puna e saj shkencore dhe hulumtuese i dha të drejtën që ajo të prezantojë Universitetin e Vjenës në disa Kongrese Botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë dhe mikrobiologjisë, ku mori vlerësime të larta për rezultatet e saja të arritura hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore me plot dinjitet shkencor dhe siguri profesionale.

Studimet e doktoraturës i ka përfunduar në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës dhe Austrisë në përgjithësi.

Vlora, nga përfundimi i studimeve në Vjenë, punonte në Universitetin më të vjetër në hapësirën gjermanofolës edhe njërin ndër universitetet më të mëdhenj në Evropën qendrore, Universitetin e Vjenës. Ajo ishte e angazhuar si punëtore shkencore në Departamentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji (Department of Ecogenomics and Systems Biology), në sektorin laboratorik të njohur për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën e biologjise molekulare në botë.

Paisja e saj me dijet shkencore, me metodat e kërkimit shkencor, aftësia për të punuar dhe hulumtuar në këtë fushë ku ajo u kualifikua, i dha asaj krenarinë dhe dinjitetin shkencor dhe përfaqësimin e kombit të saj shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke treguar kështu se kombi ynë është komb me vlera dhe tradita, ashtu siç ka patur në histori shembuj të tjerë në të gjitha fushat e jetës. Prandaj puna shkencore afirmative e studiueses kaq të re shqiptare tregon se është një shembull që duhet ditur dhe nga gjenerata e re dhe meriton vlerësimin maksimal nga të gjithë, për t’u bërë një shembull udhëheqës në të ardhmen e tyre për ambicje të reja profesionale dhe shkencore në rrugët e tyre në jetë.

Duhet theksuar dhe mësuar nga të gjithë brezat e ardhshëm shqiptarë se Vlora Mehmeti –Tërshani u lind në fshatin Beçiq (Besnik) të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri, Gjimnazin dhe Universitetin në Vjenë, gjithmonë me sukses të shkëlqyesheme. Vlora bëri histori në gjimnazin “Schopenhausesstrasse BRG 18 të Vjenës dhe në historinë e këtij gjimnazi është e para dhe e vetmja nga nxënësit e ardhur, e cila nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Pra, ajo vinte nga një familje e thjeshtë shqiptare e Kosovës, me një edukim dhe personalitet të formuar, por mbi të gjitha me një dëshirë dhe vullnet të pamposhtur drejt dijes. Dija, kultura dhe edukata nuk janë monopol i familjeve “aristokrate”, por janë “pronë” e atyre që duan dhe dinë të punojnë me vullnet dhe dashuri për të arritur objektiva.

Lajmi i hidhur i vdekjes së saj para një viti pati tronditur jo vetëm familjen e saj të nderuar, por gjithë opinionin shoqëror e kombëtar, gjithë botën shkencore akademike, që e njohën dhe e kuptuan se kush ishte Vlora Mehmeti – Tërshani. Kjo ishte një humbje e thellë për familjen, që gjithë jetën punuan ndershmërisht për të edukuar dhe formuar fëmijë, të cilët do të ishin e ardhmja e plotësuar edukative dhe shkencore e shoqërisë. Ky lajm i dhënë nga stomatologu,  Xheladin Ujkani, njëherësh drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përfaqësuese e së cilës organizatë për Austri ishte edhe e vetë e ndjera, tronditi gjithë kombin dhe botën shkencore – akademike.

Punimet e saja shkencore janë botuar në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore dhe janë vlerësuar në të gjitha qarqet akademike – shkencore si hulumtime shkencore të suksesshme. Ajo ka qenë edhe bashkëpunëtore profesionale dhe përfaqësuese e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” në Austri.

Dhe z. Enver Hoxha, ministër në qeverinë e Kosovës, gjatë ngushëllimit të familjeve Mehmeti e Tërshani para një viti, mes të tjerash, tha: “Humbja e një shkencëtareje kaq të zellshme është humbje e madhe për kombin e shkencën në përgjithësi.  Të kryesh Doktoratë në UN e Vjenës do shumë mund e sakrificë, andaj Vlora, me rezultatet e hulumtimeve të saj, ishte e nivelit evropian e botëror. Puna e saj shkencore do shkëlqejë bashkë me kujtimin e përhershëm për Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani.” Dhe ne, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të kësaj vajze të re shkencare, shprehim ngushëllimet tona për familjet Mehmeti nga Vushtrria dhe Tërshani nga Shtimja për këtë humbje kaq të madhe familjare, kombëtare dhe shkencore.

Të frymëzojmë njerëzit dhe të frymëzohemi prej tyre – Tetori Gjerman 2018

Frymëzuar nga njerëzit – Me këtë moto zhvillohet sivjet edicioni i 12-të i Tetorit Gjerman në Tiranë. Teatër, letërsi e risi të tjera.

Tetor 2007. Orkestra “Henrich Heine”,  Düsseldorf, e mirënjohur në Gjermani për instrumentistët e saj virtuozë jep koncert në Tiranë me simfonitë e Beethoven-it. Muzika magjike e të së famshmes “Sonata nën Dritën e Hënës”- Mondscheinsonate – hap siparin e Tetorit të parë Gjerman në Shqipëri. Gjermania zgjodhi jo rastësisht, që Tetori gjerman të niste jetën e tij në Shqipëri në vitin 2007, në20 vjetorin e rivendosjes së marrdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Nga njëri vit në tjetrin, Tetori Gjerman u shndërrua në një ngjarje të bukur kulturore, argëtuese, me mundësi njohjesh të ndërsjellta, shkëmbimesh artistike e kulturore mes dy popujve, nënjë ngjarje që është tanimë simbol i miqësisë gjermano-shqiptare, me një vend të pazëvendësueshëm në jetën kulturore të dy popujve.

Frymëzuar nga njerëzit – Tetori gjerman 2018

Me këtë moto zhvillohet sivjet edicioni i 12-të i Tetorit Gjerman. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Suzanne Schütz, tregon domethënien e këtij lajtmotivi. “Të frymëzojmë njerëzit. Kjo është moto e politikës së jashtme gjermane për ҫështje të kulturës dhe arsimit. Synojmë të mobilizojmë njerëzit dhe nga ana tjetër, ne vetë të frymëzohemi prej tyre. Përmes aktiviteteve të shumta dhe të larmishme dëshirojmë të ofrojmë mundësi për aftësi krijuese dhe ide të reja, të nxisim dialogun dhe diskursin, të shijojmë dhe vlerësojmë artin, si të tillë.”

Çfarë mesazhi jep sot lufta dhe pajtimi mes popujve fqinjë?

Teatër, balet, film, muzikë, kulinari gjermane dhe shqiptare, diskutime për tema aktuale politike, ekonomike, shoqërore në të dyja vendet. Absurditeti i luftës, dobia e paqes dhe pajtimit vjen te publiku shqiptar përmes premierës së pjesës teatrale “Dogfall” e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur australian Caleb Lewis, fitues i shumë ҫmimeve, vënë për herë të parë në skenë në Australi në vitin 2007.  Ngjarjet vendosen në Luftën e Parë Botërore. Është viti 1916. Zhvillohet beteja në Somme, Francë, më e madhja e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor dhe më e përgjakshmja në historinë njerëzore me rreth 1 milion të vrarë.

Ushtritë e Francës dhe Perandorisë Britanike sulmojnë Perandorinë Gjermane. Dy ushtarë, Will dhe Jack, përpiqen të mbijetojnë dhe t’i shpëtojnë luftës, atje në bunkerin e tyre. Por beteja vazhdon. Vendin e një armiku, e zë një tjetër. Dhe pastaj fillojnë të bien qentë. Nga beteja në Somme, tek ajo në Stalingrad, Vietnam apo Kuvajt kjo pjesë teatrale paraqet absurditetin e luftës dhe të një botë të kthyer kokëposhtë.

E pyetur ngaDW në Tiranë, për risitë e edicionit të sivjetëm të Tetorit Gjerman, Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz tha se “premiera e kësaj pjese teatrale në Shqipëri është një bashkëpunim mes ambasadës gjermane dhe asaj franceze. Ajo vihet në skenë në kuadër të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Shfaqja do të nxisë diskutime të shumta. Eshte një aktivitet që tregon sesi ne, Gjermania dhe Franca, kemi  gjetur rrugën e kapërcimit të armiqësive mes nesh. Përballja me të kaluarën historike si në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës apo me të shkuarën e Shqipërisë është trajtuar herë pas herë.”

Albanien Tirana Susanne Schütz deutsche Botschafterin im DW Interview Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz

Kultura – më shumë se muzikë dhe art

Enrico Günther, Drejtues i Sektorit të Kulturës dhe Shtypit, në Ambasadën Gjermane në Tiranë  zbulon edhe një këndvështrim realist të shkëmbimit kulturor gjermano-shqiptar.

“Kultura është shumë më tepër se thjesht muzikë, art, letërsi, balet, kinematografi etj. Në të bën pjesë edhe kulinaria. Në këtë edicion të Tetorit gjerman dy  shefa kuzhine, të teknikës „slow food, njëri nga Bremen dhe tjetri nga Tirana, do të prezantojnë gatime të kuzhinës gjermane dhe asaj shqiptare dhe më pas sekretet e tyre të gatimit do t’i ndajnë me gjeneratën e re të kuzhinierëve nga shkolla profesionale e Kamzës”.

Por ka edhe më tepër: si të zbulojmë dhe denoncojmë Fake News? Cilat janë stereotipet në të dyja shoqëritë lidhur me rolin e burrit dhe të gruas? Si mund të angazhohet rinia dhe të ketë një qëndrim qytetar aktiv në shoqëri? Çfarë përvoje mund t’u japë shkrimtarëve të rinj në Shqipëri një shkrimtare e njohur gjermane si Sandra Hoffmann? “Dëshërojmë të krijojmë hapësira diskutime me të rinjtë shqiptarë, kërkojmë të ngrejmë ura komunikimi mes  njerezve përmes aktiviteteve të Tetorit Gjerman 2018, ” thotë Enrico Günther.

Tetori Gjerman 2018 e hap siparin të premten, më 5 shtator me Ditën e Informacionit për mundësitë e  studimit, bursave dhe praktikave në Gjermani per shqiptarët. Për të gjithë dashamirësit, të apasionuarit për kulturën, artin dhe arsimin gjerman, për gjithë ata që duhen të të bëhen pjesë e diskutimeve, mund të gjejnë  programin e detajuar të Tetorit Gjerman 2018 në www.tetori-gjerman.com


Send this to a friend