VOAL

VOAL

Meta dekreton Lleshin ministër të Brendshëm

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e së premtes dekretimin e zotit Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm. Një vendim i cili ishte thuajse i pritshëm, ndërsa më herët gjatë ditës Kreu i Shtetit kishte firmosur nxjerrjen në lirim të gjeneralit. Pasi kryeministri Edi Rama i ripropozoi të premten e shkuar, emrin e zotit Lleshi, presidenti Meta bëri të ditur se shqetësimi i tij në këtë rast lidhej me statusin si ushtarak të tij.

Në një letër dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai kërkonte informacion rreth kësaj çështjeje, Kreu i Shtetit nënvizonte se “Ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, dhe kandidatura e zotit Lleshi vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake” e për pasojë “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”. Sipas zotit Meta, “ushtaraku i shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhet ose të emërohet në detyra të tjera shtetërore dhe as nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Zoti Lleshi është liruar nga detyra e zëvendës shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në vitin 2013 dhe është nxjerrë në lirim me dekret të presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Ai ju drejtua gjykatave, dhe Apeli administrativ i dha të drejtë në 2017 duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë si dhe që ministria e Mbrojtjes t’i japë pagën deri në ditën e emërimit të ri. Ndërkohë çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, ku nuk është mbyllur ende.

Përmes një letre dërguar presidentit, zoti Lleshi shpjegoi se pas vendimit të Apelit, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes zbatimin e tij, porse ministria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë. Ai shprehej se nuk mund të konsiderohet ushtarak aktiv duke qenë se “të tillë quhen ata që shërbejnë në Forcat e Amatosura dhe mbajnë uniformë”. Zoti Lleshi nënvizonte se me pranimin e propozimit për ministër i Brendshëm ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake, pavarësisht se vendimi i Gjykatës ja ka dhënë këtë mundësi dhe se me kërkesën drejtuar presidentit heq dorë nga të drejtat që i burojnë nga vendimi i Apelit. Por duket se presidenti i ka qëndruar mendimit se zoti Lleshi gëzonte ende statusin e ushtarakut, e për pasojë ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me kërkesën për dekretimin e lirimit të tij.

Kryeministri Rama, gjatë gjithë kohës ka këmbëngulur se presidenti kishte shkelur Kushtetutën kur kishte refuzuar propozimin e parë me arsyetimin se nuk kishte “krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin”. Ndërsa, kur u shfaq problemi i statusit të ushtarakut, ai u shpreh i keqardhur pse sipas tij, zoti Meta nuk e kishte ngritur këtë çështje, që më herët, duke bërë të mundur që të shmangej “krisja e parë”.

Mbrëmë pas dekretimit të zotit Lleshi, kryeministri u shpreh se ky ishte “një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë”.

Meta, dekret për lirimin e Lleshit nga ushtria

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të gjeneralit Sander Lleshi. Vendimi duket se i hap rrugë, emërimit të zotit Lleshi në postin e ministrit të Brendshëm, duke qenë se sipas Kreut të Shtetit, statusi i tij si ushtarak, binte në kundërshtim me qënien anëtar i kabinetit qeveritar. “Ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, dhe kandidatura e zotit Lleshi vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake” e për pasojë “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”, shkruante zoti Meta në letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë pasi kryeministri Rama i ripopozoi emrin e zotit Lleshi si ministër i Brendshëm. Në letër, presidenti saktësonte se “ushtaraku i shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhet ose të emërohet në detyra të tjera shtetërore dhe as nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Zoti Lleshi është liruar nga detyra e zëvendës shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në vitin 2013 dhe është nxjerrë në lirim me dekret të presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Ai ju drejtua gjykatave, dhe Apeli administrativ i dha të drejtë në 2017 duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë si dhe që ministria e Mbrojtjes t’i japë pagën deri në ditën e emërimit të ri. Ndërkohë çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, ku nuk është mbyllur ende.

Përmes një letre dërguar presidentit, zoti Lleshi shpjegoi se pas vendimit të Apelit, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes zbatimin e tij, porse ministria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë. Ai shprehej se nuk mund të konsiderohet ushtarak aktiv duke qenë se “të tillë quhen ata që shërbejnë në Forcat e Amatosura dhe mbajnë uniformë”.

Zoti Lleshi nënvizonte se me pranimin e propozimit për ministër i Brendshëm ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake, pavarësisht se vendimi i Gjykatës ja ka dhënë këtë mundësi dhe se me kërkesën drejtuar presidentit heq dorë nga të drejtat që i burojnë nga vendimi i Apelit.

Nga ana e ti, kryeministri Rama, po në një letër drejtuar presidentit, theksonte se sipas tij, zoti Lleshi nuk kishte statusin e ushtarakut aktiv, megjithatë ai ja linte në dorë të presidentit të vlerësonte rastin, dhe nëse ai mendonte të kundërtën, atëherë “sipas kërkesës së vetë zotit Lleshi, mund të vendosni çdekretimin e këtij të fundit si ushtarak”, nënvizonte zoti Rama në letër.

Por duket se presidenti i ka qëndruar mendimit se zoti Lleshi gëzonte ende statusin e ushtarakut, e për pasojë ministria e Mbrotjes i është drejtuar me kërkesën për dekretimin e lirimit të tij. Brenda ditës së sotme, sipas afatit të përcaktuar nga Kushtetuta, Kreu i Shtetit do të duhet të shprehet për emërimin e zotit Lleshi në postin e ministrit të Brendshëm.

Zëri i Amerikës: Gruevski u arratis përmes Shqipërisë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski rezulton të jetë larguar nga Maqedonia përmes Shqipërisë. Policia shqiptare tha të enjten, se ai është larguar nga territori shqiptar, të dielën në mbrëmje, më 11 Nëntor, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke kaluar kështu në Mal të Zi.

Ai është paraqitur në kufi vetëm me kartën e identitetit. Policia shqiptare bëri të ditur se ai ka udhëtuar me një automjet të ambasadës hungareze në Tiranë, brenda së cilës, siç mësohet, përveç shoferit ka qenë dhe një punonjës i ambasadës, i pajisur me pasaportë diplomatike, të cilët janë rikthyer në Shqipëri brenda më pak së një ore.

Autoritetet policore shqiptare po kryejnë verifikime për të zbuluar se kur dhe nga cila pikë e kufirit ka hyrë në Shqipëri ish kryeministri maqedonas. Autoritetet maqedonase lëshuan fletë-arrestin për të më 12 Nëntor pasi ai nuk u paraqit vullnetarisht për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për shkak të një vepre penale. Ndërsa urdhëri i arrestit ndërkombëtar, i lëshuar nga Interpol Shkupi, i ka mbërritur Interpol Tiranës, sipas njoftimit të policisë shqiptare, më 13 nëntor në mbrëmje.

Ndërkohë në Shkup, autoritetet maqedonase po përpiqen të zbulojnë se si iku dhe kush i ndihmoi ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Prokuroria Themelore dyshon se persona që kanë keqpërdorur pozitën zyrare dhe autoritetin ta kenë bërë këtë, por autoritetet e rendit në Shkup ende nuk flasin zyrtarisht për njoftimin që vjen nga Tirana mbi rrugët e arratisjes së Gruevskit drejt Hungarisë.

Ende nuk është e qartë se në cilën ambasadë humgareze ai e ka paraqitur kërkesën për azil. Në Budapest, autoritetet thonë se po e shqyrtojnë kërkesën për strehim që, sipas tyre, ish kryeministri e kishte parashtruar në një përfaqësi diplomatike hungareze jashtë Maqedonisë.

Sipas zërave në Shkup, ish-kryeministri Gruevski ka ndaluar në Beograd, ku ka bërë kërkesën në ambasadën hungareze dhe më pastaj ka vazhduar rrugën për në Budapest. Organet e rendit dhe të sigurisë në Shkup nuk i hedhin poshtë as nuk i konfirmojnë këto dyshime.

Shefi i kabinetit të Kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyasu tha të enjten gazetarëve në Budapest se Hungaria nuk e ka ndihmuar ish kryeministrin të largohet nga vendi i tij.

“Udhëtimi nëpër Ballkan është i mundur me karta identiteti dhe auoritetet hungareze nuk kanë asgjë të bëjnë me largimin e ish-kryeministrit maqedonas nga territori i shtetit të tij. Me që ai e mbështet kërkesën për strehim tek mungesa e procedurave të drejta por dhe tek kërcënimet ndaj sigurisë së tij, u mor vendimi për shkaqe sigurie që dëgjimi i tij të bëhet në Zyrën e Imigracinit në Budapest”, tha zëdhënësi Gergely Gulyasu.

Hungaria është e njohur për kthimin e azil-kërkuesve në kufi prej nga vijnë dhe atje, në zonën tranzitore i merr në pyetje personat të cilët kërkojnë strehim.

“Shteti hungarez nuk i ka dhënë asnjë ndihmë dhe nuk mund të lidhet në asnjë mënyrë me vendimin e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski për t’u larguar nga Maqedonia”, shtoi zëdhënësi Gergely Gulyasu.

Në Shkup, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov ka biseduar me telefon me kolegun e tij hungarez Peter Siarto, të cilit i ka theksuar faktin se bëhet fjalë për një person të dënuar, kundër të cilit po zhvillohen edhe katër procedura të tjera gjyqësore për vepra të rënda kriminale.

Ministri maqedonas, sipas kabinetit të tij, ka nënvizuar paradoksin e situatës me kërkimin e strehimit politik në një vend të Bashkimit Evropian nga një individ gjatë pushtetit të të cilit Maqedonia si vend kanidat për në BE karakterizohej si “shtet i robëruar” nga vetë Komisioni Evropian.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë po përgatit dokumentet për kërkesën e ekstradimit të zotit Gruevski nga Budapesti.

Një pjesë e analistëve mendojnë se Hungaria, si vend i Bashkimit Evropian nuk do të mund ta mbajë gjatë Gruevskin për shkak të trysnive dhe se ish-kryeministri maqedonas do të duhet të kërkojë një vend tjetër të sigurt për të, dhe kjo sipas tyre do të ishte Rusia.

I fshihet arrestimit, Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, zbulohet skema për t’u arratisur përmes Shqipërisë

Ish kryeministri maqedonas  Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Gazeta “TemA” mëson se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se:

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.
Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

Kthimi në atdhe i eshtrave të Mid’hat Frashëri – Nga Edi Rama

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë shtetërore të përmortshme të kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe kulturës kombëtare, Mid’hat Frashëri:

“Në u dashtë të vdesësh, pa kurrfarë pengje mbetur,
Do të doja të ndodhte n’at muzg, ku Lavdia shpaloset mbi shtratin e fjetur,
Dhe Mëmëdhenë mes gëzimesh, mes të kremtesh më rrëfen”

Kështu shkruante 110 vjet më parë, një djalosh i quajtur Charles de Gaulle, i cili në një moshë më të pjekur do t’i jepte shumë çështjes së lirisë, qëndresës ndaj armiqve të saj dhe vetëvendosjes së kombeve. E tamam atëherë kur u hartuan ato vargje, një tjetër djalosh, i quajtur Mid’hat be Frashëri gjente një copë mëmëdhe në Manastir, ku kryesoi edhe të parin kongres mbarëkombëtar shqiptar për një alfabet të njehsuar.

Ja se çfarë mund të lexohet rreth asaj ngjarjeje madhore të historisë sonë, në gazetën “Liria”, që vetë Mid’hat Frashëri e nxirrte në Selanik:

“Le të them këtu ç’ është qellim’ i kësaj mbledhje.
Librat Shqip që kanë dalë gjerë më sot s’janë shtypnnë të gjitha me një lloj abece.
Në Toskëri të terë dhe në shumë vise në Gegëri, tekdo ku këndohetë shqipja dhe prej gjith atyre që kanë deshirë per gjuhë të tyre, perdoretë abeceja me të cilët po shkrojmë dhe në gazetenë tënë, kësaj abeceje i thonë dhe e Stambollit, se aty tridhet vjet më parë duallë në shesh këto shkronja.
N’ anë tjatrë në Shkodrë perdorinë tri abece: e jezuitve, e Bashkimit dhe e Agimit. Abeceja e parë përdoret që këtu e 300 vjet; e Bashkimit dolli në shesh nja 10 vjet më parë dhe ajo e Agimit 5 vjet më parë. Tani Kongresi që po mblidhetë në Manastir do të kerkojë që të kupëtohetë bota per të perdorurë një të vetëm abece dhe të lihenë me nj’ anë të tjeratë.
Shprehim fort shumë që më vullnet të mirë dhe duke u mejtuarë me paanërisht Kongresi t’ apijë në qëllim dhe t’ apë gjithë pemëtë që duhëtë.”

Për ta kryesuar atë Kongres, Mid’hat Frashërin, parafytyrojeni, e zgjedhin dhe e ftojnë në mungesë 32 delegatë nga të gjitha viset dhe kolonitë shqiptare ndër të cilët Mjeda, Luigj Gurakuqi, Bajo Topulli, Fehim Zavalani, Shefqet Frashëri, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja, Thoma Avrami, që e lusin çunakun nga Stambolli të vijë dhe të zërë fronin e nderit, një fron që ndoshta, madje jo ndoshta, me siguri secili prej delegatëve e meritonte, në mos edhe e mëtonte.

Përse vallë, djaloshi u bë figura e konsensusit mes atyre burrave emërshquar dhe përse kur e pranoi si i zënë ngushtë atë barrë, e tërë paria e Kongresit u ngrit ta priste në stacionin e Manastirit me nderimet që iu bëhen krerëve të kombësisë?

Kush ishte ky djalosh që më vonë do të hynte në historinë e shqiptarëve si një hije plot dije, me një identitet të dyfishtë, njërin, Lumo Skëndon për tempullin e letrave, tjetrin, Mid’hat Frashërin për staturën e shtetarit nën mantelin e politikanit me cen në biografi dhe që në fund fare, edhe në banesën e fundme do të qëndronte për shumë kohë si një jabanxhi nën dhe të huaj, sepse i papranuar për 7 dekada në nëndheun e atdheut të tij?

Ky ishte si fillim, i vetmi djalë që tallazet dhe të papriturat e jetës i lanë Abdyl Toskës, siç e quan Fishta në Lahutën e Malcis njërin prej 3 vëllezërve të mrekullueshëm të historisë së shqiptarëve, Abdyl Frashërin. Frashërllintë njiheshin si “halimë”, pra, njerëz të diturisë në më të shquarën qytezë të Shqipërisë, në Frashër, një vend i barabartë me “Mekën e Arabisë e Betlehemin e Krishtërisë”, sipas Mihal Gramenos.

Në Frashërin e vëllazërisë unike ndërfetare dhe osmozës së veçantë farefisnore, ky djali i Abdylit mori nën vezullimin e një drite, e cila nuk njihte asokohe perëndim, qumështin e parë të dijes universale dhe të vetëdijes kombëtare.

“Që në djalëri t’eme”, – shkruan Mid’hati – “që kur se mbaj mend, kam dëgjuar në shtëpi fjalë për Shqipërinë, dua të them, bisedime mbi të drejtat e saj, fjalime që dilnin nga parimi i kultit të mëmëdheut, që buronin nga dashurija për Shqipërinë dhe nga detyrat e çdo shqiptari për truallin e vet.
Këto dëgjova të parën herë kur fillova të flas, atëhere që qeshë dy vjeç në Frashër dhe më vonë, në Janinë, nga mama ime, nga gjyshi. Kur vamë në Stamboll, kjo mënyrë kuvendimi vazhdoj prej ungjëvet të mij.
Isha pesë vjeç kur e njoha për herë të parë tim atë, kur u fal prej burgut, por qe akoma i dënuarë me mërgim. Im atë fliste mirë, qe elokuent, i pëlqente bisedimi.
Kështu që ca e nga ca, mëmëdheu mori për mua formën e një perëndie dhe kulti i tij mori për mua vendin e një besimi fetar. Po bashkë me adhurimin e tij dhe fare e pandarë zinte vent edhe çdo cep i pandarë i Shqipërisë, që mua më dukej si një trup i gjallë”.
“Ky besim fetar”, – shkruan sërish Mid’hati, – “kishte gjetur rastin të më hynte në zemër; kulti i tij gjente pra një vend fare të lirë që të zhvillohet dhe të rritet çpenguarë”.

Publicisti dhe njeriu politik, që me kaligrafinë e tij mbushi mijëra fletë, na ka lënë mes atyre fletëve një kronikë të vërtetë unikale burrërimi dhe zemërformimi.

Më 29 maj të motit 1898, 18 vjeçar, ai i harton vetes një promemorie lidhur me nxënien, lëçitjet dhe përgatitjen e tij intelektuale qysh prej moshës 10 vjeçare.
Është viti gjatë të cilit do të botohet edhe numri i parë i “Kalendarit kombiar”. Kjo promemorie, apo ky ditar, besoj, është një monument jo vetëm memuaristik, por edhe një çelës për të rrokur gjerësinë dhe larminë e formimit të tij ndërdisiplinor.

“Qysh kur ishim në Eren-Qoj, domethënë qysh në nëntor e deri në ditën që po shkruaj këto rrjeshta, domethënë sot, më 29 maj 1898, kam studiuar, prej Sami beut gramatikë arabisht, vet më vehte studiova fizikë, kimi tri libra të vegjël, gjeologji, botanikë, zoologji tri libra, Montekriston në frëngjisht, shkenca të ndryshme, anatomi 4 volume, mineralogji, kozmografi-mekanikë. Prej tri a katër javësh fillova mësimin e algjebrës nga nji oficer i quajtur Rushdi bej”.

“Në moshën 12-13 vjeç brenda vitit që erdhëm së parit në Këzëll Toprak kam mësuar me të ndjerin babain tim Gjeografinë e përgjithshme, përfshirë atë të Azisë dhe Afrikës, dy volume.
Edhe në moshën 13-14 vjeç përsëri po në Këzëll Toprak, vajta në shkollën e Fretënvet tetë muaj. Këtu studiova gramatikë, lexim letrar, arithmetikë, histori të shenjtë.
Pastaj erdhi Merjemi, pat filluar dimri, bashkë me të mësuam nga një hoxhë me çallmë.
Në frëngjisht kam zotësi e kompetencë të gjërë. Persishten e marr vesh. Arabisht kuptoj. Gjermanishten e lexoj edhe greqishten e lexoj.
Më ka kapur një pasion i madh për studimin, veçse po më shqetëson epshi i shumtë që kam e po më sjell pengime deri diku në studime të thella”.

Kjo ishte pak a shumë, shumë pak nga ky ditar mbresëlënës për nga dlirësia e një fëmijë që maturohet mes pasioneve të moshës dhe rend një vokacioni, një thirrjeje së cilës duket se qysh në krye të herës i ka kushtuar jetën: studimeve.
Studimeve të vërteta, jo për hir të afirmimit të një individualiteti, por për hir të detyrimit për të shërbyer, për t’i shërbyer dashurisë së parë e të pandarë të zemrës, mëmëdheut.

Mid’hat Frashëri lexoi dhe studioi në gjuhët dhe alfabetet kryesorë të njohur të kohës; përthithi kulturat më të sofistikuara, frekuentoi profesorë të çdo origjine, adhuroi babain dhe ungjit e tij shqiptarë, admiroi mësuesit e tij turq dhe grekë, ushqeu afeksionin birnor të dishepullit ndaj hoxhëve me çallmë dhe etërve jezuitë dhe ndërtoi një patriotizëm të çpenguarë nëpërmjet zemrës, siç vetë ai shkruan.

“Nuk bëhet gjësendi me smirë dhe urrejtje. Gjithë sa na sheh syri dhe na pëlqen, çdo send i mirë dhe i këndshëm bëhet me dashuri. Shpirti, zemra, mendja, duhen ushqyer me dashuri, me dhembshuri”.

Duke shfletuar “Hi dhe shpuzë”, këtë antologji të thërrimeve të kujtesës, në rreshtat që i kushton përshkrimit të Venusit të Milos, kuptojmë që Lumo Skëndo ish edhe një fëmijë i së bukurës:

“I lumtur Fidias, m’i lumtur se Hyji!
Se mendja jote polli bukurinë e pavdekur, gruan, gjithnjë të dëshiruar, kurrë të gjetur”.

Ndonëse të shumtë kanë qenë ata që e kanë nderuar me tituj, Mid’hat beu, me shumë kursim ka përdorur të vetmin syresh që nuk i shkonte kujt për shtat dhe as për mend; pikërisht titullim e shërbestarit të Kombit.

Këtë vet’emërtesë e përdor rrallë, si një ofshamë dëshpërimi, duke vërejtur vetminë në mendime dhe veprime që fillon ta rrethojë, deri në fillikatësi të fundjetës.

Lumo Skëndo pyet veten:

“Po për ne, të harruarit e botës, edhe më keq akoma, të harruar prej vetvetes, a ka pak pjesë në këtë çlodhje të përgjithshme? Do të ngjerojmë dhe ne tek kjo darkë e mirë, ku janë ftuar kombet e dheut?”

Ndërsa Mid’hat Frashëri shkruan diku se “Europa mbaron në Budapest dhe Orienti nis në Brusë e në Kalip; midis këtyre vendeve është një kloak, mexhlis, ku rrjedhin ndyrësitë e Perëndimit dhe Lindjes”.

Asokohe ishte 1908-ta. Shqipëria lëngonte ende në një hon paqartësie dhe së bashku me perandorinë që e kishte sunduar prej shekujsh e shihte veten të syrgjynosur në një karantinë pa rrugëdalje të historisë. Përçarjet vëllavrasëse dhe dobësitë e karakterit të elitave të luhatura të mjedisit shqiptar ishin në sytë e Mid’hatit, kërcënimi më i madh ndaj kompaktësisë dhe besueshmërisë së vizionit të tij kombëtar.

Në revistën “Përpjekja shqiptare” që botonte Branko Merxhani gjejmë këto rreshta nga Lumo Skëndo, Mid’hat Frashëri (nënshkruar dyshe):

“Elita, a nuk duhet të ketë për qëllim përmirësimin e vetes së saj, fitimin e virtytit, karakterit dhe diturisë? A është e mundur që njeriu, kjo krijesë, që i thotë vetes me mend, të rrojë e hequr zvarrë prej rrethanash materiale, prej dorës së verbër të ngjarjeve, pa ndjerë, pa manifestuar asnjë reaksion, asnjë sforcim, pa mbrojtur veten? A është e mundur të rrojë njeriu, të themi më mirë: të rrojmë ne, pa parë, pa vështruar, pa menduar, pa gjykuar, pa punuar? Ata që ngrihen makar dy gisht mbi nivelin ordiner, duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre”.

I bindur për urgjencën e përbashkimit, Mid’hat Frashëri nuk ngurron t’i hapë udhë alfabetit “Bashkimi”, përpunuar nga françeskanët e Shkodrës.

Që Europa të mos mbaronte në Budapest, por të fillonte më së paku, apo të përfundonte më së paku në Shqipëri, shqiptarët duhet të dëshmonin se të gjithë sëbashku se donin të flisnin një shqipe të vetme dhe një shqipe europiane.

“Kështu u sos” – dëshmon ai vite më vonë, më 1937, – kongres’i Manastirit dhe kështu u ndanë shqiptarëtë duke mbajturë në zëmrë të tyre një kujtim të paharuarë nga këto të dhjetë ditë të shkuara më një të kremte që s’e kishin parë kurrë gjet më sot.”

Ideja e tij fikse e përbashkimit nën një alfabet dhe një flamur për të mirën e përbashkët e çoi Mid’hat Frashërin në tryezën e firmëtarëve të Pavarësisë, delegat në Kuvendin e Vlorës nga tri rajone domethënëse të viseve stërgjyshore i zgjedhur, Peja, Elbasani dhe Përmeti.
“Lëvizja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk është kurrgjë tjetër, veçse vijimi i rregullt i lidhjes shqiptare të Prizrenit. Asgjë të japim nga trupi i vogël i mëmëdheut tonë”, shkruan ai, i cili hyn në politikën dhe përpjekjen shtet ndërtuese në Shqipëri nga dera e madhe e ambicieve më të larta për kombin dhe për vendin e tij.
“Le të përpiqemi t’i prapsim pak shqiptarët nga jeta politike e kafeneve, t’i shtyjmë në studim dhe në merak për çdosënd që i përket Shqipërisë dhe shqitparizmës sepse po qe se nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, nuk mund të kemi as Shqipëri, as shqiptarë.”
Sqimatar me nam dhe burrë elegant me damkë në Shqipërinë e kohës, ai është qysh i ri edhe fizikisht një shenjë kundërshtie për bashkëkohësinë e vetë. Mbajtja e gojës, siç vetë ai e shkruante, që nganjëherë natyra ua vë si barrë oratorëve të mëdhenj, kthehet tek ai nga një defekt, në një aset të elegancës dhe ç’është më e admirueshmja tek personazhi i Mit’hat Frashërit është se ai e sprovon auto ironinë në shkallën më të lartë të rafinimit dhe është jo rastësisht më popullori ndër të gjithë të famshmit e kohës.
I pashmangshëm këtu pranë tij, përshkrimi që ai i bën vetvetes në kujtimet e vitit 1912. “Po mbarojmë tek Mit’hat bej Frashëri, ministri i Punëve Botore. Në mes të 30 dhe 35, i gjatë dhe sykaltër, rri me një xhaketë udhëtimi me kollanë në mes dhe gjithnjë me pështjellka në këmbë. Pas Myfitit dhe Gurakuqit, Mit’hati është i treti që i mbahet goja. Kur flet, po i treti edhe nga shkalla e kësaj të mete. Në xhep ka gjithnjë një kartë dhe kalem e shumë e shohin se ç’shkruan, se ç’shënon. S’do mysafirë dhe qahet që nuk e lënë të qetë në mëngjes të shkruajë dhe të punojë. Shumë herë thotë, të gjithë ata që nuk më duan, venë me smirë, por dhe ata që më duan, shpeshherë gënjehen kur presin prej meje një kundërshtim të verbër ndaj qeverisë.”

I pirur që në krye të herës të vetëvritet politikisht dhe shoqërisht, Mit’hat Frashëri nuk i negocion bindjet e tij. Në Vlorë e izolojnë, e nxjerrin madje nga shtëpia e siç e dëshmon vetë, pa të ardhura, rron me dy këmisha me jakë të ngrirë celuloze, një xhaketë angleze dhe dy palë veshmbathje. Është pikërisht ai që e cilëson me një anakronizëm profetik, lëvizjen haxhiqamiliste si shfaqjen e parë të lëvizjes bolshevike në Europë dhe po ai që lëshon alarmin, duke u bërë një nga pararendësit e ruajtjes së trashëgimisë kulturore për rrezikun e humbjes së vlerave tona kombëtare.
“Çdo njeri që mendohet pak e që kujdeset për rrojtjen e këtij vendi të mjerë, dëshiron të shohë të mbështillen e të vihen në rregull makar ato gjëra të paktë që kanë mundur të shpëtojnë nga zjarri e nga armiqësia e njerëzve, të mos lihen në dhëmbët e minjve ose në pikat e lagështirës.”
Tri dekada më vonë është përsëri ai, që pa marrë parasysh drobitjen që i sjell mërgimi, vë kusht – dhe këtë është mirë ta dëgjojnë të gjithë ata, që pasi e kanë baltosur për shtatë dekada, sot mbajnë në injorancë buzët rrudhur, – vë kusht spastrimin e figurave të kompromentuara me pushtuesit nazifashistë nga çdo ndihmë politike dhe aktivitet kundër regjimit komunist të Tiranës.
Mit’hat Frashëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Sa herë që qarqe të caktuara, brenda apo jashtë vendit, yshtnin këtë apo atë taraf, fetar, social apo politik, në Shqipëri, për të mbjellë përçarjen, ai shfaqej menjëherë si armiku i tyre natyral.
Është ai që nxjerr në pah, më shumë se kushdo tjetër, rolin madhor dhe esencial të elitës së krishterë ortodokse shqiptare në luftën për Pavarësi, në dy broshura, “Popullsia e Epirit” dhe “Çështja e Epirit”, ndërkohë që autorë të tjerë të së njëjtës sërë, por jo të të njëjtit ideal, e shtrembëronin realitetin për të lehtësuar copëtimin e vendit.
Të lë pa frymë pozicionimi i tij për vënien në sytë e botës së qytetëruar të dramës, të tragjedisë së popullsive myslimane dhe shqiptare të Çamërisë, të zhveshura e të zvetënuara nga çdo e drejtë themeltare, njerëzore dhe materiale, vetëm për shkak të etnisë dhe të besimit të tyre.
Raportet e tij si ministër fuqiplotë në Athine dhe beteja e tij juridike dhe politike në Lidhjen e Kombeve për mbrojtjen e këtyre të drejtave, nuk e shfaqin Mit’hat Frashërin vetëm si mbrojtës të elementit shqiptar të keqtrajtuar jashtë kufijve, por edhe si një flamurmbajtës të shënuar, të të drejtave të minoriteteve, të dinjitetit të njeriut, të lirive të tij themelore, pa dallim etnie, pa dallim feje.
Shumë prekës – këtë përsëri duhet ta dëgjojnë, të gjithë ata të të cilëve sytë, hundët, goja, veshët u janë taposur me baltë nga 70 vjet propagandë karikaturizuese për Mit’hat Frashërin, – është homazhi i tij ndaj rinisë shqiptare dhe luftës së saj kundër armikut dhe po ashtu nderimi që ai i bën, fjalët e tij, 30 mijë dëshmorëve të atdheut, ndonëse sipas tij, liria e Shqipërisë u uzurpua pas kësaj lufte.
Dhe ja çfarë thotë në artikullin, “Përpjekja e Shqipërisë”, botuar në gazetën “Flamuri”, pikërisht ai, udhëheqësi i Ballit Kombëtar: “Në fakt, më shumë se 400 fshatra dhe shumë lagje të qyteteve u shndërruan në gërmadha. Mijëra e mijëra banorë mbetën pa strehë, pa të ardhme. Ende sot, shihen rrënimet e këtyre shkatërrimeve dhe varret e të rënëve, nga Peja, në Gjakove, deri në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe në gjithë jugun e vendit, rreth 30 mijë luftëtarë e viktima të rënë, nuk do t’i shohin më familjet e tyre, as atdheun e tyre. Ata u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë!”.
Sikur të mos ishte për asgjë tjetër, Mit’hat Frashëri meriton mirënjohjen tonë në shprehinë e saj më gjenuine, sepse është bartës i ndershmërisë intelektuale në pohimin e të vërtetave të veta, pavarësisht çmimit që ato kanë.
Shumë mund të kenë parë në vendosmërinë e Mit’hat Frashërit arrogancë; në qartësinë e palëkundshme të tij, kokëfortësi; në përulësinë dhe vetminë e tij, tërheqje; në patriotizmin e tij, irredentizëm; në kujdesin dhe vetëpërmbajtjen, konservatorizëm; në besën ndaj aleancave të natyrshme me “Republikën e madhe amerikane” siç e quante ai, besëthyerje ndaj interesave të mbijetesës së kombit.
Virtytet e tij të vërtetuara apo mangësitë e hamendësuara, dobësitë apo theoritë, të gjitha këto e bëjnë Mit’hat Frashërin në fakt, një personalitet pa të dytë në historinë e elitave, përgjithësisht të paqëndrueshme shqiptare.
Ky është Mit’hat Frashëri, i cili prej nëndheut matanë oqeanit, u nis për tu kthyer këtu ku gjendet sot, kur një ditë, dimër ka qenë, pothuajse një vit më parë, profesor Uran Butka dhe instituti i studimeve “Lumo Skëndo”, më parashtruan kërkesën për sjelljen në atdhe të eshtrave të tij.
Kthimi i këtyre eshtrave, në fakt është një borxh ndaj dikujt që një fjalë më detyron tua them me këtë rast atyre që ndihen të sëkëlldisur nga ky rikthim.
Mit’hat Frashëri, i dha Shqipërisë gjithçka kishte dhe gjithçka mundi.
Ëndërroi dhe punoi pa u lodhur për këtë vend. Gaboi, patjetër që edhe gaboi, por ndër tërë sa bëri edhe në gabim, as nuk bëri vetë dhe as nuk nxiti kurrë me gojën apo me penën e tij një krim.
Kështu që kush e sheh arkmortin e tij sot këtu, si një provokim ndaj një historie që e shkruajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime, ndryshe nga Mit’hat Frashëri bën ata që e shkruan dhe na e mësuan ne me pahirin e gjysmë të vërtetës, historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skëndos.
Ashtu sikundër, nga ana tjetër, kush gabimisht e sheh këtë arkmort dhe praninë time këtu si kryeministër në dritë, jo në hije, siç ishte zoti Mit’hat, si revansh simbolik ndaj fitimtarëve, ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumë dimensionale të historisë së Shqipërisë, që ishte po, edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, – bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se çfarë faji të pashlyeshëm ndaj atdheut bën shumë ndjekës të asaj organizate që jo vetëm u rreshtuan në krah të armiqve gjakatarë të popullit, por u rreshtuan edhe kundër vetë Mit’hat Frashërit, i cili komitetit Shqipëria e lirë i shkruante shprehimisht: “Nuk mund të kemi në mesin tonë, njerëz që kanë lyer duart me gjak, duke bashkëpunuar me pushtuesit”.
Kështu që ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehi e një pale të vjetër kundër një tjetër pale të vjetër, mbase vlen dhe për një reflektim.
Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar e të dënuar në mungesë. Jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit.
Mjaft kemi trilluar e kemi shpifur pa arsyetuar dhe pa gjykuar në ndershmëri dhe në ndërgjegje.
Mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më, duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë nuk kanë thënë dhe madje ç’nuk kurrë as mund të kenë menduar për t’i lëshuar pastaj si flakadanë të përçarjes.
Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit nuk i merr askujt pjesën e tij të historisë e aq më pak, secilit prej nesh aftësinë e arsyetimit apo të gjykimit.
Një varr nuk e mbulon kurdoherë një njeri të vdekur.
Shumë herë jeta e vërtetë, rrojtja shpirtërore fillon kur mbaron fryma.
Nuk ka të bëjë zhdukja e turpit nëse ideja rron, kur ajo ide ngjall 1000 shpresa dhe entuziazëm tek të tjerët dhe bashkë këto janë jetë e vërtetë.
“Ujërat, rrëketë, përrenjtë duhen kanalizuar drejt mullirit të madh, që i thotë jetë kombëtare dhe shtetërore dhe jo të lihen që të largohen nga mulliri e të mbetet toka e tharë. Nëse i vëmë re jetës sonë historike, gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur jo nga mungesa e forcave, por nga shpërndarja e këtyre fuqive dhe nga të bërët shkatërrimtare të tyre.”
“Po pse rri kështu?” – na pyet prej 1915 dhe sot e gjithë ditën Lumo Skëndo. – “Më dukesh i turpëruar. Ke të drejtë, e kuptoj shkakun. Me të vërtetë duhet të jemi të turpëruar se, jo vetëm faji dhe turpi na zë të tërëve, po dhe kush na siguron se nga këto të meta s’kemi edhe ne pjesë? Meqenëse jemi një komb, një gjak, dhe një trup. Në faj, në të keq apo në të bardhë, jemi të shoqëruar, kemi të gjithë pjesë.
“Kërko për kombin tënd këtë madhëri dhe mbruj për të shpirtmadhësinë. Dhe më i parë se nga çdo gjë, bëhu një shembull i gjallë.”
E pra, Mit’hat Frashëri ishte dhe mbetet sot e gjithë ditën, një shembull i gjallë ndërkohë që shumëkush ndër ata që ishin dhe e përdorën si një shembull kundër të gjallëve, sot janë të vdekur dhe të pandërruar.
U prehtë në paqe, në nëndheun e Shqipërisë Mit’hat Beu e koha pastroftë më tutje baltën që më së pari, i nderuari shqiptar buzëhollë Aurel Plasari dhe unë mesa munda, filluam t’ia pastrojmë sot.

Eshtrat e Mid’had Frashërit në atdhe, Plasari: Kult i Kombit, ishte i pajisur me dhuntinë e krijimit

Profesori dhe studiuesi Aurel Plasari është shprehur se Mid’had Frashëri ishte gjenial dhe kult i Kombit. Në fjalën e hapjes së ceremoninsë për varrosjen e eshtrave të Mid’had Frasherit tek Liqeni Artificial, studiuesi Aurel Plasari e cilësoi Mid’hat Frashëri si një ndër figurat e shquara të kulturës shqiptare, me kontribute të çmuara në shumë lëmi.

Plasari

”Ai ishte një djalosh gjenial”, theksoi Plasari duke cituar dy shkrime të thjeshta që datojnë në vitin 1887, të parat e botuara prej tij, ku njëri prej tyre i kushtohet Skënderbeut kurse tjetri dallimit mes koncepteve fe  dhe komb.

”Pasioni i tij prej 17 vjeçari qe përkthimi i letërsisë dhe përkthente një kryevepër botërore ”Vilhem Telin” e Shilerit. Ky 17 vjeçar u ka dhuruar lexuesve të shqipes modelin e luftës për çlirim të një populli me dëshirë dhe dashuri të mëmëdheut, të jetesës dhe përparimit të atij populli prej punës së ndershme që e bën të lumtur dhe të pasur”- vijoi Plasari.

 

”Mid’hat Frashërit quhet me bindje të plotë i patjetërsueshmi duke qëndruar mbi jetën dhe vdekjen d uke ruajtur balancën e shpirtit dhe në fatkeqësi  ai mbeti i patjetërsushëm në përmbushjen e misionit në tokë me të cilin e kishte ngarkuar veten. Kryevepra që Mid’hat Frashëri i dhuroi kombit të tij është vet personaliteti i tij. Ai personalitet që te njerëzit e mëdhenj funksionon si thelb i tyre dinamik”, u shpreh ai.

”Mid’hat Frashëri ishte i pajisur me dhuntinë e krijimit. Për të, krijmtaria dhe politika nuk qenë entitete të barabarta, citojmë se ”zgjimi dhe përparimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarëve”. Frashëri qe promovues i kultit të kombit, promovimi i të cilit lexohet si mision që ia ka përshkruar tej e tej veprimtarinë, të shkruarën dhe të folurën. Ai ishte europian mes europianëve sepse dëshmoi që mundi të merrte pjesë me denjësi në debatet e mëdha të politikës europiane të kohës me tekstet e veta mjeshtërore të mbrojtjes së të drejtave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Plasari.

bd06ac2d-6dfa-4a49-9ab6-eca6a21513b8

”Të mbetesh i ndershëm ishte një model jetese që Frashëri ia këshillonte çdokujt tjetër, që për të ruajtur ndershmërinë dhe integritetin duhet të kesh aristokracizëm intelektual të cilin ai e ruajti deri në fund. Ky burrë pasurinë e vetme që pati, pra, librat ia la Shqipërisë”, përfundoi studiuesi Aurel Plasari. BW 

Mustafaj: Berisha e tepronte me denigrimin e kundërshtarit

Shkrimtari dhe ish-politikani, Besnik Mustafaj, të martën, ka folur për librin e tij më të ri, i titulluar: Letrat e mia kredenciale.

Përgjatë një interviste me drejtuesin e emisionit “Opinion”, gazetarin Blendi Fevziu, Mustafaj tregoi për portretizimin që i ka bërë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se për të, Berisha është një bonapartist në kuptimin e marrjes së vendimeve dhe shkuarjes së tyre deri në fund.

Ndërsa, tregoi edhe një nga defektet e ish-kryeministrit dhe sipas tij, ai është teprimi për të denigruar kundërshtarin.

Mustafaj: Për mua është një bonapartist, në kuptimin e marrjes së vendimeve për t’i shkuar deri në fund. Dhe qartësisë që ka për qëllimin ku do të arrijë. Unë tani nuk kam asnjë arsye subjektive të flas mirë dhe as keq për të, por për hir të së vërtetës unë i bëj këtë portretizim.

Për mua Berisha kishte një defekt, të cilin ja kam thënë disaherë, ai nuk e pranonte në bisedat personale që bënim. Por ai e tepronte në denigrimin e kundërshtarit, dmth, kishte një këmbëngulje për ta denigruar kundërshtarin çka e çonte shpesh kundërshtarin me shpatulla për muri. Nga ana tjetër, ai mund të kthehej dhe reagimi i tij mund të ishte maksimal.

Klosi: Fatin e Gruevskit mund ta kenë edhe politikanët nga Kosova e Shqipëria

Lëshimi i urdhërarrestit për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, duket se do të shërbejë si shembull edhe për politikanët shqiptarë. Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT” se ky rast është një sinjal që tregon se askush nga politikanët, sado i fuqishëm të jetë ai, nuk është i paprekshëm.

“Ky shembull duhet të shërbejë për të gjithë. Natyrisht duke qenë më afër, ne e perceptojmë më kollaj këtë si rast. Gruevski ka qenë një njeri i rëndësishëm. Bëri çfarë deshi në politikën maqedonase për 10 vjet dhe dukej i pacenueshëm. Por ja që erdhi koha që edhe ai duhet të përgatitet për të ndenjur disa kohë në burg. Është sigurisht një shembull që tregon se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, nuk ka në këtë botë të paprekshëm, përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Sot janë të paprekshëm, ndërkohë që nesër ndodhin situata të tjera që asnjëri nuk i parashikon”, tha Fatos Klosi.

Ai theksoi se shembulli “Gruevski” duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë politikanët shqiptarë, me qëllim që të jenë më të kujdesshëm nëse nuk duan fund të njëjtë me ish-kryeministrin maqedonas.

“Në vende të vogla si ne, Maqedonia, Kosova, partnerët ndërkombëtarë janë shumë të rëndësishëm dhe partnerët janë të paparashikueshëm në kuptimin që sot janë aleatë me ty, ndërsa nesër pastaj shikojnë interesat e tyre dhe mund të vijë puna që të jenë kundër teje. Ky rast duhet të shërbejë si një mësim për të tërë. Unë nuk do t’ia uroja kurrkujt, por të gjithë ata që kanë në dorë vendime të rëndësishme duhet ta shohin edhe një herë këtë rast sepse nëse dikur kanë qenë një herë të kujdesshëm, tani duhet të jenë 2 ose 3 herë të kujdesshëm”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Azili politik

Fatos Klosi komentoi dje edhe kërkesën e Nikolla Gruevskit për azil politik në Hungari në një kohë kur për të është lëshuar fletë-arresti. Sipas Klosit, kjo është një taktikë e gabuar, ndërsa nënvizoi se nëse e njëjta situatë ndodh edhe në politikën shqiptare, politikanët tanë do ta kenë të pamundur të strehohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se ndërkombëtarët, veçanërisht BE, janë ata që mbështesin reformën në drejtësi dhe luftën antikorrupsion, prandaj edhe arrestimet e politikanëve do të jenë nën mbikëqyrjen e tyre duke mos iu lënë hapësirë për arratisje.

“Kërkesa për azil politik më duket absurde sepse situata e Gruevskit nuk është diçka që është vendosur nga disa gjyqtarë. Është një gjë shumë e madhe që me përmbysjen e tij, që me daljen e përgjimeve, dukej që aty kishte diçka jo të vogël. Kështu që kërkesa për azil politik është thjesht një shpresë e tij e përkohshme për t’i shpëtuar arrestimit, por sigurisht nuk do ta ketë kollaj. Nëse e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, besoj se e kanë të qartë se nuk kanë ku kërkojnë azil politik. Praktikisht në të gjithë Evropën, përveç lindjes dhe Rusisë, pjesa tjetër është pjesë e BE.

BE ka qenë një ndër nismëtarët e reformave këtu tek ne dhe një nga faktorët që ka kërkuar ndryshimin rrënjësor në drejtësi, luftë të hapur korrupsionit, kështu që më duket e vështirë që të bëhet diçka e tillë. Uroj që kurrkujt të mos i shkojë ndërmend diçka e tillë, më mirë të jenë të kujdesshëm sesa të shpresojnë në azil politik”, deklaroi Fatos Klosi. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për shpërdorim detyre sepse bleu një mjet “Benz” me vlerë 580 mijë euro me paratë e shtetit. Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë lëshoi edhe një urdhër-arrest.

Homazhet për Mid’hat Frashërin, Berisha: Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e….

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë shprehur kënaqësinë sot për vendimin e kthimit në atdhe të eshtrave të Mih’dat Frashërit dhe varrosjen e tij në Shqipëri, duke iu plotësuar kështu amaneti i tij.

Berisha tha se ata që urdhëruar eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë shqiptare, dhe fjala ishte për Enver Hoxhën.bd06ac2d-6dfa-4a49-9ab6-eca6a21513b8

“Njeri i mendimit politik, shkencor, kulturorë, Mih’dat Frashëri, ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesojë kongresin e alfabetit, furi firmën në aktin e shpalljes së pavarësisë. Një studiues, pasionant i madh i gjuhës dhe kollos i veprave, themelues i nacionalizmit shqiptar, drejtues i Ballit Kombëtarë.

Edhe pse historia nuk ka qenë e drejtë për të, përsëri ai sot vjen dhe pushon në gjirin e atdheut të tij. Ata që kanë urdhëruar eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë shqiptare, është fjala direkt për Enver Hoxhën”, u shpreh Berisha.

Sakaq, Basha ka bërë thirrje që të gjithë patriotët që prehen jashtë vendit, të kthehen në atdhe.

“Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, që eshtrat e këtij figure të madhe dhe patrioti të rrallë që ka bërë kaq shumë për atdheun, tashmë do të prehen në vendin e tij.

Dua të falenderoj të gjithë ata që e mundësuan këtë sot. Padrejtësia e diktaturës së Hoxhës, që ka lënë të gjithë patriotët të prehen jashtë vendit, duhet që të gjithë ata të kthehen në atdhe”, u shpreh Basha.

basha berisha1

3c2ce6b6-87f5-49c6-b486-3daf9ec06402 e1416b79-5d71-423f-96d9-c719044f50e2 1dc1cfe1-9e3d-4853-8d41-09ccf74c085a c2f1f04e-0de2-4d9d-8a9b-0bf4fc633976

Maks Velo: Shqiptarët nuk i përçau Mid’hat Frashëri

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri, ndërsa ceremonia e homazheve po mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave.

Në një intervistë për News 24, Maks Velo u shpreh se kishte shkuar në këtë ceremoni pikërisht për anën intelektuale të Mid’hat Frashërit, ndërsa theksoi se ai nuk i ka përçarë shqiptarët por shqiptarët janë përçare disa herë, por për arsye të tjera dhe janë përçarë vetë.

“Më duket se ai nuk i ka përçarë shqiptarët por shqiptarët janë përçarë shumë herë por vetë. Fakti që ka kaq shumë njerëz sot, tregon respektin e madh që njerëzit kanë për Mid’hat Frashërin.

Ai ka disa vlera, ajo që unë vlerësoj shumë dhe për të cilën dhe kam ardhur, është ana intelektuale, ana shkencore, dëshira e tij për t’u bërë një institut albanologjik, që është pararendës i Akademisë së Shkencave.

Ana politike është shumë e diskutueshme. Ka dy pika që e mbrojnë atë, faktin që ishte antikomunist dhe që qeveria amerikane nuk e arrestoi. Po të ishte ky kundër botës demokratike, amerikanët do ta kishin gjykuar, por ata e lejuar veprimtarinë e tij, tregon se ai ishte një njeri pro-perëndimorë. Ai ishte një njeri me shumë dije… qeveria ka bërë një veprim shumë të drejtë me kthimin e eshtrave.

Unë mendoj se në jemi përçarë për shumë probleme dhe ky nuk është faji i Mid’hat Frashërit. Unë mendoj se sjellja e eshtrave të tij i bashkon shqiptarët”, u shpreh Maks Velo.4544

Ndërkohë nga ana tjetër Artur Roshi, Kreu i Partisë Balli Kombëtar, tha se përtej një dorë kockash, Mid’hat Frashëri është një mit, ndërsa theksoi se partia e tij do të mundohet që ashtu siç është lartësuar figura e tij intelektuale dhe kulturore, të lartësojnë edhe atë politike të tij.

Ndër të tjera Roshi tha se vendimi i qeverisë për të sjellë eshtrat e tij në atdhe, ishte një ndjesë që i kërkohet Frashërit nga të gjitha qeveritë, edhe ato të kaluarat, përveç asaj të Ismail Qemalit.

“Përtej një dorë kockash ai është një mit. Nga porta kryesore e historisë, dhe nuk mund ta ndajmë në dy pjesë. Ne Balli Kombëtar Demokrat, do të punojmë që edhe profilin politik ta lartësojmë. Sjellja e eshtrave nga qeveria është një ndjesë që i bëhet atij nga të gjitha qeveritë, veç asaj të Ismail Qemalit.

Ashtu si sot kundërshtarët tanë, qeveria, pranoi profilin e tij kulturor e intelektual, ne do të punojmë që ata të pranojnë edhe profilin politik”, u shpreh Roshi.

Panorama

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit, homazhet mbahen te Akademia e Shkencave

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure nga SHBA, ndërsa homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave. Eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. 

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

98492e05-848b-454a-983d-cf5ed6d5b952

Mid’hat Frashëri ishte djali i Abdylit, nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.

d5ce5d53-20f0-4a08-a6c8-6f990ac2e104

Kush ishte Mid’hat Frashëri:

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.

Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. “Pati një rol të ndjeshëm në ruajtjen e kompaktësisë së klubit “Bashkimi” të Manastirit, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet gegëve (në pjesën më të madhe dibranë) dhe toskëve, të cilën e ka zgjidhur duke shkuar në Manastir, më 20 shtator 1908, duke shkrirë kryesinë e mëparshme, të cilën e zëvendësoi me Rexhep Hoxhën prej Kallkandelene (Tetovë), zgjedhur kryetar, ish-kryetari Fehmi bej Zavalani kaloi zv/kryetar, ish-zv/kryetari Gjergj Qiriazi u zgjodh anëtar dhe kryesia u përbë nga pesë gegë e pesë toskë.”, rrëfen studiuesi Uran Butka. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë.

Në gazetën “Flamuri” shkruhej: “Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim, duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh, Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”. Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul e V.Rado.

Gjykata, 55 vite burg për “grupin e Shullazit”

Në Shqipëri, gjykata e Krimeve të rënda dha sot vendimin për Emiljano Shullazin dhe 4 të tjerët të konsideruar pjesë e grupit të drejtuar prej tij, duke i dënuar me një total prej 55 vitesh burgim

Për Emiljano Shullazin gjykata dha 14 vite burg nga 17 që kishte kërkuar prokuroria pasi e çliroi atë nga akuzat për kanosje ndaj dy profesorëve të Universitetit të Tiranës, duke lënë në fuqi akuzat për dy raste gjobvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Katër personat e tjerë të akuzuar së bashku me Shullazin, Glimando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endri Zela, u dënuan nga 9 deri 12 vjet burgim.

Edhe seanca e sotme u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa jashtë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë kishte një prani të ndjeshme të forcave të policisë.

Emiljano Shullazi është një ndër emrat më të përfolur të krimit në Shqipëri. Çështja ndaj tij shkaktoi në muajin shtator tensione të forta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shkak të zëvendësimit të prokurorit që e kishte ndjekur atë, i larguar me një leje afatgjatë për arsye shëndetësore. Një grup i madh prokurorësh refuzuan zëvendësimin e kolegut të tyre me short, gjë që pasoi në nisjen e një hetimi disiplinor ndaj tyre me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre prokurorë u transferuan jashtë Tiranës.

“Rroftë Dako, rroftë PS”, Astrit Avdyli bën deklaratën e papritur në Gjykatë: Aty i qaj hallet

Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar Volvo4, ka apeluar vendimin e masës së sigurisë arrest me burg dhe sot ka dalë para Apelit.

 

Gjatë seancës ku ka kërkuar lirimin, Avdyli ka deklaruar se i qan hallet në Partinë Socialiste.

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka qenë kjo deklarata e Astrit Avdylit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

vangjush-dako-3

Më tej Avdyli ka deklaruar se ka njohje me Ndokat pasi i ka njohur në burg. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, është shprehur ai para togave të zeza.

Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Në varrimin e Kacifas kishte terroristë të masakrës së ’10 prillit 1994′, 3 prej tyre u identifikuan

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas dhe reagimit të popullit të Greqisë.

Sipas tij në varrimin e Kacifas ishin të njëjtit njerëz që sulmuan repartin në ngjarjen e 10 prillit. Një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komando vrau në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.

Gazeta “Elefterotipia” publikoi lajmin se vrasjet janë marrë përsipër nga grupi terrorist “Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër.

Hoxha tregoi se tre pjesëtarë të forcave komando greke që shkaktuan masakrën e Peshkëpisë, morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kacifas në Bluarat të Gjirokastrës.

Ndërsa mbrëmjen e sotme gazetari zbuloi në emisionin “Opinion” se janë identifikuar tre komando që ishin pjesëtarë të sulmit të repartit ushtarak në prill të 1994.

Lleshi kërkon shkarkimin si gjeneral (dokumente)

Ka publikuar në profilin e tij në Twitter kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkesën e zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për presidentin Ilir Meta.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do edhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të Brendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, – shkroi Rama.

Sandër Lleshi zëvedësministri i Brendshëm, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.

AUTORITETI DHE PROFESIONALIZMI I MËSUESIT, RRIT NË RRUGË TË DUKSHME FORCIMIN CILËSOR NË SHKOLLË – Nga Martin Malota, Mësues pensionist Lezhë

 

Mësuesi është figura individuale e mësimit si proces  i përvetësimit të dijeve dhe i shkollës si institucion i edukimit qytetar të nxënësve. Pozicioni i privilegjuar i mësuesit, vendosja graduale e tij në qëndër  të mësimit dhe edukimit, është i lidhur me rolin, misionin dhe detyrën e veçantë  që ai ka në procesin e mësimit dhe të shkollës. Pozicioni aktual i mësuesit në shkollë dhe roli i tij mësimdhënës  dhe edukues  është i lidhur me disa cilësi intelektuale volitive, emocionale dhe morale të përsonalitetit të tij që konsiderohen si kusht i domosdoshëm  që t’i bëjnë ata të quhen mësues  me autoritet e profesionalizëm të përkyer. Dhe mësuesi pa autoritet ose me autoritet të kufizuar, është një nga pengesat në mos, sipas mendimit tim, më kryesori, që pengon shkollën tonë në rrugën e saj të shpejtë të progresit profesional e demokratik.

Është e rëndësishme  të flitet për një etikë të mësimdhënies, mbasi mësuesi “bëhet ligj” në  drejtimin e veprimeve të nxënësve veçanërisht të moshave  të vogla ku akoma nuk është formuar plotësisht arsyja. Rastis shpesh që të dëgjojmë një fëmijë të vogël të thotë mbi një argument “e ka thënë mësuesi” dhe është i gatshëm të mbrojë mendimin e mësuesit dhe nëse babai ose nëna mund të thotë të kundërtën.  Kjo ndodh nëse mësuesi bëhet domethënës për fëmijën dhe ka autoritet mbi të. Njoha me nxënësin është hapi  i parë që çdo mësues duhet të bëjë. Këtu kujtoj një thënie të pedagogut  Martin Buber “Është e vërtetë  që më duhet të hap librat dhe të lexoj, por e bëj e bëj këtë vetëm në qoftë se,  sapo të mbyll librin e ngre sytë, para meje ndodhet personi të cilin duhet ta edukoj”. Detyrimisht lind nevoja e qëndrimit dialogues që duhet të mbajmë me brezat që na janë besuar t’i mësojmë  e edukojmë. Në këtë rast edukimi nuk është i njëanshëm, por i dyanshëm: edukuesi dhe i edukuari, pra nxënësi dhe mësuesi.

Kështu mësuesi lirohet nga gjithëpushtetësia që mund ta karakterizojë kur mendon se ai duhet të edukohet. Në qëndër është nxënësi, pikënisja është nxënësi dhe qëllimi final është përsëri nxënësi, ai bëhet aktiv në këtë proces.

Do të ishte një mësim dhe edukim i varfër  nëse mësuesi do të  merrej vetëm me transmetimin e dijeve informative dhe të lërë mënjanë  pyetjen e madhe rreth të vërtetës, të asaj të vërtete që mund të jetë udhëheqje në jetë.

Në çdo lloj profesioni është e rëndësishme që të bësh pyetje reflektive, por është po aq e rëndësishme edhe në një sipërmarrje morale. Ajo s’është thjesht një set aftësish teknike për t’u përcjellë nxënësve njohuritë. Mësimdhënia përfshin profesionalizmin  dhe kujdesin e pandërprerë të nxënësve dhe të qënit i përgjegjshëm për zhvillimin e tyre në një shoqëri komplekse demokratike. Me fjalë të tjera, mësuesit duhet të mendojnë jo vetëm për ‘mjetet” që përdorin në procesin mësimor, por edhe për qëllimin e mësimdhënies . Kjo në vetvete rrit obligimet  e mësuesve të përfshirë në këtë proces , veçanërisht  të atyre mësuesve që japin mësim në shkollat publike, ku nxënësit janë të detyruar të ndjekin  mësimin. Njërëzit në një shoqëri demokratike kanë të drejtë të besojnë  se shkollat udhëhiqen nga disa parime themelor siç drejtësia, paanshmëria e trajtimit, ndershmëria, liria, barazia në shpërndarjen e burimeve  dhe respektimi i diferencave.

Si mësues dhe edukatorë marrim çdo ditë vendime. Dhe këto vendime mbartin  ngarkesa të mëdha morale e psikologjike për nxënësit tanë. Si e ndajmë ne kohën dhe vëmendjen midis nxënësve në klasë? Cilin mbështesim apo injorojmë, inkurajojmë apo dekurajojmë në bashkëveprimin tonë në klasë? Cilat njohuri zgjidhim për të theksuar apo anashkaluar? Secila nga këto pyetje përbën një çështje në vetvete dhe ështe në besimin dhe përkushtimin e mësuesve. Shumë mësues të sotëm po ingranohen jo me fjalë, por me një autoritet dhe profesionalizëm të dukshëm, kështu që në shumë shkolla të rajonit të Lezhës ka cilësi dhe efektivitet të lartë në mësidhenie e mësimnxënie. Ka ardhur përfundimisht koha t’i largohemi tradicionalizmit në mësimdhënie e të bazimit mbi hamendësime të drejtuesve për mësimdhënien e mësuesve. Procesi ynë demokratizues  tashmë sfidon disa nga hamëndjet dhe konkluzionet e drejtuesve të shkollave për mësimdhënien e mirë të disa mësuesve.

Njësia matëse themelore  e një mësuesi të mirë është sigurisht përparimi akademik i fëmijëve e jo nëse ata pëlqehen apo jo. Nuk është qëllimi të gjykosh mësuesit, por të hapësh biseda të shumllojshme me ta në gjetjen e rrugëve më të mira të mësuarit në klasë .

Prandaj çdo ndihmë e kontroll kërkohet të ngjallë një bashkëbisedim reflektues, ku drejtuesi të flasë e të diskutojë për ato që ka parë e dëgjuar në orët e mësimit. Me informacionin e duhur dhe me reagimet e vlefshme drejtori është në gjëndje të përmirësojë veprimtarinë ditore të punës  së tij mësimore.

 

Mënyra se si i vlerëson mësuesi nxënësit, si vlerësohen ata me notë etj., tregon profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që mban dhe që shfaqet dukshëm, nëse është i suksesshëm, në arritjen e treguesve dhe në përgaditjen e nxënësve. Në fund të fundit, detyra e drejtuesit është t’u shërbejë mësuesve në fushën e kërkimit shkencor, që këta të fundit t’u shërbejnë fëmijëve. Mësuesi është njeriu që ka për detyrë  të ndihmojë të tjerët të mësojnë të sillen në një mënyrë të re dhe të ndryshme nga më parë.

Disa dhjetëvjeçarë më parë, mësuesit  nuk kishin ndonjë përgaditje të madhe arsimore, por ishte pasioni e përkushtimi i tyre për t’u dhënë maksimalisht dije e kulturë brezave. Sot mësuesit janë shumë më tepër të arsimuar, trajtohen më mirë dhe respektohen më shumë nga shteti e shoqëria në krahasim me homologët e tyre të mëparshëm.

Shoqëria shqiptare kërkon që mësuesit e saj të kenë arsim universitar dhe një përgaditje të veçantë si mësimdhënës. Kjo rritje në nivelin arsimor të mësuesve bazohet ne lehtësimin e formimit shoqëror vetjak, intelektual të nxënësve të tij. Ka ardhur koha për mësues të suksesshëm që të jenë në gjëndje të realizojnë qëllimet dhe objektivat e programit, që vërtetojnë aftësitë e tyre për të realizuar rezultatet e planifkuara.

Në jetën tonë të përditshme ne shpesh përdorim termin “mësues i suksesshëm”. Dhe një mësues i tillë e merr këtë emërtim kur është në gjëndje të realizojë  me sukses qëllimet dhe objektivat e programit  dhe mbi të gjitha aftësinë e tij për të realizuar rezultatet që i ka planifikuar vetes. Një mësues me autoritet e profesionalizëm e shoqëron gjithnjë përkushtimi për nxënësit, të qënët i përgjegjshëm për profesionin, i drejtë, i kuptueshëm në shpjegim, i matur dhe mbi të gjitha me besim në vetvete. Ka mësues që u mungon autoriteti e profesionalizmi, i shoqërojnë gjithnjë rezultatet e dobëta, shprehin ashpërsi, paraqiten të ngurtë dhe të mërzitshëm me nxënësit, janë të shpërndarë e të pasigurtë, shprehin veprime inatçore  dhe  gabime shkencore në orët e mësimit. Ka mësues që nuk e kanë zgjidhur mirë destinacionin e tyre profesional; edhe pse punojnë e lodhen nuk kanë efektivitet në punë.

Kopetentët duhet të mendojnë se çdo bëhet me këtë kategori mësuesish fiktivë. Me fjalë të tjera, duhen forcuar lidhjet midis mësuesve, jo në kuptimin pasiv dhe mekanik, por si një lidhje e brendshme, frymëzuar nga profesioni si qëllim dhe mision themelor i njeriut modern,  në mënyrë që të zhvillohet kultura  e solidaritit profesional midis mësuesve të suksesshëm dhe atyre me rezultate të dobëta. Natyrisht kjo i takon  drejtorit të shkollës, që ta ndërtojë dhe kombinojë punën bazuar mbi një koncept modern, në një platformë më të gjërë  sociale e profesionale.

 

 

Dihet tashmë se personaliteti i mësuesit  të sotëm  është më koherent dhe i integruar si i besueshëm  për mendimet dhe ndjenjat që shfaq  në profesion. Me kalimin e viteve në mësuesi zvogëlohen konsideratat dhe mospërputhjet, bëhen më të thjeshta dhe në këtë mënyrë arrijnë  përfundimisht individin e integruar. Kur një mësues s’ka autoritet, duhet të dalë në pah dhe të merren masa  që të mos ketë raste të tilla të përsëritura  në kolektiva mësuesish, pasi kjo ndikon  në formimin e nivelit të sjelljes   që presim nga nxënësit dhe tipin e mësimdhënies  që dëshiron të vendosë mësuesi. Në qoftë se  ndodh ndryshe, mësuesi do të shkatërrojë autoritetin e tij dhe ushtrimin e kontrollit drejtues në marrëdhëniet me nxënësit. Ndaj roli i mësuesit të sotëm  është të drejtojë dhe kuptojë mendimin e të dëgjojë me kujdes idetë e nxënësve. Duke vepruar kështu,  nxënësit bëhen mësues dhe klasa bëhet një komunitet i fuqishëm  i të nxënit.

Përvoja e shkollave  të rajonit të Lezhës, po tregon se kur mësimdhënien e respektojnë si një veprimtari intelektuale serioze për vlerat që u mësojnë nxënësve, kuptohet që luajnë rol të madh në trasnformimin   e institucionit shkollor. Kur secili respektohet  si një koleg intelektual, ‘tarafet’ kalojnë në sfond dhe gradualisht shuhen, deomos vjen debati  që përqëndrohet te idetë. Studimet e sotme, tregojnë se mësuesit e suksesshëm , janë të drejtë, të përgjegjshëm të kuptueshëm, të dashur, nxitës, origjinalë, tërheqës, të ekuilibruar, të matur dhe me besim në vetvete. Më këto risi, bëhet e mundur që nxënësit të jenë  perceptues  dhe marrës të mirë të emocioneve që transmeton mësuesi, dhe shpesh ato kanë  kurajën  të reagojnë ndaj tyre. Një mësues  që është entuziast për lëndën që e tregon edhe përmes  shprehjeve të fytyrës, ka më shumë të ngjarë të mbajë të përqëndruar vëmendjen e nxënësve, se sa një që  nuk i ka këto cilësi. Fukuyoma ka thënë  me të drejtë se “Qëllimi i vetëshpallur i arsimit modern është t’i lirojë  njerëzit nga paragjykimet  dhe format tradicionale të autoritetit”. Ndaj, do të thosha  se në drejtim të shkollave duhet të përzgjedhim më të zotët e më të aftët në mësuesi dhe  jo me ata mësues  e drejtues  shkollash, që arsimin e shohin si vend punësimi. Krejt ndryshe ndodh kur dy palët drejtori dhe mësues paraqiten si kolektiv solid, aty s’ndjehen shqetësime dhe s’dalin kurrë probleme.

Natyrisht që në rajonin e Lezhës  ka plot misionarë që meritojnë vërtet vlerësimin maksimal, falë kontributit të tyre të madh ndër vite. E parë këtë këndvështrim ato duhet të vlerësohen e të respektohen, pasi respekti ndaj tyre është respekt i kontributit të tyre për shoqërinë në përgjithësi dhe arsimin tonë në veçanti.

 

Nëse duam që shkollës  t’i japim përfundimisht  vendin që meriton , do të ishte udhës  që të gërshetojmë më mirë mësimin tonë pedagogjik me atë social-edukativ. Janë të gjitha mundësitë,që rajoni i Lezhës  të plotësojë këtë imperativë të shkollës sonë moderne.

 

Shqipëri, 52 shtetas grekë shpallen “persona non grata”

Në Shqipëri ministria e Brendshme njoftoi sot se ka vendosur të shpallë “persona non grata” dhe t’u ndalojë për pasoje hyrjen në të ardhmen në territorin shqiptar 52 shtetasve grekë, të cilët morën pjesë dje në ceremoninë mortore të minoritarit 35 vjeçar Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës. Sipas zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi masa ndaj tyre është marrë “për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.

Tonet e forta nacionaliste dhe thirrje antishqiptare, mbizotëruan përgjatë ceremonisë së varrimit mesditën e së enjtes në Bularat nga qindra pjesëmarrës të ardhur kryesisht nga Greqia. Një grup pjesëmarrësish në kortezhin mortor shfaqi një flamur në përmasa të mëdha ku shkruhej “Vorio Epiri është Greqi” dhe “Maqedonia është Greqi “. Sipas organizatorëve flamuri ishte shpalosur në demostratat kundër marrëveshjes greko-maqedonase për emrin e Maqedonise në Athinë e Selanik pak kohë më parë ku Kacifas kishte qenë pjesëmarrës. Koret në ceremoni krahas toneve luftarake dhe heroizuese përmbanin edhe thirrje antishqiptare madje edhe ndaj gazetarëve shqiptarë që po përcillnin ngjarjen. Pas varrimit një grup pjesëmarrësish bllokoi për pak minuta segmentin që lidh Gjirokastrën me Pikën e Kakavijës dhe më pas vargu i makinave dhe autobuzëve u rikthye drejt Greqisë.

Pas ceremonisë mortore, policia shqiptare njoftoi mbrëmë se ka proceduar penalisht dy shtetas grekë për nxitje të urrejtjes dhe ka shoqëruar në mjediset e policisë, 12 shtetas të tjerë, 6 grekë dhe 6 minoritarë, ndaj të cilëve po kryhen veprime proceduriale nga Prokuroria shqiptare. Policia e Gjirokastres tha se ka bllokuar materiale që nxisin urrejtjen dhe se atyre u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë. Të gjithë u lanë të lirë sot në mëngjes dhe do të ndiqen në gjendje të lirë.

Zëvendësministri Lleshi deklaroi se e konsideron “të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi”. Zoti Lleshi shtoi se “sskush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”.

Ish-ministri i Jashtëm: Ngjarja e djeshme në Bularat e shëmtuar, qeveria shqiptare veproi korrekt

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me ngjarjet që ndodhen dje në Bularat.

Mustafaj tha se ajo që ndodhi dje ishte një ngjarje e turpshme dhe e shëmtuar, duke shtuar më tej se shteti shqiptar ka vepruar korrekt si gjatë ditës së djeshme dhe sot.

 

PJESË NGA INTERVISTA

Duhet thënë se ajo që pamë dje në Bularat ishte një gjë e shëmtuar dhe nuk i ndihmon dy shtetet tona E vetmja gjë e mirë ishte numri i vogël i protestuesve. Reagim i shtetit shqiptar  ka qenë korrekt se janë bërë kontrollet. Unë nuk isha për përdorimin e dhunës nga qeverive. Dhe reagim i  sotëm i qeveris është korrekt dhe nuk e tepron sovranitetin e saj. Shpallja non grata ishte e argumentuar dhe jo një deklaratë emocionale.  Atmosfera mes dy vende nuk është më e njëjta para vrasjes së Kaçifas.

Ka dy variante kjo histori? Akoma nuk e dimë se si ka shkuar historia?

Ka dy variante, pasi ka një thirrje nga ministritë e mbrojtjes dhe e jashtme të Greqisë, që u bëri thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje. Por mbajtja zi për një njeri të tillë është një fyerje që i bëhet fqinjësisë së mirë. Mua më bëri përshtypje prania e ambasadores greke e cila nuk u distancua nga kjo ngjarje. Shoqëria greke nuk e ka sensin e autokritikës, nuk shmanget kurrë nga e keqja.

Rama ripropozon Lleshin, Meta nuk tërhiqet

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama firmosi sot kërkesën e re dërguar presidentit Ilir Meta përmes së cilës ai ripropozon gjeneralin Sandër Lleshi, në postin e ministrit të Brendshëm. Kërkesa, siç shpjegon zoti Rama përmes një statusi në Twitter, është shoqëruar dhe me “një relacion të detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”.

Mbrëmë gjatë emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “Vizion Plus”, zoti Rama tha se paraqitja e kërkesës për zotin Lleshi, synonte që “t’i japim presidentit mundësinë që të krijojë bindjen e plotë e të rifutemi në binarët e kushtetutës. Ky precedent nuk mund të krijohet dhe nuk ka pse të krijohet”, tha kryeministri.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në ditët e ardhshme qeveria do t’i drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje. Ndonëse kjo Gjykatë është jashtë funksionit, kryeministri tha se në momentin që ajo do të plotësohet me anëtarë “shpresoj në pranverën e ardhshme” mund ta marrë në shqyrtim dhe “të sqarojë një herë e mirë dhe këtë aspekt”.

Qëndrimi i presidentit u shoqërua me polemika të shumta, për shkak të faktit se Kushtetuta nuk ja njeh shprehimisht një kompetencë të tillë Kreut të Shtetit. Gjatë fjalës së tij në parlament, ditën e hënë, zoti Rama këmbënguli në faktin se Presidenti nuk mund të refuzojë emërimin e një anëtari të Qeverisë. Nga ana e tij, zoti Meta nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar mbi motivet që e shtynë të kundërshtojë propozimin e kryeministrit. Ai edhe sot u shfaq i bindur se ka vepruar drejt, ndërsa u pyet nga gazetarët për motivet ligjore. “Përsa i takon anës ligjore padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti”, u shpreh ai.

Kreu i Shtetit duket se ju përgjigj drejtpërdrejt kryeministrit kur shtoi se “të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë”, u shpreh zoti Meta, duke lënë kështu të kuptohet se pavarësisht përpjekjes së re të kryeministrit, asgjë nuk pritet të ndryshojë.

Zotit Sandër Lleshi ju besua megjithatë drejtimi i Ministrisë së Brendshme, ndonëse “de jure” vetëm në rolin e një zëvendësministrit. Një situatë për të cilën, dje reagoi dhe ambasada amerikane. Përmes një deklarate ajo u shpreh se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në të njejtën linjë ka qenë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Luigi Soreca theksoi se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.

Funerali per Kacifasin në Bularat, 14 të ndaluar

Policia e Gjirokastrës njoftoi mbrëmjen e së enjtes se ka proceduar penalisht dy shtetas grekë për nxitje të urrejtjes dhe ka shoqëruar në mjediset e policisë, 12 shtetas të tjerë, 6 grekë dhe 6 minoritarë, ndaj të cilëve po kryhen veprime proceduriale nga Prokuroria shqiptare. Për dy shtetasit e proceduar penalisht policia e Gjirokastres tha se ka bllokuar materiale që nxisin urrejtjen. Veprimet e policisë u ndërmorrën pas ceremonisë së varrimit të minoritarit 35 vjeçar Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Gjatë ceremonisë mortore, mesditën e së enjtes, krahas toneve të forta nacionaliste u hodhën edhe thirrje antishqiptare. Sipas policisë shqitare “janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste”. Policia ka pohuar se ka kryer gjatë paradites së të enjtes kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat. Sipas deklarimeve zyrtare të policisë shqiptare “nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Policia ka pohuar se mes saj dhe Policisë Greke “ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste”.

Tonet nacionaliste dhe thirrjet antishqiptare në ceremoninë mortore në Bularat ngjallën edhe reagime në të dy vendet. Kryeministri shqiptar Edi Rama në rrjetin social “Facebook” iu përgjigj interesimit të qyetarëve që shprehën shqetësimin për zhvillimet në Bularat. “Shqipëria as nuk merret, as nuk cënohet e as nuk trishtohet nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba” komentoi Rama. “Jane qënie te mjera që përdhosin të vdekurin që medemek respektojnë dhe ulin dinjitetin e flamurit të kombit të tyre – një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë, njësoj siç kanë gjetur greket strehë tek ne”, komentoi kryeministri shqiptar. Ndërsa Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për rrjetin televiziv “Alpha” tha se “në një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. “Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare, deklaroi kryeministri grek, duke pohuar hapat e hedhur. Sipas tij “nga momenti i parë zv ministri i Jashtëm grek kontaktoi me homologët në nivel ministror, u kontaktuan autoritetet policore shqiptare dhe u kërkua të sqarohen urgjentisht rrethanat e ngjarjes, u dërgua ekip policor të marrë pjesë në hetime deri në përfundimin e tyre, si dhe u premtua se prokuroria shqiptare do dorëzojë dosjen hetimore me rrethanat e ngjarjes”. “Sidoqoftë, po shfrytëzoj rastin se kjo ngjarje kaq e hidhur nuk duhet të bëhet shkak të ndryshojmë strategjinë për të ardhur më afër me vendin fqinj, duke zgjidhur çështje shumëvjeçare”, tha Cipras për televizionin grek.

Reagimet në të dy vendet kanë qenë intensive prej 28 tetorit kur 35 vjeçari Kostandin Kacifas pjesëtar i pakicës greke qëlloi me armë zjarri ndaj shërbimeve të policisë në Bularat të Gjirokastrës dhe u vra disa orë më vonë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat Speciale të Repartit “Renea”. Tonet e forta nacionaliste dhe thirrje antishqiptare, mbizotëruan përgjatë ceremonisë së varrimit mesditën e së enjtes në Bularat nga qindra pjesëmarrës të ardhur kryesisht nga Greqia. Një grup pjesëmarrësish në kortezhin mortor shfaqi një flamur në përmasa të mëdha ku shkruhej “Vorio Epiri është Greqi” dhe “Maqedonia është Greqi “. Sipas organizatorëve flamuri ishte shpalosur në demostratat kundër marrëveshjes greko-maqedonase për emrin e Maqedonise në Athinë e Selanik pak kohë më parë ku Kacifas kishte qenë pjesëmarrës. Koret në ceremoni krahas toneve luftarake dhe heroizuese përmbanin edhe thirrje antishqiptare madje edhe ndaj gazetarëve shqiptarë që po përcillnin ngjarjen. Pas varrimit një grup pjesëmarrësish bllokoi për pak minuta segmentin që lidh Gjirokastrën me Pikën e Kakavijës dhe më pas vargu i makinave dhe autobuzëve u rikthye drejt Greqisë.

Berisha: Ekstremistët e tërbuar grekë përdhosën territorin shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar tubimet e zhvilluara në Bularat të Gjirokastrës, ku u zhvilluan homazhet e varrimit të Kostandinos Kacifas

Për Berishën ekstremistet e tërbuar grek përdhosën territorin shqiptar.

Ish-kreu i qeverisë ka dënuar heshjen e autoritetëve shqiptare dhe faktin që lejoi varrosjen ma parulla luftënxitëse.

“Ekstremiste te tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar! Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare përdhosen territorin e Republikës se Shqipërisë.

Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne një përpjekje te armatosur me policinë shqiptare. Dënoj me ashpërsinë me te madhe aktin primitiv te shfrytëzimit te një procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike për qëllime raciste dhe antishqiptare.

Dënoj heshtjen para ketij akti përdhosesh te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranës, te cilat me qendrimet e tyre te papërgjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre”, shkruan Berisha.

kacifas-bularat

 

Kostandinos Kaçifa u përcoll për në banesën e fundit

“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje, 35-vjeçari Konstandinos Kaçifa është përcjellë për në banesën e fundit.

Vangjel Dule nga Bularati: E vërteta për vrasjen e Kaçifasit duhet të ndriçohet deri në fund

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ishte në Bularat, ku foli në greqisht dhe në shqip për gazetarët, duke thënë tha se e vërteta për vrasjen e Kostandinos Kaçifasit duhet të ndriçohet deri në fund.

 

“Jemi sot në radhë të parë në këto momente që janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos, me mamanë, babin dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht nuk do të humbasë”, tha Dule në shqip.

dule

***

Ngjarja në Bularat/ Ministri Bushati: Incident fatkeq, por pavarësisht kësaj…

“Incident fatkeq”, e ka cilësuar Ministri i Jashtëm Ditmir Buashti vrasjen e Kostandos Kaçifasit, 11 ditë me parë në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Deklarata e Bushatit, që vjen në të njëjtën ditë kur po mbahet ceremonia mortore e 35-vjeçarit, u bë gjatë një interpelance me video-live me shqiptarët, të cilët jetojnë në Greqi dhe Itali, për shërbimet konsullore.

Bushati tha se, “pavarësisht incidentit fatkeq që ndodhi në Bularat”, po vijojnë puna me palën greke për disa marrëveshje në dobi të emigrantëve shqiptarë.

“Edhe me kontaktet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe, 2-3 javët e fundit, pavarësisht incidentit fatkeq që ndodhi në Bularat, qoftë në kontaktet e kryeministrit, qoftë në kontaktet e mia, kemi qenë në një faqe sa i përket nevojës për të vijuar me vendosmëri, për të çmontuar një e nga një të gjitha barrierat ekzistuese që ekzistojnë mes vendeve tona, që kanë në analizë të fundit një impakt tek jeta e qytetarëve”. 

konsullatet

***

“Kaçifas ti jeton, ti na drejton; Vorio-Epiri e Maqedonia janë Greqi”/ Parullat dhe thirrjet në ceremoninë mortore të Kaçifasit (VIDEO+FOTO)

Lot, flamuj grekë, thirrje e parulla e në greqisht…. Këto janë disa nga momentet e ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandonis Kaçifasit në Bularat, këtë të enjte.

“Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi, ishin disa nga parullat e thirrura dhe të shkruar në flamuj grekë, e të shpalosura para kamerave Bularat.

***

Varri i Kaçifasit/ 500 vetë nga Greqia në Shqipëri nga Kakavija, 4 persona u ndalohet hyrja

Ardhja nga Greqia në Shqipëri, e shtetasve greke për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kaçifasit, ka sjellë edhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.

Gazetarja e Panorama në vendngjarje raportoi se, në territorin grek, radha në territorin ka shkuar në rreth 3 kilometra.

Kontrollet po zhvillohet me masa më të rrepta se zakonisht, ndërsa deri më tani, janë ndaluar të futen në Shqipëri 4 persona.

Rreth 500 veta kanë hyrë në Shqipëri që nga mëngjesi i kësaj të enjteje.

***

Varrimi i Kaçifas/ Athina zyrtare apel shtetasve grekë: Tregoni respekt 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje shtetasve grekëve që kanë shkruar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”.

***

Varrimi i Kaçifas, autobusë me grekë nga Athina, Selaniku, e Janina. Masa në kufi (VIDEO+FOTO)

Zhvillohet sot ceremonia mortore Kostandinos Kacifasit, vrare 11 dite me pare ne perplasjen me Renean ne Bularat. Gazetarja e “Panorama” ben e dije se ne oret e para te mengjesit te sotem kane mberritur nga pika e kalimit kufitar te Kakavijes autobuse me shtetas greke qe do te marrin pjese ne varrimin e Kacifasit.

Autobusi i parë nga Athina mbërriti në.orën 5.30. Nderkohe jane vene re procedura të shtuara sigurie në kufi, me forca të shumta policore, skanim i autobusit dhe kontroll fizik i pasagjerëve.

Mesohet se autobuse jane nisur nga Selaniku, Volos, Athina, Patra dhe Janina. Autobusët nga athina janë nisur në orën 21.30 me orën lokale.

Kujtojme se trupi i pajete i Kacifasit iu dorezua dje familjarave, nderkohe qe Bashkia Dropull në një mbledhje jashtë radhe njoftoi se do të paguajë të gjitha shpenzimet e varrimit për Konstandinos Kacifën.

FOTOT – Trupi i Kaçifas mbërrin në Bularat, i mbuluar me flamur grek dhe me veshje ushtarake

Trupi i ekstremistit grek, Konstandino Kaçifas ka mbërritur në Bularat, aty ku do të bëhet dhe varrim i i tij.

Ai është pritur nga familjarë dhe banorë të fshatar, të cilët kanë shpërthyer në lot teksa ai është transportuar me arkmort për në banesë.

Kaçifas është i mbuluar me flamurin grek dhe veshje ushtarake, trupi i Kaçifas mbërriti në shtëpinë e lindjes ku do të qëndrojë deri nesër pas mesdite në orën 13:00 kur është ceremonia e varrimit që do nisë me meshën në kishën e st. Athanasius.

Intensifikohet puna në Kakavijë, mund të ketë fluks pjesëmarrësish në varrimin e Kaçifas

Pritja e një fluksi të madh personash që mund të vijnë gjatë orëve në vijim në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës ka intensifikuar komunikimet mes policisë greke dhe shqiptare. Kjo e fundit është e shqetësuar për mundësinë e incidenteve gjatë funeralit të 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas.

Mësohet se policia shqiptare ka hartuar një plan të veçantë ku forca të shumta policore janë të përfshira. Më shumë se 2,000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit. Për të shmangur vonesat në hyrje, nga të dy vendet është rënë dakord për shtimin e sporteleve në pikat e kontrollit të pasaportave për të shmangur pritjen e gjatë.

Kakavija do të jetë pika ku do të ketë zyrtarë shqiptarë dhe grekë, të cilët do të shkëmbejnë informata mes policisë në të dy vendet.

PD ‘sfidon’ Sandër Lleshin: Provoje që nuk je kukull, mos pengo arrestimin e Dakos

“Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos”.

 

Keshtu ka deklaruar sot nga selia blu, deputeti demokrat dhe nenkryetari i partise, Edi Paloka.

Sipas tij, “Sandër Lleshaj është një ushtar i Edi Ramës për të mbrojtur krimin që blen vota për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës”.

Deklarta e Palokes 
Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera.

Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar.

Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg!

Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat.

Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

“Kinoshqupi nuk nxori asnjë fjalë”, PD i përgjigjet Ramës për Sandër Lleshin

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, pas deklaratës së kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, që theksoi mes të tjerash, se për Sandër Lleshin, emri që nuk bindi dot Presidentin, as opozita nuk gjeti dot asnjë fjalë kundër tij.

 

Numri dy i PD-së, Edi Paloka reagoi me një shënim në faqen e tij në Facebook, duke thënë se opozita në fakt bëri akuzen me të rënde për Lleshin. “Per Lleshin e Rames, deklaruam se “gjeneral” Lleshi eshte vetem nje “ushtar Lleshi” i Rames, kokes se krimit ne Shqiperi”- shkruan Paloka.

Reagimi i Palokës

Rama sot nxorri si “argument” ne mbrojtje te Lleshit mossulmimin e tij nga opozita !!!
Ne fakt ne beme akuzen me te rende per Lleshin e Rames, deklaruam se “gjeneral” Lleshi eshte vetem nje “ushtar Lleshi” i Rames, kokes se krimit ne Shqiperi.

Sandër Lleshi emërohet zv.ministër i Brendshëm, Rama poston foto pas mbledhjes së qeverisë

Pas seancës jashtë të jashtëzakonshme sot në Kuvend për votimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë.

 

Sipas informacioenve bëhet me dije se është bërë zyrtar emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm.

Tashmë Lleshi edhe pse do të jetë zv.ministër ai do të ketë atributet e Minstirt të Brendshëm, edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta.

FOTO/ Pas shkarkimit të Xhafajt, Rama shtrëngon duart me Sandër Lleshin

Vetëm pak çaste pasi maxhoranca në Kuvend ka votuar me 75 vota pro shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra si ministër i Brendshëm, e teksa ritheksoi besimin e plotë se zgjedhja e bërë për pasuesin e tij, Rama ka postuar një foto me Sandër Lleshin, duke e quajtur “Foto e Ditës”.

“Kam shumë besim se Sander Lleshi, jo vetëm nuk do të zhgënjejë askënd, por do të japë shtysë të fortë në drejtmin e Punëve të Brendshme. Ai në krye të Punëve të Brendshme, është njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur sot dhe nesër i Republikës së Shqipërisë”- tha Rama sot ne Kuvend, teksa ritheksoi se ai do te jete ne detyre si zevendesminister i Brendshem me kompetencat e ministrit.

Fatmir-Xhafaj-voton-parlanenti-shkarkimi2

Rama theksoi se nderkohe  Ilir Meta, se do të ketë ende kohë për të dekretuar Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm, edhe pse afati ligjor ka skaduar.

Presidenti Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH-it

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të SHISH. Emri i tij ishte propozim i kryeministrit Edi Rama, në fund të tetorit të vitit 2017 dhe që prej asaj kohe ka qenë i komanduar në atë post.

Ndërkohe që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur firmën për dekretimin e tij vetëm ditën e sotme.

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10937
Tiranë, më 05.11.2018

Komandimi

Ate kohe Rama ne nje takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.

Helidon Bendo prej 18 muajsh mbante postin e zv.drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, deri ditën që emri i tij u zgjodh për kreun e SHISH.


Por kush është Helidon Bendo

Helidon Bendo përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Z.Bendo ka eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

Rama e paralajmëroi nga Kuvendi, vjen reagimi i Metës (foto)

TIRANE – Teksa kryeministri Edi Rama mbante fjalimin e tij në Kuvend me akuza e paralajmërime ndaj Ilir Metës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka ardhur reagimi i Presidentit.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit, ka postuar një foto duke i uruar “mirëmëngjes” shqiptarëve.

“Mirëmëngjes miq! Drejt Kalabrisë tek Arbëreshë,” shkruan Meta, i cili shfaqet pranë analistit Ilir Kulla.

Kryeqeveritari  paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.

Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.

Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave,” u shpreh Rama.

Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut

Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Prapaskenat – Zbulohen arsyet përse u refuzua Sandër Lleshi, nga grada Gjeneralit, tek sfida që i bëri Presidentit

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar Kryeministrin Rama se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj institucionit, të cilin ai drejton dhe detyrave që i ka përcaktuar Kushtetuta.

 

Përmes një gjuhe të fortë institucionale, kreu i shtetit iu përgjigj paralajmërimeve të Ramës, i cili në “Twitter” kujtonte se beteja e nisur me Presidencën ‘nuk mbaron me kaq’. Përmes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta sqaroi se informacioni i dhënë nga Kryeministria për çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm ka qenë shterues. “Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues.

Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet”, thuhet në reagimin e Presidencës. Kreu i shtetit shprehet i hapur për të shkuar në Kuvend, në një seancë të posaçme me deputetët, për kandidaturën e rrëzuar prej tij.

 

“Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, thuhet në reagimin e zëdhënësit. Meta ka komentuar edhe vendimin e maxhorancës për të anashkaluar qëndrimin e shprehur prej tij ndaj propozimit të Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në lidhje me vendimin e Ramës për ta emëruar gjeneralin Lleshi si zv.ministër me kompetenca të plota të ministrit, kreu i shtetit Meta ka kujtuar se koha kur shteti drejtohej nga Sekretari i Parë ka përfunduar. “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, sqaron Presidenca.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

PRAPASKENAT

Burime nga presidenca thanë për “Panorama”, se kreu i shtetit ka kërkuar tri herë të takojë gjeneral Lleshin edhe nën tagrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por Lleshi i është përgjigjur vetëm pasditen e orës 17:00 të së dielës, vetëm pasi Meta ishte takuar me Kryeministrin Rama. Për këtë sjellje të gjeneral Lleshit, Meta ka dhe një mesazh në reagimin përmes zëdhënësit.

“Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës. Pikëpyetja e madhe që ka shoqëruar këto ditë vendimin e Presidentit të Republikës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, është nëse kjo vendimmarrje ka qenë apo jo e mbështetur në Kushtetutë.

Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojnë për “Panorama” se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga pikëpamja kushtetuese ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish-Presidentin Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësisht se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësisht ushtronte detyrën e këshilltarit të Kryeministrit.

Neni 103 i Kushtetutës e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit.

Minarolli: Asnjë marrëveshje me Greqinë, pa hequr ligjin e luftës

Valentina Madani – Vili Minarolli, tashmë i shkëputur nga jeta politike dhe ajo diplomatike, ndërkohë që vitet e fundit i është përkushtuar publicistikës përmes romanit “Trafikantët”, paralajmëroi dy vite më parë “Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para”. Z.Minarolli përmes “Gazeta Shqiptare” shprehet kritik për situatën në vend, teksa thotë se i ka njohur ata që erdhën në pushtet përmes vjedhjes së votës me paratë e krimit. Ish-drejtuesi i lartë i PD-së vlerëson aksionin e opozitës për shkëputjen e lidhjeve të krimit me politikën, por lidershipit të saj i kujton se jo revoltat, por vota e lirë e ndryshon qeverisjen. Kreun e PD-së Lulzim Basha e quan lider vizionar, por sipas tij ka nevojë për përvojën dhe këshillat e Sali Berishës. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi flet edhe për marrëdhëniet me Greqinë, teksa këshillon qeverinë shqiptare se nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje me Athinën sa kohë Greqia mban si “gozhdë” ligjin absurd të luftës.

Z.Minarolli, si është të qëndrosh larg jetës politike dhe diplomatike pikërisht tani që pozita dhe opozita “ziejnë” nga konfliktualiteti i krijuar mes tyre?
Për mua është krejt e natyrshme dhe normale. Si politika, ashtu edhe diplomacia janë në një farë mënyre profesione në shërbim të një force politike apo të një interesi më të gjerë dhe si në çdo profesion, vjen një moment që e gjykon se puna jote nuk u sjell ndonjë dobi këtyre interesave dhe tërhiqesh. Por kuptohet se pas një jete aktive në politikë dhe diplomaci, nuk mund të qëndrosh indiferent kundrejt zhvillimeve të mëvonshme, që sigurisht duhet t’i gjykosh të ndërvarura me rrethanat dhe konjukturat e reja të krijuara qoftë brenda vendit, qoftë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse duke mos qenë protagonist nuk mund të jesh indiferent me gjykime apo opinione thjesht si qytetar për të shprehur shqetësimet për të ardhmen e vendit dhe zhvillimet demokratike në vend.
Si ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, si i gjykoni ngjarjet e Bularatit dhe a mendoni se cenon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Unë gjykoj se ngjarja e Bularatit nuk ka të bëjë me politikën shtetërore të shtetit grek dhe si e tillë nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet midis dy shteteve tona. Unë vlerësoj mendimin e shprehur nga zoti Pangallos dhe pas tij, kjo çështje duhet të quhet e mbyllur.

Gjatë kohës që ju ishit ambasador, a jeni ndeshur me veprime të qarqeve ekstremiste dhe a kanë pasur mbështetje publike apo politike?
Sigurisht, në detyrën time në Greqi, unë jam ndeshur me veprime të këtyre qarqeve ekstremiste, që e shikojnë këtë mënyrë veprimi si protagonizëm politik, por që nuk kanë gjetur mbështetje as në opinionin publik grek dhe as në atë politik. Ashtu si normalisht nuk duhet të kenë jehonë as në shtypin dhe median tonë.
Prej 10 vitesh çështja e kufirit detar vazhdon të jetë e pazgjidhur, kjo pasi marrëveshja e 2009-ës u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, qeveria “Rama” po negocion për një marrëveshje të re. Pse kaq i vështirë negocimi i një marrëveshjeje të tillë?
Unë kam qenë në detyrë në Athinë kur u bisedua për kufirin detar, po nuk kam qenë pjesë në bisedime. Në atë kohë, si edhe për marrëveshje të tjera ndërshtetërore, kjo nuk krijonte ndonjë ndjeshmëri tek publiku dhe nuk kishte interes për transparencë për atë që bisedohej. Di që delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga njerëz profesionistë të fushave të tyre dhe për disa që i njihja personalisht kisha respekt për integritetin dhe përgjegjshmërinë e tyre, në dobi të interesave kombëtare. Asnjë prej tyre nuk besoja se mund të futej në pazare “shitje-blerje”, ashtu siç doli së fundmi nga ish-ministri Korcias. Por kisha informacion se për këtë problem me efekte kombëtare dhe ndërkombëtare ne nuk e kishim përvojën dhe ekspertizën e domosdoshme.

Realisht a iu fal det Greqisë nga territori shqiptar?
Unë edhe sot nuk e di që Gjykata Kushtetuese bëri matje dhe konstatoi që i ishte “falur” det Greqisë me marrëveshjen e 2009, por di që me të drejtë e zhvlerësoi marrëveshjen si antikushtetuese nga ana procedurale, për shkak se delegacioni ynë nuk kishte marrë miratimin e presidentit, kërkesë kjo kushtetuese. Për mendimin tim, marrëveshja në vetvete paraqet vështirësi për shkak të veçorive specifike fizike të terrenit dhe pastaj të metodologjisë sipas të cilës do të procedohet. Për shkak të ndjeshmërisë që ka krijuar në opinionin publik dhe politik dhe për shkak të kufizimeve që jepen në vendimin e GJK, marrëveshja e re kërkon informacion dhe transparencë të plotë, së pari për Presidentin e Republikës dhe forcat politike, pastaj edhe për publikun. Kjo edhe tani ka munguar nga ana jonë dhe ai pak informacion që është mësuar, ka ardhur nga pala greke, i saktë apo i deformuar.

Megjithatë, negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të bllokuara…
Po, në fazën aktuale negociatat janë bllokuar dhe me të drejtë. Për palën tonë mendoj se vazhdimi i bisedimeve nuk ka interes tashmë që u shtynë afatet për hapjen e negociatave me BE-së, për të cilën vota e palës greke kushtëzohej me këtë marrëveshje dhe me të tjerat, siç ishte “mbyllja” e çështjes çame apo hapja e varrezave të reja greke në jug të vendit. Unë kam menduar dhe këtë mendim e kam gjetur edhe tek bashkëbisedues ndërkombëtarë, se Marrëveshja e Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve tona e vitit 1995, ku edhe çështja çame trajtohej se çështje e pronave të banorëve shqiptarë në Greqi, automatikisht e abrogonte ligjin e luftës midis dy vendeve. Gjatë gati pesë viteve që shërbeva në atë vend, në të gjitha bisedimet qoftë diplomatike, qoftë të niveleve më të larta shtetërore, asnjëherë nuk u përmend ligji i luftës dhe të dyja palët vazhduam marrëdhënie shumë të mira në interes reciprok. Tani, ndoshta edhe si rezultat i politikës amatoreske dhe infantile të qeverisë sonë, problemi i ligjit të luftës po përdoret si një kusht nga pala greke për të kërkuar lëshime dhe detyrime. Kjo më ka bërë të gjykoj se me palën greke nuk mund dhe nuk duhet të ulemi për asnjë marrëveshje, pa hequr nga ata që e mbajnë si “gozhdë” ligjin absurd të luftës midis dy vendeve. Si mund të bisedohet për kufij detarë apo tokësorë midis dy vendeve, që janë në gjendje lufte? Dy vendet tona janë aleatë në NATO dhe secili vend ka detyrim të mbrojë tjetrin kur i cenohet integriteti territorial nga një palë e tretë. Dhe unë gjykoj se ky është një problem politik dhe diplomatik i shtetit shqiptar për ta shtruar në organizma ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë të dyja vendet tona, në qoftë se nuk zgjidhet nga pala greke.

A është e vërtetë që çdo qeveri shqiptare e shmang çështjen çame sa herë që bisedohet me Athinën zyrtare? Çfarë e bën të pazgjidhshme këtë çështje?
Kur themi çështja çame, unë besoj se nuk ka të bëjë me ndonjë pretendim territorial të Shqipërisë ndaj shtetit grek. Ashtu siç është shkruar edhe në Traktatin e Miqësisë, ajo ka të bëjë me kthimin e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas. Popullsia çame u dëbua me dhunë nga trojet dhe shtëpitë e tyre me pretendimin se kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve. Në qoftë se ka pasur disa persona të tillë nga kjo popullsi, ka ligje ndërkombëtare dhe kombëtare që veprojnë ndaj tyre, po nuk mund të dënosh një popullsi të tërë, që pasi masakrove edhe fëmijët e sapolindur, i përzure me dhunë nga shtëpitë e tyre. Kjo i përket historisë dhe është detyrë e politikës ta korrigjojë. Tani në bazë të konventave ndërkombëtare, ata gëzojnë të drejtën e pronësisë. Po si mund ta fitojnë këtë të drejtë kur ata nuk lejohen të shkojnë të kërkojnë pronat e tyre, për shkak të një ligji absurd të sekuestros dhe të një tjetri po aq absurd, siç është ligji i luftës? Pra, këtu duhet të fillohet: të hiqet ligji i luftës dhe pastaj të lejohen çamët të shkojnë të kërkojnë të drejtën e pronësisë në qoftë se kanë dokumentet ose të shkojnë t’i gjejnë në arkivat dhe kadastrat greke, ashtu siç mund të bëjnë edhe qytetarët grekë për pronat e tyre në Shqipëri. Unë jam dëshmitar i përpjekjeve të paimagjinueshme që bëri politika shqiptare ’92-’97, por edhe më tej për pavarësinë e Kosovës në faktorin ndërkombëtar. E njëjta gjë duhet bërë edhe për pronat e popullsisë çame, meqenëse shteti grek e bën veshin e shurdhët.

Të ndalemi tek aktualiteti në vend. Kur shkruat dy vjet më parë librin “Trafikantët”, a e kishit menduar se situata me krimin veçse do të përkeqësohej për shkak të ligjeve me pushtetin? A i njihnit këta që po qeverisin sot shqiptarët?
Sigurisht, situata që është sot u duk që me veprimet që ndoqi ish-opozita e majtë për të ardhur në pushtet. Çdo opozitë për të ardhur në pushtet, duhet të ngjallë shpresën te votuesit se do të qeverisë më mirë. Dhe bën premtime të mbështetura në një program realist, duke vënë në dukje defektet e qeverisjes aktuale. Socialistët shqiptarë të drejtuar nga Rama për disa vjet me radhë provuan forma të dhunshme të rrëzimit të qeverisë dhe kur nuk patën sukses, iu drejtuan krimit dhe bënë marrëveshje me të. Dhe premtuan pa asnjë program dhe pa asnjë skrupull, duke mashtruar e gënjyer si “Bijtë e etërve” që ishin. Kur shkruajta “Trafikantët”, i njihja kush ishin ata që na qeverisnin, e dija si erdhën në pushtet dhe shumë prej lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, që po qeveriste vendin tashmë. Ashtu siç nuk më mungonin edhe disa informacione nga jashtë vendit.

Çfarë informacionesh…?
Unë nuk njoh në eksperiencën botërore një shtet që bashkëqeveris me krimin e organizuar në dëm të interesave të qytetarëve të vet, por edhe duke u bërë qesharak dhe i pabesueshëm në arenën ndërkombëtare. Edhe në ato vende ku krimi ka qenë shumë i fortë, që zotëronte zona e krahina të tëra, jo vetëm që nuk ka pasur bashkëpunëtore qeverinë, por në të kundërtën është goditur nga qeveria e vendit. Tek ne bashkëpunimi me krimin është parë si mundësi për të qenë në pushtet dhe për të vjedhur pasurinë kombëtare duke varfëruar popullin tënd. Kjo është qeveria jonë sot. U largua ministri i parë i Brendshëm, si njeriu që kanabizoi vendin dhe inkriminoi Policinë e Shtetit (sigurisht jo pa dijeninë dhe miratimin e bosit të tij) si kërkesë e ndërkombëtarëve dhe u caktua të mblidhte votat në fushatë meqenëse e kishte të ngritur infrastrukturën kriminale. Tjetri këto ditë u largua dhe ka hipoteza në lidhje me largimin e tij, por asnjëra për arsye morale apo integriteti. Ai ndërmori disa aksione, sigurisht me dijeninë, bashkëpunimin dhe kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë, duke goditur disa nga bandat më të zëshme të vendit, në veri dhe Shqipërinë e Mesme, duke prishur skemën e kryeministrit si rezervate votash. Këto banda ishin siguria e kreut të Rilindjes për të fituar zgjedhjet. Me anë të tyre, ai siguronte votat me blerje, me shantazhe e krime, me lëshime karshi krimeve etj. Po për këtë qëllim i ka edhe disa kryetarë bashkish, që i mban për më shumë se dhjetë vjet, edhe pse i njeh mirë zullumet e tyre. Sa kohë kryetari i Bashkisë të Durrësit do të ndjehet i fuqishëm si hambar për votat e kryeministrit, edhe pse tashmë është i provuar për krime elektorale, ai do të jetë i paprekshëm. Xhafaj me arrestimet e bandave në Shkodër, Lezhë, Krujë apo Durrës (gjithnjë për pjesëmarrjen e tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar) i rrezikoi qeverisjen Rilindjes dhe ai e largoi. Për këtë tjetrin që ka propozuar dhe që ia refuzoi Presidenti, ishte i bindur që është “pa gojë, pa sy e pa veshë” dhe kjo është e mjaftueshme për të qenë ministër i Brendshëm në këtë vend tashmë të kapur peng nga krimi.

Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka nisur një betejë për shkëputjen e krimit nga politika. Pse kaq i sulmuar kreu i PD-së edhe nga vet brenda partisë?
Për mendimin tim, Lulzim Basha me ekipin e tij është një drejtues vizionar. Ai mori drejtimin e PD-së në një kohë kur besimi i votuesve tek forca e tij politike ishte në kuota shumë të ulëta. Pa gjykuar arsyet, Basha e orientoi partinë jo në beteja për të ardhur në pushtet, por për të rritur besimin dhe shpresën te kjo forcë politike. Duke e krahasuar me situatën e PD-së pas vitit 1997, të cilën e njoh mirë, them se situata e PD-së pas 2013-ës ishte krejt tjetër. Dhe betejat politike që ndërmori PD-ja nën drejtimin e zotit Basha ishin të duhurat. Duhej treguar dhe bindur shqiptarët se u deformuan parimet e demokracisë të ndryshimit të pushtetit me votë të lirë dhe u vërtetua se ne kishim një parlament të mbushur me njerëz të ardhur nga bota e krimit. Jemi i vetmi vend në rruzull që kemi një ligj të dekriminalizimit për politikën shqiptare. E kam thënë edhe njëherë tjetër që në parlamentin kolumbian vetëm gjysmë ore e lanë të ulej deputeti kriminel Eskobar dhe e nxorën jashtë sallës, edhe pse i mendonin pasojat që mund të kishin. Ne kishim disa eskobarë në parlament dhe në drejtim të pushtetit dhe nuk i lëshonim, se na kishin kapur për gryke. Opozitës i duhej të provonte dhe të bindte shqiptarët se krimi po komandonte vendin dhe kërkonte si haraç për vota kanabizimin dhe kthimin e vendit në Kolumbi të Europës. Ka ndonjë dyshim për këtë dhe për bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë? Dhe këtë luftë e fitoi opozita që udhëhoqi Lulzim Basha. Basha e ka të qartë se pa goditur dukuritë që shoqërojnë qeverisjen aktuale, në vend nuk mund të flitet për votim të lirë dhe të ndershëm; nuk mund të kthehet besimi tek opozita dhe nuk mund të rritet shpresa e shqiptarëve për një qeverisje në shërbim të interesave të tij. Unë nuk gjykoj se tashmë është emergjent ligji elektoral, sesa kthimi i shqiptarëve te vota e lirë. Dhe për këtë mbështes plotësisht aksionet e politikës që ndjek opozita e drejtuar nga zoti Basha.

Si e shikoni Sali Berishën të tërhequr nga vendimmarrja e PD-së? Largimi i tij nga drejtimi i PD e ndihmoi apo e dëmtoi të djathtën, që realisht pësoi humbje të mëvonshme?
Sali Berisha me veprimtarinë e tij e ka treguar veten se është burrë shteti, si shumë politikanë të tjerë në botë. Ai u largua vetë nga drejtimi, sepse forca që drejtoi humbi besimin e elektoratit, por jo besimin ndaj tij. Unë e gjykoj se lidershipi i PD-së ka nevojë për përvojën dhe këshillat e tij, edhe pse ndoshta nuk ka fuqi vendimmarrëse. Ashtu siç ka nevojë edhe faktori ndërkombëtar ta ketë si interlokutor në çështje kombëtare dhe rajonale. PD, siç po provohet çdo ditë, nuk arriti rezultatet e pritshme në zgjedhjet e kaluara, jo se në drejtim të saj nuk ishte Berisha, por se vota u vodh, u ble, u tjetërsua me ndihmën e krimit dhe të kriminelëve.

Si mund të rrëzohet qeveria “Rama”? Besoni se revoltat popullore janë zgjidhje, siç kanë deklaruar disa nga eksponentët e së djathtës?
Edhe në çështjen e marrjes së pushtetit është një nga dallimet thelbësore midis të majtës dhe të djathtës. Marrja e pushtetit me dhunë është në thelbin e filozofisë të së majtës regresive dhe jo si një forcë liberale. “Bijtë e etërve” nuk ndryshojnë nga trashëgimia e tyre. E djathta në këtë drejtim, edhe PD si një forcë që vendosi demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, e shikon ndryshimin e pushtetit vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë të qytetarëve të shprehur me votë. Prandaj në këto momente kaq të veçanta për të ardhmen e vendit, misioni i opozitës shqiptare dhe në veçanti i PD-së nuk duhet të jetë marrja e pushtetit si qëllim në vetvete, por ndryshimi i pushtetit nëpërmjet votës të lirë të qytetarëve. Dhe nuk mund të arrihet pa shkëputur politikën nga krimi, që njerëzit të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për qeverinë në shërbim të tyre. Revolta dhe protestat popullore janë të drejta demokratike të çdo qytetari. Ata mund dhe duhen të protestojnë dhe të shprehin revoltën e tyre ndaj padrejtësive të pushtetit, ndaj rritjes së taksave, rritjes të papunësisë, arrogancës të shtetit… por jo si mjet për të ndryshuar qeverisjen. Revoltat mund t’i heqin të drejtën e qeverisjes një pushteti që i ka mashtruar për t’u marrë votat, por do të jenë gjithnjë zgjedhjet dhe vota e lirë, ajo që do të ndryshojë qeverisjen.

Kush është Vili Minarolli

Vili Minarolli lindi në Elbasan, më 8 gusht 1944. Më 1962 mbaroi gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Më 1966 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë. Për shumë vjet punoi mësues në Berat e Kuçovë, e më pas punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe pedagog në Universitetin e Tiranës. Më 1988 mori titullin “Doktor i Shkencave”. Më 1992 u emërua drejtor në Ministrinë e Arsimit, më 1993 në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i Ngarkuar me Punë në ambasadën shqiptare në Beograd. Më 1995 drejtor i Europës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga 1996 u angazhua në politikë si një nga drejtuesit kryesor të Partisë Demokratike dhe deputet në tri legjislatura. Më 2005 u emërua ambasador në Athinë, ndërsa në 2010 në Austri. Në nëntor 2013 u largua me dëshirë nga shërbimi diplomatik dhe nga të gjitha funksionet shtetërore e partiake.

“Loja e shahut në nivelin II”, Meta krahason Ramën me Enver Hoxhën

Përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama duket se ka kaluar në një tjetër nivel. Një ditë pas takimit Rama-Meta, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar duke thënë se “koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”. (Lexoni KËTU reagimin e Kryeministrisë)

Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet. Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, theksohet në reagimin e Tedi Blushit.

LEXO EDHE: “Loja e shahut” që po përfundon në “luftë”, paralajmërimi nga Rama

Siç duket kreu i shtetit i tregon dhëmbët duket përmendur gjithë kompetencat që ai ka, ndërsa nuk sqaron atë për të cilën është i detyruar: arsyet pse nuk dekretoi Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Reagimi i Ramës këtë të hënë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se “Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës”, mësohet të ketë thënë Rama.

“Rrëzoni Sali Berishën me votë nga pushteti dhe…” – Protestuesit ia kujtojnë kryeministrit premtimin

DURRËS/ LEONIDHA MUSAJ

Të gjitha mbetjet urbane të qytetit të Shijakut, Sukthit dhe fshatrave përreth grumbullohen dhe digjen në ambient të hapur, duke u kthyer në një problem jo vetëm mjedisor, por dhe shëndetësor.

Banorët e Qendrës Administrative Sukth, që përfshin disa fshatra, protestuan dje kundra ndotjes mjedisore që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave në terren të hapur. Fillimisht, banorët bllokuan për disa minuta rrugën që lidh Sukthin me Maminasin e më pas u zhvendosën te kanali i ujërave të larta, i cili është kthyer në vendgrumbullim të mbetjeve urbane të të gjithë zonës, duke nisur nga Sukthi, Shijaku e fshatrat përreth. Banorët thanë se nga tymi që përhapet në të gjithë fushat është e pamundur të hapen dyer e dritare, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë edhe astmën që vjen si pasojë e ndotjes. Ata theksuan se disa herë i janë drejtuar njësisë vendore të Sukthit, por për herë të parë janë grumbulluar për të protestuar së bashku ndaj këtij problemi që i shqetëson të gjithë.

sukth-plehra

Banorët tregojnë pamje nga ndotja mjedisore që shkaktohet nga djegia e mbeturinave dhe akuzojnë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se ka mashtruar për videon e publikuar nga Berisha. Sipas tyre, pamjet janë reale sepse janë vetë ata që ia kanë dërguar ish-Kryeministrit të vendit atë video, ngaqë nuk gjenin asnjë mbështetje dhe ankesat e tyre binin në vesh të shurdhet. Videos së publikuar nga Berisha, Dako iu përgjigj me ironi se ishte një video e xhiruar në një qytet të botës së tretë dhe jo Sukthi.

sukth1

“Prej disa vitesh vuajmë këtë problem. Siç e shikoni, mbeturinat digjen në terren të hapur dhe shkaktojnë ndotje masive në të gjithë zonën. Këtu është bërë e pamundur jetesa. Shtëpitë tona mbushen me tym dhe kur zgjohemi në mëngjes në dhomën e gjumit, të duket vetja sikur ndodhesh në mes të kësaj fushe mbetjesh. Është një skandal i vërtetë. Asnjë masë nuk është marrë, pavarësisht ankesave të shumta në drejtim të institucioneve të ndryshme. Vangjush Dako i ka braktisur qytetarët. Dako ka të drejtë vetëm për një gjë që, Sukthi është kthyer në një vend të botës së tretë dhe kjo është meritë e kësaj qeverisjeje”, thonë banorët.

sukth

Protestuesit i kujtojnë Kryeministrit Edi Rama premtimin që iu dha, duke iu thënë “Rrëzoni Sali Berishën me votë nga pushteti dhe qeverisja do të bëhet e juaja kur të marr unë qeverinë”.

sukth plehra

Banorët thonë se plehrat duhet të largohen nga vendi ku grumbullohen e digjen, në të kundërt autoritetet do të përballen me zemërimin e popullatës. Banorët e Sukthit thanë se Bashkia e Durrësit duhet të ndërhyjë shpejt, në të kundërt ata që prej ditës së hënë, si hap të dytë kanë bojkotimin e mësimit nga fëmijët e tyre në shkollën nëntëvjeçare.

DAKO: NUK ËSHTË SUKTHI, POR NGA BOTA E TRETË

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një reagim për videon denoncuese të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha në “Facebook, pretendon se pamjet nuk i përkasin Sukthit. “Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që ia faturon Durrësit, por unë i them s’ka video dhe toç apo larvë që e kthen më pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako në faqen e tij në “Facebook” si kundërpërgjigje.

Protesta e studentëve: Po na mbysni me gazra toksike

Dy ditë më parë, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” protestuan për të njëjtin problem, për ndotjen mjedisore që vjen si pasojë e djegies së plehrave në Porto Romano, vendgrumbullim që ndodhet vetëm pak metra larg korpusit universitar. Sipas tyre, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në ambientet e universitetit, duke krijuar një situatë mjaft të rëndë dhe të papërshtatshme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë. Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpeshherë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave, por pavarësisht premtimeve, asnjë masë konkrete nuk është ndërmarrë nga autoritetet. Vetë Kryeministri pak muaj më parë premtoi nga Durrësi se do të zgjidhej problemi 25-vjeçar, por kur kanë kaluar tre muaj asnjë nismë e qeverisë nuk duket në horizont. Durrësi ka tri pika të nxehta të ndotjes, që vjen kryesisht nga djegia e mbetjeve; vendgrumbullimin në Porto Romano, atë të Sukthit dhe një vendgrumbullim mbetjesh në Manzë.

Berisha: “Rama harroi Sandrin, doli nga Presidenca si pentito, si i dhj…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e Kryeministrit, Edi Rama i cili ishte sot për rreth një orë në Presidencë për të folur me Presidentin Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshajt.

Por Berisha e ka quajtur këtë takim si “shah nga ana e Presidentit”, pasi kryeministri sipas tij ‘vajti me bisht nën shalë”.

“Këtij i thonë shah! Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti.

Sipas mediave, kërkesës se presidentit, kryekomandantit për takim gjenerali iu përgjigj ushtarakisht: do te vije si ministër pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si ministër te njoh për president, përndryshe nuk te njoh as si kryekomandant! Mbrëmë Kallam Dështaku u dërgoi mesazh deputeteve te tij: No coment për rrëzimin e Lleshit. Politika është shah.

 

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!! Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence. Ruci thotë: këtij i thonë shah-mat o Kallam Deshtak!”, thotë Berisha.

Në një tjetër reagim po në Facebook, ai shkruan:

Ngjarje Dite:
Kallam Deshtaku ne Presidence!

Shkoi si trimosh me bisht nen shale.
Qendroi aty dy ore.
Aty jo qe harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!

Siçiliste, ju rrofte timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!! sb

Ngjela: “Me ministër të Brendshëm një katolik, bëheshin tre…“

Analisti Spartak Ngjela ka folur lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta, për mosdekretimin e ministrit të propozuar për Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshi.

Në një postim të bërë publik në Facebook, ai ndër të tjera shprehet se një president nuk ka të drejtë të mos dekretojë një ministër.

“Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Ku ka të drejtë Presidenti që të mos dekretojë një ministër!
Sipas kësaj, atëherë ky president ka të drejtë që të mos dekretojë edhe kryeministrin që ka fituar zgjedhjet. Domethënë që të shpallet monark absolut.
Turp historik. Po sigurisht, derisa kanë zgjedhur president një njeri që nuk bën dot dallimin midis dorës dhe këmbës, se i duken të gjitha këmbë, sigurisht që kjo do të jetë ecja jonë.
Po, ku ta dijë ky president se ministri juridikisht nuk është gjë tjetër vetëmse kompetenca e deleguar e kryeministrit. Semos e di kryeministri aktual këtë! As ky nuk e di.
Këta janë, nuk ke ç’të bësh.

Por ka edhe diçka. Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.
Sigurisht që këtë gjë nuk duhet ta ketë dashur as Saliu.

Janë të trembur, prandaj. Po korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka shpëtim.
Shqipëria sot ndodhet përpara këtij udhëkryqi: ose do të degradojë në një varfëri shpërbërëse, ose do të ndëshkojë korrupsionin kryeministror shqiptar dhe do të hyjë në Bashkimin Europian.
Jam i bindur se do të ndodhë kjo e dyta.

Ja 5 versionet e përfolura pas takimit Rama-Meta

Në publik po gëlojnë versione të ndryshme lidhur me atë që do ndodhë me drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas vendimit të Presidentit për të mos dekretuar kandidaturën e Kryeministrit.

Disa pohojnë se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, por të tjerë thonë që gradat ushtarake të Lleshit ishin pengesë për dekretimin e tij.

Të tjerë flasin për shpërfillje të institucionit të Presidencës nga Lleshi gjatë ditëve në pritje të dekretimit, duke refuzuar disa ftesa të njëpasnjëshme për t’u takuar me Metën lidhur me pyetjet e këtij të fundit për pozicionin e tij ushtarak.

Një takim sot në Presidencë ka ngjallur ide të reja.

Nga përmbajtja e mesazhit që dha Rama pas takimit duket se ai:

1-Ka ende shpresa që ta bindi Metën për të dekretuar Lleshin, ndonëse përtej afateve kushtetuese.

Përndryshe, Kryeministri ka disa opsione në dispozicion, sipas mediave.

2-Një prej këtyre është që t’i dërgojë Metës një propozim tjetër, lakohet emri i zv.kryeministres Mesi.

3-Një tjetër mundësi është që Parlamenti të rrëzojë dekretin presidencial të shkarkimit të Fatmir Xhafës nga detyra, duke e kthyer atë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Por burime nga mazhoranca thonë se dy versionet e mësipërme kanë pak gjasa që të ndodhin.

4-Mundësia më e madhe është që Kryeministri të emërojë Sandër Lleshin zv/ministër të parë, duke i dhënë atij drejtimin e dikasterit përmes delegimit të kompetencave ministrore.

Kjo do të shmangte kalimin nga Meta për dekret.

5-Por Rama mund edhe ta marrë vetë titullin zyrtar të ministrit të Brendshëm, ndërsa de facto ia beson drejtimin e institucionit gjeneral Lleshit.

Pritet në orët në vijim, një lëvizje e kryeministrit, i cili foli dje për herë të parë për politikën si “lojë shahu”.

Situatën e rëndon mungesa e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhej të bënte interpretimin, por aktualisht rezulton e shpërbërë për shkak të procesit të Vettingut.

Mosdekretimi i Sandër Lleshit – Basha komenton vendimin e Metës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti një lëvizje “të ashpër” mosderektimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Sipas Bashës, “rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama, është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

 

Në një prononcim për gazetarët nga Korça, kreu i PD-së u shpreh: “Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

“Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën”, shtoi.

Prapaskenat për dekretin për ministrin e ri të Ramës: Çfarë ndodhi në takimin mes Metës dhe Lleshit

ERVIN KOÇI/ Presidenti Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Propozimi i Kryeministrit Rama për të emëruar këshilltarin e tij në krye të Ministrisë më të atakuar nga opozita nuk mori pëlqimin e Presidentit.

 

Institucioni i Presidencës nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për media u shpreh se kandidatura e propozuar nga Rama nuk arriti të bindë Presidentin.“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së z. Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

PRAPASKENAT

Vendimi i Presidentit për të mos dekretuar Lleshin ishte lajmëruar nga ai vetë dy ditë më parë në një intervistë, ku u shpreh se për këtë çështje do të tregohej tepër kurajoz.

Burime nga Presidenca bënë me dije për gazetën “Panorama” se të premten, Presidenti i ka kërkuar takim Sandër Lleshit, por ky i fundit nuk ka vajtur.

Ndërsa pasditen e djeshme, Meta e ka zhvilluar takimin me Lleshin, ku i ka shprehur mendimet e tij për ta mos dekretuar. Këto mendime nuk bëhen publike nga ana e institucionit, pasi mendohet se janë informacione konfidenciale të ardhura nga institucionet e inteligjencës, ku vetë Meta kishte kërkuar informacion për propozimin e Ramës.

INFORMACIONET

Të shtunën e javës që kaloi ne tryezën e Presidentit Meta u gjendën dy dekrete, një për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm dhe tjetri për emërimin e Sandër Lleshit në këtë pozicion. Shkarkimi i Xhafajt u bë në mënyrë të menjëhershme, ndërsa për emërimin e Lleshit, Meta kërkoi informacion. Kërkesat e tij iu drejtuan një sërë institucionesh në vend, ndër të cilat Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Mbrojtjes për statusin e gjeneral Lleshit, por dhe jo vetëm. Këto informacione, mesa duket, nuk e kanë bindur Presidentin që të vendosë pro propozimit të Ramës.

QËNDRIMI

Kjo lëvizje e bërë nga Presidenti Meta shënon edhe precedentin e parë, ku një President nuk dekreton një propozim të një kryeministri për ministër. Kjo, pasi në të gjitha rastet kur janë bërë emërime apo shkarkime ministrash i janë referuar nenit 98 të Kushtetutës. Ky nen thekson se: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.

Por në rastin e Sandër Lleshit, Meta bëri edhe precedentin e parë për refuzimin e një kandidature për ministër. Vetë Presidenti në intervistën e dhënë dy ditë më parë mori si shembull rastin e Presidentit italian, i cili ka të njëjta kompetenca si Presidenti në Shqipëri, ku refuzoi një ministër duke mos e dekretuar. “Nuk është çështje shpatullash, është çështje bindjesh dhe të jeni të sigurt, jo një, por edhe 10, edhe 20 që nuk do të më bindin, nuk do t’i dekretoj, nuk do t’i firmos. Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështje të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, ka theksuar Presidenti Meta.

Nishani nuk ishte dakord me Xhafajn në 2017: Por, Kushtetuta më detyron

Bujar Nishani, në kohën kur gëzonte mandatin e Presidentit nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Presidenti në atë kohë i qëndroi besnik parashikimeve në Kushtetutë, edhe pse, vlerësimi tij për ministrin e propozuar ishte negativ.

“Në vlerësimin tim, kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, është shprehur ishPresidenti Nishani në atë kohë.

Krahas kësaj, Bujar Nishani u tregua i drejtpërdrejtë, kur ka shprehur se çfarë do të bënte, nëse do të kishte kompetencë të plotë. “Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm”, duke miratuar një vendim që ai nuk e donte, ndryshe nga Presidenti Meta me rastin e Sandër Lleshit.

Nishani në atë kohë nuk mori përsipër të krijojë një krizë institucionale dhe ia kaloi Parlamentit përgjegjësinë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm. Ndonëse në propozimin e parë të Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm u tentua të rrëzohej aprovimi i tij, ai sërish arriti të merrte dekretin presidencial, që i dha mandat të plotë për të qenë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Krahas kësaj, Xhafaj në atë kohë, në zbatim të nenit 99 të Kushtetutës bëri edhe betimin para Presidentit Nishani, i cili në atë kohë nuk dëshironte ta dekretonte. Por ndryshe nga Nishani, Meta kërkoi që përgjegjësitë për mosaprovimin e kandidaturës së Sandër Lleshit ta merrte vetë përsipër, duke mos ia deleguar Parlamentit për votim.

PANORAMA

Meta i thotë “Jo” emrit të Lleshit për ministër

Në Shqipëri zyra e Presidencës njoftoi sot në mbrëmje se Kreu i Shtetit “nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”. Formulimi, lë të kuptosh atë që zoti Meta kishte paralajmëruar një ditë më parë, kur gjatë një interviste për Syri.Net, ju referua rastit të Italisë të para pak muajve më parë, kur presidenti italian kishte vënë veton kundër emrit të propozuar për ministër të Ekonomisë.

Mbetet për të parë se cila do të jetë forma zyrtare që Presidenti do t’i japë vendimit të tij. Në rastin e dekretit për shkarkimin e zotit Xhafaj, pas dorëheqjes së tij, Kreu i Shtetit i referohet qartësisht neneve të Kushtetutës për firmën që ka hedhur mbi dekret. Ndërsa, fraza e shkurtër e shpërndarë nga zyra e tij e shtypit, për rastin e zotit Lleshi, nuk ka asnjë referencë ligjore. Për më tepër që ajo nuk rezulton të jetë e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës. Nga ana tjetër, në asnjë nen të saj, Kushtetuta nuk parashikon rrëzimin nga ana e Kreut të Shtetit, të propozimit të një ministri.

Mbrëmë gjatë intervistës, zoti Meta tha se “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta.

Përveç faktit që Kushtetuta parashikon se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”, ka dhe një precedent që shkon kundër qëndrimit të mbajtur aktualisht nga zoti Meta. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri”, u shpreh zoti Meta.

Formulimi i shpërndarë nga Presidenca, gjithashtu nuk ofron arsyet e qëndrimit të Kreut të Shtetit ndaj emrit të zotit Lleshi. Në rastet kur presidenti dekreton kthimin pas të një ligji në parlament ai e shoqëron atë me të gjitha shpjegimet ligjore, ndërkohë që në këtë rast, gjithshka mbetet e paqartë, ndonëse bëhet fjalë për një vendim jo pak të rëndësishëm.

Për më tepër qëndrimi i presidentit rrezikon që sipas të gjitha gjasave të hapë një konflikt kostitucional, dhe një përplasje të fortë me qeverinë, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioneve.

Presidenti Meta dënon vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë një takimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve.

Meta në një pritje me gazetarët, zëdhënës e atashe shtypi të ambasadave të huaja, tha se problemet e gazetarëve janë në të gjithë botën, prandaj sipas tij është caktuar edhe kjo ditë.

Në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Meta theksoi se “Me këtë rast dua të dënoj me forcë vrasjen tronditëse të gazetarit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Duke iu bashkuar thirrjes tuaj si përfaqësues të medias, por edhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar, edhe unë nënvizoj rëndësinë e bëj thirrje që ky rast të kthehet në një shembull për një hetim gjithëpërfshirës, që do të vërë para përgjegjësisë të gjithë urdhëruesit dhe autorët e tij”.

Meta u shpreh më tej se shpreson që vitin tjetër të mos ketë raste të tilla dhe liria e medias e të drejtat e gazetarëve të shënojnë përparim. Presidenti i Shqipërisë theksoi se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Vrasja e gazetarit Khashoggi

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor mbetën të detyruar të pohojnë se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Por pretendimi i palës saudite se kjo nuk ka qenë një vrasje e planifikuar nuk u pranua në opinionin ndërkombëtar, duke shkaktuar reagime nga shumë vende. aa

Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Lleshin

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për portalin informative “Syri.net”, zoti Meta nuk ngurroi të merrte dhe shembullin e presidentit italian, i cili pak muaj më parë vuri veton ndaj dekretimit të një prej ministrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet. Presidenti Meta komentoi dhe ngjarjen e Bularatit ku një minoritar mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, duke u shprehur se “ajo është një ngjarje e provokuar” e cila sipas tij, “synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.

Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. E megjithatë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se ai “do të gjejë mënyrën e duhur për t’u shprehur në kohën e duhur”, duke shtuar se nuk do të ndikohet nga askush dhe nga asgjë as nga orët dhe sekondat, ndërsa nuk u shpreh se cilat ishin pengesat që e kishin detyruar të kërkonte kohë për të marrë një vendim. “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta

Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri. Ndaj dua të them që çdo President ka për detyrë që me veprimet e tij, apo me mos veprimet e tij, të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri maksimale. Kështu që në këtë drejtim, askush të mos ketë dyshime që unë, përgjegjësitë e mia, sidomos, në këtë situatë do ti ushtroj në mënyrë mjaft maksimale dhe mjaft kurajoze”.

Zoti Meta madje duket se paralajmëroi refuzimin e emrit të zoti Lleshi, kur ju referua rastit të Italisë, pak muaj më pare, kur do formohej qeveria e te e dalë pas zgjedhjeve dhe “ku presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro tha që nuk e firmos. Tha të bëhet ministër të zyra për Europën dhe u bë. Askush nuk mund ta detyrojë presidentit të firmosë apo të konfirmojë një emër për një detyrë të tillë kushtetuese, të cilën atij ja jep Kushtetuta, jashtë bindjes së tij”.

Kreu i Shtetit komentoi dhe ngjarjen e së dielës së shkuar në fshatin Bularat, ku 35 vjeçari Kostantinos Kacifa, pjesë e minoritetit grek në jug të vendit, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me forcat. Zoti Meta u shpreh se ajo “është një ngjarje e rëndë, sepse është një ngjarje e provokuar”. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë shtetëror bën një përkufizim të tillë për ngjarjen e cila rindezi tensioned mes dy vendeve. Pikërisht për këtë, sipas zoti Meta “është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë. Por padyshim është një ngjarje, e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Që të duket sikur ka tensione, çështje, sikur ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që natyrisht ka disa probleme, por ka përpjekje për t’i amplifikuar ato, sepse ndërkohë interesat e bashkëpunimit janë shumë herë më të mëdha”, theksoi ai.

Presidenti Meta foli me një gjuhë të ashpër ndërsa u pyet për sulmet që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri pak ditë më parë ndaj tij. “Po ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën”. Pozicionimi i tij është në fakt një sulm i drejtpërdrejtë dhe ndaj kryeministrit Rama. Një sulm i përforcuar dhe me kritikat ndaj qëndrimit që qeveria ka mbajtur ndaj ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ishte i pari që denoncoi lidhjet që sipas tij zoti Tahiri kishte patur me Habilajt. “Nuk duhej ta kishin shkarkuar Zaganin, që ishte një kuadër i Policisë dhe shumë i trajnuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe ta detyronin që të shkonte në azil në Zvicër dhe ata më pas të arrestoheshin nga anti-mafia në Itali”, u shpreh zoti Meta.

Një qëndrim tërësisht të kundërt, Kreu i Shtetit pati për ministrin e Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se “tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara”.


Send this to a friend