VOAL

VOAL

Unaza e Re – Banorët përplasen me policinë, sot dita e 24 e protestës

Ka nisur serish me tensione dita e sotme te “Astiri”, aty ku banoret ndodhen sot ne diten e 24 te protestes kunder projektit per Unazen e Re qe i nxjerr nga shtepite pa i demshperblyer me pare.

 

Qe ne oret e para te paradites se sotme, banore, te rinje, moshuar e femije jane mbledhur serish sot ne proteste.

Nderkohe qe nuk kane munguar edhe tensionet e perplasjet mes tyre dhe policise bashkiake e cila ndodhet në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve.

E nisën me bashkim kombëtar dhe e mbyllën me shqiponjën!

E nisën me bashkim kombëtar dhe e mbyllën me shqiponjë.

Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme, shkruan Indeksonline.

Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, një gjest ky që vulos dhe i jep edhe më shumë kuptim këtij takimi me rastin e Festës së Flamurit./Gazeta Express

 

 

Kush është kompania off-shore, pa asnjë punonjës dhe që do ndërtojë Unazën e Madhe

Partia Demokratike ka hedhur të tjera akuza sa i përket projektit të Unazës së Madhe, dhe kostos së saj të lartë prej 40 milionë eurosh për vetëm 2.2 km rrugë.

Është deputeti i PD-së Agron Shehaj i cili ka publikuar këtë të hënë një dokument që tregon detaje që hedhin hije dyshimi serioze mbi njërën nga kompanitë që ka fituar të drejtën për të kryer punime në njërën nga tre lotet e projektit të Unazës së Madhe.

Kompani ka si përfaqësues në Shqipëri një 26 vjeçar ndërsa rrënjët i ka në një parajsë fiskale tek një kompani pa asnjë punonjës.

Statusi i plotë:

Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindëse për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.

Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Unë, Ina e shqiponjave të policisë dhe Danieli i ‘shpellarëve’ të protestës! – Nga Luan Rama

Jam gjendur pranë Bibliotekës Kombëtare me disa prej kolegëve deputetë, pak minuta pasi ishte shpërndarë protesta e qytetarëve, banorë të Unazës së Re, të cilët pritet të humbasin shtëpitë e tyre prej një projekti për zgjerimin e dy kilometrave rrugë, që do të kushtojë 40 milionë euro!

E krejt papritur, kam vënë re një grup, qyetarë e policë, që po përlesheshin duke sharë e kanosur njëri-tjetrin. As më shumë e as më pak, një shfaqje rrugaçërie në mes të Tiranës, ndaj bashkë me kolegët e mi deputetë jam afruar dhe kemi ndërhyrë për t’i ndarë ata që po ziheshin e po shaheshin!

Sepse situata po rëndohej e dhuna mund të përshkallëzohej më tej.

As unë dhe as kolegët e mi deputetë nuk u jemi kundërvënë punonjësve të policisë, por ju kemi kërkuar atyre dhe qytetarëve të evitojnë dhunën, sepse fakti që mbajnë uniformën e Policisë së Shtetit dhe që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin, nuk ua jep të drejtën të ushtrojnë dhunë mbi qytetarët, ashtu sikundër këta të fundit, në të drejtën e tyre për të mbrojtur pronën, nuk kanë të drejtë të ushtrojnë dhunë!

E sa për personat përgjegjës në shkeljen e ligjit, iu kam thënë punonjësve të policisë se mund t’i identifikojnë dhe t’i shoqërojnë në polici edhe më pas, sipas procedurave që parashikon ligji, pa krijuar skena dhune dhe konflikti në mes të qytetit. Por ndërkaq, kam parë një djalë të ri tē afrohet rrëmbyeshëm e të sulet mbi disa policë që po i godisnin të jatin. Ia doli ta shkëpusë babanë e tij nga duart e policëve, por ra vetë mes tyre e filloi përleshjen me ta. Asnjëra palë nuk dëgjonte thirrjet për arsye, e në keto kushte kam ndërhyrë për t’i ndarë bashkë me kolegët e mi deputetë!

Dhe vetëm i kemi ndarë, as kemi rrëmbyer njeri dhe as kemi fshehur ndokënd!
Kemi ndarë qytetarë e policë që po rriheshin me njëri-tjetrin dhe ca të tjerë, civilë, që më pas e mësova se ishin punonjës të Policisë së Shtetit, por pa shenja dalluese dhe identifikuese siç e kërkon ligji! Kaq ishte ngjarja e asaj dite pas protestës!

Më pas mësova për të lënduarit e të plagosurit nga të dy palët, policë e protestues, ku padyshim episodi më i rëndë është plagosja e Inës së shqiponjave të policisë, e vajzës me uniformën e Policisë së Shtetit, që ishte në shërbim për të garantuar rendin dhe sigurinë publike!

Jam me të pa asnjë mëdyshje. Jam me të dhe me kolëgët e saj me zemër, e jo për t’u shfaqur në ndonjë ekran gjithë grimasa hipokrizie! Dhe e ndjej dhembjen e saj si të vajzës time! I uroj shërim të shpejtë e do të jem i lumtur ta shoh sërish mes kolegëve të saj, përsëri ashtu, si shqiponjë të Policisë së Shtetit, si shqiponjë të policisë time!
Dikush apo disa e përdorën protestën për të provokuar e për të ushtruar dhunë. Edhe pse nuk i njoh “aktorët” e dhunës, fakti që përdorën protestën ku isha edhe unë jo si protestues, por si përfaqësues publik dhe politik, më lejon mundësinë t’ju kërkoj ndjesë gjithë të plagosurve dhe të lënduarve, policë në detyrë apo protestues në të drejtën e tyre, më jep të drejtën t’i kërkoj ndjesë edhe Inës së shqiponjave të policisë!
Sepse Policia e Shtetit dhe qytetarët në protestë nuk janë përballë apo kundër njëri-tjetrit; sepse ndër ata që do të humbasin shtëpi prej projektit tek Unaza e Re, ka edhe disa dhjetëra policë e të afërm të tyre.

Pra, të gjithë janë në hall, të gjithë janë të kërcënuar, të gjithë janë të keqpërdorur.
Të keqpërdorur janë të gjithë ata qe dje u gënjyen me premtimin se nëse do të votonin Edi Ramën nuk do t’ua prishnin shtëpitë, ndërkohë që sot kanosen me projektin e shkatërrimit të shtëpive. Por të keqpërdorur janë edhe qytetarët me uniformë, ata që pasi kishin shërbyer gjithë natën pranë objekteve që siguron shërbimi i policisë së objekteve, u vunë përballë qytetarëve në protestë, kur këtë shërbim duhet ta kryejnë të tjera forca nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, sipas një urdhërshërbimi të detajuar e të miratuar paraprakisht!

Dhe tani disa rradhe për Daniel Drobajn, për Danielin e “shpellarëve” siç i quan në mënyrë diskriminuese e fyese Kryeministri disa prej qytetarëve protestues meqë janë nga Veriu i Shqipërisë, edhe pse, edhe ata e kanë Kryeministër. Pra, disa rradhë për “kriminelin” që unë e “hoqa” prej duarve të policisë.

Për herë të parë e të vetme e pashë kur u sul mbi disa policë për të shpëtuar të jatin që po ia dhunonin, në përleshjen të cilën e shpjegova në krye të këtyre rradhëve, e cila ndodhi diku në hapsirën mes Pallatit të Kulturës nga ana e Bibliotekës Kombëtare dhe ish – bar sahatit. E ndava nga sherri, e shkëputa prej dhunës, por ai nuk më dëgjoi, nuk m’u bind! Dhe më iku nga duar. Sepse rendte të shpëtonte babain! Nuk munda ta ndal, sepse jo unë, po askush, askush nuk do të mund t’a ndalte dikë tek sheh t’i dhunohet babai e t’i shembet shtëpia!

Më vonë mësova se e kanë arrestuar e bashkë me këtë lajm, mësova se ky paska qenë ai që hodhi shashkat a kapsollat, njëra prej të cilave plagosi e mori gishtat e Inë së shqiponjave të policisë! Nuk e di nëse është kështu e vërteta, por pavarësisht kësaj, cilido qoftë ai që ka marrë e ka përdorur lëndë plasëse, shashka apo kapsolla në protestë, duhet ndëshkuar sipas ligjit!

Edhe nëse ky është Danieli. Sepse unë jam me ligjin dhe për zbatimin e tij.E sipas logjikës së ligjit, pres që drejtësinë ta shpallë gjykata, siç duhet të ndodhë normalisht në një shtet të së drejtës!

Sot, teksa vendosa të shkruaj këto rradhë, u interesova të mësoj se kush është “krimineli që Luan Rama e hoqi nga duar e policisë” siç kumtoi nje televizion, që nuk është ndër kazanët mediatikë, edhe pse nuk ka respektuar as minimumin e etikës profesionale, që të paktën të më drejtoheshin edhe mua, por ky është problem tjetër!

Danieli, “krimineli” sipas disa portaleve apo “shpellari” sipas Kryeministrit, është nga Mirdita, por banon tek Unaza e Re në një shtëpi të ligjshme, të cilën Kryeministri do t’ja prishë!

Ka kryer shkollën e mesme në gjimnazin “Çajupi” si nxënës i dhjetave dhe ka zgjedhur vete të bëhet inxhinier ndërtimi, sepse është student në vitin e parë të fakultetit të inxhinierisë, pasi ka fituar me zotësinë e vet të drejtën për të qenë student i këtij fakulteti!

Pyeta për të edhe në Policinë e Shtetit se mos ka të dhëna apo fashikuj qe e identifikojnë apo e implikojnë në veprimtari kriminale, por më thanë që nuk ka të dhëna të këtij lloji për të! Madje, edhe kur i bënë kontrollin e baneses, punonjësit e policisë i gjetën vizore, kompas e lapsat me detyrat për në fakultet të pambaruara!

E megjithatë, Danieli që ka kryer gjimnazin në Tiranë me notën mesatare 9.6 dhe që me zotësinë e vet fitoi të drejtën të bëhet student i fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, sot është “kriminel”, sot është Danieli i “shpellarëve”, sepse kështu e quan Kryeministrit!
Nuk e di se si do ta shpallë gjykata Danielin, por një gjë e di mirë: nëse dialogu dhe transparenca me qytetarët që humbasin shtëpitë në Unazën e Re dhe jo dhuna mbi ta dhe etiketimi i tyre si “shpellarë”, nëse shpërblimi i drejtë siç thotë ligji dhe jo arroganca dhe përbuzja kryeministrore do të ishte qasja e qeverisë ndaj tyre, Ina e shqiponjave të policisë nuk do të ishte plagosur, dhe Danieli nuk do të ishte në pranga si “krimineli” i rradhës dhe si njëri nga “shpellarët”, siç pelqen t’i quajë gjuha e pushtetit!

Propozimet “surprizë” të Ramës për Këshillin e Bankës së Shqipërisë, ish-ministri i PD dhe gruaja e deputetit të LSI

Dy nga emrat e propozuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, duket se kanë qenë vërtetë surprizë.

Mes tre emrave të propozuar nga qeveria, Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi, vëmendje merr ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë “Berisha”, Ridvan Bode, por gjithashtu edhe emri i Suela Popa, e cila është  gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Ajo ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR-së, ndërsa Edlira Luçi është shefe e departamentit te Financës te Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Këto tre emra u përzgjodhën nga kryeministri mes 38 aplikantëve.

 

Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Protesta para parlamentit, ja kërkesa e prokurorisë për të arrestuarit

Prokuroria reagon publikisht në lidhje me protestën e dy ditëve me parë para Kuvendit, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re.

Organi i akuzës ka kërkuar burg per 6 nga 11 të arrestuarit.

KËRKESË
Për vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi

GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANE
Ne Tirane, me 23.11.2018
Ne Kreshnik Ajazi dhe Ndini TAVANI, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, pasi studiuam aktet e procedimit penal nr 9146/2018,
KONSTATUAM :

Prokuroria prane gjyktates se shkalles se pare Tirane , ka regjistruar procedimin penal nr 9146/ 2018 per veprat penale te parashikuara nga nenet 236/2 , 262 , 274 dhe 237 te K.Penal.

Nga materialet e para hetimore ka rezultuar se :

Fakti penal:

Me daten 22.11.2018, rreth ores 10:30, ne rrugen Xhroxh Bush dhe pikerishte para parlamentit nje numer I konsiderueshem personash ,po zhvillonin nje proteste kunder vendimit per prishjen e shtepive ne Zonen e Unazes se Re Tirane.Gjate zhvillimit te protestes disa persona kane hedhur kapsolla ,shishe plastike uji si dhe shkopa druri kundrejte punojesve te policise te cilet ishin te planizuar me sherbim ne hyrje te Parlamentit ku disa nga keta punojes jane demtuar .
Nga ana e oficereve te policise gjyqesore eshte bere procesverbali i kqyerjes se vendit te ngjarjes. Vendi i ngjarjes eshte hyrja kryesore e Kuvendit te Republikes se Shqiperise ne afersi te sheshit Fan Noli Tirane. Gjate kqyerjes se vendit te ngjarjes ne siperfaqen e e shtruar me beton jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 4 kapsolla me ngjyre te kuqe te pa plasur,6 kapsolla me ngjyre te kuqe dhe te zeze te plasura,12 bidona me mbishkrime te subjekeve qe I tregetojne ,1kapak stilografi ngjyre blu,tabela me mbishkrime , dy shkopinje druri,dy copa perde me mbishkrime . Eshte bere vendimi i ekspertimit daktiloskopik vleresues te shisheve plastike objekte ekspertimi si dhe eshte bere vendimi i ekspertimit kimik te kater kapsollave te pa plasura.
Ne lidhje me kete ngjarje eshte mare deklarim qe tregon rrethana hetimi punojeses se policies, te demtuares Ina Muka e cila eshte punojese e repartit Shqiponja Tirane . Ajo ka qene me sherbim ne hyrje te Kuvendit ne rreshtin e dyte dhe gjate protestes ajo ka pare qe protestuesit kane ardhur me pankarta ne duar si dhe me bidona plastike dhe kapsolla,dhe nderkoh qe po zhvillohej kjo situate ne nje momente ajo ka ndjere nje djegie ne pjesen e qafes nga ana e djathte e saj dhe njekohesishte nje ere tymi dhe menjehere ajo ka vendosur doren e djathte ne pjesen e qafes dhe ne kete momente ka degjuar nje shperthim dhe dhimbje ne pjesen e qafes dhe ne doren e djathte. E demtuara ka deklaruar se kapsolla ka ardhur perballe ne drejtim te Komunitetit Myslyman .Eshte bere edhe kqyerja fizike e shtetases Ina Muka ku konstatohet demtime ne pjesen e qafes nga ana e djathte e saj,demtime ne gishtin tregues dhe gishtin e mesit ted ores se majte,si dhe demtime massive ted ores se djathte me apumtim teresor te gishtit te madh.
Eshte mare kallezim punojsit te policise se Komisariatit te Policise nr 1 Tirane shtetasit Agim Troci, i cili ka qene i planizuar me sherbim ne hyrjet te Parlamentit ne anen e rruges se Elbasanit dhe pasi ai ka pare se protestuesit kane perparuar te hyjne ne Parlamente ai ka shkuar ne ndime te kordonit te policise ku ai ka pare qe nje person i gjate 175 cm me floke gjysem bjond me xhup te kuq me blu me bluze blu me tuta sportive ngjyre gri e ka goditur me grushte ne fytyre dhe pasi kane nderhyre sherbimet e tjera per ten a ndare ai ka tentuar perseri ta godasi ate me shkelma.Pasi eshte bere e mundur shoqerimi ne Komisariat ky person quhej Fluturim Rexhep Goleci I datelindjes 20.05.1988 lindur ne Diber dhe banues ne Paskuqan.
Punonjes te policies se Shtetit jane pyetur nga oficret e policies gjyqesore. Ata kane deklaruar per dhune fizike te ushtruar ndaj tyre nga persona qe merrin pjese ne proteste, persona te identifikuar deri ne kete faze te hetimeve si dhe persona te tjere per te cilet po hetohet per identifikimin e tyre.

Eshte perpiluar raport sherbimi nga punonjesit e Komisariatit Nr 1 Tirane te cilet ishin te vendosur ne sherbim ne lidhje me protesten dhe gjate sherbimit ata kane evidentuar disa persona qe kane bere veprime te dhuneshme si duke gjuajtur punojsit e policise me shashka,flakadane,si dhe sende te fort ate cilet jane shoqeruar ne Komisariat me emrat Alban Qemal Ahmetcenaj,Paolo Ajet Ahmetcenaj,Fluturim Rexhep Golemi,si dhe jane evidentuar shtetasit Dorjan Protoduari dhe , Luan Metalia . Deri ne kete faze te hetimit rezulton se shtetasit e mesiper kane goditur me kapsolla dhe sende te forta ne drejtim te punojesve te policise.
Eshte perpiluar raport sherbimi nga punonjesit e policise te seksionit te forces se posaçme Shqiponja te cilet pasi kane mare njoftim ne lidhje me dy persona qe dyshohen se kane hedhur kapsolla pasi ishin pjesmares ne proteste qe do zhvillohej ne hyrje te Parlamentit te cilet ishin Alban Ahmetcenaj i datelindjes 30.09.1980,te cilit gjate kontrrollit ju gjeten nje kapsolle piroteknike me ngjyre te kuqe me mbishkrimin Enigma Fire Works,eshte shoqeruar shtetasi Paolo Ahmetacenaj i datelindjes 03.07.2001 ku gjate kontrrollit fizik te tij jane gjetur 40 (dyzet)kapsolla piroteknike me ngjyre te kuqe me mbishkrimin Enigma Fire Works,ku 20(njezet)cope jane gjetur ne xhepat e tij te xhupit dhe 20(njezet)cop jane ne nje kuti te pa hapur te cilen e mbante ne nje çante shpine.Ne lidhje me kete raporte sherbimi eshte bere edhe kapja ne flagrance te tyre.

Eshte perpiluar nje raport-sherbimi nga punojes te policise se Komisariatit Nr 4 Tirane te cilet jane planizuar me sherbim ne afersi te parlamentit ku gjate zhvillimit te protestes ata kane pare qe protestuesit kane filluar te kryenin veprime te dhuneshme ndaj punojsve te policise duke qelluar ne drejtim te punojsve me uniforme me sende te forta dhe fishekzjarre. Nga ana e tyre jane evidentuar dy persona te cilet ishin ne rradhet e para te protestuesve te cilet ushtronin dhune ndaj punojesve te policise te cilet jane shtetasit Amarildo Bexhet Sinanaj dhe Shpati Hyso Bilbilaj. Ne lidhje me keta shtetas eshte bere edhe video me pamje filmike nepermjet celulareve. Nga ana e punojesve eshte bere edhe keqyerja e pamjeve filmike,ku ne kete pamje shikohet nje person I veshur me nje bluze sportive me ngjyre te zez dhe me nje çante krahu me pak mjeker eshte me floke te zeza me vetulla normale fytyre rrumbullaket I cili ndodhet ne mesin e turmes dhe ndez nje kapsoll dhe e hedh ne drejtim te punojseve te policise. Gjithashtu shikohet nje femer e veshhur me xhup te holle me ngjyre gri me floke te verdha te kapura siper me njekase e cila shikohet ne fillim te turmes se protestuesve dhe fillon te dhunoj punpojsit e policise. Gjithashtu shikohet nje person ne mesin e protestuesve i cili eshte i veshur me nje xhup me ngjyre te zeze sportive dhe mban ne duar nje bankart.Ky shtetas eshte me floke me ngjyre geshtenje me mjeker i pa rruar i cili fillon te gjuaj ne drejtim te punojesve te policise me bankarte qe mbante ne dore si dhe me nje derrase qe e mer ne toke.Po ne kete pamje shikohet edhe nje person tjeter i cili ndez nje kapsoll dhe e hedh ne drejtim te punojesve te policise.

Eshte perpiluar nje raport-sherbimi nga punojes te policise se Komisariatit Nr 3 Tirane te cilet jane planizuar me sherbim ne afersi te kuvendit ku gjate zhvillimit te protestes ata kane pare qe protestuesit kane filluar te kryenin veprime te dhuneshme ndaj punojsve te policise duke qelluar ne drejtim te punojsve me uniforme me sende te forta dhe fishekzjarre.Nga ana e tyre jane evidentuar shtetasit Rruzhdi Dukagjin Daci,Fejzi Mino,Marsel Velillari Gezim Sadikaj.Ne lidhje me keta shtetas eshte bere edhe video me pamje filmike nepermjet celulareve ku me pas eshte bere edhe kqyerja e pamjeve filmike te cilat jane hedhurne DVD ku ka rezultuar se e oren 01:32 te dates 22.11.2018 kane identifikuar shtetasit Gëzim Sadikaj I cili eshte I vendosur ne reshtin e pare perballe parlamentit duke ushtruar dhune dhe konfroktohet me punojsit e Policise dhe me Drejtorin e Policse Tirane Z.Kastriot Skënderaj si dhe vihet re se persona te paidentifikuar kane hedhur kapsolla ,tymuese si dhe sende te forta duke rezikuar rende shendetin e punojseve te policise.

Eshte perpiluar disa raporte-sherbimi nga punojes te policise se Komisariatit Nr 1 Tirane te cilet jane planizuar me sherbim ne afersi te parlamentit ku gjate zhvillimit te protestes ata kane identifikuar shtetasit Sali Lusha, disa deputet te opozites si Salianji,Boçi,Balliu,Gjyshaj dhe Vasili.

Eshte perpiluar nje raport sherbimi nga Seksioni I Operacioneve Speciale te cilet kane bere foto dhe filmime ne lidhje me protestueset ku nedr te tjera kane konstatuar nje shtetas te seksit mashkull i moshes 35 vjeç trup te shendosh me floke te rena i gjate rreth 180 cm i veshur me xhup te zi i cili kundershtonte punojsit e policise si dhe ka hedhur sende te ndryshme si kapsolla tymuese etj i cili pasi eshte shoqeruar eshte identifikuar si shtetasi Dorjan Protoduari.Ne oren 11:12 kane konstatuar nje shtetas rrerth oshes 20 vjeç i gjat rreth 180 cmi veshur me xhup me ngjyre te zez me kapuç me bluze gri e erret i cili bente veprime dhune ndaj punojesve te policise.Ne oren 11:25 eshte konstatuar nje person i moshes 50 vjeç i veshur me xhup te zi me kapuç i cili bente veprime te dhuneshme ndaj punojesve te policise i cili pasi eshte shoqeruar eshte identifikuar si shtetasi Rruzhdi Daci.Rreth ores 11:30 eshte konstatuar dy shtetas Alban Ahmetcenaj dhe Paolo Ahmetcenaj te cilet qellonin kordonin e policise dhe hidhnin kapsolla dhe tymuese ku njeri nga keta persona eshte i moshes 20 vjeç i veshur me xhup te zi dhe me nje çante te zeze me figura ngjyre gri ndersa tjetri i moshes 30 vjeç me mjeker me xhup te zi.
Eshte perpiluar nje raport sherbimi nga nd/specialist prane seksionit te krimeve ndaj Prones ku thuhet se shtetasi Ali Tahir Nalic i datelindjes 03.09.1983,lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane eshte pare duke kryer veprime te dhuneshme duke tentuar te kaloj me force kordonin e punojesve te policise.

Nga ana jone eshte bere keqyerja e pamjeve filmike te nxjera nga interneti ne lidhje me protesten e dates 22.11.2018 ku shikohen pamjet filmike te protestuesve qe godasin dhe hedhin kapsolla ne drejtim te punojesve te policise ku me pas jane demtuar punojesaja e policise Ina Muka dhe Dhimitraq Ziu.

Eshte bere keqyerja fizike dhe marja e faktoreve plotesues te qitjes per shtetasit:Amarildo Sinanaj, Shpati Bilbilaj, Marsel Velillari,Lulzim Dozhllani,Erjona Dozhlani,Ali Nalic,Paolo Ahmetcenaj,Alban Ahmetcenaj, Dorjan Protoduari, Rruzhdi Daci, Flurim Goleci, Ermir Goleci, Mariglen Braçaj, Adem Cara Bujar Gjata.

Eshte bere vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor per punojsit e policise,I Nuka,K.Muçolli,A.Asllanaj, K.Bala,Q.Brahimi,F.Kopani, H.Polici, G.Sula, R.Murataj, E.Asllanaj,L.Osmani,M.Luli eshte bere vendimi i ekspertimit kimik ne lidhje kapsollat te gjetur ne vendin e ngjarjes si dhe kapsollat sekuestruar shtetetasve Alban dhe Paolo Ahmetcenaj.Eshte bere vendimi i ekspertimit kimik per faktore plotesues te qitjes.
Per sa me siper pasi jane administuar prova materjale nga raportet e sherbimit dhe kapjes ne flagrance te punojsve te policise si dhe jane njxere edhe fotografime te personave te arrestuar ne momentin qe ata kane gjuajur me mjete te forta nga pamjet filmike te administruara nga ana jone.

Ne lidhje me kete ngjarje eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasve:Alban Ahmetcenaj,Paolo Ahmetcenaj,Lulzim Dozhdani,Fluturim Goleci,Ruzhdi Daci,Marsel Velillari,Dorjan Protoduari,Amarildo Sinanaj,Shpati Bilbilaj , Ali Nalic dhe Erald Muçaj per veprat penale,”Goditje per shkak te detyres”,Kundershtim i punojsit te rendit publik”,”Organizim dhe pjesmarje ne grumbullim dhe manifestim ne menyre te paligjshme,Prishje e rendit dhe qetesise publike te kryer ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 262,236/2,237 dhe 274 te Kodit Penal

Arrestimi i ketyre shtetasve duhet të vleftesohet i ligjshëm për shkak se:

1.Ekzistojnë kriteret për arrestimin në flagrancë parashikuar nga neni 251/2 i Kodit të Procedurës Penale.
2.Arrestimi i tij është bërë në gjendje flagrance në bazë të nenit 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, menjeherë pas kryerjes së veprës penale .
3.Kërkesa për vleftësimin e arrestit është paraqitur në gjykatë, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga çasti i arrestimit,

Gjithashtu, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta, të parashikuara nga nenet 228, 229 e 230/1 të Kodit të Procedurës Penale për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të arrestuarit , per shkak te mekanizmit te kryerjes se vepres penale, rrezikshmerise se autoreve dhe te veprave penale, pasojave te ardhura .
Nga sa me siper rezulton se egzistojne kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, , 238 dhe 234 , te K.Pr.Penale, per caktimin e mases se sigurimit detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore , dhe arrest ne burg dhe me konkretisht:
1.Egziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se shtetasit e arrestuar , kane kryer vepren penale te parashikuar nga nenet 236/2, 237 , 262 dhe 274 te K.Penal. Ky dyshim mbeshtetet ne :
•Procesverbali i arrestimit ne flagrance
•Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes
•Raportet e sherbimit te punonjesve te policise se shtetit
•Procesverbalet e kallezimit te vepres penale

•Procesverbalet e deklarimit te personave qe kane dijeni per vepren penale
•Procesverbalet e sekuestrimit te proves materiale
•Procesverbalet e kqyrjes se pamjeve filmike
•Vendimet per kryerjen e akteve te ekspertimit mjekoligjor , kimik dhe per faktoret plotesues te qitjes.
•Nuk egzistojne shkaqe padenueshmerie apo te shuarjes se vepres penale, shtetasit e arrestuar jane madhor dhe i pergjegjshem perpara ligjit
Shtetasi Erald Muçaj, i datëlindjes 21.08.1996, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas raportit të shërbimit të punonjësit të policisë Elton Shuli, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke shtyrë dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Pasi është verifikuar në rrugë operative se ky shtetas punonte si kamarier pranë Hotel Brodëay Tiranë, është bërë shoqërimi i tij për në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Shtetasi Dorjan Protoduari. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas kundërshtonte punonjësit e policisë, duke hedhur sende të ndryshme si kapsolla, tymuese etj. dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja, nga ambjentet e Spitalit të Traumës.

Shtetasi Amarildo Bexhet Sinanaj. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Jorgo Qirici, Anton Gjeci, Shpëtim Karaj, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shtetasi Shpati Hyso Bilbilaj. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Jorgo Qirici, Anton Gjeci, Shpëtim Karaj, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shtetasi Ali Tahir Nalic, i datëlindjes 03.09.1983, lindur në Kukës, banues në Tiranë tek ish Uzina e Autotraktorëve. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Nd/specialist Grisild Kariq dhe Shkëlqim Tola, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si dhe ka bërë thirrje për tu futur në Parlament. Pas përfundimit të protestës, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Shtetasi Ruzhdi Daci, i datëlindjes 01.06.1965. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas kryente veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3.

Shtetasi Alban Qemal Ahmetcenaj, i datëlindjes 30.09.1982, banues në zonën e Unazës së Re. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas qëllonte kordonin e policisë, duke hedhur kapsolla e tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja.

Shtetasi Paolo Arjan Ahmetcenaj, i datëlindjes 03.07.2001, banues në zonën e Unazës së Re. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas qëllonte kordonin e policisë, duke hedhur kapsolla e tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja.

Shtetasi Lulezim Dozani. Sipas raportit të shërbimit të punonjësit të policisë të përpiluar nga N/komisar Ylli Çako, datë 22.11.2018, nga ana e tij dhe ndhmës specialistëve të tjerë janë evidentuar dy persona të dhunshëm. Pasi është shoqëruar si person i dyshuar, rezulton se shtetasi Lulezim Dozani ishte pjesëmarrës në protestë, por nuk ka kryer veprime të dhunshme. Pas verifikimit rezultoi se personi i dhunshëm ishte bashkëshortja e tij, shtetësja Erjona Dozani.

Cmojme sa me siper referuar mekanizmit te vepres penale, veprimeve active te secilit prej te arrestuarve dhe pasjoave te ardhura
Sa më sipër, bazuar në nenet 228, 229, 230, 234 , 238 251/1 e 252, si dhe nenet 244/1 e 258/1 të Kodit të Procedurës Penale,

KËRKOJMË:
1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Erald Muçaj, I biri I Isakut dhe Adrianes, I dtl.21.08.1996, lindur ne Tirnae dhe banues ne Tirnae, rruga Aleksander Moisiu, pall 6/2 prane Raifeisen Bank, I padenuar me pare.
2.Caktimin e masës së sigurimit “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqeosre _” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
3.Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Ali Nalic, I biri I Tahirit dhe Drites, I dtl.03.09.1983 , lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane , ish Uzina e Autotraktoree, banese private pa numer.
4.Caktimin e masës së sigurimit “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore _” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
5.Vleftesimin sit e ligjshem te shtetasit Alban Ahmetcenaj, I biri I Qemalit dhe Hamdijes, I dtl.30.09.1982, lindur ne Mat dhe banues ne Tirane, rruga Xhevat Gjata, banese private.
6.Caktimin e masës së sigurimit “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore _” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
7.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Paolo Ahmetcenaj, I biri I Arjetit dhe Martes, I dtl .03.07.2001, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane rruga Xhavit Gjata, banese private.
8.Caktimin e masës së sigurimit ‘detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore’ parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Lulzim Dozhlani, I biri I Arifit dhe Ferides, I dtl.11.04.1973 , lindur ne Bujan Tropoje dhe banues ne Tirane , rruga Gjergj Legisi, blloku I pallateve Gintash.
10.Caktimin e masës së sigurimit “detyrimin per tu paraqitur ne policine gjyqesore ” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
11.Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Fluturim Goleci, I biri I Rexhepit dhe Sadetes, I dtl.20.05.1988, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane Paskuqan 2.
12.Caktimin e masës së sigurimit “ arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
13.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Ruzhdi Daci, I biri I Dukagjinit dhe Xhevahires, I dtl.01.06.1965, lindur ne Diber dhe banues ne Unaza e Re, banese private.
14.Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
15.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Marsel Velillari, I biri I Mbarimit dhe Lindites,I dtl.12.03.1990, lindur ne Pogradec dhe banues ne Tirane prane Televizionit Klan.
16.Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
17.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Dorjan Protoduari, I biri I Florit dhe Lindites, I dtl.03.09.1988, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane rruga teodor Keko, banese private.
18.Caktimin e masës së sigurimit ‘ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
19.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Amarildo Sinanaj, I biri I BExhetit dhe Lumturijes, I dtl.04.02.1988, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, rruga Teodor Keko, banese private nr 27.
20.Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
21.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Shpati Bilbilaj, I biri I Hyso dhe Lumturise, I dtl.20.08.1987, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane, Unaza e Re, rruga Fejzi Hizmo, banese private.
22.Caktimin e masës së sigurimit “ arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

PROKURORET
KRESHNIK AJAZI NDINI TAVANI

“Në shenjë hakmarrje policët i thyejnë gishtat Daniel Drobajt”

Ish- kryeministri Sali Berisha reagon për arrestimin e 18 vjeçarit të akuzuar si autorin e plagosjes së efektives së policisë gjatë ditës së enjte në protestë.

Daniel Droba u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi sipas policisë i hodhi kapsollën në trup efektives Ina Nuka, e cila u nis për mjekim të specializuar në Turqi.

Por sipas Berishës, policia pas arrestimit ka marrë urdhër që t’i thyej gishtat të riut Daniel Droba.

Reagimi i plotë

Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!

Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!

Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre.

Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.

Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj.

Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.

Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb/Gazeta Express

Turqit heqin dorë nga aeroporti i Vlorës. Air Albania nuk ekziston më

Deputeti i Partisë Demokratrike, Agron Shehaj ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet dhe se kompania “Air Albania”, është zhdukur.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit, mbrëmjen e djeshme deputeti Shehaj tha se kompania turke, është tërhequr nga ky projekt.

“Aeroporti i Vlorës nuk bëhet ashtu siç e kishin menduar ata. Di që turqit jan tërhequr dhe ky është lajm.”-tha Shehaj.

Më tej, i pyetur nga gazetari Çani nëse është e sigurtë kjo që deklaroi, deputeti u përgjigj “E kam të sigurtë, por nuk kam prova. E kam si dëshmi nga dikush. As aeroporti as kompania ajrore “Air Albania” nuk do të bëhen. Kompania “Air Albania” është zhdukur, s’ka më. Ka kohë që ka ikur.”

Edi Rama, o Rrenacak Mashtrues – Nga Alfred Mirashi Milot

O Rrenacak e Mashtrues.

Po ti qenke i papame, çfare po degjojme, dita dites po na çudit ,

si ka mundesi,

po ti qe shkon e takohesh me politikan e ju thua une jam KRYEMINISTRI e ARTISTI,

me i mire i te gjithe shqipetareve , per Zotin na e ke mbush mendjen ,

po sa manipulues i papam qenke .

Me fal  sinqerisht kur pashe videon e gazetarit Ylli Rakipit mendova:

Jo, jo , neser shqipetaret do zgjohen  te shkretet pa “Kryeministrin” me te mire qe ka pasur historia jone.

Kryeminister s’po flas se çfare menyrash orribile – të tmerrëshme ben qe te realizosh endrrat e tua,

me çdo lloj forme, nxjerr policine duke rrahur njerez te thjeshte dhe aty me mashtruesit e tu ju ve çmimin si te duash ti!

Ore kaq budallenj i mendon njerezit,

deri kur do te degjojme ate fjalorin tend qe sinqerisht na ben per te vjellë, kur të shohim se si ulërin!

Sidomos tani qe ta nxorri bojen dhe Ylli Rakipi,

tregohu burre e jep DOREHEQJEN per te miren e shoqerise Shqipetare,

sepse nuk mund ta shtysh më me rrena, ti i vetëquajturi, i ashtuquajturi ARTIST I MADH!

Askush nuk të quan ty Artist i Madh! Ti veç quan vetveten me dekretin e kryeministrit,

të ish ministrit të kulturës,

të ish kryetarit të partisë, pra të pushtetit që t’i e ke shpërdorur dhe vazhdon edhe më !

 

Sandër Lleshi betohet si ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi është betuar sot përpara Presidenti Republikës, akt i cili është i fundit para marrjes së detyrës zyrtarisht. Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë votoi me 77 vota pro dekretin e Presidentit Meta, që emëron Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.

Një javë më parë, Presidenti Meta dekretoi Sandër Lleshin si ministër, pas dy javësh debat mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë. Meta nuk e dekretoi kërkesën e parë të Kryeministri Rama për Sandër Lleshin si ministër, duke u shprehur se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për këtë kandidaturë.

Kryeministri Rama e ridërgoi kërkesën për dekretim në Presidencë, pasi e emëroi Sandër Lleshin zv.ministër të Brendshëm. Pasi mori informacionet e duhura nga ministria e Mbrojtjes për gjeneral Lleshin, Presidenti Meta e çdekretoi atë si ushtarak aktiv, duke treguar se kjo ishte pengesa kushtetuese që e kishte detyruar të mos e dekretonte ministër.

LDK-ja thotë se rritja e taksës është vendim populist

Foto nga arkivi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nga ana e Qeverisë së Kosovës është një vendim populist.

“Qeveria duhet të japë më shumë informacione se si i ka bërë llogaritë për pasojat që sjell ky vendim te bizneset dhe në rritjen e çmimeve”, tha Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Megjithatë, sipas Mustafës, vendimet qeveritare duhet të jenë të matura mirë si dhe të koordinuara në bazë të marrëveshjeve që ka me vendet e rajonit dhe BE-në.

Serbia, tha Mustafës e meriton një masë të tillë për shkak të veprimeve të saj kundër Kosovës, megjithatë Qeveria e Kosovës është dashur që të bëjë një analizë për kundërmasat.

“Rritja e taksës nuk është bërë në bazë të një analize, por në bazë të emocioneve karshi asaj që ata na kanë penguar në INTERPOL, ndërsa ne po ia kthejmë në këtë mënyrë”, theksoi Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të Përgjithshme në një afat sa më të shpejt, pasi vlerëson se institucionet e vendit nuk janë efektive në ushtrimin e detyrave të tyre.

Protesta e studentëve, Taulant Muka: Jemi përballë këtij shteti ‘WhatsApp’-i

Voltiza Duro – Ditën e djeshme studentët e universiteteve publike kanë protestuar për uljen e tarifave dhe rritjen e buxhetit për arsimin e lartë. Nën sloganin “Ulni tarifat, rritni buxhetin”, ata nisën marshimin e tyre nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë. Përkrah studentëve ka qenë edhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili u dorëhoq disa ditë më parë nga posti.

“Jam shumë i lumtur që studentët janë ngritur në protestë, që shprehin publikisht shqetësimet e tyre, (përballë këtij shteti ‘WhatsApp’-i, që nuk u përgjigjet kërkesave të qytetarëve), ata reagojnë, ata publikisht denoncojnë. Zëri i çdo studenti duhet të dëgjohet në mbarë botën, të dëgjohet në çdo qeveri, të reflektohet te politika dhe politikëbërja, e cila duhet t’i përgjigjet zërit studentor”, – thotë Muka për “Gazeta Shqiptare”. Ndërkohë, vetë studentët shprehen se profesorët shpeshherë iu shesin librat e tyre me detyrim.

“Ne jemi pjesë e lëvizjes ‘Për Universitetin’ dhe kjo lëvizje ka disa vite që është themeluar dhe ka luftuar reformën e arsimit të lartë. Jemi këtu sepse tarifat e Bachelor-it, por edhe të masterit si profesional dhe shkencor janë shumë të larta për nivelin e pagave në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat ne jetojmë. Kushtet në konvikte janë skandaloze, mësimdhënia ka shumë çalime, profesorët shesin libra në mënyrë të paligjshme, duke i detyruar shpesh studentët që t’i blejnë librat e tyre. Kështu që përveç faktit që duam të përgjysmohen tarifat, ne jemi këtu gjithashtu për të rritur buxhetin për arsimin publik. Kërkojmë edhe krijimin e një biblioteke, ku studentët të aksesojnë libra”, – thekson Entenela Ndrevataj për “GSH”. Gjithashtu, studentët tregojnë se iu duhet të punojnë për të mbijetuar e xhepi i tyre nuk i përballon tarifat e shkollimit. “Kam dalë të protestoj për padrejtësitë që po u bëhen studentëve në të gjithë Shqipërinë, ku shumica e shokëve e shoqeve të mia nuk kanë mundësi të ushqehen apo të jetojnë në Tiranë, e jo më të vijnë e të paguajnë tarifat e shkollës që janë shumë të larta. Unë personalisht punoj në dy punë dhe e kam shumë të vështirë që në fund të semestrit të parë të jap 300 mijë lekëshin”, – thotë studentja Jetmira Kasemi për “GSH”. Studentët kanë kërkuar mes të tjerash edhe krijimin e një enti botues publik, që boton libra universitarë me çmim të lirë. “Tarifat janë të papërballueshme, e krahasuar me vendet fqinje janë shumë të larta.

Ne urgjent kërkojmë përgjysmim tarifash. Shteti ynë krenohet me rritje 0.1% të rritjes së buxhetit për arsimin. Kjo është e dhimbshme, nuk është se shteti shqiptar nuk ka para për të investuar për universitetet, por është çështje prioritetesh. Mesa duket kanë prioritet betonin e krimin. Vlen të theksoj se kërkojmë edhe krijimin e një enti të një shtëpie botuese publike, e cila të botojë libra universitarë me çmime më të lira dhe të kontrolluara. Çdo ditë hasim në libra pa çmim, pa ISBN, pa kontroll e kjo duhet të ndryshojë”, – thotë studenti Edison Lika për “Gazeta Shqiptare”. Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe shumë pedagogë, të cilët kanë kërkuar që qeveria të dëgjojë zërin e studentëve. “Dua të jetoj në një shoqëri më të mirë dhe të punoj në një universitet më të mirë. Për ta bërë këtë nevojitet rritja e subvencioneve shtetërore për arsimin publik, ulja e tarifave që do ta bënte arsimin të ndjekshëm sipas meritave dhe jo sipas xhepave. Kjo është një protestë masive, ndër shumë të tjera dhe ne mendojmë që i gjithë ky vit akademik do të jetë një vit rezistencash, një vit protestash, bllokimesh. Ne duam ta detyrojmë qeverinë që të na dëgjojë, boll ka dëgjuar vetëm oligarkët, duhet të dëgjojë popullin, qytetarët, studentët e pedagogët”, – thekson pedagogu Arlind Qorri për “GSH”.

Ç’ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë ku unë mora pjesë? – Nga Taulant Muka

Në mbledhjen e parë të qeverisë shqiptare ku mora pjesë (7 nëntor), fliste vetëm një individ, kryeministri(KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim dhe tema ishte: “Performanca e ministrive”. Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i performancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por jo. Në ekran projektohet një tabelë, ku në krah të majtë ishin renditur ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në “Facebook”, “Retweet” në “Twitter” dhe “Pëlqimet” në “Instagram”. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!

Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që ministritë kishin bërë në rrjetet sociale dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.ministra që merrnin 2 pëlqime (Likes). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje, aty mësova që çdo ministri kishte një grup “WhatsApp”-i me pjesëtarë stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëve politikë, ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin.

Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj.). Perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit është i rëndësishëm për politikën shqiptare dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës”, e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçanta bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar, të cilat janë në gjuhën shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”. Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkon rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe korpusin universitar (i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda, gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypjet sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e shqiptarëve sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të fortë dhe dija po shkatërrohet, është edhe betejë në rrjetet sociale… fatkeqësisht. Kjo është një betejë në të cilën shkenca (metodat e inteligjencës artificiale) mund të ndihmojnë!

Personi që qëlloi Ramën me këpucë, punonjës i administratës. Denoncimi: I masakruan fëmijët

Kryeministri Rama u qëllua dje me këpucë teksa ndodhej në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e policisë që u plagosën nga përplasja me protestuesit para Kuvendit.

 

Personi që qëlloi me këpucë kreun e qeverisë u shoqërua menjëherë nga forcat e policisë që ndodheshin aty.

Sipas një banori të Unazës së Re, i cili u prezantua si Lutfi Kastrati dhe ishte i pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ai rrëfeu se personi që qëlloi Ramën me këpucë ishte punonjës i administratës ndërsa policia dhe punonjësit e INUK-it i kishin terrorizuar familjen dhe dhunuar fëmijët.

Ai tregoi disa foto ku thotë se babai ka vajtur në spital në datën 15 nëntor për të marrë kartelën e fëmijëve në spital pasi ishte zhdukur.

“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta cuar cështjen në gjykatë.” – tha Kastrati. TPZ.al

Incident në kufirin greko-shqiptar

Mjetet greke të informimit njoftuan të enjten se një incident ndodhi në afërsi të kufirit greko -shqiptar në zonën e Visanit të Pogonit, në anën greke, ku një shtetas shqiptar u vra nga policia greke dhe një polic grek u lëndua lehtë në dorë. Burimet jo zyrtare greke njoftuan se operacioni kishte qëllim ndalimin e një grupi të dyshuar si trafikantë shqiptarë të lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke që i referohen burimeve policore pas një të shtëne me armë zjarri policia greke u përgjigj duke vrarë një shtetas shqiptar, ndërsa tre të tjerë dyshohet se arritën të largoheshin nga zona dhe po kërkohen nga policia.

Policia greke e Janinës nuk ka bërë deklarime për ngjarjen, ndërsa njoftohet nga burimet greke se operacioni është në zhvillim e sipër. Burime paraprake policore greke njoftuan për bllokimin e dy armëve kallashnikovë dhe të një sasie prej rreth 100 kilogramë marijuanë. za

Ahmetaj komenton taksën për mallrat serbe: Jo e shëndetshme

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj e ka komentuar si jo të shëndetshme, vendimin e qeverisë së Kosovës, për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100%.

Në një prononcim për Ballkan Web, ministri Ahmetaj  u shpreh se një vendim i tillë i shkon si kosto qytetarëve. Ahmetaj tha ndër të tjera se Kosova duhet ta mendojë mirë një hap të tillë.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha më herët se masa ndaj importit të mallrave,  nuk duhet të hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj gjatë seancës në Kuvend.

FOTOT- Kush është efektivja e policisë që humbi gishtat në protestë, ja gjendja e saj

Ina Nuka është efektivja e policisë që ka mbetur e plagosur në protestën e sotme të banorëve të “Unazë së Re” para parlamentit.

 

Në foto e shkrepur në spitalin e Traumës në Tiranë, Nuka duket e shtrirë në një nga shtretërit e spitalit, me gishtat e dorës të fashuar. Demtime duket se ka marre edhe ne faqen e djathte.

WhatsApp Image 2018-11-22 at 19.25.46

Nuka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, mësohet se më herët ka punuar në Patrullë të Përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me herët ka studiuar tek Universiteti i Sporteve.

WhatsApp Image 2018-11-22 at 18.51.31

E reja ka humbur 2 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.

46523778_10216502530423301_356795874015182848_n

24-vjecarja ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e saj raportohet se eshte e qendrueshme. E reja ishte nje nder dy efektivet e policise qe pesuan demtime me te rennda gjate protestes se sotme.

WhatsApp Image 2018-11-22 at 19.25.38

Zyrtarisht, Policia njoftoi se 12 punonjës policie u plagosen si dhe 3 protestues.

Burri i saj qëlloi Ramën me këpucë, flet banorja

Një nga protestueset e Unazës së re, gjatë tubimit që është bërë sot pasdite ka treguar se asaj i kanë marrë në burg djalin dhe burrin.

 

Lindita Protoduari, nëna e Dorjan Protoduarit të arrestuar nga policia dhe bashkëshortja e protestuesit që goditi Ramen me këpucë, shprehet se nuk e tremb burgu.

Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty. Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar.. ka thënë ajo”

Banorët e Unazës së re vijojnë protestën, i pranishëm dhe Basha

Pas protestës që u zhvillua sot para Kuvendit, protestë e cila u shoqërua me tensione, banorët e Unazës së re janë mbledhur sërish për të protestuar, por këtë herë tek Astiri.

 

Në mbështetje të kësaj protestë, ka shkuar edhe lideri i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka mbështetur që nga dita e parë duke thënë se projekti i Unazës së re është korruptiv dhe më qëllime klienteliste.

Banorët e Unazës së re kanë nisur bllokimin e rrugës me kërkesën e tyre të qartë, atë të dëmshpërblimit 100% për prishjen e banesave të tyre.

“Kryetari Basha ndodhet tek Unaza e Re me banoret, qe kane paralajmeruar proteste ne oren 17.00, pavaresisht forcave te shtuara te FNSH dhe forcave te tjera”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit e PD.

Shqipëri, studentët protestojnë për uljen e tarifave të studimeve

TIRANË – Studentë të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera publike marshuan ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke protestuar për uljen e tarifave të studimit si dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në protestën e mbajtur nga organizatat që mbrojnë të drejtat e studentëve, pjesë e së cilës ishin edhe pedagogë, u kërkua nga Qeveria e Shqipërisë përgjysmimin e të gjitha tarifave studimore, rritjen e buxhetit për universitetet publike si dhe themelimin e një enti botues publik që boton libra universitarë me çmim të lirë.

Studentët e nisën protestën e tyre nga korpusi i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe më pas vijuan marshimin e tyre në drejtim të selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme si: “Nuk kam para, por dua të arsimohem”, “Jam student, jo statistikë”, “Ulni tarifat-Rritni buxhetin”, etj.

Protesta ka për qëllim ndryshimet në ligjin për “Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor” të miratuar disa vite më parë.

Studentët që kanë folur gjatë protestës janë shprehur se qëllimi i organizimit të saj është për të mbrojtur të drejtat e tyre, për një universitet më të mirë e demokratik, sipas tyre, ku studimet kushtëzohen vetëm nga merita. aa

Protestuesi arrestohet në spital, deputetët e PD sherr me mjekët

Veç efektivëve të policisë edhe disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes që ndodhi përpara Kuvendit.

Në mbështetje të tyre kanë në Spitalin Ushtarak kanë shkruar deputetët e Partisë Demokratike.

Po në një moment policia futet brenda spitalit dhe ka shoqëruar një protestues. Kjo ka sjellë dhe një acarim mes deputetëve që ishin prezent dhe stafit mjekësor.

Rama reagon ndaj veteranëve, letër Tarifës: Kokëulja e sinqertë jo para Mid’hat Frashërit, por përballë historisë

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas intervistës së Fatos Tarifës, i cili rrefeu se babai i tij, Sevo Tarifa,  ish-sekretari i Enver Hoxhës kishte menduar të dorëzonte teserën e Partisë Socialistë, pas deklaratave të Kryeministrit për Mid’hat Frashërin.

Thënia e Ramës se ata që kundërshtojnë ceremoninë e rivarrimit të Mid’hat Frashërit, duket të ulin kokën, ka ngjallur reagimin e ish-sekretarit të Enverit, i cili ka shprehur keqardhje për këtë qëndrim të kreut të qeverisë.

Por kryeministri Edi Rama  i ka dhënë përgjigje sot me anë të një letre të posaçme të publikuar në Gazetën Dita.

“Jam disi i keqardhur që një ngjarje e tillë të jetë bërë shkas për një pezëm personal dhe familjar që çon deri në pikëpyetje të ndërgjegjes. Po jam edhe po aq i çuditur për nxitimin me të cilin, rikonstatoj se është dëgjuar e gjykuar më shumë se sa lexuar e kuptuar fjala ime në një ceremoni, të përgojuar sipas meje pa kurrfarë të drejte.

Dëshiroj të qartësoj diçka sidoqoftë dhe shkurtimisht, në lidhje me pohimin se: “Kryeministri i Shqipërisë ka rehabilituar një kolaboracionist, u ka “ulur kokën” veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare deri në poshtërim dhe ka autorizuar zhvillimin e një ceremonie të “shproporcionuar””, shkruan Rama.

Sevo-Fatos-Tarifa

“Në nëntor 1944, Mid’hat Frashëri në Shkodër, në shtëpinë e Rojve, u drejtohet të pranishmëve duke u thënë, “Marr përgjegjësinë t’ju deklaroj se e çbëjmë organizatën e Ballit Kombëtar. Ajo e kreu misionin e vet historik. Ne humbëm luftën, por jo shpresën”. Këtë quaj unë “ulje koke” Profesor dhe pjesa ku duhet të ulin kokën, sipas meje, jo veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare, po komunistët e pasluftës që sot e gjykojnë Mid’hat Frashërin, a thua se jemi të nesërmen e fitores së luftës, e jo plot 28 vjet nga data zyrtare e vdekjes së shpresës që solli fitorja e tyre(!), ka të bëjë jo me atë luftë po me krimet që u bënë në emër të fitores së saj!

Ja pra, kështu e shoh unë i dashur mik këtë punë. Shpresoj shumë që nëpërmjet kësaj letre t’Ju kem yshtur ta rilexoni ndryshe fjalën time në atë ceremoni të vonuar.  E vërteta sipas Aristotelit do ta donte pastaj që t’i ndani frytet e rileximit edhe me babain Tuaj, veteranin e nderuar e me plot të drejtë kryelartë për Luftën Nacionalçlirimtare. Të cilit, bashkë me të falat e mia të përzemërta, Ju lutem t’i përcillni dhe lutjen time të mirëkuptimit për nevojën e kokëuljes së sinqertë, jo përpara Mid’hatit, po përballë historisë që rrodhi pas asaj lufte”, thotë Rama.

Letra e plotë

Nga Edi Rama

I dashur Fatos,

Një mik i përbashkët ma dërgoi dhe kësisoj e lexova me vëmendje intervistën Tuaj në Dita lidhur me kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri.

Jam disi i keqardhur që një ngjarje e tillë të jetë bërë shkas për një pezëm personal dhe familjar që çon deri në pikëpyetje të ndërgjegjes. Po jam edhe po aq i çuditur për nxitimin me të cilin, rikonstatoj se është dëgjuar e gjykuar më shumë se sa lexuar e kuptuar fjala ime në një ceremoni, të përgojuar sipas meje pa kurrfarë të drejte.

Dëshiroj të qartësoj diçka sidoqoftë dhe shkurtimisht, në lidhje me pohimin se: “Kryeministri i Shqipërisë ka rehabilituar një kolaboracionist, u ka “ulur kokën” veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare deri në poshtërim dhe ka autorizuar zhvillimin e një ceremonie të “shproporcionuar”.

Së pari, Mid’hat Frashëri nuk është dënuar nga asnjë gjykatë shqiptare e ngritur sipas parimeve themelore të së drejtës, për çka është akuzuar, gjykuar, vrarë e rivrarë dhe varrosur e rivarrosur në mungesë, me baltën e miliarda herë leximeve të nekrologjisë së tij politike, për shumë dekada.

“Rehabilitimi” ose jo i tij, si edhe i kujtdo tjetër në histori, i përket vetëm historisë, së cilës, në ditët tona dhe në vendin tonë, askërkush nuk mëton t’ia diktojë penën, hulumtimet e përfundimet.

Dhe historia, siç Ju më mirë se unë e dini, është larg së qenuri bardh e zi e këtu, besoj më lejohet t’Ju kujtoj Juve, po edhe t’ua sjell para syve atyre fitimtarëve të luftës prej ku Mid’hat Frashëri doli i mundur, të cilët sot mund të ndjehen si i respektuari babai Juaj, një shembull tejet kuptimplotë besoj. E kam fjalën për homazhin që Gjenerali De Gol, udhëheqësi lavdiplotë i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, i bëri kryetarit të Qeverisë Kolaboracioniste të Vishisë, Marshallit Peten, të cilit, megjithëse i dënuar me vdekje nga një gjykatë e ngritur sipas të tëra rregullave të artit, pas luftës, vetë ai, Presidenti De Gol i fali jetën duke i’a kthyer dënimin në syrgjyn të përjetshëm.

Ja ç’thotë kryeheroi i Francës për kryekolaboracionistin e Francës:

“Ndonëse mjerisht, në kohë më të herëta, tek i afrohej dimri i mbramë i jetës, mes ngjarjesh epërsisht të ndërlikuara, mosha e thyer e shpuri Marshallin Peten në gabime të dënueshme, lavdinë që pat korrur në betejën e Verdënit, atë lavdi që pat merituar në Verdën, 50 vjet më parë dhe që e mishëroi gjatë gjithë kohës, duke udhëhequr ushtrinë franceze drejt fitores, atdheu nuk mund as t’ja mohojë dhe as t’ja lërë në harresë”.

E pra i dashur mik, Mid’hat Frashëri, i cili nuk kryesoi dhe as mori pjesë në ndonjë qeveri kolaboracioniste të Tiranës së viteve’40, nuk lëshoi si Pierre Laval, urata mbi fitoren e nazi-fashistëve dhe nuk u bë asnjëherë ideolog i braktisjes së aleatëve në favor të fuqive të Boshtit, i kishte edhe ai apo jo(?) disa merita, madje madhore në historinë e Shqipërisë!

Jo vetëm aq, po Firmëtari i Pavarësisë së Shqipërisë, padrejtësisht dhe verbërisht me gjithsej i anatemuar si të ishte djalli vetë, nuk mënoi të njihte meritat e luftëtarëve anti-fashistë dhe as ngurroi të vinte gishtin mbi kolaboracionistët e bindur dhe agjitatorë, çka edhe e nënvizova jo pa qëllim në fjalën time:

“Shumë prekës – këtë përsëri duhet ta dëgjojnë, të gjithë ata të cilëve sytë, hundët, goja, veshët u janë taposur me baltë nga 70 vjet propagandë karikaturizuese për Mid’hat Frashërin, – është homazhi i tij ndaj rinisë shqiptare dhe luftës së saj kundër armikut dhe po ashtu nderimi që ai i bën, me fjalët e tij, 30 mijë dëshmorëve të atdheut, ndonëse sipas tij, liria e Shqipërisë u uzurpua pas kësaj lufte.

Dhe ja çfarë thotë në artikullin, “Përpjekja e Shqipërisë”, botuar në gazetën “Flamuri”, pikërisht ai, udhëheqësi i Ballit Kombëtar:  “Në fakt, më shumë se 400 fshatra dhe shumë lagje të qyteteve u shndërruan në gërmadha. Mijëra e mijëra banorë mbetën pa strehë, pa të ardhme. Ende sot, shihen rrënimet e këtyre shkatërrimeve dhe varret e të rënëve, nga Peja, në Gjakove, deri në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe në gjithë jugun e vendit, rreth 30 mijë luftëtarë e viktima të rënë, nuk do t’i shohin më familjet e tyre, as atdheun e tyre. Ata u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë!”

Akoma më tej i nderuar Profesor, Kryetari i Kongresit të Manastirit i përkiste një familjeje, e cila (pa përmendur babain dhe ungjit e tij), strehoi dhe shpëtoi mu në mes të asaj lufte prej ku ai doli i mundur, një familje të tërë hebreje të kërcënuar nga shfarosja. Ju me siguri e dini se mbiemri Frashëri sot shenjon, në memorialin e Yad Vashem-it në Jeruzalem, një fis të tërë, fisin e Mid’hat Frashërit, të nderuar si “I Drejtë mes Kombeve”. Le ta mësojnë edhe ata që s’e dinë.

Atyre veteranëve të Nacionalçlirimtares që si babai Juaj janë pezmatuar prej gjestit a fjalës sime, preferoj t’u parafrazoj këtu një gjykim të një tjetër figure botërisht të njohur të rezistencës, presidentit francez Fransua Miteran, mbi një çështje të ngjashme, duke u thënë se po, e kuptoj ndjeshmërinë, sikundër e gjej të papranueshme fshirjen me një të rënë të lapsit të kontributeve individuale dhe të sakrificave të shumëkujt që në fakt paraprinë dhe madje e frymëzuan, prej dekadash, Luftës Nacionalçlirimtare që me plot të drejtë nderojmë krenarisht.

Lavdia e punëtorëve të Rilindjes kombëtare dhe të shtetformimit në Shqipëri në çerekshekullin e tij të parë, ndër të cilët shkëlqen emri i Mid’hat Frashërit, nuk mund as të mohohet, as të lihet në harresë dhe as të fshihet me një të rënë të lapsit. E çfarë lapsi se ai plumb fare, i historisë së shkruar nga fitimtarët e asaj lufte të lavdishme, pas së cilës siç e thotë edhe Mid’hat Frashëri (e unë këtu jam dakord me të dhe mbase jo me babain Tuaj të nderuar), “liria e Shqipërisë u uzurpua”! E thënë ndryshe dhe mbase kuptohemi edhe me babanë për “uljen e kokës”, ashtu siç besoj se gaboi rëndë kushdo u përpoq t’u ulë kokën veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare pas rënies së komunizmit, duke glorifikuar në tym Ballin Kombëtar, po ashtu besoj se gabon rëndë kushdo që sot e gjykon Mid’hat Frashërin, thjesht me kutin e fitimtarit të asaj lufte.

Në nëntor 1944, Mid’hat Frashëri në Shkodër, në shtëpinë e Rojve, u drejtohet të pranishmëve duke u thënë, “Marr përgjegjësinë t’ju deklaroj se e çbëjmë organizatën e Ballit Kombëtar. Ajo e kreu misionin e vet historik. Ne humbëm luftën, por jo shpresën”. Këtë quaj unë “ulje koke” Profesor dhe pjesa ku duhet të ulin kokën, sipas meje, jo veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare, po komunistët e pasluftës që sot e gjykojnë Mid’hat Frashërin, a thua se jemi të nesërmen e fitores së luftës, e jo plot 28 vjet nga data zyrtare e vdekjes së shpresës që solli fitorja e tyre(!), ka të bëjë jo me atë luftë po me krimet që u bënë në emër të fitores së saj!

Ja pra, kështu e shoh unë i dashur mik këtë punë. Shpresoj shumë që nëpërmjet kësaj letre t’Ju kem yshtur ta rilexoni ndryshe fjalën time në atë ceremoni të vonuar.  E vërteta sipas Aristotelit do ta donte pastaj që t’i ndani frytet e rileximit edhe me babain Tuaj, veteranin e nderuar e me plot të drejtë kryelartë për Luftën Nacionalçlirimtare. Të cilit, bashkë me të falat e mia të përzemërta, Ju lutem t’i përcillni dhe lutjen time të mirëkuptimit për nevojën e kokëuljes së sinqertë, jo përpara Mid’hatit, po përballë historisë që rrodhi pas asaj lufte.

Sinqerisht i Juaji

ER

Dita e të Drejtave të Fëmijëve, raporti: Mbi 5 mijë të mitur shqiptarë, të trafikuar

Voltiza Duro – Në Ditën Ndërkombë- tare të të Drejtave të Fëmijëve, statistikat mbi trafikimin e të miturve në Shqipëri rezultojnë tejet tronditëse. Sipas të dhënave nga raportet zyrtare të shteteve të BE-së dhe të organizatave ndërkombëtare përllogarisin se janë mbi 5000 fëmijë të trafikuar, të kontrabanduar dhe të pashoqëruar nga Shqipëria. Megjithatë edhe këto të dhëna duken të pjesshme, po të krahasojmë të dhënat e raportuara nga Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë dy viteve të fundit janë raportuar më shumë se 1500 fëmijë nga Shqipëria të trafikuar dhe kontrabanduar drejt këtij shteti, shumica e tyre fëmijë-vajza. Në raportin e Europol theksohet se grupet kriminale shqiptare, trafikojnë djem të rinj në moshën 12 deri në 15 vjeç në BE dhe më pas i detyrojnë ata të punojnë në larjen e makinave pa pagesë. Fëmijët jepen nga familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët i paguajnë kontrabandistëve rreth 10,000 euro, me premtimin që fëmijës së tyre do ti jepet një e ardhme më e mirë në BE. Të miturit transportohen ilegalisht në Evropën Jugore dhe më pas udhëtojnë përmes ajrit dhe detit në Evropën Perëndimore. Ky rrjet kriminal ka njësi të vendosura në shtete të ndryshme anëtare të BE-së, duke përfituar nga pagesa paraprake e familjeve, por edhe nga shfrytëzimi i punës së të miturve.

“Disa rrjete kriminale vepronin në disa vende të BE njëkohësisht dhe disa të dyshuar ishin regjistruar tashmë në bazat e të dhënave kriminale të BE-së në lidhje me përfshirjen e tyre në krimin e pronës, prodhimin e drogës dhe trafikimin, prostitucionin e detyruar dhe kontrabandimin e emigrantëve. Në shumicën e këtyre rasteve familjet e viktimave u përfshinë në procesin e trafikimit në nivele të ndryshme, ndonjëherë me vetëdije duke bere dorëzimin e fëmijëve të tyre ose nganjëherë duke mos qenë në dijeni të rreziqeve të shfrytëzimit të fshehur pas një shërbimi kontrabande”,-thekson Altin Hazizaj, drejtor i organizatës për të drejtat e fëmijëve, CRCA Albania. Ky i fundit shton se viktimat e vogla të shfrytëzuara në prostitucion në BE u larguan nga vendi i tyre i origjinës në të njëjtën kohë me viktimat e tjera të rritura.

Hazizaj thekson se një grup shqipfolës thuhet se planifikonte rrëmbimin e vegjëlve për të rregulluar birësimet e pali-gjshme. Një prej shqetësimeve të veçanta në lidhje me këtë rrjet ishte dimensioni gjeografik i grupit, pasi të dyshuarit u gjetën të jenë në kontakt me njerëz në disa vende të BE-së, Indi dhe Vietnam që organizojnë skema potenciale të adoptimit ilegal. “Sipas Qendrës “Vatra”, vetëm gjatë vitit 2017 ka patur 44 raste të reja, rreth 30 % më tepër krahasuar me një vit më parë. Nga këto, rreth 59 % e rasteve përdoren për shfrytëzim seksual, ndërsa 41 % e tyre për shfrytëzim për lypje, etj. Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndau shqetësimin kryesor të ngritur edhe nga CRCA Shqipëri, se “trafikantët gjithnjë e më shumë po përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat. Fëmijët shpesh detyrohen të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar. Qeveria shqiptare raportoi më pak ndjekje penale dhe gjykime dhe autoritetet vazhduan të hetojnë dhe ndjekin penalisht disa trafikantë për krime të vogla si shfrytëzimi i prostitucionit”,-thekson Hazizaj.

Shqipëri, shqetësim trafikimi i brendshëm i grave dhe vajzave

Trafkimi i qënieve njerëzore është një ndër fenomenet më negative që ka shoqëruar tranzicionin e gjatë në Shqipëri pas vitit 90. Siç njofton gazetarja Mimoza Picari në këtë material të përgatitur për Zërin e Amerikës, numri i grave dhe vajzave të trafikuara dhe të identifikuara nga strukturat përgjegjëse është rreth 100 në vit, ndërsa numri real brenda dhe jashtë vendit nuk mund të përcaktohet për aq kohë sa ato mbeten të paraportuara.

Drejtues të organizatave joqeveritare vërejnë me shqetësim uljen e numrit të identifikimeve, uljen e moshës së vajzave të trafikuara nën 18 vjeç, si dhe rritjen e trafikimit të brendshëm. Qeveria shqiptare, e cila ka krijuar dhe një organizëm të gjerë me shumë aktorë, që drejtohet nga Kordinatori kombëtar për çështjet e trafikimit, i është përgjigjur kritikave në vijimësi, me një plan veprimi të hartuar së fundi. Zyrtarët shmangin akuzat se ka rënë vëmendja ndaj trafikimit për shkak të përqendrimit të energjive të qeverisë në luftën ndaj drogës, duke argumentuar se grupet kriminale që janë goditur kanë patur ndër aktivitetet e tyre përveç drogës edhe trafikimin.

Trafikimi i qënieve njerëzore vazhdon të jetë një ndër fenomenet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare për më shumë se dy dekada. Ai është pranuar me vështirësi nga zyrtarët qeveritarë pas vitit 1997, të cilët kanë tentuar ta konsiderojnë si emigracion të paligjshëm. Trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka prekur mjaft familje shqiptare. Një dëshmi tronditëse, sjell një grua në qendrën Vatra në Vlorë.

Denoncuesja: “Më tha do të çoj tek një çift, tek një shoku im si fillim. Pastaj do të vij të të marr pas një muaji prapë. Ky çifti faktikisht trafikonte vajza. I merrnin, i transportonin, i çonin në Itali, u bënin pasaporta false. Më thonin që duhej të shkoja me të tjerë. Dilja natën veja nëpër hotele. Dhe e bëja sepse ndryshe më rrihte. Nuk duronte fare fare, asnjë pyetje. Dhe këtë gjë e kuptova por nuk e ndryshoja dot”.

Qëndra Vatra që prej vitit 2001 kur shndërrua në strehimore, ka trajtuar mbi 1 mijë e 600 gra dhe vajza, si kjo grua, që i kanë shpëtuar trafikantëve. Pas saj janë krijuar dhe tre të tjera, mes tyre dhe ajo shtetërore në perfireri të Tiranës që ka afruar shërbime për mbi 600 gra dhe vajza viktima të trafikut. Shërbimet që ofrojnë ato janë thuajse të njëjta.

Merita Xhafaj drejtore e politikave sociale në Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale thotë se “Gratë viktima të trafikut pasi mbërrijnë në qendër përiftojnë jo vetëm shërbime sociale, ndihmë ligjore falas, shërbimi me psikolog sepse asistenca e psikologut është e nevojshme në qendër. Ka një plan referimi, sepse ato janë idividuale për menyrën se si do të trajtohen dhe riintegrohen të gjitha viktimat e trafikimit”.

E gjithë veprimtaria antitrafik ndiqet nga kordinatori kombëtar për çështjet e luftës kundër trafkimit të qënieve njerëzore.Toneve kritike të raportit të departamentit të shtetit, por jo vetëm, që nënvizoi në qershor të këtij viti se Shqipëria nuk plotëson standartet minimale në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, qeveria shqiptare i është përgjigjur së fundi me hartimin e planit kombëtar të veprimit 2018-2020 për trafikimin.

Rovena Voda, Zëvendës Ministre e brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për çështjet e trafikimit sqaron: “Është një plan ambicioz, e them ambicioz sepse bazhohet në disa shtylla kryesore, duke filluar me parandalimin.Një shtyllë e rëndësishme është përsa i përket legjislacionit. Mënyrat se si krimi evolon kanë ndryshuar dhe në të njëjtin hap duhet të ece dhe legjislacioni. Reforma në drejtësi parashikon që vepra penale e trafikimit do të hetohet dhe gjykohet nga prokuroritë dhe gjykatat e rretheve dhe jo më nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda”.

Një pjesë të rëndësishme të luftës kundër trafikimit zë ndërgjegjësimi dhe kordinatorja kombëtare e antitrafikut thotë se këtij qëllimi i shërbejnë dhe kurigulat në gjimnaze për të njohur fenomenin. Në 9 muajt e parë të këtij viti regjistrohen 20 viktima më pak të trafikut të qënieve njerëzore, të identifikuara, se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtaret e qeverisë e lexojnë si sukses por drejtuesit e organizatave joqeveritare mendojnë se kjo lidhet me rënien e numrit të identifikimeve dhe jo zbutjen e fenomenit të trafikimit.

Brikena Puka, Drejtore ekzekutive e Qendrës Vatra në Vlorë pohon se “Në mënyrë të veçantë në vitin 2018 identifikimi i viktimave të trafikut të qënieve njerëzore ka rënë, nga të gjitha institucionet në përgjithësi”.

Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda i përgjigjet këtij shqetësimi duke thënë se “Aty ku statistikat duket sikur janë pak, alarmi duhet të jetë gjithmonë më i ngritur. Dhe këtë kam mundur të mbaj në fokus unë dhe zyra ime e kordinatorit. Të mos kënaqemi se kemi më pak viktima të mundshme të trafikimit të qënieve njerezore dhe në fakt i kemi patur.”

Në nivel kombëtar numri i viktimave të mundshme të trafikimit të identifikuara është rreth 100 në vit. Ndërkohë numri real i grave dhe vajzave të trafikuara brenda dhe jashtë vendit mbetet i panjohur për aq kohë sa ato janë të paidentifikuara.

Marjana Meshi Drejtore e qendrës “Të ndryshëm dhe të barabartë” thotë se identifikimi është shumë i vështirë. Duke qenë se është një veprimtari e fshehtë kriminale, sqaron ajo, viktimat janë nën kontrollin e trafikantëve.

Një prej viktimave të trafikut që dëshmoi në qendrën Vatra rrëfen kërcënimin që merrte nga trafikantët nëse ajo do të denonconte.

Denoncuesja: “Nëse ti bën si të themi ne, nuk të kapin dot. Nëse ti tenton të ikësh je e vdekur. Ti dhe fëmija yt. Më shumë i thoja vetes time të bëja durim. Të bëja durim se do ta gjeja mundësinë. Isha e sigurt se do ta gjeja një mundësi. Me guximin që i dhashe vetes time ja arrita në fund. Vajta në polici dhe bëra denoncimin.”

E megjithatë drejtuesit e organizatave joqeveritare e lidhin numrin e ulët të identifikimeve edhe me përqendrimin e vëmendjes së qeverisë në luftën kundër drogës, sipas tyre, duke lënë mënjanë luftën ndaj trafikimit të qënieve njerëzore.

Rovena Voda, Zv/Ministre e Brendshme, sjell një argument që kundërshton shqetësimin e Organizatave Joqeveritare kur thotë: “Unë do t’ju sjell një fakt. Nga analiza që Task Forca e ngritur me qëllim implementimin e operacionit Forca e Ligjit, i ka bërë grupeve kriminale, nga më të rrezikshmet në Shqipëri, është vënë re që një pjesë e mirë e këtyre grupeve krimnale kanë si aktivitet të tyre dhe trafikimin e qënieve njerëzore.”

Akuzat për trafik droge dhe trafikim të qënieve njerëzore prekën vitet e fundit edhe disa të zgjedhur në parlament dhe pushtetin vendor. Procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë i ndaloi ata të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet për të cilat ishin zgjedhur.

Një problem tejet shqetësues, në fenomenin e trafikimit të grave dhe vajzave lidhet me moshën e vajzave të trafikuara.

Brikena Puka drejtuese e qendrës “Vatra” thotë se rreth 50% e tyre janë minorene, nën moshën 18 vjeç. Ose edhe kur kanë qenë mbi këtë moshë në momentin e identifikimit, sqaron ajo, është konstatuar më pas, se kur kanë nisur të shfrytëzohen kanë qenë nën 18 vjeç.

Organizata “Tjetër Vizion” që ofron shërbime për fëmijët e trafikuar, nënvizon me shqetësim rritjen e trafikimit të brendshëm.

Arjan Çala Drjtues i qendrës bën me dije se po zhvillohet trafikimi i brendshëm, që do të thotë se trafikimi si fenomen po gjen terren edhe në Shqipëri, jo vetëm jashtë saj- sqaron ai. “Gjysma e fëmijëve trafikhen brenda territorit të Shqipërisë për shfrytëzim, punë të detyruar, abuzime seksuale etj”, thekson zoti Çala.

Të katër strehimoret e trafikut të qënieve njerëzore, kanë krijuar një koalicion dhe veçojnë bashkëpunimin e mirë me strukturat e policisë. Tre strehimoret private, vlerësojnë financimin në pjesën më të madhe nga shteti që pas vitit 2015, por thonë se kjo mbështetje duhet të rritet. Koalicioni vëren se riintegrimi i viktimave vështirësohet edhe nga paragjykimi i shoqërisë. Atyre ju sigurohet punë, banesë dhe gjatë qëndrimit në qendër ju jepet mundësia e kualifikimeve profesionale.

Denoncuesja: “Dua një jetë normale si gjithë të tjerët. Të kem një shtëpi timen, një punë të përditshme dhe fëmija të më shkojë në shkollë”.

Lufta ndaj trafikimit të qënieve njerëzore është një betejë e vështirë, thonë protagonistë të shoqërisë civile, që, sipas tyre, mund të fitohet nëse nuk lejohet që krimi të jetë më i organizuar se shteti.

Vëllai i Olldashit me akuza të forta: Jeni përgjegjës të katastrofës që demokratët s’ua kishin borxh

Ne 5 vjetorin e ndarjes nga jeta te ish-deputetit demokrat, Sokol Olldashi, vellai i tij, Ardiani ka shperthyer ne nje postim kunder drejtuesve te Partise Demokratike.

 

Pa cekur asnje emer, ai akuzon ata qe sipas tij, “Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si çdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete”.

Postimi i Ardian Olldashit

NE EMER TE TIM VELLAI

„Democrazia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste te bujshme, deklarata boshe, fraza te prera me mase per rrethanat dhe interesat ne rrjetet sociale me bind edhe nje here qe populli shqiptar eshte me i mire se politikanet qe ka. Sidomos e kam fjalen per ate pjese te klases politike qe nuk arriti kurre te ishte opozite. Ne vend qe te ndermerrnin rruge te reja, ndoshta te veshtira dhe te rrezikshme preferuan te thaheshin, te atrofizoheshin se bashku me partine e tyre.

Koha eshte mesuesi me i mire. Koha po tregon se c‘bene. Si karroca pa kale ne tatepjeten e deshtimit kerkojne te kapen kudo. Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si cdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete.

Nuk u „kujtuat“ me vetedije per Sokol Olldashin nje muaj pasi ishte larguar ne kongresin tuaj te rimekembjes, kujtoheni pese vjet pa nje dite me pas ne luginen tuaj te loteve, ku prisni qe meshira e kohes, ndoshta kur do jeni zbardhur vetem nga floket t’ju fale edhe nje here pushtetin qe nuk dini ta fitoni.

Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni pergjegjes historike te kesaj katastrofe qe demokratet e vertete nuk ju kishin borxh.

Vettingu në politikë, mbërrin në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias

Një delegacion prej 6 anëtarësh të Komisionit të Venecias ka mbërritur në Tiranë, ku në fokus të takimeve do të jetë propozimi i vettingut politike të bërë para pak kohësh nga opozita.

Mësohet se delegacioni që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për tu njohur gjerësisht me propozimin  partisë demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend kjo për qellim dekriminalizimin  dhe shkëputjen e lidhjeve  me krimin.

“Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë më 19 dhe 20 nëntor, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur vetingun e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje pas kërkesës së  kreut të kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kërkoi një opinion të hollësishëm për vettingun në politikë.

Në letrën drejtuar në fillim të muajit Tetor, presidentit Gianni Buquicchio, Ruçi ngriti 14 pyetje, të cilat në thelb kishin qëllimin e projektligjit dhe e pyet komisionin nëqoftëse ky qellim është  legjitim.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit kërkon opinion nga Komisioni i Venecias dhe për një pikë të rëndësishme të debatit, që ngrihet mbi propozimin e demokratëve, nëqoftëse vettingu në politikë afekton punën e strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byros Kombëtare të Hetimit.

Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend.

Në zyrat e Lidhjes – Ismail Kadare: Ju rrëfej telefonatën me Enverin

NGA LIBRI “KUR SUNDUESIT GRINDEN-RRETH MISTERIT TË TELEFONIMIT STALIN-PASTERNAK”

ISMAIL KADARE

Telefonimi i Enver Hoxhës kishte ndodhur vërtet përpara ca kohe. Ishte mesditë, ndodhesha si zakonisht në Lidhjen e Shkrimtarëve kur zëvendëskryeredaktori i gazetës “Drita”, duke më zgjatur telefonin, më tha se dikush më kërkonte.

Jam Haxhi Kroi, tha zëri. Me ju do të flasë shoku Enver.

Nuk arrita të them asgjë, veç fjalës “faleminderit”! më përgëzoi për një poemë që sapo ishte botuar në gazetë. Unë thashë prapë “faleminderit”. Ai tha se i kishte pëlqyer shumë dhe, ndërsa iu bëra një shenjë të tjerëve që të mos bënin zhurmë, pa qenë në gjendje të shqiptoja diçka tjetër, përsërita një “faleminderit” të tretë.

Ç’janë këto katër falënderime rresht, tha njëri nga redaktorët. Kur na qenke bërë kaq i sjellshëm?

S’dija si t’i paralajmëroja, veç bëra një shenjë tjetër me dorë, që vështirë se mund të kuptohej ç’donte të thoshte.

Ishte Enver Hoxha. Ishin të vetmet fjalë që arrita të them, kur telefoni u mbyll.

Vërtet? Si? Ai vetë?

Po, u përgjigja.

Po si? Ç’të tha? Po ti? Si nuk i the asgjë?

U përgjigja: nuk e di. Siç duket, u hutova.

Iu tregova për përgëzimin e tij dhe ata prapë shfaqën keqardhjen që nuk fola pak më tepër, veç njërit, që më dha të drejtë, duke sqaruar se, në raste të tilla të lidhej goja…

Kur sunduesit grinden

***

Të gjitha vendet që përbënin kampin socialist pas Luftës së Dytë Botërore, e përjetuan në mënyrë të dhimbshme kalimin e shkrimtarëve të shquar nga epoka borgjeze në atë komuniste. Terrori dhe burgjet ishin pjesa më e kapshme e tablosë. Pjesa tjetër, ajo e dramave të brendshme, e thyerjeve, e lëshimeve, duke qenë gjer më sot ende e pazbërthyer, ka qenë edhe më e pakuptueshmja. Komunistët i trembte arti. Udhëzimet e shefave të tyre më të lartë, duke përfshirë Leninin dhe Marksin, ishin aq të cekëta saqë mijëra punonjës të kulturës torturonin trutë ditë e natë për të kuptuar se ç’donte të thoshte Lenini, në të vetmin librushkë të tij për letërsinë: “Organizata e partisë dhe letërsia e partisë”.

Sado e pabesueshme të dukej, askush nuk guxonte të thoshte se ky moskuptim vinte ngaqë në këtë libër të rëndomtë e të mërzitshëm, autori vetë kishte gjasë të mos e dinte se për ç’letërsi bëhej fjalë: për pamfletet dhe traktet e partisë apo letërsinë që njohim. Nga një shfletim i Karl Marksit nuk ishte i vështirë të kuptohej se njeriu që ia kishte kushtuar jetën e vet përmbysjes me dhunë të rendit botëror, në dhjetëra librat e tij nuk kishte asnjë gjysmë faqe për tronditjen dhe pendimin që shkakton derdhja e gjakut njerëzor.

Të mos kujtoheshe për këtë, nuk do të thoshte vetëm se s’kishe kuptuar asgjë nga Homeri dhe Dantja, por shumë më keq. Mund të thuhej se Karl Marksi i propozoi njerëzimit kasaphanën e madhe, por pa e shoqëruar, së paku, me porosinë e thjeshtë njerëzore: megjithatë, kujdes nga vrasja e ndërgjegjes!

Lasgush Poradeci me qenin e tij, Cuci
Lasgush Poradeci me qenin e tij, Cuci

Të mbyllej me kaq, do të ishte ndoshta gjysma e së keqes. Por gjysma tjetër, ajo që vinte më pas, ishte ku e ku më makabre. Kujdes nga kujdesi për vrasjen e ndërgjegjes! E pagëzuar si “dobësimi i luftës së klasave”, mëshira, në mijëra studime, fjalime e parulla të ditës, përmendej si një kambanë tmerri që ndillte veç zi për proletariatin botëror. Të gjitha vendet e kampit, që nga Shqipëria e vogël stërstaliniste te Kina e pafundme, ofronin qasjen e tyre për këtë gjëmë. Në Shqipëri, nga shkrimtarët e padënuar, dy më të shquarit, Fan Noli dhe Lasgush Poradeci, do të kishin marrëdhënie, ende sot të pashpjeguara plotësisht, me regjimin komunist.

Të dy vinin nga mbretëria, njëlloj të famshëm, por në mënyra të ndryshme. I pari, Fan Noli, poet dhe shekspirolog, ishkomplotist, ish-Kryeministër i Shqipërisë, kishte përfunduar peshkop i saj, por me banim në USA. Siç është thënë shpesh, ishte, me sa dukej, i vetmi poet në Europë, që kishte pasur një grindje të gjatë me mbretin e vendit, Zogun, të cilin kishte arritur ta përmbyste dhe ta dënonte me vdekje në mungesë, për t’u përmbysur më pas e për t’u dënuar me vdekje në mungesë, po prej tij.

Dhe kështu, pas padurimit shqiptaro-ballkanik për ta vënë në gjunjë njëri-tjetrin, kishin përfunduar të pajtuar më 1960, kur të dy e kishin humbur ndërkaq Shqipërinë.

Poeti tjetër, Lasgush Poradeci, gjithçka të tijën, duke përfshirë dhe aureolën, e kishte të ndryshme: erotiko-qiellore. Dashuri, gra, të gjitha të një bote që më shumë s’ishte se ishte.

Madje, cilësimin e vetes kështu e kishte bërë: “Zog i qiejve”, për të cilin gojët e liga nuk do të mungonin të thoshin se, duke përfituar nga emri i mbretit Zog, që në shqip do të thoshte shpend, haptas sfidonte mbretin: ti je Zog në tokë, unë në qiell!

Mirëpo, mbreti shqiptar, gjë e rrallë kjo, me sa dukej, s’kishte smirë ndaj poetëve. Ndoshta nga kjo ose ndoshta ende i tmerruar nga ato që kishte hequr prej poetit tjetër, Nolit, kishte qëndruar larg, çka do të thoshte se poeti dhe princi bënin sikur s’e vinin re njëri-tjetrin.

Dhe kështu, pas rrëmujës së luftës, Lasgush Poradeci u gjend në epokën komuniste, midis brohoritjeve të ndërprera nga krisma armësh të skuadrave të pushkatimi. I papërshtatshëm për asgjë, duke përfshirë edhe këto të fundit, ishte aq jashtë kohe saqë çdo dënim kundër tij do të ngjante jo bindës. Sidoqoftë, si të mos e linin fare pa gjë, hë për hë, në pritje të goditjeve më serioze, hapën fjalë se ishte maniak dhe krejt i krisur nga mendja.

Sunduesi komunist, Hoxha, si të ndihej keq nga ajo që mund të quhej “mungesë e përvojës së smirës mbretërore”, imitoi ish-mbretin në qëndrimin e tij ndaj dy të mëdhenjve të artit: bëri një gjysmë pajtimi me Nolin dhe vijoi të njëjtën mosvëmendje ndaj Poradecit.

Kjo e fundit ishte e ndërsjellë, pra, tepër e volitshme për poetin, por jo e parrezikshme.

Ajo që e mbrojti në të vërtetë Lasgush Poradecin, ishte maska e Hamletit. Ende sot, në prag të hapjes së dosjeve të fshehta, nuk ka asnjë dëshmi që të vërtetonte se hiqej si i çmendur. Më tepër besohej e kundërta.

E folura e tij ngjante si jo e kësaj bote. Më e habitshmja ishte se e folura e të tjerëve me të niste të ndryshonte gjithashtu. Ndryshimi i parë ishte përdorimi i fjalës “zotni”, e zhdukur ndërkaq. Ishte, me sa dukej, kjo zanafillë tepër e mjegullt e idesë se ndoshta nuk ishte më i gjallë. Ajo u përhap me shpejtësi të pashpjegueshme kudo. Sa herë që binte fjala për të, do të gjendej dikush që të pyeste, a është gjallë apo jo, dhe pas tij, dikush që do të përgjigjej se ajo dihej. Pas kësaj, rrallëkush mund të ishte i sigurt nëse ajo ishte gjallja apo vdekja e poetit.

Trazime të tilla, si ato që lidheshin me pyetjen nëse poetët ndiheshin më fort me mospraninë e tyre se me praninë, nuk dilnin asnjëherë në shtyp. Ashtu siç nuk dilte gërgama e lexuesve ndaj shkrimtarëve që nga Hungaria e vendet baltike gjer në Mongoli. Kur nuk shkruanin dot libra tërheqës ngaqë s’ishin të aftë apo nuk i linte realizmi socialist, siç ankoheshin, atëherë të bënin së paku ca skandale, si ato të dikurshmet, në mos me mbytje, me ndonjë ndarje të bujshme grash.

Çfarë ishte? Si niste, si mbaronte. A kishte mbarim!

Që në letërsi kishte ndodhur një katastrofë, këtë e ndjenin të gjithë. Kërkimi i shkaqeve të katastrofës, ashtu si mosgjetja e tyre do të vazhdonte ende gjer më sot, në ditët që po shkruhen këto radhë dhe kur arkivat e fshehta, më në fund, do të hapen.

Sipas Josif Brodskit, midis dy mënyrave të rrënimit të letërsisë, njëra, goditja ballore, u shmang për një zgjedhje më tinëzare, prishjen e lëndës së ndërtimit, thënë ndryshe, të tullave (çka do të thoshte në këtë rast, të shkrimtarëve), që do të sillte më pas rrënimin vetvetiu të ngrehinës.

Të tjera prishje e shtratime do të ndodhnin midis vetë jetës, personazheve që e popullonin atë, gjuhës që ata përdornin. Çdo popull në familjen e madhe komuniste sillte përvojën e vet të veçantë në të gjitha sferat. Rrallimi i mjediseve që quheshin tipike për rendin e vjetër, si kazinotë, baret e natës, shtëpitë publike e të tjera, do të shoqërohej me rrallimin e maniakëve, tyryfylëve, mendjekrisurve, të përhënurve, etj. Nga të gjitha këto, gjuha do të kishte pjesën e saj, ajo e shkruara, natyrisht, por sidomos e folura.

Njoftim i rëndësishëm – Pala greke bllokon kalimin e autobusëve dhe kamionëve në Kapshticë, deri…

Autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, kanë vendosur, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejohet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të transport autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.

Sipas “Top Channel”, bëhet me dije se do të lejohet kalimi i mjeteve më të vogla, por vetëm nëse janë të pajisur me zinxhirë, për të evituar aksidente të mundshme.

Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.

PD: “Heshtja e Prokurorisë nuk e shpëton Vangjush Dakon”

PD ka vijuar akuzat ndaj kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Në një dalje për mediat, deputeti i PD Flamur Noka tha se përgjimet e dosjes 339 provojnë se Vangjush Dako bashkëpunoi me bandat për të blerë vota për pushtetin e paligjshëm të Ramës.

Noka drejtoi gishtin nga Prokuroria, duke thënë se po hesht për Vangjush Dakon, por përsëri ai nuk mund të shpëtojë nga ndëshkimi.

Deklarata e Flamur Nokës

Dosja 339 është prova e krimit elektoral të Vangjush Dakos, i cili bashkëpunoi me bandat për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Në dosjen 339, të cilën Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë ekzistojnë me qindra faqe pergjime që provojnë se Vangjush Dako ishte në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit dhe kërcënimit të votuesve nëpërmjet bandave.

Për këtë krim Kryetari I Bashkisë së Durrësit duhet të arrestohet!

Heshtja e prokurorisë, nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, mund ta ndohmojë sot për sot Vangjush Dakon, por askush dhe asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi për krimin e blerjes së pushtetit me bandat.

Dosja 339 është simboli që ka zbuluar skemën e përdorur nga Edi Rama në të gjithë Shqipërinë, për të grabitur vota me ndihmën e kriminelëve, në këmbim të favoreve në prona, tendera publikë dhe lehtësi në marrëdhënie me policinë.

Kjo skemë provohet nga përgjimet e bëra publike deri tani:

 Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore, e provon këtë.

 Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor, po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj, e provojnë këtë.

 Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, e provojnë këtë. 

 Mosarrestimi iVangjush Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

 Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Rama për protestën tek Unaza e re: Pasqyra e mendësive të së shkuarës në rrumpallë, ku e ke dëgjuar gjuhën kundër shpellarëve

Kryeministri Edi Rama, me anë të komenteve që u është përgjigjur qytetarëve në Facebook, është shprehur për protestën e banorëve tek Unaza e re.

 

Një prej komentuesve i përmend këtë çështje dhe Rama “shprehet se  shfaqja e agresivitetit antizhvillim tek unaza e re është pasqyra e mendësive te se shkuarës ne rrumpallë, s’ka asnjë lidhje me pasqyrën e qeverisjes.

REPLIKAT

Qyetari: pasqyra e ksaj jave eshte UNAZA E RE ..kjo eshte propagande koti ..para kamerave bejne sikur pastrojne ata pastaj dredhin dnonje cigare

Rama: shfaqja e agresivitetit antizhvillim tek unaza e re eshte pasqyra e mendesive te se shkuares ne rrumpalle, s’ka asnje lidhje me pasqyren e qeverisjes!

Qyetari: Agresiviteti i qeverise suaj duket tek gjuha kundra shpellareve .. une personalisht do pranoja te rija dhe 10 min me shume ne trafik dhe mos me jepej mundesia te shikoja ne tv ato familjare qe dimri mund ti coje refugjate ne vendin e tyre

Rama: Nuk e di ku e ke degjuar ti kete gjuhen kunder shpellareve, me siguri nga kadrinjte e kazanit te Shqupit, po zhvillimi i atij projekti s’ka asnje lidhje me cfare sheh ti ne tv apo me sa i gatshem je ti te presesh ne trafik! Nderkohe po te informoj se shumica derrmuese aty s’jane shtepi po godina te paligjshme biznesesh, ndersa per sa u takon familjeve duhet ta mesosh qe jo vetem askush s’do t’i lere jashte, po do u paguhet qera tre vjet nga taksat e shqiptareve! Me shume se kaq?

Protesta në ditën e 15, qytetarët: Do i mbrojmë me jetë banesat

TIRANE – Protesta e banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre ka hyrë në ditën e 15.

Ata kanë bllokuar sërish rrugën duke ndaluar qarkullimin e automjeteve, në kërkim të një përgjigje për të drejtat e tyre.

Teksa nesër është lajmëruar se do të vazhdohet me prishjet e banesave, qytetarët  kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, rapoton gazetari Klajdi Bodlli nga vendgjarja për BalkanWeb

“Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika,” tha një banor.

“Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat,” u shpreh ai.

Ceremonia me fotot e Enverit për 17 nëntorin. Zv.ministri Koçi: Pasardhësit e kolaboracionistëve të kërkojnë falje

ARISTIR LUMEZI/ Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u kërkoi pasardhësve të atyre që bashkëpunuan me pushuesit që t’i kërkojnë falje popullit. Në aktivitetin e organizuar nga bashkia e kryeqytetit me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të Çlirimit të Tiranës morën pjesë kryebashkiaku Veliaj, prefekti, kryetari i këshillit, deputetë dhe qytetarë dhe vetëm një zv.ministër i qeverisë.

 

Zv. ministri i Mbrojtjes e quajti me rëndësi të madhe kombëtare Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe u kërkoi pasardhësve të atyre që bashkëpunuan me fashizmin t’i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës sepse vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. “Çlirimi i kryeqytetit 74 vjet më parë kishte një rëndësi të madhe kombëtare e strategjike.

Edhe sot e kësaj dite rëndësia e kësaj lufte është shumë e rëndësishme. Është një gjykim dhe vlerësim politik i domosdoshëm. Populli shqiptar në Luftën e Dytë Botërore zgjodhi rrugën e duhur. Mori vendimin e duhur politik e ushtarak për t’iu bashkuar një koalicioni të madh antifashist me armë në dorë për të çliruar vendin. Kuptohet që jo të gjithë shqiptarët zgjodhën këtë rrugë.

Ishin vetëm 70 mijë partizanë dhe partizane që u rreshtuan në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, kur të tjerët zgjodhën rrugën tjetër. Ata donin që, duke bashkëpunuar me fashizmin e nazizmin të mbanin pushtetin politik, duke tradhtuar interesat e vendit. Ata nuk luftuan për Shqipërinë e Madhe, por të merrnin pushtetin, por populli shqiptar nuk i mbështeti. Ai mbështeti 70 mijë partizanët çlirimtarë.

Veliaj-protestat

Prandaj, kjo ditë e çlirimit të Tiranës është e rëndësishme dhe ftoj të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunuan me fashizmin t’i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. Lavdi të gjithë atyre që ranë dëshmorë për çlirimin e vendit. Në emër të qeverisë dua të falënderoj Bashkinë e Tiranës, që me lartësinë e duhur politike dhe atdhetare organizon çdo vit këtë ditë të shënuar”, u shpreh Koçi.

KRYEBASHKIAKU

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij komentoi protestat e banorëve të “Unazës së Re” dy ditë më parë para Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton Parlamentin për të sabotuar hapjen e negociatave me BEnë. “Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohemi… edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë, ka momente për të reflektuar. Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj, ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE-së”, tha Veliaj gjatë aktivitetit të Bashkisë së Tiranës.

Ceremonia-Frasheri

MILO: MID’HAT FRASHËRI GABOI NË RRAFSHIN POLITIK

Riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe, historiani i njohur Paskal Milo e vlerëson si një veprim që duhet ta kishin bërë edhe më parë qeveritë shqiptare pas 1990-s. Ai e vlerëson për kontributin e tij të shquar në fushën e letrave, kulturës dhe albanologjisë. Gjithashtu, edhe në diplomaci Mid’hat Frashëri, sipas profesor Milos, ka sjellë kontribute për qëndrimet e tij gjatë kohës kur ka shërbyer si ambasador i Zogut në Greqi. Por historiani i njohur sheh gabime të mëdha të Mid’hat Frashërit në qëndrimet e tij politike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me pozicionimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur themeloi Ballin Kombëtar dhe bashkëpunimin me pushtuesin e huaj. “Mid’hat Frashëri gaboi në një moment historik kur njerëz si ai duhej t’i bashkoheshin rrymës së përgjithshme dhe aktive të antifashizmit. Ai u bë kryetari i Ballit Kombëtar, i një force që tradicionalisht duhej të përfaqësonte alternativën politike të djathtë shqiptare, aq sa ajo mund të ekzistonte si e tillë në rrethanat e Shqipërisë së kohës”, u shpreh Paskal Milo.

Banorët e “Unazës në Re”: Nesër në 11, nis protesta pa afat

Mbyllet për ditën e sotme, protesta e banorëve të “Unazës së Re”, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

Ditën e nesërme, banorët e e zonës së Unazës së Re në kryeqytet kanë lajmëruar nisjen e një proteste në orën 11. Protesta që sipas tyre, do të jetë pa afat.

Protesta te “Unaza e re”/ Dëshmia e gruas: Më erdhën rreth 20 policë dhe më tërhoqën zvarrë

Policia më arrestoi djalin dhe më pas më dhunoi. Kam qenë në spital, pasi isha shumë keq”. Ky ka qenë denoncimi i një prej protestuesve tek Unaza e Re për kamerën e ‘News24’.

gyhbn

Teksa tregonte shenjat e zeza në krah, zonja akuzoi policët e komisariatit të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha zonja.

u67jymhn

****

Banorët e “Unazës së re” në ditën e 14 të protestës

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme.

Untitled

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty. Kjo është dita e 14-të radhazi që banorët protestojnë. Ndërkohë, që është ndërprerë edhe ndricimi publik në këtë zonë.

“Shtëpitë do ti mbrojmë me gjak”, thirrën në korr banorët.

“Pronën do e mbroj me armë”, u shpreh një prej protestave për gazetarët në terren.

Protestat janë zhvilluar herë te sheshi para bashkisë e herë në aksion rrugor që lidh sheshin Shqiponja” me mbikalimin.

Banorët, banesat e të cilëve është janë të legalizuara dhe preken nga projekti, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi. Për ata që banesat i kanë pa leje, është njoftuar nga autoritet përfitimi i një bosi qiraje 3-vjeçar, por banorët janë kundër kësaj zgjidhjeje. Ata kanë paralajmëruar vijimësi dhe përshkallëzim të protestave, derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

Unaza e Re/Veliaj: S’ka shpronësim për llotot e lavazhet pa leje

Më herët gjatë kësaj të shtune, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me protestën e banorëve tek Unaza e Re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat që do t’u shemben. Nga Vaqarri, njësia e re që i është bashkuar Bashkisë së Tiranës pas ndarjes administrative, Veliaj tha se PD është bërë për të ardhur keq.

Duke sqaruar se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite bonus qeraje dhe banesa sociale, Veliaj solli disa shembuj duke thene se zona është zaptuar nga llotot, lavazhet, gomisteritë dhe “shtëpi” me 8 kate pa leje.

“E kuptoj kur nga nevoja njeriu ndërton shtëpi për të jetuar, por 8 kate nuk është nevojtar, o miqtë e mi! Pse duhet t’ia marrë qeveria, bashkia lekët modeste të taksave dikujt në Vaqarr dhe në vend që të bëjmë shkollën këtu, në vend që të bëjmë rrugën, duhet t’i japim lekë dikujt që thotë ‘jam den baba den’ në një shtëpi me 8 kate, ku qartazi as i ka mbaruar 8 katet? Protestuesi më i madh Eurolloto! Po pse duhet njerëzit që s’luajnë baste të shpronësojnë një lloto?! Pse mos bëjmë një kopsht në Vaqarr, po duhet të japim lekë për lloto? Pse do heqim lekët e çerdheve për të shpronësuar një pikë bastesh, a ma thoni dot?! Për çfarë po protestojnë? Ky lavazhi ishte trotuar, i ka vënë vetëm këtë tendën portokalli dhe thotë më shpronësoni. Po kë të shpronësojmë more? Trotuari ishte i yni, i të gjithëve. Lekët do t’ia japim për shtëpinë, kush nuk ka asnjë letër, do t’i japim shtëpi sociale. Kush nuk ka asnjë gjë në botë, do t’i japim 3 vite qira falas. Të ndezin zjarr sa të duan, të djegin goma sa të duan, por fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij qyteti e kemi vetë në dorë. Ose do të shkojmë përpara dhe do të ecim me zhvillimet e Tiranës ose do të ngelemi mbrapa dhe nuk do e kapim kurrë veten”, deklaroi Veliaj.

Veliaj solli në kujtesë edhe ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011. “Shoh protestën për Unazën, s’kishte asnjë banor atje. Ishte gjithë FRPD dhe kryetari i PD-së së Burrelit, nga ata që ishin tek Garda në 21 janar, që vranë njerëzit me plumba në mish. Vjen nga Burreli, proteston për rrugën në Tiranë! Pyetja që unë kam për PD: S’ju ka mbetur asnjë simpatizant në Tiranë, që mund të protestojë? Duhet patjetër me i sjellë nga rrethe të tjera që të kundërshtoni punën në Tiranë? Kaq keq ka ardhur puna, që partia që solli pluralizmin në Shqipëri nuk gjen dot një protestues nga Tirana dhe duhet ta ndyjë qytetin me dhunë, me zjarr, me plehra, me goma që digjen, me njerëz që vijnë nga qytete të tjera? Fakti që qytetet që PD i ka falimentuar dhe i përdor vetëm për militantë për të bllokuar punët në Tiranë, tregon se ata janë në këtë ditë të zezë dhe ne jemi në drejtimin e duhur”, theksoi Veliaj.

FOTOT – Me portretet e Enverit dhe nderim me grusht lart, komunistët homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’

Nuk munguan as kete kremtim te dites se çlirimit te Tiranes nostalgjiket e diktatures dhe komunistet.

Me portrete te diktatorit Enver Hoxha ata kane bere homazhe sot tek monumenti i “Ushtarit të panjohur” në qendër të Tiranës me foton e dikatatorit Enver Hoxha, yllin me pesë cepa dhe grusht me rastin e 17 nëntorit, ditës së çlirimit të kryeqytetit shqiptar.

Pas përfundimit të ceremonisë së organizuar nga Bashkia Tiranë, pleqtë nostalgjikë të regjimit diktatorial kanë vendosur kurora me lule e kanë nderuar me simbole të komunizmit në mes të kryeqytetit të patrazuar nga askush. BW

Meta dekreton Lleshin ministër të Brendshëm

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e së premtes dekretimin e zotit Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm. Një vendim i cili ishte thuajse i pritshëm, ndërsa më herët gjatë ditës Kreu i Shtetit kishte firmosur nxjerrjen në lirim të gjeneralit. Pasi kryeministri Edi Rama i ripropozoi të premten e shkuar, emrin e zotit Lleshi, presidenti Meta bëri të ditur se shqetësimi i tij në këtë rast lidhej me statusin si ushtarak të tij.

Në një letër dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai kërkonte informacion rreth kësaj çështjeje, Kreu i Shtetit nënvizonte se “Ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, dhe kandidatura e zotit Lleshi vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake” e për pasojë “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”. Sipas zotit Meta, “ushtaraku i shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhet ose të emërohet në detyra të tjera shtetërore dhe as nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Zoti Lleshi është liruar nga detyra e zëvendës shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në vitin 2013 dhe është nxjerrë në lirim me dekret të presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Ai ju drejtua gjykatave, dhe Apeli administrativ i dha të drejtë në 2017 duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë si dhe që ministria e Mbrojtjes t’i japë pagën deri në ditën e emërimit të ri. Ndërkohë çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, ku nuk është mbyllur ende.

Përmes një letre dërguar presidentit, zoti Lleshi shpjegoi se pas vendimit të Apelit, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes zbatimin e tij, porse ministria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë. Ai shprehej se nuk mund të konsiderohet ushtarak aktiv duke qenë se “të tillë quhen ata që shërbejnë në Forcat e Amatosura dhe mbajnë uniformë”. Zoti Lleshi nënvizonte se me pranimin e propozimit për ministër i Brendshëm ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake, pavarësisht se vendimi i Gjykatës ja ka dhënë këtë mundësi dhe se me kërkesën drejtuar presidentit heq dorë nga të drejtat që i burojnë nga vendimi i Apelit. Por duket se presidenti i ka qëndruar mendimit se zoti Lleshi gëzonte ende statusin e ushtarakut, e për pasojë ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me kërkesën për dekretimin e lirimit të tij.

Kryeministri Rama, gjatë gjithë kohës ka këmbëngulur se presidenti kishte shkelur Kushtetutën kur kishte refuzuar propozimin e parë me arsyetimin se nuk kishte “krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin”. Ndërsa, kur u shfaq problemi i statusit të ushtarakut, ai u shpreh i keqardhur pse sipas tij, zoti Meta nuk e kishte ngritur këtë çështje, që më herët, duke bërë të mundur që të shmangej “krisja e parë”.

Mbrëmë pas dekretimit të zotit Lleshi, kryeministri u shpreh se ky ishte “një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë”.

Meta, dekret për lirimin e Lleshit nga ushtria

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të gjeneralit Sander Lleshi. Vendimi duket se i hap rrugë, emërimit të zotit Lleshi në postin e ministrit të Brendshëm, duke qenë se sipas Kreut të Shtetit, statusi i tij si ushtarak, binte në kundërshtim me qënien anëtar i kabinetit qeveritar. “Ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, dhe kandidatura e zotit Lleshi vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake” e për pasojë “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”, shkruante zoti Meta në letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë pasi kryeministri Rama i ripopozoi emrin e zotit Lleshi si ministër i Brendshëm. Në letër, presidenti saktësonte se “ushtaraku i shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhet ose të emërohet në detyra të tjera shtetërore dhe as nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Zoti Lleshi është liruar nga detyra e zëvendës shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në vitin 2013 dhe është nxjerrë në lirim me dekret të presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Ai ju drejtua gjykatave, dhe Apeli administrativ i dha të drejtë në 2017 duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë si dhe që ministria e Mbrojtjes t’i japë pagën deri në ditën e emërimit të ri. Ndërkohë çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, ku nuk është mbyllur ende.

Përmes një letre dërguar presidentit, zoti Lleshi shpjegoi se pas vendimit të Apelit, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes zbatimin e tij, porse ministria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë. Ai shprehej se nuk mund të konsiderohet ushtarak aktiv duke qenë se “të tillë quhen ata që shërbejnë në Forcat e Amatosura dhe mbajnë uniformë”.

Zoti Lleshi nënvizonte se me pranimin e propozimit për ministër i Brendshëm ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake, pavarësisht se vendimi i Gjykatës ja ka dhënë këtë mundësi dhe se me kërkesën drejtuar presidentit heq dorë nga të drejtat që i burojnë nga vendimi i Apelit.

Nga ana e ti, kryeministri Rama, po në një letër drejtuar presidentit, theksonte se sipas tij, zoti Lleshi nuk kishte statusin e ushtarakut aktiv, megjithatë ai ja linte në dorë të presidentit të vlerësonte rastin, dhe nëse ai mendonte të kundërtën, atëherë “sipas kërkesës së vetë zotit Lleshi, mund të vendosni çdekretimin e këtij të fundit si ushtarak”, nënvizonte zoti Rama në letër.

Por duket se presidenti i ka qëndruar mendimit se zoti Lleshi gëzonte ende statusin e ushtarakut, e për pasojë ministria e Mbrotjes i është drejtuar me kërkesën për dekretimin e lirimit të tij. Brenda ditës së sotme, sipas afatit të përcaktuar nga Kushtetuta, Kreu i Shtetit do të duhet të shprehet për emërimin e zotit Lleshi në postin e ministrit të Brendshëm.

Zëri i Amerikës: Gruevski u arratis përmes Shqipërisë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski rezulton të jetë larguar nga Maqedonia përmes Shqipërisë. Policia shqiptare tha të enjten, se ai është larguar nga territori shqiptar, të dielën në mbrëmje, më 11 Nëntor, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke kaluar kështu në Mal të Zi.

Ai është paraqitur në kufi vetëm me kartën e identitetit. Policia shqiptare bëri të ditur se ai ka udhëtuar me një automjet të ambasadës hungareze në Tiranë, brenda së cilës, siç mësohet, përveç shoferit ka qenë dhe një punonjës i ambasadës, i pajisur me pasaportë diplomatike, të cilët janë rikthyer në Shqipëri brenda më pak së një ore.

Autoritetet policore shqiptare po kryejnë verifikime për të zbuluar se kur dhe nga cila pikë e kufirit ka hyrë në Shqipëri ish kryeministri maqedonas. Autoritetet maqedonase lëshuan fletë-arrestin për të më 12 Nëntor pasi ai nuk u paraqit vullnetarisht për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për shkak të një vepre penale. Ndërsa urdhëri i arrestit ndërkombëtar, i lëshuar nga Interpol Shkupi, i ka mbërritur Interpol Tiranës, sipas njoftimit të policisë shqiptare, më 13 nëntor në mbrëmje.

Ndërkohë në Shkup, autoritetet maqedonase po përpiqen të zbulojnë se si iku dhe kush i ndihmoi ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Prokuroria Themelore dyshon se persona që kanë keqpërdorur pozitën zyrare dhe autoritetin ta kenë bërë këtë, por autoritetet e rendit në Shkup ende nuk flasin zyrtarisht për njoftimin që vjen nga Tirana mbi rrugët e arratisjes së Gruevskit drejt Hungarisë.

Ende nuk është e qartë se në cilën ambasadë humgareze ai e ka paraqitur kërkesën për azil. Në Budapest, autoritetet thonë se po e shqyrtojnë kërkesën për strehim që, sipas tyre, ish kryeministri e kishte parashtruar në një përfaqësi diplomatike hungareze jashtë Maqedonisë.

Sipas zërave në Shkup, ish-kryeministri Gruevski ka ndaluar në Beograd, ku ka bërë kërkesën në ambasadën hungareze dhe më pastaj ka vazhduar rrugën për në Budapest. Organet e rendit dhe të sigurisë në Shkup nuk i hedhin poshtë as nuk i konfirmojnë këto dyshime.

Shefi i kabinetit të Kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyasu tha të enjten gazetarëve në Budapest se Hungaria nuk e ka ndihmuar ish kryeministrin të largohet nga vendi i tij.

“Udhëtimi nëpër Ballkan është i mundur me karta identiteti dhe auoritetet hungareze nuk kanë asgjë të bëjnë me largimin e ish-kryeministrit maqedonas nga territori i shtetit të tij. Me që ai e mbështet kërkesën për strehim tek mungesa e procedurave të drejta por dhe tek kërcënimet ndaj sigurisë së tij, u mor vendimi për shkaqe sigurie që dëgjimi i tij të bëhet në Zyrën e Imigracinit në Budapest”, tha zëdhënësi Gergely Gulyasu.

Hungaria është e njohur për kthimin e azil-kërkuesve në kufi prej nga vijnë dhe atje, në zonën tranzitore i merr në pyetje personat të cilët kërkojnë strehim.

“Shteti hungarez nuk i ka dhënë asnjë ndihmë dhe nuk mund të lidhet në asnjë mënyrë me vendimin e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski për t’u larguar nga Maqedonia”, shtoi zëdhënësi Gergely Gulyasu.

Në Shkup, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov ka biseduar me telefon me kolegun e tij hungarez Peter Siarto, të cilit i ka theksuar faktin se bëhet fjalë për një person të dënuar, kundër të cilit po zhvillohen edhe katër procedura të tjera gjyqësore për vepra të rënda kriminale.

Ministri maqedonas, sipas kabinetit të tij, ka nënvizuar paradoksin e situatës me kërkimin e strehimit politik në një vend të Bashkimit Evropian nga një individ gjatë pushtetit të të cilit Maqedonia si vend kanidat për në BE karakterizohej si “shtet i robëruar” nga vetë Komisioni Evropian.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë po përgatit dokumentet për kërkesën e ekstradimit të zotit Gruevski nga Budapesti.

Një pjesë e analistëve mendojnë se Hungaria, si vend i Bashkimit Evropian nuk do të mund ta mbajë gjatë Gruevskin për shkak të trysnive dhe se ish-kryeministri maqedonas do të duhet të kërkojë një vend tjetër të sigurt për të, dhe kjo sipas tyre do të ishte Rusia.

I fshihet arrestimit, Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, zbulohet skema për t’u arratisur përmes Shqipërisë

Ish kryeministri maqedonas  Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Gazeta “TemA” mëson se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se:

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.
Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

Kthimi në atdhe i eshtrave të Mid’hat Frashëri – Nga Edi Rama

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë shtetërore të përmortshme të kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe kulturës kombëtare, Mid’hat Frashëri:

“Në u dashtë të vdesësh, pa kurrfarë pengje mbetur,
Do të doja të ndodhte n’at muzg, ku Lavdia shpaloset mbi shtratin e fjetur,
Dhe Mëmëdhenë mes gëzimesh, mes të kremtesh më rrëfen”

Kështu shkruante 110 vjet më parë, një djalosh i quajtur Charles de Gaulle, i cili në një moshë më të pjekur do t’i jepte shumë çështjes së lirisë, qëndresës ndaj armiqve të saj dhe vetëvendosjes së kombeve. E tamam atëherë kur u hartuan ato vargje, një tjetër djalosh, i quajtur Mid’hat be Frashëri gjente një copë mëmëdhe në Manastir, ku kryesoi edhe të parin kongres mbarëkombëtar shqiptar për një alfabet të njehsuar.

Ja se çfarë mund të lexohet rreth asaj ngjarjeje madhore të historisë sonë, në gazetën “Liria”, që vetë Mid’hat Frashëri e nxirrte në Selanik:

“Le të them këtu ç’ është qellim’ i kësaj mbledhje.
Librat Shqip që kanë dalë gjerë më sot s’janë shtypnnë të gjitha me një lloj abece.
Në Toskëri të terë dhe në shumë vise në Gegëri, tekdo ku këndohetë shqipja dhe prej gjith atyre që kanë deshirë per gjuhë të tyre, perdoretë abeceja me të cilët po shkrojmë dhe në gazetenë tënë, kësaj abeceje i thonë dhe e Stambollit, se aty tridhet vjet më parë duallë në shesh këto shkronja.
N’ anë tjatrë në Shkodrë perdorinë tri abece: e jezuitve, e Bashkimit dhe e Agimit. Abeceja e parë përdoret që këtu e 300 vjet; e Bashkimit dolli në shesh nja 10 vjet më parë dhe ajo e Agimit 5 vjet më parë. Tani Kongresi që po mblidhetë në Manastir do të kerkojë që të kupëtohetë bota per të perdorurë një të vetëm abece dhe të lihenë me nj’ anë të tjeratë.
Shprehim fort shumë që më vullnet të mirë dhe duke u mejtuarë me paanërisht Kongresi t’ apijë në qëllim dhe t’ apë gjithë pemëtë që duhëtë.”

Për ta kryesuar atë Kongres, Mid’hat Frashërin, parafytyrojeni, e zgjedhin dhe e ftojnë në mungesë 32 delegatë nga të gjitha viset dhe kolonitë shqiptare ndër të cilët Mjeda, Luigj Gurakuqi, Bajo Topulli, Fehim Zavalani, Shefqet Frashëri, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja, Thoma Avrami, që e lusin çunakun nga Stambolli të vijë dhe të zërë fronin e nderit, një fron që ndoshta, madje jo ndoshta, me siguri secili prej delegatëve e meritonte, në mos edhe e mëtonte.

Përse vallë, djaloshi u bë figura e konsensusit mes atyre burrave emërshquar dhe përse kur e pranoi si i zënë ngushtë atë barrë, e tërë paria e Kongresit u ngrit ta priste në stacionin e Manastirit me nderimet që iu bëhen krerëve të kombësisë?

Kush ishte ky djalosh që më vonë do të hynte në historinë e shqiptarëve si një hije plot dije, me një identitet të dyfishtë, njërin, Lumo Skëndon për tempullin e letrave, tjetrin, Mid’hat Frashërin për staturën e shtetarit nën mantelin e politikanit me cen në biografi dhe që në fund fare, edhe në banesën e fundme do të qëndronte për shumë kohë si një jabanxhi nën dhe të huaj, sepse i papranuar për 7 dekada në nëndheun e atdheut të tij?

Ky ishte si fillim, i vetmi djalë që tallazet dhe të papriturat e jetës i lanë Abdyl Toskës, siç e quan Fishta në Lahutën e Malcis njërin prej 3 vëllezërve të mrekullueshëm të historisë së shqiptarëve, Abdyl Frashërin. Frashërllintë njiheshin si “halimë”, pra, njerëz të diturisë në më të shquarën qytezë të Shqipërisë, në Frashër, një vend i barabartë me “Mekën e Arabisë e Betlehemin e Krishtërisë”, sipas Mihal Gramenos.

Në Frashërin e vëllazërisë unike ndërfetare dhe osmozës së veçantë farefisnore, ky djali i Abdylit mori nën vezullimin e një drite, e cila nuk njihte asokohe perëndim, qumështin e parë të dijes universale dhe të vetëdijes kombëtare.

“Që në djalëri t’eme”, – shkruan Mid’hati – “që kur se mbaj mend, kam dëgjuar në shtëpi fjalë për Shqipërinë, dua të them, bisedime mbi të drejtat e saj, fjalime që dilnin nga parimi i kultit të mëmëdheut, që buronin nga dashurija për Shqipërinë dhe nga detyrat e çdo shqiptari për truallin e vet.
Këto dëgjova të parën herë kur fillova të flas, atëhere që qeshë dy vjeç në Frashër dhe më vonë, në Janinë, nga mama ime, nga gjyshi. Kur vamë në Stamboll, kjo mënyrë kuvendimi vazhdoj prej ungjëvet të mij.
Isha pesë vjeç kur e njoha për herë të parë tim atë, kur u fal prej burgut, por qe akoma i dënuarë me mërgim. Im atë fliste mirë, qe elokuent, i pëlqente bisedimi.
Kështu që ca e nga ca, mëmëdheu mori për mua formën e një perëndie dhe kulti i tij mori për mua vendin e një besimi fetar. Po bashkë me adhurimin e tij dhe fare e pandarë zinte vent edhe çdo cep i pandarë i Shqipërisë, që mua më dukej si një trup i gjallë”.
“Ky besim fetar”, – shkruan sërish Mid’hati, – “kishte gjetur rastin të më hynte në zemër; kulti i tij gjente pra një vend fare të lirë që të zhvillohet dhe të rritet çpenguarë”.

Publicisti dhe njeriu politik, që me kaligrafinë e tij mbushi mijëra fletë, na ka lënë mes atyre fletëve një kronikë të vërtetë unikale burrërimi dhe zemërformimi.

Më 29 maj të motit 1898, 18 vjeçar, ai i harton vetes një promemorie lidhur me nxënien, lëçitjet dhe përgatitjen e tij intelektuale qysh prej moshës 10 vjeçare.
Është viti gjatë të cilit do të botohet edhe numri i parë i “Kalendarit kombiar”. Kjo promemorie, apo ky ditar, besoj, është një monument jo vetëm memuaristik, por edhe një çelës për të rrokur gjerësinë dhe larminë e formimit të tij ndërdisiplinor.

“Qysh kur ishim në Eren-Qoj, domethënë qysh në nëntor e deri në ditën që po shkruaj këto rrjeshta, domethënë sot, më 29 maj 1898, kam studiuar, prej Sami beut gramatikë arabisht, vet më vehte studiova fizikë, kimi tri libra të vegjël, gjeologji, botanikë, zoologji tri libra, Montekriston në frëngjisht, shkenca të ndryshme, anatomi 4 volume, mineralogji, kozmografi-mekanikë. Prej tri a katër javësh fillova mësimin e algjebrës nga nji oficer i quajtur Rushdi bej”.

“Në moshën 12-13 vjeç brenda vitit që erdhëm së parit në Këzëll Toprak kam mësuar me të ndjerin babain tim Gjeografinë e përgjithshme, përfshirë atë të Azisë dhe Afrikës, dy volume.
Edhe në moshën 13-14 vjeç përsëri po në Këzëll Toprak, vajta në shkollën e Fretënvet tetë muaj. Këtu studiova gramatikë, lexim letrar, arithmetikë, histori të shenjtë.
Pastaj erdhi Merjemi, pat filluar dimri, bashkë me të mësuam nga një hoxhë me çallmë.
Në frëngjisht kam zotësi e kompetencë të gjërë. Persishten e marr vesh. Arabisht kuptoj. Gjermanishten e lexoj edhe greqishten e lexoj.
Më ka kapur një pasion i madh për studimin, veçse po më shqetëson epshi i shumtë që kam e po më sjell pengime deri diku në studime të thella”.

Kjo ishte pak a shumë, shumë pak nga ky ditar mbresëlënës për nga dlirësia e një fëmijë që maturohet mes pasioneve të moshës dhe rend një vokacioni, një thirrjeje së cilës duket se qysh në krye të herës i ka kushtuar jetën: studimeve.
Studimeve të vërteta, jo për hir të afirmimit të një individualiteti, por për hir të detyrimit për të shërbyer, për t’i shërbyer dashurisë së parë e të pandarë të zemrës, mëmëdheut.

Mid’hat Frashëri lexoi dhe studioi në gjuhët dhe alfabetet kryesorë të njohur të kohës; përthithi kulturat më të sofistikuara, frekuentoi profesorë të çdo origjine, adhuroi babain dhe ungjit e tij shqiptarë, admiroi mësuesit e tij turq dhe grekë, ushqeu afeksionin birnor të dishepullit ndaj hoxhëve me çallmë dhe etërve jezuitë dhe ndërtoi një patriotizëm të çpenguarë nëpërmjet zemrës, siç vetë ai shkruan.

“Nuk bëhet gjësendi me smirë dhe urrejtje. Gjithë sa na sheh syri dhe na pëlqen, çdo send i mirë dhe i këndshëm bëhet me dashuri. Shpirti, zemra, mendja, duhen ushqyer me dashuri, me dhembshuri”.

Duke shfletuar “Hi dhe shpuzë”, këtë antologji të thërrimeve të kujtesës, në rreshtat që i kushton përshkrimit të Venusit të Milos, kuptojmë që Lumo Skëndo ish edhe një fëmijë i së bukurës:

“I lumtur Fidias, m’i lumtur se Hyji!
Se mendja jote polli bukurinë e pavdekur, gruan, gjithnjë të dëshiruar, kurrë të gjetur”.

Ndonëse të shumtë kanë qenë ata që e kanë nderuar me tituj, Mid’hat beu, me shumë kursim ka përdorur të vetmin syresh që nuk i shkonte kujt për shtat dhe as për mend; pikërisht titullim e shërbestarit të Kombit.

Këtë vet’emërtesë e përdor rrallë, si një ofshamë dëshpërimi, duke vërejtur vetminë në mendime dhe veprime që fillon ta rrethojë, deri në fillikatësi të fundjetës.

Lumo Skëndo pyet veten:

“Po për ne, të harruarit e botës, edhe më keq akoma, të harruar prej vetvetes, a ka pak pjesë në këtë çlodhje të përgjithshme? Do të ngjerojmë dhe ne tek kjo darkë e mirë, ku janë ftuar kombet e dheut?”

Ndërsa Mid’hat Frashëri shkruan diku se “Europa mbaron në Budapest dhe Orienti nis në Brusë e në Kalip; midis këtyre vendeve është një kloak, mexhlis, ku rrjedhin ndyrësitë e Perëndimit dhe Lindjes”.

Asokohe ishte 1908-ta. Shqipëria lëngonte ende në një hon paqartësie dhe së bashku me perandorinë që e kishte sunduar prej shekujsh e shihte veten të syrgjynosur në një karantinë pa rrugëdalje të historisë. Përçarjet vëllavrasëse dhe dobësitë e karakterit të elitave të luhatura të mjedisit shqiptar ishin në sytë e Mid’hatit, kërcënimi më i madh ndaj kompaktësisë dhe besueshmërisë së vizionit të tij kombëtar.

Në revistën “Përpjekja shqiptare” që botonte Branko Merxhani gjejmë këto rreshta nga Lumo Skëndo, Mid’hat Frashëri (nënshkruar dyshe):

“Elita, a nuk duhet të ketë për qëllim përmirësimin e vetes së saj, fitimin e virtytit, karakterit dhe diturisë? A është e mundur që njeriu, kjo krijesë, që i thotë vetes me mend, të rrojë e hequr zvarrë prej rrethanash materiale, prej dorës së verbër të ngjarjeve, pa ndjerë, pa manifestuar asnjë reaksion, asnjë sforcim, pa mbrojtur veten? A është e mundur të rrojë njeriu, të themi më mirë: të rrojmë ne, pa parë, pa vështruar, pa menduar, pa gjykuar, pa punuar? Ata që ngrihen makar dy gisht mbi nivelin ordiner, duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre”.

I bindur për urgjencën e përbashkimit, Mid’hat Frashëri nuk ngurron t’i hapë udhë alfabetit “Bashkimi”, përpunuar nga françeskanët e Shkodrës.

Që Europa të mos mbaronte në Budapest, por të fillonte më së paku, apo të përfundonte më së paku në Shqipëri, shqiptarët duhet të dëshmonin se të gjithë sëbashku se donin të flisnin një shqipe të vetme dhe një shqipe europiane.

“Kështu u sos” – dëshmon ai vite më vonë, më 1937, – kongres’i Manastirit dhe kështu u ndanë shqiptarëtë duke mbajturë në zëmrë të tyre një kujtim të paharuarë nga këto të dhjetë ditë të shkuara më një të kremte që s’e kishin parë kurrë gjet më sot.”

Ideja e tij fikse e përbashkimit nën një alfabet dhe një flamur për të mirën e përbashkët e çoi Mid’hat Frashërin në tryezën e firmëtarëve të Pavarësisë, delegat në Kuvendin e Vlorës nga tri rajone domethënëse të viseve stërgjyshore i zgjedhur, Peja, Elbasani dhe Përmeti.
“Lëvizja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk është kurrgjë tjetër, veçse vijimi i rregullt i lidhjes shqiptare të Prizrenit. Asgjë të japim nga trupi i vogël i mëmëdheut tonë”, shkruan ai, i cili hyn në politikën dhe përpjekjen shtet ndërtuese në Shqipëri nga dera e madhe e ambicieve më të larta për kombin dhe për vendin e tij.
“Le të përpiqemi t’i prapsim pak shqiptarët nga jeta politike e kafeneve, t’i shtyjmë në studim dhe në merak për çdosënd që i përket Shqipërisë dhe shqitparizmës sepse po qe se nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, nuk mund të kemi as Shqipëri, as shqiptarë.”
Sqimatar me nam dhe burrë elegant me damkë në Shqipërinë e kohës, ai është qysh i ri edhe fizikisht një shenjë kundërshtie për bashkëkohësinë e vetë. Mbajtja e gojës, siç vetë ai e shkruante, që nganjëherë natyra ua vë si barrë oratorëve të mëdhenj, kthehet tek ai nga një defekt, në një aset të elegancës dhe ç’është më e admirueshmja tek personazhi i Mit’hat Frashërit është se ai e sprovon auto ironinë në shkallën më të lartë të rafinimit dhe është jo rastësisht më popullori ndër të gjithë të famshmit e kohës.
I pashmangshëm këtu pranë tij, përshkrimi që ai i bën vetvetes në kujtimet e vitit 1912. “Po mbarojmë tek Mit’hat bej Frashëri, ministri i Punëve Botore. Në mes të 30 dhe 35, i gjatë dhe sykaltër, rri me një xhaketë udhëtimi me kollanë në mes dhe gjithnjë me pështjellka në këmbë. Pas Myfitit dhe Gurakuqit, Mit’hati është i treti që i mbahet goja. Kur flet, po i treti edhe nga shkalla e kësaj të mete. Në xhep ka gjithnjë një kartë dhe kalem e shumë e shohin se ç’shkruan, se ç’shënon. S’do mysafirë dhe qahet që nuk e lënë të qetë në mëngjes të shkruajë dhe të punojë. Shumë herë thotë, të gjithë ata që nuk më duan, venë me smirë, por dhe ata që më duan, shpeshherë gënjehen kur presin prej meje një kundërshtim të verbër ndaj qeverisë.”

I pirur që në krye të herës të vetëvritet politikisht dhe shoqërisht, Mit’hat Frashëri nuk i negocion bindjet e tij. Në Vlorë e izolojnë, e nxjerrin madje nga shtëpia e siç e dëshmon vetë, pa të ardhura, rron me dy këmisha me jakë të ngrirë celuloze, një xhaketë angleze dhe dy palë veshmbathje. Është pikërisht ai që e cilëson me një anakronizëm profetik, lëvizjen haxhiqamiliste si shfaqjen e parë të lëvizjes bolshevike në Europë dhe po ai që lëshon alarmin, duke u bërë një nga pararendësit e ruajtjes së trashëgimisë kulturore për rrezikun e humbjes së vlerave tona kombëtare.
“Çdo njeri që mendohet pak e që kujdeset për rrojtjen e këtij vendi të mjerë, dëshiron të shohë të mbështillen e të vihen në rregull makar ato gjëra të paktë që kanë mundur të shpëtojnë nga zjarri e nga armiqësia e njerëzve, të mos lihen në dhëmbët e minjve ose në pikat e lagështirës.”
Tri dekada më vonë është përsëri ai, që pa marrë parasysh drobitjen që i sjell mërgimi, vë kusht – dhe këtë është mirë ta dëgjojnë të gjithë ata, që pasi e kanë baltosur për shtatë dekada, sot mbajnë në injorancë buzët rrudhur, – vë kusht spastrimin e figurave të kompromentuara me pushtuesit nazifashistë nga çdo ndihmë politike dhe aktivitet kundër regjimit komunist të Tiranës.
Mit’hat Frashëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Sa herë që qarqe të caktuara, brenda apo jashtë vendit, yshtnin këtë apo atë taraf, fetar, social apo politik, në Shqipëri, për të mbjellë përçarjen, ai shfaqej menjëherë si armiku i tyre natyral.
Është ai që nxjerr në pah, më shumë se kushdo tjetër, rolin madhor dhe esencial të elitës së krishterë ortodokse shqiptare në luftën për Pavarësi, në dy broshura, “Popullsia e Epirit” dhe “Çështja e Epirit”, ndërkohë që autorë të tjerë të së njëjtës sërë, por jo të të njëjtit ideal, e shtrembëronin realitetin për të lehtësuar copëtimin e vendit.
Të lë pa frymë pozicionimi i tij për vënien në sytë e botës së qytetëruar të dramës, të tragjedisë së popullsive myslimane dhe shqiptare të Çamërisë, të zhveshura e të zvetënuara nga çdo e drejtë themeltare, njerëzore dhe materiale, vetëm për shkak të etnisë dhe të besimit të tyre.
Raportet e tij si ministër fuqiplotë në Athine dhe beteja e tij juridike dhe politike në Lidhjen e Kombeve për mbrojtjen e këtyre të drejtave, nuk e shfaqin Mit’hat Frashërin vetëm si mbrojtës të elementit shqiptar të keqtrajtuar jashtë kufijve, por edhe si një flamurmbajtës të shënuar, të të drejtave të minoriteteve, të dinjitetit të njeriut, të lirive të tij themelore, pa dallim etnie, pa dallim feje.
Shumë prekës – këtë përsëri duhet ta dëgjojnë, të gjithë ata të të cilëve sytë, hundët, goja, veshët u janë taposur me baltë nga 70 vjet propagandë karikaturizuese për Mit’hat Frashërin, – është homazhi i tij ndaj rinisë shqiptare dhe luftës së saj kundër armikut dhe po ashtu nderimi që ai i bën, fjalët e tij, 30 mijë dëshmorëve të atdheut, ndonëse sipas tij, liria e Shqipërisë u uzurpua pas kësaj lufte.
Dhe ja çfarë thotë në artikullin, “Përpjekja e Shqipërisë”, botuar në gazetën “Flamuri”, pikërisht ai, udhëheqësi i Ballit Kombëtar: “Në fakt, më shumë se 400 fshatra dhe shumë lagje të qyteteve u shndërruan në gërmadha. Mijëra e mijëra banorë mbetën pa strehë, pa të ardhme. Ende sot, shihen rrënimet e këtyre shkatërrimeve dhe varret e të rënëve, nga Peja, në Gjakove, deri në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe në gjithë jugun e vendit, rreth 30 mijë luftëtarë e viktima të rënë, nuk do t’i shohin më familjet e tyre, as atdheun e tyre. Ata u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë!”.
Sikur të mos ishte për asgjë tjetër, Mit’hat Frashëri meriton mirënjohjen tonë në shprehinë e saj më gjenuine, sepse është bartës i ndershmërisë intelektuale në pohimin e të vërtetave të veta, pavarësisht çmimit që ato kanë.
Shumë mund të kenë parë në vendosmërinë e Mit’hat Frashërit arrogancë; në qartësinë e palëkundshme të tij, kokëfortësi; në përulësinë dhe vetminë e tij, tërheqje; në patriotizmin e tij, irredentizëm; në kujdesin dhe vetëpërmbajtjen, konservatorizëm; në besën ndaj aleancave të natyrshme me “Republikën e madhe amerikane” siç e quante ai, besëthyerje ndaj interesave të mbijetesës së kombit.
Virtytet e tij të vërtetuara apo mangësitë e hamendësuara, dobësitë apo theoritë, të gjitha këto e bëjnë Mit’hat Frashërin në fakt, një personalitet pa të dytë në historinë e elitave, përgjithësisht të paqëndrueshme shqiptare.
Ky është Mit’hat Frashëri, i cili prej nëndheut matanë oqeanit, u nis për tu kthyer këtu ku gjendet sot, kur një ditë, dimër ka qenë, pothuajse një vit më parë, profesor Uran Butka dhe instituti i studimeve “Lumo Skëndo”, më parashtruan kërkesën për sjelljen në atdhe të eshtrave të tij.
Kthimi i këtyre eshtrave, në fakt është një borxh ndaj dikujt që një fjalë më detyron tua them me këtë rast atyre që ndihen të sëkëlldisur nga ky rikthim.
Mit’hat Frashëri, i dha Shqipërisë gjithçka kishte dhe gjithçka mundi.
Ëndërroi dhe punoi pa u lodhur për këtë vend. Gaboi, patjetër që edhe gaboi, por ndër tërë sa bëri edhe në gabim, as nuk bëri vetë dhe as nuk nxiti kurrë me gojën apo me penën e tij një krim.
Kështu që kush e sheh arkmortin e tij sot këtu, si një provokim ndaj një historie që e shkruajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime, ndryshe nga Mit’hat Frashëri bën ata që e shkruan dhe na e mësuan ne me pahirin e gjysmë të vërtetës, historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skëndos.
Ashtu sikundër, nga ana tjetër, kush gabimisht e sheh këtë arkmort dhe praninë time këtu si kryeministër në dritë, jo në hije, siç ishte zoti Mit’hat, si revansh simbolik ndaj fitimtarëve, ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumë dimensionale të historisë së Shqipërisë, që ishte po, edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, – bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se çfarë faji të pashlyeshëm ndaj atdheut bën shumë ndjekës të asaj organizate që jo vetëm u rreshtuan në krah të armiqve gjakatarë të popullit, por u rreshtuan edhe kundër vetë Mit’hat Frashërit, i cili komitetit Shqipëria e lirë i shkruante shprehimisht: “Nuk mund të kemi në mesin tonë, njerëz që kanë lyer duart me gjak, duke bashkëpunuar me pushtuesit”.
Kështu që ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehi e një pale të vjetër kundër një tjetër pale të vjetër, mbase vlen dhe për një reflektim.
Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar e të dënuar në mungesë. Jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit.
Mjaft kemi trilluar e kemi shpifur pa arsyetuar dhe pa gjykuar në ndershmëri dhe në ndërgjegje.
Mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më, duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë nuk kanë thënë dhe madje ç’nuk kurrë as mund të kenë menduar për t’i lëshuar pastaj si flakadanë të përçarjes.
Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit nuk i merr askujt pjesën e tij të historisë e aq më pak, secilit prej nesh aftësinë e arsyetimit apo të gjykimit.
Një varr nuk e mbulon kurdoherë një njeri të vdekur.
Shumë herë jeta e vërtetë, rrojtja shpirtërore fillon kur mbaron fryma.
Nuk ka të bëjë zhdukja e turpit nëse ideja rron, kur ajo ide ngjall 1000 shpresa dhe entuziazëm tek të tjerët dhe bashkë këto janë jetë e vërtetë.
“Ujërat, rrëketë, përrenjtë duhen kanalizuar drejt mullirit të madh, që i thotë jetë kombëtare dhe shtetërore dhe jo të lihen që të largohen nga mulliri e të mbetet toka e tharë. Nëse i vëmë re jetës sonë historike, gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur jo nga mungesa e forcave, por nga shpërndarja e këtyre fuqive dhe nga të bërët shkatërrimtare të tyre.”
“Po pse rri kështu?” – na pyet prej 1915 dhe sot e gjithë ditën Lumo Skëndo. – “Më dukesh i turpëruar. Ke të drejtë, e kuptoj shkakun. Me të vërtetë duhet të jemi të turpëruar se, jo vetëm faji dhe turpi na zë të tërëve, po dhe kush na siguron se nga këto të meta s’kemi edhe ne pjesë? Meqenëse jemi një komb, një gjak, dhe një trup. Në faj, në të keq apo në të bardhë, jemi të shoqëruar, kemi të gjithë pjesë.
“Kërko për kombin tënd këtë madhëri dhe mbruj për të shpirtmadhësinë. Dhe më i parë se nga çdo gjë, bëhu një shembull i gjallë.”
E pra, Mit’hat Frashëri ishte dhe mbetet sot e gjithë ditën, një shembull i gjallë ndërkohë që shumëkush ndër ata që ishin dhe e përdorën si një shembull kundër të gjallëve, sot janë të vdekur dhe të pandërruar.
U prehtë në paqe, në nëndheun e Shqipërisë Mit’hat Beu e koha pastroftë më tutje baltën që më së pari, i nderuari shqiptar buzëhollë Aurel Plasari dhe unë mesa munda, filluam t’ia pastrojmë sot.


Send this to a friend