VOAL

VOAL

Sali Berisha vetëdeklarohet si deputet i grupit parlamentar të PD

September 13, 2021

Komentet

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku fshehu aksidentin me vdekje. Ku ndodhi ngjarja dhe kush e drejtonte mjetin

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi. Nëpërmjet një mesazhi nga një qytet, thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë dhe automjeti i ministres drejtohej nga një 18-vjeçar, djali i këshilltarit të Ballukut.

Postimi i plotë:

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital

Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin Fier Vlore duke shkaktuar vdekjen.

Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.

Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:

Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?

Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?

Cilat jane masat e marra nga ana juaj lidhur me ngjarjen?

A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?

A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?

A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?bw

Bardhi: Qeveria teknike përpara zgjedhjeve e domosdoshme në bazë të raporteve të OSBE/ ODIHR

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të SYRI-t, Ermal Rizai në lidhje me kërkesat e opozitës për qeverinë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, ku një prej tyre është edhe qeveria teknike.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Bardhi ka theksuar se ‘qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet’.

Rizai: Ju deklaroni se pengesë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në rrugën europiane është keqqeverisja e zotit Rama. Duke parë këtë situatë dhe referuar deklaratave të zotit Rama dhe çfarë propozon ai, keni një propozim dhe a kërkoni një qeveri teknike edhe për të shkuar te këto reforma që çojnë Shqipërinë në BE?

Bardhi: Patjetër! Qeveria teknike përpara zgjedhjeve ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PD-së sepse jo më opozita por raportet e OSBE/ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore që kryehet nga qeveria, flasin për intimidim dhe presion të punonjësve të administratës publike dhe këtë e bën qeveria dhe flasin për përdorimin e fondeve publike për efekt të fushatës zgjedhore dhe favorizimin e partisë në pushtet. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për ti krijuar barazi palëve në një proce zgjedhor do të ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve të përfshira në proces zgjedhor.

Nuk ishte tradhtia! Vendimi i Gjykatës: Tri arsyet që ndanë Princ Lekën me Elia Zaharian

Elia Zaharia zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka. Mësohet se Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Në vendimin e zbardhur të gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc tek tri arsye.

Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tri arsyet e forta të divorcit të çiftit. Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia. Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.

Dy ditë pas ngjarjes, më 12 mars, Gjykata e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, atëherë në proces divorci. Sipas urdhrit të mbrojtjes, çifti duhet të mbante distancë 5m nga njëri-tjetri. Gjykata nuk pajisi me urdhër mbrojtje babain e Elia Zaharisë, Gjergj Zaharinë, i cili u denoncua nga Princ Leka për dhunë. Gjithashtu, në urdhrin e Gjykatës së Tiranës saktësohej se Princi nuk duhet të qëndrojë në Pallatin e trashëguar, ndërkohë Elia nuk duhet të jetë në banesë në momentin që Leka do të takohet me vajzën e tij, trashëgimtaren e drejtpërdrejtë të Pallatit mbretëror, princeshë Geraldina. Ndërkohë, Princ Leka ka nisur një lidhje të re dashurie dhe bashkëjetesë me një fotografen Blerta Celibashi.

Gjyqi ndaj Paplekajt në Apel, vrasja e Xhuvanit, ekspertët: Viktima ka pasur një qitës në krah

Konflikti i armatosur mes dy grupimeve simpatizantësh partiakë në Elbasanin e para zgjedhjeve të vitit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ka nisur nga pozicioni ku ishte viktima. Ndërsa Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s, i dënuar me 22 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen, ka shquar persona të armatosur përballë para se të hapte zjarr. Këto ishin dy nga konkluzionet e grupit të ekspertëve, që rindërtuan skenën e krimit për llogari të gjykimit në Apel të Paplekajt.

Përfundimet e ekspertëve u prezantuan në seancën e së martës, pas gati 1 muaji kohë të dhënë nga gjykata për plotësimin e aktit të ekspertimit edhe me kqyrjen e pamjeve filmike të ngjarjes. Sipas ekspertëve, viktima Pjerin Xhuvani ka mbërritur në vendngjarje i shoqëruar nga disa persona.

“Nga analizimi i pamjeve filmike, thanë ekspertët, rezulton se dy grupimet janë shtyrë me njëri-tjetrin, ndërsa në vendngjarje kishte edhe efektivë të policisë”, thuhet sipas ekspertëve.

Për ekspertët konflikti i armatosur ka nisur në vendin ku ndodhej Xhuvani.

“Duke parë reagimin e të pandehurit, që tërhiqet pas në mënyrë instiktive, besojmë se ka identifikuar disa qitësa përballë”, thuhej në akt-ekspertim.

Ekspertë thanë se nga gëzhojat në vendngjarje dhe praninë e mbetjeve të barutit në veshjet e viktimës, por jo në duart e tij, tregon se Xhuvani nuk ka qenë i armatosur, por ka pasur në krah një qitës, jo më larg se një metër. Të pyetur nga i pandehuri Paplekaj, nëse viktima ka qenë statik apo në lëvizje në momentin kur është qëlluar, ekspertët thanë se në atë moment Xhuvani ka qenë në lëvizje në drejtim përpara.

Pasi administroi akt-ekspertimin Gjykata e Apeli mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët në konkluzione përfundimtare për në seancën e 24 majit.sn

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të mos i shërbejnë përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës.

‘Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës, nuk i shërbeni ligjit nuk i shërbeni Kushtetutës. Tentativa juaj për ti qëndruar përballë qytetarëve të Tiranës, tentativa juaj për të mos respektuar ligjet e këtij vendi ju bën bashkëfajtor’, u shpreh Kalaja në protestën e zhvilluar para Bashkisë Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjithashtu Kalaja ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet të martën e ardhshme në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë, ku qytetarët do kërkojnë sërish largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kalaja: Ju vini këtu sepse shumica prej jush janë patronazhist. Vini këtu sepse shumica prej jush keni hall se në fund të muajit a e merrni apo jo rrogën, a do ju heqin apo jo, sepse nuk e keni fituar me meritë vendin e punës po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës, nuk i shërbeni ligjit nuk i shërbeni Kushtetutës. Tentativa juaj për ti qëndruar përballë qytetarëve të Tiranës, tentativa juaj për të mos respektuar ligjet e këtij vendi ju bën bashkëfajtor ju bën të turpëroheni përpara vetës familjes dhe fëmijëve tuaj dhe mbi të gjitha përpara asaj uniforme.

Gjetja e trupave të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve në lumin Buna, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas gjetjes të katër trupave të mbytur në lumin Buna, të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për tragjedinë.

Postimi i plotë:
Sot pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit të qytetarëve të mbytur në lumin Buna.
Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 automjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësia e Sigurisë Publike, DVP Shkodër dhe DRKM, si dhe banorë të Administratës Dajç. njësi.
Drejtori i Qendrës Rajonale të Mbrojtjes për Veriun, z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke koordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.
Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të afërmve.bw

Balliu: Pushteti po përdor policinë kundër qytetarëve që të ruajnë milionat e tyre

Në protestën para Bashkisë së Tiranës ka folur edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

Kjo është protesta e radhës e qytetarëve kundër korrupsionit që e ka përfshirë fund e krye këtë institucion dhe ka çuar në arrestimin e pesë drejtorëve, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj.

Klevis Balliu: Policia sot më shumë se kurrë duhej të ishte në krah të qytetarëve. Hajdutin e keni prapa jush. Këta këtu janë si ju. Ata të cilët po bëjnë foto, nuk ka nevojë të bëjnë foto, ne vijmë këtu deri sa të fitojë kjo kauzë.

Se nuk fshihet kush do që të vijë ketu, por fshihen ata që rrinë pas asaj dere, sepse u vjen turp, u vjen zor sepse kanë bërë krim dhe nuk dalin dot në shesh përballë qytetarëve dhe ju sjellin ju këtu që ju bën 500 euro kapelja dhe keni 450 euro rroga.

Ndërkohë ju kërkojnë që të përplaseni me qytetarët që këtë ta ruajnë milionat e eurove të veta.

Po sikur gjithë ky zell që tregon ky shtet ndaj qytetarëve, të tregohej ndaj krimit. Po sikur gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve të tregohej ndaj hajdutëve.

Apo të ishim ne kriminelë në parlament, trafikantë në parlament, ne bashki, trafikantë në qeveri. Jo. Por ju detyrojnë të merreni gjithë ditën me qytetarët që të bëjnë qejf kriminelët, të bëjnë qejf banditët…. sn

Teliti: Falë rezistencës suaj, sot Edi Rama u distancua nga Erion Veliaj

Nga fjala e z. Dorjan Teliti në protestën e gjashtë qytetare para bashkisë së Tiranës.

“Një falënderim të gjithëve ju për këtë rezistencës, këtë protestë të gjashtë, para godinës që ka përdhosur interesat publike, që ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarëve.

Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe dhjetëra e dhjetëra pallate të tjera duke i shkërrmoqur ato, ashtu dhe sot, falë rezistencës tuaj, të shkërrmoqim kryeshtetin e kryebashkiakut në krye të bashkisë më të korruptuar, në krye të bashkisë 100% të vjedhur dhe ne sot po ia dalim.

Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Velisë dhe më pas, dorëheqjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë. Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas. Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë – Edi Rama, foli për abuzues ligji, foli për grupe të struktura, foli për drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese.” sn

Skandali i Irena Gjokës- Klodiana Lala: Duhet të nisë hetimi urgjent! Ky rast tregon se vetingu ka vdekur

Skandali i Irena Gjokës, gjykatëses së dënuar të GJKKO, ka shkaktuar mjaft zemërim në opinionin publik.

Reagime të shumta ka pasur sidomos në komunitetin e gazetarëve.

Kurse gazetarja Klodiana Lala i përgjigjet postimit të tij, duke thënë se ky rast tregon se vetingu ka vdekur dhe se duhet të nisë urgjent hetimi.

“Elton Qyno, duhet të nisë hetimi. Me urgjencë.

Vetingu ka vdekur. Ky rast e dëshmon qartë fare,” shkruan ajo.

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.bw

VOA: Shkodër, 4 pjesëtarë të një familje dyshohet se u vetëmbytën për shkak të dhunës në familje

Polumbarët e forcave RENEA

 

Pëllumb Sulo

Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkodrës; nëna 39-vjeçare Alma Arrazi bashkë dhe tre fëmijët e saj të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç, dyshohet se janë vetëmbytur në ujrat e Lumit Buna. Sipas policisë vendore të Shkodrës “hetimet e thelluara kanë zbardhur një rast të dhunës në familje, që ka shkaktuar vetëvrasje”.

Dyshimet e para lindën pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare, për të cilën policia konfirmoi në mesditë se, “nga kqyrja paraprake në prani të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”.

Forcat e policisë vendore dhe polumbarët e forcave RENEA po vazhdojnë prej disa orësh kërkimet përgjatë Lumit Buna, në përpjekje për të gjetur edhe trupat e tre pjesëtarëve të tjerë të kësaj familje, pasi dyshohet se edhe ato janë mbytur.

Ndërkohë, një grup hetimor po merr në pyetje të afërm të familjes Arrazi, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila cilësohet si më e rënda që ka ndodhur vitet e fundit brenda familjes.

Nëna e fëmijëve është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj dhe policia dyshon se shkak është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, i identifikuar si 31 vjeçari me emrin Ergys Arrazi.

Policia e Shkodrës u vu në lëvizje për gjetjen e nënës dhe tre fëmijëve pas kallzimit të bërë një ditë më pas, me 3 maj, nga bashkëshorti dhe baba i fëmijëve. 31-vjeçari Arrazi, është ndaluar tashmë nga policia me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të shtohen në Shqipëri, megjithë ashpërsimin e ligjit për dhunën në familje. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4798 raste të dhunës në familje me 2030 autorë të identifikuar nga policia, ku 733 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia. Ndërsa pjesa më e madhe janë gjykuar në gjendje të lirë. Por, organizatat joqeveritare pohojnë se përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha se ato që deklarojnë strukturat shtetërore.

Sipas organizatave joqeveritare, vitin e kaluar në Shqipëri humbën jetën 19 persona për shkak të dhunës me bazë gjinore.

Tragjedia në Shkodër- Nëna me 3 fëmijët u mbytën në lumë, dëshmia e motrës: Dhunohej barbarisht nga burri

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik. Nëna dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur.

Mësohet se motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Dëshmia e saj, por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdys Arrizin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.sn


Send this to a friend