Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia në Komisariatin numër 1 në Tiranë nga policia pas protestës së zhvilluar para Paramentit gjatë seancës plenare dhe tensioneve në rrugët e kryeqytetit.
Edhe protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.
Duke përsëritur thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, disa protestues rrëzuan kazanët e mbeturinave në rrugë në afërsi të selisë së Partisë Demokratike në shenjë revolte, ndërsa deputetët ndodheshin brenda sallës së Parlamentit. Panorama