VOAL

VOAL

“Shuplaka” e radhës për Ramën, Frendo: Çështja e studentëve zgjidhet me dialog, jo monolog!

Numrin 1 i Kishës Katolike Shqiptare, George Frendo foli edhe për protestën e studentëve, për të cilën ai bëri edhe një letër publike pak ditë më parë në mbështetje të tyre.

Në A2, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës u shpreh se studentët kanë të drejtën në protestën e tyre për arsim të lartë falas. Ndërkohë, ai thotë se zgjidhja është dialogu, por dialog nuk do të thotë monolog, shprehet Frendo.

“Unë nuk flas si politika, por si një person që e do këtë vend dhe të mirën e këtij vendi. Unë edhe në deklaratën time kam folur për dialog. Por duhet të jemi të qartë se çfarë do të thotë dialog. Dialogu nuk është monolog.

Unë flas me ty, por çfarë kam ndërmend do të imponojmë. Dialogu nuk është as kompromis. Dialogu kërkon një hapësirë për të vërtetën dhe atë që është e drejtë. Domethënë është dëgjimi dhe vlerësimi i arsyeve të njëri-tjetrit”, u shpreh Frendo.

“80% e efektivëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane”, Sindikata e Policisë letër Ramës: 11 kërkesat tona

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik. ABC News ka siguruar një kopje të letrës.

Punonjësit e policisë së Shtetit i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë  plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë.

Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te cileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

 

Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje.

Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik – thuhet në shkresë.

Punonjësit kërkojnë pagesen e Dietave të prapambetura nga  2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.

Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.

Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe  Policisë së Shtetit  që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje. /abcnews.al

Shqiptarët në krizë të rëndë ekonomike, heqin dorë nga shpenzimet për festat e fundvitit

Këtë vit festat i kanë gjetur të pakënaqur tregtarët.

Në tregun e Pazarit të Ri në kryeqytet, sipas shitësve në tezgat e tyre janë afruar më pak blerës se një vit më parë.

“Vitet përpara ka pasur më tepër. Tani ka rënë fuqia blerëse se edhe nga jashtë nuk kanë ardhur shumë.”

“Ne e shikojmë vetë në xhiron ditore. Ky vit është më i vakët se vitin e kaluar. Gjithsekush në familjen e vet e ndjen që ka rënie buxheti.”

“Shumë dobët, shumë dobët.”

“Krahasuar me një vit më parë ka rënë fuqia blerëse. Dy mijë lekë e kam pasur kadaifin vjet, aq edhe sivjet, por nuk ka blerës. Ka rënë buxheti i familjeve.”

Ndërsa vetë qytetarët japin arsyet e tyre pse janë të kursyer në blerje.

“Të kripura janë çmimet, pse të gënjejmë kot se të kripura, po edhe xhepi është i hollë. Vij tani dhe marr 2-3 kokrra domate, në vend që të marr 1 kilogram, apo 2 kilogramë.”

“Nuk ka, njerëzit janë pa punë. Çmimet rriten, 1 lekë, 1 lekë, por kur vjen fundi i vitit bëhen shumë.”

Për të patur në monitorim çmimet dhe ankesat e qytetarëve, Bashkia e Tiranës tha për TV Klan se është ngritur një grup inspektimi nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorit. Rastet e abuzimeve me çmimet nga tregtarët me pakicë do te ndiqen nga hetimi tatimor.

Shqipëri, besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjet

TIRANË – Besimtarët krishterë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Krishtlindjes.

Në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë u mbajt mesha e Krishtlindjes, ku të pranishëm ishin besimtarë të shumtë, ndërsa mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me rastin e Krishtlindjes është mbajtur një meshë edhe në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë, që u drejtua nga kreu i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit, George Frendo.

Ndërkohë, besimtarëve të krishterë festën ua kanë uruar edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Meta në mesazhin e tij në rrjetet sociale thekson se kjo festë mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore si dhe uron që të sjellë drejtësi sociale.

Ndërsa Ruçi, në urimin e tij thekson se Krishtlindjet janë një gëzim i brendshëm drite e paqeje për cilindo.

“Kjo ditë e bukur na mëson se dhembshuria e bën shoqërinë më të ngrohtë, më të drejtë dhe më të barabartë. Kemi një moment për të medituar se lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bën jetën tonë më të mirë. Kjo ditë na rikujton se e drejta dhe e vërteta dhe jo fuqia mbi të dobtit janë pushteti i vërtetë”, thuhet në mesazhin e Ruçit, publikuar nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.

Ditën e sotme besimtarët e krishterë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë festën e Krishtlindjeve, ku dhe shkëmbejnë urime dhe vizita me njëri-tjetrin.

“Burg për Gjiknurin”, Basha te Unaza e Re: Të mbrohemi nga shteti hajdut

Protesta te Unaza e Re ka vijuar edhe ditën e sotme, ku banorët të cilëve u preken banesat nga projekti kanë kërkuar që të arrestohet i Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri.

Protesta e banorëve ka gati dy muaj që zhvillohet në zonën e Unazës së Re, ku më herët kanë kërkuar dëmshpërblimin e banesave që preken nga projekti, tashmë banorët dhe opozita kërkojnë dënimin me burg të Gjiknurit.

I pranishëm në këtë protestë ishte dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u shpreh se ky projekt është një aferë korruptive ku përfshihet kryeministri Edi Rama, bashkë me oligarkët e tij.

Basha theksoi se është detyra e opozitës që t’u qëndrojë pranë qytetarëve duke e mbrojtur atë, siç thotë kryedemokrati, nga shteti hajdut.

Kreu i demokratëve akuzoi edhe njëherë dyshen Rama-Veliaj se kanë ndryshuar planin Urbanistik të Tiranës për llogari të projektit të trafikantit të drogës. Në këtë aferë, tha Basha, është dhe firma e Ministrit Arben Ahmetaj.

“Është e rëndësishme që ta kaptoni që ajo që ndodhi këtu, është urdhër i një autoriteti që mund të bëjë koordinimin mes të gjithë institucioneve si dhe ti mbyllë gojën prokurorisë, që të mbyllë sytë para falsifikimit.

 Ju bëj një thirrje kryeredaktorëve që ta hapin ekranin gjatë gjithë kohës së protestës. Dua të them se afera që nisi si korrupsion i pastër është pohuar sot si një aferë kriminale, Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur lumin e Lanës, që të mos cenohet asnjë centimetër katror i pronës së një trafikanti droge. Zhvendosin lumin që mos preket prona e Taulant Ballës.

Ftoj të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të luftojmë të keqen. Le të jetë kjo shpresa në këtë fundviti që e keqja mos na hedhë më kundër njëri-tjetrit, por kushtetuta dhe ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë”, deklaroi Basha.

 

Ndërkohë, Dorjon Protoduari, i cili u lirua pak ditë më parë i pranishëm në protestë kërkoi burg për kreun e ARRSH, Afrim Qendron, duke e cilësuar megaskandalin e bërë publik pak kohë më parë nga emisioni ‘Të Paekspozuarit”, si kapje në tentativë për vjedhje.

“Donin të vidhnin këtu dhe nuk ia dolën. Doli Afrim Qendro te ‘Opinioni’ tha se paratë janë te Arka e  Shtetit. O zotëri si vjedhja, si tentativa e vjedhjes dënohen njësoj në Kodin Penal.”, u shpreh ai.

LISTA ME EMRAT – 51 pedagogë të Filologjikut firmosin peticionin: Të anulohet ligji i Arsimit të Lartë

Pedagogët e Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë, kanë nënshkruan një peticion, me anë të të cilit kërkojnë  abrogimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Në deklaratën e nënshkruar nga  51 pedagogë  shtohet se “në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare”.

 

DEKLARATA E PLOTË

Tiranë, më 22.12.2018

D E K L A R A T Ë

e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

  1. Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
  2. Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.
  3. Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.
  4. Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.
  5. Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
    1. Garantimi i të drejtave studentore
    2. Financimi i dijes
    3. Cilësia e mësimdhënies
    4. Demokratizimi i universiteteve
    5. Autonomia e universiteteve
    6. Rritja e transparencës
    7. Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Vijojnë emrat:

Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu, Elsa Skenderi, Ymer Ciraku, Edlira Kola, Merita Karaguni, Andri Hoxha, Enkela Begu, Lindita Xhanari, Migena Leskoviku, Juliana Marko, Meli Bregu, Andi Pinari, Holta Shupo, Albana Deda, Flora Koleci, Alban Tartari, Dhimitër Doko, Dhimitri Bello, Marin Haxhimihali.

DEKLARATA DHE LISTA ME EMRAT

28 vjet që kanë marrë tokën me ligjin 7501, por ende nuk janë pronarë të ligjshëm

Shumë banorë të fshatrave në Elbasan kanë fituar tokën në përdorim me anë të ligjit 7501, por nuk kanë asnjë të drejtë pronësie mbi sipërfaqen.

Kjo për shkak se në Elbasan procesi i azhornimit të tokave në këtë qark nuk ka përfunduar.

28 vjet që kanë marrë tokën me ligjin 7501, por ende nuk janë pronarë të ligjshëm të saj. Fshatarët kanë një dokument ku vërtetohet toka e dhënë sipas komisionit të ngritur në vitin 1991, por kjo nuk i njeh ata pronarë të sipërfaqes që kanë në përdorim.
Vite më parë, me financim të organizmave ndërkombëtare, u krye procesi i azhornimit në pjesën dërrmuese të territorit shqiptar. Por mjaft fshatra nuk përfituan për mungesë fondesh.

Nga një investigim kryer nga ABC News rezulton se fshatra të tillë si Vashaj, Pekisht, Përparim në Peqin, Labinot Fushë, Godolesh, Mengël, Shushicë , Gjinar, Elbasan, në disa fshatra të Gramshit, Belshit, Prrenjasit, Cërrikut dhe Librazhdit, janë të pa azhornuara.

Banori 1: “Jam banor i kësaj zone. Kemi toka, por nuk na kanë dhënë tapi. Nuk e di pse është kjo punë, shteti e di. Të gjithë fshatrat e tjerë i kanë marrë azhornimin e tokës, ne jo.”

Banori 2: “Ne kërkojmë tapinë e tokës, shtëpisë, çdo gjë duhet ta kesh në letër, sepse nëse nuk e ke të vijnë të shembin shtëpinë”

Shpeshherë si rezultat i mospaisjes me tapi është kaluar edhe në konflikte që kanë degjeneruar në përplasje fizike midis fshatarëve. Një gjë e tillë po bëhet pengesë edhe për shumë biznesmenë apo edhe firma të huaja që kërkojnë të blejnë parcela për të investuar në bujqësi apo për të ngritur pika të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore.

Nëse sëmuresh në veri të Shqipërisë, shpëtimin e gjen vetëm në Tiranë

Të sëmuresh në zonat veriore shpëtimin e gjen vetëm në Tiranë, gjithmonë nëse problemi shëndetësor të premton të arrish deri në QSUT.

Në spitalin rajonal të Peshkopisë, i cili duhet të mbulojë me shërbim shëndetësor të gjithë qarkun e Dibrës përfshirë Bulqizën dhe Burrelin ka mungesë të theksuar mjekesh.

Banorët tregojnë se si vetëm pak kohë më parë një vajzë me probleme të apendiksitit u nis drejt Tiranës pasi kirurgët në Peshkopi nuk mundën të ndërhynin dhe fatkeqësisht apendiksiti i plasi gjatë rrugës.

Po kështu nëse Dibranët kanë probleme me sytë, me veshët dhe për shkak të të ftohtit ky është ndër problemet shëndetësor më të hasur në spital mungon mjeku i specializuar.

Bonusi prej 2.5 milionë lekë me të cilët ministria tha se do të zgjidhte problemin e mungesës së mjekëve që mungojnë u pranua vetëm nga një anestezist dhe një gjinekolog dhe ky pensionit. Po kështu shërbimi i kirurgjisë mbulohet vetëm nga dy kirurgë njëri prej tyre pensionist. Ndërkohë që nevojiten 8 kirurgë.

Akoma më rëndë është situata edhe për mjekë të përgjithshëm për fshatrat. Banorë nga Ostreni thonë se vetëm një herë në jave u shkon mjeku dhe shpesh shërbimin mjekësor e ofron infermieri.

Top Channel i kërkoi drejtorit të spitalit të tregonte se cilat shërbime nuk mbulohen me mjekë. Por një urdhër nga Tirana, nga Ministria e Shëndetësisë e ndaloi drejtorin të fliste përpara kamerës duke na dhënë një përgjigje me shkrim pa na thënë çfarë mjekesh mungojnë, por disa shërbime të pambuluara më pare në këtë spital janë bere të mundura nëpërmjet bonusit apo patronazhimit kur në fakt vetëm një anestezistit ka pranuar.

Pasi mjeku tjetër është pensionist./t.ch

Artisti Helidon Gjergji mbi projektet e fundit

Ardita Dunellari

Artisti Helidon Gjergji ka pasur një sezon të ngarkuar. Përveç punës si profesor arti në Universitetin SUNY Old Westbery në Nju Jork, ai ka hapur gjatë pesë muajve të fundit dy ekspozita në dy kontinente, me tema të frymëzuara nga e kaluara dhe nga puna e tij në Shqipëri.

Studentët në Universitetin SUNY Old Westbury në Nju Jork u prezantuan gjatë javëve të fundit me Tiranën moderne, përmes instalacionit të artistit Helidon Gjergji që përcjell një prej elementëve më të dukshëm dhe ndoshta më të famshëm të qytetit, fasadat plot ngjyra, një projekt që filloi që në vitin 2001.

Tirana, përveç kaosit urban absolut që mbizotëronte ishte një qytet mjaft gri. Kishte humbur edhe atë identitet që kishin dikur nga ndërhyrjet pa asnjë lloj rregulli. Njerëzit mbyllnin ballkonet, hapnin dritaret. Ishte një projekt i zhvillimit urban alternativ, për t’i dhënë ngjyrë, për t’i dhënë shpresë këtij qyteti gri”.

Në rrjedhën e viteve, projekti vazhdoi të zgjerohet duke tërhequr edhe emra të njohur të artit bashkëkohor. Në mjediset e universitetit ku jep mësim, artisti Helidon Gjergji prezantoi një instalacion mbi kontributin e tij në këtë projekt, të realizuar në Bienalen e Katërt të Tiranës. Një ide e lindur për të sjellë pak shpresë e ngjyra, thotë artisti, është shndërruar tani në një identitet të qytetit.

“Kjo u absorbua nga arkitektët e rinj dhe tani krijoi një mënyrë koherence. Të paktën në qendrër shikon shumë ndërtesa të reja që e kanë ndjekur këtë koncept, jo në mënyrë artistike sa vetë projekti i fasadave, por është ndjeshmëria që e ndjek. Qyteti vetë ka një fare koherence që e ndjek,,, një nga lidhjet e dukshme”.

Fasadat me ngjyrat e ndezura të Tiranës dhe imazhet abstrakte u bënë menjëherë objekt kritikash, shumë prej të cilave dëgjohen edhe kësaj dite.

Ideja e përdorjes së ngjyrës për zhvillimin urban nuk është një gjë e re. Që në kohën e rilindjes gjen afresqe… që në kohën e Rilindjes gjen afresqe.”

Zëri i Amerikës: “Po jo në këtë palet ngjyrash”.

Gjergji: “Po sepse jetojmë në një vit tjetër. Në masa ndryshon, aty ishin të izoluara. Por në këto përmasa e gjen në Brazil ku e kanë përdorur bojën për zhvillimin e disa lagjeve të disavantazhuara.

Zëri i Amerikës: A do të ishte më mirë që këto fonde, kjo energji, ky talent të ishte përdorur për të krijuar diçka që ndikon në jetën e përditshme të qytetarit?

Gjergji: “Kjo ka qenë një ndër kritikat më të mëdhaja dhe vazhdon të jetë ndoshta, megjithëse tani pshtë ulur intensiteti se kjo kritikë nuk qëndron deri në një fare mase. Se po ta thjeshtësojmë fare, bukuria në art, në sipërfaqe sjell edhe ekonomi. Nuk është thjesht fasadë. Lëkura nuk është thjesht fasadë, është organ aktiv i trupit. Kur shkojnë turistat në Tiranë, një ndër gjërat kryesore janë fasadat. Ai turisti që vjen do të shkojë në një hotel dhe ai hoteli ka një punëtor, ndoshta ka dy, ndoshta ka 100. Mora një element. Elementi tjetër, kjo është estetikë, krijon një fare mirëbesimi. Shikon një njeri që është veshur keq ke besim? Do të shkosh të bësh biznes me të? Ishte ideja e imazhit të një qyteti. Pse qendrat e qyteteve janë githmonë.. gjithmonë ka qenë kështu. Ndoshta pa ditur asnjë informacion mbi atë vend, pamja… pra është lidhur 100% me ekonominë.

Përmes projektit, autori Helidon Gjergji është tani përditë i pranishëm në Tiranë, një arritje që e përmbush më tepër se profesionalisht:

“Kam lindur në Tiranë. Që të bëja diçka për qytetin tim shkonte përtej artit professional. Kishte një lidhje nostalgjike Dhe kjo ideja e shpresës, për t’i rikthyer shpresën qytetit”.

Një tjetër ekspozitë e fundit e autorit e lidh me Shkodrën, qytetin ku kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme. Ai paraqiti gjatë muajve korrik-shtator, ekspozitën Shkodar në Cetinje të Malit të Zi.

“Shkodar një tjetër projekt që lidhet me të kaluarën time, pasi kur shkonim për t’u larë, për të ngrënë një drekë shikonim çfarë ka përtej. Në fakt nuk shihnim asgjë”.

Në ekspozitë, autori e koncepton liqenin si një pjesë përbërëse e komuniteteve që jetojnë rrotull tij dhe dëshmitar të valëve historike, politike e sociale që kanë përjetuar kombet e natyra.

“Konsumerizmi ka krijuar probleme të jashtëzakonshme dhe kjo ka shkaktuar probleme të mëdha të florës dhe faunës. Dhe nuk ekziston koordinimi… pasi duhet konceptuar si një trup I vetëm. Kjo ishte një nga temat e e4kspozitës… flora fauna, uji që janë të përbashkëta por që ndahen në mënyrë artificiale. Një tjetër temë është historia që është ndarë dhe mënyra si tregohet historia. Njëra pale tregon historinë… dhe rrallë here qëllon që kjo të jetë historia e vërtetë dhe për këtë, pa ia vënë fajin askujt… pa i vënë gishtin… përdora idenë e retushimit… fotot, udhëheqësit me udhëheqës të tjerë që zhdukeshin… shumë e zhvilluar me fotoshop, por është një histori mjaft e vjetër…”.

Artisti ka përdorur letrat e censuruara për të simbolizuar ndarjen artificiale të një fenomeni gjeografik dhe komuniteteve që jetonin në brigjet e tij nga politika dhe historia. Shumë letra që dërgoheshin gjatë viteve mes të afërmve mbërrinin të nxira nga censura e diktaturës.

Artisti flet për një përmbushje si personale, ashtu edhe profesionale nga ky angazhim. Një artiste malazeze, e impresionuar nga puna e tij dhe metafora që përcjell ekspozita, i ofron ta njohë me atë pjesë të liqenit që e imagjinonte, por pa arritur ta shihte në fëmijërinë e tij.

“Ajo erdhi, pa ekspozitën. I pëlqeu puna dhe më çoi të shihja shpinë e gjyshit ngjitur me Shqipërinë dhe e mbushi hapësirën boshe, edhe vetë ekspozitën në një fare mënyre e verifikoi atë që thoja në ekspozitë duke më çuar vetë me makinë. Ky ishte shkëmbimi njerëzor”.

Horizonti enigmatik që ai shikonte nga brigjet e liqenit në fëmijërinë e tij në Shkodër, më në fund mori trajta në formë fizike e simbolike falë ekspozitës mbi një liqen që sa ka ndarë, aq edhe ka bashkuar në mijëvjeçarë.

Dëbimi i diplomatëve iranianë, Pompeo telefonon Bushatin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i telefonoi mbrëmjen e së premtes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati “për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy funksionarvëe iranianë, mes të cilëve dhe ambasadorin e Iranit, në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani, për të realizuar një sulm terrorist në Shqipëri”, njoftoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Paladino.

Më herët përmes një postimi në Twitter, ministri Bushati kishte shkruar mbi bisedën telefonike me Sekretarin Pompeo “i cili falenderoi Qeverinë shqiptare për udhëheqësinë në marrjen e veprimeve kundër praktikave të papranueshme diplomatike”, shpjegoi zoti Bushati, duke shtuar se gjatë bisedës “u nënvizua bashkimi i forcave nga ana e Shqipërisë me vendet e tjera europiane për të mbrojtur sigurinë evropiane kundër të gjitha veprimtarive keqdashëse të pushteteve të tjera”.

Ndërsa në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit theksohet gjithashtu se “pas arrestimeve të fundit të cilat ndërprenë planet e thurura nga Irani në Danimarkë dhe në Francës, veprimet e Shqipërisë, dërgojnë një mesazh të qartë se terrorizmi Iranian është i papranueshëm në tokën europiane”.

Sekretari Pompeo uroi Ministrin Bushati dhe për marrjen nga ana e Shqipërisë të Presidencës së OSBE-së në vitin 2020. “Mezi ç’presim të punojmë me Shqipërinë në OSBE, për të mbrojtur vlerat perëndimore”, përfundon njoftimi mbi bisedën mes Sekretarit amerikan të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar Bushati.

Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve iranianë u njoftua të mërkurën, duke shpjeguar se ata “dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend” dhe se për këtë vendimin qeveria shqiptare ishte “konsultuar me vendet aleate”. Dëbimi i tyre u përshëndet menjëherë nga autoritetet më të larta amerikane, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ju drejtua me një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar Edi Rama.

(Video) Romeo Gurakuqi: Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës! Shqipëria ndodhet në kaos institucional që ka vrarë shpresën!

Fjala e historianit dhe deputetit të PD Romeo Gurakuqi nga Kuvendi i Shqipërisë, që i bën radiografinë krizës institucionale, të sistemit dhe shoqërisë:

“Shqipëria ndodhet në kaos institucional që ka vrarë shpresën”

 

 

Dashamir Shehi: Ja pse nuk i futni në burg qeveritarët e mëparshëm

Me tone të forta dhe pa doreza ka folur në seancën e sotme në Kuvend, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, që edhe këtë radhë ka goditur me fjalimin e mbajtur para deputetëve.

 

Duke theksuat se vetingu në politikë është i rëndësishëm për vendin dhe vetë politikën, Dash Shehi u ka dhënë përgjigje fjalës së mbajtur nga kolegët e shumicës, që nuk kanë lënë rast pa u kujtuar opozitarëve zullumet që kanë bërë në kohën e qeverisjes së tyre.

“Ky justifikimi i vazhdueshëm i kësaj mazhorance që ju keni bërë zullume dhe nuk ju janë dënuar zullumet… ky është justifikim për ju. Se këtu jeni 5 vjet e gjysmë, gjykatësit e keni pasur, policët i keni pasur, hetuesit i keni pasur, i kishit futur në burg ata që do të kishit futur nga ky krahu, që të mos keni me ça të mbuloheni më. Po ky është një sistem i vjetër korruptiv, që kush vjen prapa qit një letër, se kam dy letra unë për ty. Kush ka letra nga ky krahu, kush e meriton le të hyjë në burg. Jo ti fshihni ju për të mbuluar tuajat. Ky është realiteti normal në Shqipëri. Paskan qenë të korruptuarit këtu? Hajde ti pastrojmë të korruptuarit. Ndërsa ju keni qejf vetë, sepse ky është jorgani juaj. Se meqë disa këtu mund të kenë bërë zullume mund të bëni të gjithë ju zullume duke qëndruar rehat. Kjo është teknikë e vjetër. Unë që kam vite në këtë sallë, sa herë xhiron shteti kjo përdoret. Ata përpara nesh ishin më të keqinj sesa ne. Jo nuk është ashtu, Gjithsekush duhet të mbajë pjesë e vet. Nëse këtu ka nxirreni, i keni të gjitha në dorë. Pse nuk i nxirrni? Sepse ajo është batanija që ju mban ngrohtë”- tha prerë ai.

Sipas Shehit, drejtësia i ka të gjitha mundësitë. “Thatë këtu u ngrit kjo e ajo, ne nuk kemi besim te ata që janë vënë, koha do u japë mundësi, ne e dimë që janë të majtë, por kjo nuk do me thënë që janë hajdutë. Janë bërë shumë pasanikë në këtë sallë, disa hiqen për të ndershëm disa për intelektuale, jemi popull i vogël e njohim njëri- tjetrin, sa i vlen lëkura gjithsecilit. Asnjë nuk është aq i pasur sa të blejë të kalumen e vet, ai që vjen nga llumi në llum do shkojë, nuk ka për ta bërë kurrë të rëndësishëm, të ndershëm, kanë hyrë e kanë dalë plot, ditën që janë bërë pis, i keni cepave të Tiranës, para mund të kenë, por fytyrë nuk kanë më”- tha ai.

Për thirrjen e Berishës

Kreu i LSHK-së, Dash Shehi ka thënë se pavarësisht pasionit të Berishës dhe thirrjes së bërë, askush nuk ka për të marrë armët.

“Rrini të qetë se nuk ka për të marrë njeri armët, ishte koha për të marrë armët dhe ne e kemi bërë me letra, rrini rehat, përtej pasionit të Berishës, nuk ka për të ndodhur”- tha ai.

Replikat – Berisha kërcënon socialistët: Ju jap fjalën e nderit, votoni ose djemtë do rrëmbejnë armët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë teksa ka kërcënuar maxhorancën se nëse nuk miraton amendamentin e vetingut në politike, atëherë ai ka premtuar se “djemtë do të rrëmbenin armët dhe do i zhduknin socialistët si minj”.

Në Parlament ai është zotuar para deputetëve, duke thënë se “po ju jap fjalën e nderit”, se shqiptarët do e hedhin zgjedhën e krimit me çdo çmim dhe kjo do të behet “dhemb për dhëmb”.

“Mos vazhdoni kështu miratoni amendamentin, ju jap fjalën e nderit që nuk do të jetë larg dita kur në rrugë dhe sheshe do të ushtojë, “o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

Dhe do zvarriteni rrugëve dhe do zhdukeni si minj, se shqiptarët do hedhin zgjedhën e krimit me çdo çmim. Ose në mënyrë të ligjshme ose dhemb për dhëmb dhe pastaj do i kujtoni këto fjalë, por do jetë vonë”, tha sot Berisha.

Por pas kësaj deklarate të fortë, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së që të distancohet nga këto thirrje.

“Hera dytë që pardoni fjalët e partizaneve, ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’. Por i kërkoj grupeve parlamentar të distancohen nga këto thirrje”, tha Ruçi.

Fill pas Ruçit, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj deputetit, Sali Berisha, për thirrje antikushtetuese në parlament.

“Kërkoj që të merren masa ndaj deputetit Sali Berisha për thirrje anti-kushtuese në Parlament”, tha Balla.

Replikat pas nisjes se seancës plenare

Balla:  Për sa i përket rregullores së Kuvendit, unë do t’i bëja thirrje PD dhe Grupit të saj Parlamentar… Dje kryetari i PD kthehet në transportues vezësh, ndërsa sot ish-kryeministri i vendit bën thirrje për dhunë, këto janë të papranueshme unë besoj se ende brenda PD ka mbetur shtetarizëm për t’u distancuar nga kjo dhunë e pashembullt dhe nga ky fjalor politik që aspak nuk i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës sonë Evropiane.

Apeli im është që PD urgjentisht të distancohet nga këto thirrje, sikurse i bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që të Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë, si dhe kërkesën e depozituar dje nga deputetit të PD dhe Lulzim Bashës

Spaho: Nga frika se po ju vjen fundi i pushtetit kaloni në spektakle dhe butafori, nuk i shpëtoni dot as protestës së studentëve të qytetarëve të unazës së re, nuk e fshihni dot  pas rastin e korrupsionit që ka shokuar edhe në SHBA. Sado që përpiqet Rama me urdhrat që u jep ju, nuk ia del.

Vargjet e një këngë patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. E keni kthyer në byro partie, ku propozoni të përjashtoni, po të kishit mundësi edhe gjithë grupin e opozitës. Nuk do arrini dot të mbyllni gojën e opozitës, do na keni kundër jush, jeni bërë e keqja më e madhe që vendi ka pasur, derisa ju të shporreni ne do të na keni këtu në këmbë.

Paloka: Eshtë këngë patriotike e kohës kundër turqve, jo si thatë ju këngë partizane, me tekst të Thanas Floqit, sa për pjesën tjetër, të jeni të bindur ju dhe ai që keni në krye se sot është vërtetë akt patriotik largimi një orë e më parë dhe çdo mënyrë e këtij që kemi kryeministër dhe kujtdo që do ta mbështesë atë., përjashtoni kë të doni, ky kryeministër do qërohet, më kot lodheni dhe bëni presion, nuk trembmi më askënd.

Gamoz Ruçi: Thirrja patriotike, o djem rrëmbeni pushkët, qoftë për pushtuesit osmanë, qoftë edhe pushtuesit gjermanë është kënduar nga atdhetarët dhe nga ne që jemi këtu. E përdorur në leksikun e debatit parlamentar në kontekstin e sotëm, është e papranueshme dhe duhen distancuar. Grupi PS ka bërë një kërkesë byroja do ta shqyrtojë.

Majko me apel të fortë: Studentët janë shpëtimi ynë, ejani të merremi me kërkesat e tyre

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, teksa e ka quajtur qesharake dhe komike kërkesën e PD për vetingun politik ka bërë një apel të fortë për të reflektuar rreth lëvizjes së sotme studentore.

 

“Lëvizja studentore është një paralajmërim serioz për politikën që filloi me lëvizjen studentore, është rritur numri i njerëzve që nuk dinë ti shpjegojnë dallimet mes nesh. Dje u hodhën vezë në emër të studentëve, me shumë dinjitet kanë qenë studentët që janë distancuar nga çdo akt dhune, çdo gjë që ka një fillim e ka një fund, nëse kjo lëvizje po na kujton këtë kjo kërkon reflektim dhe jo bërjen e trimit në Kuvend. Vetingu i politikës është vazhdim i kapitullit depersonalizues dhe fyes, politikani duhet të provojë se nuk është i lidhur me krimin, mbi bazën e kësaj logjike shpëton vetëm ai që sjell prova”- tha majko.

Ai e ka quajtur këtë një “proces ironik që merret me shitjen e asgjësë”.

“Pas 5 vitesh në opozitë shqetësimi i të djathtës nuk duhet të ishte pastërtia e politikanëve, por të menaxhonte masën e të pakënaqurve dhe të diskutonte fitoren e zgjedhjeve. Vetingu është qesharak, pafajësia e cdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër, imagjinoni se gjendet politikan fajtor, ca ndodh, ikën në burg, ca bëjnë komisionerët apo i dërgojnë për riedukim, ky nuk është pastrim por turpërim publik i saj”- tha ai.

Sipas tij, ky proces rrezikon të kthehet në teatër të radhës. “Nëse dikush do të ndërrojë elitën, kjo është mënyra e gabuar, revolta e studentëve janë sinjali se si sillemi me njërin tjetrin rrezikon të shënojë fundin e një periudhe politike. Unë për asgjënë nuk votoj, ejani të merremi me studentët dhe kërkeat e tyre, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë, mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po reflketon kurse partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre”- tha ai.

‘Janë zhdukur si minjtë’, Berisha i kthehet Majkos: Pandeli, imazhi yt do i lajë fytyrën atyre?

Ndërkohë që seanca plenare vijon punimet, ish-kryeministri Berisha e ka quajtur të papranueshëm faktin që kryeministri Rama dhe ministrat nuk janë në sallë.

 

Ai ka kërkuar nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, të ndërpresë seancën e të thërrasë Ramën dhe ministrat të jenë të pranishëm.

 

“A nuk ven re ti zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos, ku janë ata, pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do ti lajë fytyrën sot, të vijnë aty se sytë e kombit janë në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë vendin, ndërpre seancën, detyroi të vijnë aty të qëndrojnë. Duhet të jesh në lartësinë e detyrës. Ti Pandeli ngjet si fals aty, i keqpërdorur, thirri kolegët të jenë aty, se duan të maskohen me ty. Vër nga një maskë në çdo karrige aty dhe të shohim si duket”- tha Berisha.

Kryemadhi, akuza të rënda Ramës: Dje erdhe me antiplumb. Drogohesh, je peng i mallit që të shesin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë shumë e ashpër në akuzat e bëra në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë jo vetëm të droguar, por edhe peng të mallit që i shesin.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi deklaroi se nuk ka shpresë për miratimin e vetingut në politikë, pasi Rama do të ishte gijotina e parë.

“Nuk kam ndonjë shpresë që vetingu në politikë do të pranohet se si mund të pranojë Rama të vetohet sepse i bie që pa u miratua akoma të largohet nga politika. Deputete e ministra shkojnë në bankën e të akuzuarve, si mund të pranojë Gjiknuri vetingun kur duhet të japë llogari për firmën e falsifikuar, si mund të pranojë Ahmetaj, në falsifikimin për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliarda euro të depozituara në prag krishtlindjesh u bënë dhurata të jashtëzakonshme, kam mbi 300 milionë euro që do ua falë 5 oligarkëve.

Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore, kur problemin  ka me vëllanë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve nuk dihet se ku shkojnë e shërbejnë për pastrimin e parave të drogës.

Ai është gijotina e parë e SPAK dhe BKH, ti masin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardh me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin, varet ca malli i shesin.  Të shikojmë kartelën shëndetësore, i është fshehur kartela nga Mira Rakacolli, nuk po them për burrin e saj, që e kuron nga astma dhe i them mos të pi drogë, se i bën keq për astmën.

Ai ka një problem tjetër, përballjen me vetveten, se në 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, trendy që merr vesh nga çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia sesi të dhunojë njerëzit e tij dhe t’i fusë në vorbullën e vet.. Do të jetë KLP që do ta çojë para drejtësisë.

Se Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyetjeve të Europës, që i shkelin syrin njëherë njërit njëherë tjetrit, por harron që para interesave kombëtare nuk ka shkelje syri.

Edhe pse ju mendoni se KLP deh KLGJ i kontrollon Ulsi Manja, kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin… Mirë, mirë… po, po , normal faleminderit, por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët  thonë që paraqitemi tek Ulsiu me bakshishin për të kaluar vetingun, kshuqë edhe me këto duhet të përballesh ti, mos u çudit… Ulsiu merret vetëm fjalën se lekët i merr Edi Rama me Don Agacin, Ulsiu merr fjalët, por paratë i merr tjetër njeri. Ulsi ti e di që gjithmonë të kanë përdorur kshuqë mos të të vij keq vlla, se mua vjen dhe keq se të kam nga anët e mija, por… ”- tha ajo.

Fjala e plote e Kryemadhit 

Të nderuar qytetarë,
Studentë,
Prindër të studentëve,
Të nderuar oligarkë!

Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vetting-u në politikë do të pranohet, sepse si mund të pranojë Edi Rama të vettohet?! Sepse i bie që pa u miratuar akoma, pa u futur në rend dite, të largohet nga politika.
Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministra, të cilët në momentin që ky ligj hyn në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por edhe shkojnë në bankën e të akuzuarëve. Si mund të pranojë Damian Gjiknuri Vettingun politik, kur duhet të japi përgjegjësi për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit që u ngrit një off hore, vetëm për të marrë vetëm 18 milion euro në një lot, pa llogaritur sa e sa të tjera.
Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetting politik, kur futemi në një strukturë shumë të shëmtuar falsifikatore, siç është ajo e rastit të djeshëm, për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliona dhe miliona euro, të cilat janë të depozituara në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës?! Dhe një ditë të bukur me diell, në prag të Krishtlindjeve i bën një dhuratë të jashtëzakonshme, ku iu thotë unë nuk kam 40 milion euro për studentët që t’u rregulloj kushtet, por kam mbi 300 milion euro që do ua fali 5 oligarkëve. Pra 5 veta janë të barabartë sa 140 mijë studentë herë 5 herë. Kjo është ajo çfarë përfaqëson kjo qeveri.

Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një Bankë dhe një offshore që s’dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin?! Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij?! Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?! Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SPAK-ut dhe e Byrosë së Hetimit?!
Në fakt unë do të dëshiroja që këtij Vetting-ut në politikë t’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ja marrin njëherë atë analizën e gjakut, se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por problemi është që ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin, se varet se çfarë malli i shesin.
Në Vetting ne duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri, nga se vuan. Prej 20 vitesh i është fshehur kartela e tij mjekësore nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. Nuk po merrem me burrin e Mirës, doktor Perlatin se ai e kuron nga azma dhe i them mos pi mall se të bën shumë keq për azmën dhe ia thotë kjo doktoresha këtu. Që të ketë mundësi dhe frymë që të përballet këtu, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë. Nuk mund ta pranojë këtë gjë, sepse ai kërkon që të gjithë shqiptarët t’i fusi në vorbullën e vet.

Ai ka një problem tjetër shumë më të madh, përballjen me vetveten. Sepse në 20 vite kemi dëgjuar “njeriun modern”, “njeriun trendy”, njeriun që merr vesh nga çdo gjë, por që në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia se si ti dhunojë njerëzit e tij dhe se si ti detyrojë ata që ti fusin ë vorbullën e vetë. Do të mbajnë përgjegjësi për “Ligjin e Teatrit” Zëvendëskryeministrja, Ministrja e Kulturës, sepse do mbajnë përgjegjësi këto. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë këtu në Parlament. Asnjë firmë. Sepse do hapet një ditë “Ligji për Teatrin”, sepse këta anëtarë KLP-je do të jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së të akuzuarve. Sepse Edi Rama është bërë si shtojzovallet e pyjeve të Europës, që i shkelin syrin herë njërit, herë tjetrit, por harron që përpara interesave kombëtare nuk ka shkelje syri. Sepse nuk të fal njeri sot, as për vendin, as për sigurinë kombëtare dhe as për interesat kombëtare. Edi Rama duhet të kuptojë një gjë, që edhe ai veprim i djeshëm që është bërë nga Komisioni i Ekonomisë, do ti drejtohemi Prokurorisë për ta hetuar, që nga Protokolli i Kuvendit, kur është protokolluar shkresa, që nga njoftimet që u janë bërë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, që nga rregullorja që bëhet për mbledhjen e komisionit dhe për futjen në rendin e ditës, të gjitha me rradhë. Edhe pse ju mendoni që KLP-në dhe KLGJ-në i kontrollon Ulsiu. Por kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, Ulsi thonë që paraqitemi te Ulsiu me bakshishin për të kaluar Vettingun, kështu që edhe më këtë do të përballesh ti. Mos u çudit edhe për këtë. Edhe për DSIK-në e famshme që është nën hyqmin e Ramës, që është bërë si dyqan gjobash atje, për polici, për gjyqtarë, për prokurorë, për të gjithë. Mos u çudisni sepse do dalin fakte të reja, çdo ditë e më shumë. Ulsiu i shkretë merr vetëm fjalët, sepse lekët i merr Edi Rama me Don Agaçin.
Ka një problem të nderuar kolegë. Jua thashë dhe dje, po ja u them edhe sot. Përgjegjësia që do të keni nesër do të jetë shumë e madhe. Sot jemi të qetë, por mos harroni nuk do të ketë bigerinë veze që do ta ndalojë Edi Ramën.
Edhe dy minuta dua. Shoku Gramoz, faleminderit shumë. Sikur të ishe kaq korrekt, edhe me atë falsifikim mbi 300 milion eurosh që keni bërë dje si komisioni i ekonomisë, do të ishte shumë e shëndetshme për parlamentin, por do të ishte edhe një mesazh shumë i mirë edhe për ndërkombëtarët.
Këto dy minuta, ju drejtohem të gjithë ambasadave që janë në Shqipëri, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej ditësh jemi në komunikim me ju, për të ecur përpara me axhendën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duhet ta kuptoni që ky grup grabitësish, ky sekt kriminal me emrin Rilindje, jo vetëm që nuk ka dëshirë të hapi negociatat, jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por ka vetëm një qëllim, vdekjen e këtij vendi, shkatërrimin e këtij vendi, dhe kthimin e këtij vendi në një institucion kriminal, terrorist për rajonin dhe Europën. Ky kryeministër, i cili nuk është gjë tjetër veçse një kriminel i kapur nga bandat dhe krimi i organizuar, peng i drogës dhe i kokainës që përdor, nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi dhe një minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe Europën.

Shqipëri: Përmbyllet protesta e studentëve për sivjet

Gresa Kraja

Studentët në Shqipëri kanë përmbyllur protestat e tyre për vitin 2018, për t’i vazhduar ato në janar të vitit të ardhshëm.

Ky vendim i tyre vjen pasi që nga e hëna hapet zyrtarisht pushimi i festave të fundvitit në të gjitha Universitetet e Shqipërisë.

Studentët janë zotuar që do t’i vazhdojnë këto protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe akademike drejtuar qeverisë dhe institucioneve arsimore të vendit.

Prej më shumë se 2 javësh studentët kanë bojkotuar auditorët e universiteteve duke marshuar në sheshet dhe bulevardet e Tiranës por edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Qeveria e Shipërisë vazhdimisht ka bërë përpjekje për të hapur dialog me studentët, megjithëse ata refuzojnë dialogun dhe thonë se kushtet e tyre nuk janë për bisedime por vetëm plotësim, se protestat e tyre nuk kanë përfaqësi dhe se askush nuk mund të flasë në emër të protestës.

Studentët i kanë 8 kërkesa për të lehtësuar studimet e tyre, që kanë të bëjnë me ulje të tarifave, përmirësim të cilësisë së arsimit dhe të kushteve të konvikteve ku ata jetojnë, pajisjen me kartën e studentit për lehtësira ekonomike dhe përfaqësimin e tyre në borde drejtuese e vendimmarrëse të universiteteve.

Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor).

Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mija (rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).

Tarifat e shkollimit në universitetin shtetëror të Shqipërisë konsiderohen të jenë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë, sa i përket shkollimit publik.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë me GDP prej 4,868 dollarë për kokë banori, ndërkohë që sipas Bankës Botërore në vitin 2017, është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren evropiane.

Votimi në Kuvend – Maxhoranca zgjedh Ridvan Boden anëtar të BSH-së, merr vetëm 9 vota kundër nga PS

Ritvan Bode

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Maxhoranca miratoi dje ne Parlament, pesë nga gjashtë kandidaturat për në Këshillin e Bankës së Shqipërisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

Propozimet e qeverisë, Ridvan Bode, Edlira Luçi dhe Suela Popa morën besimin e shumicës. Ish-ministri demokrat i Financave Ridvan Bode mori 60 vota pro dhe vetëm 9 kundër.

PS kaloi edhe propozimet për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi dhe Artan Hoxha.

I vetmi që nuk u votua nga shumica ishte ishministri socialist i Financave, Arben Malaj. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe deklaroi se Malaj nuk ka zhvilluar seancë dëgjimore në Kuvend.

Me propozim të kreut të Kuvendit Ruçi, Malaj do ta zhvillojë sot seancën e tij dëgjimore dhe do të votohet gjatë seancës së sotme.

Mustafa Nano: Rama është i lodhur, s’kuptoj pse rri akoma? Më vjen turp prej tij

Mbrëmë Mustafa Nano gjatë emisionit “Opinion”  ka bërë një deklaratë të fortë ku ka kritikuar hapur dhe ashpër Edi Ramën.

“Unë këtë protestë e kam parë si një protestë kundër qeverisë, deri tani me çfarë është shprehur, dhe është okay kjo gjë, është kundër Ramës.

Unë kam parë një kryeministër që… mua kurrë më parë nuk më ka bindur Rama në mënyrë kaq spektakolare sa këtë herë, që ai nuk është për atë punë. Edi Rama është njeri i lodhur , i demotivuar, nuk ka asnjë motivim për të bërë atë punë. Nuk e di pse rri akoma?! E shof që rri, vjen vërdallë, takon studentët … janë takime pa asnjë lloj kuptimi, është thjeshtë show.Rama është një kryeministër meme-sh, ka qef meme-et… e shof të demotivuar. E pashë herën e fundit në studion tënde… më ka ardh turp që është kryeministri im. Ishte… ça të them… ishte një njeri që zihem me të gjithë, ngrinte zërin, lëvizte keq, kishte gjestikualcion të rënduar, më dukej si i droguar, kishte probleme të rënda”, shprehet Nano.

Eurostat: 183 mijë shqiptarë aplikuan për azil në një vend të BE

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona.

Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë.

Referuar shteteve, pjesa më e madhe e kërkesave për azil gjatë periudhës 2011-2017 janë përqendruar në Gjermani. Sipas të dhënave për Eurostat ka pasur 90,335 kërkesa nga shqiptarët, ose 54% e kërkesave totale. Përveç individëve që kanë aplikuar për azil është rritur edhe numri i të larguarve me kontrata pune drejt Gjermanisë. Aktualisht Gjermania është një destinacion i preferuar për profesionet e mjekëve dhe infermierëve. Së fundmi qeveria gjermane ka prezantuar një legjislacion më në favor të emigrantëve për pajisjen e tyre me leje qëndrimi.

Vendi i dytë me numrin më të lartë të azilantëve është Franca, me rreth 40.6 mijë aplikime, ose 24%. Vitet e fundit Franca zinte vendin e parë për numrin më të lartë të aplikimeve të shqiptarëve, duke qenë se Gjermania ndoqi politika më shtrënguese për pranimin e kërkesës duke qenë se iu dha prioritet aplikimeve të individëve që largoheshin nga konfliktet. Bashkimi Europian pas luftës që shpërtheu në Siri u gjend përpara një krize humanitare.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë për sa i përket përqendrimit të aplikimeve për azil me 12.4 mijë.

Në pesë vendet me numër të lartë të azilantëve është edhe Suedia me Greqinë, ku për periudhën 2011-2017, numri i kërkesave për azil ishte përkatësisht 9300 dhe 9200.

Edhe vendet e Beneluksit kanë qenë tërheqëse për sa i përket aplikimeve. Belgjika ka pasur në këto vite rreth 7000 aplikime nga shqiptarët, ndërsa në Holandë me rreth 3700 aplikime. Ndërsa në Luksemburg kanë aplikuar rreth 1000 shqiptarë.

Në Itali, edhe pse është vendi që ka strehuar më së shumti emigrantët shqiptarë, numri i azilantëve për këtë periudhë është 2300. Për shkak të numrit të madh të komunitetit shqiptar në Itali, është më e lehtë të sigurosh leje qëndrimi nëpërmjet kontratave të punësimit, ndaj kërkesat për azil janë të ulëta. /Monitor/

Fati i një qyqari – Nga Arlind Qorri

Edi Rama është i vjetër. Edhe i lodhur. I kapur nga oligarkët po e po, por kjo nuk përbën më lajm. Vjetërsia e tij lidhet me varfërinë e imagjinatës politike. Kjo e fundit është sa produkt i mënyrës së qeverisjes, aq edhe i atrofizimit mendor që vjen nga mungesa e leximit dhe rutina e piarit. I ngrati mendon se jetojmë akoma në fillim të viteve 2000, kur të vishje bluzë me ngjyra në vend të pardesyve të bardha merrej për avangardizëm. Ai është anakronik.


Ajo që Rama me të tijtë nuk arrijnë të kuptojnë, pavarësisht ushtrisë së propaganduesve që marrin në punë, është se risia nuk mund të jetë më sipërfaqësore. Ajo nuk varet nga batutat, zgërdhirjet dhe mbushja e sallave me fakirë që marrin apo presin të marrin rrogën e shtetit. E reja sot është përmbajtje. Ajo shfaqet kudo, por mbi të gjitha në sheshe.

Pika ku Rama var shpresat është lodhja e studentëve. Njëlloj si homologët e tij, ai e mendon protestën sipas skemës së çadrës: Merr një dorë militantësh partie dhe futi në çadër – në daç për hapjen e kutive, në daç për Republikën e Re –, mundësisht edhe me ndonjë grevë urie nga pas, dhe prit që njerëzit të lodhen nga loja e tavllës dhe këngët për kryetarin.

Rama nuk ka përvojë, çka e pamundëson të mendojë, se ç’do të thotë protestë autentike, e vetorganizuar, me një spontanitet dhe entuziazëm mbresëlënës. Për studentët lodhja fizike nuk është e kundërta e entuziazmit. Në raste të caktuara ajo është faktor që e rrit vetëdijen e jashtëzakonshmërisë së asaj që po ndodh.

Po ashtu kjo është e para herë kur mllefi ndaj mbrapshtësive të politikave qeveritare dhe sistemit politik në përgjithësi nuk e mpak, por e ushqen harenë dhe kreativitetin e protestuesve. Bashkimi në një shumësi – sa plurale në përbërje, aq unitare në frymë – jo vetëm po i bind studentët për fuqinë që kanë, por edhe po i vetëdijeson se demokracia nuk është përfaqësim, por drejtpërdrejtshmëri; se zgjidhja e problemeve nuk pritet të vijë nga qielli, por nga toka ku ata janë të rrënjosur prej më se dy javësh; se fjalimi është demode atëherë ku fjala gëlon; se kënga nuk është argëtuese, por motivuese; se poezia nuk i kundërvihet jetës, por është shprehja më e lartë e saj.

Studentët shqiptarë sot po përjetojnë atë që pak popuj kanë arritur ta bëjnë në histori. Ata po ndryshojnë koordinatat e mendimit dhe të gjuhës politike, po vënë në krizë një sistem të tërë politik pa gjuajtur një herë me gur. Ata kanë nxjerrë jashtë loje një kryeministër që, duke mos ditur me kë të flasë, ka filluar të flasë me vete përballë audiencave të sajuara, kanë zhdukur nga korridoret e fakulteteve turlilloj matrapazësh me titullin profesor e me xhepat që po u çahen nga paratë e studentëve për provime e blerje librash me detyrim, kanë tulatur një burokraci të tërë që deri dje jepte urdhra, por sot s’di ku të fusë kokën. Si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë, vajzat janë shumica në pjesëmarrje dhe në frymëzimin e protestës. Nëse ky nuk është emancipim, atëherë flasim kot.

Sot jemi në fazën më të rëndësishme të lëvizjes universitare. Rama po endet si fantazmë në disa fakultete për tri arsye: 1. Të çorodisë studentët për të mos i plotësuar kërkesat e tyre. 2. Të shpëtojë fytyrën duke fituar kohë. 3. Të devijojë në mjegull e sipër vëmendjen nga thelbi i të gjitha problemeve: ligji i arsimit të lartë.
Çoroditjen po përpiqet ta prodhojë duke bërë sikur i pranon kërkesat studentore, pa i pranuar në fakt ato. Do ulim tarifat – thotë, por jo aq sa e kërkoni ju, po aq sa dua unë dhe për kë dua unë. Do të rrisim pjesëmarrjen studentore, por në fakt nuk do ta rrisim se nuk e ka asnjë vend i botës(!!!) Do të reformojmë bordet e administrimit, por duke hequr Lenën e vënë Prenën po nga qeveria.

Shpëtimin e fytyrës e kërkon që nesër, pasi studentët ta fitojnë kauzën e tyre, të shmangë presionin e shtresave të tjera shoqërore. Ai frikësohet se shembullin e studentëve do ta ndjekin punëtorët, të cilëve u del shpirti në fasoneri, call center-a e miniera me rroga mjerane dhe pa të drejta në punë. U frikësohet shitësve ambulantë që mund të bashkohen për ta hedhur policin bashkiak në karrocerinë e makinës kur t’i përndjekë se pse shesin vezë anës rrugës. U frikësohet të vetëpunësuarve dhe biznesit të vogël që mund të kërkojnë lirimin e darës tatimore që u ka zënë fytin. U frikësohet, mbase, edhe atyre pak sipërmarrjeve të mesme prodhuese që shohin se si diskriminohen ekonomikisht në raport me oligarkinë ekonomike të trafikantëve, ndërtuesve, grosistëve të naftës, pronarëve të qendrave tregtare, mediave etj. U frikësohet pensionistëve, të papunëve, pse jo edhe policëve që vuajnë familjarisht pasojat e këtij sistemi zhvatës nga të gjitha anët. Prandaj Rama po kërkon dëshpërimisht dikë që t’i japë dorën.

Po, mbi të gjitha, ai po kërkon që çfarëdo zgjidhje çyryke që po përgatit ta realizojë pa rrëzuar ligjin e arsimit të lartë. Nuk duhet harruar për asnjë rast se ligji i arsimit të lartë ka qenë ligji më klientelist dhe i kontestuar i qeverisjes së tij. Ai është përgatitur në zyrat e pronarëve të diplomoreve private dhe mbështetet në tregtarizimin e universitetit, shndërrimin e studentit në klient që matet nga xhepi dhe jo nga mendja, financimin e privatëve me fonde publike dhe zhbërjen e demokracisë universitare. Ai e di se rrëzimi i ligjit është rrëzim i reformës klienteliste në arsim dhe rrëzimi i kësaj reforme afron ditën e rrëzimit të qeverisë. Edhe sikur askush të mos e kërkojë hapur, kjo qeveri do të bjerë vetë si molla e kalbur nga pema.

Dita e 16 – Studentët protestë para Kuvendit, me ta bashkohen dhe banorët e Unazës së Re

Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë vijuar edhe sot bojkotin e mësimit, duke dalë sërish në protestë. Ata sot protestojnë para Kuvendit, për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që kanë bërë të ditura që nga dita e parë.

 

Ora 11: 23/ Protestuesit e Unazës së re janë bashkuar me studentët para Kuvendit, ku thanë se kanë ardhur vetëm për t’i mbështetur. “Vijmë mbështesim studentët për atë që kërkojnë. Ne kemi kauzën tonë, por sot kemi ardhur për këta”, tha një prej protestuesve të Unazës së re.

Ora 10:35/ Studentë dhe qytetarë janë grumbulluar para Kuvendit, ndërsa Policia nga ana e saj është ka shtuar prezencën dhe ka “rrethuar” godinën.

Ora 10: 00/ Studentët janë grumbulluar para Kuvendit, ku kërkojnë që të miratohet një buxhet tjetër për arsimit, pas kthimit nga Presidenti Ilir Meta.

Ora 09:30/ Nga fakultet të ndryshme, pas grumbullimit studentët kanë marshuar drejt Kuvendit dhe aty do të zhvillojnë protestën.

Rama mbrohet nga badigardët, ja momenti kur sulmohet me vezë (Video)

Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama sulmohet nga deputeti i PD Endri Hasa me vezë. Rama ka marrë fjalën i treti në seancë, pas kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Por ndonëse kryetari i Kuvendit i ka dhënë 40 minuta kohë, Rama ka deklaruar se kohën e tij do t’ia japë kreut të PD-së dhe vetë do vijojë dialogun me studentët. Me të thënë këto fjalë, kryeministri është përballur me sulmin e deputetit të PD, Hasa, ndërkohë që edhe kolegu i tij Gent Strazimiri është çuar më këmbë. Shtatë badigardë kanë ndërhyrë për të ndaluar Hasën dhe mbrojtur Ramën. Ndiqni videon më sipër.

Basha ngre zërin në Kuvend: Jemi këtu për buxhetin e studentëve

TIRANE – Me tone të ashpra ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci, të nisë seancën me dekretin e Presidentit për Buxhetin.

Ndërsa i konsideroi deputetët e maxhorancës ‘një tufë horrash dhe banditësh“Lëri gomarllëqet kemi ardhur për buxhetin e studentëve këtu. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Ke shkel kushtetutën, ke shkel procedurën po kap edhe Bankën e Shqipërisë me 28 firma. Ky hajduti psiqik të ndalojë vjedhjet , lerini gomarrliqet, tufë horrash dhe banditësh. Vetëm banka të ka ngel pa kapur, po do e shihni se ku do përfundoni. Kape edhe Bankën kape.” – u shpreh Basha.

Nga vendi replikoi me kryedemokratin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,të cilit Basha iu drejtuar me fjalët “qepe gojën ti, bandit”.

VIDEO – Plas në Kuvend, Rama merr fjalën, deputeti i PD e qëllon me vezë

TIRANË – Ka nisur me tensione dhe tone të larta seanca plenare. Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancë por jo për shumë gjatë. Ai ka deklaruar se do ia lërë fjalën kreut të PD-së pasi vetë do vazhdojë dialogun me studentët. Por sapo ka thënë këto fjalë Rama është sulmuar nga deputeti i PD Endri Hasa, i cili ka tentuar ta qëllojë kryeministrin me vezë. Edhe deputeti tjetër i PD Gent Strazimiri është çuar në këmbë por ka ndërhyrë menjëherë garda.

 

Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca dhe e ka ndërprerë seancën.

Më herët kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të larta dhe tha se opozita është rikthyer për studentë.

Opozita është rikthyer në parlament pas një kohe të gjatë ose për herë të parë në këtë sesion.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ndërkohë që jashtë parlamentit do të mbahet një protestë. Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në protestë, duke përfshirë dhe banorët e Unazës së Re.

Studentët protestojnë para Kuvendit, u bashkohen dhe qytetarët

TIRANE – Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme.

Studentët kanë nisur protestën  para Parlamentit duke këmbëngulur që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të parlamentit.

Studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të ardhur nga rrethet.

“Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi ata nuk ranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sat ë marrim zgjidhje për kërkesat tona”- thotë një student.

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm. Aktualisht protesta është e qetë.

INSTAT: 317 mijë shqiptarë emigruan nga vendi gjatë 2011-2017

TIRANE – Janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, deri në janar 2018, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.

Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur pas viteve ’90, por edhe vitet e fundit ritmi i të ikurve vijon të mbetet i lartë.

Sipas INSTAT shqiptarët e larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2017 arritën gjithsej në 317 mijë persona.

Ky vlerësim u bë duke marrë në konsideratë krahasimin e dy popullsive asaj të popullsisë banuese dhe regjistrit civil. Si bazë u mor popullsia më 1 janar 2018 e regjistrit civil, e cila përmban të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht vendbanimit të tyre (edhe ata që jetojnë jashtë vendit) sipas moshes dhe gjinisë. Kësaj popullsie ju zbrit popullsia e përllogaritur nga INSTAT (përllogaritje vjetore), e cila i referohet popullsisë banuese në vend (personat që plotësojnë kushtin e vendbanuesit të zakonshëm- që jetojnë në vend për 12 muaj ose më shumë).  Në këtë mënyrë u përftua një vlerësim  i shtetasve shqiptarë që nuk jetojnë në vend në 1 janar 2018.

Kjo shifër është më e lartë sesa popullsia e qytetit të dytë më të madh në vend, Fierit, që në janar 2018 kishte 298 mijë banorë, apo Durrësit, me 278.5 mijë banorë.

Sakaq INSTAT ka identifikuar se mosha mesatare e emigrantëve është më e ulët se ajo popullsisë banuese në Shqipëri.

Mosha mediane e popullsisë së diasporës rezulton 32 vjeç, e cila mbështet dhe faktin që emigracioni shqiptar involvon një popullsi të re dhe se diaspora shqiptare është më e re në moshë sesa popullsia banuese në Shqipëri, ku mosha medianë gjatë vitit 2017 shënoi vlerën 35 vjeç.

Emigrimi në dekadën e fundit ishte 56 për qind meshkuj në Gjermani dhe Greqi, dhe 51 për qind meshkuj në Itali. Migrimi në Gjermani akoma ka të ngjarë të jetë i lidhur ngushtë me punësimin (dhe studimin) e cila tregohet nga raporti i ulët e fëmijëve. Në krahasim me të, Italia dhe veçanërisht Greqia kanë një shpërndarje moshore më të gjerë, treguese e migrimit familjar.

Këto shpërndarje moshore të emigrimit reflektohen tek të dhënat në strukturën e  popullsisë së Shqipërisë që aktualisht jeton jashtë vendit siç raportohet në Censin 2011.

Struktura moshore e shtetasve Shqiptarë të regjistruar në Censin Italian 2011 gjithashtu tregon qartë efektet e bashkimit familjar si dhe prezencën e një brezi të dytë: fëmijët e emigrantëve shqiptarë të lindur në Itali.

Sipas të dhënave të raundit të censeve 2010, shtetas shqiptarë që jetojnë në Europë figurojnë të jenë të një moshe të re. Rreth 36% e tyre i përkasin grupmoshës 30-49 vjeç. Shifrat tregojnë se janë femrat ato që dominojnë për grupmoshat nën 15 vjeç dhe 15-29 vjeç, ndërsa meshkujt janë më të shumtë në  numër në grupmoshën 30-49 vjeç (38,6%). Këtë fakt e mbështesin edhe raportet e varësisë të cilat sipas të dhënave të censeve tregojnë se janë raporti i varësisë së shtetasve të rinj  shqiptar 0-14 vjeç ndaj popullsisë 15-64 vjeç është 32.1% ndërsa ai i shtetasve të moshuar shqiptar 65+ është 5.3 %/Monitor.

Nesër protesta edhe më masive në Shqipëri, ngrihen biznesi i vogël dhe i mesëm

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme, përmes një konference, që duke filluar nga nesër, biznesi i vogël dhe i mesëm do të protestojë.

“Kemi bërë thirrje për grevë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites, forma e së cilës do të jetë me ulje qepenësh. Kryefjala e protestës sonë është përfshirja në TVSH e biznesit të vogël, e cila pati efekte gjatë këtij viti. Nga janari deri në fund të nëntorit falimentuan plot 13 mijë biznese të vogla”- bëri me dije Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës, për “Monitor”.

Sipas tij, kërkesat që i drejtohen qeverisë janë si më poshtë:
1. Rritja e pragut të tvsh për biznesin e vogël nga 2 mld lekë në 12 mln lekë
2. Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30 %
3. Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4. Ndalja e projektit të qeverisë për zëvendësimin e kasave fiskale dhe gjithashtu ndryshim sistemi

Sipas z. Muça, biznesi i vogël po përballet gjithnjë e më tepër me kosto të shtuara. “Edhe për projektin e zëvendësimit të kasave fiskale, ka kosto të larta për ne. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë biznese që i përfshin ky projekt. Një kasë së bashku me ndryshimin e sistemit arrin në 500-600 euro, gjë e cila është kosto shumë e lartë për ne. Jemi dakord me projektin në parim, por qeveria të mbulojë kostot”- thotë më tej z. Muça.

Ai shtoi se , duke nisur nga data 19.12.2018, janë bërë thirrje në rang kombëtar, duhet një solidarizim mes të gjithë bizneseve, që të qendrojnë të bashkuar për kauzën dhe kërkesat që kanë.

“Ne mbështesim edhe kauzën e studentëve, ndaj duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë bizneset në të gjithë Shqipërinë do të solidarizohen me mbyllje qepenash fillimisht, e në rast të mosreagimi nga instancat përkatëse, do të kemi përshkallëzim të protestës në ditët e tjera”- tha z. Muça, duke paralajmëruar edhe greva urie.
Sipas një kërkimi të botuar më parë në Monitor, prej fillimit të vitit dhe deri më 30 nëntor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%. Mesatarisht, duke përjashtuar fundjavat (kur nuk kryhen veprime tek tatimet), rezultojnë që janë mbyllur reth 57 biznese në ditë.

Të dhënat në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2017 tregojnë se numri i bizneseve të vogla dhe të punësuarit ranë në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Numri i ndërmarrjeve me 1 deri në 4 të punësuar në 2017-n ishin 94 mijë e 614 biznese, ndërsa një vit më parë 96 mijë e 614 biznese, thuajse 1,800 biznese më pak. Në prill 2018, situata e biznesit të vogël u shtrëngua me përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve me qarkullim mbi 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte pragu për përjashtimin nga TVSH-ja.

Presidenti Meta reagon pas kërcënimit me jetë ndaj Ylli Rakipit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar rreth lajmit të publikuar pak orë më parë, ku është kërcënuar me jetë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi.

Pas një takimi që Meta ka patur me Ylli Rakipin dhe është njohur me kërcënimin që është bërë në adresë të tij për shkak të detyrës.

Me anë të një komunikate zyrtare, kreu i shtetit i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kërcënimin e gazetarit Rakipi.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.

Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit”,-thuhet në njoftimin e Presidentit.

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, emrat e zyrtarëve që s’morën votat në Kuvend

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Partia Demokratike do të thërrasë sot në orën 16:00 mbledhjen e parë të Këshillit të ri Kombëtar të saj.

 

Pas publikimit të rezultateve këtë të diel, Basha ka kërkuar thirrjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar për të diskutuar mbi “Situatën Politike në vend”.

Sipas statutit të Partisë Demokratike, në nenin 50, pika 1 e tij, anëtarët e Këshillit të PD-së, në mbledhjen e tyre të parë, do të zgjedhin edhe kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat 4-vjeçar.

Por pavarësisht kësaj, situata politike dhe qëndrimet që demokratët duhet të mbajnë në lidhje me protestën e studentëve, mund ta shtyjnë zhvillimin e këtij votimi. Emrat e rinj që Basha i propozoi Kuvendit Kombëtar për të qenë pjesë e Këshillit të Ri Kombëtar kanë marrë votën e delegatëve. Ish-zv/kryeministri Gazmend Oketa, ish-themeluesi i PD, Aleksandër Biberaj, apo edhe ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, janë zgjedhur si anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në listën fituese janë edhe kritikë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, si: Igli Cara, Gent Malko, Tomorr Alizoti apo edhe aktori Julian Deda.

LARGIMET

Jashtë listës së Këshillit Kombëtar të PD-së kanë ngelur disa prej personaliteteve dhe ish-funksionarëve të lartë gjatë kohës kur e djathta ishte në pushtet. Ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Këshillit. Turku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Parlamentit në mandatin e dytë të qeverisë “Berisha”, ndërkohë që në vitin 2015 la mandatin e deputetit për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit.

Ardian Turku
Ardian Turku

Një tjetër mungesë në listën e Këshillit Kombëtar është edhe ajo e ishzv.ministrit të Ekonomisë, Sherefedin Shehu. Eksperti ekonomik la mandatin e deputetit në vitin 2016 pasi kandidoi për Bashkinë e Dibrës. Në ato zgjedhje, Shehu mori mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të PD-së, por megjithatë nuk arriti të shpallej fitues, ndërkohë që demokratët ngritën pretendime të forta për blerjen e zgjedhjeve. Pas humbjes së PD-së në vitin 2017, Shehu u rreshtua në radhët e kritikëve të kreut të PD-së.

Leonard-olli-12-janar-2016

Votat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së nuk i mori as Leonard Olli. Ish-kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të Tiranës ka mbajtur detyrën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme gjatë qeverisjes Berisha. Në nëntor 2017, Olli dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Këshilltarëve Bashkiakë të Tiranës, vendim që e mbështeti në arsye personale. Jashtë listës me 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar mbeti edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.

EndiraBushati

E njohur si kritike e fortë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Bushati, edhe përmes një reagimi zyrtar, shprehu rezerva të forta për procesin e votimit në Kuvend dhe respektimin e statutit të Partisë Demokratike. Ndonëse një pjesë e madhe e deputetëve të legjislaturës së kaluar në radhët e demokratëve morën votat e delegatëve të Kuvendit për të qenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, disa prej tyre ngelën jashtë kësaj liste.

sHEREFEDIN-sHEHU

Ish-deputetët Kozma Dashi, Bedri Mihaj dhe Roland Keta nuk u votuan për të qenë pjesë e këtij Këshilli. Me vullnetin e tyre, përpara nisjes së procesit të votimit në Kuvendin Kombëtar të PD-së dhanë dorëheqjen nga gara shumë prej kritikëve të Bashës si: Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Fabian Topollaj, Arben Skënderi dhe Valbona Mezini. Nga gara, për arsyet e tyre personale, u tërhoqën edhe zëdhënësja e ish-Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj dhe ish-ministrja Anila Godo.

KANDIDATET JOFITUES PËR KËSHILLIN E PD-se

Ardian Turku
Sherefedin Shehu
Leonard Olli
Endira Bushati
Kozma Dashi
Bedri Mihaj
Roland Keta
Arqile Goreja
Astrit Xake
Besnik Dervishi
Halit Shamata
Namir Lapardhaja
Nertila Qafzezi
Shkëlqim Fortuzi
Agim Parllaku
Ajet Ramçaj
Albert Melyshi
Aldo Myftari
Aleksandër Marleci
Alfred Qafa
Altin Çomo
Altin Ponari
Alvaro Noga
Arben Elezi
Arben Qirjako
Arben Sefgjini
Arber Agalliu
Ardi Prushi
Ardian Muhaj

Ardian Muka
Ardian Xhakoni
Ardian Zeneli
Ardit Gjinali
Arian Gjini
Arlind Boshku
Armando Merhori
Armend Gjana
Artan Peqini
Bejdo Çela
Besar Gazidede
Bislim Ahmetaj
Brikena Danaj
Bujar Brovina
Denisa Daka
Devis Osmani
Dritan Burgija
Dritan Haznedari
Durim Kraja
Edison Çela
Edlira Late
Edmond Gjoka
Edmond Palushi
Eduart Kelmendi
Elidon Nika
Elmaz Haruni
Elvis Malasi
Endri Jorgoni

PANORAMA

Haradinaj: Tarifa nuk hiqet pavarësisht kush është kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të martën, pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë.

“Tarifa nuk do të hiqet, ai vendim do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës pavarësisht kush është kryeministër, deri në njohjen e Kosovës ky vendim nuk ndryshon” tha Haradinaj.

Qeveria e Kosovës i ka dy kërkesa për BE-në, që sipas Haradinajt, janë normalizimi i dialogut pasi “vlerësojmë se procesi ka dalur nga kontrolli” si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Megjithatë, Haradinaj tha se, liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me vendosjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Deklarimet e kryeministrit Haradinaj bëhen një ditë pasi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, përmes një letre kanë shprehur zhgënjimin e tyre për shkak të mbajtjes në fuqi të taksës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

(Video)Studentja ia bën 8 me dy Edi Ramës: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti z.kryeministër i pranishëm këtu

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Universitetin Bujqësor ku po zhvillon takim me studentët dhe pedagogët. Por një prej studenteve ka marrë fjalën dhe ka nxjerr zbuluar kryeministrin dhe rektorin e këtij universiteti.

“Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.

I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”

Studentja deklaroi gjithashtu se tarifat në universitete janë rritur, pavarësisht se në ligj paraishkohet ndryshe.

 

Protesta studentore, opozita rikthehet në Parlament

Opozita do të rikthehet në parlament në seancën e ditës së enjte dhe të premte.

Këtë fakt e ka konfirmuar për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas takimit me zhvilloi me aleatët e opozitë.

Takimi është zhvilluar sot në selinë blu, mbledhje e thërritur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.

Kryemadhi ka thënë se opozita do të jetë në Parlament në seancën ku do diskutohet edhe njëherë miratimi i ligjit të buxhetit të shtetit, i cili u kthye nga Presidenti, Ilir Meta disa ditë më parë.

Meta e ka kthyer buxhetin me argumentin që qeveria të gjejë zgjidhje dhe dialog me studentët për të plotësuar kërkesat e tyre.

Jul Deda dhe Renis Gjoka në protestë me studentët (fotot)

Studentët kanë protestuar edhe këtë të hënë për plotësimin e 8 kushteve të tyre. Teksa kryeministri Rama u ka bërë thirrje për dialog, studentët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare.



Në mbështetje të tyre në protestë kanë qenë edhe aktori i humorit, Julian Deda dhe këngëtari Renis Gjoka. Ky i fundit ditë më parë njoftoi se ishte me studentët.

Rivlerësimi, shkarkohet Kryetari i Kushtetueses

Në Shqipëri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja nuk mundi t’i mbijetojë procesit të rivlerësimit. Kolegji i Apelimit vendosit sot shkarkimin e tij. Zoti Dedja e kaloi me vështirësi dhe testin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku tre anëtarët që shqyrtuan dokumentacionin e tij u ndanë në vlerësim, për shkak të problemeve të vërejtura me pasurinë e gjyqtarit. Relatori i çështjes hodhi hije të forta dyshimi mbi tre apartamente të blera nga zoti Dedja një në Tiranë në vitin 1997, një tjetër në Golem, i deklaruar në përdorim, dhe apartamenti i tretët i blerë në vitin 2013 në Tiranë së bashku me një garazh, për një vlerë prej 180 mijë eurosh.

Ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e rikonfimoi zotin Dedja në detyrë në muajin qershor, me dy vota pro dhe një kundër, pak javë më pas, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Për blerjen e apartamenteve zoti Dedja kishte deklaruar se përveç kredive kishte marrë dhe hua pa interesa nga të afërm të familjes, të cilët sipas Komisionerit Publik nuk ishin në gjendjen financiare për të bërë një gjë të tillë, pasi nuk i justifikonin me të ardhurat që merrnin.

Gjykata Kushtetuese prej disa muajsh është jashtë funksionit duke qenë se shumica e 9 anëtarëve të saj ishin dorëhequr ose u rrëzuan gjatë procesit të rivlerësimit. Me vendimin e sotëm të Kolegjit të Apelimit, i vetmi anëtar i konfirmuar është gjyqtarja Vitore Tusha e cila ndërkohë ka kandiduar për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Lista zyrtare, 220 emrat fitues në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Partia Demokratike ka zgjedhur të dielën në mbrëmje 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Komisioni i drejtuar nga Jemin Gjana ka firmosur në mesnatë listën fituese të anëtarëve të rinj të Këshillit, organ që ka atribut edhe zgjedhjen e lidershipit të ri në PD.

Nga 4919 delegatë që morën pjesë në votimet e ditës së shtunë, vetëm 4826 vota kanë rezultuar të vlefshme. Të kontaktuar nga “Panorama”, përfaqësuesit e Komisionit e kanë cilësuar një proces delikat kalkulimin e votave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi lista e kandidatëve ishte e gjatë dhe përbëhej nga 352 emra, por edhe për faktin se në përfundim të numërimeve duhet që sipas statutit të PDsë të ruhet përfaqësimi i të rinjve dhe grave në Këshillin Kombëtar.

FITUESIT

Emrat e rinj që Basha i propozoi Kuvendit Kombëtar për të qenë pjesë e Këshillit të Ri Kombëtar kanë marrë votën e delegatëve. Ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa, ishthemeluesi i PD-së, Aleksandër Biberaj, apo edhe ishkreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, janë zgjedhur si anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në listën fituese janë edhe kritikë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, si Igli Cara, Gent Malko, Tomorr Alizoti apo edhe aktori Julian Deda. Vota në Këshillin Kombëtar të PD-së kanë marrë edhe ish-ministrat teknikë të PD-së, Gazmend Bardhi, Dritan Demiraj dhe Mirela Karabina. Pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së do të jenë edhe shumë prej ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar si Arben Ristani, Albina Deda, Asllan Dogjani, Gert Bogdani dhe Alban Zeneli. Në listë bëjnë pjesë edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile , analistë dhe ekspertë të ekonomisë dhe urbanistikës si Selami Xhepa, Besnik Aliaj, Fitim Zekthi dhe Aulon Kalaja. Në selinë qendrore të PD-së, procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së u transmetua live deri në përfundim të tij. Të 13 grupet e numërimit të mandatura nga Kryesia e PD-së kanë numëruar votat e 4919 delegatëve, të cilët zgjodhën në listën me 352 kandidatë, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

EKIPI I RI

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PDsë do t’i hapë rrugë zgjedhjes së ekipit të ri të Lulzim Bashës. Anëtarët e rinj të Këshillit do të votojnë për përzgjedhjen e dy nënkryetarëve të rinj të partisë, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të tjerë të PD-së. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha bëri thirrje që të gjithë demokratët të rikthehen në PD, duke mos kërkuar vetëm poste, por duke dhënë kontribute për opozitën. “Kontribut nuk do të thotë të kesh post dhe aq më pak një post të përjetshëm në PD apo në pushtet. Kontribut do të thotë të punosh dhe mbështetësh misionin dhe veprimtarinë e PD-së. Të gjithë ata që sot duan të kontribuojnë në PD, nuk kanë nevojë të jenë dakord me çdo gjë që bën PD-ja dhe janë të mirëpritur njësoj që të jenë pjesë e saj. Për të gjithë ata, unë kam vetëm një ftesë: ejani, bëhuni pjesë nga afër, të gjitha dyert dhe të gjitha mendjet janë të hapura për ju”, deklaroi Basha.

Këshilli Kombëtar

Votuar në Kuvendin Kombëtar të datës 15.12.2018

Adela Kryeziu
Adriana Gjonaj
Agest Kopellaj
Agim Kukeli
Agron Kuliçi
Agron Musaraj
Agustin Kola
Ahmet Premci
Ajshe Isha
Akil Kraja
Alban Zeneli
Albert Avduli
Albert Kushti
Albert Loci
Albina Dede
Aleksandër Biberaj
Alfred Ahmetcenaj
Alfred Rushaj
Alfrida Marku
Altin Meçe
Andi Mustafa
Andia Pustina
Antoneta Çela
Anxhela Malko
Arben Beqiri
Arben Ibroja
Arben Muça
Arben Ristani
Ardian Isufi
Ariana Malltezi
Armand Teliti
Artan Pogoni
Arvit Bushati
Asllan Dogjani
Aulon Kalaja
Aurel Bylykbashi
Avenir Peka
Avzi Ahmati
Bardhyl Londo
Benardeta Syku
Bernard Banushi
Besart Kadia
Besnik Aliaj
Bledi Kasmi
Bujar Hoxha
Bujar Vukaj
Çelo Hoxha
Çlirim Gjata
Dardana Boletini
Darien Xhindoli
Dashnor Sula
Denisa Vata
Dorian Gjokmarkaj
Dorjan Teliti
Dritan Demiraj
Dritan Shano
Eda Grimci
Edmond Biçoku
Edmond Isaku
Edona Staka
Elvana Hana
Emiliano Mone
Endrin Gjipali
Endrit Kokoshi
Endrit Memiaj
Eneida Guria
Eneo Zguri
Eni Kasmi
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Ceno
Enriketa Papa
Erald Kapri
Erion Sula
Eris Hoxha
Eriselda Prishta
Ermal Xhelilaj
Ermir Gjeta
Ervis Xhako
Estela Gostivari
Etion Kapedani
Etleva Merko
Fatbardh Kadilli
Fatbardh Sallaku
Fatjon Bathorja
Fatmir Guda
Fetah Hasanaj
Fisnik Kruja
Fisnik Qosja
Fitim Zekthi
Flamur Gjymishka
Flamur Hoxha
Florian Pustina
Gazmend Dibra
Gazmend Koduzi
Gazmend Oketa
Gazment Bardhi
Gent Malko
Gert Bogdani
Gjergji Nika
Gjok Uldedaj
Gjok Vuksani
Gramoz Nazëraj
Greta Deljani
Grigels Muçollari
Haki Mustafa
Haris Vongli
Hysen Kadiu
Hysen Xhura
Hysni Ahmetaj
Ibrahim Sako
Igli Cara
Ilir Dervishi
Ina Vorfi
Ina Zhupa
Indrit Hoxha
Indrit Vokshi
Ines Nurja
Irena Progni
Irma Kopliku
Irsida Shehi
Ivi Bejtja
Ivi Kaso
Jamarbër Malltezi
Jemin Gjana
Jola Hysaj
Jolio Dine
Juela Hamati
Julian Dedaj
Juvina Qevani
Kastriot Sulka
Klodian Lata
Klodjana Shala
Kosta Barka
Kreshnik Çollaku
Kristi Koçibelli
Laura Vorpsi
Lealba Pelinku
Lediana Fratari
Ledina Mandia
Liljana Cingu
Liljana Elmazi
Lindita Protoduari
Lisander Hoxha
Luan Hoti
Luan Mustafaj
Luigj Gjergji
Luis Hoxha
Lulzim Omuri
Mal Berisha
Marinela Ziu
Martin Biba
Mateo Spaho
Megi Balliu
Meri Poni
Mersi Shehu
Mimoza Hasekiu
Minushe Lazaj
Mirela Bogdani
Mirela Karabina
Mirela Tabaku
Monika Qosja
Murat Basha
Myqerem Tafaj
Nada Kallçiu
Ndriçim Mehmeti
Nevila Xhindi
Niazi Kosovrasti
Olsi Karapici
Oriela Nebijaj
Osman Metalla
Patrik Sadikaj
Paulin Marku
Paulina Hoti
Pëllumb Berisha
Përparim Caca
Petraq Milo
Prel Gjoni
Rajmonda Bulku
Ramiz Çoba
Ramona Tullumani
Redon Zogaj
Reila Bozdo
Reldar Dedaj
Resilda Kalija
Robert Budina
Roberto Caparota
Roland Bejko
Roland Kercuku
Rudi Sata
Sahit Dollapi
Sajmir Koreshi
Sajmir Shatku
Selami Xhepa
Shkëlqim Hoxha
Shkelqim Krasniqi
Shpresa Breçani
Silvi Bardhi
Skerdjan Dhuli
Sokol Ruka
Sorina Koti
Spiro Cura
Spiro Vaso
Suzana Guxholli
Tasim Mema
Taulant Zeneli
Taulanta Jupi
Teuta Starova
Tomorr Alizoti
Valbona Mhilli
Vali Vorpsi
Vendim  Demaj
Viktor Bella
Xheraldo Dashi
Xhevdet Mehmetaj
Xhuljeta Kertusha
Ylber Vata
Ylli Kupi
Zaim Kupa
Zhaneta Ndregjoni

Ndalohet nga policia Panajot Barka, i gjenden materiale me përmbajtje anti-shqiptare

Studiuesi dhe njëherësh shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka, është ndaluar nga policia Kufitare në Kakavijë


Mësohet se ky i fundit është kapur teksa kthehej nga Greqia dhe me vete kishte libra me përmbajtje anti-shqiptare.

Gjatë një kontrollit rastësor, policia e kufirit gjeti në bagazhin e makinës së studiuesit rreth 20 libra për flisnin për Vorio-Epirin. Barka ishte me gruan në makinë kur iu gjetën librat. Studiuesi u justifikua se librat ishin për bibliotekën e Universitetit “Eqerem Çabej”.

Librat me përmbajtje anti-shqiptare i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës, ndërsa Barka dhe bashkëshortja e tij janë lënë të lirë.

Panajot Barka njihet dhe për qëndrimin e tij pro grek, i cili ka mbështetur me këmbëngulje pretendimet greke për Vorio-Epirin. Po ashtu ai është dhe një nga njerëzit i cili është shprehur se pretendimet greke për zgjerim gjeografik në territorin shqiptar janë të drejta.

Protesta – Jep dorëheqjen kreu i FRESSH? – Ja çfarë shkruan Eljo Hysko

TIRANE – Në një kohë kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 12 të saj, thuhet se Eljo Hysko ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të FRESSH.

Ky fakt është bërë i ditur nga vet Hysko, përmes një postimi në ‘Facebook’. Ai theksoi se ky veprim vjen pas lajmeve që qarkulluan në media. Në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se ai udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.

Por vetëm pak më vonë Hysko ka fshirë postimin e tij në ‘Facebook’, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Kreu i PD: Rama rrëzohet me votë jo me dhunë

Në Shqipëri Partia Demokratike mblodhi sot kuvendin e saj për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Në fjalën e tij kryetari Lulzim Basha foli për nevojën e një modeli të ri qeverisje duke theksuar se partia e tij nuk kërkon rrëzimin me dhunë të kundërshtarit, dhe se ajo di të jetë në pushtet vetëm përmes votës. Ai bëri thirrje kritikëve të tij brenda partisë që të kontribuojnë, por kontribut tha ai nuk do të thotë të kesh post.

Fjala kryesore e Kuvendit të sotëm të Partisë Demokratike, i thirrur për të votuar anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, ishte ajo e kryetarit Basha. Ajo ishte një vlerësim i zhvilimeve brenda Partisë, e cila zhvilloi javët e fundit zgjedhjet për drejtuesit e saj lokal, renditja e sfidave dhe objektivave të forcës kryesore të opozitës, por dhe një pasqyrë e errët e situatës, në të cilën, sipas zotit Basha, ndodhet aktualisht vendi dhe qeverisja e tij.

Ai tha se opozita mbështet të gjitha protestat për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse, por kundërshtoi zërat që sipas tij vijnë si nga brenda partisë ashtu dhe nga mediat për rrëzimin e qeverisë më dhunë. “Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi”, u shpreh kryetari demokrat..

Ai i mëshoi dhe një herë kësaj ideje, ndërsa foli për nevojën e një modeli të ri qeverisës që të rikthejë besimin te njerëzit: “Sot beteja jonë duhet jo thjesht për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij shkatërrues nga pushteti, por për të zhdukur bashkë me të edhe këtë sistem të ndryshkur në qeverisje, në politikë dhe në ekonomi. Kjo gjë nuk arrihet me dhunë, por me mjete demokratike. Kjo gjë nuk arrihet me forcë, por me vote”.

Që pas humbjes së zgjedhjeve të 2017 dhe rikonfirmimit në krye të Partisë Demokratike, zoti Basha është gjendur shpesh në qendër të kritikave të forta prej disa nga emrat e njohur të kësaj partie. Për të gjithë ai kishte një thirrje: “Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e PD-së dhe kushdo që do të kontribojë, ka vendin e vet brenda PD-së. Por kontribut nuk do të thotë të kesh post, dhe aq më pak një post të përjetshëm në PD apo në pushtet. Kontribut do të thotë të punosh dhe mbeshtetësh misionin dhe veprimtarinë e PD-së. Në qeverisje dhe në opozitë, kur je anëtar i thjeshtë apo drejtues i lartë”.

Disa prej kritikëve kryesorë të tij megjithatë, nuk janë në listën e kandidatëve për në Këshillin Kombëtar, ndërsa disa të tjerë u tërhoqën para votimit të sotëm.

Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, i hapet rruga zgjedhjeve të drejtuesve të tjerë të lartë së bashku me kryesinë e re.


Send this to a friend