VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Prifti: Kam dhënë fakte që z.Meta është i implikuar në aferën korruptive CEZ-DIA

Voal – Prifti dëshmoi për rreth 1 orë në Prokurori për aferën CEZ-DIA

 

Ish-ministri Dritan Prifti ka dëshmuar dje për reth një orë në Prokurori rreth aferës korruptive CEZ-DIA.

Prifti tha se se ka shkuar me vullnetin e tij për të dëshmuar pasi Prokuroria hapi hetimin për çështjen CEZ-DIA.

“Erdha me vullnetin tim për të bërë një dëshmi për skandalin CEZ- DIA, dukeqënëse Prokuroria ka hapur një hetim erdha të dëshmoj.

Nuk mund të them se çfarë dëshmova është sekret i dëshmisë.

Kam dhënë prova dhe fakte që zoti Meta është tërësisht i implikuar me Kastriot Ismailajn në aferën korruptive CEZ-DIA”, ka thënë Dritan Prifti pasi është larguar nga ambientet e Prokurorisë.

Dhoma Amerikane: Masat antiformalitet po e falimentojnë biznesin, po e tronditin ekonominë

Shqipëri, operacioni i qeverisë kundër ekonomisë informale dhe forcimi i ndëshkimeve, sipas Dhomës “kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre”

Në Shqipëri Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehur shqetësim për ndikimin e operacionit të ndërmarrë nga qeveria për të luftuar informalitetin e ekonomisë dhe masat e rrepta ndëshkuese të parashikuara të cilat sic theksohet në një deklaratë të saj “kaluan pa një diskutim paraprak me organizatat e biznesit”. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë “efektet anësore të këtij aksioni kanë filluar të ndihen te biznesi duke dhënë një efekt të kundërt nga sa pritej”, ndërsa shton se “shqetesimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një “shkop ndëshkues” për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë”.

Që prej muajit shtator autoritetet kanë nisur një operacion të shtrirë në të gjithë vendin, duke e shoqëruar ata me ndryshime në Ligjin për Procedurat Tatimore të cilat parashikojnë masa shumë të forta ndëshkuese, përmes gjobave të rënda. Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se “masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre. Gjobat dhe penalitetet duhet të jenë në proporcion me nivelin e biznesit. Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit”. Sipas saj “bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë”.

Dhoma Amerikane vëren se “në ligj nuk parashikohen po të njëjtat masa drastike për punonjësit  tatimore të cilëve ndërkohë ju është lënë një liri e autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit dhe duke ndikuar, për rrjedhojë, negativisht në luftën kundër informalitetit”. Në deklaratën e saj shpjegohet se dhe më herët në kërkesat për Paketën Fiskale 2016, “Dhoma Amerikane ka argumentuar se lufta kundër informalitetit fillon si një reformë e menduar mirë, mbështetur në politika fiskale lehtësuese, me taksa të ulëta që e nxisin biznesin të bëhet pjesë e ekonomisë formale, krijojnë një klimë të qëndrueshme duke rritur investimet e huaja, hapin tregjet vendase duke u bërë të konkurrueshëm në Rajon, dhe për rrjedhojë i japin ekonomisë impulse pozitive”.

Cili diplomat flet pa lejen e Bushatit, e ha

Po fole pa lejen e Bushatit, ikën

Nëse deri më tani diplomatët shqiptarë mund të flisnin rreth incidenteve apo ngjarjeve, tani duhet të mendohen mirë. Një rregullore e re e hyrë në fuqi i kushtëzon ata nga liria e shprehjes së qëndrimeve të tyre, në lidhje me ngjarje të ndryshme.

Në rregullore është e përcaktuar që një diplomat duhet të marrë leje tek ministri i Jashtëm, me qëllim që të shprehë qëndrimet e tij në lidhje me incidentet apo çështje të caktuara.

Nëse ndodh që diplomatët të flasin pa leje, atëherë ata do të përjashtohen nga shërbimi i diplomacisë shqiptare, shkruan syri net.

Ndërsa Voal pyet, a nuk është kjo censurë, a mos vcall censura ka brirë  ?

Gjermani: Në shtator 6741 shtetas të Shqipërisë kërkuan azil

VOAL – BERLIN, 9 TETOR – Në Republikën Federale të Gjermanisë gjatë muajit shtator 2015 kanë kërkuar azil 6741 shtetas të Republikës së Shqipërisë. Kjo është shifra zyrtare që u dha sot për mediat.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në këtë vend gjatë të njëjtit muaj është 43 471 ose 126 për qind se në vitin 2014.

Kreu i sigurisë së Federatës Serbe Milivoj Mirkov falenderon për profesionalizëm Policinë Shqiptare

 Voal – Rreth orës 03:00 të së premtes, kombëtarja serbe e futbollit ka lënë tokën e Shqipërisë nga aeroporti i Rinasit për në Serbi.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë shoqërimit të autobusit, nga “Elbasan Arena” deri në aeroportin e Rinasit, nuk ka pasur asnjë incident të shënuar.

Mësohet se para se të largoheshin në drejtim të Rinasit, ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç dhe Shefi Sigurisë së Federatës Serbe, ish-gjeneral i Policisë Serbe, Milivoj Mirkov, kanë zhvilluar një takim falënderimi me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato. Në këtë takim, Zariç ka falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për masat perfekte.

“I befasuar nga masat e Policisë Shqiptare. Plan masash dhe organizim e zbatim perfekt. Kam qenë në shumë vende, por masa të tilla nuk kam parë. Faleminderit për angazhimin tuaj personal mbrëmjen e djeshme të incidentit me autobusin, por masat e marra nga policia e bënë atë incident të izoluar e pa pasoja”, mësohet t’i ketë thënë Shefi Sigurisë së Federatës Serbe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Çako i është drejtuar zotit Milivoj Mirkov: “Unë e fitova ndeshjen time si polici. Si shqiptar keqardhje që humbëm. Angazhim e seriozitet i punonjësve të policisë për 48 orë rresht, mirënjohje e falënderim për ta. Falënderim edhe për tifozët për qytetarinë që treguan në shkallët e “Elbasan Arena”-s, por dhe jashtë tij. Bashkëpunuam me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit. Punuam një muaj rresht për ta përmbyllur me sukses”. /TCH/

 

masat e sigurise rinas

siguria Cako

serbiaserbii

 

Kryeministri Rama uron mbarëvajtjen e ndeshjes:TË NDARË NË FUSHËN E LOJËS TË BASHKUAR NË RRUGËN E PAQES

Kryeministri Rama ka uruar mbarëvajtjen e ndeshjes me një foto marrë nga takimi me studentët serbë që vizituan sot kryeministrinë: Ja urimi i tij përmes Facebookut:

“Sot, në kryeministri, për të mikpritur në Qendrën për Hapje e Dialog, grupin e studentëve të shkëlqyer nga Serbia dhe Shqipëria në nisjen e programit të përbashkët për shkëmbimet rinore mes vendeve të Ballkanit. Atë që Franca dhe Gjermania bënë pas Luftës së Dytë Botërore duke hapur rrugën e paqes, e duke u kthyer në dy shtylla të Europës së Bashkuar, kombet tona mund ta bëjnë për rajonin tonë. Dhe këta të rinj janë nismëtarët e një programi që kemi vendosur ta vëmë në jetë, të frymëzuar pikërisht nga programi i shkëmbimeve rinore mes Francës e Gjermanisë në kohën e vështirë të kapërcimit të lumenjve të gjakut që la pas mes tyre Lufta e Dytë Botërore

Të gjithë së bashku ata do të jenë në stadium sot, të ndarë për skuadrat e zemrës, por të bashkuar, njësoj si para edhe pas ndeshjes, në rrugën europiane të paqes së ardhur pas aq shumë gjakderdhjesh, konfliktesh, dasish ekstreme.

Uroj me të gjithë forcën e zemrës që sot të fitojnë Kuqezinjtë. Të fitojë tradita e shtëpisë së shqiptarit në shkallët e stadiumit. Të fitojë dinjiteti europian i këtij vendi pavarësisht se si mund të rrotullohet topi i futbollit.

Mos të harrojmë asnjë çast se, pas asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit, sot e gjithë bota i ka sytë në Elbasan Arena. Prandaj dashurinë për Kuqezinjtë ta tregojmë jo vetëm duke brohoritur parreshtur për ta, por edhe duke mos cënuar në asnjë mënyrë FAIR PLAY-n dhe ecurinë e mëtejshme të kësaj Kombëtareje drejt finaleve të Euro2016. E po njësoj, duke mos cënuar kurrësesi imazhin e Shqipërisë që ecën drejt Europës së Bashkuar.

Kjo është një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe një test historik për dinjitetin tonë europian si vend mikrpitës.

Por nëse në fushën e lojës rezultatin final e vendos beteja me një kundërshtar shumë të fortë, gjatë dhe pas ndeshjes rezultatin e sjelljes dinjitoze e kemi në dorë vetëm ne, shqiptarët për Shqipërinë që duam.” Këtu përfundon mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë.

Ky është formacioni i Kombëtares Shqiptare përballë Serbisë

Jo vetëm tifozët shqiptarë por edhe trajneri Gianni De Biasi kërkon me ngulm fitoren ndaj Serbisë, duke ju besuar fomacionin atyre që anë luajtur më shumë minuta me kombëtaren e tyre.

Berisha, Cana, Lenjani, Agolli dhe Xhaka janë të vetmit futbollistë të cilët janë stabël në formacion, për sa i përket pjesë tjetër ka goxha ndryshime.

Në mbrotje është rikthyer Hysaj, duke spostuar në qendër të mbrotjes të riun Gjimshiti. Në krahë të tij është i padiskutueshmi Lorik Cana, ndërsa në krahë të majtë të mbrojtjes do të luajë Ansi Agolli.

Para mbrojtjes do të rikthehet Migjen Basha duke lënë në stol Blerim Kukelin. Në krahë të majtë do të luajë Emir Lenjani, në krahë të djathtë Andi Lila, duke lënë në stol Shkëlzen Gashin.

Në qendër të mesfushë do të luajnë Taulant Xhaka dhe Armir Abrashi, dhe në sulm do të rikthehet Bekim Bala.

Bleona mesazh për fitore Kombëtares Shqiptare (foto)

Nuk do të mungonte kurrsesi urimi i Bleona Qeretit. Ajo ka postuar dy foto duke i uruar kombëtares shqiptare fitore, si dhe ka dhënë edhe një mesazh.

“Sot është dita t’i tregojmë Europës dhe botës mbare se kush jemi… I uroj me shpirt fitore Kombetarës Shqiptare. Ju jeni KRENARIA jonë! Zoti qoftë me ju djema ‪#‎UneBesoj ‪#‎ShqiperiaNeEuropian ‪#‎TeDuaShqiperi ‪#‎FitorjaEshteEJotja ‪#‎kuqezijamune”, shkruan Bleona në profilin e saj në Facebook.

bleona1bleona

Huliganët e Partizanit të Beogradit në Elbasan Arena – Foto

Disa foto të huliganëve të Partizanit të Beogradit po qarkullojnë nëpër mediat serbe, ku ata shihen duke pozuar përpara stadiumit “Elbasan Arena”.

Tifozët e Partizanit të Beogradit në "Elbasan Arena"
Tifozët e Partizanit të Beogradit në “Elbasan Arena”

Gazeta serbe “Blic” është kujdesur që t’ua fshehë fytyrat tifozëve, të cilët kanë bërë foto në afërsi të stadiumit ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Nuk dihet ende se si kanë hyrë ata në territorin shqiptar, apo nëse janë ne mesin e 50 studentëve serbë që do të ndjekin ndeshjen në stadium, së bashku me ministrin serb të Rinisë.

Megjithatë, FSHF-ja ua ka ndaluar hyrjen në stadium tifozëve serbë për të shmangur incidentet e mundshme mes tifozerive. Deri tani nuk ka një reagim të autoriteteve shqiptare lidhur me tifozët serbë që mund të kenë hyrë në territorin shqiptar.

Afera CEZ: Hedhjet dhe pritjet midis dy kryeministrave

Diskutimet në Kuvend për çështjen e CEZ kanë sjellë një situatë të paparë më parë. Gjatë kohës që ish-kryeministri Sali Berisha ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, është afruar kryeministri Edi Rama, i cili ka pritur në këmbë radhën për të folur.

Diskutimet kanë sjellë edhe një situatë ilariteti në sallën e parlamentit dhe debate mes deputetëve.

Ish-kryeministri Berisha ka lexuar pjesë nga raporti për CEZ, ndërsa Rama  priste në këmbë që të merrte fjalën.

Berisha: E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura.

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.

Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon z. Berisha letrat që ka përpara)

Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. Ska gjë kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fyle e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarve sot.

Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pak është e virgjër, Stefan Fyle dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj-lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet kopaç dhe jo kopac. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. BDO kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?/syri.net

Batuta – CEZ, Rama në Kuvend: I kemi kërkuar FBI-së ta hetojë. Ilir Meta ta zgjidhë vetë me drejtësinë

Voal – “Dihet botërisht që vetëm Doris Paku është e virgjër , kurse Stefan Fyle dhe të tjerë janë të përfshirë në lloj lloj aferash.” Kështu i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama, akuzave të paraardhësit të tij Berisha në Kuvend, për marrëveshje kulisash me Stefan Fylen dhe CEZ-in për të marrë statusin kandidat të Shqipërisë në këmbim

Rama e bëri këtë deklaratë pasi priti me krahët lidhur në foltore, ngjitur me Berishën, që ai të përfundonte fjalën, duke dhënë një spektakël të qëllimshëm para deputetëve.

Ai iu drejtua një deputeti të PD-së në sallë, që i kujtoi deklaratën e Kopaz: “Kopacat janë ato lojërat që ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë”, tha ai me ironi.

“Në radhë të parë, të gjitha ato që tha (Berisha) – tha ai, – janë për qeverinë e tij. Pyetja ime është: Çfarë patën këta që e rihapën këtë çështje? Se kjo çështje u bë maratonë që nga gushti 2014. Me të njejta broçkulla nga fillimi në fund dhe nuk kanë sjellë më asnjë broçull më shumë, por ato të gushtit dhe i përsëritin.

Pazarxhinjtë e djeshëm na janë bërë sot akuzatorët e sotshëm. Sepse ai që është nën hekura për dekonspirimin e operacioneve të policisë, i ka trembur. Por këta nuk do t’i fshihen dot.

Po ju lajmëroj se kërkesa juaj për të përfshirë hetues ndërkombëtar në këtë proçes do të përfshihet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë, se kjo nuk është republikë bananesh.

I kemi kërkuar FBI të shprehë disponibilitetin për të asistuar hetimin dhe ne padyshim jemi shumë të lumtur që nëse na bashkoheni që ta nxisim Prokurorinë që në këtë hetim për përfshijë hetues ndërkombëtar. Shpresojmë që edhe nga FBI-ja, përgjigja do të jetë pozitive. Brenda kuadrit legjislativ do të kemi cilësinë më të lartë të pavarur të hetimit ndërkombëtar, theksoi kryeministri.

Administrimi politik  CEZ, vazhdoi ai, në periudhën janar – gusht, solli 270 milionë USD të tjera gropë për kompaninë dhe u shoqëruan në fushatë për të likuiduar kreditorët sipas listave që dërgoheshin nga zyra qendrore operacionale që ishte zyra e Kryeministrit. Bëhej fjalë për kompanitë që ishin të lidhura direkt me pushtetin. Kurse kompanitë e vogla, që duhej t’i mblidhnin borxhet nga debitorët, ia mblidhnin shtetit. Se shteti nuk e bënte dot, por duhej ta bënin ortakët e pushtetit. Dhe një nga ortakët është ai që i ka future këta në një ankth kaq të bujshëm. Si është e mundur që këta që I bien fyellit përditë “arbitrazhi ishte I fituar”, nuk bënë asnjë lloj padie në arbitrazh. Pse nuk shkuan ta fitonin?

Se nuk duhej ndonjë shkencë e madhe që kompania që po shkonte në fund, një ditë do të shkonte në arbitrazh. Faktikisht është ajo që ndodhi, shkuan ata dhe paditën Republikën e Shqipërisë. Këta nuk bënë asnjë veprim, sin ë aspektin e vlerësimit të aseteve të kompanisë dhe as të shpronësimit, gjë që shkatërroi reputacionin e shtetit shqiptar dhe dëmtoi rëndë interesat tona ekonomike.

Mjafton të lexosh se çfarë duhej të bënin sipas studios avokatare se nuk bënë asgjë për t’I akuzuar së pari sit ë papërgjegjshëm dhe më pas për krim ekonomik.

Këta nuk bënë asgjë për të mbledhur dhe evidentuar dokumentet. Këta dhe dokumenti janë dy botë që nuk përputhen. Këta dhe letrat e shtetit janë dy epoka që nuk kanë lidhje me njera-tjetrën. Këta kanë qeverisur sin ë kohën e vikingëve. Së paku në këtë process duhet të mblidhnin dokumentet se e patë si i lidhnin dosjet e dokumenteve në bodrumet e kryeministrisë me insekte dhe minj, me të cilët bashkëjetonte.”

RAMA: JOZEFINE, S’JE ME AJO RINIA “QESHU SE BOTA ESHTE JOTJA”

Ndaj ndërhyrjes së deputetes Topalli nga salla, Rama ka reaguar duke i thirrur:Jozefinë! Jozefinë, qeshu, por nuk je më ajo rinia “qeshu se bota është e jotja. Mos u jep buzëqeshje solidare atyre që do të akuzohen. Ndëgjoje, Jozefinë, ndëgjoje…Ja letra që u thotë konsulenti juridik këtyre.

NOKA NGRIHET DUKE PROTESTUAR, RAMA: JENI TE PAFYTYRE. META: 5 MINUTA PUSHIM

“E dini si është puna? – tha Rama në vazhdim. – Të gjithë në këtë sallë mbani përgjegjësi për fytyrën që keni. Për pafytyrësinë tuaj nuk mund të mbaj përgjegjësi unë. Por të vihesh në pozitën time dhe të shohësh se çfarë shoh unë, do të thuash “çfarë janë këta të pafytyrë? Si ka mundësi? Që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim, nuk është ofendim. Po! Dhe lërjani popullit shqiptar ta verifikojë. Po ik tani. “

Kjo ishte fraza e tij, drejtuar ish-ministrit Flamur Noka, që shkaktoi debate të mëdha në seancë dhe bëri që Noka të ngrihej më këmbë e t’i shkonte Ramës në foltore. Por, atë e ndalën truprojat, që krijuan mur para Kryeministrit.

Ndërsa Noka protestonte me zë të lartë, i mbështetur edhe nga Topalli dhe Ristani, ka ndërhyrë Meta:

“Të lutem, z.Noka…, ju tërheq vëmendjen, të lutem z.Noka….”

Rama vazhdoi: Lëreni popullin shqiptar ta verifikojë.

Në sallë krijohet ilaritet dhe zhurmë, Meta vendos: “5 minuta pushim, qetësohuni.”

Seanca rifillon në orën 12:45

RAMA: NUK KAM PAKT ME METEN PER T’I SHPETUAR DREJTESISE

Kryeministri Rama iu rikthye fjalimit: “Mjafton të përfytyroni që në pronënn e tjetrit, shteti të vërë administratorin e vet. Mjafton kjo që ta shikojë çdo gjykatë ndërkombëtare. Kjo ështe e qartë si drita e diellit, ashtu si Qeveria shqiptare ka bërë më të mirën e mundshme.

Dikur negociatatat janë bërë në hotele, kurse tani të regjistruara dhe të mbikqyrura nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Çështja për të cilën iu morët spunton për t’u hedhur përpjetë dhe ku duhet të ishit në ato banka, ku të mos mos kishit të drejtë të administronit e merrnit çelësa për 25 vjet, është çështja që qeveria shqiptare i ka shpëtuar nga kthetrat atij zotërisë që është prapa hekurave.

Më lejoni t’jua them troç, qartë,  ju (opozita) ju (mazhoranca) dhe të gjithëve: Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbroj Ilir Metën. Ilir Meta nuk ka as nevojë dhe as detyrë të më mbrojë mua.

Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju.

Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka strehë nga drejtësia për sa na takon. Të jeni të sigurt se nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që ti rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë”

Për herë të fundit po ua kujtoj, atë zotërinë që keni marrë dhe doni ta bëni hero të fjalës së lirë, të të vërtetës së madhe, të luftës për drejtësi, njësoj si atë tjetrin që është në kërkim dhe ju ka dhënë juve targën. Një opozitë e tërë merreni me një targë makine, çdo ditë targa, targa, targa.Të paktën janë ca nga ju këtu që merren me 2×1, vini ndonjë bast dhe për targën është me çift është me tek, siç bënin dikur.

Një gjë ju kërkoj juve: Përshëndesni përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë duke filluar nga FBI-ja në hetimin e gjithë kësaj historie, sepse kërkesa juaj për hetim ndërkombëtar është një farsë që nuk funksionon:

E para, se Shqipëria kërkon të hapë negociata me BE dhe përfytyroni ju një vend që çohet në këmbë e thotë se ne s’kemi kapacitet të hetojmë dhe të na sillni ju këtu një;

E dyta, nuk ka asnjë hetues ndërkombëtar që përfshihet në këtë çështje përveçse si konsulent dhe i takon Prokurorisë së Përgjithshme ta mbështesë dhe ne t’i japim kompetencë për t’i dhënë të drejta njesoj si prokurori shqiptar.”/syri.net

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd nuk pranon notën e protestës, Serbia: Do merren masa

Voal – Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, ka refuzuar të pranojë notën e Protestës nga ana e qeverisë serbe, pas goditjes me gurë të autobusit serb në Tiranë mbrëmjen e shkuar.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Jashtme e Serbisë, e cila në një deklaratë të lëshuar thekson se “në kundërshtim me rregullat dhe praktikat diplomatike, ambasadori i Shqipërisë, pasi ka marrë udhëzimet nga Tirana, ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për të marrë një notë proteste të Republikës së Serbisë për shkak të incidentit të rëndë dhe sulmit mbi ekipin kombëtar serb”.

Sipas MPJ-së serbe, ambasadori ka deklaruar se “nuk ka ndodhur asgjë”.

Më tej thuhet se do të merren masat e duhura në përputhje me procedurat diplomatike për sjelljen e pahijshme të ambasadorit të Shqipërisë. /Dita/

Vuçiç: Në Elbasan nuk shkoj për shkak të politizimit

Voal – Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar lajmet se ai nuk do jetë në stadium gjatë ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Për shkak të politizimit të jashtzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa telefonatash me kryeministrin Edi Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan, ku aktorët kryesorë do të mbeten sportistët.

Si kryeministër i Serbisë, dënoj me forcë sulmin huligan të fansave shqiptarë ndaj lojtarëve tanë dhe u bëj autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve serbë që do marrin pjesë në këtë aktivitet, të garantojnë sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.

Lojtarëve tanë u uroj sukses dhe fitore, por para së gjithash luftoni për emblemën dhe flamurin e Serbisë. Do të shtoja se pavarësisht rezultatit, si kryeministër u uroj atyre shumë fitore në të ardhmen”, thuhet në letrën e tij publike.

Rama pret studentët serbë, tifozët e ndeshjes: Tani që patë si jetojnë “alienët”, do të doni të ktheheni prapë këtu

Voal -Kryeministri Edi Rama ka pritur në godinën e qeverisë, grupin prej 50 studentët serbë, që do të jenë tifozë në Elbasan për ekipin e tyre kombëtar të futbollit. Me një frymë mirëbesimi, Rama u tha “se tani që e patë si jetojnë “alientët” do të dëshironi të ktheheni prapë këtu, madje edhe me prindërit tuaj.

Po ashtu, ai ka gjetur rastin t’u shpjegojë atyre edhe gurin që goditi autobusin e Kombëtares Serbe duke pranuar se “rreziku i frymës së urrejtjes dhe përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenerate tjetër, ndaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin, për njohjen e vlerave të bashkëjetesës, vlerave të mëdha që në fakt ashtu si na e kanë mësuar prindërit tanë, me siguri edhe juve jua kanë mësuar nëpër shtëpitë tuaja.”

Të rinjtë serbë, që janë pjesë e një programi shkëmbimi rinor mes dy vendeve, kanë pasur të jetojnë në familjet e moshatarëve të tyre në Tiranë dhe të njohin realitetin. Në këtë kuadër, Rama e përdoi me humor me ta “fjalën “alien” dhe garantoi se programi do vazhdojë me punësimin e të rinjve shqiptarë dhe serbë në administratat e dy vendeve, si simbol i bashkëjetesës.

Po ashtu, ai bëri humor dhe me Ministrin Serb të Arsimit që i shoqëronte dhe “flirtin e tij të fshehtë” me ministren Nikolla.

Nga fjala e Kryeministrit

Rama tha: “Dua të falenderoj atë prej jush që më afroi një album me muzikë xhaz dhe më ftoi që atje të shkojë dhe një grup nga Shqipëria, kurse një tjetër më dhuroi një axhendë e më tha “mund të vazhdosh të vizatosh këtu tek axhenda ime.”

Shpresoj shumë që këto momente sëbashku ta pasurojnë kohën e qëndrimit tuaj këtu në shqipëri. Nuk po zgjatem shumë, ky fakt flet më shumë sesa çdo fjalë dhe ju falenderoj për bluzat tuaja “Just play”.

Ju që vini nga Beogradi dhe keni memorie historike dhe aktuale për Beogradin, se jetoni në një tokë të mbushur me yje të sportit tim të dashur,  besoj se nuk keni kundërshtim që Majkëll Xhordan është Majkëll Xhordan e kjo duhet t’u vlejë të gjithë atyre që do të shkojnë në stadium dhe që nuk e fshehin që është një ndeshje me emocione shumë të forta.

Ju e dini që kur luan Partizani me Crvena Zvezda, sa herë ka ndeshje mes komshinjve, komshinjtë mundohen t’i nxjerrin edhe sytë njeri-tjetrit. Megjithatë është kënaqësi shumë e madhe që Shqipëria të fitojë, kurse ministri juaj këto do të thoshte që Serbia të fitojë, por më rëndësi ka që të fitojë qytetërimi, që ne sëbashku sot duam të mishërojmë njëherë e përgjithsmonë e në Ballkan, në këtë zonë të fqinjësisë sonë.

Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojë imazhi i Shqipërisë dhe tradita e respektimit për mikun dhe për kundërshtarin. Në kodet tona të vjetra ka një sërë porosish për mënyrën sesi duhet trajtuar me respekt edhe armiku, për më tepër që ne s’jemi më armiq; përkundrazi, në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, kurse në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq dhe miq për vite gjithnjë e më të mira.

Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15 vjeç hodhi një gur drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, ajo e juaja, mban me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, rreziku i frymës së urrejtjes dhe përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenerate tjetër, ndaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin, për njohjen e vlerave të bashkëjetesës, vlerave të mëdha që në fakt ashtu si na e kanë mësuar prindërit tanë, me siguri edhe juve jua kanë mësuar nëpër shtëpitë tuaja.

Nëse patë këtu që asgjë nuk ishte ndryshe nga jeta juaj, që dhe “alienët” ishin njesoj si ju, ne do të ecim me projektin e dytë, një shkëmbim në administratë ku një grup të rinjsh nga administrate jonë do të shkojnë të punojnë në administratën e vendit tuaj për një periudhë kohe dhe të rinjtë tuaj, anasjelltas, në administratën tona. Këto janë simbolike për nga numrat, por jashtëzakonisht të rëndësishme për nga domethënia dhe cilësia e jetës ndërmjet nesh.

Sa për ministrin e Arsimit, me sa di ai ka ardhur edhe njëherë tjetër pa dijeninë time – duket se ka ardhur të takojë fshehurazi  ministren. (Nikolla e pohon) E pra, konfirmon atë që them unë.

Se është vështirë të vish për herë të parë në Shqipëri, se njerëzit mendojnë kushedi çdo na gjejë atje, por pas herës së parë, ata rikthehen. Jam i sigurtë se pasi të shkoni në Durrës, do të doni të vini që verën e ardhshme bashkë me prindërit tuaj këtu.

“Just play, have fun, enjoy the game”, kjo shprehje t’u vlejë të gjithëve sot!

12080213_10153239398016523_2160539676363514918_o

 

Deklarata e policisë së Elbasanit: çfarë është e ndaluar kategorikisht gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Voal – Kur na ndajnë edhe vetëm pak orë nga përballja historike mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, policia ka rikujtuar edhe njëherë masat e marra për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes.

Ditën e sotme, është mbajtur një takimi me përfaqsues të UEFA-s, Policisë dhe FSHF-së, lidhur me simbolet që do të ndalohen dhe ato që do të mbahen nga tifozët në stadium.

DEKLARATA E POLICISË SË ELBASANIT

Pas takimit që krerët e Shtetit, kanë bërë me UEFA, ju rikujtojmë edhe njëherë masat e marra:

Ju bëjmë me dije se sot në orën 08:00 do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi I mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:

* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd

* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish-konservimi i vjetër

* Nga ish-konservimi I vjetër deri tek Harullajt

* Nuk do të lejohet parkimi I mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

* Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

* Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardët Kryesorë

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 2300 punonjës policie, nga këto 365 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të cfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjenqë , ju bëjmë me dije se në Stadium do të lejohen vetëm këto veshje:

Shalli me flamurin Kuq e Zi

Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”

Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.

Shalli me mbishkrimin “Plisat”

Nuk do të lejohen:

Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”

Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyre ambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që sot të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Masat e sigurisë: Ndeshja Shqipëri – Serbi, do të bllokohen edhe valët e celularëve

Voal – Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, Francë 2016, pritet të shoqërohen me masa të forta sigurie. Me mijëra tifozë vendas nga Kosova, diaspora të do jenë në mbështetje të ekipit tonë kombëtar ditën e sotme, çka ka bërë që Policia e Shtetit të kalojë në gatishmëri totale.

Për herë të para ndodh që një ndeshje futbolli të ketë një mobilizim kaq të madhe të efektivëve të policisë ku, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, do të jenë rreth 2300 policë, duke e vlerësuar maksimalisht sigurinë e ekipit serb para, gjatë dhe pas ndeshjes. Këto masa kaq ekstreme me bllokime rrugësh kryesore dhe dytësore, por edhe tunele nuk janë marrë as me ardhjen e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në fund të majit në Tiranë, kur për sigurinë e tij u angazhuan 1500 trupa policore.

Altin Qato për sigurinë

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Altin Qato, është personi që do të mbajë përgjegjësi direkte nëse do të ketë trazira para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi. Ai kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve, ndërsa nga ana tjetër, thekson se të gjithë duhet të tregohemi të vëmendshëm që të mos lejomë të ndodhin incidente, duke dëmtuar ekipin tonë kombëtar, por edhe duke prishur imazhin e Shqipërisë në botë. “E gjithë policia është vënë në gatishmëri totale nga dita e djeshme. Për herë të parë ndodh që policia të angazhohet maksimalisht për mbarëvajtjen e një ndeshjeje futbolli. Primare për ne si polici, por edhe si vend pritës është që të mos ketë asnjë incident që të cenojë sigurinë e ekipit serb dhe për këtë gjë kemi hartuar një plan masash, në dukje drastike, por në të vërtetë është thjesht për shmangur çdo të papritur që dëmton jo vetëm ekipin tonë kombëtar, por na dëmton edhe nga ana e imazhit.

Gjatë udhëtimit të ekipit serb nga Tiranë në drejtim të Elbasanit, autobusi dhe stafi i tyre do të monitorohet nga ajri me një helikopter të Forcave të Armatosura tip “Cougar”, i cili ka një rreze fushëpamje deri në 5 kilometra. Po kështu, do të bllokohen valët e kompanive celularëve rreth 30 minuta përpara dhe gjatë momentit që do të bëhet lëvizja e ekipit serb në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”. Duhet të kemi mirëkuptimin edhe të qytetarëve tonë, sepse bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare. Në këtë kuadër, kemi kërkuar edhe ndihmën Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) për të monitoruar grupimet e ndryshme të tifozërisë nga Kosova dhe Diaspora me qëllim parandalimin në kohë të çdo incidenti antisportiv që cenon sigurinë e ekipit serb” theksoi Qato.

SHISH dhe Antiterrori në ruajtjen e sigurisë

Sipas Ministrisë së Brendshme, dita e sotme është vendimtare për të gjithë, ndërsa policia ka përgjegjësinë jo vetëm për mbarëvajtjen e sigurisë së një ndeshjeje futbolli, por Shqipëria si vend pritës ka edhe përgjegjësinë për sigurinë e ekipit mik nga Serbia. Në këtë kuadër, rreth 50 agjentë të SHISH-it do të jenë brenda ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena” dhe kjo gjë bëhet për të parandaluar në kohë incidentet të mundshme që mund të lindin nga tifozeritë, kryesisht nga Kosova dhe Diaspora. Duke parë rëndësinë e ndeshjes së futbollit ku ekipi ynë kombëtar do të përballet me atë serb, kjo ndeshje është kthyer në çështje kombëtare dhe në këtë mënyrë do të japin kontributin e tyre edhe Shërbimi Inteligjent (SHISH), duke monitoruar nga afër këto grupe tifozësh, të cilët janë një rrezik potencial për të krijuar trazira brenda shkallëve të stadiumit. Nga ana tjetër, agjentët nuk do të jenë të dallueshëm për pjesën tjetër të tifozëve, duke veshur me fanellat dhe ngjyrat e ekipit tonë kombëtar. Një ndër pikat më thelbësore që Policia e Shtetit ka ndërmarrë për sot është aktivizimi i agjentëve të Antiterrorit, ku specifikë e punës së tyre është parandalimi në kohë të çdo veprimi terrorist që mund të kryhet, para, gjatë dhe pas ndeshjes me Serbinë./Shekulli

Zëri i Amerikës: Shqipëri-Serbi, pragsfidë e tensionuar

Një situatë gati tensioni duket se po i paraprin ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2016, që do të zhvillohet në Francë. Skuadra serbe e cila mbërriti dje pasdite në Tiranë, njoftoi për një incident gjatë udhëtimit drejt hotelit. Autobusi i kombëtares serbe është qëlluar me gurë. Lajmi gjeti një përhapje të menjëhershme në mediat serbe, të cilat pasqyruan komente të drejtuesve të federatës së tyre të futbollit, duke e cilësuar ngjarjen si “tronditëse”, ndërkohë që presidenti i Federatës Tomislav Karadzic citohet të jetë shprehur se nëse do të ketë incidente të tjera atëherë ai do t’i kërkojë skuadrës të tërhiqet.

Policia shqiptare ndërkohë, në një komunikatë të saj theksoi se “që nga momenti i zbritjes së lojtarëve në aeroportin e Rinasit deri në mbërritjen e delegacionit në hotelin ku janë akomoduar nuk është konstatuar asnjë problem. Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë. Policia po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe zbuluar autorësinë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim”, saktëson komunikata e policisë së Tiranës.

Një video e xhiruar me telefon celular nga brenda autobusit, dhe e trasmetuar nga televizioni serb Blic, tregon momentin kur janë dëgjuar dy kërcitje që vinin nga jashtë automjetit. Për ngjarjen përfaqësuesit e kombëtares serbe folën dhe gjatë konferencës së shtypit që atën në mbrëmje në Tiranë. “Ndodhi një incident i vogël rrugës për në Tiranë. U qëllua me gurë autobusi, por nuk pati ndonjë problem. Reaguan autoritetet dhe gjithçka është në rregull”, deklaroi zëvendës presidenti i federatës serbe Savo Milosevic.

Por në Beograd ngjarja ka marrë përmasa të tjera. Ministria e Jashtme serbe ka përgatitur një notë proteste për “mangësitë e theksuara në masat e sigurisë dhe organizative” në prag të ndeshjes dhe ku kërkohet nga autoritetet shqiptare që “të garantohet siguria e përfaqësuesve të kombëtares serbe dhe të gjenden përgjegjësit e ngjarjes”. Ministria e Jashtme serbe ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka për t’i dorëzuar notën e protestës, por ky i fundit, sipas mediave serbe, ka refuzuar duke e konsideruar ngjarjen si “një incident të parëndësishëm”.

Policia shqiptare ka marrë masa të shumta sigurie si kurrë më parë. Janë 2300 forca policore dhe të njësive speciale që do të jenë të angazhuara. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha një ditë më parë se “forcat e rendit dhe policisë Rrugore në të gjithë Shqipërinë janë tërësisht të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në çdo ambjent publik, si dhe monitorimin e të gjitha akseve rrugore, në të gjithë vendin, por në mënyrë të veçantë në të gjitha akset që të çojnë në Elbasan dhe stadiumin “Elbasan Arena”. Ministri gjithashtu njoftoi se do të monitorohen në mënyrë të rreptë hyrjet në pikat kufitare. “Eshtë shkëmbyer informacion intensiv me partnerët në rajon dhe BE, si dhe me Federatën shqiptare të futbollit, UEFA-n dhe FIFA-n, për hartimin dhe monitorimin e listës së personave të cilët kanë precedentë të mëparshëm për akte të dhunshme ose akte huliganizmi gjatë aktiviteteve sportive”, deklaroi ministri, duke saktësuar se “kjo listë është në dispozicion të Policisë Kufitare dhe të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit në terren, për moslejimin e hyrjes në Republikën e Shqipërisë, e në rast se kanë hyrë më parë apo jetojnë këtu, për monitorimin konstant, e në të gjitha rastet, për ndalimin e hyrjes në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena” dhe mjediset në afërsi. Strukturat e luftës kundër krimit në të gjithë vendin do të jenë të angazhuara për monitorimin dhe ndjekjen e çdo informacioni që mund të cënojë mbarëvajtjen e ndeshjes.  Agjentë civilë do të jenë në të gjitha ambjentet ku do të ketë grupime njerëzish dhe tifozësh, në akset rrugore, por edhe brenda stadiumit”.

Kombëtarja serbe do të udhëtojë nesër pasdite drejt Elbasanit dhe rruga kryesore që lidh këtë qytet me Tiranën që prej mesditës do të bllokohet për mjetet e tjera, të cilat do të duhet të përdorin akset e tjera alternative për të mbërritur në qytetin ku do të luhet ndeshja.

Përfaqësuesit e të dyja ekipeve kanë deklaruar se synojnë fitoren. Ndërsa për Serbinë, është më tepër një ndeshje prestigji apo “revanshi” pas humbjes në tavolinë të tre pikëve, për shkak të ngjarjeve të dhunshme në Beograd vitin e shkuar, për Shqipërinë, një fitore, do të ishte një biletë thuajse e sigurtë drejt Europianit të Francës, që do të shënonte dhe pjesmarrjen e saj të parë në histori në nivelet më të larta të futbollit europian.

Investitorët e huaj: klima e biznesit në Shqipëri është negative

Treguesi i besimit të sipërmarrjes së huaj që vepron në Shqipëri është në nivele negative, sipas një ankete të realizuar nga shoqata e investitorëve të huaj, e cila ka anëtare bizneset më të mëdha dhe më të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës. Më shumë se gjysma e tyre kanë pohuar se kushtet e të bërit biznes në Shqipëri nuk janë të favorshme

Gjykatat, ndryshimet e shpeshta të kuadrit ligjor dhe procedurave për taksat, informalitetit dhe konkurrenca e paligjshme janë tre problemet kryesore të të bërit biznes në Shqipëri. Në anketën e zhvilluar nga shoqata e investitorëve të huaj, në periudhën mars-prill të këtij viti, e cila u bë publike sot, kompanitë e pyetura i kanë identifikuar ato si cështjet më madhore. Në një shkallë vlerësimi nga 0 në 100, ku 100 është ai më negativi, ato kanë marrë mbi 65 pikë.

Thuajse në të njejtat nivel nga 58 deri 60 pikë, renditen më pas si cështje po ashtu problematike edhe korrupsioni, mungesa e qartësisë së legjislacionit dhe procedurave të taksimit, apo dhe politikat stimuluese të investimeve. Ndërkohë, çështje si “Lejet e biznesit “, “Qasja në financim”, “Inspektimet për çështjet e Mjedisit”, “Rregulloret e punës” dhe “Qasja në Energji dhe Telekomunikacioni” nuk janë problematike për mjedisin e biznesit në Shqipëri. Ato janë vlerësuar me 16 deri në 30 pikë.

Më shumë se gjysma e atyre që u pyetën, 51 përqind, konsiderojnë se kushtet për të bërë biznes në Shqipëri nuk janë të favorshme, përkundrejt vetëm 18 përqind që mendojnë të kundërtën. Ndërsa 31 përqind, pret një përmirësim të këtyre kushteve në gjysmën e dytë të vitit. Sipas anketës, treguesi i besimit të biznesit, i cili tregon mesataren midis situatës aktuale dhe pritshmërive për të ardhmen e afërt, qëndron në nivele negative.

Sipas investitorëve të huaj, taksat dhe qasja me organet tatimore nuk është ajo e duhura. Perceptimi i tre, sipas anketës, është se vetëm më pak se gjysma e inspektimeve tatimore apo kontrolleve zhvillohen për shkaqe të arsyeshme ligjore. Sipas tyre kush përdor ryshfetin apo lidhjet politike arrin t’i shmangë kontrollet apo gjobat. Në rast të ankesave, ata theksojnë se shpesh bëhen objekt i inspektimeve. Sipermarrësit e huaj, arrijnë madje deri aty sa, sipas anketës, janë të gatshëm të paguajnë më shumë taksa nëse niveli i korrupsionit do të ishte më i ulët.

Në të njejtën kohë investitorët e huaj theksojnë se legjislacioni dhe procedurat tatimore janë shpesh të komplikuara dhe të paqarta, dhë ndërsa e vuajnë përshtatjen me normat fiskale, theksojnë se nuk kanë parë asnjë përfitim të dukshëm nga fakti që i paguajnë rregullisht taksat. Shumica dërrmuese e tyre madje theksojnë se vazhdojnë të kenë problem me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Basha – Rama i ra në gjunj Metës, e trembi letra e Brahos

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se opozita nuk do të tërhiqet nga hetimi i çështjes së CEZ megjithëse kreu i Kuvendit bëri pakt me kryeministrin.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai u shpreh se Rama iu ul në gjunj Metës, pasi ky i fundit e kërcënoi se do ti nxirrte ‘të palarat’.

“I ashtuquajturi pajtim Rama-Meta për skandalin CEZ është pajtim për të zezën e shqiptarëve, është marrëveshje bashkëfajtorësh për të shtrydhur pushtetin, për të përfituar dhe për tu pasuruar përmes pushtetit. Se çfarë qeverisje është kjo tashmë e ka kuptuar i madh dhe i vogël”, u shpreh Basha.

Sipas tij “lemi kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës dhe zbardhjen e skandalit. Ne nuk njohim rrugë tjetër përveç interesit public. Edi rama i ra në gjunjë partnerit të tij duke shkumëzuar kundër opozitës dhe mediave të lira. Me këtë qëndrim kryeministri i vendit i ka dhënë avokatit të Qeverisë në Vjenë mesazhin se unë u lë në baltë sapo ta shoh pisk punën. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Po luhen lojëra të ndyra me paratë e tyre për të luajtur fatin e tyre”.

Kreu i  demokratëve tha se megjithëse Rama u tërhoq nga hetimi i çështjes së CEZ, opozita do të lejojë mbylljen e skandalit.

“I ashtuquajti komplot për destabilizim ishte kërcënim për Edi Ramën duke kujtuar të kaluarën e tij. por gabojnë ata që mendojnë se meqë u zverdh edi rama, afera Rama- Meta u varros. Ne nuk do ta lejojmë mbylljen e skandalit”, tha më tej Basha.

Qeverisja e Ramës – në udhëkryq të rrezikshëm – Nga BELDIAN KOKA

Qeverisja 2-vjeçare e Edi Ramës ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, saqë edhe vetë ‘i zoti i punës’ vështirë se e kishte parashikuar, ose të paktën jo kaq shpejt. Dhe rrugët që e çuan kabinetin “Rama 1” në këtë pikëpyetje, çuditërisht nuk janë ato që ndodhin në vende të tjera demokratike, fjala vjen papunësia, pikiata ekonomike, rritja e taksave, dështimi i shëndetësisë (një grua humbi jetën në spital dhe vdekja e saj u xhirua ‘live’ në një emision investigativ), represioni i shtetit ndaj individit apo, pse jo, edhe nga presioni i opozitës, ajme. Jo, asnjëra nga këto; këto ndodhin kudo përveçse te ne.

Sot, qeverisja e Edi Ramës është në udhëkryq për shkak të rrugës që ‘i zoti i punës’ ndoqi me aleatin e tij Ilir Meta nga 21 qershori e deri më sot. Edi Rama, duket qartë se nuk e duron faktin që Ilir Meta ia tërheq e ia liron litarin në qafë, sipas oreksit që i imponon këtij të fundit dieta “Dukan”. Nuk është ende e qartë se me cilat llogari Edi Rama hartoi një strategji të re “stërkëmbëshi” ndaj Metës, e cila u përpunua ndoshta në odën ovale të vilës në Surrel, kush e di se me cilët aktorë (që Meta anatemon gjatë këtyre ditëve) dhe me cilat pritshmëri, por me një qëllim të qartë!

Por ama, është fakt se kjo “intifadë” e socialistëve nisi në 21 qershor, ku LSI-ja u rrëzua me kandidatët e saj në Lezhë, Vorë e në Pogradec, dhe me Ilir Metën, që nuk u besonte syve ndërsa ndiqte rezultatet sa në TV, sa në faqen e KQZ-së e sa nga raportimet e asqerëve të LSI-së në terren. Pendesa e parë në ato momente e Ilir Metës, me shumë gjasë ka qenë ai SMS i mbrëmjes së 20 qershorit, dërguar 20 mijë “zemrave të LSI-së” në Tiranë që të votonin Erion Veliajn, ndërsa me ftohjen e mendjes, pasi kishte bërë rezil çdo drejtues të LSI-së që i dilte para syve ato ditë, pishmani i madh ka qenë marrëveshja e 1 prillit në Shkodër.

Vera shkoi, me gjithë nëpërdhëmbjet politike se Meta e Rama ishin ftohur aq shumë me njëri-tjetrin, sa gushti u dukej të dyve si janar, gati i ngjashëm me atë të 21-shit të 2011-ës. Gjatë kësaj kohe Rama as nuk bëri përçapjen më të vogël për të dhënë ndonjë sinjal apologjie për rezultatin e 21 qershorit, kur tha për gazetën “Dita” se me Metën “as ishte ftohur e as nuk ishte ngrohur”. Dhe ja ku erdhi shtatori. Shpërthimi i papritur i çështjes ‘CEZ-DIA’, me shumë gjasë është “intifada e dytë” e socialistëve (që kësaj here u shkon për shtat edhe demokratëve) ndaj Ilir Metës, dhe ai e di mirë këtë punë, si të gjitha punët e veta. Ilir Meta luajti në fillim të shtatorit në mbrojtje, dhe në fund të tij, me mbrojtjen më të mirë që është sulmi. “Intifadës” Meta iu përgjigj me “xhihad” me në krye Baba Takun e përhershëm, i cili zbrazi çantën e zezë. “Sulmi ndaj Ilir Metës rrezikon të destabilizojë vendin”, u shkroi Braho krerëve të shtetit dhe vetë Metës (kush e di se pse!)…

Në pamje të parë, duket se e vetmja viktimë e kësaj përplasjeje ishte Dritan Prifti, por Ilir Meta nuk e la me kaq. Ilir Meta nuk mund ta linte me kaq. Ai e priti Edi Ramën të shtunën në zyrë për 90 minuta, po aq sa një ndeshje futbolli, ku me shumë gjasë i dha atij kartonin e verdhë, edhe pse ai është lojtari e jo arbitri. Të hënën, kur pa se Edi Rama nuk e kishte kuptuar që kishte bërë faull ndaj marrëveshjes së bashkëqeverisjes, Meta i lejoi vetes edhe një goditje dënimi kundër Ramës. Mblodhi kryesinë e LSI-së dhe hartoi një listë propozimesh për ndryshime në qeveri (marr përgjegjësinë e vërtetësisë së këtij informacioni), por nuk e bëri publike. Meta i ka kërkuar ndryshime në qeveri Edi Ramës në takimin e së shtunës dhe ky i fundit, me shumë gjasë, i strukur në antiplumbin e fshehur nën t-shirt me logon e OKB-së, i ka thënë “po ç’ke o burrë se flasim” ose “të paktën më lër edhe një muaj kohë”.

Tani Ilir Meta është në sulm dhe Edi Rama s’di si të mbrohet. S’di si të mbrohet nga LSI-ja, që për strategji politike nuk ia ha qeni shkopin, nuk di si të mbrohet nga opozita, që për ta rrëzuar nga pushteti është e gatshme në momentin e duhur të lëmojë edhe qenin e t’i japë edhe shkopin, e nuk di si të mbrohet as nga të vetët. Rreziku më i madh që i kanoset pushtetit të Edi Ramës janë zgjedhjet e parakohshme, e zërat janë se, kështu si duken bathët, prilli ose maji i vitit tjetër do të jenë muaj elektoralë. Edi Rama tani po kërkon një zgjidhje për çorbën që ka gatuar vetë dhe që e çoi në udhëkryq. Dalja vetëm në zgjedhjet e parakohshme për Ramën nuk është një opsionin, sepse i mungon garancia maksimale se ai i fiton ato. Ndryshimet në qeveri sipas “urdhrit” të Metës, do të ishin një disfatë politike që ai nuk duket i gatshëm ta pranojë dhe prandaj i ka kërkuar Ilir Metës kohë.

E vetmja rrugë për Edi Ramën është ajo që ka ndjekur dikur mentori i tij politik Fatos Nano. Largimi nga posti i kryeministrit dhe respektimi i vonuar i paktit politik me “vëllain e armëve” të viteve 2003-2005, Ben Blushi apo makar edhe ndonjë tjetër, por jo më ai. Vetëm kështu Edi Rama mund të mbajë aleancën PS-LSI në pushtet, nëse ende ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, vetëm kështu ai mund ta shpëtojë veten nga strategjia e gabuar për të fashitur politikisht Ilir Metën, e sepse vetëm kështu ai mund të dalë i palagur nga moçali ku veproi kundër malësorit Meta. Ky është “Drejtimi i Duhur” për të, e kjo duket së është “E vetmja rrugë”.

Digjet letra e Brahos – Kastriot Ismailaj nuk ka pasur vizita të dyshimta në burg

Biznesmeni Kastriot Ismailaj nuk rezulton të ketë pasur vizita “të dyshimta” gjatë qëndrimit në paraburgim pas arrestimit me akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave në lidhje me borxhet e CEZ. 6 Pas letrës së kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, javën e kaluar Prokuroria e Tiranës filloi hetimet për mundësinë që biznesmenit të arrestuar t’i jenë paraqitur presione apo kërkesa në burg.


Pas marrjes së dëshmisë së Vojsava Ismailajt, prokuroria lëshoi edhe një urdhër sekuestrimi për regjistrat e hyrje-daljeve në burgun e Fierit, ku mbahej Kastriot Ismailaj deri 3 ditë më parë kur u transferua në burgun 302 në Tiranë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të ngarkuar me hetimin e çështjes kanë arritur ta administrojnë regjistrin e hyrjeve-daljeve të burgut të Fierit, ku nuk ka rezultuar të jetë shënuar ndonjë takim i dyshimtë i biznesmenit Kastriot Ismailaj.

TRE PERSONA E VIZITUAN
Tre persona e kanë vizituar në burg pronarin e kompanisë “DIA”, të akuzuar se ka mashtruar në shuma të mëdha ish-kompaninë CEZ dhe shtetin shqiptar me borxhet e energjisë elektrike. Avokati mbrojtës, Vladimir Meçi, ka qenë ai që ka shkuar më shpesh në burgun e Fierit për t’u takuar me biznesmenin. Në regjistrin e hyrje-daljeve të institucionit të vuajtjes së dënimit janë shënuar 4 raste të vizitave që avokati ka bërë te biznesmeni Kastriot Ismailaj në paraburgim.Ndërkohë, i akuzuari për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash është vizituar edhe nga dy persona të tjerë, familjarë të afërm të tij. Duke nisur nga periudha kur është dërguar në burgun e Fierit pas arrestimit e deri pak ditë më parë që u transferua në Tiranë, Ismailaj është vizituar një herë nga bashkëshortja e tij Vojsava Ismailaj dhe një herë tjetër nga Lutfie Ismailaj, nëna e biznesmenit. Në dokumentin e regjistrit të hyrje-daljeve për te biznesmeni që mbahet i arrestuar nuk janë vërejtur shënime të tjera nga ana e hetuesve të çështjes.

TAKIMET
Pas arrestimit në maj të këtij viti, biznesmeni Kastriot Ismailaj u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ndërkohë që biznesmeni u dërgua në paraburgim, hetimet ndaj tij vazhduan si për mashtrimin me mbledhjen e borxheve të CEZ, ashtu edhe për pastrimin e parave.Në dy procese të ndara, Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi rreth 4.5 milionë euro në llogaritë e kompanive të Kastriot Ismailajt. Pas sekuestrimit të pronave të tij filloi edhe gjyqi për konfiskimin. Në këtë mënyrë i shpjegojnë hetuesit katër vizitat e avokatit të Ismailajt në burgun e Fierit gjatë kësaj periudhe. Verifikimi për këto takime është bërë për llogari të hetimit të nisur nga prokuroria pas letrës së Spartak Brahos.

Javën e kaluar u morën në pyetje edhe deputeti Tom Doshi, ish-ministri Dritan Prifti dhe gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava. Këta të tre hodhën poshtë akuzat se ishin pjesë e një plani për të dhënë dëshmi fajësuese nga Kastriot Ismailaj për personazhe politike në lidhje me aferën e CEZ.TRAZHGIM SOKOLAJ

Tiranë – arrestohet ‘Ballist Morina’, në makinë iu gjet armë pa leje

Një ditë para përballjes në ‘Elbasan Arena’, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, personi që futi dronin në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Sipas të dhënave paraprake të policisë mësohet se Morina ka qenë në drejtimin e një mjeti tip “Ronge Rover” dhe gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë tip pistoletë që rezultoi të ishte pa leje.

Policia e Tiranës bën me dije se ndalimi i Morinës së bashku me tre persona të tjerë është bërë në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

“Efektivet e Komisariatit nr. 1, gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip Fuoristrade ‘Range Rover’ me drejtues shtetasin Ismail Morina, u konstatua nje arme zjarri tip pistolete te cilen e kishte pa leje. Morina u arrestua së bashku me 3 shtetas te tjere”-thotë policia.

Morina vetëm një ditë më parë tregoi se kishte një surprizë për Vucic nëse do të ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” në takimin e nesërm mes kombëtares sonë dhe Serbisë.

Njoftimi i policise

Ne date 07.10.2015, nga efektivet e Komisariatit nr.1 u ndaluan 4 shtetas, sekuestrohet nje arme zjarri pa leje. Ne rrugen “Petro Nini Luarasi”, efektivet e Komisariatit nr. 1, gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip Fuoristrade Range Rover me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, i cili eshte arrestuar se bashku me 3 shtetas te tjete. U konstatua nje arme zjarri tip pistolete te cilen e kishte pa leje perkatese. Per detaje te metejshme do t’ju informojme ne vijim

Objekt debatesh dhe dëmtimesh: pllakata e Sulltan Sulejmanit hiqet nga Kalaja e Lezhës

LEZHE – Hiqet nga Kalaja e Lezhës, pllakata e Sulltan Sulejmanit, e kthyer në një burim debati mbi historinë dhe e vendosur dy herë në shënjestër të sulmeve të personave të paidentifikuar.

Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar. Por burime nga Drejtoria e Kulturës në Lezhë, bëjnë me dije se mendohet se pas restaurimit, pllakata nuk do të rivendoset në kalanë e Lezhës.

Pas sulmit të disa ditëve më parë, Keqbërësit e goditën pllakatën edhe mrëmjen e së dielës, duke krijuar çarje në disa pjesë të saj. Pllakata u vendos në hyrje të Kalasë së Lezhës pas një vendimi që kishte marrë Ministria e Kulturës. Vendosja e saj solli reagime të shumta kundër, nga qytetarë dhe historianë, që e cilësuan një osmanizim të historisë shqiptare.

Helmut Hoffmann: ja si mund të gjeni një vend pune në Gjermani

Hoffmann: Azilkërkimi s’është rruga e duhur

TIRANE – Në një intervistë me gazetaren Eni Vasili në emisionin Studio e Hapur në “News24”, i ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffman theksoi se rruga e azilkërkimit nuk është rruga e duhur për të marrë një vend pune në Gjermani.
“Ekziston tanimë një mundësi mjaft e mirë që të gjitha ata persona të kualifikuar shqiptar të këtushëm të mund të gjejnë një mundësi ligjore punësimi në ato profesione të ashtuquajtura të munguara në Gjermani. Kjo është e lidhur gjithsesi me disa hapa të caktuar procedurialë, pikësëpari të shkojnë në Gjermani, të gjejnë atje punëdhënësin e tyre, të lidhin marrëveshjen apo kontratën e punës,të paraqiten para zyrave përkatëse gjermane që do të verifikojnë kualifikimin e tyre , më pas të rikthehen në Shqipëri të aplikojnë për një vizë pune pranë ambasadës gjermane. Vetëm në këtë mënyrë mund të punësohen ligjërisht në Gjermani shtetasit shqiptarë. Por kjo nuk mund të ndodhë asesi përmes rrugës së azilkërkimit.”- deklaroi ambasadori Hoffman.

Eni Vasili: Zoti Ambasador faleminderit që pranuat këtë intervistë për të dhënë disa përgjigje shumë të rëndësishme për publikun shqiptar.
Ambasadori Hoffman: Edhe unë ju falenderoj shumë për mundësinë që po më jepni.
Eni Vasili: Zoti Ambasador çfarë do të thotë vendimi i kancelares Merkel për të shpallur Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë vende të sigurta të origjinës?

Ambasadori Hoffman: Konkretisht kjo do të thotë që të gjithë ata qytetarë që kanë bërë kërkesat për azil në Gjermani do të kenë mundësinë që këto aplikime të mund të përpunohen me ritme më të shpejta dhe ata të mund të rikthehen më shpejt në vendet e tyre. Që tani mund të themi që 100% e këtyre aplikimeve marrin një përgjigje refuzuese, e tërë kjo procedurë së shpejti do të përshpejtohet.

Eni Vasili: A ka rregulla të reja që lindin nga ky vendim për ata që nisën pas këtij vendimi, sepse njerëz nga Shqipëria që kërkojnë azil vazhdon të ketë?

Ambasadori Hoffman: Në fakt në terma konkretë, kjo do të thotë ndër të tjera që për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga këto vende të ashtuquajtura origjinë e sigurt, pikësëpari ato do të duhet të qëndrojnë në kampet e pranimit, derisa të jetë marrë vendimi përkatës për aplikimin e tyre për dhënie të statusit të azilantit dhe e dyta është që do të ketë një kalim të procedurave, tani nuk do të ketë më ndihmë financiare për secilin prej tyre por ndihmë në shërbime konkrete, që do të thotë që diçka gjithsesi ka ndryshuar për këta qytetarë

Eni Vasili: Ne ishim në disa kampe në Berlin. Pamë nga afër situatën , ka pakënaqësi për kushtet e jetës, megjithatë takuam shqiptarë që donin të rrinin atje të siguronin një leje të përkohshme qëndrimi përmes sigurimit të një pune dhe jo nëpërmjet azilit. Është e mundur kjo?

Ambasadori Hoffman: Së pari dëshiroj të theksoj besoj kam dhe mirëkuptimin tuaj, lidhur me faktin që këtë vit mendohet që Gjermania do të presë 800 mijë deri në një milionë refugjatë apo azilkërkues. Kjo siç mund ta kuptoni është një shifër kaq e madhe saqë i vendos të gjitha strukturat përkatëse në Gjermani përpara sfidash po kaq të mëdha. Në këtë mënyrë është për ne realisht e pamundur të krijojmë kushte jetese ideale për azilkërkuesit e atjeshëm. Përveç kësaj shtojmë edhe faktin që në këto kampe priten njerëz që vijnë nga qarqe kulturore të ndryshme, për këtë arsye megjithë përpjekjet tona për të siguruar atje një bashkëjetesë paqësore konfliktet nuk janë tërësisht të përjashtueshme. Për sa i përket nisjes së një marrëdhënie punësimi në Gjermani sigurisht ne e dimë, jemi mjaft të qartë me faktin që shqiptarët nuk kërkojnë azil në Gjermani, ajo çfarë kërkojnë është një vend pune dhe kushte më të mira jetese, por këtë gjë nuk mund ta japim përderisa nuk ekziston mundësia e azilantit ekonomik në Gjermani. Të gjithë ata të cilët kërkojnë dhënien e statusit të azilantit në Gjermani duhet të rikthehen në vendet e tyre përkatëse, sepse rruga e azilkërkimit nuk është rruga e duhur për të marrë një vend pune, për të nisur një marrëdhënie pune në Gjermani. Dhe në fakt është e vërtetë deri para pak muajsh , strukturat gjermane përkatëse nuk kanë qenë shumë konsekuente në lidhje me vendimmarrjen e kthimit të azilkërkuesve shqiptarë drejt vendit të tyre dhe për këtë arsye shumë azilkërkues shqiptarë kanë gjetur një farë mundësie për të qëndruar në Gjermani në mënyrë jo të ligjshme dhe të nisin një marrëdhënie punësimi në të zezë atje. Por tanimë me dyndjen kaq të madhe nga vende të tilla sikurse është Siria dhe Afganistani gatishmëria e strukturave përkatëse gjermane është në rritje për të rikthyer në vendet e tyre të gjithë këta azilkërkues. Shikojmë që çdo ditë pothuaj ka një fluturim të këtyre personave të rikthyer. Ndaj dhe njëherë apeli im do të këshilloja të gjithë ata persona që kanë ndërmend të marrin rrugën e azilkërkimit të mos e bëjnë këtë sepse kjo rrugë nuk të çon në nisjen e një marrëdhënie punësimi të ligjshme atje.

Eni Vasili: Pra kur ju thoni inkoseguencë nga pala gjermane e merrni një lloj përgjegjësia se keni dhënë mesazhet e gabuara për shqiptarët këtu në Shqipëri në lidhje me punësimin atje?

Ambasadori Hoffman: Unë asnjëherë nuk e kam fshehur faktin që edhe nga pala gjermane ka disa faktorë tërheqës po themi për sa i përket azilkërkuesve shqiptarë. Ndërkohë jemi duke punuar në mënyrë intensive për reduktimin e këtyre faktorëve tërheqës sikurse mund të jenë një sasi parash xhepi për azilkërkuesit apo mënyrë mund të themi jo tepër e vendosur e strukturave gjermane për ti rikthyer në vendet e tyre azilkërkuesit shqiptarë, por askush nuk ka thënë që rruga e azilkërkimit është rruga e duhur për të gjetur një vend pune atje. Gjithashtu ne kemi raportuar në mënyrë të vazhdueshme që këtu ka njerëz të cilët megjithëse e kanë ditur mjaft mirë që shanset e tyre për të marrë azil në Gjermani kanë qenë pothuajse zero dhe që do të refuzoheshin në procedurat e azilkërkimit pasi nuk kishin arsye për të kërkuar azil politik në Gjermani. Gjithsesi ata kanë marrë vendim për të shkuar me familjet e tyre në Gjermani për të jetuar atje 5 ose 6 muaj dhe për të përfituar nga këto kushte po themi favorizuese për ta , megjithëse sikurse thashë shpresat për azil ishin zero. Më lejoni ta them unë këtë lloj mënyrë të vepruari nuk arrij ta kuptoj dot.

Eni Vasili: Dakord dhe për ta përmbyllur mesazhin tuaj që të jetë edhe sa më i qartë. Pra një azilkërkues ne takuam shumë të tillë në Gjermani dhe disa prej tyre na thanë që ishin pranë gjetjes së një pune, një punëdhënësi, nëse e gjejnë këtë kanë mundësi të qëndrojnë apo sidoqoftë duhet të kthehen?

Ambasadori Hoffman: Në dijeninë time unë nuk kam asnjë lloj informacioni që për sa kohë që procedurat e verifikimit të kërkesës për azil janë në vijim e sipër personat përkatës të mund të nisim një marrëdhënie pune të ligjshme. Me sa di unë ky punësim nuk ekziston. Nëse bëhet fjalë për punësim në të zezë kjo është një çështje tjetër më pas, por mundësi të punësimit ligjor nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër ekziston tanimë një mundësi mjaft e mirë që të gjitha ata persona të kualifikuar shqiptar të këtushëm të mund të gjejnë një mundësi ligjore punësimi në ato profesione të ashtuquajtura të munguara në Gjermani. Kjo është e lidhur gjithsesi me disa hapa të caktuar procedurialë, pikësëpari të shkojnë në Gjermani, të gjejnë atje punëdhënësin e tyre, të lidhin marrëveshjen apo kontratën e punës,të paraqiten para zyrave përkatëse gjermane që do të verifikojnë kualifikimin e tyre , më pas të rikthehen në Shqipëri të aplikojnë për një vizë pune pranë ambasadës gjermane. Vetëm në këtë mënyrë mund të punësohen ligjërisht në Gjermani shtetasit shqiptarë. Por kjo nuk mund të ndodhë asesi përmes rrugës së azilkërkimit.

Eni Vasili: Dakord kjo është e qartë juve sapo bëtë edhe një apel për t’ju drejtuar shtetasve shqiptarë këtu që të mos nisen për shkak të situatës që ju e shpjeguat megjithatë duke parë në gjithë këta muaj grafiku i azilkërkuesve ka qenë në rritje. Çfarë ka ndodhur keni dështuar ju me apelet, a do të merrni masa të tjera për frenimin e azilkërkuesve nga Shqipëria por dhe vende të tjera të Ballkanit? Pra do të ketë masa të tjera bllokuese?

Ambasadori Hoffman: Ju me gjasë i referoheni shifrave të muajve korrik dhe gusht ku dhe numri ka qenë në rritje. Shifrën për muajin shtator nuk e kemi por ka tregues të qartë që ajo ka pësuar rënie dhe ky është një zhvillim pozitiv në këndvështrimin tim.
Por edhe duke i parë shifrat e muajve korrik dhe gusht do të lutesha që ti kuptonim drejt ato . Nëse flasim për një shifër prej 8500 azilkërkuesish shqiptarë gjatë muajit gusht , kjo nuk do të thotë që të gjithë ata kanë mbërritur në Gjermani duke nisur prej datës 1 gusht. Ata me shumë gjasa kanë qenë atje, para muajit gusht por duke qenë se procedurat e regjistrimit kërkojnë kohën e tyre sigurisht që kjo ka krijuar një farë akumulimi të këtyre qytetarëve të cilët vetëm në muaji gusht pastaj kanë pasur mundësi të regjistrohen. Vazhdoj të jem I bindur që ka qenë rruga e duhur dhe mënyra e duhur apelimi i vazhdueshëm përgjatë intervistave dhe daljeve të mia publike dhe paralajmërimi apo dekurajimi i qytetarëve shqiptarë për të marrë këtë rrugë të azilkërkimit. Sigurisht që unë nuk kam pasur iluzione të mëdha që do të arrija rezultate mjaft të mëdha. Vendimtar ishte gjithsesi fakti që në Gjermani është vendosur kohët e fundi që të gjithë këta azilantë të rikthehen në vendet e tyre sepse dhe efekti që arrihet përmes rikthimit të tyre është shumë më i madh.

Eni Vasili: A ka ndryshuar numri i madh i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani marrëdhëniet mes dy vendeve ? A e bëni qeverinë shqiptare përgjegjëse për këtë situatë? Çfarë do ti kërkonit palës shqiptare ?

Ambasadori Hoffman: Mua më duhet të them që ne bashkëpunojmë në mënyrë mjaft të mirë me strukturat e qeverisë shqiptarë në lidhje me menaxhimin e fenomenit të azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë. Në mënyrë të veçantë me strukturat e policisë së kufirit për ta mbajtur në kontroll gjithë këtë problem, gjë që nuk është plotësisht e thjeshtë. Është mjaft e rëndësishme që qeveria shqiptare është pozicionuar qartë kundrejt këtij fenomeni. Vetëm dje ne patëm një aktivitet ku unë me kryeministrin Rama, morëm pjesë bashkërisht, ku kryeministri shfrytëzoi rastin për të paralajmëruar edhe njëherë të gjithë qytetarët shqiptarë që të mos ndërmerrnin tentativën e azilkërkimit në Gjermani pasi kjo është një rrugë e cila nuk do të funksionojë.

Eni Vasili: Ju falenderoj që na dhatë kohën tuaj dhe për të gjitha përgjigjet që dhatë sot për publikun shqiptar.

Ambasadori Hoffman: Faleminderit Juve.

Shqipëria bën gati kampet për sirianët

Voal – Raportimet e mediave të huaja disa ditë më parë se Shqipëria do të strehojë rreth 75 mijë refugjatë sirianë duket se ishin të vërteta. Ditët e fundit kemi angazhime konkrete të qeverisë shqiptare në këtë drejtim.

Lapsi.al mëson se Ministria e Brendshme i ka kërkuar institucioneve vendore në Gjirokastër, Prefekturës dhe Bashkisë, që të gjejnë hapësira të mëdha për ngritjen e kampit, ku do të strehohen refugjatët sirianë. Është zgjedhur Gjirokastra jo pa qëllim. Në këtë qytet, gjatë stinës së dimrit zbarkojnë shumë klandestinë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të motit të ftohtë, ata ndjekin itinerarin Greqi-Shqipëri-Mali i Zi, për të shkuar drejt Evropës. Për këtë arsye qeveria shqiptare është duke marrë masat në jug të vendit.

Deri më tani janë përcaktuar dy hapësira të mëdha, ku do të ngrihen rreth 5 mijë çadra, të cilat mund të mbajnë mbi 10 mijë persona. Aerodromi i Gjirokastrës dhe një territor rreth ish-Brigadës së Këmbësorisë të Forcave të Armatosura në repartin e Gërhotit. Të dyja këto hapësira janë jo shumë larg njëra-tjetrës. Infrastruktura e këtij kampi pritet të ndërtohet sapo të zyrtarizohen këto hapësira të siguruara nga institucionet vendore në Gjirokastër.

(Aerodromi i Gjirokastrës, ku mendohet të ngrihet kampi i sirianëve)

Jo zyrtarisht mësohet se Ministria e Brendshme i ka siguruar tashmë rreth 5 mijë çadrat ambulatore. Por përveç strehimit të refugjatëve është menduar edhe për kujdesin ndaj tyre, të paktën në aspektin shëndetësor. Kështu, në dispozicion të këtij kampi do të jenë tre doktorë dhe pesë infermierë. Nuk do të mungojnë as kuzhinierët që do të përgatisin ushqimin.

Deri më tani qeveria shqiptare është treguar e rezervuar për të dhënë informacion për kampet e sirianëve. Pas raportimit të lajmit nga mediat ndërkombëtare për ardhjen e 75 mijë refugjatëve sirianë në Shqipëri, ministri Bushati deklaroi se nuk kishte një kërkesë nga BE-ja për pritjen e refugjatëve, por sidoqoftë tha se Shqipëria po përgatitet.

Në total, jo zyrtarisht mësohet se Shqipëria do të presë tani për tani 25 mijë sirianë. Rreth 10 mijë do të strehohen në kampin e Gjirokastrës, ndërsa pjesa tjetër në një tjetër kamp që pritet të ngrihet në Korçë, një tjetër qytet kufitar me Greqinë./Lapsi.al/

Meta do t’i kërkojë edhe Ramës postin e kryeministrit për dy vjet

Ish kryeministri Sali Berisha duke u nisur nga përvoja e tij me Ilir Metën ka dhënë një version të zhvillimeve të mundshme brenda maxhorancës.

Në një status të publikuar sot në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se dy ish kryeministrat Pandeli Majko dhe Bashkim Fino si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, kanë nisur një garë të ethshme për ti zënë vendin Ramës në rast të një qeverie teknike.
Megjithatë, Sipas Berishës, Rama frikën më të madhe e ka nga Meta, i cili nga ambicia e tij për pushtet, mund ti kërkojë që gjysmën e mandatit të mbetur të jetë ai kryeministër.

Tani vetem “te vjedhim diten dhe naten” eshte motoja e ministrave e qeverise se pakalkur.

Te dashur miq, “aleanca e qelbesirave”, qeverisja e saj eshte ne paralize dhe kalbezim te plote. Zerat per nje ringjallje iluzive te aleances dhe qeverisjes se saj, nepermjet ndryshimeve te kabinetit deshtak dhe te diskretituar aktual Rama – Meta, u shuan. Edi Rama, pas kthimit nga New York-u vrapoi me antiplumb ne zyren e Ilir Metes per te mbyllur me te pazarin e radhes. Ndaj dhe dje, pas mbledhjes se grupit parlamentar, Rama deklaroi se nuk do kete ndryshime ne qeveri dhe se per fjalet e perhapura fajin e kishin mediat.

Ne te vertete Edi Rama nuk ben dot operacion ne nje trup te vdekur.
Se pari, vet Rama eshte skllav i ministrave te tij, torbave me euro te Tahirit, Beqes, Ahmetajt, Nikolles, Canit, Kodhelit, te cilet i paguajne atij rreth 30% te aferave korruptive qe behen vetem me aprovimin e Rames.
Se dyti, Rama nuk ndryshon dot kabinetin e tij qe kundermon ne mbare vendin sepse mendon se edhe vet ai do mund te jete viktima kryesore e ketij ndryshimi.Ne Partine Socialiste veçanerisht dy javet e mungese se Rames ne Tirane por dhe para nisjes, ka shperthyer nje gare e pa shpallur por intensive per kryeministrin e ri. Kjo gare zhvillohej ne takime intensive ne korridoret e PS, Parlamentit dhe labirintet diplomatike. Ne te, pothuaj haptas jane perfshire dy ish ish kryeministrat Majko dhe Fino dhe vet besniku i Rames, Erion Veliaj. Fino, nostalgjik per te shkuaren mendon se mund te kryesoje me sukses nje qeveri qofte dhe teknike, qe sipas tij, njelloj si ne vitin 1991 duhet te kete kryeminister socialist. Majko flirton me nderkombetaret dhe mendon se ai mund te shpetoje pa u mbytur anijen e shpuar te “aleances se qelbesirave”. Majko per kete qellim perfshiu ne staf edhe sherbetorin e dy zoterinjve, qe keto kohe i duhet shume. Ai ka derguar sinjale edhe ne Kosove. Kurse Erion Veliaj eshte gjithnje i gatshem per tradhtine me te pare.Keta shfrytezuan vakumin nga mungesa e Rames. Majko dhe Veliaj thuhet se kane nisur edhe takimet diplomatike. Histori tradhetirash por mua nuk e di pse, natyrisht merret me mend, nuk me neverisin shume!

Por frika e Rames me karrigen e tij ne rast se ben ndryshime ne qeveri mendoj se vjen nga vet Ilir Meta, ambicja per pushtet e te cilit eshte e pakufishme, verbuese dhe Rama e di shume mire kete. Rama mendon nga frika se Meta, sic kerkoi te behej president, mund ti kerkoje direkt atij, qe gjysmen e mandatit te jete ai kryeminister ose per ndryshe te mos i votoj ndryshimet ne kabinet apo te votoj vetem ato qe i pelqejne atij. Ne te gjitha variantet, “aleanca e qelbesirave” eshte ne paralize dhe kalbezim kundermues te plote. Moto e saj eshte “o burra te vjedhim nga naten dhe diten para se sa qytetaret e revoltuar te na kërrejne nga karriget”. Vetem revolucioni demokratik qytetar mund te shpetoje vendin nga kjo kalbesisre!

Rama: Fondi Shqiptaro-Amerikan më i suksesshmi, krijoi mbi 7 mijë vende pune

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan ku ka vlerësuar lart kontributin e kësaj organizate, si më e suksesshmja që ka investuar në më shumë se 40 shoqëri dhe ka krijuar mbi 7 mijë vende pune. Në përfundim të renditjes së gjithë arritjeve të këtij Fondi, Rama ka pyetur të pranishmit me një batutë “nëse donin më për Belulin”, e në këtë rast Beluli ishte Fondi.

“Krijimi i Fondit Shqiptaro-Amerikan në 1995 nga presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton shënoi edhe fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe marrëdhënien e posaçme mes SHBA-ve dhe vendit tonë. Por para se të krijohej ky fond në 15 mars 1991 ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve dhe më pas James Baker kishte vizituar Tiranën. E mbajnë mend të gjithë se si sheshi “Skënderbej” u mbush si asnjëherë më parë për ti rezervuar një pritje të paharrueshme njeriut që vinte nga Amerika, pritje që është ngulitur në mendjen e gjithë shqiptarëve”, risolli në kujtesë Rama.

Kreu i qeverisë tha se ajo çka SHBA-të bënë për Kosovën është dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mirat  e mundshme që Shqipëria ka me ndonjë vend tjetër. I kanë dhënë një dimension tjetër shqiptarëve. Deklarata e përbashkët për partneritet strategjik e nënshkruar 20 prill 2015 dëshmi e këtij bashkëpunimi. Ndihma në demokratizimin e vendit tonë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohet më së pari SHBA-ve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera të SHBA-ve me Shqipërinë. Në këtë sfond besoj se bëhet më e lexueshme ajo çka fondi Shqiptaro-Amerikan solli në Shqipëri, si hallka e fundit e një zinxhiri fondesh simotra, të krijuara nga pres e SHBA-ve për zhvillimin e sektorit privat nga vendet e dala pas perdes së hekurt. Fonde që u krijuan si një dëshmi e mbështetjes nga ana e SHBA-ve të një tranzicioni, nga një shoqëri ku gjithçka ishte e jona, por asgjë nuk ishte e secilit, në një shoqëri tjetër ku secili ka të drejtë të fitojë atë që meriton, ku të gjithë bashkë kemi detyrimin të ndërtojmë atë bashkëjetesë që e bën të mundur lulëzimin e të drejtave të të gjithëve. Nëse me rastin e këtij përvjetori do të krijohej një parafrazim do ti shkonte fjala e një sipërmarrësi amerikan, Skot Blesi, i cili thotë “Nuk është fjala për ide por për ide që realizohen” dhe Fondi Shqiptar-Amerikan ishte dëshmia dhe mbetet dëshmia e faktit se idetë vlejnë kur realizohen. Dhe në Shqipëri Fondi Amerikan u bë dëshmitar i të vërtetës se idetë mund të realizohen, është e mundur që të investohet në mënyrë të guximshme, transparente dhe në mënyrë të suksesshme”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se merita kryesore e Fondit, është modeli që solli, si një pikë referimi dhe që ka kontribuar në Prodhimin e Brendshëm Kombëtar me 2 mln dollarë, ndërsa ka tërhequr 300 mln dollarë investime të huaja.

“Përtej gjitha meritave që fondi i rezervon vetvetes dhe atyre që e drejtojnë apo që e mbajnë atë gjallë në jetën e përditshme, merita kryesore e fondit është modeli, si një pikë referimi për të gjithë ata që kanë nevojë për një model që ti inkurajojë në rrugën e sipërmarrjes. Fondi krijues i partneriteteve me qeverinë, me burime kapitalesh apo me ekspertë. Nuk ka një organizatë tjetër në Shqipëri që të ketë larminë e partneriteteve që ka krijuar Fondi. Fondi më i suksesshëm i zinxhirit të fondeve simotra. Ka investuar në më shumë se 40 shoqëri, ka krijuar mbi 7 mijë vende pune dhe ka kontribuar në Prodhimin e Brendshëm Kombëtar me 2 mln dollarë. Investimet e fondit kanë tërhequr investime të huaja 300 mln dollarë. Fondi ka sjellë edhe një qasje novatore duke hapur shtigje dhe duke krijuar kushtet që edhe të tjerët të shikojnë rrugë pas shtigjeve të hapura. Nga industria tekstile, tek qendrat tregtare, aeroporti, banka. Nga dokumentet e sigurisë me teknologji moderne tek ndërtimi i zonave urbane deri tek kontributi për të sjellë në atdhe armët e Skënderbeut me rastin e 100-vjetorit, duke u bërë kampion me numrin e vizitorëve, 1.5 mln. deri në 200-vjetor. Ku me teknologjinë e asaj kohe mbase do mund të ngjalli Skënderbeun”, tha Rama.

Duke vijuar me arritjet e kësaj organizate, kryeministri tha se Fondi është investitori i parë i huaj në sigurimin në Shqipëri. “Bëri të mundur transformimin e pasaportave, me standarde sigurie shumë herë më të larta se shumë vende të BE-së. Nuk dua të them me këtë rast se jemi të dytët pas Gjermanisë.  Shpresoj në rritjen e investimeve. Investimet amerikane janë rritur dhe konsoliduar, janë 157 biznese amerikane. Besoj që Fondi ka patur edhe meritën që të krijojë besim tek investitorët e tjerë. Historitë e suksesit janë promovimi më i mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë”, u shpreh ai.

Rama veçoi si sukses, krijimin e Bankës Amerikane të Shqipërisë nga ky fond, që më pas u shit. Kryeministri shprehu dëshirën që Fondi ta blente sërish këtë bankë.

“Nuk e harrova por desha ta veçoj si një shembull të suksesit, krijimin e bankës amerikane të Shqipërisë, që transformoi sistemin bankar në Shqipëri, që futi produkte moderne dhe inovatore. Fondi vendosi ta shiste, mbase vendos ta blejë, mund të jetë një operacion i suksesshëm. BASH arriti të bëhej institucioni i dytë financiar më i madh në Shqipëri. arriti ti shërbejë 125 mijë klientëve. Doni më për Belulin? Në këtë rast Beluli është Fondi jo unë. Edhe Beluli pjesë e historisë sonë. Mirënjohje atyre që janë pjesë e këtij suksesi. Gëzuar 20-vjetorin, uroj të rriteni me gjithnjë e më shumë mend në kokë! Pavarësisht rritjes uroj të mos e humbni asnjëherë pasionin dhe naivitetin revolucionar të ditëve të para”, tha Kryeministri.

Në përfundim Rama theksoi se ky Fond është ndër të paktët që nuk krijon shkas për luftë politike. “Ndër të paktët emra që nuk krijon shkas për luftë politike. Duhemi s’duhemi, Fondin e duam”, tha kreu i qeverisë.

Orët e fundit të qeverisë Rama 1 – mosmarrëveshjet PS-LSI për rindarjen e posteve

Shumëkush e lidhi turravrapin e Edi Ramës në zyrën e Ilir Metës, të dielën në drekë, pas kthimit nga SHBA, edhe me ndryshimet e shumëpërfolura në qeveri. Aq sa kur Rama, në dalje nga takimi, hodhi një frazë hibride në “dhëmbët” e mediave që prisnin tek dera e Kuvendit, nuk pati më asnjë dyshim që qeverisë Rama 1 po i numëroheshin orët e fundit.

Sporti kombëtar i përfoljes së listave të ministrave të rinj ka nisur tashmë në media dhe kafenetë e Tiranës, megjithëse vetë Rama i hodhi ujë të ftohtë sot thashethemeve për një ndryshime të shpejtë në kabinet. Çka u hodh poshtë indirekt pasdite, kur Ilir Meta u shpreh zyrtarisht pro këtyre ndryshimeve.

Po cili është motivi qëndror i këtij kursi të ri përplasjeje, sa i përket lëvizjeve në qeveri, mes PS e LSI? Burime pranë LSI e lidhin nervozizmin e Metës ndaj qeverisë aktuale, kryesisht me idenë që ai ka rreth mënyrës sesi u përhapën dhe shpërthyen në media, dokumentat e rezervuara të hetimit CEZ-DIA. Thuhet se brenda rradhëve të kësaj force politike ka një ide të pjekur se të paktën një segment i ekzekutivit nuk ka bërë sa duhet në pengimin e daljes së këtij dokumentacioni, i cili më pas u kthye në akt-akuzën publike të tij, për shumë ditë me rradhë.

Kësisoj, për vetë natyrën e punës, linja Gjiknuri-Ahmetaj ka gjasë të jetë dyshja e “rrethuar” me vizë të kuqe nga kreu i LSI. Kësaj mërie të fundit, i shtohet edhe një “ndryshk” i vjetër që aleati i vogël i PS ka ndaj këtyre dikastereve, për shkaqe të shumllojshme, që nuk lidhen vetëm me performacën e tyre. Pa harruar as Ministrinë e Financave, ku rezultatet në taksa e tatime (por jo vetëm), kanë shkaktuar qysh herët rrudhje buzësh në LSI.

Një dyshe tjetër të cilën Meta do të donte ta zbriste nga froni ministror, është edhe ajo Tahiri-Beqaj. Të dy ministrat, njerëz të afërt të Edi Ramës, janë shigjetuar në më shumë se një rast në këto dy vjet. Madje në rastin e Tahirit, para se policia të hynte në Lazarat, në mes të vitit 2014, LSI kishte shprehur pakënaqësi të hapura publike. Ndërsa e ka të vështirë ta marrë ministrinë e brendshme, LSI do të ishte e kënaqur edhe me largimin e Saimir Tahirit, një ministër që Meta nuk e ka preferuar asnjëherë.

Të njëjtën gjë që kanë synuar ta bëjnë edhe me Beqen, të cilin e ka goditur herë lobi partiak i shëndetësisë, herë ai i biznesit i lidhur me të. Problemi në këtë rast, si me Beqen, ashtu edhe me Tahirin, është se të dy ministrat e mësipër kanë marrë mbështetjen publike të Ramës në më shumë se një rast dhe janë sot dy nga njerëzit e tij të afërt brenda kabinetit dhe në PS.

Një tjetër temë debati mes dy aleatëve thuhet se është diplomacia, ku Meta do të ishte i lumtur të dërgonte dikë nga të vetët, ndoshta duke ceduar portofolin e drejtësisë. Mbetet të shihet se cili është reagimi i Ramës në këtë rast, duke parë rolin dhe peshën që ka ministria e jashtme, si një institucion i imazhit ndërkombëtar. Sa i përket portofoleve të tjera, duket se palët nuk do ta kenë të vështirë një marrëveshje.

Ilir Meta i konfirmoi edhe para pak minutash  dëshirat e tij për një ribërje të qeverisë Rama. Kjo lidhet më së pari me perceptimin e tij, se pas dy vjetësh një kabinet qeveritar ka nevojë fiziologjike për ndryshime, por më së shumti me motivin e faktorizimit të tij politik në krye të skenës politike, pas javëve të fundit të skandalit CEZ-DIA.

Një kthim i kreut të LSI në tryezën e hartimit të listave ministrore, do të jepte idenë se gjithçka është mbyllur mes tij dhe Ramës dhe se koalicioni vijon të jetë tërësisht funksional. Duke u nisur nga qeveria, e cila do të ndryshonte me nismën dhe vullnetin e tij. Duhet parë nëse kryeministri do t’ja akordojë Ilir Metës këtë moment lavdie politike dhe personale.

Javanews.al

Soros email Clintonit për 21 janarin, Berishën dhe Ramën

Gazeta prestigjioze “Washington Post” ka publikuar një artikull në të cilën flet për një email që Hillary Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros. Emaili është marrë më 23 Janar 2011, që do të thotë vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë.

Sipas gazetës, emaili në fjalë provon lidhjet e forta të Clintonit me donatorët e fushatës së saj.

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”.

“Në emailin dërguar Sekretares së Shtetit, Clinton në atë kohë, Soros propozon që t’i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë”-raporton TCH.

Ndërsa pika e dytë, e cila sipas George Soros duhet të bëhet në mënyrë urgjente, është caktimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Ai propozon tre emra, që sipas tij janë më të përshtatshëm për këtë funksion.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka muaj që ka nisur debati për përdorimin e email-it personal në kohën që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti.

Madje, ajo është akuzuar për mos përdorimin e email-it zyrtar. Kjo çështje u bë edhe më e debatueshme kur zonja Clinton priste që të shpallte kandidaturën e saj për presidente brenda radhëve të demokratëve, e cila deri më tani është edhe emri më i favorizuar në radhët e partisë së Presidentit Obama. TCH

I jepet lamtumira e fundit Dëshmorit të Atdheut Simon Gjeta

Në Akademinë e Sigurisë, u zhvilluan sot homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në Shkodër.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadori amerikan në Tiranë,  Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, kolege, miq e të afërm u përulen para veprës së tij.

Ndërsa Komisioni i Sigurisë e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës.

Kryeministri-Rama-ne-homazhe-3-Foto-Agim-Dobi.

Kryeministri Rama: Simon Gjeta dha jetën e tij për të mbrojtur jetën e të tjerëve

Simon Gjeta dha jetën e tij për të mbrojtur jetën e të tjerëve, u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë homazheve për nënkomisarin Simon Gjeta.

Kryeministri Rama vlerësoi punën e nënkomisarit Gjeta, që sipas tij, iu bashkua forcave të Policisë së Shtetit në vitin 1997, pikërisht atëherë kur jo pak shqiptarë, mbase gjithë shqiptarët e kishin humbur shpresën e besimin e shtetit dhe kur shumë ndër ta braktisën detyrën .

Ai, tha Rama, dëshmoi qysh në krye të herës se ishte i vendosur me mish dhe me shpirt në rrugën që ju ndërpre përgjithmonë të shtunën e kaluar.

“Largimi nga jeta i Simonit është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe të afërmit e tij, por pa dyshim edhe për Policinë e Shtetit shqiptar që ka kaq shumë nevojë për modelin e njeriut siç ishte Simon Gjeta. Pa asnjë dyshim, gjaku i tij nuk do të bëhet ujë por do të shërbejë për të plazmuar më tutje shpirtin, zemrën e mundin e një policie shteti të rilindur, e cila me mbështetjen e palëkundër të Policisë së Shtetit do ta thyejë plotësisht fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit dhe që po e shohim të dobësohet dita-ditës”, u shpreh Kryeministri Rama.
Ai shprehu bindjen se Policia e Shtetit po rritet përditë jo vetëm falë mbështetjes së vendosur që po merr, por edhe falë sakrificave si ajo e Simonit e Ibrahim Bashës.

Rama tha se rivendosja përfundimtare e pozicioneve natyrale mes shtetit dhe krimit është sa e vështirë aq e sigurtë dhe sot ka edhe një arsye më shumë që është po aq e thjeshtë sa ç’ishte e thjeshtë jeta e Simon Gjetës, sepse Policia e Shtetit nuk është e tradhëtuar siç ishte deri dy vite më parë dhe në këtë luftë janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, si Simoni e Ibrahimi e kolegët e tyre, të cilët aq sa janë të zakonshëm aq janë edhe të jashtëzakonshëm.

Për këtë tha kryeministri Rama, fitorja anon gjithnjë e më shumë nga Policia e Shtetit.

Meta: Reforma në drejtësi do bëhet dhe kriminelët do të shkojnë aty  ku  meritojnë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij, duke ngushëlluar të afërmit e miqtë e të ndjerit Gjeta, garantoi më shumë vëmendje ndaj rendit e sigurisë, teksa theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi.

“Jemi këtu për të përcjellur heroin më të ri në radhën e Dëshmorit të Atdheut, ku dora kriminale ja ndërpreu jetën në mes. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin njerëzor për familjarët e Simonit, por dhe kolegët, që sakrifikojnë çdo ditë, duke u përballur çdo ditë me të keqen, delikuentët dhe shkelësit e ligjit. Sot, nënvizoi Meta, duhet të jemi së bashku, dhe akoma më shumë duhet të shtrëngohim përreth njëri tjetrit në luftën ndaj së keqës. Asaj të keqe që kërcënon jetët tona dhe fëmijëve tanë”, vijoi Meta.

Kryetari i Kuvendit garantoi forcimin e rendit dhe sigurisë.

“Garantojmë se jeta e ndërprerë e Simonit është një këmbanë alarmi, që na thërret për të rritur vëmendjen ndaj rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, garantojmë që reforma në drejtësi do bëhet dhe kriminelët do të shkojnë aty  ku  meritojnë. Përulemi përpara veprës së nënkomisar Simon Gjetës, Dëshmor i Atdhetu, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij” përfundoi Meta.

Tahiri: Kriminelët marrin ndëshkim të dakordësuar nga gjykata

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u shpreh se Simon Gjeta na la barrën e rëndë të përuljes dhe respektit, ndërsa shkroi vetë me punën e tij, fjalën e mirë që meriton ti thuret sot. Ministri Tahiri gjithashtu u shpreh se “një nga njollat e zeza të vendi tonë, më shumë se sa krimi rrugës është drejtësia dhe reforma e këtij sistemi do ti jap ndëshkimin e duhur, krimit të rrugës dhe gjykatësve, që me çekiçin e tyre motivojnë krimin e rrugës.

“Nëna e Simonit, vëllezërit motrat e të afërm, koleg të tij në policinë e Shtetit, nuk ka moment më të vështirë se sa ky, ku duhet të thuash disa fjalë për një punonjës policie që humb jetën në krye të detyrës. Punonjës Policie, që bëhen heronjë e dëshmor atëherë, kur nuk jetojnë më. Këta punonjës, që përzgjalli kalojnë shumë sakrifica, plot prej tyre të pamerituara në përballje me krimin, por dhe me gjuhën e urrejtjes, që fluturon në ajër më shumë se sa plumbat. Zakoni e do, që të jetë e lehtë të thuash fjalë të mira për një person që ikën nga kjo botë. Por, Simoni e na e lehtësoi këtë punë, pasi e kishte shkruar vetë me punën e tij fajëln e mirë që po i thuret sot. Ai shkruajti fatin e tij, ashtu siç edhe bëri dhe në ditëne  fundit të jetës së tij, duke rënë në krye të detyrës. Ne tashmë, vijoi Tahiri, na mbetet barra e rëndë e respektit dhe përuljes”, deklaroi Tahiri.

“Forcat e Repartit RENEA bënë drejtësi, duke i dhënë fatin e merituar atij që i mori jetën Simonit. Ndëshkimi i merituar, por çfarë ndëshkkimit të merituar merr krimi, kur punonjësit e policisë, gjejnë përballë e luftojnë në rrugë persona që edhe pse janë arrestuar disa herë, drejtësia ka mbyllur sytë e i ka lënë të lirë. E pra, drejtësia shqiptare që jep shumë rrallë ndëshkimin e merituar, por jep gjithnjë, apo gati gjithnjë atë të dakordësuar”, theksoi Tahiri

Lidhur me këtë, Ministri i Brendshëm, kujtoi dhe ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku personat përgjegjësi ishin arrestuar nga Policia, por më pas u lanë të lirë nga drejtësia.

“Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në mes të Tiranës. Autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar nga policia, por ishin lënë të lirë nga çekiçi Drejtësisë pak muaj më parë dhe tashmë ata morën jetën e dy personave, plagosën një të tretë dhe vetëm fati shpëtoi një të katërt. Pra drejtësia e korruptuar është thelbi i mos ndëshkimit. Ata, gjyqtarët janë vrasësit e drejtësisë dhe përmes ekzekutimit të drejtësisë, ata motivojnë krimin, që gjenë gjuhën e përbashkët me çekiçin”, vijoi Tahiri.

Ai garantoi se, “kur të përfundoi reforma në drejtësi gjyqtarët kriminel, më shumë se ata të rrugës, do të marrin ndëshkimin e merituar. Prandaj dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë e të denoncojnë të gjitha dyshimet e tyre”.

 

Basha: Siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit se do të jemi gjithmonë krah tyre

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, duke i shprehur ngushëllimet familjes Gjeta për humbjen e Simonit, kryefamiljarit, birit, tha se “tronditja e thellë që ndjejmë me humbjen e nënkomisar Simon Gjetës, rënia e tij në krye të detyrës na kujton edhe një herë për rrezikun e përditshëm dhe përorëshëm me të cilin përballen forcat e rendit, efektivët e Policisë së Shtetit për të siguruar rend, ligj dhe siguri për çdo qytetar”.

Ai shtoi se “sakrifica e tyre e cila jo rrallë herë i kërkon të përballen edhe me rrezikun për jetën siç ishte rasti i operacionit të fundit që mori jetën e nënkomisar Simon Gjetës, është një burim reflektimi dhe mbështetje të madhe qytetare dhe politike për punonjësit e policisë dhe në radhë të parë një kushtrim për pastërtinë totale të duarve dhe mendjeve politike që drejtojnë Policinë e Shtetit”.

“Unë dua ti siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit që unë personalisht dhe Partia Demokarike, kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë krah tyre në përballjen dhëmb për dhëmb me krimin ordiner dhe me krimin e organizuar”, deklaroi Basha në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në Akademinë e Sigurisë, në Sauk.

Nënkomisari Simon Gjeta do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve, pranë varrit ku pushon, dëshmori tjetër, Ibrahim Basha.

Autori i vrasjes së Simon Gjetës, komandantit të reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra gjatë mëngjesit të së dielës nga policia, e cila kishte rrethuar prej mesnatës banesën e tij.

Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërkohë që aksioni zgjati rreth 12 orë..

250 infermierë përgatiten për punësim në Gjermani

Hoffman – Mundësi reale punësimi, Rama -Në Gjermani të shkohet në rrugë të ligjshme

TIRANE- Plot 250 infermierë do të nisin trajnimin për punësim në Gjermani, në kuadër të një projekti i cili synon edukimin e mëtejshëm profesional të tyre. Kësaj faze të parë të projektit pritet t’i bashkohen më pas edhe profesionistë të tjerë të fushave të ndryshme. Kryeministri Edi Rama duke folur në aktivitetin për trajnimin e infermierëve për punë në Gjermani, ka folur edhe për shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani, duke theksuar se rruga më e mirë për të shkuar atje është ajo e ligjshme, por edhe atë shans e kanë shumë pak veta.
“Në Gjermani të shkohet në rrugë të ligjshme. Cila është rruga e ligjshme, dhe pse sot janë shumë pak shqiptarët që mund ta ndërmarrin që sot? Rruga e azilit është një rrugë e shkurtër e cila të kthen këtu”, tha Rama.Sipas tij, prioritet i qeverisë është arsimi profesional.

“Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Evropë. Kemi juristë me diplomë por s’kemi gjyqtarë e prokurorë”.
Çdo vit gjermania ka nevojë për 10 mijë infermierë, tha Rama dhe për këtë duhet përgatitje.

Infermierët shqiptarë që do të trajnohen, do të përfitojnë një vend pune minimalisht për dy vitesh në Gjermani.

HOFFMANN: JO AZIL POLITIK NË GJERMANI, POR MUNDËSI PUNËSIMI
Ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hoffmann tha se kjo është një mundësi e drejtë punësimi në Gjermani, dhe jo nëpërmjet emigrimit ilegal. Hoffmann tha se qytetarët shqiptarë duhet të aplikojnë për politikat e duhura të punësimit në Gjermani, dhe të mos kërkojnë azil.

“Mos iu drejtoni ambasadës për azil politik, por tentoni punësimin e duhur në Gjermani, nëpërmjet politikave të duhura”, tha Hoffmann.

KLOSI: MUNDËSI TË REJA PUNËSIMI DHE AFTESIM PROFESIONAL PER TE RINJTE
Këtë e ka shprehur sot ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, i cili tha se një projekt i tillë synon të përgatisë profesionistët nëpërmjet kurseve të ndryshme, për t’i kualifikuar ata për tregun ndërkombëtar të punës.

“Projekti i cili nis me 250 infermierët e parë, përfshin kurse të ndryshme për kualifikimin e qytetarëve për tregun ndërkombëtar të punës. Për ne është me rëndësi lidhja e arsimit profesional me tregun e punës. Edhe tregu shqiptar ka nevojë për punonjës të kualifikuar, dhe ne do të hartojmë një ligj për t nxitur punësimin”, tha ministri Klosi.

Infermierët që do t’i nënshtrohen këtij kursi do të mësojnë edhe gjuhën gjermane, pasi synohet punësimi i tyre në Gjermani për të paktën 2 vite.

Dashamir Shehi shuplakë Berishës dhe PD-së: Luajtën teatër të pastër me votimin për CEZ

Voal- Dashamir Shehi është shprehur i zhgënjyer nga loja e Berishës dhe Partisë Demokratike për hetimin e aferës CEZ.

Ai thotë se PD luajti teatër të pastër, pasi gati gjysma e saj votoi kundër hetimit.

“Unë jam një prej deputetëve të Kuvendit që kemi firmosur të bëhet një hetim për këtë çështje. Mirëpo ajo vota atje nuk më pëlqeu, se ajo u bë pak si teatër dhe besoj se e kanë kuptuar të gjithë këtë.

Nuk ka nevojë t’ia shpjegojmë më njeriu këtë çështje pasi ishte teatër i pastër.

NJë parti që ishte direct e interesuar për këtë hetim, siç ishte PD-ja, gjysmat e votave i dha kundër, gjysmat pro.

Dhe këtu mbaron ky diskutim, pasi nuk ka nevojë për analyze,”, ka thënë Shehi për gazetën Shqip.

Top Channel – Sali Berisha nuk qendroi në votim – PD dhe LSI – a e kishin seriozisht me CEZ-in? (video)

 
Voal – “Mendoj se hetimi ndërkombëtar, në emër të paqes dhe stabilitetit të vendit, është jetik”. Megjithëse bëri disa herë këtë deklaratë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e votoi kërkesën e demokratëve për procedurën e përshpejtuar të projektligjit për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ.

Ai ishte i pari që artikuloi kërkesën për hetimin e mega-aferës së CEZ-it nga prokurorë të huaj, por nga tabela e votimit në fund, rezultoi që Sali Berisha nuk qëndroi në votim. Mungesa e Berishës nuk do të ishte vetëm simbolikë politike, nëse mazhoranca do të kishte qenë kompakte në votën e saj, por ndarja mes PS-së dhe LSI-së për votimin dhe diferenca e ngushtë e votave në Parlament tregon më shumë.

Rrëzimi i kërkesës së demokratëve u bë me vetëm katër vota diferencë. Nëse Sali Berisha, por edhe deputetë të tjerë demokratë,  Igli Cara, Myqerem Tafaj, Genc Pollo, Fatmir Mediu e Agron Duka, do të kishin votuar, demokratët do të kishin mundur të miratonin kërkesën e tyre, çka do të përbënte dhe të parin votim që opozita do të kishte triumfuar mbi një supermazhorancë që nisi legjislaturën me mbi 84 deputetë.

Rezultati i votimit, 54 me 50 i kërkesës së demokratëve, përveç mungesës së një numri deputetësh socialistë në sallë, ishte rrjedhojë edhe e qëndrimit të LSI-së. Forca e drejtuar nga Ilir Meta gjithashtu pati mbështetur hetimin ndërkombëtar, por votimi i deputetëve të saj nuk ishte i unifikuar, duke u ndarë pothuaj në numra të barabartë mes mbështetjes për PD-në dhe mungesës së saj.

Deputetë të saj konfirmuan në telefon për Top Channel se nuk kishin një vendim grupi për mënyrën sesi do të votonin kërkesën e demokratëve. Por ndarja përgjysmë e votave të deputetëve të LSI-së nuk duket dhe aq rastësore. Vetë Ilir Meta, bashkëshortja e tij, kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshem Luan Rama, anëtari i kryesisë Vangjel Tavo, si zyrtarët më të lartë të kësaj force politike, dhanë votën pro kërkesës së demokratëve. Këtij votimi iu bashkangjit edhe deputeti Agron Çela, një nga emrat që gjithashtu është akuzuar si përfitues nga DIA prej Dritan Priftit.

Gjysma tjetër e deputetëve të LSI-së abstenuan. Nëse edhe vota e tyre do të kishte qenë e njëjtë me atë të Ilir Metës, kërkesa e demokratëve do të ishte miratuar, pavarësisht mungesës së Berishës dhe deputetëve të tjerë të PD-së, dhe parlamenti do të niste shqyrtimin e projektligjit për të mundësuar hetimin ndërkombëtar të aferës CEZ.

Por, vetëm katër votat më shumë të socialistëve, ku numërohet edhe ajo e deputetit të LSI-së Spartak Braho, rrëzuan kërkesën e demokratëve, duke ngritur pyetjen: A e kishin seriozisht mbështetësit e hetimit ndërkombëtar të aferës CEZ?

05-10-2015 10-50-24

https://www.youtube.com/watch?t=18&v=zuneMmmAAg4

Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ komandanti Simon Gjeta

Komandanti i vrarë i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, nënkomisar Simon Gjeta, u shpall sot pasdite “Dëshmor i Atdheut” nga një komision i posaçëm, që funksionon pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Dëshmori i Atdheut, Simon Gjeta, pritet të përcillet nesër për në banesën e fundit në Tiranë, pas një ceremonie homazhi, që do të zhvillohet në orën 11 në Akademinë e Sigurisë, në Tiranë.

Nënkomisari Simon Gjeta, komandanti i FNSH në Shkodër humbi jetën në krye të detyrës, të shtunën në mbrëmje, gjatë një operacioni policor për arrestimin e autorit të plagosjes së një 21-vjeçari, bashkëfshatar i tij në fshatin Obot i Ri, vetëm 7 kilometër në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Komandanti 49 vjeçar i FNSH-së është diplomuar në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” dhe më tej, nga data  20 dhjetor e vitit 1997 e në vazhdim, ishte angazhuar në radhët e Policisë së Shtetit. Gjatë viteve 1997 deri më 30 qershor të 2007, Gjeta ka shërbyer në strukturat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë fillimisht në  Kurbin dhe më pas në Tiranë.

Më 30 qershor të vitit 2007, Simon Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin “shkurtim funksioni” dhe u ripranua në Policinë e Shtetit në vitin 2012. Nga dhjetori i vitit 2012 e deri në shkurt të vitit 2013, Gjeta ka shërbyer në sektorin e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike në Komisariatin e Policisë Fier. Më pas, nënkomisari Simon Gjeta është transferuar në repartin e FNSH Shkodër me një vendim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ai ishte diplomuar në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” dhe më tej ishte angazhuar në radhët e Policisë së Shtetit duke u bërë pjesë e efektivave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminalë të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Kush ishte Simon Gjeta, Nënkomisari që humbi jetën në krye të detyrës

Nënkomisar Simon Gjon GJETA i datëlindjes 22 shkurt 1966, lindur në Mirditë  dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, është titulluar punonjës policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më datë 20 dhjetor 1997, në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin.

Simon Gjon Gjeta, gjatë viteve 1997 deri më datë 30 qershor 2007 ka shërbyer në strukturat e forcave të ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin dhe Tiranë.

Në 30 qershor 2007, Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin “shkurtim funksioni” dhe u ripranua në vitin 2012 në Policinë e Shtetit.

Ndërsa për periudhën 26 dhjetor 2012 deri më 20shkurt 2013, në shërbimet e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Simon Gjeta nga data 20 shkurt 2013 deri më datë 3 tetor 2015, (kur ra në detyrë) ka shërbyer në detyrën e specialistit të taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminelë, të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Më datës 3 tetor 2015, gjatë kryerjes së operacionit për neutralizimin dhe kapjes së autorit të veprës penale, ka humbur jetën në krye të detyrës Nënkomisar Simon Gjeta, specialisti i taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Meta nuk e do Tahirin ministër të Brendshëm – vjen Balla?

Tashmë është e konfirmuar edhe nga “kumbari” i bashkëqeverisjes Rama-Meta, Koço Kokëdhima se do të ketë ndryshime në qeveri. Ndryshime që Edi Rama më shumë se një herë i ka kundërshtuar fort. Gazeta “Shekulli” hapet me titullin “Ndryshime në qeveri”?

“SYRI.net” menjëherë pas takimit të djeshëm Rama-Meta informoi për atë çfarë Rama e më vonë, ministri Naço u shmangën dhe gënjyen.

Rama u shmang duke ikur shpejt pa asnjë deklaratë, kurse ministri Naço mohoi takimin e papritur me Metën duke thënë se kishte takuar Vasilin. Por Vasili ndodhej në një ngushëllim në Fier. Naço ishte thirrur nga Meta menjëherë pas kushteve që kryeparlamentari i kishte vënë kryeministrit Rama.

Ndryshimet në qeveri do të ndodhin si kushte të Metës, pavarësisht se Rama do ti shesë si një domosdoshmëri për një vrull të ri pas përfundimit të gjysmës së parë të mandatit.

Po cilat janë ndryshimet dhe kushtet?

Mësohet se Ilir Meta e ka filluar bisedën duke i thënë kryeministrit Rama se duhet ta harronte idenë se Tahiri do të vazhdonte si ministër i Brendshëm. Dhe nga mbrëmë e në vazhdim ka një lajm të pakonfirmuar se Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen.

Edhe pse policët e tij ishin në një betejë më një kriminelë që vrau një polic në detyrë, ministri Tahiri është zhdukur duke u mjaftuar me një ngushëllim të thatë për policin e vrarë. Ka dhe një fakt tjetër që të bën të besosh se socialistët kanë filluar betejën për pasardhësin e Tahirit.

Taulant Balla, një deputet që aspiron ti ketë miq të fortit dhe policët, njeriu që ka sulmuar më shumë se kushdo Ilir Metën dhe familjen e tij, deputetit që në 2009, Meta po i printonte 20 mijë fletushka që ti shpërndantë në Librazhd për të shkuarën e babait të tij, në seancën e fundit parlamentare vrapoi të dilte garant për mospërfshirjen e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA.

Më shumë se një deklaratë qesharake, ishte një joshje që deputeti i Librazhdit po i bënte “ekzekutorit” të ministrit Tahiri. Balla duke qenë i vetëdishëm se Meta po e largon Tahirin nga ministria e brendshme, mendon se edhe ministri i ri do të kërkojë domosdoshmërisht aprovimin e tij.

Tjetër ndryshim.

Damian Gjiknuri është nën sulmin e kryeparlamentarit Meta për dosjen e tij. Vëllai ish-kryeministrit Ahmetaj mbahet prej Gjiknurit në pozicionin që ka. Dhe Meta ka dyshimet e veta për daljen e emrit të tij. Meta po i vendos kushte të rënda kryeministrit Rama, për të provuar vërtet nësë është apo jo ai pas sulmeve të “BIRN”.

Kjo ka bërë që në zyrën e Metës të shkojë menjëherë Nasip Naço. Ish-ministër i ekonomisë Energjitikës, sot ministër i Drejtësisë. Naço si një jurist profesionist dhe ministri më i besuar i kryetarit Meta, mund të rikthehet aty ku ishte për të parë se si është e vërteta e letrave të CEZ-DIA.

Artan Hoxha ironizon Artur Zhejin: Shumë i shqetësuar për parelliun e Skraparit

Screenshot_19

Zheji shume i shqetesuar se “superparallinjte” po i bejne presion Rames per te larguar nga qeveria Kryeparalliun (sipas kabllogrameve te ambasades Amerikane publikuar nga wikiliks, njeri nga me te pasurit ne Ballkan), ose sic cilesohet nga mediat kosovare Sheiku nga Skrapari….. ky maraz duhet marre seriozisht pas merakut te djeshem te Ylli Manjanit, se LSI (qe s’la gje pa bere ne tre javet e fundit per t’a kthyer ceshtjen DIA-CEZ nga nje afere korruptive, ne sulm politik ndaj kryetarit te saj) eshte teper e shqetesuar pasi Kastriot Ismailaj mund te fitoje 135 milione euro ne arbitrazhin e Vjenes ne dem te shtetit shqiptar dhe s’ka kush tia menaxhoje Kacit te gjore paret e fituara, se ai vet ndodhet ne burg…. ketij i them shqetesim ne interes te taksapaguesit shqiptare

Kushtetuta e Shqipërisë, ndryshimet që iu bënë në 24 vite – Nga AFRIM KRASNIQI

Përpjekjet për miratimin e një Kushtetute demokratike nisën më 1991, por një komision kushtetues i ngritur nga ish PPSH nuk arriti të prodhonte dokument të besuar dhe as të marrë miratimin e opozitës. Në kushtet e anullimit të kushtetutës së vitit 1976 sistemi i ri miratoi me konsensus të plotë (PPPSH-PD-Omonia) Dispozitat Kryesore Kushtetuese, – një paketë kushtetuese që rregullonte parimet bazë të funksionimit të sistemit të ri qeverisës.

Këto dispozita u plotësuan më 1992 dhe 1993, duke pësuar ndryshime konsensuale dhe të njëanshme, për shkak të mazhorancave solide të krijuara në parlament. Më 1993 një komision tjetër kushtetues i ngritur nga demokratët dështoi gjithashtu të kalojë një mënyrë të njëanshme draftin kushtetues në parlament (i mungonin 6 vota, aq sa ishte numri i deputetëve të larguar nga radhët e saj).

Për pasojë, në nëntor 1994 u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për kushtetutën. Mazhoranca (PD dhe aleatët) ishin pro, opozita (PS, PSD dhe aleatët) ishin kundër, si dhe një pjesë tjetër partish (kryesisht të djathta) ishin abstenuese në votim. Për rrjedhojë, KQZ deklaroi se në referendum morën pjesë 84,30% e zgjedhësve, nga të cilët 53% votuan kundër draftit kushtetues dhe 41% pro.

Drafti humbi votbesimin dhe vendi mbeti pa kushtetutë. Pas rotacionit 1997 mazhoranca e re (PS, PSD, PAD, PAA dhe aleatët) nisi punën për kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum tjetër popullor. Nën presionin ndërkombëtar opozita (e djathta) deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votën pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me votim direkt (referendum) 21 tetor 1998.

Drafti final i Kushtetutës u votua në parlament me rreth 80 vota, parlamenti gjithashtu bëri ndryshime në ligjin e vitit 1994 mbi referendumet duke hequr kufizimin e vlefshërisë së tij për pjesëmarrje mbi 50% të votuesve. Në votimin për rerefendumin u regjistruan 1.929 813 zgjedhës, nga të cilët rezultoi se morën pjesë vetëm 50,57% e tyre, prej të cilëve votuan për draftin kushtetues 93,5% e zgjedhësve. Demokratët e kundërshtuan rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes duke thënë se shifra reale ishte vetëm 39,60%. Nuk pati verifikim të pretendimeve, ndaj ky vendim i dha fuqi ligjore kushtetutës duke e bërë atë dokumentin kryesor të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit shqiptar.

Presidenti Meidani përmes një akti ceremonial e firmosi Kushtetutën e re ditën e festës kombëtare. Vendimi për miratimin e Kushtetutës u përshëndet menjëherë nga shtete dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë SHBA, BE, KE, si dhe shumë prej shteteve anëtarë të tyre. Midis viteve 1998 dhe 2008 vendi u qeveris nga dy mazhoranca të ndryshme (1998-2005 nga e majta dhe 2005- 2008) nga e djathta. Dy palët politike filluan të legjitimojnë aktet e tyre politike duke iu referuar Kushtetutës, dhe kështu, dokumenti themelor i shtetit filloi të marrë rëndësinë dhe rolin që i takon në sistemin politik dhe qeverisës në vend.

Gjithësesi, secila palë, në raste të ndryshme të ngerceve apo krizave politike alibinë e kërkonte tek hapësirat apo klauzolat kushtetuese, duke premtuar rishikimin e saj në të ardhmen. Pretendimet për ndërhyrje në Kushtetutë u bënë aq të mëdha dhe të shpeshta, sa më 2008 kishte një konsensus të gjerë politik për ndërhyrje në Kushtetutë. Përpara kësaj, një debat rutinë për KQZ dhe balancimin politik të tij coi në krizën politike të vitit 2007 dhe konsensusin midis palëve politike parlamentare për rritjen e numrit të anëtarëve të KQZ nga 7 në 9 anëtarë.

Dy anëtarët e rinj do ishin, njëri i LSI dhe tjetri i PDK. Për këtë u ndërhy në Kushtetutë. Ndërhyrja e dytë kishte të bënte me mandatin e qeverisjes vendore. Prej vitit 1998 mandati kushtetues i qeverisjes vendore ishte 3 vjet, më 2007 parlamenti ndryshoi kushtetutën duke e rritur mandatin në 4 vjet. Më 2008 palët politike nisën një proces të shpejtë dhe bilateral, jo publik, të ndryshimit të kushtetutës në disa elementë thelbësor të saj. Procesi u mbyll me votim konsensual midis dy partive kryesore politike në prill 2008, por nën kritikat e shumta të disa institucioneve kushtetuese dhe të shoqërisë civile.

Me ndryshimet e reja kushtetuese u kalua nga sistemi i votimit miks në sistemin proporcional rajonal, KQZ u hoq tërësisht si institucion nga kushtetuta dhe u kalua me trajtimin një ligjin zgjedhor, u vendos mandat për Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe u ndryshua mandati i qeverisjes vendore nga tre në katër vjet. Ndryshimi thelbësor i paktës kushtetuese 2008 kishte të bënte me zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe mbi pozitën e Kryeministrit ndaj parlamentit.

Nga modeli i zgjedhjës së Presidentit me shumicë të cilësuar u kalua me zgjedhje me shumicë të thjeshtë në dy raundet e fundit, duke e ulur ndjeshëm peshën dhe rolin e Presidentit në jetën politike dhe institucionale. Ndryshimi tjetër i dha mundësi kryeministrit të zgjerojë kontrollin mbi parlamentin përmes mocionit konstruktiv, sipas të cilit, kryeministri me mocion besimi mund të provokojë në cdo kohë zgjedhje të parakoshme dhe se shkarkimi me mocion mosbesimi bëhet teknikisht thuajse i pamundur.

Ndryshimi kushtetues solli ndryshim edhe në jetën politike dhe institucionale, duke krijuar intepretime mbi shanset reale për garantimin e parimeve kushtetuese të transparencës, ndarjes dhe balancës së pushteteve. Më 2012 palët kryesore politike, përsëri nën presion ndërkombëtar, pas muajsh debate arritën një konsensus tjetër për ndërhyrje në Kushtetutë, – kufizimin e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lartë.

Ndryshimet u bënë në shtator 2012 dhe premtuan të ishin rezultati më i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të lartë. Pas tri vitesh, asnjë zyrtar i lartë me imunitet nuk është gjykuar e dënuar me ndihmën e këtij ndryshimi, gjë që shpreh kontrastin e thellë midis arsyeve që ndërhyhet në Kushtetutë dhe rezultateve reale në aplikimin e saj.

Konsensus apo vota? Dilema e dy dekadave

Referuar praktikave të deritanishme vetë kushtetuta dhe draftet kushtetuese janë miratuar ose refuzuar me referendum (1994 dhe 1998), ku palët politike kryesore kanë pasur qëndrime të kundërta politike. Të gjitha ndryshimet kushtetuese (2007, 2008, 2012) janë kryer në mënyrë konsensuale midis dy palëve kryesore politike dhe shpesh edhe me mbështetjen e partive aleate besnike, duke arritur një konsensus të gjerë politik.

Më 2015 palët janë ende në dilemën midis nevojës për konsensus politik për ndryshime kushtetuese apo rendjes pas numrave për të mundësuar votat e nevojshme për ndryshime të njëanshme kushtetuese. Të dyja janë zgjidhje ligjore e politike, çështja e zgjedhjes midis tyre është çështje që ka të bëjë me kulturën politike, pjekurinë dhe legjitimitetin moral e publik. Në një fazë të tillë politike (25 vjet pas vendosjes së pluralizmit politik) do të duhej që palët politike të kërkonin e gjenin zgjidhje e forma sa më të besueshme dhe efektive të rishikimit të kushtetues, pa u ndikuar nga nevojat politike të dilës dhe raportet e forcave politike aktuale në parlament.

Kushtetutën e duam për sot e mot, ndaj ajo nuk duhet të reflektojë vullnetin e një individi apo grup individësh të vetëm, por një konsensus sa më të gjerë, sidomos publik. Kontrasti i thellë i sistemit tonë qeverisës është se Kushtetuta (1998) u miratua me referendum, kurse ndryshimet kushtetuese nuk kaluan as formalisht në referendum. Ato ishin produkt i politikës, ndaj kanë rezultuar afatshkurtra dhe jo efektive. Edhe ndryshimet kushtetuese 2015 pritet të mos kalojnë në referendum. Alibia se qytetarët nuk janë kompetentë për reformën në drejtësi është sa e pagjetur aq edhe fyese në një kohë kur gjithë spektri politik dhe miqtë e Shqipërisë flasin për nivelin problematik të parlamentit dhe numrin e madh të deputetëve të inkriminuar apo jo përfaqësues.

Argumenti i vetëm që vlen të konsiderohet është kostoja financiare në një vend të varfër ku çdo temë rutinë politike lehtësisht kthehet në debat politik publik dhe ka shanset të gjenerojë krizë të re politike. Draftet e propozuara për ndryshime kushtetuese meritojnë shumë më tepër konsultim publik, mendim të ekspertëve shqiptarë e të huaj, vlerësim nga institucionet dhe analizë të ftohtë nëse janë të plota, nëse janë të duhurat, nëse forcojnë sistemin kushtetues, nëse kanë pas tyre interesa të ngushta partiakë dhe nëse kanë shansin të realizojë pritshmëritë e mëdha që kanë qytetarët.

Treguesit e deritanishëm janë skeptikë nëse autorët dhe elita politike i kanë marrë parasysh këto kërkesa. Mjaftojnë dy detaje: për shkak të nenit kushtetues i la në fuqi Institucioni i Qarkut, i cili de facto është jo efektiv, abuzues, burokratik dhe pa sens për thelbin e reformës së re administrative. Së dyti, nëse nuk rishikohen nenet e procedurës së zgjedhjes së Presidentit parlamenti do jetë i detyruar të ndërhyrjë përsëri në Kushtetutë në pranverën e vitit 2017. “Në detaje fshihet djalli”, thotë një shprehje gjermane, dhe detaje të tilla na tregojnë se nuk është sasia por cilësia e ndërhyrjes në Kushtetutë që përcakton fatin e saj.

Konsensusi i gjerë për nevojën e ndërhyrjeve të reja në Kushtetutë
Prej vitit 2012 kanë kaluar 3 vjet të tjera dhe ende çdo mazhorancë politike vijon të ketë premtim periodik nevojën për ndërhyrje në kushtetutë për jetësimin e reformave në disa sektorë me mbrojtje kushtetuese, ku reforma në drejtësi mbetet kryetemë dhe shqetësimi kryesor publik.

Palët politike dhe ekspertët bashkohen në vlerësimin se reformat në drejtësi janë të pamundura pa ndërhyrje në kushtetutë, ndërkohë që ndërhyrjet shihen si zgjidhje edhe për një rishikim të disa kompetencave e sidomos formave zgjedhore në drejtim të disa institucioneve kushtetuese që zgjidhen në parlament, deri edhe tek ndërhyrja për të mundësuar plotësimin e reformës territoriale si dhe ndryshime të tjera që lidhen me detyrimet në procesin integrues në BE.

Krahas tyre, ekzistojnë edhe detyrime kushtetuese, për shembull, nevoja për ligje organike për institucionet kushtetuese, të cilat megjithëse citohen në dokumentin kushtetues të vitit 1998, ende nuk janë miratuar dhe as nuk janë pjesë e axhendës afatshkurtër parlamentare.

Rama shkon më këmbë tek Meta – bisedojnë 100 minuta kokë më kokë, pas tij Naço

Foto ilustruese, Rama dhe Meta ne Kuvend

Plot  100 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me kryeparlamentarin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, pas Ramës, eshte ministri i Drejtesise Nasip Naco, nga rradhet e LSI-se, ai qe ka hyre në kryesinë e Kuvendit dhe ka zhvilluar nje takim te shkurter rreth 30 minutash me Meten.

***Në një kohë kur afera e CEZ-it është kryefjala e ditës në skenën politike por edhe atë shoqërore, në mbyllje të vizitës së tij në SHBA, me të mbërritur në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka hyrë në zyrën e Ilir Metës në Kryesinë e Kuvendit.

Rreth orës 15:30, kreu i Kuvendit ka mbërritur në Kryesi ndërsa disa minuta më vonë ka mbërritur në këmbë nga Kryeministria edhe Rama dhe ka dalë prej andej rreth orës 17:40.

Kryeministri mbërriti duke buzëqeshurm (sic duket edhe nga fotot qe bene gazetaret) në takim, por ka dalë duke shmangur gazetarët. Teksa në ikje e sipër kryeministri tha vetëm “Ju uroj një weekend të qetë!”

Nuk ka ende detaje se për çfarë biseduan ata, pasi nuk pati asnjë deklaratë në fund të takimit, por ajo që të shkon në mendje është se nuk kanë pak tema për të cilat mund të diskutojnë.

Njëra prej tyre dhe më e rëndësishmja është afera e shumë debatuar e CEZ-it, në të cilën është përfshirë emri i kryeparlamentarit Ilir Meta.

Rama shkon ne kembe ne zyren e Metes
Rama shkon ne kembe ne zyren e Metes

Për këtë, pak ditë më parë, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherazi edhe deputet i LSI-së Spartak Braho dërgoi një letër për dijeni të krerëve më të lartë të Shtetit, ku thoshte se ka një skenar për destabilizimin e vendit dhe në të përflitej edhe emri i Ramës si i përfshirë në skenar, përveç Dritan Priftit dhe Tom Doshit.

rama-neta]

Së fundmi, është përfolur shumë edhe një çarje mes koalicionit, gjë që Rama e ka mohuar kategorikisht, por nga ana tjetër, Meta nuk ka ngurruar të flasë për një opozitë Rama-Basha.

rama-meta2