VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Akademia Albanologjike refuzon shkrirjen me Akademinë e Shkencave, Përzhita: Bashkëpunojmë për Fjalorin, Enciklopedinë e Historinë

By | October 24, 2021
blank

Komentet

blank

Kastriot Dervishi: Vetëm në 1945 regjimi dha 528 dëmine me vdekje të gjykatave ushtarake

Fashistët e robërisë me 9 dënime me vdekje për 4 vjet, “çlirimtarët” e “lirisë” plot 528 vetëm në vitin 1945
Ballafaqimi i statistikës penale e dy regjimeve, fashist e komunist është tejet interesant.
Përjashto rastin e Vasil Laçit në vitin 1941, i cili ishte specifik, deri në vitin 1942 kemi asnjë dënim me vdekje.
Këto dënimi i ka kryesisht viti 1942. Regjimi i robërisë nuk dha më shumë se 9 dënime me vdekje.
Ndërsa “çlirimtarët” që na sollën lirinë pasi u largua pushtuesi, ishin një makinë e vërtetë terrori dhe mohimi të çdo lirie njerëzore.
Ngaqë kam nxjerrë në masën e saktësisë 99.99% të ekzekutimeve me vendim gjykate,
por bëj të njohur shifrën e vitit 1945 të gjykatave ushtarake komuniste me plot 528 persona të dënuar me vdekje dhe ekzekutuar (7 prej të cilëve me varje në litar).
Poshtë fashizmi i poshtër dhe rroftë 29 nëntori i “çlirimit”.
(Fotoja e pjesshme është një varje në litar në Tiranë në vitin 1945)
blank

Rezultatet e para të testeve, disa efektivë policie përdorues droge, do të përjashtohen nga uniformat blu

Testi i drogës për efektivët e policisë urdhëruar nga Drejtori Përgjithshëm, Gledis Nano ka dhënë rezultatet e para.

Burime bëjnë me dije se disa efektivë kanë rezultuar konsumatorë dhe do të përjashtohen nga radhët ePolicisë, raporton Report TV.

Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.

Ndërkohë mësohet se Policia e Shtetit ka siguruar edhe sasinë e parë të testeve të drogës për shoferët me sjellje agresive në rrugë.

Pas testeve të drogës për efektivët e dyshuar, nga 20 dhjetori nis në terren testi i drogës edhe për shoferët.

Aktualisht testi i drogës kryhet në mënyrë të rastësishme për shoferët të përfshirë në aksidente me pasoja dhe që dalin negativ në testin e alkoolit.

blank

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve. Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

Shqiptari me pseudonimin Rikardo Muho, me veprimtari në Spanje e Greqi, u shoqërua në polici në prill 2020 me urdhër të Prokurorisë së Pireut për një çështje të madhe kontrabande cigaresh. Shkaku që Muho u thirr ishte fakti që me identitetin e rremë, pjesëtarë të grupit kishin hapur nipt për një kompani të përfshirë në kontrabandë cigaresh. Muho në atë kohë ishte ende në qeli, i akuzuar si porositës i vrasjes së oficerit të policisë, Artan Cuku, thuhet në artikullin e sotëm të gazetës greke Kathemirini. Deri në arrestimin e tij në 2018, Muho jetonte në Athinë me kartë identiteti dhe pasaporte me emrin Xristos Xamkidis. Dokumentet fals ishin siguruar për 35 mije euro.

KUSH ËSHTË BLEDAR JAMBELLI
Nga hetimet e kryera nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e komisar Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017.
Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë. Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e Jambellit në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Jambelli u shpall në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim. Pas arrestimit të tij 20 muaj pas krimit, Greqia vendosi që mos ta ekstradonte atë drejt shtetit tonë.

blank

Stuart Peach, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Meta përshëndet emërimin: Britania, partnere e qëndrueshme për promovimin e lirisë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i shtetit theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.

MESAZHI I METËS
Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane. bw

blank

Lajthit deputeti i Bashës: Demokratët e Foltores si serbët e Vuçiçit

Me afrimin e datës 11 duket se Basha dhe rrethi gjithmonë e më i ngushtë ka humbur toruan dhe mbi të gjitha arsyen. Pas deklaratave se delegatët që kanë firmosur janë pijanecë, llum, naivë … tani vjen dhe një tjetër edhe me absurde që i krahason ata dhe të drejtat e tyre me serbët e Vuçiçit në Kosovë.

Ja çfarë ka shkruar në facebook deputeti Kreshnik Çollaku:

E verteta perkunder iluzioneve. 

Aq sa strukturat paralele te beogradit ne Kosove mund shkarkojne Albin Kurtin aq dhe nje strukture paralele (nese quhet foltore apo jo)mund te shkarkoje Lulzim Bashen.

blank

blank

Arkiv – Bedri Blloshmi: I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama: Mos luaj me gjakun tonë! Rroftë 28 Nëntori!

Më datën 29 Nëntor 2013, Bedri Blloshmi, ish i burgosur politik dhe vëllai i poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi, në atë kohë drejtor i Institutit të të Përndjekurve Politikë i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë me deklaratën e mëposhtëme:

“Deklarata e Drejtorit të Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi më 29 Nëntor 2013

Të tronditur pa masë kur mësuam se ishte vendosur në protokollin e ditës së shtunë emri i diktatorit,

aq më keq shoqëruar edhe me fotografi,

unë ju drejtohem ju si Kryeministër:

Mos luani më me ndjenjat dhe dhimbjen tonë të përgjakur dhe kurrë të shërueshme.

Në emër të atdhetarëve shqiptarë,

në emër të të rënëve për Shqipërinë e copëtuar e gjakosur nga komunizmi,

në emër të nënave shamizeza, në emër të vajzave që s’e përdorën djepin kurrë,

në emër të lotëve të derdhur vazhdimisht,

në emër të të zhdukurve,

të varreve të hapura,

në emër të dhimbjes së përjetshme, të plagëve të pashërueshme,

i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama: Mos luaj me gjakun tonë!

Rroftë 28 Nëntori!

blank

Lek Mirakaj: Zonja Nika, jo zi, po skëterrë!

 

Në konferencën “Demistifikimi i historisë dhe e ardhmja” organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në kuadër të mbylljes së muaji aktivitetesh kushtuar 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë historianë të njohur si Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Artan P. Hoxha, Ardit Bido dhe Dorian Koçi, ka rënë në sy deklarimi i zonjës Nika e cila është shprehur se:

“Figura e Enver Hoxhës nuk mund të shihet vetëm zi. Duhet kapërcyer vështrimi i të parit bardh e zi të disa figurave apo ngjarjeve historike përfshirë dhe Enver Hoxhën. Duhet thënë për atë që bëri e atë që nuk bëri. Ai udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me të mirat dhe të këqijat”, kështu ka deklaruar historiania Nevila Nika, sipas burimit nga balkanweb.com.
https://www.balkanweb.com/historiania-nevila-nika-enver-hoxha-nuk-duhet-pare-vetem-zi/

Pas këtij deklarimi të zonjës Nika, ka reaguar z.Lek Mirakaj, që vjen nga shtresa e familjeve të mëdha të Shqipërisë,  persekutuar nga regjimi diktatorial e që mban mbi supe historinë e Familjes së tij me 950 vite burgje, internime dhe vrasje.

Ja si shkruan midis të tjerave z.Lek Mirakaj: “Mendoj se ka te drejtë, nuk duhet parë vetem zi, është skëterrë!”

Dhe më tutje z.Lek Mirakaj shton: “Z.Nikaj, qoftëlargu nuk udhëhoqi, ai sundoi dhe masakroi. Nuk ka të mira e të këqia, ka vetëm të këqia”!

blank

“Një gru e fortë që përballoi furtuna”, Roza Anagnosti e përlotur për Edi Luarasin: E krahasova me Tringën e Fishtës

TIRANË

Dhimbja që la pas largimi i Edi Luarasit nga kjo botë nuk është e vogël edhe për kolegët e saj artistë.

Aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti rrëfen e prekur se Edi Luarasi ishte një artiste unike dhe që përballoi furtuna. Ajo e krahason madje me Tringën e Gjergj Fishtës.

“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. Në këto momente nuk gjeja fjalë, kam bashkëpunuar me të në jetë, të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, thotë Anagnosti.

Edi Luarasi u shua ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ajo ishte bashkëshortja e regjisorit Mihallaq Luarasi, i ndarë nga jeta pak vite më parë.

Që të dy ishin çifti ikonë i Teatrit ndër vite. Por jeta e tyre pati të papriturën e madhe të një kthese të dhimbshme, pasi ndërsa Mihallaqi u burgos ca vite, ajo u përjashtua nga jeta aristike.

Gjithçka ndodhi pas pjesës teatrale “Njollat e murme”, me regji të Mihallaqit, ku luante Edi Luarasi. “Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë në 1969 mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve. Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që me pas dо të shndërrohej ne një gangrenë рër vetë sistemin.

Pikërisht me ndalimin dhe censurimin e kësaj drame, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11-të të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.
I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të përballuar vështirësitë financiare.

Gjatë 11-viteve të punës si rrobaqepëse, аjo arrin ta përvetësojë mire zanatin. Njerëzit e donin por dhe ajo i donte, gjithnjë e çiltër, e dashur dhe pa fjalë. Megjithëse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë dhe arriti të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.

blank

SHKODËR, PROJEKTI PËR LUNDRIMIN SHIROKË-MALI ZI-ITALI

Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia do të mund të lidhen përmes lundrimit ujor në liqenin e Shkodrës. Një projekt i financuar nga fondet e Komisionit Europian të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar IPA pritet të ndërtojë tre mole në liqenin e Shkodrës në Shirokë dhe Zogaj. Ky projekt që përfshin edhe Malin e Zi dhe Italinë bashkë me Shkodrën u prezantua në sallën e këshillit bashkiak të Shkodrës në një dëgjesë publike me banorë të zonës dhe palë të tjera të interesuara.

Zhvillues i këtij projekti për Shqipërinë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Nada Zaimi përfaqësuese e FSHZH deklaroi se ky projekt që parashikon ndërtimin e tre moleve në liqenin e Shkodrës bashkë me investimet në Malin e Zi dhe Itali kap shifrën e 7 milion eurove prej të cilave 2.4 milion euro janë të parashikuara për pjesën shqiptare.

Projekti për ndërtimin e tre moleve në liqenin e Shkodrës për të rikthyer lundrimin dhe lidhjen me Malin e Zi dhe Italinë pas fazës së studimit dhe dëgjesave publike që po bëhet pritet që të nisë vitin e ardhshëm dhe mund të zgjasë deri në qershorin e vitit 2023. Projekti quhet “Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Lidhja e Transportit Multimodal”. starplustv

blank

“Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm”, drejtuan bashkë festivalin e 11-të, Bujar Kapexhiu: Edi Luarasi do mbetet e paharruar

Edi Luarasi do t’i mungojë familjes, miqve e kolegëve, por edhe spektatorëve shqiptarë. Aktorja e madhe e skenës shqiptare u shua dje për shkak të një sëmundjeje të rëndë, teksa sot do të përcillet në banesën e fundit. Miku i saj, artisti Bujar Kapexhiu thotë për News24 se nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm.

Ai u shpreh se bashkëpunimi me Luarasin që nga festivali i 11-të ka qenë shumë i ngushtë dhe se kanë qenë bashkë si në sukses ashtu dhe në ato që pësuan nga regjimi.

“Është i dhimbshëm çasti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet nga kjo jetë. Edi Luarasi, një nga aktoret më të shquara nuk është më, por padyshim që ka lënë gjurmë të thella në ekran dhe në teatër dhe do jetë e paharruar gjithmonë. Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm, për të bërë dritë në parajsë. Jam i sigurt se shumë dhimbje kanë për miqtë e kolegët e saj, por edhe spektatorët. Me atë që ajo ka lënë ajo do mbetet e paharruar për të gjithë.
Ka qenë një bashkëpunim shumë i ngushtë. Kemi qenë të dy bashkë dhe për duartrokitjet, ovacionet, suksesin, por edhe të tjerat gjëra që pësuam nga regjimi”, tha Kapexhiu.

blank

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi

Arti ndodhet në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi.

Lajmin e kanë bërë të ditur, miq të saj në rrjete sociale. E para që ka reaguar ishte shkrimtarja Edlira Dones, e cila shkruan:

“Nga një postim i djalit të tij Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. A nuk ishte thjesht një aktore e shkëlqyer. Mbi të gjitha ajo ishte një partnere e shkëlqyeshme e jetës dhe një nënë e mrekullueshme për Lean dhe Eldonin. Ajo ishte një grua e shkëlqyer që nuk palosej. Vuajti dhe jetoi tmerrin, por kurrë nuk e përkuli kokën. Jetë të humbura nën një diktaturë. Historitë që në ditët e sotme pak njerëz do të donin t’i dëgjonin. Një lamtumirë e fundit për Edi Luarasi. Në kujtesën time si një vajzë 8-10 vjeçare, do të mbetesh ajo gruaja e bukur që doli nga shtëpia me hap të lirë dhe të frikshëm, dhe unë dhe dy kushërinjtë e mi të dashur nga banesa poshtë tëndes, të shikonim. Po te shikonim Edi. Ti nuk je rritur akoma per te kuptuar dhe ditur se cfare donim ne jete, por pamja jote eshte mahnitese. U prehsh në paqe, Edi.

Po ashtu, një reagim ka pasur edhe nga profesori i njohur, Përparim Kabo:

“Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…
Panetoni të pret Mihali të pret….
pkabo 3 dhjetor 2021”.

blank

blank

blank

blank

Ben Blushi largohet nga drejtimi i Top Channel, ja dyshimet e para

Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni.

Mësohet se largimin e tij ai e ka njoftuar për stafin nëpërmjet një email-i zyrtar.

‘Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.

Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi’-shkruhet në email dërguar stafit.

Burime flasin për prishje pazaresh me Blushit dhe pronarëve pasi ky i fundit është akuzuar disa herë për gjobëvënie.

Blushi është akuzuar me dokumente nga media se është implikuar në disa biznese me pronarët e inceneratorëve. syri.net

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend