VOAL

VOAL

Kokainë nga Amerika Latine në Europë, paratë pastroheshin në ndërtim e troje në Shqipëri, sekuestrohet pasuri 12 mln euro

SPAK ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë të shtrirë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit që u ndërmor gjatë ditës së sotme, 15 prill 2026.

Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi, i cili është pronar i kompanisë Pepa Group ndërsa janë ekzekutuar vetëm 3 masa sigurie.

Sot hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:

Lulzim Pepaj

Florian Marku

Anton Kola

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

SPAK ka provuar 8 episode të trafikut të drogës. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 12 mln euro, mes tyre janë pasuritë e Shoqërisë “Pepa GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë.

Njoftimi i SPAK

SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar; ekzekutohen masat e sigurimit dhe sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, hetuesit e BKH-së kanë vijuar hetimet intensive në drejtimin e prokurorëve të posaçëm.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme me vendimin nr.20, datë 14.4.2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.

Sot, më 15.4.2026, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:

F.M, i datëlindjes 20.2.1992;
L.P, i datëlindjes 06.7.1974.
A.K, i datëlindjes 19.6.1993.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE

Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 2 –   7-8 Prill 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

Episodi 4 – 26 Qershor 2020 –  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

Episodi 5  – 30 Qershor 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

Episodi 6  –  7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 7 –  16 Gusht 2020 –  Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

Episodi 8 – 1 –  2 Tetor 2020 –  Trafikimi i një sasie prej  531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

Me vendimin nr.273, datë 14.4.2026, bazuar në nenin 274 të Kodit të Proçedurës Penale GjKKO ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, konkretisht ndaj pasurive:

SEKUESTRIMET (në vlerën 12 milionë euro)

Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.

Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).

72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

Më 15 prill 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për bllokimin e këtyre aseteve në zyrat e regjistrimit dhe në bankat e nivelit të dytë.

SPAK falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin e ngushtë në ekzekutimin e masave të sigurisë.

Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze, holandeze dhe britanike për bashkëpunimin intensiv dhe ndihmën në kuadër të hetimeve të këtij proçedimi penal.

Veprat penale:

“Trafikimit të lëndëve narkotikëve” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktura kriminal,

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal,

“Grupi i strukturuar Kriminal”,

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“të parashikuar nga nenet, 283/a e 28/4, 287 e 28/4, 333/a dhe 334,  të K.Penal.

Goditja e grupit kriminal të Jetmir Pepës, SPAK zbardh 8 episodet e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës! Sekuestrohet pasuri me vlerë 12 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në disa shtete, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave, i cili drejtohej nga i shumëkërkuari Jetmir Pepa (Marashi)

 

 

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha.

Mësohet se me vendim nga Gjykata e Posaçme, janë caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për 11 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Gjatë ditës së sotme (15 prill 2026), janë ekzekutuar tre prej masave të sigurisë, konkretisht ndaj shtetasve me iniciale F.M., L.P. dhe A.K. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e personave të tjerë, disa prej të cilëve ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.

8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE

Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

Ndër të tjera, me një tjetër vendim GJKKO ka vendosur sekuestro preventive ndaj 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale rreth 12 milionë euro.

Mes pasurive të sekuestruara janë:

Shoqëri tregtare në Tiranë dhe rrethe

Kuota në disa kompani, përfshirë sektorin energjetik dhe hotelerinë

60 pasuri të paluajtshme (tokë, apartamente, hotele, parkingje) në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë

89 automjete të ndryshme

72 llogari bankare

Njoftimi i SPAK

SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar; ekzekutohen masat e sigurimit dhe sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, hetuesit e BKH-së kanë vijuar hetimet intensive në drejtimin e prokurorëve të posaçëm.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme me vendimin nr.20, datë 14.4.2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.

Sot, më 15.4.2026, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:

  1. F.M, i datëlindjes 20.2.1992;
  2. L.P, i datëlindjes 06.7.1974.
  3. A.K, i datëlindjes 19.6.1993.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE

Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 2 –   7-8 Prill 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

Episodi 4 – 26 Qershor 2020 –  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

Episodi 5  – 30 Qershor 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

Episodi 6  –  7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 7 –  16 Gusht 2020 –  Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

Episodi 8 – 1 –  2 Tetor 2020 –  Trafikimi i një sasie prej  531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

Me vendimin nr.273, datë 14.4.2026, bazuar në nenin 274 të Kodit të Proçedurës Penale GjKKO ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, konkretisht ndaj pasurive:

SEKUESTRIMET (në vlerën 12 milionë euro)

Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.

Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).

72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

Më 15 prill 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për bllokimin e këtyre aseteve në zyrat e regjistrimit dhe në bankat e nivelit të dytë.

SPAK falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin e ngushtë në ekzekutimin e masave të sigurisë.

Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze, holandeze dhe britanike për bashkëpunimin intensiv dhe ndihmën në kuadër të hetimeve të këtij proçedimi penal.

(Video) “S’jemi numra!”/ Eva Baçi, Juristja shqiptare shpërthen në Samitin e Diasporës: Politika larg realitetit

“S’jemi numra!”/ Eva Baçi, Juristja shqiptare shpërthen në Samitin e Diasporës: Politika larg realitetit.

Eva Baçi, një juriste shqiptare në Bolonjë, kritikoi ashpër politikën ndaj diasporës gjatë Samitit të IV të Diasporës. Ajo deklaroi se diaspora trajtohet si statistikë dhe jo si potencial real, duke theksuar se “s’jemi numra”. Baçi denoncoi mungesën e hapësirave për përfshirje dhe se organizimet mbeten deklarative. Ajo kërkoi që profesionistët jashtë vendit të mos jenë thjesht dëgjues, por aktorë kryesorë.

“Kisha përgatitur me shkrim fjalën time dhe nuk m’u lejua që të flas!”

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe kallëzues në këtë çështje.

Seanca vjen pas zhvillimeve të fundit në proces, ku më herët gjykata pranoi kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në hetimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu thirrjen si dëshmitarë edhe të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.

Sipas burimeve nga procesi, dëshmia e Ballës pritet të jetë e para në radhë, duke qenë se ai figuron edhe si kallëzues në çështje. bw

Kryeministri Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës për dosjen “Partizani”

Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani, çështje e hapur e drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kërkesa është pranuar nga GJKKO, ndërkohë që gjykata ka pranuar që kreui qeverisë shqiptare, të pyetet de nga vetë Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit ka masë ‘detyrim paraqitje’ për këtë dosje.

Kujtojmë se kryeministri do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, ndërsa në atë kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka qenë Berisha që ka kërkuar vetë publikisht, por dhe përmes avokatëve të tij, që Rama të thirret si dëshmitar në proces, gjë që nuk u kundërshtua dhe nga SPAK, ndërsa GJKKO vendosi pro thirrjes së tij.

Dosja ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Banesa të shkrumbuara, fasadë e djegur dhe banorë që qajnë! Pamjet nga pallati që u përfshi nga flakët, çfarë ka mbetur

Ditën e djeshme (14 prill) një zjarr i madh përfshiu një pallat në një kompleks banimi pranë Farmacisë 10 në Tiranë.


Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa 11  persona u paraqitën në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë.

Pas disa orësh luftë me flakër, zjarri arriti që të vihej nën kontroll. Dëmet janë të konsiderueshme, por ende nuk ka një bilanc zyrtar. Paraprakisht raportohet për rreth 30 apartamente të shkrumbuar.

Sot në vendin e ngjarjes, situata duket sërish e rëndë. Nga zjarri fasada e pallatit është djegur plotësisht, banesat janë shkrumbuar, ndërsa banorët të trishtuar janë paraqitur sot pranë pallatit që u përpi nga flakët.

Siç shihet në këto pamje, një banore pranë pallatit shikon banesën e saj, me shumë gjasa të shkrumbuar, e cila nuk i mban dot lotët.

Ende nuk ka një arsye për shkaqet e zjarri, por paraprakisht dyshohet se flakët erdhën nga një biznes në katin e parë.

Autoritet në vendin e ngjarjes po hetojnë për të zbardhur arsyet e rënies së zjarrit. gsh

Aksioni ndaj “Call Center-ave”, Klodiana Lala: Fitimi mujor arrinte deri në 30 mln euro! Nuk funksionojnë pa lidhje të forta me Policinë e Shtetit

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me aksionin e fundit të ndërmarrë ndaj disa Call Centera-ve në Tiranë që mashtronin qytetarët e huaj, ku deklaroi se hetimi është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake, të cilat kanë ngritur alarmin pas një sërë ankesash të qytetarëve në Austri.

 

Në emisionin Studio24 në televizionin News24, Lala tha se pas rreth dy vitesh hetimesh, është arritur në përfundimin se ndërhyrja ishte e domosdoshme dhe para saj është kërkuar autorizim nga gjykata kompetente.

Lala theksoi se Call Center-ët nuk funksionojnë dot pa lidhje të forta me Policinë e Shtetit, ndërsa shtoi se aktiviteti i këtyre Call Center-ave ka pasur shtrirje të gjerë në vende si Kanadaja, Italia, SHBA, Spanja, Franca dhe Gjermania.

Më tej ajo tha se “Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të Call Centera-ve. Fitimi mujor i përllogaritur arrinte deri në 30 milionë euro”.

“Hetimi është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake. Autoritetet austriake kanë dhënë alarmin pas një sërë shqetësimesh që kanë dhënë qytetarët atje. Pas dy vitesh hetime është arritur në konkluzionin që autoritetet duhet të ndërhynin dhe para se të bëhej ndërhyrja duhej të merrej një autorizim në gjykatë.

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurorisë për 9 masa sigurie. 7 prej të cilave kanë qenë arrest me burg. Dy Të tjera kanë qenë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, për faktin se njëri rezultonte si financier dhe një zonjë rezultonte që ishte shtatzënë. Gjatë kontrolleve, janë konstatuar edhe persona të tjerë që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me këto Call Centera. Pritet të vendosë prokurorja e çështjes se çfarë do ndodhë. Unë disa vite më parë ka kryer një investigim në lidhje me grupin e Amant Josifit dhe lidhej me Spanjën dhe tregonte se si funksiononte…

Ata i kërkonin një shumë ata nga Shqipëria ishte ngritur një mekanizëm i mirëfilltë kriminal. Pra kur një person kuptonte që ishte mashtruar, ata i bënin një thirrje të dytë dhe i kërkonin një shumë të dytë deri në 1 mln euro. Po ashtu shtrirja shumë e madhe e aktivitetit kriminal i këtyre call centerave ishte në Kanada, Itali, SHBA, Spanjë, Francë, Gjermani. Për herë të parë Europol, ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës. Po ashtu, Shqipëria është kthyer në hambar të madh të Call Centerave. Në rastin konkret fitimi mujor përllogaritej deri në 30 mln euro”, tha ajo.

Zjarri tek kompleksi i “Arlis sh.p,k.”, inxhinieri: Fasadat ndërtohen me materiale jashtë standardit! Ja çfarë i kërkuam Kuvendit në 2024

Inxhinieri i njohur Romeo Nazarko, teksa ka folur mbi zjarrin që shkrumboi thuajse totalisht kompleksin e “Arlis sh.p,k.”, pranë QSUT-së në Tiranë, është shprehur se në ndërtimet në kryeqytet fasadat nuk ndërtohen me materiale të standardeve bashkëkohore.


Duke iu referuar ngjarjes së sotme, Nazarko tha se kjo situatë ishte paralajmëruar në 2024, kur një tjetër pallat në zonën e ish-Parkut u dogj i tëri.

Ai theksoi se pas kësaj ngjarjeje, një grup inxhinierësh i kanë kërkuar parlamentit miratimin e ngritjes së urdhrit të inxhinierit. Sipas tij, në shkresë evidentohej se djegia e fasadave ka ndodhur si pasojë e materialeve jashtë standardet.

“Zjarret e ndodhura së fundmi, kanë si shkak materialet që vijnë nga të gjitha drejtimet në territorin shqiptar. Në vendet e BE, bëjnë prova pas vendosjes së fasadës, para se të bëhen të banueshme, nëse janë rezistente ndaj zjarreve”, tha inxhinieri Romeo Nazarko.

Romeo Nazarko: Në vitin 2024, kur u dogj një pallat në zonën e ish parkut, një grup inxhinierësh  i kanë kërkuar parlamentit, miratimin e ngritjes së urdhrit të inxhinierit.

Në shkresë evidentohej se djegia e fasadave ka ndodhur si pasojë e materialeve jashtë standardet. Zjarret e ndodhura së fundmi, kanë si shkak materialet që vijnë nga të gjitha drejtimet në territorin shqiptar.

Në vendet e BE, bëjnë prova pas vendosjes së fasadës, para se të bëhen të banueshme, nëse janë rezistente ndaj zjarreve. Nuk jam specialist i fushës por kur shoh një pallat që digjet si karton, kuptoj që materialet nuk kanë qenë cilësore. Fakti që u dogj i gjithë kompleksi i banimit

Njëmbëdhjetë persona hospitalizohen pasi zjarri përfshin një ndërtesë shumëkatëshe në Tiranë

Ndërtesa shumëkatëshe e banimit përfshihet nga zjarri në Tiranë, Shqipëri, 14 prill.
Jetmira Delia-Kaci

Njëmbëdhjetë njerëz janë hospitalizuar si pasojë e lëndimeve nga një zjarr që e ka përfshirë një ndërtesë shumëkatëshe banimi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të martën, njoftuan autoritetet.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se personat e hospitalizuar nuk janë në rrezik për jetën.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare (MIA) tha në Facebook se janë lënduar gjashtë zjarrfikës dhe dy qytetarë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Konkretisht, u transportuan drejt spitalit 3 zjarrfikës me djegie të shkallës së dytë, 2 zjarrfikës me simptoma asfiksie, si dhe 2 qytetarë të evakuuar nga objekti”, thuhet në njoftim.

Zjarri – që nisi rreth orës 17:00 në ndërtesën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – u vu nën kontroll rreth tri orë më vonë, sipas autoriteteve.

Fasada e pallatit mori flakë tërësisht deri në katin e 12-të dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve zjarri, depërtoi edhe brenda në banesa, para se të vihej nën kontroll.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

MIA theksoi se zjarri është vënë nën kontroll të plotë, por nuk është shuar plotësisht.

“Zona vijon të monitorohet për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve”, tha MIA në Facebook.

Strukturat përgjegjëse po vijojnë kontrollin në çdo banesë për të evidentuar persona të lënduar apo të bllokuar, shtoi MIA.

Në operacionin për përballimin e situatës u angazhuan rreth 70 forca zjarrfikëse me 15 mjete, 50 forca policore, si dhe struktura të tjera mbështetëse, përfshirë urgjencën mjekësore, UKT-në, forcat bashkiake dhe vullnetarë, thuhet në njoftimin e agjencisë qeveritare.

Ministria e Mbrojtjes tha se 26 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në këtë operacion, dhe një helikopter Cougar po punonte për shuarjen e plotë të zjarrit.

Ekipet e emergjencës ndërhynë duke i larguar disa banorë të ngecur në ndërtesë dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Rreth një orë pasi u ndez zjarri, Policia zgjeroi perimetrin e sigurisë, duke u kërkuar mediave dhe banorëve të zhvendosen, pasi gjendja u përkeqësua me përhapjen e flakëve edhe brenda banesave.

Zbulohen emrat e të arrestuarve në 3 call-centera në Tiranë. Mijëra viktima në Evropë dhe miliona € të sekuestruara

Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e Krimit Kibernetik ndaj 3 Call Centerave në Tiranë. Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar, ndërkohë më shumë se 80 operatorë të cilët janë gjetur brenda zyrave janë marrë në pyetje. Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu mbi 800 mijë euro në zyrat e call centerave, ndërkohë janë sekuestruar kompjutera, usb, servera, kamera etj.

Në total policia ka goditur 3 call centera, por gjatë operacionit janë zbuluar dhe disa baza të tjera call centerash që po hetohen.
Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dy prej të arrestuarve shumat e parave i konvertonin në cryptomonedha.
Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave.

Arrest në burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekollo
Marsel Lami
Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj

bw

“Shqipëria ka nevojë për ndryshim si në Hungari”- Lapaj: Nga PD presim sinqeritet, të korrigjojë gabimin që bëri me Kodin Elektoral!

Shqipëria ka nevojë që të ketë një ndryshim politik si ai që ndodhi në Hungari dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të sinqertë të bllokut opozitar.

 

Kështu u shpreh sot në mbrëmje në emisionin “Studio 24” kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Ndërsa ai përshëndeti fitoren e opozitës së drejtuar nga Peter Magyar në Hungari, e mori si shembull për atë diskurs dhe aksion opozitar që duhet të ndodhte në Shqipëri, për të rrëzuar regjimin autokrat të Edi Ramës.

Ai shprehu rezerva të hapura ndaj Partisë Demokratike dhe e ftoi të ishte e sinqertë për të korrigjuar gabimin që bëri me ndryshimet në Kodin Elektoral të fundit, që i dha fitoren PS-së zgjedhjet parlamentare të kaluara.

“Vendi ka nevojë për ndryshim siç ndodhi në Hungari, ka nevojë për ndryshime thelbësore dhe rrënjësore. U bë një gabim fatal edhe nga PD me Kodin Elektoral, ndryshimet, që i dhanë Ramës atë fitore në zgjedhjet e kaluara. PD ka shansin të tregojë një sinqeritet për atë Kod dhe të kërkojë ndryshimin. Raporti ynë me opozitën do varet nga mënyra se si ajo do të veprojë në kërkimin e ndryshimit të Kodit Elektoral. Në presim që PD të adresojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor”, tha Lapaj për “News 24”.

Ai nënvizoi se disa nga piketat që ka vendosur Shqipëria Bëhet dhe shumë parti të tjera janë listat e hapura, ku qytetarët të votojnë kandidatët që duan.

Ai ftoi opozitën për një përballje në bllok me pushtetin dhe për të gjetur një zgjidhje.

“Një zonë zgjedhore, lista të hapura, garë në nivel këshillash me lista të hapura ku qytetarët të zgjedhin ata që votojnë. Unë nuk flas për garë të përbashkët apo kandidatë të përbashkët, unë flas për moment politik, përtej këtij momenti, për përballjen me partinë në pushtet dhe për të gjetur zgjidhje”, vijoi ai.

Në fund, shpjegoi se Shqipëria Bëhet po përgatit një platformë dhe synimi kryesor mbetet bashkimi i faktorit opozitar dhe përballja reale me pushtetin autoritar.

“Përsa i përket bashkëpunimit dhe platformës ne do e bëjmë të ditur në ditët e ardhshme, ku opozita të tregojë nevojën qytetare për përballje reale me pushtetin”.

Ish-gjeneral në NATO, ka udhëhequr operacione speciale/ Kush është Eric Wendt, i nominuari nga Trumpi si ambasador i SHBA në Tiranë

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar emërimin e gjeneral-lejtnantit në pension Eric P. Wendt si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

Emri i tij është dërguar për shqyrtim në Senatin amerikan dhe, nëse miratohet, Wendt pritet të marrë detyrën diplomatike në Shqipëri.

Sipas të dhënave të karrierës së tij, Eric P. Wendt është një oficer i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur detyra si koordinator sigurie i SHBA për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019) dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA. Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Ai flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.

Wendt ishte propozuar më herët edhe për postin e ambasadorit në Katar gjatë mandatit të parë të Donald Trump, por kandidatura e tij nuk u konfirmua nga Senati.

Ambasada amerikane në Tiranë ka mbetur pa ambasador të plotë prej rreth tre vitesh, që pas largimit të ambasadores Yuri Kim në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, misioni është drejtuar nga të ngarkuar me punë dhe përfaqësues të përkohshëm.

Administrata e presidentit Joe Biden më herët kishte propozuar diplomatin David J. Kostelancik për këtë post, por kandidatura e tij nuk arriti të finalizohej në Senat.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, emërimi i Wendt do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në përfaqësimin diplomatik të SHBA në Shqipëri, duke sjellë një figurë me profil ushtarak dhe përvojë në operacione ndërkombëtare.bw

“I vetmi zyrtar i lartë i përfshirë, Edi Rama”, Blushi publikon dokumentet: “DIA”, asnjë lidhje me Presidentin Meta! Ja kush ishte nr. 1 i kompanisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka publikuar një sërë dokumentesh që, sipas tij, hedhin dritë mbi çështjen e shumëdiskutuar CEZ-DIA.

Sipas Blushit, kompania DIA ka qenë “fillim e mbarim një krijesë amerikane” dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën.

Ai thekson se bazuar në prova ligjore dhe dokumente zyrtare, figura kryesore e kompanisë ka qenë shtetasja amerikane Rebecca Gaskin, e cila, sipas tij, ka ushtruar rolin drejtues si de facto ashtu edhe de jure.

Në deklaratën e tij, Blushi i referohet dëshmive, e-maileve dhe dokumenteve të ndryshme, përfshirë edhe regjistrimet në QKR, për të argumentuar se Gaskin ka qenë përfaqësuesja ligjore dhe vendimmarrësja kryesore e DIA-s, madje edhe në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, ai ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se është “i vetmi zyrtar i lartë i përfshirë” në aferën CEZ-DIA dhe duke e lidhur atë me vendimin për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke CEZ, që sipas tij i ka kushtuar shtetit shqiptar 479 milionë euro.

Fjala e plotë:

Për transparencë të plotë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar, po publikojmë sot provat ligjore që vërtetojnë të vërtetën e vetme dhe të pakundërshtueshme se kompania DIA, ishte fillim e mbarim, një krijesë amerikane dhe se as ka patur, as mund të kishte dhe as mund të ketë lidhje me Presidentin Ilir Meta.
Sot do të faktojmë mbështetur vetëm mbi prova ligjore, se shtetasja amerikane Rebecca Gaskin ishte Nr. 1 i DIA-s, jo vetëm de facto por edhe de jure.
Lidhur me CEZ-in, është e provuar se ajo i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar përfaqësuesi i lartë çek i kësaj kompanie, Z. Josef Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës dhe nën betim.
Sepse ishte Rebecca Gaskin një nga 3 aksionerët e kompanisë mëmë të DIA-s dhe se ajo ka qenë vendimtare për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA.
Sepse siç deklaron Elvis Mataj, në të paktën dy e-maile, të datës 10 dhjetor 2010 dhe 9 prill 2014, ajo ishte Nr.1 de facto i DIA-s.
Por, siç do ta provojmë në vijim ajo edhe në dokumentat e QKR del edhe de jure Nr.1 i DIA-s në momentin kur shkarkon Kastriot Ismailin nga administrator.
Pra emri i saj është kudo edhe në vendimet e gjykatave shqiptare kundër DIA-s, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës.
Por le të vijojmë me publikimin e provave.
Së pari po bëjmë publik, një nga email e Z. Elvis Mataj, të datës 10 dhjetor 2010, drejtuar përfaqësuesit të lartë çek të CEZ, Z. Josef ku ai pohon se Znj. Rebecca Gaskin ishte de facto Nr.1 i DIA.
Vijojmë me provën tjetër ligjore, dëshminë e përfaqësuesit të lartë çek të CEZ-it, Z. Josef Hejsek, dhënë nën betim para prokurorit, më 20 dhjetor 2011, ku ai pohon të vërtetën e vetme se kontakti i CEZ me DIA-n është rekomanduar nga kompania mëmë DIA e Uashingtonit, me argumentin se sipas tyre kishte përvojë në mbledhjen e borxheve në të gjithë botën në vlerë prej rreth 4 miliard dollar, pa harruar edhe referencat për disa punë që po bënin në Çeki.
Konkretisht, Hejsek dëshmon se “referencat, që ato sollën nga DIA e Uashingtonit, ishin ato që na bënë të lidhnim kontratën. Ata kanë thënë se kanë mbledhur rreth 4 miliard USD në të gjithë botën dhe e kishin provuar teknologjinë e tyre, si t’i mblidhnin borxhet dhe përdorën disa referenca se po bënin disa punë edhe në Republikën Çeke, si kompani amerikane”.
Vijojmë tani, më një tjetër provë, dëshminë e dhënë nga Z. Hejsek më 26 tetor 2014 në Arbitrazhin e Vjenës.
Duke folur për aksionerët e DIA-s, ai deklaron, citoj: “ishte një zonjë amerikane e lidhur me kompaninë e z. Ismailaj, znj. Rebecca Gaskin. Në disa dokumente është përdorur emri i një avokateje si “person përgjegjës”; kjo ka shumë të ngjarë të ketë qenë znj. Gaskin”.
Gjithashtu, në paragrafin 53 të dëshmisë së tij në Arbitrazhin e Vjenës, Z. Hesjkek deklaron se “M’u vu gjithashtu në dispozicion e-maili i Z. Mataj, i datës 18 janar 2011, me të cilin më është dërguar një pyetësor i dytë lidhur me aksionarët e DIA-s. Ky pyetësor, në veçanti, përfshin një referencë për aksionarët e DIA-s, përkatësisht dy anëtarë të bordit të “DIA”-s dhe znj. Rebecca Gaskin.
Vijojmë, me një tjetër provë, e-mail e Z. Elvis Mataj, dërguar më 10 dhjetor 2010 për Z. Hejsek, për kompaninë mëmë dhe aksionerët.
Ndër të tjera Z. Mataj evidenton se:
“DIA dhe filiali i saj Somerset Trade Finance, LLC aktualisht kanë zyra rajonale në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Europën Lindore dhe Afrikë.
M.SH – Drejtor Menaxhues
Ph.R – Drejtor Menaxhues, Somerset Trade Finance”
Mandej Z. Mataj, saktëson në emailin drejtuar Z. Hejsek, se “Ekipi i ekspertëve drejtohet nga Këshilltarja e Përgjithshme e DIA-s, znj. Rebecca Gaskin, e cila ka një përvojë të gjerë dhe të konsoliduar ndërkombëtare në vendet në zhvillim dhe në Afrikë, në transaksione dhe instrumente të lidhura me borxhin, në menaxhimin e borxhit të korporatave dhe qeverive, si dhe në këshillim financiar.”

Vijojmë me një tjetër provë ligjore, e-mail e datës 18 janar 2011 që Z. Elvis Mataj i dërgon prapë Z. Hejsek në lidhje me tre aksionerët e DIA, ku që në krye të këtij komunikimi qartëson “Ju lutem, gjeni bashkëlidhur një draft përgjigjesh në lidhje me kontratën ndërmjet CEZ dhe DIA.”
Në këtë e-mail pyetjes konkrete:
“Kush janë pronarët e DIA-s?”
I jep përgjigjen shteruese:
“Debt International Advisory – Dega Shqipëri është një partner dhe filial i “Debt Advisory International, LLC”. Grupi i aksionarëve përbëhet nga ekspertët ndërkombëtarë më me përvojë në mbledhjen e borxheve dhe këshillimin financiar, si edhe nga investitorë vendas të spikatur.
Struktura kryesore e aksionarëve është si më poshtë:
a) Z. Michale F. Sheehan
b) Z. Philip G. O’Rourke
c) Znj. Rebecca Gaskin”
Pasi njihet me këtë përgjigje, Z. Hejsek nuk vonon dhe po në datën 18 janar 2011, i çon një letër zyrtare Pragës ku i informon se DIA mëmë ka portofol mbi 40 miliard dollarë borxhe dhe 3 emrat e aksionerëve.
“Debt Advisory International menaxhon një portofol prej mbi 40 miliardë dollarësh amerikanë në mbledhjen e borxheve dhe instrumente të tjera të borxhit në mbarë botën.”

Vijojmë me provën e radhës, intervistën e Z. Vojsava Ismailaj, bashkëshortes së Z. Kastriot Ismailaj, dhënë më 12 shkurt 2016, ku ndër të tjera shprehet se “Rebeka ka qenë bashkëpunëtore e Kastriotit në pothuajse të gjitha bizneset e tij, natyrisht edhe në biznesin e DIA-s. Ajo dhe Kastrioti i merrnin vendimet së bashku”.
Në po këtë intervistë, Znj. Vojsava Ismailaj denoncon se “kam dyshime të forta, se ka marrëveshje të errëta mes shtetit shqiptar dhe Znj. Rebeka. Përndryshe, ajo do duhej të ishte tani njësoj si Kastrioti: E arrestuar dhe nën akuzë.

Tani kalojmë dhe tek një tjetër provë zyrtare, që shpërndan çdo mjegull, shuan çdo hamëndsim dhe e kap demin prej brirësh.
Është kopje e ekstratit historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “DIA – Dega në Shqipëri” dhe ku qartësisht sqarohet se përfaqësuesi ligjor është Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.
Në këtë dokument zyrtar shtetëror, provë ligjore, saktësohet gjithashtu se : “Kompetencat lidhur me procesin e arbitrimit që zhvillohet në Vjenë me shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe të gjitha kompetencat e tjera do t’i ketë Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.
Në rubrikën “historiku i regjistrimit” të këtij dokumenti zyrtar, në aktin e datës 1 dhjetor 2014, saktësohet se “
“Depozitimi i vendimit datë 1.12.2014, ku është vendosur: Të shkarkoj Z. Kastriot Ismailaj si Administrator të degës në Shqipëri dhe të emëroj Z. Ali Cena në pozicionin e Administratorit të degës.
Kompetencat lidhur me procesin e arbitrimit që zhvillohet në Vjenë me shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe të gjitha kompetencat e tjera do t’i ketë Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.”
Pra është shumë i qartë shkarkimi i Z. Kastriot Ismailaj dhe që Rebecca merr gjithë përfaqësimin në Arbitrazh.
Pra Rebeca ishte jo vetëm partnerja, por edhe shefja e Z. Ismaili te DIA, përndryshe si mund ta shkarkonte nga administrator në 1 Dhjetor 2014.
Kush të shkarkon si Administrator? Pronari dihet. Se vartësi nuk mund të shkarkojë eprorin e vet.
Pra sikundër vërtetohet, jo nga një, por nga të gjitha këto prova ligjore, fakte të pakundërshtueshme dhe të qarta si dritë e diellit, se DIA nga fillimi në fund ka qenë një krijesë amerikane e stërprovuar tanimë me këto dokumenta dhe as ka patur dhe as mund të kishte lidhje me Ilir Metën.
Vetëm një drejtësi e kapur deri në fyt, e lidhur me kapistallin e Edi Ramës dhe për llogari të Sorosit e mafias ndërkombëtare, jo vetëm mund të ngatërrojë METE-n me Metën, por vetëm një drejtësi e tillë, mund të përpiqet që Rebekën ta zëvendësojë me Ilir Metën te cështja e DIA-s.
Këtu problem nuk është te Rebeca, por te SPAK-u që i “harron” qëllimisht faktet që provojnë ligjërisht se ajo dhe vetëm ajo ishte lidhja e vërtetë e DIA me CEZ-in.
Me të drejtë gruaja e Kastriot Ismailaj bën pyetjen se pse pas shkarkimit të Kastriot Ismailaj si administrator i DIA-s në QKR, Rebeca vendosi t’i kundërvihet DIA-s në Arbitrazh kundër CEZ?
Përgjigjen për këtë pyetje e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it.
Ndaj në emër të Partisë së Lirisë, përsëris thirrjen drejtuar të gjithë gazetarëve dhe analistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të vijnë më 27 prill në seancën e parë të gjykimit në themel, si edhe në të gjitha seancat e tjera, për të parë se si u justifikua më 21 tetor 2024 rrëmbimi mafioz i Presidentit Meta mbështetur vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.
Ejani të shihni se si DIA ishte një krijesë de facto dhe de jure amerikane dhe se si se si letërporositë janë nisur vetëm me qëllime mashtrimi të autoriteteve amerikane dhe të tjera!
Ejani të shihni se si “DIA” rezulton një strukturë e ndërtuar dhe e përdorur për interesa të errëta, në bashkëpunim me qeverinë, në funksion të aferës së 479 milionë eurove me CEZ-in, një nga skandalet më të rënda, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal, ndërsa dosja vazhdon të flejë.
Transparenca është e vetmja rrugë drejt së vërtetës. Mos mungoni në asnjë seancë, për të parë nga afër çmontimin e një procesi farsë, politik dhe kriminal, ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, një proces që sot, më shumë se kurrë, kundërmon nga vendimi i Gjykatës së Lanës. bw

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën!

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festojnë sot Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ata ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’, nën drejtimin e Kryepeshkopit Joan.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel.

Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas ekuinoksit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit. Sipas interpretimit biblik me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë nga e Premtja e madhe kur vdes Jezu Krishti në të Dielën e Pashkëve kur ngjallet. gsh

Skandali me aeroportin e Vlorës- gazetarja: Dosja ‘top secret’, SPAK po heton zyrtarë të nivelit të lartë!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 te moderatores Nisida Tufa, u ndal te skandali i aeroportit të Vlorës, për të cilin SPAK po heton. Ajo bëri me dije se fillimisht akuzat ishin ngritur ndaj dy anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, por aktualisht numri i tyre ka shkuar në shtatë, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre në lidhje me tenderat.

Sipas saj, hetimi i nisur nga SPAK ka filluar rreth pesë vite më parë, pas një denoncimi nga një kompani e përjashtuar nga gara. Në fokus është projekti i Aeroporti i Vlorës, i cili po ndërtohet në zonën e Nartës, një territor i diskutuar edhe për çështje pronësie dhe status të mbrojtur.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se anëtarët e komisionit kanë favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, ku përfshihen Mabco Construction, YDA Group (e cila më pas është tërhequr) dhe 2A Group. Sipas Lalës, këto kompani nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm, por pavarësisht kësaj janë shpallur fituese. Ajo theksoi se hetimet nuk ndalen vetëm tek anëtarët e komisionit. Një pjesë e dytë e dosjes, e cilësuar “top secret”, përfshin zyrtarë të niveleve të larta, ndërsa po verifikohet roli i institucioneve, përfshirë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas gazetares, dyshohet se gara ka qenë e paracaktuar dhe kompanitë fituese janë përzgjedhur paraprakisht. Ndërkohë, projekti i aeroportit mbetet i bllokuar për shkak të përplasjeve mes aksionerëve, duke e lënë një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend në një situatë të paqartë. Në përfundim, Lala theksoi se, për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe mungesës së publikimit të emrave, duhet treguar kujdes në trajtimin e çështjes, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin përgjegjësitë në nivele më të larta.

“Kur e kam raportuar lajmin ishin dhënë akuza për dy persona, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Sot janë 7 anëtarë, që akuzohen për shpërdorim për tenderat. Është hetim i nisur 5 vete më parë pas denoncimi të një kompanie që ishte përjashtuar nga gara. Aeroporti i Vlorës po ndërtohen në zonën e Nartës, që është përfolur për grabitje pronash. U diskutua shumë dhe për pjesën e zonës së mbrojtur, ndonëse qeveria e dha me koncesion. Nga hetimet e SPAK, rezulton se anëtarët e Komisionit të së dhënies së Koncesionit kanë favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë, ku bëhet fjalë për “Mabco Costruksion”, e Pacollit, “Yda Group” (Kompania turke që u tërhoq) dhe “2A Group”, që janë në përplasje të fortë me njëri-tjetrin, një kalavar i gjatë procesesh gjyqësore dhe kallëzime të ndërsjellta. Rezulton se këto kompani nuk kishin dokumentacionet e nevojshme, por anëtarët e këtij komisioni nuk i kanë konstatuar dhe e shpallën ftuese kompanitë. Por a janë këta 7 anëtarë fajtorët? Pjesa e dytë e hetimit përfshin zyrtarë të lartë, hetim që po mbahet top secret. Bëhet fjalë për hetim të zyrtarëve në nivele të larta. Bëhet fjalë për Ministrinë Infrastrukturës, që zti Rama e ka trumbetuar shumë këtë projekt. Këto kompani rezulton se janë paracaktuar. Rezulton se gara ishte e paracaktuar. Është duke u parë roli i zyrtarëve të lartë. Ajo që duhet të na shqetësojë sot është fakti se aeroporti i Vlorës ka ngelur peng, pasi ka përplasje mes dy aksionerëve. Për sa kohë nuk janë bërë publike emrat, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi bëhet fjalë për vepra të mëdha infrastrukturore.”, pohoi ajo.

Skandali me koncesionin e aeroportit të Vlorës, SPAK zbulon si u favorizuan kompanitë “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A Group”

News24 zbardh detaje nga hetimet e SPAK, lidhur me paracaktimin e konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se “ka dyshime që anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin e shoqërive “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A grup” në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit”.

 

Hetimet për këtë çështje, nisën pas kallëzimit të kompanisë Al-De corporation LTD, nëpërmjet shtetasit Aldi Celi. 5 vite pas këtij kallëzimit, SPAK thotë se: “Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se anëtarët e komisionit të dhënies me koncesion, nuk kanë konstatuar mungesën e dokumentacionit të nevojshëm të bashkimit të operatorëve ekonomikë fitues, Mabco Construksion sh.a, YDA Groop dhe 2A group, por e kanë kualifikuar dhe shpallur më pas fitues në kundërshtim me rregullat e procedurës konkuruese”, thekson SPAK.

Nga hetimet rezulton se pas krijimit të bashkimit të operatorëve ekonomike, anëtarët e grupit duhet të përcaktojnë me prokurorë përfaqësuesin e tyre për dorëzimin e ofertës.
Marrëveshja e shkruar dhe prokurora, duhet të dërgohen bashku me kualifikimet dhe ofertën ekonomike dhe të nënshkruhet nga përfaqësuesi, por kjo kërkesë nuk është përmbushur nga shoqëria 2A group.

Hetimet kanë zbuluar më tej, se operatorët ekonomike nuk kanë dorëzuar bilancet si dhe raportet e auditimit për vitet që kërkohet, shoqëria 2 A Group për vitin 2016 dhe shoqëria Mabatex për vitin 2019.

Gjithashtu nga shoqëritë “Mabco construksion” dhe Yda Group” nuk është dorëzuar dokumentacioni për përfituesin fundit të aksioneve, ku të përcaktohen përqindjet e secilit aksionar deri tek zotëruesi fundor.

Lidhur me kriterin e kapacitetit teknik, një prej kompanive duhet të provonte se ka bërë rivonim të 10 pistave gjatë 10 viteve të fundit, ndërtimin e të paktën 2 terminaleve ne 15 vitet e fundit, si dhe ndërtimin e 1 kullë të trafikut ajror gjatë 15 viteve të undit.

Nga hetimet rezulton se kjo kërkesë nuk është përmbushur nga shoqëritë Mabco dhe Yda Group. Nga shoqëria Mabco Construksion është dorëzuar dokumentacion për aeroportin Nursultan Nazarbayev, Astan Kazakiztan, por SPAK thotë se nuk evidentohet realizimi për ndërtimin e një kullë të trafikut ajrore, por mbetet vetëm konfirmim nëpërmjet një letre nga ana e zv.kryeministrit të Kazakistanit.

Prokuroria iu ka komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim 7 anëtarëve të komisionit të dhënies me koncesion, pasi ka dyshime se kanë favorizuar bashkimin e shoqërive Mabco Costruksion, Yda Group dhe 2A grup në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit.

Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë

Jetmira Delia-Kaci

Shqipëria i ka hapur rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake, përmes një vendimi të Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha pas mbledhjes të Qeverisë shqiptare se “është autorizuar shoqëria shtetërore, Kayo, për të lidhur marrëveshje për prodhimin dhe tregtimin e dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake dhe civile në Shqipëri”.

Vendimi i Qeverisë shqiptare lidhet me miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore, Kayo, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, me shoqëri private për krijimin e një shoqërie të përbashkët për prodhimin, montimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot e po ashtu edhe ndërtimin e riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake dhe civile.

Ministri Nufi tha se dy kompanitë ndërkombëtare do të jenë italiane.

“Ky është një hap historik, pasi është hera e parë pas shumë vitesh që krijohen kushtet për prodhimin e mjeteve të tilla në vend. Vendimi është diskutuar edhe në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë shqiptare me atë italiane”, theksoi ai.

Historiku i kompanisë Kayo

Shoqëria shtetërore Kayo, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë u krijua shtatorin e vitit 2024 dhe Qeveria dha 150 milionë lekë për themelimin e saj.

Kjo kompani, siç u tha atëbotë, do të udhëhiqte procesin e modernizimit të industrisë ushtarake dhe rijetësimin e kapaciteteve prodhuese të uzinave të armëve në Mjekës të Elbasanit, Gramsh dhe Poliçan, të cilat pas viteve ’90 pushuan së funksionuari.

Kjo shoqëri një vit më vonë nisi aktivitetin e saj në mjediset e ish-Uzinës së Autotraktorëve, në periferi të Tiranës dhe veç prodhimit të uniformave ushtarake është e angazhuar edhe në demontimin e mjeteve të blinduara si: automjete ushtarake të specializuara, transportues të blinduar për trupa, transportues artilerie, zjarrfikëse apo autoambulanca. Të gjitha këto procese – siç është thënë nga Qeveria shqiptare – do të kryhen në bashkëpunim me kompani lidere ndërkombëtare.

Në nëntor të vitit 2025 kompania Kayo nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë italiane Leonardo dhe Fincantieri. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve u theksua se fokusi i tyre ishte përdorimi i teknologjive të avancuara nga municionet te sistemet e komandim – kontrollit, zhvillimit të kapaciteteve të mirëmbajtjes së anijeve ekzistuese të Forcës Detare shqiptare dhe prodhimit të mjeteve të reja detare për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

A do të lejojë Shqipëria që SHBA-ja të përdorë bazën ushtarake të Kuçovës?

Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria do të lejojë përdorimin e bazës ushtarake të Kuçovës nga Shtetet e Bashkuara për operacione kundër Iranit, Nufi u shpreh:

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA-në, që shkojnë përtej angazhimit tonë në NATO. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me angazhimin e Shqipërisë në aleancë”.

Shqipëria ka mbështetur operacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit kundër Iranit, që ka nisur më 28 shkurt.

Një pilot duke hyrë në kabinën e aeroplanit luftarakë, Eurofighter Typhoon, në bazën e Kuçovës. Fotografi nga arkivi.

Një pilot duke hyrë në kabinën e aeroplanit luftarakë, Eurofighter Typhoon, në bazën e Kuçovës. Fotografi nga arkivi.

Që prej vitit 2022, Tirana ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. Shqipëria e ka akuzuar Iranin për kryerjen e një serie sulmesh shkatërruese kibernetike ndaj saj që nga viti 2022, të cilat kishin në shënjestër infrastrukturën digjitale shtetërore dhe shërbimet publike, dhe çuan në ndërprerjen e raporteve.

Pas nisjes së konfliktit, Shqipëria po ashtu u përball me disa sulme kibernetike, të kryera nga hakerët e lidhur me Iranin. Raportet mes Tiranës dhe Teheranit janë të tensionuara po ashtu edhe për shkak se Shqipëria mbi një dekadë më parë u ofroi strehë të sigurt anëtarëve të grupit opozitar iranian, MEK (që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit).

Berisha: Zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port 4 herë më të vogël është akt antikombëtar nga Edi Rama

“Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo. Vetëm truall publik aty janë 1 milion e 200 mijë metër katrorë. Investimet që janë bërë, thellimet, leverdishmëria e jashtëzakonshme e këtij porti për të gjithë zonën nga Mati gjer te Ura e Mifolit. Dhe autoriteti i BE për portet e kishte klasifikuar Durrësin si port të një rëndësie strategjike, e kishte studiuar Durrësin si port të një rëndësie strategjike. Të gjitha studimet e shpalosjes së forcave të armatosura të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, Durrësin e kishin në epiqendër.

Nuk kishin përcaktuar as Vlorës, as Sarandën, as Shëngjinin, por Durrësin. Pra, çdo gjë ishte e stabilizuar.
Durrësi, me infrastrukturën e re që ndërtohej, me Rrugën e Kombit, me hekurudhën Durrës-Prishtinë, me Korridorin 8, me aksin veri-jug, Durrësi shndërrohej epiqendra më kryesore e transportit në rajon. Dhe unë e kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, një nga kundërshtimet më të forta, më të egra që u bë për ndërtimin e Rrugës së Kombit ishte sepse dëmton portet strategjike të tjera në rajon. Dhe natyrisht fuqizohej Durrësi.

Durrësi dilte port kryesor. Dhe këtij i vuri syrin e ciklopit Edi Rama dhe do të bëhet multimiliarder jashtë çdo imagjinate. Por ka një tjetër aspekt, natyrisht Durrësi është ky, port tjetër mund të ndërtohet sepse nevojat rriten, etj me radhë, por zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port në Porto Romano 4 herë më të vogël në sipërfaqe dhe kapacitete sa Porti i Durrësit, 8 herë më të vogël se Porti i Selanikut, 44 herë më të vogël se Pireu, ky është një akt absolutisht fund e krye antikombëtar, në një kohë kur fizibiliteti nga Adriatiku drejt Europës qendrore është më i përshtatshmi.

Kur hyn në krime të tilla monstruoze, nuk ke të ndalur. Çfarë bën tani? Shkonte në Bruksel, shkonte edhe në selinë e NATO-s dhe u thoshte ta ndërtojnë këtë port. Natyrisht nuk i ndërhyn një vendi sovran për të ndërtuar portin, por meqenëse kërkon, atëherë porti duhet të ketë ato kushte që duhet të ketë një port strategjik për NATO-n. Porti i Durrësit i plotëson kushtet pasi është port strategjik,” tha Berisha./Dosja.al

“Tenderi i Portit të Durrësit, si ai i Llogarasë!”, Berisha shigjeton Ballukun: Grua më mafioze se ajo në këto troje, s’ka lindur! Ramën e ka vënë para!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se afera e portit të Durrësit, tenderi i këtij projekti është i njëjtë me atë të Tunelit të Llogarasë. Ai tha nga Durrësi se Balluku është kryeekspertja, gruaja më mafioze që kanë parë trojet shqiptare.

Mes të tjerash ai tha se ajo e ka vënë Ramën para.

“¼ e Portit të Durrësit nuk ka asnjë vlerë. I duhet për kontrabandë, se i vinë anijet nga Tunizia, Libia, shkarkojnë aty. Një gjobë e tmerrshme për një vepër publike që bëhet për të zëvendësuar vjedhjet e tij. Tenderi identik me tunelin e Llograsë. Kryeekspertja, grua më mafioze se ajo në këto troje, s’ka lindur, dhe vetëm Edi Ramën ka më përpara. Ai mendoi se do të mund të bënte me Pacollin dhe Ademin dhe i merr e përjashton dhe zgjedh kompaninë që ndante më shumë. U desh një ndërhyrje energjike e partnerëve tanë që ky tender megakorruptiv, të anulohej. Ajo bashkë me Edi Ramën, se lubia është bashkëpunëtore.”, tha ai. bw

“Brukseli sheh si problem bllokimin e imunitetit të Ballukut”- Lubonja: Rama po influencon edhe te Gjykatat, po tenton të kontrollojë drejtësinë!

Analisti Fatos Lubonja tha se Brukseli sheh si problem mosheqjen e imunitetit të Ballukut nga Rama dhe mazhoranca e tij në Parlament, si dhe mbrojtjen që i bëri kundër drejtësisë, duke tentuar që ta kapë atë.

 

 

“Në Bruksel problem është mosheqja e imunitetit të Ballukut që nuk u aprovua, ky është problem i madh. Në Gjykatën e Lartë mendoj se është influenca e po atij që nuk pranoi që të hiqej imuniteti i Ballukut. Kjo vjen nga reforma dhe interpretimi që i bënë këta për arrestimet e të korruptuarve në fillim. Në Bruksel kjo mendoj se do shihet si kontroll i drejtësisë”, tha Lubonja në studion e “Kjo Javë” në News 24 mbrëmjen e sotme.

Analisti dha mendimin e tij edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë, ecurinë e deritanishme dhe shkaqet e hapjes së grupkapitujve.

Lubonja theksoi se integrimi deri tani ka qenë më shumë çështje gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë dhe jo për standardet.

“Lidhur me integrimin, faktorët e futjes së Shqipërisë në Evropë mendoj se nuk kanë të bëjnë vetëm me standardet, por janë edhe faktorët gjeostrategjikë. Nëse ju kujtohet, disa vjet më herët, para luftës në Ukrainë, kanë qenë 3 shtete kritike, Gjermania, Holanda dhe Greqia, veçanërisht dy të parat, kërkonin shumëçka që Shqipëria s’kishte realizuar, ishte Basha kreu i opozitës. Në luftën në Ukrainë Gjermania dhe Holanda u bënë përkrahëse të idesë dhe shkaku ishte gjeostrategjik dhe jo standardet. Nuk e dimë nëse strategjia mbetet e njëjtë, koha ndryshon, lufta në Ukrainë nuk është e njëjta”, u shpreh ai.

Braçe nxjerr SMS-të e blegtorëve: Kompania Lufra fushatë për të dëmtuar prodhimin vendas të qumështit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe denoncoi në Parlament fushatën e sponosorizuar nga kompani private të qumështit për të dëmtuar prodhimin vendas të qumështit.

Gjatë interpelancës në Parlament me ministrin e Bujqësisë, Erion Brace lexoi mesazhet e blegtoreve të Bubullimës, të cilët denoncojnë kompaninë LUFRA se po i shkatërron fillimisht duke përhapur fushatën e skemës se gjoja i hedhin qumështit ujë dhe më pas gjoja ka me aflatoksinë, bazuar në rezultate të jo laboratorëve të akredituar por të kompanive private. Jo vetëm kaq të nxitur nga fabrikat, blegtorët u detyruan të blejnë anti-mykotik dhe t’i ngopin lopët me, me anti-mykotik, kot

E gjithë fushata u shoqërua me mosmbledhje të produktit, me ulje të çmimit.   Braçe tha se ka marrë 97 mesazhe nga blegtorët brenda 1 jave.

Mesazhet e fermereve

“Në janar një fushatë e tërë në territor por dhe mediatike lajmëroi se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura me dije nga një grup bujqish në Lushnjë, kërkonin ndihmë kudo. Mesazhet ishin zoti Braçe si jeni, jemi fermerë nga Bubullimës. Kompania e qumështit LUFRA po na shkatërron. Deri dje kishte skemë që gjoja i hedhim qumështit ujë. Çmimin e kishin ulur fare. Por tani kanë nxjerrë gjoja me aflatoksinë qumështin tonë. Duan të na përzënë fare. Ku të vemi, ku t’i çojmë lopët. Ku të mbytemi?

Mesazhi tjetër: Jam nga Bubullima. Duam të na ndihmosh me qumështin e fshatarëve që e dorëzojmë te Lufra. Për fshatin e vetmja shpresë janë lopët. Të kam ndjekur. Po derdhim shumë qumësht në kanal, që për popullin janë gjaku i derdhur.

Mesazhi i tretë: Lufra këto ditë ka lënë kudo radhë, psh, ose qumështin e mëngjesit ose të mbrëmjes. Besoj se do e kenë thënë të tjerë, pronarja e thotë hapur që e merr më lirë pluhurin se qumështin vendas.

Mesazhi tjetër: Zoti Erjon na fal për shqetësimin, por jam një qytetar nga Bubullima, Lufra është bërë më agresive nga ajo që ti bëre problem me statusin tënd. Sot hakmerret me ne, s’na mori pikë qumështi dhe na la në shtëpi. Fill pas këtyre mesazheve i jam drejtuar institucioneve shtetërore për të kuptuar çfarë ndodh”, thekson Braçe.

E gjithë kjo fushatë kundër qumështit të blegtorëve në fillim në territor atje dhe pastaj në media sponsporizuar qartësisht nga fabrikat, rezulton vetëm me 2 mostra aflatoksine.  

Hijet e dyshimit 

Erion Braçe tha në Parlament se institucionet shtetërore janë të vetmet që mund të çertifikojnë produktin e qumështit, pasi laboratorët e akredituar janë të AKU dhe ISUV. Ndërkohë që fushata ndaj blegtorëve është ngritur nga analizat e laboratorëve privat që janë në pronësi të kompanive si LUFRA.

“Nga dhjetori deri në fund të muajit mars, rezultojnë vetëm 5 mostra të marra, një në Dimal, dhe në krahun tjetër 4 të tjera në Lushnjë dhe Divjakë. Vetëm 3 raste me aflatoksinë.  

Të vini këtu dhe të thoni që unë nuk duhet të nxisë fshatarët që të prodhojnë me aflatoksinë nuk më shkon. Përkundrazi fushata që u ndërmor nga kompanitë në terren dhe media po prapë nga kompanitë ka dëmtuar rëndë produktin e bujqve. Ato mesazhe që lexova nuk i shpik unë. Janë 97 të tilla, të marra në një javë. 

Çfarë e pasoi fushatë është problemi shumë i madh.   

Unë pranoj që këtë verdikt ta japin laboratorët e akredituar.

Por laborator të paakrediutar të kompanive private që përpunojnë qumësht e thonë se qumështi juaj është me aflatoksinë nuk shkon. Prodhues është edhe blegtoripor edhe ajo fabrika matanë. Nuk ka epërsi mbi prodhuesin e vogël. E pranoj verdikitin e ISUV por jo të kompanisë që ka një laborator që askush s’e di në çfarë standardi është, çfarë analizash kryen dhe ku është akredituar.

Thënë të gjitha këto, fushata u shoqërua, e para, mbi të gjitha me mosmbledhje të produktit. Hedhje masive nëpër kanale. E dyta, me ulje të çmimit. Se kjo e shoqëroi. Ulja e çmimit e menjëhershme, nga kompanitë që grumbullonin tek blegtorët.

E treta, me masa shtesë të blegtorëve për anti-mykotikët dhe natyrisht edhe kosto për ta. Se të nxitur nga fabrikat, u detyruan të blejnë anti-mykotik dhe t’i ngopin lopët me, me anti-mykotik, në dijeninë time kot. Dhe në fokus të atyre përgjigjeve të AKU-së, kot. Tani, përse u ul çmimi? Ndryshoi oferta në treg? Jo. Sasia e prodhimit të qumështit në atë periudhë nuk u rrit. Përkundrazi, u hodh në kanal. E dyta. U ul kërkesa në treg? Jo, kompanitë kanë vazhduar të shesin. Madje të bëjnë dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për të cilin do flas më poshtë. Për të zëvendësuar qumështin që nuk mblodhën nga, nga blegtorët. Në janar hyri në fuqi ligji për rimbursim, faturën duhet ta lëshonte subjekti me TVSH. Fabrika është subjekti që duhet të lëshojë faturën me TVSH. Duhet të çojë qumështin vetëm te fabrika me TVSH. Me ligjin e ri fabrika duhet të lëshojë faturë për blegtorin që ka dëgjuar se duhet të marri 10% të vlerës së faturës mbrapsht. Lëshimi i faturës do nxirrte në pah evazionin masiv..”, theksoi Braçe.

Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Masa u vendos nga ana e GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së ish-zëvendëskryeministres.

Dokumenti i udhëtimit është sekuestruar që prej 19 nëntorit, me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, e cila i është komunikuar në kuadër të hetimeve në vijim.

Ajo është gjithashtu nën hetim për çështjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre tenderë të tjerë.

Me këtë vendim, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.

Kozeta Mamaqi një jetë mbi plagë një shpirt mbi kohë Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

-Kur dhimbja bëhet histori dhe historia bëhet dritë

… Jeta e Kozeta Mamaqit, nuk mund të tregohet me fjali të zakonshme. Kërkon frymë. Kërkon heshtje. Kërkon dhimbje për t’u kuptuar…

Një grua që nuk u thye asnjëherë

Ka fate që nuk tregohen, por rrjedhin si lumenj të nëndheshëm në shpirtin e një njeriu. Ka jetë që nuk shkruhen me bojë, por me plagë. Dhe ka gra që nuk jetojnë kohën e tyre, por përballen me të, e sfidojnë, e durojnë dhe në fund, e mundin me kurajo. Kjo është historia e Kozeta Mamaqit.

Ka jetë, që humbasin pa zhurmë në detin e harresës. Dhe ka të tjera, që përplasen si dallgë të egra në brigjet e fatit, që thyhen, copëtohen, por nuk zhduken. Jeta e Kozeta Mamaqit, nuk mund të tregohet me fjali të zakonshme. Kërkon frymë. Kërkon heshtje. Kërkon dhimbje për t’u kuptuar.

Kjo jetë nuk është fjalë. Është ndjenjë. Është forca që nuk bërtet, por qëndron. Është dashuria që nuk kërkon, por jep. Kozeta nuk është thjeshtë një emër. Është histori, që ecën mbi plagë. Është një grua, që e ka mbajtur jetën mbi shpinë si një kryq të rëndë, pa u ankuar, pa u përkulur, pa e ulur kokën.

Dhe mbi të gjitha, është kujtesë. Një kujtesë që na mëson, se historia nuk është vetëm ajo që shkruhet në libra, por ajo që jeton në zemrat e njerëzve si Kozeta Mamaqi. Një grua, që nuk u përkul. Një nënë, që nuk reshti së dashuruari. Një shpirt, që edhe sot rrezaton dritë.

Në pamje të parë, mund të duket si grua e qetë, me buzëqeshje të lehtë, thuajse të ndrojtur. Por pas atij qetësimi të jashtëm, fshihet oqean i tërë përjetimesh, univers dhimbjesh të pashprehura, arkiv kujtimesh që nuk plaken.

Ka jetuar dy jetë. Një jetë në dritë, kur fjala ishte mision, kur zëri i saj udhëtonte nëpër valët e radios dhe prekte zemrat e njerëzve. Dhe një jetë në errësirë, kur fjala iu mor, kur zëri iu shua, kur duart nuk mbanin më lapsin, por lopatën e internimit. Njëra me ëndrra, tjetra me dhimbje. Por të dyja me shpirt të njëjtë, të madh, fisnik dhe të pathyeshëm.

Por ajo që e bën Kozetën të pazakontë, nuk është fakti që vuajti. Shumë vuajtën. Ajo që e bën të rrallë, është mënyra si e përballoi vuajtjen. Nuk u bë asnjëherë e ashpër. Nuk u bë asnjëherë e hidhur. Nuk e humbi asnjëherë butësinë, atë njerëzoren e brishtë që shumë të tjerë, e shuajnë në përballje me padrejtësinë.

Në vend që të mbyllej, u hap. Në vend që të urrej, dashuroi më shumë. Në vend që të thyhej, u përkul vetëm sa për të marrë frymë. Dhe u ngrit përsëri. Ka çaste në jetën e çdo njeriu, kur vendos, të bjerë apo të qëndrojë. Kozeta nuk e pati luksin të zgjedhë. Jeta e hodhi në humnerë. Me duar të gjakosura, u ngrit vetë lart.

E morën nga shtëpia si “armike”. Ia zhveshën dinjitetin në sytë e botës. Ia shkatërruan profesionin. Ia ndanë fëmijët nga gjoksi. Ia burgosën babanë. Ia shuan ëndrrat. Megjithatë, nuk arritën t’i marrin shpirtin. Sepse ka njerëz, që jetojnë me frymën. Dhe ka të tjerë, që jetojnë me shpirtin. Kozeta kishte shpirtin mbi gjithçka. Një shpirt i fortë, i padorëzuar.

Në këtë rrëfim, nuk do të gjeni vetëm biografi, por një udhëtim. Një kalvar. Një dëshmi të gjallë, se dhimbja mund të të rrëzojë, por edhe të të lartësojë. Sepse Kozeta Mamaqi, nuk është vetëm një grua që nuk u thye. Është një grua, që duke mos u thyer, i dha kuptim vetë qëndresës.

Dhe ndoshta, në fund të kësaj historie, do të kuptojmë diçka të thjeshtë, por të madhe. Forca nuk është të mos rrëzohesh, por të ngrihesh çdo herë edhe kur jeta të ka marrë çdo gjë.

Fëmijëria në dritë, botë që do të shembej

Fëmijëria e Kozeta Mamaqit, ishte si mëngjes pranvere, e butë, e ndritshme, plot ngjyra dhe e mbushur me pafajësi, që vetëm vitet e para të jetës dinë ta falin. Ishte kohë, kur bota dukej e rregullt, e drejtë, pothuajse e përkryer, sikur gjithçka kishte vendin e vet dhe asgjë nuk mund të rrëzohej.

Në atë shtëpi tiranase ku u rrit, jeta kishte ritmin e librave që hapeshin çdo ditë dhe të fjalëve, që peshonin më shumë se sendet. Biblioteka e të atit, nuk ishte vetëm një mobilje, por tempull dijesh, ku çdo libër kishte një histori dhe çdo faqe mbante një frymë.

Dashnor Mamaqi ishte për të, portret që e tejkalonte përmasën e zakonshme të babait. Ishte një burrë, që mbante gjithmonë librin në dorë, një njeri që fliste pak, por që mendonte thellë. Për Kozetën e vogël, ishte si një lis i madh, i fortë, i qetë dhe i palëkundur. Mbështetje e sigurtë, në një botë që dukej e qëndrueshme.

Por në atë shtëpi, nuk kishte vetëm seriozitet. Nënë Shpresa sillte dritë, gjallëri, buzëqeshje që e zbuste çdo ditë. Mes tyre, Kozeta u rrit si një fije drite që përthithte gjithçka. Dashurinë për librin, ndjeshmërinë për njerëzit, respektin për dijen.

Fëmijëria ishte e mbushur me tinguj pianosh, me recitime, me lojëra që sot duken si kujtime të largëta të një bote më të pastër. Ndiqte kurse, mësonte, zbulonte botën me kureshtje të pangopur. Kujtonte kishën si një vend misterioz, me vajza të veshura bukur, që i dukeshin si figura përrallash. Kujtonte xhaminë si një vend ku ngatërroheshin këpucët, por ku kishte një lloj magjie të çuditshme fëmijërore. Ishte kohë kur besimi, loja dhe kureshtja bashkëjetonin pa konflikte, pa frikë.

Ishte kohë pa hije, sepse hija nuk kishte ardhur ende. Në atë periudhë, Kozeta nuk e njihte fjalën “frikë”. Nuk e njihte padrejtësinë. Nuk e njihte humbjen. Jeta ishte familje, shkollë, libra, ëndrra. Donte të bëhej mjeke. Të shpëtonte jetë. Të ishte pranë njerëzve në momentet më të vështira. Ishte dëshirë e pastër, e lindur nga një zemër, që kishte prirje për të ndjerë dhimbjen e tjetrit.

Por në atë shtëpi ku ëndrrat lindnin, kishte edhe një ndikim të fortë, fjala e babait. Dhe Kozeta, me respektin e thellë që kishte për të, zgjodhi të ndiqte rrugën që i sugjeroi, gjuhën dhe gazetarinë. Nuk ishte dorëzim, por besim. Lidhje e fortë midis bijës dhe babait, ku fjala e tij kishte peshën e orientimi jetësor.

Nuk e dinte atëherë, se pikërisht ajo rrugë do ta çonte drejt një jete, që nuk kishte asgjë të përbashkët me qetësinë e fëmijërisë. Sepse çdo dritë, sado e fortë, hedh hije pas vetes. Dhe hija po afrohej ngadalë. Pa zhurmë. Pa paralajmërim. Si një re e zezë, që mbulon diellin pa pyetur.

Bota e saj e vogël, e ndërtuar mbi dashuri, dije dhe siguri, do të shembej një ditë, jo nga koha, por nga dora e njeriut. Dhe ajo vajzë që luante me tingujt e pianos dhe ëndërronte të shpëtonte jetë, do të përballej shumë shpejt, me një realitet që nuk shpëtohej dot.

Pikërisht aty, në atë fëmijëri të ndritur, u mboll fara e asaj që do ta mbante gjallë, në vitet më të errëta. Forca për të mos u bërë e egër, butësia për të mos harruar të jetë njeri dhe drita e brendshme, që nuk shuhet edhe kur gjithçka përreth errësohet.

Zëri që nisi të formësohej

Ekziston në jetën e çdo njeriu, kur zëri i tij fillon të marrë formë. Jo vetëm si tingull, por si identitet. Si mënyrë për të qenë në botë. Për Kozeta Mamaqin, ky çast erdhi herët, si thirrje e brendshme që nuk bën zhurmë, por që nuk të lë të qetë.

Hyri në auditorët e gjuhë-letërsisë, me ndjenjë të përzier, me përulësi të natyrshme dhe me etje të pashuar për të mësuar. Në kohën kur gazetaria ishte territor pothuajse i rezervuar për burrat, ishte e vetmja vajzë në kurs. Prani e brishtë në dukje, por me thellësi që shumëkush nuk e kuptonte menjëherë.

Nuk kërkoi të binte në sy. Nuk kërkoi të sfidonte me zë të lartë. Zgjodhi rrugën më të vështirë. Të bindte me punë, me kulturë, me seriozitet. Dëgjonte me vëmendje çdo leksion. Mbante shënime jo vetëm me dorë, por edhe me shpirt. Kuptonte qartë, se fjala nuk ishte mjet, por përgjegjësi. Mësuesit e saj, figura të mëdha të gazetarisë shqiptare, nuk i dhanë vetëm dije, por edhe standard. Një ndjesi se fjala duhet të jetë e pastër, e drejtë, e ndershme. Dhe Kozeta e përvetësoi këtë, si betim të heshtur.

Zëri i saj nisi të ndërtohej jo me nxitim, por me durim. Si një shtëpi, që ngrihet gur mbi gur. Në fillim ishte zë i brendshëm, mënyrë për të menduar, për të ndjerë, për të prekur botën. Pastaj u bë zë i shkruar në artikuj, në reportazhe, në rreshta që kërkonin të thonin të vërtetën brenda kufijve të kohës. Dhe më pas, u bë zë i dëgjuar.

Kur nisi punë në gazetën “Adriatiku” në Durrës, ishte ende e re, por kishte diçka që nuk mësohet në shkollë, ndjeshmërinë njerëzore. Nuk shkruante formalisht për ngjarje. Kërkonte njeriun brenda ngjarjes. Në atë redaksi, mes zhurmës së makinave të shkrimit dhe ritmit të përditshëm të gazetarisë, Kozeta ishte prani e veçantë. Nuk fliste shumë, por kur fliste dëgjohej.

E njoha në ato vite të hershme. E kujtoj si një grua me sy të qetë dhe me sjellje që të jepte besim. Nuk kishte asgjë të tepruar. As gjeste, as fjalë. Gjithçka ishte në masë. Në harmoni. Dhe mbi të gjitha, kishte një zë. Një zë që nuk ishte i fortë, por i thellë. Një zë që nuk diktonte, por të ftonte. Një zë që nuk kërkonte të të bindte, por të të kuptonte. Zëri i saj ishte i pastër, si mëngjesi mbi det. Fjala e saj, e matur, e ndershme, e bukur. Aty nisi jeta si profesioniste. Aty u bë edhe nënë, me Ardianin dhe Sokolin, dy yjet e saj të vegjël.

Ky ishte fillimi. Gazetare që po formësohej. Grua që po gjente vendin e saj, në një botë të vështirë. Njeri që po mësonte të jetonte, mes fjalës dhe realitetit. Por jeta kishte plane të tjera. Ndërsa zëri po bëhej më i qartë, më i sigurt, më i bukur, dikush po përgatiste heshtjen. Heshtje të diktuar. Ndërprerje të dhunshme. Nuk e dinte atëhere, se shumë shpejt, zëri do të shuhej jo nga mungesa e fjalës, por nga pesha e padrejtësisë.

Dhe rruga e saj, që sapo kishte nisur të marrë formë, do të përthyhej në mënyrën më të dhimbshme. Por ajo që nuk u shua kurrë, ishte vetë zëri brenda vetes. Sepse zërat e vërtetë nuk humbin, nuk shuhen. Heshtin përkohësisht dhe më pas, jetojnë në thellësi, duke pritur kohën për të rilindur.

Nga drita e jetës në errësirën e internimit

Në jetë, jo të gjitha momentet paralajmërohen. Nuk trokasin. Nuk japin shenjë. Vijnë si furtunë e verbër dhe rrëzojnë gjithçka që ke ndërtuar me vite. Për Kozeta Mamaqin, ky moment, ishte një rënie e menjëhershme, një shkëputje brutale nga gjithçka që ajo njihte si jetë.

Deri dje gazetare, nënë, bijë e një familjeje të respektuar. Të nesërmen armikja. Një fjalë. Vetëm një fjalë, që peshonte sa një dënim i përjetshëm. Arrestimi i të atit, nuk ishte vetëm goditje familjare, por sinjali i rënies së një bote të tërë. Ai burrë që kishte qenë shtyllë, që kishte udhëhequr, që kishte shkruar e menduar për të tjerët, papritur u kthye në një emër që duhej fshirë, në një figurë që duhej mohuar.

Dhe bashkë me të, u dënuan vajzat edhe djali. Yllka internohet në Selenicë dhe i fejuari largohet prej saj. I njëjti fat edhe për Sonjën. Bashkshorti e la pas internimit në Tepelenë me dy vajza të vogla. I njëjti fat edhe për Kozetën. Mbetet e vetme me dy djemtë, pas ndarjes që i bëri i shoqi. Gëzimin e lënë pa diplomë.

Kozeta nuk u thirr për t’u pyetur. Nuk u dëgjua. Nuk pati të drejtë të mbrohej. U thirr vetëm për të marrë urdhërin. Të largohej. Të zhdukej nga jeta që kishte ndërtuar. Të niste një tjetër, pa e ditur ku, si dhe pse.

Ishte 13 tetor 1975. Datë që nuk harrohet. Një vijë që ndan jetën më dysh, para dhe pas. Ajo natë ishte ndoshta, më e gjatë e jetës. Në një dhomë të vogël, me dy fëmijë të vegjël pranë, qepte plaçkat. Jo si një njeri që po udhëton, por si një njeri që po çrrënjoset. Çdo rrobë e palosur, ishte kujtim që lihej pas. Çdo send, një copëz jete që nuk do të kthehej më.

Sokoli i vogël digjej nga temperatura. Qante pa kuptuar, pse nëna e tij ishte e trazuar. Ardiani rrinte pranë, i heshtur, me sytë që kërkonin përgjigje. Dhe ajo nuk kishte përgjigje. Vetëm një ndjenjë të rëndë, që i rrinte në gjoks si gur. Diçka e madhe, e frikshme, e pakthyeshme po ndodhte.

Në mëngjes, kamioni erdhi. Jo si një mjet transporti, por si një simbol. Simboli i përçmimit, i turpërimit publik, i një sistemi që nuk mjaftohej me të ndëshkuar, por donte të poshtëronte. Lagjja u mblodh. Jo për ta përcjellë, por për ta parë. Nuk qau. E shtrëngoi fort djalin e madh.

Të voglin ia morën në kabinë, sepse ishte me temperaturë. Dhe ajo u ul mbi dengjet e plaçkave, përballë një polici me armë. Një nënë. Dy fëmijë. Një armë përballë. I gjithë absurdi i një kohe, në një pamje të vetme. Kamioni nuk u nis drejt një vendi. U nis drejt një fati. E shëtitën nëpër qytet, si shenjë paralajmëruese për të tjerët.

“Ja çfarë ndodh me armiqtë”.

Dhe më pas… e mbuluan. Si të mbulohej një e vërtetë, që nuk duhej parë. Brenda asaj mushamaje të rëndë, Kozeta nuk ishte më gazetare. Nuk ishte më vajza e Dashnor Mamaqit. Nuk ishte më gruaja, që kishte një jetë. Ishte një njeri në rënie. Një rënie pa fund. Një rënie në një humnerë, që quhej internim. Dhe kur kamioni ndaloi në mbrëmje dhe ajo pa fytyrat e familjes në Selenicë, kuptoi se gjithçka kishte marrë fund.

Jo sepse nuk kishte më jetë. Por sepse jeta që njihte, nuk ekzistonte më. Aty fillon abisi. Jo ai që të gëlltit menjëherë, por ai që të detyron të jetosh brenda tij, ditë pas dite, vit pas viti. Dhe aty, në atë errësirë të papritur, Kozeta Mamaqi nisi të provojë, se çfarë do të thotë të humbasësh gjithçka, pa humbur veten.

Atje ku jeta la vetëm shpirtin

Selenica, nuk ishte vetëm një vend në hartë. Ishte një kufi. Një vijë ndarëse mes jetës që kishte qenë dhe jetës që duhej të durohej. Kur zbriti nga kamioni atë mbrëmje të rëndë tetori, Kozeta nuk hyri në një qytet, por në një realitet tjetër. Një realitet ku çdo gjë ishte më e ashpër, më e varfër, më e zhveshur nga çdo iluzion.

Shtëpia ku do të jetonin, ishte strehë e përkohshme e dhimbjes. Muret nuk mbanin ngrohtësi, por heshtje. Oborri nuk kishte gjelbërim, por baltë. Dhe ajri dukej sikur mbante brenda një lodhje të vjetër, të trashëguar nga breza njerëzish të harruar.

Aty mungonte babai. Hija e tij ishte kudo, por ai vetë në burg. Mungesë që nuk plotësohej me asgjë. Dhe megjithatë, jeta nuk ndalet për dhimbjen. Ajo të shtyn përpara edhe kur ti nuk ke më forcë të ecësh. Pas pak ditësh, Kozeta mori në dorë, atë që do të bëhej simboli i mbijetesës së saj, lopatën.

Ishte moment i heshtur, por i rëndë sa një betim. Nga pena tek dheu. Nga fjala tek balta. Duart që dikur shkruanin, tani çanin tokën. Gishtat që përkëdhelnin faqet e librave, tani mbusheshin me dhe, me plagë, me të çara. Ditët fillonin herët, para se drita të merrte veten. Zgjoheshin me një lodhje, që nuk kishte ikur kurrë nga dita e mëparshme. Ecje kilometra të tëra në këmbë, në baltë, në shi, në të ftohtë.

Dhe pastaj puna e gjatë, e rëndë, e pamëshirshme. Në fillim dukej si trup i hedhur, në një botë që nuk i përkiste. Këpucët i mbetën në baltë që ditën e parë, si simbol i fundit i jetës së vjetër, që nuk përshtatej dot me këtë tokë. Ditën tjetër, veshi çizmet e shqyera. Dhe me to nisi jetë ndryshe.

Varfëria nuk ishte më një fjalë. Ishte ndjesi që të futej në palcë. Ishte buka që mungonte. Ishte rreshti i gjatë, ku dikush të thoshte “mbaroi” edhe kur kishte. Por koha, si gjithmonë, e bën të vetën. Kur panë që ajo punonte si të gjithë, që nuk ankohej, që mbante kokën ulur, por shpirtin lart, filluan ta shohin ndryshe.

Nuk ishte më “armikja”. Ishte një grua që vuante si ata. Që hante si ata. Që lodhej si ata. Dhe kështu, mes baltës dhe mundimit, lindi një respekt i heshtur. Por mbi të gjitha, ajo që e mbajti gjallë Kozetën në atë univers dhimbjeje, ishte forca e brendshme, që ndoshta nuk e kishte njohur më parë.

Nuk u thye. Nuk u bë e egër. Nuk e humbi ndjeshmërinë. Madje, në mënyrën më të çuditshme, gjeti një lloj paqeje në punë. Lopata, që në fillim ishte simbol i dënimit, u bë shoqe. Një mjet që e mbante të lidhur me jetën. Një ritëm që e ndihmonte të mos mendonte, të mos rrëzohej brenda vetes. E mbante gjithmonë mbi supe edhe kur të tjerët e fshihnin. Sikur të donte t’i thoshte vetes: “Kjo jam tani. Dhe do ta mbaj këtë barrë.”

Në mbrëmje, kur kthehej në shtëpi, lodhja ishte aq e madhe sa trupi dorëzohej. Por mendja jo. Aty fillonte tjetër betejë. Malli për fëmijët, ankthi për babanë, dhimbja për jetën që kishte humbur. Dhe megjithatë, çdo mëngjes ngrihej përsëri.

Selenica u bë universitet i dhimbjes. Një shkollë ku nuk mësohej me libra, por me plagë. Ku nuk kishte nota, por prova. Dhe Kozeta Mamaqi, e kaloi këtë shkollë jo thjeshtë duke mbijetuar, por duke ruajtur atë që ishte më e vështira për t’u ruajtur, njerëzoren.

Kur një nënë humbet gjysëm e shpirtit

Në jetën e Kozeta Mamaqit, internimi ishte plagë. Varfëria ishte plagë. Burgosja e të atit ishte plagë. Por asnjëra nuk i afrohej asaj që do të vinte, ndarjes nga fëmijët. Sepse një nënë mund të durojë gjithçka urinë, lodhjen, përbuzjen, por jo boshllëkun e krahëve të saj. Nisi si një proçes gjyqësor. Në letër, një çështje civile. Në realitet, një vendim i marrë më parë, një dënim i shkruar pa u lexuar ende. U përball me gjyqin jo si e pandehur, por si nënë që kërkonte të drejtën më elementare, të rriste fëmijët.

Argumenti ishte i thjeshtë, i pastër, i pakundërshtueshëm, dashuria. Por sistemi nuk njihte dashurinë. Njihte vetëm biografinë. Në atë sallë, Kozeta nuk ishte më nënë. Ishte “armike e klasës”. Dhe një “armike”, nuk kishte të drejtë të formonte brezin e ri. Vendimi u dha. Fëmijët do të qëndronin me të atin.

Një fjali. Një firmë. Një jetë e shkatërruar. Protestoi. U ngrit në këmbë. Nuk bërtiti, nuk ofendoi, por foli me gjithë forcën e shpirtit, se kishte dashurinë, se kishte zemrën, se kishte gjithçka për t’i rritur. Por fjala e saj, ra në një boshllëk të ftohtë. Në një sistem që nuk dëgjonte, por vetëm vendoste.

Dhe pastaj erdhi dita. Dita e ekzekutimit të vendimit. Një tragjedi e gjallë. Në qendër të Selenicës, gjithçka ishte përgatitur. Makina e policisë. Njerëzit që prisnin. Dhe një turmë që kishte dalë të shihte. Sepse edhe dhimbja, në atë kohë, shndërrohej në spektakël. Kozeta nuk doli. Nuk mundi. Ndoshta nuk deshi, që fëmijët ta shihnin të rrëzuar. Ndoshta nuk donte, që dhimbja e saj të bëhej shfaqje.

Fëmijët i morën. Jo me fjalë. Por me forcë. Ata qanin. Thërrisnin “mami”…

Përplaseshin, kundërshtonin, kërkonin duart që i kishin mbajtur gjithmonë. Por duart nuk ishin aty. Një vendim, ishte më i fortë se një përqafim. Një urdhër, ishte më i rëndë se një lot.

Dera u mbyll. Një derë makine. Një derë që u bë kufi, mes një nëne dhe fëmijëve të saj. Makina u nis. Dhe bashkë me të, u largua gjysma e shpirtit të Kozetës. Në atë moment, nuk kishte më fjalë. Nuk kishte më mendim. Vetëm një boshllëk, që nuk mbushej me asgjë. Thuhet se atë ditë, e gjithë Selenica qau në heshtje.

T’i marrësh një nëne fëmijët, është të shkulësh një pemë me rrënjë. Nuk u thye, sepse duhej të jetonte. Diku, në një qytet tjetër, dy fëmijë do të rriteshin me mallin për të. Vazhdoi të punonte, të jetonte, të priste. Tre herë në vit i lejohej t’i takonte. Dhe për ato pak ditë, mblidhte gjithë dashurinë e një viti.

Edhe pse ia morën fëmijët, nuk arritën t’ia marrin mëmësinë. Sepse ajo nuk është një status. Është një lidhje që nuk këputet, as nga dhuna, as nga largësia, as nga koha. Dhe Kozeta Mamaqi mbeti nënë edhe kur krahët e saj ishin bosh.

Sokoli dhe violina

Ishte verë. Nga ato verat e pakta kur fëmijët i kishte pranë, kur shtëpia e Selenicës mbushej me zëra, me frymë, me jetë. Ato ditë ishin rikthime të përkohshme të lumturisë, si një borxh që jeta ia kthente me pikatore.

Kozeta vendosi t’i merrte me vete, për të parë gjyshin në burgun e Ballshit. Një rrugë e gjatë, e lodhshme, me vapë dhe me pluhur, por askush nuk u ankua. Fëmijët kishin mësuar shumë herët të mos ankoheshin. Kishin mësuar të prisnin, të duronin, të kuptonin më shumë seç duhej për moshën e tyre.

Sokoli i vogël mbante në dorë violinën. Nuk la askënd t’ia mbante. E mbante fort, si të ishte një pjesë e vetes, si të kishte kuptuar, që nuk ishte thjeshtë vegël muzikore, por një zë, një mënyrë për të thënë atë që fjalët nuk arrinin.

Kur arritën në burg, gjithçka ndryshoi. Hekurat, muret e ftohta, prania e policëve, botë e ashpër, që nuk kishte asgjë të përbashkët me botën e një fëmije. Takimi u bë përmes hekurave. Dashnor Mamaqi, i lodhur, i thinjur para kohe, por me një dritë të pashuar në sy, pa nipërit.

Në ato çaste, burgu nuk ishte më burg. Ishte dhomë, ku një gjysh shihte gjakun e tij, vazhdimin e vetes. Kozeta i tha me një zë të butë: “Ke një surprizë”. Sokoli u afrua. Hapi me kujdes violinën. E vendosi mes supit dhe mjekrës, ashtu siç kishte mësuar. Në dorën tjetër mori harkun. Dhe filloi. Në atë hapësirë të mbyllur, ku zakonisht dëgjoheshin vetëm hapa të rëndë dhe zëra të ftohtë, papritur u derdhën tingujt e Vivaldit. “Katër stinët”.

Muzika u përhap, si një frymëmarrje e re. Si një pranverë që hyn në një vend, ku kishte vetëm dimër. Tingujt nuk ishin të përsosur. Ishin tinguj fëmije. Por kishin diçka që nuk mësohet në shkollë, shpirtin. Gjyshi e dëgjonte i heshtur. Sytë iu mbushën me lot. Nuk ishin lot dobësie, por përzierje dhimbjeje dhe krenarie, mall i grumbulluar që shpërthente në heshtje.

U afrua sa mundi pranë hekurave. E puthi nipin. Dhe me një zë që i dridhej, tha:

“Rrofsh o bir… ma ke shtuar jetën.”

Ajo violinë nuk luante vetëm muzikë. Luante jetën e tyre. Luante mallin, dhimbjen, shpresën. Dhe Sokoli, fëmijë që dikur ishte marrë me forcë nga duart e saj, në atë moment, nuk ishte më vetëm një djalë i vogël. Ishte ura që lidhte të kaluarën me të ardhmen. Ishte dëshmia, se jeta vazhdon edhe kur duket se gjithçka ka mbaruar.

U kthyen sërish në Selenicë. Burgu mbeti pas. Hekurat u mbyllën përsëri. Por tingujt jo. Ata mbetën në zemrën e Kozetës, si një melodi që nuk shuhet. Si kujtim që e ngroh edhe në ditët më të ftohta. Sepse dashuria e vërtetë nuk shuhet. Gjen gjithmonë mënyrë për të folur. Edhe përmes një violine të vogël, në mes të një burgu.

Humbja e të jatit plagë që nuk mbyllet

Për Kozeta Mamaqin, babai nuk ishte vetëm figurë familjare. Ishte rrënja e saj. Ishte njeriu, që i kishte mësuar dashurinë për librin, për fjalën, për krenarinë. Ishte ai që i kishte thënë, në çdo letër, në çdo takim:

“Mbaje kokën lart”.

Dashnor Mamaqi u lind në vitin 1923 në Përmet. Bëri luftën me armë në dorë dhe organizoi çetën e njohur “Musa Fratari”. Studioi në Bashkimin Sovjetik. Kreu detyrën e zëvëndësministrit të Arsimit dhe Kulturës. Drejton gazetën “Zëri i Popullit”. Emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë për Durrësin dhe Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën. Në opinion është çfaqur një burrë i mënçur, i urtë, i aftë dhe i ndershëm. Në vitin 1975 akuzohet si shok i Beqir Ballukut. Arrestohet dhe burgoset. Ndahet nga jeta në burgun e Shën Kollit në Zejmen të Lezhës, në moshën 61 vjeçare.

Edhe kur ishte në burg. Edhe kur ishte i lodhur. Edhe kur e dinte se po shuhej ngadalë. Letrat e tij ishin si fije drite në errësirë. Fjalë të thjeshta, por të mbushura me një forcë të pazakontë. Nuk ankohej. Nuk qante fatin e tij. Nuk donte mëshirë. Një gjë kërkonte, që familja të mos përkulej.

Dhe Kozeta i ruajti ato letra. Jo si kujtime, por si amanet. Vitet kalonin. Takimet në burg ishin të rralla, të shkurtra, të kontrolluara. Gjithçka e kufizuar, përveç dashurisë. Por edhe ajo dashuri kishte një kufi, kohën. Në vitin 1984, lajmi erdhi. Jo me zë të lartë. Jo me ceremoni. Por siç vijnë zakonisht lajmet e zeza, në heshtje. Dashnor Mamaqi ishte shuar në burgun e Zejmenit.

Kozeta nuk pati mundësi t’i thoshte lamtumirë. Nuk pati kohë për një përqafim të fundit. Sepse regjimi nuk të merrte vetëm lirinë, por edhe të drejtën për të vajtuar. Dhimbja nuk ishte vetëm për humbjen e babait. Ishte për padrejtësinë. U shpall fajtor pa qenë. Jetoi vitet e fundit në burg, për një faj që nuk ekzistonte.

Rikthimi fitore e vonuar

Kur u largua nga Selenica, në fund të vitit 1986, Kozeta Mamaqi nuk ishte më vajza e dikurshme e Bllokut, as gazetarja e re plot ëndrra. Ishte një grua, që kishte kaluar nëpër një shkretëtirë të gjatë. Një grua, që kishte mësuar të mbijetojë me pak, të durojë shumë dhe të mos kërkojë asgjë.

Shkoi në Shijak. Një vend i vogël, i heshtur, pa asnjë lidhje me botën që kishte lënë pas. Punoi në një fasoneri, mes zhurmës monotone të hekurave dhe avullit të rrobave. Aty nuk kishte më fjalë, nuk kishte më shkrim, nuk kishte më mikrofon.

Vetëm punë. Vetëm ritëm. Vetëm mbijetesë. Dhe megjithatë edhe në atë rutinë të ashpër, diçka brenda saj nuk kishte mbaruar. Ishte ajo dashuria e vjetër për dijen.

Për librin. Për fjalën. Pas shumë përpjekjesh, pas shumë dyerve të mbyllura dhe refuzimeve të heshtura, arriti të marrë të drejtën për të ushtruar profesionin e saj. Jo si gazetare menjëherë, por si mësuese.

Në Luzin e Vogël. Çdo mëngjes zgjohej në orën katër. Errësira ishte ende mbi qytet, kur ajo nisej për të kapur autobusin e vetëm. Rruga ishte e gjatë, e lodhshme, por për herë të parë pas shumë vitesh, ndiente një dritë brenda vetes. Në klasë, përballë nxënësve, nuk ishte më “armike klase”. Nuk ishte më e internuara. Nuk ishte më gruaja e përndjekur.

Dhimbja, kur kalon nëpër shpirtin e një njeriu të ndjeshëm, nuk e bën atë të ashpër. E bën më njerëzor. Por jeta kishte ende një kthesë për të. Viti 1991, erdhi si prag i ri për Shqipërinë dhe për Kozetën. Pas kaq vitesh heshtjeje, iu kthye e drejta e fjalës. E drejta për të qenë, ajo që kishte qenë gjithmonë në thelb, gazetare.

U rikthye në Radio Tirana. Aty ku duhej të kishte qenë që në fillim. Zëri i saj u rikthye në mikrofon, por tani nuk ishte më zëri i një vajze të re. Ishte zëri i një gruaje, që kishte jetuar shumë jetë brenda një jete të vetme. Kur fliste për shqiptarët jashtë atdheut, nuk ishte vetëm një emision. Ishte një rrëfim. Ishte një lidhje. Ishte një përqafim i largët, për ata që kishin lënë vendin.

Kozeta e dinte çfarë do të thoshte ndarje. E dinte çfarë do të thoshte mall. E dinte çfarë do të thoshte, të jetosh larg asaj që do. Zëri nuk ishte vetëm profesional. Ishte i ngrohtë. Ishte i vërtetë. Ishte njerëzor. Dhe dëgjuesit e ndjenin këtë. Pas dhjetë vitesh pune, doli në pension. Në heshtje, ashtu siç kishte jetuar shumë nga momentet më të rëndësishme të jetës.

Por këtë herë, heshtja nuk ishte e dhimbshme. Ishte një qetësi e fituar. Rikthimi i saj nuk i ktheu vitet e humbura. Nuk i fshiu plagët. Nuk i riktheu kohën që i ishte marrë. Por i dha diçka tjetër, personalitetin e rikthyer. Dhe ndonjëherë, kjo është fitorja më e madhe. Sepse jeta, nuk të jep gjithmonë drejtësi në kohën e duhur. Por kur e jep edhe vonë, ka peshë të veçantë.

Goditja e fundit, humbja e Sokolit

Humnera që lihet pas një humbjeje të madhe, nuk mund të përshkruhet me fjalë të shkurtra dhe të thjeshta. Ajo ndjenjë e boshllëkut, e dhimbjes që rrjedh si një lumë i pafund, është diçka që thyhet ngadalë, por që mbetet gjithmonë e thellë dhe e pashlyeshme. Humbja e Sokolit, ishte pikërisht një goditje e tillë për Kozetën dhe për të gjithë ata që e donin, e respektonin dhe e kishin njohur.

Sokoli ishte rritur me ëndrra të mëdha dhe me energji, që rrallë gjejmë në njerëzit e rinj. Për Kozetën, kishte qenë gjithmonë simboli i një shprese që nuk mbaron, një dritë që nuk mund të shuhet, as kur errësira rrethoi gjithçka. E mbante brenda vetes atë përpjekje të palodhur, atë kurajo për të përballuar vështirësitë dhe atë dashuri që kishte kultivuar me aq mund, aq përkushtim dhe aq vetëflijim.

Por koha është e pamëshirshme dhe ngjarjet që nuk mund të kontrollohen, shpesh marrin mbi ne atë që kemi më të shtrenjtë. Humbja e Sokolit nuk erdhi si një paralajmërim i zbehtë, por si goditje e papritur dhe e dhimbshme, duke lënë boshllëk të paimagjinueshëm në zemrën e Kozetës.

Në ditët që pasuan, Kozeta ndjeu se bota e saj ishte përmbysur. Çdo objekt, çdo kujtim, çdo shenjë e Sokolit në shtëpi, u bë kujtesë e dhembshme e mungesës. Dhimbja e humbjes, nuk ishte vetëm ndjenjë personale, por provë e qartë se jeta nuk kursen asgjë.

Asnjë dashuri, nuk është e mbrojtur nga fatkeqësia dhe se ndonjëherë edhe ato më të bukurat, më të çmuarat mund të shuhen papritur.

Megjithatë edhe në këtë hije të thellë dhimbjeje, Kozeta gjeti brenda vetes një forcë që nuk e dinte se e kishte. Forca për të kujtuar Sokolin, jo vetëm si një djalë që humbi jetën, por si një djalë që jetoi plotësisht, me shpirt të lirë dhe me zemër të madhe.

Kjo ishte goditja e fundit, po ashtu edhe fillimi i një kapitulli tjetër në jetën e saj. Kapitull i mbushur me heshtje, me mall dhe me një forcë të re për të përballuar çdo dhimbje, që jeta vendos para saj.

Zemra e Kozetës, do të mbetet gjithmonë e plagosur. Do të vazhdoj të jetojë, të kujtojë dhe të durojë, duke mbajtur brenda vetes gjithmonë imazhin e Sokolit, i gjallë, i dashur dhe i paharrueshëm. I mbetet një shenjë, si provë e të gjallit të të birit. Janë dy djemtë, dy nipat Glauku dhe Kleiti, që dëgjojnë rrahjet e forta të zemrës së Kozetës, sa herë i shtrëngon në gjinj.

Grua që mbetet dritë

Edhe pas të gjitha goditjeve, pas çdo humbjeje dhe dhimbjeje që jeta i kishte hedhur përpara, Kozeta Mamaqi mbeti një grua që shpërndan dritë. Është një dritë që digjet ngadalë, por që nuk shuhet kurrë, një dritë që qëndron e vendosur në zemër dhe shpirt, duke ndriçuar gjithçka rreth saj.

Çdo hap që ajo bën, çdo vendim, çdo buzëqeshje që shpërndan, është shenjë e forcës së brendshme, dëshmi se jeta mund të të përplasë, por nuk mund të shkatërrojë. Kozeta ka mësuar të përballojë errësirën me durim dhe vendosmëri.

Ka parë se si ëndrrat mund të thyhen, se dashuria mund të shndërrohet në plagë që nuk shërohet. Por ka mësuar gjithashtu, se drita nuk vjen vetëm nga gëzimi, por buron nga guximi për të vazhduar, nga aftësia për të dashur edhe kur të tjerët nuk janë më pranë. Kozeta e mban këtë dritë brenda vetes, si një flakë të përhershme, duke e bërë atë të dukshme për të gjithë ata që e rrethojnë.

Kozeta është bërë shembulli i fuqisë së femrës, që përballon jetën pa dorëzuar shpirtin. Fëmijët që rriteshin pranë saj, njerëzit që kërkonin këshilla dhe ngushëllim, të gjithë ndienin ngrohtësinë e kësaj drite, që vjen nga zemra e saj. Nuk kërkon vlerësime, nuk kërkon lavdërime. Vazhdon të kërkojë të jetoj me ndershmëri, duke dhënë gjithçka që ka brenda vetes për të ndihmuar, për të dashur dhe për të qëndruar e palëkundur përballë sfidave.

Drita e Kozetës, nuk është vetëm simbol i forcës, por edhe i shpresës. Për çdo plagë që ajo mban, për çdo humbje që ka përjetuar, ekziston një hapësirë për të shëruar dhe për të dhënë dashuri të re. Njerëzit që e njohën, e kuptojnë se ajo nuk është një grua që jeton, por një grua që mban dritën e jetës në çdo hap, që shndërron dhimbjen në forcë dhe vuajtjen në një mësim për të gjithë.

Në këtë dritë, lexuesi ndjen jo vetëm historinë e një gruaje, por ndjen forcën e shpirtit njerëzor që nuk thyhet kurrë, forcën që i mund të gjitha goditjet dhe dashurinë që mbetet e gjallë edhe kur gjithçka duket e humbur.

Një jetë që nuk harrohet

Jeta e Kozeta Mamaqit, nuk kërkon shumë fjalë. Kërkon heshtje. Atë heshtje të thellë, ku njeriu përkulet jo nga dhimbja, por nga respekti. Sepse ka jetë që tregohen për t’u kujtuar. Dhe ka jetë që tregohen, për të mos u harruar. Kozeta nuk është vetëm një grua që vuajti.

Mbeti një grua, që e mbajti shpirtin të paprekur edhe kur jeta u përpoq t’ia thyejë. E mbajti të gjallë dashurinë edhe kur ia morën. E mbajti dritën edhe kur errësira, ishte më e fortë se çdo shpresë.

Dhe kjo është ajo që mbetet. Jo vitet e humbura. Jo padrejtësitë. Jo plagët. Por mënyra si ajo jetoi përtej tyre.

Njeriu nuk matet me atë që i merr jeta, por me atë që nuk ia merr dot. Dhe Kozeta Mamaqi, mbeti ajo që ishte që në fillim. Një shpirt, që nuk u përkul. Një nënë, që nuk reshti së dashuruari. Një dritë, që nuk u shua.

Jeta e Kozeta Mamaqit nuk harrohet, sepse nuk ka qenë vetëm e jetuar, por e ndjerë, e dhënë, e frymëzuar, e qëndrueshme dhe e dashur. Jeta e një gruaje të tillë, nuk matet vetëm me vitet që kalojnë, por me gjurmët që lë, me dritën që shpërndan dhe me frymën që i jep shpresë çdo zemre që prek.

Kur përmëndim Kozetën, kuptojmë forcën e shpirtit njerëzor, fuqinë e dashurisë, guximin për të përballuar çdo sfidë. Jeta e saj është testament i qëndrueshmërisë dhe bukurisë së një shpirti, që ndonëse trazuar si dallgë të tërbuara, kërkon qetësinë, heshtjen.

Nëse do të kërkoje një fjalë për ta përshkruar Kozetën, nuk do të mjaftonte. Sepse ajo nuk është fjalë. Është ndjenjë. Është loti që nuk bie, por digjet brenda. Është forca që nuk bërtet, por qëndron. Është dashuria që nuk kërkon, por jep.

Kozeta Mamaqi! Një botë në mes dy jetëve.

Bujar Qesja

Durrës: 9 prill 2026

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin në “Porto Romano”, kompania e vetme në garë tërhiqet (VENDIMI)

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte mbetur në garë, Archirodon Group, është tërhequr nga procesi.

Kompania, e cila kishte kaluar në fazën përfundimtare, nuk dorëzoi ofertën financiare më 9 mars, duke bërë që procedura për një projekt me vlerë rreth 400 milionë euro të dështojë përfundimisht.

69d561d47e725 640 0 1775558364ximg 3751 956

Në vendimin zyrtar renditen disa nga arsyet e anulimit, mes të cilave mungesa e ofertave të përshtatshme në procedurat e zhvilluara, si dhe problematika në dokumentacion, përfshirë gabime dhe mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit.

Ndërkohë, për këtë procedurë ka nisur edhe një hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Disa javë më parë, agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoriteti Portual Durrës, ku sekuestruan dokumentacionin e plotë të garës për ndërtimin e portit të ri tregtar.

Hetimet pritet të zbardhin shkaqet e dështimit të këtij projekti strategjik dhe të verifikojnë ligjshmërinë e procedurave të ndjekura. BW

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin! Konfiskohet llogaria bankare me 18.3 mln euro – Do pastronte paratë e Cosa Nostras

Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga italiane, që dyshohet se Taçi do t’i pastronte me transaksione përmes firmave të naftës.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi 13 vite burg për biznesmenin Taçi, i cili është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Taçi akuzohet nga SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri, të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon,  përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.

Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë. Atëherë u raportua se si pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano. Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Transaksionet bankare të kryera nga të arrestuarit në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, janë realizuar pjesërisht pas ndërhyrjes së SPAK dhe sekuestrimit të 18 milionë eurove.

Gazetarja Llabani: Janë hapur dosje për politikanë! Partnerët po sjellin çdo javë dosje për grupet kriminale

SPAK po heton edhe dosje të lidhura me politikanë nga të dy krahët apo dhe zyrtarë me qasjet e tyre në grupet kriminale dhe hetimet që janë komplekse do të kërkojnë më shumë kohë që të finalizohen.

Kështu u shpreh sot nga studio e “News 24” gazetarja Anduena Llabani, duke komentuar situatën më të fundit të aktualitetit dhe veçanërisht dosjen e zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe të pandehur, Belinda Balluku e jo vetëm.

Sipas saj SPAK dhe drejtësia janë duke punuar mirë, por u duhet lënë hapësirë që ta vijojnë këtë punë, ndërsa nënvizoi se politika tenton që ta mbajë të kapur këtë drejtësi. Dhe duke bërë analogji me rastin e ministrave në Greqi që u shkarkuan apo po hetohen për subvencionet në bujqësi, ajo theksoi se ndërkombëtarët presin rezultate.

“Nëse SPAK nuk do ketë rezultate dhe integritet, nuk do gëzojë as mbështetjen e ndërkombëtarëve më tej. Kur Rama shkoi në Bruksel për kushtet e Shqipërisë në BE, e kam thënë se Gjermania do jetë e para që do ankohet për qasjen e qeverisë shqiptare në çështjen Balluku dhe koha e tregoi, ata ishin më aktivët dhe kryeneçët. Shikoni si veproi Greqia me skandalin më të fundit të fondeve në bujqësi, ku ministrat akuzoheshin për subvencionin me dy lopë për fermerë dhe pyetja që mund të bëhet është se si mund të ikë një ministër për dy lopë? Por ja që ikën, vendoset drejtësi dhe drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj”, tha Llabani.

Por megjithë presionin politik të vazhdueshëm, muajt në vijim do tregojnë se kush do triumfojë, drejtësia apo politika. Për gazetaren, SPAK gëzon mbështetje si në popull nga sondazhet e bëra, por edhe të ndërkombëtarëve.

Gjithashtu shpjegoi se partnerët ndërkombëtarë kanë besim te kjo drejtësi, duke sjellë materiale e dosje voluminoze për organizata kriminale që po hetohen, ku besohet ka edhe zyrtarë të lartë, politikanë dhe policë të përfshirë.

“Se kush do dalë më i fortë, drejtësia dhe SPAK bashkë me ndërkombëtarët apo politika, kjo mbetet për t’u parë. Ka shtete partnere që sjellin informacione dhe dosje si Belgjika mbi të gjitha apo Italia, sjellin çdo javë pothuajse, për grupet kriminale, të përfshirë me policë, apo organizatat e krimit dhe veprimtarinë e saj apo politikanët që janë përfshirë me këto grupe kriminale. Deri ku do shkojë SPAK-u dhe deri ku do shkojnë tentakulat kjo mbetet për t’u parë, por po punohet, është duke u punuar”, vijoi argumentin Llabani.

E pyetur për kreun e ri të SPAK, gazetarja tha se ka një strategji tjetër pune, por mbetet një zgjatim i ish-drejtuesit Altin Dumani përsa i përket misionit për drejtësi.

“SPAK po punon, Klodian Braho është i njëjtë me Dumanin në punë, edhe pse me model tjetër. Unë mendoj se Klodian Braho ka tjetër strategji pune, por është zgjatim i Altin Dumanit. Do ketë të tjera prioritete, do kërkohet më shumë kohë për shkak të kompleksicitetit të dosjeve. Ndoshta do kërkojë kohë edhe për shkak të dosjeve penale që janë hapur për politikanët, nga mazhoranca ka, ka edhe nga opozita edhe nga mazhoranca, e kemi parë, shumë janë përcjellë atje te SPAK dhe shumë të tjerë të lidhur me qeverisjen e vendit janë marrë në pyetje në vijim”, përfundoi ajo.

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe: Kush nuk dëgjon, këto pasoja sjell!

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar rritjen e pazakontë të çmimeve të perimeve në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një problem serioz për qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Braçe tregon se ka verifikuar çmimet në disa zona të kryeqytetit, nga Njësia 5 te Njësia 2 (zona e Shkollës së Baletit) dhe Njësia 3 (Brryli), ku ka konstatuar të njëjtin nivel të lartë çmimesh.

“Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh”, shprehet ai, duke theksuar se çmimet janë të njëjta në të gjitha zonat e monitoruara.

Sipas deputetit, domatja po shitet me 300-350 lekë për kilogram, kryesisht import nga Greqia dhe Turqia, ndërsa prodhimi vendas është ende i kufizuar dhe shpesh i papjekur për shkak të nxjerrjes së hershme në treg.

Ndërkohë, speci i kuq arrin deri në 450 lekë për kilogram, por sasia në treg është e ulët.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ngrihen në protesta, Universiteti i Tiranës në mbështetje: Të përdoret gjuha amtare në proceset mësimore

Universiteti i Tiranës ka shprehur mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale.

protesta e studenteve

Në një reagim zyrtar, institucioni thekson se e drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare përbën një standard të njohur ndërkombëtarisht dhe një element thelbësor për garantimin e barazisë në shoqëritë shumëgjuhëshe.

Sipas Universitetit të Tiranës, studentët që ndjekin studimet në një gjuhë të caktuar kanë të drejtë legjitime që edhe vlerësimi përfundimtar profesional të zhvillohet në të njëjtën gjuhë.

Reagimi i Universitetit të Tiranës
Universiteti i Tiranës shpreh mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare në proceset arsimore dhe profesionale.

E drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare nuk është privilegj, por një standard i njohur ndërkombëtarisht dhe një element thelbësor i barazisë reale në shoqëri shumëgjuhëshe. Kur studentët ndjekin studimet📚e tyre në një gjuhë të caktuar, është e drejtë legjitime që edhe vlerësimi përfundimtar profesional të bëhet në të njëjtën gjuhë.

Kërkesa e studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimet shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim. Mosrespektimi i këtij parimi rrezikon të krijojë pengesa të panevojshme në zhvillimin profesional të tyre dhe të cenojë besimin në institucionet shtetërore.

Universiteti i Tiranës mbështet✔️çdo përpjekje që synon forcimin e të drejtave gjuhësore dhe garantimin e standardeve të barabarta në arsim dhe në jetën publike. Ne inkurajojmë institucionet përkatëse që, në frymën e ligjit dhe të bashkëjetesës demokratike, të gjejnë zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Respektimi i diversitetit gjuhësor nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe vlerë që pasuron shoqërinë dhe forcon kohezionin social në rrugën e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian!
Rektori i Universitetit të Tiranës,
Prof.Dr. Artan HOXHA

Kushtoi 190 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Tuneli i Llogarasë drejt kalimit te koncensionari! Sa do paguajnë drejtuesit e automjeteve për një udhëtim

Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi skema e tarifimit për Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund kalimit falas që ka qenë në fuqi që prej hapjes së tij dy vite më parë.

Sipas përcaktimeve, drejtuesit e autoveturave do të paguajnë 250 lekë për një drejtim dhe 500 lekë për vajtje-ardhje në segmentin prej 5.9 kilometrash, një kosto që përllogaritet rreth 1 euro për kilometër.

Aktualisht, në terren po zhvillohen testimet përfundimtare të sistemit të pagesave. Kamerat e sigurisë, pajisjet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar funksionimin e plotë dhe të saktë të procesit të tarifimit, i cili pritet të nisë së shpejti.

Tarifat do të jenë të ndryshme në varësi të kategorisë së mjeteve. Motoçikletat do të paguajnë 100 lekë, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë tarifa shkon deri në 5000 lekë. Për mjetet me karroceri është vendosur një tarifë prej 500 lekësh, ndërsa për furgonët dhe autobusët tarifa arrin në 1000 lekë.

Nga pagesa do të përjashtohen mjetet e emergjencës, policisë, ushtrisë dhe zjarrfikëses, si edhe personat me aftësi të kufizuara. gsh

BIRN: Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard euro gjatë vitit 2025

Blerjet rifilluan në maj të vitit 2025, dhe kulmuan në korrik, ku brenda një muaji u blenë thuajse 236 milionë euro të blera me qëllim të deklaruar “për frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit”.

 

Banka e Shqipërisë bleu shifrën astronomike të 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor gjatë vitit 2025, një shifër kjo e barabartë me 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një e tillë, e cila, sipas teorisë kryesore ekonomike të kësaj situate, duhet të ketë shkaktuar “zhvlerësim të brendshëm” të monedhës kombëtare, pra inflacion. Në mënyrë misterioze, gjithsesi, inflacioni nuk duket në nivele shumë të larta, së paku jo në Indeksin e Çmimeve të Mallrave të Konsumit të matur nga Instituti i Statistikave.

Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor, pavarësisht këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mos e bërë, në vitin 2024. Në vitin 2024, u blenë 649 milionë euro, krahas 283.8 milionë eurove të blera për efekt të rritjes së rezervës valutore të vendit. Blerjet rifilluan në maj të vitit 2025, dhe kulmuan në korrik, ku brenda një muaji u blenë thuajse 236 milionë euro të blera me qëllim të deklaruar “për frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit”.

Blerjet gjatë vitit 2025 vijuan çdo muaj dhe arritën, në total, 729.1 milionë euro. Krahas kësaj blerjeje për efekt të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë vijoi blerjet e zakonshme për rritjen e rezervës valutore në masën 297.9 milionë euro. Totali i blerjeve për të dyja qëllimet arriti në këtë mënyrë në 1 miliardë e 27 milionë.

Në total, gjatë vitit 2024 u blenë 933 milionë euro për të dyja arsyet, shifër kjo që u rrit në 1.027 milionë më 2025.

Leku shqiptar e nisi vitin 2025 në kuotën 98.3 lekë për euro dhe e mbylli në kuotën 96.8 lekë për euro. Pavarësisht blerjes së një shume kaq të madhe eurosh, leku sërish pësoi një forcim me 1.5%. Leku ka vijuar të forcohet në muajt e parë të këtij viti. Sot euro kushton 95.8 lekë, 1% më lirë se sa në fillim të vitit.

Ndërhyrjet në tregun valutor të Shqipërisë u bënë për shkak se leku është forcuar në mënyrë të pabesueshme nga viti në vit, që nga viti 2018 e pas. Shumë besojnë se paratë e pista, të fituara nga krimi i organizuar shqiptar, zakonish në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, është shkaku i pranisë shumë të lartë të euros në tregun shqiptar dhe rrjedhimisht, nënçmimit të saj kundrejt monedhës kombëtare. Nga ana tjetër, qeveria këmbëngul se nuk janë paratë e pista origjina e tepricës së euros në vend, por suksesi ekonomik i vendit në thithjen e turistëve të huaj dhe të investimeve të huaja të drejtpërdretja, pra janë paratë e pastra dhe jo të pista.

Sido që të jenë, problemi për vendin mbetet i njëjtë. Fenomeni i ekspozimit të një vendi nga një fluks i lartë i papritur monetar, është studiuar nga ekonomistët që prej dekadash për të dalë në konkluzionin se për një situatë të tillë nuk ka zgjidhje të lehtë dhe se pasojat ekonomike janë zakonisht shumë negative.

Kështu, në vitin 1982, duke marrë shembullin e krizës së shkaktuar nga një fenomen i tillë në Holandë, Corden dhe Neary, dy ekonomistë, njëri australian dhe tjetri irlandez, e analizuan problemin duke e ndarë ekonominë në tre kategori dhe duke ndjekur ecurinë e secilës prej kategorive. Në kategorinë e parë u vendosën sektorët që kanë sjellë bumin e eksporteve, në kategorinë e dytë u vendosën sektorët që kanë përjetuar krizë si pasojë e forcimit të monedhës kombëtare dhe në kategorinë e tretë u vendosën sektorët e mallrave dhe shërbimeve të patregtueshme, pra ato që prodhohen dhe konsumohen brenda vendit. Modeli në fjalë tregon se të ardhurat nga sektori me eksporte në rritje konvertohen në tepricë paraje në dy sektorët e tjerë, gjë që do të thotë inflacion dhe varfërim.

Mënyra se paraja e tepërt nga sektori me eksporte transferohet te dy sektorët e tjerë është, ose në mënyrë të tërthortë, përmes kursit të këmbimit dhe forcimit të monedhës vendëse, ose në mënyrën e padukshme dhe indirekte të rritjes së çmimeve në rastet kur vendet përdorin kurs fiks këmbimi ose, si në rastin aktual të Shqipërisë, kur banka qendrore ndërhyn në treg. Kësaj rrugës së dytë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i referohet si “zhvlerësim i brendshëm”.

Një shembull në botë për këtë është Holanda përmes Sëmundjes Holandeze. Një tjetër është Kolumbia gjatë bumit të kafesë. Nga viti 1975, çmimi i kafesë në tregun ndërkombëtar u rrit me shpejtësi dhe Kolumbia përjetoi një bum në të ardhurat valutore, bum që shkaktoi forcim të monedhës vendëse, forcim që nga ana e vet shkaktoi ngadalësim ose rënie në disa sektorë tradicionalë të rëndësishëm si tekstilet. Ndërmjet të dyjave, pra rënies së eksporteve tradicionale dhe rritjes së eksporteve “të reja”, sektori i ndërtimit pësoi bum bashkë me “shërbimet qeveritare.”

Situata aktuale shqiptare ngjan, në këtë kuptim, si kronikë e një krize të paralajmëruar. Leku është forcuar nga viti 2018 dhe sektori i bujqësisë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, ka pësuar rënie të pandërprerë në prodhim që nga tremujori i tretë i vitit 2020. Sektori i industrisë në tërësi ka pësuar rënie që nga tremujori i katërt i vitit 2023. Industria përfshin njëkohësisht industrinë e rëndë, si energjia elektrike apo nafta, prodhimi i të cilës nuk varet drejtpërsëdrejti nga kursi i këmbimit si dhe sektorin e manifakturës, i cili në Shqipëri përfaqësohet në mënyrë tipike nga veshjet dhe këpucët. Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i manifakturës ka pësuar tkurrje të vazhdueshme në aktivitet që nga tremujori i dytë i vitit 2023. Përkundër kësaj, ndërtimi dhe administrata publike ka vijuar të jetë në rritje.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor janë në nivelin e 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar. Një ndërprerje e këtyre prurjeve valutore, siç ka gjasa të ndodhë nga përballja me realitetin në sektorin e ndërtimit, fryrja e së cilit gjatë viteve të fundit nuk parashikon dot asgjë tjetër veç fluskë dhe shfryrje të pritshme, vendi do të mbetet pa të ardhurat në valutë dhe në pamundësi për të rekuperuar prodhimin në sektorët që kanë pësuar rënie. Për shembull, sektori fason që ka vuajtur më shumë rënien e konkurrueshmërisë në tregun ndërkombëtar si pasojë e forcimit të lekut, nuk do ta ketë të lehtë që të nisë nga e para me shtimin e forcës së punës për shkak se punëtorët kanë lëvizur gjetkë ndërkohë. Bujqësia, problemet e së cilës nuk lidhen thjeshtë me humbjen e konkurrueshmërisë por janë probleme më të thella strukturore të lidhura me qeverisjen, të tilla si titujt e pronësisë apo infrastruktura primare, ka gjasa do ta ketë edhe më të vështirë ringritjen. Qeveria, e cila ka shtuar forcën punëtore në mënyrë të pabesueshme bashkë me pagat, do të duhet të axhustojë financat e veta./Reporter.al

BalkanWeb: Opozita pa besim, pse modeli “Rama ik!” nuk po prodhon ndryshim

Redaksionale

Në çdo sistem demokratik, opozita është motori i ndryshimit. Ajo nuk matet vetëm me denoncimet që bën, por mbi të gjitha me besimin që arrin të ngjallë te qytetarët.

Tek ne, opozita dhe Berisha duket se po përballen pikërisht me këtë krizë, mungesën e besimit publik.

Retorika është e fortë, akuzat janë të përditshme, ndërsa denoncimet për korrupsion janë të shumta. Vetë opozita flet për një nivel alarmant korrupsioni në qeverinë e Edi Rama. Por pyetja që shtrohet natyrshëm është, nëse korrupsioni është kaq i madh dhe kaq i dukshëm, pse qytetarët nuk reagojnë masivisht?

Përgjigjja duket e thjeshtë dhe njëkohësisht e dhimbshme për opozitën, sepse nuk besojnë.

Opozita ka dështuar të prodhojë mobilizim real qytetar. Tubimet sporadike me disa qindra protestues nuk mjaftojnë për të krijuar presion politik. Historia ka treguar se ndryshimet e mëdha nuk vijnë nga “200 veta çdo të hënë”, por nga pjesëmarrje masive dhe e vazhdueshme.

Në vende të tjera, qytetarët kanë detyruar dorëheqje përmes presionit publik. Në Shqipëri, edhe kur ka pasur zhvillime të rëndësishme, roli vendimtar shpesh nuk ka qenë i opozitës, por i institucioneve si SPAK. Kjo e dobëson narrativën e opozitës si forcë ndryshimi.

Diskursi politik i opozitës ka mbetur i mbërthyer në një cikël të përsëritur: “Rama ik!”.
Ky mesazh, i konsumuar prej vitesh, nuk prodhon më efekt. Përkundrazi, ai është kthyer në një klishe që nuk mobilizon askënd.

Në të njëjtën kohë, daljet e shpeshta mediatike dhe “foltoret” nuk janë përkthyer në strategji konkrete. Ka një hendek të madh mes fjalëve dhe veprimit. Qeveria nuk rrëzohet me deklarata televizive, por me alternativa të besueshme dhe organizim politik serioz.

Një nga problemet më të mëdha të opozitës është perceptimi publik se ajo përfaqëson të njëjtët individë, të njëjtin cikël politik dhe të njëjtën kulturë qeverisëse. Nuk ka hapësirë reale për gjeneratën e re, për ide të reja dhe për një model të ri drejtimi.

Kjo krijon një boshllëk: qytetarët e pakënaqur me qeverinë nuk e shohin opozitën si alternativë. Ata nuk dalin në protestë jo sepse janë të kënaqur, por sepse nuk shohin një “dritë jeshile” për ndryshim.

Një tjetër element që minon besimin është perceptimi se një pjesë e elitës politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, ka interesa të ndërthurura ekonomike. Kur qytetarët besojnë se politika dhe biznesi janë të lidhura ngushtë, atëherë çdo thirrje për protestë humbet besueshmërinë.

Në këtë kontekst, akuzat për korrupsion ndaj figurave të ndryshme politike, qofshin në qeveri apo në opozitë, nuk prodhojnë më indinjatë të re, por një lloj apatie kolektive.

Vetë Sali Berisha ka treguar në të kaluarën se di të ndërtojë aleanca dhe të krijojë frymë fituese. Fitorja e vitit 2005 erdhi edhe si rezultat i bashkimit të faktorëve të ndryshëm dhe përçarjes së kundërshtarit.

Sot, situata është e kundërt. Opozita është e fragmentuar, ndërsa përpjekjet për bashkim duken më shumë simbolike sesa reale. Thirrjet për bashkëpunim nuk janë shoqëruar me mekanizma konkretë dhe besueshmëri reciproke.

Problemi kryesor nuk është mungesa e skandaleve për të denoncuar, por mungesa e një alternative që bind. Qytetarët shqiptarë nuk janë më të gatshëm të zëvendësojnë një model që e konsiderojnë të korruptuar me një tjetër që perceptohet si i tillë.

Pa një reformim të thellë, pa hapje ndaj figurave të reja dhe pa një projekt të qartë politik, opozita rrezikon të mbetet në një rol periferik: zhurmë politike pa ndikim real.

Në fund, një pyetje mbetet thelbësore, a kërkon opozita vërtet pushtetin për të ndryshuar sistemin, apo thjesht për ta zëvendësuar atë? Derisa kjo dilemë të marrë përgjigje të qartë në sytë e qytetarëve, mosbesimi do të vazhdojë të jetë pengesa më e madhe për çdo rotacion politik në Shqipëri.

Kosova e vazhdon masën mbrojtëse për naftën teksa çmimi vazhdon të rritet

Punëtori i një pompe karburanti e mbush një veturë në një pikë shitjeje në Prishtinë, të martën më 3 mars 2026.

 

Radio Evropa e Lirë

Kosova e ka vendosur të shtunën një masë mbrojtëse për çmimin e derivateve, teksa çmimi i naftës po vazhdon të rritet në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se vendimi për vazhdimin e masës së ndërmarrë më 3 mars hyri në fuqi të shtunën.

Masa ka për qëllim të caktojë fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe mos të lejojë rritje të pakontrolluar, por nuk nënkupton se nuk do të ketë rritje të çmimeve, pasi kjo varet nga çmimet e importit.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Kusari theksoi se, sipas të dhënave të tanishme, nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër, ndërsa me akcizë dhe TVSH mund të shitet jo më shumë se 1.91 euro për litër.

Ndërsa, benzina ka hyrë në doganë me 1.30 euro për litër, ndërsa në tregun vendor mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.

Më vonë, Kusari tha se Ministria ka pranuar të dhëna nga qytetarët se operatorët në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës kanë shkelur vendimin duke shitur naftë më çmim më të lartë se marzha e lejuar.

Sipas saj, çmimi të shtunën në shumë operatorë ka shkuar nga 1.92 deri në 1.94 euro.

Kusari tha se vendimi parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës.

“U bëj thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta respektojnë këtë vendim. Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, tha ajo.

Rritjet e çmimeve të derivateve filluan pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon.

Pas këtyre tensioneve, çmimi i naftës Brent, që është standard global, u rrit deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme.

Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.

Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.

Kosova varet nga importi i derivateve të naftës pasi nuk ka rafineri të saj.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.

Pas çdo krize globale, në Kosovë operatorët ekonomik kanë rritur çmimet e derivateve edhe për sasi të blera më herët me çmime më të ulëta.

Për të parandaluar abuzimet e çmimeve, ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, tha muajin e kaluar për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të shqyrtojnë vazhdimin e masave mbrojtëse, për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit në kohë krize.

Partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e mbështeti të premten një rezolutë të opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën, duke thënë se kjo nuk do të kishte ndikim të mirë tek qytetarët.

Sot Pashkët katolike, si u kremtua festa nga besimtarët në të gjithë vendin

Besimtarët katolikë në mbarë vendin iu drejtuan katedraleve dhe kishave të ndryshme në qytetet e tyre rreth orës 22:00, ku u mbajtën Meshat e Shenjta të Pashkës. Me qirinj në duar ata u përbashkuan në lutje, duke u përulur në shenjtërinë e kërkimit të dritës, paqes, mirësisë dhe dashurisë.

Në Shkodër Mesha e Shenjtë e Pashkës u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit, drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili bëri thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.

Mesha e Shenjtë në qytetin e Lezhës u mbajt në Katedralen e Shën Nikollit, drejtuar nga ipeshkvi imzot Ottavio Vitale, i cili përcolli mesazhe të shumta, duke vënë theksin te dashuria.

Drejtuesi i Dioqezës së Sapës në Vaun e Dejeës, Atë Mariano Tarantino teksa mbajti Meshën e Shenjtë ftoi besimtarët që në këtë moment gëzimi të zgjasin dorën e pajtimit ndaj njëri-tjetrit.

Edhe në Durrës besimtarët katolik iu drejtuan kishave, ku ndoqën meshat e shenjta, si dhe ndezën qirinj, simbol i mbizotërimit të dritës ndaj errësirës.

Besimtarët e Pukës e pritën vigjiljen e Pashkës në Kishën e Shën Gjon Pagëzuesit, në meshën e mbajtur nga famullitari Dom Zef Marku, i cili i ftoi besimtarët të hapin zemrën e tyre ndaj Krishtit, për të gjetur paqen shpirtërore.

Kisha e Shën Jozefit në Fushë- Arrëz u mbush plot me besimtarë, si kurrë më parë, të cilët ndoqën Meshën e Shenjtë të Pashkës, duke u lutur në shpresë për ditë më të mira.

Pashka, kjo ditë e shenjtë për besimtarët katolik, simbol i mbizotërimit të dritës mbi errësirën, të jetës mbi vdekjen u kremtua edhe në qytete të tjera, si në Fushë-Krujë dhe Lushnjë, ku drejtuesit e meshave u bënë thirrje besimtarëve ta duan njëri-tjetrin, të përhapin dritën e mirësisë, për të pasur ditë të bekuara dhe zemra të paqta. Pas meshave të së shtunës, mesditën e së dielës besimtarët ndajnë me njëri-tjetrin vezët e ngjyera me bojë të kuqe, që simbolizojnë sakrificën e Jezu Krishtit për njerëzimin. bw

“Shqipëria vend i vogël djallëzor!”- Eksperti: Tri arsyet që mund të na kthejnë në shënjestër sulmesh nga Teherani! Pikat nevragjike ku duhet të tregohet kujdes

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte sot i ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ku ka analizuar mundësinë e sulmeve nga Irani, sidomos pas paralajmërimeve nga ambasada e SHBA.

Softa renditi tre arsyet që sipas tij mund të kthejnë vendin tonë në një shënjestër të sulmeve, ndërsa rekomandoi transparencë të plotë ndaj qytetarëve dhe rritje të masave mbrojtëse nga ana e qeversë shqiptare.

Ai shtoi se Irani nuk po kursen asnjë shtet dhe e ka cilësuar Shqipërinë si “vend i vogël djallëzor që bashkëpunon me armiqtë tanë”, duke theksuar nevojën për kujdes.

“Po të shohësh mesazhet e shpërndara nga Ambasadat e SHBA në rajon, nuk ka një të tillë si ai që është postuar për Shqipërinë, është i veçantë. Konsiderohet si një paralajmërim që vjen si pasojë e një analize rrisku.
Jo domosdoshmërisht sulmi mund të jetë ushtarak, mund të jetë edhe sulm kibernetik, hibrid.
Ka tre arsye për paralajmërimin, prezenca e kampit MEK, Shqipëria është aleat i SHBA dhe rezoluta në Kuvend që shpalli Iranin vend terrorist.

Duhet reagim dhe informacion për qytetarët shqiptarë sepse është shumë e rëndësishme të ketë transparencë, masat janë më të mira se si mënyra se si mund të shmanget apo jo një koment në publik. Qeveria duhet të rrisë prezencën ndaj ambasadës, zonën e Durrësit pranë MEK dhe pikat nevralgjike që mund të jenë shënjestër e sulmeve si digat, portet etj.

Irani nuk po kursen asnjë shtet, e ka deklaruar se : Shqipëria vend i vogël djallëzor që bashkëpunon me armiqtë tanë”, tha ai.

“Për Ballukun do ketë një masë të re”- Gazetari Poli Hoxha: Do përfundojë me akuzën për organizatë kriminale, më keq nga të gjithë

Gazetari Poli Hoxha ka bërë deklarata të forta në lidhje me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar se priten zhvillime të reja nga SPAK.

Sipas tij, hetimet janë intensifikuar ndjeshëm, me një grup prej rreth 10 hetuesish që po punojnë mbi çështjen, veçanërisht në drejtim të verifikimit të pasurisë dhe analizës së burimeve financiare.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Hoxha deklaroi se materiali hetimor i deritanishëm, që sipas tij arrin rreth 16 mijë faqe, përfaqëson vetëm “majën e ajsbergut”, duke lënë të kuptohet se çështja mund të zgjerohet edhe më tej.

Ai shtoi se pas vendimit të fundit të gjykatës për sekuestrimin e dhjetëra pajisjeve, prokuroria po tregohet e kujdesshme dhe pritet të ndërmarrë hapa të rinj në vijim.

Poli Hoxha: Për Ballukun u mblodh dhe grupi parlamentar. Gjërat e vërteta janë atje ku është ‘hamxhiu’ prokurorët e çështjes. Nga pikëpamja e SPAK, grupi që po heton është bërë me 10 hetues, është bërë një BKH në këtë rast, sidomos te hetimi i pasurisë. Në të gjitha rastet, te këta që kanë qenë ministra, janë përdorur shumë gjëra. Kur u mor vendimi i gjykatës para pak ditësh për sekuestrimin e 90 aparaturave, pasi po tregohen skrupuloz. Do të shkohet me një masë të re, shpejt e shoh këtë gjë. Këtë radhë, aq sa dimë dhe sa kanë dalë, me 16 mijë faqe që kanë dalë, është vetëm maja e ajsbergut. Zonja Balluku do të përfundojë me akuzën për organizatë kriminale, më keq nga të gjithë. Përveç korrupsionit që s’ia kanë kaluar akoma. Se do i dalë te hetimi i pasurisë.

Oketa: SPAK ka prova kundër Ramës! S’duhet të ishte në detyrë!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa, ka ngritur pikëpyetje mbi vijimin e hetimeve nga SPAK, duke u ndalur te mundësia nëse drejtësia do të shkojë deri te kryeministri Edi Rama.

Oketa thekson për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, se do të ishte gabim i madh nëse drejtësia do të vepronte mbi bazën e perceptimeve dhe jo të provave konkrete. Sipas tij, akuzat për korrupsion ndaj niveleve të larta të qeverisë janë shumë të rënda, duke kujtuar se disa ministra janë aktualisht në paraburgim ose kanë marrë dënime të formës së prerë.

 

“SPAK nuk duhet të veprojë me perceptim. Duhet të shkojë te kryeministri nëse ka fakte. Unë besoj se ka,” shprehet Oketa.

Ai përmend gjithashtu si rast shqetësues atë të AKSHI, të cilin e cilëson një skandal të rëndë, duke shtuar se në vende të tjera një situatë e tillë do të kishte sjellë pasoja të menjëhershme politike për drejtuesit më të lartë. Në përfundim, Oketa thekson se besimi i publikut te drejtësia varet nga aftësia e saj për të hetuar çdo nivel të pushtetit, pa përjashtime dhe pa u ndikuar nga presionet politike.

Oketa:
Mendoj se do të ishte gabimi më i madh në drejtësia do të veprojë me perceptime. Është e pamundur që dy zv.kryeministrat të akuzohen me fakte për korrupsion. Këto janë akuza të frikshme për një ministre apo zv.kryeministër. 3-4 ministra që janë në paraburgim apo kanë marrë dënim të formës së prerë. SPAK nuk duhet të veprojë me perceptim. SPAK duhet të shkojë te kryeministri nëse ka fakte. Unë besoj se ka. Skandali i AKSHIT ishte shumë i rëndë. Në një vend tjetër kryeministri nuk do të ishte në detyrë as 2 orë. Jo më të dalë dhe të flasë në publik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Është bërë një reformë në drejtësi. Do të ishte naivitet që nëse do të kalonim në një situatë ideale. Janë po ata nëpunës të shtetit shqiptar. Ky është niveli mesatar që kemi, mos ta idealizojmë por ta pranojmë se po bëhet diçka, ajo çka donte populli, që të goditej dhe niveli më i lartë i politikës. Paradoksi më i madh është se dhe njerëz që janë pasuruar me të drejtë apo të padrejtë, ata vazhdojnë e ushqejnë korrupsionin, flitet për shifra marramendëse. Gati 25 % e buxhetit të investimeve që bën shteti shqiptar, është korrupsion, vidhet. Nëse jepen 4 mld euro, 1 mld shpërndahet mes qeveritarëve, brenda këtij zinxhiri. Ndoshta pjesa gri ka zgjedhur të eliminohet, të largohet nga vendi, ose ka vendosur të tërhiqet në jetën e vetë.

E paralajmëruan për “Ballukun”, 9 vende të BE-së ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet votimit të datës 12 mars në parlament, kur Edi Rama me 82 vota socialistësh rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, një akt për të cilin ishin paralajmëruar pasojat nga zëra të fuqishëm të BE dhe nga disa ambasada perëndimore në Tiranë.

Ndaj, ajo që deri dje ishte një përplasje e brendshme mes prokurorëve të SPAK-ut dhe Partisë Socialiste ka udhëtuar drejt Brukselit si një test i dështuar për reformën në drejtësi.

Lapsi.al mësoi se në diskutimet e datës 1 Prill në COELA që është një grup pune i Këshillit të Bashkimit Europian, ku përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit, nga 9 vende anëtare të Bashkimit Europian janë ngritur disa çështje që rrezikojnë avancimin me negociatat.

Mungesa e besimit nga 9 shtete anëtare për Shqipërinë

Burime diplomatike konfirmojnë se një diskutim i detajuar është zhvilluar mbi raportin IBAR, instrumenti teknik që mat nëse një vend kandidat ka përmbushur standardet ndërmjetëse për të avancuar në negociata, veçanërisht në GrupKapitullin 1, që përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike.

Ky raport është një lloj filtri kritik që përsëritet herë pas herë në vlerësimet për një vend kandidat: pa kaluar IBAR-in, kapitujt nuk mbyllen dhe procesi mbetet në vendnumëro.

Në këtë fazë, Presidenca e Bashkimit Europian prezantoi një draft të rishikuar të pozicionit të përbashkët, duke reflektuar pjesërisht komentet e shteteve anëtare. Ndryshimet prekën një gamë të gjerë fushash, nga funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratë, tek konfiskimi i pasurive, liria e shprehjes, të drejtat e pronësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Komisioni Europian, nga ana e tij, mbrojti një qëndrim teknikisht pozitiv për Shqipërinë. Në mbledhje iu dhanë përgjigje të detajuara rreth 43 pyetjeve të shteteve anëtare dhe u theksua se Shqipëria “ka bërë mjaftueshëm për të mbyllur pikat ndërmjetëse të Grupkapitulli 1”. Por duket se nota pozitive në një vlerësim teknik nuk mjafton kur mungon besimi politik.

Dhe pikërisht këtu nis ana tjetër e procesit, që nuk paralajmëron asgjë të mirë për Shqipërinë.

Lapsi.al mësoi se një grup i konsiderueshëm shtetesh anëtare, 9 prej tyre, që përfshin Gjermaninë, Luksemburgun, Holandën, Suedinë, Austrinë, Finlandën, Poloninë, Greqinë dhe Bullgarinë, nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Secila prej tyre ka ngritur flamuj të kuq në fusha të ndryshme: Polonia për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj. Hezitimi i tyre kërkon pyetje të tjera shtesë.

Vende të tjera ishin më fleksibël. Estonia kupton shqetësimet e Holandës, Gjermanisë dhe të tjerëve, por thekson rëndësinë e avancimit të procesit. Nëse Bashkimi Europian ka kushte shtesë për Shqipërinë, ato duhet të përcaktohen qartë, dhe jo të vazhdohet pafundësisht me diskutime pa objektiv. Nga ana tjetër,
Spanja dhe Italia shprehën mbështetje, duke theksuar se ky është edhe një problem komunikimi strategjik për BE-në, nëse nuk arrin t’i shpjegojë Shqipërisë pse procesi po vonohet.

Çfarë ndodh më pas?

Në sipërfaqe shqetësimet e 9 vendeve duken si teknike. Në thelb, ato janë shprehje e një mosbesimi më të thellë: a funksionon realisht shteti i së drejtës në Shqipëri, apo mbetet i varur nga vendimet politike?

Nëse Shqipëria do të ecë para në procesin e negociatave, tani u takon shteteve anëtare të bien dakord për një qëndrim të përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1, i cili do të përcaktojë piketat përmbyllëse në fushën e Shtetit të së Drejtës, por për momentin, kjo marrëveshje mungon.

Procesi pritet të hyjë në një tjetër raund diskutimesh më 7 prill në COELA, ku shtetet anëtare do të kërkojnë sqarime shtesë nga Komisioni, përpara se një draft i ri të hidhet në tavolinë më 9 prill.

Kjo do të thotë më shumë pyetje, më shumë kushte dhe më shumë verifikime.

Si lexohen diskutimet e Brukselit në Tiranë

Ndërkohë, në Tiranë, kryeministri ka vazhduar me fjalimet mohuese dhe vijon të shesë një optimizëm që nuk përputhet dhe aq me situatën. “Ky është një moment kur ne mund të bëjmë historinë duke hyrë në Bashkimin Europian. Është hapur një dritare, ose më saktë, është hapur dera, por dera mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet dera dhe ne nuk do të bëhemi sebep që të mbyllet dera”, u shpreh Rama pikërisht në datën 1 Prill në një takim me studentët me temë integrimin në Bashkimin Europian.

Në anën tjetër Sali Berisha e lexon situatën si një bllokim të drejtpërdrejtë të shkaktuar nga mbrojtja politike e Ballukut. “Malit të Zi ju votua, ndonëse kanë një seri vërejtjesh, por IBARI-n ja votuan. Kurse Edi Rama është bërë parzmore e korrupsionit. Përdori 83 mandatet për Lubi Ballukun. Edi Rama është kreu i organizatës kriminale, jo vetëm në rastin e qeverisë, por edhe në rastin Balluku”, deklaroi ai në një konferencë për mediat.

Kontrasti me Malin e Zi është domethënës. Radio Evropa e Lirë raportoi pak ditë më parë se Podgorica arriti të kalojë IBAR-in dhe të avancojë në negociata. Tirana, në të kundërt, po ngec në të njëjtin prag, duke u përballur me dyshime për mënyrën se si premtimet për drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit po zbatohen në praktikë.

Në fund të ditës, qeveria e Ramës ishte paralajmëruar për pasojat që do të kishte për negociatat dhe po dështon pikërisht aty ku pretendon se ka bërë revolucion: tek drejtësia. Dhe në qendër të këtij revolucioni, si simbol i përplasjes qëndron një emër i vetëm: Belinda Balluku. /Lapsi.al

“Qeveri e korruptuar!”, Oketa: Marrëveshja e 2008 dhe liberalizimi i diplomave, mbushën Parlamentin me injorantë e servilë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka kritikuar ashpër nivelin e përfaqësimit në politikën shqiptare, duke e cilësuar parlamentin aktual si të dobët dhe të mbushur me individë të papërgatitur. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Oketa u shpreh se Shqipëria vazhdon të diskutojë ende për standarde bazë si zgjedhjet e lira, ndërsa sipas tij, qeveria aktuale është e korruptuar dhe vendi ka bërë hapa pas.

Ai theksoi se në kohën kur ishte pjesë e Kuvendit, debati politik kishte nivel dhe zhvillohej me respekt mes palëve. Ndërsa sot, sipas tij, Parlamenti dominohet nga një klasë “injorante dhe servile”.

Oketa fajësoi si mazhorancën ashtu edhe opozitën për situatën aktuale, duke veçuar marrëveshjen politike të vitit 2008, mënyrën e trajtimit të pronës dhe liberalizimin e diplomave si faktorë që, sipas tij, kanë ulur cilësinë e përfaqësimit politik. Në lidhje me politikën e jashtme, Oketa vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke theksuar se ky është një faktor i rëndësishëm për garantimin e sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

Megjithatë, ai shtoi se roli i faktorit shqiptar në rajon është zbehur, pavarësisht përfitimeve që vijnë nga anëtarësimi në aleancë.

“Shqipëria është ende një vend ku diskuton akoma zgjedhje të lira. Mjafton të shohësh parlamentin aktual se sa hapa pas ka bërë dhe sa qeveri e korruptuar është. Në periudhën kur isha në atë sallë ishte kënaqësi që të debatoje me kolegët e opozitës. Parlamenti është mbushur me një klasë injorante, servile, ku përgjegjësinë kryesore e ka kryeministri, por dhe opozita, për marrëveshjen e 2008, dhe pas trajtimi të pronës, liberalizimi i diplomës. Çdo injorant ka pasur mundësi që të futet në politikë. Efektet do të duhet të shihen disa vite. Ndryshimet e 2008 sollën këto që po ndodhin sot. Besoj se Shqipëria ka përfituar nga anëtarësimi në NATO. Qoftë për shkak të faktit që sovraniteti i Shqipërisë nuk preket. Pra nëse preket cënimi territorial, ndërhyn NATO. Sot roli i faktorit shqiptar është zbehur. Pavarësisht situatës dhe vështirësive të aleancës, është një situatë që shumë mirë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Unë mendoj se e përmbushim detyrën aq sa e përmbushin dhe vendet e tjera.”, tha ai.

“Berisha nuk synon më pushtetin, por kryetarin e PD”, Oketa: Shkarkimet e fundit absurde. Salianji duhet të pranohet si fraksion! Sulmohet nga ata të listës së sigurt

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe rolin e lidershipit aktual, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24. Duke u ndalur te drejtimi i Partia Demokratike e Shqipërisë, Oketa u shpreh se pritshmëritë që Sali Berisha të drejtojë ndryshe nga e kaluara janë të gabuara.

Sipas tij, lideri historik i PD-së e ka të vështirë të ndryshojë stilin politik, edhe për shkak të moshës.

“Duket se ai nuk synon më pushtetin, por pozicionin e kryetarit të PD në opozitë,” tha Oketa. Ai rikujtoi se kishte qenë kritik si ndaj përjashtimit të Berishës nga Lulzim Basha, ashtu edhe ndaj rikthimit të tij në krye të partisë. Oketa shtoi se kishte mbështetur largimin e Bashës pas humbjeve në zgjedhje, por jo rikthimin e Berishës. Sipas tij, edhe pse Berisha mbetet figura kryesore në PD, ai nuk ka mjaftueshëm mbështetje për ta sjellë partinë në pushtet. “Angazhimi politik duhet parë si një stafetë brezash dhe duhet t’i jepet mundësi një brezi të ri,” theksoi ai.

Oketa u shpreh kritik edhe ndaj mënyrës së funksionimit të partive politike në vend, duke përmendur jo vetëm Berishën, por edhe Edi Rama dhe Ilir Meta, për të cilët tha se përdorin mekanizma të mbyllur drejtimi. Ai komentoi gjithashtu zhvillimet e fundit në PD, duke i cilësuar disa vendime si “shkarkime absurde” dhe duke ngritur pikëpyetje për mungesën e qëndrimeve nga drejtuesit politikë në degë të rëndësishme, si ajo e Durrësit.

Duke folur për lëvizjen e Ervin Salianji, Oketa u shpreh se nuk sheh asgjë negative në të, duke theksuar se ai është pjesë e PD-së dhe se krijimi i fraksioneve ishte parashikuar edhe në Kuvendin e partisë. Në fund, ai theksoi se aktualisht është i fokusuar në profesionin e tij si inxhinier, duke lënë në plan të dytë angazhimin aktiv politik.

“Të presësh që zoti Berisha të drejtojë sot PD, ndryshe nga çka drejtuar më parë, gjykoj se gabimi i parë është te ti dhe jo te PD. Zoti Berisha është ai që është. Është e vështirë, pasi ai po shkon drejt 80-ve. Gjykoj se e ka të vështirë që të ketë një stil tjetër. Ajo që e dallon sot, duket se ai nuk synon më pushtetin, por pozicionin e kryetarit të PD në opozitë. Unë kam shprehur rezervat e mia në momentin kur filloi lëvizja kur zoti Basha e përjashtoi. Unë isha pro largimit të zotit Basha pas dy zgjedhjeve të humbura. Siç isha pro largimit të zotit Basha dhe kundër rikthimit të Berishës. Berisha është aksioneri kryesor i PD, por s’ka aq aksione sa ta sjellë në pushtet. Angazhimin politik e shoh si stafetë brezash. Më pas vjen momenti kur t’i japësh mundësi një brezi të ri. Zoti Basha ishte ai që u zgjodh, që ishte kukull e zotit Berisha.

Është e padiskutueshme që zoti Berisha sa herë të garojë, besoj se zgjidhet kryetari i PD. Ajo që mund të bëjë diferencën, (Me Salianjin kandidat, do të kishte disa vota më shumë). Kjo gjë do të ndodhte dhe me Ramën. Duhet të përgatitet një brez politikan dhe jo servil. Se si funksionon mekanizmi i Berishës, i Ramës dhe i Metës, se di, se funksionojnë me mekanizëm tjetër. Shoh këto ditët e fundit disa shkarkime absurde. Shoh sjelljen jo vetëm të zotit Berisha por dhe atyre që janë afër. A kanë marrë ndonjë qëndrim politik drejtuesit politik të Durrësit? Jo!”, tha ai. Oketa u ndal dhe te lëvizja e Ervin Salianjit. “I jam përkushtuar angazhimeve të mija profesionale. E dua profesionin e inxhinierit e bëj me shumë dëshirë. Nuk shoh asgjë të keqe të lëvizja e Salianjit. Edhe Salianji i PD është. Ata që e akuzojnë, janë ata që e kanë emrin te listat e sigurta për deputet të PD. Në Kuvendin e PD u deklarua se do të pranoheshin fraksionet. Çfarë të keqe kishte ky fraksioni i Salianjit?! Ata kanë pranuar në koalicion një parti që ka lëvizur sa nga e majta, sa nga e djathta. (PL-ja, dikur LSI-ja). Nuk di se çfarë kalkulimesh ka në mendje zoti Salianji, por duke garuar dhe duke mos e nxjerrë zotin Berisha me 100% të votave, por 75%, ai tregon se ka një peshë në PD dhe nuk është faktor për t’u zeruar. Ai ndoshta hyn në këtë garë me mendimin se do që të fitojë. Këtë gjë mendoj unë, është thjesht një analizë e imja.”, pohoi ai.

“Paradoksi shqiptar”! Oketa sulmon qeverinë: Deputetë anonimë, rekorde votash nga bandat. Ja pse PD s’vjen dot në pushtet me protesta

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa, shprehet skeptik se Partia Demokratike mund të vijë në pushtet përmes protestave, duke theksuar se situata politike në vend paraqet një “paradoks të madh”.

Sipas Oketës, ndonëse qeveria akuzohet për nivele të larta korrupsioni – një fakt që, sipas tij, pranohet edhe nga një pjesë e vetë socialistëve jashtë deklaratave publike – kjo nuk është shoqëruar me reagim të fortë popullor apo revolta.

Ai kujton për “Kjo javë” në News24 zgjedhjet e vitit 2005 dhe sloganin “me duar të pastra”, duke theksuar se besueshmëria e opozitës është kusht thelbësor për rotacion politik. “Kushti i parë ishte që opozita të ishte e pastër. Sot kjo e bën më të vështirë ndryshimin”, nënvizon ai. Në deklaratat e tij, Oketa akuzon kryeministrin Edi Rama për lidhje me elementë kriminalë dhe ndikim në proceset zgjedhore, duke përmendur edhe raste të denoncuara publikisht dhe hetime të nisura nga SPAK.

Ai shton se në disa raste deputetë pak të njohur kanë arritur rezultate të larta në zgjedhje, gjë që sipas tij ngre dyshime për ndërhyrje dhe blerje votash. “Është e pamundur të arrihen këto rezultate pa mbështetje nga struktura kriminale”, deklaroi Oketa. Në përfundim, Oketa thekson se në këto kushte mbetet e paqartë se si mund të vijë ndryshimi politik, duke lënë të kuptohet se protestat e vetme nuk janë të mjaftueshme për rotacion pushteti.

“Ky është paradoksi më i madh në këtë vend. Ne kemi një qeveri super të korruptuar. Edhe vetë një pjesë e socialistëve, jashtë ekraneve apo biseda, socialistët, jo rilindasit e pranojnë këtë fakt. Korrupsioni është në shifrat galopante dhe paradoksi tjetër kjo nuk kthehet në revolta popullore. Nëse i kthehemi sloganit të 2005, ishte; ‘Me duar të pastra’. Kushti i parë i opozitës asokohe ishte; unë jam me duar të pastra. Ndaj shansi për rrotacion vështirësohet. Zoti Rama ka bërë aleancë me të gjithë botën e krimit, ata emërojnë deputetë. I keni denoncuar ju si media, janë disa procese në SPAK. Ke deputetë që si njeh askush dhe kanë thyer rekord votash. Është e pamundur, nëse nuk ke suport të botës së krimit, për blerjen e votave. Kjo situatë nuk e di si do të shkojë.”, tha ai. bw

BIRN: Pakti politik për ‘financimin e partive’ pritet me rezerva nga shoqëria civile

Bylykbashi dhe Gjiknuri

Një projektligj i propozuar me konsensus politik të dy partive mëdha që synon rregullimin ligjor për financimin e partive politike është pritur me rezerva nga ekspertë të shoqërisë civile, sipas të cilëve nuk përmbush pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie.

TIRANË- Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në kuadër të reformës së re zgjedhore të iniciuar nga Kuvendit në komisionin e posaçëm bipartizan.

Nisma e hartuar nga ekspertët e komisionit synon të vendosë një bazë të re ligjore për financimin, administrimin, kontrollin, raportimin dhe transparencën, për të ardhurat dhe shpenzimet që realizojnë partitë politike gjatë vitit kalendarik dhe jashtë fushatës zgjedhore.

Projektligji parashikon mekanizma të publikimit të të dhënave financiare në platformën elektronike të dedikuar në KQZ për të lejuar gjurmimin e transaksioneve nga publiku dhe zgjeron kompetencat e këtij institucioni për verifikim të thelluar të këtyre raportimeve.

Në fushën e kufizimeve mbi burimet e financimit ndalohen financimet nga subjekte të huaja, entitete me kontrata publike, persona me rekorde të caktuara kriminale, dhurime anonime, etj..

Neni i ndalimeve konsiderohet si një nen me rëndësi thelbësore për parandalimin e ndikimit të paligjshëm dhe ruajtjen e pavarësisë politike, sipas relacionit shoqërues të nismës.

Në listën e burimeve të lejueshme përfshihet kuotat e anëtarësisë, dhurimet, financimin nga buxheti i shtetit, huatë dhe të ardhura të tjera të ligjshme, ndërsa për fshehje të financimeve parashikohen gjoba administrative.

Organizata të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kanë qenë pjesë e tryezave për hartimin e këtij projektligji shprehin rezerva për dispozitat e reja, duke i konsideruar si ato si një formalitet, ku nuk sigurohet thelbi i transparencës financiare të partive politike, detyrimi i tyre për llogaridhënie dhe evitimi i parave informale.

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike, e konsideron draftit vetëm në masën 50 për qind përmbushës të pritshmërive në raport me kërkesën për një ligj që rregullon financimin e partive dhe të fushatave elektorale në përputhje me nenin 9 të Kushtetutës, ku përcaktohet detyrimi për transparencë lidhur me shpenzimet dhe financimet.

“Ligji nuk e zbaton këtë parim kushtetues”,- i tha BIRN-it, duke shtuar se “ai sjell disa elementë pozitiv, por të pamjaftueshme”.

Sipas Krasniqit risitë pozitive lidhen me kufizimet e prurjeve që vijnë nga burime të treta apo biznesit, por nga ana tjetër nuk krijon garanci që do të ketë sistem data-base publik për transparencë të plotë, i mungon përfshirja e strukturave të reja të drejtësisë në hetimin shterues të çdo denoncimi që vjen dhe lë pa një rol struktura të tatimeve e pastrimit të parave.

Si një rregullim administrativ i deklarimit të financave dhe jo një mekanizëm ligjor që mund të garantojë transparencë dhe llogaridhënie, e konsideron nismën dhe Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.

“Ligji shërben si një rregullator i mirë administrativ dhe udhëzues për veprimtarinë e brendshme të Partive Politike, por në opinionin tim serish mbetet në vullnetin e partive për ta zbatuar ose jo”- i tha ai BIRN-it.

Ndërsa për Erida Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit problemi qëndron se në hartimin e nismës nuk është marrë parasysh konteksti shqiptar, por janë referuar si modele krahasimore vetëm legjislacioni kroat dhe lituanez.

“Nëse synojmë një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse për financimin e partive politike kërkohet një vështrim krahasues ligjor më i gjerë, duke marrë si model si vendet me demokraci të konsoliduar dhe ato me kontekste politike dhe zgjedhore të ngjashme me vendin tonë dhe që kanë shënuar trend progresi në standardet Ligjore të financimit të partive politike”– i tha ajo BIRN-it.

Nuk garantohet monitorimi dhe llogaridhënia

Ekspertët ngrenë si problematikë dispozitat që lidhen me monitorimin, llogaridhënien dhe hetimin e burimeve të financimit të partive politike.

Përcaktimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organ i autorizuar për monitorimin dhe transparencën e financave të partive po ashtu shihet si jofunksional.

“KQZ e ka pasur këtë kompetencë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk ka arritur ta kryejë, ndaj duhet të gjenin një model tjetër më funksional dhe më të pavarur nga partitë politike, jo një strukturë të emëruar nga Partitë Politike”– thotë Krasniqi.

Për Xhemollarin, mekanizmat e shtrëngimit me gjoba administrative po ashtu janë të pamjaftueshme për të garantuar transparencën nga partitë.

“Gjoba 1000 euro janë të papërfillshme për parti politike që financohen nga një qind deri në 900 000 euro nga paratë publike”– shton ai.

Edhe Xhemollari shpreh rezerva për rolin e KQZ-së në proces duke ngritur pikëpyetje për aftësitë e këtij institucioni për të monitoruar atë.

Sipas tij, “KQZ të jetë proaktive në monitorimin financiar të partive, gjë që nuk e ka demonstruar deri tani dhe nuk besoj se e ka mundësinë dhe burimet njerëzore për ta ushtruar këtë hetim”.

Draft-ligji konsensual i partive nuk prek marrëdhëniet mes partive politike dhe mediat, gjë që për ekspertët e shoqërisë civile lë hapësirë për abuzime.

Sipas Krasniqit, nismës i mungojnë dispozitat që lidhen me praktikat e gabuara të së kaluarës, siç janë financimet e ardhura përmes blerjes së medias apo kontrollit të medias apo elementë të tjerë të ndikimit publik me ndikim në fushatë elektorale dhe jetën politike, si dhe financimet nëpërmjet diasporës, pa u verifikuar në strukturat e deklarimit të shtetit shqiptar.

Edhe për Xhemollarin nisma e re nuk parandalon marrëveshjet mes televizioneve dhe partive, mes këngëtarëve dhe partive, mes ofertuesve në natyrë dhe partive, marrëveshje që sipas tij, “rezultojnë të jenë marrëveshje që i kushtojnë shumë jo partive, por buxhetit të shtetit pasi partitë marrin pushtetin”.

Paqartësi për procesin e konsultimit të nismës

Nisma nuk u përfshi menjëherë për shqyrtim në Kuvend pasi komisioni vendosi të martën që drafti të kalojë një fazë konsultimi me shoqërinë civile, ndërsa organizatat po ashtu ankohen për mungesë transparence në hartimin e nismës dhe skeptike në pritshmëritë e konsultimit mbi draftin e partive.

“Jemi para faktit të kryer dhe bazuar në praktikat e mëparshme shanset për ndërhyrje përmirësuese në varësi nga rekomandimet e ardhura nga shoqëria civile dhe aktorë të tjerë janë minimale”- thotë Krasniqi, duke e konsideruar “një shans të humbur” për reformën zgjedhore  nëse nisma do të miratohet në formën e propozuar nga dy partitë e mëdha.

Ndërsa Skëndaj shton se ka relacioni shpjegues i projektligjit evidenton në mënyrë shumë të përgjithshme vetëm rekomandimet dhe konstatimet e organizatave ndërkombëtare, ndërkohë që organizatat vendase që monitorojnë proceset zgjedhore nuk përmenden.

“Nëse ODIHR ka sugjeruar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, synimi nuk ka qenë referimi vetëm tek aktorët ndërkombëtar por edhe organizatat e shoqërisë civile vendase, ekspertë zgjedhorë të fushës, partitë e vogla politike, etj.,”- shton ajo.

Sipas Skëndajt draft-ligji është hartuar në një kohë shumë të shpejtë nga koha kur komisioni I posaçëm realizoi një seancë dëgjimore mbi procesin e konsultimit publik për strukturën e tij dhe asnjë prej sugjerimeve të aktorëve të shoqërisë civile të pranishëm në atë tryezë nuk rezulton të jetë cituar në relacion, ndërsa sheh si të paqartë dhe konsultimin e nisur nga komisioni mbi draftin.

“Komisioni I Reformës Zgjedhore duhet të bëjë transparencë më të plotë për të gjithë procesin e hartimit dhe konsultimit të tij, në të kundërt perceptimi se Reforma Zgjedhore vijon të mbetet monopol i dy partive kryesore politike do të shoqërojë edhe këtë proces”- përfundon ajo./Reporter.al


Send this to a friend