VOAL

VOAL

Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, Policia çon material hetimor në prokurori për të kryer hetime – Nga Elton Qyno

Policia kriminale e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material kallëzuar duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale të një personi, i cili ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten, Adriana Kalaja.

Kjo e fundit është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook” nga një person me profil të rremë që fshihet pas emrit “Klaus Bianconeri”.

Ky person i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese, ku siç mësohet nga materiali policor rezulton se “Klaus Bianconeri” i ka shkruar në rubrikën messenger Adriana Kalasë, si më poshtë:

“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija!Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë!Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh zotin…?”.

Këtë mesazhe janë administruar nga policia e Tiranës dhe mësohet se pas marrjes në pyetje të avokates Ardiana Kalaja, çështja tashmë është përcjellë në prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimet e mëtejshme, duke kërkuar informacion përmes letërporosisë “Facebook” me qëllim lokalizimin e “IP” të personit kërcënues.

Materiali hetimor i referuar nga policia në prokurorinë e Tiranës mësohet se mban Nr.5137 dhe është administruar qysh prej 24 shkurtit 2026. Aktualisht ende ky material nuk është ndarë tek një prokuror për të nisur praktikën hetimore.

Kujtojmë se Adriana Kalaja është një avokate e njohur dhe aktiviste e Partisë Demokratike, e cila ka kryer dhjetëra kallëzime penale dhe Civile në SPAK dhe Gjykatën e Tiranës, për figura të larta të Politikës Shqiptare

BIRN: 50 me 50: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së Bashkuar, ku zbuloi një ‘shtëpi bari’ për rritjen e kanabisit në shkallë industriale.

Brenda katër dhomave, policia gjeti qindra bimë narkotike të parashikuara për të prodhuar 144 kilogramë kanabis me një vlerë tregu prej 1 milion paund, ndërsa arrestoi dy të rinjtë shqiptarë që po kujdeseshin për të.

Operacioni policor nuk ishte i beftë.

Prej vitit 2019, autoritetet britanike ndiqnin me kujdes gjurmët e Ermal Bibës – një 42 vjeçar shqiptar me origjinë nga Lezha, i dyshuar si kreu i një rrjeti në tregtinë e paligjshme të kokainës dhe kanabisit me bazë në Harrogate, një qytezë turistike e njohur për burimet e shumta të ujërave termale.

Biba u arrestua më 5 maj 2022 në Britani dhe u dënua një vit më pas me 13 vjet e gjysmë burg si kreu i një grupi kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Por çështja e tij gjyqësore nuk përfundoi me kaq.

Në korrik të vitit 2024, autoritetet britanike i kërkuan Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri që të gjurmonte pasuritë e Bibës me qëllim final konfiskimin. Në kërkesën dërguar përmes letërporosisë, autoritetet e drejtësisë në Britani shpjegojnë se sipas hetimeve, Biba kishte përfituar afro 1.45 milionë paund nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohej se mund të ishin transferuar në Shqipëri.

“Për të siguruar që asetet të ruhen në mënyrë që ato të mbeten të disponueshme për konfiskim, Gjykata angleze ka kompetencen të nxjerrë një urdhër ndalimi kundër çdo pasurie që i përket të pandehurit si pronar ligjor,” thuhet në vendimin gjyqësor.

Kjo është vetëm një nga dhjetra letër-porositë e mbërritura në Prokurorinë e Posaçme nga autoritetet e huaja gjyqësore, të cilat kërkojnë identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive në emër të personave të dënuar në vendet e tyre për krim të organizuar.

Prokuroria e Posaçme i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se kishte sekuestruar për llogari të shtatë shteteve të tjera 94 pasuri në periudhën 2020-2026; të cilat përfshijnë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, para cash, llogari bankare, kompani biznesi dhe një mjet lundrimi.

Në krye të listës qëndron Belgjika me numrin më të lartë të kërkesave dhe 38 pasuri të sekuestruara, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 17 pasuri, Franca me 7 pasuri dhe Italia gjithashtu me 7 pasuri.

Gjurmimi transnacional i pasurive me origjinë kriminale shënon një përpjekje të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar. Sipas ish-prokurorit Eugen Beçi, ky proces është i rëndësishëm, pasi përcjell mesazhin se asetet e grupeve kriminale janë të pasigurta, kudo që ato të investohen.

“Krimi transnacional do përgjigje globale të koordinuar për t’u goditur,” tha Beçi për BIRN. “Pra, nuk ka rëndësi ku shkojnë paratë e konfiskuara, e rëndësishme është që i hiqen nga dora grupeve kriminale duke i dobësuar ato,” shtoi ai.

Gjurmimi i aseteve

Autoritetet e huaja i klasifikojnë rrjetet kriminale shqiptare si ndër më të fuqishmet në Europë, me degë të konsoliduara në Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën Qendrore. Ato janë zhvendosur gjithnjë e më shumë nga kanabisi drejt trafikut të kokainës dhe heroinës, për shkak të fitimeve më të larta dhe rrezikut më të ulët operacional.

Sipas analizës së Prokurorisë së Posaçme, roli i Shqipërisë në këtë panoramë lidhet kryesisht me pastrimin e të ardhurave kriminale.

“Vihet re se, shumica e aktiviteteve të rënda kriminale të këtyre grupeve zhvillohet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa Shqipëria përdoret kryesisht për pastrimin e produkteve të veprës penale…,” thuhet në raportin vjetor të SPAK.

Paralelisht me luftën e koordinuar kundër grupeve kriminale aktive, Prokuroria e Posaçme po merr gjithnjë e më shumë kërkesa nga partnerët e huaj për gjurmimin në Shqipëri të pasurive në emër të personave të dënuar jashtë kufijve, si pjesë të ekzekutimit të vendimeve penale ndaj tyre.

Procesi realizohet kryesisht përmes letër-porosive dhe rregullohet ligjërisht nga dy konventa ndërkombëtare; ajo “mbi Ndihmën e Ndërsjelltë Juridike në Fushën Penale” si dhe konventën europiane “Për Pastrimin, Depistimin, Kapjen dhe Konfiskimin e Produkteve të Krimit”.

Sipas të dhënave që SPAK vuri në dispozicion, kërkesat për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive për llogari të shteteve të tjera kishin ardhur nga Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Spanja – vende ku krimi i organizuar me origjinë shqiptare është mjaft i përhapur.

Nga 94 pasuri të sekuestruara në total gjatë viteve 2020-2026, vetëm njëra prej tyre ishte konfiskuar, duke vendosur edhe një praktikë ligjore për trajtimin e mëtejshëm të këtyre letër-porosive.

Rasti kishte të bënte me një kërkesë për ndihmë juridike nga Mbretëria e Bashkuar, e cila synonte identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive në pronësi të një shtetasi shqiptar, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në formën e bashkëpunimit të veçantë kriminal.

Një pasuri e paluajtshme u identifikua në pronësinë e këtij shtetasi, e cila pasi u konfiskua, u lëshua me qira dhe më pas u shit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“Të ardhurat e qerasë dhe shitjes së kësaj pasurie administrohen nga kjo Agjenci, deri në momentin e finalizimit të nënshkrimit të një marrëveshje me autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët është dakordësuar se 50% e vlerës së qerasë dhe shitjes së kësaj pasurie do t’i kalojë buxhetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe 50% buxhetit të Shtetit Shqiptar,” tha SPAK në përgjigje.

Shkëmbim i dyanshëm

Jo të gjithë personat e implikuar në krime i fshehin pasuritë e tyre luksoze; madje ka nga ata që i reklamojnë fare hapur ato. Ky është rasti i Visar Miftarit, një 39 vjeçar nga Mitrovica në Kosovë, i proceduar për tregtimin e kanabisit dhe kokainës nga Gjykata Vendore e Darmstadtit  në Gjermani.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të datës 7 maj 2025, Miftari akuzohet se ka përfituar një vlerë prej 11.2 milionë eurosh nga aktiviteti i tij kriminal në Gjermani.

Përmes përgjimeve dhe mbikëqyrjes telefonike, autoritetet gjermane ranë në gjurmët e disa investimeve të kryera nga Miftari në Shqipëri, mes të cilave një vilë me pishinë në resortin “Green Coast” në Palasë, një automjet Lamborghini si dhe një ndërtesë e paidentifikuar në Shëngjin.

Përveç të dhënave të siguruara përmes përgjimeve telefonike, autoritetet gjermane bënë kërkime në rrjetin social TikTok dhe identifikuan fotografi të vilës dhe makinës luksoze në profilet e bashkëpunëtorëve të Miftarit. Ata kërkuan përmes një letër-porosie sekuestrimin e këtyre pronave dhe pasuri të tjera potenciale të identifikuara në Shqipëri në emër të Miftarit.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK sekuestroi vilën 2-katëshe në Green Coast dhe makinën Lamborghini, të cilat i kaluan për administrim Agjencinë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, deri në një marrëveshje me autoritetet gjermane.

Megjithatë, kërkesat për ndihmë të ndërsjelltë juridike nuk janë vetëm në një drejtim.

Në korrik të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme sekuestroi me ndihmën e Prokurorisë së Veronës në Itali pasuri me vlerë 4 milionë euro në pronësinë e grupit të drejtuar nga Suel Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut Europian.

Mes pasurive të sekuestruara ishin një ndërtesë në Nogarole Rocca, një ndërtesë e dytë në Verona me 30 njësi të përdorura si zyra dhe dyqane si dhe një shoqëri tregtare në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku sipas hetimit transferoheshin shuma të mëdha parash nga Shqipëria.

Në një rast të dytë, SPAK sekuestroi 10 milionë dollarë në kriptovaluta të vëllezërve Çopja në bashkëpunim me autoritetet belge.

Gjurmimi i parave të pista kërkon shpesh metoda të posaçme të hetimit dhe informacion të shkëmbyer në mënyrë të shpejtë me shtetet e huaja. Prej vitit 2025, Shqipëria miratoi ligjin për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve – një strukturë kombëtare e specializuar për inteligjencën pasurore dhe koordinimin ndërkombëtar në funksion të sekuestrimit dhe konfiskimit./ BIRN

Monitor: Në rajon nafta shitet me lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në Tuz, në kufi me pikën doganore të Murriqanit, që lidh Malin e Zi me Shqipërinë.

 

Pjesa më e madhe e banorëve aty rrotull kalojnë kufirin dhe furnizohen me naftë, pasi ajo është shumë më e lirë se në Shqipëri. Një litër naftë tregtohej dje në mal të Zi me 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri 214 lekë, ose 2.2 euro me kursin e ditës.

Me 2 mijë lekë, në Shqipëri mund të blesh 9.3 litra naftë, ndërsa në Mal të Zi, me të njëjtën shumë, nëse e këmben merr gati 21 euro dhe blen 13.1 litra, ose 42% më shumë. Diferenca në çmim është aq e lartë sa ia vlen dhe koha e shpenzuar po karburanti i shpenzuar tepër për rrugën deri në kufi.

Jo vetëm banorët e zonës aty rrotull, edhe qytetarët e Shkodrës e kanë kthyer Malin e Zi në një destinacion të preferuar. Koçi, së bashku me bashkëshorten çdo dy javë shkojnë në Podgoricë.

Rrugës, ata e mbushin serbatorin plot, por nuk mjaftohen me kaq, bëjnë furnizimet me ushqime në supermarkete. Një kavanoz kos kushton 1.3 euro, ndërsa i njëjti në Shqipëri kushton 70% më shtrenjtë. Qumështi po ashtu është më i lirë, mielli, vaji, produktet e konservuara gjithashtu.

Mbi të gjitha, ata pohojnë se përveçse më të lira, produktet janë dhe më cilësore. Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë njëlloj me mesataren europiane (98.7% e mesatares europiane), ndërsa në Maqedoninë e Veriut sa 73% e mesatares europiane dhe në Mal të Zi sa 82.6%. (të dhënat e fundit janë për vitin 2024, nuk ka info për Kosovën).  Qumështi, djathi dhe vezët kushtojnë madje 31.5% më shtrenjtë se mesatarja europiane.

Askush nuk e ka matur se sa po humb ekonomia shqiptare si rrjedhojë e diferencave të çmimit me vendet kufitare, që po zhvendosin konsumin si të karburantit ashtu dhe të produkteve të tjera në vendet fqinjë, si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ky fenomen potencialisht përkthehet në humbje të të ardhurave fiskale, tkurrje të konsumit të brendshëm, presion mbi bizneset vendase dhe një kontribut më të ulët në rritjen e PBB-së, për shkak të transferimit të shpenzimeve jashtë ekonomisë shqiptare, që nëse nuk do të kishte diferenca çmimesh do të mbeteshin në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Shoqata e llogarit këtë konsum të humbur me kalimet në zona kufitare të mjeteve ditore, së dyti me numrin e turistëve e kamionëve që hynë e dalin me targa të huaja dhe furnizohen. Së treti, bëhet një llogaritje me numrin e makinave në zonat kufitare dhe konsumin në këto zona krahasuar me të njëjtin numër makinash në zonat e brendshme, si dhe me infon se sa shesin në ditë pikat e karburantit afër kufirit tonë me tre shtetet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend.

Duke konvertuar 500 ton në litra, me një çmim mesatar prej 1.5-1.6 euro për litër, llogaritet se nga Shqipëria po dalin aktualisht rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e karburanteve në vendet fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit.

Ndërsa çmimet më të shtrenjta të ushqimeve lidhen me mungesën e konkurrueshmërise dhe varësinë e lartë nga importi, duke e kthyer ekonominë në një supermarket të madh, për naftën, një nga arsyet kryesore lidhet me barrën e lartë të taksave që paguhet për çdo litër.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, në Shqipëri ësht 2.2 euro/litër.

Në vlerë, sa herë që ble një litër karburant, çdo përdorues makine në Shqipëri, paguan dy herë më shumë taksa sesa banorët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut.

Shteti mund të arkëtojë gati njëlloj, nëse ul taksat dhe rrit konsumin

Nëse çmimet do të ishin në nivele të ngjashme me rajonin, konsumi do të përqendrohej në vend dhe do të rritej me 25-30%, duke arritur afër 1 milion ton në vit. Kjo rritje e konsumit, pa dyshim do të kompensonte uljen e barrës fiskale mbi naftën.

Në 2025-n, me konsumin aktual prej 740 mijë ton në vit dhe çmim mesatar 175 lekë për litër, vlerësohet se shqiptarët paguan rreth 1.5 miliardë euro për të blerë naftën, gjysma e të cilës janë taksa. Këtë vit, nëse taksimi nuk ndryshon dhe konsumi mbetet i njëjtë, shpenzimi do të arrijë në 1.7-1.8 miliardë euro në vit, me një çmim mesatar midis 200-214 lekë për litër, nga i cili shteti do të arkëtonte gjysmën (rreth 900 milionë euro).

Nëse do të hiqej psh taksa e qarkullimit, që e lehtëson naftën me 30 lekë për litër, psh me një çmim prej 180 lekë për litër, konsumi do të rritej në 2.1 miliardë euro dhe shteti do arkëtonte 40%, apo rreth 850 milionë euro, duke rikuperuar ndjeshëm humbjen nga heqja e taksës së qarkullimit./Monitor

Shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve reagojnë për referendumin në Itali: Pavarësia e sistemit të drejtësisë mbetet themel i demokracisë

Pas përfundimit të referendumit në Itali për disa ndryshime në reformën në drejtësi të kërkuara nga qeveria “Meloni”, ku qytetarët u shprehën me një “Jo” në shumicë dhe pjesëmarrje masive, reagimet kanë qenë të shumta.

Mes tyre edhe në Shqipëri, ku më e fundit është deklarata e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

 

Me një reagim ditën e sotme (25 mars), kjo Shoqatë përshëndet rezultatin, që e cilëson si një “mbështetje e qartë për shtetin e të drejtës” dhe vetë drejtësinë.

“Rezultati i këtij referendumi tregoi një mbështetje të qartë për pushtetin garantist të shtetit të së drejtës, i cili sigurohet vetëm nga një sistem drejtësie që zotëron hapësirën e nevojshme për të funksionuar në mënyrë efiçente dhe të pavarur”, theksohet mes të tjerash në reagim.

Por gjithashtu nënvizohet se edhe Prokurorët dhe Gjyqtarët në Shqipëri do ta vijojnë misionin e tyre për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, pavarësisht problematikave.

“Sistemi i drejtësisë, me gjithë problematikat që mund të ngrihen në drejtim të tij, përbën oksigjenin e lirive themelore të qytetarëve. Procesi referendar në Itali dëshmoi edhe një herë se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional. Në këtë kontekst, shoqatat tona mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje”, mbyllet kjo deklaratë.

Deklarata e plotë e Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve:

“DEKLARATË E PËRBASHKËT

E Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë ndjekur me mjaft interes procesin referendar në Republikën e Italisë, lidhur me ndryshimet e propozuara kushtetuese në sistemin e drejtësisë.

Pas përfundimit të procesit dhe zyrtarizimit të rezultatit, shprehim vlerësimin dhe urimet e rastit për Shoqatën Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë, e cila, përmes rolit të saj aktiv dhe angazhimit profesional, kontribuoi në nxitjen e një debati të hapur, për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave kushtetuese. Rezultati i këtij referendumi tregoi një mbështetje të qartë për pushtetin garantist të shtetit të së drejtës, i cili sigurohet vetëm nga një sistem drejtësie që zotëron hapësirën e nevojshme për të funksionuar në mënyrë efiçente dhe të pavarur.

Magjistratura italiane ka treguar gjithnjë pjekuri në përballjet dhe sfidat e saj, jo pak të vështira. Ajo, ndoshta më shumë se çdo sistem tjetër i Evropës, e ka merituar pavarësinë që gëzon sot, mbi të gjitha, për martirët që i ka dhuruar kauzës së vendosjes së drejtësisë dhe triumfit të ligjshmërisë. Angazhimi i Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë dëshmoi se një sistem drejtësie i ndërgjegjshëm për misionin e tij merr pjesë në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme në jetën demokratike, duke mbrojtur vlerat mbi të cilat ndërtohet drejtësia.

Një angazhim i tillë forcon njëkohësisht lidhjen ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve, duke garantuar llogaridhënien dhe ndërtimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë. Edhe në vendin tonë, është detyre e organeve të sistemit të drejtësisë dhe e çdo magjistrati në veçanti për të rritur besimin e qytetarëve, sikurse edhe përgjegjësia e qytetarëve për t’i ofruar besimin e duhur institucioneve të dhënies së drejtësisë, të cilat ekzistojnë për t’i shërbyer atyre, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë kushtetuese nga çdo ekses prej pushteteve të tjera.

Sistemi i drejtësisë, me gjithë problematikat që mund të ngrihen në drejtim të tij, përbën oksigjenin e lirive themelore të qytetarëve. Procesi referendar në Itali dëshmoi edhe një herë se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional.

Në këtë kontekst, shoqatat tona mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje”. gsh

Eksperti Eduard Elezi: Pas denoncimeve për abuzimet e Ballukut, gruaja ime u kërcënua të mbyllte gojën dhe të mos fliste në media!

Eksperti i naftës, Eduard Elezi ka bërë me dije një rast kërcënimi ndaj familjes së tij, që ai e lidh drejtpërdrejt me deklaratat dhe akuzat që ai ka bërë publikisht në lidhje me akuzimet e Belinda Ballukut në sektorin energjitik, teksa ajo mbante postin e ministres së Infrastrukturës e Energjisë.

I ftuar në News24, për të folur për çmimet e naftës, ai u ndal te kërcënimi, teksa tha se pas një interviste që ka dhënë për abuzimet e ish zv kryeministres, ai tha se një person kishte ndaluar gruan e tij duke i thënë që t’i thoshte atij të mbyllte gojën dhe të mos fliste nëpër media.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur në zonën e digës së Liqenit Artificial në Tiranë, ku bashkëshortes së tij i është thënë mesazhi kërcënues. Eksperti shtoi se ka bërë menjëherë kallëzim në polici, por çështja ishte mbyllur pas dy javësh nga prokuroria.

“Dua të denoncoj që i ka ndodhur familjes time. Para disa kohësh kam qenë në një intervistë këtu në News24, ku jam prononcuar në lidhje me vjedhjet në sektorin e energjisë elektrike, me abuzimet që bënte ministrja Balluku, ku flitet për qindra milionë euro abuzime. Më është kërcënuar familja, nusja. Pas intervistës, nusja ime ka marrë kërcënime duke i thënë që ‘mbylli gojën burrin tënd që të mos flasë nëpër media’.

I ka dalë përpara në rrugë dhe  ka thënë që të mbyllë gojën dhe të mos flasë nëpër media në lidhje me abuzimet e Ballukut. Është bërë  bërë denoncimi në polici dhe Prokuroria pas dy javësh ka mbyllur hetimet pa hetuar asnjë gjë. Nuk jam thirrur unë, personat në vendngjarje, nuk është parë asnjë kamerë. Kjo ka ndodhur te diga e liqenit dhe është bërë denoncimi, ishte e shqetësuar”, theksoi eksperti.

“Para zgjedhjeve u premtonte shqiptarëve pasaportë evropiane, sot Noc Rrokun” – Bardhi nxjerr videon me deklaratat e Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama, duke evidentuar tërheqjen e tij nga premtimi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Në videon e publikuar, Bardhi risjell një deklaratë të Ramës në mars 2025, pak para zgjedhjeve, ku kryeministri premtonte se shqiptarët do të përfitonin të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshirë edhe të drejtën për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në Parlamentin Europian.

“Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë, edhe për Parlamentin Europian, gjithashtu. Ndërkohë që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve europiane,” – është deklarata e Ramës në mars 2025.

Ndërsa në një qëndrim të shprehur pak ditë më parë, Edi Rama mban një linjë të kundërt, duke u tërhequr nga ky premtim.

“Pse duhet ne patjetër që, që në momentin e parë, të kemi edhe deputetët tanë në Parlamentin Europian? Apo se i mungojnë Parlamentit Europian druvarët, që duhet t’ia çojmë ne me shpejtësi?!” – u shpreh Rama pak ditë më parë në një konferencë për gazetarët, duke shpjeguar qëndrimin e tij të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për heqjen dorë tani nga të drejtat e plota si vend anëtar.

Gazment Bardhi shprehet se ky ndryshim rrënjësor i qëndrimit në një kohë kaq të shkurtër, tregon sa shumë i ka mashtruar Rama shqiptarët para zgjedhjeve dhe sa i pabesueshëm është ai si kryeministër. Madje, kreu i grupit parlamentar e ironizon Ramën duke përdorur shprehjen e tij për “noc rrokun”, për të theksuar se, sipas tij, me Ramën në krye të qeverisë, nuk mund të pritet asnjë rezultat pozitiv për integrimin europian.

Videoja është pjesë e një serie publikimesh, ku kreu i grupit parlamentar të PD synon të evidentojë atë që ai e cilëson si dështime të kryeministrit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. gsh

FOTOT- Shembet rruga në Rëmenj të Pogradecit, deputetja e PD: U shpërdoruan 800 mln lekë nga Bashkia, po rrezikohet jeta e banorëve! Prokuroria të hetojë

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli, denoncoi skandalin e shembjes së rrugës dhe shpërdorimit të taksave të qytetarëve nga drejtuesit vendorë të Bashkisë Pogradec me rrugën e shembur të Rëmenjit.

aliolli3

E shoqëruar edhe nga kreu lokal i selisë blu, Oligert Muçllari, ajo pa sot (24 mars) nga afër dëmet e shkaktuara dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve, teksa bëri edhe një deklaratë publike për median, ku kërkoi marrje masash dhe mbajtje përgjegjësish.

“Jemi së bashku me kryetarin e PD, të degës Pogradec këtu fshatin Rëmenj në njësinë administrative Buçimas, për të parë nga afër problematikën e rrugës. Pamjet tregojnë se çfarë ka ndodhur me rrugën e cila është një abuzim me investimet publike dhe një model i pastër i korrupsionit. Kjo rrugë është inauguruar vetëm pak muaj më parë një investim që ka kushtuar 800 milionë lekë dhe siç e shihni rezultati është i dukshëm çka do të thotë që banorët e kësaj zone kanë probleme të mëdha sepse jeta e tyre është e pasigurt kur kalojnë këtu, një problematikë që është shfaqur edhe kohë më parë”, tha ajo mes të tjerash gjatë denoncimit.

remenj pogradec aliolli

Alolli kërkoi hetimin e ngjarjes nga Prokuroria dhe marrjen e masave, që rruga të mos rrezikonte jetët e banorëve të zonës.

“Kjo rrugë do të shkaktojë problematika të mëtejshme të cilat mund të vinë deri më bllokimin e kësaj lagjeje për të komunikuar me pjesën tjetër. Ju bëjmë thirrje organeve kompetente për të marrë masa. Të ndërhyjnë te kjo rrugë në mënyrë që të sigurojnë jetën e banorëve por ju bëjmë thirrje gjithashtu që të shohin mënyrën e kryerjes së punimeve dhe të marrin në dorëzim dosjen, e cila reflekton punimet që janë kryer në këtë rrugë dhe përgjegjësinë e kompanisë së punimeve”, deklaroi ligjvënësja.

aliolli2

Oligert Muçllari, kryetar i PD Pogradec, denoncoi skandalin dhe shpërdorimin e miliona lekëve nga taksat e qytetarëve, në investime që përurohen, por që shemben shumë shpejt.

aliolli pogradec

“Jemi në fshatin Rëmenj për të denoncuar një rast flagrant dhe të papërgjegjshëm nga ana e bashkisë Pogradec. Kjo tregon ashtu si edhe në shumë investime të tjera të papërgjegjshme, se në këtë rast bashkia Pogradec së bashku me ata të cilët ajo ndan fondet dhe taksat e qytetarëve në mënyrë direkte duke mos i shërbyer qytetarëve, ka kryer përsëri një investim që kap vlerën e mbi 800 milionë lekëve, ç’ka do të thotë se edhe pse është inauguruar para disa kohësh, ky investim është i gjithi përtokë dhe është shembur shumë shpejt. Kjo tregon edhe njëherë papërgjeshmërinë e investimeve të bashkisë Pogradec jo vetëm në këtë fshat, por në të gjithë territorin e kësaj bashkie, cilësia e investimeve le shumë për të dëshiruar dhe është shumë e papërgjegjshme nga ana institucionale e saj”, tha ai.

Ai i bëri thirrje organeve ligjzbatuese që ta hetojnë këtë rast flagrant të abuzimit me taksat e qytetarëve dhe kryebashkiakut të dyshuar Ilir Xhakolli.

“Ju bëjmë thirje organeve ligjzbatuese ta shikojnë me vëmendje këtë rast sepse është një rast flagrant që tregon abuzimin me taksat e qytetarëve e sidomos me taksat e trefishuara të banorëve të Pogradecit që me ardhjen në krye të bashkisë së Ilir Xhakollit. Ne si PD dënojmë këto akte të papërgjgjshme dhe jemi në mbështetje të qytetarëve”, u shpreh Muçllari.

“Balluku del ngrehur në pazar edhe pse e zhytur në korrupsion”- Deputetit i PD akuza mazhorancës

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, akuzoi mazhorancën socialiste që tani “kanë hallin e bakllavasë”, ndaj i nënshtrohen urdhrave të kryeministrit, i cili nga ana tjetër po bën gjithçka që të mbajë pushtetin, duke mbrojtur edhe zv/kryeministren e akuzuar për korrupsion dhe e pandehur nga SPAK.

 

Ligjvënësi opozitar u shpreh për “News 24” ditën e sotme, se denoncimet dhe protestat e opozitës po bëjnë jehonë dhe po japin rezultate, kurse mazhoranca tani ka hallin vetëm si të mbajë pushtetin, se si të vjedhë zgjedhjet e ardhshme, si të sulmojë drejtësinë, pas “ujit nën rrogoz” që ka marrë.

“Unë lëvizjet e Ramës i shoh si pasojë e situatës. Rama ka mbledhur të tijtë, kanë hallin e bakllavasë, u thotë të qëndrojnë bashkë të gjithë që të mos humbasin bakllavanë. Ata mendojnë se si të ruajnë pushtetin, se si të vjedhin zgjedhjet. Por kanë marrë ujë nën rrogoz…”, tha ai mes të tjerash, duke përshkruar situatën politike mes socialistëve dhe demokratëve.

Por Korreshi nënvizoi edhe punën e drejtësisë që ka hetuar zyrtarët e korruptuar, përfshi edhe Belinda Ballukun, por shtoi se pavarësisht këtyre akuzave, mazhoranca i kundërvihet drejtësisë duke stepur qytetarët tek besimi dhe shpresa për të ardhmen. Madje nënvizoi se edhe pse e akuzuar për abuzime, jo vetëm që Balluku del rrugëve të pazarit, por i jepet edhe post politik në Fier.

“Njerëzit janë të stepur pasi shohin se si kjo qeveri po del mbi gjykatën duke mbrojtur me forcën e kartonit zyrtarët e korruptuar. Provat e SPAK ndaj Ballukut tregojnë për nivelin e lartë të korrupsionit në qeverinë socialiste duke nisur nga niveli lokal deri tek ai qendror. Por Rama e rikonfirmoi sërish të deleguar politike për qarkun e Fierit. Ju si keni parë ato prova që kemi parë ne, dhe nëse nuk i nxjerrim do përbënte vepër penale dhe ne kemi firmosur një letër, që ne do të ishim nesër në vend të saj nëse do t’i nxirrnim. Dhe pesha e këtyre provave nuk e zhbën dot, i jepet përparësi një njeriu që del ngrehur në pazar kur është i zhytur në korrupsion dhe kjo është më për të qarë”, tha ligjvënësi demokrat.

korreshi

Ai akuzoi pushtetin aktual si të zhytur të paktën 60% në korrupsion dhe afera, nga niveli më i ulët, deri te zyrtarët e lartë. Dhe pavarësisht skandaleve, Korreshi tha se “kryeministri mbron me kartonë këta zyrtarë”, duke nënkuptuar Ballukun.

“Të gjithë këta të korruptuar, 60 % e bashkive, ministra dhe ish-ministra dhe tani zv/kryeministrja në një korrupsion kaq madhor dhe ti e çon të deleguar prapë si do të mësojë brezat një njeri që pritet ta fusin në burg por e mban jashtë forca e kartonëve”, vijoi ai.

Por sipas tij, opozita ka mundësi të bëjë edhe më shumë me protestat e saj, si ajo e 22 marsit, pasi situata politike ka ndryshuar shumë dhe PS është në krizë fal denoncimeve të tyre, punës së drejtësisë dhe faktorit ndërkombëtar.

“Opozita ka kapacitet për të bërë shumë më shumë, por në situatën ku ndodhemi nuk mund të presim që kjo qeveri të bjerë vetëm përmes protestave. Njerëzit stepen se shohin kur kjo qeveri del mbi gjykatën me forcën e kartonave, dhe po mbahet gjallë. Ju si keni parë ato prova që kemi parë ne, dhe nëse nuk i nxjerrim do përbënte vepër penale dhe ne kemi firmosur një letër, që ne do të ishim nesër në vend të saj nëse do ti nxirrnim”, deklaroi ligjvënësi demokrat. 

Hetimet për Ballukun, GJKKO “dritë jeshile” SPAK që të kontrollojë celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara! Do ‘zbërthehen’ telefonat e vartësve të ish-zv kryeministres, Ilir Shtufit dhe…

Klodiana Lala/ Gjykata e Posaçme përmes një vendimi të firmosur më 19 mars ka lejuar SPAK të këqyrë të gjithë celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët e posaçëm i janë drejtuar gjykatës për të lejuar zbërthimin e të gjitha pajisjeve, që u janë marrë si personave nën hetim, sikurse janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish- administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të atyre në dijeni në mesin e të cilëve janë biznesmenët Rrok Gjoka dhe Ilir Shtufi.

Më herët zbërthimi i celularëve bëhej pa marrë miratimin e gjykatës, por nisur nga vendimi i Kushtetuese, u hap dhe praktika e re që prokurorët e SPAK janë të detyruar të kalojnë në çdo rast filtrin e gjykatës.

Në rastin konkret, pasi ka marrë kërkesën e SPAK për të lejuar hapjen dhe aksesimin e pajisjeve, gjyqtari Erjon Çela ka njoftuar palët dhe ka pranuar prapësimet e avokatëve te personave nen hetim dhe dijeni, të cilët përmes memove kanë kërkuar që të lejohet këqyrja e pajisjeve dhe marrja e të dhënave që lidhen me çështjen hetimore ndaj ish numrit dy të qeverisë.

Gjykatësi Erjon Cela pasi e ka shqyrtuar çështjen ka miratuar marrjen e të gjitha të dhënave, duke argumentuar se janë të dhëna me interes për hetimin. Të dhënat që do të nxirren nga telefonat apo lap-topët do të analizohen në harmoni me të dhënat e tjera të dosjes Balluku. Ish-zv.kryeministrja po hetohet për paracaktim të procedurave tenderuese të rrugëve në vlera miliona euro.

Gjatë këqyrjes së telefonave të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Po ndërsa Erjon Cela i ka ndezur dritën jeshile SPAK në drejtim të hetimeve, me shumë interes pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Berberit, i cili kërkon papërdorshmërinë e të dhënave që janë siguruar nga këqyrja e telefonave të tij celularë.

Shpallja e vendimit për këtë çështje nga Kushtetuesja u shty për shkak se një prej anëtarëve të saj ndodhej jashtë vendim. Seanca e radhës pritet të zhvillohet me datë 26 mars e me gjasë do të ketë edhe një vendim lidhur më këtë çështje, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetimet për dosjen Balluku.

Carlo Bolino pushon nga puna Ilir Babaramon – Gazetari flet hapur për presionet

 

Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino shkarkon nga puna drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo.

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”- tregon më tej Babaramo.

“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim.

Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme” shprehet gazetari Ilir Babaramo.

Berisha zbulon arsyet e konfliktit me Salianjin: Më kërkohet një deklaratë që të garantoj se nuk do të ‘vras’ Fatmir Xhafën! I thashë ‘je djali i ri, ke karrierën përpara dhe…’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar një episod nga një bisedë me ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë kohës kur ky i fundit ndodhej në burg, që mesa duket kjo është edhe zanafilla e konfliktit të tyre.

Sipas Berishës, Salianji i kishte kërkuar një mendim në lidhje me një kërkesë që, sipas tij, i ishte bërë nga autoritetet për të firmosur një deklaratë, që të mos “vrasë” Fatmir Xhafën.

Në këtë kontekst, Berisha deklaroi se e kishte këshilluar të mos e firmoste një dokument të tillë.

“Për dijeni, meqë jemi këtu. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim.

Çfarë mendimi, i them unë. Urdhëro, e prita mirë. Sigurisht, kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politik dhe e ka merituar plotësisht.

Çfarë mendimi? Tani, thotë, më kanë ngelur tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por kërkojnë një deklaratë në të cilën duhet të garantoj se nuk do vras Fatmir Xhafën.

Kush ta kërkon këtë? Ma kërkon gjykata dhe drejtoria e burgut.

I them unë, po ti je i burgosur politik. Nuk ke punë me Fatmir Xhafën, nuk je zënë, nuk je sharë, nuk je rrahur me Fatmir Xhafën.

Meqë më pyet mua, unë të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh se ti merr fajësinë në këtë mes. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të vras Fatmir Xhafën, do të thotë se Fatmir Xhafa të burgosi ty se e ke kërcënuar. Kjo është e vërteta.

Natyrisht, ai ishte në burg dhe unë nuk mund të merrja përsipër më shumë se kaq. Këshilla ime është që ju të mos e firmosni se kjo të fajëson dhe ti je i ri në karrierë dhe ke karrierë përpara. Mirë, tha.

Iku. Doli, erdhi. Çfarë bëre me atë? Jo, tha, nuk ma kërkuan më. Tani, të tjerat lexojini vetë”, tha Sali Berisha. gsh

 

Rritja e çmimit të karburanteve- Shoqëria civile protestë sot para Kryeministrisë: Të bashkohemi kundër padrejtësive

Thirrje për protestë është bërë nga shoqëria civile. Në rrjete sociale është shpërndarë thirrja për protestë ditë e sotme më 23 mars, para Kryeministrisë në orën 17:00.

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimeve të karburanteve. Motoja e protestës është ulja e këtyre çmimeve. Ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht në këtë lëvizje. bw

  • foto galeri

 

 

 

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Duhet transparencë për protokollet mbi gazin lotsjellës dhe përdorimin e forcës

Avokati i Popullit ka reaguar pas protestës së opozitës të zhvilluar ditën e diel në Tiranë, duke bërë me dije se ka ndjekur nga afër të gjithë itinerarin e tubimit.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi i punës i institucionit ka monitoruar situatën në terren, si dhe ka vizituar spitalet dhe komisariatet për të verifikuar rastet e protestuesve të ndaluar apo të lënduar. Nga të dhënat paraprake rezulton se të paktën 12 persona madhorë janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa 4 të mitur janë shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitali i Traumës, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë administruar ankesën e një protestuesi, i cili pretendon se është ushtruar dhunë ndaj tij nga forcat e policisë. Për këtë rast është bërë me dije se ka nisur një hetim përkatës administrativ.

Gjithashtu, kërkohet transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia, veçanërisht në lidhje me përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave, si gazi lotsjellës apo uji.

Reagimi:
Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.

Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji. bw

Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt- Eurostat: 12.7% e popullsisë në vështirësi

Vendi ynë ka 12.7% të totalit të popullsisë që përballet me strehim të pasigurt, shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 4%, duke lënë pas vetëm Turqinë me 19.7%.

 

Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang europian, sipas të dhënave të Eurostat (databaza) që i përkasin vitit 2023.

Vendi ynë ka 12.7% të totalit të popullsisë që përballet me strehim të pasigurt, shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 4%, duke lënë pas vetëm Turqinë me 19.7%. Kjo po ndodh në një kohë që vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja në bregdet dhe në zonat urbane dhe, nga ana tjetër, popullsia rezidente po tkurret me shpejtësi.

Gati një në tetë persona që jetojnë në Shqipëri përballen me mungesë serioze të strehimit, çka tregon për vështirësi të theksuara për të jetuar në banesa të përshtatshme dhe të përballueshme nga ana e kostos.

Në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore, ky tregues është nën 2% në shtete si Malta, Finlanda, Holanda apo Zvicra.

Diferenca është shumë e thellë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve europiane për akses në strehim, çka reflekton nivelin më të ulët te të ardhurave dhe mungesën e politikave efektive sociale për strehimin.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria shfaqet më keq se shumica e fqinjëve, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat vetëm 7 për qind të popullsisë së tyre kanë probleme me strehimin. Vetëm Turqia paraqet një situatë edhe më ekstreme.

Bashkimi Europian e konsideron strehimin si një nga dimensionet më kritike të varfërisë për shkak se prek cilësinë e jetesës, sidomos për shtresat më të pambrojtura.

Strehimi i përballueshëm po bëhet gjithnjë e më i vështirë për Shqipërinë, pasi pagat po rriten shumë më ngadalë se qiratë. Ato ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind, duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti dhe duke u bërë përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.
Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, në këtë fillim viti çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në ketë klimë kostosh të larta pagat po rriten më pak. Gjatë tremujorit të tretë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.300 lekë, me një rritje prej 7.3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Pagat e ulëta e bëjnë të vështirë që familjet e varfra të përballojnë kostot e banesave, sidomos në qytetet e mëdha ku çmimet dhe qiratë janë rritur shumë më shpejt se pagat.

Nga ana tjetër, tregu i strehimit është orientuar kryesisht drejt investimit, me një pjesë të konsiderueshme të ndërtimeve të reja që shërbejnë si aset financiar apo për turizëm, dhe jo si strehim i përballueshëm për banorët vendas. Kjo ka ulur ofertën reale të banesave për shtresat me të ardhura të ulëta.

Situata bëhet më e vështirë pasi qeveria shqiptare nuk aplikon politika sociale në drejtim të strehimit të mjaftueshëm për të zbutur problemin që është krijuar. Programet e banesave sociale kanë qenë të kufizuara në shkallë vendi. Në të njëjtën kohë, emigracioni i lartë dhe migrimi i brendshëm nga zonat rurale drejt qyteteve kanë ushtruar presion shtesë mbi tregun urban të banesave, duke rritur kërkesën në zona ku oferta është tashmë e shtrenjtë./Monitor.al

Monitor: Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2 500 euro, sa në Greqi

Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për kalimin në Europë, biznese në sektorë të ndryshëm janë detyruar të përafrojnë pagat për profesione të ngjashme me nivelet e BE-së.

Rreth 2 vite më parë gjetja e shoferëve për kamion, ishte një nga problematikat më të mprehta të sektorit të transportit të mallrave. Disa kompani për të mbushur hendekun e fuqisë punëtore nisën të punësonin shtetas të huaj nga Egjipti, ndërsa vendasit emigronin drejt BE-së, veçanërisht drejt Gjermanisë për paga mbi 2 mijë euro.

Me qëllimin zgjidhjen e problematikës, operatorët e transportit të mallrave me kamion janë detyruar të rrisin pagat nga 30 deri 50% për 2 vitet e fundit për shoferët e kamionëve duke shkuar në 2500 euro.
Sipas të dhënave të “Economic Reseach Institute”, në Gjermani paga mesatare për shoferët e kamionit arrijnë deri në 4 mijë euro në muaj. Në Itali paga mesatare për drejtues kamioni arrin 3 mijë euro në muaj. Në Greqi paga mesatare arrin 2,100 euro në muaj. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut pagat variojnë nga 1,300 deri 2,000 euro në muaj.

Dy vjet më parë sipas të dhënave të operatorëve paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varionte nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

Vështirësitë në gjetjen e shoferëve për kamion dhe punonjës mbështetës ka qenë edhe për kompanitë e importit dhe shpërndarjes së mallrave ushqimore.

Problematika është prezentë edhe te transporti i pasagjerëve. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni pohoi më herët se operatorët e transportit urban hasin vështirësi për gjetjen e shoferëve të autobusëve për linjat publike në Tiranë.

Sipas tij zgjidhja e vetme e ndërmarrë ishte rritja e pagës. Paga mesatare e një shoferi autobusi ka arritur 90 mijë në muaj./ Monitor

Arben Malaj: Armiku më i keq i Shqipërisë, jeni ju shoku Rama, dhe qeverisja juaj e babëzitur – Mos u shfaq si një “enverist” modern!

Sipas Konicës armiku më i keq i Shqipërisë, jeni ju shoku Rama, dhe qeverisja juaj e babëzitur. A nuk ishit ju që, pa asnjë vendimarrje nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, vrapuat të premtonit çmontimin e të gjitha armëve kimike të Sirisë në tokën tonë, vetëm për të marrë ndonjë medalje ndërkombëtare?

Po ashtu, a nuk ishit ju, shoku Rama, që sërish pa asnjë konsultim të detyrueshëm me strukturat e sigurisë kombëtare, morët personalisht përsipër strehimin e 3500 muxhahedinëve,

nga rreth 300 persona që parashikohej të strehoheshin fillimisht?

Ju i morët personalisht të gjithë, ndërkohë që pjesa tjetër do të shpërndahej me të njëjtin proporcion në vende shumë më të zhvilluara dhe më të sigurta se Shqipëria.

Kur një udhëheqës sheh armiq në çdo anë dhe në çdo orë të ditës, kjo pushon së qeni një problem personal, por mund të kthehet në një rrezik kombëtar.

Neo-diktatorët që shpallin armiq në organizatat ndërkombëtare, shtetet demokratike, grupin e tyre parlamentar, qeverinë e tyre dhe, mbi të gjitha, popullin e vet,

përbëjnë një kërcënim në rritje me keqqeverisjen e vendit, me gërryerjen e demokracisë & instalimin e “mbretërisë kryeministrore”.

Një lider që lëviz me eskortë sikur të ishte kryeministri i një vendi në konflikt dhe jo ai i Shqipërisë,

dëshmon se është i frikësuar deri në palcë.

Një autokrat që përdor pushtetin personal abuziv për hakmarrje personale dhe rrethohet nga “skllevër vullnetarë”, vetëm izolim.

Vendimet hakmarrëse ndaj medias dhe kritikëve publikë po i kushtojnë vendit rreth 400 mil euro dëmshpërblime.

Një faturë e rëndë për një popull plot shpresa, por të kërcënuar nga dështimet qeverisëse.

Mos gërmo më tej, shoku KM! Sa më thellë të gërmosh në gropën e kësaj keqqeverisjeve tuaja aq më shumë do të të zihet fryma.

Populli shqiptar thotë: “Kur digjesh nga qulli, i fryn edhe kosit”.

Sipas mediave vendase dhe ndërkombëtare, populli shqiptar është rrënuar nga miliarda euro të vjedhura dhe të shpërdoruara nga qeverisja juaj e babëzitur.

Mos u shfaq si një “enverist” modern, duke shpallur armiq të brendshëm e të jashtëm për të sunduar përmes parimeve makiaveliste.

Nëse në ADN-në tuaj politike besoni se “është më mirë të të kenë frikë sesa të të duan”,

po mbillni frikë, por është po ajo frikë që do t’ju rrëzojë me turp!

A

Erion Braçe: Çmimi i naftës në Shqipëri më i larti në rajon edhe pa taksa! Kemi model abuziv

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me çmimin e naftës në Shqipëri, duke theksuar se ai mbetet më i larti në rajon edhe nëse hiqen taksat.

Braçe thekson se çmimi neto i naftës në vend arrin në 0.984 euro për litër, duke qenë më i lartë krahasuar me vende si Mali i Zi, Greqia, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas tij, edhe duke hequr komponentët si akciza, TVSH apo taksa e qarkullimit, çmimi në Shqipëri mbetet deri në 40% më i lartë se në vendet e rajonit. Deputeti i referohet një analize të publikuar nga ALTAX dhe platforma Polifakt.

Braçe thekson se shkaku kryesor për këtë situatë është modeli i tregut të karburanteve në vend, të cilin e cilëson si “abuziv, klientelist dhe të mbrojtur”.

Ai solli në vëmendje edhe një rast nga Italia, ku sipas tij ulja e akcizës nga qeveria nuk u reflektua plotësisht në çmimet për konsumatorët, pasi një pjesë e operatorëve nuk e zbatuan uljen, madje në disa raste çmimi u rrit.

Sipas Braçes, edhe në Shqipëri ekziston rreziku që çdo ulje taksash të mos reflektohet në çmimin final, për shkak të mënyrës si funksionon tregu.

Në fund të reagimit, ai theksoi se tregu i karburanteve ndikohet më shumë nga politika sesa nga faktorë ekonomikë, duke cituar edhe ekspertin e njohur të energjisë Daniel Yergin, sipas të cilit “nafta është 10% ekonomi dhe 90% politikë”.

Rama urdhëron mbylljen e RTSH-së për t’i hapur rrugë kullave

Në një dalje tronditëse para punonjësve, kryeministri pranoi se prej vitesh u ka kërkuar drejtorëve të mbyllin televizionin publik, ndërsa tani presioni kalon te Eni Vasili…

Edi Rama ka shpallur hapur planin për shkrirjen e Radio Televizionit Shqiptar, duke pranuar se të gjithë drejtorëve të mëparshëm u kishte kërkuar të mbyllnin institucionin. Sipas kritikëve, pas këtij skenari nuk qëndron reforma, por interesi për truallin e RTSH-së, me qëllim hapjen e rrugës për ndërtim kullash. Emërimi i Eni Vasilit shihet si hallka e fundit e këtij operacioni, ndërsa kundërshtarët e këtij plani e konsiderojnë çështjen si përplasje të drejtpërdrejtë me Kushtetutën, ligjin për median publike dhe vetë interesin publik.

Edi Rama ka urdhëruar publikisht mbylljen totale të institucionit të vetëm publik mediatik të shpërndarjes masive, siç është Radio Televizioni Shqiptar.

Në një mbledhje joformale me punonjës të RTSH-së, kryeministri shqiptar tregoi për herë të parë planin e tij për shtëpinë informative kombëtare, që nga koha kur ka ardhur në pushtet.

Rama tha se të gjithë drejtorëve që kanë drejtuar këtë institucion u ka kërkuar mbylljen e Radio Televizionit Publik, por sipas tij ata nuk arritën ta bënin. Pikërisht në këtë fjali ai nxori zbuluar farsën që është përdorur gjatë gjithë këtyre viteve për të zgjedhur krerët e RTSH-së, gjoja përmes një procesi të ndërlikuar aplikimi, kandidimi dhe më pas votimi nga Këshilli Drejtues.

Në realitet, gjithçka është vendosur nga lart, me urdhër verbal dhe politik. Por, siç duket, drejtorët e emëruar nuk arritën ta përpinin një gjëmë aq të madhe sa shkrirja e të vetmit televizion publik.

Ndaj morën edhe hakmarrjen e kryeministrit. Dikush përfundoi në burg, dikush u shkarkua me ceremoni e turp, ndërsa dikush tjetër, siç tha vetë Rama, “iku në drejtim të paditur” ose u largua nga kjo botë. Ishte e qartë se ai i referohej Thoma Gëllçit, Leka Bungos dhe Alfred Pezës.

Eni Vasili, drejtoresha e zgjedhur me një ceremoni ad hoc, pas shpërbërjes së menjëhershme të gjithë Këshillit Drejtues dhe riemërimit të saj, për Edi Ramën është shansi i fundit. Siç e tha vetë, ndryshe, “do bëhem unë drejtor”. Pra, në përkthim politik, nëse nuk e bën ajo, do ta shkrij vetë me vendim qeverie ose me urdhër politik.

Me një qetësi sadiste, Edi Rama i kërkoi Eni Vasilit të çojë në shtëpi pothuajse të gjithë punonjësit e Radio Televizionit Shqiptar dhe të mbajë vetëm orkestrën, së cilës i premtoi rritje të pagës në mënyrë selektive.

E gjithë kjo sjellje e kryeministrit të Shqipërisë është një akt i rëndë dhe i dukshëm. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës, shkelje e ligjit për RTSH-në, prekje e sovranitetit të pushteteve kushtetuese dhe, në thelb, shpërdorim detyre në nivel të lartë.

Shteti nuk është listë dëshirash e zyrtarëve të tij, por marrëdhënie që rregullohet me Kushtetutë dhe me ligje.

Nëse mazhoranca kërkon ta mbyllë RTSH-në, këtë duhet ta bëjë me ligj në Kuvend dhe jo duke vënë Edi Ramën, sejmenët apo servilët e tij të zgërdhihen me vepra penale flagrante që kryen kreu i qeverisë.

Ky skandal i Edi Ramës është turp jo vetëm për mazhorancën, por edhe për gjithë rrethin që e mbështet, edhe pse shefi i tyre tashmë ka kaluar çdo kufi.

Ky është pikërisht rasti që opozita dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë mbylljen e RTSH-së të nisin një betejë të vërtetë, duke e paditur uzurpatorin, i cili nuk e bën këtë sepse ka hall televizionin shqiptar. Siç e ka thënë vetë, nuk e sheh kurrë. Halli i tij është trualli, sepse i duhet për të ndërtuar kulla.

Urdhri ndaj Eni Vasilit që të largojë punonjësit, duke ua paguar rrogën duke qëndruar në shtëpi, është një sinjal i qartë se ajo godinë synohet të braktiset. Si pasojë, Eni Vasili do të zhvendosë zyrat në ndonjë mjedis tjetër që do të caktojë Rama.

Ndërsa godina aktuale do të bëhet kurban për ndërtim, siç ndodhi me godinën historike të Agjencisë Telegrafike Shqiptare pranë Gjykatës së Apelit, në rrugën “Zhan D’Ark”.

Ndërkohë gjyqtarët sot janë të ngjeshur në ambiente të papërshtatshme, ku punonjësit e drejtësisë dhe të pandehurit qëndrojnë në të njëjtat hapësira të mbingarkuara. Pasojat e këtij degradimi institucional janë parë edhe në ngjarje të rënda, si rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Godina historike e ATSH-së, e ndërtuar nga kinezët, është miratuar si terren për një kullë. Të njëjtin fat po përgatit edhe RTSH-ja nën drejtimin formal të Eni Vasilit dhe nën urdhrin real të Edi Ramës.

Kjo çmenduri e radhës e kryeministrit duhet të jetë momenti për ta ndalur përfundimisht, duke e kthyer mbrojtjen e RTSH-së në një betejë vendimtare për të larguar sa më parë Edi Ramën./Pamfleti

Berisha: Argati i Vuçiçit urdhëron ambasadat mos kenë takime me ministren e Drejtësisë së Kosovës, sepse denoncoi publikisht letrën e përbashkët Rama-Vuçiç

 

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë. Lideri i opozitës deklaroi se Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar si argat i Presidentit serb Aleksandër Vuçiçit, ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit denoncoi publikisht letrën e përbashkët Rama-Vuçiç.

Sipas Kryedemokratit, Rama ka urdhëruar që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri, për Gërvallën. Sa i përket letrës, Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç, duke i quajtur si padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre.

“Ata nuk pajtohen kurrë, as me farsën zgjedhore, as me bllokimin e luftës kundër korrupsionit dhe bllokimin e drejtësisë. Por duhet të kemi një gjë parasysh, lëvizja e fundit e Edi Ramës është lëvizja më antishqiptare që është bërë ndonjëherë, lëvizje me të cilën Edi Rama kërkoj nga BE-ja që ti japin Shqipërisë së bashku me Serbinë vetëm marrëveshjen tregtare dhe lëvizjen e lirë, kurse paketën politike dhe përfitimet dhe të drejtën e votës të mos e japin.

Pse e bëri Edi Rama këtë akt? Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre. Por ana tjetër, Edi Rama me këtë akt antikombëtar e rreshtoi Shqipërinë krahas Beogradit, krahas aleatit kryesor të Moskës në rajon.
Barazoi Shqipërinë me Beogradin i cili nuk respekton sanksionet e BE dhe NATO-s ndaj Rusisë. I cili nuk pranon kurrë të njohë Kosovën.

Edi Rama e gjeti tani për ortak një akt i shëmtuar antikombëtar, por që ka treguar para shqiptarëve karakterin e vet dhe dua të informoj shqiptarët se, ky argat i Vuçiçit ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla sepse ajo denoncoi publikisht me guxim letrën e përbashkët Rama-Vuçiç.

Arrin deri në këtë verbëri që të kërkojë, e cila me shumë mundësi Donika është edhe shtetase shqiptare se, ajo ka ardhur këtu fëmijë dhe është rritur në Shqipëri, shkon në verbërira të pafundme. Megjithatë e them këtu prap se, nuk ka asgjë më jetike se sa të mbrojmë vokacionin tonë perëndimor, të mbrojmë procesin e integrimit tonë në BE. Në vend të pasaportës Europiane që premtoi në çdo miting dhe takim, tani ofron pasaportën e Beogradit. Ne këtë nuk do të ja pranojmë kurrë,” tha Berisha.

Gërvalla kritikoi Ramën dhe Vuçiç lidhur me editorialin e përbashkët që në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Gjatë kritikave të saj, ajo tha se krijohet përshtypja se sa herë që Vuçiç gjendet nën presion nga Bashkimi Evropian, Rama del në mbështetje të tij.

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundi i publikuar së bashku me Vuçiç në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministri Rama. Sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Evropa e mbështetë me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerrë nga ajo situatë. Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana nëpër Beograd qon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, tha Gërvalla në reagimin e saj./Dosja.al

Lapaj rrëfen 105 ditët në sheshin para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi, po japim mesazhin se sakrifikojmë të parët! Policia dhe bota e krimit na intimidon

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, u shpreh se protestat nuk bëhen me postime në rrjetet sociale apo daljet në studiot televizive, por me përballje në shesh direkt me regjimin e korruptuar, pasi në të kundër qeveria e kthyer në regjim e Edi Ramës nuk largohet.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24”, ai rrëfeu 105 ditët e deritanishme të qëndresës së Lëvizjes përballë pushtetit, arrestimet, procedimet, dhunën dhe intimidimet nga Policia, deri te krimi i organizuar.

 

Por ai theksoi se është i pari që duhet të japë mesazhin për sakrificë, që qytetarët më pas të ndjekin dhe të sensibilizohen. Por ai shtoi se ka vënë re se njerëzit e takojnë më shumë natën sesa ditën, si subkoshiencë e frikës së trashëguar që nga diktatura.

“Janë 105 ditë qëndresë para kryeministrisë. 105 ditë mbi 20 djem e vajza të proceduar penalisht nga regjimi hajdut. Unë personalisht unë jam proceduar penalisht 6 herë për 14 vepra penale, nga prishja e qetësisë te pushtimi i tokës. Vepra penale të ngritura nga një regjim që qeveris ndërmjet vjedhjeve. Ne angazhohemi ndryshe dhe për politikë ndryshe, jo vetëm me statuse në FB dhe studiot televizive, sepse nuk mjafton. E nisëm me 21 firma për votat e diasporës, takimet në diasporë, miratimin e ligjit të diasporës dhe deri tnai me procedimet penale ku efektivët vijnë në 1 të natës. Po përballemi me padrejtësi për një të drejtë kushtetuese dhe ne do të vazhdojmë të përballemi e të luftojmë”, tha Lapaj mes të tjerash.

Më tej ai tregoi se frika e qytetarëve është e dukshme, sepse monitorohen, filmohen, i frikësohen represionit dhe pse jo largimeve nga puna e penalizimeve. Por ai apeloi për një bashkim nga të gjitha forcat me një qëllim të përbashkët.

“Shumë nga qytetarë kanë frikë. Kur i takon të thonë mirë e të japin dorën, por më pas tërhiqen, kanë frikë, kanë frikë se kanë një legalizim, se kanë një familjar në punë, se mund të përballen me presion dhe kështu me radhë. Ajo që vihet re është se kanë frikë. Ne nuk mund të dalim me armë, nëse ka trima të mëdhenj të dalin dhe ta bëjnë ndryshimin me armë. Por mënyra më e mirë për ta ndërgjegjësuar popullatën është me ndërgjegjësim dhe besim. Pra ne duam të japim modelin e njeriut që del në ballë, përballet i pari, rrihet i pari, çohet në spital i pari, procedohet i pari, që ushqehet aty i pari në shesh, që takohet aty me njerëzit, pra jepet një mesazh, shkëndijë dhe model i njeriut që sakrifikohet vetë”, argumentoi kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Dhe më tej shpjegoi arsyen e frikës së qytetarëve:

“Ajo që më ka bërë përshtypje është subkoshienca e njerëzve, frika e trashëguar nga diktatura, regjimi komunist, ku njerëzi i njerëzve që më kanë takuar natën është më i madh se i atyre që më takojnë ditën”.

Por përballjet me dhunën shtetërore kanë qenë të vazhdueshme, nga shkatërrimi i vendit të protestës, tek arrestimet dhe procedimet, vetëm që të ruajnë vjedhjet e regjimit.

“Më 4 janar ishte ndërhyrja më e dhunshme e Policisë ndaj nesh. Ka pasur mesazhe dhune dhe shërbime e dërgesa të njerëzve edhe të dehur, edhe nga bota e krimit, që vinin aty në mes të natës. Policia kalon çdo dhjetë minuta e bëjnë video, të vjen dikush nga bota e krimit me mesazh dhe llogjike ti intimidohesh”, tha Lapaj.

Nesër protestë kombëtare, PD iu drejtohet strukturave: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht, detyra jonë është ta rrëzojmë!

Opozita mban nesër protestën e radhës kombëtare në Tiranë.
BalkanWeb ka zbardhur mesazhin e PD drejtuar strukturave, ku thuhet se nuk do të ketë ndalje të reagimit deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe arritjeve të një qeverie teknike, kërkesë që PD e përsërit prej kohësh.

“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë.

Protesta e opozitës do të mbahet nesër në orën 18:0-0 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërkohë që ende nuk është bërë e qartë se cili skenar do të ndiqet.

Nuk dihet nëse aksioni do të konsistojë molotovë, fishekzjarrë apo edhe përplasje me policinë, si në protestat e mëparshme, apo do të ndiqet rruga e protestës së fundit para Kuvendit ku ndërsa në seancë votohej në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, PD mblodhi jashtë godinës qytetarët, që u shpërndanë as një fjalimi nga kreu i PD, Sali Berisha.

11111

SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku merr pjesë në Asamblenë e PS pasi i “shpëtoi” heqjes së imunitetit

Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik pasi maxhoranca socialiste, me votat e saj në Kuvend, refuzoi t’i hiqte imunitetin e deputetes dhe për t’i hapur rrugën drejtësisë për ta arrestuar për shkeljet me tenderat.

 

Ish zëvendës kryeministrja po merr pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës. Në pamjet e siguruara nga News24, shihet ish numri dy i qeverisë teksa hyn në godinë së bashku me Blendi Klosin.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçmi ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që me forcën e kartonit socialistët e rrëzuan, duke penguar drejtësinë që të japë një masë më të rëndë sigurie.

Shqiptarët me sytë nga Azia për makina, pas Koresë, Kina renditet e dyta për importet

Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të largëta të Azisë për të blerë automjete dhe po i “largohen” Italisë e Gjermanisë, që deri në 2023-n ishin dy shtetet kryesore nga importoheshin. Në vitin 2024, Koreja e Jugut kaloi për herë të parë në shtetin që dërgoi më shumë makina në Shqipëri, me gati 20% të totalit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Këtë pozicion e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e totalit. Për krahasim, në 2021-n, me origjinë nga Koreja e Jugut u regjistruan vetëm 1.2 mijë mjete. Rendja drejt Koresë erdhi pasi ky shtet ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit. Në dy muajt e parë të vitit 2026, një tjetër tendencë ka qenë rritja e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve nga Kina. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për periudhën janar-shkurt u regjistruan gjithsej 2253 mjete nga Kina, ose rreth 16% e totalit. Për krahasim, për gjithë vitin 2025 ishin regjistruar 9126 mjete nga Kina (e katërta pas Koresë, Gjermanisë e Italisë), ose 9.2% e totalit.

Rritja e blerjeve nga Kina lidhet kryesisht me orientimin drejt makinave elektrike, që jo vetëm që vijnë me çmime më të lira sesa po ti blesh në Europë, por kanë dhe një kursim të lartë në raport me mjetet me naftë e benzinë.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për dy mujorin 2026 u regjistruan për herë të parë gjithsej 1712 mjete elektrike në vend, ose 12% e totalit dhe 608 hibride (përfshirë opsionin elektrik). Në 2025-n, importet e mjeteve elektrike përbënin 5.7% të totalit.

Regjistrimet për herë të parë të makinave për dy mujorin rriten me 5%

Në 2024-n dhe 2025-n u regjistruan për herë të parë mesatarisht rreth 100 mijë makina në vit. Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura.

Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë regjistruar për herë të parë 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Koreja e Jugut vijon të ruajë vendin e parë, duke rritur dominimin, me 3526 mjete, ose 25% e totalit. E dyta është Kina, e ndjekur nga Gjermania (1940) dhe Italia (1822). Ndonëse blerjet e mjeteve elektrike janë në rritje, vijojnë të dominojnë ato me naftë, që përbënin 52% të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në janar e shkurt./Monitor

Eskortat në Shqipëri, gazetarja: Çmimi fillon nga 200 euro e sipër

Gazetarja Aida Topalli ka treguar në “Top Story” detaje rreth faqeve online të eskortave në Shqipëri.

Ajo gjithashtu shtoi se disa prej tyre janë nëna me fëmijë, të cilat operojnë prostitucionin në vendin tonë për të bërë para dhe për t’u kthyer më pas ne vendet e tyre të origjinës.

“Zgjedhin vendin nga e duan. Gjuhën me të cilën flasin. Tarifën, nëse e duan të lirë ose jo. Nëse flasim aktualisht, nuk ka tarifë nën 200 euro. Shërbimet vijojnë nga 30 minuta dhe më pas vijnë duke u rritur. Nis nga 200 euro më e lira dhe më pas rritet.

Po bisedoja me një burim timin në seksionin e trafiqeve dhe në një intervistë që kishte marrë një braziliane, të shoqëruar ditëve të fundit, në ditë bënte 600-800 euro. Këto vajza sigurisht që kanë disa përgjegjës. Kjo është minimalja. Ka vajza që marrin edhe tarifa më të larta.

Për këtë vajzën braziliane që po flas, por edhe për vajza të tjera që unë kam pasur rastin t’i pyes, janë shpesh nëna me fëmijë, që qëndrojnë dy javë në një vend dhe dy javë në një vend tjetër dhe rikthehen në vendin e tyre të origjinës. Gjithçka e bëjnë me dijeni të plotë dhe e bëjnë për shkak të situatave të vështira financiare”, u shpreh gazetarja.Tema

Mediu në Uashington: SHBA të rrisë angazhimin në Ballkan, prezenca ekonomike e Kinës në Shqipëri rrezikon sigurinë kombëtare dhe të partnerëve

Deputeti Fatmir Mediu, nga një seri takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe forcimin e NATO-s.

Ai paralajmëroi për rrezikun e uljes së pranisë në KFOR, në një kohë kur rritet ndikimi i Rusia dhe Kina në Ballkan. Mediu bën me dije se në takimin në DASH, ku ishte i pranishëm edhe asistent sekretari i Shtetit për Ecvropën dhe Azinë Brendan Hanrahan, u prezantua qëndrimi i Presidentit Donald Trump, me në fokus rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes si një domosdoshmëri për NATO-n si dhe krijimin e një mbështetje të fortë të këtyre shpenzimeve nga industria e mbrojtjes.

 

Mediu po ashtu theksoi se ka kërkuar një angazhim më të shtuar të SHBA në rajonin e Ballkanit, duke përmendur kërcënimin nga Serbia për Kosovën por edhe prezencën e shtuar ekonomike të Kinës në Shqipëri, që sipas tij, rrezikon të cenojë sigurinë kombëtare të vendit dhe të partnerëve.

Reagimi i plotë:

Washington DC Departamenti i Shtetit.
Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë parlamentare të NATOs.

Takimi i parë u zhvillua në Departamentin e shtetit, ku Asistent Sekreatri i Shtetit për Europën dhe Azinë z. Brendan Hanrahan, prezantoj qëndrimin e SHBA dhe Presidentit Trump për forcimin e NATOs.

Së pari rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% si një domosdoshmëri jetike për Alenacën dhe sigurinë.

Së dyti krijimi i një mbështetje të fortë të këtyre shpenzimeve nga industria e mbrojtjes, zhvillimi i shpejzë i saj si dhe nevoja që Europa të zhvilloj një industri mbrojtje që të garantojë nivele të larta operacionaliteti dhe ndërveprimii duke hequr dore nga politika proteksioniste që dëmtojnë bashkëpunimin dhe forcimim e Aleancës. Ai ritheksoj fjalën e Sekreatrit të Shtetit Marco Rubio se SHBA duan një Europë të fortë.

Gjatë bashkëbisedimit e pyeta Ndihmës sekreatrin Hanrahann për angazhimin e SHBA në ballkan për bashkëpunimin në shpenzime të përbashkëta të vëndeve të NATOs dhe ato partnere për të rritur bashkëpunimin politik, detrrancën ushtarake dhe investimet Amerikane në Ballkan.

Po ashtu pyeta për shqetësimin e një grupi Kongresmenësh drejtuar Sekreatrit Rubio për reduktimin e prezencls ushtarake në KFOR, ndërkohë që Serbia jo vetëm ka rritur shpenzimet ustarake por ka mbështetje nga Rusia dhe Kina sic ishte dhe rasti i fundit i blerjes së raketave me natyrë tërrësisht ofensive.

Po ashtu Zv/Ndihmës Sekretari i shtetit për kontrollin e tregëtisë së Mbrojtjes z .Michael Vaccarro.

Ai prezantoj gjithë angazhimin e SHBA për shkëmbimet dhe trgëtinë në fushën e mbrojtjes dhe rëndësinë e kuptimit të përbashkët të vendeve të NATOs.

Në diskutimin tim vura theksin e nevojës për njësimin e politikave të kontrollit edhe në Shipëri dhe vendet e Ballkanit jo vetëm me ligjet për kontrollin e investimeve në fushën e mbrojtjes, por edhe implementimin dhe kapactitet vlerësuese për të shmangur penetrimin e shteteve keqëdashëse si Kina dhe Rusia.

Tashmë është fakt i njohur se Kina ka rritur prezencën e saj ekonomike dhe në Shqipëri, gjë e cila mund të cënojë rëndë sigurinë kombëtare por dhe sigurinë e partnerëve.

 

“Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni në Bundestag”- PD sqaron mungesën në Gjermani: Akt i paprecedent! Kryetari i Kuvendit merr urdhra nga ushtarët politikë të Suel Çelës

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani.

 

Në sqarim thuhet se më 4 mars 2026 Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan  Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu.

Megjithatë, Grupi i PD  thekson se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur më pas të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar ata nga përfaqësimi institucional.

“Trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance: lidhjet me krimin e organizuar dhe mbrojtjen e korrupsionit përmes votës në Parlament. Dhe ndërkohë që flasin për anëtarësim në Europë, negociatat më të frytshme i bëjnë me skifterët e orëve të vjedhura nëpër Europë apo duke bashkëpunuar me organizatat më të rrezikshme kriminale në vend”, thekson Grupi i PD.

Grupi Parlamentar i PD-së e cilëson këtë vendim si një shenjë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman dhe thekson se trajtimi i opozitës “si armik” nuk zhbën problemet e lidhjeve të maxhorancës me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sqarimi i Grupit të PD

Në përgjigje të interesit të medias lidhur me mungesën e Grupit më të madh të opozitës në Kuvend, në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani, Grupi Parlamentar i PD sqaron si më poshtë:

Në vijim të kërkesës së datës 4 Mars 2026 të vetë Kryetarit të Kuvendit për të caktuar dy deputetë të grupit tonë parlamentar në këtë Delegacion, nga ana e kryetarit të grupit parlamentar u caktuan z. Tomorr Alizoti – Nënkryetar i grupit parlamentar dhe njëherazi Nënkryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani; si dhe z. Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe njëherazi anëtar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Gjermani.

Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, por të përsëritur prej tij, ka vendosur më pas pa asnjë arsye të përjashtojë grupin më të madh të opozitës në Kuvend nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag. Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional.

Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i maxhorancës parlamentare.

Trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance: lidhjet me krimin e organizuar dhe mbrojtjen e korrupsionit përmes votës në Parlament. Dhe ndërkohë që flasin për anëtarësim në Europë, negociatat më të frytshme i bëjnë me skifterët e orëve të vjedhura nëpër Europë apo duke bashkëpunuar me organizatat më të rrezikshme kriminale në vend!

Ne nuk presim standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë, por urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës.

Po të mos ishte në kërkim ky i fundit, sot mund ta shihnim si pjesë të delegacionit njëpartiak në Bundestag.

Mirëpo, kjo sjellje e Kryetarit të Kuvendit nuk e pengon opozitën që të përfaqësohet në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtar. Opozita po zhvillon takimet e saj në Bundestag dhe në Qeverinë Federale Gjermane, në nivelet më të larta, të planifikuara më herët. Ne po përfaqësojmë PD dhe Shqipërinë me dinjitet dhe me qëndrime të qarta për shtetin ligjor dhe integrimin europian.

Panorama

Berisha në Bruksel për 50-vjetorin e PPE: Integrimi i Shqipërisë i bllokuar nga korrupsioni i Ramës! PD po mbështetet fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë qëndrimit në Bruksel, foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, marrëdhëniet e PD-së me Partinë Popullore Europiane (PPE), si dhe raportet me institucionet europiane.

Berisha u shpreh se PPE mbështet fuqishëm Partinë Demokratike, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë të ngushta dhe të konsoliduara ndër vite. Ai kujtoi se PD është bërë pjesë e këtij grupimi vetëm pak vite pas themelimit të tij dhe sot gëzon statusin e anëtarit të asociuar.

Duke u ndalur te integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian, Berisha deklaroi se procesi është bllokuar për shkak të, sipas tij, korrupsionit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ai shtoi se PPE mbështet një integrim të bazuar në meritë, në përputhje me kërkesat e opozitës.

Berisha theksoi gjithashtu se, ndërkohë që vende të tjera të rajonit po avancojnë në procesin e integrimit, Shqipëria ka mbetur pas, duke e lidhur këtë situatë me atë që ai e cilësoi si “probleme serioze korrupsioni”.

Berisha: Sot, grupimi më i madh politik i Evropës, grupim politik që ndërtoi Evropën e pasluftës me kontributin më kryesor, mblidhet në 50-vjetorin e themelimit të PPE. PD është anëtare tre vite pas themelimit të saj, sot është anëtare e asociuar, sepse anëtarësia e plotë këtu përcaktohet nga anëtarësia e vendit në Bashkimin Evropian. Por ka lidhje të shkëlqyera, lidhje të ngushta. Para dy javësh, një mision i gjerë me përfaqësues të 30 partive politike ishte në Tiranë në mbështetje të PD. Sot festohet në një ceremoni 50-vjetori me rezultate të shkëlqyera. Nesër është samiti i zgjeruar në të cilin marrin pjesë të gjithë kryetarët e shteteve, kryeministrat e partive të qendrës së djathtë dhe kryetarët e partive opozitare të vendeve anëtare dhe të vendeve të asociuara të ftuara në këtë samit. Samiti është një ngjarje shumë e rëndësishme që përcakton qëllimet e përbashkëta të PPE për çështjet madhore të kohës”, ka thënë Berisha.

Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer. Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës. PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona. : Paralajmërime shumë serioze dhe faktikisht, në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin. Pra, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës. Mendoj se Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa prej vendeve më të prapambetura të Afrikës. gsh

Salianji takim me intelektualët në Tiranë: Shqipëria me sistem të deformuar politik, fajtore e gjithë klasa politike!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në kryeqytet, ku u diskutuan problematika që lidhen me zhvillimet politike dhe shoqërore në vend.

Gjatë fjalës së tij, Salianji e cilësoi këtë takim si një nismë të munguar prej kohësh në Shqipëri, duke theksuar se aktivitetet e organizuara nga politika shpesh kanë karakter elektoral dhe jo me fokus çështjet që shqetësojnë qytetarët.

“Ky takim duket si një ngjarje e bukur dhe e munguar prej kohësh në Shqipërinë tonë, ku vetëm politika organizon takime për interesa elektorale dhe jo për të diskutuar mbi çështje që shqetësojnë shoqërinë,” u shpreh ai.

Salianji ngriti shqetësimin për atë që e quajti deformim të thellë të sistemit politik në vend, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk u shërben interesave të qytetarëve, por grupeve të caktuara.

Ai theksoi se mungesa e respektimit të rregullave nga partitë politike rrezikon vetë funksionimin e demokracisë, ndërsa shtoi se dorëheqja si akt përgjegjësie politike është zhdukur.

 

Në vijim, ish-deputeti kritikoi mungesën e përfshirjes së intelektualëve dhe qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke e cilësuar këtë si një tendencë dekurajuese nga politika.

“Shqipëria prej kohësh ka një deformim të thellë të sistemin politik dhe përgjegjës është e gjithë klasa politike. Kjo solli institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk i shërben interesave të qytetarëve. Gjithçka bëhet për interesa të klaneve të caktuara.

Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta”, tha ai. bw

Ndotja në Tiranë, edhe raporti zyrtar konfirmon alarmin

Shifrat për pluhurat e rrezikshëm, mbi normat e OBSH

“Ky është stacioni i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Për shtetin, kjo është lupa kryesore që mat se çfarë ajri thithim. Edhe raporti i fundit zyrtar i këtij institucioni konfirmon se Tirana është e ndotur mbi normat e lejuara, por metodologjia e përdorur, e cila mbështetet në vetëm 2 pika monitorimi, duket sikur tenton ta zbusë pasqyrën e përgjithshme përmes shifrave të mesatareve vjetore”, raporton gazetarja Gerta Vasku.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka përdorur vetëm 2 pika monitorimi për Tiranën, ndonëse kryeqyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 1 100 kilometrash katrorë dhe përbën zonën me dendësinë më të madhe urbane në Shqipëri. Ndryshe nga këto 2 stacione fikse të shtetit, një raport i qendrës Co-Plan tregon se për monitorimin e cilësisë së ajrit janë përdorur sensorë inteligjentë në dhjetëra pika.

Rezultatet tregojnë se në zona si Rruga e Durrësit apo 21 Dhjetori, ndotja është deri në 3 herë më e lartë se sa thotë mesatarja zyrtare. Edhe pse AKM pranon tejkalim të normave, shifrat e detajuara të sensorëve urbanë japin një alarm shumë më të madh.

“Kryeqyteti mbetet zona me ngarkesën më të lartë të ndotjes në vend, ku përqendrimet e grimcave PM10 dhe PM2.5 tejkalojnë vlerat udhëzuese të OBSH-së dhe në pika të veçanta edhe limitet vjetore të Bashkimit Europian, si pasojë e intensitetit të lartë të trafikut rrugor dhe aktiviteteve të ndërtimit”.

E pyetur nga Televizioni Klan, Ministria e Mjedisit mbron shifrat zyrtare. Sipas saj, monitorimi kryhet në përputhje të plotë me metodologjinë e Agjencisë Europiane të Mjedisit.

“Po punojmë për Direktivën e Shkarkimeve Industriale dhe një plan të ri veprimi për cilësinë e ajrit. Ky proces mbështetet nga Qeveria e Suedisë për të orientuar industrinë drejt teknologjive më të pastra”.

Por, ndërsa Ministria premton plane afatgjata dhe investime teknologjike, qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me këtë realitet shqetësues. Raporti i Co-Plan vërteton se në Tiranë ndotja vijon 24 orë, ku pluhuri i imët PM2.5 tejkalon normat e OBSH-së në 80% të rasteve të monitoruara.

“Standardet europiane janë ende larg rrugëve dhe lagjeve të Tiranës. Dhe, përveç shtimit të stacioneve monitorimi për të kuptuar se çfarë po ndodh me ajrin e tij, kryeqyteti ka nevojë për më shumë gjelbërim. Ne e pyetëm Bashkinë e Tiranës se sa sipërfaqe të gjelbëruar ka shtuar në vitin 2025, por nuk morëm asnjë përgjigje”, thotë gazetarja Vasku.

Tv Klan

“Do të çmontojmë publikisht të gjitha gënjeshtrat”- Meta: Keqardhje që humbën 6 muaj kohë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për të kaluar dosjen e tij në gjykim.

Reagimi i Ilir Metës

 

 

Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë.

Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”.

Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës.

Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim.

Sidoqoftë, duke shprehur keqardhjen që humbëm 6 muaj kohë, edhe pse u dokumentuan shumë gënjeshtra të akuzës gjatë këtij procesi, mezi presim fillimin e gjykimit në themel dhe i ftoj të gjithë gazetarët dhe të gjithë trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë.

Përfundimi i seancës paraprake na jep lirinë që të çmontojmë publikisht të gjitha gënjeshtrat, falsifikimet dhe mashtrimet që ndodhen në fashikuj.

Falenderoj dy avokatët e mi, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima për punën e tyre dhe për pranimin e të gjithë provave të reja nga gjykata, të paraqitura prej tyre, të cilat prokurorët i kishin shmangur qëllimisht.

I paçuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Edi Rama, i cili ka tmerr edhe nga drejtësia e tij. gsh

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku pjesë është edhe Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë.

 

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ajo ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave, ndërsa tani është tërhequr për vendim nëse do kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë.

Kujtojmë që SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik të vitit të kaluar dhe në fund të gushtit e dërgoi çështjen në gjykatë. Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. Nga pesë të pandehurit, i vetmi që ndodhet në burg është Ilir Meta, i arrestuar në tetor të vitit 2024.

Akuzohen për tenderin 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe bashkëshorten e Evis Berberit. Në proces edhe 6 zyrtarë të KESH

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar zyrtarisht për gjykim, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Beci dyshohet se ka kryer veprën penale gjatë kohës kur drejtonte Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, në lidhje me një procedurë tenderimi me vlerë rreth 700 mijë euro.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur edhe disa persona të tjerë, përfshirë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Premtim Dauti dhe Adela Ruko. Kjo e fundit është bashkëshortja e Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH i cili ndodhet në arrest për abuzime me tenderat.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal numër 196, të vitit 2024, në ngarkim të pandehurve Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni”.

2. Në seancën e datës 17.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Marinela Osmani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 63, datë 17.03.2026, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Dërgimin e çështjes penale që i përket procedimit penal numër 196, të vitit 2024, për gjykim në gjykatën kompetente, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në ngarkim të pandehurve: 1. Benet Beci, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

2. Adela Ruko, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

3. Edlira Mitrushi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

4. Jonid Kazani, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

5. Yllka Nishku, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

6. Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

7. Rudin Gjoni, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.

Në bazë të nenit 332/ë të Kodit të Procedurës Penale formimin e fashikullit të gjykimit, i cili përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga palët dhe të administruara nga gjykata.

Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohen edhe kërkesat e të pandehurve:

1. Benet Beci,

2. Adela Ruko,

3. Edlira Mitrushi,

4. Jonid Kazani,

5. Yllka Nishku dhe

6. Rudin Gjoni, për gjykim të shkurtuar.

5. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq ligji nuk lejon ankim.

Tiranë, më datë 17.03.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

bw

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së. PD: Agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane (EPP).

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin belg, Berisha pritet të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me drejtues dhe përfaqësues të partive aleate të djathta në Europë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit politik dhe koordinimit për sfidat e përbashkëta.

Në fokus të vizitës do të jetë edhe një takim me kryeparlamentarin belg, si dhe një pritje zyrtare në ambientet e Parlamentit.

Ditën e nesërme do të zhvillohet pritja zyrtare, ndërsa pasnesër është parashikuar Samiti i zgjeruar i EPP-së, ku do të diskutohen çështjet strategjike dhe bashkëpunimi politik.

Pjesëmarrja në këtë përvjetor të rëndësishëm të EPP-së vjen në një moment kyç për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, duke synuar forcimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe thellimin e marrëdhënieve me partnerët europianë. bw

PD: E shpallim Gardën Revolucionare si organizatë terroriste! Mbështesim përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e Ajatollahëve

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. Panorama

Lubonja: Rama ende nuk është thirrur nga SPAK! Krimet e shumta që dalin e venë në krizë

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmë në “Studio24”, teksa foli mbi përplasjen e kryeministrit Rama me drejtësinë së fundmi pas rastit Balluku.

Lubonja mendon se reforma në drejtësi u bë fillimisht nga Rama për të kapur të tërë sistemin e drejtësisë.

Ai thekson se Rama ka qenë i kalkuluar në lëvizjet e tij, por tani që skandalet e mëdha bëhen publike, e vendosin pozitën e tij në krizë.

Megjithatë, ai shton se kryeministri ende nuk i ka treguar dhëmbët drejtësisë, pasi akoma nuk është thirrur në SPAK.

Lubonja: Reforma në drejtësi që kur filloi dhe si ka vazhduar nuk mund të mendohej që një njeri si Rama që e di çfarë bën do ndërtonte një drejtësi që do fuste atë në burg. Justifikimi ka qenë që jo se e ka bërë Rama por amerikanët. Reforma u bë që të kapë drejtësinë si të gjitha reformat. Duke përdorur ndërkombëtarët. Siç i tha atëherë e kalon dot Atlantikun? Tani i shkuan shumë afër. Nuk mendoj se drejtësia nuk mundet të funksionojë nëse nuk funksionon institucionet e tjera në atë drejtim, ekzekutivi, legjislativi, politika. Si një flotë.

Ajo që po ndodh, treguesi që zhveshi Rama. Ramës i duhet reforma në drejtësi për të bërë fasadën e futjes në Europë. Ka qenë mjeshtër në lojën më dy fytyra. Nga njëra anë rri me krimin e organizuar, nga ana tjetër rri me Toni Blair. Dhe unë mendoj që SPAK, në kohën e Krajës ka qenë krejtësisht ushtar i Ramës. Gjykoj që Rama tani erdhi puna te ai, ishte prova. E kam thënë po nuk shkoi SPAK te Rama nuk është drejtësi e pavarur. Unë mendoj se Rama i ka llogaritur gjithë këto punë. Krimet e shumta që dalin, e vënë në krizë. Ai nxjerr dhëmbët dhe akoma nuk i ka nxjerrë krejtësisht se nuk e kanë thirrur një herë. Si ka mundësi që ky SPAK iu pavarur nuk thërret një herë Ramën, që është kapo banda?

Këtu mbrohet organizata. Balluku mund të sakrifikohej, pse nuk u sakrifikua, nuk mund ta themi. Kryesore, është që kjo provon se nëse nuk godet sistemin por disa kokrra, asgjë nuk ndryshon. Rama nuk po mbron veten, por vetë sistemin.

Erion Braçe: Kartel që vendos çmimet njësoj!”Task-Forca për shtrenjtimin e naftës nuk mjafton”

Shtrenjtimi i çmimit të karburantit menjëherë pasi nisi lufta në Lindjen e Mesme sipas deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe, nuk tregon ndikimin real të konfliktit, por janë dozat e abuzimit që reflektohen menjëherë.

“Kemi problem shumë të madh me tregun e karburanteve dhe gjëja është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me modelin e tregut. Unë i kam dëgjuar të gjithë në harkun e këtyre ditëve, edhe autoritetin e konkurrencës, edhe ministren respektive, edhe ministrin e financës, edhe kryeministrin, por nuk e kuptoj pse të gjithë i largohen dhe nuk e vënë dorën atje ku është problemi. Problemi që kemi ne në tregun e karburanteve dhe është modeli i tregut që kemi historia që është një broker atje matan që s’është i regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë si entitet fiskal, por që shet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, thotë Braçe.

Braçe thekson për Report TV se kompanitë shqiptare nuk furnizohen direkt në bursë, por varen nga një kompani që e sjell karburantin në depozitat në Porto Romano, ndërsa çmimi i vihet kur produkti shitet në treg për konsumatorët.

Pra, nëse nafta është blerë me 70 dollarë fuçia në tregun e huaj, në momentin që del në treg, i vihet çmimi i bursës së ditës që mund të jetë për shembull 90 dollarë.

“Unë nuk blej jashtë, por blej tek brokeri, i cili paraqitet në Porto Romano e derdh naftën në depozitat e një subjekti tregtar, cilido që është nga këto brendet e mëdha që ju shihni të karburanteve dhe blerja ime e naftës që unë kam në depozitë dhe shitja ime pastaj tek subjektet me pakicë apo brenda pikave të mia ndodh në një ditë tjetër, në një ditë të caktuar. Ky model tregu bën që të reflektohet shumë shpejt çdo ndryshim çmimi në bursë ndërkombëtare dhe të reflektohet shumë ngadaltë çdo ndryshim çmimi në rënie në bursën ndërkombëtare. E kemi jetuar këtu, e kemi hasur këtu këtë si situatë”, thotë Braçe.

Tregu thotë deputeti nuk ka transparencë përsa kohë të gjithë e ngrenë çmimin njëkohësisht në të njëjtën vlerë. Sipas Braçes, tregu i hidrokarbureve funksionon si kartel që cakton të njëjtat çmime brenda së njëjtës ditë dhe së njëjtës orë.

“Pra thënë këtë ajo që duhet atakuar është modeli i tregut që nuk ofron transparencë, nuk ofrohen konkurrencë, sepse të gjitha ndryshojnë çmimin brenda një dite dhe kanë të njëjtin çmim në tabelë, të njëjtin përveç pikave të bardha. Po të gjitha pikat e brenduara kanë thuajse të njëjtin çmim në tabelë. Nuk ndryshon me asnjë shpërndarje dhe që do të thotë ky model tregu ka zhdukur konkurrencën brenda tregut të hidrokarbureve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Thënë këtë duhet goditur modeli i tregut. Duhet shembur modeli i tregut që ne kemi”, thotë Braçe.
Si mund të shembet ky treg?

“Me rregulla gjithmonë. Në qoftë se ti e lë të lirë, heq dorë siç thuhet, siç është qartë, siç është evidente që të gjitha institucionet kanë hequr dorë nga kjo histori, por natyrisht ai do bëjë çfarë të dojë. Po një entit ose një operator, një broker që i thonë këta, pavarësisht sa i madh është, që operon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë pa u regjistruar në asnjë organ fiskal dhe pa paguar detyrime fiskale këtu, nuk mundet që të përqendrojë gjithë tregun e hidrokarbureve në këtë vend”, përgjigjet ai.

Sa i takon masave të marra nga qeveria aktualisht me ngritjen e një Task-Force për monitorimin e çmimeve, Braçe e vlerëson të pamjaftueshme.

“Nuk mjafton Task Forca. Në qoftë se nuk goditet modeli i tregut që funksionon totalisht i përqendruar edhe që ka atë produkt që ju shihnim për tabelat, normalisht është e kotë edhe Task-Forca edhe ai instrumenti të cilësojë shumë, por që duhet të shoqërohet me patjetër me transparencë të këtij tregu. Askush nuk e di sot, nafta që hyn në depozita kur është blerë, ku është blerë, si është blerë, me çfarë çmimi është blerë nga brokeri dhe pastaj si operohet në çdo segment të tregut me normë shpenzimi, domethënë me sasi shpenzimesh që ndikojnë drejtpërdrejt në çmim taksash edhe në fund fare edhe me fitimin e kompanive. Askush s’ka transparencë. Në kushtet që jemi aktualisht meshë task forca për mua është e pamjaftueshme dhe s’ka vlerë”, thotë ai.

Aktualisht çmimi i naftës në Tiranë luhatet nga 193-196 lekë litri, ndërsa kulmi u arrit javën e kaluar ku çmimi arriti deri në 201 lekë për litër. Deri më 3 mars çmimi i naftës varionte sipas kompanive nga 173-175 lekë litri, benzina kushton deri 176 lekë litri dhe gaza është 58 lekë.

 

Vendimet e Kryesisë së PD: Më 23 maj zgjidhet kryetari i partisë, caktohet grupi që do rishikojë statutin

TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime mbi organizimin e brendshëm në strukturat e saj. Sipas burimeve paraprake, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin, të përfundojnë deri më datë 30 prill.

Më tej mësohet se, me 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të PDSH, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor. Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e Statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi si kryetar dhe do të ketë në përbërje këta anëtarë:

1. Gazment Bardhi – Kryetar
2. Oerd Bylykbashi – Anëtar
3. Ivi Kaso – Anëtar
4. Gent Strazimiri – Anëtar
5. Enno Bozdo – Anëtar
6. Elda Hoti – Anëtar
7. Keltis Kruja – Anëtar
8. Adriana Kalaja – Anëtar
9. Marash Logu – Anëtar
10. Franc Nuri – Anëtar./Dosja.al

Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

Sandra Cvetkoviq

Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i rrethanave politike.

Këto janë disa nga arsyet përse iniciativat qytetare serbe “Rrënjët” dhe “Veriu për të gjithë”, si dhe partia politike Lëvizja Popullore Serbe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi më 15 mars.

Këto subjekte politike kanë këshilltarë në kuvendet komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Ranillugut.

Një nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, njëherësh udhëheqës i iniciativës qytetare “Rrënjët”, Ivan Vuçkoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja e bashkëpunimit nënkupton edhe mundësinë e veprimit të përbashkët të këtyre tri subjekteve politike në zgjedhjet e ardhshme.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi një masë të përkohshme deri më 31 mars, duke pezulluar zbatimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, derisa ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

A ka vend për veprime të reja politike?

Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se çdo bashkëpunim midis partive opozitare serbe në Kosovë është i mirëpritur, me kusht që të ketë një qëllim dhe strategji të përbashkët.

Por, sipas tij, mbetet të shihet nëse marrëveshja e fundit do të rezultojë në një alternativë më serioze politike në praktikë.

“Ajo që është e sigurt, është se pluralizmi politik është shumë i nevojshëm në mesin e komunitetit serb në Kosovë. Vetëm një front më i gjerë politik mund të përfaqësojë një kundërpeshë më serioze ndaj opsioneve ekzistuese nga komuniteti serb – nga njëra anë, Lista Serbe, të cilën Beogradi e sheh si adresën e vetme legjitime politike për serbët në Kosovë, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë, dhe nga ana tjetër, partia e Nenad Rashiqit, të cilën institucionet e Kosovës e shohin si partneren e vetme nga komuniteti serb”, thotë Saviq për Radion Evropa e Lirë.

Politikologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, beson se një pjesë e opozitës serbe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi sepse llogarit në thirrjen e zgjedhjeve të reja. Por, ai është skeptik se në fund – nëse caktohen zgjedhje të reja – këto parti do të dalin me një listë të vetme të përbashkët.

Ai kujton se në prag të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, nuk kishte ndonjë paraqitje të përbashkët të partive opozitare serbe apo iniciativave qytetare, por shton se ka hapësirë për veprime të reja politike.

“Zgjedhjet kanë treguar tashmë se ka hapësirë që një pjesë e votuesve të votojnë për një ‘rrugë të tretë’”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, fitoi nëntë nga dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa një vend e fitoi Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, i cili ka bashkëpunim të mirë me Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti dhe aktualisht është ministër për Komunitete dhe Kthim.

Kush mund t’i bashkohet aleancës së re?

Vuçkoviq, i cili është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Leposaviqit, thotë se janë të hapur për bashkëpunim me organizata ose individë të tjerë politikë, por me përjashtim të atyre që kanë bashkëpunuar me Listën Serbe ose Qeverinë e Albin Kurtit në të kaluarën.

“Ne besojmë se uniteti mund të çojë në përparim. Ne nuk e nënshkruam këtë marrëveshje për të konkurruar me askënd, por duam të ofrojmë një perceptim ndryshe të kushteve politike. Nuk na intereson nëse kjo do të reflektohet në Listën Serbe apo në partinë e Rashiqit. Ne do të ofrojmë programin tonë, njerëzit tanë – kjo është e gjitha që na intereson”, thotë Vuçkoqviq.

Ai shton se të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes ruajnë individualitetin e tyre, por se veprimi i përbashkët është ende i mundur kur bëhet fjalë për interesa të rëndësishme të komunitetit serb.

Millija Bishevac, që përfaqëson Lëvizjen Popullore Serbe, tha në një konferencë për media më 15 mars se marrëveshja për bashkëpunim me iniciativat qytetare “Rrënjët” dhe “Veriu për të gjithë” u nënshkrua për t’i ofruar komunitetit serb një alternativë, përkatësisht për të krijuar “politikë autentike”.

“Për shumë vite, këtu është ndjekur politika e gabuar, e diktuar nga Lista Serbe, e cila gjithmonë ka pasur mbështetjen zyrtare të Beogradit dhe po na çon drejt shkatërrimit. Pikërisht për këtë arsye, kemi vendosur të nisim një proces të bashkimit të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe”, tha ai.

A është e qëndrueshme politika e pavarur e serbëve të Kosovës?

Saviq thotë se një politikë që përpiqet të jetë e pavarur si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina, “ka logjikë”, por se është shumë e vështirë të arrihet në praktikë.

Ai thekson se Lista Serbe ka mbështetje të fortë politike dhe institucionale nga Beogradi dhe se, për këtë arsye, është e vështirë për t’iu kundërvënë asaj.

“Përveç kësaj, prej vitesh është ndërtuar një narrativ se qytetarët – në këtë rast nga komuniteti serb – i sigurojnë kushtet themelore për ekzistencë nga buxheti i Republikës së Serbisë, vetëm falë faktit që Lista Serbe është në pushtet. Kjo gjë është absolutisht e pavërtetë. Nga ana tjetër, Nenad Rashiq ka gjithashtu mbështetje të konsiderueshme nga aktorë të caktuar politikë në Prishtinë, kështu që hapësira për opsionet politike që përpiqen të jenë të pavarura nga të dyja palët, është mjaft e ngushtë”, thotë Saviq.

Megjithatë, ai shton se bashkimi i aktorëve politikë të opozitës është i nevojshëm dhe se ndryshimet në nivel lokal tashmë janë të vërejtshme – thjesht nga fakti se po dëgjohen zëra politikë që nuk janë nga Lista Serbe.

“Unë besoj se kjo është e rëndësishme për një shoqëri që, të paktën në mënyrë deklarative, përpiqet për parime demokratike, sepse mungesa e debatit, dialogut dhe përballjes së opinioneve të ndryshme mbi çështje që prekin komunitetin serb, është një nga arsyet kryesore përse ai ndodhet në një situatë katastrofike sot”, thotë Saviq.

Gogiq, në anën tjetër, thotë se tri subjektet politike që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, i koordinuan veprimet e tyre në nivel lokal, por se “aleanca nuk do të ketë kuptim nëse ato nuk shkojnë në zgjedhje së bashku”.

“Ky është testi bazë. Këtu ngecën më herët, sepse kur ishte më e nevojshme, para zgjedhjeve, ndodhi një përçarje. Tani, mbetet të shihet nëse kjo aleancë do të mbijetojë, po qe se ka zgjedhje në Kosovë”, përfundon Gogiq.

Përgatiti: Valona Tela

“Në dosjen Balluku del e qartë pse shemben rrugët”- Eksperti i PD: Punime skandaloze dhe pa cilësi, tenderët dhe paratë ndahen! Vetëm akset e qeverisë Rama po dëmtohen

Punimet pa cilësi dhe ndarja e parave të tenderëve duke i vjedhur nga buxheti dhe futur nëpër xhepa, janë shkaqet kryesore të shembjes së rrugëve në të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos në infrastrukturë dhe jo fatkeqësitë natyrore.


Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti.

Ai shpjegoi se mjafton që të shohësh dosjen e zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe të pandehur nga SPAK-GJKKO, Belinda Balluku, për të parë edhe shkaqet e shembjes së rrugëve njëra pas tjetrës dhe izolimit të vendit.

Sipas Telitit, tenderët e rrugëve ndahen me mesazhe, me paracaktime ashtu sikurse edhe paratë e taksapaguesve shqiptarë që ndahen në tre pjesë mes zyrtarëve, ndërtuesve dhe supervizorëve, duke sjellë edhe këtë kaos. Ai tha se as rrugët e Zogut dhe Enver Hoxhës nuk janë shembur siç po ndodh me ato të qeverisë “Rama”, që “do shkruhen në histori”.

“Këto janë investime historike dhe në të gjithë historinë shqiptare nuk ka ndodhur që të rrëzohen rrugët në këtë mënyrë. Do shkruhet në histori, sepse nuk janë rrëzuar rrugët as nga qeveria e Zogut, as nga të Enver Hoxhës, as të Berishës, as të Majkos dhe Metës. Por po shemben rrugët që janë ndërtuar nga qeveria Rama. Pse nuk shemben objektet e tjera, sepse atje është punuar me cilësi, kurse tek këto u punua pa cilësi. Sepse për çdo tender do paguash 30%, po do paguash supervizorin, dhe me radhë”, u shpreh këshilltari bashkiak i PD në Bashkinë e Tiranës.

Teliti sqaroi se ndërtimi i rrugëve në Shqipëri shkon më shtrenjtë edhe se në Holandë apo Zvicër, sepse qëllimi është vetëm vjedhja dhe ndarja e parave. Dhe e pëson cilësia dhe rezultati është shembja e tyre dhe izolimi i qytetarëve.

“Rrugët janë ndërtuar shprehje e një abuzimi të qëllimshëm, vjedhje nga fondi i shtetit. Është vjedhje dhe korrupsion, nuk merren masa në asnjë sektor të rëndësishëm, kurse në tendera ndërhyjnë të gjithë. Në Shqipëri kushton kilometri më shumë se në Zvicër dhe Holandë dhe ky është ashiqare abuzim me fondet. Mjafton të shikosh se si janë bërë punimet, pa cilësi, pse? Sepse janë vjedhur paratë, i kanë futur në xhepat e tyre dhe i kanë ndarë mes tyre, zyrtari, supervizori dhe ndërtuesi”, tha ai.

Eksperti nënvizoi se punimet janë skandaloze pothuajse në të gjitha investimet e mëdha të kësaj qeverie në infrastrukturën rrugore. Dhe kjo del qartë edhe në dosjen “Balluku”, ku tenderët ndaheshin me mesazhe.

“Punimet e rrugëve janë bërë në mënyrën më skandaloze, kurse këta thonë fatkeqësi natyrore, kryeministri justifikohet me fatkeqësinë natyrore, sepse nuk kanë çfarë të thonë ndryshe. Kjo është e qartë edhe në dosjen Balluku, ku nuk flitet për cilësi dhe rregullime, por se si do ndahen tenderët dhe paratë, kush do e marri prokurimin dhe se si do ndahen”, vijoi ai.

Teliti kritikoi edhe kryeministrin Rama, për të cilin u shpreh se vetë udhëtonte me helikopter, kurse qytetarët e juglindjes u izoluan për gati dy javë.

“Kryeministri udhëtonte me helikopter, kurse juglindja qëndronte për 11 ditë e bllokuar. Qytetarët nuk merrnin dot as shërbimet shëndetësore të nevojshme” deklaroi ai.


Send this to a friend