Pas një viti hetimesh për koncesionin e aeroportit të Vlorës, SPAK ka dyshime të forta se është shkelja e barazisë në tender dhe se kompania fituese është paracaktuar.
Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje me studion e News24, informoi se SPAK ka thirrur anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ka marrë të pandehurit e parë, ndërsa akuzat përfshijnë shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të një kompanie të caktuar.
“Hetimi gati 1 vjeçar është drejtuar nga Klodian Braho, kreu i SPAK, i cili pak ditë më parë ka thirrur dhe ju ka komunikuar akuzën disa personave për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave se nga hetimi ka rezultuar se gjatë vlerësimit të kompanive që ishin në garë është shkelur barazia dhe kompania fituese ka të gjitha gjasat të jetë paracaktuar”, tha Lala.
Klodiana Lala: SPAK pas gati 1 vit hetimesh ka dyshme të forta se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës është lidhur mbi bazën e shkeljes së procedurave të barazisë në tendera, po ashtu dhe gara për shpalljen fituese të konsorciumit të kompanive është paracaktuar
Hetimi gati 1 vjeçar është drejtuar nga Klodian Braho, kreu i SPAK, i cili pak ditë më parë ka thirrur dhe ju ka komunikuar akuzën disa personave për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Bëhet fjalë për anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave se nga hetimi ka rezultuar se gjatë vlerësimit të kompanive që ishin në garë është shkelur barazia dhe kompania fituese ka të gjitha gjasat të jetë paracaktuar.
Pavarësisht se ky hetim është mbajtur në sekret të plotë, burimet bëjnë me dije për News24 se vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera u është komunikuar këtyre personave për shkak se mund të parashkruhej, por nga ana tjetër është duke u hetuar dhe për vepra më të rënda penale, sic është ajo e korrupsionit apo e pastrimit të parave.
Koncencioni i Aeroportit të Vlorës u vu në hetim paraprak në korrik të vitit të kaluar nga SPAK dhe u bë me dije nga kjo e fundit mbi bazën e kërkesës së bërë nga një qytetar emri i të cilit nuk u bë public. SPAK nuk dha shpjegime të mëtejshme se cfarë po hetonte dhe kush ishin personat që kishte vënë nën hetim, por tashmë thuajse një vit më vonë, prokurorët kanë marrë të pandehurit e parë në lidhje me këtë projekt kontrovers i cili është në hetim dhe nga prokuroria e Tiranës për shkak të përplasjes së dy aksionerëve kryesorë, Begjet Pacolli dhe Valon Ademi. Konkretisht, SPAK ka komunikuar akuzat për shkelje të barazisë në tendera për 2 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave pasi ka rezultuar se gjatë hetimeve janë gjetur shkelje dhe dyshohet se ata kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim, ndërkohë që po vijon hetimi për vepra të tjera penale, thonë burimet për News24.
TIRANË- Vendimi i marrë nga Bordi i Transparencës ditën e sotme ka hyrë në fuqi. Konkretisht ky vendim ka filluar të zbatohet në orën 20:00, ku çmimi i naftës ka shkuar në 224 lekë për litër. Në vendim e marrë thuhet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil do të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./Dosja.al
Deputeti republikan Fatmir Mediu, u pyet sot në studion e “News 24” edhe për përplasjet dhe tensionet në seancën e djeshme plenare në Kuvend, me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, si dhe gjuhën e përdorur nga ai ndaj ligjvënësve opozitarë dhe vetë atij.
Teksa tha se nuk dëshironte të merrej shumë me karakterin e kolegut, deputeti opozitar nënvizoi se “Balla duhet të përgjigjet një herë për akuzat e tij”, duke shtuar se ishte një shpifës dhe provokator i ndyrë që vepronte i orientuar nga kryeministri.
Madje edhe akuzat për Gërdecin, sipas tij Balla i bën qëllimisht që të nxisë familjarët.
“Nëse ka një karakter që në gjithë qenien e tij, në karrierën e tij, ky quhet Taulant Balla. Ai është një shpifës, por unë nuk dua të merrem me to, sepse nuk jam as prokuror as gjyqtar. Këtë e ka bërë me vite me radhë, e bën qëllimisht, për reagimet e Gërdecit, që të nxisë familjarët. Unë nuk akuzohem për shpërthimin në Gërdec, por për shpërdorim detyre. Akuza është e qëllimtë politike. Është turp që drejtësia të kontrollohet nga takëmet e Taulant Ballës dhe të ngrihet në Parlament dhe të flasë. Balla të përgjigjet njëherë për akuzat ndaj tij dhe pastaj të akuzojë të tjerët”, tha Mediu mes të tjerash.
Mediu komentoi edhe gjuhën e deputetit socialist në seancën e djeshme në Kuvend dhe më herët, si në rastin e ofendimit të koleges Albana Vokshi.
“Ai arrin deri në banalitete, për gjuhën që përdor, sa herë ka tensione në Kuvend atij i vijnë mesazhe dhe sulmon, orientohet nga kryeministri. Unë punoj për interesin e Shqipërisë edhe kur shkoj në SHBA apo takimet atje dhe këtë do e bëj si deputet i Parlamentit dhe do përpiqem ta bëj vazhdimisht”, deklaroi Mediu.
Ligjvënësi opozitar akuzoi mazhorancën se i prish qëllimisht seancat në Kuvend për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet qeveritare dhe situata e rënduar si cenimi i sigurisë kombëtare së fundmi.
Dhe për këtë shkak sipas Mediut, “Balla provokon në mënyrën më të ndyrë” në Kuvend opozitën dhe kolegët.
“Prishjen e seancës në Kuvend e kthyen kundër opozitës dhe ky është qëllimi i tyre, të zhvendosin vëmendjen. Mazhoranca i prish seancat në mënyrë të qëllimshme, provokojnë qëllimisht dhe fyejnë deputetet. Ai ka fyer një deputete dhe kur fyen një deputete ke fyer nënën, motrën tënde. Ka qenë dhe është bërë e qëllimshme. Ky individ provokon në mënyrë të ndyrë, sa herë që vjen edhe kryeministri ngrihet dhe sulmon opozitën qëllimisht, provokon dhe fyen”, tha ai.
Mediu zbardh kërcënimin e Putin dhe sinjalin që erdhi nga NATO: Tre javë para shpërthimit në Gërdec…
Mediu rrëfeu atë që është konsideruar si një kërcënim nga presidenti rus, Vladimir Putin i cili ishte shprehur se zgjerimi i NATO-s ishte një kërcënim për Rusinë.
Një informacion i mbërritur tek drejtuesit e Shërbimit Informativ të Ushtrisë nga selia e NATO-s në Bruksel, 3 javë para shpërthimit të Gërdecit, Mediu tha se nuk u analizua siç duhej nga autoritetet dhe marrja e masave parandaluese mungoi.
Ai shtoi gjithashtu se ngjarja tragjike u përdorur politikisht nga opozita e kohës dhe vazhdimisht ‘ngacmohen’ familjarët e viktimave, sikurse edhe prej deputetit socialist Taulant Balla, që nuk nguroi as dje që të sulmonte për Gërdecin në Kuvend.
“Ka një fakt të dokumentuar dhe të deklaruar në procesin gjyqësor. 3 javë para ngjarjes, bashkë me drejtorin e SHIU kemi qenë në Bruksel, në një takim me drejtorin e zyrës së inteligjencës, është drejtuar gjithnjë nga përfaqësues të SHBA. Na është thënë duhet të ruheni nga ndonjë ngjarje, para anëtarësimit në NATO. Putin e tha në konferencën e Mynihut se zgjerimi i NATO-s është kërcënim për Rusinë. Po ashtu gjatë darkës, nëndrejtoresha ia ka përsëritur drejtorit të SHISH, duke i thënë se kemi marrë këtë sinjal nga NATO. Nuk është se ka pasur një përgjigje apo analizë me këtë çështje. Ka pasur edhe informacione të tjera që nga pikëpamja e sigurisë kombëtare nuk janë analizuar për të thënë që ka pasur apo nuk ka pasur, por përdoren interesa politike për gjueti politike shtrigash për të ngacmuar familjarët për një ndjenjë e cila tejkalon drejtësinë dhe vinte me interes politik. Nga 2008 është kthyer në një ngjarje politike”, tha ai.
Një ditë pas përplasjeve të ashpra në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës, ka reaguar deputetja e PS, ish Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila konsideron atë si një krizë që tejkalon tensionet politike dhe prek vetë funksionimin e Republikës Parlamentare.
Sipas saj, zhvillimet e fundit në Kuvend nuk tregojnë thjesht përplasje politike, por një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë dhe vendimmarrje efektive.
Spiropali thekson se konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e politikës, por problematika aktuale qëndron tek fakti se “konflikti banal po zëvendëson funksionin”.
“Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim. Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare”, shkruan Spiropali.
Spiropali thekson se rreziku më i madh nuk është vetëm një Parlament i dobët, por një sistem që mbetet thjesht në formë, pa përmbajtje. Ajo rikujton se standardet evropiane kërkojnë institucione që funksionojnë realisht dhe jo vetëm ekzistojnë formalisht.
“Një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi. Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje. Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë”, mbyll postimin Spiropali.
Reagimi i Elisa Spiropalit
Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare.
Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.
Kjo që po ndodh në Parlament nuk është diçka e panjohur për politikën. Konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e saj. Por sot problemi nuk është konflikti në vetvete. Problemi është se konflikti banal po zëvendëson funksionin.
Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim.
Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare.
Sepse një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi.
Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje.
Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë. gsh
Zbardhet kërkesa e PD për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. bw
Partia Demokratike ka denoncuar ditën skandalin në auditorët e universiteteve në vend.
Në një deklaratë publike, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, akuzoi qeverinë “Rama” për degradimin e arsimit të lartë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, me “nepotizmin e shfrenuar”. Ajo vuri në dukje edhe keqmenaxhimin e universitetit me 13 vite qeverisjeje të socialistëve dhe “simbol të shpërbërjes së arsimit të lartë”.
Sipas PD, nepotizmi dhe klientelizmi kanë përfshirë çdo hallkë të institucionit, duke përfshirë punësimet, menaxhimin financiar dhe proceset akademike. Ajo pretendoi se në universitet janë krijuar “dinasti familjare dhe politike”, ku poste të rëndësishme mbahen nga persona me lidhje të afërta familjare.
“Gjatë këtyre trembëdhjetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, universiteti me emrin e madh të shkencave albanologjike, Eqrem Çabej, në Gjirokastër, është shndërruar në simbol të shpërbërjes së arsimit të lartë publik në Shqipëri.
Nepotizmi i shfrenuar, krijimi i dinastive familjare dhe politike sundon çdo hallkë të universitetit: nga punësimet te diplomat fantazmë; nga zbrazja e auditorëve te mjegullnaja e fondeve financiare, të lëvruara pa transparencë e shpesh në funksion të interesave të ngushta të drejtuesve që shkojnë deri në pikën e mospagesës për pedagogë të brendshëm kundrejt qokave për pedagogët e jashtëm.”- theksohet në deklaratë.
Në deklaratë renditen një sërë rastesh të pretenduara të konfliktit të interesit, ku drejtues dhe ish-drejtues të universitetit thuhet se kanë të punësuar familjarë të afërt në role akademike dhe administrative.
“– Në zyrën e kurrikulave gjendet ish-sanitarja e Universitetit, edhe pse ky pozicion kërkon profesioniste për ekspertiza të mirëfillta.
– Nuk ndodh kund në botë që zv. rektorja dhe përgjegjësja e marrëdhënieve me jashtë e universitetit, njëkohësisht kryetare e këshillit bashkiak të Gjirokastrës, e pagëzuar me titullin ‘Lubia e universitetit’ pedagogia e anglishtes M. I. të ketë edhe dy kunatat dhe dy kushërirat e para pedagoge.
– Ish-rektori B. M. ka djalin dhe nusen e djalit dhe krushkun pedagog dhe një person të afërt sekretare.
– Një tjetër ish-rektor, G. S., aktualisht zv/rektor ka edhe bashkëshorten shefe departamenti të historisë edhe djalin pedagog.
– Kryetari i bordit të universitetit, pedagogu, Th. T. ka marre edhe dy motrat pedagoge.
– Dekani i shkencave të Natyrës, S. M., ka dy vajzat pedagoge dhe nusen e nipit laborante.
– Në degën e studimit të Greqishtes janë 5 pedagogë në lidhje bashkëshortore dhe familjare shumë të afërta.
– Kancelari dhe administrator S. G., ka 2 pedagoge, vëlla e motër, 2 kushërinj.
– Nepotizmi që është shtrirë në të gjitha strukturat akademike në këtë universitet e ka pasur më të lehtë të zaptojë administratën: pesë anëtarë nga familja Shehu punojnë në administratë.
Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së Universitetit të Gjirokastrës i cili nga qendër e dijes dhe kërkimit, është kthyer në një rrjet interesash të ndërthurura familjare dhe politike, ndërsa merita është zëvendësuar nga klientelizmi dhe korrupsioni.“- thekson Lili Sula.
Sula deklaron se, në këtë realitet të rëndë, ministria e arsimit, znj. Mirela Kumbaro, ironikisht, flet për hartimin e strategjisë 2027-2032 me prioritet cilësinë; për krijimin e mekanizmave për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë dhe për ndërkombëtarizim të arsimit të lartë; për rishikimin e ligjit 80/2015, pas 11-të vitesh nga hyrja e tij në zbatim, pa zënë me gojë kolapsin e plotë universitar, që nuk karakterizon vetëm një universitet, por prej vitesh, ka ngërthyer gjithë sistemin universitar publik në vend.
PD u bën thirrje institucioneve përgjegjëse si Ministria e Arsimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit si dhe organeve të drejtësisë që të nisin pa vonesë verifikime të thelluara dhe të pavarura mbi fenomenin e konfliktit të interesit dhe nepotizmit në të gjitha universitetet publike në vend.
“Vetëm përmes transparencës, hetimit të paanshëm dhe ndëshkimit të çdo shkeljeje ligjore mund të rikthehet besimi i publikut dhe të garantohet funksionimi i një sistemi universitar të bazuar në meritë dhe integritet”.”- theksohet në deklaratë.
U zhvillua sot në Shkodër ceremonia përkujtimore e 35-vjetorit, në nderim të katër të vrarë më 2 prill 1991, në atë që PD e quan masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kreu i PD Sali Berisha.
“Të dashur familjarë dhe familjare të martirëve të 2 Prillit.
Të dashur deputete e deputetë të Shkodrës, drejtues të PD.
Të dashur qytetare e qytetarë të këtij qyteti të bekuar, të pranishëm sot në këtë ceremoni dhe kudo që jeni sot.
Sot, në 35-vjetorin e martirizimit me 2 prill të vitit 1991 të katër bijve të shquar, qytetarëve shembullorë të këtij qyteti, ne përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të pakufishme para veprës së Arben Brocit, themelues i PD dhe anëtar kryesie i kësaj partie, themelues i pluralizmit politik në Shqipëri, student shembullor, trim dhe guximtar.
Përulemi me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut, Besnik Cekës, qytetarë shembullorë, bij shembullorë të këtij qyteti, trima, guximtarë të cilët sakrifikuan jetën për vlerat më të arrira që ne besojmë.
Të dashur miq, 35 vite më parë, vetëm dy ditë pas përfundimit të farsës elektorale, gjimnazistët e Shkodrës ndërprenë mësimin dhe u ulën mbi çantat e tyre në një formë proteste ndër më të qytetëruara, ndër më paqësoret.
Ata protestuan në dëshpërim të thellë sepse diktatori i fundit komunist në Europë, partia e tij dhe zgjedhjet pluraliste pas pothuajse gjysmë shekulli, i shndërroi në një farsë zgjedhore.
Zhgënjimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe po kështu zemërimi dhe dëshpërimi.
Ndaj dhe ata dolën në një protestë, u ulën përballë pallatit të krimit, u ulën përballë selisë së partisë së krimit dhe mbi ta u shkrehën breshëri të shumta kallashnikovësh dhe mitrolozësh.
Ranë në këtë shesh për të mbetur përjetë të gjallë në zemrat tona, për t’u nderuar gjithmonë nga ata që nderojnë votën e lirë dhe lirinë.
Asgjë nuk mbyll plagën e hapur nga diktatura!
3 vite para se martirët të flijoheshin në shesh, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosnin vrasjen në litar të poetit disident sepse kishte shkruar vargje për Kosovën dhe liritë e qytetarëve.
Sot pas 35 vitesh është në pushtet bastardi i tij, Edi Rama që përdor pushtetin për të legjitimuar vjedhjen. Kurrë më shumë se sot nuk është aktuale sakrifica e martirëve, ndaj PD është betuar në rikthimin e votës së lirë, ndaj jam i bindur se Shkodra më shumë se çdo qytet do të bëjë pjesën e saj.
Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, i ka bërë kombit shqiptar gjëmën më të madhe”, tha ai. bw
Alba Kepi, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka protokolluar propozimin që një hapësirë e kryeqytetit të mbajë emrin e Qazim Mulletit, Kryebashkiakut dhe Prefektit të Tiranës. Po e sjellim tekstin argumentues:
“Kam protokolluar pranë Bashkisë së Tiranës propozimin me kërkesën për emërtimin e një hapësire publike pranë Pazarit të Ri si “Sheshi Qazim Mulleti”, në nder të një figure me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kryeqytetit.
Qazim Mulleti ishte një nga administratorët më të rëndësishëm të Tiranës në një periudhë historike të vështirë.
Si prefekt dhe kryetar bashkie, ai kontribuoi në organizimin e institucioneve, sigurimin e shërbimeve publike dhe stabilitetin urban, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në historinë e qytetit.
Përzgjedhja e zonës së Pazarit të Ri nuk është rastësore. Kjo hapësirë është një nga zemrat e Tiranës, ku bashkohen tradita, komuniteti dhe identiteti qytetare, në afërsi të banesave të familjes Mulleti, pjesë e komunitetit autokton tironas.
Diktatura goditi rëndë komunitetin tironas duke denigruar historinë, grabitur trojet, burgosur e zhdukur familje vendalie dhe duke imponuar në mendimin publik, gjuhën e urrejtjes mbi patriotizmin dhe kontributet e komunitetit tironas.
Qazim Mulleti (1893–1956) luajti një rol vendimtar në zhvillimin dhe konsolidimin e Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë. Që nga pjesëmarrja e tij në Kongresin e Lushnjës (1920), ai kontribuoi drejtpërdrejt në vendosjen e institucioneve shtetërore dhe promovoi idenë që Tirana të jetë kryeqytet, duke argumentuar për avantazhet strategjike, gjeografike dhe klimatike.
Nuk është e lehtë të administrosh një kryeqytet në kohë pushtimi e Qazim Mulleti e kreu këtë detyrë duke vënë parësor në punën e tij sigurinë, ekonominë e garancinë publike pêr jetën e jetesën e qytetarëve.
Filozofia e mendimit të tij elitar, parashikojë dramën më të kobshne pêr kombin shqiptar sic që komunizmi e që u hakmorr ndaj tij me mendësinë e propagandës provincialiste e egërsinë e atyre që tradhëtojnë kombin.
Si prefekt dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë viteve 1939–1944, Qazim Mulleti organizoi administratën lokale dhe shërbimet publike në një periudhë të vështirë. Ai ndërmori masa për ruajtjen e rendit, furnizimin me ushqime dhe stabilitetin social, si dhe realizoi ndërhyrje urbane dhe përmirësime infrastrukturore që kontribuan në zhvillimin modern të qytetit. Veprimtaria e tij ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë urbane dhe politike të Tiranës.
Lindi më 20 dhjetor 1893 në lagjen Sulejman Pasha dhe kreu arsimin fillor në Manastir, studimet e mesme në gjimnazin Zosimea në Janinë, dhe studimet e larta në kolegjin perandorak Galatasaray në Stamboll, ku u diplomua me medalje ari. Ishte një poliglot i shquar, duke zotëruar shumë gjuhë, përfshirë turqishten, osmanishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, serbo-kroatishten dhe greqishten, gjë që e ndihmoi shumë në aktivitetin diplomatik dhe administrativ.
Ky propozim është pjesë e angazhimit tim në mbrojtje të historisë autoktone për të rikthyer në vëmendje figurat historike të qytetit, për të nderuar ata që kanë kontribuar në zhvillimin e Tiranës dhe për të forcuar lidhjen e qytetarëve me rrënjët e tyre. Kujtesa historike dhe respekti për kontributin e komunitetit autokton janë të domosdoshme për të ndërtuar një qytet që respekton të shkuarën dhe përgjegjësinë për të ardhmen.”
Ne pallatin e kultures te qytetit te Bajram Curri u organizue manifestimi i trete rajonal me pjesemarrjen e Bashkise Tropojes, Krumes te Prefektures te Kukesit dhe te Komunave Plave e Guci te Malit te Zi si dhe ate te Komunes Decan , Janike , Gjakove e Peje te Republikes se Kosoves .
Ne nje atmosfere shume te perzemerte e miqesore u priten nga Kryetari i Bashkise Tropoje Z.Rexhe Byberi.
Ky takim i rendesishem dhe nje bashkepunim i ndersjellte arriti promovimin e resurseve turistike dhe ekonomike , duke u bere nje shtylle e fuqishme e shkembimit te vlerave dhe eksperiencave te kesisoje treve si kerkese e rendesishme dhe e domosdoshme per procesin e integrimit ne BE.
U pergjithesua puna e lavderueshme e frutedhenesve te iniciatoreve te kesaj veprimtari nderkombetare nga Z.Enes Dreskovic dhe Tahir Gjonbalaj nga Mali i Zi si dhe te Kryetarit te Komunes Pejes Z.Gazmend Muhaxheri , te Kryetarit te Komunes te Junikut Z. Ruzhdi Shehu te Kosoves dhe te kryetarit Komunes Plaves Z.Nihat Camoic te Malit te Zi , si dhe perfaqesuesit e Komunes Decanit Z.Rifat Stokaj , te Gjakoves Z.Adem Roka te Kosoves dhe Z.Dino Mulladnikic te Gucise te Mali te Zi .
Puna vazhdon me indensitet te plote dhe aktivitete zingjire per nje Tropoje qe te jete ne qender te zhvillimit ekonomik ,turistik dhe kulturore.
Pjesemarrja ne isjativa te tilla krijone mundesi per promovimin e pontecialeve turistike ne nivele rajonale .
Keto aktivitete po konsolidohen si nje platform e rendesishme e bashkepunimit ndermjet Bashkive Shqiperise dhe Komunave te Kosoves dhe te Malit te Zi.
Keshtu se bashku mund te behet shume per zhvillimin e turizmit, promovimin me te mire te Bjeshkeve dhe forcimin e bashkepunimin mes Bashkive e Komunave dhe qyteteve te rajonit. Pikrishte permes ngjarjeve si keto hapim hapesire per permbajtje te reja ,duke beret e mundur arritjen e me shume vizitoreve dhe lidhjeve me te fort ate njerezve ne te ardhmen ne te dy anet e kufirit.
Keshtu ne menyre soleme u arrit manifestimi I trete rajonal me titull : <<Trekufiri –nje dite , nje maje –skijon ne tri shtete >>. Qellimi i ketij manifestimi eshte forcimi dhe lidhja rajonale qe ndodhen ne zonen e nje prej vargmaleve me te medha –Prokletije (Bjeshket e Nemuna ) , duke ju dhene thekesi i vecante i pjeses ruale te kesisoje zone, e cila ne kushtet dimerore mbulohet me debore deri ne 6 muje duke e bere ate unike ne te gjithe rajonin e me gjere. Pervec programit solem aty perfshihen edhe nje permbajtje e pasur sportive dhe kulturore –argetuese , duke prezantuar pontecialet e perbashketoi turistike, hapesirat e mbrojtura dhe pasurite kulturore te popujve nga tri shtete. Kulmi sportive i ketij manifestimi zhvillohet ne piken e perbashket te tri shteteve –ne majen Trekufiri , ku pjesemarresit me te forte dhe me te afte gjate nje dite shijojne ne shpatet e Dobradolit , Doboshes dhe Bogicevices. Pervec aktiviteteve te perbashketa cdo Bahki e Komune realizon edhe programet e veta.
Asambli i kengeve dhe valleve te Pallatit Kultures te Bajram Currit , per te pranishmit u dha nje montazh i larmishem letrar.
Per te pranishmit Kryetari Bashkise Tropoje Z.Rexhe Byberi shtroj nje dreke , ku u kaluane disa caste te gezueshme e te laremishme .
Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, ka reaguar pas mesazhit të publikuar në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga një sulm i mundshëm prej Iranit.
Mediu thotë se, përballë kësaj situate, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili është zhvlerësuar dhe është inekzistent prej kohësh.
“Prej vitesh, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është partnere me SHBA-në dhe ka sot prezencën më të madhe të organizuar të rezistencës iraniane.
Me propozimin e Ramës, Garda iraniane u shpall organizatë terroriste. Po ashtu, sulmet kibernetike janë rritur, duke goditur institucione të rëndësishme. Çfarë presim të ndodhë?
Përballë kësaj situate, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili është zhvlerësuar dhe është inekzistent prej kohësh.
Bëni punën tuaj që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligji dhe për të cilën paguheni”, thotë Mediu.
Mesazhi i plotë
Ambasada e SHBA-së ka publikuar sot, në mbrëmje vonë, një alarm sigurie, ku u bën thirrje shtetasve amerikanë të kenë kujdes, pasi grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të rezistencës iraniane në Shqipëri.
Prej vitesh, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është partnere me SHBA-në dhe ka sot prezencën më të madhe të organizuar të rezistencës iraniane.
Me propozimin e Ramës, Garda iraniane u shpall organizatë terroriste. Po ashtu, sulmet kibernetike janë rritur, duke goditur institucione të rëndësishme. Çfarë presim të ndodhë?
Përballë kësaj situate, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili është zhvlerësuar dhe është inekzistent prej kohësh.
Bëni punën tuaj që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligji dhe për të cilën paguheni.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të bëjë analizën e situatës, në bashkëpunim me partnerët. Shërbimet inteligjente të marrin masat që duhen urgjentisht për t’u organizuar dhe për t’u mbrojtur nga çdo sulm, i cili mund të mos jetë thjesht me raketa dhe dronë, siç mendojnë dhe flasin shumë, por edhe me veprime subversive të organizuara nga Irani, sulme në infrastrukturë kritike dhe interesa jetike të qytetarëve etj.
Shteti nuk është pushteti i Kryeministrit dhe i Qeverisë, por janë të gjitha institucionet që kanë primar interesin e ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve, të cilës duhet t’i shërbejë politika dhe institucionet.
Boll me deklarime sa naive dhe idioteske se “ne nuk kemi probleme sepse na mbron NATO”. Anëtarësimi në NATO nuk do të thotë të heqësh dorë nga mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe të mos vlerësosh kërcënimet. bw
Dje, gjykatësi Richard Leon, i emëruar nga George W. Bush, vendosi ndalimin e përkohshëm të një projekti për ndërtimin e një salle gjigante vallëzimi në Shtepine e Bardhe pasi presidenti Donald Trump kishte urdhëruar prishjen e një pjese historike pa miratim nga Kongresi.
Gjykata theksoi :
1.Presidenti nuk ka autoritet ligjor të ndryshojë simbolet kombëtare pa autorizim nga Kongresi.
2.Financimi privat nuk zëvendëson ligjin dhe Kushtetutën.
3.Presidenti është kujdestar i shtetit, jo pronar i tij.
Ky është një shembull i qartë se në SHBA askush nuk është mbi ligjin,as presidenti.
Kjo është demokracia në veprim,qe na kujton te pyesim :
Sa larg është Shqipëria nga ky standard, ku institucionet ndalin pushtetin kur ai tejkalon ligjin?
Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë mbetur pa sistem pas sulmit kibernetik të një dite më parë të kryer nga “Homeland Justice”. Megjithëse Prokuroria e Përgjithshme mohoi dëme, raportohet se organet e akuzës janë prekur në sistem.
Grupi i hakerave njoftoi se kishte sulmuar sistemet e Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas njoftimit në platformën Telegram, ata pretenduan se kanë hyrë në rrjetet e këtyre institucioneve dhe kanë marrë të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të tyre.
Por Prokuroria e Përgjithshme, në një njoftim zyrtar, theksoi se nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk kanë konstatuar gjurmë komprometuese.
“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”, tha Prokuroria.
Po ashtu, edhe Gjykata e Lartë mohoi sulmin.
“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik. Sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, faqja gjykata.gov.al, e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj-së, ka pësuar sulm kibernetik. Ky sulm nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”, njoftoi Gjykata.
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka analizuar dhe ‘zbërthyer’ debatet që po ndodhin brenda kampit socialist. I ftuar në News24, përballë gazetares Ola Bruko, Koçi tha se nuk bëhet fjalë për debat real.
Ai komentoi përplasjen ku u përfshi dhe ish-ministrja Elisa Spiropali, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist të shtunën, ndërsa në disa postime në rrjetet sociale, deputetja e PS dha mesazhe të forta.
“Nuk konstatoj debat real, por disa tensione që duhen administruar me pjekuri. Këto mund të jenë zhvillime që të na bëjnë të reflektojnë për vendimmarrjen, për pushtetin e anëtarëve të partisë në këto vendimmarrje. Nuk shoh debat real të brendshëm. Këto shprehin një lloj tensioni që duhen të administrohen me pjekuri. Nervozimi i shfaqur kuptohet se ka lidhje dhe me atmosferën e krijuar. Batutat e shprehura në mbledhje që nuk janë përgënjeshtruar tregojnë një lloj nervozmizmi.
Por nuk përfaqësojnë një debat të vërtetë mbi atë që mund të pretendohet nga jashtë. Ne kemi parë dje një shprehje publike të zonjës Spiropali që është përpjekur të identifikojë disa problematika.
E para, mendoj se është vonë. Por përtej asaj të drejtës për të reflektuar, por duhet të nisë nga një lloj meaculpa, pasi zonja Spiropali nuk ka qenë pa rol në këto vite në PS. Ajo është politikane që ka ecur me progres të jashtëzakonshëm në këto vite, ndaj ka ecur dhe me postet shtetërore. Por kur vjen fjala te PS, të gjithë kanë një lloj gishti te ajo që ka ndodhur, por duhet qasje konstruktive për të identifikuar problemin. Duhet takti i duhur ndonjëherë për të mos krijuar keqkuptime”, tha ai.bw
Gazetari Almer Toska ka folur për hetimet që po zhvillohen lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke i cilësuar ato si një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe me përmasa të mëdha financiare.
I ftuar në News24, Toska u shpreh se drejtësia prej kohësh po heton këtë dosje, ku, sipas tij, bëhet fjalë për qindra miliona euro tendera, nga të cilat kanë përfituar kompani të ndryshme.
Gazetari kritikoi nismën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për AKSHI-n, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të panevojshme në procesin hetimor. “Drejtësia nuk ka nevojë për ndihmën e opozitës. Duhet të lihet të bëjë punën e saj”, u shpreh ai.
Në deklaratat e tij, Toska e cilësoi çështjen e AKSH-t si një “mega-skandal” që, sipas tij, përfshin një gamë të gjerë aktorësh, nga biznesmenë dhe politikanë e ministra.
Në përfundim, ai theksoi se vetëm drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën dhe të çojë përpara hetimet, pa ndërhyrje politike, në mënyrë që të garantohet transparencë dhe llogaridhënie.
Kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, Dritan Burgija, së bashku me anëtarin Arlind Boshku, kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, duke kërkuar një ballafaqim me kryetarin Sali Berisha.
Demokratët kundërshtojnë vendimin për përjashtimin e tyre, të cilin e cilësojnë të padrejtë dhe në kundërshtim me Statutin e partisë.
Burgija mohoi kategorikisht pretendimet për bashkëpunim me Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i quajtur ato “gënjeshtra të mëdha”.
“Duam shpjegime për përjashtimin tim dhe Arlind Boshkut, kolegut tim. Isha edhe në 2021 para jush për të njejtën gjë pasi në atë kohë dilja dhe kërkoja dinjitetin e zotit Berisha pasi u përjashtua nga lidershipi i asaj kohe. Sot kërkoj dinjitetin tim. Nuk është çështje pozicionesh po dinjiteti. Çdo rresht i vendimit është anti statutor. Ka kërkuar ballafaqim me lidershipin këtu dhe fakte e prova që çuan në shkarkimin tim. Theksoj duam një ballafaqim me zotin Berisha, janë akuza shumë të rënda për mua dhe kolegun tim. Nuk kemi bashkëpunuar me PS, është gënjeshtër shumë e madhe. Parkimi është pronë private dhe unë jam pjesëtar. Shumë mirë që më pyetet, se ka qarkulluar nën zë kjo gjëja. Unë do ju vë në dispozicion certifikatën e pronësisë që unë jam pronar. Nëse është ky shkaku kanë gabuar rëndë.”, tha Burgija. bw
Edi Rama tallet me Partinë Demokratike: Parti si hale! Iku ballisti Valteri erdhi te ne, duhet të marrim dhe disa të tjerë!
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike si një hale.
Para socialisteve, Rama mori shembullin e ish-deputetit demokrat, Halit Valteri që tashmë është i është bashkuar Partisë Socialiste.
Rama duke bërë batuta me Valterin e ka quajtur këtë të fundit si ballist që iu bashkua PS-së, ndërkohë që duke folur për PD-në, tha se kjo e fundit nuk ishte parti, por një hale.
Rama:Ka vetëm një arsye pse ne i arrijmë 83 mandate, sepse ne kemi parti. Ata s’kanë parti. Atje kanë marrë fund partitë. Nuk ka parti atje që të mblidhen kështu siç mblidhemi ne me kryetarë organizatash. Ku kanë ata? Kjo është një forcë e madhe që kemi, duhet ta përmirësojmë, duhet ta freskojmë, duhet ta motivojmë, sepse kjo është forca jonë.
Ja ku është dhe ai ballisti Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, ika thoshte ika nga Partia Demokratike. Po ç’parti ike? Ike nga një hale atje. Edhe erdhe gjeti parti këtu. Dhe nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Të marri dhe ca të tjerë? T’i marrë po ku ti marri? Ne i presim të gjithë, mirë se të vijnë. Ne i duam të tërë të vijnë këtu. Në rregull jemi Këto kisha unë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vijuar aksionin e kontrolleve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, ku të pandehurit akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një vilë në Qerret të Kavajës dhe dy banesa të tjera që dyshohet se janë pasuri të fshehura të ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur publikisht më herët Karçanajn duke deklaruar se jeton në një banesë me qira, por SPAK thekson se në fakt ajo zotëron pasuri që janë përftuar nga aktiviteti kriminal.
Po ashtu, nga hetimet është zbuluar një apartament që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish zëvendës drejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi, e akuzuar gjithashtu nga Prokuroria e Posaçme, dhe e cila u la pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme në detyrim paraqitje duke i ndryshuar arresti në shtëpi pasi është shtatzënë.
Kontrollet vijnë një ditë pas atyre të kryera në dy vila në Palasë të dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gazetarja Klodiana Lala raportpo gjithashtu më herët se vila e Beqirit, në të cilën u nënshtrua kontroll, është e regjistruar në pronësi të prindërve të Mirlinda Karçanajt, dhe prindërit e kësaj të fundit ia kishin dhënë me qira Ermal Beqirit.
Gazetarja tha se krahas hetimit për AKSHI-n, ka nisur ndaj këtyre personave edhe hetimi pasuror. Ajo theksoi se kontrollet kanë vijuar për rreth 8 orë dhe se nga aty janë marrë pajisje dhe të dhëna me interes për hetimin.
Kujtojmë se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë. Mirlinda Karçanaj është lënë në arrest shtëpie, ndërs Hava Delivashit iu ndryshua kjo masë duke e lënë në detyrim paraqitje.
I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit duke lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara. GSH
Në një mesazh të publikuar online, ky grup pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.
TIRANË- Një sulm kibernetik dyshohet se ka goditur sistemet e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ndërsa përgjegjësinë për ndërhyrjen e ka marrë një grup që e quan veten “Homeland Justice”. Në një mesazh të publikuar online, ky grup pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.
Njoftimi i ‘Homeland Justice’
Ky është një mesazh nga ‘Homeland Justice’ për Qendrën e Padrejtësisë në Shqipëri. Faqja gjyqësore.gov.al është nën kontrollin tonë. Ne kemi dokumentet e krimeve tuaja. A u krijua Gjyqësori për të mbrojtur të drejtat e të shtypurve dhe të shtypurve apo për të mbështetur terroristët e huaj? Njerëzit po pyesin veten pse, pavarësisht historisë së turpshme të terroristëve Muxhahedinë dhe vrasjes së mijëra njerëzve të pafajshëm, Gjyqësori bashkëpunoi me ta në vend që t’i nxirrte në gjyq? Pse Gjyqësori u dha atyre dokumente identiteti të falsifikuara? Pse dha leje për të ndërtuar Kampin Ashraf 3 me paratë e taksapaguesve shqiptarë?
Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi përmasat e sulmit apo nëse të dhëna sensitive janë komprometuar. Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të verifikojnë autenticitetin e pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm./Dosja.al
Në duar ata mbajnë pankarta në të cilat shkruhet “Po na vjedhin tokën”, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.
TIRANË– Banorët e Rrjollit vijonë protestën e tyre, por këtë herë tubimi i tyre është zhvendosur para ambienteve të Kuvendit. Në duar ata mbajnë pankarta në të cilat shkruhet “Po na vjedhin tokën”, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.
“Kryeministri del e thotë se kanë letrat e falsifikuar, a ka shkuar ndonjë herë të shohë se çfarë ndodh në këto institucione tona”, është shprehur një nga protestuesit. Prej më shumë se një muaji, banorët e Baks-Rrjollit janë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ndërkohë që ata janë shprehur të vendosur se do të mbrojnë tokat e tyre./Dosja.al
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Ferdinand Dervishi përmes një postimi në Facebook, i cili shkruan se Meksi është nga persona që janë futur me maska në ambientet e MCN Tv.
TIRANË- Pronari i MCN TV Endri Meksi është kercenuar sërish më 28 mars. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Feridand Dervishi përmes një postimi në Facebook, i cili shkruan se Meksi është nga persona që janë futur me maska në ambientet e MCN Tv.
“Kërcënohet sërish pronari i MCN. Shteti hesht, i gjithi Per se dyti njerez me maska futen ne ambientet e tv MCN dhe tentojne te dhunojne, apo me keq akoma, pronarin Endri Meksi. Pra, nderkohe qe ngjarja e pare, e dates 10 mars 2026, hetohet zyrtarisht, nderkohe qe njerezit me maska presupozohet te ndiejne peshen e hetimit dhe kerkimit nga policia, ngjarja perseritet”, thuhet në postim.
Kërcënimi i parë ndaj Meksit ka ndodhur më 10 mars, ku ai vetë kallëzoi në polici se është kërcënuar nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas kallëzimit, tre persona kanë dalë nga një automjet tip “Audi” i bardhë, të pajisur me shkopa bejsbolli dhe e kanë kërcënuar./Dosja.al
“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit,” tha babai i Martinajt.
TIRANË- Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pasi është thirrur nga Prokurori për të dëshmuar në procesin lidhur me pronat e të birit. Gjatë fjalës për gazetarët jashtë kamerave, Martinaj ka deklaruar se fatin e djalit të tij e dinë të gjithë përveç medias dhe prokurorisë.
Ndërkohë që ka theksuar se djalin ia kanë vrarë në Durrës.
“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit,” tha babai i Martinajt.
I pyetur nëse ndihet i interesuar për hetimet e Prokurorisë së qytetit, Martinaj u shpreh se nuk ka për çfarë të interesohet pasi nuk ka fuqi për tu hakmarrë për të birin.
“Nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore,” përfundoi Martinaj./Dosja.al
Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës.
Në krahasim me 2023-n, shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga një vend i BE-së janë rritur me 8.1%. në tre vitet e fundit, BE ka dhënë mesatarisht 44-45 mijë shtetësi në vit për shqiptarët, ritmet më të larta që nga 2018-a, duke treguar për një valë të re emigracioni në vend.
Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi. (shiko grafikun: Shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga BE). Niveli më i lartë ishte në 2016 dhe 2016, me rreth 60-67 mijë në vit.
Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit përkon pak a shumë dhe me tkurrjen e popullsisë në vend që në periudhën gjatë dy censeve 2011-2023 u ul me rreth 420 mijë persona, e ndikuar në pjesën më të madhe nga emigracioni, por dhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si rrjedhojë e lindjeve më të pakta.
Kryeson Italia, Greqia më dorështrënguar
Italia është shteti kryesor që u mundëson shqiptarëve që të marrin një pasaportë italiane. Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat e para, ky shtet ka dhënë 375 mijë shtetësi për shqiptarët.
Greqia, ndonëse ka një numër të ngjashëm emigrantësh me Italinë, të paktën rreth 500 mijë secili, a është më dorështrënguar për shtetësitë, duke dhënë 264 mijë të tilla, që nga viti 2007.
Edhe Gjermania po e lëshon dorën
Në Gjermani, për të marrë pasaportë duhet fillimisht të marrësh shtetësinë, zakonisht pas rreth 5 vitesh qëndrimi, me gjuhë gjermane (B1), të ardhura të mjaftueshme, pa probleme ligjore dhe me njohuri bazë për vendin. Edhe pse rregullat janë lehtësuar (nga 8 në rreth 5 vite), ajo mbetet më strikte se shumë vende të tjera të BE-së me kërkesa të qarta për gjuhën, të ardhurat dhe integrimin.
Ky shtet ka qenë i preferuar në valën e fundit të emigracionit dhe duket se shumë shqiptarë po i plotësojnë kushtet, teksa në vitin 2024 Gjermania lëshoi numrin më të lartë të shtetësive të dhënave ndonjëherë për shqiptarët, me 310 të tilla. Për krahasim, që nga 2002-shi deri në 2023-n, pra në 21 vjet, ky shtet kishte dhënë vetëm rreth 8100 shtetësi.
Në vend të katërt është Belgjika, që ka dhënë gjithsej rreth 8.7 mijë shtetësi për shqiptarët nga viti 2022, e ndjekur nga Franca (6480), Suedia (4,219), Irlanda (1,197), Spanja (1,157), Holanda (1,137)./Monitor
Mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka kaluar pa vëmendjen as të qytetarëve të thjeshtë, ndjekës në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.
Ka mjaftuar postimi i një video në profilin e Ramës, ku shihen momente nga mbledhja e tij me deputetët socialistë, që komentet të vërshojnë poshtë këtij postimi.
Një qytetare i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të gjatë ku shkruan se pushteti shpesh shndërrohet në një strehë personale dhe egoiste, në vend që t’i shërbejë qytetarit.
Sipas saj, drejtuesit shpesh harrojnë pse janë në poste drejtuese dhe kush janë ata që përfaqësojnë.
“Pushteti nuk është privilegj për t’u shijuar, por barrë për t’u mbajtur me dinjitet.
Nëse një drejtues nuk i shërben qytetarit, për çfarë duhet të qëndrojë në post?
Gjithashtu ajo nënvizon mungesën e përgjegjësisë dhe respektit në qeverisje, duke vënë në dukje se disa drejtues flasin për reforma, por nuk zgjidhin problemet më të vogla të qytetarëve.
Në fund ajo e mbyll komentin duke theksuar se respekti është themeli i çdo shërbimi publik të vërtetë dhe i besimit qytetar.
Ndërsa një tjetër qytetar kërkon se pse nafta është më lirë në Kosovë dhe Maqedoni ndërsa në Shqipëri nuk po pëson rënie.
Po ashtu, ai thotë se dhe çmimet e ushqimeve bazë janë më të shtrenjtat në rajon
Një koment tjetër që bien në sy është i një qytetari që kërkon nga Rama të luftojë korrupsionin.
“Luftojeni përpara se të na gllabërojë të gjithëve ! Demokratizoni cdo qelizë politike bëjeni kulturë që të kalojë në zyrat e shtetit , bëjeni Shqipërinë ku ligji vepron drejt dhe në kohe për cdo qytetar ! Atëherë dyert e Europës hapen vetë!”, shkruan qytetari. bw
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh motivues me ndjekësit e saj në Facebook, një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.
Në postimin e saj, Spiropali uron një të dielë të bukur dhe u bën thirrje ndjekësve të fokusohen tek aspektet pozitive të jetës.
“Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas.”
Një ditë më parë (28 mars) mbledhja e Grupit të PS në Pallatin e Brigadave është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes deputetes Spiropali dhe kryeministrit Rama.
Gjatë fjalës së ministres për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila ka folur për strategjinë e komunikimit, deputetja Elisa Spiropali mësohet se është parë të qeshte. bw
Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë e mediave.
Sipas Mapo në një moment të diskutimeve, Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje verbale me dy figura të njohura të mazhorancës.
Fillimisht, Rama iu drejtua Damian Gjiknurit, duke e akuzuar për regjistrim dhe nxjerrje të bisedave private.
“Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron”, mësohet t’i ketë thënë Rama.
Në vijim, kryeministri ka ironizuar edhe ish-ministrin Ervin Hoxha, duke e kritikuar për diskutime jashtë ambienteve zyrtare.
“Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?”, i është drejtuar Rama.
Debati, që ka ndodhur në një takim të mbyllur për median, tregon për klimën e tensionuar brenda radhëve të mazhorancës.
Më herët replikat kane ndodhur edhe mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, kësaj të fundit Rama iu drejtua me ton të ashpër: Ti mos fol fare, fare kur te jem unë”.
Debatet brenda Partisë Socialiste kanë rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me zërat kritikë në parti.
Në këtë kuadër, ish-ministri dhe ish-deputeti Arben Malaj ka publikuar një reagim të gjatë, ku ndalet te përvojat e tij në PS dhe mënyra e drejtimit të saj ndër vite. Në reagimin e tij, Malaj shpreh kritika ndaj stilit të drejtimit të Ramës dhe u drejton një thirrje ish-kolegëve të tij në parti.
Komenti i plotë i Arben Malajt:
Rama gjithnjë ka dashur t’i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit. Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurimi dhe promovimi.
Sapo Rama u be jryetar i PS-ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët? Kjo nuk na kishte ndodhur ne PS as në periudhën më të vështirë në opozitë 1992-1997.
Rama në mbledhjen e pare me grupin parlamentare te PS-se kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake. Rregulla të cenimit ë demokracisë së brendëshme që nuk duhet të mendohen dhe aplikohen në partitë politike.
Në këtë moment u shpreha publikisht në media se ; “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”.
Në mbledhjen e rradhes te GPS-së dikush provokoi këtë debat se” pse kisha folur publikisht kundër kryetarit”. Atij ju përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëron të dal jashtë nga mbledhja se kisha folur pa leje.
E përsëriti disa herë “urdherin ushtarak/dil nga rrjeshti/mbledhja”. Vazhdoja qetësisht te mos dilja.
Pas pak kërcënoi duke thënë: “o del ti nga mbledhja, o dal unë”. Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe se kam ardhur ne PS para teje”.
Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, si preferuar i tij, dhe më thotë: “si i flet kështu kryetarit?”.
Atij iu ktheva vlonjaçe dhe i thashë: “s’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe pa asnjë profil dhe kontribut publik të bëri deputet”.
Pas këmbënguljes sime, Rama doli pak minuta dhe u shtyu. Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet.
Por ligësinë e tij primitive e përdori barbarisht në jo pak raste.
Kujdes Rama eshte shpirt lig dhe një hakmarres primitiv. Ai nuk do të harroj kurrë këdo që nuk i nënshtrohen pa kushte. Kundërshtarët e tij do trajtohen si armiqtë të tij.
Rama do ti përndjek si hije vrastare të ushqyer nga ADN-ja e tij plotë urrejtje dhe pashpirtësi primitive.
Ambientet e mbledhjes së djeshme (28 mars) të zgjeruar të Grupit të Partisë Socialiste u kthyen në një bunker, por pavarësisht hermetizmit të informacionit zyrtar, përsëri nuk munguan rrjedhjet e të dhënave për tensionin që shoqëroi këtë takim dhe deri në replika Rama-Spiropali.
Tema e nxehtë e takimit pritej të ishte “gjyqi” që do i bëhej ish-ministres se Jashtme, Elisa Spiropali, pasi deputetja socialiste nuk mori pjesë në votimin parlamentar të 12 marsit, ku mazhoranca me forcën e 82 kartonëve rrëzoi kërkesën e SPAK që kërkonte heqjen e imunitetit të zv/kryeministres së pandehur për abuzime me detyrën dhe tenderimet. Por gjatë këtij takimi ka munguar Belinda Balluku, por tensioni nuk ka munguar mes të pranishmëve.
Burime për “Panorama” bënë me dije se në Pallatin e Brigadave ku u zhvillua takimi pati disa replika me tone të ashpra mes deputetes Spiropali dhe kryeministrit Rama.
Gjatë fjalës së ministres për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila ka folur për strategjinë e komunikimit, deputetja Elisa Spiropali mësohet se është parë të qeshte.
Ky gjest i Spiropalit është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”.
Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”. Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje.
Spiropali i ka kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.
“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu, me respekt se jemi dhe deputetë!”, mësohet të ketë thënë Spiropali.
Në atë moment ka reaguar vetë kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra.
“Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time!”, ka deklaruar ai, sipas burimeve për “Panorama”.
Në mbledhje, Spiropali dhe deputeti Erion Braçe u panë të ulur në rreshtin e fundit dhe pas kurrizit të kryeministrit Rama.
Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili ndodhet ende në arrati dhe në kërkim nga SPAK.
Në emisionin “Kjo javë” në “News24”, ajo zbulo për aktivitetin e një grupi kriminal në qytetin e Vlorës, që konsiderohet ndër më të fuqishmit në zonë dhe ndër më të rrezikshmit.
Lala tha se Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi dhe një episod me të dashurën e tij, e cila humbi dokumentet dhe bëri denoncim në policinë e vendit fqinj, ngriti dyshimet dhe vuri në lëvizje autoritetet.
“Inez Hajrulla mund të fshihet në Greqi, për shkak se partnerja e tij ka humbur dokumentet e saj në Greqi dhe ka shkuar të bëjë denoncim. Ky është një alarm që përdoret si e dhënë. Mendohet se ajo mund të ketë qenë në shoqërinë e Hajrullës. Dosha, disa ditë para aksionit, është vëzhguar në Vlorë. Mendohet se mund të jetë informuar për aksionin e policisë, pasi ende nuk është arrestuar”, tha ajo.
Grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla është shpallur në kërkim për dy vrasje, atë të Gentian Qarrit, si dhe për një plan për eliminimin e Bledar Birçajt. Ajo theksoi se nëse do të ketë hetime të plota, ky grup mund të rezultojë i përfshirë në ngjarje të tjera të rënda kriminale.
Lala solli në vëmendje edhe disa mesazhe të publikuara në emisionin “Në shënjestër”, të shkëmbyera mes anëtarëve të grupit, përfshirë Mato Doshajn. Sipas saj, gjuha e përdorur në këto komunikime ishte tepër e rëndë, ndërsa vrasjet konsideroheshin me kode.
“Hajrulla dyshohet të ketë bërë plane për vrasjen e Fatmir Hysenit dhe kërkonte vazhdimisht informacion për vendndodhjen e tij, si dhe për një tjetër person të lidhur me Amrando Sulejmanin, të cilin e konsideronte kundërshtar”, tha ajo mes të tjerash.
Një tjetër detaj që tregonte nivel të lartë organizimi, sipas Lalës, ishte mënyra e sigurimit të banesave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku raportohen kamera sigurie, dyer të blinduara dhe masa të forta mbrojtëse. Po ashtu, grupi dyshohet se kishte vendosur kamera sigurie edhe pranë lokalit të një prej objektivave të tyre, për të monitoruar lëvizjet.
“Grupi i Inez Hajrullës, është ndoshta grupi më i fuqishëm në Vlorë. Ai është shpallur në kërkim për dy vrasje, Gentian Qarrit dhe plan për të kryer vrasjen e Bledard Birçajt. Unë dyshoj që nëse do të ketë hetime të plota, grupi i tij ka ngjarje të rënda mbi supe. E kam parë pozitive fakti që u ndal Policia në Vlorë. Pati një seri vrasjesh mafioze në Vlorë dhe u hap sipari i asaj sage, përplasjesh mes grupimeve. Unë kam sjellë disa mesazhe në emisionin ‘Në shënjestër’, sms të shkëmbyera mes Mato Doshajt, me të tjerë, por gjuha e vulgut që përdornin, ishte e tmerrshme. Ata flisnin me gjuhë të tmerrshme për kundërshtarët. Inez Hajrulla bënte plane për të vrarë Fatmir Hysenin, e kërkonte në çdo moment. Kërkonte dhe një tjetër personazh, që të bindte në gjurmët e Amrando Sulejmanit, që e konsideronte si kundërshtarin e tij. Ata vrasjen e një personi e konsideronin -1”, vijoi gazetarja.
Sipas gazetares, çdo person që dyshohej se bashkëpunonte me kundërshtarët e grupit, edhe nëse ishte i zakonshëm, mund të kthehej në shënjestër për eliminim. Lala ngriti dyshime se Inez Hajrulla mund të jetë fshehur në Greqi.
Ajo përmendi si indicie një rast ku partnerja e tij ka raportuar humbjen e dokumenteve në shtetin grek, ç’ka mund të jetë përdorur si alibi apo sinjal për vendndodhjen e tij.
“Momenti i dytë që më ka bërë përshtypje, ishin kontrollet që u bënë te zona e Ujit të Ftohtë. Për të hyrë te banesat e tyre, kishte kamera sigurie, skarë të çeliktë, derë të blinduar dhe në fund shkoje brenda në banesë. Po ashtu një detaj tjetër për mënyrën e madhe të organizmit, është plani për vrasjen e Bledar Birçës. Ata i kishin vënë kamera sigurie dhe në lokalin e tij. Këdo që shikonin se bashkëpunonte me kundërshtarët e tyre, edhe një person të thjeshtë, e vinin në shënjestër dhe bënin plan për ta vrarë”, tha Lala. Panorama
Pas vendimit të GJKKO, që i dha dritën jeshile SPAK-ut për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor dhe janar, në kuadër të hetimeve ndaj Belinda Ballukut, 80 celularë dhe pajisje kompjuterike janë dorëzuar për ekspertim në Prokurorinë e Posaçme.
Burime pranë këtij institucionit konfirmojnë për gazetaren Klodiana Lala se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro.
Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar pasi kanë dyshime se ish zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktimin e tenderave.
Gjykata, pasi e shqyrtoi kërkesën, lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh duhet të përfundojë i gjithë procesi. Avokatët e personave të dyshuar, siç janë Erald Elezi, ish administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) apo Gentian Gjyli, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) si dhe një grup biznesmenësh kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.
Ndërkohë, Belinda Balluku pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërshton masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve.
Ish-numri dy i qeverisë është marrë zyrtarisht nën akuzë për paracaktimin e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë si dhe është nën hetim edhe për 7 Lotet e Unazës së Madhe.
Pak javë më parë, socialistët, me votën e tyre në Kuvend, refuzuan t’i heqin imunitetin e deputetes ish zv kryeministres, duke mos lejuar SPAK që të veprojë me një masë më të ashpër sigurie.
Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim reduktimin e numrit të deputetëve. Në mungesë të një shumice të cilësuar për ndryshime kushtetuese, Rama hodhi në fushën e lojës mundësinë e referendumit.
“Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum,” tha Rama, duke paralajmëruar një nismë të re ligjore për referendumet.
Vetëm tre ditë më vonë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla prezantoi një projektligj “Për Referendumet në Republikën e Shqipërisë”, që sipas tij do të ishte një mekanizëm shtesë për qeverinë “për t’u këshilluar me zgjedhësit për nismat ligjore të saj”.
Referendumi i fundit në Shqipëri është mbajtur në vitin 1998, kur është votuar Kushtetuta që është sot në fuqi. Sipas draftit të PS, referendumi për ndryshime të Kushtetutës mund të iniciohet nga 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërkohë që një amendament kushtetues i miratuar në Kuvend mund t’i nënshtrohet votimit popullor me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të Kuvendit.
Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë nismën e Partisë Socialiste, duke e konsideruar atë një tentativë për cenimin e reformës zgjedhore në proces.
“Çdo nismë ligjore që lidhet me reformën zgjedhore duhet të miratohet me konsensus dhe këtu përfshihet dhe ligji për referendumet,” tha për BIRN Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
“Referendumet janë të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe çdo diskutim mbi këto dispozita duhet të jetë pjesë e punës së komisionit të posaçëm dhe duhet të arrihet me konsensus bazuar mbi vendimin e parlamentit që kërkon konsensus politik të çdo ndryshimi që lidhet me këtë reformë,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, Bylykbashi e sheh propozimin e këtij ligji si një tentativë të mazhorancës dhe Ramës për të hequr vëmendjen nga aferat korrutive me të cilat po përballet qeveria.
“Në afat të shkurtër kërkojnë shmangjen e debatit mbi çështje e rëndësishme aktuale si ajo e Ballukut dhe AKSHI-t,” shtoi ai.
Formulimet ligjore në përmbajtjen e draftit me 88 nene që propozon Partia Socialiste kanë ngritur shqetësime tek shoqëria civile dhe opozita për zhbërjen e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të vendosur dhe qëllimet politike të mazhorancës në përdorimin e këtij mekanizmi ligjor.
Migen Qiraxhi nga ‘Qëndresa Qytetare’ i tha BIRN se projekti i PS-së për referendumet “e zhbën të drejtën kushtetuese të popullit për të vendosur, siç e parashikon Kushtetuta, pasi nismën për referendum kushtetues mund ta marrë vetëm 2/3 e deputetëve dhe jo vetë populli”.
“Së dyti, sa i përket referendumeve të përgjithshme dhe atyre vendore është e padrejtë të quhen ‘referendum’, pasi në artikulimin e projekt-aktit ngjajnë më shumë si sondazhe qytetare të organizuara me para publike, pasi fuqia e qytetarëve do te jetë vetëm konsultative, pra jo vendimmarrëse,” shtoi ai.
Qiraxhi vëren dhe formulime kontradiktore në draft që e pamundësojnë suksesin e një referendumi për ndryshimin e Kushtetutës. Që të quhet i miratuar, një referendum kushtetues kërkon, sipas propozimit të PS-së, që të marrë votën ‘pro’ të më shumë se 50% të qytetarëve me të drejtë vote, parashikim ky që bie ndesh me të dhënat faktike të pjesmarrjes në zgjedhje.
Referendumi është një mekanizëm zgjedhor për demokraci të drejtpërdrejtë, ku populli vendos për një projektligj apo një çështje me rëndësi. Por ky mekanizëm mund të përdoret për arritjen e synimeve politike të një partie politike, sipas avokatit Gentian Serjani nga Qendra për Drejtësi Sociale.
Serjani beson se nisma e socialistëve lidhet ka pikërisht me këtë synim, për të përdorur mekanizmin e referendumeve për ndryshime kushtetuese të njënashme, duke rrezikuar sipas tij edhe Reformën Zgjedhore.
“Gjithnjë e më shumë po përforcohet perceptimi se Partia Socialiste vepron kryesisht kur preken interesat e saj,” tha Serjani për BIRN, duke vnë në dukje se edhe pse miratimi i një ligji për referendumet është kërkuar prej vitesh nga grupe të ndryshme shoqërore, asnjëherë nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për ta çuar përpara.
Në këndvështrimin e Serjanit, ekziston rreziku që referendumi të përdoret si një ‘mjet legjitimimi nga partitë politike për të ndryshuar Kushtetutën sipas interesave të tyre, dhe jo domosdoshmërisht në përputhje me vullnetin e qytetarëve’.
“Dihet se në muajt e fundit, një nga qëllimet kryesore ka qenë përballja me pushtetin e drejtësisë dhe përpjekja për të zbehur rolin e SPAK. Për të arritur këtë, përveç ndryshimeve ligjore, kërkohen edhe ndryshime kushtetuese,” thotë ai.
Nëse kërkon emrin “Monika Kryemadhi” në rrjetet sociale në Shqipëri, mund të presësh të shohësh lajmet më të fundit për problemet e saj ligjore. Në vend të kësaj, rezultatet më të mundshme janë klipe të shkurtra nga Big Brother VIP.
Dy herë në javë, Kryemadhi, ish-bashkëshortja e ish-presidentit shqiptar Ilir Meta dhe një forcë politike më vete gjatë tre dekadave të fundit, shfaqet si opinioniste në edicionin shqiptar të Big Brother VIP, që transmetohet në Top Channel.
Kryemadhi, 51 vjeçe, e mori këtë rol në dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie së bashku me Metën.
Ekspertët e komunikimit thonë se angazhimi në Big Brother përfaqëson një përpjekje të Kryemadhit për të devijuar vëmendjen publike nga akuzat ndaj saj, por dyshojnë se kjo mund të ndikojë në rezultatin e problemeve të saj aktuale.
“Para rrjeteve sociale dhe reality show-ve, dija ishte fuqi; sot, fuqia është ndikimi i ndërtuar jo përmes debateve politike apo proceseve gjyqësore, por përmes ekspozimit të vazhdueshëm dhe kontrollit të narrativës”, tha Edlira Gjoni, eksperte komunikimi me bazë në Kanada.
“Megjithatë, këto të ashtuquajtura ‘ndërveprime parasociale’ kanë kufijtë e tyre”, tha Gjoni për BIRN. “Reality show-t nuk mund të ushqejnë pafundësisht empati, të normalizojnë polemikat apo të ndikojnë në rezultatet gjyqësore. Ato funksionojnë në një univers paralel, të dobishëm për formësimin e perceptimeve personale, por në fund nuk kanë fuqi mbi diskursin politik dhe sistemin e drejtësisë.”
Megjithatë, Kryemadhi tha se kjo nuk ishte ideja e saj dhe nuk e konsideron këtë si “një angazhim afatgjatë”.
“Propozimi për të qenë pjesë e Big Brother erdhi nga Top Channel dhe nuk ishte diçka që e kërkova unë”, tha ajo për BIRN. “E pranova sepse, pas shumë vitesh në politikë, nuk ndjej më nevojën t’i shoh të gjitha përmes një filtri politik. Kam zgjedhur t’i jap vetes lirinë të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më sfidojnë në mënyra të tjera.”
“Nuk kam qenë kurrë një person që ndjek pritshmëritë e të tjerëve dhe kjo nuk ndryshon as tani. Përkundrazi, besoj se publiku vlerëson më shumë autenticitetin sesa rolet e paracaktuara.”
“Dukshmëria si burim”
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në një takim të Partisë së Lirisë në Tiranë, prill 2024. Foto: Malton Dibra/LSA.
Meta ka qenë aktiv në politikë që nga ditët e fundit të regjimit komunist në Shqipëri, pas të cilit ai dhe Kryemadhi ishin pjesë e Partisë Socialiste, që ndodhet në pushtet prej 13 vitesh nën drejtimin e Edi Ramës.
Të martuar në vitin 1998, në vitin 2004 ata themeluan Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila luajti rolin e partnerit më të vogël si për socialistët ashtu edhe për rivalët e tyre kryesorë, demokratët, në qeveri të ndryshme deri në vitin 2017.
Tashmë një ish-kryeministër, Meta u bë president i Shqipërisë atë vit, duke ia lënë drejtimin e LSI-së bashkëshortes së tij.
Ai rimori kontrollin e partisë në vitin 2022 dhe e përjashtoi Kryemadhin nga radhët e saj një vit më pas. Në vitin 2024, ndërsa të dy ishin nën hetim nga prokurorët e posaçëm kundër korrupsionit, Meta kërkoi divorcin, i cili u finalizua në vitin 2025. Ata kanë tre fëmijë së bashku.
Meta ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa Kryemadhi nuk është më drejtpërdrejt e përfshirë në politikë. Megjithatë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku kundërshton rregullisht akuzat ndaj saj, duke ndarë edhe detaje nga jeta personale.
Blerjana Bino, studiuese në organizatën joqeveritare Safe Journalists Network, tha se meqenëse Kryemadhi ka humbur të gjithë pushtetin politik tradicional, “vetë dukshmëria bëhet një burim”.
“Televizioni argëtues në Shqipëri nuk është një hapësirë politikisht neutrale”, tha Bino për BIRN. “Ai është një nga mjediset me shtrirjen më të madhe të audiencës dhe ajo është futur në të pikërisht në momentin kur ekspozimi i saj ligjor është në kulm.”
Në këtë kuptim, tha ajo, Kryemadhi po arrin njëfarë suksesi.
“Salla e gjyqit mbetet vendi i gjykimit ligjor, por beteja për kuptimin tashmë po zhvillohet në media dhe, nga provat aktuale, kjo betejë nuk po shkon keq për të.”
Ndërthurja e gjykatave dhe showbiz-it
Monika Kryemadhi duke hyrë në Gjykatën Speciale për të dëgjuar akuzat kundër saj dhe Ilir Metës. Foto: LSA.
Roli i Kryemadhit në Big Brother VIP përfaqëson një lloj afrimi mes ish-politikanes dhe Top Channel.
Të dyja palët dikur shkëmbenin rregullisht akuza për veprimtari kriminale, madje Kryemadhi e paditi televizionin në vitin 2023 për shpifje të pretenduar. Nuk është e qartë se si përfundoi çështja.
Ervin Goci, profesor i komunikimit në Universitetin e Tiranës, tha se “të dyja palët përfitojnë” nga kjo marrëdhënie e re, pavarësisht implikimeve etike që mund të ketë fakti që një televizion kombëtar i ofron një platformë një ish-politikaneje të akuzuar për korrupsion.
“Mendoj se znj. Kryemadhi… po kërkon më në fund t’i shpëtojë jetës politike duke shfrytëzuar popullaritetin televiziv, në mënyrë që imazhi i saj të mos lidhet më me fakte kriminale”, tha Goci për BIRN.
Ndërkohë, Bino tha se ndërthurja e showbiz-it me drejtësinë nuk mund të jetë pozitive.
“Kur zhvillimet ligjore ndërthuren me humorin dhe personalitetin televiziv, serioziteti i procesit gjyqësor vihet në konkurrencë me narrativa më të konsumueshme”, tha ajo. “Media shqiptare po e ofron këtë infrastrukturë falas, ose të paktën kështu duket.”
Politikanë nga Ballkani pjesë e reality TV
Monika Kryemadhi nuk është e vetmja politikane nga rajoni që është shfaqur në një reality show televiziv. Disa, si ajo, kanë marrë pjesë si opinionistë, ndërsa të tjerë si konkurrentë, duke rrezikuar edhe talljen për hir të njohjes më të gjerë.
Politikani i parë serb që mori pjesë në Big Brother (Veliki Brat në serbisht) ishte Nenad Çanak, nga Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës, në vitin 2009. Në atë kohë, Çanak ishte deputet në parlamentin e krahinës veriore të Vojvodinës; politikanë të opozitës pretenduan se ai po shfaqej në televizion “thjesht për të promovuar karrierën e tij”, raportoi BIRN.
Një tjetër deputet i njohur nga Partia Progresive Serbe në pushtet, Marijan Ristiçeviç, gjithashtu mori pjesë në reality show-n Ferma në vitin 2010, edhe pse para se të zgjidhej në parlamentin kombëtar.
Në Kosovë, Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, u shfaq si opinioniste në Big Brother Kosova për disa sezone. Një nga fituesit e këtij spektakli, Lumbardh Salihu, ndoqi rrugën e kundërt duke hyrë në politikë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pas fitores. Ai kandidoi dy herë për parlament, por nuk arriti të zgjidhej.
Një nga rastet e rralla që lidh sferën politike të Bosnjës dhe Hercegovinës me një reality show televiziv është ai i Sulejman Haljevac Memo, një piktor nga Sarajeva që fitoi reality show-n Ferma në vitin 2013. Ai fitoi edhe një tjetër spektakël, Izgubljeni, duke e rritur më tej profilin e tij mediatik përpara se të hynte në politikë. Më vonë, Haljevac shërbeu si këshilltar në komunën Qendër të Sarajevës dhe kandidoi për Kuvendin e Kantonit të Sarajevës.
Në Rumani, biznesmeni dhe politikani Cristian Boureanu, i cili ishte deputet nga viti 2004 deri në 2012 me Partinë Demokratike Liberale, ishte konkurrent në spektaklin Survivor Romania në vitin 2025./reporter.al
Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre.
TIRANË- Një rast shqetësues është raportuar, ku dy vajza të mitura rezultojnë të zhdukura që prej mëngjesit të djeshëm në Tiranë. JOQ Albania shkruan se bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14-vjeçe) dhe Ana Dapa (12-vjeçe), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më.
Nëna e tyre i është drejtuar JOQ Albania me një video, ku bën apel për ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vajzave: Përshëndetje! Jam nëna e dy vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë.
Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre. Numër kontakti: +355 68 868 7707./Dosja.al
Kryepolici i ri do të jetë një kukull e kryeministrit dhe pa dijeninë e tij nuk bëhet asnjë emërim në institucion.
Kështu u shpreh sot në emisionin “Kjo Javë” të “News 24” ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Asllan Dogjani.
Ndërsa komentoi garën për pasardhësin e të shkarkuarit Ilir Proda, ai ndau mendimin se kryepolici do të jetë në shërbim të kryeministrit Edi Rama, pasi pa dakordësinë e tij nuk mund të zgjidhet. Ai kritikoi gjendjen e Policisë, ku tha se “efektivët kanë frikë mos kolegu i nxjerr në pritë”.
“Kryeministri nuk kalon një polic pa dijeninë e tij, jo më kreu i Policisë. Është një njeri që merret me detajet. Një drejtor që do të jetë një kukull, kukull e kryeministrit. Po nuk iku Rama nuk ka shpresë, nuk është çështje individi por modeli. Nuk është mungesë ligji por krizë e thellë e mos zbatimit të ligjit. Ka krizë institucionale dhe të përgjithshme dhe kjo zgjidhet vetëm kur qytetarët të votojnë të lirë”, tha ai.
Dogjani nënvizoi se dikur Rama mbështeste drejtësinë, kurse tani që i ka shkuar te dera pas marrjes e pandehur e Belinda Ballukut, zv/kryeministres së shkarkuar dhe pezulluar, ai thotë se drejtësia është e varur.
“Kryeministri dikur mbështeste drejtësinë, reformën dhe thoshte se është e pavarur, kurse kur drejtësia i shkoi te dera për shkak të zv/kryeministres nën akuzë dhe të pandehur, tha se është e varur. Pra kur i shërben atij është e pavarur dhe kur i shkon atij, e varur. Drejtorët e policisë nuk miratohen dhe zgjidhen pa kaluar nga kryeministri, sepse kryeministri e do Policinë në shërbim të tij. Ka pasur raste kur më ka thënë dikush u zgjodha drejtor policie. Ka shefa dhe polic të mirë, por ka edhe të paaftë. Sot policia nuk ka profesionalizëm dhe njerëz të aftë. Kam qenë drejtor edhe në kohën e PS, jam emëruar në atë kohë nga Fatos Nano”, tha ish-deputeti.
Por sa e dëmtuar është Policia?
“Do duhet shumë kohë që Policia të kthehet në 2005, 2009 apo 2012. Periudha 2005-2009 u bënë goditje të grupeve kriminale dhe krimi iku, e njihte forcën e shtetit. Nuk them se s’ka pasur probleme. Por tani janë bashkë, nuk i dallon dot ku është pushteti dhe ku është mafia. Sot shumë efektivë ikin nga Policia. Pagat qesharake. Sot të shet kolegu, të nxjerr në pritë kolegu”, tha ai.
Por cili do të jetë kryepolici i ri sipas Dogjanit? Deputeti refuzoi të jepte emër konkret, duke shtuar se mund t’i prishte punë.
“Përsa i përket garën mund të them se ka emra shumë të mirë, por nuk i lënë të punojnë. Nuk po them emër, sepse si pjesë e opozitës po të them emrin mund të prishë punë. Ka emra të mirë, por unë mendoj se drejtori i ri do jetë kukull e kryeministrit. Po nuk iku Rama, këtu ka krizë politike, të përgjithshme, institucionale. Kjo ikën kur të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ish-ligjvënësi opozitar.
I pyetur për zhvillimet e fundit politike, Dogjani ndau mendimin se Rama është në orët e fundit të pushtetit dhe nuk e kalon vitin në krye të qeverisë, teksa tha se zgjidhja janë protestat, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.
“Unë mendoj se janë orët e fundit të Ramës dhe mendoj se ai nuk e kalon këtë vit. Kam bindjen se shqiptarët do i kthehen vendit, Shqipërisë dhe protestës për të larguar Ramën. Patjetër me protesta ikën Rama, me çfarë tjetër? Madje të jenë më të fuqishme. Opozita ka qëllim protestat, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e lira”, u shpreh Dogjani.
Kurse për garën brenda PD-së dhe zgjedhjet në të, ai tha se “nga to unë pres transparencë, garë të lirë dhe të ndershme”.
“Unë jam për greva dhe protesta të ashpra”- Dogjani për Salianjin: Askush brenda PD s’duhet ndaluar të kandidojë!
Ish-deputeti ka folur në lidhje me problematikat brenda PD dhe përplasjen mes kreut të partisë Sali Berisha dhe ish-deputetit Ervin Salianji.
Dogjani u shpreh se mendimet ndryshe duhet të pranohen dhe se lufta duhet të bëhet brenda partisë në mënyrë që PD të përmirësohet. Ai ka shtuar se duhet të vlerësohen mendimet ndryshe dhe jo ato që “servilosen”, duke pohuar se kushdo brenda partisë ka të drejtë të kandidojë, përfshi dhe Salianjin, por sipas rregullave dhe kritereve.
“Në demokraci duhet të pranohen edhe mendimet ndryshme, unë nuk gjykoj asnjë individ sepse jam vetë që për shkak të parimeve u kam rënë drejt për drejt atyre që kanë tentuar t’i shkelin parimet. Gjithmonë në grup kam thënë mendimin tim dhe partia ka nevojë të thotë gjërat në grup, jo për servilë. E kam bërë luftën brenda dhe unë do të sugjeroja gjithkënd që lufta duhet bërë brenda PD për të ndihmuar partinë. Duhet një unifikim pas zgjedhjeve. Rreziku i qytetarëve është Rama me këtë qeveri, PD është në proces votimi dhe nëse duam të kemi zhvillim, ai vjen nga vota”, tha ai.
Ai kërkoi dhe sugjeroi gjithashtu ashpërsimin e diskursit politik të opozitës, me protesta të forta dhe deri në grevë urie.
“Unë e kam thënë mendimin tim dhe e them. E kam shprehur se duhen protesta të forta, më të ashpra. Madje edhe greva e urisë. Duhet të vazhdojnë dhe forcohen deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh ai.
Dhe më tej shtoi:
“Protestat të vijnë duke u ashpërsuar. Nuk është molotovi zgjidhja. Të kenë pjesëmarrje më të madhe, të krijohet frymë besimi që të afrohen në PD. Duhen protesta të shpeshta, duhen gjetur mënyra të tjerë për të ndikuar në opinion. Duhen greva urie dhe forma të tjera”.
Duke folur për situatën e brendshme në parti, Dogjani theksoi se PD nuk ka luksin të përçahet, pasi sipas tij një ndarje e opozitës do të favorizonte kryeministrin Edi Rama për të qëndruar në pushtet.
I pyetur për një garë të mundshme përballë kreut aktual të PD-së, Sali Berisha, Dogjani u shpreh se në parti duhet të ketë konkurrencë, por theksoi se nuk ka ndërmend të kandidojë, pavarësisht mbështetjes që ka marrë në zgjedhjet e mëparshme.
“Kam marrë 8 mijë vota në qarkun e Tiranës dhe u jam mirënjohës, por nuk e kam ndërmend të kandidoj,” tha ai, duke shtuar se prioriteti mbetet bashkimi i opozitës dhe rritja e presionit politik ndaj qeverisë.
Thirrje PUBLIKE SPAK: Hetoni babëzinë që kërkon të shkatërrojë Shkollën Tregtare për të ndërtuar pallate!
Kam disa vite qe luftoj kundër kësaj babëzie kriminale dhe do të vazhdoj.
Turp për kryebashkiakët e Vlorës dhe Këshillin Bashkiak nqs e kanë bekuar këtë hajdutëri primitive.
Turp për cdo deputetët të gjitha partive të Vlorës që me heshtjen e tyre miratuese, janë bashkëfajtorë të shkatërimit të simboleve historike të Vlorës.
Vlonjatët duhet të dalin dhe të mbrojnë Shkollën Tregtare, simbolin e tyre historik.
Vlonjatët i kanë shërbyer Shqipërisë me pushkë dhe me penë.
Nuk ka të babëzitur sado pushtet kriminalë të kenë që mund të nënshtrojë një qytet të tërë, aq me pak VLORËN.
Babëzia ka arritur në kriminalitet; ajo shkatërron simbole historike për interesat e oligarkëve.
Sot, më fort se kurrë, është në provë ADN-ja patriotike e të gjithë vlonjatëve.
Mos u grindni për partitë politike!
Bashkohuni për ta ruajtur si sytë e ballit historinë e lavdishme të Vlorës:
jo vetëm për Pavarësinë,
jo vetëm për Lirinë,
jo vetëm për të dyja bashkë, por mbi të gjitha për dijen dhe emblemën e saj,
margaritarët e historisë së lavdishme të Vlorës sonë të përbashkët,
ku shkëlqen Shkolla Tregtare e Vlorës!
Shkollat janë shumë më të shenjta se kishat, xhamitë, teqetë sepse aty studiojnë individë nga cdo besim fetarë dhe cdo krahinë.
Në dokumentin e vitit 1993 (vërtetim pasurie), qartësohet se në vitin 1940, tokat e familjes së Qazim Koçulit u blenë nga Italia për qëllime ushtarake.
Pas çlirimit, pronat e fashizmit u konfiskuan, prandaj kudo në Shqipëri ato janë troje publike.
Shqiptarët mund t’i grisin dokumentet në Kadastrën Shqiptare, por ato janë lehtësisht të gjetshme në arkivat italiane.
Arbeni
Ish-kandidat i PS-së për Kryetar të Bashkisë Vlorë dhe fitues i raundit të parë, korrik 1992.
Deputet i Qarkut Vlorë, 1997–2013.
“Qytetar Nderi” i Qarkut Vlorë.
“Qytetar Nderi” i Vermoshit, 2003 (komunë e PD-së në atë kohë).
“Personalitet Nderi” i Shoqatës Kombëtare “LABËRIA” / Nderi i Kombit.
QSUT, laboratori mbyll dyert, edhe kete muaj eshte konsumuar fondi i analizave.
Nje skene e perseritur cdo muaj ne qendren me te madhe mjekuese e universitare te vendit, si kudo ne sistemin spitalor publik.
Nje bllokim i mbi vendosur numrit shume te kufizuar te listes se analizave, qe realizon koncesionari, krejt e pa mjaftueshme kjo per nje spital funksional.
Me gjithe presionin administrativ mbi mjeket, asnjehere me shkrim, per te mos bere detyren e tyre, pra per te kufizuar dhe ato egzaminime laboratorike te cunguara ndaj pacienteve, perseri nderpriten analizat pothuajse terresisht.
Teorikisht thuhet se realizohen vetem ato te urgjences, subjective dhe e manipulueshme kjo.
Po pacientet e tjere te kesaj qendre te madhe mjekesore, çdo bejne?
Pacientet e rende, ata qe do te operohen, qe duhen ndjekur ne dinamike çdo dite.
‘’Me pagese tek privati, nuk ka rruge tjeter.
Nje shprehje kjo e divizes se mjeksise se Rilindjes:
“ O paguaj o vdis”
Kjo gjendje godet dhe institucionin, sepse con ne uljen e shtrimeve, uljen e nderhyrjeve invazive, demton mjekimin bashkekohor.
Demton edhe nivelin e mjekeve, por mbi te gjitha pacientet duke i privuar ata nga nje terapi cilesore, e kontrolluar ne dinamike, nga konkluzione te mjekimit.
Ndersa administra akuzon mjeket sepse ata kerkojne te bejne detyren e tyre, te mjekojne me cilesi!
“Brenda vitit 2027 rimbursojmë të gjitha barnat për të sëmurët me diabetin e tipit 1”, theksoi ajo.
Lidhur me denoncimin e deputetit demokrat Tritan Shehu se në laboratorin e QSUT-së prej 20 marsit nuk kryhen analiza, Sala premtoi zgjidhje brenda vitit.
“Besoj keni vënë re se jemi munduar që të mos mungojnë barnat ka pasur mungesa, por gjithmonë e më pak. me hyrjen në fuqi të këtij vendimi synohet që të mos ketë mungesa. Kemi punuar që t’i adresojmë në kohë reale, për të zgjidhur probleme konkrete.
Aktualisht një nga metodat është mbledhja e të dhënave dhe mbi bazën e të dhënave bëhet planifikimi i shërimit. Prandaj mbledhja e të dhënave, kemi mbledhur të dhëna për të parë sepse nuk duhet të mungojnë analizat jo vetëm në datën 20 por dhe në datën 30. Këtë po e adresojmë dhe do e zgjidhim brenda këtij viti”, tha Sala.
Ministria foli edhe për Sterilizimin, shërbim që prej 3 javësh i ka kaluar shtetit, duke garantuar se po funksionon më së miri. Në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe projektligji për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, një dokument strategjik i cili synon të garantojë që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë akses real dhe të barabartë në shërbimet bazë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka pranuar se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit, për shkak të mungesës së fondeve. Kjo do të ndodhë pas datës 20 të çdo muaji.
Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.
“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.
Mjekët thonë se 80% e antibiotikëve mungojnë gjithashtu.
Po ashtu ajo tha se qeveria ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave.
Ky hap sipas saj synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin e qëndrueshëm të barnave, veçanërisht të atyre që janë të vetmet në treg.
“Ky vendim vjen si një nevojë e hershme për shpejtimin e procedurave dhe garantimine furnizimit të qëndrueshëm të barnave për qytetarët”, tha ajo.
Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, reshjet e borës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, duke përfshirë kryesisht zonat mbi 1100–1200 metra lartësi, veçanërisht në rrethinat e Pogradec.
Sipas raportimeve, gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar.
Situata ka angazhuar strukturat përgjegjëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.
Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në zonën e Qafë Thanë, ku gjatë natës trashësia e dëborës ka qenë më e konsiderueshme. Megjithatë, për shkak të temperaturave tipike pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë, duke mbetur kryesisht në zonat malore.
Reshje dëbore janë regjistruar edhe në disa prej destinacioneve turistike më të njohura si Dardhë, Voskopojë dhe Boboshticë, si dhe në qytetet Leskovik dhe Ersekë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këto zona, për shkak të lagështirës dhe pranisë së dëborës në segmente të caktuara. Aktualisht, sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk raportohen probleme serioze në qarkullim. Panorama
Deputetja e Partisë Socialiste Belinda Balluku, nga Fieri ka paralajmëruar angazhim maksimal për betejën e ardhshme elektorale, në një kohë kur ndaj saj rëndojnë akuza të forta nga SPAK dhe kur është e shkarkuar nga kryeministri Rama nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në një postim në rrjetet sociale, duke sfiduar drejtësinë dhe SPAK, i cili kërkoi edhe arrestimin e saj, Balluku thotë se së bashku me deputetë dhe drejtues lokalë të PS-së kanë “ndezur motorët” për një proces të ri politik.
“Në qarkun e Fierit, së bashku me deputetët dhe kryetarët e degëve të Partisë Socialiste , ndezëm motorët për një tjetër proces të rëndësishëm. Po forcojmë organizimin dhe po zgjerojmë familjen tonë të madhe socialiste, duke mirëpritur këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi.
Të gatshëm për betejën e radhës elektorale, duke pasur në vëmendje çdo qytetar dhe duke përcjellë zërin e çdo komuniteti. Njerëzit janë forca jonë e vërtetë dhe mbështetja e tyre është motivimi më i fortë për të bërë gjithmonë e më shumë në shërbim të tyre”, shkruan Balluku.
Por ndërsa flet për zgjedhje, Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK për shkelje në tenderin e tunelit të Llogarasë, Unazës së Madhe të Tiranës dhe në procedura të tjera.
Prokurorët kanë ngritur dyshime se Balluku ka përdorur persona me precedentë dhe zyrtarë publikë për të intimiduar dëshmitarët dhe për të penguar procesin hetimor.
Sipas Prokurorisë, nëse akuzat provohen, ajo rrezikon deri në 35 vite burg. Megjithatë, pavarësisht akuzave dhe provave të paraqitura nga SPAK, Balluku vijon të mbajë mandatin e deputetes, pasi mazhoranca ka rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të saj. gsh
Policia kriminale e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material kallëzuar duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale të një personi, i cili ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten, Adriana Kalaja.
Kjo e fundit është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook” nga një person me profil të rremë që fshihet pas emrit “Klaus Bianconeri”.
Ky person i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese, ku siç mësohet nga materiali policor rezulton se “Klaus Bianconeri” i ka shkruar në rubrikën messenger Ardiana Kalasë, si më poshtë:
“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija!Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë!Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh zotin…?”.
Këtë mesazhe janë administruar nga policia e Tiranës dhe mësohet se pas marrjes në pyetje të avokates Adriana Kalaja, çështja tashmë është përcjellë në prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimet e mëtejshme, duke kërkuar informacion përmes letërporosisë “Facebook” me qëllim lokalizimin e “IP” të personit kërcënues.
Materiali hetimor i referuar nga policia në prokurorinë e Tiranës mësohet se mban Nr.5137 dhe është administruar qysh prej 24 shkurtit 2026. Aktualisht ende ky material nuk është ndarë tek një prokuror për të nisur praktikën hetimore./ EltonQyno, syritv