VOAL

VOAL

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas: Hetohet “InfraKonsult” e Redi Strugës, sekuestrohet tenderi i ARRSH

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se, grupi hetimor i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të gjithë dokumentacionin e prokurimit të mirëmbajtjes, materiale këto që priten të dorëzohen organit të akuzës brenda një afati prej një jave.

 

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas që bllokoi juglindjen e vendit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se, grupi hetimor i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të gjithë dokumentacionin e prokurimit të mirëmbajtjes, materiale këto që priten të dorëzohen organit të akuzës brenda një afati prej një jave.

Hetimi po fokusohet specifikisht te tenderi i mirëmbajtjes dhe nëse ka parregullësi në procedura. Ekspertët po analizojnë me kujdes termat e kontratës së lidhur mes ARRSH-së dhe kompanisë fituese. Gjithashtu po hetohet leja për marrjen e inerteve në lumin Shkumbin dhe zbatimi i saj në terren.

Referuar të dhënave të Open Data, tenderi i mirëmbajtjes rezulton se është fituar nga kompania InfraKonsult. Verifikimet e para tregojnë se kjo kompani nuk i ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në kontratë. Kjo shkelje e ligjit dyshohet se u bë shkak për shembjen e rrugës dhe bllokimin e qarkullimit. Prokuroria ka ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Dosja hetimore përfshin gjithashtu veprat penale të shkatërrimit të rrugës dhe ndotjes së mjedisit. Ndonëse situata në këtë segment rrugor është normalizuar, problemet teknike mbeten ende mjaft evidente. Për ditë me radhë automjetet nuk qarkulluan dot për shkak të rrëshqitjes masive të tokës./Dosja.al

Berisha: Rama nuk lejoi Komision Hetimor për udhëtimet e tij 21 milionë euro në dy vite! Ka transportuar sasi të mëdha parash

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për udhëtimet e tij, duke theksuar se nuk ka lejuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, për të hetuar akuzat e ngritura kundër tij.

Në një prononcim për gazetarët, pas daljes nga SPAK, kryedemokrati theksoi se kryeministri ka transportuar sasi të mëdha parash me avion. Ai bëri edhe një paralelizëm teksa tha se presidenti i SHBA, në dy vite, ka udhëtuar 70 herë, ndërkohë që kryeministri ynë ka udhëtuar 140 herë dhe ka shpenzuar 21 milionë euro.

“E kanë transformuar Agjencinë shtetërore në një shpellë mafiesh shumë të rrezikshme. A mund të thoni se ku nuk është i implikuar Rama? Pse nuk lejoi Edi Rama të ngrihet komisioni hetimor për udhëtimet e tij, për 140 udhëtime me avion brenda dy viteve, 21 mln euro, në të cilat të dhëna të shumta flasin se janë transportuar sasi të mëdha parash, i ka transportuar me avion.

Kam kërkuar të hetohet. Ka të tjerë që thonë edhe drogë, por unë nuk kam të dhëna për drogë. Ka transportuar para, drogë, çfarë ka transportuar. Si mundet? Presidenti i SHBA kishte udhëtuar në dy vite 70 herë, ndërsa Rama 140 herë. Këto janë gjëra që ai i mbylli këtu. Ua vuri, jeni organizatë e partisë time.”, tha Berisha. gsh

“Po asgjësohet Porti i Durrësit”- Artan Hoxha: Porti i ri do i jepej pronarëve ruso-grek! SHBA dhe NATO bënë presion dhe Rama u tërhoq

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se projekti për zhvendosjen dhe transformimin e Portit të Durrësit po e dëmton një nga asetet më të rëndësishme strategjike të vendit, duke iu referuar konferencës së Ramës me gazetarët.

 

Gjatë një interviste në “Kjo Javë”, ai u shpreh se qeveria po e çon drejt shkatërrimit portin aktual, i cili sipas tij është një nyje e rëndësishme që lidh rajonin me tregjet dhe korridoret detare drejt Detit të Zi.

Sipas Hoxhës, në vend që të ndërtohet një port më i madh dhe më i fuqishëm, projekti i ri parashikon një port më të vogël se ai ekzistues. Ai shtoi se tenderi për projektin i është dhënë një konsorciumi me interesa ruso-greke, gjë që sipas tij ngre pikëpyetje për rëndësinë strategjike të këtij aseti.

Gazetari deklaroi gjithashtu se projekti i Porto Romanos ka qenë një nga temat e diskutuara gjatë një vizite të fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, e cila zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Artan Hoxha: Duan ta quajnë marina e Dubait dhe quhet marina e Durrësit. Po asgjësojnë portën kryesore që lidh detin e Zi, që ka interesa të mëdha. Dhe ti eleminon portin e Pireut dhe ti merr një rëndësi të vecantë, je këmba e urës për tu hedhur në Evropë. Ne e asgjësuam qëllimisht jo për papërgjegjshmëri.

Ne kemi port në Vlorë dhe ska vinç. Dhe portin e Durrësit po e asgjësojmë, po ja heqim kombit shqiptar një nga asetet e tij.

Ne po krijojmë një port tjetër që nuk krahasohet me atë të Durrësit. Ne dueht të krijojmë një port më të madh se ai ekzistues. Ne po shkojmë drejt një porti më të vogël se ai, që zvogëlojmë përmasat tona. Dhe për më tepër që kjo është një nyje strategjike dhe për partnerët ndërkombëtarë, ne tenderin që zhvilluam ja dhamë një konsorciumi që ka interesa, me pronarë ruso-grekë. Pra asetin tënd kryesor më të madh në vend, ja beson dikujt që nuk është i mirëpritur, s’po jap informacione që e kanë agjencitë secrete. SHBA dhe BE nuk I mirëpret këta zhvillues të këtij projekti. Ky asset kthehet në një asset të NATO-s nuk i besohet këtij projekti. Rama tha se ne e bëmë këtë pikërisht për presionin e SHBA dhe BE sepse na thanë se do keni pasoja. Një nga vizitat e fundit të ambasadores së SHBA në Greqi në Tiranë, një nga shkaqet është dhe porti i Porto Romanos. Një nga arsyet dhe ne duhet të jemi shumë të kujdeshsëm, pasi po i bëjmë dëm kombit.

“Balluku është 1/8 e ajsbergut…”- Hoxha: Përjashtimi i dy gazetarëve nga konferenca? Gafa më e madhe e Ramës

 

TIRANË-Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deklaroi se çështje e Belinda Ballukut, përfshin një grup të madh interesash dhe se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë këtë fakt dhe po përpiqet që t’u japë garanci ‘këtij grupi”.

Gjithashtu ai komentoi edhe përjashtimin e dy gazetarëve nga konferenca duke thënë se ishte “Gafa më e madhe që e dekonspiroi gjendjen e tij është pikërisht veprimi që ka marrë ndaj kolegëve tanë. Me Ambrozia Metën e ka të përsëritur”.

“Kur flasim për Ballukun nuk është vetëm, Balluku është një grup i madh interesash një potencial i madh që Rama do ta joshë t’i japë garanci dhe siguri që edhe po iku Balluku jam unë. Pasi Balluku u bë shumë e fuqishme dhe fuqia i buronte nga gjithë ai grup interesash që mblodhi. Balluku është 1/8 e ajsbergut, ndërsa 7/8 janë poshtë. Rama po mundohet të qetësojë 7/8 t’u japë garanci që ata do të vazhdojnë njësoj dhe tashmë do kenë punë direkt me komandantit. Gafa më e madhe që e dekonspiroi gjendjen e tij është pikërisht veprimi që ka marrë ndaj kolegëve tanë. Me Ambrozia Metën e ka të përsëritur. Problemi është që Ambrozia nuk është mbështetur nga kolegë të vet dhe kjo vjen për shkak se vjen nga një media e opozita dhe kjo është e gabuar. Ne nëse nuk veprojmë në unison do na bëjnë copa copa dhe duke  e lenë vetëm është penalizuar nga qëndrimet e kryeministrit. Edhe një koleg i joni në News është penalizuar. Kryeministri jo vetëm u acarua por u kundërpërgjigj duke bërë shantazh ndaj medias ku punon Ambrozia duke u dhënë kurajë të gjithë atyre që sulmojnë mediat”, tha Hoxha.

“Rama dhe Balluku nuk përfaqësojnë PS”- Komente pozitive në rrjet për Spiropalin: Heroina e shqiptarisë tregove që s’të trembet syri, mos u tërhiq!

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, është një nga emrat që gëzon respekt dhe në rrjetet sociale, ku në ditën e verës, komentet për të kanë qenë pozitive.

Vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria shihet nga mbështetësit e saj në rrjetin social facebook, si i gabuar pasi sipas tyre, Rama dhe Balluku nuk përfaqësojnë më Partinë Socialiste.

Në komentet që vërehen në faqen zyrtare të ish-ministres së jashtme Elisa Spiropali, shihet një solidaritet me qëndrimin që mbajti deputetja në seancën e fundit në Kuvend ku nuk ju bashkua maskaradës së mazhorancës e cila votoi në unanimitet për të mos i hequr mandatin ish-zv/kryeministres së marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.

“Heroina e shqiptarisë tregove që s’të trembet syri, mos u tërhiq nga bindjet e tua. Rama dhe Balluku nuk përfaqësojnë PS”, janë disa nga komentet që shkruhen në postimin e Spiropalit ku uron shqiptarët për Ditën e Verës. bw

“O kriminela, s’keni turp!” – Banorët e Rrjollit prej 6 javësh në protestë kundër ndërtimit të resortit, përplasen me policinë

Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit në tokat e tyre nga kompania “Gener 2” pasi pretendojnë se po u merret prona padrejtësisht. Prej gjashtë javësh ata vijojnë betejën e tyre duke kërkuar drejtësi, ndërsa kanë protestuar dhe para Prokuroria e Posaçme, nga i cili kërkojnë që të marrë dosjen në dorë.

“O kriminela, policia e krimit. Hajduta. A keni turp apo nuk keni” – dëgjohen duke thënë disa nga protestuesit ndërsa përplasen me policinë. Ata akuzojnë efektivët se kanë ushtruar edhe akte dhune ndaj tyre, ndërsa disa prej banorëve janë shoqëruar në polici.

Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin që, sipas tyre, cenon pronat dhe mjedisin e zonës.

Një nga banoret theksoi se disa nga djemtë që ishin të pranishëm janë dhunuar në furgonin e policisë. Ajo kërkoi që çështja të merret në dorë nga SPAK, ndërsa drejtoi gishtin edhe nga Prokuroria e Shkodrës, që e akuzoi se po fle mbi dosjen e tyre.

 “Uniformat blu janë treguar të padrejta, kanë kapur djemtë dhe i kanë futur në furgon dhe i kanë dhunuar. Nuk ka asnjë të drejtë që t’i dhunojë. I kanë hedhur si derrkucë. Ne do të vazhdojmë protestën deri në fund. Kjo tokë duhet t’u kthehet rrjellorëve. As një nga personat që mendon se mund ta marrin këtë tokë, të mos flejë i qetë se nuk ka për ta gëzuar. Shpresojmë që SPAK të marrë çështjen në dorë, Prokuroria e Shkodrës të mos flejë gjumë mbi dosjen tonë, por të japë drejtësi. Falsifikimet i ka në zyrë, ne jemi duke mbrotjru pronën tonë, jemi duke u keqtrajtuar në pronën tyre. Policia dhe shteti duhet t’u dalë për zot qytetarëve. Prokuroria e Shkodrës të hetojë dosjen sa më parë, mos lejo që të përkeqësohen gjërat në këtë vend. Ne jemi sulmuar nga policia dhe njerëzit e Fatmir Shpellzës. Prokuroria e Shkodrës do të jetë institucioni i parë përgjegjës nëse ndodh gjëja më minimale në Rrjoll.”, tha ajo. gsh

Qytetarë të shumtë festojnë Ditën e Verës në Elbasan, muzika dhe njerëzit “pushtojnë” qytetin

Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin kryesor për të parë Karnavalet e shkollave të qytetit dhe për të festuar Ditën e Verës.

 

ELBASAN- Qytetarë të shumtë kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Elbasanin në Ditën e Verës. Dita e Verës solli në Elbasan qytetarë nga zona të ndryshme të vendit ndërsa atmosfera festive ka nisur prej disa ditësh. Pamjet, tregojnë numrin e lartë të njerëzve që vizituan sot Elbasanin.

Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin kryesor për të parë Karnavalet e shkollave të qytetit dhe për të festuar Ditën e Verës. Gjithashtu sot janë planifikuar disa aktivitete si parada e Karnavaleve, koncerti i fëmijëve dhe koncerti me këngëtarë në skenën kryesore të qytetit. Krasta, Krraba e Gjinari mbeten zona të preferuara për piknik./Dosja.al

Dita e Verës, Berisha uron nga Elbasani: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit, Rama dhe Balluku s’kanë të ardhme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste.

 

Teksa theksoi se kjo festë sjell shpresë dhe frymëzim , kryedemokrati shtoi se në Ditën e Verës të vitit të ardhshëm shpreson që t’ia lënë të keqen dimrit, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe ish vartësja e tij, Belinda Balluku nuk kanë të ardhme.

“Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi. Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më. Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë. Nuk e meritojnë! Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.”, tha Berisha.

Berisha tha se “dyshja Rama-Balluku” po pengojnë rrugën e integrimit, ndërsa shtoi se uron që “dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.”

“Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.”, theksoi Berisha. Panorama

Çfarë ndodhi në Kryeministri? Flet Ambrozia Meta: I kujtova Ramës që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare

Meta u shpreh se pas daljes nga konferenca, kryeministri e ka përballur në korridor duke i komunikuar se ishte përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e tij.

 

TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka treguar të gjithë ngjarjen e sotme në konferencën për media të kryeministrit Edi Rama. Duke folur në Syri Tv, pasi Rama e përjashtoi nga konferenca, Meta ka deklaruar se një pyetje e saj për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shkaktoi reagimin e paprecedentë të Ramës.

Meta u shpreh se pas daljes nga konferenca, kryeministri e ka përballur në korridor duke i komunikuar se ishte përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e tij. Ndërkohë që për shkak se mikrofoni iu hoq disa herë, Meta deklaroi se Ramës i ka kutjuar se është kryeministri që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan.

‘Po. Në fakt në momentin që ka përmendur emrin e Çim Pekës me ironi ose siç e përdor gjithmonë me term fyes, unë i kam kërkuar që ta lërë jashtë drejtuesin e televizionit dhe të kthejë përgjigje për pyetjen. Më pas ai ka nisur një sulm sa i përket Syri-t, pra televizionit, duke pretenduar se ka një dosje për pastrim parash në prokurori, gjëra të tjera, për të cilat unë i kam thënë, ajo dosje për të cilën ju flisni, i keni kërkuar ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj që ta hetojë dhe nuk ka gjetur gjë nga ai lloj hetimi.

Në këto momente Rama është acaruar akoma më shumë, ka vijuar le të themi përplasja dhe ka fokusuar gjithë sulmin tek televizioni dhe duke e referuar pikërisht këtë gjë. Në ato momente që ka nisur sërish të flasë për hetimin ndaj televizionit, unë i kam thënë që kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë prokuroria. Në momentin kur ka nisur të flasë për paratë me të cilat mbahet televizioni, i kam kujtuar që ai është njeriu që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan, për të mos kaluar pastaj tek biznesmenët e tjerë të televizioneve që i dalin në dosjen Balluku që i ka favorizuar me tendera, dhe në momentin që ai është shprehur i shqetësuar për paratë me të cilat mbahet televizioni, unë i kam kujtuar paratë që qytetarët kanë humbur në tunelin e Llogarasë dhe i kam thënë, ju lutem meqë shqetësoheni, na thoni ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë. Kjo e ka acaruar pak më shumë situatën. Në këto momente kryeministri, siç ju e keni parë, ka ndërprerë konferencën për të kaluar në një pushim.

Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë. Ky ka qenë debati im i përhershëm me Ramën që tetë vjet dhe Rama e di shumë mirë që unë nuk e lejoj asnjëherë në momentin që unë bëj një pyetje për çështje të interesit publik, ta anashkalojë këtë gjë duke u munduar të sulmojë dhe duke kujtuar televizionin, drejtuesit e televizionit apo duke hyrë në sulme personale. Dhe kjo ka qenë pak a shumë gjithë kronologjia e sherrit edhe e situatës që u krijua në kryeministri,‘ tha Meta./Dosja.al

10 Organizatat e Shoqërisë Civile shprehin shqetësim ndaj vendimit për Ballukun: Institucionet duhet t’u dëshmojnë qytetarëve se askush nuk është mbi ligjin

10 Organizata të Shoqërisë Civile kanë shprehur shqetësimin për vendimin e maxhorancës socialiste në Kuvend për të mos i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut, duke theksuar se qytetarët shqiptarë presin nga institucionet që të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se vendimi për të mos miratuar kërkesën e SPAK vjen në një kohë kur qytetarët presin që çdo shkelje e kryer në nivele të larta të hetohet me shpejtësi dhe pa pengesa.

“Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të një procesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalës dhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisë për një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimeve të lidhura me kryerjen e veprave penale.”, thuhet në reagim.

Organizatat kërkojnë nga organet e drejtësisë që të vijojnë punen e tyre, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i maxhorancës politike.

“Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një proces i pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit. Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht fuqisë apo pozicionit politik.”, thuhet më tej.

Deklarata është nënshkruar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Albanian Woman in Audiovisual (AWA), Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER), Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV), Qendresa Qytetare, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Instituti për Studime Politike (ISP), Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Together for Life dhe Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS).

DEKLARATA E PLOTË

Grupi ynë i organizatave të shoqërisë civile shpreh shqetësimin për vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për të mos miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kjo çështje ka qenë për më shumë se tre muaj në qendër të debatit publik, shoqëruar me vonesa të dukshme nga ana e Kuvendit në ndryshim nga precedentët e mëparshëm, duke u shndërruar në një test të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike, për zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe për besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Vendimi i sotëm vjen në një moment kur pritshmëritë e publikut shqiptar janë të qarta: qytetarët presin që çdo dyshim për vepra penale veçanërisht në nivelet më të larta të qeverisjes, të hetohet me shpejtësi, pa pengesa dhe në mënyrë të paanshme nga institucionet e drejtësisë, në respekt të parimit, të gjithë të barabartë para ligjit.

Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se imuniteti parlamentar nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj zbatimit të masave të sigurisë, në kuadër të një procesi penal. Ai është konceptuar për të garantuar lirinë e fjalës dhe votës së deputetit, e jo për të penguar organet e drejtësisë për një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe efikas të dyshimeve të lidhura me kryerjen e veprave penale.

Parimi i barazisë para ligjit kërkon që çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit politik, të jetë i hapur ndaj verifikimit të drejtësisë.

Ndjekja efektive e korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, është një kusht i domosdoshëm për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Organizatat e shoqërisë civile rikujtojnë se procesi i integrimit europian i Shqipërisë është i lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe me besimin e qytetarëve se drejtësia vepron pa standarde të dyfishta. çdo pengesë institucionale ndaj drejtësisë vonon rrugëtimim drejt BE-së.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve që:

  1. të garantojnë që çdo proces hetimor dhe masat që janë të nevojshme përgjatë tij, të mund të zhvillohet pa pengesa institucionale;
  2. të shmangin çdo interpretim politik të proceseve të drejtësisë që I japin atribute gjyqësore Kuvendit në tejkalim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteve;
  3. të forcojnë standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në jetën publike.

Kerkojme nga organet e drejtesise të vijojnë punën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke dëshmuar se pavarësia e tyre është e pacenueshme nga vullneti i mazhorancave politike.

Publiku shqiptar pret që institucionet të dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi mbetet një proces i pakthyeshëm në rrugën europiane të vendit.

Shoqëria civile mbetet e angazhuar në monitorimin e këtij procesi dhe në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës, duke kërkuar që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht fuqisë apo pozicionit politik.

Nënshkruesit

  1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
  2. Albanian Woman in Audiovisual (AWA)
  3. Qendra Shqiptare për Kërkim Ekonomik (ACER)
  4. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCIDEV)
  5. Qendresa Qytetare
  6. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  7. Instituti për Studime Politike (ISP)
  8. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
  9. Together for Life
  10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)

PS kundër arrestimit të Ballukut, Manja prezanton raportin: Akuzat për prishje provash apo arratisje janë hipotetike, nuk ka kryer korrupsion! Ironizon PD për imunitetin e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi para Kuvendit raportin e maxhorancës kundër arrestimit të Belinda Ballukut, dhe rrëzimit të kërkesës së SPAK për t’i hequr asaj imunitetin e deputetes.

 

Sipas raportit të socialistëve, vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera nuk përbën korrupsion dhe se nga dhënia e masës fillestare, asaj të ndalimit jashtë vendit e deri tani nuk kanë ndryshuar rrethanat ndaj deputetes, e për rrjedhojë, sipas tyre, nuk duhet dhënë autorizimi për zëvendësimin e masës me një më të rëndë si ajo e arrestit.

Manja pretendoi se tashmë që deputetja nuk mban më funksionet e zv kryeministres dhe ministres, nuk ka rrezik që ajo të prishë provat apo të intimidojë dëshmitarët, duke i cilëësuar dyshimet e SPAK si hipotetike.

“Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Për rrjedhojë, masa e pezullimit nga detyra nuk prodhon më asnjë efekt, dhe me këtë linjë arsyetimi, raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal si rreziku i prishjes së provave, i arratisjes apo kryerjes së një vepre penale, që mbeten thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhen me funksionet që ajo nuk i ushtron më.”, tha ai.

Sipas Manjës, Balluku e ka respektuar në mënyrë rigoroze masën e ndalimit jashtë vendit dhe se nuk është e nevojshme masa më e rëndë.

“Në një situatë kur kjo çështje, që në thelb duhet të mbetet e drejtësisë, është shndërruar sot në një debat të mbingarkuar politikisht në sy të qytetarëve. Në vend të një procesi të qetë, të drejtë e të rregullt ligjor, shpesh kemi parë përpjekje për të zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik dhe tribunal mediatik. Për këtë arsye, është e domosdoshme sot që Kuvendi të flasë shumë qartë. Të ndajë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe nga procesi i rregullt ligjor. Për këto arsye, Kuvendi nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm procedurial. Jemi përballë një vendimmarrjeje që prek lirinë personale të një deputeti, ushtrimin të një mandati përfaqësues dhe balancën mes pushteteve. Kërkesa e SPAK synon zëvendësimin e masës së sigurimit të ndaljes jashtë shtetit me një masë më të rëndë, atë të arrestit në burg. Po hetohet për veprën të shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera, dhe jo akuzë korrupsioni. Kuvendi nuk ka kompetencë të zëvendësojë gjykatën. Jemi ftuar sot për të bërë një filtër kushtetues të kësaj kërkese.

Nga shqyrtimi i materialeve, rezulton se akuza penale ndaj deputetes Balluku nuk ka ndryshuar dhe lidhet me veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka akuzë për pengim të drejtësisë, ndryshe nga sa parashtrohet në kërkesë dhe në raportin e PD. Orvat mbi të cilat mbështetet kërkesa janë të njëjtat që kanë qenë në dispozicion të GJKKO kur vendosi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Nuk ka asnjë ndryshim rrethane nga ai moment deri tani. Deputetja ka respektuar masën e vendosur nga gjykata.”, u shpreh Manja.

Ai ironizoi edhe demokratët për raportin e tyre që prezantuan në Kuvend, duke theksuar se nuk kanë parë një raport kaq të detajuar, dukë hyrë në “elementë” të Prokurorisë, ndryshe nga raporti që ata prezantuan kur kohë më parë kërkohej autorizimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

“Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar, në  analizën e porvave, fakteve dhe rrethanave të një kërkesë të Prokurorisë, sesa sot, gjë e cila bie  desh me frymën e nenit 73 të kushtetutës. Këtë raport kaq të detajuar nuk e kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as me 21 dhjetor 2023, kur këtu, kishim kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për një tjetër anëtar, por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte ndryshe nga sot rrëzimin e kërkesës së SPAK, me argumentin se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të Kodit të Porcedurës Prnale. Në raportin e shumicës do t’i qëndroj besnik nenit 73 të kushtetutës, nenit 288 të Procedurës Penale, 260 dhe nenit 13 të rregullores së Kuvendit.”, tha Manja. Panorama

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, mungojnë në votim Spiropali dhe Xhafaj

Me forcën e kartonit, mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e Belinda Ballukut.

 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk hodhi në votim raportet, por lexoi projekt vendimin mbi kërkesën e SPAK. Me 82 vota pro, 47 kundër dhe asnjë abstenim kërkesa e SPAK u rrëzuar.

Ajo që u vu re është fakti se në votim mungonin dy deputetë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.

 

Ndërkohë deputetët e opozitës protestuan, duke bllokuar foltoren me pankarta në duar kundër qeverisë.

Më pas me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për shkak të tensioneve brenda në Kuvend, u kalua direkt në votime të pikave të tjera të rendit të ditës.

Më herët deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi lexoi raportin e opozitës të hartuar pas mbledhjeve të Këshillit të Mandateve në lidhje më kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes dhe arrestuar Belinda Ballukut.

Në fjalën e tij, Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim. Dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet e zyrtares, theksoi deputeti i Partisë Demokratike, arrin në 1.1 miliardë euro.

“Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.

Nga ana e PS, raportin e lexoi Ulsi Manja, i cili tha se vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera nuk përbën korrupsion dhe se nga dhënia e masës fillestare, asaj të ndalimit jashtë vendit e deri tani nuk kanë ndryshuar rrethanat ndaj deputetes, e për rrjedhojë, sipas tyre, nuk duhet dhënë autorizimi për zëvendësimin e masës me një më të rëndë si ajo e arrestit.

Manja pretendoi se tashmë që deputetja nuk mban më funksionet e zv kryeministres dhe ministres, nuk ka rrezik që ajo të prishë provat apo të intimidojë dëshmitarët, duke i cilëësuar dyshimet e SPAK si hipotetike.

“Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Për rrjedhojë, masa e pezullimit nga detyra nuk prodhon më asnjë efekt, dhe me këtë linjë arsyetimi, raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal si rreziku i prishjes së provave, i arratisjes apo kryerjes së një vepre penale, që mbeten thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhen me funksionet që ajo nuk i ushtron më.”, tha ai./Panorama

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut/ Tensione në Kuvend, Noka bllokon Foltoren

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut/ Tensione në Kuvend, Noka bllokon Foltoren

Fillimisht me akuza ndaj shumicës socialiste dhe më tej me pankarta për dorëheqje të qeverisë dhe goditje të tavolinave.

Ndërsa kërkesa dhe raporti i opozitës u rrëzuan me 82 vota të PS, ku 7 deputetë mungonin dhe 47 vota pro të opozitës, kryeparlamentari Niko peleshi e kaloi seancën në rendet e ditës, por opozita vijoi të protestonte dhe më tej zuri foltoren të rrethuar edhe nga punonjësit e Gardës.

Një pjesë e deputetëve godisnin tavolinat, të tjerët, me në krye kreun e PD, Sali Berisha, dolën në podiumin e foltores duke protestuar dhe hedhur akuza ndaj qeverisë dhe socialistëve.

Mazhoranca në këto rrethana kaloi në procedurë dhe votim të përshpejtuar të çështjeve të rendit të ditës, edhe sipas kërkesës së kreut të grupit të PS, taulant Balla.

Votimet u shoqëruan gjithashtu me tensione, thirrje dhe goditje tavolinash.

12 Mars, 2026 1

Kanë nisur tensione në Kuvend pasi është rrëzuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Deputetë të opozitës, kanë nisur të godasin tavolinën, ndërsa Flamur Noka ka bllokuar Foltoren

VIDEOLAJM- Pas incidenteve në seancën e kaluar, Balla ruhet me gardist në tavolinën e Kuvendit

Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u vu në shënjestër të opozitës, sot në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist.

Kujtojmë që në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, deri në tentativa fizike, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”. gsh

Imuniteti i Ballukut votohet sot në Kuvend, Bylykbashi prezanton raportin e opozitës nga Këshilli i Mandateve: Kuvendi të japë autorizimin!

Në fjalën e tij në Kuvend, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo seancë e sotme është shumë rëndësishme dhe se do të lërë gjurmë.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD, për çështjen e Belinda Ballukut ndërsa kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Oerd Bylykbashi: Një nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku.
Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin.

Në fjalën e tij, Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim. Dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet e zyrtares, theksoi ai, arrin në 1.1 miliardë euro.

“Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.

Dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën shkelja e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajmë në konsideratë, sipas GJK, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit dhe jo e deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim, theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por mbrojtja e vetë parlamentit. “, u shpreh deputeti.

Bylykbashi theksoi se Kuvendi ka për detyrë vetëm nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për arrestim, duke shtuar se ai nuk mund të përdoret si “mburojë” për të mbrojtur politikisht një ligjvënës. Ai theksoi se nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që nuk ka nevojë për një masë më të rëndë sigurie, ndërkohë që Prokuroria vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi do të uzurponte kompetencat e pushtetit gjyqësor.

“Në rastin konkret, është detyrë e kuvendit të verifikojë vetë  nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Kuvendi, në këtë procedurë ka vetëm një detyrë që të sigurojë që deputeti të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. Kuvendi nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme për të mbrojtur hetimet. Kjo është kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor”, shtoi deputeti.

Ai përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për arrestimin, duke theksuar se ish zëvendës kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj. SPAK, theksoi ai, ka paraqitur 80 prova kundër deputetes.

“Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.

Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.

Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive.”, shtoi ai.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mesazhi i Ambasadës Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie para ligjit

Pak para votimit në Parlament për imunitetin e Belinda Ballukut, Ambasada Britanike në Tiranë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.

 

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se “imuniteti parlamentar ka rolin e tij në mbrojtjen e proceseve demokratike dhe se nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për llogaridhënien e barabartë të të gjithëve para ligjit“.

Sipas Ambasadës Britanike, pushteti ekzekutiv, ai gjyqësor dhe legjislativ duhet të vijojnë të mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbushur objektivin e saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

ambasada

Reagimi i ambasadës britanike:

Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Panorama

ambasada britanike

 

Gazetarja Llabani: Grupi kriminal i Hajrullës ‘bleu’ të gjithë policinë e Vlorës, SPAK të hetojë

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një denoncim të fortë në “Oponencë”, ku iu referua një aksioni të SPAK në qytetin e Vlorës më 7 mars, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës.

 

Llabani tha se të gjithë e njohin këtë grup kriminal të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, bazuar dhe në përgjimet e SPAK.

Por, sipas saj, ajo që ishte më e tmerrshmja, ishte fakti që ky grup kriminal kishte “blerë” të gjithë policinë e Vlorës.

“Ata ishin blerë që nga shefi i komisariatit, drejtor e nëndrejtor deri tek policët merrnin rrogë tek ky grup kriminal. Ne i bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK të hetojnë, pasi kemi informacion se vetëm për një eliminim, janë dhënë 300 mijë euro për ekzekutimin e Bledar Birçajt. Një nga ekzekutorët e tij, sot që flasim ndodhet në paraburgimin e Fierit pa akuzë”, tha Llabani.

U shemb një vit pas inaugurimit, çahet 50 metra asfalt në Zavalinë! Banorët për “TakFak”: Hodhën zhavorr, u shkatërrua brenda dy ditësh

Emisioni investigativ “TakFak” rikthehet këtë të mërkurë në ekranin e News24, me tema sociale që prekin direkt jetën e qytetarëve, siç është infrastruktura rrugore.


Një prej tyre është rruga e re që ndodhet në një nga 100 fshatrat turistike në Shqipëri, në Gjinar, e cila ka pësuar dëmtime të ndjeshme duke krijuar shqetësim në jetën e banorëve të zonës.

Ekipi i “TakFak” udhëtoi drejt Zavalinës, konkretisht në aksin rrugor 500 metra larg Gjinarit, e cila ndodhet buzë një rezervuari artificial.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara, nga matjet e kryera nga gazetari i “TakFak”, thellësia e së çarës së rrugës rezultoi se ishte 70 cm.

Niveli i rrugës së rënë si pasojë e rrëshqitjes rezultoi 25 cm dhe gjerësia e gropës së krijuar në rrugë, doli nga matjet 82 cm. Ndërsa në total, gjatësia e rrugës së çarë rezultoi 50 metra.

Për mikrofonin e “TakFak”, banorët thonë se kjo situatë duket e pandryshuar megjithëse ankesat e vazhdueshme tek pushteti vendor.

“Kjo rrugë është shumë shqetësuese. Zërin e kemi ngritur, por kush të dëgjon? Jemi dhe me fëmijë të vegjël. Kam vite që kam ikur dhe arsyeja e ikjes ka qenë rruga, uji, energjia elektrike ka qenë e dobët”, thotë një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se pa e mbushur vitin, kjo rrugë është e dyta herë që prishet.

“Para 2-3 javësh ra një makinë, pastaj një kushëriri im që pati punuar me ta, (me firmën), foli me ta dhe sollën një skodë zhavorr, e hodhën ata, nuk ndenji as dy ditë prapë u hap. Taksat i paguajmë, shteti ose jepja, ose hiqja”, thotë një tjetër banor.

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, minatori 49-vjeçar plagoset gjatë punës. Firma mban të fshehur rastin

Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. Në një deklaratë për mediat, policia e Bulqizës thotë se e ka referuar rastin si aksidental.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi shtetasi Agim Likoka, 49 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në subjektin minerar “Klosi”.

Si pasojë, 49-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është mbajtur i fshehtë si shumë raste të tjera në galeritë e kromit të minierës së Bulqizës. Edhe në deklaratën e policisë nuk jepet asnjë detaj për subjektin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa vazhdimisht ka patur ngjarje të tilla që nuk janë bërë fare publike.
Po ashtu, shqetësim i vazhdueshëm mbetet mbajtja fshehur të ngjarjeve të tilla ku dyshohet se kompanitë e bëjnë për të fshehur penalitetet nga institucionet shtetërore, madje në shumë raste, te plagosurit dërgohen në spitale private, për t’iu shmangur ndëshkimeve ligjore që merren në raste të tilla. Në gjithë këto vite asnjë drejtues subjekti apo përgjegjës për sigurinë në galeritë e kromit nuk është vendosur para drejtësisë.

Ndërkohë, mësohet se hetim kanë nisur edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes në Punë si dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. bw

Shtrenjtimi i karburanteve, Erion Braçe: Dje është shpërndarë një SMS për të rritur naftën! Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri pas krizës në Lindjen e Mesme, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si funksionon tregu i naftës në vend. 

 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist foli për një mesazh që sipas tij iu është dërguar një ditë më parë përfaqësuesve të pikave të karburantit për të rritur çmimin e naftës.

Ai theksoi se çmimet më të larta regjistrohen te pikat e markave të njohura, ku sipas tij çmimi varion nga 198 deri në 202 lekë për litër. Braçe ironizoi se prej vitesh këto kompani e kanë “sfidë personale” që çmimi të mos bjerë nën 200 lekë dhe të qëndrojë gjithmonë mbi këtë nivel.

Braçe akuzoi drejtpërdrejt Shoqatën e Hidrokarbureve se po vepron si një kartel që dikton rritjen e çmimeve në treg.

“Çmimi i naftës ka ndryshuar dje rreth orës 4 pasdite, nuk e di para apo pas takimit me ministrat e qeverisë por ka ndryshuar dje në orën 4 fiks sipas një sms të mbërritur në celularin e çdo përgjegjësi pike karburanti në territor. Çmimi është më i lartë te ato të brenduara.

Pra e kanë ndryshua me një mesazh dhe po përpiqem që ato mesazhe tua dërgoj dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë vetëm drejtuesit e kompanive, por te pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve. Pra shoqata e hidrokarbureve funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast.”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi se problemi kryesor nuk qëndron te tregu i pakicës, por te tregu i shumicës, ku sipas tij është ndërtuar një model i ri furnizimi.

“Ju me të drejtë po monitoroni tregun e pakicës, por problemi është atje ku ju thashë, tek tregu i shumicës.  Cili është modeli i tregut që zotërinjtë kanë ndërtuar? Këta nuk blejnë më naftë në bursë; këta blejnë nga një broker që e sjell naftën në territor. Është ky brokeri që vjen dhe e derdh naftën në depozitat e këtyre në periudha të ndryshme kohore dhe këta blejnë dhe shesin me çmimin e ditës që dalin nga depozita. Ky model tregu i ka hequr të gjitha avantazhet e blerjeve afatgjata të sasive të naftës, ose ia ka kaluar këtij brokeri, i cili nuk është entitet tatimor shqiptar dhe nuk është i regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili merr këto përfitime të blerjeve në afatgjatë.

Në bursë sot blen naftë ditore, 10-ditore, 30-ditore, 3-mujore dhe 6-mujore. Sot po të futesh në bursë, blen me këto afate dhe këto blerje në tregun shqiptar i bën ky broker. Madje këta kanë shuar fare parimin që duhet të funksionojë një depozitë. Dollari është përtokë, pra transaksionet kryhen në dollar. Euro është zhvlerësuar, që është element i rëndësishëm tek çmimi, por kjo nuk është reflektuar sepse ky model tregu nuk e lejon këtë gjë.”, tha ai. Panorama

Mirela Kumbaro batërdi te Ministria e Turizmit/ Abuzime me tenderët, pagesa të dyfishta dhe shpenzime pa kriter

Mirela Kumbaro

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ka zbuluar një seri shkeljesh në menaxhimin e fondeve publike, nga pagesa të dyfishta dhe moszbatim të vendimeve gjyqësore, deri te parregullsi në prokurime dhe projekte investimesh. Raporti evidenton përdorim pa efektivitet të rreth 28 milionë lekëve, shpenzime të pajustifikuara dhe një dëm ekonomik mbi 1.8 milionë lekë në një kontratë rikonstruksioni, duke kërkuar masa korrigjuese dhe përgjegjësi administrative…

Mirela Kumbaro ka kryer masakër kur ishte te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, që prek menaxhimin financiar, prokurimet, zbatimin e vendimeve gjyqësore, planifikimin buxhetor dhe administrimin e fondeve publike.

Kjo ministri u drejtua nga Kumbaro në këtë kohë, teksa më pas ajo kaloi te Arsimi, ndërkohë në shtator pati dhe ristrukturim ministrish, pasi ministria e Mjedisit doli më vete, ndërsa Turizmi u bashkua me Kulturën dhe Sportin.

Auditimi i përputhshmërisë është kryer për periudhën 1 janar 2023 – 31 dhjetor 2024, ndërsa në përmbledhjen ekzekutive KLSH flet për 15 rekomandime në total, ku përfshihen 12 masa organizative, 1 rekomandim për shpërblim dëmi dhe 2 rekomandime për përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet dhe efektivitet.

Pjesa më kritike e raportit lidhet me mënyrën si institucioni ka trajtuar vendimet gjyqësore për rikthimin në detyrë të punonjësve. Sipas auditimit, ministria ka paguar për vite me radhë detyrime ndaj punonjësve gjyqfitues, por pa i rikthyer në pozicionet e mëparshme apo në poste ekuivalente. Për pasojë, janë krijuar pagesa të dyfishta për të njëjtin funksion: një person është paguar sipas vendimit të gjykatës, ndërsa puna është kryer nga një tjetër punonjës. Vetëm për vitin 2023 janë ekzekutuar vendime për 15 punonjës në vlerën 12.723 mijë lekë, me 363 mijë lekë tarifa përmbarimore, ndërsa në vitin 2024 janë likuiduar 14.441 mijë lekë për 13 punonjës, plus 445 mijë lekë shpenzime përmbarimore. Në total, KLSH llogarit 27.973 mijë lekë si përdorim pa efektivitet të fondeve buxhetore, ndërsa thekson se ka raste të pazgjidhura që datojnë që nga viti 2010 dhe zvarritje deri në 15 vite.

Një tjetër gjetje e rëndë lidhet me kontratën për “Rikonstruksionin e godinës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”. Nga verifikimet në terren, KLSH ka konstatuar diferenca mes volumeve të punimeve të raportuara dhe atyre të kryera realisht, si edhe punime të llogaritura jo sipas gjendjes faktike në objekt. Për këtë kontratë, auditimi evidenton një dëm ekonomik në vlerën 1.851.948 lekë pa TVSH dhe kërkon që titullari i autoritetit kontraktor të nxjerrë aktin administrativ për shpërblimin e dëmit ndaj operatorit ekonomik “A.” SHPK, duke e ndjekur çështjen edhe në rrugë gjyqësore.

Në të njëjtën linjë, raporti ngre pikëpyetje serioze edhe për përdorimin e fondeve publike për automjetin e titullarit të institucionit. KLSH konstatoi se ministria ka marrë me qira një automjet me një kosto totale 1.152.000 lekë me TVSH, ndonëse mjeti ekzistues ishte riparuar më herët me një shpenzim prej 1.176.000 lekësh me TVSH dhe ishte ende brenda periudhës së garancisë. Auditimi e cilëson këtë procedurë si të pabazuar dhe të pajustifikuar, duke e konsideruar shpenzim pa ekonomicitet për buxhetin e shtetit.

Problemet nuk mbarojnë me kaq. Në dokumentacionin financiar, KLSH ka gjetur likuidime me vonesë të 33 faturave për vitin 2023 dhe 12 faturave për vitin 2024, në tejkalim të afatit ligjor. Po ashtu, në pasqyrat financiare nuk janë reflektuar si detyrime të prapambetura 9 fatura të vitit 2022 në shumën 48.562.124 lekë, të likuiduara në vitin 2023, si dhe 12 fatura të vitit 2023 në shumën 2.674.228 lekë, të likuiduara në vitin 2024. Sipas auditimit, ky mosraportim cenon saktësinë dhe transparencën e raportimit financiar.

Në drejtim të menaxhimit të brendshëm, KLSH ka konstatuar mungesë të gjurmëve të auditimit, mungesë dokumentimi për proceset vendimmarrëse, mospërditësim të rregullt të faqes zyrtare me dokumentet e transparencës dhe mungesë të një baze të centralizuar të të dhënave për të ardhurat, kontratat dhe detyrimet kontraktuale. Raporti evidenton se kjo dobëson transparencën publike dhe gjurmueshmërinë e vendimmarrjes.

Edhe në fushën e burimeve njerëzore janë konstatuar probleme. Auditimi gjeti se kriteret e pranimit për disa punonjës të rekrutuar kanë qenë të përgjithshme dhe jo specifike sipas pozicioneve të punës, në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil. Kjo është një nga arsyet pse KLSH ka kërkuar rishikim të kritereve të pranimit, në mënyrë që proceset e rekrutimit të mbështeten realisht te merita dhe kërkesat e funksionit.

Një tjetër bllok problematikash lidhet me prokurimet. Sipas raportit, në disa tendera ka pasur kritere të veçanta që nuk përputheshin me objektin e kontratës, ndërsa në dy raste dokumentacioni i publikuar në sistemin elektronik të prokurimeve nuk përputhej me dokumentacionin fizik të dorëzuar pas shpalljes së fituesit. KLSH evidenton parregullsi edhe në procesverbalet e marrjes në dorëzim të shërbimeve, të cilat në disa raste nuk janë protokolluar, si dhe mungesë specialistësh të fushës në komisionet përkatëse.

Në sektorin e turizmit, auditimi thotë se në raportet e realizimit të projekteve me mbështetje financiare mungon evidenca e procesit të monitorimit nga grupet përkatëse, çka sipas KLSH cenon transparencën dhe rrit riskun për përdorim jo të verifikueshëm të fondeve. Po ashtu, për vitin 2023 kontratat për subjektet fituese janë nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, në mungesë të delegimit të kompetencës nga ministri, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Nga raporti del qartë se KLSH nuk po flet vetëm për mangësi teknike, por për një problem të gjerë administrimi, ku bashkëjetojnë moszbatim i vendimeve gjyqësore, pagesa pa efektivitet, prokurime të pajustifikuara, dëme ekonomike dhe mungesë transparence. Vetë opinioni i auditimit është modifikuar, pikërisht për shkak të këtyre devijimeve materiale në menaxhimin e fondeve publike dhe në zbatimin e kuadrit ligjor nga ish-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjetjet kryesore të KLSH:

-Mungesë e gjurmëve të auditimit në procese kyçe të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm, përfshirë mbledhjet, ndarjen e detyrave dhe administrimin e kredencialeve të sistemeve elektronike.

-Dobësi në planifikimin buxhetor, pasi disa njësi të varësisë nuk kanë paraqitur kërkesat buxhetore sipas afateve dhe formateve ligjore.

-Mospërputhje në paga dhe pasqyrat financiare, mes ditarit të pagave, sistemit të tatimeve dhe raportimit financiar të ministrisë.

-Likuidim me vonesë i faturave dhe mosraportim i saktë i detyrimeve të prapambetura në pasqyrat financiare.

-Zvarritje në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, ku punonjësit janë paguar sipas vendimeve të formës së prerë, por nuk janë rikthyer në detyrë, duke krijuar edhe pagesa të dyfishta për të njëjtin funksion.

-Përdorim pa efektivitet i fondeve publike në vlerën rreth 27.9 milionë lekë, si pasojë e moszbatimit të plotë të vendimeve gjyqësore dhe pagesave përmbarimore.

-Parregullsi në projektet e mbështetjes financiare në turizëm, ku mungon dokumentimi i monitorimit të kontratave dhe i përdorimit të fondeve.

-Probleme në procedurat e prokurimit publik, përfshirë kritere tenderi që nuk përputhen me objektin e kontratës dhe mospërputhje mes dokumentacionit fizik dhe atij të publikuar në sistem.

-Dëm ekonomik prej 1,851,948 lekësh pa TVSH në kontratën për rikonstruksionin e godinës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për shkak të volumeve të fryra dhe punimeve të pakryera sipas situacionit përfundimtar.

-Shpenzim i pajustifikuar për marrje me qira automjeti, në një kohë kur automjeti ekzistues ishte ende në garanci pas riparimit./pamfleti.net

“Ka një skenar për largimin e kryeministrit”, Toska zbulon “prapaskenat” mes socialistëve: Ja figurat e vjetra të PS që do bashkohen për të rrëzuar Ramën

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka folur për zhvillimet politike në vend dhe për atë që e cilësoi si një skenar të mundshëm brenda Partisë Socialiste që, sipas tij, mund të çojë në largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.

Gjatë intervistës, Toska u shpreh kritik ndaj disa eksponentëve të Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk pret që ata të dalin kundër Ramës në këtë moment.

“Nuk pres që llumi i Shqipërisë në PS që është sot të votojë kundër Ramës. Këta janë llum, nuk përfaqësojnë shoqërinë shqiptare,” u shpreh gazetari.

Megjithatë, sipas tij, brenda Partisë Socialiste mund të ketë një lëvizje kundër kryeministrit, e cila do të përfshinte figura të njohura të kësaj force politike dhe që, sipas pretendimeve të tij, do të kishte edhe mbështetje ndërkombëtare.

“Brenda PS do ketë një lëvizje anti-Rama dhe do ketë eksponentë të vjetër dhe kjo mbështetet nga amerikanët,” deklaroi Toska.

Ai përmendi edhe disa emra të njohur të Partisë Socialiste, sipas tij, mund të përfshihen në këtë lëvizje, si Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj apo edhe Arben Ahmetaj.

“Sot ka një lëvizje brenda PS që mund t’i bashkohet Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj,” tha ai.

Sipas gazetarit, një skenar i mundshëm mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshme, nëse situata politike përshkallëzohet.

“Do kemi zgjedhje të parakohshme nëse Rama e mban me forcë Ballukun. PS fiton prapë, por nuk do jetë Rama kandidat për kryeministër. Do jetë një emër nga ky grup që përmenda,” u shpreh Toska.

“Larg duart nga pronat tona”- Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para SPAK: Të bëhet drejtësi, duan të na vjedhin

Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para Prokurorisë së Posaçme.

 

“Janë të njëjtët persona që duan të vjedhin pronat e qytetarëve”, tha një qytetar, duke hedhur akuza ndaj atyre që duan të ndërtojnë në pronat e tyre.

Ata kanë kërkuar takim me zyrtarë të SPAK, ndërsa në drejtim të godinës së Prokurorisë së Posaçme kanë hedhur edhe vezë.

“Protestat nuk do të ndalen, qytetarët do të jenë aty”, tha një prej banorëve.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me ligjin, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet shtetërore dhe SPAK. gsh

“Pse e lirove? Aty të rrinte!”- Avokati zbulon ngjarjen: Rama e telefonoi gjyqtaren, pasi 73-vjeçari i dyshuar për vjedhje energjie u la i lirë

Avokati Arbër Hoxha, teksa ka komentuar pretendimet e kryeministrit Edi Rama se burgjet janë plot, u shpreh se masa e sigurimit “arrest me burg” u përdor si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.

 

Ai solli një histori të 2013-ës ku sipas tij, gjyqtarja e Kukësit, me mbiemër Veliaj mori një telefonatë nga Rama ku i është kërkuar të mos lirojë nga burgu një prej të burgosurve 73 vjeç, që dyshohet se kishte vjedhur energjinë.

“E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të rrinte, ia ktheu Rama”, tregoi avokat Arbër Hoxha.

Arbër Hoxha: Masa e sigurimit arrest me burg janë dhënë pa asnjë lloj kriteri nga gjykata. Ata janë përdorur si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.

Vjedhja e energjisë u vendos masa e sigurimit “arrest me burg”. Një telefonatë e kryeministrit Rama drejtuar gjyqtares së Kukësit, pse kishte nxjerrë në 73-vjeçar nga burgu që dyshohej për vjedhje të energjisë.

E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të qëndronte, ia ktheu Rama. Panorama

Zbulohet dosja e SPAK: 2 efektivë policie pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullës! Ish-shefi i krimeve në Vlorë porositi 400 kg kokainë dhe jepte informacione

Në organizatën kriminale të drejtuar nga Inez Hajrulla, bënin pjesë dhe dy efektivë të policisë.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e SPAK, ku flitet për njërin prej tyre Rezart Kuçi, i cili vazhdonte të kryente detyrën e tij në Policinë e Shtetit.

Kuçi, gjatë kohës që kishte porositur ngarkesën e tij me drogë kishte qenë shef i hetimit të krimeve në Vlorë dhe kishte në posedim edhe mjete lundruese.

Ish-efektivi i policisë ishte porositës dhe posedues i 400 kg kokainë të trafikuara nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020, por të sekuestruara nga autoritetet gjermane.

Porosi të cilën e kishte bërë në ortakëri me Arben Memishajn, i shpallur në kërkim.

Oficeri i Policisë jo vetëm ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por ndihmonte sindikatën kriminale të Hajrulla dhe Matodashaj edhe me të dhëna nga brenda Policisë së Shtetit

Hetim që në fakt sipas SPAK kishte nisur që në vitin 2022, pikërisht ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal, që njëkohësisht urdhëronte edhe vrasje ku në krye të punëve qëndronte vetë Inez Hajrulla.

Dosja Hetimore

Ka prova se oficeri i policisë Rezart Kuçi, i cili aktualisht mbante detyrën e shefit të seksionit në Policisë Shkencore në Kukës ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal të grupit.

Ai ka siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, ka nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, si dhe ka ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin dhe ka përdorur sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal.

Më konkretisht ai është porositës i 400 kilogramë kokainë të trafikuara nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020, të cilat më pas u sekuestruan nga autoritetet gjermane.

Më herët Rezart Kuçi ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës.

Ndërkohë që këtë trafik ai e ka kryer në bashkëpunim me Arben Memishaj, dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transportin e drogës.

Oficeri i dytë i policisë por që nuk dihet ende në çrrethana është ndaluar në Zvicër, është Hamzë Demushi.

I skeduar më herët për trafik narkotikësh.

Por ajo që vihet re në spektrin e kësaj organizate është larmishmëria e personazheve të inkriminuar.

Të cilët janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në Shqipëri.

Siç është rasti i Flodian Plakut, i njohur si ‘Pole Qorri’, sot i pandehur për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas.

Ky i fundit i cili u qëllua në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, më 15 mars 2024.

Flodian Plaku i cili akuzohet nga SPAK se është porositës i një sasie kokaine prej 750 kg kokainë, të sekuestruar në portin e Roterdamit në Hollandë, drogë e cila vinte nga Ekuadori.

Por episodet e mësipërme të trafikut të drogës nuk janë të vetmit të organizatës kriminale të drejtuar nga Inez Hajrulla.

Një tjetër episod i dokumentuar është ai i rreth 14 kilogramë kokainë të sekuestruara nga Policia Greke në Patra.

Drogë e cila u gjet brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda.

Ku nga komunikimet rezultoi se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga Argest Xhezani. në bashkëpunim me persona të tjerë.

Dosja Hetimore

Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Një tjetër personazh kontrovers i lidhur me grupin Hajrulla është Mendu Duka, i cili dyshohet për trafik kokainë.

Ai rezulton të jetë bashkëaksioner në disa kompani të fuqishme.

Duka është thuajse një person inekzistent për autoritetet shqiptare, ndërsa është në kërkim nga Gjermania për trafik.

Hetimi i deritanishëm i SPAK është vetëm maja e ajsberit por që nësë grupi Hajrulla dhe grupet rivale hetohen deri në fund do të përshfaqet ndoshta një nga sagat më të përgjakshme ne vend.

E ndoshta përmes këtij hetimi mund të hidhet dritë dhe mbi zhdukjet mafioze në Vlorë, si ajo e Elvis Troqes apo Albano Xhaferrit, si dhe ekzekutimi mafioz me snajper në distancë i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Sokol Buzëderri, ish anëtar i bandës së Gaxhait.

Inez Hajrulla, është ende i lirë dhe nuk dihet vendstrehimi i tij, apo nëse u lajmërua në kohë për operacionin policor në zonën e tij të veprimit, para se të binte në pranga.

Për habinë e hetuesve, anëtarët e grupit të Inez Hajrullës qëndronin vetëm në katet e 8 të pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Pas dyerve më zgara hekuri, shfaqeshin dyert e blinduara, pas të cilëve duket se janë kryer edhe krime mafioze dhe të përgjakshme.

“Ka probleme serioze!”- Ish prokurori kritikon raportin e socialistëve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut: PS mori funksionet e gjykatës! Ulsiu realizoi ëndrrën e tij

Ish-prokurori Florian Bonjaku ka komentuar raportin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-ministres së Infrastrukturës dhe deputetes Belinda Balluku.

Sipas Bonjakut, dokumenti përmban “probleme serioze” dhe tejkalon kompetencat që përcakton Komisioni i Venecias.

“Raporti mori funksionet e gjykatës”, deklaroi Bonjaku, duke shtuar se historiku i heqjes së mandatit dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta, pra roli i parlamentit duhet të bazohet në ekzistencën e kërkesës dhe nëse ka dyshime për persekutim politik.

Ai thekson se raporti i PS nuk respektoi këtë parim dhe u fokusua mbi prova dhe rrezikshmërinë e veprimeve të Ballukut, çka sipas Bonjakut është kompetencë e gjykatës.

“E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elementë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.”, tha ai.

Bonjaku gjithashtu ironizoi rolin e deputetit Ulsi Manja në këtë proces, ndërsa tha: “Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate”.

Florian Bonjaku: Raporti që nxorri grupi parlamentar i PS ka disa probleme. E para ai mori funksionet e gjykatës.

Dhe në historikun e heqjes ose jo të mandatit dhe ajo ca ka folur Komisioni i Venecias, thotë që roli i parlamentit në heqjen ose jo të mandatit bazohet nëse ka apo jo kërkesë dhe a ka dyshime për një aneks politik nëse ka persekutim politik.

PS tejkaloi atë që përcakton Këshilli i Venecias, i hyri provave. Flasin pse duhet kjo masë. E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elementë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.

Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate. gsh

PS nuk dorëzon imunitetin e Ballukut, Adriatik Lapaj: Një mazhorancë me 83 mandate katandiset në një gogël para ish-zv.kryeministres! Parlamenti do bëhet mburojë e anti-ligjit

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ishte mbrëmë në Studio24, teksa foli mbi imunitetin e Belinda Ballukut.

 

Sot në mbledhjen e grupit të PS, Rama refuzoi të dorëzojë imunitetin e Ballukut, për të cilin Lapaj theksoi se është kthyer në një studio ligjore në mburojë të ish-zv.kryeministres.

Lapaj: Është çështje vullneti politik. Ligji e ka parashikuar se mund ta japin dhe s’mund ta japin. I lihet vullnetit të zgjedhurve. Ose pranohet ose refuzohet. Në rastin konkret vendimi i parlamentit është vendim politik, do të bëhet palë me drejtësinë me hapjen e rrugës ligjore, apo do të bëhet mburojë për anti ligjin? Në parim. Çështja këtu çfarë ane do mbajë parlamenti, do mbajë anën e reformës në drejtësi apo do mbrojë Belinda Ballukun dhe do bëhet barrierë.

Në fakt, metamorfoza që nga dita e parë si gjeli majë plehut që nuk do kthehemi në zyrë avokati të asnjërit, tashmë që është kthyer në një studio të madhe ligjore të Belinda Ballukut. Nuk ka mbajtur këtë qëndrim me personazhe të tjera. Se është i përfshirë vetë. Sa kohë të tjerët i lëshoj në kushte të njëjta, dhe për zonjën po hynë në konflikt me ndërkombëtarët duke bërë karshillëk shqiptarëve. Është i lidhur vetë. E pe si jua bënte sot të vetëve, mbylleni gojën. Gjithë ajo mazhorancë me 83 mandate të katandiset në një gogël përpara një zv.kryeministre, nuk është parë.

“Rama sot i bëri karshillëk SHBA-së për Porto Romanon”- Hoxha: Kanë nisur hetimet, SPAK do kërkojë pezullimin e kryeministrit! Kompania offshore fillon në Greqi e përfundon në Rusi

Gazetari Poli Hoxha ishte mbrëmë në Studio24, teksa foli mbi çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut, për të cilën PS mbajtiu një qendim të qartë që nuk do i heqë imunitetin pavarësisht kërkesës së SPAK.

Më tej, Hoxha u ndal edhe te ajo që e quan një karshillëk të Ramës ndaj amerikanëve lidhur me Porto Romanon.

Rama u shpreh sipas gazetarit kundër një projekti amerikan për këtë port. Sipas investigimeve edhe të “Vetting”, pas ndërtimit të këtij porti është një kompani e dyshimtë që fillon në Greqi, vijon me disa guaca off-shore në Qipro dhe përfundon në Rusi.

Hoxha thotë se SPAK ka filluar hetimet për këtë port, aty ku ndodhet sipas tij edhe emri i kryeministrit. Për Hoxhën, SPAK për pak kohë do kërkojë edhe pezullimin e Ramës.

Poli Hoxha: Kemi arritur në një pikë ku reforma në drejtësi u krijua në vitin 2016 me presion ekstra politik. I dimë presionet. Kemi puthjen e famshme të dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Por rrugës, për gjithë reformën u fut politika, por nuk ndërhyri dot në dy ishuj SPAK dhe GJKKO. Institucione me konsensus. Kanë kaluar 10 vjet, bashkëjetesë e maces me minjtë e korrupsionit. Macja është rritur dhe po gjuan kryeminjtë. Kjo bashkëjetesë nuk vazhdon, Shqipëria po lëngon. Kemi arritur në pikën që o duhet të fitojnë institucionet që u krijuar për këtë klasë të korruptuar ose do fitojnë kjo klasë të korruptuar. Jam i gëzuar sot, kjo që bëri Edi Rama, ka afruar përplasjen finale. Kjo nuk është thjesht me SPAK dhe GJKKO, përplasje me mentorët e tyre. Që i thonë popullit shqiptar i garantojmë ne, SHBA. SPAK është futur dhe në deklaratat e SHBA si aleat strategjik. Si një mjet strategjik. Them që nëse korrupsioni do ishte njeri, për të mbrojtur veten e tij, më mirë se Edi Rama nuk do e kishte mbrojtur. Gjyqtar më të mirë se Edi Rama që bëri sot. Bëri karshillëk ndaj SHBA. Duke ditur çfarë po ndodjh në SPAK, zuri në gojë problemet e veta. Të Porto Romano tha ne nuk pranojmë shantazh, dy ditë pas deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ky tha ka vetëm një plan A dhe plan B, prapë europian, C-ja ta harrojë, që është SHBA.

Është dhe më e thellë. Edi Rama është futur në lojërat e korrupsionit gjeo strategjik. Kompania më e madhe e ndërtimit të porteve është skualifikuar dhe nuk e kanë lënë të ankohet, franceze. Kanë gjetur një kompani që fillon në Greqi, vijon në Qipro në guacka off shore, dhe përfundon në Rusi. Kanë filluar pazaret dhe është shtyrë, është kapur vetë kryeministri në këto pazare dhe është çuar për delegim në SPAK. Akoma nuk është hapur çështja e energjitikës. Kanë ardhur dokumente nga jashtë. Prek emrin e kryeministrit. Harruam vendimin e apelit për pezullim, i vuri vulën pezullimin e zyrtarëve të lartë të kabinetit. Mendoj se në gjetjet e SPAK, shumë shpejt do kërkojë edhe pezullimin e kryeministrit. Për të hapur rrugë atyre në tavolinë.

Në ditë-natën e 92 të protestës Adriatik Lapaj i proceduar për të pestën herë në tre muaj nga “policia private e Edi Ramës”

Adriatik Lapaj me mbështetës ka hyrë në ditë-natën e 92 të protestës përpara kryeministrisë. Megjithëse ai me mbështetës protestojnë në mënyrë paqsore, në rrjetin social Lapaj shkruan se ata kanë “92 ditë përballje me hajdutërinë!”, duke bërë me dije se policia i kishte bastisur mbrëmë natën. “Mbrëmë erdhën sërish! Sekuestruan armët tona, karriget.
Ne prapë nuk do ikim. Ne jemi këtu!”
.
Ndërsa po sot në rrjetin social Adriatik Lapaj bën me dije se policia private e Edi Ramës  e ka proceduar për disa shkelje. Statusin e Adriatik Lapasut po e sjellim si më poshtë:
“Policia private e Edi Ramës më ka proceduar penalisht sërish sot për “Pushtim toke”, “Tubim të paligjshëm” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Është procedimi i 5 në 3 muaj protestë dhe i 2 në 48 orët e fundit.
Edi, unë nuk të kam frikë! Përndjekja policore që po më bëhet nga policia jote për motive qartësisht politike tregon se sa në hall je.
Ti sot more në mbrojtje antiligjin duke i bërë karshillëk qytetarëve dhe gjithë ndërkombëtarëve.
Çdo ditë në 19.00 ju pres te sheshi!”

“Porto Romanon që ta ndërtojnë rusët?”- Përplasja e fortë, SHBA-të refuzojnë Portin e ri të Ramës: Po humbi rolin strategjik, të ndërtohet sipas standardeve të NATO-s! Kryeministri: Ka xhelozi

Për kundër thirrjes së partnerëve amerikan për të rishikuar projektin dhe tenderit të Porto Romanos, i cili është trumbetuar se do të jetë dhe port i NATO-s, kryeministri Edi Rama është treguar i prerë dhe refuzues, duke thënë se ai projekt do zbatohet dhe se ata që e kundërshtojnë i kanë bërë llogaritë gabim.

Gjatë mbledhjes së Grupit të PS, ku doli në mbrojtje të Belinda Ballukut, Edi Rama iu përgjigje indirekt kritikave të kreut të Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Grant Van Cleve, i cili ditë më parë në një letër është shprehur se Shqipëria po humb rolin e saj strategjik, pasi projekti i portit të ri në Porto Romano është shumë i vogël.

Madje ka shkuar më tej, teska amerikanët kanë ofruar dhe ekspertizë që të rishikohet ky tender, në mënyrë që porti i ri të përafrohet sipas standardeve të NATO-s.

“Pyetja është e thjeshtë: A do të varet Shqipëria nga Pireu dhe Selaniku — apo do të varen Ballkani nga Porto Romano?

Një Porto Romano i vogël do të mbetet një port kombëtar dytësor. Një Porto Romano i madh mund të ripërcaktojë rolin strategjik të Shqipërisë në Evropën Juglindore.

Zgjidhja e Propozuar

1.Kërkojmë me respekt që tenderi i Porto Romanos i planifikuar për 9 mars të shtyhet dhe të rishikohet në bazë të kërkesave më të fundit të NATO-s dhe Korridorit 8.
2.Mund të lehtësojmë zhvillimin EPC+F të një Porto Romano më të madh brenda këtij viti, të bashkëfinancuar nga partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia, dhe të realizuar nga furnitorë strategjikë nga SHBA, Italia, Holanda dhe Turqia.
3.Mund të ofrojmë firmat më të mira inxhinierike amerikane për të asistuar në rishikimin e projektimit të Porto Romanos, hekurudhave, autostradave dhe të gjithë infrastrukturës dual-use të Korridorit 8, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s, në koordinim të plotë me NATO-n dhe për të siguruar financim shtesë nga NATO”, thuhet në reagimin e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve.

REFUZIMI I RAMËS

Por sot para deputetëve të PS gjatë qëndrimit publik, ka theksuar se duhet të jepte një qëndrim për tenderin e Porto Romanos, për të cilin tha se plani i tij ka ngjallur xhelozi. Në qëndrimin e tij, i cili linte vend për interpretime, Rama ka thënë se: “ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa luajtur për ta bllokuar projektin, ne i dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet”.

“Duhet të them këtu dy fjalë për Porto Romanon, është një nga proceset më të ndërlikuar, ndoshta më i ndërlikuar që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendesh që janë në stade të caktuara zhvillimi. Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës dhe sidomos të asaj portuale e Royal Haskoning nga Hollanda.

Një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por e monitoruar nga A-ja te Zh-ja nga konsulenti Royal Haskoning përsëri dhe armiqësi ndaj projektit. Nuk do flas më shumë, por një gjë dua ta them këtu: Ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa luajtur për ta bllokuar projektin, ne i dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet.

Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Europian, për çdo gjë tjetër jam te C-ja” u shpreh kryeministri.

RUSET PAS PORTI TE RI NE PORTO ROMANO

Opozita nga ana tjetër ka theksuar se pas fituesve të projektit të Porto Romanos qëndrojnë interesa të kundërshtarëve të NATO-s, me konkretisht Rusisë. Sipas Berishës, Rama do qe porti te ndërtohet nga ruset, por kjo gje eshte zbuluar nga aleatet e NATO-s.

“Edi Rama ka dorën e tij të zezë mbi shkatërrimin e Portit të Durrësit, një pasuri kombëtare prej 4 miliardë eurosh.

Ai u përpoq të tërheqë në aferat e tij korruptive NATO-n, por dështoi me turp dhe tani që janë oferta të qarta të partnerëve strategjikë, ai kërkon që portin e Durrësit për ta vjedhur ta ndërtojë me rusët apo me të tjerë që kanë interesa të ngushta strategjike me Shqipërinë dhe NATO-n”, ka tënë Berisha. bw

Mentor Çuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion.

 

Sipas BKH, të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë përgatitjeje profesionale, përvojë në fushën e hetimit dhe aftësi drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.

Mentor Çuku aktualisht ushtron detyrën e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka një përvojë të gjatë profesionale në hetimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim në detyrë.

Njoftimi: 

Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtori i BKH-së ka emëruar z. Mentor Çuku në këtë detyrë.

 

 

Ky emërim është realizuar në zbatim të pikës 3 të nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, sipas të cilit Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas zhvillimit të një procesi të hapur dhe transparent përzgjedhjeje. Mandati i Zëvendësdrejtorit është 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion. Të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë i përgatitjes profesionale, përvojës në fushën e hetimit dhe aftësive të spikatura drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.

Z. Mentor Çuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet të lartë profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Byroja Kombëtare e Hetimit shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë proces. Gatishmëria e tyre për të marrë përsipër përgjegjësi drejtuese dëshmon profesionalizëm dhe përkushtim ndaj misionit institucional të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Byroja Kombëtare e Hetimit mbetet e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe ligjor për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në shërbim të interesit publik dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

 

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Çështja U shqyrtua nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.

Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. bw

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS prezanton sot raportin nga Këshilli i Mandateve, çfarë pritet

Çështja e imunitetit të Belind Ballukut, ka rreth tre muaj që ka ndezur politikën shqiptare, duke qenë edhe kryefjala e seancave plenare të karakterizuara nga tensionet.

Në takim pritet të ketë edhe një fjalim nga kryeministri Edi Rama.

Në seancën plenare të 12 marsit pritet që dy raportet të votohen në Kuvend, ditë kur edhe PD ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste. bw

Tragjedia që nuk u shërua kurrë. Ndërron jetë Albert Cara, humbi 7 familjarë në tërmetin e nëntorit 2019

Albert Cara, i mbijetuari i tërmetit të 26 nëntorit 2019, ngjarje në të cilën ai humbi 7 prej familjarëve të tij, ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një arresti kardiak.

Në postimin e tij, Arbeni shkruan se humbja e familjes së Albert Carës gjatë tërmetit të nëntorit 2019 mbeti një plagë që nuk u shërua kurrë për të.

“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij.

 

Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, ka shkruar Arben Cara në postimin e tij në rrjetet sociale.

Familja Cara pësoi tronditjen më të madhe nga tërmeti që mori 24 jetë në Thumanë. Familja e Alberit, u shua. Bashkëshortja, Fatmira, tre fëmijët e saj, Hasani që një ditë pas tërmetit do të festonte 19-vjetorin, Almiri me të fejuarën e tij nga Korça, Stela, dhe vajzën, Elisën. Fati deshi që me Albertin dhe Lindita Carën, të ndodhte mrekullia, e të dilnin gjallë nga rrënojat pas orëve të tëra kërkimi.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit që u shemb në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë të të njëjtit pallat. bw

Denoncimi i PD: Rinovimi i Vilës së ish-diktatorit 1.2 milionë euro me para publike! Rama deklaroi se u financua nga Art Explora

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër abuzim që sipas saj është bërë me fondet publike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli tha se rinovimi i Vilës 31 ka kushtuar 1.2 milionë euro, para nga taksapaguesit shqiptare.


Ajo u shpreh se në janar 2025, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike Vila 31 x Art Explora, ku u deklarua publikisht se rinovimi i kësaj godine ishte kryer nga një studio arkitekturore ndërkombëtare.

Sipas saj nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga studio e huaj me mbështetje të një fondacioni ndërkombëtar, atëherë Kryeministri ka detyrimin të sqarojë publikisht se ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në janar 2025, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike Vila 31 x Art Explora, ku u deklarua publikisht se rinovimi i kësaj godine ishte kryer nga një studio arkitekturore ndërkombëtare.

Në njoftimet publike në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Vilës 31 x Art Explora bën me dije se në Prill 2025, godina është rinovuar me mbështetjen e fondacionit Art Explora në Francë.

Restaurimi i Vilës 31 është prezantuar si një punë e kryer nga studio arkitekturore NeM Architects.

Por dokumentet zyrtare tregojnë një histori tjetër.

Rezulton se 1.2 milion euro nga fondet publike janë prokuruar më herët për rikonstruksionin e Vilës 31 nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me miratim të Kryeministrit.

Madje, operatori ekonomik ‘Valona Konstruksion shpk’ është shpallur fitues i tenderit, dhe më 21 korrik 2023 ka lidhur kontratën nr. 144/17 me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me afat realizimi 12 muaj, pikërisht për rikonstruksionin e Vilës 31.

Këto fakte ngrenë dyshime serioze për mënyrën se si janë përdorur paratë e shqiptarëve.

Nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga studio e huaj me mbështetje të një fondacioni ndërkombëtar, atëherë Kryeministri ka detyrimin të sqarojë publikisht:

Çfarë punimesh ka realizuar konkretisht operatori fitues Valona Konstruksion shpk?

Ku kanë përfunduar 1.2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Transparenca për fondet publike nuk është çështje propagande, por detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve.

Çdo mospërputhje mes deklarimeve publike dhe dokumenteve zyrtare kërkon sqarim të menjëhershëm dhe të plotë, sepse shqiptarët nuk mund të trajtohen si spektatorë të propagandës së qeverisë, ndërsa miliona euro nga taksat e tyre mbeten pa përgjigje. GSH

Protesta para kryeministrisë, policia nis procedimin penal për Adriatik Lapajn! E akuzojnë për “pushtim toke” dhe “grumbullim të paligjshëm”

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh.

 

Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë e kryeqytetit e akuzojnë Lapajn për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”; Panorama

6 mars 1991/ 35 vite më parë regjimi komunist vrau 14-vjeçarin Spartak Deliu – Ja si e përshkruan dhimbjen Edi Deliu, vëllai i dëshmorit

6 mars 1991/ 35 vite më parë regjimi komunist vrau 14-vjeçarin Spartak Deliu😥

Ja si e përshkruan dhimbjen Edi Deliu, vëllai i dëshmorit:

6 Marsi, dita që të kujtojmë Dëshmorin SPARTAK!

Një trishtim shumë i madh ma mbërthen zemrën gjithnjë këto kohë, veçanërisht në ditët para dhe pas 6 marsit. Po, sepse ka data që nuk janë thjesht numra në kalendar. Ndër të tjera janë plagë të hapura në kujtesë, janë gurë të rëndë në zemrën e një familjeje, janë faqe historie që nuk duhet të zbehen kurrë. Kështu është edhe 6 marsi. Një datë që për botën mund të jetë thjesht një ditë e zakonshme, një ditë tmerrësisht normale por që për mua është një plagë që nuk është mbyllur kurrë dhe s’besoj se mund të mbyllet, përveçse kur të mbyllen sytë në pushimin e amëshueshëm. Sepse në këtë ditë të mallkuar, shumë vite më parë, jeta mori një kthesë që nuk do të mund të kthehej më pas.

6 mars 1991! Sa shumë vite që kanë kaluar. Sa shumë vite pa ty, vëllai im i dashur, Spartak. Vite që në këto momente më ngjajnë si minuta të shkurtra, por herë të tjera si një pafundësi e rëndë që nuk kalon kurrë. Sepse koha rrjedhë, po, por ajo nuk e shuan dot mallin e as nuk e fshin dot kujtimin e një vëllai, dashurinë time të pafund.

6 mars! Në ditë si kjo, kujtimi yt më shfaqet i gjallë dhe i ndritshëm, sikur koha të mos ketë shkuar asfare. Më del para syve të mendjes ashtu siç ishe: një djalosh i ri në moshë, por me një mendje të pjekur dhe me një shpirt të madh. Me një fytyrë të bukur, plot hijeshi dhe me një zemër që rrihte fort.

Por pikërisht në lulëzimin e rinisë, në atë çast kur jeta kishte ende aq shumë për të dhënë dhe për të marrë, dora kriminale e regjimit kriminal komunist të qëlloi në lule të ballit. Një plumb i ftohtë, i padrejtë e ndërpreu rrugën tënde në këtë botë, duke të shkëputur nga familja, nga ëndrrat dhe nga jeta që kishe përpara.

M’u pranë meje, e unë që s’e dija ku! Të ndjeja, të kërkoja me sy e me zemër dhe nuk të gjeta dot, për të të mos parë kurrë.

Ai plumb nuk mori vetëm jetën e një djali të ri. Ai shënoi një sakrificë.

Sepse ti, vëllai im, nuk ishe thjesht Spartaku i familjes sonë. Ti u bëre një simbol i një kohe të trazuar, një dëshmi e gjallë e sakrificës së një brezi që kërkonte liri. Gjaku yt u bë pjesë e historisë së këtij vendi. U bë pjesë e rrugës së vështirë drejt një Shqipërie më të lirë. Sot je dëshmor i Atdheut.

Por, sa më dhemb zemra kur mendoj se sa pak të kujtojnë. Sepse koha kalon dhe kujtesa e njerëzve shpesh zbehet. Shumë nga të rinjtë e sotëm nuk e dinë se kush ishe, as nuk e kanë idenë se çfarë ndodhte ato kohë, ato ditë të trazuara dhe se çfarë sakrifice u bë për të ardhmen e tyre.

Por, për mua dhe për ata që të deshën, ti nuk je kurrë një kujtim i largët. Të gjithmonë përkrah.

Uhhhh! Sa shumë vite kanë kaluar nga ai 6 mars i mallkuar i vitit 1991, nga ai 6 mars kur policia kriminale e diktaturës që po shuhej, të rrëmbeu me dhunë nga kjo jetë e gënjeshtërt tokësore. Duke menduar se mund të të shuanin përgjithmonë. Por nuk e dinin se ka jetë që, edhe kur priten në mes, bëhen më të forta në kujtesën e njerëzve.

Shpesh të mendoj se tani je aty, në Paqen e Përjetshme, në krahët e Zotit të gjithçkaje. Ndoshta nga atje lart sheh këtë botë, sheh këtë vend për të cilin u derdh gjaku edhe i shumë djemve të rinj si ty.

Dhe unë… nëpër botë, duke mbajtur në zemër kujtimin tënd. Kanë ndodhur shumë gjëra këto vite vëlla. Ndryshime, histori, gëzime dhe zhgënjime. Je bërë me mbesë, edhe me nip. Babai na la! Më bëhet sikur do të ulem pranë teje e të t’i tregoja të gjitha, fije për pe, ashtu siç bënim dikur.

Por ndoshta nuk është e nevojshme. Sepse në një mënyrë që vetëm zemra di ta kuptojë, ti je gjithmonë me mua.

Në çdo kujtim.

Në çdo mendim.

Në çdo 6 mars që rikthehet.

Qofsh i bekuar dhe në paqe pranë Zotit, vëllai im i dashur, Spartak.

Sepse ka jetë që nuk mbarojnë kurrë. Dhe kujtimi yt është një prej tyre.

Ed Deliu

♦️

Goditja e grupit të Inez Hajrullës- zbardhen emrat e personave që SPAK lëshoi urdhër arreste dhe akuzat ndaj tyre

Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Në total, SPAK lëshoi 8 urdhër arreste për anëtarët e grupit kriminal të të fortit të Vlorës.

Përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë, Inez Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij, Ervis Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë në Vlorë në 10 maj 2021.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ata janë zbuluar nga bisedat në SkyEcc dhe akuzohen për sigurim kushtesh për vrasjen e Birçajt.  Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e biznesmenit nga Vlora.

8 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK:

Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit

Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit

Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge

Rezart Kuci – akuzë për shpërdorim detyre, trafik droge dhe grup kriminal

Grupi i Inez Hajrullës akuzohet edhe për vrasjen e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Hajrulla dhe Matodashaj i kanë shpëtuar arrestimit, ndërkohë që nga personat e tjerë për të cilët SPAK lëshoi urdhër arrest , dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, ra në pranga për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vrasja e Gentian Qarrit

Ekzekutimi i Gentian Qarri ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë. Sipas hetimeve, autorët qëndruan për rreth 10 minuta në rrugë duke pritur momentin që Qarri të dilte nga një gomisteri pranë dhe të shkonte drejt një lokali. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga Prokuroria e Vlorës rezultoi se autorët ndodheshin në një automjet tip Toyota Yaris.  Sapo Qarri është shfaqur, ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku nga brenda automjetit në lëvizje. Në total u qëlluan rreth 20 plumba, nga të cilët 6 e goditën në trup. Qarri ishte kthyer në Vlorë rreth tre vite para ngjarjes, pasi kishte vuajtur dënimin në Itali me 11 vite burg për trafik droge.

Vrasja e Bledar Birçaj

Bledar Birçaj, 40 vjeç, u vra në një atentat të organizuar në Vlorë në vitin 2021, në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit. Ai u qëllua me mbi 30 plumba teksa ndodhej në automjetin e tij tip BMË X5, ku 7 prej tyre i shkaktuan vdekjen. Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanjë dhe pista kryesore e hetimeve lidhej me përplasjet mes grupeve kriminale për trafik droge.

Emri i tij ishte i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai ishte arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje, ndërsa më herët, në vitin 2010, ishte proceduar penalisht pasi bashkë me vëllanë e tij akuzohej për dhunimin e një juristi të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Birçaj ishte gjithashtu pronar i një lokali në Vlorë. gsh

Dëmtimet në aksin Librazhd-Përrenjas, kryeministri Rama inspektim: Ishte fatkeqësi natyrore!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, i cili për shkak të dëmtimeve dhe rrëshqitjeve u mbyll për disa ditë, ndërsa aktualisht qarkullimi po zhvillohet në një devijim provizor.

Kreu i qeverisë theksoi gjatë inspektimit se rrëshqitjet ishin natyrore dhe jo të shkaktuara nga dora e njeriut, që sipas tij, është aluduar.

 

“E gjithë tollovia e madhe  që u shemb rruga nga punimet është një manipulim i madhe dhe perversitet se këtu jemi në aksin e ri, një aks i ri nuk është këtu, nuk është i ndërtuar ende këtu. Ndërkohë që vazhdon puna këtej, pra ajo atje është nj rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të mbingarkesës së shirave”, tha Rama.

“Këtu jemi në një nga kantieret më strategjik të vendit, një nga veprat më të rëndësishme të programit ton. E gjithë pjesa e ndërtuar tanimë është spektakolare në çdo aspekt, mbrojtja lumore është e standarteve të larta. Në një proces pune ndodhin këto të papritura. Në këtë rast është natyrore, fatkeqësi që ndodh. Është vërtetë dmth ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë e llum nga të gjithë drejtimet”, shtoi ai. bw


Send this to a friend