Ditën e djeshme (14 prill) një zjarr i madh përfshiu një pallat në një kompleks banimi pranë Farmacisë 10 në Tiranë.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa 11 persona u paraqitën në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë.
Pas disa orësh luftë me flakër, zjarri arriti që të vihej nën kontroll. Dëmet janë të konsiderueshme, por ende nuk ka një bilanc zyrtar. Paraprakisht raportohet për rreth 30 apartamente të shkrumbuar.
Sot në vendin e ngjarjes, situata duket sërish e rëndë. Nga zjarri fasada e pallatit është djegur plotësisht, banesat janë shkrumbuar, ndërsa banorët të trishtuar janë paraqitur sot pranë pallatit që u përpi nga flakët.
Siç shihet në këto pamje, një banore pranë pallatit shikon banesën e saj, me shumë gjasa të shkrumbuar, e cila nuk i mban dot lotët.
Ende nuk ka një arsye për shkaqet e zjarri, por paraprakisht dyshohet se flakët erdhën nga një biznes në katin e parë.
Autoritet në vendin e ngjarjes po hetojnë për të zbardhur arsyet e rënies së zjarrit. gsh