VOAL

VOAL

Kreu i SPAK zbulon mekanizmin si Belinda Balluku tentoi të manipulojë provat! Zbardhen diskutimet pa media: Masa e arrestit? Ta ndalojmë të takojë dëshmitarët! Mund të bëhen bashkëpunëtorë të Drejtësisë

 

 

Zbardhet raporti i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut si deputete e PS, tashmë që është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama nga postet e saj në qeveri, si zv.kryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

 

Në raportin e PD janë zbardhur dhe transkriptet e mbledhjes me dyer të mbyllura në të cilën prokurorët e SPAK kanë paraqitur argumentet dhe provat pse Belinda Balluku duhej arrestuar dhe jo lënë e lirë dhe me mandat deputeti.

Në këtë mbledhje, prokurorët kanë konstatuar se Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët të cilët mund të behën dhe “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

Por kërcënimet sipas prokurorëve të SPAK kanë ardhur nga grupe kriminale, të cilët janë zbuluar dhe në cilën zonë operojnë në Shqipëri.

Madje dhe zyrtarët e ministrisë kanë tentuar të kërcënojnë dhe joshin dëshmitarët, duke përmendur rastin e zyrtares me inicialet M.K.

“Deklarimet e tyre në mbledhjen e Këshillit, prokurorët i dokumentuan përmes paraqitjes së provave, që konfirmojnë sa më lart. Konkretisht, në Transkriptin e përgjimit të datës 20.11.202524, në faqen 4/13 provohet kërcënimi me largim nga puna dhe tentativa për korruptim përmes ofrimit të parave nga zyrtarë të lartë publikë, ndërkohë në faqen 6/13 provohet kërcënimi përmes pesonave “të fortë” (jo zyrtarë publikë), duke identifikuar edhe zonën përkatëse ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminal.

Nga ana tjetër, prokuroria konfirmoi në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. Kjo edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku (institucione ku titullarët janë emërtesë e saj si Ministre)”, thuhet në raport.

PROVAT dhe HELMINI I TYRE

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Intimiteteve sipas raportit të PD, prokurori Dritan Prençi është shprehur se institucionet në varësi të Ballukut kanë zvarritur procedurat e dhënies së dokumentacioneve. Ai ka përmendur rastin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që sipas prokurorëve të SPAK ka vonuar dokumentet.

“Prokurori Dritan Prenci : Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi”- thuhet në dokumentin e depozituar në Parlament.

Më tej, citohet dhe kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, i cili zbërthen mekanizimin se si po tentohen të helmohen provat.

Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të ruajtur provat është fakti që balluku të arrestohet dhe t’i pengohet të takojë

“Prokurori Klodjan Braho: Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi.”- thekson raporti i opozitës.

Më tej, prokurorja e SPAK Dorina Bejko shton se: “ Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi”.

Pjesa nga raporti
Pjesa nga raporti

ARGUMENTET E OPOZITES

Ne argumentet e paraqitura në raportin e opozitës kërkohet që të vijohet me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke i penguar mundësinë e prishjes së provave dhe ndikimin në hetimet e SPAK.

“Për këtë shkak, rezulton e provuar se ekziston rreziku për prishjen e provave dhe ndikimin mbi hetimet e prokurorisë. Kuvendi duhet të veprojë pa asnjë vonesë të metejshme për heqjen e imunitetit, duke mos ndikuar në dhënien kohë që deputetja Balluku të vendos në rrezik efikasitetin e procedimit penal apo të helmojë provat.

* Nevoja e kryerjes së veprimit nga ana e prokurorisë, në kuadër të përshtatshmërisë së masës së kërkuar

Prokuroria, në kërkesën e saj dhe në përgjigjet e dhëna përpara Këshillit për Imunitetin, treguan qartë se çdo masë tjetër, veç asaj të arrestit, është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale për të cilat po procedohet dhe për shkak të personalitetit të deputetes Belinda Balluku.

Në këtë drejtim, duhet të evidentohet se rasti konkret paraqet rrezikshmëri të shtuar, për shkak të përsëritjes në vazhdimësi të të njëjtës vepër penale, duke dëmtuar drejtpërdrejt imazhin e institucioneve shqiptare në sytë e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Konkretisht, pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 260 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria argumenton se, pas momentit të caktimit të masave të para të sigurimit (masa më të lehta se ato për të cilat kërkohet autorizimi), nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

1 . Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni;

2 . Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se Prokuroria e Posaçme ka informuar Kuvendin se vazhdimisht gjatë këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtarë, vartës të kësaj të pandehure etj.). Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët.

3 . Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që dyshohet, si dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim).

4 . Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet. Për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurës, duke qenë në ushtrimin e funksioneve të saj, për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. (Prokuroria e Posaçme sjell në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera, të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ajo drejton)”, thekson raporti. Panorama

“Dëshmitarët janë frikësuar nga ‘të fortët’”- Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Balluku mund të helmojë provat! E kemi përgjuar me dy persona të tjerë! Dyshojmë se ka takuar vartësit

Në raporton e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku ata arsyetojnë me fakte se përse ndaj Ballukut kërkohet autorizim nga Kuvendi për një masë më të ashpër, sic është ajo e arrestit me burg.

 

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka deklaruar se ndër të tjera se një dëshmitar në këtë çështje është frikësuar nga zyrtarë, por edhe persona të tjerë, që prokurori i SPAK i quan “të fortë”.

“Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje.”, tha deklaruar Prençi.

Ndërkohë Klodian Braho, i cili është edhe kreu i SPAK ka treguar edhe mekanizmin, që sipas tij, Balluku përmes takimit të vartësve mund të prishë provat e hetimit.

Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këte nevojë sigurim”, ka deklaruar Braho.

Po ashtu, Prokurori Prençi ka deklaruar se “Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment“.

Po ashtu prokurorët e SAK kanë konfirmuar në Këshill se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. “Kjo sipas tyre, edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku”

Pjese nga raporti i PD, ku janë edhe deklaratat e Prokurorëve të SPAK

Gjatë mbledhjes së Këshillit të datës 23.02.2026, prokurorët sqaruan më tej këtë rrethanë, duke theksuar se deputetja Belinda Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët, përmes dy formave: (1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit.
Konkretisht, në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, prokurorët u shprehën si më poshtë:

“Prokurori Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave…. Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje.”.

“Prokurori Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj cfarë ka prodhuar ky transkriptim i besedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar.”

“Prokurori Dritan Prenci – Ne nuk mund të deklarojmë më shumë, sepse, sic e thashë, jua them me përgjegjësi të plotë që hetimet knë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë apo të dhëna të krijuara, qoftë edhe në drejtim të kësaj që po diskutojmë. Pra, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, të asaj cfarë ne kemi vijuar pas momentit të paraqitjes së kërkesës përpara jush, ne nuk mund të ekspozojmë pjesë të hetimit, pasi hetimi është akoma i fshehtë, nuk kemi veprime të hapura.

“Klodjan Braho – Prove konkrete, e cituam, është procesverbali i përgjimit….. Masat e sigurimit mund të caktohen pa pasur fare një provë të tillë, thjesht duke argumentuar një rrezik të mundshëm. Këtu jo thjesht ështe i mundshëm, por ajo provë për në është e mjaftueshme për ta provuar dhe në një shkallë më të lartë. Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen me presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike.

“Prokurori Dritan Prenci – Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment.

“Klodjan Braho – Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin e dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. U përmend vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale.

“Klodjan Braho – Vendimi i gjykatës është i datës 19.11.2025, data kur është zhvilluar biseda telefonike është data 20.11.2025, pra është pas vendimit të gjykatës. Pyetët pak më parë se a ka një akt për hetim ndaj personit nën hetim, për procedurat e reja të prokurimit akti që atribuon është akti i prokurorit që urdhëron pasqyrimin në regjistër edhe të fakteve të reja dhe nuk ka akt tjetër. Pra, nuk është e nevojshme të nisë procedim tjetër penal. Për sa i përket bisedës që, ne e kemi paraqitur si provë, dyshohet se po ndikohet te personat e pyetur. Patjetër që ato fakte janë objekt hetimi, por deri në këtë moment nuk është atribuuar ndonjë fakt konkret personit në hetim për këtë bisede, por janë objekt hetimi.

Deklarimet e tyre në mbledhjen e Këshillit, prokurorët i dokumentuan përmes paraqitjes së provave, që konfirmojnë sa më lart. Konkretisht, në Transkriptin e përgjimit të datës 20.11.202524, në faqen 4/13 provohet kërcënimi me largim nga puna dhe tentativa për korruptim përmes ofrimit të parave nga zyrtarë të lartë publikë, ndërkohë në faqen 6/13 provohet kërcënimi përmes pesonave “të fortë” (jo zyrtarë publikë), duke identifikuar edhe zonën përkatëse ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminals.

Nga ana tjetër, prokuroria konfirmoi në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. Kjo edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku (institucione ku titullarët janë emërtesë e saj si Ministre).

Konkretisht, prokuroria u shpreh se:
“Prokurori Dritan Prenci – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi, 26″.

“Prokurori Klodjan Braho Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këte nevojë sigurimi. “28.

“Dorina Bejko – Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi 29
Për këtë shkak, rezulton e provuar se ekziston rreziku për prishjen e provave dhe ndikimin mbi hetimet e prokurorisë. Kuvendi duhet të veprojë pa asnjë vonesë të metejshme për heqjen e imunitetit, duke mos ndikuar në dhënien kohë që deputetja Balluku të vendos në rrezik efikasitetin e procedimit penal apo të helmojë provat.

“Ndrysho dëshminë ose…” Raporti i opozitës: Balluku përdori ‘të fortët’ dhe zyrtarët për të frikësuar dëshmitaren! Tentuan ta “joshnin” me…

Është zbardhur raporti i plotë i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ku kërkon heqjen e imunitetit për ish-zv/kryeministren, Belinda Balluku, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Në raport evidentohet se sipas SPAK, Belinda Balluku ka përdorur “të fortë” dhe anëtarë të kabinetit të saj për të intimiduar një dëshmitare.

Dëshmitarja është shprehur para prokurorëve të SPAK se është tunduar me anë të korrupsionit që të ndryshojë deklarimet e saj dhe për pasojë është ndjerë e frikësuar.

“Gjatë mbledhjes së Këshillit të datës 23.02.2026, prokurorët sqaruan më tej këtë rrethanë, duke theksuar se deputetja Belinda Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët, përmes dy formave: (1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit. Konkretisht, në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, prokurorët u shprehën si më poshtë: “Prokurori Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave….Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje.”17. “Prokurori Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj cfarë ka prodhuar ky transkriptim i besedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhetfjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar. “18. “Prokurori Dritan Prenci – Ne nuk mund të deklarojmë më shumë, sepse, sic e thashë,jua them me përgjegjësi të plotë që hetimet knë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë apo të dhëna të krijuara, qoftë edhe në drejtim të kësaj që po diskutojmë. Pra, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, të asaj cfarë ne kemi vijuar pas momentit të paraqitjes së kërkesës përpara jush, ne nuk mund të ekspozojmë pjesë të hetimit, pasi hetimi është akoma i fshehtë, nuk kemi veprime të hapura”, thuhet në raport. bw

Studjuesja e mirënjohur Prof.Dr. Lida Miraj konstatoi gabime në kartmonedhën shqiptare të 2000 lekëshit

Arkitektja dhe arkeologia e mirënjohur, autore e shumë librave Prof.Dr.Lida Miraj një personalitet i shquar konstatoi gabimet në kartmonedhën e 2000 lekëshit i prerë gjatë vitit 2007.

Studiuesja e mirënjohur Lida Miraj vë re se në kartmonedhë duhej shënuar Teatri i Butrintit dhe jo Amfiteatri i Butrintit, ndërsa ishte bërë edhe një gabim në vitet e mbretërimit të Mbretit Gent të cilat janë: në vitet 181-168 p. Kr., dhe jo 181-167 p.e.s.!

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e studjueses:

 

 

“Shkruajti me padronin e tij Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës”, Berisha akuza Ramës: Tradhtar, armik i shqiptarëve

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e së hënës para Kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Rama si tradhtar dhe armik të shqiptarëve pasi bashkë me Vuçiç, shkruan një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE.

Qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione. Po dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre”, tha Berisha.

Sali Berisha: Tani që ka shpallur moton se unë do i vjedh shqiptarët pa pyetur njeri, tani shkruan me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE.

Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me këtë komb, mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë.

Qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione. Po dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre.

Janë dimensioni i Kopenhagenit, çka do të thotë se qytetarit i garantohen të drejtat e tij, barazia para ligjit, drejtësia, vota, etj, dhe ky pikërisht këtë dimension e jep. Nuk kemi nevojë. Jo, thotë.

Tregun e lirë, atë na e jepni ne.

Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit në kuptimin më shumë se arritje në fakt, kjo fjala acquis ka hyrë në shumë gjuhë, pikërisht ato standarde që kanë të bëjnë me qytetarin, me komunitetin.

Mirëqenia është pa diskutim.

Çfarë e dallon sot Europën nga çdo pjesë tjetër e botës?

Mirëqenia.

BE është bashkimi në mirëqenie, bashkimi në shërbime të shkëlqyera.

Është bashkimi në një sistem arsimor, shëndetësor, në një shërbim dinjitoz.

Pra, ky shkruan me paturpësinë më të madhe në mënyrën më kriminale se këto nuk na duhen ne.

Padronit të tij Vuçiç dhe këtij këtu, kriteret e Kopenhagenit dhe standardet e komunitetit dhe qytetarëve, këto nuk na duhen.

Se këto nuk i arrin dot.

Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë zgjedhjet.

Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë qytetarët.

Se ky, për të garantuar një grup standardesh, ky duhet të mos vjedhë qytetarët.

Ndaj dhe heq dorë prej tyre duke shkatërruar në këtë mënyrë ëndrrën më të bukur të këtij kombi, ëndrrën evropiane. bw

Zbardhet raporti në Këshillin e Mandateve, demokratët pro arrestimit të Ballukut

Raporti i plotë:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në datën 16.12.2025 është vënë në lëvizje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila me shkresën nr. 43019 Prot., datë 16.12.2025, ka kërkuar nga Kuvendi: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, të znj. Belinda BALLUKU, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit.”.

Kjo kërkesë e prokurorisë shoqërohet nga relacioni përkatës i arsyetuar, si dhe me provat e plota të administruara në mbledhjen e Këshillit, me anë të të cilit parashtrohet se Prokuroria në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, ka marrë si të pandehur dhe person nën hetim deputeten Belinda Balluku, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur (11 fakte penale), veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.

Kërkesa që bazohet në nenet 73, 95, 103 të Kushtetutës, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, është marrë në shqyrtim nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin (në vijim Këshilli) në mbledhjet e datave 19.12.2025 dhe 23.02.2026.

Në përfundim të shqyrtimit nga Këshilli, përfundimisht, 5 anëtarët e Këshillit, përfaqësues të pakicës parlamentare, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit; si dhe nga analiza e fakteve dhe rrethanave të cështjes, rekomandojnë deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë TË VOTOJNË PRO, për miratimin e kërkesës nr. 43019 Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur:

“Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për deputeten Belinda BALLUKU”, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.

Në miratimin e këtij Rekomandimi mbajmë në konsideratë sa më poshtë:

Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (jo të deputetëve të veçantë) për aq sa ajo mund të cenohet si rezultat i procedimeve penale me sfond politik ndaj deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim vlen të theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor i tij (imunitetit parlamentar) është mbrojtja e vetë parlamentit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij.

Në këtë kuptim, Komisioni i Venecias ka mbajtur qëndrimin dhe ka krijuar standardin, sipas të cilit duhet të ekzistojë një prezumim themelor që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat ndaj deputetit përkatës janë të motivuara politikisht dhe se paprekshmëria e tij duhet të zbatohet vetëm në rastet kur ka arsye për të dyshuar se në vendimin për ndjekjen penalisht të deputetit ka element partiako-politik. Për këtë arsye, ushtrimi i përgjegjësisë kushtetuese nga ana e Kuvendit, për të dhënë autorizimin me të cilin zyrtari publik zhvishet nga paprekshmëria, duhet të synojë vetëm mbrojtjen e veprimtarisë normale parlamentare dhe verifikimit nëse akuza është e motivuar politikisht.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, që u frymëzuan nga nevoja për të intensifikuar luftën kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, reformuan thelbësisht konceptin e imunitetit parlamentar. Rregullat e reja kushtetuese kanë tentuar të afrojnë zyrtarin e lartë shtetëror me qytetarin e zakonshëm në raport me përgjegjësinë penale dhe përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Një ndryshim i tillë, erdhi si nevojë, jo vetëm e një orientimi politik qeverisës në vitin 2012, por edhe si një detyrim për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të disa  marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave përmendim “Konventa penale kundër korrupsionit” e GRECO-s.

Në këtë pikëpamje, Kuvendi verifikon vetëm procedurën që është zhvilluar, pa i hyrë cilësisë dhe vlerës së provave në drejtim të faktit penal dhe të autorësisë. Imuniteti procedural nuk mundet dhe nuk duhet që në asnjë rrethanë të shndërrohet në një mburojë nga pandëshkueshmëria apo si pengesë për drejtësinë. Nëse pranohet e kundërta, atëherë ҁdo akt i prodhuar është absolutisht i pavlefshëm, sepse në mënyrë të dukshme Kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe merr kompetencë për ushtrim të paligjshëm të ndjekjes penale, pra uzurpon kompetenca gjyqësore. 

Nëse Kuvendi shqyrton nevojën apo jo të kryerjes së një veprimi konkret hetimor nga ana e organeve të drejtësisë, atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant: rrënohet parimi i ndarjes së pushteteve i sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës. Jo vetëm kaq, por situata shthuret dhe passjell një tërësi pasojash, që dëmtojnë pa kthim parimet e drejtësisë dhe të shtetit, ku sundon ligji. Në këtë terren kushtetues, në rastin konkret, është detyrë e Kuvendit të verifikojë vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit, që kërkohet nga prokuroria për arrestimin e deputetit. Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.

Ne deputetët e pakicës parlamentare në Këshill, mbajmë në konsideratë edhe standardin e vendosur nga Komisioni i Venecias, sipas të cilit: “organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme.”. Në përputhje me këtë standard, Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e cështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të cështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.

Kuvendi, duke mos qenë organ kompetent sipas Kushtetutës përgjegjës për hetimin penal, nuk mund të cmojë meritën se cila është masa e përshtatshme e sigurimit për të mbrojtur hetimet, apo të veprimeve konkrete që duhet të ndërmarrë prokuroria që hetimi të jetë i plotë dhe i pacenuar. Kjo është një kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor. Nëse Kuvendi do të vlerësonte që një masë e caktuar sigurimi është më e përshtatshme sesa një tjetër, apo një masë e caktuar sigurimi është e mjaftueshme, kjo do të përbënte ndërhyrje në kompetencat e pushtetin gjyqësor dhe për pasojë ndërhyrje e drejtpërdrejtë, në mënyrë antikushtetuese, në hetimin penal.

Në rastin në shqyrtim Kuvendi nuk është ftuar për të caktuar një masë sigurimi, sepse nuk është kompetencë e tij caktimi i masës së sigurimit. Kuvendit i është kërkuar autorizim nga Prokuroria, që ajo të ketë mundësi t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurimit. Ashtu sikurse edhe pika 3 e nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale sanksionon: “3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë”, është kompetencë kushtetuese dhe ligjore e Gjykatës, që me kërkesë të prokurorisë, të vendos për zëvendësimin ose jo të masës së sigurimit.

Caktimi i masës më të përshtatshme të sigurimit dhe për pasojë vlerësimin kushtetuese/ligjor për këtë, është brenda sferës ekskluzive të Gjykatës. Vendimmarrja e Gjykatës i nënshtrohet kontrollit të brendshëm nga vetë sistemi gjyqësor, fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë në mënyrë periodike, më pas nga Gjykata Apelit, Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese. Nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që ska nevojë për një veprim të caktuar në kuadër të një hetimi penal (caktimi i një mase më të rëndë sigurimi personal për të mbrojtur të pa cenuar hetimin), ndërkohë që organi i ngarkuar nga Kushtetuta për të ushtruar ndjekjen penale – Prokuroria – cmon dhe vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi në mënyrë antikushtetuese do të uzurponte kompetencat e organit të hetimit dhe pushtetit gjyqësor, duke i njohur vetes atributin e caktimit të masave të sigurimit. Kjo do të ishte një ndërhyrje brutale në sferën e kompetencave të pushtetit gjyqësor dhe për pasojë cenim flagrant i nenit 7 të Kushtetutës – parimit të ndarjes dhe të balancimit midis pushteteve.

Në përputhje të sa më lart, Kuvendi, në këtë lloj procedure, ka autoritet kushtetues të verifikojë VETËM:

(1) Ekzistencën e një procedimi penal të ligjshëm dhe mungesën e motiveve politike në hetimin penal të cështjes;

(2) Ekzistencën e kushteve ligjore për autorizimin e veprimit të kërkuar nga prokuroria;

(3) Plotësimin nga ana përmbajtësore të disa kritere të elaboruara nga Komisioni i Venecias.

Bardhi njofton protestë: Ditën kur të jetë seanca për imunitetin e Ballukut, qytetarët para Kuvendit! (Tregon skenarin nëse refuzohet kërkesa e SPAK)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë në ditën kur Kuvendi do të mblidhet për të trajtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, ndërsa për ish-zëvendëskryeministren kërkohet arrestimi. Ai tha se nëse vendoset që të refuzohet kërkesa e SPAK, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker që mbron të korruptuarit.

 

“Jemi dëshmitarë që për gati dy muaj e gjysmë, Rama tentoi të ishte zyra e avokatisë së Ballukut. Dhe siç dukej, nuk kishte mbetur asgjë tjetër veç shkarkimit të saj. Deklarata të tilla janë sinjale të asaj që ka thënë PD, se Rama po mbron veten e tij, jo vetëm Ballukun. Vërtetohet se ai është në dosjen e SPAK-ut. Ai po mbahet peng nga Balluku, sepse nëse ajo shkon në burg, do të shkojë edhe ai pas saj.

Ky do të ishte momenti më i rëndë në demokraci, që do të vinte në dyshim ekzistencën e shtetit ligjor. Ndaj, sot dua që përmes kësaj konference për shtyp të njoftoj se ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët para selisë së Kuvendit.

Nëse shkon skenari i refuzimit të kërkesës së SPAK-ut, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit, i cili do të duhet edhe të shembet. Ditën kur Kuvendi shqyrton kërkesën për mandatin, qytetarët janë të ftuar në protestë para selisë së Kuvendit. Që nga ai moment, nëse mbahet qëndrim pro Ballukut, ai institucion do të quhet bunker i të korruptuarve.”, tha ai. bw

Mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Construction”, dëmtohet rruga në Gjinar, çahet asfalti! Rrezik në qarkullimin e mjeteve

Rruga pranë liqenit të Gjinarit në bashkinë e Elbasanit, një prej fshatrave turistikë më të njohur të vendit tonë, ka pësuar dëmtime të dukshme në infrastrukturë.

Ky aks që mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Construction” ka pësuar rrëshqitje të tokës, duke dëmtuar shtresën e asfaltit, për pasojë ka krijuar rrezik real për qarkullimin e automjeteve dhe sigurinë e banorëve.

Ky aks rrugor është jetik, pasi lidh disa fshatra të zonës së Gjinarit dhe përshkohet çdo ditë nga mjete private dhe automjete transporti. Çdo dëmtim në këtë segment jo vetëm vështirëson lëvizjen, por rrezikon seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Gjinari, i shpallur si një nga fshatrat turistikë të Bashkisë Elbasan, vijon të përballet me problematika infrastrukturore pothuajse në të gjithë segmentet rrugore që të çojnë drejt tij. Pavarësisht investimeve të fundit të realizuara nga Bashkia Elbasan në qendër të fshatit turistik, situata në akset lidhëse mbetet shqetësuese.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e terrenit dhe rehabilitimin e plotë të rrugës, në mënyrë që të garantohet siguria dhe të mos cenohet zhvillimi turistik i zonës, sidomos në prag të sezonit pranveror dhe veror, kur fluksi i vizitorëve drejt Gjinarit rritet ndjeshëm. gsh

Bardhi: Objektivi final, largimi i Edi Ramës

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai u shpreh se, kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt.

 

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se objektivi final i opozitës është largimi i Edi Ramës.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai u shpreh se, kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt. Sipas Bardhit, kryeministri është arkitekti i qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.

“Kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt, shpresa edhe më e madhe për ndryshim. Në vetëm 1 muaj protestë të pandalur, Edi Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij: (1) simbolin e korrupsionit Belinda Balluku dhe (2) simbolin e bashkëpunimit me krimin e organizuar Ilir Proda.

Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës, arkitektit të qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar. Faleminderit me për rezistencën, reagimin dhe sakrificën. Vazhdojmë së bashku deri në largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin më pas të gjithë bashkë të një qeverisje në shërbim të qytetarëve, që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Bardhi./Dosja.al

Keda Kaceli, mbesa e njërit prej 22 martirëve të 26 shkurtit 1951 i kërkoi Këshillit Bashkiak një minutë heshtje në nderim të viktimave

Më 26 shkurt 2026 u shënuan 75 vjet nga maskra e 26 shkurtit 1951, një nga aktet më mizore të diktaturës komuniste në Shqipëri, kur pa hetim dhe pa gjyq u ekzekutuan 22 intelektualë, midis tyre një shkencëtare grua Sabiha Kasimati. Ekzekutimi i 22 figurave të shquara të elitës shqiptare u krye pas një shpërthimi në territorin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt 1951.

Më 20 shkurt, regjimi komunist krerët komunistë zhvilluan një asamble ku vendosën marrjen e masave që çuan në ekzekutimin e intelektualëve.

Këto krime të diktaturës janë faqja më e turpëshme e këtij tranzicioni sepse vazhdojnë të mbulohen me heshtjen e shtetit

Këtë vit në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, ishte do të ishte Keda Kaceli, anëtarja e këtij Këshilli Bashkiak, mbesa e njërit prej martirëve të pushkatuar, gjyshit të saj Jonuz Kacelit, që do t’i kërkonte gjithë Këshillit Bashkiak të mbante një minutë heshtje në kujtim të viktimave të pafajshme, në 75 vjetorin e pushkatimit të tyre pranë Urës së Beshirit buzë lumit Erzen dhe trupat e tyre mes të cilëve e vetmja grua, Sabiha Kasimati, u hodhën në një varr të përbashkët, që do të zbulohej vetëm në vitin 1994.

Këshilli Bashkiak sipas kërkesës së Keda Kacelit, mbesës së Jonuz Kacelit, u ngrit në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të pafajshëm që u pushkatuan të gjithë sipas një skenari të organizuar nga vetë diktatori.

 

Nga Fatmir Mediu – Ideja Vuçiç – Rama me integrimin e pjesshëm në BE dhe irrelevancës kombëtare dhe strategjike

Artikulli i botuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i dyshes Rama-Vucic është paqyra e pushtetit dominimit të pushtetit korruptiv mbi të ardhmen Europiane të shqiptarëve.
A është pranimi i një statusi “të nivelit të dytë” një zgjedhje për pushtetin e RAMËS” apo për të ardhmen e shqiptarëve?

1- Nuk ka shqiptar që do besonte se fatin e shqiptarëve në Europë do ta përcaktonte Vucic dhe Serbia.
2- Sharlatanizmi politik kërkon të shfaqet si pragmatizëm, por ka qëllim t’i shërbejë pushtetit dhe parasë.
3-Vendosja në krah të Vuçiçit është shtrembërim i interesave euroatlantike të shqiptarëve si komb, por edhe një dëm për forcimin e NATO-s në rajon përballë kërcënimeve të Rusisë, Kinës dhe aleatit të tyre Serbisë.
4- Rama s’ka kuptuar se BE për shqiptarët, nuk është vetëm treg i përbashkët, por edhe politikë e jashtme dhe të sigurisë në të njëjtën linjë me BE, politikë të cilën Serbia s’e ka pranuar dhe nuk do ta pranojë përballë interesave pro-ruse, të cilat për të janë sa historike, aq edhe aktuale.
5- Sot kur për BE siguria dhe partneriteti me SHBA në NATO janë jetike, të kërkosh të krijosh CAVEAT të tillë me anëtarësimin e Serbisë në BE, me të njëjtin status si Shqipëria, është t’i hapësh rrugën interesave ruse dhe kineze në rajon, të cilat janë qartësisht kundër BE dhe NATOs.

Rama edhe njëherë tjetër nuk surprizon asgjë në marrëdhënien e tij me Vuçiçin, duke marrë përsipër të njësojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë të Shqipërisë dhe shqiptarëve me Serbinë dhe serbët, të cilat janë jo vetëm diametralisht të kundërta, por për më tepër politika e Vuçiçit është hapur e deklaruar kundër Kosovës dhe për rrjedhojë kundër shqiptarëve.
Thirrjet patriotike të Ramës janë një demagogji e hapur për të mbuluar qartësisht një orientim të marrëdhënieve shtetërore të politikës së jashtëme, në mardhënie private të ngushta ndërmjet tij dhe Vuçiçit, Shqipërisë dhe Serbisë dhe jo ndërmejt Shqipërisë si vend I NaTOs me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së në Ballkan, të cilat ndajnë të njëjtin qëndrim për çështjet e demokracisë, tregut ekonomik, lëvizjes së lirë dhe sigurisë me NATO dhe BE.

Po ashtu Rama, duke besuar se askush nuk mund ta ndalë në marrëzinë e pushtetit të tij, njësoj si me Ballkanin e Hapur, del kundër një procesi të formëzuar prej një politike shtetërore dhe kombëtare të anëtarësimit të plotë në BE të Shqipërisë.
Tregu i përbashkët dhe Schengeni janë një nga stacionet e anëtarësimit deri në anëtarësimin e plotë. Ndalimi në këtë stacion, siç ka deklaruar edhe ish-kryenegociatori Mazi, do ta bënte të pamundur anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe padyshim do të krijonte probleme të mëdha për Kosovën dhe shqiptarët në rajon, ata në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të cilët BE-në e shohin si mundësinë për të realizuar qëllimet dhe të drejtat e tyre të plota.
Ne de facto nuk jemi republikë kushtetuese parlamentare, por as republikë kryeministrore, por shtet i një njeriu që beson se është mbi gjithçka dhe sillet si monark absolut; për të s’ka as Parlament, as Presidencë, as Këshill të Sigurisë Kombëtare, por thjesht dëshirë për pushtet të pakufizuar.

Sipas tij, ai është i vetmi dhe i pazëvendësueshmi.
Debati mbi një integrim të pjesshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes përfshirjes vetëm në Tregun e Përbashkët dhe në hapësirën Schengen, pa anëtarësim të plotë institucional, nuk është një çështje teknike. Kjo ka qenë dhe është një zgjedhje strategjike për Ramën dhe jo për Shqipërinë dhe shqiptarët; ajo prek sovranitetin politik, relevancën tonë gjeopolitike dhe identitetin demokratik të vendit. Ajo zhbën përpjekjet për më shumë se tre dekada të një konsensusi mbarëshqiptar, Rama sillet me vendin dhe kombin sikur të ishin pronë personale e tij.

Thelbi është se: “Pranimi i statusit ‘të vendit të nivelit të dytë në BE, nuk është interes kombëtar, por një kalkulim meskin për interesin politik të pushtetit të Edi Ramës dhe Vuçiçit”
Një model i tillë, justifikohet me ofrimin e përfitimeve ekonomike afatshkurtra, por krijon rrezikun e një statusi të përhershëm periferik: zbatim rregullash pa përfaqësim në vendimmarrje, akses ekonomik pa zë institucional. Në terma politikë, kjo do të nënkuptonte pranimin e një pozite të kategorisë së dytë në Evropë përgjithmonë.

Në një kohë sfidash të thella euroatlantike, sigurie dhe nevojës për një NATO të fuqishme në Ballkan përballë sfidave të qarta nga agresioni rus deri te penetrimi ekonomik i Kinës në Ballkan, Shqipërisë nuk mund t’i tolerohet paqartësi strategjike, për më tepër pozicionimi i tyre i qartë kundër Kosovës dhe pavarsisë së saj dhe mbështetjes pa kushte të Serbisë.

INTEGRIMI I PJESSHËM: PAK PËRFITIME EKONOMIKE, KOSTO POLITIKE

Çfarë pretendohet se mund të fitohet nga propozimi I dyshes Rama-Vucic?
• Akses në Tregun e Përbashkët, presupozon zgjerim i flukseve tregtare, harmonizim rregullator, përmirësim i klimës së investimeve.
Megjithëse në dukje joshëse, realiteti është krejt ndryshe sepse faktikisht Shqipëria nuk vuan nga pamundësia ekonomike, por nga mungesa e qeverisjes, korrupsioni endemik, krimi i organizuar, pastrimi i parave, pasiguria juridike, qeverisja klienteliste, njësimi i shtetit me pushtetin.

Pjesëmarrje në Schengen garanton, lëvizje më e lirë për qytetarët dhe bizneset brenda BE, por a është ky problemi kryesor që ka Shqipëria.
Sot Shqipëria përballet me plagën më të madhe sociale, ekonomike dhe politike: emigracionin masiv, sepse askush nuk beson se Shqipëria do të bëhet apo ka një standard evropian. Askush nuk mendon se në Shqipëri mund të ndërtojë të ardhmen dhe lumturinë e tij dhe të familjes së tij. Lëvizja e lirë e shqiptarëve është siguruar në vitin 2011.

Problemi ynë nuk është qëndrimi pa limit në vendet e BE-së apo kontrolli i kufijve; problemi ynë është largimi masiv i të rinjve dhe të rejave, trurit të shoqërisë shqiptare, dhe një mplakje e shoqërisë me ritme galopante, e cila po e kthen shoqërinë shqiptare në një shoqëri pa zë dhe pa forcë ndryshimi që i shërben qëllimit të pushtetit të përjetshëm të Edi Ramës.

Prandaj edhe pretendimi për stabilitet ekonomik nga kjo politikë Rama–Vuçiç është i gënjeshtërt, sepse Ne nuk vuajmë nga mungesa e mundësive, por nga shkatërrimi i tyre nga korrupsioni dhe krimi qeveritar, për më tepër që pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka rregullat dhe detyrimet e veta, të cilat pa një ekonomi funksionale dhe shtet ligjor nuk do të kishin asnjë përfitim kombëtar.
Po çfarë humbet nga propozimi Rama-Vucic?
– Mungesa e përfaqësimit në Parlamentin Evropian dhe në Komisionin Evropian, politikat e përbashkëta të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Një aneks i pavlerë në vendimmarrjen evropiane dhe pa asnjë rol në interesin kombëtar. Shqiptarët nga një faktor euroatlantik në katër vende të rajonit kthehen në një komb irrelevant.
Ideja e një Evrope me dy nivele vendimmarrjeje ka ekzistuar prej vitesh. Megjithatë, Bashkimi Evropian nuk ka hequr dorë nga parimet e tij themelore:
– Demokracia përfaqësuese
– Shteti i së drejtës
– Ndarja e pushteteve
– Llogaridhënia institucionale
Vlera e BE-së qëndron në arkitekturën demokratike dhe barazinë e shteteve anëtare në vendimmarrje, respektimin e lirive dhe të drejtave.

NATO DHE SIGURIA RAJONALE

Shqipëria, si anëtare e NATO-s, ka detyrimin për koherencë të plotë me arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Në kontekstin e agresionit rus dhe ndikimit kinez në rajon, një pozicionim i paqartë institucional në BE dobëson kredibilitetin strategjik të vendit.
Serbia ka ruajtur marrëdhënie të afërta me Rusinë në fushën e sigurisë, inteligjencës dhe politikës së jashtme dhe është partneri kryesor i Kinës në Ballkan.
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe, përveç belbëzimeve politike si pjesë e kësaj aleance, asnjëherë nuk ka ndërtuar një dimension real bashkëpunimi me vendet e NATO-s në Ballkan, por përkundrazi e ka bërë me Serbinë, e cila është vend kundër NATO-s dhe partner i Rusisë.

Ky qëndrim vjen ndesh edhe me NDAA (National Defense Authorization Act) të miratuar nga Kongresi Amerikan dhe firmosur nga Presidenti Trump, i cili kërkon angazhim nga vendet e Ballkanit për të luftuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkan, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu Presidenti Trump dhe vetë Evropa në mënyrë unanime kanë kërkuar që të investohet në siguri dhe mbrojtje, në infrastrukturë dhe teknologji, e cila kërkon investime të përbashkëta të vendeve të NATO-s në Ballkan për të garantuar një deterrencë ushtarake dhe bashkëpunim ushtarak në rajon, duke e kthyer edhe në një mundësi partneriteti me SHBA dhe BE dhe jo me Kinën dhe Rusinë, siç ka bërë Serbia duke shpenzuar mbi 3% të buxhetit për mbrojtjen, duke u pozicionuar hapur kundër NATO-s në Ballkan dhe sigurisë së Ballkanit.

Ka një ngjashmëri të plotë të pushtetit të Vuçiçit dhe Ramës në shkatërrimin e institucioneve, kushtetutës, ligjit dhe opozitës, duke krijuar një pushtet të një njeriu të mbështetur nga korrupsioni dhe krimi.
Ata ndajnë të njëjtin qëllim pushtet për para dhe para për pushtet.

Narrativa që kërkon t’i paraqesë dyshen Rama–Vuçiç si liderë rajonalë vizionarë, që garantojnë stabilitet, bie ndesh me realitetin e të dy vendeve, kritikave për kontroll dhe autoritarizëm, korrupsion dhe krim, dhe kjo është sa antikombëtare, aq edhe antishqiptare.
Për Shqipërinë, raporti me Kosovën është jetik, komponent i sigurisë kombëtare dhe i balancës rajonale, jo element taktik.

KUSHTËZIMI DEMOKRATIK
Procesi i anëtarësimit të plotë në BE është mekanizëm kyç për forcimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Integrimi i pjesshëm që propagandon Rama–Vuçiç rrezikon shmangien e qëllimshme nga filtrat e standardeve demokratike që kërkon Evropa dhe Gjermania.

Rama, duke parë qartë se BE ka kuptuar se problemi është korrupsioni qeveritar, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkon bashkë me Vuçiçin të na bind dhe të shohim problemin te Evropa dhe jo te mungesa e standardeve dhe moszbatimi i detyrimeve evropiane.

Ai kërkon t’u shesë shqiptarëve gënjeshtrën e radhës se problemi nuk është ai dhe qeveria e tij, por Evropa.
Përfundimisht, zgjedhja për Shqipërinë është midis sovranitetit të plotë institucional brenda BE-së ose margjinalizimit strukturor në periferi të tij. Interesi kombëtar kërkon anëtarësim të plotë, konsolidim demokratik dhe harmonizim të palëkundur me NATO-n.

“Të rreshtohemi në krah të drejtësisë”- Lapaj protestë para Kryeministrisë: Cilët janë punët fantastike të Ballukut, rrugët që shemben si copa keku apo milionat e vjedhura të tenderëve?!

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka protestuar përsëri ditën e sotme (1 mars) para kryeministrisë, kundër qeverisë dhe skandaleve në aferat korruptive që po heton SPAK-u.

Qindra qytetarë dhe mbështetës, me parulla, thirrje e fjalime apeluan për bashkim kundër regjimit të korruptuar, për largimin e qeverisë dhe qëndrimin në krah të drejtësisë.

Mes folësve ishte edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili vuri në dukje abuzimet që i cilësoi si “makutëri” dhe theksoi se kjo mazhorancë ka qenë fantastike dhe e jashtëzakonshme vetëm në “vjedhje dhe korrupsion”.

“Kush janë punët fantastike të Belinda Ballukut? Mos është tuneli i Llogarasë që ka kushtuar 190 milionë euro, kur në Kroaci janë me 80 mln euro. Rrugët që rrëzohen si copa keku para syve tanë apo qindra miliona euro që i rëndojnë xhepave të një populli të vuajtur dhe të varfër. Cilat janë punët e jashtëzakonshme të saj, apo mesazhet se si ndaheshin tenderat dhe se si i jepeshin oligarkëve. Çfarë pune ka bërë zonja në fjalë të jashtëzakonshme, apo 1 mln shqiptarët që janë larguar nga vendi. Jo, nuk ke bërë punë fantastike, nuk keni bërë punë fantastike, keni qenë fantastikë vetëm në diçka, në korrupsion!”, tha Lapaj mes të tjerash.

Më tej ai nënvizoi se Lëvizja Shqipëria Bëhet po vijon të bëjë qëndresë dhe të përballet me qeverinë e korruptuar, teksa shtoi se qëllimi kryesor në këto momente është dalja në krah të drejtësisë të gjithë së bashku, pasi qeveria po e sulmon.

“Ne po qëndrojmë, po përballemi dhe nuk po ndalemi, edhe pse këta me makutërinë e tyre kanë bërë gjithçka që ne të ikim nga ky shesh. Sepse mes padrejtësisë dhe korrupsionit të tyre dhe drejtësisë dhe popullit nga ana tjetër, ne na duhet me gjithë shpirt të gjithë të rreshtohemi në krah të drejtësisë. Ne kemi vendosur të qëndrojmë dhe të flasim të vërtetat. Kundër një sistemi që vetëm vjedh e vetëm vjedh, vjedh shëndet, para, prona dhe gjithçka”, tha ai.

Lapaj u shpreh se kanë zgjedhur të protestojnë paqësisht, pa dëmtuar asgjë, pa shkulur një lule, edhe pse në krahun tjetër ka pasur harbutëri dhe dhunë. Ndaj, theksoi ai, duhet edhe molotovi, edhe fishekzjarri, sepse pala tjetër ka përdorur gaz helmues.

“Ne kemi qëndruar këtu, përballë, pa shkatërruar, pa shkulur një lule, pa ushtruar dhunë. Por nuk e sjellim dot ndryshimin me paqe, por duhet edhe me molotov, duhet edhe me fishekzjarrë, sepse ata hedhin gaz, ata hedhin topa uji dhe dhunojnë. Si mund të gjendet ndryshe e drejta. Duhet t’i vihemi kundër, të kërkojmë ligjin elektoral, sepse ata vjedhin zgjedhjeve, të kërkojmë referendumet me ligj”, theksoi Lapaj.

Ai tha se një ditë kjo qeveri do të largohet, do të bjerë dhe qytetarët e protestuesit do jenë krenarë dhe me kokën lartë që penguan ata që i vjedhin, teksa apeloi se qëllimi kryesor duhet të jetë bashkimi përballë qeverisë së korruptuar.gsh

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën vilës së Enver Hoxhës, policia përgjigjet me dhunë. Berisha: Ky është marshi i fitores

• Partia Demokratike ka protestuar sot për tre orë rresht në Kryeqytet, duke marshuar nga Drejtoria e Policisë e deri tek vila e Enver Hoxhës.

• Gjatë tubimit pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit u përgjigjën ashpër me ujë me piper dhe gaz lotsjellës, pas hedhjes së molotovëve nga qytetarët. • Policia gjithashtu u ‘zuri pritë’ pranë selisë së Partisë Socialiste dhe disa godinave të tjera qeveritare.

• Pas marshimit te Kryeministria, Drejtoria e Policisë, Kuvendi dhe selisë rozë, protestuesit marshuan tek vila e ish-dektatorit Enver Hoxha, ku hodhën breshëri fishekzjarresh dhe molotovësh.

• Pasi vila e ish-dektatorit u përfshi nga flakët, policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës me shumicë, duke shpërndarë turmën e protestuesve.

• Si pasojë e gazit lotsjellës dhe ujit me piper me presion, disa protestues mbetën të lënduar, ku në ndihmë u erdhën deputetët demokratë dhe vetë protestuesit e tjerë.

• Pas kaosit në zonën e ish-Bllokut, deputetët demokratë u drejtuan tek selia blu, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryedemokrati, Sali Berisha mbajtën një fjalim përmbyllës.

• Gjatë fjalës së tij, Noka e cilësoi ditën e sotme si një goditje tjetër për narkoregjimin, teksa shtoi se dhuna dhe terrori i ushtruar tregojnë, se qeveria është “në grahmat e fundit”. • Ai theksoi se protestuesit dhe qytetarët e lirë kanë dhënë një mesazh shprese për Shqipërinë dhe se liria është shumë afër.

• Ndërsa, Berisha e quajti protestën që u mbajt sot si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. • Gjithashtu Lideri i opozitës komentoi edhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij.

• Sa i përket, hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve drejt shtëpisë së ish-dikatorit Enver Hoxha, Berisha tha se ishin kundër Edi Ramës, si një akt urrejtje.

41 artikuj për këtë temë.

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aktin e policisë me topat e ujit drejtuar atij. Në deklaratën përmbyllëse të protestës, kryedemokrati u shpreh se ‘nuk ka topa që e lëkundin’.

Berisha deklaroi se sot u korr një tjetër fitore duke hedhur Edi Ramën aty ku sipas tij e meriton. Kreu i Opozitës dënoi me forcë dhunëne përdorur ndaj protestuesve.

“Miq, korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës. E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla. O lëngaraq. Po ku ka topa që më lëkundin mua. Ta tregoj mirë.”,tha Berisha./Dosja.al

 

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan qytetarët se në shtëpinë e ish-diktatorit kishte artistë brenda.

Në deklaratën përmbyllëse në selinë e PD-së, Berisha e cilësoi aktin e protestuesve si një shpërthim urrejtjeje ndaj kryeministrit dhe jo si akt vandalizmi. Ndër të tjera ai e quajti këtë protestë si një revoltë paqësore.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave

Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta. Për sqarim. Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore. Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.”, tha Berisha./Dosja.al

 

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se 28 shkurti do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Pas tre orëve protestë, Berisha iu drejtua qytetarëve duke i cilësuar si ‘heronj të vërtetë’. Sipas tij, ky marshim ishte marshimi i fitores.

“Jeni heronj të vërtetë. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi juaj ishte marshi i fitores. Ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat miqve tanë në Europë dhe botë. I kallët tmerr dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se protestuesit dhe qytetarët e lirë i thanë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Në mbyllje të protestës së opozitës, Noka nënvizoi se dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot efektivët e policisë, tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit.

“Sot iu është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit. Dëshpërimisht dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit. Protestuesit, kryengritësit, qytetarët e lirë të këtij vendi sot i kanë thënë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Ka shpresë dhe se liria është shumë afër për qytetarët dhe shqiptarët. Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh. Fundi po i troket.

Asgjë nuk e ndal nga kryengritja dhe revolta e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim. E keni ndjekur këto ditë, ka qenë i çartalluar komplet, i çmendur. E patë, u mundua të bëjë takim në Pallat të Brigadave për ta fshehur nga opinioni publik atë që do të thoshte, por deputetët e tij e rrodhën. Shpalli armik Gjermaninë, shpalli armik ministrin e jashtëm, zotin Vadeful, një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, shpalli armike të ngarkuarën me punë të SHBA, zonjën VanHorn, pra Edi Rama është në paranojat e babait të tij shpirtëror, duke shpallur armiq të gjithë miqtë e tij.”, tha Noka./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamjet

TIRANË- Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës. Një person, i cili dyshohet se është polici civil ka arritur të hyjë në selinë PD-së me një pajisje përgjues që funksionon me Bluetooth.

Ka qenë një anëtare e PD-së e cila ka arritur ti marrë pajisjen, ndërsa personi ende i paidentifikuar ka marrë në telefon një tjetër person duke thënë: Mi morën, mi morën’./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamje nga protesta

TIRANË– Presioni i ujit nga forcat policore kanë rrëzuar në tokë një protesues të tubimit të organizuar nga opozita. Siç shihet edhe nga pamjet, policia më pas e ka sulmuar atë me shkop gome.

Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe demokratët e tjerë kanë reaguar në mbrojtje të qytetarit./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se, protesta e sotme ishte një kryengritje paqësore dhe nuk kishte asnjë akt dhune.

Në një prenoncim për mediat, Noka deklaroi se, çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Sipas tij, ata që panikosën dhe krijuan terror rrugëve ishin ‘barbarët e pushtetit’.

“Çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Kjo që po zhvillojmë sot në një kryengritje paqësore, asnjë akt dhune, barbarët e pushtetit të panikosur bëjnë terror rrugëve të Tiranës. Ne nuk ndalemi”, u shpreh Noka, ndërsa u shfaq i lagur nga uji i hedhur nga policia./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamje nga protesta

TIRANË– Efektivët e policisë nuk e kanë kursyer ujin dhe gazin lotsjellës me shumicë ndaj protestuesve. Në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, qytetarët hasën rezistencë nga kordonët e policisë.

Ndërkohë protesta dhe marshimi nga ana e qytetarëve vijon./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Rama mbyll pazaret e tij korruptive. Duke folur për mediat, Bardhi deklaroi se dhuna e paprecedent e policisë kundrejt protestuesve paqësorë do të marrë përgjigje.

Po ashtu Bardhi ka deklaruar se në vilën e Hoxhës nuk ka mbetur asnjë person i lënduar nga molotovët, përveç protestuesve nga dhuna e policisë.

“Për shkak të presionit të ujit nga policia, në këto momente ndodhen në bllok dhe sigurisht do të vazhdojnë marshimin e tyre. Siç e keni parë, edhe sot është përsëritur në mënyrë identike dhuna e paprecedent e paprovokuar e punonjësve të policisë ndaj protestuesve paqësorë të opozitës. Ka qenë një marshim tërësisht paqësor. Jemi penguar në lirinë tonë të lëvizjes dhe të ushtrimit të drejtës së protestës.

E keni parë që në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë na është bllokuar rruga pa asnjë dalje alternative dhe më pas jemi sulmuar pa asnjë shkak me gaz lotsjellës. Më pas e njëjta gjë ka ndodhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe e njëjta gjë ka ndodhur në kryesinë e Kuvendit, ku ne ishim në një marshim tërësisht paqësor.

Sigurisht së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është pa diskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, ku shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjëja më normale që të ketë revoltë. E rëndësishme është që nuk ka asnjë person të lënduar, përveçse protestuesit…

Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar dhe të vetmit të lënduar janë qytetarët, protestues, të cilët në ushtrim të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, janë sulmuar në mënyrë të paprecedent nga policia me gaz dhe me ujë.

Derisa Koçiu ishte në Ministrinë e Brendshme, ishte ministrja e adresave dhe zare e Edi Ramës. Tani e ka ulur shumë stekën, është bërë zare e Belinda Ballukut dhe unë i uroj fatin e Belinda Ballukut,” tha Bardhi./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË– Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedhur një seri molotovësh mbi këtë ndërtesë.

Ndërkohë që Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. Po ashtu policia ka nisur dhe dhunën ndaj qytetarëve në mënyrë që t’i shpërndajnë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali i Kreut të Opozitës, Shkëlzen Berisha ka marrë pjesë në protestën e sotme në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, djali i kryedemokratit ndodhet mes disa personave të tjerë.

Ndërkohë marshimi i protestuesve vijon përgjatë kryeqytetit./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Një protestues ka sfiduar policinë ditën e sotme gjatë protestes. Ai ka dalë para blindit me ujë dhe ka qëndruar aty duke pritur që ta gjuanin.

Por efektivët kanë shkuar dhe e kanë tërhequr zvarrë duke e larguar nga aty./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë qytetarët që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë.

Në një prenoncim për mediat në protestën e opozitës, Bardhi u shpreh se, protesta ishte paqësore dhe policia nuk kishte asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij, protesta organizohet për qytetarët dhe për socialistët e ndershëm.

“Sigurisht që, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të korrupsionit të tij qeveritar. Arsyeja pse sot zgjodhëm si formë proteste marshimin në rrugët e Tiranës është pikërisht ky, për të sensibilizuar qytetarët për t’iu bashkuar protestës.

Ne protestojmë për demokratët, protestojmë për socialistët e ndershëm, protestojmë për qytetarët pa parti sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe beteja për Shqipërinë duhet të bëhet nga të gjithë. Unë e kuptoj që krimi strehohet në të dyja godinat, dhe policia në vend që të arrestojë ato që i kanë kthyer drejtoritë e policisë në institucione ku krimi qeveris, pengon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Siç e shikoni, protesta është paqësore dhe policia nuk ka asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve,” tha Bardhi./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit janë ndalur tek shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut, ku kanë hedhur breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh.

Si pasojë, godina është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i zi u pa në të gjithë zonën përreth. Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamjet

TIRANË– Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me piper, pasi hodhën molotov në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Protestues të shumtë, kanë qëlluar me molotov dhe fishekzjarre të shumta drejtë vilës.

Ndërkohë që për shkak të molotovëve të shumtë, flaka ka dalë jashtë kontrollit në ndërtesë. Aty janë parë forca të shumta që po tentojnë që të shuajnë flakët me zjarrfikëse./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamjet

TIRANË- Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedhur një seri molotovësh mbi këtë ndërtesë.

Ndërkohë që për shkak të molotovëve të shumtë, flaka ka dalë jashtë kontrollit në ndërtesë. Aty janë parë forca të shumta që po tentojnë që të shuajnë flakët me zjarrfikëse./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

kordoni policor para selisë së PS

TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, protestuesit e opozitës janë zhvendosur drejt selisë së PS. Mësohet se para godinës së selisë janë zënë në ‘pritë’ nga Shqiponjat dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ende nuk dihet cili është destinacioni i rradhës në intenerarit e opozitës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve. Duke folur për mediat, Noka theksoi se Tirana u përket qytetarëve dhe jo “barbarëve”.

“Tirana është në duart e qytetarëve. Kryengritja vijon në rrugë paqësore, askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. As narkoshteti e as banda e tij. Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë”, tha Noka./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti Luçiano Boçi ka mbetur i lënduar nga nga spraji i hedhur nga policia. Siç shihet nga pamjet, policia ka bllokuar rrugën për të penguar protestuesit që të shkojnë drejt së Policisë së Shtetit, ndërsa protestuesit tentojn të shtyjnë për të vijuar përpara.

Gjithashtu ka pasur edhe përplasje të deputetëve dhe efektivë, pasi këta të fundit bënë ‘bllokadë’ në rrugë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, ku patën dhe përplasje me efektivët e policisë. Mësohet se tani, protestuesit janë drejtuar drejt Parlamentit, teksa gjatë rrugës kanë hedhur sërish molotovë.

Menjëherë pas hedhjes së molotovëve, policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës, duke shpërndarë protestuesit/Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Një protestues ka humbur ndjenjat, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia. Situata është tensionuar, pasi policia u bëri ‘bllokadë’ protestuesve. Efektivët krijuan një gardh në rrugë për të ndaluar protestuesit që të mbërrijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gazi lotsjellës ka krijuar probleme për protestuesit, punonjësit e mediave ku edhe Kryedemokrati, Sali Berisha ka vendosur maskë kundra gaz për tu mbrojtur nga efektet./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

pamje nga perleshja e protestuesve me kordonin e policisë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka theksuar se bllokada e kordonit të policisë është bërë me urdhër nga Suel Çela dhe Ergys Agasi.

Gjatë tubimit të protestuesve të cilët u zhvendosën drejt godinës së Policisë së Shtetit, Bardhi iu drejtua efektivëve të hapin rrugën për qytetarët. Sipas tij, kjo rezistencë nga ana e uniformave blu, është e paprecendentë dhe në shkelje të ligjit.

Bardhi: Jeni në shkelje flagrante të ligjit. Nuk mund të pengoni lëvizjen e lirë të qytetarëve. Hap rrugën se jeni në protestë. Urdhra punonjësve të policisë për të bllokuar rrugën ua jep Suel Çela e Ergys Agasi. Policia ka dalë në rrugë e nuk lejon protestuesit dhe deputetët të vijojnë marshim protestën. Kjo është e paprecedentë dhe urdhri nuk është ligjor./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

pamje nga protesta

TIRANË- Është tensionuar situata në protestën e opozitës ku policia ka hedhur ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve.

Pasi lanë sheshin, qytetarët u drejtuar për në Policinë e Shtetit aty ku hasën “bllokadën” e kordonit të efektivëve të policisë. Raportohet për qytetarë të prekur nga gazi lotsjellës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

foto nga protesta

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë përplasur me efektivët e policisë. Sipas intenerarit të PD-s, protestuesit marshuan drejt Policisë së Shtetit ku u hodhen gurë ndaj tyre.

Qëndresa e kordonit policor dhe revolta e protestuesve krijoi tensione mes tyre para Drejtorisë së Policisë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

kordoni i policisë

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Policisë së Shtetit aty ku kanë hasur ‘bllokadë” nga ana e autorieteteve.

Efektivë të shumtë në numër u kanë bërë rezistencë qytetarëve duke mos i lejuar të përshkojnë kordonin. Protestuesit po shoqërohen nga Kreu dhe deputetët e Partisë demokratike./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës u shpreh se protestuesit po marshojnë drejt Policisë së Shtetit aty ku ndodhet Kreu i bluve, Ilir Proda.

Në një prenoncim për mediat gjatë tubimit, Berisha tha se, këto janë shpërthime të revoltës. Berisha thekson se kjo revoltë nuk u drejtohet policëve të thjeshtë por krerëve të tyre.

“Janë shpërthime të revoltës. Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit, Ilir Proda. Ndaj edhe shkon revolta drejt për t’iu thënë se aq sa ka të ardhme Rama ke edhe ti që je shërbëtor e mercenar i tij. Në zyrën e tij, është edhe Ergys Agasi. Ndaj edhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë.”, tha ai./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, kryengritja e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste.

Sipas tij, kjo është një formë për të shprehur zemërimin popullor ndaj kryeministrit të cilin ai e cilëson si kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Berisha u shpreh se, Edi Ramën nuk e mbron asgjë nga revolta popullore.

“Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore. Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.

Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.
Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.
…E ka ndonjë element të tillë… janë shpërthime të revoltës.”, tha Berisha./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

FOTO NGA PROTESTA

TIRANË- Teksa protestuesit po marshojnë nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në rrugë po plasen molotovë.

Nga pamjet live mësohet se molotovët po hidhen në koshat e mbeturinave. Ndërkohë protestuesit dëgjohen teksa thërrasin, “Rama, ik!”./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ndjekur nga zyrtarët e tjerë të PD-së dhe nga simpatizanët janë larguar nga kryeministria, pasi qëndruan aty për rreth 30 minuta, ku qytetarët brohoritën njëzëri “Rama ik”.

Berisha i ndjekur nga protestuesit po vijon marshimin drejt drejtorisë së policisë, kjo pasi në protestat e mëparshme, policia u përgjigj ashpër ndaj protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës, madje edhe duke i tërhequr zvarrë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Protesta

TIRANË- Një protestues u shpreh se, ka ardhur nga Lezha në protestë për familjen e tij. Në tubimin e sotëm të opozitës, ai deklaroi se në fshatin e tij në Torovicë nuk ka rrugë dhe sipas tij fajtori kryesor është Edi Rama. Sipas tij, kryeministri duhet të largohet sa më parë.

“Vij nga Lezha. Nuk kam ardhur për parti por për hallet tona. Jam pa rrugë, pa ujë të pijshëm. Një shi të bjerë përmbytem. Ky na ka vënë këmbën. Rama duhet të largohet sa më parë. Një pikë shi të bjerë, Torovica përmbytet.”, u shpreh protestuesi./Dosja.al

TIRANË– Protesta e Partisë Demokratike ka nisur ndryshe sot. Partia Demokratike kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve në kabinetin e tij. Protestës kombëtarë i janë bashkuar qytetarët të shumtë nën thirrjet, “Rama ik”, “Edi “Rama në Burg”, “Poshtë komunizmi”.

Me flamuj kombëtarë, të SHBA si edhe të Bashkimit Europian, është shoqëruar protesta e sotme e opozitës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakënOpozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË– Protesta e Partisë Demokratike ka nisur tashmë, ndërsa mbështetësit e opozitës janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë. Berisha është ndjekur nga mbështetës, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD. Kjo protestë e sotmja, është menduar të zhvillohet pa fjalime, ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e mëparshme kombëtare.

Ende nuk është e qartë se cili skenar do të ndiqet nga organizatorët, por pritet që të mbahet një marshim nga Kryeministria drejt institucioneve kryesore, duke shmangur Kuvendin, i cili është i pozicionuar pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku pritet të ketë një numër të shtuar besimtarësh pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve. Disa prej tyre janë paraqitur me pankarta pikante, që përmbajnë mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Sot votën, nesër votrën”.

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Gjithashtu një protestuese ka shpjeguar edhe kuptimin e elementeve të pankartës, ku ndër të tjera ajo shprehet: “Kemi përfshirë të gjitha gjërat. Mbi të gjitha, i drejtohem Gardës. Garda është ajo që pavarësisht se ju rrit rroga dje, paguhet nga populli, nga taksapaguesit dhe është për të mbrojtur popullin. Kam, dua të veçoj një çikë dialogun ose fjalorin që kryeministri jonë përdor dhe për shembull, një ndër to është plak matuf. Po im bir ka një gjysh, që e ka plak, por nuk e ka matuf”./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar pak para nisjes së protestës, se kanë të dhëna se policia po infiltron persona për të provokuar gjatë protestës. Duke folur për News24, deputeti theksoi se në selinë e PS janë mbledhur dhe kyçur hajdutët ndërkohë që qytetarët kanë dalë në shesh. Ai theksoi se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin.

“Fiks aty ku ka hajdutë blindohet. Hajdutë blindohen e kyçen. Njerëzit e lirë dalin në shesh. Ajo është selia e krimit e hajdutëve, që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe krimin për AKSHI-n. Shqiptarët kanë zgjedhur të dalin në rrugë. Do t’i bëja thirrje policisë shkoni e merrni hajdutët që të shpëtojë Shqipëria nuk kanë punë për protestuesit.

Ne sot nuk kemi polici, por Ilir Prodën, një narko komisar në krye të policisë. Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty. Ne jemi në një qëndresë vazhdimësie, përballjeje me regjimin. Policia po infiltron individë për të provokuar. Njerëz të policisë i fusin me kapuça”, tha Balliu./Dosja.al

 

Gjin Gjoni

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se kjo protestë do të jetë e udhëhequr nga vetë qytetarët e Shqipërisë.

Në një prenoncim për mediat në nisje të protestës ai theksoi se, protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Gjithashtu Gjoni tha se, do ndiqet një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat momnetalisht.

Deklarata e plotë:

“Sapo po kthehem nga Lezha, isha, po merresha me organizimin e protestës atje dhe me organizimin e njerëzve, të cilët janë nisur në drejtim të Tiranës. Padyshim që ka një numër të konsiderueshëm njerëzish më shumë se herët e tjera, të cilët po i drejtohen Tiranës dhe Kryeministrisë. Protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Po të shihni edhe tani në bulevard, rezulton që nuk ka podium për folësit. Kështu që protesta do udhëhiqet nga qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë dhe do ndjekin një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat në momentin aktual.

Jini të sigurtë që dy qendrat kryesore do jetë edhe Kryeministria dhe parlamenti, por do ketë edhe lëvizje të tjera padyshim. Por që normalisht në rast se njerëzit do i orientojmë që në momentin aktual, i bie që është dekonspiruar edhe ai plani në lidhje me mënyrën e menaxhimit të protestës. Padyshim, ne do kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Rama. Do ketë, besoj, një revoltë popullore të jashtëzakonshme, për arsye sepse edhe ndryshimet e fundit në qeveri janë vazhdë dhe makinacione të cilët janë për të fituar kohë nga ana e qeverisë Rama. Nuk ka ndryshuar asgjë deri në momentin sa të largohet koka e krimit të organizuar, i cili është kryeministri i Shqipërisë.

Padyshim që sjellja e policisë së shtetit ka qenë një sjellje jo profesionale dhe po të shihni edhe momentin, hedhja e gazit lotsjellës në ambientet e Partisë Demokratike është një ngjarje kriminale. Njerëzit qëndrojnë në ambientet e oborrit të Partisë Demokratike sepse janë demokratë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Padyshim që arrestimet dhe ndalimet dhe shoqërimet e protestuesve nuk e ulin mllefin dhe nivelin e protestës së qytetarëve. Biles, unë kam pasur kontakte me një pjesë të madhe të atyre të cilët kanë qenë në dhomat e paraburgimit, të jeni të sigurtë që numri i tyre vjen duke u shtuar edhe për shkak të mënyrës së sjelljes dhe represionit që ka ushtruar policia e shtetit. Kështu që nuk nuk frikësohen qytetarët shqiptarë dhe demokratët në përgjithësi dhe të jeni të sigurtë që numri do jetë akoma më i madh.

Në pikëpamjen time dhe mënyra se si po organizohen, protestat do jenë në afate kohore më të afërta dhe padyshim që do shkohet edhe drejt formave të tjera të protestës, të cilët nuk janë përjashtuar asnjë nga format e tjera, qoftë edhe ngujimi, qoftë edhe kohëzgjatja, qoftë edhe futja e grupit parlamentar në grevë të urisë.”, tha Gjoni./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

protestuesi

TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, një video e një qytetari i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë mesazhin e tij, është bërë viral. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, qytetari shkruan në xhaketën e tij mesazhe në gjuhën angleze të cilat u drejtohen kryeministrit Rama.

Në videon e mëposhtme ai shihet me pranga në duar dhe me gojën embyllur teksa shkrimet e tij janë mesazhe të ndryshme si:

“Ata që vjedhin popullin i presin vetëm prangat. Drejt asaj rruge po shkojnë të gjithë. Stop korrupsionit! Rama, Balluku në burg! Stop korrupsionit! Ju vidhni, ne paguajmë. Mjaft”, shkruhet në gjuhën angleze në rrobat e tij./Dosja.al

Berisha tregon pse sulmuan me molotovë vilën e Enver Hoxhës: Agjentët e infiltruar iu thanë protestuesve se ishte Rama brenda

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se protesta në formë marshimi ishte një triumf kundër qeverisë së Edi Ramës.

Duke folur për mediat para selisë blu, në mbyllje të protestës, kreu i PD theksoi se protestuesit sulmuan vilën e ish diktatorit Enver Hoxha sepse agjentë të infiltruar iu thanë atyre se brenda saj ishte Edi Rama.

 

 

Kryedemokrati u shpreh se kjo betejë ishte një “shpërthim urrejtje” ndaj Ramës, duke shtuar se nuk do të devijojë më, por do ta gjejnë kudo.

“Tirana në tërë ekzistencën e saj, nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi i juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet, gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marshi i fitores, i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, mesazhi më i madh që iu dërguat miqve tanë në Evropë dhe botë. Ishte tmerri, i kall tmerri dhe datën narkodiktatorit Edi Rama. Në marshim e sipër, agjentë të infiltruar të policisë kriminale, mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish diktatorit banon Edi Rama dhe kjo ngjalli një revoltë dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Ramës, jo ndaj banesave. Por Rama banon te vila e Mehmet Shehut. Nuk do të mund të devijosh më, e dimë ku je në Surrel ose te vila e Mehmet Shehut”, tha Berisha.gsh

Kurti e Hamza nuk pajtohen për një emër konsensual për president, paralajmërojnë garë

Radio Evropa e Lirë

Një takim i ri të shtunën mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka përfunduar pa ndonjë përparim për një emër konsensual për presidentin e ardhshëm të vendit.

Takimi i dytë mes tyre vjen pasi Kuvendi i Kosovës ka kohë vetëm deri më 4 mars për ta votuar presidentin e ri, përndryshe, sipas Kushtetutës, ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.

Duke folur pas takimit, si Kurti ashtu edhe Hamza paralajmëruar garë për president mes kandidatëve të sjellë nga partitë parlamentare.

“Ne nuk kemi arritur që të kemi një kandidat i cili do të ishte konsensual, së paku jo deri më tani, e i cili do të shkonte përtej propozimeve partiake. Tash, lajmi i mirë është që PDK-ja ka vendosur të propozojë një kandidat dhe kjo natyrisht që jep shpresë për garë interesante në javën e ardhshme”, tha Kurti pas takimit.

Hamza theksoi se nuk e mori pëlqimin e Kurtit për një emër të propozuar nga partia e tij.

“Kurti e ka nesër Këshillin e Përgjithshëm të partisë dhe në bazë të asaj që kemi biseduar, ata kanë kërkesë që nëse PDK-ja e propozon një kandidat, të jetë një kandidat i propozuar edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë rast dihet përfundimi, rezultati i votimit”, tha Hamza.

Kurti tregoi se partia e tij do të mbajë takim të dielën, ku mund të sjellë një emër për president.

“Po, atje po duket se po shkojmë. Ne kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër”, tha Kurti për gazetarë.

Hamza ka thënë në një konferencë për media se PDK-ja ka vepruar me përgjegjësi dhe maturi në këtë drejtim dhe që kjo është përpjekja e fundit për të kontribuar, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në takimin e dytë me Kurtin e ofruam edhe një mundësi të dytë. Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK-ja për të garantuar stabilitet institucional. Me këtë ofertë, kontributi ynë është përmbushur”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë emri ka çuar përpara partia, Hamza ka thënë se nuk është folur për emra konkretë, por vetëm që propozimin ta bëjë PDK-ja.

“Ne e kemi bërë pjesën e punës tonë, prej sot gjithçka është vetëm përgjegjësi e Qeverisë”, është shprehur ai.

Kurti është takuar gjatë javës edhe me kryetarin e partisë tjetër opozitare, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), mirëpo rezultate konkrete nuk ka pasur.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani e synon edhe një mandat të dytë. Ndonëse emrin e saj e pati propozuar LVV-ja më 2021, kjo parti tani nuk ka ndonjë emër konkret për kandidat.

Partitë opozitare gjithashtu nuk përmendin emra, por duket se votë për Osmanin nuk kanë, meqë me raste e kanë kritikuar si të njëanshme në të mirë të LVV-së.

Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.

Kush u përmend për këtë pozitë?

Më herët gjatë javës është përmendur mundësia që në krye të shtetit të jetë ndonjë pjesëtar i familjes së heroit Adem Jashari, përfshirë edhe nga vetë zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

Megjithatë, anëtarë të kësaj familjeje e kanë bërë të qartë për media se nuk kanë ambicie për këtë pozitë.

Për dallim prej tyre, ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë president.

Njëjtë, gatishmëri ka shprehur javë me parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.

Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak.

“Video e foto të turpshme”, Berisha: Zyra e Agasit frekuentohej nga gjyqtarë, prokurorë e ministra. Po të publikohen, Rama s’del më nga shtëpia!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se projekti i portit të ri në Porto Romano mund të jetë afera më e madhe korruptive në Europë.

“Dubai i 1001 netëve i Ramës me enturazhin e tij. Dosja u hap nga SPAK, ajo është vetëm fillimi. Afera më e madhe korruptive në Europë ndoshta është porti i Durrësit, që shkon 4 mln euro.”, pohoi ai.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se projekti i portit të ri në Porto Romano mund të jetë afera më e madhe korruptive në Europë.

Duke marrë shkas nga dosja që mori SPAK, Berisha tha se kjo është afera e Ramës.

“Dubai i 1001 netëve i Ramës me enturazhin e tij. Dosja u hap nga SPAK, ajo është vetëm fillimi. Afera më e madhe korruptive në Europë ndoshta është porti i Durrësit, që shkon 4 mln euro.”, pohoi ai.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë ndërsa denoncoi se Ergys Agasi ka pasur një zyrë ku bëheshin veprime të turpshme, duke nënkuptuar orgjira. Ai tha se nëse këto video dhe foto do të publikoheshin, Rama nuk do të dilte më nga shtëpia.

Mes të tjerash ai shtoi se kjo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjyqtarë, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë të lartë.

“Degradimi ishte në shkallë ekstreme. Janë një kamion me video dhe fotografi, nga më të turpshmet. Që janë të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë. Ajo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjykatës, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë. Ajo zyrë do të mbetet turpi më i madh. Po të publikohen ato Edi Rama nuk del më nga shtëpia.”, tha ai. bw

“Pirro Vengu rezulton të jetë në shumë dosje përveç Portit të Durrësit”- Gazetarja Llabani: Brukseli e përmendi me emër e mbiemër Ballukun!

Kryeministri Edi Rama e shkarkoi Belinda Ballukun, por ajo ka vendosur njerëzit e saj në ministri edhe pas largimit, ndërsa në Bruksel eurodeputetët e etiketojnë me emër dhe mbiemër zv/kryeministren e pezulluar për shkak të dosjes që lidhet me abuzimet me detyrën që po heton SPAK.

Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” gazetarja e “Oponencë”, Anduena Llabani. Ajo u shpreh se në Bruksel kanë raportuar dhe raportojnë përfaqësues të drejtësisë për skandalet korruptive, ndërsa hetimet në Tiranë po vijojnë dhe po hskojnë më tej, madje deri tek zyra e kryeministrit.

Ajo e cilësoi çështjen “Balluku” si test për qeverinë shqiptare, ndërsa dha edhe detaje për ish-ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, për të cilin u shpreh se përveç dosjes së Portit të Durrësit për të cilin po bëhen hetime intensive, ka edhe çështje të tjera ku ka hedhur firmën.

“Çështja “Balluku” është një test për qeverinë shqiptare. Jo më kot Brukseli thirri më parë për raportim në BE krerët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë dhe më pas qeverinë. Atje janë çuar prova për dosjen, materiale dhe të dhëna konkrete. Balluku është përmendur me zë, me emër e mbiemër nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, nga eurodeputetët. Duket sikur Balluku u largua nga qeveria por në fakt ajo ka njerëzit e saj përsëri atje. Nuk e di nëse është bërë me marrëveshje të brendshme apo me kokën e Ramës, por kjo çështje ka rrezikshmëri, si politike ashtu edhe personale”, u shpreh gazetarja.

Dhe më tej shtoi se:

“Çështja Balluku nuk është një aferë e izoluar, por është një test për ekzekutivin dhe drejtësinë e re. Rama me shkarkimin e Ballukut duket sikur nuk donte të ripërsëriste atë që ndodhi me Erion Veliajn, arrestimin në zyrë të stafit të tij. Do të ishte damkë e madhe për të para hapjes së negociatave në Bruksel”.

Sipas Llabanit, hetimet mund të shkojnë edhe më lartë, pasi ka edhe përfaqësues të tjerë të kabinetit që po investigohen, sikurse Pirro Vengu.

“Nëse hetimet që nisën për Ballukun do shkojnë edhe më lart, te paradhoma kanë shkuar, por nëse do shkojnë te Rama direkt”, vijoi ajo.

Dhe më tej dha detaje rreth hetimeve që po bëhen për firmat që ka hedhur Pirro vëngu kur dikur ishte drejtor i Portit Durrës.

“Ka hetime për portin e Durrësit, pra për ministrin Pirro Vengu që ka hedhur firmën atëkohë. BKH ka kryer kontrolle dhe hetime për dosjen. Madje mos harrojmë se Vengu për këtë shkak edhe u promovua ministër, pasi hodhi firmën. Por ka edhe dokumente e dosje të tjera, sepse ka hedhur firmën në dokumente ku nuk duhet të kishte hedhur firmën e tij në ato çështje që kanë të bëjnë me sh.a., si Ministri e Mbrojtjes dhe për këtë po hetohet”, tha Llabani.

“Zyrtarët gjermanë pritet të vijnë në Tiranë për të komunikuar vendime drastike” – Tomor Alizoti: Mund të ketë edhe veto ndaj Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti paralajmëroi vizita të afërta të zyrtarëve gjermanë për të komunikuar vendime drastike.

Në një intervistë për “Kjo Javë” në News 24, deputeti i PD-së theksoi se gjermanët duan aleatë të konsoliduar dhe aleatë të shtetit të së drejtës. Dhe nuk pranojnë cënimin e drejtësisë.

 

“Më vonë në Tiranë do të vijnë zyrtarë gjermanë që do të komunikojnë këto gjëra. Kam informacion, do të vijnë të komunikojnë edhe shumë vendime më drastike që kjo nuk është gjë e mirë. Kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë por Shqipëria sot është në situatë shumë të keqe. “, theksoi ai.

Dorëzimi i sistemeve raketore JAVELIN- Nancy VanHorn: Rritje e angazhimit për sigurinë, fokus tek gatishmëria ushtarake

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn mori pjesë në aktivitetin e dorëzimit të sistemeve raketore JAVELIN, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës.

Diplomatja amerikane tha se rritja e angazhimit për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës.

VanHorn foli për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa theksoi se fokusi duhet tek gatishmëria luftarake dhe modernizimi i ushtrisë.

“Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve  të mbrojtjes, por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn.

E Ngarkuara me Punë vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa ushtarakë me misione në mbarë botën.

“Mjedisi me të cilin përballemi është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të SHBA dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupat ushtarake për NATO dhe misionet ushtarake në mbarë botën”, deklaroi VanHorn. Panorama

“PD do konfiskojë cent për cent”- Klevis Balliu: Spiropali është kundërshtare e Ballukut në PS! U shkarkua me urdhër të Lubisë

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ishte mesditën e sotme në Neës24 teksa foli për shkarkimin e Belinda Ballukut dhe rokadën në kabinetin qeveritar.

 

Balliu theksoi se nëse PD do vijë në pushtet do konfiskojë çdo cent korrupsioni të qeveritarëve.

Duke marrë veçmas shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, Balliu shton se ajo u largua pasi është kundërshtare e Belinda Ballukut në parti.

Shkarkimi sipas tij erdhi me urdhër të Ballukut.

Balliu: SPAK duhet të shkojë te paratë. Me ardhjen në pushtet ligji anti mafia do veprojë edhe për Suelën, edhe për Lubinë. PD këtë garanton do konfiskohet cent për cent paratë që kanë vjedhur. Bëhet 1 vit burg për 100 mln euro. Ashtu e bëjnë të gjithë.

Këta thonë nuk heqim imunitetin. Ç’është më kjo? Kjo ka vjedh dynjanë. Kur ti fakton dhe vërteton që ka ndërhyrë në hetim ti e merr në paraburgim. SPAK të më japë një moment kur Meta ndërhyn në hetim. Hap gojën thotë ajo sa lek do të ndryshosh dëshminë. Prandaj duhet të dalin të shtunën dhe të kapen prej leckash dhe të hidhen në kosh.

Spiropali është kundërshtare e Belinda Ballukut brenda partisë. Shkoni te ambasadorët dhe flisni kundër njëra tjetrës tha naltmadhnia. Kush është ministrja e Jashtme? Arsyeja pse u largua, është urdhër. Balluku nuk jep teza, apo teori, jep urdhër.

Berisha: Dështoi Lubia, polli 3 ministra! Kjo është shprehja e ditës

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi me një postim për ndryshimet në qeveri.

Sipas tij, Lubia dështoi, por polli tre ministra.

POSTIMI I PLOTË

“U mbars mali e polli një mi!”

Dështoi Lubia, polli 3 ministra! E vërteta!

Shprehja e ditës!

Miq, ju lutem pranojeni për shprehje dite!

Mbahet nesër protesta kombëtare e opozitës, policia nuk merr përsipër tubimin

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

 

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet nesër, në orën 18:00. Bëhet me dije se policia nuk do të marrë përsipër zhvillimin e tubimit.

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. 1700 punonjës policie do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Duke nisur që nga ora 15:00 e datës 28 shkurt, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. 1700 punonjës policie do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Duke nisur që nga ora 15:00 e datës 28 shkurt, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër./Dosja.al

SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro të Porto Romanos

SPAK zbarkon në Autoritetin Portual në Durrës dhe sekuestron dosjen e tenderit për Portin e Ri tregtar në Porto Romano.

Dosja e tenderit me vlerë 400 mln euro u sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të martën në kuadër të hetimit që po kryhet nga prokuroria e Posaçme, nën dyshimet për abuzime me tenderin.

Procedura u shpall në dhjetor 2024 ku në garë hynë pesë operatorë ndërkombëtarë.

Në fazën e parakualifikimit të tenderit u skualifikuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane, mes tyre Jan De Nul dhe grupi Vinci.

Me 14 mars 2025 kjo kompani paraqiti ankesë, por Komisioni i Prokurimit Publik pasi e shqyrtoi, vendosi të mos e pranojë atë dhe të vijonte me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Po ashtu u skualifikua edhe konsorciumi Van Oord, një kompania hollandeze e njohur për ndërtimin e porteve, me argumentin se nuk kishte paraqitur në kohë ekuivalentim e licencave dhe dokumentacionit të stafit.

Kështu, në garë mbeti vetëm Archirodon, kompani e cila brenda 9 marsit duhet të paraqesë oferten financiare dhe të finalizohet edhe kontrata për ndërtimin e portit.

Projekti për Portin e Ri tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milion eurove lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit. bw

Dita e 25-të e kundërshtimit të ndërtimit të resortit, përplasje e banorëve të Rrjollit me policinë! Dy të gjakosur dërgohen në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës që vijon në Rrjoll në ditën e 25-të.

rrjoll

Sipas videove të dërguara nga banorët e zonës, lëndimet kanë ndodhur pas tensioneve dhe shtyrjeve me forcat e policisë, kur banorët tentuan të hynin në kantierin ku po kryhen punimet për ndërtimin e resortit.

Capture

Banorët shprehen të shqetësuar për përplasjet dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mbi ndërtimin e resortit. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për incidentin.

rrjoll

Prej një muaji, banorët e Rrjollit protestojnë kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blue Borgo” nga botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj, duke pretenduar se projekti po zhvillohet mbi tokat e tyre. Përplasjet mes banorëve dhe policisë janë shtuar dita-ditës, ndërsa ata përpiqen të bllokojnë punimet e kompanisë “Gener 2”. Dy qytetarë janë lënduar dhe dërguar në spital, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos hequr dorë nga prona e tyre.

Një fitore e pjesshme gjyqësore i është njohur familjes Malaj, e cila ka marrë pronësinë mbi 2,1 hektarë tokë në zonën e Rrjollit, duke shpresuar se kjo do të ndikojë pozitivisht edhe për pjesën tjetër të tokës ku po ndërtohet resorti. Punimet për projektin “Blue Borgo”, që shtrihet mbi 146 hektarë, parashikojnë 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, ndërsa investitori strategjik është shoqëria “ABA Blue Borgo”.

© Panorama.al

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas: Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë

Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit, ka vënë në lëvizje institucionet për të përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë rrugore, si në akset alternative ashtu edhe në perimetrin e kantierit të punës.

Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Policinë Rrugore  të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vendosur sinjalistikë të qartë ndaluese dhe orientuese për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët me kapacitet mbi 40 pasagjerë të cilëve nuk ju lejohet të qarkullojnë në akset rurale Spathar – Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht dhe anasjelltas, si dhe në segmentin Dragostunjë – Hotolisht. Këto masa synojnë të shmangin mbingarkesën e rrugëve rurale, të cilat nuk janë projektuar për qarkullim të rënduar dhe tashmë përballen me fluks të shtuar automjetesh.

Monitorimi në terren po kryhet gjatë gjithë kohës nga të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe Policia Bashkiake e Librazhdit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shtuar sinjalistikën orientuese dhe paralajmëruese në aksin kombëtar Elbasan – Gramsh – Moglicë – Strelcë – Lozhan – Maliq, i cili është kthyer në një arterie kyçe lidhëse mes kryeqytetit dhe rajonit juglindor të vendit.

Për shkak të rrezikut që paraqet zona e dëmtuar, Policia Rrugore në bashkëpunim me kompaninë ANK kanë vendosur bllokimin e plotë të perimetrit të sigurisë në segmentin e Arrave të Gurrës, në të dyja anët, në një distancë mbi 3 kilometra.

Kjo masë është thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të lejuar vijimin pa ndërprerje të punimeve në kantier.

Në këto kushte, drejtuesit e automjeteve ftohen të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e re, udhëzimet e shërbimeve policore dhe kufizimet e vendosura, duke treguar kujdes të shtuar në akset alternative, veçanërisht në segmentin Dragostunjë – Hotolisht dhe Spathar -Hotolisht dhe anasjelltas. Siguria rrugore në këtë fazë emergjente mbetet prioritet absolut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt deri në normalizimin e situatës. bw

Rama shkarkoi Belinda Ballukun, BIRN: Postin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ia beson vartësit të saj

Pas një mbledhjeje maratonë të dominuar nga sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë nga kabineti i tij Belinda Ballukun, por i besoi vartësit të saj portofolin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku do të zëvendësohet në kabinet nga Albana Koçiu në postin e zv.kryeministres, ndërkohë që portofoli i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës do të kontrollohet nga Enea Karakaçi, një vartës i Ballukut dhe së fundmi drejtor i OSHEE.

Vendimi për shkarkimin e Ballukut u shoqërua me ndryshime të gjera në qeveri, mes të cilave spikasin shkarkimet e ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Spiropali do të zëvendësohet nga ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ndërkohë që në postin e Vëngut do të ngjitet Ermal Nufi – zv.sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

Ndërkohë, lëvizjet paralele përfshinë Besfort Lamallarin, i cili do të zhvendoset nga Ministria e Drejtësisë në atë të Brendshme si dhe Toni Gogun, që merr postin e mbetur vakant të ministrit të Drejtësisë.

Deputetja e re, Erjona Ismaili do të zëvendësojë Gogun si ministre për Parlamentin.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar erdhën pas një periudhe tensioni dhe përplasjesh mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të ri të drejtësisë, për shkak të hetimeve të profilit të lartë ndaj ish-zv.kryeministres Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të përsëritur procedurave të prokurimit në disa tendera me vlerë qindramilionë euro, ndërkohë që qëndrimi i mazhorancës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj është ende i paqartë.

Në një fjalim të gjatë përpara grupit parlamentar të enjten paradite, Rama akuzoi prokurorët e SPAK se po abuzonin me fletë- thirrjet e arrestimet dhe akuzoi gjykatat se po ndërhynin në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.

Me një retorikë të ndezur kundër drejtësisë, Rama tha se si kryeministër nuk mund të pranonte që vendi të paguajë çmimin që kanë paguar vende të tjera, ku sipas tij, “….antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se sa vetë sëmundja e korrupsionit…”.

“E di praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri kur përmes SPAK, drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë,” deklaroi kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri edhe avokatinë publike ndaj Mirlinda Karçanajt, një tjetër zyrtare e lartë të qeverisë që akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në paracaktimin e tenderave të AKSHI, një strukturë në varësi direkte të Kryeministrit.

Rama paralajmëroi gjithashtu ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, të cilat shihen me dyshim nga ekspertët si “shkopinj nën rrota” ndaj reformës në drejtësi të vitit 2016.

Në këtë kontekst, Rama ka depozituar në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur kabinetin e tij nga masa e pezullimit të detyrës./BIRN

Rokada në qeveri- Bardhi: Disa emra shqetësim për partnerët ndërkombëtarë! Cënuan sigurinë kombëtare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri, të cilat u konfirmuan rreth një orë më pare nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Kjo Javë”, Bardhi deklaroi se nuk ka pasur dorëheqje nga ana e Belinda Ballukut, por sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për çështjet e korrupsionit.

“Së pari nuk ka patur 3 kërkesa të dorëheqjes për Ballukun, por Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me të sepse ai ka urdhëruar korrupsionin e Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të Ballukut, ka pasur presion prej saj dhe marrje peng prej saj të kryeministrit, sepse urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama vetë”, u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se ndryshimet në qeveri nuk përbëjnë surprizë, duke shtuar se një pjesë e tyre i kishte paralajmëruar më herët. Sipas tij, disa prej emrave të larguar kishin kthyer në shqetësim partnerët ndërkombëtarë për shkak të, siç tha ai, cenimit të sigurisë kombëtare.

“Ua kam thënë Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit dhe nuk kaluan disa ditë dhe u provua që u shkarkuan”, deklaroi Bardhi.

Më tej, ai shtoi se me lëvizjet e fundit “u zyrtarizua qeverisja Balluku-Agasi”, duke pretenduar se emrat e rinj janë të sponsorizuar prej tyre. “Pushteti i Ramës përfaqësohet nga këta dy individë, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha ai.

Bardhi nënvizoi gjithashtu se gjatë 13 viteve të qeverisjes së socialistëve janë ndërruar rreth 50-60 ministra. Sipas tij, edhe pse qeveria aktuale ka vetëm pesë muaj në detyrë, tashmë është zëvendësuar gati gjysma e kabinetit.

U ndërtua nga “ULZA” sh.p.k dhe kushtoi 1.3 mln euro- Unaza e Poshtme e Burrelit degradohet më keq, ARRSH dhe kompania asnjë ndërhyrje deri tani

Një muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ka kryer inspektime pas rrëshqitjeve të pësuara në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit, financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja. Ky projekt u zbatua nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Nga studimi gjeologjik – thotë ARRSH, i kryer nga një kompani e licencuar janë evidentuar disa plane rrëshqitje të cilat variojnë nga 4 m deri në 13 m, të cilat dalin jashtë parashikimeve të ndërhyrjes që kishte të parashikuar në projektin e zbatimit.

 

Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se po kryen një ekspertizë të thelluar të situatës së krijuar dhe do të dalë me një zgjidhje tekniko–ekonomike për eliminimin e rrëshqitjeve dhe njëkohësisht garantimin e investimit të kryer.

 

Por edhe pse ka kaluar një muaj që kur ARRSH është vënë në dijeni nga të problemit nga ekspertët, nuk ka asnjë ndërhyrje për të riparuar apo parandaluar agravimin e mëtejshëm të situatës.

Unaza me gjatësi prej afro 900 metrash ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre janë të përmasave të mëdha. Kostoja e rehabilitimit të këtyre shembjeve po rritet dita ditës për shkak se shembjet vazhdojnë të thellohen.

Projekti për sistemim asfaltimin e Unazës së Burrelit është financuar nga qerveria shqiptare nëpërmjet ARRSH dhe kap vlerën e 1.2 milion eurove. Objekti ka përfunduar brenda kontratës në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa ende nuk është kolauduar dhe ARRSH nuk e ka marrë në dorëzim. Megjithatë, pritet një investim shtesë për të eliminuar shembjet e pësuara gjatë katër muajve të fundit.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë. bw

Dosja e AKSHI-t: SPAK thërret Xhenila Tamizin, biznesmeni Ermal Beqiri bleu në emër të saj një jaht luksoz! Kush është e reja, punonjëse e “Soft&Solutions”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.


Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Sipas burimeve nga hetimi, Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin.

Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati.

Jahti është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të procedurave hetimore dhe verifikimeve financiare.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje. gsh

Belinda Balluku emëron një 24-vjeçar si Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Portit të Durrësit!

Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual,  post i cili nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.

 

Zv/drejtori i ri i APD-së mësohet se është Rubin Rredhi, 24 vjeç. Emërimi i tij është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë kaq të re.

rubin rredhi
Rubin Rredhi

Ndërkohë, nuk është e qartë se kur është kryer emërimi i Rredhit në këtë detyrë, por me gjasë pasi Balluku mbeti përkohësisht në detyrë në kohën që qeveria ankimoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e saj, më 12 dhjetor 2025.

Më pas, më 6 shkurt të këtij viti Kushtetusja doli me një vendim dhe la në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke pezulluar Belinda Ballukun nga postet që mban.

Zv.drejtori i ri takim me delegacionin nga Forca e Kosovës (KFOR) 

Një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR) ka zhvilluar një ditë më parë, 24 shkurt, një vizitë zyrtare në Autoritetin Portual të Durrësit.

Delegacioni është pritur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Autoritetit, Rubin Rredhi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

 

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

Sipas tij të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.

Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?*

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.
Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë.
Opsionet janë të gjitha./Dosja.al

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni aksin e mbyllur dhe përdorni rrugë alternative – Bllokimi i segmentit Librazhd-Përrenjas

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë thirrje qytetareve amerikanë lidhur me bllokimin e rrugës Librazhd-Përrenjas, ku i kërkohet të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtimet drejt Korçës ose Maqedonisë së Veriut.

 

Ambasada e SHBA i ka këshilluar qytetarëve të përdorin rrugë alternative. Për në Korçë këshillohet të ndjekin itinerarin: Tiranë → Elbasan → Gramsh → Strelc → Lozhan → Maliq → Korçë

Për në Maqedoninë e Veriut: Tiranë → Elbasan → Gramsh → Strelc → Lozhan → Maliq → Pogradec → Qafë Thanë

Po ashtu, ambasada këshillon qytetarët të shmangin rrugën e mbyllur dhe të monitorojnë mediat për përditësime mbi gjendjen e rrugëve.

Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për qytetarët amerikanë

Subjekti:  Paralajmërim për udhëtim

Vendndodhja:  Librazhd, Shqipëri

Data/Ora:  E hënë, 23 shkurt 2026

Ngjarje:   Nëse udhëtoni në jug nga Tirana për në Maqedoninë e Veriut ose Korçë, ju lutemi të keni parasysh se rruga kryesore menjëherë pas qytetit të Librazhdit nuk është e kalueshme për shkak të kushteve të rrugës.

Nëse udhëtoni drejt Korçës ose Maqedonisë së Veriut, ju lutemi përdorni rrugët alternative të mëposhtme:

Për në Korçë:

Nga Tirana në Elbasan → Gramsh→ Strelc →Lozhan →Maliq → Korçë.

Për në Maqedoninë e Veriut:

Nga Tirana në Elbasan → Gramsh→ Strelc →Lozhan → Maliq → Pogradec → Qafë Thanë

Veprimet që duhen ndërmarrë:

  • Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin rrugën e mbyllur.
  • Monitoroni mediat lokale për përditësime.
  • Ju lutemi ndiqni sinjalistikën rrugore lokale dhe udhëzimet e policisë.
  • Ngisni me siguri dhe lini më shumë kohë udhëtimi.

Organizatat e mjedisit thirrje qeverisë për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara: Bëni transparente lejet e dhëna për aksin Elbasan–Librazhd–Bushtricë

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera vendore përgjegjëse për mjedisin, 25 organizata mjedisore kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar ndërhyrjet e dëmshme mjedisore në lumin Shkumbin dhe zonat përreth tij, që po kryhen në kuadër të punimeve për rrugën Elbasan–Librazhd–Bushtricë.

 

Në kushtet e rrëshqitjeve të fundit të dheut në aksin nacional Librazhd–Bushtricë dhe ndërprerjeve të qarkullimit në juglindje të vendit, shqetësimet e mjedisorëve lidhur me këto ndërhyrje në brigjet e lumit Shkumbin janë përforcuar edhe më shumë.

“Kjo ngjarje e fundit përforcon shqetësimin tonë të ngritur më parë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin”, shkruan deklarata e përbashkët e 25 organizatave vendase në mbrojtje të mjedisit.

“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, vijon deklarata e aktivistëve mjedisorë.

Një nga kantieret më të rëndësishme të projektit të Korridorit VIII konsiston pikërisht në rrugën Elbasan–Librazhd, ku prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km. Qeveria e ka konsideruar këtë projekt si një arterie të rëndësishme qarkullimi, e cila do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.

Gjithsesi, mjedisorët kërkojnë të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të mjedisit dhe të lumit Shkumbin, që vjen si pasojë e punimeve të fundit në brigjet e lumit, duke kërkuar respektimin e kuadrit ligjor mjedisor dhe ujor, si edhe transparencë mbi procesin e sigurimit të lejes së ndërtimit dhe rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara në zonë.

“Kërkojmë verifikim të ligjshmërisë dhe masa konkrete lidhur me ndërhyrjet e konstatuara në lumin Shkumbin dhe brigjet e tij, veçanërisht në kontekstin e punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd–Bushtricë, si pjesë e Korridorit VIII”, shkruhet në letrën drejtuar institucioneve shtetërore.

“Punimet në zonë po shfrytëzojnë materiale inerte nga shtrati dhe brigjet e lumit, duke shkaktuar ndryshime të drejtpërdrejta në morfologjinë e tij”, vijon letra e mjedisorëve, e cila shton më tej se në shtratin e lumit po depozitohen dhera, gurë dhe materiale të tjera.

Sipas aktivistëve të mjedisit, këto veprime sjellin përkeqësim të cilësisë së ujit, por edhe të biodiversitetit dhe habitateve natyrore breglumore.

“Prej rritjes së turbullirës dhe ngarkesës së sedimenteve në trupin ujor, shtohet rreziku për erozion, shembje të brigjeve dhe përmbytje”, citojnë mjedisorët.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë një inspektim urgjent në terren, të pasuar me një raport zyrtar me gjetje konkrete që do të krijonte transparencë mbi procesin e monitorimit, si edhe kërkuan një plan të mundshëm rehabilitimi të zonave të dëmtuara.

“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë me veprime konkrete, afate të qarta dhe përgjegjësi të përcaktuara”, shprehen 25 organizatat mjedisore në letrën dërguar institucioneve përgjegjëse.

“Mbrojtja e lumit Shkumbin është një përgjegjësi institucionale dhe shoqërore”, përfunduan ata./BIRN

FOTOT- Dëmtohet një tjetër rrugë, çahet aksi turistik Boboshticë-Dardhë

Prej mëngjesit të kësaj të marte (24 shkurt), një tjetër rrugë e rëndësishme është evidentuar e dëmtuar seriozisht, pas problematikave në aksin kombëtar Pogradec-Librazhd, që ka izoluar prej ditësh juglindjen e vendit totalisht dhe ka thelluar skandalet e ministres së pezulluar të linjës, Belinda Balluku, për cilësinë e punimeve dhe tenderimet.


Bëhet fjalë për segmentin turistik Boboshticë-Dardhë, në qarkun e Korçës, ku është konstatuar një çarje anësore e trupit të rrugës, që kufizon lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në një korsi.

boboshtice3

Autoriteti rrugor ka shkuar në terren për të vlerësuar gjendjen dhe po shqyrtojnë masat për stabilizimin e segmentit, ndërsa kanë vënë në rrugë sinjalistikë kufizuese për drejtuesit e mjeteve.

boboshtice-dardhe1

Kjo situatë vjen pas disa problematikave të tjera në rrugët e juglindjes, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të zakonshme duke ngjallur shqetësim për cilësinë e punimeve dhe për sigurinë e lëvizjes.

boboshtice2

Duhet thënë gjithashtu se ky segment është një nga nyjet më të rëndësishme që lidh Korçën me fshatin turistik të Dardhës.  gsh

“Krim i rëndë që ndëshkoi juglindjen”- Denoncimi i Berishës: Kompania “ANK” e ndërtimit shembi rrugën Dragostunjë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kompaninë e ndërtimit “ANK” se është ajo fajtore për shembjen e rrugës Dragostunjë- Përrenjas, pasi ka gërryer pa kriter duke marrë zhavorr në lumë.


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i opozitës ka publikuar edhe mesazhin e një qytetar, që sipas tij firma ANK është me probleme serioze.

Berisha thotë se dënon “me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!”

Screenshot_7

Postimi i Berishës

Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragostunjë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit!

Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Ndjese për orarin por një socialist me nisi një video dhe disa foto te bëra dy jave me pare ne te njëjtin vend ku ka rrëshqitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorrin ne lume, gje qe ka bere qe te lëvizë bazamenti i rrugës.

Bera ca hulumtime per kete firmë dhe del me probleme serioze.

“Do detyrohemi të mbyllim bizneset”- Shembja e rrugës paralizon ekonominë e juglindjes, tregtarët: Rriten kostot dhe çmimet! 70% e rezervimeve janë anuluar

Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit.

Gazetarja e News24 Lorena Kodra raporton se tregtarët theksojnë që koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa në furnizime dhe rritje e kostos së transportit çka ka reflektuar edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

 

“Vonesa ka sa të duash. Ka raste për furnizimin flenë andej. Me bllokimin që ndodhi është katastrofë. Nëse nuk hapet rruga do detyrohemi të rrimë pushim”, thotë njëri nga tregtarët.

“Na ka ndikuar shumë, nuk ku shkon më keq se kaq. Nuk lëvizim fare as nga Gramshi, vetëm nga Përmeti-Tepelenë. Është rrugë shumë e gjatë. Kostoja është dyfish. Kjo ka ndikuar edhe në koston e produkteve që shesim. Rriten kostot do të rriten edhe çmimet. Edhe produktet nuk janë të shumta në numër. Rruga zgjat vajtja-ardhje 12 orë. Trafik ka shumë sepse është vetëm rruga alternativa. Nëse kjo vijon do rrimë pa punë”, shprehet një tjetër.

Më pas ndikimi është ndjerë edhe në sektorin e turizmit. Operatorët turistikë në Korçë dhe Pogradec raportojnë anulime rezervimesh në hotele dhe bujtina, ndërsa restorantet flasin për rënie të ndjeshme të xhiros ditore. Sipas tyre, pasiguria në qarkullim dhe zgjatja e kohës së udhëtimit nga zona e Gramshit kanë bërë që shumë vizitorë të anulojnë udhëtimet, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e këtij sezoni turistik.

“70 përqind e rezervimeve janë anuluar, njëjtë edhe në restorant. Ka pasur rënie të të ardhurave këto ditë. Duhet të rregullohen rrugët, është e treta herë këtë sezon që përsëritet”, shprehet një prej tyre.

Sipërmarrësit shpjegojnë se nëse situata vijon me të njëjtin ritëm, rënia e të ardhurave mund të çojë deri në mbylljen e një pjese të bizneseve. Sipas tyre, kostot janë tashmë shumë të larta dhe, në kushtet e vonesave në furnizime dhe rritjes së shpenzimeve të transportit, bëhen të papërballueshme.

Sa kushton xhipi benz i Sokol Ballës, Drejtorit të Përgjithshëm të ABCNews, ish bashkëshortit të Belinda Ballukut

Dje Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku. Balla u pa të futej rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe të dilte nga SPAK rreth orës 10:30. Disa televizione vunë re se nga hutimi Sokol Balla ngatërroi derën e daljes.

Duhet thënë se lajmi i thirrjes të Sokol Ballës në SPAK është censuruar nga mediat nën kontrollin e qeverisë, sikur vetë ABCNews ku Balla është drejtor i përgjithshëm.

Syri ka mësuar se Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe u morr në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut. Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri. Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.

Fotoja ilustruese tregon një xhipbenz me targë të personalizuar të publikuar nga JOQ që ne po e risjellim duke u interesuar për çmimin.

Duke parë çmimet e këtij lloj xhipibenz, vëmë re se janë shumë të larta, por gjithësesi nuk japim dot pasi nga fotoja nuk e përcaktojmë dot.

 

Inxhinieri Romeo Nazarko: Hidhen miliona euro dhe kemi situatë kritike me rrugët! Standardet teknike lënë për të dëshiruar

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në emisionin “Studio 24”, ka ngritur alarmin për mënyrën se si po zbatohen projektet infrastrukturore në Shqipëri, duke deklaruar se një pjesë e madhe e tyre realizohen me licenca fiktive dhe me mungesë të theksuar kontrolli teknik në terren.

 

Sipas Nazarkos, shmangia e standardeve teknike dhe mungesa e inxhinierëve në terren kanë sjellë situata problematike në disa segmente rrugore në vend.

Nazarko theksoi se për të garantuar standarde cilësore nevojiten burime njerëzore të specializuara dhe investime në makineri, ndërsa shtoi se tenderat shpeshherë janë të paracaktuar.

Ai përmendi si shembuj problematikë rrugën “Korçë–Kolonjë”, ku sipas tij ka pasur rrëshqitje dhe madje shembje ure, si dhe segmentin Qukës–Qafë Plloçë. Sipas inxhinierit, në disa raste bëhet fjalë për të njëjtën kompani që po zbaton punimet.

Sipas tij, i vetmi filtër real mbeten drejtuesit teknikë që ndodhen në terren, ndërsa sistemi i mbikëqyrjes institucionale lë për të dëshiruar.

Romeo Nazarko: Si ka mundësi që hidhen miliona euro dhe ne jemi sërish në situatë kritike me rrugët?! Nuk janë milionat e eurove që e mbajnë një rrugë në këmbë por standardet teknike dhe cilësia e materialeve të punimeve.

Standardet teknike lënë për të dëshiruar, që të krijosh standard duhet të kesh burime njerëzore dhe të investosh tek ato dhe në makineri. Fakti që këtu tenderat paracaktohen , dmth që drejtuesit nuk harxhojnë para por të gjithë koston e shpenzojnë për të qënë sa më afër ministrit.

Kurse nëse përsa i takon nëse është rrëshkitje, kjo situatë ka 2 vjet që po shihet në gjithë vendin, kemi rrëshqitje në rrugën “Korçë-Kolonjë që ra një urë e tërë ,dhe për fat të keq është e njëjta kompani që po punon dhe këtu, dhe Qukës-Qafë Plloçë. Shmangia e anashkalimi i standardeve teknike si dhe mungesa e inxhinierëve në terren sepse një pjesë e projekteve bëhen nga kompani me licenca fiktive nga inxhinierë që punojnë në institucione shtetërore. Inxhinieri punon në administratë dhe licenca e tij qarkullon në studio e projektimit dhe dosjet e tenderimit dhe kush i kontrollon ata, kontrolli është zero. Vetëm drejtuesit teknik qëë janë në terren, e bëjnë këtë.

“Avokati i Ballukut nuk është e motra”- Edvin Kulluri: Rama është bërë kamikaz i zv.kryeministres! Po e çon vendin në zgrip institucional dhe kushtetues

Analisti Edvin Kulluri komentoi mbrëmjen e sotme në “Studio24” mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Kulluri mendon se Rama po e çon vendin në zgrip institucional dhe kushtetues me çështjen në fjalë, pasi ndryshe nga rastet Ahmetaj dhe Veliaj po i bëhet mburojë Ballukut.

Sipas tij Rama po del kundër shumicës së shqiptarëve që mbështesin punën e SPAK, faktorit ndërkombëtarm opozitës dhe drejtësisë.

Më tej shton se Rama duhet të ketë një problem në dosjet e Ballukut dhe AKSHI-t.

Kulluri: Sistemi është i vetërregulluar që pas miratimit të 7 ligjeve. Unë nuk di segmente politike që kontrollojnë politikisht SPAK. Janë spurdhjakë që nuk kanë kurajon të thonë e kanë kërkuar ndërkombëtarët drejtësinë. Drejtësia e varur nga kush? Është një piramidë e ngritur nga ndërkombëtarët.

E dyta, kjo drejtësi e pavarur, kanë mbështetje popullore deri në 80%. Kur ka pasur goditje të forta. Nuk ka zbritur nën 65%. Njerëzit thonë duhet të rivendoset drejtësia para ligjit.

E treta, vetë drejtësia. të cilët prokurorët gjyqtarët e kanë marrë shumë seriozisht këtë punë. Kanë shkuar në nivelet të larta të politikës. Ka shkuar te Berisha, pas Berishës këta të tjerët janë çikërrima. Pasi bëhen këto 3 elementë bashkë, kemi dhe opozitën që formalisht janë për heqjen e imunitetit,. Rama është përballë shumicës së shqiptarëve, faktorit ndërkombëtare, opozitës dhe drejtësisë. Unë mendoj se Rama nuk e përball dot këtë përplasje. Sepse ka 13 vite pushtet. Një pjesë e deputetëve në parlament janë komisionerë të grupeve kriminale.

A do mundet Rama të mundi shumicën e shqiptarëve, ndërkombëtarët? Rama ka thënë KÇK, po shtyn ditët. Se nuk ka çfarë të kapi. Përderisa çështja ka shkuar te Balluku. Me të tjerët ka qenë i distancuar. Një nga gënjeshtrat se Rama të lëshon. Ka dashur të shkëmbejë dhe X dhe Y, më lini këtë ju jap këtë. Nuk dua të bëjë gazetari me këtë gjë. Rama do ta çojë në një zgrip institucional dhe kushtetues. SPAK ka shkuar të heqja e imunitetit. E ka kaluar pezullimin. E di zoti Rama pse është trembur? Kam dyshimin që te Balluku dhe AKSHI është zoti Rama dhe ndonjë i afërm i tij i gjakut. Është bërë kamikaz i zonjës Balluku. Avokati i zonjës Balluku nuk është e motra.


Send this to a friend