VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Partia Socialiste e Shqipërisë voton kundër kapjes politike të sistemit të drejtësisë … në Poloni Nga Ledio Braho

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), në datën 28 janar, ka vendosur që ndaj qeverisë së Polonisë të iniciojë një procedurë monitorimi në lidhje me funksionimin e parimit të shtetit të së drejtës. Në këtë mënyrë Polonia i bashkohet edhe dhjetë vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Europës, ku një ndër to është edhe Shqipëria, që po i nënshtrohen monitorimit të plotë në lidhje me zbatimin e angazhimeve dhe detyrimeve të marra përsipër si anëtarë të Këshillit të Europës.

Reforma në drejtësi në Poloni, për shkak dhe të faktit se është anëtare e Bashkimit Europian, është pasuar dhe nga një analizë e gjerë ndërkombëtare, institucionale dhe mediatike. Shpeshherë mosmarrëveshjet i janë nënshtruar dhe gjykimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë e cila i ka konstatuar një pjesë të parashikimeve ligjore si në kundërshtim me parimet themelore të Bashkimit Europian. Pavarësisht këtyre vendimmarrjeve, mazhoranca qeverisëse ka vijuar reformën sipas draftit fillestar, madje në vitin 2017 duke rrezikuar revokimin e të drejtës së votës, një mekanizëm ky që Komisioni Europian nuk e kishte zbatuar kurrë më parë. E gjithë kjo situatë vinte pikërisht për shkak të faktit se qeveria polak po përfshihej nga një rrezik serioz i cënimit të parimit të shtetit të së drejtës.

Megjithatë, pavarësisht presionit të ushtruar nga Komisioni Europian apo dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Polonia sot është rreshtuar së bashku me dhjetë shtete të tjera anëtare të Këshillit të Europës, por asnjë prej tyre anëtar i Bashkimit Europian, për shkak të faktit se ka ndërtuar një sistem drejtësie që bie ndesh me parimet e funksionimit të institucioneve demokratike dhe ngërçi më i madh është ai i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndër konkluzionet e saj përmbante dhe sa vijon:

Fokusi kryesor i autoriteteve polake që nga ardhja në pushtet e koalicionit aktual qeverisës në vitin 2015, ka qenë një program shumë i gjerë, ambicioz dhe gjithashtu kontrovers i reformimit të gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë. Qëllimi i këtyre reformave ishte adresimi i pakënaqësisë në rritje të popullit polak me mangësitë e sistemit të drejtësisë polake, i cili ka qenë dhe pjesa kryesore e programit zgjedhor të partisë në pushtet. Një objektiv i dytë i deklaruar i autoriteteve ishte adresimi i mungesës së përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të gjyqësorit polak, si rezultat i asaj që konsiderohej si strukturë qeverisjeje korruptive, korporative dhe vetë-shërbyese e gjyqësorit. Në të njëjtën kohë, autoritetet e sapozgjedhura e panë gjyqësorin si zgjatim të ish autoriteteve, tani në opozitë, që do të përdorin sistemin e drejtësisë për të dëmtuar dhe sabotuar axhendën e përgjithshme të reformave të autoriteteve të zgjedhura rishtazi. Prandaj, është e pamohueshme që, nën pretekstin e vullnetit për të depolitizuar institucionet shtetërore, një nga objektivat kryesore të programit të reformës në drejtësi ishte që gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë të vendoseshin nën kontrollin e shumicës së sapozgjedhur në pushtet”.

Për këdo qytetar shqiptar që ka ndjekur sadopak ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, mjafton që të lexojë konkluzionin e mësipërm për të kuptuar se ajo se çka po ndodh në vend është një dejavu e reformës në drejtësi në Poloni. Ajo çka e bën edhe më intiguese këtë dejavu është se dhe në Poloni mazhoranca ka përdorur mekanizmat e saj ekstraligjorë për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, emërime të reja në këto gjykata dhe organet e qeverisjes së drejtësisë, rezoluta parlamentare, pengesa për botimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, procedura në lidhje me betimin e gjyqtarëve, mosrespektim të opinioneve të Komisionit të Venecias etj..

Por gjithsesi, rasti i Polonisë mbetet i ndryshëm nga ai i Shqipërisë.

Polonia duke qenë vend anëtar i Bashkimit Europian është edhe nën juridiskionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, por edhe të organeve të Bashkimit Europian, çka e bën më të vështirë kapjen e pushtetit të drejtësisë pavarësisht vullnetit të mazhorancës qeverisëse për ta çuar deri në fund reformën ashtu si është konceptuar nga ajo vetë. Në Shqipëri, gjykata kompetente për konstatimin e cënimit të parimit të shtetit të së drejtës, është Gjykata Kushtetuese, e cila tashmë është jofunksionale prej vitesh. Është pikërisht kjo gjykatë që pas një lufte të gjatë mes mazhorancës qeverisëse që synoi kapjen e saj në mënyrë antikushtetuese dhe Presidentit të Republikës që tentoi të ruajë balancën kushtetuese në lidhje me përbërjen e kësaj gjykate, është sot në pritje të një opinioni të Komisionit të Venecias që megjithatë mbetet jodetyrues për t’u zbatuar.

Në Poloni “reforma” nisi me kapjen e Gjykatës Kushtetuese që dhe atje si në Shqipëri është kompetente për gjykimin e kushtetuetshmërisë së ligjeve. Më tej u vijua me shkarkimin e rreth 130 kryetarëve dhe nënkryetarëve të gjykatave të shkallëve të para. Në vijim u piketua Këshilli Kombëtar Gjyqësor si organi që kryente emërimet në Gjykatën e Lartë. Pikërisht ky është dhe momenti që ndërhyri Gjykata Europiane e Drejtësisë duke i konsideruar këto ndërhyrje ligjore si në kusndërshtim me parimet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Në Shqipëri, saga e shkatërrimit të institucioneve të drejtësisë nisi në mënyrë të menjëhershme, megjithatë, ato që ranë më parë ishin Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, fakt ky që solli një kolaps total të institucioneve kushtetuese në vend që vazhdon ende edhe sot. Pikërisht këtu konstatohet dhe thelbi i ndryshimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, pasi nëse në këtë të fundit ishte ndërhyrja e Gjykatës Europiane të Drejtësisë që ndali revanshin e kapjes politikisht të sistemit të drejtësisë duke i konsideruar këto ndëryrje ligjore/institucionale si në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian, në rastin e Shqipërisë nuk ka mbetur më asnjë “rojtar” për të mbrojtur “rojtarin” e Kushtetutës.

Aspekt tjetër dallues që është thelbësor në kapjen e sistemeve të drejtësisë të Polonisë dhe Shëipërisë është se nëse në të parën kanë qenë institucionet e Bashkimit Eruopian ato që kanë tentuar të pengojnë këtë kapje, në rastin e Shqipërisë kanë qenë ambasadorë të këtyre vendeve që kanë trumbetuar “suksesin” e një reforme që nuk po arrin të rindërtojë si një Fenix një sistem drejtësie të ri nga hiri i atij të vjetrit.

Është fakt tashmë që opinionet e Komisionit të Venecias përdoren thjesht për konsum politik të brendshëm sepse nga mazhoranca aktuale është i papranueshëm çdo opinion i ndryshëm nga ai që shkon drejt kapjes absolute të sistemit të drejtësisë.

Megjithatë, ndryshimi thelbësor mes Polonisë dhe Shqipërisë në luftën kundër kapjes së sistemit të drejtësisë, është se nëse në Poloni ende vijohet të luftohet për pavarësinë e pushtetit gjyqësor sidomos nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët, në Shqipëri janë konformuar të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë mundësi ndikimi në këtë gur themeli të funksionimit të demokracisë. Shkarkimet dhe emërimet e reja tashmë po pasohen vetëm nga heshtja dhe pritja… – por si për ironi rezoluta e mësipërme kundër cënimit të shtetit të së drejtës në Poloni është votuar edhe nga dy deputetë shqiptarë të mazhorancës qeverisëse (Ervin Bushati dhe Klotilda Ferhati) si përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndoshta atë që nuk e bëjnë dot për Shqipërinë, e bënë për Poloninë…

“Michele Grillo, italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit”

Në korrikun e vitit 2015, Michele Grillo, shefi i misionit të Interforcës italiane në Tiranë, udhëtoi bashkë me drejtorin e Policisë Haki Çako e të tjerë me një avion mbi Jugun e vendit.

Avioni ishte i pajisur me disa radarë specialë që diktonin mbjelljet me kanabis. Ishte një udhëtim sa për shfaqje, për të dhënë mesazhin se situatën e kemi nën kontroll.

Por nuk vonoi shumë dhe në Shtator të 2015 në Itali autoritetet italiane kapën një avion të vogël me 400 kg kanabis në një pistë sportive.

Ngjarja bëri bujë dhe të arrestuarit ishin një qytetar italian dhe një shqiptar.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe droga u dyshua si e ardhur nga Shqipëria. Por në kulmin e presionit mbi një trafik droge me avionë dhe vetëm 2 muaj pas aksionit me radarë, Shefi i Interforcës  në Tiranë Michele Grillo, doli në “Top-Channel” dhe deklaroi se, avioni nuk ishte ngarkuar në Shqipëri por kishte bërë lëvizje vetëm brenda Italisë.

Por Grillo u përgënjeshtrua nga Guardia di Finanza dhe policia e shtetit italian, e cila në komunikatën zyrtare shkruante se, sasia e drogës ishte ngarkuar në Shqipëri dhe komunikata qartësonte se avioni kryente transportin nga Shqipëria drejt Italisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, publikoi komunikatën zyrtare të policisë italiane dhe përgënjeshtroi publikisht Grillon.

Ky ishte rasti i parë kur u pa qartësisht se Shefi i Interforcës Michele Grillo, ishte përfshirë në lojë politikë në krahë të ministrit Tahiri, duke deformuar faktet dhe duke mashtruar publikisht për të fshehur implikimin e palës shqiptare në trafikun e drogës.

Ishte interesante se si Grillo kurdisi një spektakël në korrik, gjasme për të identifikuar me radarë parcelat e kanabisit, ndërsa në Shtator u implikua në një skenar politiko-mediatik për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë.

Por emri i Grilos ka dalë së fundmi dhe në skandalin e përgjimeve. Ai është italiani që dyshohet si personi kyç që ka mundësuar pazarin e sigurimit të një aparature të sofistikuar përgjimi, madje dyshohet se ai është dhe personi që ka mundësuar futjen e saj në Shqipëri nëpërmjet logjistikës së Interforcës.

Nuk është e qartë nëse implikimet e Grillos janë vetjake apo nëse kanë prapavijë shtetërore nga Italia.

Por tashmë janë bërë dy raste ku del emri i tij, rasti i parë me drogën dhe rasti i dytë me aparaturën përgjuese dhe Grilo duket se është italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit./Mapo

Yuri Kim: Fryma e Skënderbeut dhe Washingtonit është këtu, mbajeni gjallë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ishte e pranishme në aktivitetin për reformën në Drejtësi të organizuar nga ministria e Drejtësisë.

Kim tha se po punohet që të fitohet besimi i publikut se punët do të bëhen me integritet dhe paanësi.

Ajo u shpreh se fryma e Skënderbeut është prezent në Shqipëri, po ashtu mendoj se fryma e Washingtonit është këtu.

“Është e vështirë që të besoj që kam vetëm nëntë ditë në Shqipëri, në këto nëntë ditë kam takuar Presidentit e Republikës, Kryetarin Kuvendit dhe sot në mëngjes Kryeministrin e Shqipërisë dhe shumë ministra të tjerë duke përfshirë ministren Gjonaj.

Kam pasur nderin të takohem me pjesën më të madhe prej jush dhe mund të dukem si një manjetofon i prishur pasi kam thënë të njëjtat gjëra duke ngulmuar se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi.

Dua të falenderoj ambasadorin Soreca, jo vetëm për fjalët e ngrohta, por edhe për fjalimin e shkëlqyer për reformën në drejtësi. Ne jemi të gjithë në një krah.

Për të gjithë ne që ndodhemi në këtë sallë, ndonëse jemi gjerman, amerikan, shqiptar jemi të gjithë shërbyes publik.

Dhe në fakt për mua teksa shikoj këtë sallë me persona në fushën e drejtësisë mendoj për dy personalitet të jashtëzakonshëm. Për Skënderbeun dhe Washington.

Unë besoj se fryma e Skënderbeut është prezent në Shqipëri, po ashtu mendoj se fryma e Washingtonit është këtu.

Edhe besoj plotësisht se si fryma e Skënderbeut dhe Washingtonit janë të gjallë këtu dhe në aty frymë dua që tu them që ta mbani të gjallë./Express

Shqipëria dhe Mali i Zi, vendet me investimet më të ulëta nga BE

Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet me fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Europian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).

Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.

Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj.

Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës.

Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha.

Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte.

Qeveria bëhet gati për një borxh të ri 725 milionë dollarë

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt për të cilin kërkon një financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar vitet e fundit.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Data më e afërt e mbledhjes së bordit të Bankës vlerësohet 9 marsi 2020.

Kërkesa për borxhin e ri përshkruhet si nevojë e Shqipërisë për “të përmirësuar aksesin në dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve”.

Kërkesa pason dokumentin e strategjisë qeveritare 2020-2030 ku thuhet se vendi “ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliard euro”.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar zbatimin e strategjisë.

Kjo rritje sipas qeverisë është e përballueshme nga shqiptarët.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto; politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” , – thuhet në dokumentin e qeverisë, publikuar nga revista ekonomike Monitor.

Tiranë, ambasadorja amerikane Kim në pritjen e mirseardhjes

Lufta që Shqipëria duhet të bëjë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vendosmëria e saj për sundimin e ligjit duket se do të jetë objektivi parësor i ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në fjalën e mbajtur të enjten në mbrëmje, në pritjen e mirëseardhjes, ajo theksoi se kjo lidh në mënyrë të pashmangshme tri përparësitë e ambasadës amerikane.

“Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Së dyti theksoi ambasadorja Kim – ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive. Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë”.

Por sipas ambasadores amerikane, realizimi i tyre kërkon që “Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për partnerët tanë në qeveri: ritheksoj rëndësinë e transparencës dhe të shtetit ligjor”, u shpreh zonja Kim, duke nënvizuar se “pavarësisht nëse është në praktikë apo në perceptim, korrupsioni e dëmton Shqipërinë dhe e pengon të arrijë potencialin e tij të vërtetë.”

Për ambasadoren amerikane “viti 2020 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfida por edhe mundësi. Potenciali për përparim dhe rritje është përpara nesh, nëse udhëheqësit e Shqipërisë mund të bëjnë bashkë vullnetin me, dhe mjeshtërinë për të bërë gjënë e duhur.”

Zonja Kim ju drejtua udhëheqësve shqiptarë “pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo, që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë, duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit”.

Ajo përgëzoi më tej marrrëveshjen e arritur mes palëve për reformën zgjedhore. “Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit”, deklaroi ambasadorja amerikane. zëri i amerikës

FOTOT + VIDEO – Incident në premierën e filmit të Mamaqit, fletushka kundër ‘aktorit’ Edi Rama

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur premiera e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, ku ndër të tjera ka një rol edhe kryeministri Edi Rama. Por teksa të ftuarit hynin brenda për të parë filmin, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë.

Në disa prej tyre shkruhet “Shqipëria digjet, Rama krihet”. Po kështu janë stampuar foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në cadër, si dhe të kryeministrit Rama me flokë të gjata sipas rolit të dajës në filmin ‘I love Tropoja’.

Shihni pamjet që sjell Lapsi.al

VIDEO- “S’ka bir none e ku*ve që…”, Rama siç nuk e keni parë kurrë: Kush i bën presion çunit tonë?!

Ashtu siç është thënë edhe më parë, kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e filmit “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit. Kreu i qeverisë luan rolin e dajës së dhëndrit, rol i luajtur nga vetë Ermali, dhe që në film quhet Landi.

Pak para premierës së filmit është zbuluar një pjesë disa sekondëshe, ku shfaqet kryeministri Rama si asnjëherë më parë.

Ndërsa nipi i tij po martohet, Rama ndërpret dasmën dhe thotë: “S’ka bir none e bir kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”

3 shkodranë e një vlonjat urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, “kokat” e trafikut nga Ekuadori në BE e Shqipëri

Zbardhen emrat e personave që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz.

Janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, të cilët sipas News24 mendohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë, katër emrat e urdhëruesve të krimit makabër:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

Thesari Hija e Korbit, një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri

Thesari Hija e Korbit, një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e Korbit”, u gjet një thesar monedhash antike. Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll.

Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, Hija e Korbit mendohet të ruajë rrënojat e një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, identifikimi i të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht.

Thesari përbëhet nga 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës, dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide. Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, të prera pas mbretërimit të tyre, të Lysimahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit, të mbretërve Seleukidë, dhe mbretit të Maqedonisë, Antigon Gonatës.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, ka të ekspozuar në katin numizmatik të tij, një pjesë të këtij thesari, të huazuar nga Instituti i Arkeologjisë. (Atsh)

Tërmeti 5.5 ballë lëkund Tiranën dhe Durrësin, qytetarët braktisin banesat

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë është ndier në Tiranë e Durrës pak minuta më parë.



Kjo ka shkatuar frikë tek qytetarët të cilët kanë braktisur banesat e tyre.

Ende nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Kushtetuesja pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 pasi ka kualifikuar sot padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në korrik të viti të shkuar Ademi kërkoi në Gjykatën Kushtuetuese shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit. Ajo argumentonte se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të jashtëligjshme pasi data ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki, kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kualifikojë sot padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës.

Vendimi është marrë nga 3 anëtarë të kësaj gjykate por ky është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për gjykimin e kësaj kërkese kërkohen të paktën 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pra plotësimi edhe me dy anëtarë të tjerë pasi 4 janë tashmë të emëruar në detyrë.

Duhet përmendur se deri tani 52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në pranga fieraku, pornografi me të mitur amerikanë

Një shtetas shqiptar 26 vjeç nga Fieri u arrestua gjatë një operacioni të organizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Si rezultat i bashkëpunimit me Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet”, shpjegoi në një deklaratë policia shqiptare sipas së cilës hetimet kishin zgjatur gati 1 vit.

Në kuadër të operacionit “E-TRACE” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues në Fier. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier”, bëri të ditur policia. Rasti kishte të bënte me dy profile në rrjetin social Facebook, “nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë. Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar”, saktëson deklarata.

Sipas legjislacionit shqiptar, vepra penale “Pornografia me të mitur”, parashikon një dënimi deri në 10 vjet burg. zëri i amerikës

Shqipëri, të mitur që shfrytëzohen nga industria e fasonëve

Zëri i Amerikës Birn

Orë të zgjatura, paga të ulëta

Dhjetra të mitur në Shqipëri punësohen çdo vit nga industria fason në kundërshtim me legjislacionin vendas dhe konventat ndërkombëtare, ndërkohë që bëhen pre e punëve të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin e tyre.

Kronika është përgatitur nga Erisa Kryeziu dhe Vitori Çipi dhe është një bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit të gazetarisë investiguese BIRN.

Në qershor të vitit 2017, kur sapo kishte mbushur 16 vjeç, Gerta* nga periferia e Tiranës trokiti për punë në një fabrikë të madhe këpucësh në zonën e Kamzës, me një kupon të kartës së identitetit në duar dhe dëshirën për të ndihmuar familjen. Asokohe minorene, Gerta thotë se e gjeti veten brenda ditës në borderotë e “punonjësve sezonalë” të fabrikës.

“Ditën e parë kam ndejt te lidhëset, pastaj më kanë futur direkt në modelim. Madje, kur e shihnin që punëtori është i shkathët, e fusnin në dy ose tre procese. Mbaj mend që i bëja njëkohësisht tre procese,” kujton Gerta, e cila sot studion për administrim biznesi.

Për tetë orë e gjysmë nga e hëna në të shtunë, vajza me origjinë nga Kukësi lyente lëkurë me mastiç, modelonte pjesën e përparme të këpucëve dhe i kalonte ato ‘në kaçkavall’-një proces që i jepte lëkurës formën e duhur. Ajo paguhej 20 mijë lekë në muaj, pagë të cilën e përdori për të mbështetur financiarisht familjen.

Gerta është vetëm një nga dhjetra minorenët e Shqipërisë që punojnë në fabrikat e fasonerisë për të luftuar varfërinë. BIRN intervistoi një numër punëtorësh fëmijë të industrisë fason, të cilët e përshkruajnë punën e tyre stërmunduese, me orare të zgjatura dhe paga të ulëta brenda fabrikave të pasigurta dhe të ndotura nga kimikatet.

Të intervistuarit e quajtën veten “sezonalë”; që nënkupton punësimin e tyre të përkohshëm gjatë pushimeve verore. Brenda industrisë fason, ky term krijon hapësira më të mëdha për punë në të zezë, në mungesë të kontratave dhe sigurimeve shoqërore.

Ndonëse punësimi mbi 16 vjeç nuk është i ndaluar në Shqipëri, legjislacioni ndalon angazhimin e të miturve në punë të rënda që dëmtojnë shëndetin, moralin apo rrezikojnë jetën dhe zhvillimin normal të tyre. Për mbrojtjen e të miturve, Kodi i Punës dhe një vendim i Këshillit të Ministrave imponojnë detyrime shtesë për punëdhënësit si dhe nuk lejojnë angazhimin e tyre më shumë se 6 orë në ditë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se të miturit punësohen shpesh në kundërshtim me ligjin, në mungesë të vlerësimit të rrisqeve, të raporteve të aftësisë për punë apo të kontratave si dhe me orare që i tejkalojnë 8 orët në ditë.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore pranoi përmes një përgjigje të shkruar se më shumë se gjysma e të miturve nën 18 vjeç ishin punësuar në shkelje të ligjit nga industria fason në vitin 2019, në mungesë të ekzaminimit shëndetësor të detyrueshëm.

Inspektoriati i Punës evidenton gjithashtu se gati 1/4 e të miturve punonin pa kontratë dhe sigurime –ndërsa deklaroi se kishte marrë si masë ndëshkuese për këto raste pezullimin e aktiviteteve.

Përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri thonë se fëmijët punësohen me lejen e prindërve, pasi sipas tyre u përkasin shtesave më të varfra dhe të margjinalizuara të shoqërisë. Për shkeljet ligjore në punësimin e tyre, kryetari i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika fajëson autoritetet shtetërore.

“Fasoni nuk është as delja e zezë, as delja e bardhë e tufës së bizneseve në Shqipëri. Pra nëse Shqipëria ka informalitet, ka shkelje ligji, ka…pa diskutim që do gjesh edhe në fason kompani… pra edhe shkelje ligji,”tha Gjika për BIRN.

“Problemi i kontratave është problem i organeve kompetente. Në qoftë se organet kompetente vijnë dhe kontrollojnë dhe pastaj bëhet lëshimi, ju e kuptoni që këtu ka një flirt mes kompanisë dhe punonjësve të shtetit. Kjo s’do as mend as kalem,” shtoi Gjika.

Punëtorët fëmijë

Të miturit në marrëdhënie pune gëzojnë mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kodit të Punës. Gjithashtu, Shqipëria ka nënshkruar një sërë konventash ndërkombëtare për mbrojtjen e minorenëve gjatë ushtrimit të punës së tyre, mes të cilave konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës së OKB-së që ndalon shfrytëzimin në përgjithësi.

Ndërsa Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ose siç njihet ndryshe Konventa e ILO-s, parashikon eliminimin e të gjitha formave të këqija të punës për fëmijët si dhe ndalimin për t’i punësuar ata në punë të dëmshme për shëndetin, moralin dhe sigurinë.

Për shkak të kufizimeve në legjislacion dhe detyrimeve shtesë, shumica e bizneseve në Shqipëri nuk preferojnë që të marrin në punë individë nën 18 vjeç. Megjithatë, ky nuk është rasti i industrisë fason, ku përgjatë dekadave të fundit kanë punuar me qindra të mitur të papërvojë nga familjet e varfra të vendit.

Lindita, 30 vjeç, nënë e një djali kujton se filloi punë në vitin 2005, kur sapo kishte mbaruar klasën e tetë. Me ndihmën e një shoqate dhe nxitjen e familjes, ajo u punësua në një ndërmarrje prodhimi këmishash në zonën e 21 Dhjetorit.

“Familja ka ecur me mendimin ‘ose shkollën, ose punën’. Meqë unë nuk vazhdova shkollën, do të vazhdoja punën,” thotë ajo.

Ndonëse kanë kaluar 15 vite, Lindita ruan ende në kujtesë vështirësitë në komunikim dhe stërmundimin për të kapur normën.

“Ishte me normë, nëse nuk kapje normën nuk paguheshe. Norma ishte mund të themi në një lartësi shumë të madhe për moshën time, unë nuk e arrija dot sado që mundohesha….Mund të merrja 40 mijë lekë të vjetra për dy javë,” shton ajo.

Arjana nga Tirana thotë se ishte 16 vjeç kur u punësua në një fabrikë fasonerie në verën e vitit 2008. Ndonëse prindërit e saj ishin në punë, vajza asokohe e mitur thotë u nxit nga dëshira për të blerë një kompjuter për veten dhe vëllanë më të vogël.

Fillimisht kërkoi punë në një pastiçeri, por u refuzua.

“Në fasoneri nuk ishte e nevojshme të kishe përvojë, kualifikime dhe moshë madhore. Kushdo mund të punonte,” thotë Arjana. “Përgjatë vitit të parë merresha me lyerjen e lëkurës së rripave. Kjo bëhej manualisht, me kuti të vogla boje sipër së cilave kalonim rripin ose me makineri të mëdha,” shtoi ajo.

Një dekadë më vonë, pakgjë ka ndryshuar.

Papunësia mes prindërve dhe mungesa e të ardhurave për të plotësuar nevojat e shkollimit i shtyn të miturit shqiptarë drejt punës së rëndë në ndërmarrjet e fasonerisë.

Në tetor 2017, Sokoli filloi paralelisht gjimnazin dhe punën në një fabrikë lëkure në periferi të qytetit të Durrësit. Familja e tij prej 5 anëtarësh mbahej në atë kohë vetëm nga të ardhurat e siguruara nga nëna dhe djali adoleshent mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër.

Megjithatë, puna e mban gjithë kohës larg shtëpisë.

“Zgjohesha në orën 6 e gjysmë [të mëngjesit], bëhesha gati për shkollën dhe në 8 filloja mësimin. Nga shkolla dilja në 14:10 dhe do më duhej të kthehesha në shtëpi, të bëhesha gati për punë. Puna fillonte në 15:30 deri në 12 të natës,” e përshkruan ai një ditë të zakonshme.

Rruga e kthimit në shtëpi i merr Sokolit edhe 45 minuta të tjera.

“Për turnin mbasdite kur punoja unë nuk ka pasur transport natën. Ka punëtorë që u shkonte edhe 1 orë rrugë në këmbë. Çdo natë domethënë në këmbë nga puna deri atje, e kam 45 minuta -1 orë,” shton ai.

Ndryshe nga Sokoli, Majlinda nisi të punonte në moshën 15 vjeçare vetëm gjatë sezonit të verës, fillimisht në një fabrikë qesesh plastike, më pas në një fabrikë peshku dhe në fund të një fabrikë tekstilesh.

“Njihja dikë aty, ajo kishte folur me pronarin. Pronari i kishte thënë që të shkoja,” tregon ajo për punësimin në moshën 15 vjeç, pa firmosur asnjë dokument.

Majlinda e përshkruan punën në fasoneri si tepër të mundimshme, ndërkohë që i duhej të luftonte çdo ditë me veten për të vazhduar përpara.

“Unë çdo ditë që isha në punë, kur shkoja në shtëpi mendoja ‘ok, nesër nuk do të shkoj më atje’. Por çdo ditë çohesha dhe shkoja. Edhe pak, edhe pak…,”tha ajo.

Punësime antiligjore

Shfrytëzimi i të miturve përmes formave të këqija të punës është një temë e vazhdueshme debati në Shqipëri, e pambështetur me statistika të sakta. Një studim i vitit 2017 i UNESCO-s vlerësonte se rreth 5.2% e fëmijëve të moshës 7-14 vjeç shfrytëzohen për punë, ndërkohë që ndjekin edhe arsimin e detyrueshëm.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, institucioni përgjegjës për marrëdhëniet e punës në Shqipëri raportoi se kishte evidentuar vetëm 237 punonjës nën 18 vjeç gjatë inspektimeve të kryera në vitin 2019. Sipas Inspektoriatit, 81 prej tyre ishin vajza.

Numri i fëmijëve të punësuar në fasoneri, sipas Inspektoriatit është disa herë më i vogël. Përmes një përgjigjeje me shkrim, Inspektoriati deklaroi se numri i të miturve të punësuar në industrinë fason kishte zbritur nga 108 minorenë në vitin 2017 në 67 gjatë periudhës janar shtator 2019.

Ndonëse raportohet një numër relativisht i vogël i fëmijëve në këtë industri, inspektimet kanë zbuluar një nivel të lartë të punësimeve antiligjore. Sipas Inspektoriatit, 37 prej tyre ose 55% e të miturve ishin punësuar në kundërshtim me ligjin.

“…punëmarrësit nën 18 vjeç, para fillimit të marrëdhënies së punës duhet të pajisen me raportin mjeko-ligjor, ku deklarohet aftësia e tyre për punë. Në lidhje me shkeljet e konstatuara nga monitorimi i inpektimeve kemi fëmijë të evidentuar pa ekzaminim mjekësor,” deklaroi Inspektoriati.

Gjatë vitit 2019, Inspektoriati evidentoi gjithashtu se ¼ e fëmijëve nuk ishin deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ishin të pasiguruar. Sipas Inspektoriatit, punëdhënësit nuk kanë kryer gjithashtu vlerësim të rrisqeve përpara se fëmijët të fillojnë punë për të gjitha rastet që u gjetën të pasiguruar.

Për shkeljet e evidentuara gjatë vitit 2019, Inspektoriati ka vendosur vetëm një gjobë prej 260 mijë lekësh. Për 4 raste të tjera ka vendosur masën e paralajmërimit për gjobë.

Shkeljet ligjore të renditura për punëtorët fëmijë u bashkangjiten edhe abuzime të tjera më të gjera, të tilla si si mungesa e pajisjeve mbrojtëse, instalimet sanitare, mungesa e ambienteve të ngrënies, mungesa e ndihmës së parë dhe shërbimit mjekësor të punës apo i kontrollit periodik të punëmarrësve.

Punëtorët e mitur të fasonerisë të intervistuar nga BIRN konfirmojnë se kanë vuajtur në kurrizin e tyre shumicën e problemeve të identifikuara nga Inspektoriati i Punës.

Majlinda nga Durrësi thotë se kishte filluar punë në fabrikën e prodhimit të qeseve plastike pa asnjë kontroll mjekësor dhe pa firmosur ndonjë dokument. Kur inspektorët e Punës shfaqeshin në fabrikë, ata përcilleshin në grup për në shtëpi.

“Në momentin që ne ishim të pasiguruar dhe lajmëroheshin që mund të vinte dikush kontroll, na thonin të shkonim në shtëpi. Ka qëlluar dy raste të tilla që u larguam se mos vinin ata të kontrollit,“ thotë ajo.

Më herët në kohë, punonjëset e mitura dhe të pasiguruara mbylleshin me çelës nëpër magazina kur shfaqej kontrolli.

“Ata mund të vinin 2-3 herë në vit, jo më shumë,” tregon Lindita duke iu referuar inspektorëve të punës. “Sapo merrej vesh që po vinin, të gjitha punëtoret që ishin minorene, ishin të pasiguruara, i merrshin i fusnin në magazinë, i mbyllnin me çelës derisa të mbaronin punë ata,” shtoi ajo.

Zhvillimi i industrisë fason ndër vite duket se nuk i ka ndryshuar kushtet e punës mes aromave të rënda dhe ajrit të ngropur nga kimikatet, ndërkohë që mjetet mbrojtëse përgjithësisht mungojnë.

Nga ditët e vështira mes shkollës dhe punës, Sokoli kujton pluhurin e krijuar nga makineritë si pjesën më të rëndë.

“Ka qenë pjesa e ajrosjes, ka qenë gjithë kohës pluhur dhe as frymë nuk është se mund të merrje, ka qenë shumë problem. Pjesa e maskave nuk i jepej kujtdo, vetëm në qoftë se shkoje ta kërkoje ti që duhej një maskë. Dhe ajo jepej njëherë në javë,” tha ai për BIRN.

Ndërsa Majlinda tregon se e kishte të pamundur të ushqehej gjatë verës së vitit 2017, kur punoi në të zezë në fabrikën e qeseve plastike.

“Te kjo puna ku isha unë, i merrnim qeset, i paketonim, por pjesa e erërave që ishte atje…Në fillim nuk mësohesh dot, mezi haja,” kujtoi ajo për BIRN. “Kjo pjesa e ushqimit domethënë, nuk kishte as mensë aty,” shtoi ajo.

Mungesa e mensave për të konsumuar ushqimin i detyron punonjësit që të ushqehen në tavolinat e pista të punës.

“Gratë dhe punëtorët burra, të gjithë rrinin aty, te vendi i punës hanin. Të hash aty ku pluhuri është në maksimum, papastërtia është shumë e madhe, por nuk kishim çfarë të bënim,” kujton Gerta nga puna në fasoneri.

“I heqim nga veset”

Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri e konsideron punësimin e fëmijëve një çështje të trashëguar, por aq sa të diktuar nga niveli i lartë i varfërisë në vend. Ndërsa kujton se në kohën e komunizmit mund të futeshe ligjërisht në punë sapo mbaroje klasën e tetë, Gjika pretendon se sot as nuk mund të mendohet që 14 apo 15 vjeçarët të punojnë në industrinë fason.

Përfaqësuesi i biznesit fason i tha gjithashtu BIRN se shumica e fëmijëve kanë të paktën njërin nga prindërit në të njëjtat fabrika. Gjika i mbrojti bizneset duke thënë se shumica e tyre i zbatojnë detyrimet e Kodit të Punës në punësimin e të miturve dhe fajësoi institucionet për rastet e shkeljeve.

Juristja Holta Ymeri i tha BIRN se ndonëse legjislacioni e ndalon krejtësisht punësimin e fëmijëve 15-16 vjeç në fasoneri dhe përcakton angazhimin e të miturve mbi këtë moshë në punë të lehta, ai nuk zbatohet.

“Në Shqipëri legjislacioni i punës shpesh shkelet. Shkelja kryesore që mund të përmendim është që të miturit janë të punësuar në punë të rrezikshme dhe kjo është kryesorja përveç shkeljeve të tjera që mund të vijojnë,” thotë Ymeri.

“Shkeljet kanë të bëjnë gjithashtu me aspektet themelore si paga, pagesa e orëve shtesë, pagesa e ditëve të pushimit ose në sektorët e rrezikshëm me masat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë,” shtoi ajo.

Gjika i Dhomës së Fasonëve mendon se punëmarrësit e kanë të vështirë që t’i kategorizojnë punët e lehta nga ato të vështira dhe kritikon paqartësitë ligjore në këtë drejtim. Ai sugjeron që është detyrë e institucioneve shtetërore që të përcaktojë kategoritë e punës për të miturit dhe më pas e punëdhënësve për t’i zbatuar.

“Punë të lehta për mendimin tim nuk ka, sikurse edhe punë të rëndë nuk ka. 90% prej tyre punojnë në makina qepëse. Ajo do të bëjë një proces. Për procesin dhe sasinë e procesit hajde të flasim,” tha Gjika.

“Ti realizosh kushtet e punës është komplet gjë tjetër, por që t’i pushosh…ne ku ta gjejmë që njerëzit të punojnë, sepse i heqim nga rruga, i heqim nga veset e të tjera me radhë,” tha shtoi ai.

Përfaqësuesi i Institutit për Kritikën dhe Emancipimin Shoqëror, Arlind Qorri, i cili ka realizuar dy studime për të drejtat e punëtorëve i tha BIRN se papunësia e prindërve është shkaku kryesor që i shtyn fëmijët drejt fasonerisë.

“Përgjithësisht është gjendja e keqe ekonomike, që i shtyn prindërtit që t’i shtyjnë fëmijët drejt punës”, tha Qorri për BIRN.

“Nga miratimi i ligjit dhe zbatimi i tij jemi shumë larg, jemi jashtëzakonisht larg, sepse nuk ju intereson atyre që kanë pushtetin ekonomik…Ne jemi në kushtet kur punëtorët në Shqipëri kanë më pak të drejta se mbase në çdo moment tjetër të historisë së Shqipërisë,” përfundoi ai.

*Të gjithë emrat e punëtorëve të fasonerisë janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tyre.

VIDEO – “Edi Rama i dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash”, koleksionisti: Ka tentuar të më eliminojë në burg

Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vëmendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

 

Ai u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio për Fax.

Emrat, ja kush janë shqiptarët që u kapën me 1.3 ton kokainë në Greqi

Zbardhen emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar për më shumë se 1.3 ton kokainë, e nisur nga Ekuadori fillimisht në Shqipëri e më pas në një port privat në Greqi.

Autoritetet kanë zbuluar emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Ata janë: Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lekë Doda, Maksim Preçi, Sandër Pema dhe Arbër Përdeda.

Bashkë me ta janë arrestuar edhe dy shtetas grekë, ndërsa kreu i grupit ishte një prej shqiptarëve të arrestuar, por që ende nuk është identifikuar me emër.

Policia tha se po heton në disa pista, ndërsa është kërkuar informacion i plotë edhe nga autoritetet hetimore shqiptare për trafikantët e arrestuar dhe e kaluara e tyre.

PD e çon në SPAK dosjen korruptive të koncesionit 120 milionë euro të checkup-it

SPAK të hetojë pa vonesë kontratën që vjedh shqiptarët dhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI:

Koncesioni 120 milionë euro i checkup-it është një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës, që ka dëmtuar rëndë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama, Vilma Nushi dhe kushdo zyrtar tjetër që ka firmosur për këtë koncesion që vjedh shqiptarët duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.

Këto të dhëna faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015, të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit.

Partia Demokratike disponon, gjithashtu, fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga koncesioni korruptiv i Edi Ramës është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetësore të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të checkup-it për vitet e shkuara, të mos bëhen pjesë e manipulimit, pasi ky koncesion korruptiv do të shkojë para drejtësisë.

Ka edhe një mashtrim tjetër të madh nga Edi Rama.  Checkup-i nuk është falas, siç propogandon ai. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, financuesja e Edi Ramës ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim.

Për të mbuluar skandalin e Checkup-it, të firmosur prej tij vetë dhe duke mbrojtur aferat e tjera korruptive, Edi Rama kërcënon me padi kundërshtarët politikë dhe me mbyllje mediat që i denoncojnë ato.

Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it.

Të gjitha këto janë fakte publike që SPAK duhet t’i hetojë pa vonesë, të çojë prapa hekurave këdo që ka vjedhur dhe t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura.

Duke i kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë me prioritet këtë koncesion që ka llogaritur t’u vjedhë shqiptarëve rreth 120 milionë euro, Partia Demokratike siguron qytetarët, se anullimi i këtij koncesioni hajdut dhe shkatërrues për shëndetësinë do të jetë një nga aktet e para të Partisë Demokratike në krye të qeverisë.

*Bashkëngjitur, formularët e dërguar këto muaj nga koncesionari për të plotësuar të dhënat e 2015-ës.

“Izolim për rastet e dyshimta”– mjeku: Në Rinas po kontrollohen të gjithë pasagjerët që vijnë nga vendet aziatike

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një alarm botëror, pasi ka shënuar 26 viktima dhe mbi 800 të infektuar në Kinë, ndërsa dyshohet se ka të prekur edhe në disa vende të tjera.

Për këtë arsye, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat në zyrën e kontrollit shëndetësor për të gjithë turistët, që vijnë në Shqipëri nga vendet aziatike.

“News24” ishte këtë mesditë në Rinas, ku zhvilloi një intervistë me Shefin e Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor, Lorenc Harshorva. Mjeku tha se janë marrë masa shtesë, me mjetet e nevojshme për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, si dhe për të izoluar në dhoma të veçanta rastet e dyshuara.

“Në aeroport ka një strukturë të përhershme të shëndetësisë, e përbërë nga mjekë specialistë. Në rastin konkret, u morën masa. Që para dy ditësh u mblodh grupi koordinator, që përbëhet nga specialistë të shëndetit publik. U morën masa dhe u lanë detyra për të gjithë. Shqipëria hyn te vendet me risk të vogël. Ne jemi të gatshëm për përballimin e çdo situate.

Zyrat e kontrollit na informojnë neve, në momentin që konstatojnë se është futur një person nga vendet aziatike. Ne jemi ngjitur me zyrat e policisë. Sot në mëngjes erdhën një grup turistësh nga vendet aziatik. Ishin mbi 60 pasagjerë që u chekuan dhe që nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ne i fusim në dhomën e kontrollit shëndetësor të gjithë pasagjerët që vijnë prej andej.

Kemi dhe një dhomë të izolimit të pasagjerëve, në rast se një turist është i dyshuar. Jemi të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të këtyre rasteve, që nga ato më të lehta e deri te maskat e rasteve të rënda. Kemi dhe me termometra me lazer për matjen e temperaturës në distancë. Ne jemi të përgatitur për çdo lloj situate”, tha mjeku Harshorva.

30 mijë USD për të shkuar në SHBA e Kanada, ja sa vite burg rrezikojnë 35 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikuan mbi 1 mijë persona

Prokuroria ka dhënë pretencën për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, që kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të vlerave të mëdha të parave.

Bëhet fjalë për 35 anëtarë të shtatë bandave kriminale, që vepronin si një grup i strukturuar, dhe që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada.

Ky grup i strukturuar kriminal u godit rreth dy vite më parë, nga një aksion i gjerë i policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në pretencën e saj, që gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb”, Prokuroria ka kërkuar nga 6 deri në 10 vite burg për 35 anëtarët e këtyre grupeve kriminale, mes të cilëve ka edhe gra.

Ja pretenca e Prokurorisë:
1. Ardian CORRI, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë – 10 vite burg
2. Luan QYRKU, banues në Tiranë – 10 vite burg
3. Eno MUÇOLLARI, banues në Tiranë – 9 vite e 4 muaj burg
4. Ardian GURAKUQI, lindur në Elbasan e banues në Tiranë – 8 vite e 8 muaj burg
5. Zaim HYSENBELLIU, lindur në Skrapar e banues në Tiranë – 9 vite e 4 muaj burg
6. Arben KAJAÇI, lindur e banues në Tiranë – 8 vite burg
7. Genci OSMANAJ, lindur e banues në Tiranë – 8 vite burg
8. Oltjan SERANI, lindur në Përmet e banues në Tiranë – 8 vite e 8 muaj burg
9. Tanush PRENGA, lindur në Krujë dhe banues në Laç – 8 vite burg
10. Liri MUÇOLLARI, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë – 6 vite e 8 muaj burg
11. Fuat ZAIMI, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë – 8 vite burg
12. Nikolin PRISKA, banues në Tiranë – 8 vite burg
13. Ylber RAMA, lindur në Dibër e banues në Tiranë – 8 vite burg
14. Haki TARJA, banues në Tiranë – 8 vite burg

15. Bedri BENDAJ, lindur në Berat, e banues Tiranë – 8 vite burg
16. Erenik AVDYLI, banues në Tiranë – 6 vite e 8 muaj burg
17. Nik BUSHI, lindur e banues në Shkodër – 9 vjet e 4 muaj burgim
18. Kolë VUSHAJ, banues në Malësi të Madhe – 9 vite e 4 muaj burg
19. Emiljan SINJARI, 6 vjet e 8 muaj burg
20. Alfred KALAJ, banues në Malësinë e Madhe – 8 vite burg
21. Mhill ZEFI, banues në Shkodër – 8 vite burg
22. Nosh VOLAJ, banues në Malësi e Madhe – 8 vite burg
23. Prel GJELAJ, banues në Malësi e Madhe – 8 vite burg
24. Sokol DULI, banues në Lezhë – 8 vite burg
25. Euglen DUSHKU, banues në Lezhë – 8 vite burg
26. Leonora DUSHKU, banuese në Lezhë – 6 vite e 8 muaj burg
27. Roza FRROKU, lindur në Fier e banuese në Lezhë – 6 vite e 8 muaj burg
28. Blerim BRAHIMI, banues në Lezhë – 8 vite burg
29. Luigj SHTINJA, banues në Kurbin – 8 vite burg
30. Esat CAKONI, banues në Kurbin – 8 vite burg
31. Fatos MUJA, banues në Kukës – 8 vite burg
32. Kreshnik MUJA, banues në Kukës – 8 vite burg
33. Artur KARAJ, banues në Krujë – 10 vite burg
34. Kristian Zallinaj, banues në Shkodër – 8 vite burg
35. Mensur Selami, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi – 8 vite burg/bw

Prokuroria e Posaçme thërret Artan Hoxhën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur gazetarin Artan Hoxha.

SPAK ka kërkuar dëshminë e gazetarit investigativ, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e kryebashkiaku të Bulqizës Lefter Alla. Një video e publikuar ditën e djeshme nga gazetari ka sjellë hapjen e një çështje penale për kryebashkiakun Alla, pasi ky i fundit është akuzuar si personi që në pamje duket teksa konsumon kokainë në një lokal privat.

Vetë Artan Hoxha nuk ia ka përmendur fillimisht emrin kryebashkiakut, teksa pas publikimit (fillimisht disa foto) të pamjeve, ka qenë PD ajo që ka shqiptuar emrin e Lefter Allës.

Në mbrëmje Hoxha është shprehur se e ka patur videon prej disa muajsh, ndërsa vetë Lefter Alla në disa prej reagimeve të tij nga dje dhe sot, ka deklaruar se video është montazh për të cilin ai ka qenë në dijeni prej thuajse një viti.

Këtë të enjte, kryebashkiaku i Bulqizës deklaroi se do të bëjë një kallëzim penal ndaj ish deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili dje në emër të selisë blu doli për të shqiptuar emrin e tij si personi që shihet në video duke konsumuar kokainë./Express

DIPLOMATI E BIZNESMENI AVNI PONARI NDEROHET ME DEKORATËN E LARTË PERANDORAKE JAPONEZE

 

 

“…Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit” …” (AVNI PONARI )

 

1.

Qeveria Japoneze i akordoi Konsullit të Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, diplomatit, veprimtarit e biznesmenit filantrop, z. Avni PONARI dekoratën e lartë  “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”), Urdhër i themeluar më 1875,  i treti urdhër ma i lartë që Japonia ndan për personalitete të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, në promovimin e kulturës japoneze etj.

Ky Urdhër simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

Dekorata e lartë Perandorake iu dorëzua mbrëmë në Hotel Plaza në Tiranë, më 20 janar 2020, nga Ambasadori i Japonisë në Tiranë,  Sh.T. H.E. Mr. ITO Makoto, shoqëruar dhe me një fjalim vlerësimi e mirënjohje për kontributet e Z. Avni Ponari.

– “Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të të bërit biznes,” u shpreh Z. Avni Ponari në fjalën e tij përshëndetëse dhe falenderuese, duke e përmbyllur me mesazhin që tashmë, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, që na përkrah dhe mbështet kurdoherë”.

Në këtë ceremoni përshendetën dhe ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ambasadori e shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj dhe z. Etjan Xhafaj, zëvendësministri i Ministrisë për Europën e Punët e Jashtme të Shqipërisë.

2.

Vitin e kaluar, më 3 nëntor 2019, Qeveria e Japonisë shpalli përfituesit e dekoratave për periudhën vjeshtë 2019, ndër të cilët është dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë, me dekoratën e lartë  “The Order of the Rising Sun, Gold Rays With Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

 Vite ma herët, mr. Avni Ponari, është nderuar nga Qeveria Japoneze me “Çertifikata e Mirënjohjes”, në cilësinë e tij si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.

 

3.

  1. Avni Ponari, vjet, në 20-vjetorin e Sigal Uniqa Group Austria, u dekorua me “Grand Decoration of Honour” nga Presidenti i Austrisë, Sh.T. Z.. Alexander Van der Bellen, si një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij dhe me një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë.

4.

Gjithashtu, z. Avni Ponari, ndërvite, për kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që i ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke e vlerësuar e nderuar atë me vlerësime dhe titujt si: “Lider i Arrirë”-(pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); “Njeriu i Vitit”-nga “Instituti Amerikan Biografik”, “Menaxher i Vitit” – nga “Komiteti i Sokratit të Oksfordit”në Mbretërinë e Bashkuar; Kush është Kush” – (nga Ndërkombëtarja “Who is Who”, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935); “Fellow” i “Paul P. Harris”– (“Klubi Ndërkombëtar i Rrotës”, një rrjet global prej 1.2 milionë liderësh, fqinjësh, miqësh, dhe zgjidhës problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); “Kavalier i Paqes”- nga “Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve”; dhe “Menaxheri më i mirë” nga “Financë në Evropën Qëndrore”; “Qytetar Nderi” i Tropojës, i Durrësit e i Elbasanit;  “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta kombëtare shqiptare të përditshme; Çmimi “Justiniani i Madh” nga Akademia Monarkiste Shqiptare si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; Çmimin “Pjetër Bogdani” nga “Gazeta e Alpeve” në “Takimin e Gjakovës”, më 26 prill 2019, etj.

  1. Avni Ponari, ndonëse mban dekorata të larta nga Japonia e Austria; mban tituj e çmime nga institucione e organizma të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, por ai ende nuk ka asnjë dekoratë nga Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës…(!).

 

Ramiz LUSHAJ

Ambasadorja Yuri Kim vjen në Tiranë

13 ditë pas betimit të saj në SHBA, këtë të mërkurë ka mbërritur në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Pritet që ditën e nesërme ambasadorja të nisë zyrtarisht punën e saj si e deleguara e Presidentit në Shqipëri.

Kujtojmë se Kim ka deklaruar më parë se si detyrë kryesore të saj do të ketë avancimin dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi./Express

Video- Kryebashkiaku pi kokainë në ambjentet e një lokali

Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. “Abc news” publikoi sot në mëngjes foto të këtij momenti, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha. Bëhet fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokali.

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për keqtrajtimin e një të sëmuri mendor

Shqipëria u dënua me 15 mijë euro dëmshpërblim dhe 2,500 euro kosto gjyqësore nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për atë që gjykata e quajti trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe heqje e paligjshme e lirisë për shtetasin Arben Strazimiri, 47 vjeç, të cilin, gjykatat shqiptare e kanë mbajtur me mjekim të detyruar në spitalin e burgut në Tiranë në mungesë të një spitali të posaçëm për trajtimin e personave të sëmurë mendërisht, për të cilët gjykatat urdhërojnë mjekim të detyruar.

Gjykata në mënyrë unanime deklaroi se ka gjetur “një dhunim të nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor apo degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve të papërshtatshme të jetesës në spitalin e burgut ku z. Strazimiri është mbajtur i ndaluar nën kujdes të pamjaftueshëm psikiatrik, dhe dhunim të nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri/e drejta për të ndalim të ligjshëm të vendosur shpejt nga një gjykatë), në veçanti për shkak të heqjes së vazhdueshme të lirisë së tij në një burg dhe jo në një institucion mjekësor për shkak se apeli i tij ndaj masës së ndalimit ka mbetur në pritje në Gjykatën e Lartë që nga viti 2016,” shkroi gjykata në një njoftim për shtyp të Martën.

Gjykata vëren gjithashtu se ka një dështim të gjatë të autoriteteve shqiptare për ndërtimin e një institucioni mjekësor për trajtimin e personave me sëmundje mendore të cilëve u është kufizuar liria me urdhër gjykate që kërkon mjekim të detyruar.

“Kjo është në thyerje të detyrimeve statutore vendëse dhe tregon për një problem strukturor,” thuhet në njoftim. Shqipëria urdhërohet që të krijojë institucionet e përshtatshme për këtë problem dhe të sigurohet që ankuesi të marrë psikoterapi dhe jo vetëm ilaçe.

Arben Strazimiri është arrestuar në vitin 2008 për tentativë vrasjeje me paramendim por Gjykata e Tiranës ka shpallur se ai nuk mund të mbahej përgjegjës penalisht për shkak se vuan nga skizofrenia paranojake dhe për rrjehdojë urdhëroi mjekim të detyruar në një institucion mjekësor. Ai u dërgua fillimisht në Burgun e Krujës dhe më pas në spitalin e burgut në Tiranë që nga viti 2011.

Gjykatat gjetën në vijimësi se ai përbën rrezik për veten dhe të tjetër dhe urdhëruan vijimin e trajtimit të tij mjekësor të detyruar.

Por Strazimiri sfidoi në gjykatë urdhërin e ndalimit më 2014 duke argumentuar se ai nuk ishte as i dënuar dhe as i arrestuar në pritje të gjykimit dhe se mbajtja e tij në një institucion penal ishte në shkelje të ligjit pasi ai duhej të mbahej në një institucion mjekësor, siç urdhërohet nga gjykatat. Ankesat e tij u hodhën poshtë nga gjykatat e faktit dhe apelit ndërsa rekursi në Gjykatën e Lartë ka qenë në pritje që nga viti 2016.

Gjykatat argumentuan se deri sa Shqipëria të ndërtojë një spital të specializuar për trajtimin e këtyre rasteve, nuk binte në kundërshtim me ligjin vendosja e tyre në një pavion të veçantë në Spitalin e Burgut në Tiranë.

Gjykata vërejti se edhe spitali i burgut ka kushte degraduese për shkak se është në gjendje të rrënuar dhe nuk ka ngrohje qendrore. Por edhe cilësia e kujdesit mjekësor në burg u kritikua.

“Gjykata nuk u bind [për argumentin] se ai ka marrë trajtim të përshtatshëm psikiatrik. Trajtimi i tij mbështetej në përgjithësi në ilaçe psikotropike dhe ka pasur vetëm një psikiatrist për 84 pacientë në Spitalin e Burgut në Tiranë,” thuhet në njoftim.

Në përfundim, Shqipëria u dënua të dëmshpërblejë ankuesin me 15 mijë euro si dhe të mbulojë 2,500 euro shpenzime gjyqësore./birn

Shqipëri, ankand për ndërtimin e një parku të madh fotovoltaik

Në Shqipëri, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi të hënën hapjen e Ankandit Ndërkombëtar për ndërtimin e një Parku energjetik fotovoltaik me një kapacitet prej 140 megawat. Parku do të shtrihet në kufirin mes Divjakës dhe Fierit në një sipërfaqe prej 198 hektarësh. Ministrja Belinda Balluku shpjegoi se bëhet fjalë për parkun më të madh në vend të prodhimit të energjisë nga dielli. Nga i gjithë prodhimi, kompania fituese do të mund të shesë në treg të lirë 70 megawat, ndërsa 70 megawat të tjera, që do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, për 15 vite, do të jenë me çmim të rregulluar. Praktikisht pjesë e ankandit është çmimi tavan prej çmimi prej 55 Euro për megawat. Pra fituesi i ankandit do të jetë ai që do të ofrojë për çmimin e rregulluar ofertën më të ulët.

Investimi i parashikuar është rreth 100 milion euro. Sipas ministres Balluku “procedura dhe zona e përzgjedhur siguron një investim, i cili i kthehet shpejt investitorit, por nga ana tjetër duke i garantuar shtetit shqiptar një prodhim vendas me çmime të ulëta deri në 70 megavat”. Sa i përket territorit, ministrja shpjegoi se është në një sipërfaqe të sheshtë dhe një ndër tre zonat që kanë intensitetin më të lartë të rrezeve të diellit. Ndërkohë që për procedurat, ato parashikojnë zgjidhjen paraprake të disa hallkave. Pjesë e dokumentacionit të ankandit është Leja mjedisore, Leja e zhvillimit të projektit, apo dhe kontrata që do të lidhet me OSSHE-në për çmimin e rregulluar.

Ankandi do të qëndrojë i hapur për 54 ditë dhe mbyllet më 16 Mars. Më pas, për një periudhë 21 ditore do të bëhet vlerësimi i dokumentacionit dhe më 6 prill do të hapen ofertat financiare dhe do të shpallet fituesi. Ndërsa për një periudhë një mujore, deri më 8 maj do të duhet të përmbyllet negocimi i kontratës.

Një garë të ngjashme autoritetet shqiptare hapën dhe në vitin 2018, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Akërni të Vlorës, me një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MË dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MW (100 MW në total), të cilat do të ishin lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë. Më 11 nëntor ministria e e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur “përfundimin me sukses të procedurës të hapur konkuruese për përzgjedhjen e ofertuesit”, siç saktësonte njoftimi zyrtar.

Nga 6 kompani që kishin paraqitur ofertat në fazën finale, u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit, oferta që u vlerësua me më shumë pikë “si kombinim i besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencës së ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara, ishte oferta e paraqitur nga bashkimi i shoqërive India Poëer Corporation ltd e rregjistruar në Indi, Mininig Resources FZE, e rregjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Midami Limited, e rregjistruar në Hong Kong”.

Konsorciumi fitues la pas kompani ndërkombëtare dhe me emër në tregun botëror të energjisë. Por ministria shpjegoi në atë kohë se “kompania lider e konsorciumit India Poëer Coporation LTd, është një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MË, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjise termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi Kanoria Foundation, një konglomerat ekonomik indian me një portofol asetesh prej 15 Miliardë USD, duke krijuar besueshmërine e nevojshme për përmbushjen e këtij projekti”. Ndërkohë për dy partnerët e tjerë ishte e pamundur që të gjeje informacion, se çfarë ato përfaqësonin.

Në fakt, nga momenti i shpalljes së fituesit, për këtë proces nuk u dëgjua më asgjë. Mësohet se ministria firmosi dhe kontratën me koncorcumin Indian, por ndërsa ka kaluar më shumë se 1 vit, projekti as që ka nisur të zbatohet, dhe fati i tij mbetet tërësisht i paqartë. zëri i amerikës

Haradinajn nuk e ndalon as padia: Edi Rama u angazhua në ndarje të Kosovës

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka paditur për shpifje, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të deklarojë se Rama ishte i angazhuar për ta ndarë Kosovën, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Kryeministri në detyrë thotë se projektii cili sipas disa liderëve ballkanikë do të sillte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ishte i iniciuar nga Rama.

“Ka qenë i angazhuar KM Rama, në projektin që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj thotë se kjo ka nisur nga komunikimi i rregullt i Ramës me Vuciqin dhe takimet mes tyre.

“Duke pasur një komunikim të rregullt me kryetarin e Serbisë dhe nga vizitat që bënte, mendoj që nga atëherë do , me të cilën Kosova do të paguante një çmim të madh”, thotë Haradinaj.

“Kryeministri Edi Rama ka qenë i kyçur që nga inicimi i kësaj mënyrë të të marrunit vesh mes Serbisë dhe Kosovës” .

Tiranë – ekspertët: Ekonomia shqiptare përballë vështirësive të mëdha (video)

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thelloi varfërinë ekzistuese dhe devijoi një pjesë të fondeve buxhetore.

Por ata vlerësojnë se edhe para tërmetit ekonomia kishte një seri problemesh si borxhet e mëdha dhe mungesat e investimeve të huaja.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rishikimi i buxhetit të shtetit edhe nën ndikimin e pasojave të tërmetit tregon vetvetiu profilin që pritet të ketë ekonomia e Shqipërisë gjatë këtij viti.

Sivjet mbyllen dy projektet e mëdha investuese rrjeti i gazit TAP dhe kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Devoll dhe nuk ka më investime të mëdha direkte me rëndësi në Shqipëri.

Studiuesi i njohur i ekonomisë shqiptare, dr. Adrian Civici, thotë se “ekonomia do të mbizotërohet nga beteja me varfërinë dhe tërmetin, ndërsa ritmet e rritjes pritet të bien më tej se parashikimet”.

Studiuesit mendojnë se ekonomia shqiptare nuk lë vend për optimizëm në ndonjë fushë, por disa elemente strukturorë janë për tu shqetësuar, si rritja ekonomike jocilësore dhe minimale e jogjithëpërfshirëse, pakësimin e importeve dhe eksporteve, pra thellimi i deficitit tregtar, ndërkohë që gjithçka do të ndikohet nga thellimi i krizës dhe varfërisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ekonomia shqiptare, sipas tyre, është e vogël dhe e paqëndrueshme, dhe ajo ndikohet menjëherë nga ngjarje si përmbytjet dhe tërmetet, grindjet politike, apo qoftë edhe këmbimet e mallrave dhe valutave në tregjet botërore.

Ndërkohë, mungojnë investimet e huaja dhe punësimet e mëdha, konsumi në familjet shqiptare është në kufijtë e mbijetesës.

Eksperti i ekonomisë, dr. Selami Xhepa, thotë se “Shqipëria gjatë vitit 2020 duhet të shfrytëzojë më mirë burimet e saj të brendshme dhe të mos mbajë shpresa të mëdha tek donacionet si ndihmë për tërmetin apo projekte europiane zhvillimi”.

Sipas studiuesve të ekonomisë shqiptare është nevojë urgjente ristrukturimi i investimeve të huaja direkte, me kapitale më cilësore dhe duhet hequr dorë nga vetëkënaqësia e shifrave formale në letër, sepse ato janë larg realitetit.

Ata këmbëngulin se Shqipëria nuk duhet të mbështesë shpresat tek konferenca e donatorëve për tërmetin apo programe që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, por duhet të vërë në lëvizje energjitë e brendshme, duke u bërë më konkurruese në rajon për të tërhequr investime të huaja.

Studiuesit theksuan se Banka Botërore dhe institucone të tjera financiare ndërkombëtare kanë parashikuar një ngadalësim të rritjes ekonomike për këtë vit, ndërsa pagesat për ndërtim banesash për të pastrehët nga tërmeti janë pjesë e zbutjes së varfërisë së thelluar por jo e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që shtete fqinje kanë ecur shumë përpara sa i takon rritjes së konkurrueshmërisë, uljes së taksave për prodhuesit dhe subvencionimit në ekonomitë vendase.

Pajtim Aga duhet të ishte në burg për 320 gram drogë: Si e liroi gjykata

Pajtim Aga duhet të ishte duke vuajtur dënimin me 5 vite burg, të dhënë në vitin 2016 pasi u kap me 320 gramë kokainë.



Por vëllai i Robert Agës, shefi i policisë rrugore të shkarkuar dy ditë më parë, kishte arritur të fitonte lirinë, deri pak ditë më parë, kur gjatë një operacioni anti-drogë, u prangos si pjesë e një grupi që merrej me tregtinë kanabisit.

Arsyetimet e palës mbrojtëse se pse Pajtim Aga duhej të lihej i lirë pasi u kap me 320 gram kokainë – që është një drogë e fortë dhe tepër e kushtueshme – sasi kjo që e tejkalon atë që mund të quhet “përdorim personal”, janë sa qesharake, aq edhe shokuese për faktin se gjykata i mori parasysh duke vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg që u konvertua në 5 vite prove.

Në Gjykatën e Kurbinit, me me relatore Marçela Shehun, Pajtim Aga pranoi fajin duke kërkuar gjykim të shkurtuar si dhe “shprehu pendim të thellë”. Ai tha se më parë kishte kaluar dy parainfarkte në dhomat e paraburgimit, dhe kushtet aty i ndikonin për keq në stilin e jetesës.

Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, deklaratë më suprizuese është ajo se “mjekët i kishin rekomanduar përdorimin e kokainës si qetësues për sëmundjen e migrenës”.

Në fund gjykata vendosi që Pajtim Aga nuk duhet të bëjë burg. Vendim i formës së prerë ky pasi nuk u apelua.

Pajtim Aga është cilësuar si “koka” e grupit kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve të kapur ditët e fundit me 30 kg kanabis në formë çokollate. Të arrestuarit janë ndaluar respektivisht në Tiranë, në Durrës, në Fier dhe në Gjirokastër, ndërsa po punohet dhe për kapjen e disa personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”, ja arsyet e gjykatës

Sardian Sulejmani, një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”, është liruar nga burgu, nga gjyqtari Piro Sota,  në Gjykatën e Fierit.



Bëhet me dije se, Sulejmani është lënë i lirë që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata i ka falur rreth  5 vite burg për sjellje të mirë dhe arsye të tjera.

ARSYETIMI PSE GJYKATA E LIROI

Gjykata ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm për arsyet e mëposhtme:

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital.

Rikujtojmë se, vetëm disa ditë më parë u lirua nga burgu dhe ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, Endrit Dokle. Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm, po fitoi lirinë falë vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, në Gjykatë e Krujës.

Familja nuk pranon homazhe publike për Aktorin e njohur Xhevdet Feri – Vajza Bora Feri një prononcim në rrjetin social

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket çeshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

Bora Feri

EMRI- U arrestua dje për trafik droge, kush është vëllai i shefit të Policisë që doli edhe në përgjimet e Bild

Një operacion antidrogë u zhvillua mbrëmë në Tiranë nga policia e kryeqytetit, Durrësit, Fierit, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona. Mes të arrestuarve është edhe Pajtim Aga, vëllai i shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe në vitin 2016 , pasi u kap me kokainë. Ndërsa drejtuesi i policisë Pajtim Aga është akuzuar nga opozita se është i lidhur me trafikant droge. Robert Aga është kallëzuar nga PD për blerje votash në zgjedhjet lokale në Dibër, ndërsa ka pasur akuza edhe se zotëron parcela kanabisi në Dibër.

Emri i Robert Agës u përfol tepër në vitin që kaloi, për shkak se emri i tij doli edhe në përgjimet e gazetës gjermane BILD, për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s. Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari yt”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme. Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze djalin Mateon 21 vjeç u zhduk pa lënë gjurmë në Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Operacioni i djeshëm i policisë, arrestohen 7 persona nga disa qytete të Shqipërisë. Sekuestrohen 32 kg kanabis çokollatë

Policia e Shtetit ka arrestuar dje 7 persona dhe ka sekuestruar 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
  2. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

  1. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.
  2. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.
  3. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
  4. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Mustafaj: Marrëveshja nuk do të prodhojë zgjedhje të parakohshme apo ndryshim të sistemit

Ish- ministri i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka komentuar tryezën për Reformën Zgjedhore duke thënë se opozita e arriti një qëllim, të nxjerrë mazhorancën nga parlamenti dhe pse Rama nuk e donte këtë bashkëpunim.

Nga ana tjetër ai ka thënë se nuk sheh vullnet apo kontekst politik për zgjedhjet të parakohshme, ashtu siç përfaqësues të opozitës kanë deklaruar këto ditë.

Mustafaj shprehet gjithashtu se Shqipërisë i duhen ‘Listat e Hapura’, pasi ka përmendur se me këtë sistem zgjedhor disa deputetë nuk bëjnë fushatë se janë të fituar, disa të tjerë nuk bëjnë fushatë se janë të humbur. Po ashtu ai përmend dhe një rast kur PD nuk mbushte dot listat për shkak të moskonkurrencës.

“Të them të drejtën, jam idhtar i marrëveshjeve. Në demokraci nuk zgjidhen gjërat në mënyrë të tjera pa marrëveshje. Edhe në situata ekstreme sic ndodhi në Shqipër. Pas ikjes së opozitës nga parlamenti. Jam idhtar i pjesëmarrjes së PD në reformat kryesore të vendit, një nga të cilat dhe Zgjedhorja. Kjo marrëveshje është e inkuadruar lidhur me vetëm pjesëmarrjen e opozitës.

Është arritur një qëllim, dashje pa dashje e mazhorancës pavarësisht dëshirave të Ramës që nuk e ka dashur bashkëpunimin me opozitën. Opozita e nxorri problemin nga parlamenti që me një pseudo- opozitë mazhoranca donte të mbante parlamentin në këmbë.

Kam pritur një përmbysje të madhe të ligjit zgjedhor dhe kuadrit ligjor që nevojitet për zgjedhjet. Kam pritur që të ndryshojë sistemi dhe të ndërtohet një kuadër ligjor për një sistem. Opinioni publik e ka humbur besimin tek sistemi. Votuesit apo masa e kanë humbur besimin.

Kam biseduar me Bashën, për pritshmëritë që ka ai për sistemin. Ai nuk ka qenë për ndryshimin e sistemit . Argumentat e tij kanë qenë disa, si nuk mund të inkuadrojmë të rinjtë në parlament.

Rama ka thënë që pa këtë sistem nuk do të kishim prani të femrave në parlament,. Janë argumenta shumë të ngjashëm. Nuk pres gjëra shumë të mëdha. Sistemi nuk do të ndryshojë. Mesazhet që mora përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të sistemit.

Mund t;ju them një gjë me bindje se cdo ligj nga ai i 1991, nëse nuk deformohet dhe përdoret në mënyrë të barabartë nuk prodhon manipulim. Nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Ka ligj që e ul përfaqësinë e disa grupeve, të gjitha defektet e ligjeve për zgjedhjet janë të forcave politike që i kanë zbatuar. Ndryshimi i sistemit do e rriste besueshmërinë. Që në 2008 e kam thënë që duhet një sistem me lista të hapura. Që t’i japë mundësinë gjithë deputetëve. Tirana ka 33- 34 deputetë. 12 të parët e PD përjashto kryetarin e kanë të garantuar që e kanë të fituar, nuk bëjnë fushatë. 15 të fundit e kanë të sigurtë që nuk bëjnë fushatë pasi nuk fitojnë dot.

Me lista të hapura 34 deputetët garojnë të gjithë se kanë mundësitë. Unë jam i bindur se një listë e hapur nuk është e rrezikshme. Nuk ka asnjë bandit në Shqipëri që të jetë kombëtar. P.sh., Mark Frroku mund të fitojë në Pukë por në asnjë rreth tjetër s’fiton dot.

Marrin pjesë në garë por jo në fitore. Pra listat e hapura i bëjnë kandidatët jo disa të nënës e disa të njerkës.

PD nuk gjente një kohë kandidatë për të mbushur listat.

Ka një marrëveshje, ka një kuadër mes PD- PS. Kemi një deklarim të pavarur nga njëri- tjetri, që s’duan sistem tjetër. Pra, s’ka nevojë për marrëveshje, që në 2008 u bë një marrëveshje Rama- Berisha për të fuqizuar njëri- tjetrin.

I kam lexuar sugjerimet e ODIHR, janë teknikalitete periferike, nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Pra të dyja partitë nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Nuk shoh kontekst dhe vullnet politik që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe nëse Kushtetuesja rrëzon 30 qershorin, nuk më duket se ka kontekst dhe vullnet të bëhen zgjedhje të parakohshme. Nëse bie 30 qershori, atëhere do të bëhen brenda 45 ditëve.

Mund të ketë dhe zgjedhje të pjesshme pasi kryebashkiakët e mazhorancës po bien një nga një. Mazhoranca kërkon të kompensojë mungesën e opinionit publik prej shkeljes së ligjit. Ekonomia është shumë keq, tendenca për të braktisur vendin është e madhe dhe mazhoranca nuk po ia del.

Qeveria s’mund të rrëzohet me puç por nëpërmjet zgjedhjeve. Depolitizim? Ku do i gjesh ata njerëz. Ekuilibrat politikë këtu janë më të mundshëm për të penguar njëri- tjetrin. Kë depolitizim ka bërë mazhoranca. Unë të isha nuk do e pranoja. Në të gjithë botën i bën Ministria e Brendshme. Kërkush në Francë apo Gjermani nuk thotë që Ministria e Brendshme punon që të fitojë qeveria në zgjedhje. Ne nuk kemi një trupë policie që nuk e bën dot.’’- tha Besnik Mustafaj.

Gazment Bardhi akuza të forta: Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës

TIRANË

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës.

Sipas tij, Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

“Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, u shpreh Bardhi.

DEKLARATA E PLOTË
Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin.
Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës.

Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.
E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

Ndahet nga jeta Viktor Kalemi, përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit

Mbrëmë në mesnatë ka mbyllur sytë një tjetër mendje e ndritur, Viktor Kalemi.

Kalemi është përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit.

Kalemi ka përkthyer ‘Shtëpinë e Shpirtrave’ të Isabel Alendes, apo kryeveprën “Ema Bovari” të Gustav Floberit.

Ai ishte përkthyes i më shumë se 17 veprave të njohura për shqiptarët.

Ai ka patur edhe një karrierë të gjatë edhe si diplomat dhe vitet e fundit të jetës i ka kaluar jashtë vendit.

Viktor Kalemi ishte një pasardhës i denjë i familjes Kalemi nga Mashkullora e Gjirokastrës.

Ndahet nga jeta David Luka, studiuesi që la pas 10 vëllime pa botuar

Intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka është ndarë nga jeta të hënën dhe është përcjellë dje për në banesën e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh. David Luka, një personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.
Prof. Dr. David Luka i lindur më 15 maj 1935, kreu shkollën pedagogjike n¸ Shkodër e më pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh¸-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas më se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.



Lisandri Kola ka shkruar ditën e martë se ai ishte “studiues serioz e i themeltë në lamin e gjuhësisë shqipe, në disa disiplina të ndryshme ku kontributi i tij i vyem njeh 20 vëllime të botueme, disa tekste universitare, e nji përmbledhje prej 10 vëllimesh¯në dijeninë time¯që ka mbetë në proces. Humbja e Tij nuk asht dhimbje vetëm e familjarëve, por e kolegëve, miqve dhe e krejt Shqipnisë. E kësaj të fundit ndoshta edhe ma shumë sepse Ai i kushtoi krejt mundin e jetën e tij intelektuale, në etapa të vështira të Tij historike, sikundërse e ka shprehë sa herash në publikimet e tij”.
Kola shtonte se ndihmesa shkencore e Prof. Lukës “mbulon pjesën ma të madhe të problematikave të kësaj fushe (të gjuhësisë shqipe pra), që kanë rrjedhë e janë kanalizue në ujnat komuniste e neokomuniste në Shqipni. I ftohtë, skrupuloz e i ashpër në shumicën e argumenteve a debateve shkencore, që në anën tjetër kanë sjellë edhe paradoksin shqiptar që mund të kishte nji intelektual i kalibrit të Tij: me u skajue e lanë në hije”. Modestisht, shtonte Kola, mundem me thanë se kjo ndiesi për Të nuk ka qenë e re, sepse Ai ishte rrâ (si nji pjesë tjetër) me ‘internime’ intelektuale nëpër fshatna të thellë, a gjysë të thellë të Shqipnisë. “Ndërkohë që debatet shkencore e artikujt e Tij, botoheshin aty ky botonin Çabej e tjerë. Shkencërisht, gjykoj, se ka ditë në naltësinë e duhun me e ba kalimin e interpretimeve të çêshtjes ma akute sot për sot: gjuhë standarde vs. gegënishte. Do nuk janë as nuk pajtohen me përfundimet e Tij, do të tjerë janë neutralë si shumica e gjuhëtarëve shqiptarë, e do të tjerë mendojnë se afirmimi i gegënishtes në veprat e Tij nuk asht ba ma shumë se te asnji gjuhëtar shqiptar”, shprehej mes të tjerash Kola për studiuesin David Luka.

“Një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar”, Basha reagon për padinë e Ramës ndaj Haradinajt

Pasi kryeministri Edi Rama paditi homologun e tij të Kosovës, Ramush Haradinaj për shpifje, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri demokrat e cilësoi vendimin e Ramës për të kallëzuar Haradinajn një turp të pakapërdijshëm. Sipas Bashës, ky është një akt i ulët që turpëron të gjithë shqiptarët, ndërsa sipas tij Rama meriton refuzimin dhe revoltën legjitime.



Kreu i qeverisë shqiptare ka depozituar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi prej 30 faqesh për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje për shkak të deklaratave të tij për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Rama kërkon kompensim dëmi dhe përgënjeshtrim nga Haradinaj.

REAGIMI I BASHËS

‪Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Shqipëria, dy diplomatë iranianë, “persona të padëshiruar”

Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Sipas tij të dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan zoti Cakaj.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. zëri i amerikës

Veliaj nuk heq dorë nga teatri: Do e ndërtojmë, se është amaneti i Kadri Roshit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në Kashar gjatë ditës së martë për të inspektuar punimet në Bulevardin e sapondërtuar, të quajtur “Migjeni”. Në fjalën e tij, Veliaj ai është marrë sërish me kundërshtarët; si me banorët e zonës së Astirit për protestat e tyre edhe me ata që ruajnë Teatrin Kombëtar 24 orë.
Ai është shprehur se ndërtimi i një Teatrit Kombëtar është amaneti që ka lënë aktori i njohur dhe kolosi i skenës, Kadri Roshi.


Veliaj, teksa bëri të ditur se krahas bulevardit të ri, banorët kanë edhe një rrugë të re që mban emrin e ikonës së artit, “Kadri Roshi”.
Ai siguroi se amaneti i aktorit të madh për një teatër të ri do të bëhet realitet dhe Tirana do të ketë m’u në zemër të saj një godinë të re. “Amaneti i Kadri Roshit ishte një teatër i ri. Të ketë një teatër të ri ku nuk plevitosemi, ku nuk shkojmë me batanije në shfaqje, ku nuk punojmë në një mullar kashte me shkrepëse të presuara, siç bëhej teatër para 100 viteve. Tirana në 100 vjetorin e saj do të fillojë punën për Teatrin e ri. Ndaj, jo vetëm një emër i nderuar si Migjeni për Bulevardin e ri të Kasharit, por edhe një emër i nderuar për rrugën Kadri Roshi, të cilit do i mbahet amaneti deri në fund për Teatrin e ri Kombëtar m’u në zemër të qytetit të Tiranës, siç i ka hije një kryeqyteti që tani bëhet 100 vjeç”, tha Veliaj.