Diaspora në përfundim të protestës ka lënë edhe një mesazh në bulevard ku shkruan: “With love diaspora”. gsh



Diaspora në përfundim të protestës ka lënë edhe një mesazh në bulevard ku shkruan: “With love diaspora”. gsh



Leoni XIV i dërgoi një mesazh kardinalit nëntëdhjetë e shtatë vjeçar i cili dje, e premte 31 korrik, kryesoi eukaristinë në kampin e të burgosurve të Spaçit, në Shqipëri, për kujtim të atyre që vuajtën a e humbën jetën atje. Gjatë regjimit komunist, kardinali Simoni e vuajti pjesën më të madhe të dënimit të tij me 18 vjet punë të detyruar, duke e kremtuar Meshën në mënyrë klandestine
Vatican News
“Asnjë zinxhir nuk është aq i fortë sa për të burgosur ndërgjegjen e ndriçuar nga Ungjilli, e asnjë natë nuk është aq e gjatë, sa për të penguar agimin që Zoti përgatit për bijtë e Tij, e asnjë burg nuk është aq i thellë, sa ta ndajë njeriun nga dashuria e Zotit”.
Kështu e kujton Leoni XIV letrën e Shën Palit Apostull drejtuar Romakëve (8:35-39) në një mesazh dërguar Kardinalit shqiptar Ernest Simonit dhe të gjithë atyre që morën pjesë në kremtimin eukaristik të kryesuar nga kardinali dje në mëngjes, të premten, më 31 korrik, në ish-kampin e të burgosurve të Spaçit, në kujtim të atyre që vuajtën atje, a humbën jetën.
“Ai vend, i ngulitur në kujtesën e popullit” të Shqipërisë, “mbetet një nga faqet më të dhimbshme në historinë e tij. Spaçi ishte vend ku shumë veta mbajtën kryqin e rëndë të padrejtësisë”, i shkruan Papa kardinalit në tekstin e lexuar në fund të Meshës. Papa, më pas, kujton se si “gjaku i atyre që vuajtën dhe vdiqën në ato male” “e vaditi atë tokë, duke e bërë dëshmi të heshtur besnikërie, guximi, shprese”.
Kardinali Ernest Simoni
Simoni, nëntëdhjetë e shtatë vjeç, u kthye në kamp ku kaloi pjesën më të madhe të 18 viteve të burgimit “për të kremtuar Flijimin e Krishtit që e shndërroi Kryqin nga shenjë vdekjeje – në premtim jete”, shkruan në vijim Papa. Kardinali shqiptar e jetoi me të vërtetë fytyrën e persekutimit nga ana e regjimit komunist, që e kishte dënuar me vdekje si armik të popullit, dënim që më vonë u ndryshua në burgim ndër kampe të ndryshme përqendrimi dhe punë të detyruar.
“Gjatë burgimit, duke rrezikuar përherë jetën time, kremtova Meshën në latinisht përmendësh, ashtu siç dëgjoja rrëfimet dhe shpërndaja kungimin fshehurazi”, tregoi Kardinali, i cili gatuante brumin e miellit në soba të improvizuara dhe përdorte rrush të shtrydhur. “Nëse do të më kishin gjetur, do të më kishin varur menjëherë”, shtoi ai. Gjatë Meshës së djeshme, u tregoi të pranishmëve kaskën që mbante si prift i ri, kur zbriste në minierë.
Kardinali Simoni me Ipeshkvin e Rrëshenit Gjergj Meta (kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë), gjatë kremtimit, duke treguar kaskën që mbante kur zbriste në minierë
E kush e di, komenton Leoni XIV në mesazhin e tij, duke kujtuar ngjarjet e kohës, “sa lutje u naltuan në Parajsë nga ai vend! Sa lutje u pëshpëritën në zemër! Sa fytyra, të dërmuara nga mundi dhe privimi, ia besuan Zotit shpresën e tyre të fundit!”.
Për secilën prej atyre fytyrave, shpesh të varrosura në vende anonime, ku askush nuk mund t’i vajtonte ose të vendoste një lule, Papa u bashkua në lutje, në mënyrë që “kujtimi i tyre të mbetet i gjallë dhe të jetë për brezat e rinj kujtesë e vazhdueshme e dinjitetit të paprekshëm të personit njerëzor, vlerës së lirisë dhe angazhimit për paqen”.
Sot, më 31 korrik 2026, u kremtua Mesha e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, të cilën e udhëhoqi Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni (Troshani).
Falënderojmë Zotin! Kemi përjetuar emocione të forta gjatë gjithë kremtimit, duke kujtuar vuajtjen, dhembjet, torturat dhe vrasjen e të dënuarve me burg e me punë të detyruar në Spaç. Njëri prej të mbijetuarve të atij ferri është kardinali ynë, i cili sot u kthye për t’i dhënë lavdi Zotit dhe për të përcjellë mesazhin e Tij të dashurisë e paqes; për të shpërndarë Fjalën e Tij; për të dëshmuar forcën e Tij, që i lartëson të përvujtët dhe i shpërblen ata që heqin keq për Të deri në fund; për t’u lutur për të gjithë të pranishmit në meshë, sikurse edhe për mbarë botën, në veçanti për të mbijetuarit e ish-burgut të Spaçit dhe për shpirtrat e atyre që kanë vdekur atje. Eminenca e Tij është jo vetëm dëshmi qëndrese e martirizimi, po edhe mëshire e faljeje hyjnore, duke ofruar për gjithkënd paqen e Zotit, shpresën e Zotit, dashurinë e Zotit.
E falënderojmë dom Ernestin me mirënjohje të thellë që ka sfiduar të gjitha vështirësitë e pamundësitë dhe ka ardhur për të na dhënë momente shëlbimi shpirtëror!
Falënderojmë shumë edhe të gjithë njerëzit vullnetmirë që janë angazhuar dhe kanë punuar për ta bërë të mundur ardhjen e kardinalit në ish-burgun e Spaçit!
Falënderojmë shumë të gjithë meshtarët e pranishëm, të ardhur edhe prej dioqezave të tjera e shteteve të tjera!
E sigurisht, falënderojmë përzemërsisht të gjithë njerëzit që na u bashkuan në lutje, të shumtë, në nder e lavd të Krishtit! Sikurse edhe për respektin, vlerësimin dhe dashamirësinë e madhe e të vazhdueshme ndaj kardinalit tonë, dom Ernestit!
Të vazhdojmë të lutemi, sipas shembullit të kardinalit tonë, duke thënë si ai:
“O Zot, mos lejo që urrejtja të zeje vend në zemrat tona!
Na jep forcën me falë, edhe kur plagët janë të thella.
Na mëso me qëndrue në të vërtetën, pa frikë,
me i dashtë edhe ata që na përndjekin
dhe ban që t’mos e humbim kurrë shpresën,
sepse drita jote asht ma e fortë se çdo errësinë.”
Qoftë lëvdue Krishti!
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka kritikuar qeverinë për planet e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, në një kohë kur në Zubin Potok janë gjetur ditët e fundit varre masive të viktimave të luftës së Kosovës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se gjatë kërkimeve dhe bastisjeve në zonë janë gjetur edhe armatim, si dhe është arrestuar një person që kishte qenë anëtar i Armatës Jugosllave.
“Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?! Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaruar hiç”, shkruan ajo.
Deputetja thekson se qeveria flet për parime diplomacie, marrëdhënie bilaterale, përfitime ekonomike dhe ka harruar realitetin e një populli të masakruar.
Po ashtu, ajo ka bërë me dije se ditën e diel, më 2 gusht, në Shkodër do të nisin protesta kundër hapjes së konsullatës serbe.
Marjana Koçeku: Para dy ditësh filluen gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. Dyshohet për nji varrezë masive me 23 intelektualë të vramë nga forcat serbe, ndërsa deri më tash janë gjetë trupat e 6 prej tyne. Dje, gjatë bastisjeve, u gjet edhe armatim, si dhe u arrestue nji person që kishte qenë anëtar i Armatës Jugosllave.
Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?! Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaru hiç.
Flitet për parime diplomacie, marrëdhanie bilaterale, përfitime ekonomike por harrojnë ma të randësishmen: realitetin e nji populli të masakruem. Të dielën pritet të nisin protestat në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe. Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë.
Ndërkohë që shteti shqiptar flet për konsullatë e fqinjësi të mirë me Serbinë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive trupash të vramë edhe tash mbas 25 e kusur vitesh. gsh
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili kishte ngritur më herët pyetje nëse “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me Koçekun, dispononte certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se familja e saj prej tre brezash jeton në atë zonë pa dokumente pronësie.
Më tej ajo ka pyetur me ironi deputetin nëse për këtë situatë është përgjegjës mungesa e vullnetit prindërve të saj dhe banorëve të atyre zonave apo e vetë shtetit për të zgjidhur problematikat e pronësisë.
“Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente. Që nga Ramiz Alia, te Shaban Tapia e sot te Erjon Llafia.
Pra, më thuaj ti mua: a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit? Ma shpjego ti mua, që e ke në legjislaturë pothuajse aq sa unë kam vite jetë“, u shpreh Koçeku.
Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftaraj, i njohur si “Cekja i Beratit”, është përfshire në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër- Tepelene, pranë kthesës së fshatit Hormovë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte Myftaraj eshtë përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, një klerik bektashian.
Për fat të mirë të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore e Gjirokastrës, e cila po heton rrethanat e ngjarjes. Panorama
Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me debatet për reformën e re territoriale, duke deklaruar se kundërshtimet që po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka dhe Prrenjasi dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për pakënaqësi të izoluara. Protesta masive janë zhvilluar në Poliçan e Prrenjas, ndërsa në Klos administrata e bashkisë bojkotoi punën. Edhe në Divjakë banorët kanë kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjen.
Sipas deputetit demokrat, ndryshimet e propozuara nga mazhoranca për hartën e re territoriale, duke shkrirë 15 bashki, rrezikojnë ta fusin Shqipërinë në një krizë të thellë institucionale dhe sociale, ndërsa thekson se, nëse nuk reflektohet, qytetarëve nuk do t’u mbetet rrugë tjetër veç protestës.
Reagimi i plotë
Protesta si zgjidhje per reformen territoriale!
Ajo që Partia Socialiste po e paraqet si reformë territoriale nuk duhet të jetë një ushtrim për vizatimin e kufijve në hartë, por një reformë e vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë vendore.
Pushteti vendor ekziston për të afruar shtetin me qytetarin, jo për ta larguar atë. Çdo ndryshim i hartës administrative duhet të ketë si pikënisje përfaqësimin, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin e komuniteteve, jo interesa të momentit apo llogari elektorale. Reformat e PS dhe te Edi Ramës lene shumicen e shqiptarve pamperfaqesim, ato bazohem mbi hilen dhe jo zhvillimin!
Nuk është rastësi që kundërshtimet po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka, Prrenjasi dhe nga bashki të tjera ku qytetarët po shprehin shqetësimin se po humbasin zërin dhe identitetin e tyre institucional. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një pakënaqësi të izoluar, por me një debat që prek vetë mënyrën se si organizohet shteti.
Shqipëria ka një antropologji kulturore të veçantë. Identiteti krahinor, historia, traditat dhe lidhja e njerëzve me vendlindjen janë ende shumë të forta. Pikërisht për këtë arsye, vendi ynë ka nevojë për njësi vendore funksionale, më pranë qytetarëve dhe më të afta për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, jo për bashki gjithnjë e më të mëdha që rrezikojnë të zbehin përfaqësimin. Modeli që propozon PD është afer ketij realiteti!
Një reformë territoriale nuk mund të matet vetëm me numrin e bashkive. Ajo duhet të matet me aftësinë për të garantuar demokraci vendore, pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të balancuar. Përndryshe, rrezikojmë të krijojmë struktura administrative më të mëdha, por me qytetarë gjithnjë e më larg vendimmarrjes, me abuzime, korrupsion e anarki!
Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të ndërtuar mbi kalkulime elektorale, por për një reformë që respekton historinë e komuniteteve, identitetin e tyre dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u përfaqësuar. Demokracia vendore forcohet duke afruar pushtetin me njerëzit, jo duke e përqendruar atë. Ky duhet të jetë parimi që udhëheq çdo reformë territoriale serioze. Kjo reforme e fut Shqiperinë në krize dhe le si zgjidhje vetem protesten! BW
Sapo jam njohur me propozimet tashmë zyrtare për reformën territoriale. Në atë që është publikuar zyrtarisht, Bashkia Konispol dhe Delvina ruajnë statusin e tyre si bashki, ndërsa kjo nuk ndodh me Libohovën, qytetin historik, Këlcyrën me rrënjë të thella në lashtësi, Belshin që aq shumë e kishte për zemër Sami Frashëri, Prrenjasin, Maliqin, Memaliajn, Poliçanin, Patosin, Dimalin, Cërrikun e të tjera me rradhë.
Por pyetja është: çfarë kriteresh po përdoren dhe cili është synimi? Standardet duhet të jenë të barabarta për të gjithë. Nëse disa bashki shkrihen për shkak të demografisë, funksionalitetit apo ekonomisë, atëherë përse nuk ndiqen të njëjtat kritere edhe për njësitë vendore minoritare greke? Janë dy të tilla, me numër banorësh thuajse sa një fshat i madh. Përse duhet ta ruajnë statusin e tyre? Ligjet dhe kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë… apo jo?
Në fakt, thelbi është se ndryshimi i statusit apo një reformë e re territoriale nuk është themeli i zgjidhjes, përkundrazi. Krijimi i bashkive më të mëdha nuk garanton automatikisht shërbime më të mira dhe zhvillim më të madh. Faktet kanë treguar se pas bashkimeve të mëparshme, zona të tëra kanë mbetur ende pa investime dhe larg vëmendjes… Kjo ka çuar në largim! Largim masiv, sepse shpesh mungojnë edhe shërbimet më minimale. Mund të rendis fshatra të tërë në Tiranë, ku investime nuk duken!
Fagu, Murthi, Parreti, Sheshi, Pinar, Kurth, Vrap, Mustafa-Koç, Përcëllesh, Selbë, Kus, Darshen, Pajanë, Gjysylkan, Grecë, Allgjatë, Besh, Fravesh, Pashkashesh, Vilëz, Sauqet…janë vetëm disa nga fshatrat e Tiranës që kam vizituar vitet e fundit dhe ku kam gjetur probleme të pafundme, pikërisht për shkak të mbetjes krejtësisht mënjanë punëve të Tiranës… dhe jemi në kryeqytet! Çfarë duhet të pres në zona të tjera? Do e zgjidhi rritja e bashkimi?
Reformat ndryshojnë kufijtë, por nuk ndërtojnë të ardhmen e qyteteve. Për këtë duhen projekte serioze, mbështetje konkrete dhe një vizion afatgjatë zhvillimi. Kjo mungon, këtu nis e ndërtohet ose jo e ardhmja! Ky është thelbi që nuk mund të mbulohet me ndryshimin e statusit të një bashkie! Duhet zhvillim, duhet mbështetje, duhen projekte, duhen investime serioze dhe afatgjata!
A keni menduar çfarë ndodh pasi t’i hiqet statusi si bashki Libohovës, Prrenjasit, Memaliajt, Belshit, Maliqit, Patosit, Dinalit, Selenicës, Divjakës, Poliçanit apo edhe Bashkive si Rrogozhina, Fushë Arrëzi, Klosi, Cërriku? Çfarë garancie ka që këto zona nuk do të mbeten edhe më larg vëmendjes? Të presim një reformë të re pas 10 vjetësh?
Shpendajeni sa të keni dëshirë miq! ![]()
(Nuk lejohet kopjimi i shkrimit përmes ndryshimit të titullit!)
Ish-ministri i Financave dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Malaj, ka reaguar ndaj propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një nismë me objektiva të qarta elektorale dhe jo një reformë në funksion të qeverisjes vendore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj akuzon mazhorancën se synon të thellojë centralizimin e pushtetit, të dobësojë decentralizimin dhe të largojë qytetarët nga vendimmarrja, ndërsa kërkon që çdo ndryshim territorial të bazohet në standardet e demokracisë vendore dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës.
Sipas Malajt, një reformë e mirëfilltë territoriale duhet të rrisë kompetencat dhe burimet financiare të pushtetit vendor, t’i afrojë vendimmarrjet pranë qytetarëve dhe të garantojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve lokalë. Ai argumenton se propozimi i socialistëve shkon në drejtimin e kundërt, duke përqendruar kompetencat dhe investimet në nivel qendror.
Postimi i plotë:
Kjo nuk është reformë.
Kjo është ritheksim i hartës territoriale mbështetur në objektiva të qarta elektorale.
Ky nuk është reformim.
Ky është zaptim.
Reformat nuk i bëjnë numrat, por objektivat:
(i) që thellojnë dhe garantojnë decentralizimin;
(ii) që ndalin thellimin e deficitit demokratik, që nënkupton largimin e votuesit nga përzgjedhja e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të tyre, edhe në nivel rajoni dhe komune brenda bashkive;
(iii) që largojnë banorët nga përzgjedhja e investimeve të dobishme në komunitetin e tyre dhe kundër përzgjedhjes së projekteve nga kryetarët e bashkive, qyteteve dhe komunave,
ku ka shpesh ndërhyrje korruptuese që rritin vlerën e investimeve, por nuk garantojnë zbatimin strikt të projekteve dhe aq më pak cilësinë e investimeve të kryera;
(iv) që i çojnë vendim marrjet sa më afër qytetarit;
(v) ku çdo qytetar — (dhe nuk e dimë se sa qytete janë??) — i zgjedh drejtuesit
me votë të drejtpërdrejtë dhe nuk i emëron kryetari i bashkisë sipas preferencave të tija personale.
Një reformë territoriale i rrit dhe nuk i zvogëlon apo centralizon kompetencat për çdo nivel strukture të bashkive.
Një reformë territoriale i rrit burimet financiare dhe nuk i zvogëlon ato.
Një reformë territoriale i rrit investimet për shërbimet jetike dhe nuk i përqendron ato në nivel ministrie.
Përqendrimi bëhet vetëm për të caktuar se kush do t’i bëjë tenderat dhe kush do t’i përcaktojë oligarkët qeveritarë,
ndërsa kompanitë me burime kriminale dhe mafioze deformojnë konkurrencën duke përjashtuar kompanitë vendore.
Qartësisht, çfarë mundësie ka pasur biznesi vlonjat nga investimet publike në Vlorë? Gati zero.
Sepse projektet prokurohen në Tiranë dhe fituesit duhet të jenë përzgjedhje personale qeveritare.
Pse “reformatorët e dështuar” të reformës territoriale 2014 nuk marrin parasysh asnjë analizë apo rekomandim të KiE-së?
Po synojmë një qeverisje vendore demokratike me thelb afrimin me vlerat dhe standardet e demokracisë vendore, apo :
po grabiten më shumë kompetencat,
po centralizohen shërbimet dhe funksionet bazike të bashkive tek ministrat oligarkikë dhe të oligarkëve kryeministrorë?
Ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare ditën e sotme, në lidhje me nismën më të fundit për të hapur një Konsullatë të Serbisë në Shkodër dhe një shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, shprehet Majko mes të tjerash nëpërmjet një reagimi në rrjetin social.
Gjithashtu ai vë në dukje se konsullata serbe në Shkodër dhe ajo shqiptare në Preshevë janë më shumë sesa një ironi, teksa nxjerr në pah faktin se Shqipëria do hapë konsullatë aty ku ka tokë shqiptare dhe që i takon Kosovës.
“Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti! Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…! Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!”, thotë Majko.
Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:
“Konsullatë serbe në Shkodër?!…
Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti!
Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!
Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!
Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…
Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!
Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!”. Panorama
Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me mënyrën se si qeveria shqiptare ka vepruar ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit, si edhe me legjislacionin për investimet strategjike.
Ai argumenton se këto veprime janë në kundërshtim me Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe me frymën e mbrojtjeve mjedisore të ndërtuara gjatë tre dekadave të fundit.
“Edi Rama është një politikan unik, dikush që unë e admiroj, dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Por reduktimi me 800 akra i Parkut Kombëtar të Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike, ashtu siç zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, është në kundërshtim me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, angazhimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe frymën e mbrojtjeve mjedisore që janë ndërtuar me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit”, thekson Lordi Rothschild. gsh
Kreu i SPAK Klodian Braho në komunikimin e zhvilluar ditën e sotme me gazetarët është ndalur në një sërë çështjes, ndërsa ka bërë edhe bilancin e punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026.
Gjatë fjalës së tij, Braho u pyet edhe për “Albanian File”, për të cilën nuk dha shumë detaje, por theksoi se janë dy materiale që kanë mbërritur në Prokurori dhe se janë në fazë verifikimi.
“Ka dy materiale që kanë mbërritur ne prokurori jemi në fazë verifikimi nuk mund te jap më tepër detaje”, tha ai.bw
Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria arritën një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.
Mbi lajmin ka reaguar ish- ministri Ditmir Bushati, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se një vendim i tillë është i gabuar në planin strategjik, ndërsa ka shtuar se pesha e pakicës serbe në zonë është shumë e paktë.
“Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i jashtëm serb dhe ujdia e pretenduar me homologun shqiptar për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër të mos jetë e vërtetë.
Në planin strategjik do të ishte e gabuar. Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë, dhe vendos padrejtësisht shenja barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Po aq e gabuar do të ishte edhe në planin taktik, teksa gjuha e zyrtarëve të lartë të Serbisë është në kulmin e ekstremitetit në raport me spastrimin etnik në Kosovë. Dhe një karshillëk ndaj Malit të Zi, kur dihet se Serbia nuk ka hequr dorë nga praktikat asimiluese ndaj pakicës malazeze që jeton në Shqipëri”, shkruan ai. bw
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar pas raportimeve se Shqipëria dhe Serbia do të hapin zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale. Koçeku shkruan se shpreson që lajmi të mos jetë i vërtetë, ndërsa vuri në dukje se në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd përmendet vetëm hapja e konsullatës shqiptare në Bujanoc dhe jo një konsullatë serbe në Shkodër.
Koçeku kërkoi që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të sqarojë publikisht nëse ka një marrëveshje të tillë, duke argumentuar se hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk duket të mbështetet në nevoja konsullore të lidhura me praninë e një komuniteti të konsiderueshëm serb në zonë.
Reagimi i plotë
Mediat serbe këto ditë kanë fillu me përhapë nji lajm që shpresoj nuk asht i vërtetë. Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, z. Ferit Hoxha, dhe homologu i tij serb, z. Marko Gjuriq, paskan hy në bisedime për hapjen e nji konsullate serbe në Shkodër, mbas kërkesës dhe nevojës së kahershme për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc, ku gjysma e popullsisë atje asht shqiptare.
Këtë e ka konfirmu vetë ministri serb për mediat, tue deklaru se, në parim, palët kanë ra dakord për këtë projekt diplomatik. Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Beograd përmendet vetëm hapja e konsullatës shqiptare në Bujanoc, ndërsa nuk ka asnji referencë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.
Që të hapet konsullata shqiptare në Bujanoc ka shumë arsye dhe asht e nevojshme, por hapja e nji konsullate serbe në Shkodër asht e çuditshme.
Çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër? Kujt i shërben ajo konsullatë? Këtyne dhe shumë pyetjeve të tjera ministri jonë i jashtëm z. Hoxha duhet me iu dhanë përgjigje sa ma parë, nëse ky lajm asht i vërtetë.
Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore dhe praktikës ndërkombëtare, hapja e konsullatave lidhet zakonisht me ekzistencën e nji komuniteti të konsiderueshëm të shtetasve të shtetit dërgues, me interesa të rëndësishme ekonomike, tregtare apo kulturore, si edhe me nevojën për ofrimin e shërbimeve konsullore, për shkak të fluksit të udhëtimeve apo shkëmbimeve. Në rastin e Shkodrës, të paktën në të dhanat publike, këto elemente nuk rezultojnë me qenë të pranishme në përmasa që me e justifiku hapjen e nji konsullate serbe.
Në censusin e vitit 2023, në tanë qarkun e Shkodrës rezultojnë vetëm 54 persona të vetëdeklaruem si serbë, ndërsa 106 janë të deklaruem si malazezë. Po ashtu, 90 janë të deklaruem boshnjakë, 20 maqedonas dhe 26 bullgarë. Në total, në tanë qarkun e Shkodres janë 296 persona të komuniteteve sllavishtfolëse, ma pak se 0.2% e popullsisë, prej të cilëve vetëm 54 janë serbë.
Kjo don me thanë se hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk bazohet aspak në nevoja reale të komunitetit. Përkundrazi, e ban krejt të arsyeshëm dyshimin se kena të bajmë me nji lëvizje me interes gjeopolitik nga ana e Serbisë.
Megjithatë, para se me ndërmarrë hapa të tillë, Serbia ka ende çështje të rëndësishme të pazgjidhuna me Kosovën, sidomos në dritën e deklaratës së fundit të ministres serbe Paunoviq kundër Kosovës, e cila ngjalli reagime dhe shqetësim. Do kishte qenë e udhës që edhe autoritetet shqiptare të kishin mbajtë nji qëndrim ma të fortë. Por kjo nuk ka ndodhë dhe më bajnë jashtë mase përshtypje politikat e buta kundrejt Serbisë.
Përvoja historike na ka mësu se çdo zhvillim në marrëdhëniet me Serbinë duhet me u trajtu me kujdes dhe me vlerësim të plotë të pasojave. Pikërisht për këtë arsye, çdo ndërmarrje e tillë diplomatike meriton transparencë, debat publik dhe nji analizë të kujdesshme në funksion të interesit kombëtar.
Hapja e nji konsullate serbe në Shkodër nuk kishte me u shërby aspak interesave të shqiptarëve, por vetëm interesave të Serbisë, tue ia forcu edhe ma tej pozitat në rajon. Kjo nuk asht në përputhje as me interesat tona kombëtare, as me aspiratat euroatlantike të Shqipnisë.
Serbia nuk mund të konsiderohet nji partnere e afërt politike përderisa vazhdon me mbajtë qëndrime dhe me ndjekë politika që shpesh bien ndesh me interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës. Prandaj, Shqipnia duhet me e trajtu me kujdes çdo hap që mundet me ndiku në balancat politike të rajonit, tue u udhëheqë gjithmonë nga interesi kombëtar, mbështetja për Kosovën dhe aspiratat tona identitare për të ardhmen.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës në fshatin Domen të Shkodrës, ku një zjarr që përfshiu një banesë i mori jetën një gruaje të re dhe dy fëmijëve të saj të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:10 është raportuar një zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. Ç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se si pasojë e flakëve kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. bw
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shoqërua me akuza të forta të ish-presidentit ndaj SPAK, të cilin e akuzoi për manipulim të provave dhe veprime të qëllimshme kundër tij.
Në seancën gjyqësore në GJKKO, Ilir Meta deklaroi se prokuroria “në mënyrë recidiviste mashtron” lidhur me çështjen dhe përsëriti se mbrojtja ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.
“Jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar. Kjo çështje është ngritur që në vitin 2018 dhe lidhet me zhvillime që pasuan zgjedhjet në SHBA”, u shpreh Meta.
Ai përmendi edhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke pretenduar se ai është i përfshirë në hetimet ndaj tij dhe se kjo, sipas Metës, është konfirmuar nga gjykatat amerikane. Sipas tij, para ardhjes në Shqipëri, McGonigal kishte zhvilluar takime në Vjenë, ku.
Meta deklaroi gjithashtu se pas këtyre zhvillimeve në skenë doli Rome Kara, i cili bëri kallëzimin ndaj tij, ndërsa theksoi se ai ka dhënë shpjegime për këtë çështje dhe se u qëndron deklarimeve të tij.
Ish-presidenti kundërshtoi edhe mënyrën se si janë administruar provat që lidhen me telefonat celularë të sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e tij. Ai tha se një prej telefonave është identifikuar prej tij si telefon personal, ndërsa sipas tij, është trajtuar gabimisht si telefon i Fatime Kryemadhit.
“Këto janë veprime të qëllimshme kundër Ilir Metës,” deklaroi ai.
Meta u ndal edhe te çështja që lidhet me Adrian Shatkun, duke mohuar se kishte dijeni për veprimet e tij.
“Nëse do ta dija se çfarë kërkonte të bënte Adrian Shatku, do të reagoja. Do t’i kisha kërkuar ministrit Haxhinasto të ndërmerrte një akt normativ ose do të kisha iniciuar ndryshime ligjore në Kuvend. Nuk kam pasur asnjë interes personal,” tha ai.
Në përfundim, Meta deklaroi se ka qenë gjithmonë kundër monopoleve dhe se çështja po përdoret për të ushqyer, sipas tij, “propagandën dhe gënjeshtrat”, ndërsa shprehu besimin se procesi gjyqësor do të zbardhë të vërtetën.
Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi të ndërpresë shqyrtimin e çështjes dhe ta shtyjë atë për 10 shtator, në orën 11:00, kur do të zhvillohet seanca e radhës. bw
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e “AKSHI-t”, është ndaluar në Francë pas një incidenti të pazakontë pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.
Ndaj Beqirit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas mediave franceze, ndalimi i tij erdhi pasi ai drejtonte një avion të vogël civil që kaloi mbi një zonë të ndaluar ajrore pranë centralit bërthamor të Penly. Avioni po fluturonte në një lartësi rreth 1200 metra, por piloti, vetë Beqiri, uli papritur hundën e mjetit duke zbritur në rreth 1060 metra, duke shkelur kufirin e lejuar për kalimin mbi një objekt strategjik.
Pas sinjalizimit për incidentin, Forcat Ajrore franceze dërguan një mjet për ta shoqëruar avionin deri në aeroportin e Albertit, në Somme. Menjëherë pas uljes, piloti, Ermal Beqiri u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje.
Gjatë kontrollit fizik, autoritetet i gjetën tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshjet e tij. Hetuesit po verifikojnë arsyet e mbajtjes së këtyre pajisjeve dhe nëse fluturimi mund të ketë qenë i porositur apo i kryer nën ndikimin e një personi tjetër.
Përballë autoriteteve franceze, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Megjithatë, shpjegimet e tij janë konsideruar të paqarta nga hetuesit.
Itinerari i fluturimit ka ngritur gjithashtu dyshime, pasi avioni ishte nisur nga Alberti, kishte fluturuar drejt Calais dhe më pas drejt Bretanjës, përpara se të kalonte mbi centralin bërthamor të Penly.
Beqiri u gjobit me 7 mijë euro për fluturim të ndaluar mbi një zonë të mbrojtur dhe më pas iu dorëzua Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO). Ai pritet t’i nënshtrohet procedurave për ekstradim drejt Shqipërisë.
27 July 2026
Unë vij nga një vend për të cilin do doja të ishte folur në shesh, sepse edhe ai vend meriton të jetë pjesë e zemërimit dhe të drejtave që kërkoni dhe ju sjellin këtu çdo natë: ai vend është Patos-Marinza me fushat e naftës ku kanë punuar breza gjyshërish, prindërish, vëllezërish e motrash. Pasuritë natyrore janë në kontrast me gjendjen e njerëzve, me papunësinë, pensionimin e parakohshëm, pasojë e administrimit të keq të pronës shtetërore. Më të rinjtë pranojnë kushtet e një mesjete moderne nga kompanitë e huaja dhe drejtësia bën sikur heton evazionin fiskal shumëvjeçar të Bankers Petrolium.
Por, jam sot këtu për një tjetër vend, që m’u bë po aq i dashur sa vendlindja: Teatri.
Nuk do merrem me kujtimet, por me pas-teatrin.
Pas Teatrit njerëzit u ndanë në ata që u zgjuan dhe ata që thanë: teatri? e ç’është kjo gjë? Nuk është halli ynë.
Pas Teatrit, në zonat e mbrojtura si qendra historike në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë morën hov përbindësha betoni për ta nxitur një pakicë të pasurohet më tej dhe turistëve t’u thuhet se bëhet jetë mëse normale në këtë vend, paçka se 80% e popullsisë jeton për mbijetesë, nuk ia del të sigurojë një strehë me kursimet e jetës dhe sa për t’u zbavitur i mjafton një kafe-ujë në ditë.
Pas teatrit u dogjën hektarë pyjesh në Darëzezë dhe Pishë-Poro për t’i bërë gati për resorte për Kushnerët albanezë, ndoshta jo aq luksozë sa projekti i Zvërnecit, por prapë askush e nuk e di çfarë do bëhet me detin, rërën, pishat dhe erën që s’ka kush t’i mbrojë në plazhin tim të fëmijërisë. Kanë shkatërruar pyjet njëlloj si bibliotekat që s’kanë ç’iu duhen më, sepse fëmijët po ikin, do ikin, bashkitë do të shkrihen. Kështu që as varrezave nuk iu dihet. Po për të vdekurit tanë kush do kujdeset?
Pas teatrit, Kinostudioja iu fal mediave që regjimi i ka bërë investitorë strategjik me hektarë tokash në jugun e bukur, mediat që thoni se duhen bojkotuar, por nuk ua zini emrat me gojë atyre klaneve, top kanaleve, neokolonialistëve barezë e të tjerë. Goditini me bojkotin tuaj aty ku i kanë pikat të dobëta: tek plehërat e propagandës që s’ka incenerator t’i djegë; bojkotojuani bigbradherat dhe fermavipët që i duan për vdekjen tuaj mendore, sepse ata besojnë se është injoranca juaj dhe dembelizmi juaj historik që ua xhiron lekun, biznesin, spektaklin, madhështinë, që pastaj të bëjnë biografinë tuaj, të shpifin për ju dhe të thonë se ju nuk meritoni më shumë se një kafe në ditë dhe një ekran telefoni për të vrarë kohën.
Kanë vite që e besojnë këtë dhe ia kanë parë hajrin.
Që ju të mos kërkoni më shumë se një qebaptore në shesh, u krijua Nata e Bardhë (ju kujtohet?), festivali i Dritave, industria e koncerteve që Rama-Veliaj e bënë pjesë të programit politik për kapjen e qytetit dhe mbajtjen e pushtetit. Kanye West ishte thjesht zbavitja e radhës e ofruar më me arrogancë se të tjerat.
Pas teatrit janë artistët që i kishim quajtur ajka e kombit dhe që për një kohë të gjatë do t’i kujtojmë si turpi që duhet t’i mbetet në ballë shoqërisë, sepse besuam se edhe ata ishin shoqëria dhe do ishin në krahun e saj kur politika t’i godiste, korruptonte, zhvishte nga profesioni dhe bënte të papërfillshëm sa për një pjatë supë a një kredi të butë.
Pas teatrit Akademia e Shkencave iu dorëzua ministrit të Ramiz Alisë, Skënder Gjinushit. Në këmbim ai i shiti partinë Tom Doshit që ky të hynte në Parlament dhe historia dihet: e kundërta e elitës ka zënë vend në shkencë, Kuvend, biznes; zaptim tokash me të fortë ka ndodhur; Velipoja ka ndodhur, Baks-Rrjolli ka ndodhur, pasi kishin ndodhur njëherë Kakomeja, Palasa, Porto Palermoja.
Një shoqëri e traumatizuar gjithmonë e zbulon me vonesë lirinë e vërtetë dhe ky shesh po i jep kuptim kësaj lirie që çmimin e ka të lartë dhe joshjen të fortë e të magjishme.
Në mes jush duhet të ketë nga ata që ju flasin për lirinë që një ditë të kërkojnë pushtet mbi ju, por ju tani keni për t’i dalluar, sepse e keni identifikuar më në fund me gjithçka modelin e tridhjetë e pesë viteve. Po e zhvishni gjuhën e demagogut që ka folur pa pushim për lirinë, emancipimin dhe të ardhmen duke i vrarë përditë nga pak të gjitha këto, sepse e ka menduar veten të paprekshëm.
Keni dëgjuar edhe zonjën e tij t’u shpëlajë trutë fëmijëve përmes ekranit kur thotë: Edin, edhe kur të mos jetë më, do ta kujtojnë pensionistët e ardhshëm, turistët që nuk kanë lindur ende, do ta kujtojnë kur të shëtisin lungomares apo nën velierë.
Zero negociim me këtë njeri që nuk njeh respekt për popullin që drejton, zero tolerancë për gjuhën e tij të dhunës dhe moralin e tij që fyen edhe shtazët.
Pas Teatrit vuajtja e shqiptarëve nuk duhet lënë vetëm në dorë të spitaleve, se aty dihet si shkon. Tek ajo që po kërkoni dhe i keni vënë emrin “Shqipëri e re”, duhet hapur vend në radhë të parë në mendimet dhe dëshirat tuaja për bibliotekat, libraritë, skenat, kinematë, galeritë e artit që janë shkatërruar apo që u premtuan dhe nuk u ndërtuan kurrë, sepse udhëhiqemi nga një njeri që merr kënaqësi kur poshtëron tjetrin, nga një njeri që me shpurën e të ngjashmëve si ai, qeveris duke mashtruar, përçmuar kulturën shqiptare, i kapur pas kultit për artistin dhe turistin e huaj. Ringritja e këtyre vendeve që janë edhe shpirtërore mund ta përpunojnë dhimbjen që u është shkaktuar shqiptarëve, si atyre që e kanë ndjerë syhapur këtë dhimbje edhe atyre që nuk e kanë akoma mundësinë të zgjohen. Revolta juaj do t’i zgjojë ata një ditë, zemërimi juaj i drejtë po se po, aq edhe dashuria juaj.
Fjalë e mbajtur në protestën në bulevard, natën kur u përkujtua okupimi kulturor i Teatrit Kombëtar
© 2026 Elsa Demo. Të gjitha të drejtat janë të autorit.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “News24”, se nga ana e SPAK janë kryer kontrolle, por edhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës.
Sipas burimeve, gjatë operacionit janë marrë dhe sekuestruar udhëtime zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dokumentacion që lidhet me dietat.
Mësohet se hetuesit e SPAK kanë kërkuar dokumentet përkatëse si pjesë e veprimeve hetimore, ndërsa materialet e sekuestruara do të analizohen në vijim.
Kontrollet janë kryer në kuadër të hetimit që lidhet me çështjen “Veliaj 2”. gsh
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar sërish nërpërmjet një postimi në Facebook për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te protesta si edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se kryeministri Rama po përdor një gjuhë që nxit konfliktin, dhe se po provokon me referenca të pavërteta.
Reagimi në Facebook;
Mirëdita, Rama, për të mbijetuar, po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve.
Churchilli keshillonte se nuk fokusohem tek e kaluara sepse nuk dua te humbas tê ardhmen.
Rama provokon me referenca te pa verteta te 1943 ose 63 vite me para.
Asnjë politikanë dhe aq me pak nje kryetar partie, kryeministër dhe kryetarë parlamentit nuk duhet në asnje rast dhe per asnjë sekonde tê ushqej urrejtje brenda popullit te tij.
Mjaftojnë dy rastet e fundit.
Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës së luftës.
Kjo nxit rritjen e agresivitetit politik në vend, të cilin e provokojnë vetëm politikanët e dështuar dhe që për pushtet deri kriminal i hedh benzinë ndarjeve që historia i ka zbutur.
Rasti i dytë dhe më i madh është etiketimi “agjent rus, iranian etj.”, “pula” dhe “sorra” dhe çdo banalitet ekstrem kundër protestuesve paqësorë dhe atdhetarë.
Duhet masivizim për ta ndalur këtë gjuhë flakëhedhëse të urrejtjes midis shqiptarëve.
Fati politik i Ramës është përcaktuar nga vetë Rama si kriminalizues i ekonomisë dhe politikës shqiptare.
Ditë të mbarë!
bw
TIRANË- Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës. Të dhënat e publikuara në raportin “Tregu i Punës 2025” të INSTAT tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë, ndërsa pesha më e madhe e tyre i përket grup-moshave të reja, duke treguar vështirësitë që hasin të diplomuarit në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.
Sipas statistikave, nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç. Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë universitare, janë nën moshën 30 vjeç. Kjo tregon se sfida më e madhe është hyrjen e të rinjve të diplomuar në tregun e punës.
Grupi më i madh pas të rinjve është ai i moshës 25-54 vjeç, me 11.284 persona, ndërsa numri i të papunëve me arsim universitar mbi 55 vjeç mbetet shumë më i ulët.
Në total, INSTAT vlerëson se gjatë vitit 2025 në Shqipëri kishte 107.548 persona të papunë, nga të cilët 45,764 kishin arsim të mesëm, 43,984 arsim 8/9-vjeçar dhe 17.800 arsim të lartë. Kjo do të thotë se personat me diplomë universitare përbëjnë rreth 16.5% të të gjithë të papunëve në vend që duan të punojnë por nuk gjejnë punë.
Fakti që mbi gjysma e tyre janë të rinj nën 30 vjeç tregon se kalimi nga arsimi i lartë drejt punësimit vazhdon të jetë një nga hallkat më problematike të tregut të punës në Shqipëri, pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm të treguesve të punësimit.
Arsyet kryesore lidhen me mospërputhjen mes diplomave dhe kërkesës reale të tregut. Ekonomia shqiptare vijon të gjenerojë më shumë vende pune në sektorë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe tregtia, ndërsa shumë të diplomuar dalin nga universitetet me profile që nuk përkojnë gjithmonë me nevojat e bizneseve.
Një tjetër faktor është mungesa e përvojës, pasi të rinjtë me arsim të lartë shpesh hyjnë në treg me diplomë, por pa aftësitë teknike, digjitale, gjuhësore apo profesionale që kërkohen nga punëdhënësit.
Po ashtu, një pjesë e të diplomuarve përballen me pritshmëri më të larta për pagën dhe pozicionin, duke mos pranuar punë që nuk lidhen me profesionin apo që ofrojnë paga të ulëta dhe kjo e zgjat periudhën e papunësisë pas diplomimit.
Kryesore mbetet mungesa e lidhjes se arsimit me nevojat e tregut. Praktikat profesionale, orientimi i karrierës dhe bashkëpunimi me kompanitë nuk janë ende të mjaftueshme për ta bërë kalimin nga shkolla në punë më të shpejtë./Monitor.al
Aktivisti Edison Lika ka reaguar pas incidentit të denoncuar gjatë protestës, ku një efektiv i policisë, civil, ka nxjerrë thikën ndaj aktivistit Gent Progni.
Ai tha se për ngjarjen është bërë kallëzim penal dhe ankesë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa shtoi se personi i dyshuar nuk e ka përdorur thikën vetëm si mjet kërcënimi, por ka tentuar të godasë Prognin.
“Një polic privat, pak para se të fillonte protesta, i ka nxjerrë thikën njërit prej protestuesve. Nuk nxori thjesht thikën për ta kërcënuar, por tentoi t’i binte Gent Prognit me thikë”, tha aktivisti.
Lika bëri të ditur se pas incidentit kanë kërkuar kamerat te biznese pranë vendit të ngjarjes, por ato janë përgjigjur duke thënë “nuk kemi kamera”.
“Më pas, siç do të duhej të ndodhte kudo në botë, shkuam të kërkonim kamerat pranë ambientit ku kjo kishte ndodhur. Tre argjendari, që duhet të jenë bizneset më të mbrojtura në vend, na thanë që nuk kemi kamera. Kjo nuk është heshtje, është bashkëpunim me policinë e krimit.”, u shpreh ai.
Aktivisti Edison Lika: Ne kemi qenë të vetëdijshëm se sa më shumë ata ta kuptojnë që po u vjen fundi, aq më agresivë do të bëhen. A i keni parë protestat e fundit te Parlamenti? Policia ka një lloj agresiviteti të shtuar dhe duket sikur nuk e di më se çfarë po bën. Dhjetëra qytetarë, aktivistë, janë marrë peng nga kjo polici vetëm se po qëndronin në trotuare dhe po filmonin. Të enjten e kaluar, u mora unë vetëm se isha në trotuar dhe po jepja një intervistë, dhe sot u mor Genc Shehu vetëm se po filmonte. Ama ne me këtë nivel ishim mësuar dhe e kemi përballuar me dinjitet dhe me kryelartësi.
Por sot ka ndodhur diçka që nuk e kthen më situatën siç ishte më parë. Një polic privat, pak para se të fillonte protesta, i ka nxjerrë thikën njërit prej protestuesve. Polici i krimit, polici i krimit. E në fakt, ai nuk nxori thjesht thikën për ta kërcënuar, por tentoi t’i binte Gent Prognit me thikë.
Ajo thikë sot nuk i është drejtuar vetëm Gent Prognit, por na është drejtuar të gjithëve ne. Nga ky shesh dua t’ju them që as ju kemi frikë, por as nuk ju falim. Sigurisht, kundër atij polici është bërë kallëzim penal dhe ankesë në AMP. Më pas, siç do të duhej të ndodhte kudo në botë, shkuam të kërkonim kamerat pranë ambientit ku kjo kishte ndodhur. Tre argjendari, që duhet të jenë bizneset më të mbrojtura në vend, na thanë që nuk kemi kamera. Kjo nuk është heshtje, është bashkëpunim me policinë e krimit.
Ndaj, nga ky shesh u bëjmë sot thirrje organeve hetimore të arrestojnë një minutë e më parë policin bandit që nxori thikën ndaj një protestuesi sot.
Një shprehje ka qenë edhe pjesë e kësaj proteste: “Kur polici na drejton thikën, kush duhet të na mbrojë?” Kjo është vijë e kuqe, kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo është e pafalshme. Polici i krimit! Ne do t’i qëndrojmë në krah mikut tonë dhe protestuesit që prej ditës së parë, sepse në këtë shesh ne kemi vetëm njëri-tjetrin. Dhe duhet ta dinë: atyre po u vjen fundi. Ju erdhi fundi. gsh
Aktivistët dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur para Parlamentit të hënën u përballën me kordonët e policisë, të vendosur deri në qindra metra larg godinës ku deputetët ishin mbledhur në seancë plenare.

Rreth orës 08:30, protestuesit u mblodhën me thirrjet “nuk na përfaqësoni”, “deputetë të krimit”, por qindra punonjës policie, përfshi dhe ata të Ndërhyrjes së Shpejtë kishin krijuar disa radhë në secilën prej rrugëve që të çojnë drejt godinës së Parlamentit, duke e bllokuar aksesin në të. Po ashtu, dhjetëra atoblinda, automjete që përdoren për shpërndarjen e protestuesve me ujë dhe mjete të tjera të Policisë së Shtetit gjendeshin brenda territorit të rrethuar.
Bllokimi i rrugëve solli pengesa për qindra qytetarë, të cilët kishin nevojë të arrinin në punë apo në destinacionet e tyre, të cilëve punonjësit e policisë u sugjeruan të përshkruanin rrugë disa herë më të gjata.
Radhët e gjatë e të gjeshura të punonjësve të policisë, tregonin se numri i tyre ishte disa herë më i madh se ai i protestuesve. Këta të fundit u ndanë në dy grupe, ku disa qëndruan pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe të tjerë pranë Ministrisë së Brendshme. Kur protestuesit marshuan nga Ministria e Brendshme, për t’iu bashkuar të tjerëve tek Rruga e Elbasanit, ata u shoqëruan gjatë gjithë rrugës përgjatë bulveardit “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardit “Zhan d’Ark”, nga punonjës policie të shumtë.
Kur mbërritën pranë Rrugës së Elbasanit rrreth orës 10:00, postblloku i policisë u shty në anën tjetër të urës, duke e zgjeruar rrezen e rrethimit, ndërkohë që brenda këtij territori mbetën disa protestues që ishin aty më parë.
Protestuesit u afruan, ndërkohë që policia shoqëroi disa protestues, mes tyre dhe aktivistin Arben Kola, i cili u ngrit pupthi në ajër nga katër punonjës policie, të cilët e kishin kapur prej duarsh dhe këmbësh. Shoqërimet u kryen forcërisht, ku disa u shtrinë me forcë në tokë ose u tërhoqën për t’u vendosur prangat, për t’u shoqëruar më pas drejt komisariatit nr. 1.
Kur një gur u hodh në drejtim të punonjësve të policisë, ata u kundërpërgjigjën me spraj me piper, duke dëmtuar disa protestues dhe fotoreporterin Malton Dibra, i cili ishte duke ushtruar detyrën e tij. Një i ri u shoqërua për në spital me autoambulancë, si pasojë e dëmtimeve të shkatuara nga spraj me piper.
Protestuesit hodhën vezë ndaj efektivëve të policisë, por disa prej aktivistëve bënë thirrje për qetësi. Protestuesit u rikthyen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që një pjesë vijonin protestën e tyre pranë qendrës tregtare Toptani. Rreth ores 11:30 u mblodhën në Sheshin Skënderbej, e prej andej marshuan drejt Komisiariatit nr.1 duke kërkuar lirimin e pesë të shoqëruarve.
Pasi u lirua nga komisariati, aktivisti Kola tha se nuk kishte bërë asgjë, përveç thirrjeve si zakonisht në çdo protestë. Ndërkohë, katër aktivistë të Lëvizjes Bashkë si dhe tre të rinj u shoqëruan nga policia rreth orës 15:30 të së hënës, teksa ishin duke qëndruar në trotuar, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përmes një postimi në llogarinë e kësaj lëvizjeje në Facebook, bëhet me dije se katër të shoqëruarit “nuk po bënin asgjë, përveçse po rrinin në trotuar”.
Një prej aktivistëve në këtë protestë, Edison Lika pohoi për BIRN se për shkak të dhunës dhe arrestimeve të shumta të mëparshme të policisë, gjatë protestës së të hënës kishin marrë më pak vezë, me qëllim shmangien e çdo përplasjeje me punonjësit e Policisë së Shtetit. “Megjithatë, … ata kishin ardhur sot me një urdhër të qartë, përsëri për të ushtruar dhunë. Pati disa arrestime edhe duke mos pasur asnjë lloj përplasjeje me policinë. Njëri prej djemve u arrestua për shkak se po flimonte, tjetri u arrestua sepse kaloi Lanën. Është paradoksale…. Edhe disa të tjerë u dëmtuan me peper spray,” tha Lika duke e konsideruar dhunën të pajustifikuar.
Edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj i tha BIRN se kishin bërë thirrje për tubim paqësor, por ishin pritur në terren nga një numër i jashtëzakonshëm punonjësish policie, absolutisht jo në proporcion me numrin e protestuesve, e as me rrezikshmërinë e tyre.
“…Po bëhet disa herë që protestuesit po shoqërohen në mënyrë të dhunshme, të turpshme, pa asnjë protokoll, pa u bërë nga protestuesit asnjë akt i dhunshëm apo jashtë ligjit, por vetëm sepse janë në të drejtën e tyre paqësore për të protestuar,” tha Vatnikaj.
Forcat e shumta të policisë, dhuna ndaj protestuesve dhe shoqërimi i tyre, ka lënë të njëjtën përshtypje dhe për aktivisten Fatma Paja.
“…Kishte më shumë policë se protestues, pavarësisht se protestuesit ishin me fëmijë, aspak të dhunshëm. I kapën në mënyrë shumë brutale, shumë të dhunshme. … Duhet ngritur zëri edhe ndaj kësaj dhune që iu drejtohet qytetarëve dhe protestuesve paqësorë,” tha Paja./BIRN


Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka tradhtuar besimin e shqiptarëve gjatë viteve në pushtet.
Në një postim të titulluar “Nuk ka ‘BESË’ me të ‘PABESËT'”, Malaj rendit tetë arsye pse, sipas tij, Rama dhe qeveria e tij nuk e meritojnë më besimin e qytetarëve, duke e akuzuar për premtime të pambajtura, kapje të shtetit, favorizim të oligarkëve, dështim në luftën kundër korrupsionit dhe nxitje të emigracionit të të rinjve.
Sipas ish-ministrit, “nuk ka besë për të pabesët”, ndërsa argumenton se qeverisja 14-vjeçare e Ramës ka prodhuar një Shqipëri më të varfër dhe më të zbrazur nga qytetarët.
Positimi i Malajt:
Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”.
Tetë arsyet kryesore pse Rama dhe qeveritarët e babëzitur nuk e meritojnë besën e shqiptarëve.
Sepse : 1. Ramës shqiptarët ia dhanë besën në vitin 2013 dhe per 14 vite ai e shkeli me këmbë. Gjithçka qe premtonte ne fushata elektorale rezultuan mashtrime.
2. Rama pêr pushtet absolute deri kriminal promovoj kriminalelê ne ekonomi dhe politikë.
3. Rama ka vërtetuar se është i paaftë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Duke shkelur besën ndaj të gjithë shqiptarëve, Rama lejoi kapjen e shtetit.
4. Rama për 14 vite vërtetoi se e shkeli besën, i shkeli shqiptarët në shërbim të oligarkëve qeveritarë, që vetë i krijoi, vetë i keqpërdori dhe me paratë e tyre shtyp konkurrencën e lirë në ekonomi dhe politikë
5. Rama e keqpërdori besën e shqiptarëve për pushtet personal, për të mbijetuar sa më gjatë në politikë, jo si një lider demokrat, por si një. “mbret kryeministror”.
6.Rama do pushtet për të mos bërë shtet funksional. Do pushtet. absolut për skllevërit dhe manekinët personalë, pa kulturë shtetformuese, pa integritet profesional dhe politik, të cilët e shesin atë duke ofruar mundësi të pabarabarta dhe duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.
7.Ramës nuk mund t’i japësh besën që të vazhdojë modelin. ekonomik te investitorëve strategjike personalisht Preferencial, modelin ekonomik oligarkik. Ku Shqipëria bëhet përditë e më e shtrenjtë dhe shqiptarët gjithnjë e më të varfër.
8. Ramës nuk mund t’i japësh besë për ta zbrazur gjithnjë e më. shumë Shqipërinë, ku 67% e të rinjve para dy muajve deklarojnë se duan të largohen si të pashpresë nga vendi i tyre. Po, nuk ka besë për të pabesët!
Shefi i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, Ervin Hasrama është shfaqur sërish në protestën e radhës para Kuvendit, pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë, ku u godit me vezë.
Sot ai është përballur me protestuesit, ndërsa ata kanë hedhur thirrje kundër ti, duke i thënë se “është turpi i policisë së shtetit”.
“Turp të të vijë, ti ke arrestuar, ti je turpi i policisë së shtetit. Ti e do vezën prapë. Palaço burrë, nuk të mbrojnë dot nga populli këta”, dëgjohen ti thonë protestuesit.
Ndërkohë në momentin që qytetarët hedhin thirrje kundër ti, Hasrama nxjerr nga xhepi një spraj. Panorama
TIRANË- Aktivisti Edison Lika u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Duke folur për News 24 para komisariatit 1, Lika theksoi se ishin në dijeni se efektivët ishin të përgatitur për arrestime. Në fund të fjalës së tij, Lika theksoi se kryeministri duhet t’i përgjigjet protestuesve, duke nisur me dorëheqjen
“Ne sot kemi qenë më të qetë dhe jo shumë të armatosur me vezë. E dinim se ishin të përgatitur për të na arrestuar. U përgjodhën dhe janë marrë. Një prej djemve është marrë vetëm sepse po filmonte, bëni sepse thjesht ka kaluar Lanën. Kryeministri duhet ta dintë që para 13 vitesh se kur je kryeministër nuk përfaqëson vetëm 800 mijë për të gjithë vendin. Por sot e di që nuk i ka më ato 800 mijë. Dhe kryeministri duhet t’i përgjigjet protestuesve, dhe duke nisur me dorëheqjen”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Policia ka sulmuar qytetarët me spraj edhe në tubimin e sotëm. Mësohet se pasi policia ka hedhur spraj, një i ri ka shfaqur shqetësime në tubimin para Kuvendit.
Pas tensioneve policia ka hedhur spraj, duke bërë që i riu të shfaqë probleme shëndetësore, ku më pas është shoqëruar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore./Dosja.al
Policia ka shoqëruar Arben Kolën pasi ka tentuar të çajë kordonin e efektivëve.
Protesta vijon para Kuvendit, e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme. Gjithashtu nga policia është shoqëruar edhe një person tjetër. bw
Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në ditën e 58-të të protestës, duke vijuar kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, vëmendje tërhoqi një pankartë me mbishkrimin “Pula në burg, është fabrikë e armëve”, një ironi që lidhet me ngjarjet e protestës së të enjtes, kur deputetët dhe ministrat u goditën me vezë gjatë hyrjes në Parlament.
Protestuesit kanë shoqëruar tubimin edhe me thirrje kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Parlament i krimit!” , “Parlament analfabet!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”
Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën masa të forta sigurie, me prani të shtuar të forcave të policisë përreth godinës së Kuvendit, ku po mbahet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. bw
Pas vendosjes para Ministrisë së Brendshme, protestuesit tashmë kanë nisur marshimin drejt Rrugës së Elbasanit.
Ndërkohë në një moment ka pasur edhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve, pasi qytetarët kanë kërkuar që policët të mos marshojnë krah tyre.
Ndërkohë vijon të artikulohet thirrja: “Rama në burg” dhe “Arrestoni Belindën”. bw
Ndërsa kryeministri Edi rama u përgjigjet me arrogancë qytetarëve shqiptarë që protestojnë prej 57-të ditësh në bulevardin para godinës së qeverisë dhe me marshimet e përnatshme në Tiranë, nuk ndalet rezistenca popullore.
Madje në ‘detin’ e thirrjeve, parullave dhe pankartave, spikasin ato më të goditurat.
Një prej tyre është kjo që përmban mesazh të fortë dhe prekës nga një i moshuar që del përnatë në protestën polullore për largimin e qeverisë, kryeministrit Rama dhe ndryshimit të sistemit të vjetër politik.
Me një pankartë që mban në dorë, pensionisti ka shkruar qartë dhe prerë:
“Në protestë do dal deri sa shpirti të më dalë!”.
Në protestë nuk kanë munguar edhe parullat si “I pabesë”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe të tjera.
Panorama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X pas protestave masive që sot ka hyrë në ditën e saj të 57, ndërsa teksa sulmon protesutesit, pohon se nuk do të japë dorëheqjen. Ai tha se nuk ka bërë kontratë me sorrat dhe korbat, por me flamingot.
Kryeministri theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij, duke argumentuar se mandati i qeverisë së tij buron nga vota e qytetarëve. Rama sqaroi se metafora e “flamingove” në fjalimin e tij u drejtohej atyre që, sipas tij, kanë dhënë mësime nga protesta, ndërsa i cilësoi kritikët e tij si “anën e errët të protestës”.
REAGIMI I RAMES
Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:
Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.
Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!
Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.
Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.
Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.
Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike🇦🇱🤝🇪🇺
bw
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka publikuar një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e besës, besimit dhe ndershmërisë në qeverisje. Në reagimin e tij, Isaraj shprehet se çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi besimin, të cilin e cilëson si një kapital moral të pazëvendësueshëm.
Sipas ish-zv.ministrit socialist, besimi nuk fitohet me fjalë, por ndërtohet me karakter, ndershmëri dhe përgjegjësi, ndërsa gënjeshtra mund të sjellë përfitime të përkohshme, por dëmton marrëdhëniet njerëzore dhe integritetin moral. Isaraj thekson se në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, ruajtja e besës dhe e besimit mbetet një detyrë etike thelbësore.
“Vetëm mbi themelin e së vërtetës, ndershmërisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme, institucione të besueshme dhe një shoqëri e drejtë. Si qelqi i pastër, besimi duhet të ruhet me kujdes, sepse një çarje e vogël mund të mos zhduket kurrë plotësisht”, përfundon reagimi i tij.
“Besa dhe besimi janë si qelqi: një gënjeshtër i thyen, por nuk i kthen më si ishin”.
Çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi një kapital moral të padukshëm, por të pazëvendësueshëm: besimin.
Institucionet, ekonomia, drejtësia, familja dhe marrëdhëniet ndërpersonale funksionojnë vetëm atëherë kur individët besojnë te fjala, ndershmëria dhe integriteti i njëri-tjetrit.
Në kulturën shqiptare ky besim mishërohet në një nocion të veçantë etik – besën, e cila përfaqëson jo vetëm mbajtjen e fjalës së dhënë, por edhe përgjegjësinë morale për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm.
Thënia popullore me natyrë ndërkombëtare: “Besa dhe besimi janë si qelqi: një gënjeshtër i thyen, por nuk i kthen më si ishin” përmbledh një nga të vërtetat më të rëndësishme të etikës njerëzore (Aristoteli, Publilius Syrus, Konfuci, Kanti, Kanuni i Lekë Dukagjinit).
Besimi nuk fitohet me fjalë, por me karakter; nuk ndërtohet brenda një dite, por përmes një historie të gjatë ndershmërie dhe përgjegjësie.
Ndërsa gënjeshtra mund të sjellë një përfitim të përkohshëm, ajo lë plagë të thella në marrëdhëniet njerëzore dhe cenon integritetin moral të individit.
Në një botë ku komunikimi është i menjëhershëm dhe informacioni qarkullon me shpejtësi, ruajtja e besës dhe e besimit mbetet një detyrë etike me rëndësi të veçantë.
Vetëm mbi themelin e së vërtetës, ndershmërisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme, institucione të besueshme dhe një shoqëri e drejtë.
Si qelqi i pastër, besimi duhet të ruhet me kujdes, sepse një çarje e vogël mund të mos zhduket kurrë plotësisht.”, shkruan Arben Isaraj. bw
Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama flet për “Besë” dhe administratë që do të ndryshojë, ndryshe janë mendimet e atyre që kanë punuar edhe afër tij ndër vite.
Një prej tyre është edhe ish-kryetari i PS në Korçë, Muharrem Meko, i cili me një postim në rrjetin social, thekson se administrata e Ramës është më e keqja në 114 vite shtet, madje duke konkurruar edhe atë të Berishës.
Ai thotë se kjo qeveri ka larguar edhe të rinjtë nga vendi, kurse përgjegjës për “çorbën” është vetëm kryeministri.
“Oooo i Modh! Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!”, shkruan ai mes të tjerash në postimin e tij në Instagram.
Meko vë në dukje edhe shprehjen e mendimeve dhe objeksioneve të tij për Administratën ndër vite, duke i deklaruar problematikat edhe publikisht:
“Personalisht jam shprehur hapur e prej kohësh se, në historinë 114-vjeçare të shtetit shqiptar, administratë të korruptuar e analfabetë të këtij standardi si kjo e sotmja, as ka patur e as do të ketë! Për hir të së vërtetës s’kishte se si të ishte ndryshe nga një gatesë bajate dhe e pështirë prej brumi të zënë, midis ish-administratës së Berishës, (keqfunksionimi i saj e ndëshkoj Saliun në vitin 2013 me 1 milion vota) dhe peshqesheve sorosjane; llumit G-99 e Mjaftistat që dikur si pelikanët e sotëm ulërinin rrugëve të Tiranës;- Nano ik-PS, ik!”, thotë ai.
Postimi i plotë i Muharrem Mekos:
“Më në fund “i modhi” e paska kuptuar se Administrata na paska qenë shkaktarja e sherrnajës…dhe rebelimit të ‘Pelikanëve’!
Pra s’janë shkaktarët e vërtetë, as korrupsioni marramendës, as ikjet e fëmijve të Shqipërisë, as shitja e trojeve e pronave publike buzë detit nga striptistët , as mungesa e drejtësisë, as mungesa e shëndetësisë…
-Asnjëra, asnjëra prej tyre….përveçse Administrata!
Fatkeqësisht, gjithçka që sot më shumë se kurrë po bëhet së prapthi, apo edhe s’bëhet fare, bëhet keq apo djallëzisht, në dëm të shqiptarëve e deri për interesa të dyshimta në emër të antishqiptarizmit, apo edhe milionave të zeza që djeg e përvëlon zemrat e shqiptarëve, ka pikërisht këtë emër të neveritshëm!
…kur duhet të ishte ndryshe, krejtësisht ndryshe, përderisa përceptimi qytetar për administratën është si ai një fëmijë për prindin; ndërkohë që korrupsioni galopant e kanë ulur tejmase besimin ndaj saj, e meritokracia në kufijte e analfabetizmit ia kanë ulur kokën shqiptarit, të përgjëruar për “prindin” e munguar, si asnjë populli tjetër në Europë!
Personalisht jam shprehur hapur e prej kohësh se, në historinë 114-vjeçare të shtetit shqiptar, administratë të korruptuar e analfabetë të këtij standardi si kjo e sotmja, as ka patur e as do të ketë!
Për hir të së vërtetës s’kishte se si të ishte ndryshe nga një gatesë bajate dhe e pështirë prej brumi të zënë, midis ish-administratës së Berishës, (keqfunksionimi i saj e ndëshkoj Saliun në vitin 2013 me 1 milion vota) dhe peshqesheve sorosjane; llumit G-99 e Mjaftistat që dikur si pelikanët e sotëm ulërinin rrugëve të Tiranës;- Nano ik-PS, ik!
Oooo i Modh !
Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!
…e për ty personalisht, si koka e saj ??
– S’ mund të them asgjë, përveçse; -të zënçin sytë përpjekjet, mbështetja e qëndresa e atyre mijëra socialistëve të orëve të para, që shkel”.
Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale. Hyrja e zgavrës ndodhet ne nje lartesi prej 750 metrash mbi nivelin e detit.
Sipas eksploruesve, në fund të shpellës është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e galerisë. Gjatë eksplorimit është konstatuar edhe prania e një numri të madh eshtrash kafshësh të egra, mes tyre të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera. Sipas grupit të ekspeditës, zbulimi pritet të nxisë eksplorime dhe studime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin nëse shpella ka vazhdim, si edhe dokumentimin e vlerave të saj natyrore dhe speleologjike.
Zgavra e rralle ne parkun kmbetar te llogarisë u zbulua nga Shoqata Speleologjike Shqiptare, e cila thekson se çdo eksplorim zbulon nje pjese te panjohur te trashegimise sone natyrore dhe nenvizon rendesine e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes se shpellave shqiptare. bw
Ish-ministri socialist Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Përmes një postimi në Facebook, Malaj tha se vendimi vjen pas kërkesave dhe mbështetjes së marrë nga qytetarë, miq dhe dashamirës në Vlorë.
“Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashamirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë”, shkroi ai.
Malaj theksoi se kandidimi i pavarur do t’i garantojë liri në vendimmarrje dhe pavarësi nga strukturat partiake.
Sipas tij, një nga avantazhet kryesore është se nuk do të ketë detyrime ndaj “klaneve politike” apo interesave të ngushta, ndërsa vendimet do të merren vetëm në funksion të interesit të qytetarëve të Vlorës.
Ish-ministri premtoi gjithashtu një administratë të bazuar në meritokraci, fundin e favorizimeve politike dhe transparencë në vendimmarrje, duke shtuar se punonjësit e bashkisë nuk do të jenë objekt i presioneve politike.
Në platformën e tij, Malaj shprehet se synon të krijojë një lëvizje qytetare që do të bashkojë intelektualë, aktivistë, bizneset e vogla dhe shoqërinë civile, duke e cilësuar kandidimin si një alternativë ndaj politikës tradicionale.
“Aseti ynë më i madh është kapitali moral dhe liria. Nëse arrijmë ta kthejmë këtë liri në një lëvizje bashkuese qytetare për Vlorën, mund të thyejmë apatinë elektorale dhe ta bëjmë Vlorën qytetin e barazisë së mundësive për çdo banor të saj”, përfundon Malaj në reagimin e tij.
Reagimi në Facebook;
Mirëdita- Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë.
Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashmirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë.
I falënderoj të gjithë,
edhe ata që hezitojnë
apo janë të vendosur të votojnë edhe kundër.
Kjo do të jetë demokracia vlonjate.
Ja disa nga avantazhet e kandidimit si i pavarur për Bashkinë e Vlorës:
1. Liria e Plotë dhe Paanësia
Mungesë Raportimi te “Padronët”:
Nuk kam detyrim t’u shërbej interesave të klaneve politike në Tiranë apo të bëj kompromise me emra të korruptuar brenda listave partiake.
Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës.
Vendimmarrje e Pavarur: Nuk jam i detyruar të zbatoj urdhrave jo ligjorë nga kryeministrat dhe oligarket, që dëmtojnë komunitetin lokal për llogari të pushtetit të KM.
2. Moraliteti dhe Besueshmëria e Paprekur


Alternativë e Pastër:
Përballë një sistemi të kalbur nga korrupsioni, statusi i të pavarurit më pozicionon si një kandidat të paprekur nga mëkatet e pushtetit apo dështimet e opozitës zyrtare.
Atraksion për Votuesin e Zhgënjyer: Kapitalizoni mbi abstenimin e madh elektorat — qytetarët që nuk duan më të votojnë “të keqen më të vogël” partiake mund te përzgjedhin një opsion dinjitoz.
3. Fleksibilitet dhe Agjilitet në Fushatë.Mesazh Direkt dhe i Sinqertë:
Fushata ime nuk ka nevojë për fjalor agresive dhe banal ; do të respektoj sinqerisht dhe plotësisht cdo kandidat potencial, dotë flas hapur, me emra konkretë, për problemet reale të qytetit (prona, turizmi, infrastruktura, shërbimet).
Bashkim i Komunitetit: Mund të krijojë një koalicion të gjerë qytetar me intelektualë, aktivistë, biznese të vogla dhe shoqërinë civile, pa barrierat e simboleve partiake.
4. Efekti i Sfiduesit të Drejtpërdrejtë
Thyerje e Monopolit:
Si kandidat i pavarur do të shpërbëj ligjërisht patronazhistët abuzues.
Do të ul agresivitetin e qeveritarëve që e kanë më të lehtë të sulmojë një parti kundërshtare tradicionale sesa një figurë lokale me mbështetje organike qytetare.
Zëri i Protestës Qytetare:
Do të kthehem në simbolin e revoltës paqësore ndaj autokracisë dhe “kapjes së shtetit”.
5. Çlirimi i Administratës dhe Barazia e Mundësive
Meritokraci në Administratë:
Punonjësit e aftë të bashkisë do te çlirohen nga presionet politike dhe kërcënimet me vendin e punës për llogari të patronazhistëve.
Asnje kryetar partia apo kryeministër nuk do të urdhëroj shkarkime dhe doreheqje inatçore të drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë Vlorë.
Barazi në Shërbime dhe Biznes:
Fund favorizimeve selektive, tenderave të paracaktuar dhe bllokimeve burokratike për qytetarët e thjeshtë dhe sipërmarrësit e ndershëm.
Llogaridhënie Direkte: Transparencë e plotë ku çdo vendim merret në sy të publikut dhe jo në zyrat e mbyllura të partive apo oligarkëve.
Aseti ynë më i madh është “kapitali moral dhe liria”.
Nëse arrijmë ta kthejmë këtë liri në një lëvizje bashkuese qytetare për Vlorën, mund të thyejmë apatinë/abstenimin elektorat dhe ta bëjmë Vlorën qytetin e barazisë së mundësive për çdo banor të saj. bw
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi u bëri thirrje shqiptarëve t’i japin “besën”.
Në reagimin e saj, Koçeku shprehet se besa është një koncept i shenjtë dhe i lidhur ngushtë me traditën, tokën dhe vendlindjen, duke theksuar se nuk mund të përdoret si slogan politik.
“Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çka asht besa. Së pari, besa asht nji kontratë e pashkrueme mes njerëzish dhe, si e tillë, asht thellësisht natyrore,” shkruan ajo.
Koçeku thekson se të parët e kanë lidhur besën me tokën, malin, gurin dhe vendin ku jetonin, duke i konsideruar ato dëshmitarë të fjalës së dhënë. bw
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestën e djeshme ku mori pjesë një nënë me fëmijën e saj me autizëm, duke i cilësuar ato si “kulmi i cinizmit”. Zhupa akuzoi qeverinë se ka braktisur familjet që përballen me autizmin, ndërsa dënoi edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, duke theksuar se problemi nuk është protesta, por një qeverisje që, sipas saj, ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarëve më në nevojë.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Kulmi i cinizmit!
Kur një nënë del në protestë me fëmijën e saj me autizëm, nuk e bën për politikë. E bën sepse nuk ia del më të jetojë, sepse shteti e ka lënë vetëm, sepse ndihma nuk mjafton dhe dinjiteti i është mohuar.
Nuk e morën në proteste as korbat e as sorrat. Paratë e saj dhe të mijëra familjeve sot në nevojë, i kanë marrë derrat e majmur të pushtetit, ata që prej vitesh qeverisin pa u interesuar për hallet e qytetarëve. Dhe pasi u kanë vjedhur të ardhmen, tani duan t’u mohojnë edhe të drejtën kushtetuese për të protestuar, duke i dhunuar me polici.
Vetë prania e asaj nëne me fëmijën e saj dëshmoi qartë se protestuesit nuk përbënin asnjë rrezik. Asgjë nuk e justifikon sjelljen brutale dhe të paligjshme të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që ushtronin një të drejtë demokratike.
Një kryeministër që duhet të mbante përgjegjësi pse një nënë me një fëmijë me autizëm detyrohet të dalë në rrugë për t’u dëgjuar, zgjedh të sulmojë qytetarët që i dhanë mbështetje dhe ta etiketojë atë si të manipuluar. Kjo nuk është vetëm mungesë përgjegjësie; është humbje e plotë e ndjeshmërisë njerëzore.
Detyra e një shteti është të mbrojë më të pambrojturit, jo t’i poshtërojë ata. Kur një nënë me një fëmijë me autizëm ndihet e detyruar të protestojë për të kërkuar minimumin për një jetë me dinjitet, problemi nuk është protesta. Problemi është qeverisja. Problemi është Edi Rama që nuk do ta kuptojë që i ka ardhur fundi”, shkruan ajo. bw
TIRANË– Janë liruar 21 nga 23 personat e shoqëruar nga Policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit. Sipas informacioneve paraprake, nga 23 protestuesit e shoqëruar vetëm dy persona janë arrestuar, ndërsa 21 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.
Shoqërimet u kryen gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe efektivëve. Ndërkohë, për dy personat e arrestuar vijojnë procedurat ligjore, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe veprimeve të ndërmarra gjatë protestës./Dosja.al
Gazeta britanike: Shqipëria noton në para droge, Rama nuk kërkon falje për rolin e të atit në varjen e Havzi Nelës
Ndërron jetë Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
“NË KOHËN E BRITMËS” – ROMAN I VISAR ZHITIT. “RILINDJET” E VDEKURA TË SHQIPËRISË DHE PROTESTA… Nga Era Xhaferaj
Kryeprokurorja e Specializuar shokon nga Haga: Hashim Thaçi përballet me akuza të rënda, do të dënohet gjatë
PO ADEM JASHARI, A ISHTE UÇK?! Mos ma përmendni LDK-në nëse nuk e kujtoni gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të! Nga Fazli Hajdaraj
Internet i shpejtë për të gjithë, në të gjithë Zvicrën
Këndi i humorit: Një burrë dhe një grua shkojnë te mjeku
Aforizmi i ditës- 16 shtator 2026
HOROSKOPI E MËRKURË 16 SHTATOR 2026
Gjyqtarët në Hagë që nesër do të japin verdiktin: Amerikani, Charles Smith III (kryesues), gjermani Christoph Barthe, zvicerani Guanawl Mettraux & irlandezi Fergal Gaynor
Albin Kurti: Flora Brovina do të kujtohet nga populli i Kosovës për angazhimin publik dhe veprën e saj kulturore
Hoti me një gur vret dy zogj: ta çajë LDK-në dhe ta çojë shtetin në zgjedhje pa fund!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022