Në krye të marshimit në protestën e 95-të kundër qeverisë janë vendosur studentët, vajzat dhe gratë, të cilët kanë udhëhequr qytetarët nga Kryeministria drejt qendrës së Tiranës.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e qytetarëve të arrestuar.
“Edi Rama, të erdhi fundi! Dorëhiqu!”, kanë thirrur protestuesit gjatë lëvizjes nëpër Tiranë.
Marshimi vijon në drejtim të rrugës “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati Nr. 3, ku mbahen prej rreth 24 orësh 14 qytetarë dhe aktivistë të shoqëruar pas tensioneve të mbrëmjes së kaluar.
Studentët kanë përcjellë gjithashtu mesazhin e tyre përmes thirrjes “Pa rini nuk ka Shqipëri!”, ndërsa një tjetër thirrje e protestuesve ka qenë “Lironi shqipet!”, duke ju referuar qytetarëve dhe aktivistëve të shoqëruar. Panorama