VOAL

VOAL

Deputeti Nallbati u dhunua nga policia/ Kreu i opozitës, Sali Berisha e viziton brenda dhomës së spitalit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar gjatë minutave të fundit deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili u dhunua në mënyrë shtazarake nga narkopolicia e Ilir Prodës gjatë protestës së opozitës, duke e goditur me shkopa gome dhe skafandra, si dhe duke e sulmuar me gaz lotësjellës në fytyrë.

Deputeti Nallbati përfudoi te Spitali i Traumës si pasojë e goditjeve të rënda në kokë dhe fytyrë, duke marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Kreu i PD-së, Sali Berisha e vizitoi në dhomën ku është shtruar dhe deklaroi se ky sulm ndaj deputetit Nallbati është si pasojë e një urdhri të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës dhe drejtuesit të policisë, Sokol Bizhga./syri.net

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale.


Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër emocional, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.

 

Pas lirimit të tij, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.

Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. gsh

“Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut”- Shoqëria Civile: Çdo vonesë e pajustifikuar rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”. Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”- ”- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit./BIRN

Berisha: Shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër botë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar skenarin e protestës së sotme të opozitës.

Në një dalje për mediat Berisha deklaroi se tubimi do të jetë kryengritje paqësore. Ndërkohë ai njoftoi se shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër botë.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritje të fuqishme paqësore, që duhet përcjellë sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, Bruksel e Berlin dhe qendrat e tjera. Ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta të njerëzve të lirë në Shqipëri dhe botë. Sot skenari, theksova, zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit të fazës tjetër të grushtit të shtetit nga Rama. Zhvillohet pas kartonit të zi që i nxorën mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që sot për vjedhjet e tij është i gatshëm që t’i vërë flakën një procesi aq jetik, integrimit drejt BE, ëndrrës sonë. Ftojmë qytetarët që të organizohen për protestat më të fuqishme që janë organizuar ndonjëherë para përfaqësive ndërkombëtare, Këto protesta do të japin kontributin e saj me anëtarë dhe mbështesë, dhe janë jetike. Në këto çaste dhe në këto momente, Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji dhe morali ndaj shqiptarëve. Pra kjo protestë shënon dhe hap siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narko-shtetit që t’u thonë të tjerëve se ne përfaqësojmë popullin shqiptar.”, tha ai. bw

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Na marrin deri në gjysmën e të ardhurave mujore

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore. Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore. Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi më barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%. Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./Monitor.al

Prokuroria e Hagës kërkoi 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Berisha: Gjykata të mos ndikohet nga akuzat propagandistike

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar për vendimin e Prokurorisë në Hagë e cila kërkon dënimin me 45 vite burg për secilin prej 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Në një mesazh në facebook, Berisha shkruan se akuza e paraqitur sot ndaj ish-udhëheqësve të UÇK, ish-aleat të Natos në luftën për çlirimin e Kosovës, është një ripërsëritje e shpifjeve të propagandës të ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të famziut Vukçeviç, që formuloi i pari ndaj tyre akuzën monstruoze të “shkuljes së organeve” nga serbët, robër lufte, dhe trafikimin e tyre, madje në territorin e Shqipërisë.

“Me këtë rast, i bëj thirrje Gjykatës që në vendimet e saj të mos ndikohet në akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi dhe janë të pashembullta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, dhe të konfirmojë në emër të ligjit pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës”, shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë

Prokuroria në Hagë paraqiti sot aktakuzën ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës!
Të dashur miq, sot prokuroria speciale e Gjykatës së Kosovës në Hagë paraqiti akuzat më të rënda dhe kërkoi vite burg për më shumë dekada, rreth dy shekuj të marrë së bashku, për udhëheqësit më kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës.
Duke qenë i bindur se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për çdo krim dhe ndaj cilitdo që e ka kryer atë, dhe pasi kam ndjekur me vëmendje procesin shumëvjeçar të gjykimit, dhe kam konstatuar se para publikut nuk është paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument që të provojë krime konkrete të kryera nga të akuzuarit, deklaroj se: akuza e paraqitur sot ndaj ish-udhëheqësve të UÇK, ish-aleat të Natos në luftën për çlirimin e Kosovës, është një ripërsëritje e shpifjeve të propagandës të ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të famziut Vukçeviç, që formuloi i pari ndaj tyre akuzën monstruoze të “shkuljes së organeve” nga serbët, robër lufte, dhe trafikimin e tyre, madje në territorin e Shqipërisë.
Me këtë rast, i bëj thirrje Gjykatës që në vendimet e saj të mos ndikohet në akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi dhe janë të pashembullta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, dhe të konfirmojë në emër të ligjit pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës. bw

Qeveria e Edi Rames po e trajton Shqiperine si nje siperfaqe te zbrazet Nga Felix Bilani, Artist – Fotograf

Si fotograf i natyres, qe prej vitesh leviz ne menyre te vazhdueshme ne territore te ndryshme te Shqiperise per te dokumentuar peizazhin dhe jeten e eger, konstatoj nje ndryshim te thelle ne terren krahasuar me nje dekade me pare. Ne shume zona ku prania e shpendeve ishte e zakonshme, sot verehet rrallim i dukshem, fakt i perceptueshem nga vezhgimi i drejteperdrejte dhe pervoja profesionale ne natyre.

Keto vezhgime, te kombinuara me intensifikimin e nderhyrjeve territoriale dhe promovimin e parqeve fotovoltaike si zgjidhje zhvillimi, jane shtysa per kete shkrim. Ky tekst nuk synon te mohoje energjine e rinovueshme, por te ngreje shqetesime te arsyetuara mbi menyren e perdorimit te territorit ne Shqiperi, ne driten e praktikave dhe kufizimeve te dokumentuara ne Europe.

Ky nuk eshte tranzicion energjetik. Eshte shkaterrim territorial me firme qeverie.

Qeveria e Edi Rames po e trajton Shqiperine si nje siperfaqe te zbrazet, te disponueshme per t’u mbuluar me panele fotovoltaike me cdo kusht dhe me cdo cmim. Kjo nuk eshte politike energjetike, por eshte agresion territorial ndaj nje vendi te vogel, te brishte dhe pa rezerva hapesinore.

Shqiperia nuk eshte shkretetire. Nuk eshte stepe industriale, eshte nje territor i ngjeshur ku toka bujqesore, zonat e banuara dhe ekosistemet e mbrojtura jetojne mbi njera-tjetren, dhe kush nderhyn ketu pa kufij, nuk gabon, por shkaterron.

Toka bujqesore po zhduket me vendim politik, sepse ne nje vend ku toka pjellore eshte e paket dhe e fragmentuar, ndertimi i parqeve fotovoltaike mbi fusha bujqesore eshte krim strategjik. Keto toka nuk “merren perkohesisht” ato nxirren per dekada nga cikli ushqimor, ngjeshen, degradohen dhe humbasin funksionin biologjik, dhe ky eshte fakt i dokumentuar shkencerisht. Rikthimi i tokes pas cmontimit eshte teknikisht i paplote dhe ekologjikisht i pamundur. Ne nje Shqiperi qe importon ushqim dhe po humb kapacitet prodhues, kjo politike nuk eshte zhvillim. Eshte vetevarferim i qellimshem.

Biodiversiteti po sakrifikohet per statistika propagande ku qeveria flet per energji te gjelber, por hesht per demet kumulative. Parqet fotovoltaike po vendosen prane zonave te mbrojtura, duke fragmentuar habitatet, duke nderprere korridoret ekologjike dhe duke demtuar biodiversitetin funksional, sepse ne Shqiperi, distanca nuk amortizon ndikimin, por e shume fishon ate, ku efektet skajore depertojne shpejt ne zona te mbrojtura dhe i bejne ato formalisht te mbrojtura, por realisht te cenuara. Kjo nuk eshte mbrojtje mjedisi, kjo eshte hipokrizi institucionale.

Qytetet dhe fshatrat po industrializohen me force sepse ne Shqiperi zonat e banuara jane te ngjitura me token bujqesore. Ndertimi i parqeve fotovoltaike prane qyteteve dhe fshatrave eshte dhune territoriale, prish jetesen, shkaterron peizazhin rural dhe e kthen hapesiren e jetes ne zone industriale energjetike.

Rezultati eshte i parashikueshem dhe i dokumentuar, braktisje rurale, humbje funksioni social dhe territor i vdekur, pra as bujqesi, as natyre, as zhvillim, vetem panele, ku obsesioni i pushtetit, dhe jo nevoja e vendit gje qe askush nuk po kundershton energjine e rinovueshme, ajo qe po kundershtohet eshte obsesioni i Rames per shifra, inaugurime dhe PR, pa strategji territoriale kombetare, pa vleresim real kumulativ dhe pa respekt per token si kapital i pakthyeshem, dhe kjo eshte politike me buldozer, merr territorin sot, le shketim neser dhe e quan “sukses”.

Shqiperia nuk ka luksin e gabimeve

Vendet e medha gabojne dhe zhvendosin, Shqiperia jo, cdo park i vendosur gabim eshte i perhershem, cdo hektar i humbur eshte i humbur pergjithmone.

Politika aktuale po e kthen tranzicionin energjetik ne tranzicion shkaterrimi territorial, dhe kjo nuk eshte ideologji, por eshte fakt gjeografik dhe mjedisor , sepse qeveria nuk do ta degjoje.

Shqiperia nuk ka nevoje per me shume panele mbi toke bujqesore dhe prane banesave, ka nevoje per ndalim, per planifikim serioz dhe per mbrojtje te territorit nga vete shteti qe duhet ta ruaje,

energjia e gjelber nuk justifikon shkaterrimin e gjelber. Dhe kjo politike do te mbahet mend jo si vizion, por si nje nga gabimet me te renda territoriale te ketij vendi.

Referime:

Ky editorial mbeshtetet ne konsensusin dhe dokumentet e institucioneve me poshte:

European Environment Agency – raporte mbi humbjen e tokes, fragmentimin e habitatit dhe efektet kumulative te infrastruktures energjetike

European Commission – politika e perdorimit te tokes, biodiversitetit dhe vleresimit strategjik te ndikimit (SEA/EIA)

FAO – vleresimi i tokes bujqesore si burim i pariparueshem dhe pasojat e land-use change

IUCN – ndikimi i fragmentimit te habitatit dhe infrastruktures mbi biodiversitetin

Studime te publikuara mbi ndikimet e solar utility-scale development ne Itali, Spanje dhe Greqi (habitat fragmentation, soil degradation, cumulative impacts)

 

Berisha mesazh Ramës: Mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se do kesh fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli në foltoren e radhës të demokratëve përpara kryeministrisë.

 

Berisha: PD lokomotivë e proceseve të integrimit ia doli të firmosë marrëveshjen e stabilizim asociimit. Heqjen e vizave dhe statusin e kandidatit. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në Be. pas çlirimit të Kosovës ylli ynë polar është integrimi europian.

Një bajloz i zi do të mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë për të mbrojtur paranë e krimit, konton bankar, brenda dhe jashtë. Nesër, është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë 1 dhe vetëm 1, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se fatin e Enver Hoxhës edhe ti për së gjalli. A ka krim më të shëmtuar

GJKKO miraton kërkesën e SPAK dhe dërgon në gjyq Erion Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe biznesmenët e tjerë (EMRAT + VENDIMI)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur dërgimin në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, deputeten Klotilda Bushka, si dhe dhjetëra persona dhe subjekte të tjera.

 

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, lidhur me përfitime të parregullta nga kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Ndërsa të pandehurit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e emrave të dërguar në gjyq janë edhe Elman Abule, Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë dhe shoqëri tregtare si “Fusha”, “Kontakt”, “Palushi”, “Agi Kons”, “Gerard-A”, “Rametal” dhe të tjera, së bashku me disa OJF.

Vendimi i GJKKO është përfundimtar dhe nuk lejon ankim. Disa nga të pandehurit kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.

VENDIMI:

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
10.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e kërkesës për
dërgimin në gjyq të çështjes që i përket procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, ndaj të
pandehurve: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Shoqëria “RAMETAL” sh.p.k.,
Gentjan Sula, Shoqëria “AGI KONS” sh.p.k., Meriman Palushi, Shoqëria
“PALUSHI” sh.p.k., Fatmir Bektashi, Shoqëria “KONTAKT” sh.p.k., Sokol
Kryeziu, Shoqëria “GERARD – A” sh.p.k., Shkëlqim Fusha, Shoqëria “FUSHA”
sh.p.k., Mirton Lika, Shoqëria “LANI” sh.p.k., Organizata Jofitimprurëse Qendra
“HARABEL”, Ina Goxhaj, Organizata jofitimprurëse “BYL-A” (Balkan Youth
Link Albania), Erald Simixhiu, Organizata jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Linda
Kazani, Organizata jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, Frosina Bollo,
Organizata jofitimprurëse “FROBOLOUS”, Valmir Xoxa, Adela Kondaçiu,
Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi.”.
2. Në seancën e datës 09.02.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja
Etleva Deda, bazuar në nenet 75/a shkronjat “a” , “c” dhe “ç”, 332/dh pika 1, gërma “a”,
332/e, 332/ë, 332/gj dhe 13 pika 3 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 141 datë 09.02.2026,
vendosi:
 Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
 Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 të Prokurorisë
së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të
pandehurve:
1. Erion VELIAJ, i biri i L. dhe i Sh., i datëlindjes ****, i lindur dhe banues në
****, me adresë banimi: ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore “i
padënuar”, me numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të
lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me
përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260
e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt
të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni
pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A”
sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k.,
parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve
të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje
me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260
e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt
të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF,
parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të
ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin,
mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka
detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal dhe
“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Ajola XOXA, e bija e A. dhe e V., e datëlindjes ****, lindur në ****, me adresë
banimi: ****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “e padënuar”, me
numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të
lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me
përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260
e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt
të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni
pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A”
sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k.,
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve
të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje
me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” O.J.F., parashikuar nga neni
260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose
i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e
parregullt të marrë nga “Muza” O.J.F., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit
Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“BYL-A” O.J.F., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv
i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous”
O.J.F., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të
veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, (ndër të tjera edhe si person që
ka vepruar në dobi të personit juridik OJF “Harabel”); “Refuzimi për deklarimin,
mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka
detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal (2
herë) dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit
Penal.
3. Elman ABULE, i biri i M. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, me gjëndje
civile ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me adresë banimi: ****, me
numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
4. Shoqëria “RAMETAL” sh.p.k., me NIPT L41517502C, me adresë: Durrës,
Xhafzotaj, autostrada Durrës – Tiranë, Km 5, në Vrinë;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
5. Gentjan SULA, i biri i A. dhe i M., i datëlindjes ****, lindur në ****, më gjëndje
civile ****, gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me adresë banimi: ****, me numër
personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
6. Shoqëria “AGI KONS” sh.p.k., me NIPT K21622001M, me adresë: Tiranë,
Farkë, “Kodra e Diellit 2”;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
7. Meriman PALUSHI, i biri i A. dhe i Xh., i datëlindjes ****, lindur në ****, me
gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me adresë banimi: ****,
me numër personal F90501328P;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
8. Shoqëria “PALUSHI” sh.p.k., me NIPT K12202004R, me adresë: Tiranë, Rruga
“Myrtezim Kelliçi”, Pallati “AL-FAM”, Kati I, pranë shkollës ekonomike;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
9. Fatmir BEKTASHI, i biri i P. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, me
shtetësi gjermane, me numër pasaporte ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”,
me adresë banimi: ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
10. Shoqëria “KONTAKT” sh.p.k., me NIPT J92108006V, me adresë: Tiranë, Rruga
“Pasho Hysa”, Nr. 26-0714, AL-1004;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
11. Sokol KRYEZIU, i biri i F. dhe i L., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues
në ****, me adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore
“i padënuar”, me numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
12. Shoqëria “GERARD – A” sh.p.k., me NUIS L12407005L, me adresë: Tiranë,
Rruga “Çerçiz Topulli”, me nr. pasurie 5/353, zona kadastrale 8360, volumi 12,
faqe 119;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
13. Shkëlqim FUSHA, i biri i D. dhe i T., i datëlindjes ****, lindur në ****, me
adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me
numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
14. Shoqëria “FUSHA” sh.p.k., me NIPT J61922018S, me adresë: Rruga “Murat
Toptani”, Zona Kadastrale 8150, Tiranë, Shqipëri;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
15. Mirton LIKA, i biri G. dhe i L., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues
në ****, me adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “i
padënuar”, me nr. personal: ****;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga
neni 180/1 e 25 i Kodit Penal.
16. Shoqëria “LANI” sh.p.k., me NIPT J61902075F, me adresë: Tiranë, Rruga:
“Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pallati “Sky Tower”, Nr. 5;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga
neni 180/1 e 25 i Kodit Penal.
17. Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, me NIPT L81509451A,
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar
nga neni 287/2 i Kodit Penal.
18. Ina GOXHAJ, e bija e I. dhe e V., e datëlindjes ****, lindur në **** dhe banuese
në ****, me adresë banimi sipas gjëndjes civile: ****, si dhe adresë të deklaruar
sipas procesverbalit “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për
rrethana të hetimit” datë 17.01.2025: ****, me gjëndje civile ****, gjëndje
gjyqësore “e padënuar”, me numër personal: ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
19. Organizata jofitimprurëse “BYL-A” (Balkan Youth Link Albania), me NIPT
K41828009W,
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
20. Erald SIMIXHIU, i biri i Xh. dhe i G., i datëlindjes ****, me adresë banimi në
****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me numër
personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
21. Organizata jofitimprurëse Qendra “MUZA”, me NIPT M32415453B, me seli
në Tiranë;
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
22. Linda KAZANI, e bija e B. dhe e A., e datëlindjes ****, me adresë ****, me
gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “e padënuar”, me numër personal ****;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
23. Organizata jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, me NIPT M12422451B;
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
24. Frosina BOLLO, e bija e S. dhe e L., e datëlindjes ****, lindur në ****, me
adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “e padënuar”,
me numër personal: ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
25. Organizata jofitimprurëse “FROBOLOUS”, me NIPT M22214702R, me seli
në Durrës, Lagjja nr. 3, Sheshi “Iliria”, Kulla “EGT”, Kati i 3;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
26. Valmir XOXA, i biri i A. dhe i E., i datëlindjes ****, me gjëndje civile ****, me
adresë banimi: ****, me gjendje gjyqësore “i padënuar”, me numër personal
****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
27. Adela KONDAKÇIU, e bija e L dhe e V., e datëlindjes ****, me banim në ****,
me adresë banimi: ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore “e
padënuar”, me numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
28. Klotilda BUSHKA, e bija e F. dhe L., e datëlindjes ****, lindur dhe banuese në
****, me adresë banimi: ****, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, me
profesion juriste, me gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “e padënuar”, me
numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së
vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
29. Flutur XHANI, e bija e S. dhe H., lindur më **** në ****dhe banuese në ****,
me adresë banimi: ****, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, profesion
ekonomiste, me gjëndje civile ****, me ****, gjëndje gjyqësore “e padënuar”,
me numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të
policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
30. Fatjon BAÇI, i biri i R. dhe i N., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues
në ****, me arsim të lartë, me shtetësi e kombësi shqiptare, me gjendje civile
****, me gjendje gjyqësore “i padënuar”, me numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara
në institucionin e vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi i
dytë i Kodit Penal.
trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar, të përbërë nga 3 (tre) gjyqtarë.
 Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq,
dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Elman Abule, “Rametal” sh.p.k., Fatmir
Bektashi, “Kontakt” sh.p.k., Ina Goxhaj, Frosina Bollo, OJF “Frobolus”, Adela
Kondakçiu, Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi, për aplikimin e
gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar.
 Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të
procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të paraqitura nga prokurori në Gjykatë, si
dhe ato të marra në seancë paraprake.
 Kundër këtij vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim nuk lejohet ankim.
Tiranë, më datë 09.02.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Rama paralajmëroi ndryshime ligjore pas pezullimit të Ballukut- BIRN: Kryeministri shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ofensivë ligjore për të mbrojtur ministrat e kabinetit të tij dhe poste të tjera kushtetuese nga masa e pezullimit nga detyra, ndërkohë që shtyn çështjen e imunitetit të Ballukut në “kalendat greke”.

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Rama njoftoi gjithashtu se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do të futej në ‘kalendat greke’, pasi sipas tij “nuk ka asnjë urgjencë” për ta trajtuar atë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratat e Ramës u prezantuan si konkluzione të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të hënën nisur nga “leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese” për rastin Balluku. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende i plotë.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton,” shkroi Rama në platformën X.

Duke ia atribuar qëndrimin Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ai shton ky qëndrim u nxit “nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja”.

Ndërkohë, Kryeministri paralajmëron se mazhoranca që ai drejton nuk do të shprehet për kërkesën e SPAK në Kuvend për të marrë autorizimin për një masë të re sigurie arrest me burg/arrest në shtëpi ndaj Ballukut, e marrë e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në disa tendera me vlerë qindromilionë euro.

Sipas kryeministrit, pas pezullimit nga detyra të Ballukut, SPAK “mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”.

Rama shton më tej se ky qëndrim nuk e prek lirinë e SPAK-ut për të hetuar, por garanton që “pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken”.

Gjykata Kushtetuese të premten vendosi të rrëzojë kërkesën e Ramës kundër një vendimi të Gjykatës së Posaçme, GJKKO, që pezullonte nga funksionet administrative Ballukun. Vendimi u mor pas një mbledhje maratonë prej 10 orësh ku gjyqtarët e kësaj gjykate u ndan 4 e 4 në qëndrimet e tyre dhe kërkesa e Ramës u konsiderua e rrëzuar, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së.

Nga ana tjetër, që prej dhjetorit Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar të thërrasë Këshillin e Mandateve, organi që vendos për imunitetin e deputetëve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut./ BIRN

“Rama kërkon të ndryshojë ligjin për të mbrojtur Ballukun”- Juristi: Heqja e imunitetit është urgjente, rrezikon të prishë provat! Kushtetuesja vendim të sforcuar

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndryshojë ligjin me qëllim për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku, jo vetëm nga heqja e imunitetit, por edhe nga arrestimi që po kërkon SPAK në Kuvend, për shkak se po intimidon dëshmitarë dhe po prish provat.

 

Kështu u shpreh juristi pranë PD-së, Franc Nuri, në studion e “News 24” ditën e sotme.

Ai komentoi aktualitetin politik, lëvizjet e fundit të mazhorancës, vendimin e Kushtetueses dhe analizoi procedurën penale dhe juridike, teksa vuri theksin te përpjekja e mazhorancës për ta mbrojtur me të gjitha mënyrat Ballukun, aktualisht e pandehur, nën akuzë dhe me masë sigurie pezullim nga detyra prej GJKKO, që u la në fuqi nga vendimi i Kushtetueses.

“Qeveria e gjithë po kthehet në një zyrë avokatie për të mbrojtur në të gjitha mënyrat zv/kryeministren Belinda Balluku. Rama po kërkon që të ndryshojë ligjin për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku. Të mos pengohet më drejtësia dhe SPAK, t’i hapet rruga heqjes së imunitetit”, tha Nuri mes të tjerash.

Ai bëri thirrje që mazhoranca dhe qeveria të mos e pengojnë më drejtësinë, t’i hapin rrugën mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe t’i hiqnin imunitetin Ballukut, duke lejuar SPAK që të bëjë punën e tij.

Sipas Nurit, procesi i vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese ka qenë i pazakontë dhe i paprecedentë. Ai theksoi se gjykata është mbledhur tri herë dhe ka zhvilluar rreth 10 orë diskutime përpara se të arrinte në një rezultat përfundimtar 4 me 4, që çoi në rrëzimin e kërkesës së qeverisë.

Për Nurin, Kushtetuesja mori një vendim nën presion dhe nuk zgjidhi thelbin e çështjes, por megjithëkëtë, u tha qartë se vendimi i GJKKO mbetet në fuqi për pezullimin.

“Ky është një vendim i sforcuar dhe mendoj i marrë nën presion. Gjykata nuk e zgjidhi thelbin e çështjes, pra nuk dha një përgjigje të qartë nëse GJKKO ka ose jo të drejtë të pezullojë një anëtar të qeverisë”, u shpreh Nuri. Megjithatë, me këtë vendim, sipas tij, ka rimarrë fuqi ligjore vendimi i shkallës së parë i GJKKO-së, duke lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga funksionet e saj si zv/kryeministre dhe ministre. Për rrjedhojë, Balluku nuk lejohet të ushtrojë funksione shtetërore dhe të paraqitet në zyrat e institucionit për sa kohë masa mbetet në fuqi”, analizoi juristi.

Juristi vuri në dukje se SPAK ka kërkuar një masë edhe më të ashpër, duke depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, me qëllim arrestimin e saj. Sipas tij kërkesa është paraqitur në fillim të dhjetorit, por prej rreth dy muajsh nuk është shqyrtuar dhe zvarritet prej PS.

“Ka urgjencë në këtë proces, pasi ekziston rreziku i prishjes së provave. Pa heqjen e imunitetit, nuk mund të kryhen kontrolle banese, automjetesh apo telefonash. Pas dy muajsh vonesë, edhe vetë kontrolli humbet kuptimin”, theksoi Nuri.

Për Nurin, Balluku duhet të ishte dorëhequr që në fillim të procesit, por përkundër kësaj, kryeministri këmbëngul për mbrojtjen e saj, deri në ndryshim të ligjit.

“Është e pakonceptueshme që të ndryshohen ligje për raste individuale, sidomos për një vend që pretendon integrimin në Bashkimin Europian. Zoti Rama ishte ai që mburrej me reformën në drejtësi, kurse tani do të ndryshojë ligjin, madje del kundër edhe për çështjen e pagave”, u shpreh ai.

Nuri komentoi edhe përplasjen e fundit të kryeministrit me gjyqësorin për çështjen e pagave, ku u shpreh kundër kërkesës për rritjen.

Por Nuri theksoi se ka disa muaj që Rama përdor gjuhë urrejtjeje ndaj drejtësisë dhe juristëve, edhe pse dikur mburrej me reformën në drejtësi.

“Rama përdori një gjuhë urrejtje ndaj juristëve dhe drejtësisë. E ka përdorur edhe në të shkuarën, madje edhe për juristët shprehej publikisht. Ka disa muaj në fakt dhe nuk është vetëm çështja e pagave. Ai madje ka folur me emër dhe mbiemër për prokurorë dhe gjyqtarë, për çështje të ndryshme. Ka acarim të tejskajshëm të kryeministrit ndaj gjyqësorit. Madje ai komenton dhe sulmon vendimet e drejtësisë dhe kjo nuk është normale, nuk ka asnjë rast në vendet e BE-së të tillë, ku përmenden me emra e mbiemra. Vetëm në Shqipëri ndodhin këto. Tani merret edhe me pagat e gjyqtarëve dhe u bën presion mediatik apo u tërheq vëmendjen. Rama ishte një nga mbështetësit e reformës dhe madje mburrej me këtë reformë, kurse tani po sulmon gjyqësorin”, nënvizoi Nuri.

E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset.

Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/”

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

“U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është një artikull që duhet ta shkruajnë dhe publikojnë mediat. Ja psh. vetëm duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformën më është krijuar një mungesë dëshire të punoj llogarit ju qe e keni përjetuar. E vetmja e mire është që flasim në grup dhe është si një terapi e përbashkët për të mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe një sondazh për këtë gjë.

Ajo që pala përballë e konsideron si kapriço dhe prishje rehati këtë ankesë tonën për ne është vetë “jeta”. Nuk është si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por është vetë puna jone edhe koha jonë. Kemi dyfishim të kohës në procesim dhe përgjysmim të kohës së lirë. Me vjen shumë keq që po e përjetojmë gjithë këtë a thua se jemi pjese e ndonjë eksperimenti”, thotë Arbërore, ekonomiste.

Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.

“Jemi bërë si roje, që rrimë e gjurmojmë se kur sistemi punon, që të hyjmë e të bëjmë ndonjë veprim, ose hyjmë natën kur sistemi është më pak i ngarkuar”, thotë një ekonomist. Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt.

Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet.

“Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe për të deklaruar TVSH-më e muajit janar”, shton një ekonomist.

Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin./Monotor.al

Komisioni Europian: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e pandehur e SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj.

Përmes një reagimi, Komisioni Europian i kërkon kuvendit “të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku”, e cila është pezulluar nga detyra, masë e cila u la në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa për Ballukun qëndron në sirtarët e Kuvendit që prej datës 16 dhjetor, ndërsa shumica parlamentare ka refuzuar ta adresojë, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëron në disa deklarata radhazi se do të vijojë përballjen ligjore.

“Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e KE.

Reagimi i KE

Si e vlerëson Komisioni Evropian këtë përplasje institucionale që buron nga rasti i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku përfshihen SPAK, Kryeministria dhe Kuvendi?

•Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj.

A mendoni se përballja e qeverisë me institucionet e reja të drejtësisë e minon reformën në drejtësi dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Shqipërinë?

•BE i kushton rëndësi shumë të madhe sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si dhe punës së bërë në kuadër të reformës në drejtësi. Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi përparimin në këtë fushë në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe të mbështesim konsolidimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si pjesë e procesit të integrimit evropian të vendit.

A ka kjo përplasje institucionale kosto për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

•Në raportin e saj për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni vuri në dukje se, ndonëse qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor mbetën një çështje shqetësuese serioze. Komisioni rekomandoi më tej që Shqipëria të forcojë llogaridhënien duke reduktuar ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

A ka pasur diskutime zyrtare në Bruksel lidhur me këtë çështje? Dhe a keni komunikuar me përfaqësues të qeverisë shqiptare ose institucioneve të drejtësisë për këtë situatë?

•Institucionet e BE-së janë në dialog të rregullt me autoritetet shqiptare. Komiteti BE–Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë do të zhvillohet në fillim të marsit dhe do të shërbejë si një mundësi për të vijuar diskutimet mbi reformën në drejtësi në vend./ Report Tv

SPAK heton Samir Manen dhe Frida Krifcën për abuzimin e 80 milion eurove nga fondet IPARD Nga Almer Toska

SPAK heton Samir Manen dhe Frida Krifcën për abuzimin e 80 milion eurove nga fondet IPARD 💥

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është lënë në errësirë financiare. Fondet IPARD, të destinuara për zhvillimin rural, janë bllokuar për shkak të dyshimeve të rënda për korrupsion. Por hetimet e SPAK nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete, ndërkohë që Brukseli këmbëngul se paratë e Bashkimit Evropian duhet të mbrohen siç duhet.

Në qendër të hetimeve tani janë Samir Mane, njeriu që kontrollonte shpërndarjen e fondeve IPARD, dhe Frida Krifca, që si drejtuese e AZHBR dhe më pas ministre e Bujqësisë ka qenë një “ushtare” e tij. Sipas informacionit të SPAK, këta kanë ndikuar drejtpërdrejt mbi shpërndarjen e mbi 80 milion eurove fonde europiane, duke i drejtuar sipas interesave të tyre personale.

Samir Mane është akuzuar se ka përdorur rrjetin e Frida Krifcës për të kontrolluar fondet IPARD dhe për t’i shpërndarë aty ku dëshironte ai, duke përjashtuar fermerët që kishin nevojë reale. Frida Krifca, në rolin e saj institucional, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë keqpërdorim, duke u kthyer kështu në pjesë aktive të një skeme që ka dëmtuar rëndë sektorin bujqësor.

Hetimi i SPAK është në fazë intensive, dhe burime nga institucionet konfirmojnë se tani po mblidhen provat që lidhen me përgjegjësinë direkte të Samir Manes dhe Frida Krifcës për shpërdorimin e fondeve. Prej dy vitesh, dosja ka kaluar nga një zyrë në tjetrën pa asnjë rezultat konkret, por tani SPAK duket e vendosur të zbardhë skemën.

Çështja ka alarmuar Bashkimin Evropian. OLAF, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, ka përfunduar hetimin administrativ mbi fondet IPARD II dhe ka rekomanduar autoriteteve shqiptare të veprojnë. Por deri më tani, institucionet vendase kanë vonuar seriozisht rifillimin e financimeve, duke bllokuar zhvillimin rural.

Samir Mane dhe Frida Krifca po hetohen për abuzime që arrijnë 80 milion euro, një shifër që ka mbajtur pezull ekonominë rurale dhe ka dëmtuar besimin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Për fermerët, kjo nuk është thjesht një çështje ligjore: është një çështje jete dhe vdekjeje për ekonominë rurale të vendit.

SPAK ka tashmë në dorë provat për mënyrën se si këto fonde janë kontrolluar dhe shpërndarë, dhe pritet që hetimi të hapë rrugën për përgjegjësinë penale të Samir Manes dhe Frida Krifcës. Çdo ditë vonese është një ditë humbjeje për fermerët dhe për zhvillimin rural të Shqipërisë.

Në këtë pikë, pyetja është e thjeshtë, por e rëndë: Si mund të jenë të paprekshëm ata që kontrolluan dhe shpërndanë paratë europiane sipas dëshirës së tyre, ndërkohë që bujqësia shqiptare është në krizë dhe fondet e BE-së janë bllokuar? SPAK tani duhet të japë përgjigjen.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë AZHBR, dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish të lidhur me pushtetin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Disa prej përfituesve të mëdhenj janë:

Ardian Tufa, ish-drejtues i Njësisë Administrative në Farkë dhe i afërt me Erion Veliajn e Frida Krifcën, ka përfituar 247 mijë euro fonde IPARD për një investim prej 410 mijë eurosh në masën 7 të programit.

Manjola Haska, motra e deputetit socialist Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro për ndërtimin e “Agro Turizëm Rexhinin”, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë 15 mijë euro për mbjellje pemësh.

Kompania “Iumentis”, e lidhur me ish-kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe drejtorin e tij të tenderave, Lorenc Bami, ka përfituar 758 mijë euro fonde nga IPARD.

Petrit Tare, ish-drejtor i Ujësjellësit të Korçës dhe i afërt me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e një sere frutash e perimesh në kompaninë “BLOOM Fruits”.

Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, ka përfituar 196 mijë euro për ndërtimin e një agroturizmi në Kashar.

Alban Zusi, ish-zëvendësministër i Bujqësisë, ka marrë 532 mijë euro për një fabrikë përpunimi peshku në Lezhë.

Shkëlqim Bullari, ish-deputet socialist, dhe vëllezërit e tij janë përfshirë në projekte të promovuara nga IPARD për pemëtari e agroturizëm.

Loreta Tozaj, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro për investim në Kllarat të Vranishtit.

Gjergj Luca, përmes anijes “Rosafa”, ka aplikuar për 400 milionë lekë fonde për rikonstruksion anijesh.

Ndrec Llusku, ish-kandidat i Tom Doshit në 2021, ka përfituar 91 mijë euro për një pemishte në Orosh të Mirditës.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i Kavajës, ka marrë 123 mijë euro për agroturizmin “Kavalion”.

Rudolf Xhillari, konsull nderi i Izraelit dhe pjesë e forumeve të PS, përmes “Balkan Trans Albania” ka përfituar 538 mijë euro për përpunim mishi.

Xheni Gjikuria, bashkëshortja e investitorit strategjik Florenc Gjikuria, ka përfituar 189 mijë euro për kompaninë “Coast to Coast”.

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi, ka marrë 44 mijë euro fonde IPARD për kantinë vere, ndërsa nipi i tij Andi Kokoneshi ka përfituar 32 mijë euro për makineri qumështi.

Dashamir Peza, ish-deputet i PS, ka marrë 222 mijë euro për agroturizmin “Il Paeze”.

Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, ka përfituar 48 mijë euro për “Ferma 100”, ndërsa Elda Alia, e lidhur me të njëjtën fermë, ka marrë 121 mijë euro.

Elton Bualli, ish-administrator i inceneratorit të Sharrës, ka përfituar 310 mijë euro për ndërtimin e një sere pikërisht në landfillin e Sharrës.

Orjeta Myzeqari, ish-drejtuese e ALUIZNIT, përmes “Albania Piemonte SHPK”, ka përfituar 301 mijë euro për magazinë në Gosë të Kavajës.

Armand Tafili, i lidhur me bashkinë e Ersekës, ka përfituar 234 mijë euro për “Agroturizëm Rohan”.

Manjola Fidani, pronare e “Unique Travel”, ka marrë fonde për ndërtimin e një vile në Voskopojë.

Pjetër Trashaj, pronar i “Albgarden SHPK”, ka përfituar 48 mijë euro për mekanikë bujqësore, ndërkohë që kompania e tij ka fituar edhe tendera publikë për lule.

COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, në pronësi të Agim, Pëllumb, Kujtim dhe Viktor Kolës, ka marrë 810 mijë euro për ndërtimin e një magazine frigoriferike për fruta e perime.

Apostol Xhaferri, ndërtues nga Skrapari, dhe vajza e tij, përmes “Golden Bees SHPK”, kanë përfituar 341 mijë euro për kantinë vere.

ZDRAVO SHPK, një tjetër kompani ndërtimi, ka përfituar 981 mijë euro për përpunimin e produkteve bujqësore dhe ka marrë mbi 70 tendera publikë me vlerë mbi 15 milionë euro.

Arbër Çekaj, i dënuar për trafik kokaine, ka përfituar 264 mijë euro fonde nga BE.

Agron Metvelaj, i skeduar për lidhje kriminale, gjithashtu ka përfituar fonde nga IPARD dhe AZHBR.

“Nisim në orën 17:00″- PD nesër protestë kombëtare

Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës së e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Policia e Tiranës u ka kthyer përgjigje zyrtare PD duke i kërkuar që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë. Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gadishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj
si në protestën kombëtare që i zhvillua herën e fundit.

Protesta e fundit e zhvilluar nga opozita më 24 janar ishte e tensionuar, ku pas përfundimit të fjalimit nga kreu i PD Sali Berisha, u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, molotovë dhe fishekzjarre.

Pas hedhjes masivisht të gazit lotsjellës nga policia, protestuesit u zhvendosën përballë Kuvendit, ku vijoi e njëjta situatë, ndërsa kishte edhe përplasje të deputetëve të PD me efektivët.

Urgjencë riformim i Universiteteve Shqiptare: arsimi i lartë është trajtuar si treg titujsh dhe diplomash, jo si institucion i dijes! Nga Taulant Muka

Pse po banalizohet dija shqiptare?
.
Kombi shqiptar prodhon më shumë universitete, edhe pse me pak shkencë.
.
Në Maqedoninë e Veriut qeveria ka hapur një debat nëse 18 universitete për Maqedoninë janë shumë, ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria së bashku kanë rreth 80 universitete/kolegje, ku mbi 70% janë private. Për krahasim, Holanda që ka mbi 18 million banorë dhe renditet ndër vendet më inovative në botë ka ~50 universitete (14 universitete shkencore dhe 36 universitete të shkencës së aplikuar), pothuajse të gjitha publike.
.
Kjo është shenjë e një banalizimi intelektual në hapësirën shqiptare: arsimi i lartë është trajtuar si treg titujsh dhe diplomash, jo si institucion i dijes, pa përmbajtje, pa kërkim shkencor dhe aq më pak inovacion.
.
Pasojat janë të mëdha: rini që largohet, një ekonomi jo konkuruese në arenën ndërkombëtare dhe një shoqëri që shikon gjithmonë drejt ekspertizës së huaj! Pra një pushtim modern!
.
Sot është urgjente një riformatim i thellë i universiteteve shqiptare dhe kthimi i tyre te cilësia, kërkimi shkencor dhe inovacioni, në mënyrë që të ndërtojmë një shoqëri moderne dhe industriale.
.
PS: Foto dhe të dhënat të marra nga I. Zeqiri
.

U dhunua nga dy të rinj në Vlorë, avokati i Metës u godit me mjet prerës pas koke! Ja si paraqitet gjendja e tij në spital

Avokati Kujtim Cakrani, i cili u dhunua nga dy persona këtë të dielë, 8 shkurt, në një pikë karburanti në Vlorë, ka pësuar dëmtime në kokë pasi është goditur me mjet prerës në pjesën e pasme.  

 

Mbrojtësi ligjor i ish presidentit Ilir Meta ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës, dhe për pasojë ai u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati i ish presidentit ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NGJARJA

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant. Konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave, me të cilët është konfliktuar, kishte bllokuar edhe automjetet e tjera. Pasi fillimisht e kanë sharë, njëri prej tyre ka zbritur nga makina ku ndodheshin, ka hyrë nga dera e pasagjerit dhe e ka goditur me mjet prerës në kokë, duke i shkaktuar dëmtime.

DËSHMIA E AVOKATIT

“Ishin dy çuna me një makinë, që pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Më goditën pas koke, me njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Do të kthehesha në Tiranë. Erdhën, provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Më pas dolën nga makina, më goditën dhe më qëlluan. Njëri ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke se isha ulur në makinë, isha në vend të parë të makinës. Njëri nga dritarja po ofendonte, dhe tjetri kaloi nga pasagjeri. Pse ke parkuar keq makinën, ke zënë gjysmën e karburantit. Ishte një formë provokimi.

I pyetur nëse mendon se ishte diçka tjetër, ai thotë se:

“Nuk e di. Në këtë moment nuk mund të them gjë se nuk dua. Nuk i njoh ishin moshë e re.  kërcënime në rrjete sociale padyshim që kam për profesonin që bëj, për çështje sensitive që ndjek, por nuk mund të them dhe të jap dot një shpjegim. Vetëm pas koke kam lëndime, në trup jo.”, ka thënë ai. gsh

“Belinda Balluku e ka shndërruar Ramën në Don Kishot!”- Bardhi: Drejtësia nuk është mulliri i askujt dhe kryeministri jo garant i saj!

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme (8 shkurt), në Podkastin e tij “Flasim”, komentoi vendimin e Kushtetueses për ankimimin e tij në lidhje me pezullimin, duke ia rrëzuar kërkesën.

Zv/kryeministrja me atë vendim mbeti e pezulluar nga detyra, sipas masës së sigurisë së GJKKO-së, teksa është e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, por kreu i qeverisë deklaroi se me këtë vendim merret peng ekzekutivi, pasi një gjyqtar tani mund të pezullojë edhe Presidentin, përveç ministrave.

Bardhi tha se “mbrojtja e korrupsionit nuk është shtet ligjor” dhe se “sa herë drejtësia i afrohet korrupsionit të Ramës, kryeministri nis sulmet ndaj saj”.

Deputeti demokrat nënvizon se “Belinda Balluku e ka kthyer Ramën në një Don Kishot” dhe kujtoi se “drejtësia nuk është mulliri i askujt dhe se ligji duhet zbatuar”, duke iu kundërpërgjigjur akuzës së kreut të mazhorancës se po bëheshin përpjekje për të riparuar “mullinjtë e prishur të opozitës”.

“Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë. Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk janë metaforat e Ramës. Problemi është frika e kryeministrit për shkak të punëve të tij të zeza”, shprehet Bardhi mes të tjerash në postimin e tij, në rrjetin social Facebook.

Ai e shoqëron edhe me një foto të kryeministrit me Ballukun e Berberin, me “vulën”: “Te Korruptuar”.

Në fund kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvend dhe më pas Parlamentit për t’i hequr imunitetin Ballukut dhe për t’i hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin, pasi në të kundërtën do pengohej drejtësia.

“Drejtësia nuk është mulliri i askujt. Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një garant personal të ligjit. Ka nevojë për ligj që zbatohet njësoj për të gjithë. Si për Lindën e AKSHI-t dhe për Belindën e qeverisë. Të hënën duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Të hënën duhet të shqyrtohet kërkesa e SPAK. Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit. Çdo vonesë tjetër do të jetë një akt i qartë pengimi ndaj drejtësisë. Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet!”, shprehet ligjvënësi opozitar

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Mbrojtja e pushtetit dhe korrupsionit nuk është shtet ligjor!

Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë.

Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk janë metaforat e Ramës. Problemi është frika e kryeministrit për shkak të punëve të tij të zeza.

Sepse kur një Kryeministër del publikisht për të delegjitimuar një vendim gjykate, ai nuk po mbron vetëm një ministre. Po mbron pushtetin e vet për ta vendosur atë mbi ligjin. Dhe çdo fjali e Ramës tregon një gjë: ai nuk e pranon kufirin e ligjit, duke shpallur veten “garant të vetëm” të drejtësisë. Por në një shtet ligjor drejtësinë nuk e garanton as një njeri, as një parti.

E garanton Kushtetuta.

E garanton ndarja e pushteteve.

E garanton barazia para ligjit.

Edi Rama as sot, as kurrë nuk ka qenë garant i drejtësisë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë pengesa e saj. Sepse drejtësia e pavarur nuk ka nevojë për tutorë politikë. Ka nevojë për heshtjen e pushtetit dhe forcën e ligjit.

Drejtësia nuk është mulliri i askujt. Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një garant personal të ligjit. Ka nevojë për ligj që zbatohet njësoj për të gjithë. Si për Lindën e AKSHI-t dhe për Belindën e qeverisë.

Të hënën duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Të hënën duhet të shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit.

Çdo vonesë tjetër do të jetë një akt i qartë pengimi ndaj drejtësisë.

Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet!”. gsh

Luftë e kreut të ekzekutivit kundër SPAK! E pohon vetë Edi Rama : “Kushtetuesja s’gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë, budallallëk botëror! Do vijojmë betejën”

Luftë e kreut të ekzekutivit kundër SPAK!  E pohon vetë  kryeministri Rama në podcast rreth vendimit të GJK që le në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut! Ja reagimi i plotë:

“Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.

Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministers, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi. Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.

Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, – është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, – por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.

Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.

Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, – se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, – i futi në një thes, – u them një gjë, – kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse. Kaq e thjeshtë është!””

Një sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është një sistem i komprometuar – Rezultati 4 me 4 i GJK Nga Ermelinda Meksi, ish deputete e PS

Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi.

 

Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë.

Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë, jo si gjykatë.

Nje sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është nje sistem i komprometuar, me rrezikun që në të ardhmen :

✔️ Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim,

✔️ Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma,

✔️ Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues.

Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi.

Pasi koston e mosvendimit nuk e paguan :

#as gjyqtari i cili nuk ndëshkohet, nuk humb mandatin, nuk penalizohet,

#as Gjykata si institucion ku vendimi 4–4 quhet “proceduralisht korrekt”

#as palët politike ku secila e lexon si fitore ose si shmangie të humbjes.

Koston e mosvendimit e paguan sistemi:

Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar, konflikti shtyhet , riciklohet,precedenti krijon normën e heshtjes,kurse publiku mëson se barazimi është rrugë e sigurt.

#Perfundimi

Mosvendimi është strategji pa çmim individual, por me kosto kolektive të padukshme: ai çon ne erozionin e autoritetit kushtetues dhe besimin e publikut.

Prandaj për të evituar këtë kosto duhet një mekanizëm korrektues efektiv që ta bëjë mosvendimin të kushtueshëm individualisht dhe institucionalisht, në mēnyrë që Gjykata të prodhojë një rezultat material, edhe kur është e ndarë.

Që publiku të kuptojë më mirë integritetin e çdo rezultati , gjyqtari duhet të shpjegojë publikisht arsyet pse votoi pro ose kundër.

E.Meksi 8 Shkurt 2026

“Mazhoranca mban peng kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut”, BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’

Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra në këmbë mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, për të përuruar përfundimin e punimeve.

Investimi në segmentin 43 kilometra, që etiketohet edhe si ‘rruga e florinjtë,’ nisi 15 vite më parë dhe besohet se u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë afro 260 milionë dollarë për të bërë të mundur lidhjen e fshatit Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec.

Por investimi shumëvjeçar dhe shumëmilionësh u bllokua vetëm dy muaj pas inagurimit, pasi një masiv gurësh ra nga skarpatat anësore në fund të nëntorit dhe pak javë më vonë pësoi shembje të plotë të bankinës dhe trotuarit në një aks të saj pranë fshatit Gështenjas.

Autoriteti Rrugor ‘fajësoi’ shiun e dendur për dëmet, por ky nuk ishte një incident i veçuar.

Aksi panoramik i rrugës Shëngjin-Velipojë, unaza e poshtme e qytetit të Burrelit apo tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit shfaqën gjithashtu defekte dhe probleme gjatë sezonit të dimrit, pavarësisht kostove dhe inaugurimeve të bujshme. Me alarm u përcoll në publik edhe një video e bërë nga kalimtarët në fillim të janarit në Tunelin e Llogarasë, ku shihej uji që rridhte nga tavani i tunelit.

Tuneli i Llogarasë bashkë me projekte të tjera të infrastrukturës janë vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi një hetim i Prokurorisë së Posaçme ka zbuluar manipulimin e garës dhe paracaktimin e kompanive fituese përmes ndërhyrjes së ministres Belinda Balluku, njëherëzi numri 2 i qeverisë.

Por një kërkesë e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut mbahet peng në Kuvend nga mazhoranca socialiste prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar.

Për ekspertët e infrastrukturës dhe ekonomisë, incidentet e muajve të fundit me rrugët nuk duhen parë si të shkëputura, por si pjesë të papërgjegjshmërisë institucionale dhe lidhjeve korruptive dhe klienteliste në shpërndarjen e fondeve publike.

“Ndërtimi i këtyre rrugëve nuk bëhet për të vjedhur, por për të grabitur,” thotë inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i cili e lidh problemet e sigurisë së tyre që me mënyrën si janë projektuar, pa studime teknike të mirëfillta dhe me synimin për “përfitime ekonomike”.

Sipas tij, çdo vepër infrastrukturore si rregull duhet të kalojë në konsultim në disa këshilla teknikë dhe të bëhen studime gjeologjike të mirëfillta apo studime për interesin publik, procedura që sipas tij janë anashkaluar ose janë bërë në mënyrë fiktive.

“Këtu janë jashtë kontrollit, janë projekte të bëra me nxitim, pa studime teknike,” shton Ngjeqari.

Edhe sipas Zef Preçit, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike, pasojat që shihen me sy janë të lidhura me klientelizmin e të gjithë procesit të ideimit, projektimit, ndërtimit, supervizimit dhe deri në marrjen e këtyre veprave në dorëzim.

“Përgjithësisht projektimi i veprave infrastrukturore publike kryhet me cilësi të dobët, në mjaft raste pa shkelur fare terrenin fizik, por vetëm mbi bazën e hartave që merren në Google Maps, mungojnë studimet gjeologjike, injorohen master-planet zhvillimore të sektorit…,” tha Preçi për BIRN.

“Edhe në rastet kur në projektim përfshihen kompani të huaja me emra të mëdhenj, puna konkrete bëhet nga projektues vendas, shumë herë të nënpaguar dhe thjesht për të justifikuar formalisht dobinë e një vepre publike të caktuar,” shtoi ai.

Klientelizimi, sipas Preçit, vijon në gjithë hallkat e zinxhirit, pasi kompanitë apo inxhinierët që kanë për detyrë të merren me supervizionin gjatë kryerjes së punimeve, në mjaft raste përzgjidhen në kushtet e konfliktit të interesit. Kështu, raportimet për volume dhe cilësinë e punimeve që raportohen në situacionet e kompanive janë të fryra, fiktive dhe jo në përputhje me projektet përkatëse.

Preçi sugjeron se punimet në veprat infastrukturore kryhen përgjithësisht me cilësi të ulët dhe duke shkelur rëndë parametrat teknike të projektuar, sepse sipas tij, “ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet e veta dhe në shumë raste fondet përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar”.

Ekspertët i konsiderojnë një pjesë të projekteve të kushtueshme pa interes publik dhe ekonomik për vendin, por që marrin jetë për shkak të interesave financiare që fshihen pas tyre.

“Tuneli i Llogarasë është vepër antikombëtare,” thotë Ngjeqari, duke sqaruar nga pikëpamja teknike nuk është marrë parasysh përbërja e malit me gur gëlqeror dhe rrjedhja e ujërave. Një tjetër shembull i mungesës së leverdisë ekonomike është sipas tij rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën thotë se kanë munguar studimet në fazën e projektit.

Zef Preçi flet për një model model klientelist të dhënies së tenderave në infrastrukturë të shpërndarë në gjithë vendin, ku bizneset fituese janë të regjistruar për llogari të personave të ekspozuar politikisht.

“Studimet dëshmojnë për rritje eksponenciale të tenderave që këto kompani fitojnë duke cënuar kështu, jo thjesht barazinë para ligjit, por edhe duke përkeqësuar dukshëm klimën e biznesit në vend,” thotë ai.

Preçi beson se të paktën gjysma e fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore, “nuk janë investuar realisht në ekonominë e vendit, por kanë shërbyer për të fuqizuar kompani të caktuara kliente të qeverisë”.

“…kanë ushqyer pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjbërëse të elitës politike të vendit,” përfundoi ai.

Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë, jo si gjykatë Nga Ermelinda Meksi, ish deputete e PS

Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë.

Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë, jo si gjykatë.

Nje sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është nje sistem i komprometuar, me rrezikun që në të ardhmen :

✔️ Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim,

✔️ Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma,

✔️ Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues.

Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi.

Pasi koston e mosvendimit nuk e paguan :

#as gjyqtari i cili nuk ndëshkohet, nuk humb mandatin, nuk penalizohet,

#as Gjykata si institucion ku vendimi 4–4 quhet “proceduralisht korrekt”

#as palët politike ku secila e lexon si fitore ose si shmangie të humbjes.

Koston e mosvendimit e paguan sistemi:

Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar, konflikti shtyhet , riciklohet,precedenti krijon normën e heshtjes,kurse publiku mëson se barazimi është rrugë e sigurt.

#Perfundimi

Mosvendimi është strategji pa çmim individual, por me kosto kolektive të padukshme: ai çon ne erozionin e autoritetit kushtetues dhe besimin e publikut.

Prandaj për të evituar këtë kosto duhet një mekanizëm korrektues efektiv që ta bëjë mosvendimin të kushtueshëm individualisht dhe institucionalisht, në mēnyrë që Gjykata të prodhojë një rezultat material, edhe kur është e ndarë.

Që publiku të kuptojë më mirë integritetin e çdo rezultati , gjyqtari duhet të shpjegojë publikisht arsyet pse votoi pro ose kundër.

E.Meksi 8 Shkurt 2026

“Nëse Balluku shkon në zyrë arrestohet në flagrancë”! Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Pas vendimit të GJK, SPAK mund të kërkojë pezullimin nga detyra të çdo zyrtari të lartë

 

Gazetarja Klodiana Lala, në intervistën e saj në emisionin “Kjo Javë”, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas saj, që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.

“Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej, Lala u ndal te ajo çfarë prodhoi vendimi i Kushtetueses, ku sipas saj, duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në çdo rast t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve.

 

“Pra, nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni”, tha Lala.

Sipas Lalës, trupa gjyqësore për vendimin ndaj Ballukut u nda 4 me 4, ku kryetarja e GJK-së Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit, ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

“4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër. Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO-së.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës.

Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër.

Cfarë thotë në thelb vendimi:

Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në çdo rast t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.

Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë.

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë- Përshkallëzohet situata, banorët e Rrjollit: Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë! Kryeministri mos na bjerë në qafë…

Ata e cilësojnë projektin si një “grabitje” të hapur të pronave të tyre dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen.

 

VELIPOJË– Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës së tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik. Situata është përshkallëzuar, pasi banorët zbritën në kantierin e ndërtimit, aty ku mjetet e rënda të GENER 2 punojnë në bregdet për të ngritur resortin “Blu Borgo”.

Ndërkohë, banorët e cilësojnë projektin si një “grabitje” të hapur të pronave të tyre dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen. Një përfaqësues i banorëve, ka deklaruar se ata zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, të mbështetur nga një vendim gjykate i vitit 2006 dhe një ligj i vitit 2008.

“Unë jam i përfaqësuesi i Shullajve, që kemi letrat e tokës, 400 dynym tokë. Që e kemi bërë me dokumenta të rregullta. Në 2006-ën kemi një vendim gjykate që e kemi fituar. Në 2008-ën Sali Berisha ka nxjerrë një ligj që ne e kemi fituar me urdhër të premë. Edhe ne fjetëm mendjen…

Sot është dita e gjashtë. Dje kemi bërë një protestë shumë pak njerëz, por kemi bërë një protestë që është e papame. Sot po mblidhet populli, e shihni vetë. Çfarë do të vijnë, do të shihet javën tjetër. Kjo do të jetë një protestë që nuk do të mbyllet as sot, as këtë muaj. I bëjmë thirrje shtetit. I bëjmë thirrje tërë shtetit tonë, shtetit shqiptar. T’i vënë këto letra në dukje.

I bëjmë thirrje SPAK-ut. Kemi qenë përpara SPAK-ut, një vit po bëjmë në maj, që na ka çuar, para 10 ditësh na ka çuar në Shkodër. Ne jemi, të hënën do të bllokojmë derën e Shkodrës, te prokuroria. Dhe janë pak sot çfarë do të shkojnë të hënën në Tiranë. Punëtorët e firmës janë duke punuar, gjithçka në këtë dynym janë duke punuar. Sot për sot, nuk e di a janë duke punuar, a janë duke punuar prapë? Janë bllokuar fije… a janë bllokuar se na ka policë pak? A janë bllokuar se u duket popull shumë?

Ata ta zgjidhin vetë. Por kjo do të jetë një protestë që nuk do të bëjmë vaki në tërë botën, që do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë. Kjo protestë as mbyllet sot, as këtë muaj. I bëjmë thirrje që tërë emigrantët, të mblidhen në këtë tokë. T’i dalim zot tokave të parëve tanë, që na e kanë lënë me djersë, ka ndenjur zveshur, zbathur, ka jetuar në kasolla, nuk ka jetuar luksoze,” tha Banori./Dosja.al

Gjykata Kushtetuese riktheu pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra! Në Burgun e Durrësit shpërthejnë fishekzjarrët!

Mbrëmë (6 shkurt) Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke rrëzuar kërkesën ankimore të kryeministrit Rama, i cili kërkont të shpallej antikushtetues vendimi i GJKKO.

 

Ky vendim është pritur me entuziazëm në burgun e Durrësit, aty ku vuajnë dënimin disa zyrtarë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj apo ish ministri Ilir Beqaj.

Jashtë ambienteve të IEVP Durrës menjëherë pas vendimit të Kushtetueses ka pasur festë, madje janë hedhur edhe fishekzjarrë.

Kujtojmë që fishekzjarrë jashtë ambienteve të burgut të Durrësit janë hedhur edhe më 3 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliajn.

Ndërkohë në Fier, militantët e Belinda Ballukut hodhën fishekzjarrë në datën 12 dhjetor, kur ajo u rikthye në detyrë. gsh

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

Partia Demokratike mban pasditen e të martës një protestë në kryeqytet por se ende nuk janë bërë të ditura skenarët e përzgjedhura nga strukturat.

Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha i pyetur nga qytetarët në një komunikim online, në lidhje me mundësinë e një reagimi që çon në mbylljen e akseve kombëtare rrugore, tha se edhe kjo është një nga formate kryengritjes paqësore.

Më parë Berisha kishte paralajmëruar se PD nuk do të vinte në pushtet me dhunë, por vetëm nga votat e shqiptarëve. bw

Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, TIA, ka mbyllur një tjetër vit fantastik, duke u rikonfirmuar ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë krahasuar me periudhën e parapandemisë, vitin 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga ACI Europe, Airports Council International Europe, që përfaqëson më shumë se 600 aeroporte në 55 vende, të analizuara nga Ekofin.al, numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga TIA në vitin 2025 ishte 248.7% më i lartë sesa në vitin 2019 (2,556,846 pasagjerë në 2019 rritur në 11,640,047 në 2025). Me këtë rritje, Aeroporti i Rinasit rezulton të jetë mes top 5 aeroporteve evropiane me rritjen më të fortë nga totali i 485 aeroporteve.

Screenshot_1

Gjithashtu, sa i përket renditjes rajonale të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport (TIA) konfirmohet si aeroporti më i madh dhe me volumin më të lartë të pasagjerëve, me 11,640,047 udhëtarë me një rritje vjetore prej 8.7%. Me këtë performancë, Tirana qëndron dukshëm përpara Beogradit (BEG), i cili ka regjistruar 8,913,520 pasagjerë, me një rritje më të moderuar prej 6.5%.

Në vendin e tretë pozicionohet Kosova – Prishtina (PRN) me 4,595,524 pasagjerë, duke shënuar një nga ritmet më të forta të rritjes në rajon, 12.7%, ndërsa Shkupi (SKP) ndjek me 3,211,419 pasagjerë dhe 8.7% rritje, në të njëjtin nivel ritmi me Tiranën, por me një bazë dukshëm më të ulët.

Aeroportet turistike të Adriatikut shfaqin dinamika më të përmbajtura: Dubrovniku (DBV) ka regjistruar 3,090,245 pasagjerë, me rritje 4.6%, ndërsa Sarajeva (SJJ) spikat për rritjen më të fortë në listë, 22.2%, megjithëse me një volum më të kufizuar prej 2,226,692 pasagjerësh.

Në fund të renditjes, Podgorica (TGD) rezulton i vetmi aeroport me rënie, duke shënuar 1,752,077 pasagjerë dhe një tkurrje prej -0.3%, ndërsa Tivati (TIV) mbyll listën me 1,343,265 pasagjerë, por me një rritje të ndjeshme prej 19.5%, e mbështetur kryesisht nga sezonaliteti turistik.

Në tërësi, të dhënat tregojnë se Rinasi jo vetëm që kryeson rajonin në volum, por po konsolidon rolin e tij si nyja kryesore ajrore e Ballkanit Perëndimor, duke u shkëputur qartë nga aeroportet e tjera, si për nga madhësia, ashtu edhe për nga qëndrueshmëria e rritjes. Rritja e fortë e Rinasit përkon me marrjen në menaxhim të aeroportit nga Grupi Kastrati, i cili që nga fundit i vitit 2019, kur u nënshkrua marrëveshja koncesionare, deri në fund të vitit 2025 ka realizuar rreth 200 milionë euro investime, ndërsa planifikon të vijojë edhe gjatë vitit 2026, ku plani më ambicioz është zgjatimi i pistës për fluturimet e para transoqeanike të parashikuar në verë me Kanadanë dhe më pas në një të ardhme të afërt me Nju Jorkun në SHBA. /ekofin.al

EMRAT- Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi! Ja si u ndanë gjyqtarët e Kushtetueses, kush votoi pro dhe kundër kërkesës së Kryeministrit

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur dje, 6 shkurt 2026, rrëzoi kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit të Belinda Ballukut si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi u mor me barazim votash, 4 me 4: gjyqtarët Marjana Semini, Sander Beci, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës, ndërsa Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Ilir Toska votuan kundër.

Gjykata thekson se imuniteti i ministrave është i lidhur me funksionimin e organit ekzekutiv dhe se masat që kufizojnë ushtrimin e detyrës kërkojnë autorizimin paraprak të Kuvendit.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi î vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin kërkuar të votave për vendinımarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21:11:2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetutese vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës.
  2. Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

gsh

“Dosja e AKSHI-t ka tronditur ndërkombëtarët”, Berisha: Gerond Meçe ka denoncuar në dy përfaqësi të huaja implikimin e Ramës, baxhanakut dhe Lindës!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e AKSHI-t.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se kryeministri Rama është në dijeni të plotë, sipas tij, për dëshmitë e dhëna nga Gerond Meçe në dy përfaqësi kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Sipas Berishës, këto dëshmi përmbajnë detaje mbi atë që ai e cilësoi si implikim të drejtpërdrejtë të kryeministrit, të baxhanakut të tij dhe të Linda Ramës në aferat që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Berisha deklaroi se, sipas tij, këto çështje tashmë kanë dalë “në dritën e diellit” dhe se kryeministri, në këtë kontekst, “nuk është gjë tjetër veçse një Ergys Agasi”. Ai shtoi se reagimet e Ramës, sipas tij, vijnë si pasojë e presionit të krijuar nga këto zhvillime.

Sipas kreut të opozitës, dosja e AKSHI-t ka shkaktuar reagime të forta dhe ka tërhequr vëmendjen e kancelarive evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha. Ai e cilësoi këtë çështje si një ndër aferat më të rënda që, sipas tij, ka ndikuar në perceptimin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare. bw

Takimet e Ramës në Izrael dhe Vatikan, Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, shkon si hajdut, narko-diktator! Është zhveshur nga çdo moralitet

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi takimet e fundit të kryeministrit Rama në Izrael dhe Vatikan.

 

Kryedemokrati u shpreh se edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet sërish hajdut, narko-diktator.

Ai shton se zhvillimet e fundit me dosjet Balluku dhe AKSHI, e kanë zhveshur nga çdo moralitet.

Berisha: Zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet. Edhe në hënë po shkoi, shkon si hajdut narko diktator dhe nuk ka më shpresë. Ne përpiqemi, bëjmë punën tonë, por kjo punë nuk ka qenë pa rezultate. Kemi folur me vite për narko shtetin. Dhe lobistët e tij, lëshonin rrufe kundër nesh. Tani po del më shumë në skenë. Ky njeriu i hapave të mëdhenj. Del një hajdut që nuk e ka shokun në Europë. Kemi bërë që e kemi denoncuar. Do i japim duart edhe më shpejt. gsh

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel! Çfarë ndodhi në mbledhjen që alarmoi Edi Ramën

Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvillua në Vlorë. Pritej që Edi Rama të bëhej pjesë e aktivitetit ku e prisnin Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze Catherine Suard, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj, por kryeministri e anuloi papritur udhëtimin drejt Vlorës dhe si një figurë që zakonisht dominon panele të kësaj natyre, mungesa e tij la në hije të gjithë aktivitetin.

Paneli në takimin “Edhe disa hapa drejt BE”, Vlorë

Anulimi i udhëtimit drejt Vlorës erdhi në minutat e fundit, por një burim tha se shkak u bë një shqetësim i fortë lidhur me zhvillime në Bruksel rreth hetimeve të SPAK për Belinda Ballukun dhe tensioneve institucionale që ai ka prodhuar.

Këto zhvillime kishin të bënin me një mbledhje të premten e datës 30 Janar në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel për një takim të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë në mënyrë të mbyllur çështjet e zgjerimit.

Faksimile nga axhenda e takimit të grupit të punës për zgjerimin në Bruksel
Faksimile nga axhenda e takimit të grupit të punës për zgjerimin në Bruksel

Në këtë tryezë, sipas të njëjtit burim, përveç dosjeve të zakonshme, ishte prekur edhe situata në Shqipëri, konkretisht ngërçi institucional i krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizim për arrestimin e saj.

Burimi pohon se në diskutim është shprehur shqetësim për atë që është perceptuar si një kthesë e qeverisë në raport me drejtësinë e re. Mësohet se lëvizjet e fundit të mazhorancës socialiste janë lexuar në Bruksel si një thyerje e partneritetit që ishte ndërtuar ndër vite nga qeveria Rama me sistemin e reformuar të drejtësisë, në veçanti me SPAK, institucioni që ka pasur mbështetje të fortë nga trupa diplomatike.

Por çështja nuk përfundon këtu. Duhet kuptuar se takime si ky i Grupit të Punës për Zgjerimin zhvillohen në tryeza të mbyllura dhe shoqërohen me diskrecion të rreptë mes diplomatëve.

Marta Kos, komisionere per zgjerimin dhe Edi Rama

Pasi ka dëgjuar qëndrimet e prera të diplomatëve dhe të ekspertëve për situatën në Shqipëri, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka kontaktuar e shqetësuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Duhet thënë se Franca dhe Holanda janë dy vende që përmenden shpesh në këtë kontekst, edhe për shkak të interesit të kompanive të tyre në tenderin e portit të ri të Durrësit, një garë që përfundoi me skualifikimin pa një rrugë efektive ankimi të kompanive nga këto vende. Këto janë nga shembuj që ushqejnë bindjen për problemet në klimën e investimeve dhe për funksionimin e rregullave të lojës në sistemin e prokurimeve në vendin tonë.

Pikërisht pas kësaj bisede me Marta Kos, mësohet se Rama është alarmuar dhe ka anuluar udhëtimin në Vlorë për të bërë një seri telefonatash në kancelaritë europiane me qëllim zbutjen e toneve dhe për të shmangur një përshkallëzim diplomatik.

I kapur në një situatë emergjente, kryeministri ka shpërfillur totalisht marrëdhënien e konfidencialitetit mes diplomatëve në Bruksel, duke vënë në pozitë të vështirë edhe komisioneren për zgjerimin Marta Kos.

Nuk dihet nëse Rama ka arritur të riparojë diçka në marrëdhënien me kancelaritë e vendeve të Bashkimit Europian, por e sigurtë është që me telefonatat e tij ka nxjerrë bllof komisioneren Marta Kos, e cila ka thyer kodin e etikës duke i përcjellë Ramës fije për pe atë që ishte diskutuar për SPAK, Ballukun dhe qeverinë shqiptare

Prej mesit të muajit dhjetor, mazhoranca po zvarrit votimin në kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, me shpresën se do të arrijë t’i djegë afatet e parashikuara në rregulloren e kuvendit. Aty parashikohet se nëse kërkesa për autorizimin e arrestimit nuk votohet brenda tre muajsh, atëherë SPAK nuk mund ta arrestojë deputetin apo ministrin përkatës.

Votimin në kuvend, Rama e kushtëzon me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mori në shqyrtim pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre. Vetëm se çështja në Gjykatën Kushtetuese është thjesht një pretekst, pasi ndarja e pushteteve nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste për dosjen e aferave të korrupsionit të Belinda Ballukut.

Ajo ç’ka mbetet është që çështja Balluku tashmë i ka kaluar përmasat e një zhvillimi të brendshëm politik dhe se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë e kanë çuar çështjen drejt kancelarive perëndimore.

Në këtë kuptim, çështja e imunitetit të Belinda Ballukut është shndërruar në një provë e kredibilitetit të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian, që nëse dështon do të ketë pasoja.

Në Tiranë, buzëqeshjet diplomatike dhe deklaratat e balancuara vijojnë. Por sipas burimeve që informuan Lapsi.al, mesazhet në mbledhjen që i prishën fundjavën Edi Ramës kanë qenë të qarta: nëse SPAK pengohet në një çështje simbol për luftën kundër korrupsionit, atëherë edhe rruga e integrimit mund të bëhet më e gjatë dhe në vend të disa hapave, mund të kërkojë disa kilometra akoma drejt BE./Lapsi.al

“U firmos nga Balluku”- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestë me pankarta para SPAK-ut, kundër ndërtimit të resortit turistik: Duam drejtësi! Na ktheni pronat tona

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre drejt kryeqytetit.

 

Ata janë tubuar sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku me thirrje dhe pankarta në duar apeluan për drejtësi nga organi më i lartë i akuzës në vend.

Ata protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë.

Banorët bëjnë përgjegjëse për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit edhe zv/kryeministren Belinda Balluku, nën akuzë, e pandehur dhe me masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO, për të cilën kërkohet edhe heqja e imunitetit nga parlamenti, për abuzime me detyrën në tenderimet e Tunelit të LLogarasë dhe Unazës së Madhe, pas përgjimeve të siguruara në telefonin e Ervis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së.

Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin.

Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”,  “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Panorama

“Këtë betejë do ta fitojmë”- Berisha për protestën e 10 shkurtit: Kemi vetëm një qëllim, largimin e armikut dhe regjimit të egër! Kërkesa e qytetarëve do zbatohet

Kreu i selisë blu u pyet gjatë konferencës së sotme nga gazetarët edhe për protestën kombëtare të 10 shkurtit nga opozita, në bulevardin para kryeministrisë në Tiranë.

 

Ai u shpreh se opozita do dëgjojë kërkesën dhe zërin e qytetarëve dhe do i përgjigjet duke zënë sheshin, pas skandaleve të fundit qeveritare, kryesisht dosjet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

Teksa nënvizoi se edhe Gjykata Kushtetuese po përdoret për “t’i pirë gjakun shqiptarëve”, e komanduar nga kryeministri Edi Rama, e vetmja rrugë për qytetarët ka mbetur sheshi sipas tij, deri në rrëzimin e armikut të egër.

“Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e konsideroj shumë të drejtë dhe se ajo në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet. Pra, ata janë qytetarë të përgjegjshëm, që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Po si mundet një gjykatës Kushtetues të mos ndjenjë përgjegjësinë ligjore. Të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve, por të bëhet strofulla e fundit e hajdutit të tij”, tha ai.

Dhe duke ngritur shqetësimin për situatën e aktualitetit, politikës dhe faktorëve socialë-ekonomike, ai nënvizoi se:

“Vetëm fjala e qytetarëve ka ngelë këtu dhe unë kam bindje se këtë betejë qytetarët do ta fitojnë. Nuk janë të paktë ata që po shkelmojnë mbi dinjitetin e tyre, ata që si shushunja po u thithin gjakun çdo ditë. Por prapë guximi qytetar, ndershmëria dhe morali qytetar është qindra herë më i fuqishëm se ata.  Kështu që e kam deklaruar dhe e deklaroj, tani kemi një objektiv, largimin e këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve”, tha Berisha. Panorama

GJKKO liron nga burgu vëllain e ish-deputetit të PS-së! Si Xhelal Rraja siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e Arben Ndokës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë duke e liruar nga burgu për ta lënë në “arrest shtëpie”.

Xhelal Rraja ndodhej në qeli pasi u arrestua më 10 korrik 2024, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Mësohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët ndan banesën.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Xhelal Rraja me datë 17.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit të vendimit Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, miratuar me vendimin Nr. 78, datë 12.07.2024 të kësaj Gjykate dhe caktimin e masës së sigurimit atë të “Detyrimit për t’u paraqitur pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore”, për këtë shtetas”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në ****, Njësia Administrative ****, ****.

4. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të personave që bashkëjetojnë me të.

5. Zbatimi dhe mbikqyrja e vazhdueshme e kësaj mase sigurimi të bëhet nga Komisariati i Policisë që mbulon vendbanimin e tij.

6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Xhelal Rraja, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

KUSH ËSHTË XHELAL RRAHJA

Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist, Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

PLANI PËR ELIMINIMIN E ARBEN NDOKËS

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar dosjen më të fundit të SPAK ku zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

***

Arben Ndoka, siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi, fliste çdo sekondë me dhëndrrin e tij dhe nipin Samuelin, djalin e Aleksandrit për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.

Në ndjekje të të fortit të Niklës, u vendosën disa kontigjentë të krimit, por nuk po ja dilnin dot.

Ndoka mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.

Ata dyshonin se në zhdukje kishte gisht Durim Bami, ndaj u bënë palë me ish-deputetin.

Të gjithë keta emra dhe shumë të tjerë e monitoronin në çdo hap të fortin e Niklës, edhe kur ndodhej me pushime në Sarandë.

Plani ishte që ai të vritej teksa kthehej nga pushimet.

Ndaj Ndoka thërriti në ndihmë Astrit Avdylin që në këtë kohë ndodhej në burg.

Pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .

Sipas SPAK, Arben Ndoka bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.

Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme të hynte në lojë duke ekzekutuar të fortin e Niklës.

I vëllai i Durim Bamit, Valteri do të merrej peng. Rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit. Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu pati rol në vëzhgimin e Durim Bamit.

Ndoka bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.

Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkon vrasës me pagesë edhe në Kosovë. Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.

Arben Ndoka i shkruan: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’

Ervis Martinaj i përgjigjet: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.

Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, janë në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk rri duarkryq.

Por organizohet njëkohësisht si të mbrohet ashtu edhe të sulmojë.

Dosja Hetimore

Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës.

Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Indrit Doklen.

Durim Bami vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.

Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.

Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.

Dosja Hetimore
Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit. E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti.

Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.

Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua. Por ndërsa Arben Ndoka dhe Durim Bami nuk po e arrinin njëri-tjetrin për ta eliminuar, ish-deputeti socialist i Lezhës, investohet të mbyllë llogaritë me ‘Leksin e Druve’.

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Një tjetër personazh me banim në Lezhë, për të cilin Arben Ndoka, dyshonte se kishte strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Dhe në planin për të vrarë ‘Leksin e Druve’. Ndoka thërrët në ndihmë nipin e tij Samuelin, dhëndrin dhe lidhje të tjera familjare dhe shoqërore.
Por ‘Leksi i Druve’ ndaj të cilit sot ka një masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ shpëtoi nga ekzekutimi, pasi u mor në mbrojtje nga shteti.

Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka.

Ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni.

Për të realizuar këtë atentat ai kontaktoi një emër të njohur të krimit në qytetin e Vlorës, Viktor Imeraj, i njohur si Tori i Xhihanes.

SPAK

Ervis Martinaj ka krijuar bindjen se Fatmir Hyseni dhe Leonard Duka në bashkëpunim me lidhjet e tyre më datë 27 Gusht 2019 kanë kryer vrasjen e shtetasit Santiago Malko, lidhje e ngushtë e tij.

Me qëllim vrasjen e Fatmir Hysenit, Ervis Martinaj ka kontraktuar kundrejt pagesës shtetasit Viktor Imeraj dhe Satilno Basho. Shuma e parave e vënë në dispozicion nga Martinaj për vrasjen e Fatmir Hysenit është 250-300 000 euro.

Por nga krahu tjetër, as grupi kundërshtar i Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës, nuk kanë ndejtur duarkryq.

Pasi edhe ata siç shikohet janë vënë në lëvizje për të eleminuar rivalët e tyre.

në përditesim…

Zvarritja e vendimit për Ballukun, gazetari: Një gjyqtar i Kushtetueses ka firmosur vendimin në kafe! Sandër Beci merrte para për notat e provimeve të studentëve

Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Studio24” në News24.

 

Ai theksoi se një gjyqtar ka firmosur vendime në kafe, përballë personave që i jepte llogari dhe se sipas tij i është bërë presiom nga ‘grupi i Ballukut’.

Toska: Juristët që janë në panel bëjnë interpretim juridik. Unë them që GJK është kthyer në një ferr të vërtetë. Një pjesë me miratimin e tyre dhe një pjesë të detyruar. GJK sot, që shihet si panteoni i drejtësisë, është kthyer në institucionin më të dobët juridik. Juristët e shpjegojnë shumë mirë përbërjen e GJK. Duhet të kishte njerëzit më ekselentë. GJK janë 3 gjyqtarë karriere, Ilir Toska, Xhaferrllari, Asim Vokshi. Pjesa tjetër janë noterë që nuk kanë lidhje aty. Aktualisht po vlon aty diçka. Një kazan i nxehtë ku sekush do të shmangë përvëlimin, nga presionet politike. Di të them një situatë që një pjesë po luan me zjarrin e të shpallurit njerëz anti amerikan.

Investimi VanHorn në këtë çështje është aq i lartë, por presioni nga qeveria blerja është aq e lartë. Sjell përplasje. Ka një anëtar që është relator Sandër Beci. Ku d të shkojë vendimi i këtij njeriut. Duhet të kuptosh ku shkon ai. I vendosur aty nga PS, person që ka qenë pedagog i përfolu që jepte provimi me 300 euro. S’mund të jetë aty në GJK. Kemi të bëjmë me një vëzhgim absolut nga SPAK dhe ambasada për të gjithë anëtarët e GJK në të gjithë lëvizjen. Dyshimet e forta presionet e qeverisë kanë detyruar këto vëzhgime. Nëse do të ketë gjyqtarë të arrestuar në të ardhmen do jenë nga GJK. Duke mos qenë jo profesionist mund të japin vendimet të padrejta që rëndojnë marrëdhëniet me SHBA.

Nëse do ketë gjyqtarë të arrestuar do ketë nga GJK. Përflitet, që një anëtar i GJK ka firmosur vendimin në kafe dhe jo në zyrë. Kur është mbledhur kolegji për shqyrtim, e ka vendosur firmën jashtë zyrës. Përflitet. Kaq e rëndë situata. Janë vënë përballë tytës, mund të jetë dhe një thes me para që firmos këtu. Politika, grupi i Ballukut. Nuk janë profesionistë të fushës. Askush nuk do të dalë në këtë vend mbi interesin amerikan. Shtyje pafund. Si kuptohet kjo çështje? Është 4 me 4. Në 8 anëtarë raporti 4 pro Ballukut, 4 kundër. Me këtë vendim ngel në fuqi pezullimi.

Nuk mendoj se SPAK ka ndenjur duarkryq. Edhe amerikanët. Për të kuptuar se ku do shkojë vota nesër. Prandaj kemi një deklaratë nga GJK largoni presionin nga ne. Nuk mund të hedhin poshtë interesin amerikan. Presioni mbi ta është i madh. Do vendosin për të mirën e Shqipërisë, apo për të mirën e Ballukut. Ramës i intereson vendimi pro zonjës Balluku. Po hetohet për abuzime 5 mld euro. Personi më i korruptueshëm. Ka një trekëndësh Agasi, Agaçi, Balluku. Këta të tre po mbajnë në presion Ballukun.

Lala: Kushtetuesja e paaftë dhe ‘nën thundrën’ e kryeministrit! Po i del në mbrojtje një gruaje të akuzuar për vepra të rënda

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zvarritjen e çështjes “Balluku”, në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka marrë nën shqyrtimin ankimimin e kryeministrit Rama ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.


Lala ka ngritur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar mosmarrjen e vendimit për çështjen “Balluku” si një tregues të qartë se Gjykata Kushtetuese është e frikësuar dhe e nënshtruar ndaj presioneve politike

Lala: Lajmi sot nuk do të ishte dhënia e vendimit, lajmi i madh sot është mosdhënia e vendimit. Sepse kjo na tregoi se institucionet në këtë vend kanë rënë. Unë kam parë sot një Gjykatë Kushtetuese të frikësuar, që i është nënshtruar presioneve politike, dhe një Gjykatë Kushtetuese që, në rastin më të mirë, është e paaftë dhe, në rastin më të keq, e ndikuar dhe nën thundrën e kryeministrit të vendit.

Çështja Balluku është çështja me interesin më të lartë publik për momentin dhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin, sipas ligjit dhe Kushtetutës, ta fusë me urgjencë në rendin e ditës dhe ta shqyrtojë këtë çështje. Jo për faktin se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, por sepse bëhet fjalë për një grua e cila ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeverinë shqiptare, si zëvendëskryeministre, dhe që ende i mban ato për shkak të një vendimi të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ndoshta nuk do t’i mbante nëse do të ishte ndjekur rruga normale e vendimit të GJKKO-së, e cila e pezulloi nga detyra.

Po ashtu, jo vetëm zëvendëskryeministre, por edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë kontekst, Gjykata Kushtetuese duhet t’i jepte përgjigje pyetjes: A ka vepruar GJKKO në përputhje me Kushtetutën në momentin që e pezulloi atë nga ushtrimi i funksioneve? Kjo është një pyetje krejtësisht e thjeshtë dhe përgjigjja mund të jepej nëse ata gjyqtarë do të kishin vullnetin të uleshin në tavolinën e tyre të punës, në dhomën e këshillimit, dhe ta shqyrtonin këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese nuk është më ajo gjykatë që duhet të vendosë balancat dhe të shohë konfliktin e kompetencave mes institucioneve. Unë e shoh si një institucion jashtë sistemit të drejtësisë, sepse është gjykata më e lartë, mbi palët, që duhet të shohë nëse ka konflikt kompetencash. Në fakt, çfarë po bën? Po del në mbrojtje të një gruaje, një zyrtareje shumë të lartë brenda PS-së, e cila prezumohet e pafajshme, por është e dyshuar për vepra shumë të rënda. gsh

Hetimet për mbetjet e rrezikshme të Kurum, Prokuroria e Durrësit masë “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete në Tiranë

Në listën e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit në kuadër të hetimeve për çështjen “Kurumi” përfshihet edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

 

 

Burime bëjnë me dije se ndaj Skëndos është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të të njëjtit procedim penal që ka çuar në lëshimin e disa urdhër-arresteve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë “Kurumi”.

Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit lidhet me dyshimet për eksport të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme nga kompania “Kurum International” në Elbasan. Gjatë periudhës 2020–2023, kompania ka prodhuar mijëra ton mbetje të klasifikuara si të rrezikshme, përfshirë hiri dhe pluhur metalurgjik nga oxhaqet, të cilat, sipas indicieve, janë eksportuar drejt vendeve të huaja pa dokumentacion të duhur dhe pa autorizime ligjore për transferim dhe eksportim.

Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e kompanisë dhe materialet e lidhura me shitjen dhe eksportin e mbetjeve, për periudhën që shtrihet deri në vitin 2024, ndërsa hetimet përfshijnë edhe shkelje të mundshme të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe trafikimi i mallrave të kufizuara.

Skandali u bë i njohur edhe kur kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, të nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare, për shkak se përmbajtja e tyre nuk ishte raportuar saktë dhe nuk kishte leje eksporti të vlefshme. gsh

“Belinda Balluku nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë” – Avokati: Shumë shpejt ndaj saj do të ngrihen akuza për tre vepra të tjera penale

Avokati Marash Logu, në një intervistë për News 24, theksoi se Belinda Balluku shumë shpejt do të përballet me akuza të reja, përtej shkeljes së barazisë në tendera. Sipas tij, ajo do të përballet edhe me akuzën e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Kjo, sipas tij, shkon në linjë me hetimet që po vijon SPAK ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres, jo vetëm për tunelin e Tunelin e Llogarasë, por edhe për procedura të tjera tenderuese.

Avokati tha se ka edhe procedura të tjera tenderuese për të cilat do të hetohet Balluku, krahas atyre 11 që janë konfirmuar tashmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Balluku është marrë e pandehur tashmë. E vetmja gjë që do të shpëtonte Ballukun do të ishte një vendim i GJKKO, dhe asgjë tjetër. Pavarësisht se nga ana e zvarritjes nga kuvendi, hetimet për Ballukun janë duke vijuar, jo vetëm për këto 11 procedura prokurimi dhe shkelje të barazisë në tendera, por edhe për procedura të tjera prokurimi dhe vepra të tjera penale.

Shumë shpejt do të ngrihen edhe akuza për korrupsion, për pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim të ardhurash. Këto makinacione s’e shpëtojnë dot Ballukun nga përballja me drejtësinë. Belinda Balluku është në agoni. Këtë agoni e keni parë te Saimir Tahiri, te Beqaj, te Koka, jo se u arrestua herët.”, u shpreh avokati. gsh

Berisha thirrje policisë: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë kundër Ramës, jo kundër jush

Nga foltorja mbrëmë para Kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të rendit të shmangin përplasjet me protestuesit dhe të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm.

Berisha theksoi se qytetarët nuk janë kundër policisë, por kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke paralajmëruar se zemërimi i tyre “nuk mund të ndalet nga asnjë forcë”.

Ai ftoi efektivët të mos bëhen “mburojë e qeverisë” dhe i cilësoi protestat si mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të vendit.

Berisha: Një thirrje kam për forcat e rendit. Brenda gjirit tuaj ka njerëz të ndershëm, familjarë të shkëlqyer, atdhetarë të flaktë, njerëz të ligjit.
Por brenda jush ka kriminelë, kopukë, trafikantë, të cilët nxijnë.
U bëj thirrje, mos zbatoni urdhrat e tyre.
U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj.

Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre, etj.
Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston.
Mos i detyroni ata, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju.
Ata vijnë për t’u marrë me ata që u vjedhin ju.
Ata vijnë për t’u marrë me ata që zbojnë shqiptarët nga Shqipëria.

Ata vijnë për t’u marë me ata që kanë shndërruar pasuritë e këtij vendi në pasuritë e tyre.
Mos u bëni mburojë e tyre.
Mos e merrni atë mision se gjithë jetën ndërgjegjja do u vrasë.
Ndaj dhe protesta e ardhshme, edhe po u bashkuat me protestuesit do bëni aktin më patriotik, më të mençur, më atdhetar.
Nuk mbrohet Edi Rama, nuk mbrohet Lubi Balluku, nuk mbrohen hajdutët, nuk mbrohet organizata kriminale.
Këto ditë që na kanë mbetur, të gjithë së bashku në çdo derë, në çdo votër, në çdo zemër, të bashkohemi se jemi drejt fitores.
Jemi të sigurt, po ecim drejt fitores.


Send this to a friend