Përveç thirrjeve për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, aktivistët i kanë bërë thirrje SPAK-ut të veprojë dhe të arrestojë politikanët e korruptuar, duke filluar nga kreu i qeverisë dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
“Veproni sa më shpejt që të bëni të mundur rrëzimin e kësaj qeverie përmes revolucionit paqësor“, bëri thirrje aktivisti Arben Kola, ndërsa shtoi se prokurorët po flenë mbi dosjet e korrupsionit.
Propozimi i tij ishte që duke filluar nga java e parë e shtatorit, të fillojë arrestimi me Edi Ramën dhe Ballukun, e cila është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.
Aktivisti Arben Kola: Thirrja shkon prapë për SPAK-un. Veproni sa më shpejt që të bëni të mundur rrëzimin e kësaj qeverie përmes revolucionit paqësor.
Ju jeni përgjegjësit kryesorë karshi popullit shqiptar për të vepruar, pasi po flini mbi dosjet e korrupsionit.
Javën e parë të shtatorit, filloni me Edi Ramën, me Belinda Ballukun dhe me çdo politikan të korruptuar. Panorama