Protesta e qytetarëve hyn sot në ditën e 91 të rezistencës së saj. Qytetarët e shumë mblidhen si çdo ditë para kryeministrisë për të kërkuar largimin e Qeverisë dhe të kreut të saj, Edi Rama.
Në rrjetet sociale, Instagram dhe TikTok një nga videot që vijon të shpërndahet dhe te komentohet është ajo e fjalimit të mjekut, Ermal Pashaj në ditën e 14 të protestës.
Në fjalën e tij, mjeku Pashaj ka theksuar se qëllimi i protestës nuk ishte për të marrë pushtetin, por qytetarët kërkojnë që në Shqipëri të ketë shtet. “Protestojmë nga arroganca e qeverisë, se jemi ndjerë të pambrojtur nga mburoja shtetërore, dhe jemi lënë jetim e flakur në mes të rrugës”.
MJEKU ERMAL PASHAJ: “Ja që në këtë vend ka akoma gjak që zien nëpër vena. Nuk ka humbur dinjiteti i njerëzve. U bënë disa ditë se pyetet pse protestojmë. Protestojmë nga arroganca e pushtetit, se jemi ndjerë të pambrojtur nga mburoja shtetërore, dhe jemi lënë jetim e flakur në mes të rrugës.
Protestojmë për ato makabritete që shohin në dyert e spitalit. Ku fëmijët e larguar amanetin e fundit që marrin nga prindërit është që të mos varrosen pa i parë ata për herë të fundit. Kjo është një tragjedi që vazhdon prej shekujsh dhe duhet ti japim fund.
Shumë kush nga ne se të tillë situatash do të veniteshin, se e donim Shqipërinë si e gjithë Evropa. Jo mor jo ne e duam Shqipërinë. Evropa do të na presë. Po qemë të zotët për veten nuk ka derë që të na mbyllet.
Kryeministri ka gjetur kohë të merret edhe me influencet. Në vend që t’i vesh gishtin kokës dhe ti kthehesh miletit, duhet të kesh parasysh se shqiptarët nuk e kanë humbur dinjitetin. Është kjo rini që ti përdore për të ardhur në pushtet dhe përmbysi të gjitha regjimet. Ne kërkojmë shtet dhe jo pushtet”. gsh