VOAL

VOAL

Kadare feston 83-vjetorin, Rama dhe Haradinaj: Mbetet maja e penës së letërsisë shqipe

Shkrimtari i madh i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, sot feston 83-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë përvjetor e ka uruar dhe Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në Insta Story.

 

Rama shkruan një biografi të vogël për shkrimtarin dhe e e cilëson si një nga më të mëdhenjtë e shekullit të kaluar.

“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”- shkruan Rama në video.

Po ashtu me anë të një postimi në Facebook, një urim për Kadarenë ka ndarë dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!”, shkruan Haradinaj.

PD denoncon me emra: Kush janë 9 ish ‘sigurimsat’ që janë emëruar drejtorë në SHISH

Partia Demokratike ka denoncuar se me ardhjen në krye të SHISH të Helidon Bendos, në këtë institucion ligjzbatues janë emëruar në poste drejtuese persona që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj u shpreh se “pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit”.

Më tej, përmendi edhe emrat:

  • 1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.
  • 2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë
  • 3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.
  • 4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.
  • 5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)
  • 6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.
  • 7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.
  • 8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.
  • 9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

“Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët,  ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës. Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar: A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz? Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit”, u shpreh Alibeaj.

DEKLARATA E PLOT E ENKELEJD ALIBEAJT, DEPUTET I PARTISE DEMOKRATIKE

Bashkëpunimi me krimin dhe korrupsioni i perhapur ne çdo qelizë të qeverisë janë dy tiparet më dalluese të qeverisë së Edi Ramës. Por skema e sundimit të tij, është e paplotë, nëse lihen jashtë saj njerëzit e sherbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit.

Pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit.

Policia e Shtetit sot drejtohet në të gjithë piramidën e saj nga ish oficere dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Rasti i Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, spiun i Sigurimit, u emëruar në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që Edi Rama dhe vegla e tij Arta Marku të kontrollojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë nëpërmjet shantazhit.

Skema për të drejtuar shtetin që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, me njerez të Sigurimit të Shtetit, tani po funksionon edhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit.

Lista jep të qartë emrat dhe detyrat e larta ku janë emëruar pas marrjes së shërbimit sekret nën kontrollin e Edi Ramës.

1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.

2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë

3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.

4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.

5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)

6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.

7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.

9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët, ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës.

Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar:

A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz?

Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit!

Shqipëri: Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

Në Shqipëri protestës së studentëve në universitetet publike iu bashkuan së fundi edhe pedagogët e disa fakulteteve. Ata i kërkuan qeverisë që brenda një jave të pezullojë ligjin për arsimin e lartë dhe garantimin e autonomisë akademike me një ligj të ri.

Studentët e universiteteve publike nisën një protestë pa afat qysh nga ditët e para të muajit dhjetor, e cila ende vazhdon me bojkot dhe bllokim të mjediseve universitare. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkuan pezullimin brenda një jave të ligjit aktual për arsimin e lartë dhe hartimin e një ligji të ri në një takim, ku përkrahën studentëve me 8 kërkesat e tyre, si një mundësi për të nxjerrë universitetin nga kriza. Ata vendosën kështu në takimin e asambleve dhe stafit akademik fakulteteve të Historisë dhe Filologjisë, Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, Drejtësisë, Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja.

Pedagogët pohuan se vendimet e fundit të qeverisë dhe ligji i arsimit të lartë dëmtuan rëndë autonominë dhe kërkimin shkencor në universitete. Universiteti i Tiranës e kundërshtuar qysh në fillim, para 4 vjetësh projekt-ligjin e arsimit të lartë, sepse cënonte rëndë autonominë universitare dhe mbivendos kompetencat.

Pedagogët pohuan se 5 agjenci qeveritare i kanë hequr universitetit autonominë në kërkimin shkencor, në rekrutim, në përzgjedhjen e kurrikulave dhe programeve.

Pedagogët thanë se dy strukturat paralele të rektorit dhe administratorit krijuan mbivendosje të kompetencave dhe sollën krizën në universitet, duke zhdukur edhe autonominë financiare. Ata pohuan se vendimet qeveritare të dhjetorit u bënë me ngut pa pyetur asnjë grupim interesi dhe bien në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë dhe me Kushtetutën, sepse dëmtojnë autonominë universitare.

Pedagogët miratuan një listë me 5 kërkesa për mbarëvajtjen e jetës akademike, që ia drejtuan qeverisë, për të cilat presin përgjigje deri në 1 shkurt dhe një përfaqësi me 5 përfaqësues të tyre. Protesta e studentëve, bojkoti i mësimeve dhe ngujimi i tyre brenda mjediseve universitare vazhdon pjesërisht në disa fakultete, ndërsa autoritetet po zhvillojnë takime për të shpjeguar qëndrimet më të fundit të qeverisë.

Meta: Përmbyllja e dialogut të garantojë njohjen reciproke dhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet

Presidenti Ilir Meta ka takuar politikanen e njohur kosovare, Edita Tahirin. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë njohjen reciproke mes serbëve dhe shqiptarëve në të dyja shtetet, ndërsa shton se vetëm në këtë mënyrë përforcohet e ardhmja europiane.

“Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”, shkruan Meta në postim.

Kujtojmë që Tahiri ishte një nga zërat kundër dekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Artur Zheji: Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme

Për të diskutuar rreth situatës më të fundit në arenën politike, për ndryshimet e shumta të kabinetit Rama, apo edhe për nisjen e protestave të paralajmëruar nga opozita, në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar analisti Artur Zheji.

Teksa duhen më tepër se 2 vite nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Artur Zheji shprehet se duke analizuar situatën aktuale politike, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakoshme.

Sipas tij, edhe ndryshimet e bëra nga Rama në qeveri janë në këtë kuadër, për të krijuar idenë e një katarsi, e duke zhbërë vendime të ministrit Gjiknuri, apo edhe të ministrave të tjerë të larguar, të cilat siç shprehet Zheji kanë goditur fort mbështetjen e qytetarëve ndaj PS.

“Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta. Ministrja Balluku ka ndërmarrë të zhbëjë çdo gjë që ka lënë Gjiknuri në funksion elektoral.

Niveli i konsensusit të qytetarëve, në një sondazh të brendshëm që ka Rama, ka rënë në 28%. Më tepër është rritur zona gri, se sa opozita”, u shpreh Zheji.

Rama: Shqipëria njeh Juan Guaidón president të Venezuelës

Kryeministri Edi Rama është reshtuar pro Amerikës në qëndrimin për të njohur Juan Guaidón president të Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj të @Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në eliminimin e fuqive të paligjshme që e kanë kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet. #Venezuela e lirë”, shkruan Rama në Twitter.

Venezuela është në kolaps politik dhe financiar. Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Maduro u dha 72 orë kohë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi i tij.

Të mërkurën, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.

SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Deri tani, ushtria i ka mbetur besnike Maduros.

Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën qeverisjen e presidentit Maduro.

Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e gjërave bazë kanë bërë që miliona njerëz të ikin nga ky vend.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në një tubim të mërkurën, në kryeqytetin Karakas, në mbështetje të Guaidos, i cili është udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.

Ai u tha turmave se protestat do të vazhdojnë “derisa Venezuela të çlirohet”.

Deklasifikohen 48 mijë dosje, nga sot akses në sekretet e Enver Hoxhës

Përmes një statusi në profilin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar të gjithë studiuesit, se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qënë sekret deri sot, 48 mijë dosje e 600 mijë dokumente sekrete.

Kështu, prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.

Për këtë proces kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit, siç bën me dije DPA.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron edhe njëherë studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH.

Rama i delegoi kompetencat, ish-ministri i Drejtësisë: Pse është shkelje e betimit…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka quajtur vendimin e Edi Ramës për të deleguar kompetencat e tij zv.ministrit Genti Cakaj si shkelje e betimit kushtetues.

Në një postim në Facebook, juristi i njohur thekson se Rama u betua një ditë më parë që do ushtrojë detyrën e ministrit të jashtëm, ndërkohë që sot i delegoi kompetencat një zyrtari që nuk i plotëson kushtet për ta kryer këtë detyrë.

 

Asnjë surprizë!
Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.

Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë!

Ky quhet shkelje e betimit kushtetues!

Veprimi i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!

Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.

Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!”, shkruan Manjani.

Zëvendësimi me Cakajn, Bushati ‘thumbon’ Ramën: S’ka garanci se ajo çfarë kemi para do të jetë më e mirë se ajo çfarë po lëmë pas

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka thumbuar kryeministrin Edi Rama për vendimin e tij për ta zëvendësuar me Genti Cakajn.

Ish-kryediplomati indirekt në fjalën e tij të lamtumirës ka thënë se nuk ka garanci se ajo që çfarë përpara është më e mirë se ajo që ka lënë pas.

Sot Rama pasi mori detyrën, ia delegoi kompetencat dhe përfaqësimin e Shqipërisë, zv.ministrit Gent Cakaj.

Për një falenderim të fundit do të më ndihmonte një rrëfim personal i ish-kolegut tim të çmuar dhe Presidentit aktual të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, sipas të cilit Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij.

Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t’i falenderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone.

Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, tha ai.

 

FJALA E PLOTË E BUSHATIT

Sot teksa ngjita shkallët, për herë të fundit si Ministër i Jashtëm, ndjeva realisht që nuk do të jem më pjesë e punës së përditshme të këtij institucioni. Por, ndjehem me fat që do të jem pjesë e historisë së tij.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një ndër ato pak institucione që mbart peshën simbolike të përfaqësimit të shtetit. Ndoshta edhe për këtë arsye, është institucioni që i ka mbijetuar më shumë se tjerët dallgëve të tranzicionit e mbrapshtive të politikës.

Duke e konsideruar si nder dhe përgjegjësi të përditshme peshën specifike të pozicionit të Ministrit të Jashtëm, jam përpjekur që në ditën e parë të detyrës të mbështetem në tre vlera: integritet, besim dhe respekt.

Integriteti nuk nënkupton vetëm ndershmëri intelektuale apo virtyte personale, por edhe gjithëpërfshirje. Këtë jam përpjekur ta tregoj nëpërmjet përfshirjes në vendimmarrje të shumë prej kolegëve të shërbimit të jashtëm në përputhje me fushën dhe përvojën e secilit, nevojat e institucionit dhe prioritetet e punës sonë.

Në punën time jam orientuar nga Kushtetuta e Shqipërisë, dhe prioritetet strategjike të politikës tonë të jashtme. Themelet mbi të cilat mbështetet kjo politikë e kanë gjenezën që në themelimin e shtetit modern shqiptar, por ato u ridimensionuan pas rënies së diktaturës komuniste, duke kristalizuar qartësisht përkatësinë tonë europiane dhe perëndimore.

Për mua, integriteti është i lidhur edhe me njohjen e vijimin e punëve të mira të atyre paraardhësve patriotë, të cilët kanë vendosur një gurë në murin e shtetndërtimit tonë.

Besimi është filli lidhës i përditshmërisë së punës të diplomatit. Kjo, sepse më shumë se çdo nëpunës tjetër, diplomati përballet me tjetrin, me të ndryshmen, me të huajën, me të renë, e për më tepër në një botë që nuk operon më sipas rregullave që njohim. Në këtë kontekst, besimi nënkupton dhe guxim për t’u hapur e për të mësuar nga njeri-tjetri.

Këtë besim jam munduar ta tregoj nëpërmjet hapjes së Ministrisë jo vetëm ndaj qasjeve dhe ideve të reja të përçuara nga studiuesit e politikes së jashtme, por edhe ndaj brezit të ri të diplomatëve.

Shpresoj që çdo i ri që ka hyrë në shërbim gjatë këtyre viteve, aty ku shërben dhe përfaqëson Shqipërinë, ta bëjë këtë me dashuri jo vetëm për vendin por për njerëzit e këtij vendi.

Respekti për mua do të thotë të dëgjosh. Gjatë punës sime në këtë institucion jam përpjekur të krijoj rrethanat e duhura e ambientin e nevojshëm ku kolegët flasin me njëri-tjetrin, e ku të gjitha nivelet kontribuojnë e përfshihen në vendimmarrje. Kam qenë gjithnjë i gatshëm për t’ju dëgjuar pa paragjykime, sepse kam besuar dhe besoj se askush nuk ka monopol mbi të vërtetën. E për rrjedhojë as mbi politikën e jashtme.

I udhëhequr nga këto vlera, jam përpjekur që trupa jonë diplomatike të përtërihet dhe të përditësohet sepse vetëm kështu mund të japë kontributin e saj të pazëvendësueshëm për shoqërinë dhe atdheun tonë.

Unë besoj se sot Shqipëria është një partner dhe aktor gjithnjë e më i besueshëm në arenën ndërkombëtare, me një fizionomi të qartë e të pangatërrueshme të saj në mozaikun e familjes tonë euro-atlantike.

Falë punës tonë të përbashkët, kemi arritur të projektojmë një Shqipëri më dinjitoze dhe proaktive, e cila sfidat i sheh si mundësi dhe jo si probleme.

Me këtë qasje, ne:

• Konsoliduam partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në.

• Hodhëm hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me fitimin e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për fillimin e procesit “screening” dhe kalendarin e bisedimeve.

• Forcuam më tej rolin tonë në NATO, si një kontribut të përbashkët për familjen euro-atlantike të cilës i përkasim. Anëtarësimi i Shqipërisë për herë të parë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ishte dëshmi e ndjeshmërisë sonë sociale ndaj respektimit dhe promovimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, sikundër kontribut për multilateralizimin. Për herë të parë një përfaqësues shqiptar u zgjodh në Komitetin Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike të OKB-së.

• Fuqizuam peshën tonë rajonale nëpërmjet një politike pro-aktive dhe pjesëmarrjes në nismat bilaterale, trilaterale dhe kuatrilaterale bazuar në devizën tonë: të hapur në Mesdhe e të kyçur në Ballkan. Siguruam dy selitë e para rajonale në Tiranë: atë të Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe të Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal. Sikur se mundësuam kryesimin nga një përfaqësues shqiptar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

• Projektuam një Shqipëri me më shumë peshë në rajon duke konsoliduar marrëdhëniet me shqiptarët, duke e kthyer këtë Ministri në shtëpi të të gjithë shqiptarëve.

• Përmirësuam imazhin dhe peshën e vendit tonë në arenën ndërkombëtare duke marrë për herë të parë drejtimin e një organizate të rëndësishme si OSBE për vitin 2020.

• Modernizuam shërbimet konsullore si asnjëherë më parë, duke ulur ndjeshëm abuzimin, koston, kohën dhe duke rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë kudo ku ndodhen, duke fuqizuar njëkohësisht lidhjen tonë me Diasporën e duke i konsideruar ata shtrirje të natyrshme të politikës sonë të jashtme.

• Hapëm ministrinë për një brez të ri diplomatësh. Me qindra studentë praktikantë, ndihmojnë sot trupën tonë diplomatike.

• Rritëm ndërveprimin me botën jashtë këtyre mureve duke përdorur rrjetet sociale, e duke e kthyer shërbimin e jashtëm në një prej platformave më të ndjekura digjitale.

• Forcuam meritokracinë duke përmirësuar rrënjësisht sistemin e rekrutimit dhe karrierës në shërbimin e jashtëm mbi bazën e aftësive, si dhe përmirësimin e trajtimit financiar për diplomatët dhe familjet e tyre.

• Përmirësuam kushtet e punës dhe infrastrukturës në disa ambasada dhe konsullata, duke i shndërruar ato në seli të denja për përfaqësimin e shtetit shqiptar. Në shërbim të kujtesës institucionale të Ministrisë dhe shtetit shqiptar rindërtuam arkivën dhe filluam digjitalizimin e saj për ta bërë të aksesueshme për publikun.

Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysëm më parë.

Po lë pas një ekip ambicioz që me dinjitet punon për Shqipërinë, bashkëpunon për një rajon më të begatë dhe kontribuon për një Europë më të sigurt.

Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe të kolegëve të kabinetit qeveritar.

Partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar dhe ndarë sfidat e kohës kanë qenë një ndihmesë e madhe në përmbushjen e objektivave.

Dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, duke filluar nga:

Zëvendësministrat me të cilët kam patur kënaqësinë të punoj që nga Shtatori i 2013 e deri më sot. Sekretarët e Përgjithshëm; Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorët dhe të gjithë ekipin e MEPJ.

Të gjithë drejtuesit e misioneve diplomatike, konsullore dhe ekipet e tyre.

Punonjësit e palodhur të Gardës së Republikës që mbrojnë institucionin dhe personelin mbështetës që kujdesen për ambientin tonë të përbashkët.

Ditmir Bushati

Orët e mija të gjata të punës janë ndarë me ekipin e ngushtë dhe të përkushtuar të kabinetit tim, i cili për mua, me vullnetin, devotshmërinë, patriotizmin e përgatitjen e tij përfaqëson vlerat më të mira të rinisë profesioniste shqiptare. Jam i sigurt që secili prej tyre do të jetë një aset kudo ku do të kontribuojë në shoqëri.

Për një falenderim të fundit do të më ndihmonte një rrëfim personal i ish-kolegut tim të çmuar dhe Presidentit aktual të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, sipas të cilit Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij.

Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t’i falenderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone.

Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes.
Faleminderit! Ju priftë e mbara!

Cakaj flet si ministër i Jashtëm dhe u përgjigjet kritikëve: Mosha ime e re u është dukur faj

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ai nuk do të jetë ministër i Jashtëm, por të gjitha kompetencat ia delegon Gent Cakajt.

Zv.ministri i Jashtëm, ka mbajtur ku ka folur për sfidat që e presin dhe u është përgjigjur kritikave që ka marrë kohët e fundit, që kur emri i i tij u propozua nga Rama për të mbajtur postin e kreut të diplomacisë.

“Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer për mua ndjehem disi më i lehtësuar, kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë sepse të qenit drejtues me kompetenca të deleguara nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve pa faj”, ishte kjo nisja e fjalës së Cakajt.

Më tej Cakaj tha: Delegim i kompetencave tek një zv/ministër 28-vjeçar si unë, këto ditë dhe mosha e re u është dukur faj dhe jo burim energjie dhe kreativiteti.

“Kushdo që ka thënë fjalë të mirë për mua këto ditë dhe nuk e ka humbur besimin, uroj që të mos zhgënjyer nga unë”, ka qenë ky mesazhi në fund të fjalës së ministrit të ri të Jashtëm.

Mori postin e ministrit të Jashtëm, Rama ia delegon kompetencat Gent Cakajt

Kryeministri Edi Rama pasi u betua një ditë më parë në Presidencë si ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, sot pas fjalës së Ditmir Bushatit njoftoi se drejtim i MEPJ do i besohej zv.ministrit, Gent Cakaj.

Sipas Ramës, Cakaj do të ketë të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të drejtojë këtë institucion.

 

“Është fjala më e shkurtër në jetën time”, u shpreh Rama dhe me tej tha: “Unë Edi Rama në funksionin tim si Kryeministër i Shqipërisë, i delegoj zotit Gent Cakajt drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”.

Genti Cakaj është u propozua nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, por u refuzua si kandidaturë nga Presidenti, Ilir Meta.

Gjatë kësaj kohe Gent Cakaj ka qenë në detyrën e zëvendësministrit të në MPJ, ndërkohë që sot ka marrë drejtimin e këtij institucioni, pasi shefi i qeverisë i ka deleguar kompetencat e tij.

Një situatë e tillë u përsërit dhe me emërimin e Sandër Llesajt si ministër i Brendshëm.

Duke qenë se kishte ende gradën e Gjeneralit ai nuk u dekretua nga Presidenti Meta, ndërkohë që Rama e emëroi atë si zv.ministër të Brendshëm, por që do të ushtronte atributet e ministrit.

Ndërkohë që më pas, Meta dekretoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si Gjeneral dhe më pas ai e dekretoi si ministër të Brendshëm.

RUGOVA – PRINC I LIRISË DARDANE! – Nga AZGAN HAKLAJ

-Në 13-Vjetorin e kalimit në amshim të Presidentit Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944-21 janar 2006)

Zemra e Ibrahim Rugovës pushoi së rrahuri për t’ia emërtuar fuqinë e saj të paanë një populli të tërë të zhuritur për t’i rrahur fort zemra e tij në liri e mëvetësi, siç është ai i Kosovës. Janë të rrallë ata burra shteti që si Dr. Rugova të mund të bëhen përmendore-simbol për së gjalli të bashkëkombasve aqsa dhe të lënë lavdinë e tyre gjysëm-drejtëz që horizontalisht do të udhëheqë dhe breznitë e ardhshme.
Kurrë s’e kam menduar se kaq shpejt do të shuhej kjo flakë që nisi zjarrin e madh të avenirit të një populli kaherë të robëruar, me shekuj i masakruar, në shumë fate njerëzish e kombesh i pafat. Ibrahim Rugova, ky martir i idealeve më të shenjta shqiptare të nëpërkëmbura që nga Roma e Bizanti deri tek sllavofashizmi millosheviçian sot prehet në panteonin e kombit përkrah Boletinit, Sulejman Vokshit, Haxhi Zekës, Ymer Prizrenit, Azem Galicës, Adem Jasharit…
Ndërroi jetë në kulmin e energjisë së gjigandit human i mendimit, veprimit, maturisë, diturisë, eksperiencës e lavdisë, si për t’ja kaluar zheninë e vet një populli të tërë, një kombi të ndarë në gjashtë shtete e të degdisur nga sunamët tiranikë në çdo cep të botës. Dhe këtë fuqi ai ndau bujarisht, pikërisht tani kur hartës së botës moderne do t’i shtohej më së fundi edhe shteti më i ri i nëpërkëmbur që prej dardanëve të lashtë, Kosova.
Është një humbje jo si gjithë humbjet e mëdha, është humbje që ka përmasa trillesh eskiliane. Pse pikërisht Primi dhëndër dardan ndërron jetë pak çaste para se të shohë nuse Kosovën, djepin që e lindi, që e përkundi, që i dha për zemër strallin e shkëmbinjve të Kaçanikut, që i dha për fjalë arin e zgafellave të Mitrovicës, që i dha për mendje e arsye, kthjelltësinë e ujërave të Junikut…
Fjalët janë pak për këtë burrë, këtë prijës modern të dhimbjes sonë nacionale, thembrës së Akilit të Shqipërisë me emrin Kosovë. Profesori i rrallë i historisë e letërsisë, autori origjinal i mejtimeve naimjane, afro dy dekada më parë vendosi hyjnisht ta sindërtojë në trojet dardane rilindjen e vërtetë, jo vetëm me fjalë e artë si Dante Aligieri e Fransua Rabële, por ta materializojë atë duke e konvertuar në liri e pavarësi, çka rrallë gjindet veçse në legjenda e epika intriguese.
Ky ishte dhe do të ngelet Rugova.
Kam pasur rastin fatlum që të komunikoja gjatë qënies sime si deputet i Malësisë së Gjakovës me presidentin Rugova. Dy vite e ca më parë isha i ftuar në rezidencën e tij në Prishtinë me rastin e ceremonisë së dekorimit të mikut të tij të ditëve të vështira, Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Na priti siç pret një vëlla, një mik, një burrë shteti. Ndenjëm gjatë e sipas zakonit arbnor që dominonte qënien e tij, na pengoi të ngriheshim pa drekuar sëbashku. Vetëm gjenitë dinë ta përdorin fjalën dhe heshtjen me atë ndërthurje plot kuptim. Vetëm ata që zbukurohen në shpirt prej Zotit dhe tërë karatet humane dinë të jenë kaq të sinqertë dhe pa asfarë pompoziteti. Do e mbroj gjatë atë filmim si pasuri e relike për t’ju treguar brezave e rifreskuar në vetvete portretin e qëndresës, të ëngjëllit që lind si orë e popullit të vet, të njeriut që mbijetesën e kthen në të zakontë, që të paarritshmen e shndërron në realitet.
Ky ishte Rugova.
Kosova humbi princin e lirisë, i cili lules që po çel shkoi t’i ujisë rrënjët e t’ja mbajë fort ato me kujdesin që vetëm ai dinte të përçonte. Lamtumirë Ibrahim Rugova, lamtumirë kalorës modern i lirisë. Në ditën e dasmës së madhe të kombit do shfaqesh sërish. Dasma është gati. Historia vetë po e përgatit. E në këtë histori, në një cep të bollshëm të saj, të ngelesh përherë autokton.
Lavdia jote u përjetësoftë e dëshira, puna, kontributi yt i pagjëshoq u bëftë pishtar në të gjithë trojet iliro-dardane. Një lot i nxehtë burri, bie mbi këto rrjeshta të thjeshtë për ty mësues i madh i qëndresës për liri. Është lot, krenari dhe mall për ty: Dr. Rugova. Çdo ditëlindje Juaja flet për Pavdekësinë Tande, dr. Ibrahim Rugova – Princ i Lirisë Dardane!

___________
Marrë nga libri i Azgan Haklajt “Gjergj Kastrioti, Moisiu ynë”, Botimet “Alb-Juris”, Tiranë, 25 dhjetor 2018 (botuar në Ditën e Krishtlindjeve).

Ndërpritet projekti i rrugës Thumanë-Kashar, do të ndërtohej nga kompania e Bashkim Ulajt

Në Shqipëri, ministrja ere e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi sot ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ky projekt ishte pjesë e programit “1 miliard euro” të shpallur nga qeveria për ndërtimin e veprave publike sipas formulës PPP. FIllimisht për ndërtimin e këtij aksi rrugor, 20,9 milometra e gjatë, pati një ofertë të pakërkuar nga kompania “Gener 2”. Autoritetet shpallën më pas një garë, të cilën e fitoi po kjo kompani e cila merrte përsipër ndërtimin për 225 milion euro, një vlerë mjaft e lartë e cila shkaktoi jo pak debate.

Vendimi i ministrisë vjen ndërkohë që palët po negocionin kontratën mes tyre, por duket se ndikimin kryesor e ka patur fakti që kompania “Gener 2”, zotërohet nga biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj, për të cilin ka dyshime të forta se qëndron pas kompanisë DH Albania, e cila, përmes dokumentave të falsifikuara, fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së re së Tiranës si dhe një projekt për një linjë energjitike. Të dy garat kapnin shumën e 30 milion eurove.

Ministrja Balluku dha zyrtarisht një tjetër shpjegim. “Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve për Paktin e Universitetit, në fushën e arsimit”, deklaroi zonja Balluku, duke shtuar se megjithatë qeveria nuk ka hequr dorë nga ky projekt. “Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe jemi duke studiuar përfshirjen e tij në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës ku në fazën e tij të parë parashikohej ndërtimi i aksit Tiranë-Ndroq Plepa dhe në fazën e dytë ndërtimi i aksit Kashar-Rrogozhinë. Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar-Rrogozhinë, t’i shtohet dhe aksi Thumanë Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejt në Tiranë nga veriu dhe nga veriu drejt jugut në sezonin turistik”.

Por formula e PPP-ve parashikon që ndërtimi i rrugës të kryhet nga fondet private, ndërsa qeveria ta shlyejë pagesën me këste për një periudhë 13 vjecare, dhe në raste të ngjashme, kësti i parë parashikohet të paguhet pas kryerjes të së paktën 25 përqind të punimeve. Dhe nëse qeveria ka parashikuar pagesën e parë brenda 2019-ës, atëherë ajo do të duhet të ndërhyjë në buxhet për të bërë rialokim të fondeve.

Pedagogët e Filologjikut hyjnë në grevë, solidarizim me studentët protestues

Pedagogët së bashku me një grup studentësh janë vendosur në oborrin e fakultetit dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave të ngritura nga studentët protestues.

Pedagogu Mark Marku: Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambletë dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë, varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

Zv. Dekani Agron Gjekmarkaj: Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë, jo pse duam ne për tekë por për ti bërë një shërbim universitetit publik në Shqipëri, kemi harxhuar letër të bardhë pafund, por kjo u hodh poshtë nga qeveria. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të kapim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon. UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret ne patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në shoë e radhës të Turbina./Express

Përcillet për në banesën e fundit Kozma Lara

Është ndarë nga jeta të premten në mbrëmje në moshën 87-vjeçare kompozitori i njohur Kozma Lara. Lajmi është bërë i ditur nga muzikologu Vaso Tole, që e cilëson Larën si një nga më të mëdhenjtë e muzikës shqipe. “Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1930-2019), i fundit nga të mëdhenjtë themelues të muzikës shqiptare. Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00. I paharruar do të mbetesh profesori ynë!”, shprehej Tole. Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, Lara është përcjellë për në banesën e fundit.



Në intervistën e tij të fundit dhënë për “Abc News” pas një aktiviteti të mbajtur nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Arteve më 14 dhjetor 2018, Lara ka thënë se aroma e detit ka qenë një frymëzim i pashtershëm për të. Profesor Kozma Larën qe shprehur se ajo që e gëzonte më fort ishte liria. “E kam sfiduar edhe diktaturën e kornizave në këtë formë. E ndjej veten me fat që një pjesë të krijimtarisë e ndjek edhe brezi i ri”. Kozma Lara është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj., si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Kompozitorëve të Shqipërisë.

Rama takohet me Thaçin, publikojnë foton teksa konsumojnë kafen e mëngjesit

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka kaluar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Këtë gjë e ka bërë vet të ditur kryeministri, pasi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram.

Rama ka postuar një foto teksa ndodhet ulur në një bar, duke konsumuar kafen e mëngjesit, ndërsa përballë tij është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Nuk dihet ende se çfarë ësthë diskutuar mes tyre, pasi nuk kanë dhënë informacione të detajuara.

Kryemadhi e sigurtë: Në qershor do të ketë edhe zgjedhje parlamentare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e bindur se në qershor, veç zgjedhjeve lokale, do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, duke paralajmëruar rënien e qeverisë.



Deklaratën e fortë Kryemadhi e bëri nga Skrapari gjatë një takimi me strukturat e partisë që drejton.

Sipas Kryemadhit, me 30 qershor vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare, në po të njëjtën ditë që do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Kjo gjë për Kryemadhin, vjen për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit të lartë në administratë. Madje për kryetaren e LSI-së, Rama mandatet që ka sot në parlament i ka siguruar përmes pazareve  të ndryshme.

“Një qeveri që rrit taksat  nuk meriton të qeverisë. Nuk do të janë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera. Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe  në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri  Hahn shprehet se Rama ka mbajtur peng i reformave.  Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën ”, tha ajo.

Zgjidhen anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike (Emrat)

Zgjidhen anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike

Dhurata Çupi

Endri Hasa

Enkelejd Alibeaj

Eno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Flamur Noka

Florian Mima

Grida Duma

Izmira Ulqinaku

Jamarbër Malltezi

Jorda Tabaku

Kreshnik Çollaku

Oerd Bylykbashi

Tomorr Alizoti

Oriola Pampuri

Zgjidhet sekretariati i Partisë Demokratike

Këshilli i Partisë Demokratike ka zgjedhur sekretariatin. Rezultatet i njoftoi Jemin Gjana, kryetari i komisionit zgjedhor në PD. 

“Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë”, tha Gjana.

Fituesit

Sekretari i Përgjithshëm  – Gazmend Bardhi;

Sekretari për çështjet ligjore – Çlirim Gjata;

Sekretari organizativ – Sahit Dollapi;

Sekretari për çështjet zgjedhore – Ivi Kaso;

Sekretari për burimet njerëzore – Ervin Minarolli.

Rezultatet

 

Sekretar i Përgjithshëm

Gazmend Bardhi – 277 vota

Dorian Teliti – 44 vota

7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Ligjore

Çlirim Gjata – 284 vota

Marinela Ziu – 37 vota

7 vota të pavlefshme

Sekretar për Çështjet Oranizative

Sahit Dollapi – 258 vota

Lulzim Omuri – 60 vota

Të pavlefshme – 10 vota

Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ivi Kaso – 221 vota

Dorian Gjokarmaj – 100 vota

7 vota të pavlefshme

Sekretar për Burimet Njerëzore 

Ervin Minarolli – 278

Minushe Lazaj – 44 vota

6 vota të pavlefshme

Video – Rama nuk pranon mendimin ndryshe, nxjerr nga salla studenten që e kundërshtoi

Paraditen e sotme në Qytetin Studenti Rama, ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantuan projektin për kampusin e ri universitar.

Në këtë takim ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Teksa Rama fliste për godinat e reja, një vajzë studente është çuar nga salla, duke i kujtuar Ramës se ai paguhet nga taksat tona.

Përplasja e Ramës me studenten

Edi Rama: Cili është ai kryeministër që nuk do që të gjitha ti bëjë menjëherë. Të gjithëve tu japin atë që duan dhe ti kënaqin të gjithë, por këto janë të pamundura nuk ndodhin në këtë botë. Ajo që është e rëndësishme është se kemi hyrë në procesin e transformimit përfundimtar të arsimit të lartë dhe baza është ligji i ri i arsimit të lartë.

Më pas studentja ndërpret fjalën e Ramës (nuk dëgjohet saktësisht reagimi i saj)

Rama thotë: Të lutem se po flas unë, jo, se po flas unë. ..

Nga salla dëgjohet sërish zëri i studentes… por nuk kuptohet se çfarë thuhet .

Rama: Të drejtën për të folur..

Studentja flet:..

Rama: Suksese tani dil jashtë

Studentja: Do dal jashtë por mos flisni më për ligjin e arsimit të lartë …. ne do të vazhdojmë bojkotin derisa të na plotësoni kërkesat.

Rama: Tani dil jashtë..

Rama: Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën

Vajza del jashtë

Rama: Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci. Vajza që nda nderoi me daljen e vet përjashta, ajo nuk paguan taksa.. janë prindërit, edhe ato nuk dihet nëse i paguajnë apo jo.

Nishani zgjidhet kreu i Këshillit të PD, konfirmohen Spaho dhe Paloka

Ish-presidenti Bujar Nishani eshte zgjedhur sot Kryetar i Këshillit Kombëtar PD. Kehsilli ka pranuar ne mbledhjen e sotme propozimet e bëra dje publike nje dite me pare nga kreu  PD-se, Lulzim Basha.

Kështu Halim Kosova zgjidhet kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana zgjidhet kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit; Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar.

Fatos Lubonja: Vërtetë kemi nevojë ta rrëzojmë këtë qeveri, ja pse

Analisti Fatos Lubonja në lidhje “Skype”  me rubrikën “Opinion” në  “News 24”  u shpreh se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama duhej të ishte rrëzuar pas skandaleve që i shpërthyen së fundmi, duke rikujtuar dhe theksuar projektin tek “Unaza e Re”.

“Mendimi është që ne vërtetë kemi nevojë ta rrëzojmë këtë qeveri, për shumë shkaqe, të cilat po duken sheshit tashmë. Ka një lloj kontradiksioni vetë opozita dhe ne që kërkojmë zgjidhje. Normalisht në një vend demokratik, mjaftojnë  këto skandalet e fundit që kanë dalë në publik dhe ahjo duhej të rrëzohej. Një pjesë e mirë e shqiptarëve po ikin vazhdimisht. Sot në një ndërmarrje kanë ikur të paktën 25 për qind e punonjësve”, tha ai.

Gjithashtu ai komentoi edhe lëvizjet e fundit  në qeveri, ndërsa shtoi se edhe kur Rama shkarkon ministrat shprehet se kanë punuar mirë.  Ai foli edhe për protestat, të cilat në spektrin e analistit Lubonja duken të zbehta dhe larg asaj që duhet të ishin në të vërtetë.

“Kemi një kryeministër arrogant, i cili edhe kur heqë edhe 8 ministra shprehet se kanë punuar mirë. Jemi në një situatë shumë delikate dhe shumë të vështirë. Duhej që njerëzit të ishin ngritur dhe të merrnin përpara këtë qeveri. Të gjitha këto, çojnë deri aty se duhen protesta, por ndërgjegjësim nuk ka. Ky është një arsyetim është pak i vakët dhe jo intuziast për protestën. Unë kam qenë ndër ata që i kam mëshuar një lëvizje anti-sistem. Të gjitha partitë kryesore, që i kam quajtur banda kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Duhet të kemi një lëvizje antisistem”, shtoi Lubonja.

Duke u shprehur se Shqipëria ende nuk ka arritur nivelin bazë të demokracinsë, Lubonja shtoi faktin se partitë politike duhet të garojnë me kundërshtarë politikë dhe jo me “armiqtë e tyre”, pasi kjo prirje dëmton demokracinë.

“Rama është pjesë e këtij sistemi oligarkësh. Në këtë vend banda më e fortë eliminon të tjerat. Unë besoj se protestat janë pozitive sepse këto ndikojnë në formësimin e ndërgjegjes politike. Ky ligj që është hartuar nuk është pa lidhje me atë sistem që folëm më parë, por është pjesë  dhe ka favorizuar universitetet private. Universitet private mbyllin gojën, sepse ushqehen nga ai sistem. Nëse bie ligji, merr një goditje të fortë ky sistem.

Kam përshtypjen se situata është shumë tragjike dhe në vend që të luftohet për interesat e popullit, politikanët grinden për pushtet me në krye Edi Ramën. Shqipëria ka nevojë, që të normalizohet në një gjë kryesore, që të kemi jo armiq politikë, por kundërshtarë politikë. Ky kryeministër nuk pranon asnjë faj dhe përgjegjësi”, theksoi Lubonja.

BalkanWeb

Tiranë: 7 organizata i kërkojnë qeverisë të tërheqë 2 projektligjet mbi mediat online si jodemokratike

Një grup prej 7 organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirisë së fjalës dhe organizata të gazetarëve i kërkuan sot kryeministrit Edi Rama të tërheqë dy projektligjet për rregullimin e medias në internet.

Sipas tyre, dy projektligjet rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik, cënojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen, propagandën apo dizinformimin.

Këto organizata janë BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Lidhja e Gazetarëve, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias, Qendra Shqiptare MediaLook.

Një nga pjesëtarët e tyre, Gjergj Erebara, tha për “Zërin e Amerikës” se ky është kufiri midis lirisë së shtypit dhe dhunimit të tij.

Të dy projektligjet krijojnë një regjistër për çdo faqe internet, dhe krijojnë “Këshillin e Ankesave”, i cili gjobit mediat ose urdhëron mbylljen e mediave. Projektligjet u japin të drejtë AMA-s ose tatimeve, të gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensurës ekzistuese në median shqiptare.

7 organizatat thanë sot që nëse shumica socialiste do të miratojë këto dy projektligje, demokracia shqiptare do të rrëshqasë drejt një regjimi autoritar.

OSBE e ka ndjekur në vazhdim këtë debat dhe është përpjekur të japë ndihmën e saj për hartimin e ligjeve sa më të mira.

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias, Harlem Désir, shprehu në tetor shqetësimin për mbylljen e mundshme të portaleve shqiptare për shkak të sistemit të ri të regjistrimit.

Ai i shkroi një letër kryeministrit Rama ku ofroi ndihmën e vet ligjore, m qëllimin e përbashkët për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të shprehjes.

Në fund të nëntorit zoti Désir u takua në Vienë me kryeministrin Rama për të vendosur një bashkëpunim mbi rregullimet e ardhshme të medias online në Shqipëria.

Zoti Rama e quajti atë një bisedë e frytshme mbi përpjekjet për rend ligjor në mediat online, dhe se mirëpriste sugjerime për një media të çliruar nga shpifjet.

Ndërsa zoti Desir tha se “rregullat e reja mbi mediat online është me rëndësi të mos pengojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe as hyrjen në internet”.

Ai e quajti këtë një nga çështjet më të ndjeshme dhe më komplekse të kohës dixhitale, ku bashkëpunimi është pozitiv edhe për Shqipërinë.

Organizatat besojnë se vetërregullimi i medias dhe edukimi i publikut janë mjetet e duhura për të luftuar problemet në komunikimin online dhe jashtë rrjetit.

Ata mendojnë se të dy projektligjet e propozuara përbëjnë hap prapa në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Edi Rama edhe ministër i Jashtëm, Presidenti merr vendimin

Presidenti Ilir Meta ka marrë vendimin për të dekretuar Ramën si ministër për Evropën dhe Punët e e Jashtme.

Me anë të një njoftimi për mediat Presidenca, bën me dijes se ky dekret është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Shqipërisë.

 

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që :   Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do të hapet në fund të vitit

Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti, njoftoi TDV.

Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e myslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit.

10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Fondacioni Diyanet theksoi se xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e myslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si në strukturë e cila ndërthur traditën me teknologjinë dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike e cila është e pranishme në Ballkan. aa

Denoncimi – “Zbulohet personi, ja kush e mbrojti Klement Balilin”

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar mesazhin e ardhur në adresë të tij nga një oficer policie në Sarandë.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha theksohet se Klement Balili, i cili u vetëdorëzua të martën në polici mbrohej me urdhër të shefit të krimeve në Sarandë, Gentian Selami, që sipas tij është edhe mik me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

Sipas tij, mbrojtja që kishte Klement Balili, apo siç e cilësojnë mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” kushtonte 15 mijë euro në muaj.

“Balili mbrohej me urdher nga lartMbrojtja i kushtonte 15 mije euro ne muaj!Lexoni mesazhin. sb

Prsh DoktorJam oficer policie ne komisariatin e Sarandes.Dua the sqaroj se balili mbrohej me urdher nga lart nga shefi I krimeve te sarandes Gentian Selami I cili eshte mik I ngusht I Ardi Veliut.Tani qe Balili I Redhill on gjerat dhe vendosi vet te dorzohej po gent selami ju lut kelit qe ti bente ndere ardit te famshem te vinte ta merte ai dhe me kete te forconte pozitat.Dua tju beje me dije se mbrojtja kushtonte 15 mij euro ne muaj dhe leket shkonte I merte Genti tek restoranti I kelit me Butrint.”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Meta: Në mbrëmje jam tek “Paekspozuarit” për t’u… “ekspozuar”

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social se sot në mbrëmje do të jetë live në emisionin të “Paekspozuarit” për t’u… “ekspozuar”.

Meta shprehet se në orën 21:00 do të japë një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi, ku do të flitet për aktualitetin politik, përplasjen mes Ramës për mosdekretimin e Genti Cakajt si Ministër i Jashtëm dhe vendimin për të dekretuar në krye të diplomacisë shqiptare kryeministrin e vendit.

STATUSI I METËS:

Të dashur miq, sot në mbrëmje rikthehem për t’u ekspozuar me shumë kënaqësi në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndaj ju ftoj të më ndiqni në ora 21:00 në Neës 24, në një intervistë me gazetarin e mirënjohur, Ylli Rakipi!

Si u arrestua Klement Balili në vitin 2006, bashkë me tre policë

Sot Klement Balili perballet me 4 akuzat ne Gjykaten e Krimeve te Renda, dy dite pas dorezimit te tij ne polici. Por si u arrestua ai vite me pare?

 

Pikerisht më 16 korrik të vitit 2006, Policia bllokoi gjatë rrugës për në Greqi 750 kg kanabis sativa, duke arrestuar 4 persona, tre ishin punonjës Policie dhe tjetri ishte Klement Balili, në atë kohë biznesmen, i njohur si një nga pronarët e një kompleksi turistik në Butrint.

Arrestimi i krye në rrugën Muzinë – Delvinë, rreth orës 14:00. Operacionin e kishte nisur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në atë kohë, pasi ishin të përfshirë edhe 3 punonjësit e Policisë.

Përveç sasisë së konsiderueshme të drogës që u kap, Balili dhe të tjerët u akuzuan në atë kohë edhe për trafikimin e disa ngarkesave të tjera me mjete lundruese në drejtim të Korfuzit.

Veprimtaria e tyre dyshohej të kishte filluar që prej vitit 2005. Balili, që atëherë ishte 34 vjeç, dyshohej si një nga organizatorët e nisjes me skaf të sasive të ndryshme të drogës drejt Greqisë.

Nga hetimet që u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Renda dhe SHKB, dyshohej se këta persona kishin 3 vjet që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Më 20 korrik 2006, biznesmeni Klement Balili, gjatë seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ofroi garanci pasurore kundrejt lirisë së tij.

Megjithatë, garancia nuk u pranua nga Gjykata, që vendosi ta lërë në burg, bashkë me 3 policët. Gjatë seancës, Balili dhe dy nga policët nuk e pranuan akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të ngritur nga Prokuroria.

Ata pretenduan se nuk kishin dijeni për sasinë prej 750 kg kanabis që u gjet në furgonin, me të cilin po udhëtonin drejt Greqisë. Klement Balili, duke kërkuar lirinë në sallën e gjyqit, vendosi një garanci pasurore në vlerën që do të caktonte Gjykata. Duke mohuar akuzat, ai pretendonte në atë kohë se nuk kishte asnjë lidhje me 3 policët që ishin arrestuar dhe as me sasinë e drogës së kapur në furgon.

Prokurori i çështjes, duke i kërkuar Gjykatës që të deklaronte të ligjshëm arrestimin e 4 të dyshuarve, shprehej se: “Në momentin e arrestimit, këtyre personave u është sekuestruar një furgon me targa gjermane, brenda të cilit ishin fshehur 26 çanta të mbushura me 750 pako një kilogramëshe kanabis sativa, gjysmë i gatshëm, i presuar dhe i ambalazhuar”. Në fund, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masat “arrest me burg” për të katër të arrestuarit.

PANORAMA

Dogjani: “Balili futi në punë 5 mijë veta, komandoi dhe drejtues policie”

Ish-deputeti i PD-së, Allsan Dogjani i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se Klement Balili ka emëruar një pjesë të drejtuesve të policisë në zonën e tij.

Dogjani: Ai është i rrezikshëm për shoqërinë. Ai mund të ketë futur 5 mijë veta në punë. Një pjesë e mirë e drejtuesve të policisë në ato zona andej janë komanduar dhe janë vënë në poste nga Balili.

Di raste nga Kruja kur ministri i Brendshëm merrej në telefon dhe thoshte ma vë filanin shef në Shijak. Ti ke drejtues policie që sot bëjnë punën e partisë. Kam respekt për pjesën e shëndoshë të policisë që vuajnë.

Një pjesë e mirë e drejtuesve i ka vendosur Balili, X, Y-ni. Shqipëria është në emergjencë kombëtare që s’ka ku shkon më.

Balla i përmendi afatin për dekretimet, Meta: Kush është ky?

Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve, nëse do e dekretojë emrin e Kryeministrit Edi Rama për ministër të Jashtëm.

“Kushtetuta është e para”, u përgjigj shkurt kreu i shtetit.

Por kur gazetarët iu referuan afatit të cituar më herët nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, për orën 17.00 kur nis seanca e sotme parlamentare, Meta ka zgjedhur të përgjigjet me ironi.

“Kush është ky? Kryetari i Komisionit të Sigurisë?”, tha Presidenti, duke u futur për në makinë.

Telekom Albania shitet për 50 milionë euro

Kompania shqiptare e telefonisë mobile “Telekom Albania” është shitur për 50 milionë euro. Ajo do të kalojë në pronesi të kompanisë bullgare “Albania Telecom Invest AD”, e cila zotërohet nga sipërmarrësi bullgar Spas Roussev, i cili zotëron paketën kontrolluese të aksioneve të operatorit ekzistues të telekomit të Bullgarisë Vivacom, dhe nga Elvin Guri, një investitor shqiptaro-bullgar. Njoftimi është bërë publik nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, e cila kontrollon kompaninë shqiptare Telekom Albania.

Drejtuesi i OTE-së, Michael Tsamaz, është shprehur se “shitja e “Telekom Albania”, përmbyll investimin e suksesshëm në Shqipëri për Grupin OTE. Ky është një vendim strategjik, në kontekstin e prioriteteve të rishikuara të Grupit dhe planeve të rritjes, me qëllim që të krijojë vlerë për të gjithë aksionarët dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm. Blerja e kompanisë nga një grup investimi i fortë dhe sipërmarrës siguron rritjen e saj dhe krijon kushte për të forcuar më tej pozicionin e saj në treg”, ka theksuar Tsamaz.

Transaksioni megjithatë do të konsiderohet plotësisht i mbyllur, pas miratimit dhe nga autoritetet lokale kompetente dhe pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2019.

Në garë për blerjen e “Telekom Albania”-s ka qenë një kompani turke, një sipërmarrës grek si dhe kompania shtetërore serbe e telefonisë “Telekom Serbia”. Kjo e fundit kishte bërë dhe ofertën më të lartë financiare, por interesimi i saj, u kundërshtua nga autoritetet shqiptare, ndonëse bëhej fjalë për një transaksion privat. “Ky është një sektor strategjik dhe natyrisht, qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar. Qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë, bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, deklaroi zoti Rama në tetor të vitit të kaluar. Të njejtin qëndrim, ia kishte shprehur edhe përfaqësuesve të “Telekom Serbia” gjatë një takimi në Tiranë, edhe ministri i Infrastrukturës Damina Gjiknuri i cili gjithashtu kishte nënvizuar se prania e tyre nuk ishte e mirëpritur dhe se do të ishte e papërshtatshme edhe për vetë aktivitetin e biznesit pasi mund të provokonte reagime të natyrës politike.

Avokati i Balilit tregon detaje të reja: Ishte vetëdorëzim i plotë, hetimi është bërë vetëm nga Greqia

Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi, ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim.

 

“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.

 

Më tej avokati tha se ky nuk ishte një arrestim, por vetëdorëzim i plotë. “Ai është i dorëzuar plotësisht, pasi ishte përgatitur për të shkuar vet në polici. Shqipëria nuk ka bërë hetim, por ka marrë vetëm dosjen greke për Balilin”, shtoi avokati.

Vetëdorëzimi i Balilit, gazetarja: Janë pranuar të gjitha kërkesat e tij, nuk e quaj sukses…

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Dritare” në News 24 ka komentuar kryefjalën e ditës, dorëzimin e Klement Balilit para drejtësisë shqiptare. Për Lalën, dorëzimi i tij vjen një moment kur ai kishte krijuar të gjitha kushtet, ndërsa shtoi se gruaja e tij së bashku me djalin kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

”Unë mendoj se arrestimi i tij vjen në një moment kur ai kishte arritur të gjitha kërkesat e tij. Duhet ritheksuar jo pa forcë se Policia e Shtetit ka dështuar në disa operacione rradhazi. Sigurish që pajtohem me zonja Kukon që policia ka mënyrën e vet për të arritur gjërat.

 

Sukses? Nuk mund ta quaj një gjë të tillë. Dua të saktojmë se Klement Balili ishte një zyrtar i Lartë dhe u hodh ping pongu sa këtëj andej. Vetëdorëzimi i jep disa benefite para sistemit gjyqësor. Unë mendoj që Klement Balili për shkak të lidhjeve në politikë ka më shumë mundësi për të blerë drejtësinë shqiptare. Ai e ka më të lehtë të rrëzojë drejtësinë shqiptare. Ish-ambasadori Donalt Lu e ka cilësuar si magjistari Ballkanit. Tani Klement Balili kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve. Gruaja dhe djali i tij kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, u shpreh Klodiana.

Flet nipi i Klement Balilit: U vetëdorëzua, unë negociova me drejtorin e policisë

Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili ka treguar arsyen qe e shtyu te ashtuquajturin “Escobari i Ballkanit” qe te vetedorezohej ne polici, duke mohuar deklaraten zyrtare te MB se ai eshte arrestuar.

“Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën”- thote ai ne nje interviste per “Oranews’.

Ai tha se nuk pati mundesi ta pyeste se ku ka qene gjithe kete kohe Balili, qe ka qene ne kerkim. “Nuk pata mundesi ta pyesja, vetem e shoqerova dhe u dorezua”.
Sipas tij, ai ka bere negocilaten dhe ka ardhur me pas drejtori dhe e ka marre Klement Balilin ne zonen e Delvines.
“Nuk ka qene fare e veshtire, ne moment qe dosja do te shkonte ne gjyq ai i kishte thene familjareve qe nuk do te fshihej, por do te shkonte te perballej me drejtesine. Nuk ka pasur asnje kusht per kete”- thote me tej ai.

Pyetur nese Balili ka kerkuar garanci nga autoritetet e police per te mos u ekstraduar drejt Greqise, nipi thote: Asnje garanci, ai ka thene se eshte i pafajshem, ka deklaruar se nuk mund te rrinte ne paraburgim sa kohe qe te behej dosja per gjyq, kur u be gati, atehere u dorezua, nuk eshte arrestuar.

Shqipëri: Shkarkimet e padrejta thellojnë dëmin në buxhet

Shpenzimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna shënuan vlera të larta gjatë vitit 2018 në Shqipëri.

Të dhënat nga portali joqeveritar “Open.Spending.Albania”, që i referohen pagesave të kryera nga Thesari i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, flasin për 2,595 transaksione të kryera nga janari i 2018 deri në fund të dhjetorit në vlerën e rreth 13,8 milionë dollarëve.

Shpenzimet u përkasin institucioneve shtetërore dhe njësive të qeverisjes vendore dhe u përgjigjen pagesave për zyrtarë që kanë fituar gjyqet pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës për shkarkim të padrejtë nga puna.

Vitit 2018 shënoi një rënie të lehtë të shpenzimeve për këtë kategori në raport me vitin 2017, gjatë të cilit u shpenzuan rreth 14,4 milionë dollarë.

Në pesë vitet e fundit të dhënat flasin se vetëm për shkarkimet e padrejta nga puna nga Ministria e Financave janë paguar mbi 102 milionë dollarë.

Rekordin e shënon viti 2014 që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri kur nga Buxheti i Shtetit u paguan për vendimet gjyqësore rreth 32 milionë dollarë.

Analistët e pavarur vlerësojnë se në vend egziston ende hendeku midis kuadrit ligjor e politik dhe zbatimit të tij në administratën publike.

Sipas analistëve, administrata publike vijon të karakterizohet nga karriera jo të qëndrueshme, shkallë e lartë e ndryshimeve që pasqyrohet në përvojën e pakët të punonjësve civilë dhe kohë pas kohe shfaqen praktika të këqija, si pagimi ryshfeteve per vende pune, abuzimi me pushtetin dhe ndikimi i politikës partiake në emërimet që nga nëpunësit më të thjeshtë deri tek zyrtarët e lartë.

“Balili”, Meta: Presioni i ndërkombëtarëve solli rezultatin

Sot i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, Kelment Balili, ndodhet pas hekurave.

Ishte fillimisht ish- kryeministri Sali Berisha ai që njoftoi se Balili është vetëdorëzuar.

Ndërsa nga ana e qeverisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj fillimisht dhe më pas kryeministri Rama e quajtën një arrestim nga ana e policisë së shtetit.

Për arrestimin apo vetëdorëzimin e Balilit reagoi edhe Presidenti Ilir Meta.

Teksa falenderon agjencitë ligjzbatuese, Meta tregon edhe presionin e ndërkombëtarëve për të arritur këtë rezultat.

“Përshëndes ndalimin e Klemend Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin.

Në këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot” u shpreh Meta nga qyteti i Lezhës./Express

Dade: “Çfarë më tha Donald Lu për arrestimin e Berishës”

Ish-deputetja socialiste, Arta Dade ka treguar një bisedë të zhvilluar me ish-ambasadorin Amerikan, Donald Lu.


“E kam pyetur një herë ish ambasadorin Lu, pse nuk dënohet zoti Berisha. Me tha sa dosje kanë shkuar në prokurori për zotin Berisha”, tregoi zonja Dade, ndërsa tha se qeveria e Ramës nuk është treguar serioze me akuzat që bën dhe platformën e saj anti-korrupsion. Madje zonja Dade nuk nguroi të fliste dhe për një marrëveshje për mos ndëshkueshmëri.

Ish-ministrja u ndal te përplasja e kryeministrit Edi Rama me Erion Veliajn, ndërsa u shpreh e bindur se një moskandidim i tij do ishte një gafë.

“Nuk ka ndonjë gjë të keqe pse Veliaj aspiron të jetë kryeministrër. Është një përfaqësues i brezit të ri në politikë. Është i formuar është njeri i punës dhe i ka cilësitë që të drejtojë PS. Por e rëndësishme është që në PS të ketë një garë. Nëse do e vëmë re kryeministrin, ai nuk e ka thënë që Veliiaj do të rikandidojë, ndërsa eksponentët e tjerë e kanë thenë. Mendoj që Veliaj është i kujdesshëm se është midis dy zjarreve. Erion Veliaj herë pas herë e përmend Ramen si model qeverisës, dhe e bën se ndihet i siklet. Mendoj se do jetë gafë nëse Rama s’do e vendosëUnë mendoj që duhet ta vendosin strukturat, jo kryeministri kandidimin”, u shpreh ajo.

A do ta dekretojë Meta Ramën si Ministër të Jashtëm? Flet për herë të parë Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me vendimin e Ramës për të marrë i vetëm postin e kryediplomatit të Shqipërisë.

Në një intervistë për Fevziun në Opinion, Meta është shprehur se kërkesa është protokolluar dhe se atij personalisht do t’i duhet një kohë e nevojshme për të dhënë një vendim të përgjegjshëm dhe Kushtetues.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Që prej tri-katër ditësh jeni në qendër të vëmendjes me kryeministrin e Shqipërisë, madje ditën e premte ai ka qenë agresiv me ju, duke ju konsideruar një lloj zgjatimi, po e quaj, apo çizmeje e opozitës shqiptare. Në fakt sot kryeministri ka deklaruar se do të marrë vetë përsipër postin e ministrit të Jashtëm. Ky është lajmi më i fundit. Çfarë qëndrimi keni?

Presidenti Meta: Është një lajm i freskët dhe mesa jam në dijeni, pak më parë ka mbërritur apo është protokolluar një propozim i tillë, për të cilin natyrisht që më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë.

Gazetari: Ç’do të thotë një kohë e mjaftueshme, zoti President? Për çfarë do të këshilloheni ju për Edi Ramën?

Presidenti Meta: Besoj se kohë e mjaftueshme do të thotë që çdo veprim të bëhet me përgjegjshmëri, duke respektuar Kushtetutën dhe duke marrë në konsideratë çdo kërkesë të vetë Kushtetutës.

Gazetari: A do të përdoren kriteret që janë përdorur edhe në rastin e Cakajt për Ramën? Që do të thotë, a do të shihet edhe përmbajtja e deklaratave të tij lidhur me qëndrimin për shembull ndaj shkëmbimit të territoreve, idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimi i diplomacisë shqiptare në këtë drejtim?

Presidenti Meta: Jua thashë edhe një herë që një kërkesë e tillë sapo është depozituar dhe do të kërkojë kohën e saj. Dhe përgjigjja do të jetë tepër e përgjegjshme, por edhe transparente.

Së dyti, nuk mund të bëjmë një paralelizëm të rastit të kandidatit të mëparshëm me kandidatin e vetëpropozuar, për arsye se në rastin e dytë kemi të bëjmë me një figurë të njohur politike, ndërsa në rastin e parë kishim të bënim me një figurë tërësisht të panjohur deri më sot, të paktën për mua si President i Republikës, por kam përshtypjen edhe në tërësi për opinionin publik.

Gazetari: Që do të thotë zoti Meta, se ju do t’i përgjigjeni ‘po’, pra do ta dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Që do të thotë se do të më duhet kohë për të dhënë një përgjigje të qartë, të plotë dhe shteruese.

Ngjela: “Meta do e shkatërrojë Ramën, po shkon si cjapi tek kasapi”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë si dhe përplasjet mes Presidencës dhe Kryeministrisë në lidhje me refuzimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Gent Cakën si ministër të jashtëm.

I ftuar ne ‘A Show’  me Adi Krasten në News24, Ngjela tha se Ramën nuk e pranon perëndimi, ndërsa është nën akuzë. Sipas Ngjelës, Rama është i paaftë dhe nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. Ngjela u shpreh se Presidenti Meta është më i kthjellët se Rama dhe do ta shkatërrojë psikologjikisht kryeministrin.

Ramën nuk e pranon më perëndimi, lere ca thotë ky. Edhe Nanon dhe Berishën nuk e pranonte Uashingtoni. Ky (Rama) të gjitha marrëveshjet i ka bërë me Uashingtonin. Rama do të jetë nën akuzë dhe me të nuk ka perspektivë. Të 3 kryeministria kanë qenë në akuzë.  Po qe në akuzë do ikë sepse e heq Kushtetuta. Nëse je i rrekatushëm, SHBA nuk të pranon. Është i paaftë dhe krahasimi me Trumpin nuk qëndron. Trump ka qëndrimin e tij ekstravagant me median dhe nuk i ka blere. Trump i ka marrë votat me betejë dhe jo me vjedhje.

Rama bleu PS me leje ndërtimi. Është plotësisht i paaftë dhe nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. Presidenti është më i kthjellët psikoligjikisht se kryeministri. Këta nuk e kuptojnë se ai president nuk ka asnjë lloj përgjegjësie sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ky është president pa përgjegjësi. E di çfarë do të thotë mos kesh përgjegjësi? Në vitin 1972, Aldo Moro bën interpelancë për fqinjët në parlament dhe ai nuk foli për Shqipërinë. Dikush tha nuk fole për Shqipërinë, nuk është fqinj? Fqinj është tha, por qeveria shqiptare është qeveri pa përgjegjësi. Ky është president pa përgjegjësi. Ky vete si cjapi tek Kasapi. Nesër Kasapi ther cjapin. Ta shikojme”- tha Ngjela. /Balkanweb


Send this to a friend