VOAL

VOAL

“NBC NEWS” PËR DOSJET E REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI – Nga Frank Shkreli

July 26, 2018
blank

Komentet

blank

Pse mbretërorët do të jenë në protestë me 11 shkurt!- Nga Ekrem Spahiu

 

blank

Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe demokratike të vendit, janë përpara një përgjegjësie historike: rikthimin e të djathtës natyrale në rolin që i takon historikisht për rimëkëmbjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Mbretërorët shqiptarë vijnë nga investimi i tyre historikisht shpëtimtar për Shqipërinë, qyshse i siguruan asaj shtetin më të konsoliduar dhe më jetëgjatë në kohët tepër nevralgjike midis dy luftrave botërore.

Mbretëria Shqiptare i orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore, duke thirrur dhe implementuar ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën atë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit dhe ata i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon në çdo drejtim.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti i sigurisë dhe rendit publik ekzemplar. U ngrit një Ushtri Kombëtare me të gjitha strukturat krahasuese europiane, së cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti i Mbretërisë Shqiptare e bëri krenar shqiptarin duke i garantuar lëvizjen e lirë, me një pasaportë të denjë për identitetin e vet kombëtar në çdo vend të botës. Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë, apo edhe vetë Mbretit.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e mëpasme.
Në Luftën e Dytë Botërore, Mbreti Zog, zgjodhi vendin dhe kahun e duhur për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive jashtë dhe aktivizimit të forcave zogiste nga brenda vendit në përkrhaje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.

Personalitetet, pjestarët, përkrahësit dhe mbështetësit e Mbretërisë ishin ndër ata mijëra shqiptarë të ndershëm e demokratë që u vranë, burgosën e persekutuan nga diktatura komuniste. Ata përballuan me dinjitet e stoicizëm të rrallë dhunën e ushtruar kundër tyre. Ndërkohë, Mbreti Zog (që nuk abdikoi kurrë) dhe mbretërorët jashtë vendit, duke u mbështetur në demokracitë e mëdha Perëndimore, nuk i pushuan kurrë përpjekjet kundër diktaturës komuniste.

Me këtë investim të gjatë thelbësor kombëtar, mbretërorët shqiptarë, krejt natyrshëm e me besim u bënë pjesë aktive e proceseve demokratike të vendit pas rënies së regjimit komunist. Në kuadër të këtyre proceseve, në referendumin e zhvilluar më 29 qershor 1997, populli shqiptar përzgjodhi me votë të lirë masivisht formën mbretërore të sistemit, duke dëshmuar pikërisht besimin te vlerat historike të Mbretërisë për fatet jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë kombit shqiptar.

Është pikërisht ky investim dhe ky besim që i obligon mbretërorët shqiptarë të ridimensionojnë angazhimin e tyre për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar përmes forcimit të vlerave demokratike dhe vlerave kombëtare të trashëguara nga shteti i Mbretërisë Shqiptare. Sot, më shumë se asnjëherë tjetër, është koha që mbretërorët shqiptarë të marrin përsipër rolin që iu takon si detyrim kombëtar, historik, politik e moral për të protestuar:

Çeshtja kombëtare është e braktisur. Siguria kombëtare është në rënie të vazhdueshme. Pasiguria publike rritet çdo ditë e më shumë. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të rrezikuara seriozisht. Sistemi i drejtësisë pothuajse është inekzistent. Prona publike dhe private po masakrohet e stimuluar nga shteti. Korrupsioni po gërryen fuqinë e shtetit shqiptar dhe po varfëron shqiptarët. Familja, për të cilën si komb jemi krenuar, po degradohet. Rënia e prodhimit kombëtar ka krijuar varfëri e papunësi, çka ka çuar që vendi të shpopullohet ngase pjesa aktive e shoqërisë nuk gjen dot alternativë të sigurt këtu në atdheun e vet. Shërbimet publike mjekësore janë katastrofë, ndërkohë që shumica e ilaçeve dhe produkteve ushqimore të importuara janë të skaduara.
Prandaj, për mbretërorët, përgjegjësia historike përkthehet në një detyrim historik për të ardhmen e Shqipërisë: të angazhohen me të gjitha format demokratike për ta rikthyer Shqipërinë në binarët e vlerave për të cilat kanë investuar qyshse një shekull më parë. Pjesmarrja në protestën e 11 shkurtit është një nga momentet ku ata duhet t’i evokojnë këto vlera.

blank

blank

BUXHETI I VATRES: $15,380. JA SI SHPERDOROHEN (vidhen) DOLLARET E VATRANEVE Nga Valentin Lumaj

Të nderuar Vatrane dhe Vatranë,
Sinqerisht që meritoni mirënjohje të veçantë, secili prej jush, për kontributet tuaja të gjithanshme, secili në mënyrën e vet dhe falë punës dhe kohës tuaj, Vatra mbahet gjallë dhe ecën përpara.
Gjithashtu, me keqardhje e them se falë kontributeve tuaja financiare, mbushen xhepat e disa personave në Vatër dhe jashtë saj. Ju keni dhënë dhe do të vazhdoni të jepni dollarë nga xhepi juaj, të fituar me gjak dhe djersë, por për sa kohë që në Vatër mungon transparenca financiare, destinaconi i kuotave dhe donacioneve tuaja do të jetë i dyshimtë dhe lejon të pandershmit që të përvetësojnë kontributet tuaja.
Bazuar në statutin e Vatrës, Kanunores, buxheti me të gjitha detajet duhet që të publikohet në fletoren zyrtare apo Gazetën Dielli. Kjo nuk është bërë. Kam bërë disa kërkesa drejtuesve kompetentë të Arkës së Vatrës për një raport të buxhetit të saj, dhe nuk kam marrë përgjigje.
Megjithatë, më poshtë është një transkript i nje revidence i të ardhurave dhe shpenzimeve të Vatrës për vitin 2021, të cilin e sigurova mbas shumë përpjekjesh:
$303,345.00 anëtarësia, reklamat dhe të gjitha të ardhurat e Vatrës për vitin 2021
$129,034.00 Gazeta Dielli
$60,825.00 Avokati i gjygjit të vatranëve
$8,000,00 Janë dhënë Pashko Camajt për bursat e studentëve
$7,800.00 Siguracone
$7,730.00 Cable, internet
$3,359.00 Albanian yelloë pages
$680.00 Lule per tre veta
$720.00 Kompjuter
$15,380.00 balanca/buxheti i Vatrës në fund të vitit 2021
Bazuar në këtë relacion, të ardhurat e Vatrës për vitin 2021 ishin $303,345.00, ndërsa balanca, apo buxheti i Vatrës në fund të vitit 2021 ka qenë $15,380.00.
$287,965.00 janë shpenzuar nga Vatra për një vit dhe askush nuk e di saktësisht se si janë shpenzuar, kush vendos për pagesat dhe bazuar në cilën nyje të kanunores bëhen këto pagesa. Në relacion, shuma e të ardhurave dhe shuma e shpenzimeve nuk kombinon me Balancën e raportuar. Nuk shpjegohet diferenca financiare që mungon në këtë raport.
Më shqetësoi shumë pagesa prej $60,825.00 për avokatin e gjygjit të Vatrës, sikurse shkruhet në relacion.
Sikurse shihet në dokumentin më poshtë e nxjerrë nga Gjykata Federale Amerikane, (per etike kam mbuluar adresat), grupimi asokohe “5 Tetori” kishte hapur një gjygj kundër disa personave me emra të përvetshëm: Elmi Berisha, Besim Malota, Alfons Grishaj, Dritan Mishto, Nazo Veliu, Adriatik Spahiu dhe Mondi Rakaj, si përgjigje ndaj gjyqit që këta persona kishin hapur ndaj grupit “5 Tetori”.
Nga relacioni më sipër më rezulton se Kryesia e Vatrës ka paguar $60,825.00 për gjyqe personale të hapura ndaj disa anëtarëve të lartpërmendur të Vatrës nga disa anëtarë të tjerë të Vatrës. Nëse disa vatranë akuzohen për manipulim të një Kuvendi të Vatrës apo shkelje të Kanunores nga një grup tjetër Vatranësh, ku e merr të drejtën Kryesia e Vatrës, kryetari Elmi Berisha, nënkryetari Alfons Grishaj etj., që të paguajnë shpenzimet e avokatit dhe të gjyqit ku përfshihen si të paditur edhe ata vetë??!!
Mëqenëse asnjëra palë nuk fitoi gjyqin, por çështja u mbyll me marrëveshje dypalëshe, dhe gjytata vendosi që të dyja palët janë anëtarë legjitim të Vatrës, atëherë përse Kryesia e Vatës nuk pagoi shpenzimet e të dyja palëve, pra edhe të grupit “5 Tetori”, por pagoi vetëm shpenzimet e njëres palë, apo shpenzimet e tyre personale??!!
Në opinionin tim, Ky gjyq është përdorur si ato tenderat e qeverive shqiptare, per qëllime përfitimi. Këtu ka ndodhur një abuzim dhe vjedhje e madhe e fondit të Vatrës.
E para, nga fondi i Vatrës janë marre afër $61000 për gjyqe personale,
e dyta, personat e lartpermendur nuk e fituan gjyqin me “5 Tetorin”, pra $61000 janë shpenzuar kot,
e treta, pagesa nga Kryetari dhe nënkryetarët të avokatit personal të tyre me fondet e Vatrës, përbën një konflikt të pastër interesi dhe shkelje flagrante të Kanunores së Vatrës.
Unë shtroj pyetjet:
-A ka pasur mbledhje të Kryesisë së Vatrës dhe vendim të veçantë me datë dhe minutazh për këto pagesa?
-Përse nuk janë bërë publike këto pagesa në fletoren zyrtare, Ëebsitin e Vatrës apo në Gazetën Dielli, sikurse e parashikon Kanunorja?
Çfarë e bën edhe më të rëndë sutuatën është fakti se nga informacionet e mia në atë kohë nga eksponentë të lartë të Vatrës , gjyqi kishte kushtuar $27000, dhe jo $61000. Biles, dy nga personat e akuzuar, Grishaj dhe Rakaj më kishin thënë se avokatin e kanë paguar nga xhepi i tyre. Nëse kanë gënjyer, apo se si ka ndodhur më vonë, se si të akuzuarit rimbursojnë veten e tyre me paratë e Vatrës, kjo është një enigmë dhe një pyetje që kërkon përgjigje.
Unë personalisht, padyshim edhe ju vatranë të nderuar, kemi paguar mijëra dollarë ndër vite për Diellin dhe Vatrën. Kjo na bën në një farë mënyrë të gjithë neve aksionerë të Diellit dhe të Vatrës.
Prandaj, për të mos lënë vend për dyshime për abuzime, ne duhet që ti detyrojme drejtuesit e Vatrës dhe të Diellit, që të paraqesin transparencë të plotë për publikun vatran. Çdo vatran që paguan kuotat dhe dhuron, duhet që të informohet me detaje për destinacionin e parave të tyre. 110 vite Vatër, buxheti $15K?! Si ka mundësi?
Unë u ndala vetëm tek pagesat e gjyqit, por nëse këtu ka pasur abuzime, atëherë çdo transaksion i tyre në Vatrër duhet që të hetohet.
Në opinionin tim, personat e akuzuar në gjyq, mbasi rimbursuan veten e tyre me paratë tuaja, për t’i vënë kapak përgjithmonë abuzimit të tyre, në Kuvendin e fundit, propozuan një Kanunore të re, ku ndër abuzimet e tjera në këtë Kanunore, shkrinë strukturën e “Tre Kontrollorëve”, që egzistonte si Audit qysh prej vitit 1926, dhe emëruan një arkëtar të ri, Besim Malotën, njeriun besnik të kryetarit Berisha!!! Përse duhet që arkëtari të jetë njeri i afërt dhe i emëruar nga kryetari i Vatrës, kur Kanunorja thotë që arkëtari zgjidhet nga Kuvendi?!
Ftoj Kryesinë dhe Këshillin Vatrës, ata vatranëve të ndershëm që njohin rregullin, ligjin dhe transparencën, të ngrihen kundër abuzimeve financiare dhe statuore. Ftoj vatranët që të ndalin pagesat e anëtarësisë apo çdo donacioni, derisa në Vatër të krijohet struktura e Auditit të Brendshëm apo Këshilli Financiar i Vatrës, si organi që do të garantonte transparencën e plotë, konform Kanunores, të të gjitha të ardhurave dhe transaksioneve që ndodhin në Vatër. Në këtë strukturë nuk duhet që të përfshihen, kryetari Elmi Berisha, nënkryetari Alfons Grishaj, arkëtari Besim Malota, kryetari ilegjtim i Këshillit Kolec Ndoja dhe as editori i Diellit Sokol Paja që vazhdon të jetë në punë pa vendim kryesie, mbasi për mendimin tim, këta janë personat kyç të interesuar për mungesen e transparencës apo të një Auditi të Brendshëm, strukturë të cilën e ka çdo organizatë amerikane, sado e vogël qoftë.
Të nderuar Vatrane dhe Vatranë,
kam thënë dhe vazhdoj të them opinionin tim se personat biznesmenë, të cilët kanë zaptuar pikat kyçe të srukturave të Vatrës, nuk kanë asnjë lidhje me parimet themelore mbi të cilat është krijuar Vatra e as me qëllimet dhe dëshirat tuaja të pastra për ti shërbyer kombit. Këta biznesmenë po e përdorin dhe do ta përdorin emrin e madh të Vatrës dhe figurën tuaj të pastër, për qëllime të përfitimeve financiare, përfitimeve në biznesin e tyre dhe shërbesat korruptive qorre ndaj partive të caktuara politike. Kjo do të vazhdojë për sa kohë ju do ti lejoni, për sa kohë brenda nesh mungon ndergjegjësimi dhe fryma e përbashkët për një Vatër që drejtohet dhe vepron sipas rregullit të saj ligjor, Kanunores. Vetëm një riorganizim i plotë i Vatrës do ta sillte atë në shinat mbi të cilat ajo një herë ishte krijuar.
Miqësisht, Valentin Lumaj
7 Shkurt 2023
blank
blank blank
blank

Valentin Lumaj: Zotni Lek Mirakaj, te pergezoj per kete qendrim dinjitoz! – Kuvendi i Vatres i shkurtit 2022 ka qene nje puç kunder Vatres

Pas një statusi të Z.Lek Mirakaj për situatën e rëndë në Vatër ka reaguar edhe vatrani Valentin Lumaj si më poshtë. Edhe qendrimin e z.Lek Mirakaj e keni po në këtë faqe.
————-

Reagimi i plotë i Valentin Lumajt:

Kryetari i Vatres z. Elmi Berisha duhet qe te dale vete dhe te deklaroje doreheqjen apo te shpalle Kuvend te Ri mbasi me vota te vjedhura ta harroje se do te qendroje 4 vjet.

Zotni Lek Mirakaj, te pergezoj per kete qendrim dinjitoz dhe te guximshem.

Sikurse ka nje vit qe e theksoj, Kuvendi i Vatres i shkurtit 2022 ka qene nje puç kunder Vatres, tuej fillu nga tjetersimi i Kanunores, emerimi i jashteligjshem i Kryesise se Vatres, Keshillit te Vatres dhe Kryetarit te Keshillit te Vatres.

Më e rënda, z. Alfons Grishaj dhe z.Besim Malota, te cilet nuk kishin asnje rol në Kuvend,

dhe Nazo Veliu, e cila me kthimin e sekretarit te Kuvendit ne mbledhje, z. Aranitasi, as ajo nuk kishte asnje tager per numrim, heqje apo shtese te votave, kur e pane se nuk u mjaftonin votat per nje mandat 4 vjeçar te Kryetarit, kane tentuar te me heqin njeren nga votat me te cilat une isha mandatuar.

Me vone  kjo vjedhje e votes u paraqit në nje raport te manipuluar nga arketari Besim Malota, i cili as ai nuk ka asnje tager per te paraqit procesverbale te Kuvendit.

Une posedoj videon qe tregon qarte momentin e mandatimit tim nga Kryesia e Kuvendit si dhe autorizimin me shkrim nga kryetari i deges Michigan, te cilen do ta paraqes shume shpejt.

Te vetmit persona qe kane tager per te paraqit rezultat zgjedhjesh dhe procesverbal te Kuvendit jane Kryesia e Kuvendit: z. Ervin Dine, Z.Bashkim Musabelliu dhe Eduard Aranitasi.

Kryetari i Vatres z. Elmi Berisha duhet qe te dale vete dhe te deklaroje doreheqjen apo te shpalle Kuvend te Ri mbasi me vota te vjedhura ta harroje se do te qendroje 4 vjet.

Une jam në proces te hapjes te nje padie në gjykate per kete akt vjedhje te votes.

blank

(Video) Vatra bunker – Po tentohet që Vatra të bëhet lavatriçe pastrim parash – Manipulimi për zgjatjen e mandatit në 4 vjet të kryetarit Elmi Berishës Nga Lek Mirakaj

 

Duke qene se po behen perpjekje per te tjetersu qellimet e Vatres, po i afroj kujtdo qe eshte i interesum te shoh me ze dhe figure votimin qe u be per mandatin e kryetarit. Mbasi u anullu votimi i pare pa asnje aresye,pasi u anullu edhe votimi i dyte se gjoja njeri nga delegatet nuk votoj,e drejte e kujtdo te votoj apo jo,u kerku dhe u votu per te treten rradhe si shifet ne video.

Shifet qarte ne video se me gjith nderhyrjet e B.Malotes per te ja kalu nje vote z.Floqi,i cili ndjehet aq keq sa mbulon fytyren me dore dhe nuk din te thote se sa vota ka. Shifet qarte nderhyrja e z.Nazo Veliu qe e pa autorizuar ja kalon nje vote nga z.Lumaj te z.Floqi.

Dallohet qarte se z.Eduard Aranitasi voton kunder zgjatjes se mandatit, gje te cilen z.Malota u perpoq ta manipuloi,duke deklaru se z.Araniti ka votu pro zgjatjes se mandatit, per te bere te mundur arriyjen e numrit magjik 18. Megjithë perpjekjet per te tjetersu rezultatin e votimit dhe me gjithë urratë e z.Musabelliu, rezultati ku nuk i arriti dy te tretat,d.m.th numri magjik 18 e rrezon pretendimin se gjoja votimi per zgjatjen e mandatit ka kalu.

Ne analize , perse kerkohet zgjatja e mandatit nga nje vit qe e kishin themeluesit, qe per nje shekull e bene Vatren te jete krenari kombetare, nga dy vjet qe eshte eshte praktiku, papritmas,kerkohet me çdo kusht edhe me manipulim te imponohet kater vjet kohe zgjatja e mandatit, a thue se duhet t’i japim kohe kryetarit te ule taksat, te ndertoje rruge e ku di une kur pozicioni i tij eshte vetem onorifik.

Aresyet:Gjate ketij kater vjeçari te behet i mundur transferimi i selise ne Detroit,per te arritur qe social klubin Vatra ta kene plotesisht nen komandë.

E dyta te injorohet transparenca.Te realizohet transformimi i Vatres ne kompani lobimi,(shih gazeten Dielli Dhjetor, faqe 7 ,paragrafi qe specifikon se Vatra do te sherbeje si promovuese dhe garantuese e hapsirave ekonomike qe afron ekonomia dhe tregu i Repblikes se Kosoves )sigurisht duke e sheqerosun me fjale se do lobojme per Kosoven, a thue se per nje shekull Vatra ka pase tjeter mision veç lobimit per çeshtjen kombetare.

Vatra nuk ka nevoje per marreveshtje bashkepunimi me qeverite shqiptare, perkundrazi duhet t’i rrijë larg qeverive ne Atdhe qe ndërrohen here pas here, ndersa misioni i Vatres mbetet gjithmon i njejte, vetëm çështja kombetare ,

Vatra e ka ba detyren e saj edhe kur sulmohesh nga Tirana zyrtare edhe kur penetrohesh nga sigurimi komunist, thene kete eshte domosdoshmeri qe personat qe zgjidhen apo emerohen ne poste drejtuese ne Vater te pajisen me çertifikaten e pastertise nga A.D.S.SH, qe se fundi Vatranet te jene te qete se nuk jane penetru nga ish bashkepunetor te sigurimit.

Te bësh lobim eshte ligjore ne U.S.A,po jo per Vatren, aqe me pak te marr detyrime per te stimulu afaristet e diaspores, veprim qe e kthen Vatren ne kompani biznesi, pasi lobimi ka brenda ineresa materiale, nuk behet lobim falas.

Nese Vatra transformohet nga soc. klub ne kompani lobimi ,me e pakta duhet te deklarohet si kompani lobuese, individet qe kerkojne ta kene Vatren si mbulese per aktivitet e tyre finanijare duhet te regjistrohen e te paguejnë taksa.

Dhe ne prespektive tentohet te behet nje lavatriçe per pastrim paresh qe ia kalon edhe amnistise fiskale qe kerkon qeverija shqiptare te bej ne Shqiperi.

Simbas propozimit te Speaker of the House , se tashti ne kemi sistemin presidencial,me president dhe spiker, te krijohet nje urdher dekoratesh ku Vatranet te kontribojne deri ne nje miljon ne vit per universitetin e Vatres, bejuni gati shqiptarë se u zgjidh problemi i te ardhmes dhe mos qeshni se ne kete fond mund te kontribojne edhe njerez qe nuk jane anetare te Vatres,d.m.th çdo lloj mafjozi,

Mund ta bojme te plote propozimin e “spikerit” po te jete nevoja. Ide qe amnistija fiskale e qeverise duket si shaka.

Eshte koha qe Vatra t’i kthehet transparences ne raport me antaresine,te heq dore nga konspiracion, i ta bej gazeten Dielli organ te anetaresise.

Fakti eshte qe edhe me profesionalizmin e editorit, nuk mbulohet fakti qe te Dielli mund te gjesh larmi arikujsh me vlere, po asgje nga jeta e Vatres, pasi e ashtuquajtura kryesi e ka kthyer Vatren ne bunker .

Do kishte qene me mire t’i kishim zgjidhur çeshtjet e diskutueshme me mire kuptim, po kur vëren se si kryetari, si nen kryetari e drejtues te tjere injorojne çdo sugjerim dhe i mbyllin deren çdo mundesije per diskutim, nuk heshtet më!

Vatra eshte me shumë se çdo individ, eshte prone kombetere , nuk mund te trajtohet as Vatra si prone e as Vatranet te injorohen.

blank

KONGRESI I SHTETEVE TË BASHKUARA DENONCON TMERRET E SOCIALIZMIT- Nga Frank Shkreli

“Socializmi nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Të ënjten që kaloi, Kongresi i Shteteve të Bashkuara – miratoi, zyrtarisht, një rezolutë me të cilën denoncohet socializmi si doktrinë dhe sistem qeverisjeje. Rezoluta amerikane kundër socializmit, e sponsorizuar nga kongresistja republikane, Maria Elvira Salazar nga shteti Florida, u miratua në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, me 328 vota në favor dhe 86 kundër. Është kjo një rezolutë me të cilën pajtohet (concurs) edhe Senati i Shteteve të Bashkuara. Kjo është një votë me shumicë dërmuese në favor të rezolutës kundër socializmit, ndërkohë që të gjithë antarët e Partisë Republikane votuan për miratimin e saj, siç bëri edhe shumica e kongresistëve të Partisë Demokrate (109), ndërsa 86 prej antarëve demokratë të Kongresit, votuan kundër miratimit të kësaj rezolute. BILLS-118hconres9ih.pdf (congress.gov)

Vota përfundimtare për miratimin e rezolutës me të cilën Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës denoncoi “tmerret e Socializmit”, duke shpallur gjithashtu se socializmi si doktrinë nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
2 Shkurt, 2023
Në një njoftim për median, sponsorizuesja e kësaj rezolute, H. Con. Res. 9, kongresistja e shtetit Florida, Maria Elvira Salazar u shpreh se miratimi i rezolutës që denoncon tmerret dhe ideologjinë socialiste, “Është një fitore për çdo njeri në Shtetet e Bashkuara që beson në fuqinë e lirisë individuale dhe jo në socializmin shtypës shtetëror”. Me këtë rezolutë, shtoi ajo, “Ne i dërguam një mesazh botës se socializmi nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Në atë njoftim, thuhet gjithashtu se për antarët e Partisë Demokrate, kjo ishte hera e parë që u detyruan të merrnin, publikisht, një qendrim sa i përket socializmit. Por, megjithkëtë, në njoftimin e kongresistes Salazar thuhet se është për të ardhur keq që kjo votë tregoi gjithashtu se pothuaj gjysma e demokratëve në Kongres refuzojnë gjithnjë të denoncojnë socializmin. Ndonëse një shumicë e demokratëve iu bashkuan republikanëve duke votuar në favor të rezolutës që denoncon socializmin, si ideologji majtiste dhe tmerret që kjo ideologji ka shkaktuar gjatë historisë, kjo ishte një votë që përçau Patinë Demokrate në Kongtres, të pakën për këtë çështje. Vota e demokratëve ishte 109 në favor dhe 86 kundër. Disa prej këtyre demokratëve në Kongresin amerikan, që votuan kundër kësaj rezolute që denoncon socializmin, janë deklaruar ose janë cilësuar nga të tjerët si “socialistë demokratë”.

Kongresistja Salazar, si sponsorizuese, e paraqiti këtë rezolutë duke përmendur përvojën e banorëve në distriktin e saj në jug të Floridës, shumica me origjinë kubane, që ata ose para-ardhësit e tyre janë arratisur gjatë dekadave nga tmerret dhe krimet e regjimit komunist të Fidel Castros në Kubë. Frank Shkreli; Një frymë e re anti-socialiste /anti-komuniste në Kongresin e ardhshëm të ShBA-ve | Gazeta Telegraf — Duke iu drejtuar kolegëve të saj në Kongres, kongresistja Maria Salazar u bëri thirrje kolegëve që ta miratojnë rezolutën kundër socializmit sepse një masë e tillë do të tregonte se Kongresi, Shtëpia e Popullit tonë, denoncon pa asnjë dyshim këtë ideologji “mizore dhe të padrejtë”.

Në rezolutën e miratuar me votë dërmuese nga antarët e dy partive kryesore – republikanë e demokratë – thuhet se, “Ideologjia socialiste mandaton përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një personi ose partie, diçka që është provuar herë pas here të ketë përfunduar në regjime komuniste, qeverisje totalitare dhe në regjime diktaturash brutale.” Në rezolutë, me të drejtë theksohet, se krimet më të mëdha në histori janë bërë nga ideologët e socializmit e komunizmit gjatë shekullit të kaluar e deri më ditët e sotëme dhe nënvijon aktet barabare që regjimet socialiste/komuniste kanë kryer anë e mbanë botës. Rezoluta thekson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, denoncon socializmin në të gjitha format e tij dhe kundërshton, fuqimisht, zbatimin e politikave socialiste në Shtetet e Bashkuara. Sipas kongresistes republikane, Zonjës Salazar, kjo rezolutë garanton që, “Shtetet e Bashkuara do të angazhohen se nuk do të miratojnë ose të zbatojnë politika socialiste të cilat me doemos çojnë në shkatërrime ekonomike dhe regjime autoritaritare politike.”

Ndërkaq, kongresistja demokrate nga Florida, Zonja Debbie Wasserman Schultz, e cila mbështeti rezolutën kundër socializmit denoncoi rëndë autokratët socialistë në fjalimin e saj në sallën e Kongresit, ndërsa kritikoi disa udhëheqës politikë amerikanë, të cilët kritikojnë zgjedhjet demokratike si dhe disa programe amerikane. “Unë po ngrihem për të folur për të denoncuar të gjithë autokratët socialistë kudo, të cilët vendosin pushtetin autoritar dhe pasuritë e tyre mbi interesat e qytetarëve të vetë. Kjo rezolutë, injoron disa prej krimeve më të mëdha të këtyre autokratëve” botërorë, ndërsa, sipas saj, anashkalon përpjekjet e disa udhëheqsve amerikanë që imitojnë taktikat e tyre, është shprehur demokratja e shtetit Florida, kongresistja Debbie Wasserman Schultz.

Miratimi i kësaj rezolute javën e kaluar në Kongresin amerikan (me pajtimin edhe të Senatit),më sjellë kujtime dhe më bën të ndihëm personalisht i kënaqur, pasi denoncimi i socializmit dhe komunizmit dhe i krimeve që regjimet komuniste, anë e mbanë botës, kanë kryer në emër të kësaj ideologjie — është dhe ka qenë si një mision i jetës time. Me modestinë më të madhe më duhet të rrëfej se këtë “luftë” e kam filluar nga ditët e para, me të arrijtur në Shtetet e Bashkuara – madje nga bankat e shkollës – siç mund të shikoni më poshtë shkrimin e 50-viteve më parë, e deri në ditët e sotëme Frank Shkreli: Argumenti kundër socializmit | Gazeta Telegraf– duke u munduar të paralajmëroj – sipas mudësive të mia — edhe sot ashtu si përpiqesha të bindja një gjysëm shekulli më parë kolegët studentë dhe disa profesorë në atë kohë – mbi rreziqet e socializmit për Shtetet e Bashkuara dhe për botën.

Po, Shqipëria e Kosova kur do të denoncojnë socializmin dhe komunizmin? Frank Shkreli: Dita Shqiptare e Lirisë në Uestçester të Nju Jorkut dhe krimet e komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf – Për fat të keq, për 30-vjetë tashti — Në vend që Shqipëria të denoncojë dhe të ndëshkojë krimet e komunizmit – siç ka bërë mbarë bota perëndimore dhe të kujtojë gjithashtu viktimat e atij sistemi terrorist — forcat nostalgjike të komunizmit në nivelet më të larta të politikës shqiptare dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre ndaj krimeve dhe viktimave të komunizmit në Shqipëri – në vend të denoncimit të socializmit dhe komunizmit për krimet e tyre në atë vend, përkundrazi, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës.

Frank Shkreli

 

blank

 

blank

 

Kongresistja e Partisë Republikane Maria Elvira Salazar e shtetit Florida – sponsorizuesja kryesore e rezolutës së Kongresit Amerikan e miratuar me shumicë nga Dhoma e Përfaqsuesve të enjëtn që kaloi, me pajtimin gjithashtu të Senatit amerikan. Rezoluta denoncon doktrinën socialisto-komuniste dhe “tmerret e socializmit”.

blank

MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI… Nga Visar Zhiti

 

“U themelua dega më e re e Vatrës në Çhicago, në 4 shkurt…” – boton lajmin e entuziazmuar “Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare” dhe urojmë sinqerisht që ky entuziazëm të kalojë nga ai grusht i parë “aktivistësh të saj”, tek anëtarët e parë dhe të mbërrijë në sa më shumë shqiptarë në metropolin botëror të Çikagos.

Çdo familje shqiptare në SHBA është një “vatër”, do të thosha, çdo shtëpi është një “ambasadë” dhe urimi i parë është, ashtu siç e ka dhe Kushtetuta Amerikane, që qofshin të lumtur! Të mirë integruar, të marrin sa më shumë nga idealet e larta të Amerikēs, të lirisë dhe të demokracisë, të Kulturës së Shtetit më të fuqishëm në botën e sotme dhe të dinë të investojnë dhe në dheun amë nga ato të gjitha për një begatim të mëtejshëm.

Ndërkohë u duhet dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë, dashuria, përbashkim sa më të gjerë, në vijim njohje të kulturës amtare, mbështetje dhe përhapje të saj aty ku janë, veçanërisht ruajtjen e gjuhës së lashtë dhe të bukur shqipe, një nga gjuhët më të rendësihme në botë, sipas shkencëtarëve linguistikë, mësimin e saj në brezat e rinj.

Themeltarët e ndritshëm dhe të paarritshëm të Vatrës së dikurshme shqiptare në SHBA, i shumëdituri Faik Konica dhe Imzot Fan Noli, idealistë të mëdhenj, shkrimtarë të mëdhenj, veprimtarë të mëdhenj, apo dhe kryetarë të tjerë të hershëm të bashkësisë panshqiptare, që lanë gjurmë të pashkyeshme n:e më shumë se një shekull, siç qe midis tyre dhe Profesor Arshi Pipa, filozofi dhe  poeti, që u arratis nga burgjet e diktaturës së atdheut, Kanunorja e përbashkët që lanë trashëgim ata, arritjet patriotike dhe kulturore, qofshin përherë pishtarët udhërrëfyes dhe program në rrugëtimin e shqiptarëve në Atdheun e Ri, për një rimëkëmbje shpirtërore të tyre në çdo “vatër”, ndërkohë dhe urë e idealit Kombëtar me realitetet e shtetit të madh amerikan.

Në metropolin e Çikagos tashmë dihet që ka dhe traditë shqiptaro-amerikane, sado të pakta, për ne janë të çmuara dhe shumë, mjafton të kujtojmë të famshmit e kinemasë dhe të teatrit amerikan, vëllezërit korçarë Belushi, po në Çikago kanë jetuar dhe patriotët e shquar, vlonjati Isuf Luzaj dhe çami Bilal Xhaferri, të dy shkrimtarë të shquar, po kështu kemi bamirësin dhe investitorin e albanalogjisë, përmetarin idealist Idai Edy Bregu, etj, jetët dhe veprat e tyre duhen të jenë shembuj frymëzimi për të bërë më të mirën dhe më shumë.

Në Çikago ka biznese të suksesshme shqiptarësh, por ka dhe intelektualë të shquar, profesionistë, pedagogë, studiues, inxhinierë, ekonomistë, juristë, mjekë, politikanë, këshilltarë, gazetarë, këngëtarë, dhe të famës botërore, artistë, botues, etj, sintetizues të të gjithave: shkrimtarë. Dhe të mos harrojmë që ka dhe lexues pasionantë, grupe dhe shoqata, të fuqishme janë dhe ato të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e Jugut për ne, ato të Kosovës, të Malit të Zi, janë institucionet e fesë, një xhami e shqiptarëve, kisha ortodokse e shqiptarëve, komuniteti katolik shqiptar dhe lega e tyre “Gjon  Buzuku”, më tej ngjitur është dhe Teqeja e shqiptarëve, ku të gjithë nderojnë dhe kujtimin e Baba Rexhepit ashtu si dhe Motrat Qiriazi, që erdhën në atdhe dhe hapën shkolla shqipe, por diktatura komuniste i përndoqi dhe i burgosi dhe i vrau, po është shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, revista e tyre “Pena”, ndërkaq gazeta “Dielli”, e themeltarëve të saj të ndritur, tashmë është bërë gazeta më e vjetër e të gjitha diasporave në SHBA, mbi një shekullore, pastaj iu shtua shqiptarëve dhe gazeta “Illyria”, duke arritur te revista elitare kulturore “Peizazhe të Fjalës”, institucione krahas instituteve, akademi, jepet mësim shqip në shkolla, ka degë të letërsisë shqipe në universitete, krahas radiove lokale shqip është “Zëri i Amerikës”, institucioni më i fuqishëm në botë i komunikimit, ku është dhe seksioni shqip, etj, dhe më e rëndësishmja, është rritur një brez i ri shqiptaro-amerikan, studentë të shkëlqyer, që janë futur në jetë në fusha të ndryshme, të shkencave dhe arteve, madje edhe të ushtrisë duke i shërbyer me devotshmëri e besim Atdheu të ri, SHBA në çdo pikë të globit, etj.

Një areal i bukur, i fuqishëm, duhet njohur dhe dashur dhe frymëzuar. Në fakt duhet të frymëzohen prej tyre të gjithë, prej talentit dhe sinqeritetit rinor, prej dijeve, larg politikave përçarëse, asaj egërsie aq ballkanike, fodullëkut tradicional, prapashpinërive dhe korrupsionit shtetëror në vendin që lanë, nga ku tentakulat e këqia të së kaluarës janë përpjekur të mbarten dhe përkëtej oqeanit. Në Amerikën e madhe kanë ardhur shumë të përndjekur, ish të burgosur politikë, por po aq shumë nga ata që përndiqnin dhe fusnin nëpër burgje dhe kjo duhet parë dhe si ndërgjegjësim, vijnë pas një diaspore të përgjegjeshme politike, e emancipuar dhe patriotike, vepruese, me të persekutuar në atdhe, ku palët tani të dënojnë së bashku të kaluarën, me drejtësi, me mirëkutim, por dhe si paqe, për të ndërtuar një të tashme normale brenda vetes, për një të ardhme shpirtërore më të mire, një vatër përbashkuese.

Dhe të mos keqpërdoret, të mos i shërbejë një përçarjeje të re apo politikave të mbrapshta në Shqipëri. Duhet përballje me kujtesë dhe kujdes, me ide dhe punë dhe vizion, jo me mirazhe, pa u hutuar nga themelimet kafeneve apo restoranteve, që të mos shndërrohen thjesht në biznese të përfitimeve vetanake, në pirje dhe ngrënie, madje dhe të njëri-tjetrit siç dhe ka ndodhur, duke u kthyer në konflikte dhe gjyqe, ku harxhohen dollarë, shpesh e të tjerëve, e anëtarësisë. Por të duam të ngremë veten së bashku. Themelime pranë busteve të idealistëve, heronjve, pranë librave dhe hartave, me projekte dhe këshilla drejtues e kryetarë që janë shquar duke i dhënë komunitetit, me idealistë dhe profesionistë…

Pra themelimet të nisin me një bibliotekë të re a muze a shkollë.

Shqiptarët shquhen dhe për mirë. Në botë dua të them. Si popull dhe si individë. Kanë një histori të lavdishme:
1- Kanë mbrojtur në shekuj identitetin dhe kulturën e tyre pa dëmtuar popujt e tjerë. Madje u bënë dhe mur mbrojtës i Europës dhe kulturës Perëndimore.
2- Shqipëria, kur populli hebre përndiqej nga bisha naziste-fashiste, u bë atdheu i tyre i dytë, shqiptarët i futën nëpër familje për t’i mbrojtur. Vepruan dhe institucioni i lashtë Besës dhe i mikpritjes.
3- Dhe kur Italia fashiste kapitulloi, mijëra ushtarë të saj endeshin rrugëve të uritur, prapë shqiptarët bënë të pabesueshmen, u dhanë bukë dhe strehë dhe ndodhi porosia biblike: armiqtë t’i kthejmë në vëllezër.
Dhe të mos lejohet, të mosveprohet që vëllezërit të kthehen në armiq.
4- Shqipëria është vendi emblematik i harmonisë fetare.

Ja, pra disa nga virtytet kolektive që ia tregojmë botës, ia japim njerëzimit, që, edhe kur je një popull i vogël, prapë je i madh nga vlerat.

Kumunitetet shqiptare, edhe ato arbëreshe, tashmë janë konsoliduar në SHBA, janë integruar pa humbur, sepse është Amerika që të pranon dhe t’i jep mundësitë të gjitha të shpalosesh se cili je, se ç’arrtitje ke, nderon lidershpin moral dhe kulturor të popujve, është vendi ku njihen dhe nderohen lart edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cilësuar dhe si “Mbrojtësi i paepur i qytetërimit Perëndimor”, edhe ikona e dashurisë së botës, Shenjtorja Nënë Tereza jonë. Që të dy kanë shtatore në SHBA.

Çdo “Vatër” shqiptare ta mbajë ndezur këtë zjarr, zjarrin e atdhedashurisë, si për vendin-amë, Shqipërizën tonë, siç i thoshte Naimi ynë, dhe për Atdheun e ri e të madh SHBA, për forcimin e miqësisë mes dy popujve tanë, bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Tashmë dhe Shqipërinë e kemi në Aleancën me të fuqishme në glob, në NATO, ajo s’është vetëm ushtarake, por dhe ekonomike e kulturore. I quajmë aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ato kanë qenë dhe janë shpëtimtari jetik i Kombit tonë, na kanë mbrojtur duke e ndalur copëzimin e mêtejshëm të trojeve tona dhe çliruan Kosovën tonë. Dy shtete shqiptare në Ballkan. Një diasporë e pêrbashkët në SHBA. Edhe në metropolin botëror të Çikagos.

Thënë përmbledhshëm, p:er ta mbyllur, mbas urimeve duhet punë, në fakt duhej dhe para urimeve, mbas entuziazmit duhet përkushtimi, në fakt duhej dhe para tij, dhe patjetër veprat, të mëdha, të vogla, ato të idealit të përbashkët, që na duhen…

blank

SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE- Nga Frank Shkreli

Nderime tek varri i Senatorit Dole në Varrezat Kombëtare në Arlington,
afër Washingtonit — E pranishme edhe familja Dole

“Tani është koha për të vepruar. Tani është koha për të marrë një qendrim të fortë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Jugosllavi. Tani është koha për të marrë një qendrim vendimtar – jo kundër ndonjërit prej kombeve që përbejnë Jugosllavinë – por kundër një tiranie komuniste.” Senatori Bob Dole — Njoftim per median, 20 Shtator, 1990, pasi delegacioni i Senatit i kryesuar prej tij, ishte këthyer në Washington nga vizita në Prishtinë, një vizitë e cila sipas shumë analistëve, zgjoi ndërgjegjen amerikane dhe botërore ndaj tmerit që po ndodhte në Kosovë.

Ky ishte qendrimi i fortë i Senatori Robert Dole në mbrojtje të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë. Por, ishte edhe qendrimi i fortë — i këtij burrë-shtetasi të madh amerikan dhe mik i dedikuar në mbrojtje të drejtave të Kombit shqiptar – kundër regjimit të diktatorit serb Millosheviçit — asaj “tiranie komuniste”, siç e ka cilësuar Senatori Dole. Ka qenë Xhim Xhema ai i cili kishte kërkuar nga miku i tij Senatori Dole dhe kolegët e tij senatorë, që të shkonin në Kosovë në gusht të vitit 1990 dhe të shikonin për veten gjëndjen e krijuar atje – që ata më vonë e cilësuan si tmeret që po ndodhnin në Kosovë. Xhim Xhema, aktivist i njohur i çeshtjeve shqiptare dhe mbrojtës — i pa asnjë interesi personal — i të drejtave dhe lirive kombëtare të shqiptarëve dhe mik i ngusht për dekada i Senatorit Dole, ka thenë se pa Senatorin amerikan, republikanin Robert Dole, Kosova nuk do të ishte sot e pavarur. Unë do doja të shtoja se pa Xhim Xhemën, shqiptarët nuk do të kishin një mik aq të madh siç ishte Senatori Bob Dole. Dhe pa kontributin e vyer të bashkatdhetarit tonë të nderuar, Z. Xhim Xhema – këtij shqiptari dhe amerikani të madh – kam drojë se Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

Ishte ky Xhim Xhema — aktivisti i shquar prej dekadash i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe miku i ngusht i ish-Senatorit amerikan, republikanit Robert Dole — ai i cili këtë javë organizoi udhtimin dhe i priu një delegacioni shqiptaro-amerikanësh për një vizitë në Washington, ditën e enjtë me 2 Shkurt, 2023 – në përvjetorin e parë to varrimit të Senatorit Bob Dole — për të bërë nderimet e rastit ndaj këtij miku të madh të shqiptarëve.

Z. Xhim Xhema dhe dhjetëra anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku morën pjesë në ceremoninë përkujtimore (të organizuar nga Z. Xhema), që u zhvillua në Varrezat Kombëtare të Arlingtoni, afër Washingtonit. Mori pjesë gjithashtu edhe familja Dole, së bashku me miqtë shqiptaro-amerikanë të ish-Senatorit Dole. Ceremonia pranë varrit të Senatorit Robert Dole në Varrezat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ishte e përzemërt, plotë ndjenja, respekt, kujtime të mira dhe mirënjohje për këtë amerikan të madh. Aty pranë varrit të tij – në 1-vjetorin e varrimit — ne shprehëm respektin dhe nderimin e madh që, si pjesë e këtij komuniteti dhe si shumë shqiptarë kudo, kanë për ish-Senatorin Dole. I pranishëm aty ndodhej edhe ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, në Washington për takimin vjetori, Mengjesi i lutjeve.

Xhim Xhema, organizuesi i këtij përkujtimi — aktivisti dhe miku i ngushtë i ish-Senatorit Dole – përshëndeti, shkurtimisht, të pranishmit me rastin e 1-vjetorit të varrimit të mikut të tij prej dekadash: “Jemi mbledhur për të nderuar Senatorin Bob Dole – një hero dhe një burr-shtetas të madh amerikan. Senatori Dole ishte një udhëheqës politik i respektuar, i cili ka shërbyer si udhëheqës i shumicës republikane në Senatin amerikan, për më shumë se një dekadë. Ai ishte një mbështetës i fortë i të drejtave të njeriut, i cili luftoi pa pushim për lirinë e shqiptarëve në Kosovë për më shumë se 30-vjetë. Ai ishte një figurë thelbësore në ngjarjet që çuan në rilindjen e Kosovës si shtet dhe do të mbahet mend gjithmonë për kontributet e tija ndaj kauzës së lirisë dhe drejtësisë. Trashëgimia e Senatorit Bob Dole vazhdon të frymëzojë. Brezat e ardhëshëm të Kombit shqiptar do të jenë përgjithmonë mirë njohës për punën dhe përpjekjet e tija”, ishin fjalët e Z. Xhim Xhema, pranë varrit të mikut të tij të shtrenjtë, por edhe mikut të madh të shqiptarëve, në përvjetorin e parë të varrimit.

Aty pranë varrit të tij – në këtë përvjetor, ne shprehëm respektin dhe nderimin e madh që ne dhe shumë shqiptarë kudo, kemi për Bob Dole.

Ishim aty për të falënderuar Senatorin Dole por njëkohësisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atdheun tonë të dytë, që jo vetëm na ka strehuar ne si emigrantë politikë, shumica jonë të ardhur në këtë vend, të arratisur nga “tirania komuniste”, siç e cilësonte Senatori Dole, regjimin komunist.

Por, ishim aty, gjithashtu, për të falënderuar Amerikën tonë të dashur e të bekuar, që ka lindur burra si Senatori Dole, që i erdhën në ndihmë Kombit shqiptar në njërën prej periudhave më të rrezikshme në historinë e tij – pastrimit etnik dhe shpërnguljes me forcë të shqiptarëve nga trojet shekullore dardane, çfarosjes së shqiptarëve nga trojet e veta shekullore — nga një regjim barbar terrorist serb, përfaqsues i denjë i një tiranie komuniste sllavo-aziatike.

Ishim aty, në përvjetorin e parë të kalimit në amshim të një heroi amerikan por edhe të një heroi për shqiptarët — si përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan — që ta kujtojmë atë, për ta falënderuar atë për punën e tij të madhe dhe për dedikimin e tij të pakushtëzuar në mbështetje të popullit shqiptar gjatë një periudhe prej tri dekadash shërbimi si Udhëheqës i Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe si një burrshtetas i dalluar i Amerikës tonë të dashur, e cila ka qenë gjithmonë pranë nesh, në kohë të caktuara e të vështira historike, nepërmjet bijve dhe burrave të saj, si Senatori Robert Dole.

Natyrisht, se me këtë rast, grupi i shqiptaro-amerikanëve nga Nju Jorku shkoi në Washington për të nderuar dhe falënderuar Senatorin Robert Dole dhe për nderuar kujtimin e tij. Por, nuk do isha i sinqert me veten as me të tjerët, nëqoftse nuk them se Senatori Dole nuk ka punuar vetëm. Ka pasur bashkpuntorë. Ai ka pasur gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan – në veçanti këshillat dhe ndihmën e bashkatdhetarit tonë të dashur e të nderuar, Z. Xhim Xhema. Z. Xhema është jashtzakonisht modest dhe të gjithë ne që e njohim, e dijmë, se atij nuk i pëlqen të flitet ose të shkruhet për ‘të dhe vepimtarinë e tij shembullore dhe të pa kushte patriotike, si dhe për vet-mohimin e kontributin e tij madhështor në interes të çeshtjes kombëtare shqiptare, gjatë dekadave. Por, do a s’do miku im dhe i shumë shqiptarëve, pa dallim, e vërteta duhet të thuhet: se unë nuk dua as ta marr me mend se ku mund të ishte sot Kosova pa miqësinë dhe bashkpunimin e ngushtë midis këtyre dy burrave të mëdhej – shqiptaro-amerikanit Xhim Xhema dhe burrshtetasit të shquar amerikan, Senatorit Robert Dole nga shteti Kansas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ata që besojnë: sikur vet Perendia i bashkoi këta dy burra për të punuar për shpëtimin e shqiptarëve dhe për të mirën e njerëzimit.

Pas ceremonisë pranë varrit të Senatorit Robert Dole, Z. Xhim Xhema shtroi një drekë për pjesëmarrësit në njërin prej restauranteve të njohur të Washingtonit, ku aktivistët shqiptaro-amerikanë takoheshin shpesh, me Senatorin Dole, në kulmin e aktiviteteve të tyre në Washington, gjatë 1980-ave dhe 1990-ave.

Ky udhtim në Washington dhe ceremonia pranë varrit të Senatorit Dole, ishte vetëm një përkujtim dhe falënderim për mikun e madh të shqiptarëve në përvjetorin e parë të vdekjes së tij. Shqiptarët, e sidomos Kosova, nuk i ka mbetur hak atij. Prishtina zyrtare e ka përjetësuar historinë e ndihmës së Senatorit Dole për shqiptarët, Republikën e Kosovës, pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e saj. Republika e Kosovës, në mirënjohje, ka vendosur një pllakë dhe ka ngritur një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë në verën e vitit 1990. Siç dihet, pass asaj vizite, ishte Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Washingtonin dhe botën për tmeret që kishte parë në Kosovë, me atë rast, ndërkohë që kishte paralajmëruar edhe fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ. Bob Dole bëri që, nga ajo ditë e deri më sot, Washingtoni zyrtar të mos e shikonte kurrë më ish-Jugosllavinë siç e konsideronte deri atëherë, si një vend mike e Shteteve të Bashkuara me një reputacion ndër-shtetëror, që nuk do ta gëzonte kurrë më në Washington.

Ndërkaq, nga Nju Jorku dhe Washingtoni, shvendosemi për pak në Prishtinë, nga ku këto ditë erdhi lajmi shumë i mirë, të cilit iu gëzua pa masë komuniteti shqiptaro-amerikan. Një lajm për një gjest bujar e fisnik nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Z. Përparim Rama (i cili mori pjesë në drekën e shtruar në Washington në kujtim të Senatorit Dole), se Komuna e Prishtinës ka vendosur që, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, të emërojë një rrugë të Prishtinës me emrin, siç thuhet në njoftim, “Të heroit Xhim Xhema”, bashk-puntorit të ngushtë Senatorit Robert Dole: “Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh. E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, thuhet në njoftimin zyrtar të kryetarit të Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama.

Një nderim i madh dhe shumë i merituar nga bashkvëllëzrit e tij në vendlindje – me qëllim për të përjetësuar veprimtarinë patriotike shumë dekadshe të Xhim Xhemës, për lirinë dhe të drejtat e tyre përgjithmonë – pikërisht në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në 1-vjetorin e varrimit të mikut të tij të ngushtë dhe mbështetsit të madh të Kosovës, ish-Senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndjerit Robert Dole. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij.

blank

KOMPROMISI NË POLITIKË NUK ËSHTË SHENJË DOBËSIE POR FORCË THEMELORE E DEMOKRACISË – Nga Frank Shkreli

Ish-Senatori republikan, Hero i Luftës së Dytë Botërore, ish-Kongresist, ish-Senator, ish-Kryetar i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve më të mëdhej i shqiptarëve në Amerikë, ish-Senatori Bob Dole ndërroi jetë javën që kaloi në moshën 98-vjeçare. Ai njihej për dekada si kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshirë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, por jo vetëm. I ndjeri Senator Robert (Bob) Dole njihej, përveç të tjerash, edhe si një politikan praktikues dhe promovues i artit të kompromisit parimor në diskursin politik, këtu në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti demokrat, Joe Biden e cilësoi Senatorin republikan Bob Dole, një “gjigant të historisë tonë”

blank
Në artikullin e fundit botuar në gazetën, USA Today, i cilësuar tani si “mesazhi i fundit publik” para se të ndërronte jetë me 5 Dhjetor, 2021, ish-Senatori Dole thekson rëndësinë e atij që ai e ka quajtur si “kompromis parimor”, Sen. Bob Dole’s final column: ‘Too many of us have sacrificed too much’ (outline.com), në diskursin politik në Washington, por edhe më gjërë.

Në diskursin politik, këtu në Shtetet e Bashkuara, kompromisi politik është praktikuar dhe respektuar si parim, duke filluar nga baballarët e këtij kombi që në fillim të themelimit të Amerikës: që nga Xhejms Madisoni e deri tek Presidenti Ronald Reagan.  Gjatë periudhave të ndryshme të historisë amerikane, mund të gjënden shumë raste, kur në politikë është përdorur parimi i kompromisit për të arritur fitore ndërtuese me rëndësi historike dhe jo si një shenjë dobësie ose dorëzimi para një kundërshtari politik. Por, me largimin nga skena politike, të personaliteteve të njohura të politikës amerikane, si senatorët Robert Dole dhe Xhon Mëkejn, kompromisi parimor në politikë, përdoret pak ose aspak, midis dy partive kryesore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, madje përdoret shumë pak edhe brenda partive, sikur “ka dalur mode”. I vetëdijshëm për këtë realitet politik këtu në Amerikë dhe në botë, para se të kalonte në atë jetë, Senatori Dole la pas, porosinë e fundit për politikën amerikane në një artikull të botuar në gazetën kombëtare USA Today duke bërë thirrje që të mos hiqet dorë nga kompromisi parimor në debatet politike, sidomos në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.  Ish-Presidenti republikan, Z. Ronald Reagan me ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratin Z. Tip O’Neill – praktikues të artit të kompromisit në politikën amerikane për të mirën e përbashkët të atdheut. Siç duket në një moment marrëveshje kompromisi midis tyre.  Ish-Presidenti Ronald Reagan dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Z. Tip O’Neill – dy amerikano-irlandezë, njëri siç cilësohej si, “ekstremist i djathtë” dhe tjetri “ekstremist i majtë”, sidomos sa u përkiste çështjeve të brendshme të Amerikës, njihen si dy politikanë amerikanë, që bënin kompromis për të arritur ndonjë sukses për vendin. Megjithë pikëpamjet e tyre politike, shpesh krejtësisht të kundërta me njëri tjetrin, ata njiheshin si, “miq pas orës 6 në mbrëmje”, kur takoheshin për ndonjë gotë “scotch”.

“Bashkëpunimi është sot më i nevojshëm se kurrë në Washington”, ka shkruar Dole, disa ditë para se të ndërronte jetë. “Gjatë viteve që kam shërbyer në Kongresin amerikan në Washington, republikanët dhe demokratët ishin kundërshtarë politikë, por ishin gjithashtu edhe miq e kolegë, me njëri tjetrin. Mësova herët” – në karrierën time politike-, vazhdon Senatori i ndjerë “se ishte pothuaj e pamundur të arrije gjë ose të realizoja ndonjë fitore politike, nëse nuk bëja kompromis:  jo kompromis me parimet e mia, por ishte e nevojshme të bëja kompromis me gatishmërinë time, për të parë anën tjetër të argumentit, argumentit të kundërshtarit. Ata që sugjerojnë se kompromisi është një shenjë dobësie, keqkuptojnë krejtësisht forcën themelore të demokracisë tonë”,- ka shkruar Senatori Robert Dole në artikullin e fundit, botuar në gazetën USA Today, pak ditë para se të ndërronte jetë, javën që kaloi.

“Të mbështesim meritat dhe vlerat e demokracisë amerikane, duke provuar se nuk është e nevojshme që të jemi dakort për çdo gjë, për të arritur marrëveshje për disa gjëra”, ka porositur Dole, duke shtuar se, “Historia jonë është plot me debate politike dhe përçarje të thella, por, kolektivisht, ne ndajmë objektivin e përbashkët, për një Amerikë më të mirë” për të gjithë dhe pa dallim, ka nënvijuar ai në kryeartikullin e fundit të jetës së tij. “Ne nuk duhet të lejojmë që ndryshimet politike të pengojnë realizimin dhe sigurimin e të mirës së përbashkët” si objektiv arritjeje,- ka theksuar Robert Dole në artikullin për gazetën USA Today, sikur t’a dinte se ishte amaneti i fundit lënë bashkëkombasve të tij.

Sot, më shumë se kurrë më parë, jo vetëm Amerika, por e mbarë bota e sidomos, shqiptarët, kanë nevojë për burra, por edhe për gra, si Bob Dole; burra të njohur për nder, heroizëm dhe karakter, por edhe të gatshëm për kompromis në politikë, si një parim i rëndësishëm politik. Presidenti Joe Biden, i cili ka shërbyer në Senat me Senatorin Dole për 25 vjet, e cilësoi ish-Senatorin Dole, një patriot të madh, si “në fushë të betejës ashtu dhe në sallën e Kongresit amerikan. Bob Dole,- tha Presidenti Biden, jetoi tërë jetën e tij, bazuar në një kod nderi. Senatori Dole, shtoi ai, ishte “burrë i fjalës, i cili donte atdheun e tij e të cilit i shërbeu me përkushtim të plotë tërë jetën e tij.”  Z. Biden e cilësoi Senatorin Dole, si një “gjigant i historisë tonë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Z. Joe Biden me bashkëshorten Jill Biden para arkivolit të ish-Udhëheqësit të shumicës republikane në Senatin Amerikan, ish-Senatorit të shtetit Kansas dhe mikut të madh të shqiptarëve, Robert DOLE – PAS ÇIFTIT PRESIDENCIAL BIDEN, DALLOHET AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE NË AMERIKË PREJ DEKADASH — SIDOMOS TË ÇESHTJES SË KOSOVËS: SHQIPTARO-AMERIKANI I MADH, (KRENAR TA QUAJ MIK E DASHAMIR), Z. JIM XHEMA, MIKU I NGUSHTË I SENATORIT ROBERT DOLE DHE I FAMILJES SË TIJ –PËRFAQËSUES I DENJË I KOMUNITETIT SHQITARO-AMERIKAN PËR T’I DHENË LAMTUMIRËN E FUNDIT SENATORIT DOLE, NË EMËR TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JANË – një vit më parë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Senatori Bob Dole ndërtonte ura komunikimi e kompromisi në politikë dhe për të mirën e Amerikës, të cilën e donte aq shumë dhe për të cilën sakrifikoi edhe më shumë, ndërkohë, që si individë dhe si politikanë shembte muret që ndanin dhe përçanin politikanët amerikanë nga njëri – tjetri. Për Senatorin Ribert Dole, fjala kompromis nuk ishte një fjalë e ndyrë në diskursin politik amerikan, por është diçka që përveç gatishmërisë për të bërë kompromis nevojiten edhe cilësitë e Senatorit Dole, si: sinqeriteti, besueshmëria nderi, burrëria dhe karakteri. Por, që kompromisi të përfundojë në marrëveshje ose sukses, duhet që interlokutorët kundërshtarë, të kenë cilësitë dhe vlerat që posedonte i ndjeri Robert Dole: cilësi dhe vlera që, fatkeqësisht, vështirë të gjënden më, kudo qoftë. Prandaj, bota është në gjëndjen, që është sot.

blank

Sipas patriotit dhe aktivistit të dalluar të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, shqiptaro-amerikani, Z. Jim Xhema (i pari majtas), Senatori Dole kundërshtonte fuqimisht ndarjen e Kosovës  LETTER OF APPRECIATION FOR SENATOR BOB DOLE – Dielli | The Sun (gazetadielli.com), duke ndryshuar kufijtë dhe duke shkëmbyer territore me Serbinë.

blank

Falënderojmë të Madhin Zot për nderin dhe privilegjin që në jetën tonë kemi njohur miq të shqiptarëve, burra të fjalës të këtij vendi të madh e të bekuar: Amerikës tonë të dashur. Shqiptarët do të thonin burra të besës, të nderit e burrërisë, por edhe trima e guximtarë si Senatori Bob Dole, që na ka dhënë mundësinë, privilegjin dhe nderin ta njihnim. Uroj që mikut tonë të dashur e të nderuar, mos t’i ketë shkuar mundi bosh për të shpëtuar shqiptarët në ditët më të vështira të tyre! Si përfundim i punës dhe kontributit të Senatorit Dole dhe rolit të
politikanëve të tjerë të dalluar amerikanë në mbrojtjen e shqiptarëve nga të huajt. Pyetja më e rëndësishme sot është se kush do i shpëtojë shqiptarët nga vetë-vetja. Pushofsh në paqen e merituar miku i ynë Bob Dole, promovues i frymës së parimit të artit të kompromisit në politikë, si një mjet për arritje të mëdha. Përgjithmonë në kujtesën tonë, Senator Bob Dole! (Ribotim)

blank

Përdhunimi si armë lufte e një agresori të ndyrë- Nga Aurel Dasareti*

Përdhunimi si një armë lufte. I pistë, i qetë, i lirë dhe jashtëzakonisht efektiv. Sulmi seksual ndodh aty ku shkrihen normat njerëzore dhe sundojnë ato kafshore. E keni parë gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Kur rregullat normale shoqërore zhduken, kur e ndaluara nuk është më pjesë e normës, vijnë sulmet, vrasjet, vjedhjet, dhe situatat ku secili individ vepron për përfitimin e tij.
***
Ndikon në atmosferën në një zonë dhe në kufijtë e asaj që ndihet si e drejtë dhe e gabuar. Sa e përhapur është dhuna seksuale në luftë ndryshon nga konflikti në konflikt.

Abuzimi si strategji

Në raste të tjera, sulmet seksuale janë qartësisht sistematike. Sulmi seksual ndaj grave është një armë që e përdorë një vend (shtet i egër) agresor ndaj popullatës që synon ta pushtoj. Terroristët e dënojnë edhe gruan edhe burrin. Nderi është shpesh i lidhur ngushtë me gratë dhe të drejtat e tyre.

Abuzimi seksual shpesh përfundon në sfond kur shumë njerëz humbasin jetën në luftë. Deri në dy milionë gra gjermane u përdhunuan kur ushtarët terroristë rusë fituan epërsinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta 240,000 nga këto gra vdiqën. Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar për të?

Njerëzit bëhen numra nëse abuzimi është mjaft i gjerë. Pothuajse askush nuk është i dënuar.

Spastrim etnik

Gjatë luftës në Bosnje, rreth 50,000 gra u përdhunuan, shumica prej tyre gra myslimane, nga sulmuesit serbë. Gjatë luftës në Kosovë rreth 20,000 gra shqiptare u përdhunuan.

Nga Ballkani, aktivistët vendas raportuan kampe përdhunimi, ku qëllimi ishte të mbarsnin gratë kroate dhe myslimane me burra serbë. Në atë rast, bëhet fjalë për dhunën seksuale si pjesë e spastrimit etnik. Në një shoqëri patriarkale, fëmijët do të marrin përsipër përkatësinë etnike të babait të tyre.

Mendoj se normat seksuale që ekzistojnë tashmë në një zonë kanë shumë për të thënë. Në kohën e shkatërrimit të ish Jugosllavisë (1991-1999, përdhunimet e agrorëve serb ishin qartazi pjesë e një spastrimi etnik. Shumë fëmijë kanë lindur si rezultat i abuzimeve. Në të njëjtën kohë, shumë gra të dhunuara i lanë burrat e tyre më pas, sepse burrat nuk kishin arritur t’i mbronin.

Disa njerëz luftojnë me fajin. “Pse piva kaq shumë, pse shkova në shtëpi me burrin?” Këto janë probleme të ndryshme nga sa do të përballen shumica e viktimave të luftës. Por shumë luftojnë me më shumë nga të njëjtat sëmundje më pas. Disa luftojnë me problemet e gjumit dhe ankthet. Të tjerë ende përmbahen nga kërkimi i situatave dhe vendeve që u kujtojnë atyre abuzimin. Disa mund të kenë shokë dhome që i fajësojnë. Ata mund të kenë probleme me jetën e tyre seksuale. Ndonjëherë shohim se janë njerëzit më të afërt ata që luftojnë më pas, jo vetë pacientët.

Sulmet seksuale të kryera nga grupet terroriste dhe ekstremiste duket se janë në rritje. Në të njëjtën kohë, bota ka hapur sytë për atë që po ndodh realisht. Në të kaluarën, besohej se përdhunimi nuk kishte të bënte me politikën e luftës. Zhvillimi ka qenë shumë i shpejtë. Ishte veçanërisht pas raporteve për përdhunimin masiv të grave boshnjake gjatë luftës ballkanike në vitet 1990 dhe gjenocidit në Ruandë (1994) që komuniteti ndërkombëtar u ndërgjegjësua për faktin se abuzimi seksual përdoret qëllimisht si një armë për të shfarosur të gjithë grupet etnike, të terrorizojë vendësit (njerëzit) dhe t’i shtyjë ata të ikin (t`i dëbojnë nga vatrat e tyre).

Kur flasim për përdorimin e përdhunimit si armë si para ashtu edhe gjatë luftërave në Ballkan, duhet të kujtojmë se këto abuzime janë urdhëruar drejtpërdrejt nga shteti barbar, terrorist nazist i Serbisë, i cili me kalimin e kohës mbrohet gjithnjë e më shumë pothuajse nga shumica e shteteve perëndimore që i thonë vetes demokratike.

Por njerëzit kanë lëvizur nga të menduarit se “përdhunimi është diçka e pashmangshme që ndodh në luftë, sepse burrat janë burra dhe gjëra të tilla ndodhin”. Ky përdhunim është një strategji e qartë lufte dhe një krim lufte që kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Dhe që mund të luftohet me ndryshim qëndrimi dhe ndjekje penale të kriminelëve të fëlliqtë, të paktën me dënim me vdekje.

Po jap shembuj nga historia: Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, forcat sovjetike hynë në Berlin. Shumë ushtarë rusë dhe bjellorusë sulmuan gratë gjermane. Në atë kohë, përdhunimi shihej si një nënprodukt i luftës. Si formë shpërblimi.

Kjo është ndryshe nga mënyra se si njerëzit flisnin dhe mendonin gjatë luftës në Ballkan (në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë). Më pas ata panë se përdhunimi ishte përdorur – jo aq si shpërblim për ushtarët terroristë – por si një mënyrë për të kryer spastrim etnik.

Pamja totale e luftës. Siç dihet, përdhunimi mund të çojë në dëmtime të mëdha fizike dhe psikologjike. Dëmi është kaq serioz dhe shëndeti i tyre riprodhues ka shumë gjasa (me probabilitet të lartë) për t’u shkatërruar. Por duhet të kujtojmë se kjo ndodh në një situatë lufte. Prandaj, nuk është domosdoshmërisht sulmi seksual që është gjëja më e keqe që mund të përjetoni.
***
Në Bosnje (gusht 1995, ku u gjenda “rastësisht”) ishte një grua boshnjake që më tha përmes një përkthyesi: “Ajo që më ndodhi nuk ishte faji im. Ishte një krim ndërkombëtar, duke i lejuar barbarët serbë të bëjnë çfarë të duan me ne”.

Qeveria në Serbi që urdhëroi ushtarët të kryejnë krime të tilla të tmerrshme (përfshirë terroristin A. Vuçiq, të cilin tani perëndimorët e përkëdhelin dhe e puthin) duhet të mbajë gjithashtu përgjegjësinë kryesore për atë që ndodhi dhe nuk duhet të ketë dyshim se përdhunimi si një armë lufte çon në dënim.

Përdhunuesit nga Republika Serbo-çetnike brenda Bosnjës u thanë grave të dhunuara boshnjake se ato thjesht duhet të jenë të lumtura sepse tani do të kenë një fëmijë të një kombësie tjetër. Ose se tani mund të shkojnë në shtëpi dhe t’u thonë burrave të tyre se nuk janë aq burrë sa të kujdesen për ta.

Ky lloj i mesazheve të dërguara nga autorët e krimeve në komunitetin lokal, përmes viktimës së përdhunimit, është një taktikë e veçantë lufte që shkatërron komunitetet, një popull të caktuar (kombësi).

Prandaj edhe quhet “përdhunimi si armë në luftë”. Është një lloj lufte që bëhet përmes trupave të grave dhe që ka pasoja të mëdha. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të forcuar gratë dhe të drejtat e tyre.

Lufta ku përdhunimi është një armë. Ato tregojnë për një luftë cinike ku tortura seksuale përdoret si armë.

Unë kam qenë në të më parë. Si një luftëtar në fushëbetejë, kam njohur ndjenjën që vjen kur realiteti godet fort. Pavarësisht se sa mirë jam i përgatitur, nuk mjafton gjithmonë.

Një nga gratë që takova në mesin e vitit 1995 në Bosnje flet një gjuhë që nuk e kuptoj, por dëgjoj se zëri i saj është mbytur nga lotët. Sytë janë plot me lot.

Ajo përmes përkthyesit tregon se ushtarët serbë shkonin shtëpi më shtëpi në fshat. Me fjalët e saj, ajo përshkruan se si familjet u përzunë dhe u rreshtuan jashtë mureve të shtëpisë. Vajzave të reja u grisën rrobat. Përdhunimet e para filluan pothuajse menjëherë. Përballë prindërve. Barbarët…

Lufta më e ndyrë. Takova viktima të një prej formave më të ndyra të luftës që praktikohet në kohën tonë. Arma quhet torturë seksuale. Përdhunimet masive kryhen kryesisht në këtë shkallë për të traumatizuar viktimat, për të shkatërruar familjet, komunitetet (shoqëritë-etnitë) dhe martesat.

Në këtë mënyrë do të thyhet vullneti për të rezistuar, jo vetëm tek gratë, por tek një grup i tërë popullsie. Qëllimi është që njerëzit e rezistencës të shkatërrohen nga brenda nga dëmtimi mendor që shumë prej tyre marrin pas abuzimeve.

Është një strategji ushtarake që është e vështirë të imagjinohet se mund të ndodhë. Fatkeqësisht, kjo ndodhi në realitet, në Kroaci dhe Bosnje (1992-95, Kosovë (1998-99), tani ndodhë në Ukrainë nga rusët.

Të renditura sipas moshës (viteve)

(…) Gratë janë të frikësuara. Një nga ato me të cilët mund të flas jashtë (…). Fytyra e saj është pjesërisht e mbuluar me shall, kështu që mund t’i shohësh vetëm sytë. Ata shkëlqejnë në një farë mënyre, por të errët. Vështrimi duket i vdekur. Është e vështirë të vlerësosh moshën e saj, por mendoj se ajo ishte në fillim të viteve 30.

Ajo tregon se si jeta ndryshoi ditën kur ushtarët serbë u zhvendosën brenda në fshat.

Ata thanë se do të na vrisnin të gjithëve dhe unë mendova se do të vdisnim. Iu luta Zotit që të mos më vrisnin mua dhe 2 fëmijët e mi të moshës 5 dhe 7 vjeç të cilët qanin me të madhe, thotë ajo.
Ushtarët serbë ishin jashtëzakonisht të dhunshëm dhe i vunë flakën shtëpive tona. Na mblodhën dhe na ndanë në grupe. Gratë duhej të kalonin nëpër një lloj renditjeje ku më të rejat i hoqën mënjanë. Ushtria bëri pikërisht atë që donte. Disa nga vajzat (13-19 vjeç) janë rrahur përpara se të përdhunoheshin. Mund t’i dëgjonim duke bërtitur nga dhimbja. Më pas disa prej tyre janë lënë të shtrira në tokë. Ato ndoshta ishin të vdekura, thotë gruaja.

Disa nga fëmijët u vranë gjithashtu, por ushtarët nuk përdorën municion mbi ta. Ata i ngritën fëmijët dhe i hodhën në shtëpitë e djegura. Nënat mund të dëgjonin britma të dëshpëruara për ndihmë, klithma të tmerrshme dhimbjeje derisa ra heshtja…

https://balkaninsight.com/sq/2022/10/26/perdhunimi-u-perdor-si-arme-gjate-luftes-ne-kosove-thote-ojq-ja/

Gazetat botërore për mizorite serbe në Kosovë (1999) të dhunimeve te 20 mijë femrave shqiptare VIDEO

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Mësimi i hidhur nga historia jonë- Nga SHABAN MURATI

Përulja dhe lëshimet e mëdha nuk e kanë shpëtuar kombin shqiptar nga sëpata e coptimit të huaj.
Çdo komb i vogël apo shtet i vogël nuk ka se çfarë t’u bëjë vendimeve të fuqive të mëdha. Por çdo komb i vogël apo shtet i vogël ka të drejtën e kundërshtimit ndaj së keqes, që i vjen nga fuqia. Ismail Qemali dhe Isa Boletini nuk kishin çfarë t’i bënin Konferencës së Londrës së vitit 1913, por nuk u pajtuan me vendimet e saj thikëprerëse të territoreve shqiptare.
Mos harroni mësimin e hidhur, që vjen nga historia jonë e re. Asgjë nuk fitoi Kosova nga votimi lepepeqas i deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të cilët pa pikën e ndërgjegjes kombëtare dhe personale miratuan në 23 mars 1989 kërkesën e Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës dhe të statusit të saj si njësi shtetformuese e federatës jugosllave. Asgjë nuk fitoi presidenti Hashim Thaçi me “kompromiset e tij të dhimbshme” me Serbinë, me Francën, me Rusinë, etj. të cilin për ironi të fatit ata, që i diktuan “kompromiset”, e përplasën dhe dergjet prej tre vjetësh në burgun e Hagës.
Dëgjojeni mësimin e hidhur të historisë sonë kombëtare. Historia shpërblen guximtarët, jo të përulurit!
blank

TË VIHET PIKA MBI “i” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     
     Shumësia e medieve, mirë të paguara nga banda e bashkuar PAN, janë në një sulm frontal, kundër Qeverisë Kurti, pozitës aktuale. Njëri nga eksponentët e PAN-it, deklaroi se “Lëvizja Vetëvendosje është  një shtëpi budallë!” Dhe, si në “kor bretkocash”, horrakët PAN-istë, e përsërisin, si refren koral. Zhurmim të shtuar, këtij sllogani, i japin horrakët analistë, më saktë, banalistë.
     Zakonisht, paneli debatues është “etnikisht i pastër”, lehaqenër të paguar, që vetëm shpifin, nxijnë Kurtin me qeverinë e tij. Por, rastisë të jetë një i VV-së dhe shumë rrallë dy. Moderatorët provokojnë me pyetje, por, nuk ndërhyjnë, kur debati zjarrmon me etiketime fyese e shpifje monstrume për pozitën aktuale.
     Slloganit se “LVV është një shtëpi budallë”, LVV i përgjigjet me slloganin e saj se Pronto mafia, përkatësisht, “PAN-i janë një shtëpi hajnash, kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh”.
     Për ta saktësuar se kush nga palët kundërthënëse, në konflikt, ka të drejtë dhe kush i gabuar, ka ardhur koha “të vihet pika mbi “i”. Dhe, kjo është fare e thjeshtë: Të organizohen sondazhe serike, kombëtare dhe ndërkombëtare, të përkufizuara në dy pyetjet vijuese:
     1) Cila nga akuzat qëndron: “LVV është një shtëpi budallë”, akuzë e bandës PAN apo “PAN-i është një shtëpi hajnash, kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh” – akuzë e LVV për Pronto mafinë – PAN?
     2) Kush e shkatërroi, realisht, Kosovën, duke e vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën faktike të shtetit të Kosovës? Pozita aktuale apo opozita e sotme?
     Një anketim, një sondazh masiv e serioz, do ta “vinte pikën mbi “i”, duke dëshmuar se kush ka të drejtë nga palët kundërthënëse, përkatësisht, cili nga dy slloganet gëzon qytetarinë e së vërtetës? Dhe, kjo provë do të vlente më shumë se sa mijëra debate tendeciozë të qëllimshme e, tërësisht, dizinformative, për qëllime të ulëta politike dhe elektorale.
     Lë të shpresojmë se ende ka gazetarë dhe medie, që duhet të kriojnë një standard të ri, për ta luftuar gënjeshrën, duke e vënë përballë të së vërtetës.
     Pas përgjigjës publike, në këto dy pyetje, si bazë për të zbuluar të vërtetën, nga këto dy palë kundërthënëse, përkatësisht, LVV apo Pronto mafia – PAN, edhe pse është – një e fshehtë publike -, këndellja e opinionit gjithë shqiptarë dhe më gjerë, do të ishte plotore dhe gjërat do të ndryshonin, duke u angazhuar të gjthë shqiptarët, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.
     Urojmë për mirëkuptim dhe veprim të të gjithë atyre, të cilët Kosovën e duan me mendje e zemër!
blank

Pse shqiptarët heshtin kur nuk duhet të heshtin?!- Nga Aurel Dasareti

Përshëndetje në këto kohë të çuditshme, të nderuar shqiptarë!

Një koleg perëndimor, disa muaj më parë, më pyeti “Pse shqiptarët heshtin kur nuk duhet të heshtin”?!

Përgjigja ime ishte:

“Ata kanë herë pas here ndezje sublime të heshtjes, të cilat e bëjnë bisedën e tyre shumë simpatike”.

Qeveria Kurti është 100% legale, e mirëfilltë, është votuar nga populli në zgjedhjet e lira. Dhe, deri tani nuk ka devijuar. Apo jo?

Kjo do të thotë sa asnjë opozitë kuislingësh që 20 vite me radhë shkatërroi, tradhtoi dhe vodhi gjithçka, nuk ka të drejtë të përfaqësoj dhe të shkarravitë “vendime” kinse në emër të  popullit të Kosovës por faktikisht kundër popullit të Kosovës.  Një shtet funksional, të tillët, nëse do ta bënin këtë, do t`i dënonte me burgim të përjetshëm. Të akuzuar për Tradhti ndaj Vendit dhe Tradhti të Lartë.

Tradhtia është një term i përgjithshëm për Krimet kundër Pavarësisë dhe Sigurisë Shtetit (tradhtia), kundër KushtetutësShtetit dhe KreutShtetit (tradhtia e lartë).

Tradhtia është një fjalë që përdoret veçanërisht për Veprat Penale që përfshijnë dhënien e ndihmës armikut gjatë luftës, por që përfshijnë edhe veprime që synojnë të rrezikojnë pavarësinë ose sigurinë e shtetit nëpërmjet veprimtarive të paligjshme për fuqitë e huaja, tradhti. Sulmet kundër kushtetutës së shtetit, kreut (legjitim) të shtetit dhe autoriteteve më të larta në shtet cilësohen edhe si tradhti, Tradhti e Lartë.

PS: Unë nuk jam jurist, por këto gjëra i kam mësuar që në rininë time të hershme.

Aurel Dasareti


Send this to a friend