Republika në Shqipëri
nuk është
ligj e drejtësi për qytetarin ,
as për shtetin dhe as publikun
.
Republika në Shqipëri
është regjim
ku fuqia,liria,
arroganca,korrupsioni,
paraja e tradhtia,
zullumi e hajnija
janë të drejta të pushtetit,
prokurorit e gjyqtarit
ministrit e deputetit
hajdutit e kuvendarit
injorantit e mercenarit
.
Republika demokratike
në Shqipëri
është shtet që mashron
se u shërben të gjithëve
Por ajo nuk u shërben
dhe nuk kënaq të gjithë
nuk siguron siguri
dhe as mirëqënie
për të gjithë
Nuk zgjidh hallet
e të gjithëve
.
Republika “demokratike” shqiptare
qeveriset nga populli
në një ditë,
dhe më pas
për katër vite
qeveriset
nga një pakicë
e cila republikën,ligjin,
drejtësinë e shtetin
i trajton si prona të saj
.
Republika,ligj “demokratik”
që ndërron në pushtet
në këto 36 vjet
politikanë sharlatanë,oligarkë
hajna e tradhtarë
.
Republika nuk funksionon
me paanshmëri,
nuk zbatohet me përgjegjësi,
dhe si ligj, për të dobtit
nuk jep drejtësi
,
Republika u shërben,korruptohet
dhe sundohet
nga politika,
korrupsioni, tradhëtia
hajnat dhe më të fortët
e antiligjit
ku lapsin, dijen e politikwn
i ka injoranti,
pushtetin e ka hajduti
dhe shtetin tradhtari
.
Shënim: A nuk funksionon kështu republika në Shqipëri?