Në një informacion, të botuar në internet, në të cilin bëhet fjalë për mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste, thuhet:
“Nuk ke më punë këtu”, – mësohet se i është drejtuar kryeministri Rama deputetes Spiropali, duke e ftuar të largohet nga mbledhja. (Citohet sipas: “Asambleja e Partisë Socialiste përjashton Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, votohet nga anëtarët…”. Faqja e internetit “Skodraweb”. 14 Nëntor 2026).
Po t’i vëreje me kujdes asamblistët socialistë kur ndiqnin dërdëllisjet e Ramës, ndërkohë që kamera drejtohej andej-këtej nëpër sallë, të vinte pështirë nga pamjet në ekranin e televizorit: njerëz të zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj dinjiteti personal, të nënshtruar, me vështrime mjerane prej servilësh të neveritshëm apo varfanjakësh lypsarë.
Domosdo që s’mund të ndodhë ndryshe, sepse anëtarët e asamblesë socialiste e patën zhveshur veten kokë e këmbë nga dinjiteti personal këtu e 25 vjet më parë, kur, në pasditën e 05 nëntorit 2005 e patën hedhur poshtë njëzëri platformën e Ramës për drejtimin e partisë, ndërkohë, që, të nesërmen, e shitën veten, votuan po njëzëri për zgjedhjen e tij në krye të partisë. Pra, që nga ai moment, Rama ia pati ngrënë hijen asamblesë socialiste, e cila qe shndërruar tërësisht në një kope bujkrobërish me servilizmin ndotës që manifestoi para tij. Ajo asamble s’mnd të vepronte ndryshe, sepse ajo është trashëgimtare e servilizmit, të trashëguar nga nëna e saj ndaj Enver Hoxhës, pra, është bujkrobe e kryetarit të vet.
Gjatë ushtrimit të sundimit të vet absolut mbi bujrobërit socialistë, Ramës asnjëherë nuk ia ka bërë syri tërr. Sundimi i tij madje është bërë më i rëndë sesa sundimi i carit Nikollaj I (1786-1855) mbi bujkrobërit rusë, të cilëve ua kishte frikën. Sepse edhe cari rus, megjithëse ishte një diktator i egër, nuk e ndiente veten të sigurt para bujkrobërve dhe mendonte se duheshin bërë ndryshime në mënyrën e qeverisjes diktatoriale. Prandaj pati deklaruar se është mirë që ndryshimet të fillohen në mënyrë të pavarur, gradualisht, me kujdes. Duhet filluar, së paku, nga diçka, – thoshte ai, – sepse, në të kundërt, do të vijë puna që ndryshimet t’i diktojnë vetë bujkrobërit. Madje fshatarët bujkrobër ai i vlerësonte si një fuçi baruti. Kurse bujkrobërit socialistë të kryeçifligarit Rama nuk e dinë me adresë se ku ndodhet fuçia me barut. Ata bujkrobër janë dyfish të vetëposhtëruar.
Së-pari, sepse janë njerëz pa kurfarrë dinjiteti personal para kryeçifligarit të tyre.
Së-dyti, sepse mungesën e dinjitetit të vet e manifestojnë para Ramës, i cili përfaqëson në vetvete antivlerat më ulëritëse në politikën shqiptare.
Në njërën nga faqet e internetit të para disa viteve, lexojmë:
“Artisti dhe publicisti Agim Xhafka ka sjellë disa kujtime me Teodor (Dor) Kekon, në kohën kur ata punonin bashkë në gazetën “Koha Jonë”.
Xhafka kujton se si Dor Keko tallej me Edi Ramën, të cilit i thoshte se ka mbaruar studimet në shkallët e hotel “Dajtit”.
Gjithashtu Agim Xhafka kujton dhe bisedat që bënin me Dor Kekon tek gazeta “Koha Jonë” dhe çfarë i thoshte për Edi Ramën.
Kujtimet e Agim Xhafkës
me Teodor (Dor) Kekon:
Kur e pyeta Dor Kekon se ç’shkollë ka bërë Ed Rama, m’u përgjigj shpejt:
– Ai ka mbaruar studimet jashtë.
– Jashtë! – u çudita. – Po ku? Në Francë, Itali?
– Te bordurat para hotel “Dajtit”. Tre vjet nuk e lëvizi hiç bythën nga atje. Te bordurat ia çuan dhe diplomën…
Mëngjesi te “Koha Jonë” niste nga kafja. Doemos që te tavolina ku ulej Teodor Keko kishte më shumë njerëz. Aty plaste e qeshura çdo çast.
E sa herë ndodhte, që, në redaksi vinte Edi Rama, i cili sillte një rubrikë me sharje e fyerje, por firmosur me pseudonim, Dorka i Vogël i thoshte Nikollë Lesit:
– Niko, mos u qaj nga Berisha. Të ketë vendi ynë një kryeministër si ky, (dhe tregonte Ramën), nuk ngelet shqiptar brenda kufijve. Majë telave me gjemba në kufi do kacavirremi të gjithë.
I mençuri shoku im. Në shenjë qëllove. Si përherë…” (Citohet sipas: “Agim Xhafka tregon si Dor Keko tallte Edi Ramën…”. Faqja e internetit e gazetës “Standard”. 23 gusht 2020).
Grida Duma, duke iu drejtuar Edi Ramës gjatë një seance të Kuvendit, pati deklaruar:
“Kush e ka aparatin tretës në tru mund ta përdor shpesh gojën për jashtëqitje” (Citohet sipas: “Përdor gojën për jashtëqitje”, Duma-Ramës: Mirë që jam grua se po të isha burrë…”. Faqja e internetit “Ora news”. 21 korrik 2022).
—————0—————