NE NUK HARROJMË!
Para 82 vitesh u mbyll kjo masakër, që përgjaku Tiranën. Më tutje edhe masakrave të tjera të përgjakshme në Shqipërinë e Veriut, që i hapën rrugën pushtetit komunist, që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë. 39 intelektualë e Tiranës , mes të cilëve, deputetë, gazetarë, juristë, ushtarakë, por edhe studentë, u pushkatuan në Tiranë, midis datave 28 tetor dhe 16 nëntor 1944, në emër të “Pushtetit Popullor”ky ishte motivi stalinistë i partisë komuniste, eleminimi i elitës intelektuale të Kryeqytetit.
Në 65 vjetorin e Vrasjes së Intelektualëve Tiranës Ambasadori i Sh.B.A. Withers bëri një paralelizëm mes “të djeshmes” dhe “së sotmes”, ku beteja e njerëzve me ideale, sipas tij, duhet të jetë më aktive.
“Beteja që ata intelektualë u përballën dikur, është e njëjta me atë që po përballemi edhe sot. Sa herë që shohim censurë nga qeveria, duhet t’a kundërshtojmë atë, ashtu edhe kur kanoset apo intimidohet shtypi i lirë.
Ne duhet t’i ndalojmë të gjitha këto akte, tha Withers.
Sot gjendja aktuale e demokracisë në Shqipëri ka dështuar totalisht. Se partia që i pushkatoi këtë elitë jo vetëm nuk dha llogari para drejtsisë, por ndrroiemrin dhe na u bë socijaliste dhe vazhdoi rrugën 35 vjeçare të sundimit, formalisht demokratike, por ideologjikisht staliniste në drejtimin e shtetit. Shumica e këtyre intelektualve që përkujtojmë sot janë pa varr, bijtë e xhelatëve që i vranë dje sot japin leksione demokracie dhe mburren me krimet e baballarve të tyre. Nesër me 17 do ti nderojnë xhelatët e tyre me yllin e bolshevizmit që vranë elitën e kombit të dt. 16 nëndor, që nderojmë sot.
Shqipëria po përballet aktualisht me një regres serioz demokratik. Sundimi i ligjit është minuar nga kapja e institucjoneve, korrupsioni sistematik dhe kriminalizimi i jetës publike. Ne antikomunistët jemi përjashtuar përmes ligjeve dhe praktikave të rrënjosura nga vendimet politike të partisë shtet, që drejtohet nga një Kryeministër jo autokrat, por diktator.
Por rinia dhe shtresat e ndryshme të popullsisë po luftojnë nga 168 ditë për ndryshimin e sistemit politik stalinist i instaluar nga viti 1990. Populli shqiptar ne antikomunistët që përballuam plumbin dhe vuatjen në tre breza duam lirinë e cunguar dhe mohuar nga klasa politike prej 36 vitesh.
Në çdo vend demokratik europian kur populli kërkon dorëheqjen e Kryeministrit ai jep dorëheqje. Kjo ndodhi në Spanjë para disa muajsh dhe Kryeministri i majtë spanjoll nuk i kërkoi popullit spanjoll dialog,siç kërkon Edi Rama por dha dorëheqje. Ai Kryeministri i majtë spanjoll nuk i fyu protestuesit se pse i kërkonin dorëheqje siç ban Kryeministri shqiptar por dha dorëheqje duke i kërkuar falje popullit të tije. Kryeministrat e europës nuk bajnëligje për të ndaluar protestat e për të mbrojte pushtetin e vjedhur si Kryeministri jonë.
Nga ky nderim i intelektualëve të Tiranës i drejtohem opozitës shqiptare: Bashkohu me protestën kombëtare dhe lëri lojnat politike, në mëngjes thua.
Jam me studentat në drekë ban marrveshje me diktaturën e pushtetit komunistë për zgjedhje. Ku ka zgjedhje të lira me diktatorin, protestuesit duan ndryshim sistemi stalinist që ka mbërthyer shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Çdo forcë politike që del kundra protestës që e drejton gjenerata Z që nga 31 maji e në vazhdim, është shtresa e mesme. Antikomunitët. Studentat dhe mbar populli shqiptar që po kërkon që ju si forca politke asnjë bashkëpunim me pushtetin që ka shkaturrarzgjedhjet. Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira, kërkojnë demokraci fuksionale prandaj Partia demokratike të ndali çdo marrhëdhënje me këtë pushtet, ndryshe shqiptarët do ta njësojnë si bashkëpuntore me diktaturën e korrupsionit qeveritar.Ska protestë flamingo, as studenteve siç i paraqet politika aktuale, ka proteste të xheneratës Z, Protestë të studentave dhe antikomunistave shqiptar që kërkojnë Shqipëria ti japi fund tranzicjonit komuniste 36 vjeçar. Pra studentatat, xhenerat z, antikomunistët, shqiptar kërkojnë një Shqipëri europiane pa korrupsion e pa diktaturë! Nuk mund të shkohet në europë me mbi 6000 shqiptar pa varre, nuk mund të shkohet në Europë pa i kthyer pronën shqiptarit!
Shqiptarë kudo që jeni vritni frikën qeveritare, mbroni lirinë tuaj. Dilni çdo natë në protestë kundra diktaturës, mos i leni vetëm fëmitë tuaj në kamxhikun e pushtetit, apo gjobave marramendse që ju ven ky pushtet atyre që duan ndryshim për një Shqipëri të lirë! Gjaku i këtyre martirve që skan varr na thërret mbroni Shqipërinë nga diktatorët e rinj që kan dalë në emër të demokracisë!
Lavdi martirve të lirisë, që dhanë jetën për një Shqipëri europiane.
Rroftë Shqipëria
Besim Ndregjoni
Fjala e mbajtur ne 82 vjetori e vrasjes se 39 intelektualeve te Tiranes!