VOAL

VOAL

“Të rreshtohemi në krah të drejtësisë”- Lapaj protestë para Kryeministrisë: Cilët janë punët fantastike të Ballukut, rrugët që shemben si copa keku apo milionat e vjedhura të tenderëve?!

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka protestuar përsëri ditën e sotme (1 mars) para kryeministrisë, kundër qeverisë dhe skandaleve në aferat korruptive që po heton SPAK-u.

Qindra qytetarë dhe mbështetës, me parulla, thirrje e fjalime apeluan për bashkim kundër regjimit të korruptuar, për largimin e qeverisë dhe qëndrimin në krah të drejtësisë.

Mes folësve ishte edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili vuri në dukje abuzimet që i cilësoi si “makutëri” dhe theksoi se kjo mazhorancë ka qenë fantastike dhe e jashtëzakonshme vetëm në “vjedhje dhe korrupsion”.

“Kush janë punët fantastike të Belinda Ballukut? Mos është tuneli i Llogarasë që ka kushtuar 190 milionë euro, kur në Kroaci janë me 80 mln euro. Rrugët që rrëzohen si copa keku para syve tanë apo qindra miliona euro që i rëndojnë xhepave të një populli të vuajtur dhe të varfër. Cilat janë punët e jashtëzakonshme të saj, apo mesazhet se si ndaheshin tenderat dhe se si i jepeshin oligarkëve. Çfarë pune ka bërë zonja në fjalë të jashtëzakonshme, apo 1 mln shqiptarët që janë larguar nga vendi. Jo, nuk ke bërë punë fantastike, nuk keni bërë punë fantastike, keni qenë fantastikë vetëm në diçka, në korrupsion!”, tha Lapaj mes të tjerash.

Më tej ai nënvizoi se Lëvizja Shqipëria Bëhet po vijon të bëjë qëndresë dhe të përballet me qeverinë e korruptuar, teksa shtoi se qëllimi kryesor në këto momente është dalja në krah të drejtësisë të gjithë së bashku, pasi qeveria po e sulmon.

“Ne po qëndrojmë, po përballemi dhe nuk po ndalemi, edhe pse këta me makutërinë e tyre kanë bërë gjithçka që ne të ikim nga ky shesh. Sepse mes padrejtësisë dhe korrupsionit të tyre dhe drejtësisë dhe popullit nga ana tjetër, ne na duhet me gjithë shpirt të gjithë të rreshtohemi në krah të drejtësisë. Ne kemi vendosur të qëndrojmë dhe të flasim të vërtetat. Kundër një sistemi që vetëm vjedh e vetëm vjedh, vjedh shëndet, para, prona dhe gjithçka”, tha ai.

Lapaj u shpreh se kanë zgjedhur të protestojnë paqësisht, pa dëmtuar asgjë, pa shkulur një lule, edhe pse në krahun tjetër ka pasur harbutëri dhe dhunë. Ndaj, theksoi ai, duhet edhe molotovi, edhe fishekzjarri, sepse pala tjetër ka përdorur gaz helmues.

“Ne kemi qëndruar këtu, përballë, pa shkatërruar, pa shkulur një lule, pa ushtruar dhunë. Por nuk e sjellim dot ndryshimin me paqe, por duhet edhe me molotov, duhet edhe me fishekzjarrë, sepse ata hedhin gaz, ata hedhin topa uji dhe dhunojnë. Si mund të gjendet ndryshe e drejta. Duhet t’i vihemi kundër, të kërkojmë ligjin elektoral, sepse ata vjedhin zgjedhjeve, të kërkojmë referendumet me ligj”, theksoi Lapaj.

Ai tha se një ditë kjo qeveri do të largohet, do të bjerë dhe qytetarët e protestuesit do jenë krenarë dhe me kokën lartë që penguan ata që i vjedhin, teksa apeloi se qëllimi kryesor duhet të jetë bashkimi përballë qeverisë së korruptuar.gsh

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën vilës së Enver Hoxhës, policia përgjigjet me dhunë. Berisha: Ky është marshi i fitores

• Partia Demokratike ka protestuar sot për tre orë rresht në Kryeqytet, duke marshuar nga Drejtoria e Policisë e deri tek vila e Enver Hoxhës.

• Gjatë tubimit pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit u përgjigjën ashpër me ujë me piper dhe gaz lotsjellës, pas hedhjes së molotovëve nga qytetarët. • Policia gjithashtu u ‘zuri pritë’ pranë selisë së Partisë Socialiste dhe disa godinave të tjera qeveritare.

• Pas marshimit te Kryeministria, Drejtoria e Policisë, Kuvendi dhe selisë rozë, protestuesit marshuan tek vila e ish-dektatorit Enver Hoxha, ku hodhën breshëri fishekzjarresh dhe molotovësh.

• Pasi vila e ish-dektatorit u përfshi nga flakët, policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës me shumicë, duke shpërndarë turmën e protestuesve.

• Si pasojë e gazit lotsjellës dhe ujit me piper me presion, disa protestues mbetën të lënduar, ku në ndihmë u erdhën deputetët demokratë dhe vetë protestuesit e tjerë.

• Pas kaosit në zonën e ish-Bllokut, deputetët demokratë u drejtuan tek selia blu, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryedemokrati, Sali Berisha mbajtën një fjalim përmbyllës.

• Gjatë fjalës së tij, Noka e cilësoi ditën e sotme si një goditje tjetër për narkoregjimin, teksa shtoi se dhuna dhe terrori i ushtruar tregojnë, se qeveria është “në grahmat e fundit”. • Ai theksoi se protestuesit dhe qytetarët e lirë kanë dhënë një mesazh shprese për Shqipërinë dhe se liria është shumë afër.

• Ndërsa, Berisha e quajti protestën që u mbajt sot si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. • Gjithashtu Lideri i opozitës komentoi edhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij.

• Sa i përket, hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve drejt shtëpisë së ish-dikatorit Enver Hoxha, Berisha tha se ishin kundër Edi Ramës, si një akt urrejtje.

41 artikuj për këtë temë.

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aktin e policisë me topat e ujit drejtuar atij. Në deklaratën përmbyllëse të protestës, kryedemokrati u shpreh se ‘nuk ka topa që e lëkundin’.

Berisha deklaroi se sot u korr një tjetër fitore duke hedhur Edi Ramën aty ku sipas tij e meriton. Kreu i Opozitës dënoi me forcë dhunëne përdorur ndaj protestuesve.

“Miq, korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës. E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla. O lëngaraq. Po ku ka topa që më lëkundin mua. Ta tregoj mirë.”,tha Berisha./Dosja.al

 

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan qytetarët se në shtëpinë e ish-diktatorit kishte artistë brenda.

Në deklaratën përmbyllëse në selinë e PD-së, Berisha e cilësoi aktin e protestuesve si një shpërthim urrejtjeje ndaj kryeministrit dhe jo si akt vandalizmi. Ndër të tjera ai e quajti këtë protestë si një revoltë paqësore.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave

Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta. Për sqarim. Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore. Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.”, tha Berisha./Dosja.al

 

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se 28 shkurti do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Pas tre orëve protestë, Berisha iu drejtua qytetarëve duke i cilësuar si ‘heronj të vërtetë’. Sipas tij, ky marshim ishte marshimi i fitores.

“Jeni heronj të vërtetë. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi juaj ishte marshi i fitores. Ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat miqve tanë në Europë dhe botë. I kallët tmerr dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se protestuesit dhe qytetarët e lirë i thanë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Në mbyllje të protestës së opozitës, Noka nënvizoi se dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot efektivët e policisë, tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit.

“Sot iu është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit. Dëshpërimisht dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit. Protestuesit, kryengritësit, qytetarët e lirë të këtij vendi sot i kanë thënë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Ka shpresë dhe se liria është shumë afër për qytetarët dhe shqiptarët. Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh. Fundi po i troket.

Asgjë nuk e ndal nga kryengritja dhe revolta e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim. E keni ndjekur këto ditë, ka qenë i çartalluar komplet, i çmendur. E patë, u mundua të bëjë takim në Pallat të Brigadave për ta fshehur nga opinioni publik atë që do të thoshte, por deputetët e tij e rrodhën. Shpalli armik Gjermaninë, shpalli armik ministrin e jashtëm, zotin Vadeful, një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, shpalli armike të ngarkuarën me punë të SHBA, zonjën VanHorn, pra Edi Rama është në paranojat e babait të tij shpirtëror, duke shpallur armiq të gjithë miqtë e tij.”, tha Noka./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamjet

TIRANË- Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës. Një person, i cili dyshohet se është polici civil ka arritur të hyjë në selinë PD-së me një pajisje përgjues që funksionon me Bluetooth.

Ka qenë një anëtare e PD-së e cila ka arritur ti marrë pajisjen, ndërsa personi ende i paidentifikuar ka marrë në telefon një tjetër person duke thënë: Mi morën, mi morën’./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamje nga protesta

TIRANË– Presioni i ujit nga forcat policore kanë rrëzuar në tokë një protesues të tubimit të organizuar nga opozita. Siç shihet edhe nga pamjet, policia më pas e ka sulmuar atë me shkop gome.

Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe demokratët e tjerë kanë reaguar në mbrojtje të qytetarit./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se, protesta e sotme ishte një kryengritje paqësore dhe nuk kishte asnjë akt dhune.

Në një prenoncim për mediat, Noka deklaroi se, çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Sipas tij, ata që panikosën dhe krijuan terror rrugëve ishin ‘barbarët e pushtetit’.

“Çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Kjo që po zhvillojmë sot në një kryengritje paqësore, asnjë akt dhune, barbarët e pushtetit të panikosur bëjnë terror rrugëve të Tiranës. Ne nuk ndalemi”, u shpreh Noka, ndërsa u shfaq i lagur nga uji i hedhur nga policia./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamje nga protesta

TIRANË– Efektivët e policisë nuk e kanë kursyer ujin dhe gazin lotsjellës me shumicë ndaj protestuesve. Në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, qytetarët hasën rezistencë nga kordonët e policisë.

Ndërkohë protesta dhe marshimi nga ana e qytetarëve vijon./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Rama mbyll pazaret e tij korruptive. Duke folur për mediat, Bardhi deklaroi se dhuna e paprecedent e policisë kundrejt protestuesve paqësorë do të marrë përgjigje.

Po ashtu Bardhi ka deklaruar se në vilën e Hoxhës nuk ka mbetur asnjë person i lënduar nga molotovët, përveç protestuesve nga dhuna e policisë.

“Për shkak të presionit të ujit nga policia, në këto momente ndodhen në bllok dhe sigurisht do të vazhdojnë marshimin e tyre. Siç e keni parë, edhe sot është përsëritur në mënyrë identike dhuna e paprecedent e paprovokuar e punonjësve të policisë ndaj protestuesve paqësorë të opozitës. Ka qenë një marshim tërësisht paqësor. Jemi penguar në lirinë tonë të lëvizjes dhe të ushtrimit të drejtës së protestës.

E keni parë që në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë na është bllokuar rruga pa asnjë dalje alternative dhe më pas jemi sulmuar pa asnjë shkak me gaz lotsjellës. Më pas e njëjta gjë ka ndodhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe e njëjta gjë ka ndodhur në kryesinë e Kuvendit, ku ne ishim në një marshim tërësisht paqësor.

Sigurisht së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është pa diskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, ku shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjëja më normale që të ketë revoltë. E rëndësishme është që nuk ka asnjë person të lënduar, përveçse protestuesit…

Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar dhe të vetmit të lënduar janë qytetarët, protestues, të cilët në ushtrim të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, janë sulmuar në mënyrë të paprecedent nga policia me gaz dhe me ujë.

Derisa Koçiu ishte në Ministrinë e Brendshme, ishte ministrja e adresave dhe zare e Edi Ramës. Tani e ka ulur shumë stekën, është bërë zare e Belinda Ballukut dhe unë i uroj fatin e Belinda Ballukut,” tha Bardhi./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË– Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedhur një seri molotovësh mbi këtë ndërtesë.

Ndërkohë që Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. Po ashtu policia ka nisur dhe dhunën ndaj qytetarëve në mënyrë që t’i shpërndajnë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali i Kreut të Opozitës, Shkëlzen Berisha ka marrë pjesë në protestën e sotme në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, djali i kryedemokratit ndodhet mes disa personave të tjerë.

Ndërkohë marshimi i protestuesve vijon përgjatë kryeqytetit./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Një protestues ka sfiduar policinë ditën e sotme gjatë protestes. Ai ka dalë para blindit me ujë dhe ka qëndruar aty duke pritur që ta gjuanin.

Por efektivët kanë shkuar dhe e kanë tërhequr zvarrë duke e larguar nga aty./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë qytetarët që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë.

Në një prenoncim për mediat në protestën e opozitës, Bardhi u shpreh se, protesta ishte paqësore dhe policia nuk kishte asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij, protesta organizohet për qytetarët dhe për socialistët e ndershëm.

“Sigurisht që, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të korrupsionit të tij qeveritar. Arsyeja pse sot zgjodhëm si formë proteste marshimin në rrugët e Tiranës është pikërisht ky, për të sensibilizuar qytetarët për t’iu bashkuar protestës.

Ne protestojmë për demokratët, protestojmë për socialistët e ndershëm, protestojmë për qytetarët pa parti sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe beteja për Shqipërinë duhet të bëhet nga të gjithë. Unë e kuptoj që krimi strehohet në të dyja godinat, dhe policia në vend që të arrestojë ato që i kanë kthyer drejtoritë e policisë në institucione ku krimi qeveris, pengon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Siç e shikoni, protesta është paqësore dhe policia nuk ka asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve,” tha Bardhi./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit janë ndalur tek shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut, ku kanë hedhur breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh.

Si pasojë, godina është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i zi u pa në të gjithë zonën përreth. Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamjet

TIRANË– Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me piper, pasi hodhën molotov në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Protestues të shumtë, kanë qëlluar me molotov dhe fishekzjarre të shumta drejtë vilës.

Ndërkohë që për shkak të molotovëve të shumtë, flaka ka dalë jashtë kontrollit në ndërtesë. Aty janë parë forca të shumta që po tentojnë që të shuajnë flakët me zjarrfikëse./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Pamjet

TIRANË- Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedhur një seri molotovësh mbi këtë ndërtesë.

Ndërkohë që për shkak të molotovëve të shumtë, flaka ka dalë jashtë kontrollit në ndërtesë. Aty janë parë forca të shumta që po tentojnë që të shuajnë flakët me zjarrfikëse./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

kordoni policor para selisë së PS

TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, protestuesit e opozitës janë zhvendosur drejt selisë së PS. Mësohet se para godinës së selisë janë zënë në ‘pritë’ nga Shqiponjat dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ende nuk dihet cili është destinacioni i rradhës në intenerarit e opozitës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve. Duke folur për mediat, Noka theksoi se Tirana u përket qytetarëve dhe jo “barbarëve”.

“Tirana është në duart e qytetarëve. Kryengritja vijon në rrugë paqësore, askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. As narkoshteti e as banda e tij. Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë”, tha Noka./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti Luçiano Boçi ka mbetur i lënduar nga nga spraji i hedhur nga policia. Siç shihet nga pamjet, policia ka bllokuar rrugën për të penguar protestuesit që të shkojnë drejt së Policisë së Shtetit, ndërsa protestuesit tentojn të shtyjnë për të vijuar përpara.

Gjithashtu ka pasur edhe përplasje të deputetëve dhe efektivë, pasi këta të fundit bënë ‘bllokadë’ në rrugë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, ku patën dhe përplasje me efektivët e policisë. Mësohet se tani, protestuesit janë drejtuar drejt Parlamentit, teksa gjatë rrugës kanë hedhur sërish molotovë.

Menjëherë pas hedhjes së molotovëve, policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës, duke shpërndarë protestuesit/Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Një protestues ka humbur ndjenjat, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia. Situata është tensionuar, pasi policia u bëri ‘bllokadë’ protestuesve. Efektivët krijuan një gardh në rrugë për të ndaluar protestuesit që të mbërrijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gazi lotsjellës ka krijuar probleme për protestuesit, punonjësit e mediave ku edhe Kryedemokrati, Sali Berisha ka vendosur maskë kundra gaz për tu mbrojtur nga efektet./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

pamje nga perleshja e protestuesve me kordonin e policisë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka theksuar se bllokada e kordonit të policisë është bërë me urdhër nga Suel Çela dhe Ergys Agasi.

Gjatë tubimit të protestuesve të cilët u zhvendosën drejt godinës së Policisë së Shtetit, Bardhi iu drejtua efektivëve të hapin rrugën për qytetarët. Sipas tij, kjo rezistencë nga ana e uniformave blu, është e paprecendentë dhe në shkelje të ligjit.

Bardhi: Jeni në shkelje flagrante të ligjit. Nuk mund të pengoni lëvizjen e lirë të qytetarëve. Hap rrugën se jeni në protestë. Urdhra punonjësve të policisë për të bllokuar rrugën ua jep Suel Çela e Ergys Agasi. Policia ka dalë në rrugë e nuk lejon protestuesit dhe deputetët të vijojnë marshim protestën. Kjo është e paprecedentë dhe urdhri nuk është ligjor./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

pamje nga protesta

TIRANË- Është tensionuar situata në protestën e opozitës ku policia ka hedhur ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve.

Pasi lanë sheshin, qytetarët u drejtuar për në Policinë e Shtetit aty ku hasën “bllokadën” e kordonit të efektivëve të policisë. Raportohet për qytetarë të prekur nga gazi lotsjellës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

foto nga protesta

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë përplasur me efektivët e policisë. Sipas intenerarit të PD-s, protestuesit marshuan drejt Policisë së Shtetit ku u hodhen gurë ndaj tyre.

Qëndresa e kordonit policor dhe revolta e protestuesve krijoi tensione mes tyre para Drejtorisë së Policisë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

kordoni i policisë

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Policisë së Shtetit aty ku kanë hasur ‘bllokadë” nga ana e autorieteteve.

Efektivë të shumtë në numër u kanë bërë rezistencë qytetarëve duke mos i lejuar të përshkojnë kordonin. Protestuesit po shoqërohen nga Kreu dhe deputetët e Partisë demokratike./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës u shpreh se protestuesit po marshojnë drejt Policisë së Shtetit aty ku ndodhet Kreu i bluve, Ilir Proda.

Në një prenoncim për mediat gjatë tubimit, Berisha tha se, këto janë shpërthime të revoltës. Berisha thekson se kjo revoltë nuk u drejtohet policëve të thjeshtë por krerëve të tyre.

“Janë shpërthime të revoltës. Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit, Ilir Proda. Ndaj edhe shkon revolta drejt për t’iu thënë se aq sa ka të ardhme Rama ke edhe ti që je shërbëtor e mercenar i tij. Në zyrën e tij, është edhe Ergys Agasi. Ndaj edhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë.”, tha ai./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, kryengritja e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste.

Sipas tij, kjo është një formë për të shprehur zemërimin popullor ndaj kryeministrit të cilin ai e cilëson si kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Berisha u shpreh se, Edi Ramën nuk e mbron asgjë nga revolta popullore.

“Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore. Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.

Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.
Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.
…E ka ndonjë element të tillë… janë shpërthime të revoltës.”, tha Berisha./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

FOTO NGA PROTESTA

TIRANË- Teksa protestuesit po marshojnë nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në rrugë po plasen molotovë.

Nga pamjet live mësohet se molotovët po hidhen në koshat e mbeturinave. Ndërkohë protestuesit dëgjohen teksa thërrasin, “Rama, ik!”./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ndjekur nga zyrtarët e tjerë të PD-së dhe nga simpatizanët janë larguar nga kryeministria, pasi qëndruan aty për rreth 30 minuta, ku qytetarët brohoritën njëzëri “Rama ik”.

Berisha i ndjekur nga protestuesit po vijon marshimin drejt drejtorisë së policisë, kjo pasi në protestat e mëparshme, policia u përgjigj ashpër ndaj protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës, madje edhe duke i tërhequr zvarrë./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Protesta

TIRANË- Një protestues u shpreh se, ka ardhur nga Lezha në protestë për familjen e tij. Në tubimin e sotëm të opozitës, ai deklaroi se në fshatin e tij në Torovicë nuk ka rrugë dhe sipas tij fajtori kryesor është Edi Rama. Sipas tij, kryeministri duhet të largohet sa më parë.

“Vij nga Lezha. Nuk kam ardhur për parti por për hallet tona. Jam pa rrugë, pa ujë të pijshëm. Një shi të bjerë përmbytem. Ky na ka vënë këmbën. Rama duhet të largohet sa më parë. Një pikë shi të bjerë, Torovica përmbytet.”, u shpreh protestuesi./Dosja.al

TIRANË– Protesta e Partisë Demokratike ka nisur ndryshe sot. Partia Demokratike kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve në kabinetin e tij. Protestës kombëtarë i janë bashkuar qytetarët të shumtë nën thirrjet, “Rama ik”, “Edi “Rama në Burg”, “Poshtë komunizmi”.

Me flamuj kombëtarë, të SHBA si edhe të Bashkimit Europian, është shoqëruar protesta e sotme e opozitës./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakënOpozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË– Protesta e Partisë Demokratike ka nisur tashmë, ndërsa mbështetësit e opozitës janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë. Berisha është ndjekur nga mbështetës, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD. Kjo protestë e sotmja, është menduar të zhvillohet pa fjalime, ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e mëparshme kombëtare.

Ende nuk është e qartë se cili skenar do të ndiqet nga organizatorët, por pritet që të mbahet një marshim nga Kryeministria drejt institucioneve kryesore, duke shmangur Kuvendin, i cili është i pozicionuar pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku pritet të ketë një numër të shtuar besimtarësh pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

TIRANË- Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve. Disa prej tyre janë paraqitur me pankarta pikante, që përmbajnë mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Sot votën, nesër votrën”.

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Gjithashtu një protestuese ka shpjeguar edhe kuptimin e elementeve të pankartës, ku ndër të tjera ajo shprehet: “Kemi përfshirë të gjitha gjërat. Mbi të gjitha, i drejtohem Gardës. Garda është ajo që pavarësisht se ju rrit rroga dje, paguhet nga populli, nga taksapaguesit dhe është për të mbrojtur popullin. Kam, dua të veçoj një çikë dialogun ose fjalorin që kryeministri jonë përdor dhe për shembull, një ndër to është plak matuf. Po im bir ka një gjysh, që e ka plak, por nuk e ka matuf”./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar pak para nisjes së protestës, se kanë të dhëna se policia po infiltron persona për të provokuar gjatë protestës. Duke folur për News24, deputeti theksoi se në selinë e PS janë mbledhur dhe kyçur hajdutët ndërkohë që qytetarët kanë dalë në shesh. Ai theksoi se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin.

“Fiks aty ku ka hajdutë blindohet. Hajdutë blindohen e kyçen. Njerëzit e lirë dalin në shesh. Ajo është selia e krimit e hajdutëve, që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe krimin për AKSHI-n. Shqiptarët kanë zgjedhur të dalin në rrugë. Do t’i bëja thirrje policisë shkoni e merrni hajdutët që të shpëtojë Shqipëria nuk kanë punë për protestuesit.

Ne sot nuk kemi polici, por Ilir Prodën, një narko komisar në krye të policisë. Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty. Ne jemi në një qëndresë vazhdimësie, përballjeje me regjimin. Policia po infiltron individë për të provokuar. Njerëz të policisë i fusin me kapuça”, tha Balliu./Dosja.al

 

Gjin Gjoni

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se kjo protestë do të jetë e udhëhequr nga vetë qytetarët e Shqipërisë.

Në një prenoncim për mediat në nisje të protestës ai theksoi se, protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Gjithashtu Gjoni tha se, do ndiqet një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat momnetalisht.

Deklarata e plotë:

“Sapo po kthehem nga Lezha, isha, po merresha me organizimin e protestës atje dhe me organizimin e njerëzve, të cilët janë nisur në drejtim të Tiranës. Padyshim që ka një numër të konsiderueshëm njerëzish më shumë se herët e tjera, të cilët po i drejtohen Tiranës dhe Kryeministrisë. Protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Po të shihni edhe tani në bulevard, rezulton që nuk ka podium për folësit. Kështu që protesta do udhëhiqet nga qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë dhe do ndjekin një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat në momentin aktual.

Jini të sigurtë që dy qendrat kryesore do jetë edhe Kryeministria dhe parlamenti, por do ketë edhe lëvizje të tjera padyshim. Por që normalisht në rast se njerëzit do i orientojmë që në momentin aktual, i bie që është dekonspiruar edhe ai plani në lidhje me mënyrën e menaxhimit të protestës. Padyshim, ne do kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Rama. Do ketë, besoj, një revoltë popullore të jashtëzakonshme, për arsye sepse edhe ndryshimet e fundit në qeveri janë vazhdë dhe makinacione të cilët janë për të fituar kohë nga ana e qeverisë Rama. Nuk ka ndryshuar asgjë deri në momentin sa të largohet koka e krimit të organizuar, i cili është kryeministri i Shqipërisë.

Padyshim që sjellja e policisë së shtetit ka qenë një sjellje jo profesionale dhe po të shihni edhe momentin, hedhja e gazit lotsjellës në ambientet e Partisë Demokratike është një ngjarje kriminale. Njerëzit qëndrojnë në ambientet e oborrit të Partisë Demokratike sepse janë demokratë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Padyshim që arrestimet dhe ndalimet dhe shoqërimet e protestuesve nuk e ulin mllefin dhe nivelin e protestës së qytetarëve. Biles, unë kam pasur kontakte me një pjesë të madhe të atyre të cilët kanë qenë në dhomat e paraburgimit, të jeni të sigurtë që numri i tyre vjen duke u shtuar edhe për shkak të mënyrës së sjelljes dhe represionit që ka ushtruar policia e shtetit. Kështu që nuk nuk frikësohen qytetarët shqiptarë dhe demokratët në përgjithësi dhe të jeni të sigurtë që numri do jetë akoma më i madh.

Në pikëpamjen time dhe mënyra se si po organizohen, protestat do jenë në afate kohore më të afërta dhe padyshim që do shkohet edhe drejt formave të tjera të protestës, të cilët nuk janë përjashtuar asnjë nga format e tjera, qoftë edhe ngujimi, qoftë edhe kohëzgjatja, qoftë edhe futja e grupit parlamentar në grevë të urisë.”, tha Gjoni./Dosja.al

Opozita proteston për 3 orë rresht, i vënë flakën

protestuesi

TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, një video e një qytetari i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë mesazhin e tij, është bërë viral. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, qytetari shkruan në xhaketën e tij mesazhe në gjuhën angleze të cilat u drejtohen kryeministrit Rama.

Në videon e mëposhtme ai shihet me pranga në duar dhe me gojën embyllur teksa shkrimet e tij janë mesazhe të ndryshme si:

“Ata që vjedhin popullin i presin vetëm prangat. Drejt asaj rruge po shkojnë të gjithë. Stop korrupsionit! Rama, Balluku në burg! Stop korrupsionit! Ju vidhni, ne paguajmë. Mjaft”, shkruhet në gjuhën angleze në rrobat e tij./Dosja.al

Berisha tregon pse sulmuan me molotovë vilën e Enver Hoxhës: Agjentët e infiltruar iu thanë protestuesve se ishte Rama brenda

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se protesta në formë marshimi ishte një triumf kundër qeverisë së Edi Ramës.

Duke folur për mediat para selisë blu, në mbyllje të protestës, kreu i PD theksoi se protestuesit sulmuan vilën e ish diktatorit Enver Hoxha sepse agjentë të infiltruar iu thanë atyre se brenda saj ishte Edi Rama.

 

 

Kryedemokrati u shpreh se kjo betejë ishte një “shpërthim urrejtje” ndaj Ramës, duke shtuar se nuk do të devijojë më, por do ta gjejnë kudo.

“Tirana në tërë ekzistencën e saj, nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi i juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet, gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marshi i fitores, i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, mesazhi më i madh që iu dërguat miqve tanë në Evropë dhe botë. Ishte tmerri, i kall tmerri dhe datën narkodiktatorit Edi Rama. Në marshim e sipër, agjentë të infiltruar të policisë kriminale, mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish diktatorit banon Edi Rama dhe kjo ngjalli një revoltë dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Ramës, jo ndaj banesave. Por Rama banon te vila e Mehmet Shehut. Nuk do të mund të devijosh më, e dimë ku je në Surrel ose te vila e Mehmet Shehut”, tha Berisha.gsh

Kurti e Hamza nuk pajtohen për një emër konsensual për president, paralajmërojnë garë

Radio Evropa e Lirë

Një takim i ri të shtunën mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka përfunduar pa ndonjë përparim për një emër konsensual për presidentin e ardhshëm të vendit.

Takimi i dytë mes tyre vjen pasi Kuvendi i Kosovës ka kohë vetëm deri më 4 mars për ta votuar presidentin e ri, përndryshe, sipas Kushtetutës, ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.

Duke folur pas takimit, si Kurti ashtu edhe Hamza paralajmëruar garë për president mes kandidatëve të sjellë nga partitë parlamentare.

“Ne nuk kemi arritur që të kemi një kandidat i cili do të ishte konsensual, së paku jo deri më tani, e i cili do të shkonte përtej propozimeve partiake. Tash, lajmi i mirë është që PDK-ja ka vendosur të propozojë një kandidat dhe kjo natyrisht që jep shpresë për garë interesante në javën e ardhshme”, tha Kurti pas takimit.

Hamza theksoi se nuk e mori pëlqimin e Kurtit për një emër të propozuar nga partia e tij.

“Kurti e ka nesër Këshillin e Përgjithshëm të partisë dhe në bazë të asaj që kemi biseduar, ata kanë kërkesë që nëse PDK-ja e propozon një kandidat, të jetë një kandidat i propozuar edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë rast dihet përfundimi, rezultati i votimit”, tha Hamza.

Kurti tregoi se partia e tij do të mbajë takim të dielën, ku mund të sjellë një emër për president.

“Po, atje po duket se po shkojmë. Ne kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër”, tha Kurti për gazetarë.

Hamza ka thënë në një konferencë për media se PDK-ja ka vepruar me përgjegjësi dhe maturi në këtë drejtim dhe që kjo është përpjekja e fundit për të kontribuar, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në takimin e dytë me Kurtin e ofruam edhe një mundësi të dytë. Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK-ja për të garantuar stabilitet institucional. Me këtë ofertë, kontributi ynë është përmbushur”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë emri ka çuar përpara partia, Hamza ka thënë se nuk është folur për emra konkretë, por vetëm që propozimin ta bëjë PDK-ja.

“Ne e kemi bërë pjesën e punës tonë, prej sot gjithçka është vetëm përgjegjësi e Qeverisë”, është shprehur ai.

Kurti është takuar gjatë javës edhe me kryetarin e partisë tjetër opozitare, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), mirëpo rezultate konkrete nuk ka pasur.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani e synon edhe një mandat të dytë. Ndonëse emrin e saj e pati propozuar LVV-ja më 2021, kjo parti tani nuk ka ndonjë emër konkret për kandidat.

Partitë opozitare gjithashtu nuk përmendin emra, por duket se votë për Osmanin nuk kanë, meqë me raste e kanë kritikuar si të njëanshme në të mirë të LVV-së.

Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.

Kush u përmend për këtë pozitë?

Më herët gjatë javës është përmendur mundësia që në krye të shtetit të jetë ndonjë pjesëtar i familjes së heroit Adem Jashari, përfshirë edhe nga vetë zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

Megjithatë, anëtarë të kësaj familjeje e kanë bërë të qartë për media se nuk kanë ambicie për këtë pozitë.

Për dallim prej tyre, ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë president.

Njëjtë, gatishmëri ka shprehur javë me parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.

Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak.

“Video e foto të turpshme”, Berisha: Zyra e Agasit frekuentohej nga gjyqtarë, prokurorë e ministra. Po të publikohen, Rama s’del më nga shtëpia!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se projekti i portit të ri në Porto Romano mund të jetë afera më e madhe korruptive në Europë.

“Dubai i 1001 netëve i Ramës me enturazhin e tij. Dosja u hap nga SPAK, ajo është vetëm fillimi. Afera më e madhe korruptive në Europë ndoshta është porti i Durrësit, që shkon 4 mln euro.”, pohoi ai.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se projekti i portit të ri në Porto Romano mund të jetë afera më e madhe korruptive në Europë.

Duke marrë shkas nga dosja që mori SPAK, Berisha tha se kjo është afera e Ramës.

“Dubai i 1001 netëve i Ramës me enturazhin e tij. Dosja u hap nga SPAK, ajo është vetëm fillimi. Afera më e madhe korruptive në Europë ndoshta është porti i Durrësit, që shkon 4 mln euro.”, pohoi ai.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë ndërsa denoncoi se Ergys Agasi ka pasur një zyrë ku bëheshin veprime të turpshme, duke nënkuptuar orgjira. Ai tha se nëse këto video dhe foto do të publikoheshin, Rama nuk do të dilte më nga shtëpia.

Mes të tjerash ai shtoi se kjo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjyqtarë, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë të lartë.

“Degradimi ishte në shkallë ekstreme. Janë një kamion me video dhe fotografi, nga më të turpshmet. Që janë të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë. Ajo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjykatës, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë. Ajo zyrë do të mbetet turpi më i madh. Po të publikohen ato Edi Rama nuk del më nga shtëpia.”, tha ai. bw

“Pirro Vengu rezulton të jetë në shumë dosje përveç Portit të Durrësit”- Gazetarja Llabani: Brukseli e përmendi me emër e mbiemër Ballukun!

Kryeministri Edi Rama e shkarkoi Belinda Ballukun, por ajo ka vendosur njerëzit e saj në ministri edhe pas largimit, ndërsa në Bruksel eurodeputetët e etiketojnë me emër dhe mbiemër zv/kryeministren e pezulluar për shkak të dosjes që lidhet me abuzimet me detyrën që po heton SPAK.

Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” gazetarja e “Oponencë”, Anduena Llabani. Ajo u shpreh se në Bruksel kanë raportuar dhe raportojnë përfaqësues të drejtësisë për skandalet korruptive, ndërsa hetimet në Tiranë po vijojnë dhe po hskojnë më tej, madje deri tek zyra e kryeministrit.

Ajo e cilësoi çështjen “Balluku” si test për qeverinë shqiptare, ndërsa dha edhe detaje për ish-ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, për të cilin u shpreh se përveç dosjes së Portit të Durrësit për të cilin po bëhen hetime intensive, ka edhe çështje të tjera ku ka hedhur firmën.

“Çështja “Balluku” është një test për qeverinë shqiptare. Jo më kot Brukseli thirri më parë për raportim në BE krerët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë dhe më pas qeverinë. Atje janë çuar prova për dosjen, materiale dhe të dhëna konkrete. Balluku është përmendur me zë, me emër e mbiemër nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, nga eurodeputetët. Duket sikur Balluku u largua nga qeveria por në fakt ajo ka njerëzit e saj përsëri atje. Nuk e di nëse është bërë me marrëveshje të brendshme apo me kokën e Ramës, por kjo çështje ka rrezikshmëri, si politike ashtu edhe personale”, u shpreh gazetarja.

Dhe më tej shtoi se:

“Çështja Balluku nuk është një aferë e izoluar, por është një test për ekzekutivin dhe drejtësinë e re. Rama me shkarkimin e Ballukut duket sikur nuk donte të ripërsëriste atë që ndodhi me Erion Veliajn, arrestimin në zyrë të stafit të tij. Do të ishte damkë e madhe për të para hapjes së negociatave në Bruksel”.

Sipas Llabanit, hetimet mund të shkojnë edhe më lartë, pasi ka edhe përfaqësues të tjerë të kabinetit që po investigohen, sikurse Pirro Vengu.

“Nëse hetimet që nisën për Ballukun do shkojnë edhe më lart, te paradhoma kanë shkuar, por nëse do shkojnë te Rama direkt”, vijoi ajo.

Dhe më tej dha detaje rreth hetimeve që po bëhen për firmat që ka hedhur Pirro vëngu kur dikur ishte drejtor i Portit Durrës.

“Ka hetime për portin e Durrësit, pra për ministrin Pirro Vengu që ka hedhur firmën atëkohë. BKH ka kryer kontrolle dhe hetime për dosjen. Madje mos harrojmë se Vengu për këtë shkak edhe u promovua ministër, pasi hodhi firmën. Por ka edhe dokumente e dosje të tjera, sepse ka hedhur firmën në dokumente ku nuk duhet të kishte hedhur firmën e tij në ato çështje që kanë të bëjnë me sh.a., si Ministri e Mbrojtjes dhe për këtë po hetohet”, tha Llabani.

“Zyrtarët gjermanë pritet të vijnë në Tiranë për të komunikuar vendime drastike” – Tomor Alizoti: Mund të ketë edhe veto ndaj Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti paralajmëroi vizita të afërta të zyrtarëve gjermanë për të komunikuar vendime drastike.

Në një intervistë për “Kjo Javë” në News 24, deputeti i PD-së theksoi se gjermanët duan aleatë të konsoliduar dhe aleatë të shtetit të së drejtës. Dhe nuk pranojnë cënimin e drejtësisë.

 

“Më vonë në Tiranë do të vijnë zyrtarë gjermanë që do të komunikojnë këto gjëra. Kam informacion, do të vijnë të komunikojnë edhe shumë vendime më drastike që kjo nuk është gjë e mirë. Kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë por Shqipëria sot është në situatë shumë të keqe. “, theksoi ai.

Dorëzimi i sistemeve raketore JAVELIN- Nancy VanHorn: Rritje e angazhimit për sigurinë, fokus tek gatishmëria ushtarake

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn mori pjesë në aktivitetin e dorëzimit të sistemeve raketore JAVELIN, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës.

Diplomatja amerikane tha se rritja e angazhimit për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës.

VanHorn foli për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa theksoi se fokusi duhet tek gatishmëria luftarake dhe modernizimi i ushtrisë.

“Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve  të mbrojtjes, por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn.

E Ngarkuara me Punë vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa ushtarakë me misione në mbarë botën.

“Mjedisi me të cilin përballemi është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të SHBA dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupat ushtarake për NATO dhe misionet ushtarake në mbarë botën”, deklaroi VanHorn. Panorama

“PD do konfiskojë cent për cent”- Klevis Balliu: Spiropali është kundërshtare e Ballukut në PS! U shkarkua me urdhër të Lubisë

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ishte mesditën e sotme në Neës24 teksa foli për shkarkimin e Belinda Ballukut dhe rokadën në kabinetin qeveritar.

 

Balliu theksoi se nëse PD do vijë në pushtet do konfiskojë çdo cent korrupsioni të qeveritarëve.

Duke marrë veçmas shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, Balliu shton se ajo u largua pasi është kundërshtare e Belinda Ballukut në parti.

Shkarkimi sipas tij erdhi me urdhër të Ballukut.

Balliu: SPAK duhet të shkojë te paratë. Me ardhjen në pushtet ligji anti mafia do veprojë edhe për Suelën, edhe për Lubinë. PD këtë garanton do konfiskohet cent për cent paratë që kanë vjedhur. Bëhet 1 vit burg për 100 mln euro. Ashtu e bëjnë të gjithë.

Këta thonë nuk heqim imunitetin. Ç’është më kjo? Kjo ka vjedh dynjanë. Kur ti fakton dhe vërteton që ka ndërhyrë në hetim ti e merr në paraburgim. SPAK të më japë një moment kur Meta ndërhyn në hetim. Hap gojën thotë ajo sa lek do të ndryshosh dëshminë. Prandaj duhet të dalin të shtunën dhe të kapen prej leckash dhe të hidhen në kosh.

Spiropali është kundërshtare e Belinda Ballukut brenda partisë. Shkoni te ambasadorët dhe flisni kundër njëra tjetrës tha naltmadhnia. Kush është ministrja e Jashtme? Arsyeja pse u largua, është urdhër. Balluku nuk jep teza, apo teori, jep urdhër.

Berisha: Dështoi Lubia, polli 3 ministra! Kjo është shprehja e ditës

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi me një postim për ndryshimet në qeveri.

Sipas tij, Lubia dështoi, por polli tre ministra.

POSTIMI I PLOTË

“U mbars mali e polli një mi!”

Dështoi Lubia, polli 3 ministra! E vërteta!

Shprehja e ditës!

Miq, ju lutem pranojeni për shprehje dite!

Mbahet nesër protesta kombëtare e opozitës, policia nuk merr përsipër tubimin

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

 

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet nesër, në orën 18:00. Bëhet me dije se policia nuk do të marrë përsipër zhvillimin e tubimit.

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. 1700 punonjës policie do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Duke nisur që nga ora 15:00 e datës 28 shkurt, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. 1700 punonjës policie do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Duke nisur që nga ora 15:00 e datës 28 shkurt, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër./Dosja.al

SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro të Porto Romanos

SPAK zbarkon në Autoritetin Portual në Durrës dhe sekuestron dosjen e tenderit për Portin e Ri tregtar në Porto Romano.

Dosja e tenderit me vlerë 400 mln euro u sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të martën në kuadër të hetimit që po kryhet nga prokuroria e Posaçme, nën dyshimet për abuzime me tenderin.

Procedura u shpall në dhjetor 2024 ku në garë hynë pesë operatorë ndërkombëtarë.

Në fazën e parakualifikimit të tenderit u skualifikuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane, mes tyre Jan De Nul dhe grupi Vinci.

Me 14 mars 2025 kjo kompani paraqiti ankesë, por Komisioni i Prokurimit Publik pasi e shqyrtoi, vendosi të mos e pranojë atë dhe të vijonte me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Po ashtu u skualifikua edhe konsorciumi Van Oord, një kompania hollandeze e njohur për ndërtimin e porteve, me argumentin se nuk kishte paraqitur në kohë ekuivalentim e licencave dhe dokumentacionit të stafit.

Kështu, në garë mbeti vetëm Archirodon, kompani e cila brenda 9 marsit duhet të paraqesë oferten financiare dhe të finalizohet edhe kontrata për ndërtimin e portit.

Projekti për Portin e Ri tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milion eurove lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit. bw

Dita e 25-të e kundërshtimit të ndërtimit të resortit, përplasje e banorëve të Rrjollit me policinë! Dy të gjakosur dërgohen në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës që vijon në Rrjoll në ditën e 25-të.

rrjoll

Sipas videove të dërguara nga banorët e zonës, lëndimet kanë ndodhur pas tensioneve dhe shtyrjeve me forcat e policisë, kur banorët tentuan të hynin në kantierin ku po kryhen punimet për ndërtimin e resortit.

Capture

Banorët shprehen të shqetësuar për përplasjet dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mbi ndërtimin e resortit. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për incidentin.

rrjoll

Prej një muaji, banorët e Rrjollit protestojnë kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blue Borgo” nga botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj, duke pretenduar se projekti po zhvillohet mbi tokat e tyre. Përplasjet mes banorëve dhe policisë janë shtuar dita-ditës, ndërsa ata përpiqen të bllokojnë punimet e kompanisë “Gener 2”. Dy qytetarë janë lënduar dhe dërguar në spital, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos hequr dorë nga prona e tyre.

Një fitore e pjesshme gjyqësore i është njohur familjes Malaj, e cila ka marrë pronësinë mbi 2,1 hektarë tokë në zonën e Rrjollit, duke shpresuar se kjo do të ndikojë pozitivisht edhe për pjesën tjetër të tokës ku po ndërtohet resorti. Punimet për projektin “Blue Borgo”, që shtrihet mbi 146 hektarë, parashikojnë 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, ndërsa investitori strategjik është shoqëria “ABA Blue Borgo”.

© Panorama.al

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas: Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë

Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit, ka vënë në lëvizje institucionet për të përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë rrugore, si në akset alternative ashtu edhe në perimetrin e kantierit të punës.

Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Policinë Rrugore  të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vendosur sinjalistikë të qartë ndaluese dhe orientuese për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët me kapacitet mbi 40 pasagjerë të cilëve nuk ju lejohet të qarkullojnë në akset rurale Spathar – Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht dhe anasjelltas, si dhe në segmentin Dragostunjë – Hotolisht. Këto masa synojnë të shmangin mbingarkesën e rrugëve rurale, të cilat nuk janë projektuar për qarkullim të rënduar dhe tashmë përballen me fluks të shtuar automjetesh.

Monitorimi në terren po kryhet gjatë gjithë kohës nga të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe Policia Bashkiake e Librazhdit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shtuar sinjalistikën orientuese dhe paralajmëruese në aksin kombëtar Elbasan – Gramsh – Moglicë – Strelcë – Lozhan – Maliq, i cili është kthyer në një arterie kyçe lidhëse mes kryeqytetit dhe rajonit juglindor të vendit.

Për shkak të rrezikut që paraqet zona e dëmtuar, Policia Rrugore në bashkëpunim me kompaninë ANK kanë vendosur bllokimin e plotë të perimetrit të sigurisë në segmentin e Arrave të Gurrës, në të dyja anët, në një distancë mbi 3 kilometra.

Kjo masë është thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të lejuar vijimin pa ndërprerje të punimeve në kantier.

Në këto kushte, drejtuesit e automjeteve ftohen të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e re, udhëzimet e shërbimeve policore dhe kufizimet e vendosura, duke treguar kujdes të shtuar në akset alternative, veçanërisht në segmentin Dragostunjë – Hotolisht dhe Spathar -Hotolisht dhe anasjelltas. Siguria rrugore në këtë fazë emergjente mbetet prioritet absolut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt deri në normalizimin e situatës. bw

Rama shkarkoi Belinda Ballukun, BIRN: Postin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ia beson vartësit të saj

Pas një mbledhjeje maratonë të dominuar nga sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë nga kabineti i tij Belinda Ballukun, por i besoi vartësit të saj portofolin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku do të zëvendësohet në kabinet nga Albana Koçiu në postin e zv.kryeministres, ndërkohë që portofoli i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës do të kontrollohet nga Enea Karakaçi, një vartës i Ballukut dhe së fundmi drejtor i OSHEE.

Vendimi për shkarkimin e Ballukut u shoqërua me ndryshime të gjera në qeveri, mes të cilave spikasin shkarkimet e ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Spiropali do të zëvendësohet nga ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ndërkohë që në postin e Vëngut do të ngjitet Ermal Nufi – zv.sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

Ndërkohë, lëvizjet paralele përfshinë Besfort Lamallarin, i cili do të zhvendoset nga Ministria e Drejtësisë në atë të Brendshme si dhe Toni Gogun, që merr postin e mbetur vakant të ministrit të Drejtësisë.

Deputetja e re, Erjona Ismaili do të zëvendësojë Gogun si ministre për Parlamentin.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar erdhën pas një periudhe tensioni dhe përplasjesh mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të ri të drejtësisë, për shkak të hetimeve të profilit të lartë ndaj ish-zv.kryeministres Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të përsëritur procedurave të prokurimit në disa tendera me vlerë qindramilionë euro, ndërkohë që qëndrimi i mazhorancës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj është ende i paqartë.

Në një fjalim të gjatë përpara grupit parlamentar të enjten paradite, Rama akuzoi prokurorët e SPAK se po abuzonin me fletë- thirrjet e arrestimet dhe akuzoi gjykatat se po ndërhynin në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.

Me një retorikë të ndezur kundër drejtësisë, Rama tha se si kryeministër nuk mund të pranonte që vendi të paguajë çmimin që kanë paguar vende të tjera, ku sipas tij, “….antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se sa vetë sëmundja e korrupsionit…”.

“E di praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri kur përmes SPAK, drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë,” deklaroi kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri edhe avokatinë publike ndaj Mirlinda Karçanajt, një tjetër zyrtare e lartë të qeverisë që akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në paracaktimin e tenderave të AKSHI, një strukturë në varësi direkte të Kryeministrit.

Rama paralajmëroi gjithashtu ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, të cilat shihen me dyshim nga ekspertët si “shkopinj nën rrota” ndaj reformës në drejtësi të vitit 2016.

Në këtë kontekst, Rama ka depozituar në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur kabinetin e tij nga masa e pezullimit të detyrës./BIRN

Rokada në qeveri- Bardhi: Disa emra shqetësim për partnerët ndërkombëtarë! Cënuan sigurinë kombëtare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri, të cilat u konfirmuan rreth një orë më pare nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Kjo Javë”, Bardhi deklaroi se nuk ka pasur dorëheqje nga ana e Belinda Ballukut, por sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për çështjet e korrupsionit.

“Së pari nuk ka patur 3 kërkesa të dorëheqjes për Ballukun, por Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me të sepse ai ka urdhëruar korrupsionin e Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të Ballukut, ka pasur presion prej saj dhe marrje peng prej saj të kryeministrit, sepse urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama vetë”, u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se ndryshimet në qeveri nuk përbëjnë surprizë, duke shtuar se një pjesë e tyre i kishte paralajmëruar më herët. Sipas tij, disa prej emrave të larguar kishin kthyer në shqetësim partnerët ndërkombëtarë për shkak të, siç tha ai, cenimit të sigurisë kombëtare.

“Ua kam thënë Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit dhe nuk kaluan disa ditë dhe u provua që u shkarkuan”, deklaroi Bardhi.

Më tej, ai shtoi se me lëvizjet e fundit “u zyrtarizua qeverisja Balluku-Agasi”, duke pretenduar se emrat e rinj janë të sponsorizuar prej tyre. “Pushteti i Ramës përfaqësohet nga këta dy individë, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha ai.

Bardhi nënvizoi gjithashtu se gjatë 13 viteve të qeverisjes së socialistëve janë ndërruar rreth 50-60 ministra. Sipas tij, edhe pse qeveria aktuale ka vetëm pesë muaj në detyrë, tashmë është zëvendësuar gati gjysma e kabinetit.

U ndërtua nga “ULZA” sh.p.k dhe kushtoi 1.3 mln euro- Unaza e Poshtme e Burrelit degradohet më keq, ARRSH dhe kompania asnjë ndërhyrje deri tani

Një muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ka kryer inspektime pas rrëshqitjeve të pësuara në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit, financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja. Ky projekt u zbatua nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Nga studimi gjeologjik – thotë ARRSH, i kryer nga një kompani e licencuar janë evidentuar disa plane rrëshqitje të cilat variojnë nga 4 m deri në 13 m, të cilat dalin jashtë parashikimeve të ndërhyrjes që kishte të parashikuar në projektin e zbatimit.

 

Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se po kryen një ekspertizë të thelluar të situatës së krijuar dhe do të dalë me një zgjidhje tekniko–ekonomike për eliminimin e rrëshqitjeve dhe njëkohësisht garantimin e investimit të kryer.

 

Por edhe pse ka kaluar një muaj që kur ARRSH është vënë në dijeni nga të problemit nga ekspertët, nuk ka asnjë ndërhyrje për të riparuar apo parandaluar agravimin e mëtejshëm të situatës.

Unaza me gjatësi prej afro 900 metrash ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre janë të përmasave të mëdha. Kostoja e rehabilitimit të këtyre shembjeve po rritet dita ditës për shkak se shembjet vazhdojnë të thellohen.

Projekti për sistemim asfaltimin e Unazës së Burrelit është financuar nga qerveria shqiptare nëpërmjet ARRSH dhe kap vlerën e 1.2 milion eurove. Objekti ka përfunduar brenda kontratës në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa ende nuk është kolauduar dhe ARRSH nuk e ka marrë në dorëzim. Megjithatë, pritet një investim shtesë për të eliminuar shembjet e pësuara gjatë katër muajve të fundit.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë. bw

Dosja e AKSHI-t: SPAK thërret Xhenila Tamizin, biznesmeni Ermal Beqiri bleu në emër të saj një jaht luksoz! Kush është e reja, punonjëse e “Soft&Solutions”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.


Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Sipas burimeve nga hetimi, Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin.

Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati.

Jahti është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të procedurave hetimore dhe verifikimeve financiare.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje. gsh

Belinda Balluku emëron një 24-vjeçar si Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Portit të Durrësit!

Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual,  post i cili nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.

 

Zv/drejtori i ri i APD-së mësohet se është Rubin Rredhi, 24 vjeç. Emërimi i tij është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë kaq të re.

rubin rredhi
Rubin Rredhi

Ndërkohë, nuk është e qartë se kur është kryer emërimi i Rredhit në këtë detyrë, por me gjasë pasi Balluku mbeti përkohësisht në detyrë në kohën që qeveria ankimoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e saj, më 12 dhjetor 2025.

Më pas, më 6 shkurt të këtij viti Kushtetusja doli me një vendim dhe la në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke pezulluar Belinda Ballukun nga postet që mban.

Zv.drejtori i ri takim me delegacionin nga Forca e Kosovës (KFOR) 

Një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR) ka zhvilluar një ditë më parë, 24 shkurt, një vizitë zyrtare në Autoritetin Portual të Durrësit.

Delegacioni është pritur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Autoritetit, Rubin Rredhi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

 

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

Sipas tij të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.

Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?*

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.
Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë.
Opsionet janë të gjitha./Dosja.al

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni aksin e mbyllur dhe përdorni rrugë alternative – Bllokimi i segmentit Librazhd-Përrenjas

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë thirrje qytetareve amerikanë lidhur me bllokimin e rrugës Librazhd-Përrenjas, ku i kërkohet të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtimet drejt Korçës ose Maqedonisë së Veriut.

 

Ambasada e SHBA i ka këshilluar qytetarëve të përdorin rrugë alternative. Për në Korçë këshillohet të ndjekin itinerarin: Tiranë → Elbasan → Gramsh → Strelc → Lozhan → Maliq → Korçë

Për në Maqedoninë e Veriut: Tiranë → Elbasan → Gramsh → Strelc → Lozhan → Maliq → Pogradec → Qafë Thanë

Po ashtu, ambasada këshillon qytetarët të shmangin rrugën e mbyllur dhe të monitorojnë mediat për përditësime mbi gjendjen e rrugëve.

Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për qytetarët amerikanë

Subjekti:  Paralajmërim për udhëtim

Vendndodhja:  Librazhd, Shqipëri

Data/Ora:  E hënë, 23 shkurt 2026

Ngjarje:   Nëse udhëtoni në jug nga Tirana për në Maqedoninë e Veriut ose Korçë, ju lutemi të keni parasysh se rruga kryesore menjëherë pas qytetit të Librazhdit nuk është e kalueshme për shkak të kushteve të rrugës.

Nëse udhëtoni drejt Korçës ose Maqedonisë së Veriut, ju lutemi përdorni rrugët alternative të mëposhtme:

Për në Korçë:

Nga Tirana në Elbasan → Gramsh→ Strelc →Lozhan →Maliq → Korçë.

Për në Maqedoninë e Veriut:

Nga Tirana në Elbasan → Gramsh→ Strelc →Lozhan → Maliq → Pogradec → Qafë Thanë

Veprimet që duhen ndërmarrë:

  • Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin rrugën e mbyllur.
  • Monitoroni mediat lokale për përditësime.
  • Ju lutemi ndiqni sinjalistikën rrugore lokale dhe udhëzimet e policisë.
  • Ngisni me siguri dhe lini më shumë kohë udhëtimi.

Organizatat e mjedisit thirrje qeverisë për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara: Bëni transparente lejet e dhëna për aksin Elbasan–Librazhd–Bushtricë

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera vendore përgjegjëse për mjedisin, 25 organizata mjedisore kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar ndërhyrjet e dëmshme mjedisore në lumin Shkumbin dhe zonat përreth tij, që po kryhen në kuadër të punimeve për rrugën Elbasan–Librazhd–Bushtricë.

 

Në kushtet e rrëshqitjeve të fundit të dheut në aksin nacional Librazhd–Bushtricë dhe ndërprerjeve të qarkullimit në juglindje të vendit, shqetësimet e mjedisorëve lidhur me këto ndërhyrje në brigjet e lumit Shkumbin janë përforcuar edhe më shumë.

“Kjo ngjarje e fundit përforcon shqetësimin tonë të ngritur më parë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin”, shkruan deklarata e përbashkët e 25 organizatave vendase në mbrojtje të mjedisit.

“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, vijon deklarata e aktivistëve mjedisorë.

Një nga kantieret më të rëndësishme të projektit të Korridorit VIII konsiston pikërisht në rrugën Elbasan–Librazhd, ku prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km. Qeveria e ka konsideruar këtë projekt si një arterie të rëndësishme qarkullimi, e cila do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.

Gjithsesi, mjedisorët kërkojnë të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të mjedisit dhe të lumit Shkumbin, që vjen si pasojë e punimeve të fundit në brigjet e lumit, duke kërkuar respektimin e kuadrit ligjor mjedisor dhe ujor, si edhe transparencë mbi procesin e sigurimit të lejes së ndërtimit dhe rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara në zonë.

“Kërkojmë verifikim të ligjshmërisë dhe masa konkrete lidhur me ndërhyrjet e konstatuara në lumin Shkumbin dhe brigjet e tij, veçanërisht në kontekstin e punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd–Bushtricë, si pjesë e Korridorit VIII”, shkruhet në letrën drejtuar institucioneve shtetërore.

“Punimet në zonë po shfrytëzojnë materiale inerte nga shtrati dhe brigjet e lumit, duke shkaktuar ndryshime të drejtpërdrejta në morfologjinë e tij”, vijon letra e mjedisorëve, e cila shton më tej se në shtratin e lumit po depozitohen dhera, gurë dhe materiale të tjera.

Sipas aktivistëve të mjedisit, këto veprime sjellin përkeqësim të cilësisë së ujit, por edhe të biodiversitetit dhe habitateve natyrore breglumore.

“Prej rritjes së turbullirës dhe ngarkesës së sedimenteve në trupin ujor, shtohet rreziku për erozion, shembje të brigjeve dhe përmbytje”, citojnë mjedisorët.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë një inspektim urgjent në terren, të pasuar me një raport zyrtar me gjetje konkrete që do të krijonte transparencë mbi procesin e monitorimit, si edhe kërkuan një plan të mundshëm rehabilitimi të zonave të dëmtuara.

“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë me veprime konkrete, afate të qarta dhe përgjegjësi të përcaktuara”, shprehen 25 organizatat mjedisore në letrën dërguar institucioneve përgjegjëse.

“Mbrojtja e lumit Shkumbin është një përgjegjësi institucionale dhe shoqërore”, përfunduan ata./BIRN

FOTOT- Dëmtohet një tjetër rrugë, çahet aksi turistik Boboshticë-Dardhë

Prej mëngjesit të kësaj të marte (24 shkurt), një tjetër rrugë e rëndësishme është evidentuar e dëmtuar seriozisht, pas problematikave në aksin kombëtar Pogradec-Librazhd, që ka izoluar prej ditësh juglindjen e vendit totalisht dhe ka thelluar skandalet e ministres së pezulluar të linjës, Belinda Balluku, për cilësinë e punimeve dhe tenderimet.


Bëhet fjalë për segmentin turistik Boboshticë-Dardhë, në qarkun e Korçës, ku është konstatuar një çarje anësore e trupit të rrugës, që kufizon lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në një korsi.

boboshtice3

Autoriteti rrugor ka shkuar në terren për të vlerësuar gjendjen dhe po shqyrtojnë masat për stabilizimin e segmentit, ndërsa kanë vënë në rrugë sinjalistikë kufizuese për drejtuesit e mjeteve.

boboshtice-dardhe1

Kjo situatë vjen pas disa problematikave të tjera në rrugët e juglindjes, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të zakonshme duke ngjallur shqetësim për cilësinë e punimeve dhe për sigurinë e lëvizjes.

boboshtice2

Duhet thënë gjithashtu se ky segment është një nga nyjet më të rëndësishme që lidh Korçën me fshatin turistik të Dardhës.  gsh

“Krim i rëndë që ndëshkoi juglindjen”- Denoncimi i Berishës: Kompania “ANK” e ndërtimit shembi rrugën Dragostunjë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kompaninë e ndërtimit “ANK” se është ajo fajtore për shembjen e rrugës Dragostunjë- Përrenjas, pasi ka gërryer pa kriter duke marrë zhavorr në lumë.


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i opozitës ka publikuar edhe mesazhin e një qytetar, që sipas tij firma ANK është me probleme serioze.

Berisha thotë se dënon “me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!”

Screenshot_7

Postimi i Berishës

Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragostunjë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit!

Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Ndjese për orarin por një socialist me nisi një video dhe disa foto te bëra dy jave me pare ne te njëjtin vend ku ka rrëshqitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorrin ne lume, gje qe ka bere qe te lëvizë bazamenti i rrugës.

Bera ca hulumtime per kete firmë dhe del me probleme serioze.

“Do detyrohemi të mbyllim bizneset”- Shembja e rrugës paralizon ekonominë e juglindjes, tregtarët: Rriten kostot dhe çmimet! 70% e rezervimeve janë anuluar

Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit.

Gazetarja e News24 Lorena Kodra raporton se tregtarët theksojnë që koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa në furnizime dhe rritje e kostos së transportit çka ka reflektuar edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

 

“Vonesa ka sa të duash. Ka raste për furnizimin flenë andej. Me bllokimin që ndodhi është katastrofë. Nëse nuk hapet rruga do detyrohemi të rrimë pushim”, thotë njëri nga tregtarët.

“Na ka ndikuar shumë, nuk ku shkon më keq se kaq. Nuk lëvizim fare as nga Gramshi, vetëm nga Përmeti-Tepelenë. Është rrugë shumë e gjatë. Kostoja është dyfish. Kjo ka ndikuar edhe në koston e produkteve që shesim. Rriten kostot do të rriten edhe çmimet. Edhe produktet nuk janë të shumta në numër. Rruga zgjat vajtja-ardhje 12 orë. Trafik ka shumë sepse është vetëm rruga alternativa. Nëse kjo vijon do rrimë pa punë”, shprehet një tjetër.

Më pas ndikimi është ndjerë edhe në sektorin e turizmit. Operatorët turistikë në Korçë dhe Pogradec raportojnë anulime rezervimesh në hotele dhe bujtina, ndërsa restorantet flasin për rënie të ndjeshme të xhiros ditore. Sipas tyre, pasiguria në qarkullim dhe zgjatja e kohës së udhëtimit nga zona e Gramshit kanë bërë që shumë vizitorë të anulojnë udhëtimet, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e këtij sezoni turistik.

“70 përqind e rezervimeve janë anuluar, njëjtë edhe në restorant. Ka pasur rënie të të ardhurave këto ditë. Duhet të rregullohen rrugët, është e treta herë këtë sezon që përsëritet”, shprehet një prej tyre.

Sipërmarrësit shpjegojnë se nëse situata vijon me të njëjtin ritëm, rënia e të ardhurave mund të çojë deri në mbylljen e një pjese të bizneseve. Sipas tyre, kostot janë tashmë shumë të larta dhe, në kushtet e vonesave në furnizime dhe rritjes së shpenzimeve të transportit, bëhen të papërballueshme.

Sa kushton xhipi benz i Sokol Ballës, Drejtorit të Përgjithshëm të ABCNews, ish bashkëshortit të Belinda Ballukut

Dje Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku. Balla u pa të futej rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe të dilte nga SPAK rreth orës 10:30. Disa televizione vunë re se nga hutimi Sokol Balla ngatërroi derën e daljes.

Duhet thënë se lajmi i thirrjes të Sokol Ballës në SPAK është censuruar nga mediat nën kontrollin e qeverisë, sikur vetë ABCNews ku Balla është drejtor i përgjithshëm.

Syri ka mësuar se Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe u morr në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut. Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri. Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.

Fotoja ilustruese tregon një xhipbenz me targë të personalizuar të publikuar nga JOQ që ne po e risjellim duke u interesuar për çmimin.

Duke parë çmimet e këtij lloj xhipibenz, vëmë re se janë shumë të larta, por gjithësesi nuk japim dot pasi nga fotoja nuk e përcaktojmë dot.

 

Inxhinieri Romeo Nazarko: Hidhen miliona euro dhe kemi situatë kritike me rrugët! Standardet teknike lënë për të dëshiruar

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në emisionin “Studio 24”, ka ngritur alarmin për mënyrën se si po zbatohen projektet infrastrukturore në Shqipëri, duke deklaruar se një pjesë e madhe e tyre realizohen me licenca fiktive dhe me mungesë të theksuar kontrolli teknik në terren.

 

Sipas Nazarkos, shmangia e standardeve teknike dhe mungesa e inxhinierëve në terren kanë sjellë situata problematike në disa segmente rrugore në vend.

Nazarko theksoi se për të garantuar standarde cilësore nevojiten burime njerëzore të specializuara dhe investime në makineri, ndërsa shtoi se tenderat shpeshherë janë të paracaktuar.

Ai përmendi si shembuj problematikë rrugën “Korçë–Kolonjë”, ku sipas tij ka pasur rrëshqitje dhe madje shembje ure, si dhe segmentin Qukës–Qafë Plloçë. Sipas inxhinierit, në disa raste bëhet fjalë për të njëjtën kompani që po zbaton punimet.

Sipas tij, i vetmi filtër real mbeten drejtuesit teknikë që ndodhen në terren, ndërsa sistemi i mbikëqyrjes institucionale lë për të dëshiruar.

Romeo Nazarko: Si ka mundësi që hidhen miliona euro dhe ne jemi sërish në situatë kritike me rrugët?! Nuk janë milionat e eurove që e mbajnë një rrugë në këmbë por standardet teknike dhe cilësia e materialeve të punimeve.

Standardet teknike lënë për të dëshiruar, që të krijosh standard duhet të kesh burime njerëzore dhe të investosh tek ato dhe në makineri. Fakti që këtu tenderat paracaktohen , dmth që drejtuesit nuk harxhojnë para por të gjithë koston e shpenzojnë për të qënë sa më afër ministrit.

Kurse nëse përsa i takon nëse është rrëshkitje, kjo situatë ka 2 vjet që po shihet në gjithë vendin, kemi rrëshqitje në rrugën “Korçë-Kolonjë që ra një urë e tërë ,dhe për fat të keq është e njëjta kompani që po punon dhe këtu, dhe Qukës-Qafë Plloçë. Shmangia e anashkalimi i standardeve teknike si dhe mungesa e inxhinierëve në terren sepse një pjesë e projekteve bëhen nga kompani me licenca fiktive nga inxhinierë që punojnë në institucione shtetërore. Inxhinieri punon në administratë dhe licenca e tij qarkullon në studio e projektimit dhe dosjet e tenderimit dhe kush i kontrollon ata, kontrolli është zero. Vetëm drejtuesit teknik qëë janë në terren, e bëjnë këtë.

“Avokati i Ballukut nuk është e motra”- Edvin Kulluri: Rama është bërë kamikaz i zv.kryeministres! Po e çon vendin në zgrip institucional dhe kushtetues

Analisti Edvin Kulluri komentoi mbrëmjen e sotme në “Studio24” mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Kulluri mendon se Rama po e çon vendin në zgrip institucional dhe kushtetues me çështjen në fjalë, pasi ndryshe nga rastet Ahmetaj dhe Veliaj po i bëhet mburojë Ballukut.

Sipas tij Rama po del kundër shumicës së shqiptarëve që mbështesin punën e SPAK, faktorit ndërkombëtarm opozitës dhe drejtësisë.

Më tej shton se Rama duhet të ketë një problem në dosjet e Ballukut dhe AKSHI-t.

Kulluri: Sistemi është i vetërregulluar që pas miratimit të 7 ligjeve. Unë nuk di segmente politike që kontrollojnë politikisht SPAK. Janë spurdhjakë që nuk kanë kurajon të thonë e kanë kërkuar ndërkombëtarët drejtësinë. Drejtësia e varur nga kush? Është një piramidë e ngritur nga ndërkombëtarët.

E dyta, kjo drejtësi e pavarur, kanë mbështetje popullore deri në 80%. Kur ka pasur goditje të forta. Nuk ka zbritur nën 65%. Njerëzit thonë duhet të rivendoset drejtësia para ligjit.

E treta, vetë drejtësia. të cilët prokurorët gjyqtarët e kanë marrë shumë seriozisht këtë punë. Kanë shkuar në nivelet të larta të politikës. Ka shkuar te Berisha, pas Berishës këta të tjerët janë çikërrima. Pasi bëhen këto 3 elementë bashkë, kemi dhe opozitën që formalisht janë për heqjen e imunitetit,. Rama është përballë shumicës së shqiptarëve, faktorit ndërkombëtare, opozitës dhe drejtësisë. Unë mendoj se Rama nuk e përball dot këtë përplasje. Sepse ka 13 vite pushtet. Një pjesë e deputetëve në parlament janë komisionerë të grupeve kriminale.

A do mundet Rama të mundi shumicën e shqiptarëve, ndërkombëtarët? Rama ka thënë KÇK, po shtyn ditët. Se nuk ka çfarë të kapi. Përderisa çështja ka shkuar te Balluku. Me të tjerët ka qenë i distancuar. Një nga gënjeshtrat se Rama të lëshon. Ka dashur të shkëmbejë dhe X dhe Y, më lini këtë ju jap këtë. Nuk dua të bëjë gazetari me këtë gjë. Rama do ta çojë në një zgrip institucional dhe kushtetues. SPAK ka shkuar të heqja e imunitetit. E ka kaluar pezullimin. E di zoti Rama pse është trembur? Kam dyshimin që te Balluku dhe AKSHI është zoti Rama dhe ndonjë i afërm i tij i gjakut. Është bërë kamikaz i zonjës Balluku. Avokati i zonjës Balluku nuk është e motra.

‘Rrugët pa studime gjeologjike’ Inxhineri kundër Ramës për shembjet: Arsyeja, mungesa e 3 fazave teknike të kontrollit

Inxhinieri Xhevair Ngjeqari, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e Juglindjes, të lidhur me mungesën e kontrolleve teknike dhe projekteve formale që paraqiten në procedurat e tenderimit.

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit,  i ftuar në “Studio 24”, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk janë të pazakonshme dhe kanë ndodhur historikisht në zona të caktuara të vendit.

Por, sipas tij, problematika e fundit në Gurët e Murrizit, 1.65 km mbi rrugën që del nga Dragostunja dhe lidhet me korridorin qendror, ishte e pritshme.

“Nëse projektet infrastrukturore do të kontrolloheshin si duhet, përmes të paktën tre fazave teknike siç bëhej më parë, nuk do të kishim pasur këtë carje të rrugës, dhe ura e ndërtuar nuk do të ishte dëmtuar”, tha inxhinieri Xhevair Ngjeqari.

Xhevair Ngjeqari: Këto fenomene, rrëshqitje massive kanë ndodhur dhe do ndodhin por vendi për të cilin u bë problem sot, është Gurët e Murrizit, 1.65 km mbi rrugën që del nga Dragostunja që takon korridorin qendror, strukturë që sheh nga verilindja dhe historikisht ka patur probleme me rrëshkitjen të kësaj natyre,

Nëse projektet tona do të kontrolloheshin që nuk kontrollohen, do të kalonin të paktën 3 faza teknike sic bëheshin më parë, nuk do të kishim këtë carje të rrugës dhe ajo urë sdo të kishte ndodhur,.  Por sot projektet që tenderohen, bëhen formalisht, por këto janë pjesë e mungesës së një studimi gjeologjik. Pra koncepti që foli  kryeministri që janë fatkeqësi natyrore por nik ka lidjje me këtë., një pjesë  etyre janë mungesë e kontrollit të projekteve.

Të ardhurat që sigurohen nga rrugët, janë baza që e mbajnë pushtetin, arsyeja që nuk ndahet infrastruktura nga shteti, janë përfitimet e mëdha që kanë nga tenderat.

Rrëshqitja në aksin Përrenjas-Librazhd, ARRSH: Do kryhet rivlerësim gjeologjik

Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme ka pasur rrëshqitje të tjera të dherave.

 

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim në lidhje me rrëshqitjen e rrugës në aksin Përrenjas-Librazhd. Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme ka pasur rrëshqitje të tjera të dherave.

Njoftimi i Policisë:

Rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje./Dosja.al

Përkeqësohet situata në rrugën Librazhd-Prrenjas, fundoset një pjesë e aksit! Ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.

Mësohet se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke.

Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor.

Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, çka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Po ashtu është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe është vendosur sinjalistika për rrezikun që paraqet ky segment rrugor. gsh

100 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore për “Ura të Qëndrueshme”, por urat po shemben

Shembja e urës së Dragostunjës në aksin Librazhd–Prrenjas është më shumë sesa një incident lokal. Ajo është një sinjal alarmi për gjendjen e një pjese të konsiderueshme të urave në rrjetin kombëtar, disa prej të cilave prej vitesh kanë shfaqur problematika strukturore, dëmtime nga përmbytjet, rrëshqitjet apo mungesën e mirëmbajtjes periodike.

Ironia është se prej vitit 2023 Shqipëria ka në zbatim një program 100 milionë dollarë me Bankën Botërore pikërisht për rritjen e qëndrueshmërisë së urave.

Programi “Building Resilient Bridges” është konceptuar si një qasje shumëfazore (MPA), me një financim total 100 milionë dollarë. Faza e parë, në vlerën 55 milionë dollarë, ka nisur në 2023, ndërsa faza e dytë, me 45 milionë dollarë, parashikohet të nisë në 2027.

Objektivi është i qartë: rritja e rezistencës së urave ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, si dhe përmirësimi i menaxhimit të aseteve rrugore.

Por ndërkohë që programi është në zbatim, Dragostunja shembet.

Një problem i njohur prej vitesh

Dokumenti i Bankës Botërore e pranon hapur se një pjesë e konsiderueshme e urave në Shqipëri janë në fund të jetës së tyre teknike. Sipas vlerësimeve të përfshira në projekt, mbi 30 ura konsiderohen në rrezik të menjëhershëm dështimi strukturor, ndërsa qindra të tjera kanë kaluar jetëgjatësinë e projektimit dhe kanë marrë vetëm mirëmbajtje minimale ndër vite.

Rrjeti kombëtar përfshin 803 ura, shumë prej të cilave janë ndërtuar me standarde të ndryshme – sovjetike, italiane apo shqiptare – përpara harmonizimit me Eurokodet europiane. Kjo do të thotë se një pjesë e strukturave janë projektuar për ngarkesa dhe kushte klimatike shumë më të ulëta se ato që përballen sot.

Në këtë kontekst, rasti i Dragostunjës nuk është përjashtim, por simptomë.

Klima dhe fatkeqësitë po rrisin presionin mbi urat

Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Europë ndaj përmbytjeve, tërmeteve dhe rrëshqitjeve. Vetë analiza e përfshirë në projekt tregon se humbjet mesatare vjetore nga përmbytjet në korridoret kryesore rrugore janë në dhjetëra milionë dollarë, ndërsa infrastruktura rrugore është ndër asetet më të prekura.

Përmbytjet dhe erozioni i shtratit të lumenjve dëmtojnë themelet dhe abutmentet e urave. Rrëshqitjet destabilizojnë akseset. Rritja e intensitetit të reshjeve shton rrezikun e nënkalimit të kapaciteteve hidraulike të projektimit. Nëse këto faktorë nuk integrohen në projektim dhe monitorim, çdo ndërhyrje mbetet e përkohshme.

Dragostunja u godit pikërisht nga një kombinim faktorësh gjeologjikë dhe klimatikë, në një segment që prej ditësh po përballej me lëvizje masive dheu. Kjo e bën pyetjen më të fortë: a po funksionon sistemi i parandalimit?

Problemi kryesor: mungesa e mirëmbajtjes sistematike

Një nga konstatimet më të rëndësishme të dokumentit është se urat në rrjetin kombëtar nuk kanë buxhet të dedikuar për mirëmbajtje periodike. Ndërhyrjet kryhen shpesh në mënyrë ad hoc, pas ngjarjeve ekstreme, jo mbi bazë planifikimi shumëvjeçar.

Sistemi ekzistues i menaxhimit të urave (BMS) është kryesisht një databazë e vjetër, pa module të avancuara për analizë degradimi, risku apo planifikim financiar. Kjo do të thotë se prioritetet shpesh vendosen pas dëmit, jo përpara tij.

Në këto kushte, edhe një urë që riparohet sot mund të rikthehet në problem pas pak vitesh, nëse nuk monitorohet dhe nuk mirëmbahen elementët mbrojtës si sistemet e drenazhimit, mbrojtjet e shtratit të lumit apo strukturat mbajtëse anësore.

100 milionë dollarë: investim transformues apo kredi reaktive?

Faza e parë e programit synon rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e rreth 15 urave, si dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale për menaxhim më të mirë të aseteve. Faza e dytë do të vazhdojë me 15 ura të tjera dhe operacionalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit.

Në teori, kjo qasje është e drejtë: nuk mjafton betoni i ri, duhet sistem i ri menaxhimi. Por rastet si Dragostunja tregojnë se hendeku midis projektit dhe realitetit në terren mbetet i madh.

Nëse sistemi i ri i menaxhimit (RAMS/BMS), auditimet e reziliencës klimatike dhe planifikimi shumëvjeçar i mirëmbajtjes nuk implementohen me rigorozitet, 100 milionë dollarët rrezikojnë të mbulojnë vetëm pjesën më urgjente të problemit, jo ta zgjidhin atë.

Dragostunja si test për reformën

Shembja e Dragostunjës duhet të shërbejë si test real për programin “Ura të Qëndrueshme”. Pyetjet kyçe janë: a ishte kjo urë e inventarizuar si me risk? A ishte pjesë e listës prioritare? A kishte inspektime të rregullta strukturore? A ishin sinjalizuar më herët problemet?

Nëse përgjigjet janë pozitive, atëherë kemi problem reagimi. Nëse janë negative, kemi problem monitorimi.

Në të dy rastet, çështja nuk është thjesht cilësia e një ndërtimi, por funksionimi i një sistemi të tërë.

Dragostunja nuk është një episod i izoluar. Ajo është një kujtesë se infrastruktura nuk shembet brenda natës; ajo degradohet për vite me radhë. Dhe nëse menaxhimi mbetet më i dobët se betoni, edhe kreditë shumëmilionëshe nuk mjaftojnë për ta mbajtur në këmbë. /ekofin.al

Shembja e rrugës në Dragostunjë, Ervin Salianji: Nuk është fatkeqësi natyrore, por korrupsion dhe babëzi!

Ish deputeti i Partisë Demokrati, Ervin Salianji thotë se shembja e rrugëve në Dragostunjë të Librazhdit nuk është një fatkeqësi natyrore, por si pasojë e korrupsionit dhe babëzisë.

Me anë të një video pikërisht nga ky aks që ka bllokuar qarkullimin drejt juglindjes, Salianji thotë se i gjithë aksi nga Elbasani në Korçë është kthyer në një torturë.

Çdo metër i dëmtuar, thotë Salianji, është provë e korrupsionit dhe çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit.

Ai thekson se Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë, por ka nevojë për  ka nevojë për përgjegjësi dhe siguri.

“Korrupsioni dhe babëzia e kanë kthyer në torturë lëvizjen e qytetarëve në të gjitha akset Elbasan–Korçë.

Sot isha në Dragostunjë. Aty ku grykësia për të fituar pa fund ka bërë që të “kafshohet” shtrati i lumit, duke minuar themelet, duke thërrmuar betonin mbajtës dhe duke çuar drejt shkatërrimit një urë jetike për zonën.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore.

Është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje ku lejohet shkatërrimi i lumenjve për përfitime private, ndërsa qytetarët mbeten pa siguri, pa infrastrukturë dhe pa përgjegjës.

Çdo metër i dëmtuar është provë e korrupsionit.

Çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit.

Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevoje për siguri”, shprehet Salianj!

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria nis hetimet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkelje të barazisë në tendera’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka nisur procedimin penal lidhur me dëmtimet që shkaktuan bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

 

Procedimi penal është regjistruar për disa vepra penale, përfshirë, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera ose ankande publike, shkatërrim të rrugës, dhe ndotje të ajrit, ujit apo tokës.

Prokuroria ka krijuar një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë lidhur me këtë situatë, ndërsa hetimet vijojnë në përputhje me ligjin.

Screenshot_1

Ndërkohë burime nga grupi i inspektimit bëjnë me dije se po kontrollohet dokumentacioni mbi lejen për shfrytëzim, koordinatat e miratuara të ndërhyrjes, si dhe nëse janë respektuar sasitë e lejuara të materialeve të nxjerra. Panorama

Vijon saga e degradimit së rrugëve, çahet aksi që lidh Lumin e Vlorës me Himarën

Saga e degradimit dhe shembjes së rrugëve duket se nuk ka të ndalur në vendin tonë.

Pas shembjes së thuajse gjysmës së akseve në vend dhe pasi Shqipëria u nda në dy pjesë falë Rama-Ballukut, një tjetër rrugë ka pësuar dëmtime.

Sipas raportimeve, rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar tjetër çarje, në një segmanet tjetër.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, aksi është ndarë mes për mes duke përbërë kështu rrezik për qytetarët të cilët duhet të qarkullojnë në këtë aks.

Skandali me rrugët ka nisur prej viti të kaluar, por edhe pse thuajse gjysma e akseve kryesore në gjithë vendin paralizohen vazhdimisht askush nga qeveria nuk mban përgjegjësi. syri.net

Juglindja e paralizuar- Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës së  shtunë, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar. Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes.

Sipas matjeve të kryera mëngjesin e së dielës, ura automobilistike është fundosur edhe 7 centimetra të tjera, duke e çuar në afro 50 centimetra totalin e fundosjes gjatë tri ditëve të fundit.

Përveç uljes vertikale, është konstatuar edhe një zhvendosje e konsiderueshme horizontale nga pozicioni i saj fillestar, çka e bën situatën tejet kritike dhe me rrezik të lartë shembjeje.

Fundosja dhe lëvizja e tokës nën strukturën e urës vijojnë, ndërsa segmenti konsiderohet aktualisht i pakalueshëm dhe i pasigurt.

Garë me kohën për hapjen e Bay Pass-it

Në terren po punon pa ndërprerje kompania ANK shpk, e cila po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për ndërtimin e një Bay pass-i provizor, me synim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit. Paralelisht, po punohet edhe për krijimin e një korsie emergjence ose variantit më të mirë të mundshëm për ta bërë të kalueshëm një pjesë të segmentit në ndërtim.

Sipas burimeve paraprake, punimet janë drejt përfundimit për të lejuar qarkullimin me një korsi në zonën e dëmtuar. Megjithatë, nëse segmenti hapet, pritet që të mos lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve me kapacitet mbi 40 pasagjerë, për shkak të kufizimeve të sigurisë.

Vendimi final pritet këtë mesditë

Gjatë mesditës së së dielës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe specialistët e infrastrukturës do të kryejnë një vlerësim të detajuar të sigurisë në segmentin e “Arrave të Dragostunjës” dhe në Bay pass-in e ndërtuar, për të vendosur nëse do të lejohet hapja e pjesshme e qarkullimit.

Deri në një vendim zyrtar, aksi mbetet i bllokuar, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve dhe transportin e mallrave në një nga korridoret më të rëndësishme rrugore të vendit. bw

EMRAT- Nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu te ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni, SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale

SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion.

Të pandehurit janë:

  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
  2. Mario Çela
  3. Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
  4. Xhino Roka
  5. Marsel Roka
  6. Prekë Kodra
  7. Ledio Zabeli
  8. Sergej Hasanpapaj
  9. Fuad Verzivolli
  10. Bruno Hazizolli
  11. Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
  12. Artan Hoxha
  13. Pajtime Fetah
  14. Metin Mehja
  15. Skënder Sufaj
  16. Marsel Shega (alias Bujar Shega)
  17. Renato Hasani
  18. Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
  19. Blerina Beqiri
  20. Elton Qyno
  21. Dedan Gjoni

Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.

Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

  1. Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal.

  1. Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë  bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fëti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

  1. Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

  1. Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më  8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

  1. Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

  1. Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

  1. Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

  1. Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

  1. Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.

  1. Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”“Përkrahje e autorit të krimit” dhe  “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.

  1. Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

  1. Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

  1. Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

 “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça)  dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

  1. Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.

  1. Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  1. Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

  1. Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa)i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

  1. Blerina Beqirie hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.

  1. Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:

Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.

  1. Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:

“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 193 i vitit 2023. Ky veprim procedurial është kryer për të vijuar hetimet për vepra të tjera penale.

Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

bw

Rrëshqitje dherash dhe fundosje e urës! Situatë alarmante, autoritetet marrin vendimin drastik, te “Arrat e Gurrës” ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve

Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës. Gjatë orëve të fundit, rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.

Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut.

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën, duke e kthyer një nga akset më të rëndësishme të vendit në një pikë kritike infrastrukturore. bw

“Trokisni në çdo derë e lagje” Berisha njofton protestën e radhës, zbardhet mesazhi për strukturat

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën se kur do të mbahet protesta e radhës e opozitës.

Në mesazhin dërguar strukturave të PD, të siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, theksohet se duhet të nisë puna për organizimin e tubimit të ardhshëm, që do të mbahet më 28 shkurt.

“Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.
Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!”,
thuhet në mesazh.

Mesazhi:

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!
Të dashur miq,
Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.
Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.
Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.
Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!
Përshëndetje të përzemërta.
Fitore!
Miqësisht,
Sali Berisha
Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen

 


Send this to a friend