VOAL

VOAL

I kërkuar nga SPAK, Ergys Agasi udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit, shefes së SHISH-it

TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka rikthyer videon e publikuar prej tij më 12 qershor, ku pretendon se Ergys Agasi, në atë kohë në kërkim nga drejtësia, udhëtonte me makinën tip Audi A8 të zi që i përkiste drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Në një reagim të tij, Llangozi thotë se videon e kishte publikuar më herët dhe kishte denoncuar publikisht lëvizjen e Agasit me automjetin që ai e lidh me Hysenin, por pretendon se në atë kohë nuk ishte besuar.

Avokati rikthen gjithashtu një pretendim të mëparshëm të tij për një marrëdhënie intime mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, duke thënë se edhe ky pretendim ishte pritur me mosbesim.

Reagimi i Llangozi vjen pasi Vlora Hyseni është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra.  Në postimin e tij, avokati ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si Ergys Agasi në kërkim mund të lëvizte me një automjet që ai pretendon se i përkiste drejtueses së SHISH.

Postimi i Plotë:

Më 12 qershor publikova videon e Ergys Agasit në kërkim duke udhëtuar me makinën e drejtoreshës së SHISH, askush nuk më besoi. Më 12 qershor publikova këtë video dhe denoncova publikisht se Ergys Agasi, megjithëse ishte në kërkim me vendim gjykate, udhëtonte me Audi A8 të zi të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Askush nuk më besoi. Ishte shumë e rëndë për t’u pranuar, një njeri në kërkim nga drejtësia lëvizte me makinën e drejtueses së shërbimit sekret shqiptar.

Më herët kisha bërë publik edhe pretendimin se mes Agasit dhe Hysenit ekzistonte një marrëdhënie intime. Edhe kjo u prit me mosbesim. Sot Vlora Hyseni është nën masë sigurie dhe e pezulluar nga detyra, ndërsa sipas raportimeve publike hetohen dyshime se informacione shtetërore i janë përcjellë pikërisht Ergys Agasit. Prandaj sot rikthej videon e 12 qershorit. Atëherë shumëkush zgjodhi të mos besonte atë që po denoncoja. Sot kjo video kërkon një shpjegim shumë më serioz, si mund të ishte Ergys Agasi në kërkim nga shteti dhe njëkohësisht të lëvizte me makinën e drejtueses së SHISH?

 

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK! Momenti kur del nga Prokuroria

Ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij ditën e sotme me vendim të GJKKO.

SPAK ushtroi kontrolle në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen AKSHI-t. Kontrolle u ushtruan edhe në banesën e Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH, ndaj së cilës GJKKO vendosi pezullim nga detyra dhe masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë ndaj saj deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Kujtojmë që më herët, në kuadër të kësaj dosjeje të bujshme, është bënë në pranga Ergys Agasi, i arrestuar në Durrës. I përfshirë është gjithashtu edhe Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë, ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe disa persona të tjerë të akuzuar. Panorama

Hill flet për pasojat nëse Kosova kërkon të zhbëjë Gjykatën Speciale të Hagës – duke iu referuar Apelit

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dënimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. Hill gjatë fjalës së tij komentoi edhe lidhur me kërkesën e qytetarëve për zhbëjen e Gjykatës Speciale të Hagës. Ai theksoi se lidhur me këtë temë nuk është në pozitë për të komentuar po shtoi se do të apelohet vendimi.

 “Nuk jam në pozitë për të komentuar këtë iniciativë apo iniciativa të tjera. E kuptoj që njerëzit ndjen mllef, janë të zemëruar, janë shumë të shqetësuar. E kuptoj, por unë shpresoj që së shpejti do të kemi përpjekjet që të apelojmë këtë vendim. Edhe njëherë nuk e di si janë procedurat, por unë dua ta bëj të qartë. Nuk po flas nga gjykata dhe për gjykatën. Nuk mund të flas vetëm në emrin tim dhe dëshmia ime ishte dëshmia më e mirë që mund të ofrohej duke thënë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës”, tha ai.

Sa i përket kontekstit gjeopolitik dhe të ardhmes së rajonit, ish-diplomati amerikan theksoi nevojën për fokusim te normalizimi i marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm strategjikë.

“Unë mendoj se ne jemi këtu ku jemi dhe për sa i përket politikës dhe gjeopolitikës, nëse dëshironi të flas në këtë mënyrë gjeopolitikën e Ballkanit, duhet të kemi përpjekje që të ecim përpara duke u mbështetur në punën që kanë bërë ndërmjetësues të ndryshëm gjatë këtyre viteve të fundit dhe ai është normalizimi i marrëdhënieve dhe duhet të ecim përpara.

Serbia dhe Kosova gjithmonë do të gjenden në situata të atilla ku nga ana strategjike apo gjeopolitike nuk duhet të jenë larg njëra-tjetrës. Prandaj duhet të jenë një mënyrë që të ecin përpara, në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë për popullin e tyre.

Sigurisht që është e vështirë për të thënë diçka të tillë dhe kuptoj që procedurat gjyqësore janë shumë zhgënjyese për njerëzit dhe unë e kuptoj shumë mirë këtë gjë. Por mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë dhe duhet të konsiderojnë cilat janë hapat e radhës dhe duhet të përpiqen që të ecin përpara në mënyrën që do të jetë mendim për të gjithë”, tha ai./newsalbania

Operacioni i SPAK për hetimet e AKSHI-t, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të policisë

Zbulohet një nga emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Fatjon Kallucin, shef tek laboratori shkencor i policisë.

Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.

Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK

Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u pezullua nga detyra, u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror në mars të vitit 2023. Kryeministri Edi Rama njoftoi më 17 mars 2023 se i kishte propozuar presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për postin e drejtueses së SHISH.

“I paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”, shkruante në atë kohë kryeministri, duke shprehur vlerësime për figurën e saj.

Para se të emërohej në krye të SHISH, ajo punoi për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku fillimisht kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Në mesin e vitit 2021, ajo u shkarkua nga detyra nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti për arsye që nuk bëhen të ditura publikisht.

MASA E SPAK
Gazetarja Klodiana Lala raportoi ekskluzivisht për BalkanWeb se Hysen akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara nga SPAK në banesën e saj, Hyseni nuk u gjet. BalkanWeb mëson se Vlora Hyseni ndodhet në Baku të Azerbaxhanit, një një konferencë me 82 shefash shërbimesh Informative nga mbarë bota. Në një kohë kur GJKKO lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cënuar sigurua kombëtare?!

“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se SPAK mëngjesin e sotëm nisi një aksion blic, ndërsa ushtroi kontrolle në disa zyra dhe banesa të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre ish-kreun e policisë Ilir Proda. Pas hekurave kanë rënë disa punonjës policie.

GJKKO caktoi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, kontrolle në banesën e Ilir Prodës- Tabaku: Bie fasada, del sistemi! Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson këtë zhvillim si dëshmi të kalbëzimit të shtetit nga brenda dhe kërkon që Presidenti i Republikës të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Deputetja thekson se këto raportime vijnë vetëm një ditë pas asaj që ajo e quan “spektakli propagandistik” i ministrit të Brendshëm. Sipas saj, dyshimet që prekin drejtuesit e institucioneve të sigurisë kërkojnë përgjigje të menjëhershme mbi funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e informacionit shtetëror.

Tabaku ia ngarkon përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai ka zgjedhur dhe promovuar drejtuesit e këtyre institucioneve. “Bie fasada. Del sistemi”, shkruhet në imazhin që shoqëron reagimin e saj.

Sipas deputetes demokrate, çdo zhvillim i ri zbulon më tej lidhjet mes pushtetit, korrupsionit dhe interesave kriminale. Ajo kërkon që drejtësia të vijojë punën pa pengesa dhe pa mbrojtje politike për personat nën hetim.

Në përfundim, Tabaku bën thirrje për largimin e qeverisë, duke e konsideruar ndryshimin politik të domosdoshëm për shkëputjen nga një sistem që, sipas saj, varfëron shqiptarët dhe pasuron një pakicë të lidhur me pushtetin. bw

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë bashkojnë forcat kundër krimit të organizuar ndërkufitar: Mbështesim njëri-tjetrin

Për herë të parë mblidhen në Tiranë 235 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë në një konferencë të FBI-së.

Fokus i diskutimeve mes tyre dhe autoriteteve shqiptare ishte forcimi i bashkëpunimit, strategjive dhe rritja e kapaciteteve për të luftuar aktivitetin e grupeve kriminale. Për Jim Gallagher, presidentin e FBI National Academy Associates, një botë, e cila po rritet shpejt, të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të rritur luftën ndaj krimit ndërkufitar.

“Është një përfitim shumë i madh për të dyja palët.  Ne do të shërbejmë dhe do të mbështesim njëri-tjetrin dhe kjo prezencë e dëshmon këtë, sa më e madhe bëhet bota, aq më i madh bëhet dhe krimi. Duhet të jemi të lidhur së bashku, në mënyrë që të luftojmë krimin ndërkufitar”.

Për Kreun  e SPAK Klodian Braho bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare.

“Në Shqipëri kemi bërë përparim në goditjen e krimit të organizuar, kemi fituar njohuri sesi fshehin dhe lëvizin përfitimet grupet kriminale. Për SPAK bashkëpunimi përfshin edhe përgjegjësinë. Një informacion që gjejmë në Shqipëri mund të ndihmojë një hetim në vendin tuaj. Falenderoj FBI dhe partnerët ndërkombëtar për ekspertizën që ndajnë me ne”.

Kjo konferencë është e 42-ta e Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, ku midis 235 pjesëmarrësve, ka përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe më gjerë./oranews.al

—

Drejtues dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa po marrin pjesë në takimin e 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA) që po  zhvillohet nga data 19-23 shtator në Tiranë.

Në takim marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare si drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë dhe nga SHBA-ja pritet të marrë pjesë Spencer Horn, zëvendësndihmës drejtori i FBI-së dhe me atasheun i FBI-së, Brenda Collins.

Sipas agjendës së takimit te siguruar nga Euronews Albania, në program janë përfshirë tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet.

FBI “zbarkon” në Tiranë, gazetari zbulon detaje: Janë sjellë dosje nga Uashingtoni

Për herë të parë, 235 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë u mblodhën në Tiranë në kuadër të një konference të FBI-së.

Gazetari Lavdrim Lita, duke folur në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, bëri me dije se në kuadër të takimeve janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni, të cilat, sipas tij, janë depozituar në Prokurorinë e Posaçme.

Lita tha se bëhet fjalë për materiale që lidhen me aktivitetin e grupeve shqiptare të trafikut të drogës në Amerikën Latine, të cilat sipas tij kanë rol në koordinimin e trafikut të kokainës drejt Evropës.

“FBI është prezentë në Shqipëri prej disa vitesh, për të luftuar narko-trafikun, që sjell në Shqipëri miliarda euro dhe ka tronditur dhe sëmurur ekonominë shqiptare. Sot është një ditë e mbarë. Janë diskutuar disa gjëra. Mendoj që janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni. Dosje që kanë lidhje me narko-trafikantët shqiptarë në Amerikën Latinë, të cilët janë kordinatorët më të mëdhenj të trafikut. Dosjet janë depozituar në SPAK, sepse kjo ka qenë një kërkesë e Dumanit dhe Brahos, kur kanë zhvilluar takime në Amerikën Latine, sidomos në Buonos Aires, Bogota, dhe vende të tjera, ku janë këto krerët e grupeve shqiptare, që transferojnë në Europë, qindra tonelata çdo vit, të kokainës, dhe kjo helmon gjysmën e Europës më drogë dhe është problematikë shumë e madhe”, tha gazetari Lita./pamfleti

SPAK veproi ndaj Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, operacioni në kuadër të dosjes “AKSHI”! Të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të marte, 22 shtator, ku ka ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe ka lëshuar masë sigurie ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se operacioni lidhet me hetimet që po kryhyen në kuadër të dosjes “AKSHI”, që më herët ka çuar në pranga disa persona të tjerë, mes tyre ish drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri (i arrestuar në Francë), dhe të tjerë.

Gazetarja Lal bën me dije se janë lëshuar urdhër arreste të firmosura nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti. Ajo bën me dije se të përfshirë janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe pritet të shihet nëse janë ushtruar kontrolle apo është lëshuar masë sigurie ndaj tyre.

“Burimet konfirmojnë se aksioni i nisur ka përfshirë edhe një sërë zyrtarësh të lartë, por duke qenë se operacioni është duke vijuar por shumë nga masat nuk janë ekzekutuar dhe kontrollet nuk kanë përfunduar. Urdhër arrestet janë firmosur nga Prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.”, tha gazetarja.

Lala thotë se SPAK ka të dhëna që e implikojë Prodën dhe Hysenin në aferën AKSHI. Hyseni nuk është njohur ende me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” sepse ndodhet jashtë shtetit, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra. Panorama

Vlora Hyseni po hetohet për skandalin e AKSHI-t

SPAK lëshoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, e cila në një lidhje telefonike për News24 raportoi se kjo është një ngjarje e paprecedentë për historinë e Shqipërisë.

Në një kohë kur SPAK lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cënuar sigurua kombëtare?!

 

“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala. Sakaq, aksioni blic nisi në orën 7:30, ndërsa operacioni vijon ende, ku aktualisht po ushtrohen kontrolle.bw

Ahmetaj: Rama ka idhull El Chapo-n! Përdor moton e tij, “një m** të madh do e mbulojmë me një tjetër më të madh”! Përgjimet? Vajtim, tregojnë se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar përgjimet e publikuara së fundmi nga vetë ai, duke i cilësuar ato si një çështje për të cilën nuk ka vend për kënaqësi, por vetëm për “trishtim” dhe “vajtim”.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj tha se përgjimet tregojnë mënyrën se si funksionon shteti dhe se institucionet punojnë për persona të përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama, që ai e quan “kreu i organizatës”.

Më tej, duke folur për Ramën, Ahmetaj deklaroi se “kreu i organizatës” ka si idhull “El Chapo-n” dhe iu referua një prej shprehjeve që i atribuohet atij.

“Kreu i organizatës ka idhull El Chapon dhe ka moto El Chapos është ‘një, më falni shqiptarë, motra vëllezër, nëna, baballarë. Motoja është: një mut të madh do ta mbulojmë me një mut më të madh akoma’. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen”, deklaroi Ahmetaj.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Të bëj dhe një pyetje të fundit Zoti Ahmetaj. Përgjimet që ne publikuam ose përgjimet që ju denoncuat, në një farë forme duket që kanë acaruar më shumë se çdo intervistë atë që ju konsideroni kreu i organizatës. Në fakt, janë përgjime ku bie shteti. A jeni i kënaqur me reagimin e opinionit dhe të faktorëve politikë pas atyre përgjimeve? Pra, a është ajo çfarë ju prisnit?

Arben Ahmetaj: Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës, se si është bërë kapja e shtetit. Ore, një pyetje për qytetarët dhe për Bankën Botërore. Duhet ta mbani mend disa nga ju janë shumë të rinj, po ti zoti Peka je gati mosha ime pak më i ri. Ore, në 2004-ën, për 1 të 1 miliontën e kësaj Banka Botërore shkruajti në raport kapje shteti. Për 1 të 1 miliontën e saj, dhe doli e tij bashkë me Saliun dhe Lul Bashën dhe thoshin që Ramës pas, Fatos Nano ka kapur shtetin.

Çim Peka: Lul Basha ishte në Holandë në atë kohë po nejse. Ishin, kishte ardh me atë tjetrin e vet që, e kam thënë që atëherë e këta kanë gjetë varmiksin. Edhe e gjetën, po s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kjo fare.

Arben Ahmetaj: Për s’ka nuk, nuk ka rëndësi, nuk ka vend për kënaqësi, është trishtim. Është për të qarë. Reagimi, reagimi, reagimi i popullit, i institucioneve, i brenda PS-së ka shumë vlerë. Por, kur ti më thua mua kreu i organizatës, ore ju se njihni kreun e organizatës atëherë. Unë do t’ju kërkoj shqiptarëve të falur për këtë frazë që përdor, t’ju kërkoj ndjesë pafund.

Ore, kreu i organizatës ka idhull El Chapon dhe ka moto El Chapos është ‘një, më falni shqiptarë, motra vëllezër, nëna, baballarë. Motoja është: një mut të madh do ta mbulojmë me një mut më të madh akoma’. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen. Kështu që është mërzitur s’është mërzitur kreu i organizatës, unë nuk përdor dot atë shprehjen kushtetuese të ca segmenteve të drejtësisë, qoftë hetimi, qoftë gjykimi. Nuk më rruhet, jo, jo. Nuk dua ta di. Unë kam punë me popullin, kam punë me protestën, kam punë me familjen time.

Se po të kisha punë me të tjerët, do t’i referohesha dhe opozitës që merret me pagat e magjistratëve. Po pse, objekti, objekti i punës së opozitës janë pagat e magjistratëve zoti Peka? Le të merret ministri i financave. Ka të drejtë, s’ka të drejtë, është histori tjetër komplet. U fut kaq një opozitë e tërë aty në kurth, mbas pagave të magjistratëve. O zot i madh. Ja e fituat atë betejë të zëmë se. Çfarë ndryshoi në demokracinë e Shqipërisë?

Çoje çikë kreun e organizatës dhe ministrin e financave tani të shohim për shpërdorim detyre. Muhabet koti mo. Pra, edhe një herë, ka rënë shteti, zoti Peka, është trishtim i madh.

Ore, një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë 21 janarin. Atëherë, me të ndjerin edhe me ish-ministrin e asaj kohe, edhe ish-presidentin. Kështu që mos më thuaj mua a ke ndonjë kënaqësi. Kam vetëm trishtim, për atë që i ndodh vendit tim, që i është bashkuar tani me të njëjtën, me të njëjtën dhimbje, familjes. Të gjithë vuajtjes së familjes time. Shqipëria vuan edhe më shumë se familja ime sot.

“Nuk shitet Shqipëria” Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe

Protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit, te Rruga e Barrikadave.

Ndër të tjera, ka pasur thirrje dhe kundër ngritjes së Konsullatës Serbe në Shkodër.

“Në Shkodër nuk duam konsullatë”, ishte thirrja në kor e qytetarëve.

Kujtojmë se Serbia ka ngritur konsullatë serbe në Shkodër. Ky veprim vjen, edhe pse minoriteti serb në qytet është i paktë.

Ky lajm solli dhe reagimin e qytetarëve shkodranë, që janë çuar në protesta. Ata thanë se nuk mund të krahasohen dot 54 serbë që janë në Shkodër me 61 mijë shqiptarë, që ndodhen në Luginën e Preshevës.

Të revoltuar, ata e kanë cilësuar konsullatën serbe në Shkodër si një goditje të rëndë dhe një shkelm mbi gjakun e mijërave shqiptarëve të derdhur për lirinë e Kosovës, duke paralajmëruar se kundërshtimi i kësaj nisme do të vijojë. gsh

“Poshtë qeveria!”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë: Ministri e Vdekjes!

Protestuesit vijuan marshimin në Tiranë në kuadër të protestës së 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Gjatë marshimit, qytetarët janë ndalur te Ministria e Shëndetësisë, ku kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe drejtuesve të institucionit.

“Poshtë qeveria!”, kanë brohoritur protestuesit, ndërsa në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë është dëgjuar edhe thirrja “Ministri e Vdekjes!” Panorama

“Më 8 tetor protestë kombëtare! T’ua themi qartë ‘Territorialja nuk kalon’” Aktivisti: Të bllokojmë institucionet!

Një aktivist, gjatë protestës, ka bërë thirrje për zhvillimin e një proteste kombëtare më 8 tetor, duke kërkuar kundërshtimin e Reformës Territoriale.

Duke folur për situatën në vend, ai solli si shembull mungesën e ujit të pijshëm në Berat, ndërsa ngriti shqetësime edhe për pensionistët dhe vështirësitë ekonomike.

Ai bëri thirrje për mobilizimin e studentëve dhe qytetarëve, duke kritikuar gjendjen e arsimit dhe shëndetësisë. Më tej, ai bëri thirrje për bllokimin e institucioneve dhe për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar më 8 tetor.

“Berati nuk kishte ujë. Do të shkojmë në Europë pa ujë të pijshëm. Kur pensionistët nuk blejnë dot ushqimet dhe ilaçet.
A duhet të heshtim apo reagojmë, Duhen aktivizuar studentët dhe të gjithë qytetarët, të largojmë këtë horra. Në 2026 akoma kërkojmë ujë të pijshëm, rroga pensione. Shkatërroi arsimin dhe shëndetësinë.
Na flet për Paketën e Maleve kur këtu nuk ka më njerëz.
Të bllokojmë institucionet të largojmë horrat. Qytetarët të kuptojmë se 8 tetori është dita midis Shqipërisë së Lirë dhe diktaturës.
Të bëjmë protestë kombëtare e t’u themi se Reforma Territoriale nuk kalon”, tha ai. bw

Protesta e 112 në Tiranë, protestuesit kërkojnë ndryshim të Kodit Zgjedhor: Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar

Mbrëmë u zhvillua protesta e 112-të radhazi në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Si zakonisht, qytetarët janë mbledhur më parë në Sheshin Skënderbej, me pankarta në duar, të cilat shprehin qartë arsyet e protestës së tyre dhe kërkesat e panegociueshme që kanë.

Mes shumë kërkesave të drejta që kanë, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë.

“Duam proporcional kombëtar që lojtarët t’i zgjedhë ky popull sot, se me ekipin e trajnerit të korruptuar SPAK-u po e mbush burgun plot”,- thuhet në një pankartë.

“Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar”,- shkruhej në një tjetër. Panorama

Shkrirja e 15 bashkive, thirret protestë masive para Parlamentit më 8 tetor! Protestuesi: Mos të lejojmë deputetët të votojnë kundër vullnetit të popullit

Aktivisti Mirjan Aliaj u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mblidhen për protestë masive para Parlamentit më 8 tetor, kur mazhoranca socialiste pritet të votojë hartën e re territoriale, e cila parashikohet të ketë 46 bashki, nga 61 që ekzistojnë aktualisht.

Në protestën e 112-të para Kryeministrisë, protestuesi u bëri thirrje veçanërisht banorëve të bashkive që do të shkrihen nga reforma territoriale, që me anë të protestës para Parlamentit, mos të lejojnë deputetët të votojnë kundër vullnetit të popullit.

“I bëj thirrje çdo shqiptari që është në këtë bulevard dhe çdo shqiptari që ndjek, por nuk është këtu, në datën 8 tetor, nëse plani i qeverisë nuk do të ndryshojë, do të mblidhemi para Kuvendit të Republikës që mos ta lejojmë qeverinë e Edi Ramës që t’i shkrijë bashkitë. I bëjmë thirrje banorëve nga bashkitë që preken nga harta e re territoriale të jenë në Kuvendin e Republikës dhe mos t’i lejojnë këta deputetë që votojnë kundër vullnetit popullor të ndryshojnë hartën administrative të Shqipërisë”,- tha Alikaj. gsh

“Rezistenca vazhdon. Askush nuk e shuan dot protestën”, aktivistja Luçiana Kokaj në revoltën kundër Ramës: Në shesh të gjithë ata që duan Shqipërinë e vërtetë

Aktivistja Luçiana Kokaj mbajti fjalën e saj të zakonshme, në ditën e 112-të të protestës para godinës së kryeministrisë.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht, deri në largimin e regjimit.

“Sot vijon rezistenca e shqiptarëvem e atyre që duan Shqipëri të lirë. Pavarësisht propagandës së qeverisë dhe tendecës për ta shuar protestën, nuk ia kanë dalë. Unë sonte si banore e Rrjollit kam një mesazh për oligarkun. Kur të promovosh resortin, tregohu i sinqertë me agjentët imobilarë dhe mos iu thuaj që e ke zgjidhur problemin me pronarët. Thuaji të vërtetën që ju jeni në gjykatë me pronarët, që çështja po trajtohet në gjykata të Shkodrës dhe Tiranës. Për të gjithë shqiptarët që duan të investojnë, bëni kujdes ku hidhni paratë. Banorët e Rrjollit nuk kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre. Aty nëse do zhvillohet, do duhet të zhvillohet duke u respektuar natyra”, tha ajo. gsh

“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…” Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit

Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një rrëfimi që, sipas tij, nisi nga një bisedë e zhvilluar në një nga tavolinat e hotel “Rogner” në Tiranë.

Valteri tregon një episod ku një personazh i njohur i biznesit e ka përshkruar një ministre me shprehjen “ministrja që ha burra”, duke e shndërruar më pas këtë metaforë në një kritikë më të gjerë ndaj mënyrës se si, sipas tij, pushteti përqendrohet dhe shtrihet mbi njerëzit, institucionet dhe biznesin.

Valteri nënkupton se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, që sipas tij “është kthyer në një kuçedër që ha pushtetin dhe njerëzit”.

“Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë”, konkludon Valteri.

Postimi i Halit Valterit

Isha ulur dje në një nga ato tavolinat e Rognerit ku kafeja e mëngjesit shoqërohet shpesh me biseda pune, telefonata, takime dhe histori që zakonisht nuk dalin nga tavolina. Atmosfera ishte e qetë, kafeja sapo ishte servirur dhe biseda kishte nisur si një takim i zakonshëm pune. Po flisnim për punë, njerëz, projekte dhe atë botë të ndërlikuar ku biznesi dhe politika takohen shpesh, herë hapur e herë nën zë. Pas bisedës me personin që më kishte ftuar, në tavolinë u bashkua edhe një personazh i njohur i kryeqytetit, nga bota e biznesit. Në fillim biseda vazhdoi normalisht, me ato batutat dhe komentet që shoqërojnë zakonisht një kafe mes njerëzish që kanë parë e dëgjuar shumë. Por në një moment, në mes të bisedës, u tha një fjali që nuk e kisha dëgjuar më parë: “Ministrja që ha burra.” E dëgjova, qesha lehtë nga mënyra se si u tha dhe prita që të kalonte si një batutë tavoline. Por nuk kaloi. Përkundrazi, sa më shumë vazhdonte rrëfimi, aq më shumë ajo fjali filloi të merrte një kuptim tjetër. Sepse nuk po flitej thjesht për një person që kishte pushtet, influencë apo karakter të fortë. Po përshkruhej një subjekt që, sipas atij rrëfimi, kishte një oreks që nuk njihte kufij. Një subjekt që nuk hante vetëm burra. Përpinte ministra, drejtorë, zyrtarë, biznesmenë, shoferë, punëtorë, kushdo që i dilte përpara. Dhe aty m’u kujtuan përrallat e fëmijërisë, ato ku kuçedra e zezë del nga errësira dhe nuk pyet kush je, nga vjen apo çfarë ke bërë. Të sheh, të kap dhe të përpin. Vetëm se kuçedra e kësaj historie ishte më moderne. Ajo nuk ushqehej me mish. Ushqehej me pushtet.

Në fillim përpin një njeri, pastaj një tjetër, më pas një drejtore, një zyrtar, një biznesmen. Dikë e afron, dikë e bën të varur, dikë e vendos në një pozicion, dikujt i hap një derë, dikujt tjetër ia mbyll. Një telefonatë, një firmë, një emërim, një kontratë, një favor, një heshtje. Dhe me çdo kafshatë, kuçedra rritet. Në një moment nuk është më e nevojshme të përpi njerëzit. Mjafton t’i ketë nën kontroll. Sepse forma më e sofistikuar e pushtetit nuk është të të hajë. Është të të bëjë të besosh se nuk mund të jetosh pa të.

Por një kuçedër me një oreks të tillë nuk mund të ndalet te njerëzit. Pas njerëzve vijnë institucionet, drejtori, zyrat, procedurat dhe vendimmarrja. Dhe aty metafora bëhet më serioze. Sepse kur pushteti fillon të përpijë institucionet, nuk kemi më thjesht një histori për njerëz të fuqishëm. Kemi një problem me vetë shtetin. Institucioni që duhet t’i shërbejë qytetarit shndërrohet në një vegël të pushtetit. Procedura që duhet të jetë e njëjtë për të gjithë fillon të ketë përjashtime. Ligji fillon të duket i madh për të dobëtin dhe i vogël për të fortin. Dhe kështu, kafshatë pas kafshate, kuçedra nuk përpin më individë. Përpin barazinë përpara shtetit.

Pastaj vjen pasuria. Apartamente, vila, makina, jahte, prona dhe para. Euro, paund, franga, lekë. Për një oreks të tillë, monedha nuk ka rëndësi. Rëndësi ka mundësia për të marrë. Sepse kur pushteti kthehet në instrument pasurimi, kufiri mes asaj që është publike dhe asaj që është private fillon të mjegullohet. Një vendim publik mund të shihet si mundësi private, një post si kapital, një institucion si territor, një marrëdhënie si investim dhe një privilegj si të drejtë.

Dhe atëherë kuçedra fillon të rritet me shpejtësi. Sepse kuçedra nuk ngopet. Kur merr një zyrë, kërkon një tjetër. Kur kontrollon një institucion, kërkon një tjetër. Kur ka një biznes pranë pushtetit, kërkon një tjetër. Kur ka një pronë, kërkon të dytën. Kur ka një milion, kërkon të dytin. Dhe kur ka njerëz që i binden, kërkon edhe ata që ende nuk i binden. Ky është paradoksi i pushtetit pa kufij: nuk ka nevojë të jetë gjithmonë i uritur; mjafton të mos dijë të ngopet.

Kuçedra e përrallave ka shtatë koka. Kuçedra moderne mund të ketë shumë më tepër. Një kokë për pushtetin, një për paratë, një për ndikimin, një për institucionet, një për biznesin, një për njerëzit dhe një tjetër për heshtjen. Sepse pa heshtjen, kuçedra do ta kishte shumë më të vështirë të jetonte. Ajo ka nevojë për errësirën, ka nevojë për frikën, ka nevojë për njerëz që shohin dhe heshtin, për njerëz që dinë dhe bëjnë sikur nuk dinë, për njerëz që thonë: “Kështu është politika.”

Por nuk duhet të jetë kështu. Sepse politika nuk është një tavolinë ku disa hanë dhe të tjerët presin radhën. Shteti nuk është pronë e atij që ka më shumë pushtet. Institucionet nuk janë zgjatime të interesave personale dhe qytetari nuk është ushqim për oreksin e askujt.

Në përrallat e vjetra, kuçedra në fund përballej me heroin. Në jetën reale nuk ka gjithmonë një hero që vjen në momentin e fundit me shpatë në dorë. Ka ligje, ka institucione, ka media, ka drejtësi, ka qytetarë dhe ka njerëz që duhet të flasin. Dhe mbi të gjitha, ka dritë. Sepse kuçedra mund të jetë e fuqishme në errësirë, por drita e bën të dukshme.

Prandaj pyetja që duhet të bëjmë nuk është vetëm sa ka përpirë kjo kuçedër. Pyetja e vërtetë është sa do ta lejojmë të përpijë. Sepse në momentin kur pushteti fillon të përpi njerëzit, pasurinë, institucionet dhe në fund vetë shtetin, nuk kemi më thjesht një histori për një “ministre që ha burra”. Kemi historinë e një shoqërie që duhet të vendosë se ku e vendos kufirin. Dhe kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë. bw

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit mbrëmë në Tiranë: Ju erdhi fundi!

Pas përfundimit të fjalimeve, protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me marshim në Tiranë.

Qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër Ramës dhe qeverisë. “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK” janë disa nga sloganet e protestuesve.

Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën e tyre në kryeqytet. Protestuesit shprehen se protesta nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Marshimi vijon në rrugët e Tiranës pas përfundimit të fjalimeve në protestën e 111-të. gsh

“Arrestoni Ramën!”- Qytetarët mbyllën protestën e 111 poshtë zyrës së kryeministrit: Jep dorëheqjen!

Përfundoi protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët e kanë mbyllur marshimin sërish poshtë zyrës së kryeministrit.

Pas marshimit në disa prej akseve të Tiranës, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku zhvillohet çdo ditë protesta e tyre.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë parakaluar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në zonën e ish-Bllokut dhe në ish-Sheshin “Wilson”, përpara se të vijonin drejt bulevardit dhe Kryeministrisë.

Në përfundim të marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

“Arrestoni Ramën!” dhe “Jep dorëheqjen!”, kanë brohoritur qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit. gsh

Vetëm 3 javësh po lufton për jetën në intubim – Familja Vladaj nga Shkodra kërkon ndihmën e shqiptarëve për dërgimin e Lukasit të vogël jashtë vendit

Sado që ardhja në jetë e një fëmije përbën gëzimin më të madh për çdo familje, për familjen Vladaj nga Shkodra fati rezervoi një sprovë tejet të rëndë.

Lukasi i vogël, vetëm tri javësh, po lufton për jetën i intubuar në një spital të Tiranës për shkak të një patologjie të rëndë në mushkëri të pësuar që në momentet e para të lindjes. Për shkak të gjendjes kritike shëndetësore, prindërit nuk kanë mundur ta mbajnë asnjëherë në krahë apo ta përqafojnë foshnjën e tyre siç kishin ëndërruar, ndërsa vëllezërit e tij që e prisnin me padurim në shtëpi sot presin me ankth çdo lajm nga mjekët.

Screenshot
Screenshot

Mjekët vlerësojnë se e vetmja shpresë për shpëtimin e Lukasit lidhet me dërgimin e tij urgjent për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë. Megjithatë, kostoja totale e trajtimit dhe e shpenzimeve spitalore arrin në rreth 95 mijë dollarë, një shifër krejtësisht e papërballueshme për familjen. Për më tepër, vetëm transporti i foshnjës kërkon një ambulancë ajrore të pajisur posaçërisht për pacientët në kujdes intensiv, kostoja e së cilës përllogaritet në rreth 30 mijë dollarë, duke e rënduar edhe më tej situatën e familjes Shkodrane.

Për të ndihmuar familjen Vladaj në këtë betejë me kohën, Fondacioni Firdeus ka hapur një fushatë për grumbullimin e fondeve në platformën GoFundMe. Prindërit e Lukasit u drejtohen të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një apel prekës për solidaritet, duke kërkuar që secili të kontribuojë sipas mundësive për t’i dhënë foshnjës mundësinë të marrë mjekimin e nevojshëm dhe t’i rikthehet përkëdheljeve të familjes së tij. bw

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!” Vijon protesta pranë Kuvendit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

TIRANA- Protesta para Kuvendit po vijon, ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Policia ka rrethuar zonën me gardh metalik, ndërsa jashtë tyre ka një numër të konsiderueshëm protestuesish.

“Ju erdhi fundi”, “Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”, “Nuk na përfaqësoni” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, këto janë disa nga thirrjet me të përsërituar nga ana e tyre. Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje ndaj efektivëve të policisë që t’i bashkohen kauzës së tyre./Dosja.al

Protestuesi i përgjigjet Ramës: Marre të qoftë, ushtrove presion në Kosovë për ngritjen e Gjykatës Speciale

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar reagime edhe gjatë protestës së zhvilluar në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Një prej qytetarëve duke folur në ditën e 109 radhazi të protestës, ka kritikuar Edi Ramën për qëndrimet e tij lidhur me vendimin e Hagës, duke e akuzuar atë se ka ushtruar presion në Kosovë për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai vijoi me kritikat ndaj Ramës, duke thënë: ‘Marre i qoftë tij që ushtroi presion në Kosovë që të formohet Gjykata Speciale.’

Protestuesi e akuzoi gjithashtu Ramën dhe Partinë Socialiste për qëndrime që, sipas tij, kanë cenuar interesat kombëtare, duke përmendur edhe çështjen e njohjes së gjenocidit serb.

‘E kam thënë edhe herë tjetër, jam shumë krenar që protestoj këtu përkrah burrave që kanë luftuar në UÇK.

Protestoj këtu kundër robit që sot tha ‘marre’. Se ky popull nuk ka vuajtur ndonjëherë nga mungesa e trimërisë apo nga mungesa e fisnikërisë. Po ka vuajtur nga tradhtia e shitjes dhe e tradhtisë.

Sot ky thotë ‘marre’.

Marre i qoftë tij që ushtroi presion në Kosovë që të formohet Gjykata Speciale.

Sot ky thotë ‘marre’. Marre i qoftë tij dhe PS-së që votuan kundër njohjes së gjenocidit serb në parlament.

Ky thotë ‘marre’.

Po marre i qoftë tij që po punon për Ballkanin e Hapur, favorizon Serbinë.

Ky thotë ‘marre’.

Po marre i qoftë tij që po hap konsullatën serbe në Shkodër.

Ky thotë ‘marre’. Po marre i qoftë tij që e ka denigruar ushtrinë shqiptare. E kam thënë dhe më përpara, ka përdorur helikopterët ushtarakë për të bërë pushime verore, për të lëvizur se përton nga trafiku.

Ka përdorur ministrat e tij helikopterët ushtarakë për të transportuar mermer në vilat që kanë bërë nëpër fshatra. Ka vjedhur miliarda, edhe po dalin dhe do dalin fakte, 30 milionë euro për 5 Toyota të lyera me ngjyrë ushtarake.

Marre i qoftë tij që na ka denigruar, edhe vazhdojmë përdorim armë të Bashkimit Sovjetik. Zoti kryeministër në ikje, ne jemi shqiptarë, ne jemi luftëtarë. Këto shkopinj nën rrota që po na fut ti dhe që do duan vite që të hiqen, ne nuk t’i falim kurrë.

Me këtë që ndodhi sot, që kontribut është tradhtia jote, u ke dhënë zë luftënxitësve tanë, u ke dhënë zë armiqve tanë që t’i fillojnë ato konspiracionet e tyre.

Ne s’ta falim kurrë.

Ne kemi për të të shporrur.

Marre të qoftë ty dhe Zoti e shpërbleftë UÇK-në. Lavdi UÇK-ja!’, u shpreh protestuesi në fjalën e tij. sn

Protestuesit e ndaluar ende në qeli, qytetarët marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë: Arrestoni Ramën, lironi çunat! Nuk jeni vetëm

Edhe mbrëmë, në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë vijuar marshimin nëpër Tiranë.

 

Një prej ndalesave të protestuesve ka qenë te Blloku i Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit e arrestuar gjatë ditëve të fundit të protestave.

Nga turma janë dëgjuar thirrje për lirimin e personave të ndaluar, ndërsa qytetarët kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama.

“Lironi çunat, arrestoni Ramën!”, ishte një prej thirrjeve që u dëgjua në kor nga protestuesit.

Po ashtu, qytetarët kanë brohoritur: “Nuk jeni vetëm!” dhe “Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju!”. gsh

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

Qeveria Shqiptare ka pësuar një pengesë serioze juridike në përpjekjen për të marrë kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen e parakohshme të kontratës koncesionare.

Me një urdhër emergjent të datës 16 shtator 2026, arbitri i emëruar në procedurën e administruar nga ICC-ja ka vendosur masë sigurimi duke urdhëruar që Ministria të mos marrë posedimin ose kontrollin operacional të aeroportit, të mos kërkojë dorëzimin e aseteve dhe të mos e zëvendësojë shoqërinë koncesionare VIA me një operator tjetër.

Vendimi ndalon gjithashtu çdo veprim që mund të ndryshojë gjendjen ekzistuese ose të përshkallëzojë më tej mosmarrëveshjen, deri në krijimin e Tribunalit të Arbitrazhit që do ta shqyrtojë çështjen në themel.

Edhe pse në këtë fazë nuk është vendosur përfundimisht mbi vlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës, zbatimi i pasojave të saj më të rëndësishme është bllokuar. Praktikisht, Qeveria nuk mund të marrë aeroportin dhe as t’ia kalojë projektin një operatori tjetër.

Urdhri përbën një zhvillim të rëndësishëm në konfliktin ndërmjet VIA-s dhe Ministrisë dhe ngre pikëpyetje serioze mbi nxitimin me të cilin autoritetet shqiptare tentuan të krijonin një situatë të pakthyeshme përpara shqyrtimit të plotë të mosmarrëveshjes.

Njoftimi i Zgjidhjes së kontratës do të hynte në fuqi ditën e nesërme më 17 shtator 2026, pra 30 ditë pune pas shpalljes së tij nga Ministria e Infrastrukturës me 5 gusht. Por urdhi i Gjykatës së Arbitrazhit në Londër, e ndalon qeverinë të zgjidhë kontratën apo të marrë ndonjë veprim për të shpronësuar konçesionarin deri në shqyrtimin e tij e çështjes në themel.

Kjo e vendos aeroportin e Vlorës përballë një skenari të gjatë vonese, nëse qeveria nuk do të gjejë zgjidhje me koncesionarin aktual, pasi çështja e arbitrazhit mund të marrë vite për të shkuar deri tek vendimi final./ Kapitali

🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹

🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹

Nga 10–14 Shtator, ekipi i Olimpikut Special Shqiptar ishte në Maltë për Europianin e Notit Malta Open 2026, eventin e përvitshëm ndërkombëtar, ku këtë vit Shqipëria morri pjesë për herë të parë, me 4 sportistë.

🏊 Gersi Troka
🥈 50 m stil delfin – vendi i 2-të
7️⃣ 100 m stil i lirë – vendi i 7-të

🏊‍♀️ Iris Hoxha
🥇 100 m stil i lirë – vendi i 1-rë
7️⃣ 50 m stil i lirë – vendi i 7-të

🏊 Joel Gërmënji
🥈 50 m stil i lirë – vendi i 2-të
4️⃣ 25 m stil i lirë – vendi i 4-t

🏊‍♀️ Alisa Boçi
Për arsye shëndetësore, Alisa nuk mundi të marrë pjesë në gara këtë herë. E rëndësishmja është që ajo ishte pjesë e ekipit dhe e këtij rrugëtimi të veçantë në Maltë.

Për Irisin dhe Joelin, kjo ishte edhe gara e parë ndërkombëtare e notit – dhe të dy e nisën këtë eksperiencë me rezultate të shkëlqyera!

Duhet të theksojmë këtu se Iris Hoxha, është atletja e artë e parë vajzë e Special Olympics Albania, në disiplinën e notit.

Joel Gërmënji, ka qënë pjesëmarrës me Special Olympics Albania edhe në të tjera lojra speciale dhe kampionate dimërore, në disiplinën e skive, ku ka fituar medalje argjendi dhe brozi.

Gersi Troka, është e disata herë që merr pjesë në lojra speciale olimpike me Special Olympics Albania, si dhe në kampionate të tjera ndërkombëtare, individualisht me trajnerin e tij Gentian Lama, ku ka fituar disa medalje të vendit të parë, dytë e të tretë, si dhe në Lojrat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023, fitoi medaljen e arit, duke u bërë atleti i parë i artë djalë, i Special Olympics Albania në disiplinën e notit.

Alisa Boçi edhe pse nuk arriti të marrë pjesë në gara, në këtë kampionat për arsye shëndetësore, duhet theksuar se ka qënë pjesëmarrëse në disiplinën e notit, në Lojrat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023.

Në këtë rrugëtim sportistët shoqëroheshin nga trajneri Gentian Lama dhe drejtuesja e Olimpikut Special Shqiptar, Sara Bala Muça.

Mbi të gjitha, kjo pjesëmarrje është një tjetër hap drejt asaj që besojmë çdo ditë: sport për të gjithë.

Pjesëmarrja në këtë event u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet projektit “Programi Kombëtar Sportiv Gjithëpërfshirës”.

🇦🇱 Krenarë për ekipin shqiptar, për përkushtimin, guximin dhe çdo rezultat të arritur!

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët” Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Blloku i Sigurisë: Lironi shqipet! Gjithë Shqipëria është me ju

Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në rrugën Mine Peza ku mbahen disa protestues të ndaluar.

Marshimi ka vijuar me thirrjet “Nuk jeni vetëm”,”Lironi shqipet”, “Gjithë Shqipëria është me ju”, “Skeni pranga per te gjithe”, kanë vijuar qëndresën e tyre të Blloku i sigurisë në mbështetje të protestueve.

Dje u bënë 108 ditë nga revolta kundër qeverisë. Një protestë që vijon prej më shumë se 3 muajsh, ndryshe nga çdo protestë që ka pasur më parë.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Ndërsa nuk i kursejnë akuzat edhe ndaj opozitës. Gjithashtu i bëjnë thirrje edhe SPAK të të arrestojë të korruptuarit. gsh

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset në Shëngjin, vepra 9 metra e lartë

Nisma për vendosjen e shtatores u ndërmorr nga gazetari Marin Mema dhe u mbështet financiarisht nga personalitete, por edhe qytetarë të shumtë.

 

Një shtatore gati nëntë metra e lartë e mbretëreshës ilire Teuta është vendosur në ballkonin panoramik të Shëngjinit, duke i dhënë zonës një vlerë të shtuar historike.

Nisma për vendosjen e shtatores u ndërmorr nga gazetari Marin Mema dhe u mbështet financiarisht nga personalitete, por edhe qytetarë të shumtë.

Kjo është shtatorja e parë e një prijësi ilir që vendoset brenda territorit të Shqipërisë.

“Uroj shumë që ky të jetë vetëm hapi i parë i një sërë monumentesh që duhet, e ripërsëris, duhet të ndërtohen për të rikujtuar trashëgiminë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Nëpërmjet tyre, ne ruajmë dhe përcjellim te brezat e ardhshëm historinë dhe vlerat tona kombëtare”, u shpreh gazetari Marin Mema.

Teuta e mori pushtetin pas vdekjes së bashkëshortit të saj Agronit. Ajo ishte gruaja e dytë e tij si dhe njerka e tutorja e djalit të tij Pinit. Ndonëse sundoi për vetëm tre vite, Teuta vijoi politikat e Agronit duke zgjeruar territoret e fisit ilir të Adrianëve duke sulmuar Peloponezin në Greqinë e sotme. Gjatë fushatave ekspansioniste, ajo morri nën kontroll edhe qytetin e Foinikes, që në atë kohë ishte kryeqendra e Epirit.

Teuta legjitimoi piraterinë në detin Adriatik, e flota e saj ushtarake u shndërrua në terrorin e anijeve tregtare greke dhe romake. Ajo u tradhëtua nga guvernatori i saj Demetër Fari menjëherë pas nisjes së fushatës së romakëve për pushtimin e Ilirisë. Fari i dorëzoi Korkyrën dhe gjithë flotën e anijeve detare të saj te romakët. Korkyra, apo Korfuzi i sotëm, ndodhej nën kontrollin e mbretëreshës Teuta.

Shtatorja e inauguruar dje në Shëngjin është vepër e skulptorit Julian Muçollari.

Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, ka komentuar nga Pogradeci protestat në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin lirshëm nevojat dhe shqetësimet e tyre. Sipas tij, protestat duhet të shërbejnë si një mesazh për qeverinë, e cila duhet të jetë e vëmendshme ndaj asaj që kërkojnë qytetarët. Kramariç ndodhet në Pogradec në kuadër të një projekti të zhvilluar nga Ambasada e Kroacisë në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Shqipërisë. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është prezantimi i përvojës së Kroacisë në hapat përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe përgatitja e brezit të ri për këtë proces.

Ambasadori vlerësoi të rinjtë shqiptarë, duke u shprehur se ata janë të arsimuar dhe të gatshëm të marrin përgjegjësi në ekonomi dhe politikë. Sipas tij, pikërisht gjenerata e re mund t’i japë fund tranzicionit shqiptar. “Qëllimi nuk është të bëjmë rolin e pedagogut, por të shpërndajmë eksperiencën tonë në këtë proces”, tha Kramariç, ndërsa shtoi se Shqipëria ka një mbështetje shumë të lartë për integrimin europian.

I pyetur për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, ambasadori kroat tha se protesta është një e drejtë themelore e qytetarëve. “Protesta është një e drejtë e qytetarëve. Aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë, por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Ky është një mesazh për qeverinë. Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik”, u shpreh ai.

Kramariç theksoi se protestat tregojnë gjithashtu se sa të ndjeshëm janë qytetarët ndaj çështjeve të ndryshme, përfshirë ekologjinë, qeverisjen dhe funksionimin e institucioneve. Sa i përket reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria, ambasadori tha se ato nuk duhet të shihen thjesht si detyrime që vijnë nga Brukseli, por si procese që duhet t’u shërbejnë qytetarëve. “Reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen siç e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend”, tha Kramariç.

Ai nënvizoi se në procese të tilla mund të ketë nevojë për kompromise dhe marrëveshje, ndërsa ligjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe jo selektive. “Ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarëve. Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet”, u shpreh ambasadori, duke shtuar se reformat që ndërmerren në kuadër të procesit të integrimit në BE duhet të jenë në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Kramariç foli edhe për procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai kujtoi se ka qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe se në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës. “Jam njohur me të. Mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Pra duhet të shohim të dyja anët. Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër çështja e Kosovës”, tha ambasadori. Sipas tij, një dënim i Thaçit nuk do të ishte i mirë për imazhin e shtetit të Kosovës, por pavarësisht vendimit, përgjegjësia për të nuk i takon Kosovës si shtet. “Shpresoj që procesi mos ketë qenë politik, por i drejtë”, përfundoi Kramariç. bw

Zbulohen përgjimet e reja të Arben Ahmetajt për Ron Yeffet: Shkoni në Vlorë dhe bëni çfarë të doni! Mos çoni letra zyrtare, merrem unë me Ministrinë e Energjisë! Mos përmendi emrin tim, por thoni që përfaqësoni kompani amerikane

Një tjetër audiopërgjim që lidhet me biznesmenin izraelit Roni Yeffet është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në “SYRI TV”, ku diskutohet për puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën se si do të sigurohej informacioni për to.

Sipas materialit audio, i siguruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe pjesë e një dosjeje prej më shumë se tre orësh përgjimesh të realizuara në janar të vitit 2026, Yeffet zhvillon bisedë me tre shtetas të huaj, mes tyre një ukrainas, një rus dhe një grua e identifikuar si Tatiana, e cila shërben si përkthyese.

Në bisedë, Tatiana propozon që t’i dërgohet një letër zyrtare Ministrisë së Energjisë për të marrë informacion mbi gazin në Vlorë, por Yeffet e kundërshton menjëherë.

 “Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë”, thotë ai.

Ai u kërkon bashkëbiseduesve të shkojnë në Vlorë, të marrin informacion në terren dhe më pas shprehet se me Ministrinë e Energjisë do të merret vetë.

“Mos e përmendni emrin tim në Vlorë”, dëgjohet të thotë Yeffet në audiopërgjim, ndërsa Tatianës i kërkon që të paraqiten si përfaqësuese të një kompanie amerikane.

Pjesë nga përgjimi:

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për Ministrinë e Energjisë, që të arrijmë informacion për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.

Ron Yeffet: Përse? Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për ministrinë.

Tatiana: Dakord. Çështja është thelbësore, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte joeficiente, e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.

Ron Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjisë. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjisë, do të flasim me ta për çdo gjë, por mos e përmendni emrin tim në Vlorë.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Dakord. Ju do të përfaqësoni një kompani amerikane.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Do të kontrolloni, do të pyesni për çdo gjë dhe ata do të bashkëpunojnë. I thashë asaj të vijë të hënën, të qëndrojë këtu. Do të shkoni në ministri një, dy, tre herë.

Tatiana: Mendoj se ajo do të vijë të mërkurën.

Ron Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse ajo nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten, askush nuk punon këtu. Nuk është eficiente, të jemi më eficientë.

Tatiana: Dakord.

Ron Yeffet: Nëse jo të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh dhe ajo duhet të qëndrojë këtu derisa të përfundojmë. Unë dua ta përfundojmë, ju duhet të kuptoni, kam nevojë të filloj. Ne duhet të mbyllim marrëveshje.

Tatiana: Ai po vjen nga Johannesburg. Të hënën do të jetë këtu, nga e marta në mëngjes.

Ron Yeffet: Por ai nuk largohet deri në fundjavë.

Tatiana: Dakord.

“Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik!

Depuetja e pavarur, që braktisi Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar protestën dhe pjesëmarrjen e diasporës, duke deklaruar se e mbështet lëvizjen dhe se ardhja e shqiptarëve nga jashtë vendit po bëhet një realitet politik në vend. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Koçeku tha se diaspora ka qenë frytdhënëse përtej aspektit ekonomik dhe social, ndërsa theksoi se ka qenë e pranishme edhe gjatë ardhjes së saj në Shqipëri.

 

“E kam mbështetur dhe e mbështes protestën. Ardhja e diasporës është një lajm i mirë dhe po bëhet një realitet politik i vendit tonë. Diaspora ka qenë frytdhënëse, përtej anës ekonomike, por edhe anës sociale”, u shpreh ajo. Koçeku tha se nuk e di nëse protestat dhe kërkesat e tyre kanë sjellë reflektim nga ana e kryeministrit Edi Rama apo qeverisë, por shtoi se mungesa e veprimit e bën të dyshojë për një reflektim real. Ajo vlerësoi se kërkesat e aktivistëve kanë qenë të qarta dhe lidhen me fakte dhe kontradikta politike që kanë ndodhur në vend.

Në vijim, ajo kërkoi rishikimin e ligjeve që i konsideroi klienteliste, duke theksuar se për këtë çështje janë shprehur edhe europianët.

“E kam mbështetur dhe e mbështes protestën. Ardhja e diasporës është një lajm i mirë dhe po bëhet një realitet politik i vendit tonë, Diaspora ka qenë frytdhënëse, përtej anës ekonomike, por dhe anës sociale. Kam qenë e pranishme kur erdhi Diaspora. Se di nëse ka reflektuar Rama apo qeveria, por përderisa mungon veprimi, do të dyshoja te ekzistenca e reflektimit në vetvete. Kërkesat e aktivisteve kanë qenë të qarta, në fakte dhe kontradikta politike që kanë ndodhur në vendin tonë. Është vonë, por kërkohet reflektim i thellë, që të nisë me veprimin; rishikimi i ligjeve klienteliste, ato që kanë folur dhe europianët. Ka ndryshim mes reflektimit dhe veprimit. Ajo që është shfaqet me “Besën”, është një retorikë politike, asgjë përtej saj.”, tha ajo.

Ndizet protesta në Tiranë- Qytetarët bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë pranë gjimnazit “Qemal Stafa”

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot Zogun e Zi për disa minuta në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike në vend. Për disa minuta është bllokuar trafiku, ndërkohë që policia raportohet se ka shoqëruar disa protestues. Protesta nisi si fillim te Sheshi Skënderbej, për të vijuar në rrugën Durrësit, deri te Zogu i Zi.

Një prej aktivisteve të kësaj proteste, Bora Mitrovica lëshoi akuza në drejtim të policisë, duke e akuzuar këtë të fundit se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Në një prononcim për mediat ajo tha se policia i kishte shtyrë dhe tërhequr me forcë të gjithë disa prej tyre dhe më pas i shoqëruan. Përplasjet me të fota u regjistruan pranë shkollës “Qemal Stafa’.

“Sot u mblodhëm te Sheshi Skënderbej në orën 7:00 të mëngjesit. Ishim duke ecur n trotuare. Po këndonim himnin, dhe më pas policia ndërhyri. Nisën të merrnin me forcë dhe i vunë duart në fyt disa çunave që ishin pjesë e protestës. Kur kaluam rrugën këtu, shkuan dhe kapën të gjithë djemtë. Këta duan dhunë, ne jemi për qetësi, për paqe.

Donim të bënim një protestë ditën që të shikonin dhe qytetarët, se natën nuk po na përfaqëson më populli. Kjo nuk është drejtësi, kjo është sjellje kriminele nga ana e policisë së Shtetit. Kjo është policia e pushtetit, që mbrojnë dhunën, Ramën, që është frikacak.”, tha Mitrovica. gsh

“Edi Rama, jep dorëheqjen!”- Qytetari: Kjo është java e mosbindjes civile, pushteti s’mund të jetë mbi popullin

Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë ka deklaruar se ardhja e diasporës dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë janë dëshmi se Shqipëria është zgjuar dhe se lëvizja nuk mund të ndalet përmes presionit.

 

“Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është i mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin”, u shpreh ai.

Qytetari iu drejtua edhe efektivëve të Policisë së Shtetit, duke u kërkuar të mos vendosen në mbrojtje të politikës, por të dëgjojnë zërin e protestuesve.

“Policë, ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi”, tha ai.

Protestuesi deklaroi se ndryshimi është pranë, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ndryshimi po vjen. Rama, o legen, jep dorëheqje menjëherë”, përfundoi ai. Panorama

Aktivisti Ilir Xhemalaj tregon skenarët e protestës: Të bllokojmë rrugët dhe të rrethojmë kryeministrinë!

Aktivisti Ilir Xhemalaj thotë se protesta kundër qeverisë do të vazhdojë, ndërsa diaspora do të jetë e pranishme deri në datën 17 shtator.

I ftuar në News24, ai tha se duhet të gjenden forma të reja përshkallëzimi, duke përfshirë bllokimin e rrugëve apo edhe rrethimin e kryeministrisë.

“Sot përsëri kemi diasporën, ata kanë menduar skenarët e tyre, por qëllimi është i njëjti, të rrimë para kryeministrisë, të bllokojmë rrugët, të rrethojmë kryeministrinë. Pra duhet të gjejmë forma të reja përshkallëzimi përkundrejt kësaj qeverie”, tha Xhemalaj.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe të vendosin para përgjegjësisë zyrtarë e korruptuar, pasi provat janë sheshit.

“Ditët e fundit kemi dëgjuar për korrupsionin që ndodh në qeveri. Ajo që ne nuk kuptojmë është pse nuk po veprohet, sepse provat janë sheshit. SPAK duhet ti çojë para përgjegjësisë këta persona që kryejnë këto korrupsione”, tha ai, duke shtuar më tej se “KAYO është një lemeri farë, është një vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve”.

Protesta në ditën e 106, analisti Evarist Beqiri: Rama do mbahet mend si qesharak dhe i rrezikshëm!

Analisti Evarist Beqiri ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së vendit, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një figurë njëkohësisht “qesharake dhe shumë të rrezikshme”.

I ftuar në News24, ai tha se “Rama qeveris me trillet e veta”, duke theksuar se demët që po i shkakton vendin duhet të marrin fund.

Ai i bëri thirrje socialistëve të ndershëm që “të dalin dhe të flasin dhe të mos të nënshtrohen, duke i qëndruar me vesh ulur këtij individi”.

“Sot kemi një njeri që qeveris me trillet e veta, si ngrihet një mëngjes nuk ngrihet mëngjesin tjetër. Është një personazh qesharak dhe shumë i rrezikshëm. Në historinë e Shqipërisë kështu do mbahet mend, qesharak dhe i rrezikshëm dhe po bën dëme. Dëmet që po i bën vendit duhet të marrin fund.  Ndërton kopshte me miliona euro për tekat e veta, kopshtin Eden dhe Tirana dhe Vlora janë pa ujë”, tha Beqiri.

Teksa komentoi protesten, ai e cilesoi pozitiv rikthimin e pjesëmarrësve në shesh. Sipas Beqirit, gjatë ditëve të protestës është punuar për ta dobësuar lëvizjen përmes përçarjes dhe zhvendosjes së vëmendjes nga kauza kryesore dhe per kete fajeson propaganden e pushtetit.

“Është pozitive që sot ka një rikthim të numrave, sepse është punuar që të prishet ajo protestë. Makineria e pushtetit të propagandës ka futur përçarjen për t’i vënë në konflikt njerëzit dhe për ta harruar kauzën. Dhe kjo është dëmi më i madhe që të harrohet kauza. Nëse presioni kalon tek protesta mes vetit. Kanë arritur të krijojnë deri diku një frymë përçarëse, personazhe që shiten e blihen, por shqiptarët i dini shumë mirë kush janë. Unë kam një thirrje, mos të pengojnë kauzën e kësaj protestë dhe të mos bëhen faktor atje ku nuk duhet. Sheshi është i shqiptarëve, është i njerëzve që kanë halle”, deklaroi nder te tjera analisti Beqiri.

Rama pritet me protesta në Vlorë- Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë, shpërthen qytetarja: Kriminelë

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre.

VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar aktivistin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, po protestonin në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës, aty ku ndodhet kryeministri Edi Rama për të diskutuar për reformën territoriale.

Në momentin e shoqërimit, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar veprimin e policisë, duke reaguar me tone të forta dhe duke u thënë efektivëve: “Ju jeni kriminelë”. Ajo tha se bashkëshorti i saj nuk po bënte asgjë të kundraligjshme dhe se u arrestua vetëm se po protestonte.

“Pse guxon ta marrësh. Ishte ulur në stol. Ishte një njeri I ulur në të drejtën e tij. Edhe sikur të protestonte. Nuk po bënte asgjë të keqe për një shtet që po shitet nga një kriminel tek kriminelët. Ju do ta pësoni kriminelë” tha ajo.

Deri tani janë shoqëruar katë persona, ndërsa takimi i Ramës ende nuk ka përfunduar. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre. Ndërkohë, Baki Goxhaj u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë./Dosja.al

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën e Bulqizës, ku doli në dritë mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake i identifikuar deri më tani në Shqipëri. Bëhet fjalë për një monument të madh funerary, që daton në periudhën mes shekujve III dhe IV pas Krishtit. Objekti paraqet një rëndësi të veçantë për arkeologjinë shqiptare, pasi përmban elemente të rralla arkitekturore dhe epigrafike, mes tyre edhe një mbishkrim dygjuhësh.

Mauzoleumi përbëhet nga tre ambiente dhe hyrja në të bëhet përmes një shkalle monumentale. Monumenti ka përmasa rreth 9 me 6 metra, ndërsa dhoma e varrimit arrin një lartësi prej rreth 2.4 metrash.

U zbuluan mbetje të një burri dhe një gruaje

Brenda mauzoleumit janë gjetur edhe mbetjet skeletore të dy personave, një burri dhe një gruaje. Ata ishin të mbështjellë me tekstile të rralla të ndërthurura me fije ari, çka dëshmon për statusin e lartë shoqëror të dy të varrosurve. Në monument është zbuluar gjithashtu një inventar i pasur funerar, ku përfshihen enë qelqi, objekte të punuara në kockë, armë dhe fragmente tekstilesh të zbukuruara me fije ari.

Gjetjet e zbuluara në këtë mauzoleum hedhin dritë mbi praktikat funerale dhe statusin shoqëror të elitave të periudhës romake në territorin e Shqipërisë. Zbulimi është bërë nga ekipi i arkeologëve, ndërsa në të janë përfshirë Erikson Nikolli, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë. bw

 

 

Vilat në Dhërmi dhe Palasë- SPAK pritet të dërgojë kërkesën e dytë në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut

SPAK pritet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke e vendosur sërish Edi Ramën dhe shumicën socialiste përballë zgjedhjes nëse do t’i hapin rrugë drejtësisë apo do t’i mbeten mbrojtjes politike që i dhanë ish-zëvendëskryeministres në kërkesën e parë.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme pritet të dorëzojë sot ose nesër në Kuvend kërkesën e dytë për imunitetin e Ballukut.

 

Kërkesa vjen në një moment kur pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar ndjeshëm. SPAK ka bashkuar në dosjen “Balluku” disa procedime penale, ndërsa numri i personave dhe kompanive të akuzuara është rritur ndjeshëm. Mes tyre janë ish-vartës të Ballukut dhe biznesmenë që dyshohet se përfituan tendera publikë në këmbim të ryshfeteve dhe favoreve.

Balluku akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera”, të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, këto të fundit më shumë se një herë.

Hetimi nisi me tenderin e Tunelit të Llogarasë, por më pas u zgjerua në një seri procedurash të mëdha infrastrukturore. SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të barazisë në tendera në tetë raste, ku përfshihen Tuneli i Llogarasë, punimet në Sheshin Shqiponja dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës.

Më tej dosja u rëndua për gjetje që lidhen me pasuritë që SPAK dyshon se Balluku i përfitoi si ryshfet.

Në qershor, Prokuroria njoftoi se ish-zëvendëskryeministrja dyshohet se përfitoi një vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga shoqëria “Eurocol”, në këmbim të favorizimit të kompanisë në një tender gjatë kohës kur Balluku ishte në krye të Albcontrol. Sipas SPAK, prona u fsheh përmes një skeme pastrimi parash ku u përfshi edhe ish-futbollisti Igli Tare.

Më pas hetuesit sekuestruan edhe një vilë të dytë, këtë herë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, e regjistruar formalisht në emër të Tares, por që SPAK pretendon se ishte në “pronësi indirekte” të Ballukut.

Sipas hetimit, punimet luksoze të vilës dhe pishinës, me një vlerë që sipas preventivave varionte nga rreth 289 mijë deri në 411 mijë euro, u paguan nga “Alko Impex General Construction” e biznesmenit Arbër Abazi. Në të njëjtën periudhë, kjo kompani përfitoi së bashku me “2T” tenderin prej 2.2 miliardë lekësh për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

SPAK pretendon se tenderi u manipulua nën udhëzimet e Ballukut dhe se pagesa e punimeve të vilës ishte shpërblimi për favorizimin e kompanisë. Mes provave janë komunikimet e sekuestruara, dokumentet financiare dhe emailet e arkitektëve, përfshirë komunikime të drejtpërdrejta me Ballukun për mënyrën se si duhej të projektohej vila.

Në pranverë, shumica socialiste e drejtuar nga Edi Rama e bllokoi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë masës së sigurisë ndaj Ballukut. Kundër kërkesës votuan 82 deputetë, ndërsa Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhe nuk morën pjesë në votim.

Vendimi shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare. Ambasadat e Gjermanisë, Britanisë dhe Holandës, si dhe Komisioni Europian, kërkuan që SPAK të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë pa pengesa politike, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë standard me procesin e integrimit europian.

Rama reagoi atëherë ashpër ndaj presionit ndërkombëtar, duke deklaruar se SPAK nuk ka “karta bianka” për arrestimin e politikanëve dhe duke mbrojtur vendimin e shumicës së tij.

Burime të Lapsi.al thanë se SPAK pritet të trokasë për herë të dytë në derën e parlamentit, ndërsa mbi tryezë nuk është më vetëm dosja fillestare e tenderave, por një hetim më i gjerë, me akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe dy vila që Prokuroria pretendon se janë produkte të përfitimeve korruptive./ Lapsi

Skandali me trafikun e armëve të “KAYO-s”, Ish-zv.ministri i Brendshëm flet për denoncimin e Ahmetajt për Ron Yeffet: Armatimi merret në Afrikë, ripaketohen si prodhim shqiptar dhe pajisjen me letra

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Avenir Peka, thotë se përgjimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për trafikun e armëve të dirigjuar nga biznesmeni izraelit Ron Yeffet, sipas tij, nëpërmjet “aferës KAYO”, i janë servirur publikut me miratimin e agjencive të huaja ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas ekspertit te Sigurisë, fakti qe këto përgjime dolen ne publik do te thotë ky trafik armesh eshte kryer ne nje shqetesim serioz per partnerët.

“Përgjimet nuk i ka bërë  Arben Ahmetaj. Dhe Ahmetaj thotë që m’i dhanë partnerët. Fakti që kanë dalë përgjimet do të thotë që është kthyer në problem serioz, që nuk mund të zgjidhet me kanale komunikimi diplomatike mes qeverive, por është vendosur të pasqyrohet dhe për ta bërë skandal”, tha Avenir Peka për News24.

Me tej eksperti i sigurise, Avenir Peka sqaroi për publikun se si trafiku i armëve mund të zhvillohet me pjesëmarrjen e shtetit, duke falsifikuar vazhdimisht dokumente.

“Merret armatimi në Afrikë, sillet në Shqipëri, ripaketohet, bëhet sikur është prodhim shqiptar, nisen letrat, ka certifikata. Nisen për një vend të caktuar, ndryshohen letrat rrugës dhe përfundojnë diku tjetër. Linjat e trafikut të paligjshëm janë linja hije që ecin paralelisht me linjat e ligjshme”, tha Peka. bw

Berisha: Kam edhe një betejë për të fituar, largimin e Ramës. Dëmet e diktaturës së drogës duan 50 vite për t’u rikuperuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se pas rikthimin në SHBA dhe të  marrëdhënieve me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, objektivi i tij kryesor politik mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Në intervistën nga New Jersey me gazetarin Çim Peka, Berisha e cilësoi këtë si një betejë ‘jetike’ për Shqipërinë, ndërsa akuzoi Edi Ramën se e ka shndërruar drogën në ‘filozofi qeverisjeje’ dhe se politikat e tij kanë shkaktuar pasoja të rënda demografike dhe ekonomike.

Çim Peka: Kur u sanksionuat në fakt, të gjithë menduan se ju e përfunduat. Të gjithë thanë Sali Berisha nuk ka çfarë beteje bën, kjo më shumë sesa ta dëmtojë në aspektin ligjor, është ta izolojë, t’i thojë shko në shtëpi. Thonit në zyrën e sekretarit të shtetit Blinken, të gjithë thanë ky njeri është i pakuptimtë. Betejën morale me shqiptarët e fituat që në atë moment. Ai ka qenë piku kulminant i fitores së betejës morale. Ish-presidentit, ish-kryeministrit që nuk ka frikë t’i hedhë në gjyq sekretarin e shtetit. Sekretarin e shtetit që në një farë forme edhe komandonte drejtësinë në Shqipëri, po thotë se ndjehej shumë i fortë dhe shumë i pastër me veten. Pastaj njerëzit thanë kaq e kishte, e fitoi betejën morale. Ju futet garës dhe betejës për ta çliruar Partinë Demokratike nga Lulzim Basha. Askush nuk mendoi se mund ta rimerte një të vulën. A e dini që e morët, duke mundur në 2015-ën dhe duke rikthyer Partinë Demokratike tek baza e saj. I morët kryetarët, i quajtët anëtarësisë. Në atë kohë kjo ishte në një farë forme sllogan dhe ishte e vërtetë. E fituat dhe këtë thanë, tani Sali Berisha nuk ka më çfarë beteje të fitojë dhe do të… ja arriti qëllimit. Erdhi heqja e ‘non grata-s’, e fituat dhe këtë. U hoq sanksioni, prapë shqiptarët thanë s’ka çfarë fiton më, e fitoi dhe këtë. Erdhi dhe vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jeni në një sallë me presidentin Trump. Pa u bërë as grua e Bilalit dhe as pa paguar si Edi Rama. Shqiptarët thanë çfarë ka për të fituar më? E fitoi dhe këtë. A ka gjë më për të fituar Sali Berisha?

Sali Berisha: Për vete, jo absolutisht. Në betejë po. Në betejë largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është jetik. Domethënë, ky është një regjim që në disa aspekte janë lule, dëmet që i ka bërë diktatura komuniste me këtë që po i bën diktatura e drogës.

Duhen 50 vite, 50 vite për të patur treguesin e lindshmërisë që kishim para këtyre viteve. Po kjo është e tmerrshme.

Dhe 50 vite me politikë popullimi. Ky e ka dëmtuar shqiptarët në ekzistencën e tyre sa asnjë pushtim apo faktor tjetër natyror. Çdo ditë që kalon, Shqipëria më poshtë zbret. Të gjitha kompensohen, të gjitha u jepet zgjidhje.

Shoku demografik që pësuam ne, me politikat më të mira sot, ne kemi në Shqipëri lindjen e fëmijëve aq sa rritej 100 vite më parë. Për të arritur tek lindshmëria e para narkoshtetit, që duhen edhe 40-50 vite. Kështu që nuk mund të largohet kush nga kjo front, nga kjo betejë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri që… e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje. Ky po përfundon bandit, më i keq se ata që i mbështet. Merr aktin e fundit.

Dy biznesmenë, katrafyell, njëri me dokumente, me certifikata e me të tjera dhe tjetri po ashtu tjetër, del kapobandoja dhe u thotë ‘Katrafyell, ju… ajo tokë është e imja, e shtetit’.

Si mund të jetë e shtetit, toka që e ka blerë tjetri dhe e ka… atë mund t’ia konfiskosh kur ka shkelur ligjin, por që kryeministri të dalë të nesërmen e të thotë se ‘unë mora tokën’, ai tregon se është vetëm kapobandë dhe asgjë tjetër, s’ka asnjë.


Send this to a friend