VOAL

VOAL

“S’mund të preket fondi i emergjencës për një koncert!” – 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West, analisti: Aventurë personale e Ramës, sfidë ndaj protestuesve

Analisti Edvin Kulluri komentoi vendimin e qeverisë së Edi Ramës për të financuar koncertin e reperit Kanye West me 4 milionë euro.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se fondi i emergjencës nuk mund të preket për një koncert, por vetëm për gjëra jetike për vendin.

“Besoj që nëse është prekur fondi rezervë i qeverisë preket çështje krejt të tjera, për çështje shumë më serioze se një koncert. Kryeministri nuk mund të prekë fondin e emergjencës për këtë çështje por për gjëra që janë realisht emergjente për shoqërinë, si emergjencat civile, mund të jetë rritja e papritur e interesave të borxhit publik, ose një vepër infrastrukturore kritike.

Ne sot kemi diku te 10 milionë turistë. Impakti ekonomik i një koncerti në turizëm nuk është kaq sa e shet kryeministri. Ti nuk heq plehrat pas hoteleve me 5 yje në Dhërmi dhe ti do të investosh te koncerti. Ka mbetur po i njëjti Edi Rama kryetari i bashkisë. Punët serioze të shtetit i ka kthyer në qesharake. Që nga siguria kombëtare e deri te gjëra të tjera. Nuk ka koncepte menaxhimi të interesave të përbashkëta qytetare.”, theksoi ai.

Sipas tij, kjo është një aventurë personale e kryeministrit, ndërsa shtoi se me këtë sfidoi protestuesit të cilët dalin çdo ditë në shesh kundër padrejtësive.

“Pas fasadës ka realitete të vështira që kanë nxjerrë këta njerëz në shesh. Nuk besoj se këto 4 milionë euro  do t’u zgjidhin problemet, por në këtë situatë kjo është një sfidë që Rama iu bën atyre njerëzve në shesh se disa janë ish pronarë që nuk janë dëmshpërblyer, disa iu janë marrë pronat për interesa publike dhe nuk janë dëmshpërblyer, disa mendojnë se me këto lekë duhen bërë shumë gjëra bazike. Kur kujton se sa miliarda janë shpërdoruar për shkak të korrupsionit nga kjo qeveri, irritohesh edhe më shumë. Nuk është treguar i mençur me këtë ndërhyrje, këto janë aventura personale se dikujt i pëlqen Kanye West, dikujt Scorpions.”, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e Ramës se dhanë financimin në minutën e fundit për të mos turpëruar Shqipërinë, analisti deklaroi se vendi turpërohet nga veprimet e qeverisë që po e shkatërron atë me vendimet e saj.

“Turpërohet ky jo Shqipëria. Shqipëria turpërohet për shkak të standardit të ulët demokratik, se shkatërrohet natyra me firmën e qeverisë, se është bërë mal betoni, krimin e organizuar që ky e mban mbi shpatulla. Nuk është ky modeli i zhvillimit. Këto dështime të mëdha nuk i mbulon dot me një koncert apo me penelat që hedh ky poshtë e lartë. “, shtoi Kulluri.

Tregu shqiptar i punës “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%

Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkojnë staf jashtë vendit. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm prania e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet aziatike, në sektorë si shërbimet (baret dhe restorantet), industria dhe bujqësia.

Nga kamerierë e punonjës mirëmbajtjeje deri te inxhinierë dhe kujdestarë fëmijësh dhe të moshuarish, të huajt po bëhen një pjesë gjithnjë e më e dukshme e tregut shqiptar të punës.

Sipas të dhënave të Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në total për vitin 2025 janë miratuar online 18,156 kërkesa punësimi për shtetas të huaj. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit me 43.4%. AKPA pohoi se 14 mijë leje pune për shtetasit e huaj u dhanë për herë të parë në 2025-n, duke treguar fluksin e lartë të të huajve që po vijnë të punojnë në vend.

Për vitin 2025 shtimi më i lartë i kërkesave ishte për të punësuarit nga Filipinet dhe India.

18% e kërkesave për punësime të miratuara online nga AKPA ishin nga Filipinet. Edhe punësimet nga India zunë 18% të totalit të kërkesave të miratuara online.

Kërkesat e miratuara të lejeve të punës për shtetasit nga Egjipti zunë 15% të totalit, ndërsa nga Turqia 9%, Kosova 4% dhe Italia 3%.

Në vitin 2025, u dhanë 3,251 leje pune për shtetas indianë, gati dy herë më shumë se një vit më parë dhe 3279 leje për shtetasin nga Filipinet.

Shtetasit e huaj për t’u punësuar në Shqipëri, sipas ligjit “Për të huajt”, duhet të pajisen me Leje Unike, që përfshin miratimin e lejes për punësim + dhënie vizë + leje qëndrimi.

Nga AKPA miratohen online vetëm lejet e punësimit, ndërsa dhënia e vizës dhe e lejes së qëndrimit miratohen nga institucionet përkatëse. Pra pajisja e të huajve me Leje Unike (qëndrimi në Shqipëri me motiv punësimi) finalizohet nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.

Shtetasit nga Kosova dhe Italia ndjekin procedura të lehtësuara për punësimin

Në 2025 sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 2022, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me Leje Qëndrimi biometrike 5-vjeçare, e cila shërben njëkohësisht edhe si Leje Pune. Dokumenti merret përmes një procedure të thjeshtuar online dhe eliminon nevojën për aplikime të veçanta ose rinovime të shpeshta të lejes së punës.

Për këtë arsye, një pjesë e punësimeve të shtetasve të Kosovës nuk kalojnë më në të njëjtën procedurë të miratimit të lejeve të punës nga AKPA si shtetasit e vendeve të treta, duke ndikuar edhe në uljen e numrit të kërkesave të regjistruara nga agjencia. Po ashtu pjesa e madhe e shtetasve nga Kosova dhe Italia operojnë me bizneset e tyre në vend, për këtë arsye nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje punësimi online.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi në 2025 ishte nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Po ashtu edhe italianët, si shtetas të BE-së nuk kanë nevojë për miratim punësimi nga AKPA. Punëdhënësi ose vetë personi bën vetëm deklarimin e punësimit, dhe ligji u njeh të drejtën e punësimit në të njëjtat kushte si shtetasve shqiptarë, përveç vendeve të punës që kërkojnë shprehimisht shtetësi shqiptare.

Sipas legjislacionit “Për të huajt” pas 5 vitesh qëndrimi të ligjshëm dhe të vazhdueshëm, një i huaj mund të plotësojë kushtet për leje të përhershme; dokumenti i kësaj lejeje zëvendësohet çdo 10 vjet me procedurë automatike. Statusi i banorit afatgjatë nuk humbet vetëm sepse skadon karta 10-vjeçare.

Pra, praktikisht një shtetas italian nuk aplikon çdo vit për kërkesë punësimi, si shtetasit e vendeve që i nënshtrohen kontrollit të tregut të punës. Por mund t’i duhet të rinovojë lejen e qëndrimit sipas afatit të kontratës, derisa të fitojë leje të përhershme. /Monitor

“Ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme më kërkojnë të lë mandatin”- Marjana Koçeku: Bashkitë janë kthyer në garnizone mercenarësh

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se prej disa ditësh është objekt i një fushate sulmesh nga profile të rreme dhe patronazhistë, të cilët, sipas saj, i kërkojnë të heqë dorë nga mandati.


Koçeku deklaron se sulmet lidhen me vendimin e saj për t’u shkëputur nga radhët e Partisë Socialiste dhe me mbështetjen që i ka dhënë protestës. Ajo akuzon funksionarë të shtetit për organizimin e këtyre fushatave denigruese në rrjetet sociale.

Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve

Sot protesta ka hyrë në ditën e 38 të saj dhe gjatë gjithë ksaj periudhe protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmbysjen e kastës së vjetëer politike.

I ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos, ish-drejtuesi i Policisë, Mithat Havari deklaroi se ai po proteston sepse misioni i protestave në vitn 1990 nuk është përmbushur. Ai tha se ende sundojnë bolshevikët dhe nëse vendet e tjera i kanë hequr figurat e vjetra në vendin tonë kanë ngelur drejtues që për pushtet janë gati të vrasin.

“Protesta mision i pambyllur nga ‘90, misioni nuk u përmbush. Mendova se do të ndryshonte ndonjë gjë, por nuk ndidhi. Keta për pushtet të vrasin, kujtojmë Berishën e 97 ku rrahu gazetarët, pastaj firmat Piramidale, bahskëpunimi me Ilir Metën, 21 janari dhe tai “Mbreti Lakuriq” i braktisi protestuesit dhe u fsheh.

Rama është i etur për pushtet.

Lubonja pak ditë më parë tha se i ka thënë të mos futet në politikë se Rama është person i rrezikshëm për popullin, nuk ka gabuar në optikën e tij.
Unë në protestë jam për fëmijët e mi, duhet të shporret kjo kastë sepse ka 82 vjet, tani po na sundojnë fëmijët e bolshevikëve”, tha Havari.

“Kuvendi duhet të shpallë vetëshpërndarjen”- Akademiku Artan Fuga: Në Komisione kam vënë duart në kokë nga kotësia dhe budallallëku i ndonjë deputeti! Historia i ka hedhur në kosh

Në një kohë kur prej 38 ditësh mijëra qytetarë shqiptarë dalin çdo ditë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, akademiku Artan Fuga thotë se parlamenti duhet të shpallë afatet e vetëshpërndarjes.


“E mira është që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet e vetëshpërndarjes së tij! Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie morale dhe sociale”, shkruan akademiku.

Me anë të një postimi në Facebook, Fuga shpreh kritika për mënyrën e funksionimit të Kuvendit, ndërsa shprehet i zhgënjyer nga përvoja e tij në komisionet parlamentare.

Sipas tij, mbledhjet karakterizoheshin nga mungesa e përgjegjësisë, rreshtimi partiak, mungesa e kompetencave profesionale dhe, në disa raste, edhe nga sjellje që ai i cilësoi si “budallallëk” nga ana e disa deputetëve.

“Për sa më përket, kur më ka qëlluar të jem në komisione të Kuvendit të Shqipërisë për çështje të kulturës, shkencës, arsimit, rinisë, etj., kam vënë duart në kokë nga kotësia, nga mungesa e përgjegjësisë, nga rreshtimi partiak, nga mungesa e kompetencave profesionale, përse jo edhe nga budallallëku i ndonjë deputeti apo deputeteje. Por, nuk rikthehem më me emra se historia i ka hedhur në kosh! Kjo më ka bërë disa vite më parë të deklaroj se refuzoj nga ai çast e tutje të marr pjesë në ndonjë mbledhje komisioni kuvendor. Ishte e kotë, dukej sikur merrje pjesë në një mbledhje kukullash me mekanizma të prishur brenda barkut prej kashte”, mbyll reagimin e tij Artan Fuga.

“Nuk donin të më merrnin kallëzimin në Komisariat”- Gent Progni: Nuk mundet 10 patronazhistë t’ia ulin dinjitetin administratës! Na kanë shumë frikë

 

Vijoi protesta qytetare kundër Edi Ramës, teksa në podium foli edhe eksperti i IT-së Gent Progni.

Ai deklaroi se në komisariat nuk pranonin t’i merrnin kallëzimin për dhunën e së enjtes.

Më tej shtoi se 10 patronazhistë nuk mund t’i heqin dinjitetin administratës.

Gent Progni: A e kemi këtu ABC News apo ishte pushim? Kishte nxjerrë një kryekomunist me mbiemër Beqiri dhe thoshte Genti takon Flamur Nokën, unë kam 3 vjet që  kam një vezë për Flamur Nokën po nuk po e gjej dot. Sa më shumë jemi në shesh aq më shumë frikë na kanë. Isha te komisariati 1, polici dridhej i thashë nuk kam vezë. Nuk donte të më merrte kallëzimin. Është ankim tha, si është armik me 100 grushta. Ne protestojmë për ti  rikthyer dinjitetin administratën. Nuk munden 10 patronazhistë t’ia ulin dinjitetin administratës. Na kanë shumë frikë. Rama jepe dorëheqjen.

Rama në pranga, pankarta epike e protestuesit: Kemi besim te SHBA, do hapin hetim ndaj kryeministrit për paratë e drogës

Vijoi edhe në ditën e 37-të protesta masive e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama. 


Para nisjes së marshimit nga shesi Skënderbej drejt Kryeministrisë një protestues kishte një pankartë ironizuese me vete ku dukej Rama në pranga i arrestuar.

Ai tha për News24 se ka besim te SHBA, ku ka bindjen se Kongresi do hapë hetim nga kryeminsitrit për paratë e drogës.

Aktivisti: Duke qenë se jemi kreativ dhe kemi kuptuar se politika na ka bërë në 36 vite. Unë po ndihmoj prokurorin Klodian Braho, ky zotëria ka bërë betonizimin në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Nga dalin këto para, mos ndoshta nga kokaina. Mos duhet ti themi amerikanëve ta hetoj këtë zotëri. Kemi shumë besim te amerikanët dhe kongresmeni që shume shpejt do hapi hetim.

“Rama në burg, Belinda në burg”- Qytetari në protestë: E gjithë PS duhet të burgoset, janë vetëm për qejfet e tyre! Veçse nga News24 i mësojmë lajmet siç duhet

U  zhvillua protesta e 37-të qytetare kundër qeverisë Rama.


Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej, foli për mikrofonin e News24 një qytetar.

Ai shpjegoi arsyet e tij pse ka dalë në protestë, nga korrupsioni dhe sistemi i kalbur politik.

Protestuesi: Kam ardhur për herë të parë, erdha me motrën edhe një më shumë sot. Për korrupsion, drejtësinë, policinë. Kam dy vjet në dyert e gjykatës. Kam apartament me certifikatë pronësie nuk po zgjidh dot të drejtën. Ka qenë një prokurore në këtë çështje e shkarkuar nga vetingu.

Korrupsionin nuk na ndahet. Qeverinë duhet ta rrëzojmë me kokë poshtë. Rama ik Berisha ik. Rama në burg, Belinda në burg, Berisha në burg. E gjithë PS duhet të jetë në burg. E gjithë PS janë me makina me 150 mijë euro. Ne jemi me rrangalle. Duhet të çohemi që të gjithë. Ata që rrinë ulur duhet të merren zvarrë dhe të vijnë në protestat tona. Edi Rama duhet të bëjë  dorëheqje. E gjithë PS në burg. Nuk janë për neve, janë për qejfet e tyre. Avokati i Popullit nuk i përgjigjet populli iku me pushime. Ç’janë këto njerëz. Ju lumtë juve gazetarëve që na udhëhiqni. Vetëm prej News24 i dëgjojmë lajmet. Më ndihmoni të shkoj në shtëpi.

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend” Gazetari i “përvishet” Ramës që ironizoi protestuesit me poezinë e Dritëro Agollit

Gazetari Klevin Muka i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit publikoi në rrjetet sociale poezinë “Kundërshtarëve të mi” të Dritëro Agollit, duke e përdorur si mesazh në mes të protestave që prej 37 ditësh kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e tij.

Rama ka reaguar pothuajse çdo ditë ndaj protestuesve, duke deklaruar se ata po mashtrohen dhe po përdoren, ndërsa ka hedhur edhe akuza se protestat mbarëpopullore organizohen nga agjentë të huaj. Në postimin e tij të fundit, ai zgjodhi të ndajë vargjet e Agollit, të cilat u interpretuan si një përgjigje ndaj kritikëve.

 

 

Në reagimin e tij, gazetari Muka zgjodhi t’i përgjigjej me një tjetër poezi të shkrimtarit të madh, me titull “Një i çmendur një vend e çmend”.

“Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mend.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend”, thuhet në poezinë e Dritëro Agollit.

Postimi i Klevin Mukës:

Poezia e Dritëro Agollit, “Kundërshtarëve të mi”, postuar nga Rama:
“Ju aq baltë po hidhni mbi mua, Sa në baltën që kam përmbi trup Mund të mbijë një dardhë a një ftua, Një korije e madhe me dushk.
Në korije dhe dru mund të mbani, Mund të shkoni për gjah me langonj, Mund të ngjiti në pemë të hani, Po të doni dhe dardha, dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur, Sa mbi baltën korija bleron… Trupin tim ma bleruat padashur Dhe ma bëtë vërtet plantacion”, thuhet në poezinë e ndarë nga kreu I qeverisë.

“Rama shumë keq me sondazhet, protesta e çoi në limite”, Xhudi: Kongresmeni amerikan kërkon hetim për lidhjet e qeverisë me narkotrafikun!

Aktivisti i diasporës në SHBA, Florian Xhudi, i ftuar drejtpërdrejt në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Xhudi deklaroi se revolta e përbashkët e qytetarëve dhe emigrantëve është e shënjestruar qartë kundër korrupsionit galopant dhe sistemit të padrejtë që ka ndërtuar kreu i qeverisë në këto vite.

Sipas aktivistëve të diasporës, reagimi agresiv i kryeministrit në ditët e para të tubimeve ka ardhur si pasojë e rënies drastike të mbështetjes popullore, çka ka sjellë edhe humbjen e plotë të legjitimitetit të ekzekutivit.

“Sondazhet e nxjerrin qeverinë aq keq, sa Rama në ditët e para të protestës nxori anën e tij shumë të keqe dhe tejkaloi limitet e njerëzores. Ka përdorur fjalor të rëndë, nuk kemi të bëjmë më me legjitimitet të qeverisë,” u shpreh Xhudi.

Një tjetër pikë e fortë e denoncimit të aktivistit nga SHBA ishte edhe lëvizja më e fundit në sferat e larta të politikës amerikane, ku dyshimet për lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me krimin e organizuar kanë mbërritur në Kongres.

“Para dy ditësh doli një lajm se një kongresmen amerikan i ka kërkuar Kongresit të ngrejë një grup investigimi për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun. Sido që të shkojë ngritja e këtij grupi, lajmi është që Kongresi Amerikan, kongresmenë të caktuar, dyshojnë se qeveria shqiptare është e përfshirë dhe bashkëpunon me trafikantët e drogës! Çështja është që ka dyshime dhe informacione se qeveria shqiptare është në raporte bashkëpunimi me trafikantët e drogës,” deklaroi Xhudi.

“Është ndjesia më e bukur të luftosh për të drejtat e tua”, protestuesja: Kam marrë edhe fëmijët në shesh! Ky sistem nuk funksionon më

Salo Salillari, një nga qytetaret e pranishme në protestat masive që po zhvillohen në kryeqytet, ka ndarë eksperiencën e saj në studion e emisionit “News24 Fundjavë”. Ajo tregoi se i është bashkuar tubimit që në ditën e tretë të tij dhe se në këtë revoltë ka zgjedhur të marrë me vete edhe fëmijët.

Sipas saj, pjesëmarrja me familjen në një kauzë të tillë është një ndjesi e jashtëzakonshme, pasi edukon brezin e ri që të ngrejë zërin për të drejtat që i takojnë.

Ajo theksoi se arsyeja që e shtyn të dalë në shesh lidhet me mungesën e të drejtave më bazike dhe me dështimin e plotë të sistemit aktual në çdo sektor.

Salillari e mbylli mesazhin e saj me bindjen se revolta popullore ka arritur në një pikë pa kthim, duke deklaruar se për këtë mënyrë qeverisjeje tashmë ka ardhur fundi.

“Kjo qeveri ka humbur besimin e qytetarëve, duhet të dorëhiqet”, aktivistja: Qytetarët kanë thyer frikën!

Aktivistja Arilda Lleshi, e ftuar në emisionin “Fundjavë” në News24, ka folur mbi ecurinë dhe suksesin e protestave masive që po zhvillohen kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Ajo tregoi zanafillën e kësaj lëvizjeje dhe reflektoi mbi pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, e cila ka tejkaluar parashikimet.

Sipas aktivistes, gjithçka nisi më 31 maj nga një grup i vogël aktivistësh, por reagimi i qytetarëve në rrugë ishte i menjëhershëm dhe tejet emocional.

“Njerëzit u bashkuan në mënyrë spontane, duke u shndërruar me shpejtësi në mijëra veta që marshuan drejt Kryeministrisë. Gjërat rrodhën shumë shpejt dhe ranë poshtë të gjitha supozimet e skeptikëve. Shumë menduan se temperaturat e larta të qershorit do ta zbehnin qëndresën, apo se tensionet e shënuara së fundmi te Parlamenti do ta dobësonin kauzën, por tubimi madhështor i 4 korrikut tregoi të kundërtën me një pjesëmarrje masive”, u shpreh ajo.

Lleshi theksoi se kjo protestë është e decentralizuar dhe ka sjellë arritje thelbësore, ku më kryesorja është fuqizimi i qytetarëve dhe thyerja e barrierës së frikës, gjë që nuk ishte parë më parë.

Ajo shtoi se përmes aksioneve të ndryshme, njerëzit po tregojnë gatishmëri për të rifituar hapësirën publike, ndërsa vihen re përpjekje nga grupe të ndryshme interesi për t’u organizuar.

Aktivistja dha një mesazh të prerë duke deklaruar se kjo qeveri nuk e ka më tagrin për të vijuar qeverisjen pasi ka humbur besimin e qytetarëve, ndaj dorëheqja e saj është hapi i parë dhe i domosdoshëm që duhet të ndodhë.

“Diktatori i fundit”- Simbolika në protestën madhështore, qytetarët rrëzojnë shtatoren e Edi Ramës

Në protestën e zhvilluar në Tirana, në mënyrë simbolike është paraqitur një bust i kryeministrit Edi Rama.

Në të shkruhej “diktatori i fundit”, ndërsa në mënyrë simbolike ata e rrëzuan me litar dhe e shkelën e këmbë, duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha.

Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë e zhvilluara në vend, me pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë brenda vendit dhe nga diaspora. gsh

Protesta kombëtare e 4 korrikut, aktivisti: Zgjedhje simbolike, ditë e rëndësishme për SHBA dhe Ramën! Festojmë fundin e kryeministrit

Aktivisti Olgert Rakipllari ka deklaruar në një intervistë për News 24 se data 4 korrik është përzgjedhur për protestën kombëtare për arsye simbolike, duke e lidhur atë me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

“Sot është edhe dita e ditëlindjes së Ramës, festojmë fundin e diçkaje dhe nisjen e bashkëpunimit me Amerikën. Jemi proamerikanë dhe proeuropianë”, u shpreh ai.

Rakipllari theksoi se protesta që shënon sot 35 ditë është pro SHBA-së dhe Bashkimit Europian, por kundër, siç tha ai, veprimeve të paligjshme ndaj Shqipërisë.

“Jemi pro Amerikës, por kundër veprimeve të jashtëligjshme kundër Shqipërisë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se protestuesit mirëpresin sinjalet nga ndërkombëtarët dhe mbështetjen e partnerëve europianë.

“Mirëpresim sinjalet nga ndërkombëtarët, të gjithë duhet të na japin një dorë. Në Europë kemi mbështetësit tanë dhe po lobojnë. Çdo ditë është në favorin tonë, duhet qëndresë”, tha Rakipllari.  “Fakti që kemi sinjale nga SPAK-u me intensifikimin e hetimeve, këtë kemi pritur”, u shpreh ai.

“Zëri ynë arriti në Senatin amerikan!”- Aktivisti Xhemalaj: Senatori Ossoff mbështet revolucionin tonë për Shqipërinë e re! Denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit

Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 34-t para kryeministrisë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se zëri i protestuesve shqiptarë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur edhe një reagim të senatorit amerikan Jon Ossoff.


 

“Sot ne nuk jemi vetëm, senatori amerikan Jon Ossoff ngriti zërin për ne, denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin tonë për Shqipërinë e re”, tha ai, ndërsa shtoi se kjo mbështetje nga Senati i SHBA tregon qartë se lufta kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më.

“Nuk ka forcë më të madhe se ajo e një populli të bashkuar”, u shpreh ai.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: Sot zëri ynë dëgjohet lart, deri në dyert e Senatit amerikan në Washington. Sot ne nuk jemi vetëm, senatori amerikan Jon Ossoff ngriti zërin për ne, denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin tonë për Shqipërinë e re.

Falenderojmë senatorin Ossoff dhe miqtë tanë në Senatin amerikan që mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Kjo mbështetje nga Senati i SHBA tregon qartë se lufta jonë kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më. Nuk ka forcë më të madhe se ajo e një populli të bashkuar. GSH

“Ne jemi populli më pro-amerikan dhe pro-BE”- Emigranti: Këlyshët e bolshevizmit vodhën e grabitën Shqipërinë, ose ne ose ata! Lironi çunat e arrestuar

Shqiptarët janë populli më proamerikan dhe më proevropian në Ballkan dhe se protesta mbahet kundër politikanëve dhe pushtetarëve që kanë grabitur Shqipërinë.


 

Kështu u shpreh sot nga podiumi i protestës një prej emigrantëve folës para mijëra qytetarëve para kryeministrisë, teksa i bëri thirrje qeverisë për dorëheqje dhe për lirimin e të arrestuarve dje para Kuvendit.

“Interesat politike shitën një demokraci falsë dhe larguan të gjithë qytetarët dhe studentët. Rama në burg dhe të gjithë ata që i ndjekin nga pas. Mua më kanë dekoruar pishtar i demokracisë, por i kam refuzuar. Sepse këta janë këlyshë të bolshevizmit, janë me mision që të vjedhin e grabisin shqiptarët e pastaj t’i largojnë nga Shqipëria. I bëj një pyetje kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë, kur flet për ata 850 mijë vetë kontratë, a i ke pyet ata votues pse janë larguar. Ata atje janë gati të sheshin edhe familjet e tyre për pushtet”, tha ai mes të tjerash.

Më tej ai tha se nuk janë kundër investimeve amerikane apo evropiane, por kundër pushtetit abuziv. Ai shtoi se rinia dhe diaspora janë e ardhmja e vendit dhe jo hajdutët politikanë.

“Asnjë nga ne nuk jemi kundër investimeve evropiane dhe amerikane, ne jemi populli më amerikan që e duam demokracinë, por këta që janë duan ta vjedhin Shqipërinë. Rinia dhe diaspora është e ardhmja e Shqipërisë dhe do e çojnë në BE, jo këta hajdutët këtu. Jemi në momente të vështira, populli lufton për ekzistencë, ose ne, ose ata”, vijoi ai.

Një thirrje shkoi edhe për diasporën, që nesër kur të vinin për protestë të filmonin pengesat në kufi nga Policia dhe t’i denonconin. Në fund edhe apel për Policinë që të lironte të arrestuarit.

“Thirrje të gjithë diasporës që të bëjnë filmime nga pikat kufitare nëse i ndalojnë, që të tregojmë se si vepron diktatura. I bëj thirrje edhe Ministrisë së Brendshme që të lirojnë ata çunat e arrestuar, sepse janë patriotë të vërtetë, janë atdhetarë, ndaj t’i lirojnë sa më parë”, përfundoi emigranti. gsh

Aksionet e SPAK ndaj rrjeteve të drogës- PS shqetësohet për efektet në ekonomi, Braho: Nuk do të ndalemi, pasuritë e krimit janë tumor

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, gjatë diskutimeve në Kuvend, ngriti pikëpyetje për pasojat që mund të kenë sekuestrimet e mëdha te palët e treta, furnitorët apo qytetarët që kanë lidhje ekonomike me asete që më pas rezultojnë si pasuri të krimit.

 

TIRANË- Goditjet e SPAK ndaj pasurive të dyshuara si produkt i trafikut të drogës kanë sjellë shqetësim edhe në radhët e maxhorancës për efektet që mund të krijohen në ekonomi. Deputeti socialist Damian Gjiknuri, gjatë diskutimeve në Kuvend, ngriti pikëpyetje për pasojat që mund të kenë sekuestrimet e mëdha te palët e treta, furnitorët apo qytetarët që kanë lidhje ekonomike me asete që më pas rezultojnë si pasuri të krimit.

Gjiknuri mori si shembull një rast me vlerë 160 milionë euro, duke paralajmëruar se ndikimi në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm.

“Çfarë pasojash kanë personat që kanë porositur apo furnizuar në asete që rezultojnë pasuri e krimit? Po hyni me vlera të mëdha, 160 milionë vetëm një rast. A dimë ku po shkojmë? Te palët e treta. Impakti në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm”, tha Gjiknuri.

Por prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, dha një përgjigje të prerë, duke deklaruar se pasuritë e krimit janë “tumor në ekonomi” dhe se SPAK nuk do të tërhiqet nga sekuestrimet.

“Pasuritë e krimit janë tumor në ekonomi dhe nuk ka zgjidhje tjetër veç sekuestrimit dhe konfiskimit. SPAK është i vendosur të mos tolerojë”, tha Braho.

Ai theksoi se produktet e krimit do të sekuestrohen dhe se vala e goditjeve do të vijojë.

“Do të ketë të tjera”, paralajmëroi prokurori i Posaçëm./Dosja.al

Dhuna ndaj protestuesve para Kuvendit- Avokati Dorian Matlija thirrje Prokurorisë: Goditja e qytetarëve të neutralizuar nuk është ruajtje e rendit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, avokati thekson se pamjet filmike tregojnë raste kur qytetarë të neutralizuar ose duke u larguar janë goditur me shkop gome, shqelma, janë tërhequr zvarrë dhe ndaj tyre është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj.

 

TIRANË– Avokati, Dorian Matlija i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës lidhur me dhunën që policia ushtroi ditën e djeshme ndaj protestuesve para Parlamenteti, që krahas hetimit të protestuesve të ndaluar, të verifikojë edhe veprimet e efektivëve të policisë gjatë tubimit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, avokati thekson se pamjet filmike tregojnë raste kur qytetarë të neutralizuar ose duke u larguar janë goditur me shkop gome, shqelma, janë tërhequr zvarrë dhe ndaj tyre është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj.

Ai thekson se veprime të tilla nuk mund të justifikohen si masa për ruajtjen e rendit publik dhe duhet të hetohen penalisht. Avokati sjell në vëmendje edhe nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon çdo trajtim çnjerëzor ose poshtërues, duke nënvizuar se ky nen nuk parashikon përjashtime, pavarësisht rrethanave. Ai kërkon që përgjegjësia penale të mos kufizohet vetëm te protestuesit, por të shtrihet edhe ndaj çdo efektivi policie apo eprori që mund të ketë tejkaluar kompetencat gjatë ndërhyrjes.

Reagimi i Avokatit, Dorian Matlija:

THIRRJE PËR PROKURORINË E TIRANËS

Në këto orë, Prokuroria e Tiranës ka në dorë arrestimet e protestuesve dhe me siguri është duke analizuar pamjet filmike. Në to bie në sy qartë se cfarë ka bërë edhe vetë policia. Ne avokatët që po merremi më këto cështje, si dhe çdo qytetar, po i shohim mirë. Kur një qytetar është i shtrirë përtokë, i neutralizuar, ose po largohet, goditja me shkop gome, me shkelma, tërheqja zvarritja, hedhja e gazit lotsjellës apo spraji i përdorur, nga ai për arinjtë, nuk janë aspak në emër të ruajtjes së rendit. Janë krime që duhen hetuar penalisht.

Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndalon cdo trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Ky është i vetmi nen i konventës që nuk ka përjashtime dhe justifikime. Nuk justifikohet dot as nga rendi publik, as nga emergjenca, as nga dhuna e ndonjë protestuesi, as nga asnjë interes tjetër shtetëror. Prandaj Prokuroria që tani sheh videot për të nxjerrë përgjegjësitë e protestuesve, nuk mund të rrijë pa e vënë re dhunën kriminale policore. Nëse do hetohen individualisht qytetarët protesues, duhet të hetohet edhe dhuna e shtetit, për cdo efektiv policie dhe për cdo urdhërdhënës.

Në këtë moment delikat, i bëj thirrje Prokurorisë së rrethit Tiranë që të konsiderojë sa më poshtë:
1. Protesta nuk është krim, me leje apo pa leje. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj për këtë gjë.
2. Hedhja e vezëve në drejtim të objekteve, ulja në shesh, bllokimi paqësor, thirrjet, pankartat apo revolta qytetare nuk janë krime.
3. Rrahja e qytetarëve, tërheqja zvarrë, poshtërimi, janë krime, të eprorëve dhe vartësve të tyre.

Këtu detyra e Prokurorisë është me rëndësi parësore për të ruajtur rendin. Sepse po nuk u trajtua përgjigjesia penale e atyre me uniformë, që buron nga të njëjtat prova që po mblidhni për qytetarët, shumë të tjerë nesër do nxiten me të drejtë që ta zgjidhin vetë këtë hall, qoftë edhe duke marrë në vazhdim përgjegjësi penale individuale po qe nevoja./Dosja.al

Imuniteti i Ballukut, a do bëhet kërkesa e dytë për arrestim? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Klodian Braho, nuk përjashtoi mundësinë e një kërkese të re për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por theksoi se çdo vendimmarrje do të mbështetet ekskluzivisht në ligj dhe në provat që do të dalin nga hetimet.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Braho u pyet nga deputeti Oerd Bylykbashi nëse SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Nuk do të kishte çështje nëse nuk do të kishte shkelje të ligjit. Qëndrimi i Prokurorisë është i qartë dhe po aq e qartë është edhe mënyra se si hetimet kanë vijuar edhe pas refuzimit të kërkesës së mëparshme. Faktet tregojnë se Prokuroria ka bërë punën e saj,” deklaroi Braho.

Ai shtoi se çështja mbetet në fazën e hetimit dhe se nuk mund të paragjykojë vendimin përfundimtar.

“Nuk mund të them sot nëse do të ketë apo jo një kërkesë tjetër. Ajo që mund të garantoj është se çdo vendim do të merret në përputhje me ligjin, mbi bazën e provave që do të sigurohen gjatë hetimit, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së mëparshme,” u shpreh kreu i SPAK.

Protestat masive në Tiranë- Ambasada amerikane thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangin pjesëmarrjen dhe kufizoni shpërqendrimet

Ata thonë se edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

 

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtestave amerikanë që gjenden në Tiranë të tregojnë kujdes të shtuar, pasi kryeqyteti po përballet me protesta masive. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo këshillon që qytetarët amerikanë të shmangin pjesëmarrjen në protesta dhe të ndjekin zhvillimet e fundit përmes mediave.

Ata thonë se edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Ambasada amerikane këshillon që qytetarët amerikanë të kenë gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje nga zona si dhe të shmangin tërheqjen e vëmendjes.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Vendndodhja: Në të gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, përpara Kryeministrisë.

Data/Koha: Në vijim.

Njoftimi: Protestat e përnatshme vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera.

Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Tubimet mund të shtrihen edhe në zonat përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Në orët para zhvillimit të protestave dhe gjatë tyre pritet prani e shtuar e forcave të policisë, bllokime rrugësh, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut.

Nëse ndodheni në një qytet ku po zhvillohet një protestë, tregohuni vigjilentë dhe vendosni në prioritet sigurinë tuaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit.

Masat e rekomanduara për sigurinë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin pjesëmarrjen në protesta.

Tregohuni të vetëdijshëm për mjedisin përreth jush dhe kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit apo kufjeve në vende publike.

Ndiqni vazhdimisht mediat lokale për zhvillimet e fundit.

Keni gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje nga zona.

Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes./Dosja.al

Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të sëmurë, pas arrestimi të Altin Hilës hapet fushatë në GoFundMe! Mblidhen mbi 95 mijë euro

Është hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë  para Kuvendit.

Hila mori pjesë në protestë për 32 ditë me radhë, i shoqëruar nga djali i tij i sëmurë, i cili është person me status invaliditeti. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, i riu Hila ushqen në protestë djalin e tij direkt në stomak me anë të një shiringe.

Organizatorët e nismës shprehen se familja ndodhet në vështirësi ekonomike dhe pretendojnë se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar.

“Në shenjë solidariteti me atdhetarin tonë Altin Hila, po organizojmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e familjes së tij”, thuhet në përshkrimin e fushatës.

Deri tani, sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, janë mbledhur mbi 95 mijë euro nga donatorë të ndryshëm për të ndihmuar familjen Hila.

Fushata e sensibilizimit 

Në shenjë solidarizimi per atdhedashësin tonë z. Altin Hila qe protestoi për 32 dite me fëmijën e tij të paralizuar, si nga fotot e bashkangjitura me status invalidi, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situaten e tyre familjare.

Përveç faktit që shteti nuk ka ndihmuar ekonomikisht ndër vite, sot ai është dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë protestës dhe është arrestuar, duke lënë familjen në gjendje akoma më të mjerueshme pa prezencën e tij fizike.

Kontakti direkt me bashkëshorten e z. Hila, zonja Lindita 686630634

Protestuan para Parlamentit kundër qeverisë dhe klasës politike, policia arreston 19 persona, 12 të tjerë procedohen penalisht

Një ditë pas protestës para Parlamentit, Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave dhe procedimin penal të 12 të tjerëve.

Protesta e një dite më parë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit hodhën gaz lotsjellës, spraj dhe ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, kanë dëmtuar një automjet policie, si dhe kanë sulmuar deputetët gjatë zhvillimit të tubimit.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi me iniciale A. Ll., 35 vjeç, i cili, sipas Policisë, ka goditur një gazetar gjatë protestës.

Ndërkohë, 12 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprime të ndryshme të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit.

Policia bën me dije se puna vijon për identifikimin edhe të gjashtë personave të tjerë, të cilët janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer akte dhune.

Sipas bilancit zyrtar, gjatë përplasjeve u plagosën 15 punonjës policie dhe u dëmtua një automjet i Policisë.

Njoftimi:

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar dje, arrestohen 19 shtetas.

Procedohen penalisht 12 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.

Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje pranë Parlamentit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç, E. B., 20 vjeç.

Si dhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur një gazetar.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç, A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

INSTAT publikon të dhënat: Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë më 2025

Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa përfshirje në formim profesional (NEET) në vitin 2025.

Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda kësaj grup-moshe në Shqipëri, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës. Pjesa tjetër 1,6 % mbetet jashtë tregut të punës pasi klasifikohen si të dekurajuar, ndërsa 19,5% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje.

Një pjesë e konsiderueshme për 40,4%, renditet në kategorinë “të tjera”, çka tregon një nivel të lartë informaliteti ose pasigurie në deklarimin e statusit të tyre ekonomik.

Në raport me vitin paraardhës, vërehet një përmirësim i lehtë në kategorinë e të dekurajuarve, me një ulje prej 0,4 pikë përqindje. Megjithatë, ky ndryshim mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton ende një transformim në integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës sesa femrat. Rreth 46,5% e meshkujve NEET janë në kërkim aktiv të punës dhe të gatshëm për punësim, ndërsa tek femrat kjo përqindje zbret në 31,9%.

Shqipëria ka përqindjen e të rinjve as në punës dhe as në shkollë gati dyfish mbi mesataren e BE-së dhe në nivele të larta rajonale. Kosova rezulton me nivelet më të larta të NEET në rajon, që arrin rreth 30% ose, e ndjekur nga Shqipëria me rreth 20%. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi lëvizin në intervalin 17%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë nivele më të ulëta, por ende dukshëm mbi standardet europiane.

Nga rritja ekonomike në aspektin e punësimit duket se po përfitojnë vetëm pensionistët, pasi papunësia vijon të jetë e lartë ndër të rinjtë. Vitin e kaluar shkalla zyrtare e papunësisë është 8,4%, teksa ky tregues për grup-moshën 15–24 vjeç është 21,5%, gati trefish më shumë se në popullsinë e përgjithshme.

Në paradoks me të rinjtë, numri i të punësuarve në moshën mbi 65 vjeç ka pësuar rritje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 119,862 në 2024 numri i tyre arriti në 130,274 në 2025. Këta persona edhe pse në moshë pensioni, janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi pa kontribute, të cilët sipas metodologjisë vendase konsiderohen të punësuar edhe kur angazhohen në fermën e tyre të vogël dhe prodhojnë vetëm për vetë-konsum./ Monitor

U ndaluan gjatë tensioneve në protestën para Kuvendit, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli, dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Katër nga protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve në protestën para Kuvendit të mbajtur paraditen e sotme, do të kalojnë natën në qeli.

Nesër ata do të dalin para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa përballen me akuzën “shkatërrim prone”.

Në total janë 20 qytetarë të ndaluar. bw

“Lironi çunat tanë”- Përplasjet te Parlamenti, 20 qytetarë të shoqëruar dhe 9 efektivë me lëndime në spital! Protestë dhe te Komisariatet

Qindra qytetarë kanë protestuar sot në tri fronte, sa tek Kuvendi, në dy prej Komisariateve ku janë shoqëruar dhe izoluar protestuesit.


Deri tani mësohet se ka 20 qytetarë të shoqëruar, mes tyre shumë aktivistë të njohur si Gent Progni apo Altin Goxhaj.

Gjithashtu raportohet për 9 efektivë të lënduar që po mjekohen në spital.

Pas marshimit në mesditë ata po qëndrojnë në Komisariatet nr. 4 dhe 1 në Tiranë, ku mbahen protestuesit, duke kërkuar me thirrjet “Lironi çunat tanë”, apo “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”, “Parlament i Krimit”, “Revolucion” dhe të tjera.

Pas largimit me shpejtësi të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës nën mbrojtjen e forcave të rendit, vjen edhe bilanci i parë i asaj që u shndërrua në një përplasje të dhunshme përpara Parlamentit.

Përplasjet e dhunshme, përdorimi i sprejit lotësjellës dhe hedhja e ujit me presion nga autobotët kanë lënë pas pasoja nga të dyja palët.

Burime bëjnë me dije se deri tani Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariate 20 protestues.

Nga ana tjetër, përleshjet fizike kanë sjellë edhe dëmtimin e uniformave blu. Aktualisht, 9 efektivë policie janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.gsh

Përplasjet te Kuvendi, aktivisti Andi Tepelena: Ambasada amerikane të ndërhyjë urgjent! Ndërkombëtarët duhet t’i vënë fre këtij regjimi

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirje ndërkombëtarëve që të reagojnë dhe të ndërhyjnë për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

 

Duke folur për gazetarët, pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë përpara Kuvendit, aktivisti deklaroi se ambasada e SHBA-së duhet të reagojë ndaj dhunës.

Ai akuzoi edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla se po nxit policinë që të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve dhe se po i etiketon ata si anti-amerikanë apo agjentë të Iranit.

“Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqiptar me nënshtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent. Duhet ndërhyrja ndërkombëtare për t’i vënë fre këtij regjimi gjakatar. Balla është bandit që  ka bërë thirrje policisë që të ushtrojë dhunë ndaj qytetarë paqësorë. Ata ministrat se donin të hanin bukë, urdhëruan policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llumi i shoqërisë shqiptare.

Ka ardhur koha që të ikin. Ne jemi qytetarët më paqësorë të këtij vendi, pro evropianë dhe pro perëndimorë. Që në ditët e para të protestës kemi treguar qytetari. Balla është një legen që do të provojë dhunën për të na nxjerrë si anti-amerikan, si agjentë të Iranit. Është provokator i rëndomtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas.”, tha ai. gsh

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun”- Policia tenton të largojë me forcë protestuesit, ata ulen këmbëkryq para Parlamentit!

Vijojnë tensionet para Kuvendit, ku qindra qytetarë protestojnë për dorëheqjen e qeverisë.

 


Përshkallëzimi erdhi në momentin që Kuvendi mbylli punimet dhe deputetët nisën të dilnin.

Qytetarët bllokuan daljet kryesore me thirrjet “parlamenti i krimit”, “Arresto Ballukun”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Policia u përpoq të largonte me dhunë protestuesit, por ata iu përgjigjën duke u ulur këmbëkryq në mes të rrugës.

Policia dhe FNSH krijuan një kordon para tyre dhe më tej qëndronte autoboti i ujit. gsh

Kryesia e PD- Ja kush janë anëtarët e rinj që u zgjodhën nga Këshilli Kombëtar

TIRANË- Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku Ilda Zhulali u shpall si më e votuara, ndërsa Grigels Muçollari kryesoi listën mes burrave me 170 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit.

Po ashtu në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshmme, jashtë kryesisë kanë mbetur dhe disa figura të rëndësishme apo deputetë të PD-së. Konkretisht, emra si Arjan Ndoja, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Fidel Kreka dhe Luan Baçi nuk arritën të siguronin një vend në këtë organ drejtues.

Ndërkohë që në kryesinë e PD-së janë automatikisht figurat kryesore që kanë drejtimin e PD-së, si kryetari, nënkryetarët, sekretari i PD-së, kryetarja e LDG-së si dhe Kryetari i FRPD-së.

Anëtarët e Kryesisë para zgjedhjeve:

Aldo Bumçi

Bardh Spahia

Belind Këlliçi

Edith Harxhi

Eleina Qirici

Eno Bozdo

Fatbardha Kadiu

Floriana Garo

Florion Mima

Gent Strazimiri

Grigels Muçollari

Ina Zhupa

Jozefina Topalli

Keltis Kruja

Luan Baçi

Mimoza Hajdarmataj

Sorina Koti

Anëtarët e Kryesisë pas zgjedhjeve të 1 korrikut 2026:

Eda Grimci

Edith Harxhi

Florjana Garo

Ilda Zhulali

Lili Sula

Mimoza Hajdarmataj

Andia Ulliri

Desada Xhetani

Fatjon Bathorja

Glauk Olldashi

Lorenca Hoxha

Nikola Kedhi

Atird Hoxha

Dorjan Teliti

Ervin Minarolli

Fisnik Qosja

Gjin Gjoni

Grigels Muçollari

Ilir Alimehmeti

Keltis Kruja

Policia arrestoi protestuesit para Parlamentit, disa aktivistë marshojnë drejt Komisariateve nr. 1 dhe 4, kërkojnë lirimin!

Qytetarët nuk dorëzohen në protestën e tyre para Kuvendit, teksa Policia ka bërë disa arrestime që në momentet e para të disa prej përfaqësuesve të saj.

 

Pas dy orësh proteste me thirrjet “Rama jepe dorëheqje”, “Arrestoni Ramën” apo “Parlamenti i krimit”, ku u përdorën vezë e miell nga qytetarët dhe gaz lotsjellës nga Policia, organizatorët bënë thirrje me megafon që t’i drejtoheshin me marshim Komisariateve nr. 1 dhe 4 në Tiranë, aty ku mbaheshin të shoqëruar protestuesit.

“Qytetarë, të shkojmë të gjithë te Komisariatet nr. 1 dhe 4 për të liruar çunat tanë, të nxjerrim njerëzit tanë!”, ishte thirrja e një prej aktivistëve.

Shumë nga qytetarët u zhvendosën me marshim drejt Komisariateve, kurse të tjerët qëndruan para Kuvendit, duke u bërë gardh me policinë.

Deri tani raportohet për të paktën 6 protestues të shoqëruar, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni.

Ndërkohë që vijojnë edhe tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.

Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”. gsh

Protestuesit nuk ndalin revoltën para Parlamentit: Arresto Ballukun!

Tensionet dhe revolta qytetare përpara Parlamentit nuk kanë të ndalur, ndërsa tashmë në shënjestër të turmës ka rënë një tjetër emër i mazhorancës, si Belinda Balluku, e cila është e akuzuar nga SPAK.

Pas sulmeve me miell e vezë ndaj deputetëve, protestuesit kanë shpërthyer në thirrje të njëpasnjëshme në kor, duke kërkuar pranga për ish-zëvendëskryeministren.

 

“Arresto Ballukun! Arresto Ballukun!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar fuqishëm në perimetrin e blinduar të Kuvendit, duke shtuar dozën e akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës. bw

Kuvendi në seancë, protestuesit ulen përpara godinës dhe iu bëjnë thirrje deputeteve: Dorëzoni mandatet!

Teksa qëndronin të ulur, ata iu bënin thirrje deputetëve që të dorëzojnë mandatet dhe t’u bashkohen atyre në revoltën kundër qeverisë.

“Dorëzoni mandatet. Dorëzoni mandatet. Bashkohuni me ne.”, theksonin ata, ndërsa përsërisnin edhe thirrjet për të arrestuar kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Panorama

Përplasje te Parlamenti! Protestuesit shkulin gardhin rrethues, policia përgjigjet me spraj lotësjellës (VIDEO)

Situata ka agravuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit. Protestuesit e revoltuar kanë ndërmarrë një aksion në grup, duke tërhequr dhe shkulur me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.

Përballë këtij momenti tensioni dhe tentativës për të çarë kordonin e sigurisë, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të zmbrapsur turmën.

 

Efektivët kanë hedhur sprej lotësjellës në drejtim të protestuesve për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre dhe stabilizimin e perimetrit, por protestuesit qëndrojnë të vendosur. bw

VIDEO- Tensionet tek Kuvendi, momenti kur policia hedh spraj lotsjellës drejt protestuesve

Ky është momenti kur efektivë policie hedhin spraj lotsjellës për të sprapsur protestuesit të mbledhur përpara Kuvendit, ku po mbahet protesta e radhës ndërsa deputetët kanë hyrë në godinë për seancën e sotme plenare.

Në video shihet se gjatë momenti të përplasjes, hidhet edhe spraj lotsjellës.

“Policia e turpit” thërrasin ata ndërsa u përballën me sprajin lotsjellës.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që protestuesit mblidhen para Kuvendit, pas seancës së të martës, ku sërish u shënuan tensione. gsh

VIDEO- Nisin shoqërimet e para te Parlamenti! Mes të ndaluarve edhe Gent Progni

Situata ka filluar të eskalojë në perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit. Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para të qytetarëve që ndodheshin në zonën ku po zhvillohet protesta.

Mësohet se efektivët kanë ndaluar disa persona, të cilët në ato momente ndodheshin në anë të rrugës, pranë një biznesi që ndodhet afër Parlamentit.

Mes të shoqëruarve nga forcat e rendit është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti, Gent Progni.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij shoqërimi, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar në të gjithë zonën përreth Parlamentit. bw

Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme, Rama sulmon protestuesit: Janë shërbëtorë të paguar dhe mercenarë të ardhur nga jashtë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në Tiranë. Gjatë një takimi të zhvilluar me pensionistët, kreu i qeverisë deklaroi se ekzekutivi po përpiqet të kuptojë mesazhin që po përcjellin qytetarët, por nga ana tjetër nuk i ka kursyer sulmet e ashpra ndaj tyre.

Rama i ka cilësuar protestuesit si “shërbëtorë të paguar” dhe “mercenarë” të cilët sipas tij janë të ardhur nga jashtë Shqipërisë për të krijuar trazira.

Më tej, duke ironizuar pjesëmarrjen në tubime, kryeministri shtoi para pensionistëve se në një vend demokratik secili është i lirë ta kalojë kohën ashtu siç dëshiron vetë, qoftë duke punuar, duke qëndruar në kafe apo duke dalë në protestë.

“Në këtë bulevard janë vrarë njerëz me pushkët e shtetit. Sot është gjë shumë e madhe që është bërë bulevardi i Tiranës si karnavalet e Rio De Janeros që i ndjek gjithë bota. Shkojnë njerëzit dalin, propozojnë, ndahen e martohen në bulevard. Kjo tregon që ne kemi krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë edhe në këtë formë liria dhe demokracia. Ca dalin atje, ca shohin futboll, ca lozin basketboll, ca pijnë kafe. Po çohu nga kafja thoshin skuadronet e Musolinit përpara se të vendosej atje ajo që erdhi prapa. Po ‘çohu nga kafja’ ishin ato këmishat e murrme të atij tjetrit në Mynih. Çohu nga kafja s’ka, kush do të rrijë në kafe do rrijë në kafe, kush do të shkoj në punë të shkojë në punë, kush do të protestojë të protestojë”, tha Rama.

Duke folur për protestat, Rama tha se ato duhen lexuar jo vetëm për atë që shprehet publikisht, por edhe për mesazhet që, sipas tij, nuk artikulohen.

“Patjetër që ne po përhiqemi ta lexojmë si duhet mesazhin. Protesta nuk është ajo që thuhet, protesta është edhe ajo që nuk thuhet edhe për mirë edhe për keq. Protesta është ajo që nuk thuhet kur dalin shërbëtorë të paguar, mercenarë të ardhur nga Prishtina dhe Tetova që bëjnë si diasporë, por është edhe ajo që nuk thuhet nga shumëkush që nuk thuhet aty, që nuk ka dalë për rrëmuja aty, por ka dalë se do më mirë këtu, më shumë aty, më bukur atje”, deklaroi Rama. bw

Revolta qytetare, biznesmeni Erlind Xhindi: Nëse largohet kjo qeveri, biznesi do të marrë “frymë”! Me këto politika fiskale, po na largojnë nga Shqipëria

Biznesmeni Erlind Xhindi, pjesëmarrës në protestën masive kundër qeverisë së Edi Ramës, tha se politikat fiskale aktuale po dëmtojnë biznesin dhe ekonominë.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se niveli i lartë i ekonomisë informale bën që buxheti i shtetit të jetë shumë më i ulët se potenciali real, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të kishte një buxhet prej rreth 30 miliardë eurosh. Ai kritikoi gjithashtu edhe zhvlerësimin e euros, duke argumentuar se kjo ka dëmtuar eksportuesit.

Biznesmeni u shpreh se, nëse qeveria aktuale largohet, evazioni fiskal do të ulet në nivele të pranueshme, deklarimet dhe xhiroja e bizneseve do të rriten, ndërsa biznesi i vogël dhe i mesëm do të ketë më shumë mundësi zhvillimi. Ai akuzoi qeverinë se me politikat fiskale po largon sipërmarrësit nga vendi.

“Duke marrë të gjithë pushtetin, kanë pasur mundësinë të bëjnë çfarë të duan. E kam ndjerë në kurrizin tim, në kurrizin e klientëve. Kanë vendosur një tavan për deklarimet tek biznesi i vogël dhe matanë atij tavani mundohen që me anë të shtrëngimeve fiskale dhe levave të tyre, mundohen të mos ta kalojnë të gjithë dhe të qëndrojnë të vegjël.

Por mosdeklarimi na lë në një PBB të ulët dhe evazioni është shumë i lartë. Kjo bën që të kemi deklarime të ulëta, që në BSH të vijë një buxhet modest ndërkohë që buxheti jonë real është trefish. Ne sot duhet të kishim një buxhet 30 miliardë euro.

Po kjo bëhet me dashje se kartëmonedhën euro kanë filluar ta zhvlerësojnë. Nuk ka kërkuar llogari dhe kanë lejuar që të ulin në masën 30% euron dhe e thënë me fjalë të thjeshta, lekët tona bashkohen me lekët e krimit dhe humbin. Eksportues nuk ka më. Bizneset janë më pamundësi likuiditeti.

Nëse Rama largohet evazioni do të jetë në përmasat e pranueshme, sepse në çdo vend ka evazion por të ulët. Deklarimi do të jetë i lartë, xhiroja do të jetë e lartë dhe biznesi do të ketë frymëmarrje, një farë lëvizshmërie, sidomos i mesmi dhe i vogël. Jo me këto politika fiskale që po ndjekin, janë drejt falimentit. Po na ndjekin nga Shqipëria, po na thonë “ikni se s’na duheni më”, deklaroi ai.

Raportohet se samiti i NATO-s në Tiranë vihet në pikëpyetje për shkak të shpenzimeve për mbrojtjen

Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Turqi, që mbahet javën e ardhshme, planet e aleancës për samitin në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në pikëpyetje për shkak të rezistencës nga administrata amerikane dhe pakënaqësia në mesin e shteteve aleate me shpenzimet e ulëta për mbrojtje nga Tirana, thanë për Reuters një diplomat i NATO-s, një zyrtar evropian dhe tre persona që kanë njohuri për këtë temë.

Një draft-deklaratë për samitin e NATO-s në Ankara aktualisht nuk përmend mbajtjen e takimit në Shqipëri, pavarësisht se një deklaratë e mëparshme kishte thënë se ai do të mbahej në këtë shtet, thanë burimet për Reuters.

Kjo lëvizje vjen teksa anëtarët evropianë të NATO-s synojnë t’i dëshmojnë presidentit amerikan, Donald Trump, në Ankara se kanë bërë përparim sa i përket zotimeve për shpenzimet për mbrojtjen dhe synojnë të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë me udhëheqësin amerikan.

Një nga burimet tha se shpenzimet për mbrojtje të Shqipëri janë të tilla sa po të mbahej samiti i NATO-s në këtë shtet më 2027, Trump mund të zemërohet.

Një diplomat evropian tha se versioni i fundit i tekstit të deklaratës thekson se udhëheqësit mezi presin takimin e tyre të radhës, pa specifikuar kohën dhe vendin ku do të mbahet ky takim.

“Draftet janë drafte, jo vendime”, tha një zëdhënës i Qeverisë shqiptare për Reuters kur u pyet për draft-deklaratën, për të cilën ende po negociohet dhe mund të pësojë ndryshime.

Shtëpia e Bardhë nuk deshi të komentonte, ndërkaq një zyrtar i NATO-s tha se nuk do të komentojnë për këtë çështje tani.

Në vitet e fundit, deklaratat zyrtare të samiteve të NATO-s kanë pasur referencë të qartë për vendin e samitit pasues. Në samitin në Hagë të mbajtur vitin e kaluar, udhëheqësit thanë në deklaratën e tyre se “mezi presim të takohemi në Turqi më 2026 dhe më pas në Shqipëri”.

Në të njëjtin samit, udhëheqësit e NATO-s iu përgjigjën kërkesës së Trumpit që të zotohen për 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në shpenzime të mbrojtjes brenda një dekade.

Shtetet kanë premtuar se do të shpenzojnë 3.5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për çështjet bazë të mbrojtjes – si trupat dhe armët – ndërkaq 1.5 për qind në masa të tjera të lidhura me mbrojtjen, sikurse siguria kibernetike.

Derisa shumë shtete të NATO-s kanë rritur buxhetet e tyre për mbrojtjen në muajt e fundit, disa shtete ende nuk e kanë përmbushur qëllimin paraprak të shpenzimeve për këtë fushë deri në 2 për qind.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha më herët gjatë këtij muaji se pothuajse të gjitha shtetet e aleancës e kanë arritur synimin prej 2 për qind.

“Vitin e kaluar, Shqipëria, Çekia, Sllovenia nuk e arritën këtë, por janë të përkushtuara që shpenzimet t’i rrisin mbi 2 për qind këtë vit”, tha ai.

Qeveria e Shqipërisë tha në një deklaratë për Reutersin se po “finalizojmë masat e nevojshme fiskale për të harmonizuar shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen dhe ato të lidhura me mbrojtjen për vitin 2026 në bazë të trajektores së dakorduar me aleatët e NATO-s në samitin e Hagës”.

“Sapo këto masa të miratohen në ditët në vijim, shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen dhe ato të lidhura me mbrojtjen për vitin 2026 do të arrijnë në 2.6 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në përputhje me Metodologjinë e NATO-s për Shpenzimet e Mbrojtjes. Prej tyre, 2.2 për qind e BPB-së përfaqëson shpenzimet bazë për mbrojtjen, ndërsa 0.4 për qind përfaqëson shpenzime të tjera që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë”, u tha në deklaratë.

Një diplomat evropian tha se Shqipëria ende mund të jetë mikpritëse e samitit.

“Ata po i rrisin shpenzimet, të shohim se çfarë do të prodhojë kjo”, tha diplomati, duke shtuar se “unë ende besoj se samiti i radhës do të jetë në Shqipëri”. rel

UGSHPD interviston pianisten, pedagogen dhe aktivisten e njohur në SHBA Dr.Elida Dakoli: Nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme pa kujtesë historike

UGSHPD interviston Dr.Elida Dakoli, që jeton e punon në SHBA. Ajo është pianiste me emër, pedagoge, autore librash, sipërmarrëse dhe aktiviste e njohur qytetare që posa është zgjedhur në bordin administrativ të VOC, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit, The Victims of Communism Memorial Foundation, me qendër në Washington D.C, një organizatë jofitimprurëse edukuese për të drejtat e njeriut, që i është dedikuar përkujtimit të më shumë se 100 milionë njerëzve të vrarë nga regjimet komuniste dhe edukimit të publikut mbi historinë e Marksizmit dhe totalitarizmit. Presidenti Bill Clinton nënshkroi ligjin për themelimin e Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit më 17 dhjetor 1993, i cili u miratua unanimisht nga Kongresi i SHBA-së si Ligji Publik 103-199 (Seksioni 905).

Dr. Elida Dakoli është një pianiste koncertesh, pegagoge, autore, edukatore, sipërmarrëse dhe aktiviste qytetare, puna e së cilës lidh përsosmërinë artistike, arsimin dhe ndërgjegjen historike. Karriera e saj pasqyron një angazhim të vazhdueshëm ndaj përgjegjësisë kulturore dhe peshës morale që artet mund të mbajnë në jetën publike.

Në vitin 2023, Qyteti i Durrsit, Shqipëri, e nderoi atë si Ambasadore të Qytetit. Ky përcaktim njohu përfaqësimin ndërkombëtar që ajo i bën kulturës shqiptare, punën e saj në arsimi dhe edukim si dhe aktivizmin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo shërben në Bordin e Administratorëve të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, VOC. Dëshmia e saj para Legjislaturës së Teksasit kontribuoi në krijimin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Teksas. Aktivizmi i saj shtrihet në iniciativat e drejtësisë tranzicionale të mbështetura nga BE në Shqipëri, duke dokumentuar varret masive të epokës komuniste dhe duke avancuar përballjen publike me të kaluarën.

Dr. Dakoli ka patur një vend qendror në panele në Qendrën Presidenciale George W. Bush, Shkollën e Lidershipit Qytetar të Universitetit të Teksasit në Austin dhe konferenca akademike amerikane mbi autoritarizmin dhe rezistencën demokratike. Ajo është prezantuar nga BBC, Zëri i Amerikës dhe Euronews. Intervista e saj në BBC dhe Zëri i Amerikës mbi gjetjen e varreve masive të të burgosurve politikë shqiptarë u transmetua në më shumë se dyzet gjuhë. Në vitin 2024, ajo u zgjodh Personi i Vitit nga Marquis Who’s Who* për kontributet e saj në muzikë, arsim dhe të drejtat e njeriut.

Ajo është themeluese e Institutit DFW për Përparimin Muzikor (DIMA), një institut gjithëpërfshirës muzike dhe lidershipi që u shërben më shumë se 500 studentëve çdo vit në 15 shkolla në zonën e Dallasit, me një fakultet prej 25 instruktorësh dhe një sezon me më shumë se 70 shfaqje çdo vit. Në vitin 2025, ajo themeloi Inspired Sounds, një organizatë jofitimprurëse që ofron udhëzime falas për muzikë dhe lidership për refugjatët dhe të rinjtë në nevojë. Ajo ka shërbyer si Profesoreshë e Sipërmarrjes në Arte në Universitetin Baptist të Dallasit, ku ka hartuar dhe lançuar kurrikulën e sipërmarrjes në arte të universitetit. Ajo është një këshilltare e kërkuar për doktoraturë në sipërmarrjen në muzikë dhe arte dhe punon me kandidatë në universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Si pianiste koncertesh, Dr. Dakoli ka performuar në Carnegie Hall në Nju Jork, Brahms-Saal në Vjenë dhe në skena koncertesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Ajo ka një Doktoraturë të Arteve Muzikore në Interpretim Pianoje nga Universiteti Shtetëror i Luizianës, një Master në Muzikë nga Universiteti Baylor dhe një Bachelor në Pedagogji Pianoje nga Universiteti i Muzikës në Tiranë. Disertacioni i saj i doktoraturës ishte libri i saj i parë : Aleksandër Peçi: Muzika Shqiptare Para dhe Pas Perdes së Hekurt (Academica Press, 2018), një shqyrtim shkencor i krijimit artistik nën sundimin totalitar.

Dr. Dakoli lindi në Durrës, Shqipëri, në vitet e fundit të sistemit të mbyllur komunist të vendit. Stërgjyshi i saj, Hysen Myshketa, ishte një avokat i hershëm i demokracisë në Shqipëri, i cili u vra gjatë ngritjes së regjimit. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, një figurë e respektuar qytetare dhe biznesi, u arrestua nga regjimi dhe vdiq në paraburgim. Këto histori formësojnë perspektivën dhe punën e saj.

Në nëntor 2026 del në qarkullim libri i saj: Beneath the Silence: The Names a Regime Tried to Erase, Nën Heshtjen: Emrat që një Regjim u përpoq t’i fshinte, nga Post Hill Press dhe do të shpërndahen nga Simon & Schuster. Libri ndjek gjurmët e tre brezave të përvojës së familjes së saj nën komunizëm dhe rrëfimet personale dhe historike që kanë mbetur kryesisht të pathëna.

Dr. Dakoli flet rrjedhshëm anglisht, shqip dhe italisht, dhe lexon frëngjisht dhe spanjisht. Ajo përfaqësohet për angazhimet e saj si folëse nga Folësit e GDA-së** dhe jeton në Dallas, Teksas.

*Marquis Who’s Who është një kompani e famshme amerikane, e cila prej 1899 publikon biografi të personaliteteve nga e gjithë bota.

**Termi GDA Speakers i referohet kryesisht agjencisë së njohur botërore të folësve GDA Speakers (Gail Davis & Associates), një zyre të udhëhequr nga gra si oratore dhe liderët të mendimit me seli në Dallas, Teksas.

INTERVISTA

Pyetjet e Alba Kepit

Alba Kepi:- Cili është prioriteti juaj kryesor si anëtare e bordit të Fondacionit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit? Çfarë ndikimi konkret synoni të sillni në punën e fondacionit?

Elida Dakoli:- Prioriteti im kryesor është që kujtesa historike të mos mbetet thjesht një çështje përkujtimore, por të kthehet në edukim, ndërgjegjësim dhe përgjegjësi publike. Për mua, Fondacioni i Viktimave të Komunizmit nuk ka si mision vetëm të nderojë të shkuarën, por të mbrojë të ardhmen, duke u treguar brezave të rinj se çfarë ndodh kur shteti shkel lirinë, dinjitetin njerëzor, pronën, besimin dhe të vërtetën.

Duke qenë vetë e rritur në një familje të goditur drejtpërdrejt nga diktatura komuniste në Shqipëri, unë e shoh këtë angazhim jo vetëm si detyrë institucionale, por edhe si detyrim moral. Familja ime ka paguar një çmim të rëndë: kemi pasur të të vrarë, të burgosur, të zhdukur, dhe mbi të gjitha kemi jetuar me peshën e heshtjes që komunizmi imponon mbi familjet për dekada të tëra.

Ndikimi konkret që dua të sjell në bord është në disa drejtime. Së pari, dua të ndihmoj që zëri i Shqipërisë të jetë më i pranishëm në diskursin ndërkombëtar mbi krimet e komunizmit. Shqipëria ishte një nga regjimet më të egra dhe më të izoluara të Europës, por shpesh nuk njihet sa duhet jashtë vendit. Së dyti, dua të shtyj përpara programe arsimore dhe kulturore që i flasin brezit të ri në një gjuhë të kuptueshme, jo vetëm përmes statistikave, por përmes historive njerëzore, artit, letërsisë dhe dëshmive familjare. Dhe së treti, dua të forcoj lidhjen mes kujtesës historike dhe çështjeve të sotme të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, sepse komunizmi nuk është vetëm një kapitull i mbyllur i historisë. Pasojat e tij jetojnë ende në kulturën politike, në institucionet, në frikën, në heshtjen dhe në mungesën e drejtësisë që shumë shoqëri postkomuniste vazhdojnë të mbartin.

Alba Kepi: –Ju posa keni botuar librin tuaj “Beneath the Silence” nga Simon & Schuster. Libri ka karakter autobiografik. A mund të na thoni diçka më hollësisht?

Elida Dakoli:-Po, libri im Beneath the Silence është thellësisht personal dhe ka një bazë autobiografike, por në të njëjtën kohë ai shkon përtej historisë sime personale. Është historia e familjes sime, e tre brezave të goditur nga komunizmi në Shqipëri, por është edhe një reflektim mbi atë që diktatura u bën familjeve, fëmijëve, kujtesës dhe vetë identitetit njerëzor.

Unë kam lindur në Durrës, në një familje që e ka përjetuar persekutimin në mënyrën të drejtpërdrejtë. Nga njëra anë kam historinë e stërgjyshit tim, Hysen Myshketa, një figurë e njohur e jetës publike shqiptare, i vrarë në vitin 1943. Nga ana tjetër, kam historinë e familjes së babait tim, e gjyshit tim te dashur Sadik Dakoli, me burgime, humbje, zhdukje dhe damkën e “biografisë së keqe”, që në Shqipërinë komuniste ishte një dënim i heshtur, por i përditshëm. Famijet e tij dhe gjyshja nuk paten kurre nje varr per t’a qare. Edhe fëmijëria ime u formua nga kjo klimë. Unë e nisa muzikën në një kohë kur ëndrrat e një fëmije përcaktoheshin nga biografia e familjes. Kam luajtur në një piano prej letre para se të më lejohej të studioja ne një të vërtetë, dhe kjo për mua është një metaforë e fortë e asaj që ishte komunizmi: një sistem që përpiqej të kontrollonte jo vetëm jetën, por edhe imagjinatën.

Ky libër nuk është shkruar për të rikthyer dhimbjen si viktimizim, por për të dëshmuar se çfarë ndodh kur një regjim përpiqet të fshijë emra, histori, kujtesë dhe mundësi. Është një libër për mbijetesën, për familjen, për lirinë, për besimin, për dinjitetin, dhe për mënyrën se si arti, kujtesa dhe e vërteta mund të bëhen një formë rezistence. Për mua ishte e rëndësishme që kjo histori të mos mbetej vetëm brenda mureve të familjes sime, por të dilte në dritë si pjesë e një historie më të madhe njerëzore.

 

Pyetjet e Ardian Murrajt


Ardian Murraj:- Sa shpesh e vizitoni Durrësin dhe Shqipërinë, dhe cila është mbresa juaj për ndryshimet krahasuar me kohën kur jeni larguar? Gjithashtu, a mendoni se ideologjia komuniste vazhdon të shfaqet në forma të ndryshme në Shqipëri dhe më gjerë?

Elida Dakoli:-Unë kthehem në Shqipëri rregullisht dhe Durrësi mbetet për mua një vend me ngarkesë shumë të thellë emocionale. Është qyteti ku linda, ku u formuan kujtimet e para të jetës sime, ku filloi marrëdhënia ime me muzikën, por edhe ku familja ime mbarti peshën e historisë së vet. Çdo kthim është një përzierje emocionesh: nga njëra anë ka mall, rrënjë, kujtesë, njerëz që i dua dhe vende që më formuan; nga ana tjetër, ka edhe një ndjenjë përgjegjësie, sepse kthehem gjithmonë me pyetjen se sa kemi arritur vërtet të përballemi me të shkuarën tonë.

Shqipëria ka ndryshuar shumë në pamje, në ritëm, në mundësi, në hapje me botën. Kjo është e pamohueshme. Por unë mendoj se sfida e madhe nuk është vetëm modernizimi i fasadës, por pjekuria e brendshme e shoqërisë për t’u përballur me të vërtetat e veta. Diktatura nuk lë pas vetëm varfëri materiale; ajo lë frikë, heshtje, deformim të moralit publik, mungesë besimi te institucioni, relativizim të së vërtetës dhe një prirje për t’u përshtatur me padrejtësinë. Këto janë plagë që zgjasin më shumë se regjimi vetë.

Sa i përket ideologjisë, unë mendoj se komunizmi nuk rikthehet domosdoshmërisht gjithmonë me të njëjtat simbole, por mund të rikthehet me të njëjtat impulse: me përçmimin ndaj pronës, me armiqësinë ndaj lirisë individuale, me kontrollin e mendimit, me justifikimin e shtetit të pakufizuar, me normalizimin e censurës dhe me urrejtjen ndaj kujtesës historike. Kjo është arsyeja pse biseda për komunizmin nuk është thjesht një bisedë për të shkuarën shqiptare, por për një rrezik universal që mund të marrë forma të reja në shoqëri të ndryshme.

Ardian Murraj:-Çfarë vendi zë problematika e Shqipërisë në VOC dhe sa është përcjellë në media? Cila duhet të jetë strategjia?

Elida Dakoli:-Shqipëria duhet të ketë një vend shumë më të dukshëm në narrativën ndërkombëtare për krimet e komunizmit sesa ka pasur deri më sot. Në Victims of Communism Foundation, ekziston një vetëdije për faktin se Shqipëria ka qenë një nga diktaturat më represive të Europës, por unë besoj se ka ende shumë punë për ta bërë historinë shqiptare më të njohur në SHBA, në botën anglisht folëse dhe më gjerë.

Një pjesë e sfidës është se Shqipëria, për shkak të madhësisë së saj dhe izolimit të gjatë, shpesh ka mbetur në periferi të vëmendjes ndërkombëtare, edhe pse ajo që ndodhi aty ishte ekstremisht e rëndë. Pikërisht këtu mendoj se duhet të jetë strategjia: më shumë dokumentim, më shumë përkthim të dëshmive dhe historive shqiptare në anglisht, më shumë përfshirje të studiuesve, artistëve, të mbijetuarve dhe familjeve shqiptare në programet publike, në muze, në panele, në tekstet edukative dhe në platformat mediatike.

Një strategji serioze duhet të ketë tre shtylla. E para, edukimin e brezit të ri, sepse një shoqëri që nuk i mëson fëmijët e saj se çfarë ka ndodhur, i lë ata të pambrojtur ndaj manipulimit. E dyta, arkivimin dhe dokumentimin, sepse pa fakte, emra dhe dëshmi, e vërteta dobësohet. Dhe e treta, ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, në mënyrë që historia jonë të mos mbetet një histori e vogël lokale, por të kuptohet si pjesë e historisë së madhe të shekullit XX dhe e betejës së sotme për liri dhe dinjitet njerëzor.

 

Pyetjet e Artan Kutrës

Artan Kutra: -Ju keni analizuar cenimin e të drejtave të njeriut gjatë diktaturës komuniste. Po sot, si e vlerësoni respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri? Cilat janë fushat që duhet të përmirësohen?

Elida Dakoli:-Sot Shqipëria nuk është Shqipëria e diktaturës dhe kjo duhet thënë qartë. Ne jetojmë në një sistem pluralist, me liri që në komunizëm ishin të paimagjinueshme. Por kjo nuk do të thotë se çështja e të drejtave të njeriut është e mbyllur. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut duhet parë jo vetëm si mungesë e burgjeve politike, por si cilësi e shtetit ligjor, e drejtësisë, e meritokracisë, e lirisë së shprehjes, e barazisë para ligjit dhe e dinjitetit të qytetarit.

Mendoj se Shqipëria ka tepër nevojë për përmirësim në disa fusha themelore. Së pari, te besimi te drejtësia dhe pavarësia e institucioneve. Së dyti, te lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sepse kur institucionet kapen nga interesa të ngushta, qytetari i zakonshëm humbet mbrojtjen. Së treti, te trajtimi serioz i së shkuarës komuniste, sepse mosndëshkimi moral dhe institucional i krimeve të djeshme krijon kulturën e pandëshkueshmërisë së sotme. Dhe së katërti, te krijimi i një klime ku të rinjtë të ndihen se mund të ndërtojnë një të ardhme me dinjitet në vendin e tyre.

Për mua, respektimi i të drejtave të njeriut nuk është vetëm çështje ligjesh. Është çështje kulture shtetërore dhe morale publike. Është mënyra si trajtohet e vërteta, si trajtohet qytetari, si trajtohet kujtesa, si trajtohet ai që mendon ndryshe.

Artan Kutra: Largimi me ritme të larta i shqiptarëve në emigracion a mund të dëmtojë memorien historike kombëtare?

Elida Dakoli:Po, nëse nuk ndërtojmë me vetëdije mekanizma për ruajtjen e kujtesës, rreziku është real. Kur brezat largohen, kur fëmijët rriten jashtë, kur historia mbetet vetëm në bisedat e gjyshërve dhe nuk hyn në libra, në shkolla, në kulturë publike, atëherë kujtesa fillon të dobësohet.

Por unë e shoh diasporën edhe si mundësi. Diaspora shqiptare mund të bëhet një forcë shumë e madhe për ta ruajtur dhe ndërkombëtarizuar memorien tonë. Vetë libri im është një përpjekje në këtë drejtim: ta çoj historinë shqiptare përtej kufijve dhe ta vendos në një bisedë më të gjerë për lirinë, diktaturën dhe dinjitetin njerëzor.

.

Pyetjet e Skënder Buçpapajt

Skënder Buçpapaj: Ju vini nga e njëjta shtresë e të deklasuarve nga vjen edhe Lea Ypi. A i keni lexuar librat e saj dhe a mendoni se marksizmi mund të jetë sot një vizion bashkëkohor që ia vlen të përqafohet?

Elida Dakoli:E njoh debatin që kanë hapur shkrimet e Lea Ypit dhe pikërisht kjo më shqetëson thellë. Unë jam e alarmuar nga mënyra se si marksizmi po ripaketohet për brezat e rinj si një ide elegante, intelektuale apo madje humane, ndërkohë që historia e Europës Lindore, e Shqipërisë dhe e miliona familjeve dëshmon të kundërtën.

Unë vij nga një familje që nuk e ka njohur marksizmin si teori seminari, por si realitet dhune. E ka njohur si vrasje, burg, frikë, humbje të pronës, humbje të së drejtës për arsim, për dinjitet, për të ardhme. Prandaj për mua është tronditëse kur shoh se si një ideologji që ka lënë pas aq shumë viktima, trajtohet sërish me butësi, me romantizëm apo me një lloj nostalgjie të rafinuar akademike.

Marksizmi nuk është thjesht një tekst filozofik që mund të ndahet pastër nga pasojat e veta historike. Kur ai është bërë pushtet, ka prodhuar terror, shtypje, varfëri, zhdukje të lirisë dhe shkatërrim të njeriut të lirë. Shqipëria është provë e gjallë e kësaj. Prandaj unë nuk besoj se marksizmi është një vizion bashkëkohor që ia vlen të përqafohet. Besoj se është një ideologji që duhet studiuar me ndershmëri, por edhe me kujtesë morale, jo me amnezi.

Skënder Buçpapaj: A duhet një kundërvënie e hapur ndaj prirjeve të sotme për ta rikthyer marksizmin si teori fitimtare?

Elida Dakoli: Po, duhet një kundërvënie e qartë, serioze dhe intelektualisht e ndershme. Jo me slogane, jo me histeri, por me fakte, me edukim, me dokumente, me histori njerëzore dhe me kujtesë morale.

Problemi më i madh i kohës sonë është se një pjesë e brezit të ri e sheh socializmin, komunizmin dhe marksizmin pa i njohur pasojat konkrete që këto ideologji kanë pasur kur janë bërë sistem politik. Kjo ndodh sepse kemi dështuar t’i mësojmë si duhet. Kur harrohen krimet, rikthehen iluzionet. Kur humbet kujtesa, fitojnë sloganet.

Kundërvënia duhet të jetë e hapur në kuptimin që shoqëria, akademia, mediat, shkolla dhe institucionet duhet të kenë guximin të thonë të vërtetën: se ideologjitë që justifikojnë shtypjen në emër të një utopie, herët a vonë prodhojnë viktima reale. Dhe Shqipëria është një nga dëshmitë më të forta të kësaj. Heshtja bëhet bashkfajësi.

Pyetjet e Elida Buçpapajt

Elida Buçpapaj: Ju vini nga një familje që i ka përjetuar direkt krimet e diktaturës komuniste. Stërgjyshin e gjyshin të vrarë, keni patur të afërm në burgje dhe e ke ndjerë edhe ti që e vogël këtë persekutim. Por këto krime kanë patur shtrirje të gjërë. Rezultojnë 6000 të vrarë si armiq të diktaturës pa varr. Por çka e shoh të pafalshme është qendrimi i shtetit shqiptar këta 35 vjet, që në vend se të vendosë drejtësinë, të paktën përmes sanksionimit të së vërtetës historike, përmes ligjeve, memories etj duke i dënuar këto krime si kundër njerëzimit, kur kemi parasysh breza të tërë lindur e rritur në internime, të privuar nga e drejta e shkollimit apo integrimit në shoqëri, si popullësi civile pa kryer asnjë vepër penale, këtu përfshihen edhe 400 fëmijët e vdekur nga uria në Kampin e Tepelenës, ka mbyllur sytë. Në administratēn publike kemi trashëgimtarë biologjikë apo ideologjikë që nuk janë konvertuar, që postet i kanë trasheguar si pasojë e prejardhjes dhe jo meritokracisë që nuk e njohin institucionin e të kërkuarit ndjesë apo falje. Ju që keni një angazhim të gjatë në Fondacionin e Viktimave të Komunizmit, tash jeni edhe në bordin administrativ, a mund që VOC të ketë ndikim për situatën në Shqipëri, ku krimet e komunizmit janë të padënuara dhe e shkuara diktatoriale duke mos u dënuar po shkon drejt rehabilitimit?Duke qenë se shteti shqiptar nuk ka vendosur drejtësi për krimet e komunizmit, a mund VOC të ketë ndikim për situatën në Shqipëri?

Elida Dakoli: Victims of Communism Memorial Foundation mund të ketë ndikim real për Shqipërinë, por duhet thënë qartë se asnjë institucion ndërkombëtar nuk mund ta zëvendësojë detyrën që ka vetë shteti shqiptar ndaj së vërtetës së tij historike. Për mua, dështimi i Shqipërisë për t’u përballur seriozisht me krimet e komunizmit nuk është thjesht një boshllëk institucional. Është një plagë morale që vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjen tonë kombëtare.

Kur për 35 vjet nuk arrin të emërtosh krimet, të nderosh viktimat, të dëgjosh të mbijetuarit dhe të ndërtosh një kulturë të qartë kujtese e përgjegjësie, atëherë rreziku nuk është vetëm harresa. Rreziku është rehabilitimi i së keqes. Dhe kjo, për mua, është shumë e rëndë. Nuk mund të ketë pajtim të vërtetë pa të vërtetë. Nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme pa kujtesë historike. Dhe nuk mund të ketë meritokraci të ndershme nëse një shoqëri nuk ka guximin të ndahet moralisht nga trashëgimia e diktaturës.

Roli i VOC është i rëndësishëm pikërisht këtu: në dokumentimin e së vërtetës, në edukimin e brezit të ri, në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe në mbështetjen e një kujtese publike që nuk i lë viktimat në heshtje. Por Shqipëria vetë duhet të bëjë hapin vendimtar. Duhet të ketë më shumë guxim institucional, më shumë vullnet politik dhe më shumë ndershmëri historike për t’i quajtur krimet me emër dhe për t’u dhënë vendin që meritojnë viktimave të komunizmit në historinë tonë kombëtare.

Për mua kjo është ndoshta beteja më e rëndësishme. Nëse brezat e rinj nuk e dinë çfarë ka ndodhur, atëherë ne nuk kemi ndërtuar kujtesë, por vetëm kemi mbajtur plagë private brenda familjeve tona. Kam pasur nderin të flas para ligjvënësve në Texas për të mbështetur njohjen zyrtare të 7 Nëntorit si Ditën e Viktimave të Komunizmit, një ditë kujtese për mbi 100 milionë viktimat e regjimeve komuniste. Sot, Texas është ndër shtetet që e ka përfshirë këtë temë edhe në arsim: duke nisur nga viti shkollor 2026, nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë do të mësojnë, në mënyrë të përshtatshme sipas moshës, për krimet dhe rreziqet e komunizmit, përmes materialeve edukative, librave dhe leksioneve të mbështetura nga Victims of Communism Memorial Foundation. Po punojmë gjithashtu që programe të tilla të shtrihen edhe në shkollat private në Texas. Besoj fort se edhe Shqipëria duhet të ndërtojë një platforme të ngjashme, ku historia e persekutimit gjatë komunizmit të mësohet seriozisht, me përgjegjësi dhe me ndershmëri historike në shkolla. Sepse pa kujtesë, një komb bëhet i pambrojtur.

Elida Buçpapaj: Brezat e rinj në Shqipëri nuk dinë asgjë për të shkuarën diktatoriale, në Shqipëri nuk kemi asnjë datë si ju në SHBA që keni 7 Nëntorin që kujtoni viktimat e konunizmit apo sikur BE, SHBA e Kanadaja kujtojnë Black Ribbon Day çdo vit më 23 Gusht duke kujtuar viktimat e nazizmit dhe të diktaturave staliniste, a keni ndonjë inisiative përmes VOC?

Elida Dakoli: Për mua kjo është ndoshta beteja më e rëndësishme. Nëse brezat e rinj nuk e dinë çfarë ka ndodhur, atëherë ne nuk kemi ndërtuar kujtesë, por vetëm kemi mbajtur plagë private brenda familjeve tona.

Kam pasur nderin të flas para ligjvënësve në Texas për të mbështetur njohjen zyrtare të 7 Nëntorit si Ditën e Viktimave të Komunizmit, një ditë kujtese për mbi 100 milionë viktimat e regjimeve komuniste. Sot, Texas është ndër shtetet që e ka përfshirë këtë temë edhe në arsim: duke nisur nga viti shkollor 2026, nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë do të mësojnë, në mënyrë të përshtatshme sipas moshës, për krimet dhe rreziqet e komunizmit, përmes materialeve edukative, librave dhe leksioneve të mbështetura nga Victims of Communism Memorial Foundation. Po punojmë gjithashtu që programe të tilla të shtrihen edhe në shkollat private në Texas. Besoj shume se edhe Shqipëria duhet të ndërtojë një qasje të ngjashme, ku historia e persekutimit gjatë komunizmit të mësohet seriozisht, me përgjegjësi dhe me ndershmëri historike në shkolla. Sepse pa kujtesë, një komb bëhet i pambrojtur.

Libri im, Beneath the Silence është pjesë e kësaj përpjekjeje. Unë e kam shkruar që kjo histori të mos mbetet vetëm e familjes sime, por të bëhet pjesë e një kujtese më të gjerë për lirinë dhe çmimin e saj.

Elida Buçpapaj: Doktoratura juaj titullohet “Aleksandër Peçi: Muzika shqiptare para dhe pas Perdes së Hekurt”. A ka qenë frymëzuese vepra e Maestro Peçit për ju dhe si?

Elida Dakoli: Aleksandër Peçi ka qenë një figurë e rëndësishme në formimin tim intelektual dhe artistik. Interesi im për veprën e tij nuk ka qenë vetëm muzikor, por edhe historik e kulturor, sepse muzika e tij më dha një mënyrë për të kuptuar më thellë marrëdhënien mes artit dhe sistemit politik në Shqipëri.

Ajo që më ka frymëzuar te vepra e Maestro Peçit është fakti se ai përfaqëson një brez krijuesish shqiptarë që punuan nën kufizime të mëdha ideologjike, por që sërish kërkuan gjuhë, thellësi dhe individualitet artistik. Për mua, studimi i muzikës shqiptare para dhe pas Perdes së Hekurt ishte edhe një mënyrë për të kuptuar jo vetëm çfarë i ndodh një artisti nën diktaturë, por çfarë i ndodh vetë shpirtit krijues kur liria kufizohet.

Në një kuptim më personal, kjo temë lidhej edhe me jetën time. Unë nuk e kam përjetuar muzikën kurrë të shkëputur nga historia. Përkundrazi, muzika për mua ka qenë gjithmonë e lidhur me kujtesën, me identitetin, me rezistencën dhe me lirinë. Prandaj edhe studimi im mbi Aleksandër Peçin ishte më shumë se një projekt akademik. Ishte një mënyrë për të hyrë më thellë në pyetjen se si mbijeton arti kur njeriu nuk është i lirë.

Libri i Dr.Elida Dakolit kushtuar Maestro Peçit – Aleksander Peçi: Albanian Music Before and After the Iron Curtain

landing

Lirohen gjashtë protestuesit e arrestuar, qytetarët në kor para policisë: Ne nuk dorëzohemi

Gjashtë protestuesit e arrestuar janë liruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi dhe katër persona tjetër të cilët ishin shoqëruar pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

 

Pas lirimit të gjashtë tyre, qytetarët e mbledhur para policisë kanë brohoritur njëzëri: Ne nuk dorëzohemi.

Protesta e ditës së sotme do të vijojë si normalisht, fillimisht me grumbullimin te sheshi “Skënderbej” në orën 19:00 e më pas drejt Kryeministrisë.

Njëri prej koordinuesve Arben Kola zbardhi kështu edhe skenarin për protestën e 31.

“Nga sheshi “Skënderbej” do të marshojmë drejt kryehajdutërisë”, tha ai.


Send this to a friend