VOAL

VOAL

Protestuesi “shpërthen” ndaj Ramës: Nëpunësit e tij me rroga 600 mijë lekëshe, por kanë ora 20 mijë euro dhe veshje 15 mijë euro. Do të vazhdojmë kauzën

Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në shesh për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai ngriti pikëpyetje mbi të ardhurat dhe shpenzimet e punonjësve të administratës, duke pretenduar se pagat dhe luksi i tyre nuk justifikohen.

Qytetari tha gjithashtu se është shoqëruar disa herë nga policia, por theksoi se kjo nuk do ta ndalojë të vijojë protestën.

“Jam prind dhe jam këtu për fëmijët e mi. Rrogat e nëpunësve të Ramës janë 600 mijë lekë. Kanë orë nga 20 mijë euro, veshje 15 mijë euro. Ku i gjejnë pra? Duke vënë gjoba. Jam shoqëruar disa herë, por nuk do të tërhiqem, sërish do të protestoj. Kam qenë me duar në xhepa kur më kanë shoqëruar. Duhet të vazhdojmë këtë kauzë, se ndryshe do ikim, do t’ia lëmë çifutëve dhe atij vendin.”, tha ai. gsh

SPAK ashpërson akuzat ndaj Belinda Ballukut- Nga pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

• “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

• “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

• “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

• “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.

• “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm. bw

“Pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave”, zbardhet raporti i Avokatit të Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve për protestën

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport monitorimi për shoqërimet e rreth 50 personave në komisariate për protestën e së hënës, ku 18 prej tyre janë të mitur. Në raportin paraprak, komisioneri thekson se dhuna ndaj një të mituri në shoqërim është shkelje absolute dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo rast.

Të shoqëruarit pretenduan për dhunë gjatë momentit të ndalimit, duke përfshirë përdorimin e sprajit me piper dhe të gazit lotsjellës, goditje me bombol gazi lotsjellës, tërheqje zvarrë, si dhe dhunë fizike dhe psikologjike nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Një ankues, sipas Avokatit të Popullit, pretendoi se u godit në një zyrë të Komisariatit nr. 4, ku nuk ka kamera sigurie. Disa të mitur dhe të rritur raportuan se u është kërkuar të zhbllokojnë telefonat celularë dhe të lejojnë kontrollin e të dhënave personale, pa vendim gjykate, madje edhe kur nuk kishte akuzë të ngritur nga prokuroria, duke nënvizuar se kontrolle të tilla janë të jashtëligjshme. Disa ankues deklarojnë se u shoqëruan në komisariat pa pasur një shkak të ligjshëm, pasi ata ishin kalimtarë të rastit, pa lidhje me protestën.

Në komisariatet 2 dhe 4 u evidentuan punonjës policie pa numra identifikues, si dhe mangësi të dhënash në regjistrat e shoqërimit. Ndërkaq, në Bllokun e Sigurisë janë shoqëruar 109 persona, përfshirë 1 të mitur dhe 4 gra. Mbingarkesa e ambienteve është e lidhur drejtpërdrejt me mungesën e shtretërve, ujit, ngrohjes dhe kujdesit mjekësor. Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë urgjentisht për mbingarkesën në Bllokun e Sigurisë, me zvogëlimin e menjëhershëm të numrit të personave dhe transferimin në ambiente të tjera brenda kapacitetit ligjor.bw

“Kërkesat e tyre janë hedhur në kosh me premtime politike boshe”/ Akademiku Artan Fuga: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat studentore, duke shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë dhe duke kundërshtuar dhunën ndaj tyre.

Fuga thekson se studentët nuk duhen paragjykuar apo etiketuar si të dhunshëm pa prova, ndërsa nënvizon se ata kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike, sociale dhe akademike.

Ai shprehet se, gjatë viteve të punës me studentët, ka vërejtur më shumë shqetësim për vështirësitë e jetës dhe pasigurinë për të ardhmen sesa prirje për dhunë. Për këtë arsye, Fuga kundërshton përgjithësimin e akteve të mundshme të individëve të veçantë për të gjithë studentët.

Reagimi:

Studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Nuk dhunojnë njeri, mos bëjë ndokush krimin kombëtar t’i dhunojë!

Unë jam i sigurt se studentët e mi nuk janë të dhunshëm!

Nuk kanë prirje psikologjike të dhunshme.

Jam i sigurt se për më tepër, në vite, kam vërejtur me trishtim se më tepër një pjesë e madhe e tyre kanë shfaqur prirje për të vuajtur në heshtje për vështirësitë e jetës dhe ankthin për të ardhmen, sesa të kenë kërkuar me insistim, me mobilizim studentor të drejtat e tyre, që o Zot, sa të gjera dhe të mëdha duhet të jenë!

Dhe këtë, sado kritik të jesh, e kanë bërë sepse kanë besuar, ndonjëherë me sinqeritet naiv, sepse kanë respekt, shpesh më të madh sa duhet, për vlerat bazë të shoqërisë.

Nuk iu intereson dhuna në shoqëri sepse ata janë të zotët për të çarë në një konkurrencë paqësore me të tjerët në karrierë.

Nuk kanë marrë dhe as përvetësuar kurrë mësime për dhunë nga unë dhe nga kolegët e mi.

Për ta mund të them se në vite më shumë kanë qenë të vuajtur, por kurrë, asnjëherë, të dhunshëm.

Ndaj e kam vështirë, madje të pamundur, madje e refuzoj çdo insinuatë, apo çdo formulë klishe në media, propagandë qeveritare, apo poshtërsi intelektuale nga çdokush që pretendon pa prova se studentët, të paktën ata me të cilët punoj unë dhe kolegët e mi, bëjnë dhunë në qytet, thyejnë, vënë zjarre, kërcënojnë, apo çdo etiketë e këtij lloji që iu ngjisin si pa të keq, apo dhunojnë me gurë policë !

Thënë këtë, ndonjë individ i veçantë i mpleksur rastësisht në ndonjë ngjarje të dhunshme, çka nuk e di ende, çka nuk ka asnjë informacion, dhe kjo është e rëndë për institucionet përkatëse, nuk përfaqëson studentët, për t’i bërë pis ata.

Studentët nuk duan vetëm të ardhme, por ata janë e ardhmja e vendit, shtresa më e kulturuar e tij, në pjesën dërmuese vajza, ata janë shpresa e emancipimit të shoqërisë shqiptare!

Prandaj, jam i sigurt se cdo dhunim i studentëve të mi, apo ndalim i tyre pa prova, çdo trajtim jo në bazë të ligjit të çdo studenti, pa dyshim është jo vetëm i tejskajshëm, i pavlefshëm dhe shumë i dëmshëm nga ana shoqërore, më cënon drejtpërdrejt mua dhe kolegët e mi, si edhe dëmton rëndë palcën e ADN së kulturës shqiptare, i hap kombit plagë të rënda në dekada, e bën kujtesën e tij kolektive edhe më të dhëmbur sesa është nga dramat dhe traumat që maskarenjtë, kolaboracionistët, tradhtarët e kombit, diktatorët, të çmendurit dhe budallenjtë me pushtet, tregtarët e interesave kombëtare shkëmbyer me pushtet të pamerituar, i kanë shkaktuar gjatë historisë.

Studentët kanë nevojë të dëgjohen! Ka dhjetëra mënyra paqësore, të respektueshme, për t’u vënë veshin kërkesave të tyre sociale, ekonomike, pedagogjike madje edhe politike.

Nga qeverisja, nga politika në përgjithësi, nga vetë stafet universitare, sepse ata kanë të drejtë të jenë mosbesues, besimi i tyre është abuzuar, të kërkojnë, sepse kërkesat e tyre janë hedhur në kosh me premtime politike boshe, kanë të drejtë të aspirojnë për diploma cilësore, sepse diplomat dhe arritjet e tyre i kanë përbuzur duke sunduar në shoqëri mekanizma false dhe cinike promovimi social.

Politika deri tani i ka gënjyer, asgjë nuk ka bërë nga premtimet e disa viteve më parë, arbitrariteti i qeverisjes shkon deri aty sa ende nuk ka një statistikë të papunësisë intelektuale, ende nuk vepron meritokracia për të promovuar në vende pune më të mirët, ende nuk ka një parashikim nga qeverisjet për profesionet intelektuale për dhjetë vjetët e ardhshëm në vend, shoqëria jonë është zhveshur nga teknologjia, kultura, novacioni shkencor që të mund të integrojë të diplomuarit, ende në shoqëri sundon klani, miqësia, paraja për të zënë një vend pune, ende gjithçka për universitetet është e centralizuar në duart e politikës, arritur deri në skandalin derisa iu kërkohet të pranojnë që studentët e Tiranës t’i kenë konviktet në Durrës!!! Nuk është thelbi, po absurditeti politik imagjinoni se ku ka arritur, deri ku abuzohet me shpirtin e vuajtur studentor, deri ku shkelen politikisht dhe nga administrata dhe qeverisja të drejtat e tyre!

Unë përsëris atë që vazhdoj të them publikisht gjatë viteve: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Kush dëshiron t’ja shpjegoj këtë, jam gati!

Studentët si shtresë shoqërore nuk dhunojnë njeri, ndaj mos i bëni pis, ndaj larg duart nga sytë, nga trupi, nga shpina, nga kyçet e duarve të studentëve!bw

“Dialogun shihe në ëndërr!” – Studentët i përgjigjen Ramës, i shkruajnë në karriget te kryeministria të japë dorëheqjen

Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendosi disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

Por studentët kanë shkruar në njërën prej letrave se duhet që të japë dorëheqjen dhe se “dialogun ta shohë në ëndërr”.

Kujtojmë që të rinjtë kanë dalë në protestë prej një jave, ndërsa e kanë përshkallëzuar atë duke argumentuar se kryeministri nuk i dëgjoi kërkesat gjatë protestës paqësore, që nisi në fund të muajit maj.

Ata theksojnë se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme. Panorama

Pas dhunës ndaj studentëve, Rama vendos karriget në Bulevard dhe fton të rinjtë, protestuesit të prerë: S’ka dialog! Jep dorëheqjen!

Në sheshin para Kryeministrisë janë vendosur disa karrige ku edhe janë shkruar “Dialog”. Kjo lëvizje vjen pas dhunës policore.

Ndërsa disa studentë kanë shkuar para Kryeministrisë, duke iu përgjigjur këtij mesazhi..

Studentët shprehen të qartë se “nuk ka dialog” , ndërsa shtojnë se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. bw

Protestat kundër Ramës/ Një grup intelektualësh letër Marta Kosit: Heshtja për dhunën policore rrezikon të nxisë më shumë dhunë shtetërore

TIRANË- Një grup juristësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë dërguar një letër komisioneres evropiane Marta Kos, ku kanë shprehur shqetësimin për reagimin e Komisionit Evropian ndaj protestave në Shqipëri. Ata kërkojnë që përgjegjësia për përdorimin e tepruar të forcës nga policia të trajtohet me të njëjtat standarde si dhuna e ushtruar nga protestuesit.

Në letrën drejtuar komisioneres Kos, firmëtarët shprehin zhgënjimin për deklaratën e Komisionit Evropian të 18 tetorit, duke argumentuar se ajo dënon aktet e dhunës që u atribuohen protestuesve, por nuk trajton raportimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia ndaj demonstruesve paqësorë, përfshirë studentë.

Ata i kërkojnë Komisionit që të sqarojë publikisht se standardi i përgjegjshmërisë zbatohet njësoj edhe për përdorimin e tepruar të forcës nga organet ligjzbatuese.Të bëjë thirrje për një hetim të pavarur dhe të shpejtë mbi pretendimet për sjellje të pahijshme të policisë. Si dhe t’i pasqyrojë këto ngjarje në vlerësimin e tij në kuadër të grupkapitullit “Themeloret” (Kapitulli 23), në raportin e ardhshëm për Shqipërinë.

LETRA:

E nderuar Komisionere Kos,

Ju shkruajmë për të shprehur zhgënjimin tonë të thellë lidhur me deklaratën e Komisionit të datës 18 tetor mbi protestat në Shqipëri.

Ne ndajmë qëndrimin e Komisionit se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Megjithatë, deklarata dënon vetëm aktet që u atribuohen protestuesve, ndërsa hesht për raportimet e besueshme mbi përdorimin joproporcional të forcës nga policia për pesë ditë ndaj demonstruesve paqësorë, përfshirë studentë, të cilat i janë përcjellë Delegacionit të BE-së në Shqipëri përmes kësaj lidhjeje. Në vend të kësaj, ajo mirëpret garancitë e qeverisë dhe riafirmon “përparimin e rëndësishëm” të Shqipërisë në një moment kur liritë themelore janë nën presion.

Ndërsa BE-ja dëgjon garancitë e Ramës, qytetarët shqiptarë dëgjojnë: “Jeni një tufë të paaftësh… mediokër… njerëz ziliqarë” dhe më shumë në këtë video (me titra në anglisht), të publikuar dje në mëngjes në llogarinë e tij në Facebook (videoja origjinale).

Ky çekuilibër rrezikon të interpretohet në Shqipëri si miratim i mënyrës se si autoritetet po i trajtojnë protestat, gjë që do të çojë në më shumë dhunë shtetërore. Kjo minon besueshmërinë e standardeve të Komisionit për të drejtat themelore për një vend kandidat dhe dobëson besimin te BE-ja mes qytetarëve të rinj që janë më të përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Prandaj, i kërkojmë me respekt Komisionit që:

Të sqarojë publikisht se standardi i përgjegjshmërisë zbatohet njësoj edhe për përdorimin e tepruar të forcës nga organet ligjzbatuese.

Të bëjë thirrje për një hetim të pavarur dhe të shpejtë mbi pretendimet për sjellje të pahijshme të policisë.

T’i pasqyrojë këto ngjarje në vlerësimin e tij në kuadër të grupkapitullit “Themeloret” (Kapitulli 23), në raportin e ardhshëm për Shqipërinë.

Do ta mirëprisnim mundësinë për ta diskutuar këtë çështje me kabinetin tuaj ose me DG ENEST.

Me respekt,

Dr. Mirza Balaj

Në emër të një grupi juristësh, gazetarësh, deputetësh, organizatash të shoqërisë civile dhe akademikësh:

Edlira Cepani, juriste

Irena Dule, juriste

Redi Muçi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Mariana Koceku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë

AOS, organizatë e shoqërisë civile

PPNEA, organizatë e shoqërisë civile

Diaspora of Albania, organizatë e shoqërisë civil

Ervin Goci, akademik

Ermal Pashaj, akademik

Gjergj Erebara, gazetar

Protesta studentore- Terror në Vlorë, efektivët futen në auditore në Universitetin “Ismail Qemali”, policët bëhen kordon edhe në hyrje të “Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore”

Protesta studentore në Vlorë është shoqëruar me tensione. Efektivë policie janë futur në auditore, duke shkaktuar frikë e terror te të rinjtë.

Studentët janë bërë pjesë e lëvizjes së protestave që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Situata është shoqëruar me ndërhyrjen e policisë brenda ambienteve universitare, një zhvillim që ka ngritur shqetësime lidhur me zhvillimin e protestës në institucionin e arsimit të lartë.bw

PD: Kërcënimi dhe ndalimi i pedagoges Ilirjana Kuçana, akt intimidimi politik

 

Garo deklaroi gjithashtu se pedagogia kishte marrë më herët mesazhe kërcënuese, ku përmendej edhe vajza e saj, duke e lidhur ngjarjen me mbështetjen e Kuçanës ndaj studentëve protestues.

 

 

TIRANË- Partia Demokratike denoncon ndalimin e pedagoges Ilirjana Kuçana, e cila, sipas zëdhënëses Floriana Garo, u mbajt për tetë orë në Komisariatin nr. 1, ku u dhunua dhe u intimidua nga policia. Garo deklaroi gjithashtu se pedagogia kishte marrë më herët mesazhe kërcënuese, ku përmendej edhe vajza e saj, duke e lidhur ngjarjen me mbështetjen e Kuçanës ndaj studentëve protestues.

PD kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar, sqarimin e bazës ligjore të ndalimit dhe hetimin e kërcënimeve. Garo u bëri thirrje pedagogëve, mësuesve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve dhe diasporës, të paralajmëruar në orën 11:00 para Ministrisë së Arsimit.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD-së, FLORIANA GARO

Partia Demokratike dënon me forcë ndalimin dhe shoqërimin në polici të pedagoges Ilirjana Kuçana, e cila u mbajt dje për tetë orë në Komisariatin nr. 1, pa asnjë arsye të ligjshme të bërë të ditur. Jo vetëm kaq, por policia e ka dhunuar, fyer dhe intimiduar duke mos e lejuar te beje një telefonatë qe ia lejon ligji. Gjithashtu i ka sekuestruar telefonin personal, pa dhënë asnjë shpjegim për bazën ligjore të këtij veprimi. “Krimi” i saj i vetëm është se qëndroi në krah të studentëve, se u përpoq t’i mbronte ata nga dhuna policore, se zgjodhi të ishte pedagoge, jo spektatore e dhunës së pushtetit ndaj të rinjve.

Ilirjana Kuçana mund të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por ajo ishte aty si pedagoge, pranë studentëve të saj, duke përmbushur një detyrim moral dhe qytetar. Por për regjimin e Edi Ramës, edhe solidariteti me studentët është kthyer në arsye për ndëshkim policor. Pedagogia Kucana para arrestimit është kërcënuar me një sms ku i është dërguar fotoja e saj dhe e së bijës, dhe i është përmendur fakti se ka një vajzë, të ketë kujdes dhe të mos dalë më në protestë.

Ndalimi dhe kërcënimi i saj nuk është një veprim i izoluar. Ai është pjesë e përpjekjes së policisë për t’i dhënë jetë me dhunë narrativës së fabrikuar të qeverisë, sipas së cilës protestat e të rinjve organizohen nga Partia Demokratike. Kur propaganda nuk arrin ta provojë këtë pretendim, policia përpiqet ta prodhojë atë përmes shoqërimeve, intimidimit dhe presionit. Është e njëjta logjikë hakmarrjeje politike që u inskenua edhe ndaj deputetit Klevis Balliu, pas denoncimeve të tij kundër një drejtuesi të policisë dhe mbështetjes së hapur për të rinjtë protestues.

Policia e Shtetit po sillet gjithnjë e më shumë si krahu i armatosur i qeverisë, jo si institucion në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Në vend që të kursejë studentët nga dhuna, godet ata që përpiqen t’i mbrojnë. Në vend që të garantojë të drejtën kushtetuese të protestës, kërkon të identifikojë dhe të ndëshkojë mbështetësit e saj. Partia Demokratike kërkon kthimin pa vonesë të telefonit të pedagoges dhe transparencë të plotë mbi urdhrat, arsyet dhe bazën ligjore të shoqërimit. Gjithashtu hetimin dhe vënien para ligjit të kërcënuesve të saj.

Sot u bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve, mësuesve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të qëndrojnë në krah të studentëve dhe të rinjve që protestojnë, ti bashkohe protesttës së tyre dhe të Diasporës në ora 11.00 para Ministrisë së Arsimit. Një pedagog që mbron studentët e tij nderon profesionin. Një shtet që ndëshkon pedagogët për këtë arsye dëshmon frikën e tij nga rinia dhe nga qytetarët e lirë.

Partia Demokratike e përsërit: Ne nuk jemi organizatorët e protestave të të rinjve. Këto protesta janë shprehje e revoltës së tyre, e zemërimit të tyre dhe e së drejtës së tyre për të kërkuar një të ardhme tjetër. Por ne i mbështesim dhe i inkurajojmë. Jemi dhe do të qëndrojmë në krah të tyre, pa asnjë rezervë dhe deri në fund. Partia Demokratike do të jetë me protestën qytetare dhe betejën e të rinjve deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti./Dosja.al

Përplasjet e rinisë me policinë në Vlorë- Një vajzë ka humbur ndjenjat, dërgohet në spital

Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë përplasjes me policinë në qytetin e Vlorës.

Ajo është dërguar në spital pasi ka marrë ndihmë nga të pranishmit në protestë.

Reagimi i rinisë është shtrirë prej tre ditësh në të gjithë Shqipërinë.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sn

Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së Arsimit

TIRANË- Një formë ndryshe proteste po zhvillohet këtë të premte para Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të lidhura krah për krah me njëra-tjetrën. Vajzat i paraprijnë marshimit drejt ministrisë, duke brohoritur njëzëri “Turp, turp!” në drejtim të efektivëve të policisë.

Kjo formë proteste vjen pas përplasjeve të shënuara në ditët e fundit, ndërsa këtë herë vajzat kanë zgjedhur të qëndrojnë në krye të turmës./Dosja.al

Protestuesit përleshje të dhunshme me policinë në Dibër

DIBËR- Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë janë regjistruar në Dibër, ku situata është tensionuar gjatë protestës së sotme.

Protestuesit janë përplasur me forcat e rendit, ndërsa kanë sulmuar edhe furgonin e policisë.

Gjatë tensioneve, qytetarët e pranishëm dëgjohen të thërrasin: “Lëshojini… turp…”./Dosja.al

“Rama jep dorëheqjen”- Edhe Shkodra në protestë, gjimnazistët braktisin mësimin dhe dalin në rrugë

Nxënësit e gjimnazeve në Shkodër kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar protestave të të rinjve, që tashmë kanë përfshirë jo vetëm Tiranën, por edhe qytete të tjera.

Me thirrjet “bojkotoni mësimin” dhe “Rama jepe dorëheqjen” të rinjtë kanë dalë në rrugët e qytetit.

Ndërkohë edhe gjimnazistët në Elbasan, Gramsh dhe Lezhë kanë braktisur mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Ndërkohë të rinjtë e Kamzës që në orët e para të mëngjesit janë grumbulluar përpara shkollave dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Tiranës.

Panorama

U thirr në SPAK dy ditë më parë, ish-ministrja Olta Xhaçka zyrtarisht në hetim për korrupsion dhe pastrim parash

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Mbrojtjes Olta Xhaçka është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK për dy vepra penale.

Deputetja socialiste, dyshohet se ka kryer korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Vetëm dy ditë më parë Xhaçka ishte në SPAK, ku përpara saj ishte dhe bashkëshorti Artan Gaçi, i cili gjithashtu është në hetim nga SPAK.

Dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani kanë arritur të gjejnë prova për Xhaçkën dhe bashkëshortin Gaçi për 2 vepra penale. Bëhet fjalë për një dosje e ardhur nga letër porosia nga vendet e BE-së.

Sipas burimeve kemi të bëjmë me korrupsion në raport me persona të tretë dhe pastrim parash përmes kompanisë së Artan Gaçit. Gaçi njihet si investitor strategjik. Prokuroët kanë sekuestruar dokumente, kanë marrë të dhëna bankare dhe kanë pyetur persona të tretë. Panorama

Marjana Koçeku kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas dhunës ndaj studentëve: Ka kaluar çdo kufi!

TIRANA- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar ashpër pas episodeve të dhunës policore ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Demo. Në reagimin e saj, Koceku shprehet se dhuna e ushtruar ndaj studentëve ka kaluar çdo kufi, ndërsa ngre akuza të rënda ndaj një pjese të efektivëve të Policisë, për të cilët thotë se janë rekrutuar nga radhët e krimit.

Duke u ndalur te trajtimi i studentëve gjatë protestës, ish-deputetja thekson se të rinjtë përfaqësojnë një shtresë të rëndësishme dhe të ndjeshme të shoqërisë. Në përfundim të reagimit të saj, ish-deputetja socialiste kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit, duke argumentuar se duhet të ketë përgjegjësi politike për episodet e denoncuara të dhunës ndaj studentëve./Dosja.al

Marjana Koçeku kërkon dorëheqjen e ministrit të

Protesta para Ministrisë së Arsimit, flet studenti: Kemi shumë kërkesa por nuk duam t’i zgjidhim me Edi Ramën! Të largohet se nuk është kryeministër i denjë

Studentët u mblodhën sot para Ministrisë së Arsimit, në ora 14:00 për të protestuar. 

Një prej studentëve foli për News 24 teksa u shpreh se studentët mund të kenë shumë kërkesa, por nuk duan t’i zgjidhin me Edi Ramën kryeministër, pasi nuk është i denjë për këtë post. Ai kërkoi largimin e Edi Ramës.

Studenti: Kemi shumë kërkesa por nuk duam ti zgjidhim këto me Edi Ramën. Largohu se nuk ke qenë kurrë kryeministër i denjë. Ne kemi plan për të qëndruar këtu çdo gjë teknike do jetë e momentit., protestë do ketë nesër e pasnesër. Jemi këtu për të ardhmen tonë. Është përdorur teknikë rrjete sociale, universitete. Diçka shumë organike dhe ndonjë strukturë që e organizon. Kjo është e ardhmja jonë. 

“Rama ndodhet në zyrë” Protestuesit bllokojnë daljen e godinës! Aktivisti: Kryeministria është e jona, ai e ka pushtuar. Goditeni me vezë

Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të revoltës kundër qeverisë. Një prej aktivistëve, Edison Lika, u bëri thirrje qytetarëve të marshojnë drejt hyrjeve dhe daljeve të godinës, pasi në godinë ndodhej kreu i qeverisë.

“Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë”, u shpreh ai.

Aktivisti u kërkoi protestuesve të lëvizin drejt daljeve të Kryeministrisë, duke pretenduar se godina u përket qytetarëve dhe jo kryeministrit Edi Rama.

Lika foli edhe për përdorimin e vezëve gjatë protestave dhe u bëri thirrje protestuesve t’i përdorin ato ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë.

“Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Të marshojmë drejt çdo daljeje të Kryeministrisë, në hyrjet kryesore, paqësisht.

Kryeministria është e jona dhe jo e atij maskarai që e ka pushtuar! Ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Mos harroni, veza është e dekriminalizuar, nuk përbën vepër penale. Kur të shihni atë dhe qeverinë e tij, goditeni”, tha ai. gsh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, do t’i përzëmë me gurë

VLORË-  Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke kundërshtuar ndërtimet që pretendojnë se po kryhen në pronat e tyre. Protestuesit kanë bllokuar për disa momente rrugën e plazhit, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nëse në zonë mbërrijnë fadroma dhe mjete të tjera për nisjen e punimeve.

Në qendër të konfliktit janë rreth 700 hektarë tokë në zonën bregdetare, të cilat banorët pretendojnë se i kanë përfituar në bazë të ligjit 7501. Ata shprehen se persona të interesuar për të ndërtuar kanë mbërritur në zonë me pretendime mbi këto prona, duke ngritur shqetësime për të drejtat e tyre të pronësisë. Gjatë protestës banorët kanë rikujtuar edhe përplasjet e vitit 2009. Kjo duke paralajmëruar se do të kundërshtojnë çdo ndërhyrje që cenon pronat e tyre.

“Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë”, deklaruan protestuesit, duke paralajmëruar reagim të fortë nëse nisin punimet. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e konfliktit dhe sqarimin ligjor të pronësisë mbi sipërfaqet e pretenduara./Dosja.al

Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi

Disa qytetarë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, ku kërkojnë arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Secili nga qytetarët ka nga një pankartë me mbishkrimin “Arresto Ballukun”.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar dy vila të fshehura nga Belinda Balluku në emra të tjerë në jug të vendit. Tashmë pritet që Prokuroria e Posaçme të dërgojë kërkesën në Kuvend, për heqjen e imunitetit të Ballukut me qëllim vënien e saj në masën e sigurisë. Panorama

Braktisi mazhorancën dhe iu bashkua protestës- Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon deputeten e pavarur, Marjana Koçeku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të Shkodrës, Marjana Koçeku, në kuadër të vizitës së një delegacioni të Kongresit Amerikan në Shqipëri.

Takimi, ku morën pjesë edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, ishte pjesë e agjendës së ambasadorit Wendt me përfaqësues të politikës shqiptare, gjatë së cilës u diskutuan zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Marjana Koçeku, e cila pas largimit nga Partia Socialiste vijon mandatin parlamentar si deputete e pavarur, ishte ndër përfaqësuesit e opozitës të ftuar nga Ambasada Amerikane për të marrë pjesë në këtë bashkëbisedim.

Takimi u zhvillua në një moment kur delegacioni amerikan po zhvillon një tur në Ballkanin Perëndimor, me fokus sigurinë rajonale, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ambasadori Eric Wendt shoqëroi senatorët amerikanë edhe në takimet me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në takimet me opozitën morën pjesë gjithashtu deputetët Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Pas përfundimit të agjendës në Tiranë, senatorët amerikanë vijuan vizitën e tyre drejt Kosovës, ku parashikohen takime me përfaqësues të institucioneve dhe politikës vendase. bw

Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!

Gjykata Penale ka shpallur të paligjshëm arrestimin e Edison Likes dhe Fatjon Rrapajt, të ndaluar pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama.

Sipas vendimit të gjykatës, goditja me vezë e automjetit të kryeministrit nuk përbën akt dhune.bw

“Do përfundojmë keq, shpirt! Kush na ka bërë keq, do ta paguajë!”- Komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Agasit në arrati: A tentoi biznesmeni të rrëzojë Ramën përmes kreut të SHISH?

Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Pra që nga dhjetori i vitit 2025 deri në arrestimin e tij më datë 26 Gusht 2026.

Komunikime midis tyre të kryera në aplikacionet ‘Signal’, ku Vlora Hyseni përdor një gjuhë hakmarrëse fillimisht ndaj SPAK.

Gjuhë të cilën, siç ajo lë të kuptohet në këto mesazhe, e vë në shërbim të Ergys Agasit, të cilin e trajton si një person të cilit po i bien në qafë dhe ajo do ta mbrojë me çfarë të mundet, gati me thonj, kundrejt atyre që po i bëjnë keq.

Por duke përfshirë edhe veten, pra duke mos e ndarë veten nga Ergys Agasi dhe duke e parë edhe si një luftë ndaj saj. Si në këtë mesazh: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë, dua që të paguajnë”.

E vetmja mënyrë se si Vlora Hyseni, në rastin konkret mundej që këta njerëz të cilët u kishin bërë keq, ta paguanin, ishte nëpërmjet pushtetit të informacionit që SHISH, kishte. Edhe pse me ligj SHISH e ka të ndaluar të përdorë informacione pa autorizimin e organeve të tjera ligjzbatuese.

Kjo mëri ndaj atyre nuk e ndalte Vlora Hysenin, në betimin e saj ndaj Ergys Agasit, që për hir të së vërtetës, nuk e dimë se si u është përgjigjur këtyre mesazheve.

Shefja e Shërbimit Inteligjent kujdeset në vazhdim ta qetësojë atë që ajo në fillim e cilësoi si bashkëpunëtorin e saj në përpunim. Një histori e denjë për romanet klasikë, por që tregoi në vazhdim se në fakt ishte një thriller, i denjë për librat e verdhë me spiunë.
Hyseni që i kujton Agasit se nuk duhet ta humbasin kurrsesi toruan dhe se duhet të jenë bashkë në këtë hall që u ka rënë për pjesë.

Ndaj në këtë moment duhet përqendrim dhe vetëm përqendrim te halli që atij i ka rënë në këtë kohë që është në arrati dhe kërkohet nga policia, që mesa duket e kishte në gjirin e vetë Agasin dhe e mbronte nga çdo mundësi arrestimi.

‘Thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.’, ishte një nga mesazhet mes tyre.

Po pavarësisht qetësisë që kërkonte t’i jepte herëpashere qoftë edhe shpirtërore, apo edhe duke i ngritur moralin e rënë poshtë, bashkëpunëtorit të saj, Vlora Hyseni, duket se ishte e ndërgjegjshme se një ditë fundi i tyre do të ishte i afërt. Madje edhe që ky fund po afrohej, ndaj duhet të nxitonin në hakmarrjen e tyre.

‘Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt.’, shkruante ajo.

Ajo që Vlora Hyseni lë të kuptohet në mesazhet e saj është se ata, d.m.th. ajo, Ergys Agasi dhe dikush tjetër, po luftohen nga një grup kundërshtar, që duket se ka po aq pushtet sa ata.

Madje mund të jenë edhe shumë më të fuqishëm se ata. Dhe se ky grup kishte mundur në një farë mënyrë t’i dëmtonte seriozisht, pavarësisht se ata kishin treguar forcë, pushtet dhe qëndrueshmëri gjatë gjithë kohës. Pushtet që Vlora Hyseni e tregon edhe mbi vetë shefin e saj, kryeministrin e vendit, ku me ligj ajo jep llogari.

Teksa në një nga mesazhet i tregon Ergys Agasit se po niset të shkojë te kryeministri, duke nënkuptuar Edi Ramën dhe do rrijë me të vetëm një orë, aq sa ajo do, duke lënë të kuptojë se oraret me kryeministrin i vendos ajo. Sikurse po ajo vendos se sa do rrijë me të dhe kur do ikë.

‘Çfarë na bënë o Zot. Po më presin me shku te Km. Jo mo zemër unë një orë, nuk rri më shumë me atë’, shkruan ajo.

E gjithë kjo bisedë bëhet vetëm dy ditë para se Ergys Agasi të arrestohet, pra, më datë 24 Gusht 2026. Dhe askush nuk mund të thotë deri më tani nëse takimi i Vlora Hysenit me kryeministrin Rama, kishte pikërisht në qendër këtë bisedë, apo përpjekjen e fundit të Vlora Hysenit për të shpëtuar Ergys Agasin.

Përpjekje të cilat shfaqen edhe në një mesazh tjetër që mban datën 19 Gusht 2026, vetëm një javë para se Ergys Agasi të binte në të vërtetë në pranga, mesazh në të cilin Vlora Hyseni teksa komunikon me Ergys Agasin, flet me të për një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj. Takim të cilin ajo thotë se do ta zhvillojë të hënën, që përkon me datën 24 Gusht 2026.

‘Skënderi më thirri me u taku të hënën…të shpresojmë që ka porosit km….’, shkruan ajo.

Pra nga sa shikohet, edhe pse mbetet për t’u verifikuar, Vlora Hyseni lë të kuptohet se ka biseduar me kryeministrin Rama për çështjen e Ergys Agasit. Dhe po kështu lë të kuptohet se kryeministri i ka premtuar se do flasë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj.

Por ajo që nuk dihet është nëse kanë folur për të mos e arrestuar Ergys Agasin, apo për të shtyrë arrestimin e tij, për të cilin tashmë informacionet ishin të qarta se ndodhej në Shqipëri. Por që të arrestohej dhe të shpëtonte prej tij, dikush duhet ta lëshonte.

Vlora Hyseni më datë 24 Gusht 2026, i shkruan Ergys Agasit duke e informuar se të nesërmen ka lënë një takim me kryeministrin Rama.

‘Nesër duhet ta takoj km në 8.30’, shkruan ajo.

Por nga sa lë të kuptohet, Vlora Hyseni me gjasa nuk e ka zhvilluar takimin me kryeministrin Rama, ose ka bërë një dopio lojë, duke mbajtur me shpresa të rreme atë që më vonë do ta quante bashkëpunëtorin e saj.

Vlora Hyseni i rrëfen Ergys Agasit, se duhet të niset për një takim urgjent me sauditët.

‘Më doli një takim urgjent… Me sauditët… Kthehem nesër në Ks prapë’.

Mesazhe midis të dyve të cilat janë të vazhdueshme dhe vazhdojnë të rrotullohen rreth personave që ata lënë të kuptohen se i kanë tradhtuar, apo u kanë bërë keq. Por është e vështirë të kuptohet se përse në këtë lojë është e përfshirë edhe shefja e Shërbimit Informativ. Dhe nëse është edhe ajo e tradhtuara në këtë lojë, si pjesë e grupit të Ergys Agasit.

‘Sa shumë gjëra na kanë bërë ne… kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi…’, shkruan Hyseni.

Dhe pikërisht koha është ajo që ecën kundra për të dy. Sidomos për Ergys Agasin që mesa duket ka pritur gjithë këtë kohë të kaluar në arrati t’i falin kokën.

Këtu ku për herë të parë Vlora Hyseni në bisedat e saj me Ergys Agasin, përmend edhe disa informacione, të natyrës politike, që në fakt nuk janë subjekt i punës së SHISH.
Por ajo lë të kuptohet se SHISH mund të ketë futur në përpunim edhe qeverinë apo Partinë Socialiste dhe këto informacione Vlora Hyseni ia kalonte Ergys Agasit.

Siç është edhe ky mesazh ku ajo e informon se Taulant Balla dhe Belinda Balluku, janë pjesë e një grupi.

‘Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku’

Por ajo që duket se e ngatërron keqasi këtë histori është nëse Ergys Agasi e dekonspiroi qëllimisht raportin e tij me Vlora Hysenin. Kjo pasi kuptoi që nuk kishte më rrugëdalje dhe fundi i tij ishte i sigurtë.

Edhe pse duket një hamendësim nuk është çudi që Ergys Agasi të ketë dashur të rrëzojë nëpërmjet Vlora Hysenit, pikërisht kryeministrin Edi Rama.

Kjo pasi për shumë muaj nuk mori siguri për shpëtimin e tij. Ndryshe nuk ka se si kuptohet që Ergys Agasi, një muaj para se të arrestohej të linte qëllimisht në makinën e tij materiale të SHISH. Të cilat pranoi pas arrestimit të tij se i kishte lënë aty enkas, që t’i kapnin hetuesit e SPAK.

Vlora Hyseni dhe ‘saltro mortale’ e shtetit! “Në shënjestër: Kreu i SHISH kaloi kufirin me makinë me targa serbe, por u dorëzua vetëm 24 orë më vonë! Nga Intenerari nga Baku në Kosovë…

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, u rikthye këtë të premte në transmetim, me një sezon të ri që pritet të ketë shumë pritshmëri. Këtë herë temë e bisedës në emision, u bë ndalimi në masën arrest në shtëpi të shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila është në akuzë nga SPAK, për nxjerrje të sekretit hetimor si edhe përkrahje të autorit, në këtë rast Ergys Agasit, edhe ky deri para arrestimit i shumëkërkuar nga policia për tenderat e AKSHI.

Pjesë nga dokumentari:

Lajmi se shefja e shërbimit informativ të Shqipërisë ishte në hetim nga SPAK, thuajse gjeti të papërgatitur çdokënd.

Të paktën ata që kanë nuhatjen dhe njohin kulisat e pushtetit, të cilët as që e mendonin se pas implikimit në afera të ndryshme korruptive dhe kriminale, të ministrave të ndryshëm apo njerëzve të lidhur me ta, radha do t’i vinte edhe vetë Vlora Hysenit, shefe e Shërbimit Shqiptar të Inteligjencës, që nga viti 2023.

Një lajm tronditës që u raportua fillimisht në Neës 24 dhe që më pas mori të gjithë vëmendjen e medias dhe të opinionit publik, se si drejtuesja madhore e Inteligjencës, sipas akuzës së ngritur nga SPAK, ‘përkrahje e autorit të krimit’ dhe ‘nxjerrje të sekretit shtetëror’, ishte përfshirë në afera antiligjore që kalonin kompetencat e saj si zyrtare e SHISH, zonja Hyseni e cila me t’u akuzuar nga SPAK, u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.
Shkarkimi i saj nga detyra u dekretua edhe nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa më 24 Shtator 2026, ajo u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me masën e sigurisë, gjykatë e cila e la në arrest shtëpie, deri në përfundim të hetimeve.

Por ajo që e bëri edhe më tronditëse vetë lajmin e pezullimit të saj nga drejtuese e SHISH, ishte fakti se Vlora Hyseni, akuzohet nga SPAK se kishte përkrahur deri në këtë kohë personin në arrati, të shumëkërkuarin nga drejtësia, Ergys Agasi, i cili ndërsa i fshihej policisë dhe drejtësisë dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shefen e SHISH.

Emri i Vlora Hysenit në Shqipëri kishte qenë pothuajse i panjohur deri në fillim të vitit 2023, koha kur kryeministri Edi Rama e propozoi për të qenë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një zbulim që 3 vite më parë nuk u prit mirë nga opozita, që nisi të artikulonte akuzat e para ndaj saj.

Por që pavarësisht kësaj, Hyseni në vazhdim mbeti një figurë pothuajse në hije. Po aq sa edhe daljet e saj publike, që nga momenti kur u emërua drejtuese e Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga institucionet e sigurisë kombëtare me rëndësi të veçantë për vendin.

Të vetmet herë kur ajo u pa në publik, ishte prania e saj në korridoret e Kuvendit, apo në raportimet përballë deputetëve, siç është edhe ky në komisionin parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, vetëm pak muaj më parë ku ndër të tjera raportonte edhe për nivelin e krimit të organizuar dhe kundërvënien.

Raportim i cili vinte pikërisht në kohën kur përballë godinës së kryeministrisë kishin nisur protestat e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Ndërkohë Policia ishte ende në kërkim të Ergys Agasit, personazhi i njohur si ‘Eminenca gri’, personazhi që thuhet se lidhte fijet e pushtetit me ato të krimit. Ku ndaj tij kishte një masë arresti që nga muaji dhjetor i vitit 2025, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHIT, ai vazhdonte të ishte në arrati.
Fjalë qarkullonin se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë, por që arrestimi i tij në muajin gusht tregoi se Ergys Agasi jo vetëm nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria, por ishte i mbrojtur si nga segmente të krimit, në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit ku strehohej, por edhe nga segmente të inkriminuara të Policisë së Shtetit.
Siç ishte edhe momenti i arrestimit të tij, pasditen e datës 26 gusht, kur në makinë me të, në afërsi të Durrësit, në timonin e makinës me të cilën udhëtonin, ishte Ulian Shpataraku, ish-drejtues i Policisë së Shtetit me gradën kryekomisar, tashmë i larguar nga Policia e Shtetit i cili më herët kishte shërbyer si shef i Seksionit të Narkotikëve, si dhe zv. drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Por po kështu ai njihej edhe si njeriu pranë Ilir Prodës, gjatë kohës që ky i fundit ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Por ajo që do të trondiste opinionin publik ishte fakti se Ergys Agasi, tashmë nuk kishte shtrirë tentakulat vetëm në qeveri, në polici, apo edhe në institucione të tjera, të cilat i kishte vënë nën këmbët e tij, por kishte arritur të kompromentonte edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.
Dhe jo më pak por vetë drejtuesen e kësaj agjencie, Vlora Hyseni, një implikim i padëgjuar kurrë më herët.

Një personazh i tillë, i përfolur dhe në akuzë për lidhje me krimin dhe me tenderat miliona euro, jo vetëm të afrohej pranë shefes së inteligjencës, por me gjasa të krijonte edhe një raport sentimental me të.

Një ngjarje e cila me siguri do të vinte në siklet çdo agjenci të ngjashme inteligjence partnere.
Ngjarje që në fakt tregoi asgjë më shumë sesa rënien e shtetit, në të ashtuquajturën ‘saltro mortale’, apo ndryshe ‘saltron e vdekjes’, ku tashmë në rrezik ishin edhe vetë informacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe se sa të prekura ishin ato nga ky implikim serioz i vetë drejtueses së kësaj agjencie, apo çfarë informacionesh mund të ketë arritur të sigurojë Ergys Agasi nga SHISH.

Vlora Hyseni e mësoi lajmin se ndaj saj ishin caktuar dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës” teksa ndodhej në një takim me drejtues të shërbimeve inteligjente, në Baku të Azerbajxhanit, ku ishte pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit. Ajo u dorëzua vetëm dy ditë më pas në pikën kufitare të Morinës, gjatë rrugës nga Kosova për në Shqipëri, por që askush se di me siguri, sesi Hyseni udhëtoi nga Baku në Kosovë, sa kohë qëndroi aty, kë takoi dhe çfarë bisedoi me ta.

Edhe pse fakt është që ajo kaloi kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë me një makinë me targa serbe për t’u vënë në dispozicion të SPAK, 24 orë më vonë.

Gaçi dhe Olta Xhaçka, dyshime se janë përfshirë në pastrim parash. Një dosje e re është regjistruar në SPAK

lton Qyno, Syri.net/

Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, Artan Gaçin, burrin e ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Por veç Gaçit, prokuroria e posaçme SPAK po kryen verifikime hetimore dhe ndaj gruas së tij, deputetes së PS, Olta Xhaçka, pasi dyshohet se ka të dhëna dhe indicie se edhe zyrtarja e lartë të jetë implikuar në këtë veprimtari.

Rasti në fjalë është regjistruar pas daljes së provave hetimore të një hetimi tjetër, duke u zbuluar një seri transaksionesh bankare dhe njëherësh disa komunikime në aparate telefonike.

Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.

Por ky hetim më pas u pushua nga prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë ky është një hetim i ri, që ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Nisur nga kjo situatë, mesditën e sotme Artan Gaçi është ftuar në SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim, ndaj është kërkuar prezenca e tij nën shoqërinë e një avokati mbrojtës.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë kohës kur ka qëndruar në SPAK, Artan Gaçi nuk ka dhënë shpjegime, pasi më parë ka kërkuar që të njihet me aktet hetimore dhe akuzën zyrtare për të cilën ai është vënë nën hetim dhe thirrur në prokurori për të dëshmuar.

Në pamundësi për t’u njohur me aktet hetimore, oficeri i BKH-së i ka kërkuar Artan Gaçit dhe avokatit të tij që të paraqesin një kërkesë me shkrim, me qëllim vënien në dispozicion të akteve hetimore të administruara në SPAK ndaj tij.

Për pasojë, Gaçi është lënë i lirë të largohet dhe, pasi të njihet me aktet hetimore, ai do të ftohet sërish për të dhënë shpjegime pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi dhe drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho paraqiten në SPAK

Drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.

Haxhiademi, e cila ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur drejtohej nga Balluku, është pyetur edhe më parë nga SPAK.

Në dhjetor 2025, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ushtroi kontroll në banesën e Haxhiademit, në kuadër të hetimeve për tenderat publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

Ndërkohë, por sot, në SPAK u paraqit edhe drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho. Është e disata herë që ai shkon në Prokurorisë. Më herët ai ka qenë drejtues Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Panorama

Ish-deputeti i PS, Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ja çfarë deklaroi avokati i tij

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe biznesmeni Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të një procedimi ku ai është nën hetim.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, avokati i Gaçit, Gurali Brahimllari, deklaroi se paraqitja kishte të bënte me njohjen me aktet e dosjes.

“Në cilësinë e personit që zhvillohen hetimet, kërkuam të njihemi me aktet”, u shpreh Brahimllari.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi objektin e hetimit. Panorama

Aktivisti Edison Lika godet me vezë makinën e Ramës teksa del nga Kryeministria, policia e arreston

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti pas Kryeministrisë, gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.

Lika u afrua pranë një automjeti ku ndodhej Edi Rama teksa po dilte nga ambientet e Kryeministrisë dhe e goditi me vezë.

Pas veprimit, aktivisti largohet me vrap, ndërsa pas tij vrapojnë disa efektivë policie, të cilët e ndjekin dhe më pas e arrestojnë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur protestuesit ishin mbledhur para Kryeministrisë, pasi ishte raportuar se në zyrë ndodhej Edi Rama. gsh

“E pyetëm për hetimin e korrupsionit, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës” – Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel 5”.

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare ka ndërprerë komunikimin dhe ka braktisur në mënyrë të papritur intervistën përpara përfundimit të saj, sipas asaj që vetë Channel5 ka zbuluar.

Sipas tyre tensionet kanë nisur kur Callaghan ka drejtuar pyetje të drejtpërdrejta dhe të forta lidhur me çështje sensitive. Intervista po fokusohej mbi investigimet e zgjeruara për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Situata është rënduar më tej kur gazetari amerikan ka pyetur kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij duke përmendur specifikisht marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.bw

“Mafia State” – Mesazhi i protestës së 129 nga bulevardi para Kryeministrisë

“Mafia State”, ky ishte mesazhi nga bulevardi para Kryeministrisë në protestën e 129-të qytetare kundër qeverisë Rama.

Para nisjes së marshimit, protestuesit lanë mesazhin me shkrim në pllakat e bulevardit.

 

Ndërkohë, pedagogu Lush Susaj e cilësoi të gabuar çdo tentativë për të ngritur një parti nga tubimet.

Nga Kryeministria, Susaj u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen masivisht protestës deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Mos harrojmë që në kushtet që jemi ta heqim llustrën e të flasim hapur, çdo përpjekje për parti është përpjekje mjerane. Është antishqiptare sepse ditën e parë dhe sot e sa të vazhdojë unë do të jem këtu dhe kudo ku bëhet protestë por dijeni që kemi dalë si qytetarët në një protestë qytetare dhe nuk kemi dalë për parti. Ai që nuk kupton kaq është mjeran dhe pastë faqen e zezë”, tha Susaj.

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Tri prioritetet e presidentit amerikan Trump

Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Eric Wendt ka takuar kreun e SPAK, Klodian Braho.

Ky është takimi i parë i Wendt me numrin një të Strukturës së Posaçme, Klodian Braho.

Wendt bëri me dije se prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump janë të qarta. Ai vuri theksin tek lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm.

Takimi vjen në një moment kritik për Shqipërinë, ku ka mjaft akuza për keqqeverisje dhe korrupsion.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër prioritetet kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mënyrën se si partneriteti ynë kontribuon në një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet.bw

Zhupa: Viti i ri akademik, viti i revolucionit studentor!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve t’i bashkohen protestës së 13 tetorit.

Në reagimin e saj në Facebook, Zhupa edhe si pedagoge vec politikanes, rendit ndër problematikat e universiteteve tarifat e larta, kushtet në konvikte, boshatisjen e degëve, mungesën e laboratorëve dhe investimeve, infrastrukturën e amortizuar, kërkimin shkencor të cunguar dhe ndërhyrjet politike në autonominë universitare.

Ajo shprehet se studentët nuk duhet të mbeten thjesht numra në statistikat e regjistrimeve, por të jenë një brez që kërkon meritën mbi klientelizmin, dijen mbi propagandën dhe mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Uroj studentët, pedagogët dhe stafet universitare për një vit të mbarë akademik ku universiteti të kthehet në vendin ku fitohet dija, jo vendi ku humbet shpresa.

Një brez i ri kërkon të drejtat e veta, kërkon universitetin që meriton, kërkon meritën mbi klientelizmin, dijen mbi propagandën dhe mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet.

Me 13 tetor, ora 12:00, bashkojuni protestës që kanë thirr studentët, bashkojuni pa dallim, sepse ju mund ta ndryshoni gjendjen. Si pedagoge i bëj thirrje kolegëve të mbështesim studentët dhe t’i bashkohemi thirrjes së tyre. Boll pamë klasat që zvogëlohen nga viti në vit, me të rinj të zhgënjyer që vetëm presin rastin të largohen.

Pakti që ju ofrua nga protestat e para në 2018 nuk ka realizuar asgjë. Studentët janë të harruar, tarifat janë të larta, kushtet e papërshtatshme në konvikte, boshatisja e degëve, kërkimi shkencor i cunguar, pedagogët e pavlerësuar financiarisht, ndërhyrjet politike vazhdojnë në dëm të autonomisë universitare.

Studentët përballen me kosto e papërballueshme e jetesës, mungesë laboratorësh dhe investimesh, infrastrukturë e amortizuar dhe një universitet gjithnjë e më larg tregut të punës.

Ndaj ky viti do jetë VITI I REVOLUCIONIT STUDENTOR sepse studentët janë baza e revolucionit Flamingo dhe ata nuk i ndal askush!

Këta student nuk do jenë thjesht numra në statistikat e regjistrimeve.

Do jetë brezi që do të sjellë ndryshimin. Një brez që kërkon të ardhmen këtu, jo jashtë Shqipërisë.

HOSTENI U NGRIT NGA VARRI

Dhe pa parë përreth, kuptoi menjëherë pse ishte thirrur përsëri.

Na kishit varrosur. Gabim. Na kishit harruar. Edhe më keq. Sepse ndërsa Hosteni rrinte nën dhe, absurditeti mbi dhe bëri karrierë. U bë drejtor. U bë deputet. U bë analist. U bë ekspert. U bë këshilltar. U bë zëdhënës. Madje herë pas here u bë edhe reformë. Dhe më në fund dikush duhej të ringjallej. Ja ku jemi.

NUK U KTHYEM PËR NOSTALGJI

Mos na vendosni në muze. Mos na vini në vitrinë. Mos thoni: “Ah, Hosteni! Çfarë kohe!” Ne nuk kemi ardhur të kujtojmë kohët e vjetra. Kemi ardhur të merremi me të rejat.

Dhe, për fatin tonë editorial, koha e re duket se është shkruar nga një satirist që nuk njeh masë. Realiteti po na bën konkurrencë të pandershme. Ne shkruajmë një shaka. Ai nxjerr konferencë shtypi. Ne shpikim një titull absurd. Ai e bën vendim zyrtar. Ne imagjinojmë një skenë qesharake. Ai e transmeton drejtpërdrejt. Në këtë pikë, nuk dimë më kush po kopjon kë.

NE KTHEHEMI PËR TË NGJESHUR

Hosteni nuk është kthyer për të bërë miq. Ka plot faqe të tjera për këtë. Nuk është kthyer për të marrë “like”. As për t’u ftuar në studio. As për të kërkuar leje.

Hosteni kthehet për të ngjeshur. Me humor. Me ironi. Me karikaturë. Me pyetjen që askush nuk dëshiron ta dëgjojë. Me atë titull që zëdhënësi do të donte të mos ishte shkruar. Me atë fjali që e bën një fjalim dyorësh të duket pikërisht aq qesharak sa ishte.

DO TË QESHIM ME TË GJITHË

Me pushtetin. Me opozitën. Me administratën. Me median. Me analistët. Me ekspertët. Me patriotët me tender. Me moralistët me shofer. Me revolucionarët me rezervim restoranti. Me reformatorët që reformojnë të njëjtën reformë për herë të pestë. Dhe, kur ta meritojmë: edhe me veten.

Sepse satira që kursen miqtë nuk është satirë. Është departament marrëdhëniesh me publikun.

NJË PARALAJMËRIM PËR NJERËZIT SHUMË SERIOZË

Nëse e merrni veten shumë seriozisht, kemi një problem. Jo ne. Ju. Nëse mendoni se posti juaj është tepër i rëndësishëm për humor, na jepni pak kohë. Nëse mendoni se emri juaj nuk duhet prekur, mos bëni gjëra qesharake. Nëse mendoni se çdo kritikë është sulm, bëhuni gati për një periudhë të vështirë.

Sepse Hosteni nuk pyet sa yje ka zyra juaj. Satira ka një zakon të keq: u heq gradat njerëzve. U heq kollaret. U heq podiumin. Dhe pastaj pyet: “Mirë, tani çfarë the?”

POLITIKANË, JU LUTEM MOS NDRYSHONI

Na duheni kështu. Natyralë. Mos merrni këshilltarë humori. Do të na prishni punë. Vazhdoni me premtimet. Vazhdoni me inaugurimet. Vazhdoni me deklaratat historike çdo të martë. Vazhdoni të shpallni fitore para se të fillojë beteja. Vazhdoni të na siguroni se “gjithçka është nën kontroll”. Ne do të jemi aty. Me laps. Duke shënuar orën kur humbi kontrolli.

ANALISTË, EDHE JU JENI TË SIGURT

Ju lutem mos u shqetësoni. Do t’ju trajtojmë me respektin që meriton një njeri që ka dhënë mendim për drejtësinë, ekonominë, luftën, bujqësinë, futbollin, inteligjencën artificiale, Kushtetutën, dhe çmimin e domateve brenda së njëjtës javë. Ky nivel ekspertize nuk duhet të humbasë. Duhet arkivuar.

MEDIA, FALEMINDERIT

Pa ju puna do të ishte shumë më e vështirë. Por ju na sillni materialin vetë. Në HD. Me titull të kuq. Me “BREAKING NEWS”. Me tre pikëçuditëse. Dhe me një person në studio që thotë: “Kam informacion ekskluziv, por nuk mund ta them.” Satira nuk mund ta shpikë këtë. Edhe sikur të përpiqej.

HOSTENI I RI NUK KA ORAR

Dikur revista priste të dilte nga shtypshkronja. Sot marrëzia nuk pret. Prandaj as ne. Një deklaratë del në mëngjes. Në drekë mund të jetë karikaturë. Në darkë mund të jetë histori kombëtare.

Hosteni i ri nuk pret numrin tjetër. Ai thumbon kur hekuri është i nxehtë. Dhe, nga sa shohim, hekuri në Shqipëri është vazhdimisht i nxehtë.

MOS NA THONI “E KENI TEPRUAR”

Ne nuk kemi fuqi ta teprojmë më shumë se realiteti. Kjo garë ka përfunduar. Realiteti fitoi. Ne vetëm raportojmë humbjen.

Kur një ngjarje duket si satirë, mos na fajësoni që e trajtojmë si të tillë. Kur një deklaratë tingëllon si parodi, mos na kërkoni ta bëjmë solemne. Kur absurditeti vishet me kostum dhe del në podium, Hosteni do ta njohë. Edhe nëse të tjerët ngrihen në këmbë.

KJO REVISTË KA VETËM NJË PROGRAM

Jo majtas. Jo djathtas. Jo lart. Jo poshtë. Drejt absurdit. Atje ku ndodhet, aty do të shkojmë. Nëse sot e bën njëri, qeshim me të. Nëse nesër e bën tjetri, radha është e tij.

Ne nuk kemi nevojë për baraspeshë artificiale. Kemi nevojë për material. Dhe materiali, falë Zotit dhe politikës shqiptare, shpërndahet gjerësisht.

PSE U RINGJALL HOSTENI?

Sepse dikush duhej të thoshte: “Po, edhe ne e pamë.” Sepse dikush duhej të pyeste: “Vërtet po e thoni këtë me fytyrë serioze?” Sepse dikush duhej të kujtonte se një kostum i shtrenjtë nuk e bën marrëzinë më pak qesharake.

Dhe sepse një vend ku pushteti nuk përballon dot të qeshurën është një vend që ka shumë nevojë për të.

NGA SOT, ASGJË NUK ËSHTË SHUMË SOLEMNE PËR T’U THUMBUAR

As posti. As titulli. As podiumi. As studioja. As konferenca. As slogani. As fjalimi. As “burimet pranë qeverisë”. As “burimet pranë opozitës”. As burimet pranë burimeve.

Nëse ka hipokrizi, ka Hosten. Nëse ka absurditet, ka Hosten. Nëse ka madhështi të rreme, ka Hosten. Nëse dikush përpiqet të na bindë se dy plus dy bëjnë pesë — ka shumë mundësi që të jetë kopertina.

KËSHTU QË, TË DASHUR LEXUES TË VJETËR:

Mirë se u gjetëm. Dhe ju të rinj: mirë se erdhët. Mbajeni mend emrin. HOSTENI.

Na varrosën si revistë. Po kthehemi si zakon. Na lanë në arkiv. Po dalim në kohë reale. Na menduan të vdekur. Por, për fatin tonë — marrëzia është e pavdekshme. Dhe sa kohë që ajo jeton, do të ketë punë edhe Hosteni.

QESH E NGJESH!

HOSTENI

Të tjerët japin lajmin. Ne i heqim seriozitetin.

“Rama = krimi” Protesta e 127 kundër qeverisë, qytetarët lanë mesazhin poshtë Kryeministrisë

Në përfundim të protestës së 127-të kundër qeverisë, qytetarët kanë lënë një mesazh në bulevardin përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Në Bulevard është shkruar mesazhi “Rama = Krimi”, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe protestuesve.

Mesazhi u vendos në kuadër të protestës së zhvilluar kundër qeverisë, e cila prej 127 ditësh vijon me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e qeverisjes.

Protestuesit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. GSH

Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.

Edhe këtë vit peshën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike, ku 70% e të rinjve kanë zgjedhur univeristetet publike dhe 30% universitetet private.

Për vitin e ri akademik edhe këtë vit degët më të preferuara nga maturantët janë Mjekësi e Përgjithshme, Sromatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit.

Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin e-Albania për kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Aplikimet do të kryhen deri nesër, 6 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes portalit “e-Albania”.

Ndërkohë, raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026. Pas përmbylljes së procesit të regjistrimit më 21 tetor parashikohet që ky numër të arrijë mbi 21 mijë studentë. bw

Ndryshimet e propozuara në ligjin për Specialen shqyrtohen nesër në Kuvend

Radio Evropa e Lirë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën, më 5 tetor, seancë plenare në orën 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Para seancës, në orën 08:00, Komisioni për Legjislacion, i kryesuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, do ta shqyrtojë atë.

Qorrolli ka njoftuar se në mbledhjen e komisionit do të shqyrtohen aspektet juridike të projektligjit, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit.

Projektligji fillimisht shqyrtohet në parim nga komisioni përgjegjës dhe më pas votohet në lexim të parë në seancë plenare.

Nëse miratohet, ai kthehet në komision për shqyrtim nen për nen dhe për shqyrtimin e amendamenteve. Pas kësaj, projektligji shkon në lexim të dytë, ku Kuvendi voton amendamentet dhe më pas tekstin e projektligjit me ndryshimet e miratuara.

Në raste të caktuara, nëse nuk merr votat e nevojshme në leximin e dytë, projektligji mund të shqyrtohet edhe në lexim të tretë.

Pas miratimit nga Kuvendi, ligji nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit dhe i dërgohet presidentit për shpallje, në përputhje me afatet e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.

Kuvendi mund të vendosë edhe shmangien nga afatet e zakonshme procedurale, me propozimin e së paku gjashtë deputetëve dhe me dy të tretat e deputetëve të pranishëm, nëse shmangia nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, për krime lufte. Të katër u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar se do ta apelojnë verdiktin për akuzat për krime lufte.

Projektligji, sipas nismës së PDK-së, parasheh ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Ai parasheh po ashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Një nga ndryshimet e propozuara është edhe mundësia që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës dha mendimin e saj për nismën, duke vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e saj.

Sipas Qeverisë, vlerësimi përfshiu përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndikimin buxhetor dhe çështjet juridike të përmbajtjes së projektligjit.

Trajtimi i projektligjit po zhvillohet në një kohë kur Kuvendi po i afrohet fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, pas konstituimit të Kuvendit, dhe përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri atëherë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

PDK-ja e ka lidhur mbështetjen e saj për zgjedhjen e presidentit me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha më 3 tetor se partia e tij është e gatshme të diskutojë për presidentin dhe të japë votat e saj menjëherë pas miratimit të ligjit.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e ta gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin”, tha Hamza.

Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten dy të tretat e të gjithë 120 deputetëve, pra 80 vota. Nëse asnjëri kandidat nuk i merr 80 votat, në rundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë, pra 61 vota, ndërsa për të tri rundet duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

LVV-ja, me 53 deputetë, tetë deputetë të komuniteteve joserbe dhe deputetin Nenad Rashiq, kishte 62 vota për formim të qeverisë. Nëse kësaj shifre do t’i bashkoheshin edhe 22 deputetët e PDK-së, numri do të shkonte në 84 vota, duke kaluar pragun prej 80 votash.

Ndryshimet ligjore janë kërkuar në kohën kur në Kosovë po zhvillohen protesta të përnatshme kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të 16 shtatorit.

Protestuesit, përmes thirrjes “Jo në emrin tim”, kanë kërkuar ndër të tjera edhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit ironizojnë Ramën përmes pankartave: Gjithë javës na vjedh me mjeshtëri, të premten na dëgjon hallet me ‘besnikëri’

Protestuesit kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes pankartave gjatë protestës në ditën e 125-të të saj.

Në një pankartë, ata ironizojnë për programin “Prania Besnike”, teksa shprehen se ndërsa gjatë javës kryeministri dhe qeveria i tij i vjedhin qytetarët, të premteve i “dëgjon” hallet e tyre me “besnikëri”.

“Rama të premten na dëgjon hallet me “besnikëri”, gjithë javën trupa e tij na vjedh me plot mjeshtëri”, thuhet në një pankartë.

Në një tjetër, protestuesit i referohen gjendjes së shëndetësisë.

“Shëndetësia “falas”: E paguajmë me taksa, e  blejmë me rryshfet.” Panorama

Skandali i KAYO-s dhe trafiku i armëve, SPAK kontrolle dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Ermal Raketa

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se me urdhër të SPAK agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle dhe në ministrinë e Mbrojtjes, e drejtuar aktualisht nga Ermal Nufi, ose siç e quan Arben Ahmetaj Ermal Raketa,  pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre.

Kontrollet kanë pasur në fokus sekuestrimin e materialeve me vlerë për hetimin. Mësohet se SPAK iu drejtua pak kohë më parë GJKKO-së me një kërkesë për ushtrimin e kontrollit në banesën e biznesmenit izraelit Rony Yeffet,  dhe Arjeta Puca administrator e TIMAK që ia shiti aksionet Ron Yeffet dhe krijuan së bashku kompaninë Timak Defense, por dhe zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolle janë ushtruar edhe ndaj kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.

Me vendim të gjykatës janë sekuestruar praktika dhe dokumente që mund të jenë të vlefshme për hetimet. Pjesë e kontrolleve, me firmën e GJKKO-së ka qenë dhe kontrolli fizik, çka nënkupton se nuk përjashtohet që të jenë sekuestruar dhe telefona celularë, informon gazetari Gjinaj.

Kujtojmë se SPAK ka administruar audiopërgjimin që ish zv/kryeministri vuri në dispozicion dhe u bë publik në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv mbrëmjen e 7 shtatorit.

 

Pse quhet Ermal Raketa 

Ermal Nufi përflitet shpesh në audiopërgjim si një nga pikat kryesore të kontaktit të Ron Yeffet në qeveri, edhe për afera të tjera.

“Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa” do të deklaronte Arben Ahmetaj tek Çim Peka live më 7 shtator 2026

Në intervistën e pestë për gazetarin ‘Çim Peka’ në Syri Tv Ahmetaj denoncoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, është përfshirë në trafik të paligjshëm të armëve dhe municioneve, nëpërmjet biznesmenit izraelit Ron YEffet, ndërsa demaskon qeverinë, e cila pretendon se vendi ynë do të prodhojë municione nëpërmjet KAYO.

 

Në intervistën e pestë për emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, publikoi audiopërgjimin, ku Ron Yeffet pranon se qeveria shqiptare e ka kontraktuar për të bërë punët e pista. Biseda e biznesmenit izraelit zhvillohet me dy sipërmarrës ukrainas, të cilët i fton të bëhen pjesë e trafikut të armëve. Ron Yeffet zbulon gjithashtu se armët prodhohen në vendet e afrikës, por amballazhohen në Shqipëri dhe më pas shiten pa tendera në vende të ndryshme të botës si prodhim shqiptar.

Sipas Yeffet, municionet prodhohen në vende të Afrikës, më pas sillen në Shqipëri për amballazhim dhe tregtohen pa tender edhe në vende të tjera të NATO-s.

 

Arben Ahmetaj, përmend edhe një ngarkesë me armë që është kapur pak ditë më parë në Itali. Ai publikoi gjithashtu edhe pasqyrat financiare të kompanisë së Ron Yeffet, e cila me 14 punonjës ka marrë rreth 10 milionë euro paga nga buxheti i shtetit. Në audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj, flitet edhe për planin e Ron Yeffet, që të marrë fushat gazmbajtëse të Delvinës dhe termoncentralin e Vlorës, ku përsëri ndërmjetësi është Ermal Nufi. Për këto pasuri publike, Yeffet u prorpozon sipërmarrësve ukrainas që të përdorin kompani prestanome amerikane, me qëllim që t`i mbyllet goja ambasadës së SHBA në Tiranë.

 

Ndërkohë mbrëmë po në emisionin ‘Çim  Peka Live’ u publikua një pjesë e re nga audiopërgjimi i Ron Yeffet, që disponon ish-zëvendësKryeministri Arben Ahmetaj. Në pjesën e re të audiopërgjimit, Ron Yeffet flet me sipërmarrësit nga ukrainas, për ndërtimin e një fabrike armësh në Afrikë. Për të shuar skepticizmin e ukrainasve, Ron Yeffet u tregon atyre se ka udhëtuar në Sudan me Arjeta Pucën për çështjen e armëve. Armët pasi prodhohen në Sudan, sillen në Shqipëri ku paketohen dhe më pas shiten në vendet e BE apo vendet në konflikte.

Aksion “top secret” Jo vetëm banesa e Ron Yeffet, BKH kontrolle në disa kompani dhe zyra, sekuestron dosjet te “Kayo”

SPAK ka ndërmarrë një seri kontrollesh në kuadër të hetimeve të nisura pas audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrihen pretendime për një skemë të dyshuar të trafikut të armëve dhe aktivitetit të kompanive të lidhura me KAYO. Një nga kontrollet është kryer në vilën në periferi të Tiranës, që raportohet se përdorej nga biznesmeni Ron Yeffet, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe në ambiente të tjera dhe në institucione shtetërore.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të audiopërgjimeve dhe administrimit të tyre nga BKH. Sipas saj, kontrollet nuk janë kufizuar vetëm te banesa e Yeffet, por janë shtrirë edhe në ambiente të tjera dhe në disa kompani që lidhen me çështjen.

Sipas raportimit, gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente, kontrata private dhe materiale të tjera, ndërsa janë kontrolluar edhe ambiente të lidhura me KAYO-n. Hetimi, sipas Lalës, po mbahet me shumë rezervë nga SPAK dhe numri i kontrolleve është i lartë.

Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku, sipas burimeve të raportuara, janë sekuestruar dokumente që lidhen me praktika dhe kontrata. Po ashtu, në kuadër të hetimit janë kryer kontrolle personale, ndërsa pritet që të merren në pyetje persona të ndryshëm, përfshirë edhe Ron Yeffet. Raportimet e sotme konfirmojnë se kontrollet janë kryer me miratim gjykate.

Lala tha se në hetim mund të përfshihen edhe zyrtarë të lartë, ndërsa burime të rezervuara kanë bërë me dije se po bashkëpunohet edhe me autoritetet e huaja për verifikimin e aktivitetit që dyshohet si i paligjshëm. Hetimi pritet të shtrihet edhe jashtë Shqipërisë.

Emri i Ron Yeffet është përmendur nga Arben Ahmetaj në audiopërgjimet e publikuara prej tij, ku ish-zëvendëskryeministri ka ngritur pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe ka lidhur këtë çështje me KAYO-n dhe kompani të sektorit të mbrojtjes. Këto janë pretendime të bëra publike nga Ahmetaj dhe tashmë janë objekt verifikimi nga autoritetet.

Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë kontrolleve janë marrë edhe materiale elektronike, dokumente dhe kompjuterë. Ajo raportoi gjithashtu se kontrollet vijojnë dhe se, për shkak të natyrës së hetimit, nuk përjashtohet marrja në pyetje e personave të tjerë që mund të kenë dijeni për çështjen. Hetimi vijon, ndërsa priten të dalin më shumë detaje mbi objektin e kontrolleve, personat që do të pyeten dhe materialet e sekuestruara.

Akuzat e Arben Ahmetajt për trafik armësh, SPAK ushtron kontrolle në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh, sot janë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Ron Yeffet. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se kontrollet janë ushtuar në banesën në periferi të biznesmenit amerikano-izraelit. Nga përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Yeffet dilte garant për të bërë trafik armësh, ku përdorte qeverinë shqiptare si mekanizëm. Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.

Në përgjimet e Ahmetajt, ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.


Send this to a friend