VOAL

VOAL

blank

Ismet Çekorja 4 ditë para se të vritej: ‘Familjes sime i është qepur shteti dhe bandat në shpinë’

4 ditë më parë, Ismet Çekorja, sot i ekzekutuar me armë zjarri në Shkodër, në një deklaratë për mediat i doli në mbrojtje djalit që ishte shpallur në kërkim, Bajramit, duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Ai thoshte se familja e tij po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prap më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj.

U plagos Admir Bajri, prap në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë.

Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia.

Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet” , është shprehur Ismet Çekorja, pak ditë para se të ekzekutohej. syri.net

blank

Porti i Durrësit, Berisha: Po ndërtohet nga gangsterët politikë të rajonit me ata të Putinit

Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar atë që ai e quan afera e Portit të Durrësit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi penale në lidhje me këtë aferë.

“Unë jam sot sërish për problemin aktualisht shumë madhor për vendin, Portin e Durrësit.Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit“, tha Berisha në një konferencë për gazetarët.

 

blank

Më tej kreu i PD shtoi se nuk do të njohim asnjë vendim për Portin e Durrësit pasi sipas tij se vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të kompanive të Alabarit në Beograd. Sipas Berishës, kjo kompani ka gjithashtu ka filial edhe në Minsk të Bjellorusisë, në krye të së cilës është ndihmësi i Presidentit bjellorus Lukashenko.

E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi. PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor”, shtoi ai.

/Gazeta Express

blank

Aksioni i paligjshëm në ‘Prestige Resort’, Berisha: Rama përgjegjës penalisht, akt i mirëfilltë banditesk me sfond politik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi shembjet e paligjshme në Prestige Resort të paligjshme.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se se vendimi ka sfonde politike, ndërsa shtoi se Rama duhet të përgjigjet penalisht.

“Me ato që kam lexuar konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga Rama.

Çka e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit. Qoftë në zbatim të ligjit. të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë, është normale që ta zgjasim sezonin. Akt i mirëfilltë banditesk. Goditje që jepet këtij sektori, shembull më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë. Ajo që dënoj me forcën me të madhe është sfondi politik i këtyre veprimeve.”, tha Berisha.bw

blank

Rama fyen gjuhën shqipe në Serbi- Berisha: Albanofob antishqiptar

Kryeministri Edi Rama regjistroi një tjetër skandal dje në Serbi, kur e quajti gjuhën shqipe, një gjuhë të çuditshme.

Teksa fliste në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama bëri një deklaratë që solli shumë zemërim në opinionin publik.

Teksa poston videon e Ramës, Berisha e quan atë një albanofob antishqiptar.

“Vetëm albanofobëve anti-shqiptar gjuha shqipe iu duket e çuditshme, për shqiptarët dhe miqtë e tyre ajo është gjuhë e bukur,” tha Berisha.

blank

Berisha akuza Ramës: Nga 26 monumente kulture të shpallura, kanë ngelur 2-3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin me temë “Tirana në rrezik”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai që betonizoi Tiranën.

Sipas Berishës në kryeqytet po pastrohen miliona euro para të pista, me ndërtimin e kullave në çdo cep, pa zbatuar një plan të mirëfilltë urbanistik.

“U bënë ndërtimet socialiste, të cilat duhet pranuar, aspak të paraqitshme nga pikëpamja arkitekturore, por me urbanistikë rigoroze. Mes pallateve nuk ndërtoi kush. Ata erdhën me atë gjeometri.
Batërdia. Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë.
Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do t’i sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë. Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar.”, tha Berisha.

 

Sipas tij, po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove duke shkatërruar kryeqytetin.

 

“Çdo qytet është normale që të ketë ndërtimet e kohës. Arkitektët e studios holandeze që merren me Tiranën apo Stefano Boere janë të njohur. Por çfarë ndodh me ta? Nëse këta arkitektë në Roterdam apo qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu ata transformohen me Ramën dhe me këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë dikton pesha e drogës. Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne në Tiranë. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjëlloj respekti për kushtet urbanistike.
Çfarë po mbetet për Tiranën. Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës.
Para një jave kam parë treguesin e ndërtimit në Europë. Treguesin Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër të Europës, dhe 4 herë më të lartë se Suedia, e disa vende. Sepse këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin”, tha ai.bw

blank

Dibra kundër Skavicës: Të korruptuar! Sa vlen kur dëbohen 20 mijë banorë?!

Intelektualë të shquar dhe kryesisht ata dibranë janë ngritur në një protestë të shndërruar në lëvizje popullore tashmë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Një peticion që po shpërndahet gjerësisht “Jo Skavicës”, po mbledh qindra firma dita –ditës.

Kuvendi i Protestës së Dibranëve u mblodh sot Ura e Lushës në Fushë Alie të Dibrës për të ngritur zërin kundër dëbimit të 20 mijë banorëve nga fshatrat që do të përmbyten nga Skavica dhe të gati 16 mijë ha tokë.

Prof. Sazan Guri u ftua si luftëtari më i paepur në këtë protestë që po vazhdon këtë paradite të enjtes dhe e shpjegoi qartë arsyen pse jo thjesht dibranët, por gjithë shqiptarët duhet të ngrihen kundër ndërtimit të Skavicës.

“Të dashur qytetarë dibranë! – thirri Guri me megafon. – Kjo nuk është betejë, as luftë, por kauzë e shenjtë ku secili nga ne t’i lutet Zotit të bëjë bashkimin me veten dhe të tjerët për këtë betejë të fuqishme që kemi përpara.

Nuk është çështje dhe kauzë e vetëm dibranëve, por e gjithë shqiptarëve, ndaj neve na duhet ë bindim edhe ata në qeveri, politikë,  këshill bashkiak a kudo që të kenë atë mendim që ndajmë së bashku se Skavica nuk ndikon aspak në atë që quhet përmbytje në rrjedhjen e kaskadave të Drinit, sepse Drini është  një prurje konstante që qeveriset nga natyra, me liqenin e Ohrit plus edhe një apo dy liqene të tjera që janë në Dibër të Madhe.

Boll më që atë që nuk e bëri serbi dhe ju e ndaluat (gjyshërit tuaj) dhe ta bëjnë këta të korruptuarit dhe bashibozukët e sotëm!

Doja të thosha se këtu bëhet që të largohen jo pak, por 20 mijë banorë; këtu bëhet që të përmbyten 16 mijë ha, që do të thotë 40 ha për një megavat! Kur një megavat duhet të përmbytë të paktën dhjetë ha që të jetë i barabasvlershëm me prodhimin që bën toka bujqësore e ndërkohë mbyt katër a pesë herë më tepër, një megavat që toka prodhon, me këto përmbytje, unë e blej energjinë diku tjetër në vend, gjetkë, plus që Shqipëria ka 1200 HEC-e,” theksoi Sazan Guri.

Dhjetëra intelektualë e banorë e morën fjalën në vazhdim.

  • blank

Ideja per Hec Skavica ka nisur që në vitin 1957 dhe është miratuar nga qeveria e kohës me VKM në v.1961. Por, në finale rezulton se ky projekt, edhe përse kanë kaluar rreth 60-vjet nuk është zbatuar.

Sepse zhduken rreth 33-35 fshatra dhe se përveç përmbytjes së 35 fshatrave do të izolojë po ashtu mbi 100 fshatra të tjerë. Kjo digë kaq e lartë ( sipas te dhenave te publikuara nga KESH, diga ndoshta do të jetë 147 metra e lart) do të ndajë luginën e Drinit të Zi në dy pjesë; në lindje dhe në perëndim, duke vështirësuar lidhjen mes tyre. Sepse ndërtimi i Skavicës do të shpërngulë afro 15-20 mijë banorë.

blank

Gledis Nano thyen heshtjen: E rëndësishme të guxosh, e ndërlikuar të mos kesh frikë

Një ditë pas shkarkimit si drejtues i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka thyer heshtjen duke iu drejtuar bashkëpunëtoreve me një fjalë përshëndetëse.

Teksa ka përshkruar disa nga sfidat me të cilat është përballur gjatë drejtimit të policisë, në letrën e “lamtumirës”, Nano nuk i ka kursyer falënderimet për bashkëpunëtorët e tij.

Fjala e plotë

Lënda: Fjalë përshëndetëse. Drejtuar: Të nderuar, kolegë, kudo ku gjendeni sot, në krye të detyrës në çdo skaj të vendit, Të nderuar drejtues dhe ekspertë të organizmave partnere ndërkombëtare, Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar anëtarë të komunitetit,

Ju drejtohem, ashtu si në ditën kur i përzgjedhur nga radhët e policisë, mora detyrën e vështirë të Drejtuesit të Policisë së Shtetit. Sjell ndërmend se gjendesha pikërisht në momentin e duhur, kur besova edhe më fort se së bashku na priste një udhë aspak e lehtë, me sfida jo të pakta por që mbi të gjitha, sot mendoj me bindje të thellë se ia vlente vërtet që ta përshkonim atë së bashku.

Jeta është ndërtuar e tillë, me ligje të pandryshueshme të ardhura nga kohërat, në të cilën kuptojmë se ashtu si në çdo fillim, njeriu duhet të shohë e të mendojë edhe për fundin e çdo rrugëtimi, nga njëri prej të cilëve, më duhet sot të shkruaj faqen e tij përmbyllëse.

Pikërisht në ditën e sotme, në fjalën time falënderuese për gjithsecilin prej jush, nuk kam ndërmend aspak të bëj një analizë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përkundrazi atë mund ta bëjë fare mirë dhe lehtësisht secili prej jush, çdo profesionist me përvojë brenda apo jashtë radhëve të policisë si edhe çdo qytetar i thjeshtë, i cili beson tek autoriteti i policisë, sikurse Policia e Shtetit, beson dhe mbështetet tek integriteti i gjithsecilit prej anëtarëve të komunitetit.

Në punën time, nuk më ka mjaftuar vetëm përvoja e fituar nga vitet por edhe modelet e ndërtuara nga shumë prej personaliteteve madhorë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku njëri prej tyre mbetet edhe një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore; Shimon Peres. Prej tij kam mësuar dhe nuk e kam harruar për asnjë çast thënien se: “Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”.

Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.
Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari!

Njeriu do të mund të mbahet mend, për gjurmët që ka lënë pas, si edhe për ndihmën që ka mundur të përçojë në dobi të komunitetit ku bëjmë pjesë.
Pa diskutim që në një sfond gati të padukshëm, sidomos për punonjësit e policisë dhe drejtuesit e saj, një vend dhe rol të vendimtar por të pashpërblyer me çfarëdolloj stimuli, luajnë familjet e tyre. Familja, mbetet streha dhe vatra më e përkushtuar e cila me mbështetjen dhe sakrificat e pashembëllta që i kushton familjarit të saj, i cili ka marrë përsipër një mision aspak të lehtë, arrin t’i japë shoqërisë një dimension fisnik dhe të pakrahasueshëm! Veçanërisht ajo, meriton respektin dhe nderimin më të madh për të cilën nuk do të gjendej a të mjaftonte dot një fjalë apo një gjest i vetëm, por mbi të gjitha do të duhet ndërgjegjësimi i shoqërisë, instancave apo edhe i organizmave që funksionojnë në mbrojtje të saj, për një vëmendje dhe respekt për shembullin e pashembëllt që ato përcjellin në zhvillimet e sotme social – edukuese.

Tek mbështetja e vazhdueshme dhe e pakursyer që kam marrë nga familja ime, e cila jo vetëm gjatë kësaj periudhe tepër të ngarkuar por përgjatë gjithë karrierës sime në polici, më ka mbështetur e qëndruar pranë, vetvetiu, kam parë dhe njohur përkushtimin e familjeve të çdo kolegu apo punonjësi policie. Ishte dhe mbetet familja ime, që duke pranuar ndër të tjera edhe mungesën time të gjatë e të përsëritur pranë saj, burimi që shndërrohet në forcë dhe motiv madhor në përmbushjen me sukses të detyrës dhe të angazhimit të pakohë e me koordinata të papritura që parashtron çdo rast, ku më është dashur të jem i pranishëm me gjithë potencialin tim fizik, intelektual e shpirtëror.

Në këtë etapë ku ka hyrë tashmë zhvillimi dhe integrimi i Policisë së Shtetit, duke u bërë partnere e agjencive më të njohura ligj zbatuese ndërkombëtare, policia po përballet dhe është në luftë të pandërprerë me gati të njëjtat dukuri e sfida, me të cilat ndeshet puna e policive në vendet me një performancë dhe traditë tejet të konsoliduar. Falë këtyre arritjeve, drejtimi i Policisë së Shtetit u orientua dhe i njehsoi objektivat dhe prioritetet e saj, me ato të vendeve të zhvilluara dhe prijëtare në çështjet e sigurisë. Këto organizma të cilat gëzojnë një prestigj dhe ndikim të shumanshëm në sigurinë globale, tashmë e shohim armën tonë, si një aleate të denjë, me kapacitetet e duhura dhe aspiratën për t’iu përgjigjur standardeve të kohës.

Të gjitha këto arritje ne i realizuam së bashku, pasi asnjëherë nuk e kam menduar forcën e armës që drejtoja për ta renditur karshi jush por gjithmonë të ishte përkrah jush, duke hedhur hapa të matur dhe pa u ndalur për asnjë çast, qoftë edhe kur përballej me realitete që preknin dhe kërcënonin sigurinë publike dhe atë institucionale. Sot, ashtu siç edhe mund ta keni vënë re, kemi një situatë ku polici nuk përqeshet ose të shndërrohet më në objekt humori. Tanimë çdo përkushtim e sakrificë deri në dhënien e jetës në emër të detyrës, zë vend në panteonin e vlerave më të patjetërsueshme të armës sonë.

Situatat e vështira janë ato që na kanë rritur dhe stërvitur, me qëllim për t’i parandaluar dhe kapërcyer ato, sepse gjatë jetës së tij profesionale askush nuk mundet të përsoset pa kaluar nëpër tehun e vështirësive. Pikërisht kjo është dhe mbetet shkolla më e madhe të cilën na e shpalos jeta dhe çdo aspekt i saj.

Të mos harrojmë për asnjë çast se ne jemi jo vetëm pasardhës por edhe bij e bija të atyre brezave që me mund e vetëmohim arritën ta bëjnë këtë vend dhe besuan në ardhmërinë e tij. E kaluara është ajo dritare që na përcjell vetëm të vërtetën, atë të vërtetë për të cilën na del të gjithëve si detyrë të punojmë e të sakrifikojmë jo pak nga jeta jonë, ashtu siç thotë edhe Konfuçi i madh se “Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem”!

Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara.

Kam një vlerësim dhe falënderim të veçantë për median dhe përfaqësuesit e saj, të cilët kanë përcjellë me transparencë të plotë dhe kanë analizuar në mënyrë të paanshme dhe tejet profesionale çdo etapë të punës së Policisë së Shtetit, në përmbushjeve të detyrimeve dhe interesave ndaj qytetarëve.
Nuk mundem të rri, pa i kushtuar një vëmendje dhe një falënderim të veçantë mbarë komunitetit sepse falë marrëdhënies së ndërsjellë që krijuam, ky i fundit mbetet mbështetësi dhe motivi më i fortë e i qëndrueshëm në krejt veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Kupola e policisë së shtetit po drejtohet aktualisht nga një zv.drejtori Tonin Vocaj ndërsa ende Ministria e Brendshme nuk e ka përcaktuar se kush do të jetë drejtus i policisë së shtetit.

blank

Washington Post: Kim loboi te Rama për afganët; Biden e DASH e refuzojnë

Washington Post i ka kushtuar një artikull evakuuimit të refugjatëve afganë, duke u ndalur tek ata që u strehuan në Shqipëri. Duke nënvizuar faktin se afganët presin që të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, theksohet se rreth 2500 refugjatë u strehuan në vendin tonë.

“Shumë telefonuan Ramën. Brenda pak muajsh, Shqipëria kishte marrë rreth 2500 afganë. Organizatat evakuuese prisnin që Shqipëria të ishte një ndalesë, një platformë e përkohshme uljeje, ndërsa të evakuuarit do të përpunoheshin për rivendosje të përhershme në Shtetet e Bashkuara, thanë përfaqësuesit e shoqatave në intervista”, shkruan WP.

Më tej nënvizohet se, Rama, i cili fillimisht kishte thënë se Shqipëria do të shërbente si “vend tranziti për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë që kanë Shtetet e Bashkuara si destinacionin e tyre përfundimtar”, tha më vonë se nuk kishte kurrë një afat kohor të rënë dakord për ato nisje.

Por ai vendosi që herët se nuk do t’i akomodonte në një kamp refugjatësh. Ai donte t’u jepte dinjitet dhe qetësi, tha ai. Ai donte t’u jepte atyre “atë që ne donim kur ishim afganë një herë e një kohë”.

Ata u strehuan në hotelet pranë plazhit në Shëngjin. Por një prej resorteve që priti një numër të konsiderueshëm afganësh thotë se i kanë një borxh prej 2 milionë dollarë.

Por nga ana tjetër, një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se “Qeveria e SHBA-së nuk ka asnjë përgjegjësi për këta njerëz”.

Administrata e Biden thotë se nuk i inkurajoi kurrë grupet amerikane që të çonin njerëzit e tyre në Shqipëri dhe se ajo dërgoi një mesazh të qartë vjeshtën e kaluar se çdo ent privat që evakuon afganët do të mbante përgjegjësi për ta dhe se afganë nuk do të kishin një rrugë të garantuar për në Shtetet e Bashkuara, shkruan WP.

Më tej thuhet se për të evakuuar afganët, u kontaktuan ambasadorët. Prej atyre që iu kërkua bashkëpunim ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Kongresmenia Slotkinin i tha ambasadores Kim: “Yuri, duhet të më ndihmosh këtu. Unë kam afganë. Dëgjoj se Shqipëria është e gatshme t’i marrë ata”.

Ambasadorja e lidhi Slotkinin me Ramën. Slotkin bashkëpunoi me ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare H.R. McMaster për të rregulluar evakuuimin e afganëve në Shqipëri.

Kujtojmë se Kim i priti afganët vetë në Tiranë dhe u uroi mirëseardhjen në emër të qeverisë amerikane. Tani kjo e fundit thekson se nuk ka lidhje me afganët dhe se nuk do paguajë asnjë cent për ta. syri.net

blank

🦋🦋🦋🦋🦋🦋🦋”Fluturat” film dokumentar i Bujar Alimanit kushtuar vajzave dhe grave të internuara në kampet komuniste Nga Fjori Sinoruka

🦋🦋🦋🦋🦋🦋🦋

 

Të internuarat e kampeve komuniste kujtojnë fëmijërinë e humbur

Regjisori Bujar Alimani ka kapur dëshmitë e grave që kaluan fëmijërinë e tyre të internuara në një kamp pune në Shqipërinë komuniste për dokumentarin e tij të ri, “Fluturat”.

blank

Jeta e 21 grave të lindura apo të internuara në kampin e punës së Gradishtës në jug të Shqipërisë ishte fokusi i dokumentarit “Fluturat” të Bujar Alimanit, i cili u shfaq premierë të martën në mbrëmje në Tiranë.

Alimani i tha BIRN në një intervistë se filmi ishte “një mënyrë për t’u kërkuar falje” viktimave të komunizmit, për të cilët ai beson se meritojnë një ndjesë nga shoqëria shqiptare.

“Të gjithë duhet ta bëjnë këtë, jo vetëm ata që kryen krime, por edhe ata që nuk folën, ata që qëndruan indiferentë dhe ata që i miratuan ato. Mendoj se si shqiptar, ky film është ndjesa ime për këta njerëz,” tha ai.

“Po kuptoj me kalimin e kohës se jam duke bërë një pastrim, një katharsis shpirtëror dhe unë isha shumë i ri në atë sistem, nuk isha anëtar i asnjë organizate [komuniste], asgjë. Por kjo është detyra juaj, është detyrimi juaj ndaj historisë së vendit tuaj,” këmbënguli ai.

Gratë që u internuan në kampin e punës në Gradishtë ishin fëmijë të njerëzve që ishin akuzuar për krime kundër regjimit represiv komunist, ose të afërm të atyre që ishin arratisur nga Shqipëria. Disa prej grave lindën në kamp, ndërsa të tjerat u dërguan atje me nënat e tyre kur ishin të vogla.

Familje të tëra u internuan në kampin e Gradishtës, thotë në film Fatmira Bajo: “Imagjinoni një fëmijë rreth 12 vjeç, gjyshen time të vjetër, mamanë shtatzanë dhe dy motrat e mia më të vogla”.

Të internuarit kishin disa të drejta dhe lejohej të dilnin nga kampi vetëm me leje – për të punuar në punë që u caktoheshin nga autoritetet ose për fëmijët që shkonin në shkollë.

Por ata konsideroheshin “armiq të popullit” nga komunistët. Ata jetonin në baraka të improvizuara dhe nuk kishin të drejtën e arsimimit pas moshës 14 vjeç, kur duhej të shkonin të punonin në ara.

Dokumentari ka përdorur pamje të arkivave për të treguar se si jetonin të internuarit dhe se si gratë kryenin punë të rënda në bujqësi. Njëra prej tyre, Eva Pervizi përshkruan kushtet tejet të vështira: “Litari i thesit më futej thellë në shpatull. Balta. Na caktuan të hapnim kanale me lopata dhe shata. I ftohti. Lagështira. Çizmet tona nuk e mbanin kurrë ujin jashtë”.

 ‘Njoha jetën e tyre’

blank

Regjisori Bujar Alimani me protagonistet e dokumentarit “Fluturat”. Foto kortezi: Bujar Alimani.

Alimani është nga Patosi, jo larg nga kampi i Gradishtës. Ai iku nga Shqipëria në vitin 1992 për në Greqi dhe gjatë tetë viteve të fundit ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

“Kam shok një djalë që e takova në Shtetet e Bashkuara, ku unë jetoj. Ai kishte lindur dhe ishte rritur në kampin e Gradishtës, ndërsa familja e tij e kishte origjinën nga veriu. Kështu u interesova të dija për jetën e tyre,” tha ai.

Alimani e dinte ndërkohë që njerëzit e persekutuar nga sistemi komunist dërgoheshin në kampe internimi, por shoku i tij i tha shumë më tepër.

“Njoha përditshmërinë e tyre, stinët, mënyrën e jetesës, mënyrën e të jetuarit, fejesat, martesat, vdekjet. Shumë prej tyre ishin internuar për shkak se prindërit apo gjyshërit e tyre ishin të arratisur [nga Shqipëria], bënin jetë paralele në Perëndim dhe ishte shumë e çuditshme; a komunikonin me njëri-tjetrin, a sillnin gjëra, a i lejonte sistemi letrat, a e mernin vesh ata që gjyshi që ishte arratisur kishte vdekur?” pyet ai.

Ai zbuloi se zakonisht të internuarit e mësonin se i afërmi i tyre kishte vdekur, por shumë kohë pasi kjo kishte ndodhur.

 ‘Shqipërisë i vjen turp për kujtimet e saj’

blank

Regjisori Bujar Alimani gjatë xhirimeve. Foto kortezi: Bujar Alimani.

Alimani thotë se beson se Shqipëria ka një problem me kujtesën kolektive të viteve komuniste. Dosjet e mbajtura nga regjimi i rrëzuar nuk janë hapur plotësisht për publikun, duke e bërë të vështirë krijimin e një panorame të plotë të asaj që ndodhi.

“Përsa kohë që dosjet e komunizmit nuk janë hapur, Shqipëria po i fshihet kujtimeve të veta,” tha ai.

“Ka turp për kujtimet e saj. Sigurisht, moshapja e dosjeve për kaq kohë çfarë tregon? E vërteta po fshihet”.

Pasi punoi ngushtësisht me ish-të internuarat, Alimani thotë se gjëja që i mbajti ato ishte “ndjenja e unitetit mes njëra-tjetrës” dhe “dinjiteti njerëzor”.

Shumica e grave u larguan nga vendi në vitet ’90, pas rënies së komunizmit.

“Disa prej tyre ia kanë mbyllur derën Shqipërisë dhe nuk duan t’ia dinë më për të dhe kjo për arsye të kuptueshme, vuajtjet që kanë kaluar. Disa prej tyre i kishin prindërit në burgje në Spaç dhe Burrel dhe disa prej tyre u pushkatuan,” tha ai.

“Njëra prej grave po më thoshte që ‘e shoh Gradishtën në ëndërr’. Pra, si mund ta kalosh këtë gjë, si mund t’i vendosësh kapakun?” pyet ai.

“Ti e jetove jetën tëndë atje…ata të morën rininë, morën gjithçka. E shkuara, edhe kur nuk mbahet mend drejtpërdrejt, është brenda jush”.

blank blank blank blank blank blank

blank blank blank

blank

Berisha: Gledis Nano u shkarkua sepse zbuloi lidhjet e freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Berisha shkruan, se Nano u shkarkua pasi ka zbuluar lidhjet e freskëta të krimit që të çojnë tek Olsi Rama dhe Bledi Çuçi.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjetër të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjetër të policisë, por atij i kushtoi kokën:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çështjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur. syri.net

blank

KESH thirrje qytetarëve: Fikni dy llamba për katër orë në ditë! Fatura e energjisë elektrike do ju vijë më pak lekë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) i bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike.

blank

Në një postim në faqen e saj zyrtare, KESH thekson duhen fikur 2 llamba për 4 orë në çdo ditë në mënyrë që fatura e energjisë elektrike të vijë më pak.

Statusi i plotë

Kursejmë energjinë që ta kemi

Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.gsh

blank

Pse e ka ndërruar emrin nëndrejtori i SHISH i emëruar sot nga Rama?

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Oljan Kanushi është emëruar sot si zëvendës drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Emërimi i Kanushit është bërë publik pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se, Oljan Kanushi është emëruar në një vend që ka qenë bosh prej kohësh.

Por Kanushi mësohet se në vitin 1999 ka ndryshuar emrin.

Sipas një vendimi të këshillit Bashkiak të Tiranës të 21 Majit 1999, Olian Kanushi ka ndërruar emrin në Oljan Kanushi.

‘Olian Kanushi, banor i Njësisë Administrative Nr.8, t’i ndërrohet emri nga Olian në Oljan’, thuhet në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

blank

Arsyet se pse Kanushi ka ndërruar emrin nuk dihen, por ai mund të japë arsyet.

Ndërkaq, Oljan Kanushi duket se ka bërë karrierë që kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Në një jetëshkrim të tij të shpërndarë nëpër disa media të thuhet se ai, ka punuar në disa kompani private, pa specifikuar emra, por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet ka punuar në administratën shtetërore, që nga ministria e Jashtme, deri së fundmi si këshilltar i Edi Ramës. syri.net

blank

Lubonja për shkarkimin e Gledis Nanos: Duhet transparencë, ka heshtje mafioze!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘Opnion’ në News243, komentoi shkarkimin e Gledis Nanos, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lubonja tha se në lidhje me shkarkimin e Nanos do të duhej të kishte më shumë transparencë, pasi thuhet se ka pasur sipas tij një ‘ndeshje’ mes ministrit Çuçi dhe ish-drejtorit.

“Do ishte mirë që të kishim transparencë në këto raste. Më ka ndodhur të dëgjojë nga njerëz që largohen, nga rrethi i Ramës, i qeverisë që të thonë se; ça më kanë parë mua sytë atje. Ka një heshtje mafioze, se pse qysh tek se çfarë të kanë parë sytë. Në radhë të parë u tha se ka pasur një ‘ndeshje; mes ministrit dhe drejtorit. Por si? Hipoteza ime mbështetet në faktin se lufta kundër krimit, siç po shohim dhe lulëzimin e krimit, është një çështjes zgjedhjeje që ka bërë politika për mua. Pra, ‘do bashkëpunojmë me krimin se na duhen paratë e krimit, këta të fortët për të vjedhur votat, pasi riciklojnë paratë, e mbajmë pak ekonominë’, apo ‘duhet ta luftojmë krimin, se është si një tumor’. Mendoj se zgjedhja e politikës, është ajo e para, bashkëpunim me krimin, pasi duket sheshit te ngjarjet që shikojmë. Kur flasim për ‘bashkëpunim me krimin’, kam parasysh bashkëpunimin e policisë me krimin. Siç është rasti i Martinajt, që është bërë refren në media, ku policë paguhen nga krimi. Siç ndodh dhe me politikanë që paguhen nga krimi se jep më shumë para se rroga në Bashki, psh. Kështu që të marrësh tani dhe të sulmosh Gledis Nanon, këtu është çështjes politike. Përgjegjësitë i ka politika, Edi Rama i pari. Po pse shkoi Gledis Nano aty?! E di ky situatën se policinë e ka ashtu siç e ka. A ka pasur vullnet për ta luftuar? Mua më duket shumë pak. Sherri mes tyre ka qenë këtu; më bënë mua kokë turku ti se të duhet. Po këtu lind pyetja; pse si lënë ata të mos pyesin fare. Pse e bëjnë këtë fasadë, që e hoqën Gledis Nanon. Këtu jemi te politika e fasadës. Edhe komunizmi tentonte që të fshihte shumë gjëra. Gledis Nano është thjesht lëvizje fasade që kërkon të shtyjë, ose të fitojë kohë, ose të ndërtojë një narrativë mbi një person tjetër, por janë konsumuar narrativat”, pohoi analisti.

Duke komentuar qëndrimin e ambasadës së SHBA-ve, Lubonja tha se ishte një deklaratë me doreza.

“Ne kemi qejf që të besojmë diku, s shpresa është e rëndësishme të mbahet gjallë. Ndoshta ka qenë bashkëpunëtor i mirë kundër luftës së terrorizmit, por të thuash që ka qenë bashkëpunëtor i mirë, në luftën që i ka bërë Shqipërisë, ai s’ka punuar mirë. Do kisha dashur që ato gjera që nuk i dimë në publik, mbi përgjegjësitë, nëse është ky shkaku se e quan veten jo përgjegjës, duhet t’ua kishte thënë amerikanëve. Por besoj se ata e dinë. Këto deklarata as më ngrohin as më ftohin. Raportet që kemi me njëri-tjetrin janë të bazuara në një agresivitet. Opozita përveç akuzave dhe hedhjes së fajit te maxhoranca, mendoj se gjithsesi duhet të ketë dy gjera, një reflektim të thellë.”, tha Lubonja.

Po ashtu Lubonja u pyet edhe për faktin se në Kosovë drejtori i policisë së Prishtinës dha dorëheqje pas përdhunimit të një vogëlushe.

“E thashë më herët. Ai nuk ka hyrë në atë post ai për të luftuar krimin dhe kur sheh që nuk ia del dot, ose është i rrethuar nga krimi, ka shefa që nuk i përgjigjen, njeriu i përgjegjshëm largohet. Marrja e përgjegjësive në Shqipëri, aq keq ka shkuar puna për mua sa shpesh herë mendon; a ka njeri të përgjegjshëm që mund t’i dalë zot këtij vendi? Pse i dalin në krye këtij vendi, njerëz të papërgjegjshëm, të marrësh në dorë fatin e 3 mln njerëzve, është barrë e madhe, jo të bësh festa e daulle. Por të papërgjegjshmit e kanë pa problem këtë. Në Kosovë ndihet një lloj përgjegjësie më e madhe ndaj shtetit, ndoshta dhe nga dëshira e madhe për ta pasur shtetit. Edhe aty ka aventurierë.”, theksoi ai.

blank

PRAPASKENAT- Nuk pranoi të dorëhiqet, Nano u shkarkua pas sherrit me Çuçin, 2 emrat për pasues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar nga detyra pasi refuzoi të japë dorëheqjen.

Vendimi u bë publik nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë. Shkarkimi i Nanos sipas Çuçit ka ardhur pasi nuk ka përmbushur objektivat.

“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim. Këshilli i Ministrave, qeveria, ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, u shpreh ministri Çuçi.

Vetë Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqje ndaj është dashur dhe mbledhja e qeverisë për të vendosur shkarkimin e tij. Flitet se ka pasur përplasje mes Nanos dhe ministrit të Brendshëm të hënën. Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij.

Kujtojmë se Nano ka qenë pjesë e policisë prej shumë vitesh. A ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit që prej 17 shkurtit të vitit 2016.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u emërua më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.

Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.

Deri tani 2 janë emrat më të lakuar për të marrë postin e drejtorit të ri të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja si dhe drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati.

/Gazeta Express

blank

Pas Gledis Nanos, shkarkohet edhe Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra.

Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.

“Sot janë marrë dy vendime. Lirimi nga detyra i zv/ministrit të Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Do ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim, që i bazojmë në eksperiencën të cilën kanë dhe në pozicionet kyçe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.

Veliu largohet pikërisht në ditën kur u shkarkua Gledis Nano. Ky i fundit kishte zëvendësuar Veliun në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. syri.net

blank

Berisha: Rama i vërsulet SPAK-ut pasi Olsi është në hetim ndërkombëtar!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij Olsi Rama është i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave.

Sipas Berishës, Edi Rama i vërsulet me tërbim SPAK pas ii vëllai është në hetim ndërkombëtar.

Berisha: I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai.

 Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme.

Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta. syri.net

blank

Berisha: Kurti është i lirë dhe shqiptar! Rama është vasal dhe tradhtar!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova kanë dallimet e tyre.

Rama i referohet sidomos qëndrimit që mban ai dhe qeveria e tij ndaj Serbisë, në dallim me qëndrimin e qeverisë së Albin Kurtit.

“Rama deklaron: Kemi diferenca me Kurtin në qëndrimin ndaj Serbisë!

Dallimi është i jashtëzakonshëm!

Kurti është njeri i lirë!

Edi është vasal!

Kurti është shqiptar!

Edi është tradhtar!” shkruan Berisha, teksa poston videon.syri.net

blank

Sulmi i rusëve ndaj ushtarakëve në Gramsh temë diskutimi në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE në Pragë, Fuga: S’e di shkallën e rrezikut, por BE-ja nuk mblidhet kot

Akademiku i njohur Artan Fuga ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku ka komentuar deklaratën e dhënë  për Deutsche Welle nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, e cila konfirmoi se BE po ndjek me vëmendje njoftimet mbi incidentin në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

“Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur i urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë”, tha Pisonero-Hernandez vetëm një ditë para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë.

Sipas medias gjermane në këtë takim, pritet të diskutohet arrestimi nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëve në Shqipëri, dhe sipas Fugës, kjo tregon se BE mund të posedojë më shumë informacion sesa është shfaqur në media për ngjarjet.

 

“Nuk e di se çfarë ka brenda atyre uzinave, se çfarë përbën sekret atje. Shikoj pak një kontradiktë në këtë që po shohim. Nga njëra anë përfaqësuesja e Komisionit Europian thotë ne presim hetim të thellë, ndërkohë mblidhen Ministrat e Jashtëm për të diskutuar për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nuk e di ndoshta ka informacion që nuk i vjen publikut shqiptar, por i shkon BE-së. Unë mendoj se Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk mblidhen kot, nëse mblidhen ata kanë informacione të cilat janë serioze. Ka pafund turistë që hyjnë nga vende të ndryshme, dua të di nëse janë të organizuar apo jo. Mund të jenë aventurierë që bëjnë fotografi dhe i shesin se ka plot nga këta në botë”, tha Fuga.

 

 

(BalkanWeb)

blank

U kap në Shqipëri, Turqia kishte kërkuar ekstradimin e tij, ja skema e mashtrimit të biznesmenit turk me 2 miliardë USD

Bëri bujë në mediat shqiptare lajmi se një biznesmen turk i akuzuar për një skemë mashtrimi 2 mld dollarë fshihej në Shqipëri.

Në prill 2021 Ministria turke e Drejtësisë nisi procedurën për kërkimin me njoftim të kuq dhe ekstradimin nga Shqipëria për Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi, shkruante Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra për Özer, i lindur në vitin 1994 në rajonin Gebze, Prokuroria e Stambollit filloi më 22 prill një hetim pas lajmeve se ai ishte arratisur jashtë vendit duke mashtruar investitorët në shumën prej 2 miliardë dollarë.

Në këtë kuadër, Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestit ndaj Özer për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

Me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Ministria e Brendshme, në një shkresë më 22 prill 2021, konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në këtë vend.

Në këtë kuadër, Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim për publikimin e (buletinit) njoftimit të kuq ndaj Özer.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme të nevojshme.bw

blank

GRAFIKU: Tkurret numri i lindjeve në vend, Dibra dhe Korça kryesojnë në 6-mujorin e parë të vitit

Numri i lindjeve është duke rënë me shpejtësi në të gjitha qarqet e vendit vit pas viti, por në 6 mujorin e parë 2022 fenomeni ishte më i fortë në qarqet e Dibrës dhe të Korçës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në janar-qershor 2022 lindjet në shkallë vendi pësuan rënie vjetore me 9 për qind, por në qarqet e Dibrës dhe Korçës tkurrja ishte përkatësisht 23.8 % dhe 20%.

Të dhënat tregojnë se në qarkun e Korçës lindjet ranë me gati një të katërtën në harkun kohor të një viti, teksa faktorët lidhen me emigracionin e mprehte, plakjen e popullsisë dhe rënien e normave të lindshmërisë për gratë që jetojnë në atë zonë.

Rënia e lindjeve lidhet me të njëjtat arsye edhe në Dibër, ku qarku vit pas viti po humbet popullatën e re në moshë si rrjedhojë e normave të larta të emigrimit të brendshëm dhe emigracionit.

Bashkitë e vogla dhe sidomos zonat rurale të vendit janë duke u shpopulluar më shpejtësi. Çiftet e reja nuk po ndërtojnë jetën në këto zona, jo për arsye ekonomike, por nuk nga mungesa e shërbimeve arsimore cilësore. Në shumicën e fshatrave shqiptare janë krijuar shkolla kolektive nga numri i pakët i fëmijëve. Për ketë arsye shumë prindër largohen nga vendbanimet e tyre kur fëmijët i afrohen moshës së shkollës.

Shumica e qarqeve kishin rënie dyshifrore të lindjeve në krahasim me gjashtëmujorin e parë. Pas Dibrës dhe Korçës, Shkodra kishte rënie me 18%, Berati me 13.2%, Fieri me 12.4% dhe Kukësi me 10.5%.

Rënia e lindshmërisë ka prekur edhe Tiranën. Pavarësisht se popullsia e kryeqytetit vjen në rritje nga viti në vit, numri i lindjeve ka nisur rënien. Në 6-mujorin e parë 2021 lindjet në qarkun e Tiranës shënuan rënie me -3.5%.

Përveç normave të lartë të emigracionit që po ndikojnë negativisht lindjet, shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare që jetojnë në Shqipëri të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Kjo tendencë po pasqyrohet qartë në rënien vit pas viti të indeksit Sintetik të Fekonditetit (ISF), i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese.

INSTAT raportoi se indeksi sintetik i fekonditetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Kjo do të thotë se 100 gra pritet të lindin 132 fëmijë nga rreth 210 fëmijë në vitin 2001 dhe 500 fëmijë në vitin 1970.

Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten. Kjo do të thotë se në të ardhmen popullsia do të pakësohet, por do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.

blank

blank

Kryetari i degës së PD flet për shpopullimin: Çdo vit në Pogradec boshatiset një fshat

Kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, është shprehur se, për shkak të largimit të qytetarëve, çdo vit shuhet një fshat.

Ky është një plan i Edi Ramës për të shpopulluar Shqipërinë, tha Çela gjatë një interviste të dhënë për moderatoren Armela Ferko, në Edicionin e Pasdites në SYRI TV.

‘Protesta e 7 korrikut ishte shumë frymëzuese dhe shpresojnë që të ketë organizime të tilla, që i prin PD-ja. Qytetarët dhe shoqëria civile kërkojnë që të organizohen protesta, deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Strukturat e PD-së janë çdo ditë në kontakt me qytetarët. Sipas raportimeve që vijnë tek ne, qytetarët kërkojnë që të organizohen protesta. Pak ditë më parë, një grup intelektualësh kërkuar që kreu i PD-së, Sali Berisha të vijë në Pogradec, për të diskutuar problemet e qytetit, i cili është lënë pas dore dhe i shpërfillur totalisht nga qeveria.

Driloni është braktisur nga qeveria, duke u lënë pas dore dhe duke mos bërë asnjë vendim. Aktualisht Pogradeci është pa një plan rregullues që miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit, duke bllokuar edhe ndërtimet dhe zhvillimin e zonës.

Edhe në zonat e Drilonit dhe Tushemishtit, që janë dy zona turistike, shkohet me një rrugë e cila vetëm e tillë nuk mund të quhet.

Zona e Pogradecit po shpopullohet çdo ditë. Kjo është një zonë pa ndonjë mundësi të madhe punësimi dhe pa shpresë të madhe për të jetuar këtu. Edhe në Pogradec, në bazë të numrave të qytetarëve që ikin, çdo vit shuhet një fshat.

Çdo vit mbyllen shkolla, pasi qytetarët po ikin jashtë vendit. Ka fshatra ku nuk gjen dot për të takuar një fëmijë’, tha kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela për SYRI TV.

blank

Të dhënat e shqiptarëve dhe numrat e telefonit përfundojnë në rrjet, “Drejtësia e Atdheut” publikon dosjet e hakeruara: Loja sapo ka nisur!

Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale të hakeruara nga e-mail i kryeministrit Edi Rama dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka zbuluar sot numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë publikuar në total 7 dosje, ku paraqitet emri, mbiemri dhe numri personal i kartës së identitetit të çdo qytetari shqiptar dhe përkrah tyre, edhe numri i telefonit.

“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron dosjet e publikuara.bw

blank

Klan News: Gledis Nano jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Klan News mëson nga burime jozyrtare se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sipas të njëjtave burime të Klan News, kandidati kryesor për të marrë detyrën pas largimit të Gledis Nanos është Muhamet Rrumbullaku. syri.net

blank

Thirrja e Ina Zhupës: Grupi i PD të bashkohet në shtator, betejën e kemi me PS!

Deputetja demokrate, Ina Zhupa është e bindur se në kushtet kur beteja parlamentare pas shtatorit do të jetë e ashpër është moment që të i gjithë grupi parlamentar i PD të konsolidohet. Në një intervistë për ABC, Zhupa deklaron se duhet të hiqet dorë nga pezullimet dhe përjashtimet e deputetëve dhe me një drejtues të ri në krye të grupit, demokratët të bashkohen.

Kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, Zhupa e cilëson të domosdoshëm konsensusin që PD të dalë me vetëm një kandidat në këto zgjedhje. Thotë se e vetmja zgjidhje për të shuar ndasitë mes demokratëve është përfshirja e të gjithëve në sistemin e primareve për të zgjedhur kandidatët.

Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet vendore do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, pa cënuar procesin e primareve që do të zhvillohet brenda vetë demokratëve. gsh

blank

Luçiano Boçi denoncon me foto: Mali i fakteve për korrupsionin e Edi Ramës…

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka publikuar në rrjete sociale një foto ku duket një ‘mal’ me plehra. Boçi e quan mali i fakteve në inceneratorin e Elbasanit.

Boçi shprehet se nuk është thjeshtë një mal plehrash por mali i fakteve të korrupsionit të Ramës me inceneratorët. Më tej ai thotë se inceneratori i Elbasanit ka që në dhjetor 2021 që është fikur.

Nënkryetari i selisë blu deklaron se mali i korrupsionit të plehrave dëshmon që Rama dhe banda e tij, në vend që të prodhonin energji, prodhojnë grabitje, ndotje e helme.

Statusi i Boçit
PAMJE NGA MALI I FAKTEVE

👉Mali që shihni në foto është mali i plehrave në inceneratorin e Elbasanit.

Megjithëse vendi është dampa (gropë e ndërtuar qëllimisht) e ish-Kombinatit Energjetik, nga gropë plehrash tani e kemi mal plehrash.

E mali plehrave (që s’duhesh të ishte aty) ka marrë dhenë e nuk ndalet.

Lart mungon vetëm Ramë-Gjeli.

Nuk është thjesht mal plehrash!

Është mali i fakteve të korrupsionit të Ramës me inceneratorët.

❗️Mali dëshmon së inceneratori i Elbasanit ka që në dhjetor 2021 që është i fikur.

E bashkë me veten, është duke i fikur derën dhe Bashkisë Elbasan.

❗️Mali dëshmon që Landfilli është tërësisht jashtë çdo standarti, sepse një mal i tillë i çrregullt ekziston vetëm në një vend të thjeshtë grumbullimi plehrash.

❗️Mali tregon se, megjithëse janë zbrazur nga xhepat e shqiptarëve 22 milion euro (me TVSH rreth 27 milion euro), paratë kanë përfunduar në xhepa pushtetarësh e oligarkësh.

❗️Mali i korrupsionit të plehrave, dëshmon që Rama dhe banda e tij, në vend të prodhonin energji, prodhojnë grabitje, ndotje dhe helme.

❗️Mali tregon se Rama, jo vetëm që nuk ndërtoi ato serat e famshme hidroponike, por dhe po shuan florën dhe faunën pranë lumit Shkumbin.

‼️Paradoksi është më i madh se mali i korrupsionit të plehrave!

Ky mal plehrash bashkë me inceneratorin, janë në sekuestro nga SPAK që prej dhjetorit 2021.

Por SPAK nuk e sheh malin para syve sepse është i zënë duke kërkuar “gjilpërën nën mal (kashtë)”.

Mali ulëret  për korrupsionin e Ramës&kompani, por SPAK nuk dëgjon se është i shurdhuar vetëm nga  zhurma-tingujt e lakuriqit të qeverisë.

📌Malin e korrupsionit të plehrave do ta sheshojnë qytetarët me revoltën e tyre!

Image

blank

Berisha: Luçiano Boçi do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PD

Deputeti Luçiano Boçi do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur sot Kryetari i PD, Sali Berisha.

“Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime. Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar.

Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni”, theksoi Berisha gjatë konferencës për shtyp.syri.net

blank

Berisha: Ka përgjime të Ramës me grupet kriminale, uroj të dalin sa më shpejt

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se ka përgjime të Edi Ramës me grupet kriminale.

“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar, insistuar ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. E ka bllokuar Rama në ministrinë e Drejtësisë. E sigurt është që telefonata me atë lloj aparati që Rama dhe të tjerë i besonin se janë të padëshifruara, po deshifrohen. Rama është aty 100% dhe prandaj po pengon marrëveshjen. Për cilët përgjime e ka fjalën Meta, këto apo të Elbasanin ku Taulant Sharra është personazh kryesor. Të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr. Çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër dhe madje Gentjan Sharra vazhdon më thonë aktivitetin në prokurimet publike. Burimet flasin për ndërhyrje direkte nga Taulant Sharra në këto afera.

Të habitesh që Rama është i regjistruar duke folur me grupe kriminale është shaka. Padiskutim që është duke folur. Uroj të dalin sa më shpejt”, u shpreh Berisha. syri.net

blank

Sali Berisha: Rama ka 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia! Identiteti i kombit në rrezik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një takim me intelektualët në Pogradec se sot pushteti është i përqëndruar në një dorë të vetme, atë të Edi Ramës më shumë se pas shkurtit 1991.

Berisha tha se sot jetojmë në një monizëm të plotë ndërsa shtoi se studiuesit kanë nxjerrë se Edi Rama ka 10 për qind më shumë pushtet se Ramiz Alia.

Ju trajtuat jo vetëm problemet më të mëdha që përballet jo vetëm Pogradeci, por krejt Shqipëria. Në 8 vite, shoqëria, kombi dhe vendi është në një rrokullisje në disa aspekte të paprecedentë.

Sot jetojmë në monizëm të plotë. Nuk kemi kampe përqendrimi dhe burgje, por sot pushteti është i përqendruar në 1 dorë më shumë se pas shkurtit të vitit 1991. Studiuesit kanë nxjerrë se Rama sot ka 10% pushtet me shumë se Ramiz Alia.

Ramiz Alia ishte një diktator, kishte predikuar idelogjinë më terroriste të kohës, atë staliniste. Ai e dinte që kishte kryer krime të rënda, por megjithatë ai nuk bëri një akt, që bëri Rama.

Ai nuk tentoi të blejë opozitën. Nuk e donte opozitën. Edi Rama në mënyrë makabre arriti në një mënyrë që të dëmtojnë në mënyrë të tmerrshme opozitën dhe opozitarizmin.

Personalisht e kam pyetur veten: Çfarë po ndodh me ne? Cili është shkaku më themelor i këtij largimi masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. I kësaj shpërbërje. Cili është shkaku që sot pasuritë publike të këtij vendi, janë shndërruar në mallkim kombëtar, njëlloj si dikur në vendet koloniale.

Angola, është vendi më i pasur në botë në çdo gjë, diamante, naftë e çdo gjë. Ne, Angola dhe Uganda në vitin 1992, ishim në 3 vendet më të varfra në botë. Ne kishim pasur një diktakturë, ndërsa ata kishin qenë një koloni.

Sot pasuria jonë kombëtare është një mallkim në çdo lloj aspekti. Në të gjitha fushat. Ishte një fitore e jona, kur ne në vitin 2013, u bëmë eksportues qumështi.

Por çfarë ka ndodhur tani? Një therje masive e lopëve të rracës. Pse? Sepse politika ka rritur çmimin dengut të barit, aq sa nuk e nxjerr me qumësht ai blegtori. Janë therur, 670 mijë krerë, 130 mijë lopë dhe të tjerat të imta e me radhë. Sot ne jemi importues të qumështit pluhur.

Sot ke në zonën e ullirit me qindra e mijëra ton vaj të pashitur. Pasuria u është kthyer në mallkim.”-tha Berisha.

blank

Berisha: Mosbindja civile s’është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk do të jetë

Berisha: Aksion opozitar më të gjitha format! PD pro ligjit të lustracionit

 

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga Pogradeci tha se kryeministri Edi Rama e ka kohën politike të numëruar.

Ai po ashtu tha se PD nuk është kundër ligjit të lustracionit, ndërsa u shpreh se PD e ka qenë dhe do të jetë pro. Kreu i PD më tej theksoi se marrëdhëniet me Partinë e Lirisë janë shumë të mira.

“PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë , një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e lustracionit , nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur. Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë , por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim”, tha kreu i PD.

Aksioni opozitar?

Berisha: Do të vijojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është. bw

blank

Dumani zbuloi se Ervis Martinaj i ofroi 500 mijë euro për vrasjen e tij, ja çfarë deklaroi Indrit Dokle në polici për zhdukjen e tij

Pas seancës gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit, ku u la në ‘arrest me burg’ agjenti i policisë së Shtetit, Jeton Lami, gazetarja Klodiana Lala zbuloi se në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinaj është marrë edhe Indrit Dokle.

“Katër ditë më parë është marrë në pyetje edhe Indrit Dokle. Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”, tha gazetarja Lala.

Por megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.

Edhe gjatë ditës së sotme grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori. bw

blank

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt për zhdukjen e të birit, dyshimet e tij

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e Prokurorisë së Kurbinit lidhur me çështjen e Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, zbulimi i agjentit të Policisë së Shtetit, Jeton Lami është bërë nga pamjet filmike të Policisë së Durrësit, pasi rezulton se 28-vjeçari e ka shoqëruar Ervis Martinajn së bashku me një vajzë nga Peza për në një hotel në qytetin bregdetar më datë 5 gusht.

Të nesërmen e merr Jeton Lami bashkë me një person të paidentifikuar merr sërish në makinën luksoze “Audi A8” të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe vajzën që e shoqëronte.

Një ditë më vonë, në 7 gusht Ervis Martinaj është shfaqur edhe në një moment në Tiranë, ndërsa në datë 9 gusht babai i tij Musafa Martinaj deklaron se ka humbur kontaktet me të birin.

“Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta”, mësohet të ketë thënë babai i Martinaj.

Familja Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Indrit Dokles. Sipas Lalës, babai i tij “ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen”.

Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

Më 11 gusht Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar hetim për rrëmbim personi dhe në kuadër të këtij hetimi ka nisur të përgjojë të gjithë personat që kishin lidhje me Martinaj. Në kuadër të këtij hetimi i është vënë në dispozicion pamja filmike nga policia e Durrësit, ku shfaqet Jeton Lami bashkë me vajzën që shoqërojnë Ervis Martinaj.

Por nga policia janë duke u parë të gjitha përplasjet e Ervis Martinaj, pasi emri i tij del edhe te vrasja e Endrit Doçit dhe shumë përplasje të tjera me grupe të mëdha kriminale në vend.

(BalkanWeb)

blank

Meta: Fuga me Ramën, larvën e bashkisë dhe Tao Taon prodhojnë shpifje! I ka kapur frika nga opozita

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi nga kampingu veror i Jalës hetimin e nisur nga SPAK. Meta deklaroi për Syri Tv se Endri Fuga me porosi të kryeministrit Edi Rama, përpiqet të largojë sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me larvën e bashkisë Erion Veliaj dhe Tao Tao-n.

“Shprehet herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, tani duke angazhuar SPAK-un. Fuga me porosi të Ramës përpiqet të largojë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake.”-tha Meta.

Më tej ai shpreh se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë ndërsa shtoi se institucionet e shtetit kontrollohen të gjitha nga kryeministri Edi Rama.

“Institucionet shtetërore kontrollohen nga Edi Rama, kryeministër në largim. Nuk dua t’ia di për çfarë po hetohem. Përdorimi i drejtësisë për qëllime politike është shumë e shëmtuar.”-tha Meta.

blank

Fishek, dronë, shumë e madhe parash e tjerë u gjetën në çantat e rusëve dhe ukrainasit

Dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar pak ditë më parë pasi tentuan të futen në uzinën e Gramshit do të vijojnë të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve pasi grupi hetimor ka dyshime se ata kishin ardhur me misione të përcaktuara nga inteligjenca ruse.

Panorama.al ka zbardhur listën e objekteve që janë gjetur në çantat e tre personave të arrestuar nga ana e policisë shqiptare.

Ata kishin me vete një fishek model 56 dhe një predhë fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm. Ndërkohë janë gjetur edhe pajisje të ndryshme për akomodim në terren të vështirë dhe shumë e madhe parash.

Sendet e gjetura në çantat e tre të huajve

1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone, sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vezhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 (aje) predhë fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi, pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese: 6 telefona celular.

blank

Zbulohet kallëzimi në SPAK, ja për çfarë po hetohet Ilir Meta, në padi dhe 3 emra të tjerë

Zbulohet kallëzimi në SPAK dhe objekti i hetimit për ish-presidentin Ilir Meta.

Ka qenë ish-deputeti Halit Valteri i cili depozitoi në SPAK më 7 qershor një kërkesë për padi ndaj presidentit Ilir Meta për lobim dhe pastrim parash. Ai deklaroi se paratë e korrupsionit Ilir Meta i ka transferuar për lobim dhe këto prova ia ka vënë në dispozicion një gazetar i huaj.

Tiranë, më 07.06.2022
KALLËZIM PENAL
KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .

KUNDËR:
1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,

2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,

4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.

BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri

165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.

Kodi Penal i RSH : Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.

DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

blank

VIDEO- Rusët dhe ukrainasi në seancë për masën e sigurisë, shihni momentin brenda kafazit të xhamit në Gjykatë

ELBASAN

Shtetasit rusë dhe ukrainasi kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të tre ata janë futur në sallën e gjyqit brenda kafazit të xhamit të rrethuar nga forca të shumta sigurie.

Michail Zorin, që dyshohet se është rekrutuar nga shërbimet e Inteligjencës, ka nënën pjesë të ushtrisë ruse dhe babain me profesion avokat. Ai udhëtoi 3 javë më parë nga Çekia drejt Shqipërisë me biçikletë. Po ashtu mësohet se ai hyri në vendin tonë përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Zorin dhe dy miqtë e tij, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, blogere e njohur dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov kishin fjetur në çadër jashtë portit të Durrësit, fakt që konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë.bw

blank

Prokuroria: Të rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës, 2 rusët dhe ukrainasi erdhën me mision sekret në Shqipëri

Zbardhet dosja e prokurorisë së Elbasanit në lidhje me 2 rusët dhe ukrainasin e arrestuar pasi tentuan që të hynin në uzinën e armatimeve në Çekin të Gramshit.

Ndërkohë që njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues dy ushtarë që ruanin uzinën. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen, ku jepen detaje, ndërsa thuhet se Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës dhe kanë ardhur në Shqipëri me misione të caktuara.

Po ashtu thuhet se në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.

“Nga aktet e këtij procedimi, rezulton se më datë 20 gusht, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar salla Operative e Komisariatit Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të uzinës. Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e uzinës dhe në distancë rreth 200 metra larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një sprai duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, me qëllim që të largohej nga ata. Me gjithë këto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e komisariatit të Policisë Gramsh, të cilat kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit. Rezulton se shtetasi i huaj, Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe është bërë e mundur kapja e mjetit, ku ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpotav dhe shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva.”, thuhet në dosje në lidhje me ngjarjen.

Ditën e sotme, rreth orës 11:00, 3 të arrestuarit të cilët dyshohen dhe akuzohen për ‘Spiunazh’ do të dalin para gjykatës së Elbasanit, ku do i caktohet edhe masa e sigurisë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria kërkoi arrest me burg për të tre.

(BalkanWeb)

blank

Berisha thirrje Bechtel: Hiq dorë nga Skavica! Rama po ndjek projektin e Enver Hoxhës kundër Dibrës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i bëri thirrje kompanisë Bechtel të tërhiqet nga zbatimi i projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, që sipas tij sjell asgjësimin e Dibrës. Gjatë takimit me qytetarët dibranë, Berisha u ndal edhe tek rreziku që i kanoset vendit për shkak të shpopullimit, varfërisë dhe vjedhjeve të qeverisë. Nga Dibra, Berisha akuzoi Ramën e Vuçiçin se po kërcënojnë me luftë Kosovën.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha  zhvilloi një takim me qyetarët e Dibrës, nga ku akuzoi Edi Ramën se po kërkon të zhdukë këtë qytet me projektin e Enver Hoxhës për ndërtimin e Skavicës. Kryedemokrati  i bëri thirrje kompanisë Bechtel  të tërhiqet nga projekti që sipas tij çon në përmbytjen e 40 fshtatrava.

Nga Dibra Berisha u shpreh se Shqipëria është në rrezik nga shpopullimi dhe varfëria. Sipas tij vetëm  në 8 vite janë larguar 26% e shqiptarëve ndërkohë që qeveria e oligarkët pasurohen.

Kreu demokrat, solli në vëmendje edhe vjedhjet  e qeverisë me ndërtimin e rrugëve  me PPP dhe inceneratorët.

Berisha akuzoi Ramën dhe Vuçiç se po kërcënojnë me luftë Kosovën, e se për këtë i frenoi NATO.

Gjatë vizitës në Dibër, Berisha vendosi edhe  kurorë me lule në monumentin ‘Elez Isufi’ & ‘Isuf Xhelili’. Më herët ai mori pjesë  edhe në inagurimin e teqes në Homesh të Bulqizës, e ndërtuar falë donacioneve të biznesmenit të mirënjohur shqiptar në Itali, z. Shpend Ndreu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vuri theksin tek vlerat atdhetare të kësaj zone, ndërsa evidentoi edhe sfidat për shkak të influencës së Beogradit. syri.net

blank

“Rama do të zhdukë dhjetëra fshatra me një projekt të Enver Hoxhës”, Berisha: Të tërhiqen nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës, të mbrojmë Dibrën

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Berisha tha gjatë një takimi me banorët e Sllovës se Rama kërkon të përmbytë dhjetëra fshatra, mijëra hektarë tokë buke me një projekt të Enver Hoxhës.

“Dibra ka një rrezik tjetër, të cilin dua ta diskutoj me ju dhe e diskutoj me ndjenjat më miqësore. Dibra ka rrezikun real të zhdukjes nga diga e Skavicës.

Dua t’u rrëfej ju të vërtetën. Në vitin 2005 u zgjodha kryeministër. Më vjen një kompani italiane, njëshi i ndërtimit të HEC-eve në Itali dhe më thonë z. kryeministër ne kemi kontratën të firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar HEC-in e Skavicës. I them kontratën e ke, por unë me shumë keqardhje asaj kontrate nuk mund t’i qëndroj kurrë. Më thotë pse. I them zotëri po të shkosh ti atje dhe të bësh një vizitë në atë rreth ti do bindesh se ai HEC nuk mund të ndërtohet. Më dëgjoi, por ai u kthye pas një muaji me grupin financiar më tha kishe të drejtë, nuk përmbytej ajo zonë. Të ngrihesh sot me mendjen e Enver Hoxhës, i cili ishte ai që ishte dhe që kishte vendosur t’i merrte 40 fshatrat e luginës së Drinit dhe t’i çonte në Hoxharë, por atje nuk i doli toka tamam, plani dhe të thuash se po ndërtoj dhe po përmbyt për Dibrën dhe për Shqipërinë, hyn në histori si një nga kriminelët më të mëdhenj të historisë. Nuk mund ta bësh kurrë. Mirë Enver Hoxha se ishte ai që ishte, po si ka mundësi ti Edi Rama të ndjekësh pikë për pikë projektin e tij. Si ka mundësi të firmosësh për të përmbytur mbi 6 mijë hektarë tokë buke, për të shpërngulur 37 apo 40 fshatra?”, deklaroi Berisha.

Ai iu bëri më tej thirrje banorëve për të mbrojtu sot ekzistencën e Dibrës sepse nëse 30-40 fshatra të saj përmbyten, me kalimin e kohës Dibra do jetë thjeshtë një emër në librat e historisë

“Para një jave u publikua lajmi se këtë vit HEC-et private të ndërtuara pas 2007 kanë prodhuar energji më shumë se HEC-et publike. Unë ju garantoj ju se shumë pak shtëpi janë lëvizur dhe s’do pranoja kurrë të përmbytja toka të tëra.

Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore, jo po tani duhet të mbytim Dibrën, jo Dibrën nuk do ta mbytim. Ndaj jam këtu për t’u bërë thirrje dibranëve të mbrojmë Skavicës dhe mos lejojmë ndërtimin e Skavicës, nuk mund të zhduket Dibra!

Vjen tani Rama dhe do të na e zhdukë me një projekt të Enver Hoxhës. Këtu është thirrja ime për socialistët dibranë, të shpëtojmë Dibrën.

Ja pra, a është rrezik real Dibra? Është në një rrezik që s’ka qenë kurrë më shumë, ky tani do të na e zhdukë, ndaj e mbyll këtë fjalë për të dëgjuar zërin tuaj, me thirrjen vëllazërore për të gjithë dibranët: të mbrojmë sot ekzistencën e Dibrës sepse nëse 30-40 fshatra të saj përmbyten, me kalimin e kohës Dibra do jetë thjeshtë një emër në librat e historisë. I bëj thirrje kompanisë i them se mbetem mirënjohës përjetë për Rrugën e Kombit, por i kërkoj të rishikojë dhe të tërhiqet nga projekti, është projekt antinjerëzor dhe antikombëtar, mos u mashtro nga Edi Rama sepse ne do bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dibrën”, deklaroi Berisha.

blank

Berisha: Një armik tjetër, Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë që të bëjnë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend.

Duke përkujtuar historinë e Shqipërisë, veçanërisht të Dibrës, Berisha paralajmëroi sot nga Homeshi i Bulqizës se “për fat të keq, ky armik tjetër që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri dhe ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, që këta fëmijë të rinj ta ndërtojnë këtu jetën e tyre, sepse pasuritë që ka Bulqiza, Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva.”

Në fjalën që mbajti me rastin e inaugurimit të Teqesë së re të Homeshit, krey i PD-së tha ndër të tjera:

Këtu, ne jemi në një trevë e cila ka sakrifikuar në tërë historinë e vendit, për interesin dhe çështjen kombëtare. Dua të falënderoj shumë Shpendin, pasardhësin e një familjeje me traditë, një familjeje që i ka bërë nder Dibrës dhe Shqipërisë, që është sot një nga biznesmenët shqiptarë më të suksesshëm në Itali, por është gjithashtu po aq i lidhur me këtë tokë dhe këtë vend sa ditën e parë që është larguar prej tij.

Vazhdon në traditën e shkëlqyer të familjes që në breza i dha emër të madh vetes, Dibrës dhe Shqipërisë dhe gjej rastin të shpreh mirënjohjen për këtë vepër i tejkalon përmasat e një bamirësie.

Sot ne jemi këtu për të nderuar për të festuar për të gëzuar, inagurimin e Teqes së re në Homesh, por mesazhet e saj janë të jashtëzakonshme.

Si për ne, për të gjithë shqiptarët, mendoj se mesazhi i parë sot dhe që është më aktual se kurrë, qëndron se ne duhet ta duam shumë këtë vend.

Teqet inspirojnë dashuri, paqe dhe besim. Vendi ynë ka nevojë të madhe, Homeshi, Dibra dhe Shqipëria sot kanë nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. Unë pasdite do të jem në Peshkopi. Kudo që të shkosh, kudo ka histori dashurie, sakrifice dhe qëndrese.

Pas largimit të armiqve shekullorë që e mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaqej përballë me të cilin u përballën shqiptarët.

Për fat të keq, ky armik tjetër që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri dhe ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, që këta fëmijë e të rinj ta ndërtojnë këtu jetën e tyre, sepse pasuritë që ka Bulqiza, Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva.

Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, ujërat, minierat, është pra një trevë shumë e pasur por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët por në një farë mënyre edhe mallkim ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë. Edhe njëherë urimet më të përzemërta!”.  syri.net


Send this to a friend