VOAL

VOAL

“Me vjedhjet e Ballukut, një popull tjetër do e digjte parlamentin” – Lubonja: Duhen protesta më të forta, këta nxjerrin fishekzjarre

Analisti Fatos Lubonja theksoi se reagimi qytetar ndaj vjedhjeve të Belinda Ballukut, zëvendës kryeministres dhe ministres së pezulluar nga detyra, duhet të ishte më i fortë.

 

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, analisti theksoi se një popull tjetër perëndimor, nëse do të vidhej në këtë mënyrë, do ta “digjte” parlamentin. Ai u shpreh kritik ndaj protestës së PD-së, teksa tha se duhen tubime më të forta, dhe jo të protestohet me fishekzjarre.

“Problemi është raporti që ka pushteti me protestat, që nuk pranohen. Biles aq janë demonizuar, mendoj se opozita është dobësuar. Duhen protesta shumë më të forta. Me këtë vjedhjen që ka bërë Balluku me Ramën mund të ishte djegur parlamenti po të ishte popull tjetër. Ne jemi popull i nënshtruar dhe dalim e bëjmë sikur protestojmë. Nxjerrim fishekzjarre. Po të ishte një popull tjetër nga perëndimorët, do e kishin djegur. Ky presioni mos bëni protesta, mos bëni, ca tu bësh këtyre? Këta janë banditë, kur nuk ke edhe drejtësi që t’i arrestojë.

I ke parë çfarë kanë bërë grekët, po francezët? Këtu duan të na bëjnë dele. Nëse iu kujtohet, e kam thënë edhe herë tjetër, 700 mijë euro ishte biseda që bënte Ilir Meta me Priftin. Deklarata që bënë këta ishte se populli nuk duron dot më. Dmth edhe këta nuk qenkan organizatorë. S’e marrin përgjegjësinë. Dmth logjika e 700 mijë eurove në atë kohë ishte se populli nuk duron më dhe e djeg kryeministrinë. “, u shpreh Lubonja.

“Balluku është thjesht një kukull që ha dardha”- Lubonja: Prapa Ramës është krimi i organizuar dhe nuk kapet dot kollaj

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” ku foli për protestën e 10 shkurtit të opozitës dhe atë që pritet të ndodhë me protestën e radhës më 20 shkurt.

Lubonja është i mendimit se PD dhe opozita duhet të jenë më të ashpër me protestat, ashtu siç do ishte një popull perëndimor në raste korrupsioni masiv.

Më tej, ai shton se Balluku për të cilën protestën opozita, është thjesht një kukull që ha kumbulla prapa. Qëllimi duhet të jetë Rama, që sipas tij nuk kapet dot kollaj pasi pas tij është krimi i organizuar.

Lubonja: Ka një krizë sistemore. Edi Rama është njësoj si Sali Berisha. Këta kanë bashkëpunuar të gjithë me oligarkët dhe prandaj thuhet se nuk ngrihet populli. Unë nuk jam me këtë tezë. Teza ime është se sistemi ka qenë ky për të cilin po flasim.

Kemi kërkuar forca të reja dhe i kemi mbështetur ato. Por sistemi ka pësuar mutacion: nga dy parti oligarkësh është kthyer në një bandë që kontrollon gjithçka. Është ndërtuar një projekt që të mos ketë rotacion. Dhe nëse e gjithë ekonomia është kriminalizuar, atëherë ky është sistemi që është ngritur: një narkoshtet që nuk lejon më rotacion. Sipas meje, këto protesta bëhen më shumë sa për efekt simbolik, si fishekzjarrë që pasqyrohen në mediat e huaja.

Normalisht, më parë sistemi kishte edhe një faktor tjetër: ndërkombëtarët, të cilët detyronin ndryshime. Tani Europa po bëhet më autoritare dhe i mbështet këto qeveri. Shqiptarët nuk e kanë atë kulturë politike; presin që të vijnë të huajt. Edhe këta vetë presin t’i shpëtojë Trump. Të huajt thjesht duan të ruajnë fytyrën.

Edhe Trump duket si një njeri që synon të bëhet autoritar dhe nuk kam pikë dyshimi që nesër mund të takojë Ramën e të thotë se “ky është djalë i mirë”. Nëse nuk kapet Rama, Balluku është thjesht një kukull. Prapa Ramës, sipas meje, qëndron krimi i organizuar. Dhe kjo nuk kapet lehtë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë në mbështetje të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë një përpjekje legjitime për liri dhe dinjitet.

 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përshëndeti qëndrimin dhe u angazhua ta mbrojë atë në çdo forum ndërkombëtar, duke kundërshtuar çdo përpjekje për barazimin e viktimës me agresorin dhe duke shprehur solidaritet me Kosovën.

Deklaratë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

🇦🇱🇽🇰 Sot, Kuvendi i Shqipërisë foli me një zë për të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës dhe për dinjitetin e atyre që e mbajtën mbi supe atë barrë historike. Ishte një zë që nuk vinte vetëm nga salla e parlamentit, por nga kujtesa e një kombi që e di çfarë do të thotë të luftosh për liri.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e përshëndet këtë deklaratë dhe angazhohet plotësisht për zbatimin e saj në çdo forum ndërkombëtar, me dinjitet, me përkushtim dhe me respekt të palëkundur për të vërtetën historike.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte një kapitull i errët, por një dritë në një kohë të errët për gjithë kombin shqiptar. Ajo ishte një luftë për mbijetesë, për dinjitet dhe për të drejtën themelore të një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet. Kjo e vërtetë nuk është çështje interpretimi politik; është pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive.

Në këtë moment të vështirë për drejtuesit e asaj lufte dhe për familjet e tyre, Shqipëria qëndron pranë Kosovës, me solidaritet të plotë dhe me besimin se drejtësia duhet të jetë e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me të vërtetën historike.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të ndërmarrë çdo hap diplomatik për të mbrojtur këtë të vërtetë, për të kundërshtuar çdo përpjekje për barazimin e viktimës me agresorin dhe për të siguruar që zëri i Shqipërisë dhe i Kosovës të dëgjohet qartë në çdo tryezë ndërkombëtare.
Sepse liria e Kosovës është një kapitull i përbashkët i historisë sonë, dhe dinjiteti i saj është dinjiteti i gjithë kombit shqiptar.

Panorama

FOTOLAJM- PS humb maxhorancën, nuk mbledh dot 71 deputetë! Peleshi tenton të anulojë votimin, Balla kërkon pushim: Mblidhni veten!

Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare, duke mos mbledhur dot 71 vota për të miratuar projekt vendimet. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin, me arsyetimin se ishte bërë një gabim. Ndërkohë opozita tha se votimi u ndërpre, pasi nuk kishin votat e nevojshme.

Nga leximi i emrave të deputetëve socialiste të pranishëm në Kuvend rezultoi se ishin vetëm 67 deputetë.

Deputetët që mungonin në Parlament: 

1-Pirro Vengu,
2-Albana Kociu
3-Belind Balluku
4-Edi Rama
5-Toni Gogu
6-Elisa Spiropali
7-Ervin Demo
8-Majlinda Dhuka
9-Adea Pirdeni
10-Blendi Gonxhja
11-Damian Gjiknuri
12-Erjona Ismaili
13-Fatmri Xhafaj
14-Hatixhe Konomi
15-Ornaldo Rakipi
16-Eduard Shalsi
17-Tedi Mula
18-Saimir Hasalla

Debati: 

Balla: Ne u informuam se opozita është tërhequr nga të gjitha nismat. Na Blushi na informon se nuk është tërhequr nga nismat. Nuk kemi si të kalojmë në diskutim nismën e zotërisë. Zoti kryetar na i sqaroni këtë.

Peleshi: Ka një gabim, sqarimi është ky projekt vendimet votohen në fund, pasi diskutohen projektligjet. Projektligjet e tërhequra nuk janë tre, por janë dy. Pr.ligji për një shtesë në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar të ndryshuar nuk është tërhequr. Kështu që janë vetëm dy. Projekt vendimet do të votohen pasi të përfundojë diskutimi i pr.ligjeve.  Do korrektohet ky gabim.

Shehaj: Jemi në votim, unë nuk kam mundësi të shoh as projektligjin.

Peleshi: Ishte gabim, nuk mund të fillojmë procesin e votimit pa mbaruar diskutimi. Ishte gabim.

Shehaj: Kush pr ligj është tërhequr?

Peleshi: Pr ligji për tatimin e vlerës së shtuar.

Shehaj: Ca janë këto, zoti kryetar ishim në votim. Kemi një rend dite. Kemi edhe projektligje të tjera. Ta marrim vesh qytetarët që ju bëni cfarë të doni. Në këtë parlament fillohet votimi, kur shikoni që nuk keni vota, tërhiqeni dhe thoni bëmë shaka dhe e fillojmë nga fillimi. Ta marrim vesh zoti kryetar, të kuptojmë ju ndërpretë votimin në mes sepse mazhoranca nuk kishte votat?! Ishim në votim në një moment të caktuar pamë që po numëronit njëri tjetrin, nuk kishit numrin. Si tia bëjmë dhe thatë ndërprite votimin.

Peleshi: Nuk është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Ju thashë se u ndërpre procesi  i votimit dhe ky ishte gabimi, duhet pranuar gabim njerëzor, sepse kishte mbetur edhe një projektligj pa u diskutuar, i cili gabimisht u konsiderua si pjesë e nismave të tërhequra nga deputetët. Nuk ka tërheqje, ndaj do vazhdojmë me këtë projektligj. gsh

“Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë për të zhdukur gjurmët e krimeve të Ballukut”- Berisha: Ja pse nuk po publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për pezullimin nga detyra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente që fshehin gjurmët e krimeve, që siç shprehet ai ka kryer Belinda Balluku.

Jashtë parlamentit, Sali Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i  pezullimit nga detyra, pasi nuk i interesin Edi Ramës.

Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin.

“Nëse vendimi i parë  që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orëve, vendimi tjetër mbahet në sirtar dhe nuk publikohet nga kryetarja që është militante e PS në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumentet bashkë me Ramën. Kamionët çdo natë dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmët e krimeve. E vonon kryetarja e Gjykatës, një militante e PS, por edhe ajo do përfundojë aty ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë Kushtetutën”, tha Sali Berisha jashte Parlamentit. gsh

“Dorëzoni mandatin e Lubi Ballukut!”- Berisha mazhorancës: Jeni në agoni, ndaj turfulloni! S’ka parlament pa hequr imunitetin e saj!

Lideri i opozitës, Sali Berisha kërkoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (12 shkurt) heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres së pezulluar nga Gjykata, Belinda Balluku, duke i akuzuar për histeri kolektive dhe agonizëm, për shkak se janë në panik.

 

Berisha tha se ata po mbronin plaçkën e vjedhur dhe ndaj si të paguar mbronin me çdo kusht vjedhjet dhe “Lubi Ballukun”. Ai shtoi se kërkesa e tyre e vetme ishte heqja e mandatit të Ballukut.

“Histeria kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Turfulloni në histeri kolektive. Ndaj këta janë në histeri kolektive, sepse janë hajdutë të gjithë, sepse mbrojnë plaçkën që kanë marrë nga ju, ndaj bërtasin, shajnë, çirren, lebetiten, turfullojnë. Ndaj shqiptarët do ju japin ju dhe Lubisë përgjigjen që meritoni”, u shpreh kreu i PD.

Berisha theksoi se nuk mund të kishte parlament pa hequr mandatin e Ballukut. Madje ai pati edhe një moment tensioni me një nga deputetët e mazhorancës që po e ndërpriste, duke i kërkuar Peleshit që ta nxirrte jashtë.

 

“Ju nuk mund të bëni parlament pa hequr imunitetin e Lubisë. S’ka rend dite tjetër, imunitetin e Ballukut! O të paguar, o skllevër, o… çfarë mund t’ju thuash ju, o përfaqësues të botës së krimit… A do e nxjerrësh jashtë atë që flet aty… nxirre jashtë… Mandatin e Lubi Ballukut, dorëzoni mandatin, kjo është kërkesa jonë!”, përfundoi Berisha. Panorama

“Pa drejtësi nuk ka shtet”- Banorët e Durrësit dhe Baks-Rrjollit në protestë para Kuvendit: Do vijë dita të ikë I pari dhe I dyti

Qytetarët janë njoftuar se brenda datës 16 shkurt duhet të lirojnë banesat, pasi do të nisë shembja e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit.

 

TIRANË- Ndërkohë që në Kuvend ka nisur seanca plenare, banorët të lagjes Nr.1 në Durrës, të cilët preken nga projekti TID dhe banorët e Baks Rrjollit në Velipojë po protestojnë pasi akuzojnë qeverinë se po u merret prona.

Qytetarëve janë njoftuar se brenda datës 16 shkurt duhet të lirojnë banesat, pasi do të nis shembja e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit. Me anë të kësaj proteste, banorët e Durrësit dhe të Baks-Rrjollit kërkojnë që prona e tyre të mos shpronësohet dhe të gjindet një zgjidhje për situatën.

“Me këtë që po bën ky hajduti bashkë me Belinda Ballukun. Do vijë dita të ikë I pari dhe I dyti dhe ata bastardë parlamentarë socialist’ thërret një grua me megafon.”, u shprehen banorët./Dosja.al

“Ftoni përfaqësuesit e grupimeve që protestojnë jashtë Kuvendit, në seancë”- Redi Muçi: Nëse nuk ju tremb molotovi, duhet të ruheni nga urrejtja e popullit

Deputeti Redi Muçi në fjalën e tij në Kuvend, ngriti shqetësimin e lidhur protestën e qytetarëve që po mbahet jashtë ambienteve të Kuvendit.

Ai kërkoi që përfaqësuesit e tre grupimeve që po protestojnë për të drejtat e tyre të ftohen në Kuvend dhe të dëgjohen shqetësimet e tyre.

Gjithashtu ai nënvizoi se qeveria është e zhytur në skandale e korrupsion, duke theksuar se nëse “nuk trembet nga molotovi, duhet t’i frikësohet urrejtjes së popullit”.

 

“Sjell në vëmendje se seanca e sotme ka nisur me protestën e tre grupimeve, të Rrjolit, të Durrësit dhe grupimit të ish minatorëve që protestojnë për statutin e minatorit. Përfaqësuesit kërkojnë të jenë të pranishëm në seancë dhe të shprehi  qëndrimet e tyre, Nuk ka ndodhur që një qeveri të jetë kaq e legjitimuar me skandalet dhe kaq e dhunshme me qytetarët. Sa më shumë zhyteni në korrupsionin dhe luftoni sistemin e drejtësisë, aq më të dhunshëm bëhemi. Unë sugjeroj që nëse ju nuk ju tremb molotovi, të ruheni nga urrejtja e popullit. Unë ju sugjeroj që në emër të dinjitetin ta nisim seancën me dorëheqjen e qeverisë tuaj dhe të kërkoni falje për atë që i keni bërë vendit dhe të ftoni përfaqësuesit e grupimeve sociale në seancë”, tha ai. BW

U votua qeveria e re e Kosovës, Presidenti Begaj: Urime kryeministrit Kurti! Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore

Kuvendi i Kosovës ka votuar mbrëmjen e djeshme formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”.

Presidenti Bajram Begaj ka uruar krijimin e qeverisë së re dhe kryeministrin Kurti.

“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti!

I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.

Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara.

Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, shkroi kreu i shtetit.

Me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi dje kabinetin qeverisës të udhëhequr nga Kurti, i cili do të ketë në përbërje 19 ministri.

Ky është mandati i tretë qeverisës i drejtuar nga Kurti, ndërsa Kosova kaloi rreth një vit pa qeveri funksionale për shkak të bllokadave politike.bw

“Protesta erdhi dy muaj pasi plasi skandali Balluku”- Salianji: Qeveria ka rënë, por lidershipi i PD-së nuk mbush dot vakuumin

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” ku foli mbi protestën e djeshme të opozitës.

Salianji thekson se protestat e thirrura nga Berisha erdhën dy muaj pasi plasi skandali Balluku, kur mund të ishin thirrur më shpejt.

Ndërkohë që shtoi se me rastin Balluku dhe AKSHI, qeveria ka rënë, por është opozita sipas tij që nuk e përmbush dot vakumin e krijuar.

Salianji: Do duket si një ndarje me PD, por unë i shërbej PD-së. Jam në një situatë ku mendoj ndryshe: qëllimi im është ta bëjmë PD fituese. Është e lehtë të organizohesh, por duket sikur po i bie një gozhdës tjetrit në patkoit, dhe krijohet përshtypja e përçarjes.

Nëse do të merrja vendim personal, do ta kisha bërë më parë, ditën kur u konstituua parlamenti, për të nisur protestën. Vendimi për protestë erdhi pas shkeljeve në MIE dhe AKSHI. Kërkesa për dorëheqje dhe protesta u zhvilluan dy muaj pas skandalit. Qeveria ka rënë moralisht, por ekziston një vakuum lidershipi. Kur një qeveri kapet në korrupsion dhe vjedhje, ajo bie politikisht dhe moralisht. Por për të zëvendësuar këtë vakum, opozita duhet të jetë e aftë.

Diferenca është se PD sot, përtej shpërthimeve simbolike, duhet të mendojë seriozisht se si mund të rrëzojë Edi Ramën. Forma e protestës aktuale nuk është e mjaftueshme. Duhet të ketë veprime më konkrete, si bllokimi i rrugëve ose proteste në pika strategjike. PD duhet të përmirësojë vetveten për t’i bashkuar njerëzit. Në fund të ditës dhe netëve të protestës, kur qytetarët shkojnë për të votuar, aty do të matet fuqia e opozitës.

“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!” Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

Teksa sot pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare.

Mësohet se rreth orës 9:00, banorë të Rrjollit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës, do të ‘zbarkojnë’ para Kuvendit, ku do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ata pretendojnë se po u zaptohen pronat. Kujtojmë se banorët e Rrjollit kanë lëshuar akuza në drejtim të Belinda Ballukut se me firmën e saj u dha leje për ndërtimin e një resport, në pronat e tyre.bw

631513162 945688824686245 6470676604196968866 N

 

 

 

 

Batërdia e plaçkitjes në Shqipëri – Janinë-Kakavijë, Greqia ndërton autostradë me 6 korsi 40% më lirë se Qukës-Qafë Plloca

Batërdia e plaçkitjes me veprat e mëdha publike, përveçse ne telefonat e sekuestruar nga SPAK, tashmë ka filluar të demaskohet edhe nga ndërtimet e fqinjëve. Greqia njoftoi zyrtarisht nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës moderne Janinë-Kakavija.

Kontrata për ndërtimin e rrugës 70 kilometër të gjatë, e cila do të ketë 2 korsi 3.75 metër plus një korsi emergjence 2.3 metër në çdo anë, u nënshkrua për një kosto totale prej 310 milionë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo do të thotë se një kilometër në autostradën Janinë-Kakavije do të kushtojë 4.4 milionë euro.

Image

Autostrada Janine-Kakavije me kosto 4.4 milione euro per km

Ndërkohë Shqipëria sapo inauguroi rrugën famëkeqe Qukës-Qafë Pllocë. Ky segment 43 kilometër i gjatë, që ka vetëm një korsi në secilën anë, u mbyll me një kosto prej 260 milionë eurosh. Pra mesatarisht mbi 6 milionë euro për kilometër katrorë.

Image

Autostrada Janine-Kakavije me kosto 4.4 milione euro per km

Ndërkohë Shqipëria sapo inauguroi rrugën famëkeqe Qukës-Qafë Pllocë. Ky segment 43 kilometër i gjatë, që ka vetëm një korsi në secilën anë, u mbyll me një kosto prej 260 milionë eurosh. Pra mesatarisht mbi 6 milionë euro për kilometër katrorë.

Rruga Qukes-Qafe Plloce me kosto 6 milione euro per km

Krahasimi mes dy rrugëve tregon se sa shtrenjtë i paguajnë veprat publike taksapaguesit shqiptarë. Në Greqi, një autostradë me 4 plus 2 korsi kushton 40 për qind më pak se sa një rrugë me 2 korsi në Shqipëri.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Qukës-Qafë Plloçë shfaqi dëmtime të rënda vetëm pak javë pas inaugurimit dhe do të marrë të tjera para nga buxheti i shtetit. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një tuneli për të stabilizuar një segment problematik të rrugës, që ka dalë totalisht jashtë funksionit, por momentalisht në sektorin e infrastrukturës nuk firmoset asgjë, pasi SPAK vuri nën akuzë ministren Belinda Balluku.

Por problemi i Qukës-Qafë Pllocë është aty dhe pavarësisht se kush do të jetë ministër i Infrastrukturës stabilizimi i rrugës do të kërkojë të tjera fonde të konsiderueshme, që do ta rrisin më tej koston e saj.

K krahasim tregon se sa e madhe është fatura e korrupsionit që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë për ndërtimin e veprave publike, të cilat madje shemben pa mbaruar mirë ahengu i inaugurimeve.

Athinë-Kakavijë në 4 orë e 30 minuta

Greqia nisi ndërtimin e autostradës së re Janinë-Kakavijë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes kryeqytetit grek dhe kufirit shqiptar. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat greke, kompanitë ndërtuese kanë filluar punimet e para përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin dhe largimin e bimësisë, si dhe punimet fillestare të dheut.

Kontrata për projektin, me kosto 310 milionë euro (përfshirë TVSH-në), u nënshkrua në dhjetor 2024 dhe, siç deklaroi së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës, Dimitris Anagnopoulos, aksi rrugor do të përfundojë afërsisht për 4 vite e gjysmë.

Aksi rrugor “Janina – Kakavia” është 70 km i gjatë dhe është vazhdim i Autostradës Jonike nga Janina deri në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavisë, duke kaluar nëpër prefekturën e Janinës. Konsiderohet si boshti vertikal më perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit kryesor Trans-Evropian të Transportit të vendit. Projekti përfshin dy seksione:

1) Seksioni Janinë – Kalpaki: Ka një gjatësi totale prej 46.4 km me një shtrirje të re dhe gjashtë kalime në nivel (Kosmira, Asvestochori, Gramenochori, Pasaena, Zitsa dhe Karyo)

2) Seksioni Kalpaki – Kakavia. Përfshin 23.1 km dhe përfundon në stacionin kufitar të Kakavisë. Ka të bëjë me përmirësimin e rrugës ekzistuese.

Aksi rrugor është projektuar me një shpejtësi projektimi prej 100 km/orë dhe me një prerje tërthore që përfshin 2 korsi trafiku, 3.50 m dhe 3.75 m të gjera secila, dhe 1 korsi emergjence, 2.30 m të gjera, në secilin drejtim.

Ishulli qendror ka një gjerësi totale prej 3.15 m, duke përfshirë korsitë udhëzuese dhe barrierën e sigurisë dypalëshe (gjerësia totale e autostradës 22.25 m).

Autostrada do të lidhë Greqinë me Shqipërinë, e cila ka një volum të lartë trafiku, duke devijuar ngarkesat mbi-lokale nga Unaza e Janinës. Pasi të përfundojë, vlerësohet se udhëtimi nga Athina në kufirin shqiptar do të zgjasë afërsisht 4 orë e 30 minuta. /Kapitali.al/

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private.

 

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk do të kryejë më prokurime dhe të lidhë kontrata për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të vendit – duke ia transferuar këto detyra një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.

Erjon Malaj është një deputet i ri në Kuvendin e Shqipërisë dhe projektligji i depozituar prej tij në Kuvend vjen pas hetimit të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme, që zbuloi ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në krye të AKSHI, i akuzuar se kontrollonte tenderat prej dhjetra milionë euro të instraktukturës digjitale të shtetit. Mes të akuzuarve gjenden biznesmeni kontrovers, Ergys Agasi dhe drejtoresha jetëgjatë e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Megjthatë, praktika e ndryshimeve të diskutueshme ligjore përmes propozimeve të deputetëve socialistë nuk është e re dhe është aplikuar disa herë gjatë legjislaturës së kaluar. Njëkohësisht, mazhoranca socialiste po shkon së fundmi drejt menaxhimit me shoqëri aksionere publike dhe private në disa sektorë të ndjeshëm, përfshi edhe atë të mbrojtjes.

Projektligji i depozituar në Kuvend kërkon shfuqizimin e disa pikave në nenet 4 dhe 29 të ligjit “Për qeverisjen elektronike”, ku parashikohen kompetencat e AKSHI në kryerjen e prokurimeve të qendërzuara dhe lidhjen kontratave për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Po ashtu, AKSHI-t i hiqet detyrimi për prokurimet e klasifikuara si “sekret shtetëror” për institucionet e administratës shtetërore dhe ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe prokurorimet e tjera sipas kërkesave të institucioneve.

Për të kryer këtë detyrë propozohet të krijohet një shoqëri aksionere, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve, e krijuar ose e autorizuar nga AKSHI për zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, platformave dhe infrastrukturave të qeverisjes elektronike.

Në përcaktimin e funksioneve, AKSHI-it i njihen vetëm ushtrimi i funksione të natyrës: standardizuese teknike, arkitekturore të sistemeve dhe të mbështetjes teknike dhe monitorimit të sistemeve të qeverisjes elektronike.

Ndërkohë, sistemet, platformat ose infrastruktura e Teknologjisë së Informacionit do të kalojnë, sipas nismës, “në administrim të shoqërive operatore TIK për qëllime zhvillimi, operimi ose mirëmbajtjeje”.

Institucionet publike përfituese do të paguajnë shoqëritë operatore TIK në bazë kontratash shërbimi për shërbimet e mirëmbajtjeve të sistemeve të tyre.

Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.

Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe disa personave të tjerë./ BIRN

Imazhi dhe zëri iu përdorën për t’i dhënë jetë Diellës, aktorja Anila Bisha kërkon “pezullimin” e ministres në gjykatë

Emërimi i Diellës, si e para ministre e krijuar me inteligjencë artificiale u bë sensacion në vjeshtën e vitit të kaluar. Në mediat ndërkombëtare u trajtua si risi dhe luftë ndaj korrupsionit, e në median shqiptare, për sfidat ligjore të një ministri “artificial” dhe përgjegjësitë që duhen mbajtur në emër të tij.

6 muaj pas emërimit të ministres “Diella”, një padi e aktores Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës janë përdorur për t’i dhënë jetë ministres, kërkon të pezullojë ministren më të re të qeverisë, që ironikisht nuk duket se kërkon as interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Në dokumentin e siguruar nga News24 e BalkanWeb thuhet se kërkohet: “Marrja e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, duke urdhëruar palën e tretë që të mos përdorë të dhënat personale (imazh dhe zë) të kerkueses Anila Bisha, që lidhen me krijimin e avatarit të Ministres për Inteligjencën Artificiale, deri në përfundim të procesit giyqësor”.

Kontrata e aktores i hapte udhë vetëm përdorimit të imazhit për shërbimet e e-Albanias. Kur Diella e e-Albanias u bë Ministre, Bisha, jo vetëm nuk u pyet dhe as nuk iu nënshtrua një procesi të ri kontrate si imazh i Diellës së rritur në detyrë. Përkundër perceptimit të parë, të përdorimit të imazhit dhe zërit, institucionet kanë shkelur jo vetëm të drejtën e autorit por praktikisht, duke e patentuar Diellën, pothuaj i kanë hequr të drejtën aktores Anila Bisha ketë zërin dhe imazhin që ka.

Në dokumentin për sigurimin e kërkesë-padisë, në këtë fazë, Bisha vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës sẽ tretë, asaj i është duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

Kur një kapuç bëhet zëri i një kombi, plisi i bardhë drejt UNESCO-s

Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, ku identitetet shpesh treten në emër të globalizimit, Plisi i bardhë qëndron ende aty, i thjeshtë në formë, por i thellë në kuptim. Një kapuç prej leshi të bardhë, i punuar me dorë, që për shekuj me radhë ka shoqëruar shqiptarët në gëzime, në beteja, në rite dhe në përditshmëri. Sot, ai po kërkon diçka më shumë se respektin tonë: po kërkon njohjen e botës.

Nisma e fundit përmes një peticioni online, që i bën thirrje UNESCO-s për përfshirjen e Plisit në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, nuk është thjesht një veprim simbolik. Ajo është një reagim i ndërgjegjshëm ndaj rrezikut që trashëgimia jonë të mbetet vetëm një relike muzeale, e shkëputur nga jeta reale dhe brezat e rinj. Plisi nuk është thjesht veshje. Ai është dëshmi e vazhdimësisë historike të shqiptarëve. I quajtur ndryshe qeleshe, kësulë apo qylaf në krahina të ndryshme, ai mbetet një shenjë e përbashkët identiteti që i ka mbijetuar pushtimeve, ndryshimeve politike dhe modave kalimtare. Në një copë leshi të bardhë është ruajtur një histori rezistence, krenarie dhe përkatësie.

Njohja nga UNESCO nuk do të ishte vetëm një medalje ndërkombëtare. Ajo do të nënkuptonte mbrojtjen e teknikës tradicionale të punimit të Plisit, mbështetjen e artizanëve që ende e prodhojnë me dorë dhe ringjalljen e interesit për trashëgiminë kulturore shqiptare. Do të ishte, gjithashtu, një mundësi reale për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për ta treguar historinë tonë me zë të lartë, përtej kufijve.

Fakti që peticioni ka mbledhur rreth 4 mijë firma brenda pak ditësh tregon qartë se kjo nuk është një çështje nostalgjie, por një nevojë e ndjerë. Çdo firmë është një zë që thotë: kjo trashëgimi na përket dhe nuk duam ta humbasim.

Plisi i bardhë është një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes. Ta çojmë drejt UNESCO-s do të thotë ta mbajmë gjallë këtë urë, jo vetëm për ne, por edhe për botën që ka nevojë të njohë historitë e vogla që mbajnë brenda identitete të mëdha. bw

Tensionet gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 21 persona

21 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

 

Ndërkohë gazetarja Xhensila Kodra raporton se 7 prej personave të arrestuar janë të mitur dhe pjesa më e madhe janë përsëritës, që janë ndaluar edhe më parë në protesta të ngjashme.

Sjellim në vëmendje që tubimi i 10 shkurtit herë pas herë i shoqërua edhe me tensione, pasi militantë demokratë hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbrëmje e djeshme (10 shkurt) ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga protesta janë plagosur 21 persona, 19 prej tyre efektivë të Policisë, një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10  efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.  Ndërsa në Spitalin e Traumës po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën. Panorama

Deputeti Nallbati u dhunua nga policia/ Kreu i opozitës, Sali Berisha e viziton brenda dhomës së spitalit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar gjatë minutave të fundit deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili u dhunua në mënyrë shtazarake nga narkopolicia e Ilir Prodës gjatë protestës së opozitës, duke e goditur me shkopa gome dhe skafandra, si dhe duke e sulmuar me gaz lotësjellës në fytyrë.

Deputeti Nallbati përfudoi te Spitali i Traumës si pasojë e goditjeve të rënda në kokë dhe fytyrë, duke marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Kreu i PD-së, Sali Berisha e vizitoi në dhomën ku është shtruar dhe deklaroi se ky sulm ndaj deputetit Nallbati është si pasojë e një urdhri të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës dhe drejtuesit të policisë, Sokol Bizhga./syri.net

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale.


Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër emocional, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.

 

Pas lirimit të tij, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.

Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. gsh

“Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut”- Shoqëria Civile: Çdo vonesë e pajustifikuar rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”. Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”- ”- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit./BIRN

Berisha: Shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër botë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar skenarin e protestës së sotme të opozitës.

Në një dalje për mediat Berisha deklaroi se tubimi do të jetë kryengritje paqësore. Ndërkohë ai njoftoi se shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër botë.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritje të fuqishme paqësore, që duhet përcjellë sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, Bruksel e Berlin dhe qendrat e tjera. Ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta të njerëzve të lirë në Shqipëri dhe botë. Sot skenari, theksova, zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit të fazës tjetër të grushtit të shtetit nga Rama. Zhvillohet pas kartonit të zi që i nxorën mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që sot për vjedhjet e tij është i gatshëm që t’i vërë flakën një procesi aq jetik, integrimit drejt BE, ëndrrës sonë. Ftojmë qytetarët që të organizohen për protestat më të fuqishme që janë organizuar ndonjëherë para përfaqësive ndërkombëtare, Këto protesta do të japin kontributin e saj me anëtarë dhe mbështesë, dhe janë jetike. Në këto çaste dhe në këto momente, Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji dhe morali ndaj shqiptarëve. Pra kjo protestë shënon dhe hap siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narko-shtetit që t’u thonë të tjerëve se ne përfaqësojmë popullin shqiptar.”, tha ai. bw

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Na marrin deri në gjysmën e të ardhurave mujore

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore. Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore. Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi më barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%. Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./Monitor.al

Prokuroria e Hagës kërkoi 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Berisha: Gjykata të mos ndikohet nga akuzat propagandistike

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar për vendimin e Prokurorisë në Hagë e cila kërkon dënimin me 45 vite burg për secilin prej 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Në një mesazh në facebook, Berisha shkruan se akuza e paraqitur sot ndaj ish-udhëheqësve të UÇK, ish-aleat të Natos në luftën për çlirimin e Kosovës, është një ripërsëritje e shpifjeve të propagandës të ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të famziut Vukçeviç, që formuloi i pari ndaj tyre akuzën monstruoze të “shkuljes së organeve” nga serbët, robër lufte, dhe trafikimin e tyre, madje në territorin e Shqipërisë.

“Me këtë rast, i bëj thirrje Gjykatës që në vendimet e saj të mos ndikohet në akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi dhe janë të pashembullta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, dhe të konfirmojë në emër të ligjit pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës”, shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë

Prokuroria në Hagë paraqiti sot aktakuzën ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës!
Të dashur miq, sot prokuroria speciale e Gjykatës së Kosovës në Hagë paraqiti akuzat më të rënda dhe kërkoi vite burg për më shumë dekada, rreth dy shekuj të marrë së bashku, për udhëheqësit më kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës.
Duke qenë i bindur se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për çdo krim dhe ndaj cilitdo që e ka kryer atë, dhe pasi kam ndjekur me vëmendje procesin shumëvjeçar të gjykimit, dhe kam konstatuar se para publikut nuk është paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument që të provojë krime konkrete të kryera nga të akuzuarit, deklaroj se: akuza e paraqitur sot ndaj ish-udhëheqësve të UÇK, ish-aleat të Natos në luftën për çlirimin e Kosovës, është një ripërsëritje e shpifjeve të propagandës të ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të famziut Vukçeviç, që formuloi i pari ndaj tyre akuzën monstruoze të “shkuljes së organeve” nga serbët, robër lufte, dhe trafikimin e tyre, madje në territorin e Shqipërisë.
Me këtë rast, i bëj thirrje Gjykatës që në vendimet e saj të mos ndikohet në akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi dhe janë të pashembullta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, dhe të konfirmojë në emër të ligjit pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës. bw

Qeveria e Edi Rames po e trajton Shqiperine si nje siperfaqe te zbrazet Nga Felix Bilani, Artist – Fotograf

Si fotograf i natyres, qe prej vitesh leviz ne menyre te vazhdueshme ne territore te ndryshme te Shqiperise per te dokumentuar peizazhin dhe jeten e eger, konstatoj nje ndryshim te thelle ne terren krahasuar me nje dekade me pare. Ne shume zona ku prania e shpendeve ishte e zakonshme, sot verehet rrallim i dukshem, fakt i perceptueshem nga vezhgimi i drejteperdrejte dhe pervoja profesionale ne natyre.

Keto vezhgime, te kombinuara me intensifikimin e nderhyrjeve territoriale dhe promovimin e parqeve fotovoltaike si zgjidhje zhvillimi, jane shtysa per kete shkrim. Ky tekst nuk synon te mohoje energjine e rinovueshme, por te ngreje shqetesime te arsyetuara mbi menyren e perdorimit te territorit ne Shqiperi, ne driten e praktikave dhe kufizimeve te dokumentuara ne Europe.

Ky nuk eshte tranzicion energjetik. Eshte shkaterrim territorial me firme qeverie.

Qeveria e Edi Rames po e trajton Shqiperine si nje siperfaqe te zbrazet, te disponueshme per t’u mbuluar me panele fotovoltaike me cdo kusht dhe me cdo cmim. Kjo nuk eshte politike energjetike, por eshte agresion territorial ndaj nje vendi te vogel, te brishte dhe pa rezerva hapesinore.

Shqiperia nuk eshte shkretetire. Nuk eshte stepe industriale, eshte nje territor i ngjeshur ku toka bujqesore, zonat e banuara dhe ekosistemet e mbrojtura jetojne mbi njera-tjetren, dhe kush nderhyn ketu pa kufij, nuk gabon, por shkaterron.

Toka bujqesore po zhduket me vendim politik, sepse ne nje vend ku toka pjellore eshte e paket dhe e fragmentuar, ndertimi i parqeve fotovoltaike mbi fusha bujqesore eshte krim strategjik. Keto toka nuk “merren perkohesisht” ato nxirren per dekada nga cikli ushqimor, ngjeshen, degradohen dhe humbasin funksionin biologjik, dhe ky eshte fakt i dokumentuar shkencerisht. Rikthimi i tokes pas cmontimit eshte teknikisht i paplote dhe ekologjikisht i pamundur. Ne nje Shqiperi qe importon ushqim dhe po humb kapacitet prodhues, kjo politike nuk eshte zhvillim. Eshte vetevarferim i qellimshem.

Biodiversiteti po sakrifikohet per statistika propagande ku qeveria flet per energji te gjelber, por hesht per demet kumulative. Parqet fotovoltaike po vendosen prane zonave te mbrojtura, duke fragmentuar habitatet, duke nderprere korridoret ekologjike dhe duke demtuar biodiversitetin funksional, sepse ne Shqiperi, distanca nuk amortizon ndikimin, por e shume fishon ate, ku efektet skajore depertojne shpejt ne zona te mbrojtura dhe i bejne ato formalisht te mbrojtura, por realisht te cenuara. Kjo nuk eshte mbrojtje mjedisi, kjo eshte hipokrizi institucionale.

Qytetet dhe fshatrat po industrializohen me force sepse ne Shqiperi zonat e banuara jane te ngjitura me token bujqesore. Ndertimi i parqeve fotovoltaike prane qyteteve dhe fshatrave eshte dhune territoriale, prish jetesen, shkaterron peizazhin rural dhe e kthen hapesiren e jetes ne zone industriale energjetike.

Rezultati eshte i parashikueshem dhe i dokumentuar, braktisje rurale, humbje funksioni social dhe territor i vdekur, pra as bujqesi, as natyre, as zhvillim, vetem panele, ku obsesioni i pushtetit, dhe jo nevoja e vendit gje qe askush nuk po kundershton energjine e rinovueshme, ajo qe po kundershtohet eshte obsesioni i Rames per shifra, inaugurime dhe PR, pa strategji territoriale kombetare, pa vleresim real kumulativ dhe pa respekt per token si kapital i pakthyeshem, dhe kjo eshte politike me buldozer, merr territorin sot, le shketim neser dhe e quan “sukses”.

Shqiperia nuk ka luksin e gabimeve

Vendet e medha gabojne dhe zhvendosin, Shqiperia jo, cdo park i vendosur gabim eshte i perhershem, cdo hektar i humbur eshte i humbur pergjithmone.

Politika aktuale po e kthen tranzicionin energjetik ne tranzicion shkaterrimi territorial, dhe kjo nuk eshte ideologji, por eshte fakt gjeografik dhe mjedisor , sepse qeveria nuk do ta degjoje.

Shqiperia nuk ka nevoje per me shume panele mbi toke bujqesore dhe prane banesave, ka nevoje per ndalim, per planifikim serioz dhe per mbrojtje te territorit nga vete shteti qe duhet ta ruaje,

energjia e gjelber nuk justifikon shkaterrimin e gjelber. Dhe kjo politike do te mbahet mend jo si vizion, por si nje nga gabimet me te renda territoriale te ketij vendi.

Referime:

Ky editorial mbeshtetet ne konsensusin dhe dokumentet e institucioneve me poshte:

European Environment Agency – raporte mbi humbjen e tokes, fragmentimin e habitatit dhe efektet kumulative te infrastruktures energjetike

European Commission – politika e perdorimit te tokes, biodiversitetit dhe vleresimit strategjik te ndikimit (SEA/EIA)

FAO – vleresimi i tokes bujqesore si burim i pariparueshem dhe pasojat e land-use change

IUCN – ndikimi i fragmentimit te habitatit dhe infrastruktures mbi biodiversitetin

Studime te publikuara mbi ndikimet e solar utility-scale development ne Itali, Spanje dhe Greqi (habitat fragmentation, soil degradation, cumulative impacts)

 

Berisha mesazh Ramës: Mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se do kesh fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli në foltoren e radhës të demokratëve përpara kryeministrisë.

 

Berisha: PD lokomotivë e proceseve të integrimit ia doli të firmosë marrëveshjen e stabilizim asociimit. Heqjen e vizave dhe statusin e kandidatit. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në Be. pas çlirimit të Kosovës ylli ynë polar është integrimi europian.

Një bajloz i zi do të mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë për të mbrojtur paranë e krimit, konton bankar, brenda dhe jashtë. Nesër, është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë 1 dhe vetëm 1, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se fatin e Enver Hoxhës edhe ti për së gjalli. A ka krim më të shëmtuar

GJKKO miraton kërkesën e SPAK dhe dërgon në gjyq Erion Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe biznesmenët e tjerë (EMRAT + VENDIMI)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur dërgimin në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, deputeten Klotilda Bushka, si dhe dhjetëra persona dhe subjekte të tjera.

 

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, lidhur me përfitime të parregullta nga kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Ndërsa të pandehurit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e emrave të dërguar në gjyq janë edhe Elman Abule, Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë dhe shoqëri tregtare si “Fusha”, “Kontakt”, “Palushi”, “Agi Kons”, “Gerard-A”, “Rametal” dhe të tjera, së bashku me disa OJF.

Vendimi i GJKKO është përfundimtar dhe nuk lejon ankim. Disa nga të pandehurit kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.

VENDIMI:

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
10.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e kërkesës për
dërgimin në gjyq të çështjes që i përket procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, ndaj të
pandehurve: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Shoqëria “RAMETAL” sh.p.k.,
Gentjan Sula, Shoqëria “AGI KONS” sh.p.k., Meriman Palushi, Shoqëria
“PALUSHI” sh.p.k., Fatmir Bektashi, Shoqëria “KONTAKT” sh.p.k., Sokol
Kryeziu, Shoqëria “GERARD – A” sh.p.k., Shkëlqim Fusha, Shoqëria “FUSHA”
sh.p.k., Mirton Lika, Shoqëria “LANI” sh.p.k., Organizata Jofitimprurëse Qendra
“HARABEL”, Ina Goxhaj, Organizata jofitimprurëse “BYL-A” (Balkan Youth
Link Albania), Erald Simixhiu, Organizata jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Linda
Kazani, Organizata jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, Frosina Bollo,
Organizata jofitimprurëse “FROBOLOUS”, Valmir Xoxa, Adela Kondaçiu,
Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi.”.
2. Në seancën e datës 09.02.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja
Etleva Deda, bazuar në nenet 75/a shkronjat “a” , “c” dhe “ç”, 332/dh pika 1, gërma “a”,
332/e, 332/ë, 332/gj dhe 13 pika 3 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 141 datë 09.02.2026,
vendosi:
 Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
 Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 të Prokurorisë
së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër të
pandehurve:
1. Erion VELIAJ, i biri i L. dhe i Sh., i datëlindjes ****, i lindur dhe banues në
****, me adresë banimi: ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore “i
padënuar”, me numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të
lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me
përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260
e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt
të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni
pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A”
sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k.,
parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve
të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje
me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260
e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt
të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF,
parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të
ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin,
mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka
detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal dhe
“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Ajola XOXA, e bija e A. dhe e V., e datëlindjes ****, lindur në ****, me adresë
banimi: ****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “e padënuar”, me
numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të
lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me
përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260
e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt
të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni
pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A”
sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k.,
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve
të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje
me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” O.J.F., parashikuar nga neni
260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose
i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e
parregullt të marrë nga “Muza” O.J.F., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit
Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve
vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga
“BYL-A” O.J.F., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv
i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous”
O.J.F., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të
veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se
një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, (ndër të tjera edhe si person që
ka vepruar në dobi të personit juridik OJF “Harabel”); “Refuzimi për deklarimin,
mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka
detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal (2
herë) dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit
Penal.
3. Elman ABULE, i biri i M. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, me gjëndje
civile ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me adresë banimi: ****, me
numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
4. Shoqëria “RAMETAL” sh.p.k., me NIPT L41517502C, me adresë: Durrës,
Xhafzotaj, autostrada Durrës – Tiranë, Km 5, në Vrinë;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë,
parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
5. Gentjan SULA, i biri i A. dhe i M., i datëlindjes ****, lindur në ****, më gjëndje
civile ****, gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me adresë banimi: ****, me numër
personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
6. Shoqëria “AGI KONS” sh.p.k., me NIPT K21622001M, me adresë: Tiranë,
Farkë, “Kodra e Diellit 2”;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
7. Meriman PALUSHI, i biri i A. dhe i Xh., i datëlindjes ****, lindur në ****, me
gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me adresë banimi: ****,
me numër personal F90501328P;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
8. Shoqëria “PALUSHI” sh.p.k., me NIPT K12202004R, me adresë: Tiranë, Rruga
“Myrtezim Kelliçi”, Pallati “AL-FAM”, Kati I, pranë shkollës ekonomike;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
9. Fatmir BEKTASHI, i biri i P. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, me
shtetësi gjermane, me numër pasaporte ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”,
me adresë banimi: ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
10. Shoqëria “KONTAKT” sh.p.k., me NIPT J92108006V, me adresë: Tiranë, Rruga
“Pasho Hysa”, Nr. 26-0714, AL-1004;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
11. Sokol KRYEZIU, i biri i F. dhe i L., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues
në ****, me adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore
“i padënuar”, me numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
12. Shoqëria “GERARD – A” sh.p.k., me NUIS L12407005L, me adresë: Tiranë,
Rruga “Çerçiz Topulli”, me nr. pasurie 5/353, zona kadastrale 8360, volumi 12,
faqe 119;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
13. Shkëlqim FUSHA, i biri i D. dhe i T., i datëlindjes ****, lindur në ****, me
adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me
numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
14. Shoqëria “FUSHA” sh.p.k., me NIPT J61922018S, me adresë: Rruga “Murat
Toptani”, Zona Kadastrale 8150, Tiranë, Shqipëri;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
15. Mirton LIKA, i biri G. dhe i L., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues
në ****, me adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “i
padënuar”, me nr. personal: ****;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga
neni 180/1 e 25 i Kodit Penal.
16. Shoqëria “LANI” sh.p.k., me NIPT J61902075F, me adresë: Tiranë, Rruga:
“Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pallati “Sky Tower”, Nr. 5;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga
neni 180/1 e 25 i Kodit Penal.
17. Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, me NIPT L81509451A,
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar
nga neni 287/2 i Kodit Penal.
18. Ina GOXHAJ, e bija e I. dhe e V., e datëlindjes ****, lindur në **** dhe banuese
në ****, me adresë banimi sipas gjëndjes civile: ****, si dhe adresë të deklaruar
sipas procesverbalit “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për
rrethana të hetimit” datë 17.01.2025: ****, me gjëndje civile ****, gjëndje
gjyqësore “e padënuar”, me numër personal: ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
19. Organizata jofitimprurëse “BYL-A” (Balkan Youth Link Albania), me NIPT
K41828009W,
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
20. Erald SIMIXHIU, i biri i Xh. dhe i G., i datëlindjes ****, me adresë banimi në
****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”, me numër
personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
21. Organizata jofitimprurëse Qendra “MUZA”, me NIPT M32415453B, me seli
në Tiranë;
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
22. Linda KAZANI, e bija e B. dhe e A., e datëlindjes ****, me adresë ****, me
gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “e padënuar”, me numër personal ****;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
23. Organizata jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, me NIPT M12422451B;
e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit
Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
24. Frosina BOLLO, e bija e S. dhe e L., e datëlindjes ****, lindur në ****, me
adresë banimi: ****, me gjëndje civile ****, me gjëndje gjyqësore “e padënuar”,
me numër personal: ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
25. Organizata jofitimprurëse “FROBOLOUS”, me NIPT M22214702R, me seli
në Durrës, Lagjja nr. 3, Sheshi “Iliria”, Kulla “EGT”, Kati i 3;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
26. Valmir XOXA, i biri i A. dhe i E., i datëlindjes ****, me gjëndje civile ****, me
adresë banimi: ****, me gjendje gjyqësore “i padënuar”, me numër personal
****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
27. Adela KONDAKÇIU, e bija e L dhe e V., e datëlindjes ****, me banim në ****,
me adresë banimi: ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore “e
padënuar”, me numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
28. Klotilda BUSHKA, e bija e F. dhe L., e datëlindjes ****, lindur dhe banuese në
****, me adresë banimi: ****, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, me
profesion juriste, me gjëndje civile ****, gjëndje gjyqësore “e padënuar”, me
numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së
vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
29. Flutur XHANI, e bija e S. dhe H., lindur më **** në ****dhe banuese në ****,
me adresë banimi: ****, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, profesion
ekonomiste, me gjëndje civile ****, me ****, gjëndje gjyqësore “e padënuar”,
me numër personal ****;
e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të
policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
30. Fatjon BAÇI, i biri i R. dhe i N., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues
në ****, me arsim të lartë, me shtetësi e kombësi shqiptare, me gjendje civile
****, me gjendje gjyqësore “i padënuar”, me numër personal ****;
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara
në institucionin e vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi i
dytë i Kodit Penal.
trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar, të përbërë nga 3 (tre) gjyqtarë.
 Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq,
dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Elman Abule, “Rametal” sh.p.k., Fatmir
Bektashi, “Kontakt” sh.p.k., Ina Goxhaj, Frosina Bollo, OJF “Frobolus”, Adela
Kondakçiu, Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi, për aplikimin e
gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar.
 Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të
procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të paraqitura nga prokurori në Gjykatë, si
dhe ato të marra në seancë paraprake.
 Kundër këtij vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim nuk lejohet ankim.
Tiranë, më datë 09.02.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Rama paralajmëroi ndryshime ligjore pas pezullimit të Ballukut- BIRN: Kryeministri shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ofensivë ligjore për të mbrojtur ministrat e kabinetit të tij dhe poste të tjera kushtetuese nga masa e pezullimit nga detyra, ndërkohë që shtyn çështjen e imunitetit të Ballukut në “kalendat greke”.

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Rama njoftoi gjithashtu se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do të futej në ‘kalendat greke’, pasi sipas tij “nuk ka asnjë urgjencë” për ta trajtuar atë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratat e Ramës u prezantuan si konkluzione të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të hënën nisur nga “leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese” për rastin Balluku. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende i plotë.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton,” shkroi Rama në platformën X.

Duke ia atribuar qëndrimin Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ai shton ky qëndrim u nxit “nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja”.

Ndërkohë, Kryeministri paralajmëron se mazhoranca që ai drejton nuk do të shprehet për kërkesën e SPAK në Kuvend për të marrë autorizimin për një masë të re sigurie arrest me burg/arrest në shtëpi ndaj Ballukut, e marrë e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në disa tendera me vlerë qindromilionë euro.

Sipas kryeministrit, pas pezullimit nga detyra të Ballukut, SPAK “mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”.

Rama shton më tej se ky qëndrim nuk e prek lirinë e SPAK-ut për të hetuar, por garanton që “pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken”.

Gjykata Kushtetuese të premten vendosi të rrëzojë kërkesën e Ramës kundër një vendimi të Gjykatës së Posaçme, GJKKO, që pezullonte nga funksionet administrative Ballukun. Vendimi u mor pas një mbledhje maratonë prej 10 orësh ku gjyqtarët e kësaj gjykate u ndan 4 e 4 në qëndrimet e tyre dhe kërkesa e Ramës u konsiderua e rrëzuar, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së.

Nga ana tjetër, që prej dhjetorit Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar të thërrasë Këshillin e Mandateve, organi që vendos për imunitetin e deputetëve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut./ BIRN

“Rama kërkon të ndryshojë ligjin për të mbrojtur Ballukun”- Juristi: Heqja e imunitetit është urgjente, rrezikon të prishë provat! Kushtetuesja vendim të sforcuar

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndryshojë ligjin me qëllim për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku, jo vetëm nga heqja e imunitetit, por edhe nga arrestimi që po kërkon SPAK në Kuvend, për shkak se po intimidon dëshmitarë dhe po prish provat.

 

Kështu u shpreh juristi pranë PD-së, Franc Nuri, në studion e “News 24” ditën e sotme.

Ai komentoi aktualitetin politik, lëvizjet e fundit të mazhorancës, vendimin e Kushtetueses dhe analizoi procedurën penale dhe juridike, teksa vuri theksin te përpjekja e mazhorancës për ta mbrojtur me të gjitha mënyrat Ballukun, aktualisht e pandehur, nën akuzë dhe me masë sigurie pezullim nga detyra prej GJKKO, që u la në fuqi nga vendimi i Kushtetueses.

“Qeveria e gjithë po kthehet në një zyrë avokatie për të mbrojtur në të gjitha mënyrat zv/kryeministren Belinda Balluku. Rama po kërkon që të ndryshojë ligjin për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku. Të mos pengohet më drejtësia dhe SPAK, t’i hapet rruga heqjes së imunitetit”, tha Nuri mes të tjerash.

Ai bëri thirrje që mazhoranca dhe qeveria të mos e pengojnë më drejtësinë, t’i hapin rrugën mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe t’i hiqnin imunitetin Ballukut, duke lejuar SPAK që të bëjë punën e tij.

Sipas Nurit, procesi i vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese ka qenë i pazakontë dhe i paprecedentë. Ai theksoi se gjykata është mbledhur tri herë dhe ka zhvilluar rreth 10 orë diskutime përpara se të arrinte në një rezultat përfundimtar 4 me 4, që çoi në rrëzimin e kërkesës së qeverisë.

Për Nurin, Kushtetuesja mori një vendim nën presion dhe nuk zgjidhi thelbin e çështjes, por megjithëkëtë, u tha qartë se vendimi i GJKKO mbetet në fuqi për pezullimin.

“Ky është një vendim i sforcuar dhe mendoj i marrë nën presion. Gjykata nuk e zgjidhi thelbin e çështjes, pra nuk dha një përgjigje të qartë nëse GJKKO ka ose jo të drejtë të pezullojë një anëtar të qeverisë”, u shpreh Nuri. Megjithatë, me këtë vendim, sipas tij, ka rimarrë fuqi ligjore vendimi i shkallës së parë i GJKKO-së, duke lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga funksionet e saj si zv/kryeministre dhe ministre. Për rrjedhojë, Balluku nuk lejohet të ushtrojë funksione shtetërore dhe të paraqitet në zyrat e institucionit për sa kohë masa mbetet në fuqi”, analizoi juristi.

Juristi vuri në dukje se SPAK ka kërkuar një masë edhe më të ashpër, duke depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, me qëllim arrestimin e saj. Sipas tij kërkesa është paraqitur në fillim të dhjetorit, por prej rreth dy muajsh nuk është shqyrtuar dhe zvarritet prej PS.

“Ka urgjencë në këtë proces, pasi ekziston rreziku i prishjes së provave. Pa heqjen e imunitetit, nuk mund të kryhen kontrolle banese, automjetesh apo telefonash. Pas dy muajsh vonesë, edhe vetë kontrolli humbet kuptimin”, theksoi Nuri.

Për Nurin, Balluku duhet të ishte dorëhequr që në fillim të procesit, por përkundër kësaj, kryeministri këmbëngul për mbrojtjen e saj, deri në ndryshim të ligjit.

“Është e pakonceptueshme që të ndryshohen ligje për raste individuale, sidomos për një vend që pretendon integrimin në Bashkimin Europian. Zoti Rama ishte ai që mburrej me reformën në drejtësi, kurse tani do të ndryshojë ligjin, madje del kundër edhe për çështjen e pagave”, u shpreh ai.

Nuri komentoi edhe përplasjen e fundit të kryeministrit me gjyqësorin për çështjen e pagave, ku u shpreh kundër kërkesës për rritjen.

Por Nuri theksoi se ka disa muaj që Rama përdor gjuhë urrejtjeje ndaj drejtësisë dhe juristëve, edhe pse dikur mburrej me reformën në drejtësi.

“Rama përdori një gjuhë urrejtje ndaj juristëve dhe drejtësisë. E ka përdorur edhe në të shkuarën, madje edhe për juristët shprehej publikisht. Ka disa muaj në fakt dhe nuk është vetëm çështja e pagave. Ai madje ka folur me emër dhe mbiemër për prokurorë dhe gjyqtarë, për çështje të ndryshme. Ka acarim të tejskajshëm të kryeministrit ndaj gjyqësorit. Madje ai komenton dhe sulmon vendimet e drejtësisë dhe kjo nuk është normale, nuk ka asnjë rast në vendet e BE-së të tillë, ku përmenden me emra e mbiemra. Vetëm në Shqipëri ndodhin këto. Tani merret edhe me pagat e gjyqtarëve dhe u bën presion mediatik apo u tërheq vëmendjen. Rama ishte një nga mbështetësit e reformës dhe madje mburrej me këtë reformë, kurse tani po sulmon gjyqësorin”, nënvizoi Nuri.

E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset.

Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/”

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

“U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është një artikull që duhet ta shkruajnë dhe publikojnë mediat. Ja psh. vetëm duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformën më është krijuar një mungesë dëshire të punoj llogarit ju qe e keni përjetuar. E vetmja e mire është që flasim në grup dhe është si një terapi e përbashkët për të mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe një sondazh për këtë gjë.

Ajo që pala përballë e konsideron si kapriço dhe prishje rehati këtë ankesë tonën për ne është vetë “jeta”. Nuk është si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por është vetë puna jone edhe koha jonë. Kemi dyfishim të kohës në procesim dhe përgjysmim të kohës së lirë. Me vjen shumë keq që po e përjetojmë gjithë këtë a thua se jemi pjese e ndonjë eksperimenti”, thotë Arbërore, ekonomiste.

Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.

“Jemi bërë si roje, që rrimë e gjurmojmë se kur sistemi punon, që të hyjmë e të bëjmë ndonjë veprim, ose hyjmë natën kur sistemi është më pak i ngarkuar”, thotë një ekonomist. Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt.

Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet.

“Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe për të deklaruar TVSH-më e muajit janar”, shton një ekonomist.

Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin./Monotor.al

Komisioni Europian: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e pandehur e SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj.

Përmes një reagimi, Komisioni Europian i kërkon kuvendit “të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku”, e cila është pezulluar nga detyra, masë e cila u la në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa për Ballukun qëndron në sirtarët e Kuvendit që prej datës 16 dhjetor, ndërsa shumica parlamentare ka refuzuar ta adresojë, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëron në disa deklarata radhazi se do të vijojë përballjen ligjore.

“Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e KE.

Reagimi i KE

Si e vlerëson Komisioni Evropian këtë përplasje institucionale që buron nga rasti i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku përfshihen SPAK, Kryeministria dhe Kuvendi?

•Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj.

A mendoni se përballja e qeverisë me institucionet e reja të drejtësisë e minon reformën në drejtësi dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për Shqipërinë?

•BE i kushton rëndësi shumë të madhe sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si dhe punës së bërë në kuadër të reformës në drejtësi. Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi përparimin në këtë fushë në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe të mbështesim konsolidimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si pjesë e procesit të integrimit evropian të vendit.

A ka kjo përplasje institucionale kosto për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

•Në raportin e saj për Shqipërinë për vitin 2025, Komisioni vuri në dukje se, ndonëse qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor mbetën një çështje shqetësuese serioze. Komisioni rekomandoi më tej që Shqipëria të forcojë llogaridhënien duke reduktuar ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

A ka pasur diskutime zyrtare në Bruksel lidhur me këtë çështje? Dhe a keni komunikuar me përfaqësues të qeverisë shqiptare ose institucioneve të drejtësisë për këtë situatë?

•Institucionet e BE-së janë në dialog të rregullt me autoritetet shqiptare. Komiteti BE–Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë do të zhvillohet në fillim të marsit dhe do të shërbejë si një mundësi për të vijuar diskutimet mbi reformën në drejtësi në vend./ Report Tv

SPAK heton Samir Manen dhe Frida Krifcën për abuzimin e 80 milion eurove nga fondet IPARD Nga Almer Toska

SPAK heton Samir Manen dhe Frida Krifcën për abuzimin e 80 milion eurove nga fondet IPARD 💥

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është lënë në errësirë financiare. Fondet IPARD, të destinuara për zhvillimin rural, janë bllokuar për shkak të dyshimeve të rënda për korrupsion. Por hetimet e SPAK nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete, ndërkohë që Brukseli këmbëngul se paratë e Bashkimit Evropian duhet të mbrohen siç duhet.

Në qendër të hetimeve tani janë Samir Mane, njeriu që kontrollonte shpërndarjen e fondeve IPARD, dhe Frida Krifca, që si drejtuese e AZHBR dhe më pas ministre e Bujqësisë ka qenë një “ushtare” e tij. Sipas informacionit të SPAK, këta kanë ndikuar drejtpërdrejt mbi shpërndarjen e mbi 80 milion eurove fonde europiane, duke i drejtuar sipas interesave të tyre personale.

Samir Mane është akuzuar se ka përdorur rrjetin e Frida Krifcës për të kontrolluar fondet IPARD dhe për t’i shpërndarë aty ku dëshironte ai, duke përjashtuar fermerët që kishin nevojë reale. Frida Krifca, në rolin e saj institucional, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këtë keqpërdorim, duke u kthyer kështu në pjesë aktive të një skeme që ka dëmtuar rëndë sektorin bujqësor.

Hetimi i SPAK është në fazë intensive, dhe burime nga institucionet konfirmojnë se tani po mblidhen provat që lidhen me përgjegjësinë direkte të Samir Manes dhe Frida Krifcës për shpërdorimin e fondeve. Prej dy vitesh, dosja ka kaluar nga një zyrë në tjetrën pa asnjë rezultat konkret, por tani SPAK duket e vendosur të zbardhë skemën.

Çështja ka alarmuar Bashkimin Evropian. OLAF, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, ka përfunduar hetimin administrativ mbi fondet IPARD II dhe ka rekomanduar autoriteteve shqiptare të veprojnë. Por deri më tani, institucionet vendase kanë vonuar seriozisht rifillimin e financimeve, duke bllokuar zhvillimin rural.

Samir Mane dhe Frida Krifca po hetohen për abuzime që arrijnë 80 milion euro, një shifër që ka mbajtur pezull ekonominë rurale dhe ka dëmtuar besimin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Për fermerët, kjo nuk është thjesht një çështje ligjore: është një çështje jete dhe vdekjeje për ekonominë rurale të vendit.

SPAK ka tashmë në dorë provat për mënyrën se si këto fonde janë kontrolluar dhe shpërndarë, dhe pritet që hetimi të hapë rrugën për përgjegjësinë penale të Samir Manes dhe Frida Krifcës. Çdo ditë vonese është një ditë humbjeje për fermerët dhe për zhvillimin rural të Shqipërisë.

Në këtë pikë, pyetja është e thjeshtë, por e rëndë: Si mund të jenë të paprekshëm ata që kontrolluan dhe shpërndanë paratë europiane sipas dëshirës së tyre, ndërkohë që bujqësia shqiptare është në krizë dhe fondet e BE-së janë bllokuar? SPAK tani duhet të japë përgjigjen.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë AZHBR, dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish të lidhur me pushtetin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Disa prej përfituesve të mëdhenj janë:

Ardian Tufa, ish-drejtues i Njësisë Administrative në Farkë dhe i afërt me Erion Veliajn e Frida Krifcën, ka përfituar 247 mijë euro fonde IPARD për një investim prej 410 mijë eurosh në masën 7 të programit.

Manjola Haska, motra e deputetit socialist Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro për ndërtimin e “Agro Turizëm Rexhinin”, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë 15 mijë euro për mbjellje pemësh.

Kompania “Iumentis”, e lidhur me ish-kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe drejtorin e tij të tenderave, Lorenc Bami, ka përfituar 758 mijë euro fonde nga IPARD.

Petrit Tare, ish-drejtor i Ujësjellësit të Korçës dhe i afërt me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e një sere frutash e perimesh në kompaninë “BLOOM Fruits”.

Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, ka përfituar 196 mijë euro për ndërtimin e një agroturizmi në Kashar.

Alban Zusi, ish-zëvendësministër i Bujqësisë, ka marrë 532 mijë euro për një fabrikë përpunimi peshku në Lezhë.

Shkëlqim Bullari, ish-deputet socialist, dhe vëllezërit e tij janë përfshirë në projekte të promovuara nga IPARD për pemëtari e agroturizëm.

Loreta Tozaj, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro për investim në Kllarat të Vranishtit.

Gjergj Luca, përmes anijes “Rosafa”, ka aplikuar për 400 milionë lekë fonde për rikonstruksion anijesh.

Ndrec Llusku, ish-kandidat i Tom Doshit në 2021, ka përfituar 91 mijë euro për një pemishte në Orosh të Mirditës.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i Kavajës, ka marrë 123 mijë euro për agroturizmin “Kavalion”.

Rudolf Xhillari, konsull nderi i Izraelit dhe pjesë e forumeve të PS, përmes “Balkan Trans Albania” ka përfituar 538 mijë euro për përpunim mishi.

Xheni Gjikuria, bashkëshortja e investitorit strategjik Florenc Gjikuria, ka përfituar 189 mijë euro për kompaninë “Coast to Coast”.

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi, ka marrë 44 mijë euro fonde IPARD për kantinë vere, ndërsa nipi i tij Andi Kokoneshi ka përfituar 32 mijë euro për makineri qumështi.

Dashamir Peza, ish-deputet i PS, ka marrë 222 mijë euro për agroturizmin “Il Paeze”.

Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, ka përfituar 48 mijë euro për “Ferma 100”, ndërsa Elda Alia, e lidhur me të njëjtën fermë, ka marrë 121 mijë euro.

Elton Bualli, ish-administrator i inceneratorit të Sharrës, ka përfituar 310 mijë euro për ndërtimin e një sere pikërisht në landfillin e Sharrës.

Orjeta Myzeqari, ish-drejtuese e ALUIZNIT, përmes “Albania Piemonte SHPK”, ka përfituar 301 mijë euro për magazinë në Gosë të Kavajës.

Armand Tafili, i lidhur me bashkinë e Ersekës, ka përfituar 234 mijë euro për “Agroturizëm Rohan”.

Manjola Fidani, pronare e “Unique Travel”, ka marrë fonde për ndërtimin e një vile në Voskopojë.

Pjetër Trashaj, pronar i “Albgarden SHPK”, ka përfituar 48 mijë euro për mekanikë bujqësore, ndërkohë që kompania e tij ka fituar edhe tendera publikë për lule.

COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, në pronësi të Agim, Pëllumb, Kujtim dhe Viktor Kolës, ka marrë 810 mijë euro për ndërtimin e një magazine frigoriferike për fruta e perime.

Apostol Xhaferri, ndërtues nga Skrapari, dhe vajza e tij, përmes “Golden Bees SHPK”, kanë përfituar 341 mijë euro për kantinë vere.

ZDRAVO SHPK, një tjetër kompani ndërtimi, ka përfituar 981 mijë euro për përpunimin e produkteve bujqësore dhe ka marrë mbi 70 tendera publikë me vlerë mbi 15 milionë euro.

Arbër Çekaj, i dënuar për trafik kokaine, ka përfituar 264 mijë euro fonde nga BE.

Agron Metvelaj, i skeduar për lidhje kriminale, gjithashtu ka përfituar fonde nga IPARD dhe AZHBR.

“Nisim në orën 17:00″- PD nesër protestë kombëtare

Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës së e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Policia e Tiranës u ka kthyer përgjigje zyrtare PD duke i kërkuar që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë. Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gadishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj
si në protestën kombëtare që i zhvillua herën e fundit.

Protesta e fundit e zhvilluar nga opozita më 24 janar ishte e tensionuar, ku pas përfundimit të fjalimit nga kreu i PD Sali Berisha, u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, molotovë dhe fishekzjarre.

Pas hedhjes masivisht të gazit lotsjellës nga policia, protestuesit u zhvendosën përballë Kuvendit, ku vijoi e njëjta situatë, ndërsa kishte edhe përplasje të deputetëve të PD me efektivët.

Urgjencë riformim i Universiteteve Shqiptare: arsimi i lartë është trajtuar si treg titujsh dhe diplomash, jo si institucion i dijes! Nga Taulant Muka

Pse po banalizohet dija shqiptare?
.
Kombi shqiptar prodhon më shumë universitete, edhe pse me pak shkencë.
.
Në Maqedoninë e Veriut qeveria ka hapur një debat nëse 18 universitete për Maqedoninë janë shumë, ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria së bashku kanë rreth 80 universitete/kolegje, ku mbi 70% janë private. Për krahasim, Holanda që ka mbi 18 million banorë dhe renditet ndër vendet më inovative në botë ka ~50 universitete (14 universitete shkencore dhe 36 universitete të shkencës së aplikuar), pothuajse të gjitha publike.
.
Kjo është shenjë e një banalizimi intelektual në hapësirën shqiptare: arsimi i lartë është trajtuar si treg titujsh dhe diplomash, jo si institucion i dijes, pa përmbajtje, pa kërkim shkencor dhe aq më pak inovacion.
.
Pasojat janë të mëdha: rini që largohet, një ekonomi jo konkuruese në arenën ndërkombëtare dhe një shoqëri që shikon gjithmonë drejt ekspertizës së huaj! Pra një pushtim modern!
.
Sot është urgjente një riformatim i thellë i universiteteve shqiptare dhe kthimi i tyre te cilësia, kërkimi shkencor dhe inovacioni, në mënyrë që të ndërtojmë një shoqëri moderne dhe industriale.
.
PS: Foto dhe të dhënat të marra nga I. Zeqiri
.

U dhunua nga dy të rinj në Vlorë, avokati i Metës u godit me mjet prerës pas koke! Ja si paraqitet gjendja e tij në spital

Avokati Kujtim Cakrani, i cili u dhunua nga dy persona këtë të dielë, 8 shkurt, në një pikë karburanti në Vlorë, ka pësuar dëmtime në kokë pasi është goditur me mjet prerës në pjesën e pasme.  

 

Mbrojtësi ligjor i ish presidentit Ilir Meta ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës, dhe për pasojë ai u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati i ish presidentit ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NGJARJA

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant. Konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave, me të cilët është konfliktuar, kishte bllokuar edhe automjetet e tjera. Pasi fillimisht e kanë sharë, njëri prej tyre ka zbritur nga makina ku ndodheshin, ka hyrë nga dera e pasagjerit dhe e ka goditur me mjet prerës në kokë, duke i shkaktuar dëmtime.

DËSHMIA E AVOKATIT

“Ishin dy çuna me një makinë, që pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Më goditën pas koke, me njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Do të kthehesha në Tiranë. Erdhën, provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Më pas dolën nga makina, më goditën dhe më qëlluan. Njëri ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke se isha ulur në makinë, isha në vend të parë të makinës. Njëri nga dritarja po ofendonte, dhe tjetri kaloi nga pasagjeri. Pse ke parkuar keq makinën, ke zënë gjysmën e karburantit. Ishte një formë provokimi.”

I pyetur nëse mendon se ishte diçka tjetër, ai thotë se:

“Nuk e di. Në këtë moment nuk mund të them gjë se nuk dua. Nuk i njoh ishin moshë e re.  kërcënime në rrjete sociale padyshim që kam për profesonin që bëj, për çështje sensitive që ndjek, por nuk mund të them dhe të jap dot një shpjegim. Vetëm pas koke kam lëndime, në trup jo.”, ka thënë ai. gsh

“Belinda Balluku e ka shndërruar Ramën në Don Kishot!”- Bardhi: Drejtësia nuk është mulliri i askujt dhe kryeministri jo garant i saj!

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme (8 shkurt), në Podkastin e tij “Flasim”, komentoi vendimin e Kushtetueses për ankimimin e tij në lidhje me pezullimin, duke ia rrëzuar kërkesën.

Zv/kryeministrja me atë vendim mbeti e pezulluar nga detyra, sipas masës së sigurisë së GJKKO-së, teksa është e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, por kreu i qeverisë deklaroi se me këtë vendim merret peng ekzekutivi, pasi një gjyqtar tani mund të pezullojë edhe Presidentin, përveç ministrave.

Bardhi tha se “mbrojtja e korrupsionit nuk është shtet ligjor” dhe se “sa herë drejtësia i afrohet korrupsionit të Ramës, kryeministri nis sulmet ndaj saj”.

Deputeti demokrat nënvizon se “Belinda Balluku e ka kthyer Ramën në një Don Kishot” dhe kujtoi se “drejtësia nuk është mulliri i askujt dhe se ligji duhet zbatuar”, duke iu kundërpërgjigjur akuzës së kreut të mazhorancës se po bëheshin përpjekje për të riparuar “mullinjtë e prishur të opozitës”.

“Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë. Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk janë metaforat e Ramës. Problemi është frika e kryeministrit për shkak të punëve të tij të zeza”, shprehet Bardhi mes të tjerash në postimin e tij, në rrjetin social Facebook.

Ai e shoqëron edhe me një foto të kryeministrit me Ballukun e Berberin, me “vulën”: “Te Korruptuar”.

Në fund kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvend dhe më pas Parlamentit për t’i hequr imunitetin Ballukut dhe për t’i hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin, pasi në të kundërtën do pengohej drejtësia.

“Drejtësia nuk është mulliri i askujt. Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një garant personal të ligjit. Ka nevojë për ligj që zbatohet njësoj për të gjithë. Si për Lindën e AKSHI-t dhe për Belindën e qeverisë. Të hënën duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Të hënën duhet të shqyrtohet kërkesa e SPAK. Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit. Çdo vonesë tjetër do të jetë një akt i qartë pengimi ndaj drejtësisë. Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet!”, shprehet ligjvënësi opozitar

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Mbrojtja e pushtetit dhe korrupsionit nuk është shtet ligjor!

Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë.

Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk janë metaforat e Ramës. Problemi është frika e kryeministrit për shkak të punëve të tij të zeza.

Sepse kur një Kryeministër del publikisht për të delegjitimuar një vendim gjykate, ai nuk po mbron vetëm një ministre. Po mbron pushtetin e vet për ta vendosur atë mbi ligjin. Dhe çdo fjali e Ramës tregon një gjë: ai nuk e pranon kufirin e ligjit, duke shpallur veten “garant të vetëm” të drejtësisë. Por në një shtet ligjor drejtësinë nuk e garanton as një njeri, as një parti.

E garanton Kushtetuta.

E garanton ndarja e pushteteve.

E garanton barazia para ligjit.

Edi Rama as sot, as kurrë nuk ka qenë garant i drejtësisë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë pengesa e saj. Sepse drejtësia e pavarur nuk ka nevojë për tutorë politikë. Ka nevojë për heshtjen e pushtetit dhe forcën e ligjit.

Drejtësia nuk është mulliri i askujt. Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një garant personal të ligjit. Ka nevojë për ligj që zbatohet njësoj për të gjithë. Si për Lindën e AKSHI-t dhe për Belindën e qeverisë.

Të hënën duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Të hënën duhet të shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit.

Çdo vonesë tjetër do të jetë një akt i qartë pengimi ndaj drejtësisë.

Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet!”. gsh

Luftë e kreut të ekzekutivit kundër SPAK! E pohon vetë Edi Rama : “Kushtetuesja s’gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë, budallallëk botëror! Do vijojmë betejën”

Luftë e kreut të ekzekutivit kundër SPAK!  E pohon vetë  kryeministri Rama në podcast rreth vendimit të GJK që le në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut! Ja reagimi i plotë:

“Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.

Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministers, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi. Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.

Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, – është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, – por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.

Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.

Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, – se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, – i futi në një thes, – u them një gjë, – kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse. Kaq e thjeshtë është!””

Një sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është një sistem i komprometuar – Rezultati 4 me 4 i GJK Nga Ermelinda Meksi, ish deputete e PS

Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi.

 

Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë.

Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë, jo si gjykatë.

Nje sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është nje sistem i komprometuar, me rrezikun që në të ardhmen :

✔️ Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim,

✔️ Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma,

✔️ Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues.

Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi.

Pasi koston e mosvendimit nuk e paguan :

#as gjyqtari i cili nuk ndëshkohet, nuk humb mandatin, nuk penalizohet,

#as Gjykata si institucion ku vendimi 4–4 quhet “proceduralisht korrekt”

#as palët politike ku secila e lexon si fitore ose si shmangie të humbjes.

Koston e mosvendimit e paguan sistemi:

Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar, konflikti shtyhet , riciklohet,precedenti krijon normën e heshtjes,kurse publiku mëson se barazimi është rrugë e sigurt.

#Perfundimi

Mosvendimi është strategji pa çmim individual, por me kosto kolektive të padukshme: ai çon ne erozionin e autoritetit kushtetues dhe besimin e publikut.

Prandaj për të evituar këtë kosto duhet një mekanizëm korrektues efektiv që ta bëjë mosvendimin të kushtueshëm individualisht dhe institucionalisht, në mēnyrë që Gjykata të prodhojë një rezultat material, edhe kur është e ndarë.

Që publiku të kuptojë më mirë integritetin e çdo rezultati , gjyqtari duhet të shpjegojë publikisht arsyet pse votoi pro ose kundër.

E.Meksi 8 Shkurt 2026

“Mazhoranca mban peng kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut”, BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’

Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra në këmbë mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, për të përuruar përfundimin e punimeve.

Investimi në segmentin 43 kilometra, që etiketohet edhe si ‘rruga e florinjtë,’ nisi 15 vite më parë dhe besohet se u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë afro 260 milionë dollarë për të bërë të mundur lidhjen e fshatit Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec.

Por investimi shumëvjeçar dhe shumëmilionësh u bllokua vetëm dy muaj pas inagurimit, pasi një masiv gurësh ra nga skarpatat anësore në fund të nëntorit dhe pak javë më vonë pësoi shembje të plotë të bankinës dhe trotuarit në një aks të saj pranë fshatit Gështenjas.

Autoriteti Rrugor ‘fajësoi’ shiun e dendur për dëmet, por ky nuk ishte një incident i veçuar.

Aksi panoramik i rrugës Shëngjin-Velipojë, unaza e poshtme e qytetit të Burrelit apo tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit shfaqën gjithashtu defekte dhe probleme gjatë sezonit të dimrit, pavarësisht kostove dhe inaugurimeve të bujshme. Me alarm u përcoll në publik edhe një video e bërë nga kalimtarët në fillim të janarit në Tunelin e Llogarasë, ku shihej uji që rridhte nga tavani i tunelit.

Tuneli i Llogarasë bashkë me projekte të tjera të infrastrukturës janë vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi një hetim i Prokurorisë së Posaçme ka zbuluar manipulimin e garës dhe paracaktimin e kompanive fituese përmes ndërhyrjes së ministres Belinda Balluku, njëherëzi numri 2 i qeverisë.

Por një kërkesë e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut mbahet peng në Kuvend nga mazhoranca socialiste prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar.

Për ekspertët e infrastrukturës dhe ekonomisë, incidentet e muajve të fundit me rrugët nuk duhen parë si të shkëputura, por si pjesë të papërgjegjshmërisë institucionale dhe lidhjeve korruptive dhe klienteliste në shpërndarjen e fondeve publike.

“Ndërtimi i këtyre rrugëve nuk bëhet për të vjedhur, por për të grabitur,” thotë inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i cili e lidh problemet e sigurisë së tyre që me mënyrën si janë projektuar, pa studime teknike të mirëfillta dhe me synimin për “përfitime ekonomike”.

Sipas tij, çdo vepër infrastrukturore si rregull duhet të kalojë në konsultim në disa këshilla teknikë dhe të bëhen studime gjeologjike të mirëfillta apo studime për interesin publik, procedura që sipas tij janë anashkaluar ose janë bërë në mënyrë fiktive.

“Këtu janë jashtë kontrollit, janë projekte të bëra me nxitim, pa studime teknike,” shton Ngjeqari.

Edhe sipas Zef Preçit, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike, pasojat që shihen me sy janë të lidhura me klientelizmin e të gjithë procesit të ideimit, projektimit, ndërtimit, supervizimit dhe deri në marrjen e këtyre veprave në dorëzim.

“Përgjithësisht projektimi i veprave infrastrukturore publike kryhet me cilësi të dobët, në mjaft raste pa shkelur fare terrenin fizik, por vetëm mbi bazën e hartave që merren në Google Maps, mungojnë studimet gjeologjike, injorohen master-planet zhvillimore të sektorit…,” tha Preçi për BIRN.

“Edhe në rastet kur në projektim përfshihen kompani të huaja me emra të mëdhenj, puna konkrete bëhet nga projektues vendas, shumë herë të nënpaguar dhe thjesht për të justifikuar formalisht dobinë e një vepre publike të caktuar,” shtoi ai.

Klientelizimi, sipas Preçit, vijon në gjithë hallkat e zinxhirit, pasi kompanitë apo inxhinierët që kanë për detyrë të merren me supervizionin gjatë kryerjes së punimeve, në mjaft raste përzgjidhen në kushtet e konfliktit të interesit. Kështu, raportimet për volume dhe cilësinë e punimeve që raportohen në situacionet e kompanive janë të fryra, fiktive dhe jo në përputhje me projektet përkatëse.

Preçi sugjeron se punimet në veprat infastrukturore kryhen përgjithësisht me cilësi të ulët dhe duke shkelur rëndë parametrat teknike të projektuar, sepse sipas tij, “ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet e veta dhe në shumë raste fondet përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar”.

Ekspertët i konsiderojnë një pjesë të projekteve të kushtueshme pa interes publik dhe ekonomik për vendin, por që marrin jetë për shkak të interesave financiare që fshihen pas tyre.

“Tuneli i Llogarasë është vepër antikombëtare,” thotë Ngjeqari, duke sqaruar nga pikëpamja teknike nuk është marrë parasysh përbërja e malit me gur gëlqeror dhe rrjedhja e ujërave. Një tjetër shembull i mungesës së leverdisë ekonomike është sipas tij rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën thotë se kanë munguar studimet në fazën e projektit.

Zef Preçi flet për një model model klientelist të dhënies së tenderave në infrastrukturë të shpërndarë në gjithë vendin, ku bizneset fituese janë të regjistruar për llogari të personave të ekspozuar politikisht.

“Studimet dëshmojnë për rritje eksponenciale të tenderave që këto kompani fitojnë duke cënuar kështu, jo thjesht barazinë para ligjit, por edhe duke përkeqësuar dukshëm klimën e biznesit në vend,” thotë ai.

Preçi beson se të paktën gjysma e fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore, “nuk janë investuar realisht në ekonominë e vendit, por kanë shërbyer për të fuqizuar kompani të caktuara kliente të qeverisë”.

“…kanë ushqyer pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjbërëse të elitës politike të vendit,” përfundoi ai.

Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë, jo si gjykatë Nga Ermelinda Meksi, ish deputete e PS

Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë.

Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë, jo si gjykatë.

Nje sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është nje sistem i komprometuar, me rrezikun që në të ardhmen :

✔️ Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim,

✔️ Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma,

✔️ Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues.

Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi.

Pasi koston e mosvendimit nuk e paguan :

#as gjyqtari i cili nuk ndëshkohet, nuk humb mandatin, nuk penalizohet,

#as Gjykata si institucion ku vendimi 4–4 quhet “proceduralisht korrekt”

#as palët politike ku secila e lexon si fitore ose si shmangie të humbjes.

Koston e mosvendimit e paguan sistemi:

Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar, konflikti shtyhet , riciklohet,precedenti krijon normën e heshtjes,kurse publiku mëson se barazimi është rrugë e sigurt.

#Perfundimi

Mosvendimi është strategji pa çmim individual, por me kosto kolektive të padukshme: ai çon ne erozionin e autoritetit kushtetues dhe besimin e publikut.

Prandaj për të evituar këtë kosto duhet një mekanizëm korrektues efektiv që ta bëjë mosvendimin të kushtueshëm individualisht dhe institucionalisht, në mēnyrë që Gjykata të prodhojë një rezultat material, edhe kur është e ndarë.

Që publiku të kuptojë më mirë integritetin e çdo rezultati , gjyqtari duhet të shpjegojë publikisht arsyet pse votoi pro ose kundër.

E.Meksi 8 Shkurt 2026

“Nëse Balluku shkon në zyrë arrestohet në flagrancë”! Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Pas vendimit të GJK, SPAK mund të kërkojë pezullimin nga detyra të çdo zyrtari të lartë

 

Gazetarja Klodiana Lala, në intervistën e saj në emisionin “Kjo Javë”, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas saj, që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.

“Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej, Lala u ndal te ajo çfarë prodhoi vendimi i Kushtetueses, ku sipas saj, duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në çdo rast t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve.

 

“Pra, nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni”, tha Lala.

Sipas Lalës, trupa gjyqësore për vendimin ndaj Ballukut u nda 4 me 4, ku kryetarja e GJK-së Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit, ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

“4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër. Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO-së.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës.

Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër.

Cfarë thotë në thelb vendimi:

Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në çdo rast t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.

Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë.


Send this to a friend