VOAL

VOAL

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë- Përshkallëzohet situata, banorët e Rrjollit: Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë! Kryeministri mos na bjerë në qafë…

Ata e cilësojnë projektin si një “grabitje” të hapur të pronave të tyre dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen.

 

VELIPOJË– Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës së tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik. Situata është përshkallëzuar, pasi banorët zbritën në kantierin e ndërtimit, aty ku mjetet e rënda të GENER 2 punojnë në bregdet për të ngritur resortin “Blu Borgo”.

Ndërkohë, banorët e cilësojnë projektin si një “grabitje” të hapur të pronave të tyre dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen. Një përfaqësues i banorëve, ka deklaruar se ata zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, të mbështetur nga një vendim gjykate i vitit 2006 dhe një ligj i vitit 2008.

“Unë jam i përfaqësuesi i Shullajve, që kemi letrat e tokës, 400 dynym tokë. Që e kemi bërë me dokumenta të rregullta. Në 2006-ën kemi një vendim gjykate që e kemi fituar. Në 2008-ën Sali Berisha ka nxjerrë një ligj që ne e kemi fituar me urdhër të premë. Edhe ne fjetëm mendjen…

Sot është dita e gjashtë. Dje kemi bërë një protestë shumë pak njerëz, por kemi bërë një protestë që është e papame. Sot po mblidhet populli, e shihni vetë. Çfarë do të vijnë, do të shihet javën tjetër. Kjo do të jetë një protestë që nuk do të mbyllet as sot, as këtë muaj. I bëjmë thirrje shtetit. I bëjmë thirrje tërë shtetit tonë, shtetit shqiptar. T’i vënë këto letra në dukje.

I bëjmë thirrje SPAK-ut. Kemi qenë përpara SPAK-ut, një vit po bëjmë në maj, që na ka çuar, para 10 ditësh na ka çuar në Shkodër. Ne jemi, të hënën do të bllokojmë derën e Shkodrës, te prokuroria. Dhe janë pak sot çfarë do të shkojnë të hënën në Tiranë. Punëtorët e firmës janë duke punuar, gjithçka në këtë dynym janë duke punuar. Sot për sot, nuk e di a janë duke punuar, a janë duke punuar prapë? Janë bllokuar fije… a janë bllokuar se na ka policë pak? A janë bllokuar se u duket popull shumë?

Ata ta zgjidhin vetë. Por kjo do të jetë një protestë që nuk do të bëjmë vaki në tërë botën, që do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë. Kjo protestë as mbyllet sot, as këtë muaj. I bëjmë thirrje që tërë emigrantët, të mblidhen në këtë tokë. T’i dalim zot tokave të parëve tanë, që na e kanë lënë me djersë, ka ndenjur zveshur, zbathur, ka jetuar në kasolla, nuk ka jetuar luksoze,” tha Banori./Dosja.al

Gjykata Kushtetuese riktheu pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra! Në Burgun e Durrësit shpërthejnë fishekzjarrët!

Mbrëmë (6 shkurt) Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke rrëzuar kërkesën ankimore të kryeministrit Rama, i cili kërkont të shpallej antikushtetues vendimi i GJKKO.

 

Ky vendim është pritur me entuziazëm në burgun e Durrësit, aty ku vuajnë dënimin disa zyrtarë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj apo ish ministri Ilir Beqaj.

Jashtë ambienteve të IEVP Durrës menjëherë pas vendimit të Kushtetueses ka pasur festë, madje janë hedhur edhe fishekzjarrë.

Kujtojmë që fishekzjarrë jashtë ambienteve të burgut të Durrësit janë hedhur edhe më 3 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliajn.

Ndërkohë në Fier, militantët e Belinda Ballukut hodhën fishekzjarrë në datën 12 dhjetor, kur ajo u rikthye në detyrë. gsh

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

Partia Demokratike mban pasditen e të martës një protestë në kryeqytet por se ende nuk janë bërë të ditura skenarët e përzgjedhura nga strukturat.

Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha i pyetur nga qytetarët në një komunikim online, në lidhje me mundësinë e një reagimi që çon në mbylljen e akseve kombëtare rrugore, tha se edhe kjo është një nga formate kryengritjes paqësore.

Më parë Berisha kishte paralajmëruar se PD nuk do të vinte në pushtet me dhunë, por vetëm nga votat e shqiptarëve. bw

Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, TIA, ka mbyllur një tjetër vit fantastik, duke u rikonfirmuar ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë krahasuar me periudhën e parapandemisë, vitin 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga ACI Europe, Airports Council International Europe, që përfaqëson më shumë se 600 aeroporte në 55 vende, të analizuara nga Ekofin.al, numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga TIA në vitin 2025 ishte 248.7% më i lartë sesa në vitin 2019 (2,556,846 pasagjerë në 2019 rritur në 11,640,047 në 2025). Me këtë rritje, Aeroporti i Rinasit rezulton të jetë mes top 5 aeroporteve evropiane me rritjen më të fortë nga totali i 485 aeroporteve.

Screenshot_1

Gjithashtu, sa i përket renditjes rajonale të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport (TIA) konfirmohet si aeroporti më i madh dhe me volumin më të lartë të pasagjerëve, me 11,640,047 udhëtarë me një rritje vjetore prej 8.7%. Me këtë performancë, Tirana qëndron dukshëm përpara Beogradit (BEG), i cili ka regjistruar 8,913,520 pasagjerë, me një rritje më të moderuar prej 6.5%.

Në vendin e tretë pozicionohet Kosova – Prishtina (PRN) me 4,595,524 pasagjerë, duke shënuar një nga ritmet më të forta të rritjes në rajon, 12.7%, ndërsa Shkupi (SKP) ndjek me 3,211,419 pasagjerë dhe 8.7% rritje, në të njëjtin nivel ritmi me Tiranën, por me një bazë dukshëm më të ulët.

Aeroportet turistike të Adriatikut shfaqin dinamika më të përmbajtura: Dubrovniku (DBV) ka regjistruar 3,090,245 pasagjerë, me rritje 4.6%, ndërsa Sarajeva (SJJ) spikat për rritjen më të fortë në listë, 22.2%, megjithëse me një volum më të kufizuar prej 2,226,692 pasagjerësh.

Në fund të renditjes, Podgorica (TGD) rezulton i vetmi aeroport me rënie, duke shënuar 1,752,077 pasagjerë dhe një tkurrje prej -0.3%, ndërsa Tivati (TIV) mbyll listën me 1,343,265 pasagjerë, por me një rritje të ndjeshme prej 19.5%, e mbështetur kryesisht nga sezonaliteti turistik.

Në tërësi, të dhënat tregojnë se Rinasi jo vetëm që kryeson rajonin në volum, por po konsolidon rolin e tij si nyja kryesore ajrore e Ballkanit Perëndimor, duke u shkëputur qartë nga aeroportet e tjera, si për nga madhësia, ashtu edhe për nga qëndrueshmëria e rritjes. Rritja e fortë e Rinasit përkon me marrjen në menaxhim të aeroportit nga Grupi Kastrati, i cili që nga fundit i vitit 2019, kur u nënshkrua marrëveshja koncesionare, deri në fund të vitit 2025 ka realizuar rreth 200 milionë euro investime, ndërsa planifikon të vijojë edhe gjatë vitit 2026, ku plani më ambicioz është zgjatimi i pistës për fluturimet e para transoqeanike të parashikuar në verë me Kanadanë dhe më pas në një të ardhme të afërt me Nju Jorkun në SHBA. /ekofin.al

EMRAT- Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi! Ja si u ndanë gjyqtarët e Kushtetueses, kush votoi pro dhe kundër kërkesës së Kryeministrit

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur dje, 6 shkurt 2026, rrëzoi kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit të Belinda Ballukut si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi u mor me barazim votash, 4 me 4: gjyqtarët Marjana Semini, Sander Beci, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës, ndërsa Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Ilir Toska votuan kundër.

Gjykata thekson se imuniteti i ministrave është i lidhur me funksionimin e organit ekzekutiv dhe se masat që kufizojnë ushtrimin e detyrës kërkojnë autorizimin paraprak të Kuvendit.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi î vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin kërkuar të votave për vendinımarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21:11:2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetutese vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës.
  2. Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

gsh

“Dosja e AKSHI-t ka tronditur ndërkombëtarët”, Berisha: Gerond Meçe ka denoncuar në dy përfaqësi të huaja implikimin e Ramës, baxhanakut dhe Lindës!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e AKSHI-t.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se kryeministri Rama është në dijeni të plotë, sipas tij, për dëshmitë e dhëna nga Gerond Meçe në dy përfaqësi kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Sipas Berishës, këto dëshmi përmbajnë detaje mbi atë që ai e cilësoi si implikim të drejtpërdrejtë të kryeministrit, të baxhanakut të tij dhe të Linda Ramës në aferat që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Berisha deklaroi se, sipas tij, këto çështje tashmë kanë dalë “në dritën e diellit” dhe se kryeministri, në këtë kontekst, “nuk është gjë tjetër veçse një Ergys Agasi”. Ai shtoi se reagimet e Ramës, sipas tij, vijnë si pasojë e presionit të krijuar nga këto zhvillime.

Sipas kreut të opozitës, dosja e AKSHI-t ka shkaktuar reagime të forta dhe ka tërhequr vëmendjen e kancelarive evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha. Ai e cilësoi këtë çështje si një ndër aferat më të rënda që, sipas tij, ka ndikuar në perceptimin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare. bw

Takimet e Ramës në Izrael dhe Vatikan, Berisha: Edhe po të shkojë në hënë, shkon si hajdut, narko-diktator! Është zhveshur nga çdo moralitet

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi takimet e fundit të kryeministrit Rama në Izrael dhe Vatikan.

 

Kryedemokrati u shpreh se edhe po të shkojë në hënë, Rama mbetet sërish hajdut, narko-diktator.

Ai shton se zhvillimet e fundit me dosjet Balluku dhe AKSHI, e kanë zhveshur nga çdo moralitet.

Berisha: Zhvillimet e fundit e kanë zhveshur nga çdo moralitet. Edhe në hënë po shkoi, shkon si hajdut narko diktator dhe nuk ka më shpresë. Ne përpiqemi, bëjmë punën tonë, por kjo punë nuk ka qenë pa rezultate. Kemi folur me vite për narko shtetin. Dhe lobistët e tij, lëshonin rrufe kundër nesh. Tani po del më shumë në skenë. Ky njeriu i hapave të mëdhenj. Del një hajdut që nuk e ka shokun në Europë. Kemi bërë që e kemi denoncuar. Do i japim duart edhe më shpejt. gsh

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel! Çfarë ndodhi në mbledhjen që alarmoi Edi Ramën

Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvillua në Vlorë. Pritej që Edi Rama të bëhej pjesë e aktivitetit ku e prisnin Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze Catherine Suard, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj, por kryeministri e anuloi papritur udhëtimin drejt Vlorës dhe si një figurë që zakonisht dominon panele të kësaj natyre, mungesa e tij la në hije të gjithë aktivitetin.

Paneli në takimin “Edhe disa hapa drejt BE”, Vlorë

Anulimi i udhëtimit drejt Vlorës erdhi në minutat e fundit, por një burim tha se shkak u bë një shqetësim i fortë lidhur me zhvillime në Bruksel rreth hetimeve të SPAK për Belinda Ballukun dhe tensioneve institucionale që ai ka prodhuar.

Këto zhvillime kishin të bënin me një mbledhje të premten e datës 30 Janar në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel për një takim të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë në mënyrë të mbyllur çështjet e zgjerimit.

Faksimile nga axhenda e takimit të grupit të punës për zgjerimin në Bruksel
Faksimile nga axhenda e takimit të grupit të punës për zgjerimin në Bruksel

Në këtë tryezë, sipas të njëjtit burim, përveç dosjeve të zakonshme, ishte prekur edhe situata në Shqipëri, konkretisht ngërçi institucional i krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizim për arrestimin e saj.

Burimi pohon se në diskutim është shprehur shqetësim për atë që është perceptuar si një kthesë e qeverisë në raport me drejtësinë e re. Mësohet se lëvizjet e fundit të mazhorancës socialiste janë lexuar në Bruksel si një thyerje e partneritetit që ishte ndërtuar ndër vite nga qeveria Rama me sistemin e reformuar të drejtësisë, në veçanti me SPAK, institucioni që ka pasur mbështetje të fortë nga trupa diplomatike.

Por çështja nuk përfundon këtu. Duhet kuptuar se takime si ky i Grupit të Punës për Zgjerimin zhvillohen në tryeza të mbyllura dhe shoqërohen me diskrecion të rreptë mes diplomatëve.

Marta Kos, komisionere per zgjerimin dhe Edi Rama

Pasi ka dëgjuar qëndrimet e prera të diplomatëve dhe të ekspertëve për situatën në Shqipëri, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka kontaktuar e shqetësuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Duhet thënë se Franca dhe Holanda janë dy vende që përmenden shpesh në këtë kontekst, edhe për shkak të interesit të kompanive të tyre në tenderin e portit të ri të Durrësit, një garë që përfundoi me skualifikimin pa një rrugë efektive ankimi të kompanive nga këto vende. Këto janë nga shembuj që ushqejnë bindjen për problemet në klimën e investimeve dhe për funksionimin e rregullave të lojës në sistemin e prokurimeve në vendin tonë.

Pikërisht pas kësaj bisede me Marta Kos, mësohet se Rama është alarmuar dhe ka anuluar udhëtimin në Vlorë për të bërë një seri telefonatash në kancelaritë europiane me qëllim zbutjen e toneve dhe për të shmangur një përshkallëzim diplomatik.

I kapur në një situatë emergjente, kryeministri ka shpërfillur totalisht marrëdhënien e konfidencialitetit mes diplomatëve në Bruksel, duke vënë në pozitë të vështirë edhe komisioneren për zgjerimin Marta Kos.

Nuk dihet nëse Rama ka arritur të riparojë diçka në marrëdhënien me kancelaritë e vendeve të Bashkimit Europian, por e sigurtë është që me telefonatat e tij ka nxjerrë bllof komisioneren Marta Kos, e cila ka thyer kodin e etikës duke i përcjellë Ramës fije për pe atë që ishte diskutuar për SPAK, Ballukun dhe qeverinë shqiptare

Prej mesit të muajit dhjetor, mazhoranca po zvarrit votimin në kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, me shpresën se do të arrijë t’i djegë afatet e parashikuara në rregulloren e kuvendit. Aty parashikohet se nëse kërkesa për autorizimin e arrestimit nuk votohet brenda tre muajsh, atëherë SPAK nuk mund ta arrestojë deputetin apo ministrin përkatës.

Votimin në kuvend, Rama e kushtëzon me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mori në shqyrtim pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre. Vetëm se çështja në Gjykatën Kushtetuese është thjesht një pretekst, pasi ndarja e pushteteve nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste për dosjen e aferave të korrupsionit të Belinda Ballukut.

Ajo ç’ka mbetet është që çështja Balluku tashmë i ka kaluar përmasat e një zhvillimi të brendshëm politik dhe se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë e kanë çuar çështjen drejt kancelarive perëndimore.

Në këtë kuptim, çështja e imunitetit të Belinda Ballukut është shndërruar në një provë e kredibilitetit të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian, që nëse dështon do të ketë pasoja.

Në Tiranë, buzëqeshjet diplomatike dhe deklaratat e balancuara vijojnë. Por sipas burimeve që informuan Lapsi.al, mesazhet në mbledhjen që i prishën fundjavën Edi Ramës kanë qenë të qarta: nëse SPAK pengohet në një çështje simbol për luftën kundër korrupsionit, atëherë edhe rruga e integrimit mund të bëhet më e gjatë dhe në vend të disa hapave, mund të kërkojë disa kilometra akoma drejt BE./Lapsi.al

“U firmos nga Balluku”- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestë me pankarta para SPAK-ut, kundër ndërtimit të resortit turistik: Duam drejtësi! Na ktheni pronat tona

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre drejt kryeqytetit.

 

Ata janë tubuar sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku me thirrje dhe pankarta në duar apeluan për drejtësi nga organi më i lartë i akuzës në vend.

Ata protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë.

Banorët bëjnë përgjegjëse për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit edhe zv/kryeministren Belinda Balluku, nën akuzë, e pandehur dhe me masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO, për të cilën kërkohet edhe heqja e imunitetit nga parlamenti, për abuzime me detyrën në tenderimet e Tunelit të LLogarasë dhe Unazës së Madhe, pas përgjimeve të siguruara në telefonin e Ervis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së.

Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin.

Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”,  “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Panorama

“Këtë betejë do ta fitojmë”- Berisha për protestën e 10 shkurtit: Kemi vetëm një qëllim, largimin e armikut dhe regjimit të egër! Kërkesa e qytetarëve do zbatohet

Kreu i selisë blu u pyet gjatë konferencës së sotme nga gazetarët edhe për protestën kombëtare të 10 shkurtit nga opozita, në bulevardin para kryeministrisë në Tiranë.

 

Ai u shpreh se opozita do dëgjojë kërkesën dhe zërin e qytetarëve dhe do i përgjigjet duke zënë sheshin, pas skandaleve të fundit qeveritare, kryesisht dosjet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

Teksa nënvizoi se edhe Gjykata Kushtetuese po përdoret për “t’i pirë gjakun shqiptarëve”, e komanduar nga kryeministri Edi Rama, e vetmja rrugë për qytetarët ka mbetur sheshi sipas tij, deri në rrëzimin e armikut të egër.

“Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e konsideroj shumë të drejtë dhe se ajo në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet. Pra, ata janë qytetarë të përgjegjshëm, që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Po si mundet një gjykatës Kushtetues të mos ndjenjë përgjegjësinë ligjore. Të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve, por të bëhet strofulla e fundit e hajdutit të tij”, tha ai.

Dhe duke ngritur shqetësimin për situatën e aktualitetit, politikës dhe faktorëve socialë-ekonomike, ai nënvizoi se:

“Vetëm fjala e qytetarëve ka ngelë këtu dhe unë kam bindje se këtë betejë qytetarët do ta fitojnë. Nuk janë të paktë ata që po shkelmojnë mbi dinjitetin e tyre, ata që si shushunja po u thithin gjakun çdo ditë. Por prapë guximi qytetar, ndershmëria dhe morali qytetar është qindra herë më i fuqishëm se ata.  Kështu që e kam deklaruar dhe e deklaroj, tani kemi një objektiv, largimin e këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve”, tha Berisha. Panorama

GJKKO liron nga burgu vëllain e ish-deputetit të PS-së! Si Xhelal Rraja siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e Arben Ndokës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë duke e liruar nga burgu për ta lënë në “arrest shtëpie”.

Xhelal Rraja ndodhej në qeli pasi u arrestua më 10 korrik 2024, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Mësohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët ndan banesën.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Xhelal Rraja me datë 17.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit të vendimit Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, miratuar me vendimin Nr. 78, datë 12.07.2024 të kësaj Gjykate dhe caktimin e masës së sigurimit atë të “Detyrimit për t’u paraqitur pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore”, për këtë shtetas”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit Xhelal Rraja, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 dhe me vendimin Nr.78, datë 12.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në ****, Njësia Administrative ****, ****.

4. Urdhërohet i pandehuri Xhelal Rraja, të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të personave që bashkëjetojnë me të.

5. Zbatimi dhe mbikqyrja e vazhdueshme e kësaj mase sigurimi të bëhet nga Komisariati i Policisë që mbulon vendbanimin e tij.

6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Xhelal Rraja, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar ose i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

KUSH ËSHTË XHELAL RRAHJA

Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist, Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

PLANI PËR ELIMINIMIN E ARBEN NDOKËS

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar dosjen më të fundit të SPAK ku zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

***

Arben Ndoka, siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi, fliste çdo sekondë me dhëndrrin e tij dhe nipin Samuelin, djalin e Aleksandrit për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.

Në ndjekje të të fortit të Niklës, u vendosën disa kontigjentë të krimit, por nuk po ja dilnin dot.

Ndoka mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.

Ata dyshonin se në zhdukje kishte gisht Durim Bami, ndaj u bënë palë me ish-deputetin.

Të gjithë keta emra dhe shumë të tjerë e monitoronin në çdo hap të fortin e Niklës, edhe kur ndodhej me pushime në Sarandë.

Plani ishte që ai të vritej teksa kthehej nga pushimet.

Ndaj Ndoka thërriti në ndihmë Astrit Avdylin që në këtë kohë ndodhej në burg.

Pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .

Sipas SPAK, Arben Ndoka bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.

Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme të hynte në lojë duke ekzekutuar të fortin e Niklës.

I vëllai i Durim Bamit, Valteri do të merrej peng. Rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit. Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu pati rol në vëzhgimin e Durim Bamit.

Ndoka bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.

Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkon vrasës me pagesë edhe në Kosovë. Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.

Arben Ndoka i shkruan: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’

Ervis Martinaj i përgjigjet: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.

Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, janë në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk rri duarkryq.

Por organizohet njëkohësisht si të mbrohet ashtu edhe të sulmojë.

Dosja Hetimore

Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës.

Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Indrit Doklen.

Durim Bami vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.

Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.

Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.

Dosja Hetimore
Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit. E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti.

Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.

Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua. Por ndërsa Arben Ndoka dhe Durim Bami nuk po e arrinin njëri-tjetrin për ta eliminuar, ish-deputeti socialist i Lezhës, investohet të mbyllë llogaritë me ‘Leksin e Druve’.

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Një tjetër personazh me banim në Lezhë, për të cilin Arben Ndoka, dyshonte se kishte strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Dhe në planin për të vrarë ‘Leksin e Druve’. Ndoka thërrët në ndihmë nipin e tij Samuelin, dhëndrin dhe lidhje të tjera familjare dhe shoqërore.
Por ‘Leksi i Druve’ ndaj të cilit sot ka një masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ shpëtoi nga ekzekutimi, pasi u mor në mbrojtje nga shteti.

Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka.

Ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni.

Për të realizuar këtë atentat ai kontaktoi një emër të njohur të krimit në qytetin e Vlorës, Viktor Imeraj, i njohur si Tori i Xhihanes.

SPAK

Ervis Martinaj ka krijuar bindjen se Fatmir Hyseni dhe Leonard Duka në bashkëpunim me lidhjet e tyre më datë 27 Gusht 2019 kanë kryer vrasjen e shtetasit Santiago Malko, lidhje e ngushtë e tij.

Me qëllim vrasjen e Fatmir Hysenit, Ervis Martinaj ka kontraktuar kundrejt pagesës shtetasit Viktor Imeraj dhe Satilno Basho. Shuma e parave e vënë në dispozicion nga Martinaj për vrasjen e Fatmir Hysenit është 250-300 000 euro.

Por nga krahu tjetër, as grupi kundërshtar i Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës, nuk kanë ndejtur duarkryq.

Pasi edhe ata siç shikohet janë vënë në lëvizje për të eleminuar rivalët e tyre.

në përditesim…

Zvarritja e vendimit për Ballukun, gazetari: Një gjyqtar i Kushtetueses ka firmosur vendimin në kafe! Sandër Beci merrte para për notat e provimeve të studentëve

Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Studio24” në News24.

 

Ai theksoi se një gjyqtar ka firmosur vendime në kafe, përballë personave që i jepte llogari dhe se sipas tij i është bërë presiom nga ‘grupi i Ballukut’.

Toska: Juristët që janë në panel bëjnë interpretim juridik. Unë them që GJK është kthyer në një ferr të vërtetë. Një pjesë me miratimin e tyre dhe një pjesë të detyruar. GJK sot, që shihet si panteoni i drejtësisë, është kthyer në institucionin më të dobët juridik. Juristët e shpjegojnë shumë mirë përbërjen e GJK. Duhet të kishte njerëzit më ekselentë. GJK janë 3 gjyqtarë karriere, Ilir Toska, Xhaferrllari, Asim Vokshi. Pjesa tjetër janë noterë që nuk kanë lidhje aty. Aktualisht po vlon aty diçka. Një kazan i nxehtë ku sekush do të shmangë përvëlimin, nga presionet politike. Di të them një situatë që një pjesë po luan me zjarrin e të shpallurit njerëz anti amerikan.

Investimi VanHorn në këtë çështje është aq i lartë, por presioni nga qeveria blerja është aq e lartë. Sjell përplasje. Ka një anëtar që është relator Sandër Beci. Ku d të shkojë vendimi i këtij njeriut. Duhet të kuptosh ku shkon ai. I vendosur aty nga PS, person që ka qenë pedagog i përfolu që jepte provimi me 300 euro. S’mund të jetë aty në GJK. Kemi të bëjmë me një vëzhgim absolut nga SPAK dhe ambasada për të gjithë anëtarët e GJK në të gjithë lëvizjen. Dyshimet e forta presionet e qeverisë kanë detyruar këto vëzhgime. Nëse do të ketë gjyqtarë të arrestuar në të ardhmen do jenë nga GJK. Duke mos qenë jo profesionist mund të japin vendimet të padrejta që rëndojnë marrëdhëniet me SHBA.

Nëse do ketë gjyqtarë të arrestuar do ketë nga GJK. Përflitet, që një anëtar i GJK ka firmosur vendimin në kafe dhe jo në zyrë. Kur është mbledhur kolegji për shqyrtim, e ka vendosur firmën jashtë zyrës. Përflitet. Kaq e rëndë situata. Janë vënë përballë tytës, mund të jetë dhe një thes me para që firmos këtu. Politika, grupi i Ballukut. Nuk janë profesionistë të fushës. Askush nuk do të dalë në këtë vend mbi interesin amerikan. Shtyje pafund. Si kuptohet kjo çështje? Është 4 me 4. Në 8 anëtarë raporti 4 pro Ballukut, 4 kundër. Me këtë vendim ngel në fuqi pezullimi.

Nuk mendoj se SPAK ka ndenjur duarkryq. Edhe amerikanët. Për të kuptuar se ku do shkojë vota nesër. Prandaj kemi një deklaratë nga GJK largoni presionin nga ne. Nuk mund të hedhin poshtë interesin amerikan. Presioni mbi ta është i madh. Do vendosin për të mirën e Shqipërisë, apo për të mirën e Ballukut. Ramës i intereson vendimi pro zonjës Balluku. Po hetohet për abuzime 5 mld euro. Personi më i korruptueshëm. Ka një trekëndësh Agasi, Agaçi, Balluku. Këta të tre po mbajnë në presion Ballukun.

Lala: Kushtetuesja e paaftë dhe ‘nën thundrën’ e kryeministrit! Po i del në mbrojtje një gruaje të akuzuar për vepra të rënda

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zvarritjen e çështjes “Balluku”, në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka marrë nën shqyrtimin ankimimin e kryeministrit Rama ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.


Lala ka ngritur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar mosmarrjen e vendimit për çështjen “Balluku” si një tregues të qartë se Gjykata Kushtetuese është e frikësuar dhe e nënshtruar ndaj presioneve politike

Lala: Lajmi sot nuk do të ishte dhënia e vendimit, lajmi i madh sot është mosdhënia e vendimit. Sepse kjo na tregoi se institucionet në këtë vend kanë rënë. Unë kam parë sot një Gjykatë Kushtetuese të frikësuar, që i është nënshtruar presioneve politike, dhe një Gjykatë Kushtetuese që, në rastin më të mirë, është e paaftë dhe, në rastin më të keq, e ndikuar dhe nën thundrën e kryeministrit të vendit.

Çështja Balluku është çështja me interesin më të lartë publik për momentin dhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin, sipas ligjit dhe Kushtetutës, ta fusë me urgjencë në rendin e ditës dhe ta shqyrtojë këtë çështje. Jo për faktin se bëhet fjalë për Belinda Ballukun, por sepse bëhet fjalë për një grua e cila ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeverinë shqiptare, si zëvendëskryeministre, dhe që ende i mban ato për shkak të një vendimi të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ndoshta nuk do t’i mbante nëse do të ishte ndjekur rruga normale e vendimit të GJKKO-së, e cila e pezulloi nga detyra.

Po ashtu, jo vetëm zëvendëskryeministre, por edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë kontekst, Gjykata Kushtetuese duhet t’i jepte përgjigje pyetjes: A ka vepruar GJKKO në përputhje me Kushtetutën në momentin që e pezulloi atë nga ushtrimi i funksioneve? Kjo është një pyetje krejtësisht e thjeshtë dhe përgjigjja mund të jepej nëse ata gjyqtarë do të kishin vullnetin të uleshin në tavolinën e tyre të punës, në dhomën e këshillimit, dhe ta shqyrtonin këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese nuk është më ajo gjykatë që duhet të vendosë balancat dhe të shohë konfliktin e kompetencave mes institucioneve. Unë e shoh si një institucion jashtë sistemit të drejtësisë, sepse është gjykata më e lartë, mbi palët, që duhet të shohë nëse ka konflikt kompetencash. Në fakt, çfarë po bën? Po del në mbrojtje të një gruaje, një zyrtareje shumë të lartë brenda PS-së, e cila prezumohet e pafajshme, por është e dyshuar për vepra shumë të rënda. gsh

Hetimet për mbetjet e rrezikshme të Kurum, Prokuroria e Durrësit masë “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete në Tiranë

Në listën e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit në kuadër të hetimeve për çështjen “Kurumi” përfshihet edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

 

 

Burime bëjnë me dije se ndaj Skëndos është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të të njëjtit procedim penal që ka çuar në lëshimin e disa urdhër-arresteve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë “Kurumi”.

Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit lidhet me dyshimet për eksport të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme nga kompania “Kurum International” në Elbasan. Gjatë periudhës 2020–2023, kompania ka prodhuar mijëra ton mbetje të klasifikuara si të rrezikshme, përfshirë hiri dhe pluhur metalurgjik nga oxhaqet, të cilat, sipas indicieve, janë eksportuar drejt vendeve të huaja pa dokumentacion të duhur dhe pa autorizime ligjore për transferim dhe eksportim.

Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e kompanisë dhe materialet e lidhura me shitjen dhe eksportin e mbetjeve, për periudhën që shtrihet deri në vitin 2024, ndërsa hetimet përfshijnë edhe shkelje të mundshme të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe trafikimi i mallrave të kufizuara.

Skandali u bë i njohur edhe kur kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, të nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare, për shkak se përmbajtja e tyre nuk ishte raportuar saktë dhe nuk kishte leje eksporti të vlefshme. gsh

“Belinda Balluku nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë” – Avokati: Shumë shpejt ndaj saj do të ngrihen akuza për tre vepra të tjera penale

Avokati Marash Logu, në një intervistë për News 24, theksoi se Belinda Balluku shumë shpejt do të përballet me akuza të reja, përtej shkeljes së barazisë në tendera. Sipas tij, ajo do të përballet edhe me akuzën e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Kjo, sipas tij, shkon në linjë me hetimet që po vijon SPAK ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres, jo vetëm për tunelin e Tunelin e Llogarasë, por edhe për procedura të tjera tenderuese.

Avokati tha se ka edhe procedura të tjera tenderuese për të cilat do të hetohet Balluku, krahas atyre 11 që janë konfirmuar tashmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Balluku është marrë e pandehur tashmë. E vetmja gjë që do të shpëtonte Ballukun do të ishte një vendim i GJKKO, dhe asgjë tjetër. Pavarësisht se nga ana e zvarritjes nga kuvendi, hetimet për Ballukun janë duke vijuar, jo vetëm për këto 11 procedura prokurimi dhe shkelje të barazisë në tendera, por edhe për procedura të tjera prokurimi dhe vepra të tjera penale.

Shumë shpejt do të ngrihen edhe akuza për korrupsion, për pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim të ardhurash. Këto makinacione s’e shpëtojnë dot Ballukun nga përballja me drejtësinë. Belinda Balluku është në agoni. Këtë agoni e keni parë te Saimir Tahiri, te Beqaj, te Koka, jo se u arrestua herët.”, u shpreh avokati. gsh

Berisha thirrje policisë: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë kundër Ramës, jo kundër jush

Nga foltorja mbrëmë para Kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të rendit të shmangin përplasjet me protestuesit dhe të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm.

Berisha theksoi se qytetarët nuk janë kundër policisë, por kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke paralajmëruar se zemërimi i tyre “nuk mund të ndalet nga asnjë forcë”.

Ai ftoi efektivët të mos bëhen “mburojë e qeverisë” dhe i cilësoi protestat si mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të vendit.

Berisha: Një thirrje kam për forcat e rendit. Brenda gjirit tuaj ka njerëz të ndershëm, familjarë të shkëlqyer, atdhetarë të flaktë, njerëz të ligjit.
Por brenda jush ka kriminelë, kopukë, trafikantë, të cilët nxijnë.
U bëj thirrje, mos zbatoni urdhrat e tyre.
U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj.

Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre, etj.
Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston.
Mos i detyroni ata, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju.
Ata vijnë për t’u marrë me ata që u vjedhin ju.
Ata vijnë për t’u marrë me ata që zbojnë shqiptarët nga Shqipëria.

Ata vijnë për t’u marë me ata që kanë shndërruar pasuritë e këtij vendi në pasuritë e tyre.
Mos u bëni mburojë e tyre.
Mos e merrni atë mision se gjithë jetën ndërgjegjja do u vrasë.
Ndaj dhe protesta e ardhshme, edhe po u bashkuat me protestuesit do bëni aktin më patriotik, më të mençur, më atdhetar.
Nuk mbrohet Edi Rama, nuk mbrohet Lubi Balluku, nuk mbrohen hajdutët, nuk mbrohet organizata kriminale.
Këto ditë që na kanë mbetur, të gjithë së bashku në çdo derë, në çdo votër, në çdo zemër, të bashkohemi se jemi drejt fitores.
Jemi të sigurt, po ecim drejt fitores.

Shemsi Prençi rendit projektet korruptive: Qukës-Qafë Pllocë ka rënë, po ashtu Aeroporti i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë! Me gjithë këtë barbari, prokurori i SPAK ka mandat 9 vjet, Balluku 12 vjet

Ish-drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi foli në Studio24 mbi hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe AKSHI teksa u ndal te disa nga projektet infrastrukturore korruptive.

Sipas tij disa prej tyre ku janë harxhuar mld euro kanë rënë, prej akteve korruptive.

Me gjithë këto barbari korruptive siç i quan Prençi, prokurori i SPAK që i heton ka mandat 9 vjet, ndërsa ministrja e Infrastrukturës me këto projekte korruptive ka 12 vite me mandat dhe imunitet.

Prençi: Sa herë rritet steka e SPAK për të goditur grupet kriminale brenda dhje jashtë qeverisë, politika duke u ndjerë ngushtë përdor shprehja “skape”. Ndërsen grupet kriminale kundër drejtësisë. Egërsohen. Cila tingëllon më rëndë? Ju kujtohet fjala e kryeministrit goditni dhe djathtas se boll goditët majtas? U kap ish-presidenti, u ka Ilir Meta, Sali Berisha. Nuk njohim një praktikë tjetër në Ballkan. Në Mal të Zi dhanë dorëheqje vetëm për një skandal. Këtu nuk e njohin institucionin e dorëheqjes.

Isha më disa inxhinierë, më treguan projektet. Rruga e Arbrit k ra, Qukës Qafë Pllocë, Korçë Ersekë, Aeroporti i Vlorës, Llogara ka ra. Tunel i Murrizit. Bypass i Vlorës ka ra. Superstrada Thumanë Kashar, po e mbushin për të pestën herë. Ose Eco Park. Të gjitha veprat infrastrukturore kushtuan 9.3 mld euro sipas raportit të KLSH kanë rënë. Korrupsion masiv. Me gjithë këto punë të pista, barbari korruptive, prokurorit të SPAK ja bëjmë mandatin 9 vjet. Ministres së Infrastrukturës 12 vjet.

“Rama kërcënon prokurorët”, Prençi: Shumë shpejt në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaroi se shumë shpejt në Tiranë do të kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha.

Gjatë intervistës në “Studio24”, ai  tha se kryeministri Edi Rama me akuzat që po hedh nda SPAK po i trajton si plaçkë tregu.

 

“Shumë shpejt në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha që i përkasin krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetërore të lidhur me botën e grupeve kriminale të pastrimit të parave në fushën e ndërtimit.

Presioni që po ushtron SPAK, disa prokurorë që kanë dosje të nxehta edhe te politika edhe te krimi i organizuar dhe trafikut të drogës, normalisht janë më të rrezikuar. Por kryeministri i hedh prokurorët si plaçkë tregu, grupet kriminale e marrin mesazhin, përse të mos hidhemi në sulm”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se në raport me SPAK dhe sigurinë e prokurorëve situata është shumë e tensionuar. bw

Imuniteti i Ballukut, Lubonja: Korrupsioni i zv.kryeministres, krim i paparë! Çështja e mandatit të saj zgjidhet duke bërë presion me protesta të dhunshme

Analisti Fatos Lubonja, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend është ndalur tek imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku, ku u shpreh se mazhoranca po përpiqet të mbulojë një krim të paparë që ka të bëjë me korrupsionin e Ballukut, kryeministrit Rama e të tjerë.

“Me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë. Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK’, tha ai.

Më tej Lubonja u ndal edhe te qëndrimi i opozitës për këtë çështje, ku u shpreh se ka parë kontradiktë në atë që demokratët kanë shprehur.

“Shoh kontradiktë që ka kohë që jeton midis pozicionit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, duhet qeveri teknike, protesta. Refuzon atë që quhet rendi normal i një vendi demokratik. Qëndrimi që jemi në regjim dhe nuk mund të bëjmë fasadën e demokracisë, nga ana tjetër është nënshtrimi sepse kanë bërë disa herë, prova bojkote dhe më pas i kanë dënuar vetë duke i quajtur ekstremizma. Dhe këtu hyn faktori i tretë, ndërkombëtar. Pra o nuk ndryshojnë gjë pa ndërkombëtarët…Por edhe kur kanë bërë bojkote, më shumë kam qenë kundër mos-koherencës.  Por me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë. Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK…Pra a zgjidhet ajo kjo punë mbetet për t’u parë. Zgjidhet duke u bërë presion me protesta qoftë të dhunshme, por kjo është çështje e hapur”, tha ai.

Më tej komentoi edhe Reformën Territoriale, ku shtoi se të gjitha reformat që ka bërë kryeministri Rama i ka bërë në favor të rritjes së pushtetit të vet dhe se sipas Lubonjës nuk kanë qëllim mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri. gsh

“Një tjetër akuzë i shtohet Ballukut”- Gazetari kallëzon në SPAK zv.kryeministren dhe ‘Gjoka Konstruksion’: E hapën tunelin e Murrizit pa u kolauduar, jeta e qytetarëve në rrezik

Gazetari Almer Toska ka depozituar në SPAK një kallëzim për Belinda Ballukun vartësit e saj Gentian Gjyli, Ervis Berberi dhe kompaninë Gjoka Konstruksion, pasi sipas tij ka prova që tuneli i Murrizit u hap pa u kolauduar.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të SPAK, gazetari i shpreh se jeta e qytetarëve që kalojnë në tunelin e Murrizit është në rrezik.

Sipas tij, kompania Gjoka Konstruksion nuk ka kryer kolaudimin teknuk dhe nuk ka lëshuar certifikatën e përdorimit të këtij tuneli.

“Tuneli i Murrizit u hap për qëllime politike në mars 2025 dhe nuk është kolauduar nga ARRSH. Jeta e qytetarëve është e rrezikuar çdo ditë. Por Balluku me drejtohet e saj e hapën për qëllime elektorale.

Kompania Gjoka Konstruksion ka shkelur nenin 199, 289 të kodit penal pasi nuk ka kryer kolaudim tekniku, nuk është lëshuar certifikata e përdorimit, nuk janë verifikuar standardet teknike.

Pra lidhur me këto fakte, ne i kemi paraqitur SPAK këtë kallëzim penal për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Ervis Berberin si persona kyç që në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën.

Unë besoj që Klodian Braho dhe prokurorët e SPAK do ti shtojnë një akuzë tjetër Belinda Ballukut”, tha gazetari Toska. Panorama

Skandal në Librazhd-Prrenjas! Rruga kombëtare paralizohet nga rrëshqitja masive e gurëve në Dragostunjë. Kompania “ANK” zhduket nga terreni

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, me dhjetëra e qindra metra kub, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.

 

Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, në një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë.

Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun, por pa asnjë zgjidhje konkrete, për shkak të mungesës së mjeteve nga kompanite qe mirëmbajnë këtë segment si dhe mungesës dhe ndërhyrjeve teknike për largimin e masiveve të gurëve.

Ndërkohë, kompania që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës Librazhd–Dragostunjë–Hotolisht, e cila sipas burimeve në terren konsiderohet shkaktare direkte e kësaj situate, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim minimal për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. Kjo neglizhencë po rrezikon paralizimin për shumë orë të këtij aksi jetik, duke shtuar indinjatën e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi përveç bllokimit të qarkullimit, ekziston një rrezik real për aksidente të rënda, nëse rrëshqitjet vijojnë ose nëse mjetet tentojnë të kalojnë në kushte të pasigurta. bw

Moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i bashkohet protestës së Lapajt te Kryeministria

Aktori i njohur ka marrë pjesë në një sërë protestash të zhvilluara kundër qeverisë “Rama” pavarësisht se cila parti e ka organizuar atë.

 

TIRANË– Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar mbrëmjen e kësaj të shtune protestës kombëtare të thirrur nga Adriatik Lapaj, kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”.

Aktori i njohur ka marrë pjesë në një sërë protestash të zhvilluara kundër qeverisë “Rama” pavarësisht se cila parti e ka organizuar atë. Edhe këtë të shtunë, Binaj nuk mungoi në sheshin para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit./Dosja.al

“Qëndroni fort, të gjitha regjimet bien!”- Noka nis takimet për protestën e 10 shkurtit

Narkoshteti po jep tenderë dhe para për armatën mediatike që të godasë zërin opozitar, por regjimet bien.

 

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me një reagim në rrjetin social, pas takimit me bazën demokrate nga Sharra e Tiranës, ku ka nisur misionin politik për protestën kombëtare të opozitës më 10 shkurt para Kryeministrisë.

Deputeti demokrat vë në dukje problematikën e censurës mediatike dhe rolin e rrjeteve sociale në situatën dhe klimën politike të krijuar nga regjimi sioas tij.

“Të mos harrojmë se përballë kemi një armatë mediatike me shumë gryka zjarri të drejtuara kundër nesh, e që me tenderat e paranë e madhe që u jep narkoshteti, janë gati të asgjësojnë edhe zërin e vetëm opozitar. Qëndroni fort. Të gjitha regjimet bien!”, shkruan ai mes të tjerash.

Nga Sharra, Noka u bëri thirrje demokratëve dhe simpatizantëve për angazhim maksimal dhe pjesëmarrje qytetare, në kushtet e censurës mediatike nga shtypi i kontrolluar, që e cilësoi “armatë mediatike”.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

“Pasqyrimi në rrjetet sociale i punës organizative me strukturat vendore të PD-së njeh çdo demokrat e simpatizant me aktivitetin tonë partiak, si dhe me rëndësinë e peshën politike që përfaqëson 10 shkurti për opozitën shqiptare.

Populli opozitar ndjek me shqetësim zhvillimet dhe pret nga baza angazhim maksimal për të masivizuar thirrjen dhe pjesëmarrjen qytetare.

Kjo edhe për një arsye themelore:

Censurën mediatike që na rezervon shtypi i kontrolluar shqiptar. Të mos harrojmë se përballë kemi një armatë mediatike me shumë gryka zjarri të drejtuara kundër nesh, e që me tenderat e paranë e madhe që u jep narkoshteti, janë gati të asgjësojnë edhe zërin e vetëm opozitar.

Qëndroni fort. Të gjitha regjimet bien!”.

Panorama

“Zv/kryeministrja kapet në abuzim me 50 mln euro, AKSHI pazare 100 mln euroshe” – Lapaj: Koha për bashkim është tani! Çdo ditë që kalon forcohet autokracia e tyre!

Në fjalën e tij përpara protestuesve të mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet protesta e “Shqipëria Bëhet”, kreu Adriatik Lapaj kërkoi nga qytetarët që të bashkohen të gjithë kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

Duke përmendur abuzimet me tenderat nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherës ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, apo edhe dosjen e bujshme të AKSHI-t, të pandehurit e së cilës akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, Lapaj tha se koha është për të vepruar kundër të korruptuarve.

“Nuk ka më kohë. Koha është tani, bashkimi duhet të ndodhë tani. Secili nga ata që më dëgjon ta pyesë veten se për çfarë mund të rrëzohet një qeveri nëse nuk rrëzohet kur kapet me një abuzim 53 mln euro nga zv kryeministrja, për çfarë mund të dorëhiqet një qeveri nëse nuk dorëhiqet apo nuk detyrohet të dorëhiqet kur kapet për një pazar 100 mln euro nga AKSHI, nëse ekonomia shkon pikiatë si këtu apo qindra mijëra largohen. “, theksoi Lapaj.

Sipas tij, çdo ditë që kalon Rama do të forcojë autokracinë e tij dhe me skandalet, do t’u vjedhin edhe më shumë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve.

“Pse duhet të ikin nesër pasnesër, pas 5 vjetëve apo 10 vjetëve. Çdo ditë që kalon forcon autokracinë e tyre, diktaturën e tyre dhe çdo skandal që ndodh e bën edhe më të pamundur rrëzimin e atyre që sot ju vjedhin jetën, të tashmen dhe të ardhmen ndaj mendohuni mirë. Kjo është betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit dhe një shumice të vuajtur.”, u shpreh ai. gsh

Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt zhvilloi protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Por ajo që vihet re është edhe prezenca e deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

Deputeti demokrat, siç shihet edhe nga fotot, shfaqet në mes të protestuesve që i janë bashkuar thirrjes së Lapajt për të protestuar kundër qeverisë dhe skandaleve që kanë përfshirë zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balluku. gsh

“Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA!” – E reja nga Tirana del në dosjen e Jeffrey Epstein, zbulohet emaili që dërgoi për punë

Në dosjen, me mbi 3 milionë faqe të Jeffrey Epstein, që u publikua nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale. Emaili i vajzës E. Terziu rezulton të jetë dërguar në mars të vitit 2017.


Në fillim ajo ka dërguar CV-në e saj një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumente, duke shprehur interes për pozicionin e punës.

“Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në emailin e shqiptares.

“Jo nuk është. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV“, ia kthen personi me të cilin komunikon.

Pasi e reja i dërgon fotot, ky person komunikon më pas me Jeffrey Epstein, duke e informuar se bëhet fjalë për një vajzë 21–22 vjeçe. Personi i komunikon Epstein se vajza jeton në Paris, ndonëse në CV e saj rezulton se ndodhet në Tiranë.

 “A duhet ta intervistoj këtë?”, i thotë ai.

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton që e reja t’i ketë dërguar edhe një video për kandidimin e saj.

 

 

1

2

Berisha nuk përjashton asnjë skenar në protestën e 10 shkurtit: Kemi në plan të gjitha format e mosbindjes civile

Teksa opozita do të protestojë në shesh më 10 shkurt, kreu i PD-së Sali Berisha nuk përjashtoi asnjë skenar mbi atë se çka mund të ndodhë në tubim.

Ai tha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre, se opozita ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile.

“Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtet janë në një dorë.”, tha ai. bw

Zbulohet e-maili që ish-sekretari i Përgjithshëm i KiE i shkroi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri: Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike.

 

SHBA– Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Mes 3 milionë materialeve te reja që u publikua, përmendet edhe Shqipëria. Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton një E-maili që ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjørn Jagland,  i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2012.

Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike. Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës, Sali Berishën, kryeministër, Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.

Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë dhe, deri më tani, nuk ka prova publike që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi./Dosja.al

Rama dhe Balluku mbijnë “kërpudhën” 20 kate pranë Air Albania

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë firmosur një tjetër leje ndërtimi për një projekt madhor në një nga zonat më të shtrenjta dhe të lakmuara të kryeqytetit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një kulle me 15 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, e cila do të ngrihet pranë stadiumit “Air Albania”, në rrugën “Dervish Hima”.

Projekti parashikon një godinë me arkitekturë të veçantë, të frymëzuar nga forma organike të kërpudhave, ndërsa zhvillues i pronës është kompania “TDT & Partners”, në pronësi të Dajlan Avdisë dhe Glendi Abdit. Dy sipërmarrësit janë emra të njohur në sektorin e ndërtimit, me aktivitete të shtrira kryesisht në Tiranë, Sarandë dhe zona bregdetare si Kepi i Rodonit.

Nga 15 katet mbi tokë, tre prej tyre do të jenë të destinuara për funksione shërbimi, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për banim.

Kati përdhe do të shërbejë për aktivitete tregtare dhe shërbime për zonën, me një lartësi prej 5 metrash. Kati i parë do të përdoret për zyra, ndërsa në katin e sipërm të godinës parashikohet një restorant panoramik. Katet e banimit janë konceptuar me struktura të përsëritura, ku elementi dallues janë ballkonet, të cilat ndryshojnë formë nga një kat në tjetrin.

Sipas projektit arkitektonik, ballkonet janë menduar të jenë të mëdha dhe të valëzuara, duke rrethuar trupin e ndërtesës. Për të ruajtur privatësinë mes apartamenteve, janë parashikuar elementë dekorativë vertikalë, të cilët ndajnë hapësirat e jashtme të banimit. Fasada kryesore do të dominohet nga xhami, ndërsa forma e përgjithshme e objektit synon të krijojë një pamje skulpturore dhe të dallueshme në panoramën urbane të zonës.

Në dokumentet shoqëruese të projektit theksohet se koncepti estetik është ndërtuar mbi interpretimin modern të formave natyrore të kërpudhave, të përkthyera në elementë gjeometrikë. Këto forma do të reflektohen jo vetëm në ballkone, por edhe në disa detaje skulpturore të shpërndara në pjesë të ndryshme të objektit.

Ndërkohë, emrat e dy pronarëve të kompanisë kanë qenë të pranishëm edhe në projekte të tjera ndërtimi që kanë ngjallur debate publike, veçanërisht në zona të ndjeshme si Kalaja e Lëkurësit dhe Kepi i Rodonit. Në raste konfliktesh pronësie apo zhvillimesh të diskutueshme, shpesh janë shfaqur dy vëllezër me mbiemra të ndryshëm, njëri prej të cilëve mban edhe shtetësi gjermane. Dyshimet për përfshirje interesash të treta kanë qenë të pranishme, megjithatë verifikimi i tyre mbetet në kompetencë të institucioneve ligjzbatuese.

Nga analiza e historikut të kompanisë rezulton se “TDT & Partners” është blerë nga Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia në vitin 2017, kur pronari i mëparshëm ishte Petrit Ismaili. Që prej asaj kohe, kompania ka zgjeruar ndjeshëm aktivitetin në sektorin e ndërtimit.

Sa i përket kapaciteteve financiare, bilanci më i fundit i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit i përket vitit 2025, për aktivitetin ekonomik të vitit 2024. Sipas këtij bilanci, kompania ka deklaruar një fitim vjetor rreth 450 mijë euro, shifër që ngre pikëpyetje mbi përballueshmërinë financiare të një projekti me përmasa të tilla. /Publik.al

Berisha njofton protestën e radhës: Revolta është përgjigja e merituar për këtë organizatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të jetë në datën 10 shkurt në orën 17:00, ku ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen tubimit.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se revolta dhe zemërimi qytetar janë e vetmja rrugë për të rrëzuar, sipas tij regjimin.

Berisha deklaroi se Rama me Ballukun sfidojnë drejtësinë, duke u shfaqur të dy në publik, sipas tij kjo është ofendim për qytetarët.

“Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimit

Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij shëtit si i vdekuri me te gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy.

Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.

Në Tiranë dhe kudo në Evropë e botë 24 janari është i gjallë, cka do të thotë

Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00”, tha Berisha. Panorama

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, kërkon që çështja të hetohet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.

Me shumicë votash anëtarët e KLGJ vlerësuan se shqyrtimi duhet të bëhet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për shkak se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates.

Kujtojme që SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme. gsh

SPAK konfirmoi dënimin në Greqi, Këshilli i Lartë Gjyqësor fut në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të fusë në rendin e ditës çështjen që i përket gjyqtares Irena Gjoka.

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme. gsh

“U inaugurua me bujë për fushatë pa kolaudim”- BIRN: Tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë! “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertë 33.6 miliardë lekësh

Tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit u inaugurua me bujë para zgjedhjeve parlamentare në mungesë të një akti kolaudimi, duke ngritur dyshime për sigurinë e tij dhe zbatimin e ligjit me veprat publike.


Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe se tuneli i Murrizit, pjesë e aksit të njohur si Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, do të hapej për kalim normal.

“Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr,” deklaroi Rama.

Të nesërmen, më 14 mars, tuneli u hap për qarkullim me ceremoni dhe muzikë.

Por ende pa kaluar 10 muaj, përdoruesit e rrugës filluan të dyshonin nëse tuneli kishte qenë vërtet gati për hapje.

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, e cila e përdor vazhdimisht tunelin e Murrizit për t’u kthyer në shtëpi nga Tirana, tha se në një nga udhëtimet vëreu plasaritje dhe tavanin që pikonte. E shqetësuar për sigurinë, Vata filmoi krisjet dhe bëri publike pamjet.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga deputetja Vata, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i konfirmoi përmes një shkrese drejtuar Kuvendit në fillim të janarit se pjesa në fjalë e rrugës së Arbrit ishte ende pa kolaudim, duke ngritur një valë të re alarmi.

“…Ju informojmë se “Tuneli i Murrizit”, pjesë e “segmentit nr. 3″ të territorit të “Rrugës së Arbrit”, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH-së për ndjekjen e procedurave të kolaudimit,” thuhet në shkresën e ARRSH drejtuar Vatës.

Vata i tha BIRN se mbeti e skandalizuar nga ky fakt.

“Kryeministri bashkë me zonjën Balluku e kanë inauguruar me daulle dhe festë edhe pse nuk është i kolauduar,” tha ajo, duke shtuar se inaugurimi ishte bërë për fushatë dhe se ishte ende e pasqaruar për sigurinë e tunelit.

Sipas inxhinierit Xhevahir Ngjeqari, hapja e tunelit pa aktin e kolaudimit përbën një shkelje të rëndë të ligjit.

“Tuneli nuk duhej të ishte hapur pa kolaudim. Edhe një kotec pulash nuk hapet pa kolaudim, sepse ka të bëjë me sigurinë,” tha Ngjeqari.

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli këmbënguli për BIRN se tuneli ishte i sigurt, pavarësisht mungesës së aktit të kolaudimit.

“Absolutisht po. Nuk ka asnjë problem (të sigurisë),” tha Kozeli, i cili nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte një shkresë apo vendimarrje që garantonte sigurinë e tunelit.

Një përfaqësues i kompanisë koncesionare “Gjoka 87” i tha BIRN se defektit vinin për shkak të punimeve në tunelin paralel të sigurisë, pa e vënë në diskutim sigurinë e tunelit. Por ai pranoi në njëfarë mënyre se hapja kishte qenë e parakohshme.

“Kishte presion nga njerëzit për hapjen e tunelit,” tha ai, duke shtuar: “ne jemi më të qetë të punojmë me tunel të mbyllur”.

Inaugurim pa kolaudim

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli 3.8 kilometra i gjatë i Qafës së Murrizit, ngeci për shkak të problemeve.

Rruga ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por për shkak të problemeve në ndërtimin e tunelit të Murrizit, Ministria e Infrastrukturës e zgjati afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” disa herë radhazi. Marrëveshja e fundit mes palëve përcaktonte se punimet duhej të mbaronin në maj 2025.

Dy muaj përpara përfundimit të këtij afati, tuneli u hap për qarkullim dhe kryeministri e shpalli atë të përfunduar. Por palët pranojnë tashmë se punimet në rrugë nuk kanë përfunduar.

I pyetur për mungesën e kolaudimit, kreu i ARRSH, Ami Kozeli i tha BIRN se ky proces mund të bëhej vetëm pas përfundimit të segmentit.
“E kuptoj politikën, por kolaudimi nuk ka të bëjë me aksesueshmërinë e aksit”, tha ai duke iu referuar qëndrimeve të Vatës. Sipas tij, kolaudimi bëhet kur përfundojnë të gjitha punimet.

“Aty ka ende punime të papërfunduara, por kjo nuk e bën të paaksesueshëm,” këmbënguli Kozeli.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se punimet nuk kishin përfunduar ende.

“Rruga e Arbrit është e ndarë në disa segmente; segmenti tre, për shkak se tuneli ndihmës nuk ka mbaruar akoma, nuk mund të merret në dorëzim,” tha ai, ndërsa shpjegoi se plasaritjet dhe problemet në tunelin e hapur ishin pikërisht pasojë e punimeve në vijim.
“Është presioni që vjen nga tubi paralel, nga puna që po bëhet në tunelin ndihmës dhe ka presione ekstreme dhe ka dhënë defekte në asfalt. Nuk kanë rrezik strukturor,” theksoi ai.

Dyshimet mbi sigurinë

Tuneli i Murrizit nuk është i pari që vihet në përdorim në këtë mënyrë. Rrugë të ngjashme janë inauguruar dhe mbyllur pas inaugurimit për shkak të nxitimit, kryesisht të lidhur me ciklet e fushatave elektorale.

Për specialistët e fushës, tuneli nuk duhej të ishte hapur pa përfunduar të gjitha punimet në mënyrë që jetë plotësisht i sigurt për përdoruesit.

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari i tha BIRN pasi pa pamjet e dëmeve se duhet bërë një analizë e qartë se çfarë janë dhe sa të rënda paraqiten.

“Probleme të tilla ndodhin në ndërtim dhe janë të llogaritura, por duhet të kuptohet nëse janë rënie të suvasë apo janë dëme në strukturë. Nëse është thjesht suvaja, punë e madhe, por nëse janë dëme në strukturë është problem,” tha Ngjeqari.

Megjithatë, ai është i mendimit se kolaudimi është një akt thelbësor dhe se hapja e tunelit në mungesë të tij nuk duhej të kishte ndodhur.

“Kush e mban përgjegjësinë ligjore nëse ndodh diçka në tunel,” pyet ai, ndërsa këmbëngul se ARRSH duhet të japë garanci me shkrim se tuneli është i sigurt.

Përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka 87” këmbënguli se tuneli është i sigurt dhe se ata bënin matje çdo tre ditë me instrumente të posaçme për të kuptuar situatën.

Sipas tij, tuneli ndihmës përfundon në shkurt nëse nuk ka të papritura dhe pas kësaj do të bëhen ndërhyrjet për riparimin e dëmtimeve, duke devijuar qarkullimin.

I pyetur nëse tuneli kishte një dokument që jepte dritë jeshile për të qarkulluar, përfaqësuesi i kompanisë tha se nuk ishte në dijeni, por se “patjetër duhet të ketë”./BIRN

AKSHI nuk gjen qetësi, administrata mund të mbetet edhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 milionë euro

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike.

 

Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.

Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025.

Procedura kishte në objekt kontrate “Shërbimi i internetit dhe intranetit për agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit është 4.8 milionë euro dhe shërbimi parashikohet që të ofrohet për 730 ditë.

“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në çdo moment, duke ofruar suport teknik , mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së”, thuhet në termat e referencës së procedurës.

Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.

Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./ Monitor

Qumështi për bebe “Aptamil” me prani toksinash, AKU: Konsumatorët që e kanë blerë ta kthejnë në pikat e shitjes

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si Bacillus cereus.


Në njoftim AKU thekson se trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, ndërsa nga ana tjetër u bëhet apel të gjithë qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

Cereulide është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë simptoma të shpejta të helmimit ushqimor, përfshirë të vjella dhe dhimbje barku.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit:

Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026

Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

Siguria Ushqimore – Sfida Jonë e Përbashkët

gsh

“Balluku është derivat i sistemit, asnjë tender nuk jepet pa lejen e Ramës”, Murrizi: Ka banda që kanë vjedhur 30 mld euro, protestat e PD të përshkallëzohen

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se pas abuzimeve me tendera, qëndron kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si “ustai”.

Murrizi tha se Balluku është derivat i sistemit të ngritur nga vetë Rama.

“Këtu ke banda që janë vjedhur 30 mld euro. Balluku është derivat i sistemit që ka ngritur Rama. Këtu nuk është ndërtuar asnjë shtëpi, asnjë rezidencë. Ne duhet të kërkojmë në protestën e radhës madje, dorëheqjen e Gysit se ai është shefi i Ramës”, tha Murrizi.

Duke folur për protestën e ardhshme të PD, ish-deputeti tha se ka kërkuar që protesta nuk duhet të jetë me valle e këngë.

“Nuk është protestë ajo e 24 janarit, sduhet të ketë as valle as pogonishte, në Francë zjarrfikësit janë përleshur me policinë.

Vetëm 15 minuta pati nerv e mllef”, tha ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi.

Myslim Murrizi: për fat të keq cfarë kam kritikuar ka dalë e drejtë. Që kur nuk pranova të heq mandatin dhe thashë që PD do ta vuajë këtë vendim.

Ata që s’kanë qejf Murrizin janë ata që iu është bërë shpatulla gjak duke u shtyrë në paradhomën e Berishës duke u shtyrë për tu futur në lista.

Nuk është protestë ajo e 24 janarit, sduhet të ketë as valle as pogonishte, në Francë zjarrfikësit janë përleshur me policinë.

Vetëm 15 minuta pati nerv e mllef, ata që ishin në protestë ishin mbështetës të opozitës, pjesë nga 530 mijë votat që mori PD.

PD ka nevojë për tu korrigjuar, këtu ke banda që janë vjedhur 30 mld euro. Balluku është derivat i sistemit që ka ngritur Rama. Këtu nuk është ndërtuar asnjë shtëpi, asnjë rezidencë. Ne duhet të kërkojmë në protestën e radhës madje, dorëheqjen e Gysit se ai është shefi i Ramës.

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro me tenderat, Balluku bën rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një recurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.

Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë. bw

Dy medalje në SHBA, asnjë mbështetje nga shteti. Historia e 15 vjeçarit Loris Qose nga Cerriku

Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik, arriti të fitonte medalje të artë në një konkurs ndërkombëtar matematike në SHBA, ku morën pjesë mbi 300 konkurrentë nga 30 shtete të botës. Falë punës së palodhur me mësuesen e tij, Flutura Hoxholli, Lorisi arriti të fitonte edhe një medalje bronzi në kimi. Në këtë kompeticion, ai ngriti krenar 2 herë flamurin shqiptar në Amerikë.

Ky sukses bëri që Kryeministri Edi Rama, si edhe figura të tjera politike, t’i dedikonin Lorisit statuse falënderimi dhe krenarie. Edhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, priti në zyrën e saj nxënësin dhe mësuesen e tij. Dhurata e ministres për gjeniun e shkollës “7 Marsi” në Cërrik ishte një libër.

Në të njëjtin konkurs ku Lorisi fitoi dy medalje, morën pjesë edhe nxënës nga Kosova. Ata arritën të fitonin plot 6 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta. Por për këto arritje, në Kosovë ka patur një tjetër qasje institucionale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së falënderimit për nxënësit dhe mësuesit fitues, deklaroi se qeveria kishte akorduar 26 mijë euro për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në kompeticion. Pas kthimit me medalje, qeveria e Kosovës akordoi edhe 150 mijë euro të tjera si shpërblim.

Ndërkohë, në Shqipëri, nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik, me përpjekjet e tij dhe të mësueses së matematikës, arriti një sukses të jashtëzakonshëm pa mbështetje konkrete shtetërore. Mësuesja Flutura Hoxholli ka punuar për rreth dy vite me Lorisin, pa asnjë shpërblim financiar, vetëm nga dëshira që nxënësi i saj të arrinte më të mirën. Kur erdhi momenti i pjesëmarrjes në konkursin në SHBA, shpenzimet për biletat e avionit dhe qëndrimin u siguruan përmes kontributeve të njerëzve dhe institucioneve të ndryshme, pas thirrjes së bërë nga mësuesja e matematikës.

Nëse shteti shqiptar përtej krenarisë do të mbështeste financiarisht nxënës të tillë, ashtu siç vepron Kosova, medaljet shqiptare në arenën ndërkombëtare me siguri do të ishin edhe më të shumta.

Osman Stafa 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

A ka skandale se*suale në 16 mijë faqet e provave? Korreshi: Ku ka zë nuk është pa gjë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka folur mbi zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin institucional lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Korreshi, anëtar i Këshillit të Mandateve, theksoi se organi ku bën pjesë nuk është gjykatë dhe nuk vlerëson prova, por shqyrton nëse ekzistojnë indicie për inkriminim apo nëse çështja ka natyrë politike.

 

Sipas Korreshit, motivi kryesor i kërkesës për arrestim lidhet me rrezikun e prishjes së provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Ai deklaroi se kërkesa e SPAK është fokusuar në çështje që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, ndërsa elementë të tjerë pritet të trajtohen në një fazë të mëvonshme të hetimeve. Deputeti shtoi se në Këshillin e Mandateve janë pesë juristë dhe se, sipas tij, jo të gjitha provat janë bërë ende publike.

I pyetur për pretendime të tjera që qarkullojnë në opinionin publik si videot me skandale të natyrës seksuale, Korreshi mohoi ekzistencën e materialeve të tipit video apo foto në këtë dosje, duke theksuar se bëhet fjalë për materiale që lidhen me elementët fillestarë të hetimit. Lidhur me zërat për pasuri të konsiderueshme të Ballukut si pretendimi për posedimin e 300 apartamenteve, ai u shpreh se “ku ka zë, nuk është pa gjë”, por nënvizoi se Këshilli i Mandateve nuk kryen hetime dhe nuk ushtron funksione të prokurorisë.

Korreshi theksoi se, sipas Kushtetutës, Këshilli vlerëson vetëm nëse ka indicie për vepra penale ose nëse procesi është i motivuar politikisht, duke shtuar se, sipas tij, rasti në fjalë nuk ka natyrë politike.


Send this to a friend