VOAL

VOAL

Lapaj thirrje për protestë më 31 Janar: Institucionet e kapura nga Edi Rama nuk po e dorëzojnë Belinda Ballukun te drejtësia

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka bërë thirrje për protestë ditën e shtunë, më 31 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë dhe institucionet shtetërore për mungesë të marrjes së masave ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK.

Në deklaratën e tij, Lapaj pretendon se institucionet janë “të kapura nga kryeministri Edi Rama” dhe se, sipas tij, prej 52 ditësh nuk po ndërmerren hapa konkretë për dorëzimin e Ballukut para drejtësisë.

Ai krahasoi trajtimin e qytetarëve të zakonshëm me atë të zyrtarëve të lartë, duke deklaruar se për shkelje të vogla ligjore qytetarët përballen menjëherë me ndëshkime, ndërsa, sipas tij, zyrtarët e lartë nuk mbajnë përgjegjësi për abuzime me fondet publike.

Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos pajtohen me situatën aktuale dhe të marrin pjesë masivisht në protestë, së bashku me familjarë dhe të afërm, duke e cilësuar protestën si një akt qytetar kundër korrupsionit. bw

Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës Nga Xhesika Tollia

 Shteg Investigim

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më i madh i studentëve, po punohet çdo ditë për ngritjen e kampusit të Kolegjit Europian, një kolegj elitar i cili shtrihet në vetëm 3 qytete në botë: në Bruges të Brukselit, Natolin të Polonisë dhe që nga viti 2024, aktiviteti i tij u zgjerua edhe në Tiranë.

Ky projekt u mirëprit nga ekspertët dhe autoritetet si një zhvillim i cili sillte në Shqipëri një ekspertizë evropiane, formonte kuadrot e ardhshëm që do të drejtojnë integrimin dhe zhvillimin e rajonit e mbi të gjitha, rritej vizibiliteti i Shqipërisë si partner strategjik.

Lexo edhe:

Denoncimi i Berishës nga Strasburgu: Rama, padrino i narkoshtetit, mbron krimin dhe bllokon drejtësinë për Lubi Ballukun

Por, ndërtimi i kësaj godine vjen në një kohë kur universitetet publike shqiptare përballen me godina të amortizuara, mungesë hapësirash dhe projekte të mbetura pezull.

Ekspertë dhe aktorë të shoqërisë civile ngrejnë shqetësimin mbi mënyrën e implementimit të këtij projekti, i cili duket se po merr formë mbi atë që realisht i përket 20 mijë studentëve të Universitetit Publik të Tiranës.

Projekti gëzon mbështetje të drejtpërdrejtë institucionale, truall publik dhe financime të konsiderueshme shtetërore, të cilat më herët iu premtuan studentëve shqiptarë.

Tokë publike dhe miliona euro të devijuara

Image

Image

Image

Në vitin 2019, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj premtonin para studentëve shqiptarë realizimin e një kampusi të ri të Universitetit të Tiranës që do të ndërtohej tek Qyteti Studenti.

Ata zhvilluan dhe takime prezantuese për projektin në auditoret e mbushura plot me studentë, të cilëve iu premtua kampusi i ri universitar sipas standardeve evropiane.

Ky premtim erdhi një vit pasi studentët marshuan në protestën e vitit 2018, ku ndër të tjera protestonin edhe për mungesë hapësirash studentore.

Sipas Ramës, ky projekt ishte projektuar që në 2015, por pengesë ishte bërë marrja e ambienteve të Qytet Studenti nga njerëz të pushtetit, duke akuzuar figura të kahut kundërshtar politik.

“Projekti ngeci për një shkak shumë konkret dhe domethënës sepse gjithçka e parashikuar të bëhet në këtë territor, ka nevojë për territor. Territori rezultoi nga të gjitha të dhënat e mbledhura, një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi në qytetin studenti. Simboli i kësaj është marrja e mencës së madhe të qytetit studenti, nga vëllai i presidentit të Republikës. Bibliotekat u kthyen në klube striptizmi ose në lloto dhe po ashtu u zaptuan godina për qëllime personale, u ndërtua pa leje, u ndërtua edhe me leje.” – u shpreh Rama në fjalën e tij përpara studentëve të Univeristetit të Tiranës.

Sipas kryeministrit, kishte ardhur koha për ndërtimin e kampusit, dhe synimi ishte realizimi i tij gjatë mandatit të dytë të Erion Veliajt, i cili ishte në prag të kandidimit për të fituar Tiranën për të dytën herë.

Kësisoj edhe këtë nismë kryeministri Rama ia besoi kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Studentëve iu prezantua projekti ambicioz që përfshinte rivitalizimin e godinave ekzistuese dhe krijimin e hapësirave moderne të studimit me një vëmendje të veçantë në aspektin social-kulturor, e të dizenjuara për t’u ofruar të rinjve një jetë studentore dinjitoze.

Në fund të qershorit të 2020, qeveria shqiptare miratoi një vendim që mban firmën e zv/kryeministrit të kohës, z. Erion Brace, ku Bashkia Tiranë përcaktohej si autoriteti kontraktor për zhvillimin e procedurave të prokurimit me objekt “Ndërtimi i Kampusit të Tiranës”.

Pasi kaluan 2 vite pa asnjë veprim konkret, Bashkia Tiranë shpalli procedurën e tenderimit për studim-projektimin “Ndërtimi i Universitetit të Tiranës”, së bashku me “Ndërtimi i Universitetit të Arteve” dhe “Ndërtimi i Akademisë së Policisë”.

Kjo procedurë e shtatorit të 2022, që kushtoi 5 milionë euro nga buxheti i shtetit, u duk se riktheu premisat për fillimin e punës.

Ndërtimi i kampusit, i cili u prezantua si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në arsimin e lartë shqiptar, pritej të niste në vitin 2021 dhe të ishte gati në 2026. Efektet financiare për zhvillimin e projektit do të përballoheshin nga buxheti i shtetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, dhe Ministria e Brendshme ngarkoheshin për zbatimin e këtij vendimi.

Qeveria shqiptare kishte parashikuar vlerën e 17 milionë eurove për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës, një premtim i bujshëm i rikthyer sërish në zgjedhjet qendrore të vitit 2021.

Por, fati i ndërtimit të këtij kampusi mori një kthesë tjetër. Ndërkohë që studentët shqiptarë prisnin nisjen e punimeve për kampusin e tyre të Universitetit të Tiranës, një universitet tjetër, prestigjioz dhe privat, shtriu aktivitetin në Shqipëri.

Në vend të UT-së, vjen Kolegji i Evropës

Image

Në një ditë të ftohtë vjeshte, Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e lartë evropiane dhe rektore e Kolegjit Europian, mbërrin në Tiranë. Nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo firmos një marrëveshje që do të shënojë një kthesë në historinë e arsimit të lartë në Shqipëri. Në sy të dhjetra kamerave ata firmosën “Memorandumin e Mirëkuptimit” që i hapi rrugën funksionimit të degës në Tiranë të Universitetit Elitar të Diplomatëve të rinj nga bota.

Ky moment u shoqërua me entuziazëm dhe fjalë të mëdha për “bashkëpunim evropian”, ndërkohë që pak ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, qeveria miratoi edhe një vendim të posaçëm ku njoftohej ndërtimi i kampusit të Kolegjit Europian.

Po ashtu, qeveria vendosi edhe 17 milionë euro për ndërtimin e kampusit, e njëjta shumë që më herët, në takime po kaq pompoze të fushatave elektorale, ishte premtuar si investim i qeverisjes për Universitetin e Tiranës.

Më 22 gusht 2024 u zhvillua tenderi për “Ngritjen e Infrastrukturës arsimore të Kolegjit të Europës”, me fond limit 1.695.747.920 lekë. Fitues u shpallën kompanitë “Fusha” dhe “Ed-Konstruksion”, të cilat vazhdojnë punimet.

Ekspertët e shohin këtë si një “devijim” të fondeve. 17 milionë euro-t, të cilat duhej të shkonin për 20 mijë studentë shqiptarë, po përdoren për një institucion privat me shumë më pak studentë.

Image

Akademiku Taulant Muka, ish-ministër i Arsimit, e cilëson këtë vendim si një parregullsi morale, duke theksuar se është e padrejtë t’i jepet prioritet një institucioni privat, duke anashkaluar universitetin publik.

“Nuk mund t’i japësh prioritet si shtet një institucioni që nuk është shtetëror, nuk është publik, për më tepër është i huaj, dhe të anashkalosh institucionin më të rëndësishëm arsimor në vend, që është Universiteti i Tiranës.” – u shpreh Muka.

Ai vuri në dukje se 17 milionë euro-t, që duhej të shërbenin për 20 mijë studentë, po shkojnë për një institucion që ka shumë më pak studentë, duke e konsideruar këtë një problem ekonomik dhe moral.

“Dhe këtu çdokush pyet që si është e mundur që 17 milionë euro i hiqen 22 mijë studentëve që universiteti i ka, për një kampus për 22 mijë vetë, dhe këto 17 milionë euro kushton dhe për një kampus për 100 vetë, se nuk ka më shumë se 100 studentë Kolegji i Evropës. Pra ka një problem ekonomik edhe në transferimin e parave” – tha për “shteg.org”, Taulant Muka.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjeve mbi shqetësimet e ngritura nga ekspertët, por këto kontradita nuk e penguan Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Tiranës që në fillim të sezonit të ri akademik të 2024 të nënshkruanin marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Europës, Ministrinë e Arsimit, dhe Universitetin e Tiranës më datë 29.02.2024.

Ky ishte viti i parë i çeljes zyrtare të mësimdhënies në këtë kolegj, në ceremoninë e të cilit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, duke mos kursyer falenderimet dhe lavdet për rektoren Mogherini e cila, tashmë është nën hetim në Bruksel nën akuzën e mashtrimit.

Prej dy vitesh, studentët e Kolegjit po i kryejnë studimet në Godinën “Liria”, si një gjetje provizore, derisa kampusi i ri të jetë gati.

Për ekspertin Taulant Muka, marrja e një prej godinave më të mira të Universitetit është e padrejtë, sidomos pasi studentët kanë protestuar pikërisht për mungesën e ambienteve mësimore.

“Abuzimi shkon edhe më tej pasi kolegji i Evropës sot funksionon në Godinën “Liria” që është ndër godinat më të mira të Universitetit të Tiranës. Mos harrojmë në 2018 studentët protestuan për mungesë ambientesh, dhe praktikisht ti po përzë 22 mijë studentë për t’i dhënë prioritet studentëve të një institucioni tjetër.” – tha Taulant Muka.

Kampus për 100 studentë

Image

Image

Image

Image

Në qytetin Studenti, përpara Godinës “Liria”, puna vazhdon pa ndërprerje. Trualli është i rrethuar me gardh metalik, automjetet e mallrave sjellin materialet e nevojshme, dhe themelet e ndërtesës kanë nisur të ngrihen. Çdo ditë punimet vijojnë me ritëm të shpejtë për të përmbushur afatet e ndërtimit të Kampusit të Kolegjit Europian.

Sipas ekspertëve, ndërtimi i këtj kampusi po merr formë mbi tokë shtetërore, aty ku ishte premtuar ndërtimi i Kampusit të Tiranës, por Ministria e Arsimit tha për “shteg.org” se hapësira e dedikuar për ndërtimin e Kolegjit të Evropës, nuk ka qenë e parashikuar për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës.

Përgjigjia e dhënë shkurt për “shteg.org” bie ndesh me Vendimin Qeveritar të 13 marsit 2024, i cili thotë qartësisht se zhvillimi i projektit “Kolegjit të Europës” në zonën kadastrale 8160, u miratua duke pasur parasysh procedurat e zhvilluara më parë në kuadër të vendimit nr. 641, datë 29.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktor për zhvillimin e procedurave të prokurimit publik për projektet “Ndërtim i kampusit të ri të Universitetit të Tiranës”.

Përdorimi i këtij trualli duket se fsheh një sërë parregullsish proceduriale e administrative në raport me legjislacionin shqiptar për planifikimin e territorit.

Ekspertët thonë se projekti nuk pasqyrohet në Planin e Detajuar Vendor (PDV) të zonës përkatëse, dokument ky i detyrueshëm për çdo ndërhyrje ndërtimore të kësaj përmasë.

“Ka probleme dhe parregullsi me mënyrën si po ndërtohet gjithë kampusi, pra infrastruktura. Nuk është miratuar plani i detajuar i zonës që duhet bërë përveçse lejes së ndërtimit.” – tha Taulant Muka.

Sipas legjislacionit shqiptar, Plani i Detajuar Vendor (PDV) i miratuar dhe i harmonizuar me Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës është hapi i parë dhe i domosdoshëm për dhënien e lejes së ndërtimit.

Por mungesa e tij nuk e ndaloi Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) të miratonte koncept idenë dhe lejen e zhvillimit të ndërtimit të projektit, më 2 korrik të 2024.

Image

Arkitektja dhe urbanistja Entela Koja denoncon parregullsi të rëndësishme në procesin e ndërtimit të kampusit. Ajo thekson se ndryshimi i destinacionit të tokës, nga publike dhe arsimore në një institucion privat, kërkon akte zyrtare dhe konsultim publik.

Koja shton se nuk është publikuar asnjë dokument për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), i cili është i detyrueshëm sipas ligjit për projekte të kësaj përmase.

Sipas saj, nuk ka pasur konsultim publik me komunitetin e prekshëm, duke shkelur ligjin që kërkon pjesëmarrje dhe transparencë në projekte me ndikim territorial.

“Ligji parashikon detyrimin për zhvillimin e konsultimeve publike për çdo projekt me ndikim të konsiderueshëm territorial. Për këtë projekt nuk rezulton të jetë publikuar apo dokumentuar ndonjë proces i tillë.” – u shpreh Koja.

Për urbanisten e mirënjohur, procesi i konsultimeve publike është një ndër hallkat më të rëndësishme kur ndërmerren projekte që prekin komunitetin, dhe marrja e aprovimit të tyre duhet të jetë e domosdoshme.

Gjithashtu, transferimi i administrimit të pronës shtetërore tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngre dyshime për tejkalim kompetencash, pasi ky institucion nuk ka ligjërisht kompetencë për administrimin e pronës shtetërore.

“Ligji përcakton qartë se pronat shtetërore administrohen vetëm nga organet e administratës publike, ndërsa FSHZH është një agjenci zbatuese projektesh dhe nuk ka kompetencë ligjore për administrimin e pronës shtetërore.” – tha urbanistja Koja.

Sipas ekspertëve, ky transferim ngre dyshime serioze për tejkalim kompetencash dhe shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.

Ekspertët theksojnë se ndërtimi i kampusit të Kolegjit Europian po bëhet mbi shkelje të njëpasnjëshme procedurale dhe ligjore, duke cenuar transparencën dhe ligjshmërinë e projektit.

Ndërkohë që ndërtimi i Kolegjit Europian vazhdon, kampusi i Universitetit të Tiranës është lënë në heshtje, së bashku me 5 milionë eurot e shpenzuara për studimin dhe projektimin e tij.

Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës nuk u janë përgjigjur pyetjeve për mosfillimin e projektit, për planin e ardhshëm të ndërtimit të kampusit dhe për përgjegjësinë për 5 milionët e shpenzuar.

Shteg, iu drejtua me një kërkesë për informacion dhe Kolegjit të Europës, por deri në publikimin e këtij shkrimi, kërkesa jonë është lënë pa përgjigje.

Por sipas akademikut Taulant Muka, drejtuesit e institucioneve arsimore shqiptare po zhdukin pronën publike duke favorizuar institucionet e huaja.

“Ne në krye të institucioneve arsimore, në krye të ministrisë së Arsimit, në krye të politikëbërjes, kemi vendosur njerëz që shkatërrojnë pronën publike dhe nga ana tjetër favorizojnë institucione që patjetër janë të mirëpritura, por duke respektuar standardet me të cilat ato janë ndërtuar.” – shtoi Taulant Muka.

Sipas akademikut, shtrirja e Kolegjit Europian në Shqipëri duhet të pasqyrojë vlerat evropiane, por mënyra e implementimit të projektit lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë, ai shpreh besimin se bordi drejtues i Kolegjit Europian do të reflektojë mbi këto parregullsi./ Shteg.org/

Xhesika Tollia

 

Xhesika Tollia

 

Xhesika Tollia është gazetare në “Rrjetin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri” (RRKOKSH), ku fokusohet në investigimin dhe raportimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo ka përfunduar studimet Master në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës, duke i dhënë një bazë të fortë akademike njohurive të saj mbi institucionet, politikën dhe proceset ligjore në Shqipëri.

Gjatë karrierës së saj, Xhesika ka zhvilluar eksperiencë të rëndësishme pranë RTSH-së, ku është përfshirë në përgatitjen dhe realizimin e projekteve mediatike, duke ndihmuar në prodhimin e përmbajtjeve të thelluara dhe informuese për publikun. Ajo është e njohur për qasjen e saj të kujdesshme dhe analitike ndaj lajmeve, duke kombinuar investigimin me raportimin objektiv dhe të detajuar.

Aksioni në Malishevë: 15 kryesues të ndaluar nën dyshimet për manipulime të votave

Radio Evropa e Lirë

Ndaj 15 kryesuesve zgjedhorë në Komunën e Malishevës është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas aksionit të sotëm në këtë komunë lidhur me dyshimet për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se gjatë aksionit të sotëm cak ishin 18 kryesues dhe 50 komisionerë.

Ata dyshohen për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimeve”.

Gashi tha se sot u intervistuan 15 kryesues, që u dërguan në ndalim dhe 43 komisionerë. Për komisionerët tha se do të vendoset nëse do të ndërmerret ndonjë masë sigurie, pasi ata janë intervistuar pas kryesuesve.

Ndërkaq, tre kryesuesit dhe shtatë komisionerët e tjerë, të cilët sot nuk u morën në pytje, nga Policia e Kosovës thanë se do të merren më vonë, pasi mund të jenë jashtë vendit.

Kryeprokurori Gashi tha se deri më tani nuk po zhvillohen hetime ndaj ndonjë kandidati për deputetë, por tha se në fazat e mëvonshme, “varësisht nga rezultati i hetimit dhe provat që sigurojmë deri në një fazë të caktuar, dhe prokurori, kuptohet se mund të ftohet për intervistim”.

“Në Malishevë janë 75 vendvotime. 9.057 vota janë të shuar, 7.996 të hequra. Pra, gjithsej në total kemi 17.053 vota”, tha Gashi

Ai shtoi se edhe në Komunë e Gjakovës, ku është vërtejtur mospërputhje e votave, janë në kontakt me policinë, e cila po grumbullon prova.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, e cilësoi si procesin “më të kompromentuar” zgjedhor që nga viti 2010, por tha se manipulimet ndodhën gjatë numërimit të votave, e jo gjatë votimit.

E pyetur se çfarë do të ndodhë me kandidatët për deputetë, të cilëve u janë shtuar votat, Pula tha se ata do të jenë objekt i hetimit.

“Kandidatët që ua shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve në varësi të cilësisë se çfarë do ta trajtojmë, varëssht prej intervistave që na vijnë nga komisionerët dhe kryesuesve të komisionerëve. Ngase, duhet të sigurojmë prova që ata kanë qenë të shtyrë nga ndonjë deputetë në çfarëdo mënyre t’ia shtojë votat dhe mënyra se si janë shtuar ato”, tha Pula.

“Mënyra e shtimit të votave për një kandidat për deputet bëhet me dashje, me porosi të posaçme. Se si është bërë, në çfarë mënyre, mbetet nga hetimet – qoftë nga kamerat apo bashkëpunimi me komisionerë dhe kryesues – të vazhdohet tutje. Nuk do të amnistohet asnjë. Vetëm të kemi prova të mjaftueshme, të mos ju hyjmë në hak”, tha ajo.

Prokuroria e Gjakovës tha se ka pranuar si prova edhe video-incizimet nga Qendrat e Numërimit, dhe ato do të analizohen më vonë.

 

**

Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës – si pjesë e një hetimi për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – i cili nxiti rinumërim të plotë të votave, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë (REL) një zyrtar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi, i tha REL-it persona të dyshuar janë duke u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se kishin falsifikuar vota brenda partive politike të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Domi nuk tregoi se sa të dyshuar po merren në pyetje dhe kush mund të jenë ata, e as nuk dha hollësi të tjera rreth aksionit, duke thënë ai është në zhvillim e sipër.

Megjithatë, në hetimet e deritanishme për manipulim të votave, të dyshuar që janë marrë në pyetje kanë qenë komisionerë dhe vëzhgues që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në numërimin e votave.

“Tani për tani mund të them vetëm kaq. Më shumë hollësi do t’i bëjmë të ditura pasdite”, tha Domi.

Rinumërimi në Malishevë – komunë në pjesën qendrore të vendit – ka përfunduar tashmë dhe ai tregon një dallim në votat për kandidatët për deputetë. Të paktën tre kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës u janë hequr nga mbi 700 votat secilit në këtë komunë.

Edhe kandidatëve nga partitë e tjera si ajo në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Nisma, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u janë hequr vota pas rinumërimit në këtë komunë, por në numër diçka më të vogël.

Ky operacion është i dyti i këtij lloji si pjesë e një hetimi të gjerë për manipulim të votave në zgjedhjet e fundit të parakohshme të Kosovës.

Një operacion i ngjashëm u krye javën e kaluar në Prizren, ku u arrestuan 109 të dyshuar, prej të cilave 23 u dërguan në paraburgim nën dyshimin se kishin manipuluar vota të kandidatëve për deputetë.

Dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit kanë hedhur dyshime serioze mbi procesin zgjedhor, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta bëjë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Komisioni bëri të ditur të martën se pret ta përfundojë rinumërimin në fundjavë, pasi tashmë janë rinumëruar mbi 80 për qind e votave.

Në këtë video shpjegojmë se si u manipuluan votat e kandidatëve për deputetë

Por, derisa rinumërimi ka vazhduar drejt përfundimit, edhe hetimet e autoriteteve për zbatim të ligjit po zgjerohen.

Përveç Prizrenit dhe Malishevës ku tashmë janë zhvilluar operacione, autoritetet janë duke kryer hetime edhe në Ferizaj e Drenas.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

“21 Janari”, “14 Shtatori 1998”, dhe çështja e “Azem Hajdarit”- PL: Meta publikon sot fakte e dëshmi të pa publikuara më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të publikojë sot, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja për çështje të rëndësishme në vend.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Partia e Lirisë, bëhet me dije se fakte e reja kanë të bëjnë me “21 Janarin”, “14 Shtatorin 1998”, dhe çështjen e “Azem Hajdarit”.

“Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, do të publikojë paraditen e sotme, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja, të pathëna dhe të papublikuara më parë, në lidhje me 21 Janarin, 14 Shtatorin ’98, si dhe me çështjen e Azem Hajdarit”, thuhet në njoftim. bw

Berisha në Strasburg: 28 deputetë kanë hyrë në Parlament të mbështetur nga kartelet e drogës! Mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar Prokurorinë! Iu dhanë 450 leje për hotele dhe resorte turistike!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në Strasburg se 28 deputetë të Parlamentit shqiptar janë zgjedhur duke u mbështetur nga kartelet e drogës.

 

Në fjalën e tij, ai u shpreh se mandatet e këtyre deputetëve janë përdorur për të bllokuar Prokurorinë e Posaçme, e cila kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

“Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët”, tha Berisha.

Sipas tij, këtyre 28 deputetëve iu janë dhënë ‘450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike’.

Fjalimi i Berishës

Faleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.

Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.

Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.

Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët. Panorama

“S’mund të mbrohen hajdutët!”- SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, qytetarët protestojnë para Kryesisë së Kuvendit

Një grup qytetarësh kanë dalë sot në protestë para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të drejtësisë, ndërsa kërkojnë që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe ajo të vihet para drejtësisë.


Migen Qiraxhi tha në një prononcim për mediat se anëtarët e Parlamentit nuk mund të mbrojnë një ministre të korruptuar, si Belinda Balluku.

“Si mundet që deputetet të mbrojnë hajdutët, të mbrojnë milionat e eurove që janë vjedhur. Niko Peleshin e kanë zgjedhur qytetarët e Korçës. A i ka pyetur Peleshi qytetarët e Korçës që të mbrojnë një ministre të korruptuar. Bëjnë tunele dhe ju prishen, bëjnë rrugë dhe ju prishen”, tha Qiraxhi.

“Qëndrojmë në krah të institucione të drejtësisë, si mbështetje, por edhe si kërkesë që procesi nuk mund të jetë me faza dhe individë, por duhet të shkojë deri në fund duke përfshirë të gjithë zyrtaret e korruptuar”.

“Belinda balluku të përballet me drejtësinë!” gsh

Qindra mln euro abuzime me tenderat- SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për heqjen e imunitetit të nr.2 të qeverisë

Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur mbi kërkesën e GJKKO për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku,çka i hap rrugë arrestimit të saj pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Mbledhja do të mbahet në orën 12.00, teksa Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë akoma një vendim lidhur me pezullimin e saj nga detyra.

Kryeministri Edi Rama kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Por pas dërgimit të çështjes në Kushtetuese, SPAK ndërmori një hap tjetwr, pasi kërkoi heqjen e imunitetit të saj me qëllim vendosjen e një mase arresti. Pas mbledhjes së mbajtur në dhjetor, mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve u shty me qëllim pritjen e një vendimi nga Kushtetuesja.

Por teksa kjo e fundit po merr kohë, Këshilli i Mandateve do të duhet të vendosë nëse do të pranohet kërkesa e SPAK apo jo.

AKUZAT:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi më pas se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK ku kërkohry dhe arrestimi i zv. Kryeministres. bw

“I ka ikur buzëqeshja, SPAK e do të arrestuar!”- Shehaj socialistëve Jeni vegla të Belinda Ballukut! Po mbroni të korruptuarit

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij një seancën e sotme plenare i është drejtuar socialistëve duke i thënë se “iu ka dalë boja”, pasi po mbrojnë të korruptuarit, duke përmendur këtu zv.kryeministren Belinda Balluku.


“Jeni këtu në mbrojtje të Belinda Ballukut, ndërkohë që SPAK e do të arrestuar. Ndërkohë që SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, jeni këtu duke e mbrojtur të korruptuarit”, tha ai.

Më tej, deputeti theksoi se edhe Balluku qeshte dhe tallej me qytetarët, por tani i ka ikur buzëqeshja, pasi SPAK e do të arrestuar.

“Ashtu qeshte dhe Belinda Balluku, por i ka ikur buzëqeshja Ballukut, e keni parë”, tha ai, ndërsa i cilësoi socialistët si “vegla të Belinda Ballukut, ish-drejtorë të saj”, që e mbrojnë në Kuvend.

Agron Shehaj: Ju ka dalë edhe boja, jeni këtu në mbrojtje të Belinda Ballukut, ndërkohë që SPAK e do të arrestuar. Ndërkohë që SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, jeni këtu duke e mbrojtur të korruptuarit.

Ju ka dalë boja, nuk keni më turp. Vini dhe talleni, ndërkohë qytetarët shqiptarë, që ua keni bërë jetën të pamundur, kanë pasur vetëm një mundësi, të largohen. Kjo është, vazhdoni dhe talluni, por ta dini që iu ka ardhur fundi nga drejtësia. Ashtu siç qeshni ju këtu, qeshte Xhaçka, por nuk e shoh më të qesh. Kështu qeshte dhe Erion Veliaj, por nuk është më.

Ashtu qeshte dhe Belinda Balluku, por i ka ikur buzëqeshja Ballukut, e keni parë. Ju që jeni thjeshtë vegla të Belinda Ballukut, ish-drejtorë të Belinda Ballukut që vini këtu e mbroni. Nuk nderoni veten duke mbrojtur të korruptuarit. gsh

Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë se Turkish Airlines ka nisur operimet në TIA duke filluar nga data 23 janar, duke prezantuar fluturime ditore në linjën Tiranë–Stamboll.

turkish

Hyrja e Turkish Airlines në rrjetin e linjave ajrore të TIA-s përfaqëson një zgjerim të rëndësishëm të lidhshmërisë ajror dhe forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe të aviacionit në rajon. Turqia përfaqëson një nga tregjet më strategjike për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e nxitur nga kërkesa e madhe për udhëtime biznesi, turizëm dhe vizita familjare (VFR).

Me operime ditore, Turkish Airlines do të lidhë Tiranën me qendrën e saj globale në Stamboll, duke u ofruar pasagjerëve akses të lehtë në një rrjet të gjerë ndërkombëtar që shtrihet në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Fillimi i operimeve ditore u mundëson udhëtarëve shqiptarë lidhje të përshtatshme drejt destinacioneve ndërkontinentale, përfshirë Nju Jorkun, si dhe qyteteve kryesore në rrjetin global të Turkish Airlines.

Duke komentuar nisjen e kësaj linje, Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Fillimi i operimeve të Turkish Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhshmërisë tonë ndërkombëtare. Turqia është një nga tregjet tona kyçe, dhe shërbimi ditor drejt Stambollit do t’u ofrojë pasagjerëve tanë më shumë fleksibilitet dhe akses në një nga hub-et më të rëndësishme globale. Kjo linjë e re mbështet vizionin afatgjatë të TIA-s për rritje të qëndrueshme, përmirësim të përvojës së pasagjerëve dhe zgjerim të opsioneve të udhëtimit drejt dhe nga Shqipëria.”

Biletat për linjën Tiranë–Stamboll janë tashmë të disponueshme për rezervim përmes faqes zyrtare të Turkish Airlines:
www.turkishairlines.com

Hyrja e Turkish Airlines në TIA mbështet strategjinë e vazhdueshme të aeroportit për zgjerimin e lidhshmërisë, përmirësimin e opsioneve të udhëtimit për pasagjerët dhe forcimin e rolit të Tiranës si një portë ajrore rajonale në rritje. Shërbimi ditor drejt Stambollit pritet të kontribuojë pozitivisht në rritjen e numrit të pasagjerëve, zhvillimin e turizmit dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes Shqipërisë, Turqisë dhe tregjeve globale.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon. Duke shërbyer miliona pasagjerë çdo vit, TIA vazhdon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve, infrastrukturën dhe shërbimet për pasagjerët, me fokus të veçantë në konektivitet, eficiencë operacionale dhe përmirësimin e përvojës së udhëtimit. Aeroporti luan një rol kyç në mbështetjen e turizmit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë në rrjetet globale të transportit ajror.

Rreth Turkish Airlines
E themeluar në vitin 1933 me një flotë prej pesë avionësh, Turkish Airlines, anëtare e Star Alliance, sot operon me një flotë prej 519 avionësh (pasagjerë dhe kargo), duke fluturuar drejt 356 destinacioneve në mbarë botën – 303 ndërkombëtare dhe 53 vendase – në 132 vende. Më shumë informacion mund të gjendet në faqen zyrtare www.turkishairlines.com ose në rrjetet sociale Facebook, X, YouTube, LinkedIn dhe Instagram. Panorama

turkish1

 

“Po prish provat dhe intimidon dëshmitarët”- Aktivisti Qiraxhi flet për protestën e nesërme: Kuvendi t’i heqë imunitetin Ballukut, të mos e zvarrisë më! Qeveria dhe PS po e mbrojnë

Qeveria dhe mazhoranca po mbrojnë zv/kryeministren Belinda Balluku duke zvarritur sa më shumë çështjen e heqjes së imunitetit, pas kërkesës së hershme të SPAK, pasi po prish provat dhe intimidon dëshmitarët.

 

Për të mbrojtur drejtësinë dhe qytetarët, nesër do të mbahet edhe një protestë qytetare para Kryesisë së Kuvendit, e organizuar nga shoqëria civile dhe aktivistët e saj.

Kështu u shpreh sot nga studio e “News 24”, aktivisti Migen Qiraxhi, duke shpjeguar edhe motivet e tubimit. Ai e cilësoi të paprecedentë lojën me zgjatjen e vendimit nga Kushtetuesja dhe mbledhjes nga Këshilli i Imuniteteve në Parlament.

Dhe meqë nesër më 28 janar është edhe mbledhja, u organizua kjo protestë, me qëllim që të mos zvarritet më çështja dhe Balluku t’i dorëzohet drejtësisë.

“Është vazhdimësi e aksionit ku ne si qytetarë kërkojmë që në një situatë të dukshme jo të zakonshme, kemi parë që SPAK që është strukturë në mbrojtje të qytetarëve, ka përplasje dukshëm me strukturën më të lartë të qeverisë, kryeministrin dhe figurën më të lartë, Belinda Ballukun. Ne mendojmë se Kuvendi po kërkon të fitojë kohë dhe të zgjasë vendimin për një kërkesë të drejtësisë. Ne jemi në krah të SPAK dhe drejtësisë, që t’i hiqet imuniteti ministres dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë për hetime, që të mos prishin provat, ashtu siç është shprehur gjykata dhe prokurorët, që mbajtja e saj në detyrë shërben për të intimiduar dëshmitarët dhe për të prishur provat. Minimalisht duhet t’i dorëzohet drejtësisë dhe ta ndjekë vetë çështjen penale dhe të humbasë ofiqet që ka”, shpjegoi ai arsyet e protestës së nesërme.

Por loja politike duket se ka prekur edhe Kushtetuesen sipas tij, pasi po shihet një taktikë për të zgjatur vendimin dhe për t’i dhënë jetë politikisht Ballukut dhe qeverisë.

Qiraxhiu nënvizoi se kushdo shkel ligjin, duhet të vendoset para drejtësisë dhe në rastin e Ballukut, duke pasur imunitet ajo mund të vijojë abuzimet dhe shkeljet.

“Vendimi i sotëm i Kushtetueses nuk është aspak optimist dhe dukshëm kuptojmë se ka tension shumë të madh. E pakuptimtë që Gjykata të marrë kaq kohë, kur çështja është emergjente. E ka shtyrë njëherë dhe tani e bën përsëri, kërkon kohë që të njihet me çështjet. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet t’i dorëzohet drejtësisë.  Shteti i prokurorëve që pretendon Rama është në precedentin që Gjykata i ka rrëzuar prokurorët. Nuk ka asnjë arsye që mazhoranca të mbrojë me imunitet një politikan. Kjo s’ka më asnjë kuptim. Është e patolerueshme”, vijoi ai.

Qiraxhi i bëri thirrje qytetarëve që nesër në orën 10:00 t’i bashkohen protestës te Kuvendi, përballë Kryeministrisë.

“Unë mendoj se pjesa tjetër e qytetarëve duhet t’i bashkohet nesër në orën 10:00 protestës tonë para Kryesisë së Kuvendit, përballë Kryeministrisë, të mos ngatërrohet me Parlamentin. Aksioni qytetar duhet të marrë jetë. Qëllimi i protestës është marrja në mbrojtje e drejtësisë dhe presioni ndaj parlamentit që të dorëzojë mandatin e Ballukut dhe për të mbrojtur institucionet që ajo ka në varësi. Ky është misioni i shoqërisë civile dhe aktivistëve, për t’u dëgjuar zëri ynë dhe i shoqërisë shqiptare”.

Aktivisti shpjegoi më tej se taktika e qeverisë dhe kryeministrit për ta mbrojtur Ballukun ka për qëllim mbajjen larg të drejtësisë, pasi nesër mund t’i gjendet tek dera edhe vetë kryeministrit. Ai akuzoi PS se po strehon dhe mbron me imunitet Ballukun.

“Mendoj se diçka mund t’i marrë edhe ata në këtë histori, këtë mendoj unë. Pasi në të kaluarën figurat kanë qenë larg kryeministrit, këtë herë drejtësia ka shkuar shumë pranë kryeministrit. Dikur thoshte drejtësinë e kam bërë unë, i jap këdo drejtësisë, kurse tani ka ndryshuar narrativën dhe flet për shtet prokurorësh apo mbron të akuzuarit. Mendoj se Drejtësia është e kërcënuar nga kjo qeverisje. PS po strehon dhe mbron me imunitet politik ministren Balluku. Të gjitha këto tregojnë se nesër drejtësia mund të shkojë edhe te dera e qeverisë”, u shpreh ai.

protesta neser

Kurse për vendimin e Kushtetueses, Qiraxhi argumenton se e priste edhe zvarritjen e saj, duke ndjekur lojën politike të qeverisë.

“Kemi pritur që Kushtetuesja të përdorë të njëjtën strategji si Kuvendi, që ta zgjasin jetën politike të Ballukut, që nuk ka arsye pse të ndodhë. Dhe të gjitha këto skandale duket se nuk kanë prodhuar krizën e duhur për qeverinë”, tha ai.

Një grup qytetarësh paralajmëruar sot se ditën e nesërme një protestë para kryesisë së Kuvendit, ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizimin për arrestim.

Me sloganin “Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”, ata do kërkojnë që Këshilli i Mandateve të marrë vendimin për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut.

Të mërkurën në orën 12:00 mblidhet këshilli i mandateve dhe imuniteteve për të vendosur për kërkesën e SPAK për leje për të arrestuar zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e së mërkurës, ku SPAK do të paraqesë prova të reja të siguruara nga kontrollet e kryera së fundmi, gjykata Kushtetuese ndodhet përpara provës së zjarrit për të vendosur lidhur me kërkesën e kryeministrit për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën vetëm pak minuta këtë të martë, për të diskutuar lidhur me këtë cështje, por nuk dolën me një vendim. Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të cështjes.

Data dhe ora e mbledhjes së radhës nuk është bërë ende me dije, por me shumë mundësi vendimi do të merret javën e ardhshme, pasi te enjten disa nga gjyqtarët kushtetues udhëtojnë jashtë vendit për vizitë zyrtare.

Gjatë seancës plenare publike, qeveria Kuvendi dhe Presidenti kërkuan të shfuqiziohet si antikushtetues vendimi i GJKKO, ndërsa SPAK tha se pezullimi mbetet në fuqi.
Belinda Balluku është e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Ndërsa është nën hetim për procedura të tjera tenderuese të Unazës së Madhe dhe koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar. bw

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”- Qytetarët paralajmërojnë protesta para kryesisë së Kuvendit! Këshilli i Mandateve vendos për Ballukun, SPAK kërkon ta arrestojë

Një grup qytetarësh kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë para kryesisë së Kuvendit, ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizimin për arrestim.

 

Me sloganin “Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”, qytetarët do të mblidhen në orën 10:00 për të kërkuar që Këshilli i Mandateve të marrë vendimin për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Opozita nga ana e saj ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se ka shkelur Rregulloren e Kuvendit me urdhër politik të Ramës dhe ka penguar drejtësinë.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Panorama

Guvernatori Sejko: Plakja e popullsisë dhe emigracioni, sfida kyçe për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë

Plakja e shpejtë e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm janë ndër sfidat më të mëdha strukturore me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit të BERZH për vitet 2025–2026.


Sipas Sejkos, këto fenomene janë identifikuar prej kohësh si përcaktuese për zhvillimin afatgjatë të vendit dhe tashmë po shfaqin ndikime konkrete në tregun e punës dhe në perspektivën e rritjes ekonomike.

Guvernatori iu referua parashikimeve të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave vendi po shkon drejt përmbysjes së piramidës demografike.

“Plakja e popullsisë dhe emigracioni janë identifikuar herët në kohë si sfida përcaktuese për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.

Vendi ynë pasqyron shumë nga tendencat e përshkuara në këtë raport të radhës, plaken e shpejtë të popullsisë të kombinuar me largim të të rinjve dhe të popullsisë në moshë punë.

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara këto dinamika pritet të intensifikohen edhe në vitet në vijim duke çuar në përmbysjen e piramidës demografike.

Popullsia ka ardhur në rënie, ndërkohë që mosha mesatare po rritet me shpejtësi. Mosha mesatare ka ardhur në 43 vjeç.

Emigracioni po shfaqet si një sfidë strukturore. Rritja ekonomike e qëndrueshme, nivelet historikisht të papunësisë dhe mungesa e fuqisë punëtore i kanë bërë të dukshme pasojat afatgjate”, tha Sejko. gsh

“Akoma i kam keq sytë dhe kokën!”- Polici i spërkati spraj në fytyrë gjatë protestës, fotoreporteri Bilani tregon si ndodhi ngjarja: Për 3 sekonda rashë në tokë! Jam kardiak dhe diabetik

Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani, i cili mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë më 24 janar, pasi është goditur me spraj në fytyrë nga një polic teksa ndodhej në krye të detyrës duke fotografuar dhe filmuar, ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.


I ftuar në News 24, Bilani ka deklaruar se prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës dhe dëshmitar në dhjetëra protesta, por kurrë më parë nuk është përballur me një sulm të tillë të drejtpërdrejtë ndaj një fotoreporteri gjatë ushtrimit të profesionit.

“Kemi kaluar peripeci, por kurrë, kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar një fotoreporter, apo një gazetar drejtpërdrejtë me spraj në fytyrë gjatë kohës që xhiron apo fotografon”, u shpreh Bilani.

Ai tregon se ngjarja ka ndodhur pranë selisë së Partisë Demokratike, në një moment tensioni mes protestuesve dhe policisë, ku po përdorej edhe topi i ujit. Ndërsa po filmonte me telefon dhe mbante aparatin fotografik, ai tha se është goditur papritur me spraj.

“Për 3-4 sekonda kam rënë në tokë. Unë nuk besoj se turma dhe protestuesit mbajnë spraj luftarak… Ishte me uniformë policie”, tha ai.

Fotografi tregon se menjëherë pas ngjarjes është ndihmuar nga persona të pranishëm dhe është transportuar me ambulancë, ku i është dhënë oksigjen, për shkak edhe të problemeve shëndetësore që ai ka, pasi vuan nga probleme kardiake dhe diabetik.

“Në ambulancë më kanë vënë oksigjen menjëherë, sepse polica duhet ta dijë që spaji apo gazi nuk mund të përdoret, unë jam kardiak dhe diabetik dhe nuk mund të sulmosh një njeri me spraj pa ditur pasojat më pas. Më kanë çuar në QSUT, kam bërë analizat, kontrollet, pas rreth dy orësh, unë kam firmosur dhe jam larguar me vullnetin tim. Kam shkuar në shtëpi dhe kam konsumuar ushqime sipas mjekëve, për të nxjerr toksinat”, shtoi ai, duke theksuar se ende ndjen rëndesë në kokë dhe në sy, për shkak të ekspozimit të afërt ndaj sprajit.

“Edhe sot, kokën dhe sytë i kam rëndë, sepse kam qenë në një distancë të afërt”, tha ai.

Feliks Bilani: Që nga 92’ kam qenë në shumë protesta, unë e pranoj që edhe policia në shumë vite, na ka goditur, na kanë marrë aparatet, filmat, kemi kaluar peripeci, por kurrë, kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar një fotoreporter, apo një gazetar drejtpërdrejtë me spraj në fytyrë gjatë kohës që xhiron apo fotografon.

Tek pjesa para selisë së PD, ishte topi i ujit, zoti Strazimiri dhe zonja Vokshi, duke u konfrontuar me policinë, ishte një situatë e nxehtë, unë duke mbajtur aparatin në një dorë dhe telefonin në dorën tjetër duke xhiruar, nuk pash më asgjë, vetëm ndjeva spajin në fytyrë. Për 3-4 sekonda kam rënë në tokë.

Unë nuk besoj se turma dhe protestuesit mbajnë spraj luftarak. E dyta, nuk mund të besoj, se dhe nga 21 janari unë kam dalë me 4 qepje në kokë, dhe nuk besoj se me 21 janar policia ka përdorur gurë drejt mediave apo protestuesve. Nuk mund ta besoj kurrë që një protestues të sulmoj një gazetar, përjashton rastin e 28 majit të 1996, ku po unë jam sulmua nga një simpatizant të kohës, të PS-së. Ishte me uniformë policie.

Në ambulancë më kanë vënë oksigjen menjëherë, sepse polica duhet ta dijë që spraji apo gazi nuk mund të përdoret, unë jam kardiak dhe diabetik dhe nuk mund të sulmosh një njeri me spraj pa ditur pasojat më pas. Shansi është që është hera e dytë, dhe nga 8 janari që jam rrëzuar. Shans që më kanë ndihmuar njerëz, kanë lajmëruar ambulancën dhe jam oksigjenuar menjëherë. Më kanë çuar në QSUT, kam bërë analizat, kontrollet, pas rreth dy orësh, unë kam firmosur dhe jam larguar me vullnetin tim. Kam shkuar në shtëpi dhe kam konsumuar ushqime sipas mjekëve, për të nxjerr toksinat. Edhe sot, kokën dhe sytë i kam rëndë, sepse kam qenë në një distancë të afërt.

Kur korrupsionin e pajis që nga Tirana me hipotekë Vlore!

 

Nga Boldnews.al

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, vendosi të shkrijë Kadastrën e Vlorës, për ta sjellë në Tiranë, 100 metra larg Burgut 313.  Pa një motiv të saktësuar, është urdhëruar që brenda datës 31 të këtij muaji i gjithë dokumentacioni të transferohet në Tiranë. Arsyet më shumë se strukturore janë dukshëm pragmatiste.

Pronat në Vlorë prej më shumë se një dekade shihen si plaçkë që rrëmbehet nga kaçakët më të zotë, një pjesë e madhe e të cilëve jetojnë në Tiranë, por shfaqen si pronarë të Vlorës në qindra hektarë, sidomos zonën bregdetare, ku malit, shkëmbinjve zhurishteve të bregut të detit, e madje vetë detit, i kanë vëndosur “vulë pronësie”, në emër të personave me lidhje të shkurtër qeveri-krim-oligarki.

Përveç arsyes për kontrollin e plotë nga Tirana, ka edhe një motiv praktik e teorik me logjikë ekonomike, që vetëm mendja pjellore e rilindjes mund ta prodhojë. Përse “banuesit” në Tiranë apo Dubai duhet të udhëtojnë deri në Vlorë për të rifreskuar një dokument, apo gllabëruar ndonjë copë ende të patjetërsuar?

Tashmë gjithçka e kanë nën kontroll nga kryeqyteti. Qeveria mendon për ta, me shërbim që u ofrohet Akoma më pranë, mjafton që të zgjasin dorën dhe hartat kadastrale të Vlorës rrethohen që nga kryeqyteti.

Ky trasnferim rëndon pikërisht banorët e Vlorës që kanë vite me vërdallisjen në këtë institucion ku futet lirshëm bota e krimit dhe oligarkisë, por i ulet qepeni i çeliktë në fytyrë çdo banori të qarkut Vlorë, që nuk merr prej dokumentat e pronësisë.

Në Vlorë gjithnjë kërkohej një drejtor, më jetëgjati kapte deri në katër muaj, më pas të gjithë njëri pas tjetrit detyroheshin të largoheshin. Nga viti 2014 e deri më tani janë 23 drejtorë të emëruar, më pas shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen. Në vendin ku krimi ishte zot dhe fjala tjetërsim prone nuk përbën shkelje sipas konceptit të Rilindjes, por zotësi, drejtorët e majmur detyroheshin që të zgjidhnin ose karrotën (mitmarrjen korrupsionin), ose shkopin (armën në kokë), për të vendosur një vulë dhe firmë që bente pronarë kapadai të pushtetit.

Së fundmi Rama hodhi një grep me karrem blu dhe peshkoi ish-drejtuesin e PD-së së Vlorës Genc Doromemaj. Edhe ai si të gjithë të tjerët nuk bëri hajër më shumë se dy muaj. Zyrtarisht dha dorëheqjen, por të vërtetën për largimin e dinë vetë ata, të cilët që në ditën e parë të punës në tavolinë u servirnin dosje pronësie vetëm për firmë dhe vulë, në emër të emrave që njihen si “pronarë të vjetër të krimit” dhe lidhjeve me politikën.

“Statuti i PD-së nuk njeh përjashtime”- Murrizi për lëvizjen e Salianjit: Nuk i bën dëm PD-së! Protestat janë revolta qytetare, s’kanë nevojë për podiume

“Lëvizja e Ervin Salianjit nuk i bën aspak dëm Partisë Demokratike dhe madje duhet të kishte pasur të tjera lëvizje më herët dhe të ishte folur hapur për situatën e opozitës”.

 

Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi sot në studion e “News24”, i pyetur për një sërë tematikash nga aktualiteti politik. Për Murrizin, protestat janë revoltë qytetare ndaj qeverisë dhe nuk kanë nevojë për podiume partish.

Në lidhje me lëvizjen e Ervin Salianjit brenda selisë blu, Myslym Murrizi e vlerësoi pozitivisht, ndërsa nënvizoi se Statuti i PD-së nuk njeh as përjashtime dhe as vija të kuqe, duke iu referuar deklaratave të kryetarit Sali Berisha për Salianjin, se “ishte vetëpërjashtuar” pasi “kaloi vijën e kuqe”.

“Nuk besoj shumë tek artikulimet aktuale, duke parë ato të kaluara, se nuk e dimë se si ndryshojnë, duke iu referuar atyre të kaluara. Në Kuvendin Kombëtar të 2021 është vendosur se nuk ka përjashtim me Statut. Statuti i PD nuk parashikon përjashtime. Nuk ka vija të kuqe dhe të verdha”, u shpreh ai.

Madje teksa ishte pro lëvizjes se Salianjit për reformim të Partisë Demokratike, tezë që i ka qëndruar edhe vetë vitet e fundit, pasi në PD shikon shumë figura që nuk e meritojnë të jenë aty, madje të zgjedhur edhe me lista të sigurta, pra jo të votuar nga populli.

“Mendoj se përveç lëvizjes ë Salianjit duhet të kishte pasur edhe të tjerat. Duhet të kishte folur edhe më 2023, në Këshillin Kombëtar dhe Kryesia, bashkë me Alimehmetin dhe të tjerët. Ky grup nuk e bënë atëherë dhe kur nuk u futën në listën e mbyllur, iu bashkuan Salianjit. Pra ata duhet të kishin folur hapur që në Këshillin Kombëtar”, u shpreh Murrizi për një pjesë te personazheve politike që i janë bashkuar lëvizjes.

Murrizi nënvizoi se nuk mund ta parashikonte se çfarë do ndodhte vite më parë nëse do kishte nisur kjo lëvizje, por theksoi se nuk i bën asnjë dëm partisë.

“Ana tjetër, Ervin Salianji para arrestimit ishte drejtues politik në Elbasan, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur nëse s’do arrestohej. Gjithsesi nuk shoh se Salianji po i bën dëm partisë. Ajo parti nuk do askënd jashtë radhe, aty ka xhepistë që janë bërë llapistë, deri edhe spiunë të sigurimit”, tha ish-ligjvënësi opozitar.

Në lidhje me Bordin e Paqes dhe ftesën e presidentit Trump për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama, Murrizi mbajti qëndrim kritik ndaj opozitës, duke u shprehur se u rreshtua me pushtetin duke e votuar. Kurse për protestat e PD ai tha se asnjë qeveri nuk vjen në pushtet në këtë mënyrë dhe se revoltat qytetare s’kanë nevojë për podiume.

“Asnjë qeveri teknike nuk ka ardhur me protesta. Dalin dhe thonë e ka fjalën Hyseni, e ka fjalën Hasani. Protesta është një shprehje revolte dhe nuk ka nevojë për podiume dhe as për zyra. Të jesh në opozitë është jo vetëm mision i vështirë, por edhe fisnik. Duhet të ketë njerëz me moral, që s’e duan vërtetë opozitën. Dhe pastaj bën këtë ritualin nga kryeministria te Kuvendi dhe i bëjnë natën, s’e di pse. Rama i mblodhi edhe opozitarët dhe ata votuan Bordin e Paqes së Trump”, tha ai. Panorama

“Krim shtetëror që duhet zbardhur urgjentisht”- Tedi Blushi publikon dokumentin: Gjykata konfirmon, Ilir Meta u rrëmbye!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se edhe pse kanë kaluar 15 muaj nga arrestimi i Ilir Metës, drejtësia hesht për mënyrën si Presidenti i PL-së u vu në pranga.

 

Në një deklaratë për mediat, Blushi ka publikuar një dokument, që sipas tij gjykata konfirmon se më 21 tetor 2024 Ilir Meta u rrëmbye.

Sipas tij, ky është një krim shtetëror që duhet të zbardhur: “Asnjë hetim administrativ. Asnjë hetim gjyqësor. Asnjë përgjegjës për këtë akt shumë të rëndë kriminal, të paprecedentë në historinë e një shteti të së drejtës, por krejt “normal” në narko-shtetin mafioz të Edi Ramës ku rrëmbimet jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin”.

Deklarata e plote: 

Kanë kaluar 15 muaj nga krimi shumë i rëndë shtetëror i rrëmbimit terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije.

Asnjë hetim administrativ. Asnjë hetim gjyqësor. Asnjë përgjegjës për këtë akt shumë të rëndë kriminal, të paprecedentë në historinë e një shteti të së drejtës, por krejt “normal” në narko-shtetin mafioz të Edi Ramës ku rrëmbimet jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin.

Krimi shtetëror i rrëmbimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta edhe pas 15 muajsh vazhdon të mbetet qëllimisht i pazbardhur, sepse zbardhja e tij do të konfirmonte dhe ekspozonte të vërtetën e tmerrshme se institucionet e ngarkuara me zbatimin e ligjit, në diktatin e krimit dhe karteleve të drogës, janë shndërruar në një bandë mafioze, që ka kriminalizuar të gjithë shtetin, që vepron për llogari të Kreut të Organizatës dhe interesave të tij mafioze.

Krimi shtetëror i rrëmbimit mafioz të Z. Meta është konfirmuar edhe nga vetë gjykata e posaçme, që ka pranuar zyrtarisht se ajo çfarë ndodhi mesditën e 21 tetorit 2024, në kryqëzimin pranë “Casa Italia” në Tiranë, në orën 12:18, ishte një rrëmbim.

Vendimi i gjykatës fakton qartë se Z. Meta u njoh me ekzekutimin e masën “arrest në burg” nga oficerët e policisë gjyqësore, vetëm në ora 14:16, rreth dy orë pasi ishte rrëmbyer me dhunë në mes të rrugës.

Pra, për dy orë të plota, Presidenti i Partisë së Lirisë, thotë gjykata, ishte i rrëmbyer, i marr peng nga banditë të armatosur e të maskuar, pa asnjë bazë ligjore, pa vendim gjykate, pa u njohur vetëm me të drejtat, që i takonin sipas Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe as me bazën ligjore të ndalimit, por edhe pa avokat.

Banditë me maska. Të armatosur rëndë. Pa dokumente identifikimi. Pa uniformë policie. Pa mjet policie.

Një rrëmbim i pastër mafioz, i kryer në mes të ditës, në sy të dhjetëra qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Banditët me maska, siç është e njohur botërisht, e tërhoqën zvarrë me dhunë Z. Meta dhe e futën në një automjet privat, që gjithashtu nuk kishte asnjë shenjë dalluese se i përkiste Policisë së Shtetit.

Krejt ndryshe edhe nga e njëjta bandë mafioze që rrëmbeu Gerond Meçen dhe Daniel Shimën, ku siç është faktuar kriminelët e Edi Ramës ishin kujdesur të maskoheshin me uniforma që mbanin logon Policia apo Byroja Kombëtare e Hetimit.

Shumë i rëndë dhe nuk duhet neglizhuar kurrsesi është konstatimi zyrtar i Avokatit të Popullit, që gjatë hetimit të kryer lidhur me mënyrën e ndalimit të Z. Meta zbuloi të vërtetën tronditëse të zhdukjes së provave.

Nuk ka asnjë dokument procedural, nuk ka asnjë provë institucionale për atë që ndodhi në 21 tetor 2024, sepse qartësisht, në ora 12:18, siç faktoi edhe vendimi i gjykatës, Ilir Meta u rrëmbye nga banditët e Edi Ramës.

Në të kundërt do të ekzistonte qoftë edhe një dokument shtetëror apo procesverbal zyrtar për ndalimin dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.

Por prova nuk ka sepse nëse do të kishte ato do të faktonin zyrtarisht krimin e rëndë shtetëror që u krye me porosi dhe për llogari të Kreut të Organizatës.

Si të mos mjaftonte kjo, bashkë me Ilir Metën u rrëmbye dhe u mbajt peng dhe iu privua liria për më shumë se tre orë edhe drejtuesi i automjetit, Artemis Peca, ndaj të cilit nuk ekzistonte asnjë urdhër ndalimi. Një tjetër krim i rëndë shtetëror, i cili nuk është hetuar kurrë.

Fakti që SPAK-u nuk e hetoi kurrë kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj banditëve që kryen rrëmbimin e Z. Meta; fakti që prokurori Arben Kraja e cilësoi si të rregullt dhe të ligjshëm këtë akt kriminal para gjykatës në seancën për masën e sigurisë të datës 23 tetor 2024; fakti që SPAK qëllimisht, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e shmangu veten, pra BKH nga operacioni për ndalimin e z. Meta, konfirmon bashkëfajësimin, gjithashtu dhe ndikimin politik nën urdhrat e Edi Ramës.

Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i mirëplanifikuar prej kohësh nga organizata kriminale vendas dhe mafia ndërkombëtare e George Sorosit, u krye me me urdhër të Edi Ramës dhe u ekzekutua nga “grupi i gatshëm” i banditëve të Organizatës, të specializuar për të tilla aksione të paligjshme rrëmbimi personi, që ishin gati edhe për një skenar të mundshëm gjakderdhje.

Më 21 tetor 2024, në ora 12:16, nuk ka ndodhur një arrestim, por një krim, një akt i pastër terrori shtetëror.

Në Shqipëri, Presidenti i Partisë së Lirisë u rrëmbye si në filmat e mafies.

Edhe pse këto prova i ka gjykata, SPAK dhe policia gjyqësore tregojnë qartë që për 2 orë ish-Presidenti i Republikës është rrëmbyer dhe ndërkohë Narkodrejtori i policies, Ilir Proda vazhdon të mashtrojë publikisht institucionet me pretendimin kriminal se operacioni u zhvillua në rregull.

Mjafton vetëm ky mashtrim, që ky Narkodrejtor vagabond, të arrestohej në flagrancë, pa harruar gjithë zullumet që mban mbi supe për të cilat kurrë nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të ashpër ligjor.

Përse duhet të rrëmbehej në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzonte mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?

Është e qartë që ai u rrëmbye për të rrëmbyer zgjedhjet e 11 Majit, për të terrorizuar Partinë e Lirisë, opozitën dhe gjithë kundërshtarët e regjimit.

U rrëmbye nga tmerri që Edi Rama ka nga personaliteti i Z.Meta, nga fuqia e tij elektorale, nga të vërtetat që ai thotë, nga delegjitimi që ai i ka bërë gjithë mekanizmit të kapjes së “Drejtësisë së Re”, që e kthyer në Ramaformë shërben sot jo vetëm si patericë e Narkoregjimit por edhe si armë për të vrarë pluralizmin politik.

Standardet e rrëmbimit janë të njëjta edhe me standardet me hetimit e sidomos të paraburgimit, ku Z. Meta ndodhet në kushtet e një izolimi ekstrem, nën masa të kundraligjshme, në shkelje të Kushtetutës dhe KEDNJ, duke iu pamundësuar e drejta të takohet me drejtuesit e partisë, të komunikojë me mediat, madje edhe duke iu kufizuar ajrimi në vetëm 1 herë në ditë, kur ndërkohë gjithë të paraburgosurit dalin 2 herë në ditë në ajrim, e kjo vetëm për për gjoja “fajin” pse iu përgjigj nëpërmjet telefonit tim, pak pyetjeve të një gazetareje.

Përse u krye ky rrembim, i cili objektivisht kishte zero shkaqe sepse Z.Meta nuk po dilte nga Shqipëria, por po kthehej nga Kosova dhe po hynte në Tiranë, ku kishte njoftuar një konferencë shtypi nga selia e Partisë së Lirisë?

Kjo vërteton edhe njëherë se jemi përpara një situate krejt të paprecedent dhe shumë të rrezikshme për një shtet të së drejtës, e pakrahasueshme edhe me atë që ndodh në vende diktatoriale apo regjime autokratike.

As regjimet më autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla kriminale. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe mafioze.

Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta.

Se kush e rrëmbeu Gerond Meçen dhe Daniel Shimën të gjithë shqiptarët e dinë.

Por përpjekja për të mbuluar dhe për të kaluar në heshtje rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të amnistohet kurrë.

Zbardhja zyrtarisht e emrave të bandës kriminale që rrëmbeu Ilir Metën është një përgjegjësi që rëndon aktualisht mbi drejtësinë, që nuk mund të heshtë dhe as të mbulojë këtë akt mafioz shumë të rëndë.

Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK-ut të hetojë dhe të zbardhë menjëherë të gjithë çetën kriminale që rrëmbeu dhe mbajti peng për më shumë se dy orë Presidentin e saj, fakt i provuar edhe nga vetë Gjykata.

Çdo ditë heshtjeje është një akt akuze ndaj SPAK-ut.

Çdo ditë pa zbardhje e kthen drejtësinë në bashkëautore të këtij krimi shtetëror.

Nënvizoj se krimi shtetëror i rrëmbimit jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin.

Të gjithë shqiptarët e panë se si narkopolicët, me kapuça të zinj, e rrëmbyen një të mitur 10-vjeçar në rrugë në proestën madhështore të 24 janarit. Një ngjarje shumë e rëndë për të cilën sot ende nuk ka asnjë fajtor dhe asnjë të dënuar.

Ndaj shporrja një orë e më parë e këtij regjimi të kalbur narko-mafioz është emergjencë kombëtare, që i fton të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm e patriotë të ngrihen në këmbë e të përshkallëzojnë aksionin e tyre për shembjen e kësaj klike mafioze, që jo vetëm u grabit taksat, jo vetëm rrëmben kundërshtarët por po u vjedh edhe të ardhmen shqiptarëve. Panorama

Ministri Vengu: Kam ftuar Serbinë të na bashkohet në marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë

I pyetur lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

 

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se Shqipëria ka ftuar Serbinë që të marrë pjesë në marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën dhe Kroacinë në fushën e mbrojtjes. Gjatë një deklarate për mediat, Vengu u shpreh se ky është një partneritet i hapur dhe vendet e tjera janë të mirëpritura që të bashkohen.

I pyetur lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë.

Me Kosovën kemi dakordësi për sa i përket mjeteve të blinduara. Dhe kjo vjen për dy arsye: E para sepse lexojmë rreziqe dhe kërcënime në rajon të njëmendje. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese. E treta: mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është partneritet i hapur. Shumëkush e quan marrëveshje të mbrojtjes. Kemi vënë re që të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për sa i përket rritjes së kapaciteteve”, tha Vengu. dosje.al

Rruga Peshkopi-Lurë shembet pa u inauguruar. Segmenti i ri rrezik për aksidente, punime me cilësi të dobët

Rruga e Lurës, një projekt i pritur prej vitesh nga banorët dhe turistët, është shembur para se të inaugurohej zyrtarisht.

Segmenti Peshkopi-Lurë ka pësuar shembje pranë fshatit Çidhen. Edhe në disa pjesë të tjera ky aks paraqet probleme. Kujtojmë që rruga e Lurës nuk ka përfunduar e gjitha, pasi ende vijojnë punimet për asfaltimin e saj.

Shkak për dëmtimin ka qenë cilësia e dobët e punimeve të kompanisë Biba-AL sh.p.k

Skandalet me rrugët kanë ngritur shqetësime të mëdha mbi përgjegjësitë e kompanive të ndërtimit, por edhe autoriteteve që mbikëqyrin zbatimin e projektit. bw

Denoncimi i PD: Një fëmijë 10 vjeçar është arrestuar nga policia, i është bërë presion i jashtëzakonshëm, ndodhet në gjendje shoku

Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariatin numër 1.


Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona.

Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion i jashtëzakonshëm dhe se ai ndodhet në shok.

“Ky është një fëmijë 10 vjeç që gjendet i arrestuar në komisariatin nr 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtete psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë ndaluar, është edhe ky fëmijë 10 vjeçar. Është një 10 vjecar i shoqërua nga policia në gjendje shoku psikologjik. Romeo Kore është fëmija. I njoftojmë prindërit që nëse janë të shqetësuar ta dinë që është në komisariatin numër 1”, tha Spahia. GSH

“Lironi menjëherë 25 protestuesit!” – Berisha nga selia blu: Beteja me diktaturën s’është ndeshje futbolli, por qëndresë e vazhdueshme

Kryedemokrati Sali Berisha tha nga selia blu, pas protestes se opozites, se beteja e tyre kunder qeverise do te jete e vazhdueshme.


“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel.
Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.

Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarëve shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj e as moral, të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. “, tha Berisha. gsh

Protesta e opozitës- “Sot u tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros”, Meta reagon nga qelia: Shqiptarët dhanë një mesazh të qartë force. Përballje pa kthim!

Pas protestës 3 orëshe të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, ku ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës dhe ka akuzuar qeverinë për atë që ai e cilësoi si “regjim narko-mafioz”.

Meta u shpreh se protesta e sotme dha një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie, duke theksuar se qytetarët janë shumicë përballë një pakice që, sipas tij, u ka grabitur të ardhmen shqiptarëve. “Sot u tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros”, shkruan Meta.

Ai akuzoi gjithashtu strukturat e rendit për dhunë ndaj protestuesve paqësorë dhe gazetarëve, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.

Reagimi i Metës

Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë! Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie për të mbrojtur me çdo çmim lirinë, dinjitetin dhe Atdheun tonë. Protesta madhështore tregoi në shesh se populli është shumicë absolute përballë një pakice narko-mafioze, që i vjedh dhe ju ka grabitur të ardhmen e tyre! U bëj thirrje narko-policëve, shërbëtorë të përulur të kriminelëve, që të ndalin urgjentisht rrëmbimet mafioze dhe dhunën ndaj protestuesve paqësorë, dhunë që nuk ka kursyer edhe gazetarët e mediave shqiptare. Kjo Narkopolici shumë shpejt do të japë llogari deri më një dhe një për një për terrorin kriminal ndaj protestuesve. Përballje pa kthim! Ky regjim i kalbur ka mbaruar dhe i ka ditët e numëruara! FITORE! bw

“Duhet revoltë, do jem gjithmonë me protestuesit”- Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë. Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme besojnë demokratët që kanë dalë në shesh.

 Axhenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon PD që të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot, Kjo tregon diçka. dosja.al

FOTOLAJM- Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me të bardha, ai shkruan në bluzën e tij: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë”.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të veshjes, shkruhej “Poshtë diktatura”. bw

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, po nën hetim nga SPAK

 

 

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim.

Balluku ka 11 hetime penale të hapura në SPAK, por ajo nuk ndalet dhe punon çdo ditë që të zaptojë sa më shumë poste, kompetencë dhe pushtet.

E përfshirë në të paktën 2 prej këtyre dosjeve korruptive nën hetim është dhe një zonjë e cila quhet Irma Droboniku, të cilën Balluku po këmbëngul që ta emërojë si drejtuese të Komisionitt të Prokurimeve Publike-KPP.

Emri i zonjës Droboniku ka shkuar së fundmi në kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik.

Zonja Droboniku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e Viola Haxhiademit, e emëruar së fundmi në krye të KESH.

Kur Viola Haxhiademi drejtonte sekretariatin e ministrisë së Ballukut, ajo e emëroi Irma Drobonikun si krahun e djathtë t ëish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyri.

Droboniku ishte syri dhe veshi i Viola Haxhiademit dhe Belinda Ballukut në KPP, ishte njeriu që raportonte te Balluku ccdo sjellje dhe ccdo veprim të Myzyrit dhe përcillte porositë përkatëse.

Droboniku ishte pranë Jonaid Myzyrit dhe kur ky i fundit raportonte në Kuvendin e Shqipërisë, siç kjo foto ilustron:

Jonaid Myzyri/ Irma Droboniku

Droboniku është aktualisht nën hetim nga SPAK dhe prokurori Prençi, pasi komunikimet dhe aktet e saj kanë lënë gjurmë implikimi në të paktën dy prej dosjeve korruptive që Prençi po heton.

Siç dhe kartela e saj e punës dëshmon, zonja Droboniku e ka nisur karrierën e saj si një mami në maternitetin e Fierit ndërsa ylli i saj polar u ngjit pas vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe shoqja e saj e ngushtë Viola Haxhiademi nisi ta emëronte në pozicione kyçe duke ja prezantuar Ballukut si person të besuar. /Voxnews

“Në PS ka luftë mes klaneve brenda partisë për…”- Klodiana Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat! Ikën ajo, vjen një tjetër dhe nuk pengohet integrimi i vendit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte dorëhequr nga detyra dhe të përballej me drejtësinë pa mbrojtjen e qeverisë dhe mazhorancës, pasi provat e SPAK mund të dëmtohen dhe të rrezikohet hetimi.


Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në “News 24” gjatë emisionit “Kjo Javë”, duke folur për zhvillimet më të fundit të dosjes “Balluku” dhe seancën në Kushtetuese. Ajo u shpreh se seanca e djeshme e Kushtetueses nuk u ngrit në lartësinë e duhur, ku palët nuk dhanë argumente bindëse.

Por sipas Lalës, kjo është një strategji e kryeministrit Edi Rama, për të krijuar një koracë mbrojtëse ndaj drejtësisë, pasi nesër SPAK mund të shkojë edhe tek ai.

“Zonja Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ajo rrezikon prishjen e provave dhe arratisjen sipas SPAK, ndaj u vendos masa e sigurisë. Por deri tani ajo nuk ka dhënë shenja për arratisje. Seanca e djeshme nuk u ngrit në nivelin Kushtetues, përfaqësuesit e qeverisë dhe presidencës nuk u ngritën në nivelin e tyre në argumentim, por mbetën në nivelin e gjykatave normale. A duhet të mbajë përgjegjësi ministrja për rastin kur Prokuroria thotë se po prish provat. Kush mban përgjegjësi nëse prokurorit i dështon hetimi, ndërsa ajo vijon të jetë në detyrë?”, u shpreh ajo.

Kurse për strategjinë e kryeministrit, shpjegoi se:

“Kemi një zv/kryeministre për herë të parë të pezulluar, nuk ka ndodhur asnjëherë. Kemi një kryeministër që ka atakuar menjëherë pa pritur dhe ndjekur shkallët nga Apeli dhe Gjykata e Lartë, por duke e çuar në Kushtetuese. Rama duket se po krijon koracë mbrojtëse për të parandaluar atë që mund të ndodhë me të në të ardhmen”.

Në lidhje me argumentet e Qeverisë se pezullimi i ministres pengon integrimin e vendit në BE, Lala tha se kjo ishte absurde, pasi ikën Balluku dhe mund të vijë një ministre tjetër, pasi PS ka figura të tjera.

“Përdori disa argumente që janë absurde, sikurse pengimi i integrimit të Shqipërisë drejt BE. Ikën Balluku dhe vjen një emër tjetër. Pse duhet të bllokohet integrimi? Ka deputetë dhe figura të tjera në PS”, tha gazetarja.

Por referuar shpjegimit të mësipërm, Lala komentoi se brenda PS ka klane që luftojnë se kush do të jetë pasardhësi i Ramës në parti.

“Por duket se ka një luftë të ashpër mes klaneve brenda PS-së. Sepse aty të gjithë synojnë vetëm një gjë, që të pasojnë Ramën në krye të PS. Të gjithë e shohin nga jashtë, por nga brenda ka një luftë dhe kuptohet qartë, se ka luftë brenda PS-së mes klaneve”, nënvizoi ajo.

“Një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj”, Klodiana Lala zbulon detaje nga hetimi: Mënyrat për shkatërrimin e provave janë të shumta

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku zbuloi detaje nga hetimi për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Lala tha se për shkak të vendimit të Kushtetueses për ta rikthyer në detyrë, SPAK ka konstatuar se Balluku është rrezik potencial për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët dhe kjo ka ndodhur me një prej tyre.

“Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

Ka një zyrtare në detyrë e cila ka pretenduar dhe është e pandehur se është intimiduar që të mos rrëfehet kundër saj dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Energjisë”, tha Lala.

Klodiana Lala: seanca plenare publike në Kushtetuese që kishte në thelb kërkesën e kryeministrit për ta shpallur antikushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ishte një seancë që u ndoq me mjaft interes, për mënyrën se cfarë po ndodhte brenda dhe jashtë gjykatës. Hetimi për Ballukun u ushtrua nga Dritan Prenç, por para Këshillit të Mandateve, u formua një trupë hetimor me 3 prokurorë, Dorina Bejko dhe Klodian Braho, por të enjten mbërritën vetëm Dritan Prenci dhe Dorina Bejko.

Në 36 vite kemi për herë të parë një vendim të GJKKO të pezullimit të një funksionari të lartë.

GJKKO njoftoi Kushtetuesen përmes një shkrese duke shkruar se e ka dhënë verdiktin e saj pavarësisht se Kushtetuesja e ka rikthyer në detyrë.

GJKKO shkruan se ishin gjykata të tjera që gjykonin këtë vendim nëse ishte apo jo në përputhje me ligjin dhe ndërhyrjen e kryeministrit apo dhe GJK  eshihte si ndërhyrje në punën e gjyqësorit, pra në njëfarë mënyre GJKKO e refuzoi Kushtetuesen.

Çështja ka nevojë të diskutohet dhe se mungesa në kabinetin qeveritar nuk përbën asnjë problem, ajo mund të jepte dorëheqjen. Pretendimi i kryeministrit se me pezullimin e Ballukut mund të krijojë probleme në funksionimin e punës, nuk qëndron.

Prokurorët e SPAK thanë se fakti që Kushtetuesja mori një vendim të ndërmjetëm duke e rikthyer në detyrë, ka cenuar rëndë hetimin. Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

“Nëse inceneratori i Tiranës ekziston dhe unë kam gënjyer, do kërkoj falje publike”, Klodiana Lala i drejtohet Ramës: Të sfidoj të më japësh një foto, ndryshe më kërko falje

Në fund të intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja e News24, Klodiana Lala, iu rikthye replikave në distancë që kryeministri Edi Rama ka bërë me të, i cili e quajti mashtrim nga ana e gazetares statusin e saj ku pyeste për inceneratorin e Tiranës.

Lala tha se “nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike”.

“Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: E kam sfiduar dhe e sfidoj kryeministrin të më japë ose të bëjë publike një foto të inceneratorit të Tiranës.

Nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike. Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time.

Unë kam kërkuar të më japë vetëm një shpjegim sepse bëri fajtorë qytetarët për përmbytjet se kanë hedhur plehrat.

Unë bëra vetëm një pyetje, përse plehërat nuk u inceneruan tek ai inceneratori që ka gllabëruar miliona dhe nuk ekziston? Nuk ma dha përgjigjen kryeministri, për gjithë pjesën tjetër le të bëjë politikë sa të dojë, nuk më intereson.

Ministri Gunther Krichbaum takon krerët e politikës dhe drejtuesin e SPAK, Ambasada Gjermane: Shqipëria në moment vendimtar! Luftë e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasada e Gjermanisë ka zbardhur diskutimet e ministrit gjerman për Evropën Gunther Krichbaum gjatë takimeve që ai mbajti me kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK Klodian Braho, dhe zyrtarë të tjerë nga maxhoranca dhe opozita.

 

Krahas kryeministrit, ai u takua edhe me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv. ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi si dhe me drejtuesin e SPAK Klodian Braho.

Në fokus të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit të vendit në BE, fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjatë diskutimeve, ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, duke shtuar se është e nevojshme që të zbatohen reformat e kërkuara, sidomos ato që lidhen me krimin dhe korrupsionin.

Zyrtari kërkoi hapa të guximshëm në realizimin e reformave, si edhe bashkëpunim më konstruktiv mes palëve politike.

“Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.“, tha zyrtari gjerman.

Postimi i ambasades gjermane:

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh:

“Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.” Panorama

Kushtoi 260 mln euro, thellohet skandali në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, çahet traseja në lotin e dytë

Ka pësuar çarje traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.

Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.

Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar.

Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni.

Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës. bw

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot.
Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi.
I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë.
I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera.
Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre.
Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.

Shehaj: Drejtësia do arrij te Rama! Balluku ka vjedhur 50 milionë euro dhe nuk po ndodh asgjë! Për 700 mijë euro të Metës u bë nami!

 

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj, ka deklaruar se se në Shqipëri për herë të parë po dalin para drejtësisë, ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkie dhe kjo sipas tij tregon edhe rolin e rëndësishëm dhe punën e drejtësisë.

Shehaj gjithashtu nënvizoi se asnjë vjedhje apo abuzimin nuk ka si të jetë bërë pa dijeninë e Ramës, duke shtuar se kryeministri dhe mazhoranca janë të trembur jo për fatin e Ballukut, por për faktin se tashmë drejtësia mund të shkojë ‘ edhe te Rama’.

Ai theksoi se në rastin e Ilir Metës u bë nami për 700 mijë, ndërsa tani që Belinda Balluku vodhi 50 mln euro, nuk po ndodh asnjë gjë.

“Në rastin e Metës u bë nami për 700 mijë euro dhe tani u vodhën 50 mln euro dhe nuk po ndodh asnjë gjë”, tha ai në News 24.

Agron Shehaj: Është e pamohueshme që pavarësisht opinionit që kemi, apo sa të kënaqur jemi me punën që bën SPAK, ka ndryshim rrënjësor me arritjet e drejtësisë. Unë mendoj që janë faktet që flasin dhe fakt është që në këto 35 vite, ish kryeministra, kryetar bashkie në detyrë, zv/kryeministra ose janë të pandehur për korrupsion, ose janë në hetim ose janë në burg dhe ky është fakt. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë.

Nga ana tjetër është fakt që Edi Rama, mazhoranca janë trembur sepse nuk mund të ndalojnë te Balluku sepse asnjë nuk e beson që vjedhja është bërë pa dijeninë e Ramës. Të gjithë presin të shkojnë te Edi Rama dhe ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama. Ne presim të shkojnë te peshqit e mëdhenj, dhe kërkonin të shkojë te Rama., Veliaj , Balluku dhe ja ku jemi sot.

Dhe ndaj Edi Rama është trembur dhe po reagon. Në fakt kjo që ka bërë Rama për të mbrojtur Ballukun është vetëm një nga hapat e bërë për t’i bërë drejtësisë. Arritën deri aty se kanë hakeruar emailet…

Fati i Belinda Ballukut është i papërfillshëm në raport me fatin e Shqipërisë. Ajo që për mua ka rëndësi është që të flasim për drejtësinë, të jemi kritik por ne nuk mund ta mohojmë atë që po ndodh. Në rastin e Metës u bë nami për 700 mijë euro dhe tani u vodhën 50 mln euro dhe nuk po ndodh asnjë gjë.

EMRAT- Nga anëtari i Gjykatës së Lartë tek kreu i Hetimit Tatimor dhe punonjës të ATP e AKSHI, kush ishin zyrtarët që shpërndanin materialet e SPAK në grupin e WhatsApp

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan.

Në qendër të hetimeve janë tre persona:

Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

BalkanWeb ka zbardhur emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet.

 

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

“Qëndrimi në detyrë i Ballukut, rrezik potencial” – Prokurorja e SPAK në GJK: Mund të kryejë vepra të tjera apo të ‘helmojë’ provat! Ka propozuar 50 akte…

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë përbën rrezik potencial.

“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres. Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë. Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat.”, tha ajo. gsh

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen Charles McGonigal.

Sipas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese listohet çështja si më poshtë:

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. bw

Pezullimi i Ballukut, Prokurori Prençi: Kryeministri nuk mund të aktivizojë mekanizma që ndikojnë në procesin penal, precedent i rrezikshëm

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka deklaruar se pretendimet e paraqitura nga kryeministri Rama per çështjen e Ballukut janë të pabazuara, duke theksuar se masa e pezullimit është vendosur pa përfshirjen e Kryeministrit apo Këshillit të Ministrave dhe nuk përbën ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.

 

Sipas SPAK, masa e pezullimit ka si qëllim garantimin e një hetimi penal të papenguar dhe ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke siguruar që ushtrimi i funksionit publik nga subjekti nën hetim të mos ndikojë në procesin penal.

“Në vlerësimin e SPKA pretendimi i kërkuesit është i pabazuar, pasi masa e pezullimit është vendosur pa përfshirë kryeministrin apo këshillin e ministrave. Nuk ekziston ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv. Masa siguron që ushtrimi i funksionit publik të mos pengojnë hetimin penal dhe shërben për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

SPAK vlerëson se Pezullimi i nga GJK i vendimit të GJKKO cënon parimin e ndarjes së pushteteve.

Kryeministri nuk mund të aktivizojë mekanizma që ndikojnë në një proces penal, pasi krijon rrezik real për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.

Ndërhyrja e këtij lloji mund të krijojë një precedent të rrezikshëm ku ekzekutivi mund të ndikojnë në vendimet gjyqësore duke cënuar balancën e pushteteve”, tha Prenci ne GJK. Panorama

“Më 24 janar të gjithë qytetarët në shesh”- Berisha: S’do e ndërpresim betejën gjer ditën e largimit të Ramës

TIRANË- Lideri demokrat u ndal edhe tek protesta e opozitës, e cila do të mbahet në datën 24 janar. Gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, Berisha u shpreh se opozita nuk do e ndërpresi betejën deri në ditën e largimit të Ramës nga qeveria.

Kryedemokrati tha se Rama po përdor sistemin gjyqësor, në mënyrën më kriminale për të mbrojtur krimet kundra qytetarëve. Berisha tha se në 24 janar duhet që gjithë qytetarët e Shqipërisë të jenë në Tiranë.

Sali Berisha: Shikoni miq, sot është 21 Janari. Çfarë bëri Edi Rama në vitin 2011? Montoi një trillim, absolut trillim, me një regjistrim që kishte bërë Dritan Prifti. Ku një shkrese të dërguar nga një biznesmen, Ymer Tola, i cili kishte fituar një gjyq me një kompani italiane për një hidrocentral, i thoshte që zoti ministër më zbato vendimin e gjykatës, se gjatë këtyre tre muajve që nuk ke zbatuar vendimin, ndërmarrja ime ka humbur 700 mijë euro.

Meqenëse ishte përdorur fjala 700 mijë, Edi Rama me Filip Çakulin e kishin montuar këtë, shtuan fjalën ryshfet, dhe ja ku është korrupsioni. Çfarë bëri zëvendës kryeministri? Zëvendës kryeministri i cili, në qoftë se largohej nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, se ato ishin votat. Jo. Ai më erdhi, jo kur kërkoi prokurori, po me datën 14 më erdhi në zyrë, unë tha do jap dorëheqjen, do dorëzoj imunitetin, sepse nuk kam ndërmend të paraqitem tek prokurori si zëvendës kryeministër.

Kjo është e vërteta. Ky është rregulli. Pushtetet janë të ndara. Dhe ti që ke pushtet më shumë, në qoftë se atij pushtetit gjyqësor ia heq, ti pastaj bëhesh një tiran i urryer për popullin tënd. Çfarë bën ky? Ky mbron nesër Irenat e Gjykatës Kushtetuese votojnë për mbrojtjen e Olit (Olta Xhaçkës). Sepse u është bërë presioni më i madh. Pra ky po përdor sistemin gjyqësor tani në mënyrën më kriminale për të mbrojtur krimet kundra jush. Dhe unë ju them ju, ai nuk ia heq imunitetin asaj. Sepse ajo është e vërteta.

Çdo ditë, që ta dini, i thotë që unë vetëm nuk shkoj. E ja u tha dhe në mbledhje të kryesisë, e detyroi të mbledhë qeverinë me kryesinë socialiste dhe ja u tha aty të gjithëve: unë ju marr me vete. Unë ju marr me vete sepse ajo ka zbatuar, e vërteta, ajo është e inkriminuar 100 përqind, po ka zbatuar 100 përqind udhëzimet e kryebanditit, e kryehajdutit të shtetit shqiptar Edi Ramës. Pra tani miq, për ta përmbledhur. Këtu jemi ne. Ne jemi në këtë situatë. Gjithçka sot varet vetëm nga ne.

Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë? Do pranojmë ne që të shkojmë përsëri në zgjedhje me Edi Ramën në zgjedhje? Jo. Prandaj dhe kjo është prova e fundit. Kilometri i fundit. Është misioni më i madh që kemi patur ndonjëherë që kur jemi krijuar gjer sot. Ja u them unë ju. Ne, ne kemi dy alternativa. Ose të rrëmbejmë armët dhe t’i përzëmë, por ne nuk jemi kjo parti. Jo. Ne jemi parti e parimeve demokratike. Dhe kemi qenë, jemi themeluar të tillë. Dhe kjo ka qenë mrekullia jonë.

Ja u them unë, në qoftë se kjo parti ka bërë, ka patur, ka bërë një mrekulli në ekzistencën e saj është se ajo edhe kur u përdor dhuna kundër saj, se kur u përdor dhuna kundër saj, ajo nuk përdori kurrë dhunën. Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë. Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s’humbasin kurrë.

Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë. Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë. Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria./Dosja.al

GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun! SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat

Në Gjykatën Kushtetuese  zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion.

 

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë”, ëhstë shprehur më parë kreu i qeverisë.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe. Panorama

“Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen”- Ambasada e SHBA shpërndan deklaratën e Rubios: Trumpi riktheu sovranitetin amerikan

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se vetëm brenda një viti Presidenti Donald Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forces.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, shkruhet në postim. bw


Send this to a friend