VOAL

VOAL

Dita e 25-të e kundërshtimit të ndërtimit të resortit, përplasje e banorëve të Rrjollit me policinë! Dy të gjakosur dërgohen në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës që vijon në Rrjoll në ditën e 25-të.

rrjoll

Sipas videove të dërguara nga banorët e zonës, lëndimet kanë ndodhur pas tensioneve dhe shtyrjeve me forcat e policisë, kur banorët tentuan të hynin në kantierin ku po kryhen punimet për ndërtimin e resortit.

Capture

Banorët shprehen të shqetësuar për përplasjet dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mbi ndërtimin e resortit. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për incidentin.

rrjoll

Prej një muaji, banorët e Rrjollit protestojnë kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blue Borgo” nga botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj, duke pretenduar se projekti po zhvillohet mbi tokat e tyre. Përplasjet mes banorëve dhe policisë janë shtuar dita-ditës, ndërsa ata përpiqen të bllokojnë punimet e kompanisë “Gener 2”. Dy qytetarë janë lënduar dhe dërguar në spital, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos hequr dorë nga prona e tyre.

Një fitore e pjesshme gjyqësore i është njohur familjes Malaj, e cila ka marrë pronësinë mbi 2,1 hektarë tokë në zonën e Rrjollit, duke shpresuar se kjo do të ndikojë pozitivisht edhe për pjesën tjetër të tokës ku po ndërtohet resorti. Punimet për projektin “Blue Borgo”, që shtrihet mbi 146 hektarë, parashikojnë 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, ndërsa investitori strategjik është shoqëria “ABA Blue Borgo”.

© Panorama.al

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas: Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë

Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit, ka vënë në lëvizje institucionet për të përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë rrugore, si në akset alternative ashtu edhe në perimetrin e kantierit të punës.

Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Policinë Rrugore  të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vendosur sinjalistikë të qartë ndaluese dhe orientuese për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët me kapacitet mbi 40 pasagjerë të cilëve nuk ju lejohet të qarkullojnë në akset rurale Spathar – Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht dhe anasjelltas, si dhe në segmentin Dragostunjë – Hotolisht. Këto masa synojnë të shmangin mbingarkesën e rrugëve rurale, të cilat nuk janë projektuar për qarkullim të rënduar dhe tashmë përballen me fluks të shtuar automjetesh.

Monitorimi në terren po kryhet gjatë gjithë kohës nga të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe Policia Bashkiake e Librazhdit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shtuar sinjalistikën orientuese dhe paralajmëruese në aksin kombëtar Elbasan – Gramsh – Moglicë – Strelcë – Lozhan – Maliq, i cili është kthyer në një arterie kyçe lidhëse mes kryeqytetit dhe rajonit juglindor të vendit.

Për shkak të rrezikut që paraqet zona e dëmtuar, Policia Rrugore në bashkëpunim me kompaninë ANK kanë vendosur bllokimin e plotë të perimetrit të sigurisë në segmentin e Arrave të Gurrës, në të dyja anët, në një distancë mbi 3 kilometra.

Kjo masë është thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të lejuar vijimin pa ndërprerje të punimeve në kantier.

Në këto kushte, drejtuesit e automjeteve ftohen të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e re, udhëzimet e shërbimeve policore dhe kufizimet e vendosura, duke treguar kujdes të shtuar në akset alternative, veçanërisht në segmentin Dragostunjë – Hotolisht dhe Spathar -Hotolisht dhe anasjelltas. Siguria rrugore në këtë fazë emergjente mbetet prioritet absolut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt deri në normalizimin e situatës. bw

Rama shkarkoi Belinda Ballukun, BIRN: Postin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ia beson vartësit të saj

Pas një mbledhjeje maratonë të dominuar nga sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë nga kabineti i tij Belinda Ballukun, por i besoi vartësit të saj portofolin e rëndësishëm të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku do të zëvendësohet në kabinet nga Albana Koçiu në postin e zv.kryeministres, ndërkohë që portofoli i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës do të kontrollohet nga Enea Karakaçi, një vartës i Ballukut dhe së fundmi drejtor i OSHEE.

Vendimi për shkarkimin e Ballukut u shoqërua me ndryshime të gjera në qeveri, mes të cilave spikasin shkarkimet e ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Spiropali do të zëvendësohet nga ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ndërkohë që në postin e Vëngut do të ngjitet Ermal Nufi – zv.sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

Ndërkohë, lëvizjet paralele përfshinë Besfort Lamallarin, i cili do të zhvendoset nga Ministria e Drejtësisë në atë të Brendshme si dhe Toni Gogun, që merr postin e mbetur vakant të ministrit të Drejtësisë.

Deputetja e re, Erjona Ismaili do të zëvendësojë Gogun si ministre për Parlamentin.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar erdhën pas një periudhe tensioni dhe përplasjesh mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të ri të drejtësisë, për shkak të hetimeve të profilit të lartë ndaj ish-zv.kryeministres Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të përsëritur procedurave të prokurimit në disa tendera me vlerë qindramilionë euro, ndërkohë që qëndrimi i mazhorancës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj është ende i paqartë.

Në një fjalim të gjatë përpara grupit parlamentar të enjten paradite, Rama akuzoi prokurorët e SPAK se po abuzonin me fletë- thirrjet e arrestimet dhe akuzoi gjykatat se po ndërhynin në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.

Me një retorikë të ndezur kundër drejtësisë, Rama tha se si kryeministër nuk mund të pranonte që vendi të paguajë çmimin që kanë paguar vende të tjera, ku sipas tij, “….antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se sa vetë sëmundja e korrupsionit…”.

“E di praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri kur përmes SPAK, drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë,” deklaroi kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri edhe avokatinë publike ndaj Mirlinda Karçanajt, një tjetër zyrtare e lartë të qeverisë që akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në paracaktimin e tenderave të AKSHI, një strukturë në varësi direkte të Kryeministrit.

Rama paralajmëroi gjithashtu ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, të cilat shihen me dyshim nga ekspertët si “shkopinj nën rrota” ndaj reformës në drejtësi të vitit 2016.

Në këtë kontekst, Rama ka depozituar në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur kabinetin e tij nga masa e pezullimit të detyrës./BIRN

Rokada në qeveri- Bardhi: Disa emra shqetësim për partnerët ndërkombëtarë! Cënuan sigurinë kombëtare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri, të cilat u konfirmuan rreth një orë më pare nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Kjo Javë”, Bardhi deklaroi se nuk ka pasur dorëheqje nga ana e Belinda Ballukut, por sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për çështjet e korrupsionit.

“Së pari nuk ka patur 3 kërkesa të dorëheqjes për Ballukun, por Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me të sepse ai ka urdhëruar korrupsionin e Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të Ballukut, ka pasur presion prej saj dhe marrje peng prej saj të kryeministrit, sepse urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama vetë”, u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se ndryshimet në qeveri nuk përbëjnë surprizë, duke shtuar se një pjesë e tyre i kishte paralajmëruar më herët. Sipas tij, disa prej emrave të larguar kishin kthyer në shqetësim partnerët ndërkombëtarë për shkak të, siç tha ai, cenimit të sigurisë kombëtare.

“Ua kam thënë Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit dhe nuk kaluan disa ditë dhe u provua që u shkarkuan”, deklaroi Bardhi.

Më tej, ai shtoi se me lëvizjet e fundit “u zyrtarizua qeverisja Balluku-Agasi”, duke pretenduar se emrat e rinj janë të sponsorizuar prej tyre. “Pushteti i Ramës përfaqësohet nga këta dy individë, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha ai.

Bardhi nënvizoi gjithashtu se gjatë 13 viteve të qeverisjes së socialistëve janë ndërruar rreth 50-60 ministra. Sipas tij, edhe pse qeveria aktuale ka vetëm pesë muaj në detyrë, tashmë është zëvendësuar gati gjysma e kabinetit.

U ndërtua nga “ULZA” sh.p.k dhe kushtoi 1.3 mln euro- Unaza e Poshtme e Burrelit degradohet më keq, ARRSH dhe kompania asnjë ndërhyrje deri tani

Një muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ka kryer inspektime pas rrëshqitjeve të pësuara në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit, financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja. Ky projekt u zbatua nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Nga studimi gjeologjik – thotë ARRSH, i kryer nga një kompani e licencuar janë evidentuar disa plane rrëshqitje të cilat variojnë nga 4 m deri në 13 m, të cilat dalin jashtë parashikimeve të ndërhyrjes që kishte të parashikuar në projektin e zbatimit.

 

Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se po kryen një ekspertizë të thelluar të situatës së krijuar dhe do të dalë me një zgjidhje tekniko–ekonomike për eliminimin e rrëshqitjeve dhe njëkohësisht garantimin e investimit të kryer.

 

Por edhe pse ka kaluar një muaj që kur ARRSH është vënë në dijeni nga të problemit nga ekspertët, nuk ka asnjë ndërhyrje për të riparuar apo parandaluar agravimin e mëtejshëm të situatës.

Unaza me gjatësi prej afro 900 metrash ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre janë të përmasave të mëdha. Kostoja e rehabilitimit të këtyre shembjeve po rritet dita ditës për shkak se shembjet vazhdojnë të thellohen.

Projekti për sistemim asfaltimin e Unazës së Burrelit është financuar nga qerveria shqiptare nëpërmjet ARRSH dhe kap vlerën e 1.2 milion eurove. Objekti ka përfunduar brenda kontratës në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa ende nuk është kolauduar dhe ARRSH nuk e ka marrë në dorëzim. Megjithatë, pritet një investim shtesë për të eliminuar shembjet e pësuara gjatë katër muajve të fundit.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë. bw

Dosja e AKSHI-t: SPAK thërret Xhenila Tamizin, biznesmeni Ermal Beqiri bleu në emër të saj një jaht luksoz! Kush është e reja, punonjëse e “Soft&Solutions”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.


Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Sipas burimeve nga hetimi, Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin.

Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati.

Jahti është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të procedurave hetimore dhe verifikimeve financiare.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje. gsh

Belinda Balluku emëron një 24-vjeçar si Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Portit të Durrësit!

Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual,  post i cili nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.

 

Zv/drejtori i ri i APD-së mësohet se është Rubin Rredhi, 24 vjeç. Emërimi i tij është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë kaq të re.

rubin rredhi
Rubin Rredhi

Ndërkohë, nuk është e qartë se kur është kryer emërimi i Rredhit në këtë detyrë, por me gjasë pasi Balluku mbeti përkohësisht në detyrë në kohën që qeveria ankimoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e saj, më 12 dhjetor 2025.

Më pas, më 6 shkurt të këtij viti Kushtetusja doli me një vendim dhe la në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke pezulluar Belinda Ballukun nga postet që mban.

Zv.drejtori i ri takim me delegacionin nga Forca e Kosovës (KFOR) 

Një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR) ka zhvilluar një ditë më parë, 24 shkurt, një vizitë zyrtare në Autoritetin Portual të Durrësit.

Delegacioni është pritur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Autoritetit, Rubin Rredhi.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

 

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

Sipas tij të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.

Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?*

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.
Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë.
Opsionet janë të gjitha./Dosja.al

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni aksin e mbyllur dhe përdorni rrugë alternative – Bllokimi i segmentit Librazhd-Përrenjas

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë thirrje qytetareve amerikanë lidhur me bllokimin e rrugës Librazhd-Përrenjas, ku i kërkohet të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtimet drejt Korçës ose Maqedonisë së Veriut.

 

Ambasada e SHBA i ka këshilluar qytetarëve të përdorin rrugë alternative. Për në Korçë këshillohet të ndjekin itinerarin: Tiranë → Elbasan → Gramsh → Strelc → Lozhan → Maliq → Korçë

Për në Maqedoninë e Veriut: Tiranë → Elbasan → Gramsh → Strelc → Lozhan → Maliq → Pogradec → Qafë Thanë

Po ashtu, ambasada këshillon qytetarët të shmangin rrugën e mbyllur dhe të monitorojnë mediat për përditësime mbi gjendjen e rrugëve.

Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për qytetarët amerikanë

Subjekti:  Paralajmërim për udhëtim

Vendndodhja:  Librazhd, Shqipëri

Data/Ora:  E hënë, 23 shkurt 2026

Ngjarje:   Nëse udhëtoni në jug nga Tirana për në Maqedoninë e Veriut ose Korçë, ju lutemi të keni parasysh se rruga kryesore menjëherë pas qytetit të Librazhdit nuk është e kalueshme për shkak të kushteve të rrugës.

Nëse udhëtoni drejt Korçës ose Maqedonisë së Veriut, ju lutemi përdorni rrugët alternative të mëposhtme:

Për në Korçë:

Nga Tirana në Elbasan → Gramsh→ Strelc →Lozhan →Maliq → Korçë.

Për në Maqedoninë e Veriut:

Nga Tirana në Elbasan → Gramsh→ Strelc →Lozhan → Maliq → Pogradec → Qafë Thanë

Veprimet që duhen ndërmarrë:

  • Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin rrugën e mbyllur.
  • Monitoroni mediat lokale për përditësime.
  • Ju lutemi ndiqni sinjalistikën rrugore lokale dhe udhëzimet e policisë.
  • Ngisni me siguri dhe lini më shumë kohë udhëtimi.

Organizatat e mjedisit thirrje qeverisë për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara: Bëni transparente lejet e dhëna për aksin Elbasan–Librazhd–Bushtricë

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera vendore përgjegjëse për mjedisin, 25 organizata mjedisore kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar ndërhyrjet e dëmshme mjedisore në lumin Shkumbin dhe zonat përreth tij, që po kryhen në kuadër të punimeve për rrugën Elbasan–Librazhd–Bushtricë.

 

Në kushtet e rrëshqitjeve të fundit të dheut në aksin nacional Librazhd–Bushtricë dhe ndërprerjeve të qarkullimit në juglindje të vendit, shqetësimet e mjedisorëve lidhur me këto ndërhyrje në brigjet e lumit Shkumbin janë përforcuar edhe më shumë.

“Kjo ngjarje e fundit përforcon shqetësimin tonë të ngritur më parë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin”, shkruan deklarata e përbashkët e 25 organizatave vendase në mbrojtje të mjedisit.

“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, vijon deklarata e aktivistëve mjedisorë.

Një nga kantieret më të rëndësishme të projektit të Korridorit VIII konsiston pikërisht në rrugën Elbasan–Librazhd, ku prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km. Qeveria e ka konsideruar këtë projekt si një arterie të rëndësishme qarkullimi, e cila do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.

Gjithsesi, mjedisorët kërkojnë të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të mjedisit dhe të lumit Shkumbin, që vjen si pasojë e punimeve të fundit në brigjet e lumit, duke kërkuar respektimin e kuadrit ligjor mjedisor dhe ujor, si edhe transparencë mbi procesin e sigurimit të lejes së ndërtimit dhe rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara në zonë.

“Kërkojmë verifikim të ligjshmërisë dhe masa konkrete lidhur me ndërhyrjet e konstatuara në lumin Shkumbin dhe brigjet e tij, veçanërisht në kontekstin e punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd–Bushtricë, si pjesë e Korridorit VIII”, shkruhet në letrën drejtuar institucioneve shtetërore.

“Punimet në zonë po shfrytëzojnë materiale inerte nga shtrati dhe brigjet e lumit, duke shkaktuar ndryshime të drejtpërdrejta në morfologjinë e tij”, vijon letra e mjedisorëve, e cila shton më tej se në shtratin e lumit po depozitohen dhera, gurë dhe materiale të tjera.

Sipas aktivistëve të mjedisit, këto veprime sjellin përkeqësim të cilësisë së ujit, por edhe të biodiversitetit dhe habitateve natyrore breglumore.

“Prej rritjes së turbullirës dhe ngarkesës së sedimenteve në trupin ujor, shtohet rreziku për erozion, shembje të brigjeve dhe përmbytje”, citojnë mjedisorët.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë një inspektim urgjent në terren, të pasuar me një raport zyrtar me gjetje konkrete që do të krijonte transparencë mbi procesin e monitorimit, si edhe kërkuan një plan të mundshëm rehabilitimi të zonave të dëmtuara.

“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë me veprime konkrete, afate të qarta dhe përgjegjësi të përcaktuara”, shprehen 25 organizatat mjedisore në letrën dërguar institucioneve përgjegjëse.

“Mbrojtja e lumit Shkumbin është një përgjegjësi institucionale dhe shoqërore”, përfunduan ata./BIRN

FOTOT- Dëmtohet një tjetër rrugë, çahet aksi turistik Boboshticë-Dardhë

Prej mëngjesit të kësaj të marte (24 shkurt), një tjetër rrugë e rëndësishme është evidentuar e dëmtuar seriozisht, pas problematikave në aksin kombëtar Pogradec-Librazhd, që ka izoluar prej ditësh juglindjen e vendit totalisht dhe ka thelluar skandalet e ministres së pezulluar të linjës, Belinda Balluku, për cilësinë e punimeve dhe tenderimet.


Bëhet fjalë për segmentin turistik Boboshticë-Dardhë, në qarkun e Korçës, ku është konstatuar një çarje anësore e trupit të rrugës, që kufizon lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në një korsi.

boboshtice3

Autoriteti rrugor ka shkuar në terren për të vlerësuar gjendjen dhe po shqyrtojnë masat për stabilizimin e segmentit, ndërsa kanë vënë në rrugë sinjalistikë kufizuese për drejtuesit e mjeteve.

boboshtice-dardhe1

Kjo situatë vjen pas disa problematikave të tjera në rrugët e juglindjes, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të zakonshme duke ngjallur shqetësim për cilësinë e punimeve dhe për sigurinë e lëvizjes.

boboshtice2

Duhet thënë gjithashtu se ky segment është një nga nyjet më të rëndësishme që lidh Korçën me fshatin turistik të Dardhës.  gsh

“Krim i rëndë që ndëshkoi juglindjen”- Denoncimi i Berishës: Kompania “ANK” e ndërtimit shembi rrugën Dragostunjë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kompaninë e ndërtimit “ANK” se është ajo fajtore për shembjen e rrugës Dragostunjë- Përrenjas, pasi ka gërryer pa kriter duke marrë zhavorr në lumë.


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i opozitës ka publikuar edhe mesazhin e një qytetar, që sipas tij firma ANK është me probleme serioze.

Berisha thotë se dënon “me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!”

Screenshot_7

Postimi i Berishës

Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragostunjë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit!

Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Ndjese për orarin por një socialist me nisi një video dhe disa foto te bëra dy jave me pare ne te njëjtin vend ku ka rrëshqitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorrin ne lume, gje qe ka bere qe te lëvizë bazamenti i rrugës.

Bera ca hulumtime per kete firmë dhe del me probleme serioze.

“Do detyrohemi të mbyllim bizneset”- Shembja e rrugës paralizon ekonominë e juglindjes, tregtarët: Rriten kostot dhe çmimet! 70% e rezervimeve janë anuluar

Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit.

Gazetarja e News24 Lorena Kodra raporton se tregtarët theksojnë që koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa në furnizime dhe rritje e kostos së transportit çka ka reflektuar edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

 

“Vonesa ka sa të duash. Ka raste për furnizimin flenë andej. Me bllokimin që ndodhi është katastrofë. Nëse nuk hapet rruga do detyrohemi të rrimë pushim”, thotë njëri nga tregtarët.

“Na ka ndikuar shumë, nuk ku shkon më keq se kaq. Nuk lëvizim fare as nga Gramshi, vetëm nga Përmeti-Tepelenë. Është rrugë shumë e gjatë. Kostoja është dyfish. Kjo ka ndikuar edhe në koston e produkteve që shesim. Rriten kostot do të rriten edhe çmimet. Edhe produktet nuk janë të shumta në numër. Rruga zgjat vajtja-ardhje 12 orë. Trafik ka shumë sepse është vetëm rruga alternativa. Nëse kjo vijon do rrimë pa punë”, shprehet një tjetër.

Më pas ndikimi është ndjerë edhe në sektorin e turizmit. Operatorët turistikë në Korçë dhe Pogradec raportojnë anulime rezervimesh në hotele dhe bujtina, ndërsa restorantet flasin për rënie të ndjeshme të xhiros ditore. Sipas tyre, pasiguria në qarkullim dhe zgjatja e kohës së udhëtimit nga zona e Gramshit kanë bërë që shumë vizitorë të anulojnë udhëtimet, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e këtij sezoni turistik.

“70 përqind e rezervimeve janë anuluar, njëjtë edhe në restorant. Ka pasur rënie të të ardhurave këto ditë. Duhet të rregullohen rrugët, është e treta herë këtë sezon që përsëritet”, shprehet një prej tyre.

Sipërmarrësit shpjegojnë se nëse situata vijon me të njëjtin ritëm, rënia e të ardhurave mund të çojë deri në mbylljen e një pjese të bizneseve. Sipas tyre, kostot janë tashmë shumë të larta dhe, në kushtet e vonesave në furnizime dhe rritjes së shpenzimeve të transportit, bëhen të papërballueshme.

Sa kushton xhipi benz i Sokol Ballës, Drejtorit të Përgjithshëm të ABCNews, ish bashkëshortit të Belinda Ballukut

Dje Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku. Balla u pa të futej rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe të dilte nga SPAK rreth orës 10:30. Disa televizione vunë re se nga hutimi Sokol Balla ngatërroi derën e daljes.

Duhet thënë se lajmi i thirrjes të Sokol Ballës në SPAK është censuruar nga mediat nën kontrollin e qeverisë, sikur vetë ABCNews ku Balla është drejtor i përgjithshëm.

Syri ka mësuar se Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe u morr në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut. Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri. Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.

Fotoja ilustruese tregon një xhipbenz me targë të personalizuar të publikuar nga JOQ që ne po e risjellim duke u interesuar për çmimin.

Duke parë çmimet e këtij lloj xhipibenz, vëmë re se janë shumë të larta, por gjithësesi nuk japim dot pasi nga fotoja nuk e përcaktojmë dot.

 

Inxhinieri Romeo Nazarko: Hidhen miliona euro dhe kemi situatë kritike me rrugët! Standardet teknike lënë për të dëshiruar

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në emisionin “Studio 24”, ka ngritur alarmin për mënyrën se si po zbatohen projektet infrastrukturore në Shqipëri, duke deklaruar se një pjesë e madhe e tyre realizohen me licenca fiktive dhe me mungesë të theksuar kontrolli teknik në terren.

 

Sipas Nazarkos, shmangia e standardeve teknike dhe mungesa e inxhinierëve në terren kanë sjellë situata problematike në disa segmente rrugore në vend.

Nazarko theksoi se për të garantuar standarde cilësore nevojiten burime njerëzore të specializuara dhe investime në makineri, ndërsa shtoi se tenderat shpeshherë janë të paracaktuar.

Ai përmendi si shembuj problematikë rrugën “Korçë–Kolonjë”, ku sipas tij ka pasur rrëshqitje dhe madje shembje ure, si dhe segmentin Qukës–Qafë Plloçë. Sipas inxhinierit, në disa raste bëhet fjalë për të njëjtën kompani që po zbaton punimet.

Sipas tij, i vetmi filtër real mbeten drejtuesit teknikë që ndodhen në terren, ndërsa sistemi i mbikëqyrjes institucionale lë për të dëshiruar.

Romeo Nazarko: Si ka mundësi që hidhen miliona euro dhe ne jemi sërish në situatë kritike me rrugët?! Nuk janë milionat e eurove që e mbajnë një rrugë në këmbë por standardet teknike dhe cilësia e materialeve të punimeve.

Standardet teknike lënë për të dëshiruar, që të krijosh standard duhet të kesh burime njerëzore dhe të investosh tek ato dhe në makineri. Fakti që këtu tenderat paracaktohen , dmth që drejtuesit nuk harxhojnë para por të gjithë koston e shpenzojnë për të qënë sa më afër ministrit.

Kurse nëse përsa i takon nëse është rrëshkitje, kjo situatë ka 2 vjet që po shihet në gjithë vendin, kemi rrëshqitje në rrugën “Korçë-Kolonjë që ra një urë e tërë ,dhe për fat të keq është e njëjta kompani që po punon dhe këtu, dhe Qukës-Qafë Plloçë. Shmangia e anashkalimi i standardeve teknike si dhe mungesa e inxhinierëve në terren sepse një pjesë e projekteve bëhen nga kompani me licenca fiktive nga inxhinierë që punojnë në institucione shtetërore. Inxhinieri punon në administratë dhe licenca e tij qarkullon në studio e projektimit dhe dosjet e tenderimit dhe kush i kontrollon ata, kontrolli është zero. Vetëm drejtuesit teknik qëë janë në terren, e bëjnë këtë.

“Avokati i Ballukut nuk është e motra”- Edvin Kulluri: Rama është bërë kamikaz i zv.kryeministres! Po e çon vendin në zgrip institucional dhe kushtetues

Analisti Edvin Kulluri komentoi mbrëmjen e sotme në “Studio24” mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Kulluri mendon se Rama po e çon vendin në zgrip institucional dhe kushtetues me çështjen në fjalë, pasi ndryshe nga rastet Ahmetaj dhe Veliaj po i bëhet mburojë Ballukut.

Sipas tij Rama po del kundër shumicës së shqiptarëve që mbështesin punën e SPAK, faktorit ndërkombëtarm opozitës dhe drejtësisë.

Më tej shton se Rama duhet të ketë një problem në dosjet e Ballukut dhe AKSHI-t.

Kulluri: Sistemi është i vetërregulluar që pas miratimit të 7 ligjeve. Unë nuk di segmente politike që kontrollojnë politikisht SPAK. Janë spurdhjakë që nuk kanë kurajon të thonë e kanë kërkuar ndërkombëtarët drejtësinë. Drejtësia e varur nga kush? Është një piramidë e ngritur nga ndërkombëtarët.

E dyta, kjo drejtësi e pavarur, kanë mbështetje popullore deri në 80%. Kur ka pasur goditje të forta. Nuk ka zbritur nën 65%. Njerëzit thonë duhet të rivendoset drejtësia para ligjit.

E treta, vetë drejtësia. të cilët prokurorët gjyqtarët e kanë marrë shumë seriozisht këtë punë. Kanë shkuar në nivelet të larta të politikës. Ka shkuar te Berisha, pas Berishës këta të tjerët janë çikërrima. Pasi bëhen këto 3 elementë bashkë, kemi dhe opozitën që formalisht janë për heqjen e imunitetit,. Rama është përballë shumicës së shqiptarëve, faktorit ndërkombëtare, opozitës dhe drejtësisë. Unë mendoj se Rama nuk e përball dot këtë përplasje. Sepse ka 13 vite pushtet. Një pjesë e deputetëve në parlament janë komisionerë të grupeve kriminale.

A do mundet Rama të mundi shumicën e shqiptarëve, ndërkombëtarët? Rama ka thënë KÇK, po shtyn ditët. Se nuk ka çfarë të kapi. Përderisa çështja ka shkuar te Balluku. Me të tjerët ka qenë i distancuar. Një nga gënjeshtrat se Rama të lëshon. Ka dashur të shkëmbejë dhe X dhe Y, më lini këtë ju jap këtë. Nuk dua të bëjë gazetari me këtë gjë. Rama do ta çojë në një zgrip institucional dhe kushtetues. SPAK ka shkuar të heqja e imunitetit. E ka kaluar pezullimin. E di zoti Rama pse është trembur? Kam dyshimin që te Balluku dhe AKSHI është zoti Rama dhe ndonjë i afërm i tij i gjakut. Është bërë kamikaz i zonjës Balluku. Avokati i zonjës Balluku nuk është e motra.

‘Rrugët pa studime gjeologjike’ Inxhineri kundër Ramës për shembjet: Arsyeja, mungesa e 3 fazave teknike të kontrollit

Inxhinieri Xhevair Ngjeqari, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e Juglindjes, të lidhur me mungesën e kontrolleve teknike dhe projekteve formale që paraqiten në procedurat e tenderimit.

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit,  i ftuar në “Studio 24”, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk janë të pazakonshme dhe kanë ndodhur historikisht në zona të caktuara të vendit.

Por, sipas tij, problematika e fundit në Gurët e Murrizit, 1.65 km mbi rrugën që del nga Dragostunja dhe lidhet me korridorin qendror, ishte e pritshme.

“Nëse projektet infrastrukturore do të kontrolloheshin si duhet, përmes të paktën tre fazave teknike siç bëhej më parë, nuk do të kishim pasur këtë carje të rrugës, dhe ura e ndërtuar nuk do të ishte dëmtuar”, tha inxhinieri Xhevair Ngjeqari.

Xhevair Ngjeqari: Këto fenomene, rrëshqitje massive kanë ndodhur dhe do ndodhin por vendi për të cilin u bë problem sot, është Gurët e Murrizit, 1.65 km mbi rrugën që del nga Dragostunja që takon korridorin qendror, strukturë që sheh nga verilindja dhe historikisht ka patur probleme me rrëshkitjen të kësaj natyre,

Nëse projektet tona do të kontrolloheshin që nuk kontrollohen, do të kalonin të paktën 3 faza teknike sic bëheshin më parë, nuk do të kishim këtë carje të rrugës dhe ajo urë sdo të kishte ndodhur,.  Por sot projektet që tenderohen, bëhen formalisht, por këto janë pjesë e mungesës së një studimi gjeologjik. Pra koncepti që foli  kryeministri që janë fatkeqësi natyrore por nik ka lidjje me këtë., një pjesë  etyre janë mungesë e kontrollit të projekteve.

Të ardhurat që sigurohen nga rrugët, janë baza që e mbajnë pushtetin, arsyeja që nuk ndahet infrastruktura nga shteti, janë përfitimet e mëdha që kanë nga tenderat.

Rrëshqitja në aksin Përrenjas-Librazhd, ARRSH: Do kryhet rivlerësim gjeologjik

Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme ka pasur rrëshqitje të tjera të dherave.

 

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim në lidhje me rrëshqitjen e rrugës në aksin Përrenjas-Librazhd. Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme ka pasur rrëshqitje të tjera të dherave.

Njoftimi i Policisë:

Rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje./Dosja.al

Përkeqësohet situata në rrugën Librazhd-Prrenjas, fundoset një pjesë e aksit! Ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.

Mësohet se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke.

Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor.

Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, çka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Po ashtu është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe është vendosur sinjalistika për rrezikun që paraqet ky segment rrugor. gsh

100 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore për “Ura të Qëndrueshme”, por urat po shemben

Shembja e urës së Dragostunjës në aksin Librazhd–Prrenjas është më shumë sesa një incident lokal. Ajo është një sinjal alarmi për gjendjen e një pjese të konsiderueshme të urave në rrjetin kombëtar, disa prej të cilave prej vitesh kanë shfaqur problematika strukturore, dëmtime nga përmbytjet, rrëshqitjet apo mungesën e mirëmbajtjes periodike.

Ironia është se prej vitit 2023 Shqipëria ka në zbatim një program 100 milionë dollarë me Bankën Botërore pikërisht për rritjen e qëndrueshmërisë së urave.

Programi “Building Resilient Bridges” është konceptuar si një qasje shumëfazore (MPA), me një financim total 100 milionë dollarë. Faza e parë, në vlerën 55 milionë dollarë, ka nisur në 2023, ndërsa faza e dytë, me 45 milionë dollarë, parashikohet të nisë në 2027.

Objektivi është i qartë: rritja e rezistencës së urave ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, si dhe përmirësimi i menaxhimit të aseteve rrugore.

Por ndërkohë që programi është në zbatim, Dragostunja shembet.

Një problem i njohur prej vitesh

Dokumenti i Bankës Botërore e pranon hapur se një pjesë e konsiderueshme e urave në Shqipëri janë në fund të jetës së tyre teknike. Sipas vlerësimeve të përfshira në projekt, mbi 30 ura konsiderohen në rrezik të menjëhershëm dështimi strukturor, ndërsa qindra të tjera kanë kaluar jetëgjatësinë e projektimit dhe kanë marrë vetëm mirëmbajtje minimale ndër vite.

Rrjeti kombëtar përfshin 803 ura, shumë prej të cilave janë ndërtuar me standarde të ndryshme – sovjetike, italiane apo shqiptare – përpara harmonizimit me Eurokodet europiane. Kjo do të thotë se një pjesë e strukturave janë projektuar për ngarkesa dhe kushte klimatike shumë më të ulëta se ato që përballen sot.

Në këtë kontekst, rasti i Dragostunjës nuk është përjashtim, por simptomë.

Klima dhe fatkeqësitë po rrisin presionin mbi urat

Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Europë ndaj përmbytjeve, tërmeteve dhe rrëshqitjeve. Vetë analiza e përfshirë në projekt tregon se humbjet mesatare vjetore nga përmbytjet në korridoret kryesore rrugore janë në dhjetëra milionë dollarë, ndërsa infrastruktura rrugore është ndër asetet më të prekura.

Përmbytjet dhe erozioni i shtratit të lumenjve dëmtojnë themelet dhe abutmentet e urave. Rrëshqitjet destabilizojnë akseset. Rritja e intensitetit të reshjeve shton rrezikun e nënkalimit të kapaciteteve hidraulike të projektimit. Nëse këto faktorë nuk integrohen në projektim dhe monitorim, çdo ndërhyrje mbetet e përkohshme.

Dragostunja u godit pikërisht nga një kombinim faktorësh gjeologjikë dhe klimatikë, në një segment që prej ditësh po përballej me lëvizje masive dheu. Kjo e bën pyetjen më të fortë: a po funksionon sistemi i parandalimit?

Problemi kryesor: mungesa e mirëmbajtjes sistematike

Një nga konstatimet më të rëndësishme të dokumentit është se urat në rrjetin kombëtar nuk kanë buxhet të dedikuar për mirëmbajtje periodike. Ndërhyrjet kryhen shpesh në mënyrë ad hoc, pas ngjarjeve ekstreme, jo mbi bazë planifikimi shumëvjeçar.

Sistemi ekzistues i menaxhimit të urave (BMS) është kryesisht një databazë e vjetër, pa module të avancuara për analizë degradimi, risku apo planifikim financiar. Kjo do të thotë se prioritetet shpesh vendosen pas dëmit, jo përpara tij.

Në këto kushte, edhe një urë që riparohet sot mund të rikthehet në problem pas pak vitesh, nëse nuk monitorohet dhe nuk mirëmbahen elementët mbrojtës si sistemet e drenazhimit, mbrojtjet e shtratit të lumit apo strukturat mbajtëse anësore.

100 milionë dollarë: investim transformues apo kredi reaktive?

Faza e parë e programit synon rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e rreth 15 urave, si dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale për menaxhim më të mirë të aseteve. Faza e dytë do të vazhdojë me 15 ura të tjera dhe operacionalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit.

Në teori, kjo qasje është e drejtë: nuk mjafton betoni i ri, duhet sistem i ri menaxhimi. Por rastet si Dragostunja tregojnë se hendeku midis projektit dhe realitetit në terren mbetet i madh.

Nëse sistemi i ri i menaxhimit (RAMS/BMS), auditimet e reziliencës klimatike dhe planifikimi shumëvjeçar i mirëmbajtjes nuk implementohen me rigorozitet, 100 milionë dollarët rrezikojnë të mbulojnë vetëm pjesën më urgjente të problemit, jo ta zgjidhin atë.

Dragostunja si test për reformën

Shembja e Dragostunjës duhet të shërbejë si test real për programin “Ura të Qëndrueshme”. Pyetjet kyçe janë: a ishte kjo urë e inventarizuar si me risk? A ishte pjesë e listës prioritare? A kishte inspektime të rregullta strukturore? A ishin sinjalizuar më herët problemet?

Nëse përgjigjet janë pozitive, atëherë kemi problem reagimi. Nëse janë negative, kemi problem monitorimi.

Në të dy rastet, çështja nuk është thjesht cilësia e një ndërtimi, por funksionimi i një sistemi të tërë.

Dragostunja nuk është një episod i izoluar. Ajo është një kujtesë se infrastruktura nuk shembet brenda natës; ajo degradohet për vite me radhë. Dhe nëse menaxhimi mbetet më i dobët se betoni, edhe kreditë shumëmilionëshe nuk mjaftojnë për ta mbajtur në këmbë. /ekofin.al

Shembja e rrugës në Dragostunjë, Ervin Salianji: Nuk është fatkeqësi natyrore, por korrupsion dhe babëzi!

Ish deputeti i Partisë Demokrati, Ervin Salianji thotë se shembja e rrugëve në Dragostunjë të Librazhdit nuk është një fatkeqësi natyrore, por si pasojë e korrupsionit dhe babëzisë.

Me anë të një video pikërisht nga ky aks që ka bllokuar qarkullimin drejt juglindjes, Salianji thotë se i gjithë aksi nga Elbasani në Korçë është kthyer në një torturë.

Çdo metër i dëmtuar, thotë Salianji, është provë e korrupsionit dhe çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit.

Ai thekson se Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë, por ka nevojë për  ka nevojë për përgjegjësi dhe siguri.

“Korrupsioni dhe babëzia e kanë kthyer në torturë lëvizjen e qytetarëve në të gjitha akset Elbasan–Korçë.

Sot isha në Dragostunjë. Aty ku grykësia për të fituar pa fund ka bërë që të “kafshohet” shtrati i lumit, duke minuar themelet, duke thërrmuar betonin mbajtës dhe duke çuar drejt shkatërrimit një urë jetike për zonën.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore.

Është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje ku lejohet shkatërrimi i lumenjve për përfitime private, ndërsa qytetarët mbeten pa siguri, pa infrastrukturë dhe pa përgjegjës.

Çdo metër i dëmtuar është provë e korrupsionit.

Çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit.

Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevoje për siguri”, shprehet Salianj!

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria nis hetimet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkelje të barazisë në tendera’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka nisur procedimin penal lidhur me dëmtimet që shkaktuan bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

 

Procedimi penal është regjistruar për disa vepra penale, përfshirë, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera ose ankande publike, shkatërrim të rrugës, dhe ndotje të ajrit, ujit apo tokës.

Prokuroria ka krijuar një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë lidhur me këtë situatë, ndërsa hetimet vijojnë në përputhje me ligjin.

Screenshot_1

Ndërkohë burime nga grupi i inspektimit bëjnë me dije se po kontrollohet dokumentacioni mbi lejen për shfrytëzim, koordinatat e miratuara të ndërhyrjes, si dhe nëse janë respektuar sasitë e lejuara të materialeve të nxjerra. Panorama

Vijon saga e degradimit së rrugëve, çahet aksi që lidh Lumin e Vlorës me Himarën

Saga e degradimit dhe shembjes së rrugëve duket se nuk ka të ndalur në vendin tonë.

Pas shembjes së thuajse gjysmës së akseve në vend dhe pasi Shqipëria u nda në dy pjesë falë Rama-Ballukut, një tjetër rrugë ka pësuar dëmtime.

Sipas raportimeve, rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar tjetër çarje, në një segmanet tjetër.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, aksi është ndarë mes për mes duke përbërë kështu rrezik për qytetarët të cilët duhet të qarkullojnë në këtë aks.

Skandali me rrugët ka nisur prej viti të kaluar, por edhe pse thuajse gjysma e akseve kryesore në gjithë vendin paralizohen vazhdimisht askush nga qeveria nuk mban përgjegjësi. syri.net

Juglindja e paralizuar- Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës së  shtunë, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar. Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes.

Sipas matjeve të kryera mëngjesin e së dielës, ura automobilistike është fundosur edhe 7 centimetra të tjera, duke e çuar në afro 50 centimetra totalin e fundosjes gjatë tri ditëve të fundit.

Përveç uljes vertikale, është konstatuar edhe një zhvendosje e konsiderueshme horizontale nga pozicioni i saj fillestar, çka e bën situatën tejet kritike dhe me rrezik të lartë shembjeje.

Fundosja dhe lëvizja e tokës nën strukturën e urës vijojnë, ndërsa segmenti konsiderohet aktualisht i pakalueshëm dhe i pasigurt.

Garë me kohën për hapjen e Bay Pass-it

Në terren po punon pa ndërprerje kompania ANK shpk, e cila po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për ndërtimin e një Bay pass-i provizor, me synim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit. Paralelisht, po punohet edhe për krijimin e një korsie emergjence ose variantit më të mirë të mundshëm për ta bërë të kalueshëm një pjesë të segmentit në ndërtim.

Sipas burimeve paraprake, punimet janë drejt përfundimit për të lejuar qarkullimin me një korsi në zonën e dëmtuar. Megjithatë, nëse segmenti hapet, pritet që të mos lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve me kapacitet mbi 40 pasagjerë, për shkak të kufizimeve të sigurisë.

Vendimi final pritet këtë mesditë

Gjatë mesditës së së dielës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe specialistët e infrastrukturës do të kryejnë një vlerësim të detajuar të sigurisë në segmentin e “Arrave të Dragostunjës” dhe në Bay pass-in e ndërtuar, për të vendosur nëse do të lejohet hapja e pjesshme e qarkullimit.

Deri në një vendim zyrtar, aksi mbetet i bllokuar, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve dhe transportin e mallrave në një nga korridoret më të rëndësishme rrugore të vendit. bw

EMRAT- Nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu te ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni, SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale

SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion.

Të pandehurit janë:

  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
  2. Mario Çela
  3. Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
  4. Xhino Roka
  5. Marsel Roka
  6. Prekë Kodra
  7. Ledio Zabeli
  8. Sergej Hasanpapaj
  9. Fuad Verzivolli
  10. Bruno Hazizolli
  11. Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
  12. Artan Hoxha
  13. Pajtime Fetah
  14. Metin Mehja
  15. Skënder Sufaj
  16. Marsel Shega (alias Bujar Shega)
  17. Renato Hasani
  18. Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
  19. Blerina Beqiri
  20. Elton Qyno
  21. Dedan Gjoni

Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.

Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

  1. Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal.

  1. Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë  bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fëti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

  1. Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

  1. Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më  8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

  1. Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

  1. Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

  1. Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

  1. Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

  1. Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.

  1. Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe  “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.

  1. Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

  1. Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

  1. Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

 “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça)  dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

  1. Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.

  1. Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  1. Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

  1. Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

  1. Blerina Beqiri, e hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.

  1. Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.

  1. Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:

“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 193 i vitit 2023. Ky veprim procedurial është kryer për të vijuar hetimet për vepra të tjera penale.

Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

bw

Rrëshqitje dherash dhe fundosje e urës! Situatë alarmante, autoritetet marrin vendimin drastik, te “Arrat e Gurrës” ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve

Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës. Gjatë orëve të fundit, rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.

Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut.

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën, duke e kthyer një nga akset më të rëndësishme të vendit në një pikë kritike infrastrukturore. bw

“Trokisni në çdo derë e lagje” Berisha njofton protestën e radhës, zbardhet mesazhi për strukturat

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën se kur do të mbahet protesta e radhës e opozitës.

Në mesazhin dërguar strukturave të PD, të siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, theksohet se duhet të nisë puna për organizimin e tubimit të ardhshëm, që do të mbahet më 28 shkurt.

“Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.
Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!”,
thuhet në mesazh.

Mesazhi:

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!
Të dashur miq,
Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.
Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.
Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.
Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!
Përshëndetje të përzemërta.
Fitore!
Miqësisht,
Sali Berisha
Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen

 

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

Problematikat e krijuara me rrugët në juglindje të vendit janë reflektuar në vështirësi në qarkullim për qindra qytetarë që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës.

Raportohet se në aksin Maliq-Gramsh janë regjistruar radhë kilometrike, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët.

Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.bw

Skandali – Policia mësyu brenda Xhamisë së Namazgjasë për sulmin me gaz lotsjellës! Polici hodhi gaz nga minarja

Dhuna e policisë në protestën e djeshme nuk kurseu as besimtarët myslimanë gjatë faljes së namazit në Xhaminë e Namazgjasë. Policia hodhi gaz lotsjellës drejt Xhamisë dhe besimtarëve, teksa protestuesit ende nuk kishin mbërritur tek Parlamenti. Në pamjet e siguruara nga Syri TV, duket se si Policia hedh bomba gazi në drejtim të xhamisë dhe nga brenda saj duke detyruar besimtarët që të largohen për t’i shpëtuar helmimit.  Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Brendshme, Albana Koçiu nxituan të shfajësohen për hedhjen e gazit, duke fajësuar protestuesit, por pamjet tregojnë se agresioni i policisë shkon deri në përdhosjen e institucioneve të kultit. Policia është futur në minare për të hedhur gaz brenda Xhamisë por edhe në rrugë.

 

Nga SYRI TV 

Gazi lotësjellës i Policisë, nuk kurseu as besimtarët myslimanë, të cilët pas agjerimit po falnin namazin.

Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, por edhe enturazhi mediatik nisën shfajësimin për këtë akt të rëndë dhunues ndaj bezimtarëve në një moment të shenjtë për ta, e për këtë nisën të fajësojnë protestuesit. Por pamjet tregojnë, se sulmi ndaj Xhamisë dhe besimtarëve ka qenë i qëllimshëm prej Policisë, të paktën për sa kohë gazi lotësjellës u hodh në drejtim të xhamisë, ndërsa protestuesit ende nuk kishin mbërritur para parlamentit.

Ne keto pamje, duket qartë se si gazi lotësjellës hidhet në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë, teksa protestuesit ende nuk kishin mbërritur para parlamentit, e aq më pak të kishin krijuar shkak për këtë agresivitet të Policisë ndaj tyre dhe besimtarëve që po falnin namazin.

Pikërisht në këtë moment, kur protestuesit ende nuk ishin mbledhur para Parlamentit, gazi lotësjellës detyroi besimtarët myslimanë të ndërprisnin faljen dhe të mbylleshin në në ambientet e Xhamisë.

Në një tjetër moment, duket teksa policia hedh bomba gazi lotsjellës para xhamisë. Pamjet dhe fotot e siguruara janë skandaloze deri në përdhosje të institucioneve të kultit, ku efektivi i Policisë është futur brenda minaresë së Xhamisë për të hedhur gaz lotsjellës jo vetëm në rrugë por edhe brenda oborrit të xhamisë.

Teksa në rrugë nuk kishte protestues, besimtarët ndëprenë faljen dhe nisën të largohen me nxitim, e siç duken edhe nga këto pamje.

Në të tjera moment duket irritimi i besimtarëve që akuzojnë policinë, e ndërsa i kërkojnë ndihmë pasi për shkak të sëmundjes së rëndë nuk mund ta durojnë dot gazin, por si përgjigje marrin urdhrin e policisë për tu larguar.

E pas këtij momenti, jo vetëm brenda Xhamisë, Por policia e Shtetit nisi zbatimin e helmimit me gaz të të gjithë zonës nisur nga parlamenti, Xhamisë dhe deri tek selia e Partisë Demokratike, duke shënuar kështu një akt të paprecedent sulmi dhe dhune policore.

Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet totalisht aksi Librazhd–Prrenjas!

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.


Pas vlerësimit në terren, autoritetet vendosën ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët por për shkak të përkeqësimit të situatës, është vendosur ndalimi total i çdo mjeti.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se pas një inspektimi, vendosën bllokimin total të rrugës. Sipas tij, qarkullimi do të mbetet i bllokuar deri në marrjen e një mase provizore me një Bypass në krah të skarpatës që po zhvillohet aktualisht.

“Kemi në mbikëqyrje tashmë prej javësh por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm,  dhe jemi të detyruar të bllokojmë përkohësisht trafikun deri në zbatimin e një mase provizore me një Bypass në krah të skarpatës që po zhvillojmë. Ka një zhvillim të vazhdueshëm në përkeqësim se nga mëngjesi spostimi i urës ishte 27 cm, ndërkohë që aktualisht është 29 cm.

Nga vizita që bëmë poshtë urës, po thërrmohet betoni. Kështu që jemi të detyruar të bëjmë bllokimin total jo vetëm për mjetet e rënda sikurse njoftuam në mëngjes, por edhe për mjetet normale. Sot në orën në mëngjes zhvilluam një mbledhje në mëngjes, dhe konkluzioni ishte ky. Por po verifikonim saktë në terren që të ishte masa e duhur. Ura në këtë moment nuk shfaq absolutisht siguri.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, situata ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullim. Autokolona e autobusëve me kapacitet 40 vende ka arritur deri në 2–3 kilometra, si në hyrje të Librazhd, ashtu edhe në zonën e Hotolishtit.

Screenshot 2026-02-21 133445WhatsApp Image 2026-02-21 at 13.34.48

Gaz lotsjellës te xhamia e Namazgjasë, reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Indinjatë, u dëmtuan besimtarët që po kryenin ritet fetare

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Institucioni shprehu indinjatën e thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Në reagimin zyrtar theksohet se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet publike, por kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve.

“Dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim, Komuniteti Mysliman u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo të çdo qytetari tjetër.

REAGIMI
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.
Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.
Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.
U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër. bw

Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar nga Policia e Tiranës! 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës.


Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Momentet e tensionit molotov dhe zjarr (5)

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë pati edhe disa të lënduar që u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Mes të lënduarve ishte edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili përfundoi në urgjencën e QSUT-së pas një dëmtimi që pësoi në tre gishta.

boci

“Një këto bombat dhe duke qenë se e kisha shumë afër, edhe fluksi i gazit ishte i lartë kërkova ta largoj dhe temperatura bëri të veten. Më janë djegur tre gishtat. Erdha të marr mjekimin. Djegia është e shkallës së dytë”, tha Boçi për News 24.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nga Komisariati Nr. 1, tha për mediat se një prej protestuesve të shoqëruar është dhunuar nga policia dhe, sipas tij, është mbajtur në komisariat në kundërshtim me ligjin, edhe pse kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Ai tha se pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, personi në fjalë është transportuar me ambulancë drejt Spitali Universitar i Traumës për trajtim. gsh

Screenshot_21

Protesta e opozitës- Lubonja: Duhet të jenë në rritje dhe si një çekan i vazhdueshëm që çan gurin…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ka komentuar protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila u karakterizua sërish nga tensione.

Lubonja u shpreh se ka respekt për çdo qytetar që zgjedh të protestojë.

Sipas analistit, protestat duhet të jenë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të prodhuar efekt. “Kam respekt për çdo njeri që proteston. Protestat duhet të jenë në rritje dhe si një çekan i vazhdueshëm, si një pikë që bie vazhdimisht dhe çan gurin në fund,” u shpreh Lubonja, duke e parë protestën e sotme si vazhdimësi të tubimeve të mëparshme, të cilat ai i lidhi me çështje si ajo e Ballukut dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.

Berisha nga spitali Traumës: 2 protestues me hematoma serioze, kanë marrë goditje në tru nga armët…

Pas dhunës së u shtruar nga policia e shtetit ndaj protestuesve, Berisha ka deklaruar se dy të rinj janë me kontuzion trunor.

 

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar tek spitali i Traumës për të vizituar protestuesin e plagosur. Pas dhunës së u shtruar nga policia e shtetit ndaj protestuesve, Berisha ka deklaruar se dy të rinj janë me kontuzion trunor.

Deputet e opozitës janë duke ndjekur edhe ne komisariate situatën me protestuesit e arrestuar dhe rrëmbyer me dhunë nga ana e policisë.

Deklarata e Berishës:

Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta.

Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do ti bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor.

Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja.
Një kriminel me uniformë, gazin nuk do që ta hedhë në rrugë, por do të ja gjuajë në kokë. Siç ka bërë njëlloj me këtë dhe këtij i kanë krijuar, nga rrëzimi dhe goditja, është me një kontuzion serioz cerebral. Trunor dhe ky.

Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë.

Përkundrejt qëndrimit shumë paqësor të protestuesve dhe duhet ta pranojmë dhe një pjese të mirë të policisë, të cilët kanë demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë zbatuar rregullat. Ka patur midis tyre dhe kriminel, të droguar që kanë kryer akte të tilla.
Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Proda meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje.

Por protesta është paqësore dhe në tërësi i përgëzoj policët të cilët treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës, si një protestë me interes të madh kombëtar, si një protestë e cila po mbron një kauzë për çdo shqiptar dhe jo vetëm për protestuesit që janë aty. dosja.al

Bardhyl Kollçaku, nën hetim nga SPAK, propozohet për ambasador në NATO Nga Avokat Arben Llangozi

Nga Avokat Arben Llangozi

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ish-deputeti, Bardhyl Kollçaku, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK,  është propozuar për postin e ambasadorit të Shqipërisë pranë NATO në Bruksel. Kollçaku gjenerali që tradhëtoi ushtrinë për përfitime personale.

Nesër, kandidatura e tij do të shqyrtohet nga Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend. Ky shqyrtim padyshim do të jetë formalisht, pasi pazari është mbyllur. Një personi nën hetim po i jepet një post strategjik ndërkombëtar, duke treguar qartë se integriteti dhe përgjegjësia morale nuk janë më kriter për promovim.

Për Kollçakun, i cili ka lidhur emrin me çështjen e vjedhjes së pasurisë së shqipërisë dhe pronat e marinës në Sarandë. Ai është një shpërblim politik, një qoka që kthehet dhe një sinjal për të gjithë që pozicioni dhe besnikëria mund të jenë më të rëndësishme se ligji. Hetimi nuk është pengesë përkundrazi, duket se transformohet në një “tapet të kuq” drejt privilegjeve.

Posti i ambasadorit në NATO kërkon kredibilitet dhe integritet, por duket se këto janë fjalë boshe kur politika vendos. Procedurat komisioni, dëgjimet, votimi janë thjesht fasadë për të mbuluar vendimet që janë marrë tashmë brenda rrjetit të pushtetit. Për qytetarin, kjo tregon qartë se ligji dhe meritokracia janë opsionale kur vihen në balancë me qokat dhe marrëveshjet politike.

Promovimi i një personi nën hetim dërgon një mesazh të qartë, karriera nuk ndalet nga ligji, hetimi nuk pengon privilegjet, dhe integriteti institucional është i relativizuar. Shqipëria dërgon kështu sinjal se standardet e besueshmërisë dhe kredibilitetit ndërkombëtar mund të anashkalohen kur interesi i pushtetit kërkon shpërblime.

Bardhyl Kollçaku nuk është gjeneral në kuptimin e fjalës; ai është simboli i shndërrimit të uniformës në instrument për përfitim personal dhe pazare oligarkike, duke treguar se për të nderi dhe atdheu nuk kanë vlerë, vetëm interesi privat dhe pushteti politik; ndërsa gjeneralët e vërtetë betohen për të mbrojtur tokën dhe jetën e popullit, Kollçaku shiti territore, vulosi kontrata dhe fitoi një mandat deputeti, duke lënë pas vetëm korrupsion, kontrata dhe një turp kombëtar./Boldnews.al

Gazetari: Rama do largojë dhe Vengun! I dha 20 milionë euro biznesmenit izraelit për ‘KAYO-n’

Gazetari Almer Toska komentoi intensifikimin e hetimeve nga SPAK ndaj Belinda Ballukut, i cili ka kërkuar informacion mbi pasuritë dhellogaritë bankare të saj. Ai thotë se hetimet duhet të shtrihen edhe më tej, duke akuzuar se zëvendës kryeministrja e pezulluar nga detyra, i ka fshehur paratë e vjedhura duke përdorur oligarkët.

Në një intervistë për News 24, ai tha se pasuria e vërtetë e Ballukut, e vënë nën akuzë nga SPAK dhe për të cilën kërkohet arrestimi, fshihet pas emrave me të cilët ka punuar dhe iu ka dhënë tendera korruptivë. Gazetari përmendi biznesmenin Bashkim Ulaj, i cili ka ndërtuar rrugën Thumanë-Kashar, duke theksuar se duhet të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për një tentativë nga ana e tij për të pastruar 6 milionë euro të Belinda Ballukut në Zvicër.

“Pasuria e vërtetë e Belinda Ballukut nuk fshihet në emër të saj, por të njerëzve të saj të afërt, të oligarkëve që ka punuar, te njerëzit që kanë marrë tendera korruptiv. Fshihet në njerëz që i kanë transferuar jashtë Shqipërisë. Kam ngritur disa të dhëna. Jam gati t’i disponoj edhe para SPAK. Përflitet për një rast. Duhet të pyesin zotin Bashkim Ulaj, oligarkun që ka marrë rrugën Thumanë-Kashar, nga 240 milionë euro në 1.3 milionë euro, i cili nuk është kërkuar prej tij, që ia ka dhënë Balluku. Këtu fshihet pasuria e saj. Sepse pjesën e fitimit të kompanisë duhet ta marrë se kryen punim edhe pse janë me cilësi të dobët. Por Balluku në këtë rast fsheh pasurinë e vet nëpërmjet oligarkëve.

Atëherë, zoti Ulaj ka bërë një telefonatë në një fond zviceran dhe ka thënë “Kam 6 milionë euro, ku mund t’i pastroj dhe si mund t’i fsheh”. Ta pyesin për këtë fakt publik që them. Është thirrur dhe do të shkojë të dëshmojë dhe një sërë oligarkësh që kanë marrë fonde publike nga Balluku. Iu them agjentëve të BKH ta pyesin “A ke telefonuar një sfond zviceran për të fshehur 6 milionë eurot e Belinda Ballukut?” Të pyesin Ardit Metaliaj nga kompania 4 AM, a je përpjekur të transferosh para në emër të Ballukut jashtë Shqipërisë, apo të afërm të oligarkëve të tjerë që janë përfshirë në këtë skemë pastrimi parash.”, u shpreh gazetari.

Gazetari theksoi se kreu i SPAK, Klodian Braho duhet të shtojë presionin ligjor ndaj Ballukut, duke ngritur akuza të tjera ndaj saj. Po ashtu, ai theksoi se vizita e zyrtarit të Parlamentit Evropian, David McAllister kishte të bënte pikërisht për çështjen e Belinda Ballukut dhe për t’i dhënë mesazhin të dyja palëve politike se duke e mbrojtur, po minoni seriozisht rrugën e integrimit.

“Rrugët po bien, këtu po ndërtohet vetëm për të vjedhur. Hidhet asfalt për të fshehur vjedhjet. Të hetohen këto raste. Oligarkët duhet të jenë në burg me Ballukun, janë bashkëfajtor. Të gjithë kush ka bërë punë publike, bëji me kriter. I kërkoj sot kryeprokurorit, të shtojë presionin ligjor ndaj hapave që ka marrë për ta çuar deri në fund këtë çështje. Çështja e Ballukut solli në Shqipëri David McAllister. Nuk shkoi të jepte deklaratë në një zyrë të shtetit, por te BE, dhe tha jam këtu për t’u dhënë mesazh që me Ballukun, që të dyja palët po mbroni po minoni integrimin e Shqipërisë. Rama duhet t’i japë zgjidhje kësaj çështje, SPAK duhet të shtojë akuzën”, u shpreh ai, duke akuzuar edhe opozitarët se po mbrojnë Ballukun, pasi sipas tij, në dosje, dalin edhe emra nga PD.

Gazetari Toska theksoi se ndërkombëtarët kanë rritur presionin për këtë çështje, dhe se ka informacione se kryeministri Rama do ta lëshojë Ballukun. Sipas tij, kryeministri mund të mbledhë Asamblenë në mars dhe të njoftojë ndryshime në qeveri.

“Ka presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët. Kam informacione se Rama po reflekton për ta lëshuar. Se mendoj se ky presion mund të rrezikojë të ardhmen në integrim. Dhe ata mund të dalin dhe të thonë se ne pezullojmë çështjet e integrimit, dhe ndalojmë të gjitha nivelet e bashkëpunimit deri tani.”, shtoi ai.

Sipas gazetarit, kryeministri do të largojë edhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, duke theksuar se ai është përfshirë në një skandal që lidhet me dhënien e fondeve publike për kompaninë ushtarake “KAYO”. Sipas Toskës, Vengu dyshohet se i ka dhënë 20 milionë euro një biznesmeni izraelit pa marrë më parë miratimin e AKSHE, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.

“Rama do të bëjë ndryshime duke larguar dhe Pirro Vengun, se ky është çështje më vete. Është skandal i rëndë, sepse i ka dhënë biznesmenit izraelit që ka përfituar 20 milionë euro për çështjen e KAYO-s, ka marrë 20 milionë euro pa marrë miratimin e AKSHE, institucion i kontrollit të sigurisë të të gjithë bashkëpunëtorëve që punojnë në ministrinë e Brendshme.. Pa e pasur këtë miratim, Vengu bashkëpunëtor i ngushtë i Ballukut, e njëjta linjë politike dhe bashkëpunimi i ka dhënë 22 milionë euro. Përflitet për atë një biznesmen jo serioz dhe mashtrues.”, tha ai.

“Ne organizojmë vetëm protesta paqësore!”- Policia nuk dha leje për tubimin, Berisha: Opozita s’ka banditë e trafikantë të tipit Ilir Proda dhe Sokol Bizhga!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka theksuar sërish se protesta e thirrur nga opozita është paqësore.

Ai u shpreh se protesta paqësore është platformë  e PD-së dhe se “opozita nuk ka banditë të tipit Proda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, vrasës si ata”.

Berisha ka paralajmëruar zyrtarët e lartë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në fitore dhe se me ardhjen në pushtet, PD do e shpalli korrupsionin krim të rëndë.

“Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë” tha ai.

Berisha: Për sa i përket asaj që thonë ata, protesta është paqësore, organizojmë vetëm protesta paqësore. Ne e kemi platformë këtë, po mos ta kishim nuk e thoja unë këtë. Jemi opozitë demokratike, opozita nuk ka banditë të tipit Porda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, vrasës si ata.

Ndaj ky është një akt provokacioni  i rëndë që nuk ka asnjë ndikim. Opozita do shkojë deri në fitore të plotë. Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë. gsh

Rruga e re në Maliq, çahet tre ditë pas inaugurimit

Probleme serioze kanë dalë në dritë në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, vetëm pak ditë pasi ky segment i ri u përurua.

Në disa pjesë të rrugës janë shfaqur çarje të thella në trupin e rrugës, ndërsa anësoret kanë pësuar rrëshqitje dherash, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve dhe duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e punimeve.

Sipas banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, dëmtimet e fundit nuk janë të rastësishme, duke marrë parasysh se vetëm tre ditë më parë ky aks pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13, ku u prish barriera mbrojtëse dhe u rrëshqitën dherat në trupin e rrugës.

Shfaqja e çarjeve dhe rrëshqitjet e dherave ngritën shqetësime serioze mbi sigurinë e qytetarëve dhe garancinë e punimeve, duke reflektuar probleme të mundshme në projektimin dhe mbikëqyrjen e këtij aksi strategjik.

Qytetarët kërkojnë sqarime nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse, ndërsa shqetësimi rritet se segmenti mund të bëhet shkak i aksidenteve serioze në ditët në vijim.

“Kompania “KAYO” po grabit pronat”- PD denoncon skandalin: Po ndërton fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave në Kodër Babrru

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal me pronën private dhe transparencën institucionale. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli thotë se në zonën e Kodër Babrru, në Tiranë, banorët akuzojnë kompaninë “KAYO” për përvetësim të paligjshëm të tokës dhe mashtrim mbi natyrën reale të investimit që po zhvillohet pranë banesave të tyre.

 

Vangjeli thotë se bëhet fjalë për pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura në kadastër si pronë e familjes Dervishi, të cilat sipas banorëve janë kaluar në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes për llogari të kompanisë “KAYO”, pa transparencë dhe pa sqarim publik.

“Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë. Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre. Nuk ka tabelë informuese për kufizimet. Nuk ka shpjegim publik. Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë”, thuhet në deklaratën e PD.

Banorët dyshojnë se pas këtij përshkrimi fshihet ndërtimi i një fabrike municionesh dhe një njësie për demontimin e armëve, aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara.

Vangjeli thekson se “Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë”.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËHËNËSJA ANTIKORRUPSION, GENTA VANGJELI

Qeveria po rrëmben pronat private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru.

Qytetarë në Kodër Babrru, Tiranë, u shprehën se po ndodh një skandal i rëndë me pronën private të familjes Dervishi

Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës.

Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë.

Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre.

Nuk ka tabelë informuese për kufizimet.

Nuk ka shpjegim publik.

Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas denoncuesve vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara – u shprehën ata.

Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”.

Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.

Nëse aty vërtet do të ndërtohet fabrikë armësh dhe demontimi siç banorët denoncojnë, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur publik dhe me fshehje të qëllimshme të natyrës reale të projektit.

Banorët kanë protestuar.

Kanë depozituar edhe kallëzim penal.

Kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut… dhe  kanë shumë të drejtë….

Kjo nuk është një çështje lokale.

Kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.

Askush nuk ka mandat për të grabitur pronën e qytetarëve.

Askush nuk ka të drejtë të kthejë lagjet e banuara në zona industriale të rrezikshme.

Askush nuk është mbi ligjin.

Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë.

Nëse shteti nuk mbron qytetarët e vet, qytetarët do të mbrojnë vetveten me çdo mjet demokratik që u jep ligji .

Për këto arsye dhe shumë të tjera të gjithë së bashku më 20 Shkurt ti japim Edi Ramës dhe qeverisjes së tij atë që meriton…..


Send this to a friend