TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime mbi organizimin e brendshëm në strukturat e saj. Sipas burimeve paraprake, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin, të përfundojnë deri më datë 30 prill.
Më tej mësohet se, me 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të PDSH, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor. Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e Statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi si kryetar dhe do të ketë në përbërje këta anëtarë:
1. Gazment Bardhi – Kryetar
2. Oerd Bylykbashi – Anëtar
3. Ivi Kaso – Anëtar
4. Gent Strazimiri – Anëtar
5. Enno Bozdo – Anëtar
6. Elda Hoti – Anëtar
7. Keltis Kruja – Anëtar
8. Adriana Kalaja – Anëtar
9. Marash Logu – Anëtar
10. Franc Nuri – Anëtar./Dosja.al