Mediat në SHBA kanë njoftuar se Presidenti Trump e shkarkoi Richard Grenell si drejtor i Qendrës Kulturore John F. Kennedy.
Lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe Ballkanin.
Kariera e Richard Grenell përfundoi në mënyrë të merituar sipas proverbit italian: “Dalle stelle alle stalle”.
Kur Presidentja Vjosa Osmani doli me dekretin e shpërndarjes së Parlamentit, që u cilësia nga konstitucionalistë si Coup d’État
Richard Grenell shkoi në qiellin e shtatë nuk ia ndiu hiç se zgjedhjet e reja nuk ishin në interes as të popullit të Kosovës, as të shtetit të Kosovës as të SHBA, as të BE dhe as të Aleancës Euro-Atlantike.
Për Richard Grenell që doli menjëherë në X shpërndarja e Parlamentit të Kosovës ishte një “lajm fantastik”,
pra Grenellit nuk ia ndinte as për interesat Amerikane,
dhe doli me konkluzionin “se Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit për kryeministër”,
Cili Zot ?
A ka Zot Richard Grenell ?
Latinët thonë: Vox Popoli Vox Dei!
Zëri i popullit është Zëri i Zotit!
Dhe Sovrani në Kosovë ka folur qartësisht dhe ka vendosur me votën e tij, dy herë rradhazi brënda dhjetë muajsh!
“Zoti” i Richard Grenell kërkon me çdo kusht, pa asnjë rrethanë legjitime, por me një deus ex machina të shpërbëjë të gjitha institucionet e konstituara në Kosovë,
dhe përmes mjeteve që bien ndesh me interesat kombëtare, një skenari që ka formën e një komploti e puçi antikushtetues
të futë në lojë opozitën
që opozita të bojkotojë obligimet kushtetuese,
të bojkotojë pjesmarrjen në votimin e kandidatit për President të Republikës së Kosovës
dhe kryetarët e partive opozitare si krerë delesh t’i bashkoheshin thirrjes së Presidentes në takimin për të vendosur ditën e zgjedhjeve!
Po Hashim Thaçin si do ta nxjerrë Richard Grenell nga burgu? Që ta bëjë kryeministër ?( Nuk hyj në meritat e drejtësisë të prezumimit të pafajësisë)
Duke e shpallur Edi Rama “sikar” kryeprokurorin e Hagës apo duke e shpërndarë Gjykatën Speciale,
nga një Parlament që vjen me zgjedhje që i paramendon se i fitonte opozita?
Pra Richard Grenell, si person i dekoruar nga Beogradi për shërbime të çmuara, synonte thjesht t’i bënte edhe një shërbim tjetër Serbisë, që ta destabilizonte Kosovën dhe rajonin.
Por shërbimet e Grenellit Serbisë bien ndesh interesave Amerikane, bien ndesh Ligjit për Mbrojtjen Kombëtare të Amerikës për vitin 2026, ku SHBA mbështet integrimin e Kosovës dhe Ballkanit në NATO dhe BE, mbështet njohjen reciproke Kosovë-Serbi, duke kundërshtuar çdo ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh!
Ky dokument i nëshkruar nga Presidenti Trump është shumë i rëndësishëm për interesat e SHBA për një paqe afatgjatë dhe kujton vijën e kuqe dhe “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që Presidenti George H.W.Bush ia caktoi kasapit të Ballkanit.
Në diplomacinë e SHBA mund të jetë një rast i rrallë që ndërhyrjet e një ish zyrtari të lartë të SHBA si Richard Grenell të bien ndesh interesave Amerikane kaq për fushë, dmth kaq eksplicitivisht.
Largimi i Richard Grenell zyrtarisht direkt nga Presidenti Trump është një lajm i mirë për gjithë shtetet e Ballkanit, në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe paqes e prosperitetit.