VOAL

VOAL

Berisha: Rama shpëton nga burgimi i përjetshëm mikun e tij Dritan Dajti

Në lidhje me uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, famëkeqit që vrau 4 policë në krye të detyrës, reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai akuzon kryeministrin Rama se shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, Dritan Dajtin.

Sipas Berishës, Rama ka një komunikim konstant me serial killerin, Dajti.

Statusi i Berishës

Edvin Kristaq Rama shpeton nga denimi perjete mikun e tij, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti.

Te dashur miq, sot krye, krye kreu i meduzes pasi shtyu me vite verdiktin per serial killerin, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti, vendosi gjykimin e shkurtuar njelloj si per serial killerin tjeter te partise Kostandin Xhuvani.

Edvin Kristaq Krimi, i cili ka nje komunikim konstant me serial killerin Dritan Dajti shkelmoi sot dhe perdhosi gjakun jo vetem te kater martireve te rendit dhe sigurise, deshmoreve te atdheut Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, qe rane me dt 9 gusht te vitit 2009 ne krye te detyres nga dora vrastare e vrasesit serial Dritan Dajti, por edhe te qindra oficereve te tjere te policise se shtetit qe rane per tu bere te pavdekshem per rendin dhe sigurine tone.

Per te realizuar kete akt te shemtuar te mikut te tij te denuar me kater denime perjete nga Gjykata e Faktit per kater oficeret e policise te vrare nga dora e tij, Edi Rama perdori te gjitha mjetet e krimit dhe se fundi shpetoi nga denimi perjete njerin prej krimineleve me mizor ne historine e vendit. sb

Dosja italiane e Admir Thanzës: Gjyqtari vidhte rroba dhe artikuj kozmetike

Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vite më parë në Itali nga ish gjyqtari i Lartë Admir Thanza.

Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vettingut karriera e tij u ndërpre.

Sipas materialeve të siguruara nga ReportTv, Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar sipas nenit 444 të kodit italian përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta.

Por ndryshe nga formulari i dekriminalizimit dhe CV e tij prej 2 dekadash në sistemin e drejtësisë që e ka fshehur dënimin, përballë hetuesve Thanza e ka pranuar duke deklaruar “është e vërtet që jam dënuar në  Itali, por në interpretim të ligjit të dekriminalizimit nuk kam patur detyrim ta deklaroj këtë dënim”.

Thanza tashmë është marrë i pandehur ndërsa kërkesa për gjykimin e tij është depozituar në dhomën penale të kryeqytetit me akuzën e falsifikimit të formularëve stampave dhe vulave.

Hetimet për Thanzën përfunduan pas letër porosisë të mbërritur nga autoritetet italiane të cilat e konfirmuan dënimin për prokurorinë shqiptare me shkresën 3143/6 datë 26 dhjetor 2018.

Thanza u shkarkua më 17 korrik 2018 nga komisioni i vettingut ndërsa dënimi i tij në shtetin italian u zbulua nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Rama publikon takimin e Spiropalit me familjen e vajzës së mitur në Kavajë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar takimin e ministres Elisa Spiropali me familjen e vajzës së mitur në Kavajë.



Spiropali: Në fakt unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time dhe unë të falënderoj nga zemra që e pate guximin dhe u tregove aq fisnik dhe u tregove aq fisnik dhe tregove për situatën se si po e përballoni familjarisht.

Babai: kjo që më ndodhi mua ju uroj të gjithë shqiptarëve që të mos i ndodhë asnjëri por të jetë një mësim jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë prindërit të këshillojnë fëmijët si djemtë dhe vajzat. Falënderim të veçantë për agjencinë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve sepse kanë mbështetur në takimet me psikologët, vajza ka marrë kontakt me psikologët po kështu me ndihmën e madhe të ministrisë së Shëndetësisë. Si vajza ime edhe si shumë të tjerë, ju uroj mbarësi në jetë sepse kam një vajzë inteligjente, kam një vajzë me nota shumë të mira, kam një vajzë që ka një kurajë që nuk mund ta përshkruaj dhe unë si prind.

Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një baba që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhe që jepen në ekrane që në vend të jenë edukuese janë rrënuese. Ua them me shpirt që këtu në këtë shtëpi dhe me fisnikërinë që ju tregoni jeni shembull për të gjithë. Sepse shoqëritë e qytetëruara dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat, si përballen me raste të tilla, si e trajtojnë dinjitetin e njeriut, si i trajtojnë të miturit dhe ju po e trajtoni me fisnikërinë maksimale.

BalkanWeb

Arsimi kombëtar dhe e ardhmja e Shqipërisë – Nga MOIKOM ZEQO

Edukata e bën njeriun dhe njeriu e bën kombin/Jules Simons

Në datën 16 Janar 1993 kam folur në Kuvendin e Shqipërisë, me cilësinë e deputetit.

Këtë fjalim konceptual,- që lidhet me një çështje madhore,- atë të Arsimit,- që modelon dhe konstrukton Vetëdijen Kombëtare dhe të Ardhmen e shqiptarëve në të gjithë kuptimet e mundshme historike.

Teksti i mëposhtëm është një dëshmi substanciale urbi et orbi të shqetësimit tim qytetar për Arsimin Kombëtar.

Në vitin 1993 shkatërrimi dhe djegia e shkollave në Shqipëri e arriti kulmin.

Për mua kjo ishte diçka makabre dhe jashtë çdo lloj logjikeje.

Regjimi Berishian në vend që ta ndaloje këtë situatë absurde, përkundrazi e stimulon.

Unë nuk mund të rrija i heshtur dhe të bëja indiferentin.

Dhe ja fjala ime si më poshtë:

“Të flasësh për arsimin kombëtar është një gjë absolutisht serioze.

Periudha postdiktatoriale është tepër komplekse, e paqëndrueshme, në zhvillim po edhe për fat të keq, me prirje eksesesh.

Djegia e shkollave, shkatërrimi i tyre – rast pa precedencë në tërë Europën, është me e keqe e blasfemuese, se sa dhunimi i tempujve antike, që për Eskilin ishte sakrilegji i tmerrshëm, që shlyhej deri në tri breza.

Sa histori absurde e megjithatë e vërtetë – më saktë një e vërtetë tronditëse dhe asnjëherë e justifikuar nga askush!

Teoria makabre e “KOHES XERO’* mos ishte edhe për shkollat?

Busti i një mësuesi – njeri nga më te thjeshtët e njëkohësisht Mësuesi i Popullit, -Ndrec Ndue Gjoka u rrezua e zoti Ministër i Arsimit,- zoti Ylli Vejsiu,- nuk beri të paktën një deklaratë publike,- për te shfaqësuar ndërgjegjen, për të treguar, se në të gjitha kohërat humanizmi, si koncept, është me superior, se sa çdo politike partiake.

Në fakt, me ketë akt të pashembullt vandal, u përdhunua rëndë ndërgjegjja e te gjithëve.

Për një kohë të gjatë simbolika inkuicioniste e këtij akti nuk do te harrohet lehtë, pavarësisht, nga komentet dhe semantikat partiake, politike te ndryshme e të papërputhura.

Megjithatë, tema e arsimit kombëtare është më e rëndësishme dhe universale, me një ngulm të thukët e përgjegjësi qytetare të dorës së parë e duhet të diskutojmë e të arsyetojmë në mënyre karteziane e vizionare, për ketë kryeteme, në fund të fundit, ekzistenciale dhe përcaktuese për të ardhmen e kombit.

Disa mendime, që po rreshtoj më poshtë nisen nga logjika e zhvillimit dhe jo e statukuosë, nga koncepti i rindërtimit e rikonceptimit dhe jo nga mohimi total, duke marrë në konsideratë ndryshimet epokale, që ka sjellur demokracia në kapërcimin e diktaturës.

1. Nuk dua të paragjykoj, as të vë në dyshim përpjekjet e dikasterit të arsimit në këtë periudhë të vështirë – shumë të komplikuar të tranzicionit.

Ajo, që më intereson, jo thjesht nga ana vetjake, është, se shoh, se stafit te ministrisë i mungon në tërësi një mënyre e përshtatshme optika konceptuale e së Tashmes dhe e Perspektivës së Arsimit Kombëtar, që nuk mund të kufizohet kurrsesi thjesht, si veprimtari dikasteriale.

Po kjo ka rëndësi themelore, pothuaj të pazëvendësueshme.

Do te ishte e padrejtë, qe nëpunësit e dikasterit të kishin monopolin e gjithckaje, që ka të bëjë me arsimin, por ata janë subjekt juridik, që kanë detyra specifike në ketë rrafsh.

Dinamizmi e aftësia profesionale e këtij subjekti bëhet anticipues, kurse mefshtësia dhe ulja e nivelit profesional bën të kundërtën.

Arsimi është padyshim një Institucion Kombëtar, jo thjesht Institucion Shtetëror, pra, nuk ngërthehet e kufizohet nga limitet e shtetit.

Të mos harrojmë, se shkollat shqiptare kanë ekzistuar edhe kur nuk ka qenë shteti shqiptar.

Nga ana tjetër, roli kombëtar i arsimit është vendimtar për ndërtimin mendor e shpirtëror të kombit, në atë modus operandi, sa mund te thuhet, që arsimi e përben, ose edhe e shpërben kombin, se cilësitë e shkollës formësojnë, edukojnë të ardhmen e cilësive fundamentale të kombit.

Emancipimi i kombit është e duhet të jetë, para se gjithasht, emancipim intelektual i mirëfilltë.

Për ketë arsye, Pjetër Bogdani i paharruar shkruante 300 e ca vjet më parë se “populus non intelligens vapulabit”, domethënë se “populli nuk: a pësojë nëse është i ditur”.

Kjo formulë është e plotëfuqishme dhe jetike për të gjitha kohërat.

Qëllimi kryesor i vërejtjes time është, se përmbajtja e Arsimit Kombëtar nuk janë politikat partiake, të çdo ngjyre qofshin dhe substanca e tij janë gjuha shqipe, kulturat, dijet pozitive, racionaliteti logjik, arritjet më të fundit të qytetërimit botëror, universi teknologjik i shoqerisë njerezore, etj. që në thelb, janë entitete të ndryshme dhe jo të barabarta me politikat partiake.

Këtu është dhe përparësia konceptuale e padiskutueshme e arsimit me shumë fusha të tjera të jetës e si rrjedhoje deduktive ndryshimet ne arsim nuk mund të jenë identike me reformat ekonomike dhe politike, bile çdo barazim vulgar e mekanik, i pakujdesshëm, haxhiqamilshe, vetëm do të dëmtonte seriozisht.

Le te marrim letërsinë. Në të gjitha kohërat hierarkia e vlerave të saj është e ndryshme nga hierarkia politike. Hierarkia e mirëfilltë artistike e estetike ngrihet mbi hierarkitë politike, që në etapa të ndryshme ndikojnë, klasifikojnë etj.

 

 

Po hierarkia politike ndryshon lehte, hierarkia artistike është afatgjate. Duam s’duam ne Kadareja e Agolli janë talente të shquar të këtij gjysmë shekulli të diktaturës e nuk rrezohen dot, ashtu si( nuk mund të rrëzonte dot vetë diktatura vlerat e Fishtës, Konicës, Koliqit etj., në hierarkinë artistike të kombit. Kjo Logjike, jashtë politikës, nuk duhet harruar.

Demokracia, në ketë aspekt, e kapërcen shkëlqyeshëm totalitarizmin e politikës e krijon rendin e drejtë, tabelën e vërtete të Mendelejevit të vlerave kombëtare.

2. Programi përmbajtjesor i arsimit shqiptar, tani dhe ne pikëpamje strategjike është kombi, si tërësi, si unitet, pavarësisht, nga kufijtë shtetërore.

Për shkollën shqipe nuk ka shumë rëndësi, se kombi është i copëtuar artificialisht dhe arbitrarisht, për të kombi në vizion është i bashkuar prej kohësh – fitorja mbi tragjedinë në këtë kuptim pothuaj është arritur, duke u bere paraprijëse. Nëse arsimi e parakupton këtë fitore, (që bëhet nga lënda e saj kulturore e lavdishme) me te madhen fitore te kombit tone, ahere ne, mund te themi, se shkolla shqipe i fitoi betejat më përpara, se diplomatët e politikanët.

Kjo, kërkon domosdoshmërish, qe shkolla sot të ketë një program vetëm për shqiptarët e shtetit të Shqipërisë.

Ky program unik arsimor të jetë edhe ne atë shkallë profesionale, teknologjike, që çdo shqiptar, kudo, që të jetë në botë, të mund të diplomohet, në bazë të kritereve në dheun amë e me të drejta të njëjta.

Kjo do të thotë, që programi arsimor i shqiptareve në Kosovë, në Maqedoni e ne Mal të Zi, etj., po edhe ne diaspore, (ku mund të hapen shkolla shqipe) të jete i njëjtë me programin arsimor të shqiptarëve të Shqipërisë.

Uniciteti i shkollës, si program buron nga uniciteti i kombit, po për fat të keq ende nuk kemi arritur ta realizojmë një gjë të tillë, e cila konceptualisht do te ishte kapërcimi i Rubikonit për Arsimin Kombëtar.

3. Te besh tabu punën e mbyllur të Ministrisë, sidomos nga partiakët është më se qesharake.

Administrativizimi bëhet butaforik dhe i pafuqishëm, sepse arsimi është një sistem i madh dhe në këtë sistem administratizivzmi është një përbërës shtetëror, më tepër i formës, se sa i përmbajtjes.

Pra, arsimin nuk e bëjnë dot nëpunësit ministrore, teknogratët, po tërë specialistët, dijetarët, shkrimtarët, mësuesit, nxënësit dhe prindërit, psikologët e sidomos titullarët vizionare, të aftë, të përkushtuar, kombëtare etj.

Pikërisht, mosgjetja e një raporti të drejtë në këtë pike bën që ministria të bëjë shpesh edhe lëvizje me veten në kohën kur ajo kërkohet të jetë vatër e mendimit të gjallë të akademikëve, mendimtarëve, pedagogëve e përgjithësisht intelektualeve të shquar të kombit këndej dhe andej kufijve, kudo.

4. Dimensioni Integral Kombëtar i Arsimit, nuk do të thotë, që të mos ketë dhe Dimensionin po Integral Internacional.

Sidomos kjo në epokën, kur projektohet Europa e Bashkuar e ku ne, shqiptarët jemi një subjekt i gjallë faktik, origjinal, i kësaj Europe, shumë afër të realizuar si realitet.

Dimensioni internacional buron, veç të tjerave, nga karakteri universal shkencave (ato, janë mbinacionale). që janë në themel të çdo lloj shkolle serioze e te vërtet. Dimensioni internacional buron edhe nga fakti i komunikimit të ndërsjelle të kulturave, qe formojnë komunitetin botëror.

Dimensioni internacional, gjithashtu, buron edhe nga fakti, se diversitetet etnike në fund të fundit nuk e fshehin dhe mohojnë natyrën njerëzore, statusin e saj universal, për të tërë njerëzit, racat dhe kombet në mënyrë të barabartë.

Në këtë kuptim Arsimin Hygoi e ka quajtur “Dritë të popujve”.

Pikëpamja e mësipërme ndikon në zhvillimin tonë emancipues dhe shtron para shkollës sonë edhe çështjen e ekuivalencave të diplomave, me ato të vendeve të tjera të zhvilluara etj.

Ekuivalenca është detyrimisht cilësi e lartë, njohja de jure e formimit bashkëkohor e të barabartë profesional të kuadrove të shkollës sonë me ato të Europës. SHBA-se e vendeve të tjera.

Me trishtim konstatojmë se jemi mbrapa në këtë fushë!

Me besim të synojmë të arrijmë edhe në këtë kuotë qytetëruese më në fund.

***

Në vitin 2018 nisën protestat e studentëve, që padyshim kanë ndikuar shumë në të gjithë mjedisin politikë shqiptarë.

Unë mbajta dhe mbaj një qëndrim përkrahës deri në fund për protestat dhe kërkesat e drejta të studentëve,- duke botuar disa shkrime për këtë subjekt në gazetën “Dita”.

Duke riparë tekstin e para 26 vjetëve ku unë koncentroja shqetësimin tim për Arsimin Kombëtar bëj në mënyrë krahasimtar sot, një paralele të situatave adekuate të ndryshimit me një progresion negativ të strukturës dhe rezultateve të Arsimit Kombëtar.

Së pari dua të ve në dukje se një popull i vogël siç janë shqiptarët, aq më tepër shpesh herë të vonuar në histori, për shumë arsye që nuk është vendi për të shpjeguar këtu, në gjendjen e tranzicionit absurd dhe të tejzgjatur të kaosit dhe të bëmave absurde, të jashtëarsyeshme, të zhbërjes së shtetit, të diletantizmit administrativ, e vetmja strukturë,- që mund të mbante gjallë kujtesën dhe vetëdijen kombëtare ose për të krijuar idenë e një identiteti apo të një personaliteti identitar të shqiptarëve- është vetëm struktura e Arsimit Kombëtar.

Nuk kemi asnjë instrument tjetër të ngjashëm.

Asgje te ngjashme si institucion paralel.

Në mënyrë absolute përveç Arsimit Kombëtar ne nuk mund të kemi institucione të fuqishme,- që mund të përfaqësojnë ndërgjegjen dhe procesin identifikues dhe të dallueshëm të shqiptarëve në botë.

Këtë e kupton çdokush.

Së dyti ne në vitin 2019 trashëgojmë një strukturë të copëzuar të Arsimit Kombëtar, në një gjendje tejet problematike.

Kaq pa mend dhe kaq të pandërgjegjshëm ishin dhe janë politikanët dhe ligjvënësit mediokër shqiptarë, sa me Ligjin e Arsimit të Lartë konsankruan,- apo betonuan një situatë kontradiktore ,-duke bërë ndarjen e strukturës publike të arsimit të lartë me strukturën private, haptazi në favor të strukturës private, duke minuar djallëzisht dhe padrejtësisht strukturën publike, kaq të domosdoshme dhe jetike në një vend të varfër, për të drejtën kushtetuese të shqiptarëve për arsimin e lartë, madje, për kushtet tona duhet patjetër një Arsim i Larte falas!

Pse ndodhi kjo katrahurë e gjëmshme, këtë e dinë shumë mirë oligarkët dhe politikanët me prirje antikombëtare të Shqipërisë.

Në këtë rast prirjet antikombëtare janë dhe prirje antikulturore, pra në thelb antiarsimore.

Në 2019 dua të shpall para të gjithëve se akoma Arsimi Kombëtar është në një gjendje të rrezikuar dhe të brishtë.

Cila është perspektiva plot dilema dhe pasiguri konceptuale e Arsimit Kombëtar?

Nëse Arsimi Kombëtar nuk e luan rolin e tij të patjetërsueshëm, të jeni të sigurt- se kujtesa identifikuese dhe kombëtare e shqiptarëve do të zbehet,- dituria e tyre do të minimalizohet dhe shqiptarët do të shënohen- si një nga popujt më të paditur dhe më të pakulturuar.

Çështja e Arsimit Kombëtar është çështja më e rëndësishme ekzistenciale e shqiptarëve.

Nuk ka çështje me te rendesishme tjetër,- të ngjashme ose të përafërt.

Të gjitha qeveritë shqiptare deri më sot, të majta dhe të djathta as nuk kanë arritur të kuptojnë diçka në sipërfaqje të kësaj çështjeje.

Madje janë të paafta për ta kuptuar këtë gjë.

Arsimi Kombëtar Shqiptar është formalizuar dhe dobësuar në mënyrë të frikshme.

Ka humbur cilësia e lartë e mësimdhënies dhe e mënyra e ndershme inteligjente e fitimit të diturive.

Profesoriati,- qoftë i universiteteve publike,– qoftë i universiteteve private- është mbushur me personalitete të rremë, me tituj të rremë shkencorë, pra një profesoriat i padenjë për të ardhmen e studentëve.

Së treti kultura e Arsimit Shqiptar është komercializuar, pra është futur formula e shit-blerjes e pagimit të tarifave ,-duke kthyer pikërisht atë që nuk është treg, d.m.th Arsimin Kombëtar në një Treg të Neveritshëm,- që ka komprementuar të Ardhmen e Shqipërisë.

Së katërti,- Arsimi Kombëtar shqiptar ka humbur atë,- që është më e rëndësishme,- Kulturën dhe Diturinë Politeknike.

Benjamin Franklin ka thënë se pasuria e një kombi nuk varet nga paratë por varet në mënyrë jetike nga Dituria Politeknike.

Ne e kishim këtë Dituri Politeknike,- por në vend që ta zhvillonim më tej e shkatërruam.

Së pesti,- çdo strukturë e Arsimit Kombëtar parakupton dhe mbështetet mbi kërkesat kombëtare të Punësimit.

D.m.th që kuadrot që mbarojnë në Arsimin e Lartë duhet të jenë në funksion të Punësimit të tyre në të gjitha degët e ekonomisë dhe të jetës.

Kjo ka të bëje me të drejtën kushtetuese dhe natyrore që është e Drejta e Punës.

Dy të Drejta Natyrore ka në botë: e Drejta për të Jetuar dhe e Drejta për Punë.

Të gjithë të drejtat e tjera, duke përfshirë edhe ato politike janë të Drejta Konvencionale.

Në Shqipëri absurditeti qëndron në mospërputhjen absolute midis arsimimit të lartë të studentëve ,-me mungesën e plotë të vendeve të punës,- mbas mbarimit të studimeve adeguate.

Ky është thelbi i thelbeve,- që përcakton konceptin epistomologjik të së Ardhmes së zymtë të Historisë Shqiptare.

Në këtë mënyrë hiqet perdja për të parë kokën e Meduzës.

Në këtë mënyrë mund të kuptojmë më qartë dhe më në vetëdije se çfarë është në të vërtetë protesta e fuqishme konceptuale dhe ekzistenciale e studentëve.

Pa hequr Ligjin paradoksal të Arsimit të Lartë, pa ngritur cilësinë dhe pa hedhur tej formulat e kthimit të universiteteve në një treg shit-blerjeje të diplomave ne nuk do të krijojmë dot njerëz të ditur dhe qytetarë të denjë.

Pra do të deformojmë karakterin dhe imazhin e vetë popullit dhe të shkatërrojmë vetveten.

Për t’i thënë këto të vërteta kaq tronditëse nuk ka nevojë për asnjë stil të sofistikuar, nuk ka nevojë për sinqeritet dhe qartësi.

Apeli im për situatën e rrezikuar dhe të paqartë të arsimit kombëtar, ka formën e një Manifesti që iu drejtohet të gjithëve, që nuk përjashton asnjë

Pa Arsim Kombëtar,- të denjë dhe cilësor nuk ka,,- se nuk mund të ketë të Ardhme të Shqipërisë.

Refuzim vizave amerikane 170 zyrtarëve shqiptarë

Janë mbi 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë shqiptarë, së bashku me familjet e tyre, të cilëve, që prej vitit 2017 e deri sot, u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fakt u bë i ditur sot nga ambasada amerikane në Tiranë në një deklaratë për gazetën Panorama. ““Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri”, shpjegon selia diplomatike amerikane ndërsa thekson më tej se ajo i merr “shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë”.

Në fillim të vitit 2017, ambasada amerikane njoftoi se i kishte refuzuar vizën një grupi prej disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë të nivelit të lartë, mes të cilëve dhe Prokurorit të Përgjithshëm të kohës Adriatik Llalla. Në 2018-ën, me vendim të Sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Llalla dhe familjes së tij, ju ndalua përgjithmonë hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ndaj zotit Lalla që prej vitit të shkuar ka nisur një hetim, nën dyshimet për disa vepra penale, që nga korrupsioni te pastrimi i parave. Një vendim i ngjashëm me atë ndaj ish kryeprokuorit është marrë dhe ndaj deputetit Tom Doshi, i rreshtuar në krah të shumicës aktuale.

“Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, përfundon deklarata e sotme e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.

Në Shqipëri fenomeni i korrupsionit vlerësohet të jetë gjerësisht i përhapur dhe në nivele shqetësuese. Raporti i fundit i Trasparency International, e renditi Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte e 91-ta. Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar. Sipas Trasparency International “duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ishte përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë. Por, krahasuar me një vit më parë ajo ka shënuar rënie për dy pikë, nga 38 në 36 në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vettingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, vlerësonte raporti.

Xhufi: Pse jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës

Duke folur per situaten aktuale ne Kosove, ne nje kohe debati te madh per shkembim apo korrektim kufijsh, historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, teksa e konsideron Mitrovicën e veriut si vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë ka dekklaruar se është dakord që ajo të jepet ne kembim te Preshevës.

 

Deklarata e Xhufit 

“Të mos harrojmë që kemi një pjesë të trevave shqiptare që ndodhen në lindje. Presheva, Medvegja, Bujanovci, trendi është shumë shqetësues ka një zbrazje të popullsisë nga kushtet që krijojnë serbët, me presione ushtarake, administrative dhe policore. Tendenca është për tu zbrazur këto zona, unë gjykoj se kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, ose korrektim si e tha presidenti, shpresoj shume qe kjo zone të përfshihet në kufirin e Kosovës, nëse shkon çështja deri ne levizje te tilla, se po flasim ate qe thuhet ne nje diskrecion qe leshojne vete qeveritaret e Kosoves. Duhet të jemi realist në kufirin verior, keqardhje qe ajo qe trupat e UCK nuk arriten te hidheshin se u futen francezet, por rezistuan popullsia serbe dhe ne 20 vjet ka ndodhur aty ka ndodhur një spastrim etnik i vertete. Mitrovica sot është një vatër e agresivitetit serb, e nacionalizmit serb e organizatave te krimit, trafikut. Mitrovica e Veriut është pjese e mire e popullsise serbe qe eshte vene aty. Probleme kemi edhe ne qe andej, edhe krimet, edhe mielli qe themi ne i kafsheve, lidhjet e dyshimta mes bizneseve. Une e shoh si koncentrat problemesh jo vetëm për Kosovën, por per Shqiperine, por edhe për Serbinë. Unë duke gjykuar nga ato qe jane folur, e shoh, nese do te kete nje nderrim te tille do isha, qe te lihej Mitrivica e Veriut dhe të merrej Presheva, dhe krahinat e tjera“, tha Pëllumb Xhufi, duke thene se me kete do te zgjidhej edhe nje problem i madh i Zajednices.

Per Zajednicen

Një marrëveshje e pakuptueshme që u bë me shpejtësi nga qeveria e asaj kohe. Ajo është një marrëveshje që pot a lexosh, ka vetëm detyrime të palës shqiptare, asnjë detyrim që është i fiksuar në konventat evropiane, ku popullsitë duhet të njohin shtetin ku jetojnë. Asnjë nga këto nuk ishte, vetëm detyrime. Sipas asaj marrëveshje, krijohet një republikë Serbska Brenda Kosovës. Me parlament, me qeveri me kushtetutë, dhe me të drejta që lihen të hapura që komuniteti serb mund të kërkojë të drejta shtesë.

Përdhunimi i minorenes në Kavajë, prindërit: Të zbardhet ngjarja. Avokati i Popullit nis verifikimin

Shkolla Rilindja në Kavajë është nga më të mëdhatë në qytet me 520 nxënës gjithsej.

Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre.

“Mjerë kujt i bie fatkeqësi. Duhet të flitet për këtë ngjarje derisa të merren masa”, u shprehën disa qytetarë.

Në qytet u zhvillua sot mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, polices për masat që do të merren ne menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera.

Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrativ për verifikimin e pretendimeve të ngritura në media për mosreagim dhe fshehje te ngjarjes nga strukturat shtetërore duke nisur nga shkolla, policia dhe prokuroria.

Sipas burimeve te “t.ch” në Kavajë e mitura është abuzuar nga tetori i vitit të shkuar deri në fillim të janarit të 2019-s në katin e sipërm të një pallati në ndërtim.

Kursimet e shqiptarëve në euro arrijnë rekord (Tabela)

Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që raportohen në monedhën përkatëse, bëjnë të ditur se depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. (kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera raportimi në lekë i depozitave në valutë, ku zgjerimi ishte minimal prej 1% për shkak të efektit që ka pasur zhvlerësimi i euros, që ra nga 133 lekë në fillim të 2008-s në 123 lekë në fund të saj). Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët.

Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro. Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare.

Rreth 77% e depozitave në euro zotërohen nga individët, ku më të preferuarat janë ato me afat 1 vjeçar (35% e totalit të individëve). Megjithatë, në 2018-n, preferencë kanë qenë depozitat rrjedhëse, të cilat kanë shënuar edhe rritjen më të madhe, ndërsa depozitat me afat 12 mujor kanë qëndruar pothuajse të pandryshuara.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në lekë për totalin e kursimeve, bëjnë të ditur se depozitat në valutë në fund të 2018-s, kursimet në monedhë të huaj arritën në 53.9% të totalit, duke shënuar nivelin më të lartë historik.

Banka e Shqipërisë në shkurt të 2018-s nisi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, që synonte uljen e përdorimit të euros si në kahun e kredisë ashtu dhe të depozitave. Ndërsa në kahun e kredisë funksionoi dhe pesha e huasë në valutë u ul me 0.7 pikë përqindje, nuk ndodhi e njëjta gjë me kahun e kursimeve. Pesha e depozitave në valutë u rrit me 1.2 pikë përqindje.

Ndryshe nga depozitat në valutë, ato në lekë shënuan rënie në 2018-n, duke u tkurrur me rreth 4%, apo gati 17 miliardë lekë më pak, si rrjedhojë e interesit të ulët të individëve për të mbajtur kursimet në banka në një ambient me norma të ulëta interesi. Një tjetër faktor, sipas bankierëve, është niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.

Në total, depozitat në total, të raportuara në lekë ishin 988 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.2%, të ndikuar nga leku. Por, nëse heqim efektin e nënçmimit të euros, shtimi i depozitave në valutë (+ 370 milionë euro) ka kompensuar rënien e atyre në lekë (-120 milionë euro), duke bërë që stoku i depozitave në total të rezultojë me rritje prej rreth 250 milionë euro/Monitor

Historia e Ramës më djalin, Berisha: Nuk e kam nxjerrë unë, kush “fshihet” pas saj

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar debatin mes tij dhe Ramës, ku kryeministri e akuzoi se i ka nxjerrë historinë me djalin.

I ftuar në “Temproa” nga Sonila Meço në Ora News, tha se kryeministri Edi Rama i jep bursë 100 mijë dollarë djalit të gazetarit që sipas tij, i ka nxjerrë dosjen gjyqësore.

Berisha: Këtij që i ka botuar dosjen, këtij ia dërgon fëmijën me 100 mijë dollarë bursë ekselente. I larguar nga universiteti i Vjenës për problematika serioze. Unë nuk mund ta pranoj që paratë publike të jepen në këtë mënyrë se merret peng ai.

Ky e mban peng Edi Ramën. Lexoje pak çfarë thotë në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze. Thotë që dosjen ma ka dhënë Sali Berisha. Pranon që i ka botuar dosjen, pranon që dosja është në Gjykatë dhe i thotë të birit për të cilin unë kam absolutisht respekt.

Është i ati që përdor dramën dhe krimin që ka kryer për t’u viktimizuar. Unë nuk i kam thënë pa e përdorur ai. Nuk ia kam thënë për shkak të të birit.

Sipas tij historia është kjo 19 vjet më parë Mero Baze i boton në gazetën TEMA i boton 2 dosje, dosjen në procesin gjyqësor, ku zotëria thotë se djali nuk është i imi dhe aludon për të atin.

“Unë të atin e tij e kam quajtur Xhelat sepse ka firmosur varjen e Havzi Nelës, por unë nuk jam kurrë dakord që ai të akuzohet në një mënyrë të tillë. Atë ja publikoi Mero baze, unë po e them këtu se unë nuk e kisha këtë informacion, se po ta kisha nuk o ta kurseja kurrë atij.

Në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze i bie tullë Edi Ramës, i thotë që dosjen ma dha Sali Berisha, por pranon se i ka botuar dosjen, pranon se dosja është në gjykatë. Unë kam respekt për të birin dhe atij do ti kërkoja falje, por një personi që akuzon babin e tij dhe nuk njeh djalin e tij është monstër. I kërkoj falje të birit, sepse i ati përdor krimin që ka kryer për tu viktimizuar. Sa herë ta përdorë Rama kauzën e krijuar’, tha Berisha .

“Po pinte kafe”, si i ‘shpëtoi’ policisë kryetrafikanti! Aksioni u dekonspirua

Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u prangosën me bujë 32 persona, kryesisht taksistë dhe shoqërues klandestinësh, por jo i dyshuari kryesor i grupit, Dritan Gramozi.

Megjithëse ditën e aksionit 44-vjeçari ishte nën vëzhgimin e agjentëve civilë teksa ishte duke pirë kafe, në mënyrë të çuditshme dhe ende të pashpjegueshme ai i shpëtoi policisë. I vetmi që u prangos në lokalin ku po konsumonte kafe Dritan Gramozi, është shtetasi Rezart Hoxha, një i bashkëdyshuar me të.

Nuk ka ende një shpjegim zyrtar se si u largua nga vendi ku ishte rrethuar Dritan Gramozi, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësia që ky aksion të jetë dekonspiruar .

Siç thuhet në dosjen që Top Channel disponon, Dritan Gramozi është njeriu që prodhonte dhe siguronte dokumenta të falsifikuara, jo vetëm karta identiteti, por edhe pasaporta greke, italiane, bullgare dhe çeke. Më tej, prokuroria tregon se Gramozi, pasi gjente përmes bashkëpunëtorëve të tij personat që do të udhëtonin në mënyrë të paligjshme ju mundësonte atyre edhe kalimin e paligjshëm përmes pikave të Qafë-Botës dhe Kakavijës.

Mënyra më speciale e ndërhyrjes në dokumenta është ajo e fshirjes së vulave për çdo person i cili ishte deportuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Ky shtetas, sipas prokurorisë, posedonte 4 numra telefoni dhe përmes anëtarëve Gramozi kujdesej jo vetëm për rezervimin e linjave të udhëtimit, por edhe akomodimin dhe mbërritjen në destinacion. Por, episodi më i rëndë është ai i pajisjes me dokumenta false të Hajri Seferit, që është i dyshuari i grupit Avdylaj, i cili është kapur teksa po largohej nga Shqipëria.

Por gjatë ditës të gjithë të arrestuarit u lanë nën arrest me burg, por nuk munguan edhe denoncime si ai i Enver Mukës për të cilin edhe pse ishte shpallur në mungesë arrest shtëpiak ai u shfaq në të njëjtin kafaz me të arrestuarit që u sollën nga paraburgimi. Menjëherë pasi gjykata konstatoi këtë shkelje urdhëroi lirimin e Mukës, i cili nuk e shpjegoi dot se si përfundoi në paraburgim.

Anulohet kontrata koncensionare për ujrat termale të Dibrës

Pëllumb Sulo

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në Shkodër anuloi të martën lejen e dhënë, në dhjetor të vitit të kaluar, një kompanie private për shfrytëzimin me koncesion 5 vjeçar të ujërave termale në Dibër. Vendimi vjen pas protestave të banorëve të Dibrës, të cilët e kanë cilësuar dhënien e kësaj leje si një veprim korruptiv, i cili dëmton këtë pasuri natyrore me vlera kombëtare. Dhënia e kësaj leje u shoqërua edhe me debate të forta mes të dy krahëve të politikës, në seancën e javës së kaluar të Parlamentit.

Në vendimin e marrë të martën nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë thuhet se leja cënon të drejtat e pronësisë së Bashkisë Dibër. Ndërsa, nga hetimi administrativ, i kryer nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, është vërejtur se të dhënat e paraqitura në projektin teknik të lejes nuk përputhen me burimin ekzsitues që merr ujë sot në Dibër. Gjithashtu, nuk është zhvilluar dëgjesë publike me komunitetin e zonës lidhur me projektin për shfrytëzimin e ujrave termale.

Dhënia, në kundërshtim me ligjin, e lejes së shfrytëzimit me koncension 5 vjeçar të ujrave termale pritet të hetohet nga organet e drejtësisë për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore të shkeljeve që do të cënonin rëndë një nga burimet termale më të rëndësishme të Shqipërisë.

Muajin e kaluar, pas protestës së banorëve kundër ndërtimit të një heci në Kanionin e Holtës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pezullimin e kontratave koncensionare jo operative për ndërtimin e heceve. Ministria urdhëroi skanimin e 182 kontratave koncensionare, që parashikonin ndërtimin e 440 heceve në lumejtë e vegjël të Shqipërisë.

Po muajin e kaluar, qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e procedurës së partneritetit publik-privat me kompaninë e shpallur fituese për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

“Lulëzon” tregtia me Kolumbinë – Importet rriten me 136%, krahas bananes edhe… (tabelat)

Importet nga shteti i largët i Kolumbisë drejt Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë gjatë tre viteve të fundit.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia drejt Shqipërisë).

Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë. Por sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Kolumbia renditet në vend të 11 për nga rritja e iimporteve në vlerë absolute, pas Izraelit, Kinës, Turqisë, Rumanisë, Spanjës, Kroacisë, Greqisë, Holandës, Francës, Indisë (shiko grafikun: 20 shtetet me rritjen më të madhe të importeve në vlerë absolute në 2018-n). Për krahasim, rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë sesa e atyre nga shteti fqinjë, Kosova.

Nëse e shohim sipas grupmallrave, janë tre grupet kryesore që kanë dhënë ndikim në këtë rritje të fortë. Fillimisht ishin “frutat dhe arrat e lëngshme”, ku zëri kryesor ishte banania, si dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara”.

Importet e bananeve u rritën me 21 herë në 2016-n në krahasim me vitin e mëparshëm dhe vazhduan me ritme të larta edhe në 2017 e 2018. Në 2018-n, importet e bananeve ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë.

Edhe për “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” importet nisën në 2015-n, për të kërcyer në 2016-n nga 7 milionë lekë në 294 milionë lekë, ndërsa në 2018-n, ky grup shënoi një rënie prej 25%.

Por, ndërsa dy grupet, “frutat dhe arrat e lëngshme”, dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” kanë ngadalësuar ritmet në 2018-n, një tjetër produkt ka kërcyer, duke ndikuar në rritjen e fortë të importeve në 2018-n. Të dhënat e INSTAT tregojnë se bëhet fjalë për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit “Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar“. Ky produkt ka filluar të importohet në 2017-n, me 170 milionë lekë, duke kërcyer në 2018-n në gati 1.4 miliardë lekë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas grupeve).

 

Aktualitet Klodiana Lala: Përgjimet janë të vërteta, nuk i trembem dënimit!

Si autore e artikullit të bujshëm në “Zërin e Amerikës”, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “A Show” në Neës 24 tha se nuk i trembej as faktit se mund të dënohet për këtë çështje, duke besuar fort tek burimet dhe tek vërtetësia e publikimeve të saj.

 

 

Adi Krasta: Nëse prokurorët do të marrin ndonjë urdhër, ose thjesht ju ka ardhur inat që ua ke nxjerrë ato dokumentet sidomos në Zërin e Amerikës që i shqetëson shumë, nëse e vazhdojnë përballjen me ty, të të thërresin ose të të ballafaqojnë me një dënim në fund.

Klodiana Lala: Një dënim do ta pranoja me kënaqësi nëse me të vërtetë kolegët dhe opinioni do të vlerësonin se shkrimi im ia ka vlejtur dhe ka treguar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme që krimi i organizuar dhe zyrtarë të lartë të një force të caktuar politike, nuk ka rëndësi cila është ka bashkëpunuar me krimin për të blerë vota. Ajo që deklaroj me siguri të plotë është se asnjëherë nuk i tregoj burimet e mia, pasi do të minohej integriteti im si gazetare. Prokurorët nëse merren me mua, unë kam dëshmuar dhe do vazhdoj të dëshmoj që jam një gazetare që punoj fort për të gjetur dokumente për t’i verifikuar ata dhe për t’i thënë opinionit të vërteta.

Adi Krasta: Janë shqetësuar burimet e tua?

Klodiana Lala: Në fakt burimet janë një punë titanike dhe e lodhshme për gazetarët, nuk më shqetëson shqetësimi i tyre por fakti nëse shkrimi im do të etiketohej për pasaktësi. Ajo që nuk pranoj është që në asnjë rrethanë dhe formë nuk do e ekspozoja burimin, qoftë edhe përmes ndonjë vendimi gjyqësor. Jam e vendosur që të gjej lajme që i shërbejnë opinionit publik.

Përgjimi i VOA – “Po hetohem penalisht”, Lala: Burimin nuk e nxjerr

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka qënë e ftuara e parë në emisionin “A Show” në News 24 për të folur mbi ngjarjen që trazoi ditët e fundit ujrat e politikës shqiptare. Lala foli për shkrimin që bëri bujë në “Zërin e Amerikës” që tregoi për lidhjen dhe ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri, lidhje të cilën ajo tha se e kishte vërtetuar përmes dokumenteve të prokurorisë. Ndërsa me dokumente faktohej ndikimi i Avdylajve të Shijakut në favor të Vangjush Dakos në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit, Lala deklaroi për herë të parë se Prokuroria kishte nisur hetim penal për të. Por ajo shtoi se pavarësisht kësaj nuk do ta nxirrte kurrë burimin e saj.



Adi Krasta: Pse u shkaktua gjithë kjo zhurmë?

Klodiana Lala: E prisja këtë zhurmë, kjo ndodhi kur unë dhe BIRN u përpoqëm t’i shpjegonim opinionit publik se grupe të caktuara kriminale kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, se si i kanë shtrirë thellë tentakulat në shoqërinë shqiptare dhe se krimi ka lidhje me zyrtar jo vetëm të nivelit lokal por edhe qendror.

Adi Krasta: Në 2017 u fol se në dy rrethe, Durrës dhe Peshkopi pati shitblerje të votës, pati ndërhyrje nga figura kriminale dhe në atë kohë qeverisja u tall me reporterët me shqetësimet. Ishte e mjaftueshme kjo për t’i mbyllur hetimet?

Klodiana Lala: Janë dy hetime paralele në Prokurorinë e Kriemve të Rënda, njëra që ka të bëjë me një grup kriminal që vepron në zonën e Durrësit, i kapur gafil në shitblerjen e votës dhe nga ana tjetër një hetim penal për zgjedhejt vendore në 2017 në Dibër ku fitues doli kryebashkiuk socialist Muharrem Rama. Shitblerja e votës një fenomen shqetësues që nga viti 2005, kam konstatuar problematika. Për ta vërtetuar më duhet të kisha dokumente të Prokurorisë.

Adi Krasta: Klodi vazhdon prokuroria t’ju hetojë?
Klodiana Lala: Prokuroria ka nisur një hetim penal por nuk më huton fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zyrtar, jam e qartë në atë që kam shkruar Prokurioria ka punën e saoj por para se të hetojë gazetarët për burime,t që e them me bindje të plotë nuk i nxherr asnjëher,ë do të duhet të hetojnë ato dhjetra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë.

Vjedhja në Pashaliman, shkarkohen 15 ushtarakë

I gjithë zinxhiri komandues në bazën ushtarake detare të Pashalimanit është shkarkuar. Bëhet fjalë për 15 ushtarakë, duke nisur që nga komandanti i Bazës dhe zëvendësi i tij, të cilët janë ndëshkuar për vjedhjen e ndodhur natën mes 9 dhe 10 Janarit, brenda mjediseve të bazës, ku u morën disa armë dhe sasi të ndryshme fishekësh dhe granatash.

Vendimi është marrë pas përfundimit të një hetimi administrativ të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, i cili ia ka propozuar masat ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ka firmosur ndërkohë kërkesën dhe për shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani. Që të gjithë janë gjetur përgjegjës për mangësi në masat e sigurisë në bazë.

Për ngjarjen e ndodhur u arrestuan menjëherë dy oficerë përgjegjës dhe dy roje, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të shërbimit të rojës në objektet e rëndësishme me pasojë vjedhjen e armatimeve”.

Sipas të dhënave zyrtare në depon ushtarake të bazës detare u vodhën 2 pushkë automatike, një karabinë, 40 granata dhe rreth 5500 fishekë të llojeve të ndryshme, përfshirë edhe municione blindshpuese. Nga hetimet dyshohet se vjedhja u krye kur roja përgjegjës kishte braktisur postin dhe ishte strehuar në një mjedis tjetër ndërkohë që nuk ishin respektuar praktikat e kontrollit të shërbimit dhe ndërrimit të rojeve.

Baza e Pashalimanit është një nga objektet më të rëndësishme të sigurisë ushtarake në Shqipëri që shërben për flotën bregdetare e cila kryen kontrolle të regjimit kufitar detar shqiptar dhe operacione në kuadër të forcave të NATO-s.

Albin Kurti takon studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale: Protesta juaj është e drejtë

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar sot pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Kurti është takuar studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale në Tiranë. Gjatë takimit, mësohet se Albin Kurti ka dal në mbështetje të studentëve, duke i quajtur si të drejta kërkesat e studentëve.

“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja.  Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks. Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët.

Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim.Politika te ne është arti  i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës

U mbyt babai, nëna dhe fëmija e një familjeje nga Zeta, qytezë pranë Liqenit të Shkodrës dhe një i ri nga Podgorica, i cili u përpoq ti shpëtonte.

Familja tre anëtaresh dhe i riu u mbyten të dielën pasdite në Liqenin e Shkodrës si pasojë e përmbytjes së varkës nga stuhia e rrëmbyeshme e erës.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, varka me udhëtarë ishte drejtuar drejt pikës turistike, Manastiri i Vraninës në Liqenin e Shkodrës dhe gjatë kthimit valët e mëdha përmbyten varkën dhe udhëtarët nisen të fundosen.

Ekipet e shpëtimit menjëherë dolën në vendin e ngjarjes dhe deri tani u gjete vetëm njëri nga trupat e mbytur, ndërkohë që po vazhdon kërkimi për gjetjen edhe të tre trupave tjerë. za

Presidenti Meta sapo publikon listën e abuzimeve me projektin e Unazës së Re, 8 institucione shkelën Kushtetutën

Kreu i shtetit, Ilir Meta pas takimit me banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë ka publikuar qëndrimin e tij zyrtar për këtë situatë të krijuar.

Meta në listën e gjatë    të shkresave, thekson se institucionet e qeverisë nuk i kanë kthyer Presidentit përgjigje për kërkesat për informacion.

Presidenti thekson se mos dhënie  informacioneve ndaj Presidentit është një shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.

Më tej Meta kërkon nga institucionet që të nisin dialogun me banorët e Unazës së Re, ndërkohë që i bën thirrje të ndërpresin punimet dhe prishjen e objekteve.

“Disa nga këto institucione edhe sot më datë 03.02.2019, kur kanë kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit, nuk kanë kthyer ende një përgjigje mbi informacionin e kërkuar, edhe pse kërkesa e Presidentit është ripërsëritur në adresë të tyre.

Institucionet që nuk kanë dhënë informacion ndaj Presidentit të Republikës, dhe nuk kanë kthyer një përgjigje konform kërkesës janë :

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

–          Ministria e Drejtësisë

–          Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

–          Ministria e Brendshme

–          Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës”, shkruan ai.

Qëndrimi i plotë zyrtar i Presidentit

 

Presidenti i Republikës, e ka ndjekur me vëmendje dhe shumë shqetësim situatën konfliktuale të krijuar midis banorëve dhe autoriteteve publike përgjegjëse për shkak të realizimit të projektit të zgjerimit të segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.

Presidenti i Republikës, sot ka pritur një përfaqësi të banorëve të Unazës se Madhe, të cilët i kanë parashtruar atij të gjitha shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre, si dhe i kanë vënë në dispozicion të dhëna të cilat hedhin më shumë dritë mbi problematikat për realizimin e këtij projekti.

Presidenti i Republikës në qëndrimet e Tij publike, që prej datës 14 nëntor 2018 e në vijimësi, i ka kërkuar autoriteteve përgjegjëse që:

–          Të tregojnë përgjegjshmëri për trajtimin e këtij rasti;

–          Të bëjnë transparencë të plotë për të gjithë procesin e ndjekur;

–          Të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore, për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi;
–          Të nisin sa më parë një proces dialogu me banorët, për shqyrtimin e pretendimeve të tyre, në mënyrë që të gjitha ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi;

–          Të tregojnë vullnet për të konsultuar dhe për të harmonizuar interesin publik me interesat më jetike të qytetarëve që preken.

–          Të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidentit të Republikës i janë paraqitur në mënyrë të vazhduar peticione me shkrim, ankesa, dhe të dhëna të tjera nga banorët e zonës së Unazës së Re nëpërmjet të cilave ata paraqesin kundërshtimet e tyre për realizimin e këtij projekti në formën që është miratuar ku denoncojnë problematikat e theksuara ligjore të realizimit të këtij projekti nga autoritetet përkatëse publike.

Presidenti i Republikës, në datën 14 nëntor 2018, i ka kërkuar Avokatit të Popullit që të angazhohet edhe më shumë në verifikimin e gjithë procedurave dhe sjelljes së autoriteteve publike mbi këtë çështje.

Presidenti i Republikës, ka ndjekur me vëmendje gjithashtu edhe denoncimin publik, si dhe debatin pasues mbi rastin e fallsifikimeve të dokumentave zyrtarë të institucioneve të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një kompani fantazëm shqiptare dhe mënyrën se si kjo kompani kishte arritur të fitonte disa kontrata publike me shtetin shqiptar, ku përfshihet edhe realizimi i punimeve në zonën e Unazës së Re Astirit sipas projektit për ndërtimin e segmentit rrugor sipas projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.

Institucioni  i Presidenti i Republikës, më datë 06 dhjetor 2018 i ka përcjellë Prokurorit të Përgjithshëm për ndjekje dhe vlerësim prej këtij organi shqetësimet e paraqitura nga disa qytetarë Shqiptaro-Amerikan në lidhje me dhunën dhe presionin psikologjik të ushtruar nga autoritetet shtetërore përkundrejt cënimit të të drejtave të tyre të pronësisë që preken nga ky projekt.

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave Kushtetuese të parashikuara në nenin 92/h, të Kushtetutës, më datë 19 nëntor 2018, me shkresë zyrtare i ka kërkuar informacion dhe të dhëna me shkrim drejtuesve të institucioneve shtetërore për çështjet që kanë të bëjnë me detyrat e tyre në lidhje me këtë projekt. Konkretisht i është kërkuar informacion këtyre institucioneve:

–          Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
–          Autoritetit Rrugor Shqiptar;

–          Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit;

–          Ministrisë së Brendshme;

–          Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit;

–          Kryetarit të Bashkisë Tiranë;

–          Agjencisë së Zhvillimit të Territorit;

–          Ministrisë e Drejtësisë;

–          Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Disa nga këto institucione edhe sot më datë 03.02.2019, kur kanë kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit, nuk kanë kthyer ende një përgjigje mbi informacionin e kërkuar, edhe pse kërkesa e Presidentit është ripërsëritur në adresë të tyre.

Institucionet që nuk kanë dhënë informacion ndaj Presidentit të Republikës, dhe nuk kanë kthyer një përgjigje konform kërkesës janë :

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

–          Ministria e Drejtësisë

–          Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

–          Ministria e Brendshme

–          Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës.

Mosdhënia e informacionit ndaj Presidentit të Republikës, i cili është kërkuar në mënyrë të përsëritur prej Tij, forcon bindjen se, këtij projekti i ka munguar qëllimisht transparenca në çdo hallkë të procesit në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Shqipërisë.

 

PROBLEMATIKA E KONSTATUAR NGA PRESIDENTI REPUBLIKËS

Nga gjithë informacioni që është administruar deri më tani dhe i është vënë në dispozicion Kreut të Shtetit, Presidenti i Republikës, ka arritur në bindjen se projekti për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, paraqet shkelje të shumta ligjore të cilat kërkojnë detyrimisht një rishikim të plotë dhe të menjëhershëm të vendimarrjes shtetërore në mënyrë që ky projekt të realizohet përkundrejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të arsyeshme në interesin më të mirë publik.

Konkretisht, Presidenti  i Republikës konstaton se:

–          Hartimi i këtij projekti është kryer në mungesë të plotë të konsultimit publik dhe transparencës. ARRSH në lidhje me ketë konstatim justifikohet se, nuk ka kryer konsultim publik pasi ky segment rrugor nuk i nënshtrohet vlerësimit mjedisor të thelluar në kushtet kur ky segment rrugor është me gjatësi më të vogël se 10 km.

–          Ky vlerësim i ARRSH-së është spekullativ dhe i gabuar pasi segmenti rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” është pjesë integrale e projektit të “Unazës së Madhe të Tiranës” i cili në tërësinë e tij ka një gjatësi 27 km.

–          Pamundësia financiare shtetërore për të realizuar një projekt tërësor duke i ndarë dhe financuar ato vit pas viti me lote dhe të fragmentarizuar, nuk mund të përbëjë kurrësesi shkak ligjor për të shmangur procesin e konsultimit publik, kur një gjë e tillë është e detyrueshme me ligj.

–          Për më tepër, ky projekt duhet të përfshinte jo vetëm vlerësimin mjedisor të detyrueshëm sipas ligjit, por edhe vlerësimin socialo-ekonomik, pasi efektet që sjell implementimi i tij prekin veprimtarinë tërësore të qytetit të Tiranës dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë interesat jetikë të banorëve të kësaj zone.

–          Veprimi i ARRSH për të hartuar një Projekt Rehabilitimi për këtë segment rrugor, pa kryer një konsultim publik të hapur me banorët si palë të interesuar, përveç se është një shkelje e ligjit dhe akteve nënligjore, krijon bindjen se është kryer me qëllim për të shmangur dëgjesat publike dhe opinionet që mund të paraqiteshin në funksion të përmirësimit të projektit në të gjitha aspektet.

–          Rezulton se, projekti i “Studim projektim rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, është hartuar nga një kompani private konsulence, pa garë dhe me kërkesë të ARRSH-së nëpërmjet një kontrate sponsorizimi të lidhur më datë 25 maj 2018. Kjo praktikë e ndjekur nga ARRSH, është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurimin publik dhe parimet që udhëheqin konkurencën e lirë dhe të ndershme.

–          Nëse hartimi i këtij projekti do të ishte realizuar me një garë me procedura të hapura dhe transparente, mund të ishin administruar propozime teknike, zgjidhje, apo ide alternative objektive dhe konkuruese. Në ketë mënyrë, investimi për këtë vepër publike do të mund të realizohej me kosto më efiçente për buxhetin e shtetit, si dhe me impakt sa më të pranueshëm social dhe ekonomik për qytetarët.

–          Përzgjedhja e një procedure sponsorizimi me arsyetimin se është kursyer buxheti i shtetit, është vetëm një alibi. Një projekt i dhuruar krijon rrezik që përllogaritja e impaktit social dhe ekonomik të mos jetë në vëmendjen e zbatuesit të detyrës së projektimit, duke rritur në këtë mënyrë koston e investimit për veprën publike.

–          Ky projekt i dhuruar, pa garë dhe i pakonsultuar me publikun nuk reflekton shqetësimet dhe interesat e komunitetit dhe gjithë palëve të interesuara, duke qenë se nuk parashikon objektivisht përllogaritjen e kostove që burojnë nga problemet sociale dhe ekonomike që krijohen nga shembja e banesave, pronës së qytetarëve, si dhe nga proceset gjyqësore që mund të lindin si pasojë e gjithë veprimeve arbitrare të administratës publike në këtë drejtim.

–          Nga informacioni i bërë publik rezulton se projekt zbatimi i hartuar nga konsulenti është miratuar në parim nga Këshilli Teknik i ARRSH më vendim nr. 56, datë 04 shtator 2018.

–          Procesi i tenderimit nga ARRSH për ndërtimin e kësaj vepre publike është hapur shtator 2018 dhe fituesi është përzgjedhur dhe njoftuar në buletinin publik, nr.44, datë 5 nëntor 2018, ndërkohë që zhvillimi i kësaj vepre është miratuar nga Këshillit Kombëtar i Territorrit vetëm më datë 20 nëntor 2018.

–          Në këtë mënyrë rezulton e provuar se procedurat e tenderimit për realizimin e investimit në këtë segment rrugor janë shpallur, zhvilluar dhe kanë përfunduar ndërkohë që projekti nuk ishte miratuar ende nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

–          Referuar nenit 27, 28  të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e terrirorit”, dhe nenit 9, 10/1, të VKM nr. 408/2018 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar në rastin konkret autoriteti përgjegjës sipas ligjit që miraton me Vendim, Projektidenë mbi mënyrën se si një pjesë e territorit dhe një rrugë e kësaj kategorie do të zhvillohet, është Këshilli Kombëtar i Territorit.

Hapja e procedurave të tenderimit, pa një vendim të autoritetit vendimarrës për miratimin ligjor të projektit Këshilli Kombëtar i Territorit, përveç se është shkelje e rëndë ligjore, krijon bindjen se ky proces ka qenë selektiv, i paracaktuar dhe në kushte ekstreme të kapërcimit me dashje direkte të procedurave të detyrueshme ligjore.

–          Ndërkohë në zbatim të ligjit nr.10164, dt 15.10.2009 “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, Këshilli Teknik i ARRSH-së nuk parashikohet si institucion vendimarrës i ARRSH-së, dhe në këtë mënyrë vendimet e marra prej tij nuk kanë fuqi detyruese.

–          Këshilli Teknik është një organ rekomandues këshillimor për ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, por asnjëherë vendimarrës për miratimin përfundimtar dhe dhënien e fuqisë ligjore për Projektet e Zhvillimit të Rrugëve dhe Akseve Kombëtare të kësaj rëndësie. Kjo është dhe arsyeja që Këshilli Teknik e ka miratuar këtë projekt në parim.

–          Ndërkohë, është denoncuar dhe faktuar publikisht, procedurat e prokurimit që ka zhvilluar ARRSH janë shumë problematike sepse realizimi i këtij projekti është ndarë subjektivisht në 3-lote të veçanta.

–          Ky fakt  krijon bindjen se ndarja në 3 lote është bërë me qëllim fragmentarizimin e fondeve në dispozicion, ruajtjen e kufijve monetarë me qëllim shmangien e kompanive ndërkombëtare në këtë proces tenderimi, si dhe çdo veprim është në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe rregullat e miratuara nga Këshilli i Ministrave për këtë fushë.

Siç është faktuar publikisht konkurimi në të tre lotet ka qenë fiktiv. Në çdo lot kanë konkuruar dy kompani, ku e njëjta kompani në të tre lotet ka dhënë ofertë ekonomike me vlerë zero! Kjo provon qartazi realizimin e një procesi tenderimi të trukuar.

–          Një nga kompanitë fituese të tenderit (DH Albania) ka rezultuar një kompani e krijuar rishtazi me një historik fiktiv dhe me dokumenta të paraqitura të fallsifikuara, çka ka detyruar ARRSH-në dhe Ministrinë e Insfrasktrukturës që pas publikimit të skandaleve në këtë drejtim dhe konfirmimit publik të fakteve të fallsifikuara nga autoritetet Amerikane të zgjidhin në mënyrë të njëanashme kontratën.

Vendimmarrja e qeverisë dhe ARRSH-së, për të rihapur procesin e tenderimit për realizimin e kësaj vepre, pas zgjidhjes së kontratës për këtë segment rrugor, e krahasuar kjo me faktet e denoncuara publikisht,vlerësohet si një veprim i nxituar dhe aspak objektiv. Kjo sepse, aktualisht organi i Prokurorisë është duke kryer hetime në këtë çështje, dhe nga ky hetim mund të zbulohen fakte dhe rrethana të cilat mund të sjellin pasoja të drejtëpërdrejta që ndikojnë në mënyrën se si kjo vepër duhet realizuar.

–          ARRSH, referuar nenit 78, Kodit të Procedurave Administrative në kushtet kur Prokuroria ishte/është duke hetuar duhet të kishte pezulluar të gjitha veprimet për zhvillimin e një tenderi të ri, me qëllim që të shmangte çdo mundësi për shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm mbi interesat publike, apo të mbulimit të fakteve dhe rrethanave që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

–          Rezulton se Këshilli Kombëtar i Territorit, ka shqyrtuar propozimin e ARRSH, dhe me Vendimin nr.1, datë 20.11.2018, ka miratuar vetëm Lejen Zhvillimore “Rabilitimi i Segmentit Rrugor “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”.

Rezulton se vetëm 1 (një) ditë pasi Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion shkresor mbi këtë çështje, Këshilli Kombëtar i Territorit, mblidhet për miratimin e vendimit për të përcaktuar si do të zhvillohej ky projekt.

–          Nga informacioni që jepet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Leja e Zhvillimit e miratuar më dt 20 nëntor 2018, është dhënë pa një informacion të plotë dhe të saktë mbi statusin e pronësisë së pasurive të paluajtshme mbi të cilat do të ndërtohet vepra.

–          Sipas kërkesave të ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe VKM nr. 408/2018 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, informacioni mbi statusin e pronësisë dhe rregullimi i marrëdhënieve në truallin objekt ndërtimi është një kërkesë e detyrueshme për zbatim.

Rezulton se, Këshilli Kombëtar i Territorit me urgjencë ka miratuar në datë 20.11.2018, Lejen e Zhvillimit për këtë projekt, pa verifikuar statusin e pronësisë të pasurive ku shtrihet ky projekt.

–          Leja e Zhvillimit dhe informacion i saktë mbi të drejtat pronësore që prekeshin nga ky projekt do të shërbenin për nisjen e procedurave të shpronësimit për interes publik.

Ndërkohë që autoritetet publike kanë realizuar ndërhyrje për prishjen e objekteve në terren, pa ndjekur procedurat ligjore dhe pa asnjë njoftim paraprak zyrtar, duke sjellë një situatë tensioni dhe pasigurie jetike tek secili prej banorëve të prekur nga ky projekt.

Në këtë mënyrë, janë shkelur rëndë dhe me kokëfortësi të drejtat themelore kushtetuese të njeriut. Për më tepër, kjo sjellje presioni, intimidimi mbi banorët, familjarët dhe fëmijët e tyre kanë shkaktuar trauma psikologjike me pasoja shëndetsore dhe sociale.

–          Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) i datës 20 nëntor 2018, për dhënien e Lejes së Zhvillimit, sipas ligjit nr.107/2014, duhet të pasohej me dhënien e Lejes së Ndërtimit.

–          Leja e Ndërtimit është akti i vetëm sipas ligjit që legjitimon fillimin e punimeve dhe ky akt në rastin konkret duhet të lëshohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Vetëm pas dhënies së Lejes së Ndërtimit mund të fillonte kryerja e punimeve, gjë e cila konfirmohet zyrtarisht nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit me shkresën e saj drejtuar Presidentit të Republikës.

–          Nga informacioni i dhënë deri më tani, konfirmuar me shkresë të AZHT nr. 3005/1, datë 24.12.2018, rezulton se KKT nuk ka dhënë Leje Ndërtimi për realizimin e punimeve sipas këtij  projekti të miratuar.

–          Konstatohet se, në kantier, në gjithë segmentin rrugor janë kryer punime pa leje ndërtimi. Punime si heqja e simbolit Shqiponja në Rrethrrotulimin me të njëjtin emër, heqja e trafikndarësve në gjithë segmentin rrugor, heqja e ndriçimit dhe e pemëve, gërmime, etj. Këto ndërhyrje përbëjnë shkak edhe për aksidente të mundshme automobilistike, me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Pra një tërësi punimesh janë kryer në mungesë të Lejes së Ndërtimit për këtë projekt, gjë e cila është një tjetër shkelje e rëndë për ARRSH-në si autoritet zhvillues i projektit dhe i gjithë strukturave të tjera qëndrore dhe vendore që monitorojnë dhe ruajnë zhvillimet dhe ndërtimet në territor (IKMT, IMT Tiranë, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit).

Procedurat e shpronësimit për interes publik në momentin e denoncimit të skandalit mbi procedurat e tenderimit të këtij projekti nuk kishin filluar ende nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe sot më datë 3 shkurt 2019 procedurat e shpronësimit nuk kanë përfunduar.

 

Në këtë mënyrë të gjitha njoftimet jo zyrtare, veprimet, dhe ndërhyrjet, pa akt të shkruar dhe zyrtar të autoriteve publike përkundrejt pronarëve dhe banesave të tyre, me qëllim vendosjen e tyre në presion se pronat e tyre do të prisheshin, është i pajustifikuar dhe abuziv. Të gjitha këto veprime bien në kundërshtim të hapur me nenet 41, 42 të Kushtetutës dhe legjislacionit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

–          Nga informacioni i siguruar rezulton se nga ky projekt preken një numër i lartë ndërtesash ndërmjet të cilave mbi 120 objekte pa dokumentacion pronësie të cilët janë në proces legalizimi.

–          Procesi i trajtimit të këtyre objekteve sipas ligjit të legalizimit është tërësisht jashtë cdo llogjike të funksionimit të shtetit ligjor, pasi ka një mungesë të theksuar të transparencës në këtë drejtim.

–          Nga ankesat e parashtruara përpara Presidentit nga banorët, rezulton se ALUIZNI ka skualifikuar, nga procesi i legalizimit shumë objekte informale, duke e bazuar vendimmarrjen në projektin e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me Vendim nr.1, datë 20 nëntor 2018.

–          Kjo vendimmarrje ngre një pikëpyetje shumë të madhe mbi ecurinë e vetë procesit të legalizimit në këtë zonë nga ALUIZNI dhe Qeveria, se përse këto objekte nuk janë përfshirë në legalizim dhe nuk janë pajisur me Leje Legalizimi përpara kësaj date (20 nëntor 2018).

–         Sipas ligjit të legalizimit këto objekte, të ndërtuara prej më shumë se 25 vitesh dhe të deklaruara për legalizim që në vitin 2005-2006, duhet të kishin përfunduar procesin e plotë të legalizimit.

–         Vlen të theksohet se, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore prej më shumë se 25 vitesh, banorët kanë paguar të gjitha tarifat dhe taksat qëndrore dhe vendore, duke u sjell dhe konsideruar si banorë dhe pronar të ligjshëm të pronave të tyre.

–         Përpos këtij fakti nga informacioni që vjen nga banorët, së fundmi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka filluar aplikimin e ndëshkimit administrativ me gjobë në shumën 500 000 lekë, ndaj poseduesve të objekteve informale. Këto veprime arbitrare të IKMT janë kryer pasi ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit objektet informale, duke i trajtuar banorët në kushtet sikur ata janë shkelës aktual të ligjit, pra sikur ndërtimin e tyre e kanë realizuar në këto momente.

–          Kjo praktikë është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, cënon hapur sigurinë juridike dhe krijon një situatë paniku dhe klimë pasigurie tek qytetarët, të cilët tashmë sipas këtyre akteve jo vetëm që do të duhet dalin nga banesat e tyre që do të prishen, por imponohen të paguajnë me detyrim edhe një shifër prej 500 000 lekësh si gjobë nga IKMT.

Kjo sjellje shantazhuese nga IKMT përkundrejt banorëve nuk është aspak në përputhje me objektivat e një shteti social, jashtë funksionimit të shtetit ligjor; është tërësisht në kundërshtim me çdo normë ligjore që rregullon këtë proces, dhe krijon një klimë të theksuar pasigurie e terrori, e cila mund të krijojë premisa për nxitjen e konfliktit të shtetit me qytetarët e tij.

QËNDRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS MBI ZGJIDHJEN E KËSAJ ÇËSHTJE

Presidenti i Republikës, në vlerësim të gjendjes së paligjshmërisë ekstreme të konstatuar nga keqfunksionimi i institucioneve të administratës shtetërore dhe të situatës së krijuar, vlerëson se kjo çështje mund dhe duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Për këtë është e domosdoshme që qeveria të tregojë vullnetin politik dhe të ndërmarrë këto masa të menjëhershme:

–          Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të anullojnë menjëherë Projektin për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, që pretendohet të zbatohet i cili është miratuar me Vendim nr. 1, datë 20.11.2018 të KKT-së;

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH të ndërpresin dhe të  anulojnë menjëherë çdo procedurë prokurimi që po realizohet bazuar në projektin ekzistues me qëllim ruajtjen e financave publike dhe shmangjen e çdo pasoje negative për interesin publik dhe cenimin e të drejtave të pronësisë së qytetarëve;

–          Skualifikimi i operatorëve ekonomikë nga gara e dytë e hapur nga ARRSH, nuk e zgjidh çështjen, por krijon premisë që nëpërmjet procedurave administrative dhe gjyqësore të ankimit ky projekt i deformuar të marrë rrugë me pasoja ekonomike për buxhetin e shtetit;

–          Pas anullimit të plotë të projektit ekzistues të nisin procedurat me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri, i cili do të duhet të ofrojë zgjidhjen më të mirë  teknike për zhvillimin urban të Tiranës;

–          Gjatë fazës së hartimit të projektit të hapet menjëherë dialogu për konsultim publik me banorët e kësaj zone për mënyrën së si kjo vepër publike duhet të zhvillohet, dhe të vlerësohen objektivisht mendimet dhe opinionet e tyre. Përfshirja e ekspertëve të pavarur do ta ndihmonte për të rritur cilësinë e projektit të ri dhe besimin publik ndaj tij;

–          Të pezullohet zbatimi dhe të shfuqizohet menjëherë cdo procedurë apo akt administrativ që ka të bëjë me përjashtimin e objekteve nga procesi i legalizimit apo i prishjes së ndërtimeve, referuar projektit ekzistues;

–          Të shfuqizohen nga IKMT të gjitha gjobat administrative që ky organ ka vendosur së fundmi përkundrejt banorëve në mënyrë subjektive në lidhje me realizimin e këtij projekti.

–          Të merren masa nga autoritet përgjegjëse për rivendosjen urgjente të ndriçimit publik, të hequr në mënyrë të paligjshme, pasi mungesa e tij është bërë burim aksidentësh me pasoja shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

–          Të pezullohet menjëherë çdo procedurë shpronësimi për interes publik e cila ka nisur me kërkesë të ARRSH-së, bazuar në projektin ekzistues ;

–          Pas miratimit konform ligjit të një projekti të ri dhe të besueshëm, të ndiqet me shumë rigorozitet procedurat e shpronësimit publik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas kërkesave që dikton ligji;

–          Gjatë ndjekjes së procedurave të shpronësimit, në rast se preken pasuri pronë private që nuk është pajisur me dokument pronësie dhe ndodhen ende në proces legalizimi, të bëhet një vlerësim i bazës ligjore ekzistuese dhe nëse ajo vlerësohet e mangët të krijohet shtrati i nevojshëm ligjor me qëllim trajtimin me shpërblim të të gjithë qytetarëve në mënyrë sa më të drejtë, duke ruajtur interesin publik dhe të drejtat themelore të tyre të pronës së krijuar dhe poseduar prej një kohe të gjatë .

–          Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë, ARRSH, Këshilli i Ministrave të studiojnë me vëmendje dhe të përshtasin legjislacionin në këtë fushë me qëllim që të realizohet një trajtim i drejtë, dhe i barabartë i qytetarëve në lidhje me pronat dhe banesat e tyre që mund të preken nga ky projekt i ri.

Kur ka vullnet nga qeveria dhe institucionet përgjegjësë, gjithmonë ka zgjidhje.

–          Për këtë, duhet sjellë në kujtesë qëndrimin që Këshilli i Ministrave ka mbajtur në disa raste gjatë viteve 2011, 2012, 2015, në zbatimin e disa projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I, pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta –Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës, të cilat në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të pronësisë të objekteve që prekeshin, kanë bërë të mundur që qeveria me VKM 563/2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015, të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes;

–          Procedurat e prokurimit për këtë vepër publike të hapen ndërkombëtarisht konform ligjit pasi të jetë formalizuar një projekt solid, i qëndrueshëm dhe objektiv duke nxitur konkurencën e lirë të operatorëve vendas dhe ndërkombëtar;

–          Tirana ka nevojë për ndërtimin dhe funksionimin e Unazës së Madhe, por ajo duhet të realizohet duke respektuar të drejtat themelore të qytetarëve, për një zgjidhje të drejtë dhe duke shfrytëzuar në mënyrë eficente buxhetin e shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me transparencën e plotë që realizimi i këtij projekti kërkon;

–          Qeveria Shqiptare, dhe gjithë institucionet publike, duhet të reagojnë me përgjegjshmëri të lartë ndaj kësaj situate të krijuar.

–          Ato duhet të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore, për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban që ndikon jo vetëm në jetën e banorëve të zonës por gjithë qytetit të Tiranës, në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

–         Presidenti i Republikës, inkurajon Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë që të kryejë një hetim të gjithanshëm mbi këtë çështje në të gjitha dimesionet e saj, pasi shkeljet në realizimin e këtij projekti janë të rënda, evidente dhe në kundërshtim me gjithë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

–         Presidenti i Republikës do ta përcjellë këtë qëndrim publik edhe në adresë të organit të akuzës, me qëllimin final zbardhjen e plotë, në mënyrë objektive dhe të pavarur, të të gjitha shkeljeve ligjore dhe dhunimit të lirive të drejtave të njeriut.

–         Po kështu, Presidenti i Republikës i kërkon Avokatit të Popullit të hetojë për të evidentuar të gjitha shkeljet e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

–         Presidenti i Republikës fton të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile të angazhuara në luftën kundër korrupsionit për zbardhjen e të gjithë shkeljeve dhe abuzimeve gjatë procesit të hartimit dhe realizimit të këtij projekti.

Reflektimi i shpejtë, i sinqertë dhe i thelluar ndaj kësaj çështje në tërësinë e saj do të ndihmonte ndjeshëm në rikthimin e besimit publik te shteti i së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Ky reflektim është i domosdoshëm edhe për rritjen e besimit edhe të partnerëve ndërkombëtarë në seriozitetin e shtetit tonë për të luftuar korrupsionin, forcuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, cështje shumë të rëndësishme edhe për çeljen e negociatave për anëtarësimin me Bashkimin Evropian.

PANORAMA

OSBE “frenon” Ramën. I dërgon ligjet për Paketën Antishpifje

Nisma e qeverisë për miratimin e një ligji të ri të cilësuar si paketa Antishpifje po monitorohet nga afër nga ana e OSBE-së nëpërmjet përfaqësuesit për Lirinë e Medias.

Sipas burimeve pranë Gazetës “Si”, zyra e OSBE-së në Vjenë i ka paraqitur analizën ligjore qeverisë në lidhje me dy ligjet që priten të amendohen nga ana e qeverisë shqiptare, ku parashikohet ndërhyrja në veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe të Autoriteti i Mediave Audovizive.

Gazeta “Si” iu drejtua zyrës së OSBE-së për t’u njohur nëse kjo analizë ligjore i ishte paraqitur qeverisë shqiptare ose jo.

“Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka ndarë analizat ligjore me autoritetet shqiptare. Ne jemi duke punuar ngushtësisht me ta për këtë çështje. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë ata që të kenë ndryshime ligjore në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare lidhur me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes”, reagon Adis Mustedanagić, përgjegjës i zyrës së Përfaqësuesit së OSBE-së për Lirinë e Medias.

Drafti nuk është bërë ende publik, por mësohet se sugjerimet e OSBE-së do t’i shërbejnë qeverisë në lidhje me mendimet e reja ligjore që synojnë të realizojnë.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur nismën për të miratuar rregullat e funksionimit të medieve online (portaleve), duke iu nënshtruar rregullave si regjistrimin e detyrueshëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit, apo dhe vendosjen e rregullave strikte, duke parashikuar vendosjen e gjobave të papërballueshme.

Duke i cilësuar median si kazan, Rama urdhëroi AKEP që të regjistrojë portalet e medieve në QKB, duke e paraqitur në një formë ultimatumi. Dhe mënjeherë AKEP nxorri urdhrin për regjistrimin e 44 portaleve. Një veprim i tillë solli dhe reagimin e menjëhershëm të OSBE-së, nëpërmjet Harlem Desir, zyrtarit të këtij organizmi për Lirinë e Medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi Désir.

Publicisti Kim Mehmeti: Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime i ha…’

Publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, thote se askush në Perëndim nuk e merr seriozisht Ramën.

Në një intervistë për gazetën Mapo, ai shpreh mes te tjerash dëshpërimin e tij se diskutimet për ndarjen e Kosovës vijnë për shkak të paaftësisë së burrave të shtetit që drejtojnë në vendet shqiptare.

 

“Shqiptaria dhe Kosova janë në duart e burrështetasve, të cilët të qenit pushtetarë e barazojnë me të qenit pronar i popullit dhe i vendit dhe andaj, sillen siç sillet Presidenti i Kosovës, i cili aq e nënvlerëson inteligjencën kolektive, sa paturpshëm pohon diçka thuajse absurde: se Serbia nuk e njeh Kosovën vetëm pse ajo nuk pranon ta marrë Luginën e Preshevës!”

Sipas tij, askush në Perëndim nuk e merr seriozisht Ramën.

“Duhet të jesh mbi mesataren idiot që të besosh se rishikimi i kufijve do u sjellë diçka të mirë shqiptarëve. Posaçërisht në rrethana kur mëmëdhe Shqipëria drejtohet nga burrështetas që vendin e kanë shndërruar në atdhe të krimit dhe nëntokës politike.

Madje, ngutja e disa qarqeve perëndimore dhe serbe, që sa më shpejt të arrihet marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, ka të bëjë edhe me nuhatjen e tyre se shqiptarët janë defaktorizuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë më të dobët politikisht.

Sa u përket tensioneve në qeverinë shqiptare, ato nuk kanë të bëjnë as me interesin e Kosovës, as me atë të Shqipërisë, por me perversitetin e një Kryeministri që deputetëve u thotë: ‘gruas sime ia ngrënçi atë që nuk thuhet’!? Apo që i përqesh njerëzit me të meta fizike? Dhe, vallë, mund të besojë ndonjëri se një Kryeministër të tillë do e marrin seriozisht burrështetasit perëndimorë?! Apo se mund t’i mbrojë interesat mbarëkombëtarë një kryeministër që nuk ai del të komunikojë njerëzishëm as me deputetët e Kuvendit të shtetit që drejton? Dhe, a mund të besosh se interesat e shqiptarisë mund t’i mbrojë një Kuvend si ai i Shqipërisë, e ku deputetët merren me punët e shtratit të njëri – tjetrit dhe ku përdorin fjalor nga i cili do turpëroheshin edhe pronarët e ndonjë shtëpie publike!?”

MAPO

Aksidenti i eskortës së Ramës, reagon Garda e Republikës: Ja si ndodhi

Pak pasi ish-kryeministri Berisha publikoi lajmin dhe fotot nga aksidenti në të cilin ishte perfshirë gjatë paradites eskorta e kryeministrit Rama, vjen reagimi i Gardës së Republikës. 

Burime nga Garda sqarojnë për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur prane Goses ne Kavaje.

Sipas burimeve, një trajler i ka prerë rrugën mjetit të eskortës i cili është dëmtuar lehtë, por per fat nga përplasja nuk ka persona të lënduar. Nderkohe mesohet se policia rrugore ka nisur hetimet për ngjarjen.

Defekt në rrjetin elektrik, përfshihet nga flakët godina e Autoritetit të Dosjeve

Në godinën  e Autoritetit të Dosjeve në Tiranë ka rënë zjarr duke përhapur panik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik, raporton Ora News.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse, të cilat kanë vënë në kontroll flakët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa institucioni ka mbetur pa energji elektrike.

A iu ndalua Sali Berishës hyrja në SHBA? Ja si përgjigjet Departamenti i Shtetit

“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?“. Kjo pyetje retorike e Edi Rames dje në Kuvend, la të kuptohej se ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i jetë ndaluar shkelja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Dyshimet u shtuan pasi vetë Berisha nuk e mohoi këtë menjëherë, por dha nje përgjigje evazive duke thënë “nuk bëj vizita zyrtare që kur lashë detyrën”. Në mbrëmje, në një lidhje telefonike me “Opinionin” e Fevziut, Berisha mbajti qëndrim më të qartë.

“Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Nuk më është refuzuar asnjë vizë“, tha ai.

Pavarësisht mohimit të Berishës, misteri mbetet duke qenë se lajmi u dha publikisht nga dikush, të cilit informacioni nuk i mungon: kryeministri i vendit.

Për të mësuar të vërtetën, “Gazeta Shqiptare” iu drejtua ambasadës amerikane në Tiranë duke marrë përgjigjen standarde: “Nuk diskutojmë raste specifike vizash”.

Pas kësaj, “GSH” i dërgoi një kërkesë për informacion Departamentit të Shtetit. Në përgjigjen drejtuar kryeredaktorit Erl Murati, zyra e çështjeve publike në DASH u përgjigj:
“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu: https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.

Rama bisedë me Bolton

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka realizuar një bisedë telefonike me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton.

Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se në fokus të kësaj bisede ishin zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.

Rama e paralajmëroi bisedën gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë ku gjatë fjalës së tij theksoi se ishte në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë. aa

Kërkon Ramën, opozita bllokon foltoren e Kuvendit

E ndërsa fjalën e ka marrë ministrja e Financave, Anila Denaj, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.


Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e seancës plenare deri në mbërritjen e kryeministrit Rama, për të dhënë shpjegime për akuzat e bëra nga Zëri i Amerikës për vjedhje të votave.

Kjo ka krijuar një tension në sallën e Kuvendit, teksa opozita kërkon moszhvillimin normal të saj.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar të mbahet qetësi dhe i drejtohet Berishës.

Ruçi: Zoti Berisha, më respekt për zonjën dhe aq më shumë që e ka për herë të parë,

Ndërkohë nga vendi flet kryedemokrati Basha, dhe niset drejt foltores.

Ruçi: Të tërheq vëmendjen mos e pengo seancën, mos e pengo seancën të lutem.

Ministrja Denaj: Po flas për qytetarët, jo për ju, Jam duke parë nga kamerat, nuk po shoh nga ju.

Ruçi: Basha, më shumë respekt për zonjën, duhet ta respektojë e duartrokisje, se është ministre për herë të parë.

Basha: Të vijë kryeministri

Ruçi: Kërkoje të të vijë, kërkoje.

Vuçiçi e konfirmon, vizitë në Tiranë në fillim të marsit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do vizitojë Tiranën në datat 7 dhe 8 mars. Vizita e kreut të shtetit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Brionit.

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në këtë Samit. Pjesëmarrjen dhe vizitën në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Vuçiç tha se Samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Gjatë diskutimeve me presidentin slloven, presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon. Marrëveshja Kosovë-Serbi, por edhe tema e nxehtë e kufijve mësohet se do të jetë në fokus të diskutimeve në Samit, shkruan Bota sot.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Vuçiç në Shqipëri, por e para si president. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë, ndërsa disa muaj më parë, në nëntor 2014, kishte qenë kryeministri Edi Rama ai që vizitoi Beogradin.

Shqipëri, së shpejti zbatimi i “burgut të egër”

Në Shqipëri afër 270 të dënuar, të dyshuar apo të shpallur fajtorë si pjestarë të grupeve kriminale, pritet t’i nënshtrohen së shpejti një regjimi special që do t’i mbajë ata të izoluar duke shmangur mundësinë e komunikimeve me jashtë.

Masat speciale të cilat hyjnë zyrtarisht në fuqi nesër, ishin pjesë e diskutimeve në një konferencë të posaçme të organizuar nga ministria e Drejtësisë me Prokurorinë Antimafia të Italisë, e cila do të ofrojë ndihmë për zbatimin e tyre. Rregjimi special, i përfshirë në ndryshimet e Kodit Penal, është bazuar pikërisht në modelin italian dhe parashikon që të dënuarit të mbahen në izolim dhe nën mbikqyrje të posaçme për një periudhë të caktuar kohe.

Drejtuesi i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho, shpjegoi se një masë e tillë “çon në dobësimin e organizatave kriminale, ndërsa shërben dhe si sinjal ndryshimi për qytetarët, për t’u dhënë dhe atyre më shumë besim te institucionet”.

Zoti De Raho theksoi se “ndalimi i kontakteve të krerëve të organizatave kriminale me njerëzit e tyre jashtë burgut dhe ndjekja e gjurmëve të parave, janë formula më efikase për të luftuar kriminalitetin. Që të dyja këto masa janë thelbësore për Shqipërinë”, tha ai, ndërsa shpjegoi se grupet shqiptare janë specializuar në trafikun e drogës, duke siguruar sasi të mëdha parashë që sipas të gjitha studimeve theksoi ai, riinvestohen kryesisht në vendet e origjinës.

Edhe për ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në TIranë, Luigi Soreca “pa një veprim efikas për parandalimin e pasurive të paligjshme, rreziku që ekonomia e vendit të preket, është shumë e madhe. Për këtë arsye ndërmarrja e masave parandaluese është thelbësore”. Zoti Soreca theksoi se “rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë një përparësi kyçe për vendimin e qershorit lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian”. Ai vlerësoi konfiksimet e pasurive të paligjshme të kohëve të fundit, apo dhe operacionet e policisë që “kanë çuar në arrestime të rëndësishme”, duke nënvizuar se “është moment që këto arritje të konsolidohen me vendime dhe dënime që do të përbënin gjurmë të qarta e të qëndrueshme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”.

BASHA THËRRRET VETERANËT E QËNDRESËS NË EMËR TË LIRISË – Nga AZGAN HAKLAJ*

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i shndërruar tashmë në parlament shpirtëror të trashëgimisë kulturore dhe patriotike të Kombit Shqiptar, i vetëdijshëm për momentin historik që kalon sot mbarë bota shqiptare, duke ndjek me vëmendje zhvillimet politike dhe proçeset integruese, të cilat vendosin fatin e shqiptarëve në Ballkan dhe Europë, shpreh mbështetjen e plotë e të pakushte për z. Basha dhe opozitën shqiptare në betejën e pabarabartë por të vendosur, që forcat demokratike, progresive dhe atdhetare zhvillojnë prej 6-të vitesh për përmbysjen e regjimin despotik, antidemokratik e antikombëtar të Edi Ramës.
Kjo thirrje për liri, demokraci e dinjitet kombëtar vjen pikërisht në kohën e duhur, në janarin historik të shqiptarëve.
Janari është 551 vjetori i kalimit në amëshim i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, është 100 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, arkitektit të Krujës së dytë dhe të intipendencës së Shqipërisë, 130 vjetori i Lidhjes së Pejës “Besa Besë”, 103 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit – Robinhudit Shqiptar, i cili me kobure dhe trimërinë e tij legjendare i rivendosi piramidat e Atdheut dhe të Mitrovicës së bashkuar.
Janari 1862 është ditëlindja e tribunit popullor, personofikimit të qëndresës Bajram Currit, krahu i djathtë i Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Bajram Curri që në moshën 16 vjeçare rroki pushkën për mbrojtjen e Atdheut dhe lirisë së tij. Ai mori pjesë dhe dha kontribut të çmuar në të gjitha kuvendet kombëtare ku u farkëtuan betejat për çlirim kombëtar deri në hartimin e platformës për Kryengritjen e Përgjithshme që çoi në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë.
Janari është 100 vjetori i Konferencës së Paqes së Versajës, që shembi mbretëritë gjermane, ruse, turke, austro-hungareze, por krijoi tri mbretëri armike të shqiptarëve, serbo-kroato-sllovene, greke, sovjetike.
99 vjet më parë u mblodh Kongresi i Lushnjes, ku patriotët shqiptarë çertifikuan pavarsinë e Shqipërisë Londineze dhe i dëbuan nga trojet tona pushtuesit italianë e serbo-malazezë.
83 vjet më parë lindi gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, i cili përveç veprave monumentale letrare që na ka dhuruar është dishepull i shqiptarizmit, apostull i flaktë i çështjes kombëtare.
Me 17 janar 1982 u vra Robespieri Shqiptar Isuf Gërvalla, djaloshi zemër luan i Tropojës sëbashku me vëllain e tij Bardhoshin dhe Kadri Zekën, nga falangat e UDB-së dhe tradhtarët e Kombit.
35 vjetori i vrasjes të heronjëve të ri Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, rënë heroikisht në Kodrën e trimave në Prishtinë, janar 1984 dhe gjaku i derdhur i Pushkës së Parë të lirisë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, vrarë në janar 1997 na urdhërojnë të ngrihemi në kombë për liri dhe demokraci, për Mitrovicën, për Luginën e Preshevës, Çamërinë, Shkupin e Tetovën, Ulqinin e Tivarin
Masakra e Reçakut në 20 vjetorin e saj është apel i ndergjegjes kombëtare.
20 vjet më parë Bota u shokua nga kanibalizmi i regjimit gjakatar të kasapit Millosheviç.
Reçaku i ngjante krematoriumit të Hitlerit.
Janë këto arsyet që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i përgjigjet thirrjes së z. Basha me një “Po” të madhe e të vendosur nën moton: “O sot o kurrë për Demokracinë, për Atdheun, për të realizuar ëndrren e Rilindjes Shqiptare, që shqiptarët të bashkohen nën siglën e një kombi, shteti, gjuhe e flamuri të vetëm.
Mirë u takofshim në Protestën e madhe të 16 shkurtit, ditës kur Sovrani Shqiptar nën udhëheqjen e opozitës së tij do të marrë në dorë fatet e Atdheut.
Me dt. 16 shkurt në Jubileun e Pavarsisë të Kosovës, është finishi i Qeverisë Rama dhe i klikës së tij, e cila ka 6 vjet që i shërben trekëndshit antikombëtar Moskë-Beograd-Ankara, të cilët punojnë natë e ditë për ndarjen e Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare.
Me 16 shkurt të gjithë në shesh për të mbrojtur Lirinë, Demokracinë dhe Atdheun! “Një Komb, një Vendim”.
Rrëzimi i qeverisë despotike, kleptokratike, kuislinge që ka uzurpuar institucionet demokratike duke shkatërruar shtetin e së drejtës, kapur prokurorinë, asgjësuar sistemin gjygjsorë, ka shitur pasuritë kombëtare strategjike, po përpiqet të asgjesojë fjalën e lirë, ka shitur Kauzën Çame dhe është angazhuar për ndarjes e Kosovës duke u bërë mëkëmbëse e Kalifatit Otomano-Ortodoks të Binomit Erdogan-Putin.
Të gjithë sëbashku me 16 shkurt të mbrojmë demokracinë dhe Atdheun!
Misioni ynë historik kombëtar finalizohet në sheshet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe Shenjtores Nënë Tereza dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit me dt. 16 shkurt.

*Azgan HAKLAJ – President i Unionit Artistik të Kmbit Shqiptar-i dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë. Mjeshtër i Madh

Në Shqipëri janë fshirë regjistrimet e arratisjes së ish-kryeministrit Gruevski

Shqipëria nuk i ka dorëzuar Maqedonisë regjistrimet nga kamerat e sigurisë mbi arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski me arsyetimin se janë fshirë.

Kjo u bë e ditur nga prokurori shtetëror i Maqedonisë, Lubomir Jolevski. Ai ka sqaruar para gazetarëve se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht por se sistemi i mbikëqyrjes nga ana e Shqipërisë në mënyrë automatike i ka larguar nga sistemi regjistrimet e vjetra.

“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.

Pas kësaj mbetet dilema se cilën rrugë saktë ka shfrytëzuar ish kryeministri i cili ka ikur nga Maqedonia më 9 nëntor të vitit të kaluar. Prokuroria është duke hetuar disa regjistrime që ka siguruar nga Mali i Zi por se është duke grumbulluar edhe prova tjera.

Ish kryeministri Gruevski ka fituar azil politik në Hungari, Kundër tij është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e blerjes së një makine zyrtare të blinduar në vlerë prej afro 600 mijë euro. Kundër tij janë duke u zhvilluar edhe të paktën katër procese tjera gjyqësore.

Geri Selenica: Një psikolog anglez më tha: Me sindromën që ka, Edi Rama as makinën nuk nget dot

Geri Selenica, Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike, ishte i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ku ka shpërthyer në sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ai u shpreh se Rama dhe qeveria e tij nuk di të thitë investime, ndërsa sipas tij një nga superfuqitë e botës, Kina, investon në rajon, por e mënjanon Shqipërinë, për shkak të politikave qeverisëse.

Më tej ai tregoi një bisedë me një piskolog, që sipas tij ka thënë se Edi Rama ka probleme mendore e për këtë nuk duhet t’i jepet drejtimi i vendit.

“Kam folur me një psikolog shumë të edukuar, dhe e kam pyetur se çfarë sindrome ka Edi Rama. Ai më ka thënë se ai ka një formë autizmi, që quhet ADHD. Ai ka probleme mendore. Jepja timonin e makinës ai nuk mund ta drejtojë dot. Atij nuk mund t’i besosh t’i japësh një makinë për të drejtuar e jo më të drejtojë të gjithë shtetin.

Me Edi Ramën Kryeministër, ky shtet nuk mund të bëhet”, – tha Selenica ndër të tjera.

Kreu i Autoritetit të Dosjeve: Kemi bërë 1500 verifikime, ja sa zyrtarë kanë probleme me të shkuarën

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit, Gentiana Sula, ka deklaruar sot se në 2 vite pune të institucionit që ajo drejton është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.

Po ashtu ajoi shtoi se nga 30 figurat, 4 prej tyre janë zbuluar gjatë kohës  së verifikimeve për organet e reja të drejtësisë.

“Në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme”, u shpreh Sula.

Autoriteti i Dosjeve reagon për prokurorin Bujar Sheshi: Është rekrutuar në moshë të mitur

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, i cili akuzoi politikën dhe disa qarqe të saj se po i ushtrojnë presion mafioz, duke e etiketuar atë si “ish-sigurims”.

Por Autoriteti i Dosjeve konfirmon se për Bujar Sheshin janë gjetur disa dokumenta të tjerë, në arkivën që nuk është pranë këtij institucioni.

Sipas këtij Autoriteti ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumenta rezulton se është ai është rekrutuar në moshë të mitur.

“Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti I Dosjeve.

Më tej thuhet se: “Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence”.

bujar_sheshi
Anetari i KLP, Bujar Sheshi

DEKLARATË
mbi procedurën e zhvilluar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për verifikimin e figurës së pastërtisë së prokurorit  z. Bujar Sheshi, si njëri prej kandidatëve aplikues, për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në zbatim të neni 29 pika 1 gërma(c) të ligjit 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, AIDSSH ka detyrim t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyrë .

Në këtë kontekst është paraqitur kërkesë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, e protokolluar në Autoritet më datë 30.10.2018, për të verifikuar pastërtinë e figurës të kandidatit z. Bujar Sheshi, që ka aplikuar për anëtar në KLP nga radhët e prokurorëve, si detyrim ligjor në dispozitat e ligjit 45/2015 dhe ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Menjëherë Autoriteti, më datë 31.10.2018, është vënë në lëvizje me procedurë të përshpejtuar për legjitimitetin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka urdhëruar administratën për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së verifikimit të cilësive etiko-morale dhe profesionale të shtetasit Bujar Sheshi (Shesha), sipas nenit 29, pika 1 dhe 2 të ligjit 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e  ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Pavarësisht faktit të mungesës së një dispozite të veçantë në ligjin 45/2015, për sa i takon afatit kohor të shqyrtimit dhe përmbylljes së procedurës të kërkesave institucionale, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, Autoriteti i ka trajtuar, vlerësuar dhe verifikuar me përparësi këto kërkesa dhe në veçanti, kandidaturat për anëtarë në KLP dhe KLGJ të përcjella nga radhët e avokatisë, shoqërisë civile, pedagogë të fakulteteve juridike të universiteteve publike, nga shkolla e magjistraturës, nga radhët e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi).

Sa më sipër, në referencë të nenit 4, “Parimet” të ligjit 45/2015, në mbrojtje të parimeve të përcaktuara në këtë dispozitë ligjore, por dhe parimit universal për mbrojtjen themelore të të drejtave të njeriut, u vlerësua të kryhet kërkim i thelluar nga administrata, në fondet arkivore të disponueshme nga Autoriteti, për dokumentimin e aktivitetit përmes kërkimit në dosje dhe në procesverbale të asgjësimit dhe në listat e veçimit, duke i qëndruar parimit të ligjshmërisë dhe transparencës në informacionin që duhej t’i jepnim Prokurorisë së Përgjithshme.

Bëjmë me dije se ky kërkim i thelluar në fondet arkivore mori kohën e vet, sepse  kërkimi është realizuar pothuajse në mënyrë manuale. Autoriteti po vazhdon procesin e përpunimit të plotë të dokumenteve dhe po punon për mundësinë e automatizimit të mjeteve të kërkimit. Po ashtu, plotësimi me burimet njerëzore sipas strukturës dhe organikës të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës së ruajtjes do të ndikojë drejtpërsëdrejti në trajtimin e kërkesave në kohë sa më të shkurtër. Të gjitha këto problematika ndikuan në tërësinë e vet në vonesën e mbylljes së procedurës së shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence.

Njëherazi, vlerësojmë se publikimi i aktit administrativ nga portale të ndryshme apo media, në rastin konkret, publikimi i vendimit nr.12, datë 22 janar 2019 i Autoritetit, lidhur me dhënien e përgjigjes Prokurorit të Përgjithshëm, për verifikimin e figurës së pastërtisë të z. Bujar Sheshi, si kandidat për anëtar në KLP, i cili përmbante të dhëna personale dhe konfidenciale, jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e përcaktuara në Nenin 4 të ligjit 45/2015, por bie ndesh dhe me parimet e përcaktuara në Nenin 8, “Parimi i konfidencialitetit” dhe Nenit 9 “Parimi i mbrojtjes së të dhënave”.

PANORAMA

Meta uron Kadarenë: Kombi shqiptar me fat që ka një kolos të tillë të përmasave botërore

Një urim special ka dhënë për 83-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, presidenti i vendit, Ilir Meta.

 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta, teksa i uron shendet, jete te gjate sa me shume suksese ne krijimtarine e tij, shkruan se “kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm”.

Mesazhi i Metës

Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes.
Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.
Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!

Kadare feston 83-vjetorin, Rama dhe Haradinaj: Mbetet maja e penës së letërsisë shqipe

Shkrimtari i madh i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, sot feston 83-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë përvjetor e ka uruar dhe Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në Insta Story.

 

Rama shkruan një biografi të vogël për shkrimtarin dhe e e cilëson si një nga më të mëdhenjtë e shekullit të kaluar.

“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”- shkruan Rama në video.

Po ashtu me anë të një postimi në Facebook, një urim për Kadarenë ka ndarë dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!”, shkruan Haradinaj.

PD denoncon me emra: Kush janë 9 ish ‘sigurimsat’ që janë emëruar drejtorë në SHISH

Partia Demokratike ka denoncuar se me ardhjen në krye të SHISH të Helidon Bendos, në këtë institucion ligjzbatues janë emëruar në poste drejtuese persona që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj u shpreh se “pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit”.

Më tej, përmendi edhe emrat:

  • 1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.
  • 2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë
  • 3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.
  • 4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.
  • 5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)
  • 6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.
  • 7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.
  • 8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.
  • 9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

“Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët,  ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës. Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar: A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz? Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit”, u shpreh Alibeaj.

DEKLARATA E PLOT E ENKELEJD ALIBEAJT, DEPUTET I PARTISE DEMOKRATIKE

Bashkëpunimi me krimin dhe korrupsioni i perhapur ne çdo qelizë të qeverisë janë dy tiparet më dalluese të qeverisë së Edi Ramës. Por skema e sundimit të tij, është e paplotë, nëse lihen jashtë saj njerëzit e sherbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit.

Pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit.

Policia e Shtetit sot drejtohet në të gjithë piramidën e saj nga ish oficere dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Rasti i Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, spiun i Sigurimit, u emëruar në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që Edi Rama dhe vegla e tij Arta Marku të kontrollojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë nëpërmjet shantazhit.

Skema për të drejtuar shtetin që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, me njerez të Sigurimit të Shtetit, tani po funksionon edhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit.

Lista jep të qartë emrat dhe detyrat e larta ku janë emëruar pas marrjes së shërbimit sekret nën kontrollin e Edi Ramës.

1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.

2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë

3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.

4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.

5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)

6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.

7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.

9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët, ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës.

Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar:

A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz?

Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit!

Shqipëri: Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

Në Shqipëri protestës së studentëve në universitetet publike iu bashkuan së fundi edhe pedagogët e disa fakulteteve. Ata i kërkuan qeverisë që brenda një jave të pezullojë ligjin për arsimin e lartë dhe garantimin e autonomisë akademike me një ligj të ri.

Studentët e universiteteve publike nisën një protestë pa afat qysh nga ditët e para të muajit dhjetor, e cila ende vazhdon me bojkot dhe bllokim të mjediseve universitare. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkuan pezullimin brenda një jave të ligjit aktual për arsimin e lartë dhe hartimin e një ligji të ri në një takim, ku përkrahën studentëve me 8 kërkesat e tyre, si një mundësi për të nxjerrë universitetin nga kriza. Ata vendosën kështu në takimin e asambleve dhe stafit akademik fakulteteve të Historisë dhe Filologjisë, Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, Drejtësisë, Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja.

Pedagogët pohuan se vendimet e fundit të qeverisë dhe ligji i arsimit të lartë dëmtuan rëndë autonominë dhe kërkimin shkencor në universitete. Universiteti i Tiranës e kundërshtuar qysh në fillim, para 4 vjetësh projekt-ligjin e arsimit të lartë, sepse cënonte rëndë autonominë universitare dhe mbivendos kompetencat.

Pedagogët pohuan se 5 agjenci qeveritare i kanë hequr universitetit autonominë në kërkimin shkencor, në rekrutim, në përzgjedhjen e kurrikulave dhe programeve.

Pedagogët thanë se dy strukturat paralele të rektorit dhe administratorit krijuan mbivendosje të kompetencave dhe sollën krizën në universitet, duke zhdukur edhe autonominë financiare. Ata pohuan se vendimet qeveritare të dhjetorit u bënë me ngut pa pyetur asnjë grupim interesi dhe bien në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë dhe me Kushtetutën, sepse dëmtojnë autonominë universitare.

Pedagogët miratuan një listë me 5 kërkesa për mbarëvajtjen e jetës akademike, që ia drejtuan qeverisë, për të cilat presin përgjigje deri në 1 shkurt dhe një përfaqësi me 5 përfaqësues të tyre. Protesta e studentëve, bojkoti i mësimeve dhe ngujimi i tyre brenda mjediseve universitare vazhdon pjesërisht në disa fakultete, ndërsa autoritetet po zhvillojnë takime për të shpjeguar qëndrimet më të fundit të qeverisë.

Meta: Përmbyllja e dialogut të garantojë njohjen reciproke dhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet

Presidenti Ilir Meta ka takuar politikanen e njohur kosovare, Edita Tahirin. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë njohjen reciproke mes serbëve dhe shqiptarëve në të dyja shtetet, ndërsa shton se vetëm në këtë mënyrë përforcohet e ardhmja europiane.

“Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”, shkruan Meta në postim.

Kujtojmë që Tahiri ishte një nga zërat kundër dekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Artur Zheji: Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme

Për të diskutuar rreth situatës më të fundit në arenën politike, për ndryshimet e shumta të kabinetit Rama, apo edhe për nisjen e protestave të paralajmëruar nga opozita, në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar analisti Artur Zheji.

Teksa duhen më tepër se 2 vite nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Artur Zheji shprehet se duke analizuar situatën aktuale politike, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakoshme.

Sipas tij, edhe ndryshimet e bëra nga Rama në qeveri janë në këtë kuadër, për të krijuar idenë e një katarsi, e duke zhbërë vendime të ministrit Gjiknuri, apo edhe të ministrave të tjerë të larguar, të cilat siç shprehet Zheji kanë goditur fort mbështetjen e qytetarëve ndaj PS.

“Kjo qeveri është goditur për rrugët e florinjta. Ministrja Balluku ka ndërmarrë të zhbëjë çdo gjë që ka lënë Gjiknuri në funksion elektoral.

Niveli i konsensusit të qytetarëve, në një sondazh të brendshëm që ka Rama, ka rënë në 28%. Më tepër është rritur zona gri, se sa opozita”, u shpreh Zheji.

Rama: Shqipëria njeh Juan Guaidón president të Venezuelës

Kryeministri Edi Rama është reshtuar pro Amerikës në qëndrimin për të njohur Juan Guaidón president të Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj të @Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në eliminimin e fuqive të paligjshme që e kanë kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet. #Venezuela e lirë”, shkruan Rama në Twitter.

Venezuela është në kolaps politik dhe financiar. Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Maduro u dha 72 orë kohë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi i tij.

Të mërkurën, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.

SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Deri tani, ushtria i ka mbetur besnike Maduros.

Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën qeverisjen e presidentit Maduro.

Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e gjërave bazë kanë bërë që miliona njerëz të ikin nga ky vend.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në një tubim të mërkurën, në kryeqytetin Karakas, në mbështetje të Guaidos, i cili është udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.

Ai u tha turmave se protestat do të vazhdojnë “derisa Venezuela të çlirohet”.


Send this to a friend