VOAL

VOAL

Zjarr dhe ulërima, rëndohet situata pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’

Sot katër familje në zonën pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, ka bllokuar rrugën kryesore pasi kundërshtojnë shembjen e banesës së tyre.

Banorët e katër familjeve që protestojnë kundër shembjes së banesës vijojë protestën në rrugën kryesore, ndërkohë nga ana tjetër ata kanë ndezur një zjarr në oborrin e bensës, duke shkaktuar një tym të madh në zonën përreth. Disa prej familjarëve qëndrojnë brenda banesës, me derën e kyçur për të ndaluar hyrjen e policisë.

Ndërsa fëmijët që jetojnë në këtë banesë janë parë të përlotur nga situata e krijuar.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale Shqiponja, në përpjekje për të neutralizuar zemërimin e banorëve.

Haram apo harem? – Nga EDMOND TUPJA

Sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), fjala “haram” ka dy kuptime: 1. “diçka e padrejtë a e palejueshme ose e pamerituar”, 2. “njeri i prapë”. Sipas të njëjtit fjalor fjala “harem” ka vetëm një kuptim: “banesë e veçantë për gratë myslimane të sulltanit”, por ajo shënjon përmbledhtas edhe “gratë e kësaj banese”.

Nga ana tjetër, fjalori i gjuhë frënge “Le Petit Robert” (Paris, 2004), na mëson se fjala “haram” është me prejardhje arabe dhe ka kuptimin “diçka që ligji ia ndalohen dikujt, diçka e shenjtë”. Kurse lidhur me fjalën “harem”, i njëjti fjalor na mëson se kjo fjalë shënjon, së pari, “Apartamentin e grave (të një personalitet mysliman)” dhe sjell këta shembuj: “Haremi i pallatit të sulltanit” dhe “Eunukët që shërbejnë në një harem”; së dyti, sipas të njëjtit fjalor, fjala “harem” shënjon edhe “tërësinë e grave që jetojnë në harem”.

Patjetër që sidomos lexueset dhe kryesisht lexuesit e mi me kulturë, duke u nisur nga vetë titulli i këtij shkrimi, ku bie haptas në sy ngjashmëria e madhe midis dy fjalëve të tij thelbësore, mendojnë – dhe jo pa të drejtë – se duhet të ketë një lidhje midis termit “haram” dhe atij “harem”. Kjo lidhje, në fakt, del tërthorazi nga prejardhja e fjalës “haram”, të cilën e shpjegon fjalori “Le Petit Robert”, sepse, në ato vende ku haremi ekzistonte dikur apo ekziston ende sot, ligji ia ndalonte çdo mashkulli tjetër hyrjen në haremin e sulltanit, me përjashtim të eunukëve, pra, siç na e shpjegon këtë fjalë “Fjalori i gjuhës shqipe”, të atyre meshkujve të tredhur që ruanin gratë e haremit ose u siguronin atyre të gjitha shërbimet e nevojshme me përjashtim të marrëdhënieve seksuale që ishin privilegji ekskluziv i sulltanit.

Tek kaloja këto ditë te sheshi para Kuvendit tonë tragjikomik të tronditur në nga protesta popullore, sesi m’u kujtua fjala arabe “haram”, shkronjat e së cilës, me përjashtim të së parës, më lëvizën në ekranin e kujtesës për t’u rreshtuar sipas një rendi tjetër dhe unë arrita të lexoja fjalën “rama(h)”, që më solli në mendje mbiemrin e Kryeministrit tonë! Pastaj, pas disa sekondash, në ekranin e kujtesës lexova “Rama-ah”, që, në çast, u transformua në “Ah, Rama!”. E tmerrshme, besomëni, e tmerrshme qenka kur zbulon se mbiemri i Kryeministrit tonë të nderuar, por gjithnjë e më pak të adhuruar (siç e dëshmojnë protestat e përjavshme para Kuvendit), paska një lidhje të pamohueshme me fjalën e frikshme “haram”. Po, po, një lidhje të pamohueshme, sigurisht, veçse fatkeqe tashmë në kohë dhe në hapësirë, sepse realiteti i këtyre ditëve dhe i këtij vendi po vërtetojnë se Kuvendi është kthyer… është kthyer…kthyer në… në… në harem! Po, po, në harem, ngaqë atje nuk u lejohet protestuesve të hyjnë dhe as ish-deputetëve të opozitës, sidomos mbas djegies së mandateve nga shumica e tyre. Po kujt i lejohet ende? Sigurisht vetëm deputetëve të pozitës, që i rrinë sus e gatitu dhe i thonë lepe e peqe zotit Rama! Oh, seç m’u kujtuan eunukët e haremeve të Sulltanit në kohërat e hershme të pushtimit otoman të vendit tonë! Kuvendi ynë sot gjendet kryekëput nën urdhrat e zotit Kryeministër, e atij që, para disa javësh, një numër analistësh e kanë cilësuar pikërisht si sulltan, ndër të tjera! Oh, sa e hidhur, farmak e pelin na qenka e vërteta!

Gjithsesi, o lexueset dhe lexuesit e mi me kulturë, le t’i relativizojmë gjërat. Një gjë është e sigurt: midis pushtetit dhe seksualitetit ka një lidhje të pathërrmueshme që shumë psikanalistë e kanë vënë në dukje prej gati një shekulli (A nuk përmban vetë fjala “pushtet” fjalën “pusht”?). Prandaj, në fund të fundit, edhe zoti Kryeministër me deputetët e tij, edhe deputetët renegatë të opozitës që kanë kënaqësinë, privilegjin, nderin e fatin të mbyllen, duke u shkartisur midis tyre, në Kuvendin e shndërruar në harem, duhet të ndihen të lumtur e të përhumbur në (s)ekstazë taze teksa shijojnë frytet e dashurisë së tyre të pafund për pushtetin, këtë drogë të magjishme që ata pandehin se i bën organizativisht e orgazmatikisht të pavdekshëm!

Denoncimi- “Ky është përbindëshi që do të shkatërrojë Korçën”

Një tjetër denoncim vjen në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Bëhet fjalë për një investim të cilësuar strategjik dhe me një kosto 350 mln euro, një termocentral 500 megavatësh për të ngrohur dhe furnizuar me energji qarkun.

Por jo të paktë janë ata që mendojnë se TEC-i përbën një lajm të rëndë për Korçën, shëndetin e qytetarëve dhe të gjithë mjedisin. Referuar denoncimit te Berisha, 92% e korçarëve sipas një sondazhi online, rezulton se janë kundër ndërtimit të TEC-it. Berisha shton se kemi të bëjmë me një përbindësh që do të denatyrojë Korçën dhe që është një projekt fund e krye mafioz i bërë nga Rama e Peleshi.

STATUSI I PLOTE I BERISHËS

Ndal ndertimit te perbindeshit te Korçes!

Kundershtim i forte per ndertimin e perbindeshit qe denatyron Korçen.

Miq, fillimi i punimeve te ndertimi i nje termocentrali prej 500 megavatesh ne Korçe, projekt fund e krye mafioz shkaterrimtar per mjedisin, shendetin e qytetareve, turizmin dhe prodhimin bujqesor te Korçes ka tronditur thelle qytetaret e saj.

Keshtu, perveç intelektualve te cilet kane firmosur nje peticion kunder ndertimit te ketij perbindeshi nga Rama- Peleshi- File, ne nje sondazh on line kunder ndertimin te perbindeshit rezulton se jane 92% e korçareve.

Po shtoj ketu se procesi i ndertimit eshte tipik mafioz. Perveçse ne shkelje te ligjeve te vendit dhe konventave nderkombetare gjithçka eshte bere fshehtas dhe pa u konsultuar gjeresisht popullata por mbahet per qellime mafioze fshehur edhe investitori, supervizori, çka deshmon se kjo eshte nje afere e madhe e piste e narko qeverise Rama.

Shpreh solidaritetin tim te plote me intelektualet dhe qytetaret e Korçes, qendrimit te tyre kunder perbindeshit e do denatyroje Korçen, shendetin e banoreve te saj, bukurite e saj mahnitese, prodhimet e saj te mrekullueshme, turizmin dhe mjedisin e saj te paster. Sb

Një histori e “Rilindjes”… 6 vite në pushtet dhe nuk përfundon dot një rrugë!

Po cilësohet si “rruga që nuk po përfundon kurrë”. Ka një dekadë nga koha e fillimit të punimeve.

Por ndërsa aty prapë po punohet, në hyrje të tunelit kanë nisur çedimet e para.

Gunga të vogla gati të papërfillshme po shfaqen në asfalt. Por në një të ardhme jo të largët ato mund të kthehen në rrezik serioz për udhëtarët.

Historia e rrugës Elbasan-Tiranë është e gjatë. Punimet nisën në vitin 2011 në kohën e qeverisë Berisha.

Sipas projektit rruga u nda në tre lote: segmenti 1 Tiranë – hyrje e Tunelit të Krrabës, segmenti 2 Tuneli i Krrabës, segmenti 3 dalje e Tunelit – Elbasan.

Por ndërsa 2 segmentet e fundit përfunduan, segmenti nga rreth rrotullimi i TEG-ut deri në hyrje të tunelit nuk është gati.

Në 6 vitet e fundit ka pasur mjet zhvillimi për këtë segment. Rrëshqitja në fshatin Ibë duket se u bë pengesë kryesore, por edhe mungesa e fondeve.

Janë vendosur disa herë afate për përfundimin e tij, dhe në asnjërin prej tyre projekti nuk u finalizua.

Në Pranverën e vitit të kaluar, në mbledhjen e qeverisë së zhvilluar në Elbasan, Kryeministri Edi rama deklaroi se rruga do të përfundojë në dhjetor të vitit të kaluar, ndryshe ministri Damian Gjiknuri do largohej nga posti. Në fakt ai sot nuk eshte me ministër.

Më 22 janar të këtij viti, segmenti u inspektua sërish nga Kryeministri, i cili deklaroi se në mars të këtij viti do të hapet një nga korsitë. Ndërsa në maj do të përfundojë krejtësisht rruga.

Nga një inspektim i kryer në terren rezulton se njëra nga korsitë është drejt përfundimit dhe po punohet me sinjalistikën. Ndërsa në tjetrën nuk është hedhur asnjë shtresë asfalt, ndonëse në maj duhet të përfundojë.

Për afatet e përfundimit të punimeve askush nuk u prononcua, ndonëse ishte parashikuar që rruga të hapej për Ditën e Verës.

Një nga punonjësit e firmës u shpreh jashtë kamerave se firma nuk ka marrë ende lekët për punimet ndaj nuk pritet që ta dorëzojë rrugën më 14 mars. Dhe kështu odiseja e rrugës që kurrë nuk përfundon, ende vazhdon./abcnews

Elisa e “Skënderbeut” bën gafën e radhës: Don Kishoti personazh i letërsisë shqiptare

Ministrja e Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e qenë prezente në emisionin “Mbrëmje,” në TV “ABC News”, teksa mbronte kryeministrin Edi Rama, nga komentet e bëra gjatë daljes së tij në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”, bëri një gafë të radhës.

Spiropali i krahasoi komentuesit kundër Ramës me personazhin e famshëm Don Kishoti i Mançës të autorit Migel Servantes.

Mirëpo, Spiropali e cilësoi Don Kishotin si një personazh të rëndësishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që edhe nxenësit e shkollave fillore e dinë që ai është një personazh i letërsisë spanjolle.

“Call centerat dhe ata që sulmuan Ramën në “Porta a Porta” janë si Don Kishoti. Megjithse Don Kishoti është personazh i rëndësishëm i letërsisë shqiptare”,- u shpreh Spiropali

Basha: Bëra gabim që fola tek Bruno Vespa, më shkurtuan minutat

Kreu i PD Luzlim Basha është pyetur për vizitën e Ramës në Itali si dhe intervistat e tij për mediat italiane. Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Neës24, Lulzim Basha tha se Rama është në grahmat e fundit dhe duhet shembur sistemi jo vetëm largimi Ramës.

“Unë nuk merrem më me Ramën, se ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj. Është në sistem që duhet shembur. Unë bashkë em opzitën dhe qytetaret ti japim jetë një projekti të ti ri. Një person nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Duhet një parlament që të garantojë transparencën. Jo thjesht largimin e Ramës, por shembja e këtij sistemi. Ne duhet t’i japi fund këtij tranzicioni 30-vjecar”- tha Basha.

Ju u shfaqët me Bruno Vespën vetëm 1 minutë e gjysmë?

Më thanë që do më jepnin 3 minuta e gjysmë, por nuk e di çfarë ndodhi. Bëra një gabim. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur.

Presidenti Meta vlerëson Lord George Robertson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Lord George Robertson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”.

Në një audiencë të veçantë, ku merrnin pjesë personalitete të larta britanike, Presidenti Meta, e cilësoi Lordin George Robertson si një nga personalitetet më të spikatura të politikës ndërkombëtare të kohës, por dhe si një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe rajonit.

Në fjalën e Tij, Kreu i Shtetit theksoi se emri i Lord Robertson është i gdhendur në kujtesën e mbarë shqiptarëve, për kontributin historik si Ministër i Mbrojtjes së Britanisë se Madhe dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në dhënien fund të gjenocidit të Millosheviçit në Kosovë, si dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Po ashtu, Presidenti Meta shprehu edhe një herë mirënjohjen e thellë të shqiptarëve ndaj Lordit Robertson për mbështetjen e vendosur per zgjerimin e NATO-s në rajonin tonë dhe për integrimin e Shqipërisë në këtë Aleancë.

Lordi Robertson, pasi i shprehu Presidentit Meta falenderimet për këtë vlerësim të lartë, nënvizoi se është shumë krenar që kishte patur fatin të kontribuonte në vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe përsëriti bindjen se për çlirimin e Kosovës, Aleanca kishte bërë, jo vetëm gjënë e duhur, por të vetmen gjë që duhej bërë në atë periudhë.

Lordi Robertson shprehu gjithashtu kënaqësinë për progresin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit drejt integrimin Euro-Atlantik që konfirmon vendimet e drejta historike që u morën dy dekada më parë.

Fjala e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, me rastin e dekorimit të Lordit Robertson, me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”:

I dashur Lordi Robertson dhe anëtarë të familjes suaj dhe miq! 

Të nderuar të ftuar!

Jemi mbledhur këtu për të nderuar një mik shumë të veçantë, Lordin e Nderuar George Robertson.

Teksa kanë kaluar 19 vite që nga 19 shkurti i vitit 2000, ndihem i kënaqur që jam këtu, në këtë rast e veprimtari, që më jep mundësinë të takohem sërish me njërin nga protagonistët më të shquar të politikës ndërkombëtare të kohës së tij.

Emri i Lordit Robertson është gdhendur në kujtesën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve, për rolin që luajti gjatë një kohe të vështirë e sfiduese për kombin tonë, dhe me të vërtetë, e tillë ishte ajo periudhë e këtij fillim-shekulli për mbarë Ballkanin në përgjithësi.

Në cilësinë e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi i nderuar ka luajtur një rol vendimtar, sidomos në Kosovë, duke ndihmuar për dhënien fund të gjenocidit dhe spastrimit etnik të udhëhequr nga Millosheviçi.

Vendosmëria e tij për t’i dhënë fund konfliktit siguroi në Kosovë, bëri të mundur që Aleanca e Atlantikut Verior të mos tërhiqej deri në rivendosjen e paqes në të gjithë Ballkanin.

Si i tillë, Lordi Robertson ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për qëndrueshmërinë dhe sigurinë në një rajon, i cili shpesh dhe për një kohë fort të gjatë ka qenë i trazuar e ka vuajtur nga konfliktet dhe tensionet.

Dëshiroj të nënvizoj rolin e tij kyç për rivendosjen e paqes në Maqedoninë e asaj kohë, që përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001, i një nga arritjet e tij.

Kam pasur nderin dhe privilegjin të punoj me Lordin Robertson, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe më vonë, si Ministër i Jashtëm, duke hedhur kështu themelet e përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO dhe përgjatë procesit të saj të integrimit europian.

Pothuajse dy dekada më vonë, Shqipëria ka shënuar përparime madhore dhe për më shumë se prej dhjetë vitesh është anëtare e NATO-s.

Në të njëjtën kohë, angazhimi i vazhdueshëm i Lordit Robertson për një rajon gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, që vazhdimisht përpiqet të përparojë drejt Bashkimit Europian, ka qenë një mbështetje e madhe për Shqipërinë.

Për më tepër, angazhimi i tij ndaj vendit tonë ka ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu që, po e shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë për ju, Lordi Xhorxh Robertson, për mbështetjen tuaj të pafund për rajonin si dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, gjatë përpjekjeve të tyre për liri, drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimit Europian.

Është interesante koinçidenca që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, quhej gjithashtu “Gjergj / George” dhe, po ashtu, ai shërbeu si një mburojë e Europës përkundrejt Perandorisë Otomane, siç bëri edhe Lordi Xhorxh Robertson 20 vite më parë, duke mbrojtur shqiptarët nga padrejtësitë, gjenocidi dhe spastrimi etnik.

I dashur Lordi Robertson,

Për shkak të politikës suaj të zgjerimit të NATO-s, dy dekada më vonë, rajoni ynë është më i sigurt dhe pjesë e NATO-s sot.

Ne vazhdojmë të mbështetemi në mençurinë dhe përkrahjen tuaj, duke ju konsideruar një mik shumë të vyer.

Ju faleminderit të gjithëve!

Shqipëria kërkon ta dëbojë, gazetarja britanike: S’do largohem pse i teket një njeriu atje lart

Gazetarja britanike Alice Taylor që rrezikon që të largohet nga Shqipëria për shkak se i është mohuar leja e qëndrimit në vendin tonë përgjigjet veçanërisht për pretendimet nëse ajo është një agjente ruse.

Alice tregon se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, dhe as bashkëshorti i saj nuk është truproja e Lulzim Bashës, ashtu si kanë pretenduar mediat e majta, që prej një jave e kanë sulmuar.

Vendimi për të mos i rinovuar lejen e qëndrimit ende nuk i është dhënë me shkrim Alice, dhe zyra e emigracionit është mjaftuar me togfjalëshin se ishte një urdhër nga lart.

Pse vendosët që të vinit dhe të jetonit në Shqipëri

Unë kam një xhaxha Eduard Lire, që e vizitoi Shqipërinë rreth 150 vite më parë. Kam ardhur në Tiranë në Tetorin e 2017-tës, kam gjetur dhe dashurinë e jetës dhe jam në pritje të një fëmije shqiptarë.

Ju keni bërë shkrime promovuese në blogun tuaj po keni qenë edhe kritike, cilat kanë qenë reagime ndaj jush?

Në blogun tim Balkanista unë kam bërë mjaft shkrime promovuese për Shqipërinë dhe nuk paguhem për këtë, është një blog që ka rreth 20 mijë klikime në ditë. Ky blog është përgëzuar dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Para disa ditësh ndërkohë që po ndodhnin protesta unë pata një prononcim për Russia Today, njësoj si koleg i The Guardian, unë nuk dhashë një opinion timin personal, citova mediat ndërkombëtare.

Të nesërmen e gjej veten të përmendur në fake newse nga shumë media që janë të lidhura me pushtetin, Aty përshkruhesha si agjente ruse, që synoja që të destabilizoja rendin dhe qetësinë në vend. U sulmua dhe bashkëshorti im, si dhe stafi i medias ku unë punoj exit.al. Ne kemi marrë të gjitha hapat ligjore, pasi të pushtetin e tyre nuk mund të lejojmë që të sulmohemi në mënyrë të padrejtë. Ata mund të merren me deklarimet e mija dhe jo me familjen dhe me bashkëshortin tim

Cila është marrëdhënia juaj me median Russia Today?

Më pëlqeu pyetja juaj, faqja Balkanista merr shumë mesazhe çdo ditë, edhe Russia Today më kontaktoi përmes blogut. Nuk do ishte normale që ne të kishim të njëjtat mendime dhe qëndrime

Në mënyrë të përmbledhur çfarë thatë ju për Russia Today?

Unë thjesht raportova pë protestën e opozitës, për djegien e mandateve, për faktet e publikuara nga Zëri i Amërkës, pra nuk përmenda asnjë opinion timin

A ndihet e paragjykuar Alice për sulmet ndaj bashkëshortit të saj?

Në fakt bashkëshorti im ka të drejtë të marr pjesë në protesta, nuk mendoj se është e drejtë që kjo të përdoret për të na sulmuar ne. Unë nuk votoj në këtë vend, ai është 1.93 centimetra i gjatë, dhe dallon në çdo protestë, po kjo nuk përbën arsye për ta quajtur atë që është bodygard i Lulzim Bashës

Kur e mësove lajmin për refuzimin e qendrimit në Shqipëri?

Unë kisha aplikuar për të qëndruar në Shqipëri para se të prononcohesha për Russia Today. Mua mu tha që do të merrja lejen e qëndrimit për dy javë, pasi plotësova të gjithë dokumentet. Mora kërcënime jo vetëm nga mediat por edhe nga qytetarët në rrugë dhe në forma të tjera, pasi fola per median ne fjale. Në zyrën e emigrimit na thuhet se dikush në një nivel më të lartë se drejtori kishte vendosur që leja e qëndrimit për të të anulohej.

Bashkëshorti im dhe unë kemi kërkuar që të kemi një vendim të zbardhur me shkrim se pse nuk na është dhënë leja e qëndrimit. Pas këmbënguljes që kemi bërë na është thënë se sot në orën 11:00 do të njihemi me vendimin. Unë nuk do të dorëzohem, nuk më duket e drejtë që vetëm se I teket dikujt atje lart, unë të stëmundohem në gjendjen shëndetësore në të cilën jam për të bërë të gjitha procedurat nga e para. Ndërkohë që unë kam shërbyer për këtë vend, kam marrë pjesë në shumë nisma për të ndihmuar gratë e dhunuara.

A ka Alice kontakte të dyshimta me qytetarë rusë?

Jo nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen. Unë nuk do të largohem nga Shqipëria, do vazhdoj të shkruaj për këtë vend. Unë nuk besoj se aktet e atyre pak njerëzve që kanë pushtet përfaqësojnë qytetarët shqiptarë.

Studentët shqiptarë largohen në masë për studime

Një përqindje mjaft e lartë e studentëve shqiptarë largohen nga vendi për të ndjekur studimet. Në një pasqyrë statistikore mbi lëvizjen e studentëve në botë, Organizata e OKB për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, UNESCO, përllogarit se në 2016-ën, viti i fundit kur organizata përpiloi statistika, 17397 studentë shqiptarë u larguan nga vendi për studime jashtë. Kjo përbën një përqindje shumë të lartë për një vend me më pak se 3 milionë banorë. Në kontrast me këtë situatë, Shtetet e Bashkuara, një vend me mbi 325 milionë banorë në 2016-ën kishin 72830 studentë me studime jashtë vendit.

Një përqindje shumë më e vogël studentësh të huaj – vetëm 2115 – erdhën në Shqipëri për studime.

Sipas UNESCO-s, masa dërrmuese e studentëve shqiptarë në 2016 – gjithësej 10724 — shkuan në Itali për studime, pasuar nga 1633 që shkuan në Greqi, 886 në Turqi, 715 në Shtetet e Bashkuara, 481 në Francë si dhe vende të tjera evropiane, si dhe në Kanada, Arabi Saudite e vende të tjera, ku regjistrohen vetëm një numër i vogël studentësh. Statistika nuk përfshin shifra për studentët shqiptarë me studime në Gjermani gjatë 2016-ës, që lë të kuptohet se numri total i studentëve shqiptarë që dolën jashtë shteti për studime duhet të jetë edhe më i madh se ç’pasqyrohet në këtë statistikë.

Studentët e huaj që erdhën në Shqipëri për studime ishin kryesisht nga Italia, nga ku erdhën 449 studentë, pasuar nga Mali i Zi me 292, Serbia me 287, Maqedonia e Veriut me 188, Turqia me 155 dhe Greqia me 49 studentë.

UNESCO e përpilon këtë statistikë për të analizuar ndryshimet në preferenca për studimet e larta jashtë vendit, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Shqiptarët ikin për të mos u kthyer më, rreth 60 mijë morën nënshtetësi nga vendet e BE-së më 2017

Në total, thotë Eurostat, në vitin 2017 rreth 825 000 persona morën nënshtetësi në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, në rënie nga 995 000 në 2016 dhe 841 000 në 2015, shkruan “monitor”.

Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të BE-së në vitin 2017, 17% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin qytetarë jo-shtetas të BE-së ose persona pa shtetësi.

Pas Shqipërisë dhe Marokut në vend të tretë ishte India (31,600, mbi 53% e fituar shtetësinë britanike), Turqia (29,900, mbi 50% fituan shtetësinë gjermane), Rumania (25,000, 32% fituan shtetësinë italiane), Pakistani 100, 45% fituan shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar), Poloni (22,000, 63% kanë fituar shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar ose Gjermani) dhe Brazili (21,600, 74% kanë fituar nënshtetësinë e Italisë ose Portugalisë).

Marokenët, shqiptarët, indianët, turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët përbënin së bashku (34%) të numrit total të personave që morën shtetësi të një vendi të BE-së në 2017. Rumunët (25 000 persona), polakët (22 000) dhe britanikët (15 000) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që morën shtetësi të një shteti tjetër të BE-së.

Mjekët e Shqipërisë po ikin në Gjermani, qeveria ndalon dypunësimin, ministria e Shëndetësisë sqaron situatën

Një lajm i publikuar në media për ndalimin e dypunësimit të mjekëve dhe infermierëve me ndryshimet në ligjin nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, ka sjellë reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor nuk ka të bëjë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.

“Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër” thuhet në deklaratë.

Ministria thotë se ndryshimi i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhrat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv.

Bac u krye, të nderoi Malësia e Madhe! – Nga Azgan HAKLAJ

Vendi i një krahine në historinë e kombit apo vendi i një kombi në historinë njerëzore nuk matet me numrin e kilometrave katrorë apo numrin e banorëve që ka.
Historinë e bajnë vlerat njerëzore , zakonet dhe traditat e lashta, betejat për liri për dinjitet njerëzorë e për ruajtën e kodeve të shenjta të traditës, civilizimit e të humanizmit njerëzor.
Tuzi është një vend i vogël në hartën e Shqipërisë, të Malit të Zi dhe të Ballkanit, por është njëherësh kaq i madh për nga historia e lashtë dhe e re, nga kultura atentike që ka trashëguar në breza, nga dashuria e pashuar për liri, nga Besa, bujaria dhe mikpritja të sanksionuara këto në Kodin e nderit të shqiptarëve që njihet si Kanuni i Maleve apo Lek Dukagjinit.
Malësia e madhe ka nxjerrë në shekuj burra dhe patriot të shquar, dragoj dhe sokolesha, që historia i ka vendosur përjetësisht në Panteonin e nderit të Kombit. Korifeu Ded Gjon Luli, flamurtar i Pavarësisë së Shqipërisë, ashtu si Leonidha i Spartës i beri malet dhe grykat e trojeve të tij barrikadë të pakalueshme nga pushtuesit osmanë.
Sot pas një shekulli e me shumë shqiptarët e Tuzit, nipat dhe mbësat e kryetrimit të Malsisë në një betejë politike patriotike e qytetare njëherësh e çuan në vend amanetin e Tij.
Baca Ded, nipat e mbësat e tua 104 vjet pas vrasjes tënde të pabesë e shpaslosën të lirë e sovran flamurin që ngrite Ti në Bratilë me luanët dhe luaneshat e Malsisë Madhe adhe me 6 prill 1911, flamurin e Moisiut tonë Gjergj Kastriotit pas 5 shekujsh robëri.
Shqiptarët u bashkuan në nderim të Besëlidhjes së Lezhës e të prijësit të tyre Gjergj Kastrioti, të kuvendeve të mëdha të shqiptarëve për liri, për të marrë në duar fatet e veta.
Sot Tuzi e Malësia janë të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar.
Kjë është një ditë e shënuar në Historinë e Re të Kombit Tonë.
Shqiponjat e Tuzit dhe të Malësisë u bashkuan në emër të Atdheut e Flamurit Kombëtar.
Ashtu siç ishte Kryengritja e Malësisë Madhe që Ti e udhëhoqe me trimëri e heroizëm të rrallë gurëthemeli i Pavarësisë së Shqipërisë, Tuzi është sot gurëthemeli i Shqipërisë etnike nën devizën e shenjtë;
“Një Komb- një Atdhe -një gjuhë – një flamur”.
Baca Ded Ti dhe gjithçka të shtrenjtë për Atdheun, jetën, familjen pasurinë prandaj sot shtatorja jote qendron krenare në kryeqendren e shqipëtarëve në Tiranë si një peng lavdie dhe amanet për brezat.
Tuzi është veshur Kuqezi dhe i tillë do të mbetet në shekuj si një vatër lavdie, krenarie,një piramidě e pamposhtur dhe kështjellë e pathyeshme e trojeve etnike shqiptare.

“Rilindja” e Edi Ramës antitezë e shëmtuar e Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Nga AZGAN HAKLAJ

Sovrani ka vëndosur për Republikën e lirisë.

Korifejtë e Rilindjes Kombëtare dhe Etërit e Pavarwsisë së Shqipërisë dhanë gjithçka për Atdheun. De Rada, Jubani, Pashko Vasa, Imer Prizreni, Iliaz Pashë Dibra, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Murat Toptani, Dom Nikoll Kaçorri, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Mihal Grameno, Femi Zavalani, Ndre Mjeda, Ahmet Zogu etj ja blatuan Atdheut jo vetëm mendjen e ndritur e jetën e tyre por dhe familjen dhe pasurinë.
Shtrohet pyetja?! Çfarë i ka dhanë në këto 6 vite Rama dhe “Rilindja” e tij Shqipërisë?
Një imazh të zi e të pashembullt në historinë e saj.
Një sulltanat banditesk.
Një aleancë mes Qeverisë dhe kumbarëve të krimit.
Një Republikë narko-trafiku “Made in Kolumbia” në mes të Europës.
Një Qeveri kuislinge, oligarkike e konçensionare që ka nxjerrë në treguan ndërkombëtarë për ti shitur për 30 aspra pasuritë kombtare, lirinë dhe dinjitetin e Atdheut, idealin europian, trojet amtare shqiptare, me qëllim për ta shpallur Shqipërinë Sulltanat të tij.
Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Historinë e Europës që guxoi ta sulmonte opozitën dhe popullin e vet me lendë helmuese luftarake.
Këtë krim kundër njerëzimit i cili nuk parashkruhet nuk ka guxuar ta bajë as trioja e diktatorëve Hitler-Stalin-Musolin.
Në këtë shekull e kanë bërë vetëm Sadami me Ali Kimikun, Gadafi me policinë sekrete dhe Bashar Al-Assadi i Sirisë i dirigjuar nga Car Putini.
Gazi helmues i Ramës i dhuruar nga Vuçiçi i hedhur para protestuesve para Parlamentit, para xhamisë, përpara godinës simbol të përsekutuerve politik, përballë Komunitetit Mysliman Shqiptar është akti më i shemtuar që ka guxuar të bëjë një Kryeministër.
Nesër policia talebane e Lleshit e cila na kujton Makbethin, do të jetë aty ku u hodh gazi helmues në mbrojtje të Parlamentit të krimit.
Ata do të kenë përballë uraganin e shqiptarëve të cilët janë të vendosur ti dëbojnë bastardët, hajdutet dhe kriminelët nga godina e Parlamentit dhe ta shndërrojnë atë në një tempull të demokracisë dhe të Kombit Shqiptar.
Nesër tajfuni shqiptar merr në dorë fatet e lirisë demokracisë dhe të ardhmes së tij europiane.
Vendimi i sovranit është i plotëfuqishëm, i pakthyeshëm, dhe i paapelueshëm.
Shqiptarët kanë vendosur: “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”.
Cunamin popullorë nuk mund ta ndalojnë as lëndet helmuese e as policia që po mbron baronët e krimit dhe pushtetit.
Sulltanati i Ramës ka rënë.
Tani do të zhbëhet dhe Kalifati i tij.
Shqiptarët do ta shembin Parlamentin e krimit, Bastijen e fundit të obskurantizmit, despotizmit e kurrupsionit në Europë me devizën e shenjtë të Revolucionit Francez: ” Liri- Barazi- Vllazëri”!

Deklarata e papritur e Kryemadhit: PS po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, e ka filluar fushatën

Në një deklaratë për mediat kryetarja e LSI teksa doli nga selia e PD  është shprehur se me qeverinë nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të parakohshme. Ajo është shprehur se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

“Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140.

 

Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit.

Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë socialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”, tha Kryemadhi.

Motra nuk dorëzoi mandatin, Kiri Hajdari në protestë në krah të Bashës: Amaneti i Azemit…

Nuk ka munguar sërish në protestën e sotme para Kuvendit, Kiri Hajdari, djali i madh i Azem Hajdarit.

Ai qëndron pranë foltores së improvizuar në protestën para Kuvendit, në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund”.

“Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!”-tha ai.

Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë edhe sot për largimin e Ramës.

Shqipëria po shuhet, shtesa natyrore në vitin 2018, më e ulëta nga 1923

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar më shpejtësi vit pas viti duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Gjatë vitit 2018 shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të luftës së dytë botërore sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme por jo të grupuara vit pas viti tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, pasi shesta e popullsisë përgjatë viteve 1923-1945 sipas të dhënave zyrtare ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë numri i foshnjave të lindura ra nën nivelin 30 mijë. Numri i vdekjeve në 2018 ishtë 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore është përkeqësuar pasi rënia e lindjeve ishte më e lartë se rënia e vdekjeve.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm shtesa natyrore është duke shkuar më shpejtësi drejt zeros.
Në vitin 1990, viti i parë i tranzicionit, shtesa natyrore e popullsisë ishte gati 64 mijë persona, ose rreth 5300 fëmije në muaj. 28 vjet më pas, ky tregues ka rënë me 9 herë, duke arritur në vetëm 594 persona në muaj.

Numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit lajmërojnë se numri i lindjeve do të jenë më rënie edhe në të ardhmen. Në Shqipëri pothuajse të gjitha lindjet vijnë në jetë përmes martesave. Numri i martesave në vitin 2017 ishte 11 për qind më i ulët e në vitin 2010. Por shumë nga martesat ndodhin me emigrantë të cilët pasi lidhin kurorë në Shqipëri më pas zgjedhin të largohen jashtë vendit. Nga ana tjetër i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra ne 1.48 fëmijë për vitin 2017. Ky nivel është me i ulet se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Europian që për vitin 2016 ishte ishin 1.6.

Teksa numri i lindjeve po ulet me shpejtësi numri i vdekjeve është stabilizuar në rreth 2-22 mijë në vit. Por plakja e popullsisë do të ndryshojë shumë këtë tendencë më rritje të numrit të vdekjeve edhe pse jetëgjatësia po rritet.

Demografët lajmërojnë se rënia e numrit të lindjeve është një element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i parikuperueshëm, pasi rënie e popullsisë për shkak të emigracionit edhe mund të ketë shprese për rikuperim. /Monitor/

Ç’po ndodh te Kryeministria, godina rrethohet me rrjetë teli

Rrethohet me rrjetë teli bulevardi para Kryeministrisë. Mesdita e sotme e ka gjetur godinën e Qeverisë të rrethuar me rrjete të gjatë teli, kështu si e shihni në këto foto postuar nga “Panorama”.

Njësoj është vepruar edhe me një pjesë përpara Piramidës. Nuk dihet ende se për cfarë është marrë një masë e tillë mbrojtëse.

 

Kujtojmë se nesër opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para Parlamentit të Shqipërisë, duke ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen. Ndërkohë që protesta e madhe para kryeministrisë është rikujtuar nga kreu demokrat Basha disa herë gjatë ditëve të fundit.

Sot në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri Rama kërkoi të mos përsëriten skenat e protestës së shkuar para Kuvendit, ndërkohë që ministrit të Brendshem Lleshaj iu kërkua garanci për mbrojtjen e deputetëve.

KQZ vendos zëvendësimin e disa mandateve parlamentare

Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë (KQZ) vendosi sot të zëvendësojë disa mandate parlamentare pas dorëheqjeve të deputetëve opozitarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky institucion vendosi të zëvendësojë katër mandate të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kandidatët e radhës në listën emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Sipas njoftimit nga KQZ, Edmond Rrushi dhe Ylli Shehu marrin mandatin për Qarkun e Tiranës, Aurora Mara për Qarkun e Dibrës dhe Enver Roshi për Qarkun e Elbasanit. Pasi të betohen në seancën plenare, deputetët e rinj fillojnë zyrtarisht detyrën.

KQZ në javët e ardhshme pritet të vazhdojë me procedurat dhe mënyrat sesi do të realizohet plotësimi i mandatave parlamentare.

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), vendosën të japin dorëheqje nga mandatet e tyre parlamentare, ndërsa ky vendim është kundërshtuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë muajt shkurt, partitë opozitare kanë organizuar disa protesta në Tiranë që u përfshinë edhe nga tensionet, ndërsa insistojnë në krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme.

Open Data Albania: “Gjysma e koncensioneve të mëdha në Shqipëri janë në dorë të kompanive guackë”

Një pjesë e mirë e koncesioneve në vlera të mëdha monetare dhe në afate të gjata në Shqipëri, u janë dhënë kompanive guaskë, të cilave nuk u dihen aksionerët dhe janë të regjistruara në vende si Holanda.

“Në 11 koncesione të mëdha, më shumë se 50% janë fituar nga kompani guaskë”, u shpreh Arianita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania.

Sipas zonjës Brahaj, nuk ka vullnet të autoriteteve për të kontrolluar integritetin e këtyre kompanive të huaja, të cilat fitojnë shuma të mëdha monetare në vendin tonë. Këto kompani nuk duhen lejuar të mbështeten me fonde publike.

“Ndoshta mund të jenë të rregullta dhe është e drejta e tyre të mos ekspozojnë aksionerët, por të paktën këto nuk duhen lejuar të fitojnë tendera publikë”, tha Brahaj.

Mungesa e kontrollit të detajuar ndaj këtyre kompanive, apo mangësive në legjislacion, sipas Brahajt lidhet edhe me interesa të caktuara të palëve.

“Ka të bëjë me kapjen e shtetit, i cili qeveris për interesa të palëve dhe jo për interesa publike”, shton drejtuesja e Open Data Albania.

Në fakt në vendin tonë ka kompani të cilat nuk kanë ndonjë eksperiencë në sektorë të caktuar, ku edhe janë shpallur fitues të koncesioneve./tch

Policia rrethon me kamera Parlamentin: Pse s’japim leje për protestë

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Policia e Shtetit ka refuzuar t’i japë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës së paralajmëruar për t’u zhvilluar ditën e martë përpara Parlamentit.

 

Përmes një shkrese drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, njoftoi se kërkesa e PD-së për zhvillimin e protestës së datës 5 mars nuk pranohet nga Policia e Shtetit për shkak të dhunës që ndodhi në tubimin e fundit të opozitës.

Kreu i Policisë së Tiranës ka kujtuar se në protestën e zhvilluar një javë më parë, protestuesit dhunuan dhe nuk lejuan të futeshin në sallën e Kuvendit ministrat dhe deputetët.

“Nisur nga shkeljet ligjore të konstatuara në tubimet e fundit të zhvilluara nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, konkretisht në 26.02.2019: Dhuna fizike e përdorur dhe goditja e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, me qëllim pengimin e tyre që të futeshin në godinën e Kuvendit të Shqipërisë për të zhvilluar seancën plenare. Dhuna dhe goditja e punonjësve të Policisë gjatë përmbushjeve të përgjegjësive dhe kryerjes së detyrave ligjore, duke përdorur forcën fizike si dhe duke i goditur me sende të ndryshme, si shkopinj prej druri, lëndë piroteknike, molotov, gur, ku nga këto veprime u lënduan disa punonjës Policie dhe tubues. Vendosa që në zbatim të germës a, të nenit 6 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001, ‘Për tubimet’, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuara nga juaj në datën 05.03.2019, ora 09:00, në vendin e përcaktuar në kërkesë”, thuhet në shkresën që drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Por pavarësisht se mohoi lejen e protestës, Policia e Shtetit ka marrë masa që të mos lejojë zhvillimin e incidenteve ditën e martë. Në shtyllat përballë Parlamentit janë instaluar disa kamera, të cilat do të fokusojnë protestuesit dhe aktet e dhunës që Policia e Shtetit pretendon se do të shoqërojnë edhe këtë tubim.

PËRGJIGJA

Partia Demokratike do ta shpërfillë vendimin e Policisë së Tiranës për protestën e ditës së martë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të saj të jenë në sheshin përpara Parlamentit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një përgjigje shkresore i ka kujtuar Policisë së Shtetit se Partia Demokratike nuk ka kërkuar leje, por thjesht ka vënë në dijeni institucionet për zhvillimin e tubimit të saj. Bardhi thekson se organizimi i protestave është një e drejtë kushtetuese e fituar që në vitin 1991 dhe i kërkon drejtuesit të Policisë së Tiranës të mos i shërbejë qeverisë, por qytetarëve.

“Padija juaj ndaj ligjit dhe, mbi të gjitha, përdorimi politik që po u bëni strukturave të Policisë së Shtetit, është motiv shprese për opozitën e bashkuar për zhvillimin e tubimeve deri në çlirimin e Parlamentit, qeverisjes dhe vetë Policisë së Shtetit nga krimi i organizuar dhe militantët partiakë, që kanë mbushur strukturat e zbatimit të ligjit. Shembulli tipik për këtë jeni ju, personalisht, që ligjin e lexoni me gjuhën e propagandës së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar që e ka marrë peng. Ju bëj me dije se nuk ju kemi kërkuar leje dhe nuk ju kërkojmë leje për ushtrimin e një të drejte që na e njeh Kushtetuta dhe ligji”, ka shpjeguar Bardhi, duke kujtuar se në protestën e 26 shkurtit s’ka pasur asnjë akt dhune, me përjashtim të veprimeve të Policisë. Opozita ka deklaruar se do të jetë në protestë të martën përpara sallës se seancave plenare dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë në protestë.

PANORAMA

Bllokohet rruga Korçë-Maliq-Pogradec, qytetarët dhe opozita: Rama ik

Militantët e opozitës dhe simpatizantë të PD kanë protestuar sot para Bashkisë së Maliqit.

Protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit ndërsa një kordon policie është vendosur në hyrje të bashkisë.

 

Pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta dhe kanë hedhur parulla, “Rama ik”.

Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët demokratë të zonës, Ervin Salianji e Klevis Balliu.

“Protestë në Maliq, protestuesit bllokojnë rrugën Korcë-Maliq-Pogradec. #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Salianji në faqen e tij të Facebook.

PD i përgjigjet Policisë: Injoranca juaj tregon përdorimin politik. Asnjë ministër apo deputet nuk u dhunua, ata provokuan

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje Policisë së Tiranës, duke i hedhur poshtë pretendimet se gjatë protestës së kaluar u ushtrua dhunë ndaj ministrave apo deputetëve të qeverisë.

Në një letër të siguruar nga “Panorama”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i thekson se argumentet e policisë tregojnë padije dhe përdorim politik.

 

Në shkresën e PD theksohet se: “Asnjë anëtar i qeverisë apo deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nuk është dhunuar apo goditur.

Mashtrimi juaj institucional, se ka patur dhunë fizike dhe goditje të anëtarëve të qeverisë apo deputetëve, provon edhe njëherë njëanshmërinë tuaj politike dhe, mbani të gjitha shkeljen flagrante të ligjit. Është e vërtet që ka pasur një provokim të disa përfaqësuesve politik të qeverisë, të cilët tentuan të hyjnë me arrogancë mes qytetareve protestues dhe janë larguar prej tyre nga zona që ishte planifikuar për t’u zhvilluar tubimi.

Çdo provokuese, qoftë ky me imunitet nuk mund të pranohet të qëndrojë apo kalojë në zonën ku është planifikuar zhvillimi i tubimit, për të cilin ju jeni njoftuar zyrtarisht”, thekson letra e PD.

Argumentet e PD

Padija juaj ndaj ligjit dhe, mbi të gjitha, përdorimi politik që po i bëni strukturave të Policisë së Shtetit, është motiv shtesë për Opozitën e Bashkuar për zhvillimin e tubimeve deri në çlirimin e Parlamentit, qeverisjes dhe vetë Policisë së Shtetit nga krimi i organizuar dhe militantët partiakë, që kanë mbushur strukturat e zbatimit të ligjit. Shembull tipik për këtë jeni ju, personalisht, që ligjin e lexoni me gjuhën e propagandës së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar që e ka marrë peng!

Me parrulla të gatshme, që ju vijnë nga zyra e Edi Ramës, si dhe me shantazhe ndaj përfaqësuesve politikë të opozitës dhe qytetarëve, të cilët i rrëmbeni natën në mënyrë të paligjshme, as nuk trembni dhe as nuk ndaloni dot qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre kushtetuese, në mbrojtje të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Së pari, më lejoni t’ju bëj me dije se nuk ju kemi kërkuar leje dhe nuk ju kërkojmë leje për ushtrimin e një të drejte që na e njeh Kushtetuta dhe ligji. Neni 47 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka saksionuar se: “Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar”. Këtë të drejtë kushtetuese, të fituar që nga viti 1991, nuk e negociojmë me askënd! Pavarësisht dëshirës tuaj dhe të eprorëve të tu politikë për të rikthyer në vend sistemin që ndalonte të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për fatin tuaj të keq, kjo kohë ka marrë fund përpara 29 viteve! Ju mund të keni vullnet politik dhe institucional për ta rikthyer në vend atë sistem famëkeq, por Partia Demokratike dhe qytetarët shqiptarë as nuk e pranojnë dhe as nuk kanë për ta lejuar.

 

Së dyti, në protestën e datës 26 Shkurt 2019, nuk ka patur asnjë akt dhune nga ana e qytetarëve pjesëmarrës në protestë. Dhunë ka ushtruar vetëm Policia Politike e Edi Ramës, nën urdhrat e tu të paligjshëm.

  • Pa u kryer asnjë veprim i paligjshëm prej qytetarëve, ju keni ndërhyrë në ushtrimin paqësor të tubimit, ndëpërmjet thirrjeve me altoparlant për “ndalim dhune”, edhe pse nuk ishte duke u ushtruar dhunë nga askush. Qëllimi i kësaj ndërhyrje ishte për të penguar qytetarët që ishin duke folur përpara protestuesve. Kjo ka irrituar qytetarët e pranishëm, të cilët kanë tentuar të heqin altoparlantin që lëshonte thirrjen e paligjshme.
  • Asnjë anëtar i qeverisë apo deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk është dhunuar apo goditur. Mashtrimi juaj institucional, se ka patur dhunë fizike dhe goditje të anëtarëve të Qeverisë apo deputetëve, provon edhe njëherë njëanshmërinë tuaj politike dhe, mbi të gjitha, shkeljen flagrante të ligjit. Është e vërtetë, që ka patur një provokim nga disa përfaqësues politikë të qeverisë, të cilët kanë tentuar të hyjnë me arrogancë mes qytetarëve protestues dhe janë larguar prej tyre nga zona që ishte planifikuar për t’u zhvilluar tubimi. Çdo provokues, qoftë ky edhe me imunitet, nuk mund të pranohet të qëndrojë apo kalojë në zonën ku është planifikuar zhvillimi i tubimit, për të cilin ju jeni njoftuar zyrtarisht. Është detyrë e Policisë së Shtetit që të garantojë mbarëvajtjen e tubimit, duke ndaluar hyrjen në zonën e tubimit të individëve të padëshiruar nga qytetarët dhe të politikanëve të lidhur me krimin e organizuar. Ju nuk e keni përmbushur këtë përgjegjësi ligjore, sepse, nën urdhra politikë, jeni pjesë e një fushate të paligjshme provokimi ndaj protestueseve. Edhe përgjigja e rradhës për ndalimin e zhvillimit të tubimit është pjesë e këtij skenari kriminal. Kujtojmë këtu se, pa asnjë fakt, Policia e Shtetit ka shpërndarë disa komunikata zyrtare, ku thuhet se protestat do të jenë të dhunshme apo se po rekrutohen persona me precedent penal për t’u përdorur në protestë. Edhe pse këto rezultuan mashtrime të trasha dhe një mjet propagande për të frikësuar qytetarët e lirë të dalin në proteste, ende sot nuk keni kërkuar ndjesë për dezinformimin për qëllime politike të opinionit publik. Madje nuk keni kërkuar ende ndjesë për arrestimet dhe shoqërimet e paligjshme të dhjetra protestuesve, përfshirë edhe të të moshuarve apo personave me aftësi të kufizuar.
  • Asnjë punonjës policie nuk është dhunuar apo goditur gjatë përmbushjes së përgjegjësive dhe detyrave ligjore. Ky është një tjetër mashtrim institucional nga ana juaj, në formë dhe përmbajtje të njëjtë me atë që lëshon zyra e propagandës së Edi Ramës. Ka qenë Policia e Shtetit që, në shkelje flagrante me ligjin, ka dhunuar qytetarët, duke përdorur mjete të helmimit masiv, jo vetëm ndaj qytetarëve që protestonin në mënyrë paqësore, por edhe ndaj fëmijëve, grave dhe qytetarëve të tjerë të Tiranës që nuk ishin fare pjesëmarrës në protestë. Përdorimi i lëndëve helmuese ka sjellë irritimin e pashmagshëm të protestuesve paqësorë, të cilët janë përgjigjur në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ju kujtoj se në mënyrë të paligjshme, keni përdorur lëndë helmuese, në zona ku qytetarët ishin tërësisht paqësorë dhe mbi të gjitha edhe pasi qytetarët ishin larguar nga zona përpara hyrjes së Parlamentit. Keni sulmuar pa asnjë shkak me lëndë helmuese të gjithë drejtuesit e opozitës në vend, në mënyrë të pandërprerë dhe të qëllimshme. Veprimeve të paligjshme të Policisë, qytetarët i janë përgjigjur në mënyrë proporcionale, duke mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre.
  • Nuk ka patur asnjë thirrje nga asnjë organizator i tubimit për dhunë apo sulm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit apo institucioneve të rëndësisë së veçantë dhe, aq me pak, të ketë patur tentativë për të kaluar zonën e kufizuar për të hyrë në godinën e Parlamentit. Ky është një tjetër mashtrim institucional që ju, me papërgjegjshmëri totale, bëni. Ju përsërisim se ka patur një tentativë të qytetarëve për të hequr altoparlantin, që lëshonte thirrje të paligjshme dhe nxiste qytetarët për dhunë. Përgjegjës për këtë jeni ju personalisht që, me mjete të paligjshme, nxisni qytetarët për të ushtruar dhunë. Nuk ka patur asnjë goditje me shkopinj druri, lëndë piroteknike apo molotov dhe se këto janë sajesa të ulëta dhe të paligjshme të Policisë së Shtetit. Ka patur përdorim gazi helmues nga ana juaj, jashtë çdo rregulli dhe kundër të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në protestë, përfshirë punonjësit e medias në krye të detyrës.
  • Pretendimi juaj se nga ana e organizatorit në një tubim tjetër nuk janë respektuar kërkesat e nenit 11 të ligjit nr. 8773/2001 “Për tubimet”, është gjithashtu i pavërtetë. Në cilësinë e organizatorit të tubimit, Partia Demokratike e Shqipërisë ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sipas ligjit. Nuk ka patur asnjë komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit gjatë zhvillimit të tubimit dhe asnjë kërkesë për mbështetje drejtuar personave përgjegjës për tubimin. Në kushtet, kur kjo kërkesë për mbështetje ka munguar dhe në situatën ku vetë drejtuesit e tubimit janë sulmuar pa asnjë shkak me gaz helmues nga ana e Policisë së Shtetit, është përgjegjësi e kësaj të fundit garantimi i mëtejshëm i mbarëvajtjes së tubimit. Në përputhje me detyrimet që ju vendos ligji, nuk ka patur asnjë kërkesë nga Policia e Shtetit për largimin nga tubimi të ndonjë grupi personash, me qëllim që të shmanget rreziku për zhvillimin normal të tubimit. Në mungesë të një kërkesë të tillë, drejtuesi i tubimit nuk mund të largojë pjesëmarrësit në tubim që vlerësohen nga Policia e Shtetit që po prishin rregullin në të, pa qenë më parë të informuar.
  • Ju, në mënyrë të paligjshme dhe në shkelje të detyrimeve që burojnë nga neni 23 i ligjit nr. 8773/2001, keni përdorur forcë ndaj protestuesve, duke urdhëruar helmimin masiv të tyre, pa asnjë paralajmërim. Në datën 26 Shkurt 2019, gjatë kohës së zhvillimit të tubimit, nuk kemi marrë asnjë kërkesë për të mbështetur Policinë në ruajtjen e rendit për ndërprerjen ose mbylljen e tubimit, për ndërprerjen e oratorëve në fjalën e tyre apo për deklarimin e mbylljes së fjalimeve ose të tubimit. Sipas ligjit, pa u përmbushur ky detyrim, ju e keni të ndaluar përdorimin e forcës dhe, aq më pak, përdorimin e mjeteve të helmimit masiv të qytetarëve. Kjo tregon se është Policia e Shtetit në shkelje flagrante të ligjit dhe jo organizatori i tubimit. Për shkeljen e përsëritur të ligjit, ju rikujtojmë se mbani përgjegjësi administrative dhe penale sipas ligjit nr. 8773/2001 dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim, ju bëjmë me dije se arsyet e dhëna në shkresën tuaj, për të ndaluar zhvillimin e tubimit, janë të paligjshme dhe sajesa të ulëta të Policisë së Shtetit, e cila vijon të veprojë sipas urdhrave politikë dhe jo zbatimit korrekt të ligjit. Frikën e Edi Ramës për t’u përballur me qytetarët nuk do ta shmangni dot me veprime të paligjshme apo mohim të të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Argumentimi i ndalimit të zhvillimit të tubimit, me veprimet e paligjshme të kryera nga Policia e Shtetit në tubimet e shkuara (siç provuam më lart), dalin jashtë rasteve të parashikuara nga neni 8 i ligjit Nr. 8773/2001 dhe si të tilla përbëjnë kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm të lirisë së tubimit. Neni 8 i ligjit Nr. 8773/2001 parashikon ndalimin e zhvillimit të një tubimi, kur ka arsye të motivuara se zhvillimi i tij në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e një krimi ose për mbrojtjen e shëndetit, moralin apo mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore. Në shkresën tuaj, ju nuk i referoheni asnjë prej rrethanave të parashikuara nga ligji dhe, aq më tepër, nuk keni dhënë asnjë arsye të motivuar për ekzistencën e një “rreziku real” për tubimin e njoftuar të datës 5 Mars 2019.

Në përputhje me nenin 47 të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju njoftojmë se tubimi do të zhvillohet sipas njoftimit të bërë me shkresën tonë nr. 31 Prot., datë 01.03.2019. Çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit sipas këtij njoftimi, në datën 5 Mars 2019, dhe pasojave që mund të shkaktojë ky fakt gjatë ditës së tubimit është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale. Ju bëjmë, gjithashtu, me dije se jeni në shkelje flagrante të ligjit dhe se tashmë duhet të kishit përmbushur përgjegjësinë tuaj për të na njoftuar urdhrin zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar zhvillimin e tubimit.

Për të gjitha sa më lart, njoftimi ynë, sipas detyrimit që parashikon neni 5 i ligjit nr. 8773/2001, konsiderohet nga ky moment i përmbushur dhe tubimi do të realizohet më datë 5 Mars 2019, në sheshin dhe vendkalimin publik: “Rruga “George W. Bush, Shëtitorja “Murat Toptani” (Pedonalja), lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi Fan S. Noli dhe Bulevardi Zhan D’Ark”. Caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi./PANORAMA

DOKUMENTI – Policia i refuzon PD-së lejen për protestën e 5 marsit

Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e radhës para Parlamentit.

Demokratët kanë kërkuar nga policia që të zhvillonin tubimin e radhes më datë 5 mars ora 10:00, ditë kur është parashikuar për t’u zhvilluar seanca e radhës.

 

Por në argumentet e Policisë theksohet se në protestën e fundit, PD ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar anëtarët e qeverisë dhe funksionarët e policisë për këtë arsye do t’i refuzohet leja për të zhvilluar këtë tubim.

Letra është firmosur nga Drejtuesi i  Parë, Kastriot Skenderaj.

Argumentat e Policisë

 – Dhuna fizike e përdorur dhe goditja e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, me qëllim pengimin e tyre që të futeshin në godinën e Kuvendit të Shqipërie, për të zhvilluar seancë plenare.

-Dhuna dhe goditja e punonjësve të policisë gjatë përmbushjeve të përgjegjësive dhe kryerjes së detyrave ligjore, duke përdorur forcë fizike si dhe duke goditur me sende të ndryshme, si shkopinj prej druri, lëndë piroteknike, molotov, gurë, ku nga këto veprime u lënduan disa punonjës policie dhe tubues”.

Në zbatimi të germës ”a” të nenit 6 të Ligjit “Për tubimet”, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj më datë 05.03.2019, ora 9:00 në vendin e përcaktuar në kërkesë.

Paralajmërimi i Kryemadhit: Në maj bëhuni gati për zgjedhje të parakohshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar strukturat e saj që të behën gati për zgjedhje të parakohshme në fund të muajit maj.

Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues të LRI, Kryemadhi tha se protestat nuk janë politike dhe se qytetarët nuk dalin në shesh për Lulin apo për Monikën.

 

“Ju si strukturë rinore do të vazhdoni angazhimin tuaj me gjimnazet, me universitetet. Angazhimi i të gjithë strukturave të LRI për komisionerët që do të jenë pjesë e procesit. Të jeni të bindur se në fund të majit Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se: “Protesta nuk është politike. Njerëzit nuk dalin as për Lulin e as për Monikën. Njerëzit në shesh kanë dalë për hallet e tyre, ashtu si protesta e studentëve për çmimet e taksat e larta, kushtet e mjerueshme e shumë problematika të tjera që sollën një protestë madhështore.

Pakënaqësia nuk ishte as opozitare as nga një grusht njerëzish por e qindra e mijëra studentëve që i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës por të gjithë atyre njerëzve që nuk janë dakord me reformat e qeverisë e diktaturën e realitetin e hidhur e më poshtërues që kanë kaluar shqiptarët që nga 1990″, tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se sot jemi përballë një grushti njerëzish që përfaqësojnë ideologji kriminale, përfaqësojnë krimin e organizuar që ka ndërtuar kështjellën mbrojtëse në Shqipëri.

“Përplasja jonë nuk ka të bëjë me Europën e as ndërkombëtarët por me këtë sekt kriminal që ka kapur drejtësinë shqiptare, shtetin, qeverinë, institucionet shqiptare. Kemi dëgjuar se si ndihma ekonomike do kishte një rishpërndarje por u zvogëlua, u përjashtuan familje dhe sot shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 5-6 vite më parë. Neveria është jashtëzakonisht e madhe për këtë grup njerëzisht që kanë kapur shtetin. Mos kujtoni se njerëzit do tolerojnë që dikush të vendosë për fatet e tyre. Shqiptarët janë një popull i vogël, i varfër por e kanë pasur të vështirë për t’u nënshtruar. Janë bashkuar dhe kanë dalë për ekonominë e fëmijët e tyre. Janë 400 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria. Janë larguar me qindra mijëra për shkak të pasigurisë, arsimit. Janë larguar mjekë dhe infermierë”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

“Rama po vendos juntën ushtarake”, deputeti publikon VKM: Ja si do futen në polici Forcat Komando (doumente)

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka publikuar sot një vendim të qeverisë, me anë të të cilit do të lejohet futja e Forcave Ushtarake në Policinë e Shtetit.

Për deputetin e LSI-së, kjo është një tentativë e Edi Ramës për të vendosur juntën ushtarake në vend.

“Sander Lleshi kerkon te ktheje Forcat Speciale te Ushtrise ne Police te Shtetit.
Udhezimi i ministrit të Brendshem nr. 276, date 27.2.2019 “Per te veshur police, forcat komando te ushtrise” tregon qarte qe Sander Lleshi, me urdher te Edi Rames, kerkon te vendos junten ushtarake ne vend.

Metodat kriminale te perdurura ne protesten e opozites, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denje vetem per aksione uahtarake, tregon qarte se urdherat ne polici tani i jep ushtria.

Forcat Komando e kane te percaktuar qarte misionin e tyre dhe ato jane krenaria jone. Forcat Komando kane kryer misione ne Irak, Afkganistan dhe vende te tjera.

Ku e gjene guximin Sander Lleshi qe vendos forcat speciale te ushtrise kunder qytetareve te tij?!

Si mund te vendosen forcat komando, qe kane sherbyer ne Irak dhe Afganistan, te veshur si police perballe qytetareve ne protesta demokratike?!
Si mund te vihen forcat speciale te ushtrise kunder popullit te tij?!

Keto jane urdhera politik tipik si ne sistemet diktatorial qe perdorin ushtrine per te shtypur urretjen popullore. Nuk do kete skeme ushtarake te Sander Lleshit qe do ndali revolten popullore kunder ketij regjimi te korruptuar dhe kriminal qe rendon mbi qytetaret e vendit.

 

Nard Ndoka: “Rama u kap me presh në duar dhe do të ikë me presh në b*thë”

Nard Ndoka është shprehur se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë parë se Edi Rama është kapur me “presh në duar”, duke blerë votat në zgjedhjet e shkuara.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Ndoka madje ka përdorur të njëjtën batutë për Ramën, por duke thënë se ai do të ikë me “presh në by**ë” përmes protestave të thirrura nga opozita.

“Është momenti final. Çdo ditë nën qeverisjen e Edi Ramës është një fatkeqësi kombëtare, dhe këtë edhe vetë Rama e kupton. Ai personalisht nuk ka mundësi të dialogojë me opozitën, të firmosë një marrëveshje me opozitën.

Prandaj e para është largimi i tij dhe më pas do të jetë një rrugë e hapur për mënyrën se si do të kemi një qeverisje për zgjedhjet e parakohshme. Çdo kosto ka vetëm një emër Edi Rama, është kapur me presh në dorë dhe do ta largojmë me presh aty ku nuk thuhet”-tha Ndoka.

Rama po tenton të blejë deputetë

“ I erdhi dita, që po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama”

Një ‘këshillë’ për Rudina Hajdarin

“Unë kam njohje të thella me znj. Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë. Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se nuk vlerat e saj personale, se ishte një emër i panjohur por PD e afroi se përfaqësonte një emblemë të PD të historisë së kësaj partie dhe unë gjykoj e mendoj se Basha bëri mirë e futi në parlament. Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën znj.Hajdari? Kjo është përgjegjësi e saj”,- deklaron Ndoka./Express

Shoqata Patriotike “Çamëria” i jep diplomatit Shaban Murati çmimin “Mirënjohje”

VOAL – Diplomati i shquar Shaban Murati, në një postim të sotëm bën të ditur se ka marrë çmimin “Mirënjohje” nga Shoqata atdhetare “Çamëria”:

Në vlerësim të krijimtarisë dhe të veprimtarisë shumëvjeçare diplomatike, shkencore dhe publicistike në dobi të çeshtjes kombëtare dhe në veçanti të çeshtjes çame, Shoqata e rëndësishme mbarëkombëtare patriotike “Çamëria”, më nderoi me çmimin e ”Mirënjohjes”. Në fjalën time të rastit theksova ndër të tjera se çeshtja çame është çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare në rajon. Çdo qeveri shqiptare dhe çdo parti politike shqiptare nuk e meritojnë mbiemrin “shqiptar”, nëse nuk përfshijnë në programin e tyre zgjidhjen e çeshtjes çame. Faleminderit Shoqatës Patriotike “Çamëria”!

Përgjime dhe prova të reja nga Italia, Mali i Zi e Greqia, zbardhen katër akuzat për Tahirin

BLEONA METUSHI/ Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përball dje zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërsa në përfundim të njohjes me to e konsideroi hetimin ndaj tij si politik.

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përball dje zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërsa në përfundim të njohjes me to e konsideroi hetimin ndaj tij si politik.

Për më shumë së 16 muaj, Prokuroria për Krime të Rënda hetoi për Tahirin, ndërsa vendosi ta marrë të pandehur për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

Referuar hetimeve, ato bazohen në përgjigjet e letër-porosive të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia. Sipas prokurorëve të çështjes, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, gjatë këtyre muajve hetime, ka rezultuar se ish-ministri në bashkëpunim edhe me tre ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji, prej 1 viti në arrati për të njëjtat akuza, kanë lehtësuar me veprimet dhe mosveprimet e tyre veprimtarinë kriminale të grupit të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të afërm të ish-ministrit.

Në kërkesën për gjykim, Prokuroria rendit një sërë provash dhe ngre pretendime të lidhjes së afërt të Tahirit me kushërinjtë e tij. Hetimet nisën pas përgjimeve italiane ndaj grupit të Habilajve, ku përmendet edhe Saimir Tahiri, si një person që kishte vënë Policinë në gatishmërinë e tyre. Më tej, sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare. Një pikë tjetër, që, sipas Prokurorisë përbën fakt, është edhe mjeti me të cilin është bërë edhe udhëtimi për në Greqi i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të miqve të tij. Mjeti lundrues në momentin që ka ardhur nuk është dokumentuar dhe ka pasur parregullsi në regjistrimin e tij.

Ka qenë pikërisht ky mjet, me të cilin është bërë udhëtimi për në Greqi, i drejtuar nga Saimir Tahiri dhe në këtë episod të hetimeve futet në lojë edhe Artan Habilaj. Në momentin që mjeti është prishur në Greqi, ka shkuar Artan Habilaj i cili ka telefonuar një punonjës të Policisë dhe së bashku kanë shkuar në Greqi me mjetin tip “Audi”.

Aty, Artan Habilaj ka lënë makinën dhe vetë është kthyer me mjetin lundrues për në Shqipëri. Për procedurat e marrjes së mjetit, për ta çuar atë në një servis në Itali është paraqitur i pandehuri i drejtësisë italiane, Moisi Habilaj.

Një tjetër fakt i Prokurorisë është edhe peshkarexha “Fatima”, ky mjet lundrues ka qenë nën përgjim ambiental nga autoritetet italiane. Në përgjimet e përfituara nga ky episod trafiku dëgjohet Moisi Habilaj ku i shpjegon mikut të tij se si e gjithë Policia është në krahun e tyre.

Nga kostumi tek “Audi”, çfarë u gjet në përgjime

Përgjimet dhe hetimet e autoriteteve italiane janë edhe një provë e fortë e Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërsa pas publikimit të tyre u nis edhe një hetim për ish-ministrin e Brendshëm. Një nga momentet që janë përgjuar i takon datës 1 janar 2014 në makinën tip “Mercedes” me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ku ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”. Në këtë përgjim, ata thonë se “Saimiri” kërkon diamante për gruan. Nga këto përgjime, shtetasi Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit:

– Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin… që e kishte kështu… kostumin…
– E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?
…Një gjerdan që kushton 15.000 euro…
– Po përveç Sokolit që mori para për punën, Saimiri nuk donte para. Është e qartë, sepse… me ata… dhe i dha… gjerdan me diamante”.

Ndërkohë, në një fragment tjetër të zbuluar nga përgjimet, Maridian Sulaj flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm, që Tahiri ia shiti Artan Habilajt dhe me të cilin rezulton se ka udhëtuar në drejtim të Greqisë. Përgjime mjedisore brenda automjetit
tip “BMV 320” me targë BZ 140 JR, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj.

Biseda është përgjuar në orën 06:46, datë 10.10.2014, ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Maridian Sulaj komenton me Avdul Sulajn dhe Klajdi Sulajn, i thirrur Mili, si edhe
me një burrë shqiptar për targat aktuale shqiptare.
Maridian: Presidenti e ka 01, Kryeministri e ka 02… 03 pra është “Audi” që ka Artani… që e kishte ai… kushëriri ynë… vetëm ata e kanë.
Avdyli: E mirë janë targa të veçanta.
Maridian: A targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…
Burri: Cili Artan?
Maridian: Ishte i kushëririt tonë, ai, Kryeministri vëlla… si quhet? Çfarë është tani ai.
Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.
Avdul: Targat e qeverisë u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.
Maridian: Po ai ia ka dhënë Artanit me gjitha dokumentet, ta marrë dreqi! Çfarë thotë ky, shiten. Ua heqin, është e tij personale o vëlla.

Për “Audi”-n që Tahiri u shiti Habilajve flitet edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Enea Sulajt dhe burrit të paidentifikuar. Burri e pyet Enean, nëse Moisiu ka ndërmend të shesë “Audi”-n. Enea i përgjigjet me pyetje: “Audi”-n? Jo, atë nuk e shet… në fillim do të bëjë detyrën Saimiri dhe pastaj …Saimiri ia ndryshon “S”… merr ndonjë tjetër për të marrë. Enea vijon më tej, duke u shprehur se makina është e shtetit. Në vendim theksohet se bëhet fjalë për “Audi”-n A8 që Tahiri ua shiti Habilajve, por përgjatë muajve në vijim, ai udhëtoi me të në disa raste jashtë vendit.

PANORAMA

“Mos hajde se nuk je i mirëpritur”, Shkodra shpall Ramën “non grata”

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të jetë në qytetin e Shkodrës në një takim për bashkëqeverisjen.

Tur ky i nisur që prej disa javësh.

Ndërsa një ditë para vizitës të Ramës në Shkodër reagon edhe dega e PD-së në qytet.

“Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos vijë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur.

Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës”, thuhet në një reagim të degës së PD-së në Shkodër./Express

Kelam: “Bojkotimi i Kuvendit të Shqipërisë nga opozita cenon besueshmërinë e shtetit”

Tiranë

Delegacioni i Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Evropian i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri dha një konferencë për mediat, ku kryetari delegacionit, Tunne Kelam, tha se bojkoti i Parlamentit nga përfaqësuesit më të lartë të qytetarëve, përbën një sinjal shumë të keq dhe cenon besueshmërinë e shtetit.

Duke folur për vizitën në Shqipëri, Kelam tha se, ajo vjen në atmosferën e shpresës, sepse sipas tij, janë të interesuar që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat në qershor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian (BE).

Sipas Kelam të gjitha problemet e demokracisë dhe bashkëpunimi mes partive mund të zgjidhen dhe mund të stabilizohen në kuadrin e BE-së.

“Ju keni bërë progres domethënës në shumë fusha. Mbeten ende gjëra për t’u bërë, ndërkohë që vëmendja jonë së pari shkon në reformën në drejtësi, procesin e vettingut dhe të gjitha këto po shkojnë mirë. Gjëja më e rëndësishme është pjesa e zbatimit të ligjeve për të qenë të gatshëm për të filluar negociatat për anëtarësim. Ky vendim do të merret nga këshilli, por për këtë nevojitet bashkëpunim i brendshëm dhe kjo është jetike. Sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria është që ka ndasi dramatike dhe strategji të ndryshme politike për këtë objektiv. Duhen tejkaluar ndasitë partiake dhe kjo është ajo që na shqetëson ne më tepër”, tha eurodeputeti Kelam.

Duke folur për bojkotin parlamentar të opozitës, Kelam theksoi se: “Bojkoti i përfaqësuesve më të lartë të njerëzve, përbën një sinjal shumë të keq dhe cenon besueshmërinë e shtetit dhe kombit në tërësi. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i Parlamentit do të ishte gjëja e drejtë dhe e duhur për t’u bërë. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe në veçanti shoqërisë civile që të ndikojnë mbi aktorë të ndryshëm që ata të bashkohen me njëri-tjetrin. Nuk mund të gjesh dot një pretendim për të vonuar objektivin më të rëndësishëm kombëtar për shkak të ndasive që lidhen me avancimin e interesave partiake.”

Lidhur me protestat e opozitës, Kelam tha se “jemi kundër protestave të dhunshme, sepse nuk është mënyrë demokratike për zgjidhjen e problemeve. Ne jemi kundër nxitjes së dhunës nga partitë politike, sepse, sipas tij, kjo është kundër stabilitetit dhe besueshmërisë së vendit.

Ndërsa, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Kunt Fleckenstein, në fjalën e tij tha se procesi i reformave të kërkuara nga Këshilli Evropian (KE) për hapjen e negociatave është duke vazhduar.

“Ne bëjmë thirrje Këshillit që të përqendrohet në këto fakte dhe që në qershor të jepet drita e gjelbër për çeljen e negociatave. Ne nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, por do të shikojmë”, tha Fleckenstein.

Duke folur për dorëzimin e mandateve parlamentare nga ana e opozitës, ai shtoi se bojkoti nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. “Ne presim që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë në punë. Bojkotimi i Kuvendit nuk zgjidh problemet”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i Parlamentit Evropian zhvilloi takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, liderin e opozitës dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, si dhe zyrtarë të tjerë.

Delegacioni përbëhej nga eurodeputetët Tunne Kelam, Cristian Preda, Kunt Fleckenstein, Juan Fernanando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamas Meszerics.

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), vendosën të japin dorëheqje nga mandatet e tyre parlamentare, ndërsa ky vendim është kundërshtuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE).

Pas përjashtimit të Murrizit, ish-kryeministri tregon se ç’do ndodhë me Rudina Hajdari

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” u shpreh se nuk përjashtohet që edhe kryebashkiakët të djegin mandatet. 

Berisha foli dhe për vendimin që pritet të merret për deputeten, Rudina Hajdari për të cilën tha se do të ketë të njejtin trajtim me Myslim Murrizin.

Ish-kreu i demokratëve tha se nuk do të ketë standard të dyfishta dhe se nga Grupi i PD do përjashtohet dhe Rudina Hajdari.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Nuk mund të kesh dy standarde. Ai është një vendim….

Njuma: Duhet përjashtuar edhe zonja Hajdari?

Berisha: Përjashton veten. Zoti Murrizi ka qenë në grup parlamentar, ka votuar. Nuk di se mund të adoptohen dy standarde.

Zheji: Absolutisht nuk keni asnjë shqetësim se mund të mbushet Parlamenti.

Berisha: Me falsitete vetëm sa zgjon revoltën më të madhe qytetare. Nuk ka të ndalur ky revolucion. Ky është cunam social./ OraNews

Nuk pranoi të dorëzojë mandatin, Rudina Hajdari denoncon te ndërkombëtarët: Po më kërcënojnë me përjashtim nga partia

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar mbi kërcënimin që ajo pretendon se ka marrë ditën e sotme për përjashtimin e saj nga PD nëse nuk dorëzon mandatin.

Përmes një reagimi në twitter, vajza e liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, ka vënë në dijeni kongresmenë amerikanë dhe eurodeputetë mbi një deklaratë të sotmen të Sekretarit për Marrëdhënien me Jashtë në PD, Gert Bogdani.

 

“Është mirë ta dini” thotë Hajdari, ndërkohë që publikon edhe deklaratën e Bogdanit. Ish-deputeti i PD në një intervistë për mediat deklaroi se për Hajdarin duhet të ndiqet e njëjta procedurë si me deputetin e përjashtuar, Myslim Murrizi

A do e shkarkoni vajzën e Azem Hajdarit njësoj si Myslim Murrizin, Bogdani: Standard i njëjtë

Për të folur për ngërçin politik në vend, dhe ndikimin e mundshëm të faktorit ndërkombëtar që sot është i pranishëm në Tiranë me një delegacion të Parlamentit Evropian, i ftuar në A2 ishte Gert Bogdani, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Demokratike.

Bogdani tregohet skeptik për një rezultat konkret të këtij misioni, përtej një “deklarate shabllon” kundër bojkotit dhe dhunës sepse “është një vizitë rutinë e planifikuar muaj më parë”, edhe pse sipas tij ndihmon vetë eurodeputetët sepse mund të shohin situatën në terren “dhe jo nëpërmjet raportimeve, dhe të dëgjojnë të gjitha palët”.

Sipas Bogdanit, djegia e mandateve duhet të jetë në të kundërt një “kambanë alarmi” për ndërkombëtarët, dhe dakordësinë ata duhet ta arrijnë më parë me kryeministrin, i cili më pas duhet të ulet në tavolinë me opozitën.

Partia Demokratike po përjeton edhe disa dinamika të brendshme, me deputetin Murrizi të përjashtuar për refuzimin e djegies së mandatit, dhe me vendimin ende pezull të deputetes Rudina Hajdari. Por cila është qasja e PD-së ndaj deputetes?

Bogdani nuk nguron të shpreh qëndrimin e PD-së në këtë pikë. “Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta. Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”, duke shtuar gjithsesi që “ajo në dhjetor ishte e gatshme të digjte mandatin”.

I erdhi fleta për të zëvendësuar Berishën në Kuvend, si përgjigjet demokratja

10 ditë u ka lënë kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që kandidatët e opozitës të zënë vendet ne kuvend pas djegies së mandateve të tyre.

Një ndër to është edhe Ina Haxhija, kandidate për të zëvendësuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por në një shkrim të shkurtër në Facebook, ajo përgjigjet: “Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot”.

Tahiri njihet me akuzat: Prokurori e komanduar politikisht, Ati, Biri, Shpirti i Shenjtë…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë një deklaratë për mediat, ndërsa është njohur me akuzat, atë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Në një komunikim me mediat ai është shprehur se do t’i shkojë deri në fund të vërtetave të tij, ndërsa shtoi se nuk i duhet asnjë mbështetje, as nga kryeministri, por vetëm të vërtetat e tij.

Pjesë nga deklarata e Tahirit:

Zoti Tahiri, prokuroria ku ka ngritur akuza te renda, keni nje koment per kete? 

Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra penale. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe. Pprokuroria e komanduar sic e nisi ashtu e bitisi këtë histori, kështu që pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për tu marrë me këtë histori, nuk dua të merrem, do e respektoj deri në fund përsa kohë jam deri në këtë situatë, do i shkoj deri në fund edhe duke e besuar.

Flisni per prokuroria te komanduar, nga cila anë është e komanduar politikisht?

Kjo historia ime, lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa është edhe ati biri dhe shpirti i shenjtë, nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.

Cilat ishin provat?

Nuk kam parë asnjë do shoh në vazhdim.

Zoti Tahiri, personat që akuzohen për të njëjta akuza mbahen në burg, a keni frikë ju se prokuroria do të kërkojë arrestimin tuaj?
Mua nuk më frikëson gjë përvec të vërtetës, nuk më intereson se cfarë bën prokuroria, më intereson vetëm e vërteta dhe fuqia për ti shkuar deri në fund pas pasur nevojë për askënd, di që është një proces i turpshëm politik, i komanduar nga fillimi në fund, jam mësuar me vështirësi nuk do e kem problem, do t’ja dal…

Nga cila anë e komanduar, kur qeveris maxhoranca ku keni dhënë kontribut…

Mos u përpiqni të gjeni mesazhe të koduara, nuk kam asnjë mesazh të koduar, nuk kam asnjë marrëdhënie nëntokësore me askënd jam i drejtëpërdrejtë dhe nuk kam fuqi të gënjej dhe të merrem me të pavërteta.

A e keni mbështetjen e Ramës?

Nuk më duhet fare, nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni./Panorama

Deputeti i LSI-së i përgjigjet Fleckensteinit: Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës

Përparim Spahiu, deputeti i LSI-se, qe ka hequr dore nga mandati parlamentar i ka kthyer pergjigje raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili edhe sot nuk ngurroi te shprehe hapur zhgenjimin nga kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi. 

 

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Spahiu i sugjeron raportuesit te mos behet “Zonja e Pare e qeverise se droges”.

Mesazhi i Spahiut 

Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës.

As qeveria e vendit tënd nuk e do!

Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj.

Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera, policia mos të kalojë vijën e kuqe do rrezikojnë veten!

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi protestat e opozitës, ndërsa tha se ky është vetëm fillimi.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, ai tha se demonstratat do të bëhen më të mëdha dhe do të rrethohen institucione të tjera.

 

Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstratat do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.

Ai ka komentuar edhe hedhjen e gazit lotsjellës nga policia drejt protestuesve, duke thënë se “nëse policia kalon vijën e kuqe do fillojnë të rrezikojnë veten”.

Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten.

S’është më policia e Enver Hoxhës, është polici demokratike. Opozita shqiptare është shumë e ndërgjegjshme. Kemi bërë demonstrata të mëdha dhe s’kemi bërë asgjë. Gjysma e shqiptarëve po ngrihen se i ka ardhur në majë të hundës. Opozita është shumë e ndërgjegjshme. Është e bërë nga njerëz seriozë, të qetë”, u shpreh Shehi.

Lamtumirë Sadije Agolli

Paraditen e sotme iu dha lamtumira e fundit Sadije Agollit, bashkëshortes e të të ndjerit Dritëro Agolli.

Ajo u nda nga jeta të martën (26 shkurt) në moshën 78 -vjeçare për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Homazhet u zhvilluan në banesën e së ndjerës, që do kthehet në shtëpi muze.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për ti dhënë lamtumirën e fundit.

“Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë. Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi flet pas takimit me ndërkombëtarët: Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët

Kryetarja e LSI në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të krerëve të opozitës me përfaqësues të PE, tha se opozita është në rrugën e duhur dhe se nuk ka asnjë hap pas.

“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.

 

Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj.

 

Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush”, u shpreh ajo.

Delegacioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, ka nisur takimet me liderët politikë, sa i përket situatës aktuale politike në vend, me opozitën që ka djegur mandatet dhe me valën e protestave kundër qeverisë.

Delegacioni do të qendrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në fokus të qëllimt të vizitës së tyre është edhe njohja me procesin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.


Send this to a friend