VOAL

VOAL

E reja norvgjeze në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron Sara Jurik nga Norvegjia ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas lëndëve toksike të hedhura nga policia. “E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim”, shkruan Berisha.

Çfarë do të ndodhë sot? Opozita protestë para Policisë së Tiranës

Protesta pa ndërprerje. Kështu kanë vendosur mbrëmjen e djeshme strukturat e PD-së dhe LSI-së.

Protesta e radhës kombëtare do të mbahet të hënën në orën 18:30. Por ndërkohë ditën e sotme pritet një tjetër aksion nga opozita.

“Nesër në orën 11:30 do protestojmë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mos mungoni të hënën, t’i japim një grusht klikës që na ka pushtuar”, u shpreh Basha pas mbledhjes së kryesisë.

 

Të gjitha degët e PD-së së Tiranës do të marshojnë drejt Policisë së Tiranës në shenjë proteste kundër arrestimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Opozita zhvilloi ditën e djeshme një protestë për më shumë se 5 orë, të organizuar në tre pika, Kryeministria, Parlamenti dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Zëri i Amerikës: Përplasjet me policinë, PD: Të hënën tjetër protestë

Kryetari demokrat Lulzim Basha thirri pak pas mesnatës të së shtunës, një mbledhje urgjente të strukturave drejtuese të Partisë së tij, dhe partive të tjera aleate, pas afro 5 orësh të gjata që u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në përfundim të mbledhjes ai njoftoi vendimin për të thirrur një tjetër protestë të hënën pasdite “në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit”.

Kryetari demokrat Lulzim Basha njoftoi gjithashtu se të dielën do të protestohet para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar “lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë”.

Mësohet se janë me dhjetra pjesmarrësit në protestë të cilët janë shoqëruar nga policia, për aktet e dhunës, pre e të cilave ranë dhe disa operatorë e gazetarë. Ndërkohë që sipas ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës policie të cilët janë lënduar.

Përplasjet te Drejtoria e Policisë

Tensioni mes protestuesve dhe forcave të Rendit shënoi një tjetër pikë kulmore para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës krerët e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta. Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku pati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej. Rreth tij, u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve, apo dhe gurëve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga kundërpërgjigjia me gaz lotsjellës nga ana e policisë. Disa kazanëve të mbeturinave ju vu flaka, ndërsa njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë dhe me pompat e ujit, duke mbajtur larg manifestuesit.

Për gjendjen e krijuar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”.

Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter kishte shprehur “respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, përfundon postimi i zotit Rama.

Prania e OSBE-së në Tiranë e cila më herët kishte dënuar aktet e dhunës, doli me një reagim të dytë pas zhvillimeve para Drejtorisë së Policisë, ku po mbahej zoti Dollapi. “Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.

Zoti Dollapi, afër mesnatës u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, i shoqëruar nga punonjës të Policisë.

Përplasjet para Parlamentit

Tensioni erdhi në rritje gjatë protestës së opozitës, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit. Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës, një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Për afro 45 minuta protestuesit afroheshin duke lëshuar bomba Molotov, ndërsa policia përgjigje me hedhjen e ujit dhe gazin lotsjellës. Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë më pas avancuan të shoqëruara dhe nga automjetet ujëhedhëse, duke pastruar të gjithë zonën përqark.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës të policisë të cilët kanë mbetur të plagsur dhe janë dërguar në spital.

Për gjendjen e krijuar reagoi ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Më pas pati dhe një reagim nga OSBE-ja: “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë

Opozita në protesta

Përplasjet para Kryeministrisë

Në fakt, protesta e mbrëmjes të së shtunës, e 12-ta në radhë që nga 16 Shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj. Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. ​Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj. ​

Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.

Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.

Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.

​Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shruajti kryeministri.

Protesta e opozitës

Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 Qershor nuk do të ketë”, theksoi zoti Basha duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.

Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 Qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama.

Meta: Situata para drejtorisë së Policisë absurde. Sait Dollapi duhet të shoqërohet në spital

Duke reaguar për atë që po ndodh para drejtorisë së policisë, Presidenti Ilir Meta e konsideron absurde, duke kërkuar që Sait Dollapi të transportohet për në spital dhe jo të mbahet në këtë drejtori.

 

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, thuhet në reagim.

Radio Evropa e Lirë: Dhunë mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Gresa Kraja

Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shtetit në Tiranë gjatë protestës të organizuar nga opozita e Shqipërisë, e cila mblodhi mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria me qëllim rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se 13 policë janë lënduar “nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike”.

13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 11, 2019

Turma e protestuesve ka hedhur shishe molotovi në drejtim të Kryeministrisë dhe ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit. Ata, në drejtim të këtyre ndërtesave hodhën edhe mjete të forta dhe ngjyrë të zezë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje që të largohen dhe mos të dëmtojnë pronën publike.

Më pas, protesta u zhvendos te ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, ku përsëri hodhën shishe të shumta molotovi dhe fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës dhe kordonit të policisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe autobote uji për të larguar protestuesit e dhunshëm. Ata kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit për të përmbajtur protestuesit të cilët vazhduar të hedhin gurë e mjete tjera të forta në drejtim të policisë.

Në orët e vona të mbrëmjes përplasjet vazhduan edhe para Drejtorisë së Policisë, pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Dhjetëra protestues të maskuar hodhën pllaka dhe gurë ndaj policisë, duke kërkuar lirimin e zotit Dollapi. Policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.

Për përshkallëzimin e situatës gjatë protestës ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili iu ka bërë thirrje palëve të ruajnë qetësinë.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për media nga Presidenca e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e opozitës, duke thënë se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak Qeverisë, por i bën shumë dëm Shqipërisë.

Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm👎 pic.twitter.com/OzGBHS2zpM

— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2019

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e pranishme gjatë protestës.

“Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Kjo është protesta e 12 në radhë që nga 16 shkurti kur partitë opozitare Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u larguan nga Parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e tyre si deputetë në Kuvend.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që garanton organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.

Në anën tjetër, Qeveria në krye me Edi Ramën ka thënë se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre.

LIVE/ Tensionohet situata në Drejtorinë e Policisë, gaz lotsjellës dhe ujë ndaj turmës së protestuesve (fotot dhe video)

 Ora 22:50- Ashtu si te Parlamenti, edhe para drejtorisë së policisë, janë përdorur botet me ujë për të shpërndarë protestuesit e opozitës.

Atje ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Protestuesit u transferuar tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të Sait Dollapit.

 Ora 22:35 – Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolle në drejtim të forcave të rëndit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së.

Ora 21:45 – Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë shoqëruar me autobote uji, kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit zona përpara ndërtesës së Parlamentit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dalë deri në pedonale, duke larguar me forcë protestuesit. Këta të fundit, vazhdojnë të hedhin bomba molotov. Policia ka marrë nën kontroll të gjithë segmentin e rrugës “Xhorxh Bush” përpara Parlamentit.

 

Ora 21:17 – Bomba molotov nga ana e protestuesve dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë. Kjo është ajo që po ndodh përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë.

Krahas kësaj, protestuesit po hedhin edhe fishekzjarrë duke shkaktuar zhurma të forta.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Përpara ndërtesës së Parlamentit ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

molotov-drejt-parlamentit-opozita1

molotov-drejt-parlamentit-opozita

Ora 20:59 -Pas rreth dy orë e gjysmë, protestuesit e opozitës janë larguar nga ndërtesa e Kryeministrisë. Ata po marshojnë drejt Parlamentit.

21

7418cb39-dec6-4cee-b6ae-b9497bd47e72
Gardhi policor para Parlamentit

Ora 20:05- Kur kanë kaluar rreth 1 e 30 minuta nga nisja e protestës së katërt të opozitës, protestuesit e opozitës po zhvendosen në pjesën e pasme të Kryeministrisë në afërsi të ndërtesës së TVSH-së.

3eae9edb-d3f2-4a30-8204-a10aca5d82cb

Protestuesit po rrëzojnë kangjellat mbrojtëse të vendosura në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

molotov

Ora 19:50 Protestuesit e opozitës kanë hedhur sërish bomba moltov në drejtim të Kryeministrisë.

Në një kohë që Lulzim Basha vazhdon fjalimin, dera e Kryeministrisë është përfshirë në flakë, ndërkohë që efektivët e policisë dhe zjarrefikëset kanë hedhur ujë për të ndaluar flakët.

Efektivët e policisë janë pajisur me maska anti-gaz.

Flake-dera-kryeministrise-protesta

19:35 – Situata përpara ndërtesës së Kryeministrisë është e tensionuar. Teksa janë hedhur shumë bomba molotov tek dera e ndërtesës së qeverisë, disa protestues janë përplasur me forcat e rendit.

Protesta-cahet-kordoni

Në të njëjtën kohë, po mbante fjalim edhe Lulzim Basha, i cili u kërkoi protestuesve që të mos sulmojnë punonjësit e policisë.

BashaAsnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”.
Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve

GAz lotsjelles

Ora 19:15 – Tensionohet situata para Kryeministrisë. Protestuesit janë përleshur me forcat e rendit.

molotov Parlaemnti

Ata kanë arritur të çajnë kordonin policor, ndërkohë që ndaj godinës së kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse molotov.

Lëndë djegëse molotov është hedhur dhe në drejtim të godinës së Parlamentit.

Ora 19:03 – Pas gati rreth 30 minuta nga nisja e protestës, disa protestues kanë hedhur bojë në drejtim të mureve të ndërtesës së Kryeministrisë.

12

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha është nisur nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestuesve.

Basha është i shoqëruar edhe nga qindra studentë demokratë nga vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga godina e partisë së drejtuar prej saj për t’u bashkuar në sheshin Dëshmorët e Kombit.

Ora 18:45 –Protestës së opozitës u janë bashkuar edhe aktorët dhe shoqëria civile pjesë e “Aleancës për Teatrin”.

73a8c961-ad0d-4492-8f6f-120582f5850b

Ora 18:32- Protestuesit e opozitës janë grumbulluar në orën 18: 30 minuta në selinë e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha ka dal personalisht nga zyra për të takuar ish-deputetin, Klevis Balliu dhe banorët e “Astirit”.

Ndërkohë që turma ka filluar të mblidhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

protesta11maj

Me flamur kombëtar dhe të Partisë Demokratike, protestuesit po mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.

FOTOT dhe VIDEO- U rrëzua në tokë, FNSH e godet me shkopinj gome. Shihni si dhunohet Sekretari Organizativ i PD Sait Dollapi

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, është dhunuar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara ndërtesës së Parlamentit.

Kamerat kanë kapur momentin kur Dollapi rrëzohet në tokë ndërsa goditet me shkopinj gome nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar më pas drejt makinës.

Protesta e dritës – Qytetarët ndriçojnë bulevardin me duart lart (video)

TIRANË

Një tjetër skenografi e opozitës në bulevard. Qytetarët e mbledhur në protestën e thirru nga opozita kanë ndezur të gjithë telefonat e tyre celularë duke i ngritur lartë si pjesë e protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur marshimin rreth Kryeministrisë.

Basha apel protestuesve: Mos qëlloni policinë, beteja jonë me qeverinë

TIRANE

Ndërsa situata u tensionua kryedemokrati Basha apeloi protestuesit të mos qëllojnë në drejtim të forcave të policisë. Basha tha se beteja është me atë që e konsideron qeveri të krimit dhe jo me punonjësit e policisë

“Mos sulmoni policinë beteja jonë është e lidhur me krimin, me qeverinë e krimit, beteja jonë nuk do të përfundojë. Asnjë s’ka ardhur të lëndojë apo të prekë vëllezërit e motrat me uniformë, qëllimi për një mesazh të prerë e final kryebandit Edi Ramës, dhe mesazhi për të është : Rama ik. Le të vazhdojmë qëndresën tonë protestën tonë, misionin tonë s ka forcë që e ndal.

Këtë betejë nuk e bëjmë për pushtet, për parti për karrige, nuk e bëjmë për mandate, mandatet tona ishin të pastra nga krimi e droga por ne ia kthyem qytetarëve sepse nuk do të ketë më parlament fasade e zgjedhje false.  Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë.

Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie  gjithë Evropa”.” U shpreh kryedemokrati Basha.

FOTOT – Protesta e opozitës, forcat e rendit gardh para Kryeministrisë

 

Teksa pritet të nisë protesta e opozitës, ndërtesa e Kryeministrisë duket se është blinduar nga forca të shumta policie.

Siç shihet edhe në foto, dhjetëra policë janë bërë gardh pas kangjella të hekurit të vendosura që prej mbrëmjes së shkuar.

 

Rreth 1500 efektivë të policisë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë.

Ish-oficeri i Antidrogës në Fier fiton azilin në Holandë

Ish-oficeri i Antidrogës në Fier Antonio Nazeraj ka fituar ditën e sotme azil në shtetin e Holandës. Ai ka qenë për tetë vite oficer antidroge në qytetin e Fierit , ndërsa sot ai dhe familja e tij kanë marrë mbrojtje nga drejtësia holandeze.


Nazeraj së bashku me Dritan Zaganin kanë qenë pjesë të njësisë Antidrogë të Policisë Fier.  Gjithashtu efektivi Nazeraj dha dorëheqjen nga policia në vitin 2017.

Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Nazeraj kishte shprehur qartësisht frikën e kthimit në Shqipëri. Ai  pohoi në gusht të 2018 se kishte frikë nga ekstradimi për në Shqipëri.

“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, u shpreh Nazeraj.

Më tej ai theksoi se kur të kthehej (në rast ekstradimi)  në Shqipëri do të jetë i vdekur, për shkak se ai kishte hetuar shumë grupe kriminale, të cilat siç deklaronte ai në gusht, kishin mbështetje edhe nga ana e politikës. “Kur të kthehem (në Shqipëri), jam 100 për qind i vdekur”-ka theksuar ai për median holandeze në gusht të 2018.

FOTOT – Humbi jetën në Letoni, kush është major Klodian Tanushi, babai i tre fëmijëve

Major Klodian Tanushi, humbi jetën gjatë ditës së sotme në Letoni, katër ditë pas ngjarjes së rëndë pas shpërthimit të lëndë shpërthyese.

 

Atë ditë, gjeti vdekjen edhe ushtarakja tjetër shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit me nderime shtetërore si Dëshmore e Atdheut.

Kush është Klodian Tanushi?

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin Motorist Xhenerik. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”.

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit. Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit, në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Foto një ditë para nisjes për mision në Letoni

Mustafaj: Idetë për shkëmbim territoresh i kanë ardhur çdo ministri të Jashtëm nga Serbia. I përfill vetëm Thaçi dhe Rama

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thotë se ideja për korrigjimin e kufijve vjen nga Serbia dhe nuk është propozim i Hashim Thaçit.

 

Sipas tij, korrigjimi i kufijve nuk është ashtu siç e paraqet presidenti kosovar, që Kosova do të marrë territor e nuk do të japë.

Ai thotë se ndryshimi i kufijve ka qenë gjithmonë tezë e Beogradit, të cilët kanë pretenduar të marrin veriun e Kosovës.

Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikan, mirëpo atë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë besoj që çdo njeri, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”, tha Mustafaj në KTV në Kosovë.

Ai thotë se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit.

“Rama është kollaj të manipulohet”, thotë ai.

Mustafaj kritikoi gjatë intervistës bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe artit. Ai tha se dy qeveritë shqiptare kanë bërë shumë pak që të arrihet ky bashkëpunim.

Protesta e opozitës, SHBA: Refuzoni dhunën

Në Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara i bëri sot thirrje mbështetësve të opozitës që në protestën e thirrur nesër prej saj në Tiranë, “të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”

Protesta e nesërme e opozitës është e 12-ta që prej muajit shkurt kur ajo u largua nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj. Shpesh në protestat e organizuara në Tiranë janë rregjistruar përplasje të dhunshme me policinë e cila ka përdorur dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se “përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës”, nënvizon deklarata.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka parlajmëruar se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Nga ana e saj shumica ka përsëritur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve vendore dhe se ato do mbahen në datën e caktuar. za

Basha: Nesër goditja finale ndaj tiranisë së krimit

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kamza u shpreh se nesër do të ndodhë goditja finale ndaj tiranisë së krimit. Basha deklaroi se nesër tirania do të shkundet.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkudim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare”, tha Basha.

Protesta – Basha publikon spotin, apeli: Nesër bashkë për një qëllim (video)

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar spotin e protestës së nesërme të opozitës së bashkuar duke iu bërë edhe një apel shqiptarëve.

“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan kreu i PD.

MESAZHI I VIDEOS
Një ore e re po troket
Me besimin tek njëri-tjetri
Tek forca e bashkimit
Tek Demokracia
Tek Europa
Do t’i hapim dyert e Europës
Kur të çlirohemi nga e keqja
Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin
Kur vota të jetë e lirë
Kur të luftojmë korrupsionin
Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin
Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë!
Asnjë hap pas!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
11 Maj ora 18.30”!

Një ditë para protestës, Leyla Moses-Ones i shkon në zyrë ministrit Lleshaj

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Takimi mes tyre siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

“Të gjithë bashkë më 11 maj”, Basha: Ja mesazhi që mori Rama sot nga Berlini

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm sot në një takim me qytetarët e Gjirokastër, nga ku dha edhe një mesazh të Europës, sipas tij, për kryeministrin Rama.

Sipas Bashës, mesazhi i Europës është se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017.

 

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Sot, kanë ardhur mesazhe të qarta nga Berlini. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë.

30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot dhimbje e sakrifica drejt Europërs. Kush më shumë se ju, gjirokastritët  e dinë  eksodin e shqiptarëve drejt Greqisë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica. 30 vite rendje drejt Europës dhe padyshim edhe hapa për ta sjell Europën këtu. Nuk është rastësi që secili prej këtyre hapave është ndërmarrë nga PD. Kanë qenë vetëm reformat e vërteta që na kanë afruar me Europën. Sot po na thërret në skenën e vendimit ët madh politik, ne demokratëve, Shqipëria. Thirrja ime e parë ndaj demokratëve, qytetarëve, bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Europa, sepse ëndrra jonë e papërmbushur është objektivi kryesor i PD dhe koalicionit tonë, maxhorancës së re politike e numerike në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Analiza e fakteve në terren, ish-drejtuesi i policisë: Ja përse u eleminua Admir Murataj nga shokët

Por kush e vrau supërgrabitësin më të rrezikshëm në vend?

Analizimi i provave në bllok të çon vetëm në një konkluzion për ish-drejtuesin e policisë Havari. Sipas tij, ballafaqimi i fakteve në vendngjarje tregon se Admir Murataj është eliminuar nga shokët e tij.

 

“Versioni i dytë i bie që të jetë te grabitësit, është një lloj akt human që shteti policia apo strukturat kur u janë vrarë shokët i kanë marrë me vete, edhe grabitësit kanë atë unitetin me njëri tjetrin nuk mund ta linin të braktisur këtu koka e këmbët andej, për mua është shumë e qartë”, tregon Mitat Havari.

“Sigurisht nuk duhet dalë se kush ka qëlluar nëse do ishte nga policia por predha nuk ka dalë nga armët e policisë. Nëse nuk ka dalë nga policia dyshimi bie mbi anëtarët e tjerë. A është goditur gabimisht në shkëmbim zjarri apo qëllimisht kjo duhet provuar nga hetimet”, tha Artan Hoxha.

Në analizën që bën për ngjarjen, ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj, tregohet disi më i rezervuar për të arritur në konkluzion. Ai i lë të hapura të gjithë variantet.

“Nuk përjashtohet asnjë lloj variant, asnjë lloj mundësie se ka shumë variante që edhe mund të jetë vrarë nga shokët, mund të jetë vrarë nga shkëmbimi dhe shokët e kanë lënë…”, tha Arben Hajdarmataj.

Ai thotë se më parë duhet sqaruar nëse ka pasur shkëmbim zjarri, apo të shtënat kanë qenë thjesht parandaluese, pra në ajër.

“Në momentin që ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve më e shumta mundësi është që të jetë vrarë nga policia”, tha Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj thotë se zgjidhja e këtij misteri mund të vijë nga eksperimenti që mund të bëjë grupi hetimor në terren. Deri sot, policia nuk është shprehur me një variant zyrtar për vrasjen e Admir Muratajt, nëse e eleminuan ata apo shokët e tij grabitës.

“Prokurori bën një eksperimentim hetimor i cili nëse nga ku ndalu furgoni policisë, dhe në vendin që është gjet viktima, ka fushëpamje, ka mundësi të ndodhë qitja, pra ka shumë elemntë që duhen sqaruar, këndi plumbit, a ka kodra, gjethe, drunj…”, tha Arben Hajdarmataj./TCH

Mbërrin sot trupi i nëntetares Zarife Hasanaj, ja kur mbahen homazhet

Mesditen e sotme mberrin ne atdhe trupi i pajete i nentetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jeten një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni, ku mbeten te plagosur edhe dy efektive te tjere te FA.

 

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se sot ne oren 12.45 ne bazen ajrore ne Rinas do te organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete te nentetares Zarife Hasanaj.

Nderkohe neser, me 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillojen homazhet per nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte te shtetit, po te Pallati i Kongresese.

Takim në Tiranë i krerëve të shteteve të Ballkanit

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit-t, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Slovenia që në vitin 2013 për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Europian

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikëpritesit e takimit, pjesa e rëndësishme e të cilit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Larta e Bashkimit europian Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit europian.

Në kuadër të takimi drejtuesit e Ballkanit pritet të kenë dhe takime bilaterale. Zonja Mogherini pritet të takohet sot pasdite me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe në mbrëmje me atë serb Aleksandër Vuçiç.

Kandidati i PD refuzon të betohet në Parlament: Mandati i takon popullit, jo kriminelëve

Indrit Hoxha, kandidat i PD, ka refuzuar te marre mandatin e deputetit sot ne Kuvend, ndersa Gramoz Ruçi i dha fjalen per te bere betimin.

Ndersa te gjithe prisinin qe ai te bente betimin, Hoxha tha se ndjen neveri per kete parlament dhe se e ndermori kete akt ne emer ” te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci”.

Pjese nga fjala e tij:

Neveri per kete parlament ilegjitim!

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.

Vendimi për Balilin, 10 vjet burg

Në Shqipëri gjykata për krimet e Rënda dënoi sot me 15 vit burgim Klement Balilin, një nga emrat më të përfolur për trafikun ndërkombëtar të drogës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili, të cilin gjykata e shpalli fajtor për 4 vepra penale, do të vuajë vetëm 10 vite, në një burg të sigurisë së lartë

Po për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe procesi ndaj tij u mbyll brenda një kohe shumë të shkurtër, që nga momenti kur në Janar të këtij viti, në momentin që prokuroria kishte mbyllrë hetimet ndaj tij, Klement Balili u dorëzua vullnetarisht.

Gjykata e gjeti atë fajtor për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria:“Trafikim të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili e priti qetësisht vendimin, ndërsa avokati i tij gjatë fjalës së mbrojtjes kishte deklaruar se prokuroria nuk kishte sjellë sipas tij asnjë provë që e implikon të mbrojturin prej tij në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Emri i tij, doli gjatë një hetimi i cili u finalizua në fillim të muajit maj të vitit 2016, me një operacion të ndërmarrë nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ku u sekuestruan mbi 670 kilogram marijuhanë në ishullin Zakintos në Greqinë lindore. Një numër i madh anëtarësh dhe drejtuesish të organizatës e cila dyshohej se drejthej nga Balili u arrestuan në Greqi dhe në disa vende të tjera europiane, ndërkohë që ai vetë vetë mundi të shpëtojë.

Fillimisht ai u shfaq publikisht në Sarandë, duke mohuar akuzat, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Emri i tij, për shkak dhe të nofkës me të cilën e pagëzuan mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, shkaktoi shumë zhurmë edhe për shkak të dyshimeve se gëzonte mbështetje politike.

Balili ishte drejtor i Drejtorisë rajonale të Transportit në Sarandë, i emëruar në 2014. Njëri nga nipat e Balilit ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i Bashkisë së Delvinës, në jug të vendit, nën siglën e LSI-së, ndërsa një vëlla i tij ka qenë gjithashtu koordinar i LSI-së po në Jug të vendit.

Vëllezërit Balili kanë patur aktivitete të shumta tregtare që nga transporti te ato të sigurisë së objekteve, apo peshkimit. Ndërsa në 2015 inauguruan një investim mjaft të shtrenjtë duke kthyer ish Kampin e punëtorëve në Sarandë në një hotel luksoz. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë të kohës.

Shqipëria në kërkim të viktimave të komunizmit (video)

Shqipëria po gërmon në të kaluarën e saj të zymtë, në një përpjekje të re zyrtare për të identifikuar eshtrat e disa prej viktimave të ekzekutuara nga regjimi komunist. Gjatë tre dekadave të fundit, qytetarët e thjeshtë kanë luftuar vetë për të zbuluar fatin e të dashurve të tyre, duke mbledhur informacione nga dokumentet arkivore dhe gjetjen e dëshmitarëve. Në nëntor, nisi një fushatë historike me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për të filluar identifikimin gjenetik të eshtrave të gjetura në dy zona ekzekutimesh. Gjithsej, fati i rreth 5,000 njerëzve “të zhdukur” gjatë epokës komuniste, e cila zgjati për 40 vjet deri në vitin 1991, mbetet i panjohur.

Pas vitesh gërmimesh të dokumentave, kasetave dhe pastaj shpateve të Dajtit, Jovan Plaku gjeti eshtrat e 13 njerëzve në një pyll ku ai beson se është ekzekutuar nga regjimi komunist edhe babai i tij.

Një dekadë më vonë, 45-vjeçari shpreson që më në fund të marrë një përgjigje nëse babai i tij është ndër ata që u gjetën pasi Shqipëria filloi një përpjekje të rëndësishme për të identifikuar viktimat.

Eshtrat e gjetur në malin e Dajtit janë ndër më shumë se 5 000 të ekzekutuar gjatë periudhës komuniste. Fati dhe vendndodhja e shumë prej tyre mbeten të panjohura, gati tre dekada pas rënies së komunizmit.

Viktimat ishin kundërshtarë politikë, besimtarë fetarë apo qytetarë të thjeshtë të akuzuar për “tradhti”, “spiunazh” ose “sabotim” kundër regjimit paranojak të diktatorit Enver Hoxha.

Në periudhën që nga rënia e komunizmit, Shqipëria ka hezituar ta hapë këtë kapitull të errët të historisë.

Pra, kërkimi për të zhdukurit është lënë në përpjekjet e palodhura të njerëzve të zakonshëm si Jovani.

Babai i tij Koço Plaku, inxhinier, u dënua me vdekje gjatë një gjykimi me dyer të mbyllura dy vjet pasi u arrestua në vitin 1975.

Ai ishte nëntë muajsh në atë kohë dhe nëna e tij u detyrua të ndahej për të mënjanuar internimin.

I vendosur për të lidhur pjesët e historisë së familjes së tij, Plaku më pas arriti të gjente fotografi nga gjykimi i të atit, skica të bëra gjatë procesit dhe një shirit regjistrimi prej 72 orësh të marrjes në pyetje.

Atëhere ai mësoi se babai i tij ishte dënuar për “sabotazh” dhe “spiunazh” lidhur me grepat e peshkimit që ia kishte dhënë një mik rus, një dhuratë që ngjallte dyshime pasi Tirana ndërpreu lidhjet me Moskën.

Ai intervistoi dhjetëra njerëz, madje duke dalë ballë për ballë me ekzekutuesin e babait të tij.

“Burri i vogël dhe i shëndoshë” ishte bërë një trajner i xhudos, tha Plaku. Ai tha se nuk mbante mend asgjë.

Pritja e Gjatë

Përfundimisht, Plaku identifikoi malin e Dajtit si vendin e mundshëm të vrasjes së të atit.

Së bashku me një burrë tjetër që kërkonte gjithashtu babanë e tij të zhdukur, ai kaloi disa muaj duke gërmuar në mal, para se të gjente eshtrat, disa prej të cilave ishin varrosën vetëm 60 centimetra thellë.

Eshtrat kanë qenë të vendosura në një morg për 10 vjet, në pritje për t’u identifikuar.

Më në fund, tani procesi po fillon pas nisjes në nëntor të një projekti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Plaku, së bashku me rreth 30 të tjerë, ofroi mostra të ADN-së për të parë nëse ato korrespondonin me babain e tij.

Ai shpreson që më në fund të “mbyllë këtë kapitull” të jetës së tij me një moment të qetë, një cigare dhe mundësinë për të vendosur lule në vendin ku babai i tij është qëlluar me një plumb pas shpine më 28 qershor 1977.

“Unë ende dridhen kur kujtoj momentin” kur zbulova eshtrat, thotë ai.

‘Rikthimi i Dinjitetit’

Projekti ICMP vjen disa vjet pasi dosjet e Sigurimit, u hapën për herë të parë për publikun.

Drejtoresha e arkivave Gentiana Sula, e cila vetë ka një gjysh të zhdukur, thotë se e di mirë se si e kaluara mund të shndërrohet në një obsesion për të afërmit që duan të prishin stigmën e grumbulluar mbi të dashurit e tyre nga një regjim i urryer.

“Ishte e rëndësishme për ne të rishqyrtojmë historinë, të gjejmë rrënjët tona, të mendojmë rreth identitetit tonë, cilët jemi, nga vijmë dhe më pas gjithashtu të rikthejmë dinjitetin e atyre që u quajtën ‘armiq të popullit’ nga kundështarët politikë të asaj kohe.”

Luigj Ndou, me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, gjithashtu paralajmëron se si e kaluara mund të ndjekë një vend që përpiqet ta injorojë atë.

“Kjo përpjekje nuk është për të vdekurit, është për të gjallët. Ajo ka të bëjë me kthimin e dinjitetit të të gjithë atyre që u vranë vetëm sepse mendonin ndryshe”.

Me 400,000 euro të dhëna nga donatorët ndërkombëtarë, projekti mbetet i vogël, duke u fokusuar së pari në dy vende.

Por është një hap i parë i rëndësishëm, thotë Ndou, duke shtuar se vullneti politik për të vazhduar është thelbësor.

“Partia e di”

“Përse ishte kaq e lehtë për të vrarë një person dhe ende është kaq e vështirë të gjesh trupin e tij?” pyet 63-vjeçarja Elena Sallaku, e ulur në një apartament të vogël që ajo ndan me motrën e saj binjake dhe nënën e tyre.

Familja ka kaluar një dekadë duke kërkuar përgjigje për babanë e tyre, Xhavitin.

Binjaket gjithashtu dhanë mostrat e ADN-së ekipit të kërkimeve për ekzekutimet në Dajt edhe pse dyshonin që babai i tyre ishte ndër ata që u zhvarrosën.

Një inxhinier i trajnuar në Bashkimin Sovjetik, Xhaviti u ekzekutua në verën e vitit 1977 në moshën 46 vjeçare.

Kur gruaja e tij Irina, tani 86 vjeçe, pyeti se përse u arrestua, policia i tha vetëm: “Partia e di pse.”

Me kokat e tyre të përkulura, binjaket dhe nëna e tyre duhej të përgjigjeshin me “Të Rrojë Partia”, kujton Elena.

Pas vitesh jashtë vendit, gratë u kthyen në Shqipëri në vitin 2007, me Irinën e vendosur për të gjetur eshtrat e burrit të saj dhe për t’u varrosur pranë tij.

Pas kthimit, Elena gjeti dokumente rreth babait të saj në arkivat e shtetit, ndër to një të nënshkruar nga një ish-gjyqtar i cili tani është profesor i drejtësisë.

67-vjeçari i tha AFP-së se ai nuk mban mend se ku ndodhi ekzekutimi, një detaj që nuk u përmend kurrë në dokumentet e asaj kohe.

Ai shton se ishte një gjyqtar i ri në një sistem ku “askush nuk mund të refuzonte një urdhër”.

Por ai kujton fjalët e fundit të një prej dy burrave që u ekzekutuan në praninë e tij: “Të Rrojë Partia, mos u bëni keq vajzave të mia!”.

“Të arrestuarit sot të burgosur politikë”-Basha nga Shkodra paralajmëron Ramën: I ke orët e numëruara

Gjatë një takimi në Shkodër me anëtarë të rinj të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha tha se sot ata që u arrestuan në Tiranë janë të burgosur politikë.

 

“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë; i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, theksoi Basha.

Ai shtoi se kriminelët nga burgu komunikojnë me qeveritarët, duke nënvizuar se “se së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën atje ku jeni ju bashkë me kriminelët e tjerë në pushtet”.

Protesta te Unaza, arrestohet ish-deputeti i PD Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka rënë në prangat e policisë sot. Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës së Re.

Ndër të tjera se Balliut i është komunikuar masa  e arrestit në Komisariatin  nr 6.

 

Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqërua më herët gjatë ditës së sotme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues  te Unaza e Re në Tiranë.

Banorët bllokuan rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.

“Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka të këmbët?” Diplomatja i shkruan Ramës pas shkarkimit: Jam pa miq, pa kurvëri…

Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reformën në shërbimin e jashtëm, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama, që mban dhe postin e ministrit të Jashtëm, përmes platformës së Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.com.

Ajo i kërkon Kryeministrit që, para se të firmoste shkarkimin e saj, ta testonte se cila ishte, shkruan Panorama. “Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?! Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim”, shkruan ajo. Ajo ka një CV të pasur, me shkollime jashtë vendit, kualifikime, intershipe dhe pesë gjuhë të huaja, si: anglisht, turqisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

ILDA TOPALLI

Kryeministri im,

Faleminderit, që firmose dje si fletërrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe që më dhe shtysë tanimë të mos kem frikë të nxjerr zërin për të mbrojtur të drejtën time dhe atë që mendoj se meritoj.

Sapo më rikonfirmove se në Shqipërinë tonë të bukur të drejtëve nuk u njihet kurrë e drejta apriori, por u duhet të çirren për ta kërkuar dhe marrë atë.

Këtë do bëj dhe unë, me çdo mjet ligjor dhe ankimor.

Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë.Por ty dhe drejtorëve të tu në Ministri nuk ju pëlqejnë njerëzit e drejtë dhe të aftë si unë apo jo?!

Me vjen keq dhe inat i dashur Kryeministër, që nuk munda të gjej në kohë as mikun dhe as lekun që do ngopte egot e drejtorëve që të servirin mbi tavolinë emrin tim për ta bërë kurban të kopesë së emërimeve despotike dhe partiake jashtë sistemit, pa denjuar të pyesje se kush isha, çfarë CV-je kisha, pse isha emëruar dhe si kisha punuar deri më sot.

Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!

A nuk jam unë njësoj shtetasja dhe nëpunësja jote, ashtu siç janë edhe ata që janë pjesë e shërbimit të jashtëm?! A vlej unë më pak se ata për ty zotëri, vetëm se nuk kam hyrë dot në konkurset e DAP-it sepse jam pa krahë?!

Ke firmosur urdhërshkarkim për një të re që flet 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat tri rrjedhshëm, që është e kualifikuar për programe të avancuara dizajni kompjuterik dhe që ka një bachelor në Shkenca Politike e dy mastera në Diplomaci Ballkani dhe Çështje Globale?

A nuk janë mjaftueshëm për të përmbushur kushtet e rekrutimit në shërbimin tonë të jashtëm?! Jo, sepse aftësitë janë handikap për ju apo jo?! Kushtet e rekrutimit për Drejtorinë tuaj të Burimeve Njerëzore janë: mik, ryshfet dhe vetofrim apo jo?! Më ke emëruar po ti dhe ish-ministri yt një vit më parë, bazuar në nenin 31 pika 3 të ligjit nr.23/2015, sepse Konsullata e Përgjithshme e RSH në Stamboll kishte dhe ka nevojë për një diplomate të kualifikuar si unë.

Më keni gjetur ju mua i dashur Kryeministër dhe jo unë ju, sepse flas turqisht shkëlqyeshëm e kam një eksperiencë mbi 5-vjeçare shkollimi, jetese e punësimi në Stamboll, kushte jetike këto për një zyrtar në këtë Konsullatë. Kam mbaruar stazh me sjellje shembullore pranë kësaj Konsullate i dashur Kryeministër, sjellje të cilat janë bërë shkak reference për mua nga ish-konsulli i përgjithshëm në këtë përfaqësi asokohe.

Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?!

Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim. Dhe më thuaj nëse Europa apo ndërkombëtarët nuk do të përshëndesnin një diplomate të re si unë, pasi t’i kesh hedhur një sy dosjes sime!

Pastaj, më trego me transparencë të plotë se cilin të kanë propozuar të katapultosh në vendin tim?!

Më ke shkatërruar ëndrrën e një jete i dashur Kryeministër, e bashkë me të edhe shpresën dhe besimin në ty, sepse t’i nuk i ngjake shpresës e as së ardhmes që dua për veten, familjen dhe vendin tim!

P.S: Nga një socialiste since day one, të cilën sapo e humbe, jo nga ato që të mbështesin se i detyron tesera e partisë, e as nga ata që brohorasin emrin tënd nëpër mitingje për të përfituar një vend pune. Sot ke humbur një votë nga ato të sinqertat dhe më besniket, ato me zemër e shpirt Kryeministri im!

E jotja, Ilda!

Thjesht Ilda, jo Ilda e filanit, as e fëstëkut, as e mikut a dashnorit, as e ryshfetit, Ilda e familjes së vetë të thjeshtë pogradecare, që e ka siguruar gjithmonë jetesën me djersën e ballit dhe të zverkut./PANORAMA

Gravisti i shquar Avni Delvina: “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”

Grafisti i shquar Avni Delvina, që përcjell me shumë vemendje aktualitetin politik në trevat shqiptare dhe rajon, sjell grafikën e rradhës titulluar:  “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”, që e ka ndertuar me foton e fameshme te albumit te Beatles.

 

Sali Berisha: 200 anëtarë të LDK u vranë pas luftës, Thaçi të shkojë në Hagë

Në emisionin e Artur Zhejit 360 gradë, mbrëmë, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit. Ai tha se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u pastruar, para se të merret me çështjen e negociatave me Kosovën, ndërsa shtoi se janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK-së të ekzekutuar pas lufte.

“Hashim Thaçi është një peng i dosjes së tij të Beogradit dhe po t’i ketë ngelur qoftë edhe një gram dinjitet nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Unë nuk di të ketë kryer asnjë krim. Raportin e Dik Martin unë e kam kundërshtuar, por nuk e kanë kundërshtuar ata që ngritën gjykatën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti është i bazuar në dosjet e Prokurorit të Beogradit. Janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK të ekzekutuar pas lufte. Janë 200 dhe jo 1, nga drejtues kryesorë, gazetarë e anëtarë të thjeshtë. Ky është numri i saktë. Ky (Thaçi) duhet të shkojë atje të pastrohet, unë nuk di të ketë kryer asnjë krim, por gjykata është ngritur për raportin Dik Marti. Këtë e di se kam qenë kryeministër kur është ngritur gjykata. “Argati” mbrapa donte ta anulonte, gjë që nuk bëhet kurrë, prandaj nuk i them unë, i thotë vetes ai që është “argat” – tha Berisha.

Familja Hasanaj hap dyert e mortit, i ati ndodhej në një varrim në Tropojë kur mori lajmin e vdekjes së vajzës

Menjëherë pas lajmit të rëndë, familja e 32-vjeçares Zarife Hasanaj, nga fshati Degë i Tropojës, me banim në zonën e Babrrusë në periferi të kryeqytetit, ka hapur dyert e mortit.

Lajmi i kobshëm i është komunikuar të ëmës, e cila është gjendur në banesë kur efektivë nga Shtabi i Përgjithshëm kanë njoftuar për vdekjen e së bijës.

I ati i 32-vjeçares ndodhej në Tropojë që një natë më parë për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi por është kthyer menjëherë sapo ka marrë lajmin e hidhur.

Në banesën e të ndjerës janë vendosur efektivë të policisë ushtarake, ndërsa shumë kolegë të 32-vjeçares dhe motrës së saj vinë për ta ngushëlluar.

Të afërm tregojnë se Zarifja kishte disa muaj që ishte larguar për në Letoni, ndërsa janë në pritje të sjelljes së trupit.

“Beqare. Ka 3-4 muaj që ishte në mision. Sot e morëm vesh lajmin nga televizori”.

Familja Hasanaj kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Zarifja së bashku me njërën nga motrat kishin zgjedhur të ishin pjesë e ushtrisë.

FOTOT – Kush ishte nëntetarja shqiptare që humbi jetën sot në Letoni

Një incident në detyrë, mëngjesin e sotëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 32-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë fotot e nëntetares, e cila fillimisht u plagos nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e Letonisë, e më pas humbi jetën.

E re në moshë, por me pasion për profesionin dhe detyrën e saj, Hasanaj postonte shpesh në profilin e saj momente nga puna.

Më 14 Mars kur edhe festonte ditëlindjen e së motrës ajo ndodhej larg familjes me mision, por nuk nguronte të shprehte dashurinë që kishte për të.

 

Ushtarakja humbi jetën në Letoni, Meta: Me hidhërim mësova lajmin

TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar mbi ngjarjen e regjistruar sot në Letoni, ku humbi jetën  efektivja e FA, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë u plagosën.  Meta shpreh ngushëllimet  e tij për familjarët e 29-vjecares Hasanaj si edhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.” -thuhet në njoftimin e presidencës.

Nard Ndoka: Rama i fiksuar pas parashikimit të fatit, lexon filxhan më shumë se kushdo

Për Kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Kryeministri Edi Rama është eksperimentuesi më i “thekur” i parashikimit të fatit me filxhan. Sipas tij pavarësisht anatemimit që i bën në publik këtij fenomeni, ky trend është i parapëlqyeri i tij. Ndoka shprehet se së fundi Rama e ka “çuar” filxhanin e tij tek e njëjta “parashikuese e opozitës” dhe se rrezultatet e saj janë dëshpëruese. Komentet, Ndoka i bëri në emisionin “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb.

Sa i përket situatës politike në vend, Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka shprehet se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë në minutën e fundit, por kjo teknikë e tij nuk do të funksionojë, pasi opozita nuk do të gjendet e papërgatitur si në 17 Majin e vitit 2017. Sipas Ndokës platforma e Bashës për zgjedhje të lira dhe të ndërshme është bazamenti i duhur ligjor për tejkalimin e krizës.

Takimin Basha-Rama, Kreu Demokristian, e konsideron si “dënimin e njëri-tjetrit”, pasi Basha nuk mund të kthehet pas dhe as Rama nuk mund të eci më përpara. Sipas Ndokës në takimin e liderëve shqiptarë në samitin e Berlinit, Rama dhe Thaçi i flisnin Kryeministrit Ramush Haradinaj në gjuhën frënge dhe angleze që të tërhiqnin vëmendjen e Kancelares Merkel dhe Presidentin Macron.

Protesta, Basha: Përballja vendimtare, do të luftojmë dhëmb për dhëmb

Valentina Madani- Kreu i opozitës, Lulzim Basha, nga qyteti i Lezhës ftoi shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 11 majit në Tiranë, në një tjetër përballje kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me mbështetës të PD-së në Lezhë deklaroi se “kryengritja popullore” e nisur më 16 shkurt nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e qeverisë teknike, që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. “11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona të lirisë, demokracisë, Europës. T’u presim dorën oligarkëve dhe krimit të organizuar që kanë futur dorën në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi kreu i PD-së. Edhe lezhjanëve, Lulzim Basha u premtoi se do t’i shkojë deri në fund betejës se nisur për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe një qeverie, që ndryshe nga ajo e Edi Ramës, mendon për ta. Ai u tha demokratëve të Lezhës se Rama ka mundur ta marrë e ta mbajë pushtetin vetëm përmes frikësimit të qytetareve, një instrument që sipas tij nuk po funksionon më. Ai shpalosi pjesë nga programi ekonomik i PD-së, kur ajo të vijë në pushtet. Masa e parë e PD-së do të jetë ndryshimi i sistemit të taksave. “Duke sjellë në Shqipëri modelin konkurrues të taksës së sheshtë 9%. Duke konsideruar biznes të vogël çdo aktivitet ekonomik nën 140 mln lekë të vjetra në vit dhe duke i dhënë një dhe vetëm një detyrim 0.5% të xhiros vjetor”, tha z.Basha. Kreu i PD-së premtoi rritje të pensioneve dhe pagave dhe fondet sipas tij do të sigurohen nga konfiskimi i pronave të personave që i kanë përfituar përmes korrupsionit. “Për pensionin minimal 250 lekë në muaj”, u shpreh Lulzim Basha.



Premtimi
Kreu i PD-së garantoi se e ka vullnetin për t’ua hequr nga duart paratë publike oligarkëve dhe për të mundësuar me to vende të reja pune për të rinjtë dhe rritje ekonomike. “Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD-së dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë, të cilëve do t’ua marrim ato para për t’ua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë, sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve. Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta, në funksion të një prioriteti absolut të PD-së, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese, por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm”, u shpreh z.Basha. Në Lezhë kryedemokrati ishte si pjesë e fushatës së nisur nga PD-ja për të rritur anëtarësimet e reja.
Takimi
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e djeshme një tryezë me pedagogë e të ftuar për gjenden e arsimit të lartë në Shqipëri. E ftuar ishte edhe Doris Pack, europarlamentare dhe aktiviste e njohur si mbështetëse e demokratëve. Tryeza është zhvilluar me përfaqësues të botës akademike në universitetet publike, për të adresuar krizën e rëndë të arsimit të lartë. Në këtë tryezë Basha tha se universitetet në vend janë në krizën më të thellë në 29 vjet, ndërsa shtoi se buxheti për arsimin e lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS. “Jemi këtu pas disa muajsh që kanë kulmuar krizën e thellë të institucioneve të arsimit të lartë. E tillë ishte edhe lëvizja studentore e dhjetorit të kaluar. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë te financimi. Buxheti ka arritur në vitin 2019 në 3.29 për qind e PBB-së, në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind. Këto para shkojnë në pjesën më të madhe për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, për një fasadë me të vërtetë llamburitëse. Ndërkohë, rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë shoqërohet edhe nga braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollën në këto 4 vite”, theksoi z.Basha. Sipas tij, qasja europiano-bashkëkohore do të jetë pikërisht ajo, që do të bëjë që arsimi shqiptar të udhëhiqet nga një koncept i ri menaxhimi, në financa, teknologji etj..

Deklarata
“Të vetmit që duhen të kenë frikë nga ardhja e Partisë Demokratike dhe opozitës në pushtet janë ata 5-6 oligarkë, të cilëve do t’ua marrim këto para dhe do t’ia japim rinisë shqiptare. Paratë që vjedhin oligarkët do t’ua marrim, kontratat do të anulohen, pasuritë e tyre të vëna në mënyrë të jashtëligjshme do të konfiskohen me ligjin e ri antimafia kundër oligarkëve dhe do t’u kthehen zotëve të vërtetë të këtyre parave”, tha z.Basha.

Tryeza
Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend deklaroi se universitetet në vend janë në krizën më të thellë në 29 vjet, ndërsa shtoi se buxheti për arsimin e lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS.

Ithtarët e diktatorit në aksion për ditën e Dëshmorëve (fotot)

Sot me rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve politika shqiptare zhvilloi homazhe në varrezat e të rënëve për liri.

Por krahas tyre u panë edhe mbështetës të partisë komuniste dhe ish- diktatorit Enver Hoxha.

Me pankarta në duar dhe me grushtin lart ata u përkulën para monumentit Nënë Shqipëri.

Artan Fuga: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash! Dëngla maskarenjsh

Duke reaguar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, akademiku Artan Fuga shkruan se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash.

 

Ai e konsideron të turpshme përgojimin e sakrificës së tyre,

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

Historitë nga ferri i Spaçit: Antoni Nga Skënder Tufa

Vetëhulumtimi mbi kujtesen eshte autooperacion pa narkoz

Antoni
1
Spaci, vend i humbur ne varferinë e tij nga e ka marr edhe emrin Spaç,  ne thellesine e maleve te krahines se Mirdites u be i njohur nga burgu i ndertuar ne territorin e tij .

Burgu i Spaçit kishte shtrirje siperfaqsore e brenda saj disa ndarje , dukej si Shqiperia ne miniatur , nder to dhe dy vendbanime, pallatet per te denuarit politik qe shfrytezonin miniern dhe barakat per te denuarit ordiner qe kujdeseshin per mirëmbajte rrethimi .

Pas amnistise se vitit 86 numri i te burgosurve politik ra ndjeshem . Arrestimet politike pothuaj ishin te paperfillshme ne krahasim me 82 shin kur denimet politike beheshin me plan-numer . .

Shfrytezimi i minieres kerkonte fuqi puntore , te denuarit politik mbulonin vetem zonen e dyte, me e veshtira , me e rrezikshmja. Nevoja per ndrrimin e vend-banimeve u be e domosdoshme ne vitin 87 pasi kontigjenti i te denuarve ordiner ishte rritur ne pergjigje te fronteve te punes . Nga dy pallatet, te denuarirt politik kalonin tek barakat .

Do te trasportoje dyshekun , batanijet dhe sendet personale . Stermundim per skeletet qe perpiqeshin duke u capitur si milingonat . I zvarritur, me gulcime ,duke kaluar ashtu ngarkuar ate pjesez te udhes se skllaverimit per nje cast si vegim copeza kalvari . Me Visarin kapur per dore, cengelet lidhur posht opingave per te evituar reshqitjen ne akullin e ngrirë. Sandri trupmadh, Ramazani imcak me zemer zjarr,miq dhe pse perkrahes te ideologjive te ndryshme , shkonin bashkë per dore ne rrjeshtin skllaverues .

Sander Sokoli kishte studjuar ne B.S. dhe mbronte socializmin duke e quajtur aktualen – diktatur ekstreme – , Ramazani Spahiu ish tregetar, ai mbronte perndimin,Ameriken. Me ze te ulet , ne hecje perplaseshin mendimet ideolgjike . Ramazani shpesh kthente koken per te marr aprovim tonë e sebashku qeshnim ngadalë duke vazhduar rrugen nen driten e prozhektorve shoqeruar nga gryket e automatikeve per ne zgafella ku ndaheshim me urimin -dalsh shendosh. Terhiqem ngadalë pas te tjerve , ja perroi qe ndan dy vendbanimet . Ai te jepte ndjesin e ndarjes se dy boteve , po origjinal ,vende vende i thurur me tel megjemba dhe shtrati i prroit me kuqerremtesine e tij te formonte bindjen se aty ishin vulat e gjakut.

2

Do me qellonte te kisha komshi ne shtrat edhe Antonin , djal i ri i shkurter, pak calok me buzqeshje te skalitur .

Bisedonim perciptaz pa pyetur per peripecite pasi ato ishin pak a shumë te njejta por dhe kodi i pa shkruar i burgut nuk e keshillonte . Kanuni , eh , kanuni ka ruajtur mbijetesen e Shqiptarit e ne menyrë te veçantë malsoret janë edukuar e udhehequr prej tij.

Antoni ishte nga fshatrat e Pukes , nje aksidenet i kish keputur gjshtat e kembes – shptova mirë se qe tuj ma pre kamen krejt thosh ai duke qeshur .

Historinë e tij  ai ma tregoi vetë, me ka mbetur e gjallë në mendje dhe po mundohem ta sjell siç me eshte skalitur.

Filmi -Champion i Franco Zeffirelli- qe kishim pare nje nate me parë ne tv i kish lene mbresa , sidomos pjesa e fundit ku boksjeri i rrenuar ekonomikisht bokson dhe fiton  per te birin titullin kampjon me çmimin e jetes .

– Eh Amerika . – A e pe sa e bukur ishte ‘? tha ai

– Po Anton, i them , ajo eshtë endrra jonë . Shikoji keta burra me rrobe burgu , te gjithë i kanë syte dhe shpresat ke ajo .

-Eeeeeee , renkon ai

– Cfar ke ‘?,i them

– Edhe un do t’ kisha ken atje tashi,- tha si i tjetersuar

– Pse per arratisje je denuar ti ? , e pyes

– Mu m’kan denue kot,pa ba kurgja . Tash po ta kallzoj, tha dhe hodhi veshtrimin rreth e rrotull .

-Nji mixha jem asht arratis heret , jeton ne Amerikë. Unë nuk e dijshe po ky keka i randsishem atje .

-Kam ken ushtar me nje kusheririn tem ne repart pune se ishim te prekun prej mixhes . Nji dit komandanti na veçon e na thot ju te dy keni do shkoni me leje .Te gezum me lejet n’xhep u nisem me dal ne rrugen e makinave qi ishte nja dy km. larg

-Nuk ishim largue as 500-600 metra prej reparti kur prej nji kthese dalin dy burra te veshun mirë, na thojn me shku me hyp ke nji makin qe isht aty afer . U friksum po nuk kishim çar me ba, shkum e hypem . Makina ishte e erret , pa penxhere , nuk po dijshim ku po na çojshon . Mas nja nji ore ndalet e na thojnë me zbrit . Funi i makines ishte i puthit me deren ku hym, s’pamë kurrgja , s’dijshim ku ishim . Mu duk vetja si neper filma . Qem t’hutum , t’friksum , u nisem per n’ shpi dhe … Ata qe na shoqerojshin nuk flisnin vetm na drejtojshin se ku duhej me shku . Na shtin ne dhoma veç e veç , penxheret ishin te myllme , krevat , tavolin me karrike , kaq.S’po dijshe çar me ba.

Mbas nja dy oresh m’çojn ne nje dhom, ishte e mobilume, ne tavolinen e vendosur ne mes ishin dy burra me kostume e kollare. Sa hyna u çun me m’dhan doren , me folen me dashamirsi t’u m’pyt – He a u merzite ‘

– A je mir ‘ – Çfar po don me ngran a me pi ‘
Ju thash se nuk du kurgja veç me m’diftue se pse jam ktu, çfar kam ba ‘

Fytyrat e tyne ishin te djallzume, tash qeshnin e per pes minuta baheshin serioz, i lujshin syt sa majtas djathtas

-Si gazi i deges, qesha unë.

Ha ha ha,po qe ashtu . Ata po munoheshin me m’qetsue se e kuptojshin qi un isha i trem, kisha nji lamsh ne gjoks .

-Nigjo ktu Anton, m’ tha ai qi dukej ma i randsishem nga menyra se si fliste, ti je ktu se kshu don Partia. Ju vertet jeni te deklasuar por Partija mendon edhe per ju, ju edukon, ju mbron e ju duhet t’i pergjigjeni kur ajo ju kerkon apo jo ‘?

Un i habitun nga ato gjana qe i nigjojshe per her te par dhe i friksu se nji gja t’keqe po paranijsha i thash po .

Ashtu shumë mirë, vazhdoi ai e qeshen te dy .

Ti je ktu se t’ pret nji detyr qe Partia ka besim qe do ta krysh. Mos ki frik, per çdo gja do kesh nimen ton e t’njerzve tanë qe janë kudo .

-Nuk po kuptojsha asgja, m’dukej se po me tregonte nji prrall per me m’vu ne gjum.

-Ti ke nje xhaxha ne Amerikë , un frap u bana gati me folë por ai nuk m’la. – Jo mos fol , m’ nigjo çfar do t’them pastaj kemi kohë me bisedu, ai atje asht antar i randsishem i nje organizate me emri VATRA .Duke qen nipi i tij do te perkrahesh e do te bahesh i randesishem edhe ti, do marresh pjesë ne mbledhje e diskutime, do bani organizime te mbylluna e shumë gjana te tilla . Ti duhet qe dokumentet ti bash me dy kopje e njanen t’ja dorzosh Partisë nepermjet njerzve tanë qe janë atje . Aty janë dy grupe, ne na intereson ai i xhaxhait tand se grupi tjeter ash i yni . – Ne Amerikë grup i sigurimit ? Tuj nigju menija m’shkonte ke mixha . Un nuk e kam pas rast me e njoft se jam i ri por nigjojsha kur flisin tinez fjalet ma te mira per te . Ku me shku un masi ta spiunoj mixhen . Na jena rrit me kanun, besa e preme asht ma e rand se gjaku, do jetosh tan jeten me kryt ulun .

– Ti thu un jam ktu e xhaxhai ne Amerikë , mos u merzit se per te tana mendojm ne , ti do shkosh atje pa te hyr gjemb ne kam , tha ai

Kjo asht nje mundesi e shkelqyer dhe nji fat i madh qe ke ne dor . Janë me qindra qe e endërrojn me ken ne venin tand .

Ti do te firmosesh keto letrat dhe per te vulos bashkpunimin me ne do ti dalesh deshmitar kusherinit qe kemi ktu , sikur ka bo agjitacion. Do shkoj disa vite ne burg ndersa ti i ke rruget e hapuna .

– Me i dal deshmitar mikut ne rren ‘! Jo mer zotni, nuk bon vaki me e ba ket gja, thash un

Ata nryshun ngjyren e fytyres , u acarun nji her e manej u munun me ma mush mendjen .Ata kamngulshin se un bijsha ma afer e per ket dojshin me m’çu mu

-Nigjo ketu , me tha ai si shef , ne nuk te lusim , per kete rast njerzit bojn çdo gjo, menohu, nese nuk do te pranosh te pret burgu .

-Po un nuk kam ba gja , i them

-Ate e dijm ne pastaj, jemi tu t’dhan edhe nji shans me u menu, shko n’dhom e kur te therrasim prap me na than çfar ke zgjedh burgun apo Ameriken .

-Me çun ne dhom , nigjova qi u hap dera tjeter, kusherini, ishim rrit bash , jo nuk mujshe me ja ba deshmin e rreme,do i vejsha marren familjes . Nuk vuna gjum ne sy , mendja me shkonte gjithkund .

Te nesermen me moren prap po ata te dy , i kishin ndrru kostumet dhe kollaret bile dhe te folmen .

-He Anton , si je sot ‘? A u mendove ‘?

Miku jot asht dakort me te dal ty deshmitar e me shku ne Amerikë, si thu , do shkojsh ne burg apo ne Amerikë?

Po m’dukej e pabesueshme, miku me m’dal mu deshmitar rrens , nuk ishte e paket .

-Jo, ju thash ,nuk mundem me i dal deshmitar mikut e me pre n’bes mixhen .

-Ne jemi tu te toleru se ti je nipi direkt , shko dhe nji her e mendoju ,ky shans te jipet vetem nji herë, kur te jesh ne burgun e Spaçit ke me u pendu po nuk ka me t’ba dobi . Mendoju mirë më thanë e më çunë prapë ne dhomë .

-Nuk kisha qetsi, mendja me shkonte herë ke mixha, herë ke familja, herë ke kusherini, herë ke Amerika e herë ke burgu , jo s’mujsha .

Kur me moren per herë te tretë ju thash se nuk pranoj me ba si m’kishin thanë. Ai i randsishmi nuk e zgjati, ju tha dy te tjerve qe po pritshin ke dera . Merreni

Me lidhen me hekura dhe me çun ne degen e Pukes. Deshmitarë ne gjyqj me dolen dy ushtarë dhe kusherini .

Kur me erdhi familja ne Spaç me thotë se kusherini ishte arratis dhe ndodhej ke mixha ne AMERIKË.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Rama, partner i Beogradit. Ja kur nisën bisedimet për ndarjen e Kosovës

Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ka ndare sot me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, deklaraten e bere nga Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko.

Sipas Vasilit, Biserko e ka thene qarte se Kryeministria Rama eshte partner i Beogradit ne Tirane dhe ka zbuluar se bisedimet per ndarjen e kufijeve kane nisur qe ne vitin e tij ne Nish, dy vite me pare. Kohe, kur per fat, sipas tij, nderhyri Washingtoni hde Londra.

Postimi i Vasilit 

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut: se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,
bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..

Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.

Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»
“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”

Video – Familja e ish deputetit socialist: Na mundon pyetja kush dhe pse e vrau Fatmir Xhindin?

Plotë 10 vjet nga vrasja e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, ende policia dhe prokuroria nuk kanë një emër të autorit dhe motivet që çuan atë në ekzekutimit e të zgjedhurit të Fierit. Me këtë brengë të familjarëve të tij, miq, shokë e ish-kolegë të tij në Partinë Socialiste kanë përkujtuar dje ish- deputetin e ndjerë që u vra tek hynte në oborrin e shtëpisë së tij në Roskovec. Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, deputetë të maxhorancës e përfaqësues lokalë. Duke folur në këtë ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit. “Kur kemi ardhur këtu në 3 maj 2009 gjithë kolegët e tij ne kemi qenë me krahë të prerë, sepse na ishte larguar pa ditur arsyen, arsyen të cilën ende nuk e dimë edhe sot një prej njerëzve më të rëndësishëm të grupit tonë parlamentar.


Sepse rëndësia nuk është kush flet më shumë në sallën e Kuvendit, por është pikërisht se kush është më i lidhur me njerëzit. Në ka një model në këto 28 vjet e kusur të ekzistencës së pluralizmit, të lidhjes së deputetit me popullin, ndër më të mirët do të mbetet gjithmonë Fatmir Xhindi”, – u shpreh Balla. Ai foli dhe për ndryshime që kanë ndodhur në vend, duke nisur që nga mundësitë e krijuara për opozitën e sotme në parlament, tek ndryshimet në Roskovec e zonat përreth apo edhe drejtësia e re, duke i parë si amanete të deputetit të ndjerë. “Kur kujtoj sot se ç’ha-pësira i kemi krijuar ne në Kuvend opozitës, krahasuar me hapësirat që kishim ne në Kuvend 2005-2009 them që sigurisht një prej amaneteve të Fatmirit ne e kemi realizuar. Sot Shqipëria realisht është një demokraci funksionale. Sot Kuvendi i Shqipërisë është realisht një hapësirë ku nuk luftojnë më siç luftonim me Fatmirin, me Gramozin, me Petron, me Çimin, me Stefanin për të marrë qoftë dhe njëherë të vetme fjalën në Kuvend, drejtuesi i grupit tonë parlamentar”, – tha kryetari i grupit socialist.

Duke vlerësuar edhe djalin e Fatmir Xhindit, Anduel Xhindin si një deputet korrekt, Balla tha se socialistët nuk e kanë harruar detyrën për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe çuarjen e drejtësisë në vend. “Unë jam sot këtu për t’ju thënë që ne nuk e kemi harruar detyrën që na ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit, në një mënyrë ende të pasqaruar, një krim që goditi opozitën e asaj kohe vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Por ne kurrsesi nuk ngritëm assesi dorën dhe gishtin kundër qeverisë së asaj kohe dhe as kundër institucioneve të asaj kohe, por duhet ta them se ne jemi tërësisht të keqardhur nga mosreagimi në kohë i institucioneve qoftë të policisë së asaj kohe, qoftë të prokurorisë së asaj kohe dhe të gjitha për ta zbardhur këtë çështje. Nuk është koha sot për të rrahur gjoksin dhe për të thënë që ne do ta zbardhim por një gjë është e sigurt, unë i bashkohem thirrjes së kolegut tim Anduel Xhindit, drejtuar të gjitha institucioneve. Drejtësia e re që po lind është amaneti tjetër që buron nga Fatmir Xhindi dhe unë jam shumë i sigurt se kjo drejtësi e re që po lind do ta zbardhë këtë çështje dhe sigurisht kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e merituar”, – deklaroi Balla. Ndërsa Anduel Xhindi, i cili është deputet i PS-së në këtë qark, kërkoi të gjenden autorët e vrasjes së babait të tij. “U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”,-tha Anduel Xhindi.


Send this to a friend