VOAL

VOAL

Përgjimi/ “Nuk deklarove haptas votën bashkë me familjen, shko gjej punë tjetër”- Drini Gjeçi kërcënon drejtorin e shkollës

Në përgjimin e 12, nga 16 përgjimet e publikuara nga “Bild”, del Drejtori Rajonal i Arsimit, Drini Gjeçi, i cili zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Ai del në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç, Reshat Elezi.

Në ditën e zgjedhjeve, Drini Gjeçi urdhëron një drejtor shkolle për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, duhet të kërkojnë për një punë tjetër.

Përgjimi numër 12:

Drejtori i shkollës: Alo, mirmëngjes drejtor

Drini Gjeçi: Si kalove, ku je ti?

Drejtori i shkollës: Jam këtu, në radhë  te qendra votimi

Drini Gjeçi: i ke marrë të gjithë ata të familjes?

Drejtori i shkollës: Të shtëpisë? Jo jo, ata më vonë, do shkoj t’i marrë më vonë.

Drini Gjeçi: Në ça qendër voton ti?

Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç

Drini Gjeçi: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeçi: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.

Drini Gjeçi: Bëje haptas me gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Përgjimet/ “Na këputën këta. Blloko autobusët”- Shefi i Komisariatit të Kamzës flet me drejtorin: Xhelali mendohet të marrë…

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të parakohshme atje tri vite më parë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

 

Në përgjimet e publikuara nga Bild, kryepolici i Kamzës informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, të cilin midis të tjerash i uron fitore.

Në përgjimin numër 8 të Bild, shefi i policisë së Kamzës e informon gjerësisht drejtorin mbi lëvizjet e Xhelalit, me sa duket kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit.

Përgjimi numër 8:

Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës

Arben Keshi: Urdhëro!

Sali Skura, shefi i policisë së Kamzës: Sala në Kamzë jam. Sali Skura.

Arben Keshi: Hë mo, çkemi?

Sali Skura: Mirë. Si ia kalon? Si janë duke shku?

Arben Keshi: Mirë duken. Na këputën këto të Kamzës. Bllokohen autobusët e Kamzës.

Sali Skura: Po, pra po!

Arben Keshi: Bllokohen autobusët e Kamzës o shok.

Sali Skura: Po pra. Kemi nxjerrë postblloqe policie. Në orën 3 kanë në mend me u nis. Në orën 3 e gjysë.

Arben Keshi: A keni informacionet se sa bëhet llafi për t’u nisë?

Sali Skura: Nga ora 3 e gjysmë do të nisen. I kemi marrë do masa domethënë.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Mendohet rreth 450, 500 veta.

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Xhelali i ka organizuar krejt bashkinë i ka çu te Turizmi i ri në Lurë. E kupton?

Arben Keshi: Kuptoj!

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë sepse s’ka njerëz nga Kamza në Maqellarë. Nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë unë.

Sali Skura: Lura është problem.

Arben Keshi: Lura, Reçi.

Sali Skura: Lura, Reçi gjithë ajo krahinë atje. Nga komisionerët ma merr mendja i keni futur në xhep?

Arben Keshi: Po! Po! Sigurisht!

Sali Skura: Po qyteti si duket?

Arben Keshi: Mirë duket! Po flas për Lurën dhe për Reçin, pjesën që vjen nga Xhelali.

Sali Skura: Po pra po! Melita (punonjëse e gjendjes civile) s’ka pas çfarë me bë me këto kodet (manipulimi i adresës së votuesve dhe kodi individual i votuesve që mund të identifikojë edhe votën).

Arben Keshi: Jo mo vlla jo. Nuk ka pasur çfarë të bëjë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile, s’ke ca me bo.

Sali Skura: Sepse i kam ndjekur nga mbrapa sot që nga mëngjesi. Hajde të uroj fitore.

Arben Keshi: Për çfarë do të flasim? Bëhet fjalë për 450 vota. Do të thotë se ka ardhur me njerëzit e vet në Lurë ai?

Sali Skura: Njerëzit e vetë, e ke parasysh. Janë ca furgona.

Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesë të informacionti, Lura apo edhe zona të tjera desha të di pak a shumë.

Sali Skura: Po, po. Vetëm nga krahu këtej, se mos shkojnë nga Mirdita.

Arben Keshi: Rrugës së parë që i binë andej.

Sali Skura: Po! Mirë, hajde suksese! Kalofsh mirë.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit

Në përgjimin numër 9, të publikuar nga “Bild”, del Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, duke folur me shefin e komisariatit nr.5, Sali Skurën, për votimet në zonën e Dibrës.

Në këtë bisedë Skura pyet Keshin nëse gjërat po shkojnë mirë për PS-në, e ndër të tjera, Skura thotë se kanë bllokuar disa autobusë dhe se disa të tjerë i hodhën me miqësi.

Arben Keshi: Urdhëro?

Sali Skua: O Beni Sala jam

Arben Keshi: Hë mo ça bone?

Sali Skura: Çkemi si ja çove?

Arben Keshi: Mirë si ja çove

Sali Skura:  Hë si janë gjërat andej?

Arben Keshi: Ku di gjë, mirë duket po ke parasysh, thesi i mbyllur

Sali Skura: Po po. Si duket situata

Arben Keshi: Po mirë

Sali Skura: Jo po flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti domethënë

Arben Keshi: aq sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh nga 52%, jo më shumë

Sali Skura: Si shko Maqellara si përafrohet?

Arben Keshi: ku di unë. Mirë mirë na thonë të gjithë, po të shohim a e themi dot vetë ne mirë. Sepse është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: po po e vërtetë

Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këndej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: a erdhën shumë autobusa mbrëmë?

Sali Skura: jo jo, nja 7 i bllokuan

Arben Keshi: I bllokuan ëë?

Sali Skura: Po po, të tjerat ia hodhëm kështu, me miqësi

Arben Keshi: Mirë pra

Sali Skura: Mirë, bëj kujdes vlla dhe fitore.

Përgjimi i ri/ “Jepi të paktën 30-40 mijë lek për votë”, biznesmeni flet me pjesëtarin e shtabit: M’duket janë tu abuzu me lekët

Biznesmeni Bekim Krashi është përgjuar nga prokuroria teksa flet me një qytetar lidhur me blerjen e votave.

Ai i kërkon të dijë se sa lekë do të ofrojë për disa persona që kanë 3 deri në 5 vota.

Por Bekim Krashi i bën të qartë që për u thotë të paguajnë 30 deri në 40 mijë lekë për një votë.

Përgjimi 15: Bekim Krashi me një person të paidentifikuar

Personi që do shesë votën: Alo

Bekim Krashi: Ça bëre?

Personi: O Bekim si je? A je mirë?

Bekim Krashi: Ça ke ba?

Personi: Si ja kalove?

Bekim Krashi: Hej

Personi: Tani doja të thoja pak për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

Personi: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

Personi: Por ai do diçka mo burrë. Si t’ja bëjmë ne?

Bekim Krashi: A ke komuniku me Naimin?

Personi: Po, jam konsultuar pak me të, por për Zotin nuk e di. Edhe për Fiqiri Bashën ka dy vota e i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

Personi: 50 mijë lek. Kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Kush është Fiqiriu?

Personi: Nuk e di sa e vërtetë është. Nuk e di sa është në letra.

Bekim Krashi: Do të shikoj unë, se do mi japin një me një letrat ato.

Personi: Po tani si do ja bëjmë? Çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë për to?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi. Do të vij nesër e t’i jap ndonjë gjë.

Personi: Sa mund t’i japim për shembull? Sa mund të japim për Halit Bashën për shembull?

Bekim Krashi: Sa kanë ata, 5?

Personi: 3 vota ka Haliti dhe Fiqiri Basha ka 2 vota.

Bekim Krashi: 5?

Personi: He?

Bekim Krashi: T’ju japim 40 mijë lek apo 50?

Personi: 50 mijë lek për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mor. Të paktën 40 apo 30 mijë lek për votë. Sa ka ai, 3 vota?

Personi: 40 mijë lek për votë?

Bekim Krashi: 100 mijë lek i japim atij që ka 3 vota. A dëgjo?

Personi: 100 mijë lek. Po këtij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim 60-70 mijë lekë.

Personi: 70 mijë lek. Naimi ka thënë 50 me siç thotë Fiqiriu. Domethënë ti jap edhe 20 të tjera plus.

Bekim Krashi: Ata ku kanë patur shumë. Nëse nuk i ka dhënë 20, le ti japin 20 më shumë.

Personi: Po shihe këtë o burrë, se m’duket se janë tu abuzu me punë lekësh o Bekim, aman o burrë i dheut.

Bekim Krashi: Dëgjo o zotëri, mos më thuaj asgjë në telefon se më çmende. Telefoni përgjohet.

Personi: He?

Bekim Krashi: Po lëri këto diskutime me mua në telefon.

Personi: Kuptoj, kuptoj. Shihe vetë tani.

Bekim Krashi: Faleminderi. Mirupafshim

Përgjimi/ Damian Gjiknuri: Kush u mor me pjesën e transportit të (parave)? Keni mbështetjen e shtetit, merrni…

Damian Gjiknuri, ish-ministri i Transportit dhe Energjetikes është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuarën zgjedhjet e Dibrës me Partinë Socialiste.

Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.

Sipas Gjiknurit ata janë mbështetet dhe nga shteti për të kryer këtë punë, ndaj i kërkon ati që të marrë listën dhe të kërkojë mbështetje.

 Përgjimi 14, Damian Gjiknur-Bekim Krashi

Bekim Krashi: Po, shef

Damian Gjiknuri: O Bekim, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.

Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën, ne nuk jemi mbështet shumë për atë punë. Por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.

Zgjedhja e Kryeprokurorit, KLP kërkon shtyrjen e afatit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk i është nënshtuar akoma vettingut.

Kreu i KLP , Gent Ibrahimi u shpeh se një shtyrje e tillë është e nevojshme në kushtet kur jo të gjithë kandidatët kanë kaluar në sitën e vettingut.

“Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat”, shprehet Ibrahimi.

Ai gjithashtu bëri me dije se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve, për të vijuar procesin.

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe se cili nga ata ka më shumë përparësi.

Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.

Përzgjedhja kryeprokurorit – Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

KQZ i përgjigjet Metës: Ja numri i deputetëve në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer pergjigje Presidentit te vendit, Ilir Meta, i cili vetem pak dite me pare kerkoi zyrtarisht informacion lidhur me numrin aktual te deputetit ne Kuvendin e Shqiperise. 

 

Sipas pergjigjes se dhene nga KQZ, ne Kuvendin e Shqiperise ka 122 deputete ne total.

Ne letren e derguar per Presidencen, KQZ sqaron edhe numrin e deputeteve sipas qarqeve.

 

LETRA E METES

Presidenti kerkoi informacion per numrin e deputeteve, duke pasur parasysh qe parlamenti aktual nuk ka 140 deputetë, aq sa është përcaktimi i tij në Kushtetutë. Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante. Neni 64 i Kushtetutës sanksionon në pikën 1 të tij se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore”.

Kriza, Presidenti takim me ambasadorët e BE

Ne kulmin e tensioneve politike ne vend, teksa PS ka depozituar zyrtarisht ne Kuvend kerkesen per nisjen e procedurave per shkarkimin e presidentit, kur ky i fundit ka anuluar 30 qershorin, nderkohe qe kryeministri Rama nuk leviz nga kjo date, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

 

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

 

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti ne nje takim qe ka zgjatur rreth 2 ore, i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbeshtetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare.

“Bashës i rrezikohet jeta”, Meta thërret drejtorin e SHISH dhe komandantin e Gardës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës.

 

Lajmin e bëjnë me dije burime të “Panorama” që theksojnë se presidenti ka thërritur dy drejtuesit e institucioneve në një takim në zyrën e tij në Presidencë.

Lëvizja e kreut të shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojat e Bashës, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.

Sipas burimeve, kreu i shtetit kerkon informacione lidhur me sigurine e kreut te opozites, Basha.

Zëri i Amerikës: Lobimi në SHBA, Basha nuk paraqitet në Prokurori

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës ku ai ishte thirrur në cilësinë e të pandehurit për t’u njohur me akuzën lidhur me hetimin e nisur për pagesat e bëra për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Basha i është drejtuar me një letër Prokurorisë, ku shpjegon se arsyeja për të cilën ai nuk paraqitet është se shkresa e organit të akuzës është përpiluar sipas tij në shkelje të ligjit.

“Në lidhje me “Ftesën për Paraqitje” të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”. Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore”. Shkruan zoti Basha duke shtuar se “për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.”

Kryetari demokrat, thekson se “duke konfirmuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”.

Në përgjigjen dërguar prokurorisë, zoti Basha akuzon sërish organin e akuzës se ka vepruar, sipas tij me një prapavijë politike. “Unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive”, shkruan Kryetari I PD-së.

Edhe javën e shkuar, në reagimin e tij ndaj thurrjes nga ana e prokurorisë, zoti Basha bëri përgjëgjës direkt kryeministrin Rama që sipas tij “me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun”. Sipas zotit Basha “Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”.

Sipas hetimit, mësohet se ka rezultuar se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke ju shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, të jetë paguar nga Partia e tij.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale e që fije të ndryshme e lidhin dhe me shtetas rus. PD ka deklaruar publikisht se “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Lidhur me pagesën prej 500 mijë dollarësh që Muzin ka deklaruar se janë bërë nga PD, zoti Basha ka dhënë shpjegime kontradiktore. Në mars të vitit të shkuar ai ishte shprehur se nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”. Ndërsa në nëntor të 2017 e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Nuk dihet se çfarë provash Prokuroria ka në dipozicion, dhe nëse ajo ka siguruar dokumenta të reja. Marsin e kaluar ajo shpjegoi se “ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga PD dhe shpenzimeve reale të saj: PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentat e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin” – theksohej në deklaratën e prokurorisë të pak muajve më parë. Sipas saj, nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 mijë dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat PD nuk i ka deklaruar ligjërisht. “Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade” – deklaroi prokuroria e Tiranës në mars.

Himara braktis PS-në! Në takimin elektoral Gjiknurit e Goros nuk i shkojnë as 100 persona

Deputeti Damian Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro kanë vijuar fushatën e tyre për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Dhe pse të vetëm në garë, pas përjashtimit të Fredi Belerit nga KQZ, sërish PS po vijon fushatën dhe në këtë qytet.

Sot Gjiknuri dhe Goro u ndalën në një takim me banorë në qendër të qytetit. Buzë detit të Jonit në shëtitoren e rregulluar së fundmi ata kishin bërë gati foninë dhe karriget, ku do uleshin vet dhe qytetarët, shkruan dosja.al.

Por dhe pse takimi pritej me pompozitet, rezultoi një flluckë sapuni, pasi nuk u mblodhën as 100 veta. Duke u ndodhur para kësaj situate, Gjiknuri dhe Goro e “hëngrën turpin me bukë” dhe vijuan takimin e programuar dhe 50 qytetarët. Dhe nuk u ndalën me kaq. Pas takimit, deputeti postoi dhe foto nga takimi ku shiheshin qartë se dukej një braktisje nga banorët.

Klevis Balliu i përgjijet ironisë së Ramës: Ti më 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut (video)

Diten e sotme gjate takimit elektoral qe zhvilloi ne Pogradec, kryeministri Edi Rama ka ironizuar opoziten me “historine e filxhanit”, duke etiketuar Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.

Rama tha se “sipas fallxhores, Fahri Balliut i eshte thene se Klevisi do te behet Minister i Drejtesise”, duke ironizuar keta te fundit.

 

Por pas kesaj, ka reaguar ish-deputeti, Klevis Balliu,i cili ne nje postim te bere ne Facbook i ka treguar edhe nje here se nuk do te kete zgjedhje ne 30 qershor.

“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC

Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër.

Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar ai.

Basha gjykatësve dhe prokurorëve: Do të dilni para drejtësisë bashkë me Ramën

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Librazhd, zyrtarë të PD, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën Edi Ramës për mbajtjen e mitingut.

Kreu i selisë blu është shprehur se këto arrestime kanë për qëllim të trembin qytetarët, por se kjo nuk do t’i ndalë ata deri në fitore.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës, ditën e premte, ndërsa u ka dhënë një mesazh prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit që dhanë masën për të arrestuarit.

“Dua t’ju drejtohet gjyqtarëve dhe policëve të Elbasanit, ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia, se është kriminale që një prokuror  dhe një gjyqtar të braktisë ligjin dhe t’i shërbejë politikës dhe krimit.

Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, se do ta kaloni vetingun, ndërsa unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.

As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojmë dhe as falim krimin dhe korrupsionin tuaj”, tha Basha.

“Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve”, deklaroi kreu i selisë blu.

Deklarata e plotë: 

Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku.

Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama.

Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës.

Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama.

Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri:

Opozita nuk frikësohet.
Opozita nuk trembet.
Opozita nuk tërhiqet.

Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuar
do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë.

Dua t’u drejtohem, gjithashtu, të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm, ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe të bandave të Elbasanit:
Ju e dini shumë mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia!
Ju e dini shumë mirë se është kriminale që një prokuror dhe gjyqtar të braktisë ligjin dhe interesin publik për t’i shërbyer politikës dhe krimit.
Ju e dini, edhe ne e dimë. Të gjithë njerëzit e dinë.
Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’jua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore.
Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do ta kaloni vetingun. Kurse unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën përpara drejtësisë.
Prokurori dhe gjykatësi i korruptuar është funksionari më i rrezikshëm në shoqëri. As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojnë dhe tolerojmë krimin dhe korrupsionin tuaj.

Tani e gjithë bota po zbulon më në fund Edi Ramën e vërtetë: një të inkriminuar pa ndjenja, i cili për para dhe karrike nuk ndalet para asgjëje.

Një megalloman diaabolik që nuk njeh as familje, as shoqëri, as popull, as atdhe.

Tani që e ka kuptuar se u zbulua, dhe se pushtetin nuk e mban dot më me blerje zgjedhjesh dhe propagandë, Edi Rama ka vendosur ta mbajë atë me dhunë.

Pasi asgjësoi gjykatat dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë, ai ka disa muaj që ushtron dhunë sistematike kundër opozitës dhe qytetarëve.

Mbi 500 qytetarë janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit.
Mbi 50 qytetarë janë arrestuar.
Me dhjetëra gazetarë janë dhunuar në krye të detyrës.
Me mijëra qytetarë janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe mjete të forta nga policia.

Por dhuna e tij dështoi.
Njerëzit nuk u frikësuan.
Protestat u bënë përherë e më të mëdha!

Në protestën e fundit ka patur qytetarë pa asnjë lidhje me partitë e opozitës aq sa nuk ka patur kurrë më parë.

Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve.

Kjo e ka trembur dhe e ka futur në panik Edi Ramën. Prandaj, tani ai ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm, për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri.

Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Për këtë qëllim, ai po përdor policinë, prokurorinë, gjykatat dhe mercenarët e tij në media, për të krijuar ngjarje që provokojnë, që ndezin emocionet, që nxisin revoltim dhe reagime publike.

Këtë qëllim kanë arrestimet e fundit të drejtuesve të PD.
Këtë qëllim kanë përplasjet e policisë me qytetarët protestues.
Këtë qëllim ka vazhdimi i një fushate të paligjshme.
Këtë qëllim ka retorika e djegies, përmbysjes dhe e dhunës.

Motoja e Edi Ramës tani është: Çdo gjë të sakrifikohet, çdo gjë të shkretohet vetëm që ai ai të ruajë karriken dhe milionat e tij. Është një plan i dëshpëruar që do sjellë fundin e tij, dhe ne nuk do lejojmë që fundi i Edi Ramës të arrihet me kosto për Shqipërinë.

Ndaj dua t’u bëj thirrje së pari të gjithë atyre që e ndjekin verbërisht nga pas në këtë aventurë, që të mos bëhen kurban i Edi Ramës.

U bëj thirrje veçanërisht punonjësve të institucioneve ligjzbatuese: refuzoni të bëheni vegla të verbra për të shkelur ligjin, për të dhunuar popullin dhe për të kryer krime në emër të Edi Ramës.

Ne nuk do të na thyeni dot,
Ne nuk do na lëvizni dot asnjë centimetër.

Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të jenë kurajozë dhe të bashkuar si deri më sot. Ne jemi të fortë. Ne jemi të vendosur. Ne kemi të drejtën me vete.

Do të protestojmë, do të qëndrojmë deri në fitore. Të bashkuar, nuk na ndal asgjë dhe i fusim frikën në palcë Edi Ramës dhe mercenarëve të tij.

Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën e të premtes së ardhshme.

Forca jonë është e pathyeshme sepse ne jemi shumica, sepse ne jemi e drejta, sepse ne jemi e vërteta.

Ne luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kurse ata janë zvarranikë që luftojnë për karriken që kanë marrë duke ju vjedhur votën, paratë, pronat dhe mundësitë.

Tani është koha t’i merrni ato mbrapsht.

Asnjë hap pas, deri në fitoren e afërt të betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Raporti i OSBE/ODIHR: Presidenti ka bërë përpjekje për gjetjen e dialogut. PS nuk njeh dekretin

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale ka publikuar sot raportin paraprak. Për herë të parë një raport ndërkombëtar ka paqartësi për datën kur do të mbahen zgjedhjet vendore që ata po vëzhgojnë. Dokumenti nuk jep konkluzione për çfarë po ndodh këto ditë në Tiranë dhe as nuk sugjeron se cila do jetë zgjidhja, por pasqyron ngjarjet që vëzhguesit kanë parë në Shqipëri.

Që në nisje të raportit vihet theksi të bojkoti i opozitës dhe situata e rrallë, para së cilës ndodhen institucionet. Lidhur me mënyrën sesi po administrohet procesi kur në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidatë të PS, raporti thotë qartë se Kodi Zgjedhor nuk e ka parashikuar zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë.

Në raport përmendet dhe çështja e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. OSBE shprehet se presidenti bëri përpjekje për gjetjen e dialogut duke dekretuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ndërkohë që thekson se Partia Socialiste nuk e njeh këtë vendim.

“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”,- thuhet në raportin e OSBE.

Ajo që bie në sy është se vendimi i kreut të shtetit nga OSBE cilësohet si dekret, ndërkohë që PS-ja pretendon se presidenti nuk mund të nxjerr dekret për anulimin.

Raporti pasqyron me nota tejet negative situatën e mediave në Shqipëri. “Mjedisi mediatik është i larmishëm dhe karakterizohet nga një numër i lartë mediash që operojnë në një treg të kufizuar reklamash. Shumica e bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it kanë shprehur shqetësimin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private”,- thuhet në raport.

Prishtina preferon një marrëveshje kornizë për të vazhduar dialogun

Arton Konushevci

Një marrëveshje kornizë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, sipas të cilit, përmes saj do të drejtohej më pas i gjithë procesi i finalizimit të dialogut. Një kërkesë të tillë, Haradinaj e ka sforcuar sidomos pas Samitit të Berlinit dhe takimit të mëvonshëm që zhvilloi me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, po kërkojnë një rol më të madh në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, një marrëveshje paraprake, siç e quan ai, kornizë, lidhur me atë se për çka mund të merren vesh Kosova dhe Serbia dhe e cila do t’i përcaktonte vijat e kuqe të dialogut, do të ishte me rendësi të aprovohej nga palët dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, që në fillim të bisedimeve të ardhshme.

Këshilltarja për media e kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe zëdhënëse e Qeverisë së Kosovë, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se ajo që ka theksuar kryeministri është kornizimi i procesit të dialogut që, sipas saj, do të thotë se Kosova është e gatshme për dialog, por duhet të dihet se çka dhe ku do të shkohet me atë proces.

“Ky termi kornizim që është përdorur nga ana e kryeministrit Haradinaj, ka të bëjë me faktin se ne si Kosovë, dhe bashkësia ndërkombëtare si lehtësuese e këtij dialogu, duhet të kemi një formë apo platformë mbi bazën e të cilës do të dihet se çka do të diskutohet, për cilat marrëveshje konkretisht, pastaj afati i dialogut dhe çka synohet të arrihet me të”, shpjegon Gashi.

Ajo tha se pala kosovare nuk ka kushte për dialog, por ka kërkesa.

“Çka konkretisht, për secilën temë specifike, sa mund të zgjasë ky dialog dhe në çfarë nivelesh bëhet ky dialog, në kuptimin që nëse dialogojmë ta zëmë për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët dhe që derivon me njohjen reciproke, atëherë të specifikohet kjo gjë dhe kur të ulën palët në tavolinë të dihet saktë se cilat tema do të diskutohen”, tha Gashi.

Një element tjetër me rëndësi, sipas saj, është edhe përcaktimi i afatit kohor për dialog dhe marrëveshje ndërmjet palëve.

Në anën tjetër, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kornizimi i dialogut do të thotë të dihet se deri ku dhe për çka do të bisedohet. Por, sipas saj, palët në proces janë ende larg njëra-tjetrës me qëndrimet e tyre.

“Kemi pasur proces të dialogut që ka zgjatur tetë vjet dhe kemi ardhur në atë fazë që duhet të vendosen parimet e përgjithshme, duhet të vendosen vijat e kuqe dhe duhet të jenë të qarta të dyja palët dhe në këtë rast edhe ndërmjetësuesit, pra BE-ja dhe mbështetësit si shtete anëtare të BE-së, por edhe SHBA-ja, që të dimë se cili është epilogu i këtij procesi”, tha Krasniqi.

Marrë parasysh faktin se palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre, Krasniqi beson se nuk mund të ketë shpejt as një kornizim të dialogut, siç po kërkon Haradinaj.

“Nga diskursi politik, si i Kosovës ashtu edhe ai i Serbisë, shohim se Serbia në mënyrë të vazhdueshme kërkon kompromis dhe kërkon që të shtyjë përpara tezën e shkëmbimit të territorit, duke bërë çdo gjë që të sabotojë shtetin e Kosovës me sjelljet e saj destruktive në arenën ndërkombëtare, por edhe retorikën nacionaliste që nuk i kontribuon aspak frymës së normalizimit. E Kosova e ka shumë të qartë kërkesën e saj, që është njohja reciproke”, tha Krasniqi.

Aktualisht, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në formatin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, është i bllokuar. Ndërkaq, një tentativë e re për t’i vazhduar takimet, po provohet të lansohet nga Merkel e Macron.

Për të vazhduar dialogun në Bruksel, Serbia ka vendosur kusht heqjen e taksës për mallrat e saj nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Por, autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut, por pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për ta njohur Kosovën.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë se është fundamental për të ardhmen e të dyjave vendeve, Serbisë dhe Kosovës që të gjejnë një rrugë për të normalizuar raportet.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë idealisht kjo do të thotë njohje e dyanshme dhe hapja e një rruge drejt integrimit evropian për të dyja vendet.

Ai ka deklaruar se nisma Merkel – Macron nuk paraqet zëvendësim të dialogut të Brukselit, por përpjekje për ta rifilluar procesin tashmë të bllokuar.

A do e shpërndajë Meta Kuvendin? Lëvizja e Presidencës në KQZ (dokument)

TIRANE

Përmes sekretares së Përgjithshme, Presidenca i është drejtuar sot me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përmes së cilës i kërkon t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve.

Në shkresën drejtuar KQZ, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit në shkallë vendi, si edhe lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për cdo zonë zgjedhore për cdosubjekt.

Lëvizja e radhës e presidencës, vjen një ditë pasi Kuvendi  votoi me 100 vota pro rezolutën kundër Kreut të Shetit, e cila e bën nul vendin dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kontrata e lobimit në SHBA, Prokuroria merr të pandehur Lulzim Bashën

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në datë 17 Qershor në prokurori, në lidhje me lobimin në SHBA .

Në fletëthirrjen e Prokurorisë shkruhet se Basha po thirret me cilësinë e të pandehurit, ku do të njoftohet për akuzën.

 

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat mbetën të paqarta.

Pandeli Majko e pranon në Kuvend: Zgjedhjet pa opozitën, ne rrezikojmë të degradojmë në regjim

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka pranuar sot në Parlament se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën do të konsideroheshin si jo normale dhe do ta degradojë PS-në në një regjim.

Por sipas tij, kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë me anë të qeverisë tranzitore.

Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria, dhe ngritjen e një qeveri tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtet në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës jashtë parlamentare është e një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në të qenë politike në krizë të sistemit.

Kriza politike është se  opozita ka fokusuar politikën e saj me Edi Ramën. Në marrëdhënie me të opozita ka bërë një gabim, ky është nënvlerësimi i tij.

Ta trajtosh atë si një politikan të dështuar dhe ta shpallësh se me të nuk hyj në zgjedhje, ka një kontradiktë domethënëse.

Si rregull përballë të dështuarit fitohen zgjedhjet. Politikanët e opozitës nuk janë sot mjaftueshëm në urrejtjen për Edi Ramën. Problemi qëndron në aftësinë e tij”, tha Majko.

Duke folur për zgjedhjet pa opozitën, Pandeli Majko u shpreh: “Shqipëria rrezon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme.  Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë.

Partia Socialiste duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negativ që po ndodh. Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetutës dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi.

Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë.”, theksoi Majko.

PS e vendosur për 30 qershorin, Zguri: KQZ të ndërpresë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve

Vijon seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku socialistët shprehen të vendosur për të zhvilluar zgjedhjet me 30 qershor.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaroi sot se organi që drejton duhet të ndërpresë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve.

Zguri i qëndroi argumenteve të mbledhjes së dy ditëve më parë, duke shtuar edhe faktin se dekreti i presidentit Meta është botuar në fletoren zyrtare. Pasi s’pranoi të marrë përsipër gjykimin për kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit Meta, njëlloj si në mbledhjen e mëparshme Zguri braktisi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

“Nuk dua të merrem me të drejtën e Presidentit të Republikës. Nuk mendoj se jam Gjykatë Kushtetuese që të citoj kushtetueshmërinë e vendimeve të presidentit. Bëhet fjalë për një dekret që ka marrë fuqi ligjore në fletoren zyrtare.

Nga një anë kam presidentin dhe nga ana tjetër Ministrinë e Drejtësisë …Kush jam unë të ballafqoj idetë e mia me vendimet e këtyre institucioneve? I qëndroj argumentit që kisha në mbledhjen e parë, shto argumentin që dekreti ka marrë fuqi në fletoren zyrtare. KQZ duhet të ndrëpresë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve”, tha Zguri.

Basha: Rama bën teatër gjoja do shkarkojë Presidentin, për të larguar vëmendjen

Sipas Bashës, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016.

“Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë.

Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime.

Basha u shpreh sot se Edi Rama bën teatër me 30 qershorin dhe gjoja shkarkimin e Presidentit për të larguar vëmendjen.

“I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin e shkarkimit të Edi Ramës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet.

Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. Farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë”, u shpreh Basha.

Intervista – “Dy rrugët për të dalë nga kriza”, Moikom Zeqo: Shkarkimi i Metës, akt i rëndë për vendin

ANILA DEDAJ/ “2008-ta po e mban peng të ardhmen politike të Shqipërisë”, përsërit vazhdimisht mendimtari Moikom Zeqo.

 

Sepse për të, e drejta “prej monarku” e kryetarit për të caktuar listën e deputetëve është një nga atentatet më të mëdha që i është bërë Kushtetutës atë vit. E shikon si hap primar për të zgjidhur ngërçin politik, krijimin e një establishmenti të ri, pasi 140 ligjvënësit aktualë të Shqipërisë i konsideron në nivelet më të mjerueshme dhe gati anonimë.

Situata aktuale tregon, sipas profesor Zeqos, se partitë i pret një vdekje e bardhë. Një rrudhje dhe rrezik zhdukjeje që do të prekë jo vetëm partitë e vogla që Partia Demokratike ka në koalicion, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, si dhe vetë Partinë Socialiste.

Mendimtari analizon për “Panoramën” aktualitetin politik, duke u ndalur ndër të tjera te shtyrja e datës së zgjedhjeve, Kryeministri “mandator”, protestat “jo në emër të popullit” dhe ndikimi që situata ka te negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Si kanë ndikuar në situatën aktuale ndryshimet kushtetuese që ndodhën në 2008-n?

Ndryshimet e kobshme të vitit 2008 bënë që lista e deputetëve të përcaktohet nga kryetarët e partive. Pra, këta të fundit kanë të drejtën prej monarku që të caktojnë listën e deputetëve. Mirëpo, kjo është një nga atentatet më të mëdha që i është bërë Kushtetutës. Kushtetuta, e cila njeh procesin e zgjedhjeve që lidhen me votimin, thotë që votat janë të lira dhe të fshehta. Të lira janë kur unë votoj lirisht për kandidatin që më bind, pra, do të thotë që duhet të ketë alternativa, duhet të jenë listat. Mandej, të fshehta. Po si mund të jenë votat të fshehta, kur ka një listë publike, që e dorëzon kryetari i partisë në procesin e votimeve?!

Si mund të ketë votime të lira dhe të fshehta në një kohë kur kryetari ka krijuar listat. Mirëpo listat tregojnë se krijohet një klientelizëm politik. Dhe në vend që të krijohet një numër personalitetesh të vërtetë të politikës, pra, të vendimmarrjes, në listë përfshihen njerëz “të klonuar”. Dhe ne kemi një Parlament “të klonuar”. Ne jemi një republikë parlamentare me Kushtetutë parlamentare, çka do të thotë se në Parlament ne kemi përfaqësuesit e disa partive të elektorateve të ndryshme dhe nuk ekziston linja vertikale e ekzekutivit.

Kryetari i Parlamentit është një “spiker”, nuk është një kryetar për të komanduar. Natyrisht, aty është vendi ku votohen, ose jo, ligje, merren vendime etj.. Mirëpo, duke mos respektuar karakterin e mirëfilltë shumëpartiak të Parlamentit, ne në fakt jemi kthyer në një republikë kryeministrore. Pra, Kryeministri, i cili ka shumicën në Parlament, ka pushtetin e legjislativit, të ekzekutivit dhe mund të vendosë mbi gjithçka, sepse i ka numrat.

Dhe kjo alkimi e numrave erdhi pikërisht nga ndryshimet e kobshme të vitit 2008. Pra, në qoftë se nuk bëhet reforma për t’i modifikuar ato ndryshime, vështirë se do të kemi ndonjë të ardhme të madhe politike të Shqipërisë. Kjo sepse 2008-ta po e mban peng të ardhmen politike të Shqipërisë.

Shumica e ish-deputetëve të opozitës hoqën dorë nga mandatet, si mendoni se ndikon një veprim i tillë tek elektorati që i ka zgjedhur? A duhet që ata ta bënin opozitën brenda Parlamentit, apo jashtë tij?

Heqja dorë nga titulli juridik i deputetit të opozitës është një akt i paprecedent në Europë e në botë. Për t’u bërë deputet, për ta marrë këtë titull, është bërë një votim dhe mijëra njerëz kanë votuar. Kushtetuta parashikon që deputeti i një partie të caktuar, në momentin që merr këtë funksion ka lirshmërinë të quhet deputet i popullit, edhe nëse e shikon të përshtatshme të ndryshojë edhe parti. Sepse përfaqëson elektoratin e duhet të jetë më tepër besnik ndaj tij sesa ndaj partisë. Theksoj, se që të heqësh dorë nga titulli duhet të kesh një arsye të fortë, të jesh i sëmurë, në raste vdekjeje etj.. Mund të bëhet edhe një dorëheqje individuale, por dorëheqja kolektive do të thotë se nuk ke respektuar vullnetin e elektoratit që të ka votuar. Nuk është se e mblodhën këtë elektorat dhe morën pëlqimin e tij për të hequr titullin e deputetit, prandaj dorëheqja kolektive është antikushtetuese. Titujt juridikë të këtyre deputetëve krijojnë atë që quhet subjekt kushtetues i opozitës. Opozita nuk është një grumbull njerëzish që kundërshtojnë qeverisjen, opozita është një subjekt alternativ. Pra, në një moment është në opozitë, por në një moment tjetër duhet të jetë në pushtet, ndaj është një subjekt shumë i rëndësishëm.

Përse, sipas jush, palët politike nuk tentojnë rrugën e bashkëpunimit. Për interesa të kujt thellohet konflikti?

Në të vërtetë, duhet të ishte që maxhoranca dhe opozita të ishin komplementare. Pra, kritikat të ishin shumë të ashpra, por gjithsesi palët do të duhej ishin bashkëpunuese për hir të interesit të lartë kombëtar ose shtetëror, sepse tek e fundit janë të gjithë shqiptarë. Sipas meje, është shumë e gabuar retorika politike e skualifikimit të opozitës. Retorika që përdor Kryeministri: “Ne dhe Ata”. Ne të mirët dhe Ata të këqijtë! Kjo nuk është reale dhe as njerëzore. Pse? Sepse kushtetushmërisht titulli i një Kryeministri nga ana juridike do të thotë që duhet të qeverisë edhe ata që nuk e kanë votuar, dhe normalisht ne duhet të kishim një strukturë tjetër. Duhet që kryetarët e partive të mos ishin gjithmonë kryeministrat. Partitë mund të zgjedhin kryeministra dhe pa qenë kryetar partie, sepse nuk mundet dot, që edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër të identifikohesh në luftën politike për të bërë këtë paradigmë: “Ne dhe Ata”. Nuk thuhet Ne dhe Ata, sepse janë të gjithë shqiptarë, pavarësisht kush ka të drejtë në debatin politik.

A ekziston rreziku që protestat të çojnë në një konflikt civil?

Kontradiktat politike nuk duhet të ndikojnë që mosbindja civile të shndërrohet në një konflikt civil. Nuk ekziston asnjë premisë që ky ekuacion të jetë i tillë, i dhunshëm. Mosbindja civile, siç e shpjegon edhe mendimtari amerikan Dejvid Thoro, nuk presupozon një konflikt civil, aq më tepër nuk presupozon një konflikt civil deri në përmasat e një revolucioni, për të rrëzuar me dhunë një qeveri të votuar.

Si ndikon e gjitha kjo situatë në hapjen e negociatave?

Padyshim që ndikon për keq, edhe hapja e negociatave ka një konvencionalitet politik. Për shembull, në qoftë se do hapen negociatat ky mund të jetë një proces që mund të vazhdojë shumë gjatë. Mos të harrojmë se dikur Bashkimi Europian ishte dakord për hapjen e negociatave dhe për futjen e Turqisë në këtë partneritet politik. Mirëpo, kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. Pra, nuk është hapja e dritës jeshile konfirmimi që do të fillojnë negociatat. Ne nuk e dimë procesin e gjatë të negociatave se deri kur mund të vazhdojë. Por besoj se gjithë këto ngjarje krijojnë probleme të mëdha. Aq më tepër që edhe realiteti europian i BE-së është shumë i shqetësuar.

Së fundmi, Presidenti ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Si e shikoni ju një vendim të tillë?

Fillimisht, duhet të sqaroj se qëllimisht bëhet një ngatërresë nga propagandat e kundërshtarëve. Presidenti ka shfuqizuar datën e procesit zgjedhor, jo zgjedhjet. Ai nuk ka fuqi që të shfuqizojë procesin e të vendosë nëse do të bëhen apo jo zgjedhjet e pushtetit vendor. Nuk e lejon askush. A mundet që ai që përmes një deklarate të bënte me dije se data do të shtyhet? Diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë. E ka bërë edhe Nishani me kërkesën e Ramës. Por a duhej caktuar një datë e dytë? Mendoj se duhet të ishte bërë diçka e tillë. Nuk e di se çdo të ndodhë, por nuk besoj që do të ndodhë, ajo që trumbetohet e propagandohet, se do të mblidhen votat e do të fillojë procedura e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Kjo është një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Përpos kësaj, që të ndodhë diçka e tillë duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. Nuk e besoj se do arrihet deri në atë pikë. Do ishte një akt shumë i rëndë për Shqipërinë një precedent i tillë.

A duhet konsideruar situata aktuale si alarmante?

Unë mendoj se kjo nuk është një situatë apokaliptike. Ne kemi kaluar dy situata apokaliptike në Shqipëri, shumë të rënda. Një ka qenë në 1997-n, ku pati armatosje e të vdekur. Një situatë që dukej pa zgjidhje. Ngjarja e dytë ka qenë ajo e grushtit të shtetit, të vitit ’98. Të dyja këto situata me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mendoj se u zgjidhën. Kjo situatë nuk përbën një konflikt popullor. Protestat e një partie nuk mund të vërtetojnë ekuacionin që, “ne që po protestojmë jemi gjithë populli”. Nuk është gjithë populli dhe nuk mund të flitet në emër të të gjithë popullit nga një opozitë. Apo nga dy apo tre parti, s’ka rëndësi. Pra, nuk mund të kemi një identifikim të tillë. Është më tepër propagandë, nuk besoj kurrë se mund të ndodhë një konflikt, luftë apo revolucion civil, sepse flitet edhe për këtë.

Në një moment të tillë, a do të ishte një ide e mirë krijimi i një qeverie teknike?

Krijimi i një qeverie teknike, për mendimin tim, është një debat më shumë hipotetik. Nuk ka për të ndodhur!

Ju më herët thatë se kemi të njëjtën klasë të vjetër politike, ose “parapolitike”, a premtojnë ngjarjet e fundit ndryshime në këtë aspekt?

Ajo çka po ndodh, tregon se do të kemi një lëvizje. Unë vë re se edhe Basha flet me terma kundër establishmentit të vjetër. Mendoj se do të ketë një vdekje të bardhë të partive. Shumë nga këto partitë e vogla që ka në koalicion vetë Partia Demokratike nuk do të kenë më të ardhme. Do të ketë rrudhje shumë të madhe dhe rreziku i zhdukjes do të prekë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edhe vetë Partia Socialiste nuk e ka më qëndrueshmërinë e dikurshme dhe rënia e establishmentit të vjetër do të godasë vetvetiu. Pra, do të ridimensionohet edhe kjo parti e madhe. Ky proces ka ndodhur te fqinjët. Ndodhi në Itali dhe në Greqi. Në Shqipëri ndryshime të tilla ndodhin gjithnjë me vonesë, por në politikë mund të ripërsëriten fenomene që quhen analoge. Unë kam parë se si disa nga partitë simotra të PS-së janë kthyer në parti jo parësore. Për shembull, PASOK0-u në Greqi, nga parti e parë sot është katandisur parti e katërt. Po kështu ka ndodhur edhe në Itali, apo në Francë. Pse? Sepse në demokraci, partitë lindin dhe vdesin, në demokraci nuk ka lider. Lideri do të thotë, një njeri që udhëheq një popull të tërë. Ne nuk kemi më lider, kemi mandator! Pra, ne nuk mund të kemi ide nga ai që drejton një parti, apo ai që është kryeministër mandator. Sepse idetë kryesore, struktura mendore, janë në Kushtetutë. Vetëm Kushtetuta është ajo që udhëheq idetë kryesore.

Si do të duhej të sillej Kryeministri në këtë rast?

Rama duhet ta shikonte me pjekuri situatën, jo në mënyrë arrogante dhe absolutiste. “Ne dhe Ata”, ky ekuacion nuk të çon asgjëkund. Duhet t’i mëshojë kompromisit. Nëse kërkohen vërtet ndryshime të mira, atëherë puna duhet filluar nga 2008- ta. Duhen zhbërë ndryshimet e kobshme të atij viti, duhen reformuar. Nëse kjo ndodh, ka edhe premisa që të vijnë politikanë të rinj. Mos të harrojmë se kanë kaluar 30 vjet. Në qoftë se një politikan para 3 dekadash ka qenë 30 vjeç, sot është 60. Si s’kemi ne politikanë të rinj, apo forca politike të tjera. Ndryshimet e 2008-s përbëjnë një pengesë artificiale të krijuar nga politika e vjetër për të konservuar dhe galvanizuar vetveten.

Nëse flasim për opozitë zyrtare, disa deputetë të PD-së janë ende në Parlament. Sa mund të funksionojë, sipas jush, ky grupim i vogël deputetësh?

Nga pikëpamja juridike, kjo ecën. Por nëse flasim nga pikëpamja morale dhe politike, natyrisht që ky grupim s’mund ta përfaqësojë dot opozitën.

Cila është rrugëdalja, sipas jush?

Zgjidhjet janë dy. E përkohshme do të ishte ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të qetësuar situatën. Përderisa kjo funksionoi në ’97-n e ’98-n kur rrethanat ishin më të rënda. Këtu situata do të zgjidhej shpejt. Ndërsa zgjidhja tjetër ka të bëjë me të ardhmen e politikës, dhe është prishja e establishmentit të vjetër politik dhe dalja e një establishmenti të ri.

Kuvendi mocion me debat për zhdekretimin e zgjedhjeve nga Presidenti, Meta konferencë për mediat pasdite

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë një tjetër konferencë për shtyp pasditen e sotme.

 

Konferenca është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00, menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të zhvillojë mocionin me debat.

Kjo është konferenca e tretë e Presidentit Meta brenda pak ditësh që pas vendimit të së shtunës së shkuar për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mazhoranca socialiste në pushtet ka kërcënuar me shkarkim të kreut të shtetit pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën.

Marrja e vizës për në Amerikë, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Të gjithë qytetarët që kanë viza amerikane dhe janë në prag të skadimit të tyre, do të mund t’i rinovojnë ato në rrugë postare.

 

Ambasada amerikanë ka bërë të ditur të se qytetarët të cilëve u skadon viza brenda këtij viti, do të mund të përfitojnë nga rinovimi me postë.

Kjo është e vlefshme vetëm në rastet kur këta shtetas nuk janë dëbuar nga SHBA-të apo nuk kanë të dhëna kriminale.

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! #PyetAnnën”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

Parlamenti i Holandës “dritë të kuqe” për negociatat e Shqipërisë, “dritë jeshile” për Maqedoninë

Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapje negociatash, ndërsa vendimi për Maqedoninë e Veriut është pozitiv.

 

Mjafton që vetëm një nga 28 vendet anëtare të BE-së të vendos kundër, që negociatat për një vendim kandidat të mos hapen.

Parlamenti holandez ka votuar sot katër mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, duke i bërë kështu thirrje qeverisë holandeze të pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar – Basha: Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës

Nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari Lulzim Basha, i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgënjeshtrimit të çdo zëri që flet për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

 

Teksa thotë se kryeministri përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri, Basha deklaroi se “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës”.

Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht- iu drejtua lideri i opozitës anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

-Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.

-Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.”

Duke theksuar këto dy pika që qëndrojnë në themel të kërkesave të opozitës, Basha u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo demokrat dhe çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës.

“Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte çmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, mësohet të ketë deklaruar Basha.

Gjatë mbledhjes, Basha mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën..-u shpreh kreu i opozitës, duke vënë në dukje se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal një partiak është meritë e drejtpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike. Basha përforcoi mesazhin kryesor të opozitës se “zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje”.

Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”- u shpreh zoti Basha i cili tha se këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme

Maxhoranca thotë se është nul, por dekreti i Metës për anulimin e 30 qershorit ka hyrë në fuqi

Një ditë më parë, Presidenti Meta firmosi një dekret i cili anulonte 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Por ky vendim i marrë nga kreu i shtetit u konsiderua si ia pavlefshëm nga ana e socialistëve të cilët iniciuan edhe mbajtjen e një mocioni me debat për të filluar procedurat për shkarkimin e Metës.

Krahas kësaj, e gjithë selia rozë doli ne në ekranet dhe mediat kryesore të vendit duke argumentuar se akti i marrë nga Meta është një vendim i pavlefshëm. Por sa qëndron argumenti i tyre?

Në fletoren zyrtare të ditës së sotme është zbardhur dekreti i Presidentit. Ky institucion, Qendra për Botimet Zyrtare, është organi i cili i jep fuqi ligjore çdo akti të ndërmarrë nga institucionet, që nga udhëzimet e ministrave, vendimet e qeverisë, projektligje, dekrete të presidentit etj. Kësisoj, nga sot, 30 qershori nuk mund të quhet si dita e zgjedhjeve./panorama

Vritet administratori vendor në Vlorë

Raimond Kola

Policia e Vlorës tha se Administratori i Njësisë Administrative Kotë, në Vlorë, Argjil Gjoka u vra me armë zjarri, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje zyrtari vendor ndërhyri për të shuar një konflikt mes të paktën tre personave gjatë punimeve të një rruge në një zonë rurale, por u qëllua me armë zjarri nga një prej personave të përfshirë në konflikt dhe humbi jetën në spitalin civil.

Policia e Vlorës njoftoi për incidentin me një të vrarë dhe një të plagosur, por nuk dha hollësi për motivet e konfliktit dhe autorin e krimit. Disa muaj më parë po në këtë njësi administrative ishte vrarë me armë zjarri administratori i mëparshëm.

Vlora vazhdon të mbetet zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri, i cili lidhet jo vetëm me përplasjet që lidhen me trafikun e drogës por edhe konfliktet e pronësisë.

Në raportimin e saj të fundit në Parlamentin shqiptar mbi kriminaliteti në vend gjatë vitit 2018 Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku pohoi pak ditë më parë se Vlora ishte zona me kriminalitetin më të lartë në vend. Zonja Marku apeloi për një bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese për goditjen e krimit në qytetin bregdetar.

Prapaskenat – Meta tregon drekën sekrete me Ramën: Ai e di sa shumë i shqetësuar jam

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot drekën sekrete që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama para se të ndërmerrte vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Meta ka thënë se takimit është zhvilluar në Pallatin e Brigadave dhe gjate bisedës i ka shprehur shqetësimin për situatën.

 

Më tej kreu i shtetit ka bërë të ditur se kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk ishte i surprizuar nga vendimi i tij për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im. Në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Mëgjithatë ka kohë të reflektojë”, tha Meta.

PANORAMA

Shkarkimi, Meta ironizon maxhorancën: U intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit?!

Presidenti Meta ka ironizuar vendimin e maxhorancës për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit.

Meta ka thënë sot se ai është vetë ofruar që ta lërë këtë post në rast se shërben për të zgjidhur krizën.

 

Presidenti tregoi se kishte marrë informacion se mund të kishte trazira gjatë protestës dhe për këtë arsye ai ia ka njoftuar kreut të opozitës vendimin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Shkarkimi? Unë nuk e kuptoj, unë jam vetëofruar, për ta lënë këtë detyrë, postin tim edhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të një zgjidhje të kësaj krize dhe të një garancie se gjithçka do të funksionojë normalisht. Nuk e kuptoj a i intereson zgjidhja e krizës apo ikja e Presidentit, se nëse i intereson ikja e Presidentit kjo është shumë e thjeshtë. Zgjidhim krizën pastaj ikën presidenti”, tha Meta.

DASH: Po vlerësojmë pasojat e vendimit të presidentit Meta

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale. za

DOKUMENTI – Shkarkimi i Presidentit Meta, Gramoz Ruçi firmos urdhrin

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi caktohet si pikë e 3 e rendit të ditës zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga Taulant Balla, ku disktimet do të përqendrohen tek dekreti i Metës me anë të të cilit anuloi datën e zgjedhjeve.

 

“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, thekson urdhrin e firmosur nga PS.

Strategjia e Partisë Socialiste kundër Presidentit të Republikës

ERVIN KOÇI/ Firma e Presidentit Meta mbi dekretin, i cili anulonte 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, solli edhe mobilizimin e socialistëve për të kërkuar shkarkimin e tij. 

 

Ditën e djeshme, deputetët socialistë filluan mbledhjen e firmave kundër Presidentit Meta. Strategjia e socialistëve është e ndarë në dy plane.

Në seancën e së enjtes, debati do të fokusohet tek anulimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit, dhe shprehjes së vendosmërisë për t’i zhvilluar ato më 30 qershor, nga ana e socialistëve dhe partive të tjera të regjistruara në to.

Seanca do të miratojë një rezolutë, e cila do t’i bëjë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të vijojë punën e tij në përmbushje të detyrimeve ligjore për të garantuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu, në rezolutë do t’u kërkohet vëzhguesve të OSBEODIHR-it dhe atyre vendës që të asistojnë zgjedhjet e 30 qershorit si përmbushje e detyrimit kushtetues për të zgjedhur drejtuesit vendorë në 61 bashki dhe këshillat e tyre bashkiakë.

Paraditen e sotme u mblodh edhe Konferenca e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PSsë, Taulant Balla, që kërkon zhvillimin e një debati parlamentar pas vendimit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Konferenca miratoi me konsensus kërkesen e maxhorances per zhvillimin e nje mocioni me debat per shkarkimin e presidentit Meta.

Debati ne Kuvend do te zgjase 5 ore, dhe koha do te ndahet mes 170 minuta per PS, dhe 130 minuta per grupet e tjera parlamentare.

Në kërkesën qe mori ne shqyrtim konferenca, theksohet se: “Pasi u njohëm me aktin e paprecedent të Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, ‘Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’ dhe duke e vlerësuar atë si një akt absolutisht të pavlefshëm, të marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike, si dhe duke konsideruar se ky akt synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë zhvillimin e një mocioni me debat në seancën më të parë të Kuvendit për këtë çështje, në përfundim të të cilit propozojmë miratimin e një rezolute sipas draftit bashkëngjitur”.

SHKARKIMI

Deputetët socialistë do të nisin procedurën e rregullt parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, bazuar në nenin 112 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Kërkohen firmat e të paktën 35 deputetëve të Kuvendit për të propozuar shkarkimin e Presidentit. Kërkesa i drejtohet kryetarit të Kuvendit i cili vë në dijeni si Kuvendin ashtu dhe Presidentin e Republikës.

Kreu i Kuvendit ia përcjell Komisionit të Ligjeve kërkesën e deputetëve dhe brenda 15 ditëve Komisioni i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen e komisionit hetimor. Komisioni është i detyruar ta dëgjojë Presidentin nëse ai dëshiron. Brenda 7 ditëve nga dita e paraqitjes së raportit të Komisionit të Ligjeve, zhvillohet debat në seancë plenare. Nëse raporti i Komisionit të Ligjeve votohet në Kuvend, brenda 2 ditëve ngrihet komisioni hetimor.

Komisioni hetimor i paraqet Kuvendit raportin me shkaqet e argumentuara për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe brenda 20 ditëve zhvillohet një seancë e veçantë. Nëse kërkohet nga Presidenti për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij.

RREGULLORJA E KUVENDIT NENI 112

1/4 e deputetëve propozojnë shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rëndë të Kushtetutës

Kreu i Kuvendit ve në dijeni Presidentin dhe ia përcjell kërkesën Komisionit të Ligjeve

Brenda 15 ditëve, Komisioni i Ligjeve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen e komisionit hetimor
Komisioni është i detyruar ta dëgjojë Presidentin, nëse ai dëshiron

Brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit të Ligjeve, zhvillohet debat në seancë plenare

Nëse raporti i Komisionit të Ligjeve votohet në Kuvend, brenda 2 ditëve ngrihet komisioni hetimor

Komisioni hetimor i paraqet Kuvendit raportin me shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe brenda 20 ditëve zhvillohet një seancë e veçantë

Nëse kërkohet nga Presidenti për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij

FJALË PËRSHËNDETËSE NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THINJAT E ATDHEUT” – Nga EUGJEN MERLIKA

 

            Të nderuara zonja e zotërinj,

Së pari dua t’u falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtë promovim libri, pjesëmarrje të cilën e quaj një nderim të veçantë kundrejt personit tim dhe historisë së tij.

Më lejoni të shpreh këtu para jush mirënjohjen e thellë për refereueset e nderuara që paraqitën atë libër, Rektoren fisnike të Universitetit Evropian të Tiranës, znj. Nevila Nika, drejtoreshën e shtëpisë botuese Uet Press, Alda Bardhyli e për gazetaren e mirënjohur të mediave shqiptare znj. Luljeta Progni. Por një falënderim i veçantë nga kjo sallë i shkon edhe autorit të parathënies së këtij libri, një personazhi poliedrik të kulturës shqiptare, poetit Skënder Buçpapaj, që me pendën e tij i ka dhënë një vlerë të shtuar këtij vëllimi. Një tjetër falënderim të sinqertë shpreh këtu edhe për shtëpinë botuese UET PRESS që mirëpriti e miratoi botimin e këtij vëllimi me shkrime publiçistike, të botuara kryesisht në gazetën Mapo, të drejtuar me objektivitet, paanësi e tolerancë bindjesh nga z. Henri Çili. Falenderoj edhe z. Besnik Frashni për kapakët e dy librave të botuara këtu.

Vëllimit tim i kam dhënë titullin “Thinjat e Atdheut”. Thinjat normalisht tek njerëzit janë sinonime të kohës që kalon, janë gjurmët më të dukëshme të viteve që shkojnë e që paralajmërojnë fundin e përvojës tokësore mbi këtë rruzull e afrimin e një tjetër jete për ata që e besojnë e të “hiçit që rrotullohet rreth hiçit”, për ata që përtej vdekjes shohin asgjënë.

Metafora e titullit e shtrin qëllimin e dukurisë në një spektër më të gjërë. Nga thinjat e njeriut tek thinjat e Atdheut, sepse ashtu sikurse individi ka një ecuri që kalon nëpër të gjitha stinët e jetës, ashtu edhe Atdheu, Kombi, bashkësia e krijesave njerëzore që njëjtësohen në gjuhën, zakonet, historinë, përvojën jetësore, kanë jetën e tyre që është shumatorja e jetës së brezave dhe ndihmesës së tyre në historinë e botës.

Ndryshimi ndërmjet nesh si individë dhe Atdheut e kombit tonë është se ndërsa ne i nënështrohemi ligjeve biologjike të jetës dhe ndërrimit të saj, ky i fundit ka një jetë shumë të gjatë e, ndoshta nuk njeh vdekje kurrë. Por ashtu si ne që shpesh thinjemi para kohe nga problemet e ndryshme me të cilët përballohemi, edhe Atdheu, si pasojë e rrebesheve të historisë, mund të thinjet nga mundimet e dertet e pazakonta që shoqërojnë ecjen e tij të gjatë. Dertet e Atdheut janë ata të bijve të tij, ka një lidhje të çuditëshme mes tyre, të padukëshme, por tepër qenësorë.

Në një Vend të ndrydhyur nga pesha e derteve vështirë se mund të ketë njerëz të lumtur dhe, anasjelltas, lumturitë individuale i japin forcë e frymëmarrje kurmit të Atdheut. Historia e jonë, si popull e si komb, fatkeqësisht ka qënë shumë dorështrënguar n’atë drejtim. Shekuj të gjatë pushtimesh të huaja e paaftësie endemike për të krijuar bashkësi të organizuara e të zhvilluara, të shoqëruar nga një fatalitet historik e kanë shtyrë anijen tonë të lundronte në gjysmën e errët të botës, larg asaj të dritës, një gjëndje të cilën na e jep me pak fjalë njëri ndër personazhet madhorë të kulturës sonë, Imzot Fan Noli, në poezinë “Anës lumenjve”, ndoshta aktuale dhe sot e kësaj dite.

Pushtimet, tiranitë e diktaturat kanë shtuar thinjat e Atdheut, po ashtu si kanë bërë të mbijnë ato në lulen e rinisë tek bijtë e tij. Ngjyra e bardhë mbi kryet e njerëzve është ajo më e parapëlqyera në mendësinë e tyre. Në librin tim ka një shkrim për Dedë Gjomarkajn, një njeri i thinjur në pak kohë në një birucë të Sigurimit të shtetit, edhe se nuk kishte mbushur moshën 27-vjeçare, si pasojë e një arrestimi të fshehtë për të cilin nuk dinte asgjë askush. Me shakanë e një stoiku të vërtetë ai thonte më vonë “U zbardha sepse nuk munda të skuqem”. Thinjat e tij, ashtu si edhe të shumë të tjerëve në kushtet e tij apo të ngjajshme me të, ishin dhe thinjat e Atdheut, sepse flijimi i bijve të tij për idealet e rrugës së nderit e të luftës për lirinë e tij, i shtonin atij krenarinë, por edhe dhimbjen, sepse thinjat janë pasqyrë e dhimbjeve fizike e shpirtërore.

Thinjat e Atdheut i kam parë në mundimet e vuajtjet e atyre që i kanë kushtuar atij të gjithë jetën e veprën e tyre, shpesh të pakuptuar, të mallkuar, të përdhunuar madje edhe deri tek eshtrat e varreve. I kam gjetur në vepra të ndryshme letrare, kryesisht të realizmit mbas komunist, në dëshmitë tragjike e dramatike të një përndjekjeje të pashembulltë gjysëm shekullore, të pasqyruar në shkrimet e Visar Zhitit, të Fatbardha Saraçi Mulletit, të Elena Mirakaj Lulit, të Tomë Mrijës, të Aldo Terruzit, të Albert Frashërit, të Kurt Kolës, të Lekë Përvizit.

Thinjat e Atdheut ishin në sfondin e jetëve të mbaruara, apo të gjymtuara të bashkëvuajtësve në kampet e internimit, të cilëve u kam kushtuar shkrimet e mija in Memoria. Kanë nota të theksuara dhimbjeje ata shkrime kur i kushtohen atyre që ndërronin jetë para kohe, siç është rasti i Manjolës, një luleje të lindur në kampin e Gradishtit e që prehet e qetë në Nju Jorkun e largët.

Me një respekt të veçantë e një brengë të madhe në shpirt, në këtë libër i janë kushtuar dy shkrime një djaloshi idealist, Atjon Zhitit, që në agun e jetës u kthye (citoj) në një “meteor që do të ndriçojë gjithmonë qiellin tonë të hirtë, i ngulitur thellë në kujtesën tonë, i përkëdhelur gjatë në shpresat tona, për të patur një ditë një Atdhe të bashkuar, bashkëkohor, evropian, të qytetëruar, siç e përfytyronte, e konceptonte dhe e donte Ai”.

Me këtë fragment të shkurtër, që besoj se nxit te secili prej nesh ndjenja e përsiatje, të nxjerrë nga ky vëllim, po e përfundoj fjalën time duke ju përshëndetur përzemërsisht e duke i u falënderuar miqësisht për praninë tuaj në këtë ditë të shënuar për mua e familjen time, ju uroj të gjithëve mbarësi e të mira pa fund në familjet tuaja.

Faleminderit

Pas vendimit të Presidentit, Opozita e Bashkuar propozon krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD, e  cila u mblodh sot, pasi Presidenti Meta firmosi zhdekretimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve vendore nga Presidenti Meta.

Në mbledhje, Kryesia e PD vendosi  për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki.

 

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, sqaron Kryesia e PD.

LUAN MYFTIU u shua… me dritë të ylltë – Nga VISAR ZHITI

LUAN MYFTIU u shua… me dritë të ylltê.
Burrë i urtë dhe i ditur, i përvuajtur dhe qëndrestar, mik i rrallë… I përzemërt në burg me ne, i heshtur me të gjithë në liri, shkruajti pak, i mrekullueshëm në gjuhë, me thellësi të rrallë, me guxim intelektual dhe tregoi dhëmbshurisht…
Kujtoj ecejaket me “Luanin e mirësisë” në oborrin e burgut, bisedat për librat, letërsia franceze e tërhiqte së tepërmi dhe nuk flinte pa thënë përmendësh, pa zë, me vete, “racionin” e poezive, në frëngjisht dhe italisht. Ai s’kishte vetëm racion buke, por dhe racion shpirti, atje ku ishte e ndaluar…
Më pas në postdiktaturê drejtoi gazetën “Liria”, tjetër s’donte…
Aq i urtë, dukej sikur vdiste nga pak herë pas here, tani vazhdimisht do të jetojë me ata që e kanë njohur, me këdo që do ta lexojë…

Meta tek studentët nga gjithë trevat shqiptare: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari

Pasi firmosi zyrtarisht cdrekretimin e dates se zgjedhjeve vendore dhe pak pasi PS-ja deklaroi se te enjten do te nise procedurat per shkarkimin e tij si President, kreu i shtetit Ilir Meta ka dhene nje tjeter mesazh gjate takimin te mbajtur me studentë e profesorë nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

“Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”- ka thene Meta.

Mesazhi i Metes

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

DW – flet konstitucionalistja: Kryeministri nuk e anulon dot vendimin e Presidentit

Konstitucionalistja Aurela Anastasi, në intervistë eksluzive për Deutsche Wellen thekson se vlefshmërinë ose jo të shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale e vendos vetëm Gjykata.

 

DW: Prof. Anastasi a është në përputhje me Kushtetutën shfuqizimi nga Presidenti Meta, i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të radhës, pra i dekretit të mëparshëm të firmosur nga vetë Presidenti?

Prof. Aurela Anastasi: Në këto kushte mund të them paraprakisht, që Kushtetuta, në nenin 92/gj ka parashikuar kompetencën e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor. Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.

Data e zgjedhjeve ka rëndësi thelbësore për mbarëvajtjen e vetë zgjedhjeve dhe në mënyrë të veҫantë, për respektimin e parimit kushtetues të zgjedhjeve periodike, si dhe të mandatit kushtetues të organeve të zgjedhura nga populli. Nga kjo pikëpamje mendoj se caktimi i datës së zgjedhjeve është një mjet i domosdoshëm kushtetues për të garantuar zgjedhje periodike dhe për të garantuar respektimin e afatit 4-vjecar të mandatit të organeve vendore. Presidenti i Republikës është garant i datës së zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të caktohet në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Kur është fjala për zgjedhjet e përgjithshme, për Kuvendin, Kushtetuta e Shqipërisë, në neni 65 t ka parashikuar qartë rregullat për caktimin e periudhave zgjedhore dhe thirrjen e zgjedhjeve. Për zgjedhjet vendore Kushtetuta nuk shprehet. Por është Kodi Zgjedhor, si një burim i të drejtës kushtetuese, që i referohet këtij neni të Kushtetutës edhe për zgjedhjet vendore. Pra, afatet kohore për zgjedhjet vendore rregullohen bazuar në Kushtetutë, sipas rregullit që zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt, e cila i paraprin datës së përfundimit të mandatit. Në kushtet kur mandati i organeve vendore përfundon në datën 10 Korrik, periudha zgjedhore e parashikuar në Kodin Zgjedhor, përfundon në datën 30 Qershor 2019. Një datë tjetër, do të na shpinte në një situatë që nuk është parashikuar as nga Kushtetuta, as nga Kodi Zgjedhor, pra në një situatë të pabazuar në akt ligjor.

DW: A është në përputhje me Kushtetutën reagimi i Kryeministrit Rama, se pavarësisht shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta, zgjedhjet lokale do të zhvillohen pikerisht në këtë datë?

Prof. Aurela Anastasi: Në krye të herës, duhet thënë që Z. Rama në këtë rast, nuk legjitimohet të flasë si Kryeministër i vendit, por si kryetar i njërit prej subjekteve zgjedhore, Partisë Socialiste, ose koalicionit përkatës zgjedhor. Në këto kushte, ai nuk mund të marrë vetë vendime si Kryeministër ose Qeveri. Kjo është pavarësia zgjedhore që ka krijuar Kushtetuta. Por, ҫdo subjekt zgjedhor ka të drejtën e aksesit në institucionet e ankimimit. Në këtë rast, duke parë edhe jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që aktualisht nuk është funksionale, mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor.

DW: Prof. Anastasi, sapo përmendët mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Në situatën e re politike, të krijuar nga anullimi i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe kundërshtia e kryeministrit Rama, cili është ngërҫi që sjell mungesa e kësaj Gjykate?

Prof. Aurela Anastasi: Gjykata Kushtetuese mund të ishte një mjet ankimi më tej, për një proces të rregullt ligjor. E rëndësishme është që në Shqipëri ka një mjet ligjor ankimimi funksional, siç është Gjykata Administrative.

DW:  A mund të ngrihet dhe të funksionojë Gjykata Kushtetuese, le të them psh, brenda një jave?

Prof. Aurela Anastasi: Mendoj se nuk mund të ngrihet. Procesi i zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të ikur nga vettingu, ka ecur me ritme shumë të ngadalshme. Kur nuk kemi ende kandidatura që vijnë nga gjyqësori, nuk mund të themi se përbërja e plotë e kësaj Gjykate do të jetë një gjë e shpejtë. Sidoqoftë, ezaurimi i mjeteve që ekzistojnë jep mundësinë për një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative.

DW: A është e ligjshme që maxhoranca socialiste por edhe parti parlamentare të spektrit të djathtë ta konsiderojnë nul shfuqizimin e 30 qershorit dhe të vazhdojnë fushatën elektorale për të zhvilluar zgjedhjet lokale në këtë datë?

Prof. Aurela Anastasi: Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate.

DW: Cilat janë hapat e mëtejshme, që mendoni se palët duhet të hedhin, në respekt të Kushtetutës? 

Prof. Aurela Anastasi: Nga pikëpamja e prognozës kushtetuese, pa hyrë në analizën se si erdhëm deri këtu, në radhë të parë duhet të them se operatorët politikë kanë detyrë t’i rikthehen rendit kushtetues. Presidenti i Republikës ka detyrë ta garantojë këtë rend, si një organ kushtetues i paanshëm.

Natyrisht, mbështetur në aktet kushtetuese dhe ligjore, palët mund të kërkojnë edhe zgjidhje me karakter politik si dialogu, marrëveshjet politike, të cilat për hir të së vërtetës, në raste të ngjashme, të mëparshme, i kanë shërbyer kompromisit politik, duke cënuar respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj se arritja e një Konvente Kushtetuese midis subjekteve zgjedhore do të ndihmonte në parandalimin e situatave të tilla në të ardhmen. Reforma Zgjedhore është gjithashtu, e nevojshme.

Intervistoi: Ani Ruci/ Konstitucionalistja Prof. Dr. Aurela Anastasi është pedagoge e të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tiranës, dhe e angazhuar si avokate në Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare në Tiranë.

Analiza shteruese e ekspertit: Ja pse Kuvendi nuk e shkarkon dot Presidentin

Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI

1. Hyrje e përgjithshme mbi sistemin e së drejtës, vlerat juridike, parimet juridike dhe normat juridike dhe interpretimin e normave

Sistemi i së drejtës nuk do të mund të ekzistonte pa parimin e ligjshmërisë i cili në thelb mishëron rregullin që siguron harmoninë midis normave juridike nëpërmjet rregullit të përjashtimit të zbatimit të një norme bazuar në hierarkinë e normave. Ndërkohë, baza e rregullit që përcakton hierarkinë e normave juridike është rëndësia e marrëdhënies shoqërore që rregullon norma. Kjo do të thotë që sa më e rëndësishme të jetë marrëdhënia, aq më e rëndësishme bëhet norma dhe sa më e rëndësishme të jetë norma, aq më lartë do të qëndrojë ajo në hierarkinë e normave juridike. Nga një këndvështrim tjetër, rëndësia e marrëdhënies dhe e normës juridike është edhe pasqyrim i rëndësisë së interesit publik. Ky i fundit është rregulli bazë që caktojë kufijtë dhe bazën e legjitimitetit të çdo veprimi ose mosveprimi dhe vetë ushtrimit të pushtetit shtetëror në tërësi.

Megjithatë, sistemi i së drejtës nuk përbëhet vetëm nga norma në kuptimin e një rregulli abstrakt sjellje, por edhe nga parimet e përgjithshme dhe vlerat juridike. Për nga rëndësia dhe radha, të parat janë vlerat, të cilat përcaktojnë përmbajtjen dhe vlefshmërinë e parimeve ligjore. Në fakt, tre vlerat themelore të një sistemi ligjor janë: rendi, drejtësia dhe liria.[i] Të dytat janë parimet ligjore të cilat janë në dy kategori, parime themelore të së drejtës dhe parime ligjore dhe janë pikërisht parimet që përcaktojnë përmbajtjen dhe vlefshmërinë e normave juridike.[ii] Të tretat janë normat juridike të cilat janë norma kushtetuese themelore të shkruara dhe zakonore, norma kushtetuese të shkruara dhe zakonore, norma juridike zakonore dhe norma juridike të shkruara. Midis normave juridike të shkruara bëhet një ndarje midis normave që burojnë nga akte të rëndësisë së veçantë që miratohen me shumicë të cilësuar dhe norma që miratohen me shumicë të zakonshme dhe për të vazhduar pastaj nga normat e akteve nënligjore, tek burimet e tjera të së drejtës.

Normat juridike dhe çdo rregull sjelljes ka për qëllim të urdhërojë kryerjen e diçkaje, të ndalojë kryerjen e diçkaje apo të lëri të lirë një subjekt të kryejë ose të mos kryejë një veprim të caktuar. Gjithë këto nocione bazë të së drejtës kanë kuptim porsa kohë ato kuptohen dhe zbatohen në kuadër të një shteti të së drejtës. Për Hegelin, e drejta ose ligji përfaqëson vullnetin e përgjithshëm të shoqërisë. Ndërkohë, për përkrahësit e teorisë të së drejtës natyrore si Thomas Aquinas etj, ligji është burim i arsyes njerëzore[iii], ai është i shenjtë dhe i përjetshëm dhe përcakton vlefshmërinë e ligjit njerëzor.[iv] Madje edhe John Locke mendonte qe ligji themelor natyror qeveris edhe legjislativin.[v] Në çdo rast arsyeja njerëzore  mbaron kur mbaron logjika. Nga kjo vijmë në parimin e përgjithshëm të së drejtës që ‘in claris non fit interpretatio’ ose kur norma është e qartë nuk ka nevojë për interpretim. Nga ana tjetër sikurse thoshte Kryetari më i famshëm i Gjykatës së Lartë të SHBA, John Marshall, interpretimi nuk mund të çojë në krijimin e një norme të re, sepse kjo gjë i takon vetëm ligjvënësit.

E bëra këtë hyrje pikërisht për t’i paraprirë diskutimit në vijim dhe çdo debati mbi këtë punim, por edhe për të lehtësuar kuptimin e tij nga një lexues jo i kualifikuar.

  1. Kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve

Neni 4 i Kushtetutës së RSH, parashikon që dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Pra ushtrimi i çdo kompetence kushtetuese nga çdo organ bëhet pa pasur nevojë për ligj, porsa kohë Kushtetuta nuk e parashikon këtë kusht. Nga ana tjetër, neni 7 i Kushtetutës parashikon parimin e ndarjes së pushteteve që në thelb synon shmangien e konfliktit të interesit në lidhje me funksionin e miratimit të ligjit, zbatimit të tij dhe kontrollit të zbatimit të tij dhe që lidhet me tre pushtet themelore si legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Nga ana tjetër, Kushtetuta e RSH, sikurse edhe shumë kushtetuta të vendeve të zhvilluara perëndimore i rezervon Presidentit të Republikës, rolin e ekuilibruesit, ndërlidhësit dhe kontrollit të shumëfishtë midis tre pushteteve në fjalë duke pasur si bazë interesin e publikut ose popullit që është burimi i legjitimitetit të gjithë pushtetit shtetëror në tërësi. Kjo pasi pozita e tij nuk ka konflikt interesi sikurse kanë tre mbajtësit e tre pushteteve kryesore. Nisur nga përmbajtja e kushtetutës tonë, Presidenti si kreu i shtetit përfaqëson unitetin e popullit, kjo pasi sidomos pushteti ligjvënës dhe ai ekzekutiv nuk përfaqësojnë asnjëherë vullnetin e gjithë popullit, por vetëm të shumicës. Madje kjo e fundit në rastin tonë, për shkak të sistemit zgjedhor në rastin më të mirë përfaqëson zakonisht jo më shumë se 25 % plus një të gjithë popullsisë me të drejtë vote.[vi] Duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë së një shumice që prodhohet nga ky sistem. Funksioni i saktë i Presidentit të Republikës së RSH, kuptohet qartë nëse krahasojmë edhe me Kushtetutën e Rumanisë e cila në nenin 80[vii] parashikon shprehimisht si vijon:

(1) Presidenti i Rumanisë përfaqëson Shtetin Rumun dhe ruajtësi i pavarësisë kombëtare, unitetit dhe integritetit të vendit.

(2) Presidenti i Rumanisë ruan dhe mbikëqyr (zbatimin) kushtetutën dhe funksionimin e rregullt të autoriteteve publike. Në kuadër të kësaj kompetencë, ai vepron si ndërmjetës midis pushteteve të shtetit, si dhe midis shtetit dhe shoqërisë.

Një rol thelbësor i njeh Presidentit edhe Kushtetuta Greke[viii] e cila parashikon shprehimisht në kuadër të seksionit “Struktura e Shtetit” në nenin 26/1 të saj ku thuhet se Pushtetit Legjislativ do të ushtrohet nga Parlamenti dhe nga Presidenti i Republikës dhe po të njëjtën gjë në 26/2 parashikon edhe për pushtetin ekzekutiv.

Parashikime të njëjta bëjnë edhe kushtetutat e vendeve të tjera. Si p.sh. në Kushtetutën Italiane, në nenin 87[ix] të saj parashikohet shprehimisht se:

Art. 87. Presidenti i Republikës është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin kombëtar… Përcakton zgjedhjet e dhomave të dhe përcakton rimbledhjen e parë të tyre. 

Po ashtu, neni 89[x] i Kushtetutës Kroate parashikon shprehimisht se “Presidenti i Republikës cakton zgjedhjet për Parlamentin Kroat dhe thërret mbledhjen e tij të parë”.

Ndërkohë, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon pa asnjë ekuivok në nenin 92 të saj, germa gj) që Presidenti i republikës “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”.  Ndërkohë, neni 93, përcakton që Presidenti i Republikës në zbatim të kompetencave të tij nxjerr dekrete. Pra në rastin konkret, është pikërisht Dekreti Presidencial që shënon datën kur do mbahen zgjedhjet dhe rrjedhimisht edhe përbën bazën urdhëruese për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të fillojë përgatitjet dhe shënon edhe lindjen e të drejtave dhe detyrimeve të tjera për subjektet politike dhe zgjedhësit, duke përfshirë kompetencën kohore dhe materiale të Kolegjit Zgjedhor. Kjo kompetencë ushtrohet drejtpërdrejtë dhe është tepër e qartë dhe s’ka asnjë kufizim, përjashto kufizimin e nenit 65 të Kushtetutës, i cili nuk parashikon që mandati i Kuvendit zgjat 4 vjet, por që Kuvendi zgjidhet çdo katër vjet (sikurse gabimisht po kuptohet nga shumë individë). Kjo është normale, pasi një proces i tillë sikurse zgjedhjet politike të përgjithshme s’mund të jetë produkt i një përcaktimi kaq të ngurtë kohor pasi zhvillimi i zgjedhjeve diktohet nga shumë faktorë të njohur dhe të panjohur. Në këtë frymë edhe Kodi Zgjedhor në nenet 8, 9 dhe 10, parashikon që Dekreti i Presidentit mund të caktojë datën e zgjedhjeve midis 15 marsit dhe 30 qershorit ose midis 15 shtatorit dhe 30 nëntorit. Pra Presidenti mund të zgjidhte edhe periudhën e dytë nisur nga Kodi Zgjedhor, kjo pasi vetë neni 65/1 parashikon mundësinë që mandati të vazhdojë përtej afatit 4 vjeçar kur në fjalën e fundit thotë: “Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”.

Ndërkohë, parashikimi në paragrafin e dytë, ka përcaktuar kufizimin e periudhës me periudhën më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të kuvendit dhe se periudhat zgjedhore caktohen në ligjin për zgjedhjet. Nisur nga formulimi i dispozitave në fjalë, Dekreti do të ishte pikërisht i kufizuar në periudhën e parë. Nga ana tjetër, nisur nga parimet e përgjithshme kushtetuese nga nenet 1-14 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës në kushtet aktuale gëzon legjitimitet në zhdekretimin e dekretit të tij për datën 30 qershor 2019. Kjo pasi në thelb, mbajtja e zgjedhjeve në kushtet ku ndodheshim praktikisht minonte vetë parimet themelore mbi të cilën funksionon shtetit. Me minim, nënkuptoj së pari rrezikun e dukshëm të përkeqësimit të krizës dhe mundësisë krejt të pastër të një përplasje shoqërore që do të dëmtonte vetë funksioni dhe ekzistencën e shtetit. Kësisoj, në kuadër të interpretimit sistematik nenet 1, 2, 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës, kanë epërsi ndaj nenit 65 të Kushtetutës dhe çdo neni tjetër në vijim. Në këtë mënyrë kompetenca e Presidentit për caktimin e zgjedhjeve merr fuqi absolute në çdo rrethanë, përtej përcaktimeve të nenit 65 të Kushtetutës, apo Kodit Zgjedhor dhe nuk lidhet me kohëzgjatjen e mandatit të Kuvendit, pasi në çdo rast mbizotëron parimi themelor kushtetues i vazhdimësisë institucionale të mandateve deri në zëvendësimin  e çdo të zgjedhuri ose emëruari nga ai i zgjedhur ose emëruar rishtas.

Është me rëndësi të theksohet që Kushtetuta nuk parashikon detaje mbi kohëzgjatjen e mandatit dhe modalitetet e caktimit të datës së zgjedhjeve për njësitë e pushtetit vendor, por neni 10 i Kodit Zgjedhor referon tek neni 9 dhe 8 të tij, të cilët referojnë edhe për këtë  çështje tek neni 65 i Kushtetutës. Pra Presidenti mund ta ushtrojë këtë kompetencë në mënyrë të pavarur nga ndonjë marrëveshje politike e mundshme.

Në të njëjtën kohë, praktika e deritanishme ka lejuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve disa herë me marrëveshje politike, të cilat konsiderohen si burime të normave kushtetuese të cilat për nga burimi dhe rëndësia marrin rëndësi kryesore dhe rrjedhimisht qëndrojnë më lartë edhe sesa normat kushtetuese, me përjashtim të parimeve themelore kushtetuese. Nga kjo pikëpamje, këto praktika janë bërë tashmë pjesë e zakoneve kushtetuese si burim themelor i të drejtës kushtetuese, të cilat duke qenë se dalin nëpërmjet mekanizmit politik gjithëpërfshirës të partive politike mund të kuptohet si një rishikim i kuadrit kushtetues ose kontratës sociale. Kjo do të thotë që kur mekanizmat kushtetues mungojnë ose dështojnë për të rivendosur ekuilibrat, e vetmja mënyrë për të rivendosur ekuilibrin është marrëveshja politike e cila shënon pikërisht një kontratë të re sociale që nuk mund të bjerë ndesh me parimet themelore kushtetuese dhe as vlerat e sistemit të së drejtës.

Duhet theksuar, që çdo interpretim përtej këtyre kornizave do të ishte dalje jashtë logjikës së doktrinës dhe vetë logjikës së sistemit të së drejtës dhe vetë shtetit të së drejtës duke bërë krejt pa vlerë çdo diskutim të mëtejshëm.

  1. Rishikimi i dekretit presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve

Dekreti Presidentit në thelb është një akt kushtetues me karakter normativ ose që synon të rregullojë një marrëdhënie juridike pa një rreth të caktuar të subjekteve që përbëjnë palët në këtë marrëdhënie.  Shumica e kompetencave presidenciale ushtrohet nëpërmjet dekreteve normativ që parashikojnë rregulla sjellje abstrakte ose të përgjithshme etj, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ekzistencën së dekreteve me karakter individual ose që i drejtohen një grupi subjektesh të së drejtës saktësisht të përcaktuar dhe jo me karakter të përgjithshëm. Teoria e së drejtës, konsideron një akt normativ një akti i cili normon njëlloj një ligj. Ndërkohë, fjala ligj në gjuhën angleze ka më shumë se 5 kuptimeve. Konkretisht, sipas fjalorit të famshëm Black’s Law Dictionary, kuptimi i parë i “ligjit” është si një shprehje solemne e vullnetit të legjislativit. Ai urdhëron, lejon dhe ndalon. Ai shpall shpërblime dhe ndëshkime. Parashikimet e tij, nuk janë me karakter individual dhe nuk lidhen me një rast të vetëm, por lidhen me atë që është pjesë e zakonshme e funksionimit (të shoqërisë dhe shtetit në tërësi).[xi]

Pra ligji dhe një akt normative janë parashikojnë rregulla sjellje me ndikim të përgjithshëm tek shoqëria dhe nuk kufizohen me një rast ose një rreth të caktuar personash dhe as për një çështje me karakter individual. [xii]

Ndërkohë, ne nenin 2 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikohet sikurse vijojnë:

“Akt nënligjor normativ” është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të  tij  publik,  që  rregullon  marrëdhënie  të  përcaktuara  me  ligj,  duke  vendosur  rregulla  të  përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij.”

Ndërkohë, neni 10 i po këtij ligji, saktëson më saktë se për çfarë akti normative e ka fjalën. Konkretisht, thuhet se “Gjykata Administrative e Apelit shqyrton në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe raste të tjera të parashikuara me ligj”. Pra flitet për aktet normative që janë nxjerrë si akte nënligjore duke nënkuptuar aktet e Këshillit të Ministrave etj. Në asnjë rast dekreti presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk është akt nënligjor, por akt i pastër kushtetues.

Nisur nga funksioni dhe natyra e Dekretit Presidencial për caktimin e zgjedhjeve, del në pah qartazi që ai është një akt i pastër normativ. Rrjedhimisht, referuar nenit 131 të Kushtetues, vlerësimi i kushtetutshmërisë së këtij dekreti bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu, vlen të theksohet që ideja që kushtetutshmëria e një dekreti të tillë mund të vlerësohet nga Gjykata Administrative e Apelit ose aq më keq nga Kolegjit zgjedhor është krejtësisht e gabuar madje në nivelin e injorancës juridike. Kjo pasi vetë fakti që në këtë rast nuk shtrohet për vlerësim ligjshmëria, por Kushtetutshmëria, duke qenë se dekreti është vazhdimësi e ushtrimit të një kompetence kushtetuese dhe buron nga norma kushtetuese, tregon qartazi që këto organe nuk kanë asnjë kompetencë të vlerësojnë kushtetutshmërinë e këtij dekreti qoftë edhe në kuadër të ndonjë mendje që mendon parimin e subsidiaritetit kushtetues. Ndërkohë, në rastin e Kolegjit Zgjedhor është fare e thjeshtë si situatë, pasi Kolegji nuk ekziston dhe s’ka kompetencë të veprojë, porsa kohë nuk ka zgjedhje dhe për çështje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet. Kjo do të thotë që pa dekret s’ka zgjedhje dhe po ashtu, s’ka as çështje zgjedhore që mbulon ky kolegj, kjo pasi zgjedhjet dhe çështjet zgjedhore, burojnë pikërisht nga moment kur shpallet data e zgjedhjeve, pra nga moment kur ka zgjedhje dhe ka çështje zgjedhore.

Përfundimisht, ky dekret mbetet në fuqi derisa të dal një dekret tjetër ose të shfuqizohet vetëm dhe vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

  1. Raporti kushtetues President – Kuvend – Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij

Shkarkimi i Presidentit të Republikës është akt jashtëzakonisht i vështirë për t’u bërë dhe Kushtetuta parashikon kushte tepër të kufizuara për të realizuar një gjë të tillë. E njëjta situatë paraqitet edhe në kushtetuat e vendeve të tjera si në atë të Republikës së Italisë, Kroacisë, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut etj.

Sipas Nenit 105 të Kushtetutës së Kroacisë (që parashikon një president shumë të ngjashëm me Presidentin e RSH), parashikon shprehimisht si vijon:

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për çdo shkelje të kushtetues që ai ka kryer gjatë ushtrimit të kompetencave të tij.

Procedura e shkarkimit mund të iniciohet nga Kuvendi i Kroacisë me votimin që merr  2/3 e votave të gjithë anëtarëve. 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë do të vendos për shkarkimin me 2/3 e anëtarëve të saj…. dhe nëse Gjykata Kushtetuese mbështet shkarkimin e tij, Presidenti do të pushojë së ushtruari kompetencat e tij vetvetiu sipas kushtetues.”

Ndërkohë, neni 90 i Kushtetutës Italiane saktëson që “Presidenti i Republikës mbanë përgjegjësi vetëm për tradhti të lartë ose për atentat ndaj kushtetutës. Në raste të tilla, ai vendoset nën akuzë nga Parlamenti në një mbledhje të zakonshme me shumicën absolute të anëtarëve të tij”. Ndërkohë, neni 134 parashikon njëlloj sikurse në RSH, kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi akuzën ndaj Presidentit (për tradhti të lartë ose për atentat ndaj kushtetutës).

Ndërsa, neni 61 i Ligjit Themelor Gjerman (Kushtetutës Federale Gjermane parashikon si vijon:

“Neni 61

[Shkarkimi nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese Federale]

(1) Bundestagu ose Bundesrati mund të shkarkojë Presidentin nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese për një shkelje me dashje të Ligjit Themelor ose të çdo ligjit tjetër federal. Mocioni i shkarkimit duhet të mbështetet nga të paktën ¼ e anëtarëve të Bundestagut ose Bundesratit. Vendimi merret nga një shumicë e përbërë nga 2/3 e gjithë anëtarëve të këtyre institucioneve dhe vendimi do t’i paraqitet Gjykatës Kushtetuese Federale nga një person i caktuar nga organi shkarkues.

(2) nëse Gjykata Kushtetuese e shpall Presidentin Fajtor për një shkelje me dashje të Ligjit Themelor ose të çdo ligjit tjetër federal, mund të deklarojë që ai ka falsifikuar kompetencat e tij. Pasi Presidenti shkarkohet, Gjykata mund të marrë një masë të përkohshme që ndalon atë nga ushtrimi i funksioneve.

Neni 87 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, parashikon si vijon:

“Presidenti mbanë përgjegjësi për çdo shkele të Kushtetutës gjatë ushtrimit të të drejtave dhe detyrave të tij. Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit iniciohet nga Kuvendi me 2/3 e anëtarëve të tij. Për përgjegjësinë e tij, vendos Gjykata Kushtetuese me 2/3 e anëtarëve. Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson që Presidenti mban përgjegjësi, mandati i tij përfundon vetvetiu sipas Kushtetutës.” 

Në rastin e RSH duket qartë që është marrë për bazë modeli i Kushtetutës Gjermane, pasi pikat 2 dhe 3 të nenit 90 të Kushtetutës parashikohet shprehimisht si vijon:

“2.   Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.  Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

  1. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

 Ndërkohë neni 131 i Kushtetutës, parashikon kompetencën ekskluzive të Gjykatës Kushtetuese duke parashikuar si vijon:

“Gjykata Kushtetuese vendos për: dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij.”

Pra është e qartë që shkarkimi përfundimtar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe rrjedhimisht edhe momenti i përfundimit të mandatit të tij Kushtetues është pikërisht vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i Kuvendit. Po ashtu, kushtetuta jonë nuk lejon pezullimin e Presidentit nga momenti kur merret vendimi i Kuvendit deri në momentin kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Situata juridike për këtë çështje është aq e qartë sa nuk ka nevojë për asnjë trajtim të mëtejshëm dhe çdo përpjekje thjesht është naivitet profesional ose paaftësi e rëndë apo servilizëm politik.

Titulli autorit

Kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, rishikimi i dekretit presidencial për zgjedhjet dhe raporti kushtetues President – Kuvend – Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij.

  1. Bibliografia
  1. Black’s Law Dictionary Second Edition by Henry Campbell Black, M.A. West Publishing Company. ST. Paul, Minn 1910.
  1. John Locke. “Two treaties of government”. From the Works of John Locke. A New Edition, Corrected. In Ten Volumes. Vol. V. Printed for Thomas Tegg; W. Sharpe and Son; G. Offor; G. and J. Robinson; J. Evans and Co.: Also R. Griffin and Co. Glasgow; and J. Gumming, Dublin. 1823.
  1. Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”. Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.
  1. Jordan Daci. “Law in Post-Communist countries: Case of Albania”. Published as part of the proceedings of the XXV. World Congress of Philosophy of Law and Social Philosophy, at the University of Frankfurt Germany, “Goethe Frankfurt am Main”, Paper series No. 024 / 2012 Series B “Human Rights, Democracy; Internet/intellectual property, Globalization”. URN: urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. http://d-nb.info/1054043272.http://nbn-resolving.de/urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. Dewey Decimal Classification: 340 Recht. Institutes: Rechtswissenschaft.
  1. Kushtetuta e Federale e Gjermanisë (Ligji themelor).
  1. Kushtetuta e Republikës së Italisë.
  1. Kushtetuta e Republikës së Kroacisë.
  1. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  1. Kushtetuta e Republikës së Rumanisë.
  1. Peter Stein, John Shand. Legal Values in Western Society. Edinburg University Press. Available at http://law.hku.hk/lawgovtsociety/stein.pdf. Accessed on December 17, 2010. Sikurse cituar nw Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”. Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.
  1. Thomas Anquinas. “Summa Theologica” 1225–1274. SUMMA THEOLOGICA (Benziger Bros. edition, 1947) Translated by Fathers of the English Dominican Province Acknowledgement: This digital file was produced through the kindness of Sandra K. Perry, Perrysburg, Ohio. I disponueshëm në https://d2wldr9tsuuj1b.cloudfront.net/15471/documents/2016/10/St.%20Thomas%20Aquinas-Summa%20Theologica.pdf .
  1. Thomas Anquinas. “Summa Theologica”. I-II, 96,4; II-II, 60.2,6. As cited in Steven Brust. “ANCIENT AND MODERN: NATURAL LAW AND UNIVERSAL MORAL PRINCIPLES”. The Catholic Social Science Review 14 (2009). Available at EBSCO Academic Search Premier Database.

[i] Peter Stein, John Shand. Legal Values in Western Society. Edinburg University Press. Available at http://law.hku.hk/lawgovtsociety/stein.pdf. Accessed on December 17, 2010. Sikurse cituar nw Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”.  Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.

[ii] Jordan Daci. “Legal Principles, Legal Values, and Legal Norms: are they the same or different?”.  Academicus International Scientific Journal, ISSN 2079-3715. No.1, 2011.

[iii] Thomas Anquinas. “Summa Theologica” 1225–1274. SUMMA THEOLOGICA (Benziger Bros. edition, 1947) Translated by Fathers of the English Dominican Province Acknowledgement: This digital file was produced through the kindness of Sandra K. Perry, Perrysburg, Ohio. I disponueshëm në https://d2wldr9tsuuj1b.cloudfront.net/15471/documents/2016/10/St.%20Thomas%20Aquinas-Summa%20Theologica.pdf

[iv] Thomas Anquinas. “Summa Theologica”. I-II, 96,4; II-II, 60.2,6. As cited in Steven Brust.  “ANCIENT AND MODERN: NATURAL LAW AND UNIVERSAL MORAL PRINCIPLES”. The Catholic Social Science Review 14 (2009): 65-74, pp.65. Available at EBSCO Academic Search Premier Database.

[v] John Locke. “Two treaties of government”. From the Works of John Locke. A New Edition, Corrected. In Ten Volumes. Vol. V. Printed for Thomas Tegg; W. Sharpe and Son; G. Offor; G. and J. Robinson; J. Evans and Co.: Also R. Griffin and Co. Glasgow; and J. Gumming, Dublin. 1823, pp. 162.

[vi] Nëse në zgjedhje do të merrnin pjesë 50 % plus një e votuesve që është edhe rasti më dominues pasi ka raste kur marrin pjesë edhe më pak, atëherë shumica qeverisë do të përfaqësonte jo më shumë se 50 % plus një të 50 % plus një të përgjithshëm ose jo më shumë se 25 % plus një të gjithë votuesve me të drejtë vote.

[vii] ARTICLE 80 (1) The President of Romania shall represent the Romanian State and is the safeguard of the national independence, unit and territorial integrity of the country.

(2) The President of Romania shall guard the observance of the Constitution and the proper functioning of the publik authorities. To this effect, he shall act as a mediator between the Powers in the State, as well as between the State and society.

[viii] SECTION I Structure of the State

Article 26

  1. The legislative powers shall be exercised by the Parliament and the President of the Republic.
  2. The executive powers shall be exercised by the President of the Republic and the Government

[ix] Art. 87. Il Presidente della Repubblica e` il capo dello Stato e rappresenta l’unita` nazionale. Puo` inviare messaggi alle Camere [741 ]. Indice le elezioni delle nuove Camere e ne fissa la prima riunione [611 ].

[x] Article 98 The President of the Republic shall: – call elections for the Croatian Parliament and convene its first session;

[xi] Black’s Law Dictionary Second Edition by Henry Campbell Black, M.A. West Publishing Company. ST. Paul, Minn 1910, pp.700-701.

[xii] Për më shumë shiko. Jordan Daci. “Law in Post-Communist countries: Case of Albania”. Published as part of the proceedings of the XXV. World Congress of Philosophy of Law and Social Philosophy, at the University of Frankfurt Germany, “Goethe Frankfurt am Main”, Paper series No. 024 / 2012 Series B “Human Rights, Democracy; Internet/intellectual property, Globalization”. URN: urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. http://d-nb.info/1054043272.http://nbn-resolving.de/urn:nbn:de:hebis:30:3-248826. Dewey Decimal Classification: 340 Recht. Institutes: Rechtswissenschaft.

Borchard për anulimin e zgjedhjeve dhe shkarkimin e Presidentit: Jam besimplotë te institucionet shqiptare

Ambasadori i OSBE-së, Borchard, i ka quajtur cështje të brendshme të Shqipërisë, si vendimin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, po ashtu edhe vendimin e PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës.

 

“Jam besimplotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor”- ka thënë ai, pyetur nga media për vendimin e marrë nga Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Pyetur për shkarkimin e Presidentit, ai ka thënë: Kjo është cështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që pyetur a do të ketë zgjedhje më 30 qershor për OSBE, ambasadori deklaroi: Sic e thashë, institucionet shqiptare janë ato që do të marrin këtë vendim.

Kryesia e PS vendos: Do të nisin procedurat për shkarkimin e Metës

Kryesia e PS-së ka dale sot ne perfundimin se me anulimin e 30 qershorit dhe cdekretimin e dates se zgjedhjeve, presidenti i vendit e ka humbur te drejten te qendroje ne ate detyre dhe do te nise ne Parlament procedurat per shkarkimin e tij.

 

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhenësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, duke filluar nga seanca e së enjtes.

“Të enjten në seancë plenare do të zhvillohet një debat i gjatë duke shterues ku do të paraqiten të gjithë argumentet se si Meta ka dhunuar republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë kushtetutë të quajtur cdekretim. Ky debat do të përmbledhë të gjithë argumentet dhe më pas do ti takojë Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ ta shqyrtojë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë pozicion dhe parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit”- tha Spiropali, duke shtuar se “Do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund por kjo nuk na heq në të drejtë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.

Ashtu sikunder e ka theksuar edhe kryeministri Rama, Spiropali rikonfirmoi e sigurt se “me 30 qershor do te kete zgjedhje”.


Send this to a friend