VOAL

VOAL

Lorenc Vangjeli: Deputetë me pasaportë diplomatike kanë sjellë para nga droga e prostitucioni, ja përqindja e fitimit

Sipas analistit Lorenc Vangjeli, krimi sot është politik dhe per situaten e krijuar, ai akuzon politiken, si pergjegjese te kesaj qe ndodh. 

 

Nderkohe qe po ne kete emision, Shemsi Prençi deklaroi se deputetë të Parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendi, Vangjeli e mbeshteti pohimin dhe tregoi dhe se sa kanë fituar këta deputetët nga ky transport.

“E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet”, tha Vangjeli.

Ne studion e “Opinion”, Vangjeli tha se grupet kriminale janë larguar nga tregtia e kanabisit për t’u përqendruar tek tregu u kokainës, duke thene se “Krimi sot nuk është më kronik, por është politik”.

“Nuk mund të luftohet me mjete policore, nuk mund t’i kërkohet policisë të luftojë krimin e vetme. Sot në Shqipëri ka një luftë të pistë, që është simboli i kohës moderne. Nuk ka një anë të përcaktuar të mirët nga një anë, të këqijtë në anën tjetër. Krimi sot është me kostum dhe kravatë. Përgjegjësi të parë dhe kryesore ka politika. Ne e shikojmë Shqipërinë, tek kryeministria, tek protesta pa kaluar në periferi aty ku është skamja dhe krimi. Njerëzit të cilët janë votuar, ata që kanë braktisur mandatin duhet ta dinë që duhet të bëhen bashkë dhe të luftojnë krimin. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe Elbasan është rritja e krimit në një potencial edhe më të madh. Grupet kriminale kanë potenciale të jashtëzakonshme financiare dhe materiale, por orientohen në tregun e kokainës duke e lënë tregun e kanabisit”- tha ai. /Opinion.al

Grupi Parlamentar Socialist merr anën e Brahos, vepron kundër Tufës

ARISTIR LUMEZI/ Grupi Parlamentar Socialist ka propozuar heqjen nga rendi i ditës të seancës plenare të mbajtjes së raportit të Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit nga kryetari i saj, Agron Tufa, për një kohë të pacaktuar.

Burime pranë Grupit Parlamentar thanë dje se pezullimi i mbajtjes së këtij raporti dhe miratimi në seancë i rezolutës për punën e Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit u bë për shkak të disa pasaktësive, që lidhen me fakte dhe ngjarje që nuk janë trajtuar me objektivitet.

 

Për këtë, mësohet se në bashkëpunim me Komisionin e Ligjeve do të kërkohet të bëhen saktësimet e nevojshme e më pas ai të dëgjohet sërish në këtë komision. Sipas burimeve, është thënë se fakte apo personazhe që nuk kanë pasur lidhje me krime të komunizmit janë trajtuar në raport si të tilla dhe nga ana tjetër ka pasur raste kur vërtet krimet e asaj periudhe janë anashkaluar nga Instituti i Studimeve të këtyre krimeve.

Heqja nga rendi i ditës së raportit të këtij instituti vjen pas një polemike disaditore në media të anëtarit të Komisionit të Ligjeve deputetit socialist Spartak Braho dhe drejtuesit të Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Braho akuzoi Tufën se po nxin historinë. Ai tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacionalçlirimtare dhe heronjtë e saj. Braho madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.

“Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë, përfshirë luftën, heronjtë. Nuk ka asgjë shkencore në analizat, që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, s’ka pse të ngatërrohet me politikën. S’ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligj. Ka shumë helm në veprimtarinë e këtij instituti. Në këto kushte, nuk e votoj këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes”, tha Braho.

Por përgjigjen ia ka kthyer vetë Tufa. Pedagogu shkruan në rrjetet sociale se nga njerëz si Spartak Braho u rrezikohet jeta shqiptarëve çdo ditë. Kundër dhe pro Tufës e Brahos debati vijoi duke përfshirë dhe shumë personazhe të njohur, si ish-ambasadorin Fatos Tarifa, ish-ministrin Sabit Brokaj apo ambasadorin Shaqir Vukaj, por dhe publicistin Gazmend Kapllani e të tjerë.

PËRSE SULMOHET VISAR ZHITI? – Nga Gazmend KAPLLANI*

PËR TË MOS I LËNË VETËM NË ARENË MES BISHAVE…

 

“Nuk është e rastësishme që Visar Zhiti sulmohet vazhdimisht nga ish kriminelë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, xhelatë dhe kopukë të regjimit komunist… Nëse mund të hedhin baltë dhe të vrasin serish një njeri kaq të pastër dhe të talentuar, atëhere e kanë fituar betejën me kujtesën…”

SIÇ KAM THËNË në shumë kumtesa  për Letërsinë Shqipe Visar Zhiti është Primo Levi dhe Varlam Shalamov i letersise shqipe dhe Europiane. Sidomos dy veprat e tij, “Ferri i çare” dhe “Rrugët e Ferrit” përbëjnë antologjinë më tronditëse, jo vetem te epokës kriminale të komunizmit, por të gjithë letërsisë shqipe. Nuk është e rastësishme që Visar Zhiti sulmohet vazhdimisht nga ish kriminelë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, xhelatë dhe kopukë të regjimit komunist. Ata i njohin metodat e denigrimit moral dhe të vrasjes fizike dhe morale. Në se mund të hedhin baltë dhe të vrasin serish një njeri kaq të pastër dhe të talentuar, atëhere e kanë fituar betejën me kujtesën. Atëhere mund të hedhin valle mbi kufomat e viktimave të tyre. Sepse është ajo që i friken më shumë: kujtesës dhe drejtësisë së saj.

Siç ka shkruar Tzvetan Todorov, historia e njerëzimit nuk ka  njohur armiq më të mëdhenj kundër kujteses së dy regjimet totalitare, Fashizmit dhe Komunizmit. Xhelatët si Caja apo kopuket vrastare si Taku Uturaku duke hedhur baltë mbi Visar Zhitin apo duke kërcënuar intelektualë të mirëfilltë si Agron Tufa, vazhdojnë punën dhe zanatin e tyre, sepse atë dinë të bëjnë. Nuk dinë të ndryshojnë. Po të ekzistonin kushtet, sërish do të bënin të njëjtën gjë: njëri prokuror duke dënuar njerez me vdekje dhe tjetri kryexhelat gulagu.
Është nostalgjia për “pushtetin” e humbur kriminal, që i bën sërish të këlthasin sot.

Lexoni dhe rilexoni Visar Zhitin:
“Ishte një kohë kur unë isha rob, i burgosur brenda telave me gjëmba dhe dikush më ruante, e kishte punën e policit të mbante mbyllur, madje dhe të më tmerronte, të më bënte të vuaja, të më çonte me dhunë në punë, etj, etj, me vite dhe nëse unë e tregoj këtë sot, që është tjetër kohë, jo e policit por e imja, kjo e shqetëson policin tim, i duket hakmarrje, e tërbon dhe megjithëse ai është tjetër njeri tani, jo polic, vepron po aq dhunshëm si atëhere. Nuk ka shoqëri normale në botën demokratike, ku të lejohet që persekutorët e dikurshëm të kërcënojnë të persekutuarit e tyre, që shefat e burgjeve të shpifin ndaj viktimave në mbrojtje të krimeve të tyre siç po ndodh së fundmi në vendin tonë”.

Populli ynë nga ana tjetër është një popull thellësisht i traumatizuar nga tmerri i 50 vjetëve, një popull i abuzuar, i varfër dhe i rraskapitur, që nuk di si të trajtojë traumën e tij të madhe. Për më shumë, mbajtja mbyllur qëllimisht e dosjeve famëkeqe të Sigurimit, mosekzistenca e një Komisioni të së Vërtetës dhe të Drejtesisë për krimet e regjimit komunist, (një nga regjimet me kriminale që ka njohur historia bashkekohore e Europës), toleranca e tanishme politike dhe mediatike qe po gëzojnë ish xhelatët, u ka krijuar p:ershtypjen që mund të vrasin dhe torturojne serish viktimat e tyre. Është një moment shumë i trishtë. Besoj se të paktën artistët dhe intelektualët dhe pjesa më e ndershme e shoqerisë shqiptare, në Shqipëri apo diasporë, do reagojë kundër këtyre fantazmave të së kaluarës, që e duan gjithmonë Shqip:erinë si një njeri qe vegjeton pa kujtesë, peng të xhelatëve, kopukëve, injorantëve dhe vrasësve.

________________________________________
*) Shkrimtari Gazmend Kapllani jeton dhe punon në SHBA. Krahas eseistit dhe gazetarit të njohur për Ballkanin dhe më gjerë, ai është lektor i Letërsisë dhe Historisë së Europës në “Emerson College” në Boston. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës duke e cilësuar atë si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë.

Enveristët Nga Kastriot Dervishi

Në këtë ditë morti e shenje për enveristët, që na kujton kohën kur ata kthyen “dhimbjen në forcë”, ia vlen një refleksion.

Kaq vjet pas rënies nga kalbëzimi i gjithanshëm i regjimit më gjakatar në gjithë lindjen komuniste (pas Bashkimit Sovjetik), pozitat e enverizmit qëndrojnë të forta. Kategoria e enveristëve përbëhet nga dy grupe kryesore:

1-Pasardhës persekutorësh ose nomenklature të lartë. Në këtë grup hyjnë: ushtarakë fanatikë, oficerë Siguriimi, hetues, prokurorë, sekretarë të parë apo sekretarë të komiteteve të partisë, instruktorë partie, etj.

2-Injorantë. Në këtë grup hyjnë kategoria e njerëzve që janë formuar nga propaganda, nga filmat artistikë, apo të zhvendosur nga partia në zonat e thella në qytete në kuadër të industrializimit të vendit.

Të zellshëm në propagandë janë kategoria e pasardhësve. Shtysa e tyre është veçse arsyeja biologjike, prejardhja, rrënjët. Çdo gjë e ndërtojnë mbi bazën e asaj që e kanë fikse: dashurinë për krimin dhe figurën përfaqësuese të tij.

Këta e shesin propagandën e tyre gjoja si të analizuar në bazë të fakteve, sikur Shqipëria para vitit 1944 ishte skëterrë dhe më pas erdhi një regjim që bëri “reforma” (kështu i thonë vjedhjeve komunistët). Pak a shumë kjo propagandë mbështetet në:

-Luftën nacionalçlirimtare, gjakun e derdhur, dëshmorët komunistë, koalicionin e madh antifashist (po nuk i njohin asnjë kontribut dhe i harrojnë, shokët Miladin, Dushan, etj).

-Rindërtimin e Shqipërisë pas lufte (sikur Shqipëria të kishte qenë qendra botërore e kësaj lufte), duke shtuar tharjen e kënetave, hidrocentralet e ndërtuara me kredi kineze, etj.

-Arsimin falas (siç ka qenë në kohë të Zogut, siç është edhe sot).

Në artikulimet publike këta kanë këto karakteristika:

-Shohim 100 e ca kile flori të vetat të Mbretit Zog të vitit 1939, por nuk shohin 320 ton të vjedhura në dajak e me plumb të Enver Hoxhës.

-Shohin “tradhti” në “marrëveshje” imagjinare me serbët, por nuk shohim bashkimin doganor, parifikimin e monedhës me ligj të bëra nga Enver Hoxha me jugosllavët në vitin 1946.

-Shohin 2-3 vrasje për të cilat akuzojnë Mbretin Zog, por nuk shohim mijëra vrasje të regjimit kriminal komunist.

Nuk do gjeni asnjëherë ndonjë kujtesë për triskat dhe rreckat e atij regjimi, për izolimin dhe degradimin shtetëror e shoqëror të Shqipërisë, për burgjet, për kampet tela me gjemba ku internoheshin fëmijë, gra e pleq, si asnjëherë më parë. E sigurisht, asnjë pushtues nuk e detyroi shqiptarin të gatuajë në hale si regjimi internacionalist proletar i Enver Hoxhës.

Për ilustrim të këtij teksti, zgjodha nga arkiva ime ku duhet të kem nja 2 mijë foto me Enver Hoxhën, një të fillimviteve ‘80, e cila, si shumica e gjërave që postoj nuk ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme.

Luten sharësit enveristë të ndërrojnë ujin e ndenjur, të jenë pak më interesantë në propagandën e tyre, gjithnjë humoristike e mediokre për mua.

 

Fotografia e Kastriot Dervishi

 

 

Agron Tufa me stafin e tij i ka bërë shërbim të çmuar shoqërisë shqiptare Nga Entela Kasi, PEN, Shqipëri

I nderuar Z. Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit,

Nuk është aspak e habitshme që ju të sulmoheni për shkak të detyrës, nga individë me imunitet dhe pushtet politik në Shqipëri. Kjo është e natyrshme për aq kohë sa atyre u janë prishur balancat.

Dokumentet të publikuara prej Institucionit që ju drejtoni, i kanë zhveshur para publikut shqiptar dhe të huaj.

Ata do të kishin dëshiruar që në krye të Institucionit që ju drejtoni të ishte një ushtar i tyre! Kjo nuk ndodhi. Ndodhi që njëri nga ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë, të kërkonte nga sallat e komisioneve, shkarkimin tuaj nga detyra.

( Me gjuhë kërcënuese, kujtoj se ju kërkoi të mbyllni gojën. Kambanë alarmi kjo për shoqërinë shqiptare në shekullin që jetojmë!)
Dikur këta individë kanë firmosur dënime me vdekje. Sot janë po këta që po të kishin mundësi do të bënin të njëjtin veprim. ( Sot Shqipëria është vend pluralist, dënimi me vdekje nuk ekziston).

Nëse do të ishte diktaturë, juve do ju kishin dënuar me vdekje, si Vison Blloshmin, Genc Lekën, e si shumë të tjerë shkrimtarë , artistë, klerikë, njerëz të pafajshëm të këtij vendi të cilëve sot nuk u gjenden as eshtrat e as vendet ku i hodhën ekzekutorët.

Ju i nderuar Z. Tufa, keni lexuar në dokumente të vërtetën tronditëse të Shqipërisë! Ju patët guximin që të bënit publike tashmë të dokumentuar për shoqërinë shqiptare, të vërtetën e krimeve të diktaturës.
Shqipëria e shekullit të XXI, nuk duhet të ishte kjo!

Shteti përbëhet nga Institucionet. Kuvendi është një prej tyre. Individë që kanë firmosur dënime të çfarë do lloji në diktaturë e sidomos dënim me vdekje, nuk duhet të kishin vend në Institucionet e shtetit demokratik në Shqipëri, 30 vjet pas komunizmit. Shqipëria sot është shtet anëtar në NATO, është vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian, është vend me të drejta të plota në Organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Shoqëria politike shqiptare ka dështuar, për aq sa individët që kanë kryer krime në komunizëm i ka veshur me imunitet dhe pushtet politik.

Ky dështim i shoqërisë politike shqiptare është i dëmshëm për shoqërinë shqiptare, e po ashtu cënon dinjitetin e Shqipërisë dhe shtetit.

Në vendet post komuniste të Evropës , të cilat sot janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, nëse një ligjvënësi do i publikohej një dokument autentik firmosur prej tij për ekzekutimin qoftë edhe të një njeriu të vetëm në kohën e diktaturës, ai parlamentar jo që do të ishte jashtë parlamentit, por do të përballej me gjykatat Evropiane.

Kjo në Shqipëri në aktualitet, nuk ndodh. Ky është dështimi i klasës politike shqiptare dhe institucioneve të shtetit.

Me dy fjalë më lejoni t’ju citoj dy fjalë nga Kadare drejtuar z. Bedri Blloshmi në një letër publike për çështjen e krimeve të komunizmit. Kadare në atë letër e cila është botuar mes të tjerash shkruan për vezë të gjarprit. Këtë letër më është dashur që ta përktheja për takimin ndërkombëtar të shkrimtarëve që PEN International mbante në Itali, për shkrimtarët e burgosur dhe ekzekutuar në vendet diktatoriale.

Pra thënë shkurt, letra e Kadaresë drejtuar Bedri Blloshmit dikur ka artikuluar qartë të vërtetën tronditëse të shoqërisë politike shqiptare, pikërisht atë të vërtetë që ju dhe Institucioni që drejtoni e keni zbuluar përmes dokumenteve.

Kadare ka shkruar parathënie për veprën tuaj letrare si shkrimtar me autoritet për shkrimtarin , për ju.

PEN International, ka botuar përzgjedhje të krijimtarisë tuaj letrare po ashtu. Letërsia shkruar prej jush është tashmë një vlerë e shtuar letërsisë shqipe.

I nderuar Z. Tufa, ajo që mua personalisht më bën përshtypje jo të mirë, është heshtja e disa institucioneve të tjera të shtetit, të cilat paguhen me taksat tona dhe mbahen me fonde nga organizata ndërkombëtare për garantimin e të drejtave, lirive themelore të njeriut, si edhe për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe forcimin e standardeve të demokracisë dhe sigurimin e garancive të dinjitetit ë njeriut në Shqipëri.

Ajo që mua personalisht më trondit, është heshtja e disa shkrimtarëve, intelektualëve, gazetarëve, të cilët i shohim çdo ditë në media pa artikuluar asnjë fjalë të vetme për këtë çështje të shoqërisë shqiptare.

Sigurisht që e mirëkuptoj frikën e tyre për shkak të lidhjeve me të shkuarën dhe të tashmen, por është e pa-pranueshme dhe jo e moralshme që të na shfaqen ekraneve, mediave, si misionarë të lirisë dhe garantues të saj.

Ajo që më bën përshtypje është fakti se si në faqet e shtypit shqiptar, çështja e rëndësishme që Institucioni drejtuar prej jush ka ngritur, është deformuar e i serviret publikut si një ‘debat’, apo ‘konflikt’ personal midis jush dhe atij parlamentarit.

Në këtë rast media ose ka dështuar në misionin e vet, ose ka probleme me lirinë dhe profesionalizmin e saj si institucion.

Megjithatë, ky është një tregues jo i mirë. Organizata jo qeveritare dhe jo politike, përfshirë edhe organizata të medias në Shqipëri, shpesh kanë mbajtur qëndrim kur është kërcënuar liria e shprehjes dhe gazetarët në krye të detyrës apo për shkak të detyrës.

Ju u kërcënuat publikisht për shkak të detyrës tuaj e cila po ashtu është në shërbim të informacionit publik dhe shoqërisë shqiptare!

Në rastin tuaj asnjë organizatë jo politike, përfshirë këtu edhe organizata të medias jo vetëm që nuk shkruan dy gisht letër, por as nuk mbajtën një qëndrim zyrtar.

Standardet jo të njëjta janë tregues për pavarësinë, rolin dhe misionin e ketyre organizatave!

Kjo është një kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe po ashtu për dinjitetin e njeriut në Shqipëri.

I nderuar Z. Tufa, Drejtor i një prej Institucioneve më të rëndësishme të vendit tonë.

Me punën tuaj dhe të stafit tuaj, ju i keni bërë një shërbim të çmuar shoqërisë shqiptare. E keni përballur me të vërtetat e krimeve të diktaturës. Ndërsa shoqërinë politike e keni tronditur nga themelet!

Entela Kasi

Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë
PEN International, me seli në Londër.
Tiranë, 15 Prill 2019

U arrestua dje, ish-komandoja kërcënon: Nuk do kaloni kollaj!

TIRANË

Ish-komandoja Erzen Uka i arrestuar për nxitje terroriste doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurori Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun. Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë:  Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.

Flet detektivi: Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, jo pak nëna kanë vajtuar fëmijët e tyre të gjallë. Në maternitet u thuhej se kanë vdekur, por në fakt bebet ndërroheshin. Njerëzit me pushtet që u vdisnin fëmijët gjatë lindjes, i ndërronin ata me fëmijë të shëndetshëm.

 

 

I ftuar në emisionin “Fol me Psikologen” të gazetares Ervisa Lula, Drejtori i “Institutit të Detektivëve Privat”, Ndue Pjetra, ka shpjeguar se si ndërroheshin foshnjet në maternitet, në Shqipërinë komuniste.

 

Kemi shumë raste në Shqipëri kur ju kanë thënë në maternitet se ju ka vdekur fëmija. Sekretari i partisë apo njerëz të tjerë me pushtet në atë kohë pasi ju kishte vdekur fëmija i tyre donin me çdo kusht t’i thoshin gruas se e kishte fëmijën gjallë. Prisnin në maternitet 2-3 ditë që të vinte dikush, t’i linin fëmijën e vdekur tjetrit dhe të merrnin fëmijën e tij. Këto histori kanë ndodhur në kohën e komunizimit, janë shumë të vështira, por ne kemi mekanizma të tjerë për t’i gjetur…”, ka deklaruar Pjetra.

Bojkoti i opozitës, Gjermania: Do t’i vëzhgojmë ne zgjedhjet

Në nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxori dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta antiqeveritare. Në protestën e së shtunës, (13.04.2019), të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD-së, Basha, tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22:00 se, “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri transitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Por, përtej deklaratave të tilla, opozita ka ndërmarrë veprime që lënë të kuptohet se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë. Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërçesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit. A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonalë, pas thirrjes publike të KQZ-së.



Trajnimi
Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike” mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit. Skenari i deritanishëm i bojkotit të zgjedhjeve nga të dyja partitë opozitare, PD dhe LSI, është kundërshtuar nga SHBA-të dhe BE-ja. Pas thirrjes së Zv.Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer, drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, “sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale.

Gjermania
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: “U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”. Ambasadorja Schutz theksoi se, “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor”. Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ambasadorja Schutz thekoi se, “mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Datat e afateve për zgjedhjet

18 marsi ishte afati i fundit për propozimin e anëtarëve të KZAZ-ve. (Opozita nuk e ushtroi këtë drejtë, ç’ka e detyroi KQZ-në që komisionerët e saj t’i zëvendësojë me individë apolitikë).

21 prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje.

1 maji është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.

18 qershori është afati i fundit për propozimin e numëruesve të votave.

13 maji është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshillat bashkiakë.

30 maji është afati i fundit për propozimin e anëtarëve të qendrave të votimit.

31 maji është afati i fillimit të fushatë zgjedhore.

Shqipëria thyen rekord, ka numrin më të madh të të rinjve të papunë në kontinent

Të papunë, të pa arsimuar ose të patrajnuar, alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafeneve, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.


Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Europë me të dhënat e vitit 2018 dhe Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjëve të pa punë pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës.

Papunësia e të rinjëve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjëve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind. Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%.

Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet, ku norma e papunësisë së të rinjëve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjëve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia të të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%.

Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%.

Në hartën mëposhtë janë ngjyrosur me ngjyrosur me blu dhe të kuqe, nga norma më e ulët e papunësisë, deri te norma më e lartë, Shqipëria.

Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç./Monitor

Për Mero Bazen, tropojanët dhe PD-në – Nga ERMAL MULOSMANI

Një artikull i Mero Bazes, dje, më bëri të reflektoj. Dhe jo për thelbin e tij të dukshëm.  Por, kryesisht për helmin nëntekstual, urrejtjen gëbelsiane ndaj një komuniteti të caktuar njerëzor. Them gëbelsiane pasi Gëbelsi e mbulonte propagandën anti semite.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu

Për heroin e opozitës, Admir Murataj

Citoj nga shkrimi i tij këtë paragraf mbi të tjerët: “Marrëzia ka shkuar në ekstrem, duke i dhënë liri fantazisë, deri tek fakti që qeveria ka vjedhur lekët dhe në fund ka vrarë nja djalë të pafajshëm nga Tropoja, që qenka mbështetës i PD, që njihet me gjithë rrethin familjar të Sali Berishës dhe që një rapsode tropojane po i bën dhe këngë.”

“Vrasësi është nga Tropoja, mbështetës i PD-së dhe Sali Berishës dhe një rapsode tropojane po i bën këngë”- fantazon Mero.

Çfarë është identiteti i njeriut dhe sa pjesë të këtij identiteti përcaktohet nga origjina gjeografike e tij? Psh, identiteti im personal.

Amin Maalouf, një shkrimtar franko-libanez, sipas meje, ka dhënë një përcaktim fundor për këtë element. Ai thotë që identiteti i njeriut është si ADN-ja e tij.

Aty bëjnë pjesë një bashkësi e pafundme elementësh që fillojnë nga emri, mbiemri, fotografia, prindërit, vendlindja, besimi, profesioni, grupi social etj. Dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e identitetit. Këto janë vetëm elementet e para, ato të dhëna në fillim, por, elementet e tjera, ato që ai i quan “Gjenet e Shpirtit” e bëjnë një individ krejt të ndryshëm nga 7 apo 8 miliardët e tjerë në këtë botë. Psh Mero, raporti që kam unë me fjala vjen shkencën, letërsinë, politikën, kulturën, filmin, sportin etj etj, më bën të miqësohem e të kem të përbashkëta me një islandez, neozelandez, turk, skraparlli ose pukjan. Sigurisht, nëse “gjenet e shpirtit” të miat përputhen edhe me ndonjë tropojan (dhe kjo ndodh sigurisht) raporti im me atë është edhe pak më i afërt se me të tjerët.

Maloouf-i në librin e tij spjegon edhe një diçka shumë interesante Mero. Ai thotë: “Është në natyrën e njeriut të mbrojë më së shumti atë element të identitetit të tij i cili është më i cënuari”.

Tropoja është në ADN-në time. Nuk e di se sa pjesë të saj kam por jo shumë. Edukimi im, jeta në një epokë globale e me shije të tilla ka ndikuar mjaft. E kam dashur më së shumti Tropojën në dy kohë.

Në kohën e parë Mero, atëherë kur mbërrita në Tiranë për studime, Tropoja ishte nocion gjeografik. Ajo vinte si realitet kur afrohej dimri dhe pedagogët e studentëve tropojanë fillonin gjuetinë e gështenjave, arrave, mollëve etj përmes presionit të notës. Më kujtohet shumë mirë ajo kohë… Drejtorët nga Tirana çonin furnizime speciale në Tropojë dhe pastaj shkonin e i merrnin po vetë përmes servilëve lokalë…  Kaq ishte Tropoja për funksionarët komunistë. Një vend gështenjash e arrash dhe të shfrytëzueshëm në naivitetin e tyre. I varfër sa më nuk bëhet por kishte Fierzën për energjinë dhe Kamin për kromin. Për kaq i duhej. Enver Hoxha bëri një vizitë në 70-ën dhe i quajti tropojanët njerëz “shtalartë” dhe me kaq i kënaqi për 20 vjet… Kjo ishte Tropoja e parë e dhimbshme dhe e dashur për mua… Meqë ra fjala Mero, para nja dy javësh ra zjarr në gështenja, u dogjën 200 hektarë… A shkrove gjë? Uroj ta kesh bërë, unë po, e bëra.

Koha e dytë është kjo kohë Mero. E ke vu re, Gëbelsin si e shfrytëzoi djegien e Bundestagut?

Ishte çifut- tha! Veç nuk u kujtua të thoshte që një rapsode çifute do t’i bënte këngë. Kjo e kalon edhe Gëbelsin…

Edhe unë e publikova një shkrim pa emër për grabitjen. E titullova “Tropojani me 13 identitete që grabiti Rinasin”. Për turpin tim Mero. U lexua shumë sepse kishte epitetin “tropojani”. Aq e madhe është urrejtja e mbjellë prej jush, “gëbelsve” modernë! Atë natë pata probleme me gjumin. Çfarë maskarai jam unë që me anonimat shkruaj kundër një grupi të margjinalizuar historikisht…

Ka pasë një periudhë në jetën time që nuk jam ndjerë mirë me “genin” tim tropojan Mero. Ka qenë pikërisht revanshi i papërligjur i disa pushtetarëve të vegjël nga Tropoja që më bëri të ndjehem keq. Të lodhur e të shfrytëzuar prej një jete, kur Sali Berisha mori pushtetin, ata menduan se u erdhi dita. E bënë pa stil, me arrogancë. Ishin shumë pak në fakt por ishin seleksionuar keq nga pushteti i kohës dhe bënin shumë zhurmë e pak para.

Dhe e dëmtuan Tropojën për 100 vjet të tjerë. Tropojën dhe Opozitën me thënë të drejtën. Ishte koha kur ti Mero futeshe në zyrën e Sali Berishës me shkelma dyerve. Ishte aq i tepërt ndikimi yt Mero sa fillove të bëheshe xheloz edhe për gruan dhe djalin e tij. Sjellja jote më kujton një novelë të Cvajgut ku qeni besnik e i dashur i familjes bëhet xheloz për foshnjën që vjen në jetë. Dhe një ditë të bukur e merr dhe e mbyt.

Nuk pata keqardhje me thënë të drejtën. Sali Berisha e kishte tradhtuar popullin dhe ishte bërë me oligarkët atë kohë. Por ti nuk e bërë për këtë arsye.

Për këtë periudhë më vjen turp Mero. Më së paku për ty dhe ndikimin tënd me thënë të drejtën.

Opozita shqiptare nuk është Tropoja Mero. Ata i kanë në ditën më të keqe të tyre 600 mijë vota. Ndërsa Tropoja i ka 20 mijë banorë.

Se ja, vjen Gëbelsi dhe e lidh Tropojën direkt me krimin, grabitjen dhe PD-në. Grabitësit kanë një identitet Mero. Dimensioni kryesor i identitetit të tyre është grabitja. Jo partishmëria e as origjina gjeografike ose familjare.

Dhe për ta mbyllur Mero, të ftoj të lexosh një libërth të vogël të Maria Vargas Llosa. Aty kam lexuar një personazh si ti. Pesë Qoshet titullohet.

Tiranë, mbyllet pas 4 orë tensionesh protesta e opozitës

U mbyll pas katër orësh të gjata e të mbushura me tensione protesta e opozitës sot në mbrëmje. Duke ju drejtuar mbështetësve që e shoqëruna në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha tha se “ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Sipas kryetarit demokrat, qeveria “soll edhe njëherë si pushtuese ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran”, tha zoti Basha.

Në një postim në Tëitter, menjëherë pas fjalës së kryetarit demokrat, kryeministri Edi Rama u shpreh se protesta nuk ishte “as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30qershor”.

Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave. Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit largoheshin nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave.

Kjo situatë u përsërit disa here, ndërsa manifestuesit qëndronin me këmbëngulje para selisë së parlamentit, sikundër dhe drejtuesit e opozitës, ndërsa në drejtim të hyrjes së parlamentit, lëshoheshin pa ndërprerë tymuese, shashka e herë pas here dhe bomba Molotov.

Sipas policisë, të paktën 5 punonjës të saj janë plagosur dhe janë shtruar në spital. Edhe opozita nga ana e saj ka folur për 15 protestues, mes tyre dhe gazetarë janë plagosur ose kanë shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit të përdorur.

Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje, protestuesit mundën të çajnë gardhin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen konfrontimet.

Në një postim në Twitter ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dënoi aksionin e opozitës: “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruajti zoti Lleshaj.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama, po përmes Twitterit shprehu “solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, shkruajti kryeministri.

Kjo ishte protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta përpara selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga parlamenti dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet. Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.

Partitë opozitare protestojnë në Tiranë

Tiranë

TIRANË (AA) – Partitë opozitare të Shqipërisë kanë mbajtur në Tiranë protestën e radhës antiqeveritare, ndërsa është përfshirë nga tensionet dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe para selisë së Kuvendit të Shqipërisë, u organizua nga Partia Demokratike (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), me kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mbështetësit e opozitës janë bashkuar fillimisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar në drejtim të selisë së Kryeministrisë, ndërsa në drejtim të forcave të policisë kanë hedhur tymuese dhe sende të tjera, si dhe kanë çarë në disa raste edhe kordonin policor. Protestës së opozitës gjatë ditës së sotme i janë bashkuar edhe një grup fermerësh, të cilët kanë hedhur produktet e tyre në bulevard përpara selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, e cila u sulmua me bojë dhe sende të tjera nga protestuesit.

Në fjalën e tij në protestë, lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protesta e sotme “është bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”.

“Asgjë nuk e ndal dot më këtë bashkim. Populli është i vendosur dhe Shqipëria është e bashkuar. Ne jemi në këtë betejë jo thjeshtë dhe vetëm për kalkulime elektorale, por jemi për ju qytetarë të këtij vendi pavarësisht prej bindjeve politike”, u shpreh Basha.

Mbështetësit e opozitës protestuan edhe para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për shkak të tensioneve policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa disa protestues dhe punonjës të policisë janë lënduar. Për mbarëvajtjen e protestës së opozitës u angazhuan qindra forca policore, të vendosura pranë selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera.

Ndërkohë, në lidhje me protestën ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Presidenti Meta iu ka bërë thirrje protestuesve që të evitojnë konfrontimet. Kryeministri Rama në rrjetet sociale ka shkruar: “Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme. Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”.

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën të japin dorëheqje nga mandatet e tyre parlamentare. Partitë opozitare në Shqipëri kanë organizuar muajt e fundit disa protesta, të cilat u përfshinë edhe nga tensionet, ndërsa insistojnë në krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë sipas tyre zgjedhjet e parakohshme.

PD: Gjakoset një fotograf, mbi 15 protestues të plagosur (Foto)

Partia Demokratike ka shpërndarë foto të fotografit Arben Dajçi, i gjakosur në kokë dhe pretendon se ai është dhunuar nga policia në protestë.

Po ashtu, sipas PD, janë mbi 15 protestues të verifikuar aktualisht në protestë, të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës së PD raportohen edhe gazetarë të lënduar.

PD akuzon Policinë e Shtetit: Hodhi gaz në një moment krejt të qetë. Gazetarja humb ndjenjat

 

Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka sulmuar protestuesit me gazlotsjellës në një kohë që këta të fundit nuk ishin duke kryer veprime të dhunshme.

 

PD në një reagim zyrtar thekson se dhe kryetari Basha ishte duke folur për mediat, ndërkohë që policia ka larguar protestuesit me gaz.

“Policia hedh gaz ndaj protestuesve dhe drejtuesve te opozitës në një moment krejtësisht të qetë, kur protestuesit nuk po kryenin asnjë veprim në rrugën para Parlamentit.

Gazi u hodh, ndërsa kryetari I PD, Lulzim Basha ishte duke folur për median në rruge, veprim I cili detyroi edhe Bashin dhe gazetaret qe te ndërprisnin ne mes intervistën”, thekson PD.
Ndërkohë që si pasojë e gazitlotsjellës, një gazetare e TV Tema ka humbur ndjenjat.

Protesta e opozitës, policia me gazlotsjellës

Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave. Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit u larguan nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave. Por policia përdori për herë të dytë gazin lotsjellës.

Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje në protestën e radhës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit mundën të çajnë kordonin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen konfrontimet.

Në një postim në Twitter ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dënoi aksionin e opozitës, ndërsa bën të ditur se ka patur të lënduar mes policvëve. “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan zoti Lleshaj.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “është një kusht I patjetërsueshëm”. Kërkesa e opozitës janë hedhur poshtë deri tani në mënyrë kategorike nga shumica e majtë, sipas së cilës opozita po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë.

Kjo është protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta përpara selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga parlamenti dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet. Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. za

FOTOLAJM – Djali i Sokol Olldashit në protestën e opozitës

Protesta e opozitës ka grumbulluar sot në shesh mijëra protestues, të cilët kanë kërkuar largimin e Qeverisë dhe kryeministrit, Edi Rama.

Në shesh është vënë re dhe prania e djalit të ish-ministrit të Transporteve, ish-deputeti demokrat, Sokol Olldashi.

 

Glauk Olldashi është fotografuar teksa ka ndjekur tubimin e Partisë Demokratike para godinës së Kryeministrisë.

Presidenti Meta thirrje protestuesve të opozitës: Të evitohen konfrontimet

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje protestuesve të opozitës që protesta të vazhdojë të jetë paqësore.

 

Pas çarjes së kordonit të policisë para ndërtesës së qeverisë, Meta kërkon që të evitohen konfrontimet.

Reagimi i Kreut të Shtetit erdhi pasi protestuesit e opozitës shembën barrierat e rrethimit të Kryeministrisë.

Megjithëse kanë kaluar në shkallët e godinës, protestuesit nuk kanë bërë përpjekje për të hyrë brenda ndërtesës.

Opozita proteston mbrëma përpara Kryeministrisë

Opozita do të protestojë sot për herë të tretë përpara kryeministrisë në një tubim kombëtar, pas vendimit për djegien e mandateve.

Protesta nis në orën 18:00 përpara kryeministrisë, por organizatorët nuk kanë dhënë një afat për përfundimin e saj.

Kjo është hera e parë që opozita do të protestojë në mbrëmje.

Mësohet se forca të shumta policore do të jenë në gatishmëri, për ruajtjen e rendit. Skenari i protestës së opozitës së bashkuar është i ngjashëm me ato të herëve të tjera.

Edhe sot shefi i qeverisë nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare

Moikom Zeqo: Kriza në Shqipëri është e shumëfishte dhe nuk mund të mbulohet me ligjërime triumfaliste

“Duhet të korrigjohet deformimi kushtetues i vitit 2008. Pa këtë korrigjim Shqipëria politike do të jetë gjithmonë një peng i ndërvarur madje një peng grotesk. Logjika historike është njëkohësisht dhe logjikë e politikës. Emancipimi jetik i politikës është edhe një iluminim i historisë. Ky ekuacion është i pashmangshëm por dhe i pashkatërrueshëm dot” – thotë në këtë intervistë botuar sot në Dita akademiku Moikom Zeqo.

Me Moikomin bisedoi gazetari Erion Habilaj:

-Prej javësh opozita ka djegur mandatet e deputetëve dhe është ngritur në protesta. Mendoni se është një veprim i duhur, dhe çfarë do të sugjeronit në një rast të tillë?

Djegia e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës, nga PD dhe LSI në të vërtetë nuk përbën një lajm politik, por është një skandal politik. Marrja e një vendimi të tillë tregon nivelin mediokër dhe provincial të politikanëve vendimmarrës të këtyre partive të opozitës. Nuk di asnjë rast të ngjashëm në vendet demokratike të Europës, nuk di asnjë shëmbëlltyrë që i afrohet këtij “harikiri” të ish-deputetëve tashmë të opozitës dhe për më tepër ende nuk jam në gjendje t’i jap një kuptim justifikues apo ndoshta dhe stimulues për mënyrën paksa të pangjashme që rezulton me djegien e këtyre mandateve.

E kam theksuar shumë herë që ndryshimet e kobshme kushtetuese të vitit 2008 krijuan të drejtën e monarkut për të paracaktuar listat e deputetëve, gjë që shkatërron lirinë e zgjedhjes por dhe të votimit të lirë dhe të fshehtë. Të habit fakti që disa politikanë të LSI-së e kundërshtuan këtë shndërrim të frikshëm të kushtetutës, madje bënë dhe grevë urie.

Por janë pikërisht ndryshimet e vitit 2008 që duket sikur krijojnë të drejtën maksimale dhe absolute që kryetarët e partive kanë mbi vetë deputetët. Harruan që deputetët dalin nga një institucion juridik që lidhen me votimet publike. Pikërisht këtu funksionon e drejta juridike e listave që depozitojnë partitë politike në rast kur deputetët për arsye të ndryshme edhe mund të heqin dorë nga mandatet.

Kushtetuta gjithsesi e mbron të drejtën e votuesve për mandatet. Kush i pyet këta votues, që në një moment çmendurie apo me anë të një akti politik të heqin dorë nga posedimi i përfaqësimit politik të elektoratit? Kjo marrëzi erazmike është e pashembullt dhe nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër. Kjo do të thotë që një akt politik nuk mund të shkatërrojë një logjikë juridike. Në këtë rast kemi një “dialektikë negative” siç do të thoshte filozofi Adorno. Akti juridik e vë në boshllëk aktin politik.

Konkretisht akti politik ka synuar destabilizimin total të sistemit politik në Shqipëri. Më habit fakti se si qoftë përfaqësues të së djathtës politike, por edhe të LSI që afishohet si e majtë politike flasin në mënyrë apokaliptike dhe bëjnë thirrje madje “revolucion”, republikë të re, duke mëtuar një përmbysje popullore. Është e vërtetë që PD dhe LSI kanë organizuar disa protesta dhe do të organizojnë prapë. Këtu kemi një shëmbëlltyre të rremë të parimit të identifikimit.

Opozita mendon se protestat janë mbarë popullore. E krijojnë me bindje këtë iluzion të identifikimit të vetvetes në tërë popullin shqiptar. Por ekuacioni i protestave parakupton vetëm pjesëtar të elektorateve të tyre që gjithsesi janë një pakicë e popullit shqiptar ose konform raporteve që u pasqyruan në përbërjen e deputetëve në kuvendin e Shqipërisë, jo më shumë. Mendja e mbrapshtë e një Mefistofeli të zi të politikës siç është Sali Berisha e konstruktoi përherë idenë e “djegies së mandateve”. Basha në fillim u tregua më i matur, pati një dozë realizmi. Por çdo gjë degradoi me shpejtësi.

Djegia e mandateve është një akt vetëvrasës ku politika shkatërron juridiken. Aq më tepër që ky akt nuk ka të bëjë me thelbin e opozitës si subjekt kushtetues. Opozita e kritikon qeverisjen e shumicës jashtëzakonisht ashpër, por nuk mund të heqë dorë nga roli juridik madje dhe shpesh komplementar që i jep kushtetuta opozitës. Po pse opozita u vetëpërjashtua nga ky funksion i kushtetutës dhe për më tepër ne mund të arsyetojmë trishtueshëm por dhe të habitur se si opozita nuk mori parasysh se nuk do të kishte as përkrahjen popullore në Shqipëri, por nuk do të kishte as përkrahjen e ndërkombëtareve. Pra në epokën e madhe të integrimit dhe partneritetit, opozita shqiptare e kthen në një subjekt përjashtues, por dhe kundërshtues gati në absurd edhe subjektin ndërkombëtar.

Mund të them që për dy javë u vërtetua se vetë përjashtimi i opozitës është një gabim tejet i kushtueshëm. Më duket që nga pikëpamja formale juridike listat e formuluara nga kryetarët e partive të opozitës mund të funksionojnë dhe të mos ketë asnjë kundërshtim apo boshllëk përveç ndërgjegjes dhe vullnetit personal që të krijohen emra deputetësh të rinj. Në këtë pikë e drejta prej monarku e kryetarëve të partisë përjeton gjithashtu një absurditet të dyfishtë.

-Çfarë mund t’i sugjerohet opozitës me këtë rast?

Nuk e di se çfarë mund t’i sugjerohet opozitës. Mbas vizitës së zëvendës sekretarit të shtetit Mathew Palmer, fare mirë krerët e partive të PD dhe LSI mund të reflektonin dhe nuk do të ishte fare turp për ta quajtur gabim aktin që bënë, për të qenë më të iluminuar dhe konkretë jo për ta bërë dhe një herë atë që ç’bënë, por për t’u përgatitur më seriozisht për zgjedhjet e ardhshme. Por sedra provinciale, mungesa e dukshme e kulturës politike tek politikanët shqiptarë, pra dhe tek ata të opozitës, bënë që ata tashmë të jenë skllevër të inercisë dhe të bëjnë lojën e Mitit të Sizifit.

-Sipas disa analistëve është edhe përgjegjësia e mazhorancës në këtë ngërç që është futur vendi…

Mazhoranca ose me shqip shumica qeverisëse nuk ka asnjë përgjegjësi për “harikirin” që bëri opozita. Askush nuk mund ta thotë këtë. Askush nuk mund ta justifikojë, sepse në fund të fundit, vendimi qe tërësisht i opozitës. Por shumica qeverisëse nuk është se përjeton një situatë të lumtur apo një apoteozë madhështie, apo që mund të jetë e qetë për një gjë të tillë që ka ndodhur, sepse shkatërrimi i sistemit politik nuk mund të jetë vetëm i disa partive, kur ky sistem ka një krizë të tillë është dhe shprehje e krizës së krejt sistemit.

Dikur në një nga shkrimet e mija këtu në gazetën Dita para fitores së PS-së në vitin 2017 kam artikuluar idenë e “vdekjes së bardhë të partive dhe politikanëve përkatës”. E kisha fjalën për parti të tilla të vogla që lidheshin me emra politikanësh si Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Dashamir Shehu, Fatmir Mediu, ose të partive politike të Ballit Kombëtar, të Legalitetit etj..

Kjo “Vdekje e bardhë politike” në të vërtetë ndodhi. Tashmë këto janë parti inekzistente ose parti të shënuara në regjistra. Fenomene të tilla ka shumë në vende demokratike. Në të vërtetë partitë lindin dhe vdesin. Vetë politika është e tillë që i bën partitë efemeride. Asnjë parti nuk mund të mburret se do të jetë e përjetshme. Shikoni çfarë ndodhi me Partinë Socialiste në Francë, me atë në Itali, apo dhe me Passok në Greqi. Nga parti të para me elektorat të madh brenda harkut të 20 vjetëve degraduan dhe sot janë parti të dorës së dytë ose dhe të katërt. Gjithashtu në Itali dhe Greqi ndodhi një përmbysje reale e sistemit politik të partive tradicionale.

Nëse ndodhi në Itali dhe në Greqi, nuk ka asnjë lloj tabuje që ndryshime të tilla të “vdekjes së bardhë politike” të ndodhin, disa vite me vonesë edhe tek ne në Shqipëri. Jam i bindur ndonëse aspak i gëzuar të them se parti të tilla tashmë tradicionale si PD dhe LSI rrezikohen të humbasin elektoratin e tyre dhe të shkojnë drejt asaj që quhet pika zero në politikë. Ajo që më habit sinqerisht është se si politikanët e opozitës bënë “s’kualifikimin e vetvetes” në prag të dy ngjarjeve të mëdha që janë: negociatat e Shqipërisë me BE-në dhe zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Brenda faktorit ndërkombëtar dhe kombëtar opozita ka humbur sensin e orientimit logjik pra ka shkatërruar perspektivën e vet.

-Përsa i përket zgjedhjeve vendore…

Përsa i përket zgjedhjeve vendore PS do të arrijë një fitore spektakolare që për fat të keq metaforën e tepsisë së pushtetit do ta bëjë akoma më të rënduar madje dhe më totalitare. Pikërisht këtu do të fillojë një tjetër degradim i idesë së shumicës qeverisëse në mënyrë që shkatërrimin e sistemit politik, pra të partive të opozitës ajo do ta pësojë si një hiperbolë pushteti që do të jetë e papranueshme dhe do të krijojë kontradikta dhe me ndërkombëtarët.

Mos ta harrojmë që Sali Berisha në zgjedhjet e kontestuara të vitit 1996 e mori të gjithë pushtetin por kjo qe e pamundur të funksiononte. Pikërisht kjo pikë historike krijoi katastrofën e vitit 1997 pasuar dhe nga grushti i shtetit i vitit 1998. Kështu perspektiva negative bëhet ndikuese tek të gjitha subjektet e politikës, pa përjashtim, duke përfshirë dhe shumicën qeverisëse.

-Ka zëra brenda mazhorancës që thonë se Rama duhet të largohet dhe drejtimin e qeverisë ta marr një tjetër i majtë. Mendoni dhe ju kështu?

Padyshim që në tregun publik ka zëra alternativë siç ka dhe provokime apo dhe dëshira si dhe klithma. Nga pikëpamja juridike edhe politikani amerikan Palmer e tha qartë se qeveria është legjitime. Kjo është mëse e qartë. Kur Sali Berisha bëri grushtin e shtetit në vitin 1998 qe pikërisht Amerika që e quajti jo legjitime këtë gjë.

A është zhvillimi i brendshëm tek PS fakti që mund të zëvendësohet Edi Rama nga ndonjë tjetër figurë e PS-së? Unë mund të them që nuk di asgjë në këtë pikë. Nuk kam asnjë informacion. Në të vërtetë ky është një akt vendimmarrje i vetë PS.

Unë e shikoj politikën e prapambetur dhe provinciale shqiptare madje dhe politikanët shqiptarë nga optika e një politikologjie dhe nuk nisem nga arsyetimet aksidentale apo emocionale të opinionistëve të pafundmë dhe injorantë në kulturën politike që ka Shqipëria. Si politikolog mund të them që politika shqiptare në vitin 2019 nuk është se ka ndonjë zhvillim cilësor në kuptimin e një politkbërjeje në formë progresive dhe të zhvilluar.

Unë nuk besoj se ka dhe një debat të vërtetë shkencor midis shumicës qeverisëse dhe opozitës që juridikisht nuk është më opozitë. Ka më tepër sharje dhe grindje që të kujtojnë mllefet, anatomimet e pjesëtarëve të politikës me njëri-tjetrin, madje edhe dëshira fetare, duke ju drejtuar Zotit që nuk ka lidhje fare me politikën që të realizojë bëmat onirike të politikanëve të opozitës.

Këtë iluminim të politikës apo dhe kriticizëm rindërtues nuk e shoh as tek PS. Nuk besoj që PS ka politikanë të shquar, madje është shumë e habitshme se sa mungesë te kulturës politike ka jo vetëm nga shumica qeverisëse por nga të gjithë përfaqësuesit politik që përbëjnë Kuvendin e Shqipërisë.

Të tremb ky banalitet i madh sharjesh, thashethemesh, ndërhyrjesh në jetët e fshehta private, kjo egërsi e pashpirt dhe nganjëherë kanibale të ashtuquajturve politikanë të Shqipërisë në vitin 2019. Nga ana tjetër kjo klasë politikë që unë e kam quajtur dhe e quaj klasë parapolitike shqiptare nuk jep as shpresë dhe nuk ka asnjë gjë nga substanca e kauzës së vërtetë politike. Pra në vetvete, nga brenda ato që quhen “fitore triumfaliste politike” nuk janë në të vërtete fitore mendore, por një shkumbëzim propagande.

-Reforma në drejtësi edhe pse me ritme të ngadalta është duke përparuar. Si e shikoni këtë reformë dhe mendoni se është një nga arsyet që politika ka humbur toruan?

Reforma në drejtësi në të vërtetë nuk varet as nga PS dhe as nga forcat opozitare. Reforma në Drejtësi është një investim i ndërkombëtarëve konkretisht i partnerëve tanë kryesorë, i SHBA-së për shkak të dështimit real të politikanëve shqiptarë. Mendoni pak që kanë kaluar 30 vjet dhe këta politikanë shqiptarë nuk bënë asgjë të rëndësishme dhe pozitive për t’u kujtuar një ditë në histori.

Ju kujtoj përsëri se 30 vjet janë shumë më tepër si kohë, si rend vitesh se sa hapësira kohore nga Lufta e Parë Botërore deri në Luftën e Dytë Botërore kur politika përjetonte ndryshime të mëdha dhe kolosale.

Nëse politika shqiptare do të kish qenë e suksesshme dhe normale nuk do të kish dalë në skenë fare Vettingu.

Pyes pse do të duhej Vettingu nëse çdo gjë do të ishte qartësisht e saktë dhe juridike sipas kushtetutës, nuk do të kishte fare korrupsion, as vrasje, as grabitje të miliona eurove ne aeroport, apo në bankën e shtetit shqiptar siç ndodhi para shumë vitesh, as banda, as trafik droge etj. Statistikat tregojnë se këto 30 vjet Shqipëria është një vend problematik dhe nuk është aspak e vërtetë që është arritur një transformim i tillë që mund të mburremi apo qenë nevoja për tregun fantazmagorik të propagandës të jemi të vlerësuar nga vetë populli apo nga ndërkombëtarët.

U them këtyre politikanëve efemeridë të Shqipërisë: E dini ju se ç’mendojnë njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë, çfarë thonë intelektualët dhe njerëzit e kulturës për ju? Nëse vërtetë do të kishit bërë punë të lavdërueshme do të dëgjonit dhe fjalë të mira. Nuk është puna për vlerësime klienteliste apo edhe për rituale servilësh. Puna është për vlerësime serioze, tejet serioze për të krijuar sidoqoftë një vetëdije kombëtare, si dhe një kauzë sociale të politikës apo dhe një kulturë mbushamendëse të politikës.

Do të ishte jashtë loje Vettingu nëse pas 30 vjetësh do të kishim arritur në një situatë tjetër e cila sot quhet hipotetike. Duhet ta kuptojnë se sa i vrazhdë dhe i rëndë është realiteti i sotëm në Shqipëri. Politikanët nuk mund të jenë Shqipëria, por ata mund të bëheshin Shqipëria. Por ja që nuk janë Shqipëria.

-Këtë vit është 75-vjetori i Çlirimit të vendit dhe duket se është lënë në harresë nga institucionet shtetërore. Cili është gjykimi juaj për këtë ngjarje?

Para disa ditësh në Muzeun Historik Kombëtar isha i ftuar për të folur për 80 vjetorin e vrasjes së Mujo Ulqinakut në 7 prill 1939. 7 prilli 1939 është dita e pushtimit fashist të Shqipërisë.

Mujo Ulqinaku është edhe heroi i parë antifashist në rrafsh europian, kaq shumë simbolikë dhe peshë ka shëmbëlltyra e aktit të tij plot dinjitet. Në moshën 24 vjeçare unë kam shkruar një libër për Mujo Ulqinakun i cili ka patur disa botime madje dhe anglisht e frëngjisht. I kam parë dokumentet dhe për më tepër kam parë shumë dokumente italiane por dhe angleze edhe amerikane që merren me pushtimin fashist të Shqipërisë.

Figura e Mujos mund t’i bënte nder çdo kombi të madh europian. Ai është njeriu që tregoi që çdo pushtim kundërshtohet nga populli. Është pikërisht heroizmi i Mujo Ulqinakut që sfidoi tërë tradhtinë e pashembullt të Ahmet Zogut dhe të ashtuquajturit parlament të tij. Në 6 prill 1939 lindi Leka dhe parlamenti u mblodh për ta shpallur si trashëgimtarin, pra për të bërë juridike idenë e një dinastie mbretërore të vijimsuar.

Natyrisht siç thuhet në kujtimet e Kontit Çiano “Shqipëria u përdhunua si një trup pa narkozë”. Thuhet që Abaz Kupi organizoi një vijë për datën 7 prill dhe mua më del dhe në dokument që ai vërtetë e mori këtë detyrë. Vija e rezistencës do të ishte nga kullat veneciane deri në urën e Dajlanit. Në kullën veneciane u vendos reparti i Mujo Ulqinakut. Kjo kullë ishte para hyrjes së portit. Zbarkimi fashist në mëngjesin e 7 prillit pati goditje prej disa orësh pikërisht nga ky repart i vogël i drejtuar nga Mujo Ulqinaku.

Vija e rezistencës që duhet të ishte deri në urën e Dajlanit nuk funksionoi dhe Abza Kupi hodhi në erë urën e Shijakut në mënyrë që të vononte automjetet italiane për të ndjekur ikjen e mbretit Zog i cili u arratis në Greqi. Konti Çiano thekson se po të kishte një mbrojtje qoftë dhe modeste në pikëpamje ushtarake, rezistenca do të qe më e madhe. Por çdo gjë u tradhtua madje dhe e vetmja bateri me topa që ndodhej në kodrën dhe kuotën 89 qe e pavlefshme se i kishin vjedhur gjilpërat e topave.

Tani për këta që kërkojnë lavdi të rreme dhe alibi për datën e 7 prillit ju kujtoj faktin se pikërisht më 12 prill deputetët dhe parlamentarët e Tiranës, të gjithë pa përjashtim  (po si ka mundësi që të mos ketë një apo dy vetë që kundërshtojnë) me një servilizëm të pështirë dhe të neveritshëm u mblodhën e shanë mbretin Zog, pra dhe dinastinë mbretërore dhe i afruan zyrtarisht kurorën e Gjergj Kastriotit perandorit Viktor Emanuel i III. Cili nga këta deputetë të vitit 1939 mund të thotë se përfaqësonte vullnetin e popullit shqiptar? Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë? A nuk është kjo një tradhti apo një degradim i një politike që interesave të përputhura me pushtuesin?

Mujo Ulqinaku e hap rendin e emrave të mëdhenj të antifashizmit shqiptar. Konferenca e Pezës në vitin 1942, çeta e parë antifashiste në Europë e Myslym Pezës, por dhe figura të tjera popullore si Haxhi Lleshi apo Baba Faja Martaneshi qenë baza e organizimit të Luftës Nacional Çlirimtare shqiptare. Kjo është një luftë e lavdishme se i përket një kulture të re të njerëzimit: Antifashizmit botëror. Hera e parë pas 20 shekujsh që Shqipëria pati aleatët e mëdhenj të planetit që kryesuan antifashizmin botëror. Kjo e bëri fitimtar popullin shqiptar. Madje në këtë luftë armata shqiptare për herë të parë në historinë tonë mijëra vjeçarë dhe një kontribut antifashist deri afër Vishegradit, çka përbën një akt të pashembullt. Por të mos harrojmë që ky vit është 75 vjetori i çlirimi të atdheut.

Si ka mundësi që Kryeministri Rama por dhe figura të njohura të PS të mos e shpallin zyrtarisht Jubileun e Çlirimit Antifashist të Shqipërisë? Është një marrëzi e shumëfishtë politike, heshtja por dhe urrejtja e demonizuar kundër antifashizmit shqiptar çka do të thotë dhe një urrejtje ndaj antifashizmit botëror.

Para ca kohësh Presidenti i Francës Emmanuel Macron botoi një Manifest të quajtur “Për një Rilindje Europiane”. Në këtë Manifest Macron bën një apel të thekshëm dhe tejet të shqetësuar për të parandaluar që në zgjedhjet politike të këtij maji në Europë të mos fitojnë forcat e djathta neofashiste. Çdo të thotë ta ngresh një shqetësim të tillë? Do të thotë që antifashizmi nuk vlerësohet më nëse ringjallen forcat neofashiste.

Macron shkruan “unë propozoj që të krijohet një Agjenci Europiane për mbrojtjen e demokracisë, e cila do të ofrojë ekspertë Europianë për secilin shtet anëtar, për të mbrojtur procesin zgjedhor kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve. Në këtë frymë pavarësie, ne duhet gjithashtu të ndalojmë financimin e partive politike europiane nga fuqi të huaja. Duhet të ndalojmë më ligjet europiane çdo gjuhë urrjetjeje dhe dhunë në internet, sepse respektimi i individit është themeli i qytetërimit tonë dinjitoz”.

Del pra që respektimi nderimi i Antifashizmit Shqiptar është një vlerë universale Europiane. Pse në Shqipëri nuk vlerësohet Antifashizmi Shqiptar? Historiani amerikan Bernd Fisher ka bërë një nga librat më seriozë për Antifashizmin shqiptar ku veç të tjerave me dokumente demaskon aleatët nazifashistë në Shqipëri të ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Tani së fundi në një intervistë në gazetën Panorama Bernd Fisher u shpreh për debatin rreth figurës së Mit’hat Frashërit se në historinë e Luftës së Dytë Botërore, Mit’hat Frashëri qe i lidhur dhe i kontaminuar nga ushtritë pushtuese nazifashiste.

Bernd Fisher e thotë këtë, kurse shqiptarët ende lëkunden dhe bëjnë homazhe pikërisht për të poshtëruar institucionalisht Antifashizmin shqiptar. Jam i bindur që njerëzit seriozë dhe normalë në Shqipëri pavarësisht se nuk e kanë statusin e politikanit e kanë statusin e historisë së vërtetë dhe të çastit të historicizmit.

-Duket se Shqipëria ka sfida të mëdha përpara, jo vetëm prej situatës së brendshme. Pëllumb Xhufi këtu në Dita disa numra më herët ngrinte shqetësimin e situatës tejet të trazuar në Europë…

Po. Shqipëria ka sfida të mëdha por jo vetëm Shqipëria por dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës. Nuk di se si do të shkojnë rezultatet e zgjedhjeve të majit në Europë. 50 shkrimtarë dhe filozofë të mëdhenj e bënë një Manifest për të sensibilizuar dhe ndërgjegjen e popujve europianë për të ruajtur parimet e demokracisë që “janë të kërcënuara”.

Kjo do të thotë që edhe politika europiane është në një krizë të madhe.

Kriza në Shqipëri është e shumëfishte dhe nuk mund të mbulohet me ligjërime triumfaliste. Duke rilexuar Monteskjenë më tërhoqi vëmendjen ideja se “edhe kur Liria është në qendër, në skajet e saj mund të ketë shumë tirani. Prandaj njerëzit duhet jo thjesht të lexojnë, por të mendojnë”. Monteskje me ironi flet se ç’janë të drejtat e njeriut dhe tallet me ata që mendojnë se liri mund të jetë dhe thjesht mbajtja e mjekrës duke harruar që liria është konceptualitet. Pa këtë konceptualitet ne nuk mund të kemi asnjë lloj ndërgjegje.

Më ka tërhequr vëmendjen dhe një libër i politikologut italian Emilion Gentiles “Fetë e politikës”. Në këtë libër tregohet qarët se si propaganda e spektaklet politike synojnë atë që quhet sakralizimi i politikës, ose duke përdorur një terminologji Mircea Eliade “manifestimet politike kthehen në hierofani moderne”. Gjithashtu dhe ata që mendojnë se mund të ketë një demokraci të “pilotuar”, që ka vetëm një politika që di gjithçka dhe gjithë të tjerët duhet të dinë ato që di ai janë në të vërtetë jo fitore mendore por disfata mendore.

-Pak më sipër ju folët për metaforën e tepsisë pas zgjedhjeve vendore. Pra ju mendoni që zgjedhjet vendore do zhvillohen në këto kushte?

Zgjedhjet vendore do të realizohen në Shqipëri. Ndërkombëtarët janë dakord dhe nuk ka asnjë pengesë juridike për t’i penguar këto zgjedhje. Do të uroja që PS po dhe partitë e tjera të zgjedhin njerëzit me moral të lartë dhe me personalitet plot dinjitet dhe të mos bien në prakticizmin e arketipit të “pasanikëve biznesmenë”. Përkundrazi duhet synuar në figura të sprovuara.

Mendoj se Erion Veliaj i fiton bindshëm dhe me meritë zgjedhjet në Tiranë, por do të mendoja apo dhe të sugjeroja që njerëzit e zgjedhur në këshillin bashkiak që është në të vërtetë parlamenti bashkiak të zgjidheshin krejt ndryshe dhe me parametra të tjerë nga çfarë janë zgjedhur deri më sot. Përsa i përket zhvillimit të “politikës së madhe” shoh një terren të brishtë, dhe të lëvizshëm dhe do të ketë ndikim shumë të madh këtë radhë arsyetimi adekuat mbi elektoratin më të madh që lidhet me PS-në.

Do të uroja krejt figura të tjera të këtij elektorati në kuvend sepse deputetët anonimë ndonëse pasanikë të PS-së në Kuvend aktualisht janë absolutisht të harrueshëm dhe efemeridë,  nuk besoj se do të kujtohen nga askush.

Por që të arrihet kjo duhet të korrigjohet deformimi kushtetues i vitit 2008. Pa këtë korrigjim Shqipëria politike do të jetë gjithmonë një peng i ndërvarur madje një peng grotesk. Logjika historike është njëkohësisht dhe logjikë e politikës. Emancipimi jetik i politikës është edhe një iluminim i historisë. Ky ekuacion është i pashmangshëm por dhe i pashkatërrueshëm dot

Prona me vlerë 40 milionë euro, Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit socialist

Një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, prona të ish-deputetit Arben Ndoka, janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ditën e sotme.

Sipërfaqet ndodhen konkretisht në vendet e njohura si “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh, sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

 

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.

Arben Ndoka ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Mustafaj: Vetëvendosje parti brenda sistemit (video)

Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj i ftuar në studion “Opinion” të studios së lajmeve në “News 24” tha se nuk sheh ndonjë hap nga pozita ose opozita për të gjetur zgjidhje për krizën.

Mustafaj foli edhe për nevojën e partive të reja, ndërsa vlerësoi se Vetëvendosje është një parti brenda sistemit.

“Pozita dhe opozita duken tepër të larguara dhe nuk shoh vullnet për të zgjidhur krizën. Po, besoj se duhen parti antisistem. Kështu lindën parti antisistem dhe morën pushtetin në Itali, edhe Trump në Amerikë ishte antisistem. Ndërsa Vetëvendosje që kërkon të jetë edhe në Shqipëri parti, nuk është një parti antisistem. Vetëvendosje ka pasur shumë deputetë në parlamentin e Kosovës, ka marrë pjesë në Komisione në Kosovë dhe madje ka udhëhequr edhe Prishtinën”, deklaroi Mustafaj.

“Dil jashtë “, zëvendësimi i Sevdarit, përplasje mes Arta Markut dhe prokurorit Malaj

Ka nisur asambleja e prokurorëve për të bërë zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, e cila u shkarkua më herët nga procesi i vetting-ut, mbledhje kjo e thirrur nga Kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa si kandidat është paraqitur emri i Vate Stakës.

Por mbledhja ka nisur me debate dhe ngritje zëri mes Arta Marku është përplasur me prokurorin Sokol Malaj, i cili kërkon ndryshim të rregullores dhe kërkon që të shtohet ” kandidati quhet fitues nëse merr 50 plus një”.

 

Pas përplasjes së një grupi prokurorësh me kryeprokuroren Marku, mbledhja e asamblesë u ndërpre për disa minuta.

Pasi rinisi mbledhja, kryeprokurorja Marku u shpreh se: “Konstatohet se ka kërkesë për ndryshim tip të fletës së votimit. Kjo flete votimi nuk mund të ndryshohet. Fleta e votimit ka vetëm një emër deri tani, gara ka qenë e hapur dhe mund te kishit kandituar. Propozimi është i ligjshëm, por ne kemi një praktikë te konsoliduar nga votimi i mëparshëm. Mendoj qe mund të vazhdojmë me rendin e ditës, ankimi mund të behet brenda afateve. Nuk lejohen replikat”.

Pas saj, Prokurori Sokol Malaj ka marrë sërish fjalën duke kërkuar që propozimi i tij të hidhet në votë.

“Të nderuar kolegë ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, tha ai.

“Kush nuk do të marrë pjesë në votim, të largohet. Pastaj ankimet bëhen në gjykatën e Apelit. Dilni jashtë. Mbledhjen e drejtoj unë”, është shprehur Marku, ndërsa Malaj ka thënë se nuk mund t’i tregojë largimin prej mbledhjes.

Ushtria në aeroport, Meta i kërkon informacion Shefit të Shtabit

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për vendimin e vendosjes së Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura në aeroportin kombëtar.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi. Ai sqaron se Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

“Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, thuhet në njoftim.

Dje ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi për vendimin e vendosjes së ushtrisë në aeroport, ndërsa pak orë më vonë nisi edhe vendosja e trupave të Policisë Ushtarake.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj bllokon 350 pasaporta diplomatike – Ishin në kundërshtim me ligjin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pas heqjes së targave diplomatike konsujve të nderit nis reformën edhe për mbajtësit e pasaportave diplomatike.

Përmes një deklarate për mediat, ministri Gent Cakaj vuri në dukje se janë mbi 350 pasaporta diplomatike, të cilat sipas tij mbahen nga persona të ndryshëm në kundërshtim me ligjin.

Ai shpjegoi se ku e bazon këtë hap të radhës: “Sot fatkeqësisht kemi trashëguar një sistem anormal të lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportës diplomatike në krahasim me vendet e zhvilluara. Nga Gjykatës Kushtetues dhe të Lartë, cilët nuk e kanë kaluar vettingun, e deri tek shoqërues të personalitete të njohur në Shqipëri.”

Për të gjithë mbajtësit e pasaportave diplomatike në atë që ai e quajti në kundërshtim flagrant me dispozitat ligjore Cakaj dha këtë paralajmërim.

“Sot në Shqipëria ka më shumë se 350 persona, që mbajnë pasaporta në kundërshtim me ligjin. I ftoj publikisht të gjithë që të dorëzojnë pasaportën diplomatike dhe në rast se nuk e bëjnë, ata do të behën të pavlefshme. Përmirësim i kuadrit ligjor për pasaportat diplomatike është kusht i domosdoshëm”, tha ai.

Më tej ministri shtoi se “Pasaporta e Shqipërisë duhet të fuqizohet edhe më tej me liberalizimin e vizave me vendet e tjera”.

Përse transferohen paratë e kursimeve shqiptare jashtë, sipas BSH-së

Një nga pyetjet që po bëhet pas ngjarjeve të përsëritura të grabitjes së blindave bankarë është: Pse këto para të kursimtarëve shqiptarë largohen nga Shqipëria.

Më poshtë një përgjigje cituar nga revista ekonomike Monitor bazuar tek deklarimet e Bankës së Shqiperisë, e cila kontrollon bankat e nivelit të dytë që transferojnë këto para:

Sistemi bankar funksionon duke mbledhur para nga kursimtarët, kundrejt një përqindjeje të caktuar interesi.

Këto para, banka duhet t’i investojë me interesa më të larta dhe diferenca i mundëson bankës të mbulojë shpenzimet e veta dhe të nxjerrë një fitim të caktuar.

Një pjesë të parave të depozituesve (në euro ose valutë) bankat e mbajnë si rezervë të detyrueshme dhe një pjesë e investojnë kryesisht për të dhënë kredi.

Tepricën në lekë, bankat e investojnë duke blerë letra me vlerë të qeverisë shqiptare. Ndërsa tepricën në valutë bankat e vendosin në institucione financiare jashtë dhe për këtë arsye u duhet ta transferojnë.

Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore, që është shërbim që e ofrojnë kompanitë ajrore e quhet “High Value Cargo Service”.

Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdishëm dhe për këtë arsye, disa banka bëhen bashkë për të rritur vlerën.

Basha flet për emergjencë kombëtare: Shteti ka rënë, ja e vetmja rrugë për sigurinë dhe jetën

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, duke iu referuar vetem dy ngjarjeve te djeshme, asaj te dhunes ndaj banoreve te Bregu i Lumit e me pas grabitjen ne Rinas, ka deklaruar se ato jane deshmi se shteti ka rene. 

 

Ne nje deklarate per mediat nga selia blu, Basha tjeksoi se “Arsyeja dhe shkaku kryesor i renies se shtetit, i mungeses se sigurise per jeten dhe pronen e qytetareve eshte pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime te ardhur ne pushtet me ndihmen e krimit”.

Sipas Bashes, “Dhenia fund e ketij regjimi eshte sot emergjence kombetare. Prandaj protestojme te shtunen me 13 prill ne Tirane”.

Pjese nga fjala e Bashes 

Dy ngjarje ne nje hark kohor prej me pak se 12 oresh diten e djeshme jane deshmi se shteti ka rene. Se sot Shqiperia nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia eshte kthyer ne nje bande qe per te pushtetin ilegjitim te marre me krimin i ka lene dore te lire krimit dhe po dhunon ne menyre shtazarake qytetaret.
Dje ne oren 5 e 30 te mengjesit policia hyri neper banesa dhe hodhi gaz lotsjelles brenda shtepive ku ishin te pranishem edhe te mitur nga mosha 3 vjec e siper.
Nga perplasja mes banoreve ne mbrojtje te shtepive te tyre 3 qytetare perfunduan ne spital ndermjet te cileve nje 76 vjecar me carje ne koke qe u operua, nje grua me thyerje kembe dhe nje tjeter grua me fraktura.
10 qytetare u shoqeruan ne polici te gjitha gra dhe 4 prej te cilave minorene dhe nje femije 5 vjec.

Qe nga protesta e 16 shkurtit jane shoqeruar 114 protestues dhe jane arrestuar 52

Policia po perdoret per vetem nje qellim: luften ndaj popullit, luften kunder njerezve te pafajshem qe mbrojne shtepite e tyre,

Ne keto dy muaj eshte perdorur gaz helmues me shume se ne te gjithe historine e Shqiperise.

Nderkohe nuk ka asnje perpjekje per te luftuar krimin

Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me arme ne mes te dites po trondisin cdo dite sigurine e njerezve ne mes te qyteteve

I vetmi aktivitet kunder krimit eshte: policia shkoi ne vendin e ngjarjes

Grabitja ne Rinas, cfare thote Basha 

Kur ne Rinas, qe eshte zona me sigurine me te larte ne vend kryehet grabitje me arme e avionit te linjes nderkombetare ne mes te dites.

Cdokush e kupton se ne cfare niveli eshte policia, se ne cfare niveli eshte katandisur rendi dhe siguria.

Kjo ndodh kur Shqiperia eshte bere qender e krimit nderkombetar, baze operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetem nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave te krimit nga vete qeveria me ndertimet dhe projektet korruptive ne ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i renies se shtetit, i mungeses se sigurise per jeten dhe pronen e qytetareve eshte pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime te ardhur ne pushtet me ndihmen krimin.

Dhenia fund e ketij regjimi eshte sot emergjence kombetare. Prandaj protestojme te shtunen me 13 prill ne Tirane.

Rruga e vetme per kete eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve ne betejen kunder padrejtesise, krimit dhe korrupsionit, per sigurine, jeten dhe mireqenien e cdo shqiptari.

Policia apo shokët e vranë Admir Muratajn? Prokuroria kërkon ekspertizë

Admir Murataj është organizatori i super grabitjes ditën e djeshme në Rinas. Familjarët kanë identifikuar tashmë viktimën, duke konfirmuar kështu se Murataj është viktima. Ditën e djeshme u bë me dije se ai ishte qëlluar gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, por ditën e sotme prokuroria ka kërkuar një ekspertizë, pasi ka dyshime se Murataj është qëlluar nga bashkë autorët dhe jo nga policia. Forcat blu që morën pjesë në ndjekjen e grabitësve kanë dëshmuar se viktima ishte më agresivi ndaj policisë. Tashmë do të jetë ekspertiza që do të zbardhë se kush e vrau kreun e grupit.

Deputeti i PS-së Sterkaj: Në Rinas na kontrollojnë çantat e na heqin rripin e pantallonave, kurse grabitësit…

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj në një prononcim për mediat reagoi për grabitjen e ndodhur në Rinas ku hodhi akuza për mënyrën se si operon kompania koncesionare.

Deputeti i PS theksoi se kompania koncesionare e Rinasit vepron me rregulla të forta për pasagjerët në një kohë kur nuk siguron dot hapësirën e aerodromit të Rinasit.

“Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjine e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Përderisa ka një klallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton. Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për hyrë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë cantat me kujdes sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shteti ka për të operuar pasi i ka provat”,- u shpreh Sterkaj.

Flet vëllai i Admir Murataj: Ishte vegël, organizatori i grabitjes nuk vritet

Vëllai i Admir Murataj, vrarë me armë zjarri, pak pas grabitjes miliona euro në avionin që priste të nisej drejt Vjenës, duke folur për mediat, teksa priste të tërhiqte trupin e pajetë nga morgu, ka deklaruar se ai ka qenë një vegël, por pa dhënë detaje se prej kujt, sipas tij, mund të jetë përdorur.

 

“Lajmin e mora vesh nga mediat, ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se cfarë ndodhi, tani do e shohim sa organizator është, ai ka qenë vegël, ta shohim”- ka thënë Cen Murataj.

Ai ka folur me siguri, se nese te tjeret nuk i gjen Policia, do t’i gjejne vete familjaret me menyra te tjera. “Do i gjejme, do na ndihmoje Policia, do i gjejme vete, do shohim”- tha ai.

Vellai-admir Muratit

Pyetur nga media se vegël e kujt, ai nuk ka ditur t’i japë një përgjigje. “Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet, por nuk e dimë se nga është përdorur”.

Ju tha policia se si u vra, nga policia apo shokët?

Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet

Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?

Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë

Si hynë grabitësit deri te avioni dhe si nisi përplasja e armatosur me policinë

 

Furgoni i perdorur, nen logon hetim Tatimor

Detaje të tjera dalin në dritë pas grabitjes së bujshme të ndodhur pasditen e kësaj të marte në aeroportin e Rinasit.

Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit (foto më poshtë) ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës. Porta ndodhet në krahun e fshatit Larushk.

 

Katër personat e armatosur, kanë prerë me darë portën e hekurt.

Forcat e sigurisë së kompanisë private që ruan aeroportin nuk i ka vënë re duke qenë se ishin të veshur me rroba komando të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit.

Me të hyrë, grabitësit kanë shkuar tek pjesa e “barkut” të avionit duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Ishin disa banka që po transportonin kartëmonedhat jashtë vendit. Grabitësit kanë arritur të marrin një pjesë të tyre.

Në momentin që po grabitej shuma e parave, punonjësi i zjarrfikëses ka thënë se është prerë dera dhe biseda është dëgjuar nga FNSH-ja dhe policia e Rinasit, të cilët janë vënë në lëvizje.

Pasi janë vënë në ndjekje të autorëve, policia ka parë grabitësit në përpjekje për të djegur furgonin me të cilin ishin marrë paratë në aeroport. Me të pikasur forcat e rendit, ka nisur përplasja me armë, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej autorëve.

Grabitësit po i priste një tjetër mjet ku kanë ngarkuar paratë dhe janë larguar, duke braktisur furgonin e parë pa arritur ta djegin.

Duke qenë se policia nuk kishte fushëpamje të mjaftueshme janë tërhequr përkohësisht, për të vëzhguar autorët e grabitjes, të cilët janë larguar për në fshatin Çekrezë me makinën e dytë.

Atje, e kanë djegur atë dhe janë arratisur përfundimisht në drejtim të paditur.

Furgoni i parë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

/Panorama/

Pamjet – Vila luksoze e organizatorit të vjedhjes në Rinas, nga i vëzhgonte Murataj me dylbi grabitjet

Admir Murataj i cili është personi që mbeti i vrarë dje pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, menjëherë pas grabitjes së miliona eurove në Rinas, në bashkëpunim me persona të tjerë, nuk është një emër i panjohur as për policinë por as për publikun.

Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas, (si dhe një grabitje banke në Greqi), Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit, shkruan “Panorama”.

Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Murataj duket se ka ditur mirë t’i investojë këto para, e një prej pasurive të tij është edhe një vilë luksoze në kodrat e Fushë-Prezës dhe një servis familjar në Vorë.

Nga një shtëpi e rrënuar që Murataj kishte blerë këtu e 10 vjet më parë, sot shtëpia e tij në Fushë-Prezë është një nga vilat më luksoze që bie menjëherë në sy. Godina është e sofistikuar jo vetëm në ndërtim, por edhe në siguri, që nga rrethimi me gardh hekuri të lartë e deri te kamerat dhe sistemet e alarmit, shkruan “Panorama”.

Duket se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm krijimi i kushteve të rehatshme për të jetuar familja e Admir Muratajt. Kjo vilë ka pasur edhe një funksion tjetër, madje thelbësor në realizimin e dy grabitjeve të mëparshme, atë të vitit 2015 dhe 2017.

Duke qenë se është e ndërtuar në një lartësi të konsiderueshme dhe me fushëpamje shumë të qartë, nga aty janë vëzhguar me dylbi të dyja ngjarjet e ndodhura në rrugën e Rinasit pak vite më para.

(Fotot janë publikuar nga “Mapo”)

FOTOT – U ekzekutua pas grabitjes, gruaja konfirmon se trupi në morg është i Admir Muratajt

Gruaja e Admir Muratajt pasi ka parë trupin e viktimës që u vra dje nga policia gjatë grabitjes së milionave eurove në Rinas, ka konfirmuar se ai është bashkëshorti i saj.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se personi i vrarë me armë zjarri nga policia në Rinas është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se i vrari është Admir Murati.

Autoritetet greke, atëherë, kishin arritur të gjurmojnë dhe kapin tre nga dhjetë të arrestuarit.

Gazeta shkruan se Admir Murati dhe persona të tjetër të armatosur sulmuan aeroportin e Tiranës, duke konfiskuar një sasi të mëdha parash nga një avion.

Grabitësit e maskuar në aeroport nga një hyrje që përdorej nga zjarrfikësit, vodhën paratë dhe ikës.

Dëshmitarë okularë në aeroplan që ishte në shënjestër nga grabitësit u thanë gazetarëve se motorët e avionit ishin vënë në veprim, kur tre burra me maska ​​dhe uniforma, kërcënuan me armë stafin dhe urdhëruar të pranishmit të shtriheshin në dysheme.

“Sulmuesit shkëmbyen zjarr me policinë gjatë një ndjekjeje në një rrugë me pemë dhe një prej tyre ka vdekur”, tha policia në një deklaratë.

Arta Dade: Të largohet Rama, kryeministër të jetë Braçe

Arta Dade u shpreh në emisionin “I Ftuari” se nuk do ta miratonte dorëzimin e mandateve të opozitës, por në anën tjetër, ajo thotë se për t’i dhënë një zgjidhje situatës politike në vend të largohet Rama.

“Ambasadori italian tha sot se mazhoranca duhet të hedhë një hap për të zgjidhur problemin. Unë kam qenë me këtë variant, madje unë kam shkuar edhe më tej, duke thënë se Kryeministri duhet të largohet në mënyrë që ta zgjidhë dhe ta zhbllokojë këtë situatë.

Të largohet si kryeministër jo se e kërkon opozita, por ka një intensitet shumë të lartë skandalesh. Vetëm njëra do të mjaftonte që një kryeministër në një vend demokratik të largohej dhe kostot e kësaj qeverie nuk ka pse i merr forca politike që mendohet se e ka mandatuar këtë qeveri.

Më tej, Dade flet edhe për Partinë Socialiste, duke thënë se ka një dualizëm, madje zbulon edhe arsye pse refuzoi të futet në kryesinë e PS.

“Këtu kemi një dualizëm, qeveria është diçka tjetër dhe PS është diçka tjetër. Këtu buron dhe refuzimi im për t’u futur në kryesinë aktuale të partisë. Madje në kongresin e fundit nuk më është dhënë fare edhe mandati i delegates. Jam interesuar për mandatin dhe ai ka shkuar deri në Korçë e jo në destinacion. Pra, nuk ka shkuar te PS e Kolonjës. Se kush i bën këto… uroj që të jetë e paqëllimtë.

Kjo tregon se partia nuk funksionon. Partia dhe Kongresi i fundit ishte një show dhe unë prandaj them se kjo qeveri nuk barazohet me Partinë Socialiste. Kjo është një qeveri e Ramës, i cili është një kryetar që nuk është zgjedhur prej 12 vitesh. Deri tani Rama ka bërë vetëm pazare, nuk ka bërë kompromise. Një politikan që mendon vërtetë për interesat e vendit duhet të jetë i interesuar që të ketë marrëdhënie pozitive me të gjithë aktorët në vend dhe jo të stisë konflikte, pasi kjo tregon se nuk je i zoti të qeverisës”, u shpreh Arta Dade.

Dade flet edhe se kush mund të ishte një kryeministër potencial, nëse Rama do të largohej.

“Edhe nëse do të mendonim se PS nuk ka një njeri tjetër për t’u bërë kryeministër, ky është një qëndrim shumë i gabuar. Për mua, çdo ministër që ka një mandat përfaqësimi, por ama që ka edhe përgjegjësi politike, sigurisht që mund të ishte një kryeministër potencial. Pse jo edhe Erjon Braçe, është zëvendëskryeministër”.

Por e pyetur, nëse ky mund të ishte edhe Gent Cakaj, ajo përgjigjet: Gent Cakaj nuk ka fare lidhje me PS, vjen nga oborri i Ramës. Një nga arsyet që unë dola publikisht e nuk durova më, ishte pikërisht ajo që u bë me Ministrinë e Jashtme, emërimi i një njeriu pa përvojë dhe pa personalitet. Kjo është tallje me institucionet e vendit”.

Grabitja në Rinas – Flet zëdhënësja e “Austrian Airlines”: Jo më transferta cash nga Tirana në Vjenë

“Nuk do te kete me transferta cash te parave nga Tirana drejt Vjenes”. Keshtu ka deklaruar zëdhënësja e Austrian Airlines, ne avionin e të cilës u grabit dje në Rinas, ku u vodhen miiona euro. 

 

Ne nje deklarate te bere per “The Guardian”, zëdhënësja Tanja Gruber tha se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi vjedhja.

“Imbarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” tha ajo.

Nisja e avionit u shty me tre orë, si rrjedhojë e grabitjes. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, avioni u nis në 18.02 pasdite nga ora 15:05 pasdite që ishte planifikimi.

Sipas medias britanike, policia shqiptare ka njoftuar arrestimin e katër personave dhe ka marrë në pyetje 40 të tjerë.

Një nga personat e armatosur u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

Sipas raporteve fillestare, shuma e vjedhur ishte 2.5 milion euro (2.8 milion dollarë), por media lokale pretendoi se mund të ishte pesë herë më e lartë.

Grabitja në Rinas – Flet ish-drejtori i Policisë së Kufirit: Pse ndodhi përsëri dhe kush është përgjegjës për sigurinë në aeroport

ARISTIR LUMEZI/ Pëllumb Nako, ish-Drejtor i Policisë së Kufirit, aktualisht ekspert i çështjeve të sigurisë, e cilëson ngjarje të rëndë grabitjen e vlerave të mëdha monetare në pistën e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

 

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Nako shprehet se një grabitje e tillë në vendin ku duhet të jetë modeli i sigurisë kombëtare, siç është aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, tregon se ka rënë në gjunjë autoriteti i shtetit, ndërsa siguria është degraduar. Duke bërë një analizë edhe të grabitjes së parë, thuajse të njëjtë në pistën e aeroportit, eksperti i sigurisë shprehet se nuk është përmirësuar asgjë sa i takon nivelit të sigurisë, “pasi nga sa ka raportuar media, mënyra e veprimit të depërtimit të grabitësve në pistën e avionit është thuajse e njëjtë me të parën. Kjo është e pafalshme”.

Sipas tij, shteti shqiptar duhet të garantojë sigurinë në aeroport, edhe pse aty kemi të bëjmë me një koncesionar. “Nuk do të ishte ndonjë problem i pakalueshëm apo i madh nëse hartohej një ligj, pse jo i veçantë, për sigurinë e Aeroportit të Rinasit. Në bazë të këtij ligji, koncesionari të detyrohet ta ndajë gjithë hapësirën aeroportuale, që menaxhon në zona të ndryshme sigurie dhe me nivel të ndryshëm”, shprehet Nako.

Zoti Nako, sot në Aeroportin e Rinasit ndodhi një grabitje e rëndë. Një grup grabitësish hyri në brendësi të aeroportit dhe kreu një grabitje në sasi disa milionëshe eurosh. Si e gjykoni këtë fakt?

Pa dyshim, ngjarja është e rëndë. Vetë vepra penale e grabitjes me forcë, siç dihet gjerësisht, klasifikohet në veprat penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi ajo presupozon përdorimin e dhunës, rrezikimin apo edhe humbjen e jetës së viktimës, ndaj dhe natyrshëm dënohet me shumë vite burg. Në rastin tonë, ajo ka edhe trajtën e një grupi kriminal, apo të një komandoje shumë të strukturuar, gjë që e rëndon akoma më shumë vetë aktin e grabitjes. E bëra këtë përkufizim të përciptë të rrezikshmërisë së kësaj vepre penale, për të vënë më shumë në dukje panikun që ajo shkakton kur kryhet brenda një hapësire, e cila presupozohet se ka siguri absolute. Pra, në rastin konkret, pista e avionëve të aeroportit. Ajo që të shqetëson me këtë rast është fakti që grupi kriminal u ndie më i sigurt për të kryer goditjen e tij brenda aeroportit dhe jo p.sh. në rrugë apo vend tjetër aspak të survejuar. Dhe akoma më shumë, kur grabitja ndodh në brendësi të kësaj hapësire, e cila për nga rëndësia merr përmasat e një objekti me rëndësi edhe për sigurinë kombëtare, problemi kthehet në kritik. As më shumë e as më pak, por nëpërmjet këtij akti ulet në gjunjë autoriteti i shtetit, siguria degradohet. Zinxhiri i pasigurisë që krijohet është edhe më i madh. Ai mbërrin deri te frika apo paniku që mund të kapë njerëzit e thjeshtë për të marrë një avion e për të udhëtuar diku.

Po siç dihet gjerësisht nga ana e opinionit të gjerë publik, nuk është hera e parë që ndodh një grabitje e tillë në Rinas. Si e shpjegoni këtë? Si ka mundësi që pas rastit të parë, të mos jenë marrë masat e duhura për të shmangur ngjarje të tilla kaq shumë të rënda.

personi-rinas-grabitja22

Po, e drejtë. E para gjë që të vjen ndër mend me këtë rast është pikërisht ajo, që me të drejtë ju nënvizoni. Pa shumë komente, kjo është e pafalshme. Të gjitha epitetet e mundshme, të cilat lidhen me konceptin “përgjegjshmëri”, aty mund t’i përdorësh mjaft me lehtësi, por nuk është ky problemi. Thelbi qëndron në faktin se për fat të keq, institucionet e lidhura me sigurinë publike dhe kombëtare, përgjithësisht kur ndodhin incidente, puna e parë që bëjnë është të gjejnë kurbanët, të cilave do t’u ngarkohet përgjegjësia për t’u prerë kokat dhe për të filluar procedimin penal “për shpërdorim detyre”. Në këtë moment fillojnë dhe shfletohen gjithë aktet nënligjore, udhëzimet dhe praktikat për të përcaktuar përgjegjësinë. Kjo është në fakt normale, por aspak e mjaftueshme. Sepse gjithçka mbyllet sapo fashitet zhurma e medias dhe presioni i opinionit publik. Rëndësi ka që të gjitha ekipet, të cilat analizojnë ngjarjen, të diagnostikojnë problemet e sigurisë në aeroport, hallkat e dobëta, të përcaktojnë se kush e ka kompetencën për t’i rregulluar ato, pasi në aeroport ka shumë aktorë shtetërorë dhe privatë që operojnë, në mënyrë që ngjarje të tilla të rënda të mos ndodhin. Madje, të simulohen edhe raste të ngjashme për të testuar sigurinë. Me siguri edhe ju do të bënit të njëjtën pyetje si dhe unë me këtë rast. Çfarë është përmirësuar në sigurinë e aeroportit pas grabitjes së parë. Unë kam bindjen se asgjë, pasi nga sa ka raportuar media, mënyra e veprimit të depërtimit të grabitësve në pistën e avionit është thuajse e njëjtë me të parën. Kjo është e pafalshme.

Ashtu siç e përshkruat ju, del se në aeroport ka shumë operatorë shtetërorë dhe privatë që operojnë. Pavarësisht analizave dhe rregullimeve të mëvonshme të mundshme, kush mendoni se e ka më shumë përgjegjësinë?

Për këtë pyetje më duhet të theksoj që në fillim, se kushdo që ta ketë përgjegjësinë, në fund është shteti ai që duhej të kishte ndërhyrë dhe duhet të ndërhyjë. Në komentet që janë bërë pas grabitjes së parë, u fol se përgjegjësia është e autoritetit që menaxhon aeroportin, i cili dihet që është i dhënë me koncesion. Aty u folën edhe për përgjegjësitë e Policisë, që garanton sigurinë e perimetrit nga jashtë dhe të sigurisë së aeroportit nga brenda. Me siguri që historia do të përsëritet. Por ajo që thashë pak më sipër, shteti ka mundësitë ligjore për të imponuar zgjidhjet e duhura për të garantuar sigurinë e aeroportit, pavarësisht se përgjegjësia është e koncesionarit.

Si e mendoni zgjidhjen?

Mbarë opinioni publik tashmë është i njohur me ligjin e hartuar nga qeveria “Mbi masat shtesë për sigurinë”. Ky ligj detyron të gjitha entet private dhe shtetërore, por sidomos private, që të adoptojnë masa sigurie plotësuese për të parandaluar rrezikun e shtuar, duke përfshirë këtu teknologji dhe burime njerëzore. Ky ligj nuk parashikon diçka të tillë për Aeroportin e Rinasit. Pra, nuk do të ishte ndonjë problem i pakalueshëm apo i madh nëse hartohej një ligj, pse jo i veçantë, për sigurinë e Aeroportit të Rinasit. Në bazë të këtij ligji koncesionari të detyrohet ta ndajë gjithë hapësirën aeroportuale, që menaxhon në zona të ndryshme sigurie dhe me nivel të ndryshëm. Pra, t’i kategorizojë ato nga më e ulëta deri te më e larta dhe për çdo kategori të përcaktojë edhe llojin e teknologjisë që duhet përdorur për të garantuar sigurinë absolute. Po ashtu, të përcaktojë qartë edhe teknologjinë që duhet përdorur në menaxhimin e hyrje-daljeve të njerëzve dhe mjeteve në portat hyrëse dhe dalëse, ku të eliminohen maksimalisht hyrjet e pakontrolluara dhe sidomos me dhunë, si në rastet konkrete. Kjo, sepse porta prej hekuri, lehtësisht e shkallmueshme që u shqye herën e parë, ka ngelur e njëjtë edhe sot. Nëse koncesionari detyrohet me ligj dhe këtu zgjidhjet teknike janë pa fund, të përdorë teknologji të nivelit të duhur për të garantuar sigurinë e rrethimit dhe të hyrje-daljeve në pistë, rreziqe të tilla zerohen, jo thjesht minimalizohen. Më pas vijnë edhe zgjidhjet nëpërmjet burimeve njerëzore, ku forca policore që garanton sigurinë e aeroportit të ketë një status trajnimi dhe rekrutimi të hartuar me kujdes./PANORAMA

Kapen 2.7 milionë euro kokainë e nisur drejt Shqipërisë. Si u zbulua droga në portin e Maltës

Një sasi kokainë me vlerën e 2.7 milionë eurove është kapur nga Dogana në Maltë.

 

Sasia prej 24 kokainë u konfiskua në një kontejner me gaz në Freeport të Maltës, pasi u skanua nga Njësia e Kontrollit të Doganave.

Droga u gjet në njësinë e kompresorit të ftohësit.

Kontejneri kishte destinacion Shqipërinë, ndërsa ishte nisur nga Amerika Jugut, bën me dije Dogana e Maltës në një postim në Facebook.

Mediat malteze “Independent”, shkruan se droga ishte e ndarë në 20 pako me peshë totale 24 kg, vlera totale e së cilës në treg ishte 2.7 milion euro. Për rastin po zhvillohen hetime të tjera.

file

“Operacioni i sotëm është një tjetër shfaqje e bashkëpunimit të Departamentit të Doganave, Policisë dhe autoriteteve në Freeport. Niveli i tillë i bashkëpunimit është një faktor përcaktues në krijimin e Freeport Malta si një nga portet më të sigurta në rajon,” thotë Departamenti i Doganave.

Shuma më e madhe e grabitur ndonjëherë në Shqipëri – Jehona në mediat e huaja

Grabitja e rreth 10 milionë eurove brenda avionit në Rinas, që po nisej drejt Vjenës, e rikthen vëmendjen e mediave ndërkombëtare nga Shqipëria.

“Reuters”, “Euronews” dhe disa nga agjencitë e tjera të lajmeve ndërkombëtare shkruajnë se në aeroportin “Nënë Tereza” u vodhën rreth 10 milionë euro.

“Policia ekzekutoi një nga disa persona të armatosur në një shkëmbim zjarri, pasi ata u futën në aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe u larguan prej atje me një ngarkesë parash. Hajdutët e maskuar dhe të armatosur hynë përmes hyrjes që përdoret nga shërbimet e zjarrfikëses dhe pasi morën paratë, u arratisën duke u ndjekur nga policia. Raportimet e para flisnin për një shumë prej 2 milionë euro, por më vonë u tha se shuma mund të jetë pesë herë më e madhe”, shkruan Reuters.

“Mallkimi” që ndjek pas Rinasin – 3 grabitje spektakolare në 3 vjet

Grabitja e ditës së sotme ishte më e madhja e ndodhur në Shqipëri. Tre persona arritën të marrin rreth 10 milion euro në aeroportin, në Rinas. Por kjo nuk është hera e parë që grabitje si ato që kemi parë vetëm nëpër filma ndodhin tek “Nënë Tereza”. Në vitin 2016 në pistën e avionit u grabitën plot 990 mijë euro. Ndërsa në shkurt të vitit 2017, u grabitën fare pranë Rinasit 2.7 milion euro, që do të dilnin nga Shqipëria.

9 shkurt 2017

Ngjarja ndodhi në Qafë-Kashari, pranë rrugës për në Rinas. Pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të zi arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve shumën prej 2.7 milion euro Pesë autorët pasi goditën një prej blindave, thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit.

30 qershor 2016

Dy personat që çanë rrethimin e aeroportit në 30 qershor 2016 dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe, ishin të armatosur. Ata kanë pasur dhe një bashkëpuntor të tretë, i cili i priste jashtë pistës së aeroportit, me një makinë të vjedhur. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për largimin e të tyre dhe humbjes së gjurmëve. Gjatë hetimeve, prokurorët kanë zbuluar se tre autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura. Tre personat arritën të merrnin plot 990 mijë euro.

Gazetari: Autorët e grabitjes në Rinas duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar pas grabitjes në Rinas, ku dyshohet se u vodhën 10 milionë euro, që do të dërgoheshin në Vjenë.



Gazetari shprehet se histori të tilla mund të dëgjohen vetëm në Somali, Ruanda ose Nigeri, ndërsa thekson se shteti ka falimentuar.

Ai deklaron më tej se “autorët e vërtetë” të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme.

Postimi i plotë:

“Autorët e vërtetë” të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme!

Në Somali, Ruanda ose Nigeri mund të dëgjosh histori ku bëhen grabitje në aeroport, grabitje bankash, vendosje eksplozivi, të digjen makina, të vriten njerëzit dhe të flitet për larje hesapesh. Ndërsa në Europë kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Grabitja e Aeroportit për të disatën herë është faliment i plotë i shtetit, strukturave të sigurisë, atyre të transportit dhe shumë hallkave të varësisë e ndërvepruese mes tyre. Dhe më dëshpëruese është situata, kur të thonë se ky është një perceptim sepse statistikat tregojnë se krimi është nën kontroll.

Në çdo vend me përgjegjshmëri minimale Ministri i Brendshëm ose jep dorëheqjen, ose kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë. Nuk mban më ujë pilafi i propagandës. Është thyer rëndë siguria publike, madje dhe kombëtare dhe jo një, por shumë herë. Të mendosh se ata që sot janë grabitës, nesër mund të jenë terroristë që rrëmbejnë avionin. Kush i ndalon? Askush!

Dikush duhet të përgjigjet dhe mbajë përgjegjësi për këtë papërgjegjshmëri. Kujt i duhen përgëzimet për menaxhimin e protestës së opozitës, kur të plas ky skandal e të bën lajm botëror si shtet ku bandat bëjnë ligjin jo vetëm në provinca e qyteza por edhe në kryeqytet, madje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar?!Këtë herë Ramës nuk ja ka fajin opozita. Dikush duhet të paguaj kundërfaturën e kësaj grabitjeje të turpshme dhe kësaj situate të rëndë kriminale në vend. Duhet reagim, energjik, efikas, i shpejtë dhe konkret. Dhe këtu nuk është fjala të ngrihen ca postblloqe e të dalë policia për ca ditë me rradhë nëpër rrugë sa ngjarja të harrohet.

Duhet vizion koncept dhe njerëz me nivel profesional dhe me integritet, “shërbëtorë” të detyrës jo arrogantë dhe burokratë që kanë marrë çelsa zyrash që iu duken si çifligje. I është veshur kostumi ministror njeriut të gabuar. Ministria e Brendshme është shndërruar në vatër shurdhërie, prepotence dhe paaftësie. Duhet spastruar e gjithë struktura e apratçinjve që kanë shndërruar në realitet shprehjen duket më i rëndë bishti se sqepari!


Send this to a friend