VOAL

VOAL

Protesta, ambasada italiane thirrje opozitës: Shmangni grumbullimet

TIRANE

Pak para protestës së opozitës, ambasada e Italisë në Tiranë ka një apel  për qytetarët e saj dhe një mesazh për opozitën e cila organizon protestën.

“E hënë, 13 maj 2019, duke filluar rreth orës 18.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Deshmoret dhe Kombit, pranë Zyrës së Kryeministrit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal. Gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë ndikim në trafik.”- njofton  ambasada.

SHBA mesazh Bashës e Kryemadhit: Mos i mbroni dhunuesit, dënojini publikisht!

Kur na ndajmë rreth një orë e gjysëm nga fillimi i protesës kombëtare të opozitës, Ambasada e SHBA-ve ka dhënë një mesazh të fortë në adresë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha si dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka kërkuar opozitës që ta mohojë dhe dënojë publikisht dhunën e ushtruar nga simpatizantët e opozitës në protestë, madje të bashkëpunojë në hetimin për të identifikuar ata persona që kanë kryer akte dhunë.

Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.“-shkruhet ne reagim.

Një mesazh i është përçuar dhe qeverisë, ku sugjerohet që autoritetet të tregojnë vetëpërmbajtje edhe sikur të provokohen.

“Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik.”-perfundon reagimi/Express

Protesta e opozitës – Reagon Ambasada Britanike: Liderët e opozitës të dënojnë dhunën, thirrje palëve të dialogojnë

Ambasada Britanike ka reaguar vetëm disa minuta para protestës së opozitës.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Britanike ka dënuar dhunën e në protestën e 11 majit, ndërsa u kanë bërë thirrje liderave të opozitës që të sigurojnë që protestat të jenë paqësore.

 

Deklarata e plotë:

E drejta për të protestuar është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore.

Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër frikësimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigja.

Flasin mjekët – U dhunua në protestë, Dollapi mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, u la i lirë mëngjesin e së hënës pas arrestimit të dhunshëm që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i bënë gjatë protestës së opozitës te Parlamenti.

Vendimi për lirimin nga Policia, Dollapit iu komunikua në Spitalin e Traumës ku gjendet edhe aktualisht si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë shoqërimit. “Panorama” u interesua pranë Spitalit të Traumës në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sekretarit Organizativ të PD-së dhe mësoi se nga Reparti i Ortopedisë, Dollapi është nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Kirurgjisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se për shkak të frakturave të marra gjatë shoqërimit, Dollapi mund t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sekretari Organizativ i PDsë, Sahit Dollapi, u vizitua dje edhe nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Sipas kreut të PD-së, funksionari i lartë i PD-së për shkak të plagëve të marra ka kaluar një natë pa gjumë. “Ka kaluar një natë pa gjumë për shkak të lëndimit të rëndë që ka marrë. Mjekët po e mbajnë nën kontroll”, deklaroi Basha pas vizitës së Dollapit.

MJEKIMI

Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, Sahid Dollapi është mbajtur në observim deri në orët e mëngjesit dhe pas mjekimit të nevojshëm, pasi gjendja është stabilizuar, është dërguar në pavijon. Mësohet se ai ka pësuar dëmtim të ligamentit të gjurit në njërën këmbë dhe shembje të shpatullës. Të njëjtin fakt përmendi edhe avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila në dalje nga Spitali i Traumës tha se Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i dëmtuar në një përballje me forcat e Rendit gjatë natës është në gjendje të qëndrueshme.

Ballanca tha se pas ekzaminimeve është evidentuar një shembje në shpatull dhe një lëndim në gju, por janë përjashtuar komplikacione të tjera. “Në spital vazhdon të jetë nën observim mjekësor pacienti S.D., i moshës 56 vjeç, i cili mbërriti në orën 00:30 të mëngjesit të datës 12 maj 2019, i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore, pasi ankonte dhimbje të gjymtyrëve. Në urgjencën e SUT u krye protokolli i plotë mjekësor.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, pacienti po qëndron nën përkujdesjen e mjekëve”, tha zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike është larguar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pak pas mesnatës së djeshme. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Partia Demokratike kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij dhe tha se ai u dhunua nga Policia me urdhër të Lleshajt dhe Ramës. Po ashtu edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi që Dollapi të lirohej menjëherë dhe të dërgohej në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ai u ndalua të shtunën nga Policia para Parlamentit dhe u dhunua me shkop gome nga efektivët e FNSH-së.

Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm. Mision kombëtar për të mos lejuar zgjedhje false

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një tryezë me gazetarët theksoi edhe një herë se kushti i opozitës është largimi i Edi Ramës si kryeministër.

I pyetur nëse do të ishte e gatshme opozita të ulej në një tryezë me kryeministrin për të shmangur përplasje civile, Basha u përgjigj se kjo do ta kthente betejën në pazar, ndërsa theksoi prerë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kreu i demokratëve shtoi se është mision kombëtar për të mos lejuar, sipas tij, zgjedhje false.

 

Ose te futemi me kobure në brez, që siç ju thashë, ne e kemi refuzuar, ose rruga politike që kemi ndjekur duke djegur mandatet dhe duke thirrur qytetarët të vendosin ata kë do të zgjedhin deputet apo kryebashkiak. Kjo betejë bëhet që kjo e drejtë t’u kthehet qytetarëve, sepse kjo e drejtë është asgjesuar nga Edi Rama me krimin. Do ta përsëris për të gjithë ata që kanë iluzionin se me Edi Ramën do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017 dhe 2016. Ndryshimi këtë herë është që përvec kandidatëve të krimit, do të ketë kandidatë fals nga opozita false. Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mision kombëtar të mos lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme. Ne kemi treguar edhe rrugën e vetme që këto mund të garantohen pa favorizuar palët, pa i dhënë pushtet në tavolinë asnjë pale.

Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama merr pushtet në tavolinë me krimin. Kjo nuk ka për të ndodhur më. Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin. I mirëkuptoj ata që më thonë se po kërkon shumë pak. Sepse ky duhet të ishte në burg për ato që kanë bërë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer interesit publik. Gjithçka tjetër do ta shndërronte këtë në atë që jemi akuzuar me të padrejtë, për një Pazar”, tha Basha.

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Rama: I mirëkuptoj ata punonjës policie

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë me gazetarë, për të diskutuar situatën në vend pas protestë së opozitës.


Në fjalën e tij, Rama ka komentuar sjelljen e Policisë së Shtetit si  ehe arrestimin e sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

“Në sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestave krahasim me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillen dhe punon sot policia e shtetit. E shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rënda, që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë standard të funksionimit të një policie shteti në një vend demokratik. Sot për shkak të histerisë me të cilën organizatorë, por dhe disa media e trajtuan incidentin me një nga organizatoret kryesorë të dhunës me detyron të kujtojë se kjo polici përpara pak kohësh në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë, e jo më me bomba e me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve ndaj protestuesve, u turr e gjithë trupa e FNSH dhe arrit të futej deri tek kullat përballë.  Do të kishte qenë perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë, nëse ato dy tre sekonda dy punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome dikë që iku policisë me vrap. Dikush që i ikën policisë me vrap ka një arsye. Në vende me demokraci shumë të konsoliduar se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni që të veprosh në ato kushte, të jesh në flakë e në presion shtazarak. Mirëkuptoj ata punonjës policie”, u shpreh kryeministri Rama.

Zëri i Amerikës: BE dënon dhunën në protestën e opozitës

Në Shqipëri Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë dënoi sot dhunën e regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës në Tiranë. “Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë”, thekson deklarata. Sot drejtuesit e opozitës u mblodhën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kundërshtuar ndalimin dhe arrestimin e disa manifestuesve. Sipas Policisë janë 50 persona të arrestuar , për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Ndërsa 34 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.

Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”.

Nesër opozita ka thirrur një tjetër protestë në Tiranë “për t’i dhënë goditjen përfundimtare Qeverisë së krimit”, siç u shpreh kryetari demokrat Lulzim Basha, në fjalën e tij mbajtur mes mbështetësve të opozitës përpara Dretorisë së Policisë. Në deklaratën e tij, Delegacioni i Bashkimit Evropian “u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, për situatën e krijuar reagoi dhe ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.

“Ka pësuar dëmtime në pjesën e shpatullës”, Basha viziton në spital Sahit Dollapin

Kryedemokrati  Lulzim Basha ka vizituar sekretarin organizativ të selisë blu, Sahit Dollapi, i cili është shtruar në spitalin e Traumës pasi u dhunua nga forcat FNSH.

Dollapi u la i lirë nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u lëndua gjatë ditës së djeshme në përplasje me policinë në rrugën afër Kuvendit të Shqipërisë.

 

Basha ka qëndruar pak minuta në ambientet e spitalit të Traumës, ndërsa  ka deklaruar për mediat se protestat do të vijojnë.

“Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”-theksoi Basha.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi vijon të marrë ndihmën mjekësore pasi sipas bluzave të bardha ai ka pësuar dëmtime në pjesën e shpatullës.

“Kapeni dhe mbyteni”, Gjata: Ja pse Dollapi vrapoi t’i ikte Policisë (video)

TIRANË

Eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka shkuar në ambientet e spitalit të Traumës, ku ka vizituar sekretarin organizativ të selisë blu,  Sahit Dollapi, i cili u dhunua dje nga Policia në protestën e opozitës.

Sipas Çlirim Gjatës, sekretari Dollapi vijon të qëndrojë i shtrirë dhe  nuk lëviz dot për shkak të lëndimeve që mori dje në pjesën e gjurit dhe të shpatullës.

Ai tha se Sahit Dollapi tentoi t’i ikte policisë pasi kishte dëgjuar urdhrin të dhënë për FNSH-në: “Kapeni  dhe mbyteni”.

“Dollapi ka dëmtim të gjurit dhe shpatullës. Qëndron i shtrirë se nuk lëviz dot. Ka kohë që vuan si nga gjuri dhe nga këmba që do ta operojë. Policia ushtroi dje terror ndaj qytetarëve. Ka mbytur me gaz qytetarët pa shkak. Sahit Dollapi ishte personi ky që ndaloi turmën të mos përplasej me policinë duke ndalur dhunën ndaj uniformave blu. Dollapi vrapoi sepse dëgjoi urdhrin kapeni mbyteni që u bëhej policëve të FNSH nga drejtuesit e tyre. Reagimi i policisë pasi zoti Dollapi hoqi kundra gazin dhe e njohën. Gjata tha se protesta vazhdon, u kemi dalë borxhit Ramës që njerëzit nuk mund të menaxhohen pasi janë të irrituar nga kjo qeveri”-tha ai, raporton gazetari Erjon Skëndaj.

Nis tubimi para Drejtorisë së Policisë, Salianji: Protestat do radikalizohen

Përkrahësit e opozitës kanë nisur protestën e paralajmëruar sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar një ditë më parë nga policia.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar sot se protestat e opozitës janë demokratike dhe ato nuk kanë qenë në proporcion me dhunë që ushtroi policia një ditë më parë.

Salianji tha në një prononcim për mediat se protestat do të vijnë duke u radikalizuar.

“Të gjithë protestat tona janë demokratike, dhe e djeshme ishte protestë demokratike dhe jo në proporcion me dhunën e ushtruar nga policia. 
Por protestat do të vijnë duke u radikaluzuar sepse nuk mund të lejojmë instalimin e një diktature në vitin 2019”, ka thënë Salianji

U dhunua dhe u arrestua nga policia, sot lihet i lirë Sahit Dollapi

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, u arrestua në mënyrë të dhunshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara godinës së Parlamentit gjatë protestës së opozitës.

Pasi u mbajt për rreth 2 orë në ambientet e Policisë, Sahit Dollapi u shoqërua me një autoambulancë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, sipas News 24, mësohet se Dollapi është lënë i lirë.

Dollapi ka deklaruar se është dhunuar barbarisht nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe ka kërkuar ndihmë më të specializuar në ambientet spitalore. Autoambulancën, që shoqëroi Sahit Dollapin, mësohet se e shoqëruan edhe katër grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ i PD-së në janar të këtij viti dhe ka udhëhequr të gjitha protestat e organizuara nga opozita, nga 16 shkurti dhe në vazhdim. Gjatë qeverisjes së PD-së, Dollapi ka mbajtur detyra të rëndësishme administrative, përfshirë ato të drejtorit të ÇEZ-it dhe UKT-së.

Protestuesit i shkojnë në shtëpi Bernd Borchardit, i shkruajnë në mur

Pas deklaratës së OSBE-së në Tiranë se drejtuesit e protestës do të mbanin përgjegjësi penale për dhunën gjatë protestës së sotme të opozitës, disa të rinj protestues i kanë shkuar në pallatin ku jeton Bernd Borchardt dhe i kanë shkruar në hyrje “Borchard të të vijë turp” në gjuhën angleze.


” Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”, thuhej në deklaratën e OSBE-së e cila më vonë nxori dhe një deklaratë tjetër ku dënonte edhe dhunën e policisë.

” Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, thuhej në njoftimin e dytë.

E reja norvgjeze në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron Sara Jurik nga Norvegjia ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas lëndëve toksike të hedhura nga policia. “E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim”, shkruan Berisha.

Çfarë do të ndodhë sot? Opozita protestë para Policisë së Tiranës

Protesta pa ndërprerje. Kështu kanë vendosur mbrëmjen e djeshme strukturat e PD-së dhe LSI-së.

Protesta e radhës kombëtare do të mbahet të hënën në orën 18:30. Por ndërkohë ditën e sotme pritet një tjetër aksion nga opozita.

“Nesër në orën 11:30 do protestojmë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mos mungoni të hënën, t’i japim një grusht klikës që na ka pushtuar”, u shpreh Basha pas mbledhjes së kryesisë.

 

Të gjitha degët e PD-së së Tiranës do të marshojnë drejt Policisë së Tiranës në shenjë proteste kundër arrestimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Opozita zhvilloi ditën e djeshme një protestë për më shumë se 5 orë, të organizuar në tre pika, Kryeministria, Parlamenti dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Zëri i Amerikës: Përplasjet me policinë, PD: Të hënën tjetër protestë

Kryetari demokrat Lulzim Basha thirri pak pas mesnatës të së shtunës, një mbledhje urgjente të strukturave drejtuese të Partisë së tij, dhe partive të tjera aleate, pas afro 5 orësh të gjata që u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në përfundim të mbledhjes ai njoftoi vendimin për të thirrur një tjetër protestë të hënën pasdite “në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit”.

Kryetari demokrat Lulzim Basha njoftoi gjithashtu se të dielën do të protestohet para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar “lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë”.

Mësohet se janë me dhjetra pjesmarrësit në protestë të cilët janë shoqëruar nga policia, për aktet e dhunës, pre e të cilave ranë dhe disa operatorë e gazetarë. Ndërkohë që sipas ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës policie të cilët janë lënduar.

Përplasjet te Drejtoria e Policisë

Tensioni mes protestuesve dhe forcave të Rendit shënoi një tjetër pikë kulmore para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës krerët e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta. Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku pati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej. Rreth tij, u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve, apo dhe gurëve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga kundërpërgjigjia me gaz lotsjellës nga ana e policisë. Disa kazanëve të mbeturinave ju vu flaka, ndërsa njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë dhe me pompat e ujit, duke mbajtur larg manifestuesit.

Për gjendjen e krijuar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”.

Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter kishte shprehur “respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, përfundon postimi i zotit Rama.

Prania e OSBE-së në Tiranë e cila më herët kishte dënuar aktet e dhunës, doli me një reagim të dytë pas zhvillimeve para Drejtorisë së Policisë, ku po mbahej zoti Dollapi. “Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.

Zoti Dollapi, afër mesnatës u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, i shoqëruar nga punonjës të Policisë.

Përplasjet para Parlamentit

Tensioni erdhi në rritje gjatë protestës së opozitës, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit. Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës, një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Për afro 45 minuta protestuesit afroheshin duke lëshuar bomba Molotov, ndërsa policia përgjigje me hedhjen e ujit dhe gazin lotsjellës. Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë më pas avancuan të shoqëruara dhe nga automjetet ujëhedhëse, duke pastruar të gjithë zonën përqark.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës të policisë të cilët kanë mbetur të plagsur dhe janë dërguar në spital.

Për gjendjen e krijuar reagoi ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Më pas pati dhe një reagim nga OSBE-ja: “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë

Opozita në protesta

Përplasjet para Kryeministrisë

Në fakt, protesta e mbrëmjes të së shtunës, e 12-ta në radhë që nga 16 Shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj. Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. ​Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj. ​

Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.

Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.

Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.

​Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shruajti kryeministri.

Protesta e opozitës

Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 Qershor nuk do të ketë”, theksoi zoti Basha duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.

Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 Qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama.

Meta: Situata para drejtorisë së Policisë absurde. Sait Dollapi duhet të shoqërohet në spital

Duke reaguar për atë që po ndodh para drejtorisë së policisë, Presidenti Ilir Meta e konsideron absurde, duke kërkuar që Sait Dollapi të transportohet për në spital dhe jo të mbahet në këtë drejtori.

 

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, thuhet në reagim.

Radio Evropa e Lirë: Dhunë mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Gresa Kraja

Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shtetit në Tiranë gjatë protestës të organizuar nga opozita e Shqipërisë, e cila mblodhi mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria me qëllim rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se 13 policë janë lënduar “nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike”.

13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) May 11, 2019

Turma e protestuesve ka hedhur shishe molotovi në drejtim të Kryeministrisë dhe ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit. Ata, në drejtim të këtyre ndërtesave hodhën edhe mjete të forta dhe ngjyrë të zezë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje që të largohen dhe mos të dëmtojnë pronën publike.

Më pas, protesta u zhvendos te ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, ku përsëri hodhën shishe të shumta molotovi dhe fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës dhe kordonit të policisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe autobote uji për të larguar protestuesit e dhunshëm. Ata kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit për të përmbajtur protestuesit të cilët vazhduar të hedhin gurë e mjete tjera të forta në drejtim të policisë.

Në orët e vona të mbrëmjes përplasjet vazhduan edhe para Drejtorisë së Policisë, pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Dhjetëra protestues të maskuar hodhën pllaka dhe gurë ndaj policisë, duke kërkuar lirimin e zotit Dollapi. Policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.

Për përshkallëzimin e situatës gjatë protestës ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili iu ka bërë thirrje palëve të ruajnë qetësinë.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për media nga Presidenca e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e opozitës, duke thënë se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak Qeverisë, por i bën shumë dëm Shqipërisë.

Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm👎 pic.twitter.com/OzGBHS2zpM

— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2019

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e pranishme gjatë protestës.

“Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Kjo është protesta e 12 në radhë që nga 16 shkurti kur partitë opozitare Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u larguan nga Parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e tyre si deputetë në Kuvend.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që garanton organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.

Në anën tjetër, Qeveria në krye me Edi Ramën ka thënë se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre.

LIVE/ Tensionohet situata në Drejtorinë e Policisë, gaz lotsjellës dhe ujë ndaj turmës së protestuesve (fotot dhe video)

 Ora 22:50- Ashtu si te Parlamenti, edhe para drejtorisë së policisë, janë përdorur botet me ujë për të shpërndarë protestuesit e opozitës.

Atje ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Protestuesit u transferuar tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të Sait Dollapit.

 Ora 22:35 – Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolle në drejtim të forcave të rëndit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së.

Ora 21:45 – Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë shoqëruar me autobote uji, kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit zona përpara ndërtesës së Parlamentit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dalë deri në pedonale, duke larguar me forcë protestuesit. Këta të fundit, vazhdojnë të hedhin bomba molotov. Policia ka marrë nën kontroll të gjithë segmentin e rrugës “Xhorxh Bush” përpara Parlamentit.

 

Ora 21:17 – Bomba molotov nga ana e protestuesve dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë. Kjo është ajo që po ndodh përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë.

Krahas kësaj, protestuesit po hedhin edhe fishekzjarrë duke shkaktuar zhurma të forta.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë zhvendosur nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Përpara ndërtesës së Parlamentit ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

molotov-drejt-parlamentit-opozita1

molotov-drejt-parlamentit-opozita

Ora 20:59 -Pas rreth dy orë e gjysmë, protestuesit e opozitës janë larguar nga ndërtesa e Kryeministrisë. Ata po marshojnë drejt Parlamentit.

21

7418cb39-dec6-4cee-b6ae-b9497bd47e72
Gardhi policor para Parlamentit

Ora 20:05- Kur kanë kaluar rreth 1 e 30 minuta nga nisja e protestës së katërt të opozitës, protestuesit e opozitës po zhvendosen në pjesën e pasme të Kryeministrisë në afërsi të ndërtesës së TVSH-së.

3eae9edb-d3f2-4a30-8204-a10aca5d82cb

Protestuesit po rrëzojnë kangjellat mbrojtëse të vendosura në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

molotov

Ora 19:50 Protestuesit e opozitës kanë hedhur sërish bomba moltov në drejtim të Kryeministrisë.

Në një kohë që Lulzim Basha vazhdon fjalimin, dera e Kryeministrisë është përfshirë në flakë, ndërkohë që efektivët e policisë dhe zjarrefikëset kanë hedhur ujë për të ndaluar flakët.

Efektivët e policisë janë pajisur me maska anti-gaz.

Flake-dera-kryeministrise-protesta

19:35 – Situata përpara ndërtesës së Kryeministrisë është e tensionuar. Teksa janë hedhur shumë bomba molotov tek dera e ndërtesës së qeverisë, disa protestues janë përplasur me forcat e rendit.

Protesta-cahet-kordoni

Në të njëjtën kohë, po mbante fjalim edhe Lulzim Basha, i cili u kërkoi protestuesve që të mos sulmojnë punonjësit e policisë.

BashaAsnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”.
Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve

GAz lotsjelles

Ora 19:15 – Tensionohet situata para Kryeministrisë. Protestuesit janë përleshur me forcat e rendit.

molotov Parlaemnti

Ata kanë arritur të çajnë kordonin policor, ndërkohë që ndaj godinës së kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse molotov.

Lëndë djegëse molotov është hedhur dhe në drejtim të godinës së Parlamentit.

Ora 19:03 – Pas gati rreth 30 minuta nga nisja e protestës, disa protestues kanë hedhur bojë në drejtim të mureve të ndërtesës së Kryeministrisë.

12

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha është nisur nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestuesve.

Basha është i shoqëruar edhe nga qindra studentë demokratë nga vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga godina e partisë së drejtuar prej saj për t’u bashkuar në sheshin Dëshmorët e Kombit.

Ora 18:45 –Protestës së opozitës u janë bashkuar edhe aktorët dhe shoqëria civile pjesë e “Aleancës për Teatrin”.

73a8c961-ad0d-4492-8f6f-120582f5850b

Ora 18:32- Protestuesit e opozitës janë grumbulluar në orën 18: 30 minuta në selinë e Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha ka dal personalisht nga zyra për të takuar ish-deputetin, Klevis Balliu dhe banorët e “Astirit”.

Ndërkohë që turma ka filluar të mblidhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

protesta11maj

Me flamur kombëtar dhe të Partisë Demokratike, protestuesit po mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.

FOTOT dhe VIDEO- U rrëzua në tokë, FNSH e godet me shkopinj gome. Shihni si dhunohet Sekretari Organizativ i PD Sait Dollapi

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, është dhunuar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara ndërtesës së Parlamentit.

Kamerat kanë kapur momentin kur Dollapi rrëzohet në tokë ndërsa goditet me shkopinj gome nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar më pas drejt makinës.

Protesta e dritës – Qytetarët ndriçojnë bulevardin me duart lart (video)

TIRANË

Një tjetër skenografi e opozitës në bulevard. Qytetarët e mbledhur në protestën e thirru nga opozita kanë ndezur të gjithë telefonat e tyre celularë duke i ngritur lartë si pjesë e protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur marshimin rreth Kryeministrisë.

Basha apel protestuesve: Mos qëlloni policinë, beteja jonë me qeverinë

TIRANE

Ndërsa situata u tensionua kryedemokrati Basha apeloi protestuesit të mos qëllojnë në drejtim të forcave të policisë. Basha tha se beteja është me atë që e konsideron qeveri të krimit dhe jo me punonjësit e policisë

“Mos sulmoni policinë beteja jonë është e lidhur me krimin, me qeverinë e krimit, beteja jonë nuk do të përfundojë. Asnjë s’ka ardhur të lëndojë apo të prekë vëllezërit e motrat me uniformë, qëllimi për një mesazh të prerë e final kryebandit Edi Ramës, dhe mesazhi për të është : Rama ik. Le të vazhdojmë qëndresën tonë protestën tonë, misionin tonë s ka forcë që e ndal.

Këtë betejë nuk e bëjmë për pushtet, për parti për karrige, nuk e bëjmë për mandate, mandatet tona ishin të pastra nga krimi e droga por ne ia kthyem qytetarëve sepse nuk do të ketë më parlament fasade e zgjedhje false.  Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë.

Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie  gjithë Evropa”.” U shpreh kryedemokrati Basha.

FOTOT – Protesta e opozitës, forcat e rendit gardh para Kryeministrisë

 

Teksa pritet të nisë protesta e opozitës, ndërtesa e Kryeministrisë duket se është blinduar nga forca të shumta policie.

Siç shihet edhe në foto, dhjetëra policë janë bërë gardh pas kangjella të hekurit të vendosura që prej mbrëmjes së shkuar.

 

Rreth 1500 efektivë të policisë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë.

Ish-oficeri i Antidrogës në Fier fiton azilin në Holandë

Ish-oficeri i Antidrogës në Fier Antonio Nazeraj ka fituar ditën e sotme azil në shtetin e Holandës. Ai ka qenë për tetë vite oficer antidroge në qytetin e Fierit , ndërsa sot ai dhe familja e tij kanë marrë mbrojtje nga drejtësia holandeze.


Nazeraj së bashku me Dritan Zaganin kanë qenë pjesë të njësisë Antidrogë të Policisë Fier.  Gjithashtu efektivi Nazeraj dha dorëheqjen nga policia në vitin 2017.

Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Nazeraj kishte shprehur qartësisht frikën e kthimit në Shqipëri. Ai  pohoi në gusht të 2018 se kishte frikë nga ekstradimi për në Shqipëri.

“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, u shpreh Nazeraj.

Më tej ai theksoi se kur të kthehej (në rast ekstradimi)  në Shqipëri do të jetë i vdekur, për shkak se ai kishte hetuar shumë grupe kriminale, të cilat siç deklaronte ai në gusht, kishin mbështetje edhe nga ana e politikës. “Kur të kthehem (në Shqipëri), jam 100 për qind i vdekur”-ka theksuar ai për median holandeze në gusht të 2018.

FOTOT – Humbi jetën në Letoni, kush është major Klodian Tanushi, babai i tre fëmijëve

Major Klodian Tanushi, humbi jetën gjatë ditës së sotme në Letoni, katër ditë pas ngjarjes së rëndë pas shpërthimit të lëndë shpërthyese.

 

Atë ditë, gjeti vdekjen edhe ushtarakja tjetër shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit me nderime shtetërore si Dëshmore e Atdheut.

Kush është Klodian Tanushi?

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin Motorist Xhenerik. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”.

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit. Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit, në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Foto një ditë para nisjes për mision në Letoni

Mustafaj: Idetë për shkëmbim territoresh i kanë ardhur çdo ministri të Jashtëm nga Serbia. I përfill vetëm Thaçi dhe Rama

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj thotë se ideja për korrigjimin e kufijve vjen nga Serbia dhe nuk është propozim i Hashim Thaçit.

 

Sipas tij, korrigjimi i kufijve nuk është ashtu siç e paraqet presidenti kosovar, që Kosova do të marrë territor e nuk do të japë.

Ai thotë se ndryshimi i kufijve ka qenë gjithmonë tezë e Beogradit, të cilët kanë pretenduar të marrin veriun e Kosovës.

Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikan, mirëpo atë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë besoj që çdo njeri, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”, tha Mustafaj në KTV në Kosovë.

Ai thotë se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit.

“Rama është kollaj të manipulohet”, thotë ai.

Mustafaj kritikoi gjatë intervistës bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe artit. Ai tha se dy qeveritë shqiptare kanë bërë shumë pak që të arrihet ky bashkëpunim.

Protesta e opozitës, SHBA: Refuzoni dhunën

Në Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara i bëri sot thirrje mbështetësve të opozitës që në protestën e thirrur nesër prej saj në Tiranë, “të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”

Protesta e nesërme e opozitës është e 12-ta që prej muajit shkurt kur ajo u largua nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj. Shpesh në protestat e organizuara në Tiranë janë rregjistruar përplasje të dhunshme me policinë e cila ka përdorur dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se “përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës”, nënvizon deklarata.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka parlajmëruar se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Nga ana e saj shumica ka përsëritur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve vendore dhe se ato do mbahen në datën e caktuar. za

Basha: Nesër goditja finale ndaj tiranisë së krimit

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kamza u shpreh se nesër do të ndodhë goditja finale ndaj tiranisë së krimit. Basha deklaroi se nesër tirania do të shkundet.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkudim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare”, tha Basha.

Protesta – Basha publikon spotin, apeli: Nesër bashkë për një qëllim (video)

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar spotin e protestës së nesërme të opozitës së bashkuar duke iu bërë edhe një apel shqiptarëve.

“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan kreu i PD.

MESAZHI I VIDEOS
Një ore e re po troket
Me besimin tek njëri-tjetri
Tek forca e bashkimit
Tek Demokracia
Tek Europa
Do t’i hapim dyert e Europës
Kur të çlirohemi nga e keqja
Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin
Kur vota të jetë e lirë
Kur të luftojmë korrupsionin
Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin
Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë!
Asnjë hap pas!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
11 Maj ora 18.30”!

Një ditë para protestës, Leyla Moses-Ones i shkon në zyrë ministrit Lleshaj

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Takimi mes tyre siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

“Të gjithë bashkë më 11 maj”, Basha: Ja mesazhi që mori Rama sot nga Berlini

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm sot në një takim me qytetarët e Gjirokastër, nga ku dha edhe një mesazh të Europës, sipas tij, për kryeministrin Rama.

Sipas Bashës, mesazhi i Europës është se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017.

 

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Sot, kanë ardhur mesazhe të qarta nga Berlini. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë.

30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot dhimbje e sakrifica drejt Europërs. Kush më shumë se ju, gjirokastritët  e dinë  eksodin e shqiptarëve drejt Greqisë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica. 30 vite rendje drejt Europës dhe padyshim edhe hapa për ta sjell Europën këtu. Nuk është rastësi që secili prej këtyre hapave është ndërmarrë nga PD. Kanë qenë vetëm reformat e vërteta që na kanë afruar me Europën. Sot po na thërret në skenën e vendimit ët madh politik, ne demokratëve, Shqipëria. Thirrja ime e parë ndaj demokratëve, qytetarëve, bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Europa, sepse ëndrra jonë e papërmbushur është objektivi kryesor i PD dhe koalicionit tonë, maxhorancës së re politike e numerike në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Analiza e fakteve në terren, ish-drejtuesi i policisë: Ja përse u eleminua Admir Murataj nga shokët

Por kush e vrau supërgrabitësin më të rrezikshëm në vend?

Analizimi i provave në bllok të çon vetëm në një konkluzion për ish-drejtuesin e policisë Havari. Sipas tij, ballafaqimi i fakteve në vendngjarje tregon se Admir Murataj është eliminuar nga shokët e tij.

 

“Versioni i dytë i bie që të jetë te grabitësit, është një lloj akt human që shteti policia apo strukturat kur u janë vrarë shokët i kanë marrë me vete, edhe grabitësit kanë atë unitetin me njëri tjetrin nuk mund ta linin të braktisur këtu koka e këmbët andej, për mua është shumë e qartë”, tregon Mitat Havari.

“Sigurisht nuk duhet dalë se kush ka qëlluar nëse do ishte nga policia por predha nuk ka dalë nga armët e policisë. Nëse nuk ka dalë nga policia dyshimi bie mbi anëtarët e tjerë. A është goditur gabimisht në shkëmbim zjarri apo qëllimisht kjo duhet provuar nga hetimet”, tha Artan Hoxha.

Në analizën që bën për ngjarjen, ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj, tregohet disi më i rezervuar për të arritur në konkluzion. Ai i lë të hapura të gjithë variantet.

“Nuk përjashtohet asnjë lloj variant, asnjë lloj mundësie se ka shumë variante që edhe mund të jetë vrarë nga shokët, mund të jetë vrarë nga shkëmbimi dhe shokët e kanë lënë…”, tha Arben Hajdarmataj.

Ai thotë se më parë duhet sqaruar nëse ka pasur shkëmbim zjarri, apo të shtënat kanë qenë thjesht parandaluese, pra në ajër.

“Në momentin që ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve më e shumta mundësi është që të jetë vrarë nga policia”, tha Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj thotë se zgjidhja e këtij misteri mund të vijë nga eksperimenti që mund të bëjë grupi hetimor në terren. Deri sot, policia nuk është shprehur me një variant zyrtar për vrasjen e Admir Muratajt, nëse e eleminuan ata apo shokët e tij grabitës.

“Prokurori bën një eksperimentim hetimor i cili nëse nga ku ndalu furgoni policisë, dhe në vendin që është gjet viktima, ka fushëpamje, ka mundësi të ndodhë qitja, pra ka shumë elemntë që duhen sqaruar, këndi plumbit, a ka kodra, gjethe, drunj…”, tha Arben Hajdarmataj./TCH

Mbërrin sot trupi i nëntetares Zarife Hasanaj, ja kur mbahen homazhet

Mesditen e sotme mberrin ne atdhe trupi i pajete i nentetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jeten një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni, ku mbeten te plagosur edhe dy efektive te tjere te FA.

 

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se sot ne oren 12.45 ne bazen ajrore ne Rinas do te organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete te nentetares Zarife Hasanaj.

Nderkohe neser, me 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillojen homazhet per nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte te shtetit, po te Pallati i Kongresese.

Takim në Tiranë i krerëve të shteteve të Ballkanit

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit-t, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Slovenia që në vitin 2013 për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Europian

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikëpritesit e takimit, pjesa e rëndësishme e të cilit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Larta e Bashkimit europian Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit europian.

Në kuadër të takimi drejtuesit e Ballkanit pritet të kenë dhe takime bilaterale. Zonja Mogherini pritet të takohet sot pasdite me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe në mbrëmje me atë serb Aleksandër Vuçiç.

Kandidati i PD refuzon të betohet në Parlament: Mandati i takon popullit, jo kriminelëve

Indrit Hoxha, kandidat i PD, ka refuzuar te marre mandatin e deputetit sot ne Kuvend, ndersa Gramoz Ruçi i dha fjalen per te bere betimin.

Ndersa te gjithe prisinin qe ai te bente betimin, Hoxha tha se ndjen neveri per kete parlament dhe se e ndermori kete akt ne emer ” te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci”.

Pjese nga fjala e tij:

Neveri per kete parlament ilegjitim!

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.

Vendimi për Balilin, 10 vjet burg

Në Shqipëri gjykata për krimet e Rënda dënoi sot me 15 vit burgim Klement Balilin, një nga emrat më të përfolur për trafikun ndërkombëtar të drogës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili, të cilin gjykata e shpalli fajtor për 4 vepra penale, do të vuajë vetëm 10 vite, në një burg të sigurisë së lartë

Po për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe procesi ndaj tij u mbyll brenda një kohe shumë të shkurtër, që nga momenti kur në Janar të këtij viti, në momentin që prokuroria kishte mbyllrë hetimet ndaj tij, Klement Balili u dorëzua vullnetarisht.

Gjykata e gjeti atë fajtor për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria:“Trafikim të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili e priti qetësisht vendimin, ndërsa avokati i tij gjatë fjalës së mbrojtjes kishte deklaruar se prokuroria nuk kishte sjellë sipas tij asnjë provë që e implikon të mbrojturin prej tij në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Emri i tij, doli gjatë një hetimi i cili u finalizua në fillim të muajit maj të vitit 2016, me një operacion të ndërmarrë nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ku u sekuestruan mbi 670 kilogram marijuhanë në ishullin Zakintos në Greqinë lindore. Një numër i madh anëtarësh dhe drejtuesish të organizatës e cila dyshohej se drejthej nga Balili u arrestuan në Greqi dhe në disa vende të tjera europiane, ndërkohë që ai vetë vetë mundi të shpëtojë.

Fillimisht ai u shfaq publikisht në Sarandë, duke mohuar akuzat, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Emri i tij, për shkak dhe të nofkës me të cilën e pagëzuan mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, shkaktoi shumë zhurmë edhe për shkak të dyshimeve se gëzonte mbështetje politike.

Balili ishte drejtor i Drejtorisë rajonale të Transportit në Sarandë, i emëruar në 2014. Njëri nga nipat e Balilit ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i Bashkisë së Delvinës, në jug të vendit, nën siglën e LSI-së, ndërsa një vëlla i tij ka qenë gjithashtu koordinar i LSI-së po në Jug të vendit.

Vëllezërit Balili kanë patur aktivitete të shumta tregtare që nga transporti te ato të sigurisë së objekteve, apo peshkimit. Ndërsa në 2015 inauguruan një investim mjaft të shtrenjtë duke kthyer ish Kampin e punëtorëve në Sarandë në një hotel luksoz. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë të kohës.

Shqipëria në kërkim të viktimave të komunizmit (video)

Shqipëria po gërmon në të kaluarën e saj të zymtë, në një përpjekje të re zyrtare për të identifikuar eshtrat e disa prej viktimave të ekzekutuara nga regjimi komunist. Gjatë tre dekadave të fundit, qytetarët e thjeshtë kanë luftuar vetë për të zbuluar fatin e të dashurve të tyre, duke mbledhur informacione nga dokumentet arkivore dhe gjetjen e dëshmitarëve. Në nëntor, nisi një fushatë historike me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për të filluar identifikimin gjenetik të eshtrave të gjetura në dy zona ekzekutimesh. Gjithsej, fati i rreth 5,000 njerëzve “të zhdukur” gjatë epokës komuniste, e cila zgjati për 40 vjet deri në vitin 1991, mbetet i panjohur.

Pas vitesh gërmimesh të dokumentave, kasetave dhe pastaj shpateve të Dajtit, Jovan Plaku gjeti eshtrat e 13 njerëzve në një pyll ku ai beson se është ekzekutuar nga regjimi komunist edhe babai i tij.

Një dekadë më vonë, 45-vjeçari shpreson që më në fund të marrë një përgjigje nëse babai i tij është ndër ata që u gjetën pasi Shqipëria filloi një përpjekje të rëndësishme për të identifikuar viktimat.

Eshtrat e gjetur në malin e Dajtit janë ndër më shumë se 5 000 të ekzekutuar gjatë periudhës komuniste. Fati dhe vendndodhja e shumë prej tyre mbeten të panjohura, gati tre dekada pas rënies së komunizmit.

Viktimat ishin kundërshtarë politikë, besimtarë fetarë apo qytetarë të thjeshtë të akuzuar për “tradhti”, “spiunazh” ose “sabotim” kundër regjimit paranojak të diktatorit Enver Hoxha.

Në periudhën që nga rënia e komunizmit, Shqipëria ka hezituar ta hapë këtë kapitull të errët të historisë.

Pra, kërkimi për të zhdukurit është lënë në përpjekjet e palodhura të njerëzve të zakonshëm si Jovani.

Babai i tij Koço Plaku, inxhinier, u dënua me vdekje gjatë një gjykimi me dyer të mbyllura dy vjet pasi u arrestua në vitin 1975.

Ai ishte nëntë muajsh në atë kohë dhe nëna e tij u detyrua të ndahej për të mënjanuar internimin.

I vendosur për të lidhur pjesët e historisë së familjes së tij, Plaku më pas arriti të gjente fotografi nga gjykimi i të atit, skica të bëra gjatë procesit dhe një shirit regjistrimi prej 72 orësh të marrjes në pyetje.

Atëhere ai mësoi se babai i tij ishte dënuar për “sabotazh” dhe “spiunazh” lidhur me grepat e peshkimit që ia kishte dhënë një mik rus, një dhuratë që ngjallte dyshime pasi Tirana ndërpreu lidhjet me Moskën.

Ai intervistoi dhjetëra njerëz, madje duke dalë ballë për ballë me ekzekutuesin e babait të tij.

“Burri i vogël dhe i shëndoshë” ishte bërë një trajner i xhudos, tha Plaku. Ai tha se nuk mbante mend asgjë.

Pritja e Gjatë

Përfundimisht, Plaku identifikoi malin e Dajtit si vendin e mundshëm të vrasjes së të atit.

Së bashku me një burrë tjetër që kërkonte gjithashtu babanë e tij të zhdukur, ai kaloi disa muaj duke gërmuar në mal, para se të gjente eshtrat, disa prej të cilave ishin varrosën vetëm 60 centimetra thellë.

Eshtrat kanë qenë të vendosura në një morg për 10 vjet, në pritje për t’u identifikuar.

Më në fund, tani procesi po fillon pas nisjes në nëntor të një projekti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Plaku, së bashku me rreth 30 të tjerë, ofroi mostra të ADN-së për të parë nëse ato korrespondonin me babain e tij.

Ai shpreson që më në fund të “mbyllë këtë kapitull” të jetës së tij me një moment të qetë, një cigare dhe mundësinë për të vendosur lule në vendin ku babai i tij është qëlluar me një plumb pas shpine më 28 qershor 1977.

“Unë ende dridhen kur kujtoj momentin” kur zbulova eshtrat, thotë ai.

‘Rikthimi i Dinjitetit’

Projekti ICMP vjen disa vjet pasi dosjet e Sigurimit, u hapën për herë të parë për publikun.

Drejtoresha e arkivave Gentiana Sula, e cila vetë ka një gjysh të zhdukur, thotë se e di mirë se si e kaluara mund të shndërrohet në një obsesion për të afërmit që duan të prishin stigmën e grumbulluar mbi të dashurit e tyre nga një regjim i urryer.

“Ishte e rëndësishme për ne të rishqyrtojmë historinë, të gjejmë rrënjët tona, të mendojmë rreth identitetit tonë, cilët jemi, nga vijmë dhe më pas gjithashtu të rikthejmë dinjitetin e atyre që u quajtën ‘armiq të popullit’ nga kundështarët politikë të asaj kohe.”

Luigj Ndou, me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, gjithashtu paralajmëron se si e kaluara mund të ndjekë një vend që përpiqet ta injorojë atë.

“Kjo përpjekje nuk është për të vdekurit, është për të gjallët. Ajo ka të bëjë me kthimin e dinjitetit të të gjithë atyre që u vranë vetëm sepse mendonin ndryshe”.

Me 400,000 euro të dhëna nga donatorët ndërkombëtarë, projekti mbetet i vogël, duke u fokusuar së pari në dy vende.

Por është një hap i parë i rëndësishëm, thotë Ndou, duke shtuar se vullneti politik për të vazhduar është thelbësor.

“Partia e di”

“Përse ishte kaq e lehtë për të vrarë një person dhe ende është kaq e vështirë të gjesh trupin e tij?” pyet 63-vjeçarja Elena Sallaku, e ulur në një apartament të vogël që ajo ndan me motrën e saj binjake dhe nënën e tyre.

Familja ka kaluar një dekadë duke kërkuar përgjigje për babanë e tyre, Xhavitin.

Binjaket gjithashtu dhanë mostrat e ADN-së ekipit të kërkimeve për ekzekutimet në Dajt edhe pse dyshonin që babai i tyre ishte ndër ata që u zhvarrosën.

Një inxhinier i trajnuar në Bashkimin Sovjetik, Xhaviti u ekzekutua në verën e vitit 1977 në moshën 46 vjeçare.

Kur gruaja e tij Irina, tani 86 vjeçe, pyeti se përse u arrestua, policia i tha vetëm: “Partia e di pse.”

Me kokat e tyre të përkulura, binjaket dhe nëna e tyre duhej të përgjigjeshin me “Të Rrojë Partia”, kujton Elena.

Pas vitesh jashtë vendit, gratë u kthyen në Shqipëri në vitin 2007, me Irinën e vendosur për të gjetur eshtrat e burrit të saj dhe për t’u varrosur pranë tij.

Pas kthimit, Elena gjeti dokumente rreth babait të saj në arkivat e shtetit, ndër to një të nënshkruar nga një ish-gjyqtar i cili tani është profesor i drejtësisë.

67-vjeçari i tha AFP-së se ai nuk mban mend se ku ndodhi ekzekutimi, një detaj që nuk u përmend kurrë në dokumentet e asaj kohe.

Ai shton se ishte një gjyqtar i ri në një sistem ku “askush nuk mund të refuzonte një urdhër”.

Por ai kujton fjalët e fundit të një prej dy burrave që u ekzekutuan në praninë e tij: “Të Rrojë Partia, mos u bëni keq vajzave të mia!”.

“Të arrestuarit sot të burgosur politikë”-Basha nga Shkodra paralajmëron Ramën: I ke orët e numëruara

Gjatë një takimi në Shkodër me anëtarë të rinj të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha tha se sot ata që u arrestuan në Tiranë janë të burgosur politikë.

 

“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë; i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, theksoi Basha.

Ai shtoi se kriminelët nga burgu komunikojnë me qeveritarët, duke nënvizuar se “se së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën atje ku jeni ju bashkë me kriminelët e tjerë në pushtet”.

Protesta te Unaza, arrestohet ish-deputeti i PD Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka rënë në prangat e policisë sot. Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës së Re.

Ndër të tjera se Balliut i është komunikuar masa  e arrestit në Komisariatin  nr 6.

 

Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqërua më herët gjatë ditës së sotme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues  te Unaza e Re në Tiranë.

Banorët bllokuan rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, ndërsa situata degjeneroi në përplasje të dhunshme.

“Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka të këmbët?” Diplomatja i shkruan Ramës pas shkarkimit: Jam pa miq, pa kurvëri…

Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reformën në shërbimin e jashtëm, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama, që mban dhe postin e ministrit të Jashtëm, përmes platformës së Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.com.

Ajo i kërkon Kryeministrit që, para se të firmoste shkarkimin e saj, ta testonte se cila ishte, shkruan Panorama. “Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?! Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim”, shkruan ajo. Ajo ka një CV të pasur, me shkollime jashtë vendit, kualifikime, intershipe dhe pesë gjuhë të huaja, si: anglisht, turqisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

ILDA TOPALLI

Kryeministri im,

Faleminderit, që firmose dje si fletërrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe që më dhe shtysë tanimë të mos kem frikë të nxjerr zërin për të mbrojtur të drejtën time dhe atë që mendoj se meritoj.

Sapo më rikonfirmove se në Shqipërinë tonë të bukur të drejtëve nuk u njihet kurrë e drejta apriori, por u duhet të çirren për ta kërkuar dhe marrë atë.

Këtë do bëj dhe unë, me çdo mjet ligjor dhe ankimor.

Hidhu një sy kualifikimeve të një vajze 28- vjeçare, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurvëri e pa lidhje farefisnore në administratë.Por ty dhe drejtorëve të tu në Ministri nuk ju pëlqejnë njerëzit e drejtë dhe të aftë si unë apo jo?!

Me vjen keq dhe inat i dashur Kryeministër, që nuk munda të gjej në kohë as mikun dhe as lekun që do ngopte egot e drejtorëve që të servirin mbi tavolinë emrin tim për ta bërë kurban të kopesë së emërimeve despotike dhe partiake jashtë sistemit, pa denjuar të pyesje se kush isha, çfarë CV-je kisha, pse isha emëruar dhe si kisha punuar deri më sot.

Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!

A nuk jam unë njësoj shtetasja dhe nëpunësja jote, ashtu siç janë edhe ata që janë pjesë e shërbimit të jashtëm?! A vlej unë më pak se ata për ty zotëri, vetëm se nuk kam hyrë dot në konkurset e DAP-it sepse jam pa krahë?!

Ke firmosur urdhërshkarkim për një të re që flet 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat tri rrjedhshëm, që është e kualifikuar për programe të avancuara dizajni kompjuterik dhe që ka një bachelor në Shkenca Politike e dy mastera në Diplomaci Ballkani dhe Çështje Globale?

A nuk janë mjaftueshëm për të përmbushur kushtet e rekrutimit në shërbimin tonë të jashtëm?! Jo, sepse aftësitë janë handikap për ju apo jo?! Kushtet e rekrutimit për Drejtorinë tuaj të Burimeve Njerëzore janë: mik, ryshfet dhe vetofrim apo jo?! Më ke emëruar po ti dhe ish-ministri yt një vit më parë, bazuar në nenin 31 pika 3 të ligjit nr.23/2015, sepse Konsullata e Përgjithshme e RSH në Stamboll kishte dhe ka nevojë për një diplomate të kualifikuar si unë.

Më keni gjetur ju mua i dashur Kryeministër dhe jo unë ju, sepse flas turqisht shkëlqyeshëm e kam një eksperiencë mbi 5-vjeçare shkollimi, jetese e punësimi në Stamboll, kushte jetike këto për një zyrtar në këtë Konsullatë. Kam mbaruar stazh me sjellje shembullore pranë kësaj Konsullate i dashur Kryeministër, sjellje të cilat janë bërë shkak reference për mua nga ish-konsulli i përgjithshëm në këtë përfaqësi asokohe.

Më justifiko të lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen në rrugë pa më testuar, pa më hetuar, pa më kontrolluar, pa më pyetur. Sepse më detyrohesh kaq gjë! Llogjet e kazanit të drejtorëve të tu më pohuan se kjo reformë ka prekur të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim, pasi janë emërime partiake. A je i sigurt për vërtetësinë e këtij pohimi?!

Më provo të lutem lidhjen time partiake, miqësore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo që pretendon se është bërë shtysë për emërimin tim. Dhe më thuaj nëse Europa apo ndërkombëtarët nuk do të përshëndesnin një diplomate të re si unë, pasi t’i kesh hedhur një sy dosjes sime!

Pastaj, më trego me transparencë të plotë se cilin të kanë propozuar të katapultosh në vendin tim?!

Më ke shkatërruar ëndrrën e një jete i dashur Kryeministër, e bashkë me të edhe shpresën dhe besimin në ty, sepse t’i nuk i ngjake shpresës e as së ardhmes që dua për veten, familjen dhe vendin tim!

P.S: Nga një socialiste since day one, të cilën sapo e humbe, jo nga ato që të mbështesin se i detyron tesera e partisë, e as nga ata që brohorasin emrin tënd nëpër mitingje për të përfituar një vend pune. Sot ke humbur një votë nga ato të sinqertat dhe më besniket, ato me zemër e shpirt Kryeministri im!

E jotja, Ilda!

Thjesht Ilda, jo Ilda e filanit, as e fëstëkut, as e mikut a dashnorit, as e ryshfetit, Ilda e familjes së vetë të thjeshtë pogradecare, që e ka siguruar gjithmonë jetesën me djersën e ballit dhe të zverkut./PANORAMA


Send this to a friend