VOAL

VOAL

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

February 25, 2020
1 Comments
  • author avatar
    tralala 4 years ago Reply

    njerzimi apo shumica e njerezeve respekton e mban mend njrezit e artit psh pushkinin cehavin tolstoin etj e shume pak diktatoret ruse caret lenin stalin etj apo nga mesjeta mbajme mend davincin m xhelon kompozitoret verdi etj e jo diktatoret fetare dhe tie elida ben krim qe e permend ketu qen bir qenin te cilin do ta mbaje mend vetem i biri me dilemen qe e ka baba apo vella

Komentet

Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024)- Nga REFIK HASANI

Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të rundve të negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.

Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi fare një çerek shekulli.   Ne Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.

Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si: Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,

Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative,jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.

Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet.

Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të

Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,

Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,

Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe

Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.

 

Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të RISHIKOHET për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbein garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.

Kjo marrëveshje, do të duhej të RISHIKUAR  ZBATUESHMËRIA, si për:

Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 MINIBAZAVE në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,

Amnistia e ish-Ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit, Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë Komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,

 

Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.   

Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.

Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet.

 

Të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhoj e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.

 

Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, pasivzim e pastrim etnik. Në  23 vjetorin e Marrëveshjes së Konçulit, jan shumë arsye të njohura, për mos zabtimin e kësaj Marrëveshje.

 

*Autori i këtij vështrimi është profesori Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi  Marrëveshjen e Konçulit.

PSE  FSHIHET E VËRTETA PËR “ZAJEDNICËN”  DHE ZHVATJEN E TOKËS NGA MANASTIRI I DEÇANIT?! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Për më shumë se një dekadë, Kosova është pykuar nga dy kërkesa absurde serbe: “Zajednica” dhe pretendimi për zhvatjen e tokës sonë, nga Manastiri i Deçanit. Burim i kësaj të keqeje të madhe, deri në gjëmë, është Hashim Thaçi, me komandantët e tij dhe Shërbimi sekret francez, respektivisht, agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër i Serbisë.

Edhe pse kjo, tashmë, është një e “fshehtë publike”, hipokrizia tipike kosovare, vazhdon ta heshtë, ta fshehë krimin, ta mbronë atë, duke mbetur në pritjen fatale të zbatimit të kërkesave serbo-ruse, të BE-së dhe të Quintit! Ndërkohë që është, eskluzivisht, në dorën e shqiptarëve, me argumente faktike, t`i hedhin poshtë dy kërkesat e përmendura dhe dëmshpërblim, për krimet tjera, që kanë rrjedhur nga tandemi agjenturor famëkeq Thaçi-Danjean.

Miku im i ilegales dhe i burgjeve, Kadri (Os)Mani, i cili vuajti burgun politik, në kazimatet jugosllave, që nga vitet `60-a, deri në të `90-at, në renditje, në kohëzgjatje, i dyti pas Demaçit, por, i harruar nga të gjitha qeveritë. “Turp e ndot” – do të thoshte pendë-arti, baca Kadri! Në vitet `90-a, emigroi në një shtet të Evropës dhe nuk gjeti rahati, pa bërë diçka të mirë, edhe nga larg, për Atdheun. Mundimshëm beri një klasë me nxënës shqiptarë, për mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe filloi me pasion punën.

Si kudo, edhe në atë shtet, ishte organizuar “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë”. E ftuan edhe xhaxhi Kadriun, madje e dekoruan edhe “Anëtar Nderi”. Përcolli, nga afër, “punën” e burrave të shkolluar. Por, përveç “fjalëve intelektuale”, asgjë nga ato që Atdheu-Kosovë kishte nevojë. Baca Kadri i pyeti, pse nuk angazhoheni më shumë për bagatimin e Fondit për Kosovën, shkollimin e fëmijëve dhe të tjera? Përgjigja ishte jo fort modeste: “Ne jemi yndyra e intelegjencës dhe merremi me politikë speciale, intelektuale!” Baca, i zhgënjyer, i mërzitur me injorancën e “shkolluar”, u gjegj, paksa, vrazhdët: “Që jeni yndyra e di, por a jeni e intelegjencës apo e m….?!

Vërtet, Kosova, tashmë, ka të shkolluar masiv, madje edhe fakultetlinj të bollshëm. Sepse Hashimi hapi -qytet e universitet-, për t`i punësuar dostat-komandantë, me diploma të blera, me nuset e tyre, si kontigjente votash, së bashku me studentët! Edhe institucione janë bërë me tepëri. Por, sa janë aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare, përfshirë edhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës? Gjenerali freng, Charl De Goul, në mesin e 5 (pesë) kategorive të armiqve të Francës, i llogariste edhe indiferentët. Dhe, kjo indiferencë klasike po ndodhë edhe sot në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, me kryetar Dr. Shkodran Imeraj, e organzuar mirë, u angazhua fuqishëm, në mbrojtje të tokave përrreth Manastirit të Deçanit. Ajo ofroi fakte e dëshmi të shumta, historike dhe kadastrale, të mjaftueshme për të vërtetuar pronësinë e tokës, duke demantuar bindshëm pretendimet e Manastirit të Deçanit.

Por, mjerisht, Shoqatat simotra, Instituti i Historisë, Akademia, Universiteti i Prishtinës dhe instancat e tjera shkencore e politike, shkarazi ose fare, nuk u angazhuan, për t`iu kundërvënë këtij pretendimi kishtar, shkencërisht dhe politikisht. Aq më parë, një rast fort cinik, duke pasur parasysh implikimin në dhurim të Sllobodan Millosheviçit, një vrasës masiv, i cili përgjaku Kosovën dhe Ballkanin. Dhe, më në fund, duke ngordhur, si qen i zgjebosur, meritueshëm, në një birucë të burgut të Hagës.

Madje, mediat në Kosovë, që janë po aq të kapura, sa edhe drejtësia, nga shefat e partive-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal, vazhdojnë ta heshtin këtë krim, sepse e dinë se është çorbë e kuzhinës  Thaçi-Vuçiq. Dhe, aty e gjejnë vetën edhe ata, sepse dosjen kriminale, vrastare, e kanë të përbashkët. Këtu, Bota Demokratike, për interesa meskine e hiç fisnike, me keqardhje, ra në provim!

Toka prej 24 hektarësh, (sipas piketimeve të bëra, rezulton të jetë 27 hektarë), e cila nuk ka qenë kurrë e Kishës. Përkundër, është përvetësuar e dhuruar asaj, në kohën e kulmit të masave të dhunshme, më 1997, të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq. Dhe, vetëm ky fakt i vërtetë sipëror, mjafton të turpërohen klerikët tredhakë ortodoks në Deçan, Graçanicë, Rashkë, Prizren, Beograd e Moskë, së bashku me raportuesen për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, BE-në dhe ambasadorët e tyre, shtetet e Quintit, Parlamenti Evropian dhe kushdo tjetër, që i mbanë iso-në Serbisë, krejt paushall, për t`i zhvatur tokë Kosovës.

Përkrahja -blanko- e Serbisë, pa pranuar asnjë arsyeshmëri të palës shqiptare, nga ana e ndërkombëtarëve, ka trimëruar serbët e përkëdhelur, deri në lazdrim. Kjo manifestohet edhe në kërkesën e kryeministrit Kurti, për dialog me Igumenin Sava Janjiq. Dhe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, e refuzon, me prepotencë dhe rrugaçëri të skajshme: “Flasim vetëm pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016!” A keni vesh për të dëgjuar ju, të BE-së, të Quintit?! Dhe, a keni një fije sedre kombëtare, ju opozitë zvarranike e horrake, pse kërkoni edhe ju kadastrimin e pronës tokësore Kishës?!

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, e kryesuar nga Dr. Shkodran Imeraj, ka vëzhguar nga afër rrjedhat juridike, lidhur me kontestet pronësore, në mes Manastirit të Deçanit dhe të dy ndërmarrjeve publike, Fabrika e mjaltit “Apiko” dhe ndërmarrja hoteliere “Iliria” si dhe një pjese tokë shtetërore. Agjensia Kadastrale e Kosovës, e ka dokumentacionin përkatës të saktë dhe falsifikimi është i vonshëm, më 1997, madje nga një kriminel antishqiptar, Millosheviq. Në rrethana normale, kjo as që duhej të bisedohej dhe aq më pak të kontestohej, si pronësi e Kosovës dhe assesi e Manastirit.

Historianët e Deçanit, me shumë kompetencë, kanë reaguar, në veçanti ndaj manipulimeve të porositura, të bëra nga Gjykatat, në veçanti nga Gjykata e Kushtetuese. Edhe pse kursejnë emrat ndërhyrës, më saktë, imponues në vendimet e kësaj Gjykate. Por, ata përmendin me emra gjyqëtaret, Arta  Rama-Hajrizi dhe Gresa Cakaj-Nimani, duke kërkuar edhe arrestimin e tyre dhe hetimin në kushte burgu, gjë që është e domosdoshme, për ta nxjerrë të vërtetën në shesh. Dhe, pamëdyshje, porosia e prerë imponuese e Hashim Thaçit, për gjyqëtaret, ka qenë vendimi në favor të Manastirit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj 2016, legalizoi dhe aprovoi vendimin e kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 1997, i dhuroi Manastirit të Deçanit 24, ose 27 hektarë tokë. Ky vendim është skandaloz, antikushtetues dhe hiç ligjor. Kisha, paradoksalisht, e mbështetur nga Serbia, Rusia, BE-ja, shtetet e Quintit, kusuri i ndërkombëtarëve, mediat, po thuajse -en bloc- dhe opozita më destruktive e të gjitha kohërave në Kosovë, kërkojnë, ngulmërisht, zbatimin e vendimit të Kushtetutës.

Ndërkohë, Historianët luftarakë të Deçanit, të prirë nga kryetari i tyre, Dr. Shkodran Imeraj; Shoqata e Intelektualëve, ne mes tyre, doajeni i gazetarisë të Kosovës, Zekë Sinanaj, studjuesi Dr. Murteza Osdautaj, me shokë, me kryetar krijuesin Adem Lushaj; si dhe 40 mijë qytetarët e Deçanit, vazhdojnë rezistencën, me thirrjen e madhe, pavarësisht rrjedhojave, të mos zbatohet vendimi cinik i kriminelit Millosheviq.

Ekzistojnë dëshmi e fakte të bollshme, se zonjat gjyqëtare konfirmuan vendimin e Millosheviqit, nën diktatin personal të Hashim Thaçit, i cili i ndodhur nën trysninë e shantazhit, me dosje kriminale, u vu në shërbim të Serbisë, me ndërmjetësi të Francës. Për lirinë e tij personale, gjëmë të madhe i solli Kosovës. Dhe, kjo është, pamëdyshje, tradhti kombëtare dhe jo e vetmja.

Faktet në shkrim, do të flasin qartazi. Nëse zonjat zyrtare, gjyqëtare e pranojnë këtë të vërtetë absolute, duhet mëshiruar. Në të kundërtën, janë pjesë e fajësisë së madhe, pjesë e krimit. Heshtja morbide e institucioneve, mosvënia e pikës mbi “i”, në radhë të parë, e Qeverisë, pastaj e drejtësisë, fshehja e kësaj tradhtie, vazhdon t`i kushtojë shumë Kosovës.

“Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, janë obligime të gjitha qeverive”,- bëjnë thirrje shtetet e Quintit, Kisha Ortodokse Serbe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, permes Igumenit Sava Janjiq, “për shkeljen e të drejtave pronësore të Manastirit të Deçanit”. Duke vazhduar me shpifje manipulative se, kinse, “në Kosovë nuk respektohen të drejtat e liritë e njeriut dhe liritë fetare për Kishën Ortodokse Serbe”!

Me pronsimin arbitrar të Manastirit të Deçanit, po synohet të krijohet një precedent i rrezikshëm, sepse janë dhjetra kisha serbe të ndërtuara përgjatë viteve 1990-1999, nga regjimi pushtues i Millosheviqit. Edhe ato duan dhe presin legalizimin dhe kadastrimin pronësor. Njëra nga këto është ajo e ndërtuar në mjedisin Universitar në Prishtinë, për mujëshi dhe inat të qytetarëve kryeqytetas. Përmendim disa syrësh: Kisha në Poterç të Klinës, në Banjë të Istogut, Kllokot, Gurrakoc të Istogut, Vitomericë të Pejës, Bërnjakë të Rahovecit, Drenoc të Klinës, Gërmovë të Vitisë dhe kisha të tjera nëpër Kosovë.

Një vlerësim të tillë, mund ta jepte vetëm organizata  mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Turp!

Propaganda leha-qene serbe, me zhurmimin e saj, ka arritur ke Presidenti Ekzekutiv të “Evropa Nostra”, i cili e ka përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë! Edhe organizata “Future for Religious Hertiage” (E adhmja për trashëgimi fetare), e ka nominuar Manastirin e Deçanit “ndër 7 (shtatë) monumenteve më të rrezikuara në Evropë, tek “Europa Nostra”.

Një vlerësim të tillë, mund ta jipte vetëm organizata mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Një falsifikim sa i turpshëm, aq edhe kriminal!

Manastiri i Deçanit është trashëgimi ilire. Dikur ajo ishte faltore e shqiptarëve. Është respektuar dhe ruajtur gjithmonë prej shqiptarëve, sepse është monument historik ilir. Në aspektin e historisë së artit, i takon shkollës arbërore dalmatine. Krejt i ngjajshëm me faltoren e Jerusalemit, ku lutën hebraikët dhe palestinezët islamikë. Ajo është ruajtur e pacënuar edhe në kohën e Shqipërisë së Bashkuar, në vitet 40-a, kur shqiptarët i kishin duart e lira, ta zhbinin me themel.

Fundja, Manastirin e Deçanit nuk mund ta mbrojë as Policia e EULEX-it dhe as KFOR-i, sepse vetë pozicioni i saj, poshtë kodrave, e vetmuar në mes të pyellit, favorizon goditjen e pambrojtshme. Atë e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë, me përkushtim e fanatizëm, ndër shekuj shqiptarët e Kosovës. Andaj është fyerje dhe provokim sa i rëndë, aq edhe i turpshëm, qoftë për ankesat imagjinare të Igumenëve të Vuçiqit, qoftë për Presidentin Ekzekutiv të “Europa Nostra”, që lanson dizinformata me ndikime thjeshtë politike, duke qenë nën ndikimin serbo-rus.

Vuçiqi me këlyshërinë e tij, akuzonte shqiptarët edhe për vrasjen e 5 (djemëve) serbë e malazezë në lokalin “Panda” në Pejë. Por, tani e pranon vetë ai, se ajo ishte vepër kriminale e pushtetit pushtues serb. Një krim makabër, i bërë për t`i fajësuar shqiptarët! Qeveria shqiptare, në koordinim me ndërkombëtarët, duhet të fillojë hetimin, sepse ata ishin djem të Pejës, qytetarë të Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

Protestat vandaliste, kriminale e rrugaçërore, të mars-prillit 2004, projekt i Serbisë, më zbatim të partive-banda të PAN-it, të cilat sollën decentralizimin, deri ke “Zajednica”. Policia e UNMIK-ut i arrestoi, i hetoi, i mbajti pak muaj dhe i liroi, edhe pse u vranë 19 vetë, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe pleq serbë. Asnjëri nga kriminelët vandalistë, nuk pësoi asgjë. Fajësia e të arrestuarëve ishte faktike, lirimi ngjalli habi. Pse-në e di UNMIK-u, por edhe Serbia organizatore e banditizmit në fjalë. Dosja u mbyll, enigmatisht dhe turpërisht, ashtu qysh i ka heshtur UNMIK-u të gjitha vrasjet politike të pasluftës.

Kërkesa e shteteve të Quintit, i kalon caqet e normales: “Kosova të zbatojë me uregjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit!” Çfarë ligjshmërie kanë vendimet e kriminelit Millosheviq?!

Administrata e OKB-së, vendimet e 1990-99, në Kosovë, i ka shpallur nul-zero, pra, të pazbatueshme. Shtrohet pyetja: A e njohin këtë administratë shtetet e Quintit?!

Prona shtetërore, publike dhe private të qytetarëve të Deçanit, nuk mund të tjetërsohet dhunshëm. Sipas kësaj logjike, nëse Kosova detyrohet të zbatojë vendimet arbitrare të Millosheviqit, atëhere edhe NATO-pakti duhet kërkuar falje për bombardimin me “Apaçët” e saj, sepse, sipas tyre, Millosheviqi ka pasë të drejtë për vendimin e tij: masakrimin dhe dëbimin i një populli të tërë, siç bëri me shqiptarët e Kosovës!

Shantazhi, deri në kërcënim, me një prepotencë mujëshore i Kosovës, nga shtetet e Quintit, për të zbatuar vendimet arbitrare e grabitqare, të vrasësit serik të shqiptarëve, Millosheviqit, është një cinizëm e provokim i vrazhdët. Edhe kushtëzimet të bëra Kosovës, me faljen e tokave fqinjit armik, nuk janë fare fisnike, për shtetet, të cilat e çliruan një popull, pas një shekulli robërie të egër, duke e bërë edhe shtetin më të ri në botë. Për të gjitha respekt dhe mirënjohje të thellë, për gjithçka keni bërë për popullin e përvuajtur shqiptar.

Vërtet, vendimi i 2016-ës, është vendim i paapelushëm, sepse Kosova nuk është pjesë e Gjykatës të Strasburgut. Por, pala shqiptare ka mundësinë e moszbatimit të vendimit të Gresa Caka-Nimanit. Dhe, kjo e fundit, nuk ka drejtë të kërkojë nga Prokuroria, të bëjë presion ndaj kryetarit të komunës të Deçanit, për zbatim.

Aq më pak, kur dihet se vendimi i Gjykatës është marrë nën trysninë e një agjenti francezo-serb, Hashim Thaçit. Ndërkohë që Millosheviqi ka bërë tjetërsimin e pronës të Kosovës, duke e bartur, falsifikueshëm, në pronësi të Kishës. Pra, paligjshmëria e vendimit të Millosheviqit, është pasuar nga paligjshmëria e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Çështja e Manastirit të Deçanit i përket qeverisë lokale dhe assesi asaj qendrore, sepse kadastri është çeshtje e qeverisë lokale. Andaj, qeveria qendrore nuk mund ta bëjë implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. As Gjykata nuk ka mundësi ta detyrojë komunën ta zbatojë vendimin. Dhe, as qeveria nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e komunës.

“Bypass” – anashkalimi i rrugës  Deçan-Plavë, veprim kriminal!

Referencë në fakte: Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq thotë: “Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është i ndaluar me ligjet e Kosovës. Zgjidhja e këtij problemi është gjetur me 2014, kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi – aktualisht president i Kosovës- vendosi që ta devijojë këtë rrugë, në mënyrë që të mos kalonte përmes zonës së mbrojtur”.

Janjiq “arsyeton” se “kjo do të shkaktonte dëme në Manastir, përmes dridhjeve, gjatë punimeve të rrugës Deçan-Plavë, zhurmës, ndotjes dhe për këtë arsye, ligji e ndalon ndërtimin e rrugëve të tilla”! Por, rruga nuk është -Gurëthyese-, madje as kërshore, sepse është pyjore e butë. Realisht, në afri të Manastirit, janë përfunduar punimet, para marrjes së vendimit për ndërprerjen të punimeve të rrugës në fjalë dhe vetëm asfaltimi nuk është bërë.

Për ta garantuar Igumenin Janjiq, personalisht, kam konsultuar inxhinierë nga Gjermania, Zvicra, Austria, të njohura për higjenën rrugore. Dhe, që andaj kemi sjellur tri modele, me materiale të ndryshme të – mbytësve, shurdhuesëve të zhurmave -, që përdorën në rrugët regjionale, magjistrale – autostrada dhe hekurudhore, të cilat përshkojnë vendbanimet, qoftë në anësore apo përmes tyre. Të gjitha këto i janë vënë në dispozicion Manastirit të Deçanit dhe të institucioneve tjera.

Pas kundërshtisë të Igumenit të Manastirit, reagon presidenti Vuçiq: “Beogradi do të kërkojë pezullimin urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë, në takimin e ardhshëm në Bruksel”. Vuçiq, në ekranin e televizionit, tundi edhe një letër, të formatit A-4, duke sqaruar: “Pse thuani që nuk ka mundësi të devijimit të rrugës Deçan-Plavë?! E shikoni, kryeministri Thaçi, dora vet, ka vizatuar një rrugë alternative, prapa 24 hektarëve të tokës së Kishës!”

Dhe, Hashimi kurrë nuk e ka demantuar këtë vijëzim të “bypass-it”, anashkalimit, fort të mundimshëm, sepse ka dy ngjitje dhe dy zbritje lakore, për t`u larguar në kufirin e përcaktuar nga krimineli Millosheviq, në vitin 1997, kur Manastirit i dhuron tokën 24 hektarshe të Deçanit!

 Hashim kryeministri pranon dy gjëra kundra-kombëtare:

1) Kjo tokë i përket Manastirit, dhe

2) Heq dorë nga rruga ekzistuese e dy fshatrave dhe të 40 mijë banorëve, që e përdorin ndër shekuj rrugën klasike, për kullotë të bagëtive, pyje e bjeshkë! Por, tani e tutje, edhe të qytetarëve të Kosovës, që mezi presin ta shfrytëzojnë rrugën që përshkon tri shtetet: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, e cila, gjthësesi, është më interesantja e deri tashme.

Dhe, këtë vendim e merr Hashim dallaverja, pa e pyetur askënd nga qendra e Kosovës dhe as nga pushteti lokal i Deçanit. Vërtet, guxim dhe zullum i tepëruar, i një kryeministri monstër, që i solli Kosovës aq shumë dëme e gjëmë, me pasoja numerike, për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Vetëm një ditë pasi Vuçiq kërcënon për rrugën, kryeministri Avdulla Hoti, më 16 gush 2020, kërkoi të pezullohen ndërtimet përmes rrugës ekzistuese-klasike. Dhe, urdhëroi hapjen e “bapass-it”, anashkalimit të vijëzuar nga Thaçi-Vuçiq, prapa 24 hektarëve, sepse “në një pjesë të saj e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, sipas kryeministrit Hoti. Rrjedhimisht, Hoti aprovon  vendimin e Millosheviqit të vitit 1997, si dhe zbatimin e këtij vendimi nga Hashim Thaçi, në vitin 2014!

Dhe, krejt serbez, ai me lukuninë e PAN-it, ngulmojnë se vendimi duhet zbatuar! Përndryshe, “Albini po na prishë me miqtë ndërkombëtarë, ai na i solli sanksionet dhe nuk po bënë asgjë për t`i hequr ato!” E gjithë kjo është një pranim i fajësisë së pabërë, nga pala shqiptare, sepse këtë e pranon një ish-kryeministër dhe kuadër i lartë partiak aktual. Dhe, këtë e dinë jo vetëm “zogjtë e malit”, por edhe bretëkocat e moçalit, se sanksionet të vëna Kosovës, janë fajësi ekskluzive e BE-se, për qejf-bërje Serbisë! E tmerrshme!

Presidenti Hashim Thaçi: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan, është i bazuar në Kushtetutën e shtetit dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor, ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo!”

Demagog i pakurriz dhe i pacipshëm. Deri në vitin 1997 ishte tokë e patjetërsueshme e dikujt tjetër. Pas kësaj date e tjetërsoi Millosheviqi dhunshëm dhe Hashimi i thotë -OK-ej-! Mençurisht, parashikonte Presidenti hyjnor Rugova: “Nuk duhet të lejohet Hashimi të ngritet në pozita shtetërore, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”. Nga veprimet e tij, Dr. Rugova, kishte diktuar kapjen e tij nga Shërbime e huaja informative, rrjedhimisht, edhe shantazhimin e tij me dosje. Mjerisht, pothuajse, e tërë kasta politike e Kosovës, u  bë pjesë e krimit, duke e bërë një agjent president të vendit!

Kryetari i komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj, rezistoi, dinjitetshëm, për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, në vijëzimet e projektit fillestar. Kur Kisha serbe, Beogradi, Moska dhe ndërkombëtarët ndërhynë brutalisht, në ndërprerjen e punimeve të rrugës, ai jo vetëm që nuk u pajtua, por edhe kundërshtoi, me forcën arsyetuese logjike. “Sepse po shkelet kushtetutshmëria në tjerërsimin e pronës, duke zbatuar vendimin e një pushtuesi kriminel, si Millosheviqi, por edhe të drejtat dhe liritë e 40 mijë qytetarëve të komunës së Deçanit!”

Bashkim Ramosaj thotë se “autoritetet lokale do t`i japin kohë Qeverisë së Kosovës, për të gjetur një zgjidhje, në lidhje me ndërtimin e kontestuar të kësaj rruge”. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga Manastiri i Deçanit se “ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, në asnjë mënyrë nuk dëmton trashëgiminë kulturore, historike dhe fetare, as nuk rrezikon imazhin vizual të manastirit”.

Në drekën e organizuar, nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me rastin e bartjes së eshtrave të Komandantit nacionalist të Dukagjinit, Demë Ali Pozhari, nga Stambolli dhe rivarrosjen në Pozharin e tij, përfitova nga rasti, për të biseduar lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë. Kryetari i nderuar Ramosaj hapi telefonin e tij, dhe më tha: “Lexo, këtu janë 43 (dyzetë e tre) letrat, drejtuar shtetarëve, pushtetarëve, krerëve të partive politike, BE-së, shteteve të Quintit, ambasadave dhe institucioneve tjera të Kosovës. Megjithatë, ndjehem i tradhtuar, nuk më mbështetën, përkundrazi…, – më tha ai me hatërim dhe shqetësim të ligjshëm!

Kuvendi i Kosovës duhet t`i shfuqizojë, sa më parë, të gjitha vendimet e marrura nga krimineli Millosheviq, përfshi edhe dhurimin e pronës 24 hektarshe Manastirit të Deçanit. Një arsye shtesë, për mos pranimin e kadastrimit të pronës për Kishën, duhet të jetë edhe parimi se kjo do të ishte rivrasje e mijëra viktimave të Millosheviqit.

Rruga, pa përcaktim të moshës në vjetërsi, ose siç shprehet populli, “prej se ka bi lisi, nuk guxon të devijohet dhe, aq më pak, të mbyllet. Këtë ta mësojnë kishtarët dhe ndërkombëtarët, të cilët në shtetet e tyre kishat nuk kanë as oborr, nga dera e kishës del në rrugë të shtetit. Ndërsa me tokat e Kosovës, tregohen dorëlirë, madje duke i zbatuar vendimet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq!?

Në një prononcim të Drejtorit të Sigurimi sekret francez, Piere Seramy, në televizionin – CANAL+ – pranon se “Hashim Thaçi është agjent i ynë, agjent i Francës. Ai u rekrutua nga agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, në Curich dhe Gjenevë, të Zvicrës”. Më parë lidhjen agjenturore Thaçi-Danjean e ka zbuluar Bardhyl Mahmuti, kuadër i LPK-së.

Instruktimi i Hashimit nga Denjean, ka qenë përcaktues që ai të katapultohet, jashtë çdo votimi, në organet drejtuese të LPK-së dhe të Qeverisë. Në Rambuje, Danjean i “ishte bërë pullë” Hashimit, në përpjekje për ta sabotuar dhe dështuar nënshkrimin e Marrëveshjes, nga delegacioni i Kosovës.

Në Mitrovicë Hashimi dhe Kadriu, me SHIK-un e tyre, ishin sabotues, përkrah KFOR-it francez dhe ishin  pjesë e krimit të vrasjes të një duzinë shqiptarësh dhe mijëra të shpërngulurëve të tjerë. Mbyllja e Urës së Ibrit ishte aprovim i Hashimit dhe Kadriut. Shkurt, ai me shokë, ishin të shantazhuar me dosje krimesh, kryesisht, të qindra vrasjeve të kundërshtarëve politikë. Dosjet e krimeve i posedon Beogradi, Franca, ndërkombëtarët. Ai pranoi të plotësojë gjithçka që Serbia kërkonte!

Pjesë e krimit u bë edhe shefi i tij, Danjean, në lëshimet ndaj Serbisë, thjeshtë, ishte ndërlidhës i Thaçit me Serbinë. Prandaj, në veprimet e Thaçit, në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, ka pjesën e tij edhe Arnaud Danjean. Dhe, ndonëse shefi i Danjean ishte Piere Seramy, pra, shteti francez e njihte si agjent Hashim Thaçin, Kosova ka të drejtë të kërkojë llogari nga Franca për dëmet e shkaktuara. Dhe, aktualisht, ta ndihmojë Kosovën, të dalë nga bataku ku e futi agjenti francez, Hashim Thaçi, qoftë për “Zajednicën”, qoftë për pronat e dhuruara Manastirit të Deçanit.

Ekziston një normë juridike ndërkombëtare, që kur rrethanat e pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërkombëtare ndryshojnë, madje tërësisht, siç kanë ndodhur në Kosovë, nënshkruesi agjent i huaj, i shantazhuar me dosje për krime faktike. Pra, një marrëveshje me nul, zero validitet.

 “Klausula Sic Stantibus Rebus” 

Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: “Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 

Shembullohet me një rast konsti, prishje të një marrëveshje ndërkombëtare, në mes Anglisë dhe Islandës.

Mendoj se shtetarë e pushtetarë të Kosovës, duhet ta lënë hipokrizinë, t`i thonë gjërat troç e pa dorëza, për ta zhbërë -Marrëveshjen për Zajednicën- dhe çdo vendim tjetër me nënshkrimin e Thaçit, të shpallet joligjor.

Mendoj se për këtë duhet një angazhim serioz juristësh specialistë. Në mesin e tyre, më saktë, në krye meriton të jetë Prof. Dr. Mazllum Baraliu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është në dijeni dhe njohës i kësaj norme juridike ndërkombëtare.

DY VJET PA DALIP GRECËN- Nga Frank Shkreli 

Ja u mbushën dy vjet që u nda prej nesh gazetari dhe Kryeredaktori i gazetës Dielli në Shtetet e Bashkuara, organ i të famshmes Fedratës Pan-Shqiptare Vatra. Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Sot, dy vjet më vonë, largimi i tij për në amshim na duket edhe më i dhimbshëm se iku kur ishte në një moshë që ende mundte dhe donte të kontribonte e të zhvillonte veprimtarinë e vet edhe për një kohë të gjatë në të ardhmen, në fushën e publicistikës dhe gazetarisë së lirë në interes të së Vërtetës.

Unë për veten, Dalipin e kam pasë një koleg dhe përkrahës të çmueshëm dhe mik të përzemërt!  Komuniteti shqiptaro-amerikan ka humbur një mbështetës të papërtueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha kemi mbetur pa një shtyllë të fortë të gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare.

Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën ‘Dielli’, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike ‘Dielli’, kur e mori në dorë. Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës ‘Dielli’ në veçanti dhe të ‘Vatrës’ në përgjithësi, shihet dhe pranohet, gjërësisht, tanimë si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të interesave historike të shqiptarëve dhe të Kombit, të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij për 12-vjet, si Kryeredaktor i Gazetës Dielli të Amerikës.

Në këtë 2-vjetor të kalimit në amshim të Dalip Grecës, në vend të fjalëve të mia, që i kam shprehur edhe në të kaluarën me raste të tjera, për Vatrën e Diellin dhe rolin e tij, dëshiroj që me këtë rast, në kujtim të Dalipit, të sjell disa komente vlerësuese të Profesor Ernest Koliqit — për të cilin Dalipi fliste me respekt — botuar në revistën Shëjzat, (Nentor-Dhjetor, 1959) — me rastin e 50-vjetorit të themelimit të gazetës Dielli, të cilën Dalipi e drejtori me profesionalizmin më të madh gazetaresk.

Profesor Ernest Koliqi, shkruante se gazeta Dielli nuk ishte thjesht një gazetë vetëm për shqiptaro-amerikanët.  Koliqi ka vlersuar rolin historik të gazetës Dielli, duke theksuar se, “Kush kujdeset, pak a shumë për historinë e vendlindjes, e di rolin kryesuer që ka luajtun kjo fletore në lëvizjet kombëtare.  Ajo e nisi punën e vet me kryefjalën fatlume të Nolit, ‘Një Shqipëri për Shqiptarët’, një moto kjo me të cilën shprehet ai, “Noli ia ndjelli të mirën Atdheut dhe Ora e Kombit mbas pak vjetëve ia fali gjindes shqiptare – tekembramja — një truell të lirë ku ajo të rronte e të zhillohej si mbas prirjeve të veta landore dhe shpirtënore.” Duke pasur parasysh rolin historik të Vatrës dhe Diellit, për të cilin fliste Ernest Koliqi, Dalip Greca e ushtroi këtë rol me dinjitet dhe atdhedashuri.

Në vazhdim të editorialit kushtuar 50-vjetorit të Diellit të Vatrës, Ernest Koliqi e ka cilësuar veprimtarinë historike të Vatrës e të Diellit, si një “varg tubzash epiko-lirike”, duke nenvijuar se gazeta Dielli, “përcolli besnikërisht ngjarjet shqiptare dhe botërore të asaj periudhe, gjithmonë e gatshme për të mbrojtur qendrimet e shqiptarizmit”.

Në komentin me titull, “Pesëdhjetëvjetori i Fletores “Dielli”, botuar në revistën Shëjzat të vitit 1959, Profesor Ernest Koliqi u jep meritën më të madhe për veprimtaritë historike të Diellit dhe të Vatrës, “Dy kampionëve të mëdhej të shqiptarizmit, At Fan Noli dhe Faik Konica…si gërshetuesit kryesorë të veprimtarisë së shkëlqyeshme të Vatrës dhe vatranëve”, por pa harruar, shton ai, as veprimtarët e tjerë të shumtë të Diellit e të Vatrës, si, “Kost Çekrezi, Kristo Floqi, Kol Tomara, Kristo Kirka, Bahri Omari e Sotir Peci”, e të tjerë gjatë dekadave e deri më sot.

Kësaj liste të këtyre patriotëve, të cilët përemendte Koliqi — në këtë 2-vjetor të kalimit në amshim, dëshiroj, t’i shtoj edhe emrin e ish-Kryeredaktorit të gazetës Dielli, Dalip Grecës, duke u bashkuar me fjalët e editorialit të Ernest Koliqit mbi rolin e Vatrës dhe të gazetës Dielli, shkruar më 1959, me shpresën se, “Bashkatdhetarët e Amerikës, të cilët dijtën të ndërtojnë këtë qëndër të fortë atdhedashunie – duhet sidomos sot të jenë në naltësinë e misjonit historik që u përket, mbasi jetojnë e veprojnë në prehën të Demokracisë së Madhe Amerikane, në dorë të cilës është fati i botës, e prandej edhe i vendit tonë.”
Në këtë përvjetor të kalimit në amshim, Familjes së Dalip Grecës, Vatrës, gazetës Dielli dhe të gjithë vatranëve i drejtoj përdhimtimet e mia më të sinqerta për mikun dhe kolegun tim dhe të shumë shqiptaro-amerikanëve, pa dallim, me të cilët Dalipi veproi e bashkpunoi me të gjithë e si është më mirë.

Frank Shkreli

Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës pat organaizuar një darkë në nder të Dalip Grecës, Editorit të Diellit dhe punëtorit të palodhshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij në pension.

Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për respektin, miqësinë dhe bashkpunimin, Dalip Greca!

Po ku ka besë Serbia? – Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Ukraina bëri një gabim të madh kur ia dorëzoi armët e saj bërthamore Rusisë, e cila ashtu si Serbia (të cilës i beson shumë Kurti naiv që me trimëri mund të nënshkruaj gjithçka që i ofrojnë miqtë e Serbisë) janë djallëzor, të pabesë.

PABESË: Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.

Memorandumi i Budapestit

Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje e vitit 1994 në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Marrëveshja u përfundua si pjesë e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe kushti ishte që Ukraina të hiqte qafe të gjitha armët e saj bërthamore.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, kryeministri i Britanisë së Madhe, John Major dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Detyrimet

Sipas marrëveshjes, palët marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Ata duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës së armatosur kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës (sipas ndalimit të forcës) dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve ekonomike të presionit për të çuar përpara interesat e tyre në një mënyrë që minon sovranitetin e Ukrainës.

Më tej, shtetet marrin përsipër t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë menjëherë masat e nevojshme për të mbështetur Ukrainën nëse vendi i nënshtrohet sulmeve ose kërcënimeve për sulme që përfshijnë përdorimin e armëve bërthamore. Ata nuk do të përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, përveç nëse Ukraina, në bashkëpunim me një vend që posedon armë bërthamore, i sulmon ato, territoret e tyre, forcat e tyre të armatosura ose aleatët e tyre.

Nëse krijohet një situatë që i aktualizon këto detyrime, shtetet duhet të konsultohen me njëri-tjetrin.

Zbatimi dhe pasojat

Kokat bërthamore të Ukrainës u transferuan në Rusi për shkatërrim, një proces që u përfundua më 1 korrik 1996. Në vitet në vijim, Ukraina gjithashtu hoqi qafe aeroplanët bombardues dhe kapanonet e raketave që ishin menduar për përdorim me armë bërthamore. Si kompensim, Ukraina mori karburant bërthamor për termocentralet e saj civile bërthamore dhe mbështetjen financiare.

Marrëveshja fitoi rëndësi të përtërirë që nga viti 2014 në lidhje me aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë gjatë krizës në Ukrainë. Në lidhje me krizën, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama kritikoi Rusinë për mosrespektimin e marrëveshjes. Një përpjekje e Ukrainës për të mbledhur të ashtuquajturin Grupi i Budapestit në Paris më 5 mars 2014 për të diskutuar krizën e vazhdueshme në gadishullin e Krimesë ngeci sepse Rusia nuk u mblodh. Përpjekjet e mëvonshme për të mbledhur shtetet nënshkruese për konsultime gjithashtu kanë dështuar.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme e ardhshme ndërkombëtare e sigurisë për vendin duhet të përmbajë dispozita shumë më specifike sesa Memorandumi i Budapestit për kushtet e ndihmës ushtarake në rast të agresionit të mëtejshëm rus.

MARJANA BULKU – NJË JETË DISA HISTORI- Nga Frank Shkreli

“Një jetë me dinjitet i ndriçon historitë personale duke i shndërruar ato në universale”

Ditën e shtunë me 18 Maj në ora 1:00 pas dreke do mbahet promovimi i librit “Një Jetë Disa Histori” me autor Marjana Bulku në sallën e “Producers Club Theatres” në zemër të Manhatanit në Nju Jork. Ndonëse i ftuar nga Zonja Bulku për të marrë pjesë në promovimin e veprës së saj më të fundit – për arsye familjare — nuk mund të marr pjesë – në këtë rast gëzimi e shpërblimi për kolegën, gazetarën dhe publicistën e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. I kërkoj ndjesë Marjanës për mos pjesëmarrjen time, por nuk mund t’i iksha përgjegjësisë profesionale që të mos i them dy tre fjalë me rastin e promovimit të kësaj vepre publicistike të kolegës tonë të nderuar.

Libri i autores Marjana Bulku, “Një jetë disa histori” është një botim publicistik me intervista, profile shqiptaro-amerikanësh, esse dhe refleksione letraro-gazetareske të autores. Ky publikim ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë, përvoja dhe sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër, thuhet në njoftimin e botuesit.

“Shqiptarët e Amerikës janë një galeri e pasur kulturore, historike, akademike, politike e tjera…” shprehet autorja në parathënjen e librit “Një Jetë Disa Histori”, ndërsa shton se vendosi të krijojë këtë “muzeum” të disa prej shqiptaro-amerikanëve, intervistat dhe profilet e cilëve përfshihen në këtë vepër, emra të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe më gjërë. Por, autorja shprehet se qëllimi i saj me këtë botim, është diçka që shkon përtej emrave të përveçëm të pasqyruar këtu. Ajo pretendon se përtej emrave, në komunitetin shqiptaro-amerikan ekziston një “galeri e pasur vlerash dhe kontributesh, projektesh ambicioze, botime e shkrime, takime e ngjarje të cilat gjejnë gjurmë jo vetëm pse ndodhin në kontinentin e demokracisë ku hedh sytë dhe ëndërrat shpresa e tërë botës por sepse sejcila prej historive mbart kaq shumë sakrifica dhe përpjekjet, e madje edhe sukses…”.

E vërteta është se personalitetet shqiptaro-amerikane të pasqyruara në këtë vëllimin “Një Jetë Disa Histori”, të autores Marjana Bulku janë vetëm disa prej shumë të tjerëve — personalitete shqiptaro-amerikane, dashamirë të vlerave dhe veprave të dobishme por edhe të bukura për botën tonë amerikane dhe shqiptare.

Merita e Zonjës Bulku me botimin e këtij libri është se ajo pasqyron disa prej shqiptaro-amerikanëve që ajo ka menduar se me zgjuarsinë dhe me vullnetin e punës së tyre këtu në Shtetet e Bashkuara janë dalluar në jetën amerikane ku na ka hedhur fati. Disa para më shumë se një gjysëm shekulli dhe të tjerët të ardhur më vonë. Persona të cilët me punën e tyre në jetën e përditshme amerikane dhe në komunitetin tonë këtu, por edhe para të huajve – secili në atë mënyrën dhe fushën e vet — japin prova të aftësisë krijuese dhe prodhuese të racës shqiptare jashtë trojeve arbërore – shpesh nën rrethana jo të kollajta.

Këta janë njerëz modestë, shumë prej të cilëve i njoh edhe personalisht, të cilët duhen admiruar dhe që meritojnë mirënjohje prej të gjithë neve, shqiptaro-amerikanë, që me jetën dhe veprimtarinë e tyre “kanë ndikuar, përmes historive të tyre, në historinë tonë të përbashkët kombëtare.”

Si të tillë, këtyre bashkombasve tanë të përzgjedhur “me shumë kujdes”, sipas autores, si komunitet duhet tu rrimë afër, t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë, sidomos këta të brezit të ri, kur, sipas mundësive, veprat e tyre e nganjiherë edhe jeta i kushtohet çeshtjes kombëtare, mbi dhe përtej punëve të përditshme që bëjnë, për të mbajtur familjet e veta në këtë vend.

Si shpërblim, në minimum, të gjithë e kemi për detyrë të përfillim nismat e tyre në dobi komunitetit dhe të çeshtjes së përgjithshme kombëtare megjithse larg atdheut.

T’i ndihmojmë dhe t’i nxisim ata që të ushtrojnë profesionet e tyre, përherë e më shumë e më mirë, sidomos edhe në fushën e vlerave dhe të lulëzimeve shpirtërore, kulturore e kombëtare në këtë oqean të madh që e quajmë Amerikën tonë të dashur.

Të admirojmë punën e tyre të fituar me përvojë e mundime e shpesh, fatbardhësisht, të kurorzëuar me sukses.

Marjana Bulku, me librin më të ri të saj, “Një Jetë Disa Histori”, bën pikërisht këtë shërbim. Një botim me vend dhe në kohën e duhur rrëfimesh nepërmjet pyetjesh shumë dimensionale në lami të ndryshme, mbi jetën dhe veprimtarinë e disa shqiptaro-amerikanëve, duke paraqitur, nepërmjet tyre, me shumë hijeshi shprehëse, fuqitë krijuese të racës shqiptare, qoftë edhe këtu në mërgimin e largët. Duke rritur kështu, njëkohësisht, edhe pasuritë dhe vlerat kombëtare në dobi të të mirës së përbashkët – duke qenë të bindur se fjala dhe kultura e lirë, jo vetëm kontribojnën si mjet lartësimi personal e kombëtar, por nganjëherë mund të jetë edhe më e fortë se pushka.

Më në fund, dua të shprehi kënaqësinë time kur vërej se personat e intervistuar ose të profilizuar në këtë vëllim të “Një Jetë dhe Disa Historive” në mërgim, pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan – përfshir në një hark individësh të përzgjedhur nga autorja, por që janë me prejardhje nga viset dhe krahinat më të ndryshme të trojeve shqiptare – të mërgatës së vjetër anti-komuniste dhe të mërgatës së pas 90-ave.

Natyrisht, se kjo tregon paanshmërinë krahinore balancuese të autores, viktimë e të cilës mund të biem shpesh edhe shumë prej nesh. Mbi të gjitha, autorja njëkohësisht, dëshmon me këtë vepër, pa paragjykime, se trunku i fisit arbëror, qoftë edhe këtu në mërgim e larg Atdheut — shpesh në rrethana jo të volitshme veprimtarie plot sfida — gjithnjë ushqehet në rrënjë të gjalla të veprimtarisë së vet, që madje as mërgimi dhe jeta moderne e shekullit XXI, në këtë shtet-planet, nuk mund t’i thajë ato. Prandej, le ta konsiderojmë veprën e autores Marjana Bulku “Një Jetë Disa Histori”, si një pasqyrë e përkushtimit dhe përpjekjeve të disa antarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan për të ecur përpara, duke ia kushtuar ngritjes së Kombit, dijen dhe pendën.

Urimet më të përzemërta autores për këtë vepër që pasqyron disa prej zërave shqiptaro-amerikanë në fushë të ndryshme të veprimtarive të tyre. Urojmë edhe vepra të tjera nga autorja e “Një Jetë Disa Histori”, në zbardhjen e arritjeve të komunitetit.

Le të jetë ky libër i Zonjës Bulku edhe një dëshmi mirënjohejeje e kontributeve të jetës dhe veprimtarisë së disa shqiptaro-amerikanëve dhe promovimi të shërbejë, njëkohsisht, edhe si nxitje për brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve që të aktivizohen – me pendë dhe me vepra, aktivitete të ndryshme të komunitetit ku jetojnë, duke sjellur histori të reja në të mirë të komunitetit më të gjërë shqiptaro-amerikan dhe në interes të Kombit – në këtë vend të lirisë e demokracisë.

Urimet e mia autores Bulku dhe sukses në ndërmarrjen bujare të saj — për të qitë në dritë, për aq sa është e mundur, nepërmjet historive individuale — veprimtaritë e komunitetit shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut me rrethe, por jo vetëm, gjatë viteve dhe dekadave të kaluara.

Frank Shkreli

SHANTAZHI DHE LAKMIA PËR PUSHTET, E BËRI OPOZITËN PALË ME SERBINË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     I. Opozita PAN-iste, e zhytur në krime dhe hajni zyrtare, e mësuar ta sundojë Kosovën me qeveri të arnuara konglomerate, ende nuk po arrinë të pajtohet me qenien në opozitë. Ajo po bënë një opozitarizëm të sforcuar, me zhurmime dhe shpifje pa mbulesë, gjë që efekti është i kundërt. Në luftën e saj, pa fije parimësie, është bërë qesharake. Bllokadat e saj ngjasojnë shumë me ato serbe në veriun e Mitrovicës. Bojkotojnë votimin e ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare e kushtëzojnë me caktimin e datës të zgjedhjeve parlamentare! Dhe, kjo pa mëdyshje është paradoksale, e turpshme dhe skajshëm kriminale e rrugaçërore. Ja çfarë opozitarizmi bënë kjo opozitë e çakorduar, e frustruar dhe e pashpresë rimëkëmbje!
     Realisht, lidershipi, pjesërisht i ri, i LDK-së, nismoi reformën brenda partiake, por e mbetur në vazhdim. Megjithatë, shqetëson mënyra opozitare e LDK-së, ngjason me atë të partive-banda të PAN-it, por dallon në qasjen pozitive, në votimin e disa ligjeve dhe sidomos të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ish i burgosuri politik, njëri nga themeluesit të LDK-së, bashkëpunëtor besnik i Presidentit Rugova, i mbijetuari nga atentatimi i SHIK-ut, ish-zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, i bëri thirrje lidershipit të LDK-së të mos jetë e njëzëshme me PDK-në, përkatësisht, PAN-in në bërjen e opozitarizmit. Klanorët nostalgjikë të ish-koalicionit Hashimi-Isa janë aktivizuar, për ta dëmtuar LDK-në.
     Vërtet, opozita në vijimësi ka kërkuar zgjedhje të reja, duke qenë e vetëdijshme se do t`i humbasë sërishmi ato. Dhe, kjo dëshmohet me sondazhet e bëra, dje dhe sot, se LVV rezulton e parë në përqindje, në raport me secilën parti opozitare. Kjo flet për hipokrizi e tymnajë të opozitës, e cila, realisht, aktualisht nuk i dëshiron zgjedhjet, me frikën se do ta shënonin humbjen e radhës.
     2. Shtrohet pyetja logjike: Megjithë propagandën korale të opozitës destruktive kundër LVV, opinioni vazhdon ta mbështesë pozitën aktuale, pra, Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. Qeveritë e shkuara, kryesisht, PAN-iste, përgjakën Kosovën, ia shtuan jetimët vendit edhe pas çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo është goditja më e madhe ndaj popullit të Kosovës si dhe njollosje e UÇK-së, sepse vrasjet politike ishin të paramenduara, të organizuara nga disa komandantë, me qëllim të marrjes dhunshëm të pushtetit dhe të pasurimit abuziv, hajnor.
     Rrjedhimisht, kritikat ndaj qeverisjes aktuale, kërkesat për zgjedhjet e reja, nga partitë-banda të PAN-it, janë -lehje në hënë- dhe nuk kanë peshë e besim tek shqiptarët. Por, me propagandën e tyre -leha-qene-, janë bërë përkrahës të Vuçiqit dhe të Serbisë. Shprehjen “Albini është fashist”, Vuçiqi e mësoi nga këta laro shqipfolës! Ky soj i opozitës janë bërë pjesë e shantazhimeve provokuese të ndërkombëtarëve, me vënien skandaloze të sanksioneve Kosovës, me kërkesën ngulmuese dhe të përçudshme, për të vënë pikën 7 të marrëveshjes bazike të parën, duke i tejkaluar të 6 pikat tjera rendore. Dhe, kjo kamuflohet me tejkalimin me -MIRËBESIM-, të 6 pikave radhore, të cilat  lidhën me detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës!? E gjithë fjalomania e horrakëve kundra-Kosovë, me qëllimin e vetëm për ta rimarrë pushtetin e pamerituar, na kujton atë thënien popullore: “Për inat të simeje vjeherrë, do të flej me mullixhinë!”
      Kosova është tkurrur mjaftueshëm me humbjet e territoreve në Kosovën Lindore në shekullin e 19-të; trevat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi në fillim të shekullit 20-të; në Debellde dhe Çakorr në shekullin 21. Dhe, tani ndërkombëtarët, shtetin e bërë -Republikën e Kosovës, eskluzivisht, nga vetë ata, duan ta bosnjizojnë, duke e bërë Serbinë hisedare në Kosovë. Pavarësisht pasojave, qeveria dhe qeveritë që mund të pasojnë, -Asociacionin njëetnik- nuk duhet ta pranojnë, qoftë me ose pa kompetenca ekzekutive. E gjithë kjo është peshqesh, dhuratë e komandantëve të shantazhuar me dosjet faktike të krimeve serike, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me viktima. kryesisht, shqiptarë ushtarakë dhe veprimtarë politikë!
     III. Përballja e partive opozitare me LVV është e mundimshme, sepse ajo vazhdon ta këtë përkrahjen, pothuajse, plebishitare të qytetarëve të Kosovës. Dhe, shpjegimi i këtij realiteti, është qartësisht i kuptueshëm. Opozita aktuale është pjesë e fajësisë, deri në tradhti kombëtare, , që nga vrasja dhe dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës dhe mashtrimi i  Hashimit dhe Kadriut se “do t`u kthejmë së shpejti në shtëpitë tuaja”, plani i Ahtisarit, 6 pikëshi i Baki Munit, “pronat” e Manastirit të Deçanit, Asociacionit, Demarkacionit, emërimi i agjentit Hashim Thaçi president dhe pisllëqeve tjera, të cilat vazhdojnë të jenë “Shpatë e Demokleut” në qafën e kryeministrit Albin Kurti, respektivisht, Kosovës.
     Ndaj partive opozitare të PAN-it rëndojnë akuza të rënda: sabotimin e fondeve për luftën dhe vetë luftën , duke mos e futur “UÇK-në” e LPK-së në luftën e Kosovës; vrasjet serike politike; hajnia zyrtare industriale; haraçi galopant; përpjekja për ta përvetësuar luftën e pabërë dhe deri ke përçarja kriminale e popullit të Kosovës! Këto parti-banda, në kushte paqeje, duhet të fillonin rehabilitimin e tyre, duke denoncuar dhe dënuar kriminelët masiv në radhët e tyre, ta bënin reformimin e thellë. Dhe, nëse do të hasnin në pengesa nga bandat partiake, t`i shpallnin të paligjshme ato parti, duke krijuar parti të reja me anëtarësinë e painkriminuar. Ndërkohë, LDK-ja ka nismuar reformat partiake, gjë që i jep parësi në konkurrencën zgjedhore.
     Realisht, opozita nuk po dëshmon kauzë të qartë. ose po i mungon fare. Kjo ka rrënuar ekonomikisht Kosovën. Asgjë nuk ka bërë për zhvillimin ekonomik; për sistemin shëndetësor; arsimin – si bazë reale për ta zhvilluar shoqërinë, shtetin. Ka rrënuar Sistemin e Drejtësisë, duke e politizuar dhe kapur nga Hashimi dhe Ramushi, respektivisht nga PDK-ja dhe AAK-ja. Këtë e dëshmon edhe “Vettingu” i aprovuar në Kuvend, por i bllokuar në praktikë nga banda e PAN-it, nga frika e drejtësisë, për krimet, tashmë, të kryera!
     Politikisht ka relativizuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës të Kosovës, duke e dorëzuar veriun e Kosovës Serbisë, nën shantazhimin dhe kërcënimin me dosje kriminale të disa komandantëve eminentë. Makro-kontrabanda e zyrtarëve dhe e komandantëve të Kosovës, me bandat e Radoiçiqit, konsolidoi pushtetin e “Lista Serbe” në veriun e Mitrovicës. Opozita serbe në Kosovë, akuzon krerët e partive të PAN-it, ngaqë forcuan ekonomikisht “Listën Serbe”, përmes kontrabandës legale dhe e ndihmuan politikisht, për ta bojkotuar e zhbërë opozitën serbe në Kosovë, krejt njësoj si Edvin Rama, i cili eliminoi politikisht opozitën demokratike në Shqipëri, me ndihmën e ndërkombëtarëve, të kryesuar nga ambasadorja kinezo-amerikane Kim. Për rrënimin e opozitës serbe në Kosovë, e thonë dhe e përsërisin intelektualët veprimtarë serbë, në mes tyre edhe gazetari i mirënjohur serb, me seli në veriun e Mitrovicës, Mirosllav Kërstiç me shokë.
     Ndërsa pozita, e kryesuar nga Albin Kurti, e akuzuar për mosrealizimin e premtimeve, të bëra në fushatën elektorale-zgjedhore, justifikohet me rrethanat kohore:
1) Kohë Pandemie e përbotshme;
2) Lufta në Ukrainë, për rrjedhojë inflacioni domëthënës në Kosovë dhe botë;
3) Shpërndarja e 800 milionë euro, qytetarëve në nevojë – skamnorë të Kosovës, sepse programi ekonomik dhe politik i LVV është social dhe favorizon barazinë ndërqytetare në vend. Dhe, kjo shumë afro miliardit, nuk nuk janë as “vitra” dhe as “sadaka”, por një ndihmë domëthënëse.
     Përndryshe, po të mos ishin prioritet rrethanat e krijuara, “ne i kishim përmbushur dhe tejkaluar premtimet e bëra fushatore”, – arsyetojnë nga Vetëvendosje.
     Mbi të gjitha LVV thirret krenueshëm se ka kundërshtuar meritueshëm dialogun me Serbinë. Marrëveshjet fatale për Kosovën, të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe ekipi i tij, të bëra nën shantazh e kërcënim, me dosje e krimeve faktike, si: 6 pikëshin e Baki Munit; “pronat” për Manastirin e Deçanit; Asociacionin; Demarkacionit; zgjedhjen e Hashimit president, dhe të tjera prapësira, të cilat e dërguan Kosovën në prag të fundosjes.
     Së fundi, aksionet e suksesshme policore të qeverisë Kurti, për vendosjen e rendit dhe ligjit, në veriun e Mitrovicës, dikur të dorëzuar Serbisë nga Hashimi dhe PAN-i i tij kriminal. Ndërmarrja ligjore, për ta ushtruar sovranitetin edhe në atë pjesë të Kosovës, duke ndaluar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë; ndalimi i targave ilegale të Serbisë në Kosovë; reciprociteti i perdorimit të dokumenteve ndërkufitare me Serbinë; ndalimi i valutës “dinar” në Kosovë; heqja ceremoniale e billbordeve të turpit në veri, me surretërit kriminelë rusë e serbë, përkatësisht, të Putinit, Vuçiqit, Gjuriqit dhe horrakëve të tjerë sllavë.
    Opozita lavdërueshëm ka pretenduar, madje vazhdon të pretendojë edhe sot, mashtrueshëm, se ka vendosur sovranitetin në veriun e Mitrovicës dhe ka inkuadruar suksesshëm komunitetin serb në shoqërinë kosovare. Një falsifikim i vrazhdët, që vështirëson rikthimin e sërishëm në pushtet të opozitës. Njerëzit e shantazhuar me dosje krimesh, janë të rrezikshëm, nëse kontrabandohen në pushtet. Dëshmi faktike janë Hashim Thaçi me komandantët e tij PAN-istë. Kosova jonë vazhdon ta vuajë pushtetin e tyre kriminal të djeshëm. Mjerisht!

DY DARDANE NË TEKSAS TË SHTETEVE TË BASHKUARA – PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI DHE NËNË TERESA Nga Frank Shkreli

Thuhet se çdo gjë është e madhe, e veçant dhe e madhërishme, në Teksas — shtetin e dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara, si nga sipërfaqja gjeografike ashtu edhe për nga popullsia. Në përputhje me namin dhe traditat e Teksasit, e madhërishme dhe e veçant ishte edhe vizita plot veprimtari e takime, që iu bë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit në atë shtet, ditët e fundit. Ndër ato veprimtari të një vizite që siç duket mjaft të suksesshme – sa i përket marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Teksasit, u njoftua gjithashtu se emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County të shtetit Teksas.

Nuk është diçka që ndodhë çdo ditë që Collin County vizitohet nga një president i një shteti të pavarur e sovran, thuhet në njoftimin e mirëseardhjes së ngrohtë për Zonjën Osmani, në portalin e Kryetarit të qytetit Wylie, të Teksasit, Mathew Porter. Ndër takimet e shumta gjatë ditëve të kaluara me autoritetet më të larta të Teksas-it duke filluar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush dhe Governatori i shtetit Teksas, Greg Abbott, ndër të tjerë. Sipas portalit të saj, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar edhe kryetarin e qytetit Wylie, Mathew Porter. Gjatë atij takimi në Collin County, e para e shtetit të Kosovës, ka mbajtur një fjalim para anëtarëve të Këshillit të qytetit, nxënësve dhe pjesëtarëve të mërgatës shqiptare të asaj zone mbi rëndësinë jetike të lidhjeve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte në kuadër të kësaj vizite dhe në këtë ambient e hapësirë ku u zhvillua ceremonia e përurimit të pllakës me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit Wylie — me preardhje nga Peja, Gino Mulliqi. Me vendimin se tani e tutje, emrin e humanistes dhe Shenjtores Shqiptare, Nënë Terezës do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County të shtetit Teksas.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani zhvilloi këtë vizitë në Teksas, si e ftuar e veçant në takimin e nivelit të lartë SHBA-Afrikë, mbajtur këto ditë në Dallas të shtetit Teksas, në kuadër të 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC-së) – investimet e së cilës Presidentja Osmani i cilësoi si shumë të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Duke falënderuar Shefen e (MCC-së), Zonjën Albright për ndihmën e këtij enti, veçanërisht, në sektorin e energjisë të Kosovës ka thenë se vendi i saj, nga një vend i shkatërruar nga lufta është shndërruar sot në një demokraci funksionale me ekonomi në zhvillim dhe me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.

“Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës ka qenë një rrugëtim transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe duke shënuar një kapitull të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe”, ka theksuar Presidentja Osmani. Projektet sikurse ky, për Presidenten Osmani, janë konfirmim i raportit të veçant që Kosova ka me SHBA-të, ka nënvijuar ajo në fjalën e rastit, sipas portalit të Presidencës. “Investimet nga MCC-ja nuk janë vetëm investime në infrastrukturë dhe ekonomi, por investim në të ardhmen e Kosovës, për popullin dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka nënvijuar Presidentja Osmani, gjatë takimit të entit amerikan të investimeve, MMC-së, në Dallas të Teksas-it, ndërsa ka shtuar se roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, prandaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë”, citohet të ketë thenë Vjosa Osmani në takimin e nivelit të lartë në Dallas.

 

 

 

Në takimin “Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës

Ndër takimet e veçanta që Presidentja Osmani ka zhvilluar me
personalitete të ndryshme amerikane e ndërkombëtare në Dallas të Teksas-it, natyrisht, veçohet takimi i saj me ish-Presidentin e Shteteve të Bshkuara, Xhorxh W. Bush, mikun e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. “Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, shkruan ajo në faqen e portalit të saj duke përsëritur deklaratën historike të presidnetit Xhorxh Bush nga Tirana, në vitin 2007: “Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës e Presidentit George W. Bush në Tiranë e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W Bush në Dallas të shtetit Teksas

Ndërkaq, në takimin e saj me të parin e shtetit Teksas, Governatorin Greg Abbott Presidentja e Republikës së Kosovës shkruan në faqen e saj të internetit se dy zyrtarët e lartë biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis shtetit Teksas dhe Republikës së Kosovës në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Dihet se për komunitetin shqiptaro-amerikan, shteti Teksas është bërë shtëpi e dytë për shumë bashkëatdhetarë tanë nga Kosova dhe jo vetëm, duke u ofruar atyre perspective dhe kushte për një jetë më të mirë dhe tregti të sukseshme. Presidentja Osmani, veçanërisht, falënderoi Governatorin Abbott për vendimin duke i dorëzuar asaj proklamatën e nënshkruar prej tij, si më poshtë, “Me të cilën shënohet dhe nderohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, shprehet Vjosa Osmani.

“Të frymëzuar nga një angazhim i palëkundur ndaj parimeve demokratike, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me 17 shkurt, 2008. Kosova si një shtet i pavarur që vlerëson sovranitetin dhe vet-qeverisjen për 17 vjet tani, ka zenë vendin e saj që takon në skenën botërore”, thuhet në deklaratën e Governatorit të shtetit Teksas, Greg Abbott.

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas e cila luajti rol kryesor në përgatitjet për vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në kryeqytetin Austin dhe qytete të tjera të Teksas-it i shprehë falënderimet e saj Governatorit Abbott:

 

”Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Guvernatorit Greg Abbott për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe për njohjen e Ditës sonë të Pavarësisë. Solidariteti juaj është një dritë shprese dhe miqësie ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, shprehim falënderime të sinqerta për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Teksas-it për kontributet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj shtetit të madh të Teksasit. Përpjekjet tuaja vërtetë pasurojnë komunitetin tonë të përbashkët. Faleminderit!”

Në takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas –“Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme. Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, ka thënë Presidentja
Osmani në takimin me përfaqsues të shqiptarëve në Teksas.

Duke e ndjekur nga Nju Jorku vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në Teksas, takimet e saja me udhëheqsit më të lartë të atij shteti dhe të qyteteve të ndryshme, si dhe takimet me komunitetin shqiptar atje, njeriu vjen në përfundimin se vërtetë ishte një vizitë e suksesshme për Zonjën Osmani si Presidente e shtetit më të ri të pavarur në Evropë. Shqiptarët tashti janë një komunitet i njohur mirë në Shtetet e Bashkuara, për punën, veprimtaritë, parimet dhe vlerat e tyre kombëtare e historike të tyre. Si përfundim i veprimtarisë së tyre patriotike prej pothuaj gjysëm shekulli në këtë vend, nuk pyet kush më në Amerikë, se ku bie Kosova dhe kush janë shqiptarët dhe as nuk vihet në dyshim më preardhja dhe origjina e Nënë Terezës, megjithë gënjeshtrat e sllavo-komunistëve. Amerikanët e thjeshtë dhe zyrtarët më të lartë, anë e mban këtij vendi-planet, janë të mirë-informuar tani se si Kosova ashtu edhe Nënë Tereza janë SHQIPTARE!

Në përmbyllje, mu duk se çdo takim, çdo fjalë e Presidentes Osmani dhe e përfaqsuesve më të lartë të shtetit Teksas, gjatë vizitës së saj atje, pasqyronte më së miri vlerat e përbashkëta midis dy popujve tanë dhe “miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, në kuptimin më të mirë fjalës, siç ka thenë dikur i ndjeri President Ibrahim Rugova, arkitekti historik i këtyre marrëdhënieve. Kjo ndjenë miqësie dhe vlerash të përbashkëta u pasqyrua edhe në rezolutën e Senatit të shtetit Teksas që iu dorëzuar Presidentes Osmani gjatë një darke për nder të saj nga Senatori Tan Parker, në të cilën theksohet, “Vizioni i përbashkët për liri, demokraci dhe begati ekonomike…duke shpresuar se partneriteti midis Teksasit dhe Kosovës do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhëshme.”

Më në fund, besoj se Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani po largohet nga vizita e saj zyrtare në Teksas e kënaqur me arritjet por edhe me një bindje të përforcuar për lidhjet e ngushta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare – një angazhim i shprehur edhe nga Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidentit Biden, në takimin e saj me Presidenten Osmani, gjatë punimeve të “Partneritetit ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit” (MCC) dhe Republikës së Kosovës.

 

 

 

Në kuadër të takimeve të vizitës zyrtare në Teksas, Presidentja Osmani ka zhvilluar bisedime me autoritetet e shtetit Teksas dhe zyrtarë të lartë federalë edhe për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Roli i komunitetit shqiptaro-amerikan në marrëdhëniet midis vendeve tona – i pazevendësueshëm, në kohë lufte dhe në kohë paqeje!

Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë të takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan, shkruan Presidentja Osmani në portalin e saj zyrtar.

Frank Shkreli

Sa frymë le në skenë, Alfred Trebicka!!!- Nga PËRPARIM KABO

Artistin e skenës Alfred Trebicka, e kam parë si Arturo Ui të Bertold Brechtit dhe jam tronditur thellë. E kam ndjekur në skenë si Jason te tragjedia Medea e Euripidit dhe tragjizmi i tij i ftohtë ka një ngjyrim të frikshëm emocional. Para ndoca ditësh, unë e përjetova nga fare afër në rolin e Matthais Clausen-it, në dramën tronditëse antropo-psikologjike me titull; “Përpara perëndimit të diellit”, të nobelistit gjerman Gerhart Hauptmann. Eh, i mbushur nga emocioni dhe përgjegjësia, në kushtet e një shoqërie të trazuar e cila, më shumë se kujdeset për teatrin, është duke luajtur dramën e vet tragjike , i nisa këta rreshta falenderimi dhe mirënjohjeje!
I dashur Fredi,
Arti yt ka vetëm një atribut, krejt të mjaftueshëm. Është i vërtetë si i ndjerë dhe i ndjerë si realitet antropoteatror…
Në lojën tënde skenike nuk takon një artist që sjell një personazh të qepur me parime estetike. Jo, jo, loja jote skenike paraqet tipologjinë njerëzore me qënien e personalizuar nga autori dhe mishërimin në skenë nga ana juaj, si të ishit njeriu – personazh. Kështu, shpirti yt dhe i personazhit janë një. Ç’do të kuptonim me njehsim shpirtëror të artistit të skenës me personazhin?
Fillimisht ka të bëjë me tejkalimin e konceptit, t’i futesh nën lëkurë personazhit që, në gjykimin tim , është një veshje forme, pra rindërtim me elemente të kodit F.
Njëshpirtësia është kodi E…, esenca, thelbësorja…, që ka disa elemente.
Ngjarja dramatike e personazhit bëhet jotja jo vetëm si tekst, por si ndjeshmëri, si qenie. Pra , ç’do të thotë tekst- shpirtërimi ose shpirtërim-teksti?
Këtu nis gjithçka. Ka nga ata që mësojnë tekstin, këta janë shumica. Teksti duhet parë e përthithur, siç bëni ju: Tekst, kontekst logjik dhe antropohistorik, dhe nënteksti i rrugëtimit dramatik, që duhet të karakterizohet nga relievi emocional në rrjedhën e ngjarjes. Ju jeni i mëvetshëm në këtë tipar të fundit. Emocioni ka historinë e ngjarjes dhe të dramacitetit të saj, asnjë kapërcim në kohë, që e parathotë fundin pa ardhur ai, nuk mund të lejohet. Të prishësh historinë emocionale, meqë Ti si artist ti e di ngjarjen, do të thotë ta vrasësh personazhin pa e ndërtuar ende atë. Ju keni aftësinë e rrallë të diagramës njerëzore shprehur me art skenik, ku ngjyrimi i zërit, ajri i ndjenjës, përjetimi i gjendjes , përqafohen organikisht dhe bëhen një shpirt që frymon gëzimin dhe dhimbjen, përhumbjen dhe revoltën, meditimin dhe polemikën, vetminë dhe çhipokrizinë e njerëzores së kalbur.
Mik i dashur,
Në artin tënd vlerësoj arkitekturën mendim- fjalë- ndjenjë- emocion- instikt, që botëkuptimojnë qenien skenike. Qenia njerëzore e artistit është shumë ndryshe. Ajo jeton histori pa fund, siç janë personazhet, jeton në kohë, epoka dhe civilizime të ndryshme, siç është konturi historik i jetës së personazheve që ndërtoni në skenë, jeton në ambiente antropologjike larushe, siç janë ato të personazheve të ndryshme.
Tek ti nuk merr përparësi artistikja formaliste, por dominon njerëzorja me plazmën e artit. Në këtë kuptim, personazhet që ti u jep frymë dhe jetë, janë ata që autori i dramës apo tragjedisë ka pasur në shpirtin krijues dhe jo në majën e lapsit.
Sa frymë le në skenë, Alfred Trebicka!!!
Ti mendon…, ajri skenik mendon…
Ti hesht…, ne dëgjojmë heshtjen e ajrit.
Ti flet, shpërthen, mediton, shpaguan, triumfon…!
Kështu bën dhe ajri skenik: flet, shpërthen, mediton, shpaguan dhe ai, duke hyrë brenda nesh…
Sa bukur e shkrin arsyen në veprim…, si të kishe qenë studenti i Immanuel Kantit…!
Të faleminderit, MIK!
Je Princ i skenës…!
P.Kabo. 9 maj, 2024

7501 ËSHTË PADREJTËSI, PADREJTËSIA ËSHTË INFORMALITET, INFORMALITETI ËSHTË MAFIE- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 05.03.2014, 08:54am (GMT+1)

Shoqata Kombëtare e Pronarëve Legjitimë ua ka shpërndarë mediave një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në thelbin e saj racional, letra mëton se kjo shoqatë, përkatësisht kategoria e përfaqësuar prej saj, nuk po përfillet si grup interesi as nga ky kryeministër, ashtu si nuk ishte përfillur deri tash nga kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha. Pa u përfillur ky grup interesi, pa u përfshirë në zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri, ngulmohet në letër, nuk do të ketë drejtësi ndaj pronës, pra nuk do të ketë zgjdhje të vërtetë, por ndërlikim të mëtejshëm të çështjes së pronës. Çështja e pronës, dihet, është përcaktuese për natyrën e vërtetë të çdo sistemit, historikisht – a është ai skllavopronar, feudal apo borgjez, aktualisht – a është ai kapitalist, socialist apo mafioz.

Nisur nga alergjia që Edi Rama manifeston në retorikën e tij ndaj dyshes Nano-Berisha, mishërues të tranzicionit dykokësh shqiptar, unë jam nga ata që ka pritur dhe ende vazhdon të presë që kryeministri i ri të krijojë shkëputje nga dy paraardhësit kryesorë. Pa u bërë shkëputja nga trashëgimia e kësaj dysheje, nuk mund të bëhet shkëputja nga politika e vjetër, nuk mund të ketë, pra, as Rilindje të vërtetë në realitetin shqiptar.

Edi Rama iu ka premtuar shqiptarëve, ndër të tjera se do t’ia kthejë Shqipërisë fshatin, një përmasë të humbur të realitetit të saj, kështu do t’ia kthejë ekonomisë një këmbë të humbur të saj, bujqësinë. Nëse kryeministri kërkon të dijë se kush dhe çka shkaktoi braktisjen e fshatit dhe ruralizimin e qytetit, atëherë përgjigja është ligji 7501. Është e vërtetë se ky ligj shënon edhe kompromisin më të madh midis PS-së dhe PD-së në historinë e këti tranzicioni. Por është e vërtetë gjithashtu se ky është kompromisi më famëkeq i arritur midis këtyre dy grupimeve, si dhe midis krerëve të tyre.

Nuk është zbatimi i keq i këtij ligji shkak kryesor i dështimit të politikës ekonomike të Shqipërisë, i informalizimit të kësaj ekonomie dhe të jetës shqiptare në përgjithësi, por është vetë ligji, është pazabtueshmëria e këtij ligji, burim i të gjitha të këqijave. E thonë filozofë të shquar, e thonë edhe vetë librat e shenjtë se vendimet e shumicës, vendimet në emër të shumicës shpesh përbëjnë padrejtësi të mëdha. I tillë është edhe ligji 7501, një ligj përjashtues ndaj një kategorie që përbën pakicë tek kutia e votimit. Fakti që kjo kategori përbën pakicë, në të vërtetë, e lehtësonte zgjidhjen e padrejtësisë historike, tashmë treçerekshekullore ndaj çështjes së pronës.

Ligji 7501 legjitimonte Reformën Agrare të vitit 1947, të cilin Historia e PPSH dhe e gjithë historiografia komuniste e përcakton si reformë demokratike. Duke e kopjuar symbyllur Enver Hoxhën, dyshja Nano-Berisha nuk e morën parasysh ndryshimin e realitetit shqiptar nga viti 1947 deri në vitin 1991. Kështu që, mbi një padrejtësi të madhe historike ndërtuan një padrejtësi tjetër tejet tragjike. Kjo padrejtësi e re u bë shkak kryesor i krimit ndaj jetës në Shqipëri, duke shkaktuar më shumë viktima se të gjitha pushtimet marrë së bashku, për më tepër ky krim përçau familjet, farefiset, e tronditi dhe e çekuilibroi fatalisht bashkëjetesën në këtë vend. Përjashtimi i një kategorie pakicë, pra, çoi në rrënimin e vetë shumicës në emër të së cilës u miratua ligji 7501.

Kryeministri Edi Rama po i përmbahet premtimit të tij për të përfunduar procesin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme. Mbyllja e tij sa më e shpejtë do të ndihmonte në fillimin e procesit të urbanizimit të vendit, pra të qytetit dhe të fshatit shqiptar, të bregdetit, të fushës dhe të malësisë. Ky legalizim, ndërkohë, shënon grabitjen e trojeve, pra, pronës së pronarëve legjitimë, duke e përshkallëzuar më tej padrejtësinë treçerekshekullore. Kjo situatë pjell informalitet dhe informaliteti pjell vetëm mafie. Është, kështu, më urgjente se kurrë përfshirja e kategorisë së pronarëve legjitimë në bashkëbisedimin për gjetjen e zgjidhjeve sa më të pranueshme për t’i dhënë fund padrejtësisë, për t’i dëmshpërblyer të dëmtuarit dhe për t’i kënaqur kërkesat e tyre.

Kjo do t’i jepte fund, nga një anë, krijimit të oazeve të reja të parajsës, ku jetojnë oligarkët, rrethuar prej ferrit ku jeton pjesa tjetër e popullsisë. Nga ana tjetër, do t’ia kthente jetën fshatit, do t’ia kthente bujqësinë ekonomisë, do t’ia kthente tregut shqiptar prodhimet bujqësore dhe blegtorale, do ta shndërronte atë në burim të degëve të reja të ekonomisë, në burim masiv të vendeve të reja të punës, në burim të shtrirjes së zhvillimit dhe zgjerimit të mirëqenies.

Shqipëria mëton të ndërtojë infrastrukturë për zhvillimin e turizmit. Por kjo nuk mund të ndërtohet pa infrastukturë të jetës së vendit. Pa kthimin e jetës në fshat anembanë vendit nuk mund të ketë ringjallje të infrastrukturës së tij. Asnjë turist serioz nuk do t’ia mësynte një vendi me rrënoja. Shqipëria do të shndërrohej kështu thjesht në një burim të turizmit aventuror.

Zgjidhja e çështjes së pronës në Shqipëri nuk mund të bëhet duke i përjashtuar pronarët ligjitimë nga pjesëmarrja në zgjidhjen e kësaj çështjeje, nuk mund të zgjidhet duke mos ua dhënë atyre paratë e fituara nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut. Kjo kategori meriton të zgjedhë midis shanseve më të mira të mundshme, të cilat janë reale dhe të mundshme në Shqipëri. Kjo kategori meriton dëmshpërblimin për treçerekë shekulli të grabitjes së padrejtë dhe shpërdorimit mizor të pronës së tyre të ligjshme.

Kryeministri Rama, shumica e re qeverisëse, klasa politike në Shqipëri, sa më shpejt të vetëdijësohet, aq më mirë: Ligji 7501 është bërë në dëm të një pakice të ligjshme. Zbatimi i tij nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në të mirë të shumicës së popullsisë. Ai ka krijuar në këtë tranzicion një pakicë të re të paligjshme pronarësh dhe të pasurish, e cila përditë e më shumë shndërrohet në një problem që nuk e ndihmon, por e pengon zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat është i mbingarkuar stërmundimshëm realiteti shqiptar.

DITA E EVROPËS, 2024 DHE SHQIPTARËT– GËZUAR DITËN E BASHKIMIT EVROPË, QOFTË EDHE PA SHQIPËRI E PA SHQIPTARË! Nga Frank Shkreli

9 Maji, 2024, shënon Ditën e Evropës, përvjetorin e Deklartës Schuman (9 Maj, 1950), 74-vjet më parë, në bazë të cilës është themeluar Bashkimi Evropian (BE) – enti politik dhe ekonomik evropian që njohim sot. Deklarata mban emrin e Robert Schuman, ish Ministrit të Jashtëm të Francës dhe ish-Presidentit të Parlamentit Evropian, në bazë të cilës, fillimisht, çoi në themelimin e një tregu të përbashkët për qymyrin dhe çelikun evropian me qëllim për të “bërë të pamundur luftën nga pikëpamja materiale”, por që më vonë e, gradualisht, kjo deklaratë çoi në një bashkim politik dhe ekonomik më të gjërë. Vendet themeluese të këtij enti të ri politik dhe ekonomik në kontinetin evropian ishin Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Holanda që vendosën themelet e para të një organizate evropiane për një paqë të qendrueshme dhe për një Evropë të bashkuar. Sot
BE është një ent politiko-ekonomik prej 27 vendesh anëtare me privilegje dhe përgjegjësi, sipas traktave në fuqi për antarësim.

Gëzuar Ditën tënde të Bashkimit dhe Paqës, Evropë – qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë, në radhët tua. 74-vjetori i Deklaratës së Schumanit, 9 Maj, 2024, për fat të keq, dhe për më shumë se një shekull tanimë, gjenë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, ndonëse me dy shtete në Ballkan, gjithnjë të izoluar dhe të përjashtuar nga Evropa e Bashkuar. Pothuaj, aq të izoluar e të përjashtuar nga Evropa ashtu si edhe 105-vjet më parë kur At Gjergj Fishta i Kombit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris (1919) iu ishte drejtuar para-ardhësve përfaqsues të shteteve evropiane — “Evropës së qytetnueme” — siç u është drejtuar ai atyre me pak ironi në fjalimin e tij klasik mbi të drejtat e mohuara të Kombit shqiptar.

Në Ditën e Evropës, 2024, po i kujtojmë “Evropës së Qytetënueme”, se 6 Maji shënoi ditëlindjen e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit -Skenderbe – “Mbrojtësi i Qytetërimit Evropian” – i këtij qytetërimi që shumica e shteteve evropiane gëzon sot, të bashkuar, të pavarur e të lirë, por pa bashkatdhetarët modernë të Gjergj Kastriotit -Skenderbe në mesin tuaj, si pjesëtarë të këtij bashkimi kombesh. “Mbrojtësit të Evropës”– bashkatdhetarët e të cilit i mbani, sot e kësaj dite, jashtë dhe të përjashtuar nga radhët e bashkimit tuaj.

Megjithëse kanë kaluar disa shekuj, ia vlen ndoshta që tu kujtojmë evropianëve modernë të qytetëruar – në këtë ditë kushtuar Ditës së Evropës — se ata e gëzojnë atë qytetërim sot, fal fitoreve të Kryetrimit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe kundër perandorisë osmane që synonte pushtimin e Evropës së asaj kohe – fitore të cilat kishin marrë namin anë e mbanë Evropës, duke e cilësuar Skenderbeun si “Mbrojtësi i Evropës”, por që sot janë pothuaj janë harruar nga evropianët modernë.

Mbrojtësi i Evropës — Me këtë emër, Evropa e njofti dhe e trajtoi gjatë historisë deri në ditë e sotëme nepërmjet qindra sh në gjuhët kryesore evropiane, poema, filma e monumente anë e mbanë kontinetit të vjetër. Vetëm ditën e 6 majit, 2024, të pakën 5-6 monumente u ngritën anë e mbanë Evropës, nga Italia, në Gjakovë e deri në Hungari, në nder e kujtim të Gjergj Kastriotit, Mbrojtësit të Evropës dhe Prijsit të Shqiptarëve. “Fat i vetëm për çdo burr të madh lufte dhe i rrallë për burrat më të mëdhej të çdo kohe”, do të shprehej dikur, albanologu në zë, At Zef Valentini në një shkrim për famën e Gjergj Kastriotit në Evropë.

Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit e të paqës, qoftë edhe pa Shqipëri e pa Shqiptarë në radhët tua, por me shpresën që në një të afërme jo të largët, të hapësh portat tua për shqiptarët– porta të cilat Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i mbrojti nga hordhitë otomane në kohën e tij. Hapi portat sot Evropë edhe për Shqipërinë, Kosovën e për Shqiptarët, “si një mundësi e meritim që shqiptarët të jenë element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme”, të Evropës. (Papa Pali i VI –1968).

Shqiptarët kanë dashur, historikisht dhe duan të jenë, aktualisht, pjesë e Evropës së bashkuar e të lirë, jo vetëm gjeografikisht, anëtarë të Bashkimit Evropian – pro-perëndimor me vlera, sjellje e kulturë, në shtëpinë e përbashkët të quajtur Evropë.

Evropa e bashkuar dhe e lirë, në këtë ditë, duhet të shfaq mirënjohjen e saj për fitoret e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, për sakrificat e rënda të shqiptarëve gjatë historisë, në mbrojtje të dyerve të Evropës dhe qytetërimit evropian nga sulmet e herë-pas-hershme nga perandoria osmane. Ndërsa, Gjergj Kastrioti-Skenderbe u tregon shqiptarëve udhën që ata duhet të ndjekin drejtë integrimit të tyre në Evropën e bashkuar e të lirë.

Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së – Nga AUREL DASARETI

 

Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së “demokratike” që e puthin “popullin qiellor” serb edhe rreth organit gjenital, nuk i ndalin kërkesat ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lexova se, citat: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka aspak të bëjë me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës”- citat fund.

Është natyra jonë të përsërisim veten, po të përsërisim veten.

Kam thënë qindra herë:

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë (taktikës) ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la

Aurel Dasareti, USA

Mezi e pret Lugina e Preshevës Borrelin të ndikojë në qeverin e Serbisë të ndalë diskriminimin- Nga REFIK HASANI

,,Mezi pres të punoj me ju, me ministrin e Jashtëm Marko Gjuric dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, shkroi Borrel në rrjetin X.’’ Politikani spanjoll që është kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
I ngarkuari i BE-së Borrel, nuk i ka kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.
I ngarkuarit i BE-së Borrel, nuk i ka kërkuar  Serbisë, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.
I ngarkuari i BE-së Borrel, nuk i ka kërkuar Serbisë, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.
Do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë.
Po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992, është mbajtur dhe organizuar Referendumi.
Kjo qeveri e kësaj legjislature të Serbisë, së shpejti do të japin  betimin solemn, dhe mbesim me shpresë se do të reflekton, jo vetëm me fqinjët por edhe  me shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut dhe  Medvegjën ,Bujanocin, dhe Preshevë dhe kudo që jetojn shqiptarët në Serbi.
Mezi e pret Medvegja,Bujanoci, dhe Presheva të ngarkuarin e BE-së, Josep Borrell, të ndikoj në qeverin e re Serbe, të ndal diskriminimin!?.
© Refik HASANI      04.05.2024

Send this to a friend